Nene Tereza ne syte e botes

Document Sample
Nene Tereza ne syte e botes Powered By Docstoc
					Përmbajtja
I. Nënë Tereza në OKB
II. Nënë Tereza dhe Çmimi Nobel................
III. Ati i Shenjtë dhe Nënë Tereza..............
IV. Personalitete të ndryshme për Nënë Terezën..........
V. Shtypi botëror për Nënë Terezën..................
VI. Fragmente nga monografi...
VII. Poezi
Viti 2010 u shpall viti i Nënë Terezës. Pjesë e kontributit për kujtimin e Nënë Terezës, në 100 vjetorin e saj, është dhe
botimi i këtij libri nga Shtëpia botuese “Argeta LMg”. Duke falenderuar botuesin z.Mehmet Gëzhilli, për këtë dhuratë që i
dha popullit shqiptar, duke gjykuar se këto janë libra që duhet t’i përkasin gjithë shqiptarëve, që duhet të njihen me
figurën madhështore të Nënë Terezës, po e sjell për lexuesin shqiptar pikërisht librin “Nënë Tereza në sytë e
botës”. (Linda)



100 vjetori i NënëTerezës
Biblioteka

“Nënë Tereza”
    * Nënë Tereza në sytë e shqiptarëve

    *Nënë Tereza në sytë e botës

    *Intervista të Nënë Terezës

    *Intervista për Nënë Terezën

    *Doracak: Nënë Tereza: “E desha tjetrin më tepër se vetveten”

    *Ujëvarë drite

    *Antologji poetike
    (Vargje për Nënë Terezën)

    Bibliografi
    * Nënë Tereza në shtypin shqiptar (vëll.I)
    * Nënë Tereza në librin shqiptar (vëll.II)
    * Nënë Tereza në letërsinë botërore (vëll.III)


Botohet me mbështetjen financiare të Ministrisë të Turizmit,
të Kulturës, të Rinisë dhe Sporteve     Tiranë, 2010
   Mehmet Gëzhilli


                 Nënë
   TEREZA

 Në sytë e botës
     (Autorë botërorë për „të)

          Argeta - LMG
          Tiranë, 2010

          Mehmet Gëzhilli
             Nënë Tereza
            në sytë e botës
       (Autorë botërorë për ’të)
                Botues
          Mehmet Gëzhilli

               Reçensues
     Prof. Anton Nikë Berisha

               Redaktor
           Nelson Qirjaku

              Kopertina
            Genti Gëzhilli

     © Argeta-LMG, Tiranë 2010
      ISBN 978-99956-17-03-5
                Adresa:
             Argeta-LMG
Blv.”Bajram Curri”, P.35, Shk.1, Ap.12
            Tiranë-Albania
        Tel: ++355 4 22244206
      Cel: ++355692096205/206
  e-mail: argetalmg@yahoo.com
I. Nënë Tereza në OKB
- Havier Peres De Kuelar
- Fjalimi i Nënë Terezës në OKB



   “Kjo është Asambleja e fjalëve. Disa ditë më parë kishim këtu burrin më të fuqishëm në botë. Sot kemi
nderin dhe kënaqësinë të kemi në Asamblenë tonë gruan më të fuqishme në botë. Mendoj se nuk ka
nevojë t‟ua praqes se kush është. Ajo ka nevojë për vepra dhe jo për fjalë. E pohoj këtë me bindje të plotë
se Nënë Tereza është më shumë se Unë, më shumë se të gjithë ne. Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo
është paqa në botë”.
                                                                               Havier Peres De Kuelar
                                                             Ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
                                                                  “Kuvendi” nr.8, gusht 2010, f.50

   “Nënë Tereza është OKB-ja. Ajo është paqja në botë. Sot kemi privilegjin të llogarisim në praninë e
Gruas, vërtetë më të fuqishme mbi tokë. Kjo nuk kërkon fjalë, por kërkon vepra. Kjo është e madhe, më e
madhe se të gjithë ne sot, kjo është forca e botës, sepse jetën e saj e lidhi me dashurinë njerëzore, me të
varfërit, që durojnë nga uria, që ata të mos vdesin, më të braktisurit e të harruarit e botës dhe me ata buzë
varrit”.
                                                                                  Havier Peres De Kuelar
                                                                Ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
                                                                          “Rilindja”, 7 shtator 1997, f.6.

   “Nënë Tereza e cila kishte vizituar dy herë Kombet e Bashkuara, ishte një shembull
brilant bamirësie, gatishmërie dhe force shpirtërore”.

                                                                  “Republika”, 7 shtator 1997, f.13.




      Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

                                                                                                 Nju Jork
                                                                                            25 tetor 1985

   “Jemi mbledhur këtu së bashku për të falenderuar Zotin për punën e mirë 40-
vjeçare të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa po e fillojmë këtë vit paqeje të lutemi së
bashku për paqe. Punët që bëhen me dashuri janë punët e paqes. E themi së bashku
sepse vetëm të bashkuar mund të fitojmë paqen e Zotit.
    O Zot na jep fuqi për t‟u shërbyer njerëzve kudo në botë,
    Atyre që jetojnë dhe vdesin nga varfëria dhe uria.
    Nëpërmjet duarve tona jepu atyre bukën e përditshme, jepu paqen, gëzimin dhe
mirëkuptimin tonë.
    O Zot më jep fuqi t‟u jap paqen.
    Të sjellë dashuri atje ku ka urrejtje,
    Të sjellë frymën e pajtimit atje ku ka gabime,
    Të sjellë harmoninë atje ku ka mosmarrveshje,
    Të sjellë të vërtetën atje ku ka gabime
    Të sjellë besimin atje ku ka dyshime,
    Të sjellë shpresë, atje ku ka dëshpërim,
    Të sjellë dritë atje ku ka terr,
    Të sjellë gëzim atje ku ka dëshpërim,
    O Zot sillu lumturi të tjerëve më shumë se mua
    O Zot na drejto në rrugën e paqes, gëzimit, dashurisë, bashkimit sepse për këtë
erdhi Jesu Krishti; për të vërtetuar këtë dashuri. Zoti e deshi aq shumë botën dhe për
këtë dërgoi tek ne Jesu Krishtin djalin e tij, për të sjellë lajmin e gëzimit. Ai kërkon që
ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç na do ai ne. Zoti na ka dhënë për një arsye të vetme që
t‟i duam të tjerët por edhe ata të na duan ne. Ne nuk jemi vetëm një numër në këtë
botë. Ne jemi fëmijët e Zotit.
    Herën e fundit kur isha në Kinë më pyetën: “Nënë Tereza “çka është komunisti” për
ju?” Unë iu përgjigja: “Komunisti është fëmijë i Zotit, vëllai im, motra ime”. Kështu
jemi absolutisht, ju dhe unë: motra dhe vëllezër. E njëjta dorë e dashur e Zotit na ka
krijuar ju dhe mua, por edhe njeriun në rrugë, të gërbulurin, të uriturin, dhe të
pasurin, njësoj për të njëjtin qëllim: për dashuri të dyanshme. Dhe kështu Unë e ju së
bashku kemi ardhur sot për të gjetur mjetet e paqes.
    Si vjen paqa? Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri. Ku fillon? Në shtëpi. Si
fillon? Duke u lutur së bashku. Një familje që lutet së bashku jeton së bashku. Dhe në
qoftë se jetoni bashkë, do ta doni njëri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush.
Lutjet e bëjnë zemrën e pastër dhe zemra e pastër e sheh Zotin te njëri-tjetri dhe në
qoftë se e shohim Zotin te njëri-tjetri, atëherë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe t‟i
shmangim ndarjet raciale, fetare ose etnike. Jemi të gjithë njësoj fëmijët e të njëjtës
dorë të dashur të Zotit, të krijuar për gjëra më të mëdha. Të përjetojmë kënaqësinë e
dashurisë.
    Nuk e harroj kurrë, disa kohë më parë, dy të rinj erdhën në shtëpinë tonë e na
dhuruan një sasi të madhe parash. Unë i pyeta ku i keni marrë të gjithë ato para? Ata
thanë: Dy ditë më parë jemi martuar. Por përpara se u martuam kishim vendosur të
mos blejmë rrobe për martesë dhe nuk do të bëjmë dasmë. Ato para do t‟ua japim ju
për të varfrit”. Unë e di çka do të thotë në familjen Hindu të mos kesh rrobe për
martesë dhe të mos bësh dasmë. Përsëri i pyeta pse kështu? Ata thanë se e duan
njëri-tjetrin aq shumë dhe për këtë duam ta ndajmë gëzimin e martesës me njerëzit që
ju u shërbeni. Si e përjetojmë gëzimin e dashurisë? Duke dhënë deri në momentin kur
dhemb.
    Kur shkova në Etiopi, disa fëmijë të vegjël erdhën tek unë. Ata kishin dëgjuar se
Unë po shkoja atje. Kishin ardhur për të mësuar nga motrat sa fëmijë vuajnë në
Etiopi? Çdo njëri prej tyre më dha diçka pak, por pak para. Disa prej tyre dhanë të
gjitha paratë e veta. Një djalë i vogël erdhi tek Unë. Ai tha se nuk kishte kurrgjë, nuk
kishte para, kishte vetëm një çokollatë. Merre këtë çokollatë tha djali i vogël për
fëmijët e Etiopisë. Për këtë djalë kjo ishte një sakrificë e madhe sepse kjo ishte
çokollata e parë që kishte pas në jetën e tij. Ai e dha. E dha për të ndarë urinë e
vuajtjen me dikë tjetër në një skaj të largët të Etiopisë. Kjo dhuratë për voglushin ishte
dhimbje. Por ishte sakrificë e dashurisë. Dashuria e Jezusit për ne është dhimbje, për
këtë vdiq në kryq, për të na mësuar dashurinë. Kështu duhet të veprojmë edhe ne, të
duam deri kur të na dhembë. Kemi shumë njerëz të mirë; keni parë në fotografi,
njerëzit tonë të varfër, ata janë njerëz të mrekullueshëm. Unë jam me ta shumë kohë
dhe kurrë nuk i kam dëgjuar duke u ankuar. Kohë më parë, e mora njërin prej tyre në
rrugë, të cilin e hanin krimbat. E mora dhe e çova në shtëpinë tonë. Ja çka tha ai
njeri? “Unë jetova si kafshë nëpër rrugë, por tani po vdes si ëngjëll, i nderuar dhe i
respektuar”. U deshën tri orë për ta pastruar, për të larguar çdo krimb që e hante
trupin e tij të gjallë. Nuk dëgjuam asnjë fjalë prej tij. Ndërsa ne po luteshim së bashku
për të, ai e shikoi motrën tonë. “Motër unë po shkoj në shtëpinë e Zotit”. Ai vdiq. Dha
shpirt me një buzëqeshje të mrekullueshme në fytyrën e tij. Ai shkoi në shtëpi të Zotit.
Nuk kam parë kurrë një buzëqeshje të tillë. Ishte shumë i thatë nga trupi sepse e
kishin hëngër krimbat për së gjalli, nuk ankohej, nuk mallkonte dhe fjalët e fundit
ishin po shkoj në shtëpi të Zotit. Sa bukur shkoi te Zoti. Me zemër të pastër dhe i
lumtur. E përjetoi respektin dhe dashurinë e motrave që treguan për të. Unë dhe ju
për këtë kemi ardhur këtu sot, për të dhënë hapin e parë të paqes dhe këtë hap duhet
ta fillojmë në shtëpi, në familjen tonë. Punët e paqes fillojnë në shtëpi dhe punët e
dashurisë janë punët e paqes. Të gjithë e duam paqen, por kemi frikë nga armët
bërthamore dhe kemi frikë nga sëmundje të reja. Por nuk kemi frikë të vrasim fëmijët
e pafajshëm, ata që ende nuk kanë lindur, që janë krijuar për të njëjtin qëllim, për të
dashur Zotin, ju e mua. Kjo është një kontradiktë e madhe, sepse aborti është bërë
shkatërruesi kryesor i paqes. Ne kemi frikë armët bërthamore sepse ato na prekin ne,
por nuk kemi frikë nga nënat që bëjnë abort.
   Jemi mbledhur këtu prej të gjithë anëve të botës për të gjetur rrugët e paqes. Të
gjithë flasim për një uri të madhe. Ato që kam parë në Etiopi dhe në vendet e tjera,
janë tmere, sepse qindra mijëra njerëz janë në prag të vdekjes për një kafshatë bukë
dhe për një gotë ujë. Njerëzit vdesin në duart e mia. Dhe pyesim pse ata e jo ne? Të
lutemi për këto vuajtje të mëdha. Shejtërimi nuk duhet të jetë luks për disa. Është
punë e thjeshtë për secilin prej nesh. Shejtërimi sjell dashuri e dashuria paqe dhe
paqa na bashkon. Motrat tona shërbejnë 158 mijë të gërbulur në Lindjen e Mesme, në
Afrikë dhe në Indi. Ne i duam dhe i respektojmë ata. Një herë më pyetën çka bën këtu,
pasi që ne i kemi të gjitha të mirat. Unë u përgjigja edhe atje njerëzit kanë nevojë për
paqen dhe dashurinë tonë. Kështu së bashku të lutemi për të mjerët, për njëri-tjetrin
dhe për njerëzimin mbarë. Zoti u bekoftë.

   Shënim: Fjalimi i Nënës Tereze u transmetua drejtpërsëdrejti nga shumë rrjete radio-
televizive botërore. Në çastin kur Nënë Tereza mbante fjalimin të gjithë përfaqësuesit e
Shqipërisë në Kombet e Bashkuara e kishin braktisur Asamblenë e Përgjithshme, në
shenjë proteste. Të gjitha karriget e Shqipërisë në Asamble ishin bosh dhe kamerat
televizive tregonin largimin e tyre. Spikerët bënin komente të ndryshme për sjelljen
qesharake të përfaqësuesve shqiptarë në OKB. Gazetarët bënin pyetje si është e
mundur që janë larguar, pasi të gjithë e dimë se Nënë Tereza është shqiptare. Diktatura
shqiptare ishte shumë e pamëshirshme për Gonxhe Bojaxhiun dhe për mërgimtarët
shqiptarë. Më në fund ajo u kthye në Itakë, por shumë bashkatdhetarë të saj nuk u
kthyen më kurrë. Nënë Tereza ishte përfaqësuese e denjë e dhimbjes kombëtare në
mërgim.




II. Nënë Tereza dhe Çmimi Nobel
- Fjala e John Sanness
- Fjala e Nënë Terezës



    “T‟i japësh gëzim njeriut!...” 1


    Fjalim i mbajtur nga profesori John Sanness, kryetar i Komitetit norvegjez për Shpërblimin e Nobel, me
rastin e ndarjes së Shpërblimit Nobel për paqe për vitin 1979, Osllo, më 10.12.1979.



    Madhëria juaj,
    Lartësia juaj mbretërore,
    Ekselenca juaj,
    Zonja dhe zotërinjë:
    Komiteti norvegjez i Shpërblimit Nobel, Shpërblimin për paqë për vitin 1979 ia ka
ndarë Nënës Tereze.
    Viti 1979 nuk ka qenë vit i paqës: grindjet dhe konfliktet në mes të popujve dhe
njerëzve dhe ideologjive janë zhvilluar të përcjella me pashpirtësinë dhe mizorinë më të
madhe. Jemi dëshmitarë të fanatizmit dhe të cinizmit, jemi dëshmitarë të përbuzjes së
jetës njerëzore dhe të dinjitetit.
    Po ballafaqohemi me vërshima të mëdha të refugjatëve. Jo paarsye fjala genocid
përmendet kushedi sa herë. Në shumë vende, njerëzit krejtësisht të pafajshëm janë
bërë viktima të aktit terroristik. Për më tepër, këtë vit do ta përkujtojmë mënyrën,
sipas së cilës një grup i tërë etnik vërtet është zhdukur në Europë, vetëm një gjeneratë
më parë. Na ka tronditur seriali i filmit Holocaust, jo vetëm si memorje e shëmtuar nga
e kaluara jonë jo fort e largët, por kur të kemi parasysh vitin 1979, askush prej nesh
nuk mund të garantojë që nesër apo pasnesër nuk do të ngjajë e njëjta.
    Komiteti norvegjez i Shpërblimit Nobel e ka konsideruar rast të qëlluar dhe të
volitshëm, e sidomos këtë vit, ndarjen e shpërblimit Nënës Tereze, që botës t‟ia
përkujtojë fjalët e Fritjof Nansen: “Dashuria e fqiut është politikë realiste”.
    Në emër të përshkrimit të punës jetësore të Nënës Tereze mund të zgjedhim
parullën, të cilën laureati i mëparshëm i Shpërblimit Nobel për paqe, Albert
Schweitzer, e pat përshtatur si laitmotiv për punën e vet: “Shenjtërim për jetën”.
    Që shumë vjet, Komiteti shpeshherë Shpërblimin Nobel për paqe ua ka ndarë
burrave shtetërorë, njerëzve që punën e kanë kryer nën kushtet që mbizotëronin në
këtë botën tonë të papërkryer. Sipas mendimit të Komitetit ata kanë pasur rol
dominant në përfundimin e luftërave porsa të shpërthyera, në kërkimin e zgjidhjeve
paqësore të konflikteve dhe në pengimin e shpërthimit të sërishëm të luftës.
    Komiteti ua ka ndarë shpërblimin idealistëve, të cilët kanë hulumtuar rrugët kah
një jetë më e mirë, në të cilën lufta nuk do të kishte kuptim dhe të qenët tradicional të
burrit të shtetit do t‟ishte i panevojshëm.
    Shpërblimi u është ndarë individëve dhe organizatave të cilat, nëpërmes të punës
dhe bashkëpunimit humanitar ndërkombëtar, kanë mundur t‟i kontribuojnë
vëllazërimit të kombeve, të cilën Alfred Nobeli ka shpresuar ta përsosë vëllazërimit me
shpërblimin e tij për paqe.
    Shpërblimi u është ndarë shkencëtarëve dhe organizatave që i janë përkushtuar
detyrës për pengimin dhe mposhtjen e varfërimit ekonomik dhe social, dhe të urisë, e
cila ende është edhe një rrezik që i kanoset vëllazërisë dhe paqës. Komiteti
Shpërblimin për paqe ua ka ndarë mbrojtësve të barazisë dhe vëllazërimit në mes të
njerëzve të racave të ndryshme në çdo vend dhe pjesë të botës.
    Ua ka ndarë shpërblimin mbrojtësve të të drejtave të njeriut, të kërkesave
individuale të burrit dhe gruas për mbrojtjen e integritetit të tyre, trupit dhe shpirtit,
kundër fuqisë së shtetit që aq shpesh përbuzet.
    Ekzistojnë shumë rrugë që mund t‟i ndjekin për të arritur qëllimet tona –
vëllazërimin dhe paqën.
    Kur Shpërblimin Nobel për paqe, për vitin 1979, po i jipet Nënës Tereze, Komiteti
paraqiti një çështje fokusale, të cilën e ndeshim gjatë tërë këtyre rrugëve: a mund
ndonjë veprim politik, social ose veprim intelektual i ingjinierisë, në planin
ndërkombëtar apo nacional, sado që është efektiv dhe racional, sado që protagonistët e
tij janë idealë dhe principialë, të na japë diç përveç një shtëpie të ndërtuar mbi
themelet e rërës, sikur shpirti i Nënës Tereze të mos i inspironte ndërtuesit dhe të mos
strehohej në ndërtesën e tyre?
    Nëna Tereze është lindur në një familje shqiptare katolike, në një qytet jugosllav,
në Shkup. Ajo tregon se në moshën dymbëdhjetë vjeçare e ka ndier thirrjen për t‟u
ndihmuar të varfërve. Disa vite më vonë i kaloi në përgatitje për kushte në Bengali,
ashtu siç tregonin misionarët, dhe atje, atëbotë, vendosi që të punojnë si misionare në
Indi. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare iu bashkua rregullit irlandez të Loretos, motrat
e të cilit mbanin një stacion misionar në Kalkutë.
    Më 1946 ajo kërkoi leje të lëshojë këtë shkollë dhe të punojë në mes të të varfërve
në lagjet e qytetit. Ajo e ndien këtë si një thirrje të re, “si thirrje të dytë”, siç e quan
edhe ajo vetë. Ajo e pat parë varfërinë dhe ndyrësinë e lagjeve, të njerëzve të sëmurë, të
cilët kishin mbetur të pashëruar, të meshkujve dhe të femrave të vetmuara, të shtrirë
për vdekje në trotuar, të mijëra fëmijëve bonjakë, duke bredhur përreth, pa pasur
askend që të kujdeset për ta.
    Në mes të këtyre njerëzve, në kontrastet e përditshme me ta, ajo ndjen një thirrje të
punojë dhe të kalojë pjesën e mbetur të jetës. Prapa saj ajo e la botën e strehuar të
kuvendit dhe shkollën bashkëkohore për femra. Kërkesa e saj që t‟i lejohet shkuarja
në lagje dhe të punojë atje u miratua. Më 1948 asaj iu lejua që të ndërtojë rregullin
uniform të Loreto-s me sarin e rëndomtë, të lirë indian. Ajo e filloi punën pas një kursi
intensiv për kujdesin ndaj fëmijëve. Asaj iu bashkua një numër i madh i nxënësve të
mëparme dhe i vajzave të tjera. Më 1948 kjo bashkësi u bë e njohur si rregull i ri,
rregull i posaçëm, Misionarët e Dashurisë (bamirësisë). Përveç kushtit (betimit) të
rëndomtë e solemn, të kuvendit, premtim i katërt ishte “shërbimi i sinqertë dhe falas
më të varfërve”.
    Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, më 1965, rregulli i Nënës Tereze u pranua si
kongregacion papnor nën mbrojtjen e Vatikanit. Brenda periudhës së shkuar,
misionarët e dashurisë e dëshmuan atë rritje sa askush s‟ka mundur ta parashohë,
dhe të cilën akoma e vazhdon. Me kohë, gjithnjë e më shumë femra indiane dhe të
jashtme, janë paraqitur vullnetarisht për këtë shërbim dhe kanë hyrë në këtë rregull.
Këtë shërbim e ka përkrahur edhe një organizatë e dorës së dytë joprofesionale e
përbërë prej meshkujve. Aktiviteti i saj përqendrohej në shkollat e lagjeve, shtëpitë e
fëmijëve bonjakë, klinikat lëvizëse, qendrat për shërimin nga gërbula, lokalet e
vdekjes, kuzhinat, edukimin profesional e shumë e shumë të tjera.
    Viteve të fundit rendi e ka zgjeruar aktivitetin e vet në njëzet vende të reja, mirëpo
akcenti kryesor akoma mbetet në Indi dhe në vendin fqinjë të Bangladeshit. Gjer më
sot disa miliona njerëz kanë pasur dobi nga kujdesi social dhe puna shpëtimtare e
rendit.
    Komiteti norvegjez për Shpërblimin Nobel është i kënaqur që shënon këtë
fushëveprim impresiv që gjithnjë është në rritje e sipër, në kuadër të rendit. Komiteti
megjithatë nuk e ka përfshirë rëndësinë vendimtare të të dhënave statistikore: ai nuk
ka bërë krahasimin e këtyre të dhënave me shifrat që u atribuohen organizatave dhe
institucioneve të tjera. Shumë prej tyre, për punën që kanë bërë, meritojnë çdo
respekt. Poashtu Komiteti nuk e ka marrë në shqyrtim as lidhjen e aktivitetit privat
dhe zyrtar në punët e shërimit dhe të mposhtjes së varfërimit fizik dhe të pakënaqësisë
në botë.
    Komiteti i ka dhënë rëndësi vendimtare shpirtit që e ka përshkuar këtë punë. E ky
ishte kontributi themelor i Nënës Tereze për Rregullin që ajo e kishte themeluar dhe
drejtuar. Kjo është ajo që sqaron shkakun pse shumë njerëz vrapojnë t‟i bashkohen
Rregullit dhe shkakun e interesimit dhe respektit që ka gëzuar anembanë botës. Ky
është fryt i qëndrimit të madhërueshëm dhe themelor të Nënës Tereze në jetë dhe
personalitetit të saj shumë specifik.
    Kjo është rrënjosur thellë dhe qartë në besimin e saj të krishterë. Lajmërimin e
parë për ndarjen e shpërblimit për paqe ajo e pranoi me këto fjalë: “E marr këtë
shpërblim në emër të të varfërve. Shpërblimi është mirënjohje e botës së të varfërve.
Jezu Krishti thoshte: Jam i uritur, i zhveshur dhe pa shtëpi! Duke u ndihmuar të
varfërve i ndihmoj Atij.”
    Ajo vetëm po përsëritë atë që shpeshherë më parë e ka thënë: “Praktikisht te i
varfëri ne prekim trupin e Krishtit. Krishti i uritur, të cilin e ushqejmë, gjendet te i varfëri,
ai është Krishti i zhveshur të cilin ne e veshim, ai është Krishti pa shtëpi, të cilit i bëmë
strehim”. Ose “Kur unë pastroj varrë nga gërbula, më duket se po shëroj vetë Zotin”. Ajo
Krishtin e gjen në çdo krijesë njerëzore, andaj sipas saj, njeriu është i shenjtë.
     Vula e veprës së saj është nder për njeriun dhe për vlerën dhe dinjitetin e tij. Më të
braktisurit, dhe më të mjerët, të varfërit buzë vdekjes dhe njerëzit e infektuar nga
gërbula dhe të braktisur, i ka pranuar kjo dhe Motrat e saja me ngrohtësi shpirtërore
pa ngurrim, duke u mbështetur në këtë dashuri dhe respekt ndaj Krishtit te njeriu.
     Më mirë se çdo kush tjetër ajo ka mundur ta zbatojë në praktikë faktin e
mirënjohur që dhuratat e dhëna “de haut en bas”, kur i shpërblyeri ndien varësi
nënshtruese dhe të njëanshme ndaj shpërblyesit, mund të tregohen shumë të
dëmshme për dinjitetin e të shpërblyerit si qenje njerëzore, sa që mund të shkaktojë
hidhërim dhe mospëlqim, në vend të harmonisë dhe paqës.
     Qëndrimi i saj i formuar mbi marrëdhënien në mes të dhuruesit e eliminonin
ndryshimin e pranuar të përgjithshëm konceptues. Sipas mendimit të saj, personi i
cili, në kuptimin e pranuar, është i dhuruar, njëherit është edhe dhurues, dhe njeriu
që më së shumti dhuron. Të dhënët – të dhënët e diçkafit prej vetit – paraqet atë që e
jep përjetimi i vërtetë, ndërsa personi që ka të drejtë të japë ai është ai që pranon
dhuratën më të shtrenjtë. Derisa të tjerët shohin klientët dhe myshterinjt, ajo sheh
bashkëpunëtorët, një lidhje të pambështetje në pritjen e falënderimit nga njëra anë,
por në kuptimin dhe respektin reciprok dhe kontaktin e ngrohtë njerëzor dhe të pasur.
     Ajo dhe Motrat e saja punën e tyre e kanë marrë për detyrë të çmuar, dhe assesi si
ndonjë barrë. Shumë vizitorë në përshtypjet e tyre kanë përshkruar shtëpitë e saj për
njerëzit buzë vdekjes të sjellur nga rrugët, ose qendrat e pranimit për njerëzit e
infektuar nga gërbula dhe të lënë pasdore. Përshtypja e parë e tyre ka gjasa të ishte e
sëkëlldisur. Por herën tjetër, menjëherë, ata i pushtonte atmosfera e qartësisë dhe e
përjetimit të asaj që Motrat e krijonin rreth tyre. Kjo është jeta e Nënës Tereze dhe e
Motrave të saj – jeta e varfërisë dhe e ditëve dhe netëve të gjata të mundit, jeta që ofron
pak hapësirë për kënaqësi të tjera përveç atyre më të shtrenjtave.
     Një poet norvegjez, besimi i të cilit ndryshon nga ai i Nënës Tereze, pat shkruar një
poezi idenë e së cilës ajo me lehtësi do ta kuptonte:

   Jeta mund të ofrojë lumturi,
   E cila nuk mund të shndërrohet në pikllim:
   T‟i japish gëzim njeriut
   Do të thot një gëzim që është më shumë se besim.

   Ekziston një dhëmbje për botën e munduar
   Dhe një lot që kurrë s‟ka pushim,
   Por kur ti e kupton këtë të vërtetë
   Tanimë, është tepër vonë, o miku im.

   Pranë varrit jetën kush mund ta kalojë,
   Duke derdhur lotët e hidhur,
   Kaq orë gjatë ditës të vajtojë,
   Dhe tërë ditët e motit kështu t‟i çojë?
    Vepra e Nënës Tereze bazohet në besimin e krishterë. Ajo punon në mes dhe për
njerëzit që nuk i përkasin religjionit të saj, ajo është një europiane në mes të
indianëve, por kjo s‟ka paraqitur pengesa, ose ndoshta do t‟ishte më drejtë të thuhet
se puna e saj e përshkuar nga shpirti saj i ka mposhtur të gjitha pengesat.
    Kryetari i Republikës së Indisë, më 1972 shprehet me këto fjalë për personalitetin e
saj: “Nënë Tereza është një prej atyre shpirtërave zemërgjërë që ka mposhtur të gjitha
barrierat e racës, religjionit dhe kombit. Në botën tonë të sotme dhe të bezdisur,
vazhdimisht të trazuar nga konfliktet dhe urrejtja, jeta që jetohet dhe puna e kryer nga
njerëzit sikurse Nënë Tereza, sjellin shpresa të reja për të ardhmen e njerëzimit”.
    Para pak ditësh një gazetar indian shkruante se “Motrat me drejtimet e tyre të
qarta, me saret e tyre, me njohjen e gjuhëve lokale… simbolizojnë jo vetëm bamirësinë
më të mirë krishtere, por edhe kulturën dhe civilizimin më të mirë indian, prej Budës e
gjer te Gandi, shenjtërve të mëdhenj, profetëve, adhuruesëve (besimtarëve) të mëdhenj
të njerëzimit me dhemshuri dhe respekt të pakufishëm ndaj të përbuzurve: të cilën
Shekspiri e quajti vlerë mëshire”.
    Nënë Tereza personalisht ka pasur sukses të bashkojë greminën që ekziston në
mes të popujve të pasur dhe të varfër. Në saje të pikëpamjes së saj mbi dinjitetin e
njeriut, ajo ndërtoi urën. Ajo e papenguar dhe natyrshëm e ka kaluar këtë greminë
nëpërmes të kësaj ure. Takimet e këtilla në mes të njerëzve në Indi janë treguar të
mundshme: janë pritur duarhapur, ndërsa India për këtë, gjithashtu meriton
mirënjohje.
    Porosia e saj ka jehuar ndër njerëzit e feve të ndryshme: në traditën e tyre, ne
gjejmë gjithashtu duart e drejtuara për të njëjtat përgjigje në pyetjet që janë pjesë të
jetës së njeriut.
    Me porosinë e saj ajo është në gjendje të arrijë në diçka që është e natyrshme për
çdo mendje njerëzore – ndërsa s‟ka qëllim tjetër përveç krijimit të potencialit apo farës
për të mirën. Sikur të mungonte kjo, bota do të mbetej pa shpresë, puna për paqe do
të kishte më pak kuptim. Përveç kësaj, kjo do t‟ishte në mospajtim me pikëpamjet e
Nënës Tereze, mbi qenien njerëzore, meshkujt dhe femrat të cilëve ajo u shërben,
sepse dëshiron t‟i shërbejë Krishtit dhe t‟i afrohet Atij sa më afër.
    Njëherë Nënë Tereza pat thënë: “Gjatë punës sime njëzetvjeçare me njerëz, gjithnjë e
më tepër e kam kuptuar se po bëhet e padëshirueshme gjë që kjo është sëmundja më e
keqe që ndonjëherë njeriu mund ta përjetojë”. Ajo beson se sëmundja më e keqe sot nuk
është gërbula ose tuberkulozi, por shumë më e keqe është ndjenja me qenë i
padëshirueshëm, pa gëzimin dhe kujdesin dhe i përbuzur nga çdokush.
    Pikërisht njerëzit në këtë hall, më të varfërit ndër të varfër, të cilët të parët e gjetën
ngrohtësinë dhe strehimin te Nëna Tereze. Qëllimi i saj ishte të sigurohet që ata ta
ndiejnë veten të pranuar dhe të ngrohur si njerëz me dinjitetin e tyre dhe të drejtën e
respektimit.
    Nënë Tereze punon në botë aty ku gjendet, në lagjet e varfëra të Kalkutës dhe të
qytetet e tjera. Por ajo nuk bën dallim në mes të njerëzve të varfër dhe të pasur, në
mes të vendeve të varfëra dhe të pasura. Politika asnjëherë s‟i ka interesuar por
aktiviteti i saj ekonomik social dhe politik me këto ide të njëjta, janë në harmoni të
plotë me punën e jetës së saj.
   Me përpjekjet tona, në planin nacional dhe ndërkombëtar, na duhet të mësojmë
nga puna e saj për njerëzit e vuajtur. Në planin ndërkombëtar përpjekjet tona mund t‟i
shërbejnë vetëm kauzës së paqes nëse ato nuk e ofendojnë sedrën e popujve të varfër.
Tërë ndihma e dhënë nga vendet e pasura duhet të ipet në frymën e Nënës Terezë.
   Nuk do të kishte mënyrë më të mirë për përshkrimin e qëllimeve që e motivuan
vendimin e Komitetit norvegjez për Shpërblimin Nobel se sa komenti i Kryetarit të
Bankës ndërkombëtare, Robert Maknamarës, kur deklaroi: “Nëna Tereze e meriton
Shpërblimin Nobel për paqe sepse ajo e ngriti paqen në mënyrë më esenciale, me
konfirmimin e saj të pacenueshmërisë së dinjitetit të njeriut”.




   “... Jam krijuar për të përjetuar këtë paqe!...”1

   Fjala e Nënës Terezë me rastin e marrjes së Shpërblimit Nobel, 11 dhjetor 1979



    “Meqë jemi mbledhur këtu së bashku për të falënderuar Zotin për Shpërblimin
Nobel për paqe, mendoj se do të ishte mirë të lusim lutjen e Shën Franciskut të Asizit.
Kjo lutje më tërheq gjithmonë, ajo është shumë e përshtatshme për çdo njërin prej
nesh, dhe gjithherë mahnitem; besoj se kur Shën Francisku i Asizit hartoi këtë lutje
para 400 ose 500 vitesh, njerëzit kishin të njëjtat vështirësi si ne sot, prandaj kjo lutje
shumë mirë na përshtatet.
    Mendoj se disa prej jush e dinë, ashtu së bashku mund të fillojmë të lusim…
    Le të falënderojmë Zotin për rastin që na dha të jemi të gjithë bashkë sot për këtë
dhuratë të paqes që na kujton se jemi krijuar për të përjetuar këtë paqe, dhe Jezus u
bë njeri për t‟iu sjellë këtë lajm të mirë të varfërve. Ai, duke qenë Perëndi, u bë njeri në
çdo gjë si ne, përveç mëkatit, dhe qartë na bëri në dije, se kishte ardhur për ta sjellë
lajmin e mirë. Lajmi i mirë ishte për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë dhe kjo gjë, të
gjithë e dëshirojmë – paqja e shpirtit dhe Perëndia ka dashur botën aq shumë sa ia fali
të Birin. Kjo ishte një dhuratë. Ishte aq e madhe sa mund të themi se, edhe për të,
ishte e vështirë, mirëpo, ai vetë e bëri, ngase e ka dashur aq shumë njerëzimin, të cilit
ia fali të vetmin Bir, ia dhe Virgjëreshës Mari, dhe ajo ç‟bëri me të?
    Posa erdhi në jetën e saj – ajo menjëherë u nis me ngutësi ta japë këtë lajm të mirë,
dhe kur hyri brenda shtëpisë së kushërirës fëmija – fëmija i palindur – fëmija në gjirin
e Lizës, galdoi nga gëzimi. Ky fëmijë i vogël, jo ende i ardhur ishte lajmëruesi i parë i
paqes. Ai e njohu Princin e paqes, pa në të Krishtin që kishte ardhur për ta sjellë
lajmin e mirë për ju dhe për mua. Meqë kjo nuk mjaftoi – s‟mjaftoi që u bë njeri – Ai
vdiq mbi kryq për të treguar një dashuri më të madhe, dhe vdiq për ju dhe për mua,
dhe për të gëbuluarin (leprozin), për atë njeri që po vdes nga uria dhe për të
zhveshurin e shtrirë në rrugë, jo vetëm të Kalkutës, por të Afrikës,
    Njujorkut, e Londrës dhe të Osllosë, duke kërkuar prej nesh që të duam njëri-
tjetrin – sikur unë që ju dua – sikur Ati që më ka dashur, unë ju dua – dhe gjë më e
vështirë, është se Ati e ka dashur dhe na e dha, dhe në çfarë mënyrë duam njeri-
tjetrin, edhe na, duhet të japim atë që kërkohet prej nesh. Nuk mjafton për ne, të
themi: dua Zotin, por nuk dua fqinjin tim. Shën Gjoni thoshte: je gënjeshtar nëse thua
që do Zotin dhe, nuk do të afërmin (fqinjin tënd). Si mund të duash Zotin që nuk e
sheh, nëse nuk e do fqinjin tënd që e sheh, që e prek, me të cilin jeton. Pra, kjo ka
shumë rëndësi për ne, të jetojmë në dashuri, në të vërtetë, të gatshëm për flijim. Jezus
vuajti duke na dashur, ajo e lëndoi atë. Dhe që të jetë i sigurtë që e kujtojmë
dashurinë e tij të madhe, u bë vetë bukë jete për të shuajtur etjen tonë të dashurisë.
Etja jonë për Perëndi rrjedh ngase, jemi të krijuar për këtë dashuri. Jemi të krijuar
sipas shëmbëlltyrës së tij. Jemi të krijuar për të dashur dhe për të qenë të dashur,
pastaj Ai u bë njeri që dashurinë për ne ta bëjë të mundshme, që të duam sikur që Ai
na deshi. Me dashje vetë u bë njeri i uritur – një i zhveshur – një i pastrehë – një i
sëmurë – njeri i burgosur – njeri i vetmuar – i padëshirueshëm dhe, Ai thotë: ju ma
bëni këtë mua. I etshëm për dashurinë tonë është kjo etje e njerëzve të varfër. Kjo etje
është ajo që ne, ju bashkë me mua duhet ta gjejmë, ndoshta edhe gjendet në shtëpinë
tonë.

    Më patën dhënë mundësi që të vizitoj një strehimore pleqsh dhe, kurrë nuk do ta
harroj atë rast. Të gjithë këta ishin prindërit e bijave dhe të djemve, të cilët i kishin
vendosur aty, dhe ndoshta i kishin harruar. Isha atje dhe pashë se, në atë strehimore
(institucion) asgjë nuk u mungonte, kishin sendet e bukura, por të gjithë shikimin e
kishin të drejtuar kah dera. Më besoni, s‟vërejta asnjë buzëqeshje në fytyrën e tyre.
Atëherë, u ktheva kah motra dhe i pyeta: “Si mund të jetë kështu? Si është e
mundshme që këta njerëz, të cilët kanë çdo gjë, të kenë shikimin e drejtuar kah dera,
përse nuk buzëqeshin?” Unë jam aq e mësuar që të shoh buzëqeshje të njerëzve tanë,
bile edhe kur vdesin ata buzëqeshin. Ajo më tha: - pothuajse kjo dukuri është e
përditshme, ata janë duke pritur, duke shpresuar që, i biri ose e bija e tyre do të vijë
që t‟i vizitojnë. Ata vuajnë, sepse janë të harruar, pra, shihni ajo që mungon atje është
dashuria. Varfëria e tillë mund të ndodhë dhe në shtëpinë tonë, nëse harrojmë të
duam. Ndoshta në familjen tonë ndonjëri prej nesh ndihet i vetmuar, është i sëmurë,
ka telashe, dhe këto janë ditë të vështira për çdo njeri. A jemi të pranishëm atje, a jemi
atje për t‟u ndihmuar, a është nëna atje për ta pranuar fëmijën e vet? Edhe sot
çuditem, kur shoh si në vetmi, sa të rinj e të reja jipen pas drogës, dhe mundohem të
gjej arsye – përse është ashtu, dhe përgjigja është: kjo ngjan, sepse në familje askush
s‟i pret ngrohtë. Ati e nëna janë aq të angazhuar me punët e tyre sa nuk kanë kohë.
Prindërit e rinj gjenden nëpër ca institucione gjersa fëmijët bredhin rrugëve dhe bien
në bela.
    Flasim për paqe. Ka shumë gjëra që shkatërrojnë paqen, mirëpo, mendoj që sot,
shkatërruesi më i madh i paqes është dështimi (abortusi), meqë ai është luftë direkte,
është vrasja e drejtpërdrejtë, krim i bërë me duart e vetë nënës. Dhe ne lexojmë në
shkrimin e shenjtë që Zoti qartë thotë: edhe në rast se nëna mund të harrojë fëmijën e
vet, unë nuk ju harroj, në pëllëmbën e dorës sime ju kam dhënë trajtën që keni. Jemi
gdhendur në pëllëmbën e dorës së Tij, dhe jemi të lidhur aq ngushtë me të nga del se,
një fëmijë ende i palindur është fryti i dorës së Perëndisë. Dhe ajo që më godit më së
shumti është fillimi i fjalisë. Dhe në rast se nëna mund të harrojë, diçka të
pamundshme, por edhe kur ajo mund ta harrojë, unë nuk ju harroj ju. Dhe sot, në
kuptim të shkatërruesit më të madh të paqes është dështimi. Dhe ne, që qëndrojmë
këtu, kemi ardhur në jetë me dëshirë të prindërve. Ne, s‟kishim për t‟u gjetur këtu,
nëse ata kishin bërë atë që bëjmë ne. Ne i dëshirojmë fëmijët tanë, i duam ata, por çka
me milionë të tjerë. Shumë prej nesh janë të vetëdijshëm çka po ndodh me fëmijët e
Indisë, të Afrikës, ku një numër i madh po vdes ndoshta nga mungesa e ushqimit, nga
malnutricioni ose nga uria dhe nga shkaqe të tjera, por, mos të harrojmë se milionët
janë duke vdekur nga dëshira e nënës. Sot dështimi është shkatërruesi më i madh i
paqes. – Nëse një nënë mund ta mbytë fëmijën e vet ç‟mund të thuhet për krim kur
vritemi në mes nesh, nëse nëna është në gjendje ta mbytë fëmijën e vet. Kështu i
drejtohem Indisë, i drejtohem çdo vendi: t‟i kthehemi fëmijës meqë ky vit është viti i
fëmijës: çka keni bërë për fëmijë? Në fillim të vitit kam kalëzuar, kam folur kudo dhe
kam thënë “le të bëjmë që këtë vit çdo fëmijë i lindur ose ende i palindur të jetë i
dëshiruar”. Dhe sot, është fundi i vitit, dhe pyete, vërtet, a kemi bërë që fëmijët të jenë
të dëshiruar? Do të ju tregoj diçka të tmerrshme – Kemi luftuar kundër dështimit me
përvetësim, kemi shpëtuar qindra jetë, kemi dërguar fjalë në çdo klinikë, spital,
qëndra të policisë – Ju lutemi mos dështoni fëmijë, do ta marrim – në çdo kohë gjendet
dikush që mund të ndihmojë, është një numër shumë i madh nënash të pamartuara –
porositni që të vijnë, do të kujdesemi për to, do të ju marrim fëmijën, do t‟ia sigurojmë
vatrën për të. Dhe kemi një kërkesë të madhe nga familjet që nuk i kanë fëmijët e
është kjo bekimi i Zotit për ne! Po ashtu jemi duke bërë edhe diçka tjetër që është
shumë e njerëzishme – ua mësojmë lypësve tanë, të sëmurëve prej leprës, atyre që
jetojnë rrugëve, atyre që banojnë në kasollë, mënyrën e natyrshme të planifikimit të
familjes.
    Dhe në Kalkutë, vetëm në 6 vitet e fundit kemi pasur 61273 foshnje më pak se sa
kishin për të pasur nga familjet për shkak të përdorimit të metodës natyrale të
përmbajtjes, të vetëkontrollit përveç dashurisë për tjetrin. Ua mësojmë atyre, metodën
e matjes së temperaturës e cila është mjaft e përshtatshme, shumë e thjeshtë dhe
njerëzit tanë e kuptojnë. Dhe a dini çka më kanë treguar? Familja jonë është e
bashkuar dhe mund të kemi fëmijë kur e dëshirojmë. Është edhe shumë e qartë që
këta njerëz të rrugëve, këta lypës, njerëzit tanë mund të veprojnë ashtu, aq më shumë
ju, dhe të gjithë të tjerë që keni mundësi t‟i njihni mënyrat dhe mjetet e kontrollimit pa
shkatërruar jetën e krijuar nga vetë Perëndia. Njerëzit e varfër janë njerëz fisnikë. Nga
ata mund të mësojmë shumë gjëra të bukura. Një ditë tjetër, njëri prej tyre erdhi që të
më falënderojë dhe më tha: “ju që jetoni në dëlirësinë (pastri) jeni njerëzit më të
përshtatshëm për të na mësuar planifikimin e familjes. Sepse asgjë s‟ka më të madhe
që mundësinë e zotërimit, e vetë kontrollimit pa mungesë të dashurisë për tjetrin.”
Dhe mendoj që ai tha një gjë të bukur. Dhe të tillë janë njerëzit që ndoshta s‟kanë çka
për të ngrënë s‟kanë pullaz ku mund të jetojnë, por janë njerëz bujarë. Më besoni, të
varfërit janë njerëz të mrekullueshëm. Një mbrëmje dolëm dhe nga rruga morëm 4
veta. Dhe njëra prej tyre ishte në gjendje më të vështirë, pra, u thashë motrave:
kujdesohuni për këto tri të tjera, unë e marr nën kujdesin tim të katërtën që më duket
të jetë në gjendje shumë më të keqe. Bëra për të gjithçka që mund të bëjë dashuria
ime. E vura në shtrat. Në fytyrën e saj kishte një buzëqeshje aq të bukur! Ajo më
mbajti dorën dhe më tha vetëm një fjalë: ju faleminderit – dhe ndërroi jetë.
    Nuk munda ta ndihmoj por, shqyrtova ndërgjegjen time para asaj, dhe pyeta vetëm
çka kisha për të thënë sikur të isha në vendin e saj. Dhe përgjigja ime ishte shumë e
thjeshtë. Do të mundohesha që t‟ia tërheq vëmendjen e saj, do të kisha thënë: “...jam e
uritur, po vdes, kam të ftohtë, kam dhembje!”, ose diçka tjetër, por ajo më ofroi shumë
më tepër, më fali dashurinë e saj mirënjohëse. Dhe vdiq me buzëqeshje në fytyrë: Po
ashtu një njeri gjysmë të ngrënë nga krimbat që e nxorëm prej kanalizimit, dhe që e
sollëm në shtëpinë tonë pat thënë: “në rrugë kam jetuar si një kafshë dhe tani po vdes
si një engjëll, i dashur dhe i kujdesur”. Ishte gjë e mrekullueshme të shihej madhështia
e këtij njeriu, i cili mund të vdiste ashtu, pa e fajësuar askënd, pa e mallkuar askënd,
pa u krahasuar me asnjëri. Sikur engjëll. Kjo është madhështia e njerëzve tanë. Dhe
kjo na bën që besojmë fjalët e Krishtit: “...isha i uritur – isha lakuriq – nuk kisha
strehim – i padëshiruar – isha i padashur, i lënë pas dore, dhe këtë më bëtë
mua.” Mendoj që ne nuk jemi punonjës të vërtetë shoqërorë. Ndoshta ne kryejmë një
punë sociale në sy të tjerëve, mirëpo, në të vërtetë jemi kontemplativë në masat e
popujve. Për këtë arsye ne prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në
praninë e tij, si ju edhe unë. Edhe ju, mundohuni ta sillni këtë prezencë të Zotit në
familjen tuaj, sepse familja që lutë bashkë mbetet bashkë. Dhe mendoj se në familjen
tuaj s‟keni nevojë për armë, për bombë, për shkatërrime, por për paqe, jeni së bashku,
duhuni njëri me tjetrin, sillni këtë paqe, këtë gëzim, këtë fuqi që vjen nga prezenca e
çdonjërit prej jush në shtëpi. Do të bëheni të aftë që t‟i mundim të gjithë të këqijat që
janë të pranishme në botë. Ka aq shumë vuajtje, aq shumë urrejtje, aq shumë
mjerime, dhe ne, me lutjet tona, me sakrificat tona në shtëpi mund të fillojmë të
dashurojmë. Dashuria ka burim në familje, dhe nuk është e rëndësishme aq sa bëjmë
sesa me çfarë dashurie e bëjmë. – Sa shumë ne bëjmë s‟ka shumë rëndësi, sepse Zoti
është i pakufishëm, por me sa dashuri ne e bëjmë, është shumë e rëndësishme. Sa e
dashurojmë Zotin në njeriun që e shërbejmë. Para do kohe në Kalkutë kemi pasur
shumë vështirësi për të gjetur sheqer dhe nuk di në çfarë mënyre një fëmijë 4 vjeçar,
një indus erdhi në shtëpinë e vet dhe u tha prindërve: s‟dua të ha sheqer gjatë 3
ditësh, dua ta jap sheqerin tim Nënës Terezë për fëmijët e saj. Pas 3 ditësh, ati e nëna
erdhën me të në shtëpinë tonë. S‟i kisha takuar përpara, dhe ky fëmijë shqiptonte me
zor emrin tim por, ai dinte fort mirë çka donte të bënte. Ai dinte çka duhet të bënte për
të falë dashurinë e tij. Kjo është arsyeja pse ju të gjithë më falët aq shumë dashuri.
Gjatë gjithë kohës që jam këtu thjesht jam e rrethuar me dashuri, vërtet dashuri të
sinqertë. Mund të ndihet se secili në Indi, secili në Afrikë paraqet dikend shumë të
afërt për ju. Mund të ju them që sot ndihem si motër. Në kuvend me motra ndihem si
të isha me motrat e mia në Kalkutë. Krejt si në shtëpinë time këtu, pikërisht këtu. Dhe
çdo herë që po flas me ju, dëshiroj që ju t‟i gjeni të varfërit këtu, pikërisht së pari në
shtëpinë tuaj. Dhe filloni atje, bëhuni lajm i mirë për njerëzit tuaj. Dhe pyetuni kush
është fqinji juaj. A i njihni fqinjët tuaj? Kam pasur përvojë të rrallë me një familje
induse që kishte tetë fëmijë: një zotëri erdhi në shtëpinë tonë dhe tha: “Nënë Tereze,
ka një familje me 8 fëmijë, nuk kanë ngrënë që shumë kohë – bëni diçka”. Mora një
sasi orizi dhe shkova atje menjëherë. Pashë fëmijët – sytë e të cilëvet shkëlqenin nga
uria – nuk di a keni parë ndonjëherë ndonjë të uritur? Unë i shoh shumë shpesh. Dhe
ajo mori orizin e ndau dhe shkoi. Kur u kthye, e pyeta – ku ishte, ç‟bëri. Dhe ajo
shumë thjesht m‟u përgjigj: “Ka edhe të tjerë që vuajnë nga uria”. Ç‟ka më bëri më
shumë përshtypje, ishte që, ajo mirë e dinte – që kush ishin ata, ishte një familje
muslimane. – Në atë mbrëmje, nuk solla më oriz, dëshiroja që ta përjetojmë gëzimin e
ndarjes. Nga këta fëmijë rrezatonte gëzimi, që buronte nga dashuria e nënës së tyre.
Dhe shihni, dashuria në shtëpi fillon. Unë kam nevojë për ju – dhe jam shumë
mirënjohëse për çdo gjë që më keni dhënë. Ka qenë një përvojë e rrallë dhe jam kthyer
në Indi. Do të kthehem atje javën e ardhshme, më 15 dhe shpresoj se do të jem në
gjendje të iu sjell atyre dashurinë tuaj.
    E di mirë që nuk keni dhënë nga pasuria juaj, aq sa mund të ju sjellë dëm. Sot
kam qenë e befasuar kur fëmijët e vegjël kanë dhënë – dhuratat e tyre, do të jetë një
gëzim i madh për fëmijët e uritur. Ashtu, fëmijë si ata vetë kanë nevojë për dashuri,
kujdes dhe ngrohtësi sikurse këtyre që ju ofrojnë prindërit e vet. Pra, le të
falënderojmë Zotin që na ka dhënë këtë rast të takohemi, të njihemi, dhe kjo njohje me
njëri-tjetrin na afroi shumë; kjo do të na bëjë të aftë t‟i ndihmojmë jo vetëm fëmijët e
Indisë, të Afrikës, por do të jemi të aftë t‟i ndihmojmë fëmijët e tërë botës, sepse ju e
dini se motrat tona gjenden në mbarë botën. Dhe me këtë shpërblim që m‟është dhënë
si shpërblim i paqës, do të përpiqem të ngrehi një strehimore për shumë njerëz që nuk
kanë shtëpi. Meqë besoj se dashuria fillon në shtëpi, dhe, nëse hapim shtëpi për të
varfër, unë mendoj se dashuria do të përhapet gjithnjë e më shumë. Dhe ne do të
mundemi që nëpërmjet kësaj dashurie të sinqertë të sjellim paqen, të bëhemi lajmi i
gëzueshëm për njeriun e varfër. Së pari për të varfërin në familjen tonë, në vendin tonë
dhe në botë. Të jesh e aftë të veprosh ashtu, motrat tona, jeta jonë duhet të jetë “e
endur” me lutje. Ato duhen të veprojnë me Krishtin që të mund të kuptojnë, që të jenë
të afta për të ndarë fatin me të tjerë. Sepse, në botën e sotshme ka aq shumë vuajtje
dhe ndjej se mundimi i Krishtit përtërihet kudo në botë. Jemi këtu për të ndarë këtë
mundim, për të ndarë këtë vuajtje të njerëzve. Mendoj që në gjithë botën, jo vetëm në
vende të varfëra por edhe në perëndim, është vështirë të zgjidhet problemi i varfërisë.
Kur marr nga rruga ndonjë të uritur, i jap një pjatë me oriz, një copë bukë dhe ai
kënaqet. Kam larguar urinë. Por, ai i cili është i dëbuar, që ndihet i padëshiruar, i
padashur, i tmerruar, ai është flakur jashtë shoqërisë. Kjo lloj varfërie është aq e
rëndë, shumë e vështirë. Në perëndim motrat tona punojnë në mes të këtyre njerëzve.
Ashtu, duhet të lutni për ne… që të jemi në gjendje të sjellim këtë lajm të mirë, por ne,
s‟mundemi këtë pa ju, ju duhet të bëni atë, atje në vendin tuaj. Duhet t‟i njihni të
varfërit. Ndoshta, njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, çdo gjë, por mendoj, nëse
të gjithë ne shikojmë në shtëpitë tona gjejmë, jo rrallë, sa është e vështirë që t‟i
buzëqeshim njëri-tjetrit, dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë. Pra, të takojmë
gjithmonë njëri-tjetrin me buzëqeshje, sepse, buzëqeshja është fillimi i dashurisë, dhe
kur fillojmë një herë që të duam, natyrisht do të kemi dëshirë të bëjmë diçka për të.
    Kështu lutuni për mua, për vëllazërit tanë dhe për bashkëpunëtorët tanë në mbarë
botën: mbetçin besnikë dhuratës së Zotit, dashurofshin dhe shërbefshim Zotin në të
varfërin së bashku me ju. Çka kemi bërë s‟kishim pasur mundësi ta bëjmë pa lutjet
tuaja, pa dhuratën tuaj që është një dhuratë vazhduese. Mirëpo, nuk dëshiroj të më
jepni prej tepricës, dëshiroj të më jepni çka kërkohet prej jush.
    Një ditë 15 dollarë më dhuroi një njeri i cili ishte krejtësisht i paralizuar mëse 20
vite, dhe dora e djathtë ishte e vetmja pjesë e trupit që mund të lëvizte, dhe, i vetmi
shoqërues ishte duhani. Ai më tha: s‟pi duhan gjatë një jave, dhe do të ju dërgoj të
holla. Kjo duhet të jetë sakrificë e madhe për të, por shikoni sa bukur dhe në çfarë
mënyre ka ditur të ndajë. Dhe me ato të holla bleva bukë dhe ua dhashë atyre që
vuajnë nga uria me një gëzim të dyfishtë, ai kishte dhuruar dhe i varfëri kishte
pranuar. Kjo gjë vlen për ju e për mua – është dhuratë e Zotit që bën që të jemi të aftë
të ndajmë dashurinë tonë me të tjerët. Pra, marrim si shëmbëlltyrë Krishtin. Le të
duam njëri-tjetrin ashtu si Ai ka dashur. – Të duam me dashuri të pandarë dhe gëzimi
që dashurojmë atë dhe njëri-tjetrin të na bashkojë të tanë, kur Krishtlindja është aq
afër. Në zemrat tona le të ruajmë këtë gëzim të dashurisë për Jezusin. Dhe të ndajmë
këtë hare me të gjithë ata që i takojmë. KY gëzim që shpërndahet është i vërtetë, sepse
ne s‟kemi arsye të mos jemi të gëzuar, meqë Krishti është me ne. Krishti në zemrat
tona, Krishti në buzëqeshje që japim e që pranojmë. Të bëjmë porosi: që të mos ketë
asnjë fëmijë të padashur, që të takojmë njëri-tjetrin me buzë në gaz, veçanërisht kur
duhet më e vështirë, të buzëqeshim.
    Kurrë nuk mund të harroj ardhjen e 14 profesorëve nga universitetet e ndryshme
të Shteteve të Bashkuara. Ata erdhën në Kalkutë në shtëpinë tonë. Pastaj diskutuam
për atë ç‟do të thotë shtëpia për njeriun që po vdes. Kemi një shtëpi për njerëzit që po
vdesin në Kalkutë, ku kemi marrë 36000 veta prej rrugëve të Kalkutës dhe jashtë këtij
numër të lartë, 18000 kanë përjetuar një vdekje të bukur. Kanë shkuar kah Zoti;
erdhën në shtëpinë tonë dhe na kanë folur për dashuri, për dhembshuri, dhe njëri
prej tyre më pyeti: “... të lutem Nënë më thuaj diçka që nuk do ta harroj”, unë i
thashë: “buzëqeshni njëri-tjetrit, gjeni kohë për njëri-tjetrin”. Dhe një tjetër më pyeti: “A
je e martuar”, dhe i kam thënë po, dhe ndonjëherë më duket shumë e vështirë që t‟i
buzëqeshi Krishtit, meqë nganjëherë kërkohet aq shumë. Përnjëmend kjo është e
vërtetë dhe atje është – vjen dashuria kur kërkohet prej nesh. Mirëpo, dhe ju mund
t‟ia jepni atë me gëzim. Pikërisht si kam thënë sot, kam thënë se, nëse nuk shkoj në
qiell për diçka tjetër do të shkoj për tërë publicitetin, sepse më ka pastruar,
sakrifikuar dhe, me të vërtetë më ka bërë të gatshme që të shkoj në Parajsë. Mendoj se
kemi arsye të jemi të lumtur, kemi me ne Jezu Krishtin dhe ai na do. Në qoftë se
s‟harrojmë që Zoti do çdonjërin prej nesh, na jepet mundësia që t‟i duam të tjerët
ashtu si ai na do, më do, jo në gjëra të mëdha, por në gjëra të vogla me dashuri të
madhe. Kështu Norvegjia u bëftë vatër e dashurisë. Dhe sa bukur do të ishte kur nga
kjo qendër paqja e lufta për dashuri do të shpërndahet. Dhe nga ky vend të burojë
dashuria për fëmijën që vjen. Nëse ju bëheni qiri në botën e paqes, atëherë shpërblimi
Nobel i Paqes është një dhuratë e popullit norvegjez – Perëndia ju bekoftë.”

                                                         Dr.Don Lush Gjergji: “Nëna jonë Tereze”
                                                                      Prishtinë, 2000, f.189-205
III. Ati i Shenjtë për Nënë Terezën

- Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II
- Papa Benedikti XVI
- Papa Pali VI
- Shpallja e beatifikimit të Nënë Terezës



Ati i Shenjtë,
Papa Gjon Pali II

               Letra e Papës Gjon Palit II Nënës Tereze me rastin e marjes së doktoratit të
             nderit në kirurgji:

                Bijës së dashur - Motrës Tereze të Kalkutës,
                Me gëzim mora lajmin se me rastin e XX vjetorit të themelimit të
             Fakultetit të Mjekësisë dhe të Kirurgjisë të Universitetit katolik të “Zemrës
             së Krishtit”, autoritetet akademike njëzëri kanë vendosur të Ju japin
             Doktoratin “honoris causa” në Mjekësi dhe në Kirugji, si mirënjohje për
             merita të jashtëzakonshme që Ju keni në zbutjen dhe asgjësimin e vuajtjeve
             në mënyra dhe forma të ndryshme me anën e mjekësisë së aplikuar.
                Kjo iniciativë duket mjaft fatlume. Ajo vërtet tregon vlerën e një gjesti
             simbolik nëpërmes të cilit Fakulteti i Mjekësisë dhe i Kirurgjisë dëshiron të
             tregojë kuptimin e fundit të përpjekjeve në studime dhe hulumtime në
             lëmenj të ndryshëm: dmth kuptimin e shërbimit ndaj njeriut, që, i
             armatosur me dashuri, nuk ndalet vetëm në trupi, por arrin edhe shpirtin,
             për të ngjallur flakën e shpresës në vlera që tejkalojnë këtë botë dhe janë
             vlera të krishtera...
                Feja e krishterë, të cilën Ju, fort e dashur Motër, në mënyrë të
             shkëlqyeshme e dëshmoni me jetën Tuaj, nuk e ndërron dhe nuk e pengon
             këtë shërbim, ndaj jetës njerëzore por aq më tepër atë e ndriçon me rreze të
             larta, që edhe është detyrë specifike e mjekësisë... Me këtë rast përtërij
             ndjenjat e nderimit dhe vlerësimit tim të thellë për këtë iniciativë që me
             meritë sot Ju shpërblen për jetën dhe punën Tuaj shembullore...
                                  Prej Vatikanit, 10 dhjetor 1981. Viti i katërt i Pintifikatit, Papa GJON PALI II
                                                              “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 12, XII. 1981, f.1.


               Pas popullit tim polak, më së shumtit e dua popullin shqiptar... Pse?
             Sepse kini vuajtur shumë gjatë shekujve dhe i dhatë dhuratë Kishës dhe
             botës Nënë Terezën.
                                                                                                  21 janar 1981
                                                                                              Shpresa, Prishtinë
   ... Me zjarrin e fesë në kraharor, kjo grua e vogël dhe e madhe e
njëkohësisht, sjell dhe ruan brenda vetes hovin e bujarisë së përmbajtur
dhe të pamposhtur të zemrës shqiptare.

   “Nëna Tereze ua ka kushtuar të tërë jetën të varfërve dhe të harruarve me
një vetëmohim të plotë, atyre pa pullaz mbi krye, të gërbulurve, fëmijëve të
pakujdesur dhe të përjashtuar nga dashuria amtare. Ajo dëshmon
vazhdimisht fuqinë e dashurisë së thellë vëllazërore dhe është frymëzim i
madh për përparimin autentik njerëzor dhe shoqëror...”

   “Rënkimi i Krishtit në kryq „Kam etje‟ (Gjn 19, 28), që shpreh thellësinë e
dëshirës së Hyjit njeri, ka hyrë në shpirtin e Nënë Terezës dhe ka gjetur një
truall të pëlleshëm në zemrën e saj. Shuarja e etjes së dashurisë dhe
(qetësimi) i shpirtit të Krishtit në njësim me Marinë, Nënën e Jezusit, qe
bërë qëllim i vetëm i jetës së Nënës Tereze dhe forca e brendshme, që bënte
ta tejkalonte vetveten e të „shkonte në vrap‟ nga një anë e botës në tjetrën
me qëllim të veprimit për shpëtimin dhe shenjtërimin e të varfërve nga më të
varfrit... Përfillje e veprimit, ungjillëzim e nxitje njerëzore: Nëna Tereze e
shpall Ungjillin me jetën e saj dhuruar krejtësisht të varfërve, po në të
njëjtën kohë, kridhet në lutje.
   Ta lavdërojmë këtë grua të vogël të dashuruar në Hyjin, kumtuese e
përvuajtur e Ungjillit dhe mirëbërëse e palodhshme e njerëzimit (...) T‟ia
pranojmë mesazhin dhe ta ndjekim shembullin e saj”. [Marrë nga: Madre
Teresa, “Il mio segreto: Prego”. Raccolta di preghiere.]

   “Thellësisht e falënderoj Zotin që na dha këtë grua të besimit të
patundshëm si një dhuratë Kishës dhe botës me qëllim që t‟u kujtojë të
gjithëve epërsinë e plotë të dashurisë ungjillore, veçanërisht kur ajo
shprehet në shërbimin e përvuajtur për më të varfrit e vëllezërve dhe
motrave tona. Jam i sigurt që kujtesa e vizionit shpirtëror të
jashtëzakonshëm të Nënës Tereze, dashuria e saj për Krishtin në çdo
individ, e kujdesshme dhe e gatshme ta flijojë veten, nderimi i saj absolut
për vlerën e çdo jete njerëzore si dhe guximi i saj për t‟i përballuar sfidat e
shumta do t‟i frymëzojnë bijat dhe bijtë e saj shpirtërorë për ta shpjerë
përpara misionin e saj nëpërmjet kushtimit religjioz me gjithë zemër e të
shërbimit të gëzueshëm për të varfrit e më të varfërve”.
      [Giampaolo Mattei, Io, Nìrmala La storia dell‟ “erede” di Madre Teresa di
                                                                      Calcuta.]

   “Nëna Terezë e ka shënuar historinë e shekullit të 20-të. E ka mbrojtur
me guxim të pashoq jetën, i ka shërbyer qenies njerëzore për të mbrojtur
dinjitetin dhe nderimin atyre që i kishte thyer jeta për t‟i dëshmuar
dashurinë e Zotit çdo krijese njerëzore. Kjo është dëshmia e dashurisë
engjëllore që ushqehet nga feja dhe e përcjellë deri në vdekje. Kështu e
përkujtojmë atë duke u lutur dhe duke i dëshiruar shpërblimin që e pret
çdo besimtar në mbretërinë qiellore. Le të jetë shembulli i saj i gjallërishëm,
ngushëllim dhe frymëzim për familjen e saj, kishën dhe mbarë botën”
                                                   [Republika, 18 tetor 2009.]

  “Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën”

   “Të dashur,
   Nuk mund të mos e përshëndes një njeri fort të përvuajtur, që ndodhet
mes nesh. Është Nëna Terezë e Kalkutës. Të gjithë e dimë nga vjen, cili
është Atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohët e izolimit të plotë
të Shqipërisë ishte kjo rregulltare e përvuajtur, kjo shërbyese e përvuajtur e
më të varfërve që përçonte në tërë botën emrin e Atdheut tuaj.
   Në personin e Nënës Tereze Shqipëria është nderuar gjithmonë.
   Është ky misioni i saj dhe i të gjithë atyre që, porsi ajo, janë ndjekës të
vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të
dhembshurisë.”
     [Fjalë të thëna në Katedralen e Shkodrës. Papa në Shqipëri. 25 prill 193, Radio Vatikani -
                                                                              Drita, 1995, f.36]


   “E si të mos kujtojmë tani, një bijë të zgjedhur të popullit shqiptar
Motrën Tereze të Kalkutës, nënë e shumë të varfërve ndër më të varfrit në
botë? Me zjarrin e fesë në kraharor, kjo grua e vogël dhe e madhe
njëkohësisht, sjell dhe ruan brenda vetes hovin e bujarisë së përmbajtur
dhe të pamposhtur të zemrës shqiptare”.
                        [Papa në Shqipëri. 25 prill 1993, Radio Vatikani - Drita, 1995, f.49-50]


  “Një përshëndetje të posaçme e kam për Nënën Tereze, që është e
pranishme sot mes nesh. Bijë e tokës suaj, Nëna Tereze e ka bërë emrin
shqiptar të famshëm në mbarë botën.”
                          [Papa në Shqipëri. 25 prill 1993, Radio Vatikani - Drita, 1995, f.125)


   “Nënë Tereza ka dhënë tërë jetën plot flijime në të mirë të të varfërve, të të
dëbuarve, të atyre që nuk kanë strehim, të fëmijëve të dëbuar e pa dashuri.
Ajo gjithmonë dëshmon fuqinë e miqësisë vllazërore duke nxitur kështu
zhvillimin autentik njerëzor dhe shoqëror”
                                                                 Republika, 6 shtator 1997, f.2


  “Duke kaluar kufijtë e besimeve, kulturave, etnive, Nënë Tereza i ka
mësuar botës këtë leksion: ke më shumë gëzim kur jep, se sa kur merr”.
                                                                   Republika, 14 shtator 1997


   Ajo i bëri të gjithë të mjerët e botës të njohin dashurinë e Zotit dhe këto
të mjerë duan që ajo të shpallet menjëherë Shenjtore...
             “Shërbëtore e madhe e të varfërve, e kishës dhe e botës mbarë”

Papa Benedikti XVI

          “Vetëm gatishmëria ime ta ndihmoj të afërmin, t‟ia dëshmoj dashurinë, më
          bën të ndjeshëm edhe përballë Hyjit. Vetëm shërbimi për tjetrin m‟i hap sytë
          e mi për atë që Hyji bën për mua dhe për atë se si Ai më do. Shenjtërit – të
          mendojmë për shembull për të lumturën Terezen e Kalkutës (Nënën Tereze)
          – e kanë dëshmuar aftësinë e tyre ta duan të afërmin, përherë në mënyrë të
          re, nga takimi i tyre me Hyjin eukaristik dhe, ky takim, në mënyrë të
          ndërsjellë, ka provuar realizmin dhe thellësinë e tij pikërisht në shërbimin e
          tyre për të tjerët”

                                                 [Benedetto XVI, Deus caritas est. Lettera enciclica, f.41]


           “E lumturuara Terezja nga Kalkuta është një shembull shumë i qartë nga fakti se koha
          kushtuar Zotit në lutje jo vetëm që nuk e dëmton efektshmërinë dhe veprimin e dashurisë
          ndaj të afërmit, po në të vërtetë është një burim i pashtershëm. Në letrën e saj të Kreshmëve
          të vitit 1996, e Lumturuara u shkruante bashkëpunëtorëve laikë: „Ne kemi nevojë për këtë
          lidhje intime me Hyjin në jetën tonë të përditshme. E si mund ta mbajmë atë? Nëpërmjet
          lutjeve”.

                                               [Benedetto XVI, Deus caritas est. Lettera enciclica, f.82.]


PAPA PALI VI

           “Po e paraqesim si mrekulli (përbindje) për të gjithë, këtë lajmëtare guximtare të dashurisë
          së Krishtit… E përvuajtura Nëna Tereze… bëhet shembull dhe simbol i kësaj shpikjeje e
          zbulimi: zbulimi, gjithmonë aktual, se çdo njeri është vëllau ynë… Edhe një herë Ungjilli
          shëndriti në historinë e Kishës dhe në përparimin shoqëror, duke ringjallur shpresën për
          mirësi, shpresën për një jetë ideale, të vërtetën e ndriçuar të fjalëve të Shën Irineut:
          “Lumturia e Zotit është njeriu i gjallë”.




  Homelia e Papës Gjon Pali II-të,
  mbajtur gjatë celebrimit eukaristik
  për lumnimin e Nënës Tereze
    “Kush do(n) të jetë i pari midis jush do të jetë shërbëtori i të gjithëve” (Mk 10,44). Këto
fjalë të Jezu Krishtit thënë dishepujve, të shqiptuara pak më parë në këtë Shesh,
tregojnë cila është rruga që çon te “madhështia” ungjillore.
    Është rruga që vetë Krishti e ka bërë deri në kryqëzim; një shtegtim i dashurisë dhe i shërbimit, që
përmbys çdo logjikë njerëzore. “Të jesh shërbëtor i të gjithëve!”
    Mbi bazën e kësaj logjike ka vepruar Nëna Tereze e Kalkutës, themeluese e Misionareve të dashurisë,
që sot kam gëzimin ta shënoj në Librin e të lumnuemve. Personalisht i jam mirënjohës kësaj gruaje të
guximshme, që përherë e kam ndjerë pranë vetes.
    Ikonë e Samaritanes së mirë, ajo shkonte kudo për t‟i shërbyer Krishtit ndër të varfrit e më të varfërve.
As konfliktet dhe as luftërat nuk ia dolën ta ndalin. Herë mbas here vinte e më fliste për përvojat e saj në
shërbim të vlerave ungjillore. Më kujtohen, fjala vjen, intervenimet e saj në të mirë të jetës e kundër
abortimit, edhe me rastin e dhënies së çmimit Nobel për paqe (Osllo, 10 dhjetor 1979). Theksonte: Nëse
dëgjoni se ndonjë grua nuk do ta mbajë fëmijën e vet e dëshiron të abortojë, bëni përpjekje ta bindni që të
ma sjellë atë fëmijë. Unë do ta dua, duke e parë në të shenjën e dashurisë së Zotit.”
    A nuk është kuptimplote që lumnimi i saj bëhet pikërisht në ditën, në të cilën Kisha e kremton Ditën e
misionares së botës? Me dëshminë e jetës së vet Nëna Tereze na kujton të gjithëve se misioni i
ungjillizimit të Kishës bëhet nëpërmjet dashurisë, mbahet me lutje dhe me dëgjimin e fjalës së Zotit.
Emblematikë e një stili të këtillë të misionares është pamja që paraqet e Lumnuemja e re, ndërsa, me një
dorë e shtrëngon dorën e një fëmije, me tjetrën, bën të rrjedhë kurora e Rruzares.
    Përfillje e veprim, ungjillizim e nxitje njerëzore: Nëna Tereze e shpall Ungjillin me jetën e saj dhuruar
krejtësisht të varfërve, po në të njëjtën kohë, kredhet në lutje.
    “Kush do(n) të jetë i madh midis jush do të bëhet shërbëtor i juaj” (Mk 10, 43). Me ndjenjësim të
veçantë e kujtojmë sot Nënën Tereze, shërbëtore e madhe e të varfërve, e kishës dhe e mbarë botës. Jeta e
saj është një dëshmi e dinjitetit dhe privilegj i shërbimit të përvuajtur. Ajo kishte zgjedhur që të ishte jo
vetëm më e vogla, po shërbëtorja e më të vegjëlve. Si një nënë e vërtetë për të varfrit, iu përkushtua atyre
që vuanin nga varfëria në mënyra të ndryshme. Madhështia e saj qëndron në aftësinë që të japë pa i bërë
llogaritë, të japë “derisa ta pësojë”. Jeta e saj ka qenë një gjallim (jetesë) rrënjësore dhe një kumtim i
guximshëm i Ungjillit.
    Rënkimi i Krishtit në kryq “Kam etje” (Gjn 19, 28), që shpreh thellësinë e dëshirës së Hyjit njeri, ka
hyrë në shpirtin e Nënës Tereze dhe ka gjetur një truall të plleshëm në zemrën e saj. Shuarja e etjes së
dashurisë dhe qetësimi i shpirtit të Krishtit në njësim me Marinë, Nënën e Jezusit, qe bërë qëllim i vetëm i
jetës së Nënës Tereze dhe forca e brendshme, që bënte ta tejkalonte vetveten e të “shkonte në vrap” nga
një anë e botës në tjetrën me qëllim të veprimit për shpëtimin dhe shenjtërimin e të varfërve nga më të
varfrit.
    “Çdo herë që do t‟i bëni këto gjëra vetëm për njërin prej këtyre vëllezërve të mi, do t‟i bëni për mua”
(Mt 25, 40). Kjo pjesë e Ungjillit, kaq themelore për ta kuptuar veprimin e Nënës Tereze, ishte bazë e
bindjes së saj, përplot besim, që në prekjen e trupave të dobësuar të të varfërve prekte trupin e Krishtit.
Ishte vetë Jezusi, i fshehur në rrobat e ngashëryera të të varfrëve e më të varfrit, që e drejtonte shërbimin e
saj. Nëna Tereze e nxjerr në dritë kuptimin më të thellë të shërbimit: akti i dashurisë i bërë për të uriturit,
për të eturit, për të huajt, për skamnorët, për të sëmurët, për të burgosurit (krh. Mt 25, 34-36) i bëhej vetë
Jezusit.
    Duke e njohur Atë, i shërbente me përkushtim të plotë, duke shprehur butësinë e dashurisë së saj
nusërore. Në këtë mënyrë, në dhënien e plotë të saj Hyjit dhe të afërmit, Nëna Tereze gjeti mbështetjen
më të lartë dhe përjetoi cilësitë më fisnike prej gruaje. Dëshironte të ishte një “shenjë e dashurisë së Zotit,
e pranisë së Zotit, e mëshirës së Zotit” dhe, në këtë mënyrë, u përkujtonte të gjithëve vlerën dhe dinjitetin
e secilës krijesë të Hyjit, “krijuar për të dashur e për të qenë i dashur”. Kjo bënte që Nëna Tereze “i sillte
shpirtrat (njerëzit) te Zoti dhe Zotin te shpirtrat (te njerëzit)”, duke e shuar etjen e Krishtit, para së
gjithash të personave më të varfër, të cilëve, nga vuajtjet e nga dhembjet, u ishte errësuar vizioni i Zotit.
“Biri i njeriut ka ardhur të japë jetën e vet për shëlbimin e të tjerëve” (Mk 10, 45). Nëna Tereze e ka
përjetuar zjarrin e kryqëzimit në mënyrë të veçantë gjatë viteve të gjata të “errësirës së brendshme”. Ishte
ajo një provë e veprimit të thekët, në të njëjtën kohë “dhuratë dhe privilegj” i veçantë.
    Në çastet më të errta ajo jipej më me ngulm në lutje përpara Sakramentit të Shenjtë. Ky mundim i
ashpër shpirtëror e bëri të identifikohet përherë e më tepër me ata, të cilëve u shërbente çdo ditë, duke
vënë në provë vuajtjen e ndonjëherë edhe mohimin e vetvetes. Donte të përsëritte se varfëria më e madhe
është ajo që të jesh i padëshiruar, të mos kesh askënd që të kujdeset për ty.
    “Na jep, o Zot, hirin tënd, në ty shpresojmë”. Sa herë, si Psalmisti, edhe Nëna Tereze, në çaste të
pikëllimit të bredshëm, ia përsëritte Zotit të saj: “Në ty, në ty shpresoj, Zoti im!”
    Ta lavdërojmë këtë grua të vogël të dashuruar në Hyjin, kumtuese e përvuajtur e Ungjillit dhe
mirëbërëse e palodhshme e njerëzimit. Ta nderojmë këtë grua, njërën nga personalitetet më të
rëndësishme të epokës sonë. T‟ia pranojmë mesazhin dhe ta ndjekim shembullin e saj.
    Maria virgjër, Mbretëresha e të gjithë shenjtorëve, na ndihmo që të jemi të arsyeshëm e të përvuajtur
me zemër si kjo kumtare e guximshme e Dashurisë. Na ndihmo t‟i shërbejmë me gëzim dhe me
buzëqeshje secilit person që e takojmë. Na ndihmo të jemi misionarë të Krishtit, paqja jonë dhe shpresa
jonë. Amen!
                                                                                       Dita e misionares botërore
                                                                                            E dielë, 19 tetor 2003
                                                                                       Shpresa, Nr. 2005, f.20-21



   Formula e beatifikimit

   Nos, vota Fratris Nostri Lucae Sirkar, Archiepiscopi Calcuttensis, necnon plurimorum aliorum
Fratrum in Episcopatu multorumque christifedelium explentes. De Congregationis de Causis Sanctorum
consulto, Auctoritate Nostra Apostolica facultatem facimus ut Venerabilis serva Dei Teresia de Calcutta
Beatae nomine in posterum appelletur eiusque festum die ipsius natali, idest quinta Septembris, in locis et
modis iure statutis, quotannis celebrari possit.
   In nomine Patris et Filiii et Spiritus Sancti.

   Ne, duke pranuar dëshirën e Vëllait Tonë, Luka Sirkar, Argjipeshkvit të Kalkutës, dhe shumë
vëllezërve të tjerë në episkopat, si edhe shumë besimtarëve, pasi kemi dëgjuar mendimin e Kongregatës së
Kauzës të Shenjtërve, me Autoritetin Tonë Apostolik miratojmë që Shërbëtorja e Denjë e Zotit Tereza e
Kalkutës tash e tutje të thirret e Lumtur dhe të ketë mundësi të kremtojë festën e vet në vende dhe sipas
rregullave të caktuara të së drejtës, çdo vit, në ditën e lindjes së saj për qiellin, më 5 shtator.

   Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt.

         Shpallja e misionareve të dashurisë me rastin e beatifikimit
         të Nënë Terezës
    Ne, Misionaret e Dashurisë, e falënderojmë Hyjin dhe shprehim nderimin, që Ati ynë i Shenjtë, Papa
Gjoni Pali II, zyrtarisht e ka pranuar shenjtërinë e Nënës sonë, Nënë Terezës, dhe e ka pranuar mrekullinë
e ndodhur përmes ndërmjetësisë së saj. Ne jemi të përmendur me përplot hare për beatifikimin, i cili u bë
më 19 tetor 2003 në Romë në ditën e Misioneve, në të dielën që i afrohet shumë edhe 25-vjetorit të
Pontifikatit të Gjonit Palit II, dhe në fund të vitit të Rruzares.
    Sot pas tri vjet e gjysmë të kërkimit dhe studimit për jetën dhe virtytet e saja, Kisha vërteton, që Nënë
Tereza e ka jetuar një jetë krishterore heroike dhe Hyji e ka ngritur në model shenjtërie dhe ndërmjetësimi
për të gjithë.
    Nënë Tereza është simbol i dashurisë dhe i mëshirës. Kur Nënë Tereza ishte ende në mesin tonë, ishim
dëshmitarë të shembullit të saj të shkëlqyer të virtyteve krishterore. Jeta e saj me plot dashuri në shërbim
të të varfërve ishte nxitje edhe për të tjerët, që të vijojnë kah e njëjta rrugë. Dëshmia e saj dhe porosia u
çmuan nga të gjitha religjionet si shenjë, që “Zoti ende sot e do botën”. Në pesë vitet e fundit të vdekjes
së saj njerëzit kanë kërkuar ndihmën e saj dhe janë mëshiruar përmes ndërmjetësisë së saj. Përditë vinë
shtegtarë nga India dhe e tërë bota për t‟u lutur te varri i saj dhe për ta ndjekur shembullin e saj të
shërbimit të përvujtë duke filluar që nga jeta e tyre familjare.
    Nënë Tereza shpesh thoshte: “Shenjtëria nuk është luks për të paktët, është detyrë për
secilin”. Dhashtë Zoti të na ndihmojë shembulli i saj, që të vdesim në shenjtëri: duke e dashur Zotin, duke
e dashur dhe respektuar çdo njeri, që është i krijuar në shëmbëlltyrën e Tij, dhe duke u përkujdesur për
vëllezërit në vuajtje. Dhashtë Zoti që të gjithë të sëmurët, të vuajturit dhe të gjithë të tjerët që e kërkojnë
ndihmën e Zotit, të gjejnë te Nënë Tereza miken dhe ndërmjetësen.

   Sr. M. Nirmala, MCFr. Brian, MC
   Eprore gjeneralePostulator




IV. Personalitete për Nënë Terezën


Bill Clinton
-Ish-President i SHBA-
             “Me vdekjen e Nënë Terezës bota humbi njërin prej gjigandëve të epokës sonë, që ishte në
            të njëjtën kohë një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë... Mbretërit, mbretëreshat,
            presidentët, kryeministra, partiakët dhe papët vijnë dhe ikin. Po ashtu edhe fituesit e çmimit
            Nobël, por Nënë Terezë do të ketë vetëm një. Ajo jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë dhe
            ne i jemi mirënjohës për këtë”.
Hilari Clinton
-Ish-Zonja e parë
e “Shtëpisë së Bardhë”-
            Pas ceremonisë së varrimit, në takim me delegacionin shqiptar shprehu mirënjohje: [i“Ishte
            një bijë e denjë e vendit tuaj”.

             Nënë Tereza paqja e shpirtërave njerëzorë
Nënë Tereza shërbeu me vetmohim dhe me dashuri dhe, padyshim, u dha paqe shumë e
shumë të tjerëve. Sot, ndërsa po i themi lamtumirën e fundit Nënë Terezës na kujtohet
përsëri mësimi i saj se, të ushqesh fëmijë, të mbyllësh një plagë dhe të kujdesesh për ata që
janë duke vdekur, ndihmon, në fund të fundit, në përmirësimin e shpirtit njerëzor. Punën e
Nënë Terezës dhe misionin e saj për t‟u sjellë dashuri dhe qetësi të varfërve dhe të
braktisurve në Indi dhe në të gjithë botën, e njihja shumë kohë para se të takohesha me të.
Megjithatë, nga ato që kisha lexuar ose dëgjuar asgjë nuk më kishte përgatitur për takimin
me atë grua trupvogël, të vendosur dhe të këndshme gjatë lutjeve kombëtare të mëngjesit në
shkurt të vitit 1994. Së bashku me Presidentin, e përshëndetëm Nënë Terezën para fillimit të
lutjeve dhe kur na kërkoi të takohesh me ne privatisht, më pas, menjëherë thamë po. Duke
përdorur një stol që arrinte lartësinë e podiumit Nënë Tereza mahniti të gjithë të pranishmit
që kishin mbushur plot sallën më të madhe të ballove në Washington D.C. Ajo foli pa letër,
duke na bërë thirrje të kujdesemi për të gjithë ata që shoqëria i ka lënë në varfëri, të
pambrojtur. Foli edhe kundër abortit. Pas fjalimit së bashku me Billin, thotë zonja Klinton, u
ulëm për të biseduar me Nënë Terezën në një prej ambienteve pas skenës. Ajo më mori
dorën, duke e vënë midis dy duarve të saj dhe më tha se ishte lutur për mua dhe burrin tim,
për punën që po përpiqeshim të bënim, veçanërisht për të mbuluar të varfërit me sigurim
shëndetësor. Në takim folëm edhe për abortin. Megjithëse, patëm mosmarrëveshje për
kontrollin e lindjeve dhe nëse duhej ligjëruar apo jo aborti, ramë dakord se birësimet duhen
nxitur. Biseduam se ç‟duhej bërë që birësimi të ishte një alternativë reale për gratë shtatzënë
që nuk duan t‟i mbajnë fëmijët dhe për t‟i lehtësuar proçedurat për ata prindër që dëshirojnë
t‟u krijojnë jetimëve një strehë të ngrohtë. Pastaj Nënë Tereza më kërkoi ta ndihmoja për të
hapur një strehimore në Uashington, për foshnjët dhe fëmijët e vegjël, që janë në pritje të
birësohen. I thashë se do ta ndihmoja, megjithëse nuk e kisha idenë si mund të bëhej një gjë e
tillë. Një parandjenjë më thoshte që përmbushja e premtimit që i dhashë Nënë Terezës do të
kërkonte shumë punë. Për të gjetur rrugën për të kapërcyer procesin e komplikuar ligjor, që
kërkohet për hapjen e strehimoreve në Uashington, krijova një grup pune. I gjithë procesi
zgjati një vit e gjysmë. Gjatë kësaj kohe kujtoj me kënaqësi korrespondencat me Nënë
Terezën. Në shumë letra të saj, të shkruara me dorë ajo më tregonte se ku kishte qenë,
ç‟kishte bërë dhe padyshim më pyeste se si po ecte puna në jetimoren që ajo e quante
“Dhurata e Dashurisë”. Vitin tjetër pata rastin të shoh konkretisht punën e saj, gjatë vizitës
që bëra në Indi, së bashku me vajzën time. Në New Delhi vizituam një jetimore të
misionarëve të bamirësisë, urdhëri që kishte themeluar Nënë Tereza, më 1950-n. Ndërtesa ku
shkuam ishte e mbushur me foshnja, të vendosura në djepe. Duke parë mjedisin përreth
mendja më shkoi te përpjekjet që po bëja në Uashington për të përmbushur premtimin që i
kisha bërë Nënë Terezës, për të hapur edhe atje një shtëpi fëmijësh për foshnja. Ajo që pashë
në NewDelhi as që mund të mendohej se do të ishte miratuar nga autoritetet e Uashingtonit.
Por dhomat e mbushura plot me foshnja, kishte diçka që asnjë ligj nuk e garanton dot,
dashurinë e madhe për fëmijët, që ishin lënë në mëshirë të fatit. Me Nënë Terezën u takova
për herë të dytë në Uashington me rastin e hapjes së shumëpritur të shtëpisë së fëmijës “Nënë
Tereza”, për foshnjet, më 19 qershor 1995. Para ceremonisë së përurimit, së bashku me Nënë
Terezën dhe motrat që do të punonin aty, bëmë një vizitë në jetimore. Para se të dilnim për të
prerë shiritin e përurimit, ajo më tha: “Kjo është një dhuratë dashurie. Por mua më kanë
thënë se nuk mund të jap dot dhuratën e paqes, pasi unë nuk jap dot paqe. “Nënë Tereza
             donte të thoshte me ato fjalë, më duket, se puna e kishte detyruar të prishte paqen, të trazonte
             qetësinë e atyre që jetonin në rehati, për të ndihmuar të varfrit. Që nga momenti që ajo dëgjoi
             thirrjen e Zotit për t‟i shërbyer atij në mesine të varfërve më të varfër, deri në momentin që
             ajo mbylli sytë, në moshën 87 vjeçe, Nënë Tereza shërbeu me vetëmohim dhe me dshuri dhe,
             padyshim, u dha paqe shumë më shumë të tjerëve. Sot, ndërsa po i themi lamtumirën e fundit
             Nënë Terezës na kujtohet përsëri mësimi i saj se, të ushqesh fëmijë, të mbyllësh një plagë
             dhe të kujdesesh për ata që janë duke vdekur, ndihmon, në fund të fundit, në përmirësimin e
             shpirtit njerëzor”.




Ronald Regan
-Ish-President i SHBA-
            “Fjalët që dilnin nga goja e saj ishin në përputhje me mënyrën se si e kaloi ajo jetën, diçka
           vërtetë e rrallë në botën e sotme.”
           “Heroinë e kohëve tona. Disa njerëz shumë të paktë në numër janë në kuptimin e plotë të
           fjalës qytetarë të botës. E para prej tyre është Nënë Tereza”
           “S‟është e mundur të jesh në praninë e një personi si Nëna Tereze, pa e shikuar botën me më
           tepër optimizëm... Atë në heshtje, me vëmendje dhe dashuri e kemi dëgjuar, si heroinën e
           kohës sonë”.
                                                                                 Republika, 7 shtator 1997,
                                                                              Rilindja, 16 shtator 1997, f.6.
Narajan
- President i Indisë -
           “Vdekja e Nënë Terezës është një nga humbjet më të mëdha për miliona indianë të varfër.
           Një grua e tillë vjen rrallë në këtë botë.”
                                                                               Rilindja, 10 shtator 1997, f.6
Zhak Shirak
- Presidenti i Francës -
           “Nënë Tereza mishëronte për mrekulli atë dhunti me atë virtyt të solidaritetit që sot është një
           nevojë për botën moderne. Tashmë bota ka më pak dashuri, më pak mëshirë, më pak dritë.
           Por ajo na la një mesazh që nuk njeh kufij dhe që tejkalon besimin për ndihmën, kujdesin
           ndaj tjetrit dhe solidaritetit”.
                                                                            Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Elizabeta II
-Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Anglez -
             “Shembulli i dedikimit të saj për gjithë jetën ndaj të varfërve të të gjithë besimeve, kanë qenë
             një frymëzim për të gjithë botën. Ajo do të jetojë në zemrat e të gjithë atyre të prekur nga
             dora e saj bamirëse.”
Princi Filip
-Anëtar i Familjes Mbretërore-
             Mbasi ka takuar dhe i ka dhuruar Nënë Terezës çmimin, është shprehur: “Një forcë e
             jashtëzakonshme është futur në shpirtin e Nënë Terezës... Në çdo pikëpamje ajo ka bërë një
             punë të mirë dhe bota sot ka shumë nevojë për këtë lloj mirësie, për këtë lloj zemërgjerësie
             praktike”.
             “Mirësia e madhe e cila shëndriti botën nëpërmjet jetës dhe veprave të Nënës Tereze mund të
             na frymëzojë vetëm për përvujtëri, mrekulli dhe admirim. Çka mund të themi tjetër kur
             veprat flasin kaq qartë vetvetiu për të. Unë nuk di se çka të them për të, nuk kam guxim të
             flas për Nënën Tereze. Mendoj se të gjithë mund të mësojmë prej shembullit të saj...
             Nëna Tereze qe e edukuar në fe në gjirin e familjes dhe të bashkësisë, traditës së krishterë.
             Kjo ngjau nëpërmjet të ndikimit dhe edukimit familjar dhe të bashkësisë së vërtetë të
             krishterë, ku ajo filloi të jetë e vetëdijshme për mirësinë dhe dashurinë e Zotit. Kjo përvojë e
             përgatiti për një vepër të tillë...”
Toni Blair
- Kryeministri i Britanisë së Madhe-
           “Bota do të trishtohet nga vdekja e Nënë Terezës...”
                                                                            Republika, 7 shtator 1997, f.13




Oscar Luigi Scalfaro
-Ish-Presidenti i Italisë-
            Mbas ceremonisë së varrimit në Kalkuta dha këtë vlerësim para gazetarëve: “Nënë Tereza
           është mbretëresha e mëshirës dhe e përkushtimit botëror njerëzor. Jeta e motrës së madhe - të
           vogël ishte përkushtuar krejtësisht të tjerëve.”
                                                                           Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Tomas Klestil
-Presidenti i Austrisë-
           “Me Nënë Terezën bota humbi një personazh të qetë por plot forcë, e cila për dekada ka qenë
           një simbol dashurie për të tjerët”.
                                                                           Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Nelson Mandela
-Ish-President i Afrikës së Jugut,
dënuar 28 vjet me burg
për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e zezakëve-
             “Vdekja e murgeshës katolike Nënë Tereza do të ndjehet shumë në përpjekje për paqen
             botërore dhe për t‟u ardhur në ndihmë nevojtarëve. Vdekja e saj është një humbje për të
             gjithë njerëzimin. Ajo do të na mungojë shumë në përpjekjet tona për të arritur paqen nëpër
             botë.”
                                                                              Rilindja, 10 shtator 1997, f.6.
Fernando Henrik Kardozo
-President i Brazilit-
           Nënë Tereza ishte një prej personazheve më të ndritshëm të Kishës Katolike të këtij
           fundshekulli”.
                                                                           Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Emil Kostantinesku
-Presidenti i Rumanisë-
           “Me jetën e saj shembullore, Nënë Tereza na fton të rizbulojmë vlerat njerëzore që shpesh
           harrohen; besimi te njerëzit, modestia, kurajoja, dashamirësia ndaj të varfërve. Prandaj, ky
           moment rikujtimi kthehet në moment të së vërtetës dhe trishtimit të patundshëm.”
Haile Selaisë
-Perandori i Etiopisë-
           Pas një takimi me Nënë Terezën e cila kërkonte t‟u sillte dashuri e mirësi për të gjithë ata që
           nuk i do njeri, i mahnitur nga misioni i saj në botë tha: “Kam dëgjuar për punën e mirë që
           bëni. Jam shumë i lumtur që erdhët. Po, le të vijnë Motrat e tua në Etiopi”.
Muhamet Katani
-Presidenti i Iranit-
            “Madhështia e Nënës Tereze konsiston në shpirtërimin e madh nga mendimet e mëdha të
           vlerave morale e fetare që ajo mbante për të mirën e njerëzimit”.
Robinson
-Presidente e Irlandës-
           “Shpërblimi më i madh për Nënë Terezën është të qeshurit e fëmijëve të rrugës, të cilët ajo i
           ndihmoi në Kalkutë.”
                                                                             Rilindja, 10 shtator 1997, f.6
Robert S. Mak Namaras
-President i Bankës Botërore-
           “Nënë Tereza e meriton çmimin Nobel për Paqe, sepse e ka nxitur paqen në mënyrë më
           kryesore duke afirmuar patjetërsimin e dinjitetit njerëzor”.

Indira Gandi
-Kryeministrja e Indisë-
          Ajo dhe djali i saj Raxhiv, kur ai u bë kryeministër, e prisnin sa herë që donte Nënë Tereza. I
          pëlqente miqësia e ngushtë që kishte me Indira Gandin. Ajo thotë për Nënë Terezën: “Të
          takohesh me të do të thotë të ndihesh krejt e përulur, të ndiesh pushtetin e butësisë, forcën e
          dashurisë”.
                                                                                 R.D. 6 shtator 2009, f.10
Lionel Zhospen
-Kryeministri i Francës-
          “Vdekja e Misionares Nënë Tereza do të krijojë një boshllëk të madh për të gjithë ata që e
          donin”.
                                                                         Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Zhan Kretien
-Kryeministri i Kanadasë-
          “Jam thellësisht i trishtuar, për vdekjen e një njeriu krejtësisht të përkushtuar në dobi të
          humanizmit botëror”.
                                                                         Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Romano Prodi
-Ish-Kryeministri i Italisë-
          “Ndjehem i prekur dhe i mallëngjyer. Nënë Tereza ishte shembull i ndritshëm dashurie për të
          tjerët.”
                                                                         Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Matir Muhamed
-Kryeministri i Malajzisë-
          “Nënë Tereza ishte një shembull e përkushtimeve vetmohuese të bamirësisë”.
                                                                            Rilindja, 10 shtator 1997, f.6.
Antonio Guetarres
-Kryeministri i Portugalisë-
           “Vdekja e Nënë Terezës, përfaqëson një humbje të pazëvendësueshme, jo vetëm për Kishën,
           por për të gjithë ata që mburren me vlerat e humanizmit dhe solitaritetit”.
                                                                        Republika, 7 shtator 1997, f.13.
Rigo Berto Mençu
-Laureate e çmimit Nobel për Paqe nga Guatemala-
           “... Njerëzimi ka nevojë të madhe t‟i kuptojë dhe t‟i çmojë mësimet e besimit të shpresës dhe
           të dinjitetit që na i la murgesha shqiptare katolike.
           ... Nënë Tereza na la trashëgiminë e paçmueshme të luftës për barazi dhe drejtësi. “
                                                                            Rilindja, 10 shtator 1997, f.6.
Majkëll Flanagan
-Kongresmen republikan (SHBA) -
           “Nënë Tereza është njeri i shenjtë. Ajo ka punuar pa u lodhur për të sëmurët dhe njerëzit e
           varfër.”
                                                                      Gazeta Shqiptare, 19 shtator 1996.
Anxhelo Sondo
-Sekretar i Shtetit të Vatikani -
            “Për shenjtërimin e San Françiskos u deshën thjeshtë dy vjet, ndërsa për atë të San
            Françeskos u deshën thjeshtë dy vjet ndërsa për atë të San Antonios vetëm një vit,
            shpresojmë që për Nënë Terezën, shenjtërimi të realizohet brenda një kohe shumë të
            shkurtër.”

