Docstoc

Emnat Ilir Neper Bote - nga Skender HUSHI, Maj 2010

Document Sample
Emnat Ilir Neper Bote - nga Skender HUSHI, Maj 2010 Powered By Docstoc
					     SKENDER HUSHI




 EMNAT                ILIR
       NËPËR BOTË


(PËR JU VAJZA E NANA SHQIPTARE)
   (PËR JU PRINDËN SHQIPTARË)


           MAJ 2010
  Falenderoj lexuesit për përfundimin e këtij libri dhe do ju
lutesha shumë të më vini në dijeni, nëse do kishit shtesa dhe
ndryshime për emna që unë mund t’i kem harrue pa
shkruejtë, ose pa interperetue mirë, kështuqë në nji botim
tjetër të kem mundësi t’i shtoj e t’i përmirësoj kuptimet e
emnave. Në të ardhmen do vazhoj t’i jap kuptim në shqip,
emnave të qyteteve, fshatnave dhe vendeve të Italisë. Mund
të kontaktoni në: www.skenderhushi.com ose në Facebook
me emnin Skënder Hushi.
                                   Faleminderit
  Autori.


                     Çmimi 700 lekë.
        Skënder Hushi




    EMNAT
     ILIRË
    NËPËR BOTË

(Për ju, vajza e nana shqiptare)
  (Për ju, prindën shqiptarë)



   TË MËSOJMË GJUHËN SHQIPE.




                                   1
    Redaktoi:                Ramazan Hushi.
    Gjeti dhe sistemoi materialet: Erin Hushi.
    Shtëpia botuese:                    Emal.
           ISBN 978-99956-31-05-88
            Sponsor: ERINI KAFE
    eBook ndertuar nga: Fatjon Hushi




                Botim i parë
            Kavajë Qershor 2010




2
                      PËRMAJTJA
 1- Parathania e autorit                            faqe 5.
 2- Zbërthimi i disa emnave të vjetër italo-greko-iliro-
shqiptar, me anën e gjuhës shqipe të folun sot       faqe 25.
 3- Emnat që fillojnë me germën A                    faqe 25.
 4- Emnat që fillojnë me germën B                    faqe 81.
 3- Emnat që fillojnë me germën C                    faqe 94.
 3- Emnat që fillojnë me germën D                    faqe 122.
 4- Emnat që fillojnë me germën E                   faqe 134.
 5- Emnat që fillojnë me germën F                   faqe 154.
 6- Emnat që fillojnë me germën G                   faqe 163.
 7- Emnat që fillojnë me germën H                   faqe 187.
 8.- Emnat që fillojnë me germën I                 faqe 193.
 9- Emnat që fillojnë me germën J                  faqe 201.
10- Emnat që fillojnë me germën L                  faqe 201.
11- Emnat që fillojnë me germën M                  faqe 213.
12- Emnat që fillojnë me germën N                   faqe 232.
13- Emnat që fillojnë me germën O                   faqe 241.
14- Emnat që fillonë me germën P                    faqe 249.
15- Emnat që fillojnë me germën Q                  faqe 268.
16- Emnat që fillojnë me germën R                  faqe 270.
17- Emnat që fillojnë me germën S                   faqe 278.
18- Emnat që fillojnë me germën T                   faqe 295.
19- Emnat që fillojnë me germën U                  faqe 308.
20- Emnat që fillojnë me germën V                   faqe 312.
21- Emnat që fillojnë me germën W                  faqe 323.
22- Emnat që fillojnë me germën X                  faqe 323.
23- Emnat që fillojnë me germën Y                  faqe 323.
24- Emnat që fillojnë me germën Z                   faqe 323.
25- Në mbyllje                                      faqe 329.
26- Grafikët e gjuhës atlantideo-ariano-albane       faqe 331.

                                                            3
4
                    PARATHANIE


Gjatë studimeve në gjuhën italiane, për botimin e librit tem
të parë “Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, lexoja
fjalë dhe emna të vjetër, që pa asnji vështirësi, po të
ndaheshin, shifeshin se ishin të përbame nga fjalë që mernin
kuptim me anën e gjuhës shqipe të folun sot nga populli.
Duke ndjekun mendimin e shumë autorëve shqiptarë e të
huej, se e gjithë Europa, Afrika Veriore, Lindja e Mesme
dhe India, në lashtësi, kanë qenë të banueme, të drejtueme e
të infuencueme nga popullsia pellasge, që unë i kam shtue
atlantidhease-pellazgo-ilire-shqiptare, jam i mendimit dhe i
bindun se shumica e emnave që janë të shpjegueshëm me
anën e gjuhës shqipe të sotme, janë me prejardhje
atlantidhease. Unë kambëngul se gjuha shqipe asht
pasardhësja direkte e Atlantidës dhe trungu i gjithë gjuhëve
Europiane, e cila duhet të shifet me seriozitet nga studiuesit
nëpër botë.
  Vendosja e emnave të fëmijëve në popullsinë shqipfolëse
ariane të Europës, ka qenë si nji dhanie titulli për fëmijën,
që do ta mbante me krenari për gjithë jetën dhe emni duhet
të ishte i kuptueshëm nga të gjithë si psh.: Rroks-ana, (kap
hanën), Far-uk, (Rracë ujku, i fortë si ujku), Ah-met (i fortë
si pema e ahut), Die-nis ( Ditunia nis), A-nd‟-rè (I naltë deri
ke retë), Adil (asht Diell), As-an, Hasan (asht Hanë) etj etj,
emna që do i shifni në këtë libër, që jam mundue ta çoj deri
në fund.
 Konstatoj se në lashtësi nuk kishte randësi nëse emni
mashkullor duhej të mbaronte pa tjetër me bashkëtingëllore
ose me zanoren “o” dhe emnat femnorë duhej të mbaronin
                                                             5
patjetër me zanoren “a” ose “e”. Po të kishte kuptimin e
duhun, fjalia me të cilën ishte ndërtue emni, mund të
mbaronte me çfardo germe që të ishte, psh: Thot ishte mreti i
fundit i Atlantidës, Mat ishte grueja e tij. Andre, Isa, Ilia,
Thoma, Luka etj janë emna mashkullorë. Olimpi, Aniki,
Nikita, Kosta etj janë emna femnorë, por edhe mashkullorë.
Haso, Ano etj janë emna femnorë.
 Sot nuk po i vihet ma randësi kuptimit të emnit, por mjafton
të jetë i tingullueshëm, edhe pse pa kuptim. Shpesh herë kam
ndigjue persona që duen të ndërrojne emnin, se i vjen turp
nga emni i tyne.
 Thanies së studiuesve shqiptarë dhe të huej se Europa asht
me origjinë pellasge, gja të cilën edhe unë e kam përsëritë në
librat e mij, tash që po nis të shkruej këtë libër të katërt, e i
thelluem në origjinën e popullit tonë dhe të atyne të Europës,
mendoj se duhet të ndryshohet shprehja: -Europa asht me
zanafillë pellasge, në shprehjen: -Europa asht me zanafillë
atlantidhease-ariano-albane, sepse me emnin “albanë”
njiheshin në lashtësi të gjithë popujt e bardhë në Europë e
në Botë, që flitnin gjuhën shqipe (albane).
 Kam takue e takoj shpesh njerëz të ndryshëm që flasin
shqip në Itali e në vende të tjera të Europës. Kur i pyes nëse
janë shqiptarë më thonë: jo. Ata kanë të drejtë, sepse edhe
ata kanë krenarinë e tyne kombëtare, sepse kanë qenë dhe
janë autoktonë në truallin e tyne, prandaj të përgjigjen shqip:
- “Jam arbëresh, jam maqedon, jam arvanit, jam kroat, jam
boshnjak, jam serb” etj dhe kanë të drejtë, sepse kanë qenë
brez mbas brezi dhe janë banorët ma të vjetër të atyne
trojeve që janë pjesë e tyne, por edhe shumë nga ata të
përgjigjen se janë shqiptarë ose skipëtarë. Edhe popujt e
vjetër të Europës kanë pasë folun shqip e nuk mund t‟i
quajmë të gjithë shqiptarë, por do ishte ma i drejtë emërtimi:

6
Albanë ose arianë. Fjala “Arianë” asht ma e përshtatëshme,
sepse kështu i quenin paraardhësit tanë në lashtësi, për
sjelljen, karakterin dhe virtytin e artë që kishin. Duke
studiue “Pllakat prej Zmeraldi të Thotit”, shofim se Europa
ka qenë nji popull me qendër drejtuese Atlantidën, e cila
shtrihej nga Meksika dhe Peruja e deri në detet e Japonisë,
me nji gjuhë te vetme të përgjithshme të sajën që asht ruejtë
mjaft mirë nga albanofonët nëpër botë.
  Pellasgët, Pelas-gii, Pellas-gji, paraardhësit tanë direkt
shqipfolës, unë e pranoj pa asnji diskutim, që kanë qenë
shqipfolës dhe paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë, por
mbulonin vetëm Ballkanin gjeografik, që i ngjan gjiut të
pelës në hartën e botës. Në kufi me ta ishin popujt e
Amazonisë, të Azisë së Vogël, të Europës Qendrore,
Veriore, Jugore, Lindore e Perëndimore, të Afrikës Veriore,
të Mesdheut, të Italisë, Azisë, Indisë etj etj, që flisnin gjuhën
shqipe, dmth atë albane, por që nuk njifeshin vetëm si
pellazgë ose ilirë, por njifeshin edhe me emna të tjerë,
plotësisht e lehtësisht të kuptimtë, me anën e gjuhës shqipe
që ne flasim sot, si psh: Etruskë, me tru, Japigi dmth: Ja-pi-
gji, në kuptimin e vjetër duhet të ketë pas kuptimin: Popull
që të mirëpresin në gjinin e tyne. Fri-gji, vend ku bagëtia
frynte gjijtë me qumësht. Ama-zonjant (Mama-zonjat, Kelti,
e shkruejtun nga italianët Çeltik dhe e lexueme nga shqitarët
don të thotë: çel-ti-ik, ke bjondët, ti ik. Hindi, emni i vjetër i
Indisë, që në shqip dallohet lehtë si fjala gege: Hin-ti. Emni i
Damaskut, në italisht: Damasko, kuptohet e zbërthehet me
anën e gjuhës shqipe: Dam-as-ko, i Dham (i lindun) asht
ko(këtu). Emni i Ana-dollit në Turqi, kuptohet menjiherë
me anën e shqipes me fjalët: Hana doli. Emni i qytetit Na-
za-ret, ku ka lind Krishti, nuk don shpjegim se kuptohet
menjiherë në gegënishten e sotme. Emnat e deteve: Adria-ti-

                                                                7
ik, Ball-ti-ik, Ar-ti-ik, At-lan-ti-ik, qytetet At-ika, At-
hina(Athina) duhet të jenë emna mbi 12 000 vjeçarë të kohës
së Atlantidës. Emni i vjetër i Selanikut në italisht shkruhet:
Salonico, (Saloniko) në shqip: Shaloni-ko, që don të thotë se
ai qytet i fton kalimtarët, që të ndalin e të shplodhen në atë
qytet, si kambsorët që ulen në shalën e kalit, pas nji udhëtimi
të gjatë në kambë. E njajta gja mund të thuhet edhe për
qytetin Salomina: Shalo-mi-na. Emnin Janina, nëse e
shkruejmë në italisht: Gi-à-nin-à, na del e kuptueshme në
dialektin gegënisht me fjalinë shqipe- Gjini (jonë) à, (asht),
nin, njishi, asht, dmth se ai qytet të mirëpret në gjinin e tij
dhe asht nishi, njishi, i pari në mikpritje. Kro-ati, kuptohet
menjiherë në shqip. Emnat: U-ene-ti dhe Vene-ti, kuptohen
menjiherë në shqip me fjalinë: U ende ti –dhe- vene ti,
ankoroje ti anijen këtu. Opitergina, emni i vjetër i Oderzos,
ku banoj unë, i ndamë në: O-pi-ter-gina, o-pit-er-gina, në
shqip kuptohet qartë me fjalinë: Osht pi e ter gjina, dmth se
zona e Odersos ka qenë për ta pi në kupë dhe e terme, e
thame, nuk kishte këneta. Emni i Oderzos, i mavonshëm, në
të gjitha variantet e emnave që ka patun gjatë historisë së saj,
ka patun të pandryshueme fjalët:”er zo”, që në shqip
kuptohen menjiherë si: vendi ku fillon, nis të fryjë era.
Shumë fjalë, emna vendesh dhe krahinash të ndryshme, të
shpjegueme nga zonja Elena Kocaqi, z. Aristidh Kola, nga
unë e nga mjaft autorë vendas e të huaj, shpjegohen me anën
e gjuhës shqipe, sikur të jenë duke u folun sot nga populli
shqiptar.
 Shumë emna, që unë i kujtoja si emna me prejardhje turke
ose arapë mue më rezultojnë që të kenë qenë përdorë në
territoret shqipfolëse, kur nuk ishte krijue ala mbi tokë
popullsia turke e arape e të trashëgueme nëpërmjet librave të
Homerit dhe të autorëve të tjerë të lashtësisë. Nuk ka si të

8
jetë ndryshe, sepse shumë studiues vendas e të huej
kambëngulin, që Kostandinopoli ka qenë shqipfolës dhe asht
pushtue nga nji grusht turqish, në shekullin e XV.
(Mendohet të kenë qenë rreth dy mijë persona), që edhe pse
vunë ligje që i shtynin popujt të përqafonin gjuhën, fenë dhe
zakonet e tyne, prapseprap infuenca e tabanit vendas
shqipfolës ka ba punën e vet, që edhe turqit të marrin shumë
nga atlantidheas-albanët, paraardhësit tanë direkt.
  Figura të ndrituna për kombin turk, me origjinë dhe gjak
shqiptari, kanë punue shumë në krijimin e identitetit
kombëtar turk në dam të identitetit alban. Sami Frashëri e
largoi përfundimisht popullsinë shqipfolëse të Turqisë nga
gjuha albane, duke ndërtue gjuhën artificiale turke dhe
Qemal Ataturku, shqiptar puro, vuni në ligj të shtetit, që të
përdorej ajo gjuhë artificiale, duke ia ndalue shqipfolësve të
kishin librat dhe gjuhën e tyne. (Autori Patrick Kindoss, në
librin e tij: “Ataturku”, thotë se Mustafa Qemali, tentoi disa
herë që të vendoste gjuhën e pastër ariane (albane) në Turqi,
por dështoi, sepse gjuha turke ishte e tejmbushun me fjalë
arape dhe perse) .
  Këta dy burra, i hoqën popullsisë shqipfolëse të Azisë së
Vogël, kunorën e artë që i vishte gjuha e yllorëve arianë
dhe i vunë me zor çallmën e disa mijërave turqish të
stepave (s‟të-ep-a) aziatike, që e kishin pushtue ate vend.
E njajta gja ndodhi dhe në shtetet e tjera me origjinë
atlantidhease-albane të perandorisë turke, ku drejtonin
dinastitë me origjinë shqiptare, të cilët, në emën të largimit
dhe të pamvarësisë nga Turqia, stimuluen lëvizje popujsh
dhe fisesh që nuk kishin lidhje me popullsinë atlantidease-
albane, që mbasi e kuptuan që ishin prej tjetër rrace, i
hangrën kokat edhe atyne që ishin nismëtarët e formimit të
tyne si kombe.

                                                            9
  Nga interpretimet që po i baj emnave që deri tash janë
kujtue si emna turq e arapë, ashtu si dhe me emnat që janë
mendue që ishin me zanafillë nga Greqia dhe Rroma e
lashtë, shof se gati të gjithë marrin kuptim të plotë me anën e
gjuhës shqipe. Këtë gja e shpjegoj me faktin se këto shtete
kanë pasë përdorë shkrim dhe këndim dhe kanë dokumentue
dhe regjistrue emnat ekzistues të qytetarëve të tyne
albanofonë dhe që provon se:
  Në lashtësi, popullsia e Europës e të shumë vendeve të
botës ishte njigjuhëshe dhe fliste gjuhën atlantideo-
albane.
  Në dokumentat dhe librat e shkruajtun nga lashtësia deri në
shekullin XV, Ballkani ka qenë quejtë i gjithi: ILIRIK (Il,
Yll ir ik, Yll me hir ik, i ikun, i shëtitun, i ditun), me nji
popullsi që kishte gjuhë, zakone e tradita të njajta.
 Në historitë që shkruhen për Aleksandrin e Madh të
Maqedonisë, kur ai pushtoi Indinë, asht shkruejtë se priftat
atje i thanë që India ishte pushtue dhe dy herë të tjera, para
shumë mijëra vitesh nga luftëtarë që flitnin të njajtën gjuhë
me luftëtarët e tij, që flitnin gjuhën albane dhe shumë fjalë
tonat përdoren edhe sot në Indi. Thuhet se perandoria e tij
arriti deri në Kinë para 2 300 vjetëve. Pas vdekjes së tij, në
vendet e pushtueme qeverisën shqiptarë, të cilët edhe sot
janë njerëz me pushtete në vendet ku kanë ngelun. Duke
qenë koka drejtuese të gati gjithë botës së njohun në lashtësi,
kanë qenë këta njerëz shqipfolës, me familjet, ushtrinë dhe
oborrtarët e vet, që kanë imponue emnat, zakonet e
fragmente emnash e fjalësh të tyne ke popujt që kishin nën
vete, kështu që shumë nga emnat dhe fjalët, të ashtuquejtun
“turk” ose “arap”, marrin ma kuptim me anën e gjuhës
shqipe.


10
 Duke punue në përkthimin italisht të kapitullit
”ATLANTIDA”, të librit tem “Thoti i pavdekshëm na
zbulon Atlantidën” dhe me librin e zonjës Elena Kocaqi me
titull ”Gli Albani”, pashë se shumë fjalë dhe emna që
përdoren në Itali, janë lehtësisht të shpjegueshme me anën e
gjuhës shqipe, nëse i shkruejmë siç i shkruejnë italianët dhe
t‟i lexojmë siç i lexojmë ne shqiptarët. Emnin Xhuzepe,
nëse e shkruejmë siç e shkruejnë italianet, dmth: Giu-ze-ppe,
na del fjalë e kuptueshme në shqip, si: Gjiu(rraca) ze penj.
Emnin Egjypt, po ta shkruejmë në italisht e ta lexojmë në
shqip, do të shohim me habi se kjo fjalë merr kuptim, sepse
del: E-gjit-to, dmth: e gjiut tonë, që mendoj se për
paraardhësit tanë atlantidheas, Egjypti ka qenë quajtë pjesë e
Atlantidës, dmth “E gjiut tonë”, e rracës tonë. Fjala”egjypt-
janë”, në italisht shkruhet: E-giz-ian, ose e-gjis-janë, dmth e
gjiut tonë janë, të nji familjeje janë. Emni Gjeorgjia, në
italisht e shkruajmë Gieorgia, merr kuptim në shqip me
fjalinë: Gji è, esht, or, gji à, dmth: Rracë, or, rracë asht,
popullorçe, sikur të jetë krijue sot nga populli ynë ky emën i
shtetit të Gjeorgjisë. Emni i shtetit Ar-men kuptohet
menjiherë në shqip. Fjalën “origjina”, po ta ndajmë në: ori-
gjina, na del me kuptim në shqip dhe unë e kam shpjegue në
botimin e dytë të librit tem ”Thoti i pavdekshëm na zbulon
Atlantidën”, sepse ndjek rrugën femnore të zanafillës së
ndonji sendi a personi dhe ka ngelun qysh nga koha e
matriarkatit, ku njohja e prejardhjes ndiqej nëpërmjet linjës
së nanave, gjysheve, stërgjysheve etj që i kishin dhanë gji
atij personi.
  Ti thuash nji italiani me emnin Pi-o, Serxhio ose Xhorxhio,
se çfarë kuptimi kanë emnat e tyne, ata të thonë se e kanë
originën nga santët me të njajtin emën, pa ia thanë kuptimin.
Kur unë i them shpjegimin e emnave të tyne, ngelin të

                                                            11
habitun dhe u pëlqen shpjegimi i bamë nga unë, sepse emni
Serxhio në italisht shkruhet: Ser-gii-ò, në shqip: ser-gji-ò, që
don të thotë: I serës (gjinit familjar, rrangut), të naltë asht.
Fjalën “Ser” e përdorin anglezët, pikërisht për të tregue këte
gja. Emni Xhorxhio në italisht shkruhet: Giorgio, Gji-or-gji-
ò, e ka po atë kuptim që të parët tanë, kur lindte fëmija e
urojshin njani-tjetrin siç i themi ne sot: çun, or, çun ke ba, ku
fjala “gji” ka pasë kuptimin e rracës superiore, që në shqip
përdoret si fjalët “fara” dhe “rraca”, e unë këtë emën e
interpretoj si: Rracë, or rracë asht. Grekët e transformojnë në
Jorgio, Jorgo dhe me zor i kapet kuptimi. Të njajtin
shpjegim i baj dhe fjalës Gjergji, që, e ndame simbas
mënyrës së masipërme të të shkruajtunit në italisht e të
lexuemes në shqip, na del: Gji-er-gji, dhe nuk ka qenë i
rastësishëm fakti që në të kaluemen emni i heroit tonë
kombëtar, Gjergj Kastriotit, në dokumentat italiane të kohës
së tij, transformohej në Xhorxhio. E shkruejtun në italisht,
Giorgio asht e barabartë me fjalën Gji-or-gji-ò dhe ka të
njajtin kuptim me fjalën: Gji-er-gji.
 Dialekti gegënisht i Shqipnisë veriore i afrohet shumë të
folmes në italisht edhe në kohët e foljeve, kur thonë psh:
Jam kenë, siç e thonë dhe italianët: (Sono stato)
  Kur nuk e dija gjuhën italiane e kur ndigjoja fjalën
kollodok-à, nëse më pyeste ndonjani se çfarë kuptimi ka kjo
fjalë, unë ngreja supet e përgjigjesha siç ishte shkruejtë në
librat e mekanikës: asht emni i nji vegle të makinës, me anën
e të cilës ndryshohet lëvizja e pistonave nga nalt-poshtë në
atë rrethore. Kur mësova italisht e di tashti që kjo fjalë don
të thotë: colo-di-oca, (qafë pate), që në shqip shkruhet e
lexohet: kollodok-a, si nji fjalë e vetme emërtuese. E njajta
gja ndodh dhe me italianët sot, dhe popujt e tjerë të Europës,
që i marrin fjalët e shpjegueme nga gjuha shqipe thjesht si

12
fjalë emërtuese dhe jo si fjali dëftuese, siç janë shumica e
fjalëve dhe emnave të gjuhës shqipe. Psh, shofim emnin
Mario, që e shpjegoj me anën e shqipes: I mari, i mbari, por
të parët tanë që banonin në Itali e Greqi i vunë dhe foljet à,
as, ò, òs, që duen të thonë: osht e asht, këshuqë emnat Mari-
o, Mari-os ose Mari-a kthehen ne fjali dëftore, që duen të
thonë: i mari osht, e mbara, e marja asht. Kështu ka ndodhë
me shumicën e emnave të shpjeguem nga shqipja dhe
zanorja “A” dhe “O”, ashtu dhe “As”,”Os” etj, mbas emnave
nuk asht nji rastësi, por nji zgjuarsi natyrale për t‟i ba të
kuptueshëm dhe ma titullues emnat e fëmijëve të tyne.
Latinët kanë pasë përdorë prapashtesën “us”, që në dialekt
duhet të ketë qenë: usht, dmth., asht. Francezët përdorin
mbrapashtesën”que”, qu-e, që-è, që asht e njillojtë me fjalën
shqipe: “që esht”. Në gjuhën greke vërej dhe ndryshimin e
germës “dh” me germën “ll”, gja që asht e shpeshtë dhe në
dialektin gegënisht. Në popuj të ndryshëm të Europës vërej
mbrapashtesa emnash, që kuptohen shumë mirë me anën e
gjuhës shqipe, si psh.: Alesanroski, në shqip: Alesanër-os ki,
ose: Alesaner osht ki, ky. Aleksejeve, Andrejeve etj kanë
mbrapashtesën “Je-ve”, je vetë, shumë kuptimplotë në
gjuhën shqipe. Il-iç kuptohet menjiherë në shqip me fjalët:
ili iç, ylli isht. Këto tregojnë edhe lidhjet që ka pasun gjuha
italiane e greke dhe gjuhët e Europës, me gjuhën shqipe. Me
kalimin e viteve, fjalët e ruejtuna nga gjuha shqipe e të
transformueme simbas mënyrës së të folunit të gjuhës
italiane, greke dhe të shteteve të tjera të Europës, sot na
paraqiten si fjalë të veçanta. Italianët, grekët e popujt e tjerë
të Europës, me kalimin e shekujve e kanë ndryshue dhe
harrue gjuhën e tyne autoktone, të ngjashme me atë shqipe
dhe sot nuk dijnë t‟ua japin shpjegimin e t‟i zbërthejnë fjalët
e gjuhës së tyne, por i thonë si fjalë emërtuese dhe jo si fjali

                                                              13
dëftuese, siç i shpjegon shqipja. Në emnat në gjuhën greke
shof që mbaresat “as”,”es”,”iç”, “is” dhe “os” janë mbetje të
foljeve shqipe: asht, esht, isht, osht, që ma të thjeshtueme
ngelin: as, es, ës, iç, is, os. Kështu kemi: -A-nd-re në shqip,
A-nd-re-as në greqisht e A-nd-re-à në italisht, dmth: Andre
asht. -Or-est, Orë-është në shqip, (Orët, zanat e malit ose or,
ar, metal i çmueshëm, ku në dialekte të ndryshme fjala “ar”
shpesh transformohet me fjalën “or”), në greqisht Or-est-es,
Orest-ò në italisht, dmth Oresti osht, asht. -Angel, Angjell (à
në çiel, në qiell) në shqip, Angel-ò në italisht, në greqisht:
Angel-os, që do të thotë: Angjel osht. Në shqip kemi emnin:
-A-po-di, në greqisht A-po-dis-is, dmth Apodis isht. Emni i
Krishtit më rezulton: në shqip asht: Kra, Kri, Kry, Kreu i
drejtimit kristian, në greqisht bahet Kri-ist, në italisht bahet:
Krist-ò, Krist-os, Krist-osht. Në Shqipni përdoren edhe sot
fjalë të njivlefshme me fjalën: krisht, që janë: krasta, kra-ast-
a dhe kreshta, kre-esht-a. Këtu unë kambëngul të them se
studiuesit e gjuhëve duhet ta venë theksin në zbërthimin e
fjalëve dhe emnave italisht, greqisht e të gjuhëve të tjera
europiane, që sot na duken të panjohuna e që fillojnë e
mbarojnë me “A” dhe “O”,”AS”,”OS” dhe me mbrapashtesa
të tjera, në fillim e në fund, sepse germat a, as ose o, os etj,
nuk janë thjeshtë bashkëtingullore, por folje dëftuese, që
dëftojnë, zbërthejnë dhe kuptimin e emnit para e pas këtyne
foljeve. Fjala “E” për mue asht shkurtim i foljes “esht,
është” psh: Mari-è, që për mue zbërthehet në fjalinë: e marja
esht, është. Në zbërthimin e këtyne emnave, do të ndodhemi
para nji miniere thesaresh të çmueshëm gjuhësore, të
vlefshme për shqiptarët dhe për botën.
 Fjalët “arkaxhiu”, “hanxhiu”,”bakraxhiu” etj, nëse i
zbërthejmë të shkruejtuna në italisht, do të na shkruheshin:
arka-giu, (arka-gjiu), han-giu (han-gjiu), bakra-giu (bakra-

14
gjiu) e, po t‟i lexojmë në gjuhën shqipe, shofim se këto fjalë
kanë shumë kuptim. Në të kaluemen, edhe sot, profesionet
trashëgohshin në bazë të familjeve, dmth të gjinit familjar.
Asht dhe nji fakt historik që e vërteton këte gja. Në shekullin
IV të erës sonë, Kostandini i Madh, perandori i perandorisë
së madhe rromake me origjinë nga Iliria, që të mos kishte
rrëmujë në mbledhjen e taksave, vuni ligjin me anën e të cilit
detyronte çdo familje të vazhdonte profesionin e gjinit
familjar, kështuqë ai nuk ishte i detyruem që herë pas here të
ndryshonte regjistrimin e popullsisë për mbledhjen e
taksave. Fjala jabanxhi, zbërthehet në shqip me fjalën: ja-
ban-gji, dmth, i huaji ishte i mirëpritun në gjinin e
shqiptarëve, ashtu sic ndodh edhe sot me ligjin e mirëpritjes
e të “Besës” së mikut.
 Me të njajtën mënyrë shpjegoj kuptimin e emnit të lumit
Tamixhi, Tami-gi, Thami-gji, që kalon mes për mes
Londrës. Në librin tem: “Thoti i pavdekshëm na zbulon
Atlantidën” kam shpjegue, që në lashtësi edhe sot, lumit,
populli ynë, sidomos çamët, i thonin: thami, sepse thante nga
ujnat e tepërta zonat përreth. Londër populli ynë i thotë
lundrës, barkës, por në shkrimet e vjetra emni i Londrës asht
shkruejte: Londin, që shpjegohet me fjalën shqipe, lëndinë,
sepse terreni i Londrës asht fushor. Në lashtësi fjala “lon”
njihet si kombinim dhe me fjalët: Ap-lon dhe Nap-lon, të
shpiegueme si fjala: jep për të luejte, kështuqë, me këtë
arësyetim, emni Lon-din, të luash din, bahet i kuptueshëm
për ne në shqip, sepse nëpër lëndina të vjen dëshira të luesh
e të kërcesh nga bukuritë e tyne.
 Për shpjegimin e fjalëve: ISA ose ISAI, duke shfrytëzue
gjuhën shqipe si gjuha ma e vjetër në botë, unë i shpjegoj
me shqipen e folun sot, që na e ka ruejtë të plotë këtë gjuhë
të lashtë të yllorëve tanë:

                                                            15
 -Kemi emnin e vjetër IS-ide, që quhej edhe IS-is, që ishte
emni i perëndeshës së pjellorisë në Egjypt, (E-gjit-ton). Ma
vonë na del emni IS-à dhe IS-ai-à, si emni i Krishtit në
Kuran dhe i nji njeriu të shenjtë ke Bibla ose IS-aki, IS-a-ki.
Në shqip kemi emnin IS-met e IS-lam, që nuk duan
shpjegim dhe: vise, v-IS-e, vë-IS-ësht. Në italisht asht ruejtë
ma i saktë kuptimi i kësaj fjale, pikërisht ke fjala: esiste, es-
IS-të-e, të esht, të ëshë, nji përsëritje triherëshe e të njajtës
fjalë.
 Shohim në këta emna se rranja IS asht ke të gjitha këto fjalë
dhe mbrapashtesat janë puro shqipe. Duke analizue emnin e
Isidës ose Isis më dalin: IS i de, ose IS i dhe, për fjalën e
parë, dhe IS-is, dmth IS isht. Fjala IS-à, e zbërthyme në
shqip, don te thotë IS asht. IS-ai-à, dmth: IS, ai asht. Emni i
Isakut në Italisht: IS-à-ki, në shqip zbërtheht në: IS asht ki,
ky dhe në fund kemi emnat shqip IS-met, IS-lam, që nuk
duen shpjegim. Fjala IS, simbas meje, duke parë dhe pozitën
e perëndeshës Iside që ishte perëndeshë e jetës dhe e
pjellorisë, më jep konkluzionin se “IS” në lashtësi nga
atlantidheasit duhet të jetë quejtë fjala shqipe: “Is”,”Ish”,
ose “Asht”, që asht e barabartë me fjalën ”Ekzistoj”, me
ekzistencën, me jetën. Duke i bashkue me fjalën “Jeta” në
vend të fjalës ”IS”, do kemi fjalët plot kuptim në gjuhën
shqipe: Is-i-de = Jetë, (esistencë)-i dhe. Is-is = Jetë,
(esistencë)-isht. Is à=Jetë-à, jetë asht. Is ai à=Jetë-ai-à, ose
Jetë ai asht. Is-à-ki=jetë asht ki, ky, dhe Is-met=Jetë,
(esistencë) met, mbeti, ose: IS-lam = jetë lam (mrapa), vise,
v-IS-è, vë IS é, ven jetën esht. Në italisht, fjalën: esiste, es-
IS-t‟e, e kuptoj me fjalët: Eshtë jetë, të esht.
  Ke emni Imaili, IS-m‟a-ili, shifet qartë kuptimi dhe lidhja e
këtij emni, ku unë kuptoj fjalët: Jetë (IS) më asht Ili, Ylli.


