Manuali i vajit Habe Seude _kokrra e zezë_ _E shoqërisë Dallah_

Document Sample
Manuali i vajit Habe Seude _kokrra e zezë_ _E shoqërisë Dallah_ Powered By Docstoc
					Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi
{paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: "Përdorni rregullisht këtë farë të
zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes".
Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215

Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet
në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat
ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell
urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu përdoret
për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat
e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të
gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm
për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude
përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor,
Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se
vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.
Ebu Hurejra {Allahu qoftë i kënaqur prej tij} thotë: Se i Dërguari i Allahut Muhamedi
{paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} ka thënë: "Përdorni rregullisht këtë farë të
zezë,{Habe Seude} sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç
vdekjes". Bukariu, 10/121; Muslimi, 2215


Vaji Habe Seude është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet
në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat
ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Përdorimi i këtij vaji sjell
urinimin e shpeshtë gjë që ka të bëjë me pastrimin e sekrecioneve. Gjithashtu përdoret
për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat
e ftohjes. Vaji Habe Seude përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të
gjenden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm
për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji Habe Seude
përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjendet: Fosfat, Hekur, Fosfor,
Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbuluar se
vaji Habe Seude rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

Analizat laboratorike

Vaji i kokrrës së zezë { Nigella Sativa}, përmban përqindje të lartë aminoacidesh
[linoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:
- Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve, - ndihmon
në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të
rishpërndarjes nga gjaku tek indet - rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të
shëndosha nervore - shton spermatozoitët - rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e
koagulimit [mpikjes] - mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës - është mjet i
rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore,
- përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe
si trajtues natyral për shumë sëmundje veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e
dobësimit të sistemit imunitar [hipodimenisë] - ndihmon në tretjen të taijtjes së
pamjaftueshme të tëmthit - nxit taitjen e acidit urik - ndihmon funksionin e shpretkës që
të punojë sa më mirë - ndihmon në shërimin e migrenës - ndihmon forcimin e vitalitetit të
organizmit - është kundër rraskapitjes - përmirëson imunitetin e organizmit posaçërisht
në gjëndjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente - është kundër kallove - përmirson
tretjen dhe apetitin - ul temperaturën e trupit - ëhtë kundër diaresë [barkëqitjes] - është
kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, menjanon dhimbjen e kokës
[hipotenziv] - është kundër gjakderdhjes [epistaksit dhe hemofiljes] - është kundër
sëmundjeve kancerogjene - mjekon sëmundjen e livirzës - pakëson nivelin e sheqerit në
gjak - nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes - ul
kolesterolin në gjak etj.
Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte:
1. Prostaglandin PGE 1; përgjegjës për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave
imunitare T dhe B. Gjithashtu aktivizon punën e globilit imunitar IGE, pakëson
sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji.
2. Prostaglandin PGE 2; luan rol vendimtar në kontrollimin e acarimeve pneumonale [në
mushkëri] dhe përgjatë sistemit të frymarrjes. Ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkitit
si dhe normalizon tensionin e gjakut.
Vaji i kokrrës së zezë është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera
minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral.
Farat e farës së zezë {Habe Seude} të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në
laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit. Duke ruajtur të gjithë
përbërësit e tij, pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

Përdorimi

Ti o njeri që kërkon të gëzosh gjithnjë shëndet duhet të këmbngulësh në përdorimin e
farës së zezë. Rëndësia e farës së zezë {Habe Seude} është e madhe e pikërisht për këtë
duhet të bëhet shoqërues gjatë jetës tënde që të ruash shëndetin ashtu siç na ka porositur
Profeti {paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të} i cili nuk flet nga mëndja e tij. Allahu
thotë në Kur'anin Famëlartë:"Dhe ai {Muhamedi} nuk flet nga mendja e tij. Është vetëm
Shpallje që i frymëzohet". Sure En-Nexhm: 3-4
Doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e
vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë dhe më
pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë. Do të
japi rezultat me ndihmën Allahut të Madhëruar sepse pa lejen e Allahut nuk ndodh asgjë
në tokë dhe në qiej.
Ajo që çdo besimtar duhet të kuptojë është se ky ilaç nuk është gjë tjetër veçse një sebep
(shkak) për të shëruar këto sëmundje sepse është Allahu i Madhëruar Ai që shëron.
Forcimi i mishrave të dhëmbëve

Shpërlarja e gojës me lëngun e farës së zezë të përzier me uthull ndihmon në forcimin e
dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

Në raste nervozizmi

Hedhja e disa pikave të këtij vaji në një filxhan me kafe qetëson sistemin nervor dhe
ndihmon gjithashtu të sëmurët me kollë të keqe [kollë të thatë].
Kundër paralizëz faciale dh tetanozit
Thithja e avullit të vajit të vluar të farës së zezë, ndihmon kundër paralizës faciale dhe
tetanozin dhe eliminon shkaktarët e saj.