Motër Nirmala
- Superiore e Urdhërit “Misionaret e Dashurisë”-
(qysh nga muaji mars 1997 me propozimin e vetë Nënë Terezës
u bë pasuese e Kongregacionit që ajo vetë themeloi )
          “Jezu Krishti deshti të varfërit midis të varfërve, duke na dërguar ne Nënë Terezën. Krishti
          deshti që Nënë Tereza të ishte e varfër. Nënë Tereza i është përgjigjur PO Krishtit. Zoti u bë
          njeri e u bë çelës për të gjithë jetën e Nënë Terezës. Një jetë dashurie për të varfërit e më të
          varfërve. Ky është misioni që ka zbuluar se sa shumë duhet t‟i duam ata. Ajo nuk lodhej së
          përsërituri këtë koncept: “Ajo që keni bërë ju për mua është që ta duam Zotin”, - thoshte
          Nënë Tereza. Ky urdhër i Dashurisë së bashku me vëllezërit e tjerë kontemplativë përbën
          dedikimin tonë për të shërbyer falas për të varfërit e më të varfërve. Ne të gjithë me
          dashurinë e Zotit duhet t‟u shërbejmë njerëzve, dashuri për të varfërit që nuk kanë asgjë, por
          posedojmë gjithçka me Zotin. Kjo është një dhuratë e Nënë Terezës.”
Mons. Henri Suza
-kryeipeshk i dioqezës së Kalkutës-
          “Bota ka dëgjuar shumë për Nënë Terezën. Nënë Tereza e Kalkutës është e vdekur. Ajo
          godet sot miliona zemra të të gjithë botës. Në udhën e jetës së saj, ishte parë personaliteti më
          i pashëm i jetës sonë. Prania e shumë personaliteteve në ceremoninë funebre dëshmon për
          prestigjin e saj në tërë botën. Nënë Tereza kishte aftësi për të qenë afër të varfërve dhe në
          zemrat e tyre. Cilësia e jetës njerëzore është mjaft e rëndësishme në çfarëdo kushti: Një të
          varfër e kapi për dore në Londër e i tha: “Sa kohë ke që se ke ndjerë ngrohtësinë e dorës?”
          Vepra e Nënë Terezës nuk mendohej të shkonte aq larg. “Asnjëra nga ne nuk kishte
          eksperiencë, mundësi për të afruar gjera materiale për të cilat kjo botë ka aq shumë nevojë”, -
          thoshte shpesh Nënë Tereza- Zoti u shërben atyre”.
Kardinal Paskal
dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Hungarisë -
           Gjatë hapjes në Budapest të shtëpisë së parë “Misionareve të Dashurisë” nga vetë Nënë
          Tereza në vitin 1989: “Nuk mund të jetë një popull i vogël ai që ka dhënë një Nëna aq të
          madhe”.

Oliver Clement
- teolog ortodoks-
            “Nënë Tereza dëshmon më mirë se askush se Zoti ynë është Zot i gjallë, ende përuron dhe
            frymëzon, sepse pa Zotin kjo grua s‟do të ishte ajo që është”.
Kardinal Tenzola
            “Nënë Tereza kishte aftësi për të qenë afër dhe për të hyrë në zemrat e njerëzve. Mesazhi më
            i madh që i jepte botës ishte cilësia e jetës së botës brenda çfarëdo kushti. Me përshtatjen që
            ajo bënte, ajo donte të luftonte braktisjen. Duart e dashura të Nënë Terezës emetonin dashuri
            të përhershme, duke i kaluar kufijtë: “Nuk do ta arrinin ta gjenin etjen e Krishtit pa e përkuar
            atë”, - u thoshte Nënë Tereza motrave të veta. Në dhjetë vitet e fundit iu bënë shumë atribute
            në formë legjende. India i ka dhënë zmerën e saj. Nënë Tereza ishte një person unik. “Me
            bekimin e Zotit me përpjekjet tona do të mund të japim kontributin tonë kësaj bote që
            kishte kaq nevojë”,- ka thënë Nënë Tereza. Në duart e saj ajo mbante rruzaren.”




Cardinal, Simon D. Lourdusamy
-prefekt i Kongregatës për Kishat Lindor -
            “Si bir i Indisë gëzohem shumë për veprën madhështore të Nënë Terezës pikërisht në
            atdheun tim, aq sa me të drejtë bota sot e quan atë“Nënë Tereza e Kalkutës”. Kur isha
            kryeipeshk i Bengalores pata kënaqësi të shoh tri shtëpi për Misionaret e Dashurisë...
            Tani... kam edhe një arsye të veçantë për t’u gëzuar me Nënë Terezën, për Shqipërinë e
            dashur, e cila pjesërisht ishte e lidhur me këtë kongregatë. Jeta e Nënë Terezës në tërësi
            është “përleshje guximtare e dashurisë”. Të sëmurët dhe të varfërit janë gjithnjë në kujdes të
            saj. Përveç tyre, ajo kujdeset edhe për fëmijët e dëbuar dhe bonjakë. Nënën e botës së
            mjeruar, si e përcakton me të drejtë dom Lushi Nënë Tereza, e shikon sot tërë bota. Nga
            Kuba deri në Moskë, nga Afrika, nga Evropa, nga Azia, nga Amerika të gjithë e duan dhe
            përkrahin atë “virgjër dhe nënë”, e cila i përqafon të gjithë nevojtarët e botës.”
Prof. Grosh
- përfaqësues i fesë Indu-
          “Nënë Tereza është simbol i Universit dhe e tillë ajo do të mbetet gjithmonë. Tradita
          shpirtërore e Indisë na mëson se njeriu beson absoluten. Ai është peligrin shtegtar i
          absolutshëm. Në besimin indus ka praninë e përhershme Universi dhe Paqja.”
Rrahmar Manhati
-përfaqësues i fesë Islame në Indi-
          “Kudo që të ndodhesh, o Zot, edhe ti nëse do të bëhesh i paarritshëm unë do të të gjej. Kur
          një trup vdes data është përcaktuar nga përjetësia. Çdo krijesë jetësore duhet të përballet me
          këtë provë të vdekjes. I Lutemi Zotit që shpirti i Nënës Tereze të pushojë në Parajsë.”

Naumatra Rey
-induist-
             “Ajo është Nëna e Indisë dhe nëna e mbarë botës, sidomos e botës që vuan, është mrekullia e
             dashurisë së krishterë për mbarë rruzullin tokësor”.
Dom Martin Karter
- prift në një famulli të New Yorkut
të banuar nga zezakët, ku ekziston një qendër bamirësie -
             “Askush nuk i thoshte dot jo. Nënë Tereza ishte e fortë, këmbëngulëse dhe nuk bënte asnjë
             lëshim në punën e saj për të ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët. Mungesa e saj në tokë do të
             ndihet shumë. Njerëzit duhet të gëzohen, pasi nga pikëpamja fetare Nënë Tereza tashmë ka
             hyrë në jetën e amshuar”.
Don Segundo Tejado
-misionar italian në Tiranë-
             “Por mendoj se nuk mund të kuptohet me përpikmëri një karizëm, nëqoftëse në njëfarë
             mënyre nuk kuptohet vendi ku ajo ka lindur. Ashtu si për Shën Terezën është shumë e
             rëndësishme që të njohësh Castilian spanjolle apo për Françeskun, Asizin në Umbria, për të
             njohur karizmën e Nënë Terezës është e pamundur që të mos merret parasysh vajtja në
             Kalkutë, në këtë qytet shumë të varfër plot me kontraste dhe në të njëjtën kohë plot jetë dhe
             shpresa. Pra, ky udhëtim më ka ndihmuar dhe më ka pëlqyer sepse më ka bërë të kuptoj më
             mirë se si ka mundur të lindë kjo karizmë në mes të këtij shekulli dhe se si Zoti e solli Nënë
             Terezën deri në këtë vend, për t‟i dhënë Kishës së Tij një karizëm kaq të rëndësishëm, forcën
             dhe përshpirtërinë e saj. Nëse do të mund të thonim kështu, gjithçka, gjithçka lindi në këtë
             qytet. Në fakt themi Nënë Tereza e Kalkutës, Shën Françesku i Asizit, Tereza e d‟Avilës,
             Injaci i Loyolës e kështu me radhë. Pra çdo shenjt lidhet me një qytet. Nga ana tjetër unë jam
             ndjerë krenar që punoj në Shqipëri, sepse ajo është gjithashtu një shqiptare dhe kjo më ka
             bërë mua të reflektoj në ndjenjën që aq herë gjejnë disa njerëz shqiptarë arriti deri në këtë
             pikë, me Papa Gjon Palin II, me Gandin e me ndonjë tjetër, pikërisht në këtë shekull, mund
             të thuhet se ky vend ka material të mirë për të bërë një skulpturë të arritur në qenien
             njerëzore”
“Baratija Vidja Bavan”
- organizatë shumë e respektuar indiane,
e ngritur për të ringjallur vlerat dhe kulturën indiane -
              Duke i dhënë Nënë Terezës çmimin më të lartë ata e quajtën atë si: “Një kryqtare të qetë,
             por me kurajë, e cila, në një çast të frymëzuar nga Zoti, kishte nisur një mision të
             mëshirshëm dhe keqardhës, për të lehtësuar dhembjet e milionave në të gjithë botën - e atyre
          që janë pa emër, pa zë, të dëshpëruar dhe pa njerëz e pa shtëpi, të cilët Mahatma Gandi i
          pagëzoi si “daridra narajan”. Presidenti i organizatës ka vlerësuar Nënë Terezën me fjalët:
          “Ajo është një nga ato shpirtrat e rralla që i ka kaluar të gjitha pengesat e racës, fesë, besimit
          dhe kombit. Ajo nuk kërkon mbretëri, as nderë, madje as shpëtim të shpirtit ose moksha. Ajo
          është një Vaishnavajana e vërtetë - këngëtare e Zotit - e përkushtuar tërësisht ndaj heqjes së
          pida paraxhi (dhembjes së të tjerëve), në mënyrën e Mahatma Gandit”.
Navim Çavalla
-Shkrimtar i shquar indian-
          “Ajo i dha kuptim tjetër fjalës mëshirë. Për atë çdo njeri i braktisur, i varfër, i sëmurë ishte
          një njeri që ajo mendonte se duhet ndihmuar në dashuri dhe mëshirë. Ndonjëherë i thosha:
          “Nënë nuk është e mundur që ti t‟i ndihmosh të gjithë nevojtarët e botës. Ajo më përgjigjej
          se sikur oqeani të ishte për një pikë ujë më i vogël si rrjedhojë e punës së mirë, atëherë për
          mua edhe ajo punë do të ishte e vlefshme.”
          “India rrëmbeu imagjinatën e Nënës Terezë që kur qe vajzë e re në Shqipëri. Gonxhe
          Bojaxhiu erdhi në Indi dhe e bëri atë vend të saj dhe populli indian iu përgjigj me dashuri.”
                                                                               Rilindja, 10 shtator 1997, f.6.
Dagllas Bekshen
-Korespondenti i Zëri të Amerikës-
          “Nënë Tereza... si shenjtore legjendare të lagjeve të varfëra, laureatja e çmimit Nobel për
          paqe, kishte marrëdhënie të veçanta me Indinë dhe popullin e saj.”
                                                                               Rilindja, 10 shtator 1997, f.6.
Ivan Diaz
-Nunci apostolik-
          “Shqipëria i kishte dhënë një bijë të saj Indisë. Është India që i jep një bir të saj Shqipërisë”.
                                                                                   R.D. 6 shtator 2000, f.15.
Ferdinand Périer
-Kryeipeshk i Kalkutës-
           “E njoh që disa vjet personalisht motrën Maria Tereza (kështu quhej Gonxhe Bojaxhiu, më
          vonë Nëna Tereze), saktësisht nga (koha) kur ka mbërritur në Indi. Ka dhunti të mëdha,
          gjithmonë ka qenë thellësisht e përvuajtur dhe e nënshtruar, dhe ka përmbushur plotësisht
          (qëllimin), duke iu falënderuar shpirtit autentik religjioz që e ka shprehur gjithmonë. Është
          shumë e lidhur me institutin të cilit i përket dhe njëmend ndarja do të jetë për të e rëndë. E di
          se flijohet shumë dhe ka një shpirt fort të madh. Në tërësi mund të them se ka një aftësi të
          mirë të gjykimit”. [Letër nisur Vatikanit më 20 shkurt 1948.
                                              [Shih Madre Teresa, Sii la Mia luce. Gli scritti più intimi della
                                                                                  “Santa di Calcutta”, f.125.]
Franca Zambonini
          “Është Nëna Tereze që e ka bërë historinë, jo ky plak i varfër… Nëse do ta thoja
         përmbledhtas gjendjen e saj shpirtërore do ta përdorja fjalën lumturi. Po, ishte një grua
         absolutisht, tërësisht e lumtur…”
                                                             [Madre Tereza. La mistica degli ultimi, f.59, 62]
C. Van Exem
          “E dashura Nënë, nesër në mëngjes do ta mbaj Meshën e shenjtë, edhe me këto vështrime:
          1. që ju të mos i nënshtroheni operimit,
            2. që ju të mund të jeni në Kinë më 7 e 8 tetor 1998,
            3. që Hyji të më marrë mua e jo ju nëse kjo është dëshira e Tij; dëshira e Tij, jo imja.
            Jam me ju dhe me të gjitha motrat. Është një kalvar për çdo të krishterë. Jeta në kalvar për ju
            qe e gjatë, po Maria ju ka takuar gjatë jetës suaj, ju ende nuk keni hypur lart -në qiell, këtë do
            të bëni më vonë.
            E adhuroj sakramentin e bekuar që, jam i sigurt, ju e keni në dhomën tuaj.
            Lutu për mua e për shokët e mi, sidomos për shokët e Jezusit, me të cilët unë jam.
                                                                       I juaj i sinqertë – C. Van Exem
                                                                                     (16 shtator të vitit 1993)
               [Tri ditë më vonë ky udhëheqës shpirtëror i Nënës Tereze ndërroi jetë. Shih Kathryn Spink,
                                                               Madre Teresa. Una vita straordinaria, f.335.]


Giampaolo Mattei
          “Varej (Nëna Tereze – v. im) krejtësisht nga provania hyjnore për të gjitha nevojat tona e
         për ato të të varfërve… Më kujtohet se sytë e Nënës Tereze shikonin përtej kësaj bote. Nëna
         Tereze i qe dorëzuar në mënyrë të thellë, absolute, vullnesës së Zotit e, Zoti, e përdori si
         vegël për dashurinë e tij… Zemra e Nënës (Tereze) digjej nga dashuria për Krishtin –
         Eukaristinë (në kungim), të cilit ajo ia kushtoi krejtësisht dhe paanësisht jetën e saj, me një
         besim të përzemërt në Të, e Ai e shndërroi në Veten e vet. Kështu, kur njerëzit e shihnin atë,
         në realitet e shihnin vetëm Krishtin…”
                                             Io, Nirmala. La storia dell‟ “erede” di Madre Teresa di Calcata,
                                                                                                      f.20, 27
Motra Nìrmala
           “Lutja i ka shërbyer Nënës Tereze ta përballojë varfërinë, zhgënjimin, t‟i përballojë
          dhimbjet, vuajtjet e veta dhe të të tjerëve. Varri i saj në Shtëpinë amë në Kalkutë, ndodhet
          pikërisht në vendin ku ajo, e gjunjëzuar, lutej me orë të tëra, që ishte mjeti më i qenësishëm i
          jetës dhe i veprimit të saj. Ajo, siç dëshmojnë motrat e rendit të themeluar nga ajo,
          Misionaret e Dashurisë, po dhe persona të tjerë, vazhdon të jetë e pranishme në veprimet e
          motrave në çdo kënd të botës, ku vuajtja e kafshon mishin e njeriut (…
                 (Bashkëpunëtore dhe pasardhëse e parë e Nënës Tereze në rendin Misionaret e Dashurisë)
                [Giampaolo Mattei, Io, Nirmala. La storia dell‟ “erede” di Madre Teresa di Calcata, f.20, 21,
                                                                                                          27.]



Kardinal Martini
         “Sa herë që, në dhjetëvjetëshat e shkuar, e kam takuar Nënën Tereze të Kalkutës, që do të
         lumturohet nesër nga Gjon Pali II, kam fituar përshtypjen e thellë, si të një krijese jashtë asaj
         të përditshmes, gati si vegim të një qenieje që nuk i përket kësaj toke, edhe pse me aftësinë
         t‟i administrojë gjërat konkrete tokësore. Kishte në të një të përbashkët unike të butësisë e të
         forcës, të shpirtshmërisë e të konkretësisë, të përvujtërisë e të vetëdijes së dinjitetit e të
         misionit të saj, që më bënin të më shfaqej diçka, rrënjët e së cilës nuk dukej të ishin në këtë
         botë”.
                 [ “La Republika”, 18 tetor 2003; një ditë para se Nëna Tereze të shpallej e lumturuar nga
                                                                                           Papa Gjon Pali II.]
Jachson Junior
- Deputet në Kongresin Amerikan -
           “Kongresi amerikan vlerëson se Nëna Tereze ka bërë një ndikim vendimtar në çdo sektor të
           jetës dhe në çdo kënd të botës…
           Sipas vlerësimit të Kongresit Amerikan Nëna Tereze është një vegël e vullnesës së Zotit.
           Dashuria për Zotin, që vinte nëpërmjet Nënës Tereze, ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme
           dhe e ka ndërruar historinë njerëzore. Nëpërmjet shembullit personal Nëna Tereze i drejton
           dhe u tregon njerëzve si mund të jetohet në dashuri për njerëzimin”.
                                                                                          Kongresi Amerikan
                                                                                            (9 qershor 1997-
                     [Në emër të Kongresit Amerikan këto fjalë i tha deputeti Jachson Junior. Cituar sipas
                  Cristina Siccardi, Madre Teresa. Tutto iniziò nella mia terra. San Paolo, Cinisello Balsamo
                                                                                        (Milano- 2009, f.173]
Prifti Andrew
-Bashkëthemelues i rendit të vëllezërve misionarë të bamirësisë-
           “Pa asnjë tronditje, vdekja e Nënës Tereze, secilin prej nesh, na ka afruar në mënyrë të
           ndryshme. Njëra nga misionaret e saj, e caktuar në një vend afrikan, tha: “Kur Nëna Tereze
           jetonte në Indi, hapësira (distanca) dukej e papushtueshme. Tash, mbas vdekjes së saj, e
           ndjej sikur e kam shumë afër.” Pajtohem me këtë përshtypje, që (Nënën Tereze) e kam më të
           gjallë e më të afërt. Diçka misterioze e jetës sonë dhe e transcendencës sonë në Zotin na
           afron nëpërmjet kësaj gruaje autentikisht të veçantë, të cilën të gjithë e ndjejmë shumë të
           gjallë. Shenjtërit janë të veçantë (…), Besoj se jam në gjendje të them shumë me pak fjalë.
           Mund të të siguroj me bindje absolute se Nëna Tereze ka qenë një dhuratë e
           jashtëzakonshme e Zotit në jetën time. Ajo, bashkë me Shën Ignazio di Loyolo-n, përbëjnë
           burimin e gjithë asaj që unë kam pranuar (marrë) për formimin tim prej jezuiti. Të dy kanë
           ndikuar dhe vazhdojnë të bëjnë një ndikim shumë të madh në interesin tim drejt Zotit e në
           vizionin që unë kam për Krishtin e për mesazhin e tij. Kjo është trashëgimi e pasur e jetës
           sime. Nëna Tereze jetoi në Krishtin e më kumtoi dashurinë për Të me jetën e saj, me fjalët e
           saj, me thellësinë dhe pandryshueshmërinë e përkushtimit të plotë të saj ndaj Tij dhe ndaj të
           varfërve të saj. Kjo ka qenë për mua Nëna Tereze (…) Pa dyshim jeta e Nënës Tereze ka një
           përmbledhje të pasur për mua, ashtu siç ka për një numër të madh të personave. Për këtë e
           falënderoj atë dhe e falënderoj Zotin”.
                                           [José-Luis González-Balado, Madre Terresa, il sorriso degli ultimi.
                                                              Città Nuova editrice, Roma, 2005, f.169-170.]
Ati Brian Lolodiejchuk
-Hulumtues, postulator i çështjes së lumturimit të Nënës Tereze-
           “Me jetën e saj të flijuar në shërbim të të varfërve, Nëna Tereze përqafoi të njëjtin fat të
           Krishtit.
           Besoj se çelësi i jetës së saj mbështetet saktësisht në faktin që ajo ishte një grua e dashuruar
           shumë në Krishtin. Kemi gjetur shkrime të rinisë së saj, në të cilat pohonte se Krishti qe
           dashuria e saj e parë. Fliste si një vajzë e dashuruar. Zotimi i saj për më nevojtarët, për më të
           varfrit e të varfërve, ishte rrjedhojë (përgjigje) e një thirrjeje. Edhe në çaste të errëta ishte e
           bindur se kishte të bënte me një thirrje autentike të Krishtit. Ishte e bindur, gjë që e përsëriste
           shpesh, që kishte të bënte me një “vepër të Zotit”. Ndjente se ishte një lapës në dorën e Zotit,
           një instrument (…)
            Në një rast, kur iu dha një mirënjohje publike, Indira Gandi, kryeministre e Indisë,
            përafërsisht i tha këto fjalë: “Nëna Tereze na mëson që më e qenësishmja është
            dashuria”. Jeta e saj është plot e përplot me shembuj të dashurisë për të tjerët, e jo vetëm për
            të varfrit, po për të gjithë personat që i takonte: motrat e Misionareve të Dashurisë, personat
            që e vizitonin… Në të vërtetë, Nëna Tereze na la si mesazh që t‟i bëjmë punët e thjeshta me
            një dashuri të jashtëzakonshme. Kur u drejtohej njerëzve që i takonte, thoshte se kjo dashuri
            nuk duhej shfaqur vetëm për të varfrit: duhet dashuruar duke filluar nga anëtarët e familjes,
            së cilës i përkasim, që kanë nevojë për një fjalë inkurajuese… Kemi mundur të verifikojmë
            se për të besimi ka qenë një virtyt i veçantë”.
                                                    [Madre Teresa, Sii la Mia luce. Gli scritti più intimi della
                                                                                   “Santa di Calcutta”, f.157.
                             Jacques Gauthier, Ho sete. Dalla piccola Teresa a Madre Teresa, 2003, f.104]


Maria di Lorenzo
-Autore e librit “Nëna Tereze. Shkëlqimi i dashurisë”-
            “Nëna Tereze është ndërgjegjja e botës. Është një dritë për besimtarë, që shpërndan rreze
            ndriçimi për të treguar rrugën në gjysmerrësirë. Për ata që nuk besojnë në Hyjin është përsëri
            një siguri për anijen e tyre në stuhi”.
                                        [Maria Di Lorenzo, Madre Teresa. Lo splendore della carità, f.147.]
Ati Edward Le Joly
-Bashkëpunëtor shumëvjeçar i Nënës Tereze-
          “Në historinë e krishterimit Nëna Tereze, më shumë se një personalitet i shquar, paraqitet si
          një ndodhi burimore (autentike). Ajo i ka dhënë një drejtim të ri jetës shpirtërore të
          personave të panumërt. I ka dhënë një dimension të ri dashurisë së krishterë ose, më mirë, ka
          rindezur e ka rregulluar mësimin ungjillor për dashurinë për të afërmin. Ka vënë në dukje
          universalitetin dhe doemosdonë për t‟i dashur më nevojtarët, të varfrit, të përvuajturit, të
          mjerët, të braktisurit, ata që shoqëria nuk i çmonte aspak. Sidomos në të varfrit në të cilët
          Krishti do të jetë i dashur dhe i shërbyer. Nëna Tereze e ka tundur ndërgjegjen e popujve, jo
          si një profet i katastrofës… Ajo ka pëlqyer t‟u bëjë jehonë fjalëve të Shën Gjonit “Dëshmoje
          dashurinë tënde për Hyjin që nuk e sheh duke e dashur e duke i shërbyer të afërmit tënd që e
          sheh””.
                                                      [Edward Le Joly, Madre Teresa. Gli anni della gloria.
                                                         Seconda edizione aggiornata. Edizioni San Paolo.
                                                                     Cinisello Balsamo (Milano), 1994, f.5.]
Pier Paolo Pasolini
-Intelektual i shquar italian-
           “Më duhet të them se asnjëherë fryma e Krishtit nuk më është dukur kaq e gjallë dhe e
           ëmbël… (sesa në figurën e Nënës Tereze)”.
                                              [Di Lorenzo, Madre Teresa. Lo splendore della carità, f. 143.]



Ati Van der Peet
-Udhëheqës shpirtëror i Nënës Tereze-
            “… mund të them që (kur e takoja Nënën Tereze) ndihesha në praninë e Zotit, në praninë e
            së vërtetës dhe të dashurisë… Nuk mund të mendoj ndryshe: para meje ishte dikush, të cilit
            Zoti ia ka shënuar Parajsën, njëmend dora e Zotit. Megjithatë, më duhet të them në të njëjtën
            kohë, Nëna Tereze ishte njëri nga personat me ndijim (veprim) më praktik që kam njohur
            ndonjëherë”.
                                                    [Madre Teresa, Sii la Mia luce. Gli scritti più intimi della
                                                                                   “Santa di Calcutta”, f.274]
Simon D. Card Lourdusamy
-Prefekt i Kongregatës për Kisha Lindore]
            “Në Indi Nënën Tereze e duan të gjithë, për arsye se e madhe është dëshmia e saj, siç është i
            madh edhe shërbimi i Bijave të saja shpirtërore, të cilat tashmë veprojnë anembanë botës
            (…) Nëna Tereze është “shërbëtorja” e çdo njeriu. Në vend që të shqyrtojë dobësitë e botës
            bashkëkohore, Nëna Tereze vepron në të mirë të mbarë njerëzimit. Ky është përcaktimi i saj,
            me një fjalë jetë kushtuar Zotit e njeriut.
            Si biri i Indisë gëzohem shumë për veprën madhore të Nënës Tereze pikërisht në atdheun
            tim, aq sa me të drejtë bota sot e quan atë “Nëna Tereze e Kalkutës”.
            Kur isha kryeipeshk i Bengalores pata kënaqësi t‟i hap tri shtëpi për Misionaret e Dashurisë.
            Tani, si Prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, kam edhe një arsye të veçantë për t‟u
            gëzuar së bashku me Nënën Tereze, për Shqipërinë e dashur, e cila pjesërisht ishte e lidhur
            me këtë Kongregatë.
            Jeta e Nënës Tereze në tërësi është “përleshje guximtare e dashurisë”… Duhet ta
            falënderojmë Zotin e dashur që na dha Nënën Tereze‟.

Javair Pérez de Cuéllar
-Sekretar i përgjithshëm i KB-
            “Ja gruaja më e fuqishme në botë. Ja gruaja që është pranuar kudo me nderim e me admirim.
            Kjo është njëmend „Kombet e Bashkuara‟ për arsye se në zemrën e saj e në përvujtërinë e saj
            ajo i ka pranuar të varfrit e çdo këndi të rruzullit”!
                                         [Madre Teresa, Il mio segreto: Prego”. Raccolta di preghiere, f.124.]
Indira Gandhi
-Kryeministre e Indisë-
          “Ja… Nëna Tereze, e cila nuk bën më të voglin diskriminim rreth ngjyrës, gjuhës dhe
          besimit. Ajo e bën jetësore të vërtetën se lutja është përkushtim (devotshmëri), është
          shërbim. Shërbimi është detyra e saj, është feja e saj, është shpëtimi i saj. Ta njohësh Nënën
          Tereze, domethënë ta kuptosh përvujtërinë absolute dhe forcën e dashurisë… Është kështu e
          vogël, po asgjë s‟është e vogël në „të”.
                                                 [Franca Zambonini, Madre Teresa. La mistica degli ultimi,
                                                    mendimi në kopertinën e fundit të librit dhe në f.161.]
Indro Montanelli
-Historian italian-
           “Flijimi i tërësishëm i jetës së saj (Nënës Tereze) për të tjerët, pa qenë e vetëdijshme se po e
           bën këtë flijim, çka mund të jetë tjetër pos shenjtëri”?
                                           [Franca Zambonini, Madre Teresa. La mistica degli ultimi, f.19.]
Malcolm Muggeridge
-Gazetar e shkrimtar anglez-
           “Kurrë nuk e kam takuar një person që më ka bërë aq përshtypje sa ajo. Ka mjaftuar të
           kuvendosh me të shpejt dhe për pak çaste, për të pasur një kujtim të pashlyeshëm. Kam
           njohur persona që s‟kanë mundur t‟i mbajnë lotët kur kanë vërejtur se është nisur, edhe pse
           takimi mund të ketë zgjatur vetëm sa për të pranuar një buzëqeshje të saj, duke e pirë një
           gotë me çaj”.
           “Në një epokë të errët ajo është një dritë që djeg dhe shkëlqen; në një epokë të egër është
           inkarnim i gjallë i Ungjillit të dashurisë së Krishtit; në një epokë pa Zot, është Fjala që jeton
           midis nesh, plot me hir dhe me të vërtetën”.
           “Jam i sigurt se e kanë të njëjtën bindje si unë dhe ata që e kanë njohur se Nëna Tereze është
           një person unik në botën e sotme; jo në mënyrën tonë të zakonshme të pranimit të famës,
           duke pasur në kokë kurorën shkëlqyese të neonit, por në kuptimin e kundërt, të personit që
           është zhytur në shfaqjet e përbashkëta të njerëzimit, deri në identifikimin me vuajtjen
           njerëzore dhe me varfërinë e të gjithëve”.
                                                  [Malcolm Muggeridge, Qualcosa di bello per Dio, f.10, 11.
                                                     Madre Teresa, Sii la Mia luce. Gli scritti più intimi della
                                                                                  “Santa di Calcutta”, f.339.]
Mons. Henry D‟Souza
-Kryeipeshkvi i Kalkutës-
          “Po, India e ka ndryshuar Nënën Tereze, duke e detyruar me dhunën e varfërisë, ta përfillë
          çështjen e të varfërve nga më të varfrit. Mirëpo edhe Nëna Tereze e ka ndryshuar Indinë,
          duke e kundërshtuar mentalitetin fatalist dhe duke e rivendosur vlerën e pazëvendësueshme
          të individit”.
                                          [Franca Zambonini, Madre Teresa. La mistica degli ultimi, f.100.]
Sophia Loren
-Artiste italiane-
             “Sot të gjithë duhet të jenë të bukur. E të gjithë përpiqen të jenë të bukur. Për këtë gjë
             shfrytëzojnë marifete dhe kirurgjinë plastike. Diçka që të gjithë kanë nevojë, pse jo?
             Megjithatë, absolutisht nuk është e qenësishme. Bukuria e vërtetë është ajo që e kemi brenda.
             Nëna Tereze ishte e bukur. Ishte gruaja më e bukur e botës”.
                                                               [José Luis González – Balado, Madre Teresa.
                                                                                 Ricordo e messaggio, f.181.]
Joseph Langford
-Udhëheqës i Etërve misionarë të Dashurisë-
         “(Nëna Tereze) na ka mësuar që, në emër të Zotit, ta përqafojmë cilindo që nuk është i
         dashur, cilindo që e gjejmë në veten tonë dhe te të tjerët. Nëpërmjet saj Zoti e ka vënë dorën
         e vet mëshiruese në dhembjen tonë dhe në plagët tona”.
         “Ishte bërë një ikonë e gjallë, një simbol i gjërave më të mira dhe më të larta, një shembull si
         mund të jemi ne dhe bota jonë. Nëpërmjet veprimit të saj, të kryer përherë me përvujtëri të
         skajshme, për të varfrit, mirësia e pakufi e Zotit përhapej në të gjithë ne. Bëhej reflektim i
         adhurimit të Zotit në miniaturë, si ndriçim i gjallë i diellit që rrezaton verbueshëm nga një
         pjesë e vogël e xhamit”.
         “Shenjtëria e Nënës Tereze, për të cilën gjë është bërë fjalë pak kur është folur për jetën e
         saj, është pasaporta për t‟i kuptuar cilësitë kryesore që duhet adhuruar në të. Karakteri i saj i
            shenjtë është burimi më i lartë i dritës me të cilën ajo e ka ndriçuar botën. Pa e kuptuar rolin
            e shenjtërisë personale, një shenjtëri e hapur për të gjithë ne, mund të mendohet se Nëna
            Tereze lindi vetëm në atë mënyrë, si një tip i rrallë i mrekullisë, si një Ajnshtajn ose një
            Moxart i mbretërisë shpirtërore, në vend që të jetë një model joshës që të udhëheqë dhe të
            nxitë”.
            “Në të gjithë ata që i afroheshin, Nëna Tereze barte dhe pasqyronte përvojën e haresë së
            Hyjit në ne. Në mënyrë, të thuash, universale, ata që e takonin, pohonin mahnitjen
            (sensacionin) se ngroheshin nga gëzimi i saj, se gjenin pranimin dhe kujdesin e saj, interesim
            në shikimin dhe në buzëqeshjen e saj, ngrohtësi në gjestet e saj”.
                                                         [Joseph Langord, Il fuoco segreto di Madre Teresa,
                                                                                       f.14, 59, 89, 158-159.]
Angelo Comastri
-Ipeshkvit i qytetit të Loretos, Itali-
             “Me dëshirë i vë në formën e shkrimit disa kujtime personale për Nënën Tereze të Kalkutës,
            po në të njëjtën kohë ndihem pak ngushtë të flas për të. Në të vërtetë, e kam parasysh se
            Nëna Tereze nuk mund të definohet, nuk mund të përshkruhet, nuk mund të rrëfehet për
            arsye se burimi i jetës së saj kridhet në misterin e vetë Zotit”.
                                         [Angelo Comastri, Madre Teresa. Una goccia d‟acqua pulita, f.29.]
G.Gorrée e J. Barbier
-Autorë të librit “Madre Terese di Calcutta, Tu mi porti amore”-
            “Besimi (feja) i Nënës Tereze është një fakt kaq absolut dhe kaq i pastër sa ajo do të
            parapëlqente më shumë të shkatërrohet bashkë me veprën e saj sesa të harronte ose të
            dyshonte qoftë edhe për një çast. Intensiteti i besimit të saj është fenomeni që e mban botën
            dhe historinë”.
                                       [Madre Teresa di Calcutta, Tu mi porti l‟amore. Scritti spirituali, f.9.]
Julien Henry
-Atë shpirtëror-
           “Gjëja më e jashtëzakonshme është sasia e madhe e të mirave që Zoti i gjithëfuqishëm ka
           vepruar nëpërmjet kësaj vegle të përvuajtur. Zoti e ka shfrytëzuar këtë grua me të gjitha
           virtytet dhe dobësitë e saj, kështu… me formimin e saj të kufizuar, për të përmbushur veprën
           e tij, për arsye se ajo i është nënshtruar dhe i është bindur krejtësisht frymëzimeve dhe
           drejtimeve (përcaktimeve) të Tij pa bërë asnjë pyetje. Ajo nuk mendon për veten, po i bën të
           gjithë për „Të dhe i bën me një besim aq të plotë brenda forcës së saj sa asgjë nuk i duket e
           pamundshme. Gjithçka bën e bën për Zotin”.
                                              [Edward Le Joly, Madre Teresa e le Missionarie della Carittà.
                                         Lo Facciamo per Gesù. Famiglia Cristiana. Milano 2003, f.15-16.]
Sandro Bordignano
         “Për Nënën Tereze i varfri bëhet “profet i njerëzimit (humanitetit) të ri”. Ndoshta ende e
         adhurojmë për së tepërmi hyjnoren e përparimit për të pranuar njerëzoren e thellë të fjalëve
         të saj”.
         “Besoj se asnjë filozof e as humanist nuk e ka ndjesinë kaq të gjallë të njerëzimit e të vlerës
         së secilës qenie njerëzore; takimi me kryetarin e bashkisë ose me kardinalin, me të
         gërbulurin ose me të varfrin, e shqetëson -lexo: i bën përshtypje- në të njëjtën mënyrë”.
                                             [Madre Teresa di Calcuta, Tu mi porti l‟amore. Scritti spirutali,
                                                                                                           f.44, 61.]
Franca Zambonini
-Gazetare e shquar italiane-
          “Ishte atje… Dhe më prite. Edhe një herë tjetër përjetova magjepsjen e pranisë së saj. Më
          dha atë bekimin që buron nga fytyra e një qenieje hyjnore; një ndikim shpirtëror që indianët
          e quajnë dershan, një perceptim i së vërtetës së një qenieje më të lartë. Një minutë në praninë
          e një shenjti i fshin malet me mëkate, thonë shkrimet indu. Për të pranuar dershan rradhë (të
          tërë) turmash pritnin të kalonte Mahatma Gandhi. Sot ngarendin rreth Nënës Tereze kur e
          shohin nëpër rrugë të Kalkutës”.
          “Ishte e dashuruar në uratë – lutje dhe e barte shpesh kurorën e mbështjellë nëpër gishta… U
          kishte mësuar misionareve të veta të thonë rruzaren gjatë kalimit prej një tramvaj në tjetrin
          ose me këmbë. Në heshtje për të mos i penguar udhëtarët, për të mos tërhequr vëmendjen e
          kalimtarëve. E argëtohej kur, në mbrëmje, vajzat e saj i rrëfenin ku kishin shkuar, duke e
          matur kohën që u ishte dashur ta kalonin me: “dy… katër rruzare…”
             [Romë, 26 prill 1990, Teresa di Calcutta. La matita di Dio, f.139, 164.]


Michael Gomes
-Pronar i shtëpisë së parë ku banoi Nëna-
           “Unë nuk e di se ku e gjente gjithë atë energji. O më mirë, e di fort mirë. Këmbët i mban në
           dhé zemrën përmbi re. Jeton në amshim, ose e cilëson gjenialiteti i konkretizimit. Një herë ia
           thashë këtë. Më sqaroi se ia del t‟i pajtojë (njësojë) tokën dhe qiellin me forcën e lutjes. Një
           natë ishim pranë tryezës, në shtëpinë e Nënës, ku unë ndalesha të ha herë mbas herë. Unë
           dhe motrat filluam të shqetësoheshim (pse nuk mbërrinte). Dhe ja, mbërriti hipur mbi thasët
           me miell të një kamioni. Qëndronte lart e strukur mbi ngarkesën, ndërsa thoshte rruzaren…”.
                                                   [Franca Zambonini, Teresa di Calcutta. La matita di Dio, f.62.]


Mario Bertini
-Bashkëpunëtori i Nënës Tereze nga viti 1978-
           “Më tepër se një grua që ta admirojmë për ta ndjekur pasivisht hirin dhe joshjen e saj, Nëna
           Tereze është një shembull që ngulitet në histori duke u flijuar për Krishtin në më të varfrit e
           të varfërve, shembull i mahnitshëm për të gjithë ata që zgjedhin për ta ndarë fatin (me të
           tjerët)”.
                                                                  [Mario Bertini, Sulle strade di Madre Teresa, f.16]
Carlo Bo
-Studiues i letërsisë dhe rektor i Universitetit të Udines-
           “Gjithë jeta e Nënës Tereze është një himn i shpresës dhe i gëzimit për turmën e pafund të të
           varfërve, të sëmurëve dhe të mjerëve, të cilët shoqëria e organizuar nuk i sheh, nuk dëshiron
           t‟i shohë… Kështu (ajo) është shndërruar në një mbretëreshë të një ferri që ne bëjmë gjithçka
           për ta mohuar.
           Nëna Tereze na ka mësuar me shembullin e flijimit të përditshëm që është e nevojshme të
           bashkëjetohet me dhembjen e të tjerëve, me plagët dhe me vdekjen e më të mjerëve, e
           miliona njerëzve që asnjëherë s‟kanë menduar ekzistimin e një mënyre tjetër të jetesës. Për
           këtë ka hapur nëpër botë shtëpitë e veta të pikëllimit (të dhembjes) dhe i ka bashkuar njerëzit
             vullnetmirë. Ishte mënyra e saj e predikimit, ta përsëritë betejën e Shën Françeskut e t‟i
             bindë njerëzit në urdhrin e Zotit”.
                                         [Mario Di Lorenzo, Madre Teresa. Lo splendore della carità, f.146.]
Kardinal Giovanni Battista Re
          Përballë të këqijave të kohës sonë, Nëna Tereze ka dëshmuar me shpirtmadhësi të jetës, me
          guximin e veprimeve e me gjithë veprimtarinë e saj të palodhshme, vlerën e dorës së parë të
          dashurisë. Kujtimi i saj do të mbetet në historinë e njerëzimit e në historinë e Kishës si një
          dëshmi e përjetshme e dashurisë së madhe për Hyjin, po dhe nderimin dhe dashurinë e
          madhe për vlerën e çdo njeriu e të çdo jete njerëzore”.
                                         [Maria Di Lorenzo, Madre Teresa. Lo splendore della carità, f.144.]



Kardinali José Saraiva Martis
-Prefekt i Kongregatës për çështjen e shenjtërve-
            “Zoti i ka besuar Nënës Tereze një hir të posaçëm për të mirën e Kishës dhe për nevojat e
            njerëzimit në këtë çast të veçantë të historisë. Jam i bindur se përherë do të zbulohet e do të
            ndriçohet karakteri thellësisht mistik dhe tepër kontemplativ i kësaj gruaje ungjillore të
            shekullit XX”.
                                          [Maria Di Lorenzo, Madre Teresa. Lo splendore della carità, f.147]
Maria Di Lorenzo
-Shkrimtare dhe gazetare italiane-
          “Trashëgimia materiale lënë nga Nëna Tereze nga Kalkuta është e denjë për figurën e saj: dy
          sari përshkuara me të kaltër dhe një legen për t‟i larë (ato) rregullisht. Në të vërtetë, më tepër
          ajo nuk kishte: e varfër nga më të varfrit e mundshëm. Mirëpo, trashëgimia e saj shpirtërore
          është tepër e madhe e nuk është vetëm pajë e bijave dhe e bijve të saj të devotshme, po
          shtrihet në gjithë botën. Një trashëgimí e pranuar dhe e çmuar nga njerëzit e të gjitha
          besimeve dhe e atyre pa asnjë besim. Një trashëgimi universale”.
                                          [Maria Di Lorenzo, Madre Teresa. Lo splendore della carità, f.13.]
Eileen Egan
-Bashkëpunëtore e Nënës Tereze dhe autore librash-
          “Ishte „shëmbëlltyra e Zotit‟ e pranishme në personin që i rrinte përballë. Për gjithë kohën në
          të cilën fliste me dikë nëpër duart e saj të vjetra e plot rrudha (duar që kishin mbledhur
          mijëra të mjerë nëpër rrugë) përshkonte kokrrat e rruzares, sikur të lutej në thellësinë e
          zemrës së saj, në praninë e vetë Krishtit. Për herën e parë në jetën time porosia e Shën Palit
          për t‟u lutur merrte një kuptim real”.
          “Secili prej nesh që ka pasur fatin ta njohë Nënën Tereze do të kujtojë se e ka parë në kushte
          të tilla (të bëhet shërbëtore e të tjerëve – v.ime). Ajo të bënte të mendosh se (është) një
          kallam i zbrazët në të cilin frymon Shpirti. me zemër e me mendje dorëzuar tërësisht Zotit,
          Nëna Tereze ndjehej e lirë të përmbushte vullnesën e Tij duke u shërbyer njerëzve me
          gëzim…”
          Për t‟i përdorur fjalët e Thomas Kelly-t, ajo (Nëna) e ka gjetur sekretin për të „Jetuar në
          Prani‟. Kur të ndodheni me të, e ndjeni se njëmend është aty për ju, aty për gjithë udhëtimin.
          E ndjeni, pra, edhe në një rrafsh tjetër, më të thellë, më të qetë, ajo është me një Tjetër… të
          cilit i përket krejtësisht”.
             “Nëna Tereze ka ngjarë në një shenjt të veçantë më shumë se çdokush tjetër në historinë e
             krishterimit: në Shën Françeskun, varfanjakun e Azisit”.
                                              [Eileen Egan – Kathleen Egan, Madre Teresa e le Beatitudini,
                                                                                         f.3, 101, 109, 110]
Motra Chiara Lubich
           “Për ne ishte një model. Në të vërtetë, është një mjeshtër e shkëlqyer e artit të dashurisë.
          Njëmend, i donte të gjithë. Nuk pyete se ishte katolik ose induist ose mysliman. Asaj i
          mjaftonte që të ishte burrë ose grua, në të cilin zbulonte gjithë dinjitetin e tij. Nëna Tereze
          donte e para: ishte ajo që shkonte e kërkonte më të varfrit për të cilët qe grishur nga Zoti.
          Shihte, thuajse s‟kishte një tjetër, Jezusin në secilin: “E ke bërë për mua”, që ishte motoja e
          saj. Nëna Tereze „ishte një‟ me të gjithë. Qe bërë e varfër me të varfrit, sidomos „si‟ të
          varfrit. Këtu qëndron ndryshimi nga asistentja sociale e thjeshtë ose nga ai që i është
          kushtuar -punës- vullnetare.”
Jacques Gauthier
-Shkrimtar francez dhe profesor në Universitetin “Shën Pali” të Ottavës -
          “Në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, në të cilën dija ngrihet mbi urtinë, te Nëna Tereze
          gjithçka duket krejt e thjeshtë, siç dukej dhe te Terezja e Vogël. Kjo thjeshtësi e bimëzuar
          nga përvujtëria, i tërheq turmat. Në Nënën Tereze personat dallojnë (njohin) më të mirën në
          veten e tyre. Kudo kalon, bart një pjesë të shpirtit… Një thjeshtësi që vë gjithçka në duart e
          Provanisë e që pritet gjithçka nga ajo. Një thjeshtësi hyjnore, për arsye se është afër Hyjit –
          Dashuri”.
                                    [Jacques Gauthier, Ho sete. Dalla piccola Teresa a Madre Teresa, f.40.]
Ati Angelo Devananda Scolozzi
-Udhëheqës i Vëllarisë së përgjithshme të Fjalës-
           “Nga vizita ime e parë në Kalkutë jam ndjerë, aty për aty, i pushtuar nga mesazhi i saj i
           shenjtë e nga magnetizmi i personit të saj”.
                   [Madre Teresa, Alla scuola della carità. Le mie preghiere. A cura di P. Angelo Devananda
                                     Scolozzi U.F.W. e Alessandra Machin U.F.W. Burr Milano 2006, f.13.]
John Cairns
          “Edhe për shumë jo të krishterë, Nëna Tereze paraqet një formë të krishterimit që është e
          mundur ta nderojnë me gjithë zemër”.
                                            [Madre Teresa con Licinda Vardey, Il cammino semplice, f.VIII.]
Kardinal Sodano
Sekretar i Shtetit në Vatikan, përfaqësues i Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II i cili mori
pjesë në ceremoninë e përmotshme për Nënë Terezën.
           “Mesazhi Ungjillor i dashurisë së Zotit me ne është i përmbushur nga Nënë Tereza. Nënë
           Tereza e kishte përmbushur në çdo fibër të trupit të saj dashurinë, dhe e praktikoi me gjithë
           zemrën e saj me të gjitha duart e saj. Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II i ka dhënë rëndësi asaj
           me besim të patundur, misionin Hyjnor, dashuria respekti i saj në çdo vlerë njerëzore.
           Historia e jetës së Nënë Terezës është një histori e besimit biblik në njoftimin e Jezu Krishtit.
           E paharrueshmja Nënë Tereza, vazhdo të flasësh. Bota ka nevojë për ditën e dritën e kësaj
           motre të madhe. Të varfërit janë përsëri mes nesh. Të falenderoj për gjithçka që ke bërë për
           të varfërit e botës.”
Rupert Neudeck
Polaku Johannes Pauli II dhe shqiptarja Tereza
-Dy njerëzit më të mëdhenj të njerëzimit dhe kohës sonë!-
    Dy njerëz janë duke bërë e ngazëllyer botën tonë edhe sot: një polak dhe
një shqiptare. Polaku quhet Karel Wojtyla dhe vjen nga një vend i vogël afër
Krakiovës dhe që 25 vjet me radhë ka arritur një shkallë aq të lartë të
njohjes, saqë edhe yjet e filmit dhe popit nga Hollywoodi dhe bota, vetëm
mund t‟i lëpijnë gishtërinjtë nga smira. Ky Papë ka udhëtuar në më shumë
se 100 vende të kësaj bote, si i “burgosur” i Vatikanit, siç më parë për Papët
thuhej. Ai nuk është përkujdesur vetëm për katolikët e tij, por ai dëshmoi
dhe mundësoi një aleancë të gjerë të të gjithë besimtarëve dhe besimeve në
këtë botë të sotme. Dhe këtë gjë arriti që ta bënte.
    Si mundi të arinte diçka të këtillë? Sepse të gjithë neve, në këtë botë,në
kohë të këqija e kohë pak më të lehta, na e jep atë ndjenjë: ai beson vërtet
në ato që na i thotë dhe bën. “Mos u frikësoni” pat thënë themeluesi i
krishterizmit, Jezu Krishti, para dy mijë vjetësh duke iu drejtuar
besimtarëve të tij. Dhe ky papë polak e ka thjeshtësuar dhe zbatuar këtë
rregull aq dukshëm saqë nuk pati frikë as nga plumbat e atentatorit. Pasi
qe shëruar nga ky sulm me plumba të atentatorit, i cili tek e fundit deshi
t‟ia merrte jetën, nuk ngurroi që të shkonte në qelinë e vrasësit të burgosur
dhe ia fali veprën e bërë! Ky papë është dikush që kur thotë diçka, edhe
beson në të dhe e zbaton. Ai dëshiron që kjo botë më të mos shikoje vetëm
nga kjo Europë, mirëpo që kisha katolike të ketë edhe përmasa botërore dhe
të implementohet në rrjedhat, vështirësitë dhe ndihmën që kjo mund ta japë
gjithandej në këtë rruzull tokësor. Ai ka dhënë shenja të mrekullueshme të
kërkimit të faljes dhe të vendimeve të mëdha. Ai ka pranuar kërkim faljeje
nga njerëz e religjione të cilat krishterizmit donin dhe mundin t‟i kërkonin
falje, ai u ka kërkuar falje hebrenjve dhe hebraizmit, për çdo gjë që të
krishterët u kanë bërë me një teologji të gabueshme, heretike. Ai ka vizituar
kisha dhe xhamia në Damask e gjetiu në botë. Ai i ka bërë të gjitha këto me
një qëndrim e stil të paparë e të padëgjuar ndonjëherë më parë. Tash ai
është një njeri i vjetër, aq i vjetër, sa mund edhe të jetë, dhe nuk duhet as të
çuditemi as të habitemi kur në njërën prej këtyre shtegtimeve të tij prej
misionari ta marrë gjumi dhe i vdekur të shkojë te Zoti – në Parajsë.
Gjithmonë e ka thënë me buzëqeshje dhe tallje. Të pushoj mundem më
vonë, kur të vdes, në qiellin e pastër te Zoti i Madh. Natyrisht, të pushojë ai
do të mundet kur shtegtimeve të tij t‟u vijë fundi. Sot, ai në Vatikan është
duke e shënuar 25-vjetorin e postit të tij dhe është duke e shpallur Nënë
Terezën të lumnuar. Një ditë e madhe për njerëzimin i cili sytë i ka drejtuar
nga ky vend.
    E gruaja më e fortë e kohës sonë është një person i ngjashëm, me forcën
e saj, me papërkuljen e saj. Ajo është një shqiptare. Kjo gjë ishte sa e
rëndësishme aq edhe e parëndësishme për të dhe prejardhjen e saj
nacionale, ashtu siç ishte dhe është për Papën global dhe luftëtarin për të
drejtat e njeriut në tërë rruzullin tokësor, polakun Karol Wojtylan. Sepse
dritat e mëdha ajo atje i kishte lëshuar, atje ku më së miri nuk shkohet
               fare, ku njeriu do të mund të marrë çfarëdo lloj sëmundjeje apo mjerimin ta
               përjetojë në lëkurën dhe qenien e vet. Në Kalkutë, në vendin në të cilin
               shqiptarja Nënë Tereza kaloi kohën më të madhe të jetës së saj. Duke
               ndihmuar. Ajo ishte, kështu më pat treguar dikush së voni që kishte patur
               mundësi të kalonte ca kohë me të: ajo ishte e gatshme pra, edhe për atë që
               dikush sot e quan “small talk”.
                  Njeriu mund të fliste me të vetëm për gjëra të rëndësishme dhe, njeriu
               nuk mund të bënte me të çfarëdo bisede! Dr. Reinhard Erös, një mik dhe
               udhëheqësi i një organizate humanitare për fëmijë në Kosovë, më kishte
               rrëfyer për bisedën që kishte patur, bashkë me një mjek gjerman me të
               madhen Nënë Tereza:
                  “Nënë, pse i bëni të gjitha këto? Njerëzit, të cilëve ju dhe motrat u ndihmoni
               dhe i nxirrni nga kuartet dhe kutitë e mbeturinave në Kalkutë dhe i çoni në
               Kaligat, që t‟i pastroni, vishni dhe ushqeni, vdesin edhe ashtu, bile edhe të
               njëjtën ditë!?”.
                  Në këtë konstatim, e madhja Tereza, e shtyu shaminë e saj paksa anash,
               buzëqeshi dhe të dy mjekëve të këndshëm gjermanë u tha: “Si fëmijë, fare e
               vogël, kam mësuar në orët e religjionit që çdo njëri është një fëmijë Zoti. Dhe
               këta të varfër të pafajshëm në periferitë e rrugëve dhe urave të Kalkutës janë
               të gjithë fëmijë të Zotit. Mirëpo nuk i ngjanë atij. Dhe për këtë shkak edhe i
               pastrojmë, veshim dhe u japim që të hanë. Pastaj ata duken më mirë dhe
               vdesin – si fëmijë të tij!”.
                  Na ndihmon që t‟i kujtojmë këta rreshta. Mua për shembull më ndihmon
               kur prej këtu të nisem për në Iran dhe në Afganistan, që me projekte të reja
               për organizatën time të re Grünhelme të vazhdojmë me punën. Dhe këta
               rreshta i ndihmojnë dhe duhet t‟i ndihmojnë edhe në Kosovë, ku po ashtu
               ka aq shumë nevojë për të ndihmuar të sëmurët, të varfrit dhe të lënët në
               harresë.
                                                                            Koha ditore, 20 tetor 2003, f.10-11




Dr. Vera Lúcia Alves Neves*
(*Përkthyese   dhe redaktore e veprës së Engjëll Koliqit për Nënë Terezën nga italishtja në portugalisht)


                           Zemër e zjarrtë… e qëndisur në traditat shqiptare
                  “Sipas meje Nënë Tereza kishte zemër të zjarrtë. Kishte një parim
               orientues, një maksimë, një besim dhe një pasion. Ky zjarr që digjte brënda
               vetvetes e bënte të ketë guxim dhe fuqi mbinjerëzore për t‟u kujdesur për
               nevojtarët. Kur flas për Zemrën e Saj dhe për zjarrin dua të them – një
               gatishmëri dhe një perceptim i botës pambarim. Ky zjarr nuk ishte fikur
               kurrë, sepse Zoti e bënte të gjallë. Dhe mu për këtë kishte fuqi shumë të
               madhe, edhe pse ishte një grua shumë e vogël. Zemër e zjarrtë… e qëndisur
               në traditat shqiptare, zemër e zjarrtë që thoshte mund të bëj gjithçka sepse
          Zoti është me mua. Zemër e zjarrtë që edhe sot djeg, sepse të gjithë ne që
          jemi bij të Nënë Terezës e kemi një shkëndijë të kësaj dashurie. Ky zjarr don
          të thotë dashuri – të gjithë njerëzimin – miq e armiq. Parimi i saj orientues
          gjithnjë ka qenë dashuria. Dhe pa ndalesa, pa lodhje, pa dhembje, Ajo
          gjithnjë ka bërë që vuajtja të shndërohet në qetësi. Kishte një maksimë. Dhe
          maksima e Saj, besoj unë, ishte që të bëjë gjithçka e për gjithçka me
          përkushtim, me shpresë. Unë gjithnjë them që dashuria është e
          pashmangshme si një trëndafil që e liron me frymë aromën e saj. Dhe
          aroma e Nënë Terezës ishte kompromisi i saj me qenien njerëzore – me
          vuajtjen, me nevojtarët.
             Feja e saj ishte Zoti. Krishti që Ajo e gjente në të varfërit e Saj. Sa herë e
          kemi parë Krishtin në nevojtarët e s‟e kemi njohur? Por Nënë Tereza e njihte
          sepse feja e Saj ishte zjarr vezullues i të dhuruarit të vetëvetes. Pasioni i Saj
          për t‟u dhuruar krejtësisht të tjerëve mund të jetë për ne një pasqyrë ku
          mund të gjejmë forcë e guxim, kuptim, dhembshuri, dëshirë për të
          ndihmuar dhe kryesisht gatishmëri për të bërë me të vërtetë diçka konkrete
          për të tjerët.
             Në fund dua të ju them të gjithëve ju pjesëmarrës të këtij kuvendi, që
          dashuria e përgjithshme – universale që Nënë Tereza ka lënë në të gjithë ne
          është e pashmangshme, siç është e pamundur të ndalohet toka e lagësht ta
          zgjedh erën e saj. Zjarri i zemrës dhe i veprimeve të Nënë Terezës të mund të
          jenë gjithmonë brenda në zemrën e secilit prej jush!
             Muito obrigada – shumë faleminderit!

                                                   Engjëll Koliqi “Ylli i Dardanisë – Rrezaton tokë e Qiell”
                                                                                  Prishtinë, 2010, f.69-71
Kardinali José Saraiva Martins
-Prefekt i Kongregatës së Kauzave të Shenjtërve-

            Pjesë nga homelia, në Meshën e Shenjtë për shtegtarët e ardhur për
                                Lumturimin e Nënë Terezës
            – 20 tetor 2003, në Sheshin e Shën Pjetrit:“Ju jeni drita e botës; nuk mund të mbetet i fshehur
                                                                      një qytet mbi një mal” (Mateo 5, 14).


             Pamja e Jezusit, e shfrytëzuar në Ungjill, në tekstin e shpallur e thotë pse
          Gjon Pali II ka dashur, bash dje, ta shkruajë Nënë Terezën e Kalkutës në
          regjistrin e të Lumturuarve. Dëshmia e saj e jetës, shembulli i “Nënës së të
          varfërve”, shumë kuptimplotë për të gjithë, besimtarë e jobesimtarë, janë të
          pashëm mirë, sikurse është qyteti mbi mal.
             Sot jemi këtu për ta falënderuar Zotin për dritën që, përmes Nënë
          Terezës, ka mbërri në secilin prej nesh dhe në mbarë botën. Kjo grua e
          madhe e kohës sonë, kjo lajmëtare guximtare e Ungjillit, jeta e së cilës ka
          qenë kaq thellësisht e shenjuar nga dashuria, është e nderuar tash mes të
          Lumturuarve të Kishës. Për këtë edhe e shohim atë si shembull e burim të
          inspirimit.
    Nënë Tereza ishte misionare – siç përcaktonte vetë ajo – bartëse e
dashurisë së Zotit dhe ambasadore e paqes së Tij. Dora e saj afektive,
krahët e saj të hapur, buzëqeshja e saj e ndritshme, gjestet e saj pranuese e
mikpritëse, të gjithë këtë dëshironte të transmetonte mesazhi: ti je i dashur,
ti je i pranuar, ka kush kujdeset për ty. Fuqia bindëse e dashurisë së Nënë
Terezës kishte kapacitet t‟i përvetësojë zemrat.
    Jeta e saj është një shembull konkret njësoj si himni i dashurisë nga
Letra e Shën Palit e drejtuar Korintianëve mund të jetë e jetësuar: pa
dashuri nuk jemi asgjë dhe ajo që bëjmë është pa domethënie. Një jetë plot
me dashuri, ndërkaq, sjell një plleshmëri të mahnitshme.
    Vetë Nënë Tereza rrëfente atë që ndodh një ditë, kur në shtëpinë e
Kalkutës sjellin një grua të marrë nga trotuari, që ndodhej në kushte të
pabesueshme, me trupin e mbuluar nga plagët që i rridhnin. “Nëna” e
pranon me atë ëmbëlsinë e saj të madhe, e kuron dhe e pastron vetë për orë
të tëra. Ajo krijesë e varfër, edhe para përkujdesjes amtare të nënës së të
varfërve, vazhdonte të namë e të mallkojë. E Lumturuara ia thante djersët
dhe ia lagte buzët e shkrumuara. Përfundimisht gruaja habitshëm bërtet:
“Motër, po përse bën kështu? Jo të gjithë bëjnë si ti, kush të ka mësuar?”
Nënë Tereza me thjeshtësinë dhe dlirësinë e shpirtit të saj përgjigjet: “Më ka
mësuar Zoti im”. Dhe ajo gruaja i kërkon: “Më bën ta njoh Zotin tënd”. Në
këtë pikë Nënë Tereza, ia jep përgjigjen e fundit si magjike: “Zotin tim
tashmë ti e njeh. Zoti im quhet dashuri”. (CF. A.Com‟astri in: Madre Teresa,
la donna delle beatitudini, Registrazione audio video, Messagero, Padova)
/Cf. A.Com‟astri në: Nënë Tereza, gruaja e lumturive, Regjistrim (inçizim)
auduivizuel, Messaggero, Padova).
    E Lumturuara e re ka krijuar ekzistencën mbi Hirësitë e saj. Ato
përfaqësonin modelin e saj të jetës. “Të lumtur të varfërit në shpirt, e tyre
është Mbretëria e Qiellve” (Mateo 5,8). Nënë Tereza shpenzon të gjitha
energjitë e veta në shërbim ndaj më të varfërve e nevojtarëve. Megjithatë për
te në qendër të vëmendjes nuk kanë qenë varfëria dhe mjerimi, por
përkundrazi të arrihet bashkimi i krejtësishëm me Zotin për t‟u lëshuar në
duart e Tij, pa kushte. Çdo shpresë e vendoste në Zotin dhe për këtë ia del
të prekë zemrën e të varfërve, duke u dhuruar atyre një ngashërim e
ngushëllim të Mbretërisë së përgatitur për ta.
    “Të lumtur të pastërtit në zemër, sepse do e shohin Zotin” (Mateo 5,8).
Kjo ishte një nga fjalët e Krishtit të preferuara nga Nënë Tereza. Nuk lodhej
kurrë duke përsëritur që “një zemër e pastër mund ta shohë Zotin”. I
referohej vizionit depërtues të fesë, që vjen nga të qenit të orientuar
bashkërisht drejt Zotit dhe që lejon të përfitojë në çdo rrethanë dhe situatë
dora, gjithnjë në veprim në jetën e njeriut. Feja e Nënë Terezës ishte aq e
madhe dhe i jepte mundësinë nevojtarit duke e bërë ta njohë Zotin edhe në
ngjarjet më të dhembshme dhe tragjike të jetës.
    Guximi i saj në përballimin e shumë sfidave dhe vështirësive që dilnin në
shërbim të të varfërve është i adhurueshëm dhe nxitje ta imitojë Krishtin.
Madhësia e dashurisë së saj e shtynte të qeshte edhe kur misioni i saj nuk
            ishte i lehtë, dhe feja e saj e thellë i ndihmon të konservojë gëzimin edhe
            mes vuajtjeve të brendshme dhe të jashtme.
               Me të vërtetë mund të themi se Nënë Tereza ka qenë një dhuratë e Zotit
            të botës moderne që ka uri, të së vërtetës dhe të dashurisë falasa e pa
            rezerva. E konsumuar krejtësisht nga dashuria e Zotit dhe e kushtuar pa
            kufizime në shpalljen e Ungjillit, mbi të gjitha me fakte, shumë kanë parë
            në të një shembull të jetës autentikisht të krishterë: kanë qenë të joshur
            nga Fytyra e Krishtit që pasqyrohej në te dhe në shërbimin e saj të të
            varfërve. Njerëz të çdo besimi e duanin Nënë Terezën. Janë shumë të
            njohura, sepse kanë shëtitë shumë nëpër botë, fjalët e mirënjohura me të
            cilat Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paraqet të Lumturuarën e re, kur
            ftohet n‟atë kuvend të autoritetshëm: “Ja gruaja më e forta e botës. Ja
            gruaja që është gjithkund e pranuar me respekt dhe admirim. Kjo është
            vërtetë “Kombet e Bashkuara”, sepse në zemrën e saj ka pranuar të varfërit
            nga të gjitha viset e tokës!”. Janë fjalë që ngjallin në të voglën Nënë të
            Kalkutës njëfarë pengese dhe në të cilat përgjigjet me një mësim arsimor të
            jetës, të ngritjeve e të përshpirtërisë së krishterë: “Unë Jam vetëm një grua e
            varfër që lutë. Duke lutur, Zoti ma ka mbushur zemrën me dashuri dhe
            kështu kam mundur t‟i dua të varfërit me dashurinë e Zotit”.
               Edhe në botën e sotme njeriu është ende i joshur nga vlerat dhe nga
            idealet e mëdha të mirësisë dhe të dashurisë që Nënë Tereza e ka jetuar në
            të vërtetën e tyre më të thellë. Në fundamentin e të gjitha virtyteve të saja
            ishte një fe e pashembshme në Zotin dhe përulja në ligjet hyjnore. Atij
            (Zotit) ia ofron butësinë dhe urtësinë e saj. Edhe për këtë Nënë Tereza
            mbetet në Kishë shembull i ndritshëm në përmbajtjen dhe trimërimin në
            ecjen drejt asaj shenjtërie që përmbante e donte të jetë një detyrë e thjeshtë
            për çdo të krishterë.
               “Nuk mund të mbetet i fshehur një qytet i vendosur mbi një mal” (Mateo
            5,14). Nënë Tereza edhepse duke mos kërkuar kurrë famë, ka ushtruar një
            yshtje e magji të madhe që nuk mund të shpjegohet me kategoritë e kësaj
            bote, por do të shikohet në horizontin e saj mbinatyror, atë në të cilën janë
            ushqyer shenjtërit. Ka qenë atraktive nga shenjtëria e saj, në fakt që bartte
            fryte të panumërta të së mirës, të qëllojë dhe të zëjë njerëzit në një zingjir të
            dashurisë.
               E Lumturuara Nënë Tereza e Kalkutës mbetet shembull i mahnitshëm
            dhe shenjë plot yshtje për kohën tonë, dhe na tregon se si një jetë e
            ndërtuar mbi Lumturimet është plot me dashuri dhe mund t‟i dhurojë dritë
            botës, atë dritën e Krishtit.
                                                           Engjëll Koliqi: “Ylli i Dardanisë – Tokë e Qiell”
                                                                                 Prishtinë, 2010, f.84-86.
At Raniero Canntalamessa
-predikues i Shtëpisë Papërore-
          Në predikimin e tretë të Kohës së Ardhjes, po në vitin 2003 – në praninë e Gjon Palit II – në
          Kapelën Redemptoris Mater, në Vatikan, të titulluar: “Pika qendrore e Jezusit në jetën e
          Nënë Terezës së Kalkutës”, ndër të tjera kishte thënë: “Kuptimi i gjithë jetës së Nënë Terezës
            është një person: Jezusi.” Për të Lumturuarën e Kalkutës, Jezusi nuk ishte “një abstrakcion”,
            një përbashkësi e doktrinave, të dogmave, ose kujtim i një personi që ka jetuar në kohë të
            tjera, por një Jezus i gjallë, real, dikush që të shikojë në zemrën e vet e nga e cila të lejohet të
            shikoj… Në pyetjen: “Kush është Jezusi për mua?”, ajo përgjigjet me një litani inspiruese të
            titujve: “Jezus është fjala për ta shqiptuar. Është jeta për ta jetuar. Është dashuria për ta
            dashur. Është gëzimi për ta ndarë… Është sakrifica për ta ofruar. Është paqja për ta bartur
            e për ta sjellur kudo. Është buka e jetës për ta ngrënë…” … Nënë Tereza ka ditur t‟u japë të
            varfërve jo vetëm bukë, veshmbathje e barëra, por atë për të cilën kanë më shumë nevojë:
            dashuri, ngrohtësi njerëzore, dinjitet… Ajo kujtonte me përmallim episodin e njeriut të gjetur
            të ngrënë përgjysmë nga krimbat në një grumbull hedhurinash, që i sjellur në shtëpi dhe i
            kuruar thotë: “Motër, kam jetuar në rrugë si një kafshë, por tani do të vdes si një
            engjëll”… Ajo ka kujtuar që madhësia e vërtetë mes njerëzve nuk matet me pushtetin që
            njëri e ushtron, por me shërbimin që jep”.
Kardinali Simon D.Lourdusamy
-Prefekt i Kongregatës për Kishat Orientale-
            Në prezantimin e tij në librin famoz të Don Lush Gjergjit “Madre della Carità” /Nëna e
            Dashurisë/, e botuar nga Shtëpia Botuese VELAR, Gorle (Bergamo), ndër të tjera mbi Nënë
            Terezën shkruan:
            “Nënë Tereza me të drejtë është e dashur në gjithë botën. Por, është sidomos e dashur në
            vendin tim, në Indi, si Nëna e atyre të fundit, ia ka dhënë fillim një vepre të provanisë së
            shumëpritur që sot nuk njeh kufinj. Në Indi Nënë Tereza është e dashur nga të gjithë sepse
            është e madhe dëshmia e saj, siç është i madh shërbimi që Bijat e saj shpirtërore zhvillojnë
            në të gjitha pjesët e botës. Nënë Tereza, pra duke jetuar Zotin, e donte Zotin, e predikonte
            Zotin, e dëshmonte dashurinë e Zotit. Prapa personit të saj – e përvuajtur, e hajthme,
            shëtitëse si Françesku i Asizit, e paarmatosur – vrapojnë mijëra gra të reja të magjepsura
            nga ideali i saj i jetës. Në lutjen kundruese, nëna shtonte akcionin e saj social në një kontekst
            të emargjinimit e mënjanimit që mallëngjen.”
            Nënë Tereza ishte “shërbëtore” e çdo qenie njerëzore. Në denoncimin e të këqijave të botës
            bashkëkohëse Nënë Tereza preferonte akcionin solidar për çdo grua e për çdo burrë. Ishte
            kjo zgjedhja e saj e jetës, me një fjalë asketizmi i saj i krishterë. Ky libër i priftit Lush
            Gjergji ka plot merita. E para, padyshim, është rrëfimi i “jetës së Nënës” marrë
            drejtëpërdrejtë nga ajo. Që nga viti 1962 Don Lushi “vrapon” pas Nënës së ëndërrave të tij.
            Rrëfimi është një ditar ku i shënon impresionet dhe i transmeton ato me një gjuhë të thjeshtë
            dhe menjëherë lexuesve…
            Si bir i Indisë nuk mund të mos gëzohem për veprën e pakufijshme të mirësisë, të
            përmbushur nga Nënë Tereza në atdheun tim, deri në thirrjen e drejtë dhe të merituar Nënë
            Tereza e Kalkutës. Në kohën kur isha Kryeipeshk i Bangalorës kam pasur kënaqësinë dhe
            mundësinë t‟i themeloj tri shtëpia për Misionaret e Dashurisë. Në vazhdim, si sekretar i
            Kongregatës së Propaganda Fide-s, për rreth pesëmbëdhjetë vjet kam mundur ta përcjell e ta
            përmbaj me kompetencat e mia, jetën religjioze dhe veprimtarinë e Institutit të mirënjohur
            dhe të merituar. Tash, si Prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, kam një motiv të
            mëtejshëm të mirënjohjes dhe një dashuri të posaçme për tokën e origjinës së Nënë Terezës,
            Shqipërinë e dashur, që pjesërisht kishte lidhje me këtë dikaster.
            Infermierja e re, profesoresha, e ushtruar nga kushtet e përjetshme, drejtoreshë e shkollës,
            “thirrja brënda në thirrje”: këto etapa magjepse të një ekzistence të re e udhëhequr nga dora e
          Zotit dhe Dashuria. E gjithë jeta e Nënë Terezës ka qenë një “sfidë e guximshme e
          dashurisë”. Të sëmurit dhe të varfërit kanë qenë pasioni konstant i përditshëm. Këtyre u janë
          shtuar menjëherë fëmijët e braktisur dhe jetimë. Pastaj ata që kishin para vdekjes, në shtëpinë
          Nirmal Hriday, shtëpi e Zemrës së Dlirë. Si në jetën e Shën Françeskut, edhe Nënë Tereza ka
          takuar të gërbulur. Dhe sllogani i saj i dashurisë: “Preke të gërbulurin me mirësinë
          tënde” përmbledh një zgjedhje të tërësishme fetare të jetës.
          Në nënën e botës së vuajtjeve – kështu e definon me të drejtë Don Lushi – ka shikuar e gjithë
          bota. Nga Kuba në Moskë, nga Afrika, nga Azia, nga Australia, nga Amerikat, kështu edhe
          nga Europa, ishte një ndjekje e shpejtuar e pëlqimeve drejt kësaj “gruaje të virgjër e nënë” që
          i ka shtrënguar në zemrën e saj të gjithë nevojtarët e botës. “Jemi një pikë në oqeanin e
          mjerimit e të vuajtjeve njerëzore – donte ta përsëriste Nënë Tereza – por – vazhdonte – po të
          mos ishte kjo pikë, mjerimi dhe vuajtja njerëzore do të ishin edhe më të mëdha…”.

                                                  Engjëll Koliqi, “Ylli i Dardanisë – rrezaton Tokë e Qiell”
                                                                                  Prishtinë, 2010, f.88-89


Prof. Gurudev Shree Chitrabhanu
- filozof dhe historian i madh indian, mik i ngushtë i Nënë Terezës, ligjërues në shumë
universitete të Europës dhe Afrikës-

          Gjatë një vizite në SHBA, ku dha shumë ligjërata në degën e filozofisë, në shumë
          universitete të njohura të Amerikës u takua me z.Tomë Mrijaj dhe i dha këtë opinion më 7
          korrik 1981 në New York: “E kuptoj se e ndjen veten kryelartë (për Nënë Terezën), e pse jo?
          Ke plotësisht të drejtë. Për më tepër, çdo individ apo çdo popull që do ta kishte fatin të kishte
          Nënë Terezën bijë të kombësisë së tij, duhet ta ndiente veten kryelartë. Por, do të ishte e
          padrejtë ta quanim Nënë Terezën Nënë shqiptare; do të ishte gabim ta quanim Nënë indiane.
          Nënë Tereza është nëna e të gjithë botës. Që në ditën kur e pashë Nënë Terezën për herë të
          parë dhe u njoftova me prejardhjen e saj, historisë së popullit shqiptar i kushtova orë të tëra.
          Ky popull i vogël, sipas gjurmimeve ka një histori të lavdishme. Duke u nisur nga Ilirët dhe
          duke kaluar nëpër faza të ndryshme të kombit tuaj, është për të ardhur çudi se si ky popull
          kaq i vogël, e që ka kaluar nëpër sa e sa tragjedira kombëtare, mundi të japë njerëz aq të
          mëdhenj, si: Teutën, Agronin, Pirron, e dragonin e Krishtërimit - të madhin Gjergj Kastriot -
          Skënderbeun, i cili u bë mur i pakalueshëm për Perandorinë turke. Kur themi u bë mburojë i
          pakalueshëm, duhet të kemi parasysh se forca e Perandorisë turke ishte bërë asokohe
          zotëruese e shumë vendeve të botës, si: Azi, Afrikë dhe Evropën Juglindore. Një ndër synimet
          më me rëndësi të Perandorisë osmane ishte edhe pushtimi i Europës Perëndimore dhe dalja
          në brigjet e Atlantikut. Por, një popull i vogël, i quajtur shqiptarë, jo vetëm që Perandorisë
          turke iu bë pengesë në realizimin e kësaj ëndre, por i dha edhe grushta shumë të rëndë, saqë
          ajo fuqi e “madhe”, e pati të pamundur të rimëkëmbet në shkallën që ishte para se të
          dërmohej nga forcat e vogla (në numër) shqiptarë, të kryesuar nga kryetrimi i shqiptarizmit,
          i madhi Skënderbe. Edhe sot në shek. XX, nga gjiri i këtij populli të vogël, por me një histori
          shumë të lavdishme përgjatë të tëra periudhave historike, rrjedh simboli i paqes dhe i
          vetmohimit, personi më i respektuar i shekullit. Nënë Tereza, e cila me punën e saj bamirëse,
          ka fituar dashurinë e tërë botës. Prandaj, sinqerisht dhe me respekt e thërrasin: “Nënë
          Tereza, nëna e të gjithë botës”.
Don Valentino Salvoldi
-teolog-
           Nënë Tereza ishte profeteshë
           Pa e njohur mirë popullin shqiptar s‟mund ta njohim Nënë Terezën dhe anasjelltas, sepse ky
           “gërshetim” është natyror. Ne, studjuesit e teologjisë, flasim dhe shkruajmë për Zotin, por
           ndoshta e njohim dhe e duam më pak se njerëzit e thjeshtë. Njohuria më e mirë dhe natyrore
           e Zotit është Dashuria.
           Nënë Tereza ishte profeteshë: fliste me gojën e Zotit, shiqonte me sytë e Zotit dhe
           dashuronte me zemrën e Zotit.
Franjo Kuharic
-kardinal kroat-
           Ajo na e zbulon në mënyrë konkrete dinjitetin e njeriut
           Shpërblimi Nobel për paqe, që iu dha Nënë Terezës, është një shpallje e madhe për tërë
           botën. Indira Gandi pati thënë para disa kohe:“Para Nënë Terezës ne të gjithë ndihemi të
           vegjël, turpërohemi para vetvetes”. Kur mendojmë pak më mirë për veprën që e ka filluar
           Nënë Tereza dhe që jehon në mbarë botën, me të vërtetë duhet të turpërohemi para vetvetes.
           E frymëzuar me Ungjillin e Jezu Krishtit ajo ia zbuloi botës dhe të gjithë neve në mënyrë
           konkrete dinjitetin e njeriut...
Brian Kolodiejchuk
-postulator i kauzës për beatifikimin e Nënë Terezës-
           Nënë Tereza e Kalkutës - shembull i kohës sonë
           ... Nënë Tereza është bërë njëra prej të krishtereve më të njohura të shekullit të kaluar për
           shkak të veprës karitative, të cilën ajo dhe Misionaret e Dashurisë e udhëhoqën në mesin e
           më të varfërve ndër të varfër. Jeta e Nënë Terezës është e denjë për t‟u vërejtur jo vetëm për
           shkak të shërbimit ndaj të varfërve materialisht, por edhe për hir të aftësisë së saj që ta hetojë
           dhe të përgjigjet në format e reja të varfërisë. Ajo e ka kuptuar se më e vështirë se varfëria
           materiale është “ndjenja se dikush nuk është i dëshiruar, i dashur”. Vuajtja e cila rrjedh “nga
           braktisja e dashurisë sjell varfëri shpirtërore” (Nënë Tereza), e cila është më e dhimbshme se
           vuajtja materiale. Ajo thoshte:“Kur e marr ndonjë njeri të uritur nga rruga, dhe i jap një
           tanir uriz, copë buke, jam e kënaqur. Atëherë e kam mënjanuar urinë. Por personi që është i
           lënë, i cili ndihet i padëshiruar, i panevojshëm, i tmerruar, personi që është i braktisur nga
           shoqëria - kjo varfëri është tmerrisht e dhimbshme dhe aq e madhe, edhe unë vetë e trajtoj
           tmerrisht të rëndë”.
           Nënë Tereza dijti t‟u afrohet atyre që u shërbente. Në vizionin e saj të inspiruar nga feja ajo
           çdo njeri e ka parë si fëmijë të Hyjit, si “vëllai im, motra ime” dhe të denjë për t‟i dashur.
           Motrave të veta u thoshte: “Njerëzit tanë janë të mirë... Ata s‟e kanë të nevojshme
           ngushëllimin dhe simpatinë tonë. Atyre u duhet dashuria jonë që i kupton”.
           Dashuria dhe ngushëllimi që ka njëmendësuar Nënë Tereza në praksë, dhe është bërë shenjë
           për botën, nuk ishin thjesht shërbim humanitar...
           Parimet e jetës së Nënë Terezës ishin heshtja, lutja, besimi, dashuria, shërbimi dhe paqja.
           Heshtja ishte për të kërkesë themelore e jetës krishterore, sepse ajo mundëson që të jemi më
           të vetëdijshëm për praninë e Zotit dhe zërin e tij, si edhe për ofshamën e të tjerëve, në veçanti
           të të varfërve...
            Nënë Tereza thoshte se “çdo njeri e posedon mallin për Hyjin”. Ky synim për Hyjin, i cili
            njihet në heshtje, në mënyrë të veçantë përmbushet në lutje. “Lutja e bën zemrën më të
            madhe derisa ajo nuk aftësohet ta pranojë Hyjin, i cili na dhurohet”, thoshte Nënë Tereza...
            Janë dy hire për të cilat Nënë Tereza thotë se janë në veçanti fryt i lutjes - “zemërçiltërsia”
            dhe “përthellimi i besimit”.
            Shërbimi ndaj më të varfërve ndër të varfër ishte e lidhur drejtpërdrejt me besimin e saj se
            Jezusi është i pranishëm në ta. Besimin e vet e themeloi në thënien ungjillore, të cilën e
            përsëriste shpesh edhe vet: “Në të vërtetë po u them, çkado që bëtë për njerin prej më të
            vegjelve të vëllezërve të mi e bëtë për mua” (Mt 25, 40)...
            Nënë Tereza e takoi Hyjin në besim, i cili ia kumtoi dashurinë si mall të fortë, si etje për
            dashurinë e saj dhe dashurinë e secilit njeri... Krejt jeta e saj ishte orvatje që ta kthejë
            dashurinë me dashuri...
            Në një fjalim në Çikago në vitin 1981 pati thënë: “Fryti i besimit është dashuria, e dashuria
            nuk mund të rri qetë. Ajo duhet të kalojë në vepër, e kjo vepër është shërbim. Ky shërbim
            është dashuria ndaj të tjerëve”. Këto fjalë të Nënë Terezës lëshojnë rreze shtesë në kuptimin
            e saj të marrëdhënieve ndërmjet besimit dhe dashurisë, dashurisë dhe shërbimit...
            Rreshti i fundit në kartelën e punës së Nënë Terezës thotë: “Fryti i shërbimit është
            dashuria”. Kur qëllimi i dikujt është i drejtuar kah shërbimi ndaj Zotit dhe të afërmit,
            përfundimi është paqja - me Zotin, me vetveten dhe me të afërmin. Nënë Tereza ka synuar të
            jetë në akord me Zotin, i cili vepron në jetën e saj dhe ka kërkuar vullnetin e tij në çdo
            ndodhi, e dëgjueshme plotësisht urdhërave të tij dhe Kishës së tij, duke bërë gjithçka në
            lavdinë e tij. Pasi që ka qenë në paqe me të gjithë, Nënë Tereza e ka mbërritur paqen në
            vetvete. Si rezultat i kësaj paqeje me Zotin dhe vetveten ka qenë harmonia me të tjerët, të
            cilët i ka menduar si fëmijë të Hyjit, porsi vëllezër dhe motra.
Simon D.Card Lourdusamy
-Prefekt i Kongregatës për Kisha Lindore-
            Nënë Tereza “Shërbëtorja” e çdo njeriu
            Për Nënë Terezën gjer tani janë botuar shumë libra. Çdo libër, që nuk po hyj në hollësi për t‟i
            cituar, meriton përkrahje dhe lavdatë, sepse pa dyshim na jep ndonjë anë burimore dhe të re
            të kësaj jete njerëzore me plot prani hyjnore.
            Nënë Terezën me të drejtë e do mbarë bota. Mirëpo në vendin tim, në Indi “Nëna e të
            shkelurve” e ka filluar veprën e Provanisë hyjnore, që sot s‟ka më kufi. Në Indi Nënë
            Terezën e duan të gjithë, sepse e madhe është dëshmia e saj, si është i madh edhe shërbimi i
            Bijave të saja shpirtërore, të cilat tashmë veprojnë anembanë botës.
            Nënë Tereza, edhe pse jeton dramën e botës bashkëkohore, është një jetë kushtuar Zotit. Ajo
            e sheh Zotin, e do Zotin, e predikon Zotin, dëshmon dashurinë e Zotit gjithmonë dhe
            gjithkund. E thjeshtë dhe e përvujtë, gjithnjë në udhëtim, si Shën Frani, tërheq me mijëra
            vajza dhe gra për një jetë të tillë. Urata e saj kontemplative përplotësohet edhe me veprime
            shoqërore në dobi të botës që pëson dhe vuan pa masë...
            Nënë Tereza është “shërbëtorja” e çdo njeriu. Në vend që të shqyrtojë dobësitë e botës
            bashkëkohore, Nënë Tereza vepron në të mirë të mbarë njerëzimit. Ky është përcaktimi i saj,
            me një fjalë jetë kushtuar Zotit dhe njeriut.
            Shumëkush shkruan për Nënë Terezën për ta krijuar një orkestër gazetarësh, piktorësh,
            muzikantësh, regjisorësh të mëdhenj dhe të vegjël... për të marrë pjesë disi në këtë vepër të
            madhe të dashurisë në veprim. Unë përkundrazi dua ta paraqes një fytyrë ndoshta të
           panjohur, atë të Nënë Terezës time, për t‟ua afruar atë të gjithve, e sidomos për të bërë edhe
           ne diçka për Zotin.
           ... Si biri i Indisë gëzohem shumë për veprën madhështore të Nënë Terezës pikërisht në
           atdheun tim, aq sa me të drejtë bota sot e quan atë “Nënë Tereza e Kalkutës”. Kur isha
           arqipeshkv i Bengalores pata kënaqësi t‟i hapi tri shtëpia për Misionaret e Dashurisë.
           Më vonë, si Sekretar i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, për afro 15 vjet pata rast ta
           përcjell dhe përkrah jetën dhe veprimtarinë e mirënjohur të këtij Instituti.
           Tani, si Prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, kam edhe një arsye të veçantë për t‟u
           gëzuar së bashku me Nënë Terezën, për Shqipërinë e dashur, e cila pjesërisht ishte e lidhur
           me këtë Kongregatë.
           Në noviciat, infermiere, pastaj profesoreshë, drejtoreshë, kushtet e përjetshme rregulltare,
           “thirrja në thirrje”: ja pra, hapat tërheqës të një jetës që e udhëheqi Zoti që është dashuri.
           Jeta e Nënë Terezës në tërësi është “përleshje guximtare e dashurisë”. Të sëmurët dhe të
           varfërit janë gjithnjë në kujdes të saj. Përpos tyre ajo kujdeset edhe për fëmijë të dëbuar dhe
           bonjakë. Pastaj themelimi i shtëpisë për njerëz në buzë të vdekjes “Nirmal Hriday”, “Shtëpia
           e zemrës së pastër”.
           Si në jetën e Shën Franit edhe Nënë Tereza u takua me të gërbulur. Moto e saj për ta është:
           “Preke të gërbulurin me mirësinë tënde”,që disi përfshin zgjidhjen e jetës së kushtuar
           rregulltare...
Smiljan Fr.Cekada
-argjipeshk-
           Gjithçka për Zotin
           ... Njerëzit e gjallë nuk kanonizohen. As ne nuk do ta vëmë Nënë Terezën të gjallë në altar.
           Por që ajo është figurë e madhe në skenën bashkëkohore kishtare në botë, nuk mund ta
           mohojë askush. Nuk duhet shumë mundim që të zbulohet madhështia e fshehtësisë së
           saj.“Gjithçka mundem në atë që më aftëson” thoshte Shën Pali (Fil 4, 13). Ashtu edhe Nënë
           Tereza. Ajo është zhytur e tëra në Zotin. Tek ajo gjithçka sillet rreth Zotit, për interesat e
           mbretërisë së Tij, për të mirën dhe shëlbimin e njerëzve. Të gjitha mendimet e saj rrjedhin
           prej Zotit dhe përfundojnë në Zotin. Ashtu edhe planet dhe punët e saj.
           Pra ajo është përkryermërisht e thjeshtë dhe e përvuajtur. E takova personalisht. Ishte kjo në
           Romë në kohën e Koncilit, sipas gjasash në vitin 1964. U takuam në kabinetin e kardinalit
           Petro Agagianini, i cili atëherë ishte prefekt i Kongregatës. Hyri e veshur me sari, në veshjen
           më të varfër të popullit indian. E përshëndeta në gjuhën shqipe...
                                                            (Pjesë nga parathënia në librin “M.Muggeridge,
                                                                             Majka Terezija, Zagreb 1975)
Giovanni Battistare
-kardinal-
           Nënë Tereza - në kujtim të historisë njerëzore
           Përballë të këqiave të epokës sonë, Nënë Tereza ka dëshmuar me zemërgjerësi të jetës, me
           guxim për veprim dhe me palodhshmëri pune, vlerën e veçantë të dashurisë. Ajo do të
           mbetet në kujtim të historisë njerëzore, në kujtim të historisë së Kishës si dëshmi e
           përjetshme e dashurisë së madhe ndaj Perëndisë, por njëkohësisht respekt i madh dhe dashuri
           për vlerat e secilit njeri dhe secilës jetë njerëzore.
Juraj Gusic S.J.
 -biograf i Nënë Terezës-
            Nënë Tereza person i jashtëzakonshëm
            Për Nënë Terezën dhe Misionaret e Dashurisë është shkruar shumë. Janë dhënë shumë
            deklarata në raste të ndryshme,në veçanti kur asaj i ndaheshin dekoratat dhe i shpreheshin
            lavdërime. Të gjitha gjykimet për të pajtohen në një: Nënë Tereza është person i
            jashtëzakonshëm dhe Rendi i saj i Misionareve të Dashurisë është dhuratë e vërtetë e Zotit...
            Pranë Jezu Krishtit, Nënë Tereza dhe Misionaret e Dashurisë shumë e nderojnë Virgjërën
            Mari. Kjo nuk do ta habisë askënd që i kthehet vështrimit të jetës së saj rinore dhe pjesës së
            parë të jetës rregulltare të Nënë Terezës...
            Nënë Tereza i ka përcaktuar qartë në Konstitucionet e veta tri kushte të rëndomta rregulltare
            - kushtin e varfërisë, kushtin e pastrisë dhe kushtin e dëgjesës, por i ka bashkuar të gjitha
            këto me kushtin e katërt - kushtin e shërbimit më të varfërve ndër të varfër, kështu që ky
            kusht është në qendrën e jetës së Misionareve të Dashurisë.
            Nënë Terezës gjithmonë i rri para sysh mendimi udhëheqës: vepra e saj dhe e motrave të saja
            duhet të jetë gjithmonë e gjithkund dëshmi për Krishtin, predikim i dashurisë së Krishtit me
            shembull jete e pune.
Francil George, OMI,
-argjipeshkvia e Çikagos-
            Thjeshtësia shembull për brezat e ardhshëm
            ... Unë e di se bashkohem me një numër të panumërueshëm njerëzish gna mbarë bota në
            falënderimet që i japin Zotit për ndihmesat e shumta që Nënë Tereza u ka dhënë Kishës dhe
            familjes njerëzore. Nënë Tereza kaloi jetën e saj me Zotin, sidomos duke i shërbyer atij në
            ndihmën që u jepte të varfërve. Ajo duhet të jetë shumë e lumtur për ta takuar atë tash ballë
            për ballë. Puna e saj e jetës është e sigurt nëpërmjet motrave të saj, Misionareve të
            Bamirësisë, të cilave u ofroj ngushëllimet e mia më të thella - veçanërisht motrave të cilat i
            shërbejnë Famullisë së Shën Malakisë në anën perëndimore të Çikagos. Thjeshtësia e jetesës
            së saj do të shërbejë si një shembull për brezat e ardhshëm. Duke besuar në fuqinë e hirit të
            Perëndisë i cili shndërroi jetën e saj, secili prej nesh - duke u mbështetur në po atë hir - mund
            të bëjë atë që ka bërë ajo.
James SIN
-kardinal i Ishujve të Filipines-
            Ne jemi këtu për të vuajtur humbjen e një margaritari të çmuar, një kurore të lavdishme dhe
            një zemre të artë në Kishë.
Gjon O‟Connor
-kardinal i argjipeshkisë së Nju Jorkut-
            Kemi fituar një ndërmjetëse të fortë në parajsë
            Është shumë e vështirë për mua të flas për këtë, edhe duke përdorur një fjalim të përgatitur.
            Ditën kur u bëra ipeshk u bëra i afërt me Nënë Terezën. Ajo më vizitoi shumë herë në Nju
            Jork, në Romë dhe gjetiu. Kremtova Meshën më shpesh për të sesa mund të mbaj mend.
            Bota ka humbur një shenjtore në tokë, por fitoi një ndërmjetës jashtëzakonisht të fuqishëm
            në parajsë. Kurrë nuk kam njohur ndonjëherë dikë mu si Nënë Terezën. Unë do të gjej veten
            duke përjetuar një ndjenjë të thellë humbjeje personale për një kohë të gjatë. Jam mirënjohës
            për pasardhësen e Nënë Terezës, motër Nirmala, me të cilën kam lidhur një marrëdhënie të
            afërt. E di se ajo si dhe të gjitha motrat misionare të bamirësisë do të vijojnë të bëjnë punën e
           papërshkrueshme të cilën ka nisur kjo grua e shenjtë. Nuk duhet të lutem „u prehtë në paqe‟;
           jam i bindur se ajo tash është në lavdi.
José Saraiva Martins
-kardinal, prefekt i Kongregatës për Kauzën e Shenjtërve-
           Gruaja ungjillore
           Zoti ia besoi Nënë Terezës një karizmë speciale për të mirën e Kishës dhe për nevojën e
           humanitetit në këtë moment të veçantë të historisë. Jam i bindur se gjithmonë e më shumë do
           të dalë në pah dhe do të dritësohet karakteri i thellë mistik dhe i fortë kontemplativ i kësaj
           gruaje ungjillore të shekullit XX.
Anthony M.Pilla
-president i Konferencës Ipeshkvore Katolike në SHBA-
           Nënë Tereza tejkalonte kulturat dhe politikat
           Nënë Tereza imitoi Krishtin dhe jeta e saj ishte mësim në dashuri. Ndërsa kujdesej
           personalisht për të sëmurët dhe për ata që vdisnin, ajo u ndihmonte njerëzve që jetonin atje
           dhe më tej të shihnin skamjen materiale dhe shpirtërore që përballon shoqërinë moderne. Ajo
           i mësoi të gjithë - prej grupeve rinore deri te qeveritë - nëpërmjet thjeshtësisë. Aq e vogël
           dhe zëbutë sa ishte, shtrirja e saj ishte e madhe dhe mesazhi i saj u dëgjua rreth botës. Ajo pa
           Jezusin në secilin - nga fëmija në bark deri te të sëmurët dhe të lëndueshmit, veçanërisht ata
           që dergjeshin nga SIDA, deri te të moshuarit dhe tek ata që vdisnin të padëshiruar rrugëve të
           Kalkutës. Ajo nxiste njerëz anembanë të shtrihen përtej vetes për të shëruar ata që vuanin
           rreth e qark. Nënë Tereza tejkalonte kulturat dhe politikat ndërsa fliste për thirrjen e Zotit:
           “Të duam dhe t‟u ndihmojmë të varfërve”. Ajo kishte dijeninë e thellë të kuptojë se me këdo
           që të ishte - me imigrant, të huaj, president apo kryeministër, ai ishte para së gjithash një
           Fëmijë i Zotit dhe që në thelb i denjë të respektohet. Jeta e saj do të jetë si kujtim për të
           gjithë ne që jemi të thirrur të kujdesemi për njëri-tjetrin, dhe veçanërisht që jemi të thirrur t‟i
           respektojmë dhe t‟u ndihmojmë të varfërve midis nesh. Zoti bekon botën me thesare të
           mrekullueshme - pa dyshim Nënë Tereza ka qenë nga më të mirat e shekullit tonë.
Angelo Comastri
-arqipeshk - delegat apostolik i Loretos-
           Shkëlqimtarja e Kryqit
           Nënë Tereza është shpallur e lumtur në kohë rekorde: posa u mbushën gjashtë vjet! Më në
           fund të gjithë e konsiderojmë si “shenjtëreshë”.
           Prapëseprapë nuk do të harrojmë se Nënë Tereza është një person i “mërzitshëm!”
           Ashtu sikurse është i mërzitshëm një rreze e kthjellët e dritës kur e ndriçon një ndërmjetëze
           të mykur; ashtu sikurse është i mërzitshëm një person i nderuar në shoqërinë e një tufe
           cubash; ashtu sikurse është i mërzitshëm një zemër e përvuajtur në një tubim të arrogantëve
           dhe mburravecëve; ashtu sikurse është i mërzitshëm një “i varfër” në një rrugë përplot
           njerëz, i cili pret vetëm një pará; ashtu sikurse është e mërzitshme një nënë me dy fëmijë
           ngrykë në një klinikë të aborteve...
           Kush është pra Nënë Tereza e Kalkutës? A është një apostull i madh i dashurisë? A është një
           grua e guximshme e të varfërve? A është një organizatore e mrekullueshme e ndihmës së
           shpejtë? A është një person komunikativ bashkohor dhe i gëzuar i ndjenjave fisnike?
           Jo, nuk qëndron këtu sekreti i Nënë Terezës. Ajo është një “vajzë e dashuruar në Krishtin”,
           është një grua “shkëlqimtare e kryqit”, në të cilin e ka parë Fytyrën e Perëndisë porsi
           “Fytyrën e Dashurisë” dhe ka ndier etjen e Hyjit porsi “etje të Dashurisë”.
           Dhe ajo i përgjigji dashurisë!
           Dhe kështu i kërkoi të varfërit për t‟i dashur me Dashurinë Hyjnore dhe për t‟i ngushëlluar
           me lajmin e vetëm të vërtetë: “Zoti të do”. Ajo u thoshte të gjithëve parreshtur: “God is
           Love”, Hyji është dashuri!
Charles J.Chaput
-argjipeshk i Denverit-
           Kampionja e të padëshiruarve
           Jeta e Nënë Terezës provoi se i vetmi revolucion i njëmendtë në çështje njerëzore rrjedh prej
           shërbimeve ndaj të tjerëve dhe vetëflijimit nga dashuria për Jezu Krishtin. Ajo ishte
           kampione e të padëshiruarve, prej të dëbuarve të Kalkutës deri te të padëshiruarit e palindur
           të Amerikës. Ajo ishte gjeniu i mjetit të vogël për bërjen e gjërave të mëdha. Para së gjithash,
           ajo ishte me të vërtetë një grua e Ungjillit: e fortë në të falur, e butë ndaj të varfërve, e
           dashuruar në Jezu Krishtin dhe shërbyese e Kishës së Tij. E mirëprittë Zoti në dritën dhe
           gëzimin e tij të përjetshëm dhe shkoftë mbarë puna e motrave të saj këtu në Kolorado dhe
           rreth botës me trashëgiminë e mëshirës dhe të dashurisë së krishterë të cilat na i lë neve.
Kardinal Keeler
-argjipeshkia e Baltimorës-
           Do të na mungojë ngrohtësia e shpirtit të saj
           Lajmi i vdekjes së Nënë Terezës është lajm pikëllues. Neve do të na mungojë, me
           ngrohtësinë e shpirtit, me aftësinë të flasë për Perëndinë dhe me jetën e lutjes e cila na afron
           kaq shumë Zotin. Neve do të na mungojë dëshmia e saj e vetme e kujdesit për skamnorët më
           nevojtarë për dashurinë e Perëndisë. Njëkohësisht i japim falënderime Zotit për kujtesat e
           mrekullueshme që na i la Nënë Tereza: përkushtimin e saj ndaj lutjes së përditshme,
           ndërtimin e saj të një rrjete botërore të motrave, vëllezërve e priftërinjve rregulltarë, të cilët u
           ofrojnë kujdes të drejtpërdrejtë të varfërve vuajtës dhe të pastrehë. Në mënyrë të veçantë ne
           në Baltimorë jemi mirënjohës ndaj Perëndisë për shërbesën që u dha atyre që po vdisnin nga
           SIDA, kryer nga Misionarët e Dashurisë në dhuntinë e shpresës që banojnë këtu në famullinë
           e Shën Wenceslausit. Para disa vjetësh në Romë e gëzova nderin të punoja afër me të për
           takimin njëmujor të Sinodit Botëror për Jetën e Përkushtuar, i cili bashkoi udhëheqës të
           Kishës Katolike, burra dhe gra rregulltarë dhe përfaqësues të Kishave të tjera të krishtera të
           kuvendonin gjerë e gjatë domethënien e jetës së përkushtuar Perëndisë nëpërmjet betimesh.
           Nënë Tereza u caktua të merrte pjesë në grupin tim të diskutimit, dhe ne të gjithë na prekën
           dhe na mallëngjyen thellësitë e bindjeve të saj dhe cilësitë e larta të vështrimeve të cilat i
           ndau me ne. Nënë Tereza i la mbarë botës një trashëgimi të besimit e të dashurisë, dhe të
           kujdesit për më të varfërit ndër të varfër në emër të Krishtit.
Motër M. Raphael PCPA
-Kuvendi i Zonjës sonë të Engjëjve, Birmingham, Alabamë-
           Ajo ia hapi njerëzimit dritaret e qiejve
           Kjo Nënë Terezë e bukur i ka hapur njerëzimit dritaret e qiejve dhe na ka treguar zemrën e
           Hyjit. Jezusi tanimë i thotë asaj: “Eja, o, e bekuara e Atit tim. Isha i uritur dhe më dhe të
           haja. Isha i etur dhe më dhe të pija. Isha vetëm, i braktisur, i sëmurë, i pashtëpi, i varfër,
           zemërthyer dhe i shkretë, dhe më pranove të hyja brenda. Ç‟i ke bërë më të vegjëlve,
           vëllazërisë sime, më bëre mua”.Nënë Tereza kishte një zemër amënore, të madhe dhe të
           fortë, dhe mjaft trime të përqafojë tërë botën. Ajo nuk do të harrohet shpejt. Shpërblimi i saj
            në parajsë do të jetë i madh. Lutemi për të dhe për ata që e ndjekin që të vazhdojë puna e saj.
            Ajo ka bërë diçka të bukur për Hyjin.
Julius Angerhausen
-ipeshk i Freiburgut-
            Nënë Tereza - apostull i vërtetë i kishës
            Për Nënë Terezën dhe veprën e saj tashmë ka shumë publikime: libra, artikuj, emisione
            televizive në gjuhët e ndryshme, por prapë ende nuk është folur mjaft, sepse ende nuk ka
            mjaft dashuri. Nënë Tereza u quajt ambasadore e dashurisë ndaj të afërmit në kohën tonë.
            Kjo ka të bëjë me faktin, që, sipas gjasash, porosia e saj është e njohur prej shumëkujt,
            shumë njerëz e takojnë, dhe se ajo ka një karizmë për t‟i bindur në mënyrë të thjeshtë, që
            dashuria është e vetmja e nevojshme, që dashuria i jep kuptimin jetës...
            Nënë Tereza është shumë e njohur edhe në Gjermani. Sa shumë ndikoi ajo që të përhapet
            dashuria e krishtit, për këtë mund të shkruanim shumë. Për të flasin në kopshte, shkolla,
            grupe nxënësish e të rinjësh, ndërmarrje etj. Fjalët e saj diskutohen dhe krahas kësaj bëhen
            pyetje: Si mund të jetojmë edhe ne në rrethin tonë porsi Nënë Tereza?
            Nënë Tereza është ilustrimi më i mirë i fjalës së të urtit: “Dashuria të bën të aftë që të jesh i
            guximshëm”. Nënë Tereza me guxim niset kundër mjerimit në mbarë botën. Dashuria i dha
            guximin Nënë Terezës, kur mori Çmimin Nobel, t‟u drejtohet “ashpër” banorëve të
            perëndimit: “Unë mendoj se aborti është rrënuesi më i madh i paqes. Aborti është luftë
            kundër të pafajshëmve, kundër të palindurve”. Ajo i thirri të gjithë në lutje, që ta fitonin
            guximin për t‟i pranuar fëmijët e palindur...
            Kur foli Nënë Tereza për lutjen në Konferencën Ipeshkvore Aziatike në Kalkutë më 1978, në
            veçanti mbaj mend fjalët: “Të thjeshtën mos e komplikoni!”
            “Dashuria të bën të guximshëm”. Rreth kësaj foli Nënë Tereza edhe kur e ftova në Ditën
            Katolike në Freiburg. Kur ajo erdhi tek unë, shkruan shumë gazeta për veprën e saj. Në
            mesin e shumë shkrimeve hasa edhe këto: “Nënë Tereza pas Papës së ri, është katolikja e
            dytë që aq shumë njihet në botë”. “Çka ofron kjo grua diçka spektakulare, që njerëzit
            shkojnë pas saj? Spektakularja e saj qëndron thjesht në faktin, se ajo është tërësisht në
            shërbim të Krishtit, në të cilin u shërben edhe njerëzve”. “Ajo nderohet edhe prej njerëzve
            që janë larguar prej Kishës”. Pasi i citoheshin Nënë Terezës të dhënat nga revistat dhe
            gazetat, ajo qëndronte e buzëqeshur. Ato ishin si këto: Nënë Tereza është: “heroinë e
            krishterë, e cila e meriton pranimin”, “senzacion i qetë”, “apostull i vërtetë i Kishës”,
            “mistike moderne e mjerimit”, “kullë ndriçimi, që tregon orientimin”, “shenjë për
            bashkëveprimin tonë”. Unë provova të them diçka për Nënë Terezën dhe veprën e saj. E di,
            që të gjitha fjalët janë belbëzim, prandaj po e përfundoj me një konstatim:“Prej kohës në
            kohë jetoi një njeri, veprimi i të cilit iu shmang fjalëve”.
Mariasusai Dhavamony
-jezuit indian-
            Zemërgjerësia e vetë-dhurimit
            Nënë Tereza, pasi e kishte kuptuar më mirë dhimbjen e trupit dhe të shpirtit të të varfërve pa
            pullaz nën kokë, pa ushqim dhe përkujdesje, lutej kështu:
            Bëj që më shumë të orvatem të ngushëlloj të tjerët, se sa të jem e ngushëlluar; bëj që të
            kërkoj për t‟i kuptuar të tjerët, se sa të jem e kuptuar; të kërkoj t‟i dua të tjerët, se sa të
            duhem prej të tjerëve:
            vetëm duke dhënë mirret;
            vetëm duke e harruar veten e gjen vetveten;
            vetëm duke falur gjendet falja;
            vetëm duke vdekur rilindemi për jetën e amshueme.
            Meditimi mbi vuajtjet e Krishtit e ushqente Nënë Terezën për dashuri ndaj Krishtit deri në
            thellësi, e forconte vullnetin e saj për shërbim ndaj të varfërve deri në zemërgjerësi, e
            dirigjonte qëndrimin dhe qëllimin e saj për kushtim ndaj të varfërve deri në fund. Në
            shkollën e Krishtit e mësoi urtinë krishtere. Në këtë shkollë u mësua të jetojë në përkorëmëri
            dhe liri; të jetë e kënaqur me aq sa kishte nevojë dhe pa hamendje të durojë skamjen; të
            relativizojë atë që është jetëshkurtër dhe t‟i japë përparësi asaj që është e qëndrueshme dhe
            absolute; të shikojë njerëzit porsi vëllezërit, në veçanti të varfërit dhe nevojtarët; të harrojë
            vetveten për t‟u shërbyer sa më mirë të tjerëve; të kërkojë në dashurinë e vërtetë të Zotit
            ngrohtësinë dhe forcën për planin dhe vendimin e vet.




