Documents
Resources
Learning Center
Upload
Plans & pricing Sign in
Sign Out

Metodat e Kontrastit

VIEWS: 470 PAGES: 63

									METODAT RADIOLOGJIKE
  Mr sc Dr Serbeze Kabashi – Muçaj




                                     1
Metodat me mjete kontrasti



• Bronhografia
• Angiografia (e vazave te gjakut
  dhe vazave koronare)




                                    2
Mjetet e kontrastit
• Menjëherë pas zbulimit te Rrx u
  vërenë aftesitë diagnostike në
  zbulimin e ndryshimeve patologjike
  në organizmin e njeriut. Por në të
  njëjtën kohë u vertetua se në
  radiografi mund të shihen vetem
  eshtrat dhe organet e mbushura me
  gaz, deri sa pjesët tjera te organizmit
  (pasi që aborbimin e RrX e kanë të
  njejtë pra nuk kemi diferenc në mes
  të indeve ose organeve) .

                                        3
• Për këtë arsye përdorimi i RrX në
  diagnostikë ka qenë i kufizuar,
  deri në momëntin kur erdhi idea
  që disa organe artificialisht të ju
  rritet ose zvoglohet dendësiteti dhe
  në këtë mënyrë te mundësohet
  vizualizimi në radiologji.


                                     4
• Mjetet kontraste (MK) mund të
  jenë     negative    ose    pozitive
  varësishtë a e rrisin apo e
  zvoglojnë absorbimin e RrX.
• Këto komponime kimike të cilat
  përdoren në kontraste pozitive, të
  cilat janë objekt i kësaj analize në
  vete përmbajtjnë elemente me
  peshë atomike të madhe dhe për
  këtë arsye absorbojnë RrX.
                                     5
Mjeti kontrast varet nga:


• konstanta e absorbimit të mjetit
  kontrast
• sasia e absorbimit të RrX
• trashësia e shtreses se absorbuar.




                                       6
• Konstanta e absorbimit           është e
  kushtëzuar me numrin atomik te
  elementit i cili është bartës i kontrastit
  në molekulen e njetit kontrast.
• Të gjitha mjetet kontraste të cilat sot
  përdoren përmbajnë elemete , numri
  atomik i të cilëve nuk është më i vogel se
  35( BROMI) sepse shkalla e apsorbimit
  te RrX do të ishte nën minimumin e
  nevojshëm dhe nuk është mbi 56
  (BARIUMI) sepse do ishte shume
  toksike.
• Sot në radiologjinë diagnostke perdoret
  vetem     sulfati    i   bariumit     dhe
  kopoponimet organike te Jodit.
                                           7
• Sasia e apsorbimit të RrX është
  proporcional me sasin e jodit të aplikuar
  respektivisht numrit të atomeve të jodit
  në molekul.
• Mjetet e para kontraste jodike
  përmbanin vetëm një atom te jodit,
  kurse më vonë filloi të rritet numri i
  atomeve të jodit në molekul, në sasi të
  toksicitetit.
• MK të cilat sot perdoren në
  diagnostiken radiologjik përmbajnë 3
  ose 6 atome të jodit në molekulë.
                                          8
• Trashësija e shtresës së absorbuar
  te ekzaminimet klasike radiologjike
  ka pasur ndikim të madh në
  shkallën e kontrastitetit sepse me
  rritjen e trashesisë në indet e
  ekzaminura proporcionalisht rritej
  shkalla e shkalla e absorbimit te
  RrX.


                                    9
Sipas indikacioneve MK ndahen
në 4 grupe të medha:
• MK uro-angiografike, preparate të jodit
  jonike për ekzaminimin e veshkave,
  rrugve urinare, zemres, enëve të gjakut,
  organeve gjenitale dhe artikullacioneve,
  kurse jo jonike për angiografi dhe
  miellografi. Të dy llojet përdoren ne TK.
• MK holangiografike
• MK bronkografike
• MK digjestive(për ekzaminiin e tratkit
  digjestiv)

                                         10
Varesishtë se a e rrisin apo e zvoglojnë
absorbimin e RrX mjetet kontraste ndahen në:



           • Pozitive dhe
           • Negative (ajri)