Kolla dhe asma

Fërkoni me vajin e farës së zezë kraharorin dhe shpinën , pini 3 herë në ditë nga një lugë
të vogël vaj të kokrrës se zezë (mëngjes drekë dhe darkë), gjithashtu hidhni dy lugë të
vogla në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.

Këputja dhe dembelizmi

Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me lëng portokalli, pihet për çdo ditë
për 10 ditë rrjesht pas buke ne mëngjes dhe më pas do të shihni ndryshim në vete
menjëherë.
Aktivizimi i memorjes dhe rritja e aftesisë për të kuptuar
Një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë e shoqëruar me 100 ml nenexhik të zier, pihet për
çdo ditë pas buke në mëngjes për 10 ditë rrjesht.
Gurë në veshka, në tëmth dhe në kanalin e urinës
1/4 kg fara Habe Seude
1/4 kg mjalt Habe Seude
Bluhen mirë farat e zeza dhe përzihen me mjaltin e kokrrës së zezë [Habe Seude] dhe dy
lugë nga kjo përzierje i hedhim në një gotë të mbushur përgjysëm më ujë të ngrohtë
shoqëruar me një lugë të vogël vaj të kokrrës së zezë. Pihet esell për çdo ditë për një muaj
rrjesht.

Të vjellat e shpeshta

Një lugë e vogël vaj të farës së zezë dhe një lugë e vogël karafil i bluar, hidhet në lëng
nenexhiku të zier dhe pihet nga kjo përzierje tre herë në ditë në mëngjes, drekë dhe darkë
pas buke. Doza këshillohet sa hërë që kemi të vjella të shpeshta.
Për tu mbrojtur nga çdo lloj sëmundje
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë
dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e
madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër) Mbasi
përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë në mëngjes dhe darkë para buke.
Acarimi i lëkurës dhe fërkimi ndërmjet kofshëve

Lahet vëndi i acaruar me ujë dhe sapun. Pasi fshihet me ndonjë copë, fërkohet mirë me
vajin e kokrrës së zezë në mbrëmje, dhe lihet ashtu deri në mëngjes.

Zemra dhe ngushtimi i damarëve të gjakut

Pihet vaji i farës së zezë me çdo lloj lëngu të ngrohtë [si çaj, qumësht etj] sepse shkrin
yndyrat dhe zgjeron damarët. Kjo mënyrë këshillohet pas buke sa herë që ka ngushtim në
damarët e gjakut.

Zbardhja e lëkurës {vënde –vënde në formë pullash}

Fërkohet vëndi i sëmurë më uthull molle {lëng molle i fermentuar} e më pas me vaj të
kokrrës së zezë për çdo ditë për 15 ditë me radhë.

Reumatizma dhe dhëmbja e shpinës

Ngrohet një sasi e vajit Habe Seude e më pas mesazhohet fort në vëndin që ndihet
dhimbje {fërkimi duhet të jëtë i fortë sikur fërkohet kocka dhe jo lëkura}. Pihet një lugë e
vogël e vajit Habe Seude tre herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë} për çdo ditë, për
dy javë rrjesht.

Dhëmbja e kokës

Ngrohet vaji i farës së zezë pak dhe masazhohet koka [pasi janë njomur gishtat me vajin e
vakët], duke filluar nga balli dhe duke zbritur anash fytyrës e duke përfunduar rrëzë
veshëve. Pihet gjithashtu një lugë e vogël e vajit të farës së zezë në mëngjes esëll për tre
ditë rrjesht.

Shërimi nga çdo lloj sëmundje në stomak dhe aciditeti

Pihet një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë në një gotë me qumësht të nxehtë pihet tre
herë në ditë {në mengjes drekë dhë darkë}pas buke për 15 ditë me radhë..
Cdo lloj sëmundje tek femrat në lindje dhe për mbajtjen e fetusit [foshnjes në bark]
Një lugë e vogël vaj të kokrrës së zezë e përzier me pak janesun {lat.Pimpinella anisun}
dhe një lugë të vogël mjalt të farës së zezë përzihen mirë të gjitha dhe kjo përzierje pihet
pesë herë në ditë për 40 ditë me rradhë. Përzierja këshillohet pas buke apo pas ngrenjes së
diçkaje.