Atë Sebastian Vazhkala, MC
          Nënë Tereza - një libër i hapur
          Nënë Tereza e kuptoi shumë qartë zemrën dhe shpirtin e thirrjes së vet sublime si rregulltare
          e Misionareve të Dashurisë: “T‟i përkasim Krishtit”. Ishte e bindur se askush nuk mund ta
          ndajë prej dashurisë së Krishtit. E dinte se Jezusi ishte hardhia e ajo njomëza. E dinte që
          sikurse njomëza nuk mund të sjellë fryte në vetvete, po qe se nuk mbetet pjesë e hardhisë,
          ashtu pa Jezusin nuk mund të bënte asgjë. Ajo e kuptoi se me Jezusin mund t‟i bënte të gjitha
          gjërat dhe gjithçka që bënte, e bënte në, për dhe me Jezusin. Edhe Shën Pali thotë: “Unë
          mund t‟i bëj të gjitha në Atë që më forcon.”
          Nënë Tereza e donte Jezusin me krejt shpirt, por dashuria e saj nuk ishte sentimentale. Ajo
          ishte shumë e vetëdijshme prej nga vinte forca dhe energjia për të kryer të gjithë të mirën, në
          veçanti duke shikuar kah më të varfërit ndër të varfër. Përmes jetës së vet dhe punës, Nënë
          Tereza jipte shikueshmëri në Hyjin e pashikueshëm. Për të ishte e qartë se të kesh forcë të
          bësh të mirën, nevojitet përkatësia me Jezusin dhe lidhja sa më e ngushtë me të, porsi
          njomëza në hardhi. Dhe porsi llampa që nuk mund të prodhojë elektricitet, por e përçon atë,
          kështu edhe forca për të bërë mirë nuk i përkiste asaj, por Zotërisë. Me asgjë nuk ishte e
          shtyer të jetë krenare. Kjo shpjegohet me natyrën e saj të përvuajtur dhe të përkorë. Mesha e
          përditshme dhe Kungimi i shenjtë jo vetëm që e forconin për të qenë një me Jezusin, por e
          këndellnin dhe përthellonin bashkimin e saj me Jezusin e kryqëzuar. Të fejuarit e saj me
          Jezusin, me të Fejuarin e dashur të kryqëzuar, ishte shpërfaqje e thirrjes bazuar në këshillat
          ungjillore dhe në kushtin e katërt të shërbimit vetëmohues me krejt zemër për më të varfërit
          ndër të varfër. Përvuajtëria për Nënë Terezën nuk ishte koncept, të cilin duhet shpjeguar apo
          definuar, por ishte themeli i jetës së saj të përditshme. Ajo e dinte se dashuria i ka dy
          dimenzione: vertikalen dhe horizontalen. Ato janë të ndryshme, por të pandashme, dy fytyra
          të të njëjtës monedhë...
          Bota qe e shëlbuar nga Jezusi, por Jezusi thërret persona për të çuar më tutje veprën e tij
          shpërblimtare të botës, e Nënë Tereza qe zgjedhur për të bashkuar veprën e shëlbimit dhe të
          emancipimit e të varfërit...
          Prezenca e Nënë Terezës e ka trandur ndërgjegjen e shumëkujt dhe aq më tepër ka lëvizur
          zemrat më të ngrira. Kam parë persona të rëndësishëm, politikisht të fuqishëm, duke u
             përgjunjur para këmbëve të saja dhe duke i puthur ato. Kur Nënë Tereza u sëmur, u ligështua
             dhe fytyra e saj filloi të rrudhet aq shumë, kanë ardhur aq shumë persona tek ajo. Sa herë
             njerëzit dëshironin vetëm t‟i preknin këmbët e saja apo sarin e saj apo të merrnin bekimin
             nga ajo apo vetëm t‟i shikonte njëherë...
             Jeta e saj ishte një libër i hapur, të cilën mund ta lexonte gjithkush, sepse ishte e përkthyer në
             përvojën e përditshme personale.
                  (Vahakala i lindur në Kerala të Indisë është anëtar i Misionarve të Dashurisë, i cili e njohu
                                                                               Nënë Terezën që nga viti 1966)
Chiara Lubich
-teologe-
           Mjeshtre e artit të dashurisë
           Nënë Tereza është për ne model. Në të vërtetë një mjeshtre madhështore e artit të dashurisë. I
           donte për të vërtetë të gjithë. Nuk e dallonte të afërmin në katolik, hindus apo mysliman.
           Asaj i mjaftonte që të jetë femër apo mashkull, dhe të zbulonte rishtas dinjitetin e saj. Nënë
           Tereza dashuronte e para: ishte ajo që shkonte për të kërkuar më të varfërit për çka ishte e
           thirrur prej Hyjit. Motoja e saj ishte fjala e Jezusit: “Çkado që bëtë për njërin... e bëtë për
           mua”. U bë e varfër për të varfër, por para së gjithash, “si” të varfërit. Është ky dallim i
           asistencës së thjeshtë sociale apo për çka është dedikuar volontarizmi. E kam admiruar në
           mënyrë të veçantë për hir të vendosmërisë që kishte. Ideali i saj ishte: më të varfërit ndër të
           varfër. Dhe u mbeti besnike.
At Serafino Colangeli
-themelues i “Piccola Opera Charitas”-
           Nënë Tereza zbuloi shenjat e kohës
           Reagimet e mia lidhur me personalitetin e Nënë Terezës nga Kalkuta janë të ndryshme dhe
           ato ndryshojnë për çdo herë që unë lexoj për të, kur i shoh fotografitë, kur dëgjoj të flitet për
           të, apo kur marr vesh për përgjegjësitë gjithnjë e më të guximshme në kërkesat e saj për t‟u
           ardhur në ndihmë të mjerëve, njerëzve të ditëve tona. Ndjenjën e admirimit për gjithçka bën
           Zoti nëpërmjet saj, e ndjek bremja e ndërgjegjes për mungesën e guximit dhe të nismave më
           të “rrezikshme” megjithse kam qenë edhe unë i thirrur për të përshkuar të njëjtën udhë
           ungjillore për t‟u shërbyer të varfërve.
           Unë besoj se kam kuptuar që çfarë shihet te ajo, se nga vjen aq kthellësi për të zbuluar
           shenjat e kohës me po aq energji për të reaguar aty për aty me thjeshtësi dhe fakte. Nëse
           qenka e vërtet se “jo njerëzit nga jashtë bëjnë revolucionin, por njerëzit nga brenda”, Nënë
           Tereza qenka një mistike e madhe. Te shpirti i saj është prania e Krishtit aq e gjallë dhe aq e
           fuqishme sa që i ka pushtuar tërë ekzistencën. Për të Jezusi është me të vërtetë jeta dhe
           dashuria. Prej këtej rrjedh prirja e papërmbajtur që ajo të merret me të varfërit, duke zgjedhur
           kështu për vete vendin e fundit.
           Nënë Tereza që zotëron një antenë aq të jashtëzakonshme sa të ketë aftësinë për të kapur kaq
           thirrje të bindshme, në të njëjtën kohë zotëron edhe një vështrim të qartë që i lejon asaj të
           shohë se çfarë nuk ekziston ende, por që do të ekzistojë. Në kurriz të mjerimit të
           paimagjinueshëm të grave dhe burrave që ndodhen në fund të jetës së tyre, të mbledhur nga
           trotuaret e Kalkutës, apo nga ndonjë vend tjetër të çfarëdoshëm, Tereza sodit fytyrën e
           ndritshme të Krishtit të ringjallur që tashmë pasurohet mbi ato figura të shfytyruara.
Frère Roger Schutz, Taizé
           Lutja për Nënë Terezën qe gurra e dashurisë
             Nënë Tereza ka hyrë në një jetë e cila nuk njeh fund. Ajo e dinte, që ne jetojmë në një jetë,
             në të cilën drita dhe errësira rrinë pranë njëra-tjetrës. Jeta e saj ishte thirrje,q ë të vendosim
             për dritën.
             E takova në shumë situata, pos tjerash, kur isha në Indi me disa Vëllezër të mi në mesin e më
             të varfërve.
             Ajo ishte në vizitë edhe në Taizé, me ç‟rast ishim të lutur të jipnin një deklaratë të
             përbashkët, e cila ka këtë vlerësim: “Në Kalkutë ekzistojnë shtëpi të dukshme për të vdekurit,
             ndërsa në shoqërinë perëndimore jetojnë të rinj në shtëpi të vdekurish që nuk shihen. Ata i
             karakterizon rrënimi i marrëdhënieve njerëzore apo kujdesi për të ardhmen. Nga kjo rriten
             skepsa dhe paguximshmëria: Përse fare të jetojmë? Vallë, ka jeta ende ndonjë kuptim?”
             Në vitin 1984 ishim të lutur të hapnin së bashku Ditën Botërore të Rinisë. Lutja për Nënë
             Terezën ishte gurra e dashurisë, e cila e bën zemrën të digjet flakë. Ajo e kishte të
             vetëdijshme, që bashkësia në Hyjin varet prej nesh dhe se çon kah sqarimi i vetes sonë. Dhe
             shtrohet pyetja: Si mund t‟i zbusim vuajtjet shpirtërore dhe trupore të njerëzve në tokë?




Leonie Höhren
-publiciste e lirë-
            Nënë Tereza - “Revolucionare” në emër të bamirësisë
            shte fillimi i viteve të shtatëdhjeta, kur në Etiopi një rrugulltare e vjetër katolike qëndroi para
            një guvernatori që t‟i kërkonte një copë toke për një spital. Disi prej së larti i shpjegonte
            ai: “A e dini, që ne kemi një revolucion që kujdeset për gjëra të tilla?” “Po” - ia ktheu pa u
            trazuar rregulltarja, “por edhe unë jam një revolucionare. Revolucioni im vjen prej Zotit dhe
            përbëhej vetëm prej dashurisë”. - Ajo e fitoi pjesën e tokës dhe pati mundësi të ndërtonte
            spitalin!
            Kush ishte kjo grua e vogël, e thjeshtë e fytyrërrëgjuar? Ajo është pa dyshim njëra prej grave
            më të jashtëzakonshme të këtij shekulli. Gonxhe Bojaxhiu, nuk është aq shumë e njohur me
            këtë emër, por më vonë do ta marrin vesh të gjithë se kush ishte kjo, dhe para së gjithash çka
            ajo bën.
            Nënë Tereza, “Engjelli i Kalkutës”; një grua, e cila u stolis me dekoratat më të mëdha të
            botës; një rregulltare, e cila themeloi “Misionaret e dashurisë”, të cilat i kanë degët në tërë
            botën. Ajo themeloi njërën nga veprat më përfshirëse të dashurisë ndaj njerëzve.
            Veprën e vet e filloi me fëmijët, dhe fëmijët janë ende gjithnjë përkujdesi i saj i veçantë. Për
            ta rrëgjon forcën dhe për mirëqenien e tyre flet pandërprerë në udhëtimet e veta. Kur një herë
            qe e pyetur nga një reporter, “a mos po teprohet me lindjen e fëmijëve në Indi, ku po rritet
            mjerimi dhe varfëria për shkak të lindjeve”, ajo e kishte shikuar sikur të mos e kishte kuptuar
            fare, por i kishte përgjigjur:“Kjo është sikur të thuhej, se ka shumë lule në male ose së
            tepërmi yje në qiell” (M. Muggeridge).
            Puna tjetër e rëndë që kryen kjo është kujdesi për ata buzë vdekjes, për më të varfërit ndër të
            varfër në rrugët e Kalkutës, të cilët asnjëherë nuk patën mundësi të kenë asnjë vendstrehim.
            Vdekja për Nënë Terezën bën pjesë vetëkuptueshëm në jetë...
            Ajo nuk ka dëshirë të flasë për vetveten. Biografitë, të cilat shkruhen për të nuk i trajton të
            rëndësishme. Ajo nuk flet as për datat e jetës së saj. Gjithçka ajo flet, flet për punën e saj,
            dhe e bën atë kurdoherë i jepej mundësia. Ajo s‟ka dëshirë të mbajë as fjalime. Para
            fjalimeve nuk shkruan koncepte...
            Nënë Tereza është simbol i dashurisë ndaj të afërmve, por ndihma e saj është gjithmonë
            pragmatike. Ajo nuk ishte politikane, thoshte edhe vetë, por nëse duhet, u drejtohet shefave
            të shteteve direkt. Ajo shkon rrallë rreth e rrotull, por edhe nuk planifikon aq shumë përpara.
            Ajo thotë se kjo nuk është vepër e saj, por e Zotit. Besimi i saj në Zotin është i
            palëkundshëm...
            Pranë bamirësisë, pjesëmarrjes në dhimbje, hareja është veti dalluese e saj. Karakteristike
            është edhe të buzëqeshurit e saj, që shndërit shumë foto...
            Nënë Tereza është një katolike thellësisht e përshpirtshme; ajo themeloi një Rend Motrash
            katolike, prapë vepra e saj, puna me më të varfërit ndër të varfër, me të sëmurë dhe të vuajtur
            të tjerë është pa dyshim njëra prej arritjeve më të mëdha ekumenike të shekullit të fundit...
            Urdhërat kishtare dhe rregullat e jetës janë për të vetëkuptueshëm udhërrëfime.
            ... Si rregulltare e përvuajtur është bërë shëmbëlltyrë e veprimit të gjerë për të afërmit - një
            avokat i shpresës në ardhmërinë njerëzore.
Georg Hüssler
-politikan dhe publicist-
            Nënë Tereza - institucion i harmonisë dinamike
            Kush takohet një herë me Nënë Terezën, nuk do ta harrojë kurrë atë takim. Kush e dëgjon
            kur flet, e di, që asaj nuk i nevojiten koncepte, por që ajo flet prej asaj që atë e përmbush.
            Ajo i ka para sysh të varfërit e kësaj bote, që vuajnë nga uria dhe dhuna. Ajo qëndron në
            mesin e tyre, edhe kur shkon nëpër botë. Ajo është avokati i tyre, zëri i tyre...
            Ecuria e Nënë Terezës, konsekuenca e saj e brendshme dhe dëgjesa e kanë udhëhequr, që
            shumëkush ta quajë profete të dashurisë ndaj të afërmve. Dhe ajo është profeteshë në mënyrë
            të veçantë. Por ajo është më tepër se aq: ajo ka bërë vepra, në të cilat të lënët dhe të
            pashpresët gjejnë ardhmërinë. Me Nënë Terezën u krijua një lëvizje, e cila fillin e pati në
            Indi, e qëllim kishte më të varfërit ndër të varfër. Në Nënë Terezën hasim karizmën dhe
            institucionin në një harmoni dinamike. Këtu qëndron në të vërtetë të kërkuarit e zgjidhjes së
            fshehtësisë, e cila mundësoi, që themelatat të gjallërohen përmes personalitetit të saj
            vlerëshumë, të cilat u përhapën në tërë botën, kudo, pa marrë parasysh dallimet e kasteve dhe
            nacionaliteteve, kulturave dhe religjioneve. Kjo ishte kudo dhe gjithkund dhënie e dëshmisë
            për dashurinë e Krishtit.
Malcolm Muggeridge
-gazetar, biograf i Nënë Terezës-
            Vravashka e ndezur në errësirë
            Të zgjedhësh një jetë porsi Nënë Tereza për të jetuar në sheshet varfanjake të Kalkutës, në
            një mori ndytësie, sëmundjeje dhe mjerimi, është shenjë e guximit të pathyeshëm, shenjë e
            fesë granite dhe dashurisë së shumëfrytshme. Kjo më ka habitur...
            Kurrë nuk e kam përjetuar barabartësinë njerëzore sikurse te Nënë Tereza, në mesin e të
            varfërve. Dashuria e saj ndaj tyre, duke e shprehur dashurinë e Hyjit, i bën ata të njëjtë
            sikundër vëlla e motër të një familjeje, pa marrë parasysh dallimin e tyre intelektual dhe
            aftësitë e tjera, në hijeshinë trupore dhe në kultivim. Kjo është e vetmja barabartësi në tokë...
            Nënë Tereza e takon Jezusin çdo ditë; së pari në meshën e shenjtë, ku ajo thith mbështesën
            dhe forcën; pastaj në secilin shpirt të mjerë dhe endacak që e viziton. Ata janë për të i vetmi
            dhe po i njëjti Jezus: në altar dhe në rrugë. Asnjëri s‟është pa tjetrin...
            Vuajtja dhe vdekja nuk janë për Nënë Terezën prishje në një makinë, por pjesë të dramës
            sonë të përhershme të lidhjes me Krijuesin...
            Vravashkë e ndezur në kohën në errësirë, mishërim i gjallë i dashurisë ungjillore të Krishtit
            është Nënë Tereza. Prandaj, kushdo pati privilegj që ta njohë apo të dëgjojë diçka për të
            duhet t‟i jetë Zotit mirënjohës deri në përjetësi.
Eugen Vogt
-teolog laik zviceran-
            Gjithçka prej saj më pushtonte
            Takimin tim të parë me Nënë Terezën e pata në dhjetor të vitit 1964. Ky takim qe në
            Bombay, me rastin e Kongresit Botëror Eukaristik. Konferenca Ipeshkvore Zvicerane më
            dërgoi atje. Me këtë rast pata rreth dy orë bisedë me Nënë Terezën. Një bisedë e çiltër, në
            miqësi të madhe dhe dashuri të veçantë. Personaliteti i saj me fascionoi, sikur kurrë më parë.
            Sytë e saj të ndritshëm, qenia e saj e çiltër, vendosmëria, gjithçka prej saj më pushtonte.
            Nënë Tereza është thellë religjioze, konsekuente dhe strikte, katolike e zellshme. Në këtë
            frymë i edukoi edhe Motrat e veta. Ajo është personalitet pragmatik. Në katërdhjetë vitet e
            fundit të jetës së vet ka bërë mrekulli. Me punën e vet impozante ka sendërtuar dashurinë. Po
            ta pyesnim, se si ka ndodhur kjo, ajo do të përgjigjej: “Kjo s‟është vepër imja. Kjo është
            vetëm vepër e provanisë hyjnore. Unë vetë isha vetëm mjet pune në dorën e Hyjit”.
            Sot në Kishë diskutohet shumë nga disa gra për “rolin e gruas në Kishë”. Ato mund të
            këqyren në Nënë Terezën. Ajo është shembull i shumëfishtë. Ajo është shëmbëlltyrë e
            virgjërës së përvuajtur dhe shërbëtores së Kishës, e cila e dhuron krejt dashurinë...
            Nënë Tereza në të vërtetë është mjet i provanisë hyjnore, dëshmi e dashurisë së Krishtit për
            kohën tonë.
Manfred Ferrari
-gazetar-
            ... E prapë zemra e saj u përkiste të varfërve
            Unë pata shansin të takoja Nënë Terezën shumë herë në Romë. Secili prej këtyre takimeve, e
            një prej tyre një intervistë e gjatë, mbetën për mua përjetime, të cilat më prekën thellë. Më së
            shumti më linte përshtypje thjeshtësia e kësaj gruaje. Ajo i njihte më të mëdhenjtë dhe të
            pasurit e kësaj bote, e prapë zemra e saj u përkiste të varfërve. Përjashtimi i saj i vetëm ishte
            Papa. Papa Gjoni Pali II, ishte për të një “dobësi” e madhe. Takimet me të kishin rëndësi të
            madhe për Nënë Terezën. Secili di për foton, në të cilën papa e merr për dore, derisa të dy
            zdirgjen shkallëve. Edhe për Gjonin Palin II, takimet me të kishin rëndësi të veçantë. Ai
            kishte shprehur dëshirën të jetë i lajmëruar nga sekretari i tij kurdoherë që ajo të vinte në
            Romë.
            Nënë Tereza ishte realiste, e cila i njihte më mirë kufijtë e saj, sesa kërkonin disa kritikë. Ajo
            e vërejti mjerimin e kësaj bote dhe ishte thellë e bindur, se mund të mënjanohet vetëm
            përmes veprave konkrete. Pranë veprës asaj pa përjashtim i përkiste edhe lutja. Pak i bënte
            mbresë retorika politike. Ishte ajo që thoshte: “Unë e di, se vepra ime është veç një pikë uji
            në det”.

José Luis Gonzàlez-Balado
-shkrimtar dhe gazetar, biograf i Nënë Terezës-
           Dashuria fillon në shtëpi
          Ajo është një grua e thjeshtë, e kthjellët, e përkorë. Ajo buzëqeshet me kënaqësi, gjithmonë
          me buzëqeshje spontane. Ajo ka një fytyrë plot mbresë e përplot rrudha. Shikimi i saj është
          pushtues dhe i ëmbël. Sytë e saj janë të zi dhe të vegjël, hunda sikur e asaj të shqiponjës,
          buzët e holla. Edhepse nuk e ka asnjë minut pushim, nuk duket më e vjetër se sa është.
          Prejardhja e saj e thjeshtë është në pamjen e saj, në tërë qenien e saj dhe mënyrën e veçantë,
          që t‟u hyjë punëve, e gjithmonë t‟i nuhasë. Kush e ka trajtuar si heroinë të madhërueshme
          për shkak të veprave, atëherë e ka njohur përkormërinë e saj personale. Ajo nuk ka sjellje të
          tjera gjatë kremteve, pos sikur ato kur ia fshin djersët ndonjë të sëmuri, kur ia lidh varrët
          ndonjë të leprosuri apo kur merr ngrykë një të parëlindur që e nxjerr nga gërmadhat.
Eileen Egan
-bashkëpunëtore e Nënë Terezës-
          Jeta e Nënë Terezës na jep guxim
          Jetën dhe veprën e Nënë Terezës do ta kishte shndritur Ungjilli i Krishtit edhe nëse ajo nuk
          do kishte mbajtur asnjë fjalim në publik, edhe nëse nuk do të ishte shpallur asnjë fjalë e saj.
          Shembulli i saj, bashkë me atë të Misionareve të Dashurisë, është për ne mësim aq i madh, sa
          edhe vetë fjalët.
          Fjalët e Nënë Terezës fitojnë forcë mu për shkak se reflektojnë në tërësi në veprat e saja.
          Faktet dhe fjalët janë një gjë e vetme, janë të gërshetuara pazgjidhshëm në të njëjtin qëllim.
          Punët që kryejnë Motrat e Nënë Terezës zgjojnë te njerëzit efekte të jashtëzakonshme e
          shpesh të papritura. Nënë Tereza rrëfen:
          Një zotëri hindus qëndronte, i pavërejtur, prapa një motre të re përderisa ajo lante një të
          sëmurë të posaardhur në Shtëpinë e njerëzve në fill të vdekjes. Pakëz më vonë ky zotëri vjen
          tek unë dhe më thotë: “Në këtë shtëpi kam hyrë i zbrazët, plot me idhti e urrejtje, pa Zot.
          Mirëpo, po shkoj plot me Zotin. E kam parë dashurinë e gjallë të Zotit në duart e kësaj
          motre, në mënyrën se si ajo e prekte dhe e përkujdeste atë njeri”.
          Identifikimi i Nënë Terezës me Jezusin i jipte asaj zemrën e pastër, të nevojshme për ta parë
          Jezusin në secilin njeri.
          Përvojat e Nënë Terezës dhe të Misionareve të DAshurisë mund të shndrisin disa aspekte të
          misterit të madh të vuajtjes dhe mund të ndihmojnë në momentet e pikëllimit. Shembulli i
          Nënë Terezës ka sjellë dritë, shpresë dhe gëzim në shumë njerëz në tërë botën. Jeta e saj
          mund të japë guxim në betejat e të përditshmes, duke ndihmuar edhe ne, duke ngushëlluar të
          dëshpëruarit dhe duke ushqyer të uriturit.
          Nënë Tereza është shembull dhe urti për transformimin e vuajtjes në gëzim.
                  (Eileen Egan mike e ngushtë e Nënë Terezës, e cila bashkëpunoi me të rreth tridhjetë vjet.
                            Bashkë me motrën e vet Kathleen ka shkruar shumë vëllime për Nënë Terezën).
Hans-Joachim Lanksch
-albanolog-
           Nanë Tereza ideal dhe mësuese e spirituales dhe karitatives
           ... Në lajmet e medias shqiptare, lumnimi i Nanë Terezës që ka me u ba më 19 tetor 2003 jo
           rrallë quhet “shejtnim”. Që shumë vjet ajo figuron si “shenjtore shqiptare” në treshin e
           emnave q ëpërmenden patjetër kurdo pyesim shqiptarët e faqet e tyre në internet për
           shqiptarë të famshëm: Skënderbeu (heroi kombëtar), Ismail Kadare (nji shkrimtar) dhe -
            Nanë Tereza. Nanë Tereza është ba objekt i krenarisë kombëtare shqiptare.
           Kuptohet se nji popull numerikisht i vogël si ai shqiptar kërkon figura emblematike dhe
           figura identifikimi nacional. Megjithatë nuk e kapim personalitetin dhe veprën e Nanë
Terezës nëse e shndërrojmë emnin e saj në ikonë kombëtare. Rëndësia e femnës e cila merrte
124 çmime dhe nderime anembanë botës (ndër të tjera nga India, Britania e Madhe,
Bashkimi Sovjetik) nuk mund të qëndrojë në faktin se ajo u lind shqiptare.
Thelbi i porosisë që e rrezatonte kjo femën e cila s‟binte në sy së jashtmi, asht universal:
kultura e dashnisë për të afërmin, e rritun nga dashni e patundshme për Zotin. Femna
shtatvogël kishte zemër jashtëzakonisht të madhe e të gjanë për të vorfnit, të sëmurët,
jetimët, të shkretët, për moribundët, leprozët, lypsat, për të dëbuemit, për rreckamanët.
Përkushtimi i saj për të gjithë ata të cilët kemi zakon mos me i pa, na mëson me kapërcye
ngushtësinë e të menduemit e të ndjenjës mbrenda kufizimeve kategorish shoqnore,
kombëtare, etnike, raciale, fetare, konfesionale. Nanë Terezës i ka kenë njillojë në ishte
njeriu katolik, kalvinist, mysliman, hinduist, budist a diç tjetër, me randësi ishte për të vetëm
e vetëm nëse njeriut i duhej ndihmë, përkujdesje, përdëllim dhe dashni.
Nanë Tereza e merrte seriozisht urdhnimin e Jezu Krishtit aq radikalisht sa e kishte pasë
Jezusi: Po ju jap një urdhër të ri. Doni njëri-tjetrin! Me po atë radikalitet ajo e sendërtonte
urdhnimin, gjithashtu sipas fjalëvet të Jezu Krishtit: Sepse pata uri e më dhatë të ha, pata etje
e më dhatë të pi, isha shtegtarë e më përbujtët. Me këtë, ajo hjekte porosi qëndrore të besimit
të krishtenë nga sfera e fjalëve goje të së dielave dhe i mbushi ato me gjakun e zemrës së saj
të dashnisë për Zotin e njeriun. Jeta dhe vepra e saj të duken si ilustrim i fjalisë së Palit
apostull“vlen... feja që vepron me dashuri.”
Shumë më shumë seriozisht se sa ne këso sulmesh, Nanë Tereza ishte e balalfaqueme me
faktin se 30-35 vjet kalonte në thatësi spirituale, në errësim të thellë të shpirtit për të cilin
shen Tereza e Krishtit fëmijë (Tereza e Vogël) flet në librin e saj autbiografik Historia e një
shpirti: “Duhet të shkosh vetë nëpër këtë tunel të errët për të kuptue se sa i errët asht”.
Nanë Tereza përjetonte plotësime lutjesh në punët e veprës së saj karitative; palodhshëm e
kërkonte Zotin në të afërmin, e shihte Zotin e dashun në të sëmurin e të vobektin dhe i ka
shërbye: me veprën e dashnisë vepruese për t‟afërmin, vepër në dukje pa perspektivë ralizimi
në një botë të indiferencës e të mungesës së dashnisë, ajo merrej me besim të patundshëm në
Zotin. Thirrjen e Jezusit “kam etje” e shtjelloi si etje për dashni, e linte me shkrue në çdo
shtëpi të urdhnit në mur dhe e bante qendër të spiritualitetit të Missionares së Charity. Për të
ditë, ajo dinte se Zoti na dashnon pa masë. Mirëpo, kohë shumë të gjatë ajo nuk mund të
ndjente që Zoti po i kthente dashninë. Vjet dhe dhjetëvjetëshet ajo nuk mund të përjetonte
lumtuninë e marrëdhanies së ndërsjellë dashnie me Zotin.
Në vend të asaj, Nanë Tereza përjetonte atë që shën Gjoni i Kryqit e kish quejtë natën e errët
të shpirtit, nëpër të cilën duhet të kalojë shpirti për me arritë te drita qiellore të bashkimit të
përsosun me dashninë e Zotit. Nanën duket e gjallnonte iluminimi që e kaplon vetëm
mistikun e vërtet, domethanë njohja që Drita e Zotit shndrit në atë tepër të errët përmbrapa
realitetit të dukunive. Nanë Tereza duket se vetëm kah fundi i jetës doli nga tuneli i errët të
ndjesisë së mungesës së Zotit në marrëdhënie pesonale të shpirtit kërkues që mallohet për
situatën. Rrethinës së saj nuk i fliste dhe as nuk aludonte gja për thatësinë spirituale së cilës i
ka kenë e nënshtrueme. Motrave të urdhnit dhe njerzve të tjerë me jetën dhe veprën e vet u
tregonte të vetmin kundërmjet për kapërcimin e kësaj nate të errët shpirtnore - tri virtytet
hyjnore: besimin, dashninë dhe shpresën.
Fakti se Nanë Tereza vazhdonte me ndjekë si rrugën e saj spirituale ashtu edhe veprën
kreative - gja që nji për të - plot mirësi e dashni, pa u luhatë, me gjithë randesën kolosale të
thatësisë spirituale asht ma heroik nga çdo fitore kreshnikësh me shpatë e pushkë. Këtu, dhe
            jo në përmasa dhe kategori kombëtare qëndron randësia e kësaj femne së cilës i shkon
            thania: “Ajo nis me kërkue dhe s‟mundte me e gjetë. Kërkonte ma tej me kambëngulje dhe
            gjeti”. Nanë Tereza duhet kërkue dhe hetue si ideal dhe mësuese e spirituales dhe karitatives.
Jean Maalouf
-publicist amerikan-
            Nënë Tereza ngadhënjyese shpirtërore
            ... Nënë Tereza, e cila e quante veten “laps në duar të Zotit” (MT, 23), e lejoi Zotin t‟ia
            përdorte jetën të shkruante një ungjill të gjallë për kohën tonë. Duke e lejuar dritën e Krishti
            të shkëlqente në jetën e saj, ajo u bë një pjesë e “dritës së botës” (Mt. 5.14).
            ... Udhëheqësi i mirëfilltë nuk përçon me anë të forcës, pasurisë, famës, politikës, mendjes
            dinake, edukimit të lartë ose biografisë personale të shkëlqyeshme. Udhëheqësi i mirëfilltë
            prin duke qenë i vërtetë, i besueshëm dhe përnjëmendtë. Udhëheqësit e këtillë janë tërheqës.
            Aa frymëzojnë. Njerëzit shndërrohen nga përkitja me ta. Nënë Tereza ishte udhëheqëse e
            tillë...
            Largpamësia profetike e Nënë Terezës nuk gjendej vetëm në libra dhe në revista, por në sytë
            e atyre që dergjeshin e që vdisnin dhe të fëmijëve të uritur. Ajo lexoi shenjat e kohës në
            lagjet e varfra të Kalkutës, në rrugët dhunuese të botës dhe në vetminë e zemrave njerëzore
            anembanë. Sa herë që pa një nevojë, bëri diçka për ta zbutur.
            Njerëzit që kanë një largpamësi të tillë janë të tejdukshëm, dritëhedhës dhe magjepës.
            Rrezatojnë dhembshuri dhe ngazëllim. Njeriu joshet të jetë në shoqërinë e tyre, jo medoemos
            për shkak të asaj që flasin, por për arsye të asaj që janë. Janë udhëheqës të vërtetë. Çiltëria e
            tyre është e papërballueshme...
            Nënë Tereza tha: “Nuk ka rëndësi se ç‟bëjmë ose ku jemi përderisa mbajmë në mend se i
            përkasim [Jezusit], se jemi të tijtë, se jemi në dashuri me të. “Unë i përkas krejtësisht zemrës
            së Jezusit”. Ishte kjo marrëdhënia që përcaktoi shtegun e saj shpirtëror.
            Nënë Tereza nuk ishte filozofe që krijoi një mendësi të ndërlikuar. Ajo nuk ishte teologe që
            hamendej për të fshehtat e Zotit dhe të jetës. Ajo nuk ishte shkrimtare e madhe që zotëronte
            artin e të shprehurit bukur. As nuk kërkoi të bindte të tjerët për besimin e vet. Thjesht vuri në
            jetë besimet e veta në mënyrën më të thjeshtë. Dëftoi se qeniet njerëzore - sido ose kushdo që
            të jenë - kur rrethohen nga dashuria dhe kujdesi, janë më afër Zotit dhe andaj shndërrohen
            dhe aftësohen të rimarrin denjësinë e tyre si qenie njerëzore. Për këtë arsye ajo ishte më se
            filozofe, teologe ose shkrimtare. Ajo ishte ngadhënjyese shpirtërore...
            Shumë prej nesh - dhe numri po rritet dita-ditës - janë lodhur duke bërë një jetë të rreme.
            Përmballohemi për të vërtetën, ndershmërinë dhe dashurinë e njëmendtë. Nënë Tereza është
            bashkëvajtëse e sprovuar, besnike dhe frymëzuese për atë rrugë dhe për në atë botë më të
            mirë. Risjell shpresë ku shpresa kishte ikur që moti. Frymëzon besim, seriozitet dhe gaz
            infektues...
            Jeta e Nënë Terezës e të Misionareve të Bamirësisë dhe puna e tyre e përkushtuar e
            dashurisë, trimërisë dhe vendosmërisë ndaj viktimave më të shpërfillura të shoqërisë sonë
            shtrojnë disa nga çështjet më të thella lidhur me qytetërimin dhe jetesën tonë. Nënë Tereza
            tregoi se është e mundshme të vihet në jetë ungjilli dhe se vetëm një gjë ka rëndësi:
            shenjtëria. Pas kësaj gjithçka çohet në vend, duke e lejuar Zotin të punojë përmes secilit prej
            nesh dhe në këtë mënyrë të bëjë prej kësaj bote një botë më të përkryer. “Gjëja
            kryesore”, me të vërtetë besonte Nënë Tereza, “nuk është se ç‟themi ne, por ç‟na thotë Zoti
            neve dhe përmes nesh”.
Claudia Zankel
-publiciste-
            Nënë Tereza e zbuloi respektin para jetës dhe vdekjes
            “Ajo na i dhuroi rishtas virtytet, të cilat në histori të këtij shekulli i patëm humbur:
            përshpirtërinë dhe guximin, respektin para jetës dhe vdekjes”. Këtë shkrim e bëri një gazetë
            italiane më 5 shtator 1997 me rastin e vdekjes së Nënë Terezës.
            Vetëm pak persona të shekullit tonë kanë lënë kaq shumë gjurmë si Nënë Tereza... Nënë
            Tereza jo vetëm që predikonte tërë jetën dashurinë, por e shenjtë edhe në punë në jetë. Ajo e
            mbante dashurinë në zemër, dhe në duar përgjegjësinë për aq shumë të sëmurë, të lënë,
            jetimë... Sot në tërë botën i gjen degët e Misionareve të Dashurisë”... Në buzët e Nënë
            Terezës kishte gjithmonë vend buzëqeshja, e cila gurronte nga hareja e thellë dhe i përgjigjej
            zemrës së saj. Ky “engjëll i Kalkutës” do t‟u mbesë në kujtim shumë besimtarëve dhe
            jobesimtarëve. “Një zemër e gëzuar është fryt i një zemre, e cila flaket prej dashurisë”, u
            thoshte motrave të veta dhe të gjithë atyre që kurdoherë i takonte. Nënë Tereza linte mbresë
            të madhe me fjalë të thjeshta dhe me to shprehte të vërtetën. Ajo i futi gishtat e vet në varrën
            e padashurisë së botës. Por jo për ta gjetur fajtorin, jo për të pranguar dhe gjykuar, veç për t‟i
            bërë me dije njerëzit për dashurinë e Zotit, dhe për ta vërë atë në veprim. Ajo na bëri me dije
            se nuk është uria për bukë e keqja më e madhe, por uria për dashuri, ashtu siç thotë edhe vetë
            Ungjilli: “Isha i uritur dhe më dha të ha”...
Alekxander Smoltczyk
-reportazhist-
            Nënë Tereza - stoli e krishterimit katolik
            Nëse është fare ndokush, atëherë është ajo. Askush nuk i afrohet idealit krishteror të një
            shenjti sikur ajo, e cila u lind njëherë si Gonxhe Bojaxhiu në Shkup. Sikur ta kishte vënë tërë
            jetën vetëm në Vita sanctae, ajo e kaloi çdo ditë në fe, shpresë dhe dashuri... Ajo i përmbush
            të gjithë kushtet për t‟u shpallur shenjtëreshë. Nënë Tereza nuk është vetëm stoli e
            krishterimit katolik dhe e nderuar prej popullit, ajo iu dorëzua absolutisht Zotit, e gatshme
            për flijim, të cilin e pret edhe prej Motrave të veta. Po qe se, sipas teologut Karl Rahner,
            shenjtëria nuk kuptohet si largim prej botës, por vepër e shenjtë në botë, atëherë “caritas
            effectiva” e Terezës është shembulli më i mirë i dashurisë njerëzore të kthyer në vepër.
            Gjykuar sipas rritjes së Rendit të saj, Nënë Tereza tashmë gjatë jetës është – “Shëmbëlltyrë
            dhe nxitje kah imitimi i virtyteve”, siç e parasheh Koncili i Trientit për shenjtërit. Nënë
            Tereza edhe sot është e nderuar si Sancta Teresa, e shpallur ditë për ditë e shenjtë nga ithtarët
            e vet... Nënë Tereza nuk është teologe; besimi i saj është i thjeshtë porsi një figurë e shenjtë
            në murin e dhomës së një fshatari. Në pyetjet e dyshimta ajo përgjigjej me siguri në Zotin.
            Kjo është mrekullia e vërtetë e Kalkutës: Nënë Tereza është “Njeri porsi ne” dhe prapë ka
            shumë arritje.
Raoul Follereau
-politikan dhe publicist-
            Zemra e madhe tregohet në vepër
            Unë në Nënë Terezën shoh një heroinë, një shenjtëreshë... Popullariteti i saj i
            jashtëzakonshëm as nuk e ka arritur përvuajtërinë e saj as forcën vepruese. Nënë Tereza
            është më shumë një shëmbëlltyrë, ajo është simbol i dashurisë, pa të cilën s‟është e mundur
            asgjë.
David Porter
-gazetar, biograf i Nënë Terezës-
            Lutja – forca e Nënë Terezës
            Nënë Tereza dhe vepra e saj tashmë janë të njohura në tërë botën, por ka shumë pak njerëz
            në botë, të cilët nuk kanë rënë nën ndikimin e lavdisë dhe të pranimit të hapur posi ajo. Ajo
            mënjanon çdo tentim që ta idealizojë personin e saj, dhe mbështet tërë famën dhe nderin në
            Zotin...
            Forca, e cila e bart veprën dhe shërbimin e Nënë Terezës, është forca e lutjes. Lutja zë vend
            të rëndësishëm në ecurinë e ditës së saj dhe e përshkon përditshmërinë e saj. Ajo, e pyetur
            shpesh, vallë s‟është lutja e mërzitshme, të shumtën përgjigjet spontanisht, duke theksuar se
            momentet e saj me Zotin të kenë qenë më të vlefshmet për të dhe shumë të vështira për t‟u
            ndarë prej tyre. Pra, ajo dëshiron të mbetet gjithmonë në lutje. Lutja – edhe vetë lutja e
            rruzarës – s‟është për të, si edhe për motrat e saja kurrë një rutinë e thatë, por dialog i gjallë
            me Zotin. Ajo edhe vetë kishte deklaruar: “Lutja është pasuria jonë më e madhe, dhe prej saj
            e thithim forcën tonë”. Ajo, në vitin 1970 në Zagreb, kur foli për fëmijërinë e vet tha: “Më
            kujtohet se nëna ime dhe babai im, bashkë me ne fëmijët, luteshin së bashku... Besoj se këtë
            adet nuk e kanë harrurr ende familjet shqiptare. Lutja është dhurata më e madhe e Zotit për
            familjet tona. Ajo e mban familjen të bashkuar...”
            Nënë Tereza na bën të ditur, se paqja dhe kuptimi nuk janë në autopitë e vetësendërgjuara, në
            përvojën e depersonalizuar, por para pragut të shtëpisë sonë, në udhët tona, në sheshet
            varfanjake të qyteteve tona, në shëmti dhe varfëri, aty, ku shtretërit e pastër dhe ushqimet e
            nxehta duken ëndrra utopike, ku Krishti vuan në mjerimin e njerëzimit.
Anthony Stern
-psikiatër-
            Ajo kishte respekt për çdo religjion
            Gruaja e njohur prej të gjithëve si Nënë Tereza ishte një katolike e flaktë, thellësisht e
            përshpirtshme ndaj Jezusit. Përshpirtshmërinë e vet e shfaqte në shumë mënyra, para së
            gjithash me punë për të varfërit dhe të sëmurët. Ndër të shprehurit e saj më pak të njohur të
            fesë së saj, bën pjesë respekti i thellë për çdo religjion dhe dëshira e flaktë që të gjithë popujt
            t‟i afrohen Perëndisë. Kishte dëshirë të madhe të prekte një numër sa më të madh shpirtrash,
            kur thotë: “Kam thënë gjithmonë se një hindus duhet të bëhet hindus i mirë, një mysliman të
            bëhet mysliman i mirë dhe një katolik të bëhet katolik i mirë”. Ajo kishte dijeni konkrete të
            instrumenteve më efikase kur tha:“Gjithçka fillon nga lutja”. Lutja për Nënë Terezën ishte
            rruga universale kah Hyji.

Aligi Sassu
-piktor-
           Ikona e Krishtit e zbritur në tokë
           Gjithmonë kam patur dyshim se drita e të vërtetës, e mirësisë dhe e dashurisë për të afërmin
           tënd, do të kish qenë me rëndësi për shpirtin njerëzor po të qe e lindur. Iluzionet e rinisë
           shuhen njëherësh me përvojën dhe me moshën.
           Por, në të vërtetë, qysh kur sytë e mi janë ndeshur me imazhin e një femre dhe veshët e mi
           kanë dëgjuar një emër, emrin e një gruaje të vogël, të përvuajtur dhe të brishtë, çdo gjurmë
           dyshimi u zhduk.
           I ngjan një zbulimi, një drite, një komunikimi, një realiteti që nuk shfaqet i përsosur, por
           është një mur i mbinatyrshëm, një forcë e paprekshme që i kundërvihet së keqes. Do të më
           kishin qenë shuar nga shpirti të gjitha fatkeqësitë që natyra i imponon mishit, historisë së
           njerëzimit, vetë mua.
           Është një asgjë, ajo asgjë është Nënë Tereza. Por ajo krijesë e brishtë është ikona e vet
           Krishtit, i zbritur në tokë, është çeliku i kalitur nga mirësia që transformohet në forcë
           krijuese të shpirtit, të shpirtërave, kalitur nga dashuria, një dashuri e përbërë nga çdo gjë dhe
           nga asgjë, dashuria e të afërmit, e shëndoshë dhe e fuqishme si gjithësia.
           Kështu, pra, po ngre kokën lart dhe shikoj drejt dritës.
Helmut S. Ruppert
-shkrimtar dhe gazetar-
           Të jetosh dhe thjesht të dashurosh
           Kalkuta, shpirti i Indisë dhe njëkohësisht endërra e frikshme e saj! Aty ku dielli përcëllon me
           të madhe. Ditë për ditë shtohet mjerimi dhe varfëria në rrugët e këtij qyteti dhe krijohet një
           simfoni e mprehtë nga ndyrësia, mjerimi dhe dëshpërimi, sëmundja dhe vdekja... Njerëzit
           presin durueshëm që një grua e vjetër me sari të bardhë, e cila bart një kryq të vogël në
           pjesën e lartë të supit, të hapë derën e “Shishu-Bhavan” dhe të afrohet dashamirësisht duke
           hapur duart në oborr. “Shishu-Bhavan” është një ftesë e lehtë, mezi për t‟u vërejtur, një
           “ishull” i dashurisë, i ndihmës, i mirësisë dhe i jetës – një mbretëri e Nënë Terezës...
           Shoqëria e saj e Kuvendit nuk ishte e izoluar nga qyteti i miliona njerëzve. Ajo nuk i mbyllte
           sytë kurrë para rrethit ku jetonte duke vërejtur mjerimin si në parahyrje të qytetit ashtu edhe
           në vetë qendrën e Kalkutës: lypacakë, fytyrzymtë dhe të sëmurë, fëmijë, të cilët ishin barrë e
           tepërt në shoqëri, si edhe të gjuajtur në bërllogje, njerëzit, për të cilët rruga ishte shtëpi për
           ta, të cilët natën flinin në trotuare e në mëngjes ishin aq të rraskapitur, që të zgjoheshin e të
           vazhdonin më tutje...
           Dhe ajo pos fëmijëve merrte edhe të gjithë të sëmurët, në veçanti ata që i kishte lëshuar
           forca. Ajo i merrte, i lante dhe u jipte të hanin – dhe shumë prej tyre ua lehtësonte vdekjen,
           nëse nuk kishte më për ta mundësi shërimi. Në Kalkutë nuk jetojnë shumë të krishterë,
           shumica e popullsisë janë hindusë dhe muhamedanë. Veçanarisht hindusët shikonin me plot
           mosbesim në këtë grua, ndihma e së cilës i mbërrinte të gjithë, pa pasë pyetur, cilit religjion i
           përkasin, cilit fis, cilit popull...
Marianne Sammer
-docente private për histori, biografe e Nënë Terezës-
           Nënë Terezën e dallon radikaliteti për varfëri
           Spiritualiteti i Nënë Terezës përfshihet me fjalët e Jezusit në kryq: “Kam etje”, të cilat janë
           të shkruara pranë kryqit në secilën kapelë të Rendit. Ajo dhe Misionaret tjera të Dashurisë e
           shuajnë etjen e Jezusit për dashuri përmes veprave shpirtërore dhe trupore të bamirësisë.
           Përsiatja e përshpirtshme e fjalëve të Krishtit në kryq, mundimi, plagët, fytyra, zemra dhe
           gjaku të Shëlbuesit të vuajtur është e përhapur në Kishën Katolike që nga mesjeta. Secili që
           dëshiron të kuptojë më mirë përshpirtshmërinë e vuajtjeve të Nënë Terezës, duhet të ketë
           para sysh edhe kristologjinë e Berhard von Claivaux...
           Objekti i parapëlqyer shpirtëror i përsiatjes së Nënë Terezës qe mundimi; dhe disponimi i
           brendshëm shpirtëror, të cilin ajo e merrte në veprim, ishte, krejtësisht në kuptimin e
           ushtrimeve ignaciane, dashuria e Zotit. Këtë dashuri, në të vërtetë, përvojën e Krishtit, Nënë
           Tereza nuk dëshironte ta ndërpresë as në përditshmërinë e vet...
           Ajo çka e dallon Themelatën e Nënë Terezës prej Rendeve të tjera, është radikaliteti në
           urdhërin për varfëri, që nuk është vetëm një heqjedorë nga pasuria private, por një heqjedorë
           edhe prej sendeve më të thjeshta të konsumit; qoftë një lavatriçe, radio, dy palë këpucë, apo
           një mantel personal...
Kathryn Spink
-gjuhëtare, biografja zyrtare e Nënë Terezës-
           Fytyra e saj e thoshte një prani aktuale të fshehtësisë hyjnore
           Takimi im i parë me Nënë Terezën qe në vitin 1980. Tri netë rresht e kërkoja deri në agim
           herët Nënë Terezën. Të tretën herë u lajmërua ajo direkt – sepse kur është vetë në shtëpi,
           natën e merr ajo telefonin. Atëbotë Malcolm Muggeridge tashmë kishte shkruar librin për
           Nënë Terezën, i cili ia hapi sytë botës për ta njohur këtë grua dhe misionin e Misionareve të
           Dashurisë. Pas kësaj pasuan edhe disa të tjera. Janë mjaft më tha Nënë Tereza. S‟ka tjetër
           material. Ajo për shkak të flijimit pranoi të më takonte herën tjetër në London. Dhe u takova
           me të në Shtëpinë e Motrave. Këtu e përjetova dhuratën e saj, që ta bëja një bisedë. Takimi
           im me të nuk më bënte vetëm dëshmitare të dashurisë dhe buzëqeshjes së saj ndriçuese që e
           bëri të njohur në tërë botën, edhe aftësia e saj praktike. Mënyra e rregullimit të shtëpisë së
           Motrave, thjeshtësia, me të cilën ajo, pa organizim dhe parapërgatitje, kudo dhe çka perfekt
           organizonte dhe drejtonte, ishin kualitetet e saja tokësore, të cilat nuk i bën gjë dëm në jetën
           shpirtërore, por aq më shumë e formuan. Unë e njoha humorin dhe këmbëngulësinë e saj.
           Ajo nuk ishte vetëm e përshpirtshme dhe e ëmbël, por edhe vullnetfort, energjike, e vendosur
           dhe e përkryer, e pafrike, sepse Zoti ishte në anën e saj. Synimi i cakut të saj nuk ishte i
           lehtë. “Çka nëna do, atë edhe e mbërrin”, ishte një shprehje e rrethinës. Kjo akceptohej,
           ngase ajo me forcën e bindjes së vet gjithmonë mbërrinte qëllime të jashtëzakonshme, por
           edhe për hir të dashurisë, që i jipte dhe e ndikonte, dhe pasi që, zemra e saj, të gjitha i shihte
           dhe i dinte, edhe të gjithë i falte. Në mënyrë tejet të mistershme e ndriçonte secilin që e
           takonte, dhe secilin në rrugën e vet.
           Flijimi i saj i prekte si të varfërit ashtu edhe të pasurit, pa marrë parasysh përkatësinë
           religjioze apo racore. Unë i kam parë njerëzit duke qarë kur ndaheshin prej saj, edhe pse e
           kishin takuar në një turmë të madhe në një hapësirë të gjerë. Ministri indian Javaharlal Nehru
           nuk mundi e të mos i thotë: “Nënë, a beson, se kemi nevojë për ty, sikurse të varfërit për
           ushqim”. Senatori Edward Kennedy, i cili e pa në vitin 1971 në luftën e Bangladeshit duke
           punuar, qau haptas. Kur Robert Runcie, argjipeshkv i Canterburyt, në dhjetor të vitit 1986
           kishte vizituar Misionaret e Dashurisë në Kalkutë, më thotë: “Kisha dëshiruar të kërrusesha
           në gjunjë para Nënë Terezës dhe për t‟i puthur asaj këmbët”. Kjo kishte qenë, thotë
           ai: “përjetimi më i përshpirtshëm dhe më madhërueshëm i jetës sime”. Dhe ky nuk ishte i
           vetmi që shprehte ndjenja të tilla.
           “Unë besoj” - tha një herë Nënë Tereza “në kontaktet ndërnjerëzore”. Secili njeri është për
           mua Krishti, e pasi Krishti është një i vetëm, secili që e takoj, në këtë moment është për mua i
           vetmi në botë”...
           Fytyra e Nënë Terezës, sikurse edhe vetë ajo, e thoshte një prani aktuale të fshehtësisë
           hyjnore. Ajo besonte në një Perëndi, i cili banonte në mesin tonë, si Zot i vërtetë dhe Njeri i
           vërtetë, dhe për këtë nuk mallkonte asgjë njerëzore. Për më tepër e madhështonte jetën në ne,
           në botën tonë dhe në universin tonë. Në të shtatëdhjetat e veta shkroi përmbledhjen e
           filozofisë së vet personale:

             “Jeta është mundësi, pranoje.
             Jeta është bukuri, kënaqju.
             Jeta është lumturi, shijoje.
             Jeta është ëndërr, njëmendësoje.
             Jeta është thirrje, përballoji.
             Jeta është detyrë, kryeje.
             Jeta është lojë, luaje.
             Jeta është pasuri, ruaje.
             Jeta është dashuri, përjetoje.
             Jeta është fshehtësi, zbuloje.
             Jeta është premtim, plotësoje.
             Jeta është pikëllim, kapërceje.
             Jeta është këngë, këndoje.
             Jeta është luftë, pranoje.
             Jeta është tragjedi, kundërvënju.
             Jeta është avanturë, kuturisju.
             jeta është jetë, shpëtoje.
             Jeta është fatbardhësi, fatbardhësoje.
             Jeta është vlerëplot, mos e rrëno”.

             Këto fjalë rrinë të shkruara në një pllakatë në një shtëpi për të sëmurët nga Aids-i, të cilin
             Nënë Tereza dhe Motrat e hapën në Krishtlindjen e vitit 1985 në mes të Nju Jorkut. Ajo e
             quajti këtë shtëpi “Gift of Love” (Dhuratë e dashurisë).



Thomas Lang
-publicist-
            Ajo pati mundësi ta ndërrojë botën
            ... Bojaxhinjtë ishin familje shumë fetare katolike. Kur nëna e Gonxhes u përkujdeste për të
            varfërit, ajo ishte shpesh pranë.
            Kur Gonxhëja kishte tetë vjet i vdiq i ati. Familja mbeti në zor dhe nëna e saj mori krejt
            përgjegjësinë. Gonxhja në familje e mësoi se fatkeqësisë dhe varfërisë i shkohet kundruall
            me shpirtfortësi...
            Nënë Tereza kurrë nuk brengosej që një ditë nuk do të kishte para për punën që kryen. Ajo
            ishte e sigurt, që do t‟i fitonte. Prej qeverisë, prej të pasurve, prej të varfërve të shteteve të
            tjera, në të cilat nuk është aq e madhe varfëria sikur në Kalkutë.
            Ajo fitonte dhurata të vogla, dhurata të mëdha, nëpër rrugë në dorë. Kur në vitin 1964 Papa e
            vizitoi Indinë, ajo fitoi automjetin më të bukur. Ajo shpalli ankand dhe e shiti atë për të
            varfërit.
            Në vitin 1973 iu dha për shërbim një ndërtesë e madhe, që më parë kishte qenë labor. Ajo e
            quajti atë “dhuratë e dashurisë” dhe i përkujdeste në të njerëzit tepër të sëmurë dhe ata të
            sëmurët shpirtërisht. Nënë Tereza i mësoi të mblidhnin lëvozhgat e lajthiave të kokosit, të
            cilat e ndotnin rrugën, prej të cilave kishte mundësi të bëheshin litarë dhe çanta. Ajo filloi të
            bashkonte letrat e tretura dhe që të mund të bënte prej tyre qese. Kështu hedhurinat u
            shndërruan në punë për shumë njerëz.
          Pak nga pak filluan të dalin shumë spitale, shkolla dhe klinika kudo në Indi, porsi këpurdhat
          nga toka. Si pranim për punën e saj fitoi shumë dekorata dhe mirënjohje. Bota filloi ta
          zbulojë Nënë Terezën...
          Sipas mendimit të Nënë Terezës vetmia ishte më e keqe se mungesa e ushqimit dhe të
          ngrohurit. Në London dhe në Nju Jork u takua me njerëz të hedhur nga shoqëria, të cilët
          jetonin në rrugë.
          Në Amerikë e ngjalli problemin e drogës. Ajo dërgoi Motrat e veta në Amerikë dhe në
          London. Këtu ajo shkonte tutje e më tutje. Rreth treqind kuvende u themeluan në Peru,
          Irlandë Veriore, Venecuelë, Nikaragua, Australi, Francë, Etiopi, Spanjë, Çile, Panamë dhe
          Kenia.
          Më 5 shtator 1997 vdiq gruaja, e cila në gusht të vitit 1948 ecte lehtas përmes portave të
          Kuvendit të vet.
          Ajo pati një vit që të tregonte, se thirrja e Zotit, në të cilën ajo besonte ishte e vërtetë. Çka
          mundi të bënte kjo rregulltare, e cila qe e edukuar vetëm si mësuese? Ajo pati mundësi ta
          ndërrojë botën!
Lucinda Vardey
-shkrimtare, biografe e Nënë Terezës-
          Nënë Tereza e ngjashme me Shën Françeskun
          Sido që do të dëshironim të ta quanim – misionarja e guximit të madh apo shenjtëresha e
          gjallë – gjurmat që ka lënë Nënë Tereza janë të pashlyeshme. Të gjithë e kemi një mendim,
          një ide për të. Nënë Tereza konsiderohet figurë e rëndësishme e lëvizjes për paqe në botë dhe
          shpesh e përmendur në listën e dhjetë grave më eminente të botës, edhe pse kurrë nuk ka
          pretenduar të jetë personazh i veçantë, dhe as të lë ndonjë mbresë të jashtëzakonshme.
          Por sa e njohim në të vërtetë filozofinë dhe punën e saj? Po qe se fillojnë prej asaj që
          përgjithësisht dihet për të, atëherë e zbulojmë që feja e saj dhe largpamësia e objektivave të
          saja mund të jenë për ne leksion i rëndësishëm se si vyen të duam, të shërbejmë dhe të
          nderojmë të afërmin tonë, para së gjithash të varfërit dhe të mjerët. Atë që ajo e predikon, e
          vë në vepër. Rrugëtimi i saj është i thjeshtë, dhe mund të ndiqet nga secili.
          Në të kaluarën, kemi pasur udhëheqës shpirtëror të veçantë, të dërguar në mesin tonë kur
          bota kishte nevojë të përshpejtë për shndritje shpirtërore. Këta persona të forcës së madhe
          brendore ndërmjetësonin qartësisht në mënyrë të veçantë raportin në hyjninë, dhe në shumë
          raste sillnin porosi revolucionare. Një ndër figurat e tilla karizmatike ishte edhe Shën
          Françesku...
          Edhe jeta e Nënë Terezës paraqet shumë ngjashmëri me atë të Françeskut. Edhe rrugëtimi i
          saj shkonte kah varfëria, përvujtëria dhe përputhja e ngushtë e mësimit të Krishtit, e për këtë,
          në kontestin aktual parimor të Kishës patriarkale, është konsideruar përparimtare.
          Prapëseprapë predikon porosinë e vet të dashurisë dhe të paqes në një botë me pak liderë të
          gjinisë femërore, dhe nga një shtet ndër më të mëdhenjtë, më të varfërit dhe më të
          degraduarit të Azisë.
          Në vitin 1946 mori thirrjen prej Zotit që t‟ju shërbejë më të varfërve ndër të varfër dhe e
          filloi me një gjest të vogël, duke e përkujdesur një person të sëmurë që po vdiste në rrugët e
          Kalkutës. Ajo u bë udhëheqëse e Misionareve të Dashurisë, kongregacionit rregulltar që e
          themeloi ajo në vitin 1950 me miratimin e plotë të Vatikanit. Përderisa përgjithësisht numri i
          thirrjeve në Kishën katolike po zvogëlohej, numri i Motrave të saja dhe i Vëllezërve është në
          rritje dhe janë të shpërndarë në tërë botën.
            Motrat dhe Vëllezërit e Kongregatës jetojnë në varfëri me besim absolut se kjo i afron më
            shumë me Hyjin. Duke besuar dhe duke u mbështetur në provaninë e Hyjit, porsi Françesku,
            jetojnë dhe punojnë vetëm falë zemërgjerësisë së të tjerëve. Gjithmonë porsi Françesku, në
            jetën e vet i vënë në vepër rregullat që ua mësojnë të tjerëve dhe nuk posedojnë pasuri më të
            mëdha se sa kanë të varfërit e të cilëve ata u shërbejnë. Ushqimet i kanë të thjeshta; kanë
            vetëm dy palë petka, një palë sandale, një tas, një tanir të metaltë, mjetet elementare dhe
            ndërresat e thjeshta të shtratit. Jeta e tyre e përbashkët bazohet në mësimet e Ungjillit: rruga
            e krishterë është lutja, dashuria, falja, drejtësia, përvuajtëria, e vërteta dhe mbështetja e plotë
            në Fjalë.
            Një shikim i shpejtë në disa momente fundamentale të jetës së Nënë Terezës mund të
            shërbejë për të gjuajtur dritë mbi pasurinë e saj të brendshme dhe objektivat e punës së saj...
            Nënë Tereza është një kombinim i rrallë i të konkretshmes dhe i trancendencës, kombinim i
            mundësuar si dhuratë...
            Rrugëtimi shpirtëror i Nënë Terezës tregon se sa është e rëndësishme baraspesha e jetës
            kontemplative, e lutjes, me këtë praktikë, të veprimeve dashamirëse. Është në të vërtetë e
            thjeshtë, por brenda thjeshtësisë së Nënë Terezës janë vitet e përvojës dhe përshpirtërisë që i
            kanë dhënë vend një besimi, një force të vullnetit dhe një urtie të patejkalueshme...
            Gjithsesi, rrugëtimi i zgjedhur prej Nënë Terezës është ai krishteror, dhe udhëheqësi i saj
            hyjnor është Jezu Krishti. Detyra e saj ndaj Krishtit është qëndrore në gjithçka që bën ajo dhe
            Misionaret e dashurisë. Ajo e quan veten “e fejuara e Krishtit”...
Oliver Clement
-teolog ortodoks-
            Nënë Tereza dëshmon se Zoti është i gjallë
            Nënë Tereza dëshmon më së miri se Zoti ynë është Hyji i gjallë, ende i gjallë dhe vepron,
            sepse pa „Të kjo grua s‟do të ishte ajo që është.



Maria di Lorenzo
-gazetare, biografe e Nënë Terezës-
           Nënë Tereza – frymë kah absolutja
           E njoha Nënë Terezën para se të mbushja të tetëmbëdhjetat dhe ajo pati shumë ndikim në
           jetën time. Ajo ishte për mua një “yll udhëtregues”. Në të pashë gjithçka të mirë që ka jeta.
           Motivi për çka ajo jetoi është i denjë të jetohet dhe ka kuptim. Një kuptim në të cilin bëjmë
           pjesë edhe ne, krejt pak, ashtu siç jemi të kufizuar në natyrën tonë njerëzore dhe shpesh të
           paaftë që gjendemi përballë misterit të ekzistencës.
           Nënë Tereza është shkëlqimtare e dashurisë. Mendoj se ky titull e përmbledh shumë mirë
           jetën e saj dhe simbolin e përvojës ekzistenciale të Nënë Terezës së Kalkutës. Ajo është një
           jetë e kaluar krejtësisht në shenjë të dashurisë, e pasqyruar në tërë botën duke shndritur çdo
           vend e secilin njeri me shkëlqimin e vet.
           Porosia e saj është universale. Në të vërtetë, për të gjithë njerëzit që e kanë njohur Nënë
           Terezën, ka ditur t‟u ngjallë me jetën e vet, ende pa folur, shumë inspirime shpirtërore duke
           nxitur këtë frymë kah absolutja, e cila, duam apo jo, jeton në zemrën e secilës qenie të gjallë.
Annegret Ratzkowsky
-gazetare-korespondente nga India-
             Nënë Tereza jetonte në mënyrë spartane
             Jetën ia kushtoi më të varfërve ndër të varfër. Me forcën e punës dhe ndërhyrjen e pakusht,
             Nënë Tereza shërben si simbol krishteror për dashurinë ndaj të afërmit.
             Nënë Tereza ishte shenjtëreshë për përkrahësit e saj. Asnjë grua në këtë shekull nuk kishte
             rrezatim kaq të fortë social dhe religjioz sikur Nënë Tereza. Kur ajo e mori Çmimin Nobel,
             atëherë u bë e njohur. Ajo jetonte në mënyrë spartiane. Dita e saj fillonte me lutje rreth orës
             katër të mëngjesit. Më pas shkonte bashkë me Motrat e rregullit të “Misionareve të
             Dashurisë” që i themeloi vetë, e më vonë edhe me Vëllezërit, nëpër rrugët e shumta duke i
             bashkuar të braktisurit. Në rrugicat e shesheve të mjerimit “engjëlli i të vdekurve” bashkonte
             fëmijë të paralizuar, të uritur, të sëmurë nga gërbula e sëmundje të tjera. Në Shtëpinë që ajo
             vetë e ngriti shumë njerëz gjenin strehim dhe në një masë vdisnin me dinjitet.
             Ajo u kritikua shpesh për shkak se kudo shkonte në botë rrefuzonte kategorikisht abortin.
             Kritikë tjetër kundër saj në Indi ishte edhe pohimi i saj kundër mjeteve parandaluese të
             shtatzanisë përkundër eksplozionit të popullsisë. Orvatja e saj për t‟u përkrahur pakica
             katolike në Indi për shkollim dhe punë, në këtë subkontinent, haste në tituj senzacional...
             Kushdo që hynte në zyrën e saj, ishte i sigurt se do të gjejë dashamirësi.
Gloria Germani
-filozofe italiane-
             Njëra prej mistikëve më të mëdhenj të kishës
             Nënë Tereza ishte një grua thellësisht e përvuajtur dhe tejet e përshpirtshme. Ishte
             jashtëzakonisht e thjeshtë dhe e qetë në të ecur. Nuk e kishte kurrë në qejf teorizimin dhe, në
             të vërtetë, nuk shkroi asnjëherë ndonjë libër, edhe pse qe e lutur disa herë të shkruante
             historinë e kongregatës së vet. Mënyrat e sjelljes së tillë – përvuajtëria dhe përshpirtshmëria
             – janë karakteristikat themelore të secilës përvojë të vërtetë mistike, por ndoshta pikërisht
             largesa epokës së tanishme nga ky tip i përvojës, qenësisht të fisnikshëm e të fortë, është ajo
             që ka penguar të njihet si e tillë. Janë pikërisht këto karakteristika të cilat kanë ndihmuar të
             njohim figurën që e kemi sot, Nënë Terezën: heroinën e dashurisë, të përshpirtshmen
             specifike. Procesi i beatifikimit të saj mbaroi; kemi shumë e shumë dokumente të rezervuara
             që tregojnë natyrën e përvojës së saj mistike. Udhëheqësi i kauzës për beatifikim pati thënë
             se dëshmitë që posedojmë na bëjnë të ditur se Nënë Tereza është njëra prej mistikëve më të
             mëdhenj të Kishës. Jeta e saj mistike bëri që ajo deri qe e gjallë të trajtohet shenjtëreshë jo
             vetëm prej katolikëve, por edhe prej besimtarve të religjioneve të tjera.
Peter Nichols
             Nënë Tereze dhe Patriku Atenagora
             “Një gjë me rëndësi bie në sy: dy personalitetet me prejardhje shqiptare, edhe pse të lindur
             jashtë Shqipërisë, kanë ndikuar rrënjësisht në krishterimin bashkëkohor. Një është i ndjeri
             patriku ekumenik i Konstantinopolit Atenagora, një njeri me prani të dukshme fizike, me një
             personalitet të konsiderueshëm, i cili u takua me Papën Palin VI, sidomos me përqafimin
             historik në Jerusalem, që hapi rrugën e mirëkuptimit më të madh në mes të dy grupeve më të
             mëdha të krishterë. Tjetra është Nëna Tereze...”
                                                                                  “LE DIVISIONI DEI PAPI”,
                                                              Arnaldo Mondadori Editore, 1981, fq.320-321
Dr. Frane Franiq
-Arqipeshkvi i Splitit-
            “Më vjen mirë që ka filluar dhe zhvillohet mirë shtypi katolik shqiptar. Kjo është mënyra më
            e mirë për ta mbrojtur fenë dhe kulturën tuaj shekullore... Nënë Tereze është bija juaj, filizë-
            pinjoll i popullit tuaj dhe mirë keni bërë që e keni cekur këtë, jetën familjare dhe rrethin e
            saj”.
                                                                                            Split, 13.I.1981
Richard Attenbourougch
-regjisor-
                     ;   Një film për Nënë Tereze
           “... S‟e kam realizuar një film për Nënën Tereze: fjala është për një film dokumentar që e
           kanë xhiruar dy vajza të reja amerikane. Për 5 vite ato e kanë përcjellur Nënën Tereze në
           udhëtimet e saja nëpër botë dhe në fund u gjetën para një metrazhi dokumentar që duhej
           përfunduar. Ato kërkuan ndihmën time, gjë që unë me gjithë zemër e pranova duke punuar të
           dielave, ndërsa xhiroja filmin “A Chorus Line”. Këtë film dokumentar e kemi paraqitur në
           OKB dhe unë e kam përcjellë Nënën Tereze me këtë rast.”.
           Si e keni njohur Nënën Tereze?
           R. Attenbourough: “Atë e kam takuar para shumë viteve, ndërsa isha në Kalkutë për herë të
           parë për të xhiruar filmin “Gandhi” dhe shkova për ta kërkuar ndër të varfërit e saj. Prej
           atëherë Nëna Tereze sa herë që vjen në Nju Jork apo në Londër, ne takohemi si dy miq të
           vjetër... Mendoj se kjo Grua është shenjtë. Në këtë film dokumentar gjendet një skenë e
           përmallshme: Nëna Tereze e merr një njeri të rrëzuar në rrugë nga uria dhe dobësia-
           sëmundja... Pastaj e pastroi, e lau dhe e përqafoi. Ky njeri habitet, dhe i mahnitur nga
           dashuria e saj, i drejtohet: “Nënë, përse e bën këtë?” Ajo i përgjigjet: “Sepse të dua!” Për
           këtë unë them se ajo është shenjtëreshë...”
                                                                         “IL SABATO”, 4-10. I. 1986, fq.19
Mons. Alojzij Turk
-Arqipeshkvi i Beogradit-
          “Falënderimet e thella për biografinë e gjerë dhe të hollësishme mbi motrën e nderit fort të
          njohur - Nënën Tereze, misionare sipas Zemrës së Krishtit, nga “shkolla” e Zonjës Mëri. Ajo
          e ka nderuar (lartësuar) popullin e vet dhe Kishën... Për popull ka rëndësi të madhe numri i
          mjaftueshëm i fotografive që keni mbledhur. Le të jetë edhe kjo një dëshmi se Ipeshkvia juaj
          jeton dhe se si në të punohet”.1
                                                                                        Beograd, 12.I.1981
            1. Falënderim për veprën e Don Lush Gjergjit “Nëna Terezë”



Motra Akvilina Pavisha
-Eprorja gjenerale e motrave “Shërbëtoret e Krishtit të Vogël”-
           “Fytyra e Nënës Tereze, sidomos sytë e saj, dëshmojnë për një shpirt i cili është plot me
           Zotin dhe me Dashurinë e tij. Le të na ndihmojë edhe ne Zoti që ta kuptojmë sa më mirë
           porosinë e Ungjillit, që është ajo e Dashurisë, e cila kërkon prej nesh që plotësisht t‟i
           kushtohemi Zotit.”
                                                                                         Zagreb, 8.II.1981.


Vasil Tugjarov
           “Ne të gjithë jemi krenarë me Ju, sepse Ju jeni prapëseprapë shkupjane. Ju jeni njeri
           ndërkombëtar, i përkisni të tërë botës, por ne jemi të lumtur dhe krenarë që jeni prej
           Shkupit... Ne jemi krenarë me Ju, të gjithë thonë: “Nëna jonë Tereze”.
Metodi Antonov
           “Në emër të Kuvendit të Qytetit të Shkupit, si dhe në emër timin personal Ju dëshirojmë
           përzemërsisht mirëseardhje në qytetin Tuaj dhe kam nder me kënaqësi të posaçme që të Ju
           uroj Shpërblimin më të lartë në botë, Dhuratën Nobel për paqe, që e keni marrë për punën
           Tuaj të qëndrueshme dhe shumëvjeçare, për të mirën e njerëzimit”.
Mario V. Pucci
-shkrimtar italian-
           “Fuqia e Nënës Tereze është në brendinë e saj, si një zjarr, si një flakë e cila ndriçon rrugën
           shtegtare kah paqja në një botë të shqetësuar, të turbulluar dhe të vetëdijshme për këtë
           fatkeqësi”.
Lama Phende Rinpoche
-budist-
           “Në të gjenden dy burime të mëdha: dashuria dhe mëshira... Jam më se i sigurt se ajo
           pikërisht zbaton ligjin e dashurisë në jetën e përditshme”.
Motschmann
           “Mua më lë përshtypje të thella në këtë lëvizje një personalitet gjithmonë i veçantë, të cilin
           ju të gjithë e njihni: Nëna Tereze nga India, në misionin e saj të njohur”
                                                                       “NEUE BILDPOST”, 27.V.1984, f.1
Nayantara Redy
-hinduist-
           “Ajo është Nëna e Indisë dhe e mbarë botës, mrekullia e dashurisë në tërë njerëzimin”.
Karl Karsten
           “Po Ju dërgoj urimet e përzemërta për Shpërblimin Nobel” të vitit 1979. Lajmi për
           shpërblimin Tuaj, shpërblim ky i nderit dhe i vlefshëm - Juve që e kushtuat jetën për
           shpërblimin e të varfërve, vuajtjeve dhe vdekjes, vlerësohet lart në Gjermaninë Perëndimore.
           Ky është një inkurajim për të gjithë ata që ndjekin shembullin Tuaj”.
Sharan Sing
           “Ajo ka treguar një efikasitet Gandian të shërbimit humanitar. Zgjedhja e saj për Nobeliste
           është e njohur mirë dhe nuk ka persona të tjerë përveç Nënës Tereze që e meritojnë këtë
           Shpërblim unik. India mburret me Shpërblimin laureat që iu dha vendit, i cili Nënën Tereze e
           ka pranuar si të vetin. Jam mirënjohës për nderimin që iu bë Indisë, e cila plotësisht lufton
           për stabilitetin e paqes në botë”.

Edward Le Joly
-jeuzit belg, teolog dhe shkrimtar-
            “Thjeshtësia dhe përvujtëria e Nënës Tereze kanë bërë që sot ajo të jetë e lartësuar mbi të
            gjithë të fuqishmit e botës... Përmes saj shumëkush ka zbuluar atë që kanë nevojë të tjerët,
            vëllezërit që vuajnë”.
            “Në një paraqitje të librit të Domenique Lapierr-it “La città della gioia” (Qyteti i gëzimit),
            ndër të tjera kështu shkruan R. Vicino Galati për Nënën Tereze: “Duhet shtuar përpos
             heroizmit edhe shenjtërinë, shenjtërinë e Nënës Tereze, që e takojmë në disa faqe
             madhështore të këtij libri, si dhe heroizmin e pashoq të mjekut të ri amerikan Max Loeb...”
                                                             “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 19.IX.1985, fq.4
Curtis Bill Pepper
-gazetar anglez-
            “Nëna Tereze është një engjëll në sari të Indisë që jeton për të varfër dhe të dëbuar në botë”.
PROF. Pjeter Gabrani
-jurist-
            “Nëna Tereze është sot Dielli i shqiptarizmit dhe i krishtërizmit, i dashurisë. Pas Skënderbeut
            ajo është lulja më e bukur e trevave shqiptare”.
Teresa Stratas
-këngëtare operistike-
            Kjo këngëtare e njohur operistike, me prejardhje greke, ka arritur famë botërore me Maria
            Callas. Në operën e New Yorkut ka kënduar rolin Mimi në operën e Puccinit “Boheme” dhe
            tërë fitimin ia ka kushtuar Nënës Tereze. Ajo pas këtij gjesti tha:
            “Nëse do të këndoj edhe më tutje, do ta bëj këtë për t‟i ndihmuar mikeshës sime të madhe
            Nënës Tereze. Isha në tundim të mbes tek ajo, të punoj për të varfërit, mos të kthehem më
            kurrë në operë. Po të rrija në Kalkutë kisha për të ndihmuar vetëm pak njerëz, ndërsa nëse
            këndoj do të fitoj shumë më tepër të holla dhe kështu do t‟u ndihmoj varfanjakëve edhe më
            tepër”.

Egil Aarvik
-nënkryetar i Komitetit për Shpërblimin Nobel-
           “Jemi tubuar së bashku për një ngjarje të vërtetë. Komiteti norvegjez për Shpërblimin Nobel,
           këtë Shpërblim vjetor ia jep njërës prej atyre, e cila pikërisht këtë kujdes të pakufishëm e ka
           realizuar praktikisht më shumë se çdokush tjetër.
           Fjalën e kemi për Nënën Tereze. Nëpërmes të shërbimit të saj vetësakrifikues për më të
           varfërit në mes të të varfërve, ajo na shfaq diç që është më e bukura, diç që njeriu rrallë
           mund ta ekspozojë: dashurinë që nuk e kërkon veten, që u beson të gjitha gjërave, shpreson
           për të gjitha gjërat, që u përballon të gjitha gjërave... Nëse ekziston diç për të cilën bota jonë
           e ndarë dhe e papaqë ka nevojë, atëherë këta janë njerëzit, të cilët, në emër të Krishtit, i
           kalojnë kufijtë për zvogëlimin e kërkesave të fqinjëve të vet, pa marrë parasysh pozitën dhe
           reputacionin... Ajo e ka nderuar Dritën. Dhe kjo, sot, u bën dritë të gjitha vendeve të botës”.




Mons. John W. Grand
-dikur regjisor i njohur, ateist, konvertit, tani ipeshk i Oslos-
            “Sot Nënën Tereze e nderon e tërë bota, edhe ata që nuk besojnë, por edhe besëtarët e feve të
            tjera. Personalitetet e tilla i përkasin të tërë botës e jo vetëm Kishës katolike, të tërë kohës,
            historisë, e jo vetëm kohës në të cilën jetojnë. Nëna Tereze është shprehja më e mirë, më e
            bukur, më e gjallë që Kisha nuk është vetëm një institucion formal, por që në të është jeta, ka
            gjallëri, veprimtari dhe dashuri... Ajo është ylli më i madh i krishtërimit sot; Atë e njeh e tërë
            Norvegjia, posaçërisht katolikët... Shpërblimin Nobel kësaj here e ka fituar një GRUA e cila
            jeton, vepron për të tërë njerëzimin, pa kurrfarë dallimi. Ky është dimensioni i ri i këtij
            Shpërblimi”.
Oliver Clement
-teolog ortodoks-
            “Nëna Tereze dëshmon më së miri se Zoti ynë është Hyji i gjallë, ende i gjallë dhe se vepron,
            sepse pa Të kjo grua s‟do të ishte ajo që është”.
Luc Balbont
-gazetar dhe shkrimtar francez-
            “Për mua Nëna Tereze s‟është as zot, as perëndeshë, as sundimtare, por një mënyrë e re e
            jetës. Fjala dhe jeta tek ajo janë një; ajo është burim në kohën tonë të madhe shkencore. Ajo
            mbetet burim dashurie në shërbim të të tjerëve, gjë kjo për të cilën kemi nevojë më tepër se
            kurrë më parë”.
Desmond Doig
-gazetar dhe shkrimtar indian-
            “Për amshim do të falënderoj Nënën Tereze për mirësinë e saj, për kohën që ma ka kushtuar
            për biseda, për jetë me të. Askush s‟mund të takohet me Nënën Tereze, sado për pak kohë, e
            të mos mbesë i frymëzuar dhe i mallëngjyer nga kjo përvojë. Për dikë takimi me të ishte
            ndërrimi i plotë i jetës, për mua takimi me të ishte ngjarje e jashtëzakonshme, edhe pse në
            jetë pata mjaft takime të rëndësishme. Nëna Tereze më ka mësuar jo vetëm të shikoj, por të
            shoh, ta çmoj njeriun, jo vetëm ta kuptoj... Ajo është i vetmi person që dua të jetë afër meje
            në rastet më të ndërlikuara të jetës sime”.
Josif Broz Tito
-president i Jugosllavisë-
            “Ju uroj përzemërsisht mirënjohjen e lartë - “Çmimin Nobel për Paqe”. Aktiviteti Juaj fisnik
            shumëvjeçar dhe lufta vetëmohuese kundër sëmundjeve e varfërisë gëzuan kësodore
            mirënjohjen e merituar, e cila besoj se do të jetë impuls për angazhim më të gjerë në botë për
            të mirën e njeriut”.
                                                                                    Rilindja, dhjetor 1979
Gabriele Schuchter
-artiste dhe këngëtare-
           “Së shpejti e hetova (gjatë qëndrimit të saj në Kalkutë me Nënën Tereze dhe motrat e saj,
           vr.ime) se për të qenë afër dikujt s‟ka nevojë të bisedosh... Çdokënd motrat e Nënës Tereze e
           pranojnë ashtu si është. Deri sa te ne në Europë flitet shumë për tolerancën fetare, atje, në
           Indi, ajo vërtet jetohet... Më ka befasuar se si ata njerëz me pak gjëra janë shumë të lumtur.
           Në jetën time asgjë s‟është më siç ishte më parë: këtë e bëri Nëna Tereze”.
Bob Geldof
-këngëtar-
           Në aeroportin e Adis Abebës u takuan dy personalitete të cilat vështirë kanë diçka të
           përbashkët: pop-këngëtari Bob Geldof-i dhe Nëna Tereze. Të dy kanë një dëshirë të
           përbashkët për t‟i ndihmuar të uriturit në Afrikë. Ky këngëtar ia dha një pllakë këngësh
           Nënës Tereze, me të cilën ka fituar 8 milionë dollarë. Tërë këto të holla ai ua kushtoi të
           uriturve.
Georges Gorree
-shkrimtar-
            “Nëna Tereze na mëson se si njeriu mund të vijë në mënyrë të thjeshtë deri te dashuria dhe
            gëzimi”.
Helmut S. Ruppert
-shkrimtar dhe gazetar gjerman-
            “Bota e njeh Nënën Tereze si “Engjëllin nga Kalkuta”..., e cila vite me radhë lufton pa
            mëshirë kundër urisë, mjerimit, vuajtjes. Emri i saj tashmë është bërë sinteza më e thellë e
            dashurisë së krishterë ndaj të afërmit”.
Claude Vigee
-shkrimtar, poet hebre-
            “Ajo është dhembshuria që e mban botën. Ajo është një grua që i përgatiti një ardhmëri më të
            bukur tërë njerëzimit... Aktive dhe praktike. Dua të them se ajo s‟ka dhënë kontribut vetëm
            për të varfër dhe të mjerë, po është ylberi i filozofisë dhe i teologjisë, i njerëzimit të ri”.
Lars Roar Langslet
-kryetari i Komisionit parlamentar norvegjez për marrëdhënie me Kishën dhe për
shkollim-
            “Tërë bota kësaj here e ka miratuar vendimin e Institutit Nobel, që Dhurata e Nobelit për
            Paqe t‟i jepet bamirëses së njerëzimit, Nënës Tereze, për veprat e saj humanitare me vite dhe
            në të katër anët e botës. Kjo është gjë e mrekullueshme, sepse me këtë nuk është vlerësuar
            vetëm ajo, apo veprat e shumta të saj, por i jepet mirënjohje dashurisë, mirësisë së tërë
            njerëzimit, sepse të gjithë njihemi në të. Njerëzimi e vlerëson atë si NËNË, si e thërrasin të
            gjithë; shi me këtë me të vërtetë është vlerësuar njeriu, të drejtat dhe nevojat e tij. Kjo është
            një nder e madhe për të, por edhe për të gjitha motrat tona në përgjithësi. Norvegjia dhe tërë
            bota janë njëzërit: Ajo me të vërtetë e ka merituar këtë. Bota i kthehet mirësisë, beson në
            ngadhënjimin e mirësisë, e ky është një “kthim” i madh.... Kjo është fitorja e mirësisë dhe e
            dashurisë. Nëna Tereze është kulminacioni i punës vetëmohuese, i mirësisë dhe i dashurisë”.
Mons. Pjetër Perkoliqi
            “Me rastin e “Çmimit Nobel”, krenar për Ju dhe për veprimtarinë Tuaj, shenjë e qartë e
            pranisë së Zotit në shoqërinë njerëzore... urime të mia të përzemërta, të klerit, të rregultlareve
            dhe të besimtarëve të Ipeshkvisë së Tivarit”.
Kater Balarbi
-prof. i ekonomisë në Universitetin e Algjerit, mysliman-
            “Nëna Tereze është dashuri, dhuratë e dashurisë, njeri që jeton në tërësi fenë. Në të s‟ka
            dallim në mes të jetës (qenies) dhe fesë”.
James Vocca
-antar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut-
             “Nënë Tereza ka qenë një frymëzim për miliona njerëz në të gjithë botën”
                                                                            Veterani 01-15 shtator 2009, f.7


Kardinal Hume
-Kryetari i Kishës Katolike të Anglisë dhe të Uellsit-
            Nënë Tereza ishte një figurë “me një domethënie të pamasë” dhe se “të gjithë e njohin Nënë
            Terezën”
                                                                                        Agon, 5 shtator 2009
Roy Betts
-Zëdhënës i Shërbimit Postar të SHBA-
          Nënë Tereza nuk nderohet, sepse kjo ka lidhje me fenë ose besimin e saj fetar, ajo nderohet
          për punën e ndihmën e saj për të varfërit e aktet e saj humanitare.
Mons. Tommaso Stenico
          Nënë Tereza: Mrekullia e kanonizimit
          Nënë Tereza ka bërë mrekullinë që do t‟i hapë rrugën kanonizimit, pikërisht në ditën e
          përvjetorit të vdekjes së saj. Asaj i atribohet mrekullia e shërimit prej një guri veshkash të një
          meshtari salezian në Indi. E tregon vetë ai të cilit iu bë mrekullia, pader V.M. Thomas di
          Guwahati, Assam. Sipas meshtarit, i cili e ka njohur nga afër të Lumen, “zhdukja” e të keqes
          së tij ka ndodhur, pikërisht për ndërmjetësi të Nënë Terezes. Guri, nga i cili vuante p.Thomas
          është zhdukur 5 shtatorin e kaluar, kur të nesërmen e asaj dite do t‟i duhej t‟i nënshtrohej një
          operacioni. Ditën e 10-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, ai i ishte lutur të Lumes. “Guri
          shpjegon ai - ishte i madh 1,3 cm dhe më ka shkaktuar dhimbje të forta abdominale për muaj
          me radhë. Pas analizave klinike në një spital të Guwahati, për ta shkrirë më dhanë ilaçe, por
          nuk qenë efikase; kështu më këshilluan operacionin. Operacioni duhej të bëhej më 6 shtator
          vazhdon meshtari por, ditën përpara kirurgu më dha leje të dal prej klinikës për të shkuar në
          kremtimin e Meshës në Shishu Bhavan, në një prej shtëpiave të Misionareve të Dashurisë.
          Gjatë Eukaristisë u kërkova besimtarëve që të luten për mua, për ndërmjetësinë e Nënë
          Terezes”. Ditën pas, kur pacienti iu nënshtrua analizave të zakonshme radiografike para-
          operacionit, doktorët nuk arritën të shikonin më pozicionin e gurit në veshka. Një radiografi
          e dytë rezultoi negative. Pas kësaj bënë një rezonancë manjetike, edhe ajo rezultoi negative.
          Kështu operacioni u anullua pasi guri ishte zhdukur. “Vetë doktorët shton p.Thomas e
          vërtetuan rastin për një mrekulli”. Në fakt kirurgu ka vërtetuar që “zhdukja e gurit nuk ka
          shpjegime mjeksore”. Guri është hequr në mënyrë të mrekullueshme prej trupit të salezianit
          gjatë kremtimit të meshës në Shishu Bhavan, në një shtëpi për fëmijët e braktisur që Nënë
          Tereza e kishte themeluar në Guwahati. Edhe sipas mons. Thomas, arqipeshkëv i Guwahati,
          shërimi i meshtarit “është përtej çdo shpjegimi njerëzor apo shkencor”. Arqipeshkëvi ka
          përcjellë njoftimin shkencor: mungon vetëm vula përfundimtare e Vatikanit mbi shërimin e
          meshtarit. P.Thomas ka punuar në kontakt të ngushtë me të Lumen për 10 vjet. “Në 1980
          tregon meshtari si drejtor i shkollës së Salezianëve dhe rektor i Institutit në Guwahati, kam
          ndihmuar Nënë Terezën për të hapur në qytet shtëpinë e saj për fëmijët e braktisur (Shishu
          Bhavan), për të sensibilizuar popullatën dhe administratën lokale, të cilat fillimisht ishin
          kundër kësaj pune. Kujtoj se më thoshte gjithmonë: “të varfërit duhen dashur e shërbyer me
          çdo kusht”. Natyrisht mbi mrekullinë atribuar Nënë Terezës duhet të prononcohet Komisioni
          Mjekësor dhe Komisioni Teologjik i Kongregatës për Çështjet e Shenjtërve.
                                                                          Tempulli i Zotit, viti I - Nr.4, f.25.