16
 Me anën e këtyne emnave, të kuptueshëm plotësisht në
shqip, shofim infuencën albane të mendjes së ndritun të
njeriut të shenjtë Ben Kazi, që i asht hangër haku e nuk e
përmend njeri.
 Në shqip asht edhe fjala: vISare, që e kuptoj me fjalët: Ven
jetën e arit, që më len të kuptoj se kjo fjalë asht ma e naltë se
fjala: thes-ar.
 Edhe për fjalët: “AS”, “OS”, “IS”, “US”, që i shof si pjesë
të shumë emnave në Europë, mendoj se janë shkurtime të
foljeve “asht”, “osht”, “isht”, ”usht”, dmth esistoj, jetoj.
Ke emni: Osman, Os-ma-an, shof fjalën: Jeta man Hanën,
ose: Jetë më asht Hana.
 E përsëris se shumë emna që mbahen me origjinë fetare:
ebreje, kristiane, budiste, muslimane etj, nuk janë krijue
nga këto fe, që janë shumë ma të vonshme se origjina e
popullit tonë dhe atij atlantidheas, por kanë qenë emnat
esistues të përdorun në kohën kur u krijuen ato fe, nga
njerëzit e shejtë që drejtuen fetë e tyne. Në ditët e sotme,
vetëm gjuha shqipe i jep përgjigjen e saktë këtyne emnave.
Kjo gja tregon shtrimjen dhe infuencën e madhe që kishte
gjuha shqipe-albane nëpër botë.
  Nëse analizojmë formimin e emnit Azot, librat e shkollës
na thonë se asht emën i ardhun nga greqishtja e vjetër, që
don të thotë: -pa jetë, ndërsa simbas meje fjala Azot don të
thotë të kundërtën, dmth: ka jetë. Në gjuhën kimike
shënohet me germën N dhe quhet “Nitro”, por Lavuazieri,
që ishte mason dhe dijmë që masonët e vjetër kanë pasë
përdorun gjuhën shqipe në ceremonitë e tyne, ku edhe sot
shumë nga formulat e tyne të ceremonive deshifrohen vetëm
me gjuhën shqipe, diçka duhet të ketë ditun nga sekretet e
lashta të librave atlantido-masone dhe vendosi ta quajë:
–à-Zot, asht Zot, (Asht jetë). Duke pa se nitratet i japin jetë

                                                              17
të gjitha bimëve dhe përdoret me sukses në kombinime me
barnat mjekuese në shërimin e shumë sëmundjeve, atëhere
shofim se emni “Azot” asht zgjedhë me shumë saktësi si
emërtim i këtij gazi kryesor në atmosferë. Simbas
gjuhëtarëve, “Zot” në greqishten e vjetër don të thotë jetë,
kështu na del fjala: - à-Zot, asht jetë. Dijmë gjithashtu që
greqishtja e vjetër ka qenë nji dialekt i shqipes.
 Ama-zonjat, (mama-zonjat) qysh në kohën e Homerit, na
dokumentojnë këta emna, sepse ishin bartëse të emnave Zot
e Zonjë, të shpjegueme vetëm me gjuhën shqipe të ditëve të
sotme. Këtu na jepet kuptimi dhe lidhja e fjalës Zot, të
barabartë me fjalën “Jetë”, sepse asht Zoti ai që i jep jetën
gjithë universit.
  Në fe të ndryshme, emna ose fjalë qe kanë në përbamje të
tyne fjalën “IS” e interpretojnë ate me fjalën “Zot”. Nga
analiza e bame këtu ma sipër shofim se gjuha shqipe i jep
shpjegim kësaj lidhjeje sepse kemi:IS = jetë,esistencë = Zot.
  Për shpjegimin e fjalës “PIRAMIDA”, studiues të
ndryshëm mundohen të japin ndonji shpjegim të pabazuem,
duke u lodhun më kot t‟i krahasojnë me gjuhë të tjera, që
vetëm kanë huazue fjalë nga gjuha atlantido-albane. Unë po
mundohem të jap shpjegimin simbas mënyrës teme dhe e
lidh gjithnji me origjinën atlantidhease-albane të këtij emni.
 Simbas studiuesve, në lashtësi, piramidat kanë qenë quejtë
PIREMIDE, pi-re-mi-dhe, pinë retë përmi dhe, ashtu siç
asht emni i maleve Pin-di, (pin dituninë), Pin-det dhe Pi-re-
nej (pinë retë ndenjun), emna mjaft me kuptim në gjuhën
shqipe gegënishte, që flasim sot. Njikohësisht, asht dhe emni
tjetër “PIRAMIDE”, në shqip : Pir-à-mi-dhe, pirë asht mbi
dhe, që asht përdor krahas atij emni. Në historinë e Ilirisë
dhe të Epirit kanë qenë disa mbretën me emnin Pir-i, Pi-ir-i
(pin hir, nur), Pir-o, Pi-ir-o, Pi-rro. Edhe sot, kur duen të

18
vlerësojnë ndonjanin, thonë: -Asht i ngranë e asht i pirë ai,
që e thanë për të gjithë don të thotë se ai person asht i pirë,
asht i plotësuem me të gjitha virtytet, kështu që emni:
pir-a-mi-dhe don të thotë se ai konstruksion asht ma i për-
sosuni (pir-sosuni) mi dhe, (mbi dhe). Krahina në jug të
Shqipnisë quhet prej mijëra vjetësh: E-pir, Ep-ir, Ep-hir, (e
përsosun, e-pir-sosun, ose: jep hir, rrezaton bukuri).
Të dy emnat që i janë vu piramidës nga popullsia
shqipfolëse janë shumë shprehës në gjuhën shqipe të sotme,
sepse piramidat ishin ndërtesat ma të nalta të kohës, sa që
arrinin deri ke retë, por ishin edhe shumë të përsosuna.
  Shumë studiues po kërkojnë të gjejnë dokumente autoktone
shqipe dhe i uroj t‟i gjejnë, por unë shof se edhe gjuha
italiane, dhe greke, ashtu si dhe gjuhët e tjera të Europës, që
kanë qenë të shkruejtuna, në shumicën e fjalëve dhe emnave,
nuk janë gja tjetër, veçse maga-za (maga-zi-na) visaresh me
emna dhe të dhanash për gjuhën shqipe-atlantidhease, që, po
të dish t‟i kërkosh e t‟i deshifrosh, do të zbulosh shumë
gjajna të vlefshme për të gjitha gjuhët e sotme europiane, që
kanë qenë folun nga i njajti popull: ai atlantidheo-albano.
 Gjuha greke dhe italiane dhe ma vonë të gjitha gjuhët
europiane të shkruejtuna, janë zhvillue si gjuhë letrare në
truellin albano-fono-atlantidheas të Ballkanit dhe të Europës
e në gjithë territoret ku kanë qenë shtri, duke e lanë gjuhën e
folun nga populli i tyne, si gjuhë dialektore, që në shumicën
e rasteve u asimilue me vështirësi nga gjuha letrare, por në
shkrimet e tyne, me anën e gjuhës dialektore shqipe, të
ruejtun mjaft mirë nga shqiptarët, na bahen të kuptimta këto
gjuhë europiane, që mësohen përmendsh, ndërsa gjuha
shqipe i jep kuptim e përmbajtje fjalëve të këtyne gjuhëve.
  Edhe sot gjuha letrare shqipe ka tendencë të shkëputet nga
gjuhët dialektore e për këtë arësye unë kambëngul që të

                                                            19
ruhen me xhelozi dialektet, sepse janë miniera thesaresh
gjuhësore, sepse në dialektet do gjejmë shpjegimin e mjaft
fjalëve të vjetra, që shumë vetave i duken të pakuptimta.
Shkrimtarët dhe studiuesit duhet t‟i rikthehen dialektit
Gegënisht, sepse, në çdo studim që kam ba, kam pa që ka
pasë dominue në të gjitha territoret shqipfolëse të Europës
dhe ky dialekt ka ruejtë shumë thesare gjuhësore. Ky asht
mendimi edhe i shumë studiuesve të tjerë.
 Nëse analizojmë kuptimin e fjalës syu, në italisht shkruhet:
ochio (okio), që në dialeke italiane ruhet me emëtimin e
vjetër, që na e lidh me shqipen e që asht fjala: Oçi. Nëse i
themi nji fëmije shqiptar kur asht 2-3 vjeç, që të thotë fjalën
sy, syu, ai do ta thote: ò çy, ò çi e nëse këtë fjalë e vejme në
gojën e venetëve, na del: ò çi-ò , që, e shkruejtun ma gjatë
mund të jetë: osht çi, osht si, osht sy ò. Edhe në gjuhët e
tjera të Europës emna dhe fjalë shqiptohen ashtu siç janë, pa
ia ditun shpjegimin.
 Gjuhën italiane, për ta ba të kuptueshme për popullsinë e
shumëllojtë, që banonte në territorin e gjanë të perandorisë
rromake, e kanë thjeshtue e heqë shumë fjalë të alfabetit,
saqë nji italian e ka shumë të vështirë të shqiptojë germat e
përbame në shqip e në gjuhë të tjera, si psh; dh,ll,gj,th,shq,q
etj, kombinime bashkëtingëlloresh. Ndigjoj shumë persona
sot në Shqipni, sidomos të rij e të reja, që po i heqin fjalëve
nga nji “L” e “r”, germën “th” e “sh” po e zavendësojnë me
“ç”. Fjalët teze, halla, daja e xhai (it. Gji-ai) po e
zavendësojnë me fjalët “teta” e “xio” etj, ndryshime e heqje
fjalësh që do sjellin zhdukjen e gjuhës shqipe, e cila asht pak
ma e vështirë për t‟u folun, por shumë ma e pasun, ma
shprehëse e ma preçise në shpjegimin e fjalëve. Prindërit dhe
gjyshët e këtyne fëmijëve duhet të kambëngulin, që fëmijët,


20
nipat e mbesat e tyne t‟i shqiptojnë tamam fjalët, që ta
ruejmë këtë gjuhë të lashtë të Yllorëve Ilirë, që e përsëris:
  Asht trungu kryesor dhe çelësi i gjithë gjuhëve të
Europës e të botës e për këtë duhet të jemi krenarë.
 (Fjala Xhaxhi, në italisht shkruhet: gi-a-gi, gji-à-gji, del
fjalë shumë e vjetër dhe ka kuptimin e farefisit, ndërsa fjala
xio asht transformim i fjalës gi-ò, gji-ò.)
 Zonja Elena Kocaqi ka ba nji punë të admirueshme në librat
e saj, duke i shpjegue bukur shumë fjalë që na lidhin me
kombet e tjera. Të njajtën gja ka ba dhe zoti Aristidh Kola
me studimet e tij, zoti Robert d‟Angely me librin”Enigma”,
z.Mathieu Aref, etj etj, autorë të nderuem, që kanë punue e
po punojnë për dhanien e meritës që i takon kombit tonë, që
këto 200 vitet e fundit, nga drejtuesit e shteteve të Europës,
po i hahet haku e po e marrin nëpër kambë, duke e kthye në
mall për treg e për dhurata, për t‟i plotësue dëshirat shteteve
mike dhe simpatizantëve të tyne, edhe pse ata nuk kishin e
nuk kanë asnji lidhje gjaku me asnjanin nga popujt e
Europës, ndërsa populli shqiptar, i marrë nëpër kambë, janë
stërgjyshërit e tyne. Me këtë studim që po baj, duke i dhanë
shpjegime simbas mënyrës teme disa emnave që kanë pasë e
kanë në përdorim popujt nëpër botë, mendoj që do të
ndihmoj në ecjen përpara të studimit të lidhjeve që ka
populli ynë dhe gjuha jonë me gjuhën e vjetër atlantido-
albane të përhapun në të gjithë popujt e botës.
  Duke studiue listat e emnave në gjuhen turk-isht, arap-isht,
ata që i kanë shkruejtë japin edhe shpjegimin për çdo emën.
Shumë emna janë quejtë turqisht ose arapisht, edhe pse
shifet qartë kuptimi i tyne në gjuhën shqipe. Në shumë emna
që ata nuk i japin shpjegim në gjuhën e tyne asht shkruejtë:-
emën shumë i vjetër, dhe s‟ka si të jetë ndryshe, kur studiues
të ndryshëm insistojnë që në lashtësi infuenca e popullsisë

                                                            21
atlanto-albane ka qenë shtri në gjithë botën e njohun të
lashtësisë.
 Më tërheq vëmendjen dhe lista me emna e nji gjuhe të
quejtun “Yiddish”, që po ta shifni vetë, që, nga emni i saj
dhe shumë emna aty, janë puro shqip, por ata që shkruejnë
për historinë e këtij populli, nuk janë të sigurtë për origjinën,
që herë e quejnë “gotike”, herë “ebraike”, herë ”ukrainase” e
herë të përzieme, por, thonë ata, asnji fjalë e kësaj gjuhe nuk
ka lidhje me gjuhët e vjetra dhe të reja të këtyne vendeve
dhe, po të thellohen në gjuhën shqipe, do të shofin se asht nji
dialekt i gjuhës tonë. Zonja Elena Kocaqi e ka paraqitun këtë
popull, që banon në zonat e Lituani-Estonise, si popullsi me
origjinë ilire.
 Shumë emna të vjetër që unë i konsideroj me origjinë gjithë
europiane dhe shpjegohen me anën e gjuhës shqipe, kanë
disa karakteristika të përbashkëta e të dallueshme menjiherë,
që janë:
  1- Kombinime me fjalët Ar dhe Flori, që shprehin të
njajtën gja në shqip: njivlefshmëni me metalin e çmueshëm
të arit.
  2- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “at”.
  3-Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “An-a”, Hana.
  4-Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “bi”, bir, bij.
  5- Vendosje e fjalës dëftuese “a”,”e”,”i”,”o” dhe “u” në
vend të foljeve shqipe: asht, esht, është, isht, iç, osht e usht.
  6- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe”bri”.
  7-Emnat që shoqnohen me foljen shqipe”di”.
  8- Emnat që shoqnohen me foljen shqipe”dhe”, me dhanë.
  9. Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “dhe”, dheu, toka.
 10- Emnat që shoqnohen me foljen shqipe “janë”,”an”,
nganjiherë transformohet në “jen” e “en”.
 11-Emnat që shoqnohen me foljen shqipe”ban”.

22
 12-Emna që shoqnohen me fjalën shqipe”er”,erë.
 13-Emna që shoqnohen me fjalën shqipe “re”.
 14-Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “gii, gji”.
 15-Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe”im”,”em”.
 16-Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe: “ir, hir”.
 17- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “on”, joni, i joni.
 18- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “mar”, i-e mbarë.
 19- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe “mir”, i-e mirë.
 20- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe ”met”, mbeti.
 21- Emnat që shoqnohen me foljen shqipe “lan”, lanë, lash.
 22- Emna që shoqnohen me fjalën shqipe “ri”, rinon.
 23- Emna që shoqnohen me fjalën shqipe ”si, syu”.
 24- Emnat që shoqnohen me fjalën shqipe ”vlla”
 dhe shumë e shumë fjalë të tjera të përbame e të veçnta, që
zbërthëhen me anën e gjuhës shqipe
  Në libër, po mundohem t‟i jap shpjegim emnave: Ana
(Hana), A-nd-re, A-le-sa-nder, A-thanas, Gjiu-ze-pe
(Xhuzepe), Gji-on (Gjon), dmth. gjiu jonë, që në latin-isht
e angli-isht kthehet ne Xhon. Emnat Gjin, Gjina, në italisht e
në gjuhët e Europës janë transformue me emnat: Xhin ose
Xhim e në Xhina. etj, etj, emna që do i shifni në këtë libër.
Më vjen keq që nji pjesë e popullit tonë, në të kaluemen dhe
tashti, këta emna të vjetër, të bukur e kuptimplotë në gjuhën
shqipe, i kanë quejtë e po i quejnë, si emna “kaurrish”, fjalë
të cilën e thonë me përbuzje, dhe në vend të këtyne emnave
kaq të kuptimtë, që janë trashëgue nga gjuha atlantidhease-
albane e që po i përdor e gjithë bota, vejnë emna arapë e të
vendeve të tjera të hueja që nuk ia dijnë kuptimin, por që në
gjuhën arape e në gjuhët e tjera janë të kuptueshëm.
 Kam hasë në njerëz me emna të huej që i përkthehen në
shqip: Ruhu nga kuajt, kundër ndryshk etj dhe, tashti që ia
kanë mësue kuptimin, i vjen turp nga emni i tyne dhe duen

                                                           23
ta ndërrojnë atë. Emnat puro shqiptarë kanë lindë bashkë me
njerëzimin dhe nuk kanë lidhje me asnji fe të botës. Kanë
qenë këto “kaurrë”, që na i kanë ruejtë me dashuni e saktësi
deri në ditët e sotme këta kombinime emnash kaq të bukur e
plot kuptim në gjuhën shqipe, që i kanë pas mbajtë gjyshët
dhe stërgjyshët e tyne. Këta emna na tregojnë lidhjen e
popujve me kulturën e lashtë të atlantidheas-albanëve, që i
lidh të gjithë popujt e Europës. Edhe emnat e shenjtorëve që
i kanë mbajtë këta emna puro shqip, na tregojnë se ata njerëz
të shenjtë kanë qenë me origjinë shqipfolëse e për këtë duhet
të krenohemi. Këta emna kanë qenë të stërgjyshëve tanë e të
popujve të Europës, atlantidheas-albanë e që kanë qenë
vllazën midis tyne. Kanë pas të njajtët emna, të njajtin gjak e
të njajtën zanafillë.
   Në këtë libër po mundohem t‟i jap shpjegimin në shqip,
(sepse shqipja i shpjegon), të emnave italianë e grekë e të
vendeve të tjera, të përdorun para ma shumë se 2 000 vitesh
në hapsinat e Europës, ku ka qenë shtri perandoria e Rromës
e që provon se gjuha shqipe-albane ka qenë përdorë në gjithë
Europën, ashtu siç flitet edhe sot në Shqipni. Këta emna i
kam marrë ke enciklopedia italiane e emnave në internet.

Autori




24
Zbërthimi i emnave italianë, grekë e iliro-
   shqiptar me anën e gjuhës shqipe
   Në shumicën e emnave italisht, që fillojnë me germën
“A”, kjo germë ka kuptimin e foljes tonë “asht”, që edhe në
të folmen e përditëshme, në dialektin geg, herë përdoret si
“à” e herë si folja “asht”. Shofim se sa kujdes i vinin të
parët tanë kuptimit të emnave, sepse jo të gjithë emnat mund
të përdoreshin për çunat dhe për gocat, përshembull, emnat
që fillojnë me “aga”, qysh ne fillim të emnit na tregojnë që
janë emna për meshkuj e nuk përdoren për femna, sepse i
humb kuptimi, edhe nëse mbarojnë me zanoren”a”.

  Abaco. A-ba-co, në shqip shkruhet A-ba-ko, në gegënisht
merr kuptim si fjala: Asht ba këtu, asht lind këtu, asht
autokton. Për goca mund të përdoret siç asht.
 Abato. A-ba-at-o. Në shqip kuptohet si: asht ba at (at = i
pari i shtëpisë, vendit etj, që asht dhe ma i dituni). Për femna
nuk shkon. Ky emën përdoret dhe për drejtuesit kristianë.
 Abeona. A-be-ona. Duhet të ketë kuptimin: E dituna (a,be,
abetare) jona, ose: asht bejleresha jonë. Fjala “be” asht
quejtë fjalë turke, por simbas zbërthimeve të shumë emnave
në këte libër, fjala “be” më del pikërisht me kuptimin që ka:
Be, bej, dmth i parë vendi. Mendoj se fjala ”be”, bej duhet të
jetë e njivlefshme me fjalën shqipe: Be, i betuem, njeri me
besë etj. Për çuna bahet: Abeon-o.
  Abbonndanzio. A,b-bon-n‟d‟an-zi-o. Në shqip: A,b, bon,
mëson, ndër anë zaj (të mësoj) Fjalet “A,b” kanë pasë

                                                             25
kuptimin siç asht dhe sot: Abetare, dituni. Shprehja bahet në
shqip: Dituni të bon, (ban,bën,) n‟ër an të dheut n‟zaj unë.
Në gegënisht, shpesh herë, fjala “za”, zaj, ndryshohet ne
“zi”. Për goca bahet Abbondanzia, Abbondanza.
  Abdone, A-b-don-e. Në shqip unë e shpjegoj me
shprehjen: a, b don, dmth don të mësojë alfabetin, shkollë.
Me këtë emën shprehet dëshira e prindit, që fëmia të bahet i
ditun. Germa “e” në fund e përmbledh emnin në Abdon-è,
dmth: Abdon esht, është, asht. Në variantin femnor mund të
përdoret: Abdona. Në Shqipni përdoren emnat e ngjashëm:
Abdi-a, Abedin-a, Abidin-a, që mbahen gabimisht si emna
arapë, kur shihet qartë kuptimi i tyne në gjuhën
atlantidhease-albane.
  Abelardo. A-bel-ar-do. A-b-el-ar-do. Në gjuhën shqipe
kuptohet si fjala: A-bel-ar-do, del emën italo- shqip që
zbërthehet në: Asht i bukur-ar dho, ku fjala “Ar” haset
shpesh në emnat e njerëzve, për t‟i tregue ata të pasun nga
shpirti. Në shqip kemi fjalën Ar-sye, me kuptimin që virtytet
duhet t‟i kesh para syve. Ne variantin e dytë, fjalën “el” e
kam quejtë të njivlefshme me fjalën “erë”, dhe me këte
arsyetim, emni merr kuptimin: A,b (dituni), er (freski ere)
dhe ar dho (Zoti). Për goca mund të bahet Abelarda.
 Abenzio. A-be-n‟zi-o. Simbas shënimit për këtë emën, në
shpjeguesin e emnave italianë, thuhet se asht autokton i
vjetër e i pashpjeguem. Nëse e bajmë: A-be-n‟zi, a-be-
n‟zaj-o, na del plotësisht i kuptueshëm në shqip. Prindi, duke
dashë që i biri të jetë i ditun, i thotë: A,ben-n‟zaj, mëso. Për
goca mund të bahet Abenzia. Abenza.
  Abeono. A-be-on-o.Emnin e kuptoj me fjalët: A-be-joni
osht. I ditun, me a,be, (abetare), i joni osht. Për goca bahet:
Abeona.


26
  Abbondio. A-b-bon-di-o. Në variantin e vjetër
atlantideas, duhet të ketë qenë A,b-bon-di-ò, që në shqip don
të thotë: a-b-bon, ban die, dituni, ose me nji kombinim
fjalësh që marrin kuptim me anën e shqipes dhe të italishtes.
Emni don të thotë: A,b-bon,(buono), dmth, mirë-din. Si
gjithmonë, fjala ò, osht, asht e mavonëshme. Për goca mund
të bahet Abondia.
  Abibo. A-bi-bo. Asht nji kombim fjalësh që marrin
kuptim në gjuhën shqipe gegënishte: a,bi-bo, bon, dmth se
prindi kur i ven këtë emën fëmijës, don që ai të shkruajë e
t‟u mësojë të tjerëve dituninë, dmth: a,bi-në, abetaren bon.
Ky emën përdoret dhe në Shqipni në formën: Abib. Për goca
mund të bahet Abiba.
  Abidos. A-bi-do-os. Asht variant i emnit të masipërm në
greqisht dhe e kuptoj si: A-bi-don osht.
  Abele. A-b-e-le. Asht emni i nji prej çunave të Adamit
(Ademit), por simbas meje në lashtësi duhet të jetë
shkruejtë: A,be-e-le, dmth se prindi arsimdashës, me lindjen
e atij djali, mendon se me këtë emën shpreson të ketë nji
fëmijë që ka lindun bashkë me dituninë,me:a, be, me abetare
të mësueme. Siç asht, mund të përdoret dhe për femna.
  Abramio. Abrami-o. Asht emën i njajtë me Abramo.
  Abramo. Abramo. Asht emni i profetit Ibrahim. Në
dokumentat antike quhet: A-vram-i, Avraham.(A-i- vrami)
Nëse e shifni, edhe në kombinimet e këtij emni mund të
nxirren kuptime nga gjuha shqipe, po të dihet se për pak
vrau të birin për fjalën e dhane zotit, në shqip”Besa”, që ka
pasun ma vlerë se vetë jeta e personit dhe ma vlerë se jeta e
fëmijës së vetëm të tij, që ishte mbi jetën e personit vetë.
  Aca. A-ka. Kuptimi këtij emni na kujton emnin: A-dem,
që mund të ketë qenë krahasue me emnin e mashkullit të
lopës. Ka mundësi që emni Aka të thotë pikërisht këte gja:

                                                          27
Asht i fuqishëm si kau. Ka qenë përdorë si emën çunash. Për
goca nuk shkon.
  Acacio. Aka-ci-o. Me arsyetimin e emnit: A-ka, ky emën
kuptohet: asht i fuqishëm si kau, shif si osht. Në nji variant
të vjetër, ky emën me del si: Aga-çi-o dhe atëhere ky emën
merr kuptimin si fjalia: Aga çi, që ò,osht, dmth asht zotni.
Për goca nuk shkon. Në variantin greqisht bahet: Akakios.
  Acaicos. Akai-ko-os. Ak-ai-ko-os. Emën grek. Në
variantin e parë kemi: ash kau ko osht. Nëse e bajmë si ma
sipër: Agai ko osht emni merr kuptim në shqip. Në variantin
e dytë kuptohen fjalët: Hak, ai osht, i drejtë ai osht. Për goca
nuk shkon, sepse fjala “ai” asht për çuna.
  Acario. A-ca-ar-i-o. Në shqip: A-ç‟a-ari-o, A-ka-ari-o,
që shpjegohet në dy mënyra: mund të jetë emën shumë i
vjetër, që i zbërthyem na del: à-ka-ar, që don të thotë se ai
femijë asht zotnues, ka ar (në virtyte), ose: A çfarë ari osht.
Mbaresa “i” asht karakteristike në gjuhën shqipe, ndërsa
mbaresa tjetër:”o”, siç e kam shpjegue ma sipër i jep emnit
kuptim dëftues, kështu na del: Akari-ò dmth Akari-osht.
 Në variantin tjetër, ky emën mund të jetë ma i ri dhe del
kombinim shqiptaro-italian, sepse do të kemi: à-cari-ò, à
kari ò, (asht i shtrenjtë osht), por nuk më duket bindës. Për
goca bahet Acaria, Açaria, Akaria.
 Achille. A-chi-lle, A-ki-il-le, në shqip shkruhet Akili. Asht
emën që e ka pasun dhe heroi legjendar i Trojës. Shpjegohet
plotësisht me anën e gjuhës shqipe si shprehja: A-ki-il-e,
ose: a-ki-(i)-le, që don të thotë se kur ka lind ai fëmijë, të
afërmit, të mrekulluem parashohin se ka lind nji hero, pyesin
prindin: A-ki-e-le, kush na paska lindun që po na gëzon
shtëpinë!? Në variantin e dytë kuptoj fjalët: A ki illi ish le, a
ky Ylli-esht le? dhe afron ma shumë me variantin në shqip:
Akili, që ka pas edhe nji emën të dytë që ishte: Aspet, të

28
cilën e kanë vlerësue si fjala shqipe: asht i shpejtë, sepse
Akili ishte shumë i shpejtë në garat olimpike. Kështu siç
asht mund të përdoret edhe si emën femnor.
  Achillios. A-ki-illi-os. Asht varianti greqisht i emnit të
Akilit, ku shifet prapashtesa “os” me kuptimin si folja
shqipe: “osht”. Në nji variant tjetër asht shkruejtë: Akilleus,
që asht emni: Akile me mrapashtesën us, usht, asht dhe
përforcohet mendimi se emni i Akilit duhet të kuptohet
vetëm në shqip si: Asht ky ylli që ka le.
  Acilio. A-cili-ò. Në shqip lexohet Açilio dhe asht i
kuptueshëm, po ta shkruejmë: à-çili-ò që don të thotë se ai
fëmijë ka lind i çelët, bardhë. Me fjalën”çil” thërriten edhe
sot në Shqipni kuajt e bardhë, të çelët dhe njerëzit bjondë e
me quka në fytyrë. Në shqip fjala çil=çel. Për goca mund të
bahet Acilia, Açilia.
  Achira. A-ki-ir-a. Në këtë emën kuptoj fjalët: asht ki ir-a,
a ky hir-asht. Fjala “ir” në dialekte të ndryshme shndërrohet
në: yr, ose ur. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Acylino. A-ky-yli-in-o. Grek. Me këtë ndamje, në shqip
emni nuk don shpjegim. Për goca bahet: Akylina.
  Aciscolo. A-cis-co-lo. Në dialektin çam edhe sot po kështu
thuhet: à çin ke lè? Na del emën i bukur në formën e nji
pyetjeje. Për goca bahet: Aciscola, Açiskole.
  Acrisio. A-kri-si-o. Në shqip shkruhet: Akrisio, Akrizio
dhe merr kuptim, sepse na del: à-kri-zi, dmth që ai fëmijë ka
lindun ezmer, kokëzi, me flokë të zez, pastaj bahet Akrizi-
ò,osht, ose: asht kri (shif) si o. Për goca duhet të jetë
Acrisia, Akrisie, Akrisia, Akrizie.
  Ada. A-da. Asht vu ke emnat femnorë. Në shqip
zbërthehet në: Asht dhanë, ose asht da (nga Zoti), për t‟u ba
fëmijë i famshëm. Mund të përdoret për të dy sekset.


                                                             29
  Adalardo. A-dal-ar-do, në shqip shpjegohet po ta
zbërthejmë me shprehjen: à-dal, ar-do, dho, që e shpjegueme
për të gjithë don të thotë: asht dalë (lind), ar do, dmth ar dho.
Emën shumë i bukur sepse prindi i gëzuem i shprehet miqve:
Me lindjen e këtij djali, zoti më dha nji fëmijë të çmueshëm
si ari. Për goca bahet Adalarda.
  Adalberto. A-dal-bert-o, A-dal-b‟er-t‟o. Në shqip
shpjegohet si: à-dal, bert-ò, që e shpjegueme për të gjithë,
duhet të interpretohet kështu: ka dalë, (ka lind), bert-ò, ku
fjalët bert-ò janë të njivlefshme me fjalët shqipe: i pirë-ò, i
pir-sosun osht. Siç e kam theksue ma sipër, popullsia
autoktone albanafone, nëse do e quajmë kështu popullin
autokton të Italisë, për nji njeri të përsosun, pir-sosun
thoshte që ai: asht si uji i pastër e i kulluem, për ta pi në
kupë, në gotë, e të kënaqesh sepse të heq etjen e të jep
kënaqësi. Në italisht, në lashtësi fjala: i pirë = i bert, kështu
mer kuptim dhe emni Bert-ò. Nëse fjalës”b‟ert” i vejmë
apostrofin pas germës “b”, na interpretohet me gegënishte.
Ba ert, ba si era, i-e lehtë si era. Në këtë mënyrë, emni merr
kuptimin: A dalë, a lind, ba erë asht. Për goca bahet:
Adalberta.
  Adalfredo. A-dal-fre-do, A-da-al-f-re-do. Në gjuhën
shqipe zbërthehet plot kuptim në: à-dal, fre-do, që e
shpjegueme për të gjithë, don të thotë se prindi u thotë të
afërmve: à dalë (ka lindun) nji fëmijë shumë i shkathët e i
fortë, si nji kalë i fuqishëm, që për ta përmbajtun fre-don.
Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Asht dhanë, asht lind krahu
fluturues(al-f) re, mret të dho. Po të bahet në gjininë femnore
e ndryshon kuptimin.
  Adalgiso. A-dal-gis-o, në gjuhën shqipe zbërthehet në: à-
dal, gis-ò, dmth se à dal (ka lindun) nji fëmijë, që i asaj rrace
osht (Gjis-ò). Kështu shofim që prindi i mburret të afërmëve:

30
Shikoni se çfarë rracë i fortë asht djali im. Për goca bahet:
Adalgisa.
  Adalrico. A-dal-ri-co, A-da-al-ri-ko. Asht nji fjalë që don
të thotë: asht dalë (lindun) rri ko, rrin ko. Për goca i
ndryshon pak kuptimi. Në variantin e dytë bahet: Asht
dhanë krahu fluturues që rrin ko, rrin këtu, ose: na rinon
këtu. Për goca mund të bahet Adalrica, Adalrika.
  Adamo, në shqip A-dem, asht dhe emni i tatës tem. Ky
emën, ashtu siç janë dhe shumë emna shenjtësh, mund të
zbërthehet me disa kuptime: à-dam-ò, ku fjala e parë dhe e
fundit janë të kuptueshme. Fjala “dam”, nëse e krahasojmë
me fjalën shqipe “dem”, janë dy fjalë të njillojta për dy
dialektet e Shqipnisë, që mund të shpjegojë dhe legjendën e
Adamit ose Ademit me Evën (Havanë), që, duke hangër
mollën e ndalueme, i banë dam, dem vetes, por njikohësisht
u danë, u banë të dam, të ndam nga qeniet e pavdekëshme
dhe u kthyen në persona që mund të lindnin fëmijë, por që
edhe duhej të vdisnin. Njikohësisht dem quhen dhe
meshkujt e fuqishëm të lopëve, që përdoren për të shtue
rracën. Për goca nuk shkon.
  Adelaide. A-dela-i-de. Nga ndarja e bame i shifet kuptimi
në shqip si: A dela, (dele) i dhe. Duket emën në formën e nji
pyetjeje. Asht emën femnor, sepse delet janë femna.
  Adelasia. A-dela-si-a. Edhe ky emën asht vetëm për goca
dhe në shqip kuptohet si emni i masipërm.
  Adele. A-dele. Në këtë emën për goca, shifet menjiherë
kuptimi në shqip: asht e urtë si dele.
  Adelina. A-del-ina. A-de-el-in-a. Edhe ky emën femnor
kuptohet në shqip me fjalinë: Asht delja ina, jona, ose: Asht
de, era jonë asht.
  Adelardo. A-del-ar-do, në gjuhën shqipe ndahet në: à-del,
ar-do, dho, ku fjala “del” asht e diskutueshme, sepse në

                                                          31
shqip don të thotë del=dal, por delja asht nji kafshë e butë
me të cilën krahasoheshin njerëzit e urtë. Në njanin variant
do kemi: a del, a lind, ar të jep dhe në variantin e dytë do të
kemi: asht dele, ar të jep. Në të dy variantet, asht emën i
bukur. Për goca mund të bahet: Adelarda.
  Adelberto. A-del-bert-o, A-del-b‟ert-o, asht fjalë që në
shqip zbërthehet: à-del-bert-ò, që, ashtu si ke emni sipër,
fjala “del” mund të interpretohet si ma sipër dhe fjala
“bert”= me fjalën shqipe “i pirë”, ose: b‟ert. Emni mund të
interpretohet në dy mënyra: asht dele, e si uji i kulluar që të
vjen dëshira ta pish dhe në variantin e dytë do të kemi: asht
dalë (ka lindun), ba erë osht.. Në të dy variantet asht emën i
bukur. Për goca mund të bahet: Adelberta.
  Adelchi. A-del-chi, në shqip shkruhet: Adelki, që e ndame
na zbërthehet në: à-de-el-ki, që don të thotë: asht de-erë ky
(ki) ose asht lindun ky. Për goca nuk shkon, sepse fjala”ki”
asht në mashkullore.
  Adelfo. A-del-fo, A-de-el-f-o, e shkruejtun si ma sipër, na
del: à-del-fo që në dy variantet mund të shpjegohet si: asht
dele e fome (ngopme) ose: ka lindun, dalë i fomun
(i ngopun). Në dialektin geg fjala fo, fom, fomun=ngopun.
Në variantin e dytë kuptoj fjalet: Asht de, erë fluturake osht,
ku në lashtesi fjala “de” ka qenë përdor me kuptimin: dhe,
tokë ose: dhe, me dhanë. Fjala “el” në formë përkëdhelie
përdoret në vend të fjales “er”, erë. Germën “f” do e shofim
në shumë kombinime emnash ku më del me kuptimin:
flutura, fluturim, ose, siç i kanë pas thonë të parët tanë: flur
(dmth fluturon shumë shpejt). Me këto arsyetime emnin e
kuptoj me fjalët: Asht dheu, erë flur-a-ke osht, asht i madh
sa toka, ma i shpejtë se era osht. Për goca bahet: Adelfa.
  Adelgardo. A-de-el-g-ar-do, mund të interpretohet njisoj
si emni Adalardo, ku germa “g” asht shtue në vend të fjalës

32
“gi”, gji, rracë, dhe emni mer kuptimin: Asht de-erë, gji,
rracë ari të dho. Për goca mund të përdoret në formën:
Adelgiarda, Adelgjarda.
  Adelmo. A-del-mo, A-de-el-m‟o. Shpjegohet si fjala: à-
del-mo, që don të thotë, asht lindun, asht dal njani tashti. Në
dialektin geg fjala “mo”= tashti ose me fjalën mo-re, o-re.
Në variantin tjetër mund të jetë: Asht dele, more. ( Ku fjala
“mo-re”,”o-re”, mendoj se në fillimet e saj asht përdorun siç
themi sot: mo mret, or mret, ku fjala “re” e dijmë se i thonë
resë në qiell, por edhe mretit-re, që asht si reja, mbi të
gjithë.) Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Asht de, erë më
osht, asht sa dheu, sa toka, fllad ere (el) më osht. Për goca
mund të përdoret si: Adelma.
  Adeodato. A-deo-dat-o, asht nji emën që mund të
interpretohet në à-de-o-d‟at-o; a-dhe-o-dhan at (i ditun)-o, që
në shqip don të thotë: asht zot i ditunive dhe pleqsive, i
madh sa toka dhanës ditunie ò. Për goca bahet: Adeodata.
  Adina. A-dina. Në shqip kuptohet si emni: asht e dituna.
Në gjuhën ruse fjala”adin” don të thotë: Ni, nji dhe nga kjo
fjalë më del dhe kuptimi i numrit NJI, sepse bahet: à-di-in-a,
asht e dituna, njina, njona. Për çuna mund të bahet: Adin-o.
  Adolfo. A-dol-f-o. A-do-ol-f-o. Mendoj se do ishte ma i
saktë, nëse do ishte shkruejtë: A-dal-f-o, me kuptimin që ai
fëmijë ka lind fluturak si engjëll. Në variantin e dytë, kuptoj
fjalët: Asht dhonë (nga Zoti) krah fluturak osht. Për goca
mund të bahet: Adolfa.
  Adolorata. A-dol-or-at-a. Në italisht fjala”dolor” ka
kuptimin: dhimbje, por kuptimi i emnit nuk ka lidhje me
këtë fjalë, sepse kemi: A dol, asht dal or at a, asht dalë ar i
ditun asht. Mbahet si emën femnor, por me këte kuptim
mund të përdoret për të dy sekset, ose për çuna mund të
përdoret: Adolorato.

                                                            33
  Adone. A-don-e, asht emën me shumë kuptim në të dyja
gjuhët. Në shqip don të thotë: à-dhonë, siç i themi dhe sot
kur lind femija: të ka dhonë, të ka falë zoti nji fëmijë. Edhe
në italisht ka po këtë kuptim fjala dono=dhuratë. Fjala në
shqip e në italisht ndahet në à-don-e, që në shqip don të
thotë: à dhonë esht. Për goca mund të përdoret siç asht ose të
bahet: Adona.
 Adria. A-dri-a. Asht fut ke emnat femnorë, por siç shifet
kuptimi në shqip: Asht drit-à, a ndrit asht, mund të përdoret
për të dy sekset. Në Shqipni përdoret thjesht: Drin, Drita.
 Adriano. A-dri-an-o, asht emën i fisit Ilir të Adrianëve.
Fjala zbërthehet në: à-drit-jan,ose: asht dritë Hane o. E gjithë
fjala mund të shkruhet në italisht: Adrian-ò, ose Adrian-osht.
Përdoret shumë dhe në Shqipni. Për goca bahet: Adriana.
  Adrianopoli. A-dri-an-o-poli. Në këte emën qyteti,
kuptimin e fjalës “Adriano” e dijmë, ndërsa fjala “Poli” nga
studiues të ndryshem quhet: pol, qendër, por mund të jetë
edhe fjala shqipe: polli, pjellë, kështu që emni i këtij qyteti
bahet: Pjellë, vepër e adrianëve, ose: Adrianë polli.
 Adrione. A-dri-on-e, zbërthehet në à-drit-jon, plot kuptim
në gjuhën shqipe. Germa “e” në fund e plotëson këtë emën
në italisht, ashtu siç ndodh me germën “o” dhe do të kemi:
Adrion-e, dmth Adrijon-është. Për goca mund të përdoret po
ky emën ose mund të bahet: Adriona.
  Aethalas. A-et-hal-as. Emën grek. Në shqip, italisht dhe,
po shof dhe në greqisht, shpesh herë vihet germa “h” para
zanoreve. Në shqip psh: Ala = Hala, Ana=Hana. Këtë emën
e shpjegoj me fjalët: Asht i dituni(et), krah fluturues asht.
Mendoj se asht i bukur për të dyja gjinitë.
  Aetherios. A-et-heri-os. Emën grek. Me arsyetimin e
emnit të masipërm, këtë emën e kuptoj si: Asht i ditun, si eri


34
osht. Kuptohet që asht emën mashkullor, sepse thotë:”eri”
dhe jo”era”, që asht femnore.
 Afro, asht emën puro shqip dhe nuk don shpjegim. Me këtë
fjalë asht kombinue emni i perëndeshës Afro-dita dhe i yllit
të mëngjezit, sabahut, Afër-dita, që nuk duen shpjegim në
shqip, sepse quhet: Afrodita, Afro-dita, Afron dita. Në këtë
formë mund të përdoret edhe për goca.
  Agabio. Aga-bi-o, asht emën puro shqip, me origjinë
shumë të lashtë. Fjala “aga”, përdoret edhe sot, në shenjë
rrespekti para emnave të burrave të shtëpisë, kur nuset e reja
i thërrisnin psh: Aga Adriano, Aga Adem etj. Emni Agabio
ka kuptimin: Bij të agait, bij të zotnisë. Në italisht bahet:
Agabi-ò, Agabi-osht. Sot po përdoret ma rrallë. Për goca
bahet: Agabia. Emni Aga, Ago, Ag dhe Ag-im i quaj të
njajtë.
  Agamenone. Aga-menon-e, asht emën shumë i vjetër, që
në gjuhën shqipe nuk don shpjegim, sepse po ta ndajmë në
Aga-menon asht i kuptueshëm si fjala Agai i mençun. Ashtu
si të gjithë emnat e tjerë, në italisht i shtohet germa “e” në
fund dhe do të kemi: Agamenon-e, Agamenon-esht. Për
goca nuk shkon.
  Agape. Aga-pe, po të zbërthehet në Aga-pe në gjuhën
shqipe, nuk do shpjegim, sepse të afërmit i thonë: Aga-pe,
prindërve të gëzuem për lindjen e atij djali. Për goca nuk
shkon, megjithëse ky emën përdoret edhe për femna.
  Agapito. Aga-pit-o. Emën që në shqip zbërthehet në Aga-
pit-o, ku fjala pit, i pirë, që në disa emna sipër e kemi hasun
me variantin italisht ”bert”, na del emën shumë i bukur, që
ka këtë kuptim: Aga i pirë o, osht, ose Aga i kulluem si uji i
pijshëm osht. Për goca nuk shkon. Në greqisht bahet:
Agapios.


