Docstoc

1133441509-Regjimet_Pasurore_Martesore

Document Sample
1133441509-Regjimet_Pasurore_Martesore Powered By Docstoc
					RREGJIMET PASURORE MARTESORE                    FATRI ISLAMAJ




                REPUBLIKA E SHQIPERISE
               SHKOLLA E MAGJITRATURES




    RREGJIMET PASURORE MARTESORE

             SIPAS KODIT TE FAMILJES



                           PERGATITI :

                        FATRI ISLAMAJ
                      KANDIDAT PER MAGJISTRAT



                          UDHEHEQESE :

                       DR. TEFTA ZAKA

                               OPONENT :




                      TIRANE , QERSHOR 2005




                                                            1
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                    FATRI ISLAMAJ



                                     PERMBAJTJA


                                                                 FAQE



PJESA E PARE
HISTORIKU                                                         3

KREU I                                                            4
Rregjimet pasurore martesore
në vështrim të Kodit Civil të vitit 1929

KREU II                                                           9
Rregullimi i pasurisë së bashkëshortëve
në vështrim të ligjit Nr 601, datë 18.05.1948 “Mbi martesen“.

KREU III                                                          13
Rregullimi i pasurisë së përbashkët te bashkëshortëve
në vështrim të Kodit të Familjes të vitit 1966

KREU IV                                                           17
Rregullimi i pasurisë së përbashkët te bashkëshortëve
në vështrim të Kodit të Familjes të vitit 1982


PJESA E DYTE
KREU I                                                            26
Rregjimet pasurore martesore
sipas Kodit te ri te Familjes. Konsiderata te pergjithshme

KREU II                                                           29
Kontrata Martesore

KREU III                                                          33
Rregjimi pasuror martesore i bashkësisë ligjore

KREU IV                                                           55
Bashkësia me kontratë

KREU V                                                            61
Rregjimi i pasurive të ndara


KREU VI                                                           69
Vështrim krahasues i regjimeve martesore në Europë

                                                                            2
RREGJIMET PASURORE MARTESORE   FATRI ISLAMAJ



KONKLUZIONE                      78

BIBLIOGRAFIA                     79




                                           3
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                              FATRI ISLAMAJ



                                  PJESA E PARE



                                     HISTORIKU




Regjimet martesore parë, në kontekstin historik, fillimin e zhvillimit të tyre e kanë me
miratimin e Kodit Civil të vitit 1929 i cili për herë të parë vendosi një sistem unik për
gjithë Shqipërinë. Ky kod për pjesën e regjimeve pasurore martesore mbeshtetej ne
Kodin Civil të Napoleonit (Kodi i Frances 1804) ku si karakteristikë kryesore ishte
pushteti i burrit ndaj gruas për shkak të konservatorizmit të shoqërisë së asaj kohe.

Përsa i përket zhvillimit të regjimeve pasurore martesore në vitet 1948-1966
konstatojmë një zhvillim të marrëdhënieve bashkëshortore në fushën pasurore, ku
karakteristikë kryesore ështe zbatimi i parimit kushtetues të barazisë se burrit me
gruan. Forma kryesore e bashkëpronësisë e parashikuar në kodet e kësaj periudhe
është “bashkëpronësisë në tërësi“.

Në vitin 1981, në dispozitat e Kodit Civil dhe të Kodit të Familjes, shtyrë edhe nga
kërkesat e reja moralo-humaniste për të siguruar një solidaritet real midis
bashkëshortëve,     u imponua regjimi pasuror martesor ligjor dhe unik, ai i
bashkëpronësisë universale.

Futja e pronës private, miratimi i ligjit “Për Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish
pronareve“, krijimi i shoqërive tregëtare, të ardhurat nga puna në emigracion etj,
bënë që zbatimi i regjimit të bashkëpronësisë ligjore të mos i përgjigjet këtij zhvillimi.
Vete praktika gjyqësore nuk arriti ti japë zgjidhje mjaft problemeve që nxori koha në
këtë periudhë.




                                                                                        4
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                           FATRI ISLAMAJ




                                                   KREU I


                           REGJIMET PASURORE MARTESORE
                        NE VESHTRIM TE KODIT CIVIL TE VITIT 1929


Kodi Civil i Mbretërisë Shqipëtare i cili hyri në fuqi me 1 prill 1929 u hartua mbi bazën
e kodit më modern të asaj kohe, Kodit Civil të Napoleonit, i cili ka ushtruar ndikim të
madh në shumë shtete të tjera e sidomos tek Kodi Civil Italian dhe ai Zvicerian.

Kodi Civil i mbretit Zog I pati rëndësi të madhe në atë kohë sepse për herë të parë
vendosi mbi baza ligjore marredhëniet familjare, të cilat do të ishin unike për të gjithë
Shqipërinë. Sigurisht që në praktikë ishte tepër e vështirë që ai të gjente zbatim,
sidomos kur ndikimi i rregullave të kanuneve dhe normave fetare ishte tepër i
fuqishëm dhe ruajtën ndikimin e tyre për vite me radhë1.

Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit, gruaja nuk kishte asnjë të drejtë ,as mbi fëmijët e as
mbi shtëpinë. Gjithashtu gruaja nuk gëzonte të drejta trashëgimore mbi pasurinë e
lënë nga burri ose fëmijët. Ajo kishte të drejtë të qëndronte në shtëpinë e burrit të
vdekur, ose të largohej, duke marre “trembëdhjetë okë groshë dhe tre barrë
kallamoq”. Kjo tregon se gruaja kishte shumë pak të drejta pasurore mbi atë që
fitohej gjatë martesës. Gjithashtu një ndikim të madh në të drejtën zakonore
shqiptare, përsa i përket temës që po trajtojmë, pati dhe Sheriati (e drejta
myslimane).

Megjithatë në fushën e të drejtave pasurore gruas i njihej autonomia që ajo gëzonte
në administrimin e pasurise vetjake2. Nga praktika gjyqësore e Gjykatës së Diktimit
rezulton që gruaja nuk kishte të drejta pasurore mbi pasurinë e përbashkët të vënë
gjatë martesës. Po sipas kësaj praktike të kohës, ajo vetëm trashëgonte pjesë nga
pasuria e bashkëshortit pas vdekjes së tij3.

Deri në vitin 1929 përveç disa vendimeve të përfitimit nga trashëgimia në praktikën
gjyqësore të Gjykates së Diktimit, nuk ka asnjë rast qe të trajtoje probleme ne lidhje
me pasurinë bashkëshortore pas zgjidhjes së martesës4.

Me hyrjen në fuqi të Kodit Civil të mbretit Zog I, rregullimi i marredhënieve pasurore
mes bashkëshortëve dhe marrëdhënjeve të tjera familjare bëhej mbi baza juridike
dhe jo sipas zakonit ose fesë së bashkëshortëve. Kodi Civil pranoi institutin e
martesës laike. Martesa lidhet në mënyre solemne para nënpunësit të gjendjes civile.

1
  Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq.6.
2
  E Drejta Familjare K.Begeja, fq.37.
3
  Vendim nr.24 dt. 22.05.1921 iGgjyqit të Diktimit.
4
  Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq.6.


                                                                                                       5
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

Edhe pas miratimit të Kodit Civil një pjesë e mirë e shtetasve, vazhdonin të lidhnin
martesën “sipas zakonit”, pa celebruar martesë laike, rrjedhojë kjo e mentalitetit të
tyre mbi martesën.
Siç shihet masat e gjera të popullsisë nuk kuptonin që martesa e
lidhur sipas normave zakonere nuk kishte asnjë vlerë juridike, dhe si të tilla nuk
gëzonte asnjë mbrojtje nga ligji.

Në Kodin Civil1 te Mbretërisë Shqipëtare parashikohet shprehimisht ndalimi i
bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pa cilësuar që martesa e tyre të
rregullohet sipas zakoneve të vendit.

Kodi Civil i mbretit Zog I, për herë të parë e parashikoi kontratën e martesës, e cila
duhej bërë me akt publik para noterit, përpara celebrimit te martesës. Sipas këtij Kodi
regjimi pasuror i bashkëshortëve mund te rregullohej me marrëveshje të palëve dhe
me me ligj. Mënyra e rregullimit të pasurisë së bashkëshortëve parashikohej në
kontratën e martesës. Palët kishin të drejtë të ndryshonin rregullimin e pasurisë (pra
regjimin pasuror) ne kontratën e martesës vetëm para celebrimit të marteses, dhe po
në të njëjtën formë, pra me akt publik. Personat e tretë të cilët nuk ishin vënë në
dijeni për ndryshimet në kontratën e martesës, nuk mund të prekeshin nga këto
ndryshime.

Sigurisht që parashikimi në Kodin Civil i kontratës së martesës përbën një hap
shumë të rëndësishem në marredhëniet familjare në atë kohë, sidomos ne
marredhëniet midis bashkëshortëve, duke patur parasysh pozitën shoqërore të
gruas, por këto ndryshime nuk gjetën një terren të përshatshëm, sepse nuk u
shoqëruan me ndryshimin e domosdoshem mentalitetit të shoqërisë shqipëtare. Në
këto kushte mund të themi se ky ishte një Kod modern por në një shoqëri patriarkale,
gjë që solli zbatimin e tij në raste të rralla në fushën e marrëdhënieve familjare.

Kodi Civil, në aspektin e marrëdhënieve pasurore mes bashkëshortëve rregullon:

           - Dotën,
           - Pasurinë parafermale,
           - Bashkëpronësinë mes bashkëshortëve.

Dota ishte pasuria, të cilën gruaja ose persona të tjerë për llogari të saj ia sillnin burrit
shprehimisht me titull dote për të mbajtur barrët e martesës2. Dota përfshinte
tërësisht ose pjesërisht pasurinë e tashme dhe të ardhme të gruas, dhe në qoftë se
thuhej shprehimisht edhe gjithë pasurinë e gruas.

Në kontratën e martesës bahkëshortët mund të bien dakort të parashikojnë një fitim
mbi shumën e dotës në favor të bashkëshotit pasjetues. Gjatë kohëvazhdimit të
martesës të drejtën e administrimit të dotës e ka vetëm bashkëshorti (burri), i cili
mund të ngrejë padi në gjykatë kundër debitorëve dhe nëdorësve të dotës si dhe të
mbledhë frutat dhe kamatat e saj.

Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm kur në kontratën e martesës është parashikuar
që gruaja të marrë vit për vit një pjesë nga të ardhurat dotale për shpenzimet e vogla

1
    Kodi Civil i vitit 1929( I Zogut) Neni 1324
2
    Kodi Civil i Vitit 1929, neni 1331.

                                                                                           6
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                        FATRI ISLAMAJ

dhe për nevojat personale të saj. Neqoftëse dota përbëhet nga sende të luajtëshme,
vlera e të cilave është përcaktuar në kontratën e martesës, bashkëshorti bëhet zot i
tyre dhe është debitor vetëm i vleftës së tyre, neqoftë se në kontratë dhënia e çmimit
nuk ka për efekt shitjen e tyre. Por nëqoftëse nuk është parashiluar në kontratë në
mënyrë të shprehur vlera e pronës që përbën dotën, bashkëshortit nuk i kalon
zotërimi i saj. Gjithashtu hipotekimi ose tjetërsimi i dotës nuk mund të bëhet
nëqoftëse një gjë e tillë nuk është parshikuar ne mënyrë të shprehur në kontratën e
martesës.

Në rast se dota keqpërdoret nga bashkëshorti, ose rrezikon të përdoret vetëm për
shlyerjen e borxheve personale të tij, gruaja mund t’i drejtohet gjykatës së shkallës së
parë dhe t’i kërkojë veçimin e dotës. Gjithashtu veçimi i dotës mund të kërkohet nga
gruaja edhe kur është vendosur veçimi personal për faj të bashkëshortit ose të të
dyve.

Në çdo rast veçimi i dotës duhet të bëhet nga gjykata, në rast të kunërt është i
pavlefshëm. Kur gjykata vendos veçimin e dotës gruaja detyrohet të kontribuojë sipas
fuqisë ekonomike të saj në shpenzimet familjare dhe në mirërritjen dhe edukimin e
fëmijëve të tyre. Në këtë rast gruaja merr administrimin e lirë të pasurisë së saj.

Praktika gjyqësore e Gjykatës së Diktimit lidhur me dotën kryesisht është e lidhur me
veçimin e dotës ose ndikimin e saj në marrëdhëniet me të tretët. Me vendimin e
Gjykatës së Diktimit nr.168, dt. 07.09.1938 është shqyrtuar çështja me objekt
anullimin e kontratës së shitblerjes të një shtëpie e të një dyqani, pronë e
bashkëshortit, i cili ia ka shitur bashkëshortes në mashtrim të të drejtave të
paditësave, me qëllim që paditësat të mos realizonin marrjen e detyrimit në të holla
që i padituri kishte ndaj tyre. Çmimin e blerjes, bashkëshortja pretendon se e ka bërë
pjesërisht me të holla në dorë dhe pjesërisht me kompensim. Pikerisht pjesa e
kompensimit në këtë rast kishte të bënte me dotën (në të holla ) që kishte për të
marrë bashkëshortja nga bashkëshorti i saj, dotë të cilën ia kishte dhënë
bashkeshortes i ati i saj kur ishin martuar.

Gjykata ka pranuar padinë për anullimin e kontratës së shitjes me arsyetimin se në
kontratën e shitblerjes nuk përshkruhet ndryshimi i kontratës së dotës, meqenëse ne
kontratën e dotës, i ati i të paditurës (bashkëshortes) është shprehur për dotën në
favor të të paditurit (bashkëshortit), pasi kthimi i dotës nuk mund të bëhet deri sa
vazhdon martesa. Gjithashtu dhe veçimi i dotës , masë tjetër kjo për sigurimin e të
drejtave të gruas, mund të bëhej vetëm me vendim gjyqi dhe jo jashte-gjyqësisht,
sepse një marrëveshje e tille në bazë te Kodit Civil është e pavlefshme1.

Në vitet e para të zbatimit të Kodit Civil të vitit 1929, Gjykata e Diktimit u mbështet
edhe në praktikën gjyqësore të vendeve të tjera, në legjislacionin e të cilave ishte
mbështetur Kodi Civil i asaj kohe. Në trajtimin e tjetërsimit të dotës se përbërë nga
pasuri të luajtëshme, Gjykata e Diktimit është mbështetur veçanërisht në praktikën
gjyqësore italiane.

Një pjesë jo shumë e rëndësishme në Kodin Civil dhe praktikën gjyqësore të kohës
zë pasuria parafermale. Pasuria parafermale është pasuria e gruas që nuk
përfshihet në dotë dhe që bashkëshorti nuk ka të drejtë ta administrojë dhe as të

1
    Revista „Jurisprudenca Shqipëtare“ , Nr.3, fq.47.

                                                                                      7
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ

kërkojë kreditë e saj nëqoftëse nuk ka porosi nga bashkëshortja. 1 Në qoftë se gruaja
emëron burrin përfaqësues për administrimin e pasurisë parafermale të saj, me kusht
që t’i japi llogari për frutet, ai detyrohet kundrejt saj si çdo përfaqësues tjetër.

Përsa i përket bashkëpronësisë midis bashkëshortëve , Kodi Civil parashikonte
vetëm bashkëpronësinë mbi fitimet, pamvarësisht nga fakti nëse ishte parashikuar
kushtituimi i dotës në kontratën e martesës ose jo 2. Marreveshja lidhur me
bashkëpronësinë mbi fitimet parashikohet në kontratën e martesës dhe fillon efektet
e saj nga momenti i celebrimit të martesës.

Sipas Kodit Civil nuk mund të bëjnë pjesë në bashkëpronësi as aktivi dhe as pasivi i
tashëm i bashkëshortëve(ne momentin e lidhjes se martes) dhe as pasuria që u vjen
atyre me trashëgim gjatë kohës së ekzistencës së bashkëpronësisë midis tyre. Në
bashkëpronësi bën pjesë vetëm gëzimi i pasurisë së luajtëshme ose të paluajtëshme,
të tashme dhe të ardhme të bashkëshortëve. Të gjitha fitimet që nxjerr burri dhe
gruaja së bashku ose secili prej tyre veç e veç gjatë kohës që vazhdon regjimi i
bashkëpronësisë, qofshin këto fitime të rrjedhura nga industria e përbashkët ose nga
ekonomia e tyre, janë të përbashkëta dhe të ndashme, duke zbritur më parë debitë
që rëndojnë mbi bashkëpronësinë e bashkëshortëve. Në këto kushte bashkëshortët
duhet të bëjnë një pershkrim autentik të pasurisë së luajtëshme që kanë para
martesës, si dhe një përshkrim të tillë për sende që u vijnë gjatë kohes së
bashkëpronësisë. Nëqoftëse një përshkrim i tillë nuk është bërë, të gjitha sendet e
luajtshme konsiderohen si fitime të bashkëpronësisë.

Sipas Kodit Civil vetëm burrri mund të administrojë sendet në bashkëpronësi si dhe
të kryejë veprime lidhur me to, gje që tregon pabarazinë e plotë të burrit me gruan në
shoqërinë e kohës.

Regjimi i bashkëpronësisë merr fund:

           1.   Me zgjidhjen e martesës;
           2.   Me vdekjen ose deklarimin si të pagjetur të njërit bashkëshort;
           3.   Me veçimin personal definitiv;
           4.   Me veçimin e pasurive të bashkëshortëve të vendosura prej gjykatës.

Veçimi i pasurisë nga gjykata mund të vendoset vetëm në raste të administrimit të
keq te pasurisë së përbashkët ose kur ç’rregullimi i punëve të bashkëshortit vë në
rrezik interesat e gruas. Veçimi i pasurisë nga gjykata bëhet në bazë të rregullave të
Kodit Civil për veçimin e dotës.

Duke patur parasysh si doktrinën dhe praktikën gjyqësore të lidhur me Kodin Civil të
vitit 1929, mund të themi se ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e
marredhënieve juridike familjare të asaj kohe, por që ruajti dhe nuance të inferioritetit
të gruas në raport me burrin. Kjo vihet re jo vetëm në aspektin e jetës shoqërore të
përditëshmë por edhe ne aspektin juridik.

Në Kodin Civil ka mjaft dispozita që diktojnë pozicionin e pa barabartë të gruas, siç
është parashikimi se burri është kreu i familjes, gruaja ndjek pozitën civile të burrit,

1
    E Drejta Familjare K.Begeja, fq.39.
2
    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq 11.

                                                                                                         8
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ

merr mbiemrin e tij, dhe detyrohet ta shoqërojë atë kudo që ai e sheh të arsyeshme
të caktojë qëndresën e vet (neni 188), ose parashikimi se gruaja për të ushtruar një
profesion ose një industri duhet të marrë pëlqimin e burrit, dhe se në rast refuzimi
nga ana e tij Gjykata e Paqit mundet mbi kërkimin e saj të japë autorizimin kur atë
profesion ose industri e gjen në interesin e familjes (neni 191).
Pra kemi nje cënim të vullnetit të gruas ne zgjedhjen e profesionit që i pëlqen
dhe/ose i intereson.




                                                   KREU II

                 RREGULLIMI I PASURISË SË BASHKËSHORTËVE
          NË VËSHTRIM TË LIGJIT NR. 601, DT.18.05.1948 “MBI MARTESËN“.


Me 1 shtator 1948 hyjnë në fuqi Ligji Nr. 601 dt.18.05.1948 “Mbi martesën”, Ligji Nr.
602 dt. 19.05.1948 “Mbi adoptimin“, Ligji Nr. 603, dt 20.05.1948 “Mbi kujdestarinë“
Ligji Nr. 604, dt.20.05.1948 “Mbi raportet në mes prindërve dhe fëmijëve“, dhe Ligji
Nr. 623, dt 31.05.1948 “Mbi ndalimin e disa zakoneve të prapambetura në lidhje me
fejesën dhe martesën.1

Të gjitha ligjet e sipërpërmendura mund te themi se përbëjnë Kodin e Familjes, i cili
luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve familjare në atë kohë.

Karakteristike në raportet familjare, sipas këtij kodi, janë pavarësia e gruas me burrin
përsa i përket raporteve pasurore të secilit që e kanë burimin para martesës dhe
njohja e të drejtave të barabarta të bashkëshortëve mbi pasuritë e vëna gjatë
martesës.

Rregullimi i marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve parashikohej nga Ligji Nr.
601 dt.18.05.1948 “Mbi martesën“, të sipër-cituar. Ky ligj rregulloi mënyrën e ndarjes
së pasurisë bashkëshortore, menyrën e administrimit të saj dhe i dha liri
bashkëshorëve për mbajtjen e ekonomisë familjare. Sipas ligjit mënyra e mbajtjes së
ekonomisë familjare caktohej me marrëveshje të bashkëshortëve. Për mbajtjen e
familjes duhet të kontribuonin të dy bashkëshortët në përpjestim me gjendjen e tyre
ekonomike.

Pasuria që ka secili bashkëshort në momentin e lidhjes së martesës mbetet pasuri
personale e tij dhe ka të drejtë ta administrojë atë lirisht, ndërsa pasuria që
bashkëshortët fitojnë me punë gjatë martesës bëhet pasuri e tyre e përbashkët.

Nëqoftëse bashkëshortët, për arsye të ndryshme kërkojnë ndarjen e pasurisë së tyre
të përbashkët , ata duhet ti drejtohen gjykatës, e cila në caktimin e pjesëve bazohet
në kontributin e dhënë nga secili bashkëshort. Kjo duke patur parasysh jo vetëm
fitimet e çdo bashkëshorti por edhe ndihmën që njëri bashkëshort i ka dhënë tjetrit,


1
    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq 18.

                                                                                                         9
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                      FATRI ISLAMAJ

kryerjen e punëve shtëpiake, kujdesin në mbajtjen e pasurisë si dhe çdo kontribut
tjetër në administrimin, mbajtjen dhe shtimin e pasurisë së përbashkët.

Për detyrimet që një bashkëshort ka patur para lidhjes së martesës, si dhe për
detyrimet që merr për interesat e tij gjatë martesës, nuk është përgjegjës
bashkëshorti tjetër,ndërsa për detyrimet që merr një bashkëshort gjatë martesës, për
nevojat e përditshme të jetesës së përbashkët, është përgjegjës kundrejt kreditorëve
edhe bashkëshorti tjetër sikur t’i kishte marrë vetë këto detyrime.


Gjithashtu ky ligj ndalon lidhjen e kontratave midis bashkëshortëve që privojnë burrin
ose gruan nga të drejtat pasurore që u njeh ligji. Këto kontrata i konsideron të
pavlefshme si për bashkëhortët ashtu edhe për të tretët.

Në ligjin Nr. 601 dt.18.05.1948 “Mbi martesën“, është parashikuar edhe rregullimi i
pasurisë bashkëshortore pas zgjidhjes së martesës si dhe fati i dhurimeve të bera
nga njëri ose tjetri prej bashkëshortëve njëri tjetrit para ose gjatë martesës. Sipas
ligjit, pasuria e përbashkët që bashkëshortët kanë fituar gjatë martesës pjestohet në
mes tyre sipas kotributit të çdo bashkëshorti.

Dhurimet , ligji i ndan në dhurime; të zakonshme dhe jo të zakonshme, duke u nisur
edhe nga vlera e tyre , gjë kjo që ndikon në kthimin ose jo të dhurimeve të bëra nga
njëri ose tjetri bashkëshort. Në dhurimet e zakonshme bëjnë pjesë dhuratat e rastit
dhe ato që nga ana e tyre dhe vlera relativisht e vogel konsiderohen si të tilla.
Të tilla mund të konsiderohen dhurimet e bëra në rast festash, përvjetori, “nishanet e
fejesës“ e tjerë. Gjithashtu, rol të rëndësishëm në kthimin ose jo të dhurimeve luan
edhe fajësia e bashkëshortit.

Nga praktika gjyqësore rezulton se konfliktet në lidhje me dhurimet e bëra me rastin e
martesës, ose gjatë martesës, në të shumtën e rasteve janë gjykuar bashkë me
padinë për zgjidhjen e martesës ose anullimin e martesës dhe në raste më të pakta
me padi të veçantë. Me vendimin Nr.8, dt 12.11.1960 të Pleniumit të Gjykatës së
lartë ka dalë udhëzimi mbi dhurimet e bëra para ose gjatë martesës. Sipas udhëzimit,
dhurimet e zakonshme që bashkëshortët i kanë bërë njëri tjetrit, para ose gjatë
martesës nuk kthehen në asnjë rast, kur zgjidhet martesa me shkurorëzim.
Gjithashtu nuk kthehen dhe dhurimet e zakonshme të bëra gjatë fejesës (premtimit
për martesë) ose bashkëjetesës në fakt, nëse palët nuk celebrojnë martesë ose
ndahen në fakt.

Dhurimet jo të zakonshme që bashkëshortët i kanë bërë njëri tjetrit , përpara ose
gjatë vazhdimit të martesës në parim kthehen por në gjëndjen në të cilën ato
ndodhen në kohën kur ka lindur shkaku i zgjidhjes së martesës. Përjashtim bën rasti i
bashkëshortit të pafajshëm, i cili i mban dhurimet që ka marrë nga bahkëshorti, për
fajin e të cilit është zgjidhur martesa. Por në qoftëse martesa zgjidhet pa fajin e
asnjërit, dhurimet jo të zakonshme që ka marrë njëri bashkëshort nga tjetri, kthehen
reciprokisht në gjendjen në të cilën ato ndodhen në kohën kur ka lindur shkaku i
zgjidhjes së martesës. Kur zgjidhet martesa vetëm për fajin e njërës palë, gjykata nuk
duhet të bëjë dallim, nëse dhurimet, që i janë bërë palës tjetër janë të zakonshme
ose jo të zakonshme, pasi pala që është e pafajshme i mban të gjitha dhurimet. 1

1
    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1965,f .52.

                                                                                   10
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ


Padia për kthimin e dhurimeve pa kërkuar shkurorëzimin nuk pranohet. Megjithatë
edhe pa u kërkuar shkurorëzimi bashkëshorti, të cilit i janë bërë dhurimet , mund të
ngrejë padinë e kërkimit të këtyre dhurimeve, që bashkëshorti tjetër i mban pa të
drejtë, sepse me dhurimin, sendet e dhuruara kanë kaluar në pronësi të
bashkëshortit tjetër.

Vlen të theksohet se me 1 qershor të vitit 1955 hyri në fuqi Dekreti Nr.2038, dt
06.08.1955 “Mbi pronësinë“, i cili parashikoi në mënyrë të veçantë bashkëpronësinë

midis bashkëshortëve duke përmirësuar rregullimin e bërë në ligjin Nr. 601
dt.18.05.1948 “Mbi martesën“. Dekreti mbi pronësinë parashikonte se pasuria e fituar
me punë nga bashkëshortët gjatë martesës së tyre u përkasin në tërësi të dy
bashkëshortëve. Në pasuritë e përbashkëta të bashkëshortëve nuk përfshihen
sendet që secili ka fituar gjatë martesës me dhurim ose trashëgim, depozitat që secili
ka në arkat e kursimit, sendet e përdorimit thjesht personal, si dhe sendet dhe veglat
e ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë së tyre.

Gjithashtu dekreti mbi pronësinë rregullon tjetërsimin e pasurisë së paluajtëshme të
bashkëshortëve si dhe veprimet juridike lidhur me pasurite e luajtëshme. Sipas
Dekretit, veprimet juridike të kryera nga cilido bashkëshort në lidhje me sendet e
përbashkëta të tyre janë të vlefshme edhe kur janë kryer pa pëlqimin e bashkëshortit
tjetër,ndërsa tjetërsimi i pasurve të përbashkëta të paluajtëshme bëhet gjithmonë me
pëlqimin e të dy bashkëshortëve.

Dekreti gjithashtu parashikon të drejtën e pjestimit të pasurisë së përbashkët jo
vetëm me zgjidhjen e martesës, por edhe gjatë martesës kur ka shkaqe të
arsyeshme. Pjestimin përveç bashkëshortëve mund ta kërkojnë edhe kreditorët e
njërit bashkëshort.

Përsa i përket banesës bashkëshortore, si ligji Nr. 601 dt.18.05.1948 “Mbi
martesën“, edhe Dekreti Nr.2038, dt 06.08.1955 “Mbi pronësinë“, nuk rregullojnë në
mënyrë të shprehur se ç’bëhet me banesën bashkëshortore kur kemi të bëjmë me
rastin e zgjidhjes së martesës ose të pjestimit të saj gjatë maresës. Ligji Nr. 601
dt.18.05.1948 “Mbi martesën“ parashikon vetëm kompetencën e gjykatës për të
marrë masa provizore për banesën bashkëshortore mbi bazën e kërkesës së njërës
palë.

Praktika gjyqësore ka rregulluar kriteret mbi bazën e të cilave duhet të bëhet pjestimi
i banesës bashkëshortore ose të lënies në posedim njërit ose tjetrit bashkëshort. Me
vendimin Nr.106, dt.o4.11.1959 Gjykata e Lartë arsyeton se për të zgjidhur konfliktin
e palëve rreth çështjes së banesës, gjykata do të ketë parasysh Dekretin Nr.2038, dt
06.08.1955 “Mbi pronësinë“, kapitullin mbi qiranë e banesës të Ligjit mbi Veprimet
Juridike dhe Detyrimet si dhe Ligjin Nr. 601 dt.18.05.1948 “Mbi martesën“. Në bazë
të tyre ka të drejtën e banesës nga bashkëshortët e shkurorëzuar ai bashkëshort që
është pronar i shtëpisë ose ai që ka patur banimin para martesës. Në rast se
bashkëshortët kanë fëmijë , të drejtën e banesës do ta ketë ai bashkëshort, të cilit i
janë lënë fëmijet për rritje dhe edukim. Në kushte të barabarta, të drejtën e banesës
e ka bashkëshorti jo fajtor për zgjidhjen e martesës.



                                                                                    11
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                        FATRI ISLAMAJ

Në rast se bashkëshortët e shkurorëzuar kanë banesë të mjaftueshme dhe mund të
veçohen, atëherë gjykata përcakton dhomat që do të ketë çdo bashkëshort.1
Me vendimin Nr.5, dt 31.01.1963, Pleniumi i Gjykatës së Larte ka arritur në
konkluzionin se dhoma e vetme bashkëshortore duhet ti lihet bashkëshortit të
pafajshëm, të cilit I janë besuar për rritje dhe edukim fëmijët.

Përsa i përket pasurisë së bashkëshortëve që bënin pjesë në familjen bujqësore,
rregullimi i saj parashikohej nga Dekreti per pronësinë, ashtu si dhe për anëtarët e

tjerë të familjes bujqësore. Përvëç pasurisë së përbashkët anëtarët e familjes
bujqësore mund të kenë në pronësi individuale edhe pasuri të tyre personale, si
sende të përdorimit thjesht personal, si dhe çdo send tjetër qe anëtari ka fituar me të
ardhurat e tij personale, me dhurim ose trashëgim. Bashkëshortët në familjen
bujqësore mund të kenë pasuri të përbashkët bashkëshortore, pasuri e cila në rastin
e pjestimit nuk përfshihet në pasurinë e familjes. Një pasuri e tillë mund të jenë p.sh.
mobiljet e dhomës së gjumit, dhuratat që u janë bërë në rastin e martesës, etj.
Për efekte të pjestimit të pasurisë e cila është e lidhur me kontributin e dhënë nga
secili anëtar, gruaja konsiderohet pjestare e familjes bujqësore që prej datës që ka
filluar të kontribuojë efektivisht në familje dhe jo prej datës së martesës.


