Docstoc

AUTO SHKOLLA - Libri i Auto Shkolles (A B C & D).pdf

Document Sample
AUTO SHKOLLA - Libri i Auto Shkolles (A B C & D).pdf Powered By Docstoc
					          DORACAK PER
    DHENIEN E PROVIMIT
           PER SHOFER
                         nga dispozitat ligjore
                mbi sigurine e komunikacionit




LIBRI I AUTOSHKOLLËS

   SHTOJCE: Testet per ushtrime
     kategorite A, B, C dhe D




              Peje, 2004



        Ballina & sjellur nga: Marjan D.
                                     PARATHËNIE




     Ky doracak nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit, është përgaditur me
dëshirë që kandidatëve t'u bëhet e mundur përgatitja për dhënien e pjesës teorike të
provimit për shofer; që i obligon kandidatët që të përgatiten në mënyren më solide për
sigurinë e gjithëmbarshme në komunikacion.

     Pasi që me dispozitat e reja ligjore është ndryshuar dukshëm programi i ushtrimit të
kandidatëve për shofer, doracaku dhe testet i janë përshtatur programit të ri për dhënien e
provimit .

    Në këtë doracak dhe në këto teste, kandidati për shofer mund të gjejë çdo gjë që i
nevojitet në mënyrë që të përgaditet mirë për testim.

     Kjo bëhet kryesisht me ndihmen e instruktorit, mirëpo edhe vetë kandidati mund ta
zotërojë materien, nëse i lexon me kujdes sqarimet e dhëna.

     Ky doracak në pajtim me dëshirën e sinqertë dhe shpresën e editorit dhe të autorëve,
lypset te bëhet jo vetëm literaturë e detyrueshme e kandidatëve, shoferëve të ardhshëm,
instruktorëve por edhe literaturë e domosdoshme e gjithë atyre, të cilët, si pjesmarrës në
komunikacion janë të obliguar të japin kontributin e vet për një siguri më të madhe të
komunikacionit nëpër rrugë.
                                                                                   Autorët
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit   5




  DISPOZITAT E PËRGJITHSHME LIGJORE MBI SJELLJEN
        E PJESËMARRËSVE NË KOMUNIKACION

      Ligji mbi bazat e sigurisë së komunikacionit në rrugë, i obligon të gjithë pjesëmarrësit
në komunikacion të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore mbi rregullat e komunikacionit
dhe shenjat që janë vënë në rrugë. Nëse nuk ka shenjë komunikacioni, veprohet sipas
dispozitave ligjore mbi rregullat e komunikacionit, ndërsa nëse ekziston shenja e
komunikacionit, pjesëmarrësit kanë për detyrë të sjellen sipas saj, madje edhe nëse me
këtë largohen nga dispozitat ligjore mbi rregullat e komunikacionit. Ndërkaq, nëse
komunikacionin në rrugë (në vendbanim ose jashtë tij) e rregullon pjesëtari i policisë apo
personi tjetër i autorizuar, pjesëmarresit në komunikacion janë të obliguar të veprojnë
sipas shenjës së tij, respektivisht sipar urdhëresës që jep ai, pa marrë parasysh faktin se
ato urdhëresa ndryshojnë nga kërkesa që është bërë me shenjën e komunikacionit,
përpos rastit nëse gjatë kësaj kohe do të vënin në rrezik të drejtpërdrejtë persona të tjerë
ose do të sjellnin dëm material dikujt.
      Ngasësit e të gjitha mjeteve (jo vetëm mjeteve motorike) janë të obliguar që, mënyrën
e drejtimit të mjetit t'ua përshtatin të gjitha rrethanave dhe situatave në komunikacion,
kështu që në çdo kohë të jenë në gjendje ta ndalin mjetin, gjegjësisht ta evitojnë rrezikun
që mund të supozohet në kushtet e dhëna. Ngasësi duhet të zotërojë në tërësi mjetin dhe
të sigurojë lëvizjen e drejtë të tij në qarkullim, që atë ta drejtojë vazhdimisht (nuk bën ta
lëshojë nga dora timonin e biçikletës,dizgjinin etj, varësisht nga lloji i mjetit që e drejton).
Për ta arritur këtë gjë nuk është e mjaftueshme vetëm ta përshtasë shpejtësinë e lëvizjes
së mjetit, por është i detyruar që të dominojë mbi mënyren e ngasjes së automjetit dhe të
ketë kujdes për krejt rrethanat që mund të bëhen burim i rrezikut (kushtet kohore dhe
atmosferike, gjendja e rrugës, dendësia e komunikacionit , fëmijët në udhë, shtazët etj).
      Duke pasur parasysh shpejtësinë e lëvizjes së mjetit dhe të gjitha rrethanat e tjera të
komunikacionit drejtuesi është i obliguar që mjetin e vet ta mbajë në aso distance nga
mjetet e tjera, që të mos provokojë rrezik dhe të mos i pengojë ngasësit e tjerë e sidomos
me rastin e përballkalimit,tejkalimit ose anashkalimit të mjetit tjetër, si dhe kur lëviz
paralelisht me ndonjë mjet ose pas mjetit tjetër.
      Me pengim nënkuptohet ngasja e atillë më të cilën pjesëmarrësit e tjerë në
komunikacion detyrohen ta ndërrojnë mënyrën dhe drejtimin e lëvizjes së vet, si; frenimi i
vrullshëm, kthimi në të djathtë ose në të majtë e kështu me radhë.
      Një kujdes i veçantë i ngasësit është i nevojshëm në pjesën e rrugës nëpër të cilën
lëvizin fëmijët, apo ku janë vënë shenjat e komunikacionit për pjesëmarrjen e fëmijëve në
komunikacion. Në situatë të tillë është detyrë e ngasësit që të lëvizë me shpejtësi që ia bën
të mundur ta ndalë mjetin në rast se paraqitet nevoja. Me mënyrën e përdorimit të mjetit,
drejtuesi nuk bën të shkaktojë zhurmë të madhe në komunikacion. Kufiri i ushtimës së
lejueshme është përcaktuar me dispozitat mbi pajimet dhe instrumentet që vlejnë për
mjetet në rrugë.
6 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

      Kur lëvizin skaj tramvajit, ose mjeteve të tjera me të
cilat bëhet transporti publik i udhëtarëve, e të cilat janë
ndalur në vendqëndrimin e caktuar, ngasësi duhet
patjetër të zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit të vet
asisoj sa të mos i rrezikojë udhëtarët, të cilët hyjnë dhe
dalin nga mjeti i transportit publik.
      Nëse udhëtarët janë të detyruar të kalojnë nëpër
shiritin e komunikacionit nëpër të cilin lëviz mjeti, ngasësi
duhet patjetër ta ndalë mjetin pas mjetit me të cilin bëhet
transporti publik i udhëtarëve.
      Në një situatë të tillë është detyrim edhe i ngasësve të biçikletave me motor që lëvizin
në shtegun e biçiklistëve, që të ndalen pas mjetit të transportit publik në vendqëndrim, në
rast se udhëtarët kalojnë përmes shtegut të biçiklistëve.
      Objektet dhe materiet të cilat mund ta pengojnë ose rezikojnë sigurinë e
komunikacionit, nuk bën të vihen ose të hudhen në rrugë. Kjo është një dispozitë e
përgjitshmë ligjore që u përket të gjithë qytetarëve. Ndërkaq, për t`u arritur siguria
maksimale në komunikacion, dispozitat e ligjit mbi sigurinë në komunikacion obligojn çdo
ngasës, që nga sipërfaqja rrugore të heqë barrën apo gjësendet e tjera që rrëzohen nga
mjeti i tij mbi rrugë, gjegjësisht i cili, me rastin e ndaljes së mjetit i ka vendosur. Ngasësi
është i obliguar ti heqë edhe ato sende apo pengesa të cilat i hasë në rrugë.
      Në kohën prej muzgut të parë deri në agimin e plotë, sikurse edhe gjithmonë kur
zvogëlohet dukshmëria, për shkak të rrethanave të disfavorshme kohore apo të tjera, mjeti
në rrugë duhet t`i ketë të ndezura dritat përkatëse. Kjo ka të bëjë vetëm me mjetet që
ndodhen në rrugë e jo edhe me ato që janë parkuar në hapësirën e caktuar në mënyrë të
veçantë apo në pjesën e udhës që është ndriçuar me drita të mjaftueshme.
       Personat e verbër, kur marrin pjesë në mënyrë të pavarur në komunikacion duhet të
bartin me vete shkopin e bardhë si një shenjë për t`u njohur.
      Nëse mjeti është adaptuar që atë ta ngasë personi, ekstremitetet e të cilit janë
dëmtuar esencialisht për të drejtuar mjetin, mundet të shënohet me shenjë të veçantë me
kërkesën e atij personi.
      Ngasësi i mjetit që lëviz pas mjetit me të cilën bartën
fëmijët si dhe ngasësi i mjetit që vjen përballë, është i
obliguar që të ndalet kur mjeti me të cilin bartën fëmijët
                                                                                       TRANSPORTI
është ndalur me qëllim të hyrjes apo daljes së fëmijëve.                                I FËMIJËVE
Mjeti që bën transportin e fëmijëve duhet të shënohet më
shenjën përkatëse.
      Gjatë kohës së ngasjes në vendbanim ngasësi duhet patjetër t'i bëjë të mundur kyçjen
në komunikacion mjetit të transportit publik të udhëtarëve, ose mjetit të shënuar në mënyrë
të veçantë për transportin e fëmijëve, kur këto mjete sinjalizojnë daljen nga vendqëndrimi
që ndodhet jashtë rrugës automobilistike, gjegjësisht nga zgjerimi i shiritit të
komunikacionit që shërben për mjetet e transportit publik. Drejtuesi i mjetit të transportit
publik, respektivisht i mjetit të shënuar në mënyrë të veçantë, të destinuar për transportin e
fëmijëve duhet patjetër që me ndihmën e treguesit të kahjes, të sinjalizojë qëllimin e vet se
dëshiron të inkuadrohet në trafik dhe se këtë kyçje dëshiron ta bëjë në mënyrën me të cilën
nuk rrezikohen pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
      Po që se në mjet janë instaluar rripat për siguri, ngasësi dhe pasagjerët janë të
obliguar që brenda kohës derisa lëviz mjeti në komunikacion në rrugë publike të lidhen me
këta rripa.
      Në mjetin e udhëtarëve në ulësen e përparme pranë ngasësit, nuk lejohet të ulet
fëmija më i ri se 12 vjet, si dhe personi për të cilin shihet qartë se është nën ndikimin e
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit   7

alkoolit.
     Mjetet nuk bën të kenë në anën e përparme instalime të sinjaleve me drita apo të
instalimeve reflektuese, përkatësisht të materieve që lëshojnë drita të ngjyrës së kuqe,
kurse në anën e prapme instalime apo materie që lëshojnë drita të bardha. Përjashtim nga
kjo regull bëjnë: drita e kuqe vezulluese në mjetet nën përcjellje, drita e bardhë për
ndriçimin e rrugës me rastin e kthimit prapa, drita lëvizëse (rreflektori) si dhe drita për
ndriqimin e targës prapa, gjegjësisht targa e regjistrimit e ndriçuar me dritë të bardhë
reflektuese.




       SHPREHJET DHE NOCIONET NË KOMUNIKACION
   Ç'domethënie kanë shprehjet veç e veç të përdorura në Ligjin mbi sigurinë e
komunikacionit: rrugët, sipërfaqja rrugore, shiritat e komunikacionit, shtigjet, llojet
e mjeteve, kapaciteti apo tonazhi, masa si dhe pjesëmarrësit e tjerë në
komunikacion.

     RRUGA* është çdo rrugë publike dhe rrugë e pakategorizuar, si dhe sipërfaqja tjetër
në të cilën zhvillohet komunikacioni.

      RRUGË PUBLIKE* është sipërfaqe e ndërtuar me rëndësi të përgjithshme për
komunikacion, të cilën mund ta shfrytëzojë lirisht çdokush nën kushte të përcaktuara me
ligj.

      AUTOUDHA* është rrugë publike e ndërtuar në mënyrë të veçantë dhe
e destinuar eksluzivisht për qarkullimin e automjeteve e cila si autoudhë
është shënuar me shenjën e përcaktuar me ligj ,e cila ka dy shirita të ndarë
fizikisht (rripi apo brezi i gjelbërt, rrethoja mbrojtëse etj) për komunikacion
nga kahjet e kundërta, pa kryqëzim tërthorë me rrugët e tjera dhe me binarët
e trenit apo të tramvajit,në nivelin e njejtë, dhe në komunikacionin e të cilave
mund të kyçet, gjegjësisht të shkyçet automjeti, por vetëm me rrugët e
përcaktuara dhe të ndërtuara në mënyrë të veçantë ndërlidhëse, në shiritin
gjegjës të autoudhës.

       RRUGA E REZERVUAR PËR QARKULLIMIN E AUTOMJETEVE*
është rrugë që është rezervuar vetëm për qarkullimin e automjeteve dhe si e
tillë është shënuar me shenjën përkatëse.




     RRUGA NDËRKOMBËTARE* është një rrugë publike që është verifikuar me aktin
internacional dhe është sistemuar në rrjetin e rrugëve ndërkombëtare.
8 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     RRUGA MAGJISTRALE* është rruga ndërkom-
bëtare dhe rruga publike që i lidh qytetet kryesore, apo
rajonet më të rëndësishme ekonomike, dhe të cilat mund
të shërbejnë si lidhje me shtetet fqinje.




    RRUGA REGJIONALE* është rrugë publike që lidh rajonet ekonomike të një shteti
dhe që ka rëndësi të veçantë për shtetin përkatës.

     RRUGA LOKALE* është rrugë publike që lidh
fshatrat dhe vendbanimet në territorin e komunës, ose që
ka rëndësi për komunikacion në territorin e komunës.




     RRUGA E PAKATEGORIZUAR* është një sipërfaqe
që shfrytëzohet për komunikacion dhe që është e arritshme për një numër më të madh
shfrytëzuesish të ndryshëm, siç janë (rrugët fshatare, fushore dhe malore, rrugët në
penda, hapësirat rreth pompave të benzinës, parkingjet si dhe hapësira të ngjashme).

     RRUGA PREJ DHEUT* është një rrugë e pa
shtresuar dhe e pa asfaltuar.




     SIPERFAQJA RRUGORE* është pjesa kryesore e
rrugës e destinuar, në radhë të parë, për komunikacionin
e mjeteve.
     SHIRITI RRUGOR* është pjesa gjatësore e
sipërfaqes së rrugës, e destinuar për komunikacionin e
mjeteve në një drejtim, me një apo më shumë shirita të
komunikacionit.
     SHIRITI KOMUNIKACIONIT* është pjesa gjatësore
e shënuar ose e pashënuar e shiritit rrugor, gjerësia e së
cilës është e mjaftueshme për komunikacionin e
papenguar të një radhe mjetesh të udhëtimit.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit   9

     SHIRITI I KOMUNIKACIONIT PËR MJETET E
NGADALSHME* është pjesa e zgjatur e shiritit rrugor
destinuar për mjetet e rënda të udhëtimit, të cilat me
lëvizjen e tyre të ngadalshme pengojnë rrjedhën normale
të komunikacionit.




      TROTUARI* është sipërfaqe e komunikacionit e
rregulluar ne mënyrë të veçantë, e destinuar për lëvizjen e
këmbësorëve, e cila nuk ndodhet në nivel të njejtë me
sipërfaqen rrugore, apo është ndarë nga rruga në mënyrë
tjetër.




     VENDKALIMI I SHËNUAR PËR KËMBËSOR*
është një pjesë e sipërfaqes së rrugës e destinuar për
kalimin e kambësorëve nëpër rrugë, e shënuar me shenja
në rrugë apo me shenjën adekuate të komunikacionit.




      VENDBANIMI* është hapësirë, ku radhët ose
grupet e ndërtesave gjenden nga njëra anë apo nga të
dyja anët e rrugës, duke ia dhënë pamjen e rrugës, ose
kufijtë e së cilës janë shënuar me shenja të
                                                                                   PEJË
komunikacionit për shënimin e vendbanimeve.

     SHTEGU I BIÇIKLISTËVE* është sipërfaqe e
ndërtuar e rrugës destinuar për komunikacionin e
biçikletave dhe të biçikletave me motor që shtrihet
përgjatë rrugës dhe që është e ndarë prej saj dhe është e
shënuar me vija gjatësore në rrugë.




    SHIRITI I KOMUNIKACIONIT PËR NGADALËSIM*
është një pjesë e rrugës, destinuar për shkyçjen e
mjeteve nga komunikacioni në rrugë.
10 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

       SHIRITI I KOMUNIKACIONIT PËR NXITIM (SHPEJTIM)* është pjesë e rrugës
destinuar për kyçjen e mjeteve në komunikacion nga rruga sekundare, gjegjësisht nga
rrugët e tjera hyrëse, nga objektet skaj rrugës (pompat e benzinës, parkingjet, motelet
etj.).

     SHIRITI I KOMUNIKACIONIT PËR NDALJEN E
DETYRUESHME TË MJETEVE* është pjesa e rrugës e
shënuar për së gjati në autoudhë dhe në vendet e
caktuara në rrugët e rrangut më të lartë, në tunele dhe
galeri.



      ISHULLI I KËMBËSORËVE* është një sipërfaqe e ngritur në rrugë ose e shënuar në
tjetër mënyrë dhe që shërben për tu ndalur përkohësisht këmbësorët që kalojnë nëpër
rrugë ose që hyjnë apo dalin nga mjeti i transportit publik.

     UDHËKRYQI* është sipërfaqe në të cilën
kryqëzohen, apo lidhen dy a më shumë rrugë, si dhe
sipërfaqe e gjerë e komunikacionit (sheshet etj) e cila
krijohet në kryqëzimin, gjegjësisht në lidhjen e rrugëve.




     AUTOMJETET, LLOJI, KATEGORITË DHE TË DREJTAT
            E NGASJES NË KOMUNIKACION
     MJETI* është çdo mjet qarkullimi i dedikuar për lëvizjen nëpër rrugë, përveç karrigeve
lëvizëse pa motor për personat e hendikepuar dhe mjeteve transportuese për fëmijë.
    MJETI ME VEPRIM MOTORIK* është çdo mjet i cili lëviz me fuqinë e motorit të vet,
përveç mjeteve që lëvizin nëpër binarë.
     AUTOMJET* është mjet i cili vëhet në veprim me motor dhe i cili në rend të parë është
i destinuar për transportimin e personave dhe mallrave, ose shërben për tërheqjen e
rimorkiove të destinuara për bartjen e personave dhe mallrave, pos mjeteve që lëvizin mbi
binarë, biçikletave me motor, traktorëve dhe mjeteve të tjera me veprim motorik, të cilat nuk
janë të destinuara në rend të parë për bartjen e personave dhe mallrave
     BIÇIKLETA* është mjeti që ka më së paku dy rrotë që vihet në lëvizje ekzluzivisht me
fuqinë e drejtuesit dhe atë mund ta drejtojë personi që ka mbushur 12 vjet.
     QERRE TËRHEQËSE* është një mjeti që e tërheq shtaza. Mund ta drejtojë personi
që ka mbushur 14 vjet.
    BIÇIKLETA ME MOTOR* është mjeti me veprim motorik, me dy apo tri rrotë, vëllimi
veprues i të cilit nuk kalon mbi 50 cm3 dhe i cili në rrugë të rrafshët nuk mund të zhvillojë
shpejtësi më të madhe se 50 km/h.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 11


     TRAKTORI* është mjet me veprim motorik i konstruktuar që të tërheqë , të shtyjë, ose
të bartë vegla të ndryshme, gjegjësisht të shërbejë për vënien në lëvizje të këtyre veglave,
apo për tërheqjen e rimorkiove. Mund ta drejtojë personi që ka mbushur 16 vjet dhe ka
dhënë provimin për drejtues të traktorit.
                                              3
    MOTOÇIKLETA DERI NË 125 cm * është një mjet motorik me dy rrotë me rimorkion
anësore apo pa të si dhe një automjet deri në 125 cm3 që mund ta ngasë personi që ka
mbushur 16 vjet dhe ka dhënë provimin e ngasësit të kategorisë "A".
                                              3                                                               3
    MOTOÇIKLETA PËRTEJ 125 cm * është mjet motorik me dy rrotë që kalon 125 cm
e nuk kalon peshën prej 400 kg. Mund ta ngasë personi që ka mbushur 18 vjet dhe ka
dhënë provimin e ngasësit të kategorisë "A"
     AUTOMJETI UDHETARËVE (VETURA)* është mjeti motorik i destinuar për bartjen e
përsonave, i cili,përveç ulëses së shoferit ka më së shumti 8 ulëse, të cilin e drejton personi
që ka mbushur 18 vjet dhe ka dhënë provimin për shofer të kategorisë "B".
      MJETI I KOMBINUAR* është mjeti motorik i destinuar për bartjen e njëkohshme të
personave dhe mallrave që përpos ulëses për ngasësin ka më së shumti 8 ulëse , masa e
lejueshme e të cilës nuk kalon 3500 kg . Atë mund ta drejtojë në trafik personi me 18 vjet
të plota dhe me provimin e dhënë të ngasësit të katëgorisë "B".
     MJETI TRANSPORTUES* është secili mjet motorik që është destinuar për bartjen e
mallrave, masa më e madhe e të cilit tejkalon 3500 kg. Atë mund ta drejtojë personi me 18
vjet moshe dhe me provimin e dhënë për ngasësin e kategorisë "C".
      AUTOBUSI* është mjet motorik i destinuar për transportin e personave që përveç
ulëses për ngasësin ka më shumë se 8 ulëse. Mund ta drejtojë personi i cili ka mbushur 21
vjet dhe ka dhënë provimin për shofer të kategorisë "D".
     TROLEJBUSI* është mjet motorik për transportin e udhëtarëvë që përpos ulëses për
ngasësin ka më shumë se 8 ulëse dhe që me qëllim të furnizimit të motorit me energji
elektrike është lidhur me përçuesin elektrik .
    MJETI BASHKANGJITES* është mjet ngasjeje i destinuar që të tërhiqet nga mjeti
motorik dhe është konstruktuar si rimorkio ose si gjysmërimorkio e lehtë.
    GJYSMËRIMORKIO* është mjet bashkangjitës pa boshtin e përparmë, i
konstruktuar që me pjesën e vet të përparme të mbështetet në mjetin tërheqës.
     RIMORKIO E LEHTË* është mjet bashkangjitës, masa më e madhe e së cilës nuk
tejkalon 750 kg.
    BASHKËSINË E MJETEVE* përbëjnë mjetet me veprimin motorik me një ose dy
mjete bashkangjitëse, të cilat në komunikacionin nëpër rrugë veprojnë si bashkësi e
mjeteve.Bashkësitë e mjeteve janë mjete për tërheqje që i përkasin kategorisë B, C ose D
ndërsa mjetet bashkangjitëse janë mjetet me masë më të mëdha se 750 kg dhe i përkasin
kategorisë E.
   TONAZHI I MJETEVE (NGARKESA)* është pesha e lejueshme deri te e cila mjeti
mund të ngarkohet sipas deklaratës së prodhuesit të mjetit.
    MASA E MJETEVE (PESHA)* është masa apo pesha e mjetit të zbrazët me
rezervuarin e mbushur me karburante dhe me garniturën dhe pajisjet e parapara për mjet.
    MASA E PËRGJITHSHME (PESHA TERESISHME)* është masa apo pesha e mjetit
bashkë me masën e ngarkesës që transportohet në mjet, duke përfshirë edhe masen e
personave qe ndodhen në mjetin e vozitjes, si dhe masën e mjetit bashkangjitës bashkë
me peshën-nëse kjo i është shtuar mjetit të ngasjes.
12 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

    MASA MË E MADHE E LEJUAR (PESHA)* është masa apo pesha e mjetit së bashku
me barrën e tij.
     NGARKESA BOSHTORE* është pjesë e masës së përgjithshme ose e peshës me të
cilën boshti i mjetit ngarkon rrugën automobilistike në gjendje qetësie.



               NGASËSI DHE MJETI SI PJESËMARRËS NË
                         KOMUNIKACION
     Gjithmonë me rastin e drejtimit të mjetit ngasësi duhet të ketë patjetër me vete
dokumentet e nevojshme si vijon:
     - patentshoferin,
     - letërnjoftimin,
     - lejen e qarkullimit për mjetin që duhet të jetë i regjistruar dhe
     - polisën e sigurimit të mjetit.
     Ngasësi para se të ulet pas timonit duhet deomos të jetë i pushuar, i aftë fizikisht dhe
psikikisht për drejtim të mjetit. Nëse ka udhëtarë, ngasësi është i detyruar ti radhisë asisoj
që në ulësen e përparme nuk guxon të ulet fëmija më i ri se 12 vjet apo personi nën ndikimin
e alkoolit (pa marrë parasysh se kanë vënë rripin e sigurisë). Personi që bartet me mjet,
nuk bën assesi të pengojë ngasësin gjatë ngasjes së mjetit as të ndikojë mbi ngasësin që
ta drejtojë në mënyrën me të cilin zvogëlohet siguria e komunikacionit.
     Nuk është e lejueshme që numri i udhëtarëve të jetë më i madh sesa numri që është
cekur në lejen e qarkullimit të mjetit.
     Ngasësi nuk bën të drejtojë mjetin në komunikacion:
     - nëse është nën ndikimin e alkoolit, të drogës dhe të mjeteve të tjera narkotike.
     - po që se është i sëmurë apo i lodhur,
     - nëse është në aso gjendje psikike sa që nuk është i aftë që në mënyrë të qetë dhe të
sigurt të drejtojë mjetin.
     Ngasjen me mjet ngasësi duhet deomos ta fillojë vetëm atëherë, kur të bëjë më
parë kontrollin e mjetit të vet. Në atë rast duhet të kontrollojë sërish se a janë:
     - pneumatikët në gjendje të regullt
     - a janë në rregull instalimet për frenim, ndriçim të rrugës, instrumentet sinjalizuese,
tabelja komanduese;
     - a janë të përshtatur retrovizorët (e jashtëm dhe të brendshëm) në mes tyre.
     Ngasësi duhet të kontrollojë a gjenden në mjet:
     - rrota e regullt rezervë
     - trekëndëshi i sigurisë
     - kutia e ndihmës se parë
     - kandelat rezervë
     - litari ose leva (biga) për tërheqjen e mjetit
     - veglat e nevojshme (kriku, çelësi për rrota etj).
     Automjetet e udhëtarëve për transportin publik të personave, automjetet
transportuese dhe autobusët duhet të kenë edhe aparatin për fikjen e zjarrit të vendosur në
vendin që shihet.
     PJESËMARËSI NË KOMUNIKACION* është çdo person i cili në komunikacionin
rrugor drejton mjetin, ndodhet në mjet, që drejton, udhëheq ose kaluron kafshën në rrugë,
si dhe kambësori ose personi që detyrat dhe obligimet e punës i kryen në rrugë.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 13


     Me termin PJESËMARËS NË KOMUNIKACION, nënkuptojmë edhe personin i cili në
rrugë lëviz me patina, ski , saja ose vrapon me ruleta .
     DREJTUESI (NGASESI)* është personi i cili në rrugë drejton mjetin.
     KËMBËSORI* është personi i cili merr pjesë në komunikacion, që nuk drejton mjetin
dhe as që bartet në mjet, personi që me forcën e vet e shtyn ose e tërheq karrocën e
fëmijëve, biçikletën, biçikletën me motor ose karrocën lëvizëse për personat e
hendikepuar, si dhe personi në karrigën lëvizëse për personat e hendikepuar, të cilën e
lëvizin me forcën vetanake ose me forcën e motorit nëse gjatë kësaj kohe lëviz me
shpejtësine e ecjes së njeriut si dhe personi që rrëshqet me patina,
     NDALJA E MJETIT* është çdo ndërprerje e lëvizjes së mjetit në rrugë me
kohëzgjatje prej 15 minutash , perveç ndërprerjes që bëhet që të veprohet sipas shenjës
ose rregullës me të cilën regullohet komunikacioni.
      PARKIMI I MJETIT* është ndërprerje e lëvizjes së mjetit me kohëzgjatje më të madhe
se 15 minuta, përveç ndërprerjes që bëhet që të veprohet sipas shenjës ose rregullës me
të cilën rregullohet komunikacioni.
     PERBALLKALIMI* është kalimi me mjet pranë mjetit tjetër që lëviz nëpër të njëjtën
rrugë nga kahja e kundërt.
     PARAKALIMI (TEJKALIMI)*është kalimi me mjet pranë mjetit tjetër që lëviz në të
njëjtën kahje.
    ANASHKALIMI* është kalimi me mjet pranë mjetit të ndalur ose të parkuar ose
ndonjë objekti tjetër i cili gjendet në shiritin rrugor ku zhvillohet komunikacioni.
     LËSHIMI I MJETIT* është veprimi të cilin, në kushte të caktuara drejtuesi është i
obliguar që ta bëjë me ndaljen e mjetit, me zvogëlimin e shpejtësisë së lëvizjes ose me
ndërprerjen e veprimit të cilin e kryen me mjet dhe atë në atë mënyrë që nuk e detyron
drejtuesin e mjetit tjetër që me vrull ta ndërrojë drejtimin apo shpejtësinë e lëvizjes
     KOLONA* është rendi i mjeteve të ndaluara në rrugë apo që lëvizin në shiritin e njëjtë
të komunikacionit në të njëjtën kahje, gjatë së cilës shpejtësia e lëvizjes së mjeteve dhe
veprimi i drejtuesve janë të kushtëzuara reciprokisht, dhe në mes të cilave nuk mund të
hyjë mjeti tjetër pa u penguar .
    DUKSHMËRIA E ZVOGËLUAR* ekziston, nëse për shkak të kushteve të
pavolitshme atmosferike dhe konditave të tjera (mjegulla, bora, shiu, pluhuri, tymi e kështu
me radhë), drejtuesi nuk mundet në mënyrë të qartë t'i dallojë pjesëmarësit e tjerë në
komunikacion rrugor, në largësinë prej më së paku 200 m, në rrugën jashtë vendbanimit ,
përkatësisht në distancen prej më së paku 100 m në vendbanim.
    AKSIDENTI I KOMUNIKACIONIT* është fatkeqësia në rrugë në të cilën kanë marrë
pjesë më së paku një mjet në lëvizje dhe në të cilën një person apo më shumë persona
kanë vdekur ose janë lënduar, apo është shkaktuar dëmi material.