                                                            35
  Agata. Aga-t-a. Asht emën që përdoret ma shumë për
goca, por simbas mendimit tim duhet të jetë vetëm për çuna,
sepse fjala”aga” ka qenë përdorë e përdoret në shenjë
rrespekti vetëm për burrat: aga të asht. Në italisht mund të
interpretohet si: a-gata e na del: asht qetja, macja, e nuk
besoj t‟i pëlqejë ndonjanës të krahasohet me qeten.
  Agathangelos. Agath-angel-os. Asht varianti në greqisht,
që duhet të jetë emni i masipërm, me shtesën: Angel-osht.
  Agathe. Aga-t‟he. Grek. Asht në listën e emnave femnorë,
që mendoj se nuk asht i përshtatshëm. Ky emën shkon ma
tepër për çuna dhe kuptohet si: Aga-t‟e, aga të esht.
  Agathonikos. Aga-thoni-ko-os. Asht emën grek që
kuptohet menjiherë në shqip si: Agai thoni ko, këtu osht.
Asht emën çunash. Për goca nuk shkon.
  Agatokle. Aga-at-o-k-le. Emni do ishte ma i plotë nëse do
shkruhej: Aga-at-o-ke-le, që e kuptoj me fjalët: Aga, i
ditun(at) o ke le. Nuk bahet emën femnor.
  Agazio. Aga-zi-o , që po ta zbërthejmë në gjuhën shqipe do
të kemi: Aga-zi-ò, që don të thotë se ai fëmijë ka lindun
ezmer, zikosh, ose kemi dhe Aga-si-o, që mund të jetë ma i
saktë me kuptimin në dialektin geg: Aga si(që) ò, dmth asht
aga, zotni.. Në italisht, shpesh herë, germa “z” zavendësohet
me germën ”s”. Për goca nuk shkon.
 Agelao. Ag-e-la-o. Ilir. Emni do ishte ma i plotë nëse e
shkruajmë: Aga-e-la-o, që kuptohet menjiherë në shqip me
fjalët: Aga e la, aga e la në jetë, e lindi. Për goca nuk ban.
  Agenore. Ag-e-nor-e. Fjala e zbërthyeme na del: Ag(a)-è-
nor-e. Dy fjalët e para tashmë i dijme. Fjala “n‟ore” në shqip
don të thotë: nor = ner = nder, por e ka origjinën nga gjesti
shumë i vjetër i popullit atlantideo-albano-shqiptar që të
japin dorën, n‟ore=në dorë, të japin “Besën” e të kanë dhanë


36
zemrën në dorë. Të gjithë fjalën duhet ta kuptojme si: Ag(a)
è (eshtë) me besë. Për goca nuk shkon.
  Agesilao. Ag-es-il-a, zbërthehet në Ag(a)-es-il-a, E gjithë
fjalia mund të interpretohet si: Ag(a)-è, eshtë, il, yllë asht.
Për goca nuk shkon.
  Agnese. Agn-es-e. Asht i regjistruem si emën femnor.
Fjala “agn”, duhet të jetë fjala: aga, por në dialekt mund të
kuptohet me agun, agimin e ditës dhe emni merr kuptimin:
Agime esht. Në greqisht dhe ilirisht asht: Agnes. (Anjes)
  Agostino. Ag-ost-in-o, asht emën shumë i vjetër e shumë i
përdorun edhe në Shqipni. E zbërthej në: Ag-ost-in, që don
të thotë: Ag(a) osht in, yni o. Nëse fjalën “ag” e marrim si
fjalën shqipe agim, emni mund të shkojë edhe për goca si:
Agostina.
  Agricola. Ag-ri-ko-la. Emën mashkullor që në shqip
kuptohet menjiherë me fjalët: Ag të ri ko la (në jetë). Për
goca nuk shkon.
  Agrippa. Ag-ri-ppa. Simbas meje, e zbërthyeme në Ag(a)-
ri-pp-à, duhet të jetë e njivlefshme me fjalën: Agai i ri po,
po-à. Duke mendue se fjalët “po, po” në italisht i thonë
gaznave të njeriut, që mos tingëllojë keq ky emën, e kanë
lanë vetëm me dy ”pp”. Nëse fjalèn “ag” do e marrim si
fjalën shqipe: agim, ky emën na del me kuptim për të dy
sekset sepse më jep kuptimin: Agimi i ri (asht) pa, dmth se
me lindjen e atij fëmije, të afërmit po shofin se po agon nji
rracë e mirë.       Për goca ka qenë përdor: Agripina,
Ag-ri-pi-ina, Ag-ri-pin-a dhe ka kuptim për goca.
  Afrani. A-fr-ani-o. Emnin e kuptoj me fjalët: asht flutur si
Hanë o. Për goca bahet: Afrana.
  Aiace. Aiak-e. Simbas zbërthimit të bamë ma sipër do të
kemi: A-iaç-è ose A-iak-è ose A-jak-è. Emni Ajak, Ajaks ka
qenë emën që e kanë pasun shumë mbretën të lavdishëm në

                                                            37
lashtësi në territoret e Ilirisë, kështu, që fëmija t‟i ngjante
këtyne mbretënve, i asht vu emni Ajaks dhe fjala “e” në fund
e përforcon këtë sepse na del: Ajak-è, esht. Në italisht, për
efekt se germat “c” dhe “e” së bashku lexohen “çe”, fjala e
humb kuptimin e saj, sepse lexohet: Aiaçe. Ajaksi kujtohet e
nderohet në Hollandë, si mbreti që udhëhoqi popullin ilir
atje dhe krijuan kombësinë e Hollandës. Për goca nuk shkon.
  Aida. Ai-da. Në shqip kuptohet me fjalinë: Ai (Zoti) e dha.
Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset.
  Aidano, Ai-dan-o. Në shqip duhet të ketë qenë: Ai-dhanë-
ò, osht. Për ne shqiptarët duket emën i bukur që nuk don
shpjegim dhe asht i ngjashëm me emnin: Le-ka.
  Aimone, Ai-mon-e. Ai-m‟on-e. Në shqip bahet: Ai-mon-è.
Në këtë mënyrë nuk ka kuptim, por nëse marrim parasysh se
populli ynë, krahas emnit Amon, që ka qenë emni i Zotit të
madh, përdor dhe shkurtimin e këtij emni:-Mon, që asht
shumë i përhapun në Shqipni e duke e bashkue me këtë fjalë,
emni i masipërm merr kuptim sepse na del: Ai, Amoni-è,
eshtë, ose në të folmen e popullit do kemi: Ai, Moni-è,
eshtë. Duhet të ketë qenë emni i ndoji perëndie, sepse
populli atlantidheo-arian i Europës nuk e kishte në natyrën e
tij që fëmijën e vet ta krahasonte me zotin. Në variantin e
dytë, kuptoj fjalët: Ai m‟i Honë esht. Emni asht vetëm për
çuna.
  Ahmet. Ah-met. Shqip. Me emna pemësh dhe lulesh, janë
kombinue shpesh emnat e të parëve tanë. Pema e ahut
simbolizonte forcë, jetëgjatësi dhe bukuri. Për goca nuk
kombinon, sepse pema e ahut asht në gjininë mashkullore.
  Afmet. A-f-met. Shqip. Duket si emni i masipërm, por i
zbërthyem duhet të ketë pas kuptimin: a fluturak met, asht
mbet (në jetë) nji fluturak. Ky emën mund të bahet për goca
si: Afmete, Afmeta.

38
                         -.-.-.-.-.-.-.-.-
  Disa emna që do shikoni ma poshtë fillojnë me fjalën “al”,
që asht shumë e përhapun nëpër popujt e Europës. Duke
mendue se fjala “Ali” asht përdorun si emën shumë i vjetër
nga popujt e lashtë atlantidheas-albanë të Europës, mendoj
se fjala ”AL” do të jetë origjina e emnit “Ali”. Edhe në
kombinimet me këte fjalë, emnat marrin kuptim. Mendoj që
emni “Ali” dhe fjalët”al”,”ala”,”ali” në italisht, duan të
thonë: krah për fluturim si ato të shpendëve dhe të
aeroplanëve e duhet të kenë qenë të njajta me emnin “ali”.
Njikohësisht, me anën e kësaj fjale na zbulohet dhe kuptimi i
maleve: Al-pe, Al-pi, që nuk duen shpjegim në gjuhën
shqipe që kuptohen si fjalët: Al (krahët fluturues) pe atje në
majë të këtyne maleve. Fjala “pi” në dialekte të gegënishtes
zavendëson fjalën ”pe”, ose mund të jetë përdor si fjala”pij”,
me kuptimin se në majë të atyne maleve mund t‟i takoje
krahët e kohës e mund të pije nga ato. Emni i maleve
Ur-al-e dhe emni Ar-al kuptohen menjiherë në shqip. Në
disa kombinime emnash, fjala”al” zavendësohet me fjalën
“ol”, që mendoj se janë e njajta gja.
  Nga lashtësia na asht transmetue deri në ditët e sotme nji
provë bindëse për këte shpjegim. Në lashtësi, fisi i
Molosëve, që banonte në jug të Shqipnisë, shpesh herë
thërriteshin: Malas, M‟al-as, që, simbas ndamjes, don të
thotë: Më al asht, ose: Mi al asht. Edhe emni Molos, M‟ol-
os, simbas ndamjes së bame, por në dialektin tjetër, na thotë
të njajtën gja: Më ol osht, mi ol osht, mbi al asht, mbi krahun
fluturues asht. Zbërthimi i emnave të maposhtëm, me
ndihmën e fjalës “AL”, mendoj që do jetë interesant.

 Al. Ky emën i thjeshtë dhe me kuptim në popujt e Europës
përdoret shpesh, bashkë me emnin Ali, kuptimin e të cilave e

                                                            39
kam shpjegue këtu ma sipër. Në Shqipni kam ndigjue shumë
emna që kombinohen me fjalën Al si: All-meta,            All-a,
Allai, Allajbeu etj, ku shof dhe emnin Alla, Allah, që mund
të ketë origjinë albanofone.
  Alabana. Al-a-ba-ana. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët:
Krah fluturues asht ba Hana. Për çuna mund të bahet:
Alaban-o.
  Aladino. Al-a-din-o. Në pamje të parë duket si emën arap,
por, po ta zbërthejmë simbas mënyrës teme, do të kemi: Ala-
din-ò e më del puro shqip, sepse don të thotë: Aliu din. Fjala
“ò” e shtueme mbraba e ban: Aladin-ò,osht, ose; Ala,
(fëmija me flatra)-din-o. Në gjininë femnore mund të
përdoret: Aladina.
  Alamanno. Alemano. Ala-mann-o. Al-a-m‟an-n‟o. Kjo
fjalë i jep ma kuptim fjalëve Ala, Ali, sepse zbërthehet në:
Ala-mann-ò, që duket si fjalë italo-shqipe, por, duke pa se
asht përdorun dhe nga personazhe të përshkruem nga
Homeri në luftën e Trojës, ku na jep nji personazh me emnin
Ali nga teritori Ilir, mund të them se emni Ali, i përdorun
nga Arabia deri në Amerikë, don të thotë pikërisht ashtu siç
e ka kuptimin në italisht, dmth krah fluturues. Atëherë
emnin Ala-man-ò, e zbërthej në: krahë man, mban, dmth se
prindi i uron fëmijës që të bahet me krahë e të fluturojë, siç
urojmë shpesh edhe sot. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Al
asht, mi, mbi Hanë na osht. Nëse e marrim të gjithën në
italisht, nuk del me shumë kuptim, sepse na del: Krahë dor,
krahë duar-ò. Në gjininë femnore asht: Alamana.
  Alano. Al-an-o. Simbas meje duhet të ketë qenë: Al-janë,
ku germa “j” jona, në italisht hiqet. Emni don të thotë: Të
lehtë si krahët e shpendit janë. Germa “ò” mbrapa asht si ke
gjithë të tjerat dhe i jep emnit formë dëftore: Alan-ò,osht. Në
formën femnore mund të përdoret si: Alana, që merr dy

40
kuptime. Kuptimi i parë asht si ma sipër dhe i dyti në formën
Al-an-o, që dmth: krahët e hanës. Emën shumë rromantik.
Për goca bahet: Alana.
  Alarico. Al-ar-ik-o. Al-ari-ç‟o. Ky emën zbërthehet në Al-
ar-ik, që e kuptoj si fjalën: Me krahë (me ali) ar ik, fluturo.
Emën shumë rromantik. Në variantin e dytë bahet: Krah ari
çosht. Germa “ò” i vihet si gjithë të tjerave. Mund të
përdoret edhe si emën femnor në formën Alarica, Alarika.
  Albano. Alb-an-o. Al-ba-an-o. Në këtë fjalë dhe në disa të
tjera ma poshtë shofim se rranja e emnit asht fjala “alba”, që
në lashtësi ka qenë përdorë si fjala “zbardh” dhe asht ruejtë
në gjuhën italiane dhe shpreh lindjen e diellit, ose ma saktë
përfaqëson zbardhjen e tokës nga ndriçimi i diellit. Nuk asht
e rastit, që qysh para ma shumë se 3 000 vjetësh, fjala
“Alba” asht përdorun njikohësisht për të tregue
karakteristikën e bardhë, të çelët të ngjyrës së fytyrës të
njerëzve, por edhe të banorëve që banonin në drejtimin nga
lindja e diellit, të shqiptarëve, dmth nga “alba”, për italianët
që banonin në perëndim. Fjala e ndame na del: Alban-ò, pra:
i zbardhët, i çelët osht. Germa “ò”, ”osht”, asht e
mavonshme. Në vetvete fjala “Alba”, me anë të gjuhës
shqipe ndahet në: Al-ba, Al-ban, ku fjala “al”,”ali” quheshin
dhe quhet në italisht krahu i shpendit, krahu i aeroplanit,
krah fluturues, ndërsa “ba” asht folje që e gjej qysh nga
shkrimet e Thotit, para ma shume se 12 000 vjetësh e deri në
ditët tona me kuptimin që ka sot. Përdoret po me atë kuptim
në popullsinë shqiptare. Simbas të parëve tanë, zbardhja e
ditës thuhej: Si krah i bardhë që futuron n‟alt, në qiell, asht
ba. Qysh nga kohët e lashta ka ngelë shprehja: Fluturon
koha. Ne i themi sot: Nji vetull drite nisi të dalë. Në shqip
asht fjala”n‟alt”, në alt, mbi alt, që ka ngelun nga lashtësia
dhe që asht e njivlefshme me fjalën italishte: “alt”, alt-o,( e

                                                             41
naltë osht). Asht dhe fjala “Saba”, sa-ba, shumë kuptimplote
në shqip, që ka kuptimin: Sapo ka fillu të bahet dita. Në
përfundim them se emni Al-ba-an-o don të thotë: Lindje e
Hanës, ose lindorë janë; e kam përsëritun se në italishten e
vjetër, fjala “an” mund të ketë qenë e njivlevshme me emnin
e Hanës ose me foljen “janë” tonën dhe asht lanë në shumës
në shenjë rrespekti, në shumë emna të vjetër. Germa ò, në
fund, si gjithmonë, zavendëson foljen osht, për t‟i dhanë
emnit formën dëftore:Alban-ò, osht.Për goca bahet: Albana.
 Alberico. Alb-er-ic-o. Al-b‟er-ic-o. I zbërthyem në Alb-
er-ik-ò, na del shumë emën rromantik, sepse kemi: Nga lind
dielli-erë ik, me kuptimin që prindi me ketë emën i uron
fëmijës së tij të drejtohet në jetë gjithmonë nga e mira, nga
zbardh dita, e jo nga e keqja, që përfaqesohet edhe sot nga e
zeza, nga errësina. Në variantin tjetër merr kuptimin: Al
(krahu fluturues) ba erë ò, osht. Për gjininë femnore bahet:
Alberica, Alberika.
 Alberto. Al-ber-to. Këte emën të zbërthyem në: Al-bert-ò,
e shpjegoj me italishten si fjalët: Krahë lehti, për ta pi në
kupë –ò. Në variantin femnor shkruhet Albert-à. Një tjetër
variant me kuptim i zbërthimit të këtij emni asht dhe: Alb-
ert-ò, që don të thotë: Erë e lindjes ò ose à, asht. Edhe ky
asht emën shumë i bukur. Për goca bahet: Alberta.
 Albino. Al-bi-in-o. Nga zbërthimi i këtij emni në: Al-bi-in-
ò, kuptohet menjiherë fjalia: Al, biri inë, yni-ò ose për
gjininë femnore: Albin-à.
 Albiana. Albiana. Zbërthehet në Al-bi-ana, që kuptohet
menjiherë në shqip si fjala: Krahë të bie Hana, ose krah, bir
Hane (je). Në këte variant mund të përdoret për të dyja
gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Albiano.



42
  Alboino Al-bo-in-o. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Al-bo,
njishi osht, ose: Krah fluturues bon, i yni osht, ose: Njishi
osht. Për goca mund të bahet: Albaina.
  Albrico. Al-bri-co. Zbërthehet në: Al-bri-ço, që e kuptoj
me fjalët: Krah fluturues dhe bri mbrojtës ç‟osht. Emën
shumë i bukur, që në gjininë femnore bahet: Albrica,
Albriça.
  Alceo. Al-ce-o. Zbërthehet në: Al-ç‟e-ò, që kuptohet me
fjalinë italo-shqiptare: Al, krah që osht. Germa “ò” e ban:
Alçe-ò, osht. Në variantin femnor bahet: Alcea.
  Alceste. Al-ceste. Zbërthehet në : Al-ç‟este, Al-ç‟është, në
shqip kuptohet sikur po flitet sot. Në këtë emën të vjetër
shofim foljen “Eshtë” të plotë. Kështu mund të përdoret dhe
për goca ose: Alçesta.
  Alcibiade. Al-ci-bi-a-de. Zbërthehet në: Al-çi-bi-a-de. Në
gjuhën e popullit mund të thuhet: Krahë, nji çikë bi, bir, nji
çikë fëmijë à, asht de. Në këtë variant mund të përdoret edhe
për goca. Në variantin greqisht asht: Alkiviades. Al-ki-vi-a-
de-es, ku shpesh herë germa “b” shkëmbehet me germën
“v”. (Arbanë=Arvanë).
  Alcide. Alcide. Ky emën, i zbërthyem, asht ma i thjeshtë,
sepse na del: Al-ki-de, Al-ç‟i-dhe, dhe kuptohet menjiherë si
fjalia: Krahë që i dhe. Për goca mund te bahet: Alcida,
Alçida.
  Alchimeda. Al-ki-me-da. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: krah për të fluturue, ki më dha. Emni asht ndërtue për
çuna. Për goca bahet: Alkjomedha, Alchiomeda, por nuk
del shumë bukur.
  Alchimena. Alkimeno. Al-ki-men-a. Simbas ndamjes,
emnin e kuptoj si: Krah fluturues (asht) ki, i mençëm asht.
Emni asht formue për çuna. Për goca do të ishte:
Alkjomena, Alchiomena.

                                                           43
  Alcino. Alcino. I zbërthyem na del: Al-ç‟i-in-o, që në shqip
interpretohet: Krahu që i joni asht. Për goca bahet: Alçina.
  Aldo. Al-do. Asht emën që kuptohet menjiherë kur e
zbërthejmë në: Al-do, Al-dho e kuptohet menjiherë si fjalia:
Krahë të dho. Emën i bukur dhe preçiz. Për goca asht Alda.
  Aldobrando. Al-do-bran-do. Mund ta zbërthej në: Al-do-
bran-do, që, nëse e interpretojmë në shqip e në italisht, do të
kemi: Krahë të dho, kope të dho. Në italisht, ”bran” don të
thotë kur familja psh., e ujqëve, luanëve rritet në numër dhe
krijon “br-an”, që asht fjalë shqipe: bërë (shumë) janë. Emni
ka kuptimin se me lindjen e atij fëmije, familja t‟u shtue dhe
t‟u forcue dhe prindi po futuron nga gëzimi. Emën shumë i
bukur, që mund të përdoret edhe për goca në formën:
Aldobranda.
  Alfio. Al-fi-o. I zbërthyem në: Al-fi-ò unë e interpretoj si:
me krahë e me fije, me lidhje, me rranjë-ò, òsht. Në librin
“Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, në botimin e
dytë, kam shpjegue se emni Ma-fie asht i përbamë nga fjalët
shqipe “ma”, mban dhe “fie”= penjët, fijet, lidhjet, rranjët,
etj dhe më rezulton emni i druidëve të shejtë, që drejtonin
jetën shpirtnore në lashtësi. Edhe në rastin e emnit Alfi fjala
“fi” ka kuptimin e lidhjeve, rranjëve që shton familja me
lindjen e atij fëmije. Emni asht i shkurtën e preçiz, sepse na
del kuptimi: Krahë dhe rranjë ò, osht. Për goca mund të
bahet Alfia.
  Alfonso. Al-f-on-so. Në zbërthimin e këtij emni në: Al-f-
ons-ò, Al-f-on-so, na dalin disa karakteristika që i hasim dhe
në emna të tjerë. Në zbërthimin e emnit Del-f-hin kemi
germën “f” të veçantë që shpreh fluturimin mbi ujë. Mendoj
se asht krijim-fjale shumë i saktë i përdorun nga populli në
lashtësi. Edhe në fjalën e maposhtëme: Al-f-re-do na del
germa ”f” me po të njajtin kuptim. Fjala “ons” mund të jetë:

44
Jons. Shkurtimi i fjalëve asht i natyrshëm në Shqipni. Emni
tashti na del me kuptimin: Krah fluturues, joniani-ò, osht.
Mund të përdoret dhe në gjininë femnore si Alfonsa.
  Alfredo. Al-f-re-do. Zbërthehet në: Al-f-re-do, Al-f-re-
dho. Prindi, i gëzuem për lidjen e këtij fëmije, i thotë të
afërmve: Më bani me krahë fluturues ky fëmijë dhe me
ngriti deri ke retë. Për aq fjalë që ka emni Alfredo, shprehja
asht shumë e bukur dhe domethanëse. Për gjininë femnore
bahet: Alfreda
  Algiso. Al-gi-is-o. Nga zbërthimi në: Al-gi-is-ò, shofim se
fjala gji ka qenë përdorë në lashtësi siç e përdorim edhe sot:
”gjini i familjes”. Emni merr kuptimin e bukur me fjalinë:
Fëmija i lindun me krahë, i gjinit familjar, jetë (is) –ò, osht.
Në femnore bahet: Algis-à, Algjisa.
  Alice. Ali-ce. Në italo-shqip asht: Krah fluturues ç‟është.
Pavarsisht se asht në emnat femnorë, me këte kuptim mund
të përdoret për të dy sekset.
  Alida. Al-i-da. Asht në listën e emnave femnorë, por
simbas kuptimit: Al i dha, mund të kuptohet për të dy sekset,
sepse kemi: al i dha(zoti). Mund të bahet për çuna si: Alido.
  Alidon. Al-i-don. Emën çunash, që përdoret në Shqipni
dhe kuptohet menjiherë si: Al i dhonë, i lindun. Për goca
bahet: Aledona.
  Alina. Al-in-a. Asht në listën e emnave femnorë, por edhe
ky emën mund të përdoret për të dy sekset, sepse më jep
kuptimin: Krahu fluturues yni asht, ose: Njishi asht.
  Allegra. All-egra. Në shqip zbërtheht në: krah fluturuesja e
egër asht dhe i jep kuptim këtij emni, që në italisht kuptohet
si: E zhdërvjellët, e shkathët, qeflije etj, dhe nji futurake e
egër i plotëson këto kushte. Për çuna bahet: Allegro.



                                                             45
  Alma. Al-m‟a. Në shqip kuptohet me fjalinë: Al(krah
fluturues) më asht. Me këte kuptim, mund të përdoret për të
dy sekset.
  Altea. Alt-e-a. Al-te-a. Në shqip ka kuptimin: Krah
fluturues të asht, ose: E naltë të asht. Asht në listën e emnave
femnorë. Për çuna mund të bahet: Alteo.
  Amalia. Am-ali-a. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: Mama me krahë asht, ku prindi i kësaj fëmije
dëshiron që goca e tij të bahet nji mamë si engjëll, me krahë
fluturues. Në dialektin çam, kur kërkojnë ndonji gja, të
thonë: Am ali, më jep krah për të fluturue. Për çuna bahet:
Amalio.
  Ali. Asht emni i stërgjyshit tem. Emnat Ali dhe Alie, janë
shumë të përhapun në Shqipni dhe në shtete të ndryshme të
Europës. Shpjegohet me italishten e sotme: Krah fluturues.
Quhet gabimisht emën arap, por arapët e kanë përvetësue
nga gjuha e atlantidheasve. Në Shqipni ndodhet me të
vërtetë shpella e Ali Babait, nji shpellë e madhe ku futeshin
anijet me vela në kohë stuhie. (Edhe ato të piratëve, që ishin
shumë të përhapuna në detet e lashtësisë). Kjo shpellë
ndodhet në ishullin shkëmbor të Sazanit tonë, Sezamit në
italisht dhe nga aty asht përhapun legjenda në gjithë botën.
Për goca do ishte ma i saktë nëse do bahej: Ala, por shkon
edhe si Alie, Alia.
  Alime. Ali-im-e Në shqip: Ali-im, ose Ali-ime. Përdoret
shumë në Shqipni e në shtete të tjera europiane dhe asht
quejtë gabimisht emën arap. Kuptohet menjiherë përmbajtja
e këtij emni: Krah fluturues i imi esht. Me të drejtë, prindi
futuron nga gëzimi kur i lind fëmija. Për çuna bahet: Alim-o.
  Aliosha. Ali-osh-à. Mbahet si emën rus, por siç shifet dhe
nga zbërthimi në shqip, asht emën i vjetër atlantido-alban.
Në këtë variant mund të përdoret si për femra ashtu dhe për

46
meshkuj. Kuptimi duket qartë si: Ali-osht ku germa “a”,
ndofta dhe “e”, duhet të jenë ma të vonëshme.
  Alighiero. E ndame në Ali-ghi-er, Ali-gji-er, kuptohet si
fjalia: Me krahë, gji era-ò, òsht. Në gjininë femnore bahet:
Aligiera. Aligjiera.
  Almerigo. Al-me-er-i-g-o. Simbas ndamjes kuptoj fjalët:
Krah fluturues me fllad ere isht, gji, rracë osht. Në gjininë
femnore bahet: Almeriga, Almerigjia.
 Alketi. Al-ke-ti. Simbas ndamjes së bame, kuptohet
menjiherë. Për goca mund ë bahet: Alketa, që, e ndame në
Al-ke-t‟a, Flutura-ke, të asht, i mbetet po ai kuptim.
 Almeta. Al-meta. Al-m‟et-a. Emën shqiptar, që kuptohet
menjiherë me fjalët: Fluturak meta, ose: Fluturak me
dituni(et) asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy
sekset, por për çuna bahet dhe: Almet, Allmet.
  Almiro. Al-mir-o. Al-m‟ir-o. Sapo shofim fjalën mirë e
kuptojmë se asht fjalë me kuptim shqip. Fjala Al-mir-ò, ose
Al-m‟ir-à, asht, don të thotë: Krahëmir-òsht ose asht. Në
variantin e dytë e kuptoj si: Krah me hir, me nur osht.
  Aloisio. Al-o-isi-o. E ndame në: Al-ò-isi-ò, kur dijmë se
fjala “Isi”asht e barabartë me fjalën “jetë”, atëherë ky emën
merr kuptim me fjalinë: krahë-osht-jetë-osht. Në gjininë
femnore mund të bahet: Alaisia.
  Alvaro. Shpjegimin e baj sipas ndamjes: Al-v-ar-ò e bahet
i kuptueshëm me fjalinë: Krah që vë, ven ar osht, ku prindi
që i ven këte emën, shpreson që fëmija i tij të shkojë drejt
virtyteve të arta. Zanoret ò dhe à, si gjithmonë janë në vend
të foljeve osht e asht. Në gjininë femnore bahet Alvara.
  Alviero. I zbërthyem në Al-vi-er, bahet emën me kuptimin:
Krahët vijnë si era. Në gjininë femnore bahet: Alviera. Si
gjithmonë, zanoret “ò” dhe “à” janë në vend të foljeve osht
dhe asht.

                                                          47
  Alvise. Unë e ndaj në Al-v‟is-e, që don të thotë: Krahu po
vjen, ose: krah vë jetë esht. Në këtë variant mund të përdoret
dhe për goca.
  Alesander, Alesaner. Të zbërthyem në të dy dialektet, na
dalin fjalitë: A-lè, sa-nder ose A-le-sa-ner. Në gjuhën shqipe
me këtë emën na del nji fjali e shkurtën shumë preçize, ku
prindi shpreh se asht nderue me lindjen e atij djali. Simbas
meje duhet të ketë qenë si titull nderi, sepse shumë mbretën
në lashtësi kanë pasun këtë emën. Kur shkoi Aleksandri i
Maqedonisë në Persi, ata ia kthyen: Is-ka-nder, Iskender,
isht (ky që) ka nder, ose: Jete(is) ka(ne dore), asht nder, që
më len të kuptoj që edhe në Persi ka qenë e njoftun dhe e
folun gjuha atlantideo-albane. Këtij emni të bukur gabimisht
i heqin germën “i” dhe emni bahet: S‟ka nder, S‟ke-nder. Për
fat të keq, këtë emën e kam dhe unë, që do të detyrohem ta
ndryshoj e t‟i shtoj germën “i”, që t‟i rregullohet kuptimi.
Prindët e mij, duke mendue që ishte emni i heroit tonë
kombëtar, Skënder-beut, menduen se do i ngjaja edhe unë
atij heroi. Në popuj të ndryshëm, emni Alesander asht
edhe: A-le-a-nder, A-le-a-ner, A-le-a-nri, A-le-a-ndri, A-
le-ka, që do i shqyrtoj ma poshtë, por që vërtetojnë idenë
teme për kuptimin e këtij emni. Për goca bahet: Alesandera
ose Alesanera.
 Aleander, Aleaner, zbërthehen në: A-le-a-nder, A-le-a-ner.
Janë fjalë puro shqipe, që na tregojnë se në lashtësi, kanë
qenë përdorë të dy dialektet, kur thonë fjalën : “ner” dhe
“nder”. Për goca bahet Aleandera ose Aleanera.
  Aleanri, Aleandri, zbërthehen në shqip në: A-le-à-nri dhe
ne A-le-à-ndri, duket qartë kuptimi i tyne, kur prindët të
gëzuem i thonë të afërmëve të tyne se me lindjen e atij
fëmije, shtëpia, familja e fisi janë ndriçue. Edhe këtu shofim


48
përdorimin e fjalës “nri” dhe “ndri”, në të dy dialektet e
gjuhës shqipe. Për goca bahet: Aleandria ose Aleanria.
 Aleka. A-le-ka, asht emën me shumë kuptim, që përdoret
dhe sot në Shqipni e zbërthehet në: A-lè-ka, asht-le-ka, ku
shofim përdorimin e germës “A” në fillim të emnit, simbas
mënyrës italiane, për të përforcue domethanien e emnit. Asht
pikërisht emni Leka me shumë kuptim në gjuhën shqipe,
sepse kur themi Le-ka, i themi farefisit: shifni, lè, lid-ka ose:
ka lindë ky femijë, që do të bahet nji njeri me emën kur të
rritet. Ka të njajtin kuptim për të dy sekset, kështuqë mund
të përdoret edhe për goca.
 Aleco, A-le-ko. Në shqip kuptohet: asht le ko, këtu (ky që
do bahet i famshëm). Edhe pse mbaron me zanoren “o”, ky
emën mund të përdoret edhe për goca, sepse hyn në të dyja
gjinitë.
 Alechi, A-le-ki. Në shqip bahet: asht le ki (që do na nxjerrë
në dritë). Emni asht i përdorshëm vetëm për çuna. Për goca
mund të bahet: Alekjo, por nuk kombinon bukur.
 Aleksander-a, Aleksaner-a. Edhe në këtë mënyrë shkrimi,
futja e germës “k” në mes të emnit Alesander, ia humb pak
kuptimin, megjithëse asht futun për ta zbukurue edhe mà
këte emën të bukur, që e kanë mbajtë njerëz të lavdishëm.
Për goca bahet: Aleksandra ose Aleksanra. Në greqisht
këta emna bahen: Alexandre, Alexandros, Alexios, Alexis,
ku germa “x” duhet të jetë “ks” në shqip.
 Aleardo. A-le-ar-do, Aleardho dhe e ndame në shqip na
del: A-le-ar-do, dho, ku emni ktheht ne fjali dëftuese shumë
shprehëse: Asht le, lind dhe ar do të japë kur të rritet. Mund
të ndahet në: Al-e ar-do,që dmth: Krah dhe ar dho. Për goca
bahet: Alearda.
 Aleramo. A-le-ram-o, Al-er-am-o. Në shqip mund të
zbërthehet në: A-le-ram-o, që mund të jetë nji kombinim i

                                                              49
emnit autokton me gjuhën latine dhe emni na del si fjalia:
Asht le, lind, degë e jotja asht, ku fjala “Ram” don të thotë
degë në italisht, por edhe në dialektin e shqipes ne themi:
dardha nën dardhë do të bjerë, kështuqë fjalia merr
kuptimin: Asht le, i ramun ò (ka zbritun, rrjedh, ka originën
nga prindet, ra nga qielli). Mund të ndahet edhe në: Al-er-
ram-o, që e shpjegoj: krah ere i zbritun (ram)osht. Varianti i
dytë kuptohet me dialektin çam si: Krah ere am, më jep o.
Për gocat mund të bahet: Alerama.
  Alessio. A-le-ssi-ò. Al-es-si-o. Del emën me kuptim dhe në
gjuhën shqipe në variantin: asht le, lind-(shifni) si ò, osht,
ose: Al è, esht, shih si o. Në gjininë femnore bahet: Alesia.
  Alypios. Al-y-pi-os. Grek, që e zbërthej me fjalët: Asht
krahu fluturues, hy, hyjni, për ta pi në kupë-osht. Për goca
mund të bahet: Alypia, Alipia.
  Amalia. Am-ali-a. Ky emën femnor na jep kuptimin:
Mama e alit asht, mama e krahut fluturues asht. Në dialektin
çam kuptohet si: Më am, më jep alin asht. Me këte arsyetim
emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna
bahet: Amalio.
 Në shumë emna që do shifni ma poshtë, që kombinohen me
fjalën “am”, mendoj se marrin ma kuptim në dialektin çam.
  Amabile. Am-a-bì-le. Ky emën, i ndamë në Ama-bi-le,
Am-a-bij-le, lind, i regjistruem si emën për çuna, më duket
ma tepër i gjinisë femnore se i atij mashkullore. Fjalë për
fjalë, në dialektin çam, e kuptoj me fjalët: Më am, më jep a,
bi-le, ku bile i thonë fëmijëve në çamërisht. Mund të ketë
qenë emën i ndonji perëndie dhe mendoj se mund të përdoret
për të dyja gjinitë.
  Amadeo. Am-a-de-o. E ndame në Ama-de-ò, Ama-dhe-ò,
osht, më duket ma tepër si emën i gjinisë femnore, por në


50
dialektin çam ky emën kuptohet si: I dhamë (am) asht dheu,
sa toka osht. Për goca mund të bahet: Amadea.
  Amanzio. Am-an-zi-o. Mund të jetë emën i përbamë në A-
man-zi-o, sepse në të kaluemen, gjatë lindjeve, ishin të
shpeshta vdekjet e lehonave dhe ka mundësi që fëmijës në
ato momente t‟i vejnë atë emën. Mund të përdoret dhe për
gjininë femnore si Amanzia. Në të folmen e popullit, mund
të bahet: Aman-si ò, osht e nuk don shpjegim, sepse germat
“z” dhe “s”, zavendësojnë njana-tjetrën në italisht. Në
dialektin çam kuptohet si: Më jep (am) Hanën, (shif) si osht.
  Amaranto. I zbërthyem në Am-ar-an-t‟o, Am-ar-a-n‟te,
Am-ari-janë-këto, emni nuk don shpjegim në dialektin çam.
Për goca mund të bahet: Amaranta, Amarante.
  Amarildo. Am-ar-il-do. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: jep (am) arë e Yll dho. Në italisht, fjala amaro, don të
thotë: I idhët, e për këte arsye, ky emën përdoret pak në Itali
dhe ma shumë në Shqipni. Për goca asht: Amarilda.
  Amato. Am-at-t‟o Mendoj se asht emni ma i vjetër i Zotit:
Am-at-ò, që, në dokumenta të vjetër në Egjypt (Egiitton),
dokumentohet si emni i Zotit, që asht edhe nanë edhe babë.
Me ndamjen e bame kuptoj fjalët: Am, (me jep) dituni (at) të
osht. Për goca bahet: Amatà.
  Amatore. Am-at-or-e, A-mat-or-e. Në shqip duket si: Më
jep(am) dituni (at), ar esht, ose: Asht i matun, ar esht. Në
këtë formë mund të përdoret edhe për goca.
  Amauri. Am-a-uri. Unë e interpretoj në shqip si: i amës
asht uri, dmth se për të amën, ai fëmijë, që mund të ketë
lindë mbas vdekjes së të atit, do të ishte nji urë lidhëse për të
amën me kujtimin e burrit të humbun. Në shqipen e sotme
ne themi”ura”, por në këtë emën shofim përdorimin e kësaj
fjale në formën mashkullore: “Uri”. Në formën çamërishte


                                                              51
kuptohet si: I dhanë (am) asht uri. Për goca mund të bahet:
Amaura.
  Ambeta. Am-b‟et-a. Këtë emën e kuptoj si: Mama bani nji
fëmijë të ditun. Në çamërishte e kuptoj si: Asht dhanë (am)
bi etërish, bij të ditunish a. Për çuna mund të bahet:
Ambeto.
  Ambra. Am-b-ra. Në italisht asht emën i njivlefshëm me
fjalën shqipe: ”hije”, por simbas ndamjes së bame, më del
kuptimi: Am bëra, dmth se ajo fëmijë asht nji gocë që do
bahet nji mamë e mirë.
  Ambrogio. Am-br-o-gi-o. Në shqip: Am-bir-ò-gi-ò më
del emën me kuptimin: I mamës biri ò, gji (rracë) ò. Për
goca mund të përdoret si: Ambrogia. Në çamërisht kuptohet
si: Më asht dhanë (am) biri, (ose bri) o, rracë (gji) osht. Në
variantin greqisht bahet: Ambrosios.
  Ambrosiano. Am-br-o-si-an-o. Asht emën i ngjashëm me
Ambrosio, Ambrogio, por në shumës. Për goca mund të
bahet: Ambrosiana.
  Amedeo. Am-e-de-o. Në shqip mund të interpretohet si: Ti
mama e dhe, e linde-o. Vendosjen e këtij emni ia kanë lanë
në dorë fëmijëve ma të mëdhej. Në çamërisht kuptohet si:
Dhanë (am) esht, dheu osht, sa toka osht. Për goca bahet
Amedea.
  Amelio. Am-eli-o. Zbërthehet në shqip e italisht si: I
mamës ai ò, osht. Në çamërisht bahet: Më dha erën o, më
dha yllin (eli) osht. Për goca bahet: Amelia.
  Amelsido, Amelsi-do. Asht emën puro shqip, që nuk don
shpjegim. Për goca bahet: Amelsida.
 Nga ky emën shofim origjinën e fjalës shqipe “Amëlsia”,
nga ndamja e fjalës në: am-el-si-a, ku kuptohet fjalia: Më
dha (am) fllad të fresket ere (el) shif si asht.


