Qiriu i Arte

Description

Ndermjet lumejve Tiger dhe Eufrat, 6000 vjet me pare shtrihej qyteti me i madh dhe me i bukur i Mesopotamise, Babiloni, qe zinte nje siperfaqe prej 490km(2) Ai kishte rruge te drejta dhe shtepi 3-4 kateshe. Ne Babilon u ndertuan kopshtet e fameshme te varura te Semiramides, qe jane nje nga shtate mrekullite e botes se vjeter. Historianet e vjeter Diadar,Strabon dhe Herodot na flasin per kete mrekulli, Po cila ishte Semiramida, per te cilen ishin ndertuar keto kopeshte, deri me sot kjo ka mbetur legjende. Herodoti thote se 2560 vjet me pare, ne Babilon ka sunduar mbreti i fuqishem Nabukodonosor, i cili kishte ndertuar ne breg te Eufratit nje pallat madheshtor dhe afer tij kopshtet e cuditshme. Nabukodonosori ishte martuar me princeshen e bukur Samuramat. Princesha, qe ishte mesuar ne vendlindjen e saj plot male dhe bime te bukura, shpejt filloi te merzitet ne Babilonin e madhe plot zhurme dhe ndertesa te larta. Malli per vendlindjen dhe per natyren e tij te bukur ia prishen shendetin princeshes. Ajo po dobesohej nga dita ne dite. Nabukodonosori, i dhene shume mbas shendetit te gruas, te cilen e donte shume ndertoi per te kodrat artificiale dhe ndertoi ne to kopshtet e varura, qe nuk ishin pare deri atehere. Ato kishin 20 taraca te ndertuara me blloqe guresh pese metra te gjata dhe nje meter e gjysem te gjera. Cdo tarrace e perbere nga gure te tille ishin 120 m te gjate dhe 120 m te gjere dhe qendronte e varur ne kolona masive. Kolonat e taraces se varur harrinin 25 m gjatesi. Ne cdo tarace, sipas kateve te kopshtit, kishte drure te medhenj zbukurues, dru frutore, shkurre dhe lule nga te gjitha anet e mbreterise, nga vendet e detit Kaspik, te detit mesdhe dhe te gjirit Persik. Bimet ishin vendosur ne taraca me lartesi te ndryshme sipas kushteve dhe lartesive natyrore te vendit nga ishin sjelle, prandaj edhe e ndienin veten si ne shtepine e tyre, rriteshin, lulezonin dhe jepnin fruta nga viti ne vit. Gjashte mrekullite e tjera te botes se vjeter jane : 1- Piramidat

Document Sample
scope of work template
							Eshte nje bime barishtore dyvjecare, qe rritet ne vende te thata, ne toka ranore dhe
ne gurishte te rrahura nga dielli. Vitin e pare nxjerr rozeten me gjethe te medha dhe
grumbullon ne rrenje rezerva lendesh ushqimore. Vitin e dyte rrit kercellin, te larte
deri 180cm
me gjethe te kembyera, te mbushura me lule te verdha qe duket si nje qiri. Bima
lulezon qe nga Qershori deri ne Shtator. Nqs presim nje copez te holle nga nje
gjethe e madhe me ngjyre si argjend dhe e vendosim ne mikroskop, do te na dale
perpara syve nje pamje e cuditeshme: copeza e vogel e gjethes do te na duket si nje
pyll me drure shume te dendur. 'druret' e ketij pylli nuk jane gje tjeter vetem qimet
e gjata dhe te degezuara qe mbulojne gjethet e "qiriut te arte" Ato i vlejne bimes,
sepse kjo rritet ne nje mjedis te thate dhe e ruajne nga transpirimi i tepert i ujit. Nje
shembull tjeter interesant i pershtatshmerise se bimes ndaj mjedisit rrethues eshte
dhe rrenja boshtore qe futet thelle ne toke, pothuajse e padegezuar. Nje rrenje e tille
eshte e afte per te thithur ujin e shiut kur ky bie me pakice. Gjethet e ngritura
perpjete formojne nje kend te ngushte me kercellin dhe ujet e shiut qe bie mbi to,
nuk derdhent kot, por rreshqet neper kercell, si neper nje ulluk, dhe futet ne toke, te
rrenja boshtore. Ne gjuhen popullore bima quhet barpeshku, por nuk rritet si
peshku ne uje, por ne vende te thata dhe gjithcka: rrenja,kercelli dhe gjethet u jane
pershtatur kushteve te vendbanimit. Ka marre emrin barpeshku se lengu qe del nga
ajo eshte i helmet dhe mbyt peshqit. Barpeshku eshte bime e vlefshme mjekesore,
perdoret kunder kolles.
Cila pjese e bimes sherben per kete qellim? Petalet e luleve. Ato jane nga pese ne
cdo lule, te bashkuara njera me tjetren nga fundi dhe shkeputen lehte nga pjeset e
tjera te lules. Po t'i ziesh, sidomos kur thahen ne hije, pergatitet nje caj mjaft i mire.
Ky caj mund te pergatitet ne cdo vend, pa qene nevoja te merret sheqer me vete.
Caji behet i embel pasi petalet permbajne deri 11% sheqer. Ky caj jo vetem te
ndalon kollen dhe te teshtiturat, por eshte edhe mjaft i kendshem gjate pirjes, se
kundermon ere mjalti.

						
Related docs
Other docs by sciencenow
Mënyra si të parandalojmë sëmundjet (DOC)
Views: 143  |  Downloads: 0
Thenie filozofike pjesa 15
Views: 140  |  Downloads: 0
MREKULLIA_KURANIT_SHQIP.2
Views: 39  |  Downloads: 1
COST-benefit-Measles
Views: 13  |  Downloads: 0
Druri i Kënasë (DOC)
Views: 38  |  Downloads: 0
HIGJIENA PERSONALE
Views: 169  |  Downloads: 0
Kujdes Per Femin E Posalindur_
Views: 14  |  Downloads: 0