            VEPRIMET ME MJETIN NË KOMUNIKACION
    Ngasësi i cili synon që në rrugë të kryejë ndonjë veprim me mjet (bie fjala zhvendosja
e mjetit djathtas ose majtas, ndërrimi i shiritit , tejkalimi, anashkalimi, devijimi djathtas ose
majtas, kthimi gjysmërethor dhe ngasja prapa) bën të fillojë veprimin e tillë vetëm nëse
është bindur paraprakisht se këtë mund ta bëjë pa rrezik për pjesëmarrësit e tjerë ne
14 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

komunikacion, duke pasur kujdes për pozitën e mjetit, për drejtimin dhe shpejtësinë e
lëvizjes.
       Ngarësi është i detyruar të veprojë në këtë mënyrë edhe kur inkuadrohet në
komunikacion (dalja e mjetit nga garazha ose oborri dhe nga hapësirat e tjera identike).
       Me rastin e kryerjes së këtyre veprimeve me mjet, drejtuesi i mjetit është i detyruar që
t'i lajmërojë apo njoftojë qartë dhe me kohë për qëllimin e tij pjesëmarrësit e tjerë në
komunikacion,duke u dhënë shenjë me treguesin e drejtimit.
     Nëse ka ndërmend që mjetin e vet ta zhvendosë
djathtas ose majtas në rrugë, të kalojë në shiritin tjetër të
komunikacionit, që me mjet të kalojë djathtas ose majtas
në rrugën anësore apo në sipërfaqen mbi të cilën
zhvillohet komunikacioni urban, drejtuesi është i
obliguar të sigurohet paraprakisht se nuk do të sjellë në
rrezik pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion , të cilët
lëvizin pas tij gjegjësisht para tij, apo me të cilët
përballkalohet. Vetëm pas kësaj guxon të fillojë njërin
prej këryre veprimeve me mjet duke u kujdesur për pozitën e mjetit, shpejtësinë, kahjen e
lëvizjes dhe rrethanat e tjera.
     Në rast se inkuadrohet në komunikacion nga
sipërfaqja në të cilën nuk zhvillohet komunikacioni, nga
garazhi ose oborri, ka për detyrë të ndërmarrë masa të
veçanta: të sigurohet personalisht apo varësisht nga
nevoja përmes personave të tjerë se këtë veprim mund
ta ndërrmarrë në mënyrë të sigurtë, pa i rrezikuar
këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
     Ngasësi i qerres tërheqëse kur inkuadrohet në komunikacion, në vendin, ku pamjen e
ka të mbyllur ose të paqartë nga mjeti tjetër ose ndonjë objekt, apo dukshmëria është e
zvogëluar për arsye të tjera, ka për detyrë që në komunikacion të inkuadrohet duke
tërhequr kafshët për dizgjin.
     Kthimin gjysmërrethor në rrugë, drejtuesi i mjetit nuk mund ta fillojë, derisa nuk bindet
paraprakisht se nuk do të sjellë në rrezik, ose të pengojë pjesëmarrësit e tjerë në
komunikacion. Kthimi gjysmërrethor i mjetit nuk bën fare të zbatohet në vendet, ku ekziston
dukshmëria e pamjaftueshme (qafa e malit, kthesa etj).
     Lëvizja me mjet prapa mund të realizohet vetëm në
raste të jashtëzakonshme, në pjesën e shkurtër të
rrugës, vetëm kur ngasësi bindet se këtë gjë mund ta
bëjë pa rrezikuar dhe penguar pjesëmarrësit e tjerë në
komunikacion.
     Kur lëvizë prapa drejtuesi i mjetit është i obliguar të
mbetet në anën e njëjtë të rrugës nëpër të cilën ka lëvizur
deri atëherë.
     Me lëvizjen e mjetit prapa ngasësi nuk bën
kurrësesi të hyjë në udhëkryqin e paqartë, të lëvizë në kalimin e rrugës mbi binarë në nivel,
as të ngasë në kthesa të padukshme.
     Drejtuesi i mjetit nuk bën ta zvogëlojë me vrull shpejtësinë e lëvizjes së mjetit. Ai mund
të zvogëlojë në mënyrë të dukshme shpejtësinë e lëvizjes së mjetit vetëm pasi të jetë
bindur se nuk do të rrezikojë, as pengojë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Në atë
rast ai është i detyruar që me kohë ,me disa shtypje të njëpasnjëshme në komandën e frerit
punues (duke aktivizuar dritat stop në mjetin e vet) të njoftojë pjesëmarrësit e tjerë në
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 15


komunikacion për veprimet që i ndërmerr .
     Para se t'i ndërmarrë keto veprime në fjalë (inkuadrimi i mjetit në komunikacion,
ndryshimi i mënyres dhe drejtimit të lëvizjes, ndalja) ngasësi ka për detyrë që të njoftojë me
kohë dhe qartë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion për qëllimin e tij duke dhënë shenjë
me anë të treguesit të drejtimit (shenjës së sinjalizimit) ose, nëse ato nuk ekzistojnë, do të
japë shenjë përkatëse me dorë.
     Kjo shenjë jepet gjatë gjithë kohës së kryerjes së veprimeve me mjet, pas së cilës gjë
duhet të ndërpritet patjetër sinjalizimi. Drejtuesi nuk ka për detyrë të japë shenjën gjegjëse
nëse, pas tejkalimit të realizuar të mjetit tjetër, ka ndërmend të kthehet në shiritin e
skajshëm të djathtë. Drejtuesi i mjetit i cili nuk ka indikatorin e drejtimit është i obliguar që
me dorën horizontale, vetëm të bëjë të ditur fillimin e tejkalimit, dhe nuk është i detyruar të
mbajë dorën horizontalisht gjatë tërë kohës së tejkalimit.




                      LËVIZJA E MJETEVE NË RRUGË
     Ngasësi duhet deomos që për lëvizjen e mjetit të shfrytëzojë eksluzivisht rrugën,
sipërfaqen rrugore, shiritin e komunikacionit respektivisht shtegun e destinuar për
komunikacionin e llojit të atij mjeti, të cilit i përket mjeti, pos rastit të rrezikut .
      Është rregull universale që mjeti të lëvizë në anën e
djathtë të rrugës në drejtimin e lëvizjes.
      Pasi që rruga mund të ketë gjerësi të llojllojshme, me
disa shirita të komunikacionit për qarkullimin e mjeteve, në
një apo më shumë kahje kjo rregull për anën e lëvizjes, ka
disa variante.
      Sipas rregullës së përgjithshme, kur nget anës së
djathtë; ngasësi ka për detyrë që ta drejtojë mjetin pranë
skajit të djathtë të rrugës, por në atë largësi nga skaji sa që
të mos i rrezikojë pjesëmarësit e tjerë në komunikacion, as që ta vënë veten në rrezik nga
fatkeqësia e komunikacionit, duke u kujdesur për shpejtësinë e lëvizjes së mjetit dhe për
gjendjen e gjithëmbarshme të rrugës.
      Në raste të veçanta, në rrugë në vendbanim , në të cilin , për komunikacionin e
mjeteve në një kahje, ekzistojnë më së paku dy shirita të shënuar të komunikacionit,
ngasësi mund që për lëvizjen e mjetit të vet ta shfrytëzojë edhe shiritin e komunikacionit, i
cili nuk ndodhet skajit të djathtë të rrugës, nëse me këtë nuk pengon lëvizjen e mjeteve të
tjera, të cilat lëvizin pas tij.
     Në rast se në rrugë për komunikacionin e mjeteve në
të dy kahjet, janë së paku katër shirita të komunikacionit,
drejtuesi i mjetit nuk guxon që të kalojë në shiritin rrugor,
të dedikuar për komunikacionin e mjeteve, nga kahja e
kundërt.
     Në rrugë për komunikacionin e mjeteve, në të dy
kahjet, në të cilën ekzistojnë tre shirita të komunikacionit,
ngasësi nuk guxon që me mjet të lëvizë shiritit të
komunikacionit, i cili gjendet pranë skajit të majtë të
rrugës, në drejtim të lëvizjes së mjetit.
     Në udhën, në të cilën rrugët, gjegjësisht shiritat rrugorë janë të ndarë me njëri tjetrin,
ngasësi nuk bën që të lëvizë me mjet nëpër shiritin rrugorë, të destinuar për komunikacion
16 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

nga kahja e kundërt, as kahjes së kundërt të rrugës, në të cilën komunikacioni rrjedh në një
kahje.
     Është e ndaluar lëvizja prapa në: autoudhë, në
rrugën e rezervuar për qarkullimin e automjeteve, si dhe:
në tunel, mbi urë, në rrugët me kthesa, në mbikalime, nën
urë, në kalimin e rrugëve mbi binarë të tramvajit dhe në të
gjitha vendet, ku do të rrezikohej siguria e pjesëmarrësve
në komunikacion.




                                SHPEJTËSIA E LËVIZJES
     Shpejtësinë e lëvizjes së mjetit drejtuesi duhet t'a përshtatë vetive dhe gjendjes së
rrugës, dukshmërisë, kushteve atmosferike, gjendjes së mjeteve dhe të ngarkesave,
dendësisë së komunikacionit dhe konditave të tjera të komunikacionit, ashtu që mjetin
mund ta ndalë me kohë të duhur para secilës pengesë, e cila në kushtet e caktuara,
mundet objektivisht të supozohet. Mirëpo, ai, nuk bën që të zvogëlojë shpejtësinë e
lëvizjes së mjetit në atë masë, sa që mjeti i tij t'i bëjë pengesë zhvillimit normal të
komunikacionit.
     Ngasësi është i obliguar të lëvizë me atë shpejtësi që ia bën të mundur ta ndalë
mjetin, në largësinë në të cilën do të ketë një pashmëri të mirë të rrugës.
     Ai ka për detyrë ta zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit para çdo pjese të
rrezikshme dhe të paqarta të rrugës, në mënyrë që të mund të ndalet në kohë të duhur.
     Në kushtet, kur komunikacioni është vështirësuar në mënyrë të veçantë
drejtuesi duhet deomos ta zvogëlojë shpejtësinë e lëvizjes, e sidomos:
     - para vendkalimit të këmbësorëve ;
     - në pjesët e rrugës, që janë zënë me lëvizjen e këmbësorëve, e veçanërisht nëse
       në rrugë, ose buzë saj gjenden fëmijët;
     - në kthesat e përgjithshme dhe të paqarta;
     - në pjesët e rrugës me teposhtëze të madhe;
     - në pjesët e ngushtuara të rrugëve;
     - me rastin e përballkalimeve dhe tejkalimeve të qerreve tërheqëse, të kalorësve,
       bagëtisë ose gjedhave kur te shtazët vërehen shenjat e shqetësimit;
     - me rastin e përballkalimeve ose të tejkalimeve të kolonës së këmbësorëve;
     - kur rruga është e mbuluar nga dëborë, akull, gjethet, balta ose me materie të
       tjera që rrugën e bëjnë të rrëshqitshme;
     - në udhëkryqet e paqarta;
     - kur është zvogëluar dukshëm pashmëria.

     Ngasësi nuk bën që në vendbanim të lëvizë me shpejtësi më të madhe se 60 km\h
respektivisht me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e
paraparë me shenjën e komunikacionit, për gjithë
vendbanimin, ose për një pjesë të saj. Në raste të veçanta
në rrugë publike në vendbanim, ku elementet teknike të
                                                                            Prishtinë               60
komunikacionit e mundësojnë këtë gjë, mund të lejohet,
me shenjën e komunikacionit , lëvizja më e madhe se 60 km /h.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 17


    Drejtuesi i mjetit nuk guxon që në rrugë publike, jashtë vendbanimit të lëvizë me
shpejtësi më të madhe se:

                                                                                                      80
     - 80 km/h në rrugët e tjera




     - 100 km/h në rrugën e rezervuara për qarkullimin
       e automjeteve
                                                                                                   100


     - 120 km/h në autoudhë
                                                                                                   120

     Në rrugën publike, ngasësi nuk mund të lëvizë me mjet me shpejtësi më të madhe se
shpejtësia e kufizuar me shenjën e komunikacionit, të vendosur në rrugë.
     Në kushtet normale të komunikacionit shpejtësia i lëvizjes së mjetit, në rrugët publike,
nuk bën të kufizohet nën 40 km/h.
     Kufizimi i shpejtësisë nën 40 km/h , mund të caktohet vetëm në kushte të
jashtëzakonshme, por ai është gjithmon i përkohshëm (riparimi i rrugës etj).
     Krahas regullave universale të cekura më lart, mbi kufizimin e shpejtësisë,
është caktuar edhe kufizimi i përhershëm i saj, për shpejtësitë e dhëna të mjeteve
motorike dhe të tjera, si vijon:
     - Në 80 km/h, për autobusët me rimorkio të lehtë si dhe për mjetet transportuese pa
rimorkio, masa më e madhe e lejuar e të cilëve nuk tejkalon 7500 kg.
     - Në 80 km/h për mjetet motorike, që tërheqin rimorkion për banim.
     - Në 70 km/h për autobusët, kur organizohet transporti i fëmijëve, për autobusët e
nyjëzuar pa vende për t'u ulur, për mjetet transportuese motorike, masa e lejuar e të cilëve,
është më e madhe se 7500 kg dhe për mjete transportuese motorike me rimorkio.
     - Në 50 km/h për autobusët me mjete bashkangjitëse për bartjen e përsonave, për
autobusët urbanë, per autobusët që përpos ulësve të montuara kan edhe vende të
caktuara për qëndrim në këmbë, dhe mjetet transportuese që në sandukun ngarkues
bëjnë bartjen e personave.
     - Në 30 km/h për traktorët.
     - Në 40 km/h për mjetin motorik që tërheq mjetin e prishur.
     Ngasësit, që drejtojnë mjetet motorike të kategorive të cekura më lart, janë të obliguar
18 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

t'u përmbahen kufizimeve të shpejtësisë të parapara me ligj, edhe atëherë, kur lëvizin
rrugës, në të cilën është lejuar një shpejtësi më e madhe, me shenjë.



                                                KTHIMET
     Ngasësi që ka ndërmend të kthejë në të djathtë a në të majtë, eshtë i obliguar që në
largësi të mjaftueshme, para udhëkryqit të marë pozicion në atë shirit të komunikacionit
nëpër të cilin duhet të kalojë udhëkryqin.

     KTHIMI NË TË DJATHTË
     Ngasësi që kthen në të djathtë është i obliguar që
kthimin ta kryejë, duke lëvizur shiritit të komunikacionit, që
shtrihet buzë skajit të djathtë të rrugës, përpos nëse me
shenjë të komunikacionit në rrugë, nuk është caktuar
ndryshe.




     KTHIMI NË TË MAJTË
     Në rrugë me qarkullim në dy drejtime, drejtuesi i
mjetit i cili kthen në të majtë është i obliguar që të
rreshtohet në të majtë të shiritit të tij rrugor respektivisht
buzë vijës së mesit që ndan rrugën në dy kahje të lëvizjes,
dhe buzë harkut të paramenduar ose të shënuar i cili lidh
të dy vijat e mesit të rrugës anësore.



      KTHIMI NË TË MAJTË NË RRUGËN ME DISA
      SHIRITA TË KOMUNIKACIONIT
      Në raste të tilla drejtuesi i mjetit i cili kthehet në të
majtë është i obliguar që të rreshtohet në shiritin e majtë të
skajshëm të komunikacionit, i cili gjendet në shiritin e tij
rrugor, për t'u kyçur në shiritin e majtë të skajshëm të
shiritit rrugor, në të cilin don të kyçet, gjegjësisht në shiritin
më të afërm të tij.


     KTHIMI NË TË MAJTË NGA RRUGA
     DYKAHËSHE NË RRUGËN NJËKAHËSHE
     Drejtuesi kthehet në shiritin e majtë të
skajshëm të komunikacionit, përkatësisht pranë
skajit të majtë të rrugës
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 19


     KTHIMI MAJTAS NGA RRUGA
     NJËKAHËSHE NË ATË DYKAHËSHE
     Nga rruga njëkahëshe, ngasësi kthehet
gjithmonë nga shiriti fundor i majtë i komunikacionit.




    KTHIMI NË TË MAJTË NGA RRUGA
    NJËKAHËSHE NË ATË NJËKAHËSHE
    Ngasësi kthehet nga shiriti fundor i majtë i
komunikacionit në shiritin më të afërt për të, e ky
është poashtu shiriti fundor që shtrihet nëpër skajin
e majtë të rrugës.
    Ngasësi mund të radhitet për ta bërë kthimin,
nëse është bindur më parë se nuk i rrezikon
pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, duke pasur
kujdes për pozitën e mjetit, për drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 21




                RREGULLAT E KOMUNIKACIONIT DHE TË
                     PËRPARËSISË SË KALIMIT

      Pjesëmarrësit në komunikacion, kanë për detyrë të
sillen në pajtim me dispozitat ligjore të komunikacionit, me
shenjat e komunikacionit të vëna në rrugë, me shenjat
ndriçuese të komunikacionit, me shenja dhe urdhëresa që
i jepin përsonat e autorizuar.




     Veprimi sipas rregullave të komunikacionit:
      Rregullat aplikohen në udhëkryqe, ose gjatë
ballafaqimit me mjetin tjetër, kur nuk ka shenja komunika-
cioni, shenja ndriçuese të komunikacionit, apo persona të
cilët e rregullojnë komunikacionin, atëherë ngasësi është i
detyruar ta lëshojë mjetin, që i vjen nga ana e tij e djathtë.
      Ngasësi i mjetit, i cili në udhëkryq kthehet në të majtë,
duhet patjetër t'i lëshojë mjetet, të cilat duke ardhur nga
kahja e kundërt, mbajnë kahjen e lëvizjes, ose kthehen në
të djathtë.

      Me përjashtim, mjeti që lëviz nëpër binarë ka për-
parësi kalimi në udhëkryq apo në përballkalim me mjetin
tjetër, pa marë parasysh se nga cila anë vjen mjeti, nëse
nuk është caktuar ndryshe me shenjën e komunikacionit.




     Drejtuesi ka obligim të lëshojë të gjitha mjetet, që lëvizin nëpër rrugë në të cilën don të
kyçet edhe kur ajo rrugë nuk është e shënuar (me shenjën e trafikut) si rrugë me përparësi
kalimi, nëse me mjet kyçet nga rruga e dheut në rrugë të asfaltuar, ose nëse hy në rrugë
nga sipërfaqja ku nuk zhvillohet komunikacioni.
     Ngasësi i cili gjatë kthimit të mjetit, kalon nëpër shtegun e biçiklistëve, ka për detyrë t'i
lëshojë biçikletat dhe mjetet e tjera, të cilat lëvizin shtegut të biçiklistëve.
22 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

      Ngasësi që hy me mjet në rrugë,e cila është shënuar
me shenjë të komunikacionit si udhë me përparësi kalimi,
duhet t'i lëshojë të gjitha mjetet që lëvizin nëpër atë rruge.
Kjo rregull vlen edhe për mjetet që lëvizin nëpër binarë.




      Përjashtim bëjnë mjetet me përcjellje dhe me të
drejtë përparësie (policia,ndihma e shpejtë, zjarrëfikësit
dhe ushtria) kur ato mjete janë në intervenim, kur i kanë të
ndezura dritat me ngjyrë të kaltër dhe të kuqe, që ndezen
në mënyrë alternative, respektivisht dritën e kaltër rota-
tive, duke përdorur shenjat me zë. Kur këto mjete janë në
intervenim kanë përparsi kalimi pavarësisht a vijnë nga
ana e majtë apo e djathtë, ose nga rruga sekundare, dhe
kjo vlen për të gjitha mjetet, madje edhe për ato që lëvizin
nëpër binarë.

    Pjesëmarësit në komunikacion kanë obligim të
veprojnë sipas shenjave ndriçuese (semaforëve) edhe
kur ajo dallon nga rregulla e përparësisë së kalimit të
shprehur në vendin e njëjtë me shenjën tjetër të
komunikacionit.




     Pjesëmarrësit në komunikacion janë të obliguar të
veprojnë sipas urdhërave, që i jepin përsonat e autorizuar
edhe nëse këto urdhëra ndryshojnë nga regullat e komu-
nikacionit ose domethënia e shenjave të komunikacionit
të vëna në rrugë.




    *Nëse ndonjë ngasës ka gabuar në komunikacion, nuk duhet reaguar me vrull.
Sigurisht se edhe ai, është i vetëdijshëm për gabimin e vet të cilin e ka kuptuar me vonë.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 23



  KOMUNIKACIONI NË UDHËKRYQE TË PARREGULLUARA
 OSE TË RREGULLUARA ME SHENJA TË KOMUNIKACIONIT

      Ngasësi, i cili u afrohet udhëkryqeve, duhet të ngasë me një kujdes të shtuar, duke iu
përshtatur kushteve të komunikacionit në udhëkryq. Në qoftë se i afrohet udhëkryqit, në të
cilin komunikacioni nuk është rregulluar në mënyrë të veçantë me anë të shenjave të
komunikacionit, (me semafor), ose me shenja, të cilat i jep personi i autorizuar, ai është i
obliguar të ngadalsojë shpejtësinë e lëvizjes, ashtu sa që të mund të ndalet para
udhëkryqit, ose mu në udhëkryq dhe atë asisoji sa që t'i leshojë mjetet të cilat në udhëkryq
kanë të drejtën e përparësisë së kalimit.
      Ngasësi nuk bën të ndalet me mjet në kalimin e shënuar të këmbësorëve kur, për
shkak të kushteve të komunikacionit është i detyruar të presë për hirë të hyrjes, ose daljes
nga udhëkryqi .
      Ai ka për detyrë që në një largësi të mjaftueshme
para udhëkryqit, me mjet të marrë pozicion në atë shirit të
komunikacionit, nëpër të cilin është i detyruar të kalojë
përmes udhëkryqit, dhe ta lëshojë mjetin i cili vjen nga
ana e djathtë e tij, po që se përparsia e kalimit në këtë
udhëkryq nuk nuk është e rregulluar me shenja të
komunikacionit.


     Në udhëkryq, sikurse edhe në vendin tjetër, në të cilin
komunikacioni është rregulluar me anë të shenjave
ndriçuese të komunikacionit, ngasësit janë të detyruar të
veprojnë sipas shenjës ndriquese të komunikacionit, e jo
sipas rregullave, apo shenjave të komunikacionit.




     Shenjat ndriçuese të komunikacionit, për pjesëmarrësit në komunikacion, kanë
këto domethënie:
           - DRITA E KUQE - ndalimi i kalimit,
           - DRITA E GJELBËR - kalimi i lirë,
           - DRITA E VERDHË - ndalimi i kalimit, pos
për ato mjete, që, në çastin, kur paraqitet ngjyra e
verdhë, nuk mund të ndalen në mënyrë të sigurtë.

     Ngasësi, të cilit me shenjën ndriçuese të komuni-
kacionit, i është lejuar hyrja në udhëkryq, nuk guxon që
me mjet të hyjë në udhëkryq nëse dendësia e komunika-
cionit është e tillë, sa që ai me mjetin e vet patjetër duhet të
ndalet, e në rast të ndërimit të shenjës ndriçuese të
komunikacionit do të pengojë ose pamundëson
qarkullimin e mjeteve, që arrijnë nga rrugët anësore.
24 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     Në këtë situatë, kur ngasësit në semafor i është
ndezur drita me ngjyrë të kuqe dhe shigjeta-plotësuese e
gjelbërt në të djathtë, ngasësi guxon të kthehet në të
djathtë, mirëpo vetëm pasi t'i lëshojë mjetet dhe
pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion (këmbësorët), të
cilëve u është kyçur ngjyra e gjelbër.




     Nëse në udhëkryq (qoftë i parregulluar,ose i
rregulluar me shenja të komunikacionit ose me shenja
ndriçuese), komunikacionin e rregullon personi i
autorizuar, ngasësit janë të detyruar të veprojnë sipas
shenjave që u jep ai, respektivisht përparësinë e kalimit e
kanë mjetet, të cilëve ua japë ai atë përparsi, me anë të
pozitës së trupit, të duarve, ose në një mënyrë tjetër.
D.m.th. në rast se shenja e tij ndryshon nga rregullat e
komunikacionit, shenja e komunikacionit ose të shenjës
ndriçuese të komunikacionit, ngasësit janë të obliguar të
veprojnë sipas shenjës, që e jep personi i autorizuar.
                Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 25


            SHEMBUJT DHE MËNYRA E ZGJEDHJES SË
            PËRPARËSISË SË KALIMIT NË UDHËKRYQE

     Kur e vështrojmë udhëkryqin së pari duhet të konstatojmë, a është udhëkryqi i
regulluar, apo i paregulluar. Nëse në të, nuk ka person të autorizuar, që e rregullon
komunikacionin, semafor, apo shenja ndriçuese, atëherë e dimë se udhëkryqi nuk është i
rregulluar dhe i zbatojmë rregullat e përgjithshme të komunikacionit, se mjetet që vijnë nga
ana e djathtë, kanë përparësi kalimi.


      Shembulli 1.
      Në fotografinë vijuese,vërejmë se udhekryqi është i
parregulluar (nuk ka shenjë të komunikacionit, as
semafor e as person, që rregullon komunikacionin), por
që kemi, përpos të tjerash edhe mjetin, që lëviz nëpër
binarë, kështu që e lëshojmë atë të parin pa marrë
parasysh se kemi mjetin motorik nr. 3 (të kuq), që i vjen
nga ana e djathtë, për arsye se në udhëkryqet e
parregulluara, mjeti nëpër binarë, ka përparësi kalimi në
raport me mjetet e tjera,pa marrë parasysh a vjen nga ana
e djathtë, apo e majtë. Pas mjetit mbi binarë nr. 1 (tramvajit), nëpër udhëkryq, kalon mjeti
nr. 2 (kaltër), sepse vjen nga ana e djathtë e mjetit nr. 3 (i kuq), i cili i fundit kalon udhëkryqin.


     Shembulli 2.
     Kur e shikojmë udhëkryqin vijues, shohim se është
rregulluar me shenja të komunikacionit,prandaj i
lëshojmë së pari mjetet, të cilat lëvizin rrugës me
përparësi kalimi. Prej tyre, së pari e lëshojmë mjetin nr. 1
(ngjyra e kaltër e mbyllur), sepse ai kthehet në të
djathtë,kurse mjeti nr. 2 (i kuq), megjithëse ndodhet në
rrugë me përparësi sikurse dhe mjeti nr. 1 (ngjyrë e kaltër
e mbyllur), por i vjen nga ana e majtë, prandaj, ai kalon i
dyti nëpër udhëkryq. Mjeti nr. 3 (kombi) kalon i fundit,
sepse gjendet në rrugën dytësore dhe është i obliguar t'i
lëshojë të gjitha mjetet, që lëvizin nëpër rrugën me përparësi kalimi.


     Prilikom rješavanja prvenstva prolaza na raskrsnici takoñe treba imati u vidu da se
uvijek pridržavamo pravila o prvenstvu prolaza, a ne blizine i udaljenosti vozila od
raskrsnice, jer udaljenost vozila ne utiče na prvenstvo prolaza.
26 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                       PËRBALLËKALIMI

     Më rastin e përballëkalimit, drejtuesi është i obliguar
që nga ana e vet e majtë, të lërë mjaft distancë mes mjetit
të vet dhe mjetit me të cilin përballëkalohet, e sipas
nevojës, që mjetin e tij ta zhvendosë kah cepi i djathtë i
rrugës, në mënyrë që anashkalimi të bëhet në mënyrë sa
më të sigurt.


     Në qoftë se, shkaku i ndonjë pengese në rrugë, ose shkaku i pjesëmarrësve të tjerë në
komunikacion, ai nuk mund të bëjë përballëkalimin e sigurt, është i detyruar ta ngadalësojë
lëvizjen e mjetit dhe, sipas nevojës ta ndalë, për ta lëshuar mjetin aga ana e kundërt. Për
shkak të kushteve të ndryshme të rrugës, me dispozita ligjore nuk është definuar më kon-
kretisht distanca minimale mes mjeteve gjat përballkalimit, por që rëndomë, konsiderohet
se në kushtet normale të komunikacionit, kjo largësi nuk bën të jetë më e vogël se 1 m.
     Kur në udhëkryq mjetet arrijnë nga drejtimet e kundërta dhe kthehen në të majtë,
ngasësi përballëkalon në atë mënyrë që e lëshon nga ana e vet e djathtë.
     Në qoftë se shkaku i ndonjë pengese në rrugë, të gjerësisë së pamjaftueshme të
udhës,apo shkaqeve të tjera,është i pamundur përballëkalimi, ngasësi të cilit i bie më lehtë,
është i detyruar të ndalet e sipas nevojës, me lëvizje prapa, ose në mënyrë tjetër, ta
zhvendosë mjetin e vet dhe të bëjë të mundur përballëkalimin.
     Në pjesën e rrugës, që ka pjerrtësi të madhe për së gjati, ngasësi i mjetit që lëviz në
teposhtëze ka për detyrë që, kur ta hetojë se mjeti tjetër shkon në drejtim të tij në përpjetëz,
ta ndalë mjetin e vet në vendin e përshtatshëm dhe të bëjë të mundur përballëkalimin për
mjetin që lëviz në përpjetëz. Mirëpo, nëse mjeti që lëvizë në teposhtëze, nuk ka vend të
përshtatshëm për t'u ndalur, e para mjetit që lëvizë në përpjetëze ka vend të përshtat-
shëm, ngasësi duhet të ndalet dhe të mundësojë përballkalimin e sigurt. Në qoftë se për hir
të përballëkalimit është e nevojshme që ndonjë mjet të lëvizë prapa, përparësi ka mjeti që
tërheq mjetin bashkangjitës ndaj automjetit pa mjet bashkangjitës, autobusi ndaj kamionit,
mjeti transportues ndaj automjetit të udhëtarëve etj. Përveç rastit kur shihet qartë se
shkaku i kushteve të rrugës dhe pozitës së mjetit, këtë gjë mund ta bëjë më lehtë mjeti i cili,
sidoqoftë, do të kishte përparësi.
      Nëse përparsia e kalimit në rrugë me pjerrtësinë për
së gjati, është rregulluar me shenja të komunikaci-
onit,atëherë vendosen dy shenja si vijon:
      - përparësia e kalimit nga drejtimi i kundërt, respek-
tivisht ndalim i hyrjes së mjetit në kalimin e ngushtë të
rrugës para se të kalojnë mjetet nga kahja e kundërt.
      - përparësi kalimi në raport me mjetet që vijnë nga
kahja e kundërt, respektivisht lajmërim drejtuesit në
kalimin e ngushtë se ka përparësi kalimi në raport me
mjetet nga kahja e kundërt.
   Përparësia e kalimit po ashtu, mund të rregullohet:
    - me shenja ndrçuese të komunikacionit (domethënia e dritës është e njejtë si në
semafor), dhe
   - me shenjat që i jepin personat e autorizuar që rregullojnë komunikacionin.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 27


          TEJKALIMI (PARAKALIMI) DHE ANASHKALIMI

      Tejkalimi (parakalimi) është të kaluarit me mjet pranë mjetit tjetër, që lëvizë në të
njëjtën kahje.
      Anashkalimi është kalimi me mjet pranë mjetit të ndalur ose të parkuar, apo objektit
tjetër, që ndodhet në shiritin e komunikacionit, në të cilin lëviz mjeti.
      Tejkalimi dhe anashkalimi mund të bëhet vetëm nëse me këtë nuk pengohet lëvizja
normale e mjeteve, që vijnë nga kahja e kundërt dhe po që se në rrugë ka mjaft hapësirë
për tejkalim, respektivisht anashkalim të sigurt.
      Është regull e përgjithshme se tejkalimi dhe anashkalimi , bëhet nga ana e majtë.
      Nga kjo rregull ,ka devijim në dy raste dhe atëherë tejkalimi duhet të bëhet nga ana e
djathtë.
     Së pari , nëse mjeti që tejkalohet ka zënë aso pozite
në rrugë dhe ngasësi i tij jap shenja të tilla, sa që mund të
konkludohet me siguri, se ai kthen në të majtë.




      Së dyti, nëse tramvaji, ose mjeti tjetër që lëvizë mbi
binarë janë të vendosura në mesin e rrugës, e ndërmjet
rrugës me binarë dhe skajit të djathtë të rrugës ekziston
shiriti i komunikacionit.




    Kur në mesin e rrugës, ndodhet ishulli i këmbësorëve, apo hapësira për parking të
mjeteve, ose ndonjë sipërfaqe tjetër, që nuk i është destinuar komunikacionit të mjeteve,
ose ndonjë objekt ose instalim, mjetet duhet t'i anashkalojnë nga ana e djathtë, po që se
është fjala për rrugën me komunikacion në të dyja kahjet.
    Ndërkaq, nëse sipërfaqet, instalimet dhe objektet e tilla, janë në mesin e rrugës me
komunikacion në një kahje, e me shenjë të komunikacionit nuk është caktuar asgjë në
mënyrë të veçantë - ato mund të anashkalohen edhe nga ana e djathtë, edhe nga ana e
majtë.
     Tejkalimi i mjetit është i lejuar:
     - në udhëkryq me kahje rrethrrotulluese të komunikacionit, ose në vendet, ku ekzis-
tojnë shumë shirita të komunikacionit, në një shirit rrugor;


     - tejkalimi i biçikletës me motor, i biçikletës dhe
motobiçikletës pa rimorkio anësore, edhe te vija e plotë po
që se ngasësi në atë rast nuk kalon nëpër të me mjet;
28 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     - në rrugë me përparësi kalimi, në udhëkryq në të cilin komunikacioni është rregulluar
me shenja ndriçuese të komunikacionit (semaforë),
     - në udhëkryq , në të cilin komunikacionin e rregullon personi i autorizuar,
     - në kalimin e rrugës mbi binarë në nivel me mbrojtës, ose që janë rregulluar me
shenja ndriçuese të komunikacionit.
     Para se ta fillojë tejkalimin ngasësi është i obliguar të vërtetohet se me atë veprim nuk i
pengon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, si dhe t'i njofton ata me kohë me treguesin
e drejtimit, për veprimin të cilin dëshiron ta ndërmarrë.
      Ngasësi nuk mund të fillojë me mjet tejkalimin ose anashkalimin:
      - e kolonës së mjeteve,
      - nëse ngasësi që lëviz pas tij ka filluar tejkalimin ,
     - nëse ngasësi para tij në të njejtin shirit të komunika-
cionit ka dhënë shenjë se ka ndërmend të tejkalojë ose të
anashkalojë mjetin, që ndodhet para mjetit të tij,ose të
anashkalojë ndonjë pengesë tjetër në rrugë,


      - nëse shiriti i komunikacionit në të cilin ka ndërmend të bëjë tejkalimin, nuk është i lirë
në largësinë e mjaftueshme, kështu që, duke marrë parasysh dallimin në mes shpejtësisë
së lëvizjes së mjetit të vet gjatë kohës së tëjkalimit dhe shpejtësinë e lëvizjes së mjetit të
pjesëtërëve të tjerë në komunikacion, që synon t'i tejkalojë, do të cenonte sigurinë e
komunikacionit, ose do ta pengonte komunikacionin nga kahja tjetër.
      - nëse, pas tejkalimit dhe anashkalimit të bërë nuk do të mundet sërish të zinte vend
në shiritin e komunikacionit nëpër të cilin ka lëvizur para tejkalimit ose anashkalimit, dhe
atë pa penguar a rrezikuar pjesëmarësit e tjerë në komunikacion, përpos rastit , kur për
tejkalim a anashkalim shfrytëzon shiritin në të cilin është ndaluar komunikacioni nga kahja
tjetër.