                                          11
Mjetet e kontrastit pozitive
• Janë ato substanca që rrisin absorbimin
  e rrezeve – X- dhe japin hije intenzive
  radiologjike.    Prodhimet     që    sot
  shfrytëzohen janë lidhjet e jodit dhe
  bariumit.
• Preparatet e bariumit ekskluzivisht
  përdorën për kontrollim të traktit
  digjestiv,
• preparatet e jodit si mjete të
  kontrastit shfrytëzohen për metoda tjera
  diagnostike.
                                        12
 Mjetet e kontrastit të hijezimit
 pozitiv mundësojnë paraqitjen më të
 mirë të atyre organeve ku kontrastet
 natyrore nuk janë të mjaftueshme.
 Këto mjete i japim në mënyra të
 ndryshme:

• Direkt
• Më injektim në enë të gjakut
• Injektimi direkt i mjeteve të
  kontrastit në zgavrat trupore
                                    13
• Direkt - të cilat mund të jenë:

• Per os për fotografimin e organeve
  digjestive, fshikëzes biliare dhe rrugëve
  biliare;
• Me       kateter    apo      sondë    për
  fotografimin e zorrës së trashë, rrugëve
  të frymëmarrjes, uterusit (mitres dhe
  tubave uterine, rrugëve urinare,
  gjëndrrave       pshtymore,       rrugëve
  lakrimale, PN hapësirave, kanaleve
  qumështore të gjirit, fistulave të
  ndryshme.

                                         14
• Më injektim në enë të gjakut
  për paraqitjën e enëve të gjakut
  të zemrës apo organeve
  parenkimatoze në të cilat
  deponohen mjetet e kontrastit,
  apo ekskretojnë në menyrë
  selektive    (p.sh.mëlçia    dhe
  veshkët).


                                 15
• Injektimi direkt i mjeteve të
  kontrastit në zgavrat trupore
  apo organet që nuk komunikojn
  më sipërfaqe të jashme: hapsirat
  e nyjeve, hapsirat e likvorit të
  trurit dhe boshtit kurrizor, hapsira
  peritoneale dhe pleurale, hapsira
  retroperitoneale,     hapësira     e
  dhëmbit, proceset patologjike si
  cistat, absceset dhe kavernat.

                                    16
Që mjetet e kontrastit të jenë të mira
ato duhet t’i plotësojnë këto kushte:
• Duhet të jenë kimikisht stabile;
• Në vendin e aplikimit nuk guxojnë të
  shkaktojnë ndryshime irituese;
• Nuk guxojnë të shkaktojnë veprime të
  demshme në organizëm (ndryshimi i
  shtypjës së gjakut, veprimet toxiko-
  alergjike etj.);
• Duhet të ekskretohen prej organizmit
  shpejt dhe plotsisht;
• Duhet të përzihen mirë me gjakë (përveç
  mjeteve të kontrastit perorale).
                                       17
Mjetet e kontrastit negative


• Janë ato substanca që zvoglojnë
  absorbimin e rrezeve rentgen,
  ashtu që në fotografitë e rentgenit
  shkaktojnë hije më densitet më të
  vogël. Më së shpeshti përdoret ajri
  atmosferik.


                                   18
    EFEKTET E PADESHIRUESHME DHE
 KOMPLIKIMET NGA PËRDORIMI I MJETEVE
    MË BASHKOHORE TË KONTRASTIT

• Meqënse asnjë mjet i kontrastit sot nuk
  është i parrezikshëm, andaj kur të
  përdorën këto substanca duhet këtë
  indikacione absolute.
• Reaksionet e padëshirueshme shfaqen
  me një sërë simptoma të ndryshme, prej
  atyre më të lehta, kalimtare e deri te ato
  më të rëndat më pasqyrë të shokut
  anafillaktik dhe vdekje.


                                          19
• Reaksionet në mjetet e kontrastit
  mund të jenë të natyrës alergjike
  dhe toksike, që kanë simptoma të
  njejta.
• Pra në këtë rast kemi të bëjmë me
  reaksione toksiko-alergjike dhe për
  këtë arsye përdorimi i mjeteve të
  kontrastit    gjithmonë      paraqet
  rrezik potencial të caktuar.

                                    20
Në përgaditjen e pacientit para dhenies së mjeteve
të kontrastit duhet berë disa parapërgaditje si vijon:

• Merret anamneza për ndonjë ndieshmëri
  eventuale në mjetet e kontrastit apo për ndonjë
  reaksion tjetër alergjik

• Pastaj merren të bëhen ekzaminimet laboratorike
  dhe klinike ku duhet menjanuar të gjitha
  sëmundjet ku kundërindikohet marrja e mjeteve
  të kontrastit (sëmundjet e veshkave më demtime
  të rënda funksionale të tyre, demtime të rënda
  të melçisë, demtime të rënda të muskujve të
  zemrës, çrregullimet e qarkullimit të gjakut,
  sëmundjet nga mieloma, hipertireoza etj.).