Prof.Dr. Roko Butilione
- Kryeministër i çështjeve evropiane të Italisë-
- Ditën e hedhjes së gurthemelit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë - 30 gusht
2003-
           “Z.kryetar Rugova, shkëlqesi, ipeshkvinj, përfaqësues të qeverisë së Kosovës, Unmikut dhe
           Kombeve të Bashkuara, dhe mbi të gjitha qytetare dhe qytetarë që jeni këtu për këtë rast të
           përurimit.
           Për mua është një gëzim, nderim i madh që të jem këtu në mesin tuaj.
           Gëzimi dhe nderimi është edhe më i madh kur jam me ju dhe në mesin tuaj nën hijen dhe nën
           praninë e Nënës Tereze. Unë jam ministër për çështje evropiane, prandaj jam njeri politik
           dhe merrem me politikë. Por politika bëhet me atë çka është e pranishme në zemrën e
           njerëzve, dhe nëse në zemrën e njerëzve është dëshira për hakmarrje, dhunë, asnjë politikë
           nuk do të arrijë të ndërtojë paqen.
           Nëna Tereze më ka treguar mua, që pata rastin ta njoh, si dhe të gjithë neve dhe të tjerëve se
           paqa është një dhuratë e Zotit të cilën ai na e komunikon dhe na e dhuron ne njerëzve, sepse
           vetëm Zoti mund të na japë hirin e pajtimit, vetëm Zoti mund të na japë fuqinë që ta
           rifillojmë jetën pas pësimeve të ndryshme.
           Ju dëshironi ta ndërtoni një Tempull, një vend të lutjes dhe unë mund t‟ju them si njeri i
           politikës, se politika jonë ka nevojë për uratë, lutje, për këtë ka nevojë Evropa, dhe ne jemi
           thellë të bindur se Evropa është fati i Kosovës. E di se shtegtimi i rrugës është i gjatë kah
           Evropa, por nuk mund t‟ju them se kur, por ne e dimë se ju jeni Evropë, ju keni të drejtë në
           Evropë, ju jeni qytetarët e saj dhe keni të drejtë të jeni pjesëmarrës të plotë në atë çka është
           Bashkimi Evropian.
           Dua ta falënderoj së fundi mikun tim 30 vjeçar dr.Don Lush Gjergjin dhe kryetarin Rugova,
           mik i imi gjithmonë edhe pse prej së largu, por mik, sepse ai ka folur, ka shkruar dhe ka
           vepruar për paqe dhe falje.
           Ndonjëherë në histori është e nevojshme të përdoret fuqia për të larguar dhunuesit, pastaj
           duhet të vijë koha e pajtimit, sepse vetëm në paqe dhe dashuri ndërtohet fati i njerëzimit dhe
           kjo është rrugëtimi drejt Evropës.
           Faleminderit, Zoti ju ruajt dhe ju ndihmoftë.
                                                                                 Shpresa, Prishtinë, 2003




V. Shtypi botëror për Nënë Terezën

  “Një milion njerëz në varrim.
  Nga frika e çrregullimeve të mundëshme, policia mban larg njerëzit më të dashur të Nënë Terezës.
  - Bota ndalon për Nënë Terezën.”
                                                                               Korriere Dela Sera, shtator 1997.
                                                                                  Rilindja, 16 shtator 1997, f.5.


   “Ceremonia e varrimit thuhet se zgjati gjashtë orë rresht e që u transmetua
drejtpërsëdrejti përmes radiotelevizoneve në 160 vende të botës, duke shënuar kështu
një rekord historik...
   Të varfërit përshëndesin mbretëreshën e tyre; të fuqishmit e rruzullimit gjunjëzohen para Nënë
Terezës.
   Zyrtarët e Vatikanit janë të sigurtë se murgesha Nënë Tereze është tashmë në parajsë.”
   “Lamtumira e madhe për Nënë Terezën; përshëndetja e fundit e engjëjve të të
varfërve.
                                                                                              La Stampa; shtator 1997
                                                                                          Rilindja, 16 shtator 1997, f.5


   “Nënë Tereza mirseerdhe në Parajsë
   ... Papa e ka ndjekur drejtpërsëdrejti ceremoninë e këtij varrimi, ku sekretari i Shtetit të Vatikanit
Kardinali Logano përcolli gjatë meshës së varrimit mesazhin e vetë Papës Pali II. Këtë ceremoni të
përmotshme Ati i Shenjtë dëshiron që ta shndërrojë në një lutje të madhe falënderimi Perëndisë që i
dhuroi botës një grua të tillë.”
                                                                                          La Republika (shtator 1997)
                                                                                         Rilindja, 16 shtator 1997, f.5.


  “Jeta e kësaj misionareje vërtet është tejet e vështirë. Vështirë është vetëm të jesh i
pranishëm në këto rrethana të jetës tejet të mjera, në sëmundje, në papastërti... Në
këto rrethana Nëna Tereze është një rreze drite, shprese, dashurie”.
                                                                                   “VERITAS”, Zagreb, 3.1972, fq.73


  “... Ndoshta ky është definicioni më i mirë i shenjtërisë: shenjti është një dritare
nëpërmjet të cilit mund të shihet një botë tjetër (e ndryshme); shenjti është një person
që shkëlqen në dritën e Zotit. Shiko këtë dritë shumë njerëz e shohin në Nënën
Tereze”.
                              TIME, 1975 (Numri i Kërshëndellave në kopertinë fotua e saj me mbishkrimin e më sipërm)


   Më 17 janar 1976 “PARIS MATCH” ia kushton kopertinën Nënës Tereze me këtë
titull: Ende ka shenjtër: Nëna Tereze ndër të gjallë dhe të vdekurit e Kalkutës. Aty
paraqitet Nëna Tereze dhe veprimtaria e saj me tetë fotografi dhe gjashtë faqet e para i
kushtohen asaj. Artikulli përfundon me këto fjalë: “Në këto humnera pa mbarim, që
janë mjerimi dhe varfëria e botës së tretë, çka mund të bëjë sot Nëna Tereze? Për
ekonomistët asgjë. Një pikë në një oqean. Por çfarë dashurie, çfarë dëshmie...”
                                                                           “PARIS MATCH” nr.1390/17. I. 1976. fq.6


   “Shpërblimi për Paqe në këtë vit iu dha femrës, e cila gjatë tërë jetës së vet punoi
për t‟i ndihmuar të tjerët, duke i dhënë shpresë dhe duke i liruar prej vuajtjeve
(mundimeve), duke respektuar dhe kuptuar të gjithë mbarë pa marrë parasysh
statusin e tyre social”.
                                                                              “VERDENS GANG” Oslo, 18 tetor 1979


   “Veprimtaria unike e Nënës Tereze meriton lakmi të madhe, ajo e cila gati 30 vite
sakrifikoi jetën e vet për mirëqenien e botës, në të cilën jetojnë dhe vdesin, Zoti e di sa
qindra mijë, ndoshta edhe miliona”.
                                                           “THE GUARDIAN”, London, 18 tetor 1979


  “Dëshira e vetme e saj për të paaftët dhe të sëmurët, për më të varfërit, të cilëve u
bëhen padrejtësia, ishte që të ndërtojë jetën në paqe: vdekja e qetë, njerëzore do t‟iu
kthejë dinjitetin njerëzor”.
                                                           “TAGES ANZEIGER”, Bernë, 18 tetor 1979


   “Ajo nuk është politikane, ajo beson në Zotin dhe bën përpjekje t‟iu ndihmojë atyre
të cilët janë në gjendje të mjerueshme”.
                                                                “DIE WELT”, Hamburg, 18 tetor 1979



  “Ky Shpërblim1 dhënë Nënës Tereze është plotësisht me vend, si dhe promocioni për
paqe dhe mirëkuptim ndërkombëtar; sepse siç konsiderohet varfëria, uria dhe vuajtjet,
padrejtësirat paraqesin rrezik për paqe”.
                                                                “EL SOL”, Mexico City, 18 tetor 1979



   “Është mirë që Viti Ndërkombëtar i fëmijëve të manifestohet me aktivitetet e një të
njohure, që kujdesi i saj për fëmijë është bërë fjalë e urtë... Gjithashtu puna e saj e
mëshirëshme ka bartë edhe fusha të tjera
të ndryshme në vende të tjera. Kalkuta, vërtetë, mbetet qendër e aktivitetit të saj, gjë
që është shkak që India të gëzohet për ndarjen e Çmimit Nobel të këtij viti Nënë
Terezës, për arsye se ky është shteti, të cilin ajo e pranoi si të vetin”.
                                                  “AMRITA BAZAR PATRIKA”, Kalkutë, 19 tetor 1979


   “Çfarë zgjidhjeje të jashtëzakonshme dhe fatlume ka bërë Komisioni për ndarjen e
Çmimit Nobel me vendimin për ndarjen e Shpërblimit për Paqe të këtij viti... Është
mirë të dimë se bota, sidoqoftë, njeh virtytet se dashuria dhe mëshira mund ta
largojnë mizerien dhe cinizmin dhe se të gjitha virtytet janë të ruajtura, aq edhe të
paprekura para marrëzirave katastrofale. Sot njerëzimi në të sheh më shumë se sa në
çdo gjë tjetër që i sjell njeriut besim në vete”.
                                                    “THE TIMES OF INDIA”, New Delhi, 19 tetor 1979


   “Kushtimi i vërtetë i saj shkaktarëve të vuajtjeve njerëzore i dha zemërgjerësi që t‟i
tërheqë dhjetra dhe qindra burra dhe gra në qëllimet e veta. Puna e mëshirshme
misionare që ajo e filloi në vitin 1950 u shndërrua në një institucion të lartë për
shërbimin e të varfërve në Indi dhe në vende të tjera”.
                                                       “INDIAN EXPRESS”, New Delhi, 19 tetor 1979


  “Rrallë bëhet një nderim më i merituar, apo që vlerësohet si vendimi për ndarjen e
Çmimit Nobel Nënë Terezës nga Kalkuta”.
                                                       “THE STATERMAN”, New Delhi, 19 tetor 1979
  “Nënë Tereza është aq afër shenjtëreshës sa që vetëm njeriu mund të mendojë në
kohën e sotme. Puna e saj ka kaluar superioritetin në fushën e përpjekjeve për paqe”.
                                                             “THE TRIBUNE”, Chandigarh, 19 tetor 1979


   “Sa tipike qe Nëna Tereze nga Kalkuta kur tha: “Jam e pavlefshme”, gjatë pranimit
të Shpërblimit Nobel. Deklarata e saj nuk ishte vetëm shprehje e modestisë, por
qëndrim i saj dhe bindje që, duke ndihmuar të varfërit, vërtetë ajo bën detyrën e saj,
detyrë kjo edhe për të gjithë ne”.
                                                          “NEW YORK TIMES”, New York, 19 tetor 1979


   “Shembulli i Nënës Tereze më së shumti në botë ka mbetë në fund të fundit si
rezultat i vlefshëm, që mirësia, durimi, respekti dhe dashuria për qenie njerëzore janë
vlera të rëndësishme për të. Duke i pranuar këto vlera, si rrugë të vetme të paqes,
Komiteti Nobel është mirënjohës për këto rezultate”.
                                                              “TORONTO STAR”, Toronto, 19 tetor 1979


  “Pak njerëzve iu është dhënë rasti që të krijojnë mitologjinë e vet, të vërtetojnë edhe
këtu në këtë vend të drejtat e veta në pavdekshmëri. Nëna Tereze është bërë
shenjtëreshë dhe legjendë gjatë jetës, sepse tërë jetën ia kushtoi shërbimit më
human”.
                                                           “DECCAN HERALD”, Bangalore, 19 tetor 1979


  “Dedikuar gruas që tërë jetën e vet ua kushtoi njerëzve për të cilët ajo ishte më së
shumti e nevojshme... jeta e saj është vetëm pjesë e punës së saj, në të cilën kriza dhe
fama luajnë rol të çuditshëm”.
                                                    “THE HINDUSTAN TIMES”, New Delhi, 20 tetor 1979


  “Komisioni për ndarjen e Çmimit Nobel tregoi aftësitë e veta me rastin e ndarjes së
shpërblimit për paqe, duke zgjedhur Nënë Terezën për Çmim Nobel të këtij viti”.
                                                    “ANANDA BAZAR PATRIKA”, Kalkutë, 18 tetor 1979


  “Sëmundja më e madhe sot, - thotë ajo (Nënë Tereza - M.G.), “nuk është gërbula as
tuberkulozi, por ndjeshmëria e padëshirueshmërisë, për të cilën askush nuk
kujdeset”. Këta janë më të varfërit prej të varfërve, fëmijët e Nënës Tereze”.
                                                                “NEWSWEEK”, New York, 29 tetor 1979


   Një pullë postale që kushton një rup u botua në Kalkutë dhe shitet për të ndihmuar
veprën bujare të Nënës Tereze. Me anë të kësaj pulle postale dëshirohet të nxiten të
gjithë, posaçërisht rinia,q ë të marrin pjesë në veprën e njohur të Nënës Tereze në dobi
të atyre që vuajnë në çdo mënyrë.
                                      “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 27.VII. 1980, fq.3 dhe 9. X. 1980, fq.3


   Mbi këtë ngjarje, ndër të tjera, kështu ka shkruar “L‟oss.Romano”: “Porosia e
krishtit ka gjetur një tokë pjellore në Gonxhe Bojaxhiun, e lindur në malet e Ballkanit,
shtegtare në Himalaje dhe në rrafshin e Gangës, tani qytetare e botës... për të qenë
Samaritania e mirë nëpër rrugët e planetit tonë, për t‟iu shpallur të varfërve
shpëtimin, për t‟iu kumtuar të burgosurve lirinë, të verbërve të parët dhe për t‟iu
dhënë të shkelurve lirinë... Një pikë uji në një oqean mjerimi nuk do ta shpëtojë
ndoshta njeriun nga vdekja, por do të jetë përgjigje e përgjithshme e pyetjeve të
dhembshme dhe të mrekullueshme: përse?”
                                                                 “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 8-9. XII. 1981, fq.8


   Në shenjë falënderimi për këtë doktorat të nderit Nëna Tereze mbajti një fjalim para
autoriteteve akademike, ku, ndër të tjera, tha: “Në Evropë, si dhe në botë, ka shumë uri
për dashuri, përpos urisë për bukë. Njeriu nuk është lakuriq vetëm për arsye se nuk ka
veshje. Mund të jetë i zhveshur edhe atëherë kur s‟ka dinjitet (nderim). Ka edhe sot
mjaft rreziqe që e errësojnë dashurinë. Dështimi s‟është asgjë tjetër përpos frikë: frikë
prej fëmijëve ende të palindur, frikë se ata duhet edukuar, ushqyer, dhe për ta mundur
këtë frikë, fëmija duhet të vdesë... Këtu jemi për t‟i kujtuar të gjithë të sëmurët gjatë
këtyre 20 vjetëve. Më ka befasuar zgjedhja e një personi siç jam unë për këtë nderim, e
cila gjithnjë është me të sëmurë. Por ndoshta kjo do të thotë se të gjithë këta profesorë
tejet të çmuar janë në këtë mënyrë dëshmitarë se i ka tërhequr dashuria për të
sëmurë...”
                                              “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 12. XII. 1981, fq.2, “FIDES”, 2. I. 1982


   “Duart e saj janë tejet të mëdha, të rrudhura dhe të “përpunuara”. Ato tashmë nuk
janë të forta vetëm për punë, sepse shumë njerëz janë mbështetur në dashurinë e saj”.
                                                                                     “BILDPOST”, 21. XII. 1981, fq.6
                                                 - Javorja më e madhe katolike në Europë, Lippstad, R. F. e Gjermanisë-


   DOKTORATI I NDERIT NË UASHINGTON

   “Më 30 maj 1982, Nëna Tereze mori doktoratin “honoris causa” nga lëndët humaniste në
Universitetin e njohur në Georgetown. Në këtë kremtim ishin afro 10 mijë njerëz për nder të themelueses
së “Misionareve të Dashurisë”. Ndër të tjera, Nëna Tereze tha: “Aspak nuk jam e denjë për këtë nder. E
pranoj në emër të të varfërve dhe për nder të Perëndisë”.
                                                                                            “AKSA”, 4. VI. 1982, fq.2


    Më 18.VII.1982, Nëna Tereze ishte në një mision paqeje në Liban, posaçërisht nëpër
lagjet e rrënuara të Bejrutit. John Dansais, kryetari i Kryqit të Kuq ndërkombëtar tha
se i befason të gjithë fuqia, kurajua dhe dashuria e Nënës Tereze.
    Në një bisedë, intervistë, me atë rast Nëna Tereze tha: “Kurrë s‟kam pyetur: kush është hebre, indian,
i zi, i bardhë, cilit komb, cilës fe i takon. Unë shoh vetëm të bijtë (fëmijët) e Zotit, vëllaun tim dhe motrën
time në çdo njeri”.
                                                                                        “AKSA”, 20. viii. 1982, FQ.6b
   “Më 27.VIII.1982, Nëna Tereze në Karakas (Venezuelë) ka festuar 73-vjetorin e
lindjes me hapjen e një shtëpie për të varfër. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe
presidenti i Venezuelës, Luis Herrera Campis, i cili edhe e ka financuar këtë qendër”.
                                                             “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 28. VIII. 1982, fq.1


  Nëna Tereze bëri një vizitë triditëshe në Portugali dhe me këtë rast shtegtoi edhe në
shenjtëroren e njohur të Fatimës. Ndër të tjera, në një bisedë rasti me gazetarët, që e
përcillnin, ajo tha: “Mua nuk më intereson aspak politika. Unë luftoj kundër dhunës,
mjerimit dhe luftës, me fe dhe me dashuri”.
                                                            “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 18-19. X. 1982, fq.7


   DOKTORATI I NDERIT NË LUVEN

   “Më 18.X.1982, Nëna Tereze e Kalkutës mori doktoratin “honoris causa” në mjekësi në Universitetin
e famshëm katolik të Luvenit. Motra“Nobelistja e paqes” për vitin 1979 është Doktore “honoris
causa” edhe e universiteteve të njohura botërore të Milanos, të Nju Delhit, të Uashingtonit, të
Kembrixhit, etj”.
                                                            “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 18-19. X. 1982, fq3


  Më 6 gusht 1983, gazeta e njohur e Londrës “Times” i ka kushtuar mjaft faqe Nënës
Tereze. Në një artikull, ndër të tjera, shkruan se motrat e Nënës Tereze kujdesen sot
për 6 milionë të sëmurë, të moshuar, të lënë pas dore në vetmi. Gjatë 33 vjet
veprimtarie lëvizja është zhvilluar mjaft, kështu që sot ka më se 2000 motra, ndërsa
në degën mashkullore më se 400 rregulltarë. Lëvizja është e pranishme në 52 shtete,
me 227 bashkësi rregulltare të cilat veprojnë gjithmonë në laget më të varfra. “Times-i”
përfundon duke thënë se s‟është lehtë të kuptohet sot kjo dukuri që quhet Nëna
Tereze.
                                                                                “AKSA”, 12. VIII. 1983, fq.2b
                                                                              -Bulten informativ javor, Zagreb-
   NËNA TEREZE DHE UNIVERSITETI I PARË PËR FEMRA

   “Nën ndikimin e Nënës Tereze hapet universiteti i parë për femra, në Kakaikanal të Shtetit Tamail
Nada të Indisë Jugore. Me këtë rast foli ministri i parë Ramachardon. Nëna Tereze në fjalimin e saj thirri
të gjithë në luftë kundër urisë së fëmijëve dhe mungesës së dashurisë për fëmijë. Pastaj përfundoi se
vrasja e fëmijëve të palindur (abortusi-dështimi) është armiku më i madh i paqes në botë”.
                                                                                “AKSA”, 23.03.1984, fq.8b-9b


   KANCELARI I AUSTRISË DHE NËNA TEREZE

   “Kancelari Fred Sinowatz, gjatë vizitës së tij zyrtare në Indi, u takua me Nënën Tereze e motrat e saj
dhe me këtë rast dhuroi barna të ndryshëm në një vlerë prej 45 mijë dollarësh. Nëna Tereze e falënderoi
duke thënë se kjo është shenjë e dashurisë dhe e mirëkuptimit për nevojtarët. Pastaj ajo premtoi se do të
shkojë në Austri për të hapur një shtëpi, siç e luti edhe kardinal Kö-u.
  Kancelari shprehu admirim për veprimtarinë e shoqërisë së “Misionareve të Dashurisë”, siç quhen
motrat e Nënës Tereze”.
                                                                         DRUŽINA”, Ljubljana, 8. IV. 1984, fq.3


   “Shenjtërit e sotshëm” është titulli i një shkrimi të “Bildpostit”, ku ndër shenjtërit e
sotëm numërohen në vend të parë Nëna Tereze, pastaj Raoulan Foulerau, Dorothy
Dua.
                                                                                      “BILDPOST”, 5.1984, fq.9


  Ndër 390 bartësit e Shpërblimeve Nobel në shumë lëmenj, vetëm 19 ishin femra,
ndërsa prej tyre vetëm tri fituan Shpërblimin Nobel për paqe: irlandezet: Betty William
dhe Mairead Corrigaun dhe në vitin 1979 “Engjëlli nga Kalkuta”Nëna Tereze Bojaxhiu.
                                                                                   “BILDPOST”, 6.V.1984, fq.4


   NËNA TEREZE NË OPERACION

   “Politika” e Beogradit, më 11 gusht 1984, në faqen e dytë, solli një fotografi të Nënës Tereze me një
fëmijë në dorë, dhe me këtë tekst: “S‟është aq i nevojshëm operacioni i syrit tim, më mirë këto të holla
t‟ua dhuroj të varfërve”, tha Nëna Tereze (74-vjeçare), laureate e Shpërblimit Nobel për paqe. Dhe pastaj
u lajmërua oftalmologu Riçard Levin nga Pisburgu duke premtuar se ai do ta çlirojë Nënën Tereze prej
katarës falas. Pastaj u lajmëruan edhe dy miq anonimë, të cilët premtuan se do t‟ia paguajnë udhëtimin me
aeroplan. Pas të gjithave, mbrojtësja e njohur e të varfërve nga Kalkuta (e cila ka lindur në Shkup), do t‟i
plotësojë dëshirat e saj”.
                                                                        “POLITIKA”, Beograd, 11.VIII.1984, fq.2


   Me ftesë të arqipeshkvit të Tokios, Mons.Peter Seiichi-t Shirayanaga Nëna Tereze
vizitoi për disa ditë Japoninë. Ajo ishte në Japoni edhe në vitin 1981 dhe 1982. Gjatë
vizitës në Hiroshimë, ajo, ndër të tjera, tha: “Apeloj në tërë botën për paqe dhe
solidaritet ndërkombëtar. Mos të përsëritet më kurrë sulmi atomik në asnjë vend në
botë”.
                                                                                      “AKSA”, 7.XI.1984, fq.5b


  Pas atentatit ndaj Indira Gandit, e cila ishte edhe bamirëse dhe dashamire e Nënës
Tereze dhe e veprimtarisë së saj, Nëna Tereze, që ato ditë ishte në Romë, tha: “Janë
këto çaste tejet të vështira për Indinë. Unë vetëm mund të lutem. Nuk më intereson
politika, por duhet të lutemi që paqja dhe mirëkuptimi të vijnë në popullin tonë!”
                                                                                     “AKSA”, 9.XI.1984, fq.11b


    Pas varrimit të Indira Gandit filluan konfliktet e llojllojshme në Indi, sidomos
kundër Sikkëve – sektës fetare, të cilët edhe kanë bërë atentat në Kryeministren.
    “Së bashku me themeluesen, Nënën Tereze nga Kalkuta, “Misionaret e Dashurisë” në mënyrë të
palodhshme kujdesen për 50 mijë Sikkë të cilët gjenden në kampe të ndryshme të Indisë dhe kanë kërkuar
strehim para bandave fanatike që dëshirojnë të hakmerren pas atentatit në Indira Gandin. Sipas lajmeve të
agjencive numri i Sikkëve të vrarë është afro 11.000, ndërsa disa prej tyre i kanë kallur për së gjalli. Në
vendstrehimin afër “Gandhi Memorial Scool”, ku gjenden afro 15.000 refugjatë, së bashku me
“Misionaret e Dashurisë” punojnë edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, vullnetarët, mjekët, infermierët,
studentët”.
                                                                                    “AKSA”, 16.XI.1984, fq.12b


  Agjencia informative “France Press” lajmëron se Nëna Tereze ka kërkuar leje për të
hapur një shtëpi rregulltare në Çekosllovaki. Pritet përgjegje pozitive në këtë kërkesë.
                                                                          “DRUŽINA”, Lubljanë, nr.48.1984, fq.3
   Nëna Tereze ishte për Kërshëndella 1984 në vendet më të kërcënuara nga thatësia dhe uria, në Etiopi,
për të dëshmuar dashurinë dhe kujdesin për të uriturit. Aty ishte Betlemi i saj, ku njerëzit kanë nevojë për
bukë dhe për dashuri.
                                                                       “GLAS KONCILA”, Zagreb, 6.I.1985, fq.6


  Instituti i Galupit bëri një anketë në SHBA mbi 10 gratë më të njohura në botë.
Rezultatet e kësaj ankete u botuan në javoren amerikane “Enkvajerer” dhe sipas kësaj
del se Nëna Tereze zë vendin e dytë pas kryeministres britanike Margaret Theçer.
                                                                                  “AS”, 18.I.1985, fq.2, Sarajevë


   NËNA TEREZA DHE REGANI

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se duhet falënderuar Nënë Terezën, e cila kërkoi nga Ronald
Regani që të ketë pak më shumë kujdes për të uriturit nga Etiopia. Ajo i shkroi një letër Reganit teksa po
bënte fushatë për grumbullimin e ndihmës humanitare. Regani menjëherë u përgjigj duke theksuar se
SHBA-të do ta shtojnë ndihmën dhe njëherësh do t‟u mbyllet goja të gjithë atyre që e kritikuan
administratën e tij se u tregua dorështrënguar ndaj Etiopisë dhe qeverisë së saj marksiste. Drejtori i
Agjencisë për zhvillimin ndërkombëtar tha se sapo bëri një bisedë telefonike Regani – miliona dollarë
filluan të grumbullohen.
                                                                                “RILINDJA”, Prishtinë, 20.I.1985


   Në një hulumtim sociologjik në Split, që bëri sociologu nga Spliti Boris Vushkoviq,
rinisë iu ofrua lista e emrave të njohur në botë, të cilët janë shembull dhe model
frymëzimi për ta. Në vitin 1969 më së tepërmi vota pati Lenini, ndërsa tani “në vend të
parë është Nëna Tereze, në të dytin papa Wojtila...”
                                                                    “DANAS”, Zagreb, nr.153, 22.I.1985, fq.19-20


   “Rezepte nach Mutter Teresa” u botua në një tirazh tejet të madh për t‟i ndihmuar
të uriturit në botë. Në këtë libër kanë shkruar: Sepp Maier, Inge Meysel, Hannerol
Kohl, Rudi Carrel, Helga Feddersen, Karl Rumennigge, Walter Giller, Wily Brand dhe
shumë kardinalë dhe ipeshkvij, afro 100 emra të njohur në Gjermani dhe në botë. Në
këtë libër, natyrisht, mori pjesë edhe Nëna Tereze, e cila ndër të tjera, shkruan: “Të
dashur miq, një ushqim i mirë dhe i mjaftueshëm për njerëzit tanë do të jetë një pjatë e
vogël me oriz, me perime dhe me pak pemë. Zoti ju ruajtë!”
                                                                                   “BILDPOST”, 3.III.1985, fq.1
  “Engjëlli i atyre që janë buzë vdekjes” është titulli i një artikulli të pasur dhe të
bukur në “Bildpost” mbi Nënën Tereze. Ndër tjera mbi të shkruan: “Kjo Grua tejet e
madhe, me më se 2500 motra, më mirë të themi bija, është shembull i madh –
metodologji – për botën e sotme”.
                                                                                    “BILDPOST”, 7.VI.1985, fq.1


   “Nëna Tereze do të marrë pjesë në Kongresin ndërkombëtar eukaristik që do të
mbahet në Kenia, në Najrobi, në mbarim të gushtit 1985. Ky është Kongresi eukaristik
i 43-ti me radhë dhe si temë bazore do të ketë „Eukaristia dhe familja e krishterë‟.”
                                                                                      “AKSA”, 14.VI.1985, fq.5b


   “Misionaret e dashurisë” hapën një shtëpi rregulltare në Tokio, ku do të veprojnë
gjashtë motra të shoqërisë së Nënës Tereze, posaçërisht me vajza-nëna dhe me fëmijë
të lënë pasdore. Këtë shtëpi e ka bekuar arqipeshkvi i Tokios, Mons.Peter Shirayanagi,
i cili me atë rast, ndër të tjera tha: “Shërbimi i tyre është shprehje e thelbit të
krishtërimit, dhe themeluesja e tyre, Nëna Tereze, jeton porosinë e Ungjillit fjalë për fjalë
(me besnikëri)”.
                                                                 “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 20.VI.1985, fq.6


   NËNA TEREZE NË PARIS

   “Kryetari i Parisit, Jacques Chirac, më 7 korrik 1985, deklaroi se Nëna Tereze, themeluese e motrave
“Misionare të Dashurisë”, dëshiron të hapë një shtëpi-strehimore për të varfër dhe të dëbuar. Chirac-u foli
një orë me Nënën Tereze dhe e përkrahu këtë qëllim. Ai ndër të tjera tha se do të bëjë çmos që t‟i
ndihmojë asaj”.
                                                                                    “AKSA”, 26. VII. 1985, fq.5b



   “KUJTIMET E GRUAS SË VJETËR”

    Me këtë titull “Bildpost-i” bie një paraqitje të bukur mbi Nënën Tereze, mbi veprimtarinë dhe jetën e
saj 75-vjeçare. Rast për këtë shkrim ishte hapja e shtëpisë së parë rregulltare të “Misionareve të
Dashurisë” në Austri, pikërisht në Obdachlosenasly, ku qe një festim i bukur, me pjesëmarrje të madhe të
popullit. “Vizita e Nënës Tereze në Obdachlosenasly ishte një festë e vërtetë... Atë Sporschill, ndër të
tjera, tha për të: “Sot ju duhet t‟ia dini për nder një Gruaje, që jeta e tyre është në shërbim. Kjo është një
ndihmë për ju, shprehje e dashurisë së Zotit”.
    Një njeri i vetmuar atë ditë bëri këtë rrëfim: “Ju lutem, mos më fotografoni mua me Nënën Tereze,
sepse unë pothuaj nuk shoh më, por unë kisha pasur disa kujtime. Unë jam fqinjë dhe shpesh vij këtu,
sepse tani s‟kam më askënd. Motrat e Nënës Tereze tani janë të vetmet që kujdesen për mua”.
                                                                                  “BILDPOST”, 4. VIII. 1985, fq3


   BURIM I FSHEHTË I FUQISË SË TYRE
   Me këtë titull “Bildpost” bie një paraqitje mbi Nënën Tereze me rastin e 75-vjetorit të lindjes, si dhe
mbi motrat e saj, duke cekur në veçanti rendin e ditës në rregullin “Misionaret e Dashurisë”, ku vend të
posaçëm ka urata dhe shërbimi ndaj nevojtarëve. Ndër të tjera mbi Nënën Tereze shkruan: “Në mbarim të
gushtit, kur Nëna Tereze do t‟i mbushë 75 vjet, mbarë bota do ta përmendë dhe do t‟ia festojë ditëlindjen
kësaj GRUAJE, e cila me më se 2000 motra, ndër to 7 gjermane, dhe me 500 vëllezër, është e pranishme
në botë... Në vendet ku flitet gjuha gjermane “Misionaret e Dashurisë” kanë këto qendra: në Essen, në
Berlinin Perëndimor dhe Lindor, në Qytetin e Karl Marksit, në Manheim dhe në Wien.”
                                                                                 “BILDPOST”, 11. 08. 1985, fq.3


   Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze “L‟osservatore Romano” bie një
fotografi të saj në lutje, ku, ndër të tjera, shkruan: “Misionaret e Dashurisë” festojnë
këtë ditë në thjeshtësi, në uratë dhe në punë të përditshme për më të nevojshmit. Mirëpo
sot e tërë Kisha është rreth Nënës Tereze, themelueses së “Misionareve të Dashurisë”,
për ta falënderuar në emër të të harruarve, të atyre që janë në buzë të vdekjes, të të
varfërve ndër më të varfërit, të atyre që ende s‟kanë lindur. Në emër të të gjithë atyre që
kanë përjetuar se në „Të është mishëruar ligji dashurisë, që kanë njohur në „Të fuqinë e
dashurisë së krishterë e cila është në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut.”
                                                                 “L‟OSSERVATORE ROMANO”, 28.08.1985, fq.2
   (Mbi 75-vjetorin e lindjes së Nënës Tereza ka shkruar pothuaj i tërë shtypi botëror, ndërsa tek ne “AKSA”,
      më 6.09.1985, fq.3b; “GLAS KONCILA” 8.09.1985, fq.3; “CRKVA NA KAMENU”, nr.10.1985, fq.16 etj.)
   “Nëna Tereze e Kalkutës tani do t‟i kushtohet kujdesit të të sëmurëve të Aidis në SHBA. Kjo iniciativë
lindi në arqipeshkvinë e Nju Jorkut, e cila edhe ka vendosur për këtë... Kjo asistencë do t‟iu
besohet “Misionareve të Dashurisë” të Nënës Tereze; të sëmurët që s‟kanë nevojë për mjekim në spital
do të vendosen në një kuvend të moçëm dhe të braktisur, tani të rindërtuar rishëm për këtë qëllim...
Kujdesi dhe shërimi mjeksor do të jetë falas prej ekipit të njohur profesional të Kolegjit shëndetsor të
Shna Klarës nga Nju Jorku...”
                                                                             “IL SABATO”, 21-27.IX.1985, fq.15


   “Mathias Schulenberg – një Clown për Nënën Tereze, i cili me lëvizje qesharake, me
shaka, tallje dhe mahi shumë të bukra argëton me mijëra njerëz, e bën këtë për një
fond të të varfërve të Nënës Tereze dhe për “fëmijët” e saj.”
                                                                               “BILDPOST”, 39/29.IX.1985, fq.8


   Prej 24 deri më 31 gusht në Rimini (Itali) do të mbahet Meetingu (Mitingu-tubimi
ndërkombëtar me karakter kulturor-fetar, vr.ime) me pjesëmarrje të shumë
personaliteteve nga e tërë bota. Mbi këtë, ndër të tjera, javorja italiane “Il
Sabato” shkruan: “Në fund, ja suksesi i madh: pjesëmarrja e Nënës Tereze në Meeting.
Ardhja e saj ende e s‟është plotësisht e sigurt, edhe pse motra nga Kalkuta ka premtuar
se do të bëjë çmos për të marrë pjesë”.
                                                                         “IL SABATO”, Milano, nr.25/1985, fq.24


   NËNA TEREZE KUNDËR SIDËS

   Natën e Krishtlindjes Nëna Tereze nga Kalkuta e ka hapur një Qendër për t‟u ndihmuar njerëzve të
sëmurë nga Sida, për tani të pashërueshme, e cila ka shkaktuar shumë shqetësime dhe frikë në botë. Kjo
qendër gjendet pranë kishës së Shën Veronikës në Grenvich Viagen dhe, për tani, aty janë 15 shtretër për
njerëz të sëmurë. Në këtë Qendër do të punojnë “Misionaret e dashurisë” – motrat e rregullit që i ka
themeluar Nëna Tereze në Indi në vitin 1950. Këtë institucion do ta financojnë arqipeshkvia e Nju Jorkut.
“Shpresoj se të sëmurët nga Sida do të jetojnë dhe do të vdesin në paqe me ndihmën dhe kujdesin që do
t‟iu jipet”, - tha marrësja e Shpërblimit Nobel për Paqe 1979 – me rastin e hapjes solemne të kësaj qendre.
                                                                                      “AKSA”, 10.01.1986, fq. 5b
    “Kur kam shkuar në Bejrut për të ndihmuar fëmijët, të varfërit, të plagosurit në luftë; s‟kemi pasur
asgjë në shtëpi, përpos disa tapetave të varfra. Më bëri përshtypje të thellë kur filluan të vinin njerëzit te
ne. Secili binte diçka. Kam parë fëmijët se si shkonin në shtëpi për të marrë rrobat e tyre për t‟ua dhënë
fëmijëve më të varfër. Një prej tyre e nxori prej gojës gomën për përtypje, e vuri ndër tesha që kishim
mbledhur për të varfër. Të gjithë: fëmijët, pleqtë, rinia ishin të lumtur që po bënin diçka për të tjerët, për
nevojtarët.”
    Duke shpjeguar vuajtjet e njerëzve të tillë, ajo tha: “Këtu keni për të parë njerëzit që vuajnë, por
s‟janë të dëshpëruar, ata kërkojnë diçka që tejkalon nevojat materiale. Ja përse them se s‟kemi nevojë për
njerëz që do të na japin parà, por kemi nevojë për duart tuaja, me të cilat do t‟i shërbeni të varfërit, për
zemrat tuaja, me të cilat do t‟i doni ata”.
                                                                     “RIJEÈ ŽIVOTA”, Portorozh, 3/1985, fq.13-15


   NËNË TEREZA NË ETIOPI
   Adis-Abebë, 31 korrik 1985


    Fituesja e Çmimit Nobel për paqe, Nënë Tereza, arriti në Etiopi, ku do të vizitojë
disa prej qendrave më të mëdha për pranimin e viktimave të urisë dhe do të bisedojë
me funksionarët e qeverisë.
    Siç njofton ROJTER, Byroja Religjioze, së cilës i takon Nënë Tereza, hapi pesë qendra për ndarjen e
ushqimit në Etiopinë Qendrore dhe Veriperëndimore, e së shpejti do të hapë edhe qendrën e gjashtë në jug
të këtij vendi. Pas Etiopisë, Nënë Tereza shkon në Tanzani.
                                                                                 “RILINDJA”, 1. VIII. 1985, fq.16


   “Për Kërshëndella Nëna Tereze arriti me aeroplan në Adis-Abebë, kryeqendër e
Etiopisë. Ajo deshi të gjendet në mes të viktimave të skamjes dhe të urisë. Në aeroport,
ndër të tjera, tha: “Kam ardhur te të varfërit dhe të sëmurët”. Ajo në Etiopi qëndroi 10
ditë dhe vizitoi 26 motrat e saj të cilat, bashkë me organizatat bamirëse, luftojnë
kundër varfërisë dhe sëmundjeve të ndryshme. Sipas të dhënave zyrtare vitin e kaluar
në Etiopi kanë vdekur prej urisë më se 300.000 veta, më së shumti fëmijë dhe pleq”.
                                                                                “DRITA”, nr.1-2 (108)/1985, fq.24


  Nënë Tereze... ëngjëll i gjallë nga të varfërit, të pasurit dhe personaliteteve qeveritare
në mbarë botën.
                                                                                              Usa Today (SHBA)
                                                                                  Republika, 10 shtator 1997, f.13


   Nënë Tereza... “një rreze drite në errësirë...”
                                                                               “The Miami Herald” (Florida-USA)
                                                                            Republika, 10 shtator 1997, f.13


   Nënë Tereza...shenjtorja e të varfërve.
                                                                                    “Çikago Tribun” (USA)
                                                                            Republika, 10 shtator 1997, f.13


  Është çudi që Nënë Tereza jetoi 87 vjeç. Ajo ishte një veterane e krizave të zemrës,
malarjes dhe të shumë sëmundjesh ngjitëse ishte gjithëmonë i pranishëm. Por,
megjithëatë, kjo grua e shenjtë, kjo murgeshë e murgeshave, vazhdoi punën deri në
fund, ditën e premte.
                                                                               “The Harpert Curent” (USA)
                                                                            Republika, 10 shtator 1997, f.13.


  Përkushtimi i Nënë Terezës ndaj të varfërve ka qenë një frymëzim që ka kapërcyer
kufijtë e shteteve dhe feve, duke pasqyruar gjithçka më të mirë: njerëzimin.
Trashëgimia e saj është urdhëri që ajo themeloi. Puna e saj na kujton detyrimin tonë
për të bërë atë që na takon.
                                                                                 “Oregeon”, Portland (USA)
                                                                              Rilindja, 10 shtator 1997, f.13


   Nënë Tereza nuk vdiq e re, ajo jetoi një jetë të plotë dhe produktive, duke u afruar
ndihmë jetimëve të braktisur, të sëmurëve dhe atyre me një këmbë në varr, të cilët i
adoptoi si të ishin fëmijët e saj. Ajo është shpërblyer me disa nga nderimet më të
mëdha që mund të afrojë njerëzimi, përfshirë çmimin Nobel për Paqe. Ajo nuk i
frymëzoi njerëzimit përmes reklamave dhe çmimeve, por përmes përkushtimit,
shembullit personal dhe punës.
                                                                                       Boston Globe (USA)
                                                                            Republika, 10 shtator 1997. f.13


    ... edhe Nënë Tereza ka kritikët e vet, çka i bën arritjet e saj më të qënësishme,
mbasi këto kritika tregojnë se ajo nuk ishte mbinjerëzore... Shumë nga ne e pranojmë
se është shumë e vështirë të kuptosh dikë si Nënë Tereza. Si mund të jetë një njeri i
tillë vërtetë? Ajo kur u lind quhej Agnesa Bojaxhiu dhe ishte bija e një tregtari të
suksesshëm shqiptar.
    Pasi u bë murgeshë, ajo nuk e pa më kurrë nënën dhe motrën e saj, pjesërisht nga frika se nga
Jugosllavia komuniste nuk do të lejohej të largohej, në se do të shkonte aty për vizitë...
                                                                     “Dallas Morning News” (Teksas – USA)
                                                                            Republika, 10 shtator 1997, f.13.


  Tereza vdiq si një nga gratë më të admiruara të botës.
  Nënë Tereza ndryshonte mjaft nga shumë të tjerë në kohët moderne, të cilët janë po aq në qëndër të
vëmendjes së publikut. Nënë Tereza nuk kishte, nuk krijoi vepra të mëdha arti, ajo nuk drejtoi lëvizje
masive, nuk ndiqej këmba-këmbës nga fotografët e skandaleve... Asnjë nga veprimet e saj nuk mund të
quhet i bujshëm, siç përdoret sot kjo fjalë. Ajo pa një mungesë të madhe humanitare dhe punoi për ta
mbushur këtë mungesë.
                                                                              “Los Angeles Times” (Kaliforni – USA)
                                                                                     Republika, 10 shtator 1997, f.13.


   VENDOSMËRIA E NËNË TEREZËS KONTRAST I JETËS SONË

    Dhënia e Çmimit Nobel për vitin 1979, që i takoi një rregulltareje të fortë dhe punëtore në Indi, e
njohur në tërë botën si “Nënë Tereza”, nuk ngjall asnjë habi. Ky Çmim – më në fund – e ka shtyrë në
fushën e të pamurit një njeri, një grua të thjeshtë, gati të patëkeqe, një shërbëtore, vendosmëria për jetë e
të cilës qëndron në kontrast radikal me kriteret “kvalitete të jetës” të të gjithë neve. Kritere, të cilat, - po i
morëm sinqerisht – duhet të na tronditnin, dhe kështu të bëheshim gurë ndërtues i paqes: i një paqeje që
nuk definohet përmes politikanëve, por si vepër paqthemeluese – si paqe konkrete.

                                                                      Deklaratë nga “BUDISCHE ZEITUNG” Freiburg




VI. Fragmente nga vepra, monografi etj.
- Kristina Siçardi
- At Sebastian Vazhakala
- Robert Fulghum
- Peter Jennings
- José Luis González-Balado
- Don Dr. Valentino Salvoldi
- Navin Kaula
- Renzo Allegri
- Franka Xambonini
- Donika Omari




   Fryti i besimit është dashuria
   Sëmundja më e keqe e Perëndimit sot nuk është tuberkulozi ose lebra, po është të
ndihesh pa dashuri, apo të ndihesh i braktisur. Mjekësia mund të shërojë sëmundjet e
trupit, por e vetmja kurë për vetminë, dëshpërimin dhe mungesën e perspektivës është
dashuria. Ka shumë njerëz në botë që vdesin për një copë bukë, por një numër akoma
edhe më i madh vdes për mungesë të dashurisë. Dhe varfëria në Perëndim merr forma
të reja: nuk është vetëm vetmia, por edhe varfëria shpirtërore. Ka uri për dashuri, ka
uri për zotin.
   Është e pamundur tu përgjigjesh këtyre nevojave pa ndihmën mëshirëplotë të Zotit.
Dy motra, në dëshmitë që do të vijnë më poshtë e shpjegojnë më mirë këtë koncept.
Motër Dolores:
   “Para së gjithash, duhet të duhemi prej Zotit, dhe vetëm atëherë mund të japim për
të tjerët. Për tu dhuruar dashuri të tjerëve duhet të jemi të tejmbushur me dashuri.
Zoti vepron kështu. Është ai që na shtyn të gjithëve ne të bëjmë atë që bëjmë, dhe
nëse nuk e ndiejmë dashurinë e tij për ne, atëherë kjo dashuri zë fill prej nesh.
Dashuria e Tij nuk njeh kufij”.
   Motër Kateri:
   “Ekziston vetëm një dashuri, dhe është dashuria për Zotin. Kur duam thellësisht
Zotin, duam në të njëjtën mënyrë edhe tjetrin, e kështu pak nga pak rritemi në
dashurinë për Të, respektojmë gjithçka që Ai ka krijuar dhe njohim e vlerësojmë të
gjitha të mirat që ai ka bërë. E në këtë mënyrë vjen natyrshëm dëshira për tu kujdesur
për të gjitha këto. Zoti e ka krijuar botën vetëm për kënaqësinë e qenieve njerëzore dhe
do ta kuptojmë lehtësisht këtë vetëm nëse do të jemi në gjendje të shikojmë mirësinë e
Tij, vëmendjen e Tij për ne, në vetëdijen e Tij për çdo nevojë tonë, në çdo detaj: në
telefonatën që po prisnim, në letrën që na vjen nga posta, në gjithçka që ai bën për ne
gjatë ditës. Është e rëndësishme që të kujtohemi e ta falënderojmë: kur e kujtojmë
këtë, kuptojmë edhe dashurinë e Tij për ne, dashurohemi me të, sepse Ai punon kaq
shumë për ne sa është e pamundur ti rezistosh. Unë mendoj se në jetë nuk ekziston
fati: ekziston dashuria e Zotit, dashuria e Tij”.
   Me të kuptuar se sa Zoti është i dashuruar me ty, mund të jetosh vetëm duke
rrezatuar atë dashuri. E them gjithnjë se dashuria nis nga shtëpia: e para vjen familja,
pastaj vendi yt e më pas qyteti. Është e thjeshtë të duash njerëz të largët por jo
gjithnjë është po kaq e thjeshtë të duash ata që jetojnë me ne, ose pranë nesh. Nuk
jam dakord me mënyrat e mëdha të të vepruarit: dashuria duhet të nisë prej individit.
Për të dashur një njeri duhet të njihesh me të, të hysh në kontakt me të.
   Të gjithë kanë nevojë për dashuri. Të gjithë duhet të dinë se janë të dëshiruar dhe
të rëndësishëm për Zotin.Jezusi ka thënë:
   “Duhuni me njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur”, ka thënë më tej: “Çfarë i
keni bërë më të voglit prej vëllezërve të mi ma keni bërë mua”, dhe ne e duam përmes
të varfërve. Ka thënë: “Pata uri dhe më dha për të ngrënë... isha lakuriq dhe më veshi”.
   Ua kujtoj gjithnjë motrave dhe vëllezërve se dita jonë është bërë 24 orë me Jezusin.
Motër Theresina e zhvillon më tej këtë mendim:
   “Në këtë botë ne jemi meditues, ndaj jetët tona janë të përqendruara në lutje dhe
veprim. Puna jonë buron nga meditimi dhe nga bashkimi me Zotin në gjithë sa bëjmë,
dhe përmes punës, ushqejmë bashkimin tonë me Zotin në mënyrë që lutja dhe
veprimi, veprimi dhe lutja të jenë një fluks i vazhdueshëm”.
  Dhe ja se çfarë mendon At Bert White:
  “Ghandi thoshte: „Vepro, por mos kërko frytin e veprimeve të tua‟. Veprimet e tua
burojnë prej teje, dhe kjo është gjithçka. Është pak sikur jemi të dashuruar, kur
dashuria drejtohet për te njeriu që do”...



   Ngrohtësia e dorës sonë

    Dashuria nuk është e bindur, dhe bamirësia nuk ka të bëjë me mëshirën: është
dashuri. Bamirësia dhe dashuria janë e njëjta gjë. Me bamirësi jep dashuri, ndaj mos
u kufizo të japësh para, por shtrije dorën. Kur isha në Londër, shkova të vizitoja
vagabondët për të cilët motrat tona kishin ngritur një mensë. Një burrë i cili jetonte në
një kuti kartoni më mori dorën dhe më tha: “Prej kohësh nuk e ndieja ngrohtësinë e
një dore njerëzore”.
    Mary, njëra prej vullnetareve tona, ka shumë ide mbi mënyrën se si mund të përballesh me njerëzit:
    “Kam kuptuar se ndihmat praktike në të vërtetë mund të deprimojnë njerëzit nëse nuk jepen me
dashuri: asnjërit nuk i pëlqen të ndihet pasiv, si në të mirë ashtu edhe në të keq. Kam vënë re se edhe të
mundohesh të kontaktosh me njerëzit ka qenë një fenomen gradual, dhe që u krijua në mënyrë të
organizuar, për shembull duke ndihmuar motrat në mensën e të varfërve. Prandaj, në vend që të veprosh
në mënyrë të tepruar duke shpërndarë ushqim dhe duke larë enët, sforcohu të flasësh me dikë duke qenë
se je aty, apo të ulesh pranë dikujt duke u munduar të krijosh një marrëdhënie personale. Shumë njerëz
mbajnë në xhep fotografi, mund t‟ia vlejë barra qiranë të ti tregojë , apo të bësh shaka në lidhje me
modelin e flokëve... çdo lloj argumenti është i mirë për të ndërvepruar. E rëndësishme është të krijohet një
kontakt edhe nëse bëhet fjalë për një pyetje të thjeshtë: “Si shkoi dreka?”. Në vend që të qëndrosh
mënjanë duke larë enët, është më mirë të shkosh e të shpërndash pjatat. Nëse të duket shumë e vështirë
ndoshta është më mirë nëse vepron hap pas hapi: nëse sheh dikë që po rri në këmbë, ose që po ecën, apo
që qëndron krejt i vetëm, atëherë përfito nga rasti që ti afrohesh”.
    Dhe ja një histori tjetër gjithnjë nga Mary, që ilustron një mënyrë ndryshe për të kontaktuar me një
njeri në nevojë:
    “Disa kohë më parë një grup i yni shkoi në Shqipëri, ku vizituam edhe disa motra. Duke dëgjuar të
flitet për një Shtëpi për fëmijë me aftësi të kufizuara, vendosëm ti vizitojmë: një fatkeqësi e vërtetë.
Instituti kishte marrë disa herë një sasi ndihmash, por çdo herë banorët e zonës i kishin marrë për vete
duke qenë edhe ata nevojtarë. Ajo që më goditi më shumë më pas, ishte kur pashë që ndërsa vinte shumë
material dhe magazinat ishin të stërmbushura, njerëzit nuk merrnin asgjë prej tyre. Atëherë u kthyem
mbrapsht me një arkë me mollë dhe propozuam të jepnim nga një fryt për secilin fëmijë: e dinim që po ta
kishim lënë arkën, edhe njerëzit e tjerë do të kishin nevojë të merrnin mollë për fëmijët e tyre, dhe ndihma
nuk do të kishte shkuar kurrë te të ftuarit e jetimores”.
    Dashuria nuk ka kuptim nëse nuk ndahet. Dashuria duhet vënë në veprim. Duhet të duash pa pritur në
këmbim, të bësh diçka se ashtu e do, dhe jo se mund të marrësh diçka në këmbim. Nëse pret ndonjë
shpërblim, nuk është dashur: dashuria e vërtetë është të duash pa shpërblime e pa pritur gjë në këmbim.
    Nëse do të jetë e nevojshme Zoti do të drejtojë, siç na ka ndihmuar tu shërbejmë të sëmurëve me
SIDA. Ne nuk i gjykojmë këta njerëz, nuk i pyesim se çfarë u ka ndodhur ose në ç‟mënyrë janë sëmurur:
ne kufizohemi të shikojmë vetëm nevojat e tyre dhe të kujdesemi për ta. Mendoj që përmes SIDA-s Zoti
po na thotë diçka, duke na dhënë një mundësi për të shfaqur dashurinë tonë. personat e infektuar me
SIDA kanë zgjuar dashurinë më të dhimbshme te të tjerë që ndoshta e kishin dhuruar larg jetës së tyre,
duke e harruar.
    Motër Dolores na kujton se si shpesh, është e mjaftueshme të qëndrosh pranë njerëzve me dashuri:
    “Në fillim të sëmurët me SIDA që vijnë tek janë gjithë frikë. Është e vështirë për ta të pranojnë faktin
se janë pranë vdekjes. Por të qëndrosh aty, me ne së bashku me ata që janë duke vdekur është vërtetë e
rëndësishme. Më kujtohet në New York, mamaja e një portorikani që i thoshte se ishte e gatshme të
kujdesej për të, nëse do të kthehej shtëpi. ai e falënderoi por iu përgjigj se do të qëndronte me ne dhe se
do të vazhdonte ta takonte atë. Një ditë më tha: “Unë e di se kur të jem duke vdekur ti do të jesh këtu
duke me mbajtur dorën”. Na kishte parë ta bënim edhe me të tjerë dhe e dinte se nuk do të vdiste i vetëm.
Në të vërtetë është një reaksion shumë i thjeshtë. Kush është duke vdekur mallëngjehet me dashurinë që
merr edhe pse kjo mund të jetë vetëm një përkëdhelje, një gotë me ujë apo një ëmbëlsirë. Bëhet fjalë
vetëm tu çosh atyre atë që kërkojnë: do të ndihen të kënaqur, do të dinë se dikush kujdeset për ta, i do, i
dëshiron. Kjo është një ndihmë e madhe; edhe vetëm prej kësaj do të dinë se Zoti do të jetë akoma edhe
më i dashur, më zemërgjerë dhe se shpirtrat e tyre do të drejtohen drejt Tij. Ne nuk predikojmë,
kufizohemi duke bërë atë që bëjmë me dashuri dhe ata preken nga dashuria e Zotit”.
    Një tjetër shënim mbi mënyrën më të mirë për të ofruar dashuri vjen nga Vëllai Geoff:
    “Kur ai që është mësuar të refuzohet dhe të braktiset nis të pranohet prej të tjerëve, të duhet, kur nis të
shikojë të tjerë persona që i kushtojnë atij kohë dhe energji nga e tyrja, ai kupton se nuk është një
mbeturinë. Sigurisht që dashuria shprehet pikësëpari duke qëndruar me një njeri, më shumë se sa me
gjestin që ti bën diçka për atë njeri. Duhet patur gjithmonë parasysh kjo, sepse është e thjeshtë të
humbasësh mes gjërave që bën për të tjerët. Nëse veprimet tona nuk lindin para së gjithash nga dëshira
për të qëndruar me një person, atëherë veprimet janë të ngjashme me një asistencë sociale. Kur ke dëshirë
të qëndrosh me një njeri të varfër, mund të kuptosh më mirë nevojat e tij dhe nëse dashuria jote është
autentike, atëherë është e natyrshme që të bësh çka mundesh për ta shprehur. Në një kuptim, shërbimi
është thjesht një mjet për të manifestuar praninë tënde për atë person- dhe shpesh me më të varfrit nuk
arrin të lehtësosh të gjitha problemet e tyre, por duke qëndruar me ta, duke ekzistuara për ta, çfarëdolloj
gjëje që të bësh, për ta është domethënëse. Mesazhi që duam të mbërrijë te më i varfëri mes të varfërve
është: nuk mund të zgjidhim të gjitha problemet e tua, por Zoti të di edhe nëse je handikapat, i alkoolizuar
apo lebros dhe, pavarësisht nëse ti shërohesh apo jo, Zoti të do njësoj dhe ne jemi këtu për të shprehur atë
dashuri. Dhe nëse mund të kontribuojmë sado pak në lehtësimin e problemeve të tyre, aq më mirë, por për
ne më e rëndësishme është tu kujtojmë atyre se edhe në mes të dhimbjes e vuajtjes Zoti i do. Është një
mesazh i vështirë për tu komunikuar, sigurisht, por mendojmë se të ekzistosh duke iu kushtuar atyre është
një pikë thelbësore. Nëse kalon kohë me një njeri, kjo është një shprehje dashurie po aq sa ç‟mund të jetë
ajo që ti bën për të”.
    Një prej vullnetarëve tanë, Nigel, përshkruan kështu eksperiencën e vetë në Shtëpinë e të sëmurëve në
fazën e fundit dhe të të varfërve në Kalkutë:
    “Kur shkova të jepja ndihmë në Nirmal Hriday e urreja atë vend për shkak të vuajtjeve që shihja dhe
ndihesha i kotë. Mendoja: „Çfarë bëj këtu?‟. Më vonë, kur u ktheva në Britaninë e Madhe, pata një bisedë
të gjatë me një motër mbi këtë argument. I thashë se e kuptova shumë shpejt gjuhën e shenjave në mënyrë
që të kuptoja ata që kërkonin një gllënjkë ujë apo diçka tjetër në mënyrë që të veproja siç duhet. Por
përveç kësaj nuk kisha bërë shumë. Kaloja pjesën më të madhe të kohës ulur në shtrat me të sëmurët dhe i
përkëdhelja, ose u jepja për të ngrënë. Herë pas here kishte ndonjë gjest mirënjohjeje, por pjesën më të
madhe të herëve jo, sepse ishin në kufijtë e vdekjes. Ndaj, kur motra më pyeti se si ia kisha kaluar, unë u
përgjigja: „Isha aty‟. Dhe ajo më tha: „Çfarë gjëje tjetër bënin Shën Gjoni dhe Nëna jonë e Shenjtë në
këmbët e kryqit?‟”.
   Është dhembshuria, ajo që ndiejmë kundrejt të varfërve? Ata nuk janë të uritur vetëm për ushqim, kanë
edhe dëshirën të konsiderohen qenie njerëzore. Kanë uri për dinjitet dhe dëshirojnë të trajtohen njësoj si
ne. Janë të uritur për dashurinë tonë.

   Çdo akt dashurie është një lutje

    Ajo që ka më shumë rëndësi nuk është sa bën, por sa dashuri vendos në atë që bën
dhe ndan me të tjerët. Mundohu të mos i gjykosh të tjerët. Nëse i gjykon nuk po jep
dashuri. Më mirë, mundohu ti ndihmosh duke kuptuar se cilat janë nevojat e tyre
duke u përballur me to. Shpesh njerëzit më pyesin se çfarë mendoj për homoseksualët
përshembull, dhe unë përgjigjem gjithnjë se nuk u gjykoj të tjerët. Për Zotin nuk ka
rëndësi fakti se çfarë ka bërë apo nuk ka bërë dikush, e rëndësishme për të është se
çfarë ke bërë ti. Në një mbishkrim që gjendet jashtë Shtëpisë nënë janë shkruar disa
fjalë që i përkasin at Edward Le Joly pas një bisede që patëm në vitin 1977 të cilat
shpjegojnë me saktësi se ku konsiston aktiviteti ynë.
    Motra Dolores:
    “Nuk jemi këtu për punën, jemi këtu për Jezusin. Gjithçka që bëjmë e bëjmë për të. Jemi para së
gjithash besimtare, nuk jemi asistente sociale, as mësues, as infermiere e as mjeke: jemi motra besimtare.
Ne i shërbejmë Jezusit përmes të varfërve. E asistojmë, e ushqejmë, e veshim, e takojmë e ngushëllojmë
përmes të varfërve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëve,atyre që janë në agoni. Por gjithçka që bëjmë,
lutja jonë, puna, vuajtja është për Jezusin. Jeta jonë nuk ka arsye apo motivime të tjera. Kjo është një pikë
që shumë njerëz nuk e kuptojnë”.
    Ja disa fjalë e disa shembuj nga motra Dolores, vëllai Geoff dhe një vullnetare (Linda) mbi këtë
dashuri:
    “Në perëndim ka shumë vetmi. Pjesës më të madhe të njerëzve që janë të vetmuar u mjafton vetëm
prania e dikujt që të qëndrojë me ta, që të buzëqeshë për ta, sepse shumë nuk kanë më një familje, jetojnë
vetëm të mbyllur në shtëpi. Prandaj kur punoj në ndonjërën prej shtëpive tona në New York, në raste të
ndryshme gjatë vitit i mblidhnim këta njerëz të gjithë së bashku, në mënyrë që të takoheshin me njëri-
tjetrin. Këto raste mezi priteshin prej tyre. Organizonim një ditë të veçantë për ta, u ofronim një drekë të
mirë për shembull dhe ndonjë tortë dhe vetëm fakti që dilnin prej shtëpie dhe qëndronin me të tjerët u
sillte pak lumturi në jetë. Në mensat tona të të varfërve u japim për të ngrënë vagabondëve. Vijnë për të
ngrënë një vakt, por disa prej tyre nuk hanë fare. Vijnë thjesht për të jetuar për pak në një atmosferë të
paqtë dhe të qetë dhe zakonisht, pasi thonë ndonjë lutje ose pasi bëjmë diçka së bashku, largohen. Pjesa
më e madhe e njerëzve nuk dëshiron thjesht një supë. Ata duan të vendosin marrëdhënie në një ambient
ku të ndihen të vlerësuar, të dashur, të dëshiruar dhe ku të gjejë paqe në zemrat e të tjerëve. Ajo që ka
rëndësi është kontakti personal”.
    Vëllai Geoff:
    “Në perëndim jemi më shumë të përfshirë prej asaj çka përfitojmë, gjithçka matet në bazë të
rezultateve dhe përfshihemi pre një mekanizmi që na drejton për të prodhuar e punuar gjithnjë e më
shumë. Në lindje, sidomos në Indi, më duket se njerëzit kënaqen me faktin që janë, ekzistojnë, me faktin
që qëndrojnë të ulur në hijen e një pemë për gjysmë ditë dhe që bisedojnë. Ne perëndimorët me shumë
mundësi e konsiderojmë një humbje kohe këtë. E megjithatë kjo e ka një vlerë të vetën. Të qëndrosh me
dikë, të dëgjosh të tjerët pa parë krenarinë dhe pa pritur rezultate na mëson të duam. Suksesi i dashurisë
qëndron te dashuria, jo në rezultatin e dashurisë. Sigurisht që në dashuri është e natyrshme të dëshirosh
më të mirën për tjetrin, por nëse përfundon kështu ose jo, kjo nuk influencon në vlerën e asaj çka kemi
bërë. Sa më shumë që çlirohemi prej prioritetit që i japim rezultateve aq më shumë mësojmë mbi natyrën
ëndërrimtare të dashurisë. Ekziston dashuria e shprehur përmes shërbimeve dhe ajo ëndërrimtarja,
medituesja. Është ekuilibri i këtyre dy elementeve të cilit duhet ti mëshojmë. Dashuria është vendimtare
për të gjetur këto ekuilibra”.
   Linda:
   “Të ndihmoja fëmijët në Shishu Bhavan të Kalkutës për mua ka qenë një eksperiencë mjaft e veçantë.
Ata më preknin. Një ditë ishim ulur në formë rrethi pranë njëri-tjetrit në katin e sipërm – e bënim shpesh
dhe këndonim - dhe unë mbaja në krahë një fëmijë me aftësi të kufizuara që më shihte me sytë plot gëzim
e dashuri. Kishte brenda një qetësi të madhe. E kujtoj si një eksperiencë thellësisht shpirtërore”.




   Duaj deri në dhimbje

    Duhet të rritemi me dashuri dhe për ta bërë këtë duhet të vazhdojmë të duam e të
duam dhe të japim e të japim deri në dhimbje-siç ka bërë Jezus Krishti. Të bësh gjëra
të zakonshme, me një dashuri të jashtëzakonshme: gjëra të vogla, si tu asistosh të
sëmurëve dhe të pastrehëve, ata që janë vetëm dhe të padëshiruar, të lash e të
pastrosh për ta. Duhet të japësh atë qyq të kushton diçka. Kështu që nuk do të duhet
vetëm të dhurosh diçka pa të cilën ti mund të bësh, por edhe diçka pa të cilën ti nuk
mund të bësh ose pa të cilën nuk do të rrish, diçka që të pëlqen vërtetë shumë.
Atëherë dhurata jote kthehet në një sakrificë që ka vlerë në sytë e Zotit. Çdo sakrificë
është e vlefshme nëse baht me dashuri. Edhe kjo të japësh deri në dhimbje-kjo
sakrificë- bën pjesë tek ajo që unë e quaj “dashuri në veprim”. Çdo ditë e shikoj këtë
dashuri-tek fëmijët, tek burrat e gratë.
    Një herë po ecja nëpër rrugë dhe një lypës mu afrua e tha: “Nënë Teresa, të gjithë të japin diçka, edhe
unë dua të bëj një ofertë. Sot gjatë gjithë ditës kam mbledhur vetëm 29 paisa dhe dua të ti jap”. Mendova
një çast: nëse i marr (29 paisa nuk vlejnë thuajse asgjë) sot ai nuk do të ketë asgjë për të ngrënë, por nëse
nuk i marr e plagos. Kështu afrova duart dhe i mora paratë.
    Nuk kam parë asnjëherë një gëzim të ngjashëm në fytyrën e askujt: ishte i lumtur që edhe ai, një lypës,
mund të jepte diçka për Nënë Terezën. Ishte një sakrificë e madhe për atë të shkretë të ulur nën diell
gjithë ditën, të merrte vetëm 29 paisa. Ishte vërtetë shumë bukur: 29 paisa është një shumë parash kaq e
vogël sa nuk mund të blesh asgjë, por kur ai mi dha dhe unë i mora, ishte sikur papritmas u bënë mijëra,
sepse u dhanë me shumë dashuri.
    Ditën tjetër më erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një letër prej një fëmije. E kuptova që ishte
i vogël prej kaligrafisë së tij: “Nënë Tereza të dua shumë dhe të dërgoja paratë e mia” dhe brenda letrës
ishte një cek prej tre dollarësh. Edhe një motër nga Anglia më tregoi se një ditë një vajzë e vogël erdhi në
portën e Shtëpisë në Kilburn me një qese me peni dhe tha: “Kjo është për të varfrit”. Nuk tha: “kjo është
për Nënë Terezën”, ose “Për Misionaret e Bamirësisë”. Banonte në fund të rrugës dhe kishte parë të
kalonin të varfrit që frekuentonin shtëpinë tonë dhe kishte thënë: “Kjo është për të varfrit”. Ajo thjesht e
kishte parë me sytë e saj. Mendoj se edhe shumë njerëzve të tjerë u ndodh kështu” shikojnë diçka dhe
ndihen të tërhequr sepse është e mirë.
    Jo shumë kohë më parë, këtu u martua një çift i ri. Zgjodhën një ceremoni të thjeshtë- ajo kishte
veshur një sari të mëndafshtë dhe ishin aty vetëm dhuratat e prindërve- dhe të gjitha paratë që kishin
kursyer duke mos bërë një ceremoni të madhe të stilit indian, na i dhuruan neve. Ata dy të sapomartuar e
ndanë dashurinë me të varfrit. Gjëra të tilla ndodhin çdo ditë. Duke u bërë edhe ne të varfër, duke dashur
deri në dhimbje përftojnë dashurinë e të dashurit në mënyrë më të thellë, më bukur e më plotë.
    Njëra prej vullnetareve tona, Sarah, na tregon eksperiencat mbi këtë lloj dashurie që ka përftuar nga
puna në njërën prej shtëpive tona në San Francisco:
    “Të duash deri në dhimbje, sipas këndvështrimit tim, do të thotë të duash edhe pse nuk e kupton mirë
situatën, njerëzit. Është më e thjeshtë ta thuash se sa ta bësh, por ka periudha kur ia dal mbanë. Nga ana
tjetër të qëndrosh afër njerëzve, është e vështirë, siç ndodhi kur njëri prej rezidentëve (Chris) ndërroi jetë.
Nuk doja të kthehesha në punë, madje qëndrova për dy tre javë pa shkuar. Në mëngjes çohesha, vishesha
por pastaj nuk shkoja. Motrat e kuptonin shumë mirë. Kështu më ndihmuan: nga ana e tyre nuk ka
gjykime as dënime. Thanë: “Mirë, kthehu kur të duash”. Kur pas vdekjes së Chris isha e shkatërruar dhe
vetëm qaja për të më ngushëlluar thanë: “Kjo shtëpi është këtu që njerëzit të vdesin. Për ne do të ishte
egoiste të qanim sepse në atë rast do të mendonim për veten dhe jo se ku kanë shkuar ata: te Zoti. Duhet
të jemi të lumtura për ta”. Ato janë kështu.
    “Nuk jam një vullnetare me kohë të plotë dhe njerëzit që ditë pas dite e kryejnë këtë punë në Shtëpi,
duhet ta dinë më mirë se çfarë do të thotë të duash deri në dhimbje”. Nëse jeton në atë ambient dhe
vazhdimisht jep, rafinohesh në artin e të dashurit dhe kthehesh në një burim shpirtëror për Zotin. Këta
vullnetarë me kohë të plotë janë specialë: Zoti u jep fuqi çdo ditë. Në botë është më e thjeshtë të bësh
sikur jep dashuri sepse asnjë, nëse nuk është i sëmurë nuk të kërkon vërtetë të japësh deri në dhimbje”.

   Të vuash me gëzim

   Shpirti i një Misionareje të Bamirësisë është përkushtimi total ndaj Zotit, besimi
dashamirës ndaj të tjerëve dhe gëzimi që shfaq ndaj kujtdo. Duhet të pranojmë
vuajtjen me gëzim, duhet të jetojmë një jetë në varfëri me besim të gëzueshëm e me po
kaq gëzim të qëndrojmë pranë Jezusit tek më i varfri prej të varfërve. Zoti i do ata që
dhurojnë me gëzim. Kush dhuron me një buzëqeshje dhuron në mënyrën më të mirë.
Nëse je gjithmonë i gatshëm ti thuash po Zotit, do të kesh për të gjithë një buzëqeshje
spontane dhe do të jesh në gjendje me bekimin e Tij të japësh deri në dhimbje.
   Dy prej vullnetarëve tanë e kanë zbuluar vlerën e kësaj shprehjeje në shtëpitë tona në San Francisco
dhe Londër.
   Sarah na ka thënë:
   “Ajo që më pëlqen me të vërtetë prej motrave është sae edhe pse kur situata bëhet e vështirë, arrijnë të
ruajnë humorin. Dhe kur gabohet, korrigjohen dhe ecin përpara. Por nga ana tjetër disa prej tyre më kanë
thënë se ndonjëherë jeta e tyre është e vështirë janë të trishtuara dhe qajnë për familjet e tyre. Kanë edhe
ato motra e vëllezër, prindër me probleme ose sëmundje dhe nuk mund të bëjnë asgjë për ti ndihmuar
përveçse të luten. Kanë edhe ato ndjenja dhe qajnë. Janë njerëzore- duan Zotin, duan njerëzit. Duke
punuar me motrat zbulova se janë vërtetë siç duken. Kam shumë kontakte të përditshme me to kur kryej
detyrat çdo ditë, siç është puna në kuzhinë, larja e dyshemesë, shërbimi i ushqimit dhe shkuarja në
supermerkatë, apo çuarja e njerëzve te mjeku ose në një repart psikiatrik të spitalit, e në të njëjtën kohë të
kesh të bësh edhe me njerëz ndonjëherë jo shumë të këndshëm. Dhe ato janë gjithnjë kaq të gëzuara. Nuk
bëhet fjalë për atë lloj gëzimi fals që mban vetëm dhëmbët përjashta, është me të vërtetë gëzim”.
   Dhe Dave ka shtuar:
   “Jam i bindur se gëzimi i jashtëm i tyre është manifestimi i gëzimit të brendshëm. E di se kushdo që
punon me to e kuptojnë se sa kohë shpenzojnë të gjunjëzuara në faltore dhe motrat janë shumë të gëzuara
për këtë. Momenti i tyre më i lumtur është kur luten- e shijojnë, kanë dëshirë të luten dhe të mbushen, dhe
me të përfunduar këtë proces dëshirojnë të vrapojnë për të shpërndarë energjinë e marrë. Nuk është
fanatizëm është një dëshirë autentike e gëzueshme për të ndarë atë që kanë, njësoj siç ndajnë edhe gjërat
materiale: gjithçka u jepet atyre, veshje, ushqim, para dhe çdo gjë tjetër e dhurojnë. Ajo që hyn del.
    Mendoj se sa Zoti u jep atyre dhe se sa shumë Ai duhet ti dojë. Unë i dua, dhe më pëlqen mendimi se
sa shumë duhet ti pëlqejë Zoti ato. Është ai që u jep hirin dhe energjinë- është një dashuri reciproke, që
ato na e tregojnë neve më pas. E shoh tek çdo motër: e megjithatë nuk ato nuk janë klone, kanë identitetin
e tyre individual, secila ka personalitetin e vet”.
    Fjala kyçe e kristianëve të parë ishte “gëzim”, ndaj dhe vazhdojmë ti shërbejmë Zotit me gëzim. Motra
Kateri shpjegon se cilat janë emocionet që ndihen:
    “Punoja në qendrën e Paralizës Cerebrale në New York dhe lutesha çdo ditë. Dikush më pyeti një herë
se përse ndihesha kaq e lumtur. Ndieja vetëm dashurinë e Zotit. Isha kaq e lumtur dhe kaq e realizuar
sepse lidhja ime me Zotin po rritej. Dhe isha e mbushur me gëzim”.
    Gëzimi është dashuri, gëzimi është lutje, gëzimi është forcë. Zoti i do ata që japin me gëzim; nëse jep
me gëzim jep gjithnjë më shumë. Një zemër e gëzuar është rezultati i një zemre që digjet prej dashurisë.
Veprat e dashurisë janë gjithnjë vepra të gëzimit. Nuk kemi nevojë ta kërkojmë lumturinë: nëse kemi
dashuri për të tjerët lumturia do të na jepet. Është dhuratë e Zotit.

                                            Marrë nga libri “Madre Teresa di Calcuta. Il Cammino semplice”




                                                                                      Kristina Siçardi


   Nuk u panë kurrë më


   EDHE pas largimit të të birit Lazër, Drane dhe Age Bojaxhiu vazhduan të jetonin në
Tiranë, por pas Luftës së Dytë Botërore, nën regjimin e egër të Enver Hoxhës u
transferuan në një godinë shtetërore, në varfëri dhe braktisje absolute. Dranja lutej
gjithnjë, ditë e natë, fshehurazi, sepse çdo manifestim publik i kultit dënohej
rreptësisht. Disa javë para se të vdiste ajo i dërgoi një fotografi Gonxhes së dashur ku
shkruante: “Të puth, nëna Loke”.
   I vëllai kishte një letër në të cilën nëna manifestonte dëshirën për të riparë Nënë
Terezën. Letra ishte shkruar nga e motra që kishte mbetur në Shqipëri:
   “Sa shumë u gëzova që mora letrën tënde. Ti, shpirti im, nuk e di se sa shumë të
dua dhe se sa shumë dëshiroj të të shoh sa më shpejt. Nëna mban gjithnjë ndër duar
fotografinë tënde. Unë nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të pres ditën kur më në fund
do të mund të të rishikoj... tani zemra ime është e fryrë vetëm prej nostalgjisë. Prej
Gonxhes nuk kam marrë asgjë prej kohësh. Do të gëzohesha nëse do të ishte mirë me
shëndet”.
   Më 2 shtator të vitit 1975 Nënë Tereza i shkruan Arqipeshkvit Perier:
   “Kam marrë një letër të gjatë nga nëna ime e moshuar. Më në fund kanë marrë
lajme prej meje dhe vetëm tani mësoi për Misionaret e Bamirësisë. Në vitin 1974
kishte dëgjuar se do të lija Loreton, e më pas asgjë, në këtë mënyrë mendonte se kisha
vdekur”.
   Kaluan më pas 15 vite, një shkëputje që i solli Nënë Terezës një dhimbje të madhe,
të cilën gjithnjë e mbajti të fshehtë - para se nënë e bijë mund të komunikonin. Kjo
sepse Dranja e dinte që Gonxhja e saj kishte zgjedhur të qëndronte me më të varfrit,
një lajm që i solli një gëzim të madh zemrës së nënës.
   Nga një letër, mësohet se Shkupi, për arsye të dukshme politike kishte “harruar”
Gonxhe Bojaxhiun, por prifti i këtij qyteti Monsinjor Brako Dorçiç, pas shumë vitesh i
shkroi Gonxhes së dikurshme dhe Nënë Tereza iu përgjigj kështu më 10 qershor të
vitit 1972:
   “I nderuar,
   Me letrën tuaj mësova lajmet e fundit të Shkupit pas 33 vitesh, ndaj edhe mund ta
kuptoni gëzimin tim. Ju falenderoj. Zoti ynë i dashur ka bekuar me të vërtetë qytetin e
Shkupit. Besoj se të varfrit tanë që po vuajnë shumë, ti luten Zotit për ju, për qytetin.
Jemi të lumtur që kemi kaq shumë vokacione. Komuniteti ynë, rritet ngadalë. Tani
jemi 194 murgesha. Disa tani punojnë mjaft mirë në Dehli por edhe gjetkë. Lutuni për
shtëpinë tonë të re. Qëkurse jam në Indi, asnjë nuk më ka nisur lajme dhe mendoja se
e kishin harruar Gonxhen. Ju jeni i pari që më shkruani. Lutuni për mua. Në të
njëjtën kohë ftoni të gjithë të tjerët në Shkup të luten për mua. Nëna dhe motra ime
gjenden ende në Tiranë. Zoti e di përse duhet të vuaj kaq shumë. Në qershor do të
mbahet një festë e madhe për kishën tonë në Shkup, festa e Zemrës së Shenjtë... Në
atë kishë të vogël ndjeva vokacionin tim për herë të parë.
   Lutuni për mua dhe unë do të lutem për ju!
   Nënë Tereza Bojaxhiu”
   Në një letër të 4 qershorit 1970 Agia shkroi:
   “Nëna po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Tani thuajse nuk më njeh më. Është
dobësuar dhe ka humbur mjaft në peshë, peshon vetëm 39 kile. Unë jam mirë edhe
pse ndihem mjaft e trishtuar”.
   Nëna i shkroi edhe një herë djalit në Itali duke i thënë:
   “Dëshira e vetme që kam është të shikoj edhe një herë para se të vdes. Ty, familjen
tënde dhe të dashurën time Gonxhe...”.
   Duke dalë, Nënë Tereza qante. U ndal, i drejtoi sytë qiellit dhe tha: “Zot, unë pranoj
këtë vuajtje për ty, por për nënën time të mjerë është e vështirë ta kuptojë dhe
pranojë. Në kufijtë e jetës, dëshiron të më shohë për një herë të vetme...”.
   U mundua të lëvizte disa gurë por pa asnjë sukses. Të vëllait i tha: “Deri më tani me
lutje dhe dashuri kam arritur gjithçka, por ka disa mure, kufij që dashuria nuk
mundet ti kalojë”.
   Pak pas kësaj, Nënë Tereza mori nga motër Age një letër në të cilën nëna thoshte:
“Nëse nuk takohemi në këtë tokë të mjerë, bija ime, me siguri që do të takohemi në
qiell”.
   Nuk mundi të bënte asgjë dhe me lotët dhe vdekjen në zemër Nënë Tereza pati një
ndriçim të shkurtër. Më 12 korrik të vitit 1972 Lazëri, mori prej motër Age këtë
telegram nga Tirana: “Sot 12 korrik në orën 5.00, Lokja vdiq”. Më 14 korrik nga
Palermoja i vëllai i telegrafoi nënë Terezës: “Lutu për Loken që ndërroi jetë më 12
korrik”. Nënë Terezës nuk iu lejua as të ishte e pranishme në funeral. E njëjta gjë do
të ndodhë edhe vitin pasardhës për funeralin e Ages.
   Don Giuseppe Pelizza kryeredaktor dhe drejtor i revistave “Dimensioni Nuove” dhe
“Maria Ausilatrice”, ishte ndër të parët që hynë në Shqipërinë e lirë, të shkatërruar
dhe lodhur nga diktatori Enver Hoxha. Jetoi për dhjetë vjet në tokën e lindjes së Nënë
Terezës dhe sot vazhdon të mbështesë shqiptarët në Itali. Ka qenë drejtues i
Misionareve të Bamirësisë të Shkodrës, duke u predikuar atyre edhe ushtrime
shpirtërore dhe duke kryer vepra bamirëse nëpër fshatra. Dëshmia e tij për këtë,
rezulton akoma edhe më e çmuar:
   “Shkova në Shqipëri në vitin 1993. Konstatova personalisht pasojat e tmerrshme
dhe zhveshjen materiale e shpirtërore prej diktaturës komuniste në dëm të
shqiptarëve. Varfëria ishte në çdo cep të vendit. Si në fshatra ashtu edhe në qendrat
urbane. Aty Nënë Tereza u kthye pas 63 vitesh mungese, duke hapur një shtëpi të
Misionareve të Bamirësisë. Gjithçka ishte shkatërruar. Uria ishte përhapur, dyqanet
bosh, papastërtia kudo... Vidheshin kafshët nga oborri dhe mungonit farat për të
mbjellë arat, kanalet për të vaditur tokat ishin shkatërruar, mungonte edhe plehu.
Kur unë u largova dëshpërimi ishte total dhe motrat e nënë Terezës kujdeseshin mbi
të gjitha për fëmijët me probleme mendore, jetimët dhe ata që vuanin prej sëmundjeve
të rënda. Mjetet e komunikimit ishin ndërprerë, rrugët e pakalueshme dhe spitalet e
shkatërruara. Njerëzit migronin në brendësi të vendit, nga malet në qytet, si Shkodër,
Tiranë, Elbasan, Durrës. Familje të tëra spostoheshin në kërkim të një jete më të mirë
dhe murgeshat e Nënë Terezës i mbështesnin. Gjatë Luftës së Kosovës, Misionaret e
Bamirësisë i hapën shtëpitë e tyre për të larguarit. Gjendja shpirtërore e bijave të Nënë
Terezës është thelbësore, ja përse i kam parë gjithnjë mjaft të qeta, pavarësisht se
gjendja ishte mjaft e vështirë. Kam parë skena të pabesueshme, ndonjëherë të varfërit
bëheshin mjaft kërkues dhe ishte tepër e vështirë për ti kontrolluar, e megjithatë
murgeshat nuk e humbin asnjëherë qetësinë, ishin gjithnjë të buzëqeshura. Burimi i
tyre qëndron i gjithi në lutje. Pa të, e jetuara e tyre do të bëhej e padurueshme. Në
Tiranë unë i kam parë, i jepnin për të ngrënë qindra e qindra njerëzve të moshave të
ndryshme. Bamirësia e tyre është e lidhur ngushtë edhe dhurimin dhe sakrificën, që
ushqehet me lutjen. E tillë është prania e Zotit që i shoqëron përherë ngado. Jetesa e
tyre është minimale. Kur qëndroja në shtëpinë e tyre vaktet ishin shumë të thjeshta,
ndërsa unë, më shumë se ato, i kisha lejuar vetes një filxhan çaj... Nënë Tereza ka
përftuar themelet e punës së saj prej familjes së origjinës e më pas transportoi
strukturën e familjes së saj në shkallë botërore. Gruaja kishte një pushtet të madh në
brendësi të familjes shqiptare. Në një shoqëri pa shtet pa asistencë sociale e ndihmë,
ajo merrte trajtat e një shenjti. Nëna ishte mbretëresha!
   Aty, në atë tokë ku gjithçka ishte e vështirë dhe e përkohshme, ku turqit kishin
vendosur pushtetin me dhunë forcë, ku Islami kishte sjellë diferencën thelbësore të të
kuptuarit të jetës dhe vdekjes, ku është forcuar bashkëjetesa mes myslimanëve,
kristianëve dhe ortodoksëve, po ku era e furtunës si islamike ashtu edhe komuniste
nuk kishte arritur dot të fikte qirinjtë e besimit, Nënë Tereza mësoi të pranonte dhe të
kultivonte
   bashkimin edhe në diversitetin e gjuhëve, kulturave, feve, si një mozaik për të
krijuar dhe ruajtur.
   I kërkuam don Lush Gjergjit si dhe ku u takua për herë të parë me Nënë Terezën
dhe se çfarë i bëri përshtypje prej saj:
   “Ishte viti 1968 dhe e takova në Tor Fiscale në Romë. Kisha dëgjuar të flitej shumë
për të, por takimi me të më dha përshtypjen se gjendesha në praninë e një krijese të
mrekullueshme. Më bënë për vete shumë dhunti të saj, mbi të gjitha thjeshtësia,
përulësia, zemërgjerësia, qartësia e besimit dhe entuziazmi dashurisë. Ishte një nënë e
vërtetë, paksa e ndrojtur në komunikim por shumë e sigurt kur dëshmonte dashurinë
e Zotit përmes tjetrit. Ajo ishte gjithnjë në kërkim të pranisë dhe dashurisë së Zotit,
vazhdimisht e hapur ndaj të tjerëve dhe si e tillë transmetonte mjaft entuziazëm për të
besuar dhe jetuar me besim e dashuri. Për të, Zoti dhe njeriu ishin shinat i jetës, në të
cilat vraponte dashuria, ndaj esenca e saj ishte në të njëjtën kohë përfshirëse dhe
aktive, sepse ishte gjithmonë e bashkuar me Zotin dhe tjetrin. Nuk e ndanin asnjëherë
jetën në pjesë. Një ditë më besoi: “Ne jemi jë komunitet fetaresh përfshirëse në botë, në
punë dhe në veprim. Nëse një ditë nuk do të kishte më të varfër, të uritur, lebrozë, do
të ktheheshim në kuvendet tona dhe do t‟ia kushtonim ekzistencën tonë lutjes...
tërësisht... por më duket se nuk do të arrijmë kurrë në këtë pikë. Më duket se në
punën tonë nuk do të kemi kurrë konkurrencë. Vuajtje dhe dhimbje ka në çdo cep të
botës, në çdo hap, jo vetëm ato materiale por më shumë më shumë rritin vuajtjet dhe
mjerimet shpirtërore”.
   Nënë Tereza kishte një jetë shpirtërore shumë të thellë, deri në pikën që arrinte të
tërhiqej nga gjithçka për të qëndruar vetëm me Zotin, më pas kthehej duke qenë e
kujdesshme dhe pranë të tjerëve. Don Lushi vazhdon: “Kalimi nga Zoti te njeriu dhe
anasjelltas, tek ajo ishte i jashtëzakonshëm, spontan, dhe i menjëhershëm... I
dukshëm ishte kontrasti që manifestohej tek ajo: nga njëra anë brishtësia njerëzore e
trupit të saj të imët dhe i shenjave të moshës në fytyrën e saj, nga ana tjetër madhësia
e jashtëzakonshme e shpirtit, kjo dhunti që prekej me duar aq sa lajmëronte praninë e
Zotit në jetën dhe veprat e saj. Në atë takim të parë në Romë, ku u njoha me të
ardhmen time, Nënë Tereza na tregoi shumë gjëra mbi Indinë, njerëzit e varfër, të
vetmuarit, për lebrosët, por ajo që nuk do të harroj kurrë ishte gëzimi i të qenit së
bashku, për të vendosur një lidhje të re mes Shkupit dhe Kalkutës, pas 40 vitesh
(1928-1968). Ky takim ishte shtysa vendimtare për vokacionin tim priftëror. Nënë
Tereza bëri shumë pyetje rreth kishës sonë lokale, dioqezën e Shkupit dhe Prizrenit,
vokacionet fetare, të popullit tonë shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në pjesë
t ndryshme të botës. Atëherë pata gëzimin, intuitën, bindjen, sigurinë se ndihesha
përpara një “shenjtoreje të gjallë” dhe vendosa t‟ia kushtoja jetën dhe kërkimet e mia
për të njohur, zbuluar, shkruar dhe për ta bërë publike këtë jetë, prania e Zotit
përmes Nënë Terezës me një dëshirë disi të ndrojtur jo vetëm për ta admiruar, por
edhe për ta imituar.
                                      Marrë nga: “Madre Teresa, tuttë inizio’ nella mia terra”
                                                                     Atë Sebastian Vazhakala M.C


                                                                             Një jetë pranë Nana Terezës


             Atë Sebastiani lindi në vitin 1942 në Vayla në qarkun e Kattayam-it në Kerala të Indisë. Është
             njohur për herë të parë me Nana Terezën më 30 nëntor të 1960 dhe për herë të fundit më 19
             korrik 1997. Më 23 mars 1967, pader Sebastiani hyn në Kongregatën e Misionareve të
             Dashurisë. Kushtet e para i ka pranuar më 2 qershor 1968 dhe ato përfundimtare më 2
             qershor 1974. I ka qëndruar pranë Nënë Terezës në vitet më domethënëse të veprimtarisë së
             saj dhe së bashku me të ka themeluar urdhrin e Misionareve të Dashurisë - Vëllezërit
             Kontemlative, i të cilit është edhe Epror i Përgjithshëm. Po ashtu, Atë Sebastiani së bashku me
             Nënë Terezën ka themeluar edhe Misionaret Laike të Dashurisë, një lloj Urdhri të Tretë të
             Misionareve të Dashurisë.


                                                       ***
    Atë Sebastiani kur jeni takuar për herë të parë me Nana Terezën?
    Hera e parë që dëgjova Nënë Terezën të flasë ishte në kolegjin e Sh.Albertit në Rachi, Indi. Unë po
studioja për filozofi në atë kolegj dhe ajo erdhi të bëjë një takim me profesorët dhe studentët në mars të
vitit 1966. E takova atë, personalisht në mesditën e 30 nëntorit, 1966 në sallonin e shtëpisë së saj në
Kalkuta. Të flasësh për jetën dhe veprën e kësaj shenjtorje të shekullit të ri do të na duheshin ditë të tëra!
    Unë do ta quaja me interes për lexuesit e gazetës ku ju doni të shkruani që të flasim në këtë shkrim për
Shqipërinë e dy kohëve që NËNË TEREZA e vuajti dhimbjen e popullit shqiptar. Unë dua të përmend dy
gjëra tepër interesante! NJERA ËSHTË e trishtueshme, diktatori Enver Hoxha që u mundua të krijojë një
Shqipëri pa Zot. Ai për të nuk ishte i vlefshëm, Zoti nuk i duhej as njerëzve të tij. Enveri dhe qeveria e tij
punuan pa u lodhur për ta zhdukur besimin në Zotin e të gjithëpushtetshëm, të gjithëdijshëm dhe të
gjithëpranishëm nga zemrat e njerëzve. Zoti ishte i tepërt për regjimin e Enver Hoxhës, Nënë Terezës i
lëndonte zemra, luteshe për kombin e vet; dhimbjen ma të madhe ajo e ka ndjerë kur në Shqipëri u
rrafshuan të gjitha besimet fetare. Katedralja e madhe e Shkodrës në Veri të Shqipërisë, u kthye në pallat
basketbolli e volejbolli, ndërsa Katedralja e Zemrës së Shenjtë në Tiranë, Kryeqyteti i Shqipërisë, u
përdor si kinema e gjëra të tilla. Në Shqipëri filloi persekutimi i klerikëve me vrasje, burgime dhe
internime, Nënë Tereza ishte shumë e tronditur për këto që po ndodhnin në vendin e kombit të saj, ajo
lutej dhe vetëm lutej... besonte te Zoti se një ditë Shqipëria do të çlirohej nga kjo farë e keqe që kërkonte
që njerëzit të ishin laik e të pa Zot.
    Vdekja e diktatorit Hoxha i dha shpresën e plotë Nënë Terezës se në një ditë të afërme të vizitonte
Shqipërinë, të prekte vorret e të parëve të saj, të shmallej te varri i të ëmës. Ajo e kishte merak që nuk
mundi ta takonte as edhe ditën e fundit të jetës së saj, me gjithë ndërhyrjet e shumta, diktatura nuk ja dha
këtë mundësi Shqiptaret që mbante çmimin e lartë të paqes!!! Kjo ishte diktatura ma e egër e atyre
kohëve.
    Atë Sebastian, ju jeni nji aktivitet 30 vjeçar pranë Nënë Terezës, jeni i vetmi që ndoshta dini shumë
gjëra edhe nga jeta e familjes së Nënës së Madhe siç e quani ju dhe e gjithë Bota. Çfarë mund të na
thoni?
    Po, është shumë e vërtet që unë kam pasur lidhje të ngushta me njerëzit e Nënës. Në dhjetor të vitit
1979, pak kohë pasi Nëna mori çmimin Nobel, unë takova vllain, Lazrin dhe që prej asaj dite mbetëm miq
të përjetshëm. Lazri ishte dy vjet më i madh se Nënë Tereza. Lazri më tregoi se Nana e tyne e kishte
pagëzuar Nënë TEREZËN TË NESËRMEN PASI LINDI , sepse dy fëmijët e ma parshëm na kishin
vdekur të porsalindur. Ato e quajtën Anjeze “Lulja e vogël”, pasi ajo mori emrin Terezë në kushtet e saja
të para.
    Atë Sebastiani më vë përpara në tavolinë një tufë me letra dhe fotografi të ndryshme me Nanë Terezën
nxjerrë çdo ditë nga një të re nga arkivat.
    Me gjithë qejf! Faleminderit!
                                                                                      Marrë nga Roza Pjetri




                                                                                    Robert Fulghum
                                                                                           Nëna Tereze


   Ka një njeri, që me qenësimin e tij për një kohë të gjatë më tret drejtpeshimin tim
shpirtëror. Ai as që më njeh fare, por bredh me kujdes botës dhe bën atë që unë do të
doja ta bëj. Nuk ka shumë ngjashmëri midis nesh. Ajo tashmë është e plakur, një
shqiptare e rritur në Jugosllavi, katolike dhe murgeshë, kurse jeton në Indi, e rrethuar
nga varfëria e skajshme. Madje unë nuk pajtohem me të rreth disa çështjeve
thelbësore: rreth kontrollit të lindjeve, rreth asaj se ku është vendi i gruas në botë dhe
në kishë, e, po ashtu, nuk i pranoj lehtë edhe mendimet e saj të padjallëzuara mbi atë
thënien: “Në duar të Zotit”. Ajo qëndron në skajin e ideve të mëdha kundërthënëse dhe
të fuqive të mëdha, që e formësojnë fatin njerëzor. Ajo më bën të çmendem. Tendosem
sa herë e dëgjoj emrin e saj, kur lexoj ç‟ka thënë ose kur ia shoh fytyrën. Madje as dua
të bisedoj për të.
   Në dhomën në të cilën, ndryshe, unë punoj, ka një bazë piedestali me një lavabo.
Mbi të është pasqyra. Disa herë gjatë ditës qëndroj para pasqyrës për të parë sesi
dukem dhe hijeshohem. Menjëherë pas pasqyrës është fotografia e asaj gruaje, e cila
aq shumë më trazon. Çdo herë kur e shoh fytyrën time, e shoh edhe atë të sajën.
Kurse në fytyrën e saj shoh shumë më shumë sesa mund t‟ua them dhe, nga ajo që
kam parë, kam kuptuar më shumë sesa do të mund t‟ju rrëfeja. Fotografimi është bërë
në Osllo, Norvegji, më 10 dhjetor 1979. Kurse është bërë me këtë rast:
   Gruaja imcake, e kërrusur në sarin e murrëm, të shqyer dhe në sandale të grisura,
e merr aty shpërblimin. Nga dora e mbretit. Shpërblimin që ndahet ashtu siç ka
dëshiruar në porosinë e tij shpikësi i dinamitit. Në sallën madhështore, farfuritëse, në
të cilën gjithçka është e punuar nga kadifeja, ari dhe kristali. E rrethuar nga mysafirët
e famshëm dhe fisnikë në rroba festive dhe fustane elegante. Të gjithë të pasurit, të
fuqishmit, të shkëlqyerit dhe të dhuntuarit e kësaj bote janë mbledhur atë mbrëmje.
Kurse midis të gjithë atyre – plaka e hajthme në sari e sandale, Nëna Tereze nga India.
Gjithmonë i ndihmon të varfrit, të sëmurët dhe të raskapiturit.
   Sonte i ndahet çmimi Nobel për paqe.
    Nuk ka shah, kryetar, mbret, gjeneral, dijetar apo papë, nuk ka bankier, tregtar ose
kompani nafte, që në duart e tyre do të kishin një forcë të tillë. Dhe asnjë pasuri të
tillë. Sepse ajo e ka armën e pathyeshme, armën e cila ka forcë të rrënojë të gjitha të
këqijat e kësaj bote: një zemër të përkortë. I ka të gjitha pasuritë e kësaj jete: thesarin
e shpirtit të madh.
    Të depërtosh nëpër retë e errëta të cinizmit të pashpresë, të shpërthesh vetëm
nëpërmes dashurisë së pandashme; t‟i japësh kuptim të njëmendtë idesë së shërimit
të plagëve njerëzore; rrëfimin mbi Samarikasin e mirë ta bësh njëmendësi
përditshmërie; të jetosh një jetë ashtu të vërtetë dhe të njëmendtë, saqë shkëlqimi i saj
të na ndriçojë edhe neve nga errësira e rrugicave të humbura të Kalkutës – për një jetë
të tillë duhet guxim dhe besim, gjatë të cilën ne në vete nuk mund ta gjejmë dhe pa të
cilën nuk bën të jemi.
    Nuk e di gjuhën, me të cilën ajo flet, e megjithatë, jeta e saj e rrjedhshme flet
shumë. Më qorton dhe më ndjen. Nuk mund të besoj se vetëm një njeri mund të bëjë
aq shumë për botën tonë. E, megjithëkëtë, ja ku është në Osllo dhe e tërë bota i beson.
Nuk mund të besoj për atë që ajo thotë për Zotin. Por forca e besimit të saj më bën të
turpërohem. Dhe unë besoj në Nënën Tereze.
    Muaji dhjetor, Osllo. Nga këtu në kohë Kërshëndellash niset në tërë botën kumti i
paqes. Jo i atij fëmijës së përgjumur në strehë para sa shekujsh. Dhe jo i paqes së
darkës së bollshme dhe kotjes së këndshme para kainit në mbrëmjen e 25 Dhjetorit.
Jo mbi llojin e tillë të paqes, por mbi paqen e gjallë, të ngrohtë, të patundshme na flet
gjesti i mrekullueshëm jetësor i kësaj gruaje të thjeshtë veshur në sari të hjerrur dhe
në sandale të grisura. Mbi paqen shpirtërore pas punës së kryer.
    Disa vjet pastaj, në seminarin e madh të fizikantëve, të kuanteve dhe të mistikës
religjioze, në Hotelin Oberoi Towers, në Bombay, sërish e kam parë atë fytyrë.
Qëndroja në derë në fund të sallës dhe e kisha ndier pas vetes praninë e dikujt. Qeshë
kthyer. Ishte ajo. Vetëm. Kishte ardhur këtu të fliste si mysafire. Më kishte shikuar
dhe më kishte buzëqeshur. Edhe sot e shoh para vetes atë fytyrë.
    Kishte qëndruar në foltore dhe, me vetë qëndrimin e saj, menjëherë e kishte
ndërruar temën e tubimit: në vend të shqyrtimit intelektual, në rend dite ishte
aktivizimi moral. Me një zë të fortë i qe drejtuar publikut, i cili e dëgjonte me
nderim: “Kurrgjë të madhe nuk mund të bëjmë, por mund të bëjmë shumëçka të vogël
me dashuri të madhe”.
    Kundërthëniet e jetës dhe të veprës së saj janë të padukshme krahasuar me të
miat. Dhe, derisa unë luftoj me frustrimet e mia, ajo ecën botës dhe e ndryshon atë.
Derisa unë ëndërroj për atë sesi do të ishte e mundur të kem më shumë fuqi dhe mjete
për sendërtimin e dëshirave të mia, ajo, me aq dhe mjete sa ka, i shfrytëzon ato që ka
sa të jetë e mundur më shumë.
    Ajo më gandon, shqetësues turpëron. Ç‟është ajo që e ka ajo e unë nuk e kam?
    Nëse ndonjëherë do të ketë paqe mbi botë dhe vullnet të mirë midis njerëzish, kjo do
t‟i detyrohet femrave çfarë është Nëna Tereze. Paqja nuk është gjë pas së cilës
lektisesh, paqja është një gjë të cilën ti e bën, e krijon, një gjë që ti je vetë dhe që
dëshiron t‟ua dhurosh të tjerëve.