      Ngasësi nuk guxon të nisë tejkalimin dhe anashkalimin, në shiritin e komunikacionit
të destinuar për ndaljen e detyruesyhme të mjeteve në autoudhë dhe në rrugë të rangut më
të lartë, në tunele dhe galeri. Ngasësi që bën tejkalimin është i detyruar që mjetin e vet ta
mbajë në distancë të duhur nga mjetet që i tejkalon dhe të sigurojë dallimin e mjaftueshëm
në shpejtësi (por të mos kalojë kufizimin e shpejtësisë më të madhe të lejuar), ashtu që të
mos pengojë dhe rrezikojë mjetin, që e tejkalon.

    Para dhe gjatë tejkalimit, ngasësi ka për detyrë të japë shenjë me treguesin e majtë të
kahjes.Nëse mjeti nuk ka treguesin e drejtimit , ngasësi është i obliguar, që me dorën e
majtë, në pozitë horizontale, të japë shenjë para se të nisë tëjkalimin.

     Pasi të bëjë tejkalimin e një ose më shumë mjeteve, ngasësi është i detyruar, sa më
parë, që pa pengimin ose rrezikimin e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, me mjetin e
vet të zërë sërish pozitën në shiritin e komunikacionit, nëpër të cilin ka lëvizur para
tejkalimit, respektivisht anashkalimit.

        Në raste të rralla, në rrugën që ka më së paku dy shirita të komunikacionit, të dedikuar
për komunikacion në kahjen ne të cilën lëviz mjeti i tij , ngasësi, që menjëherë pas tejkalimit
të kryer të mjetit të parë, duhet të bëjë tejkalimin e mjetit të dytë, ka mundësi, që me qëllim
të ndërmarjes së tejkalimit të ri dhë me kusht që nuk pengon mjetet e shpejta që lëvizin pas
tij, të mbetet në shiritin e komunikacionit që e ka shfrytëzuar për tejkalimin e mjetit të parë.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 29


     Në rrugë, ku komunikacioni zhvillohet në dy kahje,
ngasësi nuk guxon ta tejkalojë mjetin tjetër, para qafës së
malit, ose në kthesa, ose kur dukshmëria e rrugës është e
pamjaftueshme, përveç rastit kur në ato vende, ekzistojnë
disa shirita të komunikacionit, të shënuara me shenja për
së gjati në rrugë, dhe që shfrytëzohen për drejtimin e
lëvizjes së mjetit të tij.

     Drejtuesi nuk guxon ta tejkalojë mjetin tjetër (përpos biçikletës, biçikletës me motor
dhe motobiçikletës pa rimorkio anësore), para udhëkryqit, ose në udhëkryqin që nuk është
me lëvizje rrethore të qarkullimit, ose para kalimit të rrugës nëpër binar hekurudhor në nivel
pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës. Përpos,mjetit që lëviz në rrugë me përparësi kalimi, si
dhe në rastin kur komunikacioni në udhëkryq ështe rregulluar me shenja ndriçuese ose
shenja që i jep personi i autorizuar. Mirëpo edhe në situata të tilla, ngasësi nuk mund të
bëje tejkalimin, nësë rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, ose i sjell
para rrezikut.
     Para kalimit të rrugës mbi binarë hekurudhor ose të tramvajit, në nivel pa mbrojtës dhe
gjysmëmbrojtës, ngasësi bën ta tejkalojë mjetin tjetër, kur komunikacioni në kalimin e tillë,
ështe rregulluar me instalime për dhënien e shenjave ndriçuese.

     Ngasësi nuk mund të tejkalojë mjetin tjetër që i
afrohet vendkalimit të shënuar të këmbësorëve, që kalon
në vendkalimin e këmbësorëve,ose që është ndalur që t'i
lëshojë këmbësorët në atë vendkalim.




      Ngasësi, të cilit i është dhënë shenja për tejkalim, nga ana e tij e majtë, ka për detyrë ta
zhvendosë mjetin e tij në skajin e djathtë të rrugës.
      Ngasësi i mjetit që tejkalohet nuk guxon, gjatë kohës kur e tejkalon mjeti tjetër, ta
shtojë shpejtësinë e lëvizjes së mjetit të vet.
      Nëse nuk i përshtatet gjërësisë së rrugës, apo gjendja e rrugës nuk bën të mundur
tejkalim të sigurt, ngasësi i mjetit, që lëvizë më ngadalë se sa mjeti pas tij, është i detyruar
ta zhvendosë mjetin e vet sa më shumë në të djathtë, nëse kjo nuk mjafton, ta ndalë (posa
t'i jepet mundësia) mjetin në vend të përshtatshëm që t`ua lëshojë rrugën mjeteve të
shpejta.zila.
30 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                     TEJKALIMI I SIGURT

      Për t`u kryer tejkalimi i sigurt, nga ngasësi,kërkohet t`i realizojë të gjitha veprimet e
parapara në radhitjen e caktuar. Kështu prognoza e kushteve nënkupton që ngasësi të
bindet se me ndërmarrjen e tejkalimit, nuk i rrezikon, madje as nuk iu pengon
pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Tejkalimi fillon në një distancë të mjaftueshme
nga mjeti që tejkalohet. Në rast se ndodh ndërrimi i papritur i çfarëdo rrethane,nevojitet që
ngasësi të ketë mundësi të heqë dorë nga tejkalimi, e që atëherë të mos rrezikojë mjetin që
ka pasur ndërmend ta tejkalojë, apo mjetet të cilat lëvizin pas tij.
      Largësia anësore nga mjeti që tejkalohet, duhet të jetë detyrimisht e mjaftueshme në
mënyrë që të dy ngasësit ta kenë përshtypjen se janë të sigurt.
      Pas tejkalimit duhet kthyer me mjet në shiritin e njejtë të komunikacionit nëpër të cilin
ka lëvizur mjeti para tejkalimit. Atë veprim duhet kryer me një kujdes të shtuar, assesi me
kthimin e përnjëhershëm në të djathtë, me të cilin veprim mund të shkaktohet reagimi i
papritur i ngasësit të mjetit që tejkalohet madje edhe aksidenti i komunikacionit me pasoja
të rënda. Shumica e drejtuesve me përvojë konsiderojnë se kthimi në shiritin e
komunikacionit nëpër të cilin ka lëvizur më hëret, mund të bëhet në mënyrë të sigurt, nëse
me kthimin në të djathtë fillohet vetëm atëherë, kur ngasësi në retrovizorin,që gjendet në
mjet dhe me të cilin i shikon mjetet të cilat lëvizin pas tij, e vëren mirë mjetin, që sapo e ka
tejkaluar.
      Me rastin e tejkalimit, duhet pasur vëmendje të veçantë në atë që, dallimi në
shpejtësinë e lëvizjes së mjetit që tejkalon, nga mjeti që tejkalohet, të jetë mjaft i madh, në
mënyrë që tejkalimi të realizohet në mënyrë të sigurt dhe, nëse ka nevojë të hiqet dorë nga
tejkalimi. Por, aty duhet të merret parasysh, që me rritjen e shpejtësisë së lëvizjes për
shkak të tejkalimit, nuk bën kurrësesi të tejkalohet shpejtësia që është kufizuar me
shënjën e komunikacionit, apo që është e kufizuar për llojin e caktuar të mjetit.
      Një situatë e rrezikshme veqanërisht, shfaqet, nëse ngasësi lirohet së tepërmi gjatë
tejkalimit të kolonës së mjeteve, që lëviz para tij. Sjellja e këtillë,është sanksionuar si delikti
më i rëndë, sepse distanca mes mjeteve, të cilat lëvizin në kolonë, është më së shpeshti e
pamjaftueshme që mjeti, i cili është lëshuar pakujdes në tejkalim, të kthehet i sigurtë në
kolonë, kështu që në raste tilla, shkaktohen fatkeqësi të komunikacionit me pasoja të
rënda.
      Tejkalimi në udhëkryq dhe në kalimin e rrugës mbi binarë hekurudhor dhe të
tramvajit në nivel, zakonisht (në situatë të rregullt) nuk lejohen. Dispozitat ligjore cekin fare
qartas, se në cilat raste dhe në ç' vende është lejuar tejkalimi. Kushti i parë i sigurisë është
të njohësh mirë dhe t'u përmbahesh rigorozisht dispozitave ligjore, me të cilat janë caktuar
kushtet e tejkalimit. Pos kësaj, para se të fillojë tejkalimin, ngasësi duhet që të bindet
paraprakisht, në udhëkryq, se mos po vjen mjeti me të drejtë përparësie të kalimit ; mbi
vijën hekurudhore -athua funksionojnë instrumentet që paralajmërojnë trenin i cili afrohet
dhe a funksionojnë instrumentet për mbylljen e trafikut ; e në kalimin e rrugës mbi binarë - a
është i lirë, kalimi.

    Tejkaloni vetëm në vendet, ku kjo është e lejuar dhe e sigurt për ju dhe për
pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 31


             PËRDORIMI I DRITAVE NË KOMUNIKACION
      Gjatë kohës prej muzgut të parë gjer në të aguarit e plotë (natën) dhe ditën, në rast të
dukshmërisë së zvogëluar, në mjetin që gjendet në komunikacion në rrugë, duhet të
ndizen dritat, si vijon:
      Në mjetin me veprim motorik,më së paku dy drita të bardha në anën e përparme të
mjetit dhe numri çift i dritave të kuqe, në anën e pasme të mjetit.
      Në biçikletë një dritë e bardhë në anën e përparme dhe një dritë e kuqe në anën e
pasme të biçikletës.
      Në biçikleten me motor dhe në motoçikletën pa rimorkio anësore, së paku një dritë e
bardhë në anën e përparmë dhe së paku një dritë e kuqe në anën e pasme.
      Në qerren tërheqëse së paku një dritë të bardhë në anën e përparme dhe së paku një
dritë të kuqe në anën e pasme, ose vetëm një kandel (llampë), që është punuar asisoj që
nga ana e përparme e mjetit shihet drita e bardhë, kurse nga ana e prapme drita e kuqe.
Në këtë situatë ngasësi dritat në fjalë duhet t'i vendosë në boshtin për së gjati,të mjetit
transportues, në anën e majtë të tij.
      Në raste të veçanta nuk duhet t'i ketë dritat e ndezura; mjeti i ndalur ose i parkuar në
pjesën e ndriçuar të rrugës, pasi që shihet qartas nga një largësi e mjaftueshme.
      Për ndriçimin e rrugës , ngasësi i mjetit me veprim motorik, sipas rregullës, përdor
dritat e gjata. Burimi i dritës së farëve të dritave të gjata, duhet të jetë më afër boshtit të
vënë për së gjati, të mjetit në raport me dritat e shkurta, pos rastit kur nuk janë montuar
brenda farit të njëjtë.




     Rrezet e dritave të gjata janë së paku 100 m.




     Rrezet e dritave të shkurta janë prej 40 deri 80 m.

     Ngasësi është i detyruar që në vend të dritave të gjata të shfrytëzojë dritat e shkurta në
këto raste:
     Gjatë përballëkalimit me mjetin tjetër në largësinë, nga e cila vlerëson se me dritën e
mjetit të vet vërbon ngasësin e mjetit i cili i vjen përballë.

     Gjatë përballëkalimit me mjetin tjetër, me ç'rast nga-
sësi i atij mjeti kalon në drita të shkurta,ose me ndezjen
dhe fikjen e dritave në mënyrë alternative, tërheq vërejtjen
se dritat e gjata i pengojnë, ngasësi është i obliguar të
kalojë prej dritave të gjata në ato të shkurta, në distancë së
paku 200 m.



    Gjatë kohës së lëvizjes pas mjetit tjetër, kur vërehet se me drita të gjata, e vërbon
ngasësin tjetër para vetes.
32 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     Gjatë kohës derisa me mjet kalon skaj kolonës së organizuar të këmbësorëve.
     Natën dhe ditën, në rastin e dukshmërisë së zvogëluar, ngasësi i mjetit, duhet të ket të
ndezura së paku dritat e shkurta për ndriçimin e rrugës.
     Dritat për ndriçimin e mjetit (dritat pozicionale) duhet të ndizen gjatë kohës, derisa
janë të ndezura cilat do drita për ndriçimin e rrugës, ose dritat e veçanta për mjegull. Në
raste të veçanta përdoren për ndriçimin e mjeteve me veprim motorik, kur ai është i ndalur,
ose parkuar në pjesën e pandriçuar të rrugës.
     Gjatë mjegullës, ngasësi i mjetit ka për detyrë që në mjet të ketë të ndezura dritat e
shkurta për ndriçimin e rrugës, ose dritat për mjegull, ose të dyja dritat,njëkohësisht.
     Dritat për mjegull mund të shfrytëzohen ekskluzivisht për mjegull, ose me rastin e
dukshmërisë së zvogëluar.



      Rrezet e dritave të mjegullës, arrin më së
      shumti 35 m.




     Dritat e mjegullës në anën e përparme mund të jenë me ngjyrë të bardhë apo të
verdhë, ndërsa në anën e pasme të kuqe.
     Dritat për lëvizje prapa duhet të jenë të bardha, dhe ato funksionojnë vetëm gjatë
lëvizjes prapa.
     Drita për ndriçimin e tabeles së regjistrimit në anën e pasme duhet të jetë e bardhë.



      PËRDORIMI I SHENJAVE TË ZËSHME (BORISË) DHE
                   TË PARALAJMËRIMIT

     Ngasësi ka për detyrë që me shënjën e zëshme ose ndriçuese, t'i paralajmërojë
pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, nëse ekziston rreziku, që mund të shpjerë te
fatkeqësia e komunikacionit, ose te rrezikimi i sigurisë në komunkacion.
     Këto paralajmërime nevojitet të reduktohen në masë të nevojshme, në mënyrë që të
mos trazohen pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Në vendbanime dhe natën, është e
ndaluar dhënia e sinjaleve të zëshme, ato mund të përdoren vetëm nëse është e domos-
doshme që pjesëmarrësve t'u tërhiqet vërejtja për rezikun e drejtpërdrejtë, apo nëse
bartet personi i lënduar, a i sëmurë rëndë, të cilit i nevojitet ndihma e mjekut.
     Sinjalin me zë të paralajmërimit (me bori), ngasësi ka obligim ta përdorë gjithmonë,
kur këtë e imponojnë arsyet e sigurisë së komunikacionit, e veçanërisht:
     - në rrugë jashtë vendbanimit, para se të fillojë tejkalimi apo anashkalimi, nëse
ekziston rreziku nga aksidenti i komunikacionit, në qoftë se shenja e tillë nuk do të ishte
dhënë,
     - nëse pranë rrugës, ndodhen fëmijët, që nuk i kushtojnë kujdes lëvizjes së mjeteve,
     - në rrugën jashtë vendbanimit para hyrjes në kthesë të paqartë, ose të ngushtë,
apo para arritjes në qafë-mal, ku është vështirësuar përballëkalimi.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 33


    Gjatë natës, ngasësi është i detyruar të japë shenjë ndriçuese (ablend), në vend të
asaj me zë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, duke u kujdesur që të mos i vërbojë
me drita drejtuesit të cilët vijnë nga drejtimi i kundërt. Shënja ndriçuese e paralajmërimit,
mund të jepet edhe ditën, nëse I përshtatet më shumë rrethanave të rrugës dhe të
komunikacionit.



                               NDALJA DHE PARKIMI

     Ndalja e mjeteve do të thotë çdo ndërprerje e lëvizjes së mjeteve në rrugë me
kohëzgjatje deri në 15 min., përpos ndërprerjes që bëhet për të vepruar sipas shenjës,
ose rregullës me të cilën rregullohet komunikacioni.
     Parkimi i mjeteve është ndërprerja e lëvizjes së mjeteve me kohëzgjatje më të gjatë
se 15 min. përpos ndërprerjes që bëhet për të vepruar sipas shenjës apo rregullës, me të
cilën rregullohet komunikacioni.
     Ngasësi i cili dëshiron të ndalë mjetin, duhet të bindet paraprakisht se nuk i rrezikon
pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe për këtë veprim t'i paralajmërojë me shenjën
përkatëse. Në rast se në mjet janë të montuar treguesit e drejtimit (shenjat e sinjalizimit),
ngasësi me to, jep shenjë se në cilën anë ka ndërmend ta ndalë mjetin e nëse nuk janë
treguesit e kahjes, sinjalizon me dorë lart-poshtë horizontalisht .
     Kur e ndal ose e parkon mjetin, ngasësi detyrohet ta vendosë në rrugë në atë mënyrë
që të mos paraqesë rrezik, ose pengesë për mjetet e tjera që lëvizin pranë tyre ose
inkuadrohen në komunikacion.
     Mjet i ndalur a i parkuar konsiderohet edhe ai mjet, i cili me një pjesë, ndodhet në
sipërfaqen e rrugës, e me tjetrën në trotuar ose pjesën tjetër të shtresës me dhe.
     Në rast se në rrugë është e caktuar hapësira për ndalje, apo parkim mjetesh, në atë
mënyrë, që është shënuar hapësira për secilin mjet, ngasësi mund të lërë mjetin e tij
vetëm në atë hapësirë dhe në mënyrë, që është përcaktuar me shenja në rrugë.

     Në vendbanime, ngasësi është i obliguar të shfrytë-
zojë sa më ekonomikisht hapësirën për parkim, asisoji
që mjetet të cilat gjenden përpara dhe pas tij, mund të
inkuadrohen pa vështirësi në komunikacion. Në mjetin e
ndalur dhe të parkuar nuk bën të hapen dyert në atë
mënyrë që të pëngohen, ose rrezikohen pjesëtarët e tjerë
në komunikacion.

     Në rrugë publike, jashtë vendbanimit, ngasësi duhet, që gjithmonë kur shfaqet
mundësia, mjetin e ndalur ose të parkuar, ta vendosë jashtë rrugës.
     Ngasësi, i cili, për shkak të defektit në mjet, fatkeqësisë në komunikacion, ose të
arsyes tjetër , është i detyruar të ndalë mjetin, ka për detyrë të ndërmarrë të gjitha masat,
me qëllim që mjeti i ndalur të mos i sjellë mjetet e tjera në rrezik, dhe ta largojë sa më
shpejt nga rruga.
     Nëse ngasësi, për shkak të defektit në mjet, të fatkeqësisë në komunikacion ose
arsyes tjetër, ka qenë i detyruar mjetin ta ndalë në binarë, është i detyruar ta heqë nga
binarët, menjëherë. Nëse kjo gjë nuk është e mundshme, atëherë duhet t'i ndërmarrë të
gjitha masat, në mënyrë që personat, të cilët drejtojnë mjetet që lëvizin nëpër binarë të
paralajmërohen me kohë për rrezikun.
34 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     Ngasësi që ka ndërmend ta ndalë ose parkojë mjetin në rrugën publike është i
obliguar që ta ndalë respektivisht parkojë atë pranë skajit të djathtë të rrugës, kurse në
rrugën publike në të cilën komunikacioni zhvillohet vetëm në një kahje, mund ta ndalë,
gjegjësisht ta parkojë pranë skajit të djathtë apo të majtë të rrugës.
     Nëse pranë skajit të djathtë të rrugës gjenden binarët e tramvajit ose të tjerë, ngasësi
mund ta ndalë ose parkojë mjetin pranë cepit të majtë.
    Ngasësi mund ta ndalë ose parkojë në vendet që
gjenden në mesin e rrugës, vetëm nëse ato vende janë
shënuar me shenjën gjegjëse të komunikacionit, apo me
shenjën në rrugën.
    Ngasësi nuk mund ta ndalë as ta parkojë mjetin në
vendin, në të cilin ai do të rrezikonte sigurinë e
pjesëmarësve të tjerë në komunikacion ose do të
paraqiste pengesë për rrjedhjen normale të
komunikacionit, përkatësisht për lëvizjen e këmbësorëve.

      Ngasësi nuk guxon ta ndalë ose parkojë mjetin, posaçërisht:
     - në kalimin e shënuar të këmbësorëve dhe në
largësinë më të vogël se 5 metra nga ky vendkalim, si dhe
në kalimin e shtegut të biçiklistëve nëpër rrugën;
     - në kalimin e rrugës mbi binarë hekurudhorë ose të
tramvajit në nivel;
     - në binarë hekurudhorë ose të tramvajit dhe në
afërsi të këtyre binarëve, nëse me atë pengohet
komunikacioni i mjetve që lëvizin nëpër binarë;
     - në udhëkryq dhe në largësi më të vogël se 5 metra nga skaji më i afërt i
rrugës së tërthortë;
    - në tunele, në ura dhe në mbikalime si dhe në pjesët e rrugës nën ura dhe
nënkalime;
    - në pjesën e rrugës në afërsi të majës së qafmalit dhe në kthesë ku pamja e rrugës
është e pamjaftueshme dhe ku anashkalimi i mjeteve nuk do të kryhej pa rrezik;
      - në pjesën e rrugës publike ku gjerësia e kalimit të
lirë ç'prej mjetit të ndalur apo të parkuar deri në vijën e
plotë për së gjati në rrugë apo deri në skajin e kundërt të
rrugës, ose deri te ndonjë pengesë në rrugë, do të ishte
më e vogël se 3 metra;




     - në vendin, në të cilin, mjeti do të mbulonte shenjën e komunikacionit apo të
instrumentit për dhënien e shenjave ndriçuese të komunikacionit (semaforin);
      - në shtegun gjegjësisht shiritin e biçiklistëve;
      - në vendin ku është shënuar stacioni për mjetet e transportit publik.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 35


     Përpos rasteve të cekura, ngasësi nuk mund të parkojë mjetin, sidomos:
    - në pjesën e rrugës para kalimit të rrugës mbi binarë
hekurudhorë ose të tramvajit në nivel dhe atë në largësi
më të vogël se 15 m nga ato kalime




    - në largësi më të vogël se 15 m përpara dhe pas
shenjës me të cilën është shënuar vendqëndrimi për
mjete të transportit publik.




     - para hyrjes në ndërtesa, oborr ose garazh si dhe mbi lidhjet (degëzimet) në rrjetin e
ujësjellësit dhe hyrjes në kanalizim ose në rrjetin tjetër të organizatave komunale.

     - në vendin, ku automjeti i parkuar do të pengonte
hyrjen e mjetit tjetër për parkim ose daljen e ndonjë mjeti
tashmë të parkuar.




     Vetë parkimi është i ndaluar në trotuar, gjegjësisht në
shtegun e këmbësorëve, nëse kjo nuk është rregulluar në
mënyrë të prerë me shenjën e komunikacionit. Nëse
parkimi është lejuar duhet të lihen së paku 1,6 metra
gjerësi në sipërfaqen për lëvizjen e këmbësorëve, me
kusht që kjo sipërfaqe nuk mund të jetë pranë skajit të
rrugës, si në fotografi.


      Ngasësi para se ta braktisë mjetin, është i obliguar të marrë të gjitha masat që të
pamundësojë që mjeti të mos lëvizë vetë, apo që personat e pa autorizuar ta vënë në
lëvizje. Që të pamundesojë mjetin motorik të niset vetë nga vendi, ku është lënë, ngasësi
është i detyruar të marrë masat si vijon:
      - ta vëjë dorëzën e ndërruesit të shpejtësisë në shkallën përkatëse të transmetimit (ta
fusë në shpejtësi ) dhe sipas nevojës, ta aktivizojë frerin e parkimit,
      - nëse mjeti është i lënë në teposhtëze, t'i kthejë rrotat e përparme në drejtim të skajit
të trotuarit, e në përpjetëze t'i kthejë rrotat e përparme kah mesi i rrugës.
      - të vendosë ndërvënësit (pykat e hekurta) nën rrotat përkatëse, nëse është fjala për
mjetin i cili sipas dispozitave duhet të ketë ndërvënësit e tillë.
36 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                SHËNIMI I MJETIT TË NDALUR NË RRUGË

      Ngasësi ka për detyrë që automjetin, traktorin ose mjetin bashkangjitës, pos
motobiçikletës pa rimorkio anësore që është ndalur në rrugë, ta shënojë me shenjë të
veçantë,me të cilën theksohet mjeti i ndalur në rrugë ( me trekëndëshin e sigurisë ) dhe atë:
      - kur është i detyruar që mjetin e vet ta ndalë në vendet dhe pjesët e rrugëve, në të cilat
është e ndaluar ndalja dhe parkimi,
      - kur mjeti është ndalur në rrugë, në asi vendi që ngasësit e mjeteve që arrijnë nga
kahja e njëjtë nuk mund apo munden vështirë të vërejnë me kohë të duhur mjetin e ndalur,
      - natën dhe në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar në autoudhë dhe në rrugën e
rezervuar për komunikacionin e automjeteve, si dhe në pjesën e rrugës që nuk është e
qartë.
      Përpos shënimit të automjeteve me shenjën e veçantë të paraparë me dispozita
ligjore, drejtuesi i automjetit duhet të aktivizojë instrumentin për kyçjen e përnjëherëshme
të të gjithë treguesve (indikatorëve) të kahjes, nëse instrumenti i tillë është montuar në
mjetin motorik.
      Shenja vëhet në rrugë pas automjetit të ndalur, në
pozitë vertikale dhe në largësi të mjaftueshme, e cila
në rrugën jashtë vendbanimit nuk mund të jetë më e
vogël se 50 m,kështu që ngasësit e automjeteve, të
cilat vijnë nga kahja, ku është vënë shenja, mund të
ndalin me kohë të duhur automjetet e veta, përkatësisht
të anashkalojnë pa vështirësi automjetin e ndalur.

     Kur në rrugë është ndalur kolona e mjeteve ose bashkësia e mjeteve, respektivisht
mjeti që bart materie te rrezikshme, vihen në largësinë identike dy shenja vertikale, njëra
pranë tjetrës.



    LËVIZJA E KËMBËSORËVE DHE RAPORTI I NGASËSIT
                 NDAJ KËMBËSORËVE

      Këmbësori, sipas rregullës nuk bën të lëvizë dhe të ndalet në rrugë, këtë duhet ta bëjë
sa më afër skajit të rrugës me kujdesin e jashtëzakonshëm dhe sipas mënyrës që nuk
pengon komunikacionin e mjeteve.
      Kur këmbësorët lëvizin nëpër rrugë siguria e komunikacionit i obligon ata që të lëvizin
njëri pas tjetrit, e sidomos kur kemi të bëjmë me rrugën e paqartë,me dukshmërinë e
zvogëluar ose me komunikacionin intensiv të mjeteve.
      Në rast se ekziston trotuari apo sipërfaqja tjetër që
është ndërtuar dhe caktuar në mënyrë të veçantë për
lëvizjen e këmbësorëve, këmbësori ka për detyrë që të
lëvizë nëpër të. Po që se nuk ekzistojnë sipërfaqet e ndër-
tuara në mënyrë të veçantë, këmbësori është i obliguar të
lëvizë nëpër ato pjesë të udhës, paralelisht me rrugë që
janë të përshtatshme për lëvizjen e këmbësorëve. Në situ-
atën, kur nuk ekziston asnjëra prej mundësive të cekura,
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 37


këmbësorit i lejohet që të lëvizë anës fundore të majtë të rrugës në drejtim të lëvizjes.
     Në rastet e jashtëzakonshme këmbsësori mund të lëvizë skajit të djathë të rrugës
vetëm kur lëvizja e tillë për të është më e sigurt (bërryli që nuk dallohet mirë, gremina,
prerja, erozioni etj).
     Këmbësori që shtyen biçikletën., biçikletën me motor
ose motoçikletën,personat që lëvizin me anë të karrigeve
lëvizëse për personat e paaftë dhe kolona e organizuar e
këmbësorëve, duhet, të lëvizin skajit të djathtë të rrugës
në drejtim të lëvizjes.




     Këmbësori është i obliguar që nëpër rrugë të kalojë
me kujdes të shtuar dhe rrugës sa ma të shkurt, dhe
gjithmonë nëpër vendkalimin e kambësorve, nëse në atë
rrugë ekzistojnë vendkalimet e shënuara të këmbësorëve,
ose kalimet e ndërtuara në mënyrë të veçantë për
këmbësorët.
     Këmbësori është i detyruar që nëpër ato vendkalime
ta kalojë rrugën, nëse ato nuk janë të larguara më shumë
se 100 m.
     Këmbësori është i obliguar që të kalojë me kujdes përmes rrugës dhe shtegut të
biçiklistëve,apo shiritit të biçiklistëve dhe nuk guxon t'i pengojë me qëllim, ose pa nevojë
mjetet. Në rast se kalon nëpër rrugë, në vendet ku nuk ka kalim të këmbësorëve,
këmbësori ka për detyrë që këtë gjë ta bëjë nën këndin e drejtë në relacion me boshtin
përgjatë rrugës.
     Në rast se, për shkak të anashkalimit të ndonjë pengese në trotuar, këmbësori është i
detyruar të shfrytëzojë një pjesë të rrugës, është i obliguar t'i kushtojë vëmendje të veçantë
largësisë dhe shpejtësisë me të cilën lëvizin mjetet, në mënyrë që të mos rrezikojë sigurinë
e tyre dhe sigurinë personale.
     Gjatë kalimit nëpër rrugë, nëse nuk ekzistojnë kalimet e këmbësorëve, këmbësori
është i detyruar t'i presë dhe lëshojë mjetet që kalojnë.
     Po qe se komunikacioni në udhëkryq është rregulluar me shenja ndriçuese (me
semafor), ose kur komunikacionin e rregullon personi i autorizuar, në kalimin e shënuar të
këmbësorëve, në atë rast këmbësorët kanë të drejtë përparësie me rastin e kalimit, nëse
sipas shenjës së dhënë të komunikacionit është lejuar kalimi nëpër rrugë.
     Po qe se ekzistojnë kalimet e shënuara të këmbësorëve, aty ku nuk ka semaforë apo
person të autorizuar, këmbësori që lëviz kalimit të shënuar për këmbësorë, gëzon të
drejtën e prioritetit para mjeteve skaj të cilave kalon.
     Ngasësi ka obligim të ndalë mjetin para kalimit të shënuar të këmbësorëve, në të cilin
nuk ekziston semafori dhe ta lëshojë këmbësorin, nëse kemi të bëjmë me fëmijët, me
personat e moshuar dhe të pafuqishëm dhe invalidët.
     Këmbësorët, biçiklistët dhe ata që kalurojnë, nëse për lëvizjen e tyre nuk ekzistojnë
shtigjet e ndërtuara në mënyrë të veçantë,ose shiritat e shënuar, mund të shfrytëzojnë me
së shumti një metër gjërësie të rrugës, duke llogaritur nga skaji përkatës i rrugës.
     Kur këmbësorët lëvizin në kolonën e organizuar, kanë për detyrë të lëvizin anës së
djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes. Kolona e organizuar e këmbësorëve lëviz gjithmonë
e shoqëruar nga udhëheqësi (kolona e fëmijëve shkollorë, funerali mortor etj) dhe nuk
guxon të jetë aq e gjatë sa të mos bëjë të mundur zhvillimin normal të komunikacionit.
38 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

Nëse nëpër rrugë nisen disa kolona të organizuara këmbësorësh, ata duhet qëndruar me
së paku 30m larg njëra tjetrës.
     Natën, në kohën e dukshmërisë së zvogëluar dhe kurdoherë që e kërkon siguria e
komunikacionit këmbësorët në kolonën e organizuar janë të obliguar të ecin njëri pas tjetrit,
përveq nëse kemi të bëjmë me kolonen e lejuar me dispozita të veçanta.
     Nëse komunikacioni në kalimin e shënuar të këmbësorëve, është rregulluar me
shenja ndriçuese ose më shenja të personit të autorizuar , drejtuesi i mjetit është i obliguar
që mjetin e vet ta ndalë para kalimit të këmbësorëve, kur më shenjën e dhënë i është
ndaluar kalimi, kurse , nëse në kalimin e tillë i është lejuar , drejtuesi i mjetit nuk guxon të
pengojë kalimin e këmbësorëve, të cilët tashmë kanë hyrë në kalimin e këmbësorëve.
     Në qoftë se vendkalimi i këmbësorëve i shënuar në pasusin paraprak , gjendet në
hyrje të rrugës anësore, ngasësi që kthehet në rrugën e cekur, ka për detyrë që kthimin ta
bëjë më shhpejtësi të zvogëluar dhe t'i lëshojë këmbësorët, që tashmë kanë hyrë apo po
hyjnë në kalimin e këmbësorëve dhe që sipas nevojës ta ndalë mjetin.
     Në rast se në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve, komunikacioni nuk është
rregulluar me pajisje për dhënien e shenjave ndriçuese, as me shenja të personit të
autorizuar, ngasësi është i obliguar që kalimit të tillë të këmbësorëve t'i qaset, me shpejtësi
të matur në atë mënyrë që të mos i rezikojë këmbësorët, të cilët tashmë kanë hyrë apo që
hyjnë në vendkalimin e këmbësorëve dhe nëse ka nevojë ta ndalë mjetin e vet për t'i
lëshuar këmbësorët.
     Ngasësi që kthehet në rrugën anësore, në hyrje të së cilës nuk ekziston kalimi i
shënuar i këmbësorëve ka për detyrë që kthimin ta bëjë me një shpejtësi të zvogëluar dhe
nuk bën t'i rrezikojë këmbësorët të cilët tashmë kanë shkelur në rrugë.
     Nuk bën që me mjet të tejkalohen kolonat (fëmijët shkollarë, kolonat mortore etj.). Sa i
përket kolonës nuk është me rëndësi numri i personave, por organizimi.
     Përjashtimi nga kjo rregull është dhënë vetëm për mjetet nën përcjellje dhe mjetet me
të drejtë përparsie të kalimit.
     Kolona e organizuar e këmbësorëve nuk bën të jetë aq e gjatë sa që me gjatësinë e saj
të pamundësojë lëvizjen normale të komunikacionit. Nëse në rrugë lëvizin disa kolona të
organizuara të këmbësorëve, distanca në mes të kolonave duhet të jetë e mjaftueshme që
të mund të bëhet tejkalimi i sigurt i tyre nga ana e mjeteve.
     Natën dhe në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar si dhe në rastet e tjera kur këtë gjë
e imponojnë arsyet e sigurisë së komunikacionit, këmbësorët në kolonën e organizuar
kanë për detyrë të lëvizin në kolonë nga një, pos rastit kur lëvizin kolonat e organizuara në
mënyrë të veçantë. Kolona duhet të jetë e shënuar me një dritë të bardhë, nga ana e
përparme dhe me një dritë të kuqe nga ana e pasme e majtë (llamba baterike, feneri etj).
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 39