                                                     21
• Për të vertetuar ndieshmerinë në mjetet
  e kontrastit ekzistojnë disa mënyra të
  testimit të pacientit: testi kutan,
  konjuktival, sublingual dhe intravenoz.
• Testimi behët duke dhenë sasi të vogla të
  mjeteve të kontrastit për përdorim
  paranteral. Besohet se më i rendësishmi
  është testi intravenoz.
• Sipas përvojave të deritashme sot nuk
  ekziston asnjë test klinik dhe laboratorik
  ku mund të parashikohen reaksione të
  rënda dhe vdekjeprurëse dhe të
  saktësohen kundërindikacionet për
  përdorimin e mjeteve të kontrastit.
                                          22
    Indikacioni për kontrast artificial është
    kur organi s’ka kontrast natyral.
    Kunedrindikacione munë te jenë
    “aposolute” dhe relative.
    KI”absolut “ merret:
•   *organizmi i senzibilizuar
•   *Lezonet e organeve vitale si :hepari,
    veshkave, miokardit.
•   KI relative:
•   *tirotoxikoza
•   *pacjentet qe vuajnë nga semundjet
    alergjike (riniti, asma alergjike)
•   *gjendjet hiperfebrile
                                           23
• Komplikacionet jo specifike-janë
  ndryshime në lekurë
• Komplikacione specifike - janë
  shenja të reaksionit ne forme:
  nxetësije, kruarje e hundes, vjellje,
  ndjenja e nxetesisë, hipertension
  ku edhe ndalohet dhënja e
  kontrastit ku mundë të pason
  hipotensioni dhe bronhospazma
  dhe ramja ne shok anafilaktik të
  vertetë.

                                     24
Bronkografia

• Të njihet teknika e ekzaminimit.
• Të njihen indikacionet dhe
  kundërindikacionet e aplikimit të
  kontrastit.




                                      25
• Kjo metodë më përpara është
  përdorur sidomos për të
  përcaktuar bronkiektazitë .




                                26
• Metoda konsiston në futjen e
  kontrasteve hidrosolubile( ku me pare
  jane perdore ato liposolubile ) në pemën
  bronkiale nga hunda ose goja me anë të
  një sonde plastike.

• Natyrisht, më parë bëhet anestezioni i
  mirë i fytit dhe i trakesë me tretësirë të
  lidokaines, pastaj i sëmuri kthehet në
  pozitën e caktuar për tu filmuar dhe i
  thuhet që të mos kollitet gjatë filmimit.
                                          27
• Me anën e sondes futet kontrasti
  deri në bronkun i cili ka indikacion
  për ekzaminim apo nëse është
  nevoja të inçizohet një degë
  bronkiale atëherë edhe quhet
  ekzaminim selektiv, i cili përcillet
  me diaskopi, kontrasti lëshohet në
  degën bronkiale që duhet të
  ekzaminohet, tërhiqet sonda dhe
  bëhet eksponimi në tri drejtime P-
  A, L-L dhe oblik.


                                    28
29
• Si metodë ka komplikime si nga
  anestezioni gjithashu edhe nga
  kontrasti (pacienti mund të ketë
  ngritje të temperaturës, rrallëherë
  edhe formim të granulomave nga
  mbetjet e kontrastit në alveola).



                                   30
• Sot kjo metodë është zëvëndësuar
  me TK me rezolucion të lartë
  (HRCT-high-resolution CT) ku
  informacioni që merret lejon
  diagnostikim të saktë     dhe të
  sigurtë, si dhe i sëmuri nuk e ka
  bezdinë e futjes së sondave në
  hundë ose gojë (pra bronkografia
  është metodë invazive e cila tani
  nuk përdoret.)