52
  Amerigo. A-m‟eri-gi-o. Në Shqipni, kur flasin për
Amerikën, thonë me shaka, se asht nji vend ku Ha-merr-ik,
por në analizën e këtij emni kjo shaka nuk del e vërtetë.
Emni Amerigo asht shkruejtë dhe në variantin: Americo, në
shqip Ameriko, nga ku i ka mbetun dhe emni kontinentit:
Amerika. Simbas ndamjes së bame, që besoj se asht ma i
vjetër dhe ma i saktë, emnin e kuptoj me fjalet: Asht mi er,
rracë (gji) osht (rracë engjujsh). Për goca bahet: Ameriga,
Amerigjia.
  Amerika, Am-er-ik-a. Nëse zbërthejmë këtë emën në: A-
m‟er-ik, shofim që nuk e ka plotësisht kuptimin siç ia jep
populli shqiptar, por me del: à, asht-mer-ik-ò, osht, që don të
thotë se ai fëmijë asht i shkathët e, nëse don nji gja, e merr
dhe ikën. Asht emën i ngjashëm me emnin: Kap-uk, Çap-ik
etj, që përdoren në Shqipni. Në nji variant tjetër asht nji
tjetër emën i ngjashëm me emnin Ameriko, në italisht asht:
Emmerico, në shqip Emmeriko. Edhe këte emën, nëse e
ndajmë simbas mënyrës teme, na del: Em-mer-ik-ò, që i
afrohet kuptimit me emnin Amerik-ò. Në variantin çam,
nëse në vend të fjalës “am” vejmë fjalën” i dhanë”, i lindun,
emnat kuptohen simbas kuptimit ma të lashtë të tyne si: me
lindi (am, em) nji fllad ere i shëtitun (i ikun), rracë asht.
 Amide, Hamide, A-mi-de me kuptimin: A mi dhe, asht
mbi dhe, që asht dhe emni i mumës teme. Kështu siç asht,
mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Amico, në shqip Amiko. Kjo fjalë në gjuhën italiane asht e
barabartë me fjalën shqipe: mik. Nëse e zbërthejmë këtë
fjalë simbas mënyrës teme, shofim se unë kam të drejtë kur
them se germat ”a”dhe “o” kanë qenë përdorun nga latinet
për t‟i kthye emnat në fjalë dëftuese. Kështu na del à-mik-o,
që, e shpjegueme për të gjithë, don të thotë: asht mik-o.


                                                            53
Germa “o” duhet të jetë e mavonëshme se germa “a”, sepse
emni bahet: Amik-ò, osht. Për goca mund të bahet Amika.
  Amilcare, A-mi-il-ka-ar-e. A-milka-ar-e, Am-il-ç‟a-ar-e.
Shofim se asht emën me shumë kuptim, që don të thotë:
milka-ar, mjelka ar. Kështu, prindi i këtij fëmije dëshiron që
ai fëmijë të mjelë, të vjeli ar, në kuptimin e pasunisë, por ma
tepër në kuptimin e virtyteve, sepse populli ynë i lashtë ma
shumë randësi i vinin virtyteve, që i krahasonin ma të
vlefshëm se arin. Ka qenë ky mentalitet i gjithë popujve
arianë albanofonë të Europës, që marrdhaniet bankare i la
në dorë të ebrejve, që përfituan nga kjo karakteristikë e
europianëve. Germa “a” në fillim dhe germa “e” në fund, i
japin formë dëftore këtij emni dhe kemi: A-milkar-e, dmth,
asht milkar-esht, ku germa “e” duhet të jetë e ma vonëshme.
Në variantin e parë kuptoj fjalët: Asht mi il, asht mbi yjet, ka
ar esht. Varianti i tretë zbërthehet me dialektin çam si: me
lindi Ylli, ça ari esht. Për goca mund të bahet Amilkara,
Amilcara.
  Amilia. Am-ili-a. Shkon ma teper per goca, ku kuptohen
fjalët: Am, mama e Ilit asht. Në dialektin çam bahet: më
lindi(am), u dha ylli-a. Nëse marrim parasysh zbërthimin në
çamërishte, emni mund të bahet edhe për çuna si: Amilo.
  Amina. Am-ina. Am-in-a. Kuptohet menjiherë që asht
emën për goca, sepse kuptohet fjalia: Am ina, Mama jonë
asht. Në variantin e dytë e kuptoj në çamërishte si: Lindun
njishi asht dhe mund të përdoret për ë dyja gjinitë.
  Aminta. Am-in-t‟a. Ka të njajtin kuptim me emnin e
masipërm.
  Amintore. Amint-ore. Amint-or-e. Am-in-t‟o-re. Në këte
formë duhet të ketë qenë emni i ndonji perëndie, për të cilën
luteshin e thonin Amin. Kuptohet menjiherë që asht emën
vendas. Për goca mund të bahet Amintora. Në variantin

54
çam e kuptoj si: lindi(am) njishi, të osht si reja e qiellit.
Mund të përdoret për të dyja gjinitë, siç asht.
  Amleto, Amlet-ò, i zbërthyem në shqip na del: Amlet-o, ku
fjalët amlet, ambël, tambël shprehin të njajtën gja=i ambël,
kështu që emni i të shkretit Hamlet në shqip na del emën
shumë i ambël, për jetën e tij të hidhët, nëse do kemi
parasysh jetën e heroit shekspirian. E gjithë fjala bahet:
Amlet-o, osht, dmth i ambël osht. Për goca mund të bahet
Amleta.
  Amone. Amone. Asht emni shumë i vjetër i Zotit të madh.
Në Shqipni, fëmija i vogël që sapo ka fillue të flasë thotë:
Amon, Amon, ma plotëso këtë dëshirë, ose Amon, o Zot i
madh, Amon, ma realizo këtë dëshirë. Pa dashje, kjo fjalë
asht futë në organizmin e shqiptarit, që edhe pa këtë
shpjegim temin e ka përdorun këtë emën qysh nga lashtësia.
Në Itali përdoret shumë si emën çunash. Ma pak i përhapun
asht në Shqipni. Mund të përdoret edhe për goca, sepse në
këtë mënyrë i ka të dyja gjinitë. Në fakt zoti “ Nuk ka seks,
nuk ka formë, asht i gjithkund ndodhun, asht i drejtë, i
gjithfuqishëm etj.etj”. Në Shqipni përdoret edhe: Aman,
A-m‟an, në dialektin tosk dhe që më jep rastin të jap
mendimin tem për origjinën e këtij emni shumë të lashtë si:
Asht mi Hanë. Në gegënisht thuhet: Asht mi Honë. Të parët
tanë, që besonin se perënditë jetonin në qiell, e kanë shprehë
ma së miri këtë, me anë të emnit: Asht mbi Hanën, asht në
qiell. Në shumë emna shof të ketë kombinime me fjalët
”man, m‟an” dhe “mon, m‟on”, që kuptohen si: Mbi Hanë,
mi Honë.
  Amore, Am-or-e. Në italisht i thonë dashunisë. Me
ndamjen e bame, në dialektin çam, kuptoj fjalët: Më jep
(am) ar, është dhe del emën i ngjashëm me emnin: Amoris.
Emni ka kuptim për të dyja gjinitë. Nëse e ndajmë në: am-o-

                                                           55
re, e kuptojmë në të folmen e sotme si shprehjen: am, më
jep-mor-re e qiellit, më jep mor mret, por njikohesisht, fjala
“am” asht dhe shkurtim i fjalës mama dhe shprehja mund të
marrë kuptim ma të plotë kështu: Mama o re (e qiellit). Kjo
fjalë ka kuptimin në shqip”dashuni”, dhe i përgjigjet kësaj
fjale italiane, sepse mama asht ajo që e don ma shumë
fëmijën e saj. Në variantet e dhana ma sipër, mund të
përdoret kështu siç asht për të dy sekset.
  Amoris. Am-or-is. Emnin e kuptoj me fjalët: Am ar isht,
më jep ar isht.Për goca mund të rrijë po kështu, ose: Amara.
  Amos, ndahet në: Dhanë osht, Am-os, osht, mama-osht.
Duhet të ketë qenë emni i ndonji perëndie, sepse ata merrnin
dhe emna të tillë. Emni asht i ngjashëm me emnin: Le-ka.
Ky emën mund të përdoret për të dyja gjinitë ashtu siç asht.
  Ampelio ndahet në: Am-peli-ò, ku fjala “peli” ka qenë
emën rrespekti në lashtësi për popujt ilirë, ku, simbas
Strabonit, ”peli” thirreshin meshkujt dhe “pelia”, femnat.
Mund të jetë variant i fjalës “perri”, që kanë qenë hyjneshat,
shtojzovallet në lashtësi. Emni merr kuptimin: Am, më jep
peli, perri-ò. Ky emën në variantin femnor asht Ampelia. Në
variantin greqisht asht: Ampelias.
  Amulio. Am-uli-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Am ulli osht,
ku shofim që emni i pemës së ullinit përdorej edhe për
njerëz, që ata të baheshin jetëgjatë e të fortë si ullini. Për
goca nuk shkon, sepse fjala “ulli” asht në mashkullore.
  Ana. Ana. Asht emën që e përdorin gati të gjithë popujt e
botës, pa ia ditun kuptimin, që në shqip don të thotë: Hana.
Në formën mashkullore e hasim në format: An, Ani, Ans,
Hans etj.
  Anacieto, ndahet në Ana-ciet-o, ku “ana” asht quejtë në
lashtësi dhe quhet edhe sot në Shqipni sateliti i përjetshëm i
Tokës, Hana. Emnin Ana e gjej dhe në shkrimet e Thotit,

56
mbretit të fundit të Atlantides, që minimumi, para 12 000
vjetësh e përdorte këtë emën në kombinimin e nji emni tjetër
mjaft të bukur, në atë të Gojë-ana, Gojë-Hana. Fjala “çiet”,
në dialektin geg asht fjala”qet”, qetësi ose asht shkurtim i
fjalës çielt, që edhe në dialektin gegënisht thuhet kështu e
don të thotë : Qiejt, në shqipen letrare. E gjithë fjala ka
kuptimin; Hana e qiellit-è,osht,ose: Hana e qet òsht. Do ishte
emën ma i përshtatshëm për femnat, që kanë pasun gjithnji
emnin Ana, por edhe si emën mashkullor nuk asht i keq,
sepse emni “Hana”, përdoret për meshkuj në formën: An,
Ani, Hans, Han. Në variantin femnor duhet të jetë:
Anacieta, Anacielta, ndërsa për atë mashkullor duhet të
jetë: Ancelto, Anceto.
  Anastasia. An-ast-a-si-a. Asht në listën e emnave femnorë
dhe në shqip merr kuptimin si: Hana asht, asht si asht
(e bukur shumë). Për çuna mund të bahet: Anastasio. Në
greqisht bahet: Anastasios.
  Anatolia. An-at-oli-a. Ky emën femnor, në shqip
shpjegohet me fjalët: Hana e ditun (at), krahu fluturues asht.
Për çuna bahet: Anatolio. Në greqisht bahet: Anatolios. I
ngjason emnit të Anadollit, në Turqi, por që kuptohet si:
Hana dolli, Hana doli.
  Ancilia. An-cili-a. Asht në listën e emnave femnorë dhe
kuptohet menjiherë në dialektin geg me fjalinë: Hana çili a,
hana asht çel, ka lind, por, duke pa se fjala”an” asht pa
zanoren “a” mbrapa, që e kthen në femnore, mendoj se ky
emën mund të përdoret për të dyja gjintë njilloj, ose për çuna
bahet: Ançilio.
  Ancio. An-çi-o. Nëse lexohet në italisht, kuptojmë fjalët:
An çi o, Hanë që osht. Për goca bahet: Anaçia.
  Anco. An-ko. An-ço. Asht emën i ngjashëm me emnin e
masipërm. Për goca bahet: Anka, Hanka. Në teritorin ilir,

                                                           57
ky emën, Hanka, ka pas shoqnue emnat e grave të
rrespektueme, krahas fjalës: Kadone, Kad‟ne dhe përdoret
edhe nga popullsia e Turqisë.
  Andet. An-det. An-de-et. Emën malesh në Amerikën e
Jugut, që kuptohet në shqip me fjalët: Anës detit, ose: Hanë,
(që) dhe dituni(et).
  Andia. An-di-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Hana e ditun
asht. Simbas ndërtimit asht ma tepër për çuna, por mund të
përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet:
Andi-o. Për goca do ishte ma i saktë: Anadia.
  Andrea, ndahet në: à-nd-re-a, që don të thotë se prindi ka
lindun nji fëmijë që do të jetë i naltë, i vlefshëm e i zoti, sa
të arrijë deri ke retë. Nga fjala shqipe “re” e ka origjinën
emni i mbretit në italisht, që quhet: re dhe ka po atë kuptim:
Ky person që drejton popullin asht i naltë deri ke retë. Edhe
kunora që mban mbreti në kokë asht simbol i resë së qiellit,
që e shofim të pikturueme në formë të rrumbullakët sipër
kokës se njerëzve të shenjtë e që simbolizon retë. Në
ndryshim nga mbretnit, njerëzit e shenjtë jetojnë ke retë,
ndërsa mbreti jeton në tokë, por asht ma i nalti, aq sa janë
retë nalt në qiell dhe kontrollojnë e qeverisin vendin e tyne.
Në Shqipni ky emën shumë i lashtë e i bukur haset në
formën: N-re, Nd-re, Nd-reu dhe në të gjitha variantet don
të thotë se ai njeri që ka atë emen asht i naltë deri ndër re.
Për mendimin tem, emni Andrea mund të shkonte mirë për
të dy sekset, ndërsa për variantin në shqip: Andreu asht per
djem, ku Reu na paraqitet si emën vetëm mashkullor. Në
greqisht bahet: Andre, Andreas.
  Anri. Andri. A-nri. A-ndri. Ilir. Këta dy emna duken të
ngjashëm me emnin: Andrea, por, siç shifen nga ndamjet,
kanë kuptim tjetër, sepse unë në këta emna kuptoj fjalët:


58
Asht nri, Asht ndri, ku shifet qartë ndryshimi, simbas
dialektit. Për goca mund të bahet: Anria, Andria.
  Andon. An-don. Emnin e kuptoj me fjalët: Anën don,
Hanën don. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por përdoret
ma tepër për çuna. Në Shqipni përdoret dhe forma e
shkurtueme e këtij emni: Don, që në disa vende të Italisë,
edhe sot përdoret si emën rrespekti për parinë e vendit.
  Andromeda. An-dro-me-da. Asht në emnat për goca, por
simbas kuptimit: An, dro, mundet (që) më dha, mund të
përdoret për të dy sekset. Për goca do ishte ma i saktë:
Anadromeda.
  Andronikos. An-dro-ni-ko-os. Asht varianti greqisht i
këtij emni, të cilin e kuptoj si: Hana, mundet ni ko osht,
Hana, mundet që ni ktu osht.
  Anempodistos. An-em-po-di-s‟t-os. Asht varianti greqisht
i këtij emni, që e kuptoj si: Han em po din stë osht, Hani im i
ditun të osht. Për goca bahet: Anempodista.
  Aneta. Ane-t-a. An-et-a. Me ndamjen e bame, emni
kuptohet menjiherë në shqip me fjalët: Anë, Hanë të asht,
ose: Hanë e ditun të asht. Për çuna bahet: Anit-o.
  Angelo. An-gi-el-o. Me ndamjen e bame shof emnin: Han,
rracë ere osht. Në shqipen gegënishte të veriut asht A-n‟çiel,
si në italisht. Në gjuhën letrare asht: Engjëll. Ndahet në: à-n-
çiel e asht puro shqip, që don te thotë: asht në qiell. Fjala “o”
në fund asht e mavonëshme dhe përmbledh të gjithë fjalën:
Anciel-o,osh. Në variantin shqip interpretimi i këtij emni, na
tregon se ajo gja që ne po kërkojmë të tregojmë, asht nji gja
që asht në qiell, që tregon shume mirë gjendjen e engjujve
që jetojnë në qiell. Ma vonë asht kthye në emnin: Angjelo.
Në gjininë femnore asht: Angela, Angjela. Në greqisht
bahet: Angelos.


                                                              59
 Angelino. Angel-in-o. E kuptoj: Angjeli inë, angjelli jonë
osht. Për goca bahet: Angjela.
 Anglia. An-g-li-a. Ma i plotë do ishte: An-gi-ili-a, Hanë,
rracë yllorësh asht. Tjetërsoj, ky emën shkruhet: Inglis, që e
plotësueme nga zanoret që i mungojnë, bahet: In-gi-ili-is, që,
në shqip kuptohet me fjalët: I yni, rracë yllorësh isht.
(Ingili, in-gji-ili, quhet edhe ungjilli, un-gji-illi).
 Aniceto, në shqipen gegënishte asht: An-i-çet-o, e
shpjegueme për të gjithë don të thotë: An-i qetë-ò, osht.
Këtu shofim se emni i Hanës ka qenë përdorun dhe për
emnat e meshkujve. Edhe në emnat e maposhtëm do na
forcohet kjo gja. Popuj të ndryshëm, me origjine të njajtë,
këtë emën (An) në gjininë mashkullore, e kanë: An, Ani,
Han, Hani, Hans. Në variantin greqisht asht: Aniketos,
An-ik-et-os, që e kuptoj si: Han i ikun, i dhetitun, i ditun(et)
osht. Për goca bahet: Anacieta.
 Anicio. Ani-çi-o. Ani-ki-o. Ky emën kuptohet menjiherë
me fjalët: Hani që osht, ose: Hani, ki osht. Për goca nuk
shkon.
  Annibale, në shqip bahet: An-ni-bal-è, që don të thotë se
Ani, në ballë është, ose: Ani nji ballë (nji drejtues) esht. Nuk
don koment për figurën e Annibalit, që në shqip shkruhet:
Hani-bal. Në variantin femnor mund të bahet Anibala,
Hanibala.
 Anita. An-it-a. Ani-t‟a. Në shqip kuptohet ma tepër si
emën mashkullor, sepse për t‟u bamë femnor duhet të ishte:
Anaita, nga që emni”an”, ani, pa zanoren “a” më rezulton
mashkullor.Për goca do shkonte:Aneta dhe për çuna:Anit-o.
 Anichi. An-i-ki. An-ik-i. Në shqip kuptohet menjiherë dhe
ky emën mund të përdoret për të dyja gjinitë.



60
 Anone. An-on-e. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Ani jonë
esht. Simbas ndërtimit, mund të përdoret për të dyja gjinitë,
ose për goca bahet: Anona. Asht dhe emën qyteti në Itali.
 Anna. Ann-a. An-n‟a. Shif Ana.
 Annabella. Anna-bella. Ky emën femnor kuptohet
menjiherë me fjalinë: Hana e bukur. Në variantin e lashtë
mund të ketë qenë: An-n‟a-be-el-la, që kuptohet me fjalët:
Han na asht, bej ere la.
  Ansaldo, An-s‟al-do. Në shqip, në të folmen gegënishte të
veriut, fjala “sal”, sall= me fjalën “pikërisht” dhe emni mer
kuptimin: Anë-pikërisht don, ose: Hanën sipër alit e dho
(Zoti). Emën shumë i bukur. Për goca mund të bahet
Ansalda.
 Anselmo, Ans-el-m‟o, në shqip mund të jetë: Ans-elm-o,
ku fjala elmo don të thotë helmete ushtari në italisht,
kështuqë emni merr kuptimin: Helmetë e hanës osht.
Variantin e parë e kuptoj me fjalët: Ansi, Hansi, erë më osht.
Emën shumë poetik. Po këtë kuptim ka dhe emni tjetër Ant-
elm-o. Për goca bahet: Anselma dhe Antelma.
 Ansovino, në shqipen gegënishte bahet: ans-ovin-ò ose
Hanës i hovin. Emën shumë i bukur, i cili shpreh dëshirën e
prindit që fëmija i tyne të arrijë e të hypi mbi hanë. Për goca
bahet: Ansovina.
 Anteo. An-te-ò. Në shqip kuptohet me fjalinë: Hanë të
osht. Për goca bahet: Antea.
 Antero. Ant-er-o. Në shqip don të thotë që ai fëmijë që ka
këtë emën, do të jetë i bukur si Hana dhe i shpejtë si era. Për
goca bahet Antera.
 Anthia. An-thi-a. Grek. Asht në listën e emnave femnorë,
që don të thotë: Hana ti asht, Hana të asht, por fjala”anthi”,
anti, tingëllon ma tepër si mashkullore. Ma i saktë, për goca
do ishte: Anta. Për çuna bahet: Antio.

                                                            61
  Antigone. An-t‟i-g-on-e. It. Grek. Ilir. Në shqip kuptoj
fjalinë: An të isht, gjiu (rraca) jonë esht. Për goca bahet:
Antigona.
  Antimo, Anti-im-o. Në shqip don të thotë se ai djalë i
bukur si Hana, asht imi, dmth i prindit që e ka. Asht në
formën mashkullore. Në greqisht bahet: Anthimos.
  Antino, në shqip ka po atë kuptim si ma sipër, por
fjala”in”, yni, asht në shumës dhe na del: Anti jonë ò, ose
Hana jonë osht.
  Antioco, asht emën që e kanë mbajtun edhe mbretën
shqiptarë dhe në shqip asht: Antioke, plotësisht i
kuptueshem si: An-ti-o-ke, që don të thotë se ai femijë që ka
këtë emën asht i kompletuem si Hana e plotë. Në italisht “c”
dhe “e” bajne “çe” dhe popullsia, për mos i humbun shumë
kuptimi e bajnë: Antioco, në shqip: Antioko=An-ti-o-ko, në
dialekt lexohet: Hana asht ko, dmth këtu. Edhe në këte
variant, ky emën asht shumë i bukur. Në formën Antioke
mund të përdoret për të dy sekset.
  Antipas. Ant-ip-as. Asht emën greqisht, që e kuptoj si: I
hipun mbi Hanë asht. Për goca mund të bahet: Antipa.
  Antipatros. An-t‟ip-atr-os. Asht emën greqisht. Mund të
ishte dhe: Ant-ip-etr-os, që ka kuptimin: Në Hanë hypë, i
dituni osht. Për goca bahet: Antipatra. Në italisht asht:
Antipatro.
  Antonio, Antonello. Po të shqyrtojmë emnin e dytë, që ka
mbrenda dhe emnin e parë do shofim se ndahet në: An-ton-
e-llo. Në gjininë femnore asht ma i saktë: Antonella. Siç
shifet, e lexojmë emnin me kuptim: Hanën tonë e lo,e llo, e
dho, që don të thotë: Hanën tonë e lo, e lindi, e dho, e
dhuroi. Fjala “llo” në dialektin shqipfolës të Greqisë dhe të
gegënishtes shqipe, shpreh të njajtën gja. Në Shqipni


62
përdoret ma tepër emni Andon. Për goca bahen: Antonia
dhe Antonella.
  Antonino. Antoni-in-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip
me fjalët: Antoni inë osht. Për goca bahet: Antonina.
  Apellos. Ap-e-llos. A-pe-llos. Ap-el-los. Emën mashkullor
grek, që në shqip më duket ma me kuptim në variantin e
tretë që e kuptoj me fjalët: Ap ere(el) losh (në jetë).
Variantin e dytë e kuptoj si: Asht pe, penjë, asht ai që do
bajë lidhjet, (ky që) llosh, dhosh.
  Apia. A-pi-a. Mbahet si emën femnor, por simbas meje
mund të përdoret për të dy sekset. Kuptohet menjiherë në
dialekt me fjalinë: Asht i pirë-a (i-e kompletuem me virtyte).
Për çuna mund të bahet: Apio. Asht i ngjashëm me emnin
Pia, Pio. Në greqisht asht: Aphia.
  Apiano. A-pi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht pi-
hanë-o, asht fëmijë që ka marrë bukurinë e hanës-o. Për goca
bahet: Apiana.
  Apicio. A-pi-çi-o. A-pi-ki-o. Emni kuptohet me fjalët:
Asht i pirë në kupë ki o. Për goca bahet: Apiçia, Apikjo.
  Apilio. Ap-ili-o. A-pi-ili-o. Në shqip kuptohet menjiherë
me fjalët: Ap ilin-osht, dhanës i Yllit të asht, të jep yllin në
dorë-o. Edhe varianti i dytë asht i bukur, sepse e kuptoj me
fjalët: Asht fëmijë që ka pirë, ka marrë nga Yjet. Për goca
mund të bahet: Apilia.
  Apodisis. A-po-di-si-is. Grek. Ilir. Në shqip kuptohet
menjiherë si: A po di, (shif) si ish. Për goca mund të bahet:
Apodisia.
  Apollodoro. Ap-oll-o-do-or-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
Ap krah fluturues (oll, all)-o, dhonës ori (ari) osht. Për goca
bahet: Apollodora.
  Apolone, Ap-o-lon-e, Ap-ol-one. Për kuptimin e këtij
emni, kam marrë mendimin e z. Aristidh Kola, që e ndante

                                                             63
në: Ap-o-lon-e, jep për t‟u dëfrye. Në analizën që po i baj
këtij emni, shof se ka edhe disa mundësi të tjera shpjegimi,
që në variantin e dytë me bahet: Ap krahë Hone, të ban të
fluturosh deri ke Hona. Pamvarsisht se e ka mbajtë nji
perëndi mashkull, emni ka kuptim për të dyja gjinitë.
 Apollo. Ap-oll-o. A-poll-o. Ap-ol-lo. Mendohet si tjetër
emën i Apollonit, që simbas ndamjes kuptoj fjalët: Ap oll o,
dha krah fluturues o. Në variantin e dytë kuptohet: Asht
pjellë o, ashtu si emni: Le-ka. Për goca mund të bahet:
Apolla.
Apollinare. Ap-oll-in-ar-e. A-poll-in-ar-e. A-polli-n‟are.
Në variantin e parë kuptoj fjalët: Ap, jap krah fluturues nji ar
esht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Asht pjellë nji ar- è.
Në variantin e tretë kuptoj fjalët: Asht pjellë në nji familje
të artë. Për goca bahet po kështu.
  Aphrotitis. A-phrot-it-is. Grek. Duket si emni i Afërditës,
por, simbas zbërthimit të bamë, më jep kuptimin: Asht proi,
it ish, asht përru, i yti isht. Asht në listën e emnave femnorë,
por simbas kuptimit, më rezulton emën për çuna. Për goca
duhet të bahet: Aprotita. Nëse bahet: Aprodita, kuptohet
njilloj me emnin Afrodita, sepse kuptohen fjalët: Ap-rron-
dita.
  Apuleio. Apu-lei-ò. Ap-ul-eio. Më rezulton emën i bukur,
sepse prindi i fëmijës i thotë i gëzuem miqve: Apu, hapuni,
se ka le ky, që do të bahet me emën, i famshëm. Në variantin
e dytë kuptoj fjalët: Ap nji femijë të ulët, të përulun, e.
Zanoret e tjera duket se përfaqësojnë fillimet e foljeve isht
dhe osht. Për goca bahet: Apulea.
  Aquilino, A-qu-ili-in-o. Në këtë formë, ku asht shkruejtë
italisht dhe lexohet si në gjuhën shqipe, unë kuptoj fjalinë
kuptimplote në gegënisht, që më thotë: Asht i qut, i squet ili


64
ynë-o. Në italisht kjo fjalë don të thotë”qeraxhi shtëpie”. Për
goca bahet: Aquilina, Akuilina.
  Araldo, unë e interpretoj si fjalën: ar-al-do, që don të thotë:
Ar al dho. Fjalën “al” do ta shofim shpesh ma poshtë dhe në
italisht ka kuptimin e krahut të shpendit, krahut fluturues.
Ky emën i bukur na shpjegon se fëmija si ari, krahë të jep, të
ban të fluturosh nga gëzimi. Emën shumë i bukur, që për
goca bahet: Aralda.
  Aramis. Ar-am-is. Emnin e kuptoj me fjalët: Më jep arin
isht. Për goca bahet: Arama.
  Arano. Ar-an-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët:
Ar hanë osht, ose: osht Hanë e artë. Për goca bahet: Arana.
  Aratone, emën puro si në shqipen e sotme ku kemi: Ar-à-
ton-è, dmth: ar à, ar asht,-toni, joni asht. Në variantin Ara-
ton è, mund të përdoret edhe si emën femnor, sepse
popullsia jonë shpesh herë e krahason femnën me nji tokë
pjellore.
  Arcadio. Emni zbërthehet në: Ar-ka-di-ò, që don me thanë
se ai fëmijë ka virtyte të arta e asht i ditun. “Dio” në italisht
don të thotë “zoti” dhe kështu emni na del: Ky femijë me
virtyte si ari, si zot ò, osht, por nuk e pranoj, sepse për
popullin vendas të Europës ishte i largët mendimi që nji
fëmijë të ishte “zot”. Duke ndjekun mënyrën e vjetër të
zbërthimit, do të kemi: Ar-ka-di, që në gjuhën e vjetër
autoktone italiane, asht ma i kuptimtë me gjuhën shqipe e
don të thotë që ai fëmijë asht me virtyte të arta, asht dhe i
ditun, pra kemi: Ari ka dituni. Si gjithmonë, germa “o” asht
e mavonshme se ky emën dhe i jep nji formë dëftuese emnit:
Arkadi-ò,osht. Në variantin femnor del: Arkadia.
  Arcano. Ar-c‟an-o. Ar-ka-an-o. Në shqip e kuptoj me dy
mënyra: 1-Ar ç‟a an-o, ose: 2- Ar ka an-o. Në të dy variantet


                                                              65
del emën i bukur në shqip. Për goca mund të bahet: Arçana,
Arcana, Arkana.
  Arcangelo. Ar-ka-an-gi-el-o. Ky emën i gjatë më jep nji
fjali të gjatë e gjithë kuptim si: Ar ka Hana, rracë(gji) e erës
o. Për goca bahet; Arcangela, Arkangjela.
  Arcelao. Ar-ce-la-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: Arin ç‟e la në jetë-o. Për goca mund të mbetet:
Arçela.
  Archenado, Ar-che-na-do. Në shqip kuptohet menjiherë si
fjalia: Ar që na do, dho. Për goca bahet Archenada,
Arkenada, Arqenada.
  Archita. Ar-ki-it-a. Ar-ki-t‟a. Emnin e kuptoj me fjalët:
Ar(asht) ki, i iti, yti asht. Emni asht ndërtue për çuna, sepse
fjala”ki” përdoret kur flasim për çuna. Për goca bahet: “kjo”
dhe emni mund të marrë kuptim si: Arkjota, Archiota.
  Archimede, Ar-chi-me-de, Arkimede. Emni zbërthehet
në Ar-ki-me-dhe, që don thotë: Ar ki, ky asht-me, mbi dhè,
ku fjala”dhè”, ka qenë përdor e përdoret në vend të fjalës
“Toka”, globit të Tokës. Tashti po përdoret ma pak. Nëse
fjalën “dhe”, me dhanë, e lexojmë ke emni ky bahet: Ar ki
më dha, kështuqë ky emën bahet i njillojtë me emnin
Archenado. Për goca mund te përdoret Archimede,
Arkimede, Archimeda ose Arkimeda.
  Archippo, Ar-chi-po, në greqisht: Archippos, në shqip
shkruhet Arkipo dhe ndahet në: Ar-ki-po, që don të thotë: Ar
doni? Ki, ky, po asht ar. Emën shumë i bukur. Nëse shkruhet
në gjininë femnore,Archipa,Arkipa, ndryshon pak kuptimin
në fjalinë: Ar-ke-pa. Në greqisht bahet: Archippos.
  Archibaldo, Ar-chi-bal-do, në shqip shkruhet: Arkibaldo,
dhe ndahet në Ar-ki-bal do, që i kuptohet menjiherë kuptimi
si fjala: Ar ki, në ball, dhonë ò, osht. Dmth se ai fëmijë i


66
çmueshëm si ari, asht në ballë, në krye, i pari i të gjithëve.
Në variantin femnor del: Arkibalda.
 Ardea. Ar-de-a. Në këtë emën, kuptoj fjalët: Ari i dhënë
asht, ose: Ari i dheut, i gjithë globit asht, ose si e folmja e
përditshme: Ar de asht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë,
ose për çuna bahet: Ardeo.
 Ardito, Ar-dit-o, asht nji fjalë që duhet të jetë shumë e
vjetër, sepse i vihej e i vihet edhe sot atyne djemve që
pranojnë vullnetarisht të sakrifikojnë jetën për atdheun, që
pas vdekjes, ndriçojnë dhe të tjerët me heroizmin e tyne.
Fjala e ndame në Ar-dit, Ar drit-ò,osht, asht shumë
shprehëse në gjuhën shqipe si shprehja: Ari i çmueshëm na
ndriçon, si dielli që e ban natën ditë. Pas vdekjes si dëshmor,
bahet dritë për të tjerët. Për goca mund të bahet Ardita.
 Arduino, në gjuhën shqipe ndahet në Ar-du-in-ò, që don të
thotë: Ar du, ar dua-in ò, njishi osht. Prindi, me dhanien e këtij
emni fëmijës, shpreh dëshirën që të ketë nji fëmijë të vlefshëm si
ari. Në variantin femnor asht: Arduina, pa i ndryshue kuptimi.
 Areco. Ar-e-co. Ar-e-ko. Emnin e kuptoj me fjalët: Ari esht
ko. Me këte formë ka kuptim për të dyja gjinitë.
 Aresio. Ar-e-si-o. Në greqisht: Ares, në shqip do kemi:
Ar-ës (shif) si ò. Për goca bahet Aresia, Aresa.
 Arethas. Ar-et-has. Emën grek, që e kuptoj si: Ari i ditun
(et) asht. Mendoj se në këtë formë mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
 Argelia. Ar-g-eli-a. Mendoj se duhet të shkruhet: Ar gji eli
asht, që merr kuptimin: ar, rracë ere asht.
 Argenta. Ar-g-en-t‟a. Asht emni i Argjendit, që e kuptoj
me fjalët: Ar, rracë, gjiu jonë (en) të asht. Shkon për të dyja
gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Argento, Argjenti.
 Argimiro, që, po ta zbërthejmë në gjuhën shqipe, na del:
Ar-gi-mir-ò, Ar-gji-i mir osht, ku fjala gji në lashtësi, në

                                                           67
popullsinë autoktone të Italisë donte të thoshte: racë, familje.
Emni na krijon shprehjen e bukur: I arti, nga nji familje e
mirë osht, asht. Në variantin femnor del: Argimira,
Argjimira.
 Ar-gjiro. Ar-gjira. Ar-gjin-o. Argjina. Shqip. Në italisht
me këtë emën kombinon edhe fjala: ar-gjin-at-ura, që ka
kuptimin e nji toke të ngritun, që mund të përdoret si urë, si
rrugë kalimi nëpër vende me këneta. Në kët rast, ky emën, i
shkruejtun në të dy dialektet, kuptohet si: Racë florini. Edhe
me zanoren “o” në fund asht përdorë ma tepër si emën
gocash, por në të gjitha format ka kuptim për të dyja gjinitë.
 Argo. Ar-gi-o. Asht emën i shkurtën, që na krijon nji fjali
të shkurtën e preçize: Ar e rracë( gji) ò, osht. Për goca mund
të bahet Arga.
 Arbano. Ar-ban-ò. Emën i vjetër, me të cilin shpesh herë
thirrej popullsia ilirike në lashtësi, sepse ishin popuj me
virtyte të arta, që edhe fëmijët e tyne i kishin si vetja, dmth
se ilirët lindnin, banin fëmijë të virtytshëm si ari. Në
variantin femnor bahet Arbana. Ky emën ka qenë
gjithmonë e asht në përdorim në territoret e Shqipnisë.
 Ariano. Ari-an-ò. Edhe në këtë fjalë puro shqipe mshifet
kombinimi: Ar-janë, që asht emertim që ka shoqnue gjatë
mijëvjeçarësh popullsine albanofone të Europës, për vlerat e
tyne të çmueshme si ari. Për goca bahet: Ariana.