Dobësi seksuale

200 gr fara të zeza të bluara përzihen me 50 gr vaj ulliri, plus 100 gr çimçakiz arab
mashkull i bluar, plus 50 gr vaj xherxhiri, plus 50 gr vaj të farës së zezë, plus 20 gr mjaltë
të farës së zezë, me pas përzihen të gjitha. Përdoren tre herë në ditë {në mengjes drekë
dhë darkë}, pas buke.
Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës
së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet
një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë ditë {në mengjes
drekë dhë darkë}, pas buke për një muaj rrjesht.

Migrena

Lyhet pjesa në të cilën ndihet dhimbje dy herë në ditë, dhe më pas pihet doza e këshilluar:
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës
së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet
një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së zezë, apo çdo lloj mjalti
tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni mirë.

Acarimet e mushkërive, kolla alergjike dhe gripi

Lyhet pjësa e kraharorit butësisht, dhe më pas pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë
minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe
hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e
madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite, derisa të ndiheni mirë.

Ulçeri peptik [ulçëri i stomakut]

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë
e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të
vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë (mjalti është mirë të jetë i kokrrës së
zezë, apo çdo lloj mjalti tjetër). Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë përgjatë një
periudhe tre mujore. Largoju përdorimit të frutave të tharta si: [limoni, portokalli i thartë
etj]. Këshillohet masazh i lehtë nga jashtë me vajin e farës së zezë si dhe konsumimi i
shegës bashkë më cipën e saj të brëndëshme.

Acarimet gjinekologjike

Në rast acarimesh të tilla, vaji përdoret nga jashtë derisa të vërehet përmirësimi dhe nuk
këshillohet asnjëhërë pirja e tij nga femrat shtatëzëna. Gjatë shtatëzanisë vaji përdoret për
ruajtje nga plasaritjet e lëkurës se gjoksit, të barkut dhe të kofshëve duke u lyer me të.

Plasjet acarimet kronike dhe alergjitë e lëkurës {myku, ekzema et}.

Lyhet pjesa e acaruar dy herë në ditë, dhe pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta
para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në
një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe
mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, derisa të ndiheni mirë.
Diabeti

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë
e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të
vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për
çdo dite, duke u shoqëruar me një gotë të zier të çajit të pelinit. Kjo dozë përdoret për
diabetikët sa herë që kanë shqetësime ne rritjen e sheqerit në gjak

Ulja e kolesterolit në gjak

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë
e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të
vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për
çdo ditë derisa të ndiheni mirë. Shmangu përdorimit të yndyrnave shtazore dhe përpiqu të
ulësh peshën.

Impotenca

Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e farës së zezë
dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët duke u shoqëruar me pak
lëng ftoi të egër, ambergris dhe vitaminë E. Kjo dozë pihet për çdo ditë në mëngjes pas
buke për dy muaj rrjesht.

Hemoroide

Përzihet vaji i farës se zezë me vaj ulliri në të njëjtën masë dhe çdo ditë, pihen nga tre
lugë të mëdha {në mëngjes, drekë dhe darkë} përgjatë një periudhë 10 ditore. Me këtë
përzierje shpërlahet fyti para gjumit një hërë në tre ditë radhasi, dhe konsumohet per çdo
ditë 3 kokrra fiq për gjatë një jave.

Guti { cerma, sëmundje që shkakton dhimbje në kyçe, nyje dhe kupat e gjurit}

Pihet doza e këshilluar: Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë
e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të
vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për
çdo dite derisa të ndiheni mirë, dhe konsumohet sa më shumë fiku i thatë.

Shërimi i shputës së këmbës dhe thonjtë

Pjesa e dëmtuar lyhet me vaj të farës së zezë dhe më pas pihet doza e këshilluar:
Pesëmbëdhjetë minuta para mëngjesit dhe darkës, merret një lugë e vogël e vajit të farës
së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet
një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo dite derisa të ndiheni
mirë.

Mjekimi duke mos u thinjur para kohe
Fërkohen rrënjët e flokëve me lëng limoni, lihet kështu për 15 minuta, e pastaj lahet koka
me sapunin e farës së zezë më pas fshihet koka dhe lyhet me vajin e farës së zëzë.
Përsëritet ky veprim për disa javë.

Kolla e thatë

Një lugë çaji me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan kafeje dhe pihet kjo në mëngjes
dhe darkë pas buke, përzihet 2 herë në ditë. Bëjini masazh gjoksit dhe shpinës me vajin e
farës së zezë.