                                                  KREU III

          RREGULLIMI I PASURISË SË PËRBASHKËT TË BASHKËSHORTËVE
               NË VËSHTRIM TE KODIT TË FAMILJES TË VITIT 1966.


Me Ligjin Nr.4020 dt. 23.06.1965 është miratuar Kodi i Familjes i cili hyri në fuqi me 1
janar 1966.

Kodi Familjes parashikon regjimin juridik të pasurisë që bashkëshortët kanë patur
para martese, regjimin juridik të pasurisë së vënë gjatë martesës, administrimin e
pasurisë bashkëshortore si dhe pjestimin e pasurisë bashkëshortore në rast se
kërkohej nga bashkëshortët gjatë martesës ose pas zgjidhjes së martesës.

Në bazë të Kodit të Familjes, pasuria që ka një bashkëshort në kohën e lidhjes së
martesës mbetet pasuri e tij, dhe duke qenë e tillë, bashkëshorti gëzon të drejtën e
administrimit dhe të disponimit të saj në mënyrë të pavarur nga bashkëshorti tjetër.

Për regjimin juridik të pasurisë të vënë gjatë maresës, Kodi I Familjes shprehet se
pasuria e fituar me punë nga bashkëshortët gjatë martesës bëhet pasuri e
përbashkët e bashkëshortëve. Çdo marrëveshje e kundërt është e pavlefshme. Kjo
gjë tregon se bashkëshortët nuk mund të lidhin marrëveshje që dëmtojnë interesat
pasurore të njërit ose tjetrit bashkëshort. P.sh. do të ishte e pavlefshme kontrata që
lidhet midis një burri dhe një gruaje (bashkëshorte) në të cilën parashikohet që më
parë , heqja dore nga e drejta e pronësisë në pasurinë e vënë me punë gjatë
martesës.2

1
    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1965,f 346.
2
    E Drejta Familjare K.Begeja, fq.110.

                                                                                     12
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                        FATRI ISLAMAJ


Pasuria e fituar me punë nga bashkëshortët, gjen rregullim si në Kodin e Familjes
dhe në Dekretin Nr.2038, dt 06.08.1955 “Mbi pronësinë, i cili rregullon edhe llojin e
bashkëpronësisë midis bashkëshortëve. Sipas ketij dekreti pasuritë e fituara me punë
nga bashkëshortët gjatë martesës, u përkasin ne tërësi të dy bashkëshortëve. Pra
ndodhemi para llojit të bashkëpronësisë në tërësi. Parimi i bashkëpronësisë në tërësi
vlen gjatë gjithë kohës së vazhdimit të martesës, pavarësisht nëse bashkëshortët
bashkëjetojnë ose jetojnë të veçuar.

Praktika gjyqësore ka sqaruar raste të sendeve të luajtëshme të blera gjatë martesës
si dhe problemin e pasurive të paluajtëshme, sidomos në rastet e blera nga një
bashkëshort. Kështu në çështjen me objekt pjestimin e pasurisë bashkëshortore të
përbërë nga një dhomë gjumi, dy shtretër e sende të tjera të luajtëshme, gjykata e
rrethit Shkodër ka vendosur lejimin e pjestimit të tyre.

Mbi ankimin e të paditurit , Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin
me arsyetimin se pretendimi i të paditurit që shumë nga ato sende janë blerë vetëm
me të ardhurat e tij nuk është i drejtë. Gjatë martesës secili bashkëshort mund të
blejë sende të përdorimit familjar me të ardhurat e tij personale, por kjo nuk do të


thote se ato sende i përkasin në pronësi vetëm atij që i blen. Sipas Kodit të Familjes ,
ajo pasuri që vihet gjatë martesës me fitimet nga puna e të dy bashkëshortëve është
e përbashkët, dhe çdo marrëveshje e kundërt konsiderohet nga ligji e pavlefshme 1.

Duke patur parasysh kërkesat e ligjit se pjesët në pasurinë e përbashkët, të vënë
gjatë martesës, përcaktohen edhe nga kontributi që ka dhënë secili bashkëshort,
praktika gjyqësore ka saktësuar nocionin e kontributit në kuptimin e gjerë të tij.

Në një çështjen me objekt zgjidhje martese dhe pjestim pasurie, gjykata e rrethit Fier
ka vendosur pranimin e padisë, zgjidhjen e martesës dhe pjestimin e pasurisë
bashkëshortore. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin datë 24.04.1970, ka
lënë në fuqi vendimin e gjykatës së rrethit me arsyetimin se:
“…vërtet e paditura (bashkëshortja ) nuk ka qenë në marrëdhënje pune, por për
përcaktimin e kontributit të saj, gjykata ka marrë parasysh kryerjen e punëve
shtëpiake prej saj dhe punën në administrimin, mbrojtjen dhe shtimin e pasurisë së
përbashkët.2”

Në rast se bashkëshortët e kanë bërë pjestimin vullnetar të pasurisë, gjykata nuk ka
të drejtë të shqyrtojë gjyqesisht pjestimin e pasurisë bashkëshortore.

Në rastet e fitimit me punë të sendeve të paluajtëshme, por të regjistruara vetëm në
emër të njërit bashkëshort , lind problemi i përcaktimit të titullit të pronësisë. Duke
patur parasysh parashikimin ligjor se çdo pasuri e fituar me punë gjatë martesës
është pasuri e përbashkët, arrihet në konkluzonin se pamvaresisht se regjistrimi
është bërë në emër të njërit bashkëshort të drejtën e pronësisë , sipas kritereve të
përcaktuara në ligj e gëzojnë të dy bashkëshortët.


1
    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1973, fq.308.
2
    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1970, fq.323.

                                                                                     13
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

Përsa i përket depozitave në arkat e kursimit, për shkak të boshllëkut ligjor lidhur me
depozitat e bashkëshortëve në arkat e kursimit në emër vetëm të njërit bashkëshort ,
praktika gjyqësore ka hasur në probleme, të cilat fillimisht nga gjykata të ndryshme
kanë gjetur zgjidhje të ndryshme. Konkluzioni kryesor i këtyre ishte se duke zbatuar
parimin që çdo gjë e fituar me punë gjatë martesës quhet e përbashkët, edhe
depozitat, neqoftëse provohet se janë rezultat i punës së bërë gjatë martesës,
konsiderohen pasuri e përbashkët bashkëshortore, pamvarësisht se në emërin e cilit
bashkëshort është hapur libreza.

Në një çështje me objekt kërkim dhe pjestim pasurie bashkëshortore, gjykata e
Qarkut të Tiranës vendosi, lejimin e pjestimit të sendeve të përbashkëta në dy pjesë
të barabarta, si dhe pjestimin e depozitave në arkat e kursimit midis bashkëshortes,
bashkëshortit dhe ndërhyrsave kryesorë që kishin paraqitur pretendime në gjykim.
Kolegji Civil I Gjykatës së Lartë, ka prishur prishur vendimin e gjykatës së qarkut me
arsyetimin se deri sat ë hollat në librezën e arkës së kursimit figurojnë në emër të
bashkëshortit, i përkasin këtij dhe nuk mund të vihet në diskutim në rrugë
gjyqësore.Nëqoftëse paditësja (bashkëshorja) pretendon se i padituri i detyrohet
asaj ndonjë shumë të hollash, ka të drejtë ti kërkojë, por duhet ta provojë pretendimin
e saj.


Po që se ajo provon të drejtën e saj gjyqësisht, ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin në
çdo pasuri që i takon të paditurit (bashkëshortit), brenda caqeve që i lejon ligji, por në
depozitat e kursimit nuk lejohet të bëhet ekzekutim i detyrueshëm1.

Një problem i rëndësishim, i trajtuar në mënyrë të gjerë nga praktika gjyqësore,
është ai i banesës bashkëshortore. Për këtë problem Gjykata e Lartë për të unifikuar
praktikën gjyqësore në këtë fushë nxorri udhëzimin lidhur me gjykimin e kërkesës së
bashkëshortëve, me rastin e zgjidhjes së martesës së tyre, për të drejtën e banimit
në banesën që kanë patur gjatë martesës.

Sipas udhëzimit, gjykatat për të vendosur lidhur me kërkesën e bashkëshortëve për
njohjen e së drejtës së banimit në banesën që kanë patur gjatë martesës, duhet të
udhëhiqen kryesisht nga kriteret si interesi i fëmijëve të mitur dhe fajsia e palëve në
zgjidhjen e martesës. Duke u lënë kështu si rregull që banesa ose pjesa më e
përshtatshme e saj, ti lihet bashkëshortit që i janë besuar fëmijët për rritje dhe
edukim ose bashkëshortit jo fajtor. Udhëzimi shprehet edhe për zbatimin e Dekretit
Nr.5125, dt.04.12.1973 “Mbi të drejtën e banimit të bashkëshortëve në rast zgjidhje
martese“. Trajtimi i banesës bashkëshotore nga gjykata bëhet vetëm në rastet kur
vendoset zgjidhja e martesës.

Në bazë të Kodit të Familjes, gjykata, me kërkesën e secilit bashkëshort vendos
edhe mbi të drejtën për të banuar në banesën, që këta kanë patur gjatë martesës.
Problemi ka lindur kur bashkëshortët kanë celebruar martesën, por nuk kanë
bashkëjetuar. Sipas praktikës gjyqësore, kur palët nuk kanë filluar bashkëjetesën,
gjykata nuk merr në shqyrtim problemin e banesës. Sipas Kodit të Familjes, gjykata,
me rastin e zgjidhjes së martesës, zgjidh edhe çështjen se kujt duhet t’i lërë për
banim banesën bashkëshortore. Por, kur ata nuk kanë filluar bashkëjetesën dhe


1
    Revista “Drejtësia Popullore“, Nr.4, viti 1966.

                                                                                       14
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                        FATRI ISLAMAJ

efektivisht nuk kanë një banesë të tillë, gjykata nuk ka se ç’të zgjidhë sipas
dispozitës përkatëse të kodit të familjes.1

Përsa i përket kritereve që duhet të ketë parasysh gjykata për lënien e banesës së
bashkëshortëve, një rol të rëndësishëm në unifikimin e zgjidjes së këtij konflikti ka
luajtur si udhëzimi i Gjykatës së Lartë mbi banesën bashkëshortore ashtu edhe
praktika gjyqësore, që ka zgjidhur rast pas rasti problemet e ndryshme dhe të
mprehta lidhur me lënien e banesës bashkëshortore njërit ose tjetrit ose tjetrit, si dhe
mundësinë e ndarjes midis tyre.

Kështu në nje çështje me objekt zgjidhje martese dhe lënien e banesës
bashkëshortore, gjykata e rrethit Durrës si dhe Kolegji Civil i Gjykatës së Larte,
vendosën zgjidhjen e martesës për fajin e të paditurit (bashkëshortit), duke i lënë
dhomën bashkëshortore të paditurit, me kusht që ajo të posedohet nga paditësja ,
derisa t’i sigurohet një sipërfaqe tjetër banimi.

Pleniumi i Gjykatës së Lartë, me vendimin dt.15.10.1979. ka vendosur prishjen e
vendimeve të atakuara përsa i përket banesës bashkëshortore, me arsyetimin se
Kodi i Familjes (neni 63 ), zgjidhjen nga ana e gjykatës të problemit të banesës nuk e


lidh as me faktin se kush e ka patur atë në qiramarrje para martesës dhe as me
kohën sa ka qëndruar lidhur kjo martesë. Sipas Kodit të Familjes dhe Udhëzimit të
Gjykatës së Lartë, me banesë bashkëshortore duhet të kuptohen ato të ndara të
banesës,të cilat gjatë martesës kanë qenë në përdorim eskluziv të
bashkëshortëve, pamvarësisht se në emër të kujt është lidhur qiraja e banesës
fillimisht dhe sa kohë ka qëndruar e lidhur kjo martesë.
Gjykata duhet të ketë parasysh edhe faktin se a ka sipërfaqe të mjaftueshme për të
dy bashkëshortët dhe nëse po, si duhet të ndahet ajo. Në këtë rast gjykata duhet të
shoh në radhë të parë interesin e fëmijëve të mitur dhe në radhë të dytë fajësinë e
palëve në zgjidhjen e martesës, duke iu lenë si rregull banesa ose pjesa më e
përshtatshme e saj bashkëshortit që i janë besuar fëmijët për rritje ose bashkëshortit
jo fajtor. Gjithashtu gjykata duhet të ketë parasysh edhe rastin kur fëmijët i lihen
nënës, e cila është edhe fajtore në zgjidhjen e martesës. Në këtë rast bashkëshorti jo
fajtor duhet të strehohet përkohësisht në njërin nga amjentet e kësaj banese, derisa
Komiteti Ekzekutiv ti gjejë sipërfaqe tjetër banimi.

                                                       KREU IV

                       RREGULLIMI I PASURISË SË BASHKËSHORTËVE
                      NË VËSHTRIM TË KODIT TË FAMILJES TË VITIT 1982


            1. PASURIA E BASHKËSHORTËVE DHE JURISPRUDENCA NE VITET 1982-1991

Me Ligjin Nr. 6599, dt.29.06.1982 u miratua Kodi i Familjes, duke shfuqizuar Kodin e
mëparshëm të Familjes të vitit 1966. Kodi i Familjes hyri në fuqi me 1 shtator 1982.


1
    Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr 4 , viti 1980, f.6.

                                                                                     15
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ

Përsa I përket marrëdhënieve pasurore të bashkëshortëve, ato tashmë rregullohen
nga Kodi Civil, në kapitullin “Bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve”, Kod i cili hyri
në fuqi me 1 janar 1982.

Kodi Civil në këtë drejtim solli ndryshime të rëndësishme që kryesisht konsistuan në
formën e bashkëpronësisë. Ai njeh për bashkëshortët formën e bashkëpronësisë në
pjesë. Duke hequr dorë nga bashkëpronësia në tërësi, që Dekreti mbi pronësinë e
njihte për pasurinë e vënë nga bashkëshortët gjatë martesës si dhe për disa objekte
të familjes bujqësore1. Në rastin e bashkëpronësisë midis bashkëshortëve, veprimi
juridik për tjetërsimin e pasurisë së tyre ishte i vlefshëm edhe kur kryhej nga njëri
bashkëshort, me përjashtim të pasurisë të paluajtëshme për të cilën kërkohet pëlqimi
I të dyve.

 Një ndryshim që solli Kodi Civil ishte edhe forma e bashkëpronësisë në familjen
bujqësore e cila kaloi nga bashkëpronësi në tërësi në bashkëpronësi në pjesë. Kjo u
bë shkak se me kolektivizimin e bujqësisë, familja koperativiste ashtu si dhe familja
qytetare, mjetet e jetesës i siguronin nga puna dhe në këtë kuptim midis tyre nuk ka
ndryshim. Pra këto ndryshime përcaktuan edhe heqjen dorë ngë bashkëpronësia në
tërësi në familjen bujqësore.

Por përsa i përket pozicionit të anëtarëve të familjes bujqësore ku përfshihen edhe
bashkëshortët nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh. Kjo për faktin se si Dekreti
mbi pronësinë ashtu edhe Kodi Civil e lidh caktimin e pjesëve të secilit bashkëshort
(ose anëtar të familjes bujqësore) me kontributin e dhënë. Ndryshimi është se sipas
dekretit mbi pronësinë duhej provuar kontributi për caktimin e pjesëve, ndërsa sipas
Kodit Civil pjesët prezumohen të barabarta por palëve u lejohet të provojnë të
kundërtën.

Ndryshimi I kushteve ne Shqipëri pas viteve 1990-1991 solli edhe ndryshimin e
formës së bashkëpronësisë së bashkëshortëve si anëtarë të familjes bujqësore, duke
iu rikthyer formës së bashkëpronësisë në tërësi.

Në Kodin Civil, që hyri në fuqi me 01.11.1994, për shkak të ndryshimit të gjendjes së
familjes bujqësore, ku toka u nda nga Komisioni i Ndarjes se Tokës në bazë të
anëtarëve të familjes bujqësore, ata u bënë pronarë të saj dhe si rezultat u

parashikua përsëri forma e bashkëpronësisë në tërësi. Sipas Kodit Civil (te vitit
1994), pronësia e anëtarëve të familjes bujqësore u përket në tërësi anëtarëve të saj,
të cilët nëpërmjët punës ose të drejtave të tjera të fituara kanë kontribuar në krijimin
dhe në mbajtjen e ekonomisë bujqësore.

Kodi Civil (1994) përcakton dhe kuptimin e familjes bujqësore. Sipas tij, familja
bujqësore përbëhet nga persona që lidhen ndërmjet tyre për shkak gjinie, martese,
birësimi ose pranimi si anëtar të saj. Në pasurinë e familjes bujqësore nuk përfshihen
sendet e përdorimit thjesht vetjak të anëtarëve, si dhe sendet që anëtari ka fituar me
të ardhurat e tij vetjake, me dhurim ose trashëgim. Ky regjim i pasurisë për anëtarët
e familjes bujqësore është i vlefshëm edhe për bashkëshortët si anëtarë të familjes
bujqësore.


1
    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq 35.

                                                                                                        16
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ

Përsa I përket ndryshimeve që solli Kodi Civil i vitit 1982, lidhur me bashkëpronësinë
e bashkëshoteve, ato janë bërë në dy drejtime:1

           1 U pranua për bashkëshortët, bashkëpronësia në pjesë dhe prezumimi I
             barazisë së pjesëve;
           2 Rrethi I objekteve,sendeve ne bashkëpronësi u zgjerua, pasi nuk
             përfshihen vetëm pasuritë e fituara me punë nga bashkëshortët gjatë
             martesës së tyre, por edhe sendet, depozitat në arkat e kursimit dhe çdo
             gjë tjetër e fituar nga bashkëshortët gjatë martesës.

Një problem që kishte hasur vështirësi më parë, për shkak të boshllëkut ligjor dhe
vështirësive që u krijuan në zbatimin praktik, ishte problemi I depozitave në të holla I
njërit bashkëshort. Duke depozituar të holla në arkat e kursimit krijohet një
marrëdhënje juridike detyrimi dhe kjo marrëdhënie kontraktuale krijohet midis
depozituesit dhe depozitëmarrësit, dhe për pasojë kjo marrëdhënie kontraktuale
krijon të drejta dhe detyrime vetëm ndërmjet këtyre palëve. Prandaj mbi bazën e
kësaj marrëdhënie juridike zgjidhet dhe pozita e të drejtës së bashkëpronësisë në
arkat e kursimit. Kodi Civil (neni 86) bën fjalë për objektet e të drejtës së pronësisë
dhe jo për objektin dhe marrëdhëniet e të drejtës së detyrimit. Bashkëshorti jo
depozitues nuk mund të disponojë mbi depozitat e kursimit të bëra nga bashkëshorti
tjetër, pasi nuk është palë kontraktuale në marrëdhënien juridike të detyrimit.

Për rrjedhojë, nëse bashkëshortët bëjnë pjestimin e pasurisë që kanë në
bashkëpronësi , kjo depozitë do të llogaritet nga vetë bashkëshortët ose nga gjykata
në masën e pasurisë që do të pjestohet. Nëqoftëse depozita është disponuar më
parë se të bëhet pjestimi, masa e saj nuk mund të llogaritet në masën e pasurisë që
do të pjestohet, por merret parasysh në caktimin e kontributit të secilit bashkëshort
për vënien e pasurisë së përbashkët.

Sipas nenit 87/3 të Kodit Civil pjesa e secilit bashkëshort caktohet duke u nisur nga
barazia e pjesëve. Por, duke marrë parasysh të ardhurat nga puna e secilit
bashkëshort, kryerjen e punëve shtëpiake, si dhe të çdo pune tjetër në
administrimin,mbajtjen dhe shtimin e objekteve në pronësi të përbashkët, pjesa e
secilit mund të shtohet ose të pakësohet. 2

Kjo do të thotë se bashkëshortët kur do të pjestojnë pasurinë e përbashkët dhe kanë
pretendime mbi përkatësinë e pjesëve, ligji u ka njohur të drejtën dhe u ka lejuar
atyre që të ngrenë pretendime dhe të provojnë se cili ka qenë kontributi i njërit dhe
tjetrit, i secilit për vënien e pasurisë së përbashkët dhe mbi bazën e këtij kontributi të
shtohet pjesa e njërit dhe të pakësohet pjesa e tjetrit.

Ky kontribut është i lidhur jo vetëm me të ardhurat nga puna që ka dhënë secili
bashkëshort në vënien e pasurisë dhe në kryerjen e punëve shtëpiake, por edhe të
çdo pune tjetër në administrimin, mbajtjen dhe shtimin e objekteve në pronësi të
përbashkët. Domethënë bashkëshortët kanë të drejtë të ngrenë pretendime dhe të
provojnë se para martesës kanë pasur një masë të caktuar pasurie dhe me të kanë


1
    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq 37.
2
    Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr.11,f.4,viti 1983.


                                                                                                        17
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                       FATRI ISLAMAJ

kontribuar në shtimin e pasurisë së përbashkët,etj., prandaj kërkojnë që këto
rrethana të merren parasysh dhe të llogariten në caktimin e pjesëve.

Gjithashtu sipas Kodit Civil bëhen të përbashkëta për të dy bashkëshortët , pasuritë
që njëri bashkëshort fiton me trashëgimi, me dhurim ose çdo burim tjetër të ligjshëm.
Kjo do të thotë se edhe kur shitet pasuri vetjake dhe me kundërvlerën blihet një send
që përdoret bashkërisht, ai do të konsiderohet në bashkëpronësi. Detyrimet që ka
njëri prej bashkëshortëve, nga marrëdhënie juridike të lidhura vetëm prej tij, rëndojnë
vetëm mbi atë që është palë në marrëdhënjen juridike të detyrimit.

Kur bëhet pjestimi i pasurisë duhet të pjestohen edhe borxhet që rëndojnë nga
marrëdhënie, që janë të lidhura me këto pasuri. Ne Kodin Civil, përsa i përket
dhurimeve që bashkëshortët i bëjnë njëri tjetrit, nuk ndahen më sipas vlerës së tyre
në të zakonshme dhe të pa zakonshme. Në Kodin Civil parashikohet vetëm një lloj
kontrate dhurimi.1

Përsa i përket banesës bashkëshortore në Kodin e Familjes parashikohet se në
vendimin e zgjidhjes së martesës, gjykata me kërkesën e secilit bashkëshort, vendos
edhe mbi të drejtën e përdorimit të banesës bashkëshortore. Sigurisht , në çdo rast
gjykata ka patur parasysh faktin nëse banesa është pronë private e njërit ose e të dy
bashkëshortëve, nëse është në pronësi të prinderve ose të afërmve të njërit
bashkëshort, nëse është me qera, si dhe interesat e fëmijëve dhe fajësinë në
zgjidhjen e martesës.

Keshtu përsa i përket banesës me qera, Gjykata e Larte në praktikën e saj gjyqësore
ka arritur në konkluzionin se bashkëshorti (burri ose gruaja) me anën e martesës
fiton pozitën e bashkëqiramarrësit në kontratën e qirasë në atë sipërfaqe që kanë në
përdorim bashkëshortët. Në bazë të Kodit Civil, dispozitat mbi kontratën e qirasë së
banesave zbatohen vetëm për shtëpitë e banimit që janë pronë shtetërore në qytet
dhe në fshat, si dhe për banesat (ku përfshihet edhe banesa bashkëshortore) që janë
pronë vetjake në qytet, ndërsa, banesat pronë vetjake në fshat nuk përfshihen në
këtë kategori.

Në Kodin e Proçedurës Civile të vitit 1982 ndryshe nga sot, parashikohej roli aktiv i
gjykatës gjatë shqyrtimit të çështjes dhe detyra e saj për të ndihmuar pjesëmarrësit
në proçesin civil që të mos dëmtohen nga padijenia e ligjit.

Për këtë, praktika gjyqësore njeh plot raste kur gjykatat kanë ndihmuar palët për të
paraqitur para gjykatës kërkimet e tyre për të drejtat që u njeh ligji. Kështu, në
çështjen me objekt zgjidhje martese, Gjykata e rrethit është shprehur: për zgjidhjen e
martesës, për pensionin ushqimor dhe lënien e fëmijëve në rritje dhe edukim. Ndersa
për banesën bahkëshortore nuk është shprehur meqenëse palët nuk e kanë kërkuar.

Këshilli gjyqësor i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë ka prishur vendimin. Midis të
tjerave, - për të zgjidhur problemin e banesës bashkëshortore në rast se palët do të
kenë një kërkim të tillë - me argumentin se gjykata ka pranuar në arsyetimin e
vendimit se që nga muaji prill 1982 i është dhënë një dhomë për të jetuar në banesën
bashkëshortore.Por ajo nuk ka pyetur palët nëse kanë pretendime për të zgjidhur
përfundimisht, me zgjidhjen e marteses, edhe problemin e banesës bashkëshortore.

1
    Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr.1. viti 1982,f.10.

                                                                                    18
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                   FATRI ISLAMAJ

Sipas nenit 101 të Kodit të Familjes, në vendimin e zgjidhjes së martesës gjykata,me
kërkesën e secilit prej bashkëshortëve, vendos edhe mbi të drejtën e përdorimit të
banesës bashkëshortore, gjë që gjykata duhet t’ua kishte shpjeguar palëve.1

Duke filluar nga viti 1991 numri i gjykimeve për zgjidhje martese u rrit shumë. Kjo
edhe për shkak të emigracionit masiv, që solli në shumë raste largimin e vetëm njërit
bashkëshort jashtë Shqipërisë. Sigurisht, zbatimi i kritereve të ndarjes së pasurisë
bashkëshortore vazhdoi të zbatohet edhe në këtë periudhë. Sidomos kriteret lidhur
me fajësinë e bashkëshortëve dhe interesi i fëmijëve.

Kështu në çështjen me objekt zgjidhje martese dhe lënie e banesës bahkëshortore,
gjykata e rrethit Tiranë ka zgjidhur martesën për fajin e të paditurit (bashkëshortit)
dhe banesën prej në dhome dhe një guzhinë ia ka lënë paditëses, me kushtin që i
padituri të banojë aty përkohësisht deri sa Këshilli Popullor i lagjes t’i gjejë një
banesë tjetër me arsyetimin se fajtor për tronditjen e martesës është i padituri. 2
Ndërsa, rastët e pjestimit të pasurisë konsistojnë kryesisht në pjestimin e sendeve të
shtëpisë dhe në sendet personale, në ndarjen e kësaj pasurie janë marrë në
konsideratë nga gjykata nevojat e palëve, kushtet ekonomike të secilit, të ardhurat e
tjera të marra së bashku, si dhe lënja e fëmijëve për rritje dhe edukim.

Përsa i përket administrimit të pasurisë bashkëshortore, ajo realizohet nga të dy
bashkëshortët. Për këtë Kodi Civil parashikon se veprimet juridike, të kryera nga
cilido bashkëshort në lidhje me sendet e përbashkëta të tyre, janë të vlefshme edhe
kur janë kryer pa pëlqimin e bashkëshortit tjetër. Kodi Civil bën fjalë për veprime të
jetës së përditshme ose që kanë të bëjnë me pasuri të luajtëshme. Për veprime
juridike që kanë të bëjnë me pasuri të përbashkëta të paluajtëshme, duhet të bëhen
gjithmonë me pëlqimin e të dy bashkëshortëve. Kjo dispozitë u përdor pas 1993 si
mjet për të kërkuar pavlefshmërinë e shitjes së pasurive të palujtëshme të kryera më
parë nga një bashkëshort, por me dijeninë e bashkëshortit tjetër. Kjo u kërkua në
pjesën më të madhe të rasteve, sepse ndryshoi vlera e objekteve të shitura më parë
në një kohë tepër të shkurtër. Për këtë, praktika gjyqësore, sidomos në rastet e
shitjes së banesave, e ka pranuar pëlqimin e dhënë edhe nga bashkëshorti tjetër
faktin që e ka lënë banesën bashkëshortore të shitur për të banuar në një banesë
tjetër.


2. PASURIA E BASHKËSHORTËVE DHE JURISPRUDENCA NGA VITI 1992 DERI NË MIRATIMIN
                 E KODIT TË RI TË FAMILJES I CILI HYRI NË FUQI MË DATË 21.12.2003.

Pas vitit 1992 ndryshimet që ndodhën në shoqërinë shqipëtare ndikuan ndjeshëm
edhe në pasurinë bashkëshortore.

Pasuria bashkëshortore deri në këtë kohë përbëhej kryesisht nga sendet e përdorimit
shtëpiak,të ardhurat nga puna, në raste të rralla nga shtëpi private, si dhe ndonjë
pasuri tjetër simbolike e ardhur me dhurim ose trashëgim. Praktika gjyqësore tregon
se dhe depozitat në arkat e kursimit ishin tepër të pakëta.




1
    Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr.6. viti 1983,f.13.
2
    Indeksi i Gjykatës së Rrethit Tiranë, viti 1991. Vendimi Nr 9 dt.05.01.1991.

                                                                                              19
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

Me Ligjin Nr.7491, dt. 29.04. 1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” u krijua
prona private. Sipas dispozitave kushtetuese, ekonomia e vendit bazohet në
shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjithë subjekteve ekonomike dhe
në rolin rregullues të shtetit. Të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë
me ligj.1

Tashmë si subjekte të së drejtës së pronësisë paraqiten:

           -shteti;
           -personat juridikë dhe;
           -personat fizikë.

Gjithashtu në vitin 1992 u miratua Ligji “Për privatizimin e banesave shtetërore”, që i
bëri bashkëshortët bashkëpronarë në apartamentet e tyre të banimit. Meqenëse,
shteti i shiti banesat me një çmim simbolik, bashkëshortët që përfituan nga privatizimi
u bënë bashkëpronarë në pjesë të barabarta. Privatizimi i banesave krijoi probleme
të mëdha, sidomos për bashkëshortët që kanë zgjidhur martesën para privatizimit të
banesës, por që vazhdojnë të jetojnë në banesë si nëdorës (posedues) të
përkohshëm. Kjo për faktin se në vendimin gjyqësor, gjykata është shprehur për
nëdorësi të përkohëshme deri sa organi kompetent t’i sigurojë një sipërfaqe banimi.
Por, vendimet gjyqësore janë dhënë në kohën që kishte një organ competent, që i
siguronte bashkëshortit të pa strehë një sipërfaqe tjetër banimi. Megjithatë, ligji për
privatizimin e banesave shtetërore i ka dhënë një zgjidhje përderisa shprehet se për
efekte të zbatimit të këtij ligji merret për bazë përbërja familjare dhe gjendja e
strehimit që rezulton në regjistrat themeltar te shtetasve me datën 1 dhjetor 1992.

Në praktikën gjyqësore ka mjaft çështje me object zgjidhje martese të cilat nuk i janë
nënshtruar një gjykimi të kujdesshëm nga gjykata. Në shumë raste gjykata nuk
shprehet fare se nga sa ambjente përbëhet banesa bashkëshortore, me ç’titull
qëndrojnë palët në të, cilat janë pretendimet e palëve dhe mbi cilat kritere është
mbështetur gjykata për të arritur në marrjen e vendimit përkatës.