                               TËRHEQJA E MJETEVE
     Në komunikacion në rrugën publike, mjetit me veprim motorik mund t'i bashkangjiten
më së shumti dy mjete të bashkangjitura për transportin e barrës, gjegjësisht një mjet i
bashkangjitur për transportin e personave, ndërsa në autoudhë dhe në rrugën e rezervuar
për qarkullimin e automjeteve vetëm një mjet i bashkangjitur.
     Mjeti me veprim motorik mund të tërheqë pas vetes asi mjeti bashkangjitës që nuk
zvogëlon qenësisht stabilitetin e tij.
     Mjeti me veprim motorik mund të tërheqë mjetin tjetër me veprim motorik vetëm në
rast se ai, për shkak të parregullsisë ose nga mungesa e ndonjë pjese nuk mund të lëvizë
vetë.
     Mjeti me veprim motorik nuk bën të tërheqë motobiçikletën pa rimorkio anësore apo
mjetin tjetër me dy rrota.
     Mjeti me veprim motorik mund të tërhiqet natën, vetëm nëse në anën e tij të pasme ka
drita të ndezura të kuqe për shënimin e mjetit, ose nëse e tërheq mjeti që ka dhe
shfrytëzon gjatë tërheqjes dritën e verdhë rotative.
     Nëse mjeti me veprim motorik në rrugë tërheq mjetin tjetër të parregullt, nuk bën të
lëvizë me shpejtësi më të madhe se 40 km/h. Mjeti i tërhequr duhet ta ndjekë gjurmën e
mjetit tërheqës. Me mjetin e tërhequr nuk bën të transportohen njerëzit (në të duhet të
gjendet vetëm drejtuesi i automjetit).
     Automjeti transportues i ngarkuar me barrë, gjegjësisht traktori me mjet
bashkangjitës (rimorkio), mund të tërhiqet vetëm deri në vendin më të afërm, që është i
përshtatshëm për shkarkimin e barrës, ndërsa në raste të jashtëzakonshme deri te vendi
ku mund të evitohet defekti në mjet.
     Tërheqja e mjeteve me veprim motorik mund të bëhet më ndihmen e litarit, lidhjes së
ngurtë dhe duke u mbështetur ose varur pjesa e përparme ose e pasme e mjetit për mjetin
tërheqës.
     Me anë të litarit nuk bën të tërhiqet mjeti në të cilin pajimet për drejtim ose për frenim
janë në defekt si dhe automjeti transportues dhe autobusi. Me lidhje të ngurtë (me bigë)
nuk bën të tërhiqet mjeti me veprim motorik që nuk e ka në rregull mekanizmin për drejtim
(timonin), as automjeti që është më i rëndë sesa mjeti që bën tërheqjen e tij, nëse nuk e ka
në rregull frenin punues (frenin e këmbës).
       Distanca në mes të automjetit tërheqës dhe
automjetit të tërhequr duhet të jetë 3-5m, nëse tërhiqet me
litar, kurse në rast se tërhiqet me lidhje të ngurtë (me bigë)
mund të jetë më e vogël se 3m.
       Gjatë kohës së tërheqjes së mjetit në defekt, të dy
mjetet duhet të shenjëzohen me shenjën me të cilën
shenjëzohet mjeti i ndaluar në rrugë (me trekëndëshin e
sigurisë).
     Trekëndëshi vihet në mjetin motorik që tërheq mjetin tjetër nga ana e përparme,
ndërsa në mjetin tërheqës nga ana e pasme.
     Në qoftë se tërheqja e mjetit motorik (automjetit) bëhet me anën e litarit ose të lidhjes
së ngurtë, personi që drejton mjetin e tërhequr duhet të ketë patentshoferin që i jep të drejtë
për drejtim të asaj kategorie të mjeteve së cilës i përket mjeti i tërhequr.
40 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                            DISTANCA NË MES MJETEVE

        Drejtuesi i mjetit është i obliguar të mbajë distancën e
duhur kur lëvizë pas mjetit tjetër (varësisht nga kushtet e
komunikacionit). Kur në rrugë publike jashtë vendbanimit
i cili ka vetëm nga një shirit të komunikacionit për lëvizje të
mjeteve në një drejtim, lëvizin njëra pas tjetrës mjetet,
pesha më e madhe e lejuar e të cilit i kalon 3.500 kg apo
gjatësia e të cilit është më e madhe se 7m, ngasësit janë të
obliguar që në mes të secilit prej atyre mjeteve të mbajnë
distancë prej më së paku 100 m.

      Veçanërisht kjo nuk aplikohet në pjesë të rrugës, mbi të cilën tejkalimi është i ndaluar.




 KOMUNIKACIONI NË KALIMIN E RRUGËS MBI BINARË
HEKURUDHORË DHE TË MJETEVE TË TJERA MBI BINARË

     Të gjitha rregullat e komunikacionit (inkuadrimi në komunikacion, ana e lëvizjes,
shpejtësia, rregullat e kthimit etj) zbatohen për tramvajët dhe mjetet e tjera të cilat lëvizin
mbi binarë, përveç nëse kjo është e pamundshme, shkaku i mënyrës së lëvizjes apo i
tipareve të veçanta të konstruktit.
     Ngasësit e mjeteve të tjera të cilat lëvizin rrugës, në të cilën janë vendosur binarët,
janë të obliguar që mjetet ti largojnë nga binarët posa të vërejnë se po vjen tramvaji;
respektivisht mjeti tjetër që lëviz nëpër binarë, përveç rastit kur mjetet e tyre kanë të drejtë
përparsie të kalimit para tramvajit.
       Pjesëmarrësit në komunikacion janë të obliguar që të ndalen para kalimit të rrugës
mbi binarë të trenit në nivel të njëjtë, nëse mbrojtësi tashmë ka filluar të lëshohet, ose kur
jepen shenjat ndriçuese dhe tonike (me zë), që tërheqin vëmendjen se mbrojtësi do të
fillojë të lëshohet respektivisht se po afrohet treni.
    Nëse janë vënë shenjat ndriçuese të komunikacionit, pjesëmarrësit janë të obliguar të
ndalen, kur shfaqet drita e kuqe titruese (vezulluese) ose drita e kuqe pa ndërprerje.
      Në kalimin e rrugës mbi binarë të trenit në nivelin e njëjtë në të cilin nuk ka mbrojtës për
mbylljen e komunikacionit as instalim për të dhënë shenja me të cilat paralajmërohet afrimi
i trenit, pjesëmarrësit në komunikacion mund të kalojnë nëpër binarë, vetëm pasi të binden
se nuk po vjen treni.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 41


      KOMUNIKACIONI I BIÇIKLETAVE, BIÇIKLETAVE ME
             MOTOR DHE I MOTOÇIKLETAVE

     Ngasësi i biçikletës dhe ngasësi i biçikletës me motor ka për detyrë që të lëvizë sa më
afër skajit të djathtë të rrugës e nëse ekziston shtegu i biçikletave, nëpër shtegun e
biçikletave.
    Nëse dy a më shumë drejtues të biçikletave dhe biçikletave me motor lëvizin në grup,
kanë për obligim të lëvizin njëri pas tjëtrit. Drejtuesi i biçikletave gjatë drejtimit nuk bën të
mbahet për ndonjë mjet tjetër, as që biçikleten ta drejtojë asisoj sa që të pengojë
komunikacionin e mjeteve të tjera ose, që veten ta vëjë në rrezik në atë mënyrë, që me një
mënyrë të padrejtë të ngasjes zvogëlon stabilitetin e biçikletës.
      Ngasësit e lartëpërmendur nuk guxojnë të zvogëlojnë stabilitetin e mjetit duke u ulur
jashtë ulesës së caktuar për ngasësin, e janë të obliguar që timonin ta mbajnë së paku me
një dorë e me këmbë të mbështetën në pedale. Këta ngasës janë të obliguar të hipin
kaluarthi në mjet që e drejtojnë dhe nuk guxojnë t'i tërheqin apo shtyejnë pjesëmarrësit
tjerë në komunikacion.
     Ngasësit e këtyre mjeteve nuk guxojnë ta zvogëlojnë stabilitetin e motoçikletës duke e
ngarkuar me barrë të tepërt në mënyrë që kjo ngarkesë ti krijojë pengesë për dhënien e
sinjaleve me dorë, apo t'i pengojnë pjesmarësit e tjerë në komunikacion.
    Në biçikletën apo biçikletën me motor bën të ulet fëmija më i ri se 7 vjet dhe atë vetëm
nëse ekziston ulësja e montuar në mënyrë të veçantë dhe nëse ngasësi është më i
moshuar se 18 vjet.
     Ngasësi i motoçikletës mund të ulë njeriun më të vjetër se 7 vjet nëse ekziston ulësja
e veçantë dhe nëse ky person rri kaluarthi në mjet. Ngasësi i motoçikletës nuk mund të
ngasë personin, nëse është nën ndikimin e alkoolit, ose që nuk mund ta kontrollojë veten.
Nëse biçikleta, biçikleta me motor, ose motoçikleta, kanë rimorkion,ose sandekun për
barrë, në to nuk bën të ulen personat.
   Biçikletën me motor, në komunikacion nuk mund të drejtojë personi, që nuk ka
mbushur l4 vjet.
    Në rrugët magjistrale dhe regjonale, është i ndaluar mësimi i ngasjes në biçikletën me
motor.
     Fëmijëve më të rinj se 14 vjet, u është ndaluar ngasja e biçikletës në rrugët
magjistrale dhe regjionale. Për këtë përgjegjësinë e merr prindi, përkatësisht kujdestari i
fëmijës.
     Ngasësi i motoçikletës, ose i biçikletës me motor, si dhe personi, që bartet me
motoçikletë, është i detyruar të bartë mbrojtësin - helmetën gjatë kohës së ngasjes në
rrugë.
     Nëse fëmijët nëpërmes edukimit për komunikacion, në shkolla dhe në entet e tjera,
janë aftësuar për ngasje të biçikletës dhe për këtë gjë, u është lëshuar vërtetimi,
mundën që në rrugët lokale, të drejtojnë në mënyrë të pavarur biçikletën. Po ashtu mund të
drejtojnë edhe fëmijët me 7 vjet të mbushura, nëse i përcjell personi më i vjetër se 16 vjet.
     Biçikleta, biçikleta me motor dhe motoçikleta mund të kenë rimorkion me dy rrota,
të bashkangjitur asisoj, sa që është siguruar stabiliteti i mjetit. Kjo rimorkio nuk bën të jetë
më e gjerë se 0,8 m. , e në anën e pasme të majtë, duhet të ketë katadiopterin trekëndësh.
42 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

           KOMUNIKACIONI I QERREVE TËRHEQËSE DHE
                    LËVIZJA E KAFSHËVE

     Ngasësi i qerreve tërheqëse është i detyruar të drejtojë mjetin gjatë krejt kohës derisa
ai gjendet në rrugë ndërsa qerren duhet ta mbajë sa më afër skajit të djathtë të rrugës.
Konsiderohet se ngasësi i mjetit me qerre drejton mjetin nëse këtë gjë e bën nga mjeti dhe
nëse drejton kafshët duke ecur para dhe krahas me to.
    Qerrja tërheqëse nuk bën të lehet pa mbikëqyrje në rrugë dhe për të mund të lidhet një
kafshë dhe atë nga ana e djathtë e pjesës fundore të mjetit.
     Me rastin e kalimit përtej rrugës së rezervuar për qarkullimin e automjeteve si dhe në
kalimin e rrugës mbi binarë hekurudhorë, në nivel pa mbrojtës, apo gjysmëmbrojtës
drejtuesi i qerres tërheqëse ka obligim të drejtojë kafshën.
     Qeren tërheqëse në komunikacion, në rrugë mund të drejtojë vetëm personi që është
më i vjetër se 14 vjet. Drejtuesi i qerreve tërheqëse që lëviz pas mjetit tjetër tërheqës ka për
detyrë të mbajë distancë të mjaftueshme nga ky mjet, e më së paku 50m, në mënyrë që të
bëjë të mundur mjeteve të shpejta të kryejnë tejkalimin e sigurt.
      Personat që bartën me qerren tërheqëse nuk guxojnë të qëndrojnë në këmbë në mjet,
të ulën në anësoret e mjëtit, as që të qëndrojnë mbi bigën gjatë kohës së lëvizjes.
      Kafsha nuk mund të lëhet në rrugë pa mbikëqyrjen e përcjellësit të kafshës. Kafsha
mund të lëvizë në rrugë vetëm nën mbikëqyrjen e përcjellësit të saj, i cili duhet ta përcjellë
atë sa më afër skajit të djathtë të rrugës. Kafshët në tufë, ose veç e veç nëpër rrugë, mund
t'i përcjellë vetëm personi i cili, duke pasur parasysh moshën dhe vetitë fizike mund të
dominojë plotësisht dhe vazhdimisht mbi bagëtinë dhe të marrë të gjitha masat që të
evitohet rreziku. Nëse kafsha përcjellet dhe dërgohet rrugës publike, përcjellësi ka për
detyrë të sigurojë që gjysma e majtë e rrugës të jetë e lirë për komunikacion. Nëse kafsha
lëviz në rrugën publike, në grupe të mëdha, përcjellësit kanë për detyrë që ta ndjekin
(drejtojnë) në grupe të ndara, për t'iu siguruar ngasësve anashkalim të sigurt. Nëse kafsha
ndiqet natën brenda tufës, në fillim dhe fund të kopesë përkatëse, duhet të gjendet nga një
përcjellës, ky ka për detyrë të bartë dritën e ndezur, në mënyrë që dritën ta vërejnë
pjesëmarësit e tjerë në komunikacion, që ballafaqohen me ta ose i arrijnë.
    Në të gjitha rrugët publike është i ndaluar qëndrimi, braktisja dhe të ushqyerit e
kafshëve. Në rrugët magjistrale dhe regjionale nuk bën të ndiqen kafshët në tufë ose
kope ose, as të grumbullohet me qëllim që të çohen për kullosë.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 43


     KOMUNIKACIONI NË AUTOUDHË DHE NË RRUGËN E
      REZERVUAR PËR QARKULLIMIN E AUTOMJETEVE

    Në autoudhë nuk bën të lëvizin këmbësorët, kafshët, si dhe automjetet, të cilat në
bazë të dispozitave të Ligjit mbi sigurinë e komunikacionit nuk konsiderohen mjete
motorike.



     Në autoudhë shpejtësia maksimale e automjetit
     është 120 km/h.
                                                                                                      120


     Në rrugën e rezervuar për qarkullimin e automjeteve,
     shpejtësia maksimale është 100 km/h.                                                             100

     Shpejtësia më e vogël e lejuar në autoudhë dhe në rrugën e rezervuar për qarkullimin
e automjeteve është 40 km/h.
     Në autoudhë ngasësi nuk guxon ta ndalë automjetin. pos, nëse për shkak të defektit
në automjet apo të shkaqeve të tjera, është i detyruar ta ndalë automjetin në autoudhë,
ngasësi është i detyruar ta ndalë atë në shiritin e veçantë për ndaljen e detyrueshme të
automjetit, nëse në atë vend ekziston shiriti i veçantë dhe të marrë masat e duhura që
automjetin ta heqë sa më parë nga rruga.
     Në autoudhë ngasësi nuk mund të bëjë lëvizje gjysmërrethore të automjetit nga një
kahje e komunikacionit në tjetrën, si dhe lëvizje prapa të automjetit .
     Në autoudhë nuk mund të qarkullojë automjeti që për shkak të defektit apo të
mungesës së ndonjë pjese nuk mund të vihet në lëvizje.
     Në raste të veçanta, tërheqja e automjetit është e lejuar nëpër autoudhë , nëse
arsyeja për tërheqje është shfaqur gjatë kohës së lëvizjes së automjetit në autoudhë dhe
atë vetëm nëpër shiritin fundor të djathtë të komunikacionit, deri në rrugën e parë
bashkangjitëse, nëpër të cilën mund të shkyçet nga komunikacioni në autoudhë.
     Në autoudhë, mjetet motorike duhet të lëvizin shiritit fundor të djathtë të
komunikacionit, i cili nuk është i zënë me automjete në kolonë, posaçërisht në pjesën e
autoudhës që kalon nëpër vendbanim.
     Në autoudhë me tri ose më shumë shirita të komunikacionit, destinuar për komunika-
cion në një kahje, ngasësit e automjeteve transportuese, masa më e madhe e të cilëve
është mbi 3500 kg dhe bashkësisë së mjeteve gjatësia e të cilave është përtej 7m, mund të
shfrytëzojnë vetëm dy shirita të komunikacionit që gjenden pranë skajit të djathtë të rrugës.
     Ngasësi që me automjet kyçet në komunikacion në autoudhë, obligohet që:
     - të shfrytëzojë shiritin e veçantë për shpejtim, kur shiriti i tillë ekziston në vazhdimin e
rrugës së bashkangjitur dhe që në komunikacion në autoudhë të inkuadrohet duke dhënë
shenjën përkatëse në atë mënyrë, me të cilën nuk rrezikon komunikacionin e automjeteve
që lëvizin nëpër autoudhë,
44 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

    - ta lëshojë automjetin që është duke lëvizur në autoudhë, nëse në vendin ku kyçet në
autoudhë, nuk ekziston shiriti i veçantë për shpejtim.
     Ngasësi që me automjetin e vet shkyçet nga autoudha, është i obliguar që me kohë të
marrë pozitë në shiritin fundor të djathtë dhe që sa më shpejt të kalojë në shiritin e veçantë
për ngadalsim, nëse shiriti i tillë ekziston në hyrje të rrugës bashkangjitëse.
         Të gjitha rregullat e komunikacionit në autoudhë të cekura më lart, aplikohen në
tërësi edhe në komunikacion në rrugë të rezervuar për qarkullimin e automjeteve.
         Edhe autoudha edhe rruga e rezervuar për
qarkullimin e automjeteve nevojiten doemos të shënohen
me shenja të posaçme të komunikacionit për shënimin e
atyre rrugëve.
         Këto shenja vendosen si në fillim ashtu edhe në
fund e po ashtu edhe në të gjitha kyçjet në ato rrugë.




           KOMUNIKACIONI NË TUNEL

     Ngasësi i mjetit që lëviz nëpër tunel nuk guxon ta
ndalë mjetin në tunel, as të bëjë lëvizjen
gjysmërrethore, kthimin me mjet ose lëvizjen prapa.
     Ngasësi i mjetit me veprim motorik është i obliguar
që gjatë kohës së lëvizjes nëpër tunel, pa marrë
parasysh kohën e ditës dhe gjatësinë e tunelit, në mjet
të mbajë të ndezura dritat e shkurta për ndriçimin e
rrugës.




                               MJETET NEN PËRCJELLJE

      Janë mjetet, që u është dhënë përcjellja e pjesëtarëve të policisë ose personave të
tjerë të autorizuar, me automjete të veçanta të pajisura me aparate për dhënien e
shenjave ndriçuese dhe tonike (zëshme), dhe ate derisa ato pajisje janë në funksion.
      Ngasësi që në rrugë e arrin (takon) mjetin ose kolonën e mjeteve nën përcjellje, si dhe
ngasësin të cilin e arrin mjeti apo kolona e mjeteve nën përcjellje, detyrohet ta ndalë mjetin
e vet, kurse natën në vend të dritave të gjata të përdorë dritat e shkurta për ndriçimin e
rrugës, dhe t'u përmbahet rreptësisht urdhërave që jep personi nga përcjellja ndërsa
lëvizjen ta vazhdojë vetëm pasi të kenë kaluar të gjitha mjetet nën përcjellje.
      Mjetet nën përcjellje kanë të drejten e përparësisë së kalimit në krahasim me të gjitha
mjetet e tjera, përpos mjeteve që lëvizin nëpër udhëkryq në të cilin komunikacioni është
rregulluar me shenja ndriçuese të komunikacionit ose me shenja të personit të autorizuar,
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 45


dhe ndaj tyre nuk zbatohen rregullat për kufizimin e shpejtësisë, për ndalimin e tejkalimit
dhe anashkalimit të kolonës së mjeteve dhe për ndërprerjen e kolonës së këmbësorëve,
me kusht se nuk rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
     Mjetet nën përcjellje nuk guxojnë të tejkalohen, pos kur këtë gjë e lejojnë personat nga
përcjellja.
     Për të mundësuar kalimin pa pengesë të mjeteve nën përcjellje, këmbësorët janë të
obliguar që të largohen nga rruga derisa të kalojnë ato mjete.




                      MJETET ME PERPARËSI KALIMI

     Në mjetet e ndihmës së shpejtë, të shërbimit të zjarrëfikësve, të policisë, kur me
aparate të veçanta jepin sinjale ndriçuese dhe tonike (zëshme), nuk aplikohen rregullat
e kufizimit të shpejtësisë, ndalim tejkalimi dhe anashkalimi të kolonës së mjeteve dhe
ndërprerjes së kolonës së këmbësorëve. Këto mjete kanë të drejtën e përparësisë së
kalimit në raport me të gjitha mjetet e tjera, përveç mjeteve nën përcjellje dhe mjeteve
që lëvizin nëpër udhëkryq në të cilin komunikacioni është i rregulluar me shenja
ndriçuese (semafor) ose me shenja të personit të autorizuar, me kusht që me këtë gjë
nuk rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
     Për të mundësuar kalimin e mjeteve me përparësi kalimi, këmbësorët detyrohen të
largohen nga rruga automobilistike, ndërsa mjetet e tjera - t'i lëshojnë e sipas nevojës
edhe të ndalen deri sa të kalojnë ato.
     Sa i përket të drejtës reciproke të përparësisë së kalimit të këtyre mjeteve në
komunikacion, vlejnë dispozitat e përgjithshme Ligjore mbi të drejtën e përparësisë, (që
do të thotë se mjeti i ndihmës së shpejtë nuk ka të drejtë më të madhe se mjeti i
shërbimit të zjarrëfikësve apo se mjetet e policisë dhe anasjelltas), por aplikohet
rregulla e të drejtës së mjetit që vjen nga krahu i djathtë.




             SHFRYTËZIMI I PERPARËSISË SË KALIMIT

     Shfrytëzimi i së drejtës së përparësisë së kalimit mund të ndryshohet nga rethanat e
jashtëzakonshme dhe nga kushtet e komunikacionit. Ndryshimi i kësaj të drejte aplikohet
atëherë kur me atë veprim i shmangemi ndonjë rreziku të mundshëm në komunikacion.
     Ngasësi që është i detyruar t'i japë përparësi mjetit ose pjesëmarrësit tjetër në
komunikacion, sipas rregullës nuk guxon të heqë dorë nga kjo rregull. Ngasësi që ka të
drejtën e përparësisë së kalimit, mundet që në raste të veçanta të mos e shfrytëzojë këtë të
drejtë, vetëm atëherë nëse kjo nuk ndikon në sigurinë e pjesëmarësve të tjerë në
komunikacion.
     Bie fjala ngasësi mund t'ia lejojë kyçjen në komunikacion mjetit para vetes, vetëm
nëse ka dhënë me kohë shenjën gjegjëse dhe nëse nuk ka rrezik që mjeti tjetër të vërsulet
mbi të ose mjeti tjetër që kyçet në komunikacion. Mirëpo duhet ditur se mund të veprohet
në këtë mënyrë vetëm në raste të jashtëzakonshme e kurrësesi që kjo gjë të bëhet rregull e
46 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

sjelljes, sepse praktika e tillë do të shpiente në pasigurinë juridike të pjesëmarrësve në
komunikacion dhe deri në mundësinë që individët e pandërgjegjshëm, t'i keqpërdorin
dispozitat ligjore të komunikacionit.




                           LËSHIMI ALTERNATIV I MJETIT

      Nëse gjatë kryerjes së punëve në rrugë, ndodh ngushtimi i atillë i rrugës sa që
organizata e cila kryen punimet është e shtrënguar të organizojë lëshimin alternativ të
mjeteve që vijnë nga kahjet e ndryshme të një shiriti të komunikacionit, ky lëshim
rregullohet me vendosjen e instalimeve të përkohshme për dhënien e shenjave ndriçuese
të komunikacionit në pikat fundore të kësaj pjese të rrugës.
      Nëse pjesa e rrugës në të cilën kryhen punimet është më e shkurtër dhe më e qartë në
tërë gjatësinë dhe nëse punimet zgjasin një kohë të shkurtër, këtë rregullim të
komunikacionit mund ta bëjnë edhe personat e caktuar nga organizatat punuese me
ngritjen apo lëshimin e flamurit të kuq dhe të gjelbër, apo me vënien e tabelës së kuqe ose
të gjelbërt në formë të rrethit.
      Flamuri i kuq ose tabelja e kuqe - ndalim i kalimi
      Flamuri i gjelbërt ose tabelja e gjelbërt - kalimi i lirë
     Kur komunikacioni në pjesën e ngushtuar të rrugës rregullohet me anë të flamurit të
kuq, respektivisht të tabeles së kuqe, kalimin e kanë ato automjete që arrijnë nga drejtimi
ku është ngritur flamuri i gjelbër, gjegjësisht ku është vënë tabelja e gjelbër.




           NGASJA NATËN DHE NGASJA NE KUSHTE TË
                  DISFAVORSHME KOHORE
     Natën, si dhe në kushte të papërshtatshme klimatike, ngasësi ndodhet në një situatë
të vështirë.
     Edhe atëherë kur kushtet klimatike janë të favorshme, ngasja natën paraqet
vështirësi ndijesore për ngasësin, për shkak se, në të njëjtën kohë është i obliguar të ketë
kujdes në përdorimin e drejt të dritave, në shpejtësinë e lëvizjes së mjetit dhe kryerjen e të
gjitha veprimeve të tjera me mjet.
     Ngasja në kushte me shi, borë, ngrica, mjegull gjithashtu kërkon nga ngasësi njohjen
e plotë dhe respektimin e të gjitha rregullave të komunikacionit, si dhe koncentrim të plotë
dhe kujdes mbi shpejtësinë e lëvizjes së mjetit, gjendjen e rrugës, gjendjen teknike të
mjetit, ngarkesën në mjet dendësin në komunikacion, gjendjen psiko-fizike në të cilën
ndodhet ngasësi (lodhja, sëmundja) etj.
     Në rregullat e sigurisë në komunikacion nuk është posaçërisht e rregulluar rregulla
për mënyrën e ngasjes në këto kushte. Mirëpo në rregullat e komunikacionit janë të cekura
obligimet e ngasësve të cilat vijnë në shprehje të plotë gjatë ngasjes në kushte të
pavolitshme klimatike. Nëse ngasësit në këto kushte nuk tregojnë kujdes gjatë ngasjes,
atëherë ekziston mundësia shumë e madhe që të vijë deri te aksidenti.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 47


        PENGIMI DHE RREZIKIMI I KOMUNIKACIONIT ME
        SHPEJTËSI TE PA PËRSHTATSHME TË LËVIZJES

      Pengimi dhe rrezikimi i komunikacionit me shpejtësi të papërshtatshme të lëvizjes,
është një dukuri e shpeshtë në rrugët tona. Ngasësit e papërgjegjshëm i detyrojnë në
këtë mënyrë pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion që kundër vullnetit të vet ta
ndryshojnë mënyrën ose kahjen e lëvizjes, apo i vënë në rrezik të drejtëpërdrejtë në
fatkeqësi të komunikacionit. Kjo shkakton pasiguri gjatë ngasjes të një pjesë të madhe
të drejtuesve të mjeteve dhe me këtë ndikon negativisht në sigurinë e përgjithshme të
komunikacionit, vështirëson rrjedhën e komunikacionit, sjell rritjen e shpenzimeve të
karburanteve dhe bart me vete të gjitha pasojat e tjera negative.
      Të penguarit dhe rrezikimi i pjesëmarrësve në komunikacion më shpejtësi të
papërshtatshme të lëvizjes, paraqitet për shkak të lëvizjes së ngadalshme ose shumë të
shpejtë në relacion me mjetet e tjera, që lëvizin në kushte të njëjta të komunikacionit .
      Lëvizja e ngadalshme ndikon që pjesa dërmuese e mjeteve të tjera që lëvizin në
kahjen e njëjtë, tejkalojnë mjetin që lëvizë më ngadal.
      Lëvizja tepër e shpejtë sjell tejkalimin e shpeshtë të shumicës së mjeteve të tjera që
lëvizin në kahjen e njëjtë.
      Lëvizja me shpejtësi të vogël paraqet pengesë për rrjedhën e komunikacionit , por
edhe rrezik jo vetëm për automjetin që tejkalon, por edhe për mjetin e tejkaluar.
      Lëvizja me shpejtësi të madhe nënkupton se edhe mjeti edhe ngasësi janë të aftë për
një shpejtësi të tillë, por edhe nëse është plotësuar ai kusht, mbetet rreziku nga tejkalimi i
shpeshtë që paraqet njërin prej veprimeve më të ndërlikuara. Sipas teorisë konsiderohet
se shpejtësi e sigurt është ajo me të cilën lëviz afro 80% e mjeteve në rrjedhën e
komunikacionit, duke llogaritur se rreth 20% e mjeteve lëviz tejet shpejt ose tejet ngadalë.
      Në disa situata të komunikacionit edhe ngasësit me përvojë krijojnë iluzionin e një
shpejtësie tjetërfare nga ajo me të cilën mjeti lëviz realisht.
      Kështu te zvogëlimi i përnjëhershëm i shpejtësisë që ka qenë e madhe (p.sh.mbi 100
km/h) ngasësi ka përshtypjen se lëviz më ngadalë (rreth 60 km/h) sesa që mjeti vërtet lëviz
(afro 80 km/h). Iluzioni i shpejtësisë më të vogël sesa shpejtësia reale, është edhe më
shumë i theksuar, nëse shpejtësia e mëparshme ishte më e madhe se 100 km/h. Iluzioni i
këtillë i (shpejtësisë së sigurt) shpeshherë është shkak i fatkeqësive të komunikacionit në
shiritat për shkyçje nga autoudha ose në pjesët e rrugës në të cilat, pas rrugës së mirë
shfaqet pjesa me karakteristika të këqija rrugore. Po ashtu ekziston rreziku më i madh nga
vlerësimi joreal i shpejtësisë nëse pas një pjese relativisht të gjatë të rrugës ngasësi has në
lakesa, sesa në rrugën në të cilën lakesat e rrugës janë të shpeshta apo të njëpasnjëshme.



  PERSHTATJA E SHPEJTËSISË SË LËVIZJES NATËN DHE
     NË KUSHTET E DUKSHMËRISË SË ZVOGËLUAR

     Me rastin e ngasjes natën dhe në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar, është me
rëndësi të veçantë përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve ndaj kushteve dhe
gjendjes së rrugëve si dhe të gjithë rrethanave të tjera, që ndikojnë esencialisht mbi
sigurinë e drejtimit të mjetit. Për ta përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së mjetit ndaj kushteve
në rrugë, kërkohet nga ngasësi aftësia dhe përvoja që vazhdimisht dhe me kujdes të
48 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

vlerësojë se, cila është shpejtësia me të cilën lëvizë në mënyrë të sigurt e që nuk rrezikon
as veten as pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Kjo është e domosdoshme edhe në
kushtet e lëvizjes normale të mjeteve, kurse nëse duhet realizuar ndonjë veprim më të
komplikuar, si tejkalimin, anashkalimin, etj, rreziku shtohet, kështu që kryerjes së ndonjë
veprimit të tillë mund t'i qasemi vetëm me një kujdes të posaçëm. Nëse komunikacioni
është i zhvilluar në mënyrë të veçantë (në rrugë me komunikacion të përzier, në
vendbanime më të mëdha etj) shtohen rreziqet të ndodhë fatkeqësia në komunikacion,
prandaj me këtë shtrohet nevoja që të zvogëlohet shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në
masën e duhur dhe të vërtetë.
      Gjatë komunikacionit të përzier, nëse në rugë ekzistojnë më shumë mjete karak-
teristikash të ndryshme (automjetet transportuese, qerret tërheqëse, traktorët, biçiklistët) e
veçmas nëse rrugës lëvizin këmbësorët, jemi të detyruar që të lëvizim me mjet dukshëm
më ngadalë sesa gjatë kushteve të njëjta të komunikacionit kur dukshmëria është e mirë.
Sipas regullës është e padëshirueshme rritja apo zvogëlimi i përnjëhershëm i shpejtësisë,
por duhet stabilizuar tempon e ngasjes, duke u kujdesur për një përballëkalim dhe
tejkalim të sigurt.