                                  31
32
  ANGIOGRAFIA
• Angiografia është metodë diagnostike e
  ekzaminimit me kontrast, ku injektimi i
  mjeteve të kontrastit in jektohet në
  ndonjerën prej enëve të gjakut.
• Në vitin 1953 Seldinger bëri
  kateterizimin përkutan të ënëve të
  gjakut sipas metodës së vet e cila në të
  vërtet sot është metoda kryesore e
  punimit të të gjitha angiografive.
  Metoda sipas Seldinger-it paraqet
  menyrën e fujes së kateterit nëpër enë
  gjaku dhe vendosjen e majes së kateterit
  në vendin e duhur në ndonjë enë gjaku
  të organizmit.
                                        33
• Kateteri për angiografi plasohet përmes
  arteries    femorale    apo    aksillare,
  gjëgjësisht nëpër arterien brahiale për
  ekzaminimin e sistemit aorto-arterial të
  enëve të gjakut dhe zemrës së majtë.
• Për ekzaminimin e sistemit të venave
  cava, dhe zemrës së djathtë kateteri
  plasohet në vena femoralis apo vena
  cubitalis


                                         34
35
36
37
• Së pari me gjilpërë të veçant për
  punkcion të enëve të gjakut -
  punktojm në menyrë perkutane në
  enët e lartëpemendura të gjakut.
  Kur prej gjilpëres te punkcioni i
  arteries fitojm fluks të gjakut me
  ngjyrë të kuqe, atëherë nëpër
  hapësirë të gjilpërës plasohet një
  tel nga metali si udhëheqës të cilin
  e shtyjmë deri në një kufi të
  caktuar.

                                    38
• Kateteri udheheqet me duar, duke
  e përcjellur drejtimin e natyrshëm
  të rrjedhjës së enëve të gjakut që e
  kateterizojm.

• Ekzistojnë edhe mekanizma tjerë
  të ndryshëm për udheheqjen dhe
  drejtimin e kateterit.

                                    39
Kateteri angiografik
• Karakteristika kryesore e kateterëve
  është së janë termoplastik dhe se mund
  të modifikohen me dorë.
• Që të manipulohet sa më lehtë në lidhje
  me udheheqjen e kateterit, kateteret
  përmbajnë substancë radioopake.
• Kateterët e mirë (origjinal) kanë majën e
  ngushtuar, të lëmuar dhe kanë formë
  adekuate.

                                         40
Ndarja e angiografive
• Angiografitë ndahën në:
• Angiokardiografi:
   – angiokardiografia e “zemrës së djathtë”
   – angiokardiografia e “zemrës së majtë”
• Aortografi:
   – aortografia e aortës torakale
   – aortografia e aortës abdominale
• Arteriografi:
   – arteriografia selektive
   – arteriografia subselektive
                                               41
• Kavografia:
  – kavografia e vena cava superior
  – kavografia e vena cava inferior

• Flebografia:
  – flebografi selektive
  – flebografi subselektive


• Limfografia
                                      42
Angiokardiografia
• Është metodë e ekzaminimit me
  kontrast e njërës apo më shumë
  hapsirave të zemrës më ndihmën e
  së cilës hulumtohet funksioni i
  valvulave si dhe           ekzistimi
  eventual i komunikimit patologjik
  ndërmjet hapësirave të zemrës.
• Më këtë metodë hulumtohen edhe
  të gjitha abnormalitetet e tjera.

                                    43
• Sot angiokardiografia, kryesisht bëhet më
  ndihmën e metodës së Seldinger-it tek e
  cila për ekzaminimin e zemrës së majtë
  futet kateteri “radioopak” përmes arteries
  femorale - arteries iliaka dhe aortës në
  ventrikulin e majtë të zemrës.

• Nëpër kateter të tillë të lartëpërmendur
  futet kontrasti dhe në të njejtën kohë bëhet
  fotografimi seriografik gjegjësisht këtu
  shfrytëzohet teknika sinematografike.

                                            44
• Për paraqitjën e „ zemrës së djathtë“ -
  më ndihmën e metodës së Seldinger-it
  futet kateteri në venën femorale, vena
  iliaka, vena cava inferior, në atriumin e
  djathtë apo ventrikulin e djathtë.

• Kjo mund të behët edhe përmes venës
  kubitale, venës aksiale, venës cava
  superior në atriumin e djathtë
  gjegjesisht në ventrikul. Injektohet
  kontrasti dhe fotografohet në të njejtën
  mënyrë si te zemra e majtë.
                                         45
• Nganjëherë është e mjaftueshme të bëhet
  metoda e aortografisë që të fitohet
  pamja e gjendjës së zemrës së majtë
  p.sh. te insuficienca e valvulave aortale.

• Për paraqitjen e zemrës së djathtë
  nganjëherë mjafton të behët vetëm
  metoda e kavografisë (maja e kateterit
  hynë deri para hyrjës se vena cava në
  atriumin e djathtë).