Vitet e fundit vështirësi në praktikën gjyqësore ka krijuar dhe ndarja e pasurisë
bashkëshortore, në kushtet kur njëri bashkëshort është larguar dhe punon në
emigracion. Kjo sjell vështirësi jo vetëm për ndarjen e pasurisë por në radhë të parë
për të përcaktuar saktësisht pasurinë e vënë nga bashkëshorti gjatë kësaj peridhe
kohe. Megjithëse Kodi Civil parashikon futjen në pasurinë e përbashkët të

bashkëshortëve të çdo gjëje të fituar prej tyre gjatë martesës, praktikisht kjo ka
mbetur e parealizuar

Regjimi juridik I bashkëpronësisë në pjesë të bashkëshortëve, ka karakter urdhërues
dhe prandaj nuk mund të përjashtohet ose të ndryshohet me marrëveshje të
bashkëshortëve. Këtej del se është absolutisht e pavlefshme çdo marrëveshje e tyre
e kundërt, domethënë çdo marrëveshje që përjashton ose kufizon rrezen e veprimit
apo vëllimin e kësaj bashkëpronësie të caktuar me ligj. Gjithashtu, është e
pavlefshme çdo marrëveshje e bashkëshortëve, e cila parashikon se kjo
bashkëpronësi e tyre nuk do të zbatohet fare ose do të kufizohet vetëm në sendet që
do të fitohen gjatë martesës me të ardhurat nga puna, duke mos u shtrirë vetëm mbi

1
    Dispozitat Kryesore Kushtetuese, neni 11.

                                                                                       20
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ

pasuritë që bashkëshorti ose bashkëshortja do të fitojë me anë të trashëgimisë ose
dhurimit apo nëpërmjet mënyrave të tjera të ligjshme.
Pra në çdo rast dhurimi do të përfshihet në pasurinë bashkëshortore nëqoftë se
është bërë gjatë martesës, pamvarësisht nga koha e dhurimit, në fillim apo në fund të
martesës.

Në Kodin e Proçedurës Civile me ndryshimet qw hyne ne fuqi me 1 nëntor 1994,
parashikohet se bashkëshorti i trashëgimlënësit ka të drejtë të kërkojë pjesën që i
takon në pasurinë e përbashkët të fituar me punë nga bashkëshortët gjatë martesës.
Duke patur parasysh parashikimin e Kodit Civil të mëparshëm, që në këtë pjesë ishte
ende në fuqi deri sa doli Kodi i Ri i Familjes, (21 dhjetor 2003) ai përfshinte në
pasurinë bashkëshortore jo vetëm atë të fituar nga të ardhurat që sigurohen nga
puna, por edhe nga burime të tjera si dhurimi, trashëgimi, etj. Sipas këtij rregullimi, në
rastin e vdekjes së njërit bashkëshort, duhet te bëhet pjestimi i pasurisë
bashkëshortore, e më pas bashkëshorti tjetër të përfitojë si trahëgimtar(e) nga
pasuria e bashkëshortit të vdekur në pjesë të barabarta me fëmijët në rast se ka të
tillë.1

Por në praktiken gjyqësore ka patur lëkundje lidhur me zgjidhjen e këtij konflikti.
Kështu, në një çështje me objekt pjestim pasurie, të përbërë nga një banesë
bashkëshortore, midis bashkëshortes pasjetuese dhe fëmijëve të saj me cilësinë e
trashëgimtarëeve të babait të tyre, gjykata e rrethit I dha bashkëshortes pjesën që i
takon nga pasuria bashkëshortore dhe pjesën që i takon si trashëgimtare në pjesë të
barabarta me fëmijët. Këshilli gjyqësor i Kolegjit Civil të Gjykatës së Kasacionit prishi
vendimet e atakuara dhe lejoi pjestimin e banesës objekt gjykimi ndërmjet
bashkëshortes dhe fëmijëve të saj, në pjesë të barabarta, pa marrë në konsideratë
që banesa ishte pasuri bashkëshortore e fituar gjatë martesës. Sipas arsyetimit të
Gjykatës së Kasacionit , gjykatat nuk kanë patur parasysh kërkesat e nenit 87/3 të
Kodit Civil (te vitit 1981):
“Ato i kanë njohur bashkëshortes së trashëgimlënësit të drejtën për të marrë më
tepër pjesë të banesës se sa i takon, megjithëse ajo në kohën që kjo banesë iu
dhurua trashëgimlënësit (ish bashkëshortit) kishte katër muaj martesë me të. Sipas
nenit 87 të Kodit Civil pjesa e secilit bashkëshort mund të shtohet ose të pakësohet,
duke marrë parasysh të ardhurat nga puna e secilit prej tyre, kryerjen e punëve
shtëpiake, si dhe çdo punë tjetër në administrimin, mbajtjen dhe shtimin e objekteve
në pronësi të përbashkët.2


Ky vendim i Kolegjit Civil të Gjykatës së Kasacionit është i gabuar. Vetë Kodi Civil
rrethin e sendeve që janë në bashkëpronësi e ka parashikuar në nenin 86/1, ku dhe
sendet që dhurohen gjatë martesës futen në bashkëpronësi, gjë kjo që nuk është e
lidhur me kohën e dhurimit. Në rastin konkret ndodhemi para banesës
bashkëshortore ku bashkëshortja duhet te merrte pjesën që i takonte nga pasuria
bashkëshortore, dhe më pas si trashëgimtare e bashkëshortit të vdekur.

Kodi i Ri i Procedurës Civile, i cili hyri në fuqi me 1 qershor 1996 ka parashikuar një
kapitull më vete për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me familjen, ku një
vend të rëndësishëm zinin edhe marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve lidhur me

1
    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme krahasuese“ fq.55.
2
    Vendume të Gjykatës së Kasacionit, Nr.4, viti 1995,fq.62.

                                                                                                        21
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                      FATRI ISLAMAJ

pasurinë e tyre të përbashkët. Ajo çka është e rëndësishme dhe vlen akoma nga ky
Kod, është krijimi i seksionit për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve familjare, gjë që ka
bërë dhe do të bëjë të mundur specializimin e gjyqtarëve që do të merren me
zgjidhjen e ketyre konflikteve.

Në Kodin e Proçedurës Civile parashikohet se seksionet për shqyrtimin e
mosmarrëveshjeve familjare janë kompetente dhe për ndarjen e pasurisë
bashkëshortore dhe të banesës së bashkëshortëve. Gjithashtu, sipas Kodit të
Proçedurës Civile padia për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim duhet të përmbajë
edhe pasurinë e përbashkët që kanë bashkëshortët , nëse kërkojnë pjestimin e saj.
Pra, pjestimi i pasurisë bashkëshortore, mund të kërkohet edhe me padi të veçantë.
Biles praktika gjyqësore ka treguar se kjo ka qenë rruga më e aplikuar. Kodi i
Proçedurës Civile parashikon edhe rastin kur pjestimi i pasurisë bashkëshortore do të
vështirësonte shqyrtimin e çështjes. Në këtë rast gjykata veçon padinë e
shkurorëzimit nga paditë e tjera.

Sipas Kodit të Proçedurës Civile, kërkesë-padia e bashkëshortëve mund të jetë e
përbashkët dhe duhet të shoqërohet me një marrëveshje me shkrim, ku
bashkëshortët midis të tjerave, mund të parashikojnë edhe rregullimin e
marrëdhënieve të tyre të ndërsjellta. Pra kemi të bëjmë me një mënyrë zgjidhje të
çështjes me marreveshje(pajtim),

Në Kodin e mëparshëm të Proçedurës Civile parashikohej zgjidhje me
marreveshje/pajtim e çështjes, e cila duhej të pranohej me vendim nga gjykata, e cila
e miraton atë nëse nuk vjen në kundershtim me ligjin. Kështu, në çështjen me objekt;
pjestim i pasurisë bashkëshortore e përbërë nga një shtëpi, një dyqan dhe sende të
tjera shtëpiake, gjykata ka miratuar marreveshjen(pajtimin) e arritur midis palëve,
sipas të cilit paditësi merr banesën të përbërë nga një dhomë, kuzhinë, aneks, banjo,
korridor me oborr, ndërsa e paditura merr dyqanin dhe disa sende të përdorimit
vetjak.1

Pjestimi i bërë nga gjykata i referohet Kodit të meparshëm të Proçedurës Civile,
megjithëse në këtë kohë ka hyrë në fuqi Kodi i ri i Proçedurës Civile. Në miratimin e
pajtimit gjykata duhet të kishte parasysh formën e bashkëpronësisë që është
bashkëpronësi në pjesë që në miratimin e sipërpërmendur nuk është zbatuar.

Në Kodin e ri të Proçedurës Civile parashikohet zgjidhja me pajtim e çeshtjes.
Gjyqtari që në fazën e veprimeve përgatitore i ben të gjitha përpjejet për ta zgjidhur

mosmarrëveshjen me pajtim, kur e lejon natyra e çështjes. Përpjekjet për pajtim
mund të përsëriten në çdo fazë të hetimit gjyqësor. Kur arrihet pajtimi pa filluar
séance gjyqësore, mbahet proçesverbal që nënshkruhet nga palët, dhe gjyqtari me
vendim miraton pajtimin. Nëqoftëse pajtimi arrihet në seancë gjyqësore, kushtet e
marrëveshjes pasqyrohen në proçesverbalin gjyqësor. Në këtë rast gjykata jep
vendim për miratimin e tij, por në çdo rast ai nuk duhet të jetë në kunërshtim me
ligjin. Kështu në çështjen me objekt pjestim I pasurisë bashkëshortore gjykata
vendosi miratimin e marrëveshjes së pajtimit të arritur midis palëve për një
apartament 1+1, si dhe pjestimin e sendeve të vëna gjatë martesës ne masën ½


1
    Vendimi 5136, dt. 14.06.1996. i Gykatës së Rrethit Tiranë.

                                                                                   22
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

secili bashkëshort.1 Përveç problemit të banesës, ndryshimet e legjislacionit krijuan
mundësi të reja për fitimin e pasurisë nga burime të tjera.

Në vitin 1993 u miratua Ligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ” i cili krijoi
mundësinë që të krijohen burime të tjera të shtimit të pasurisë bashkëshortore me
anë të trashëgimit. Pra kryesisht njëri ose të dy bashkëshortët fituan pronësi me
cilësinë e trashëgimtarit.

Gjithashtu një rëndësi të madhe, jo vetëm në zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe në
zhvillimin e marrëdhënieve private, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve pasurore
midis bashkëshortëve, luajti miratimi i Ligjit “Për shoqëritë Tregëtare” në vitin 1992.
Në Ligjin “Për shoqëritë Tregëtare” (neni 46) në pjesën që bën fjalë për transferimin e
pjesëve të kapitalit themeltar me trashëgimi ose brenda familjes, parashikohet që
pjesët e kapitalit themeltar janë lirisht të transferueshme edhe në rast ndarje
pasurore mes bashkëshortëve.

Ligji parashikon se në statut mund të caktojë klauzola të veçanta, që bashkëshorti
mund të bëhet ortak, vetëm pasi të jetë miratuar nga ortakët, sipas kushteve që
caktojnë ata. Kushtet për ortakun e ri nuk mund të jenë më pak të favorshme se ato
të caktuara për të tretët për rastet e transferimit të kapitalit themeltar. Pra, Ligji “Për
shoqëritë Tregëtare” parshikon dy raste të transferimit të kapitalit të shoqërisë
përkatëse tek bashkëshorti tjetër:. Transferimi që mund të bëhet gjatë kohës që
bashkëshortët janë të martuar dhe në këtë rast në statutin e shoqërisë, mund të
parashikohet miratimi paraprak i transferimit të kapitalit te bashkëshorti. Rasti i dytë
ka të bëjë me transferimin e pjesëve të kapitalit në rastin e ndarjes së pasurisë midis
bashkëshortëve, sepse pas zgjidhjes së martesës, pjesët në kapitalin themeltar mud
t’i jepen bashkëshortit jo ortak në shoqëri.2

Në praktikën gjyqësore rastet e pjestimit të pasurisë bashkëshortore kur njëri
bashkëshort është ortak ose aksioner në një shoqëri tregëtare janë tepër të rralla.
Pra mund të themi se edhe praktika gjyqësore ka qenë e pakonsoliduar në këtë
drejtim. Kështu në çështjen me objekt: “ Detyrimi i të paditurit të më njohë pronar në
½ pjesë të kapitalit që ai zotëron në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar si dhe në
pasurinë e patundshme të kësaj shoqërie, në pjesën që i takon atij, gjykata e rrethit
ka pranuar padinë, duke detyruar të paditurin ta njohë të paditurën bashkëpronare në
½ pjesë në të gjithë kapitalin që ai zotëron në shoqëri.”



Gjykata në vendimin e saj arsyeton se: në bazë të nenit 86/1 të Kodit Civil (te vitit
1981) sendet, depozitat në arkat e kursimit dhe çdo gjë e fituar nga bashkëshortët
gjatë martesës janë në bashkëpronësi të dy bashkëshortëve. Pra sipas arsyetimit të
gjykatës, kjo dispozitë nuk lë shteg për interpretim se tregon qartë se çdo gjë që
zotëron I padituri në shoqëri është në bashkëpronësi me paditësen. Në kapitalin që
zotëron i padituri futen si sendet e paluajtëshme, që janë godinat, ashtu edhe kapitali
fillestar. Transferimin i pasurisë në rast ndarje pasurore ndërmjet bashkëshortëve e
parashikon shprehimisht Ligji “Për shoqëritë Tregëtare”, e në zbatim të kësaj
dispozite vetë shoqëria në statut ka përcaktuar një transferim të tillë. Kurse, përsa u

1
    Vendimi Nr.220, dt.23.01.1997, i Gjykatës së Rethit Tiranë.
2
    Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, II Dr. Baki Berberi, F.123.

                                                                                        23
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

përket pjesëve të secilit bashkëpronar, përderisa asnjëri prej tyre nuk solli para
gjykatës asnjë provë që të provonte se kishin kontribuar më shumë në shtimin e
pasurisë së përbashkët, gjykata është e detyruar të zbatojë prezumimin ligjor të
parashikuar në Kodin Civil (neni 87/2), sipas të cilit pjesa e secilit bashkëshort
caktohet duke u nisur nga barazia e pjesëve.1

Por në argumentimin e fundit gjykata ka gabuar, kur ka zbatuar parimin e prezumimit
të barazisë së pjesëve. Ky parim zbatohet ndërmjet bashkëshortëve për pasurinë e
tyre bashkëshortore dhe jo në raport me të tretët. Në këtë rast gjykata duhet të
shikonte sa ishte kontributi i secilit bashkëshort në kapitalin e krijuar në shoqëri (ne të
holla) dhe sa ishte kontributi në pjesën e blerë në godine në bashkëpronësi me të
tretët.

Gjithashtu, fakti që bashkëshorti merr pjesën që i takon në pasurinë e futur në një
shoqëri tregëtare nuk e bën atë automatikisht ortak të shoqërisë. Ai (ose ajo) mund të
marrë pjesën që i takon në vlerë pa u bërë ortak i saj. Edhe në këtë rast, ligji
përcakton mënyrat se si miratohet nga ortakët pranimi si ortak i një bashkëshorti të
cilit i është transferuar kapital si rezultat i ndarjes së pasurisë bashkëshortore.



                                             PJESA E DYTE


                                                    KREU I


       REGJIMET PASURORE MARTESORE SIPAS KODIT TE RI TE FAMILJES
                    KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME


Duke analizuar shumellojshmerine e marredhenieve qe krijohen ndermjet dy
bashkeshorteve , shohim se keto marredhenie dhe raporti mes tyre nuk ka vetem
natyre personale por edhe pasurore. Siç e dime keto raporte me natyre pasurore
deri ne ditet e sotme jane rregulluar pergjithesisht nga normat e se drejtes civile .

Por parimet e pergjithshme te se drejtes civile nuk kane rezultuar të mjaftueshme
per te rregulluar keto marredhenie pasurore prandaj ka lindur si domosdoshmeri nje
rregullim i posaçem i marredhenieve pasurore ndermjet bashkeshorteve . Kjo gje
eshte realizuar nepermjet normave të së drejtës familjare . Eshtë pikërisht Pjesa I
Titulli III i Kodit të ri të Familjes që me rreth 56 nene rregullon regjimet pasurore
martesore.

Në Kodin e ri të Familjes, si model baze për regjimet pasurore martesore është
marre me shumë sistemi frncez dhe më pak sistemi italian i regjimeve martesore.
Ndërsa per regjimin e bashkësise ligjore është patur në konsideratë Kodi shqiptar i
Familjes i vitit 1966. Në krahasim me sistemet që kane shërbyer si burim për Kodin e


1
    Vendim Nr. 226, dt. 04.06.1998 i Gjykatës së Rrethit Tiranë.

                                                                                        24
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                       FATRI ISLAMAJ

ri të Familjes, sistemi aktual i regjimeve martesore është më I thjeshtë dhe i
zbatueshëm per kushtet e vendit tonë.

Kodi i Ri i Familjes eshte ne peputhje te plote me dispozitat dhe frymen e
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Pare ne pjesen e regjimeve pasurore
martesore Kodi ne perputhje me nenin 41 dhe 42 te Kushtetutes garanton dhe
rregullon pronen private te dy bashkeshorteve. Kodi i Ri i Familjes ne perputhje me te
drejtat dhe lirite qe garanton Kushtetuta, i ofron bashkeshorteve mundesine qe te
zgjedhin njerin nga regjimet pasurore martesore te parashikuara ne te, duke
respektuar keshtu lirine e vullnetit te tyre.

Nëse do ti referohemi literaturës së vendeve ku është mbështetur hartimi i pjesës se
Kodit që rregullon regjimet martesore konstatojmë që në të gjitha përkufizimet regjimi
martesor është konsideruar si : “ Një tërësi rregullash të lidhura me njëra tjetrën ,
te cilat zbatohen për pasurinë dhe detyrimet e tashme dhe të ardhme të
bashkëshortëve që përcaktojnë fatin e tyre gjatë martesës dhe pas mbarimit të
saj, midis tyre (bashkeshorteve) dhe kundrejt të tretëve.” 1

Regjimet pasurore martesore sipas Kodit te ri te Familjes ndahen ne:

       1) Regjime martesore ligjore , ku ben pjese ,
            a) regjimi i bashkesise ligjore.

       2) Regjime martesore me marreveshje (ose kontraktuale , ku bejne pjese ,

               a) regjimi i bashkesise me kontrate;
               b) regjimi i pasurive te ndara .

Ndryshimi i sistemit te regjimeve pasurore martesore shoqërohet me pasoja serioze
jo vetëm juridike por edhe ekonomike e sociale, jo vetëm për bashkëshortët e fëmijët
e tyre të mitur por edhe për të tretët duke bërë të domosdoshme disa ndryshime të
rëndësishme edhe në përmbajtjen e disa insituteve të tjera juridike të së drejtës
familjare

Në fakt regjimi i bashkësisë ligjore është zbatuar për një kohë të gjatë dhe ka
rregulluar marrëdhëniet pasurore të bashkëshortëve prej vitesh, dhe sigurisht do të
ishte i pranishëm si baza e regjimeve pasurore edhe në Kodin e Ri të Familjes. Por
siç e thamë me lart e reja që solli Kodi i ri i Familjes persa i perket regjimeve
martesore , është eleminimi i karakterit detyrues të këtij regjimi dhe çelja e një
mundesie alternative për të zgjedhur në rrugë konvencionale një tjetër regjim
martesor i cili i përgjigjet më mirë interesave te bashkëshortëve . Ky modifikim
themelor bazohet ne rradhë të parë në parimin e lirisë së vullnetit të bashkëshortëve
ne zgjedhjen e regjimit martesor që do të zbatohet ne rregullimin e marrëdhenieve te
tyre pasurore që lindin gjatë martesës , i cili duhet të konsiderohet nje komponent
bazë i lirisë së personit .


                                      DETYRIMET E PASHMANGSHME



1
    Tefta Zaka “Jeta Juridike” Nr. 2, shkurt 2004

                                                                                   25
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                           FATRI ISLAMAJ

Me gjithë mundësinë alternative te zgjedhjes së regjimit martesor , neni 67 i Kodit te
Familjes parashikon disa të drejta dhe detyrime te pashmanshme për
bashkëshortët.Bashkëshortët nuk mund ti shmangen të drejtave dhe detyrimeve që
rrjedhin për ta nga martesa,1 si dhe përgjegjësisë prindërore 2 dhe rregullave të
administrimit ligjor dhe të kujdestarise3

            1. Në detyrimet që rrjedhin nga martesa hyn edhe kontributi i
bashkëshortëve sipas nenit 54 te Kodit te Familjes. Në qofte se kontributi i
bashkëshortëve për detyrimet që rrjedhin nga martesa nuk është rregulluar me
kontraten martesore, atehere ata do të kontribuojnë për nevojat e familjes në
përputhje me kushtet dhe aftësitë e tyre, pavaresisht nëse regjimi pasuror i tyre është
ai i bashkësisë ligjore apo kontraktual.4 Secili nga bashkëshortët mund të ushtrojë
lirisht një profesion, të disponojë të ardhurat nga puna dhe të ardhurat e tjera, sipas
regjimit pasuror martesor përkatës, pasi të ketë kontribuar në detyrimet që rrjedhin
nga martesa.5
Në nenin 65 parashikohet përparësia e detyrimeve që rrjedhin nga martesa; “Zbatimi
i dispozitave të këtij kreu rrjedh nga martesa dhe zbatohet pavarësisht nga regjimi
pasuror martesor i bashkëshorteve.”

          2. Detyrimet që rrjedhin nga përgjegjësia prindërore.6Përgjegjësia
prindërore përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve që kanë për qëllim te
sigurojnë mirëqënien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur

për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin,
arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurisë së tij. Të dy
bashkëshortët janë subjekte të këtyre detyrimeve të përgjegjësisë prindërore deri në
arritjen e moshës madhore të fëmijëve të tyre. Bashkëshortët kanë të drejtën e
administrimit dhe të përdorimit të pasurisë së fëmijës së tyre.

Por cili është akti ku bashkëshortët shprehin vullnetin e tyre për përcaktimin e regjimit
pasuror martesor?

Ky akt juridik eshte kontrata e marteses.

                                                 KREU II

                                     KONTRATA MARTESORE


Kontrata martesore , që për herë të parë zë vend në Kodin e Familjes është një akt
juridik me anë të të cilit bashkëshortët e ardhshëm përcaktojnë regjimin e tyre
martesor, në parim për të gjithë kohëzgjatjen e martesës7.
1
  Kodi i Familjes , Pjesa I, Titulli II.
2
  Kodi i Familjes , Pjesa III, Titulli III.
3
  Kodi i Familjes , Pjesa III, Titulli IV.
4
  Quhet kontratë martesore ajo marrëveshje nëpërmjet të cicilës bashkëshortët e ardhshëm përcaktojnë regjimin
martesor të cilit do ti nënshtrohen të drejtat e tyre pasurore.
5
  Kodi i Familjes Neni 63.
6
  Kodi i familjes, Neni 215.
7
  Tefta Zaka “Jeta Juridike” Nr.2, Shkurt 2004.

                                                                                                            26
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ


Nëpërmjet kontratës së martesës bashkëshortët organizojnë mjetet ekonomike te
shoqërisë së tyre, përcaktojnë midis pasurive ato që do të jenë në pronësi ekskluzive
të njërit prej tyre dhe atyre që do të jenë të përbashkëta1

Kontrata e martesës është një akt formal i cili duhet të hartohet me shkrim dhe të
bëhet para noterit me pelqimin e njëkohshëm të dy bashkeshortëve te ardhshëm. Për
nënshkrimin e kontratës martesore bashkëshortët e ardhshëm mund edhe të
përfaqësohen nga një mandatmbajtës me prokurë të posaçme.Kotrata është e
nevojshme të jetë e shkruar jo vetëm për efekte provueshmërie por edhe për
vlefshmëri të marrëveshjes martesore.


                            KARAKTERISTIKAT E KONTRATËS MARTESORE

Kontrata martesore është një akt solemn, një akt kompleks dhe një statut për familjen
e ardhshme me disa tipare te veçanta.

      -      Subjekte ne kontatren martesore janë vetëm dy persona fizik te cilët kanë
             arritur moshën për martesë(18 vjeç) te sekseve te ndryshme (nje mashkull
             dhe nje femër) dhe që nuk kanë lidhje gjaku ose pengesa të tjera për tu
             martuar të parashikuara tek kushtet e martesës në Kodin e Familjes.
      -      Komplekse kontrata e martesës është në radhë të parë për nga përmbatja e
             saj. Ajo ka për qëllim të përcaktojë statusin e ekonomisë së ardhshme të
             familjes, lirinë e bashkëshortëve për t’iu referuar njërit nga modelet e
             regjimeve pasurore që Kodi i Familjes vendos në dispozicion të tyre.
      -      Por në kontratën martesore mund të parashikohen edhe kushte të tjera të
             cilat nuk janë parashikuar në ligj dhe nuk vijnë në kundërshtim me të . P.Sh.
             bashkëshortët e ardhshëm mund të merren vesh për dhuratat, nëse do t’i
             pranojnë ato, individualisht ose së bashku, nga të tretët, prindërit, të afërmit
             etj., ose jo. Gjithashtu mund të gjejmë në një kontratë martese dispozita që
             nuk kanë lidhje me statusin e pasurive të bashkëshortëve ; si p.sh. njohja e
             një fëmije të lindur jashtë martese.
      -      Kontrata e martesës nuk kufizohet vetëm në përcaktimin e të drejtave dhe
             detyrimeve. Ajo ka si qëllim kryesor të fiksojë statusin pasuror të familjes që
             do të themelohet , më tepër në pikëpamje të pasurisë sesa të administrimit,
             përcakton fatin e pjesës më të madhe të akteve juridike që bashkëshortët do

      të bëjnë me të tretët gjatë jetës së tyre të përbashkët. Pra per këtë arsye mund të
      konsiderohet dhe si “statut” i familjes.

Kushtet te cilave ju nënshtrohet hartimi i kontrates martesore janë të dyfishta2, ato
janë 1. kushtet e vlefshmërisë dhe 2. kushtet e kundërshtueshmërisë.


                                      I. KUSHTET E VLEFSHMËRISË



1
    Droit Civil “ les regimes matrimoniaux” Philippe Malaurie et Laurent Aynes, edition 1999,fq.99
2
    Tefta Zaka “ Jeta Juridike “ Nr. 2 , shkurt 2oo4.

                                                                                                        27
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

Kontrata e martesës është një kontratë solemne , ku kushtet e vlefshmërisë së saj
janë të lidhura me formën dhe përmbajtjen.

A. KUSHTET E FORMËS

Kodi i familjes në nenin 69 te tij parashikon: “Kontrata martesore bëhet me akt
noterial, në prani dhe me pëlqimin e njëkohshëm të dy bashkëshortëve të ardhshem
ose përfaqësuesve të tyre. Në çastin e nënshkrimit të kontratës, noteri i lëshon
palëve një akt noterial, i cili përmban identitetin e plotë, adresën e bashkëshortëve të
ardhshëm dhe datën e lidhjes së martesës. Noteri ka detyrimin të depozitojë kopje të
kontratës në zyrën e gjendjes civile para lidhjes së martesës. Në qoftë se në aktin e
martesës tregohet që bashkëshortët nuk kanë lidhur kontratë, ata do të konsiderohen
kundrejt të tretëve si të martuar nën regjimin martesor të bashkësisë ligjore.

Nga neni i sipërpërmendur rezulton se :

   -    Palët duhet të parashtrojnë kërkime të qarta dhe të jenë të sigurt në to për
        shkak të jetëgjatësisë së tyre gjatë martesës.
   -    Duhet të bëhet para një noteri për shkak të kompleksitetit të problemeve që
        dalin në zgjidhjen e një regjimi martesor.
   -    Palë në kontratën martesore jane detyrimisht dy persona fizik të sekseve të
        ndryshme.
   -    Palët në kontratën e martesës nuk janë të detyruar të paraqiten personalisht,
        por mund të përfaqësohen nga një përfaqësues me prokurë të posaçme e
        cila duhet të përmbajë në detaje tërësinë e klauzolave të kontratës së
        projektuar.
   -    Palët duhet të japin në mënyrë të njëkohëshme pëlqimin e tyre kur janë te
        pranishëm.
   -    Ndryshimet që mund të bëhen në kontratën e martesës mbas celebrimit të
        martesës duhet të bëhen në të njëjtën formë si kontrata fillestare e martesës.
        Asnjë ndryshim nuk është i vlefshëm pa prezencën dhe pëlqimin e
        njëkohshëm të të gjithë personave që kanë qenë në kontrtën e martesës,
        ose të përfaqësuesve të tyre.

Pra duke konkluduar nga sa u tha më siper : Kontrata e martesës mund të
ndryshohet dhe këto ndryshime duhet të bëhen në të njëjtat kushte të formës si
kontrata e fillimit.



B. KUSHTET E PERMBAJTJES

Si çdo kontratë tjetër, marrëveshjet martesore i binden në parim të drejtës së
përgjithshme për kontratat.
Megjithatë, kontrata e martesës ka specifikat e saj dhe për këtë shkak zbatohen
rregulla të veçanta përsa i përket disa momenteve të rëndësishme që kanë të bëjnë
me datën e kontratës dhe cilësitë që duhet të gëzojne bashkëshortët e ardhshëm.

       - Data e kontratës së martesës
       Marreveshjet martesore duhet të jenë hartuar para celebrimit të martesës dhe
       nuk mund të marrin efekt veçse në ditën e celebrimit te martesës, te paktën
                                                                                     28
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

           për regjimin martesor të zgjedhur sepse ai mund të parashikojë të tjera
           klauzola, p.sh. njohjen e një fëmije të lindur jashtë martesës. Gjithashtu
           pranohet që një dhurim i një pasurie merr efekt ditën e lidhjes së kontratës së
           martesës.
           Marrja e efekteve të kontratës së martesës ditën e celebrimit është e
           pashmangëshme. Vendosja e një kushti pezullues vjen në kundërshtim me
           parimin e pandryshueshmërisë së regjimit martesor.1

           - Aftësia e bashkeshortëve
           Aftesia e bashkeshorteveper të lidhur kontratën nënkupton zotësinë për të
           vepruar, me qëllim që të gëzojnë mundësinë e lidhjes së kësaj kontrate si në
           rastin e rregullave të përgjitheshme mbi kontratat dhe pëlqimin e dyanshëm të
           bashkëshortëve për përcaktimin e regjimit pasuror martesor në kontratën e
           martesës.

Por cilat janë pasojat në rast se shkelen kushtet e mësipërme për lidhjen e
kontratës së martesës?

Ashtu si në rastin e shkeljes së dispozitave të së drejtës së përgjithshme lidhur me
pëlqimin në kontratat dhe aktet juridike në përgjithësi, në rastin e kontratës së
martesës, ajo goditet nga pavlefshmëria .

Tre janë çështjet kryesore që meritojnë të shqyrtohen:

      1.       Ne cilin moment kushtet e vlefshmërisë duhet të bashkohen me qëllim që
               kontrata e martesës të goditet nga pavlefshmëria?
      2.       Cilat janë veçoritë e kësaj pavlefshmërie?
      3.       Dhe fuqia e saj.

Megjithatë sipas rastit, mund të ndodhemi para anulimit të plotë të kontratës së
martesës ose para anulimit të pjesshëm të saj.
P.sh.: ndodhemi para anullimit të plotë të kontratës kur ajo nuk ka qenë e nënshkruar
në mënyrë të rregullt dhe kur njëri nga bashkëshortët ka qenë viktimë e një të mete
(vesi) në pelqim ose nuk është përfaqësuar në mënyrë të rregullt. Pra, duhet të
shihet rast pas rasti.