        RREZIKU NGA MOSPËRSHTATJA E SHPEJTËSISË

     Rreziku shfaqet nëse humb kontrolli mbi instalimet për drejtimin e mjetit ose nga
situatat e rrezikshme të komunikacionit që krijohen me kryerjen e veprimeve të çregullta
me mjet. Rreziku që ekziston realisht në rrugë shënohet më shenjën e veçantë të
komunikacionit. Kësisoj edhe shpejtësia shënohet me shenjë të komunikacionit të
paraparë me dispozita ligjore, apo me shenjën përkatëse rekomandohet shpejtësia e
sigurt, ose shenjëzon se në ndonjë rrugë nuk lejohet kyçja e mjeteve të cilat për shkak të
tipareve të veta konstruktive nuk mund të arrijnë minimumin e shpejtësisë së sigurt. Duke
iu përmbajtur urdhërave që shpreh shenja e komunikacionit e vënë në rrugë, ngasësi ka
përshtypjen se po lëviz me një shpejtësi të sigurt.
     Ndërkaq, rrethanat e veçanta apo kushtet atmosferike, kërkojnë nga ngasësi që vetë
të bëjë korrigjimin plotësues të shpejtësisë. Po e zëmë një grup më i madh pasagjerësh në
stacionin e autobusit, fëmijët në rrugë, ngricat, balta në rrugë, etj, kanë për pasojë rreziqet
në rrugë, që janë shënuar edhe me shenjat e veçanta të komunikacionit, ku gjithashtu
duhet përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të komunikacionit, e posaçërisht në
udhëkryqet e padukshme, në kalimin e rrugës nëpër binarët hekurudhorë në nivel, apo në
sezonën e punimeve bujqësore në vendet e kryqëzimit me rrugët e fshatit.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 49


                                     BARRA NË MJET

      Në komunikacionin në rrugë, nuk bën që mjeti të ngarkohet përtej tonazhit të vet apo
përtej ngarkesës së lejueshme të boshtit, respektivisht përtej masës me të madhe të
lejueshme që lejojnë karakteristikat e rrugës .
      Nuk lejohet ngarkimi i mjetit as përtej kapacitetit të shënuar në lejen e qarkullimit, dhe
të cilën e lejojnë mundësitë teknike-konstruktive të mjetit.
      Barra mbi mjet duhet te radhitet asisoj dhe, sipas nevojes e forcuar dhe e mbuluar, në
mënyrë që:
      - nuk i kanoset sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion dhe nuk e dëmton rrugën
dhe objektet në rrugë,
      - nuk zvogëlon stabilitetin e mjeteve në masë të konsiderueshme dhe nuk e
vështirëson drejtimin e mjetit,
      - nuk ia zvogëlon ngasësit pashmërinë e rrugës.
      - nuk krijon zhurmë të tepërt dhe nuk shpërndahet nëpër rrugë,
      - nuk zë dritën dhe instalimet ndriçuese-sinjalizuese në mjet, targat e regjistrimit dhe
shenjat e tjera në mjet që janë të paraparë.

     Barra në mjet nuk bën ta kapërcejë pikën më të largët
në anën e përparme të mjetit më shumë se 1 m.
     Nëse barra në mjet, kalon më shumë se 1 m. pikën
më të largët në anën e pasme të mjetit, pika më e zgjatur e
barrës duhet të shënohet me një pëlhurë të kuqe.




     Pika më e zgjatur e barrës që transportohet në
automjetin transportues, ose në mjetin bashkangjitës
duhet të shënohet me tabele. Kjo tabele ka formën
katrore, dimensioni 50 x 50 cm, e ngjyrosur me shirita të
pjerrët alternativë me ngjyrë reflektuese të portokallt dhe
të bardhë.
     Natën si dhe ditën në kushtet e dukshmërisë së
zvogëluar pikën më të zgjatur në barren që bartet me
automjet duhet shënuar me materie reflektuese me
ngjyrë të kuqe.

    Kur barra në automjet apo në mjetin bashkangjitës, kalon anash për më shumë se 40
cm skajin e jashtëm të dritës së përparme apo të pasme për shenjëzimin e mjetit,
shënohet me dritë dhe katadiopter, të cilët nga ana e përparme japin ngjyrën e bardhë e
nga ana e pasme të mjetit ngjyrën e kuqe.
    Pikën më të largët në anën e pasme të mjetit mund ta kalojë, më së shumti një e
gjashta e gjatësisë së ghithmbarshme të barrës, me kusht që pjesa tjetër e peshës, të jetë
vazhdimisht e mbështetur mbi hapësirën për ngarkesë të mjetit me të cilin transportohet.
50 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

    TRANSPORTI I PERSONAVE ME AUTOMJETE DHE ME
               MJETE BASHKANGJITËSE

    Me automjet mund të transportohen vetëm aq persona sa është cekur në lejen e
qarkullimit për atë automjet .
    Me autobusë dhe trolejbusë mund të barten vetëm aq persona sa ka ulëse të
montuara dhe vende për qëndrim në këmbë.
    Numri i vendeve për qëndrim në këmbë në autobus, konstatohet në bazë të
dokumentacionit të tyre të lëshuar nga fabrika dhe regjistrohet në lejen e qarkullimit. Po që
se në autobus apo trolejbus janë paraparë vendet për qëndrim në këmbë, duhet të
montohen edhe mbajtëset.
    Autobusi që bart eksluzivisht fëmijët, gjegjësisht nxënësit duhet të ketë shenja të
veçanta derisa transporton fëmijët, gjegjësisht nxënësit.
   Në autobus e trolejbus me të cilët zhvillohet transporti publik, ndalohet pirja e
duhanit.
     Në automjetet transportuese në harësirën e caktuar për vendosjen e barrës mund të
transportohen më së shumti 5 punëtorë (persona), që punojnë rreth ngarkimit dhe
shkarkimit të barrës. Personat në fjalë nuk guxojnë të qëndrojnë në këmbë as të ulen në
anësoret e mjetit, në barrën jostabile apo barrën që tejkalon lartësinë e sandekut për barrë
(ngarkim).
      Në raste të veçanta, në automjetin transportues munden që në bazë të lejes speciale
të punëve, të barten punëtorët nga vendbanimi deri në vendin e punës dhe anasjelltas si
dhe nga një vend pune në tjetrin. Me këtë automjet me të cilin bëhet transporti grupor i
personave mund të drejtojë ngasësi që ka drejtuar së paku tri vjet automjetin e kategorisë
që i përket automjeti në fjalë.
     Në automjetin transportues që nuk ka të montuar anësoret në karoseri, në hapësirën
për vendosjen e barrës dhe në automjetin transportues me shkarkuesin automatik nuk
mund të barten personat .
    Nëse me automjetin transportues bartet bagëtia, në hapësirën për vendosjen e barrës
nuk mund të transportohen personat.
    Në hapësiren e mbyllur të automjetit ose mjetit bashkangjitës që nuk mund të hapet
nga brenda nuk bën të barten personat.
     Në pjesët e jashtme të automjetit dhe mjetit bashkangjitës nuk bën të barten personat,
përpos nëse është i tillë destinimi i atij automjeti, (zjarrëfikësit, elektrodistribuimi, pastrimi i
qytetit etj).
     Në mjetin bashkangjitës që tërheqet nga automjeti transportues nuk bën të trans-
portohen njerëzit.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 51


               KOHËZGJATJA E DREJTIMIT TË MJETIT

    Përpos kushteve shëndetësore që duhet t'i plotësojë çdo ngasës i mjetit me veprim
motorik, me ligj janë caktuar edhe kushtet që duhet t'i plotësojë në aspektin e orarit të
punës dhe pauzës gjatë kohës së ngasjes.
     Ngasësi që drejton automjetin transportues dhe autobusin, masa më e madhe e
lejuar e të cilëve tejkalon 3500 kg, nuk guxon ta drejtojë pandërprerë automjetin më shumë
se 5 orë .
    Drejtimi i automjetit pa ndërprerje konsiderohet koha gjatë së cilës ngasësi nuk ka
pasur ndërprerje të udhëtimit prej së paku gjysmë ore.
     Gjatë kohës prej 24 orë, kohëzgjatja e gjithmbarshme e ngasjes së automjetit nuk bën
të kalojë 8 orë.
     Ngasësi që drejton automjetin, pesha më e madhe e të cilit tejkalon 3500 kg duhet
patjetër para fillimit të ditës së punës, të ketë pushim pa ndërprerje prej së paku 10 h.
     Nëse në drejtimin e mjetit të tillë, ndërrohen dy ngasës dhe nëse në mjet gjendet
shtrati i rregulluar, që ia bënë të mundur njërit prej tyre të pushojë i shtrirë, secili ngasës
duhet ta ketë pushimin pa ndërprerje, prej më së paku 8 h, gjatë çdo 30 h të udhëtimit.
     Pushimin pa ndërprerje, ngasësi duhet ta shfrytëzojë jashtë automjetit.
    Në raste të veçanta, po që se në automjet gjendet shtrati i rregulluar, i cili ia bën të
mundur ngasësit që të pushojë i shtrirë, ai mund ta shfrytëzojë pushimin në shtrat të tillë,
me kusht që gjatë asaj kohe, mjeti të mos lëvizë.
     Kohëzgjatja e tërësishme e orarit të punës, pushimet ditore dhe javore të ngasësit dhe
mënyra e punës në ekuipazhet e ndara brenda automjeteve, që ndikon në drejtimin e sigurt
të automjeteve, sankcionohen me dispozitë ligjore të veçantë, që nxjerret në bazë të ligjit.
      Ngasësi i autobusit, i automjetit transportues ose i bashkësisë së mjeteve, masa më e
madhe e lejuar e të cilit është më shumë se 3500 kg, duhet të zëvendësohet me ngasësin
tjetër, më së largu pas 500 km të kaluara të rrugës, gjegjësisht pas 8 h, ngasjeje të
automjetit.
    Ligji mbi sigurinë në komunkacion, mbi kohëzgjatjen e drejtimit të automjetit dhe
pushimeve të ngasësve, zbatohet edhe për ngasësit e automjeteve të huaja të cilat
qarkullojnë në territorin e Kosovës.
     Kushtet ligjore veçmas e regullojnë drejtimin e autobusit, ose të automjetit
transportues, respektivisht bashkësisë së mjeteve, masa më e madhe e lejuar e të cilave
është më e madhe se 3500 kg.
52 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

        TRANSPORTI I MATERIEVE TË RREZIKSHME
     ME AUTOMJETE DHE ME MJETE BASHKANGJITËSE

      Materiet e rrezikshme, mund t'i transportojnë vetëm personat që kanë mbushur 21
vjet dhe që janë profesionalisht të aftësuar për përdorimin dhe transportin e tyre.
      Materiet e rrezikshme janë:
          - materiet eksplozive
          - gazërat e dendur, gazërat e shndërruar në lëngje dhe gazërat e tretur
            nën presion,
          - lëngjet e ndezshme,
          - materiet e ndezshme të ngurta,
          - materiet oksiduese,
          - helmet,
          - materiet radioaktive,
          - materiet korozive
          - materiet e tjera të rrezikshme.

       Automjetin me të cilin transportohen materiet e caktuara të rrezikshme duhet
shënuar me fletëza të veçanta, të parapara për klasat dhe llojet e materieve të veçanta.


      Ato fletëza kanë formën e shenjëzimit (sivijon):




                                                                            RADIOAKTIVE




i prirur për eksplodim      rrezik nga zjarri    materiet e ndezshme materiet radioaktive të rruhet në të thatë




 materiet toksike        materiet e rrezikshme            kjo anë për së larti të manipulohet me
                                                  materiet korozive
                                                                                 kujdes - të mos
                                                                                    përmbyset
      Fletëzat duhet të vihen në anën e jashtme të kabinës së automjetit.
      Për transportin e materieve të rrezikshme, duhet shfrytëzuar automjetet dhe mjetet
bashkangjitëse, që janë konstruktuar për bartjen e materieve të rrezikshme, me kusht që
t'u konvenojnë kushteve të caktuara me dispozitat ligjore.
      Materiet e rrezikshme mund të transportohen në komunikacionin e brendshëm rrugor
edhe në kombibus, të cilat kanë ndarësin e fiksuar në mes të hapësirës për mallra dhe për
udhëtarë.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 53


     Automjetin dhe mjetin bashkangjitës, me të cilët barten materiet e rrezikshme duhet
shënuar në mënyrë të veçantë si vijon:
     - nga ana e përparme - dy drita të rrumbullakta ngjyrë portokalli me diametër të
sipërfaqes ndriçuese prej më së paku 10 cm, në këndet e epërme,
     - nga ana e pasme - dy drita të rrumbullakta ngjyrë të kuqe me diametër të sipërfaqes
ndriçuese prej më së paku 10 cm, në këndet e epërme.
     Këto drita duhet të jenë të ndezura, kur është e ndezur çfarëdo drite në automjet,dhe
vetëm kur të transportohen materiet e rrezikshme.
     Shenja për shenjëzimin e automjetit në të cilin bartën materiet e rrezikshme, është e
veshur me material reflektues - ngjyrë të portoklallit, kjo shenjë përbëhet nga një tabele
formë katërkëndshi këndrejt, madhësie 40x50 cm dhe është e rrethuar me skaj të zi me
gjërësi prej 5 cm dhe duhet të jetë e dalluar natën dhe gjatë dukshmërisë së mirë, në
largësi prej më së paku 150m.
     Vendoset nga ana e përparme dhe e pasme, në gjysmën e majtë të automjetit, ndërsa
nëse automjeti tërheqës, tërheq mjetin bashkangjitës, atëherë - në gjysmën e majtë, të
pasme të mjetit bashkangjitës.
     Automjeti duhet ta ketë instalimin për përcjelljen e elektricitetit statik.
    Automjeti, me të cilin trasnportohen materiet e rrezikshme, përveç pajisjeve të
rregullta, duhet të ketë edhe këtë pajisje:
     1. Veglat e ngasësit dhe vinçin, për rregullimin e defekteve në automjet, gjatë
udhëtimit,
     2. Më së paku dy aparate për shuarjen e zjarrit, prej të cilëve njëri i destinuar për fikjen
e zjarrit në motor e i dyti për fikjen e zjarrit në barrën e automjetit. Këto aparate, nevojiten ta
kenë mbushjen, e cila, duke marrë parasysh sasinë dhe karakteristikat e tjera, bën të
mundur shuarjen efikase të zjarrit.
     3. Dy llamba dore baterike, burimi I rrezeve të dritës të së cilës, duhet të ketë diametër
më së paku 6 cm, me dritë vezulluese, apo të përhershme ngjyrë portokalli, që shifet nga
largësia prej më së paku 150m,
     4. Dy trekëndësha të sigurisë, me të cilat shënohet automjeti i ndalur në rrugë
     5. Dy shenja në formë të flamurit, për shënimin e automjetit, me të cilin barten materiet
e rrezikshme,
     6. Dy lopata dhe një kazmë,
     7. Llambën e transferueshme, që mund të lidhet në akumulatorin e automjetit.
    Automjeti, me të cilin transportohet materja radio-aktive, përpos paisjeve të
cekura, duhet të ketë edhe këtë furnizim:
      1. Instalimin transportues dozimetrik për detektimin e shënjëzimit.
      2. Shiritin e foljes së polivinilit, të gjerë 80cm, të gjatë më së paku 20m.,
      3. Katër stilodezimetra: dy me kapacitet nga 200 mR (milirengen) dhe dy me kapacitet
prej 5R (rendgena),
      4. Litarin e gjatë 20 m, e me diametër më së paku 0,8 cm,
      5. Mjete mbrojtëse personale, që përbëhen prej kombinezonit, kapeles, çizmeve prej
gomës, masës respirative dhe dorëzave prej gomës.
      Automjetet, në të cilët ndodhen materiet e rrezikshme, nuk mund të ndalen dhe të
parkohen në rrugë. Nëse ndodh prishja e automjetit, ose aksidenti në komuikacion,
respektivisht për motive të tjera të justifikueshme ngasësi është i detyruar që automjetin ta
ndalë në rrugë, ka për detyrë të marrë të gjitha masat e duhura të sigurisë, që automjetet
tjera të mos vihen në rrezik.
54 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

      Përveç tjerash, ngasësi është i obliguar edhe që:
     - gjatë ditës, të vendosë pas automjetit të ndalur dy trekëndësha të sigurisë, ndërsa
gjatë natës dhe dukshmërisë së zvogluar, dy kandela elektrikë dore, ngjyrë portokalli,
     - ta çojë ndihmësin e vet në largësi prej 100 deri 150 m, që me flamurin përkatës,
gjegjësisht me llampa, t'u tërheqë vëmendjen ngasësve të automjeteve të tjera për
rrezikun nga automjeti i ndalur, në të cilin gjenden materjet e rrezikshme.




        KUSHTET PËR TRANSPORTIMIN E NJERËZVE ME
            AUTOBUS DHE TRANSPORTI PUBLIK

      Me autobus dhe trolejbus, me të cilët bëhet transporti publik si dhe me autobus, me të
cilët bëhet bartja e njerëzve për nevoja vetiake, mund të bartën, vetëm aq persona, sa ka
karriga të montuara dhe vende të caktuara për qëndrim në këmbë. Numri i vendeve për
qëndrim në këmbë, vërtetohet me anë të dokumentacionit të fabrikës mbi ngarkesën e
lejueshme të automjeteve dhe shënohet në lejën e qarkullimit.
     Në autobusin dhe trolejbusin, në të cilin janë paraparë vendet për të qëndruar në
këmbë, duhet të montohen mbajtëset, ndërsa - njoftimi për numrin e ulësve dhe të vendeve
për qëndrim në këmbë, duhet të ceket në vend të dukshëm, në automjet.
     Autobusët dhe trolejbusët, që përpos ulëseve të montuara, kanë edhe vendet e
caktuara për qëndrim në këmbë, nuk guxojnë të lëvizin në rrugë me shpejtësi më të madhe
se 50 km/h.
      Autobusi, me të cilin bartën ekskluzivisht fëmijët, respektivisht nxënësit, duhet që
gjatë tërë kohës, derisa bartë fëmijë të ketë shenja të posaçme, me të cilat pjesëmarrësve
të tjerë në komunikacion u tërhiqet vërejtja për atë se, me një kujdes të shtuar të bëhet
tejkalimi, anashkalimi etj.
    Mjeti bashkangjitës, me të cilin bartën udhëtarët, mund t'i bashkangjitet vetëm
autobusëve në transportin publik lokal.
      Në autobusët dhe trolejbusët, me të cilët zhvillohet transporti publik, është e ndaluar
pirja e duhanit.
     Në automjetet transportuese, në hapësirën për vendosjen e barrës, nuk bën të bartën
personat më të rinj se 14 vjet, e individualisht mund të bartën, ndonëse vetëm me
përcjelljen e personit të moshës madhore.
    Autobusi, me të cilin bëhet transporti kolektiv, nuk bën të lëvizë me shpejtësi më të
madhe se 50 km/h, atë mund ta drejtojë ngasësi, që ka drejtuar më së paku 3 vite
automjetin e kategorisë së cilës i përket automjeti me të cilin bëhet transporti kolektiv i
personave.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 55




    DIMENSIONET, MASA E GJITHMBARSHME, DHE
  NGARKESA BOSHTORE E MJETEVE DHE RIMORKIOVE

     Për mjetet ne komunikacionin rrugor, është paraparë gjatësia, gjerësia dhe lartësia
më e madhe e mjetit, dhe raporti i fuqisë së motorit ndaj masës më të madhe të lejuar të
mjetit.
     Gjatësia më e madhe e mjetit është:
    - për veturën 6 m;
    - për autobus, automjet transportues, automjet aktiv (të punës) dhe automjet special
12 m;
    - për autobusë, automjet special transportues dhe automjet për bartjen e udhëtarëve
me konstrukcion nyjor 17 m, për autobusë dhe trolejbusë të komunikacionit urban dhe
ndërurban me konstruksion nyjor - 18 m;
    - për mjete bashkangjitëse (me bigë) 6-12 m;
    - për tërësinë e automjeteve 15-20 m, asisoji që për automjetin me rimorko, arrinë 15
m, ndërsa për autobus me rimorkio për komunikacion urban 20 m;
    - qerret tërheqëse 10 m, etj.
     Duhet pasur kujdes për këto vlera sepse në disa situata të caktuara njohja e tyre,
mund të ketë ndihmë të dobishme.
     Gjatësia më e madhe e mjetit, është distancë në mes të pjesës së përparme, më të
largët dhe pjesës së prapme më të largët të mjetit për ngarkim.
     Gjerësia më e madhe e mjetit është distanca në mes të pjesëve më të largta anësore
të mjetit pa ngarkesë dhe mund të jetë 2,5 m.
     Lartësia më e madhe e mjetit, është distanca në mes të bazës horizontale dhe pjesës
më të lartë të mjetit në gjendje të pangarkuar dhe mund të jetë 4 m.
     Masa më e madhe e lejuar (pesha) për të gjitha kategoritë dhe llojet e mjeteve
motorike, me rimorkio, ose pa të, mund të jetë 40 t. Ndërkaq një kufizim i peshës për llojet e
automejteve veç e veç është dhënë duke caktuar përpjestimin (raportin) midis masës së
mjeteve ndaj fuqisë së motorit që e vë në lëvizje mjetin (me ligje, dispozita).
      Kështu raporti i forcës neto të motorit (në kw) dhe masës më të madhe të lejuar të
mjeteve (me t) kap peshën prej më së paku 7,32 kw për një tonelatë deri në 14,72 kw për
një tonelatë dhe atë:
    - për automjete, mjete të kombinuara (kombi) dhe motoçikleta më së paku 14,72 kw/t,
    - për automjetet transportuese, mjetet mbrojtëse dhe për autobusët me mjete bash-
kangjitëse më së paku 7,36 kw/t.
     Raporti më i vogël i fuqisë neto të motorit me masën më të madhe, të lejuar, është
përligjur edhe për automjetet me veprim motorik. Vlerat në fjalë, janë kryesisht tregues
elementarë për konstruktorët dhe prodhuesit e mjeteve. Ndërkaq, nga aspekti i sigurisë së
komunikacionut, është me rëndësi të kihet parasysh se me tejngarkimin e mjetit mbi kufijtë
56 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

e lejuar, çrregullohet relacioni i fuqisë së motorit dhe masës më të madhe të lejuar, kështu
që mjeti sjellet ndryshe gjatë shpejtimit, ngadalësimit, respektivisht frenimit në rrugën me
kthesa dhe në përgjithësi ndaj përmasave, të cilat, i ka paraparë prodhuesi me rastin e
përdorimit normal.
      Ngarkimi boshtor nuk bën të kalojë 10 t te boshti i thjeshtë, as te boshti i dyfishtë. Si
bosht i dyfishtë, konsiderohet kur distanca në mes të dy boshteve nuk kalon 2 metra.
      Lidhur me radhitjen e masave, është me rëndësi të ceket dispozita ligjore, që thotë se
te mjeti i ngarkuar në gjendje qetësie, në pozitë horizontale bie më së paku 1/3 e masës më
të madhe të automjeteve, respektivisht e komponentës tërheqëse (veturat, autobusët,
trolejbusët dhe motoçikletat) respektivisht 1/4 për mjetet transportuese dhe tërheqëse. Për
këtë gjë poashtu, duhet patur kujdes, shkaku i sigurisë në radhë të parë, sepse radhitja e
masës mund ta çrregullojë stabilitetin e mjetit motorik.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 57




       SHENJAT E KOMUNIKACIONIT DHE SHENJAT QË
            I JEPIN PERSONAT E AUTORIZUAR


     Me ligjin mbi bazat e sigurisë së komunikacionit në rrugë, është caktuar se
pjesëmarrësit në komunikacion janë të detyruar t'u përmbahen kufizimeve, ndalesave dhe
detyrimeve, të shprehura me ndihmën e shenjave të komunikacionit, që janë paraparë me
Rregullorën mbi shenjat e komunikacionit dhe shenjat që i jepin personat e autorizuar
pjesëmarrësve në komunkacion.
     Shenjat e komunikacionit tërheqin vëmendjen për rrezikun, i cili kanoset në rrugën e
caktuar, ose pjesën e rrugës, vëjnë në dijeni kufizimet, ndalesat dhe obligimet, të cilave
duhet t'u përmbahen pjesëmarrësit, dhe jepin njoftime të duhura për një zhvillim të sigurtë
dhe pa pengesa të komunikacionit.


    Shenjat e komunikacionit janë:
        - shenjat e rrezikut
        - shenjat e urdhërave të prera
        - shenjat e lajmërimit si dhe
        - tabelat plotësuese



   SHENJAT E RREZIKUT                             SHENJAT E URDHËRAVE TË PRERA




       SHENJAT E LAJMËRIMIT


                                                                     TABELAT PLOTËSUESE

                                                                  320 m
58 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     Shenjat e rrezikut kanë formë trëkëndshi barabrinjësh, (përjashtim bëjnë: Kryqi i
Andreut, afrimi kalimit të rrugës mbi binarë hekurudhorë me mbrojtës ose gjysmëmbrojtës,
respektivisht pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës).
     Ngjyra elementare e këtyre shenjave është ngjyra e verdhë, ndërsa skajet e
trekëndshit, janë me ngjyrë të kuqe.
     Simbolet janë të ngjyrës së zezë (prej tyre, dallon shenja - afërsia e sinjaleve
ndriçuese). Skaji i kuq i shenjës, është me gjërësi të caktuar, e simboli duhet të jetë
proporcional me madhësinë e shënjës, dhe i vizatuar asisoj sa që njihet lehtë.

     Shenjat e urdhërave të prera kanë formë rrethi (prej tyre dallojnë shënjat - kryqëzimi
me rrugën me përparësi kalimi dhe ndalimi i detyrueshëm).
     Shenjat e urdhërave të prera janë:
     a) shenjat e ndalimit, respektivisht të kufizimit dhe
     b) shenjat e obligimit (detyrimit).
     Ngjyra elementare e shenjave të ndalimit, respektivisht të kufizimit, është e verdhë.
Skaji i rrethit dhe shiritat e pjerrtë në shenja, janë të ngjyrës së kuqe.
     Simbolet dhe mbishkrimet janë të ngjyrës së zezë (prej tyre dallojnë shënjat: ndalimi i
detyrueshëm, përparësia e kalimit nga kahja e kundërt, ndalimi i ndaljes dhe parkimit,
ndalimi i parkimit, parkimi alternativ).
     Ngjyra elementare e shenjave të obligimit është e kaltër. Simbolet janë të ngjyrës së
bardhë.
     Shenjat e lajmërimit kanë formë katrori, të këndit të drejtë, ose të rrethit. Ngjyra
elementare është e verdhë, kurse simbolet dhe mbishkrimet janë të ngjyrës së zezë,
respektivisht ngjyra elementare është e kaltër me simbole dhe mbishkrime të ngjyrës së
bardhë dhe të zezë (prej tyre dallon një numër shenjash). Në shenjat e lajmërimit, ngjyra e
zezë, është përdorur në raste të veçanta, dhe nuk mund të dominojë.
     Madhësia e shenjave të rrezikut,të urdhërave të prera dhe të lajmërimit varet prej
kategorisë së rrugës në të cilat duhet të vendosen

     Shënjat e rrezikut, tërheqin vëmendjen për rrezikun, që kërcënon në vendin e
caktuar, respektivisht në pjesën e rrugës dhe i lajmërojnë pjesëmarrësit në komunikacion
për karakterin e atij rreziku. Ato vendosen sipas rregullës, prej 150 deri 250 m para vendit të
rrezikshëm, në rrugë jashtë vendbanimit, ndërsa në vendbanim, mund të vendosen edhe
në largësi më të vogël se 150 m. Nëse kërkojnë arsyet e sigurisë, shenja e rrezikut mund të
vihet edhe në largësi më të madhe se 250 m. Nëse shenja e rrezikut është vënë në largësi
më të madhe se 250 m, ose më të vogël se 150 m, me shenjën duhet të vehet shenja
plotësuese, në të cilën është shënuar distanca nga vendi i rrezikshëm, shkaku i të cilit,
është vënë shenja.

     Shënjat e urdhërave të prera i bëjnë me dije pjesëmarrësit në komunikacion për
ndalesat, kufizimet dhe obligimet, të cilave duhet t'u përmbahen. Ato vlejnë prej vendit ku
janë të vendosura. Në qoftë se është e nevojshme që pjesëmarrësit në komunikacion të
lajmërohen më parë për urdhërin e prerë, qoftë për hir të pamjes së dobët të rrugës, qoftë
për arsye të tjera të sigurisë, shenja vendoset para vendit, prej nga vlen urdhëri, në një
largësi të caktuar e në tabelen plotësuese, është theksuar largësia e vendit, prej nga vlen
urdhëri.

     Shenjat e lajmërimit u ofrojnë pjesëmarrësve në komunikacion informatat e
nevojshme për rrugën nëpër të cilën lëvizin, emërtimet e vendeve, nëpër të cilat kapërcen
rruga dhe largësinë nga ato vende, për ndërprerjen e vlerëshmërisë së shenjave të
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 59


urdhërave të prera, si dhe informatat e tjera, që janë të dobishme. Vendosen asisoj që të
emërtojnë objektin, terrenet, ose pjesët e rrugës, të cilave u referohen. Nëse objekti, ose
terreni, me të cilin ka të bëjë shenja e lajmërimit, nuk gjendet në rrugën, në të cilën është
vënë shenja,lajmërimi i nevojshëm, ndodhet ose në tabelën plotësuese, ose në vetë
shenjën. Me shenjat e lajmërimeve, ofrohen, po ashtu informacione paraprake, informata
për radhitjen, kthimet dhe informata për kahjen e lëvizjes.