 Duhet te theksoj se, në këte studim e në të tjerët që
kam ba, kombinimet e fjalëve të ndryshme me fjalën
AR, bahen për njerëz të virtytshem, të ndershëm, të
drejtë e hyjnorë. Për këto karakteristika që kishte,
popullsia pellazge asht quejtë në të kaluemen: “Ariane”,
“Qiellore”, “Yllore” dhe “Hyjnore”. Straboni i quante
”Peli”, në shqip perri, që don të thotë: Hyjnor. Fjala

68
“AR” ndodhet edhe në “Pllakat prej Zmeraldi të
Thotit”, të bame para ma shumë se 12 000 vjetësh, po me
këtë kuptim, dmth që kjo karakteristikë ka qenë shumë e
vjetër për popullin atlantidheo-alban të gjithë botës, por
nuk po merret shumë parasysh në ditët tona.

 Ariadne. Ari-a-dne. Grek. Menoj se do ishte ma i plotë si:
Ari a dhe, Ari a dhanë, që në shqip nuk don shpjegim. Asht
në listën e emnave femnorë, por mund të përdoret për të dyja
gjinitë.
 Arialdo. Ndahet në Ari-al-do, Ari-al-dho, që don të thotë:
Ari krahë të dho, ku në këtë rast fjala “Ari”, na paraqitet si
emën perëndie, që të ban me krahë të fluturosh. Në gjininë
femnore bahet Aralda.
 Ariberto. I ndamë në Ar-i-bert-ò, kuptohet menjiherë që
don të thotë: Ar i kulluem për t‟u pirë në kupë, ò, osht. Për
goca bahet: Arberta.
 Arichiviadhe. Ar-i-ki-vi-a-dhe. Emën i vjetër grek, që e
kuptoj si: Ar isht ki, bi asht dhënë, ose: asht i dheut. Në
greqisht germa “b” shpesh herë zavendësohet me germën
“v”. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Ariele. I ndamë në Ari-e-le, ose, Ari e lindi. Edhe në këte
emën na del fjala “Ari”, si emën perëndie, sepse jep
kuptimin e emnit në shprehjen: Ari (perëndia) e lindi (ta
dha). Pa e ndryshue mund të përdoret edhe për goca.
 Arideu. Arideu. Ilir. Shif: Ardeo.
 Ario. Shif emnin Aris. Për goca bahet: Aria, Ara.
 Ariobarzani. Ari-o-ba-ar-za-an-i. Ky emën i gjatë më jep
nji fjali të gjatë dhe me kuptim: (Prej) ari osht, ban ar, za
Han isht, zenë Hanën isht. Për goca mund të bahet:
Ariabarzana.


                                                           69
 Ariosto. Kuptohet menjiherë si fjalia: Ari-ost-ò, dmth., prej
ari osht. Për goca bahet: Ariosta.
 Ariovisto. Ari-o-v-is-t‟o. Nëse germën “v” do e shkruajmë
“u”, siç shkruhet shpesh në latinisht, atëherë emni merr
kuptimin: Ari-o-u-is-t‟o. (Prej) ari osht nji (un) jetë(is) të
osht. Për goca bahet: Ariavista, Ariauista.
 Aris. Ar-is. Asht emën i njillojtë me emnin: Ariost, por në
dialektin tosk ndryshon folja osht në isht. Për goca mund të
bahet: Arisa.
 Aristarco. Ar-ist-ar-ko,ka. Në greqisht bahet: Aristarkos.
Më del nji emën shumë i bukur dhe shprehës, ku prindi i
gëzuem për lindjen e fëmijes thotë: Ar isht, ar ka, në
kuptimin që ai fëmijë asht i çmueshëm si ari, por dhe ar ka,
që mund të jenë pasunia, por dhe pasunia kulturore e
prindëve. Del emën shumë i bukur edhe për goca në formën:
Aristarca, Aristarka.
 Aristeides. Ar-iste-i-des. Ar-is-t‟e-i-des. Emën grek, që
në shqip e kuptoj me fjalinë: Ari isht i dhes, i gjithë globit.
Variantin e dytë e kuptoj si: Ar, jete të isht i dhes, i dheut.
Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca.
 Aristeo. Ndahet në Ar-is-te-ò, ku edhe nji herë shofim
përdorimin e fjalës “is”, të njivlefshme me fjalën “jetë”.
Emni merr kuptimin: Ar jete të osht. Për gocat bahet:
Aristea.
 Aristide. Ar-ist-i-de. Ari-isht-i dheut. Del emën me shumë
kuptim, që don të thotë: I arti isht, asht i dheut. Edhe sot kjo
mënyrë emërtimi përdoret në Shqipni. Asht emën i njajtë me
emnin: Aristeides.
 Aristione. Ari-ist-i-on-e. Ari-isht-i-jon-è. Edhe ky emën
del me shumë kuptim në gjuhën shqipe. Germa “è” e kthen
në fjalë dëftuese emnin Aristion-è, esht. Për goca bahet:
Aristiona.

70
  Ariston. Ari-ist-on. Grek. E kuptoj si: Ar isht Hona. Për
goca bahet: Aristona
  Aristo. Ar-ist-ò. Ar isht-ò. Emën i saktë dhe shprehës, që
nuk don shpjegim në shqip. Për goca bahet Arista.
  Aristofane. Ar-ist-of-an-è. Ar-ist-o-f-ane Jam i gëzuem
që në këte emën shumë të lashtë të përdorun në Greqinë
homerike shof nji shprehje gëzimi që e përdorim edhe sot në
Kavajë sepse kemi: Ar isht, of (të keqen) që janë. Nji
shprehje gëzimi, tipike edhe sot ke shqiptarët. Në variantin e
dytë bahet: ar isht o fluturak, Ane esht. Për goca bahet:
Aristofana.
  Aristotele. Ar-ist-o-te-e-le. Ar isht o, te asht le, lind. Me
pak fjalë, në këte emën asht krijue nji fjali e gjatë dhe
shprehëse, ku në fund prindi shpreson se asht lind nji fëmijë
për të shpresue shumë. Në këtë formë mund të përdoret dhe
për femna.
  Aristovoulos. Ar-ist-o-vo-ul-os. Emën grek. Në këtë
emën, fjala”vo” asht e diskutueshme, sepse kuptohet me disa
mënyra:
  1-Vo, e kuptoj me dialektin e Shkodrës që don të thotë:
vezë.
  2- Vo, vu, vendos etj, përdoret në gegënisht.
  3- Në greqisht germa “b” zavendesohet me germën “v” dhe
rrokja vo bahet: bo.
  Mue do të më pëlqente varianti i dytë e i tretë, që e kuptoj
me fjalinë: Ar isht-o, vo, vu, vendos, ul osht, ose: Bo (i
lindun) i përulun osht.. Në shkrimet e Thotit asht fjala” Vo e
malit esht”, që unë e kam interpretue si: Vezë e malit asht,
dmth: embrion i malit asht. Edhe në këtë rast, ky kuptim e
zbukuron emnin. Për goca mund të bahet: Aristovoula.



                                                            71
  Armando. Ar-m‟an-do. Në shqip bahet: Ar-m‟an-dho.
Prindi këtij fëmije i ven emnin: Ari më këtë anë (asht)
dhonë. Për goca bahet Armanda.
  Armida. Ar-mi-da. Asht në listën e emnave femnorë, por
simbas zbërthimit në: Ar më dha(Zoti), ky emën mendoj se
mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Arminio. Ar-mi-ni-ò. Në shqip duhet të jete: Ar mi, mbi-
ni ò, ku fjala “ni” asht përdorë dhe përdoret si fjala “njishi”
dhe sot në dialekt. Ky emën mund të ketë kuptimin që ai
fëmijë asht si ari mbi njishin që mund të ketë qenë i pari i
shtëpisë, krahinës ose mbreti. Nji dëshirë shumë e madhe e
këtij prindi për ta ba perandor fëmijën e tij. Për goca mund
të bahet: Arminia.
  Arnaldo. Ar-n‟al-do. Në shqip don të thotë Ar në al
(krah,it.) dho. Emën shumë i bukur për prindin, që pret t‟i
bahet krah i biri. Ky prind duhet të ketë qenë zanatçi,
(zan-at-çi-o, nzan dituni (at) çi o). Emni për goca mund të
bahet: Arnalda.
 Arno. Ar-n‟o. Ilir. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar na osht.
Për goca bahet: Arna, por fjala”arna” ka kuptimin e nji cope
rrobe, që vihet për të mbyllun gropat e rrobave të vjetra dhe
për këtë arsye nuk përdoret për goca në Shqipni, por
përdoret: Arana, Ar Hana, Hana prej ari.
 Arnamet. Ar-na-met. Ilir. Në lexim të parë kuptohet me
fjalët: Me arna met, por, simbas ndamjes së bame, kuptoj
fjalët: Prej ari na mbeti. Me këte formë kuptohet për të dyja
gjinitë.
  Aronne. Ar-onn-e. Në shqip Ari jon-è, eshtë. Emën që në
shqip nuk don shpjegim. Për goca bahet: Ariona. Asht emën
që asht përdorë e përdoret gati në gjithë botën.
  Arpali. Ar-pa-ali. Ar-pi-ali. Emën pellazg që kuptohet: Ar
pa fluturaku, ku prindi quan “al” veten e vet. Varianti i dytë

72
kuptohet si: Ar, virtyte të arta pin ali, krahu fluturues.
Kështu si asht mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për
goca mund të bahet: Arpala
  Arpani. Ar-pa-ani. Emën ilir, që e kuptoj me fjalët: ar pa
Hani (në mashkullore). Për goca duhet të bahet: Arpana.
Arpahana.
 Arpino. Ar-pin-o. Ar-pi-in-o. Ilir. Simbas ndamjes kuptoj
fjalët: Nga virtytet e arta pinë-o, ose: Ar pin, njishi osht. Për
goca bahet: Arpina.
  Arrigo. Ar-ri-go. Në shqip bahet Ar-rinon-gji-o, osht.
Emën që në shqip nuk don shpjegim.
  Arsenios. Ars-eni-os. Emën grek, që në shqip e kuptoj me
fjalinë: Arsi, i arti jeni osht. Në shqip thuhet Arsen, në
italisht: Arsenio dhe asht emërtue nji helm shumë i fortë.
Për goca mund të bahet: Arsenia.
  Artemisa. Ar-te-misa. Art-em-is-a. Në greqisht dhe
ilirisht asht edhe si: Art-em-as, Art-em-is. Zbërthimin e këtij
emni e kam dhanë edhe ke libri: “Thoti i pavdekshëm na
zbulon Atlantidën” si: Ar të mbeta, e virgjën të mbeta.
Simbas variantit të dytë, më rezulton si: Arti em jetë (is)
asht. Ka qenë emni i nji perëndeshe në lashtësi.
  Artemas. Art-em-as. Emën greko-ilir, që e kuptoj si: i-e
arti em asht. Në këtë mënyrë mund të përdoret për të dyja
gjinitë.
  Artemio. Art-e-mi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Art e mi
osht, ari im osht. Për goca bahet: Artemia.
  Artes. Ar-te-es. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar të esht. Për
goca bahet: Arta.
  Arturo. Ar-tur-o. Në dokumentat e vjetër shkruhet Ar-
thur, që kuptohet menjiherë në shqip, për nji njeri që thur,
prodhon virtyte ari. Në variantin femnor mund të përdoret si
Artura. Arthura.

                                                              73
  Ascanio. As-ka-ani-ò. Asht emën shumë i vjetër shqip, që
e themi: Azgan, por kuptimin e saktë e ka si: As-ka-an, që
menjiherë sapo e ndigjojmë, krijojmë idenë për nji djalë
trim, të shkathët e të fortë. E ndame më jep kuptimin:
as(jetë) ka hana. Atëherë kuptoj se të parët tanë me këtë
emën kanë dashtë të thonë: Fëmija me këtë emën i jep jetë
edhe Hanës. Për gocat bahet Askane, Askana. Zanoret “à”,
“e” dhe “ò”, si gjithmone vihen në vend të foljeve asht, esht
dhe osht.
  Ascoli. As-ko-oli. Në shqip kuptohet me fjalët: Asht ko,
këtu oli, krahu fluturues, engjëlli. Në dialekt tosk bahet:
Askali. Nëse në vend të fjalës: “as” vejmë fjalën “jetë”,
atëherë emni kuptohet si: Jetë ç‟o oli, jetë ç‟osht krahu
fluturues. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja
gjinitë.
  Asdrubale. As-dru-bale. Ky emën më jep nji të dhanë të
randësishme për druidët në territoret shqipfolëse, sepse
emnin unë e interpretoj: As-dru-bal-è, në kuptimin që ai
fëmijë i sapolindun, për prindët, asht druid i ballit (kryesor).
Nuk vjen bukur që të përdoret për gocat. Përdoret edhe si:
Hasdrubale.
  Asella. As-ella. As-el-la. Asht në listën e emnave femnorë.
E kuptoj si fjalinë: asht ella, asht ylla, ose fjala “ella”
përdoret në shenjë respekti, kur i drejtohesh ndonji femne
në italisht.Varianti i dytë më jep fjalët: Jetë, ylli la. Emni
shkon për të dyja gjinitë, por për çuna shkon edhe si: Asello.
  Asia. A-si-a. Asi-a. Shif Osio. Asht në listën e emnave
femnorë. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Asht si asht, dmth
se asht e mirë, shifni si asht. Në variantin e dytë kuptoj
fjalët: Jeta asht dhe shkon për të dyja gjinitë.
  Asimodeo. As-im-o-de-ò. Në shqip e interpretoj si fjalën:
Asht imi-o,or dheu, për tokë o, ose: Jeta ime osht dhënë o.

74
Emën shumë i bukur, që mund të përdoret për goca si:
Asimodea, ku si gjithnji, zanoret në fund zavendësojnë
foljet osht dhe asht.
 Asinio. As-ini-o. Në shqip e kuptoj me fjalët: Asht i joni-
o, ose: Jeta inë osht, Jeta jonë osht. Për goca bahet: Asinia.
 Assunto. As-su-un-t‟o. E interpretoj me të folmen
popullore: asi mbi (su) njishin të osht, ku fjala “as” ka
kuptimin: i pari, ose “jeta”, siç e kam shpjegue në fillim:
Emni merr kuptimin: Jeta asht mbi atë, ose: prijslliku
(aftësia për të udhëheq) asht mbi atë. Per goca bahet:
Assunta.
 Astarde. Ast-ar-de. Emnin e kuptoj me fjalët: asht ar de,
ose: asht ar i dheut. Për goca bahet: Astarda.
 Asterio. Ast-eri-o. Në greqisht: Asterios. Në shqip
kuptohet si fjalia me kuptim: Asht eri, pikërisht në gjininë
mashkullore, sepse në gjininë femnore do të ishte era. Për
goca duhet të jetë: Astera.
 Astianatte. Asti-a-natt-e. As-t‟i-ana-at-t‟e. Në variantin e
dytë kuptoj fjalët: Jetë të isht, Hana e ditun (at) të esht.
Kështu si asht, mund të përdoret për të dy sekset.
 Astolfo. Ast-ol-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht fluturak
me krahë-o. Për goca bahet: Astolfa.
 Astridi. Ast-ri-di. Në këtë emën shof fjalinë: asht rinu
ditunia. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset.
 Ataleo. At-a-le-o. Në shqip kuptohet menjiherë si
shprehja: At, i parë shtëpie, i ditun asht le, ose: ditunia (at)
asht lind o. Për goca mun të bahet: Atalea.
 Attalos. At-t‟a-al-os. Emën grek, që kuptohet si: I dituni të
asht, krah fluturues osht. Në Shqipni asht përdorë në formën:
Atali. Për goca nuk shkon.



                                                             75
 Atalfo. At-al-f-o. Emnin e kuptoj me fjalën: i dituni si
etërit e mençëm, me krah si fluturak osht. Për goca bahet:
Atalfa.
 Atana. Atena. Athina. At-an-a. At-en-a. At-hin-a. Grek.
Me të tre këta emna, asht quejtë kryeqyteti i Greqisë, por,
asht përdorë edhe si emën njerëzish. Kuptimin e këtij emni e
kam dhanë dhe ke libri “Thoti i pavdekshëm na zbulon
Atlantidën, ku kam thanë se zbërthehen në: At e nanë, babë
e nanë dhe At hin. Me zbërthimet e emnave që po baj në
këte libër, mendoj se emni i këtij qyteti mund të kuptohet
edhe si: At-an-a = të ditunit e Hanës. At-ena = të ditun jena
dhe At-hina mund të kuptohet si: në atdhe hina. Asht
përdorë ma tepër si emën gocash, por ka kuptim për të dyja
gjinitë.
 Ataulfo. At-a-ul-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I ditun
asht, i ulët, i urtë fluturak(engjëll) osht. Për goca bahet:
Ataulfa.
 Atalo. Shif: Atolo. Për goca bahet: Atala.
 Atolo. At-ol-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I pjekun, me
krahë fluturues (si engjëjt) osht. Për goca bahet: Atola.
 Attikos. At-t‟ik-os. Emën grek, që e kuptoj me fjalinë: I
ditun, i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Atika, emën që
e mban dhe nji qytet në Greqi, për të cilin kam thanë se e
kuptoj si: Nga atdheu ika. Në italisht asht Atico, Atiko.
 Atanasio. Në greqisht: At-hana-si-os. Në shqip njihet me
emnin Athanas, A-thanas, që ka kuptimin: asht thanës, folës.
Shkurt në Shqipni i thonë Thanas, thënës, thotës. Mendoj që
asht emën i vjetër atlantidheas-alban, sepse asht i njajtë me
emnin Thot, Thoti, mbretit te funit i Atlantidës së mbytun
rreth 12 000 vjet ma parë. Mendimi im përforcohet, po të
merret parasysh se emni Atanas në shqip asht i njivlefshëm
me emnin: Tan-ush, than-usht, thanësi usht(asht). Simas

76
ndamjes së bame, e kuptoj si: I ditun si Hana shif si o. Për
gocat bahet Athanasia, Atanasia.
  Athenodoros. A-theno-dor-os. At-heno-dor-os. Emën
greqisht, që kuptohet plotësisht në shqip si: A thënësi dor
(nga rraca e dorëve) osht, ose: asht thënësi, mësues i artë të
osht. Variantin e dytë e kuptoj si: I ditun, Hëna e artë osht.
Për goca bahet: Athenodora.
  Athenogenes. A-theno-g‟-en-es. Emën greqisht, që do
ishte ma i plotë nëse e shkruajmë: a-theno-gi-en-es dhe
kuptohet si: Asht thotësi, mësuesi, rraca en esht, rraca jonë
është. Në këtë kuptim mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Athenogoras. Athenogoras. Emën grek që ma i plotë do
ishte: A-theno-gi-or-as, që kuptohet plotësisht në shqip si: a
thenës, gji (rracë) ari asht. Mendoj se në këtë formë mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Athos. A-thos. Në shqip kuptohet menjiherë dhe ka të
njajtin kuptim me emnin ma siper, Athanas. Nuk shkon për
goca.
  Atlia. At-li-a. E kam hasë në Shqipni si emën i lashtë
femnash. Duhet të kuptohet si: at-ili-a. Në formën e dhanë
nga unë kuptohet me fjalinë: Ditunia dhe pjekunia (at) ke Ili
asht. Kështu si asht, mund të përdoret dhe për çuna ose:
Atliu, Atili.
  Attila. At-ti-la. At-t‟il-a Emën që në shqip kështu siç asht,
don të thotë: At, (të ditun), të parë yllor po të la në jetë. Ka
kuptim për të dyja gjinitë.
  Attilano. Attil-an-ò. Folja “janë”, në gjuhën shqipe asht ne
shumës e asht përdorë në shumë emna si: Ar-jane, Mar-janë,
Adri-janë etj, që janë përdorun për të emërtue popujt, por pa
u ndryshue, janë përdorun edhe në njajës, që duhet të ishin:
Attila, Ariò, Mariò, Adriò etj, por ka mundësi, që përdorimi
në shumës asht përdorë për t‟i rritë randësinë personit. Nji

                                                             77
mundësi tjetër asht edhe fjala “Hane”, që kombinon bukur
me emnat. Për goca bahet: Atilana.
  Attilio. Asht emën i ngjashëm me Attila.
  Auberto. A-u-bert-ò. A-u-be-er-t‟o. Emën që shpjegohet
me shqipen dhe italishten, si fjala:- Asht nji si uji i kulluem,
për ta pirë në kupë. Variantin e dytë e kuptoj si: Asht nji, bej
ere të osht. Për goca mund të përdoret si: Auberta.
  Audace. A-u-dac-e. Në shqip më duket: Asht un(nji) dak,
që na tregon se familja asht me origjinë dake(Rrumani), ose:
Asht nji i dhanë(daç, dhaç) e. Kështu siç asht, mund të
përdoret edhe për goca.
  Audenico. A-u-den-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht
nji i dhënë, i lindun, i ikun i shëtitun nëpër botë. Për goca
bahet: Audenika.
  Augusto. A-ugu-us-t‟o. Duket si fjala A-ag-ust, ku në
latinisht zanorja “a” zavendësohej me “u”. Në këte mënyrë
emni merr kuptimin: a, asht aga (Zotni)-ust, asht-o. Nuk
shkon për goca.
  Augustolo. August-ol-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
Augusti me krahë fluturues osht. Për goca nuk shkon.
  Aulampia. A-ul-am-pi-a. Grek. Duket si e folme e
përditshme, ku kuptoj fjalinë: Asht ul, (i mençëm), am pi
asht, më jep për të pirë asht. Asht në listën e emnave
femnorë, por, simbas kuptimit, mund të përdoret për të dyja
gjinitë. Për çuna mund të përdoret si: Aulampio.
  Aureliano. Aureli-ano. Në shqip asht kombinim Aureli-
janë e nuk don shpjegim. Për goca bahet: Aureliana.
  Aurelio. A-ur-eli-ò. Kemi emnin shqip A-ur dhe “eli”,
fjalë rrespekti në italisht, që përdoret në biseda me njerëzit e
edukuem. Në shqip ka kuptimin: A, asht urë zotnia. Si
gjithmonë, zanoret në fund kanë po të njajtin kuptim me


78
foljet osht dhe asht. Varianti tjetër më jep fjalët: asht urë
lidhëse, erë (el=erë) osht. Për gocat bahet Aurelia.
  Auro. A-ur-ò. Fjala “ur” në shqip don të thotë pikërisht
“ur” e në këte emën duhet të ketë po atë kuptim që ka ura:
Të bajë lidhjen midis dy brigjeve. Ndofta personat që kanë
përdorë këte emën kanë shprehë dëshirën që fëmija i tyne të
bahet urë, ndërmjetës midis tokës dhe qiellit. Nji andërr e
përjetshme e njerëzve. Për goca mund të bahet: Aura.
  Aurora. A-ur-or-a. Në këtë emën femnor unë kuptoj
fjalinë: Asht urë lidhëse ora, (zana e malit), ose: Asht urë
lidhëse, ar asht. Me këte kombinim ka kuptim edhe për çuna.
  Ausilio. A-us-ili-o. Këte emën në shqip e kuptoj me
fjalinë: A jetë ili-ò, asht jetë yllorësh-o. Për goca mund të
bahet: Ausilia.
  Ausiliatrice. A-us-ili-at-ri-ce. Në këtë emën, shof emnin e
masipërm, në të cilin janë shtue fjalët: ke Ausili, ditunia dhe
rinia esht (at ri çe). Mund të përdoret për të dy sekset.
  Ausonio. A-us-oni-o. Në emnin kuptoj fjalinë: Asht jet
joni o. Për goca do ishte ma i saktë si: Ausona.
  Autonomos. A-u-ton-o-m‟os. A-ut-on-om-os. Emën grek:
Fjala “autonom” ka hy gati në të gjitha gjuhët e botës dhe
kuptohet si: pamvarësi. I ndamë si ma sipër, e kuptoj si:
Asht un(nji) toni, joni o më osht. Varinti i dytë më jep fjalët:
Asht yt Hon, i dhon(om) osht. Për goca bahet: Autonoma.
  Auxentios. A-u-xen-ti-os. Emën grek, që mendoj se duhet
të jetë:: Ashti nji, nxeni, i ditun ti osht. Për goca bahet:
Auxentia.
  Ave. Ave.? Në italisht don të thotë: Lavdi. Mund të jetë
shkurtim i emnit: A-ver, A-veri, A-veriu, që në shqip nuk
duen shpjegim. Në Shqipni asht emni i ngjashëm: La-ver.



                                                             79
  Aventino. A-venti-in-o. Në këte emën shof lidhjen e fjalës
shqipe: Veri, ve- erë, me fjalën italiane Vento. Emnin e
kuptoj me fjalët: asht era jonë. Për goca bahet: Aventina.
  Averkios. A-ver-ki-os. Emën grek, që e kuptoj si: Asht
verë ki osht. Për goca nuk shkon, ose bahet: Averkjo.
  Averardo. A-ver-ar-do. Në këte emën shofim se fjala
“ver”,vera, ka qenë përdorë edhe në territoret italiane, por që
asht nryshue ma vonë. Në Shqipni emni kuptohet menjiherë
pa shpjegim. Për goca mund të bahet Averarda.
  Averik. A-ve-er-ik. Shqip. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: Asht si veriu i ikun, i shëtitun, i ditun.
  Avide. A-vide. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht pullumb.
Emni shkon për të dyja gjinitë.
  Avidio. Avidio. Nëse e shkruajmë: Audio, emni merr
kuptimin: Asht nji i ditun-o. Për goca bahet: Avidia, Audia.
Në disa krahina, “Vid” quhen pullumbat, kështuqë emni
mund të marrë edhe kuptimin: Asht pullum o.
  Ayrton. A-yr-ton. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht yri, hyri
tonë, asht nuri jonë. Për goca bahet: Ayrtona.
  Aza. A-za. Ky emën asht futë ke emnat femnorë dhe në
shqip kuptohet si: asht za, asht me za, asht i-e famshme.
Mund të përdoret për të dy sekset.
  Azadi. A-za-di. Emnin e kuptoj me fjalët: Asht zanë
ditunia, asht fillue ditunia. Për goca bahet: Azadia.
  Azelio. A-ze-li. A-ze-el-i. Fjala “a ze”, asht zà, asht
përdorë gjithnji në territoret shqiptare për ata që bahen të
ndigjuem, të famshëm. Fjala A ze-li asht fjalë shqipe dhe
italisht ku “li” don të thotë: aty, kështuqë emni mer kuptimin
e bukur: Asht i famshëm, aty. Në variantin e dytë shpjegohet
e gjitha në shqip dhe ka kuptimin e plotë: asht zanë era (eri
në mashkullore). Për goca mund të bahet: Azela.


80
  Azeglio. Azeglio. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: A-
ze-gi-ili-o, që kuptohet kollaj me fjalët: Asht zanë, ka lind
rraca e Ilit o. Për goca bahet: Azeglia.
  A-zi-o. A-zi-o. Emni kuptohet shpejt në shqip me fjalët: A
si o, asht si osht, ka lind ky, shifni si osht. Fjala “zi” shpesh
herë në italisht kthehet në “si”. Për goca mund të bahet:
Azia, Asia.
  Azzurra. Azz-urr-a. Az-zu-ur-ra. Ky emën në italisht don
të thotë: Bojë qielli, por si emën më jep kuptimin: asht ura.
Asht në listën e emnave femnorë, por simbas zbërthimit të
bamë mund të përdoret për të dy sekset. Varianti i dytë më
duket nji shprehje e theksueme dialektale, ku unë kuptoj
fjalët: Asht za, asht me za, ur ra ( nga qielli). Me këte variant
përdoret për të dyja gjinitë, ose për cuna bahet: Azzurro.
                               B

 Baalbeco. Ba-al-bek-o. Në këte emën të lashtë që duhet të
jetë i kohës së Atlantidës, i hiqet shtetësia turke fjalës ”bek”,
që ka qenë përdorë gjithmonë në territoret shqipfolëse të
botës po me këte kuptim që ka sot. Ke ky emën kuptohen
qartë fjalët: Ban al, ban krah fluturues, bek osht. Kështuqë
emni na thotë se në ate qytet që ishte i pari i të gjithëve
(bek), bahesh me krahë fluturues.
 Babila. Ba-bila. Greqisht asht: Babylas. Në dialekt çam,
kuptohet si fjalia: (asht) ba bila, asht lind goca.
 Babiloni. Ba-bi-il-on-i. Emnin e kuptoj si: Ban bij Ylli
jonë isht, ose: Ban bij, Yll e Honë isht.
 Bacchisio. Ba-aç-ki-si-o, Ba-aç-ki-isi-o. Në këte emën,
varianti i dytë më duket ma i pranueshëm, sepse shof fjalinë:
I bamën asht ki, i lindun ky, jetë osht. Për goca nuk shkon,


                                                              81
sepse fjala”ki” asht në mashkullore. Për goca mund të bahet:
Bakjoisa.
 Bacco. Ba-aç-ko. Simbas historianëve, Bacco, Baccu,
Baku, asht i njajtë me Dionisin, (Die-nis) e Ilirisë. Mendoj
se emni “Bako” i asht dhanë simbas fjalisë që nxjerr ai nga
goja, kur i thotë miqve: Pijeni venën, që po jua dhuroj unë
se: ba-aç-ko, asht ba këtu. Nuk tingëlon bukur për goca. Në
Rusi asht nji qytet me emnin: Baku.
 Bal. Ba-al-o. Ky emën në Shqipni pëdoret si emën dhe si
mbiemën dhe don të thotë: Ballë i pari, në ballë të të
gjithëve, nga e cila marrin formë shumë emna vendesh,
njerëzish dhe kafshësh. Me ndamjen e bame kuptohet edhe
si: Ban al, të ban me krahë fluturues. Për goca bahet: Bala.
 Balboa. Bal-bo-a. Asht emën njeriu dhe vendi, që e kuptoj
me fjalët: Ball bon asht. Emni shkon për të dyja gjinitë.
 Baldassarre. Bal-dass-ar-re. Kuptohet menjiherë si nji
emën shume i bukur, sikur asht shkruejtë në ditët e sotme,
ku prindi që i ven emnin fëmijës i thotë: Ball (tru,mend) të
dhash-në ar re, ke ra. Asht i bukur ta përdorin dhe gocat,
kështu siç asht, ose Baldassarra.
 Balderico. Në shqip mund të jetë: Bal-der-ik, Ba-al-dhe-er-
ik-o. Në bisedat e përditshme, populli thotë: Ai u dha në ball
të rrugës. Në emnin Balderiko shof fjalinë: Ballë dhe,u dhe,
dmth u çfaqe, rri ko, këtu me ne përjetë. Variantin e dytë e
kuptoj me fjalët: Të ban me krah fluturues(al), nëpër dhe,
nëpër botë erë e ikun osht. Për goca bahet: Balderika.
 Baldo. Bal-do. Në shqip Ball-dho. Nuk don fare shpjegim
se kuptohet menjiherë. Për goca mund të përdoret si Balda.
 Balearo. Ba-al-e-ar-o. Emën vendi dhe njerëzish, shumë i
kuptueshëm në shqip, që e kuptoj si: Ban al e ar. Për goca
bahet: Baleara.


82
  Baldomero. Bal-do-m‟er-ò. Në shqip: Ball dho-me erën
osht. Emën i bukur, që e interpretoj kështu: U dha (u çfaq)
në ballë, i shpejtë si era. Prindi, me këte emën dëshiron që
fëmija i tij të jetë gjithmonë në krye, në ballë të të tjerëve
dhe i shpejtë, i lehtë e i papërtueshem si era. Për goca mund
të përdoret si: Baldomera.
  Baldovino. Bal-do-vin. Për këte emën jap shpjegimin si:
Balliu dha venë, qeras me venë, verë. Edhe perëndia i venës,
Bako, i qeraste njerëzit me venën që ai e ka ba-ko. Asht
emën vetëm mashkullor.
  Ballaban. Ball-a-ba-an-o. Shqip, që kuptohet menjiherë.
  Bambina. Bam-bi-n‟a. Asht emën femnor, sepse kemi
fjalinë: Bam bina, bamë vajzën.
  Barbara. B‟ar-b‟ar-a. Në shqip shifet fjalia: ban ar asht.
Simbas ndërtimit të fjalisë, më rezulton emën që mund ta
përdorin të dy sekset.
  Barbarigo. B‟ar-b‟ari-g-o. Ba-ar-bar-i-gi-o. Këte emën
unë e zbërthej: bar bari gji osht, ilaç i ilaçit, rracë osht, ose
në variantin e dytë shof fjalët: Ban ar bari i gjinit osht. Me
këte emën i urohet fëmijës që të bajë ar, të jetë i arsyeshëm,
i mençëm, fjalëartë etj, sepse ai do kujdeset për rracën e vet,
do jetë ilaç për çdo problem që do të ketë rraca e tij.
  Interpretimi i këtij emni mund të jetë edhe kuptimi i fjalës
“barbar”, me të cilën grekët e lashtë thërrisnin popujt
shqipfolës, për cilësitë e tyne të arta, që me kalimin e
shekujve, duke ia harrue kuptimin, asht përdor edhe për
popujt e tjerë të pacivilizuem.
  Bardo. Bard-o. Bardh-ò, Bar-do. Ba-ar-do. Ky emën në
Shqipni asht përdor dhe përdoret edhe sot si emni: Bardhyl,
Bardhosh, Bardhi etj, por nuk përjashtohet mundësia të jetë
dhe me kupimin tjetër: B‟ar-dho, dmth të rrish afër atij
fëmije, ai të shëron, të heq hallin, të jep ilaç, bar doktorri. Në

                                                               83
lashtësi ilaçet nuk kanë qenë sintetike e të amballazhueme
bukur si sot, por bimë e barna të ndryshme, të mbledhuna në
natyrë nga njerëz zanatçij. Ky emën përdorej në të gjitha
variantet edhe për kuajt e qent me ngjyrë të bardhë. Gocave
u thuhet Bardha.
  Bardi. B‟ar-di. Asht quajtë si emni Bardhyl, por simbas
ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Ban ar di. Ai fëmijë, do dijë
të bajë në jetë vetëm gjajna me vlerë. Emni ka kuptim për të
dyja gjinitë.
  Bardomiano. B‟ar-do-mi-ano. Emnin e kuptoj me fjalët:
Bar dho mi Hanë osht. Për goca mund të përdoret si
Bardomiana.
  Barnaba. Bar-na-ba. Kjo fjalë e ndame në këte mënyrë
kuptohet menjiherë siç asht shkruejtë. Në këte emën shofim
se prindi dëshiron që fëmija i tij të bahet heqim, mjek,
farmacist etj. Përdoret për të dyja gjinitë.
  Barsaba. Bars-a-ba. Në greqisht asht: Barsabas. Në këte
mënyrë në gjuhën shqipe ka kuptimin: I mbarrsun asht ba,
por, meqë asht emën mashkullor, ku në italisht germa “s”
lexohet “z”, atëhere duhet të kuptohet si fjalia: Barz, ilaç a
ba. Ky variant asht i pranuem, sepse edhe sot, kur i bajmë
ledhe ndonji fëmije, i themi: Më ngjalle, më shërove. Të
kam zemer, ilaç (barz). Në këte variant mund të përdoret si
për çuna, ashtu dhe për goca.
  Barsimeo. Bar-si-me-o. Duke vazhdue me llogjikën e
emnave të masipërm, në këte emën, që kuptohet pa shpjegim
në shqip, prindi u thotë miqve: Bar, ilaç, si unë osht. Për
gocat mund të bahet: Barsimea.
  Bartolo. Bar-to-lo. Në dialektin e vjetër gegënisht, në këte
emën unë kuptoj fjalinë: Bar, ilaç po të lo, të lashë (në jetë).
Prindi mendon se ka lindun nji fëmijë që do të bajë vetëm të
mira në jetë, ashtu si ilaçi që i ngjall, shëron njerëzit.