Në rastin e anulimit të pjesshëm të kontratës së martesës, mundet që vetëm një
klauzolë e kontratës të jetë e pavlefshme, gjë që nuk sjell domosdoshmerisht
pavlefshmërinë e gjith kontratës. Por edhe kjo varet nga natyra e klauzolës. P.sh.: ne
qoftë se një klauzolë e kontratës kushtëzon zgjedhjen e regjimit martesor dhe kjo
klauzolë është e pavlefshme, mund të ndikojë në anulimin e plotë të kontratës së
martesës.


                                II. KUSHTET E KUNDËRSHTUESHMËRISË



1
    Tefta Zaka “Jeta Juridike” NR.2, shkurt 2004

                                                                                       29
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

Një kontratë martese mund të jetë e vlefshme dhe prodhon për pasojë efektet e saj
kundrejt personave që janë palë në të pa qenë e kundërshtueshme nga të tretët, në
rastet kur formalitetet e publikimit nuk janë përmbushur.
Ky rregull vlen qoftë për kontratën e martesës ashtu edhe për ndyshimet e saj, sa
kohë që martesa nuk është celebruar.

Në rastin kur kemi të bëjmë me kontratë martese duhen plotësuar disa formalitete
para dhe në momentin e celebrimit të martesës. Në momentin e celebrimit të
martesës , nepunësi I gjendjes civile duhet të pyesë bashkëshortët nëse kanë bërë
kontratë martese dhe përgjigja e tyre shkruhet në regjistrin e martesave . Nëpunësi I
gjendjes civile kërkon aktin e lëshuar nga noteri , i cili paraqitet para celebrimit të
martesës.

Për të mbrojtur interesat e të miturve nën moshën 18 vjeç, si një përjashtim, Kodi
parashikon zbatimin e regjimit pasuror të bashkësisë ligjore derisa i mituri të mbushë
moshën 18 vjeç. Kjo bie në pajtim edhe me kushtin paisjes me zotësinë për të
vepruar të subjekteve qe lidhin një kontratë.Pas moshës 18 vjeç ai mund të kërkojë
ndryshimin e regjimit ligjor të pasurisë. Kjo dispozitë është përfshirë në Kod sepse
me arritjen e zotësisë së plotë për të vepruar , ai mund të gjykojë më drejt se cila nga
format e administrimit te pasurisë është më e përshtatshme për gjendjen e tyre
pasurore.

Një element tjetër I rëndësishëm në dispozitat e përgjithëshme është edhe depozitimi
në regjistrin tregëtar i ndyshimeve në kontratën e martesës lidhur me veprimtarine
tregëtare, kur njëri nga bashkëshortët ushtron veprimtari tregëtare. Kjo dispozitë ka
rëndësi sidomos për personat e tretë, sepse efektet për ta fillojnë që nga çasti i
depozitimit të ndyshimit në regjistrin tregëtar.

                                      KREU III

            REGJIMI PASUROR MARTESOR I BASHKESISE LIGJORE

Ky regjim është një regjim i cili zbatohet për të gjitha rastet kur bashkëshortët nuk
kanë zgjedhur një regjim tjetër pasuror në kontratë.

Në dallim nga Kodi Civil i vitit 1981 i cili rregullon “sendet e përbashkëta “ të
bashkëshortëve, apo Kodi civil i vitit 1994 i cili klasifikon midis formave të
bashkëpronësisë edhe “bashkëpronësinë midis bashkëshortëve” si formë e
bashkëpronësisë në tërësi, Kodi i Ri i Familjes rregullon “bashkësinë midis
bashkëshortëve”.

Ligjvënësi Shqipëtar duke ndjekur modelet Romaniste përdor terminologjinë që i
korrespondon në mënyrë më të saktë përmbajtjes së marrëdhënieve pasurore që
lindin ndërmjet bashkëshortëve gjatë dhe pas martesës.

Bashkësia e sendeve të bashkëshortëve nuk duhet njëhsuar me të drejtën e
bashkëpronësisë së tyre mbi sendet e përbashkëta. Por gjithashtu, nuk mund të mos
pranojmë që midis tyre ekziston një lidhje dhe ngjashmëri e parë kjo në prizmin e
sendeve që formojnë objektin dhe subjektet e këtyre dy nocioneve juridike të
ndryshme nga njëra tjetra.

                                                                                     30
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                        FATRI ISLAMAJ


Bashkësia e sendeve të bashkëshortëve ka si objekt nga njëra anë një shumë të
drejtash pasurore, të drejta reale dhe të drejta detyrimesh dhe nga ana tjetër
detyrime. Nocioni bashkësi sendesh i korrespondon përmbajtjes reale të këtij nocioni
juridik. Termi më i saktë që do ti shkonte realitetit në këtë rast do të ishte
“bashkëpasuria e bashkëshortëve”. Siç e thamë më lart në përmbajtjen e bashkësisë
së sendeve hyjnë jo vetëm të drejta por edhe detyrime. Bashkësia e sendeve duhet
parë si një universalitet juridik ku shuma e të drejtave formon aktivin ndërsa detyrimet
formojnë pasivin e bashkësisë pasurore të bashkëshortëve. Dallimi mes nocioneve
qëndron pikërisht në faktin se në bashkësinë e sendeve të bashkëshortëve, formojnë
objektin e së drejtës së bashkëpronësisë, vetëm ato sende mbi të cilat bashkëshortët
kanë një të drejtë pronësie të përbashkët. Mund të themi se sfera e sendeve që
formojnë objektin e bashkësisë së sendeve të bashkëshortëve nuk është e njëjtë me
atë të sendeve që formojnë objektin e bashkëpronësisë, kjo e fundit është në mënyrë
evidente më e ngushtë se e para. Gjithashtu cilësinë e sendeve të përbashkëta e
gëzojnë jo vetëm sendet e trupëzuara por edhe ato të pa trupëzuara, domethënë të
drejtat, pavarësisht nëse janë reale apo detyrimi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Familjes, është përdorur termi “bashkëpronësi”
edhe për rastin e bashkësisë së sendeve të bashkëshortëve. Por sigurisht është
përdorur në një kuptim më të gjerë (lato sensu), duke përfaqësuar një modalitet te të
gjithë të drejtave, qoftë të pronësisë me titull, qoftë për të drejtat e tjera të cilat
bashkëshortët i fitonin gjatë martesës. Raporti ndërmjet këtyre dy kategorive është ai
mes të gjithës dhe pjesës, ku “bashkësia e sendeve” formon universalitetin ndërsa
“bashkëpronësia” përbën vetëm një pjesë të saj.

Bashkësia ligjore (si regjim) ka disa elemente të përbashkëta me Kodin e
mëparshëm të Familjes, përsa i përket faktit që është një pasuri e rregulluar me ligj
dhe jo me marrëveshje të bashkëshortëve dhe në përbërjen e saj përfshin disa nga
pasuritë e vëna nga bashkëshortët gjatë martesës. Por në Kodin e ri të Familjes, janë
përjashtuar nga bashkësia pasuritë e fituara me dhurim, me trashëgim ose me
leg,1kur në aktin e dhurimit ose trashëgimit (testament) nuk përcaktohet se ato janë
dhënë në favour të bashkësisë. Gjithashtu janë përjashtuar nga bashkësia pasuritë e
fituara nga shpërblimi i dëmit vetjak.2 Ndërsa pjesa tjetër e dispozitave të cilat
rregullojnë regjimin e bashkësisë ligjore e sidomos mënyra e administrimit të
pasurisë së përbashkët është një parashikim i ri dhe në përputhje me konceptet më
bashkëkohore të fiksuara dhe në legjislacionet nga ku është frymëzuar hartimi i Kodit
të ri të Familjes.

Sipas nenit 74 të Kodit të Familjes, Bashkësia Ligjore përbëhet nga:

       a) pasuria e fituar nga të dy bashkëshortët, së bashku ose veç e veç gjatë
          martesës;
       b) të ardhurat nga veprimtaria e veçantë e çdo bashkëshorti gjatë martesës,
          nëse nuk janë konsumuar deri në mbarimin e bashkëpronësisë;
       c) frytet e pasurisë së çdo bashkëshorti , që janë marrë dhë nuk janë konsumuar
          deri në mbarimin e bashkëpronësisë;
       ç) veprimtaria tregtare e krijuar gjatë martesës.

1
    Neni 77/b i Kodit të ri të Familjes.
2
    Neni 77/d i Kodit të ri të Familjes.

                                                                                     31
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ


Në rast se veprimtaria tregtare para lidhjes së martesës i përkiste vetëm njërit prej
bashkëshortëve, por gjatë martesës drejtohet nga të dy bashkëshortët, bashkësia
përfshin vetëm fitimet dhe shtimin e prodhimit.

Në pikën –b- të nenit 74 vëmë re se përsëritet termi bashkëpronësi i cili në fakt nuk
duhej të qëndronte në atë kuptim pasi konteksti i pikës –b- dhe i krejt nenit 74 i
referohet bashkësisë dhe përbërjes së saj. Këto dy terma kanë një dallim të qartë i
cili u përmend më lart në këtë punim.

Ndërsa sipas nenit 75 të Kodit, “Pasuria caktuar per administrimin e veprimtarisë
tregtare“, sanksionohet se pasuria e krijuar gjate marteses, e caktuar për
administrimin e veprimtarisë tregëtare të njërit prej bashkëshortëve dhe shtesat e
prodhimit të saj, janë objekt i bashkëpronësisë vetëm nëse ekzistojnë si të tilla në
çastin e mbarimit të martesës“.

Kodi i ri i Familjes redaktuar në frymën e legjislacioneve moderne, ka parashikuar në
mënyrë të detajuar elementët përbërës të bashkësisë duke zgjeruar dhe preçizuar
llojin dhe masën e sendeve vetjake të secilit bashkëshort dhe gjithashtu duke i dhënë
zgjidhje disa prej problemeve të lindura në praktikën gjyqësore të këtyre viteve. Në
njërën nga dispozitat e Kodit të Familjes është parashikuar një prezumim ligjor për të
bërë më të qëndrueshme bashkësinë ligjore. Sipas nenit 76 i Kodit të Familjes,
“Pasuria e bashkëshortëve prezumohet si e përbashkët, me përjashtim të rastit kur
bashkëshorti provon karakterin e saj vetjak”. Ligji me këtë prezumim e favorizon
bashkësinë në krahasim me pasurinë vetjake duke kaluar barrën e provës tek
bashkëshorti që pretendon një pasuri vetjake gjatë një konflikti eventual.


Në dispozitën pasardhëse (neni 77) ligji ka sanksionuar se çfarë do të konsiderohet
pasuri vetjake.

“Pasuri vetjake e bashkëshortit që nuk bën pjesë në bashkësi është:
   a) pasuria, e cila para lidhjes së martesës ishte në bashkëpronësi të
       bashkëshortit me persona të tjerë ose kundrejt se cilës ai ishte titullar i një të
       drejte reale përdorimi;
   b) pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut,
       kur në aktin e dhurimit ose në testament nuk përcaktohet se ato janë dhënë në
       favor të bashkësisë;
   c) pasuria e përdorimit ngushtësisht vetjak të secilit bashkëshort dhe pasuritë e
       fituara si aksesorë të pasurisë vetjake;
   ç ) mjetet e nevojshme të punës për ushtrimin e profesionit të
       njërit prej bashkëshortëve, përveç atyre që janë caktuar për
       administrimin e një shoqërie tregëtare;
   d) pasuria e fituar nga shpërblimi i dëmit vetjak, me përjashtim të të ardhurave që
       rrjedhin nga pensioni i fituar për shkak të humbjes së pjesëshme ose të plote
       të aftësisë për punë;
 dh) pasuria e fituar nga tjetërsimi i pasurive vetjake të sipërpërmendura;
   e) shkëmbimi i tyre, kur kjo është deklaruar shprehimisht në aktin e blerjes.

Siç e shohim ndarja e pasurisë për sa më sipër është e lidhur me disa kritere që kanë
të bëjnë me:
                                                                                      32
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                         FATRI ISLAMAJ


       -     origjinën e pasurisë;
       -     kohën në të cilën është fituar;
       -     dhe me karakterin e cilësive dhe natyrën e saj.

Përcaktimi i saktë i pasurisë dikton zbatimin e rregullave të regjimit martesor lidhur
me ndarjen në pasuri të bashkësisë dhe ne pasuri vetjake, si dhe në përcaktimin e të
drejtave dhe të detyrimeve që kanë bashkëshortët lidhur me këtë pasuri, dhe me
mënyrën e administrimit të saj.1

Nga analiza e dispozitave të lartpërmendura, një send do të jetë pjesë e bashkësisë
nëse do të përmbushen në mënyrë kumulative dy kushet e mëposhtme:

       -     është fituar nga cilido bashkëshort gjatë martesës;
       -     nuk bën pjesë në kategorinë e atyre sendeve të cilat ligji i konsideron,
             vetjake të secilit prej bashkëshortëve.

Sendet e fituara nga bashkëshortët në kushtet e mësipërme konsiderohen të
përbashkëta pasi ligji prezumon që për fitimin e tyre kanë kontribuar të dy
bashkëshortët. Kontributi mund të jetë direkt duke konsistuar në të ardhurat që
rezultojnë nga çdo aktivitet i bashkëshortëve, por edhe indirekt nëpërmjet evitimit të
shpenzimeve apo kursimit, siç është rasti i aktivitetit shtëpiak apo rritjes së femijëve.
Bashkësia që formohet në këto kushte është një efekt ligjor i martesës, prandaj sendi
i fituar nga cilido bashkëshort është pjesë e bashkësisë edhe nëse vetëm njëri prej
tyre ka kontribuar efektivisht në këtë fitim.
Nga kjo rrjedh qe ne nje pjestim eventual te bashkesise, pjeset e secilit bashkeshort
do te jene te barabarta pavaresisht nga kontributi real i secilit.

Nga sa u tha më lart rezulton se kontributi i bashkëshortëve në fitimin e sendeve të
përbashkëta prezumohet nga ligji, pra ekzistenca e tij nuk përbën një kusht për
përcaktimin e sendit si të përbashkët, si pasuri e bashkësisë.

Por zbatimi në praktikë i ndarjes së sendeve në të përbashkëta ose vetjake duhet të
bëhet duke patur në konsideratë rastin konkret. Kjo për faktin se zbatimi në mënyrë
strikte mund të sillte përfitim të padrejtë të bashkësisë në dëm të pasurisë vetjake
ose e kundërta. P.sh. në bazë të Kodit të Familjes (neni 74), pasuria e blerë nga një
bashkëshort gjatë martesës bën pjesë në bashkësi. Në rastin kur një bashkëshort
shet një nga pasuritë e tij personale dhe me këto të ardhura blen një pasuri të re, në
zbatim të nenit 74 kjo duhet të bejë pjesë në bashkësi meqenëse është blerë gjatë
martesës. Në këtë rast bashkësia do të pasurohej pa të drejtë në dëm të pasurisë
vetjake. E kundërta do të ndodhte në rastin kur bëhen përmirësime ose shtesa mbi
një godinë që është pasuri vetjake , në zbatim të Kodit të Familjes (neni 75) këto
bëhen pjesë e pasurisë vetjake. Por nëse këto shtesa janë bërë me të ardhurat e
përbashkëta, bashkësia do të varfërohej në përfitim të pasurisë vetjake.

Por edhe ky problem gjen përgjigje sipas Kodit të ri të Familjes pasi ky Kod ka
parashikuar edhe situata të tilla dhe u jep zgjidhje rasteve të sipërpërmendura, si dhe
rasteve të tjera të kësaj natyre edhe nëpërmjet futjes së kompensimit në favor të
bashkësisë ose të pasurisë vetjake sipas rastit.

1
    Tefta Zaka “Jeta Juridike” NR.3, shtator 2004, fq.7.

                                                                                      33
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ


Duke parë më hollësisht secilin nga burimet e pasurisë që përbëjnë bashkësinë sipas
nenit 74 të Kodit të Familjes, mund të themi se sendet që përbëjnë objektin e
bashkësisë ligjore mund të ndahen në dy kategori, duke përdorur si kriter momentin e
hyrjes së këtyre sendeve në bashkësi.1 Kështu vërejmë se sendet që përfshihen në
gërmat “a” dhe “ç” formojnë një bashkëpronësi te tashme që nga moment i fitimit të
sendit. Ndërsa sendet e parashikuara në gërmat “b” dhe “c” dhe neni 75 janë objekt i
një bashkëpronësie të ardhme.

Ky kategorizim ka jo vetëm rëndësi teorike por edhe praktike pasi regjimi i tyre juridik
do të jetë i ndryshëm. Për të parat prezumimi i bashkëpronësisë funksionon që në
momentin e fitimit të këtyre sendeve, pra nga ky moment ato janë të përbashkëta e
për rrjedhojë të dy bashkëshortët kanë të drejtë të ushtrojnë target e të drejtës së
pronësisë. Ndërsa përsa i përket kategorisë së dytë, gjatë martesës, ato i përkasin
bashkëshortit që i ka fituar e për rrjedhojë do të zbatohet regjimi juridik i sendeve
vetjake,dhe vetëm nëse janë të pa konsumuara në momentin e mbarimit të
bashkëpronësisë, ato do ti referohen pjestimit, duke i dhënë mundësi edhe
bashkëshortit tjetër të përfitojë nga prezumimi i bashkëpronësisë.


                                            BASHKESIA E TASHME

Bashkësi e tashme u cilësua pasuria e fituar së bashku nga të dy bashkëshortët, ose
veç e veç gjatë martesës, duke përfshirë këtu edhe çdo veprimtari tregëtare të krijuar
gjatë martesës. Në kushtet e legjislacionit aktual, bashkëshortët mund të fitojnë çdo
send që mund të formojë objektin e së drejtës së pronësisë private apo të të drejtave
të tjera reale dhe që gjenden në qarkullimin civil. Do të jenë pjesë përbërëse e
bashkësisë, në formën e të drejtës së bashkëpronësisë apo të drejtave reale të
gëzimit, sendet e luajtëshme e të paluajtëshme dhe të drejtat e kreditit.


            A.     FITIMI I SENDEVE TE PERBASHKETA DHE MOMENTI I FITIMIT TE TYRE


                          I. KUPTIMI I FITIMIT TE SENDEVE TE PERBASHKETA

Në lidhje me fitimin dhe momentin e tij për sendet e përbashkëta duhet ti lexojmë
dispozitat e Kodit të Familjes të lidhura ngushtë edhe me insitutet e tjera të së drejtës
civile dhe sidomos parimeve të përgjithshme të saj.

Në kuptim të gërmës “a” të paragrafit të parë të nent 74: të fitosh të drejtën do të
thotë të bëhesh titullar i një të drejte reale ose i një të drejte krediti nga faktet juridike
ose nëpërmjet kryerjes së veprimeve juridike. Përsa i përket të drejtave reale, sendi
do të jetë i përbashkët nëse është fituar në një nga mënyrat e fitimit të pronësisë te
parashikuara në Kodin Civil2 apo dispozita të tjera në ligje të posaçme. Në kuptim të
nenit 74 të Kodit të Familjes, nuk ka rëndësi nëse mënyrat e fitimit të pronësisë mbi
sendet janë origjinale (pushtimi, parashkrimi fitues, fitimi i sendeve me mirëbesim,



1
    Francesco Galgano, “E drejta private“ fq.803.
2
    Kodi Civil, nenet 162-192.

                                                                                           34
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                                   FATRI ISLAMAJ

fitimi me bashkim ose përzierje) apo të prejardhura (kontrata, trashëgimia
testamentare etj.).

Përsa i përket të drejtave të kreditit, ato fitohen nëpërmjet veprimit juridik të
dyanshëm (kontratës), fakteve juridike të ligjshme (gjerimi i punëve të tjetrit, pagimi i
pa detyruar, begatimi pa shkak1) dhe shperblimi I demit2 të rregulluara nga dispozitat
608-648 të Kodit Civil (ose dëmi jashtëkontraktor).

Në kategorinë e sendeve që bëjnë pjesë në bashkësi do të përfshihet jo vetëm fitimi I
të drejtave të pronësisë por edhe fitimi i posedimit qoftë ky edhe me keqbesim, mbi
një send i cili do të shfaqet si një bashkësi faktike. Kuptimi i saktë i nocionit “f itim”
është i nevojshëm për përcaktimin e natyrës juridike si sende të përbashkëta apo
sende vetjake të sendeve të fituara gjatë martesës.

Kështu në lidhje me mënyrën e fitimit të sendeve të përbashkëta në literaturën
juridike3 është pranuar se sendet do të jenë të përbashkëta "pavarësisht nga mënyra
e fitimit, mjafton që ajo të jetë e ligjshme”, apo se “sendi duhet të jetë fituar nga
burime të ligjshme”. Megjithatë në normën juridike nuk bëhet dallim nëse mënyra e
fitimit apo natyra e mjeteve që përdoren për fitim janë të ligjshme apo të paligjshme.
Vërtet që veprimi juridik që ka patur për objekt kalimin e pronësisë së sendit të
përbashkët, duke qenë në kundërshtim me ligjin, është nul, por bashkëshortët kanë
posedimin e sendit, e në një rast të tillë bashkësia do të paraqitej si një bashkësi
faktike. Problemi do të paraqiste interes veçanërisht në hipotezën kur bashkëshortët
kanë qenë me mirëbesim, pasi me këtë cilësi të vullnetit ata do të fitonin pronësinë
mbi frutet e këtyre sendeve.4

Pra ligji ka konsideruar që çdo send i fituar gjatë periudhës së martesës është pjesë
e bashkësisë. Por për të përcaktuar nëse është fituar ky send, do t’i referohemi
dispozitave të së drejtës komune që pa dyshim është e drejta civile.


                         II. MOMENTI I FITIMIT TE SENDEVE TE PERBASHKETA

Në lidhje me momentin e fitimit të sendeve të përbashkëta kjo do të duhet të
koinçidojë pas datës se martesës. Meqenëse Kodi i Familjes nuk parashikon
dispozita të posaçme datë e fitimit do të konsiderohet ajo datë kur njëri nga
bashkëshortët bëhet titullar i një të drejte. Pra momenti i fitimit do të konsiderohet ai
moment në të cilin e drejta e pronësisë mbi sendin apo të drejta të tjera reale hyjnë
në pasurinë e njërit ose të dy bashkëshortëve5 (duke përjashtuar sendet vetjake).

Kështu:

      -    Të drejtat e kreditit që kanë lindur përpara martesës por që përmbushen
           gjatë martesës, nuk janë pjesë përbërëse e bashkësisë. Ndërkohë që ato të



1
  Kodi Civil, nenet 648-659.
2
  Eshtë fjala për “deliktet civile“ të cilat në legjislacionin shqipëtar njihen si “shpërblimi i dëmit“.
3
  E Drejta Familjare, K. Begeja, fq.145
4
  Kodi Civil, neni 297.
5
  Sonila Omari, “Regjimi pasuror martesor“

                                                                                                              35
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

              drejta krediti që kanë lindur gjatë martesës por ekzekutimi I të cilave bëhet
              pas mbarimit martesës bejnë pjesë në bashkësi.
       -      Pasuritë e fituara si ndërtime të cilat në kohën e martesës nuk ishin të
              rregullta ligjërisht, por të legalizuara pas mbarimit të saj, duhet që të
              konsiderohen si pjesë e bashkësisë te pakten persa i perket vleres se
              materialeve pasi për ndërtimin e këtyre objekteve janë shpenzuar pasuri nga
              bashkësia gjatë kohës së martesës (nëse nuk provohet si send I fituar nga
              pasuri vetjake).
       -      Përsa i përket fitimit të të drejtave reale me parashkrim fitues, në lidhje me
              datën e fitimit është konsideruar se;
                  a) parashkrimi fitues me titull do të jetë mënyrë fitimi e sendeve të
                      përbashkëta nëse veprimi juridik për kalimin e pronësisë (data e
                      titullit) i cili është baza e këtij parashkrimi, është lidhur gjatë
                      martesës,ndersa;
                  b) parashkrimi fitues pa titull do të jetë mënyrë fitimi e sendeve të
                      përbashkëta nëse data kur ka filluar të ecë afati i parashkrimit është
                      gjatë martesës, pasi në të gjithë rastet parashkrimi fitues ka efekt
                      prapaveprues, pra poseduesi konsiderohet pronar i sendit që nga
                      data kur ka realizuar aktin e parë të posedimit duke u sjellë si
                      pronar1. Sipas këtij koncepti nuk paraqet rëndësi fakti nëse afati i
                      parashkrimit është plotësuar gjatë apo pas martesës;
       -      Mënyrat e prejardhura të fitimit të pronësisë pra fitimi i pronësisë nëpërmjet
              kontratës bëhet nëpërmjët shprehjes së vullnetit të palëve për të kaluar
              pronësinë. Pronësia fitohet me anë të kontratës pa qenë e domosdoshme te
              bëhet dorëzimi i sendit. Sendi konsiderohet pjesë e bashkësisë që në
              momentin e lidhjes së kontratës, pavarësisht nëse ky moment koinçidon apo
              jo me dorëzimin e sendit. Në rastet e kontratave solemne kalimi i pronësisë
              në bashkësi do të bëhet vetëm pasi vullneti i palëve të jetë shprehur në
              formën e kërkuar nga ligji. Pra nëse kontrata për kalimin e pronësisë së
              sendeve të paluajtëshme nuk është bërë në formën e aktit noterial dhe e

              regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, pronësia mbi
              sendin nuk ka mundur ti kalojë bashkësisë. Në një rast të tillë bashkëshortët
              do të kishin vetëm një të drejtë krediti e lindur si rezultat i një kontrate
              paraprake shitjeje.


             B. CILESIA E PERSONAVE QE FITOJNE SENDET QE BEJNE PJESE NE BASHKESI

Në lidhje me cilësinë që duhet të gëzojë fituesi i këtyre sendeve është e qartë se ai
duhet domosdoshmërisht të jetë bashkëshort. Nuk ka rëndësi nëse në aktin e fitimit
figuron emri i të dyve apo i njërit bashkëshort, mjafton që fituesi i të drejtës të jetë i
martuar dhe sendi i kalon direkt bashkësisë. Ky rregull vlen edhe për regjistrimin e
sendit, ai mund të bëhet në emër të njërit apo të dyve , gjithsesi ai është pjesë e
bashkësisë.




1
    I. Filipescu, fq. 54.

                                                                                         36
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ

                               BASHKESIA EVENTUALE

Neni 74 gërma “ b” dhe “ c” e Kodit të Familjes përcaktojne bashkësinë eventuale.
Këto dispozita rregullojnë elementët pasurorë të cilët nuk bëjnë pjesë në bashkësi që
nga momenti i lindjes së këtyre të drejtave. Këto sende ndahen ndërmjet
bashkëshortëve nëse në momentin e pjestimit të bashkësisë gjenden ende të
pakonsumuara. Objektin e bashkësisë eventuale e formojnë vetëm sende të
luajtshme kryesisht në formën e të ardhurave, ose të drejta krediti kundrejt të tretëve
duke përjashtuar sendet e paluajtëshme. Sipas literaturës juridike edhe sendet e
paluajtshme kur janë sende të destinuara për një veprimtari tregëtare mund të
përfshihen në sferën e sendeve të përcaktuara nga neni 75.

Këto sende kanë një natyrë juridike dualiste në kuptimin që ato megjithëse janë
objekte të pronësisë vetjake të çdonjërit bashkëshort, njëkohësisht janë të destinuara
ta humbasin karakterin vetjak në momentin e pjestimit të pasurisë . Eshtë tashmë e
qartë që bashkëshorti tjetër do të fitojë të drejtën e bashkëpronësisë mbi këto sende
(pra do të konsiderohen si pjesë e bashkësisë) vetëm në momentin e pjestimit të
bashkësisë, pasi përpara këtij momenti mometi ai ka vetëm një shpresë faktike e cila
si e tillë nuk mund të mbrohet me mjete juridike. Nëse këto të ardhura nga
veprimtaria e secilit, apo fruta të sendeve personale, nuk janë konsumuar ato do t’i
nënshtrohen pjestimit së bashku me të tjera sende të bashkësisë. Ky shndërrim i tyre
nga vetjake në të përbashkëta mbështëtet në prezumimin ligjor sipas te cilit në
ruajtjen e tyre ka kontribuar direkt ose indirekt edhe bashkëshorti tjetër.

         1. TE ARDHURAT NGA VEPRIMTARIA E VEÇANTE E ÇDO BASHKESHORTI

Me aktivitet të veçantë të secilit bashkëshort duhet të kuptojmë si aktivitetin në bazë
të një kontrate pune në varësi të një punëdhënësi, ashtu edhe një veprimtari pune të
pavarur profesionale intelektuale.

Por në radhë të parë duhet të kuptojmë shpërblimin (të ardhurat) nga puna dhe të
përcaktojmë nëse janë sende vetjake të bashkëshortëve apo janë pjesë e
bashkësisë. Lidhur me këtë temë ka patur debate të shumta juridike por ideja
mbizotëruese është që paga, të ardhurat e arkëtuara, pra ajo që shfaqet në formën
e një shume parash, përfaqësojnë një send i cili bën pjesë në bashkësi që në këtë
moment, ndërsa paga e pa-arketuar, domethënë që formon objektin e një të drejte
detyrimi është konsideruar si një send vetjak.

Lidhur me shumat e parave që ndodhen në llogaritë bankare është konsideruar që
shumat e depozituara nga cilido bashkëshort do të llogariten si sende vetjake apo
sende të përbashkëta, respektivisht në funksion të prejardhjes së këtyre shumave në
momentin kur është bërë depozitimi, pavarësisht në emër të kujt është bërë ky
depozitim.

                    2. FRUTAT E PASURISE SE ÇDO BASHKESHORTI

Lidhur me frutat e sendeve vetjake ka mendime të ndryshme në doktrinën juridike.
Kështu sipas një mendimi i cili bazohet më shumë në dispozitat e Kodit Civil, është
konsideruar që frutet duke qenë një send që i takojnë pronarit të sendit si pasojë e
ushtrimit të tagrit të gëzimit , padyshim që nuk janë gjë tjetër veçse sende vetjake të
bashkëshortit titullar të sendit vetjak që i ka prodhuar frutet.

                                                                                    37
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ


Sipas një tjetër mendimi i cili bazohet më shumë në dispozitat e Kodit të Familjes,
meqenëse frutat e sendeve vetjake nuk janë parashikuar shprehimisht në dispozitën
që numëron sendet vetjake atëherë ato janë pjesë e bashkësisë.