       Tabela plotësuese është pjesë përbërëse e shenjës se komunikacionit e cila më
saktë përcakton kuptimin e shenjës së komunikacionit, shenjave ndriçuese, shenjat në
rrugë, trotuaret e të ngjashme.
       Në tabelen plotësuese pra, shënohet largesia nga vendi i rrezikshëm për të cilin është
vendosur shenja, ose vendin prej të cilit vlen urdhëri i prerë, apo është dhënë lajm plosues
në shenjën e lajmërimit. Përveç kësaj në tabelen plotësuese mund të lajmërohet largësia e
pjesës së rrugës në të cilën kanoset rreziku ose vlen urdhëri i prerë, apo plotësim tjetër me
të cilin më saktë përcaktohet kuptimi i shenjes së komunikacionit.
       Ngjyra e tabeles plotësuese është e njëjtë si ngjyra bazë e shenjës nën të cilën është
vendosur, e mbishkrimet dhe simbolet janë të ngjyrës së njëjtë me mbishkrimet dhe
simbolet në shenjë.
60 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                   SHËNJAT E RREZIKUT
1. Kthesë në të majtë                                      32. Rreziku në rrugë
2. Kthesë në të djathtë                                    33. Kryqëzimi i rrugëve me rëndësi të njëjtë
3. Kthesë e dyfisht ose shumë kthesa                       34. Kryqëzimi me rrugën dytësore, nën
   të njëpasnjëshme, prej të cilave, e para                    këndin e drejtë
   është në të majtë                                       35. Lidhja me rrugën dytësore në këndin e
4. Kthesë e dyfishtë ose shumë kthesa të                       drejtë nga ana e majtë
   njëpasnjëshme prej të cilave, e para                    36. Lidhja me rrugën dytësore në këndin e
   është në të djathtë                                         drejtë nga ana e djathtë
5. Kthesë e rrezikshme                                     37. Lidhja me rrugën dytësore në këndin e
6. Teposhtëze e rrezikshme                                     ngushtë nga ana e majtë
7. Përpjetëz e rrezikshme                                  38. Lidhja me rrugën dytësore në këndin e
8. Ngushtim rruge nga të dyja anët                             ngushtë nga ana e djathtë
9. Ngushtim rruge nga ana e djathtë                        39. Afërsia e udhëkryqit me rrethrrotullim
10. Ngushtim rruge nga ana e majtë                         40. Stacioni i tramvajit
11. Ura lëvizëse                                           41. Kalimi i rrugës mbi binarë hekurudhorë
12. Afërsia e bregut                                           me mbrojtës ose gjysmëmbrojtës
13. Rruga jo e rrafshtë                                    42. Kalimi i rrugës mbi binar hekurudhor
14. Lugje në rrugë automobilistike                             pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës
15. Rrugë me gunga                                         43. Kryqi i Andreut - pa mbrojtës, ose
16. Rrugë e rrëshqitshme                                       gjysmëmbrojtës me një binar
17. Spërkatje gurësh                                       44. Kryqi i Andreut pa mbrojtës, ose
18. Shembje gurësh nga ana e djathtë                           gjysmëmbrojtës me dy ose më shumë
19. Shembje gurësh nga ana e majtë                             binarë
20. Afërsia e vendkalimit të këmbësorëve                   45. Afërsia e kalimit të rrugës mbi binarë
21. Fëmijët në rrugë                                           hekurudhorë pa mbrojtës ose gjysmë-
22. Biçiklistët në rrugë                                       mbrojtës (një vijë e pjerrtë e kuqe
23. Kafshët në rrugë                                           shënon largësinë nga kalimi për 80 m,
24. Egërsirat në rrugë                                         2 vija të pjerrëta për 160 m, 3 vija të
25. Punimet në rrugë                                           pjerrëta për 240 m.
26. Arritja te shenjat ndriçuese të                        46. Afërsia e kalimit të rrugës mbi binarë
    komunikacionit                                             hekurudhorë pa mbrojtës ose gjysmë-
27. Afërsia e pistës së aeroplanit                             mbrojtës (një vijë e pjerrtë e kuqe
28. Erëra anësore, nga ana e majtë                             shënon largësinë nga kalimi për 80 m,
29. Erëra anësore, nga ana e djathtë                           2 vija të pjerrëta për 160 m, 3 vija të
30. Komunikacioni nga të dyja kahjet                           pjerrëta për 240 m.
31. Tuneli
      Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 61



                                                                                           10%




1              2                   3                  4                   5                  6



10%



7              8                   9                 10                  11                 12




13            14                  15                 16                  17                 18




19            20                  21                 22                  23                 24




25            26                  27                 28                  29                 30




31            32                  33                 34                  35                 36




37            38                  39                 40                  41                 42




43            44                                   45                                       46
62 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                      SHËNJAT E URDHËRAVE TË PRERA
                      Shenjat e ndalimit, respektivisht kufizimit
1. Kryqëzimi me rrugën me përparësi                         21. Nalimi i lëvizjes së mjeteve, lartësia e
   kalimi                                                       përgjithshme e të cilave kalon lartë-
2. Ndalimi i detyrueshëm                                        sinë e caktuar
3. Ndalimi i qarkullimit në të dyja kahjet                  22. Ndalimi i lëvizjes së mjeteve, pesha e
4. Ndalimi i lëvizjes në një kahje                              përgjithshme e të cilave kalon peshën
5. Ndalimi i qarkullimit për të gjitha auto-                    e caktuar
   mjetet përveç motoçikletave pa rimorkio                  23. Ndalimi i lëvizjes së mjeteve, të cilat
6. Ndalimi i lëvizjes për autobusë                              tejkalojnë masën e caktuar boshtore
7. Ndalimi i lëvizjes për automjetet                        24. Ndalimi i lëvizjes së mjeteve të cilat
   transportuese                                                kalojnë gjerësinë e caktuar
8. Ndalimi i lëvizjes për cisterna                          25. Distanca më e vogël në mes të
9. Ndalimi i lëvizjes së mjeteve me të cilat                    mjeteve
   bartet eksplozivi, ose ndonjë materie që                 26. Ndalim kthimi në të majtë
   ndizet lehtë mbi peshë të caktuar                        27. Ndalimi kthimi në të djathtë
10. Ndalimi i lëvizjes për mjete me veprim                  28. Ndalimi i kthimit gjysmërrethor
     motorik, që tërheqin mjetin bashkan-                   29. Ndalimi i tejkalimit të të gjitha mjeteve
     gjitës, përveç gjysmërimorkiove                            me veprim motorik, përpos moto-
11. Ndalimi i lëvizjes për traktorë.                            çikletave pa rimorkio
12. Ndalimi i lëvizjes për motoçikleta                      30. Ndalimi i tejkalimit për automjetet
13. Ndalimi i lëvizjes për biqikleta me motor                   transportuese
14. Ndalimi i lëvizjes për biçikleta                        31. Kufizimi i shpejtësisë
15. Ndalimi i lëvizjes për mjetet që tërhiqen               32. Ndalimi i dhënies së shenjave tonike
     me kafshë                                                  (me zë)
16. Ndalimi i lëvizjes për karroca të dorës                 33. Ndalimi i kalimit pa u ndalur - dogana
17. Ndalimi i lëvizjes për këmbësorë                        34. Ndalimi i kalimit pa u ndalur - policia
18. Ndalimi i lëvizjes për të gjitha mjetet me              35. Ndalimi i kalimit pa u ndalur - taksa e
     veprim motorik                                             rrugës
19. Ndalimi i lëvizjes për të gjitha mjetet me              36. Përparësia e kalimit për mjetet nga
     veprim motorik dhe mjete që tërhiqen                       kahja e kundërt
     me kafshë                                              37. Ndalimi i ndaljes dhe i parkimit
20. Ndalimi i lëvizjes së mjeteve, gjerësia                 38. Ndalimi i parkimit
     e përgjithshme e të cilave kalon gjerë-                39. Ndalim Parkimi në ditët tek
     sinë e caktuar                                         40. Ndalim Parkimi në ditët çift

                                Shenjat e detyrimit (obligimit)
41. Shpejtësia më e vogël e lejuar                          50. Drejtim i obliguar djathtas
42. Zinxhirët për dëborë                                    51. Drejtimet e lejuara
43. Shtegu për biçiklist                                    52. Drejtimet e lejuara
44. Shtegu për këmbësorë                                    53. Drejtimet e lejuara
45. Shtegu për kalorës                                      54. Anashkalimi i detyruar nga ana e
46. Drejtim i obliguar                                          majtë
47. Drejtim i obliguar djathtas                             55. Anashkalimi i detyruar nga ana e
48. Drejtim i obliguar majtas                                   djathtë
49. Drejtim i obliguar majtas                               56. Udhëkryqi me rrethrrotullim
     Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 63




1         2                3                4               5                6               7




8         9               10               11              12               13               14




15       16               17               18              19               20               21




22       23               24               25              26               27               28


                                                         DOGANA            STOP           TAKSA
                                                         DOUANE           POLICIA         PEAGE

29       30               31               32              33               34               35



                                                                         40
36       37               38               39              40               41               42




43       44               45               46              47               48               49




50       51               52               53              54               55               56
64 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                 SHENJAT E LAJMËRIMIT
1. Përparësi kalimi në raport me mjetet që                   27. Emërtimi i vendbanimit
   vijnë nga kahja e kundërt                                 28. Mbarimi i vendbanimit
2. Rruga me komunikacion njëkahësh                           29. Ndërprerja e ndalimit të tejkalimit të
3. Rruga me komunikacion njëkahësh                               të gjithë mjeteve me veprim motorik,
4. Rruga me përparësi kalimi                                     pos motoçikletave pa rimorkio
5. Mbarimi i rrugës me përparësi kalimi                      30. Ndërprerja e ndalimit të tejkalimit për
6. Shtrirja e rrugës me përparsi kalimi                          mjete të rënda transportuese
7. Vendkalimi i shënuar për kambësorë                        31. Ndërprerja e kufizimit të shpejtësisë
8. Kalimi mbitokësor dhe nëntokësor i                        32. Ndërprerja e ndalimit të dhënies së
   këmbësorëve                                                   shënjave zërore
9. Udhëkryqi                                                 33. Ndërprerja e të gjitha ndalesave
10. Rruga qorre                                              34. Zona në të cilën është kufizuar
11. Kahja e lëvizjes së mjeteve, që dëshi-                       kohëzgjatja e parkimit
    rojnë të kthehen në të majtë, në udhë-                   35. Dalja nga zona, në të cilën është
    kryq ku ndalohet kthimi në të majtë                          kufizuar kohëzgjatja e parkimit
12. Rreshtimi i mjeteve                                      36. Vendparkimi
13. Udhëtreguesi                                             37. Parkimi i kufizuar në kohë
14. Udhëtreguesi për aeroport                                38. Spitali
5. Udhëtreguesi për terrenin për kamping                     39. Stacioni i ndihmës së parë
16. Udhëtreguesi për shtëpinë e malorëve                     40. Ofiçina për riparimin e mjeteve
17. Numri i rrugës ndërkombëtare                             41. Telefoni
18. Numri i rrugës                                           42. Pompa e benzinës
19. Kilometrazhi i rrugës                                    43. Hotel ose motel
20. Tabela udhëtreguese                                      44. Restoranti
21. Udhëtreguesi mbi rrugën e automjeteve                    45. Kafeneja
    mbi portal (në portën e madhe)                           46. Terreni i rregulluar për shëtitës
22. Paraudhëtreguesi                                         47. Terreni për kampin nën çadra
23. Autoudha                                                 48. Terreni për kamping në rimorkio
24. Mbarim i autoudhës                                       49. Terreni për kamping në çadra dhe
25. Rruga e rezervuar për qarkullimin e                          rimorkio
    automjeteve                                              50. Shtëia e malorëve
26. Fundi i rrugës së rezervuar për                          51. Mjeti për ndihmë në rrugë
    qarkullimin e automjeteve                                52. Shërbimi i zjarrfikësve
            Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 65




 1               2                              3                         4              5              6
                                                SHKUPI
                             PRISHTINË


 7               8                        9                     10                  11                  12

 PEJË                                                            500 m                            500 m
      13                            14                               15                            16

E-5                                        QENDRA
                                                                                              PRISHTINË
17
                km                             TRANSIT         PRISHTINË                  VITI
14          103            ROZHAJË                             BESIJANË                   500 m

18              19                         20                             21                      22




                                                    PRIZREN PRIZREN
23         24         25              26                  27                         28




                             60
 29             30               31                 32               33             34                  35




                           S P I TA L I

 36             37             38                   39           40            41            42          43




44         45           46                47         48          49            50            51          52
66 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                 SHENJAT E LAJMËRIMIT
53. Vendqëndrimi për autobus                             65. Konfirmimi i kahjes
54. Stacioni i tramvajëve                                66. Tabelja për shenjëzimin e emrave të
55. Aeroporti                                                rrugëve
56. Limani - port anijesh                                67. Tabelja për kthesa të rrezikshme
57. Informatat                                           68. Tabelja për shenjëzimin e daljeve
58. Kalueshmëria e rrugës                                69. Udhëtreguesi për rreshtim mbi portal
59. Numri i serpentinave dhe lartësia                    70. Fëmijët në rrugë
    mbidetare                                            71. Shiriti rrugor për mjete të komunikacionit
60. Objekti rrugor                                           publik të udhëtarëve
61. Qafë mali                                            72. Fundi i shiritit rrugor për mjete të
61. Stacioni i policisë                                      qarkullimit publik
62. Lumi                                                 73. Shiriti rrugor për mjete të ngadalshme
63. Stacioni i policisë                                  74. Fundi i shiritit rrugor për mjete të
64. Shpejtësia që rekomandohet                               ngadalshme
                Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 67


                                                                KULLE
                                                                E HAPUR
                                                                DERINËROZHAJË
                                                                                          8           Viadukti
                                                                                     984 m.nm.        376 m
 53             54          55             56         57            58                    59               60

                                                                                               PRISHTINË
                                                                                               SHTIME
 KULLA                   LUMI                   POLICIA                                        THERANDË
1798 mn.m
      61                      62                     63                         64                   65

                                                                                      Shkupi
           Rruga                                                                      Tetovë
Haxhi Zeka                                                  DALJA
      66                              67                          68                      69               70




                                                                           30
                                                                                                     30


           71                                   72                                   73                    74
68 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

           TABELAT PLOTËSUESE PRANË SHENJAVE TË
                      KOMUNIKACIONIT
     Me shenja të rrezikut, të urdhërave të prera dhe të lajmërimit, mund të vëhen edhe
tabelat plotësuese.
     Këto tabela sqarojnë më përpikërisht shenjën e komunikacionit, respektivisht: kohën,
largësinë, simbolin, fillimin dhe fundin sa janë në fuqi, pastaj kahjen etj.
     Ngjyra themelore e tabeles plotësuese, duhet të jetë e njëjtë si ngjyra e tabeles pranë
së cilës vëhet tabelja plotësuese, ndërsa ngjyra e mbishkrimeve dhe e simboleve në
tabelën - shtesë, duhet të jetë e njëjtë si edhe ngjyra e mbishkrimeve dhe simboleve në
shenjën, që vendoset pranë saj. Gjerësia e tabelës plotësuese nuk bën të jetë më e madhe
se gjatësia e asaj ane të shenjës afër së cilës vëhet, gjegjësisht sa diametri i shenjës nëse
shenja është në formë të rrethit.




     1. Largësia ndërmjet shenjës, pranë së cilës është vënë tabelja
shtesë dhe fillimit të pjesës së rrugës, gjegjësisht vendit, për të cilin                    STOP 200m
ka të bëjë shënja.

     2. Shënon gjatësinë e pjesës së rrugës, në të cilën kanoset
rreziku, i shprehur me shenjë.
                                                                                                    2000m

      3. Kohën, për të cilën është në fuqi urdhëri i prerë.                                    od 17-20h

      4. Shënon vendin, prej nga ndërpritet ndalesa.                                       mbarim ndalese

     5. Distancën mes shenjës dhe objektit të terrenit, ose të pjesës së                         zabrane
                                                                                            kraj500m
rrugës, së cilës i referohet lajmërimi.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 69


    6. Simboli që cakton më konkretisht domethënien e shënjës,
pranë së cilës vendoset.


     7. Fillimin e pjesës së rrugës, respektivisht të vendit, në të cilin
ekziston rreziku, nga shfaqja e papritur e ngricës.

     Këto shënja plotësuese, shënojnë zbatimin e zëvendësimit të parkimit ose të ndaljes
të mjetit, nga shënja në shënjë, respektivisht, nga njëra ose tjetra anë e shenjës.



        kraj10 m
            zabrane




                                                                                kraj zabrane
                                                                 kraj zabrane
          5 zabrane
        krajm 5 m


        kraj10 m
            zabrane




                               SHENIMET NË RRUGË

     Në shënimet në rrugë bëjnë pjesë:

     ü Shënimet gjatësore
     ü Shënimet tërthore
     ü Shënimet të tjera në rrugë dhe në objektet pranë skajit të rrugës.

    Shënimet në rrugë, janë të bardha; në raste të veçanta, shënohen me ngjyrë të verdhë
dhe atë:

     ü Shënimet e vendit në rrugë dhe në trotuar, në të cilin është ndaluar parkimi
     ü Vija kufizuese (skajore) e rrugës
     ü Vija e ndërprerë e cila i ndanë shiritat për qarkullim të mjeteve të transportit urban
apo taksive, prej shiritave tjerë të qarkullimit
     ü Vija me të cilën ndahet vendi i dedikuar për qëndrim të autobusëve, për taksi, si dhe
për mjete të policisë etj.
     ü Vijat e pjerrëta
70 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                      SHËNIMET GJATËSORE NË RRUGË

      Shënimet gjatësore janë vijat e ndërprera, të pandërprera dhe të dyfishta.
      ü Vija e pandërprerë gjatësore, mund të jetë e
                                                             ndarësë
        ndarjes dhe kufizuese.
      ü Vija e ndarjes shërben për ndarjen e shiritave kufizuese
        rrugorë sipas kahjeve të lëvizjes.
      ü Vija kufizuese (skajore) e kufizon shiritin rrugor,
        shërben për të theksuar skajin e rrugës qarku-
        lluese dhe të ndajë sipërfaqet rrugore në shirita të
        veçantë rrugorë të dedikuar për automjete të
        transportit publik.
      ü Vija gjatësore e pandërprerë ndalon kalimin me
        automjet përtej asaj vije ose ndalimin e qarkullimit
        të automjetit nëpër atë vijë.
      ü Vija e ndërprerë e thjeshtë shërben për ndarjen e
        sipërfaqeve rrugore në shirita të komunikacionit.
      ü Vija e paralajmërimit shërben për të lajmëruar
        afërsinë e vijes së pandërprerë.


      ü Vija gjatësore e dyfishtë mund të jetë: e dyfishtë e
        pandërprerë, e dyfishtë e ndërprerë dhe e dyfishtë
        e kombinuar.
      ü Vija e dyfishtë e pandërprerë shërben për ndarjen
        e shiritit të komunikacionit në dy pjesë ku
        komunikacioni zhvillohet në dy kahje.
      ü Vija e dyfishtë e ndërprerë shërben për shënimin e
        shiritave rrugorë ku qarkullimi në një shirit gjatë                                         Vija e dyfishtë
        ditës mund të mbyllet, dhe njëherit lajmërimi për                                            e kombinuar
        mbyllje bëhet me anë të sinjalizimit i cili gjendet
        mbi portal.
      ü Vija e dyfishtë e kombinuar, shërben për ndarjen e
        shiritave rrugorë në vendet, ku kushtet e duk-
        shmërisë (qartësisë), lejojnë tejkalimin vetëm në
        një drejtim.
      ü Vijat e gjera të ndërprera shërbejnë për ndarjen e
        rrjedhave në udhëkryq, në rrugë jashtë vendba-
        nimit, gjegjësisht derdhje nëpër autoudhë dhe
        rrugë të rezervuara për qarkullimin e automjeteve.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 71


                    SHËNIMET TËRTHORE NË RRUGË

    Shënimet tërthore, shënohen me vija të ndërprera dhe të pandërprera dhe ato
janë:
    ü Vija e ndaljes
    ü Vijat, me të cilat shënohen vendet në të cilat,
                                                                           Vendkalim i
      ngasësit, duhet ta lëshojnë përparësinë e kali-                     këmbësorëve
      mit, ato janë: vijat e pjerrëta, vendkalimet e këm-
      bësorëve dhe kalimet e shtegut të biçiklistëve
      nëpër rrugë.


    Vija e ndaljes, mund të jetë e pandërprerë dhe e
ndërprerë:
    ü E pandërprera, shënon vendin, në të cilin
       ngasësi obligohet ta ndalë mjetin, para vendit
       për ndalje, ku mund të shkruan edhe fjala
       "STOP"
    ü E ndërprera, shenon vendin, në të cilin ngasësi
       duhet ta ndalë mjetin, nëse ka nevojë që t'i
       lëshojë mjetet që lëvizin rrugës me përparësi
       kalimi. Vendi para vijës së ndaljes, mund të
       shënohet me trekëndëshin e paralajmërimit.                                                     Vija e ndaljes




    Vija e pjerrtë shënon vendin ku mbyllet shiriti                                                  Vija e pjerrtë
hyrës, ku hapet shiriti dalës dhe mbylljen e shiritit të
komunikacionit të rezervuar për qarkullimin e
automjeteve të transportit publik.




      Kufizuesi shënon vendin hyrës, ku është e nevojshme të ndahet një pjesë e rrugës në
të cilën pjesë komunikacioni është i ndaluar.
     Vendkalimi i këmbësorëve shënon pjesën e sipërfaqes së rrugës automobilistike,
dedikaur për kalimin e këmbësorëve. Nëse vendkalimi i kambësorëve gjindet afër shkollës
aty duhet të vendoset edhe shenja “SHKOLLA”.
     Kalimi i shtegut biçiklistik nëpër rrugën automobilistike, është pjesë e sipërfaqes së
rrugës automobilistike, dedikuar ekskluzivisht për kalimin e biçiklistëve.
72 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

         SHËNIMET E TJERA NË RRUGËN AUTOMOBILISTIKE
          DHE NË OBJEKTET PRANË SKAJIT TË RRUGËS
                      AUTOMOBILISTIKE

      Shënimet e tjera në rrugën automobilistike dhe në objektet pranë rrugës
automobilistike janë: shigjetat, fushat për orientimin e komunikacionit, vijat orientuese,
mbishkrimet, emërtimet për shënimin e sipërfaqeve të komunikacionit për destinime të
veçanta, shënimin e vendeve për parkim dhe shenjëzimet vertikale në objekte pranë skajit
të rrugës.
      Me shigjeta mund të shënohet, një kahje, dy kahje, rreshtimi në dy udhëkryqe të
afërta, ku rreshtimi mund të realizohet para udhëkryqit të parë, si edhe kahja e lëvizjes në
drejtim të garazhave.
      Mbishkrimet në rrugë (BUS, STOP, TAXI) si dhe toponimet e vendeve, numrat e
rrugëve, etj., u ofrojnë pjesëmarrësve në komunikacion njoftime të nevojshme. Vendet për
parkim, shënohen me njoftime për mënyren e parkimit, pjerrëtas dhe të drejtë. Ndër
emërtimet e tjera, hyjnë ato, me të cilat shënohen pengesat e përhershme.


            SHEMBUJ TË VIJAVE GJATSORE   Vija e ndërprera
                                                                          Vijat udhëzuese
        Vija e plotë



                                                                          Vija e dyfisht e kombinuar

        Vija e plotë e dyfisht




                                                                          Shënimii rrugës i dedikuar
                                                                          për komunikacionin publik


                                                                vija



                                                             e ndërprer



                                                             e dyfisht




                                                            PRIZREN
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 73


          SHENJAT NDRIÇUESE TË KOMUNIKACIONIT DHE
                   SHËNIMET NDRIÇUESE
      Shenjat ndriçuese të komunikacionit janë:
      - shenjat ndriçuese për rregullimin e komunikacionit;
      - shenjat ndriçuese për rregullimin e komunikacionit të dedikuar vetëm për këmbë-
sorë;
      - shenjat ndriçuese për tramvajë;
      - shenjat ndriçuese për shënimin e kalimeve në rrugë nëpër binarë hekurudhorë;
      - shenjat ndriçuese për shënimin e punimeve në rrugë, pengesave të tjera dhe dëm-
timeve të rrugës automobilistike, që paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.
      Drita e përdorur si shenjë ndriçuese e komunikacionit, mund të jetë e
pandërprerë ose vezulluese.
      Shenjat ndriçuese janë: kahje-treguesit me xhama reflektues, ose me materie reflek-
tuese, elementet metalike të pajisura me materie reflektuese, shtyllat ndriçuese etj.
      Për rregullimin e komunikacionit, shenjat ndriçuese jepen me drita të ngjyrës së kuqe,
të verdhë dhe të gjelbër. Dritat janë vendosur në boshtin vertikal, njëra nën tjetrën: e kuqja
lart, e verdha në mjedis, e gjelbra poshtë.
      Drita e gjelbër, mund të ketë formë rrethi dhe formë të shigjetës të vënë në rreth. Nëse
drita e gjelbër ka formë të shigjetës, mjeti mund të lëvizë vetëm në drejtimin, që e tregon kjo
shigjetë.



     Drita e kuqe - ka domethënie, ndalim kalimi




    Drita e verdhë - do të thotë ndalim kalimi, përpos
për mjete të cilat kan hyrë në udhëkryq dhe nuk mund të
ndalën në mënyrë të sigurt para shenjës.



      Drita e verdhë vezulluese - obligon të gjithë pjesë-
marrësit në komunikacion të lëvizin me kujdes të shtuar.
Paralajmëron pjesëmarrësit në komunikacion që sema-
fori nuk punon dhe të zvogëlojnë shpejtësinë, të përqën-
drojnë vëmendjen te pjesëmarrësit e tjerë në komunika-
cion dhe të zbatojnë rregullat e tjera që rregullojnë përpa-
rësinë e kalimit (rregullat ose shenjat e komunikacionit
nëse ekzistojnë në raste kur nuk gjendet personi që e
rregullon komunikacionin). Drita e verdhë vezulluese ka
kuptim tjetër nga drita e verdhë e pandërprerë.
74 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit



      Ngjyra e gjelbër - do të thotë kalimi është i lirë.




    Ngjyra e gjelbër vezulluese - tërheq vëmendjen
për ndërprerjen e shpejtë të kalimit të lirë dhe për
shfaqjen e ngjyrës së verdhë respektivisht të kuqe.




     Drita e kuqe, e kyçur njëkohësisht me të ver-
dhën - paralajmëron një përfundim të shpejtë të ndalim
kalimit dhe në paraqitjen e dritës së gjelbër.




      Shigjeta plotësuese e gjelbër - e kyçur njëkohë-
sisht me dritën e kuqe të pa ndërprerë - shënon kalimin e
lirë për mjetet që lëvizin në drejtim të shigjetës së gjelbër,
mirëpo vetëm kur t'i lëshojnë të gjithë pjesëmarrësit në
komunikacion (këmbësorët dhe ngasësit), të cilëve u
është ndezur drita e gjelbër, gjegjësisht nëse nuk
pengojnë komunikacionin e mjeteve, që lëvizin nëpër
rrugën në të cilën kyçen.




    Ngjyra e kuqe me trajtë linjash të kryqëzuara - do të thotë ndalim qarkullimi
përgjatë shiritit rrugor, mbi të cilin është vendosur, kurse drita e gjelbër në formë të
shigjetës me maje të kthyer teposhtë - kalim i lirë nëpër atë shirit rrugor.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 75


     Shenjat ndriçuese për rregullimin e komunika-
cionit të këmbësorëve - me instalime të veçanta jepen
shenjat ndriçuese me dritën e kuqe dhe të gjelbër. Drita e
kuqe dhe e gjelbër, vendosen në boshtin vertikal njëra
nën tjetrën (e kuqja lart, e gjëlbërta poshtë). Ngjyra e
ndezur e kuqe, në të cilën është silueta e kambësorit, në
gjendje pasive, do të thotë ndalimin e kalimit për
këmbësorin. Drita e ndezur e gjelbër, në të cilën është
silueta e kambësorit, në ecje e sipër, do të thotë kalimin e lejuar për këmbësorë.
     Ngjyra e gjelbër mund të adaptohet asisoji, sa që në periudhën e caktuar kohore, para
se të fiket, shfaqet edhe si dritë vezulluese e gjelbër.

      Shenjat ndriçuese për rregullimin e
komunikacionit të tramvajit - janë të ngjyrës së
bardhë, në formë të vijës.
      Vija horizontale - do të thotë ndalimin kalimi
për tramvajin.
      Vija vertikale dhe e pjerrët - do të thotë kalimi i
lirë për tramvajin në kahjen e cekur.


     Shenjat ndriçuese për shënimin e kalimit të
rrugës nëpër binarë në nivel - është shenjë ndriçuese,
me të cilën paralajmërohet afrimi i trenit, në vendkalimin
nëpër vijën hekurudhore në nivel; jepet me ndezjen e
njëkohshme të dy dritave të kuqe, që kanë formën e
rrethit. Me të njëjten shenjë sinjalizohet lëshimi i
mbrojtësit dhe gjysmëmbrojtësit, respektivisht njoftohen
pjesëmarrësit në komunikacion, se mbrojtësi, apo
gjysmëmbrojtësi, është në pozitë të lëshuar. Për të qenë
më të dukshëm, natën mbrojtësit dhe gjysmëmbrojtësit janë pajisur me xhama refleksivë,
ose janë veshur me materie refleksive.

    Shënjat ndriçuese për shënimin e punimeve në rrugë - me ligj është paraparë se
pjesa e rrugës, në të cilën kryhen punët, duhet të jetë e shënuar, në mënyrë të dukshme.
Pjesëmarrësit në komunikacion, sigurohen me vënien e mbrojtësve, të cilët janë ngjyrosur
me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

      Mbrojtësit janë veshur me materie refleksuese ose të
pajisur me xhama refleksues dhe me drita ngjyrë
portokalli, për shkak të dukshmërisë më të mirë natën.
Qelqi refleksiv, gjegjësisht drita refleksive, vendoset
asisoj sa që të njoftojë se në ç'anë është e lirë, rruga.
      Kur pengesa është në mesin e rrugës dhe udha është
e lirë nga të dyja anët, drita vehet në të dyja skajet e
mbrojtësit.
      Nëse me mbrojtës mbyllet komunikacioni, në tërë
gjerësinë e rrugës, është e domosdoshme që në mbrojtës
të vehen tri shenjat ndriçuese, ngjyrë portokalli.
76 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

     Kur personi, i cili rregullon qarkullimin, jep shenja
ndriçuese, domethënia e dritës është e njëjtë si edhe
ngjyra në semafor. Ngjyra e gjelbër - kalim I lirë, ngjyra e
kuqe - ndalim kalimi.




     Shënimet ndriçuese - me shtyllat ndriçuese shënohet kufizimi i rrugës dhe atë me
ngjyrë të kuqe ana e djathtë e rrugës, ndërsa ana e majtë me ngjyrë të bardhë.
     Me qelqe ose materie refleksive, të ngjyrës së verdhë, shenjëzohen majat e ishujve të
këmbësorëve, ishujt për orientimin e komunikacionit dhe objektet e tjera në rrugë, të cilat,
rëndomë nuk janë të ndriçuar sa duhet.




         SHENJAT QË I JEPIN PERSONAT E AUTORIZUAR

     Me Ligjin mbi bazat e sigurisë së qarkullimit në rrugë, është obliguar çdo pjesëmarrës
në komunikacion që të veprojë në bazë të urdhërave që i jep personi i autorizuar.
     Pjesëmarrësit në komunikacion janë të obliguar të veprojnë sipas këtyre urdhërave
edhe nëse ato urdhëra ndryshojnë nga rregullat e përgjithshme të komunikacionit ose nga
domethënia e shenjave të vendosura në rrugë.
     Persona të autorizuar janë policët, ose personat e tjerë, të cilët në bazë të
autorizimeve nga ligjet, ushtrojnë kontrollin dhe rregullimin e komunikacionit në rrugë.

    Shenjat, që pjesëmarrësve në komunikacion u japin personat e autorizuar, janë
shenjat, të cilat jepen:
      ü Me duar, ose me pozitën e trupit (me ose pa tabelë, a shkop)
      ü Shenjat me zë
      ü Shenjat ndriçuese

      Këto shenja, personi i autorizuar mund t'i japë:
      ü Në udhëkryq
      ü Nga automjeti
      ü Në çfarëdo pjese të rrugës


     Pa marrë parasysh se ku i jep personi i autorizuar domethënia është gjithmonë e
njëjtë.
             Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 77


    Shenjat, që i jepin personat e autorizuar me duar, apo me pozitën e trupit, kanë për
pjesëmarrësit në komunikacion, domethënien, si vijon:



                            Kalim të lirë (drita e gjelbër në semafor) - kanë ngasësit që
                      arrijnë nga anët boshtore (kah krihët) e personit që e rregullon
                      komunikacionin, pa marrë parasysh a i ka zgjatur duart, apo qëndron
                      me duar të lëshuara.




                          Ndalim kalimi (ngjyra e kuqe në semafor) - kur personi i
                      autorizuar është i kthyer me gjoks apo me shpinë kah ngasësi.




                          Ndalje e detyrueshme (ngjyra e verdhë në semafor) - kur
                      personi, i cili rregullon komunikacionin, ngrit dorën vertikalisht
                      përpjet me shuplakë të hapur. Kjo është shenjë që të gjithë ngasësit
                      të ndalen detyrimisht. Pas kësaj pozite, personi, që rregullon
                      komunikacionun, e ndërron pozicionin e vet, respektivisht i jap
                      përparësi mjeteve, të cilat, para asaj shenje, nuk kanë patur
                      përparësi kalimi.




                          Ndalimi i kalimit për të gjithë pjesëmarrësit, që prejnë
                      kahjen e dorës së zgjatur - kur personi që rregullon komunikaci-
                      onine shtrin dorën horizontalisht, do të thotë ndalim kalimi për
                      pjesëmarrësit të cilët e prejnë drejtimin e dorës së shtrirë.




                           Zvogëlimi i shpejtësisë - kur personi, që rregullon komunika-
                      cionin, lëvizë me dorë lehtë poshtë-lart, tregon se automjetet që
                      lëvizin në atë drejtim ta zvogëlojnë shpejtësinë.
78 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit



                                Shpejtim i lëvizjes - kur personi, i cili me shuplakë të hapur të
                           dorës së zgjatur, bën lëvizjen rrethore nga e djathta në të majtë. Kjo
                           është shenjë për ngasësit se duhet ta rrisin shpejtësinë e lëvizjes së
                           mjetit të vet.




                               Ndalimi i mjetit - kur personi i autorizuar drejton dorën kah
                           automjeti i caktuar me shuplakë të ngritur, do të thotë se ngasësi i atij
                           automjeti duhet të ndalet.




    Shenjat zërore - jepen me pip, ose me instrument të veçantë,për dhënien e shenjave
zërore në mjetin motorik. Dmth, se me pip jepen shenjat të cilat kombinohen me duar.
Rëndësia e tyre, është si vijon:
      - një vërshëllimë e shkurtër, do të thotë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion, të
        kenë vëmendje në personin e autorizuar, i cili me ndihmën e shënjës përkatëse do të
        shprehë kërkesën e caktuar.
      - me disa vërshëllima të shkurtëra, i tërhiqet vërejtja ndonjërit nga pjesëmarrësit në
        komunikacion, se ka vepruar në kundërshtim me kërkesën e shprehur me ndihmën
        e shenjës, ose ka vepruar ndryshe rregullave të komunikacionit, gjegjësisht
        shenjave të dhëna,
      - një vërshëllimë e gjatë, e dhënë njëkohësisht me dorën e ngritur horizontalisht, do të
        thotë ndaljen e domosdoshme për të gjitha mjetet.

     Kur është dhënë shenja me disa vërshëllima të njëpasnjëshme të personit të
autorizuar, pjesëmarrësit në komunikacion janë të detyruar të shikojnë në drejtim të
personit të autorizuar, që do të tregojë se me cilin pjesëmarrës në komunikacion ka të bëjë
dhe çka duhet të bëjë ai.
     Shenjat zërore të cilat jepen me instalim të veçantë në automjetin motorik; përbëhen
nga një sërë tonesh, lartësishë të llojllojshme (toni uluritës) dhe përdoren vetëm duke u
kombinuar me shenjat e caktuara ndriçuese.