84
  Bartolomeo. Bar-to-lo-me-o. Asht i njillojtë me emnin:
Bartolo, ku fjala “me” ka kuptimin e sotëm: mre, more. Ky
emën mund të thërritet kështu: Bartolo, mo, mre, more-ò.
Për gocat mund të bahet: Bartolomea. Si gjithmonë, zanoret
“a” dhe “ò” vihen në vend të foljeve përkatëse.
  Basil. Ba-si-il. Asht emën grek, që kuptohet menjiherë në
shqip si: (Asht) ba si ill, si yll.Për goca bahet: Basila, Basile.
  Basileo. B‟asi-le-ò. Në greqisht asht: Basileios, Basiliskos.
Ba-as-ili-is-ko-os. Varianti i fundit e jep të plotë kuptimin
si: Ba asht, lind asht, Ili isht ko-osht. Për goca bahet Basilea.
  Basilio. Bas-ili-o. Ba-as-ili-o. Asht nji emën që na nxjer në
dukje emnin e Ilit, që simbas legjendës, mbahet si mbreti i
parë i ilirëve. Mund të ketë qenë: Pas-ili-ò, dmth, pasardhës
të Ilit, sepse në të folmen dialektore, fjala “pas”, shpesh herë
bahet “bas”, mbas, ose: ba, lind asht Ili o. Për goca mund të
bahet: Basilia.
  Basilico. Ba-as-ili-ko. Emni kuptohet me fjalët: Ba asht ili
ko. Për goca bahet: Basilika.
  Basilino. Ba-si-ili-in-o. Në këte formë, kuptohet menjiherë
në shqip me fjalët: Asht ba si Ili, Ylli ynë-o. Për goca bahet:
Basilina. Në këte emën shifet se me sa dashuni e trajtojnë
emnin e Yllit të parët tanë kur e thonë: Ba si Ili, Ylli inë
asht, Ku Ilin, Yllin, e quejnë parardhësin, heroin, shejtin e
tyne.
  Bassillo. Ka kuptimin e emnit të masipërm. Për goca bahet:
Bassilla.
  Basilisco. Basilisko. Emni ma i plotë mund të jetë: Ba-si-
ili-is-ko dhe në shqip kuptohet menjiherë. Për goca bahet:
Basilisca, Basiliska.
  Bassiano. Bas-si-ano, B‟as-si-an-ò. Me shpjegimin e
masipërm, kjo fjalë ndahet në B‟as, Ba as si-janë, ku fjala
“as” mund të futet në vend të fjalës “jetë”. Emni merr

                                                               85
kuptimin: Të bamit AS më janë, të bamit jetë më janë, jetë
linda. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Ba asht si Hanë o.
Për goca bahet: Bassiana.
  Batilda. B‟at-il-da. Duhet të jetë: Ba at ili të dha, të
pajisun me dituni e pleqësi, ylli të dha. Mund të përdoret
edhe për çuna si: Batildo.
  Bastiano. Bas-ti-ano, B‟as-ti-an-o. Asht fjalë e ngjashme
me emnin: Basiano. Për goca bahet: Bastiana.
  Batista, B‟ati-sta. Ba-at-is-t‟a. Simbas shpjegimeve të
bame fjalës “ati”, ky emën më jep kuptimin: I pjekun si ati
asht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Ba i ditun, jetë të
asht. Emni përdoret ma tepër për çuna, edhe pse mbaron me
zanoren “a”, por ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Beatrice. Be-at-„ri-c‟e. Emnin e kuptoj me fjalët: Bej I
ditun (at), të rinon ç‟është. Asht në listën e emnave femnorë,
por mendoj se mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Në këte emën dhe në të gjithë emnat që kanë në përbamje
të tyne fjalën “be”, bej, mendoj se asht i njivlefshëm me
fjalën “aga” dhe nuk duhet të jenë shumë të përshtatshëm
për goca. Nëse fjalën “be” e quajmë si njeri me be, i betuem,
mund ta përdorim edhe për goca. Njikohësisht, në italisht
fjala “be” asht shkurtim i fjalës: be-a, bela, belo, që don të
thotë: i- e bukur.
  Beato, Be-at-o. Në italisht don të thotë i lumtun. Me
ndamjen e bame kuptoj se ai fëmijë do të bahet i parë vendi,
i ditun, i pajisun me pleqsi. Për goca bahet: Beata.
 Beda. Be-da. Në këtë emën shof emnin”be”, të veçantë dhe
me kuptimin: Bej (asht) dhanë. Edhe me këtë fjalë i hiqet
shtetësia turko-aziatike këtij emni disa mijëra vjeçar
europian. Në Shqipni asht emni Bedat, Be-da-at, ose: Beun
dhanë, lindën etërit. Bedri, Be-dri, beu na ndrin etj. Emni
asht i ndërtuem për të dyja gjinitë.

86
 Bellino Be-illi-in-o. Në këtë emën, që në italisht don të
thotë: I bukur, në shqip shof fjalët: Be illi ini osht, bej ylli,
yni osht. Për goca bahet: Bellina.
  Belgica. Be-el-gi-ka. Emën shteti, që në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Bej ere, rracë ka, ose: Bij të erës rraca
ka. Në italisht asht: Belgio, Bel-gi-o, Be-el-gi-o, që kuptohet
me fjalët: italo shqipe si: e bukur (bel) rraca osht, ose: Be el,
të betuemit e erës, të bamit prej erës, rraca osht. Emën
shumë i bukur dhe shprehës.
  Belona. Be-el-on-a. Bel-on-a. Duke ndjekë arsyetimin e
emnave të masipërm, këte emën e kuptoj me fjalët: Bën erë,
i-e jona a, ose: bej ere e jona asht. Varianti i dytë duket si
italo- shqip, që e kuptoj me fjalët: bel jona asht. Emni duket
ma tepër i ndërtuem për çuna, por ka kuptim edhe për goca.
  Beltramo, Be-el-tra-m‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Be erë
tra më osht, bej ere, trau i shtëpisë më osht. Për goca mund
të bahet: Beltrama.
  Benedeto. Ben-e-det-t‟o. Në italisht don të thotë i bekuem,
por simbas ndamjes së bame kuptoj fjalët: Beu i detit (det
ose dhet) të osht. Për goca bahet: Benedeta.
  Beniamino. Ben-i-am-in-o. Ky emën po bahet
internacional me kuptimin e sotëm si: I favorizuem, i
përkëdhelun etj, por kuptimi i tij në kohën e Atlantidës i
afrohet këtij të sotmit, sepse ke emni kuptoj fjalët: Beu i
dhanë(am) i ini osht, ose: Beu i dhanë, njishi, i pari i të
gjithëve asht. Për goca bahet: Beniamina.
  Benigno. Ben-i-g-n‟o. Në italisht don të thotë: i mirë, por
me ndamjen e bame kuptoj fjalët: Beu i rracës, gjiut familjar
na osht. Për goca bahet Benigna, Benigjia.
  Benito. Ben-it-t‟o. Emni kuptohet shpejt me fjalët: Beu it
të osht. Për goca bahet: Benita.


                                                              87
  Berardo. Ber-ar-do. Be-er-ar-do Krijohet nji fjali italo-
shqipe me kuptimin: Të pish ar të dho, të dha, ku gjithmonë,
fjala “Ar” jepet në kuptimin e të mirës në përgjithësi, por
ma tepër asht emërtim i virtyteve. Në variantin puro shqip
mund të kuptohet si: Bej, ere, ar të dho (Zoti). Bukur do
shkonte dhe për goca si: Berarda.
  Berengario. Bere-nga-ari-o. Në shqip: I bërë nga ari-ò.
Fjalia e krijueme me këte mënyrë duket sikur po flitet sot në
shqip. Emën shumë i bukur. Për goca asht: Berengaria.
  Bernardo. Ber-n‟ar-do. Në shqip bahet: Të bërë nga ari të
dho. Në këte emën të bukur prindët dëshirojnë që fëmija i
tyne të jetë aq i mirë, sa t‟i kënaqë të gjithë e nga goja e
sjelljet të jetë i çmueshëm si ari. Për goca bahet: Bernarda.
  Bernadetta. Ber-na-det-t‟a. Be-er-na-de-et-t‟a. Në këtë
emën kuptoj fjalinë: Bërë na deti asht, e bame nga deti asht.
Variantin e dytë e kuptoj si: Bej ere na dhe (o zot), i ditun
(et) të asht. Ky emën asht në listën e emnave femnorë. Për
çuna do ishte i bukur: Bernadett-o.
  Berenica. Be-eren-iç-a. Be-re-ni-ç‟a. Në shqip e kuptoj
me fjalinë: Bën erën, iç-a, Bërës ere isht ky fëmijë. Në
variantin e dytë kuptoj fjalët: Beu i resë, njishi ç‟asht. Asht
në listën e emnave femnorë, por mendoj se shkon edhe për
çuna si: Berenico. Bereniço, Bereniko.
  Beronia. Be-er-oni-a. Asht në listën e emnave femnorë.
Simbas ndamjes së bame, unë kuptoj fjalinë: Bën erë, joni-a,
ku “joni” mund të jetë deti Jon, ose thjesht me kuptimin:
Fëmija jonë. Për çuna mund të bahet: Beronio.
  Beronico-a. Be-er-oni-co. Asht emën me kuptimin e emnit
të masipërm, ku fjala”co” në shqip mund të kuptohet: ç‟osht,
ose ko. Asht në listën e emnave femnorë si: Beronica.
  Bertoldo. Bert-ol-do. B‟ert-ol-do. Në këte emën kuptoj
fjalët: Ba ert al (krah fluturues) të dho, sepse shpesh herë, në

88
dialekte të ndryshme, zanorja “a”            zavendësohet me
zanoren“o” Për goca bahet: Bertolda.
  Bertolfo. B‟ert-ol-f-o. Be-er-t‟o-ol-f-o. Emnin e kuptoj me
fjalët: Ba ert al fluturaku-ò, ose Beu i erës të osht, krah
fluturues që fluturon osht. Për goca bahet: Bertolfa.
  Beshiri. Be-es-hir-i. Edhe në këte emën që asht përdorë
nga rromakët, del i qartë emni i beut me fjalet: Be esht, hir,
nur isht. Për goca bahet: Beshira.
  Betta. Be-et-t‟a. Në gjuhën ndërkombëtare përfaqëson
simbolin e germës “B”. Në shqip merr kuptimin si: Bej i
ditun(et) të asht, dmth, se ai fëmijë asht i pari i vendit, i
pajisun me pleqsitë e etënve, që ishin ma të ditunit e vendit.
Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj se shkon për të
dy sekset.
  Bettino. Be-et-ti-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bej, i
dituni ti ini o. Për goca bahet: Bettina.
  Betleme. B‟et-lem-e. Emën qyteti, që në shqip e kuptoj me
fjalët: bej et lejmë, bej të ditun kemi lindun.
  Bianca. Bi-an-ca. Në italisht don të thotë: Bardhësi. Në
shqip kuptoj fjalinë: Bie Hana ç‟asht ( dhe e zbardh tokën),
ose: Bij Hane ka. Kështu siç asht, mund të shkojë për të dy
sekset, por përdoret ma shumë për goca.
  Bice. Bi-ce. Asht në listën e emnave femnorë. Emni
kuptohet me fjalitë: Bij ke, ose bi ç‟esht. Asht në listën e
emnave femnorë, por në Shqipni përdoret për të dyja gjinitë.
  Biagio. Bi-agi-o. Bi-a-gi-o. Në të dy variantet ka kuptimin
në shqip: Në variantin e parë, nga ky emën kuptojmë fjalinë:
Bi-agajsh ò, fëmijë agallarësh osht. Në variantin e dytë
kuptoj fjalinë: Fëmijë e gjinit familjar-ò, osht. Për goca
bahet: Biagia.



                                                           89
 Bibiano. Bi-bi-an-o. Në këte emën kuptoj fjalinë: Bir i
bijve janë-ò, Bij bien Hana o. Këtë emën mund t‟ia kenë
ngjitë gjyshnit. Për goca bahet: Bibiana.
 Bibulo. Bi-b-ul-o. Bi-bul-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bij
ben, ban, i ulët, i matun osht. Në variantin e dytë mund të
jetë: Bi bull osht, fëmijë i fuqishëm si bualli osht. Për goca
nuk më duket shumë i përshtatshëm.
 Biellorusia. Bi-el-lo-ru-si-a. Me ndamjen e bame, emnin e
kuptoj me fjalët: Bij ere lo (në jetë), i rrojtun (rru) si asht.
 Bilal. Bi-il-al. Shqip. Emnin e kuptoj me fjalët: Bi ylli me
krah fluturues. Me këte formë mund të përdoret për të dyja
gjinitë, ose për goca mund të bahet: Bilale.
 Bilbao. Bi-il-ba-o. Emën vendi dhe njeriu. Emnin e kuptoj
me fjalët: Biri i Ilit, ba osht. Për goca bahet: Bilba.
 Bindo. Bin-do. Me këte emën prindi falënderon Zotin që:
Bin i dho. Asht emën pak abstrakt që mund të përdoret dhe
për goca si: Binda.
 Bino. Bi-in-o. Emën puro shqip, që nuk don shpjegim. Për
goca bahet Bina.
 Birino. Biri-in-o. Në shqip kuptohet pa shpjegim. Për goca
bahet si ma sipër: Bina.
 Bizanti. Bi-za-an-t-i. Emni kuptohet me fjalët: Biri që zan,
kap Hanën të isht.
 Bitino. Bi-ti-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bir ti, i ini o,
ose: Bir ti njishi, i pari o. Për goca mund të bahet: Bitina.
 Bizerta. Bi-ze-er-t‟a. Emnin e kuptoj me fjalët: Bi ze, za
erë të asht. Emni asht i përshtatshëm për të dyja gjinitë, por
për çuna mund të bahet: Bizerto.
 Boiaro. Boi-ar-o. Në shqip: Boj ar o, Buj-ar-o, nga ku e
kanë zanafillën fjalët: bujtës, bujrum etj. Për goca bahet:
Boiaria, Bujare.


90
  Bolonia. Bo-ol-oni-a. Emën qyteti në Itali, që në shqip
kuptohet me fjalët: Bon ol, bon krah fluturues, i joni asht.
  Bonaldo. Bon-al-do. Në shqip kuptohet si shprehja: I miri,
krahë të dha. Emën i bukur. Për goca mund të bahet:
Bonalda.
  Bona-ventura, Bona-vita, Boni-t‟o janë emna të
kuptueshëm plotësisht në italisht.
  Bona. Bo-on-a. Ky emën i lashtë asht përdorë si emën
njerëzish, perëndish dhe qytetesh në lashtësi. Mendoj se
duhet të kuptohet me të folmen gegënishte si: Bon Honën-
asht. Në dialektin toskënisht bahet: Bana. Për çuna mund të
bahet: Bono. Kjo fjalë në italisht don të thotë: I mirë.
  Bonello. Bonello. Ma i saktë do ishte: Beonillo, Be-on-ell-
o. Nëse fjalën “ell” do ta quejmë të njivlefshme me fjalën
“ill”, atëhere emni do marrë kuptimin: Beu jonë si Ylli osht.
Për goca bahet: Beonella.
  Bonifacio. Bo-oni-f-a-ci-o. Bo-on-i-f-a-ki-o. Në variantin
e dytë, emni më duket ma i plotë dhe e kuptoj me fjalët: Bon
Honën-isht, fluturak asht ki o.
  Bonito. Bo-on-it-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Bon Honën,
i iti osht. Për goca bahet: Bonita, Banita.
  Boraco. Bor-a-co. Bor-a-ko. Në shqip asht: Borak. Nëse
analizojmë zbërthimin e bamë në italisht, shofim se del i
qartë kuptimi i fjalës: Borë, që në shqip nuk don shpjegim.
Për goca mund të bahet: Borake.
  Boris. Bor-is. Emën shumë i bukur, që nuk don shpjegim
në shqip. Për goca mund të bahet: Borisa
  Bortolo. Bor-to-lo. Edhe ky emën asht i bukur në shqip:
Bor të lo, të la. Populli ynë thotë për ndonjanin që të mbaron
ndonji punë: Ta ftof kokën ai (të qetëson kur je me
temperaturë), kështuqë edhe ky borak, kur të takon, ta ftof


                                                           91
kokën me borë, ose thjesht: të bardhë si bora të lash. Për
goca mund të bahet: Bortola.
  Brandolini. Bran-do-ol-ini-i. Emnin e kuptoj me fjalët:
Bran dho krahu fluturues ini, yni isht.
  Brando. Bran-do. Fjalë italo-shqipe e bukur me kuptimin:
Nji kope me fëmijë dho (Zoti). Për goca bahet: Branda.
  Brandoni. Brando-oni. Bran-do-oni-i. Ky emën asht
emni i masipërm me shtesën: Joni, i joni. Në variantin e dytë
kuptoj fjalët: Bran të dho Honi, Hona. Për goca bahet:
Brandona.
  Bonagiunta, Brancoleone, Bracaleone, Bruno, janë emna
të kuptueshëm në italisht.
  Brahush. Br-ah-ush. Ka qenë emni i gjyshit të stërgjyshit
tem. Nga ky emën ka ngelun mbiemni i fisit tonë, sepse atij
burri i thërritnin shkurt: “Hush” dhe në regjistrimet e
popullsisë që bani shteti turk në vendin tonë, këtë emën e
regjistroi si mbiemnin e pasardhësve të këtij burri. Këtë
emën e kuptoj me fjalët: Bir ahu usht, bir i pemës së ahut
asht. Në shumë emna të vjetër shofim që fjalët “ush” dhe
“ash” të zajnë vendin e njana tjetrës: (ushta-asta). Gjyshnit
e mij thonin se ky emën asht i njajtë me emnin: Brahim,
Bir-ah-im. Tashti që po punoj me këtë libër, i jap të drejtë të
parëve të mij, sepse krahasimet e dy emnave, përforcojnë
njani tjetrin. Parashtesa “i” në: I-bir-ah-im, i-bir-ah-usht,
asht e njivlefshme me foljen: Isht. Me këtë kuptim nuk
shkon për goca, sepse pema e Ahut asht në gjininë
mashkullore.
  Breno. B-ren-o. Në shqip kuptohet me fjalët: bën renë
osht, krijues resh osht. Për goca bahet: Brena.
  Bretania. B‟ret-ani-a. Emni, megjithëse mbaron me “a”,
asht i ndërtuem në mashkullore dhe e kuptoj me fjalët: Bërës
i reve Hani asht.

92
  Brigita. Bri-gi-t‟a. Kështu ka qenë quejtë gjiu i detit në
lashtësi, por, i ndamë si ma sipër, emni më jep kuptimin: Bri
gji të asht, ku në lashtësi simboli i brinit (bri-nga-at), ka
qenë rrespektue e rrespektohet edhe në ditët tona, sepse
edhe sot shofim shumë veta që vejnë bringat e dashit, ose
kaut ke muri i shtëpisë, për ta mbrojtë shtëpinë nga syu i
keq. Ky emën asht në listën e emnave femnorë, por, simbas
kuptimit: Bri (mbrojtës) i gjinit familjar të asht, mendoj se
do ishte ma i përshtatshëm për çuna, por edhe gocat bahen
bri-mbrojtëse të gjinit familjar. (Brigjet e detit=bri gji e).
  Brichena. Bri-che-na. Bri-kena. Edhe ky emën asht në
listën e emnave femnorë, por simbas kuptimit mund të
përdoret edhe për çuna. Emni merr ma tepër kuptim me
variantin e dytë: Bri kena, mbrojtës kena, kemi.
  Brit. Brit. Bri-it. Biri-it. Fjala “brit”, në shqip kuptohet
me disa mënyra:
 1- Brit- bringat e kafshëve, që kanë qenë rrespektue nga
     lashtësia dhe rrespektohen edhe sot, si simbole të
     mbrojtjes së shtëpisë.
 2- Brit-britma, e bërtitme, thërritje etj.
 3- Biri-it.
Britania. Brit-ani-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Bri të Hanit
janë, ku Han na asht paraqitë në mashkullore.
  Britanico. Brit-an-ik-o. Në shqip e kuptoj me fjalët: brit i
Hanës i shëtitun (ik) osht. Për goca bahet: Britanika.
  Brunilda. Br-un-il-da. Në këtë emën femnor unë kuptoj
fjalinë: Br-un-il-da, Bir, un(nji) ill të dha (Zoti). Brun il dha,
brun yll të dha(zoti) e më del ma tepër emën mashkullor që
mund të bahet: Brunildo.
  Bruto. Bir-ut-o. Briu-ut-o. Emni “bruto” në italishten e
sotme don të thotë i keq, por në lashtësi ka qenë përdorë
edhe nga mretën dhe njerëz të ditun dhe nuk besoj që ndonji

                                                               93
prind t‟i vejë fëmijës së vet nji emën të keq, prandaj simbas
ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Biri yt(ut) osht,
ose: Briu mbrojtës yti osht. Varianti i dytë më duket ma
bindës.
  Bryano. Bry-an-o. Në shqip fjala “bry” mund të kuptohet
si: 1- bryma e mjesit ose 2- Bry, bri, bringat e kafshëve,
simbol i mbrojtjes së shtëpive nga syu i keq. Me këto
arsyetime, emnin e kuptoj me fjalët: Bri Han osht, që mund
të jetë dhe varianti ma i mundshëm, sepse Hana, në mbarim
të ciklit duket si nji bringë e bukur. Për goca bahet: Bryana,
Briana.
  Burrio. B‟ur-ri-o. Ka qenë përdorë si emën në territoret
ilire dhe në dokumenta, Pirro ka qenë quejtë edhe me emnin
Burri, që simbas ndamjes së bame kuptohet: Ba urë rri-o.
Edhe pozicioni i burrave në familje asht që të bahet urë, trau
i shtëpisë. Meqë ky emën ke ne kuptohet i gjithi për
meshkuj, nuk mund të përdoret për femna.

                             C
  Cafo. Ca-f-o. Ç‟a-f-o. Me këtë ndamje e kuptoj me fjalët:
ç‟asht nji fluturak-o. Për goca mund të bahet: Çafa.
  Caino. C‟a-in-o. Kaino. Asht njani nga çunat e Adamit,
Kaino. Në shqip kuptohet me fjalinë: ç‟a in ò, çasht njishi o,
ose: Ka inë o. Për goca mund të bahet: Caina, Çaina,
Kaina.
  Caio. C‟ai-o Simbas fjalorit të emnave italianë, emni Cai,
Kai asht i njajtë me emnin Gai, që e përdorin popullsia iliro-
lindore qysh nga lashtësia deri më sot. Në shqip merr
kuptim simbas ndamjes: ç‟ai o, njai osht, ai osht. Për goca
nuk shkon.
  Calanico. Ç‟al-an-ik-o. Ç‟al-a-ni-co. Nëse do të flas në
dialekt, këte emën do ta them kështu: Çfarë krahë Hane i

94
ikun, i shëtitun osht, ose: ç‟al asht ni ko, ni këtu. Për goca
duhet të bahet: Kalanika, Ç‟alanika, por nuk tingullon
emën i bukur.
  Calicratide. Ka-ali-kri-ati-de. Ilir. Grek Emnin e kuptoj
me fjalët: Ka krah fluturues dhe kokë, kokë me tru (ati) de,
Në këtë formë nuk mund të përdoret për goca.
  Caligula. Ka-ali-gi-ul-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ka
krah fluturues, racë e përulun asht. Emni mund të përdoret
për të dyja gjinitë ose për çuna mund të bahet: Kaligul-o.
  Caligola, Ka-ali-gi-ola. Ç‟al-i-gi-o-la. Simbas ndamjes së
bame, në variantin e dytë, emnin e kuptoj me fjalët: çfarë
krah fluturues isht, rracë o la në jetë. Emni shkon për të dyja
gjinitë por për çuna mund të bahet: Caligalo, Kaligalo.
  Caliniko. Ka-ali-ni-ko. Emnin e kuptoj me fjalët: Ka krah
fluturues, njin, njani ko. Për goca mund të bahet: Kalinika.
  Caliopi. Ç‟ali‟o‟pi. Ka-ali-o-pi. Grek. Në këtë emën
kuptoj fjalitë: çfarë krah fluturues osht pirë dhe: Ka krah
fluturues(al), osht i pirë, i pirsosun. Në Greqi përdoret ma
tepër si emën femnash, por, simbas kuptimit që ka, mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Calisto. Kalli-sto. Ç‟al-ist-o. Në greqisht: Kallistos.
Duket fjalë shqiptare-italiane që don te thotë: Kalli jam.
Edhe sot përdoren këto fjalë, si fjalë përkëdhelëse: Kallini
im, kallin i mushun etj. Varianti i dytë asht ma bindës dhe
ma i vjetër sepse kuptoj fjalinë: çfarë ali isht-o, çfarë krah
fluturues isht o. Për goca bahet: Calista, Ç‟alista, Kalista.
  Callistratos. Kalli-ist-rat-os. Kalli-ist-r‟at-os. Emën grek,
që kuptohet si emni i masipër me shtesën: R‟at, ra ati, ra
ditunia. Për goca bahet: Kallistrata.
  Calodote. Kalodote. Ç‟al-o-do-te. Emën grek, që, i ndamë
si ma sipër, e kuptoj me fjalët: Çfarë ali të dho tè, ty; çfarë
krahë fluturues të dho ty. Në këtë formë mund të përdoret

                                                            95
edhe për goca.
  Calogero. Ç‟al-o-ger-ò. Ç‟al-o-g-er-o. Ç‟alo gjerë ò. Në
këte emën shof fjalinë shqip: Çfarë krahë gjanë osht. Në
variantin e dytë kuptoj fjalët: ç‟ al osht gji, rracë ere osht.
Për goca mund të bahet: Kalogera. Calogera. Çalogjera.
  Calpurnio. Ka-al-pi-ur-ni-o. Ky emën i gjatë më jep nji
fjali të gjatë dhe domethanëse, që e kuptoj me fjalët: Ka krah
fluturues, pin nga urtësitë, njishi, i pari asht. Për goca bahet:
Kalpurnia. Calpurnia.
  Calvo. C‟al-v-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟al ve, vendos
o. Për goca bahet: Calva. Kalva. Çalva.
  Camillo. Ç‟a-mi-llo. Kam-ill-o. Në këte emën shof fjalinë
shqipe: Çfarë më dho(Zoti), ose: Kam ill o. Për goca bahet:
Kamilla,Camilla, Çamilla.
  Camelia. Kam-eli-a. Në këte emën kuptoj fjalinë: çfarë ere
asht. Nëse fjalën “el” e quejmë të njivlefshme edhe me
fjalën “yll”, gja që ndodh shpesh, atëhere emni asht i njajtë
me emnin: Kamila. Për çuna bahet: Camelio. Kamelio.
  Candido. Kandido. Ç‟an-ti-do. Fjala”can”, ç‟an, më
tingëllon në shqip: -Xhan, shpirt dhe ç‟An, çfarë Hane. Në të
dy rastet, emni del me kuptimin si: Ç‟Anë të dho(zoti), me
kuptimin Çfarë Hane të dha Zoti. Edhe në variantin tjetër
asht emën i bukur, sepse do të kemi: Xhan të dho(Zoti).
Ndofta fjala “xhan”, që përdorim sot në Shqipni, mund të
jetë e njajta gja, sepse në krahina të ndryshme fjala: ç‟an,
thuhet xhan. Për goca bahet: Kandida,Candida, Çantidha.
  Cantidio. Kantidio. Ç‟an-ti-di-o. Nëse ndjekim llogjikën
e masipërme, ky emën më del: Xhan ti din, ose: ç‟esht hana
që ti din-o. Për goca mund të bahet: Kantido. Cantidia,
Çantidi-a.
  Canziano. Ç‟an-zi-an-ò. Edhe ky emën, po të ndjekim të
njajtën mënyrë si ma sipër do të kemi: C‟Han, si Han-ò, ku

96
në shqip,”zi”, italisht kthehet në “si”,ose “za” në gjuhën
shqipe dhe mund te kuptohet si: ç‟Hanë ze, za Hane osht.
Për goca bahet Ç‟ansiana. Çanzana.
  Capile. Cap-il-e. Kap-il-e. Ç‟ap-il-e. Në shqip: Kapile ka
kuptim të keq, sepse thuhet: Kopil, me kuptimin: Fëmijë i
braktisun, por nëse e ndjamë në: Kap ilin esht, kap yllin
është, na del emën i bukur. Në variantin e dytë kuptohet si:
ç‟ap, kap yllin-e. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy
sekset. Në kangët e vjetra ka qenë përdorë shumë si emën
përkëdhelës dhe tash që ia njof kuptimin, i jap të drejtë të
parëve tanë. Përdoret për të dyja gjinitë njilloj.
  Capitolina. Cap-it-ol-in-a. Në këtë emën më del nji tjetër
fjalë shqipe (çap), që e përdorim edhe sot në Shqipni. Emni
merr kuptimin: çapi it, hapi it, krahu in asht. Asht emën
shumë i bukur. Për çuna mund të bahet: Capitolina.
Kapitolino. Çapitolino.
  Capiko. Çap-ik-o. Kap-ik-o. Asht emën që përdoret në
Shqipni si Kapik, ose Çapik dhe kuptohet menjiherë në
shqip. Për goca mund të bahet: Çapika, Kapika.
  Caponio. Kap-oni-o. Në Shqipni përdoret si: Çaponi-o,
Çap-oni-o, që e kuptoj me fjalët: çap, kap, fëmijë i fortë që
të mbërthen, : i joni osht, Ose: kap, çap Honë osht. Disa
kujtojnë se asht emën ofendues, por simbas kuptimit që ka
nuk duhet të ofendohet asnjani, për këtë emën të bukur. Për
goca bahet: Kapona, Çapona.
  Caracala. Ka-ar-a-ka-al-a. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: Ka ar asht, ka al (krah fluturues) asht. Kështu siç asht,
asht përdorë si emën mashkullor, por shkon edhe për goca.
  Caractaco. Ka-ar-a-ç‟t‟a-ko. Emnin e kuptoj me fjalët:
Ka ar asht, ç‟të asht ko. Për goca bahet: Caractaca,
Karaktaka.