Në dallim nga frutat të cilat nuk prekin substancën e sendit që i ka prodhuar,
prodhimet përfaqësojnë një vlerë e cila zëvendëson sendin që i ka prodhuar e për
rrjedhojë ato do të konsiderohen të përbashkëta ose personale në varësi të
kategorisë së sendit që i ka prodhuar, respektivisht send i përbashkët ose send
personal.1


                               SENDET VETJAKE TE BASHKESHORTEVE

Sendet vetjake janë të parashikuara në nenin 77 të Kodit të Familjes. Nga sa del
nga kjo dispozitë, një pjesë e sendeve ose të drejtave pasurore, megjithëse të fituara
gjatë martesës, janë përjashtimisht sende vetjake të bashkëshortëve, pra nuk bëjnë
pjesë në bashkësinë ligjore. Tërësia e sendeve të numëruara në nenin 77 përbëjnë
objektin e të drejtës së pronësisë ose të një të drejte tjetër reale apo detyrimi titullar i
së cilës është bashkëshorti të cilit i përket kjo e drejtë. Në këtë cilësi ai mundet të
ushtrojë në mënyrë ekskluzive të gjithë tagrat që formojnë përmbajtjen e së drejtës
së pronësisë apo të një të drejte tjetër reale apo detyrimi. Sendet të cilat futen në
këtë kategori të sendeve vetjake janë të numëruara në mënyrë limitative nga neni 77
i Kodit të Familjes. Domethënë bashkëshortët nuk mundet që nëpërmjet veprimeve
juridike të shtojnë kategori të tjera sendesh në këtë grup.

Për të njohur më mirë kategoritë e sendeve vetjake duhet të kemi parasysh disa
kritere. Ndër kriteret kryesore që mund t’u referohemi për të përcaktuar sendet
vetjake janë:


      a) momenti i fitimit të sendit;
      b) lidhja e sendit me njërin bashkëshort;
      c) destinacioni i sendit;


Për të njohur më mirë kategoritë e sendeve vetjake po i marrim secilen nga pikat e
nenit 77 në analizë.


                         1. SENDET E FITUARA PARA LIDHJES SE MARTESES

Si kriter i parë dhe themelor është ai kohor, pra i kohës kur është fituar pronësia mbi
sendin. Sipas këtij kriteri sendet e fituara para lidhjes së martesës janë sende vetjake
dhe nuk futen në bashkësi.

Nëqoftëse para lidhjes së martesës bashkëshortët kanë bashkëjetuar, atëherë
sendet e fituara me kontributin e të dyve do t’i nënshtrohen rregullave të

1
    Sonila Omari, “Regjimi pasuror martesor“


                                                                                         38
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                              FATRI ISLAMAJ

bashkëpronësisë në pjesë. Në këtë situatë secili prej bashkëshortëve do të ketë një
pjesë ideale e cila do të përcaktohet duke provuar, secili prej tyre kontributin efektiv
për fitimin e sendit. Këto pjesë ideale janë pasuri vetjake e secilit bashkëshort.

Ndërsa sendet që fitohen pas datës së celebrimit të martesës janë pjesë e
bashkësisë dhe kontributi për fitimin e tyre është prezumuar nga ligji. Në rastet kur
kemi të bëjmë me sende pronësia mbi të cilat kalon pas pagimit të disa kësteve dhe
kontrata është bërë para lidhjes së martesës, këto sende janë pasuri vetjake.
Megjithëse mund të ndodhte që një pjesë e kësteve të paguhen pas celebrimit të
martesës. Por një situatë e tillë e bën bashkëshortin pronar debitor ndaj bashkësisë
për vlerën e kësteve të paguara pas martesës.


  2. SENDET E FITUARA GJATË MARTESËS ME TRASHËGIMI LEGE OSE DHURIM, KUR NË
   AKTIN E DHURIMIT OSE NE TESTAMENT NUK PERCAKTOHET SE ATO JANE DHËNË NE
                              FAVOR TË BASHKËSISË.

Futja e këtyre pasurive në pasuritë vetjake përbën ndryshimin më të spikatur që Kodi
i ri i Familjes sjell në raporte me Kodin Civil të vitit 1981 dhe Kodin e Familjes të vitit
1982 sipas te cilt keto ishin pjesë e bashkësisë.

Kontrata e dhurimit dhe instituti i trashegimisë bazohen në vullnetin e personit që
kalon të drejtën e pronësisë nga vetja tek tjetri (bashkeshorti) - animus donandi -
vullnet i cili sjell pasoja vetëm në favor të perfituesit të dhurimit ose të trashëgimit.
Ashtu si testamenti edhe kontrata e dhurimit janë veprime juridike pa
kundërshpërblim , të cilat bëhen në favor të një personi të caktuar, cfare do të thotë
që personi perfitues nga këto veprime juridike , është patur parasysh si subjekt i
përfitimit kur është kryer ky veprim juridik.

E njëjta gjë ndodh edhe në trashegiminë ligjore, cilesia si trashegimtar e njërit prej
bashkëshortëve është një cilësi me karakter personal - intuitu personae - çfarë i bën
këto persona si subjekte të cilat trashëgimlënësi ka nje afeksion të veçantë për
arsye të lidhjes së gjakut ose jetesës së përbashkët e për rrjedhojë pas vdekjes së tij
do të mund të përfitojnë nga pasuria e tij. Megjithatë vetë trashëgimlënësi ose
dhuruesi mund të shprehë një vullnet të ndryshëm nga ky që thamë më lart dhe në
aktin e dhurimit ose në testamenet të përcaktojë si përfitues të këtij akti bashkësinë.
Në këtë rast sendet e fituara bëhen pjesë e bashkesise dhe nuk janë sende vetjake
por me kusht që si përfitues në aktin e dhurimit ose të testamentit të cilesohet
bashkësia pra të dy bashkëshortët, pa bërë dallime për sende të ndryshme seicilit
prej tyre. Në rastin kur në një testament trashëgimlënësi kalon të drejtën e pronësisë
për sende të ndryshme secilit bashkëshort dhe në mënyrë të shprehur lidh fatin e
ndonjërit prej sendeve me subjektin e njërit ose tjetrit bashkëshort atëherë do të
konsiderohet që të drejtat pasurore të fituara në mënyrë të adresuar secilit
bashkeshort do të jenë pasuri vetjake të tyre.

Në lidhje me dhurimet e bëra në formën e dhurimeve manuale , nga njëri
bashkëshort tjetrit gjatë martesës, janë konsideruar sendet vetjake të përfituesit të
dhurimit. Kur kemi të bëjmë me kontrata pa kundershpreblim të lidhura midis
bashkëshortit dhe një të treti duhet shqyrtuar vullneti i kontraktuesit nëse ia ka bërë
njërit bashkëshort apo te dyve.


                                                                                        39
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ


    3. SENDET E PËRDORIMIT NGUSHTËSISHT VETJAKE DHE ATO TË DESTINUARA PËR
             USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NJËRIT PREJ BASHKËSHORTËVE

Sende të përdorimit vetjak do të konsiderohen të gjitha ato sende të cilat përdoren
ose janë të destinuara për përdorim personal ekskluziv dhe efeketiv të njërit
bashkëshort. Për përcaktimin e një sendi si vetjak (sipas pikës 3 të perdorimit
personal), si rregull nuk është relevant fakti nësë për prokurimin e tij janë përdorur të
ardhurat e përbashkëta të bashkëshortëve për sa kohë që ata janë të detyruar t`i
akordojnë njëri – tjetrit mbështetje morale dhe materiale.
Kështu,shpenzimet që bëhen në lidhje me nevojat e secilit siç janë ato te lidhura me
veshjet, shëndetin, higjenën e të tjere përballohen nga të ardhurat e përbashkëta.
Gjithashtu si rregull data e fitimit ante ose post matrimonium të një sendi të përdorimit
personal nuk ka rëndësi për cilësimin e tij si send vetjak.
 Do te konsiderohen të tilla p.sh. veshjet, librat në një gjuhë që e njeh vetëm njëri
bashkëshort (ose që kanë të bejne me profesionin e tij), instrumenetat muzikore ose
sportive të cilat i përdor ekskluzivisht njëri, sendet që përdoren për shëndetin e njërit
bashkëshort, bizhuteritë etj.

Nuk konsiderohen si sende personale ato qe jane sende luksi p.sh. bizhuteritë
shumë të shtrenjta kur mund të provohet se ato jane fituar me qellim jo vetem
perdorimi personal por më tepër për investimin e të ardhuarve. Por kjo është një
cështje fakti e cila duhet të përcaktohet rast pas rasti në funksion të qëllimit të
blerjeve, vlerës së sendeve dhe gjendjes ekonomike të bashkëshortëve.

  4. SENDET QË SHËBEJNË PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NJËRIT BASHKËSHORT

Në këtë kategori të sendeve vetjake do të futen të gjitha ato sende që sipas natyrës
dhe destinacionit ekonomik të tyre shërbejnë për ushtrimin e profesionit të njërit prej
bashkëshortëve.

Nuk mund të futen në këtë kategori ato sende që megjithese lidhen me profesionin e
njërit bashkëshort janë sende që janë të destinuara për drejtimin e një aktiviteti
tregëtar i cili bën pjesë në bashkësi.
Këto sende do të jenë vetjake, pavaresisht nëse janë blerë me mjete të përbashkëta.
Ky rregull do të zbatohet në ato raste kur këto sende kanë një vlerë të “zakonshme”
dhe janë prokuruar në kuadrin e qellimeve ekonomike normale.
Kur prokurimi i këtyre sendeve nuk është bërë me këtë qëllim por për investimin e e
të ardhurave të realizuara gjatë martesës ato nuk do të cilesohen si sende vetjake
por si sende të përbashkëta.

Kur të dy bashkeshortët kanë të njejtin profesion në literaturën juridike është afirmuar
ideja që bashkëshortët kanë mbi këto sende një të drejtë bashkëpronësie në pjesë.


     5. PASURIA E FITUAR NGA SHPERBLIMI I DEMIT VETJAK ME PERJASHTIM TE TE
     ARDHURAVE QE RRJEDHIN NGA PENSIONI I FITUAR PER SHKAK TE HUMBJES SE
                PJESSHME OSE TE PLOTE TE AFTESISE PER PUNE

Ne kete kategori sendesh bejne pjese shumat e parave te arkëtuara nga njeri
bashkeshort me titull shperblimi qe vjen si rezultat i sigurimeve kontraktore ose

                                                                                      40
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ

sigurimeve me titull demshperblimi i cili i takon atij bashkeshorti qe ka qene viktime e
nje demi jashtekontraktor sipas dipspozitave te neneve 608- 647 te Kodit Civil apo e
drejta e kreditit per kete shume kur ajo nuk eshte arkëtuar akoma.

Arsyeja e futjes se ketyre sendeve ne kategorine sendeve vetjake eshte se si
shperblimet ashtu edhe ajo qe merret nga sigurimet kane per qellim te kontribuojne
ne permiresimin e shendetit dhe rifitimin e aftesise per pune.

Por qe keto sende te jene vetjake duhet qe demtimi ti kete ndodhur vetem njerit prej
bashkeshorteve dhe jo sendeve te tij. Ose ne rastin e sigurimit te sendeve shumat e
inkasuara me titull shperblim demi do te jene personale apo te perbashketa ne
funksion te sendit te siguruar, respektivisht personal apo te perbashket ne funksion
te cilesise se sendit te siguruar respektivisht personal ose i perbashket.

Demshperblimet per demin e shkaktuar personit te njerit prej bashkeshorteve
presupozon ekzistencen e nje demi jashtekontraktor, viktime e te cilit eshte njeri apo
tjetri bashkeshort. Ne literaturen juridike te fushes eshte pranuar qe te futen ketu
edhe demet me natyre jopasurore atehere kur pasojat e ardhura kane ndikuar direkt
ne kushtet e jeteses se viktimes. Ne rast vdekje si pagesa e sigurimeve ashtu edhe
demshperblimi do ti takoje trashegimtareve.

    6. SENDET E FITUARA NGA TJETERSIMI I SENDEVE VETJAKE APO SHKEMBIMI I TYRE KUR
     KJO ESHTE DEKLARUAR SHPREHIMISHT NE AKTIN PERKATES (PIKA DH, E, E NENIT 77)

Përbën send vetjak sipas kësaj kategorie vlera që përfaqeson dhe zevendeson nje
send personal ose sendi ne te cilin ka kaluar kjo vlere.

Keto sende jane vetjake si pasoje e aplikimit te parimit te subrogimit real me titull
universal. Subrogimi mund te prodhoje edhe efekte parciale ne rastin kur nje send i
perbashket eshte fituar, nje pjese me fond personal dhe nje pjese me fonde te
perbashketa, apo kur nje send i perbashket eshte riparuar me fonde personale.
Parimi i subrogimit real i parashikuar nga neni 77, Kodit të Familjes do te zbatohet
vetem per sendet vetjake. Zbatimi i ketij parimi per sendet qe bejne pjese ne
bashkesi do te ishte i panevojshem, duke patur parasysh prezumimin e parashikuar
nga neni 76, sipas te cilit sendet e fituara nga çdonjëri prej bashkeshorteve gjate
marteses jane te perbashketa per sa kohe nuk provohet e kunderta.

Mund te permendim disa raste te subrogimit real : sendi i fituar si pasoje e tjetersimit
te nje sendi vetjak sic eshte per shembull rasti i blerjes se nje apartamenti me nje
shume parash te njerit bashkeshort, edhe ne qofte se kontrata eshte lidhur ne emer
te dy bashkeshorteve ; çmimi i shitjes se një sendi vetjak nëqoftëse eshte inkasuar
ose e drejta e kreditit te cimimit te shitjes se ketyre sendeve : sendi i fituar si rezultat i
shkembimit me një send vetjak , shuma e sigurimit ose shperblimi qe vjen si rezultat i
demit te shkaktur nje sendi vetjak etj.
                                                                 1
                                        SENDET ME NATYRE MIKSE

Doktrina dhe jurispudenca e vendeve te tjera ku eshte bazuar Kodi i ri i Familjes
tregon se ka dhe kategori pasurise qe shfaqen me nje natyre mikse. Pra here jane ne

1
    Tefta Zaka “Jeta Juridike” NR.3, shtator 2004-

                                                                                           41
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                                       FATRI ISLAMAJ

te njejten kohe vetjake dhe te perbashketa dhe here ka mbivendosje te te drejtave,
pra nje pasuri eshte vetjake per disa nga atributet e saj dhe per te tjerat eshte e
perbashket.

Ne shume pasuri per shkak te kompleksitetit te tyre kur jane te perbashketa disa nga
atributet e tyre mbeten vetjake. Te tilla jane klientela ne profesionet e lira si mjeksia,
stomatologjia, arkitektura, avokatia etj. Megjithëse klientela ka karakter të
patjetersueshem dhe profesionet e siperpermnedura kane karakter personal, vlera e
klienteles perfshihet ne bashkesi.

Gjate likujdimit te bashkesise, e drejta e shfrytezimit te klienteles duhet
domosdoshmerisht ti atribuohet atij qe ushtron profesionin per shkak te karakterit
personal qe ka kjo e drejtë1. Ne kete kategori perfshihen edhe te drejtat e ortakeve
ne varesi te cilesise si ortakut, te drejtat e autorit te cilat varen shpesh nga momenti
ne te cilin shfaqen ose para fillimit te regjimit ose gjate tij, ose mbas mbarimit te
regjimit.

Ne diskutim jane sidomos e drejta e shperndarjes se vepres dhe e drejta e
shfrytezimit te saj. Juridikisht e drejta e shperndarjes se vepres dhe percaktimi i
kushteve per shfrytezimin e saj mbeten te drejta vetjake. Por nese autori vendos ta
shperndaje dhe kjo sjell te ardhura, bashkesia duhet te perfitoje se eshte nje pasuri e
krijuar gjate kohezgjatjes se marteses.


                                                         KOMPENSIMI

E drejta e kompesimit eshte një nga elementet e rinj me te spikatur ne pjesen e
regjimeve pasurore martesore te Kodit te ri te Familjes.

Sipas nenit 78 te Kodit te Familjes : “ Bashkesia mund te perfitoje kompensim, pas
mbarimit te saj per te ardhurat dhe pasurite qe bashkeshorti ka neglizhuar te marre
ose per ato qe ai ka shpenzuar ne keqbesim. Kerkesa per kompensim duhet te
paraqitet nga bashkeshorti i interesuar para mbarimit te procedures se ndarjes se
pasurise “ .

Ne nenin 79 te Kodit te Familjes eshte sanksionuar e drejta per kompensim : “
Pasuria e fituar ne shkembim e nje pasurie e cila i perkiste individualisht njerit prej
bashkeshorteve, eshte pasuri vetjake me perjashtim te kompensimit qe i behet
bashkesise ose e kunderta kur nga shkembimi rezulton te kete diferenca. Nëse
diferenca ne ngarkim te bashkesise eshte me e madhe se vlera e pasurise vetjake te
tjetersuar pasuria e fituar me kete shkembim i perket bashkesise pervec kompensimit
te pasurise vetjake.”

Nga sa cituam me lart konstatojme se kompesimet jane te detyrueshme sa here qe
kemi kalim te vlerave te bashkesise ne nje pasuri vetjake ose kalim te pasurise
vetjake ne bashkesi. Kompensimi nenkupton kreditë dhe debitë (ne gjuhen
ekonomike) midis secilit prej bashkeshorteve nga njera ane dhe bashkesise nga ana
tjeter.


1
    Droit civil- les regime matrimoniaux- Philip Malovric et Laurent Ayres, edition 1999 fq, 188   .
                                                                                                                  42
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

Si shembull mund te marrim rastin kur njeri prej bashkeshorteve permireson nje
pasuri vetjake duke perdorur te ardhurat e perbashketa. Ai ne kete rast detyrohet te
kompesoje bashkesine. Shembull tjeter eshte arketimi ne favor te bashkesise i
çmimit të shitjes se nje pasurie vetjake. Bashkesia, ne ke rast, detyrohet të
kompesoje bashkeshortin qe ishte pronar i kesaj pasurie vetjake.

Kodi i Familjes shkon edhe me tej ne teorine e kompesimeve, siç e pame në nenin
78. Ky nen ben debitore bashkeshortin ne favor te bashkesise, pas mbarimit te saj
per te gjitha ato pasuri qe nuk jane perfituar nga bashkesia per shkak se
bashkeshorti ka neglizhuar ti marre ato, ose i ka shpenzuar me keqbesim. Ne te dy
keto raste del elementi (faj) i cili e ben bashkeshortin debitor ndaj bashkësisë dhe e
detyron te beje kompesimin. Gjithashtu ne rastin kur njeri bashkeshort eshte
bashkepronar mbi nje pasuri te paluajteshme e cila del ne ankand per tu tjetersuar,
te ardhurat e perfituara si pasoje e ketij ankandi nuk perbejne pasuri te fituar gjate
marteses, por bashkeshorti detyrohet te kompesoje bashkesine per shpenzimet qe
ajo ka bere per zhvillimin e ankadit.


                            DETYRIMET MBI BASHKESINE.

Sipas nenit 81 te Kodit te Familjes, “ Bashkeshortet pergjigjen mbi pasurine ne
bashkesi :
   a) per te gjithe barrët dhe detyrimet qe rendojne mbi ta ne çastin e fititmit te
      pronesise ;
   b) per te gjitha shpenzimet e administrimit per pasurite e perbashketa;

   c) per te gjitha shpenzimet per mbajtjen e familjes dhe per cdo detyrim te
      kontraktuar nga bashkeshortet qofte dhe veçmas, që eshte ne interes te
      familjes ;
   d) per cdo detyrim tjeter kontraktues ose jokontraktues me perjashtim te
      detyrimeve te percaktuara si vetjake ne kete kod.”

Kodi parashikon edhe perjashtime per raste te veçanta si ato te parashikuar nga neni
84, sipas te cilit :
“ Bashkeshortet pergjigjen mbi pasurine ne bashkesi deri ne gjysmen e vleres se saj
kundrejt kreditoreve vetjak te cdo bashkeshorti, kur pasuria vetjake e tij nuk mjafton
per përmbushjen e:
    a) detyrimeve qe ai ka marre persiper vetem per administrimin e
       pasurise ne bashkesi te tagrave te tij te administrimit;
   b) Detyrimeve te tij vetjake cilido qofte çasti i lindjes se tyre.
Paragrafi i mesipërm nuk zbatohet nese ka patur mashtrim nga bashkeshorti debitor
dhe keqbesim nga kreditori i tij”

Perveç detyrimeve qe bashkeshortet kane ne lidhje me pasurine ne bashkesi Kodi i
Familjes, shprehet dhe per raportet mes detyrimeve te pasurive vetjake te dy
bashkeshorteve. Sipas nenit 86 te Kodit të Familjes :
“ Te ardhuarat vetjake te njerit bashkeshort nuk mund te preken nga kreditoret e
bashkeshortit tjeter, vetem nese detyrimi ka qene i kontraktuar per mirembatjen e
banesës dhe te familjes sipas nenit 81 te ketij Kodi”



                                                                                   43
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

Kemi gjithashtu kompesim te bashkesise nga njeri bashkeshort dhe ne rastet e
meposhtme:
  - Jane paguar nga bashkesia detyrime qe bashkeshortet kane para lidhjes se
     marteses ose qe rendojne trashegimine dhe dhurimet qe fitojne gjate
     marteses;
  - Ne rastin kur detyrimi eshte kontraktuar ne interesin vetjak te njerit prej
     bashkeshorteve dhe ai eshte shperblyer nga pasuria ne bashkesi;
  - Detyrimi vetjak i njerit bashkeshort është shlyer nga bashkesia;
  - Nga pasuria ne bashkesi jane paguar gjoba ose demshperblime per te cilat
     eshte detyruar njeri prej bashkeshorteve per shkak te nje dënimi penal ose
     administrativ;
  - Detyrimi qe bashkesia ka shlyer ishte kontraktuar nga njeri prej
     bashkeshorteve ne kundershtim me detyrimet qe i imponon martesa.

Kompesimi eshte hapi i pare ne pjesetimin e pasurise bashkeshortore. Pra duhet se
pari te nxirret vlera reale e bashkesise.


                               ADMINISTRIMI I BASHKESISE

Sipas koncepteve te pergjithshme te se drejtes, administrimi i nje pasurie behet
normalisht nga pronari i saj nese ai eshte i afte te bejë kete gje. Perjashtimisht
administrimi i nje pasurie behet nga nje perfaqesues i caktuar me marreveshje qe
eshte i detyruar te respektoje tagrat qe i jane dhene dhe eshte pergjegjes per
veprimet e kryera gjate adiministrimit, nga nje perfaqesues ligjor ose nga nje
perfaqesues i percaktur nga gjykata.

Këto parime në pjesën më të madhe të tyre nuk gjejnë zbatim në rastin e bashkësise
ligjore. Kjo është e justifikueshme me faktin se pasuria ne bashkësisë nuk i perket as
njerit as tjetrit bashkeshort dhe njekohesisht u perket te dyve. Gjithashtu pasuri te
ndryshme te bashkeshorteve caktohen per te realizuar detyrimet qe rrjedhin nga
martesa (nevojat e familjes). Kjo eshte karakteristike dhe e regjimeve te tjera
martesore. Per kete shkak ne Kodin e Familjes jane parashikuar rregulla te veçanta
per administrimin e pasurise ne bashkesine ligjore. Per rastet e regjimeve me
kontrate bashkeshortet vendosin me marreveshje se si do te realizojne administrimin
e pasurisë së tyre te perbashket dhe personale.

Sipas Kodit të Familjes secili bashkeshort ka te drejten e administrimit te zakonshem
te pasurise ne bashkesi. Secili bashkeshort eshte perfaqesues ligjore dhe i
bashkeshortit tjeter para organeve administrative dhe gjyqesore per ceshtje qe kane
te bejne me administrimin e zakonshem te pasurise ne bashkesi.

Çfare do te konsiderohet si veprim administrimi i “ zakonshem” dhe “ jo i
zakonshem”?

Eshte e veshtire te behet nje ndarje rigoroze mes ketyre dy koncepteve por
pergjithesiht eshte pranuar qe administrimi i jashtezakonshem eshte konsideruar per
shembull, tjetersimi i pasurise se paluajteshme ose disponimi i te mirave materiale
qofshin keto edhe te paluajteshme por qe jane pjese e bashkesise.



                                                                                   44
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

Administrimi i zakonshem i te mirave materiale te bashkesise i takon veç e veç
çdonjerit prej bashkeshorteve. Perkundrazi aktet e administrimit te jashtezakonshem
duhet te kryhen se bashku nga bashkeshortet ( neni 90). Njëri bashkëshort lejohet te
kryeje vetë veprimet që jane te nevojshme edhe kur te kerkohet pelqimi i te dy
bashkeshorteve, nese bashkeshorti tjeter eshte larg ose per shkak te pengesave te
tjera qe nuk e bejne te mundur pranine e tij per te ushtruar te drejten e administrimit.

Nese njeri nga bashkeshortet pa u mbeshtetur ne arsye te ligjshme refuzon të japë
pëlqimin per kryerjen e nje veprimi administrimi te jashtezakonshem ose per verpime
te tjera per te cilat kerkohet pelqimi, bashkeshorti tjeter mund ti drejtohet gjykates per
te marre autorizimin. Gjykata sipas nenit 92 te Kodit te Familjes vendos dhenien e
autorizimit, kur kryerja e veprimit eshte e nevojshme per interesa te familjes ose te
veprimtarise tregetare qe ben pjese ne bashkesi.

Aktet e kryera nga njeri bashkeshort pa marre pelqimin e nevojshem te bashkeshortit
tjeter jane te “anullueshme” nëqoftëse u perkasin te mirave materiale te paluajteshme
ose te mirave materiale te luajteshme qe regjistrohen ne regjistrat publike, me
kerkesen e bashkeshortit tjeter. Nëqoftëse keto jane akte te cilat u perkasin te mirave


te tjera materiale te luajteshme, ato jane te “vlefshme”, por bashkeshorti eshte i
detyruar qe te kompensoje bashkesine ne natyre ose ne vlere.1

Ne kete menyre jane kenaqur dy kerkesa te kunderta : nga njera ane te evitohet qe
bashkeshorti te kryeje akte administraive te jashtezakonshme pa vullnetin e
bashkeshortit tjeter, nga ana tjeter kerkesa per te mos kompromentuar sigurimin e
qarkullimit te te mirave materiale.

Mbi te mirat materiale (pasurite) qe jane pjese e bashkesise bie detyrimi i
destinacionit. Ne menyre prioritare ato jane te destinuara per mbatjen e familjes dhe
per rritjen, edukimin dhe shkollimin e femijeve. Detyrimi i destinacionit ka edhe
efekte te jashtme d.m.th. ai u drejtohet kreditoreve dhe ben te mundur dallimin midis
dy lloj kreditoresh :

      a) Kreditoret , kredite e te cilëve varen nga detyrimet e marra persiper       nga
         bashkeshortet veç e veç ose se bashku ne interes te familjes qe rrjedhin    nga
         administrimi i te mirave materiale te perbashketa.
      b) Kreditoret e veçante te cdo bashkeshorti, kredite e te cileve nuk varen      nga
         detyrimet e marra persiper ne interes te familjes apo qe rrjedhin            nga
         administrimi i te mirave materiale te perbashketa.

Te parët ( rasti a ), mund ti permbushin kredite e tyre mbi teresine e pasurise qe
eshte ne bashkesi dhe nëqoftëse keto nuk mjaftojne ato mund te veprojne edhe mbi
pasurite vatjake te cdo bashkeshorti. Pergjegjesia e bashkeshorteve nuk eshte vetem
nje pergjegjesi e pjesshme, ajo behet edhe pergjegjesi e kufizuar e cdo bashkeshorti,
nëqoftëse bashkeshorti tjeter nuk ka pasuri personale. Kjo pergjegjesi krijon nje nxitje
per bashkeshortet per te adoptuar nje bashkesi ligjore.



1
    Francesco Galgano. “E Drejta Private“ fq. 803.

                                                                                       45
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                               FATRI ISLAMAJ

Kreditoret e dyte ( rasti b), duhet te veprojne mbi pasurite vetjake te bashkeshortit qe
eshte debitor i tyre dhe nëqoftëse pasurite vetjake jane te pamjaftueshme, mund te
permbushin kredinë mbi vleren e kuotes se tij te pasurive te perbashketa. Kjo ben qe
bashkesia ligjore ti shmanget parimeve te bashkepronesise ne pergjithesi.

Gjykata mund te vendose perjashtimin nga administrimi i njerit bashkeshort ne rast
se ai per nje kohe te vazhdueshme ndodhet jashte gjendjes per te shprehur vullnetin
e tij, si dhe kur eshte ne keqbesim dhe i paafte te administroje pasurine ne bashkesi.

Ne rast te tejkalimit te te drejtave ne administrim te bashkesise nga njeri
bashkeshort, bashkeshortit tjeter mund te kerkoje anullimin e veprimit ose te jape
pelqimin per veprimin e kryer. Per te realizuar kete te drejte Kodi i Familjes
parashikon edhe mundesine per t’iu drejtuar gjykates. Pra, padia per anullimin e
veprimit nese me vone ai nuk ka dhene pelqimin per kete veprim, mund të ngrihet
brenda një viti nga data e marrjes dijeni për veprimin, dhe ne cdo rast jo me vone se
nje vit nga mbarimi i bashkesise.

Kodi i Familjes rregullon gjithashtu administrimin e pasurise vetjake te bashkeshortit.
Duke qene pronar i pasurise vetjake, secili bashkeshort e administron vete pasurine
vetjake. Megjithate Kodi ka parashikuar disa rregullime kur ndodhemi perpara
administrimit te pasurise vetjake te njerit bashkeshort nga tjetri, me vullnetin e tij te
lire, ose pa vullnetin e tij dhe pasojat qe vijne nga te dy rastet. Secili nga
bashkeshortet eshte i lire ti besoje bashkeshortit tjeter administrimin e pasurise se tij
vetjake gjate marteses, sipas rregullave te pergjithshme te perfaqesimit. Por shpesh
mund te ndodhe qe njeri nga bashkeshortet te administroje pasurine vetjake te tjetrit
pa patur nje akt perfaqesimi por me dijenine dhe pa kundershtimin e tij. Ne kete rast
konsiderohet se ka marre nje akt perfaqesimi ne heshtje qe mbulon veprimet e
administrimit dhe te perdorimit, me perjashtim te tagrave te disponimit. Duke u
konsideruar perfaqesues i ligjshem, ai pergjigjet kundrejt bashkeshorit tjeter me
cilesine e perfaqesuesit, dhe ne rast te nje administrimi jo te mire, detyrohet te
dorezoje vetem frytet qe ekzistojne, duke mos u pergjigjur per ato qe jane
konsumuar(neni 95). Ky paragraf i nenit 95 te K.F. ben nje kapercim dhe zgjerim te
se drejtes se zakonshme te perfaqesimit. Dhe kjo eshte specifike vetem ne rastin e
bashkëshorteve. Pra eshte nje element qe tregon ndryshimin mes konceptit te
pergjithshem te administrimit me ate te administrimit te pasurisë ndërmjet
bashkeshorteve. (qofte dhe pasurive vetjake te njeri - tjetrit).

Ne rastin kur njëri bashkeshort administron pasurine vetjake te bashkeshortit tjeter
kunder vullnetit te tij, pergjigjet per demin e shkaktuar si rezultat i veprimeve te kryera
me kete pasuri edhe frytet qe duhet te ishin marre. Ne kete rast, bashkeshorti i
demtuar ka te drejte te ngreje padi per anullimin e veprimit te kryer, brenda nje viti
nga data e marrjes dijeni për veprimet e kryera, dhe në çdo rast jo më vonë se një vit
nga mbarimi i bashkësisë.
                                 MBARIMI I BASHKËSISË.


                            KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME.

Bashkësia ndërmjet bashkëshortëve është pasoja kryesore me natyrë pasurore që
rrjedh nga martesa.