                                                                          Përktheu: Besim Rexha
     -------------------
     Shënim: Ky tregim i marë nga libri i tregimeve “Krejt ç‟duhet vetëm ti di” e kam mësuar në kopshtoren e filozofit dhe i tregimtarit Robert Fulghum. Kur e pyesin

se me ç‟merret, Robert Fulghumi zakonisht përgjigjet se ai është filozof dhe se së shumti i pëlqen të meditojë mbi gjërat e zakonshme dhe të përditshme dhe se ato

persiatje dëshiron t‟i ndajë me të tjerët. Në jetën e tij ky poet amerikan i sektit unionist, është marrë me shumëçka: ka qenë këngëtar këngësh tradicionale, agjent

tregtar për IBM, artist profesional, prift, mësues i vizatimit dhe pikturimit…

     Për librin nga ku u mor ky tregim thuhet: “Ka pak libra që e kanë magjinë. Ky libër iu takon atyre më të rrallëve, që do të mund të bëheshin libra të rinj klasikë.

Ky është libër që e ngroh dhe e trimëron shpirtin përmbledhës e persiatjeve të pazakonshme mbi gjërat fare të zakonshme…”




                                                                                                                                                Peter Jennigs


                                                                                                                               E shenjta Nëna Tereze


                    Kur ishte në moshën shtatëvjeçare, babai i saj u vra. Bojaxhiu zgjodhi rrugën e emigrimit në
                    vend të aktivizimit politik dhe në moshën 18-vjeçare hyri në shkollën e Motrave Loreto, në
                    Irlandë. Motrat e Loretos, me qëllime arsimore, e dërguan atë në Bengali



   Shovinizmi im bengalian u zgjua në mua përnjëherë: “Unë jam Peter Jennings, sonte
drejtpërsëdrejti nga Kalkuta”. Për herë të parë dhe të vetmen në jetën time, qyteti i
madh në të cilin jam lindur dhe rritur është prekur nga koha. Bengalianët dëshirojnë
të kremtojnë për gjuhën e tyre, kulturën, politikën, lidhjet e tyre me qytetin që thjesht
është në gjendje të “vdekjes” për më tepër se një shekull. Ata ofendohen nga mizeriet e
ngjashme, reflekse të stereotipeve, që dëshmojnë një mosfunksionim të shoqërisë kudo
në botë - “edhe një Kalkutë”. Dhe pse ishin mediat amerikane në Kalkutë? Për
varrimin e emigrantes shqiptare 87-vjeçare të quajtur Gonxhe Bojaxhiu.
   Në epokën e “pastrimeve etnike”, politikave të identitetit dhe dislokimit të komuniteteve, është e
madhërishme që disa nga popujt më të margjinalizuar në histori - pakica shqiptare në Maqedoninë sllave,
pakicat katolike rome në mesin e myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë - mundën të gjejnë strehim,
qytetërim dhe prani në qytetin indian, të banuar kryesisht nga të jokrishterët. Ajo ka kapërcyer atë linjën
që ndanë vendasit dhe ardhacakët, të cilën tashmë shumë vite njerëz përpiqen ta thellojnë.
   E lindur si Gonxhe Bojaxhiu, ajo ishte fëmijë i prindërve shqiptaro-katolikë, e lindur në vitin 1910 në
Shkup, qytet në vijën e gabuar etnike, linguistike, religjioze dhe gjeologjike në provincën turke që pastaj
u bë republikë jugosllave, e tash njihet si shteti i paemëruar i ish-republikës jugosllave të Maqedonisë
(IRJM). Kur ishte në moshën shtatëvjeçare, babai i saj u vra. Bojaxhiu zgjodhi rrugën e emigrimit në vend
të aktivizimit politik dhe në moshën 18-vjeçare hyri në shkollën e Motrave Loreto, në Irlandë. Motrat e
Loretos, me qëllime arsimore, e dërguan atë në Bengali, në vitin 1919. Ajo fliste një anglishte të dobët
dhe akoma kishte për të marrë hapat e saj të parë në këtë drejtim. Për të parën herë pashë Nënë Terezën në
verën e vitit 1951, kur fillova shkollimin në Loreto House në Kalkutë. Ajo shkollë udhëhiqej nga Motrat e
Loretos, bazuar në direktivat e dërguara nga Irlanda. Gjatë kohës së britanikëve, Loreto House kishte
pranuar shumë pak indianë, ndërkaq me kalimin e kohës arrita që edhe unë të jem student i kësaj shkolle.
Tash shumica e nxënësve të kësaj shkolle janë indianë të Bengalit, vajzat e familjeve elite të Kalkutës,
mirëpo prapëseprapë shumica e mësimdhënësve megjithatë janë murgesha irlandeze. Nëna Tereze pas një
kohe lëshoi këtë shkollë dhe filloi punën në një shkollë tjetër, po ashtu të udhëhequr nga murgeshat.
    Fotografia e Nënës Tereze, të cilën e mbaj në mend që nga koha e fëmijërisë sime, pasqyronte një grua
të qetë e të veshur me tesha sari të indianeve dhe gjithnjë me ndonjë fëmijë përdore. Në këtë mënyrë
përpiqeshim të mësonim diçka për mësueset tona. Nuk ishim plotësisht të sigurt se çka e dallonte një
shqiptar, pasi që ajo nuk ishte as si mësueset tona europiane e as si ato irlandeze. Apo ndoshta ajo na
dukej pak më e çuditshme për shkak se ne kurrë nuk kemi njohur një murgeshë të veshur me sari. Në
shkollën tonë ishte vetëm një murgeshë anglo-indiane dhe ajo vishej me tesha murgeshash.
    Në fillim të viteve 50, ne studentët jo të krishterë në Loreto House dyshonim në motivet e Nënës
Tereze për t‟u ndihmuar fëmijëve të rrugës dhe atyre jetimë. A po i shpëtonte ajo këta fëmijë për t‟i
sunduar më vonë?
    Fushatat e saj antiabortimit, nga radhët e femrave të pashtëpi, për ne ishin po aq lehtë që të injorohen
sikurse edhe ligjëratat antiabortim të murgeshave, që mbaheshin dy herë në javë, përderisa qeveria
synonte që edhe femrën më të re ta bëjë të vetëdijshme për pasojat e shtimit të madh të popullatës.
    Në anën tjetër projekti i Nënës Tereze, që më së tepërmi na kishte futur në konfuzion, ishte
përkujdesja e saj ndaj një nevojtari të sëmurë, që kishte shkuar në Tempullin e Kalighat-it për të vdekur
në afërsi të një vendi të shenjtë. Ajo nuk ishte e interesuar që t‟ua zgjasë jetët e njerëzve të tillë. Gjëja që
ajo më së tepërmi kundërshtonte ishte mjerimi dhe vetmia në orët e fundit të jetës së një njeriu. Tmerrimi
i saj ndaj vdekjes dhe përkushtimi për vdekjen dinjitoze ishin koncepte të kundërta me ato të hindusve për
reinkarnacionin dhe vdekjen si shpresë për çlirimin e shpirtit, realitet iluzor i ekzistencës.
    E kam lëshuar Kalkutën në moshën rinore dhe nuk jam kthyer për të jetuar aty deri në vitin 1973. Jam
kthyer në Kalkutë kur faktikisht jam dashuruar në virtytet e Nënës Tereze. Femra me të cilat isha shumë i
afërt në Loreto House, femrat që në vitin 70 ia kishin dhuruar veten çështjeve sociale dhe vullnetarisht
ishin bërë punëtore sociale, ishin admiruese të Nënës Tereze dhe projekteve të saj. Disa vite më vonë,
mësova se Nëna Tereze po ashtu ishte shkolluar në Loreto House.
    Kundërshtarët e Nënës Tereze e kanë akuzuar atë për ballafaqimin me vuajtjet e popullatës së
Kalkutës. Për të kundërshtuar në njëfarë mënyre një gjë të tillë, Nëna Tereze nisi luftërat që dinte se do t‟i
fitonte. Mbledhur së bashku, më dukej se, kriticizmi i shprehur ndaj punës së saj nuk kishte ndikuar që ajo
të heqë dorë nga synimet e saj. A ka inspiruar ajo pasuesit e saj, skeptikët e edhe kundërshtarët e saj për
akte të butësisë apo për të pasur vizione më të gjera për mundësitë që jep jeta? Nëse kisha kërkon fakte të
forta të mrekullisë për shenjtëritë, atëherë transformimi i shumë shpirtërave mund të shërbente si rasti më
i fuqishëm.




                                                                                                     “Time”1: Njerëzit që shënuan shekullin XX
                                                                                                           “Koha ditore”, Prishtinë, 30 tetor 2002, f.22.


    ----------------
    1. Revista amerikane “Time” ka përpiluar profilet e 100 personaliteteve që kanë ndihmuar në formësimin e 100 vjetëve të shekullit njëzet. Personalitetet janë

ndarë në pesë kategori, në liderët dhe revolucionarët; artistët dhe zbavitësit, ndërmarrësit dhe titanët, shkencëtarët dhe mendimtarët si dhe heronjtë dhe ikonat. Në

këtë seri të botimeve bën pjesë edhe shkrimi kushtuar “Nënë Terezës”.
                                                                                              José Luis González-Balado*
                                                          José Luis GONZÁLEZ-BALADO ka lindur më 1933 Seutelo, Orense (Spanjë).

                                                       Shkrimtar, gazetar dhe biograf. Punën e filloi si korespondent nga Roma gjatë Vatikanit të Dytë.

                                                    Është i njohur për biografitë e personaliteteve të mëdha: Papa Gjoni XXIII, Pali VI, Herder Câmara.

                                                           Që nga vitet gjashtëdhjetë njohu veprën e Nënë Terezës dhe i kushtoi shumë vëllime librash.




                                                                                                                 Një shënjtore që jeton


                 Autori, i cili është edhe biograf i mirëfilltë i Nënë Terezës, ka shkruar disa vëllime librash për punën dhe veprimtarinë

             e Nënë Terezës. Në këtë trajtim bën fjalë për jetën e shenjtë të Nënë Terezës dhe e kujton me nostalgji.

                 Në fillim na kujton ditën e varrimit, duke na sjellë në kujtesë po ashtu edhe shumë personalitete që atë ditë morën

             pjesë në varrimin e saj. Autori po ashtu shpreh dëshpërimin e vet që Nënë Tereza nuk u shpall shenjtëreshë mu në ditën e

             varrimit pasi që populli e mendonte të tillë dhe jeta e saj i përngjante në tërësi një shenjtore. Më pas rikujton mbresat e

             veta nga takimet me Nënë Terezën, duke lavdëruar po ashtu edhe prelatët e Kishës (Gjonin XXIII, Palin VI, Gjonin Palin II),

             të cilët i kushtuan rëndësi të veçantë veprës së Nënë Terezës dhe e zunë në gojë si shenjtëreshë ende përderisa ishte e

             gjallë.

                 Autori që njëherit ishte edhe një dashamir i madh i Nënë Terezës, shpreh dëshirën që Kongregata e Nënë Terezës

             (Kongregata e Misionareve të Dashurisë) të mos rrezikohet nga shuarja, e kjo, sipas tij, nuk do të ngjajë kurrë, as nuk do

             të ketë ndonjëherë krizë nëqoftëse, e udhëhequr nga dikush më i përvuajtur se Nënë Tereza, do t‟i qëndrojë besnike

             kujdesit ndaj të varfërve dhe mbikëqyrjes së varfërisë.




   Meqë kam shkruar edhe herë të tjera, evitoj të përsëris: në qoftë se Nënë Tereza do
të kishte jetuar kur tradita ishte një tjetër, do të kishte qenë varrosur me kultin publik
pikërisht për shenjtërit.
   Atë çka kam evituar të them dhe që sapo kam parafrazuar (nuk është e tepërt për ta paraqitur në
përkthim) është marrë nga një publikim fetar katolik i Shteteve të Bashkuara: “Në qoftë se Nënë Tereza
do të kishte jetuar në kohëra të tjera, me siguri Kisha do ishte bashkuar në rastin e varrimit të saj, për ta
shpallur shenjtore. E tillë ishte në fakt tradita e fuqishme e krishterimit të lashtë. Në ditët tona të arrish
një deklarim zyrtar të shenjtërisë është më e komplikuar, dhe jo i përjashtuar nga një dozë politike dhe
pëlqimesh të tjera tokësore. Por pikërisht sepse kjo shenjtore e Cloache-ve qe në jetën e saj mbi politikën,
dedikimi i saj total dhe i thjeshtë ndaj të varfërve do të kapërcejë pengesat burokratike që bëhen pengesë
mes saj dhe shenjtërisë zyrtare”.
   Më 13 shtator 1997 nuk qe varrosur me aureolën zyrtare, por qe varrosur, apo pothuajse, me nderimet
që i përkasin një shenjtore. Në varrim morën pjesë tri mbretëresha: Sofia e Spanjës, Fabiola e Belgjikës,
Noor e Jordanisë. Morën pjesë Hillary Clinton, bashkëshortja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe
Bernadette Chirac, bashkëshortja e Presidentit francez. Morën pjesë edhe kryeministri indian, Kumar
Gujral, Oscar Luigi Scalfaro, Presidenti i Republikës së Italisë, Presidenti i Shqipërisë dhe ai i Ghana-së,
përkatësisht Rexhep Meidani dhe Jerry Rawlings, dhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinal Angelo
Sodano, përfaqësues i Gjonit Palit II.
   U regjistrua edhe prania, në nivelin më të lartë, të politikanëve dhe përfaqësuesve të ushtrisë indiane,
në një ceremoni – që zgjati tre orë… - të transmetuar drejtpërdrejtë në televizion në të gjithë botën.
    Ndonëse pritja nuk ka qenë e gjatë, përkundrazi jashtëzakonisht e shkurtër, në hipotezën e cekur më
lart sigurisht nuk do kishte qenë e nevojshme të pritej, për t‟i bërë një kult zyrtar dhe publik që në fakt i
është dashur të presë Lumturimin për të qenë i ligjshëm.
    Ishte më e preferuar tradita e lashtë ndaj asaj aktuale. Për nostalgjikët dihet, dhe është kështu edhe në
këtë rast, çdo e kaluar është më e mirë se e tashmja.
    Para se gjërat të ndryshonin, u verifikuan abuzimet që qenë arsyeja dhe preteksti i ndryshimit: arritën
të shpalleshin shenjtër persona të cilët nuk lanë pak për të dëshiruar, dhe edhe sot nderohen akoma
shenjtër që, në ndonjë rast, as që ekzistuan.
    Megjithatë arsyetimet abstrakte, kuptohen më mirë nëse ilustrohen me shembuj konkret. Në tokën
spanjolle u ngritën zëra që pretenduan të shpallej shenjt dikush që vdiq ditën e fundit të dekadës së dytë
në nëntorin e vitit 1975. Në një Vend tjetër të quajtur Argjentinë – për atë vend është tamam rasti për të
qarë… - aty qe një zonjë jo tamam shembullore që, kur, më shumë se një gjysëm shekulli më parë, vdiq,
qe objekt i një kulti fetar, që me sa duket dikush vazhdon t‟i japë. Me këto dy shembuj nuk mbarojnë
sigurisht të gjithë rastet, që janë ca – apo vendosmërisht – më të shumtë…
    Është e qartë që nuk qenë ato dy personazhe të shekullit (dhe ngjarjet e tyre) që ndryshuan
mekanizmat e lumturimeve dhe shenjtërimeve. Ndryshimi kishte qenë tashmë i verfikuar, nëse nuk
gabohem, në shekullin XIII-të.
    Deri atëherë ai që kishte lumturuar dhe shenjtëruar kishte qenë populli që, edhe pse akoma nuk quhej
kështu, ishte i Hyjit aq sa ai që do të vinte pas Vatikanit II. Por nga ai moment autoriteti i epërm i Kishës
Katolike i dha vetes të drejtën e veçantë për deklarimin e lumturisë dhe shenjtërisë së kandidatëve për të
qenë përfundimisht të pranuar në lavdinë e qiejve, dhe për t‟u propozuar si modele për t‟u imituar nga ai
që akoma është një shtegtar i kësaj lugine lotësh, që është i tillë më shumë për disa se sa për të tjerë.
    Kjo zgjidhje nuk i rregulloi krejtësisht gjërat, as nuk qe krejtësisht e kënaqshme. E vërtetoi fakti që
nuk është pushuar së nxjerruri ligje mbi këtë çështje, duke korigjuar dhe modifikuar norma të mëparshme,
pa qenë askush, me sa duket, i bindur që ato të tanishmet nuk janë as nga larg të përsosura. E vërteton
fakti që nga ata që kanë qenë njohur, që atëherë deri në çerekun e fundit të shekullit, të nderuar, lumturuar
dhe shenjtër, disa rezultojnë më bindës se të tjerët për të lartpërmendurin Popullin e Hyjit. Apo nuk është
kështu? Por këtu bëhet fjalë për këtë vetëm pjesërisht. Sepse bëhet fjalë më direkt për atë çka do të
ndodhte në qoftë se Nënë Tereza e Kalkutës do të kishte jetuar dhe vdekur, në vend që nga pesëdhjetë,
katërdhjetë, njëzet e shtatë, trembëdhjetë apo vetëm shtatë vjet, tetë apo njëmbëdhjetë shekuj më parë.
    Falë Zotit Tereza e Kalkutës, që para se të bëhej murgeshë quhej Gonxhe Bojaxhiu, jetoi duke bërë
mirë me gjithë fuqinë e saj dhe me gjithë zemër gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX, dhe vdiq kur po
afrohej shekulli i XXI-të. Në qoftë se është e vërtetë se nuk mundi të merrte kultin publik në ceremoninë e
varrimit të saj as për pothuajse shtatë vite të shkurtër – të gjatë, nuk është më pak e sigurt se kjo nuk ia ka
ndaluar miliona personave, besimtarë dhe deri jo-besimtarë, ta konsiderojnë shenjtëreshë dhe ta nderojnë
në thellësinë e zemrave të tyre.
    Është e natyrshme të pohohet që shenjtëria konsiston në njohjen e saj solemne nga ana e Papës në fund
të një procesi dhe të një gjykimi të udhëhequr nga njerëz të rreptë, me sjellje të rrepta – më shumë në disa
raste se sa në të tjera… - mbi të supozuarit shenjtër, edhe ato më bujarisht të supozuarit në disa raste se sa
në të tjera.
    Ndër kushtet që kërkohen për lumturimin apo shenjtërimin, është më e drejtë që të jetë themelore fama
e shenjtërisë së kandidatit. Një famë e besueshme e shenjtërisë, e sigurt dhe jo e manipuluar, i përmbajtur
në një formulë logjike: “sensum fidelium”. Kur besimtarët, Populli autentik i Hyjit, i paidentifikuar në
mënyrë të zvogëluar me ndonjë sekt fetar, fraksion apo grup, të kufizuar apo të shumtë në numër që janë,
shfaqen qetësisht dhe vendosmërisht të bindur për mirësinë e qëndrueshme të një personi, ajo çka
mendojnë është ungjill. Apo të paktën duhet të ishte!
    A ndoshta mund të mohohet se fama e shenjtërisë së Nënë Terezës së Kalkutës ishte vërtet universale
në momentin e vdekjes dhe varrimit të saj dhe edhe më përpara? A ndoshta mund të thotë ndokush se një
famë e tillë është zvogëluar për shkak të vdekjes së saj ndodhur shtatorin e vitit 1997? Një famë e tillë jo
vetëm që nuk zgjeroi në të asnjë kreni, por mori meritat e saja për turpin që i ngjallte të ndierit e nderuar
kur në brendësi nuk e konsideronte veten veçse një “pikë uji në oqean” apo “një laps në duart e Hyjit”.
    Edhe pse metaforikisht, e konsideronin shenjtëreshë dy të përjavshme italiane që, kur në 1979 mori
çmimin Nobel për Paqen, përdorën respektivisht titujt: Çmimi Nobel një Engjëlli dhe kanë shpërblyer
shpirtbardhësinë dhe shenjtërinë. E konsideronin shenjtëreshë dhe e përditshmja “New York Times”, që
foli për të si një secular saint (shenjtëreshë e shekullit), dhe e përjavshmja franceze “L‟express”, që në një
artikull e karakterizoi Sainte Thérèse de Calcutta (Shën Tereza e Kalkutës). Një e përjavshme tjetër, edhe
ajo franceze, “Paris-Match” duke folur për të, pothuaj njëzet vite më parë, titulloi kështu një reportazh të
gjerë të ekspertit të saj në argumente fetare, Robert Serrou: Il y a encore des Saints (ka akoma shenjtër).
    Për të ilustruar me shembuj jehonën e madhe të parashenjtërimit laik të Nënë Terezës marrim
gjithmonë si shembull revistën amerikano-veriore “Time”, e karakterizuar nga një gjendje jo fetare e
respektueshme. Katër vite para çmimit Nobel për Paqe në numrin e saj të fundit të 1975, ajo vendosi Nënë
Terezën në kopertinë, duke shpallur një artikull prej 5 faqesh (31-35). Në kopertinë paraqitej Nënë Tereza
si një living saint (një shenjtëreshë që jeton), dhe artikulli i gjatë përbrenda shpjegonte pse konsiderohej e
shenjtë.
    Arsyet, edhe pse jo fjalë për fjalë të njëjta me ato të Kongregatës për Çështjet e Shenjtërve dhe që Papa
përforcoi, rezultuan thelbësisht homologe me këto të fundit.
    Pasi që lexova reportazhin e “Time” pata gjashtë apo shtatë herë rastin ta shihja nga afër Nënë Terezën
e të flisja me të. Nuk kupjtoj që në mendjen time të ishte vënë në lëvizje në ndonjë rrethanë, ndërsa e
shihja dhe flisja me të mbi argumente relativisht të drejtpërdrejta, arrière-pensée të llojit në funksion të
një shenjtërimi të brendshëm. As që eksperimentova, përveçse një respekt të sinqertë, ndikimin e
menjëhershëm nga një prift anglez – njëfarë padër Mc Loughlin – i cili rrëfei që “të takohesh me të ishte
si të takoheshe me Krishtin, dhe që reagimi më instiktiv ishte dëshira t‟i bije në gjunj dhe t‟i bëje
nderime”.
    Sigurisht, unë nuk i rashë në gjunjë. Disa herë u gjendëm përballë njëri-tjetrit, unë përballë saj dhe ajo
përballë meje, dhe folëm mbi argumente që duhej të komentonim. Një nga këto, ndër të tjera, qe ndalimi
që përmes meje ia transmetonte atyre që, pa njohur akoma në mënyrë të drejtë veprimtarinë dhe shpirtin e
saj, por duke dëshiruar të bashkëpunonin në të, kishin hapur një llogari bankare duke mbrojtur idenë për
ta mbajtur gjallë me parà, që pastaj t‟ia dërgonin Nënë Terezës. Na kërkoi të mos e bënim, duke na
shpjeguar që mënyra më e mirë e bashkëpunimit nuk ishte mbledhja e fondeve, por t‟i ofronim të varfërve
ndihmën personale që secilit prej nesh i është e mundur të japë.
    Nuk u ndala të mendoj që ishte një shenjtëreshë. Nga njëra anë sepse e njihja fare pak, por edhe për një
arsye tjetër shumë të thjeshtë: shenjtëria e Nënë Terezës, që me siguri ekzistonte që atëherë dhe ishte
tashmë e madhe, nuk ishte diçka që mahniste. Do guxoja të thoja – me përafërsi, duke mos e konsideruar
veten një ekspert të hagjiografisë – se ishte diçka aq natyrale që identifikohej me vetë jetën e saj.
Megjithatë dëshiroj të shtoj që, kështu siç e kujtoj ende sot dhe munda ta vështroja atëherë, në qoftë se
nuk do të kishte gjetur vend në katalogun e shenjtërve ky duhej të kishte qenë anulluar.
    Nuk kam ndër mend në asnjë mënyrë të them që jeta e saj ka qenë mënyra e vetme e mundshme për të
qenë shenjt. Sigurisht mënyra e veçantë për të qenë shenjt është shumë e ndryshme kur janë dhe kanë
qenë të gjithë shenjtërit e vërtetë, që janë pafundimisht më të shumtë nga ato që kanë zënë vend në
katalogun e hagjiografisë zyrtare.
    Rrokullisjet e ngjarjeve të jetës së nënës sime patën një lloj ngjashmërie të mangët me ato të jetës së
Nënë Terezës së Kalkutës. Megjithatë edhe ajo ishte një shenjtëreshë edhe pse nuk ka qenë shenjtëruar
dhe nuk do të jetë kurrë. E them pa qenë dashuria dhe kujtimi im prej biri ajo çka më bën ta kujtoj si një
shenjtëreshë. Persona të tjerë që e njohën dhe që nuk janë pjesëtarë të familjes vazhdojnë ta konsiderojnë
të tillë, ashtu siç konsiderojnë shenjtër shumë të tjerë.
    Doja të thoja për t‟u përqëndruar kështu mbi një çështje më universale të njohur. Për shembull,
ekzistonte dhe biles ekziston akoma mënyra për të qenë shenjt i një të madhi tjetër të shekullit XX: Gjonit
XXII, edhe ai i konsideruar shenjt në jetë, pothuajse nga të gjithë përveç se – në rastin më të keq dhe biles
më shumë nga ndonjë i çmprehur, dhe më në fund i njohur i tillë më 3 shtator të vitit 2000, më një lloj
vonese dhe sigurisht me solemnitet të pamjaftueshëm. Duke kujtuar rastin e Papës Giovanni do të thuhej,
plot keqardhje që duhet ta them, se disa përgjegjës të sektorit nuk i japin rëndësinë e duhur gjërave:
paraqesin një këmbëngulje të diskutueshme në përfshirjen në katalogun zyrtar dhe publik persona
shenjtëria e të cilëve nuk është aq transparente, ndërkohë që japin përshtypjen se veprojnë me ngadalësi
në momentin për të përfshirë të tjerë – Papa Roncalli, për shembull – dëshmia e pastër ungjillore e të cilit
përbën një referim të shndritshëm në favor të Kishës së Krishtit.
    Raportazhi i lartpërmendur “Time” regjistronte pa i bërë krejtësisht të vetat, disa përkufizime të
kushtëzuara të shenjtërisë, për të arritur pastaj tek ai përkufizim që e konsideronte më bindësin dhe të
zbatueshëm për figurën e Nënë Terezës: “Ndoshta përkufizimi më i mirë i shenjtërisë është ajo që
përmbledh një pëlqim të përgjithshëm: shenjti është një dritare përmes së cilës shihet vëgëllimthi një botë
tjetër, një person përmes së cilit shkëlqen drita e Hyjit”.
    Si shtesë të kësaj, revista amerikane pranonte që, për Kishën Katolike, askush nuk është shenjt derisa
nuk vdes… E po, asnjë shenjt nuk është vërtetë i tillë njëherë i vdekur, në qoftë nuk ka qenë për së gjalli.
Dhe askush që ka qenë shenjt për së gjalli është njohur si i tillë njëherë i vdekur, në qoftë se nuk kalon
përmes një procesi të reptë në të cilin – sërish nuk mund të evitojmë së gjykuari – gjenden periudha dhe
aspekte më të lehta për t‟u kuptuar se disa të tjera. Thonë gjithashtu deri atë që duan teknikat e organizmit
kompetent, por fama e shenjtërisë së lartpërmendur, e njëzëshme dhe e pamanipuluar është karakteristika
më e rëndësishme e një shenjti, edhe pse kërkohen të tjera përveç kësaj, dhe me karakter rreptësisht
detyrues, një mrekulli për lumturimin dhe akoma një tjetër për shenjtërimin.
    Personalisht, sa herë që dëgjoj të përmendet një nevojë e tillë për lumturimet dhe shenjtërimet më
kujtohet pandryshueshmërisht një episod nga Ungjilli ku i referohet pretendimit të disa farisenjve që
Jezusi t‟i jepte atyre një shenjë derisa të besonin. Jezusi iu përgjigj atyre: “Breznia e prapë dhe lavire
shenjë kërkon! Shenjë tjetër s‟do t‟i jepet përveç shenjës së Jonës profet! Sikurse Jona qe në barkun e
përbindëshit të detit tri ditë e tri netë, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë në zemrën e tokës tri ditë e tri
netë” (Mt 12, 38-40).
    Nese nuk gabohem, një nga arsyet – ma merr mendja se është kryesorja, në mos e vetmja – përse
lumturohet dhe shenjtërohet një lloj numri kandidatësh nuk qëndron në dëshirën për të përcaktuar nëse ato
janë në lavdinë e qiejve – ku sigurisht gjenden shumë mijëra njerëz të tjerë të vdekur – por në dëshirën
për të propozuar modele për të imituar. Duke qenë mëse e njohur që vetëm Hyji mund të bëjë mrekulli,
dhe në ato të njohura shenjtërve dhe kandidatëve për t‟u shpallur të tillë nuk është e pranishme ndërhyrja
e tyre e drejtpërdrejtë por – vetëm dhe për më tepër – ndërhyrja, nuk është në këtë pikë që vëmendja
duhej të drejtohet më shumë. Në fund të fundit, mrekullira kërkojnë pothuajse të gjithë dhe pothuaj në çdo
moment, ndoshta pa vënë re ato që ndodhin me të vërtetë.
    Një mrekulli e madhe, zgjatur në kohë dhe e dukshme, - e dukshme pa marrë parasysh dëshirën e saj
për maturi! – qe pikërisht një jetë si ajo e Nënë Terezës së Kalkutës. Si qe dhe vazhdon të jetë, në mënyrë
të njëjtë me dy episodet e treguara në Ungjillin sipas Mateut (14, 16-21; 15, 33-38), shumimi i
përditshëm, që zgjat tashmë nga dhjetëvjeçarë të ndryshëm, i bukëve, saredeleve, thjerrëzave, djathërave,
salçiçeve, biskotave, kosit, marmalatës dhe i lëngjeve të frutave për të Varfrit që frekuentojnë mencat e
saj këtu, te ne dhe jo larg nesh, domethënë në Vende që pandehin se janë mjaft të zhvilluara dhe ku
përkundrazi vazhdon të ketë akoma njerëz – më shumë se vendas, emigrantë – që nuk kanë të hanë, dhe
edhe më shumë në Vende të tjerë ku, në këtë fillim të shekullit XXI, uria, turpi dhe krimi vrasin akoma
miliona viktima të pafajshme.
    Është me vend t‟i jemi mirënjohës Gjonit Palit II për vullnetin e tij, dhe deri për urgjencën, për të
shpallur të lumtur Nënë Terezën. Ai që, në mënyrë të nënkuptueshme, e kishte tashmë lumturuar kur, dy
ditë pas vdekjes së saj, në Angelus të 7 shtatorit 1997 i tha besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën
Pjetrit “Më është e shtrenjtë të kujtoj motrën e dashur Nënë Tereza të Kalkutës, që dy ditë më parë ka
përfunduar ecjen e saj të gjatë tokësore. Shumë herë kam pasur rastin ta takoj dhe është e gjallë në
kujtesën time me pamjen e saj të vogël, e përkulur nga një jetë e kaluar në shërbim të më të varfërve ndër
të varfër, por gjithmonë e mbushur me një energji të brendshme të pashterrshme: energjia e dashurisë së
Krishtit. Misionare e Dashurisë: kjo ka qenë Nënë Tereza, për nga emri dhe vepra, duke ofruar një
shembull kaq tërheqës për të joshur pas vetes shumë persona të gatshëm për të lënë gjithçka për t‟i
shërbyer Krishtit të pranishëm ndër të varfër. Misionare e Dashurisë. Misioni i saj fillonte çdo ditë, para
agimit, përpara Eukaristisë. Në qetësinë e soditjes, Nënë Tereza e Kalkutës dëgjonte jehonën e rënkimit të
Jezusit mbi në të Varfrin, në të braktisurin, në të mekurin […]. Kjo murgeshë e njohur botërisht si Nëna e
të varfërve lë një shembull kuptimplotë për të gjithë, besimtarë e jobesimtarë […]. Na lë dëshminë e
soditjes […]. Veprat e kryera nga ajo flasin vetë dhe i tregojnë njerëzve të kohës sonë domethënien tjetër
të jetës që përfat të keq shpesh duket se humbet”.
    Në fakt, takimet mes Gjonit Palit II dhe Nënë Terezës qenë të shumta. Dikush siguroi që Papa i kishte
kërkuar murgeshës të shkonte ta takonte sa herë që të ndodhej në Romë – në vitet Tetëdhjetë kjo ndodhte
me një shpeshtësi më pak se vjetore. Një herë, në po atë dhjetëvjeçarë – rreth 1986 – qe Kryeprifti i
Romës që vizitoi Kalkutën në një nga udhëtimet e tija të shumta. Në atë rrethanë jo vetëm që u takua me
Nënë Terezën, por deshi edhe të vizitonte gjatë institutin e saj më të njohur: Nirmal Hriday, i njohur edhe
si Shtëpia e të Mekurit. Me Nënë Terezën si ciceron të veçantë përshkoi pavijonin e burrav dhe atë të
grave, duke qëndruar për disa çaste pranë çdonjërit prej të mekurve. Asistoi edhe në agoninë e njërit prej
tyre.
    Vizita i bëri shumë përshtypje Papës, dhe e shpuri në një propozim të mahnitshëm. Para se të linte ato
ambiente, i kërkoi Nënë Terezës se çfarë mund të bënte për të varfrit. Nënë Tereza e dinte mirë se Karol
Wojtyla – edhe kjo duhej! – bënte shumë për ta: ajo vetë kishte marrë dhurata të konsiderueshme nga
Vatikani. Nuk iu duk e rastit t‟i kërkonte parà të tjera, sepse nuk i kërkonte askujt, duke u mbështetur
vetëm në Provaninë Hyjnore, që nuk e braktisi kurrë. I sigueroi diçka tjetër: “Atë i Shenjtë më jep një
copë vend të Vatikanit për të Varfrit!”.
    Nuk ishte, dhe nuk dukej, një premtim i lehtë për t‟u mbajtur, por Gjoni Pali II mori shënim kërkesën e
saj. Nuk mundi ta mbante të nesërmen, por nuk harroi ta bënte. Pasi që kaluan dy vite, në majin e vitit
1988 i dorëzoi Nënë Terezës vendin ku tashmë Motrat banojnë: një ambient në një qoshe mes dy rrugëve
shumë të frekuentuara të Romës, në të djathtë shihet Rruga e Pajtimit e bazilikës së Shën Pjetrit, pikërisht
pranë atij që quhej Shën Uffizo dhe që sot quhet Kongregata për Doktrinën e Fesë. Përshtatshmërisht i
adoptuar nën mbikëqyrjen e Nënë Terezës, në katin e sipër mikpret një bashkësi të vogël prej katër
Misionaresh të Dashurisë dhe rreth njëzet gra të braktisura, në katin poshtë çdo ditë funksionon një mencë
për të varfrit që, natyrisht, nuk janë qytetarë vatikanas por, dhe mbi të gjitha, emigrantë pa punë dhe mjete
mbijetese.
    Nuk është e para herë që e shkruaj, sigurisht pa pasur dëshirën të fyej: pak i vizituar dhe jo i
përmendur në guidat turistike, ky është për mua këndi më i krishterë i Qytetit të Vatikanit…
    E me që flitet për papët… Një tjetër Kryeprift i Vatikanit i kohërave tona (1963-1978), që quhej Pali
VI dhe që shumë prej nesh e kujtojmë akoma me nostalgji dhe respekt të sinqertë, arriti pak a shumë që të
parashenjtëronte në jetë Nënë Terezën. E bëri më 22 dhjetor 1970, në një mesazh Krishtlindjesh të
transmetuar në radio, duke shpallur që instituti i kohëve të fundit Çmimi për Paqe Gjoni XXIII i ishte
dorëzuar murgeshës shqiptare-indiane. Fjalët e tij qenë këto: “Pas konsultimesh dhe reflektimesh të gjata,
çmimi i është dorëzuar një murgeshe shumë të përvuajtur dhe të hedhur edhe pse jo e panjohur atyre që
janë dëshmitarë të dashurisë së guximshme në botën e të varfërve. Quhet Nënë Tereza, themeluese e
Misionareve të Dashurisë, dhe që njëzet vjet kryen përgjatë rrugëve të Indisë një mision të mrekullueshëm
dashurie në favor të të gërbulurve, të pleqve dhe të fëmijëve të braktisur. Çmimi dëshiron të përfaqësojë
një mirënjohje publike apostullimit të saj të dashurisë që, tashmë jo i kufizuar në të varfrit e Indisë, është
shtrirë në tre kontinente. Ka mbërritur deri periferinë e Romës, duke mobilizuar në këtë mënyrë një ushtri
të madhe forcash të gjalla në shërbim të botës së vuajtjes. Tregoj për admirimin e të gjithëve këtë
lajmëtare të patrembur të dashurisë së Krishtit, derisa falë shembullit të saj të shtohet numri i atyre që i
kushtohen vëllezërve të tyre, dhe të forcohet çdo ditë e më tepër kuptimi i solidaritetit dhe vëllazërimit
mes njerëzve!”
    Papa Montini e njihte mirë Nënë Terezën dhe veprimtarinë e saj. Në 5 dhjetor 1964 e kishte tashmë
treguar publikisht konsideratën (vlerësimin) e tij. Ishte gati të merrte në aeroportin e Nuova Delbi, avionin
që do ta kthente në Romë pas një vizite në Indi – udhëtimi i tij i dytë ndërkombëtar gjatë pontifikatit të tij
– e kryer për të marrë pjesë në një kongres eukaristik i mbajtur në Bombay. Për lëvizjet e tij në Vend,
studentët e universitetit katolik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Notre-Dame i kishin ofruar një
limozin. Papës kjo i shërbeu vetëm për tre ditët e vizitës. Para se të kthehej, ai Papë i zgjuar dhe i hapur
për dialog si pak të tjerë, për të cilin njeriu i sotëm ka nevojë më shumë për dëshmi se sa pr mësues,
përpara telekamerave që transmetonin fjalët e tija i tregoi botës mbarë dëshminë e Nënë Terezës, duke
thënë se do t‟i linte Lincoln-in e bardhë të hapur “për veprën e saj të dashurisë botërore”. Pali VI e dinte
mirë se murgesha nuk do ta kishte përdorur për të shëtitur. Në fakt as që e provoi, dhe e vuri në një lotari
private, të ardhurat e së cilës i shërbyen për të ndërtuar një fshat për të sëmurët me gërbulë.
    Qe ky i vetmi rast ku Papa Montini u tregua bujar drejt veprës së Nënë Terezës. Çdo vit, me afrimin e
Krishtlindjes, bindte që t‟i dërgoheshin një shumë të konsiderueshme për institutet e saja. Gjithashtu i
kërkoi edhe një nder të madh: hapjen e një qendre për të varfrit e qytetit të të cilit, përpara akoma se të
ishte Papë, ishte ipeshkëv: Romës. Pali VI ishte i vetëdijshëm se, edhe pse në Romë ndodheshin
delegacione paradiplomatike rreth tre apo katërqind kongregata fetare mashkullore dhe femërore, asnjëra
nuk kujdesej, për shembull, për të strehuarit në barakat e Acquedotto Felice (Ujësejllsit të lumtur), pas
zonës së Appai Antica (Rrafshinës antike), e që këtu që Misionaret e DAshurisë vendosën qendrën e tyre
të parë të asistencës së të varfërve ndër të varfër, në Europë. Dhe qe përsëri Pali VI, drejt fundit të viteve
shtatëdhjetë, duke ditur se askush më mirë se Nënë Tereza nuk mund të kryente një vepër asistence dhe
pajtimi mes popullsive të kundërvëna të Bengala-së dhe Bangladesh-it, një induist e tjetrit musliman, t‟i
siguronte një pasaportë diplomatike vatikanase në zëvendësim të pasaportës së saj, që ishte indiane dhe
nuk pranohej në Pakistanin e atëhershëm.
    Po, duhet t‟i jemi mirënjohës Gjonit Palit II sepse, duke respektuar rregullat e një sistemi për të cilën
është që një çerek shekulli përgjegjës dhe dorëzanë, ka pranuar të deklarohej publikisht i bindur për diçka
për të cilën, nuk mund të dyshohet, ishte tashmë i vetëdijshëm brenda vetes. Mirënjohës deri edhe, që ka
bërë një përjashtim që askujt – pritej kjo! – nuk i është dukur e padrejtë (përkundrazi…), duke autorizuar
ipeshkvin e Kalkutës, mons.Henry Sebastian D‟Souza të fillonte procesin dioqezan pa pritur të kalonin
pesë vitet e caktuara. Mirënjohës edhe, që i ka shprehur teknikëve të Kongregatës për Çështjen e
Shenjtërve dëshirën e tij që ata, edhe pse pa braktisur rreptësinë e nevojshme në metodologjinë e
shqyrtimit, të shpejtonin sa të ishte e mundur procesin.
   Por është dikush, një dikush i kuptuar shumës, të cilit i dedikohet – dhe e shprehim këtu në emër tonin
dhe atyre që pranojnë nënkuptueshëm të jenë të përfaqësuar nga ne – një mirënjohje jo të dorës së dytë:
bija e Nënë Terezës, Misionaret e Dashurisë. Në radhë të parë për kontributin e tyre indirekt në mbylljen
me sukses të procesit. Mirënjohje për maturinë, pothuajse e rrallë në çështje të ngjashme, me të cilën kanë
përjetuar procesin e shenjtërimit të Themelueses së tyre. Me gojë të superiores së tyre të përgjithshme
motër Nirmala, thanë që momentin e parë që nuk kishin ngut të shihnin të lumturuar dhe shenjtëruar
Nënën e tyre Themeluese. Thanë edhe diçka plot me gjykim të shëndoshë: më shumë se të nguteshim
dëshironim që dëshmia e Themelueses të ishte më mirë e njohur dhe e vlerësuar nga të gjithë. Kanë qenë
me të vërtetë koherente shembullore.
   Ne që njohim një numër të mirë Misionaresh të Dashurisë dhe i ndjekim me admirim dhe respekt që i
takon me të drejtë, nuk i kemi parë kurrë në qëndrime ngadhënjyese apo të paduruar lidhur me këtë. Jo
sepse nuk e duan thellësisht themeluesen e tyre, që jo më pak se nëntëdhjetë e pesë përqind prej tyre i
njohu dhe i takoi personalisht. Ishte kështu edhe kur Nënë Tereza ishte gjallë. Edhe pse ndonjëherë
prisnin me padurim vizitat e saj prej Nëne, pranonin pastaj t‟i ndanin me bashkëpunëtorët, gazetarët, të
Varfrit, me njerëzit e shumtë që donin ta shihnin dhe ta përshëndetnin, dhe deri ta preknin, të durueshmen
Nënë Tereza.
   Kujtoj udhëtimin e parë që bëri, pak muaj pas çmimit Nobel për Paqen, në Spanjë. Njerëzit e
zakonshëm donin ta preknin, e që ajo t‟i bekonte. Për të mbajtur pak rregull, disa prej nesh u detyruan të
formonin një kordon, pak në kundërshtim me vullnetin e saj, duke qenë se nuk donte pengesa mes saj dhe
njerëzve, ndonëse pa nxitur ndonjë popullarizëm oportunist e – kur, pasi që kaloi tre ditë në Madrid për të
hapur qendrën e parë të Kongregatës së saj, shkoi në aeroportin e Parajas, për të vazhduar – me sa kujtoj –
drejt Zagrebit, ku do të kishte hapur një shtëpi tjetër, katër Motrat e reja që do të qëndronin në shtëpinë e
sapo themeluar shkuan në aeroport për ta përshëndetur. Shkoi të përshëndetej me të edhe një numër i mirë
njerëzish, mbi të gjitha gra, që bashkëvepronin me veprën e saj.
   Duke dëshiruar t‟i kënaqte të gjithë, Nënë Terezës iu desh të ndante kohën e saj. Iu desh pikërisht katër
Motrave të reja: dy indiane, një galeze dhe një venezueliane, të kënaqeshin, pa hatërmbetje, me hapësirën
kohore më të vogël. Një zonjë angleze – bashkëshortja ime – me të cilën Nënë Tereza u ndie rehat, edhe
për shkak të gjuhës, e dëgjoi të thoshte që nuk kishte marrë kurrë kaq shumë puthje si në ato katër ditët në
Madrid…
   Mirënjohje, thamë, Misionareve të Dashurisë për maturinë e tyre, por edhe për besnikërinë me të cilën
përjetësojnë karizmën e Nënë Terezës. Jezusi dha gjykimin me mençuri hyjnore që “në fakt çdo pemë
njihet nga frytet e saja” (Lk 6, 44). Një ndër frytet aktualisht më bindëse mbirë nga pema e shenjtërisë së
Nënë Terezës është përfaqësuar nga Misionaret e Dashurisë.
   Në qoftë se lexuesi do të ketë durim të lexojë faqet që ndjekin – ku e merr që kjo hyrje të mos ia ketë
prishur mendjen ta bëjë, as ta ketë lodhur – do të ndeshet me bindjen e Nënë Terezës që Kongregata e
Misionareve të Dashurisë nuk do të rrezikojë ndonjëherë krizë në qoftë se, e udhëhequr nga dikush më i
përvuajtur se ajo, do t‟i qëndrojë besnike kujdesit ndaj të varfërve dhe mbikëqyrjes së varfërisë. Ndërsa,
Hyji im, ne që duam kujtimin e Themelueses dhe, ndërmjet saj, duam bijat e saja dhe i dëshirojmë çdo të
mirë Kongregatës, shpresojmë që të vazhdojë të jetë kështu!
   Për momentin, falë Zotit – me ndërmjetësinë e së Lumturës Shën Nënë Tereza!-, gjërat duken se
shkojnë mirë, megjithatë pa pretenduar të mbahemi si vrojtues të patakt, Nënë Tereza u tregua e lumtur
për zgjedhjen e personit të parë pasardhëse të saj. Po, sigurisht kalimi i saj qe më i lumtur për besimin që i
frymëzonin motër Nirmala dhe të gjitha bijat e saja.
   Me udhëheqjen objektive gjërat duken të vazhdojnë me të njëjtin shpirt me të cilin lindën dhe patën
zhvillimet e para. Dikush pyeti motër Nirmalën nëse në jetën e Misionareve të Dashurisë ishte vënë re
ndonjë ndryshim në krahasim me periudhën e mëparshme. Përgjigjja e saj qe si më poshtë: “Jo,
absolutisht. Kongregata e Misionareve të Dashurisë vazhdon apostullimin e saj me të njëjtin shpirt, duke
kërkuar t‟i përgjigjet ftesës së bërë nga Jezusi për të shuar etjen e tij mbi Kryq përmes jetës sonë të
pastërtisë, varfërisë, dëgjesës dhe kujdesit falas dhe të ofruar me gjithë zemër më të varfërve ndër të
varfër. Hiri i Zotit na ndihmoftë t‟i mbetemi besnik kësaj karizme”. Përsa i përket drejtimit për të ndjekur,
motër Nirmala siguron që nuk ka pasur asnjë ndryshim. Uron vetëm që kujtimi shpirtëror i qëllimit të
vendosur nga Nëna Themeluese, me ndërmjetësinë e së cilës, nga qielli, rrëfen t‟i besojë, të bëhet gjithnjë
e më i thellë.

                                                                                               Madrid, 10 shtator 2008
                                                            Në përvjetorin e 57-të të ditës së Thirrjes (Inspiration day)
                                                                                                (Përktheu: Paula KIRI)
                                                                                 Fjala Hyjnore, Nr.3, 2004, f.265-275.




                                                                            Don Dr. Valentino Salvoldi*


                                                           Nënë Tereza: një kulturë e paqes e bërë grua



   Ndërhyrje stimuluese

   Në Pakistan, në Lahore, jam duke u përgatitur për celebrimin ekuaristik të së
Enjtes së Madhe. Nënë Tereza e Kalkutës, në udhëtim drejt kryeqytetit, ndalet në
sheshin para kishës. E përkulur në vetëveten, është duke thënë rruzaren. Afrohem
dhe e shikoj. Është krejtësisht e rrudhur. Përshtypja e parë: “sa e shëmtuar që është”.
Ia vë një dorë mbi shpatull, duke e thirrur në emër. Më shikon. Bëhet shumë e bukur.
I kërkoj nëse ka nevojë për diçka. E qartë dhe e vendosur përgjigja: “Një lutje për këta
njerëz të varfër dhe për mua”. Vetëmevete mendoj që pjesa më e madhe e këtyre
njerëzve që na rrethojnë do të kenë nevojë edhe për diçka tjetër. Vetëm më vonë e
kuptova përgjigjen e saj. Në Karaçi Nënë Tereza takon presidentin Zia ul Haq. Siç
thonë njerëzit, më shumë se një president ishte një diktator. I korruptuar, kinse
pretendon ta çrrënjos korrupcionin por… Do të vdesë më 1988 në një aksident ajror, i
ndodhur nga shkaqe që askush s‟donte të hetonte as të hulumtonte. Mirë, Nënë
Tereza nga ai merr gjithçka që kërkon. Gjatë një intervistë televizive e vlerëson atë
thjeshtë dhe pa lajka të rrejshme. Politikisht mund të duket si diçka naive dhe e
padjallëzuar. Ndërkaq mu këtu ishte madhësia e Nënë Terezës, pra domethënë fakti se
nuk merret me ideologji ose me gabime të individëve të caktuar, sepse qëllimi i saj
ishte më i lartë: për të shpëtuar çdo person dhe për t‟ua dhënë të gjithëve mundësinë
për t‟u çliruar duke bërë mirë.
   Ja përse kam dashur ta njohë këtë grua të vogël-të madhe! Do e gjej përgjigjen në shumë pyetje të
miat, duke studjuar historinë dhe kulturën shqiptare të Kosovës, atje ku është lindur Nënë Tereza: një
popull që jep këtë grua, sigurisht që s‟mund të jetë popull i vogël. Një grua që sintetizon e sheshon më të
mirën e një populli.
   -------------
   * teolog i mirënjohur, profesor universitar


   Tereza: në art

   Piktura, afreske, trupore të Nënë Terezës, bile edhe vepra të myslimanëve kosovarë
e paraqesin atë si e shohin, me krenari për ta ndjerë motër e nënë. Mendoj në një
portret të posaçëm. Spikat koka kundër gjelbrimit të lisave, në të cilën degët kanë
marrë formën e shqiponjës dykrenare, për të kujtuar rrënjët shqiptare të Nënë Terezës.
Sapo ishte skicuar, mbi sfond, fytyra e Krishtit, ajo fytyrë nga e cila ajo nxirrte
inspirimin që t‟i dhurohet krejtësisht Ati dhe botës.(1)
   Mendoj edhe në një trupore të gdhendur nga dy myslimanë, që paraqet Nënën me duart e bashkuara
dhe me fytyrë të ndërruar: në lutjet e nënkuptuara, në ato duar lutëse, në sytë e ndritur nga takimi me
hyjnoren, dhe sintetizon të gjithë jetën e saj dhe është e komunikuar fshehtësia e jetës së saj.(2).
   Në Gjakovë, në sheshin qendror ku është kjo trupore, shumë të krishterë shkojnë aty të luten. Shumë
myslimanë kur kalojnë atypari e përkëdhelin dhe e puthin. Është nënë edhe e tyre. Është nënë e Paqes,
term që gjithmonë duhet të shkruhet me shkronjë të madhe, sepse Paqja nuk është një nga pasuritë e
mundshme. Është kusht i të gjitha të mirave të tjera. Ka një emër. Ka një fytyrë. Na tregon Shën Pali.
   “Krishti, paqja jonë”.

   Grua e fortë: “E kam dëgjuar zërin e Saj”

    Shën Tereza e Avilës, Shën Tereza e Krishtit Fëmijë, e Lumturuara Tereza e
Kalkutës, gra të forta që e gjejnë dhe e mbërrijnë Krishtin nëpër “rrugën e plogështisë”,
“rrugën e fëmijërisë shpirtërore”, “rrugën e vogël”, gra që revolucionarizojnë
përshpirtërinë dhe botën, që të jetojë dashuria e krishterë e kohës së tyre, falë
eksperiencës së provanisë hyjnore që e ka rënduar jetën e tyre. Nga një ndjenjë turpi,
asnjëra prej tyre nuk ka shkruar asgjë në çastin e saktë kur është takuar e
ballafaquar me Zërin, por i kanë sugjeruar njerëzit që shpirtërisht i kishin pranë vetit
dhe këtë e kanë treguar me të gjithë qenien e tyre dhe ekzistencën e tyre: edhe kur
ishin në krizë, në shkretëtirë, n‟errësirën e fesë, i kanë ndejtë gjithmonë besnike atij
takimi e ballafaqimi.
    Nënë Tereza, e diplomuar n‟universitet për histori e për gjeografi, nuk kishte studjuar teologji. Është
futur në hyjnoren dhe përmes lutjes është bërë një mistike. E ndriçuar nga Shpirti Shenjt kuptonte atë që
shumë teologëve u mbetej e errësuar. Para të Shenjtërueshmit Sakrament zbulonte të vërteta ekzistenciale
të thella e të bukura dhe kapte atë më themeloren në Krishterim. Paralajmëronte e këshillonte nevojën për
të qenë në vijën e kundrimit, të të vërtetave më të spikatura, pa u humbur në diskutime që, edhepse jo të
kota nganjëherë mund të hutojnë nga ajo që me të vërtetë është primare. Do të mjaftojë një shembull. Kur
flitej për priftërimin e grave, Don Lush Gjergji (shqiptar, nip i mikes më të madhe kosovare të Nënë
Terezës) i kërkon mendimin e saj. Përgjigja e saktë: “Ç‟është eukaristia? Është tryeza që na e përgatitë
Jezusi duke na dhuruar vetëvetin. Kush është prifti? Kuzhinieri i Zotit që e përgatitë për ne. Nga kjo
tryezë, si ha ai, ha edhe unë. Prandaj unë nuk shoh asnjë rivalitet. Thjesht e falënderoj priftin që ma jep
eukaristinë. I rëndësishëm s‟është prifti, por korpi i Krishtit”. Nuk i interesonte hierarkia, por fokusi i
diskutimit: mundësia e takimit me Krishtin.
    Ishte jashtëzakonisht e saktë dhe e përcaktuar në reagimin e saj dhe në propozimet që bënte. Përcaktim
që të mos ngatërrohet me inat. Forca e saj bazohej mbi një përvojë të ndritur. Më ka folur Don Lushi, që
shumë herë i kishte kërkuar Nënë Terezës çka do të kontribuonte që të bëjë të ndërrohet jeta, duke u
kushtëzuar ta lërë mësimdhënien e ta themelojë Kongregatën e Bijave të Dashurisë. Mirë, një ditë duke
udhëtuar në tren, afër Kalkutës (derisa ishte duke pyetur veten çfarë do të duhej bërë për t‟i shërbyer më
mirë Krishtit në të varfërit), ka kuptuar të ketë dëgjuar Atë Zë. “Ti duhet ta lësh kuvendin, për të shërbyer
më të varfërit e të varfërve të botës”. Komentonte: “Thirrja ishte e qartë. E dija atë çfarë duhet të bëja,
edhepse mënyrat me të cilat do të duhej shërbyer Krishtit nuk më ishin ende evidente e krejtësisht të
qarta. Për të bindur superiorën time, Ipeshkvin tim e Pion e XII që të bëjnë të mundur që unë të bëhesha
misionare, ka menduar Perëndia, duke parë që unë isha e bindur që ky mbase ishte vullneti i tij. Ishte një
urdhër i Zotit”.
    Përcaktim e siguri lindnin në te nga bashkimi i vazhdueshëm e intim me Zotin. Kjo fshehtësi e lidhur
edhe me dhuratën e një karakteri të fortë ishte formuar në vitet e para të jetës së saj, duke qenë ajo e
lindur dhe e rritur në një familje me gjendje të mirë dhe me principe të prera e rigjide. Familje me
mirëqenie. Që nga vdekja e të jatit, nëna i kishte edukuar fëmijët me ashpërsi, duke pretenduar rend e
disiplinë në mësime e në punë: ashpërsi me vetëvetin, mirëkuptim në përballje me të tjerët.
    Rendi e disiplina që Nënë Tereza do të kërkojë nga motrat e saj, të jenë me shumë ëmbëlsi, duke
kujtuar nënën e saj që besnike në traditën shqiptare, e fuste në veprat e dashurisë e të bamirësisë në këtë
mënyrë: “Nëse nuk e përmbush gjestin e mëshirës për dashuri, të lutem mos e bëj”. Dashuri bujarie,
prandaj e dhënë me aq shumë maturi. Edhe nëna kur dërgonte Gonxhen e vogël (Gonxhe emri i saj i
pagëzimit, që domethënë sythi i lules duke çelur) për të dhënë një shërbim pranë dikuj apo për të dërguar
një dhuratë, i rekomandonte dhe e porosiste: “Nëse bën ndoj gjë të mirë, mos u mburr. Zoti ka qenë
zemërgjerë me ne, kështuqë ne duhet të jemi me të tjerët. Duhet t‟u japim të tjerëve aq sa kemi marrë.
Shko n‟atë shtëpi, por të jesh e kujdesshme dhe të mos të të shohë askush, sepse përndryshe e detyron
personin të cilit i bën mirë të të thotë “të falemnderit” ose e përulë. Ti duhet të jesh dora e provanisë, kur
askush nuk të sheh, n‟atë mënyrë që ata të pranojnë t‟i jenë mirënjohës jo ty por Zotit”. Ky qëndrim pra
nuk çonte në minimizimin e vlerës së dhuruesit. Dhe nëna thoshte: “Ti je vetëm një pikë n‟oqean, por pa
këtë pikë oqeani do të jetë i mangët”.
    Me këtë intuitë Nënë Tereza do qasje në motrat e saja për t‟i vlerësuar, për t‟i bërë të përgjegjshme dhe
për t‟i hedhur në jetë, të forcuara nga bindja dhe ajo që është kërkuar nga ato nuk ka vlerë ose domethënie
apo ngjyrime thjesht njerëzore, sepse vjen nga Zoti. Çka do t‟u thotë superioreve të bashkësive të
ndryshme: “Ne jemi engjëjt e Zotit, ata që sjellin mesazhin e Tij, si Gabrielli që ia sjell Marisë. Që të jemi
engjëj të mirë apo jo të mirë, është çështje e jona: do të përgjigjemi para Zotit. Por për motrat tona jemi
gjithnjë engjëj, sepse shpallim vullnetin e Perëndisë. Kush i bindet nuk gabon kurrë”.
    Grua e fortë. Si profeti që ka guxim të dëgjojë vetë gojën e Zotit: “Kështu thotë Perëndia”.
Kërkimtare në gjërat themelore, jo në cingërima ose në situata në të cilat është e mundur të diskutohet e të
shamatohet. Grua e qartë. Ndoshta kishte intuitë që forca e Islamit në shumë shtete është e lidhur në
qartësinë dhe në kategoricitetin me të cilat propozohen të pesë shtyllat e kësaj feje. Nevoja e qartësia, të
përforcuara nga autorevolizmi e nga bindja, krijojnë mrekullinë për të mbajtur gjëra të mëdha.
    Një herë Nënë Tereza kishte qenë në Romë për një kurs agjornimi të Eproreve të mëdha. Kthehet në
Indi paksa e mërzitur. Ua komunikon motrave që orientimi i përgjithshëm i religjiozeve është më sa vijon:
bindja duhet të jetë rezultati i një njohjeje personale të motrave individuale – një nga një, me të cilat
diskutohet për të zbuluar projektin e Zotit përballë tyre. Pra një bindje përmes dialogut. Duke e dëgjuar
Nënën të fliste për këto terma, ndonjëra nga motrat fillon bash të qajë. Rezoluta unanime: “Nënë, mos
dialogo me ne. Thuaj qartësisht ku duhet të shkojmë për të shërbyer më mirë të varfërit”.
    Grua e lidhur me kohën, Nënë Tereza dëshmonte me jetën e vet projektin e Zotit: duke u vënë në
vendin e fundit, në shërbim të atyre më nevojtarë. Nuk kërkonte as trumpetonte pse-në për zgjedhjen e
saj. E kur dikush, duke insistuar, donte të hynte në botën e saj e të dijë arsyet që frymëzonin veprimet e
saj, kufizohej të thoshte: “E bëj për Jezusin”. Të jetosh për te donte të thoshte të duash. Të duash donte të
thoshte të shërbesh. Të shërbesh donte të thonte të besosh që i varfëri është Krishti.
    Feja e saj ishte një kërkim i vazhdueshëm: “Ç‟do të më thoshte Jezusi të bëj sot?”, dhe këtë pyetje e
bënte çdo ditë. Deri në fund. Shpresa e saj konsistonte në të bërit e gjesteve konkrete që do t‟u
mundësonin të tjerëve të ëndërrojnë kohë më të mira. Gjeste – shprehje të dashurisë së saj – që do të
mund t‟ua bëj më të përballueshme jetën sa më shumë të pafatë, nëse jo tjetër duke u ndihmuar të jetojnë
në dinjitet, me dikënd që do t‟i mbajë përdore.
    Nuk ishte e rrallë të mblidheshin, në shtëpinë e të lënëve të Kalkutës, dëshmi të ngjajshme: “Kam
jetuar si një kafshë. Po vdes si një engjëll në krahët e Nënë Terezës”. Dhe krahët e saj bëhen vetë krahët e
Atit të amshuar. Ju, shenjë e gjallë dhe konkrete e dashurisë së mëshirshme.

   Të medituarit: aktive në meditim

    Të shtatëdhjetë vjetët e indoktrinimit të ateizmit nga ana e komunistëve, nuk e kanë
çrrënjosur Zotin nga zemrat e këtyre njerëzve që është e ndërgjegjshme nga fakti
i “tentimit të grisjes së Zotit nga zemra, e barabartë me grisjen e vetë zemrës së
njeriut”. Në kohën e fëmijërisë së Gonxhes (para ardhjes së komunizmit), kur Kosova
ishte e pasur me një kulturë që lejonte që një njeri të jetojë i futur në hyjnoren, të
marrë frymë Zotin, të veprojë në bindjen që gjithçka bëhet lutje kur është përmbushur
dashuria. Kjo është amza e përshpirtërisë së Nënë Terezës.
    E përfshirë nga problemet, ndërmjet kërkesave të shumta në të gjitha fushat emargjinimit, me mbi
pesëmijë motra në kënde të ndryshme të tokës, nuk hezitonte të konsiderohej personi më e lumtur e botës,
për faktin se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Jezusin, të shërbyer në të varfërit. Jeta aktive bëhej
zgjatje e vazhdim natyral i eukaristisë. Për të mesha zgjaste gjithë ditën. Udhëheqte një ekzistencë
eukaristike. (3)
    Të gjitha ditët mbetej nga katër orë e përgjunjur para të Shenjtërueshmit Sakrament, pastaj me të
mbaruar lutja, zhytej në meditim të atij Zoti që është bërë shumë i vogël në Betlehem, që është gozhduar
dhe ka vdekur në kryq, që është bërë bukë për të na lënë ta hamë. Ai Zoti që bëhet trup në çdo qenie
njerëzore. Ja meditimi i saj konstant e i gjallë, i jetuar me kthjelltësi të pakufijshme, gjithnjë me atë të
buzëqeshur të mëshirshëme.
    Një mëngjes ishte duke e lënë shtëpinë e vdekjes, në Kalkutë, pasi kishte ruajtur e shërbyer gjithë
natën. Duke shikuar motrën që do ta ndërronte me një fytyrë të pikëlluar e të trishtuar, i kërkon motivin. E
shkreta! As që i kishte mbyllur sytë gjatë natës. E Nëna: “Atëherë shko në shtëpi e fli. Do të rri unë këtu,
në vend tëndin. Ata që janë duke vdekur kanë të drejtën të shërbehen nga një person që din dhe mundet të
buzëqeshë”.

   “Veprat e dashurisë janë vepra paqeje”

    Një vlerë tjetër që të renë Gonxhe e kishte frymëzuar që kur ishte në Kosovë, ishte
paqja. “Mrekullia”. Nga dekada e rezistencës paqësore të Vendit kuptohet vetëm duke
zbuluar ato vlera në të cilat është e përshkruar kultura shqiptare: falja, toleranca dhe
jodhuna. Vlera të cilave Nënë Tereza u ka dhënë zë, i ka propaganduar në të gjitha
kontinentet, duke rritur kështu në tokën e saj modelin e paqes. Dhjetë vjetë e
rezistencës së jodhunshme kanë qenë të mbështetura në shembullin e saj, në mësimin
e saj, pastaj edhe në lutjen e saj. Katër vitet e rikonstruktimit të vendit kanë qenë të
lehtësuara pikërisht nga prania “mistike” e Nënë Terezës, siç më ka konformuar
shumë herë presidenti Rugova. Këtë vit, edhe Kryeministri ka mbledhur popullin rreth
vlerave tradicionale e që ka qenë udhëhequr drejt paqes, nga përgjegjësit e ri të
Qeverisë. Në Oslo, duke marrur Çmimin Nobel për Paqe, Nënë Tereza ka
pohuar: “Veprat e dashurisë janë vepra paqe”. Përvetësimi i paqes nuk është shumë
rezultat i marrëveshjeve, i bisedimeve, të marrëveshjeve me shkrim e kontratave të
lidhura mes shtetesh, sa është fryt i një bindjeje të thellë: vetëm dashuria do ta mund
të keqen e botës. “Sëmundjet më të vështira për njeriun nuk janë kanceri dhe sida, por
fakti që s‟është i dashur dhe është i padëshiruar”. Dhe lufta është rezultat i
padrejtësive që bëhen në mungesë dashurie.
    Nënë Tereza ishte e vetmja që thonte që një mënyrë për të njohur një person e për ta ndihmuar të
lirohet nga e keqja, konsiston në dhënien e mëparshme të besimit, në të dashurit mirë atë person, në të
krijuarit e paqes në të. Zoti është paqe sepse është dashuri. Nga Ai mund të nxirret paqja e mirëfilltë, fryt i
dashurisë me të cilin duhen ndjekësit e Krishtit: një dashuri deri në fund, dhënë të gjithëve, përfshirë edhe
armiqtë.
    Pra, edhe pa bërë fjalime të mëdha mbi paqen, Nënë Tereza ka krijuar parasupozimet e paqes, duke
demonstruar konkretisht rëndësinë.
    - Të eliminohen padrejtësitë;
    - Të ripajtohen të pasurit e të varfërit;
    - Të çarmatoset urrejtja me dashuri;
    - Të shkatërrohen armët që nuk shërbejnë për ta mirëmbajtur paqen, si gabohen e mashtrohen sa
flasin për baraspeshimin e terrorit;
    - Të mos jepen kurrë paragjykime negative mbi njerëzit, por të kërkohet ndërkaq t‟i përfshijmë në
bamirësi.
    “Është e nevojshme të aktivizohet e mira që është brenda njeriut”, përsëriste shpesh Nënë Tereza.
Ishte e bindur të veprojë për paqen, duke krijuar një rrjet të mirësisë, të shërbimit e të dashurisë përballë
të gjithëve. Shkonte përtej analizave politike, sociale e ekonomike, sepse e dinte që ndryshimi në botë
duhej bërë nëpërmjet mundësisë së dhënë secilit për të bërë mirë dhe për të zbuluar potencialet e veta;
domethënë kapacitetet e pamasë që të dashurojë, të ndërrojë vetëveten dhe botën me dashuri.
    Nuk vihej në anën e kundërshtimit të ideologjive. Në Pakistan për shembull donte që presidenti Zia ul
Haq të mund të vihej në kushte që të bënte mirë për vendin e vet. Shpresonte që djali i presidentit të Kinës
(i detyruar të jetonte në karrocë) t‟u bëjë mirë kinezëve, duke bërë lutje për vuajtjet e tij. Dëshironte që
Fidel Kastro të mund së paku të dyshonte në pohimin e tij arrogant se Kuba nuk kishte nevojë për motrat
Misionare të Dashurisë, sepse vendi i tij “ishte perfekt”. Por “I dashur president – e kishte kundërshtuar
Nënë Tereza – në Kubë nuk është asnjë njeri që ndjehet i vetmuar? Ja pra, po qe vetëm një person që
vuan nga vetmia, ne do të ishim atje për ta ndihmuar që të ndjehet më pak i vetmuar”.
    Nuk hynte në vende të ndryshme me një çelës ideologjik: hynte në zemër të njerëzve me dashuri, për
t‟u ndihmuar që ta gjejnë paqen, me këtë intuitë të madhe: “Tiranët më të kqinj e më të tmerrshëm nuk
janë Hitleri, Stalini, Milosheviqi (sot mbase do të kishte shtuar edhe Sadam Husseinin). Armiku më i
tmerrshëm i qenies njerëzore është urrejtja që ka lëshuar rrënjë në zemrën e tij”.
    Nuk donte as të bëjë thyerje në të tjerët me një propozim fetar, që të punonte me njerëz që u përkisnin
të gjitha feve të botës, me jobesimtarët, me ateistët dhe agnostikët. Kufizohej prandaj të dëshmojë
dashurinë me gjeste të kuptuara e të pranuara nga të gjithë, duke zbatuar kështu praktikisht dialogun
ekumenik dhe ndërfetar. Shkonte gjithandej tej përkatësive dhe qëndrimeve përmbajtësore të një personi.
Përjashtonte faktet e dyshimit që dikush mund të jetë i mirë apo i keq, besimtar apo ateist, komunist apo
kapitalist. Në çdo person shihte Jezusin: E, kuronte në të sëmurit, e, asistonte në ata që ishin duke vdekur,
e konfrontonte në të pasurit dhe në skamnorët pa dashuri.
    Nuk krijonte ndonjë staf për të studjuar situatat e ndryshme socio-politike të vendeve të ndryshme në
të cilat kongregata ishte e pranishme, e bindur që e futur në Zotin, gjithmonë do të mund të gjejë një fjalë
të përshtatshme në çastin e duhur. I kërkonte Atij, drejtëpërdrejtë, çfarë do të duhej bërë në një situatë të
caktuar.
    E pyetur se cilat gazeta i lexonin më shumë motrat e saj dhe se a pushonin ndopak duke shikuar
televizionin, Nëna përgjigjet: “Nëse Jezusi i mirë don të na thotë diçka, nuk ka nevojë të shërbehet me
Radio Vatikanin. Do të mund të na e thoshte drejtëpërdrejtë ne”.

   Kushte të varfërisë, jo të ekonomisë

    Ata që në qenësinë e tyre bëjnë një zgjidhje për atë varfëri që Krishti do ta quante të
lumturuar, ruajnë e propagandojnë vlera ungjillore. Mendoj që kultura shqiptare, i ka
ruajtur shumë nga këto vlera duke iu falënderuar varfërisë dhe krijon kapacitet e
aftësi për të pranuar tjetrin, mikpritja, ndërgjegjeja që në hapjen e derës të varfërit, na
gjendet përballë Krishti. Në këtë kontekst edhe mund të kuptohet përse Nënë Tereza u
kishte kërkuar bijave të dashurisë “kushtin e varfërisë ekstreme e të paskajshme, duke
shërbyer Krishtin në më të varfërit e të varfërve”.
    Motrat kanë të drejtë të kenë vetëm dy veshje (sari), të lara nga ato vetë, çdo mbrëmje, pastaj mund të
kenë një palë sandale, një rruzare, një kryq të vogël, një çantë shpine nga coha kanavaçe blu dhe një
çadër. Sari duhet të jetë i qepur me një pëlhurë të bërë nga të gërbulurit, në mënyrë që motra ta veshë si
një veshje të jashtme të shenjtë, të bëra nga duart e vetë Krishtit që vuan në vëllezërit me gërbulë. Mund
t‟i shohin familjarët çdo nëntë vjet. Kanë leje të lexojnë vetëm libra që kanë vlerë dhe rëndësi me
specializimin e tyre. Nuk dalin nga kuvendi, nëse jo dy nga dy, sipas një orari të planifikuar me kohë.
    Është i tepruar ky lloj i varfërisë? Nuk duket, nga çasti që vazhdon t‟i magjepsë shumë vajza të reja
nga të gjitha kontinentet, që zgjedhin të jetojnë si Nënë Tereza.
    Një ditë Ajo ishte pyetur nga një murgeshë: “Nënë, nëse do të kishim një makinë për larjen e petkave,
do të kursenim shumë kohë”.Përgjigjeja akute e dhënë me buzëqeshje: “Motër, ne bëjmë kushte të
varfërisë, jo të ekonomisë”.
    Varfëria, sidoqoftë, nuk do të duhej të jetë mburravece. Nënë Tereza hante shumë pak: vinte pak
ushqim në pjatë, e çonte gotën në buzë, por në realitet nuk konsumonte gati asgjë. Në ditën kur e mori
Çmimin Nobel për Paqe, Don Lushi donte të shërbejë në tryezë, ku ishte ulur përkrah me ipeshkvin e
Kosovës Imzot Nikë Prela. I sjell përpara shumë material, sa ajo nuk do të kishte ngrënë për dhjetë ditë.
Me sakrificë të madhe e konsumon krejt, por pastaj i thotë mikut shqiptar: “Ti nuk do të më shërbesh
kurrë më në tryezë!”. Qortim i dashur, i bërë me buzëqeshje.
   Si ia dilte të mbijetonte me atë hiç që hante, nuk dihet. Edhe për faktin se ajo punonte shumë dhe
sakrifikohej deri në vdekje, po të ishte nevoja. Mbante veshur njëfarë thesi. Dëshmon përsëri Don Lushi,
që në veshjen e saj sari ka parë pika gjaku. Njëherë kur kishte gjetur atë farë thesin, e merr me vete një
pjesë. Nënë Tereza frikësohej mos e ka humbur. Prifti e pyet se çfarë po kërkonte, ajo u përgjigj: “Asgjë”,
nuk do të kishte pranuar praktikisht edhe këtë lloj gangrene. Gangrenë e mishit dhe e vetë meje, që
mbërrinte në maksimum të diskrecionit. Edhepse gjykonte pashmangshëm – nganjëherë edhe dobishëm –
reputacionin, urrente ekspozicomin në massmediat: “Kam bërë një kontratë me Zotin – do të thoshte ajo –
për çdo fotografi që më merret, një shpirt do të jetë i liruar nga purgatori”.

   Mbas dyzet vitesh të largësisë nga Kosova

   Më 1928 Gonxhja do ta lente tokën e vet me parandjenjën e trishtuar që nuk do t‟i
shihte kurrë më familjarët. Më 1968, mbas 40 vitesh, Dom Lushi qe shqiptari i parë që
e takoi, në Indi. Qëndroi deri në ora dy të mëngjesit për të folur, me shumë
mallëngjim, me mall të asaj toke të martirizuar, të asaj kishe të përndjekur, të atyre
njerëzve që s‟i kishte parë kurrë më. Kur në vitin 1989 kishte dhuratë një album me
foto familjare, i rishikon të gjitha emocionet e fëmijërisë dhe kurrë nuk ishte lodhur as
rënduar nga lajmet për tokën e saj, kishte gjeneruar fe. Sa më shumë plakej, më
shumë dëshironte të kthehej me vepra të nevojshme në rrënjët e saj.
   Ishte shumë krenare me rezistencën e jodhunshme të kosovarëve, mbi të gjitha për gjestet e pajtimit
mes familjeve të vrasësve dhe të të vrarëve. U shkruante letra shumë të bukura të rinjëve, për t‟i
inkurajuar të vazhdojnë me veprën e pajtimit e të ripaqësimit. Pas vitit 1990 kishte dashur të rikthehet në
Kosovë, për të favorizuar dialogun e paqes, por Vatikani nuk e këshillonte të shkonte. Dhe ajo u bindej
këshillave të Vatikanit.
   Pavarësisht nga largësia fizike nga toka e vet, Nënë Tereza ka qenë dhe është plotësisht kosovare:
sepse ishte e lindur atje, por mbi të gjitha sepse përmblidhte në vete perlat më të mira të kulturës shqiptare
dhe të krishterimit të kësaj toke. Është lulja më e bukur e kësaj kishe të martirizuar në shekuj. Ka ditur t‟i
japë një kuptim vuajtjes (të vetës e të të tjerëve), duke u nisur nga intuita e shumë kosovarëve që përballë
persekutimeve të çdo lloji e forme kanë qenë dhe janë përdorur në përsëritje, në çdo mënyrë: “Edhepse
nuk e kuptojmë pse-në, duhet të jetë një motiv që arsyeton nisjen tonë”.
   Dhe ja që ajo, e fortë në këtë intuitë, me shpatulla në dramë – me të jatin e helmuar nga serbët kur ajo
kishte vetëm tetë vjet, me dhembje të pafund të ndarjes nga e ëma dhe nga motra që s‟i pa më kurrë, u vu
në rrugët e botës, për të lehtësuar lutjet e të tjerëve të bëjë të kuptohet që dhembja mund të lexohet si një
puthje e Jezusit. Kjo aftësi dhe ky kapacitet don të thotë dhembja gjendet dukshëm në krishterim, por
është e pranishme edhe në islamin “të moderuar” të kosovarëve, në të gjitha ngjarjet duan të shohin në
akt, konkretisht, vullnetin e “Mëshiruesit e të mëshirshnimit”.

   Si shumë shqiptarë të tjerë

   Një personalitet si ai i Nënë Terezës mund të lulëzonte vetëm në kontekst kulturor
si ai në Kosovë: personaliteti i saj është emblemë e shprehjes më të bukur. Në të
njëjtën kohë, pa e pakësuar për këtë madhësinë e saj, mund të pohohet se shumë
shqiptarë të tjerë, duke u gjetur në kushtet e saj, do të bënin gjëra analoge – të
ngjashme, për faktin e thjeshtë që, nga gjithmonë, janë edukuar t‟i vëjnë hallet dhe
vuajtjet e të tjerëve para të vetave, t‟i konsiderojnë nevojat e të tjerëve para të vetave.
    Pse kjo përparësi? Hyn në logjikën e kulturës shqiptare të të përballuarit të jetës jo shumë në nivel
racional, kur bëhet duke e lënë të flasë zemra. Pavarësisht kufizimet e çdo gjenerate, mbase do të mund të
thuhet se perëndimori kërkon të kuptojë e të racionalizojë, pastaj të reagojë. Shqiptari, ndërkaq, duke u
nisur nga zemra e Zotit, analizon e ndjek nevojat e zemrës së vet, zemër që gjen paqe duke u ndihmuar të
tjerëve. Ja pra përshpirtëria e Nënë Terezës e bazuar në dashuri të palogjikshme që konsiston në të
dashurit mirë armikut, vëlla i Krishtit, në të dashurit mirë të të gjithëve, jo vetëm atyre që ju mungojnë të
mirat materiale, por edhe mëkatarëve e të varfërve në dashuri, sepse Krishti ka vdekur dhe është ringjallur
për të gjithë.
    Mund t‟i përmbledhim kështu ndjenjat e shqiptarëve: “Pranoj sepse dua. E duke dashur
kuptoj”. Është pozicioni augustinian ky: “Duaj dhe do të kuptosh”. Bashkë me këtë traditë në Nënë
Terezën kuptohet pozicioni tipik i lindjes së largët “fatalizmi”, i nënkuptuar jo si dorëheqje, por si
perceptim mistik i Provanisë që gjithnjë është në veprat në gjithësi, për çka është e pakuptueshme që
absolutisht të ikë diçka, që të mos e duash dashurinë, që i Plotfuqishmi nuk është në gjendje ta shndërrojë
kufizimin në madhësi.
    Në Nënë Terezën është një lëshuarje e tërësishme në duart e Zotit që në Krishtin rritë krijesat e veta
dhe një kuptim i Provanisë i lidhur me një “fatalizëm” falë asaj që Zoti vendosë gjithçka, duke vepruar
për të mirën personale të çdo individi që kalon nëpërmes të së mirës së përbashkët. Dhe është pikërisht
kërkimi i së mirës së përbashkët bërthama e kulturës dhe e traditës kosovare që përfaqëson njeriun si
qenie sociale, të lidhur në bashkësi, realizuar në maksimum aq sa ia del të bëjë të jenë mirë të tjerët.
    Qëndrimet mbështetëse të këtyre traditave, shumë persona i bëjnë t‟u gëzohen sukseseve të një tjetri
sikur të ishin të vetat dhe t‟i ndjejnë si të vetat edhe mëkatet e të tjerëve. Prandaj nuk është e rrallë të
dëgjohen rrëfime që fillojnë kështu: “Ne kemi mëkat”.
    Ndjehet dhe perceptohet si vetanake edhe uria e të tjerëve, me dëshirë të vazhdueshme për të
kontribuar në zgjidhjen e problemit. Nënë Tereza në këtë pikë ishte kategorike: “e njoh fjalën e urtë
popullore sipas së cilës është më mirë t‟i mësohet një personi të peshkojë, se sa t‟ia dhurosh një peshk.
Por ata për të cilët ne kujdesemi janë persona të cilët nuk mund të mbajnë në dorë as një grep peshkimi”.
    Shumë shqiptarë, përballë një njeriu që vdes vetë ose i lodhur nga uria, do ta jepnin edhe vetëvetin,
veç krejt asaj që kanë. Nënë Tereza, në nivelin botëror ka bërë në mënyrë heroike atë që çdo shqiptar do
ta bënte me të gjithë ata që i shohin në nevojë, në ambientin e tyre, jashtë çdo lidhjeje farefisnore apo
miqësore. Dëshmia e saj heroike i detyron “të mëdhenjtë” e tokës që të pyesin mbi logjikën e saj të paqes,
edhe në dritën e përjetësisë së veprës së saj në mijëra e mijëra të rinj që, siç pohon Motër Nirmala (tash në
krye të Kongregatës), sjellin paqe në botë, të bindur që “Nënë Tereza ua ka transmetuar atyre dashurinë
e saj dhe Dashurinë e Zotit për botën”.



     ---------------
     (1) Dhe deri më tash, mesazhi i saj shkon në gjithë botën, falë motrave që janë vënë gjurmëve të saj, për t‟ua ofruar të gjithëve një shpëtim integral (të

plotësishtëm – të korpit e të shpirtit) të “të gjithë njeriut, të të gjithë njerëzve”.Ofertë e vetofruar dhe e kërkuar për të mirën e përbashkët. Kërkim që është një

“gjueti”, siç tregon pikërisht emri i Terezës, që domethënë “gjahtare”.

     Kundër të këqijave të botës kjo gjahtare ka sjellë një frymëzim shprese. Të gjithëve u ka ofruar një ndihmë, duke dëshmuar, pa nevojë të shumë fjalëve,

dashurinë e pakushtëzuar për Krishtin.
     (2) Por megjithatë, pikturat, afreskat, truporet dhe gjithë përshkrimi i mundshëm nuk do t‟ia dalin kurrë të përshkruajnë në mënyrë adekuate e krejtësisht të

përshtatshme, kush ishte Nënë Tereza. Vetëm shenjtërit i kuptojnë shenjtërit.

     (3) Kam gjetur diçka të ngjashme në manastiret ortodokse, ku për çudinë time, tufa-tufa shkojnë shumë të rinj serbë të Kosovës, si murgjë. Këtë vit kam qenë mu

atje, n‟atë tokë, ku bashkë me ta kam kremtuar Pashkët (një javë pas Pashkëve katolike). Të Shtunën e Madhe një murg më ka thënë: “Jam duke u përgatitur për

liturgjinë më të bukur të vitit. Do t‟ia vlente t‟i vuajsh të gjitha pendesat e imponuara na jeta e përbashkët, në pamje të eukaristisë së kësaj nate të Pashkëve”.




                                                                                                                            Dr.Antonella Lucchini*
                                                                                                         * diplomuar në shkencat politike, pranë universitetit të Milanos.

                                                                                                                Tema e saj në manifestimin e Lecco-s, më 12 korrik 2003-




                                                                        I varfëri, i vuajturi – një pamje e dhembshme e Krishtit


  Quhem Antonella Lucchini dhe vij nga një vend i bregut të Novarës të Liqenit të
Madh (Maggiore).

   Më kanë ftuar këtu këtë mbrëmje, sepse Nënë Tereza, jeta e saj dhe përshpirtëria e
saj, ka qenë tema ime e diplomës së fakultetit të shkencave politike, në Universitetin e
Milanos.
   Zgjedhja për të shkruar një temë mbi figurën e Nënë Terezës ka lindur nga roli
fundamental që jeta e saj dhe veprat e saja kanë përfaqësuar, qoftë kishën, qoftë
njerëzimin në përgjithësi.
   Në historinë e krishterimit Nënë Tereza, në fakt, ka mbërritur një dimension të ri të
bamirësisë dhe të dashurisë së krishterë, ka rindezur dhe rilindur mësimin e ungjillit
në dashuri karshi të afërmit, i ka dhënë një impuls të ri veprës së ungjillzimit dhe ka
lejuar të kalohen kufinjtë e mohimit, siç janë rastet e vendeve të regjimit komunist.
   Derisa për njerëzinë, në këto kohë të karakterizuara nga një ateizëm i përgjithsuar
(gjeneralizuar) nga egoizmi dhe nga infierenca, jeta e Nënë Terezës ka përfaqësuar një
dëshmi tronditëse të së vërtetës që shtrihet brënda në Ungjill, që na thotë se Zoti është
mes nesh dhe na do çdo ditë me një dashuri të pamasë dhe që megjithë kundërshtitë
dhe fatkeqësitë, nuk na braktisë kurrë.
   Përshpirtëria e frytshme e Nënë Terezës, që ka gjeneruar vepra të panumërta të
bamirësisë e të dashurisë në çdo vend të botës, ka lindur nga dashuria e saj e
pakushtëzuar dhe krejtësishme për Zotin, nga ana e saj, e ka sjellur të lëshohet
krejtësisht në vullnetin e saj hyjnor dhe e thërriste ta lente kuvendin e Loretos, për të
shkuar t‟u ndihmonte më të varfërve ndër të varfërit e Kalkutës.
   Duke ecur mes atyre të mjerëve, në lagjen e Moti Jheel, Nënë Tereza kupton se në
ta fshihej fytyra e vuajtur e Krishtit – i varfëri, i sëmuri, i dobëti, i urituri, i
margjinalizuari - çdo njeri me varfërinë e tij përfaqësonte një sembiancë të
dhembshme të Krishtit.
   Nënë Tereza me sytë e ndritur nga feja, në ata që vuajnë shihte Jezusin të
lakuriquar në kryq, të rimohuar dhe të nënçmuar nga të gjithë, të gozhduar e të
rrahur me kamxhik si një krimb sot e 2000 vjet më parë.
   Për këtë Nënë Tereza, me një fe të jashtëzakonshme pohonte që:
   “Të gjithë janë korpi i Krishtit, të gjithë janë Krishti nën përkatësinë e krijesave
nevojtare të ndihmës e që kanë të drejtë ta marrin”. Si pasojë e kësaj, të gjithë ne jemi
vazhdimisht në praninë e Jezusit.
   Duke përsëritur fjalët e Nënë Terezës: “Ne jemi meditues në vetë zemrën e botës”. Kjo
intuitë e shkëlqyeshme e ka shndërruar jetën e Nënë Terezës në një jetë në shërbim të
njeriut të sëmurë, të uritur e dhe të zbrapsur, një shërbim të dashurisë së lirë, të
pakushtëzuar e pa kurrëfarë interesash, të ofruar me gjithë zemër, ashtu si është
theksuar nga kushti i katërt i Misionareve të Dashurisë, në akt të profesionit të
përjetshëm.
   Origjina e kësaj njohurie frytdhënëse është përfshirë në pesë fjalët e thjeshta që
Nënë Tereza donte t‟i strukturonte në pesë gishtat e dorës së saj:
   “You did it to me” (Ma keni bërë mua), pesë fjalët e shqiptuara nga Jezusi dhe të
bartura në ungjillin e Mateut, në të cilin lexohet: “Kam pasur uri e më keni dhënë të
ha, kam pasur etje e më keni dhënë të pi, kam qenë shtegtar i huaj e më keni strehuar, i
zhveshur e më keni veshur… Çdoherë që i keni bërë këto gjëra në vetëm njërin nga këta
vëllezërit e mi më të vegjlit, m‟i keni bërë mua” (Mateo 25,35).
   Në të vërtetat e thella të këtyre rregullave Nënë Tereza e ka bazuar tërë
përshpirtërinë e vet, veprën e vet të dashurisë, domethënë të bëjë gjithçka për Jezusin,
me Jezusin dhe në Jezusin, duke e shërbyer në të afërmin e vuajtur ikonën e Krishtit.
   Kështu në dhjetor të vitit 1948 Nënë Tereza ka filluar vetëm veprën e saj të
dashurisë, duke ua mësuar alfabetin bengalez një grupi fëmijësh kurreshtarë, nën
qiellin e Kalkutës, duke përdorur si dërrasë të zezë baltën e si shkumës – shkopin.
   Kështu n‟ato ditë vetë Nënë Tereza rrëfente:
   “…Nëpërmjet fëmijëve fillova të hyj labirinteve të mjerimit më të pistë të Kalkutës.
N”atë kohë të pastrehët e qytetit ishin rreth një milion. Kaloja nga kasolla në kasollë
duke kërkuar që të bëhem sadopak e dobishme. I ndihmoja ata që flenin skajeve të
rrugëve, që ushqeheshin me mbeturina. Takoja vuajtjet më të tmerrshme: të verbër, të
braktisur, të gërbulur, njerëz me fytyra të shpërfytyruara e me trupa të deformuar,
krijesa të paafta të qëndronin në këmbë, që më ndiqnin këmba-këmbës duke kërkuar
nga pak ushqim”.
   Takimi me atë realitet të trishtuar e bëjnë Nënë Terezën që t‟u kërkojë
institucioneve një strehim ku do të kishte mundur t‟i kurojë, me ndihmën e
bashkëmotrave të saj të parat, ata burra e ato gra që ishin duke vdekur e askush më
s‟i donte. Ajo dëshironte t‟ua dhurojë atyre një shtëpi strehuese që do të kishin
mundur t‟i kenë e t‟i pranojnë kurat e dashurisë e mbi të gjitha atë dinjitetin njerëzor
që atyre u ishte mohuar.
   Pastaj merrte me qira një shtëpi, që të mund t‟i pranojë fëmijët e sapolindur e të
braktisur dhe të gjithë fëmijët e lënë, të sëmurë, të mohuar, që silleshin rrugëve pa
ardhmëri as perspektivë që të ngopeshin njëherë, për t‟i kuruar sëmundjet e tyre,
deformimet dhe në fund t‟ua gjente atyre një familje që do t‟i adaptonte. Për më tepër,
në saje të një Fondi Botëror për Kujdesin ndaj Fëmijëve, instituti i po kësaj religjozeje
ka mundur t‟i grumbullojë aty mijëra fëmijë që kanë pasur mundësinë edhe të kenë
një formim edukativo-arsimor dhe profesional, të nevojshëm për të ndërtuar një jetë
dinjitoze.
   Prandaj, me ndihmën e shumë miqëve që tashmë e rrethonin dhe me bashkëmotrat,
Nënë Tereza themelon bashkësi e komunitete të vetëdrejtuara, të pavarura, ku të
gërbulurit, të përjashtuar e të mallkuar nga shoqëria, do të mund të ishin të kuruar e
të jetonin me dinjitet dhe respekt, duke punuar e duke krijuar edhe familje.
   Në Kalkutë, si edhe në mbarë Indinë, Nënë Tereza hapë edhe qendra për të
hendikepuarit, për të sëmurit e SIDËS, mensa, qendra për prodhimin e barërave e
këshillimore, qendra të mëdha e të vogla për t‟i përthekur çdokund të varfërit e saj të
dashur, pamje të dhembshme të burrit të saj – të Krishtit.
   Por apostulati i Nënë Terezës nuk mund të kishte kufinj. Kështu, duke filluar nga
viti 1965 religjiozja themelon shtëpi strehimi për fëmijët e sëmurë e të mohuar, për të
hendikepuar, për vajza nëna, të sëmurit nga SIDA e të gërbulurit, për pleqtë dhe ata të
pastrehë, në çdo shtet të botës. Duke zbuluar që edhe vendet e industrializuara janë
të stërlodhura nga një varfëri shpirtërore shkatërruese që krijon mijëra viktima,
persona të acaruar të rënë në dramën e alkoolit, të drogës e të prostitucionit, familje të
ndara, fëmijë të braktisur ose të vrarë ende pa lindur, pleqë të braktisur dhe në
mungesë të asistencës e të përkujdesjes së të dashurve të tyre, një shoqëri e sëmurë
dhe me shumë nevojë ta rizbulojë Zotin dhe vlerat e jetës si dhe të dashurisë,
solidaritetin dhe faljen.
   Dashuria e pamasë e mbërthyer në zemrën e Nënë Terezës, reflektimi i besimit të
plotë të saj në Ungjill, ka ndezur një dritë shprese për shumë popuj të vuajtur. Fama
ndërkombëtare që rrethonte figurën e saj, rezultuar nga shumë çmime e mirënjohje,
që në çdo komb kishte atributet, i kanë lejuar e mundësuar të jetë zëdhënëse e
vuajtjeve të një njerëzimi të braktisur, një lopatë paqeje, një kampion i paqes e i
vlerave të jetës dhe të familjes.
   Duke parafrazuar fjalët e Kardinalit Angelo Sodano, të thëna gjatë homelisë në
funeralin e religjozes, historia e jetës së Nënë Terezës nuk ishte vetëm një ndërmarrje e
thjeshtë humanitare, por historia e një feje biblike, ftesë për ta dashur e për ta
shërbyer Jezu Krishtin në pamje të mundimshme të më të varfërve ndër të varfër,
mund të konkludojmë se Nënë Tereza ishte një shenjtëreshë e gjallë në mesin tonë.




                                                                                   Don Valentino Salvoldi*

                             *-njëri ndër teologët më të spikatur italianë e profesor universitar i teologjisë, nga Bergamo-



                                                                                Nënë Tereza emblemë e paqes
                                                                                  dhe dhuratat e kosovarëve
                                                                                Ponte Nossa, 31 janar 2010



    Kur në vitin 1985 e takova Nënë Terezën në Pakistan, më foli për tokën e Saj të
martirizuar dhe më bëri të kërkoja kontakte, bashkë me vëllain tim senator Gian
Carlo, për t‟ia bërë të ditur Perëndimit se ç‟po ndodhte atje. Kjo shenjtëreshë e madhe,
bijë e Kosovës, është simbol i paqes, forcë dhe shpirt i faljes dhe i pajtimit të njerëzve
të Saj. Në Te është e pranishme, mbi të gjitha, pamja e martirizimit shekullor të
popullit të saj dhe të Kishës së saj. Ajo, kampione e një ndihme të ofruar të gjithëve,
pavarësisht nga kultura, nga ideologjia, nga feja apo nga përkatësia etnike e një
populli, edhe kur deklaron luftë.
    Gjithë njerëzimin e mëson që nëse dëshirohet paqja, duhet të falim e të pajtohemi nëpërmes metodave
të frymëzuara nga jo dhuna. Profecia e Saj mund të jetë e sintetizuar kështu: nuk duhet të përqëndrohemi
në vuajtjet tona personale, por të kërkojmë t‟i lartësojmë e sublimojmë, falë kuptimit të dhembjeve të të
tjerëve. Ky konceptim i jetës ka pasur një ndikim të dobishëm në kosovarët, që nga Ajo, nga ipeshkëvi
Prela e nga Presidenti Rugova kanë eksperimentuar që për të mund të ndalin spiralen e urrejtjes
pambarim, nuk janë mjete të tjera jashtë dialogut, të faljes e të pajtimit.
    Me rastin e hapjes së shtëpisë së parë të Nënë Terezës në dobi të të varfërve në Bukuresht, më 3 maj
1990, ipeshkëvi Prela e Dom Lush Gjergji marrin pjesë në ceremoni, pas së cilës do të mund të kënaqen
me Nënën e Dashurisë. Asaj i rrëfejnë se si populli i Saj ishte duke u pajtuar publikisht, nëpërmes ritit të
ngrënjes së një kafshate buke të ngjyer në gjakun e vrasësit. Nënë Tereza mallëngjehet deri në lotë,
kërkon një fletë dhe shkruan në shqip këtë mesazh: “Jam gjithnjë e bashkuar shpirtërisht në lutje e në
dashuri me popullin tim shqiptar. Posaçërisht në kohë të vështira. Pas shumë vuajtjesh dhe rreziqeve,
gëzohem pamasë për lajmin e pajtimit. Urime rinisë shqiptare kosovare, që ka filluar këtë vepër të madhe
e të shenjtë, si dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë proces. Gjithnjë lutem për ju, Zoti ju bekoftë!
Lutuni për mua, për motrat e mia dhe për të varfërit tanë!

   Në Krishtin
   Nënë Tereza, Misionare e Dashurisë
   P.S. Dëshiroj ta demonstroni dashurinë në vepër kundër njeriut nevojtar!”