                                                              97
  Caralala. Ç‟a-ar-a-lala. Ka-ar-al-al-a. Ka-ara-lala. Me
të tre versionet kuptohet menjherë në gjuhën shqipe si:
  1- Ç‟a ari asht lala, ku fjala “lala” përdoret në Shqipni si
      emërtim rrespekti për ma të rritunit dhe për vëllain ose
      farefisin, gjitonët meshkuj, ma të mëdhej në moshë.
  2- Ka ar, al e al asht.
  3- Ka ara lala. Në të gjithë variantet asht emën i bukur.
      Mund të përdoret për të dy sekset.
  Caractako. Ka-ar-a-ç‟t‟a-ko. Në shqip kuptohet
menjiherë si e folme në dialekt: Ka ar a, kta ko, ose: Ka ar,
ç‟të asht ko, këtu. Për goca bahet: Caractaka, Karaktaka.
  Carchedon. C‟ar-ke-don. Me ndamjen e bame, kuptoj
fjalët: çfarë ari ke dhonë. Për goca mund të bahet:
Carkedona. Çarkedona.
  Carcagia. Ç‟ar-ka-gi-a. Asht emën i bukur, por përdoret
ma tepër si mbiemën në Shqipni. Emni kuptohet me fjalët:
çfarë ari ka gjini i familjes, rraca.
  Carinlia. Karinlia. Ma i plotë do ishte sikur të shkruhej:
Ka-ar-in-ili-a, që në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: Ka
ar njishi, ili, ylli asht. Emni asht i përshtatun për çuna.
  Carina. Ç‟a-ar-ina. Ka-ar-in-a. Asht në listën e emnave
femnorë. Në shqip, ka kuptim në të dy variantet, por ma i
saktë besoj se asht: çfar ari njishi asht, dmth se ai fëmijë ka
virtyte të arta, por asht dhe i pari i të gjithëve. Kështu si asht,
mund të përdoret për të dy sekset ose: Carino, Çarin-o.
 Në Rusi asht përdor për të emërtue carin, të parin e vendit.
  Carincio. C‟a-ar-in-ci-o. Ka-ar-in-çi-o. Emni kuptohet
menjiherë në shqip me fjalët: çfarë ari, njishi çi, që osht. Për
goca bahet: Carincia. Karinçia.
  Caringio. Ka-ar-in-gi-o. Emni kuptohet menjiherë në
shqip me fjalët: Ka ar, ini rracë (gji) osht, ose: Ka ar, njishi,
rracë osht. Për goca bahet: Caringia, Karingia.(Në Shqipni

98
thuhet: Karinxhi).
  Carlo. Ç‟ar-lo. Në këte emën shifet qartë përdorimi i
germës”ç” në shqip dhe jo “k”, siç lexohet në italisht. Me
anën e emnit del shprehja e bukur: Çfarë ari lo, që don të
thotë se miqt e të afërmit, pasi janë takue me njani-tjetrin,
thonë: Na mbushe me ar, na e le arin në shtëpi etj. Për goca
bahet Ç‟arla. Jemi mësue që këte emën ta ndigjojmë në
variantin e leximit nga italianët si emni: Karlo, por në
variantin me “ç” e përdorin edhe shtete të ndryshëm dhe asht
ma me kuptim në gjuhën shqipe.
  Carlotta. Ç‟ar-lot-a. Ka-ar-lot-t‟a. Asht në listën e
emnave femnorë. Në shqip kuptohet: çfarë ari, lot a, çfarë
loti i kulluem(që del nga sytë) asht. Kështu siç asht, mund të
përdoret edhe për çuna, ose: Carlot, Çarlot, Karlot.
  Carmelo. Ç‟ar-me-lo. Asht emën që kuptohet menjiherë
në shqip dhe ka kuptimin e emnit Ç‟arlo. Për goca bahet:
Ç‟armela, Karmelia.
  Carmen. Ç‟ar-men. Në shqip kuptohet me fjalinë: çfar ar i
mençëm që ka lind. Në këtë formë mund të përdoret për të
dy sekset.
  Carmine. Ç‟ar-mi-ne. Edhe ky emën kuptohet menjiherë
në shqip. Për goca mund të bahet: Ç‟armina. Karmina.
  Caro. Car-ò. Në italisht lexohet: Kar-ò, Ka-ar-o, por, siç e
dijmë, në shqip asht emni i organit mashkullor, që i kanë vu
këtë emën, meqë aty asht vendi ku magazinohet ari gjenetik
i arianëve europianë, dmth, se asht vendi që: ka-ar.
  Do të ndalem pak në këtë temë, sepse, simbas zbërthimeve
të bamë në këtë libër, shof se të parët tanë i kanë pasë trajtue
emërtimet e organeve të seksit me emna kuptimplotë dhe
nuk përdoreshin si emna të “turpshëm”, por në bazë të
funksionit që ata kryenin, i kishin vu edhe emnat. Emni i
organit femnor, të zbërthyem simbas llogjikës së këtij libri

                                                             99
asht: Fëmijë për ta pirë në kupë dha. Të pirë dha, fëmijë që
t‟i pish, t‟i piç në kupë ka lind, pi ill lla, dhe në të gjitha
variantet e thana na del emni i organit femnor. Emnin Caro,
për goca mund të bahet: Çara, Kaara, Kara, sepse edhe
gocat kanë ar. (Kanë ar gjenetik, ar në virtyte dhe ar në
pasuni).
 Caritono, Ç‟ari-ton-o. Ka-ar-it-on-o. Varianti greqisht, që
në shqip kuptohet menjiherë si: Çfarë ari, toni, i joni osht,
ose: Ka ar,it Honë osht.Për goca bahet: Karitona, Caritona.
  Carolo. Ç‟ar-o-lo. Në shqip kuptohet me fjalinë: ç‟ar o lo,
çfar ari-o-na lo, na ka lind etj. Për goca bahet: Carola,
Karola, Çarola.
  Carolina. Karolina. Ç‟ar-ol-in-a. Ç‟ar-o-lina. Nëse do e
quajmë fjalën”ol” të njajtë me fjalën “al”, ky emën merr
kuptimin: çfar ari me krahë fluturues, njishi, i pari i të
gjithëve asht. Në variantin tjetër bahet: çfar ari o lina, linda.
Asht në listën e emnave femnorë, por kështu siç asht, mund
të përdoret për të dy sekset.
  Caronte. Ca-ron-te. Ka-ron-te. Ç‟ar-o-n‟te. Ky emën
nga autori Aristidh Kola, në librin e tij”Gjuha e perëndive”,
asht zbërthye në: Kah rron te, ti. Unë, duke ndjekun
zbërthimet e masipërme, mendoj se mund të jetë edhe fjalia:
Ç‟farë ari ò, osht në ty, ke ti, sepse fjala “ar”, ka qenë si nji
fjalë e shenjtë për popullsinë atlantidhease-albane, që
shprehte karakterin dhe vlerat e mrrekullueshme morale të
këtij populli të bardhë europian, për të cilin ma randësi
kishin këto vlera se sa pasunia dhe jeta, ku hyn edhe fjala e
dhanë, në shqip”Besa”. Këte gja e hasim që nga koha e
Abramit,        A-vramit, që, për fjalën e dhanë, për pak desh
të vrasë të birin e vetëm. Nji histori mjaft e fortë, që për fat
të keq, ka ndodhun në popullsinë shqiptare dhe eropiane, që
pranonte t‟i humbte fëmija ose i afërmi, vetëm mos

100
turpnohej se nuk po mbante fjalën e dhanë, Besën. Mund të
përdoret njisoj edhe për goca, ose: Caronta, Karonta,
Ç‟aronta.
  Carpate. Ka-ar-p‟at-e. Ç‟ar-pa-at-e. Me ndamjen e bame
kuptoj fjalinë: Ka ar, pi ditunitë(at) esht, ose: Çfarë ari, me
dituni të pame(mësueme) asht. Në këtë formë përdoret si
emën vargmali.
  Carponio. C-ar-po-ni-o. Këte emën e zbërthej me anën e
fjalisë në dialektin geg si: Ç‟ar po, ni osht. E thanë për të
gjithë, më del: Çfarë ari, po, ja(ni) ku asht. Për goca mund të
bahet Ç‟arponia.
  Carpos, Karpos. Ç‟ar-po-os. Emën grek, që e kuptoj me
fjalët: Ka ar po osht, ose: çfarë ari po osht.
  Carto. Ka-ar-t‟o. Ç‟arto. Emni kuptohet me fjalët: Ka arë
të osht, çfarë ari të osht. Për goca, në shqip mund të bahet:
Çarta.
  Cartagena. Ka-ar-t‟a-g-ena. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: Ka ar të asht, gji ena, rraca jonë asht. Me të vërtetë,
Kartagjena në lashtësi ka qenë shumë e pasun.
  Casilda. Ç‟as-il-da. E kam përsëritë disa herë, që fjala”as”
më del e njivlefshme me fjalën”jetë”, kështuqë emni merr
kuptimin: ç‟jetë Ili të dha, ose: ç‟asht yllë i dhanë (nga Zoti).
Për çuna mund të përdoret si: Casildo, Çasildo.
  Casimiro. Ç‟as-i-mir-o. Siç e kam shpjegue dhe ma sipër,
fjala “as” asht shkurtim i foljes tonë “asht” dhe mund të jetë
e njivlefshme me fjalën “Jeta”, të cilën, nëse e fusim në
emën, krijon emnin me kuptimin e sotëm: Jetë mir-ò, osht,
Ose thjesht: asht i mirë-o. Për goca bahet: Ç‟asimira.
  Cassandra. C‟ass-an-dra. Në dialekt kuptoj fjalinë: ç‟jetë
Hane dra (asht), ç‟asht Hana dro. Për çuna mund të bahet:
Cassandro, Kasandro, Çasandro.
  Cassiano. Ç‟as-si-an-ò. Këte emën e interpretoj me

                                                             101
fjalinë: Ç‟asht si Han, si Hana-ò, ku Hana në gjuhën shqipe
asht në gjininë femnore, por në këto emna të vjetër na del në
gjininë mashkullore, si në të folmen e shqipes së sotme:
Han, pa “a”, emën që përdoret dhe nga shumë shtete të tjera
europiane: Han, Hans etj. Për goca bahet: Ç‟asiana.
  Casino. C‟as-in-o. Ke parathania e librit kam thanë se
shpesh here fjala”as” në emna të ndryshëm merr kuptimin e
fjalës “jeta”, ashtu si fjala “is”. Në këte emën, ky kombinim
me jep kuptimin si: ç‟asht in, njin o, ose: Jeta in osht, jeta
jonë osht, ose thjesht: ç‟asht njinë o. Për goca mund të
bahet: Casina, Çasina.
  Cassio. Ç‟as-si-o. Këte emën, simbas zbërthimit të
masipërm e me të folmen në dialekt, e shpreh: Ç‟as si(që)-ò,
ose: Jeta që ò, që osht. Për goca bahet: Ç‟assia.
  Cassiopea. C‟asi-o-pe-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë:
Ç‟asht njinë o, penj lidhës(me Zotin). Për çuna bahet:
Casiope, Çasiope.
  Casto. Ç‟ast-ò. Këte emën e kuptoj me emnin: Ç‟ jetë-ò,
osht. Për goca bahet: Casta, Ç‟asta.
  Castrense. Çast-ren-se. Në shqip lexohet: Ç‟ashtë (njin
që) renë zen. Ky emën i bukur, kështu siç asht, mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Catalano. Katalano. Ç‟at-al-an-o. Emnin e kuptoj me
fjalët: ç‟fëmijë i ditun, me krah si Hana osht. Për goca bahet:
Çatalana, Katalana.
  Cataldo. Kataldo. Ç‟at-al-do. Me anën e gjuhës shqipe
gegënisht, e shpjegoj me fjalinë: Ç‟at al dho, Njat al dho,
çfarë krahu të mençëm të dho, dha(Zoti). Për goca bahet:
Ç‟atalda, Catalda, Katalda.
  Catania. Ka-at-ani-a. Edhe pse mbaron me germën “a”,
emni asht ndërtue për gjinine mashkullore, sepse aty kuptoj


102
fjalët: Ka-at i ditunin Hani, asht, ku shofim se emni i Hanës
na jepet në gjininë mashkullore.
  Catello. Ç‟at-el-lo. Ka-at-el-lo. Simas ndamjes, emnin e
kuptoj me fjalët: Çfarë fëmije të pjekun, si fllad ere lo në
jetë. Për goca bahet: Catella, Katella.
  Catena. C‟at-en-a. Në italisht Katena, don të thotë:
Zinxhir. Në shqip kuptohet me fjalinë: ç‟at jenë, çfarë
fëmijë të mençëm që jen, jan. Emni asht përdorë në shumës,
për t‟i rritë randësinë. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe
për çuna ose: Caten-ò, Kateno. Çaten-o.
  Catharine. Ka-at-h-ar-in-e. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Ka dituni(at), ari ynë esht. Asht në listën e emnave
femnorë, por përdoret edhe për çuna.
  Caterina. Ca-te-rina. Ka-te-rina- Ç‟at-er-in-a. Në shqip
kuptohet me fjalinë: ça të rina, kah të rina, të rinova. Asht
emën i ngjashëm me emnin: Erina. Në variantin e dytë
kuptohet fjalia: I pjekun e i shkathët si era, ni a, njishi asht, i
pari asht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna,
ose Katerin-o. Çaterin-o.
  Catilina. Ka-at-Ili-in-a. Ç‟a-at-Ili-in-a. Në të dy mënyrat,
emni kuptohet me fjalët: ka pleqsi (at) ylli ynë asht. Asht i
ndërtuem për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet
edhe: Katilin-o. Çatilin-o.
  Catone. Ka-at-on-e. Emni kuptohet menjiherë me fjalët:
ka pleqsi(at), i joni esht. Në këtë formë mund të përdoret për
të dyja gjinitë.
  Catullo. Ç‟at-t‟u-llo. Me anën e gjuhës shqipe e shpjegoj
në dialektin geg: Çfarë ati t‟u llo, lo, dho, dha. Fjala “at”,
shpesh herë jepet me kuptimin e njeriut të pjekun, mësuesit,
të prijësit të vendit etj. Ky emën asht i njajtë me fjalinë: Të
lindi nji fëmijë, ma i pjekuni nga të gjithë. Për goca bahet .
Ç‟atulla.

                                                              103
  Catoliche. Ç‟at-ol-i-ke. Ç‟at-oli-ke. Kjo fjalë mund të
përdoret rrallë për emna, por e shof të drejtë ta zbërthej
kuptimin e këtij emni, që asht shkruejtë dhe kuptohet vetëm
me fjalë shqipe si: çfarë pleqësish krah fluturuese ke. Fjalë
me shumë kuptim, që kanë zgjedhë me shumë kujdes për të
vendosë emnin e fesë katolike.
  Cecco. Çèç-ço. Në të folmen e përditëshme përdoret dhe
kjo fjalë: Çeç-ç‟o, çeç osht ky fëmijë, diçka asht ky fëmijë.
Për goca bahet: Cecca, Ç‟eçça. Çeça.
  Cecilio. Çe-çili-o. Çeç-ili-o. Këte emën unë e kuptoj me
fjalinë: ç‟e çili ò, osht, ku “çil” quheshin edhe kuajt e bardhë
me pika te zeza. Fëmija duhet të ketë qenë bardhosh me
quka. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: çeç, çfarë Ili o. Për
goca mund të bahet: Ç‟ecilia.
  Celeste. Çel-este. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë:
i çelët esht. Në italisht asht emni i ngjyrës së qiellit, që asht
i çelët, në krahasim me qiellin me re që asht: I ranuem, i
vranuem, i nximë. Mund të përdoret edhe për çuna dhe goca,
ose: Çel-a, që asht shum i përdorun në Shqipni.
  Celestino. Çel-est-in-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip,
me emnin e masipërm me shtesën: Inë, yni. Për goca bahet:
Çelestina.
  Celinia. Cel-in-a. Kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë:
çel ina, të celët ina, të çelët jemi, ose: çeli njishi a. Për çuna
mund të përdoret po kështu ose: Çelin-o.
  Çelçimo. Çelçi-im-o. Shqip. Asht emën që kuptohet me
fjalinë: çelsi im osht. Për goca bahet: Çelçima.
  Celso. Çels-ò. Ndryshe mund te thuhet: Haps-ò, osht. Ka
kuptim figurativ, sepse prindi me lindjen e këtij fëmije shef
që iu çel jeta, iu çel familja etj. Për gocat bahet: Çelsa.



104
  Celtilo. Celt-ili-o. Çel-ti-ili-o. Çel-ti-lo. Emni kuptohet
menjiherë në shqip me fjalët: 1- I çelët Ylli osht, 2- Çel Ylli-
o, ose: 3- çel ti Yll –o. Për goca mund të bahet: Çeltila.
  Celtico. Çel-ti-ik-o. Emnin e kam shpjegue me fjalët: Ke
të çeltit, bjondët ti ik.
  Cerere. C‟er-ere. Duket si e folme e sotme, kur themi:
çfarë ere, ç‟ere ere, ç‟erë ere. Emni mund të përdoret për të
dyja gjinitë, pa u ndryshue.
  Cesare. Ç‟es-ar-è. Kuptohet menjiherë në shqip si fjalia:
ç‟esht ar (ai femijë). Për goca bahet Çesara.
  Cesario. Ç‟es-ari-ò. Ka kuptimin si fjala Cesar-è, ku si
gjithmonë, zanoret “e” dhe “o” janë në vend të foljeve
përkatëse. Për goca bahet Çesara.
  Cesarioni. Cesari-on-i. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: Çesari joni isht. Për goca bahet: Cesariona.
  Cesco. Çes-ko. Emni kuptohet menjiherë si: ç‟esht ko,
kush ka le këtu. Nëse kujtojmë se fjalët: “as” “es” “is”,
shpesh herë, në lashtësi kanë zavendësue fjalën esistencë,
jetë, atëherë emni mund të kuptohet edhe si: ç‟jetë ko, ç‟jetë
ka le ko. Përdoret edhe si shkurtim i emnit: Françesko. Për
goca bahet: Çeska.
  Cesonia. Ç‟es-oni-a. Tingëllon edhe si fjalë italiane: Ce
sonia, është andrra, por ma tepër mund të jetë kuptimi në
shqipen e vjetër, që e kuptoj si: Ç‟jetë joni asht, Ose: ç‟esht
Honi (Hona) o. Emni asht ma me kuptim për çuna. Për goca
mund të bahet: Çesona.
  Cendeas, Ken-de-as. Emën grek, që e kuptoj me fjalinë:
Ken dhe, kanë tokë asht. Duhet të jetë emën i njerëzve të
lidhun me tokën, bujqëve. Mund të përdoret po kështu edhe
për goca. Në Shqipni, fjala “kan” e “ken”, janë të njajta.
  Çercis. Ç‟er-ç‟is. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët:
ç‟erë (e shpejtë) që isht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë.

                                                            105
  Cherkyra. Ke-er-ky-yr-a. Ç‟er-ky-yr-a. Grek. Varianti i
parë më jep fjalët: ke, ose, ka erë ky hyri a. Varianti i dytë
më jep fjalët: çfarë ere ky Hyri asht. Në këtë formë mund të
përdoret për të dyja gjinitë, megjithëse emni asht në listën e
gjinisë femnore.
  Cerykos, K‟er-yk-os. Ç‟er-ik-os. Emën grek. Në Shqipni
asht nji qytet me emnin Cerrik. Këtë emën e kuptoj me
fjalinë: Ke era ik osht, ose: ç‟erë ik osht. Në të dyja
variantet asht emën i bukur. Për goca mund të bahet:
Cerika, Çeryka.
  Cherubino. Kerubino.Ç‟er-u-bi-in-o. Italisht nuk don
shpjegim. Në shqip don të thotë: çfarë rrubini ò. Simbas
ndamjes kuptoj fjalët: ç‟erë usht biri inë o. Për goca bahet:
Cherubina. Kerubina.
  Cetego. Ç‟et-e-g-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟dijetar dhe
rracë (gji) osht. Për goca bahet: Cetega.
  Ceteo. Ç‟et-te-o. Emnin e kuptoj me fjalët: ç‟dijetar (et) të
osht. Për goca bahet: Cetea.
  Ceroneo. Ç‟er-one-o. Ke-er-one-o. Ma i saktë më duket
varianti i parë, ku kutpoj fjalët: ç‟er e jona osht. Variantin e
dytë e kuptoj me fjalët: Ke erë Hone o. Për goca bahet:
Ceronea. Keronea.
  Cian. Çi-an-o. Emni në shqip bahet: Q-an-o, Qani dhe e
bajnë ma të kuptueshëm këtë emën, që don të thotë: Që Han
osht, Çi Han osht. Për goca bahet: Çiana, Qana.
  Ciceroni. Çic-er-oni. Në dialektin çam, ky emën kuptohet
menjiherë me fjalët: çiç er joni, ç‟është era, rraca e jonë.
  Chiaffredo. Chi-à-ffrè-do. Asht fjalë e ngjashme me
emnin Alfredo. Kuptohet si fjalia: Ki à-f-fre-do. Edhe nji
herë, në këte emën shofim nji karakteristikë të harrueme e të
mbulueme nga pluhuni i kohës dhe i harresës. Ka dalë
shumë herë në dukje përdorimi i germës ”F” në kombinime

106
fjalësh, ku germa “F” shpreh              lëvizje, zhdërvjelltësi,
fluturim. Në këto raste shof se gjuha italiane na ka
konservue shumë me saktësi të dhana shumë të çmueshme
për gjuhën shqipe dhe ate europiane. Emnin e kuptoj si: Ki,
ky asht flutur-o (i shkathët), fluturak, renë dho. Për goca nuk
shkon.
  Chiaro. Chi-ar-o. Në italisht ka kuptimin: I çelët. Me
ndamjen e bame kuptoj fjalinë: Ki, ky ar o, osht. Për goca
bahet: Chiara. Kiara.
  Chilicia. Ki-ili-çi-a. Emni, edhe pse mbaron me germën
“a”, asht emën mashkullor, që kuptohet me fjalët: ki Ili çi
asht, ky Ylli që asht.
  Chioe. Ki-o-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Ki, ky o
esht. Simbas ndërtimit, asht emën për çuna, megjithëse asht
në listën e emnave femnorë. Për goca duhet të ishte: Kjoe.
Në Italisht, ku asht marrë kjo listë emnash, germa”j”
zavendësohet me germën “i”, kështuqë edhe në variantin e
masipërm mund të përdoret edhe për goca, por nuk asht
shumë i saktë. Asht i ngjashem me emnin: Leka.
  Chikilia. Ki-ki-ili-a. Grek. Në këtë emën, prindët
kambëngulin kur e thonë dy herë: Ky, ky Ylli asht: Në këtë
formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna
mund të bahet: Kikili-o.
  Chimoni. Ki-moni. Ilir. Në këtë emën të vjetër ilir shof
dhe nji herë emnin e zotit të lashtë Amon të shkurtuem në:
Mon, simbas mënyrës shqiptare. Emnin e kuptoj: Ki, ky
Moni. Për goca nuk shkon, sepse fjala “ki” asht për çuna.
  Cinna. Ç‟in-na-a. Emën mashkullor, që e kuptoj me fjalët:
ç‟është in, njishi na asht, cili njish na asht(le). Mund të
përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: çino. Por,
meqë sot me këtë emën po thërrasin kinezët, ky emën i
bukur nuk po përdoret.

                                                             107
  Cinocefale. C‟in-o-ç‟e-f-al-e. Emnin e kuptoj me fjalët:
ç‟esht njishi o, ç‟esht flutura me fletë (al) e. Me këte formë,
emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Cinzia. C-in-zi-a. Në shqip kuptoj fjalinë: ça njishi si a,
njishi që a. Për çuna bahet: Cinzio. Çinsio.
  Cipriano. Ç‟i-pri-an-ò. Në shqip më del fjalia e bukur: ç‟i
prin Hana. Për goca bahet: Ç‟ipriana. Me këte emën na
zbulohet edhe emni i Qipros (Ç‟i-pri, Qi-pri, Që i pri), emën
puro shqip.
  Cyprianos. Ky-pri-an-os. Emën grek, që kuptohet
menjiherë si: ky prin Hanën osht, ose: ky prin anën e dheut
(krahinën, vendin, shtetin etj) osht. Për goca nuk shkon,
sepse fjala”ky” asht për çuna. Për goca mund të bahet:
Kjopriana.
 Ciprili. Cy-pri-ili. Mbiemni i nji familjeje të famshme
shqiptare në perandorinë turke, që në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Çi prin Ili o. Nji emën-titull shumë i
saktë për ata.
  Cirano. Çir-an-ò. Ç‟ir-an-ò. Ka ma kuptim sot, nëse do
ishte shkruejte: çil an-ò, sepse fjala”çir”, çirr asht e
njivlefshme me fjalën çil, çel. Në variantin e dytë, shof
fjalën shqipe: çfarë hir Hane osht. Për goca bahet: Ç‟irana.
  Ciriaco. Ciri-à-co. Në shqip asht: Qiriako. Simbas
shpjegimit të emnit Ç‟ir-à, këte emën e shpjegoj si fjalinë: I
çelti, i bardhi, i gëzuemi, à, asht ko, asht këtu. Mundet të
marrë dhe kuptimin: Syri a ko, ose: çfarë hiri, çfarë bukurie
asht ko. Për goca mund të përdoret po ky emën, edhe pse
mbaron me zanoren”O”, ose mund të bahet: Qiriaka,
Ciriaca, Çiriaka.
  Chyriakos. Ky-yri-a-ko-os. Asht varianti greqisht i
emnit: Çiriako, Qiriako. Në variantin grek shof fjalët: Ky
hyri a ko. Ky emën nuk mund të përdoret për goca, sepse

108
fjala”ky” asht për çuna. Për goca mund të bahet: Kjoyriako.
Në greqisht asht: Kyriake.
  Cyriasi. Ç‟yri-as-i. Në greqisht e shqip bahet: Qiriazi.
Simbas ndamjes së bame, emin e kuptoj me fjalët: ç‟hyri
asht. Për goca mund të bahet: Çyria, ose thjesh, siç asht në
shqip: Hyria.
  Cirillo. Ç‟ir-i-llo. Në greqisht asht: Ciril, Ç‟ir-ill. E
kuptoj si fjalinë: Çfarë hiri i llo, i dho(Zoti). Në greqisht
kuptohet si: Çfarë hir ylli. Për goca bahet: Çirilla.
  Cirino. Ç‟iri-in-ò. Çfarë hiri, i yni osht. Për goca bahet
Çirina.
  Ciro. C‟ir-ò. Në greqisht asht: Ky-yr-os. Emën i bukur
dhe i thjeshtë, që, siç e kam shpjegue ma sipër, asht i
njivlefshëm me fjalën: çirr, çjerr, çil, çel,ose ç‟hir, ç‟nur. Në
ditët e sotme fjala çir, çel, merr kuptimin: i çilët, i çelët, i
gëzuem. Zbërthimi i këtij emni na jep dhe kuptimin e emnit
çeltik, i thjeshtë i bukur fare: çelt-ti-ik, ke të gëzuemit, të
qeshunit, të çeltët, të bardhët, ke bjondët ti ik. Mund të
merret edhe si fjalia: ç‟hir òsht. Për goca bahet: Cira, Çira.
Varianti greqisht e përforcon kuptimin e fjalës”ir, hir”, nur,
bukuri e madhe, sepse e kuptoj si: Ky hyr osht, ky hyjni
osht. Për goca nuk shkon. Nëse duem ta përdorim për goca,
duhet ta bajmë: Kjoyria, por shqiptari i bie ma shkurt duke
përdorë vetëm: Hyrie.
  Chiusi. Ki-us-i. I thanë fjalë për fjalë, ky emën don të
thotë: Ki ush isht, ky asht, isht, por duke pa se fjala us, as e
is janë e njajta gja dhe shpesh herë janë përdorë në vend të
fjalës “jetë”, atëhere emni merr kuptimin: Ki jetë isht. Për
goca nuk shkon.
  Clara. Cl-ar-a. Siç e kam përsëritë ma parë, fjala”cl”,”kl”
në dialekt çam ktheht në:” Q” dhe emni kuptohet: Që ar asht.
Për çuna bahet: Claro, Qaro. Në këtë shpjegim të fundit na

                                                             109
del dhe kuptimi i fjalës ”Qar”, fitim, që asht i nivlefshëm me
arin.
  Clarenzio. Cla-ren-zi-ò. Cl-ar-en-zi-o.. Në dialektin çam
germa “Q” kthehet ne “kl”psh: qau, klau. Ma i pëlqyeshëm
më duket varianti i dytë, që e kuptoj si: Që ari en, i joni si
osht. Për goca bahet: Clarenzia, Klarenzia.
  Claudio. Ç‟la-u-di-ò. Në shqip: ç‟la un di, ku prindi
shprehet: çfarë laj, lej mbrapa, un e di, ose: laj mbrapa unë
dituninë. Emën shumë i bukur, ku prindi i thotë: kam lind nji
fëmijë të ditun. Për goca bahet Ç‟laudia. Klaudia.
  Cleandro. C‟le-a-ndr-o. Ç‟le-an-dro. Simbas meje, që të
marrë kuptim duhet të bahet: Çeleander-ò, në shqip: ç„esht
le, ke le , lid-a nder-ò. Edhe në variantin e dytë del emën i
bukur në fjalinë: Ke-le-an-dro. Asht nji shprehje që veriorët
shqiptarë e kuptojnë menjiherë sot me fjalët: Ke lid Hanë,
kuptohet, mundet (dro). Për goca bahet: Cleandra,
Kleandra.
  Celentano. Ç‟e-len-t‟an-ò. Në shqip kuptohet me
shprehjen: Ke lind nji fëmijë të mençëm e të pjekun si ati,
ma i pari e i dituni i shtëpisë, krahinës, shtetit etj. Për goca
bahet Celentana, Ç‟elentana.
 Clelia. C‟le-eli-a. K‟le-eli-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë:
që ajo (e nderuemja) asht, ose: ç‟le era asht.
  Clemente. Ç‟le-ment-è. Në shqip kuptohet me fjalinë: ke
le, lind me ment, i mençun. Për goca bahet: Clementa,
Klementa.
 Clementino. Çlement-in-o. Asht emni i masipërm me
shtesën: inë-o, yni osht. Për goca bahet: Clementina,
Klementina, Çlementina.
 Clemenzia. C‟le-men-zi-a. Asht në listën e emnave
femnorë. Në shqip e kuptoj si: ç‟leu i mençëm(shif) si asht.,
Kështu siç asht mund të përdoret për të dy sekset, por, meqë

110
na asht mësue veshi, që në fund të emnave mashkullorë të
tingëllojë germa “O”, atëherë për çuna mund të bahet:
Clemenzio. Çlemensio.
  Cleo. K‟le-o. Ç‟le-o. Në shqip kuptohet si: Cili (ka) le ò,
ose: ke le o. Për goca mund të bahet: Clea. Klea.
  Cleofe. C‟le-o-fe. K-le-o-f-e. Ç‟le-o-fe. Në këtë emën
mendoj se asht ma i përshtatshëm varianti i dytë si: Ke le o,
fluturak esht. Kështu siç asht, besoj se shkon për të dy
sekset.
  Cleopas. C‟le-o-p‟as. Emën grek, që e kuptoj si: Ke le o, i
pimë (në kupë) asht, ose: ç‟leu o, i pamë, i ditun asht.
Kështu siç asht, mendoj se përdoret për të dy sekset.
  Cleopatra. C‟le-op-at-ra. Ç‟le-o-pi-at-ra. Këtë emën e
zbërthej në: Ke le, o pi, osht i pimë, pleqësia, mençunia ra
mbi tokë. Duket sikur po e flasim sot. Në variantin e dytë
mendoj se asht: Ka le o, pi ditunitë ra mbi tokë, ku e kam
sqarue dhe ma parë që fjala”ra” mund të merret edhe me
kuptimin: RA, perëndia e lashtësisë që ka RA nga qielli. Ky
emën i bukur mund të përdoret për të dy sekset, por asht
përdorë dhe përdoret vetëm për femna. Për çuna mund të
shkonte: Kleopatri. Kleopatro. Çleopatro.
  Cleonico. Ç‟le-onic-o. Ç‟leoni-co.Varianti i parë në shqip
shpjegohet me fjalinë: ke le jonik-ò, osht e në variantin e
dytë bahet: Çfarë leoni, ko, çfarë luani asht këtu. Për goca
mund të bahet: Cleonica, Çleonika.
  Clero. Klero. Ç‟le-ero. Ç‟le-er-os. Asht emën shumë i
vjetër, që sot përfaqëson emnin e drejtuesve shpirtnorë të të
gjitha feve. Simbas ndamjes së bame. Emnin e kuptoj me
fjalët: Ç‟le erë osht, lindës ere osht. Asht fëmijë që ban të
lindë freskia e ernave nëpër botë, ose të lindë erna, epoka të
reja nëpër botë. Emën shumë ambicioz. Për goca mund të
bahet: Clera. Klera. Çlera.

                                                          111
  Climaco. Cl-im-a-co--? Mendoj se duhet të ketë qenë
fjala: Cilimaco, që në shqip merr kuptimin: çili-im-à-ko, i
çelti im, bjondi im à, asht ko, këtu. Për goca nuk shkon.
  Clinio. Ç-lini-ò. Ky emën thuhet nga prindi i gëzuem:
ç‟lini, ç‟lindi-o, çfarë kënaqësie që lindi ò, osht. Për goca
bahet: Clinia. Ç‟linia.
  Clio. Klio. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Kilio, ki ili
o. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose
për goca shkon si: Klia, Kilia.
  Cloe. C‟lo-e. Në shqipen e përditshme kuptohet me
fjalinë: çfarë lo-e, çfarë pasardhësi lo-e. Përdoret si emën
femnor, por kështu siç asht, mund të përdoret për të dy
sekset.
  Clorinda. C‟lo-or-in-da. Në shqip e kuptoj me fjalinë:
ç‟lo arin, njishin dha. Asht në listën e emnave femnorë. Për
çuna bahet: Clorindo. Çlorindo.
  Cloro. C‟lo-or-o. Me arsyetimet e masipërme emni
zbërtheht në: Çlo ar ò. Për goca bahet: Clora, Klora, Clara,
Klara. Çloro. Çlara.
  Clodio. Klo-di-o. Në dialektin çam duhet të japë
kuptimin: Që din osht, ose: Kjo e dituna osht dhe na del
vetëm emën femnor, që megjithate për goca bahet: Clodia,
Klodia.
  Clodiano. C‟lo-di-an-ò. Klo-di-an-o. Në dialektin çam
mund të thuhet: Që dijnë-janë, ku fjala “janë”, në shqip asht
në numrin shumës, por, siç duket, italianët e kanë përdorun
në shenjë rrespekti në të kaluemen, siç fusim ne sot fjalën
“Ju”. Germa “j” në italisht nuk shqiptohet. Nji mundësi
tjetër asht edhe: Kjo dituni Hane osht. Për goca bahet:
Clodiana, Klodiana.
  Clodomiro. C‟lo-do-mir-ò. Clo-do-mir-ò. Në dialektin
çam na shpjegohet si fjalia: Që don mirë –ò, osht. Për goca

112
bahet: Clodomira, Klodomira.
  Clodoveo. Clo-do-ve-ò. Simbas meje, duhet të ketë qenë:
Klo-do ver-ò dhe emni merr kuptimin: Që dho verë ò, osht.
Emën shumë shprehes, sepse me lindjen e atij fëmije nuk do
ketë ma dimën e ftofët, por vetëm verë e ngrohtësi, si në
familje, ashtu edhe ke miqt. Për goca bahet: Clodovera.
Klodovera.
 Clysyra. Kly-sy-ra. Ky-sy-ra. Shqip. Asht emni i vjetër i
Këlcyrës, që e kuptoj me fjalët: Ky (kly) sy ra (në këte tokë).
Emni mund të përdoret edhe si emën njerëzisht dhe ka
kuptim për të dyja gjinitë. (Edhe emnin e sotëm Këlcyra e
zbërthej në: Ke-el-ç‟yr-a, ke erë, çfarë hyrie asht).
 Cocaria. Çoç-ari-a. Kuptohet si: çfarë (çoç) ari asht.
 Cogratos. Ko-gr-at-os. Asht në listën e emnave grekë.
Mendoj se do ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Ko-gir at-
osh, këtu rracë e ditun osht. Për goca bahet: Kograta,
Kogjirata.
 Cointa. Ç‟o-in-t‟a. Ko-it-t‟a. Në të folmen e prditëshme
thuhet: Ç‟o? Njishi të a, Ose: ko, njishi të a. Emni ka kuptim
për të dyja gjinitë.
 Colatino. Ç‟ol-ati-in-o. Me ndamjen e bame, emnin e
kuptoj me fjalët: ç‟farë oli, ali, çfarë engjëlli fluturues, i
dituni(ati) inë osht. Për goca nuk shkon.
 Colmanno. Colm-ann-o. ç‟ol-mi-ane-o. Fjala colm, kolm,
në italisht asht e njajtë me fjalën shqipe: kulm, majë etj.
Emnin e kuptoj në shqip si: Kulmi janë-o, Në kulm të të
gjithëve rrijnë. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: çfarë ali mi
Hanën osht. Për goca bahet: Colmana.
  Colmazio. Colm-a-zi-o. Simbas arsyetimit të masipërm,
emni kuptohet si: Kulmi asht si o, ose: Kulmi asht zanë o.
Për goca bahet: Colmazia, Kolmasia.


                                                            113
  Colombano. Colombo, Concetto, Concordio, Crocefisso,
Consolato, janë fjalë që shpjegohen në italisht.
  Comodo. Ço-mo-do. Në italisht lexohet: komodo dhe
kuptohet me fjalën: rehatllik, por mendoj që në shqip, prindi
shprehet i kënaqun duke thanë: ço mo dhonë, çfarë më osht
dhonë, çfarë fëmijë i mrekullueshëm që më është dhonë (nga
Zoti). Për goca mund të bahet: Çomodo, Komoda.
  Conegliano. C‟on-e-gi-il-iano. Emni i vjetër ka qenë: Ol-
jan-o, ol-i-ano, që na tregon lidhjen e vjetër me emnat e tjerë
me origjinë nga Atlantida. Emnin e kuptoj me fjalët: Krah
fluturues Hane, ose: Krah fluturues janë. Variantin e ri e
kuptoj me fjalët: ç‟Honë dhe rracë Yllore janë.
  Cora. C‟or-a. ç‟or-a. Në italisht lexohet: Kora. Në shqip
kuptohet si: çfar ari asht. Për çuna nuk kombinon bukur.
  Cordolia. Kordolia. Ç‟or-doli-a. Në shqip kuptohet: çfarë
ari doli-a. Për çuna nuk kombinon bukur.
  Corina. C‟or-in-a. Kor-in-a. ç‟or-in-a. Në shqip e
zbërthej me fjalinë: çfarë ari? Njishi asht. Në variantin e
dytë bahet: Zemra (kuore) in, jona asht. Në këtë formë mund
të përdoret për të dy sekset, por asht ke lista e emnave
femnorë, kështuqë për çuna mund të bahet: Korino.
  Corintia. C‟or‟in-ti-a. Asht i njillojtë me emnin e
masipërm. Përdoret për të dyja gjinitë.
  Corbiniano. Cor-bini-an-ò. Kor-bi-ni-ano. Në Shqipni
kemi emnin e ngjashëm të krahinës së Kurbinit. Fjalët ” bini
janë” kuptohen menjiherë në shqip. Mbetet për t‟u kuptue
fjala “Cor”,”Ç‟or”,”Kor” dhe “Kur” në shqip. Nëse marrim
fjalën, “Cuore”në italisht, “Kuore”, shof se i ka mbrenda të
dyja këto fjalë dhe mendoj se fjala Kor, asht shkurtim i fjalës
Cuor në italisht, Kuor, që përdoret edhe sot në dialekt, por
kemi dhe fjalën në shqip”kur”, ku nga fjala “kuore”, zanorja
“o” asht nënvleftësue në dialekt e asht heqë, kështuqë na del

114
fjala “kur” në shqip. Me këte llogjikë, nëse zbërthejmë në
shqip emnin: Kor-bini-janë, Kur-bini-janë, Cuor, kuor-bini-
janë, na del i kuptueshëm ky emën me anën e gjuhës shqipe
si: Zemrat e bijve janë. Shqiptarët, duke ia ditë kuptimin
këtij emni, nuk ia kanë vu fjalën “janë” në shumës mrapa,
sepse ia ngatërron pak kuptimin dhe emni Kur-bini, Zemër
djali, ose: zemra mbini, asht plotësisht i arësyeshëm. Për
goca bahet: Corbiniana, Korbiniana.
  Coreno. Kor-en-o. Cor-en-ò. Me arësyetimin e
masipërm, këte emën e zbërthej me fjalinë: zemër jen, jan-ò.
Besoj se në të gjithë botën i thonë të sapolindunit: Zemra
ime. Për goca bahet: Corena, Korena.
  Coriolano. Cori-ol-an-o. Në italo-shqip kuptohet si fjalia:
Zemër me krah Hane. Për goca bahet: Coriolana,
Koriolana.
  Cornelio. Cor-neli-ò. Në shqip kuptohet menjiherë si
fjalia: Zemër ngeli. Për goca mund të përdoret si: Cornelia,
Kornelia.
  Coronato. Cor-o-nato. Ç‟or-o-n‟at-o. Kjo fjalë
shpjegohet vetëm në italisht si: Zemër kam lindun. Në
variantin e dytë kuptoj fjalët: Çfarë ari osht në dituni (at) o.
Për goca mund të bahet: Coronata, Koronata.
  Corrado. Corr-a-do. Edhe kjo fjalë italo-shqipe kuptohet
menjiherë në shqip me fjalët: Zemër a don, ose: Zemra asht
dhonë dhe ka ma kuptim, sepse lindja e fëmijës asht quejtë
gjithmonë si nji dhurate (dho,do, dono italisht) nga zoti. Për
goca mund të përdoret si: Corrada, Korrada.
  Corpinio. Ç‟or-pi-ni-o. Me ndamjen e bame, e zbërthej
me fjalinë: çfarë ari për ta pi në kupë, ni, njishi osht. Për
goca bahet: Çorpinia. Korpinia.
  Corsica. Korsika. C‟or-si-ka. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: çfarë ari si ka, që ka.