                                                                                        46
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ


Nga dispozitat e Kodit të Familjes1 rezulton se bashkësia mbaron me:

       a)        vdekjen e njërit prej bashkëshortëve, shpalljen i zhdukur ose i vdekur të
                 njërit prej tyre, shpalljen të pavlefshme dhe zgjidhjen e martesës;
       b)        pjestimin e pasurive;
       c)        ndryshimin e regjimit pasuror martesor, kur sjell mbarimin e bashkësisë.

Në parim, mbarimi i bashkësisë ka vend në datën kur shkaku për të cilin mbaron
bashkësia, realizohet. Në realitet, ky parim është absolut vetëm në rastin e vdekjes
së një bashkëshorti, ndërsa për rastet e tjera ka një prapaveprim, siç është rasti i
divorcit.

Data merr një rëndësi edhe me efektet që prodhon për bashkëshortët dhe për të
tretët, efekte të cilat nuk janë njësoj për të dy kategoritë. Për të tretët kërkohet marrja
dijeni për mbarimin e bashkësisë.2

               Mbarimi i bashkësisë për shkak të vdekjes/shpalljes i zhdukur ose i vdekur
                                      të njërit bashkëshort

Vdekja e njërit bashkëshort është një shkak normal që sjell mbarimin e martesës dhe
të bashkësisë njëkohësisht. Pasojat, në këtë rast janë më komplekse, sepse në të
njëjtën kohë çelet dhe trashëgimia e bashkëshortit të paravdekur. Në këtë rast bëhet
inventari i pasurisë në mbrojtje të interesave të trashëgimtarëve, sidomos kur janë të
mitur dhe njëkohësisht ndahen të ardhurat dhe pasuritë e bashkesise te cilat i
takojnë bashkëshortit që është gjallë.

Në këtë rast në proçesin e pjestimit të pasurisë do të marrin pjesë - në cilësinë e
bashkëpronarëve - bashkëshorti pasjetues dhe trashëgimtarët e bashkëshortit të
vdekur. Gjatë këtij proçesi, bashkëshorti pasjetues është titullar i dy të drejtave të
veçanta dhe pikërisht :
- i të drejtës së pronësisë mbi sendet e përbashkëta të fituara gjatë martesës, pra i
gjysmes së pasurisë në bashkësi dhe
- i te drejtes se trashëgimisë mbi sendet e dhe pasuritë e bashkëshortit të vdekur.
Kjo pjesë do të variojë në funksion të klasës së trashëgimtarëve me të cilët konkuron.
Pasuria që bashkëshorti i paravdekur lë në trashëgim të bashkëshortit tjetër dhe
trashëgimtarëve të tjerë përbëhet nga gjysma e pasurisë në bashkësi dhe pasuria
personale (vetjake) e tij.



Në rastin e shpalljes së zhdukur ose të vdekur të njërit bashkëshort, vendimi
deklarativ i gjykatës prodhon të njëjtat efekte si në rastin e vdekjes, për mbarimin e
bashkësisë dhe për pjestimin e pasurisë.


                     Mbarimi i bashkësisë për shkak të pavlefshmërisë së martesës


1
    Kodi i Familjes, neni 96.
2
    Tefta Zaka, “Jeta Juridike“, Nr.3, shtator 2004.

                                                                                         47
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                               FATRI ISLAMAJ

Pavlefshmëria, në fakt, nuk është një shkak për mbarimin e martesës. Kjo sepse në
parim, mbarimi ka efekte prapavepruese, ndërsa në rastin e pavlefshmërisë martesa
është sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

Duhet bërë dallimi nëse të dy bashkëshortët janë në mirëbesim apo vetëm njëri. Kjo
është e lidhur ngushtë me efektet pasurore të prodhuara nga kjo martesë. Nëse të dy
janë në mirëbesim , të gjithë efektet pasurore të prodhuara nga martesa e anulluar
konsiderohen të pavlfshme dhe likuidimi i bashkësisë bëhet sipas rregullave të
regjimit martesor. Në rast se njëri nga bashkëshortët është në keqbesim , likuidimi
mund të bëhet sipas rregullave të shoqërisë së thjeshtë, ose konform rregullave të
regjimit të miratuar1

                         Mbarimi i bashkësisë për shkak të zgjidhjes së martesës

Bashkesia përfundon si rregull, njëherësh me zgjidhjen e martesës. Zgjidhja e
martesës sjell, përveç pasojave personale ndërmjet bashkëshortëve, edhe pasoja në
lidhje me marrëdhëniet e tyre pasurore, ndermjet të cilave vendin kryesor e zë
mbarimi i së drejtës së bashkëpronësisë ndërmjet bashkëshortëve para lidhjes së
martesës.

Pas pjestimit, e drejta e bashkëpronësisë transformohet në një të drejtë ekskluzive,
në sensin që sendet e përbashkëta do të ndahen edhe në natyrë ndërmjet
bashkëshortëve. Pjestimi i sendeve të përbashkëta pas zgjidhjes së martesës mund
të bëhet në mënyrë vullnetare, dhe vetëm nëse bashkëshortët nuk bien dakort,
pjestimi do të bëhet në rrugë gjyqësore. Natyrisht që rruga vullnetare, paraqet një
seri avantazhesh, ajo nuk kërkon shpenzime dhe lejon pjestimin sipas preferencave
e nevojave të vetë bashkëshortëve. ( nepërmjet pjestimit vullnetar -pas mbarimit të
bashkësisë- mund të realizohen edhe dhurime indirekte).

Në rastin e mbarimit të bashkësisë për shkak të zgjidhjes së martesës, gjykata, në
bazë të nevojave të fëmijëve dhe nga fakti se kujt do ti besohen ata, mund të
vendosë në favor të një bashkëshorti kalimin e një pjese të pasurisë së bashkësisë
që i takon bashkëshortit tjetër. Në këtë drejtim Kodi nuk parashikon një minimum ose
një maksimum të pjesës së pasurisë që mund të kalohet, por mendoj që do të jetë
praktika gjyqësore që do të vendosë kritere rast pas rasti.

Mbarimi i bashkësisë sipas Kodit të ri të Familjes nuk është lënë në vullnetin e lirë të
bashkëshortëve. Sipas kodit pjestimi i pasurisë nuk mund të bëhet gjatë vazhdimit të
bashkësisë, edhe në rast të një mosmarrëveshje në mes bashkëshortëve2, perveç
rastit qe trajtohet ne vijim.


                                      Likujdimi i bashkesise gjatë martesës

Kodi si rast përjashtimor parashikon rastin kur mund të bëhet likuidimi i bashkësisë
gjatë martesës. Kodi parashikon se për cilat shkaqe dhe nga kush mund te kerkohet
ky likujdim.

1
    Tefta Zaka, “Jeta Juridike“, Nr.3, shtator 2004.
2
    Kodi i Familjes, neni 97.

                                                                                          48
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ


Një nga qëllimet kryesore të legjislatorit në vendosjen e kësaj dispozite është
mbrojtja e kreditorëve në raport me pasurinë e bashkëshortëve. Për këtë Kodi
parashikon rastet e pjestimit si më poshtë:

   -   në rast paaftësie dhe administrimi të keq të njërit prej bashkëshortëve, kur
       mënyra e administrimit të pasurisë prej tij vë në rrezik interesat e bashkëshortit
       tjetër ose të familjes;
   -   kur njëri nga bashkëshortët nuk kontribuon për nevojat e familjes, në
       proporcion me gjendjen e tij dhe me aftësinë për punë;
   -   kur ka ndodhur një pjestim faktik i pasurisë në bashkësi.

Kërkesa për pjestimin e pasurisë mund të bëhet nga njëri bashkëshort, ndërsa
kreditorët e njërit bashkëshort nuk kanë të drejtë të kërkojnë vetë ndarjen e pasurisë .
Kreditorët mund të futen në mometin kur proçedura për pjestimin e pasurisë ka filluar.
Në këtë rast ata kanë të drejtë të njihen me kërkesën dhe dokumentat e paraqitura
nga bashkëshortët, si dhe të ndërhyjnë në seancë gjyqësore për të mbrojtur të drejtat
e tyre.

Vendimi i gjykatës për ndarjen e pasurisë ka fuqi që nga data kur është paraqitur
kërkesa dhe i vendos bashkëshortët nën regjimin e pasurive të ndara, sipas
dispozitave të Kodit të Familjes. Pjestimi i pasurisë nuk është gjë tjetër veçse një
likuidim si në rastin e një shoqërie tregëtare, por me rregulla të përcaktuara në këtë
Kod. Për këtë arsye, pjestimi i pasurisë në bashkësinë ligjore bëhet duke u nisur nga
barazia e aktivit dhe pasivit të saj. Fillimisht zbriten nga bashkësia detyrimet që ajo
ka ndaj bashkëshortëve ose të tretëve dhe pauria që mbetet ndahet në pjesë të
barabarta mes bashkëshortëve.

Ndër hapat e parë të likuidimit është patjetër kompensimi reciprok i bashkësisë dhe
pasurive vetjake të secilit bashkëshort. Kur kompensimi bëhet në dobi të njërit
bashkëshort, atëherë ai merr nga pasuria e bashkësisë një shumë të barabartë me
vlerën që bashkësia i detyrohet atij. Në rast se aktivi i bashkësisë është i
pamjaftueshëm, bashkëshorti tjetër është i detyruar të shlyejë diferencën. Kur aktivi i
bashkësisë nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur detyrimet e bashkësisë ndaj
të tretëve, kreditorët kanë të drejtë t’i drejtohen secilit prej bashkëshortëve, të cilët
përgjigjen solidarisht. Bashkëshorti që ka shlyer detyrimin e bashkësisë ka të drejtën
e regresit ndaj bashkëshortit tjetër për pjesën e detyrimit të shlyer për llogari të tij,
sipas rregullave të parashikuara në Kodin Civil.

Kodi i Familjes parashikon rregulla edhe për pasurinë e luajtshme që ndodhet në
bashkësi dhe është përdorur prej saj. Sipas Kodit, në fillim të proçedurës së pjestimit
të pasurisë në bashkësi, bashkëshortët ose trashëgimtarët e tyre kanë të drejtë të
marrin pasurinë e tyre të luajtëshme vetjake që u përkiste para bashkësisë ose që e
kanë fituar gjatë bashkësisë në formë trashëgimie ose dhurimi.

Nëse pasuria e luajtshme nuk ekziston në natyrë, bashkëshorti ose trashëgimtarët e
tij kanë të drejtë të marrin vlerën e saj duke zbritur amortizimin nga përdorimi në
bashkësi por me kusht që mungesa e pasurisë të ketë ardhur për shkak të mungesës
në përdorim, për shkak të shkatërrimit ose humbjes së saj ose për çdo shkak që nuk
mund t’i kundërvihet bashkëshortit tjetër.


                                                                                      49
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ

Problemi që ka ngjallur diskutim në literaturë dhe nuk ka gjetur zgjidhje ka të bëjë me
natyrën juridike të së drejtës së pronësisë mbi sendet e përbashkëta, gjatë intervalit
kohor, nga zgjidhja e martesës deri në pjestimin e këtyre sendeve.Dy opinione janë
konturuar në lidhje me këtë problem:

   -   Sipas opinionit të parë vazhdon të ruhet bashkëpronësia ndërmjet
       bashkëshortëve edhe gjatë kësaj periudhe, veçse me një regjim të veçantë të
       ndryshëm nga bashkësia ligjore;
   -   Në kuadrin e opinionit të dytë, sugjerohet që njëherësh me zgjidhjen e
       martesës, bashkëpronësia midis bashkëshortëve transformohet ipso jure në
       bashkëpronësi në pjesë, dhe për rrjedhojë do të zbatohet regjimi juridik i kësaj
       bashkëpronësie.

Opinioni i saktë është i dyti pasi:
Bashkësia e sendeve i është destinuar nevojave të familjes dhe si e tillë ajo i
nënshtrohet një regjimi juridik të veçantë i cili përfundon me mbarimin e
marrëdhënies martesore. Ashtu si bashkësia e sendeve ndërmjet bashkëshortëve
nuk mund të lindë para martesës, është po aq e kuptueshme që ajo nuk mund të
mbijetojë pas zgjidhjes së saj. Marrëdhënia juridike e bashkëpronësisë midis
bashkëshortëve nuk është një marrëdhënie e pavarur, por një raport aksesor,
ekzistenca e të cilit është e përcaktuar nga ekzistenca e marrëdhënies martesore e
cila është marrëdhënia kryesore.

Megjithatë mbarimi i kësaj marrëdhënie kryesore dhe mungesa e cilësisë së
subjekteve si bashkëshort nuk sjell automatikisht dhe mbarimin e të drejtës së
pronësisë mbi sendet e përbashkëta. Ajo vetëm do të shndërrohet në një të drejtë
tjetër me një tjetër regjim juridik, i cili do të jetë ai i bashkëpronësisë në pjesë.

Zgjidhja e martesës nuk imponon domosdoshmërisht edhe pjestimin e sendeve të
përbashkëta. Në këto kushte bashkëshortët mundet, nëse dëshirojnë, të vazhdojnë
të posedojnë bashkërisht këto sende, pasi gjëndja e bashkëpronësisë në pjesë është
e rregulluar nga ligji dhe – sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil – askush nuk
mund të detyrohet për të kërkuar pjestimin e bashkëpronësisë. Për përcaktimin e
pjesëve të kësaj bashkëpronësie na shërbejnë dispozitat e Kodit te Familjes, sipas të
cilave bashkëshortët do të përfitojnë nga një ndarje e barabartë e bashkësisë së tyre,
pa qenë nevoja të provohet kontributi i tyre në formimin e kësaj bashkësie. Pjesa
ideale e secilit do të jetë, pa patur asnjë mundësi të ndryshohet 50% e sendeve të
përbashkëta. Në këtë moment gjykata është shprehur për pjëstimin por vetëm për
fazën e parë të tij.


                                      KREU IV

                            BASHKËSIA ME KONTRATË


Në nenin 108 e në vijim të Kodit të Familjes është parashikuar rregullimi i pasurisë së
bashkëshortëve me anë të vullnetit të palëve i shprehur ky vullnet në një
marrëveshje.Futja e regjimeve kontraktuale në Kodin e Familjes përbën një

                                                                                    50
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                       FATRI ISLAMAJ

revolucion në të drejtën familjare shqipëtare. Kjo u ofron bashkëshortëve të
ardhshëm mundësinë e zgjedhjes së një regjimi të rregulluar me marrëveshje apo
regjimit të bashkësisë ligjore.

Marrëveshjet martesore, qofshin këto tipike apo jo tipike, mund të lidhen në çdo kohë
dhe mund të ndryshohen lirisht gjatë martesës.1 Marrëveshjet martesore janë
kontrata të vërteta që, u nënshtrohen edhe normave mbi kontratat në përgjithësi
edhe normave të Kodit të Familjes. Që këto marrëveshje të jenë të vlefshme në çdo
rast kërkohet forma e aktit noterial dhe sigurisht prania dhe pëlqimi i të dy
bashkëshortëve të ardhshëm ose i përfaqësuesve të tyre.2

Kontratat midis palëve mund të jenë të ndryshme, të shumëllojshme, sipas pëlqimit të
bashkëshortëve por të kondicionuara me kushtin që nuk duhet të vijnë në
kundërshtim me nent 66, 67, dhe 109/2 të kodit të Familjes. Sipas Kodit,
bashkëshortët në kontratën e martesës, mund të ndryshojnë bashkësinë ligjore me
marrëveshje, e cila siç e thamë nuk duhet të vijë në kundërshtim me ato dispozita të
Kodit që parashikojnë të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve që rrjedhin nga
martesa .

Ligjvenësi, në mënyrë të drejtë, ka përjashtuar në bashkësinë me kontratë,
marrëveshjet që cënojnë ato të drejta dhe interesa që lidhen me martesën dhe
familjen, përgjegjësinë prindërore, kujdestarinë dhe rregullat e administrimit ligjor,
raportet e prindërve dhe të fëmijëve etj., si dhe nuk mund të përfshijë në këto pasuri,
pasurinë e luajtëshme vetjake që lidhet ngushtësisht me ata, mjetet e nevojshme të
punës për ushtrimin e profesionit dhe pasuritë e fituara nga shpërblimi i dëmit vetjak.
( pikat c, ç, dhe d, të nenit 77).

Në kontratën e martesës, bashkëshortët mund të ndryshojnë bashkësinë ligjore dhe
të bien dakort që:

      -    bashkësia të përfshijë pasuritë e luajtëshme para martesës dhe fitimet nga
           pasuritë vetjake gjatë martesës;
      -    të ndryshohen rregullat lidhur me administrimin;
      -    të kenë pjesë jo të barabarta;
      -    të ketë ndërmjet tyre bashkësi unuversale.



Në këtë rast, rregullat e bashkësisë ligjore mbeten të zbatueshme për të gjithë pikat
që nuk janë bërë objekt i kontratës së martesës ndërmjet palëve.
Bashkëshortët, për detyrimet e tyre para martesës, përgjigjen mbi pasurinë në
bashkësi deri në kufirin e vlerës së pasurisë së tyre, e cila në bazë të kontratës së
lidhur sipas këtij Kodi është pjesë përbërëse e bashkësisë.

Kodi parashikon administrimin e pasurisë nga bashkëshortët. Sipas tij nëse
bashkëshortët bien dakort që të administrojnë së bashku pasurinë në bashkësi, aktet
e administrimit dhe të disponimit të pasurisë bëhen me nënshkrimin e përbashkët të
dy bashkëshortëve dhe përmbajnë detyrimin solidar të tyre.

1
    Francesco Galgano, “E Drejta Private“, fq.806
2
    Kodi Familjes, neni 69.

                                                                                    51
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                           FATRI ISLAMAJ


Klauzolat qe mund te parashikohen ne kontraten e marteses jane ne lidhje me
perberjen e aktivit, me administrimin, pasivin dhe ndarjen e bashkesise.

                         A. KLAUZOLAT NE LIDHJE ME AKTIVIN E BASHKESISE.

Ato mund te jene te ndryshme por më kryesoret janë dy :

       -   bashkesia e sendeve te luajtshme dhe te pasurise se fituar gjate marteses dhe
       -   bashkesia universale.

Duke ju referuar doktrinës juridike franceze, ku është bazuar Kodi i ri i Familjes,
mund të themi se, para reformes se vitit 1965 ekzistonin dy klauzola te tjera ne
praktike te cilat nuk jane te ndaluara edhe sot. Nje klauzole bente te mundur
shnderrimin e nje sendi te paluajtshem ne te luajtshem ne menyre qe sendi te hynte
ne pasurine e perbashket. Klauzola tjeter shnderronte nje send te luajtshem ne te
paluajtshem ne menyre qe sendi mos te hynte ne pasurine e paerbashket.

Gjithashtu mund te parashikohej ne kontraten e marteses qe nje send qe do te fitohej
gjate marteses nuk do te hynte ne pasurine e perbashket.

Vendimi i dhomes se pare se Gjykates se Kasacionit (në Francë), me 23 korrik
1979 shprehej se : “...ketu, ne kontraten e ndarjes se pasurise me shtese te nje
shoqerie te sendeve te fituara gjate marteses ishte parashikuar se « nqs nje
bashkeshort i ardhshem do te blinte nje farmaci, kjo duhet te konsiderohej si nje e
mire qe i perkiste vetem atij , cilado qofte origjina e shumave qe sherbyen per ta
blere » . Mbas ndarjes « trupesore » (nuk eshte nje divorc i vertete por bashkeshortet
ndajne pasurine dhe nuk jetojne bashke) ata kishin rene dakort qe burri te hiqte dore
nga ky parashikim dhe ne ndarje farmacia iu dha gruas.

Administrata e tatimeve pa ne kete rast nje transferim pronesie dhe kerkonte te
paguheshin te drejtat e transfertes ne fjale. Sipas Gjykates se Kasacionit parashikimi
ne kontraten e marteses kishte per efekt ta bente burrin pronar te farmacise qysh nga
blerja e saj, kjo farmaci nuk ka bere asnjehere pjese ne pasurine e perbashket dhe
nuk mund te bente pjese ne sendet qe duhet te ndaheshin midis burrit e gruas, si
rrjedhoje heqja dore nga ky parashikimi konsiderohet si nje transferim pronesie dhe
jo si nje operacion i ndarjes1.”

Bashkesia e sendeve te luajtshme dhe e pasurive te fituara gjate marteses perdoret
rralle ne kohet e sotme.

                                           BASHKËSIA UNIVERSALE

Gjithashtu, në regjimin pasuror martesor në bashkësi, Kodi i Familjes, 2 parashikon
edhe mundësinë e bashkëshortëve që të vendosin në kontratën e martësës një
bashkësi universale të pasurisë së tyre, të luajtëshme dhe të paluajtëshme, që
ekziston dhe që do të vihet në të ardhmen, me përjashtim të pasurisë së përdorimit

1
    Les régimes matrimoniaux, Droit civil 2004, Philippe Malaurie & Laurent Aynès, Defrénois
2
    Kodi i Familjes, dhjetor 2004, neni 114.

                                                                                                      52
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                               FATRI ISLAMAJ

ngushtësisht vetjak, mjetet e nevojshme të punës për ushtrimin e profesionit dhe
pasuritë e fituara nga shpërblimi i dëmit vetjak. ( pikat c, ç, dhe d, të nenit 77).
Bashkësia universale përballon të gjithë detyrimet e bashkëshortëve, që ekzistojnë
në çastin e lidhjes së kontratës dhe gjatë martesës.

Bashkesia universale është përdorur rrallë dhe në sistemet ligjore që kanë shërbyer
si referim per Kodin e Familjes. Kjo klauzole synohet të adoptohet nga bashkeshortet
e moshuar me rastin e ndryshimit te regjimit martesor, ose nga familjet e
rikompozuara ; me rastin e nje rimartese, ne perfitim te bashkeshortit te dyte shpesh
shume me i ri se i pari. Ketu te gjithe sendet e pranishem ose te ardhshem te
luajtshem ose te paluajtshem jane te perbashket perveç sendeve qe kane nje
karakter personal por nje parashikim i kontrates mund ti beje te perbashket ; mund te
perjashtohen sendet e dhuruar ose te leguar edhe nqs bejne pjese ne rezerven (e
trashegimtareve). Bashkesia universale permban shpesh nje klauzole qe i lejon
bashkeshortit qe mbetet ne jete te perfitoje te gjithe pasurine e atij qe ka vdekur me
perpara.

                             B. KLAUZOLAT NE LIDHJE ME ADMINISTRIMIN

Tre klauzola kryesore janë elaboruar në vitin 1965 në Francë:1

      -   Administrimi unik , eshte ne njefare menyre nenshtrimi i njerit bashkeshort
          ndaj tjetrit ;
      -   Administrimi i perbashket , kerkon nje akord konstant te bashkeshorteve ;
      -   Administrimi i dyanshem, ka në thelb të tij pavarsinë dhe besimin reciprok.

Klauzola e pare eshte ndaluar ne 1985 sepse i lejonte ne realitet burrit te kishte
autoritet mbi gruan. Klauzola e administrimit te dyanshem eshte bere regjimi legal.
Bashkesia e sendeve te luajtshme dhe e pasurise se fituar gjate marteses dhe
bashkesia universale i nenshtrohen ketij regjimi legal nqs nuk ka nje klauzole te
administrimit te perbashket.


                                 C. KLAUZOLAT NE LIDHJE ME PASIVIN.

Ka nje lidhje te ngushte midis aktivit dhe pasivit. Pasivi perbehet nga detyrimet e
perbashketa te bashkesise ligjore dhe detyrimet qe i pergjigjen rritjes se aktivit.

      1) Bashkesia e sendeve te luajtshem dhe pasurise se fituar gjate marteses. Këtu
         ka nje pasiv definitiv dhe ligji ka vene nje parim te proporcionalitetit efektiv
         midis pjeses se pasivit te bashkesise dhe pjeses se aktivit qe hyn ne bashkesi.
         Pasiv i perkohshem : kreditoret personale kane te drejte te sekuestrojne
         sendet qe perbenin para hyrjes ne bashkesi pengun e tyre. Jo vetem kaq por
         edhe gjithe bashkesine kur sendet e luajtshme te debitorit te tyre jane perzier
         ne pasurine e perbashket dhe nuk mund te identifikohen.
      2) Bashkesia universale : mqs te gjitha pasurite e tyre jane ne bashkesi te gjithe
         borxhet e tyre te tashem ose te ardhshem futen ne bashkesi Dhoma e parë e
         Gjykatës së Kasacionit në Francë me 15 tetor 1996 është shprehur: « pagimi

1
    Les régimes matrimoniaux, Droit civil 2004, Philippe Malaurie & Laurent Aynès, Defrénois


                                                                                                      53
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                               FATRI ISLAMAJ

          per kompensim » (paguhet ne forme rente pas divorcit) ne rast divorci të vene
          ne ngarkim te burrit jepet ne forme rente per nje periudhe te barabarte me
          jeten e ish gruas qe eshte kreditore. Gjykata e Apelit ka vendosur ne menyre
          te drejte qe deri ne vdekjen e ish gruas gruaja e dyte e burrit (burri ka vdekur)
          eshte e detyruar te paguaj renten ne zbatim te nenit 1524 (të Kodit Civil
          Francez) sepse kjo rente ka hyre ne bashkesine universale (ne martesen e
          dyte)

                                D. KLAUZOLAT NE LIDHJE ME NDARJEN

Rregullat ne lidhje me ndarjen e aktivit te perbashket mund te modifikohen nga
bashkeshortet. Nqs kjo ndodh gjate marteses pa vendim të gjykatës kemi te bejme
ose me nje dhurim ose me nje kontrate te pavlefshme. Modifikimi mund te ndodhe
pas prishjes se marteses. Kjo eshte e mundur por perben ose nje dhurim ose nje
pagim te nje borxhi.

Klasifikime : ka parashikime te ndryshme dhe mund te bejme dallimin midis tyre duke
pare qellimin e tyre tekniken e perdorur ose hapesiren e tyre.

Keto klauzola mund te kene tre qellime te ndryshme : ose dhurim dhe perben nje
avantazh martesor (regjim juridik te veçante) ;

Klauzola kerkon te mbaje origjinen e nje sendi : bashkeshortet mund te rimarrin
sendet qe kane prure ne bashkesi ; klauzola mund te kete si qellim ti lejoje
bashkeshortit qe eshte gjalle te vazhdoje te jetoje ne te njejten situate psh ti lejoje te
jete pronar i disa sendeve ku dhe me te cilat ai jeton. Dy klauzolat e fundit mund te
parashikohen falas ose me pagese.

Keto klauzola ndryshojne sipas teknikave te perdorura : disa prishin barazine midis
burrit e gruas (avantazhi martesor, ndarja e pabarabarte, dhenia e gjithe bashkesise).
Perkundrazi marrja e nje sendi perkundrejt pageses se nje shume prek barazine ne
natyre dhe jo ne vlere.

Duke u bazuar në doktrinën juridike franceze 1, nje klasifikim i trete mund te behet
sipas shtrirjes se tyre : disa klauzola japin nje titull te veçante te tjerat nje titull
universal.


                                   KONTRATA ME TITULL UNIVERSAL

Kodi civil Francez parashikon dy lloje rregullash ligjore per ndarjen e aktivit te
perbashket :
   - dhenien ne total te bashkesise dhe ;
   - kontraten e ndarjes se pabarabarte.

Persa i perket dhenies ne total te bashkesise bashkeshortit te ngelur gjalle kjo
perdoret shume sidomos ne martesat e vonuara (bashkeshorte te moshuar) ose ne
rast ndryshimi te regjimit martesor kur bashkeshortet; jane te moshuar.

1
    Les régimes matrimoniaux, Droit civil 2004, Philippe Malaurie & Laurent Aynès, Defrénois


                                                                                                      54
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                        FATRI ISLAMAJ


Ne kete rast bashkeshorti i ngelur gjalle nuk ka edhe pse te beje nje
« deklarate trashegimie ». Pergjigje ministeriale e 23 prillit 1981 : “...ekzistenca ne
kontrate e marteses te nje klauzole per dhenien e totalit te trashegimise
bashkeshortit te ngelur gjalle ka per efekt ta liroje kete te fundit nga detyrimi per te
deklaruar trashegimine (me kete rast ai do te duhet te paguante te drejtat e
trashegimise)”

Kjo klauzole eshte nje perjashtim i rregullit te ndarjes pergjysem. Sipas Cass. Civ. I 6
maj 1997 : administrata fiskale nuk mund te pretendoje te vere taksa mbi kalimin e
pronesise persa i perket pjeses qe i eshte dhene bashkeshortit te ngelur gjalle me
ane te kontrates se marteses.

Megjithate kjo klauzole nuk mund te luaje ne menyre qe ti perfitoje bashkeshortit i cili
eshte fajtor per divorcin. Cass civ I 10 tetor 1983 : ne kete çeshtje divorci ishte
prononcuar per fajin e te dyve dhe burri kishte deklaruar se i hiqte te gjitha
avantazhet martesore qe i kishte bere gruas me ane te kontrates se marteses, si
rrjedhim bashkesia u likujdua ne te njejten menyre sikur sendet e burrit nuk do te
ishin futur fare ne bashkesi.

Trashegimtaret e bashkeshortit te vdekur me perpara mund te rimarrin te gjitha
sendet qe posedoheshin nga ky bashkeshort para celebrimet te marteses sepse ata
nuk kane hyre ne bashkesine ligjore.

Ndarja e pabarabarte. Në ndryshim nga bashkësia ligjore ku pjesët janë të
barabarta, me përjashtim të rastit kur gjykata vendos ndryshe për interesa të
fëmijëve, ne rastin e bashkësisë me kontratë, bashkëshortët mund të bien dakort që
të caktojnë pjesë jo të barabarta për pasurinë në bashkësi (më kontratë) 1. Në këtë
rast bashkëshortët ose trashëgimtarët e tyre i përballojnë detyrimet në raport me
pasurinë që kanë në bashkësi ose që kanë përfituar nga bashkësia.

Çdo klauzolë e kontratës është e pavlefshme nëse detyron bashkëshortin me pjesë
të kufizuar ose trashëgimtarët e tij, të përballojnë një detyrim më të madh se pjesa e
tyre në bashkësi ose të përjashtohen nga përballimi i detyrimit të tyre në raport me
këtë pjesë.

Kjo klauzole parashikon nje ndarje te bashkesise me nje proporcion te ndryshem nga
ndarja pergjysem ose parashikon dhenien e uzufruktit bashkeshortit te mbetur gjalle.

Kjo presupozon nje ndarje jo te njejte te aktivit e te pasivit. Shembull klauzole : ne
rast prishje te marteses per shkak te vdekjes se njerit prej bashkeshorteve sendet e
bashkesise do ti perkasin , edhe nqs ekzistojne ose jo femije te dale nga martesa,
per tre te katertat bashkeshortit te mbetur gjalle dhe per nje te katerten
trashegimetareve te bashkeshortit te vdekur. Detyrimet e trashegimise do te ndahen
ne te njejtin proporcion.




1
    Kodi i Familjes, dhjetor 2004, neni 112.

                                                                                     55
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                           FATRI ISLAMAJ


                                                  KREU V

                                  REGJIMI I PASURIVE TË NDARA


Regjimi i pasurive të ndara është parashikuar nga neni 115 e në vijim të Kodit të
Familjes, dhe ka një natyrë krejt të ndryshme nga bashkësia me kontratë per sa i
perket pronesise mbi pasurine e secilit bashkeshort. Ndersa persa i perket formes qe
te dy regjimet jane me kontrate dhe behen me vullnetin e lire te paleve.