     Shenjat ndriçuese - Natën dhe gjatë kohës së dukshmërisë së zvogëluar personi i
autorizuar mund të japë edhe shenja ndriçuese (llamba me bateri, fener etj.) Domethënia e
dritës, është e njëjtë me dritën në semafor:
      - Drita e kuqe - ndalim kalimi
      - Drita e gjelbër - kalimi i lirë.
                Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 79




   BAZAT E FUNKSIONIMIT TË INSTALIMEVE NË MJETET
   MOTORIKE DHE BASHKANGJITËSE ME RËNDËSI PËR
       SIGURINË E KOMUNIKACIONIT NË RRUGË

     Me instalime te mjetet motorike dhe bashkangjitëse në komunikacion, nënkuptohen:

        -   pajisjet për drejtimin e mjetit
        -   pajisjet për ndalje
        -   pajisjet për ndriçimin e rrugës dhe për dhënien e shenjave ndriçuese,
        -   pajisjet që bëjnë të mundur dukshmërin normale
        -   pajisjet për dhënien e sinjaleve zërore
        -   pajisjet për lëvizjen e mjeteve prapa
        -   pajisjet për kontrollin dhe dhënien e shenjave
        -   pajisjet për përcjelljen dhe lëshimin e gazërave të liruara
        -   pajisjet për bashkangjitjen e mjetit tërheqës dhe bashkangjitës
        -   pajisjet tjera në mjet.



                    PAJISJET PËR DREJTIMIN E MJETIT

     Kjo pajisje në mjet duhet të jetë e realizuar asisoji që ngasësi mund ta ndërrojë kahjen
e lëvizjes së mjetit lehtë, shpejt dhe në mënyrë të sigurt.
     Pajisja për drejtimin e mjetit, duhet të jetë e atillë që rrotat e përparme të mjetit, që
gjenden në pozitë për lëvizje, me rastin e lëvizjes së mjetit nëpër sipërfaqen horizontale të
rrafshtë, pas lirimit të timonit, të kthehen vetë në drejtim të pozitës për lëvizjen drejtë.
     Hapi i lirë i timonit nuk guxon të jetë më i madh se 30° shkallë.




                     PAJISJET PËR NDALJEN E MJETIT

     Pajisjet për ndaljen e mjetit motorik dhe bashkangjitës, duhet të instalohen asisoj, sa
që ngasësi ta ndalë mjetin në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe efikase, pa marrë parasysh
shkallën e ngarkesës së mjetit dhe pjerrtësinë e rrugës nëpër të cilën lëviz mjeti si dhe të
sigurohet mjeti në pozitë të palëvizshme në rrugën e pjerrët.
80 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

      Me sistemin frenues nënkuptohen:
           1. freni punues
           2. freni ndihmës
           3. freni parkues

     Freni punues - duhet të jetë i atillë, sa t'ia bëjë të mundur ngasësit që mjetin ta ndalë
në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe efikase, pa marrë parasysh shpejtësinë e lëvizjes së
mjetit, ngarkesën e mjetit dhe pjerrtësinë e rrugës. Ky fre, duhet të bëjë të mundur
rregullimin e intensitetit të frenimit nga ulësja e ngasësit, e që më atë rast të mos e lëshojë
nga dora timonin. Freni duhet të veprojë njësoj mbi rrotat që gjenden në boshtin e njëjtë.
    Dallimi i forcës së frenimit në rrota të boshtit të njëjtë, nuk bën të jetë më i madh
se 20%.
    Frenimi arrihet me fërkimin e siprfaqeve frenuese.
      Freni punues mund të jetë:
      - hidraulik (forca frenuese bartet me ndihmën e lëngut të hidraulikut)
    - pneumatik (forca e frenimit bartet përmes ajrit nën presionin e ajrit të presuar dhe
zbatohet në mjetet e rënda transportuese, në autobusë dhe në mjetet e bashkangjitura).
    - në mjetet bashkëkohore, sistemi i frenit punues, mund të arrihet edhe si tubacion
(gypëzimet fare të ndara për rrotat e pasme dhe të përparme), që bën të mundur që freni të
mos dështojë plotësisht, veçse rrotat në një bosht.
      Një nga sistemet më moderne të frenimit, është sistemi ABS (Sistemi Anti Bllok), që
montohet në mjetet më bashkëkohore.Në këtë sistem nuk mund të ndodhë që sistemi i
frenimit, t'i bllokojë rrotat. Tek ai ekzistojnë instalimet me rregullator, ndër të cilët, senzori
informon për bllokimin e rrotës dhe pas kësaj, freni punues vepron mbi cilindrin e frenjve
dhe pengon bllokimin e rrotës.
      Kjo do të thotë se sapo rrota fillon të rrotullohet tepër ngadalë ose të bllokojë, instalimi
me anë të mënyrës elektronike zvogëlon forcën e presionit deri në atë masë, sa që rrota
lëviz sërish në kufirin e bllokimit.

     Freni ndihmës - duhet të jetë i realizuar asisoj sa t'ia bëjë të mundur ngasësit që ta
frenojë mjetin, respektivisht ta ndalë në distancën përkatëse, nëse dështon freni aktiv.
     Ky fre duhet të vendoset ashtu që ngasësi ta përdorë lehtë dhe shpejt nga vendi i
ngasësit, me ç'rast një dorë e tij duhet të jetë e lirë për drejtimin e mjetit.

      Freni parkues - nevojitet të jetë i tillë sa që me ndihmën e tij mjeti i parkuar në pozitë
frenuese, mund të sigurohet me instalimin gjegjës mekanik.
     Sistemi frenues në motoçikletat me rimorkio boshtore, ose pa të, duhet të jetë i
montuar dhe i realizuar si dy sisteme frenuese të pavarura, me instalime të veçanta për
aktivizimin e tyre në rrotën e përparme dhe të prapme, gjegjësisht veç rrotën e përparme,
ose veç në rrotën e prapme të motoçikletës.

    Në mjetin bashkangjitës, masa më e madhe e lejuar e të cilit nuk kapërcen 1,5
tonelate, freni punues, mund të jetësohet me komandë inercuese.

    Komanda inercuese, mund të jetë e montuar dhe e realizuar edhe në mjetin
bashkangjitës, masa më e madhe e lejuar e të cilit është gjer në 3,5 tonelata, po që se
shpejtësia e lëvizjes nuk kapërcen 30 km/h.
                    Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 81


                                        RRUGA E FRENIMIT

       Me rastin e shtypjes në komandë të frenit punues, mjeti nuk
ndalet menjëherë por kalon një rrugë të caktuar deri sa të ndalet.
Rruga varet jo vetëm nga shpejtësia e lëvizjes, por edhe nga
kushtet e tjera: shejtësia e reagimit të ngasësit, gjendja e
rrugës, pneumatikëve, frenit etj.
       Rruga, që e kalon mjeti, prej momentit, kur ngasësi vëren
rrezikun deri në momentin e ndaljes, quhet rruga e ndaljes.
Është kjo rrug, që e kalon mjeti nga momenti i reagimit të ngasësit
i aktivizimit të frenit, e deri në ndaljen e mjetit. Dhe nëse nga kjo heqim rrugën e reagimit do
të fitojmë rrugen e frenimit. Rruga e frenimit llogaritet sipas kësaj formule:
                                             V
                                Sk =                (m)
                                            254k
     V - është shpejtësia e automjetit, k - është koeficienti i fërkimit të pneumatikut dhe
asfaltit.
     Koeficienti k i ka këto vlera:
     - 0,20 për akull
     - 0,25 për asfalt të lagur
     - 0,40 për katror (makadam) të lagur
     - 0,50 për asfalt dhe beton të lagur
     - 0,60 për katror (makadam)
     - 0,70 për beton
           Rugga e reagimit: Sr=V/3,6r (m)
                                                                                             ngrica    (k=0,2)
           V - shpejtësia e lëvizjes se automjetit e shëndëruar në km/h                      asfalt    (k=0,5)

           tr - koha e reagimit e shëndëruar në sekonda
  V km/h




           Rruga e ndaljes: Sz=Sr+Sk

  90




  60




  30



                                                                                                             Sz m

               20     40      60       80     100     120     140      160     180     200     220     240

      Nga diagrami, shihet se rritja e shpejtësisë së lëvizjes kushtëzon edhe rritjen e rrugës
së ndaljes. Do të thotë se sa më e madhe shpejtësia e lëvizjes aq më e madhe do të jetë
edhe rruga e ndaljes. Rruga e ndaljes do të jetë edhe më e gjatë në rastet kur asfalti do të
jetë i lagësht apo i ngrirë. Praktikisht kjo do të thotë: sa më e rrëshqitshme të jetë rruga,
ngasësi duhet që shpejtësinë e lëvizjes së mjetit ta zvogëlojë sa më shumë dhe në këtë
mënyrë të ndikojë në udhëtim më të sigurt dhe në zvogëlimin e rrugës së ndaljes.
82 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                          PNEUMATIKËT
                                 (Randësia e pneumatikëve)
     Pneumatikët (gomat) duhet t'i përmbushin kushtet e parapara me standardet,
varësisht nga shpejtësia më e madhe e lejuar e lëvizjes së mjetit,dhe masa më e madhe e
lejuar e mjetit, në të cilin janë vendosur ata.
     Pneumatikët në bosht të njëjtë duhet të jenë të njëjtë, sipas llojit (verorë, dimrorë),
sipas konstrukcionit (radialë, diagonalë dhe me rripa të kryqëzuar), sipas peshës bartëse
dhe sipas dimensioneve.
     Thellësia e sharave të pneumatikëve te automjetet e udhëtarëve nuk guxon të
jetë më e vogël se një milimetër, ndërsa te automjetet transportuese, dy milimetra.
     Pneumatikët dimërorë (M+S), të cilët i përkasin pajisjeve dimërore, duhet ta kenë së
paku 4 mm thellësinë e sharave. Ato mund të përdoren nëpër borë, dhe duhet të jenë të
vendosura në boshtin punues të automjetit.
     Ngasësi duhet patjetër t'i kontrollojë herë pas herë pneumatikët dhe presionin në ta,
sepse presioni i pamjaftueshëm, ndikon në shpenzimin e pneumatikëve, në stabilitetin e
mjetit dhe në shpenzimin e shtuar të karburanteve.
     Ky kontroll i pneumatikëve, nënkupton edhe kontrollin e pneumatikut rezervë.



        INSTALIMET PËR NDRIÇIMIN E RRUGËS DHE PËR
              DHËNIEN E SINJALEVE NDRIÇUESE
    Ndër instalimet për ndriçimin e rrugës dhe për dhënien e sinjaleve ndriçuese në mjetet
motorike dhe bashkangjitëse nënkuptojmë;
        - instalimet për ndriçimin e rrugës
        - instalimet për sinjalizimin e mjetit
        - instalimet për dhënien e sinjaleve ndriçuese

     Instalimet për ndriçimin e rrugës dhe për dhënien e sinjaleve ndriçuese, të vëna në
anën e përparme të mjetit motorik dhe bashkangjitës, nuk bën të japin dritë të ngjyrës së
kuqe që shihet nga ana e përparme e mjetit, as dritën e ngjyrës së bardhë nga dritat dhe
materiet reflektuese, të vëna në anën e prapme të mjetit, respektivisht që shihen nga ana e
prapme e mjetit.
     Instalimet identike për ndriçimin e rrugës dhe për dhënien e sinjaleve ndriçuese, që
janë vendosur në mjetin motorik me tri ose më shumë rrota, duhet doemos të vihen në
rrafshin e njëjtë horizontal dhe në mënyrë simetrike në raport me rrafshin gjatësor vertikal
të mjetit dhe nevojitet të jenë me madhësi dhe ngjyrë identike dhe të veprojnë njëkohësisht
me intensitet të barabartë të dritës.
     Instalimet për ndriçimin e rrugës në anën e përparme të mjetit duhet të jenë të lidhur
asisoj që nuk mund të kyçen, derisa të kyçen dritat e prapme dhe të përparme pozicionale
dhe dritat për ndriçimin e targës së prapme të regjistrimit, përveç, kur shfrytëzohen për
dhënien e sinjaleve ndriçuese.
     Farat kryesore në mjetet motorike me katër e më shumë rrota dhe në mjetet motorike
me tri rrota, që janë më të gjerë se 1,3 m, duhet të jenë të instaluar dhe të bërë, si dy, apo
katër fara kryesorë, prej të cilëve, dy për drita të shkurta (mesme).
     Dritat për ndriçimin e rrugës në mjetet motorike, të cilat nuk mund të zhvillojnë
shpejtësi më të madhe se 30 km/h, mund të montohen dhe të realizohen vetëm si drita të
shkurta (mesme ).
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 83


       Dritat e përparme pozicionale në mjetin motorik me katër ose më shumë rrota dhe në
mjetin motorik me tri rrota, që janë më të gjëra se 1,3 m dhe në mjetin bashkangjitës me
gjerësi më të madhe se 1,6 m, duhet montuar dhe realizuar si dy drita të përparme
pozicionale, ndërsa në mjetin motorik me dy rrota dhe në mjetin motorik me tri rrota, të cilat
nuk janë më të gjëra se 1,3 m, si një dritë e përparme pozicionale, ashtu që të japin dritë të
ngjyrës së bardhë.
       Dritat e prapme pozicionale në mjetin motorik me katër, ose më shumë rrota, që janë
më të gjera se 1,3 m dhe në mjetin bashkangjitës duhet të montohen dhe të realizohen, si
dy drita të prapme pozicionale, e në mjetin motorik me dy rrota dhe në mjetin motorik, me tri
rrota, që nuk janë më të gjëra se 1,3 m, si një dritë e prapme, ashtu që jepin dritë të ngjyrës
së kuqe. Nëse është montuar një dritë e përparme dhe një e prapme pozicionale, ajo duhet
të vendoset në rrafshin gjatësor të mesëm të mjetit.
       Instalimet për dhënien e shenjave ndriçuese, shërbejnë që me to t'i njoftojmë
pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion për qëllimet tona.
       Stop-dritat që kyçen në anën e prapme të mjetit dhe që janë të ngjyrës së kuqe, kanë
detyrë t'ua tërheqin vëmendjen ngasësit pas nesh, se do ta zvogëlojmë shpejtësinë e
mjetit tonë, ose të ndalemi.
       Ato drita kyçen në mënyrë automatike me rastin e çdo shtypjeje të ngasësit mbi
pedale të frenit punues. Motoçikletat ose mjetet që nuk janë më të gjera se 1,3 m mund të
kenë një stop dritë në një anë të mjetit, po ashtu të ngjyrës së kuqe. Mjetet motorike, të cilat
në rrugën e rrafshtë nuk mund të zhvillojnë shpejtësi më të madhe se 20 km/h, nuk janë të
obliguara të kenë stop-drita.
       Treguesit e kahjes, shërbejnë që ngasësi të paralajmërojë ndërrimin e kahjes së
lëvizjes. Janë vënë nga dy në anën e përparme dhe dy në anën e prapme të mjetit.
Frekuenca e dritës së indikatorit (treguesit) të kahjes, ka 90±30 vezullime në minutë.
       Me kyçjen e menjëhershme të katër indikatorëve (treguesve) të kahjes,
paralajmërohen pjesëmarrësit në komunikacion, se mjeti ynë është ndalur në rrugë për
shkak të defektit.
       Dritat e gabaritit, nevojiten të instalohen në mjetet transportuese dhe bashkangjitëse
dhe në autobus, që kanë lartësinë e gabaritit më shumë se 2,8 m.
       Kur kyçen dritat e gjata për ndriçimin e rrugës, duhet të kyçet automatikisht llampa e
kaltër kontrolluese në tabelen kontrolluese në automjet, ose në tabelen kontrolluese të
motoçikletës.
       Llampa kontrolluese në kabinën e automjetit, me ngjyrë të gjelbër, kyçet, kur në mjet
kyçen dritat pozicionale, ose dritat e mesme (të shkurta).
       Llampa kontrolluese në kabinën e automjetit me ngjyrë të kuqe, kyçet kur në mjet
kyçen njëkohësisht që të katër indikatorët (tregues) të kahjes.
       Dritat për lëvizjen prapa në mjet mund të montohen ose të realizohen si një ose dy
drita për lëvizje prapa, kështu që lëshojnë dritë të ngjyrës së bardhë. Kyçen automatikisht,
kur ndërruesi i shpejtësive vendoset për lëvizje prapa.
       Dritat për ndriçimin e targës, në anën e prapme të mjetit kanë ngjyrë të bardhë. Farat
për mjegull në mjete motorike me katër ose më shumë rrota dhe në mjete motorike me tri
rrota, që janë më të gjera se 1,3 m, mund të montohen, si dy fara për mjegull, kurse në
motoçikleta si një far për mjegull, kështu që lëshojnë dritë të ngjyrës së bardhë, ose të
verdhë. Ngjyra e prapme për mjegull, jep dritë të ngjyrës së kuqe.
       Katadiopterët në mjetet motorike me katër ose më shumë rrota dhe në mjetet
motorike me tri rrota, që janë më të gjera se 1,3 m,duhet të montohen si dy katadiopterë të
prapëm me ngjyrë të kuqe, kurse në mjetet motorike me dy rrota dhe në mjetet motorike me
tri rrota, që nuk janë më të gjera se 1,3 m, si një katadiopter i fundit ngjyrë e kuqe dhe nuk
bën të kenë formë trekëndëshe.
84 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

           INSTALIMET QË MUNDËSOJNË DUKSHMËRINË
                          NORMALE
     Nën instalimet në mjete që bëjnë të mundur dukshmërinë normale në komunikacion
në rrugë, nënkuptohen:
       - Xhami i përparmë dhe dritaret e jashtme të kabinës dhe karroserisë
       - instalimi për fshirjen e xhamit - fshisa e xhamit
       - instalimi për larjen e anës së jashtme të xhamit
       - pasqyra që ia bën të mundur ngasësit dukshmërinë e rrugës



          INSTALIMI PËR DHËNIEN E SINJALEVE ZËRORE
     Instalimin për dhënien e sinjaleve zërore në mjetet motorike duhet montuar dhe
realizuar më së paku si një instalim, kështu që jep tinguj të njëzëshëm të një intensiteti të
pandryshueshëm. Komanda e instalimit duhet të vendoset asisoj që të jetë e përshtatshme
për ngasësin nga ulësja e tij.




                        SISTEMI PËR LARGIMIN E GAZRAVE
    Sistemi për largimin e gazrave ka detyrë që gazrat e shfryra, të krijuara me djegje në
motor, t'i mbledhë, t'i pastrojë, t'i drejtojë dhe t'i hedhë jashtë me sa më pak zhurmë.
    Sistemi përbëhet nga tri pjesë:
        - Kolektori që i bashkon dhe i përcjell gazrat e shfryera
        - Pjesa qendrore, në të cilin mund të gjendet katalizatori
        - Pjesa e prapme me amortizatorin e zërit (ena e shfryrjes).



                                  PAJISJA NË AUTOMJET
      Në pajimin e domosdoshëm të mjetit hyjnë:
        - rrota rezervë
        - shenja për shënimin e mjetit të ndalur në rrugë (trekëndëshi i sigurisë)
        - pajisja për dhënien e ndihmës së parë (kutia e ndihmës së parë)
        - poçat (dritat) rezervë
        - litari ose llozi për tërheqje.

      Ju preferohet ngasësve të automjeteve që ta kenë edhe aparatin për shuarjen e
zjarrit.Obligim që të kenë aparatin kanë automjetet transportuese dhe autobusët. Këto
automjete aparatin duhet ta kenë të vendosur në vendin e dukshëm. Në kushtet e dimrit,
ngasësi i automjetit, duhet ta ketë pajisjen dimërore, nëse lëviz rrugës jashtë
vendbanimeve, në të cilat, pajisja për dimër është e domosdoshme. Pajisjet e tjera, që
duhet t'i disponojë ngasësi, i janë lënë ngasësit dhe zgjedhjes së tij dhe kanë të bëjnë me
veglat dhe pjesët rezervë me qëllim të riparimit të defekteve eventuale në mjet.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 85


      NDIKIMI I NGASJES SË RREGULLT NË HARXHIMIN
                    E KARBURANTËVE
      Shpënzimi i karburanteve është caktuar nga ana e prodhuesit të mjeteve, i cili në bazë
të hulumtimit dhe përshtatjes së funksionimit të motorit, ka konstatuar shpënzimin mesatar
të karburanteve. Në mënyrë që mjeti të konsumojë aq karburante, sa ka konstatuar
prodhuesi, duhet t'u përmbaheni udhëzimit, që e ka dhënë ai në deklaratë. Ngasësi duhet
t'i përmbahet udhëzimit, qoftë për mënyrën e ngasjes, qoftë për rregullsinë e motorit dhe të
instalimeve, e gjer te pneumatikët. Çdo element i shfrytëzuar në mënyrë jo të rregulltë,
mund të ndikojë në shpënzimin më të madh të karburanteve.
      Shpeshherë ngasësit, me qëllim të zvogëlimit të konsumit të karburanteve, në
teposhtëze të rrugës i shuajnë motorat dhe "i heqin nga shpejtësia" duke shfrytëzuar
vetëm frenin. Ngasja e tillë, jo vetëm se nuk është e sigurt, por është e rrezikshme, sepse
ndikon drejtpërdrejt në sigurinë, qoftë të ngasësve, qoftë të pjesëmarrësve të tjerë në
komunikacion.

    Kursimi më i madh realizohet:
    Me mbajtjen e rregullt të gjendjes teknike të mjetit dhe me shfrytëzimin e rregullt të
motorit.
    Çdo nxitim i vrullshëm i motorit shton shpënzimin e karburanteve në mënyrë të
dukshme.
    Mbajtja e presionit të ajrit në pneumatikët sipas deklaratës së prodhuesit dhe ngasja
me pneumatikë të rregulltë, ndikon në shpenzimin më të vogël të karburanteve.
    Zgjedhja e shkallës adekuate të transmisionit ka rëndësi të madhe për konsumin e
karburanteve.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 87




             REGJISTRIMI I MJETEVE MOTORIKE DHE
                      BASHKANGJITËSE
      Mjetet në komunikacion duhet t'i plotësojnë kushtet e parapara në aspektin e
dimensioneve, të masës së gjithmbarshme dhe të ngarkesës boshtore, si dhe të kenë
instalimet dhe pajisjen e paraparë në rregull.
      Mjetet motorike dhe bashkangjitëse, që marrin pjesë në komunikacion rrugor, duhet
të jenë të regjistruara.
      Mund të regjistrohen vetëm ato mjete motorike dhe bashkangjitëse, për të cilat
vërtetohet në kontrollin teknik të detyrueshëm se janë të rregullta teknikisht.
      Për mjetin e regjistruar lëshohet leja e qarkullimit dhe targa e regjistrimit.
      Leja e qarkullimit vlen një vit.
    Për regjistrim nevojiten:
       - vërtetimi mbi rregullsinë teknike të mjetit që merret pas kryerjes së shikimit teknik
       - polisa e sigurimit nga auto-përgjegjësia
       - provat për pagimin e detyrimeve të tjera (rrugët publike, taksa komunale, taksa
         administrative etj.)
       - Leja e qarkullimit.
     Dokumentacionin e cekur e paraqet vetë pronari i mjetit me letërnjoftim valid.
     Traktorët, të cilët shfrytëzohen ekskluzivisht në bujqësi, makinat e punës, motokulti-
vatorët dhe biçikletat me motor, regjistrohen përhershëm, përveç nëse bëhet ndërrimi i
pronësisë, ose i vendbanimit.
     Biçikletat dhe rimorkiot e lehta, nuk regjistrohen.
     Rimorkiot e lehta kanë numrin e përsëritur të regjistrimit të mjetit (targën e tretë).




           KONTROLLI TEKNIK I MJETEVE MOTORIKE
      Për të verifikuar rregullsinë teknike të mjeteve motorike dhe bashkangjitëse, bëhet
kontrolli teknik i këtyre mjeteve. Ai bëhet së paku një herë në vit.
     Gjatë kontrollit teknik verifikohet a i posedon mjeti motorik, apo bashkangjitës
instalimet e parapara me ligj e sidomos instalimet për drejtim, instalimet e frenimit,
pneumatikët, instalimet për dhënien e sinjaleve me dritë, ndriçimin e rrugës dhe për
lëshimin e gazrave të djegura dhe a janë këto instalime në gjendje të rregullt si dhe a i
përmbushin edhe kushtet e tjera të parapara për të marrë pjesë në komunikacion.

    Për kontrollin e kryer teknik të mjeteve motorike dhe bashkangjitëse mbahet
evidenca.
 88 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit


                                      SIGURIMI I MJETEVE

     Regjistrimi i mjeteve, vazhdimi i regjistrimit dhe lëshimi i targave provuese, mund të
bëhet vetëm kur institucionit kompetent për regjistrimin, i paraqitet provë mbi kontratën e
lidhur të sigurimit.
     Pronari,gjegjësisht shfrytëzuesi i mjetit motorik dhe bashkangjitës, duhet të lidhë
kontratën mbi sigurimin nga dëmi, që ua ka shkaktuar personave të tretë me përdorimin e
mjetit të vet (vdekja, lëndimi i trupit, dëmtimi i shëndetit, shkatërrimi ose dëmtimi i sendeve,
pos për dëmin në sendet që i ka marrë për transport - në tekstin vijues: sigurimi nga
autopërgjegjësia), si dhe për dëmin që i shkakton mjeteve të cilat nuk i nënshtrohen
regjistrimit (traktorët, multikultivatorët, makinat e punës, që nuk janë regjistruar, etj.).
     Sigurimi i detyrueshëm nga autopërgjegjësia, lidhet për periudhën, jo më të gjatë se 12
muaj dhe harmonizohet me kohëzgjatjen e regjistrimit të mjetit motorik dhe bashkangjitës.
     Sigurimi mund të lidhet për një periudhë më të shkurtër se 12 muaj (sigurimi
afatshkurtër) për hir të harmonizimit të datës së sigurimit, të ngasjeve provuese e kështu me
radhë.
     Nësë në kohën sa zgjat sigurimi, ndërrohet pronari, ateherë pronari i ri trashëgon të
gjitha të drejtat dhe obligimet të cilat janë të kontraktuara më parë dhe atë deri në përfundimin
e vlefshmerisë së polises
     Me rastin e kontraktimit të sigurimit të obligueshëm nga autopërgjegjësia e mjetit
motorik dhe bashkangjitës, premia (tarifa) e sigurisë përcaktohet sipas zonave të rezikimit
apo damtimit.
     I siguruari gëzon të drejtë zbritjeje përkitazi me preminë e sigurimit në vitin vijues të
sigurimit, për mjetin, që ka qenë i siguruar pa ndërprerje, së paku një vit, po që se brenda asaj
periudhe nuk është paraqitur as paguar dëmi, për çdo vit nga 10 përqind të bonusit nga
premia-bazë. Bonusi rritet secilin vit të ardhshëm dhe kap më së shumti 30 përqind nga
premia elementare e sigurisë. Bonusi ka për detyrë të sigurojë drejtuesit e mjeteve për
ngasje të kujdesshme në komunikacion. Bonusin e arritur pronari, respektivisht shfrytëzuesi i
mjetit, mund ta kalojë në mjetin tjetër me rastin e lidhjes së sigurimit të obligueshëm, ose në
anëtarin e familjes së ngushtë.
     Në rast të aksidentit të shkaktuar me fajin e vet ngasësit, atëherë ngasësi humb
bonusin.

    Nuk ka të drejtë për kompensimin e dëmit sipas bazës së sigurimit nga autopër-
gjegjësia:
    - pronari, respektivisht shfrytëzuesi, bashkëpronari dhe shfrytëzuesi tjetër i mjetit, me
përdorimin e të cilit është shkaktuar dëmi, pa marrë parasysh a e ka drejtuar mjetin, në
momentin e shkaktimit të dëmit,
    - ngasësi i mjetit, me përdorimin e të cilit është shkaktuar dëmi - i cili është përgjegjës për
dëmin
    - personi, që ka marrë pjesë në rrëmbimin kundërligjor të mjetit me përdorimin e të cilit,
është shkaktuar dëmi.

    Organizata e sigurimit, dëmin që ia ka paguar personit të tretë, mund ta regreso-jë
nga ngasësi, që e ka shkaktuar dëmin, në këto raste:
     - Nëse dëmin e ka shkaktuar duke drejtuar mjetin e vet, pa lejën përkatëse
(patentshoferin),ose kur patentshoferin ia ka marrë organi kompetent, ose i është shqiptuar
masa mbrojtëse - ndalimi i drejtimit të mjetit.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 89


     - Nëse dëmin e ka shkaktuar, duke drejtuar mjetin e vet nën ndikimin e alkoolit, drogës,
ose të narkotikëve të tjerë (në rast se ka 0,5 e më shumë promile të alkoolit në gjak), ose në
qoftë se pas aksidentit refuzon t'i nënshtrohet testit të alkoolizmit, gjegjësisht të drogës.
     - Nëse dëshmohet se aksidenti është bërë me qëllim.




                                 KOMPENSIMI I DËMIT

      Ngasësi i mjetit mund të shkaktojë me fajin e vet aksidentin, gjatë së cilit mund të
ndodhë dëmtimi i mjetit tjetër, lëndimi i ndonjë personi, apo dëmtimi i ndonjë gjësendi
tjetër. Në atë rast, shoqata siguruese, polisën e së cilës e ka ngasësi-fajtor ka obligim ta
kompensojë dëmin e bërë pronarit të gjësendit të dëmtuar, ose personit të dëmtuar.
      Për t'u realizuar e drejta për dëmshpërblim, nevojitet që, pas aksidentit, të këmbehen të
dhënat për emrin, mbiemrin, adresën, numrin e regjistrimit të mjetit, si dhe të dhënat për
shoqërinë siguruese (numri i policës dhe kohëzgjatja e sigurimit). Po që se ngasësi, i cili ka
shkaktuar aksidentin, rrefuzon t'i ofrojë të dhënat e cituara, duhet shënuar doemos numrin e
regjistrimit, markën dhe tipin e mjetit.
    Personi i dëmtuar, për të realizuar damin e shkaktuar është i obliguar:
     - që brenda afatit prej tri ditësh nga aksidenti të paraqesë (në formularin e shoqërisë
siguruese) dëmin e shkaktuar,
     - që shoqërisë siguruese t'i parashtrojë kërkesën për dëmshpërblim.

     Kërkesa duhet të përmbajë:
     - procesverbalin e organit kompetent për inspektimin në vendin e ngjarjes, pas
aksidentit,
     - të dhënat mbi numrin e polisës së sigurimit, ose fotokopjen e saj, përkatësisht, nëse
dëmin e ka shkaktuar mjeti me regjistrim të jashtëm - fotokopjen e karteles së gjelbër, ose
polisën e sigurimit afatshkurtër në kufi,
     - procesverbalin mbi dëmin e shkaktuar (këtë procesverbal e harton punëtori i autorizuar
i shoqërisë siguruese, që ka obligim ta kompensojë dëmin), përkatësisht konstatimin e entit
të autorizuar medicinal, nëse kemi të bëjmë me lëndimet (dëmi jomaterial),
     - deklaratat e dëshmitarëve (nëse ka pasur dëshmitarë të aksidentit).
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 91




                 OBLIGIMET NË RAST TË AKSIDENTIT

      Personi që ndodhet, ose vjen rastësisht në vendin e aksidentit, në të cilin ka persona
të lënduar, është i obliguar të japë ndihmë njerëzve të lënduar në aksident.

    Pjesëmarrësi në aksident, në të cilin dikush ka humbur jetën, ose ka qenë i lënduar,
apo është shkaktuar dëmi material, ka për detyrë:
     - të mbetet në vendin e aksidentit, asisoj që mund të largohet përkohësisht, vetëm për
       hir të dhënies së ndihmës së parë personave të lënduar, ose nëse kanë nevojë për
       ndihmë të mjekut,
     - të ndërmarrë çdo gjë, që ka mundësi, për t'i evituar rreziqet e reja, të cilat mund të
       shfaqen në vendin e aksidentit dhe të bëhet i mundur zhvillimi normal i
       komunikacionit dhe të mos ndryshojë gjendja në vendin e aksidentit dhe të ruhen
       gjurmët ekzistuese, me kusht që ndërmarrja e atyre masave, nuk rrezikon sigurinë e
       komunikacionit,
     - që për aksidentin ta njoftojë organin më të afërt kompetent dhe të kthehet në vendin e
       aksidentit dhe të presë ardhjen e personit zyrtar, që e kryen vendshikimin në vendin
       e ngjarjes.

     Ngasësi, i cili me mjetin ka marrë pjesë në aksident, në të cilin ka të vdekur, ose të
lënduar, si dhe personi tjetër, që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në fatkeqësinë e tillë, kanë të
drejtë t'i kërkojnë të dhënat personale dhe adresën nga personat, të cilët kanë qenë të
pranishëm, kur kishte ndodhur aksidenti.

     Pas aksidentit, në të cilin është shkaktuar vetëm dëm i vogël material, ngasësit janë të
obliguar t'i heqin menjëherë automjetet nga rruga dhe t'i këmbejnë të dhënat personale
dhe ta plotësojnë dhe ta nënshkruajnë raportin mbi fatkeqësinë.