Sëmundjet e syve dhe mos shikimi mirë

Gjysmë ore para se të shkoni për të fjetur lyeni kapakët dhe lëkurën e syve me vaj të farës
së zezë. Eshtë e preferueshme që njëkohësisht dhe me lyerje të pini dhe përzierjen e cila
përbëhet nga një lugë çaji me vaj të farës së zezë në një gotë me lëng karote. Rezultatet
do të duken që në muajin e parë.

Gripi dhe të zërit e hundës

Një pikë të farës së zezë e hedhim në shkopin me të cilin pastrohet veshi pastaj pastrohet
brëndësia e hundës. Kjo ndihmon për ato të cilët vuajnë nga gripi dhe dhëmbja e kokës të
shkaktuar nga të ftohti.

Dhëmbja e dhëmbit

Gjysëm luge me vaj të farës së zezë hidhet në një filxhan me ujë të nxehtë dhe me këtë
përzierje shpërlahet goja, pastaj hidhet një pikë prej saj tek dhëmbi që ndihet dhimbje. Ky
veprim e zbut në mënyrë efikase dhimbjen e dhëmbit.
Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush.
Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç
këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.
Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave
imunitare, vë në kontroll çdo lloj infksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat
endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen
psiqike dhe atë të mestrunacioneve.
Vërejtje: Doza për fëmijë është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më
lartë.

Vini re: Vaj i farës së zezë [Habe Seude] përdoret përr gratë shtatzëna vetëm për lyerje
dhe nuk këshillohet pirja e tij, por këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut
kofshëve etj.

				
DOCUMENT INFO
Description: Hadithet e sakta t� cilat jan� transmetuar persa i p�rket p�rb�rjes t� k�saj paste. 1 -Mjati i Medines: Allahu thot� n� Kur'anin Fam�lart�: "Nga barqet e tyre [t� blet�ve] del l�ng, ngyra e t� cilit �sht� e ndryshme dhe n� t� cilin ka sh�rim [bar-ilac ]p�r njer�z. Edhe n� k�t� ka arsye p�r at� popull q� mendon thell�. Me siguri, Allahu �sht� Ai q� i mbush me suksese dhe Ai �sht� Zoti I Gjith�dijsh�m". Sure En-Nahl: 69 - Ibn Maxhe ka sh�nuar ne nj� hadith t� cilin e ka treguar Ebu Hurejra {Allahu qoft� i k�naqur me t�} ku tregohet se i D�rguari I Allahut {paqja dhe m�shira e Allahut qoft� mbi t�} ka th�n�: "Ai q� ha mjalt� [s� paku] tri her� n� muaj nuk do t� vuaj� nga s�mundje t� m�dha" . - Gjithashtu i D�rguari i Allahut {paqja dhe m�shira e Allahut qoft� mbi t�} e kishte zakon ndonj�her� t� pinte mjalt� t� tretur n� nj� got� me uj� sapo t� zgjohej n� m�ngjes me lukth t� zbraz�t. Nj� zakon i till� ka dobi t� shum�fishta dhe sekrete t� shumta. Ibnu Xhuraixhi {Allahu e m�shiroft�} ka th�n� :"Hani mjalt�, sepse ai �sht� mjet i mir� p�r forcim [tonik]". Imam Bukhariu {Allahu e m�shiroft�} e ka klasifikuar mjaltin si ila�. 2 -Hurma e Medines - Hurmat rriten n� v�ndet arabe dhe llojshm�ria e tyre �sht� e madhe. Llojshm�rin� e tyre e shohim dhe tek hadithet e Profetit {paqa dhe m�shira e Allahut qoft� mbi t�} Sa'd bin Ebi Vekkasi {Allahu qoft� i k�naqur prej tij} ka sh�nuar se i D�rguari i Allahut ka th�n�: "Kush i ha shtat� hurma n� m�ngjes, at� dit� ai as nuk do t� vuaj� nga helmi, as nga magjia". Transmeton: Buhariu, 10/203; Muslimi, 2047. - N� nj� hadith tjet�r thot�: "Sht�pia pa hurma i ka njer�zit e uritur". Transmeton: Muslimi, 2046. Nd�r llojeve t� shumta jan� dhe hurmat e Medin�s. K�to hurma i ka p�rmendur Profeti {paqa dhe m�shira e Allahut qoft� mbi t�} n� hadithet e tij. Xhabiri dhe Ebu Seidi {Allahu qoft� i k�naqur prej tyre} kan� sh�nuar se i D�rguari i Allahut ka th�n�: "Hurmat jan� fruta, fara e t� cilave vjen nga Xheneti. Ato jan� antidot [ku