   E bindur që vera e dashurisë janë vepra paqe, Nënë Tereza në çdo vend që shkonte, përdorte të njëjtat
metoda të përdorura në tokën e Saj: bashkëpjesëmarrja njerëzore, abstenimi nga çdo gjykim negativ, ftesa
për të synuar gjithnjë e më lartë.
   Familjarizmi me ipeshkëvin Nikë Prela, miqësia me vikarin e përgjithshëm të Kosovës Imzot Lush
Gjergjin, bashkëpunimi me Presidentin Rugova, i kanë lejuar e mundësuar vëllait tim e mua të kemi një
avantazh të madh nga ndërhyrjet e shumta në Kosovë. Të pasuruar nga dhuratat që kjo tokë e martirizuar
nga i ka dhuruar – zgjedhja e jo dhunës, oferta e faljeve dhe riti i pajtimeve – ua propozojmë të gjithë
njerëzve vullnetmirë.
   E keqja është e organizuar mirë dhe duhet të përballohet në mënyra të meritueshme e të drejta. Nuk
mund të biejmë në kurth e t‟i përgjigjemi të keqes me të keqe, por duhet të fitojmë me të mirë, me të
falur, me pajtim, me një shtojcë dashurie. E keqja çarmatoset me një zgjedhje të një të mire superiore të
bazuar në falje. Të gjithë jemi të thirrur të evokojmë më të mirën tonë, duke ua bërë të gjithëve atë të mirë
që për ne e duam. Të mos kërkojmë të dominojmë mbi të tjerët. Të mos bëjmë thirrje në potencën
ekonomike dhe në forcën e armëve, por të llogarisim në arsye, në atë të zemrës e në atë të besimit, të
ushqyer nga fuqia e lutjes. Duhet të llogarisim që shkaktimi i një lufte kundër disa myslimanëve i bën të
gjithë të tjerët fanatikë dhe i rritë tensionet kundër botës perëndimore, e në veçanti kundër Amerikës.
Fetë, të jetuara mirë, nuk i ushqejnë luftërat, ndihmojnë dialogun. I krishteri nuk nënvizon atë që i ndanë
popujt, por – me shembullin e Gjonit të XXIII – kërkon atë që bashkon. Falja duhet të jetë e pakushtëzuar,
madje edhe pasi të kenë bërë analizat e përgjegjësive, mbi pasojat të së keqes së pësuar dhe mbi nevojat
që drejtësia të bëjë kursin e saj. Nëse falja nuk është e pakushtëzuar, nuk është falje. Këtu nuk ka ç‟të
kontraktohet: nëse një vihet i vetëm në planin e drejtësisë, don të thotë që është në kërkim të njëfarë
“kënaqësie” dhe që konsideron një falje eventuale si një fakt thjeshtë njerëzor. Falja, ndërkaq, është një
realitet jashtëzakonisht hyjnor. Është të kërkohet mbi një plan tjetër. Është një gjest që tejkalon çdo limit
tonin. Të falësh don të thotë të jetosh marrëdhënien tonë të të bijve të Zotit, “që tregon plotfuqishmërinë e
tij mbi të gjitha në mëshirë edhe në falje”. Kush falë ven në pamje aspektin hyjnor të personalitetit të tij.
Të falësh don të thotë të reagosh si Zoti, që edhe duke pasur përballë një botë jonjerëzore e barbare,
vazhdon të bësh të bjerë shiu mbi të mirët e mbi të këqinjtë… Nuk mund të jemi të njëjtë me Zotin në
njohje, sepse jemi të kufizuar. Nuk mund t‟i përngjajmë Atij në pushtet, sepse jemi shumë të varfër e të
paaftë – vetë – “për t‟i lëvizur malet”. Por mund të jemi si ai kur e mundim urrejtjen me dashuri, kur
falim, kur lutemi për ata që na bëjnë keq.
    Të falësh don të thotë të duash më shumë. Ajo nuk kuptohet në nivelin intelektual, por në nivelin
praktik, kur shihet një shqiptar ta ndihmojë një serb, duke me fshehur në kantinën e tij për t‟ia shpëtuar
jetën, derisa ende vlon gjaku nga të parit e një kolegu të tij duke zhveshur e zvarritur një grua shqiptare
shtatzënë. Është e domosdoshme të lirohesh nga urrejtja, tirani i vërtetë i brendshëm. Librat që Gian Carlo
dhe unë i kemi shkruar mbi Kosovën, përveç që kanë sjellë eksperiencën e këtij Vendi si paradigmë e
botës me të cilën duhet të jenë të zgjidhura kontekstet, synojnë të tregojnë sa është relative avantazhi i të
liruarit nga diktatori Miloshevic, nëse ne nuk lirohemi nga diktatura e urrejtjes sonë, që bën të pamundur
të jetuarit. Është një hir të vendosësh të falësh për të jetuar: ky është mesazhi që e kemi marrë në dhjetë
vitet e bashkëpunimit me miqtë e jodhunës – me kosovarët e udhëhequr nga Rugova e nga Prela. Ata kanë
vendin e merituar në premtimet për të evituar që vendi i tyre të jetë krejtësisht i shkatërruar. Në ballë të
një fatkeqësie të madhe, përballë urrejtjes që armatos dorën e vëllait kundër vëllait e para varrezave
masive ku serbët i kanë vrarë kosovarët, njerëzia duhet të bashkohet, por jo në solidaritetin e dhunës
kundër kujt gabon, por në angazhimin e përbashkët për t‟i kuruar plagët morale me një shtojcë dashurie.
    … por dhurata më e madhe e Kosovës njerëzimit, përveç Nënë Terezës dhe Presidentit Rugova, është
ipeshkëvi shumë i dashur nga të krishterët dhe myslimanët, Nikë Prela, i cili për të gjithë u bë i
dhurueshëm deri në theror.




                                                                                              Navin Kaula


                                                                                              Nënë Tereza
   Prolog

    Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, në një ceremoni të shkurtër që u mbajt në Nirman
Hridej – Shtëpia e Zemrës së Papërlyer - në Delhi, takova për herë të parë Nënë
Terezën. Ajo kishte ftuar nënguvernatorin e përgjithshëm në përurimin e një qendre të
vogël riaftësimi për pacientët e moshuar, duke shprehur gatishmërinë që, me dy
dhomat e saj të vogla, të fillonte furnizimin e pacientëve me fasha dhe ndërresa. E
kishte të qartë që miratimi nga kryesia e bashkisë për t‟ua ruajtur vendin e punës disa
të moshuarve që punonin në tezgjah do të zgjaste shumë. Rrallëherë shkoja në raste të
tilla ceremonish, por këtë herë shkova nga kureshtja për të takuar Nënë Terezën.
    Kisha përgatitur një fjalim për nënguvernatorin e përgjithshëm, që do ta lexonte me këtë rast. Por, pasi
na treguan qendrën e riaftësimit dhe dy fjetoret për pleqtë e pastrehë, që po na prisnin ulur në shtretërit e
tyre për të na përshëndetur me ngrohtësi dhe entuziazëm, më erdhi mirë që fjalimi im i ngurtë mbeti në
xhepin e nënguvernatorit.
    Atë mëngjes nuk shkonin fjalimet e përgatitur. Nënë Tereza foli për gjëra të thjeshta: për dashuri,
kujdesje dhe mirëkuptim. Ajo foli për qendrën e re dhe për pikla të vogla që përbëjnë oqeanin.
Guvernatori iu përgjigj thirrjes së saj me të njëjtën thjeshtësi. E siguroi Nënë Terezën se spitalet do t‟i
blinin të gjithë çarçafët, peshqirët dhe fashat. Ai e ftoi Nënë Terezën që të shkonte dhe ta takonte sa herë
që të donte, madje pa i lënë fare takim.
    Nënë Tereza u tregua e gatshme që ta pranonte ftesën menjëherë. Nuk kishin kaluar as dy javë, kur një
mëngjes u dëgjua një e trokitur në derë dhe Nënë Tereza u fut në zyrën time. U habita aq shumë, saqë m‟u
deshën disa çaste që ta merrja veten dhe t‟i përgjigjesha kësaj “namaste” të murgeshës së veshur
me sari dhe që i mbante duart të kryqëzuara, sipas përshëndetjes tradicionale indiane. Problemi që e
kishte detyruar Nënë Terezën të vinte nga Kalkuta do të bënte të dridhej këdo: sëmundja e lebrës. Ky
takim do të shërbente si fillim i angazhimit tim në punën e saj.
    Siç do ta mësoja më vonë, Nënë Tereza e kishte zakon të futej drejt e në temë. Më kujtohen si tani
fjalët e saj:
              “Ka disa njerëz që janë prekur nga sëmundja e lebrës dhe ata do të shkojnë në qytetet e
              mëdha për të kërkuar punë ose për t‟u kuruar. Shumë prej tyre nuk kanë përkrahje dhe janë
              të detyruar të lypin. Po të na jepeshin nja katër a pesë akra tokë, do të fillonim të ngrinim një
              qendër riaftësimi për ta.”
    Iu luta Nënë Terezës të priste disa çaste dhe shkova të lajmëroja nënguvernatorin për praninë e saj. Ai
e priti menjëherë atë bashkë me dy Motra që e shoqëronin. Si zakonisht, e gostitën me çaj, por Nënë
Tereza, me të butë, nuk pranoi, duke na sqaruar se Motrat nuk pranonin qerasje as nga të pasurit dhe as
nga të varfërit. I foli nënguvernatorit për problemin e veçantë të të sëmurëve nga lebra:
              “Vuajtja e tyre më e madhe vjen ngaqë nuk i do askush dhe njerëzit tmerrohen prej tyre.
              Motrat e mia dhe unë përpiqemi t‟u japim një jetë tjetër, një lloj jete të dytë. Kam hapur
              shumë qendra kurimi dhe riaftësimi në Indi. Në to punohet me dinjitet. Të sëmurët nuk lypin.
              Ne jemi pranë tyre, duke u kujdesur me dashuri.”
    Nënguvernatori u prek shumë. E pyeti Nënë Terezën se sa tokë donte. Nënë Tereza nuk është nga ata
njerëz që, siç i thonë fjalës, e sheh kalin e falur nga dhëmbët, ajo menjëherë e kuptoi që fitorja ishte e saj.
Me një gëzim prej fëmije ajo e rriti dy herë shifrën dhe kërkoi dhjetë akra. Nënguvernatori më dha porosi
t‟u jepja Misionareve të Bamirësisë dhjetë akra për të ngritur një qendër të lebrosëve në Delhi.
    Gjatë atyre tridhjetë minutave që Nënë Tereza qëndroi në zyrën e nënguvernatorit, unë po e vëzhgoja
me vëmendje. Ishte e paktë, si edhe tani, e kishte fytyrën me rrudha të thella, madje pak të mbledhur. Sytë
gështenjë i vezullonin pa pushim. Ishte shumë praktike dhe e kapte shpejt mendimin. Me një natyrë të
qeshur, por aspak sentimentale, ajo ishte e ndërgjegjshme për emocionet që ngjallte te të tjerët. Fjalorin e
anglishtes e kishte të kufizuar dhe përsëriste gjithmonë shprehjen “lavdi Zotit”, jo me ndonjë kuptim
fetar, por në vend të shenjave të pikësimit: “Bën vapë sot, lavdi Zotit”, dhe“Jam e lumtur që erdha, lavdi
Zotit”. Vura re që e mbante me shije veshjen e saj sari, rrallë ka gra europiane që mund ta bëjnë një gjë të
tillë. Gjithsesi Nënë Tereza nuk mund të quhej më shqiptare. Ajo e kishte marrë shtetësinë indiane
menjëherë pas pavarësisë më 1947 dhe e fliste rrjedhshëm gjuhën bengale. Vitet e shumta të punës së saj
në lagjet e varfëra të Kalkutës dhe gjetkë në Indi e kishin shndërruar atë në indiane, siç i ndodh kujtdo në
atdheun e adoptuar. Mirëpo jetën e saj të mundimshme ia tregonin sidomos duart dhe këmbët. Gishtat i
kishte të përdredhur dhe me nyje, ndërsa në këmbët e vrara mbante një palë sandale të lira dhe të ashpra.
    Kanë kaluar vite dhe nuk më shlyhet nga mendja ai mëngjes. Pse ishte aq i veçantë? Mos vallë prania e
saj modeste ia kishte ulur madhështinë zyrës ku ajo qëndronte me atë thjeshtësinë e saj të veçantë? Mos
vallë ishte veshja sari, e pastër dhe e arnuar në disa vende, apo torba e bërë nga një rrobë e vjetër, që ia
shtonte modestinë? Ndoshta të gjitha, bashkë me magjinë që e rrethonte, ngaqë kishte jetuar aq pranë
Zotit të saj.
    Ca nga ca fillova të kuptoja se sa thellë i ishte ngulur në zemër besimi te Krishti, të cilin ajo e shihte te
kushdo që i shërbente. E para grua që gjeti, vite më parë, shtrirë në një rrugë të Kalkutës, me fytyrën të
ngrënë nga milingonat dhe minjtë, nuk mund të ishte tjetër veçse Krishti i braktisur. Në shtëpinë që kishte
ngritur për ata që ishin duke vdekur, ajo shihte në çdo trup të drobitur vuajtjet e Krishtit që jep shpirt. Për
të dhe për bashkësinë e saj Ai është në çdo plagë lebrose që pastrojnë, në çdo fëmijë që ushqejnë, apo në
çdo trup që lajnë, të kredhur në urinë. Ja si do të shprehej vetë Nënë Tereza:
              “Përndryshe nuk do të mundja të përkujdesesha me dashuri njëlloj për të gjithë. Njerëzit më
              pyesin shpesh se si mund ta pastroj plagën e qelbur të lebrës. Më thonë: “Ne nuk do ta
              bënim as për para dhe as për dhembshuri”. Ua kthej: “As ne nuk do ta bënim. Por e bëjmë
              për dashurinë ndaj Tij”.
    Pas kësaj munda të kuptoja lehtësinë me të cilën Motrat buzëqeshin dhe i përballojnë situatat. Me
ngadalë fillova të kuptoja thellësinë e përkushtimit të tyre. Betimi për besnikëri ndaj papërlyeshmërisë
kërkon që zemra e tyre t‟i jepet Krishtit.
              “Jam martuar me Të, si ta themi, siç je martuar ti me bashkëshorten tënde”,
- u shpreh njëherë rastësisht Nënë Tereza. Sipas betimit për përunjësi, Motrat i
përkushtohen Atij me vullnetin e tyre të lirë. Sipas betimit për respektimin e varfërisë,
ato zotohen që të jetojnë si të varfërit, në mënyrë që t‟i trajtojnë ata si të barabartë. Ato
nuk pranojnë para, madje as edhe një gotë çaj në shenjë mirënjohjeje. E si mund të
shprehet mirënjohje me stimuj materialë, kur kemi të bëjmë me shërbimin që i bëhet
Zotit, për Zotin dhe që vjen prej Zotit? Betimi i tyre i katërt është shumë i veçantë për
urdhrin e tyre. Në punë e sipër Nënë Tereza me kënaqësi u jep mundësinë të pasurve
dhe njerëzve të rëndësishëm të ndihmojnë në këtë punë. Njëherë në Kaligat më ka
qëlluar të shoh dy senatorë amerikanë dhe një zonjë të pasur nga Nigeria, të ulur në
gjunjë duke kruajtur e fërkuar dyshemetë e Shtëpisë së të Sëmurëve që Lëngojnë.
Nënë Tereza më përshëndeti me kokë dhe më tha: “Kjo është bukuria e punëve të Zotit,
që ka përfshirë kaq shumë njerëz”. Dhe shtoi me zë të butë: “U jap mundësinë t‟i prekin
të varfërit”.
    Kur e pyeta Nënë Terezën, nëse varfëria përbënte forcën e saj, ajo m‟u përgjigj se, në të vërtetë,
varfëria ishte liria e saj. Kur u largua nga Manastiri Loreto i Kalkutës në Entali, e gjithë pasuria e saj
përbëhej nga tri sari dhe nga pesë rupi. Besimi ishte e vetmja gjë që kishte me bollëk: besimi në misionin
e saj, që Ai do t‟i tregonte rrugën dhe që Ai do t‟ia ngjallte. Kur vajti për herë të parë ne Motixhil, ajo nuk
e pa të nevojshme të bënte ndonjë anketim a ndonjë plan për të siguruar fonde. Ajo thjesht e ndjeu që
ishte e nevojshme të ngrihej në shkollë. Ajo nuk tërhiqej, pavarësisht se nuk kishte ndërtesë, karrige ose
tryeza. Në një vend të hapur, midis barakave, ajo, me një copë shkop, filloi të gërvishtte në tokë alfabetin
e Bengalit. Erdhën disa fëmijë dhe pastaj, me kalimin e ditëve, fëmijët sa vinin e shtoheshin. Banorët e
lagjes filluan të dhuronin dikush dy karrige, dikush një tryezë dhe një dërrasë të zezë. Brenda pak ditëve
shkolla e vogël u bë një realitet.
    Të varfërit e Motixhilit kishin nevojë edhe për ndihmë mjekësore. Nënë Tereza merrte vesh nga
mjekësia, por nuk kishte barna. Ajo kishte mësuar të kërkonte lëmoshë, sipas traditës së lashtë të lypësve.
Të gjitha barnat që mundi të grumbullonte, u shpërndanë me shpejtësi, sepse kishte kërkesë të madhe për
to. Shumë vetë kishin nevojë të shtroheshin urgjentisht në spital. Kur spitali, për mungesë vendesh, nuk
pranonte të shtronte ndonjë grua që ishte në prag të vdekjes, Nënë Tereza nuk luante nga dera, derisa
spitali të dorëzohej. Me kalimin e kohës, ata jo vetëm që u mësuan t‟i përgjigjeshin asaj vetëm me “po”,
por i dërgonin edhe ambulancën, sa herë që e kërkonte. Shpejt ajo do hapte dispanserinë e saj të parë.
Gjatë këtyre dyzet e tre vjetëve të shkuara, institucionet e Misionareve të Bamirësisë përfshijnë jo vetëm
shkolla dhe dispanseri, por edhe jetimore për fëmijët e braktisur, për lebrosët, për të mjerët dhe për ata që
vuanin në lëngatë. Kohët e fundit ato kanë hapur qendra për ata që vuajnë nga SIDA.
    Deri në vitin 1990 ishin hapur 456 qendra në më shumë se njëqind shtete. Gjatë atij viti u ushqyen 500
000 familje, u dha mësim në 124 shkolla për 20 000 fëmijë të lagjeve të varfëra, u kuruan 90 000 pacientë
me lebër dhe 17 048 “të izoluarve” iu bënë vizita shtëpie. Në gjashtë qendra u strehuan 661 pacientë që
vuanin nga SIDA, prej të cilëve tetëdhjetë e tetë vdiqën brenda vitit. Nga mësimet fetare, te vizitat e të
burgosurve, nga shtëpitë për fëmijët e braktisur te shtëpitë për alkoolistët dhe të droguarit. Misionaret e
Bamirësisë kanë krijuar një organizatë shumëkombëshe që kujdeset për të varfërit dhe të pashpresët.
Motrat mund t‟i gjesh në vendet më të pazakonshme në të gjitha kontinentet. Njëherë e pyeta Nënë
Terezën, nëse kishte ndonjë vend ku nuk arrinte ndikimi i saj. Ajo m‟u përgjigj duke qeshur:
              “Po të ketë të varfër në hënë, edhe atje do të shkojmë!”
    Në kohën e sotme, kur ka rënë interesi për t‟u bërë klerik, Misionaret e Bamirësisë janë shtuar
pothuajse deri në 4000 veta. Disa qindra vajza presin me padurim të futen në një jetë me vështirësi
pothuajse të pakuptueshme. Ndër kriteret kryesore për pranimin e tyre janë: natyra e qeshur, shpirti
praktik dhe shëndeti i mirë. Përgatitja e Motrave dhe administrimi i përgjithshëm bëhet kryesisht nga
Shtëpia e Nënës, siç quhet vendi ku qëndron Nënë Tereza në 54 A Louer Sërkjular Roud. Është një zyrë e
vogël, që gjatë ditës drejtohet nga tri motra, të cilat qëndrojnë përkulur mbi ca makina shkrimi rangalle,
ndërsa vetë Nënë Tereza largohet në orën dhjetë të darkës. Ajo merret me mesazhet, kërkesat e ngutshme
dhe me korrespondencën e saj deri në orët e vona të natës. Shumë nga shënimet dhe letrat që kam marrë
gjatë viteve, janë shkruar gjatë këtyre orëve të vetmisë. Ngandonjëherë, kur e kam parë me sy të rënduar
dhe e kam pyetur, pse nuk fle të paktën gjashtë orë, ajo më është përgjigjur duke qeshur se do të ketë plot
kohë për të fjetur më vonë.
    Në vitet e para të njohjes sonë, unë e takoja Nënë Terezën pothuajse sa herë që ajo ishte në Delhi. U
bëra një vizitor i përhershëm në “ashramin” e saj në Delhi. Ngandonjëherë ajo do të më vinte papritur,
ashtu si veproi ditën e parë, duke hapur derën e zyrës sime dhe duke m‟u drejtuar me një buzëqeshje
çarmatosëse: “Mund të vij?” Në raste të tjera, kur ajo kalonte nga Delhi, unë shkoja në aeroport për ta
takuar. Më vinte mirë kur i vonohej avioni, sepse kështu më jepej mundësia që të bisedoja më gjatë me të.
    Një ditë iu luta të bëja diçka me duart e mia. Ajo ma kuptoi kërkesën. Nënguvernatori më dha leje të
premteve mbasdite, të cilat fillova t‟i kaloja duke punuar me pacientët lebrosë dhe me të moshuarit
varfanjakë të Nirman Hridejit.
    Ishte e natyrshme që gjatë viteve Nënë Tereza dhe bashkësia e Motrave të saj të bëhej pjesë e pandarë
e jetës sime familjare. Ajo vinte për vizitë dhe bekonte familjen tonë, miqtë dhe fqinjët. Kur erdhi për
herë të parë, u hap fjala me shpejtësi rrufeje në të gjithë lagjen dhe shumë shpejt në shtëpinë tonë
vërshuan njerëzit. I thashë të na drejtohej të gjithëve, dhe ashtu bëri, duke na folur nga thellësia e zemrës
së saj për nevojën që kishin familjet për t‟u lutur së bashku dhe për të qëndruar së bashku.
    Asokohe Nënë Tereza na shkruante letra dhe shënime duke na nxitur me bekimin e saj. Nganjëherë ajo
na dërgonte lutje të gatshme. Na tregonte rrugën në kohë të vështira. Kur fëmijët e mi ishin në ankth para
provimeve, ajo lutej për ta. Madje ajo mbajti një meshë të veçantë për mua, kur e quajti të nevojshme.
Njëherë, pas një shtrëngate që pata në jetën time, kur ajo më pyeti se si i kisha hallet dhe unë iu përgjigja
se isha mirë, ajo ma ktheu duke qeshur: “Po të jetë ashtu, atëherë nuk do të falem më për ty.”
    Në tetor të vitit 1988 Nënë Tereza erdhi në Delhi për të mbajtur një raport për librin që kisha shkruar
posaçërisht për sëmundjen e lebrës në Indi. Popullariteti i saj është aq i madh, saqë atë ditë të gjithë
sheshet ishin mbushur plot e përplot me njerëz shumë më parë se të vinte Nënë Tereza. Kur i erdhi radha
për të folur, ajo iu drejtua njerëzve që bashkë me të të lexonin me zë të lartë lutjen për paqe të Shën-
Françeskut të Asisit, kopjet e së cilës, sipas porosisë së saj, i kisha shpërndarë paraprakisht. Ajo foli
thjesht dhe pa bujë. Iu foli të pranishmëve rreth punës së Misionareve të Bamirësisë me të sëmurët
lebrosë, duke i ftuar ata të ndihmonin sipas mundësive që kishin. Foli edhe për “sëmundjen e lebrosës në
Perëndim”, për ata njerëz që jetojnë të vetmuar, të cilët ajo i quajti “të mbyllur në vetvete”. Ajo theksoi
nevojën që lutja të bëhej përsëri pjesë përbërëse e jetës familjare dhe të ndihmoheshin fqinjët, kur kishin
halle. Ajo solli shembullin e një familjeje prej gjashtë vetësh në Kalkutë, e cila kishte dy ditë pa bukë.
Sytë e fëmijëve ishin zgurdulluar nga uria. Kur u shpuri pak oriz, familja e ndau racionin më dysh, për t‟ia
dhënë gjysmën familjes përbri, e cila ishte pa bukë. Të varfërit, tha ajo, japin gjithmonë. Ajo që i kishte
bërë më shumë përshtypje ishte se ata i njohin hallet e njëri-tjetrit. Ajo fliste për të vërteta të njohura: për
dashurinë që fillon në familje, dhe për gëzimet që duhet të ndahen, sidomos brenda familjes.
    Nënë Tereza nuk është ndonjë oratore e përkryer. Atë mbrëmje ajo nuk tha ndonjë gjë të re që nuk e
kishte thënë edhe herë të tjera. Megjithatë, kur mbaroi së foluri, të pranishmit i pllakosi heshtja. Ishte një
heshtje e magjishme, të cilën asnjeri nuk guxonte ta thyente. Për disa sekonda dëgjova vetëm zërin e një
gruaje të pasur dhe fodulle që ishte ulur pranë meje. Nënë Tereza i kishte prekur ndonjë tel të zemrës dhe
ajo po qante. Papritmas një vajzë e re u ngrit nga karrigia dhe u sul drejt Nënë Terezës për t‟i kërkuar një
autograf. Pastaj erdhi e ëma e saj. Morën guximin dhe të tjerët dhe përreth Nënë Terezës u grumbulluan të
gjithë, pjesa më e madhe e tyre mbanin në dorë kopje të raportit që iu ishte shpërndarë. Mbi to ajo
shkruante pa u lodhur njëzet e dy shkronja: “Të bekoftë Zoti, N. Tereza M.B.” Kishte rënë nata kur u
largua i fundit. E dërrmuar, por me një buzëqeshje të lodhur, ajo u mbështet në karrige. U përkul dhe më
mbështolli duart e mia në të sajat dhe pëshpëriti me vete: “Jezu, po e bëj për ty. Këto njëzet e dy shkronja
janë për ty.”
    Menjëhere pas kësaj ngjarjeje unë e pyeta Nënë Terezën nëse do të më lejonte të shkruaja një libër për
të. Reagimi i parë i saj ishte se ajo nuk kishte dëshirë të bëhej një tjetër përmbledhje e fjalës së saj në
formën e një biografie. Pastaj si u mendua pak, tundi kokën dhe tha: “Shkruaj për punën.” Nuk e
shqetësonte fakti që unë nuk i përkisja besimit të saj.
    Për katër vjet me radhë ajo më zuri besë dhe më dha një letër që u drejtohej të gjitha motrave të saj, që
të më lejonin të njihesha me punën e tyre dhe t‟u përgjigjeshin pyetjeve të mia; këtë letër e përdora shpesh
gjatë udhëtimeve të mia. Shkoja shpesh në Kalkutë, ku Nënë Tereza më pyeste gjithmonë sa herë që më
takonte: “E mbarove librin?” Tre vjet më vonë, ca nga punët e shumta dhe ca nga ankthi, nuk kisha
hedhur asnjë fjalë në letër dhe i thashë Nënë Terezës se, meqë isha nëpunës, doja t‟i mblidhja të gjitha të
dhënat. Ajo më dha të drejtë dhe nuk më pyeti më. Qysh atëherë, sa herë që shkoja në Shtëpinë e Nënës,
ajo do të thoshte: “Aha, erdhe më në fund?” Dhe vazhdonte të më ndihmonte duke iu përgjigjur
breshërive të pyetjeve të reja. E vetmja fushë ku ajo rrinte gojëkyçur, ishte jeta e saj personale, të cilën ajo
e shmangte si të parëndësishme.
    Nënë Tereza nuk dorëzohet lehtë përpara shkruesve të biografisë. Iu përsërit gjithmonë të njëjtin
refren: që ajo vetë nuk është asgjë tjetër veçse një laps në dorën e Zotit. Gjithsesi, hollësirat biografike të
jetës së hershme të Nënë Terezës janë të pakta dhe nuk janë të njohura për këdo. Pyetjeve për jetën në
Shkup, ndikimin e nënës së saj dhe ndarjen prej familjes së saj, kur ishte tetëmbëdhjetë vjeç, ajo u
përgjigjej në vija të trasha, pa e përqendruar vëmendjen në bisedë, buzëqeshja e saj të çonte te puna e
bashkësisë dhe te problemet e përditshme. Ndërsa, kur ishte fjala për njëzet vjetët që kaloi si murgeshë e
Loretos, ajo fliste për bashkëkohëset e veta, të cilat, nga ana e tyre, më flisnin për ditët që kishin kaluar
me të si bashkënxënëse ose si mësuese. At Celeste van Eksem, tek i cili ajo rrëfehej gjatë momenteve
vendimtare kur u fut në rrugën e Zotit dhe më pas, më foli për ngjarjet e atyre viteve të rëndësishme të
formimit të saj. Por entuziazmi i saj ishte ngjitës dhe arrinte pika kulmore kur ajo fliste kryesisht për
punën e saj dhe për besimin e saj te Zoti, te ringjallja e Krishtit dhe mesha.
    Edhe pse isha i ndërgjegjshëm që Nënë Tereza më kishte porositur të shkruaja rreth “punës”, e kisha të
vështirë ta ndaja atë nga MISIONI që ajo kishte ngritur. Frymëzimi, thjeshtësia dhe hijeshia e saj ishin si
fije të padukshme që lidhnin së bashku të tërën. Sa herë që shkoja dhe i pyesja Motrat, ato shpesh më
thonin: “Pyet Nënën”. Mësimet e saj, besimi dhe shembujt e përditshëm pasqyrohen thellë në punën e
bashkësisë. Madje edhe kur bisedoja me Motrat në vendet larg Indisë, ato gjithmonë më thonin: “Nëna
kështu” dhe “Nëna ashtu”. Sikur ajo të ishte e pranishme në dhomën pranë dhe do të hynte në çdo çast për
t‟i shpëtuar nga pyetjet e mia dhe për t‟u dhënë mundësinë t‟i ktheheshin përsëri “punës së vërtetë”.
    Vetë puna e saj ka pasur një ndikim të thellë edhe në vendet më të vështira dhe në qarqet më të larta.
Kur Bashkimi Sovjetik nuk iu përgjigj kërkesës së saj për të hapur një manastir, ajo iu drejtua presidentit
Gorbaçov duke i dërguar atij përshëndetje ditën e Shën-Mihalit! Iu lut presidentit Bush dhe presidentit
Sadam Hysein ta ndërprisnin luftën që po shkatërronte jetën e miliona njerëzve të pafajshëm dhe, pas
ndërprerjes së luftimeve, ajo mori leje nga presidenti i Irakut për të hapur gjashtë qendra në vendin e
shaktërruar nga lufta. Shumë vende i kanë bërë asaj nderet më të larta. Pa pasur mbështetje tjetër, përveç
të varfërve dhe njerëzve të pafuqishëm, ajo ka fituar të drejtën për t‟u futur rregullisht në sallat e pushtetit.
Nuk ka rëndësi nëse ajo e pranon apo jo këtë fakt, por murgesha tetëdhjetedyvjeçare është një forcë
gjigante e Kishës. Nënë Tereza do të tmerrohej, po ta merrte vesh që prelatin e Kalkutës e kanë quajtur në
Vatikan si “arqipeshkvin” e Nënë Terezës. Kardinalët ëndërrojnë që t‟i shohin me të. Papa e pret kur ajo
shkon në Romë sikur të priste fëmijën e tij. Megjithatë, ajo është përunjësia vetë.
    Nuk ka qenë e lehtë për ta përfshirë Nënë Terezën brenda një libri të thjeshtë. Sepse çdo takim që kam
pasur me këtë grua me pamje të zakonshme, më ka lënë mbresa të pashlyeshme. Më kujtohet te dilte e
gëzuar nga një avion i linjës ndërkombëtare, duke mbajtur në duar dy çanta të rënda plastike të mbushura
me biskota, sapun dhe ushqime të tjera, dhuratë nga kapiteni për fëmijët e Shishu Bavanit. E kam parë
duke i dhënë zemër një gruaje të deformuar nga sëmundja e lebrosës dhe të braktisur nga djemtë e saj. Më
kujtohet kur e fotografonin te përqafonte një fëmijë gjashtë vjeç, prindërit e të cilit më thanë më vonë se
mjekët e Kalkutës i kishin hequr çdo shpresë. Fëmija po vdiste nga një sëmundje e pashërueshme. Pastaj
një ditë Nënë Tereza erdhi papritur. Ra në gjunjë për t‟u falur në këtë shtëpi të një familjeje të mesme
dhe, me sa duket, kishte ndodhur një mrekulli: gjatë dy vjetëve të fundit fëmija ishte më mirë dhe kishte
shtuar në peshë. Një herë unë me bashkëshorten time nuk e takuam dot në aeroportin e Delhit për linjat e
brendshme, sepse një makinë e kishte pritur tek avioni dhe e kishte marrë atë me shpejtësi; më pas ajo do
të më thoshte me shaka se duhet të kesh ndonjë përfitim, po të jesh Nënë Tereza! Më duket sikur e kam
parë dje atë skenë kur fytyrën e saj e kishte pushtuar habia dhe lumturia në çastet kur rroku një bebe të
lindur shtatanik që e kishin braktisur dhe ia kishin vënë te pragu i shtëpisë dhe kur ajo thirri e
gëzuar: “Është ende gjallë! Dashtë Zoti që vajza të jetojë.” Më kujtohen ditët e fillimit, kur ajo ecte me
kilometra të tëra për të kërkuar një dhomë ku mund të fillonte punën; dhe thoshte se edhe kjo është një
sakrificë; asnjëherë nuk ka treguar as më të voglin dyshim se gjithçka që bënte, ishte për të një lumturi e
veçantë në shërbim të Zotit!
    Si indu që jam, nuk e shmang dot ndjenjën eklektike, prandaj më është dashur kohë të kuptoja
plotësisht që Nënë Tereza është gjithmonë me Krishtin në çdo orë të ditës, qoftë kur është në meshë, qoftë
kur përkujdeset për njerëzit. Për „të Krishti i kryqëzuar nuk ka dallim nga ai që shtrihet i vdekur në rrugët
e Kaligatit. Asnjëri nuk mund të ekzistojë pa tjetrin; ata nuk janë veçse një i vetëm. Nuk ka kundërshti në
fjalët e saj të përsëritura shpesh se njeriu duhet t‟i ndihmojë fqinjët. Për Nënë Terezën, të duash fqinjin
tënd, do të thotë të duash Zotin. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të, dhe jo madhësia e misionit të
saj, as fuqia që të tjerët mund të shohin tek ajo. Në një takim që pata kohët e fundit, ajo ma shpjegonte
këtë në mënyrë të thjeshtë e të qartë duke më thënë: “Nuk na kërkohet të jemi të suksesshëm, por të jemi
besnikë.” Jeta e saj ka shërbyer si shembull i besimit: besim në lutje, në dashuri, në shërbim dhe në paqe.

   Gruaja më e fuqishme në botë

    Ishte viti 1981. Nënë Tereza sapo ishte kthyer nga një mision në Etiopi. Një
thatësirë e tmerrshme në pjesën veriore kishte kërcënuar qindra mijë njerëz. Kishte
marrë me vete disa qindra kilogramë barna dhe ushqime nga Kalkuta, por këto ishin
vetëm një pikë në oqeanin e madh të kërkesave. Sado që kishte shumë agjenci
ndërkombëtare që ndihmonin qeverinë etiopiane, kishte më shumë rrëmujë, sesa
bashkëpunim. Edhe gjendja e keqe e rrugëve e bënte më të vështirë për t‟i
transportuar furnizimet në dhjetëra fshatra në brendësi të vendit, ku kishte më shumë
nevojë.
    Madje edhe pasi u kthye në Kalkutë, shqetësimi i saj nuk u ul. Së bashku me Motrat e saj, ajo u lut
(madje dhe agjëroi), që të shmangeshin tragjeditë e tjera. Më në fund, si një frymëzim, ajo i shkroi një
letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Një javë më vonë atë e morën në telefon nga Shtëpia e Bardhë.
Në telefon foli vetë presidenti Regan. Ai e falënderoi për letrën dhe e siguroi në emër të popullit amerikan
dhe të vetes se do të bënte çfarë ishte e mundur që ndihma të mbërrinte shpejt dhe atje ku duhej më
shumë. E mbajti fjalën. Jo vetëm që qeveria amerikane dërgoi me shpejtësi ushqime dhe barna, por u rrit
në mënyrë të ndjeshme bashkëpunimi me agjencitë e tjera të ndihmave. “Pas kësaj, lavdi Zotit, furnizimet
filluan të vinin normalisht dhe helikopterët shpërndanin ushqime nëpër fshatra.” Pikërisht atëherë unë ia
thashë për herë të parë, gjysmë me shaka, por me një ton serioz, që [u]ajo ishte gruaja më e fuqishme në
botë[/u]. Pa i bërë përshtypje, ajo m‟u përgjigj me buzë në gaz:
              “Do të doja të isha. Sepse atëherë do të sillja paqe në të gjithë botën.”
    Pa zona elektorale, përveç të pafuqishmëve dhe të varfërve, hyrja e Nënë Terezës në sallat e pushtetit
ishte po aq e lehtë, sa dhe vizitat e saj në lagjet më të ndyra. Në Kalkutë ajo mund të shkojë dhe shkon në
çdo kohë drejt e në zyrën e kryeministrit me influencë të Bengalit Perëndimor. Të gjithë e dinë në Kalkutë
se ai nuk e ka kthyer asnjëherë mbrapsht Nënë Terezën. Një herë kur e pyetën se çfarë kishte të
përbashkët me Nënë Terezën, midis atij që ishte ateist dhe kryetar i një shteti marksist, dhe asaj për të
cilën Zoti ishte gjithçka, ai u përgjigj: “Të dyve na lidh dashuria për të varfërit.” Kur ai ishte shtruar në
spital nga zemra, ajo i shkoi për vizitë dhe në krye të Motrave të saj u lut për shërimin e tij.
    Si kryeministrja Indira Gandi, ashtu dhe djali i saj Raxhiv, kur ai u bë kryeministër, e prisnin atë sa
herë të donte. I pëlqente miqësia e ngushtë që kishte me Indira Gandin. Sa herë që Nënë Tereza i
shkruante, ajo do të merrte gjithmonë një përgjigje të shpejtë. Indira Gandi shkruan: “Të takohesh me të
do të thotë të ndihesh krejt e përulur, të ndiesh pushtetin e butësisë, forcën e dashurisë.” Sado që nuk
ishin në një mendje me programin e sterilizimit të popullsisë që zbatoi qeveria gjatë viteve të emergjencës
- Nënë Tereza kishte shkruar e folur kundër tij - kur Indira Gandin e përçmuan në zgjedhjet e 1977-ës
dhe, si rrjedhojë, e përzunë nga pushteti, Nënë Tereza shkoi ta takonte. Kur e pyetën përse e merrte
mundimin, ajo u shpreh publikisht: “Ajo është shoqja ime”. Një thënie që ajo e përsëriti më shumë se një
herë. Natyrisht, ndjenjat e Nënë Terezës nuk kanë të bëjnë fare me politikën.
    Nënë Terezës nuk i janë hapur të gjitha dyert vetëm në Indi. Kudo që ndodhet, nëse e ndien që ka
nevojë për një kryetar bashkie ose për udhëheqësin kryesor të vendit, zakonisht atë e presin menjëherë. Të
gjithë e kanë të qartë që ajo nuk shkon për veten e saj, por për problemet që kanë të bëjnë me të varfërit
ose për ndonjë vështirësi që mund të hasin Motrat. Presidenti Miteran i Francës, kryeministri Mejxhër i
Mbretërisë së Bashkuar, presidenti Regan dhe presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara Bush, Mbreti
i Belgjikës, Mbreti i Spanjës dhe lista pa mbarim e anëtarëve më ekskluzivë të klubeve të botës e quajnë
atë miken e tyre. Natyrisht, po të të shohin tok me Nënë Terezën, bën një figurë të mirë. Ka pasur raste
kur kryetarë shtetesh dhe qeverish kanë qarë hallet me të në kohë të vështira. Të jesh në krye, zakonisht je
shumë i vetmuar dhe ata në krye të piramidës zakonisht nuk kanë shumë shokë që të mund të qajnë hallet
e shpirtit.
    Atë van Eksemi më tregoi një ngjarje komike që flet për takimin e saj me ish-presidentin e Pakistanit
gjeneral Zia-Ul-Haq. Në përgjigje të një ftese nga peshkopi i vendit, Nënë Tereza vendosi të vizitonte
Pakistanin. Ajo kërkoi një vizë për pasaportën e saj indiane në ambasadën pakistaneze në Nju Delhi. Jo
vetëm që ia dhanë vizën, por atë e ftoi vetë gjenerali Zia-Ul-Haq për të vizituar çdo pjesë të vendit. Për ta
lehtësuar këtë, ai vuri në dispozicion avionin e tij personal. Me zemërgjerësi ai e ftoi Nënë Terezën të
hapte manastire ku të donte. Megjithatë, me një kusht: Ajo mund të sillte murgesha nga e gjithë bota, me
përjashtim të Indisë. “Nuk besoj se Nënë Tereza e mori këtë seriozisht, sepse ka disa murgesha indiane në
degët e Misionit në Pakistan,” - tha Atë van Eksemi.
    Fatkeqësitë e natyrës e shpunë atë me ngut në fqinjin tjetër të Indisë, në Bangladesh. Në fillim të majit
1991, kur isha për vizitë te Nënë Tereza në Kalkutë, një ciklon shkatërrues rrënoi zonën bregdetare të
Bangladeshit. Si pasojë e kësaj tragjedie, vdiqën afro 300 000 njerëz. Nënë Tereza sapo dilte nga spitali
nga një sëmundje në zemër. Pa marrë parasysh këshillën e mjekut, ajo vendosi të shkonte. E shoqëruar
nga dy Motrat e saj, ajo paketoi me të shpejtë disa kuti me barnat kryesore.
    E di që as nuk ka kohë t‟i lajmëronte Motrat e saj në Daka se do të shkonte. Natyrisht që askush tjetër
nuk dinte gjë për vizitën e saj. Megjithatë, sapo mbërriti, media ndërkombëtare e fokusoi murgeshën e
sëmurë duke vizituar skenat e shkatërrimit. Gjatë vizitës së saj ajo shoqërohej nga kryeministri i
Bangladeshit, Begun Kaleda Zia. Kur helikopteri i tyre u detyrua të ulej nga koha e keqe, ngjarja u dha
nga të gjitha rrjetet televizive. Kur u kthye në Kalkutë, më tha: “Bëra mirë që shkova. Varfëria dhe
tragjedia njerëzore ishin të tmerrshme. Nevoja më e ngutshme është të dërgohen ushqime dhe barna dhe
diçka për të pastruar ujin. Motrat e mia janë atje për të ndihmuar ku ka nevojë.” Fatkeqësitë natyrore,
sidomos në vendet e Botës së Tretë, janë shpesh jashtë interesave të Perëndimit. Duke parë programet
televizive për Nënë Terezën, u bë e qartë se prania e saj në zonat e rrënuara ndihmoi për të nxitur
opinionin ndërkombëtar për të marrë masa të menjëhershme.
    Një nga takimet e saj më interesante ishte ai me gjykatën etiopiane, para se të bëhej grushti i shtetit, i
cili rrëzoi perandorin Haile Selasinë. Në vitin 1973 Nënë Tereza me vështirësi të mëdha kishte mundur të
hapte një mision në Etiopi. Vetëm pas një takimi me vajzën e perandorit Haile Selasi, që edhe ky nuk
kishte qenë i lehtë për t‟u rregulluar, u hap rruga për një audiencë me perandorin. Nënë Terezën e kishin
lajmëruar që të mos mbante shumë shpresë, sepse shumë organizata fetare dhe shoqërore ishin përpjekur
të fillonin punë në Etiopi, por më kot. Nga fryma praktike që e karakterizonte, ajo do ta kuptonte
menjëherë që këtë punë e kishte në dorë vetëm perandori. Audienca u parapri nga një seancë me
çamberlenin e Pallatit, e cila u zhvillua në këtë mënyrë:

   “Çfarë kërkon nga Qeveria?”
   “Asgjë, - u përgjigj Nënë Tereza, - Unë kam ardhur që të ndihmoj bashkë me Motrat e mia duke
punuar me njerëzit e vuajtur e të varfër.”
   “Çfarë do të bëjnë Motrat?”
   “Ne do të ndihmojmë falas dhe me gjithë shpirt më të varfërit e të varfërve.”
   “Çfarë synimesh kanë?”
   “Ne përpiqemi të sjellim dashuri e mirësi për ata që nuk i do njeri.”
   “E kuptoj që ju paskeni një qëndrim të ndryshëm. U predikoni njerëzve, por a përpiqeni t’ua
ktheni fenë?”
   “Puna jonë e dashurisë nxit te njerëzit që vuajnë, dashurinë e Zotit për ta”.

    Kur e shpunë Nënë Terezën te perandori, përgjigjja e tij ishte e papritur. Foli vetëm pak fjalë:
    “Kam dëgjuar për punën e mirë që bëni. Jam shumë i lumtur që erdhët. Po, le të vijnë Motrat e tua në
Etiopi.”
    Pa u mbushur viti, më 12 shtator 1974, perandorin tetëdhjetenjëvjetar e hoqën nga froni me një grusht
ushtarak dhe e burgosën në Adis Abebë bashkë me të gjithë familjen. Kushtet në burg ishin aq të
tmerrshme, saqë u bënë protesta. Shumë kryetarë shtetesh në Afrikë, në Europë dhe kudo i shkruan
qeverisë revolucionare, duke i kërkuar një trajtim njerëzor për familjen mbretërore të dikurshme. Haile
Selasie vdiq në hetuesi. Nënë Tereza do të më tregonte se ajo ishte e vetmja që u lejua t‟i takonte në burg,
dhe më vonë mundi që t‟i ndihmonte për t‟i liruar.
    Është krejt e kuptueshme që marrëdhëniet e saj me kreun e Kishës Katolike, Papa Gjon Pavlin II, të
jenë shumë të mira. Ajo gjithmonë i drejtohet atij si “Atë i Shenjtë” dhe e quan si baba të vërtetë. Asaj i
pëlqen thjeshtësia e tij. Ajo e vlerëson shumë ndihmën e tij për të ngritur në Vatikan një qendër për
Misionaret e Bamirësisë, ku u hap një kuzhinë supe për të mjerët e Romës. Jo vetëm që kjo shërben si një
dëshmi e pranisë së të varfërve, por kjo ka shërbyer edhe për të çmitizuar idenë për Vatikanin, si një oaz i
pasurisë dhe i madhështisë. Natyrisht që Papa e admiron atë për përkrahjen e hapur ndaj vlerave
tradicionale të Kishës.
    Në 22 janar 1992 unë pata fatin të takohesha me Papën në Vatikan, një takim i organizuar nga vetë
Nënë Tereza. Më shpunë në një dhomë të vogël personale, u kalova pak minuta vetëm me të. Në atë kohë
Nënë Tereza ishte shumë e sëmurë në një spital të Kalifornisë. Papa po lutej për shërimin e saj dhe e
priste që ajo të kalonte nga Roma, kur të shkonte në Kalkutë. Kujtoi vizitën që kishte bërë në Kalkutë në
fillim të shkurtit 1986. Kishte shkuar drejt nga aeroporti në Kaligat. Atje i takoi të gjithë me radhë, jo
vetëm t‟i bekonte, por t‟u shërbente duke u shpënë ushqim dhe ujë. Më tregoi se sa ishte prekur nga kjo
vizitë dhe këtë përvojë e kishte ende të gjallë në kujtesë.
    Folëm për mjedisin që i kishte dhënë Nënë Terezës në Vatikan, tamam ngjitur me dhomën ku ishim
ulur. “Si mund t‟i thosha jo?” - më tha, kur Nënë Tereza i kishte bërë kërkesën. Ishte i lumtur që kishte
vepruar kështu dhe, sa herë që vinin Krishtlindjet dhe kur kishte mundësi, ai shkonte te Shtëpia për t‟u
shërbyer të varfërve.
   Para se të largohesha, i thashë se ai ishte i vetmi njeri të cilit ajo ia dëgjon fjalën për ta ulur ritmin e saj
stërmundues. Ai qeshi dhe më tha: “Kur është fjala për punën, ajo s‟më dëgjon as mua, por do të
përpiqem.”
   Jo të gjitha ndërhyrjet e saj janë të suksesshme. Shumë herë u ka shkruar letra ose ka folur me shumë
autoritete rreth problemeve me të cilat ndeshet. Nga respekti i madh që kanë për të, asaj i vjen gjithmonë
një përgjigje ose një sqarim i menjëhershëm. Por këto nuk pasohen më vonë me veprime konkrete. Disa
çështje, politika qeveritare ose lokale, madje edhe kundërshtimi nga njerëzit, diktojnë të kundërtën.
Nganjëherë çështjet që trajtohen, janë jashtë mundësive të saj. Edhe për këto, po të jetë plotësisht e
bindur, ajo ndërhyn pa u përzier drejtpërdrejt me politikën e problemit. Në një moment, gjatë konfliktit
midis Irakut dhe SHBA, Nënë Tereza iu drejtoi një letër të përbashkët në 2 janar 1991 të dy presidentëve.
Ajo u shkruante:
              “Për një periudhë të shkurtër mund të ketë fitimtarë dhe të mundur në këtë luftë që na ka
              vënë të gjithëve në ankth, por ne nuk mundet dhe nuk do t‟i justifikojmë dot kurrë vuajtjet,
              dhembjet dhe humbjet e jetës që armët tuaja do të shkaktojnë”*(
    Një nga rezultatet që Nënë Tereza nuk e priste, ishte përgjigjja që mori nga ministri i
shëndetësisë së Irakut në fund të luftës, që i ftonte Motrat e saj në Irak për të
ndihmuar jetimët dhe të gjymtuarit.
    Në kohën kur njerëzit e lakmojnë famën dhe punojnë me synimin për ta arritur atë, është ironike që një
grua që përbën një kontradiktë të çuditshme me gjithçka që koha jonë e mban të shtrenjtë, nuk e ka idenë
se sa çmime i janë grumbulluar. Para disa vjetësh Motrat u përpoqën të hartonin një listë, por ajo nuk
ishte e plotë. Sidoqoftë, lista u vjetërua shumë shpejt, sepse brenda të njëjtit vit Nënë Terezës i dhanë mbi
njëzet çmime të mëdha e të vogla. Kështu që Motrat hoqën dorë përfundimisht. Para pak kohe i kërkova
Motrës Prishilla (që mban statistikat e përgjithshme) të më jepte ajo të dhëna që kishte. Psherëtiu dhe më
dha një listë e cila, sipas saj, ishte më e mira që mund të bënte. Ishte bërë para dy vjetësh. Nënthënia ishte
e qartë: po ta quajmë të rëndësishme listën e vlerësimeve, atëherë do të bëja një punë kërkimore dhe do ta
kisha përgatitur vetë. Kjo nuk paskësh qenë një punë e lehtë. Edhe prova që bëra unë për ta hartuar,
mbushi disa faqe. Në fund të përpjekjeve të mia, unë nuk kisha më dyshim se Nënë Tereza e meritonte një
zë të veçantë në enciklopedinë Guinness Book of Records vetëm për këtë çështje.
    Nënë Tereza është një grua që, sado që nuk ka shkuar në universitet, ka një varg doktoraturash nderi të
dhëna nga universitetet më në zë. Ajo ka një doktoraturë nderi në teologji nga Universiteti i San Diegos.
Universiteti i Harvardit i dha asaj doktoraturën e nderit mes duartrokitjeve të stuhishme si kurrë
ndonjëherë tjetër. Ajo ka një doktoraturë tjetër nga Universiteti i Vishva Baratit i Shantiniketanit në
Bengalin Perëndimor, një institucion i themeluar nga Rabintranat Tagora. Që të mos mbeteshin
pas universiteteve, një numër qytetesh amerikane i dhanë asaj çelësat e tyre. Midis
tyre Majami, Skrantoni (Pensilvani), Toledo (Ohajo), Nju Jorku, Njuarku (Nju Xhersi),
San Françisko dhe San Hoze. Revista të panumërta e kanë shpallur atë “Gruaja e
Vitit” në anketimet e tyre vjetore. Për tre vjet me radhë lexuesit e revistës “Good
Housekeeping” shmangën Xheki Kenedin, Madonën dhe mbretëreshën Elisabetë për
t‟ia dhënë votën e tyre “Gruas më të Admirueshme”, një nder i jashtëzakonshëm për
një grua plakë e të rrudhur, të veshur me një sari që kushton rreth një dollar, nga
lexuesit e revistës, faqet e së cilës janë të mbushura me veshje të stinës, me shtëpi
të modës dhe me reklama që rendin me çmenduri pas lëkurës së butë dhe të
përjetshme. Pastaj fytyra e saj zbukuroi pullat postare në Suedi dhe në Indi. Që të mos
mbetej pas, Holanda i vuri një tulipani emrin e saj.
    Megjithatë, vlerësimi i parë i punës së saj, katërmbëdhjetë vjet pasi e kishte filluar, u bë në vendin e
saj të adoptuar. Më 26 janar 1962, në listën e zakonshme të njerëzve të shquar, e cila shpallet Ditën e
Republikës së Indisë, ishte zgjedhur për t‟i dhënë urdhrin e Padma Shri (Urdhri i Lotusit). Kjo ishte hera
e parë që një personi që nuk kishte lindur indu, i jepej ky çmim i lartë. Reagimi i saj i parë ishte
mëdyshja, duke qenë e bindur se nuk kishte bërë ndonjë gjë për ta merituar. Ipeshkvi i Kalkutës do ta
këshillonte që ta pranonte si një njohje e të varfërve. Në shtatorin e atij viti atë e çuan në Sallën Durbar të
Pallatit të mrekullueshëm Presidencial, Rashtrapati Bavan. Duke mos pranuar që ta mernin me veturë nga
manastiri, ajo erdhi me ambulancën e misionit të saj në Delhi, duke shkuar me të përpara gardës dhe
kavalerisë së mrekullueshme presidenciale.
    Ishte e pranishme dhe zonja Pandit, ish-Komisionere e Lartë e Indisë dhe motra e kryeministrit Nehru.
Ajo bën një përshkrim të gjallë të ceremonisë:“Murgesha e veshur me sari, shëmbëlltyrë e përulësisë, u
afrua te platforma. E mori çmimin në duar sikur të merrte një fëmijë të sëmurë ose një njeri që po vdiste.
Salla u mallëngjye. Presidentit iu mbushën sytë me lot. Më vonë, kur po ktheheshim në shtëpi, pyeta tim
vëlla: “A nuk ishte e prekshme?” Më tha: “Nuk e di çfarë ndjeve ti, por unë nuk i mbaja dot lotët.””
    Kur u kthye në Kalkutë, Nënë Tereza do ta varte medaljen me kordele në qafën e një statuje të vogël të
Virgjëreshës, e vendosur në një kuti prej qelqi në Nirmal Hridej në Kalkutë. Ishte e kotë ta bindje se
medalja i përkiste asaj. Edhe sot kjo medalje, e para ndër çmimet e shumta, vazhdon të zbukurojë
statujën, sepse Nënë Tereza është e bindur se asaj i takojnë nderet. Në një kohë shumë të përshtatshme,
disa muaj më pas, erdhi nga Filipinet edhe Çmimi Ramon Magsejsej. Ka qenë viti 1960, kur Nënë
Terezën e lejuan të hapte qendra dhe jashtë arqidioqezës së Kalkutës. Kishte shumë dëshirë të hapte një
qendër për të sëmurët lebrosë në Agra, qyteti i Taxh Mahalit. Tamam atë ditë që ajo u tha Motrave se do
ta shtynte projektin, ngaqë mungonin fondet, erdhi lajmi për çmimin dhe tok me të një shpërblim prej 50
000 rupi, që dukej si një ndërhyrje hyjnore. Në të njëjtën mënyrë, 21 500 dollarët amerikanë, që
shoqëronin Çmimin e Papa Gjonit XIII (1971), u dërguan për nevojat e ngutshme të qendrës lebrose në
Shantinagar. Menjëherë pas kësaj erdhi Çmimi i Fondacionit Jozef Kenedi i Riu. Synimi i fondacionit qe
kërkimi shkencor për shkaqet dhe mënyrën e kurimit të njerëzve me të meta mendore. Nënë Tereza mori
çmimin dhe bashkë me të dhe 15 000 dollarë amerikanë në një ceremoni të mbajtur në Uashington, ku
merrte pjesë e gjithë familja e Kenedit. Me këto para ajo ngriti një shtëpi në Dum-Dum të Kalkutës për
fëmijët me të meta mendore, me paralizë dhe me gjymtime. Me të drejtë, ajo e quajti atë Qendra Kenedi
Nirmala.
    Në 24 nëntor 1983, mbretëresha Elisabetë i dha Nënë Terezës çmimin më të lartë që mund të japë
Monarkia Britanike, atë të Urdhrit të Meritave. Themeluar më 1902 dhe i kufizuar me 24 anëtarë,
miratimi përfundimtar varet nga e drejta absolute e Mbretëreshës. Ceremonia u bë disa muaj më vonë,
gjatë vizitës së Mbretëreshës në Indi për mbledhjen e kryetarëve të qeverive të Komonuellthit më 1984. U
bë në kopshtet e Rashtrapati Bavan, ku qëndronte Mbretëresha dhe personat më të pasur të botës për t‟i
dhënë medaljen gruas që kishte vetëm tri sari. Pas ceremonisë së thjeshtë, të dyja folën vetëm për vetëm
për disa minuta. Kur mblidhja material për këtë libër, e pyeta Nënë Terezën për se kishin folur. “Për
djalin e saj,” - m‟u përgjigj. “Djalin? - e pyeta. - Për cilin djalë? Ajo ka tre?” “Oh! - tha Nënë Tereza. -
Kujtova se kishte një të vetëm. Më foli për princ Çarlin dhe më tregoi se sa shumë ai e admironte punën
tonë. Ai kishte vizituar Nirmala Shishu Bavanin në Kalkutë para ca vjetësh.” Me atë rast, ai ishte lutur tok
me të në kishëzën e tyre të thjeshtë.
    Edhe princesha Diana donte ta takonte Nënë Terezën dhe të shikonte punën e Misionareve të
Bamirësisë. Në shkurt 1992, gjatë vizitës së saj zyrtare në Indi me princ Çarlin, u organizua një vizitë në
Mision. Nuk mundi ta takonte dot Nënë Terezën, sepse murgesha (e cila kishte shpëtuar për mrekulli nga
një atak në zemër, kur po vizitonte njërën nga shtëpitë e Misionit në Tixhuana, Meksikë), ishte keqësuar
përsëri në Romë, kur kthehej për në Kalkutë. Princesha do ta tregonte shqetësimin e saj duke bërë një
ndalim të paparashikuar në Romë, gjatë kthimit, për ta parë atë.
    Princ Filipi ishte i pari nga anëtarët e Familjes Mbretërore që ka takuar Nënë Terezën. Ishte rasti kur
ajo ishte ftuar për të marrë Çmimin e parë për Përparimin në Fe, në Londër më 25 prill 1973. Princ Filipi
ishte treguar i gatshëm që t‟i jepte çmimin. Me atë rast ai foli për “forcën e jashtëzakonshme që ishte
futur në shpirtin e Nënë Terezës.” Ai vuri në dukje se me jetën e saj ajo kishte treguar se çfarë mund të
bëjë njeriu kur besimi është i madh. “Në çdo pikëpamje ajo ka bërë një punë të mirë dhe bota sot ka
shumë nevojë për këtë lloj mirësie, për këtë lloj zemërgjerësie praktike.” Çmimi për fenë ishte më i lartë
se Çmimi Nobel në pikëpamje të vlerës. Qëllimi i tij ishte të nxiste fjalën e Zotit te njerëzit kudo në botë.
Nga 2000 kandidatura prej tetëdhjetë vendesh, juria me nëntë anëtarë nga fetë më të mëdha të botës
zgjodhi Nënë Terezën. Në motivacion thuhej se “ajo ka qenë mjeti i zgjerimit dhe i thellimit të njohurive
dhe i dashurisë së njeriut për Zotin dhe, për rrjedhojë, ka shpënë më tej kërkesat për cilësinë e jetës që
pasqyron hyjninë”. Katër vjet më vonë, në vitin 1977, princ Filipi, tani Kancelar i Universitetit të
Kembrixhit, i dha asaj gradën e nderit të universitetit për teologji. Siç dihej, ky universitet ka qenë qendra
teologjike e Reformacionit pas ndarjes së Kishës së Anglisë nga Roma. Ndoshta për këtë arsye Nënë
Tereza mori rrugën për të shkuar në Angli që të merrte gradën. Këtu, në një fjalim me gjatësi të
pazakontë, ajo foli për eukaristët. Pak më parë, në fjalën e tij hyrëse, princ Filipi ishte shprehur me humor
të hollë se “Hirësia e saj, Nëna, të cilën ne jemi të lumtur ta kemi mes nesh, do të përgjigjej, nëse do ta
pyesnin për karrierën e saj, se ajo nuk kishte rëndësi.” Të pranishmit shpërthyen në brohoritje.
    “Nuk e meritoj”, - ishte reagimi i saj i parë, kur i thanë se ajo ishte caktuar si fituesja e vlerësimit më
të lartë, Çmimit Nobel për Paqe. U dërgoi fjalë organizatorëve se ajo do ta pranonte çmimin “në emër të
të varfërve,” kërkesë të cilën Komiteti Norvegjez i Nobelit e pranoi. Shumë njerëz kishin qenë të
pakënaqur nga përzgjedhjet e mëparshme që kishte bërë Komiteti, sepse jo të gjithë ata që e kishin marrë
çmimin, ishin pëllumba të paqes. Ata donin të rivendosej tradita e mëparshme, kur fituesit ishin të tillë si
Albert Lutuli, Fridxhof Nansen, Albert Shvajcer dhe Martin Luter King i Riu. Zgjedhja e Nënë Terezës
erdhi si një siguri shumë e kërkuar se politika nuk ishte rruga e vetme në luftën për paqe. Kishte shumë që
mendonin se me pranimin e saj Nënë Tereza e kishte lartësuar çmimin.
    Nënë Tereza mbërriti në Oslo më 9 dhjetor 1979, e shoqëruar nga dy rishtaret e saj të para, Motrat
Anjeze dhe Gertrudë. Nëse kishte ndonjë që nuk kishte dëgjuar për të më parë, me ato katër ditë që ajo
qëndroi në Oslo, nuk mbeti më njeri pa e njohur. Që nga koha kur mbërriti, dhe derisa u largua, ajo u vu
në qendër të vëmendjes së medias në mënyrën më të pamëshirshme. Qindra fotografë, ekipe televizive
dhe gazetarë ishin mbledhur posaçërisht në Oslo për ta pasqyruar atë në çdo hap. Madje edhe sot, pas kaq
vjetësh, ajo dridhet kur e mendon. “Unë duhet të shkoj drejt e në parajsë, vetëm nga torturat e atij
publiciteti,” - ka thënë disa herë.
    Më 10 dhjetor 1979, në praninë e Mbretit të Norvegjisë, diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë, si edhe të
një ushtrie të madhe gazetarësh, iu dha Çmimi Nobel (90 000 stërlina) kësaj gruaje të veshur me sari dhe
gjysmë të përkulur në sallën “Aula Magna” të Universitetit të Oslos. Kryetari i Komitetit Nobel të
Suedisë, profesor Xhon Sanes, tha këto fjalë prekëse:
    “Veçoria e punës së saj ka qenë respekti për njeriun, për vlerat dhe dinjitetin e tij. Më të mjeruarit, më
të vetmuarit, fatkeqët që po vdesin, lebrosët e braktisur, janë pranuar nga ajo dhe Motrat e saj me
dashuri dhe me ngrohtësi, pa përbuzje, por të mbështetura mbi respektin për Krishtin te njeriu... Në sytë e
saj njeriu, i cili, në rastin konkret, është marrësi, është gjithashtu edhe dhënësi dhe është ai që jep më
shumë, nga sa merr. Dhënia - dhënie e diçkaje nga vetja - është ajo që të jep kënaqësi të vërtetë, dhe
njeriu që ka mundësi të japë, është ai që merr dhuratën më të çmuar. Atje ku të tjerët shohin klientë ose
myshterinj, ajo sheh bashkëpunëtorë, një lidhje që nuk bazohet në praninë e mirënjohjes nga njëra palë,
por në mirëkuptimin e ndërsjellë, dhe në një ngrohtësi njerëzore e në afrinë që të pasuron... Kjo është jeta
e Nënë Terezës dhe e Motrave të saj - një jetë e një varfërie të ngurtë dhe e ditëve dhe e netëve të gjata,
një jetë ku nuk ka vend për kënaqësi të tjera, por që është më e çmuara.”
    Sanes përfundon: “Nuk ka mënyrë më të mirë për të përshkruar arsyet që Komiteti Norvegjez për
dhënien e Çmimit Nobel morri vendimin e tij, sesa komenti i Robert S. Mak Namaras, Presidenti i Bankës
Botërore, kur u shpreh: “Nënë Tereza e meriton Çmimin Nobel për Paqe, sepse e ka nxitur paqen në
mënyrën më kryesore duke afirmuar patjetërsimin e dinjitetit njerëzor.””
    Fjala e Nënë Terezës për pranimin u parapri, si zakonisht, nga një lutje, kopje të së cilës ishin
vendosur në çdo karrige. Me kërkesën e saj, 800 zëra u bashkuan me të për të lexuar lutjen e pavdekshme
të Shën-Françeskut të Azisit për paqen. Pastaj, fare pa bujë, Nënë Tereza i dha audiencës, që shndriste
nga veshjet luksoze, një përfytyrim të të varfërve, të shpirtit të tyre flijues për të ndarë. U foli për një grua
të cilën e kishte shpëtuar nga rruga. Ajo po vdiste. Nënë Tereza e mori në Shtëpinë në Kaligat për ata që
janë duke vdekur dhe u tha Motrave se ajo vetë do të kujdesej për të.
              “Bëra për të gjithçka që mund të bëjë dashuria ime. E vura në shtrat dhe në fytyrën e saj
              erdhi një buzëqeshje e bukur. Ma mori dorën, dhe më tha vetëm një fjalë: “Faleminderit”,
              dhe më pas vdiq.”
    Pastaj vazhdoi:
              “Nuk mund të mos e analizoja ndërgjegjen time para saj, dhe e pyeta veten se çfarë do të
              kisha thënë sikur të isha në vendin e saj. Dhe përgjigjja ime ishte shumë e thjeshtë. Do të
              isha përpjekur të tërhiqja pak vëmendjen për veten time. Do të kisha thënë: “kam uri, po
              vdes, kam ftohtë, kam dhembje,” ose diçka të tillë, ndërsa ajo dha shumë, shumë më tepër.
              Ajo më dha dashurinë e mirënjohjes.”
    Ajo foli edhe për varfërin e Perëndimit:
              “Në botë, jo vetëm në vendet e varfëra, e kam gjetur varfërinë e Perëndimit më të vështirë
              për ta hequr. Kur marr një njeri nga rruga, të uritur, i jap një pjatë oriz, një copë bukë, dhe
              kënaqem, se ia kam hequr urinë. Por një njeri që është i izoluar, që nuk e do dhe që nuk e
              afron njeri, që është i tmerruar, njeriun që shoqëria e ka flakur - ajo lloj varfërie të vret
              shumë, aq shumë, saqë unë e kam më të vështirë. Motrat tona po punojnë me këta lloj
              njerëzish në Perëndim.”
    Nënë Tereza i bindi organizatorët e Komitetit Nobel që të anulonin banketin e zakonshëm me rastin e
dhënies së çmimit dhe paratë që do të kurseheshin, të përdoreshin për ata që me të vërtetë kishin nevojë
për një darkë. Ky gjest rroku imagjinatën e njerëzve po aq sa edhe dhënia e çmimit. Pati një vërshim
ndjenjash, që solli me vete rezultate më të mëdha sesa ajo që u kursye nga banketi. Njerëz të zakonshëm
në të gjithë Norvegjinë, Suedinë dhe kudo në Europë, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël që dhanë
paratë e tyre të xhepit, mblodhën 36 000 stërlina. Kur iu shtuan edhe 3000 stërlinat e kursyera nga anulimi
i banketit, u bënë gati sa gjysma e shumës së çmimit. Kur e pyeta se si mendonte t‟i shpenzonte paratë e
çmimit, ajo u përgjigj duke qeshur: “Në mendjen time tashmë i kam prishur paratë.”
    Kur u kthye në Kalkutë, e prisnin një varg takimesh. Pas Rabindranat Tagorës, i cili e kishte marrë
Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1913, Nënë Tereza ishte indiania e dytë që merrte një çmim nga
Fondacioni Nobel. “Hareja shpërtheu në Kalkutë”, titullohej kryeartikulli në Statesman, gazetë që e
kishte pasqyruar veprimtarinë e saj qysh në fillim të punës së saj. Përgjigjja e Nënë Terezës ndaj
vërshimit të telefonatave, telegrameve dhe letrave, pa përmendur median që parkonte jashtë Shtëpisë së
Nënës, ishte tipike. Ajo u tërhoq dhe u mbyll për një muaj. Kur doli, fotografët dhe gazetarët ishin
shpërndarë.
    Por pa përfunduar ende mirë kjo veprimtari, erdhi lajmi tjetër që India i kishte dhënë çmimin më të
lartë, atë të Barat Ratnas. Vetëm shtatëmbëdhjetë qytetarë të shquar e kishin marrë këtë çmim. Njëlloj si
çmimi Padma Shri, të cilin e kishte marrë në vitin 1962, kjo ishte gjithashtu hera e parë që Barat Ratna i
jepej dikujt që nuk ishte lindur indian.
    Gjatë viteve unë kam marrë pjesë në një numër ceremonish, ku Nënë Tereza ka qenë e ftuara e nderit
ose kur i është dhënë ndonjë medalje. Në fillim mendoja se sikleti i saj vinte nga lodhja. Me kohë do të
kuptoja se ajo në të vërtetë ishte e shqetësuar. Sa herë që më është dhënë rasti që ta çoj me makinë në
ngjarje të këtilla, ajo, para se të niset, do të bëjë një lutje në kishën e vogël ose do të murmuritë me vete
një lutje në makinë. Dikur më tha se ajo, para se të fliste, lutej për frymëzim. Atë van Eksemi më tha një
sekret: ajo nganjëherë mërzitej nga numri i ftesave që merrte nga kleri. Madje i tha edhe Papës:
              “Atë i Shenjtë, më kërkojnë kaq shumë kardinalë dhe ipeshkvë që të shkoj nëpër takime dhe
              të flas. Nuk mundem, nuk i përballoj dot. Duhet të merrem me kongregacionin tim, me
              Motrat. Tani ato janë përhapur në të gjithë botën. Jam e sëmurë, e vjetër. Më jep një urdhër
              që, kur të më kërkojë ndonjë kardinal ose ndonjë ipeshkv, t‟i them që nuk më lë Ati i Shenjtë
              që të shkoj.”
    Papa iu përgjigj me buzë në gaz: “Do të mendohem.” “Akoma po mendon,” - tha duke qeshur Atë van
Eksemi.
    E vura re këtë siklet, kur isha ulur me të në llozhën e një salle të mbushur plot e përplot, ku ajo do të
merrte një çmim tjetër, dhe këtë herë nga kryeministri i Indisë, Narasimha Rao. Vështroi përreth sallës
dhe tha:
              “Ky publicitet, këto drita, edhe kjo është një formë përvuajtjeje. E pranoj këtë, siç bëra me
              Çmimin Nobel, vetëm si një njohje e të varfërve.”
    Aty nga mesi i ceremonisë së zgjatur të fjalimeve të zakonshme, ajo kërkoi të falur për t‟u larguar se
duhej të kapte avionin për në Kalkutë. Duke shkuar për në aeroport, asaj iu kujtua që e kishte harruar
çmimin mbi katedër. Më tha që ta merrja. E pyeta se ç‟do të bënte me të. “Ta shes - më tha ajo troç. –
 Jam e sigurt që organizatorëve nuk do t‟u mbetet qejfi. Besoj se do t‟i marr nja 10 000 rupi. Paratë do të
vlenin shumë për të blerë barna për pacientët lebrosë në Titagar.”
    Jo rastësisht Nënë Tereza e kishte quajtur Qendrën e Lebrës në Titagar “Gandixhi Prem Nivas” me
emrin e Mahatmas. Nënë Tereza nuk e kishte takuar asnjëherë Mahatma Gandin, por ajo kishte dalluar tek
ai një afrim shpirtëror, sepse të dy i bashkonte vetëmohimi dhe zemërbutësia. Si indian, ai donte të
forconte vlerat kryesore të etnosit kulturor indian dhe, që të bëhej kjo, duhej të përfshiheshin të gjitha
besimet. Duke qenë larg mendësisë së vjetër evangjeliste, jeta dhe puna e Nënë Terezës kanë vërtetuar
gjerësinë e katolicizmit të saj. Ndërsa Mahatma nxitej nga impulse që shkonin më larg politikës, Nënë
Tereza e shmangte plotësisht politikën. Megjithatë, të dy e kuptonin mirë forcën e simbolizmit. Ajo e
zëvendësoi veshjen e murgeshës me sarinë e ashpër të endur nga duart lebrose, ndërsa ai vishte një doti të
punuar me dorë, jo me pala dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, por si një copë e mbështjellë rreth
vitheve dhe barkut. Që të dy kishin të njëjtin qëllim: të njëjtësoheshin me të varfërit, duke u bërë poaq të
varfër sa edhe ata.
    Asnjë murgeshë në historinë e kishës nuk ishte përpjekur të bënte një gjë të tillë kundër traditës.
Pavarësisht nga vështirësitë, ajo e shndërroi varfërinë e saj në liri dhe krijoi nga hiçi i saj një mjet të
fuqishëm për veprime sociale dhe fetare. Ndërkohë, Gandixhi kishte krijuar satjagraha, një përpjekje pa
dhunë drejt së vërtetës. Ai e quante atë argumenti i vuajtjeve që bëhen me dëshirë. Duke e pasur të qartë
që nuk mund të matesh me forcën e Perandorisë me mjetet konvencionale, ai zhvilloi si armën e
tij “thuaj-dhunës-jo”. Me të ai frymëzoi pasuesit e tij që të pranonin madje edhe torturat fizike pa
rezistencë, derisa ushtruesit të dhunës t‟i vinte turp nga vetja dhe të ndalonte. Në këtë mes, si Gandi dhe
Nënë Tereza filluan të njihnin forcën e vuajtjeve të pafajshme.
    Asnjërit nuk i mungonte guximi fizik. Në kulmin e masakrave, Gandi futej mu në qendër të zonave më
të rrezikshme për të ndaluar vrasjet. Nëpërmjet shembullit të tij ai i ktheu grushtet e policisë lathis dhe
burgimin, që dikur ishin poshtëruese, në shenja të përkushtimit shpirtëror dhe moral. Edhe Nënë Tereza
beson se jeta e saj personale nuk ka rëndësi. Shpeshherë ka qenë ndër të parat që ka shkuar në zonat e
goditura nga ciklonet, tërmetet, përmbytjet ose lufta. Kur mbërriti në Beirut në gusht 1982, kur konflikti
kishte arritur kulmin, Nënë Tereza mori vesh se një numër fëmijësh me sëmundje mendore ishin bllokuar,
pa ujë dhe pa ushqime, në Beirutin Perëndimor, ku bombardimet ishin më të mëdha. Pa ua vënë veshin
paralajmërimeve të autoriteteve të vendit, duke përfshirë edhe udhëheqësit e kishës, se ishte vetëvrasje të
shkoje atje, Nënë Tereza me Motrat e saj shkoi atje me një ambulancë të Kryqit të Kuq për të shpëtuar
fëmijët. Ishte një mrekulli që snajperët e ndërprenë zjarrin, duke bërë të mundur që operacioni i shpëtimit
të realizohej.
    Shumë vjet më parë, kur ajo themeloi Shtëpinë për ata që janë në prag të vdekjes, pati një trazirë të
nxitur nga priftërinjtë në tempullin Kali dhe banorët vendas. Ata shkuan në polici të ankoheshin se një
zonjë e huaj po i kthente të varfërit në të krishterë. Pati kërcënime; disa të rinj të inatosur e gjuajtën me
gurë portën e Nirmal Hridejt. Një ditë, kur disa gurë fluturuan me vërshëllimë përmes dritareve, Nënë
Tereza doli përjashta për t‟i qetësuar të rinjtë. Me duar të shtrira përpara, ajo iu afrua turmës. Ajo u
tha: “Më vrisni mua, po deshët, por mos i shqetësoni ata brenda. I lini të vdesin të qetë.” Për disa çaste të
gjata tensionet shpërthyen në ajër. Pastaj ra heshtja dhe agjitatorët e larguan.
    Të dy, Gandi dhe Nënë Tereza, kanë të përbashkët një kombinim të çuditshëm të empiricizmit radikal
dhe të konservatorizmit fetar. Në zemër Gandi mbeti gjithmonë tejet konservator. Edhe Nënë Tereza ka
mbetur besnike ndaj interpretimit zyrtar të doktrinës katolike, sidomos për çështjen e abortit dhe të
planifikimit familjar. Gjithnjë e kanë kritikuar si “gruaja e fundit e bindur” e kishës, një anakronizëm
përballë erërave të liberalizmit. Disa vjet më parë një aktiviste e shquar e lëvizjes feministe do ta
përshkruante Nënë Terezën si një “imperialiste fetare”. Ngjarja doli si titull në shumë gazeta në botë.
Gjynah që nuk e njihte Nënë Terezën më nga afër. Sepse, pa e prishur besimin e saj, Nënë Tereza e ka
përshtatur atë për të bërë të mundur që ajo t‟i kapërcejë pengesat e fesë. Kur Baratija Vidja Bavan, një
organizatë shumë e respektuar indiane, e ngritur për të ringjallur vlerat dhe kulturën indiane, i dha Nënë
Terezës çmimin më të lartë, ata e quajtën atë si “një kryqtare të qetë, por me kurajë, e cila, në një çast të
frymëzuar nga Zoti, kishte nisur një mision të mëshishëm dhe keqardhës, për të lehtësuar dhembjet e
milionave në të gjithë botën - e atyre që janë pa emër, pa zë, të dëshpëruar dhe pa plang e pa shtëpi, të
cilët Mahatma Gandi i pagëzoi si “daridra narajan”.” Presidenti i kësaj organizate përfundon me fjalët:
“Ajo është një nga ato shpirtrat e rrallë që i ka kaluar të gjitha pengesat e racës, fesë, besimit dhe
kombit. Ajo nuk kërkon mbretëri, as ndere, madje as shpëtim të shpirtit ose moksha. Ajo është një
Vaishnavajana e vërtetë - këngëtare e Zotit - e përkushtuar tërësisht ndaj heqjes së pida paraxhi
(dhembjes së të tjerëve), në mënyrën e Mahatma Gandit.”



   Shtojca I

   Një bisedë me Nënë Terezën
    Pyetje: Nënë, kur e shikon të gjithë jetën tënde, a do të thoshe se ka qenë e lumtur?
    Nënë Tereza: Një lumturi që askush nuk mund të ma marrë. Kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim ose
ndonjë dëshpërim.
    Pyetje: Nga e gjithë India vijnë Motrat? Janë të kënaqura familjet e tyre?
    Nënë Tereza: Motrat vijnë nga e gjithë India; prindërit e tyre janë të lumtur t‟ia japin fëmijët e tyre
Zotit, është një gjë e madhe. Është dhe flijim, një sakrificë shumë e madhe. Jo, nuk ka dëshpërim, veç
sakrificës. Sakrifica nuk shkakton dëshpërim, sidomos kur i dorëzohesh Zotit.
    Pyetje: Por sakrifica është një gjë e vështirë?
    Nënë Tereza: Jo, kur ia bën Zotit ka një dashuri më të madhe. Këto vajza duan të japin çfarë është më
e mirë. Ato i dorëzohen Zotit plotësisht. Japin punën, shtëpinë, prindërit, të ardhmen, duke iu përkushtuar
Zotit përmes më të varfërve të të varfërve.
    Pyetje: Gjithë këto vite që jeni ndarë nga familja juaj...
    Nënë Tereza: Kanë shkuar të gjithë në parajsë, s‟ka mbetur më njeri në tokë.
    Pyetje: Po gjatë viteve, pavarësisht nga flijimi, ka edhe lidhje njerëzore.
    Nënë Tereza: Patjetër. Natyrisht, atë askush nuk mund ta ndajë. Bukuria e kësaj pune është se njeriu
ia jep atë Zotit dhe kjo është shumë e rëndësishme. “Nëse do të japësh, dishepulli im, merre kryqin,” -
thotë Jezui. Shumë e thjeshtë, nuk ka vështirësi.
    Pyetje: Kërkon urdhri juaj bindje të plotë?
    Nënë Tereza: Bindje të gjithanshme, shërbim me gjithë zemër, varfëri të plotë dhe dashuri të pandarë
për Krishtin. Meqë Motrat do të lidhen nëpërmjet betimeve të tyre, ato duhet ta kenë të qartë se çfarë do
të thotë t‟i bësh këto betime. Betimi i bindjes do të thotë që ne duhet të bëjmë vullnetin e Zotit në gjithçka.
Betimi i varfërisë është shumë i ashpër në Kongregacionin tonë. Ne bëjmë betimin e papërlyeshmërisë,
zemrat tona i janë përkushtuar plotësisht Krishtit. Së fundi, ne bëjmë betimi e katërt të veçantë - atë të
shërbimit falas dhe me gjithë zemër ndaj të varfërve. Ne nuk mund të punojmë për të pasurit dhe nuk
mund të pranojmë para për punën tonë.
    Pyetje: Si ka mundësi që të gjitha Motrat duken aq të lumtura?
    Nënë Tereza: Duam që të varfërit ta ndiejnë që i duam. Nuk mund të shkojmë tek ata me fytyra të
zymta. Zoti e do dhënësin e gëzueshëm. Ai i jep më shumë atij që jep gëzim.
    Pyetje: Çfarë ndodh, në qoftë se Motrat e ndiejnë që kanë bërë gabim (që janë futur)?
    Nënë Tereza: Janë të lira të largohen. Por, pasi kanë bërë betimet, në qoftë se duan të largohen, duhet
të kërkojnë leje. Shumë pak janë larguar. Është një gjë jashtëzakonisht e mirë që Motrat tona kanë qenë
kaq besnike.
    Pyetje: Po për dyshimet për çështjet e përditshme, fjala vjen, se si duhet strukturuar puna? A
mund të vijnë ato te ju?
    Nënë Tereza: Ne jemi një familje e zakonshme, vetëm se jemi të shumtë në numër. Megjithatë, ne jemi
një familje e zakonshme, ne ndajmë gjithçka së bashku, ky është ndryshimi, mendoj.
    Pyetje: Në mes të këtij besimi të madh, a mund të ketë dyshim, për shembull, në kryerjen e një
detyre?
    Nënë Tereza: Kjo varet nga fakti se për kë e bën detyrën. Një nënë nuk shpreh dyshim kur i shërben
fëmijës së saj. Sepse ajo e do. Ai ndryshon gjithçka në jetën e saj. E njëjta gjë edhe për ne. Nëse e duam
Krishtin me të vërtetë, ky dyshim nuk lind. Ndoshta ke dëshirë për të bërë më tepër, por jo dyshim. Nuk do
ta quaja dyshim. Dyshimi të shqetëson.
    Pyetje: Pjesa jonë më e madhe ka dyshime. a veprojmë mirë kështu?
    Nënë Tereza: Jo, ai nuk është dyshim. Ju doni të bëni një të mirë më të madhe për fëmijën. Ju doni të
bëni një gjë më të mirë. Ky nuk është dyshim. Dyshimi ta heq lirinë.
    Pyetje: Kur njeriu ndodhet ballë për ballë me dikë që është i gjymtuar fizikisht, vuan nga lebra,
është mbushur me krimba, atëherë, në qoftë se ke për ta prekur një person të tillë, mund të
shkaktojë dyshim.
    Nënë Tereza: Ajo është frikë, jo dyshim.
    Pyetje: Si mund të mposhtet?
    Nënë Tereza: Para së gjithash, me lutje, por, në qoftë se e do atë person me të vërtetë, atëherë do të
jetë më e lehtë për ju ta pranoni atë njeri dhe kjo duhet bërë me dashuri dhe mirësi. Sepse kjo është një
mundësi për ta zbatuar në jetë dashurinë që ke për Zotin. Sepse dashuria fillon në familje. Dhe për ne në
Biblën tonë është e shprehur shumë qartë. Jezusi ka thënë: “Gjithçka që bën për më të dobëtit e
vëllezërve të mi, e bën për mua.” Nëse jep një gotë ujë në emrin tim, ma ke dhënë mua. Unë isha i uritur.
Isha i zhveshur. Isha i vetmuar. Besimi është një dhuratë e Zotit, që vjen me lutjet. Fryti i heshtjes është
lutja, fryti i lutjes është besimi dhe fryti i besimit është dashuria, fryt i dashurisë është shërbimi dhe fryt i
shërbimit është paqja. Kështu që është një lidhje e përgjithshme.
    Pyetje: Ku e gjeni forcën?
    Nënë Tereza: Mesha është ushqimi shpirtëror që më mban. Nuk mund të kaloj një ditë të vetme, madje
as edhe një orë të jetës sime pa të. Në komunikimin me Zotin, unë shoh Krishtin në formën e bukës. Në
lagjet e varfëra unë shoh Krishtin në maskimin e mjerueshëm të të varfërve - në trupat e dërrmuar, në
fëmijët, në ata që japin shpirt. Prandaj ka mundësi të bëhet puna.
    Pyetje: Dua të të bëj një pyetje që ma bëjnë shumë njerëz që e dinë që unë në njëfarë mënyre
kam punuar me ju. Ata thonë që ju jeni për paqen, por ata thonë gjithashtu, ju pëlqen juve apo jo,
që ju jeni gruaja më e fuqishme në botë.
    Nënë Tereza: (e ndërpret) Vërtet? Do të doja të isha. Se atëherë do të sillja paqen në botë (qesh).
    Pyetje: A mund ta ngrini receptorin dhe të flisni me një president a kryeministër, ngaqë flisni në
emër të paqes?
    Nënë Tereza: Në emër të Krishtit. Pa të nuk mund të bëj asgjë.
    Pyetje: Derisa punoni për të sjellë paqen, pse nuk punoni, thonë disa, për ta zbutur luftën?
    Nënë Tereza: Kur ke punuar për paqen, paqja e ka zbutur luftën. Por unë nuk përzihem me politikë.
Lufta është fryt i politikës dhe kështu unë nuk përzihem, kjo është e gjitha. Po u ngatërrova me politikën,
unë nuk do të dua më. Sepse do të qëndroj vetëm pranë njërit dhe jo me të gjithë. Ky është ndryshimi.
    Pyetje: Nënë, kur gjendeni në situata me trazira, a keni frikë?
    Nënë Tereza: Për se të kem frikë?
    Pyetje: Frikë nga (hezitim)...
    Nënë Tereza: Frikë pse do të shkoj te Zoti (qesh).
    Pyetje: Ose frikë për Motrat tuaja?
    Nënë Tereza: Jo, ne ia kemi falur jetën tonë Zotit. (pauzë) Një herë do të shkonim në Sudan me
ushqime, në Sudanin e Jugut. I kemi Motrat në Sudanin Verior. Kishte rrezik të vriteshim, dhe qeveria nuk
donte të shkonim. Pesë nga ne firmosën (një deklaratë) që ishin të gatshme të vdisnin, nëse rrëzohej
avioni. Të nesërmen që do të niseshim (rebelët) thonë: “Do ta rrëzojmë avionin”. Piloti nuk pranoi të
nisej. Përndryshe ne do të kishim shkuar patjetër.
    Pyetje: Patët shumë vështirësi ditët e para? Kam lexuar për një rast kur ju donit të hapnit një
koloni lebre në Titagar, por banorët ju kundërshtuan, sepse njerëzit kanë frikë nga lebra.
    Nënë Tereza: Por, kur e panë, e kuptuan. Madje dhe jashtë Indisë ne nganjëherë e hasim atë
kundërshtim, megjithatë, sapo shohin punën, e kuptojnë. Pra, kur njerëzit afrohen me të varfërit, ata e
kuptojnë se sa të bukur që janë.
    Pyetje: Nuk po përhapeni si shumë duke i kanalizuar misionet dhe duke hapur shtëpi në kaq
shumë vende?
    Nënë Tereza: Ngaqë jemi Misionare të Bamirësisë dhe misionari është një njeri që duhet të shkojë dhe
të përhapë lajmin e mirë, nuk ka rëndësi se ku. Sot në Indi, nesër në Europë, kudo që e thërret zëri i Zotit.
Dhe misionari është një njeri që dërgohet për t‟u bërë bartësi i dashurisë së Zotit. Prandaj ne jemi
Misionarë të Bamirësisë. Dyfish. Siç më tha njëherë dikush: “Po i përkëdhelni të varfërit duke iu dhënë
gjithçka.” Ia ktheva: “Askush nuk na ka përkëdhelur më shumë se vetë Zoti.” Sepse edhe Ai jep. Ndërsa
një person tjetër më tha: “Pse ua jepni peshkun gati për ta ngrënë? Pse nuk u jepni kallamin për ta kapur
peshkun?” Ndërsa unë u përgjigja: “Kur i marr unë njerëzit e mi, ata nuk qëndrojnë dot në këmbë. Janë
ose të sëmurë, ose të uritur. Prandaj i marr. Kur bëhen mirë, ata zakonisht nuk vijnë më, sepse mbahen
vetë.”
    Pyetje: Po Bashkëpunëtorët Bashkëvuajtës?
    Nënë Tereza: Po, Bashkëpunëtorët Bashkëvuajtës janë njerëz të sëmurë që adoptojnë njërën nga
Motrat tona. Po të jesh i sëmurë dhe më ke mua, ti ia jep atë Zotit dhe mua, për punën që bëj unë. Dhe
unë të jap punën dhe dashurinë time të Zotit për ty. Unë të ndihmoj dhe ti më ndihmon. Ne bëhemi vetja e
dytë për njëri-tjetrin. Është një dhuratë e jashtëzakonshme. Ti nuk ngrihesh dot për të punuar, kështu që
punën për ty e bëj unë, ndërsa ti heq vuajtjet. Kam një njeri që e bën këtë për mua, ajo është bërë tashmë
shumë herë operacion. Çdo operacion ma dhuron mua. Ndërkaq unë vrapoj poshtë e lart për të. Ajo ka
dhembje të tmerrshme, por m‟i ofron të gjitha mua. Jemi marrë vesh që të ndajmë gjithçka së bashku. Kjo
është një lidhje e fortë. Ajo me vuajtje, unë me punë dhe lutje. E bukur. Çdo Motër ka nga një të sëmurë
për të cilën lutet.
    Pyetje: Kështu që ju merrni një forcë shtesë dhe e derdhni atë në punën tuaj.
    Nënë Tereza: Po, po, ato marrin një forcë shtesë nga lutjet tona, nga puna jonë, nga sakrificat që
bëjmë. Gjë e bukur.
    Pyetje: Po Bashkëpunëtorët e tjerë?
    Nënë Tereza: Kemi një familje prej gati 400000 Bashkëpunëtorësh në botë, të cilët vijnë dhe e ndajnë
punën me Motrat. U jap mundësi që t‟i prekin të varfërit dhe të vetmuarit. Në shumë drejtime vetmia
është më e keqe në krahasim me varfërinë fizike. Shumë njerëz nga të gjitha besimet vijnë tek unë, jo
thjesht si donatorë, por të punojnë vetë me duart e tyre. Pastaj kemi mjekët, Bashkëpunëtorët Mjekësorë,
të cilët vijnë në dispanseritë dhe ndihmojnë të sëmurët; Bashkëpunëtorët e Rinj, të cilët përhapin
dashurinë për të varfërit te të rinjtë, dashurinë për pastërtinë, dashurinë për lutjen, e ndajnë atë midis të
rinjve. Të rinjtë po kërkojnë një sfidë. Nganjëherë i futin në rrugë të gabuar. Shumë prej tyre aspirojnë
Zotin. Shihni vullnetarët e ardhur nga e gjithë bota. Ata vijnë këtu për të shërbyer për dy-tre muaj. Ata
punojnë gjithë vitin për të fituar para, sepse ne nuk u japim gjë, kështu që ata duhet të paguajnë vetë për
të gjitha.
    Pyetje: Një gjë tjetër që e kam parë gjithnjë në Kaligat, është se ka shumë njerëz, ndoshta
njëqind, disa në buzë të varrit, por asnjë nuk ka frikë nga vdekja.
    Nënë Tereza: Atje e ndien praninë e Zotit dhe ata e ndiejnë dashurinë që marrin. Siç tha njëri prej
tyre: “Kam jetuar në rrugë si kafshë, por do të vdes si engjëll,” me dashuri dhe kujdes. Ata vdesin të
kënaqur. Atje kanë vdekur 23000 vetë.
    Pyetje: Cili është armiku juaj më i madh, shmangia?
    Nënë Tereza: Varfëria. Ata nuk kanë asgjë. Nuk kanë asnjeri. Janë raste të rrugës. Nuk marrim njeri
tjetër, përveç të sëmurëve, dhe ata me një këmbë në varr. Duhen hequr nga rruga. Nuk marrim njeri nga
shtëpitë. Në Prem Dan ndoshta kemi disa raste nga lagjet e varfëra, por në Kaligat nuk marrim njeri
tjetër. Ke shkuar në Prem Dan? Duhet të shkosh.
    Pyetje: Më keni thënë një herë se frika më e madhe me të cilën ndeshet njeriu është frika e
përulësisë.
    Nënë Tereza: Rruga më e sigurt për të qenë me Zotin është të pranosh përulësinë.
    Pyetje: Ju kanë përulur?
    Nënë Tereza: Oh, po, shumë. Ky publicitet është gjithashtu një rast përulësie.
    Pyetje: Është përulësi apo pjesë e punës suaj për të varfërit?
    Nënë Tereza: Përulësi, sepse ne e kemi të qartë se nuk bëjmë asgjë për vete. E dimë se ç‟ka bërë Zoti.
Zoti do të tregojë madhështinë e Tij duke përdorur asgjënë.
    Pyetje: Edhe të gjitha çmimet që keni marrë? Edhe Çmimi Nobel?
    Nënë Tereza: As që e di sa kam marrë. Ato nuk janë asgjë. Për Çmimin Nobel unë thashë se do
pranoja, nëse ai jepej për lavdinë e Zotit dhe në emër të të varfërve. Nuk pranoj çmime në emrin tim. Unë
nuk jam asgjë.
    Pyetje: Ju nuk lejuat që të bëhej banketi tradicional me rastin e Çmimit Nobel.
    Nënë Tereza: Jo. Më dhanë paratë për shpenzimet e banketit. Kështu që me ato para bëmë një darkë të
madhe me 2000 të varfër Ditën e Krishtlindjeve. Ishte më mirë kështu. Në Delhi ne bëmë një pritje dhe e
kishin përgatitur drekën zyrtare. U thashë që të gjitha ushqimet e përgatitura të shkojnë në Nirmal
Hridej, të shkonin edhe ata atje. Të gjithë ministrat dhe njerëzit e rëndësishëm shkuan dhe i ushqyen
njerëzit tanë.
    Pyetje: Vazhdojnë pacientët lebrosë të jenë më të braktisurit?
    Nënë Tereza: Tani jo, sepse kemi barna dhe, po të vijnë në kohë, mund t‟i shërojmë. Por sëmundja nga
e cila vuan më shumë, është ajo kur nuk të do njeri. I vetmi shërbim vjen nga duart që u shërbejnë, dhe
nga zemrat që vazhdojnë t‟i duan.
    Pyetje: A mund të futen përsëri në shoqëri?
    Nënë Tereza: Po, po. Po të vijnë në kohë, kudo kemi një vend për t‟i riaftësuar. Në Indi kemi një
numër shtëpish: në Delhi, Laknau, Ranki, Asansol, Kalkutë, në shumë vende. Qeveria ka dhënë shumë
tokë, ne blejmë materiale dhe ua japim familjeve që vuajnë nga lebra. Shpesh ato ndërtojnë shtëpitë e
tyre. Në shumë vende njerëzit na japin tokë ose ndonjë shtëpi. Si në Nikaragua, dikush na dha një shtëpi;
në Budapest, dikush na dha një shtëpi.
    Pyetje: Ju keni punuar në Kalkutë prej shumë vjetësh. A e ka ndryshuar kjo punë mendimin e
njerëzve?
    Nënë Tereza: Ka bërë që shumë njerëz ta duan më shumë njëri-tjetrin dhe kjo është më e rëndësishme.
    Pyetje: Ka më pak të mjerë tani se sa kur filluat punën?
    Nënë Tereza: Nuk e di. (Qesh) Nuk mund ta them dot. Por ata që vdesin tek ne, vdesin në paqe. Për
mua ky është zhvillimi më i madh i jetës njerëzore, të vdesësh në paqe dhe me dinjitet, sepse kjo është për
amëshimin.
    Pyetje: Dua të bëj një pyetje të vështirë. Ju keni ngritur një rrjet shumë të madh, dhe ky rrjet
është i lidhur me ju.
    Nënë Tereza: (E ndërpret) Si? Është e lidhur me të gjithë shoqatën, me të gjithë Kongregacionin.
    Pyetje: Po, veçse meqë jeni themeluesja e saj, ju jeni sinonimi i Misionareve të Bamirësisë.
    Nënë Tereza: Ashtu është. Por së bashku, tok me Motrat.
    Pyetje: Me ju si koka organizatore.
    Nënë Tereza: Po. Ashtu duhet të jetë. Në familjen tënde ti je kryesori. Ashtu edhe te ne. Është një
njohje që duhet të bëhet, përndryshe do të ketë rrëmujë.
    Pyetje: Nënë, por kur ju të mos jeni më...
    Nënë Tereza: Nuk kam ikur ende. (Qeshim) Zoti, siç më gjeti mua, Ai do të gjejë dikë tjetër. Kjo punë
është punë e Zotit, dhe Ai do të kujdeset për të.
    Pyetje: Nënë, si shumë po i ngjit dhe po i zbret ato shkallë (ajo vuan nga zemra)? Jam i sigurt që
mjeku nuk e lejon një gjë të këtillë.
    Nënë Tereza: (Duke qeshur) Nuk kam kohë të mendoj për të.
    Pyetje: Pashë fotografinë tuaj në një revistë, ku ishit duke vizituar Shtëpinë e Bardhë në
Uashington, dhe dukeshit sikur ishit mahnitur.
    Nënë Tereza: Po mendoja se sa hapësirë bosh që kishte. Më vjen t‟i marr të gjithë njerëzit e mi të
varfër dhe t‟i mbush shtëpitë. Kur shoh boshllëk, gjithmonë dua ta mbush. (Qesh).
    Pyetje: Me gjithë këtë punë të vështirë, si ke mundur ta ruash frymën e humorit?
    Nënë Tereza: Por puna është shumë, shumë e bukur. Nuk ka pse të jemi të mërzitura. Ne bëjmë me
Jezusin, për Jezusin dhe nga Jezusi. Të gjitha ne jemi në të vërtetë lutëse në zemrën e botës. Jezusi ka
thënë: gjithçka që bën për më të parëndësishmit e vëllezërve të mi, ti e bën për mua. Jep një gotë ujë në
emrin tim, dhe ma ke dhënë mua. Merr një fëmijë të vogël në emrin tim, dhe më ke marrë mua. Prandaj
unë dua t‟i marr të gjithë ata fëmijë që mund të lindin, Fytyra e Zotit është në çdo fëmijë, pavarësisht se si
është fëmija, i gjymtuar, i bukur a i shëmtuar - është fytyra e bukur e Zotit, e krijuar për gjëra më të
mëdha - të dojë dhe ta duan. Prandaj ti dhe unë dhe të gjithë ne duhet të përpiqemi ta ruajmë dhuratën e
Zotit, sepse ajo është diçka shumë e bukur. Oh, çfarë vuajtje e madhe është kur e sheh një të vogël që nuk
e do dhe nuk e pranon njeri, që sapo ka ardhur në këtë botë dhe nuk e qas njeri. Sëmundja më e madhe
sot është kur nuk të do dhe nuk të afron njeri, kur je i vetmuar, një hedhurinë e shoqërisë.
    Pyetje: Nënë, ju keni treguar dikur një ngjarje për një grua në Kalkutë që e ndau orizin e saj.
    Nënë Tereza: Po, më kujtohet. Nuk u habita që e dha. Të varfërit e ndajnë gjithmonë kafshatën. Por u
habita që ajo e dinte që fqinjët ishin të uritur. Njerëzit shpesh fshihen, sidomos ata që dikur kanë qenë në
gjendje të mirë. Si ai që erdhi njëherë këtu te ne. Më parë kishte qenë mirë, por tani kishte rënë nga vakti.
Më thotë: “Nënë Terezë, nuk e ha dot ushqimin që jepet këtu”. Pastaj i kthehem: “Unë e ha çdo ditë.”
Dhe ai më vështroi dhe tha: “Edhe ti e ha?” - Dhe unë i përgjigjem: “Po.” Pastaj ai më thotë: “Edhe
unë do ta ha.” Të ngrënët e mi i dha guxim që ta pranonte përulësinë. Po të mos ia kisha thënë atë, ai
ndoshta do të kishte mbetur i hidhëruar në shpirt dhe nuk do të pranonte asgjë. Por, kur e mori vesh se
unë isha me të, ai mori besim...
    Pyetje: Te varfëria qëndron forca juaj?
    Nënë Tereza: Ne nuk pranojmë asgjë, as ndihmën e kishës, as rrogë, asgjë për punën që bëjmë në të
gjithë botën. Çdo misionar i Bamirësisë është më i varfëri i të varfërve. Prandaj ne mund të bëjmë
gjithçka. Çdo gjë që u jepet të varfërve, është e njëjtë edhe për ne. Ne veshim të njëjtat rroba. Por ne e
bëjmë me dashje. Ne e zgjedhim vetë atë rrugë. Për t‟i kuptuar të varfërit, duhet ta kuptojmë vetë ç‟është
varfëria. Përndryshe nuk do të flisnim me të njëjtën gjuhë, apo jo? Nuk do të mund t‟i afroheshim asaj
nëne që ishte në ankth për fëmijën e saj. Si ta ketë shkruar Zoti. Ne jemi si pemët, si lulet. Por për Të ne
jemi më të rëndësishëm sesa lulet, sesa bari. Ai kujdeset për to, por Ai kujdeset më shumë për ne. Kjo
është pjesa e bukur e Urdhrit.
    Pyetje: Çfarë ju dëshpëron?
    Nënë Tereza: Kur shoh njerëzit që vuajnë, dëshpërohem. Vuajtjet fizike.
    Pyetje: Si i shihni arritjet tuaja?
   Nënë Tereza: S‟kam ndonjë përgjigje për të. Ne nuk duhet ta prishim punën e Zotit. Ne nuk punojmë
për lavdi a për para. Motrat janë të shuguruara. Është një dashuri e përkushtuar. Gjithçka bëhet për
Jezusin. Ne punojmë për Zotin. Aha, duhet të vrapoj tani.

