LETER MOTIVUESE by hamzasdrj

VIEWS: 6,860 PAGES: 1

									                                 LETĒR MOTIVUESE




Unë kam mbaruar studimet katërvjeçare në Fakultetin Juridik në Universitetin e
Prishtinës dhe kam fituar titullin jurist i diplomuar.
Puna dhe përvoja ime shumë vjeçare në fushën e drejtësisë më bënë person shumë të
përshtatshëm për të konkurruar për Këshilltar/Jurist në Procredit Bank- dega Prishtinë.

Arsyeja kryesore për konkurrim është se këtë pozitë e konsideroj si shumë sfiduese dhe
duke pasur parasysh përvojën time të deritanishme ju siguroj që këtë detyrë do ta
përmbush me shumë përkushtim.

Deri tani kam ushtruar punë të ndryshme juridike, përfaqësime të rasteve të ndryshëm
penale dhe civile dhe kjo më jep një shtytje edhe më të madhe për të konkurruar për
pozitën e lartpërmendur.

Po ashtu, jam i gatshëm të punoj vet si dhe me bashkëpunëtor. Në ushtrimin e profesionit
të Këshilltarit/ Juristit do të jem i ndërgjegjshëm, profesionist dhe do të marrë të gjitha
përgjegjësit dhe obligimet që bien mbi këtë post.



Me nderime,

Hamza Sadrija
Jurist i diplomuar

								
To top