    Nëse mjeti pas aksidentit është i dëmtuar deri në atë masë sa nuk mund të lëvizë,
pronari apo shfrytëzuesi i tij është i obliguar që atë ta heqë nga rruga si dhe të gjitha
mbeturinat e shkaktuara nga ai aksident.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 93




      AFTËSITË PSIKOFIZIKE DHE SHËNDETËSORE DHE
                   SIGURIA E NGASJES

     Njeriu është faktori dhe shkaktari dominant i aksidenteve në komunikacion. Mbi
aksidentet e komunikacionit, një ndikim të madh ushtron edhe influenca e ambientit, e
mjeteve, e kushteve të rrugës, e sinjalizimit rrugor, e faktorit klimatik e kështu me radhë.
    Njeriun, si faktor më të randësishëm të sigurisë së komunikacionit, e karakteri-
zojnë:
       - aftësitë psikofizike,
       - gjendja shëndetësore,
       - shprehitë,
       - dijenia, përvoja...
     Ndikim të madh në gjendjen psikofizike të ngasësit kanë:
        - alkooli,
        - barërat, ose drogat,
        - lodhja,
        - sëmundjet akute dhe kronike,
        - mikroklima e disfavorshme, zhurma, vibracionet,
        - të ushqyerit,
        - duhani.

      Me aftësinë shëndetësore nënkuptohet posedimi i tipareve të caktuara psikike dhe
fizike, që bëjnë të mundur ngasjen e sigurt. Aftësia shëndetësore, vlerësohet me sistemin
e vizitave mjekësore (vizitat e para, të përsëritura dhe kontrolluese).
      Çdo sëmundje akute, ose kronike, mund të sjellë në mënyrë të shkurtër, ose të
përhershme paaftësinë e ngasjes.
      Sëmundjet kronike, në fazën e vështirësimit të shëndetit, shpien në paaftësinë e
përkohshme për ngasje, e në fazën e qetësimit të sëmundjes, është e mundur ngasja e
sigurt. Ngasësi, të cilit i është lejuar ta drejtojë mjetin motorik, duke bartur syzat, është i
obliguar t'i bartë syzat, gjithmonë kur drejton mjetin. Sjellja asociale e ngasësit është një
gjendje psikike, që ndikon në mënyrë të disfavorshme mbi sigurinë e komunikacionit.
      Sëmundjet akute, të shoqëruara me temepraturë, rraskapitje, rrënqethje,
kokëdhembje, flamë, kollitje, ngërçe në bark, jashtëqitje, mund të shpien në paaftësinë për
ngasje ç'prej disa orëve deri në disa javë. Nëse, fill para fillimit të ngasjes, vozitës ndien:
alivanosjen, marramendjen, temperaturën e lartë, spazmën, dhimbjen e fuqishme pas
eshtrave të gjoksit me fërkimin (dridhjen) e dorës së majtë, paralizën kalimtare të dorës,
ose këmbës nga njëra anë, çrregullimet e të pamurit, ngushtimin e këndit të të pamit,
njohjen e dobët të objekteve të largëta, të pamurit paksa më të dobtë në muzg, duhet ta lërë
ngasjen dhe t'i drejtohet mjekut për këshillë.
94 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

    ALKOOLI NDIKON NË MËNYRËN MË TË RREZIKSHME
              MBI AFTËSINË PËR NGASJE

     Konsumimi i pijeve alkoolike e shpie njeriun në gjendje ireale, ndërsa të gjitha shkallët
e ndikimit të alkoolit veprojnë në mënyrë të pavolitshme mbi aftësinë e ngasësve.
     Gjatë konsumimit të dozave më të vogla të alkoolit (gjer në 0,2 promila) ndodh
zvogëlimi i koncentrimit.
     0,2 - 0,5 promilë: paaftësia që dritat në lëvizje e sipër të shihen, ose të alokohen
saktësisht, problemet në valorizimin e distancës dhe tendencave që njeriu të ndërmarrë
rreziqe më të mëdha.
     0,5 = 08 promil: vështirësimi i vlerësimit të distancës dhe i adaptimit të syve ndaj
kushteve të ndërrimit të intensiteti të dritës, ndjeshmëria e dobësuar ndaj ngjyrës së kuqe,
dobësimi i fortë i zotësisë për reagim dhe përqëndrim, ekuilibri i dobësuar.
     0,8 - 1,2 primile: shfaqet euforia e tejvlerësimit të aftësive vetiake, dobësimi i të
pamurit periferik (të pamurit në tunel), dobësimi i shtuar ndaj dukurive të ndritshme e të
errta, përceptimi i dobët i pengesave, përkeqësimi i aftësisë së vlerësimit të dimensioneve.
     Marrja e sasive të vogla të alkoolit me drogën, ose me medikamentet psikoaktive,
intensifikon ndikimin e përbashkët të pavolitshëm (dehjen).
     Ngasësi nën ndikimin e alkoolit, nuk guxon të drejtojë automjetin në rrugë, nëse është
konstatuar se sasia e alkoolit në gjakun e kapërcen kufirin e paraparë, ose nëse shfaq
shenjat e trazimit.




                    Birra                 Vena               Sheri           Likerët        Rakia/Viski
                    5%-13g              10%-16g             20%-16g          30%-5g           40%-7g
                     0,33 l              0,20 l               0,1 l           0,02 l           0,02 l


     Mamurlluku zvogëlon aftësinë e ngasjes, shfaqet si pasojë e marrjes së sasisë më të
madhe të alkoolit. Ky është një efekt i vonuar i alkoolit dhe paraqitet pas disa orëve (madje
përtej 24 orëve), nga marrja e alkoolit. Manifestohet me kotje, me ngadalësimin e
reflekseve, me këputje, kokëdhembje, me rritjen e etjes, zvogëlimin e përqëndrimit, me
çrregullimin e të vërejturit dhe mbamendjes. Mamurrluku është shkaktar i shpeshtë i
aksidenteve të komunikacionit.
     1,2 - 1,4 promilë: fillimi i paaftësisë së plotë për ngasje, përkeqësimi i mëtejshëm i të
pamurit periferik dhe përshtatja në dritë, euforia ekstreme, mbivlerësimi i aftësive
vetanake, dobësia, reagimet bukur të vonuara dhe të dobësuara, dobësimi mesatar, ose i
theksuar i drejtpeshimit.
               Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 95


                        MEDIKAMENTET DHE DROGAT

    Barërat dhe drogat ndikojnë mbi aftësinë e ngasjes, nëse merren në mënyrë të
pakontrolluar. Droga ndikon mbi ngasësin, asisoj sa që tek ai shfaqen:
     - shqetësimi, tensioni dhe trazimi, që nxisin dëshirën për një shpejtësi më të madhe
       dhe tejkalim edhe pse aftësia e ngasjes është e zvogëluar,
     - reagimet e ngadalësuara dhe të dobësuara ndaj sinjaleve zërore dhe ndriçuese,
     - dobësimi i aftësisë së vlerësimit të situatës (distancës, shpejtësisë) dhe zvogëlimi i
       shkallës së ndjeshmërisë kritike.
     - Ilaçet, të cilët kanë ndikim të dëmshëm mbi aftësinë e ngasjes, në paketimin e vet
       kanë trekëndëshin e shtypur të kuq, si shenjë e vërejtjes.
     Trekëndëshi i kuq i plotë tërheq vëmendjen se medikamenti vepron shumë dëmshëm
në aftësinë e ngasjes.
     Trekëndëshi i zbrazët i kuq, tërheq vërejtjen se ilaçi mund të ndikojë në mënyrë të
dëmshme, veçmas nëse mirret me alkool.
     Ilaçet psikoaktivë ndikojnë fuqimisht mbi aftësinë psikofizike, sepse japin ndjenjën e
sigurisë, të nxitur me stimulsin e ilaçeve. Nuk lejohet përdorimi i medikamenteve për
pengimin e gjumit (mbajnë vigjilencën) për hir të evitimit të lodhjes gjatë ngasjes.
     Ngasësit, i cili drejton mjetin, në komunikacion, nën ndikimin e ilaçeve psikoaktivë,
mund t'i shqiptohet masa e ndalimit të drejtimit të mjetit, me kohëzgjatje prej tre muajve gjer
në një vit.




                                              LODHJA

     Lodhja është një faktor shumë i rëndësishëm për sigurinë e komunikacionit. Ngasja e
gjatë e mjetit motorik në kushtet ku ka vibracione, zhurmë etj, ndikojnë në lodhje e cila
shfaqet GRADUALISHT.
     Në rast se nxehet tepër shumë kabina e mjetit, para se të fillojë ngasja e tij, nevojitet të
hapet dritarja dhe dyert dhe të pritet që të ftohet mjeti.

     Ngasja e gjatë pa pushim sjell lodhjen, e cila manifestohet të shpeshtën e herave, si:
     - harrimi i rregullave elementare të komunikacionit
     - mosvërejtja e shenjave të komunikacionit
     - zvogëlimi pa vetëdije i shpejtësisë
     - agresiviteti që manifestohet gjatë tejkalimit pa arsye.

      Ngasësi, që fillon ngasjen i pushuar, do t'i ndiejë shënjat e para të lodhjes, pas 4-5 orë
të ngasjes. Ligji mbi bazat e sigurisë në komunikacion, ka paraparë se ngasësi, pas 5 orë të
ngasjes, duhet të bëjë një pauzë që do të zgjasë, së paku 30 minuta. Pas pauzës, mund ta
vazhdojë ngasjen, por jo më gjatë se 8 orë në ditë.
      Lodhja e shfaqur mund të evitohet vetëm me pushim. Kurrfarë mjetesh stimuluese, si
bie fjala, kafeja, ose ndonjë ilaç, nuk mund ta largojnë lodhjen.
      Ato në të vërtetë, vetëm zvogëlojnë ndjenjen e lodhjes.
96 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                ZHURMA DHE VIBRACIONET
      Zhurma dhe vibracionet janë një shoqërues i përhershëm i komunikacionit dhe
ndikojnë shumë negativisht mbi zotësitë psikofizike të ngasësve. Kushtëzojnë shfaqjen e
shpejtë të lodhjes, duke vepruar përmes shqisave (të dëgjimit, të pamurit, prekjes) dhe në
mënyrë indirekte mbi sistemin qendror nervor dhe sjellin ndryshimin e funkcionit pothujse
të të gjitha organeve.




                          TË USHQYERIT E PARREGULLT
      Të ushqyerit e parregullt, mund të ketë ndikim negativ në ngasje të sigurt, qoftë kur
është fjala për konsumimin e tepërt, të bollshëm të ushqimit, qoftë kur jemi të uritur. Te të
ushqyerit tejet të bollshëm, ndodh mbledhja e gjakut në enët e gjakut të lukthit, në favor të
sasisë së nevojshme të gjakut në tru, që ka për pasojë dremitjen, rraskapitjen, humbjen e
përqëndrimit, gjë që zvogëlon vigjilencën gjatë ngasjes .Në gjendjen, kur jemi të uritur
ngjajnë ndërrime brenda organizmit, që manifestohen me rënien e sasisë së sheqerit në
gjak dhe me shfaqjen e lodhjes
      Njeriu i uritur është i përgjumur, ndien dhembje në nyjë, marramendje dhe të fikët, që
s'do mend, ndikon në mënyrë të disfavorshme në ngasjen e sigurtë. Të ushqyerit gjatë
ngasjes paksa më të gjatë, duhet t'i përshtatet nevojave të organizmit.
      Duhet të marrim më pak shujta ushqimi, në çdo 4 - 5 orë, e po që se ndërkohë, ndjejmë
uri, ta plotësojmë me lëngje pemësh, me pemë, me çokollatë, keks etj.




                                        NDOTJA E AJRIT
      Ndotja e ajrit mund të paraqesë rrezik për një ngasje të sigurt. Ndotësi më i
rrezikshëm, në kushtet e komunikacionit, ëshë karbonmonoksidi, një gaz pa ngjyrë, aromë
dhe shije, që vepron drejtpërdrejt mbi qelizat e nervave. Ky gaz, krijohet me ndezjen jo të
plotë në motorët me benzinë. Koncentrimi më i madh, është me siguri në qytete, në kushtet
kur komunikacioni është rregulluar keq, në tunele etj.
      Shenjat e hershme të helmimit me karbonmonoksid janë: çrregullimet e të vërejturit
dhe të reagimit në kohë të duhur - kushteve të qenësishme për udhëtim të sigurt. Sinjalet e
sigurta të helmimit,shprehen me kokëdhembje, lodhje, humbje të fuqisë së muskujve,
paralizë të muskujve dhe të nervave. I helmuari nuk mund t'i ndihmojë vetvetes, për arsye
se paraqitet ngathësia e muskujve dhe paraliza e nervave. Megjithëse është i vetëdijshëm
ai, nuk është në gjendje të lëviz, ose të thërrasë ndihmën.
      Nëse ndjehen shenjat e para të helmimit, duhet ndalur automjetin, duhet dalë nga
automjeti dhe lypset të marrim frymë thellë në ajrin e pastër, ta ajrosim mirë automjetin, e
vetëm pas kësaj, të vazhdojmë me ngasje.
      Në rast se i lënduari, është pa vetëdije dhe ka ngjyrë të kuqe të lëkurës dhe të
mukozës, nëse është i skuqur, merr frymë me vështirësi, duhet të nxjerret menjëherë nga
automjeti dhe të aplikohet frymëmarrja artificiale, sepse të githa sinjalet thonë se është
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 97


fjala për helmimin me karbomonoksid.
      Në qoftë se i lënduari është i vetëdijshëm, nuk aplikohet frymëmarrja artificiale, porse
nxjerrja nga automjeti në ajër të pastër. Pas dhënies së ndihmës së parë, të lënduarin
duhet bartur urgjentisht deri në entin e shëndetësisë.
      Për t'u evituar helmimi me karbomonoksid, nevojitet, që gjatë udhëtimit në kolonë, ose
gjatë ngasjes pas mjetit që liron sasi të mëdha gazi të padjegur - të mbahet distanca, të
mbyllet ventilimi dhe dritaret, e sapo të braktiset kolona, të ajroset mirë brendësia e mjetit.




                                TË PIRËT E DUHANIT
    Një nga faktorët e rrezikut është pa dyshim edhe pirja e duhanit pranë timonit.
Manifestimi i damshmërise shfaqet në mënyrat si vijon:
     - Vetë veprimi i ndezjes së cigares tërheq vëmendjen e ngasësit, që mund të ketë
       pasoja katastrofale,
     - Nikotina që gjendet në duhan, ngushton enët e gjakut, gjë që shkakton zvogëlimin e
       koncentrimit, veçanërisht kur ngasësi është i lodhur.
     - Karbonmonoksidin, që krijohet me djegjen e cigares, ngasësi e fut në organizëm
       pjesërisht dhe drejtpërdrejt me anë të pirjes së tij, ndërsa pjesa tjetër mbetet në
       kabinën e mjetit.
              Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 99




           NDIKIMI I I DIJENISË DHE SHKATHTËSISË SË
            PAMJAFTUESHME NË NGASJE TË SIGURT

      Rregullat e komunikacionut rregullojnë në mënyrë unike atë se si kryhen disa veprime
me mjet në komunikacion. Me zbatimin jo të regullt të çdo veprimi veç e veç është e mundur
të krijohen situata të rrezikshme dhe për këtë arsye aplikohen rregullat: si bëhet inkuadrimi
në komunikacion,ndryshimi i mënyrës dhe kahjes së lëvizjes, adaptimit të shpejtësisë,
kthimet, aplikimi i përparësisë së kalimit,të përballëkalimit, të anashkalimit, dhe tejkalimit.
Rregullat obligojnë, në kuptimin më universal, pa marrë parasysh në ç'kushte janë stërvitur
kandidatët për drejtimin e automjetit dhe zbatohen pothuaj në të gjitha vendet e botës, dhe
janë të regulluara me konventa ndërkombëtare.
    Rregullat për kryerjen e disa veprimeve me mjetin në komunikacion kanë karakter të
përgjithshëm. Objektivi i tyre është pengimi i interpretimit arbitrar, veç e veç të
pjesëmarrësve në komunikacion, lidhur me të drejtat dhe detyrimet dhe të krijojnë që më
parë, parakushtin për marrëveshje të tyre në komunikacion.
     Ndonëse rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që përcaktojnë se si kryhen
veprimet veç e veç me mjetin në komunikacion, nuk parandalojnë të gjitha aktet e
rrezikshme, është e sigurt se njohuria e pamjaftueshme, rrezikon komunikacionin në
masën më të madhe. Megjithatë, nuk mjafton që ngasësi të njohë vetëm rregullat e
komunikacionit dhe t'i zbatojë me disiplinë. Komunikacionu bashkëkohor kërkon nga
ngasësi edhe shkathtësinë gjatë drejtimit të mjetit.
     Shkathtësia shprehet në mënyrë të veçantë me rastin e realizimit të disa veprimeve,
gjatë drejtimit të mjetit, të cilat tashmë janë përmendur. Njohuria dhe shkathtësia varen nga
aftësia e ngasësit që t'i zotërojë, respektivisht, që të dominojë mbi to. Shkathtësia arrihet
me ushtrim, ndërsa përvoja - me përsosjen e mëtejme të shkathtësisë së përfituar në
kushte të ndryshme të komunikacionit.
                Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 101




                               TESTET PËR USHTRIME
                         (SHTOJCË SE SI ZGJIDHEN TESTET)

     Para se t'i përvisheni zgjedhjes së testit, jeni të obliguar ta zotëroni gjithë materien,
pasi që testi shërben për verifikimin e diturisë nga sfera që e keni mësuar më parë, e jo të
mësoni duke zgjidhur testin. Nëse e njihni lëndën, lexoni me kujdes pyetjen dhe përgjegjet
e ofruara, pastaj vështrojeni fotografinë dhe ktheni mendjen në të gjitha hollësitë se nuk do
të gaboni! Shpeshherë,ndodh që situatën e ngjashme, diku, në një farë testi, e keni hetuar
dhe mbajtur mend përgjigjen e saktë, mirëpo nuk është e thënë që përgjegjja të jetë
përherë e njëjtë, në secilin test. Për ju, ndonjëherë, një detaj që s'ka peshë, mund të
ndikojë që përgjegjja të jetë e kundërt.




                                       TESTI PROVUES
                 MBI BAZAT DHE SIGURIN Në KOMUNIKACION


     Udhëzim për zgjedhjen e testit

     Para jush gjendet testi me pyetje. Pyetjet mund të kenë një, ose disa përgjegje të
sakta. Për zgjedhjen e testit keni në disponim 45 minuta. Është detyrë juaja që çdo pyetje
ta lexoni dhe të vendosni se cila nga përgjegjet e ofruara, është e sakt. Përgjigjja e sakt
shenohet me X (iks), në katrorin e caktuar ý, si në shembullin vijues.

           1. Çka ndikon në zgjatjen e rrugës së frenimit:

           ý rruga (asfalti)i lagshtë dhe me baltë,

           ý ngarkesa e mjetit,

           ¨ asfalti i terur

     Ose, lidhur me disa pyetje, përgjegjja bëhet duke shënuar numrin, respektivisht
fjalën, sipas shembullit nga pyetja.

           2. Me mjetin tuaj po tërhiqni kamp-shtëpizën. Me cilën shpetësi guxoni të
lëvizni?
           80   kmh

    Pyetja në të cilën kandidati nuk është përgjegjur, ose është përgjigjur në mënyrë të
pasaktë, ose është përgjegjur pjesërisht, do të vlerësohet si jo e saktë.
102 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                                   TESTET PËR USHTRIM

                                     PYETJET THEMELORE



  1. Cilat rreziqe mund të krijohen me rastin e anashkalimit të mjetit të ndalur:
        a) arritja e mjetit nga drejtimi i kundërt
        b) distanca e pamjaftueshme anësore nga mjeti i ndalur
        c) hapja e papritur e dyerve në mjetin e ndalur
        d) arritja e këmbësorit pas mjetit të ndalur

  2. Cilat veprime nuk guxoni t'i ndërmerrni ndaj pjesëmarrësve të tjerë në
    komunikacion, derisa e drejtoni mjetin:
        a) t'u pengoni
        b) t'i rrezikoni
        c) t'u jepni sinjalet e parapara
        d) ta vëni në rrezik shëndetin, ose jetën e tyre

  3. Po ktheheni në rrugën anësore. Në asfalt s'ekziston kalimi i shënuar i këmbësorëve. Si
     do të veproni:
        a) kthimin do ta bëni pa e zvogëluar shpejtësinë
        b) t'i lëshoni këmbësorët, që tashmë kanë vënë hapin në rrugë
        c) sipas nevojës ta ndalni mjetin, nëse këmbësorët fillojnë ta kalojnë rrugën
        d) ta bëni kthimin me shpejtësi të zvogëluar

  4. Ç'obligim ka ngasësi gjatë lëvizjes prapa (rikverc):
        a) të lëvizë në relacion sa ma të shkurtë nëse me këtë s'rrezikohen, ose
           s'pengohen pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion
        b) të kyçë treguesin e djathtë të kahjes
        c) të kyçë të gjithë treguesit e kahjes

  5. Çka ju obligon ta adaptoni shpejtësinë e lëvizjes jashtë vendbanimit:
       a) numri i udhëtarëve që i bartni në mjet me shpejtësi maksimale të caktuar nga
          prodhuesi
       b) vetitë dhe gjendja e rrugës, dukshmëria, kushtet atmosferike, gjendja e mjetit
          dhe barrës dhe dendësia e komunikacionit.

  6. Nga çka varet gjatësia e rrugës së ndaljes:
       a) gjendja dhe lloji i frenjve
       b) shpejtësia e lëvizjes
       c) gjendja e rrugës
       d) dendësia e komunikacionit

  7. Ç'duhet të bëjë ngasësi kur ulet në automjet:
        a) ta përshtasë ulësen dhe mbështetësin për kokë
        b) të lidhet doemos me rrypin e sigurisë
        c) t'i paralajmërojë të gjithë pasagjerët që të lidhen me rryp sigurues.
            Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 103


8. Cilat mjete nuk bën të tërhiqen me litar:
      a) mjetet që kanë instalime (pajisje) të parregullt për dhënien e shenjave ndriçuese.
      b) mjetet që kanë instalim (pajisje) të parregullt për shënjëzim
      c) mjetet që kanë instalim (pajisje) të parregullt për drejtim
      d) mjetet që kanë instalim (paisje) të parregullt për ndalje

9. Çka është shiriti rrugor:
     a) pjesa e sipërfaqes së rrugës destinuar së pari për kalimin e këmbësorëve
     b) pjesa e sipërfaqes së rrugës e destinuar për lëvizjen e mjeteve

10. Po i afroheni me mjet kalimit të rrugës mbi binar. Mbrojtësit fillojnë të bien. Çka duhet
    të bëni?
      a) ta ndalni mjetin para kalimit të rrugës mbi binarë.
      b) të shpejtoni me kalim sepse treni ende nuk ka arritur.

11. Me cilën shpejtësi më të madhe të lejuar mund të lëvizni rrugës jashtë vendbanimit,
    pos autoudhës dhe rrugës së rezervuar për qarkullim të mjeteve?
     ________ km/h (shkruajeni shpejtësinë resp.numrin)

112. Pjesa gjatësore e rrugës e destinuar për qarkullim të mjeteve, në një drejtim, me një,
   ose më shumë shiritash të komunikacionit, quhet:
     __________________________ shkruani me fjalë)
104 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit


                                  TESTET PËR USHTRIME
                                                 SHENJAT


     Domethënja e shenjave është e shënuar me numrin rendor. Numri rendor i cili gjendet
para domethënjes, duhet të vendoset në rrethin i cili gjendet përfundi shenjës (12 shenja,
14 pyetje, që do të thotë 2 pyetje më shumë, me qëllim të testimit, a i dini, apo jo, shenjat).




                                                                  10%
        10%




    14                                                          E-5


1. Teposhëze e rrezikshme                                          8. Përpjetëze e rrezikshme
2. Numri i rrugës                                                  9. Ofiçinë për riparimin e mjeteve
3. Kahje e detyrueshme                                             10. Drejtime të lejuara
4. Ndalim qarkullimi në një kahje                                  11. Numri i rrugës ndërkombëtare
5. Shtrirje e rrugës me përparësi kalimi                           12. Përfundim i rrugës, me përparësi
6. Kthesë e dyfishtë, prej të cilave, e para,                          kalimi
   në të djathtë                                                   13. Ndalim i detyrueshëm.
7. Kthesë e rrezikshme                                             14. Rruga me përparsi kalimi
        Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 105


                       TESTET PËR USHTRIME
                                     SPECIFIKAT

                     1. Cilit veprim duhet t'i ikni, kur hasni në këtë shenjë:
                         a) frenimit të vrullshëm
                         b) ngasjes tejet të shpejtë, sepse afrohemi në disa kthesa të
                              njëpasnjëshme
                         c) lëvizjes se vrrullshme me timon
                         d) ngasjes tejet të shpejtë, sepse po i afroheni ngushtimit të
                              rrugës.

                     2. Si do të veproni te kjo shenjë e komunikacionit:
                          a) ta adaptoni shpejtësinë e ngasjes
                          b) ta paralajamëroni komunikacionin pas vetes me treguesin
                              e djathtë të kahjes
                          c) të ngisni me shkallë më të vogël transmisioni, sipas rregullës
                          d) të përgatiteni për disa kthesa të njëpasnjëshme

                     3. Si do të veproni te kjo shenjë:
                          a) ta zvogëloni shpejtësinë e ngasjes dhe sipas nevojës ta
                             ndalni mjetin
                          b) t'i lëshoni mjetet nga kahja e kundërt
                          c) ta vazhdoni ngasjen, sepse keni përparësi kalimi në
                             krahasim me mjetet, nga kahja e kundërt

                     4. Cila shenjë ju njofton se jeni duke lëvizur në rrugën me
                     përparësi kalimi?
                       ____ (shënoni numrin)
1   2        3


                     5. Çfarë tregon kjo shenjë?
                         a) fillimin e rrugës së destinuar ekskluzivisht për qarkullimin e
                            automjeteve
                         b) se lejohet lëvizja vetëm me automjete të udhëtarëve
                         c) kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes deri në 100km/h


                     6. Kjo shenjë në fotografi tregon:
                          a) shpejtësinë e rekomanduar
                          b) ndalimin e lëvizjes me shpejtësi ma të madhe se ajo e
                             shenuar në shenjë


                     7. Çka tregon kjo shenjë:
                         a) Përparësi kalimi në të gjitha kahjet
                         b) shtrirjen e rrugës me përparësi kalimi
                         c) kthimin e domosdoshëm majtas , sepse rrugët e tjera janë
                            pa dalje slijepe
106 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

                               8. Shenja e komunikacionit në fotografi tregon se largësia e kali-
                               mit të rrugës mbi binarë, në nivel, është:
                                    a) 160 m
                                    b) 240 m

                               9. Pas dritës së gjelbër në semafor, do të ndizet:
                                   a) drita e kuqe
                                   b) drita e verdhë vezulluese
                                   c) drita e verdhë e pandërprerë

                               10. Pas dritës së kuqe në semafor, do të paraqitet:
                                   a) drita e gjelbër
                                   b) drita e verdhë vezulluese
                                   c) drita e kuqe dhe e verdhë së bashku

                               11. Ç'do të thotë shenja, që e jep polici në komunikacion:
                                   a) kthimi i lejuar në të majtë
                                   b) ndalimi i detyrueshëm për të gjitha mjetet
                                   c) do të ndodhë ndërrimi i pozitës dhe i shënjës së policit dhe
                                      kalimit të lirë

                               12. Dritat vezulluese të kuqe dhe të kaltra në mjet, kanë
                               domethënien se ai mjet, është:
                                   a) i policisë
                                   b) i shërbimit komunal
                                   c) në përcjellje
             Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 107


                             TESTET PËR USHTRIME
                                       UDHËKRYQET



                         1. Po lëvizni pas automjetit të bardhë si do të veproni në situatën
                           çfarë është në fotografi:
                             a) ta ndalni mjetin, sepse keni ngjyrë të kuqe në semafor
                             b) ta ndalni mjetin, sepse keni shenjën
                             c) ta lëvizni nëpër udhëkryq me kujdes të shtuar
                             d) ta ndalni mjetin shkaku i pozitës së trupit të policit


                         2. Po i afroheni këtij udhëkryqi. Si do të veproni:
                             a) të lëviznii para mjetit nga kahja e kundërt
                             b) ta lëshoni mjetin nga kahja e kundërt


                         3. Si do të veproni në situatën si vijon:
                              a) të lëvizni i pari nëpër udhëkryq
                              b) ta lëshoni mjetin nga kahja e kundërt
                              c) të lëvizni para mjetit të kuq.


                         4. Po i afroheni këtij udhëkryqi: si do të veproni:
                             a) ta lëshoni autobusin
                             b) të lëvizni para autobusit
                             c) ta lëshoni mjetin e kuq


5. Si do të veproni gjatë kyçjes në komunikacion:
     a) ta kyçni treguesin e kahjes
     b) të kyçeni pa treguesin e kahjes
     c) t'i lëshoni mjetet që lëvizin nëpër shiritin në të cilin po kyçeni.


6. Në udhëkryq, keni ndërmend që me automjet të ktheheni në të majtë. Automjeti
  përballë jush lëviz drejt (e mban drejtimin e levizjes). Si do të veproni:
    a) të pritni në udhëkryq derisa të kalojë automjeti
    b) të lëvizni para automjetit që mban kahjen e lëvizjes


7. Si do të mbani pozitën me motoçikletë në shirit të komunikacionit:
     a) të lëvizni mesit të shiritit rrugor nëse është i shënuar.
     b) të lëvizni sa më afër anës së djathtë të rrugës nëse shiriti rrugor nuk është i
        shënuar.
108 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit

  8. Çfarë do të bëni me rastin e caktimit të përparësisë së kalimit të mjeteve, në udhëkryq:
      a) të vërtetoni si është rregulluar rrjedha e komunikacionut, në udhëkryq,
      b) të vërtetoni cilat janë kahjet e arritjes së mjeteve
      c) t'i lëshoni mjetet, që kanë përparësi

                              9. Komunikacionin në udhëkryq e drejton polici. Si duhet të
                                veproni, duke marrë parasysh shenjën që e jep ai:
                                  a) mund të kthehem në të majtë
                                  b) nuk mund të kthehem në të majtë
                                  c) mund të kthehem në të djathtë
                                  d) mund të lëvizi drejt.

                              10. Në çka mund të llogarisni, në situatën si në fotografi:
                                  a) fëmija mund të kthehet majtas pa dhënë shenjë me dorë,
                                  b) ndoshta fëmija edhe s'do të më vërejë
                                  c) fëmija do të veprojë drejt dhe sipas rregullave
                                  d) fëmija mund të reagojë papritur.

  11. Si do të veproni kur fryen erë e fortë:
      a) të shpejtoni që ta kaloni sa më parë pjesën e rrugës me erë të fortë
      b) ta zvogëloni shpejtësinë e lëvizjes
      c) të mbani distancë sa ma të madhe boshtore gjatë përballkalimit

                              12. Si do të veproni në këtë situatë:
                                  a) të kaloni para mjetit, nga ana e kundërt
                                  b) ta zvogëloni shpejtësinë dhe eventualisht ta ndalni mjetin
                                  c) ta lëshoni mjetin nga ana e kundërt
            Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit 109


ZGJIDHJA E TESTEVE
Testi: Çështjet elementare
       1. a,b,c,d
       2. a,b,d
       3. b,c,d
       4. a,c
       5. b
       6. a,b,c
       7. a,b,c
       8. c,d
       9. b
       10. a
       11. 80 km/h
       12. shirit rrugor

Testi: Shenjat
       I   8, 3, 14, 1, 9, 12,

       II     2, 6, 4, 11,10, 7.

Testi: Specifikat
       1. a,c
       2. a,c,d
       3. a,b
       4. 2
       5. a,c
       6. b
       7. b
       8. b
       9. c
       10. c
       11. b,c
       12. c

Testi: Udhëkryqet
       1. c
       2. b
       3. b,c
       4. a
       5. a,c
       6. a
       7. a,b
       8. a,b,c
       9. a,c,d
       10. a,b,d
       11. b,c
       12. b,c
110 Doracak për dhënien e provimit për shofer nga dispozitat ligjore mbi sigurinë e komunikacionit




                                             LITERATURA



      Dispozitat ligjore federative të Ligjit mbi bazat e sigurisë së komunikacionit në rrugë
      - Fletorja zyrtare e RFJ, 50/88

      Doracak për ngasësit e mjeteve motorike, Lidhja auto-moto e Kosovës, 1985

      Doracak për shofer dhe instruktorë, Enti për botimin e teksteve Sarajevë,

      Testet dhe doracak nga rregullat e komunikacionit për provimin e patentshoferit,
      METAPROMET 92, Zagreb

      Manual për dhënien e provimit për shofer "Vozač", Beograd, 2000

      Rregullore mbi shënjat e komunikacionit në rrugë, në botim të Shoqatës kroate
      shkencore për qarkullim - Zagreb, 2000

      Rregullore mbi dispozitat ligjore të komunikacionit, Auto-klubi kroat 2000

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:28409
posted:10/29/2010
language:Albanian
pages:106