Docstoc

Agjencite më të njohura sekrete në botë

Document Sample
Agjencite më të njohura sekrete në botë Powered By Docstoc
					Agjencite më të njohura sekrete në botë


Mbledhja e informacioneve sekrete apo siç quhet ndryshe “Inteligjenca” është një detyrë
tejet e rëndësishme. Kjo është dhe arsyeja pse aq shumë vende i kushtojnë rëndësi të
madhe agjencive të Inteligjencës. Revista elektronike “Askmen” ka bërë një klasifikim të
agjencive më të rëndësishme të “spiunazhit” në botë, duke filluar nga CIA e deri tek
shërbimet e fshehta të Kanadasë. CIA Agjencia Amerikane e Inteligjencës ka tre
funksione të deklaruara:

1) Përftimin dhe analizimin e informacionit mbi të huajt;
2) Propagandën dhe marrëdhëniet publike; dhe,
3) Operacionet e fshehta nën urdhrat e Presidentit.
CIA-s iu dha liri veprimi e madhe gjatë Luftës së Ftohtë, ndërkohë që qeveria amerikane
mendonte se një pushtet i tillë i pakufi ishte i nevojshëm për të luftuar me sukses
agjencinë e Bashkimit Sovjetik, KGB-në. Si rezultat, CIA u përfshi në shumë goditje
jashtë vendit si në Kili, Kongo dhe Kubë.

MI6

MI6 u krijua vetëm pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore, fillimisht për të
mbikëqyrur aktivitetet e Gjermanisë. Që atëherë, MI6 është përfshirë plotësisht në
konflikte të mëdha të shekullit të 20-të dhe 21. Edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit MI6
bashkëpunoi në mënyrë aktive me CIA-n për të shkëmbyer informacione. MI6 së bashku
me CIA-n kanë shkaktuar përmbysjen e shumë regjimeve, siç është ajo e Kongos në vitin
1961 dhe e Iranit në vitin 1953.

GRU

Kur dikujt i vjen në mendje Inteligjenca e Rusisë, mendja i shkon menjëherë tek KGB-ja.
Por, ndërkohë që KGB-ja u shkri në vitin „95 nga Boris Jelcin, Agjencia e Shërbimeve të
Fshehta, akoma më e vjetër, GRU, nuk u prek fare nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
E krijuar në vitin 1918 nga Lenini, fillimisht kjo agjenci kishte detyrën për të trajtuar
Inteligjencën Ushtarake.

DGSE

DGSE është formuar vetëm në vitin 1982, si zëvendësim i shërbimit më të vjetër të
Inteligjencës, SDECE. Ky shërbim i ri u bë menjëherë përgjegjës për mbledhjen e
Inteligjencës si dhe për zbulimin e aktiviteteve të jashtme të aktiviteteve të spiunazhit të
vendeve të tjera që preknin interesat e Francës.

ISI

Pas performancës së dobët në shkëmbimin e Inteligjencës ndërmjet Ushtrisë, Flotës
Detare dhe Forcës Ajrore gjatë luftës Indo-Pakistaneze të 1947-s, qeveria krijoi në vitin
‟48 Ndër-Shërbimet e Inteligjencës. Që prej sulmeve të 11 shtatorit, ISI ka bashkëpunuar
në mënyrë aktive me CIA-n.

BND

Agjencia paraardhëse e BND u krijua fillimisht para Luftës së Dytë Botërore me qëllimin
për të vëzhguar Bashkimin Sovjetik. Në ditët e sotme ajo ka si detyrë të njoftojë qeverinë
gjermane për cënimin e interesave të vendit jashtë kufijve. Buxheti vjetor i BND arrin në
430 000 000 euro.

Mossad

Agjencia jashtë mase aktive e Inteligjencës së Izraelit është përgjegjëse për grumbullimin
e informacioneve të fshehta, anti-terrorizmin dhe operacione të ndryshme të fshehta.
Mossad është një shërbim civil dhe nuk përdor grada ushtarake, megjithatë pjesa më e
madhe e punonjësve kanë shërbyer në Forcat e Mbrojtjes së vendit.

