Docstoc

Bletët dinë të numërojnë – deri në katër (DOC)

Document Sample
Bletët dinë të numërojnë – deri në katër (DOC) Powered By Docstoc
					Bletët dinë të numërojnë – deri në katër!
Se bletët kanë shumë aftësi të cilat i kanë edhe njerëzit, e kanë zbuluar shkencëtarët
australianë, e një prej zbulimeve më të reja thotë se bletët dinë të numërojnë.

"Sa më shumë që po i studiojmë këto qenie të cilat e kanë trurin me madhësi të farës së
susamit aq më shumë po çuditemi. Ato me ne, të ashtuquajturit qeniet superiore, ndajnë
shumë aftësi", ka thënë për mediat australiane një prej hulumtuesve nga universiteti
Queensland, Mandyam Srinivisan.

Ai dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë shënuar pesë vende në tunel dhe në një prej tyre
kanë vendosur nektar, shkruajnë mediat australiane. Bletët kanë fluturuar pikërisht atje ku
është gjendur ushqimi, mirëpo është interesante se ato kanë vazhduar të fluturojnë po atje
edhe pse ushqimi është larguar.

Pas katër ndryshimeve të pozitës së ushqimit në tunel, bletët nuk kanë mundur të gjinden
në të pestën prandaj shkencëtarët kanë konkluduar se bletët dinë të numërojnë, por vetëm
deri tek numri katër.

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Stats:
views:20
posted:7/3/2011
language:Albanian
pages:1
Description: Bletet, bleta puntore, bletet dhe rendesia e tyre, bletet dine te numrojne, bletet po zhduken, celularet