BERBERI DHE MYSHTERIU by jjashari

VIEWS: 38 PAGES: 1

More Info
									BERBERI DHE MYSHTERIU

Nje njeri shkoi ne berberane per ti prere floket dhe te rregulloje
mjekrren e tij. Me te filluar punen berberi, ata u futen ne nje bisede.
Ata biseduan shume gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund
preken edhe temen per Allahun.
Berberi tha:
- Une nuk besoj se Zoti ekziston.
- Pse e thua kete? Pyeti myshteriu.
- Paj …, mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Allahu nuk
ekziston. Me thuaj nese Allahu ekziston,a do te kishte kaq shume
njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Allahu
ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta
imagjinoj nje Allah qe do te lejonte gjithe keto gjera.
Myshteriu mendoi per nje moment, por nuk u pergjigj per arsye se
nuk deshiroi te filloj me argument.
Berberi perfundoi punen e tij dhe myshteriu leshoi lokalin.
Vetem pak pasi doli nga berberana,ai ne rruge pa nje njeri me floke
te gjata,te papasterta dhe me nje mjekerr te parregulluar,ai dukej i
palare dhe jo i krehur.
Myshteriu u kthye prap ne berberane dhe i tha berberit:
- A din çfare? Berberet nuk ekzistojne.
- Si mund ta thuash kete? Pyeti i befasuar berberi. Une jam ketu,
dhe une jam nje berber qe sapo punova me ju!
- Jo! Bertiti myshteriu … Berberet nuk ekzistojne sepse po te
ekzistonin, nuk do te kishte njerez me floke te gjata dhe mjekrra te
pakrehura, sikurse ai njeri jashte.
- Ah, por berberet ekzistojne! Kjo eshte ajo qe ju ndodh njerezve
qe nuk vijne tek une.
- Pikerisht, pohoi myshteriu. Kjo eshte pika (kuptimi, qellimi)!
Allahu, gjithashtu, ekziston! Kjo eshte pikerisht ajo qe ju ndodh
njerezve qe nuk shkojne te Ai dhe nuk kerkojne ndihme nga Ai. Per
kete arsye ka kaq shume dhimbje dhe vuajtje ne bote.

								
To top