Docstoc

Migrena_ mënyra për të shmangur dhimbjet

Document Sample
Migrena_ mënyra për të shmangur dhimbjet Powered By Docstoc
					Migrena është më e shpeshtë se diabeti, epilepsia dhe astma së bashku, ndërsa
sulmet e migrenës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë radhitur si të
pakëndshme dhe janë krahasuar me demencën. Cilat janë mitet që ndërlidhen me
migrenën dhe si të zbuten ato?

Migrena është më e shpeshtë se diabeti, epilepsia dhe astma së bashku, ndërsa sulmet e
migrenës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë radhitur si të pakëndshme dhe janë
krahasuar me demencën.

Cilat janë mitet që ndërlidhen me migrenën dhe si të zbuten ato?



Botoksi

Botoksi parandalon transmetimin e ndjenjës së dhimbjes deri në tru, mirëpo, sipas
mjekëve, botoksi nuk është për të gjithë pacientët që vuajnë nga migrena.



Aspirina

Aspirina e lëngshme e cila injektohet drejtpërsëdrejti në gjak shihet si një terapi e
besueshme. Mjekët nga spitali në Kaliforni theksojnë se ky është një tretman i lirë që
mund ta zbutë vuajtjen e shumë pacientëve në mbarë botën. Mirëpo, sipas mjekëve
aspirina është një ilaç i vjetërsuar dhe duhet marrë parasysh efektet anësore të tij.



Largoni stresin

Stresi mund të nxitë migrenën, prandaj gjeni kohë të relaksoheni dhe të liroheni nga
stresi. Edhe njerëzit që vuajnë nga depresioni ka mundësi të vuajnë nga migrena.
Shumëçka mundet ta shkaktojë migrenën, siç janë pijet e gazuara, mungesa e gjumit apo
kushtet klimaterike, por stresi është njëri ndër faktorët kyç.



Ushtrimet

Ushtrimet mund të jenë shkas i kokë-dhimbjeve, por hulumtuesit theksojnë se ushtrimet
mund të kenë ndikim pozitiv, madje edhe ta parandalojnë migrenën. “Një numër shumë i
vogël njerëzish kanë dhimbje koke si pasojë e ushtrime. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i
ndërpresin ushtrimet, ngase kjo do të kishte efekt negativ për shëndetin në përgjithësi”,
thonë mjekët.
Zvogëloni kafeinën

Sasia e tepruar e kafeinës mund ta shkaktojë migrenën. Disa ekspertët theksojnë se nuk
do të duhej të konsumonit më shumë se 5 kafe, çaj apo koka-kola.



Seksi shërues i migrenës

Libri “Pse gratë duhet të bëjnë seks” zbulon qindra gra të cilat kanë vuajtur nga migrena,
ndërsa partnerin tyre e kishin dërguar në shtrat për të zbutur simptomat e tyre.



Mungesa e hekurit

Anemia mundet të shkaktojë migrenën, por ekzistojnë edhe disa arsye gjenetike, mirëpo
kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të pasur dhimbje koke.

				
DOCUMENT INFO
Description: Mjekesi dhe shkence, shkenca mjekesore, Lajme nga Kosova, Lajme nga Shqiperia, Down Syndrome, Health & Fitness, Alternative Medicine, t� jetosh, browser should render some flash content, Humor Shqip, society forums, Sami Frasheri, Zona Industriale, Gazeta Zeri i Popullit, Popular topics, RTV 21, Gazeta Zeri i Popullit, current health, pro activ, Kosova Sot, Proactiv Solution, show biz, Kosova Sot, radio Radio, health articles, Gazeta Albania, Myoma uteri, Tag cloud, Skin Care, Moda Milano, dhe vet�m, medicina shqiptare, religjion, feje, medicina kosovare, ligjerata nga shendetesia, shendetesia ne kosove, si te punoni nje punim shkencor