                                                                                           Përktheu: Gëzim Hadaj




                                                                                              Renzo Allegri


                                                                                        Tereza e të varfërve
                                                                                 -Bised&eu ml; me Nënën e Kalkutës-




   Nënë Tereza Gruaja që çuditi botën

   Nënë Tereza është një nga qeniet njerëzore më të jashtëzakonshme në shekullin
tonë. Lindi në Shkup, në një familje me origjinë shqiptare dhe u bë simboli më i lartë i
bujarisë, i altruizmit dhe i dashurisë, i virtyteve që fisnikërojnë në mënyrë absolute
qenien njerëzore.
   Papë, drejtues shtetesh, sovranë, qeveritarë, artistë, intelektualë, një mori njerëzish, që u përkasin tërë
racave, feve, ideologjive, e respektojnë, e duan, e konsiderojnë atë një shenjtore. “Nënë Tereza, është një
engjëll”, është shkruar shpesh për të. “Përpara saj të gjithë ndjehemi të vegjël dhe të turpëruar për veten
tonë” – ka thënë Indira Gandi.
   Bota e ka nderuar, duke e shpërblyer me mënyra nga më mirënjohëset. Më 1962, India i ka dhënë
Çmimin “Padmashree”, i quajtur edhe “Urdhëri i Lotusit”, i cili përfaqëson shprehjen më të lartë të
mirënjohjes indiane. Në të njëjtin vit, qeveria filipinase, i ka dhënë çmimin “Magsaysay”. Më 1971, Papa
Pavli VI i ka dhënë Çmimin për Paqe “Jon XXIII”. Disa muaj më pas, amerikanët i dhanë në Boston
Çmimin “Samaritan i mirë”. Më 1972, qeveria indiane, i dha edhe Çmimin “Pandit Nehru”, për
dashamirësi ndërkombëtare. Më 1973, për cilësinë e dëshmive të saj fetare, nga vetë dora e princit të
Edimburgut, ka marrë Çmimin “Templeton” që i është dhënë me votim të njëzëshëm, e zgjedhur midis
dymijë kandidatëve me kombësi dhe fe të ndryshme, nga një juri e përbërë prej 10 përfaqësuesish nga
grupime fetare botërore. Më 1975, FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe
bujqësinë), i dha Çmimin “Albert Shveicer-schweitzer”, “si një dëshmi falenderimi për përpjekjet e
palodhshme të saj për të uriturit dhe të varfrit e gjithë botës”. Më 1979 ka marrë Çmimin “Fondacioni
Balzan”, ndërsa më vonë, në Stokholm, Çmimin Nobel për paqe.
   Të panumërta, janë edhe format e vogla mirënjohëse, si titujt “honoris cauza”. Ka të ngjarë që në
shekullin XX-të asnjë grua tjetër të mos ketë qenë aq e nderuar dhe e lavdëruar sa ajo.
   Nënë Tereza kishte thjeshtësi dhe përulësi të pabesueshme. “Unë jam një hiç”, - thoshte gjithnjë ajo
për veten e saj.
    Kam patur fatin të ndodhem pranë saj shumë herë. Të udhëtoj me makinë përbri saj, të kaloj së bashku
orë të tëra, duke bashkëbiseduar. Më ka folur për Zotin, për jetën shpirtërore dhe për veprën e saj të
përhapur në të gjithë botën. Megjithëse shumë e heshtur, Nënë Tereza më ka folur për fëmijërinë e saj.
Më ka treguar se si lindi dhe se si u zhvillua tek ajo prirja e veçantë për t‟u shërbyer më të varfërve ndër
të varfrit e tokës.
    Takimet me Nënë Terezën tregojnë një moment të veçantë dhe kuptimplotë të jetës sime. Fjalët e saj
më kanë mbetur në kujtesë dhe do të mbeten aty për gjithë jetën. Megjithatë, ato janë ende të shkruara në
bllokun tim të shënimeve dhe të regjistruara në magnetofon. Të gjitha këto kujtime dëshiroj që t‟i
grumbulloj, t‟i radhit e t‟i rregulloj në një tregim të shkurtër dhe përmbledhës për jetën e kësaj
besimtareje të madhe.
    Kështu, u bë një libër i vogël, i cili më tepër se një biografi e vërtetë e Nënë Terezës, është një kronikë
e një ndodhie të gjatë, ndërmjet një gazetari dhe një “shenjtoreje” të madhe të kohës sonë.

   Dhuratë e Papës Pavli VI

    Për herë të parë, për Nënë Terezën kam dëgjuar të flitet në Kalkutë, në vitin 1971.
    Në 6 janar të atij viti, murgesha qëndroi në Romë dhe mori nga duart e Papës Pavli VI, Çmimin për
Paqe “Jon XXIII”, që ishte një çmim shumë i lartë. Gazetat e botuan lajmin pa i dhënë ndonjë rëndësi të
veçantë, sepse në atë kohë Nënë Tereza nuk njihej ende mirë në Itali.
    Disa muaj më vonë, kam lexuar në një botim javor një korrespondencë nga Kalkuta. Gazetari tregonte
tërë historinë për gjithçka që kishte kryer Nëna në Indi. Fliste për ndihmën që u jepte më të varfërve dhe
sidomos për spitalin e sëmundjeve ngjitëse, që kishte ngritur, për t‟u ardhur në ndihmë atyre që jepnin
shpirt.
    Kjo nismë aq e veçantë dhe njerëzore e saj, më habiti. Kalkuta është një qytet shumë i madh, me një
numër banorësh që s‟mund të numërohen, ku mjerimi nuk njeh kufi. Në Kalkutë njerëzit vdesin
trotuareve, pa patur njeri pranë.
    Ndërsa në kohën kur Nënë Tereza kish ngritur spitalin për moribondët, një gjë e tillë ndodhte shumë
më dendur se tani. Në ato vite, turmës së zakonshme fatkeqe që endej nëpër qytet, i shtoheshin edhe
dhjetëra mijë pakistanezë të arratisur, si dhe dhjetëra mijë kobzinë që humbën çdo gjë që kishin nga një
ciklon i tmerrshëm, që shfarosi bregun bengalez jugperëndimor. Ata bridhnin të uritur, të cfilitur nga
sëmundje të tmerrshme dhe vdisnin në rrugë të braktisur nga e gjithë bota.
    Nënë Tereza donte t‟i ndihmonte. Ajo vuante kur i shihte në atë gjendje. Dëshironte që ata të vdisnin
shtrirë mbi një shtrat dhe të kishin afër dikë për t‟i ndihmuar. “Janë fëmijët e Perëndisë dhe duhet të
vdesin me buzën në gaz”, thoshte ajo, prandaj hapi atë spital të sëmundjeve ngjitëse. Çdo mëngjes Nëna
dhe murgeshat e saj të reja bridhnin nëpër qytet, për të mbledhur ata që po vdisnin trotuarëve. I sillnin në
spitalin e tyre, i pastronin, i vendosnin mbi një shtrat dhe u qëndronin pranë, derisa jepnin shpirt. Ishte një
fakt i madhërishëm, por dhe tronditës. Ajo murgeshë kujdesej për njerëzit, që për të tjerët s‟kishin asnjë
rëndësi. Të varfër dhe për më tepër moribondë. Njerëz të mbaruar. I mblidhte nga rruga dhe kujdesej t‟i
ndihmonte që të vdisnin të paktën në një mënyrë të denjë. Nuk ishte fjala për fëmijë, që do të kishin
përpara gjithë jetën ose për të rinj që mund të bëheshin të vlefshëm për shoqërinë. Ishin pleq të rrjedhur,
leprozë të kallkanosur nga sëmundja, disa fundërrina njerëzore. Për t‟u zgjatur jetën vetëm një ditë të
vetme as që ia vlente. Ndoshta mund t‟i bënte të vuanin edhe më shumë.
    Por, Nënë Tereza mendonte krejt ndryshe. Për të këto “hedhurina njerëzore” ishin njerëz, evlatë të
Perëndisë, vëllezërit e saj shumë të dashur, prandaj ajo donte që këta njerëz të iknin nga kjo botë të
sigurtë, se dikush i dashuronte.
    Kjo hollësi më ka mbetur e ngulitur në kokë. Vazhdoja të mendoja gjithnjë për të. Pyesja veten, përse
vallë kjo murgeshë e kishte ngulur në kokë një gjë të tillë? Gjeja se kjo ishte një nismë shembullore,
jashtëzakonisht interesante. E gjeja me të vërtetë poetike, e mbushur me atë poezi, që qëndron në
origjinën e jetës. Por, ajo qe një nismë shumë pak praktike. Nënë Tereza dhe murgeshat e saj, duke u
marrë me moribondët, humbisnin një kohë të dobishme, kohë që mund t‟ua kushtonin fëmijëve të
braktisur, atyre qenieve që me përkushtim mund të shpëtonin dhe të jetonin gjatë.
    Artikulli bënte fjalë për Nënë Terezën kur kishte marrë Çmimin për Paqe “Jon XXIII”, si dhe
përmendte motivacionin që vetë Pavli VI e kishte shkruar kur ia kishte dorëzuar atë: “Ne, për të parën
herë ju ofrojmë me kënaqësi të madhe “Çmimin për Paqe”. Është quajtur kështu për nder të Papës Jon
XXIII, themeluar për të kremtuar ditën e paqes botërore dhe i dhënë në ditën e Ujit të Bekuar, në prani të
anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë dhe në prani të anëtarëve të kuvendit
roman. Ne e kemi themeluar atë për të nderuar kujtimin e paraardhësit tonë, Papën Jon XXIII, për t‟i
shërbyer kauzës së paqes dhe për t‟i nxitur të gjithë ata në botë që japin jetën e tyre, për të ndihmuar
shpirtrat dhe trupat. Në kujtim të pelegrinazhit tonë të pashlyeshëm në Indi, ne, nga thellësia e zemrës
thërrasim me lutje të gjitha bekimet e shenjta për veprimtarinë përdëlluese, të cilën e shtjelloni çdo ditë
me bujari dhe ju japim bekimin tonë apostolik. Qyteti i Vatikanit, 6 janar 1971. Nënshkruar Paulus P.P.
VI”.
    E kam lexuar dhe rilexuar këtë motivacion. Përmban fraza që Papët rrallë herë ua drejtojnë qenieve
njerëzore. Ashtu siç thotë Pavli VI është fjala për një çmim shumë të lartë dhe që jepet për herë të parë.
Prandaj, Papa ka dashur të zgjedhë një personazh të veçantë, të jashtëzakonshëm, për ta dhuruar si
shembull për gjithë botën: dhe kishte zgjedhur atë murgeshë të përvuajtur që punonte në Indi. Për më
tepër, Papët dinë se çdo fjalë e shkruar prej tyre mbetet në histori, prandaj ata janë jashtëzakonisht të
kujdesshëm. Shprehjet e tyre janë të matura, të gjykueshme e të peshuara. Por në përgjithësi thonë shumë
më pak nga sa do të duhet të bëjnë. E po mirë, në ato që kishte shkruar papa Pavli VI, e kishte tejkaluar
masën, që ndoshta rrallëherë i kishte ndodhur. E paraqiste Nënë Terezën si shembull për të gjithë ata, të
cilët “ia kushtojnë jetën, duke ndihmuar shpirtrat dhe trupat”. Pra, thoshte që ajo grua ishte me të vërtetë
e mrekullueshme, që sillej si një shenjtore e vërtetë dhe se të gjithë të krishterët duhet të merrnin shembull
prej saj.
    Ky qëndrim i Papës ishte jashtëzakonisht kuptimplotë. Dëshmonte që Pavli VI për atë murgeshë kishte
një admirim të pakufishëm dhe kaq të madhe, sa kish guxuar të “sfidonte” fuqinë e selisë romane, e cila
nuk ishte miratuar asnjëherë një deklaratë aq lavdëruese për një person ende të gjallë.
    Për më tepër, Papa i referohej udhëtimit të tij në Indi në dhjetor 1964.
    Kishte qënë në Bombei për mbylljen e Kongresit 386 Eukaristik Ndërkombëtar, që ishte zhvilluar në
atë qytet dhe donte të njihte Nënë Terezën. Pas takimit, deshi të manifestonte admirimin dhe respektin që
ushqente ndaj saj, me anën e një gjesti kumbues që tërhoqi vëmendjen e shtypit në mbarë botën.
    Me atë rast, amerikanët i dhuruan Papës një automobil shumë të bukur në ngjyrë të bardhë dhe me
sedile të kuqe. Ishte një automobil i markës “Linkoln”. Në fund të Kongresit Eukaristik, kur bëhej gati për
të lënë qytetin e Bombeit, Pavli VI-të ka thënë: “Ia dhurojmë automobilin tonë të bardhë Nënë Terezës,
për t‟i shërbyer misionit të saj universal të dashurisë”.
    Duke u nisur qysh atëherë, domethënë që nga viti 1964, kur ai qe Papë prej dy vjetësh, Pavli VI e
njohu dhe e vlerësoi këtë murgeshë të jashtëzakonshme, që për dashuri të Zotit donte që të gjithë lypësit e
Kalkutës të kishin mundësinë të vdisnin me buzë në gaz.
    Duke lexuar gjithë këto gjëra, kërshëria ime po rritej gjithnjë e më shumë. E ndjeja se kjo murgeshë
nuk ishte vetëm një grua e veçantë për virtytin dhe pasurinë e shpirtit të saj. Ajo qe edhe një personazh i
jashtëzakonshëm për shtypin, prandaj nisa të kem dëshirën për ta takuar dhe për t‟i marrë një intervistë.
    Por, ashtu siç e kam thënë, në atë kohë Nënë Tereza nuk ishte shumë e njohur në Itali, ndërsa gazetat
nuk qenë shumë të interesuara për historinë e saj.
    Më 1973, Nënë Tereza erdhi në Milano. Ishte e ftuar nga PIME (Instituti Pontifik për Misione të
Jashtme), për të marrë pjesë në një manifestim të të rinjve në dobi të misioneve.
    Të rinjtë lombardë iu përgjigjën me entuziazëm kësaj nisme. Rreth e rrotull Domit u mblodh një turmë
prej dhjetëmijë të rinjsh, kurse midis tyre, në rreshtat e para, ndodhej Nënë Tereza. Munda ta shoh. Ishte
muaji mars dhe në Milano bënte ftohtë, por ajo ishte veshur vetëm me “serallëkun” e zakonshëm të saj të
bardhë, mbi të cilin kishte veshur një pulovër të zakonshme, të thjeshtë leshi. Ndërsa në këmbë kishte
veshur sandale prej lëkure, pa çorape.
    Para se të shpërndaheshin nëpër rrugët e qytetit, të rinjtë organizatorë të manifestimit, e ftuan të merrte
fjalën. U ngjit në tribunë dhe tha me thjeshtësi:
               “Ne bëjmë secili detyrën. Ju do të përdorni këmbët, unë gjunjët. Ndërkohë që ju do të ecni,
               unë do të lutem për hapat tuaja”.
    Kortezhi i të rinjve u vu në lëvizje, kurse Nënë Tereza hyri në një kishë në afërsi të sheshit të Domit,
nisi të falet dhe qëndroi aty deri në fund të manifestimit.
    Të nesërmen, Nëna u prit në bashki nga kryetari i bashkisë së Milanos, i cili i dhuroi
një “Ambrogino”, një medalje që jepet vetëm për merita të veçanta. “Shihni se është prej ari!” – saktësoi
personi që merrej me ceremonitë. Ndërsa Nënë Tereza iu përgjigj: “Atëherë lipsej t‟i jepej ndokujt që ka
uri”.
    Me këtë rast, gazetat shkruan shumë për Nënë Terezën. Mora vesh se kishte hapur një shtëpi në Romë
dhe dëshira ime, tashmë u bë gjithnjë e më e madhe. Por u desh të kalonin edhe disa vjet, derisa arrita të
plotësoja këtë dëshirë.

   Shtëpia e Moribondëve

    Takimi im i parë me Nënë Terezën, u bë në shtëpinë e Misionareve të Karitasit të
Kazilines. Atë mëngjes Nëna solli ndërmend se si kishte nisur aventura e saj. Ajo
rrëfeu për veprimtaritë e zhvilluara në slumin e Motijhilit, për ardhjen e murgeshave të
parë, për gëzimin që kishte ndjerë, kur i erdhi nga Roma aprovimi i Papës, i cili e
lejonte të themelonte një Kongregacion të ri. Rrëfimi i saj u ndërpre më 1953.
    Nënë Terezën më vonë e kam takuar në Tor Fiskal dhe e shoqërova me makinë në Shën Gjergj të
Celios. Bisedat në këto takime u përqendruan në disa ngjarje të veçanta të veprimtarisë së saj.
    Atë mëngjes, në Shën Gjergj të Celios, Nënë Tereza kishte pak kohë të lirë. Mundnim të flisnim me
qejf. Në atë dhomëzë të manastirit, Nëna rinisi bisedën. Ajo tregoi për çastin kur la shtëpinë e Mihal
Gomes, sepse ajo tashmë ishte bërë tepër e vogël si për të dhe për murgeshat e saj.
    Ishim bërë tashmë nja tridhjetë, - më tha Nënë Tereza me një buzëqeshje të lumturuar. Kemi qenë të
detyruara ta braktisnim atë shtëpi.
    Por s‟ka qenë e lehtë për të gjetur një tjetër. Nënë Tereza s‟kishte para. Ajo nuk njihej me njerëzit e
politikës. Miqtë e saj nuk ishin veçse rreckamanë dhe mbështetën gjithë besimin në lutje. Pra, tre muaj
rresht, çdo mbrëmje bashkë me murgeshat e saj të tjera, shkonte te statuja e Virgjëreshës Mari të Fatimas,
të cilën at Julien Henry, e kish ngritur afër famullisë së tij. Pasi punonte gjithë ditën, Nëna dhe murgeshat
e saj rreth orës gjashtë të mbrëmjes iknin me këmbë deri te statuja, duke shprehur me zë të lartë lutje në
nder të Virgjëreshës Mari. Vendi ishte shumë larg nga banesa e tyre dhe gjatë udhës shumë njerëz u
hapnin rrugë. Ktheheshin rreth orës nëntë, duke u falur në mënyrë të vazhdueshme.
               “Morëm, si të thuash, me sulm qiellin për të fituar një vend tjetër” – më tha Nënë
               Tereza. “Dhe qielli na dëgjoi lutjet”.
    Gjeta bosh një shtëpi me tre kate, në një kompleks ndërtesash në Lower Circular Road. Ishte një
godinë e përshtatshme për Kongregacion, por Nënë Tereza s‟kishte para për ta blerë. Ndërhyri
kryepiskopi i Kalkutës imzot Perier, i cili pagoi shumën, duke dëshmuar kështu sesa shumë i çmonte
Misionaret e Karitasit. Në këtë mënyrë murgesha mundi të transferohet në selinë e re, ku edhe sot e kësaj
dite ndodhet Shtëpia Amë e Kongregacionit.
    Në atë kohë, Nëna nisi edhe një nga veprimtaritë më gjeniale dhe më të jashtëzakonshme: Shtëpinë e
moribondëve.
    Kalkuta ishte qyteti më i populluar i Indisë. Që kur kombi kishte fituar pavarësinë, në Kalkutë vinin
mijëra e mijëra të ikur, që nuk mundnin dot të gjenin kurrkund një banesë. Ato bridhnin rrugëve të qytetit,
sidomos në periferi të tij dhe ishin viktima të urisë dhe të sëmundjeve. Çdo ditë, dhjetëra të varfër e të
pastrehë, të cfilitur nga fuqia, u binte të fikët dhe vdisnin nëpër rrugët e qytetit.
    Spitalet dhe institucionet e tjera qeveritare mundoheshin t‟i ndihmonin këta njerëz. Por, falë numrit të
madh të rasteve, që rritej gjithnjë e më shumë, ato nuk mund të bënin veçse fare pak në këtë drejtim.
Mundoheshin t‟i siguronin asistencë atyre që mund të shpëtonin nga vdekja, duke lënë kështu në mëshirë
të fatit pleqtë, të sëmurët rëndë, ata, që me siguri do të vdisnin edhe sikur të shtroheshin në ndonjë spital.
    Kështu pra, ata fatkeqë ishin lënë në mëshirën e fatit të atyre të mjerueshëm. Kur i linte fuqia ata
rrëzoheshin përtokë, zvarriteshin anës rrugëve dhe, në mospërfilljen e kalimtarëve prisnin vdekjen.
    “Një ditë”, - më tha Nënë Tereza, - “ndërkohë që po dilja nga shtëpia jonë, u pengova pas një njeriu që
qe shtrirë mbi trotuar dhe po jepte shpirt. Ndodhesha në Campbell Hospital. Shkova për të kërkuar
ndihmë në spitalin, që ndodhej aty pranë. Ata refuzuan ta shtronin. Më thanë se nuk kishin më vende, dhe
sido që të ishte, ai njeri do të vdiste patjetër. Kjo përgjigje më habiti shumë. Për mua ai njeri ishte një
fëmijë i Perëndisë dhe nuk mund të lihej në mes të rrugës në atë gjendje. Shkova në një farmaci për të
kërkuar barna. Kur u ktheva, vetëm pas disa minutash, e gjeta të vdekur. Kishte mbaruar duke thithur
pluhurin e rrugës.
    Ishte diçka e turpshme. E ndjeja veten thuajse fajtore. I thashë vetes se diçka duhej të bëja. Kështu, më
lindi ideja për të ngritur një shtëpi, ku këta njerëz moribondë të jetojnë çastet e fundit nën kujdesin e
dikujt. Të shohin pranë tyre një fytyrë njerëzore, një njeri që t‟u buzëqeshë i druajtur, për t‟i thënë se nuk
duhet të frikësohen, sepse ata do të shkojnë në shtëpinë e Atit të tyre.
    Ideja ime u përkrah edhe nga murgeshat e tjera. Por, ishte e nevojshme të gjenim një ndërtesë ku t‟i
shpinin ata moribondë.
    Shkova te drejtuesi i qytetit, pastaj te drejtori i shërbimeve shëndetësore. “Më lejoni të paktën një
dhomë”, - u thashë. Të gjithë lëvdonin nismën time. U shqyrtuan shumë mundësi. Mjerisht unë s‟kisha as
fondet, as mjetet e nevojshme, për të zgjidhur problemin fare vetëm. Së fundi, u shkoi ndërmend të më
jepnin përkohësisht lejen për të përdorur shtëpinë e pushimit të pelegrinëve, pranë tempullit të
perëndeshës Kali, e cila më të shumtën e kohës qëndronte bosh. Atë shtëpi e emërova “Nirmal
Hriday”, që në gjuhën bengaleze përkthehet “Vendi i Zemrës së Dlirë”.
    Menjëherë iu vumë punës. U ndeshëm në shumë kundërshtime. Shtëpia u ngrit në vendin e shenjtë të
tempullit Kalighat, që gëzonte një popullaritet të madh. Atje shërbenin katërqind priftërinj. Disa thonin se
unë dhe murgeshat e mija shkonim aty, për t‟u kthyer besën njerëzve në kristianizëm. Kishte polemika,
kundërshtime. Shumë u bënë kundër nesh, ndërsa të tjerë na përkrahnin.
    Një lider politikan indian premtoi publikisht se do të na largonte që andej pa mëdyshje. Ai erdhi të
shikonte se çfarë po bënim, me qëllim që të gjente argumente kundër nesh. Kontrolloi fjetoret e të
shtruarve dhe mbikqyrte murgeshat gjatë punës.
    I bëri përshtypje të veçantë sjellja e tyre. Vuri re sesi u përkushtoheshin atyre të mjerëve me një
dashuri të pakufishme, se si u pastronin trupat e cfilitur nga plagët, sesi i ushqenin ata që nuk ishin në
gjendje ta bënin vetë një gjë të tillë. Politikani kur iku, u tha njerëzve që po e prisnin:
    “Premtova se do t‟i largoja murgeshat prej këtej dhe kam për ta bërë këtë gjë, por vetëm kur ju do të
sillni nënat, bashkëshortet, motrat dhe bijat tuaja, të bëjnë ato vetë atë që bëjnë murgeshat. Në tempull
keni një perëndeshë të ngurtë; këtu keni disa perëndesha të gjalla.”
    Pas kësaj ngjarje, një prift i perëndeshës Kali u sëmur nga tuberkulozi, që në Indi ishte një sëmundje e
frikshme. Ai u pranua nga ne dhe i shërbyem me kujdesin më të madh. Çdo ditë, vinte tek ai njëri nga
vëllezërit e tij. Sjellja jonë ndaj priftit të shtruar dhe ndaj të sëmurëve të tjerë ju bënte shumë përshtypje.
Dalëngadalë të gjithë priftërinjtë e perëndeshës Kali u bënë miqtë dhe përkrahësit tanë. Armiqësitë u
mbyllën dhe ne mundëm të vazhdonim të qeta punën tonë.
    “Shtëpia e moribondëve është një nga nismat e mija më të dashura” - vijoi Nënë Tereza. Ajo u bë një
vend i shenjtë, ngaqë çdo ditë është kontakti real ndërmjet qiellit dhe tokës. Këtu shumë njerëz i mbyllën
sytë, duke u bashkuar me Atin.
    Moribondët kur shtrohen në spital janë të frikësuar, të zhgënjyer, të dëshpëruar. Ata, duke parë fytyrat
tona të qeta, të kthjellëta, të përkulura mbi ta me ëmbëlsi e dashuri, duke dëgjuar fjalët tona tërë besim e
shpresë, e mbyllin jetën duke buzëqeshur.
    Një ditë murgeshat morën nga rruga një njeri, që kishte trupin tërë plagë dhe të mbushur me krimba.
Ishte në fund të jetës. Nisëm ta lajmë dhe t‟i sigurojmë një shërbim mjekësor për të cilin ai kishte nevojë.
Me sytë gati të perënduar, ai ndiqte çdo lëvizje timen. Dalëngadalë fytyra e tij u çel.
    - Po vuan? - e pyeta.
    - Po, shumë, - m‟u përgjigj ai me zë të shuar dhe shtoi: por jam i lumtur. Kam jetuar gjithë jetën time
pa një strehë, si kafshët. Tani i rrethuar me kaq kujdes dhe kaq dashuri, do të vdes si një ëngjëll.
    Një herë tjetër kanë sjellë një grua, që nuk kishte kurrsesi linjat e një qenieje njerëzore dhe nuk jepte
asnjë shenjë jete. E lava, u përkujdesa duke i falur me dhembshuri dhe e shtriva mbi një shtrat. Atëherë
ajo më mori dorën dhe buzëqeshi. Në jetën time nuk kam parë në ndonjë fytyrë një buzëqeshje aq të
bukur. Me zë të shuar ajo pëshpëriti: “Faleminderit” dhe mbylli sytë përgjithmonë.
    Gjatë udhëtimit të tij nëpër Indi, Gjon Pavli II erdhi për vizitë në shtëpinë e moribondëve. Qendroi aty
shumë kohë. Deshi t‟u jepte për të ngrënë disa pleqve dhe asistoi në vdekjen e tre njerëzve. Gjatë gjithë
kohës që qëndroi aty, s‟mundi të nxirrte asnjë fjalë. Ishte jashtëzakonisht i emocionuar dhe nga sytë i
rridhnin lotë të nxehtë.
    - Sa njerëz kanë vdekur në krahët tuaj në Shtëpinë e moribondëve? - e pyeta Nënën.
    - Nuk e di, mijëra - m‟u përgjigj ajo. Në shtëpinë e moribondëve kam prurë gjer tani rreth pesëmijë
njerëz, prej të cilëve më tepër se gjysma kanë vdekur.
    - Pasi kini parë aq njerëz duke dhënë shpirt, a u mësuat me vdekjen?
    - Nuk është e mundur të rrish mospërfillës para vdekjes kur e di që është çasti më i rëndësishëm i
ekzistencës së secilit. Kurdoherë kur një njeri vdes, në krahët e mija është njësoj sikur po vdes Jezusi.
Unë i shërbej me dashurinë time para Perëndisë.
    Shtëpia e moribondëve është bërë një vend i shenjtë. Që në fillim, Nënë Tereza e ka konsideruar
veprën e saj më me vlerë. “Këtu është Perëndia”- ka thënë ajo, kur bëhej fjalë për këtë shtëpi.
    Ndërtesa e vogël dhe e lyer me të bardha është gjithnjë e hapur. As dyer nuk ka. Gjithkush mund të
hyjë në të. Shpesh të rinj dhe të reja bashkohen me murgeshat, për të ndihmuar të shtruarit që të vdesin
me buzë në gaz.
    Moribondët sillen me ambulanca, qere, karroca të vogla që tërhiqen me krahë. Murgeshat i lajnë e i
pastrojnë, u shërbejnë, rrinë zgjuar pranë tyre. Shtretërit janë vendosur në tri radhë nën një dritë të zbehtë.
    Në një kënd është një statujë e Virgjëreshës Mari. Ajo ka mbi kokë një diademë të përbërë nga tri
unaza ari. Janë nga ato unaza, që gratë e vdekura aty i mbanin në hundë. Ishte vetë Nënë Tereza që dha
idenë për një diademë të tillë. Duke e vendosur mbi kokën e Virgjëreshës Mari, ajo ka thënë:“Ata që
s‟kanë patur asgjë mbi tokë, i kanë dhënë kurorë ari Nënës së Perëndisë”. Statuja rreth belit ka kordelen
mbi të cilën qendron medalja e çmimit “Pdmashree Medal”, Urdhëri i Lotusit, një shenjë vlerësimi
jashtëzakonisht prestigjioz, të cilin më 1962 qeveria indiane ia ka ofruar Nënë Terezës.
    Një ditë, një lord anglez shkoi për të vizituar Nirmal Hriday. Kur iku ai tha:
    “Tani këto tesha të shtrenjta me të cilat jam veshur, më përvëlojnë shtatin”.
    Më 1973, një fabrikë indiane prodhimesh kimike i dhuroi nënë Terezës një ndërtesë të madhe dhe të
re. Fillimisht kjo ndërtesë ka qenë e projektuar për vendosjen në të të laboratorëve të firmës. Shumë
njerëz menduan se Nënë Tereza atje, do të çonte moribondët, por ajo nuk veproi kështu.
    Nuk do të iki kurrë nga Kalighait - më tha ajo. Godinën e re e quajti “Prem Dan”, që do të
thotë “dhurata nga dashuria”. Këtë godinë e përdori për ata njerëz që kishin shanset më të mëdha për të
mbijetuar. “Prem Dan” është spitali, ku shtrohen njerëzit që kanë nevojë të trajtohen për një periudhë të
gjatë kohe. Ata lejohen të ikin vetëm atëherë kur kanë mundësi të shkojnë me këmbët e tyre dhe mund t‟i
dalin për zot ekzistencës së tyre.

   Vëllezërit e mi leprozë

    Kur udhëton nëpër botë, Nënë Tereza mban me vete një trastë prej pambuku të
ashpër. Çanta është “e domosdoshmja” e saj, në të cilën mban gjërat më të nevojshme.
Ajo e çmon atë si një kujtim familjar ose si një dhuratë nga një njeri shumë i dashur.
    Bëhet fjalë për një afeksion. Shkaku është trasta prej pambuku e bërë nga fëmijët e saj të preferuar:
leprozët. Pëlhura ishte endur me vështirësi nga duart e cunguara të njerit prej atyre mijëra njerëzve të
goditur nga kjo sëmundje e egër, që jetonte në njerën nga leprozeritë e panumërta të saj. Ajo u pre dhe u
qep nga duart e njerëzve të tjerë të gjymtuar nga lepra, të cilët në sajë të Nënë Terezës kanë mundur të
gjejnë punë sa për të siguruar jetesën e tyre me dinjitet.
    Lepra është një nga sëmundjet më të tmerrshme. Gjithnjë ajo është konsideruar më e rrezikshme nëse
prek një njeri. Ajo nuk të dënon me një vdekje të parakohshme, ashtu siç bën sida, por të dënon me një
rrojtje të ndyrë, duke të vënë vulën “e vdekjes civile”. Ai që preket nga lepra është i mënjanuar për gjithë
jetën, i larguar nga shoqëria, i shmangur nga anëtarët e familjes së tij. Në lashtësi duhej të tërhiqej dhe të
jetonte larg qendrave të banuara dhe të mbante të lidhur në njërën këmbë një zilkë, tingulli i të cilës i
tmerronte njerëzit e shëndoshë dhe i bënte të iknin. Sot u hoq dorë nga zilka, por njeriu me lepër vazhdon
të jetë i mënjanuar.
    Është përllogaritur, se në botë ka katër milionë leprozë, ndërsa tre milionë prej tyre jetojnë në Indi.
Kalkuta, qyteti ku Nënë Tereza ka nisur misionin e saj të ri të dashurisë për më të varfrit ndër të varfrit, ka
nën kujdesin e saj mbi gjysmë milionë leprozë.
    Të dënuar nga një sëmundje që u gjymton në mënyrë të tmerrshme anësitë, duke i kthyer në monstra,
të mënjanuar dhe të përbuzur nga të gjithë, në pamundësi për të gjetur një punë që të mund të jetojnë,
larguar nga komunitetet njerëzore dhe nga vetë familjet e tyre, leprozët janë më të varfër ndër më të
varfërit. Ata janë njerëzit, që sipas besimit të mrekullueshëm të Nënë Terezës e “paraqesin” Jezu Krishtin
një qenie konkrete dhe të vërtetë. Këtyre njerëzve, ajo do “t‟u shërbejë” më shumë se çdo njeri tjetër.
    Duke u përkushtuar kujdesjes së leprozëve me dashuri të pakufishme ungjillore, sipas të cilës këta
njerëz janë vëllezërit e preferuar, ajo bën një zgjedhje me një heroizëm të lartë. Nga ata që praktikojnë
asketizmin, të paktë janë ata, që bëjnë një zgjedhje të tillë. San Francesco D‟Assisi ka prekur momentin
kulminant të nderimit të tij fetar, duke përqafuar një leproz. Gandi në kulmin e përvojës së saj të quajtur
“mahatma”, thoshte se leprozët janë“fëmijët e preferuar të Perëndisë”. Ishte e pamundur që Nënë Tereza,
pasi kishte zgjedhur misionin e dashurisë së pakufishme për të varfrit e Indisë, të mos merrej në atë vend
edhe me problemet që kishin leprozët.
    Por, kjo gjë nuk ndodhi që në fillim të misionit të saj, por vetëm atëherë kur Nënë Tereza kishte fituar
njëfarë përvoje në veprimtarinë e saj të re.
    “Në vitin 1957, - më tregoi ajo, - kanë trokitur në derën e shtëpisë sonë pesë leprozë. Bënin pjesë në
familjet që i takonin borgjezisë së vogël. Kishin vende pune të respektueshme. Por, në çastin kur u zbulua
sëmundja e tyre, u larguan dhe asnjeri nuk donte t‟i shihte më me sy. Qenë të detyruar të bridhnin dhe të
lypnin për të jetuar. Na kërkuan ndihmë dhe ne nuk ngurruam. Në atë periudhë, vinte të na ndihmonte një
mjek plak, doktori Senn, i cili i mësoi murgeshat se si ta trajtonin leprën. Dhe në këtë mënyrë, thuajse nga
rastësia, nisa të trajtoja leprozët”.
    Më 1957, Nënë Tereza kishte njëmbëdhjetë vjet përvojë në misionin e saj. Kongregacioni që kishte
themeluar ishte bërë i njohur nga Kisha. Ajo kishte rregullat e saj, kishte një strukturë, kishte shtëpira.
Ato vite që kishte shpenzuar për t‟u shërbyer të mjerëve nëpër slume dhe moribondëve nëpër rrugët e
Kalkutës, Nënë Tereza kishte mundësinë sikur edhe rastësisht të afrohej me leprozët. U dëgjonte rrëfimet
për jetën e tyre, kishte njohur kushtet e jetesës së tyre dhe kishte menduar për problemet që kishin. I ra në
të se këta njerëz duhej të ishin fëmijët e preferuar. Por, duke qenë një grua praktike, e kuptoi se për t‟i
dashur me të vërtetë, duhej të kishte një përgatitje që t‟u përgjigjej kërkesave të tyre. Prandaj, pasi formoi
një ide të qartë, shkoi nëpër institucionet e tjera fetare dhe qendrat e përkujdesjes, për të parë nga afër sesi
vepronin ata në raste të tilla. Atje qëndroi për një kohë të gjatë, duke parë nga afër disa ndërhyrje të tilla.
Pastaj, ajo bëri planet e saj.
    Ideja themelore ishte po ajo dhe buronte nga besimi i saj. Këta njerëz, dmth leprozët, për Nënë
Terezën ishin fëmijët e Perëndisë, njësoj si të gjithë njerëzit e tjerë. Jezusi kishte vdekur mbi kryq për ta,
sepse ata dalloheshin nga vuajtjet e tmerrshme dhe jetonin në kushte të këqija jetese. Ata merrnin pjesë
më shumë se të krishterët e tjerë në sekretin e Dashurisë të dhënë nga Jezusi, që vijon në Trupin e tij
Mistik. “E di”, - pohon Nënë Tereza, “se atëherë kur prek anësitë e një leprozi, i cili përhap një erë të
keqe, nuk bëj tjetër veçse prek trupin e Jezusit. Është tamam sikur po marr trupin e tij të shtrenjtë përmes
sekretit për të komunikuar. Në vizionin e saj shpirtëror për botën, këta ishin disa njerëz jashtëzakonisht të
çmueshëm. Si fëmijë të Perëndisë dhe si qenie njerëzore kishin edhe ata të drejtën në dinjitetin e tyre, në
respekt, në kushtet e ekzistencës së civilizuar, në mundësinë për të patur punë, për të patur një familje dhe
marrëdhënie shoqërore. Por të gjitha këto u qenë mohuar nga shoqëria, duke i veçuar në geto çnjerëzore.
    Nënë Tereza e nisi veprimtarinë mes leprozëve në mënyrë konkrete, me nismë të guximshme. Në
Kalkutë dhe në qytete të tjera të Indisë kishte shumë leprozëri. Megjithatë, në to mund të trajtoheshin
vetëm një pjesë e vogël njerëzish të prekur nga sëmundja. Pjesa më e madhe e tyre mbylleshin në banesat
e tyre, duke dashur të fshihnin sëmundjen para të tjerëve dhe në këtë mënyrë bëheshin burim i rrezikshëm
molepsjeje. Për të luftuar me rezultate të mira kundër kësaj të keqeje, duhej shkuar për të kërkuar të
prekur nga kjo sëmundje.
    Nënë Tereza kishte marrë vesh se afër Madras-it, një mjek nga Belgjika doktori Hemerycks po
zbatonte në shkallë të gjerë një metodë për të mjekuar leprën. Duke krijuar dispanseri të lëvizshme, të
pajisura me të gjitha mjetet, dërgonte mjekimin nëpër shtëpitë e të sëmurëve dhe kështu, arrinte të
mjekonte një numër të konsiderueshëm leprozësh. “Kjo metodë është konkrete dhe me rezultate”, - më
tha Nënë Tereza me entuziazëm dhe vendosi ta zbatojë edhe vetë në Kalkutë. Për këtë foli me disa mjekë
qeveritarë dhe mundi t‟i bindte të punonin bashkë me të edhe me murgeshat e tjera të saj.
   Dispanseritë lëvizëse u kthyen në një specialitet të Misionarëve të Karitasit. Të parat u bekuan nga
kryepiskopi i Kalkutës, gjesti i tij zgjoi interes dhe tërhoqi vëmendjen për këtë nismë të Nënë Terezës.
Gazetat e lavdëruan atë. Sakaq puna mori vrull. Me këtë metodë, murgeshat e Nënë Terezës ndihmuan
dhjetëra mijëra të sëmurë, duke shëruar shumë prej tyre.
   Veç, duhet theksuar se nuk u hoq dorë as nga nismat e tjera. Nuk u braktisën as leprozeritë
tradicionale, ku mund të shtroheshin gjithë të prekurit në gjendje tepër të rëndë nga sëmundja në fjalë.
   Një ditë, nënë Tereza mori vesh se autoritetet qeveritare kishin vendosur të shpronësonin një stacion
treni, që ndodhej në periferi të Kalkutës, për të ndërtuar atje një zonë të re rezidenciale. Por, në atë zonë
ndodhej një nga leprozeritë e saj, prandaj autoritetet e nxitën që ta mbyllte atë dhe të ikte që andej, sepse
asnjeri nuk do të shkonte të banonte pranë një leprozerie. Nëna u indinjua. Mendonte për leprozët e saj
dhe po pyeste veten e shqetësuar se çfarë do të bëhej vallë me ta. Ajo përfitoi nga ky rast për të nisur një
nga luftërat e saj më të rrepta në mbrojtje të leprozëve.
   Shkoi te ministri i shëndetësisë, duke mbrojtur kauzën e përkrahësve të saj. Pastaj, me ndihmën e
gazetave nisi një fushatë informacioni për të mbledhur fonde. Këtë fushatë ajo e quajti “Leprosy
Collection Day”. Murgeshat e saj dhe gjithë miqtë përshkonin qytetin me banderola mbi të cilat qe
shkruar një parullë e sajuar nga Nënë Tereza: “Preke leprozin me mirësinë tënde”. Përgjigja e njerëzve qe
e mrekullueshme. Të hollat mbërritën nga të gjitha anët. Ndërsa, qeveria i ofroi Nënës një hapësirë të
gjerë ku mund t‟i çonte leprozët e larguar nga vendi rezidencial.
   Më 1959, Nëna hapi një qendër të rëndësishme për të sëmurët nga lepra që e quajti Titagarh. Pas asaj,
duke sjellë ndërmend dashurinë e madhe që ushqente Gandi për këta të sëmurë, e pagëzoi sërishmi me
emrin “Gandhijil‟s Prem Nivas”, që do të thotë “Dhurata e dashurisë së Gandit”. Por, kryevepra e saj në
përkrahje të leprozëve mbetet “Shantinagar”, “Vendi i paqes”, një fshat i veçantë, ku leprozët jetojnë si
qytetarë të lirë, pa frikën e largimit nga policia, pa mëshirën për të qenë të mënjanuar.
   Fshati ndodhet treqind kilometra larg nga Kalkuta. Është një oaz i blertë me pemë dhe rrugica me plot
lule. Leprozeria drejtohet nga një murgeshë e Nënë Terezës. Leprozët jetojnë në shtëpiza të pastra dhe
secila nga to strehon një bërthamë familjare. Ata punojnë nëpër pijetore, nëpër laboratore, nëpër fusha, në
qendrat e rritjes së derrave dhe të pulave. Vetëm të sëmurët rëndë shtrohen në spital. Fëmijët që lindin
pranohen në kopshte, në shkollë, mbahen vazhdimisht nën kontrollin mjekësor në mënyrë që të zbulohet
që në fillim infeksioni i mundshëm i tyre dhe të ndalohet me kohë. Në fshat, krahas leprozëve jetojnë
edhe mjaft njerëz të shëndoshë, pjesa më e madhe e të cilëve janë vullnetarë dhe me praninë e tyre mes të
sëmurëve shmangin çdo lloj mënyre për mënjanimin e tyre, duke u kthyer leprozëve dinjitetin njerëzor, që
është një e drejtë e tyre.
   “Leprozët”, - ka pohuar gjatë gjithë kohës Nënë Tereza, - “Paraqiten me një trup të deformuar, por si
të mjerë që janë dëshmojnë se janë qenie të mrekullueshme, të aftë për t‟u dashur”.
   Një ditë, duke bërë krahasim midis të këqijave të Indisë dhe atyre të vendeve perëndimore, më tha:
              “Padyshim që lepra është një sëmundje që s‟durohet dot, por më e tmerrshme është të
              ndjehesh pa dashuri, i padëshiruar dhe i braktisur nga të gjithë. Vetmia pa kufi që kam hasur
              te disa njerëz në vendet e pasura është më e frikshme se sa lepra. Disa kohë më parë, një
              njeri shumë i sëmurë erdhi në shtëpinë tonë. Ai, më tha: “Ju lutem të më shihni. Jam gjysmë
              i verbër, ime shoqe është në prag të çmendurisë. Fëmijët tanë janë gjithnjë të ikur me
              udhëtime nëpër botë dhe nuk u bie ndërmend për ne. Unë dhe ime shoqe po vdesim nga
              vetmia. Kemi shumë nevojë të dëgjojmë një zë njeriu”.
Ky njeri jetonte në një shtëpi të bukur dhe kishte shumë para, por ishte më fatkeq se
një leproz në Indi.
                                                                                        Përktheu: Emil Cimbi
                                                                                       Shtëpia Botuese Albas
                                                                                               Tiranë, 2003,




                                                                                           Enzo Fabiani
                                                                                                      -Poet-



   Të shumta kanë qenë dhe mjerisht vazhdojnë të thurren edhe sot e kësaj dite
inskenimet dhe skenarët pseudoshpërfytyrues. Kjo dihet fare mirë prej gjithkujt.
Duhet thënë se frymët e këqija dhe shpirtërat e zhdërvjelltë janë ato që ia kanë
propozuar njeriut që ecën mbi këtë dhe në një pjesë të kohës së përjetshme, në të cilën
çdo njeriut i është dashur të jetojë.
   Ne, të cilët kemi jetuar në mes të një kulture tashmë të vjetëruar, apo në të
“perënduar” e sipër, dimë fare mirë të përdorim termat e Kierkegaad-it1 . Megjithë këtë
atërori dhe i miri Perëndi, që nuk e shtie dot në dorë, të sjell ndërmend çdo silogjizëm,
sado i aftë qoftë, duke mbetur i papërkryer. Ai kërkon ende të na flasë. Këtë e bën me
fjalë të thjeshta dhe të varfra, saqë në më të shumtën e herëve ne nuk arrijmë dot t‟i
dallojmë, pra t‟i konsiderojmë të denja dhe të afta për nga “pesha e përjetshme”.
   Këto fjalë janë thënë nga njerëz normalë, por të mishëruara dhe të përpunuara me zell të madh në kohë
të pakufishme, që shihen tani nga një prift i thjeshtë (don Orione), nga një monsinjor i thjeshtë (Giulio
Facibeni), nga një profesor dhe kryetar bashkie (Giorgio La Pira), nga një famullitar i thjeshtë don Promo
Mazzolari) e kështu me radhë.
   Një nga fjalët e mishëruara nga Perëndia, një nga manifestimet më të sinqerta të
Perëndisë në kohën e sotme, mbushur plot e përplot me falsifikatorë e kusarë,
skribë2 dhe farisejë3, me profetë falsë dhe me xherah që pretendojnë për të ruajtur të
vërtetën, njëra nga fjalët më të sinqerta, afektuoze dhe atërore të Perëndisë, është pa
as më të voglën hije dyshimi, Nënë Tereza nga Kalkuta, të cilën Renzo Allegri në këtë
libër të tij të kujdesshëm të kronikës biografike të shkëlqyer na e sjell afër, pranë
nesh, të na bëjë t‟i ndiejmë frymën prej poeteje, motre, infermiereje vullnetare të
përvuajtur dhe shoqëruese krenare të pelegrinazhit tonë dhe që i dashuron aq shumë
shpirtërat tanë. Por, ajo dashuron në të njëjtën masë dhe me zemërgjerësi trupin tonë
të varfër e, megjithatë të mrekullueshëm: ndërkaq sa të kuptojmë domosdoshmërinë
dhe vlerësimin për t‟u shërbyer moribondëve, domethënë për të qenë aty, pranë tyre
kur japin frymën e fundit duke i mbledhur ata si një monedhë ari të vlefshme për t‟ia
ofruar Perëndisë.

   ---------
   1   Kierkegaad-i - filozof danez i shekullit XIX
   2   skribë - kopjues

   farisejë - hipokritë me fytyrë të re
   3




   Sa shumë ka qenë i pështyrë, i poshtëruar dhe i përçmuar ky trupi ynë! Sa mistikë
dhe asketë e kanë munduar këtë trup! Po përse? Ja, deri tek i madhi Gjon d‟Asizi,
domethënë i çuditshmi dhe i njollosuri Françesk gati-gati sikur humbet pak nga
admirimi im që kisha për të se ka marrë këtë trup për një krriç pa e kuptuar, ose të
paktën ta pranojë se me anë të tij dhe bashkë me të ne drejtohemi me hapa të vogla
dhe të shpejta, duke gulçuar dhe dërsisë drejt Perëndisë. Trup i çmueshëm, shumë i
çmueshëm, i vdekshëm, i kurorëzuar nga agonia, po tashmë i lumtur pa të cilin, le të
kujtohemi, Jezu Krishti nuk do të kish qenë i biri i Marisë dhe nuk do të kish qenë i
munduar si ne, i rraskapitur dhe i gjakosur. Mbi të gjitha nëse nuk do të kishte këtë
trup, nëse ne nuk do të kishim këtë mburojë të thyeshme, fisnike, delikate, të
përsosur ose jo, nëse nuk do të kishim këtë “barrë”, si do të mundnim të kuptonim
dhe të dinim se nuk ekziston në botë veçse një trishtim i vetëm, ai për të mos qenë
shenjtore.
   Ja, Nënë Tereza i kuptoi të gjithë këto, ajo që në rininë e saj ka qenë poete dhe i
binte mandolinës dhe pianos, kuptoi pafundësinë e çmueshme të natyrës dhe
rëndësinë që paraqet për të çasti në të cilin, duke ulur kokën, i afrohet vetë Perëndisë:
I “dhurohet” Perëndisë do të thosha, për të marrë mbi vete trupin shpirtëror. Nënë
Tereza ka kuptuar se ajo dhuratë, ai çast është drithërues, i lartë dhe i
padepërtueshëm. Ajo kuptoi se aty, nuk vlen më as doktrina, as vënia në skenë
devotshmërie, as vënia në skenë teologjike, nuk vlen më as silogjizmi, as shkenca;
kuptoi se në atë çast, në atë triumf dashurie dhe vdekjeje, të gjithë librat vlejnë për t‟i
flakur tutje për të mos qenë të hutuar nga fjalët e tyre shpesh të kota, për të dëgjuar
dhe për të mundur të dëgjojmë vetëm zërin që shpreh me trishtim emrin tonë, që me
delikatesë na thërret: kushdo qofshim në indienë 1 apo fuçekiazane, milaneze apo
lapone2
   Nënë Tereza e kuptoi këtë dhe pikërisht kjo qe arsyeja që u bë nëna dhe motra e
moribondëve, domethënë e atyre që nuk lexojnë më, që nuk mundin dhe nuk duan të
analizojnë më, por duke qarë i dhurohet Atij që me vullnet të mirë fal, Atij që u bë njeri
dhe, po kështu Atij që vdiq. Kështu qenka.
   Nënë Tereza e ndihmoi njeriun me bujari të ulë kokën mbi gjoksin atëror të Perëndisë dhe e ka bërë
këtë punë gjithnjë me butësi, siguri dhe afeksion, pa literaturë.
   Unë besoj se Perëndia nxori në pah me anën e kësaj murgeshe shqiptare, me anën e porosisë së saj për
t‟u ndodhur pranë moribondëve, se me të vërtetë na do neve, fëmijët e saj, bashkëkohës me bombën
atomike dhe me aq e aq mizori të tjera. Dhe atëherë, “lavdi Zotit për gjërat e mbrapshta”, siç thotë poeti,
pra dhe për [u]kriçin e trupit[/u], në sajë të të cilit ne, ashtu siç e kemi thënë, drejtohemi me hapa të vogla
dhe të shpejta drejt asaj mbretërie ku, më në fund do të shpërblehemi një nga një. Te ajo mbretëri e
Jerusalemit qiellor, te ai pallat i shkëlqyer, ne do të dëshironim që çelësin e tyre ta kishte në duart e saj një
poete, këngëtare, motra dhe shenjtorja jonë që quhet Anjeze Bojaxhiu, të cilën familja e quante “Gonxhe”
(syth). Në kohë dhe në përjetësi Nënë Tereza do të quhet E Devotshmja nga Kalkuta.
   -------------
   1   indienë - - indianë të Amerikës
   2   laponë - nga Laponia




                                                                                       Giovanni Testore
                                                                                                    -Shkrimtar-



    E dobët, e imtë, me fytyrë tërë brazda nga rrudhat, për shkak të lodhjes dhe të
pjesëmarrjes aktive në vuajtjet e njeriut, Nënë Tereza është shëmbëlltyra e parë dhe e
fundit që shfaqet në mendjen dhe zemrën tonë, kur dihet se sa kuptim ka në kohën e
sotme, të përsëritet përvoja e Krishtit.
    Në veprimtarinë e saj nuk ka vend për qetësi, ashtu si nuk ka vend për mospajtim midis besimit dhe
inteligjencës, midis besimit dhe aksionit. Besimi u kristalizua dhe u mishërua vazhdimisht dhe fuqishëm
te vetë ajo, te përulja në jetën e përditshme, e cila u thellua ditë për ditë, orë pas ore, minutë pas minuti.
    Kështu, nëse është e vërtetë se turpi i kohës sonë është uria që gërryen botën dhe turpi ynë është lejimi
i saj, është po aq e vërtetë që Nënë Tereza e ka paguar dhe për ne një mëkat të tillë. Ajo na tregoi se si
mund të mbyllet një plagë e gjerë dhe gjithëshkatërruese.
    Grua e Tokës dhe njëkohësisht, ashtu siç thotë Jakovi, “Grua e Parajsës”.




                                                                                          Franco Zaffirelli
                                                                                                     -Regjisor-



   Nuk është e zorshme të kthehesh me zemrën dhe mendjen te Françesku i Asizit,
kur ndesh në udhë Nënë Terezën e Kalkutës.
   Njësoj si Mjerani, kjo grua e vogël dhe e brishtë, është një dëshmi e madhërishme dhe mahnitëse e
Krishtit. Ajo që vazhdon të sjellë në botën tonë mrekullinë e dashurisë, që i vjen pranë njeriut prej
Perëndisë për ta bekuar dhe shpëtuar. Nënë Tereza ia del të jetojë sërishmi në kohën tonë; ajo lëvizje e
madhe që shpërtheu njëherësh me Françeskun në fillim të shekullit trembëdhjetë dhe që solli një
revolucion shpirtëror madhështor në një botë të trullosur dhe fajtore.
   Kam një farë përvoje në lidhje me atë lëvizje, sepse e kam studiuar dhe kam medituar për të kur, më
1970 punoja te filmi im, Vëlla diell, motër hënë. Në një moment të veçantë të jetës së tij, Françesku takon
Perëndinë, i hap Atij zemrën, i hyn dashuria për Të dhe për Gjithësinë e krijuar. Kjo dashuri bëhet
menjëherë një forcë tërheqëse dhe e parrezistueshme.
   Gjatë shekujve, kjo dukuri u përsërit me figura të tjera që kanë patur një qëndrim të lartë shpirtëror,
ndërsa Nënë Tereza e bën që të ringjallet përsëri në jetën tonë. Në kohën tonë të gjitha Kongregacionet
fetare janë të prirura drejt një krize. Por, përkundrazi, Misionaret e Karitasit, të krijuara nga Nënë Tereza
përhapen dhe kanë një shtrirje gjithnjë e më të madhe. Gra të reja të çdo kombi, moshe dhe race, të
udhëhequra nga shembulli i kësaj gruaje, çdo ditë braktisin botën e tyre për të ndjekur atë.
   Fuqia e Nënë Terezës është Dashuria. Veç kjo fuqi qëndron veçanërisht në mënyrën e saj të thjeshtë
dhe konkrete për të jetuar, për t‟iu falur njeriut të afërm me pasion dhe devotshmëri absolute. Ajo i do të
mjerët, fukarenjtë, moribondët, të prangosurit, të sëmurët nga sida, fëmijët pa familje: i do që të gjithë,
por sidomos ata që janë “mohuar” nga bota.
    Një ditë, kur ndodhesha në Amerikë, pata rastin të ndjek në televizion një dokumentar për Nënë
Terezën realizuar nga NBC, që më bëri të jetoja një nga emocionet më të fuqishme dhe turbulluese të
jetës sime.
    Ekipi i NBC-së qe në Kalkutë për t‟i marrë një intervistë Nënë Terezës dhe për ta dokumentuar
veprimtarinë e saj të zakonshme. Ai që po i merrte intervistën, si dhe kameramani po e ndiqnin teksa ajo
bridhte nëpër qytet. Si zakonisht drejtohej të rëmonte në vendet ku hidheshin plehërat. Nënë Tereza i
dinte ato vende të qelbura dhe të neveritshme që frekuentoheshin nga vrasësit e qytetit, nga qentë rrugaçë,
nga minjtë, nga macet. Që të gjithë kërkonin me dëshpërim diçka për të ngrënë. Atje shpesh hidhej
“llumi” i njerëzisë: krijesa të pafajshme të cilavet u refuzohej jeta. Dhe Nënë Tereza ka shpëtuar shumë
prej tyre. Prandaj, ai vend i tmerrshëm, ishte një nga qëllimet e saj të zakonshme dhe të detyrueshme.
    Ashtu siç bënte gjithnjë kur punonte, ajo i përvishte mëngët dhe me duart e saj të vogla dhe tërë nyje,
niste të kërkonte në ato ndyrësira që të kallnin krupën. Operatori i televizionit dhe ai që i merrte
intervistën tërë neveri qëndron pranë saj me maskë në fytyrë për t‟u mbrojtur nga era e qelbur.
    Sakaq duart e Terezës kapën diçka. Sytë i shkëlqyen. Nga ajo neveri nxori një lloj lëmshi: trupin e një
fëmije të porsalindur, me sy mbyllur dhe kordonin e kërthizës ende të paprerë. Me shpejtësi rrufeje, por
dhe me një kujdes mahnitës, u përkul mbi atë qenie, duke u përpjekur për ta sjellë në jetë. E shkundte, e
fërkonte fuqishëm. Arriti deri atje, sa t‟i bënte edhe frymëmarrje gojë më gojë, por fëmija nuk po vinte në
vete, dukej se ishte në fund të jetës. “Ndoshta do të jetë më mirë të lihet të vdesë” - tha ai që po i merrte
intervistën. Nënë Terezës i shkrepëtinë sytë dhe i hodhi një vështrim flakërues. “Jo” - thirri ajo, “fëmija
është ende i gjallë dhe çdo gjë e gjallë është i afërmi ynë, është vetë Perëndia”. Me forca të reja rinisi
punën e dëshpëruar, por pas disa çastesh, fëmija nxori një klithmë. Ajo e shtrëngoi në gjoksin e vet duke
bërtitur nga gëzimi dhe e mori me vete në shtëpi. Ishte i gjallë.
    Pas kësaj pata fatin ta takoja personalisht këtë grua të madhe dhe njoha motivin mbinjerëzor të saj,
guximin, fuqinë e jashtëzakonshme. Një grua që pothuajse nuk flet fare, por gjithnjë vepron, duke lëvizur
me shpejtësi rrufeje, një grua që digjet nga dëshira të bëhet fli e tëra për të tjerët. Asnjëri nuk do të
mundtte ta ndalonte nga udha e së mirës. Për të nuk ekzistojnë burokraci, vështirësi, pengesa apo
pengojca, pavarësisht nga natyra e tyre.
    Nëse i ndesh ato, ajo i mposht drejtpërsëdrejt, i shkel me këmbë pa hezitim; i shkatërron dhe pastaj
vijon pa ngurim udhën drejt qëllimit të vet, e shtyrë nga ai zjarr i dashurisë që i zien në zemër.
    Nënë Tereza është, pa asnjë dyshim, një shenjtore e madhe e kohës sonë. Por, është edhe një grua. Si
grua, sjellja e saj morale është gjigande dhe u imponohet vëmendjes së të gjithëve, edhe atyre që nuk
besojnë, ateistëve, atyre që jetojnë në kotësinë e shpirtit dhe s‟kanë asgjë se në çfarë mund të besojnë.
Pikërisht, edhe për këta njerëz, edhe për ata më fatkeqët, ajo ka hapur zemrën e saj.
    Nuk ka mundësi që t‟i afroheshe asaj, ta shihje, ta dëgjoje tek fliste dhe të mos përfitoje “diçka” që në
një farë mënyre, ishte e fshehtë, e fuqishme që të ndryshonte jetën.



                                                                                                Aligi Sassu
                                                                                                    -Piktor -

   Gjithmonë kam patur dyshim se drita e së vërtetës, e mirësisë dhe e dashurisë për të afërmin tënd, do
të kish qenë me rëndësi për shpirtin njerëzor po të qe e lindur. Iluzionet e rinisë shuhen njëherësh me
përvojën dhe me moshën.
    Por, në të vërtetë, qysh kur sytë e mi janë ndeshur me imazhin e një femre dhe veshët e mi kanë
dëgjuar një emër, emrin e një gruaje të vogël, të përvuajtur dhe të brishtë, çdo gjurmë dyshimi u zhduk.
    I ngjan një zbulimi, një drite, një komunikimi, një realiteti që nuk shfaqet i përsosur, por është një mur
i mbinatyrshëm, një forcë e paprekshme që i kundërvihet së keqes. Do të më qenë shuar nga shpirti të
gjitha fatkeqësitë që natyra i imponon mishit, historisë së njerëzimit, vetë mua.
    Është një asgjë, ajo asgjë është Nënë Tereza. Por ajo krijesë e brishtë është imazhi i vetë Krishtit i
zbritur në tokë, është çeliku i kalitur nga mirësia që transformohet në forcë krijuese të shpirtit, të
shpirtërave, kalitur nga dashuria, një dashuri e përbërë nga çdo gjë dhe nga asgjë, dashuria e të afërmit e
shëndoshë dhe e fuqishme si gjithësia.
    Kështu, pra, po ngre kokën lart dhe shkoj drejt dritës.



                                                                                               Flamino Piccoli
                                                                                                        -politikan-


    Nënë Tereza nga Kalkuta është shprehja më e pastër e një kristianizmi të jetuar
pranë Jezusit të Ungjillëzimit. Do kish mundur të jetonte shumë mirë në ditët e
shenjta të Pashkës, kur Zoti hyri në Jerusalem i pritur me festime dhe pastaj i mësyer
nga po ajo mori njerëzish i fyer, i kallëzuar dhe i çuar në vdekje duke parapëlqyer në
vend të tij Barabanë.
    Do kish mundur të ishte njëra nga gratë që kanë vrapuar për te Varri. Nuk e gjetën aty Jezusin dhe i
lajmëruan apostujt tërë shpresë, ndërsa disa prej tyre qenë shumë skeptikë lidhur me ringjalljen.
    Do kish mundur të jetonte gjatë kohës së konflikteve të mëdha fetare kur kristianizmi njohu prishjen
tragjike të protestantizmit, ndarjen e Kishave të Lindjes dhe ajo do të ndodhej gjithnjë aty, në vendin ku
thirrja e të persekutuarve, e të munduarve dhe e të varfërve do të kish qenë më e fortë për ta sjellë në këtë
mënyrë shpresën, për të vënë në vend dinjitetin e besimit dhe për t‟i dhënë botës imazhin e Shpëtimtarit,
të shpirtmadhësisë së Tij dhe të paqes së Tij.
    Ajo ndodhet ende midis nesh, duke sakrifikuar vetveten, aq sa na kujton Marian, e cila le gjithkund një
shenjë dashurie dhe në mënyrë të veçantë një dëshmi të Perëndisë, i cili jeton midis nesh.
    Në këtë mënyrë më duket mua: si një grua e Ungjillëzimit, si një grua që së bashku me disa të tjera, e
kanë pasuar Zotin, e kanë parë duke u ngjitur në qiell duke arritur të ndriçojë sytë e apostujve të Jezusit, të
cilat nuk shihnin, ishin të çuditura, të frikësuara, të lëkundura. Ajo arriti të bëhej për secilin prej tyre fuqia
e ndërgjegjes, thirrja e së vërtetës, ëmbëlsia e dashurisë së Perëndisë.



                                                                                                       Uto Ughi
                                                                                                        -Violinist-



   Para disa vitesh kam dhënë një koncert bamirësie në dobi të punës së kryer nga
Nënë Tereza e Kalkutës dhe pata privilegjin për ta takuar murgeshën kur ndodhej në
Romë.
   Kur po shkoja në shkollën e Misionareve të Karitasit, që ndodhej në Shën Grigorin e Çelios ndjeva se
isha i emocionuar. Për Nënë Terezën kisha lexuar një mori artikujsh dhe librash. Dashuria e saj për të
varfrit dhe leprozët më mallëngjente gjithnjë e më shumë. Duke menduar se pas pak do të ndodhesha para
asaj qenieje të mrekullueshme, e ndjeva veten në një farë mënyre të turbulluar.
    Nëna më priti me njerëzillëk. Ia nisëm bisedës, por më dukej se dialogu ngjizej me vështirësi. Ndoshta
Nëna mendonte se unë kisha vuajtur për ta takuar vetëm e vetëm nga kërshëria. Por pas pak, kur ajo e
kuptoi se ndjenjat e mija qenë të sinqerta, biseda u zhvillua e natyrshme. Fliste thjesht dhe tregonte gjëra
mahnitëse që kishin një vërtetësi, së cilës s‟mund t‟i bëje ballë. Prej saj shpërthente një forcë shpirtërore
dhe një manjetizim i pabesueshëm, që kurrë nuk do ta besoja për një qenie aq të brishtë dhe të imët. Fjalët
e saj qenë plot e përplot me një autoritet prej graniti, edhe sikur të thuheshin me një kënaqësi aq të madhe
sa mund të mendohej.
    Profesioni im më shtyn të udhëtoj shumë dhe në këto udhëtime kam takuar në botë persona që gëzojnë
famë në shkallën më të lartë. Por asnjeri prej tyre nuk më bëri të ndjehem aq i emocionuar ashtu siç
ndodhi me Nënë Terezën. Kjo murgeshë e thjeshtë, për mua është shembulli ideal dhe konkret i të
“krishterit”, i marrë në kuptimin ungjillor më të thellë, domethënë personi që jeton me të vërtetë çdo çast
të ekzistencës së tij, ashtu siç na mësoi Jezusi.




                                                                                    Roza Rosso Jarvolino
                                                                                            -Ministre e Arsimit-



    Në porosinë këmbëngulëse apostolike Mulieris dignitatem Gjon Pavli II flet për
“gjeninë” e gruas, na kujton veprat e mëdha, të cilat në historinë e njerëzimit, janë
realizuar përmes ndërmjetësisë së saj dhe na mëson që dinjiteti i gruas matet me
rregullin kategorik të dashurisë që është një urdhër thelbësor i drejtësisë dhe i
zemërgjerësisë.
    Dhe mëndja na fluturon menjëherë te shenjtorët e mëdhenj të historisë së Kishës, te Katerina de Siene,
për shembull.
    Për kohën tonë nuk ka asnjë dyshim që, duke lexuar Mulieris dignitatem, mendja të shkon menjëherë
te Nënë Tereza e Kalkutës.
    Nuk kam pasur fatin dhe lumturinë për ta takuar personalisht, por, si gjithë të tjerët, besimtarë dhe
jobesimtarë, e ndiej se po i detyrohem shumë. I detyrohem këshillës së vazhdueshme për të mbajtur
zemrën dhe sytë të hapur drejt realitetit periferik dhe drejt dhimbjes. Më shkon mendja në parathënien
e Gaudium et spes, në denoncimin e qartë të kontradiktave të fuqishme të kohës sonë. Në botë asnjëherë
nuk ka patur aq pasuri dhe mundësi aq të mëdha mirëqenieje, por ama miliona e miliona njerëz vazhdojnë
të jetojnë nën kufijtë e një jetese njerëzore.
    Egoizmi ynë, vullneti për të besuar në realizim të suksesit kudo ku nuk mungojnë shanset, na bën të
mendojmë për një shoqëri me mirëqenie, duke harruar vuajtjen dhe padrejtësinë, fukarallëkun dhe
varfërinë e tejskajshme.
    Më e fuqishme se të gjitha mjetet e mass-media-s në botë, kjo grua “e vogël” na zgjon realitetin. Nuk
na lejon asnjë lloj alibie: drejtësia mbetet ende një objektiv për t‟u arritur dhe për të nuk mundet të mos
përzihemi. Në cilësinë e të qenit krishterë dhe si njerëz s‟na lejohet të harrojmë.
    Mandej, Tereza e Kalkutës përfaqëson shpresën: mishëron dhe realizon shpresën. Jo vetëm për ata që
ndihmohen prej saj, por edhe për të gjithë ata të besimit të mirë. Veprimtaria e saj na kujton Magnifikat-
in “Punë të mëdha ka kryer tek unë (dhe nëpërmjet meje pra) Fuqiploti”. Në emër të Perëndisë çdo gjë
është e mundur, kurse “shenjtorët e Fatit” na e demonstrojnë këtë fakt. Nëpërmjet Nënë Terezës nga
Kalkuta “një shenjtor i fatit” jeton midis nesh.
    Një tjetër mësim i madh është i vërtetë përmes mëshirës, mëshira e kryer ditë për ditë, në të gjithë
kontinentet me njerëz të çdo race, ngjyre, besimi.
    Kam lexuar se Nënë Tereza, kur ishte vetëm Anjeza Bojaxhiu, ata të shtëpisë e thërrisnin “Gonxhe”,
që në shqip do të thotë “syth”.
    Për ne qënka e vështirë ta imagjinosh të tillë: lodhja, vuajtjet, mungesat ia kanë rrudhur fytyrën.
Udhëtimet e gjata nga vendi ku ka lindur e gjer në Irlandë, nga krahina e Maleve të Himalajës e gjer në
Kalkutë, rrojtja mes leprozëve, nuk mund të mos linin gjurmë mbi të. Është tamam sikur në brendësinë e
saj dhe mbi supet e veta, ajo po mbart të gjitha vuajtjet e botës.
    Me gjithë këto s‟ka dyshim që “Gonxhja” shqiptare lulëzoi. Në të 445 shtëpi të Kongregacionit të
krijuara nga vetë ajo, të shpërndara në 95 kombe të botës përsëriten çdo ditë gjestet e saj të dashurisë.
    Kur muaj më parë dukej se zemra e saj do të pushonte së rrahuri, për një çast bota mbeti pa frymë. Çdo
njeri prej nesh mendoi ndoshta edhe për një çast të vetëm se pa të do të mbeteshim të tërë më të varfër.
    E kam parë mesarin e saj të bardhë me tre shirita blu në anët e tij, mbajtur me dorën e Papës në
podiumin e Kombeve të Bashkuara, në Oslo për të marrë çmimin Nobel për paqe.
    Veç, ndoshta zemra e saj nuk qe mbushur kurrë me gëzim se sa në Pashkët e Shenjta të 1991-shit, kur
u kthye në tokën e saj të lindjes për të marrë pjesë në Meshën e ringjalljes në Katedralen e Tiranës, e cila
në vitet e gjata të diktaturës dhe të ateizmit shtetëror, qe kthyer në kinema.
    Është vërtetë rasti të përsërisim edhe një herë: “Gjëra të mëdha ka kryer tek unë Fuqiploti dhe i
shenjtë është emri i Tij”.



                                                                                  Luçia Valentini Terrani
                                                                                             -Këngëtare lirike-



   Në lidhje me Nënë Terezën nuk dua të kujtoj fjalimet e gjata, por ato përkulje të saj
mbi të mjerët, mbi fëmijët e sëmurë, ia vështroj duart që robëtohen me mund, por
zëmra e saj shkon më tej kësaj situate të dëshpëruar, arrin drejtpërsëdrejti në thelbin
e vuajtjes, në thelb të vetmisë së njeriut dhe, me buzëqeshjen e saj sjell shpresa.
   Ja, buzëqeshja qenka dhurata më e çmuar që mund të na ofrojë Nënë Tereza.
    Për ta takuar Nënë Terezën aq shumë të dëshiruar, do të thotë ta pranosh me gëzim
urimin e saj “God Bless You”*,të cilin përherë e shqipton duke buzëqeshur. Unë, po qe
se e vështroj, e ndjej veten të bekuar. Tamam siç është e bekuar bota aq e munduar,
por dëshmitare e një ngjarjeje që na burrëron, na ngushëllon, që vendos një ekuilibër
të madh.
    Kjo shëmbëlltyrë e vogël gruaje arrin të na dhurojë lumenjtë e dashurisë. Edhe një vështrim i vetëm i
saj mjafton për të kuptuar se Perëndia është me të.
    Fotografitë e saj, të cilat i ruaj me xhelozi, janë gjithnjë shumë të bukura. Sytë e saj nga vuajtja janë
bërë më të shkëlqyer dhe zhbirues. Jo, jo nëpërmjet fjalëve mund të thuhet, Nënë Tereza është dashuri,
qenka DASHURIA.
    ----------
   1“Zoti të bekoftë” - (angl.) - (sh.p.)
                                                                                                Liza Gastoi
                                                                                                       -Aktore-

    Nënë Tereza nga Kalkuta qënka dashuri, vullnet, aksion, por dashuri, vullnet, aksion i pastër si kristali.
Vite me radhë lufton me vuajtjen dhe mjerimin, duke refuzuar kategorikisht që nga puna e saj të bëjë, apo
të lejojë të bëhet një filozofi, një politikë apo një sistem propagandë.
    Aksioni i saj, me gjithë pasojat e tij, është pragmatik, por i mbështetur nga një forcë, e cila për ne
mbetet thuajse ende e panjohur. Një forcë, e cila me kohë, në çaste të veçanta, mund të kuptohet edhe nga
vetë ne dhe të cilën ndoshta e perceptojmë si diçka të jashtëzakonshme. Besoj se kjo forcë ka të bëjë me
Bashkimin, bashkimin midis qiellit e tokës, midis materies e shpirtit, midis Perëndisë e njeriut, bashkimi i
vërtetë mbi çdo gjë që ekziston, kur shfaqet i ndritshëm sidomos shpirtërave të mëdha, na bën të marrim
frymë të lehtësuar, dhe na çliron nga frika.
    Në aksionet e veta Nënë Tereza është e heshtur dhe ngulmuese. Është saktësia e dritës që përshkon një
lëndë disa herë shumë të turbullt dhe të lënë pas dore. Por ajo e përpunon sikur kërkon t‟i zbulojë esencën
e fshehtë që gjithnjë lidhet ngushtë me “shpirtin” njësues. Kjo lëndë që maskohet dhe mbulohet me rrobat
më të mira jemi në njerën ose në tjetrën mënyrë pikërisht në: Bombei, Kalkuta, Bota e Tretë ose çdo kënd
tjetër i humbur i globit. Kurse Nënë Tereza ndodhet aty mbi çdo gjë, me ushtrinë e saj “të bardha dhe
blu”, me Misionaret e Karitasit, për t‟u kujdesur, për të ushqyer, për të ndenjur pa gjumë, për të prurë
lehtësim dhe shpresa, për t‟u falur dinjitet edhe atyre shpirtërave që janë për të ikur nga kjo botë në
brengën dhe varfërinë më të egër.
    Kam pyetur veten aq herë, se cili është vallë sekreti i Nënë Terezës. Ajo përulësi e pakorruptueshme
dhe fisnikëri françeskane për të cilat ajo qenka një shembull i lartë? Përgjigjen e marr me mend.
    Imagjinoj se cila fuqi e jashtëzakonshme i jep asaj këtë dritë. Por se njohuritë e mia për dashurinë,
ashtu siç manifestohet ajo te unë, ende tepër fëminore, egoiste, vetëm për frymëzime të shkurtra
autentike, nuk mund të arrijnë të jenë njësi matëse për lartësira të tilla. Gjithsesi jam e sigurt se “qenie
drite” të tilla si Nënë Tereza zotërojnë horizonte të pakufishëm, të panjohur për ne dhe ku prania e tyre
ndjekin me saktësi vullnetin e shenjtë.
    Ka shumë njerëz, madje dhe në ditët tona që bëjnë të mira në këtë botë. Por Nënë Tereza e bën këtë
me një stil të pakrahasueshëm jo të rehatshëm, special që buron nga thjeshtësia e saj e pabesueshme dhe
në këtë konsiston mrekullia e kësaj gruaje aq të imët, të përthyer, të brishtë dhe megjithatë të
jashtëzakonshme.
    Unë besoj në dashurinë e saj të pastër dhe absolute.



                                                                                     At Serafino Golangeli
                                                                           -Themelues i “Piccola Opera Charitas”-


  Reagimet e mia lidhur me personalitetin e Nënë Terezës nga Kalkuta janë të
ndryshme dhe ato ndryshojnë për çdo herë që unë lexoj për të, kur i shoh fotografitë,
kur dëgjoj të flitet për të, apo kur marr vesh për përgjegjësira gjithnjë e më të
guximshme në kërkesat e saj për t‟u ardhur në ndihmë të mjerëve, njerëzve të ditëve
tona. Ndjenjën e admirimit për gjithçka bën Zoti nëpërmjet saj, e ndjek bremja e
ndërgjegjes për mungesën e guximit dhe të nismave më të “rrezikshme” megjithëse
kam qenë edhe unë i thirrur për të përshkruar të njëjtën udhë ungjëllore për t‟u
shërbyer të varfërve.
    Nënë Tereza fsheh brenda qenies së saj të vockël një shpirtmadhësi të gjerë dhe një guxim
mbinjerëzor, kurse në fytyrën e vet lodron një ndjenjë e mprehtë dhe e guximshme, zemërvogëlsie dhe
mungesë bujarie.
    Unë besoj se kam kuptuar që çfarë shihet te ajo, se nga vjen aq kthellësi për të zbuluar shenjat e kohës
me po aq energji për të reaguar aty për aty me thjeshtësi dhe fakte. Në se qenka e vërtetë se “jo njerëzit
nga jashtë bëjnë revolucionin por njerëzit nga brenda”, Nënë Tereza qenka një mistike e madhe. Te
shpirti i saj është prania e Krishtit aq e gjallë dhe aq e fuqishme sa që i ka pushtuar tërë ekzistencën. Për
„të Jezusi është me të vërtetë jeta dhe dashuria. Prej këtej rrjedh prirja e papërmbajtur që ajo të merret me
të varfërit, duke zgjedhur kështu për vete vendin e fundit.
    Nënë Tereza që zotëron një antenë aq të jashtëzakonshme sa të ketë aftësinë për të kapur kaq thirrje të
bindëshme, në të njëjtën kohë zotëron edhe një vështrim të qartë që i lejon asaj të shohë se çfarë nuk
ekziston ende, por që do të ekzistojë. Në kurriz të mjerimit të paimagjinueshëm të grave dhe burrave që
ndodhen në fund të jetës së tyre, të mbledhur nga trotuaret e Kalkutës, apo nga ndonjë vend tjetër të
çfarëdoshëm, Tereza sodit fytyrën e ndritshme të Krishtit të ringjallur që tashmë pasurohet mbi ato figura
të shfytyruara.




                                                                                       Franka Xambonini

                                                                       Tereza e Kalkutës - Lapsi i Zotit


   E afërmja e vetme e drejtpërdrejtë e Nënë Terezës është një mbesë, e bija e të vëllait,
Llazarit, i vdekur më 1981. Quhet Age, emri i motrës së Nënë Terezës. Jeton në
Palermo dhe është martuar me Xhuzepe Gutadauro Mançineli, tregtar veshmbathjesh.
Kanë dy fëmijë, Domenikon, 23 vjeç, dhe Masimilianon, 21 vjeç.
   Agja është një grua e bukur zeshkane, shumë elegante. Në fytyrën e saj ka diçka
nga Nënë Tereza e fotografive të vajzërisë, sidomos në shikimin. Në sallonin e shtëpisë
në Palermo është ekspozuar një koleksion mjaft i rëndësishëm qeramikash
barnatoreje, ato vazot cilindrike që ekspertët i quajnë albarelë e që përdoreshin një
herë e një kohë nga barnatarët. “Albarelë plot melheme” shkruante Bokaçioja.
Koleksioni nuk është se s‟ka lidhje me profesionin e të atit të Nënë Terezës, i cili, ndër
veprimtaritë e ndryshme që kryente, mbante edhe një farmaci; ka lidhje edhe me
punën si përfaqësues i firmave të barnave që ndërmori Llazari në Itali.
   Dritaret vështrojnë nga Porta Feliçe dhe në fund ndrit deti. Për çudi nuk ka asnjë
foto të Nënë Terezës, as në muret, as në ndonjërën nga tryezat e vogla të ngarkuara
me fotografitë e fëmijëve, dy djem shumë flokëverdhë.
   “Fotot e hallës i kam në dhomën e gjumit, ku mund t‟i shikoj kur zgjohem”
buzëqesh Agja dhe vrapon të marrë fotot e fundit që i ka dërguar Nënë Tereza. Në të
gjitha fotot mban në krahë një fëmijë, një fëmijë indian, një fëmijë zezak, një fëmijë të
bardhë. Janë stampuar në mënyrë të atillë që të lenë një hapësirë të bardhë për
kushtimin.
   Kushtimi janë fjalët e Isaias, 43-1, 43-4: “Jo, s‟do të të harroj. Të kam gdhendur në
pëllëmbën e dorës sime. Të kam thirrur me emër. Ti më përket mua. Ti je i çmuar në sytë
e mi. Unë të dua”. Nënë Tereza ia kushton nga një çdo pjesëtari të familjes: “E dashura
Age. I dashur Pepe. I dashur Domeniko. I dashur Masimiliano.” Dhe ka shtuar me
shkrimin e vet të gjërë e të qartë prej mësueseje: Zoti të bekoftë.
   Për të shprehur dhëmbshurinë ndaj mbesës dhe familjes së saj mjaftojnë fjalët e
profetit Isaia në një citim që ajo e ka për zemër dhe që e ka përsëritur në raste të
ndryshme: “Jam e bindur se sa herë që themi Ati ynë, Zoti vështron duart e veta: Të
kam gdhendur në pëllëmbën e dorës sime... Zoti vështron duart dhe na shikon atje”.
   Llazar Bojaxhiu, i ati i Ages, në një fotografi rinore duket me sytë e kaltër, shikimin
të drejtë, një trup të bëshëm në uniformën e oficerit të artilerisë. Ngjashmëria e tij me
Nënë Terezën duket më e madhe kur objektivi e ka fiksuar në vitet e mëvonshme,
tashmë të sëmurë me fytyrën të dobësuar që e bën t‟i duken më të mëdhenj veshët dhe
hunda. Thotë Agja:
   “Familja jonë është shqiptare, jemi shqiptarë të kulluar. I përkasim një populli të
vogël, tre milionë në Shqipëri, tre milionë në Kosovë, që kërkon pavarësinë nga
Jugosllavia, përveç të tjerëve të shpërndarë nëpër botë. Na bashkon ndjenja e fortë e
kombësisë. Po shqiptarja më e famshme është Nënë Tereza, çka është paradoksale për
një shtet që ka vendosur ateizmin me një nen të kushtetutës.”
   “Më vjen të buzëqesh kur lexoj në ndonjë gazetë se Nënë Tereza ka lindur në një
familje fshatare. Familja bojaxhiu ishte e kamur, të paktën derisa vdiq gjyshi im Kolë, që
ishte diplomuar në farmaceutikë dhe kishte si pronë pyje dhe sharra. E shoqja, Drane,
gjyshja, duhet të ketë qenë një grua shumë e zgjuar dhe me koncepte moderne. Ajo
deshi që të tre fëmijët të studionin, u dha si djalit edhe vajzave të njëjtin edukim, çka
ishte shumë e rallë në atë kohë. Ndoshta e parashikonte që fëmijët do të shëtisin botën.
Kur mbeti vetëm në shtëpi, kur i vdiq i shoqi dhe Llazari studionte në Francë, Agja në
Vjenë dhe Angja ishte në një kuvend në Irlandë, gjyshja ime fliste me krenari për fëmijët
që po formoheshin jashtë hapësirës së vogël shqiptare”.

   Nënë Tereza, që u shmanget bisedave për veten e vet, në ndonjë intervistë ka
sintetizuar historinë e familjes së saj me fraza të shkurtra e të thata: “Ishim një familje
e lumtur. Kemi qënë gjithnjë shumë të lidhur, sidomos pas vdekjes së tim eti. Jetonim
njeri për tjetrin”.
   I ati, Kola (Nikolla) vinte nga një familje tregtarësh shqiptarë, dhe ai vetë ishte
tregtar i kamur. Ishte vendosur në Shkup, ku veprimtaria e tij e parë ishte hapja e një
farmacie. Pastaj i shtriu interesat e veta në degë të tjera të tregtisë, nga ajo e
ndërtimeve në atë të mallrave ushqimore dhe në lëndën drunore. Ishte i prirur për
muzikë, si edhe Nënë Tereza që ka vesh dhe kur ishte vajzë e re i binte mirë
mandolinës. Në një foto të vitit 1912, Kola del si burizan në bandën bashkiake të
Shkodrës. Interesohej për politikë, merrte pjesë në mbledhjet e atdhetarëve shqiptarë.
   Kur Shqipëria shpalli Pavarësinë, më 28 nëntor 1912, në familjen Bojaxhiu u bë
festë e madhe. Ishin aty edhe Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Sabri Qyteza, të cilët
kishin marrë pjesë në lëvizjen kundër turqve. Nga ajo festë Llazari, që ishte atëherë
pesë vjeç, do të mbante mend këngët e fitores, dollitë e gëzuara dhe më së fundi zjarrin
e vogël që u ndez në mes të dhomës për të festuar lirinë nga zgjedha e Perandorisë
Osmane, që kish zgjatur katër shekuj e gjysmë. (Por një vit më vonë, fuqitë e mëdha
europiane do ta coptonin Shqipërinë, duke lënë jashtë kufijve të rinj gjysmën e
territoreve dhe të popullatës së saj).
    Kolë Bojaxhiu vdiq papritur më 1919. Ishte këshilltar komuneje dhe kish shkuar në
Beograd me kolegët e vet. Me sa duket pati një atak peritoniti. Konsulli italian e çoi në
shtëpi me karrocë. Kola vdiq pas një ndërhyrje urgjente, që ishte pa dobi. Në varrimin
e tij mori pjesë i gjithë qyteti, ku kish qenë një nga njerëzit më të spikatur.
    Me vdekjen e Kolës, barra e rritjes së tre fëmijëve ende të vegjël ra mbi shpatullat e
Dranes, e cila e përballoi me guxim rënien ekonomike që pasoi humbjen e të shoqit.
Drania hapi në shtëpi një punishte të vogël për qepje e qendisje, duke u specializuar
për fustane nusërie dhe veshje elegante për festa dhe pritje.
    Ishte një grua shumë fetare, siç e kujtonte shpesh Nënë Tereza: “Nëna ime ishte një
grua e shenjtë. Na ka edukuar me dashuri për Zotin dhe për njerëzit. Na ka mësuar ta
duam Zotin mbi gjithçka”. Ishte shumë e rreptë në edukimin e fëmijëve. Llazari
tregonte: “Nëna kërkonte që t‟i merrnin leje për çdo gjë. Në të shumtën e rasteve na e
jepte lejen, por duke kërkuar si shkëmbim që të silleshin aq mirë, në shtëpi e në
shkollë, sa që të bëheshim shembull për bashkëmoshatarët tanë. Na thoshte se duhen
bërë të mira pa u dukur, sikur hedh një gur në det. Atë pasion që im atë kishte për
politikën, nëna e ushqente për fenë. E thërrisnim Nënëloke, jo vetëm ne fëmijët e saj,
por edhe kushërinjtë dhe fqinjët”.
    Loke është një emërtim që nuk përkthehet dot në italisht. Shpreh njëkohësisht
dashuri dhe nderim. Drania, vajzës së vet që nuk e shihte prej 45 vjetësh, foton e vet
të fundit ia dërgoi me këtë kushtim: “Gonxhe, të puth, Nanëlokja”.
    Angja ka qënë një fëmijë dhe pastaj një vajzë studioze, gazmore, e pasionuar për
këngën dhe poezinë. Kur u ndalua gjuha shqipe në shkollat e Shkupit, që ishte bërë
qytet jugosllav, Angja i vazhdoi pa vështirësi mësimet në serbokroatisht në gjimnaz. Ka
pasur gjithmonë prirje për gjuhët.
    Në gjimnaz, ishte ende larg për të mendimi për t‟u bërë misionare. Në ato vite
ambicja e saj ishte që të bëhej arsimtare, të shkruante vjersha, të kompozonte muzikë.
Arsimtare u bë. Vjersha ka shkruar kur ishte rishtare. Njëra, e shkruar më 9 dhjetor
1928, në anien që e çonte në Indi, fillon kështu:
                     “Po le shtëpinë që i dhuron dritë zemrës/ tokën time, tërë familjen time/ Synimi im
                     është Bengala e dërrmuar nga dhimbja/ tokë e dashur për mua, ndonëse tokë e huaj”.
    Rrugët e zgjedhura dhe ecejaket e historisë e kanë shpërndarë familjen Bojaxhiu. Më 1934 Dranja dhe
Agja u transferuan në Tiranë, ku Agja gjeti punë si folëse në radio dhe Llazari u bë oficer në ushtrinë e
mbretit Zog. Dranja vdiq me dhimbjen në zemër që nuk pati mundësi të shohë përsëri të bijën Angje
misionare në Indi dhe të birin e ikur në Itali. I mbeti vetëm ngushëllimi i së bijës Age, e cila nuk u martua
për t‟i qëndruar pranë.
    “Zonja Gutadauro, si ndodhi që ati juaj Llazari vendosi të qëndronte në Itali?”
    “Ishte oficer në ushtrinë shqiptare kur Shqipëria u pushtua nga Italia më 1939. Si shumë të tjerë, u
dërgua për shërbim në ushtrinë italiane. Gjatë gjithë kohës së luftës ishte në Torino, si oficer karriere në
artileri. U largua nga ushtria në fund të luftës, me gradën e kolonelit. Nuk deshi kurrë të heqë dorë nga
shtetësia shqiptare për të marrë atë italiane dhe kjo ndikoi në vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga
ushtria. Në Luka kish njohur nënën time, Maria Sanguinji, u martuan dhe unë jam vajza e vetme. Në
Shqipëri nuk mund të kthehej, sepse pas lufte u vendos regjimi komunist i Enver Hoxhës. Një mik e
këshilloi të vendosej në Sicili dhe të hapte një depo barnash. Në këtë fushë im atë punoi në periudhën e
fundit të jetës së tij. Vdiq më 1981, nga kanceri, në moshën 73 vjeç.
    “Ç‟ju tregonte për kohën kur ai dhe motrat ishin të mitur?”
    “Nga kujtimet e babait i përfytyroj që të tre të lidhur ngushtë. Babai ishte çapkëni i shtëpisë. Motrat i
përgatitnin detyrat dhe kryenin për të shërbimet e vogla që gjyshja Drane i caktonte secilit. Për shembull,
në darkë njëri, me radhë, pastronte këpucët e të gjithëve. Por kur i vinte atij radha, e ndihmonin motrat.
Që të tre ishin fëmijë të gjallë, por im atë ishte më çamarroku. Shpesh nëna e çonte në krevat pa ngrënë si
dënim, por motrat ia shpinin ushqimin fshehurazi.
    Babai dhe Nënë Tereza u panë përsëri pas 40 vjetësh. Rikujtuan fëmininë, duke qeshur për aq
ndodhira: nuk e di se për cilat, sepse flisnin shqip.”
    Është viti 1928 dhe Angja është 18 vjeç kur pranohet nga motrat e Loretos. Përpara se të nisej për Indi,
i shkroi të vëllait, Llazarit, i cili posa kish mbaruar akademinë ushtarake, me gradën e nëntogerit. Jetonte
larg shtëpisë dhe nuk mendonte se projektet e motrës ishin pjekur deri në atë shkallë. Menjëherë i dërgoi
një letër i indinjuar: si mund ta çonte dëm jetën e saj duke u varrosur në ndonjë kuvend të largët?
    Përgjigja e Angjes ishte therëse:
                       “Ti mendon se je i rëndësishëm sepse je oficer i një mbreti që ka pak milionë shtetas.
                       Por unë po hyj në shërbim të mbretit të gjithë botës. Sipas teje, kush ka zënë postin më
                       të mirë?”
    Më vonë, Llazari do të fliste me krenari për motrën që kish zënë postin më të mirë. “Angja është
oficer, si unë. Do të mund të ndiqte shkollën ushtarake. Ka një forcë vullneti të pabesueshme, si nëna
jonë. Është e disiplinuar, ndjek rregulla të prera dhe ka dhunti të spikatura komandimi. Është një
udhëheqës i vërtetë”.
    Nënë Tereza e pa përsëri Llazarin në nëntor 1960, gjatë vizitës së saj të parë në Romë. Llazari, me të
shoqen Marien dhe vajzën Age, vrapoi nga Palermoja për ta përqafuar. Nuk ishin parë që prej 32 vjetësh.
Tani mbesa Age e kujton atë takim:
    “Babai dhe halla flisnin pa pushim shqip. Halla tani ishte bërë e famshme, por babai e trajtonte ende si
motër të vogël. Babai më tha se e mbante mend më të gjatë, pak a shumë sa unë. Ai ishte 1 metër e 86,
duhej të përkulej për gjysmë për ta përqafuar. I bëri shumë përshtypje që e pa ashtu të mpakur. Puna
kishte lënë shenjat e veta, ka kaluar gjithmonë një jetë me shumë lodhje e mundime”.
    “Keni shkuar ndonjëherë të vizitoni shtëpinë e Bojaxhinjve në Shkup?”
    “Jo, gjithçka u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1963. Nënë Tereza shkoi në vendet e fëmijënisë së vet dhe
më rrëfeu se s‟ka mbetur gjë prej gjëje, as shtëpia, as kisha e as shkolla. Madje as në vorreza s‟e kemi më
kapelën tonë. Rrafsh gjithçka. Pati 1070 të vdekur, 3300 të plagosur, 140 mijë pa strehë, Nënë Tereza u
kthye në qytetin e lindjes më 8 qershor 1978, për të hapur një shtëpi. Kish marrë me vete katër simotra që
do të qëndronin në Shkup.
    I tha kryetarit të Bashkisë: “Keni dhënë një njeri, po ju kthej katër”.
    “Po ju, zonja Age, kur e keni parë prapë hallën pas takimit të parë në Romë?”
    “Sa herë që vinte në Romë ne niseshim nga Palermoja për ta parë. Në dhjetor 1979 asaj iu dha Çmimi
Nobel për paqe, dhe unë e babai shkuam në Oslo. E takuam atë mbrëmje që mbërriti në institutin San
Xhuzepe ku ishte vendosur. Babai më tha: “Është gjithmonë e më e pakët, por është gjithnjë e më mirë”.
    “Nënë Tereza ishte e gëzuar për Çmimin Nobel. Në fjalimin e pranimit, përpara gjithë atyre
personaliteteve të rëndësishme, nuk la t‟i humbiste rasti për të folur kundër abortit në një vend protestant
që e kishte legalizuar prej kohe. U bë shkas për një polemikë. Mbaj mend titujt e mëdhenj të gazetave”.
    Nënë Tereza mori vesh për Çmimin Nobel nga një telefonatë që i bëri nënkryeministri indian.
Tha: “Është për lavdi të Zotit” dhe vazhdoi të bënte llogaritë bashkë me motrën Kamilus. Në orët e
mëvonshme u habit për të gjitha ato telegrame që vinin dhe iu bë qejfi që lexoi të Titos, presidentit të
Jugosllavisë, dhe atë të qeverisë komuniste kineze.
    Më 9 dhjetor mbërriti në Oslo për marrjen e Çmimit. Frynte erë polare, në aeroport një zonjë e
ambasadës indiane i hodhi një pallto mbi supet, e habitur kur e pa atë të marrë të Zotit veshur vetëm me
një sari të pambuktë dhe me një golf të konsumuar.
    Të nesërmen 10 dhjetor 1974, Nënë Tereza flet në sallën e madhe të Universitetit. Përballë saj janë
ulur mbreti Olaf V, autoritetet akademike, personalitete të politikës e të shkencës, të gjithë të veshur
në tight, ndërsa zonjat me fustane të gjata. Sari i saj shpreh sfidën e përvujtshmërisë ndaj pushtetit, dhe
ajo përfiton nga kjo. Si gjithmonë, përpara se të flasë në publik, bën shenjën e kryqit mbi buzët me gishtin
e madh dhe e fton auditorin laik të recitojë lutjen e shën Franceskut, tekstin e së cilës e kish shpërndarë në
fletë të shaptilografuara: O Zot, më bëj vegël të paqes sate...” Të gjithë filluan të faleshin - do t‟u tregonte
simotrave - megjithëse, siç e dini, katolikët nuk janë të shumtë në Norvegji.” Pas lutjes mban fjalimin e
saj, duke improvizuar, si zakonisht. Është shumë e ashpër: “...Jemi në Vitin ndërkombëtar të fëmijës. Ju
flas në emër të fëmijës që nuk ka lindur”. I drejtohet mbretit Olaf dhe i del pothuajse një britmë: “Po e
përsëris, madhëri, aborti është një vrasje”. Në avionin me të cilin po kthehej në Romë hosteset
shpërndajnë gazetat. Tituj të mëdhenj nënvizojnë poteren që fjalët e saj shkaktuan në vendin ku aborti
praktikohej qetë-qetë. Posa mbërrin në Romë sëmuret nga gripi. Me temperaturë shkon te Papa dhe ky i
beson një detyrë shumë më me prestigj se Çmimi Nobel: “Shkoni e flisni kështu kudo” e nxit Gjon Pali II.