Me këtë regjim nuk krijohet një pasuri në bashkëpronësi të bashkëshortëve. Në këtë
regjim, secili nga bashkëshortët ruan të drejtën e administrimit, përdorimit dhe
disponimit të lirë mbi pasurinë e tij.

Nga leximi i këtyre dispozitave konstatohet se në raportet juridike midis
bashkëshortëve që lidhen me regjimin e pasurise , ato janë indiferente, janë dy
subjekte të së drejtës civile që në rast mosmarrëveshje do të zbatojnë përveç
kërkesave të Kodit të Familjes edhe kërkest e ligjit në lëndë civile. Në kuptimin e
përgjithshëm të konceptit mbi familjen, bashkësia me kontratë e pasurise, në veçanti
regjimi i pasurive të ndara, shënon një « shmangie » nga kuptimi tradicional i
familjes. Por, edhe në këtë rast, sido që të bëhet rregullimi juridik i regjimit të
pasurive të ndara, marrëveshja e palëve, kurrësesi nuk mund të cënojë interesat dhe
të drejtat e mbrojtura nga neni 67 i Kodit te Familjes, në të cilin parashikohen të
drejtat e pashmangshme.

Regjimi i pasurive të ndara ka gjetur njëpërhapje mjaft të gjerë kohët e fundit në
vendet e tjera. Në Shqipëri ende nuk mund të bëhet fjalë për përhapjen e tij sepse
është hera e parë që parashikohet në Kodin e Familjes dhe koha e hyrjes në fuqi të
tij është e shkurtër.1 Ne rregjimin e ndarjes çdo gje eshte ne parim e ndare : aktivi
pasivi dhe administrimi. Kjo shpjegon thjeshtesine e likuidimit i cili ne teori nuk
ekziston fare. Por ne praktike gjerat jane pak me te veshtira.

Në bazë të praktikës së vendeve që e zbatojnë, ky regjim njeh nje rritje te
vazhdueshme. Dy faktore ndikojne ne suksesin e tij :

      -    Ky regjim zgjidhet shpesh nga bashkeshortet qe martohen per here te dyte. ;
      -    Ai ekziston gjithashtu ne çiftet e pasur te cilet kane inisiativen e sipermarrjes
           sidomos kur profesioni i tyre eshte me risk.

Ky regjim ka shume avantazhe në raport me regjimin e bashkësisë :2

      -   Se pari interesi ne lidhje me pasivin. Bashkesia rrezikon ti imponoje nje
          bashkeshorti detyrimin e borxheve (edhe jo-solidare) nqs ata kane lindur si
          rezultat i veprimtarise se bashkeshortit tjeter, kurse regjimi i ndarjes e shpeton
          çdo bashkeshort nga ky rrezik Në regjimin e pasurive të ndara secili prej
          bashkëshortëve i shmanget këtij detyrimi ;

1
    Kodi i ri i Familjes Hyri në fuqi më datë 21.12.2003.
2
    Les régimes matrimoniaux, Droit civil 2004, Philippe Malaurie & Laurent Aynès, Defrénois

                                                                                                      56
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

-      Se dyti, likuidimi eshte ne pergjithesi i lehtë sepse nuk ka pasuri te
      perbashket dhe çdo bashkeshort ka ruajtur administrimin e sendeve te tij. Ky
      regjim i jep çdo bashkeshortri nje pavarsi te plote. Pas luftes se dyte boterore
      feministet kërkonin ta kthenin kete regjim ne regjimin legal. Sot kjo kerkese
      nuk ekziston me sepse shoqeria preferon bashkesine. Ky regjim nuk eshte me
      regjimi ligjor edhe ne vendet e Lindjes dhe ne Itali qysh prej 1975 per shkak te
      veshtiresive qe paraqet.

Se pari ky regjim nuk eshte aq i thjeshte sa duket. Meqenëse bashkeshortet jetojne
se bashku interesat e tyre perzihen ne menyre fatale dhe situata eshte konfuze kur
ata nuk mbajne llogari.

Sipas notereve regjimi i ndarjes eshte regjimi me i veshtire per tu likuiduar sidomos
ne rast divorci me nje nderhyrje te rendesishme te teorise se detyrimeve (pasurimi pa
shkak, shoqeri fakti : ekzistenca e shoqerise edhe pse jo e krijuar sipas proçedures
formale eshte e rendesishme per ti njohur nje bashkeshorti, ne pergjithesi gruas, te
drejten per te marre pjese ne fitimet e aktivitetit te ushtruar nga te dy edhe pse
aktiviteti i perket vetem njerit prej bashkeshorteve).

Se dyti likuidimi eshte shpesh i padrejte sidomos per gruan. Shpesh burri administron
pasurine e gruas e cila nuk ka nje aktivitet profesional. Pasoja eshte se vejusha qe
ishte ne regjimin e ndarjes ka me pak te ardhura se ajo qe ishte ne regjimin e
bashkesise. E njejta gje per gruan e divorcuar qe ishte ne regjimin e ndarjes dhe qe
ka qene e martuar per shume kohe pa ushtruar nje aktivitet profesional. Dmth eshte
e padrejte qe gruaja shtepiake e cila ka pasur te gjitha detyrimet ne shtepi te mos
perfitoje nga krijimi i pasurise e prodhuar nga burri i saj gjate marteses atehere kur
edhe ajo ka kontribuar ne menyre indirekte.

Ky regjim eshte nje perzierje mosbesimi dhe egoizmi. Pasuria e nje bashkeshorti
eshte e mbrojtur nga veprimet e bashkeshortit tjeter. çdo bashkeshort fiton per vete.
Nje autor ka thene se regjimi i ndarjes nuk eshte nje regjim martesor por mungese e
nje regjimi martesor sepse personat martohen ndersa pasurite ngelen te pavarura.
Megjithate ai eshte nje regjim martesor sepse sendet e bashkeshorteve jane te
afektuara ne nevojat e jetes se perbashket, sepse edhe nqs bashkeshortet jane ne
regjimin e ndarjes ata nuk jane as beqare as konkubine, Pastaj jeta e perbashket ben
te nevojshme nje buxhet minimal te perbashket aq me teper qe tendenca
bashkekohore eshte te zhvilloje idene e bashkesise edhe ne regjimin e ndarjes me
mekanizmat e pasurimit pa shkak apo te shoqerise faktike. Pra, vështirësia apo
lehtësia e këtij regjimi varet shumë edhe nga mënyra e veprimit dhe administrimit të
pasurisë gjatë martesës nga të dy bashkëshortët.

Regjimi i pasurive të ndara siç e thamë zgjidhet vetë nga bashkëshortët, pra ai është
një regjim me marrëveshje. Por, ai mund të jetë dhe i imponuar nga një vendim
gjyqësor, siç është rasti i pjestimit të pasurisë në bashkësinë ligjore për shkaqet e
përcaktuara në Kodin e Familjes.
 Sipas nenit 98/3, vendimi i gjykatës për ndarjen ka fuqi që nga data kur është
paraqitur kërkesa dhe i vendos bashkëshortët nën regjimin e pasurive martesore të
ndara, të parashikuar në këtë Kod.
Duket në fakt ky imponim si kapërcim i vullnetit të palëve (bashkëshortëve), pasi ky
regjim vihet me kontratë.


                                                                                   57
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                           FATRI ISLAMAJ

Përsa i përket detyrimeve që rrjedhin nga martesa, bashkëshortët kontribuojnë sipas
përcaktimit të kushteve të caktuara në kontratën e martesës. Në rast se nuk ka
parashikime në kontratë do të zbatohen dispozitat e Kodit të Familjes që bëjnë fjalë
për detyrimet që rrjedhin nga martesa.1 ¨



                                   I. NDARJA E VERTETE E PASURISË.


                                                  A. AKTIVI

      1. RREGULLAT THELBESORE

 Përsa i përket përbërjes së pasurisë në regjimin e pasurive të ndara, nuk kemi një
aktiv ose pasiv të përbashkët , si në rastin e bashkësisë, por dy pasuri të pavarura,
pasuri vetjake te bashkëshortëve, me përjashtim të pasurive të pandara ku të dy
bashkëshortët janë bashkëpronarë
 Ne parim çdo bashkeshort posedon sendet mbi te cilat ai ishte pronar para fillimit te
regjimit te ndarjes dhe sendet qe ka perfituar me trashegimi ose me dhurim. Ai blen
per llogarine e tij. Kjo do te thote se kur ai shet nje send dhe perdor çmimin per nje
blerje te re nuk eshte e nevojshme qe ai te kryej formalitetet e riperdorimit ne menyre
qe sendi i ri te jete pasuria ekskluzive e bashkeshortit ne fjale. Frutat dhe te ardhurat
nga sendet personale te nje bashkeshorti ngelen ne pronesine e tij ekskluzive.

Kur jane bere ndërtime ne truallin e nje bashkeshorti por jane te financuara nga
bashkeshorti tjeter ose kur trualli eshte i perbashket rregullat e hyrjes ne pronesi
zbatohen. Ndertesa i perket pronarit te truallit perveç rastit kur eshte parashikuar
ndryshe nga palet.
Bashkeshorti qe merr ndertesen dhe qe nuk e ka financuar ate duhet te
demshperbleje tjetrin perveç rastit kur ka nje dhurim te fshehur. Duke ju referuar
praktikës franceze mund të kuptojmë më shumë në lidhje me dhurimet e fshehura, 2
(Cass. civ. I 14 qershor 1967 : « gjykatesit e apelit kane konstatuar se blerja e truallit
dhe financimi i nderteses ishin realizuar te gjitha ne saje te rroges se burrit dhe
gruaja nuk kishte as profesion as te ardhura personale » : dhurimi i fshehur ekziston.)
Megjithate gjykatat në Francë jane me te rezervuara sot per te pranuar dhurimet e
fshehura. Cass. civ. I 22 prill 1981 : Duke qene se ndertimi eshte bere me vullnetin e
perbashket per te qene nje rezidence e dyte e familjes per te kaluar pushimet me
femijet dhe qe shumat e shpenzuara nga bashkeshorti per kete ndertim jane ne
shkembim te ekonomive qe ndertimi i lejoi te realizonte, gjykata e apelit ka justifikuar
sipas ligjit vendimin sipas te cilit bashkeshortja nuk eshte e detyruar te
demshperbleje keto shuma.
Ne kete rast ndertimi i nje shtepie ishte bere ne truallin qe i perkiste’ gruas. Ndertimi
ishte financuar nga burri. Pas zgjidhjes se marteses gruaja eshte pronare e shtepise
ne fjale dhe nuk eshte e detyruar te demshperbleje te shoqin sepse shumat qe ai

shpenzoi per ndertimin e shtepise i lejuan te kursente shpenzime edhe me te medha
nqs ndertimi do te ishte bere ne ndonje vend tjeter. Megjithate nje vendim i tille nuk

1
    Kodi i Familjes, dhjetor 2004, neni 116.
2
    Les régimes matrimoniaux, Droit civil 2004, Philippe Malaurie & Laurent Aynès, Defrénois

                                                                                                      58
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

mund te arsyetohet veçse ne rastet kur martesa ka vazhduar per nje kohe te gjate.


   2. RREGULLAT E PROVES

Veçimi i dy pasurive perben problem ne dy situata : ose gjate likuidimit per te
percaktuar te drejtat e secilit, ose per kreditoret ne menyre qe te percaktohen sendet
qe ata mund te sekuestrojne.

Sendet e paluajtshme : Per shume kohe pyetja nuk shtrohej fare sepse eshte
pronar ai qe figuron ne aktin e blerjes pak rendesi ka fakti kush ka paguar. Nqs
financimi eshte bere nga bashkeshjorti tjeter kjo mund te jete nje dhurim i fshehur qe
do te konsiderohet i pavlefshem por titulli i pronesise nuk preket fare, vetem
rimbursimi i shumave te avancuara per blerjen kerkohet. (Cass. civ. 17 dhjetor 1991)

Sendet e luajtshme : Problemi shtrohet me shume per sendet trupesore sepse jeta
e perbashket ben qe origjina e tyre te perzihet nder te tjera edhe sepse shkresat e
origjines se tyre humbasin.

1) Se pari, ka nje prezumim pronesie te perbashket (mospjestimi). Prezumimi eshte i
vlefshem per marredheniet midis bashkeshorteve dhe marredheniet qe ata kane me
kreditoret. Ndaj kreditori qe do te sekuestroje nje send duhet te sjelli proven qe sendi
i perket vetem bashkeshortit qe eshte debitor i tij ose ndryshe ai eshte i detyruar te
provokoje ndarjen.

2) Ndermjet bashkeshorteve ose ndaj te treteve prova e kundert eshte e lire (prove
me çdo lloj mjeti). Inventari i ngritur gjate kontrates se marteses, te transmetimit te
trashegimise ose te dhurimit perben nje mjet shume te mire prove. Prova mund te
behet me ane te aktit te blerjes ose çdo akt i ngritur nga bashkeshortet gjate
marteses (Cass. civ. 30 qershor 1993 nje akt i nenshkruar gjate marteses nga
bashkeshortet me pasuri te ndare per ti rinjohur njerit prej tyre pronesine individuale
mbi nje send nuk eshte nje kontrate qe ndryshon regjimin martesor por nje mjet
prove kunder prezumimit te bashkepronesise). Posedimi mund te jete nje mjet prove
por duhet te jete nje posedim i individualizuar dhe jo i perbashket.

3) Prezumimet kontraktuale : ato jane te parashikuara ne nje kontrate martese dhe
jane te shumta. Ato jane te vlefshme ne raportet me te tretet por keta te fundit mund
te provojne te kunderten me çdo lloj mjeti


                                       B. PASIVI

Sikurse dhe per aktivin pasivi eshte i ndare midis bashkeshrteve. Ne parim, çdo
bashkeshort eshte i detyruar te shlyeje pasivin e vet perfundimisht. Bashkeshorti
tjeter nuk mund te jete i detyruar per pasivin e tij. Megjithate ne kohet e sotme ndarja
e pasivit eshte e rralle si ajo e aktivit.

Ne fakt logjika e ndarjes se pasurise nuk eshte konform me jeten e perbashket te
bashkeshorteve. Te tretet kerkojne shpesh nje angazhim solidar te bashkeshorteve.
Sipermarrja e perbashket e bashkeshorteve ka si pasoje detyrimin ne pasiv te te dy
bashkeshorteve ne saje te nje prokure te pashprehur nqs kemi te bejme me nje akt
                                                                                     59
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                              FATRI ISLAMAJ

administrimi. Kur sipermmarrja eshte rurale artizanale ose tregtare « regjimi
paresor » i jep çdo bashkeshorti nje prokure ligjore per te kryer aktet e administrimit
ne lidhje me sipermarrjen. Shpenzimet bashkeshortore jane borxhe solidare te te dy
bashkeshorteve perveç rastit kur ato jane te panevojshme ose eksesive. Kontributi
ne shpenzimet e familjes eshte i veshtire per tu provuar.


                               C. ADMINISTRIMI I PASURISË

Do bejme dallimin midis akteve te administrimit, akte te jetes se perditshme, dhe
akteve te disponimit, akte shume me te rendesishme siç eshte akti i shitjes se nje
sendi.

   1.   AKTET E ADMINISTRIMIT

Administrimi i sendeve personale i perket çdo bashkeshorti. Eshte i njejti rregull i
pranishem ne regjimin e bashkesise per sendet personale. Por pavaresia absolute
nuk eshte konform me idene e marteses. Bashkeshortet nderhyjne shpesh ne
pasurine e njeri tjetrit dhe ata nuk jane te huaj me njeri tjetrin. Kodi i Familjes e
parashikon edhe rastin kur njëri bashkëshort i beson tjetrit administrimin e pasurisë
së tij. Në këtë rast zbatohen rregullat e përfaqësimit. Bashkëshorti përfaqësues nuk
është i detyruar të japë llogari për kthimin e fruteve, nëse prokura nuk e detyron
shprehimisht për një gjë të tillë.

Në nenet 117,118, të Kodit dallohen tri hipoteza të përkatesisht :

   -    prokura e shprehur
   -    prokura e pashprehur dhe
   -    ajo qe quhet nderhyrje ne punet e tjetrit.

Nqs një bashkeshort i ka dhene tjetrit nje prokure te qarte te administrimit te sendeve
te tij ky i fundit nuk ka per detyre te japi llogari per frutet perveç rastit kur prokura e
parashikon ndryshe. Ai mundet ne kete rast te perdor sendet per llogarine e tij
personale. Ky rregull nuk eshte konform rregullit te zakonshem ne rast prokure
megjithate rregullat e tjera te prokures zbatohen, sidomos detyrimi per te dhene
llogari per kapitalet e perdorura.

Kur njëri nga bashkeshort administron pasurinë e tjetrit, me dijeninë dhe pa
kundërshtimin e këtij të fundit, konsiderohet se ka marrë një mandat (prokure) të
heshtur për administrimin, por jo për disponimin. Ai qe administron duhet te japi
llogari per frutet qe ekzistojne ende, për ata te konsumuar me mashtrim, dhe per ata
te cilat jane neglizhuar te mblidhen. Ai nuk përgjigjet për frytet që janë konsumuar.

Nje bashkeshort mund te administroje sendet e tjetrit pa pelqimin e tij. Ne kete rast
kemi nderhyrje ne punet e tjetrit dhe kjo ben qe te lind nje pergjegjesi per te dhene
llogari per te gjithe frutet edhe per ata qe nuk jane mbledhur ose konsumuar si dhe
për dëmin e ardhur.

Për sa më sipër, megjithë pavarësinë në administrim, edhe në regjimin e pasurive të
ndara nuk ka një pavarësi absolute, sepse kjo nuk përputhet me kushtet e jetesës që
të ofron martesa. Edhe kur bashkëshortët i ndajnë pasuritë e tyre, ata nuk janë midis

                                                                                        60
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                          FATRI ISLAMAJ

tyre dy të huaj. Prandaj Kodi parashikon rastet e administrimit të pasurisë së tjetrit në
mënyrë vullnetare nga njëri bashkëshort sepse vetë jeta bashkëshortore e dikton
këtë.

       2.   AKTET E DISPONIMIT

Çdo bashkeshort eshte i lire te kryej keto akte persa i perket pasurise se tij.
Nje pergjegjesi ekziston ne ngarkim te bashkeshortit qe nderhyn ne çeshtjet e tjetrit.
Ai eshte garant nqs ka luajtur psh nje rol deçiziv ne shitjen e sendit te bashkeshortit
tjeter. Sipas jurisprudences ai nuk eshte garant nqs nderhyn me pelqimin e
bashkeshortit tjeter. Veç te tjerash disa sende i nenshtrohen vendimmarrjes se
perbashket : banesa e perbashket edhe n.q.s i perket njerit prej bashkeshorteve.


            D. LIKUIDIMI (MBARIMI) I REGJIMIT TE PASURIVE TË NDARA (NENET, 120-122)

Në regjimin e pasurive të ndara, me mbarimin e martesës për shkak të vdekjes së
njërit bashkëshort, pjestimi i pasurisë ndërmjet bashkëshotëve, - përsa i përket
formës, ruajtjes së pandarë të sendit të papjestueshëm, radhës së preferencave,
shitjes në ankand të sendeve të papjestueshme, efekteve të ndarjes, garancisë dhe
diferencave - i nënshtrohet rregullave të trashëgimise për ndarjen midis
trashëgimtarëve.

Të njëjtat rregulla zbatohen dhe pas zgjidhjes së martesës, me përjashtim të radhës
së preferencave.Mund të vendoset që diferenca e mundshme të paguhet me para
në dorë.1

Nese martesa mbaron ose shpallet e pavlefshme dhe pasuria e njërit prej
bashkëshortëve është shtuar nga lidhja e martesës, bashkëshorti tjetër, në rastin kur
ai ka kontribuar në një mënyrë ose në një tjetër për këtë shtim, ka të drejtën të
kërkojë kthimin e pjesës së shtuar prej tij. Kjo e drejtë i kalon trashëgimtarëve të
bashkëshortit të vdekur, vetëm nëse njihet në kontratë ose për shkak të vazhdimit të
një gjykimi të filluar. Kjo e drejtë parashkruhet me kalimin e dy vjetëve nga mbarimi
ose shpallja e pavlefshme e martesës.

Ne rast likuidimi problemet më te shumta jane ato qe lidhen me proven dhe me
dhurimet e fshehura. Sipas nje parimi te pergjithshem te te drejtes se detyrimeve
kredite e secilit i nenshtrohen kompensimit me anen e nje llogarie te perbashket.
Keto 20 vjetet e fundit - nga praktika e vëndeve të tjera- regjimi i ndarjes se pasurise
eshte regjimi me i veshtire per tu likuiduar, per shkak te paisgurise se provave, te
rritjes se numrit te mospjestimeve (sende ne bashkepronesi derisa te zbatohet ndarja
midis dy bashkeshorteve) te cilat i nenshtrohen rregullave te pergjithshem te ndarjes
se sendeve dhe nje rregulli te te drejtes fiskale sipas te cilit tatimet mbi vleren e
shtuar (jo tvsh normale por tatimi mbi diferencen e çmimit te blerjes se sendit dhe
çmimit te shitjes se tij) zbatohet ne rastin e ndarjes se sendeve te trashegimise ose
te bashkesise martesore.

Ne disa raste të veçanta jurisprudenca perdor rregullat e shoqerise faktike kur disa
kushte jane mbledhur. Ne shume raste ajo i jep te drejte bashkeshortit qe ka

1
    Kodi i Familjes, dhjetor 2004, neni 120.

                                                                                      61
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ

ndihmuar tjetrin ne nje sipermarrje tregtare te demshperblehet ne baze te rregullave
te begatimit pa shkak (pasurim pa shkak, pa baze juridike) ne rastin kur nje person
ben punime ne pronesine tende pa autorizim por nderhyrja e tij ishte e
domosdoshme per te ruajtur gjendjen e pronave te tua, ai do te demshperblehet
vetem per shpenzimet e nevojshme per te ruajtur gjendjen e sendit ose shpenzimet e
dobishme qe kane permiresuar gjendjen e tij). Keto rregulla te veçanta zbatohen per
ti lejuar ne pergjithesi gruas qe eshte marre vetem me punet e shtepise dhe me
edukimin e femijeve te perfitoje nga te ardhurat e aktivitetit te burrit te saj.
Bashkeshortet mundet qe gjate marteses te provokojne ndarjen e sendeve ne
mospjestim (bashkepronesi te perkoheshme).



   II. REGJIMI I NDARJES SE PASURISE ME SHTESE TE NJE SHOQERIE PER TE VENE NE
       BASHKEPRONESI SENDET E FITUARA GJATE MARTESES.

Eshte praktika e notereve në vendet ku është zbatuar prej kohësh ky regjim, qe ka
perzier regjimin e ndarjes me regjimin e bashkesise.

Ky regjim mbledh perparesite e regjimit te ndarjes dhe te regjimit te bashkesise se
sendeve te fituar gjate marteses. Ketu çdo bashkeshort eshte i pavarur persa i perket
pasurise se tij personale dhe ne te njejten kohe çdo bashkeshort perfiton nga
pasurite e krijuara gjate marteses nga bashkeshorti tjeter. Ky regjim eshte shume i
perafert me regjimin ligjor ndaj ai nuk ka asnje interes per te qene i parashikuar
shprehimisht vetem nqs bashkeshortet duan te bejne disa ndryshime ne lidhje me
regjimin ligjor. Veshtiresite qe hasen ne kete regjim jane ne lidhje me te ardhurat e
bashkeshorteve.

Pyetja shtrohet per te ditur kur keto te ardhura bejne pjese ne bashkesi dhe nuk i
perkasin vetem atij qe i ka fituar ?

Faktikisht kjo varet nga klauzolat e kontrates se marteses. Ky regjim i perzier mund
te permbaje shume klauzola te ndryshme per te organizuar te gjitha kombinimet e
mundshme ne lidhje me regjimin e ndarjes dhe regjimin e bashkesise. Per shembull,
shoqeria e sendeve te fituar gjate marteses mund te kete si kusht qe sendet qe nje
bashkeshort perdor ne kuader te profesionit te vet, i perkasin vetem atij.

                          RASTE NGA PRAKTIKA GJYQESORE



Nga studimi i bere ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane rezulton se ende nuk ka
asnje rast praktik te mbarimit te nje regjimi martesor me kontrate. Per kete kam bere
dhe nje perpjekje prane zyrave te noterise dhe rezulton se ende nuk kane filluar te
aplikohen llojet e regjimeve me kontrate. Ka vetem disa raste te rralla te regjimit te
pasurive te ndara.

Meqenese Kodi i ri i Familjes ka hyre ne fuqi ne janar te vitit 2004 ne gjykate jane ne
proces gjykimi disa raste te ndarjes se pasurise ne regjimin e bashkesise ligjore.
Kerkimet kryesore kishin te benin me ndarjen e baneses familjare dhe ajo qe ishte
me interesante, ndarjen e aktivitetit tregtar.


                                                                                    62
    RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                                             FATRI ISLAMAJ

Ne rastin e pare shoqeria ishte krijuar gjate marteses dhe bashkeshortja kerkonte te
ishte ortake ne gjysmen e kuotave te bashkeshortit. Ligji per shoqerite tregtare
parashikon te drejten e bashkeshortit te jete ortak ne nje shoqeri nese kjo eshte
parashikuar ne statut. Kjo per faktin se ne shoqeri ka dhe ortake te tjere te cilet mund
te mos pranojne te bashkepunojne me bashkeshortin tjeter me cilesine e ortakut.
Kodi i ri i Familjes ne kete rast parashikon vetem se veprimtaria tregtare e vene gate
marteses perfshihet ne bashkesi, por nuk percakton deri ku shkon e drejta e
bashkeshortit tjeter qe nuk eshte ortak ne shoqeri. Ne rast te nje ndarje te pasurise
bashkeshorti qe nuk eshte ortak mund te behet i tille ne gjysmen e kapitalit te
vendosur nga bashkeshorti ortak, apo mund te marre vetem kundervleften e gjysmes
se kapitalit te vendosur ne shoqeri gjate marteses. Rasti eshte ende ne gjykim, por
praktika gjyqesore do te beje interpretimet e nevojshme dhe do te krijoje ne te
ardhmen mundesine e permiresimeve te Kodit te Familjes nese do te jete e
nevojshme.

Rasti i dyte ka te beje me ndarjen e pasurise per shkak divorci, pasuri e cila perbehet
nga nje shtepi, nje autoveture dhe nje shoqeri tregtare e cila ishte krijuar para
marteses, por qe eshte likuiduar gjate marteses dhe kapitali I saj eshte perdorur per
te krijuar nje shoqeri te re me ortake te tjere. Problemet qe kane dale gjate gjykimit
kane te bejne me vleresimin e pasurise qe perbehet nga shtepia dhe makina me ane
te nje eksperti dhe nese shoqeria e re do te konsiderohet si veprimtari tregtare e
krijuar gjate marteses apo pasuri vetjake e bashkeshortit qe e kishte shoqerine dhe ti
detyrohet bashkesise vetem per te ardhurat e fituara nga shoqeria gate marteses.
Rasti eshte ende ne proces.


                                                  KREU VI

           VËSHTRIM KRAHASUES I REGJIMEVE MARTESORE NË EUROPË1.


Zhvillimi i të drejtës familjare në Europë gjatë dekadave të fundit, padyshim që ndikoi
edhe në zhvillimin e të drejtës së regjimeve martesore në këto vende. Reformat në
fushën e regjimeve martesore prekën tërësisht ose pjesërisht vendet europiane.
Motivet e këtyre reformave nuk ishin të njëjta në të gjitha shtetet. Ndryshimet e reja u
frymëzuan dhe herë u imponuan nga zhvillimi i ideve të reja, zakoneve dhe zhvillimit
shoqëror të çdo vendi.

Kështu reforma e regjimeve martesore në vendet socialiste u mbështet mbi një
konceptim politik të caktuar të rendit shoqëror dhe parimet që udhëhoqën ndryshimet
janë pothuajse të njëjta në bashkësinë e familjeve socialiste. Ndërsa në një pjesë të
vendeve europiane reformat kanë ndodhur, jo vetëm për shkak të ideve dhe
zakoneve të vendit dhe as të politikës voluntariste të legjislatorit, por thjesht janë
detyruar t’i përshtasin të drejtën transformimeve të shoqërisë. Sot, parimet e të
drejtës së regjimeve martesore janë tepër të ngjashme dhe të afërta në legjislacione
të ndryshme, duke realizuar harmonizimin nëpërmjet zhvillimit evolutiv shoqeror.



1
    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudence shqipetare dhe disa sisteme krahasuese“.

                                                                                                        63
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ

          A. ZHVILLIMI I TË DREJTËS SË REGJIMEVE MARTESORE NË ITALI

Me reformën e të drejtës familjare edhe në fushën e regjimeve martesore pati
ndryshime të rëndësishme, të cilat kishin si qëllim kryesor vendosjen në një pozitë të
barabartë të bashkëshortëve në marrëdhëniet e tyre pasurore.

Regjimi martesor ligjor i bashkëshortëve, në mungesë të marrëveshjeve të ndryshme
të parashikuara në kontratën e martesës, është ai i pasurisë së përbashkët në
formën e bashkëpronësisë të reduktuar në sendet e fituara gjatë martesës.

Njëkohësisht në sistemin italian, bashkëshortët mund të përcaktojnë regjimin e tyre
pasuror me marrëveshje nëpërmjet kontratës së martesës. Bashkëshortët nuk mund
t’u shmangen as të drejtave, as detyrimeve të parashikuara në ligj që rrjedhin nga
martesa.

Përbëjnë objekt të bashkëpronësisë :

   -   blerjet e bëra nga të dy bashkëshort bashkë ose veç e veç, gjatë martesës,
       me përjashtim të atyre personale ;
   -   frutet e të mirave personale të secilit prej bashkëshortëve të perceptuara por
       jo të konsumuara deri në zgjidhjen e bashkëpronësisë.
   -   të ardhurat nga aktiviteti i secilit bashkëshort, nëqoftëse me mbarimin e
       bashkësisë nuk janë konsumuar akoma :


   -   shoqerite e drejtuara prej dy bashkëshortëve dhe të formuara pas martese. Në
       qoftëse bëhet fjalë për një shoqëri që i përket vetëm njërit prej bashkëshortëve
       pas martese, por të drejtuar prej të dy bashkëshortëve, bashkëpronësisë i
       përkasin vetëm sendet më të domosdoshme dhe shtesat. I përkasin
       bashkëpronësisë edhe të mirat materiale të destinuara për ushtrimin e
       funksionit të kësaj ndërmarrje.

Nuk përbëjnë objekt të bashkëpronësisë, pra janë objekt i të mirave personale të
secilit bashkëshort :

   -   të mirat materiale për të cilat që para martese, bashkëshorti ishte pronar ose
       ndaj të cilave ishte titullar i një të drejte gëzimi ;
   -   të mirat e fituara në mënyrë të vazhdueshme gjatë martesës për shkak
       dhurimi ose trashëgimie, kur në aktin e dhurimit ose në testament nuk është
       specifikuar që i janë atribuar bashkëpronësisë midis bahkëshortëve.
   -   të mirat me përdorim ngushtësisht vetjak të secilit prej bashkëshortëve dhe
       aksesorët e tyre.
   -   të mirat që i shërbejnë ushtrimit të profesionit të çdo bashkëshorti me
       përjashtim të atyre që janë të destinuara për administrimin e një shoqërie që i
       përket bashkësisë ;
   -   të mirat e fituara si zhdëmtim i dëmit personal, përveç pensionit ndaj humbjes
       së pjesëshme ose të plotë të aftësisë për punë.
   -   të mirat e fituara me çmimin e transferimit të të mirave personale ose me
       shkëmbimin e tyre me kusht që të jenë deklaruar në aktin e blerjes.



