Gjashtë këshilla të vlefshme për përgatitje të pemëve dhe perimeve

Document Sample
Gjashtë këshilla të vlefshme për përgatitje të pemëve dhe perimeve Powered By Docstoc
					Një shprehi e mirë: Hani çdo ditë aq pemë e perime sa mbajnë dy pëllëmbët e duarve tuaja.




Gjatë verës që nga dredhëza, qershia, boronicat e deri te trangujt, specat, domatet dhe
sallatat e ndryshme, gjatë dimrit që nga mollët, dardhat, bananet e deri te lakrat e perimet
të tjera që gjenden në treg, pemët dhe perimet nuk guxojnë të mungojnë nga ushqimi i
juaj ditor.

Të gjitha këto produkte është më së miri që të jenë sa më natyrore që është e mundur, që
do të thotë të konsumohen të freskëta, apo të përgatitura me kujdes. Gabimet më të
shpeshta në lidhje me pemët dhe perimet pas blerjes janë: qëndrojnë gjatë dhe në vend të
papërshtatshëm, zihen gjatë, zihen në shumë ujë apo ngrohen prapë pas ftohjes, dhe si
rezultat i kësaj humbin shumë elemente të dobishme.

Më poshtë po i radhitim disa këshilla të shkurta dhe të lehta për t’u mbajtur në mend, por
tepër të rëndësishme për ruajtjen e vlerës dhe elementeve më të rëndësishme ushqyese të
pemëve dhe perimeve që ju i konsumoni.




 • Gjatë larjes, mos i leni të qëndrojnë gjatë në ujë, sepse i humbin albuminat, vitaminat
B1 dhe C, Kalciumin dhe Hekurin.

  • Zbutni pemët apo perimet në ujë të nxehtë ose në avull sa më shkurt dhe përdorni
pak ujë, vetëm pak apo aspak yndyrë.

  • Pemët edhe perimet para se të përgatiten nuk duhet të qëndrojnë në vend të nxehtë
dhe me diell, për shkak se shpejt humbin elementet më të vlefshme të tyre. E njëjta gjë
ndodh edhe kur pemët dhe perimet copëtohen në pjesë të vogla.

 • Parimisht duhet ta dini që Vitamina C në pemë dhe perime shkatërrohet shpejt gjatë
nxehjes – me përjashtim të patates dhe lakrave.

  • Nëse i përzieni perimet e ziera me ato të freskëta keni më shumë vitamina në pjatën
tuaj. P.sh. Nëse përgatitni panxhar të kuq, atëherë shpërndajeni mbi të edhe pak panxhar
të freskët të copëtuar imët.
  • Dhe së fundi ta vendosim pikën mbi shkronjën “I”. Shpërndani mbi të gjitha gjellët,
supat, sallata apo soset edhe pak barishte të freskëta si majdanoz, fletë hudhre, fletë qepe
etj.

Zbatoni këto këshilla menjëherë dhe rregullisht, ndërsa ne u garantojmë se kjo do t’u
sjellë një hap më afër të ushqyerit të shëndetshëm kurse një hap më larg sëmundjeve që
vijnë tinëz dhe ngadalë.

				
DOCUMENT INFO
Description: mjekesi, shkence, shkenca mjekesore, zbulime shkencore, punime shkencore, te verteta shkencore, mjekesia moderne, artikuj shkencore, letra shkencore, botime shkencore, botime nga mjekesia, mjekesia sot, medicina sot, lajme nga mjekesia, lajme nga shkenca, lajme nga shkencat mjekesore, medicina ne mjekesi,