    “Por takimi i Oslos ishte për neve një takim i shkurtër, sepse halla ishte e zënë me vizita dhe
angazhime” tregon Agja. “Por unë qëndrova me të 12 ditë në shtator 1989, kur ishte shtruar në spitalin e
Kalkutës pas infarktit”.
    “Po të varej prej saj, as që do të shtrohej. E quan absurde që mjekët t‟i bëjnë mjekime të posaçme. E
kishte punën pisk, ishte shumë keq, por në çastet kur ndiente një farë lehtësimi fillonte e shkruante letra e
mbështetur në jastëk. I lutesha të mos lodhej dhe ajo më përgjigjej: “Nuk është e drejtë, kaq shumë miq
më kanë dërguar urime, kanë të drejtë për një përgjigje”.
    “Posa e ndjeu veten pak më mirë, filloi të thërriste eproret e veta për të ndërmarrë nisma të reja. Është
një manaxher që merr në çast vendime të rëndësishme. Është gati të fluturojë për në Amerikë, kur, pa
pritur, merr vendim: “Në Amerikë do të shkoj më vonë, më parë do të shkoj gjetiu.” Por aktivizimi është
gjithmonë pasojë e spiritualitetit dhe e lutjes së saj.
    “Në ato dymbëdhjetë ditë në spitalin e Kalkutës kam jetuar çaste të ndjeshme pranë saj. Nuk kishim
pasur kurrë mundësinë ta kalonim kështu, së bashku. Falë Zotit, unë e di mirë anglishten, kështu që
s‟kishim asnjë vështirësi për t‟u marrë vesh. Biseduam gjatë, unë kuptova shumë gjëra. Kur im atë po
vdiste në spital në Romë, më 1981, Nënë Tereza vinte çdo ditë për ta parë. Besoj se ato biseda intime e
kanë ndihmuar babanë që ta pranonte vdekjen”.
    Është një letër që Nënë Tereza e shkroi pas vdekjes së të vëllait: “Tërë jetën nëna jonë pat ëndërruar që
Llazari të kthehej në shtëpi. Djali i vetëm, të cilin ajo e donte më shumë se jetën, më së fundi është me të.
Llazari pati vdekjen e bukur të një njeriu që me të vërtetë po kthehej në shtëpi te Zoti”.
    “Ruaj shumë pusulla të Nënë Terezës, mesazhe të shkurtra që m‟i ka dërguar gjatë viteve”, thotë Agja.
“Në familje s‟e kemi pasur zakon të shkruajmë letra të gjata. Shpesh i telefonojmë njeri-tjetrit dhe gjithnjë
halla më porosit t‟i qëndroj pranë nënës sime, që është 80 vjeç”.
   “Të gjithë e quajnë tani të shenjtë, por çdokush e sheh që ajo është si gjithë të tjerët, e mprehtë dhe e
gatshme për të bërë shaka. Ka dhuntinë që t‟i bëjë më të mirë ata që i afrohen. Me të ndjejmë një shtytje
drejt së mirës dhe dëshirën për të qënë të dobishëm. Kjo ndjenjë më vonë edhe mund të kalojë, përveç kur
ndonjëri është i ndriçuar në mënyrë të veçantë, por mbetet një ndjenjë paqeje me veten dhe me të tjerët.
   Gjatë ditëve që isha në Indi Nënë Terza më tha: “Do të doja që një njeri nga djemtë e tu të bëhet prift”.
Por im shoq merret me tregti dhe djemtë kanë nisur rrugën drejt veprimtarive ekonomike. Masimilianoja
studion në Universitetin Bokoni të Milanos, Domenikoja frekuenton fakultetin e ekonomisë dhe tregtisë
këtu në Palermo. Duket si e pamundur që njeri prej tyre të dëshirojë të bëhet prift, por halla vazhdon të
shpresojë. “Rrugët e Zotit janë të panumërta”, më përsëriste ato ditë në spital.




   INTERVISTA

    Shkova te Nënë Tereza në rrugën Kazilina Nr.222, në një nga gjashtë shtëpitë e
misionareve të Bamirësisë në Romë. Kisha në xhep njëqind pyetje që nuk do t‟ia bëja
kurrë, sepse më parë recituam rruzaren dhe pastaj nuk i mbetej më kohë.
    Kisha gati pyetje të tjera për një konferencë shtypi që Nënë Tereza e kreu me dy fjalë dhe e mbylli
duke i ftuar gazetarët të falen bashkë me të. Ishte për të qeshur pamja e atyre ujqërve të kronikës që rrinin
në këmbë plot respekt duke mërmëritur fjalët e harruara të Ave-Marias.
    Një ditë më caktoi një takim në San Gregorio al Çelio, ku, nën një pjergull, është shtëpia nënë në
Romë, dhe mezi u besoja syve që sigurova një intervistë vetëm për mua. Por ajo kishte ikur pa pritmas
dhe në vend të saj gjeta një gotë ujë dhe një pusullë me tri fjalë: God bless you, Zoti të bekoftë. Nga
takime të tjera më të frytshme nga ata profesionale, kam dalë e ngritur shpirtërisht, por e zhgënjyer nga
koha e shkurtër e tyre. Nënë Tereza i dëshpëron intervistuesit dhe biografët.
    “E kam më lehtë të laj një lebroz se sa t‟u përgjigjem pyetjeve të një gazetari”, thotë Nëna me një
ndriçim ironik në sy. Por meqenëse është njeriu më i disponueshëm në botë, gjithmonë shton: “Puna jote
është të intervistosh dhe mua më takon të bashkëpunoj”. Ngandonjëherë, duke më parë që dal pranë saj e
armatosur me manjetofon dhe blok shënimesh, thotë: “Prapë këtu?” Pastaj më tregon te ndonjë simotër
ose te dikush i pranishëm: “Kjo zonjë shkruan, shkruan gjithçka”. Dhe nuk e thotë me bezdi, por më
tepër me durim e humor të mirë.
    Në një aeroport, ndërsa mundohej të çante midis grupit të gazetarëve, që ia vinin mikrofonin në hundë
dhe operatorëve që ia drejtonin në sy telekamerën, njeri e pyeti se cila kish qënë vuajtja e saj më e madhe.
U përgjigj: “Kjo”.
    Kur, më 16 tetor 1979, u përhap lajmi se i kishin dhënë Çmimin Nobel për paqen, toga e zakonshme e
reporterëve rrethoi hyrjen e shtëpisë nënë në Lauer Cirkular Rod. Të nesërmen duke folur me
korrespondentin në Kalkutë të agjencisë “Associated Press”, Nënë Terezës i shpëtoi: “Mbrëmë këtu sikur
kishin lënë takim të gjitha hutat e Kalkutës”. Menjëherë e zbuti fjalinë jo shumë diplomatike. “Por edhe
hutat mund të jenë të bukura”.
    Përpara dorëzimit të Çmimit Nobel në Oslo, gazetarëve që ngulnin këmbë për të njohur jetën e saj, ajo
u përvijoi autobiografinë më sintetike që mund të përfytyrohet, pikërisht ajo që nuk ka dashur kurrë të
flasë ose të shkruajë për veten:
                     “Nga gjaku dhe prejardhja jam shqiptare. Kam shtetësinë indiane. Jam murgeshë
                     katolike. Nga prirja, i përkas gjithë botës. Në emër, i përkas plotësisht zemrës së
                     Jezuit”.
   Ngandonjëherë u përgjigjet me ironi intervistave, sidomos kur pyetjet janë kritike ndaj punës së saj. E
pyetën përse nuk u mëson të varfërve të peshkojnë në vend që t‟u falë peshk. U përgjigj:
                    “Njerëzit tanë mezi qëndrojnë në këmbë. Janë të uritur ose të sëmurë ose të paaftë.
                    Nuk janë në gjendje as të mbajnë në dorë kallamin e peshkimit. Ajo që bëj unë është
                    t‟u jap të hanë një peshk sa të marrin pak fuqi. Atëherë jua dorëzoj juve dhe ju u jepni
                    kallamin dhe i mësoni të zënë peshk”.
   Gjatë një vizite në Gjermani, ndërsa e bezdisnin vetëtimat e fotografëve, u kthye nga Jozefa Goselke,
një bashkëpunëtore gjermane, e i tha:
                    “Kam nënshkruar një kontratë me Jezuin, që për çdo foto që më bëjnë të lirohet një
                    shpirt nga purgatori. Në këtë orë purgatori duhet të jetë i zbrazët”.
   U nënshtrohet me sakrificë kërkesave të shtypit, por ua njeh dobinë.
                    “Unë kam qënë e detyruar ta vuaj famën. E përdor për dashuri të Jezuit. Duke folur
                    për mua, gazetat dhe televizionet flasin për të varfërit dhe kështu zgjojnë vëmendjen
                    ndaj të varfërve. E vlen ta durosh këtë barrë.”
   Në fjalimin e pranimit të Çmimit Nobel tha:
                    “Në mos vafsha në qiell për tjetër gjë, do të shkoj për gjithë këtë publicitet që më
                    rrethon, sepse ai më ka flijuar e pastruar dhe më ka bërë të gatshme për parajsën”.
    Nënë Terezën e takova për herë të parë në Romë më 1 mars 1978. Në vilën e bukur
të “Accademia dei Lincei”1, posa i kishin dorëzuar Çmimin Balzan “për njerëzimin,
paqen, vëllazërimin ndërmjet popujve”. Shtrëngonte në dorë pergamenën me shirit të
kaltër dhe çekun prej 250 milionë liretash dhe përshëndeste autoritetet e pranishme.
    Dukej fare e vogël. “Është kaq e vogël por s‟ka asgjë të vogël në vetvete” thoshte zakonisht Indira
Gandi, që ishte mike e saj. Sandro Pertini, Xhulio Andreoti, profesorët e Akademisë, katër ministra, një
gjysmë duzinë ambasadorësh, duhet të thyheshin më dysh që t‟i shtrëngonin dorën. Ajo ngrinte kokën
mënjanë, i vështronte e qetë nga poshtë lart, me një gjest të veçantë të saj. Vishte mbi sarin një triko bojë
hiri të vjetër, me një paramanë në vend të një kopse që mungonte. Me gjithë të ftohtit e fundit të dimrit,
këmbët i kishte zbathur në sandalet. Në fytyrën e shënuar nga qindra rrudha, sytë i shkëlqenin me një
vështrim plot gëzim.
    Me atë vështrim, pas ceremonisë, përballon lukuninë e gazetarëve. Fillon një konferencë shtypi e
çuditshme, në të cilën ballafaqohen dy gjuhë të ndryshme: pyetje të kësaj bote, përgjigje të një bote tjetër.
Pa pritur pyetjen e parë, Nënë Tereza fillon të flasë për fëmijët e padëshiruar, për fëmijët e braktisur, për
ata që vdesin urie.

   ----------
   1   Akademia shkencore më e vjetër dhe më me prestigj e Italisë.



   Nënë Terezë, nuk do të ishte më mirë që mos i lindnin se sa t’i lenë të jetojnë
kështu?
   “Fëmijët janë dhurata më e bukur e Zotit. Çdo fëmijë ka të drejtë të dalë në dritë, pavarësisht në është i
dëshiruar ose jo. Aborti është një krim i kryer në prehrin e nënës”.
   Nënë Terezë, por cilësia e jetës a nuk është më e rëndësishme se sa lindja?”
   “E drejta e parë është të lindësh. Të tjerat vijnë pas kësaj”.
   Nënë Terezë, ç’kuptim ka të jetosh si qënie nënnjerëzore?
    “Askush nuk mund të gjykojë jetën e tjetrit. Njëri më ka thënë: kam jetuar si kafshë, por falë teje po
vdes si engjëll. Kjo ka një kuptim”.
    Nënë Terezë, ç’mendim keni për të filluar një fushatë kundër armatimeve?
    “Nuk bëj fushata, as peticione, as mbledhje parash, as lejoj që të tjerët t‟i bëjnë në emrin tim. Në këtë
çështje jam shumë e rreptë. Vetëm mund t‟u sugjeroj qeveritarëve: m‟i jepni mua paratë që harxhoni për
armë. Unë do të dija mirë si t‟i përdorja”.
    Nënë Terezë, nuk mendoni se Kisha shpenzon shumë për veprimtari të kota në vend që të
ndihmojë të varfërit?
    “Kisha jemi ne. Nuk duhet të gjykojmë të tjerët, por veten tonë. Ne do të gjykohemi për çka kemi bërë
për Jezuin që vuan, për Jezuin e braktisur, për Jezuin e uritur”.
    Nënë Terezë, a nuk është pothuajse e pamundur të jetosh si i krishterë në botën e sotme?
    “Po, është kaq e vështirë sa që nuk do të mund ta bënim pa ndihmën e lutjes. Ne katolikët kemi trupin
e Krishtit. Kjo na jep fuqinë. Jezui vjen pranë nesh në formën e bukës për të na treguar dashurinë e tij;
dhe në formën e të uriturit që të mund ta ushqejmë; në formën e njeriut lakuriq që të mund ta veshim; e të
pastrehuarit që të mund ta marrim mysafir.”
    Nënë Terezë, a ka kërkesa për të hyrë në urdhrin tuaj?
    “Po shtohen vazhdimisht. Paraqiten vajza dhe më thonë: Dua një jetë me varfëri, me dashuri, me
sakrificë. Përgjigjem: Mirë, bija ime. Janë të vetmet gjëra që mund të të jap”.
    Nënë Terezë, ç’bëjnë në Romë misionaret tuaja?
    “Ju pandehni se India është vetëm në Indi. Shkoni një natë me motrat e mia në stacionin Termini. Do
t‟i shihni motrat si marrin njerëz të shtrirë për tokë. Si në Kalkutë. Po në Romë është më ftohtë, ja pse
duken më pak në vende të hapura.”
    Nënë Terezë, flokët i keni të gjatë apo të shkurtër?
    “Të rruar. Nuk kam kohë t‟i kreh”.
    Nënë Terezë, si ia bëni t’i njoftoni Ungjillin atij që e ka barkun bosh?
    “Ka mënyra të ndryshme për të ofruar. Mund të veprohet kështu...”. Ngrihet, i vë duart përpara dhe
tërhiqet menjëherë. Është gjesti i atij që bën një akt bamirësie të pavëmendshëm dhe të shpejtuar. “Ose
kështu...” I mbledh duart si shportë, dhe i zgjat me butësi: “Ka uri për bukë dhe uri për dashuri. Mund të
jesh i zhveshur nga rrobat dhe i zhveshur nga dinjiteti. Jezui ka thënë: “Pata uri dhe më dhatë për të
ngrënë. Isha i sëmurë dhe më vizituat. Isha i braktisur dhe më ngushëlluat”.

    Më së fundi arrita të kem një intervistë vetëm për vete. Unë dhe Nënë Tereza vetëm, në heshtjen e një
dhome të vogël në San Gregorio al Çelio. Kjo shtëpi e misionareve ka qenë pularia e kuvendit fqi të
murgjve kamaldolezë. Jetojnë atje 35 murgesha, qelitë komunikojnë me një korridor qendror pa çati, i
mbuluar nga një pjergull. Mbi dyshemenë me çimento duken ende rrafshet kulluese të pularisë.
    Ia arrita të marr intervistën me ndihmën e motrës Agnel, përgjegjëse e misionareve të Bamirësisë për
Italinë; është me nënë Terezën që nga viti 1969, kishte qejf të quhej Agnes (Angje), si emri i pagëzimit të
Nënë Terezës, por e kishte një tjetër, ithtarja e parë. “Le ta ndryshojmë pak”, i tha Nëna dhe kështu emri
u bë Agnel.
    Ishte mbrëmja e 26 prillit 1990. Shkova te Nënë Tereza me frikë se mos e kish anulluar përsëri
takimin, duke pasur angazhime më urgjente ose për të ikur në ndonjë vend tjetër, me një nga ato vendimet
e saj të papritura, që nuk duronin shtyrje. Por jo, ishte aty dhe më priste. Më e vogël, më e tretur nga ç‟e
kisha parë herën e fundit. Ishte pas goditjeve në zemër që e kishin detyruar të shtrohej në spitalin e
Kalkutës shtatë muaj më parë, si dhe periudhës së gjatë të shërimit.
    Po rrinte atje, në ish-pularinë e fretërve të San Gregorios. Dhe më priste. Ndjej përsëri joshjen e saj.
Më mbështjell ai bekim që buron nga njeriu i Perëndisë; një kontakt shpirtëror që indianët e
quajnë darshan, përceptimi i së vërtetës së një qenieje superiore. Një minutë pranë një shenjtori shuan
male me mëkate, thonë shkrimet indiane. Për të marrë darshanin turmat rreshtoheshin anash kur kalonte
Mahatma Gandi. Sot grumbullohen rreth Nënë Terezës kur e shohin nëpër rrugët e Kalkutës.
    Si jeni, Nënë Terezë?
    “Ndjehem e fortë. Erdha në Evropë për tri gjëra: të hap një shtëpi në Rumani, të shkoj në Shqipëri dhe
pastaj në Çekosllovaki”. Shkon drejt e në thelbin e çështjes, shkurt si gjithmonë, sipas sugjerimit të
Ekleziastit. “E folura jote të jetë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Të shprehësh shumë me pak fjalë”.
    Kam në xhep pjesët e prera të gazetave të javës së shkuar “Tereza e Kalkutës dha dorëheqjen. Nuk ka
më fuqi”, thotë titulli i Korriere dela Sera.“Tereza e Kalkutës i dha lamtumirën misionit të vet” thotë
titulli i La Stampa-s. “Heqja dorë e përvuajtur e Nënë Terezës” titullon Republika. Artikujt shpjegojnë se
Nënë Tereza i paraqiti Gjon Palit II dorëheqjen nga detyra e eprores së përgjithshme të misionareve të
Bamirësisë, për arsye shëndetësore. Papa e pranoi. Eprorja e re do të zgjidhet në 8 shtatorin e ardhshëm
nga kapitulli i përgjithshëm i Kongregacionit.
    Pra tani jeni në pension, Nënë Terezë?
    “Jo, nuk jam në pension. Të varfërit nuk dalin në pension. Kam dhënë dorëheqje si eprore e
përgjithshme.” Bën një pushim, zgjat duart mbi tryezë për të shtrënguar të miat, dhe me një konfidencë të
përzemërt më siguron: “Nuk kam dhënë dorëheqjen si Nënë Terezë”.
    Shpjegon: “Në shtator do të mblidhet kapitulli dhe një tjetër do të zerë vendin tim. Mund t‟i ndihmoj
motrat sa jam gjallë, t‟i ndihmoj të kuptojnë ç‟duhet bërë, sepse shumë gjëra nuk kuptohen deri sa të
bëhen. Do të zgjedhim një eprore të re dhe do ta ndihmoj të kuptojë se ç‟duhet të bëjë. Pastaj do të jem
një murgeshë si gjithë të tjerat”.
    (Kur u mblodh kapitulli, gjërat u zhvilluan ndryshe: Nënë Tereza u zgjodh prapë eprore e përgjithshme
e misionareve të Bamirësisë. Kështu ndodh që nga 1960-ta, që kur u bënë zgjedhjet e para të urdhrit, që
përsëriten çdo gjashtë vjet. Votuan në fshehtësi të 103 murgeshat delegate. Nënë Tereza mori 102 vota,
dhe e pranoi edhe një herë detyrën “me gëzim shumë të madh”, siç tregoi zëdhënësja e misionareve motra
Prishila Ljuis).
    Pas katër muajsh (më 27 gusht 1990) Nënë Tereza do të mbushë 80 vjeç. Më duket e kërrusur mbi
vetveten, sikur i bën mburojë zemrës së sëmurë. Por shpirti çan përpara. Rumania, Shqipëria,
Çekosllovakia. Në Rumani, në Bukuresht, specialisten e plagëve të botës e presin për të kuruar plagën e
fundit, që nuk është mijëvjeçare si lebra, por që bën kërdi me të njejtën furi, ngjall po atë frikë, i izolon të
sëmurët në po atë tabu: Aidsi.
    Pasi u përmbys regjimi, doli në dritë një skandal i fshehur deri atëhere nën kapakun e tenxheres
komuniste. Në Bukuresht ka qindra fëmijë të sëmurë nga Aidsi. Shumica e kanë marrë nga transfuzionet e
gjakut të importuar nga Afrika, të praktikuara pa kontrollin dhe kujdesin më të vogël. Janë shtruar në
reparte të ndyra spitalesh të lëna pa kujdes, infermieret refuzojnë t‟i prekin nga frika e infektimit. Bota
rrënqethet dhe vjen Nënë Tereza.
    “Ipeshkvi i Bukureshtit dhe qeveria rumune më kërkuan të hap një shtëpi për fëmijë të sëmurë nga
Aidsi. Do të shkoj pas disa ditësh, me katër motra dhe një mjek. Kam hapur deri tani tre qendra për
kurimin e të sëmurëve nga Aidsi: në Nju Jork, në Uashington, në San Francisco. Kjo do të jetë e para në
Evropë”.
    Është thënë se Aidsi është ndëshkimi hyjnor për homoseksualët dhe të droguarit. E mendoni
edhe ju kështu, nënë Terezë?
    “Jo, jo nuk është një ndëshkim hyjnor. Shumë njerëz infektohen pa asnjë faj. Një motër e ka marrë nga
një shiringë në damarë. Vdiq pas pak. Nuk mund të gjykojmë, mjafton një inxheksion i thjeshtë, një
shiringë e infektuar. Tragjedia më e madhe është ajo e fëmijëve që e marrin Aidsin nga e ëma ose i ati.
Ndërsa fëmijët e lebrozëve nuk lindin lebrozë. Në barkun e nënës janë të mbrojtur sepse bacili i lebrës
nuk e depërton murin e placentës. Por pas lindjes mund ta marrin sëmundjen nga kontakti i vazhdueshëm
me nënën. Duhen hequr menjëherë, kur gëzojnë ende shëndet të plotë, përpara se të marrin të puthurat e
nënës. Atëherë ne i marrim nga familja dhe i mbajmë nën kontroll mjekësor në qendrat tona. Është e
dhimbshme t‟ua heqësh nënave, por duhet bërë për t‟i shpëtuar. Tani prindërit e dijnë dhe e durojnë këtë
sakrificë për të mirën e fëmijëve. Ndërsa virusi i Aidsit ngjitet që në prehërin e nënës. Lindin fëmijë të
destinuar për të mos jetuar. I mjekojmë si mundim, i mbajmë në krahë, dhe të paktën i pagëzojmë përpara
se të vdesin”.
    Nga Bukureshti do të shkojë drejt e në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë. “Jam shqiptare nga gjaku e
prejardhja” ka thënë në atë biografi shumë të shkurtër që ka përvijuar për gazetarët e Oslos. Tani do të
kthehet te populli i vet, do të dëgjojë përsëri një gjuhë, pothuajse të harruar nën shtresat e anglishtes,
induishtes, bengalishtes. Do të realizojë ëndrrën e kthimit që shoqëron gjithmonë jetën e emigrantëve, të
të arratisurve, të misionarëve. Për Nënë Terezën largimi nga rrënjët zgjati gjashtëdhjetë e ca vjet.
Megjithatë është shqiptarja më e famshme në botë.
    Është ëndrra juaj vajtja në Shqipëri, Nënë Terezë?
    Në përgjigjen e saj nuk ka asgjë sentimentale, asgjë nostalgjike:
    “Jo, nuk është një ëndërr imja. Tani nuk kam njeri atje. Është diçka për të cilën Shqipëria ka nevojë.
Shkoj në Shqipëri jo sepse është kombi im, por sepse duhet t‟i çoj Krishtin. Shqipëria është ateiste, me
ligj. Është shteti i vetëm në botë që ka shkruar ateizmin në Kushtetutë. Nuk kanë kisha, nuk kanë xhamira,
nuk kanë sinagoga. Vendet e kultit janë shndërruar në muze. Priftërinjtë janë burgosur, nuk ka mbetur gjë
prej gjëje. Vajtja ime do të jetë hapi i parë”.
    Pse, Nënë Terezë?
    “Sepse unë nuk hap një shtëpi po nuk pati kishë. Dhe në kishë unë ve kryqin. Po pranuan një shtëpi
timen, pranojnë edhe Krishtin. Dhe për ta pranuar, duhet të ndryshojnë ligjin. I kam shkruar presidentit
të Shqipërisë. Nuk më është përgjigjur ende. Por e di që ka respekt për mua.”
    Ju e arrini gjithnjë atë që doni, Nënë Terezë?
    “Jo, jo gjithnjë. Në caqet njerëzore suksesi i punës sime do të kish qenë i pamundur. Sot ne jemi në 90
vende dhe kemi 420 shtëpi. Është gjë e madhe, apo jo? Është gjë e madhe sidomos për brezat e rinj. Të
rinjtë janë të etur për Perëndinë. Kjo është madhështia e rinisë.”
    Cila është e fshehta juaj, Nënë Terezë?
    “Është lutja që bëhet veprim. Fryti i lutjes është besimi. Fryti i besimit është dashuria. Fryti i
dashurisë është shërbimi. Shikoni, gjithçka ka lidhje. Ajo që ne bëjmë është dashuria e Perëndisë në
veprim”.
    Mistike dhe praktike. Asketike e manaxheriale. Martë dhe Mari. “Ne jemi soditëse në veprim”,
përsërit. Ka thënë: “Kur të mos ketë më asnjë të varfër, atëherë do t‟i kushtohemi tërësisht lutjes. Por e
kam vështirë të mendoj se do të vijë ajo kohë. Jezui ka thënë: “Të varfërit do t‟i keni gjithmonë midis
jush”. Aftësisë së lindur për të thënë gjëra të mëdha me fjalë të kursyera, ajo i shton edhe dhuntinë e
gjestit. Tani më merr dorën, më prek çdo gisht, dhe mbi secilin thotë një fjalë: “You did it to me”, ka
thënë Jezui. E ke bërë për mua. Më pickon gishtin e vogël: You. Pastaj atë të unazës: Did. Pastaj të
mesmin: It. Pastaj treguesin: To. Pastaj të madhin: Me. Përsërit, me durimin e një nëne që duhet t‟i mësojë
së bijës kuptimin e jetës: “Ti ma ke bërë mua. Shpëton një fëmijë? Ma ke bërë mua. Ushqen një të uritur?
Ma ke bërë mua...” Qesh, duke të qetësuar: “Gjithçka është shumë e thjeshtë. Por shpesh harrohet.”
    Vërtet është kaq e thjeshtë të bëhesh i shenjtë?
    “Po, është e thjeshtë. Puna jote është të shkruash apo jo? E atëhere, po nuk shkrove gënjeshtra, po
nuk shkrova gjëra që i ligështojnë njerëzit, mund të bëhesh njeri shumë i shenjtë. Ajo që shkruan ti
shndërrohet në lutje”.
    Thonë që ju jeni e vetmja shenjtore e gjallë, Nënë Terezë.
    “Oh, jo. Secili është krijuar që të bëhet i shenjtë. Jemi krijuar për të njëjtin qëllim. Të duam dhe të na
duan. Jemi krijuar për gjëra të mëdha. Zoti tregon madhështinë e tij duke përdorur qënien tonë pa vlerë.
Kjo është shumë e qartë. Bota është plot me shenjtorë të gjallë. Jam e lumtur që sheh Jezuin tek unë,
sepse unë e shoh te ti”.
    Përmes dritares që shikon nga pjergulla dëgjohet zhargimi i këmbëve të murgeshave dhe tingulli i një
zileje. Po fillon ora e adhurimit të mbrëmjes dhe motrat po drejtohen me shpejtësi në kishëz. Nëna i
vështron në heshtje, me një butësi që më jep të kuptoj se duhet të largohem. Por kam ende diçka që më
peshon në zemër që kur se hyra. Duhet t‟i tregoj se fatkeqësia ka hyrë në shtëpinë time dhe dhimbja më
ka vënë poshtë dhe sa vështirë është të ngresh përsëri kokë e të shohësh përpara.
    Më dëgjon symbyllur. Më le të kuptoj që të flas me qetësi, sepse tani ka ende kohë për mua, pastaj më
thotë fjalët për të cilat kam nevojë:
    - Dhimbja është dhuratë e Perëndisë për ty. Dhimbja është një dhuratë e mrekullueshme. Unë lus që ti
të mos e çosh dëm punën e Zotit. Që të mos e prishësh kot atë që është punë e Zotit, jo e jona.

   Në shtëpi, më së fundi

    Në varrezat e Tiranës nuk shihen simbole fetare. Myslimanë, të krishterë, hebrenj,
agnostikë, duken të barazuar, edhe të vdekur, nga neni 37 i Kushtetutës shqiptare që
imponon ateizmin e Shtetit. Vetëm mbi dy varre larg njeri nga tjetri, spikasin kryqet,
prej bronci, krejt të rinj. Kuptohet që janë vendosur prej pak kohe. I ka vënë Nënë
Tereza te varret e s‟ëmës dhe të motrës.
    Varreza është në Kombinat, në periferi. Nga kodrinat për rreth dalin bunkerët me beton të ndërtuar nga
diktatori Enver Hoxha, që ishte i obsesionuar nga psikoza e rrethimit dhe e invazionit të huaj. I quante,
me hov retorik, “tanket e popullit, që nuk sulmojnë kurrë dhe nuk sprapsen kurrë”. Tetëqindmijë bunkerë
janë të shpërndarë në fushat e Shqipërisë të ndërlidhur me lëmsh galerish të nëndheshme. Kushtuan
shuma për të luajtur mendsh, që iu hoqën buxhetit të një shteti prej tre milion të varfërish.
    Mbi varrin e nënës, Drane, nuk është portreti, por vetëm datat e lindjes dhe të vdekjes, 1889-1972. Më
pas një mbishkrim i thjeshtë: Në shenj kujtimi, dhe emrat: Lazri dhe Gonxhja, Lazri (Llazari) është i vëllai
i Nënës Terezës, Gonxhja është ajo vetë me emrin përkëdhelës të fëminisë. I njëjti mbishkrim është mbi
varrin e motrës Age, 1913-1973, dhe diçka më shumë, portreti: një fytyrë e bukur krenare me vështrimin e
drejtë. Aty pranë rritet një lule trandafilash të egër.
    Nënë Tereza u çon të dashurave të veta dy tufa lulekadife të verdha, përzier me fletë dafine. Mbi
shpatulla ka trikon blu, kjo pranverë e vitit 1991 është e ftohtë jashtë mase. I vendos lulet mbi gurët e
varreve duke i prekur me një përkëdhelje të lehtë dhe qëndron gjatë duke u falur, me duart e bashkuara të
mbështetura te balli.
    Nënë Tereza e ka ndjerë dhimbjen që nuk i pa më nënën dhe motrat që nga çasti, kur, 18 vjeç, u largua
nga shtëpia për të hyrë në kuvend. Në vitet e paraluftës nuk pati asnjëherë rast të largohej nga India. Pas
luftës, regjimi shqiptar në fillim stalinist, më pas maoist, më së fundi kështjellë e rreptësisë dhe pastërtisë
marksiste, nuk i dha leje të hynte në Shqipëri dhe as nënës dhe motrës që të iknin.
    “Dua të të shoh para se të vdes” i shkruante e ëma. “Ky është hiri i vetëm që i kërkoj
Perëndisë”. Vëllai Llazari nga Italia kishte rrahur të gjitha rrugët diplomatike që Dranja dhe Agja të
merrnin vizë. Kishte marrë një përgjigje të vetme. “Drane dhe Age bojaxhiu nuk janë fizikisht në gjendje
të ndërmarrin një udhëtim jashtë shtetit”. Llazari kish komentuar: “Gënjeshtër. Sëmundja e vetme e
nënës dhe e Ages quhet vetmi dhe dëshpërim. Janë të varrosura për së gjalli”.
    Eilin Egani, në librin Such a vision of the street, që e kam cituar disa herë, tregon kështu për një nga
orvatjet e shumta të pafrytshme të bëra nga Nënë Tereza që Dranja dhe Agja të mund të dilnin nga
Shqipëria.
    “Në vjeshtën e vitit 1970 e shoqëroj Nënë Terezën në ambasadën shqiptare në Romë. E gjejmë derën
të mbyllur. Pasi i ramë tri herë ziles, nxjerr kokën një nëpunës i cili na vështron me shumë dyshim. Nënë
Tereza, e gatshme, thotë: “Jam nga Shqipëria”. Nuk tha: “jam shqiptare”, sepse prej kohe kishte
shtetësinë indiane...”
    Pasoi një ftesë e thatë për të hyrë brenda. Amerikania shpjegon se kush është Nënë Tereza dhe
shton: “Besoj se është shqiptarja më e famshme në botë”. Ky saktësim i zhduku dyshimet. Nënë Tereza e
pyet nëse mund të flasë në serbokroatisht, gjuhë që e ka mësuar në shkollë dhe që e zotëron më mirë se sa
shqipen e fëminisë. Nëpunësi i përgjigjet pozitivisht. Nënë Tereza zë e i mban një fjalim jashtëzakonisht
të gjatë në krahasim me thatësinë e saj të zakonshme dhe Eilini vë re se nëpunësi u zbut, pothuajse u
mallëngjye.
    Kur dolën jashtë, Eilini ka kureshtje të dijë se çfarë i tha Nëna: “I thashë të vërtetën, që kam shkuar
tek ai si një çupë që kërkon t‟ëmën. I shpjegova se nëna ime është 81 vjeç dhe nuk e kam parë që kur isha
18 vjeç dhe se do të doja aq shumë t‟i jepnin vizën për të ardhur në Itali me motrën time. M‟u përgjigj se
atasheu i ngarkuar për vizat do të më presë nesër”.
    Të nesërmen, Nënë Tereza dhe Eilini shkojnë prapë në ambasadë. Atasheu, shumë i sjellshëm,
premton interesimin maksimal. Kalojnë ditët, ambasada hesht dhe Nënë Tereza shkon përsëri. Pasi i bien
ziles, e hap derën një person i tretë, i cili, pa i futur brenda, u njofton se ai nuk di gjë dhe se atasheu është
jashtë Romës. Ku? Në Bari.
    Pasi u kthye në shtëpi, Nënë Tereza shikon hartën gjeografike dhe kur zbulon ku është Bari i ndrit
fytyra. Tani është e sigurt se atasheu ka shkuar për të hypur në anijen për Shqipëri me qëllim që të
lehtësojë personalisht udhëtimin në Itali të Dranes dhe Ages. Si zakonisht shpreh besim dhe shpresë.
    Vizat nuk u dhanë asnjëherë. Dranja vdiq dy vjet më vonë, më 1972, kur ishte 83 vjeç. Dhe më 1973,
në moshën 60 vjeç, vdiq edhe Agija.

   Në kuzhinën e një apartamenti fare të vogël në qendrën e Tiranës, Gjystina dhe Tolo Zhupa më qerasin
me një kafe turke shumë të fortë dhe një gotë “Skënderbej”, që është një verë prej mjalti e aromatizuar me
steka karafili, dhe ndërkaq më tregojnë për Drane dhe Age Bojaxhiun. Ata i njihnin mirë. Ishin komshi në
rrugën “Perlat Rexhepi”, lagja e re e Tiranës, e quajtur Blloku Miqësia, nga epoka e miqësisë me BRSS.
Dranja dhe Agja jetonin vetëm, në varfëri. Ballkoni i tyre ishte gjithmonë plot lule. Dranja ruante
sëndukun me rrobat e Llazarit, të birit që jetonte në Itali. Kish veshje, sende të tjera dhe madje një qilim.
Kur e pyesnin: “Pse nuk i përdorni?” përgjigjej prerazi: “Jo, do t‟i duhen Llazarit kur të kthehet”.
   “Ishin gra zemërmira”, kujton Gjystina. Agja punonte si folëse në Radio Tirana në seksionin e gjuhës
serbokroate. Por një herë që regjimi nisi një prej shtrëngimeve të tij të herëpashershme të vidhave
kundër “armiqve të shtetit socialist”, Agja u pushua: faji i saj ishte se qe motra e Llazar Bojaxhiut, i
shënuar në listën e zezë të shqiptarëve refugjatë në Itali, dhe e Angje Bojaxhiut, murgeshë katolike e
njohur me emrin Nënë Tereza e Kalkutës.
    Atëherë Agja filloi të punonte si rrobaqepëse në shtëpi, duke qepur veshje për mikeshat, fshehurazi,
sepse regjimi nuk lejonte veprimtari private. Çdo herë që vinte letër nga India, dhe për këtë zakonisht
duheshin muaj të tërë, Dranja nxitonte t‟ua lexonte fqinjëve Gjystina dhe Tolo. “Nuk mund të bëj tjetër
veçse të lutem për ju”, shkruante Nënë Tereza. Dhe motrës: “Age, ti je engjëlli ruajtës i nënës sonë”.
    Në Pashkë dhe në Krishtlindje. Dranja dhe Agja e kishin zakon të përgatisnin ushqimet rituale të
traditës katolike shqiptare, dhe ftonin Gjystinën që është katolike, dhe të shoqin e saj, Tolon, që është
ortodoks. Në sofrën e Krishtlindjes viheshin sarma, një gjellë me fletë lakre të mbushura me oriz. Në
sofrën e Pashkës ishte buka e Pashkëve, e bërë me qumësht dhe miell, por pa sheqer, me garniturë qepësh
të njoma pranverore dhe vezësh të ziera ngjyrosur në të kuq, një vezë për njeri, përveç një tjetre për
mysafirin e papritur, sipas zakonit. Buka piqet në vigjilje, pastaj çohet në kishë dhe prifti bekon gjatë
ceremonisë të së shtunës së shenjtë.
    Që nga viti 1967, viti i shtrëngimit ideologjik, kur u mbyllën kishat, u përzunë ose u burgosën
priftërinjtë, ishte shkelje edhe ngjyrosja e vezëve. Kush ka kurajë e bën prapë, por fshehurazi, si ata të
krishterët e katakombeve. Fshehurazi edhe nga fëmijët e shtëpisë të cilët, siç dihet, flasin. Dhe lëvozhgat e
kuqe të vezëve të ziera të ngrëna fshehurazi nuk mund të hidhen në kovën e plehrave, por duhen djegur,
sepse një lëvozhgë e kuqe e zbuluar nga një komshi spiun mund të sjellë akuzën e “agjitacionit dhe
propagandës antisocialiste”, krim për të cilin parashikohet një dënim deri gjashtë vjet burg.
    “Ju jeni njeriu i parë të cilit ia tregojmë këto gjëra”: Toloja, punonjës banke në pension dhe e shoqja
Gjystina, llogaritare në një ndërmarrje ndërtimi, jetojnë jo keq në këtë apartament të vogël të pastër, pasi
të dy djemtë tashmë janë sistemuar me familjet e veta. Kur ishin fëmijë, djemtë ishin shumë të gjallë dhe
Dranja shqetësohej kur i shikonte nga ballkoni i saj, që ziheshin me fëmijët e tjerë në rrugë. Trokiste në
murin ndarës për të njoftuar Gjystinën: “Vrapo, se mos t‟i rrahin shokët”.

    Pas dimrit të gjatë të diktaturës, erdhi edhe pranvera e Tiranës. Studentët kanë rrëzuar shtatoren
kolosale të Enver Hoxhës që mbizotëronte sheshin Skënderbej: në shtatore ai dukej i mbyllur në pallton e
madhe prej bronci me vështrimin e ngulur drejt diellit të së ardhmes. Muzeu, kushtuar veprës së tij,
ndërtim madhështor i regjimit, është i mbyllur “për punime” dhe ka propozime për ta kthyer në diskotekë.
Në kampusin e Universitetit që është ripagëzuar sheshi i Demokracisë, mbahen mitingjet e Partisë
Demokratike, që lindi me shpejtësi bashkë me pesë formacione të tjera politike që kur presidenti në fuqi,
Ramiz Alia, vendosi pluralizmin nën shtytjen e ngjarjeve. Vendi i Shqiponjave po shkon në votime për
zgjedhjet e para të lira të historisë së tij.
    Nga Kalkuta Nënë Tereza vrapon për në Shqipërinë që më së fundi është e lirë. Hapi kishat, përuron
dy shtëpi në Tiranë dhe një në Shkodër. Falet gjatë meshave përplot me njerëz, ku të gjithë shtyhen për ta
prekur. Më 19 mars, festa e shën Jozefit, ka pagëzuar kaq fëmijë dhe ishte edhe mbesa e Gjystinës, Viola,
e bija e vëllait Eduard Joni. Në atë ditë gëzimi Gjystina pati një hidhërim të vogël: “Kisha e Shna Ndout
ishte plot me njerëz, nuk munda t‟i afrohem Nënë Terezës. Ajo derdhi ujët mbi kryet e fëmijëve, tha lutjet
e pagëzimit, pastaj u rrethua nga turma. Unë isha kaq e emocionuar sa që nuk pata fuqi të çaja përpara
për t‟i thënë se isha mike e nënës dhe e motrës së saj”.
    Famullia e Shna Ndout u përkiste françeskanëve. E mbyllur më 1967 si shumë kisha e xhami të tjera
shqiptare, u kthye në pallat të pionierëve, organizata e fëmijëve komunistë. Nënë Tereza arriti të nxjerrë
lejen për ta hapur prapë. U kthye Zef Pllumi, famullitari i vjetër. Është rreth të shtatëdhjetave, i përkulur, i
sfilitur nga 23 vjet burgim dhe pune të detyruar. “Por tani kaluan, Zoti i ktheu sytë nga ne”. At Zefi
tregon:
    “Katër famullitarë të Tiranës u arrestuan më 1967 dhe unë sha njëri prej tyre. Na akuzuan për tradhti
të lartë si spiunë të ambasadës italiane. Dy, dom Zefi Bioi dhe dom Mark Dushi, u pushkatuan pas disa
muajve. Dom Marku dhe unë u dënuam me 28 vjet. Dom Marku vdiq në burg. Vitet e para të dënimit i
vuajtja me punë të detyruar në minierën e kromit të Spaçit, ku dërgonin të burgosurit politikë të
papërkulur, ata që nuk tregonin asgjë. Më vonë në bonifikimin e kënetës së Nartës, pranë Vlorës, në Jug,
një vend i pashëndetshëm plot mushkonja. Ditën grumbullonim dheun në kënetë, natën ujët depërtonte
përsëri dhe të nesërmen duhej filluar nga e para. Një punë prej Sizifi. Me fuqinë e krahëve kemi ndërtuar
një digë prej shtatë kilometrash, e gjerë shtatë metra. Racioni ditor përbëhej nga 7 gram vaj; 60
makarona, 170 zarzavate, 15 sheqer, 800 bukë dhe 40 mish. Por mishi ishte në letër, unë s‟e kam parë
kurrë. Për atë që protestonte, kishte burg brenda burgut, një rreth ferri me errësirë e dhimbje.
Ndonjëherë më ka ndodhur të dyshoj për besimin tim, por ngushëllohesha duke menduar se edhe Jezui në
kopshtin e Getsemanit kishte dyshuar dhe përpiqesha ta shtyja...”
    “Në burg kam njohur burrat më të ndershëm të Shqipërisë, dhe më të pandershmit. Më të ndershmit
ishin të pafajshmit që duronin me dinjitet e kurajë dënime absurde. Më të pandershmit ishin spiunët që na
vinin si shokë qelie për të fituar besimin tonë dhe bashkë me të edhe rrëfimet tona. U mësuam të heshtim
me të gjithë”.
    Gjesti i parë i at Zefit posa Nënë Tereza e thirri për të marrë në dorëzim kishën e tij, ishte të merrte
kambanën e vjetër dhe ta lidhte në akacjen e kuvendit, derisa ta vinte në Kambanoren, gjysmë të rrëzuar.
Edhe kambana ishte mësuar të heshtte.
    Kambanën e kishin hequr natën dhe e kishin mbajtur fshehur, që ta shpëtonin nga shkrirja. Këtë e kish
bërë një bojaxhi mysliman, Fiqri Muho, mik i atit të Zefit. Pas 12 vjetësh që e mbante në bodrum, Fiqriu,
meqenëse iu desh të ndërronte shtëpi, ia besoi Gjergj Komninos, ortodoks, profesor etnologjie. Profesori
përfundoi në burg sepse kishte shkruar një libër “revizionist”. Ndërkaq edhe Fiqri Muhoja u burgos, për
veprimtari kundërrevolucionare: ishte ankuar përpara të gjithëve, në një tregtore, se mungonin patatet.
    Dhe ja tre të burgosurit, frati, bojaxhiu dhe profesori takohen rastësisht në të njëjtin burg. Njihen mirë,
kanë besim te njëri-tjetri, dhe flasin. Flasin për kambanën e tyre. Kambana e fshehur bëhet simbol i lirisë,
i jetës përjashta, kur edhe ata do të fillojnë ta gëzojnë atë jetë si njerëz, pa nënshtrim dhe frikë.

    Vjen Pashka e vitit 1991. Pashka e parë e lirë shqiptare pas 45 vjetësh. Me hapin e saj të lehtë si zokth,
Nënë Tereza përshkon vendin e Shqiponjave. Në Tiranë hap një shtëpi në rrugicën “Ali Pasha” Nr.35; në
një vilë të vogël bojë të gjelbër, që ishte banesa e kryetarit të bashkisë dhe një tjetër në rrugën “Ali
Gucia”, Nr.27, ngjitur me kishën e Shna Ndout, ish shtëpi e pionierëve. Përuron katedralen e Zemrës së
Shenjtë, që ishte kthyer në kinema, me emrin “Kino Rinia”.
    E ndjek Nënë Terezën në katedralen për ritet e së Shtunës së Shenjtë. I kremton at Gjergj Gjergji, që
ka qënë famullitar në Pejë, në Kosovë, dhe më pas kish shkuar si refugjat në Itali. Nënë Tereza e gjeti në
famullinë e Shën Jozefit në Grotaferrata, brenda disa ditëve i siguroi pasaportën, vizën dhe biletën dhe e
mori me vete nga Roma.
    Në katedrale njerëzit shtypen për të prekur Nënë Terezën. Muret kundërmojnë nga boja e freskët,
gjurmë gëlqereje njollosin dyshemenë që nuk kanë arritur ta kruajnë, flaka e qiririt të Pashkës lëshon dritë
mbi arin e piksidës dhe të tabernakullit, dhurata të Gjon Palit II për Nënë Terezën.
    Me dhjetë prej misionareve të saj, Nëna është pranë altarit. Misionaret janë të gjitha të huaja, përveç
motrës Ancila, që është shqiptare. Mesha zhvillohet në gjuhën shqipe. Nga altari at Gjergji nxit përgjigjet
nga ana e besimtarëve, por përgjigjen vetëm Nënë Tereza dhe motra Ancila: motrat e tjera dinë lutjen por
jo shqipen, besimtarët dinë shqipen por jo lutjet.
    Mungojnë bankat dhe turma ngjishet në këmbë, duke valëzuar lehtë në frymëmarrjen kolektive. Secili
ka vënë pranë altarit boçen e vet me bukën e Pashkëve, të stolisur me vezët e kuqe të ziera, me qepët e
njoma, ndonjëri edhe me një copë djathë të bardhë në mes. At Gjergji bekon boçet e grumbulluara pranë
njëra-tjetrës, dhe pastaj gratë mezi e njohin të tyren, disa i këmbejnë.

    Përpara se të largohem nga Tirana, shkoj të përshëndes Nënë Terezën, në shtëpinë në rrugicën Ali
Pasha, ish vilën e kryetarit të bashkisë të ndërtuar më 1939, kur italianët kishin pushtuar Shqipërinë dhe
midis Romës e Tiranës venin e vinin hierarkët. Një misionare me lutet të pres në kopsht sepse Nënë
Tereza është e zënë me ministrin e Shëndetsisë. Nën pjergullën ende të zhveshur shoh kokë me flokë të
bardhë që dalin plot kureshtje nga dritaret e katit të dytë. Në këtë shtëpi qysh tani janë pranuar nga njëzet
gra të moshuara.
    Më së fundi Nënë Tereza del, më bën me shenjë që ta pres, shkon te kangjella ku po shtyhen një grup
kalimtarësh, shkëmben ndonjë fjalë, ndan medalje. Pastaj vjen drejt meje, tregon me një buzëqeshje plot
mirësjellje bllokun e shënimeve që ma ka parë kaq herë në dorë dhe qortimi është plot dashuri: “Po ti
gjithnjë shkruan...” Edhe këtë herë gjen kohë të më përgjigjet.
    “Jeni e gëzuar që ndodheni në shtëpi, Nënë Terezë?”
    “Jam e gëzuar. Por të varfërit janë kudo. Në Tiranë, në Nju Jork, në Romë.
    “Gjetët përkrahje këtu në Shqipëri?”
    “Të gjithë më ndihmojnë dhe në radhë të parë autoritetet. Nuk jam unë që tërheq ndihmën e njerëzve.
Janë të varfërit. Magnet janë të varfërit. Të varfërit janë lidhja ndërmjet nesh dhe Perëndisë. Unë jam
vetëm një laps që Perëndia e përdor për të shkruar atë që do”.
    “Çfarë mendoni për zgjedhjet e para të lira?”
    “Ti e di që unë nuk flas për politikë.”
    “Po a do të ndryshojë Shqipëria?”
    “Do të ndryshojë. Me ndihmën time dhe tënde. Po, edhe ndihma jote është e rëndësishme, po fillove të
lutesh nga familja jote”.
    “Tani ç’do të bëni, Nënë Terezë?”
    “Do të qëndroj në Shqipëri edhe disa ditë. Po shkoj të hap një shtëpi në Shkodër, për fëmijët.”
    Merr një medalje nga xhepi i trikos, e puth përpara se të ma japë. Më shtrëngon duart në duart e veta,
të ngrohta e plot nyje, dhe i përditëson statistikat e saj, siç e kam dëgjuar edhe kaq herë të tjera: “Me këto
dy shtëpi në Tiranë dhe atë në Shkodër, bëhen 443 shtëpi në 95 vende”. E di që në takimin e ardhmë
numri do të jetë rritur dhe ajo do të ma thotë, si gjithmonë. Do të ketë një shtëpi më shumë, në një vend
më shumë. Mbi altarin e bamirësisë do të duhen të shënohen emra të rinj, vende të reja.

                                                                                        Përktheu: Donika Omari




                                                                                             Donika Omari


                                                                     Libri më i fundit për Nënë Terezën


  Gjendesha në kolegjin e përkthyesve të Proçidës duke punuar për përkthimin e një
romani të E. Morantes, kur miku im proçidan, profesor P. Lubrano, më propozoi të
bëja prezantimin e këtij libri. Ç‟t‟u thoja dëgjuesve, kur vepra tërheqëse e Xamboninit
është aq e qartë, e pasur dhe e thjeshtë njëkohësisht? Por për këtë më ndihmoi vetë
autorja, e cila thotë se nuk ka pasur për qëllim të shkruajë një biografi, vetëm se ka
rrëfyer disa histori të Nënë Terezës, vetëm ato që i ka jetuar ose që i janë rrëfyer prej
atyre që i kanë jetuar vetë. Atëherë pse të mos i përmbahesha edhe unë këtij kriteri,
meqenëse kisha pasur rastin të kisha ndjerë personalisht joshjen e pranisë e të fjalës
së Nënë Terezës? Kështu, pasi vura në dukje vlerat e librit, vlerat unikale të figurës që
trajton dhe suksesin fatbardhë të punës së ndërmarrë nga autorja, fola për ardhjen e
Nënë Terezës para afro dy vjetësh në Shqipëri me rastin e dhënies së çmimit të
Republikës. Qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast ishte paradoksal: E dekoronte
për të vlerësuar Veprën e saj, dhe, nga ana tjetër, nuk pranonte hapjen e shtëpive të
bamirësisë në Shqipëri. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Nënë Tereza, në
fjalën e falënderimit, bëri edhe një përpjekje të fundit për t‟ia arritur qëllimit të saj të
vërtetë të ardhjes në Shqipëri. “Kam qenë kudo e më kanë pranuar. Kam hapur shtëpi
të Bamirësisë kudo në botë, edhe në vendet rreth e rrotull Shqipërisë, në Jugosllavi,
Greqi, Rumani,. F.Kastroja, kur mori vesh se përse doja të shkoja në vendin e tij, më tha:
“Eja”. Ia bëra kërkesën time Presidentit, ia bëra zonjës Hoxha, të pranishme këtu, tani
po ju drejtohem ju në këtë sallë duke ju lutur të më ndihmoni të realizoj projektin tim.
Motrat janë në Romë gati për të ardhur dhe presin vetëm një fjalë timen”, - këto qenë
pak a shumë fjalët e saj. Gjithçka qe e kotë. Një shtet që e kishte dhunuar aq herë
Kushtetutën, në këtë rast tregohej tepër skrupuloz për t‟iu përmbajtur, duke iu
përgjigjur Nënë Terezës se shtëpitë e bamirësisë mund të hapeshin në Shqipëri vetëm
pas miratimit të një kushtetute të re.
   Duke qenë e pranishme në këtë ceremoni, pata rast të vërej këmbënguljen e njohur
të Nënë Terezës, që nuk e humbiste shpresën për të nxjerrë një “po” edhe nga
shkretëtira. Thirrja e saj më drejtohej edhe mua. E kisha për detyrë të ngrihesha e ta
përkrahja kërkesën e saj. Por s‟pata guxim. Megjithatë ndjenja se s‟kisha bërë ç‟më
takonte, s‟më linte të qetë. Atëherë, disa ditë më pas, më lindi mendimi të organizoja
një peticion drejtuar qeverisë në përkrahje të kërkesës së Nënë Terezës. Në shtëpinë
botuese “Naim Frashëri”, ku punoja, munda të mbledh 19 firma. U përpoqa të mbledh
nga institucionet e tjera. Por askush nuk firmoste. “A e di se Nënë Tereza është një e
dërguar e Vatikanit?”, më tha një i njohur. “A e di se ajo grua s‟kërkon tjetër veç të na
ndihmojë?”, - iu përgjigja. Pastaj shkrova një artikull të shkurtër në RD që sapo kishte
nisur të dalë. Ndërkohë ngjarjet, të shtyra nga lëvizja çlirimtare demokratike kundër
diktaturës, u rrokullisën me shpejtësi, dhe kështu Nënë Tereza mundi ta hapë
shtëpinë e saj të parë në atdheun e vet 4 muaj pas atij nëntori të 1990-s që kish
dashur t‟ia zhgënjente shpresat, po sidoqoftë para miratimit të kushtetutës së re.
   Kur lexon për jetën dhe veprën e Terezës së Kalkutës, nuk mund të mos mendosh
për rrënjët e saj shqiptare, që kanë ndikuar fuqishëm në brumosjen e karakterit të saj.
Të jesh shqiptare, do të thotë t‟i përkasësh një populli që historikisht ka qenë fatkeqë,
popullit më të varfër e më të vuajtur ndërmjet popujve europianë. Kusht i
përshtatshëm, truall i favorshëm ky për lindjen e një vokacioni në shërbim të të
varfërve e të palumturve, për të qëndruar në anën e të mënjanuarve, për të qenë e
pajisur me aftësinë të ndiesh vuajtjen e të tjerëve. Në cilësitë shembullore të karakterit
të Nënë Terezës, shquhen virtytet themelore të shqiptarëve. Mbajtja e fjalës, edhe me
çmimin e jetës, është një nga këto virtyte. Premtimi i bërë Zotit dhe të varfërve të saj se
s‟do t‟i tradhëtojë kurrë, është për Gonxhe Bojaxhiun besa e dhënë një herë e mirë. Në
vendimin e saj të prerë për të mos u kthyer mbrapsht nga rruga e nisur mund të
shquash krenarinë shqiptare. Një nga nenet e ligjit të mikpritjes në Kanunin e Maleve
është: Shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Dhe Nënë Tereza thotë me kënaqësi se s‟ka
qenë kurrë e detyruar të lërë jashtë asnjë nga ata që i kanë trokitur në derë. Por ajo
është shqiptare edhe me fjalët e saj të kursyera, se dihet që shqiptarët janë njerëz të
heshtur. Cilësitë e saj mund të të kujtojnë edhe të metat e shqiptarëve, të shndërruara
tek ajo në virtyte. Në zonat ku izolimi ka qenë më i madh, nuk është se shqiptarët nuk
janë kokëfortë. Ndërsa Nënë Tereza është këmbëngulëse e perseverante, “kokëfortë”
vetëm për ata që s‟duan të kuptojnë arsyet e saj, të cilat i nënshtrohen arsyes më të
lartë: Ndihmës për të tjerët, urgjencës së kësaj ndihme. Proverbi i popullit të vet: “I
ngopuri nuk e kupton të uriturin”, e ndihmoi qysh në fillim të kuptojë se ç‟duhej të
bënte që të pranohej prej më të varfërve: Të jetonte jetën e tyre. E frymëzuar dhe e
zotëruar krejtësisht prej idealit të saj: T‟i shërbejë Jezuit te fatkeqët, ajo arrin tek e
vërteta themelore e Ungjillit që është: Shpëtimi i njeriut qëndron te dashuria, te
përulja e te flijimi. Kur merret fjalë për fjalë, një fe e tillë bëhet e vërtetë e botës. Kur
vihet në praktikë, kjo e vërtetë hap të gjitha dyert, mposht të gjitha dyshimet, të gjitha
diversitetet e botës...
   Në një shkrim timin botuar në gazetën “Sindikalisti”, ku trajtohet problemi i
përpjekjeve për të arritur bashkimin e pajtimin kombëtar, duke kujtuar gjithë atë bojë
shkrimi të derdhur në shtyp, si dhe projektet për kuvende, kam sugjeruar të vihen në
Muzeun tonë Kombëtar një palë sandale të Nënë Terezës, me të cilat ajo ka rrahur
dhenë në ndihmë të të varfërve. Ndofta ato do të dinë t‟u flasin zemrave më mirë se çdo
artikull e kuvend. Ato sandale të prekin e të bindin, sepse janë sendërtim i filozofisë së
saj të thjeshtë: Dashuria në veprim.
   Duke shkruar këto radhë jam rrekur të shlyej paksa detyrimin që ndiej ndaj kësaj
shqiptareje që i sjell kombit tonë një mësim kaq të madh me shembullin e saj. Do të
vazhdoj ta shlyej këtë detyrim kur të kem përkthyer e botuar për lexuesin tonë
librin “Tereza e Kalkutës. Lapsi i Zotit”.*

                                                                                                                   Donika Omari


                                                            Shtëpia botuese “Elena Gjika” Tiranë, 1994, f133-142, 149-169, 177-180.
  -------------
  *   Nga artikulli “Libri më i fundit për Nënë Terezën”. Gaz. “Republika” datë 27.8.1992.




           Bibliografia

           Allegri, Renzo: Tereza e të varfërve /Bisedë me Nënën e Kalkutës / Përk. Emil Cimbi/Albas,
           Tiranë, 2003, f.192.
Benedetto XVI, Dens caritas est, Lettera enciclica, f.41.
Benedetto XVI, Dens Caritas est, Lettera enciclica, f.82.
Berisha, Anton Nikë, Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënë Terezës përligje e hirit të Hyjit dhe
e hyjnimit të saj, Prishtinë, 2008.
Berisha, Anton Nikë, Testamenti shpirtëror /Dashuria ndaj Hyjit dhe ndaj njeriut – qenësi e
testamentit shpirtëror të Nanës Tereze/, Prishtinë.
Berisha, Anton Nikë, Nëna Tereze: E desha tjetrin më tepër se vetveten (Doracak). Tiranë,
Argeta-LMg, 2010.
Berisha, Nikë Anton, Nëna Tereze në tri shpalime. Faik Konica, Prishtinë, 2010, f.320.
Bertini, Mario, Sulle Strade di Madre Teresa, f.16.
Egan, Eileen – Egan, Kathleen, Madre Teresa e le Beatitudi, f.3, 11, 109, 110.
Ganthier, Jacques, Ho sete. Della piccolo Teresa a Madre Teresa. F.40.
Giam Paolo Mattei, Io, Nirmala La storie dell‟, “erede” di Madre Teresa di Calcuta.
González – Balado, Jose-Luis, Madre Teresa, il Sorriso degli ultimo. Cittá Nuova editrice, Roma,
2005, f.169-170.
González – Balado, Josè Luis, Madre Teresa. Ricordo e messaggio, f.181.
Gorrre, G. – Bariber, J. Madre Teresa di Calcuta, Tu mi porti l‟amore. Scritti spirituali, f.9.
Gjimarkaj, Gjon, La Beatificazione di Madre Teresa / Lumnimi i Nënës Tereze / Kush ishte kjo
grue / Jeta e sajë, veprat, mësimet, mendimet dhe këshillat e saja/. – Mémorie / Testimonianze /
Palermo (Itali), San Paolo (Brasil), 2003, f.103.
Gjon Pali II “L‟osservatore romano”, 12. XII. 1981, f.1.
Gjergji, Dr. Dora Lushi, Dashuria në vepër, Nënë Tereza. Drita, 1992
Gjergji, Dr. Don Lush, Gonxheja jonë – Nënë e botës. ShShK, Prishtinë, 1998.
Gjergji, Dr. Don Lush, Nëna jonë Tereze, Prishtinë, 2000, f.312.
Gjergji, Dr. Don Lush, Nëna e dashurisë, 2000
Joly, Edward Le, Madre Teresa. Gli ammi della Gloria. Seconda edizione aggiornata. Edizioni
San Paolo. Cinisello Balsamo (Milano) 1994, f.5.
Joly, Edward Le, Madre Teresa e le Missionarie della Caritta. La Facciamo per Jesu. Famiglia
Cristiana. Milano, 2003, f.15-16.
Jo, Nirmala, La storia dell‟ “erede” di Madre Teresa di Calcuta,f.20, 27.
Kapinova, Klajd, Engjëll vuajtje dhe shprese. Shkodër: “Camaj-Pipa”, 2002, f.180.
Kapinova, Klajd, Me kryq dhe pendë. “Camaj-Pipa”, Shkodër, 1997, f.12-15, 43-50.
Kapinova, Klajd, Mes Kryqit e Atdheut, “Camaj-Pipa”, Shkodër, 2000, f.159-194.
Kaula, Navin, Nënë Tereza, “Omsca & Afërdita”, Tiranë, 1998, f.214.
Kola, Don Prend, Nëna Tereze: Një jetë për të tjerët. Drita, Prizeren, 1997, f.164.
Kola, Don Pren, Nëna Tereze në fotografi dhe fjalë, Drita (Prishtinë) 1999.
Kola, Don Pren, Nënë Tereza (Dëshmi – kujtime – mendime – mbresa). Fjala hyjnore, Prishtinë,
2004, f.133.
Koliqi, Engjëll, “Ylli I Dardanisë – Rrezaton Tokë e Qiell”, Prishtinë, 2010, f.53-67, 69-71, 84-
86, 88-89, 101-103
Kaula, Navin, Nënë Tereza. Sh.b “Omska” Tiranë, 1997. Përktheu – Gëzim Hadaj.
Amaldo Mondadori, Le Divisione dei papi, Editore, 1981, f.320-321.
Leka, Genc, Agnes Bojaxhiu: Nënë Tereza. New York, 1998, f.146.
Siccardi, Cristina, Madre Teresa. Tutto inizio nella mia terra. San Paolo, Cinisello Balsamo
(Milano) 2009, f.173, 200.
Ligjërime për Nënë Terezën, MHK, - 2003
Langord, Joseph, Il fuoco segreto di Madre Teresa, f.14, 59, 89, 158-159.
Lorenzo, Mario Di, Madre Teresa. Lo Splendere della caritá, f.13, 143, 144, 146, 147.
Lule për Nënën, Drita – Ferizaj, f.278.
Madre Teresa, Alla scuola della carita. Le mie preghiere, Milano, 2006, f.13.
Madre Teresa con Liciudo Vordey, Il Cammino semplice, f.VIII.
Madre Teresa di Calcuta. Il cammino semplice, Milano, 2009.
Madre Teresa di Calcuta, Tu mi porti l‟amore. Scritti spirituali, f.44, 61.
Mattei, Giannpaolo, Io, Nirmala. La storia dell‟ “erede” di Madre Teresa di Calcuta” f.20, 21, 27.
Madre Teresa “Il mio segreto: Prego” Raccolata di preghiere.
Madre Teresa. Lui la Mia luce. Gli scritti piu intimi della. “Santa di Calcutta”, f. 125, 157, 274,
339.
Madre Teresa. La mistica degli ultimo, f.59, 62.
Muggeridge, Malcolm, Majka Terezija, Zagreb 1975. (pjesë nga parathënia e librit).
Muggeridge, Malcolm, Analcoso di bello per Dio, f.10, 11.
Papa në Shqipëri; 25 prill 1993, Radio Vatikani, Drita, 1995, f.36, 49-50, 125.
Siccardi, Cristina, MadreTeresa tutto mio nella mia terra, Milano, 2009.
Spink, Cathryn “Madre Teresa una vita straordinario”, f.335.
Vashkalaza, M.C., Atë Sebastian, Jetë me Nënë Terezën. / Miqësia ime tridhjetëvjeçare me Nënën
e të varfërve. “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2008, f. 235.
Verdha, Liliana, Nënë Tereza Shenjtorja shqiptare, MHK, Tiranë, 2010, f.136.
Zambonini, Franca, Teresa di Calcutta la matita di Dio, f. 62, 139, 164.
Zambonini, Franca, Madre Teresa la mistica degli ultimo, f.19, 161.
Zambonini, Ffranca, Tereza e Kalkutës Laps ii Zotit, Sh.b. “Elena-Gjika”, Tiranë, 1994,
f.180. Përk. Donika Omari.


                                        Organe Shtypi
                                   Buletine, Gazeta, Revista:


Agon, 5 shtator 2009.
Aksa, 23.03.1984, f.8-9; 12.VIII.1983, f.2; 9.XI.1984, f.11; 7.XI.1984, f.5;
14.VI.1985, f.5; 4.VI.1982, f.2; 26.VII.1985, f.5; 20.VIII.1982, f.6; 06.09.1985,
f.3; 10.01.1986, f.5; 16.XI.1984, f.12.
Amrita Bazar Patrika, Kalkutë, 19 tetor 1979.
Ananda Bazar Patrika, Kalkutë, 18 tetor 1979.
As (Sarajevë), 18.I.1985, f.2.
Bildpost, 21.XII.1981, f.6; 5.1984, f.9; 6.V.1984, f.4; 3.III.1985, f.1; 7.VI.1985,
f.1; 4.VII.1985, f.3; 11.08.1985, f.3; nr.39, 29.IX,1985, f.8.
Boston Globe (USA) (shtator, 1997)
Crkva na komeny, 10, 1985, f.16.
Çikago Tribun (USA) (shtator 1997)
Dallas Morning News (Teksas – USA) (shtator, 1997)
Danas (Zagreb), nr.153, 22.1.1985, f.19-20.
Deecan Herlad, Bangalore, 19 tetor 1979.
Die Welt, Hamburg, më 18 tetor 1979.
Drita (Kosovë) nr.1-2 (108), 1985, f.24.
Družina, (Ljubjanë), 8.IV.1984, f.3; nr.48, 1984, f.3.
El Sol, Mexico City, 18 tetor, 1979.
Fides, 2.1.1982.
Fjala hyjnore, Nr.3, 2004, f.265-276.
Gazeta Shqiptare, 19 shtator 1996.




Glos Koncila, Zagreb, 6.1.1985, f.6; 8.09.1985, f.3.
Identiteti (Numër special kushtuar Nënë Terezës) V.I. Shtator 2002, Nr.2,
Prishtinë.
Il Sabato, Milano 21-27.IX.1985, f.15; nr.25, 1985, f.24; 4.10.1986, f.19.
Indian Ekspress, Nju-Delhi, 19 tetor 1979.
Jennings, Peter. Koha Ditore, 30 tetor 2002, f.22.
Koha Ditore, 20 tetor 2003, f.10-11.
Korriere Dela Sera, shtator 1997.
Kuvendi (SHBA), nr.11, 2003, f.44-62.
Kuvendi (SHBA) nr.8, gusht 2010, f.50.
La Republika (shtator 1997); 18 tetor 2003.
La Stampa, shtator, 1997.
L‟Osservatore Romano, 27.VII.1980, f.3; 9.X.1980, f.3; 8-9.XII.1981, f.8;
19.IX.1985, f.4; 12.XII.1981, f.2; 28.VIII.1982, f.1; 18-19.X.1982, f.3, 7;
20.VI.1985, f.6; 28.08.1985, f.2.
Los Angeles Times (Kaliforni – USA) (shtator, 1997).
New York Times, Nju-Jork, 19 tetor 1979.
Neue Bildpost, 27.V.1984, f.1.
News-week, Nju-Jork, 29 tetor 1979.
Oregeon, Portland (USA) (shtator, 1979).
Paris Mateh, nr.1390/17.I.1976.
Politika (Beograd), 11.VIII.1984, f.2.
Republika, - Shqipëri, 6 shtator 1997; 7 shtator 1997, f.13; 10 shtator 1997,
f.13; 18 tetor 2009.
Rijee Života (Portorozli) 3/1985, f.13-15.
Rilindja (Prishtinë), 7 shtator 1997, f.6; 16 shtator, 1997, f.5; dhjetor 1997;
20.1.1985; 1.VIII.1985, f.16; 10 shtator 1997, f.6; 16 shtator 1997, f.13, 16.
Rilindja Demokratike, 6 shtator 2000, f.15; 6 shtator 2009, f.10.
Studime muzeologjike (MHK) Numër special kushtuar Nënë Terezës. Tiranë,
2004, f.122.
Shpresa, Prishtinë, 21 janar 1981; 2003; 2005, f.20-21.
Tempulli i Zotit (Shkodër) Nr.3/ 2007, f.20-21; Nr.4/2007, f.24-25.
TIME, 1975 (numër I Kërshëndellave).
Togos Anzeiger, Bernë, më 18 tetor 1979.
Toronto Star, Toronto, 19 tetor 1979.
Tribuna, Prishtinë, nr.3-4/1997, 1997, f.162.
The Guardian, Londër, më 18 tetor 1979.
The Harpert Current (USA) (shtator 1997).
The Hindustan Times, Nju-Delhi, 20 tetor 1979.
The Miami Herald (Florida – USA) (shtator, 1997).
The Statesman, Nju-Delhi, 19 tetor 1979.
The Times of India, Nju-Delhi, 19 tetor 1979.
The Tribune, Chandigarh, 19 tetor 1979.
Verdens Gang, Oslo, më 18 tetor 1979.
Veritas, Zagreb, 3,1972, f.73.
Veterani, 01-15 shtator 2009, f.7.
USA Today (SHBA), shtator, 1997.




Autorët

          A
Aarvik, Egil, 122.
Allegri, Renzo, 229.
Antonov, Metodi, 120.
Anan, Kofi, 10.
Angerhansen, Julius, 91.
Attenbourougch, Richard, 119.
         B
Balbont, Luc, 123.
Battistare, Giovanni, 85.
Bekshen, Dagllas, 58.
Bertini, Mario, 68.
Betts, Roy, 126.
Blair, Toni, 50.
Bo, Carlo, 68.
Balarbi, Kater, 126.
Bordignano, Sandro, 67.
Butilione, Prof.Dr.Roko, 127.
         C
Cairns, John, 71.
Cantalamessa, Aë Rainero, 78.
Cekada, Smiljan Fr., 85.
Chaput, Charles J., 89.
Chitrablianu, Prof. Gurudev Shree, 81.
Clement, Oliver, 54, 116, 123.
Clinton, Bill, 46.
Clinton, Hilari, 47.
Colangeli, Atë Serafino, 88.
Comastri, Angelo, 88.
         Ç
Çavalla, Navin, 57.
         D
De Kuelar, Havier Peres, 10.
Diaz, Ivan, 58.
Doig, Desmond, 123.
D‟Lonza, Mons. Henry, 65.
         Dh
Dhavamony, Mariasusai, 92.
         E
Egan, Eileen, 69, 101.
Elizabeta II, 50.
Exem, C.Van, 59.
         F
Fabiani, Enzo, 243.
Ferrari, Manfred, 100.
Flangan, Majkëll, 53.
Follerean, Raoul, 107.
Franiq, Dr. Frane, 119.
Fr. Brian, MC, 44.
Fulghum, Robert, 163.
         G
Gabrani, Pjeter, 122.
Gandi, Indira, 52, 64.
Gastoi, Liza, 252.
Gauthier, Jacques, 70.
Geldof, Bob, 124.
George, Francil, OMI, 86.
Germani, Gloria, 118.
Golangeli, Atë Serafino, 253.
Gomes, Michael, 68.
Gonzalez-Balado, José Luis, 100, 169.
Gorree, Georges, 125.
Gorrée, G. e Barbier, J., 66.
Grand, Mons. John W., 123.
Grosh, Prof., 55.
Gusic J.J. Juraj, 86.
Guetarres, Antonio, 53.
          Gj
Gjergji, Don Lush, 30
          H
Henry, Julien, 66.
Höhren, Leonie, 96.
Hume, Kardinal, 126.
Hüssler, Georg, 98.
          J
Jarvolino, Roza Rosso, 250.
Jennings, Peter, 166.
Joly, Edward Le, 121.
Junior, Jachson, 60.
          K
Kardinal Giovanni Battista Re, 69.
Kardinali José Saraiva Martins, 69, 75.
Kardinal Keeler, 90.
Kardinal Martini, 60.
Kardinal Paskal, 54.
Kardinali Simon D. Lourdusamy, 55, 79.
Kardinal Sodano, 71.
Kardinali Tenzola, 55.
Kardozo, Fernando Henrik, 51.
Karsten, Karl, 121.
Karter, Dom Martin, 56.
Katani, Muhamet, 52.
Kaula, Navin, 199.
Klestil, Tomas, 51.
Koliqi, Engjell, 181, 192, 198.
Kostantinesku, Emil, 51.
Kreitien, Zhan, 52.
Kuharic, Franjo, 83.
          L
Langford, Joseph, 65.
Longslet, Lars Roar, 125.
Lankseh, Hans-Joachim, 102.
Le Joly, Ati Edward, 62.
Lolodiejchuk, Atë Brian, 60.
Lang, Thomas, 113.
Loren, Sofia, 65.
Lorenzo, Maria Di, 62, 69, 116.
Lourdusamy, Simon D‟Card, 63.
Lucchini, Dr. Antonella, 195.
Lubich, Chiara, 70, 94.
          M
Maknamara, Robert S., 52.
Mandela, Nelson, 51.
Manhati, Rrahmar, 56.
Martins, José Laraiva, 87.
Mattei, Giampolo, 59.
Mençu, Rigo Berto, 53.
Montanelli, Indro, 64.
Motër Nirmala, 44, 53, 59.
Motschmann, 121.
Muggeridge, Malcolm, 64, 98.
Muhamed, Matir, 53.
          N
Narajan, 49
Neudeck, Rupert, 72.
Neves, Dr. Vera Lucia Alves, 74.
Nënë Tereza, 146.
Nichols, Peter, 118.
          O
O‟Connor, Gjon, 87.
Omari, Donika, 277.
          P
Papa Benedikti XVI, 37.
Papa Gjon Pali II, 32, 39.
Papa Pali VI, 38.
Pasolini, Pier Paolo, 63.
Pavisha, Motra Akvilina, 120.
Peet, Ati Van der, 63.
Pepper, Curtis Bill, 122.
Périer, Ferdinand, 58.
Piccoli, Flamino, 248.
Pilla, Anthony M., 88.
Porter, David, 107.
Prifti Andrew, 61.
Princi Filip, 50.
Prodi, Romano, 52.
Puci, Mario V., 120.
         R
Raphael PCPA, Motër M., 91.
Rey, Naumatra, 56.
Ratzkowsky, Aunegret, 117.
Redy, Nayutara, 121.
Regan, Ronald, 49.
Rinpoche, Lama Phende, 120.
Robinson, 52.
Ruppert, Helmut S., 109, 125.
         S
Salvoldi, Don Valentino, 82, 181, 192.
Sammer, Marianne, 110.
Sanness, John, 16.
Sassun, Aligi, 109, 248.
Scalfaro, Oscar Luigi, 50.
Schuchter, Gabriele, 124.
Schutz, Toize, Frati Roger, 96.
Scolozzi, Atë Angelo Devanonda, 71.
Selaise, Haile, 51.
Siçardi, Kristina, 156.
Sin, James, 87.
Sing, Sharan, 121.
Smoltczyk, Alexander, 106.
Sondo, Anxhelo, 53.
Sonness, John, 16.
Spink, Kathryn, 111.
Stenico, Mons Tommaso, 126.
Stern, Anthony, 108.
Stratas, Teresa, 122.
Suza, Mons. Henri, 54.
Sh
Shirak, Zhak, 49.
         T
Tejado, Dom Segundo, 56.
Terrani, Luçia Valentini, 252.
Testore, Giovanni, 245.
Tito, Josif Broz, 124.
Tugjarov, Vasil, 120.
Turk, Mons. Aljzij, 119.
         U
Ughi, Uto, 119.
         V
Vardey, Lucinda, 149.
Vazhkala, MC, Atë Sebastian, 93, 161.
Vigee, Clande, 125.
Vocca, James, 126.
Vogt, Eugen, 99.
          X
Xambonini, Franka, 58, 67, 255.
          Z
Zaffirelli, Franco, 246.
Zankel, Claudio, 106.
          Zh
Zhospien, Lionel, 52.


Personat që përmenden ose flitet për ‘ta*

          A
Agaianini, Petro, 85.
Agroni, 82.
Ajnshtajn, 66.
Alia, Ramiz, 272.
Allegri, Renzo, 243.
Andreoti, Xhulio, 264.
Assam, 126.
Atenagora I Kostandinopolit, 118.
Atë Gjergji, 274, 275.
Atë Sebastiani, 161, 162.
Atë Sproschill, 139.
Atë Van Eksemi, 217, 218.
          B
Bavan, Baratija Vidja, 219.
Berisha, Anton Nikë, 3, 5, 36.
Bioi, Dom Zefi, 273.
Bokaçioja, 255.
Bojaxhiu, Kolë (Nikollë) i ati, 256, 257.
Bojaxhiu, Age (motra), 156, 157, 257, 258, 270, 271.
Bojaxhiu, Age (mbesa), 255, 256, 259, 261.
Bojaxhiu, Drane, 156, 257, 270, 271.
Bojaxhiu, Llazar, 156, 255, 256, 257, 258, 259, 261, 270.
Brand, Willy, 138.
Brian, tr.MC, 44.
Buda, 21.
Bush, Xhorxh W , 206, 208.
          C
Camara, Herder, 169.
Carlo, Gian, 192, 194.
Carrel, Rudi, 138.
Chirak, Bernadette, 170.
Chirac, Jacques (Shirak Zhak), 139.
Claivaux, Berhard Von, 110.
Clinton, Hillari, 170.
Clinton, Bill, 47.
Corrigaun, Mairead, 136.
Curri, Bajram, 257.
          D
Dave, 155.
Dansais, John, 134.
Dorçiç, Branko, 156.
Dua, Dorothy, 136.
Dushi, Dom Mark, 273.
Domenikoja, 255, 261.
          E
Egani, Elien, 102, 270, 271.
Ekseur, Atë Celeste Van, 205, 209.
Erös, Dr. Reinhard, 73.
          F
Fabiola (mbretëresha e Belgjikës), 170.
Facibeni, Giulio, 243.
Fatima, 135, 234.
Feddersen, Hegel, 138.
Foulerau, Raoulan, 136.
Fylghum, Robert, 165.
          G
Gabrieli, 184.
Galati, R. Vicino, 121.
Gandi, Indira, 52, 83, 137, 208, 229, 239, 263.
Gandi, Mahatma, 21, 57, 67, 147, 218, 219, 220, 241, 266.
Geldof, Bob, 124.
Giller, Walter, 138.
Gomes, Mihal, 234.
Gobaçov, B., 206.
Gauzalez – Boldo, Jose Luis, 169.
Goselka, Jozefa, 263.
Guwahati, di Thomas V.M., 126.
Gujarl, Kunar, 170.
          Gj.
Gjergji, Don Lush, 55, 79, 80, 81, 159, 183, 188, 189, 192, 193.
Gjoni XXII, 173.
Gjoni XXIII, 177, 193.
          H
Henry, Atë Julian, 234.
Hitleri, 187.
Hoxha, Enver, 156, 158, 161, 258, 269, 272.
Hoxha, Zonja (Nexhmije), 277.
Hysein, Sadam, 187, 206.
          I
Injaci i Loyolës, 57.
          J
Jakovi, 245.
Jennings, Peter, 166.
Jezu Krishti, 11, 19, 24, 27, 28, 29, 30, 33, 34, 36, 39, 40, 41, 53, 59, 61, 63,
70, 71, 75, 77, 78, 79, 83, 88, 89, 91, 92, 93, 94, 95, 101, 103, 108, 110, 112,
116, 133, 151, 174, 179, 180, 183, 184, 185, 187, 188, 189, 190, 196, 198,
201, 205, 207, 215, 221, 239, 244, 246, 249, 264, 273.
Jona profe5, 174.
Joni, Eduard, 273.
Joni, Viola, 273.
          K
Kalas, Maria, 122.
Kardinali Logano, 130.
Kastilio, 56.
Kastro, F., 187, 277.
Kathleen, 102.
Kelly, Thomas, 70.
Kenedi, Eduard, 112.
Kenedi (familja), 213.
Kenedi i Riu (Josef), 213.
Kenedi, Xheki, 212.
Kierkegaadi, 243.
Kohl, Hennerol, 138.
Koliqi, Engjëll, 74, 81.
Komnino, Gjergj, 274.
Krisi, 153.
          L
La Pira, Giorgio, 243.
Lapierr, Domenique, 121.
Levin, Riçard, 137.
Liza, 23.
Linda, 152.
Loeb, Max, 121.
Longlin M.C., 173.
Lubrano, P., 277.
Lucchini, Antonella, 195.
Luter King, Martin (i riu), 215.
Lutuli, Albert, 215.
          M
Madona, 212.
Maknamara, Robert, 22, 216.
Mançinelli, Xhuzepe Gutadauro, 255, 258.
Maier, Sepp., 138.
Maria, 33, 40, 184.
Maria Tereza, 58.
Marks, Karl, 140.
Martë dhe Mari, 268.
Mary, 147, 148.
Masimiliano, 255, 261.
Mateu, 175, 196.
Mazzolari, Promo, 243.
Mbreti Olaf V, 260.
Mbreti i Belgjikës, 208.
Mbreti i Spanjës, 208.
Meidani, Rexhep, 170.
Mejxhër, 208.
Meysel, Juge, 138.
Milosheviç, 187, 194.
Miteran (President i Francës), 208.
Morantese, E., 277.
Motra Agnes (Angje), 265.
Motra Anjeze, 215.
Motër Ancila, 274.
Motër Dolores, 146, 149, 151.
Motra Kamilus, 260.
Motër Kateri, 155.
Motër Nirmala, 178, 179, 180, 191.
Motër Prishilla, 212, 266.
Motër Theresina, 147.
Moxart, 66.
Mrijaj, Tomë, 81.
Muho, Fiqiri, 274.
Muggeridge, Malcolm, 111.
N
Nansen Fritjof, 16, 215.
Nehru, Jovaharlal, 112.
Nobeli, Alfred, 17.
Noor (mbretëresha e Jordanisë), 170.
         O
Orione, Don, 243.
         P
Papa Giovanni, 174.
Papa Gjon Pali II, 43, 57, 60, 71, 75, 78, 100, 130, 169, 170, 175, 176, 178,
210, 237, 250, 260, 266, 274.
Papa Pavli IV, 118, 169, 176, 177, 178, 229, 230, 232, 233.
Papa Gjon XIII, 169, 213.
Papa Jon XXIII, 232.
Papa Montini, 177.
Papa Roncalli, 174.
Pelizza, Don Giuseppe, 158.
Pertini, Sandro, 263.
Pëllumbi, Atë Zef, 273, 274.
Perëndesha Kali, 235.
Perier Imzot, 156, 234.
Pirro, 82.
Piu XII, 183.
Prela, Nikë, 188, 192, 193, 194.
Princesha Diana, 214.
Princi Çarl, 214.
Princi i Edinburgut, 229.
Princ Filipi, 214, 215.
Prishtina, Hasan, 257.
Puçini, 122.
          Q
Qyteza, Sabri, 257.
          R
Ramachardon, 136.
Rao, Narasimha, 218.
Rawlings, Jerry, 170.
Raxhiv, 52, 208.
Regan, Ronald, 138, 207, 208.
Rugova, Ibrahim, 128, 186, 192, 193, 194.
Rumennigge, Karl, 138.
Runcie, Robert, 112.
          S
Samaritanes, 36, 39.
Sanness, John, 215.
Sarah, 153.
Sanguinji, Maria, 258.
Schweitzer, Albert (Shvajcer), 17.
Sebastian D‟Sanza, mos.Henry, 178.
Selasie, Haile, 209, 210.
Serrou, Robert, 172.
Sirkar, Luka, 42.
Skalfaro, Luigi Oskar, 170.
Skënderbeu, Gjergj Kastrioti, 82, 102.
Sinowatz, Fred, 136.
Sadano, Angelo, 170, 198.
Sofia (mbretëresha e Spanjës), 170.
Stalini, 187.
          Sh
Shekspiri, 21.
Shën Alberti, 161.
Shën Antoni, 53.
Shën Françesku i Asizit, 23, 53, 56, 57, 68, 70, 76, 79, 115, 204, 216, 239,
344, 246, 260.
Shën Grigori i Çelinos, 249.
Shën Gjoni i Kryqit, 24, 63, 103, 150.
Shën Ignazio di Loyolo, 61.
Shën Irineu, 38.
Shën Mihali, 206.
Shën Pali, 70, 76, 85, 93, 182.
Shën Tereza e Avilles, 182.
Shën Tereza e Krishtit Fëmijë, 182.
Shën Wendeslausi, 90.
Shën Veronika, 141.
Shirayanagi, Mos.Peter, 137, 139.
Shvajcer, Albert, 215.
         T
Tagora, Rabintranat, 212, 217.
Tereza e d‟Aviles, 57.
Teuta, 82.
         Th
Theçer, Margaret, 138.
Thomas, At, 127.
         W
White, At Bert, 147.
William, Betty, 136.
Wojtyla, Karol, 72, 73, 138.
         V
Vëllai Geoff, 149, 151.
Virgjëresha Mari, 23.
Virgjëresha Mari e Ratimos, 234, 237.
Vushkoviq, Boris, 138.
         X
Xabonini, 277.
         Z
Zia, Begun Kaleda, 209.
Zia ul-Haq, 181, 187, 209.
Zonja Pandit, 213.
         ZH
Zhapo, Gjystina, 271, 272, 273.
Zhupo, Taho, 271, 272.




       Treguesi gjeografik


        A

Acquedotto Felies (Ujësjellësi i lumtur), 178.
Adisë-Abebë, 124, 142, 210.
Afganistan, 74.
Afrikë, 13, 23, 27, 28, 55, 81, 82, 124, 210, 267.
Afrika e Jugut, 51.
Agra, 213.
Alabama, 91.
A Loner Sërkjular Rond, 203.
Angelus, 175.
Angli, 214.
Appai Antica (Rrafshinës antike), 178.
Argjentinë, 170.
Asansol, 226.
Asizi, 57, 70.
Australi, 81, 114.
Austri, 51, 136, 139.
Azia, 55, 81, 82, 115.
          B
Baltimores, 90.
Ballkan, 133.
Bangladesh, 112, 178, 209.
Bari, 271.
Bashkimi Sovjetik, 102, 206.
Bejrut, 219.
Bejruti Perëndimor, 219.
Belgjikë, 170, 209, 240.
Bengala, 178, 258.
Bengali, 17, 166, 167, 202.
Bengali Perëndimor, 208.
Bengalora, 55, 64, 80.
Berlini Lindor, 140.
Berlini Perëndimor, 194.
Bejrut, 134, 141.
Bejruti Perëndimor, 212.
Beograd, 119, 120, 136, 137.
Bergamo, 192.
Bernë, 131.
Betlehem, 138, 185.
Birmingem, 91.
Blloku Miqësia, 271.
Bombei, 99, 163, 164, 177, 232, 233, 253.
Boston, 229.
Brazili, 51.
Britania e Madhe, 50, 102, 150, 209.
Budapest, 54, 226.
Bukuresht, 192, 267.
          C
Canterbury, 112.
Celios, 234, 249.
Chandigarh, 132.
Ç
Çekosllovaki, 137, 266, 267.
Çikago, 84, 86.
          D
Daka, 209.
Damask, 72.
D‟Avill, 57.
Delhi, 157, 199, 203, 204, 207, 213, 226.
Denver, 89.
Domi, 233.
Dum-Dum të Kalkutës, 213.
Durrës, 158.
          E
Elbasan, 158.
Enteli, 202.
Essen, 140.
Etiopi, 12, 13, 51, 96, 114, 138, 142, 210.
Etiopia Qendrore, 142.
Europë, 16, 55, 72, 81, 128, 134, 178, 210, 217, 224, 266, 267.
Europa Juglindore, 82.
Europa Perëndimore, 82.
F
Francë, 49, 52, 114, 209, 256.
Filipinet, 213.
Florida (USA), 143.
Freiburg, 91, 92, 142.
                   ; G
Gangu, 133.
Georgetown, 134.
Gorle (Bergamo), 79.
Grenuich Viagen, 141.
Greqi, 277.
Guatemalë, 53.
Guwahati, 127.
Gj
Gjakovë, 182.
Gjermani, 91, 138, 263.
Gjermania Perëndimore, 121.
          H
Hamburg, 131.
Himalaja, 133.
Hiroshimë, 137.
Hollandë, 212.
Hollivud, 72.
Hungari, 54.
          J
Jerusalem, 118.
Japoni, 137.
Jugosllavi, 124, 163, 256, 260, 277.
Indi, 13, 20, 25, 27, 28, 46, 47, 49, 50, 52, 56, 58, 63, 64, 79, 80, 94, 102,
113, 117, 121, 136, 137, 141, 151, 163, 164, 177, 184, 189, 206, 209, 212,
213, 214, 217, 218, 226, 229, 230, 232, 235, 236, 237, 239, 242, 258, 265,
270.
Irak, 206, 211, 206.
Iran, 52, 74.
Irlandë, 52, 166, 167, 251, 256.
Irlanda e Veriut, 114.
Ishujt Filipine, 87.
Itali, 50, 52, 88, 128, 170, 230, 255, 258, 263, 265, 270.
          K
Kaliforni (USA), 144, 211.
Kaligat, 73, 202, 207, 211, 216, 225, 236, 238.
Kalkutë, 18, 23, 26, 27, 29, 32, 34, 37, 42, 50, 52, 54, 57, 58, 59, 60, 63, 67,
69, 73, 76, 77, 78, 80, 83, 88, 89, 92, 96, 97, 98, 107, 109, 110, 112, 115, 116,
119, 122, 125, 132, 133, 136, 137, 140, 141, 152, 160, 161, 162, 164, 166,
167, 168, 171, 172, 173, 175, 176, 178, 181, 182, 185, 195, 196, 197, 200,
204, 205, 206, 207, 211, 213, 214, 217, 226, 230, 234, 235, 239, 240, 241,
243, 245, 246, 248, 249, 250, 251, 252, 253, 260, 261, 262, 266, 278, 279.
Kanada, 52.
Karaçi, 181.
Karakas (Venezuelë), 135.
Kattayam, 161.
Kazalina, 234, 262.
Kembrixhi, 135.
Kenia, 114, 139.
Kerola, 94, 161.
Kolorado, 90.
Kosovë, 73, 128, 158, 160, 181, 189, 190, 192, 194, 274.
Kostandinopoli, 118.
Krakovi, 72.
Kubë, 55, 81, 187.
          L
Laknau, 226.
Lahore, 181.
Laner Cirkular Rod, 262.
Laponia, 244.
Lecco, 195.
Liban, 134.
Lindja e Mesme, 13.
Londër, 24, 111, 114, 119, 131, 135, 147, 154, 214.
Loreto, 18, 88, 156, 195, 205, 258.
Loreto House, 167, 168.
Loreto i Kalkutës, 202.
Lower circular Road, 234.
Loyolë, 57.
Lubjanë, 136, 137.
Luveni, 135.
          M
Madrasi, 240.
Madrid, 179, 180.
Majami, 212.
Malejzi, 53.
Manheim, 140.
Malet e Himalajës, 251.
Maqedoni, 160, 166.
Mexico City, 131.
Milano, 63, 67, 71, 135, 141, 195, 233, 261.
Moskë, 55, 81.
Moti Yheel, 196.
Motixhil, 202.
         N
Najrobi, 139.
Nartë (Vlorë), 273.
Nigeri, 202.
Nikaragua, 114, 226.
Nirmal Hriday, 150, 176, 199, 203, 219, 226, 236, 238.
Norvegji, 30, 125, 163, 170, 215, 217, 260.
Novara te Liqeni i Madh (Maggiore), 195.
Norma Dehli, 177.
         Nj
Njuarku (Nju Xhersi), 212.
Nju-Delhi, 47, 48, 132, 133, 135, 209.
Nju-Jork, 11, 24, 81, 87, 119, 122, 140, 141, 149, 155, 212, 267, 275.
         O
Obdachlosenasly, 139.
OKB, 11, 14, 76, 128, 229.
Oslo, 16, 24, 39, 123, 131, 163, 164, 186, 215, 251, 259, 160, 263, 267.
Ottavë, 70.
         P
Padova, 76.
Pakistan, 178, 181, 187, 192, 209.
Palermo, 255, 259, 261.
Panama, 114.
Paris, 139.
Peru, 114.
Pisburgu, 137.
Portland (USA), 143.
Portorozh, 142.
Portugali, 53, 135.
Prishtinë, 30, 33, 78, 81, 128, 138.
Prizren, 160.
Proçida (Kolegj i përkthyesve), 277.
         R
Rachi (Indi), 161.
Ranki, 226.
R.F. e Gjermanisë, 134.
Rimini (Itali), 141.
Romë, 43, 61, 85, 87, 90, 137, 159, 160, 169, 176, 177, 184, 206, 211, 214,
249, 259, 261, 262, 263, 265, 270, 275, 277.
Rumani, 51, 266, 267, 277.
        Rr
Rruga “Ali Guxia”, 274.
Rrugica Ali Pasha, 274, 275.
Rruga e Pajtimit, 176.
Rruga “Perlat Rexhepi”, 271.

         S
San-Françisko, 154, 212, 267.
San Gregorio al Çelio, 265.
San Hoze, 212.
Sarajevë, 138.
Seutelo, Orense (Spanjë), 169.
Skrantoni (Pensilvani), 212.
Spaç, 273.
Spanjë, 114, 170, 179, 209.
Split, 119, 138.
Stokholm, 229.
Suedi, 212, 215, 217.
         Sh
SHBA, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 29, 46, 49, 53, 81, 88, 89, 114, 138,
140, 142, 143, 153, 163, 177, 193, 208, 209, 211, 244, 246, 261, 270.
Sheshi Demokracia, 272.
Sheshi i Shën Pjetrit, 75, 175.
Sheshi Skënderbej, 272.
Shën Uffizo, 176.
Shishu Bavani, 206, 214.
Shkodër, 34, 158, 162, 256, 273, 275, 276.
Shkup, 17, 107, 120, 137, 156, 157, 160, 166, 205, 229, 257, 259.
Shqipëri, 13, 34, 35, 57, 58, 118, 148, 158, 160, 161, 162, 170, 256, 257, 266,
267, 268, 269, 270, 271, 273, 275, 277.
Shtëpia e Bardhë (USA), 47, 208.
         T
Taizé, 96.
Tanzani, 142.
Tamail, Nada (India Jugore), 136.
Taxh Mahali (Indi), 213.
Teksas (USA), 143.
Tempulli Kali, 219.
Tempulli i Kalighat-it, 167.
Tiranë, 56, 157, 158, 162, 251, 254, 258, 267, 269, 271, 272, 273, 274, 275,
276, 279.
Titagarh, 218, 241.
Tixhuana (Meksikë), 214.
Tokio, 137, 139.
Toledo (Ohajo), 212.
Tor Fiscale, 159.
Torino, 160, 258.
Toronto, 133.
         U
Uashington, 46, 47, 48, 135, 267.
Umbria, 56.
Udines, 68.
         V
Vatikani, 18, 32, 53, 71, 72, 73, 78, 115, 127, 130, 170, 176, 189, 206, 211,
232, 278.
Vayla, 161.
Venezuelë, 114, 135.
Vienë, 140, 256.
         Z
Zagreb, 85, 108, 120, 130, 135, 138, 179.

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:740
posted:9/8/2011
language:English
pages:198
Description: Nene Tereza ne syte e botes (liber), postuar nga: m.d.