                                          46
• Për ekzaminimin e arterieve të zemrës –
  arterieve koronare shërbehemi me
  metodën e koronarografisë e cila bënë
  pjesë në grupin e arteriografisë
  selektive.
• Ky ekxaminim, gjithashtu bëhet me
  “metoden e Seldinger-it”. Maja e
  kateterit në mënyrë selektive futet
  përmes aortës në njerën prej arterieve
  koronare (së pari në njerën pastaj në
  tjetrën).
• Sot koronografia bëhet me aparaturë
  speciale seriografike e furnizuar me
  kinokamer-sinekoronografia
                                       47
48
49
50
51
52
53
54
55
TRAJTIMI MEDIKAMENTOZ I SHOKUT ANAFILAKTIK


          • Është një reaksion sistemik i organizmit
            të sensibilizimit të tipit të hershëm, që
            zhvillohet brenda disa sekondave ose
            minutave,
          • Është akut pas kontaktit me antigjenin
            të personit i cili është sensibilizuar.
          • Paraqitet rëndom te dhënia e
            injeksioneve me rrugë parenterale:


                                                   56
• Të ndërpritet dhënia e barit
• I sëmurit të vendoset në pozitë
  horizontale (këmbët e ngritura
  lartë, koka më e ulët se trupi –
  pozita e Tredelnburgut).
• Të bëhet kanilimi i venave
  periferike.
• Të ndërmirren masat
  medikamentoze.
                                     57
Urgjent të aplikoni …
• Adrenalin 0.5 – 1.0 ml, gjysma e
  ampulës me rrugë intramuskulare.
• Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes
  shëndetësore të të sëmurit mund të
  aplikojmë adrenalin 2 - 3 ml, të tretur
  në tretësirë fiziologjike 1:1000, por
  shumë ngadalë me rrugë intravenoze.
• Të përsëritet dhënia e adrenalinës çdo
  10-15 minuta në muskulin deltoid
  kvadriceps, ana e poshtme e gjuhës, por
  ke parasysh sipas orientimit të shtypjes
  së gjakut dhe frekuencës së pulsit.

                                        58
• Antihistaminikët – duhet të aplikohen
  menjëherë pas adrenalinës.

•   Dimidril calcium a 10 ml, 1-2 amp. IV,
•   Phenergan a 2ml, 1-2 amp. IV,
•   Calcium sandosten a 5ml, 1-2 amp. IV,
•   Synopen 1 ampullë (a 2ml) IV.



                                             59
Nëse gjendja ende keqësohet …

• Të jepet tretësirë fiziologjike NaCl 0.9
  % dhe tretësiërë glukozë 5%, 1L gjatë
  30 minutave të para (ose tretësirë
  Ringer lact., koloide) për shkak të
  hipotensionit të prolanguar mund të vie
  deri te zvoglimi i volumenit minutor të
  zemrës.

• Në rast të bronkospazmit të përdoren
  bronkodilatatorët;

                                        60
• Aminophylinum a 250mg amp (6 mg
  kg/pt), të tretur në 10-20ml të tretësirës
  fiziologjike me rrugë intravenoze ose me
  inhalim (ke parasysh shtypjen arteriale,
  nëse është në normë).

• Të jepet oksigjenoterapia përmes
  maskës ose kateterit nazal 6-8 L/minutë
  (nëse përparon edema laringeale – në
  shprehje mund të bëhet intubimi
  endotrakeal ose koniotomia).

                                          61
• Përdorimi i kortikosteroideve është
  me rëndësi të dorës së dytë të shoku
  anafilaktik, sepse ndikimi i tyre fillon
  pas një ore. Gjithmonë jepen pas
  adrenalinës – antihistaminikëve jepen
  (methylprednizolon 20-30 mg/kg/pt,
  urbason 20-80 mg IV.).

• Nëse gjatë shokut anafilaktik paraqitet
  arresti kadiorespirator, menjëherë pa
  humbur kohë aplikohet RKP (masazha e
  zemrës, frymëmarrja artificiale sipas
  principeve bashkëkohore të mjekësisë
  urgjente).

                                        62
Nota bene!!! (Kujdes)
• S’ka shok anafilaktik pa humbje të
  shtypjes së gjakut dhe pulsit, dhe
  të gjitha simptomet dhe shenjat e
  tjera, janë reaksione anafilaktoide
  ose ekuivalente, për këtë shkak
  duhet që pandërprerë të përcillen:
  pulsi periferik dhe shtypja e
  gjakut, nëse është e mundur
  (shenjat vitale).

                                   63

								
To top