R&AW

Agjencia e Inteligjencës së Jashtme të Indisë u krijua në vitin 1986, si përgjigje ndaj
performancës së varfër të agjencive ekzistuese në luftërat kundër Pakistanit dhe Kinës.

ASIS

ASIS është përgjegjëse për grumbullin e Inteligjencës, duke kryer shërbime të kundër-
spiunazhit dhe sidomos për koordinimin me agjencitë e tjera homologe të vendeve të
tjera.

CSIS

CSIS është krijuar sipas shembullit të CIA-s dhe MI6, pra është një agjenci civile që nuk
ka lidhje me ushtrinë apo policinë. Agjentët e fshehtë kanadezë punojnë brenda dhe
jashtë vendit për monitorimin e rreziqeve që i kanosen sigurisë së Kanadasë.


Lista

CIA
Themeluar: 1947
Emri: Central Intelligence Agency (Agjencia Qendrore e Inteligjencës)
Vendndodhja: SHBA
MI6
Themeluar: 1909
Emri: Military Intelligence, Section 6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6)
Vendndodhja: Britani e Madhe
GRU
Themeluar: 1918
Emri: Glavnoje Razvedyvatel‟noje Upravlenije (Agjencia e Inteligjencës)
Vendndodhja: Rusi
DGSE:
Themeluar: 1982, zëvendësoi shërbimin e vjetër të Inteligjencës
Emri: Direction Générale de la Sécurité Extérieure (Agjencia e Sigurisë së Jashtme)
Vendndodhja: Francë
ISI
Themeluar: 1948
Emri: Ndër-Shërbimet e Inteligjencës
Vendndodhja: Pakistan
BND
Themeluar: 1956, zëvendësoi agjencinë e vjetër
Emri: Undesnachrichtendienst (Shërbimi Federal i Inteligjencës)
Vendndodhja: Gjermani
Mossad
Themeluar: 1949
Emri: Mossad (Instituti i Inteligjencës dhe Operacioneve Speciale)
Vendndodhja: Izrael
R&AW
Themeluar: 1986
Emri: Resesarch and Analysis Wing (Dega e Kërkimeve dhe Analizës)
Vendndodhja: Indi
ASIS
Themeluar: 1952
Emri: Australian Secret Intelligent Service (Shërbimi i Fshehtë i Australisë)
Vendndodhja: Australi
CSIS
Themeluar: 1984
Emri: Shërbimi i Inteligjencës së Kanadasë

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Stats:
views:18
posted:3/29/2011
language:Albanian
pages:3
Description: Mbledhja e informacioneve sekrete apo si� quhet ndryshe “Inteligjenca” �sht� nj� detyr� tejet e r�nd�sishme. Kjo �sht� dhe arsyeja pse aq shum� vende i kushtojn� r�nd�si t� madhe agjencive t� Inteligjenc�s. Revista elektronike “Askmen” ka b�r� nj� klasifikim t� agjencive m� t� r�nd�sishme t� “spiunazhit” n� bot�, duke filluar nga CIA e deri tek sh�rbimet e fshehta t� Kanadas�. CIA Agjencia Amerikane e Inteligjenc�s ka tre funksione t� deklaruara: 1) P�rftimin dhe analizimin e informacionit mbi t� huajt; 2) Propagand�n dhe marr�dh�niet publike; dhe, 3) Operacionet e fshehta n�n urdhrat e Presidentit. CIA-s iu dha liri veprimi e madhe gjat� Luft�s s� Ftoht�, nd�rkoh� q� qeveria amerikane mendonte se nj� pushtet i till� i pakufi ishte i nevojsh�m p�r t� luftuar me sukses agjencin� e Bashkimit Sovjetik, KGB-n�. Si rezultat, CIA u p�rfshi n� shum� goditje jasht� vendit si n� Kili, Kongo dhe Kub�.