                                                                                    64
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

Administrimi i të mirave të bashkëpronësisë i përket të dy bashkëshortëve.
Nënshkrimi i kontratave në të cilat u lejohen ose fitojnë të drejta personale të gëzimit
të të mirave materiale dhe prezantim në gjykim për veprimet përkatëse iu përket në
mënyrë të pandashme të dy bashkëshortëve. Nëqoftëse njëri prej tyre refuzon
pëlqimin për nënshkrimin e një akti të një administrimi të përgjithshëm ose për një akt
për të cilën i kërkohet pëlqimi bashkëshortit tjetër, ky i fundit mund t’i drejtohet
gjykatës për të marrë autorizimin, në rastin kur kërkohet në emër të interesit familjar.
Aktet e kryera nga një bashkëshort pa pëlqimin e nevojshëm të bashkëshortit tjetër
ose të miratuara prej tij janë të anullueshme nëqoftësë i përkasin të mirave të
paluajtëshme.

Bashkëpronësia përfundon:
   - me deklarimin e mungesës ose të vdekjes së prezumuar të njërit prej
     bashkëshortëve;
   - me anullimin ose zgjidhjen e martesës;
   - me mbarimin e pasojave civile të martesës;
   - me veçimin personal;
   - me ndarjen juridike të të mirave materiale;
   - me ndryshimin konvencional të regjimit pasuror;
   - me falimentimin e njërit prej bashkëshortëve në rastin e një shoqërie.




                              REGJIMI I PASURIVE TË NDARA

Bashkëshortët mund të bëjnë marrëveshje që secili prej tyre të ruajë titullin ekskluziv
të të mirave të blera gjatë martesës. Secili prej tyre gëzon dhe administron të mirat
materiale për të cilat ka pronësinë e plotë.

Nëqoftëse njërit prej bashkëshortëve i është dorëzuar prokura e administrimit për të
mirat materiale të tjetrit ka detyrën që të japë llogari për frutet. Për të zbatohen
rregullat e mandatit (përfaqësimit). Nëqoftëse nuk i është kërkuar të japë llogari për
frutet, me zgjidhjen e martesës, ai duhet t’i dorëzojë, por nuk përgjigjet për ato të
konsumuara.
Nëqoftëse administrimi i të mirave të bashkëshortit kryhet me gjithë kundërshtimet e
tij ai përgjigjet për demet dhe fitimin e munguar. Bashkëshorti që gëzon të mirat e
bashkëshortit tjetër mban të gjitha detyrimeve që ka gëzuesi i uzufruktit.

Bashkëshorti mund të provojë me çdo mjet të mundshëm, përkundrejt tjetrit,
pronësinë e një të mire ekskluzive materiale. Për të mirat që askush prej tyre s’është
në gjëndje të dëshmojë pronësinë janë në pronësi që ndahet në pjesë të barabarta
midis dy bashkëshortëve, d.m.th. në bashkëpronësi.



      B. ZHVILLIMI I SË DREJTËS SE REGJIMEVE PASURORE MARTESORE NË FRANCË.

Regjimet bazë të parashikuara nga Kodi Civil francez janë regjimi i bashkëpronësisë
dhe ai i pasurive të ndara(seperatist). Në pjesën më të madhe të të drejtave të
vendeve të botës si dhe në mënyrë të dukshme në Francë ekziston jo një regjim

                                                                                     65
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                              FATRI ISLAMAJ

martesor, por disa regjime martesore. Do të mjaftonte qe para celebrimit të martesës
të shkohet te një noter dhe të kërkohet një kontratë në të cilën ata do të organizojnë
marrëdhënjet e tyre pasurore sipas dëshirës së tyre.

Ekzistojnë pra, regjime martesore sipas marrëveshjeve, të cilat kanë edhe një
shumëllojshmëri të madhe. Liria e njohur për bashkëshortët nuk ka një drejtim të
vetëm. Domethënë që, nëqoftëse ata mund të përcaktojnë në një kontratë regjimin e
tyre martesor, nuk ka kundërshtime. Martesa është gjithashtu e vlefshme edhe kur
ata nuk do t’i kishin paraprirë asaj me anën e një marrëveshje martesore.

Normalisht Kodi Civil francez u kthen përgjigje pyetjeve dhe kërkesave të shumta.
Krahas regjimeve martesore konvencionale ekziston edhe regjimi ligjor, pra ai i
quajtur regjimi i së drejtës së zakonshme që aplikohet automatikisht ndërmjet
bashkëshortëve ne rastin kur ata nuk e kanë bërë marrëveshjen martesore para
martesës.

Nga pikëpamja juridike kemi tentuar të sjellim regjimet juridike në unitetin e tyre. Në
fakt sipas një teze e cila manifestohet si në doktrinë ashtu edhe në jurisprudencë,
regjimi martesor i quajtur ligjor do të ishte në realitet një regjim martesor i heshtur, i
nënkuptuar. Bashkëshortët e kishin mundësinë e bërjes së kontratës së martesës
dhe në rastin e mosbërjes kuptohet që ata janë marrë vesh të adoptojnë regjimin
ligjor. Ndërsa, në rastin kur kontrata e martesës është anulluar, për një rast apo një
tjetër, ata do të gjenden automatikisht në regjimin pasuror martesor ligjor.

                           LLOJET E REGJIMEVE MARTESORE

Llojet kryesore të regjimeve martesore janë :

   a) regjimi i pasurive të ndara. Ato mund të aplikohen në disa mënyra, p.sh.
      mund të zgjidhet me marrëveshje të palëve në kontratën e martesës. Eshtë
      një lloj regjimi që në krahasim me të tjerët realizon një liri të madhe veprimi
      nga ana e gruas dhe pavarësinë e saj, si dhe sendet e saj nuk ngelin më të
      papërdorëshme. Thjesht bashkëshortët duhet të kontribuojnë në ekonominë e
      familjes dhe të përkrahin materialisht partnerin. Në rastin e zgjidhjes se
      martesës dhe likujdimin e regjimit ata ruajnë integritetin e të mirave personale
      të tyre. Një rast tjetër është edhe kur ky regjim i pasurive të ndara është
      juridik. Kur bashkëshortët janë martuar sipas regjimit të bashkëpronësisë, por
      gjatë martesës njëri prej tyre rezulton administrator jo i mirë i pasurisë ose
      falimenton në aktivitetin e tij si tregëtar, bashkëshorti tjetër , për të ruajtur
      interesat e tij personale, kërkon marrjen fund të bashkëpronësisë. Me ne fund
      secili nga bashkëshortët ruan pronësinë mbi sendet e tij.

   b) Një shembull tjetër i regjimeve seperatiste është ai që emërtohet pjesëmarrja
      në fitime. Eshtë relativisht i ri dhe është një regjim i ndërmjetëm midis atij të
      pasurive të ndara dhe regjimit të bashkëpronësisë. Në fakt gjatë gjithë
      jetëgjatësisë së tij dhe martesës ai funksionon si regjim i pasurive të ndara
      dhe çdo bashkëshort administron lirisht të mirat e tij personale. Në rastin e
      pjestimit shndërrohet në një lloj regjimi bashkëpronësie i quajtur i kufizuar
      vetëm në blerjet e bëra gjatë martesës. Por, vetëm në vlerë dhe jo në natyrë,
      shihet pasurimi neto i secilit bashkëshort nga fillimi i martesës dhe nga shuma
      më e madhe zbritet shuma më e vogël. Bashkëshorti që është pasuruar më

                                                                                       66
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                           FATRI ISLAMAJ

      pak ka të drejtën e diferencës. Pra kemi një bashkëpronësi të dalluar (deri në
      pjestimin e saj) dhe të llogaritëshme. Ajo që karakterizon të gjitha statutet që
      po studiojmë është ajo që ato nuk realizojnë nje organizim të interesave
      pasurore të bashkëshortëve. Ata kanë për pikë të përbashkët atë që i lënë
      secilit bashkëshort, pronësinë e të mirave që sjellin në momentet e martesës,
      ose të blera gjatë vazhdimësisë së martesës. Diferenca ndërmjet tyre
      qëndron vetëm përsa i përket administrimit dhe gëzimit të të mirave materiale.

   c) Një sistem tjetër është ai i quajtur pa bashkësi, i njohur nga Kodi Civil i vitit
      1804. Pasuritë e dy bashkëshortëve mbeten të ndara nga pikëpamja e
      pronësisë, si në regjimin e pasurive të ndara, por burri ka të drejtën e
      administrimit dhe gëzimit të të gjithë të mirave të gruas me përjashtim të
      pjesëmarrjes në kontributet martesore.


   d) Ekziston edhe regjimi i bashkëpronësisë së reduktuar në fitimet që përbën
      regjimin e të drejtës së përgjithëshme të tanishme. Në to janë të përbashkëta
      për bashkëshortët vetëm të mirat e fituara gjatë ekzistencës së këtij regjimi në
      kundërshtim me të mirat materiale të sjella në martesë ose të fituara me anë
      të dhurimit pa dallim nëse janë të luajtëshme apo të paluajtëshme. Në te gjitha
      rastet masa e përbashkët ka për karakteristikë ndarjen në përfundim të
      regjimit.

Regjimet e bashkëpronësisë. Jane regjime që vendosin një farë shoqërie
bashkëshortore në formën e vënjes në pronësi të përbashkët të një pjese të pasurisë
së bashkëshortëve.

Mund të marrë forma të ndryshme në varësi të faktit nëse masa e përbashkët është e
madhe ose e vogël, nëse përbëhet vetëm nga sendet e luajtëshme apo edhe ato të
paluajtëshme të fituara gjatë martesës. Ky regjim është shfaqur në Francë si një
regjim që ka sjellë një lloj shoqërie bashkëshortore në formën e vënies në bashkësi,
në pronësi të plotë një pjesë të të mirave të bashkëshortëve. Ai ka forma të

ndryshme. Në mënyrë të dukshme masa e përbashkët e të mirave materiale ka më
tepër rëndësi.

Ky regjim mund të reduktohet, -si p.sh. regjimi ligjor i parashikuar nga Kodi Civil
francez,- vetëm në sendet e blera gjatë martesës, ku përfshihen si sendet e
luajtëshme ashtu edhe ato të paluajtëshme.

Me anën e një kontrate martesore bashkëshortët mund të ndryshojnë
bashkëpronësinë. Ata mund ta shtrijnë atë mbi sendet e luajtëshme dhe të
paluajtëshme për të cilat ata janë pronar që nga koha e lidhjes së martesës si dhe
për ato që do të fitojnë më pas me dhurim ose trashëgimi.Ky regjim quhet rregjimi i
bashkëpronësisë universale. Bashkëshortët mund të bien dakort që pasuria të
administrohet nga të dy dhe mund të parashikojnë një pjestim jo të barabartë të
bashkëpronësisë apo edhe kalimin e të gjithë bashkëpronësisë atij bashkëshorti që
do të jetojë pas vdekjes së bashkëshortit tjetër (regjimi me Kontrate).




                                                                                    67
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ

Me gjithë shumëllojshmërinë e tyre regjimet martesore konvencionale dhe regjimi
ligjor njohin një numër mjaft të madh rregullash, që vlejnë në parim në mënyrë të
përgjithëshme.



           C. ZHVILLIMI I TË DREJTËS SË REGJIMEVE MARTESORE NË ZVICËR


Zhvillimi i të drejtës martesore në Zvicër paraqet një karakter të ndryshëm nga ai i
shteteve unitare, sepse ndarja në kantone ka sjellë si pasojë edhe miratimin e një
legjislacioni të ndryshëm nga njëri kanton te tjetri në këtë fushë.

Me Kodin Civil të vitit 1907 , si regjim ligjor u parashikua ai i bashkësisë së pasurive,
duke iu lënë bashkëshortëve, megjithatë , mundësinë për të zgjedhur një regjim të
bashkëpronësisë ose të pasurive të ndara nëpërmjet kontratës së martesës.

Në këto kushte, në pamje të pare duket se regjimi ligjor kishte vetëm karakter
plotësues, por në fakt, në raport me regjimet me marrëveshje ai pati rol mbizotërues.
Me qëllim që regjimi martesor të ishte i kundërshtueshëm nga të tretët, ai duhet të
ishte i rregjistruar në rregjistrin e rregjimeve martesore dhe të publikohej në gazetën
e lajmërimeve zyrtare. Nëqoftëse nuk bëhej publikimi, marrëveshja prodhonte efekte
vetëm për bashkëshortët.

Shkrtimisht mund të themi që sistemi zviceran njeh tre regjime :

   -   regjimin e zakonshëm ;
   -   regjimin me marrëveshje ;
   -   dhe regjimin e jashtëzakonshëm.

Sipas Kodit Civil, bashkëshortët vendosen nën regjimin e pjesëmarrjes në fitime,
nëqoftëse nuk kanë zgjedhur një regjim tjetër në kontratën e martesës, ose nëse nuk
i janë nënshtruar regjimit martesor të jashtëzakonshëm.

Rregullimi me të drejta të plota i raporteve pasurore të bashkëshortëve, që nuk kanë
zgjedhur një regjim me marrëveshje, gjen justifikimin e tij në rëndësinë e rolit që
shoqëria i njeh institucionit të familjes tradicionale.


Ekzistenca e regjimit të zakonshëm është e destinuar të favorizojë mbajtjen e një lloj
ekuilibri brenda çiftit të bashkëshortëve , duke penguar shfrytëzimin e njërit
bashkëshort nga tjetri , justifikohet gjithashtu për të realizuar një siguri në raportet
pasurore që bashkëshortët ndërtojnë me të tretët.

Regjimi me marrëveshje presupozon që bashkëshortët të kenë shprehur vuullnetin
e tyre reciprokisht dhe në një mënyrë përputhëse, në një kontratë martese. Ky regjim
i lejon bashkëshortët që t’i shmangen regjimit të zakonshëm, qoftë duke e ndryshuar
atë në kufijtë e parashikuar nga ligji, qoftë duke zgjedhur njërin nga regjimet e
parashikuar në të.



                                                                                      68
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                              FATRI ISLAMAJ

Në këtë regjim pavarësia e bashkëshortëve reduktohet nga parimi i ligjshmërisë së
regjimit martesor. Megjithatë, në marrëdhenjet e të drejtës ndërkombëtare private,
bashkëshortët përfitojnë nga parimi i zgjedhjes së të drejtës, sipas të cilit ata mund të
zgjedhin atë të shtetit në të cilin banojnë ose do të jenë banues pas celebrimit të
martesës, ose të drejtën e një shteti, shtetësinë e të cilit ka njëri prej bashkëshortëve.

Sipas parimit të ndryshueshmërisë të regjimit martesor, bashkëshortët të vendosur
në një regjim ligjor të zakonshëm, ose në një regjim me marrëveshje, mund të
zgjedhin një tjetër regjim me kalimin e kohës, ose të ndryshojnë regjimin në të cilin
ndodhen. Duke patur parasysh faktin se jeta bashkëshortore dhe ajo në familje i
ngjan një shoqërie, në raste të zgjedhjes së regjimit të pasurive të ndara,
bashkëshortët pranojnë një ndarje të plotë të pasurisë dhe likuidim të ekonomisë të
ndërtuar nga njëri ose tjetri bashkëshort.

Në regjimet me marrëveshje futen edhe regjimet e bashkëpronësisë që kanë si
karakteristikë kryesore ushtrimin e përbashkët të pushtetit të administrimit dhe të
disponimit në shkallë të ndryshme të pasurisë së përbashkët. Pjesa e pasurisë që i
përgjigjet angazhimeve kundrejt të tretëve është e lidhur me faktin nëse flitet për
detyrime të përgjithëshme ose detyrime personale. Volumi i sendeve që i nënshtrohet
ndarjes është i lidhur me vendin që i jep çdo tip bashkëpronësie masës së sendeve
të përbashkëta.

Kodi Civil zviceran parashikon edhe rregjimin e jashtëzakonshëm që mund të
kërkohet vetëm nga njëri bashkëshort, ose në rastin kur detyrohen të dy
bashkëshortët në rrethana të veçanta (të jashtëzakonëshme) në interes të njërit prej
partnerëve, të çiftit bashkëshortor ose në interes të të tretëve kreditorë.

Vendosja e regjimit të jashtëzakonshëm i vë bashkëshortët nën regjimin e pasurive të
ndara. Ky status mund të rrjedhë nga vendimi gjyqësor, ose nga detyrimi i
bashkëshortëve për shkaqe të ndryshme, një nga të cilat është edhe falimentimi i
njërit bashkëshort. Regjimin e jashtëzakonshëm e hasim edhe në vende të tjera
europiane, por nuk mban emrin « regjim i jashtëzakonshëm ».


Regjimi ligjor i pjesëmarrjes në fitime. Regjimi i pjesëmarrjes në fitime përbëhet
nga pasuria personale e çdo bashkëshorti dhe nga sendet e fituara nga çdo
bashkëshort gjatë regjimit, me përjashtim të sendeve të fituara me trashëgim ose
dhurim.

Sipas Kodit Civil, përcaktimi i sendeve që bëjnë pjesë në pasurinë personale, të
përcaktuara në këtë kod ka karakter detyrues. Ndërsa sendet e fituara gjatë regjimit
përbëjnë një pasuri të përgjithëshme të çdo bashkëshorti, që kupton, pikërisht sende
që Kodi Civil ka përcaktuar për këtë lloj pasurie. Pra çdo gjë që nuk përfshihet në
pasurinë personale, bën pjesë në sendt e fituara gjatë regjimit.

Bëjnë pjesë në pasurinë personale të çdo bashkëshorti, sipas ligjit :

   -   Sendet e përdorimit thjeshtë personal të bashkëshortit. Këto sende e
       humbasin karakterin e tyre personal në momentin kur i nënshtrohen një
       përdorimi të përbashkët me bashkëshortin tjetër dhe fëmijët, ku shpesh herë
       futen p. sh. materialet sportive ;
                                                                                       69
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ

   -   Sendet që i përkasin atij në fillim të regjimit, ose që i takojnë me trashëgimi
       ose dhurim ;
   -   Kreditë për riparimin e një dëmi moral ;
   -   Sendet e fituara nga përdorimi i pasurisë personale

Të gjithë të ardhurat e tjera që nuk bëjnë pjesë në këto kategori janë të fituara gjatë
regjimit dhe nuk jane personale.

Mbarimi dhe likuidimi i regjimit të pjesëmarrjes në fitime

Në regjimin e pjesëmarrjes në fitime, pjesa më kryesore është pikërisht mbarimi i këtij
regjimi. Për këtë arsye në Kodin Civil kjo pjesë zë një vend të rëndësishëm. Mbarimi
është fundi i regjimit martesor, ai zëvendëson qëllimin e bashkësisë nga ai i likuidimit,
që s’është gjë tjetër veçse rregullimi i llogarive.

Shkaqet e mbarimit të regjimit janë :

   -   vdekja e konstatuar ose e prezumuar e njërit ose dy bashkëshortëve ;
   -   zgjedhja kontraktuale e një regjimi tjetër ;
   -   divorci, veçimi personal ose anullimi i martesës ;
   -   ndarja e sendeve gjyqësisht.

Përsa i përket përcaktimit të pjesëve të çdo bashkëshorti, vështirësia duket në
përcaktimin e sendeve që bashkëshortët kanë fituar në bashkëpronësi dhe për
kreditë që sjellin një pjesë të mbivlerës.Në përcaktimin e pasurisë së çdo
bashkëshorti duhet të kihet parasysh që :

   -   të bëhet ndarja e masave të pasurisë ;
   -   të llogaritet vlera e sendeve të fituara gjatë regjimit, që presupozohet që të
       jenë në pasurinë e përbashkët ;
   -   të llogaritet kompensimi që duhet të bëhet me sendet e fituara gjatë regjimit
       kundrejt pasurisë personale ose e kundërta.

Regjimi i bashkëpronësisë. Regjimi i bashkëpronësisë përbëhet nga sendet e
përbashkëta dhe sendet personale të çdo bashkëshorti.Në këtë regjim
bashkëpronësia e sendeve i përket në mënyrë të pandashme të dy bashkëshortëve.
Por në kontratën e martesës bashkëshortët mund të zgjedhin dhe regjime të futur në
këtë grup, siç është regjimi i bashkëpronësisë i reduktuar në sendet e fituara gjatë
këtij regjimi. Në kontratën e martesës bashkëshortët mund të përjashtojnë nga
pasuria e përbashkët disa sende si p.sh. disa pasuri të paluajtëshme, prodhime të
punës të njërit bashkëshort ose sende që i shërbejnë ushtrimit të profesionit të njërit
bashkëshort.
Në këto lloj regjimesh administrimi i pasurisë së përbashkët bëhet nga të dy
bashkëshortët të cilët veprojnë në interes të unionit bashkëshortor(bashkesisë). Secili
nga bashkëshortët mund të kryejë veprime lidhur me pasurinë e përbashkët, por kjo
ndodh vetëm kur flitet për administrim të zakonshëm. Përtej administrimit të
zakonshëm, bashkëshortët nuk mund të angazhojnë pasurinë e përbashkët e të
disponojnë mbi të pa pëlqimin e bashkëshortit tjetër.




                                                                                      70
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                            FATRI ISLAMAJ

Përsa i përket detyrimeve, çdo bashkëshort përgjigjet me pasurinë e përbashkët mbi
debitë që ai ka kontraktuar në kufijtë e pushtetit që i janë dhënë për të përfaqësuar
unionin bashkëshortor dhe administrimin e sendeve në bashkësi.

Ky regjim mbaron :

   -   ditën e vdekjes së njërit bashkëshort ;
   -   ditën e ndryshimit të kontratës për të zgjedhur një regjim tjetër pasuror
       martesor ;
   -   ditën e falimentimit të njërit bashkëshort.

Në qoftë se ndodhemi para divorcit, veçimit personal, nulitetit të martesës ose
ndarjes gjyqësore të pasurisë, mbarimi i regjimit prodhon efektet e tij ditën e
kërkesës. Përbërja e pasurive të përbshkëta dhe pasurive personale llogaritet ditën e
mbarimit të regjimit.


Zbatimi i rregjimit të jashtëzakonshëm. Regjimi i jashtëzakonshëm nuk është gjë
tjetër veçse një ndarje e pasurisë e urdhëruar nga gjykata ose e imponuar nga ligji.

Sipas Kodit Civil, mbi bazën e kërkesës së njërit bashkëshort, të bazuar në motive të
drejta, gjyqtari mund të shpallë ndarjen e pasurisë. Sipas doktrinës zvicerane, motivi
mund të jetë i drejtë vetëm nëse është në lidhje me regjimin martesor. Por sipas
legjislacionit zviceran ekzistojnë gjithashtu edhe shkaqe subjektive të
mosfunksionimit të regjimit,- siç janë sjellja me faj e bashkëshortit- ose shkaqe
objektive, si p. sh. ndërprerja e gjatë e jetesës së përbashkët.


Si motive të drejta sipas ligjit konsiderohen :

   -   kur bashkëshorti është insolvabël ose pjesa e pasurisë së tij në pasurinë e
       përbashkët kërkohet nga kreditorët, e këtij bashkëshorti. Insolvabiliteti shfaqet
       në mometin që pasivi i një bashkëshorti kalon aktivin për një kohë të gjatë ;
   -   kur njëri bashkëshort vë në rrezik interesat e kërkuesit ose ato të pasurisë së
       përbashkët ;
   -   kur njëri bashkëshort refuzon pa të drejtë të japë pëlqimin e kërkuar nga
       bashkëshorti tjetër, për kryerjen e një veprimi të disponimit për pasurinë e
       përbashkët ;
   -   kur njëri prej bashkëshortëve në mënyrë të vazhdueshme, është i pazoti për të
       vepruar ;
   -   kur një bashkëshort është i pazoti për të vepruar në mënyrë të vazhdueshme,
       përfaqësuesi i tij ligjor mund të kërkojë që ndarja e pasurisë të bëhet për të
       njëjtin motiv si edhe në pikën e sipërpërmendur. Mund të jetë në interes të
       personit të pa aftë për të vepruar t’i japë fund regjimit në të cilin ndodhet. I
       përket përfaqësuesit të tij ligjor të vendosë për oportunitetin e një kërkese për
       ndarjen e pasurisë.

Kur motivet, të cilat justifikuan ndarjen e pasurisë janë zhdukur, gjyqtari mundet, me
kërkesën e njërit bashkëshort, t’i rikthejë palët në regjimin e mëparshëm.



                                                                                     71
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ

Kodi Civil zviceran parashikon vetëm një rast që ndarja e pasurisë të bëhet nga
gjykata mbi bazën e kërkesës së një të treti. Kjo ndodh vetëm në rastin kur personi
që i drejtohet gjykatës, është kreditor i njërit prej bashkëshortëve, i cili jeton në
regjimin e pasurisë së përbashkët. Kjo kërkesë bëhet me qëllim që të ndahet pjesa e
tij në këtë pasuri të përbashkët, në favor të kreditorëve.

Ndarja e pasurisë mund të bëhet edhe si rezultat i veçimit personal të
bashkëshortëve, ose i deklarimit të njërit bashkëshort si të pagjetur.
Në rastin e veçimit personal, ndarja e pasurisë fillon efektet e saj nga momenti i
paraqitjes së kërkesës. Kjo vlen si për bashkëshortët të cilët kanë zgjedhur regjimin e
pjesëmarrjes në fitime, edhe për bashkëshortët që kanë zgjedhur regjimin e
bashkëpronësisë.

Vendosja e regjimit të jashtëzakonshëm sjell edhe mbarimin me të drejta të plota të
një regjimi të mëparshëm. Likuidimi i këtij regjimi bëhet sipas rregullave, që janë të
përcaktuara në ligj. Për regjimin e pjesëmarrjes në fitime zbatohen rregullat e
parashikuara në ligj. Për regjimin me marrëveshje, zbatohen rregullat e parashikuara
në kontratën e martesës dhe në ligj.


                                  KONKLUZIONE


Ne perfundim te ketij punimi, ne te cilin u trajtuan ne menyre te detajuar llojet e
regjimeve martesore sipas Kodit te ri te Familjes, dolen disa konkluzione dhe
rekomandime te pergjitheshme:

Se pari, llojet e regjimeve pasurore martesore te ndara ne kete forme parashikohen
per here te pare ne Kodin e Familjes. Nga kerkimet e mia rezultoi se ato njihen
shume pak dhe jane perdorur shume rralle regjimet me marreveshje nga personat e
interesuar, gje qe kerkon domosdoshmerisht publicitetin ne menyra te ndryshme per
t’i bere ato te njohura.

Se dyti, tradita e ruajtjes se regjimit ligjor nga çiftet e reja eshte shume e forte dhe
per shkak te konceptit qe kane bashkeshortet ne familjet shqiptare. Por ne rastet e
fundit te zgjidhjes se martesave, sidomos ne çiftet qe kane nen 10 vjet martuar
verehet nje deshire per te njohur mundesite dhe favoret qe ka parashikuar Kodi i ri i
Familjes per ta ne rastin e divorcit. Kjo me rezultoi nga nje kerkim ne zyrat avokatore
ku kishte shume raste qe bashkeshortet kerkonin konsulence paraprake per te njohur
pasojat qe i vinin nga divorci lidhur me pasurine e tyre.

Se treti, praktika gjyqesore eshte shume e varfer, sidomos ne drejtim te arsyetimit te
vendimit ne raste te ndarjes se pasurise per shkak divorci. Nuk ndihet futja e
elementeve te rinj te Kodit ne drejtim te nje konceptimi te ri te bashkesise ligjore.
Mendoj qe kjo kerkon trajnime te posaçme te gjyqtareve ne kete fushe. Ne praktiken
gjyqesore kishin filluar te shtoheshin rastet e zgjidhjes se marteses me pelqim
reciprok, ku nje vend te rendesishem zinin dhe klauzolat per ndarjen e pasurise.

Se katerti, megjithse Kodi i Familjes ka parashikuar perfshirjen e aktivitetit tregtar ne
bashkesi dhe rastet e mosperfshirjes, rezulton se ne kete pike vete Kodi eshte i
paqarte, sidomos per te ardhurat qe merren nga shoqeria gjate marteses, kur kjo
                                                                                      72
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                             FATRI ISLAMAJ

shoqeri eshte krijuar para martese, etj. Edhe praktika ka hasur veshtiresi ne kete
pike.

Se pesti, Doktrina per regjimet martesore eshte shume e varfer dhe nuk ka ende nje
komentar shpjegues ne kete fushe. Kjo do te ishte me shume interes per te kuptuar
drejt dhe perdorur llojet e ndryshme te regjimeve nga personat e interesuar, por dhe
per tu perdorur nga gjyqtare, avokate, notere, etj.



                                    BIBLIOGRAFI


    Kushtetuta e RSH Kodi Civil I Mbreterise Shqiptare, i vitit 1929,

    Ligji per Dispozitat Kryesore Kushtetuese.

    Kodi Civil i Mbreterise Shqiptare, i vitit 1929.

    Ligji Nr. 9062 date 8.5.2003 “Kodi i Familjes”

    Kodi Civil i RSH i viteve 1982 dhe 1994.

    Kodi Procedures Civile te RSH i viteve 1982 dhe 1996.

    “Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar”, II Dr. Baki Berberi, F.123 .

    Tefta Zaka “J eta Juridike” Nr. 2, shkurt 2004.

    Tefta Zaka “J eta Juridike” NR.3, shtator 2004,

    Tefta Zaka “Regjimet martesore, jurisprudenca shqipëtare dhe disa sisteme
     krahasuese“ .

    Sonila Omari, “Regjimi pasuror martesor“.

    Droit Civil “ les regimes matrimoniaux” Philippe Malaurie et Laurent Aynes,
     edition 1999,fq.99.

    Francesco Galgano, “E drejta private“ .

    Filipescu, fq. 54.

    Vendim nr. 24 dt. 22.05.1921 i Gjyqit të Diktimit.

    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1965.

    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1970 .

    Udhëzime dhe Vendime të Gjykatës së Lartë, viti 1973 .


                                                                                    73
RREGJIMET PASURORE MARTESORE                                         FATRI ISLAMAJ

   Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr 4 , viti 1980,

   Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr.1. viti 1982,

   Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr.11,f.4,viti 1983.

   Buletini i Gjykatës së Lartë, Nr.6. viti 1983,

   Vendime të Gjykatës së Kasacionit, Nr.4, viti 1995,fq.62.

   Vendimi 5136, dt. 14.06.1996. i Gykatës së Rrethit Tiranë.

   Vendimi Nr.220, dt.23.01.1997, i Gjykatës së Rethit Tiranë.

   Vendim Nr. 226, dt. 04.06.1998 i Gjykatës së Rrethit Tiranë.

   Indeksi i Gjykatës së Rrethit Tiranë, viti 1991. Vendimi Nr 9 dt.05.01.1991 .

   Revista “Drejtësia Popullore“, Nr.4, viti 1966.

   Revista “Jurisprudenca Shqipëtare“ , Nr.3, fq.47.




                                                                                    74

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:4848
posted:1/13/2011
language:Albanian
pages:74