                                                            115
  Cosimo. Cos-im-ò. C‟os-im-o. Varianti i dytë më duket
ma i përshtatshëm sepse shof fjalët: ç‟osht imi o, ç‟jetë (os)
imi më osht. Për goca bahet: Cosima. Kosima.
  Cosmma. Cos-m-m‟a. Në greqisht: Ko-os-m‟as, në shqip:
Koz-ma. Kjo mënyrë e të shkruejtunit, i jep kuptim edhe
arsyetimit të ma sipërm të fjalëve “is”, “os” etj, sepse më jep
fjalinë: Ko osht më asht dhe nuk ka kuptim, por nëse fusim
fjalen”os”, të njivlefshme me fjalën “jetë”, atëhere emni
merr kuptimin: Ko jeta më asht. Në Shqipni, emni përdoret
vetëm për çuna, por simbas kuptimit, mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
Costantine. Costantine. Ko ost-ant-in-e. Asht në listën e
emnave grek. E kuptoj me fjalët: Ç‟ osht, ko osht
Anti(Hana) ine, jonë, ose : Këtu osht Anti, njishi esht. Me të
dy variantet asht emën i bukur. Për goca nuk mund të
përdoret, sepse fjala”ant” asht për çuna.
  Costante. C‟ost-an-t‟e. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: ç‟osht Hana në ate. Emni asht për çuna. Për goca nuk
kombinon bukur, por mund të bahet: Costanta, Kostanta.
  Costanzo. Ko-ost-an-zo. Ç‟ost-anz-o. Ke ky emën kuptoj
fjalët: Ko osht, ç‟osht(njin) që Hanza-osht. Për goca bahet:
Costanza. Kostanza.
  Costandino. Kostandino. C‟ost-an-din-o. Emnin e kuptoj
me fjalët: ç‟osht Han i ditun o. Për goca bahet: Kostandina.
Costandina.
  Cozenca. Ko-ze-en-t‟a. Emën qyteti italian, që në shqip
kuptohet me fjalët: Ko, këtu zëri en të asht, këtu, i famshi
(me zë, me za) të asht.
  Craina. Kra-in-a. Emën vendi, që në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Krah i ini asht, ose: Koka jonë asht.
  Crasi. Kra-as-i. Ky emën i vjetër e të tjerë ma poshtë, na
provojnë se para Krishtit ka pas ekzistue emni i tij në forma

116
të ndryshme. Ky emën asht i ngjashëm me emnin e Kri-isht-
it, por në dialektin geg, sepse asht: Kra asht, kokë me mend
asht, Ose: Kokë e jetë isht. Emni mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
  Cremenzio. Cre-men-zi-ò. Në shqip fjala “kre” asht fjala
“kry”, krye, e kështu, ky emën merr kuptimin: Kokë e
mençun (shif) si osht. Për goca bahet: Kremensia,
Cremenzia.
  Cremona. Kre-em-on-a. Emën qyteti në Itali, që në shqip
kuptohet me fjalët: Kreu em, Hona asht.
  Creta. Kre-t‟a. Ishull grek, që në shqip kuptohet me fjalët:
Kre të asht, kreu i vendit të asht.
  Crisogono. Kri-is-o-g-on-o. Emnin e kuptoj me fjalët: kri
isht o, gjiu, rraca jonë osht, Ose: rracë Hone osht. Për goca
mund të bahet: Crisogona. Krisogjiona.
  Cristiano. Cri-is-ti-an-ò. Në greqisht asht: Kristiano ose
Krestos, Kre-est-os, që përforcojnë mendimin tem për
përmbajtjen e këtij emni si Kreu drejtues esht- o. Këte emën
e kam zbërthye edhe në librin tem të parë “Thoti i
pavdekshëm na zbulon Atlantidën” si fjalia: Kri-ish-të-janë,
që asht emërtim në shumës, që mund të kuptohet edhe si: Kri
isht, Hane osht. Në Shqipni përdoren emnat: Kreshtë ose
Krasta. Për goca bahet: Kristiana.
  Cristina. Kristina. Cristi-in-n‟a. Kri-isht-in-a. Ky emën
përdoret për goca, por mendoj se nuk shkon për goca, sepse
kuptohet fjalia: Krishti ynë asht, e nëse asht Krishti, dihet që
ai ka qenë mashkull. Në variantin e dytë del kuptimi ma i
lashtë i këtij emni, (para lindjes së Krishtit, Isait), që e
kuptoj me fjalët: Kri isht, in na asht, Kokë drejtuese asht,
njishi, i pari na asht. Edhe në këtë formë, ma tepër tingullon
si emën çunash, por, meqë asht ba zakon që emnat që
mbarojnë me zanoren “A”, të përdoren për goca, edhe këtë

                                                            117
emën mund ta lemë ke lista e emnave femnorë, duke
mendue që popujt atlantideo-arjanë kanë pranue e pranojnë
që edhe femnat të jenë drejtuese numër nji të vendeve të
tyne (mretnesha).
  Crescente. Cres-c‟e-n‟te. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Kres, koka ç‟e n‟te, me kuptimin që ai fëmijë do jetë
inteligjent. Në fakt, në italisht fjala “Crescente”, Kresçente,
don të thotë rritet, si bima që qet kokën, kryt, nga toka dhe
rritet përpjetë. Për goca mund të përdoret siç asht.
  Crescenzio. Cres-ce-n‟-zi-ò. Në shqip e zbërthej me fjalët:
Kokë që nzaj, nxaj, -ò, osht. Për goca bahet: Krescensia..
  Crespignano. Cres-pign-an-ò. Në shqip shkruhet: Kres
pinj janë. E gjithë fjala ka kuptimin në shumës, por e kemi
thanë që nga italianët fjala “janë” jona në shumës asht
përdorun për emna njerëzish, në shenjë rrespekti. Emni merr
kuptimin si: Kokë pirë janë, dmth., koka drejtuese për t‟u
pirë në kupë janë. Për goca bahet: Krepiana.
  Creskles. Kre-es-k-le-es. Asht në listën e emnave grekë,
që e kuptoj si: Kokë(drejtues) ki le esht, ose kokë ky, le
esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca.
  Crisogono. Kri-is-o-gi-on-o. Me ndamjen e bame, emnin e
kuptoj me fjalët: Kokë e ditun isht-o- rraca (gjiu) jonë osht.
Për goca mund të bahet: Krisogona.
  Crispino. Kri-is-pin-ò. Edhe ky emën ka kuptimin e emnit
Crespignano, por kësaj here asht në numrin njejës, dmth
Kokë i pirë asht, ku fjala”i pirë”, ka kuptimin “i kulluem”, i
pirsosun. Për goca bahet Krispina.
  Crispo. Kri-is-po-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: Kri, kokë me men isht, po(e vërtetë) po osht. Për goca
bahet: Krispa.
  Cristaldo. Kri-ist-al-do. Del emën i bukur në zbërthimin
tem si: Kri-isht, krahë të dho. Për goca bahet: Kristalda.

118
  Cristolano. Kri-ist-ol-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Kri
me mend isht, krah fluturues(ol) Hanë osht. Për goca bahet:
Kristolana.
  Costa. K-ost-a. Asht në listën e emnave grekë. Do ishte
ma i plotë, nëse do shkruhej: Ko-osht-a, dmth: Ko, këtu osht
nji që do bahet me nam. Me këtë kuptim mund të përdoret
për të dy sekset.
 Christopulos. Kri-ist-o-p-ul-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Kri, kokë drejtuese isht o, i pirsosun, i përulun osht.
Për goca nuk më duket shumë i përshtatshëm.
  Christophe. Kri-ist-op-he. Kristo-phe. Emën grek, që më
duket sikur po e flasim sot: kri isht, op he, (sa kënaqësi). Me
këte kuptim, mund të përdoret për të dyja gjinitë. Nëse e
interpretojmë në variantin e dytë, do kemi: Kristo po he,
Kristo pi esht dhe nuk shkon për goca.
 Mendoj dhe e kam përsëritë disa herë, se këta emna janë
emna të përdorun para lindjes së feve të sotme dhe para
lindjes se Krishtit dhe nuk do ishte i saktë nëse emni do te
kuptohej si kombinim me emnin e Krishtit të Biblës, që
quhej ISA. E kam thanë edhe ke libri:”Thoti i pavdekshëm
na zbulon Atlantidën”, se emni “Krisht” ash ma tepër emën
titulli, si me thanë sot: patriark, se sa emën njeriu.
  Në Shqipni përdoren emna të ngjashëm si: Kreshta. Kre-
esht-a dhe Krasta, Kra-ast-a, që janë të njivlefshem me
emnin: Kristo, Kri-ist-o, por në dialekte të ndryshme të
Shqipnisë dhe mund të përdoren si emna femnorë.
 Croati. Kro-ati. Emni i Kroacisë kuptohet menjiherë në
shqip. Edhe vetë fjala”kroi” don të thotë: Kreu i burimit, aty
ku nis e buron përroi ose lumi.
 Cronida. Kronida. Kron-i-da. Emën i bukur, ku kuptoj
fjalinë: Kroin me ujë të kulluem më dha(zoti) me lindjen e
atij fëmije. Shkon ma mirë për goca.

                                                           119
  Cronveli. Kro-on-u-el-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Kroi
jon, nji erë( e lehtë) isht. Emni shkon për të dyja gjinitë.
  Crotone. Kro-ton-e. Emni kuptohet menjiherë në dialekt
me fjalët: kroi tonë esht.
  Cristoforo. Cri-ist-o-f-or-ò. Mendoj se duhet të ketë
qenë: Kri isht, krye drejtues isht-o, fluturak ari-o. Emni më
krijon nji fjali pak të gjatë, por shumë domethanëse. Për
goca mund të bahet: Cristofora, Kristofora.
  Christodoulos. Kristo-do-ul-os. Kri-ist-o-do-ul-os. Emën
grek, që siç shifet ke ndamjet e bame, kuptohet me dy
mënyra. 1- Krishtin dho, i ulët, i urtë osht, ose me variantin e
dytë ma të saktë asht: 2- Kri isht o, dhonë i urtë të osht. Me
variantin e dytë,që asht ma i vjetri, mund të bahet edhe për
goca si: Christodoula. Kristodoula.
  Chrysante. Krys-a-nt-e. Kry-sa-n‟te. Emën grek, ku shof
fjalët: Kry, kokë (drejtuese) a n‟te, asht ke ai fëmijë i sapo
lindun. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dy sekset.
  Chrysaphos. Krys-ap-h-os. Krys-a-pi-h-os. Emën grek,
që e kuptoj me fjalët: Kokë(e mençme), asht i pimë osht, ku
fjala “os” mendoj se asht e ma vonshme. Për goca mendoj se
do ishte i përshtshëm si: Krysapia.
  Chrysognos. Krys-o-gn-os. Emën grek, që do ishte ma i
plotë si: Krysoginos, që e kuptoj me fjalët: Kokë drejtuese
osht, rracë (gjin) osht. Për goca mendoj se do ishte ma i
bukur si: Krysogjina.
  Cuniberto. Çun-i-bert-ò. I ndamë në këte mënyrë, shifet
menjiherë fjala shqipe ”çun”, në krijimin e këtij emni, që
merr kuptimin: çun për ta pi në kupë osht. Nuk përdoret për
emna gocash.
  Cunegonda. Cun-e-g-on-da. Për mendimin tem duhet të
ketë qenë: çun e gjiu-jon i dhanë dhe më del emën
mashkullor.

120
  Cunzia. Cun-zi-a. Edhe ky emën asht në listën e emnave
femnorë, por simbas kuptimit asht emën çunash sepse
kuptohet menjiherë si: çun si asht. Në këtë formë nuk mund
të përdoret për goca.
  Cupido. Cup-i-do. Në shqip: Çup-i-dho, ose: Kup-i dho.
Në këte emën, nëse e lexoj në shqip, shof nji emën femnor
që thotë: Çup, gocë, vajzë i dho (Zoti). Në gjininë
mashkullore ky emën nuk hyn, ndërsa në gjinine femnore
bahet: Çupida e jo Kupida, se ia humb kuptimin. Fillimisht
mund të jetë përdor si emën perëndie dhe me kalimin e
shekujve, duke mos ia ditun kuptimin asht përdorë edhe si
emën mashkullor. Nëse do e lexojmë siç e lexojnë italianët,
na del: Kup-i-do, kupë i dho (për të pi ujë të kulluem, për të
pi nga dashunia) dhe kështu ndofta i jep kuptim emnit të
njanit prej perëndive të dashunisë në Rromën e lashtë:
Kupido.
  Curcil. Ç‟ur-çi-ill. Në shqip kuptohet qartë emni i
kryeministrit anglez te luftës së dytë botnore me fjalët: çfarë
ure mbajtëse, ç‟isht Ili, Ylli. Emën i përshtatshëm për nji
politikan të madh.
  Curia. Ki-uri-a. Ç‟uri-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ky
(fëmijë) urë lidhëse me Zotin asht. Për çuna mund të bahet:
Curio, Kurio. Në Shqipni përdoret si: Ur-i.
  Curillos. Kurillos. Ki-ur-ill-os. Emën grek, që kuptohet
menjiherë në shqip si: Ky ur Yll osht. Për goca nuk shkon.



                              D

 Dachia. Da-ki-a. Me ndamjen e bame, emni i Dakisë se
vjetër mund të ketë pasë kuptimin: Dhanë (nga Zoti) ki a.

                                                           121
  Daciano. Daci-ian-ò. Në shqip bahet : Dak-janë-ò, që e
kthen emnin dakë në shumës dhe germa ò, osht asht folja
që e rikthen në njejës fjalën e vetme tashme: Dakian-ò,osht.
  Dacio. Daci-ò. Daki-o. Shif Dakia.
  Dafne. Da-f-ne. Simbas zbërthimit të këtij emni, na del
edhe kuptimi i fjalës “f”, sepse do kemi: Dha(Zoti) fluturak-
ne, fluturaken. Duket emën i bamë vetëm për goca. Për çuna
mund të bahej: Dafun.
  Dagoberto. Dago-bert-ò. Da-ag-o-bertò. Da-g-o-be-er-
t‟o. Varianti i dytë më duket ma i përshtatshëm, ku kuptoj
fjalët: Dha aga o, i bert, për ta pi në kupë osht. Në variantin
e tretë kuptoj fjalët: Dhanë rracë (Gji) osht, bej ere të osht.
Për goca nuk më duket shumë i përshtatshëm.
  Daiano. Da-ian-o. Da-i-an-o. Jepet në shumës: të dhanë
janë, të lindun janë, ose: Dhanë isht, Hanë osht. Për goca
bahet: Daiana, Dajana.
  Dalida. D‟al-i-da. Kuptohet menjiherë fjalia në shqip si:
krah fluturues i dha (Zoti). Për çuna mund të bahet: Dalido.
  Dalila. D‟al-il-a. Asht në listën e emnave femnorë. Në
shqip kuptohet si: Krahu fluturues i Illit asht. Për çuna bahet:
Dalilo.
  Dalmazio. Dal-maz-i-ò. Në shqip: Dal-mat-a, asht dhe
emni i Dalmacisë, i shpjeguem dhe i pranuem nga të gjithë
studiuesit me fjalinë shqipe: Dal-mat, dal matanë; dal m‟at,
dal i ditun. Për goca bahet: Dalmazia, Dalmacia.
  Damaso. Dam-as-ò. Në gjuhën shqipe, kështu siç asht
shpjegohet menjiherë me fjalinë: I dhamë, i dhuruem (nga
Zoti) asht. Për goca bahet: Damasa.
  Damasco. Dam-as-ko. Emni i Damaskut, që në shqip
kuptohet me fjalët: I dhamë ash ko. Asht i ngjashëm me
emnin: Le-ka.
  Damiano. Dam-ian-ò. Dami-an-o. Në greqisht dhe shqip:

122
Damian. Dham-janë-ò. Ky emën, ashtu si edhe shumë emna
të tjerë këtu, në gjuhën shqipe tingullon në shumës, por
germa “ò” në fund e kthen në njejës, që tregon se zanorja
“ò” asht e mavonëshme. Emni merr kuptimin: Të dhamun,
dhuratë janë-ò, ose: I dhanë, Hanë osht. Për goca bahet:
Damiana.
  Damocle. Damokle. Dam-ò-c‟le. Dham-o-ç‟le. Asht emën
i kuptueshëm në shqip, i ngjashëm me emnin Le-ka, ku të
afërmit i thonë prindit të fëmijës: O ç‟dhuratë ç‟e le, ke le,
që asht lind. Për goca bahet: Damoclea, Damoklea.
  Daniele. Dani-e-le. Në shqip e kuptoj si: i dhani esht le,
ose: Dha Hanë, erë (el)esht. Mund të përdoret për të dyja
gjinitë ose për goca mund të bahet: Daniela.
  Danilo. Dan-il-o. Emnin e kuptohj me fjalinë: dhanë il o,
ka lind Ylli. Për goca bahet Danila.
  Danio. Dani-ò. Da-ni-o. Në shqip bahet: Dhani-ò e
kuptohet menjiherë si fjalia: I dhani(dhuratë) ò, osht, ose:
dha nji që do bahet i zashëm, me nam. Për goca bahet:
Dania.
  Dante. Dan-t‟e. Në shqip bahet: Dhanë të është, dha Hanë
të esht.. Emën i shkurtën dhe i bukur. Për goca mund të
bahet Dante-a.
  Danubio. Da-an-u-bi-o. Emni shumë i vjetër i lumit të
Danubit, i banuem gjithmonë nga popullsi shqipfolëse, që e
verteton këte gja, edhe nëpërmjet emnit te tij, që në shqip
kuptohet me fjalët: Dha Hana nji birë o.
  Dardano. Da-ar-da-an-o. Ilir. Emën i vjetër ilir, që e ka
pasë populli i Kosovës, të cilin e kuptoj me fjalët: Dha ar,
dha Hanë osht. Për goca bahet: Dardana.
  Dario. D‟ari-o. Në shqip bahet: Prej ari-ò, me kuptimin, që
ai fëmijë asht i artë, i dhanë prej ari, sigurisht në virtyte. Për
goca bahet: Daria. Këtu na del dhe kuptimi i emnit të Darit,

                                                             123
mbretit të Persisë, që e mendoj me origjinë albanofone.
 Davide. Da-vide. Në shqip bahet: Dha vide, ku me fjalën
“vide”, në disa krahina të Shqipnisë e në shqipen e vjetër
quheshin pullumbat. Fjalia na jep të kuptojme se: Na u dha
nji pullumb. Për goca bahet: Davida.
 Davino. Da-vino. Da-v-in-o. Në shqip: Dha venë, verë.
Duhet të ketë qenë emën i dytë dialektor i perëndisë Dioniso
ose Bako, që mbronte kultivuesit e rrushit e të jepte venë.
Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Dhanë njishi( v) inë osht.
Për goca mund të bahet: Davina.
 Davis. Da-v-is. Nëse e shkruajmë: Dauis, Da-u-is, emni
merr kuptimin: Dhanë( nga Zoti) njishi isht. Për goca duhet
të bahet: Dava, Daua.
 Deamo. De-am-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Dhe jam, sa
dheu, toka jam-o. Për goca bahet: Deama.
 Deana. De-an-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Dheu e
Hana asht. Për çuna mund të përdoret edhe si: Dean-o.
 Debora. De-bora. Ky emën kuptohet menjiherë në shqipen
e sotme si: dhe borën, sepse asht emni pikërisht i deborës.
Asht emën për goca.
 Degna. De-g-n‟a. Denja. Në shqip nuk don shpjegim. Për
çuna bahet: Denji, Denjo. Në shumë raste e kam hasë në
variantin shqip si: Edenja ose Idenji, Ideni. Me ndamjen e
bame, në lashtësi duhet të ketë pas kuptimin: Dheu, sa toka,
rracë (gji) na asht.
 Delia. D‟eli-a. Ky emën asht dhanë në listën e emnave
femnorë, por në Shqipni asht përdorë e përdoret për çuna si:
deli djalë, çun deli (i përkryem) etj. E kam përsëritë disa
herë, se fjala” eli” përdoret në vend të fjalës ”i-e nderuem”.
Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset.
 Delinda. Del-in-da. Në këtë formë kuptohet si emën për
goca, sepse na thotë: Nji dele të dha(Zoti).

124
  Delizia. Deli-zi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Deli si asht.
Në këtë formë përdoret si për çuna ashtu edhe për goca.
  Decapolites. De-kap-ol-it-es. Emën grek, që me ndamjen e
bame e kuptoj si: Dheun kap, krahu fluturues yti esht. Në
këtë formë mendoj se mund të përdoret për të dy sekset.
  Decebali. De-ce-bali. De-ce-ba-ali. Simbas ndamjes së
bame, emnin e kuptoj me fjalët: Sa dheu ç‟esht balliu
(i pari). Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Sa dheu ç‟esht ba
krahu fluturues. Për goca bahet Decebala.
  Decimo. Deci-im-o. Në italisht lexohet: Deçimo e don të
thotë: I dhjeti, i dhiti në listë, por në shqip e kuptoj si: Dhesi,
dheu im i vogël osht, ose: I dhani im o. Për goca mund t ë
bahet: Deçima.
  Demarato. De-m‟a-ar-at-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I
dhen më a, ari i ditun(at) osht. Për goca bahet: Demarata.
  Demis. De-em-is. Emnin e kuptoj me fjalët: Dheu em isht;
i dhenë (nga Zoti) i imi isht. Për goca bahet: Demisa.
  Denis. De-en-nis. De-en-ist. Asht i ngjashëm me emnin e
masipërm, por në shumës. Për goca bahet: Denisa.
  Delfino. Del-f-hino. Asht edhe emni i delfinit. Asht emën
puro shqip, që tregon ma së miri delfinat që: Del, rëshqet,
ban fff, e hin në ujë. Për goca bahet: Delfina.
  Delphina. Delphina. Grek femnor. Asht i ngjashëm me
emnin e masipërm.
  Delfo. De-el-f-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Dhe erë
flturake-o. Për goca bahet: Delf-a. Në shqip bahet: Delf-i.
  Delo. De-el-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Dhe erën o. Për
goca bahet: Dela.
  Demetrio. De-m‟et-ri-ò. Në shqip e shpjegoj me fjalinë:
Dhe(globi tokës) metsh, i ri o, ose: Dheu me dituni i ri
osht.Greqisht asht: Demetrios. Për goca bahet Demetra,
Demetria dhe ka qenë emën perëndeshe në lashtësi.

                                                              125
  Democrito. De-m‟o-krit-e. Në shqip kuptohet menjiherë si
fjalia: kokë(drejtuese) e dheut, esht. Emën shumë ambicioz.
Për goca mund të bahet: Democrita, Demokrita.
  Demostene. Dem-ost-en-e. Në shqip fjala “dem”
interpretohet si: 1-Dem= dhe‟m, dheu. 2-Dem=dhem,
dhambi në gojë. 3-Dem= dhem, dhemb, ndjenjë dhimbjeje.
4-Dem, i dhenë. 5-Dem= mashkulli i fuqishëm i lopës. Unë
do të zgjedh dy variantet e fundit, si fjalitë: I dhënë (nga
Zoti) osht i eni, i joni e, ose: I fuqishëm si dem osht. Fjala
“en”, ka kuptimin e fjalës: I emi. Emni gjatë historisë së tij,
duhet të ketë pasun dy shtesa. Varianti i fundit, për goca
nuk shkon, por nëse kuptohet simbas variantit të katërt, për
goca bahet: Demostena.
  Deodato. De-o-d-at-o. Në shqip bahet: Dhe ò, d‟at ò, me
kuptimin që ai fëmijë të bahet i madhi i gjithë globit, por
edhe i mençëm si ati, drejtuesi i mençëm i vendit, ose: i
dhënë osht, dhanës ditunie (at) osht. Për goca bahet:
Deodata.
  Desiderato. Des-i-de-er-at-o. Kjo fjalë mbahet si fjala
shqipe “dëshirë”, po ashtu edhe në italisht, por e zbërthyeme
në këte mënyrë na del: Dhe, tokë, isht; dhe (me dhanë), jep
erë ditunie (at) o. Emën shumë ambicioz në formën e lutjes
që i ban perëndisë, prandaj ka marrë formën e dëshirës.
Emnin e zbërthej me fjalinë: O tokë,o dhe, erë e atit-ò. Për
goca bahet: Desiderata.
  Desiderio. De-si-d‟er-io. Mund ta interpretoj: O tokë, o
dhe, si erë jam unë. Edhe këtu, asht nji formë lutjeje, që
mund të ketë dhanë edhe kuptimin e këtij emni: Desiderio,
dëshirë në shqip. Për goca bahet: Desideria.
  Desdemona. De-es-dem-on-a. Në shqipen e vjetër duhet të
ketë qenë: De es, dhem jona asht, ose, Dheu es, e dhana
(dhem) Hon asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë.

126
  Devota. De-v-ot-a. Nëse germën “v” e zavendësojmë me
germën “u”, atëhere emni kuptohet menjiherë me fjalët:
Dheu jot asht. Për çuna bahet: Devoto.
  Diamante. Di-am-an-t‟-a. Në emnin e Diamantes kuptoj
fjalinë: I ditun jam në gjithë anët-a, ose: I ditun e Han të
asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Dianora. Di-an-or-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Të
ditun janë ar asht, ose: I ditun, Han e ar asht. Për çuna bahet:
Dianoro.
  Diano, Di-an-o. Në shqip kuptohet menjiherë si Të ditun
janë, ose: I ditun, Hanë osht. Për goca bahet: Diana dhe asht
emni i perëndisë rromake të pyjeve.
  Didimo. Di-dim-ò. Në shqip kutohet menjiherë si fjalia:
Dituni dijmë-ò. Për goca bahet: Didima.
  Didio. Didio. Emni asht i njajtë me emnin e masipërm. Në
formën: Didi, mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Didone. Didone. Emni kuptohet si: I ditun i dhonë (nga
Zoti). Mund të përdoret njisoj për të dyja gjinitë.
  Diego. Di-e-g-o. Në shqip e ngjasoj me fjalinë: I ditun esht,
gji, rraë osht. Fjala “Dieg”, djeg duhet të simbolizojë
Diellin që djeg. Për goca bahet: Diega.
  Diletta. Dil-et-t‟a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Dill i
etërve të asht. Për çuna bahet: Diletto.
 Dimadi. Dim-a-di. Asht në listën e emnave të vjetër grekë,
por në shqip kutohet menjiherë me të folmen e përditëshme
si: I dim, i ditun asht, din. Në Shqipni, për goca përdoret si:
Dima. Në këtë formë, emni mund të përdoret për të dyja
gjinitë.
  Dimart. Dim-art. Emën grek. E kuptoj si: i dijmi i artë.
Për goca mund të bahet: Dimarta.
  Dimitri. Dim-it-ri. Emën grek, që kuptohet menjiherë në
shqip si: i dijmi it i ri. Për goca mund të bahet: Dimitria,

                                                            127
Dimitra.
  Dino. Din-ò. Në shqip kuptohet menjiherë si fjalia e
shkurtën: I ditun osht. Për goca mund të bahet: Dina.
  Dindo. Din-do. Simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Të
ditun të dho. Për goca bahet: Dinda.
  Diocle, Di-o-cle. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Ditunia ka
lind. Ka qenë emni i shkurtën i Dioclezianit.
  Diocleziano. Di-o-c‟le-zi-an-o. Fjalën “di-o” e interpretoj
si “Dio” në italisht dhe si “ Di-o”, di ore në shqip. Mund të
ketë qene fjala “di-e”, që për ta ba ma të tingullueshëm në
gjuhën e shkruejtun, e kthejnë në “Di-o”. Në të dy variantet
emni na del me kuptim si:- I zoti, i ditun ka lind, i nxanë
asht, ku fjala “zi” = “za”, nxaj, mësoj, ose: i ditun osht, saqë
zen, kap, arrin Hanën. Pra emni krijon fjalinë: I ditun, i zoti
asht, saqë mrrin në Hanë. Për goca bahet: Diokleziana.
  Diodata. Dio-data. Di-o-da-at-a Kuptohet në italisht si:
Zoti e dha. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: E ditun osht,
dhanëse ditunie (at) asht. Shkon për të dyja gjinitë, por për
çuna bahet: Diodato.
  Diodoro. Di-o-do-or-o. E zbërthej me anën e fjalisë: I
ditun o, dhonë ar, oro, prej ari ò,osht. Për goca mund të
bahet: Diodora.
  Diogene. Di-o-g-en-e. Këtë emën e ka mbajtë dhe nji
fillozof i lashtësisë në Greqinë e lashtë. Simbas meje
zbërthehet me fjalinë: I ditun osht rracë (gji), ene, jena, jona
esht. Për goca mund të bahet: Diogena. Diogjena.
  Diolabela. Di-ol-a-be-el-a. Nëse ky emër asht aq i vjetër sa
edhe të tjerët, atëherë kuptimin e merr nga gjuha shqipe me
fjalët: I ditun krah fluturues(ol) asht, bë erë, ba erë asht. Asht
i ndërtuem për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet
edhe: Diolabelo.
  Diomede. Di-o-me-de. Në greqisht: Diomedes. Në shqip

128
bahet: Dituni, o më dhe, ose: I dituni osht mbi dhè. Për goca
bahet: Diomeda.
  Dione. Di-on-e. Në shqip del fjalia e thjeshtë: Ditunia jonë
eshtë. Për goca mund të bahet: Diona.
  Dionigi. Di-o-ni-gi. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Ditunia
asht në gji (të familjes). Për goca nuk del bukur: Dionigjia,
Dioniga.
  Dionilia. Di-o-ni-ili-a. Di-on-ili-a. Në të dy variantet
kuptohet menjiherë në gjuhën shqipe si: I ditun osht, ni, nji il
asht, ose: I dituni jonë Ili asht. Për çuna bahet: Dionilio.
  Dionisio. Di-o-nis-o. Di-on-is-o. Për këtë emën ka dhanë
shpjegim zoti Aristidh Kola në librin e tij: “Gjuha e
perëndive” me fjalinë: Ditunia nis. Për goca bahet: Dionisa.
Dionisia. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: I dituni jonë
ish o, ose: I ditun e si Hona (i bukur) ish.
  Dios. Di-os. Në shqip kuptohet menjiherë si: I ditun osht.
Në disa popuj përdoret si: Di-as, që mund të përdoret për të
dyja gjinitë. Në Shqipni përdoret si: Dia, Die, Diu.
  Diosuri. Di-os-uri. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët:
I ditun osht uri, ura lidhëse. Për goca bahet: Diosura.
  Dionysios. Di-o-ny-si-os. Di-oni-si-us. Në pamnje të parë
më duket si emni: Dionis, por të ndamë e kuptoj si: I ditun
osht, nji si,sy osht, ose: I dituni jonë(shif) si osht. Fjala”os”
dhe “ush” janë e njajta gja. Për goca kombinon si emni i
masipërm: Dionisia.
  Dioskoros. Di-os-ko-or-os. Emën grek, që në dialektin
shqip e kuptoj si: I dituni osh ko, or, ar osht. Për goca mund
të bahet: Dioskora.
  Divo. Div-o. Në shqip: Osht div, nuk don shpjegim
  Dismo. Dis-m‟o. Di-is-m‟o. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: I-e ditun më asht, Ose: dituni jete më osht. Mund të


                                                            129
përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të bahet:
Disma.
  Doda. Doda. Asht emën mashkullor i përdorun shumë ke
katolikët e Shqipnisë. Në listën italiane jepet si emën
femnor. Për mendimin tem do kishte kuptim nëse do
shkruhej: Do-dha; çfarë do, çfarë deshe, Zoti të dha. Në këtë
formë mund të përdoret për të dyja gjinite.
  Dodato. Do-d‟at-o. E shpjegoj në shqip me fjalinë: Don
d‟at, tët at, dmth, don dituninë. Për goca mund të bahet:
Dodate, Dodata.
  Dogi, Do-gi. Në shqip: dho gji, të merr në gjinine e tij, të
ndifmon. Ka qenë emni i drejtuesve të Venecies.
  Dolabela. Do-ol-a-bela. Do-ol-a-be-el-a. Me ndamjen e
bame, emnin e kuptoj me fjalët: Dho krah fluturues (ol) asht
bela, e bukur, por edhe varianti puro shqip mund të kuptohet
si: Dho ol asht, bën erë asht. Me këtë formë mund të
përdoret për të dyja gjinitë ose për çuna mund të bahet:
Dolabelo, Dalabelo.
  Dolores. Dol-or-es. Asht në listën e emnave femnorë. Në
italisht “dolore” don të thotë: dhimbje, por zbërthimi i emnit
më jep kuptimin: Do-ol ar esht, dho (zoti) krah fluturues, ar
esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset.
 Domenico. Dom-e-ni-co. ?? Në italisht don të thotë: E diel.
Me ndamjen e bame, kuptoj fjalët: Dhonë osht, njishi ç‟osht.
Për goca bahet: Domenica, Domenika.
  Domezio. Dom-e-zi-o? Emnin e kuptoj me fjalët: I dhonë
esht, i famshëm (zi, za) osht. Për goca mund të bahet:
Domezia.
  Domi-zi-an-o--? Emnin e kuptoj me fjalët: I dhonë, zen
Hanë osht. Për goca bahet: Domiziana.
  Donna. Don-n‟a. ? E kuptoj vetëm si: Dhonë na asht.


130
  Domicio. Domi-ci-o. Ke ky emën kuptoj fjalët: I dhonmi çi
osht, i dhonë nga Zoti që osht. Për goca bahet: Domicia.
  Domiciano. Domiciano. Asht emni i masipërm në shumës:
Domiçi-janë, ose: Të dhonmit si Hanë o. Për goca bahet:
Domiciana.
  Domingo. Dom-in-g-o. Në shqip kuptohet me fjalët:
Dhonë njin, gji, rracë osht. Për goca bahet: Dominga.
  Donato. Don-at-o. Fjalë shqipe e pastër, që don të thotë:
don pleqësitë-o. Për goca bahet: Donata.
  Donatello. Don-at-e-llo. Në shqip bahet: Don pleqsitë, e
llo,dho (Zoti)., dmth se atë fëmijë që don pleqësitë e dho
Zoti, ku e kam thanë dhe herë të tjera që fjala “llo” përdoret
në vend të fjalës “dho”. Për goca bahet: Donatella.
  Dora. Dora. Do-or-a. Në shqip dihet se dora asht gjymtyra
e trupit, që na ndihmon të bajmë punët e përditëshme, por në
lashtësi, në teritoret e Ilirisë së Jugut, ka pas banue nji
popullsi që ka qenë quejtë ”Dore”, që ishin flokëkuq e që
kam dhanë mendimin se mund të jenë quejtë “Dor”, d‟or,
prej ari, simbas ngjyrës së verdhë në ngjyrë ari të flokëve.
Emni Dora, Do-or-a i jep kuptim këtij shpjegimi, sepse
kuptohet: Dho or, dha ar asht. Emni ka kuptim për të dyja
gjinitë, ose për çuna bahet: Doro.
  Doriano. Dori-an-o. Në këtë emën na del emni i popullsisë
së lashtë “Dore”, që populloi nji pjesë të Greqisë së lashtë e
të Europës. Fjalën “Dori” unë e kam shpjegue me ngjyrën e
kuqërreme të kuajve, të cilët populli sot i thërret: Dori.
Mendohet që edhe popullsia “dore” të ketë qenë kokë kuqe.
Nëse e shkruejmë: “d‟or”, shpjegohet me italishten si fjala:
ngjyrë florini, që edhe kjo i afrohet të vërtetës, sepse edhe
ngjyra e arit ndryshon nga e verdha në të kuqe, ngjyra që
kanë edhe kuajt.


                                                          131
  Doris. Dor-is. Në shqip nuk don shpjegim. Edhe ky emën
përforcon faktin historik të ekzistencës së popullit “dor”, që
i kuptohet emni në gjuhën shqipe si: Dorë isht.
  Doroteo. Dor-o-te-o. Në shqip kuptohet si: Dor o, të osht.
Për goca bahet: Dorotea.
  Dorymendon. Dor-y-mendon. Dor-y-mend-on. Asht në
listën e emnave grekë që në shqip e kuptoj menjiherë si: Dor
hyu mendon,ose: Dor hyu me mend i joni(osht). Për goca
mund të ngelet po ashtu.
  Doukas.Do-uk-as.Asht në listën e emnave grekë, por besoj
se asht i përdorun në gjithë popujt shqipfolës, sepse në këtë
emën kuptoj fjalinë: Dhonë uk asht, i dhonë(nga Zoti) i fortë
si ujku asht. Meqë ujku asht mashkull, nuk ban për goca.
  Drepano. Dre-ep-an-o. Në këtë emën zbuloj se edhe në
lashtësi dreni ka qenë quejtë”dre”. Emnin e kuptoj me fjalët:
Dre jep Hanë-o. Për goca bahet: Drepana.
  Drus-i, Dru-us-o. E kuptoj me fjalët: Dru usht, i-e fortë si
druni asht. Për goca bahet: Drusa.
  Drusilla. Dru-us-ill-a. Në këtë emën dhe në ate ma poshtë,
shof se qysh nga lashtësia e deri më sot populli ynë, drunit i
ka thanë gjithmonë dru. Me këte arsyetim, emnin e kuptoj
me fjalët: Dru usht, Illi asht. Shkon për të dyja gjinitë, por
për çuna mund të bahet edhe: Drusillo.
  Druzilos. Dru-zi-il-os. Emnin e kuptoj me fjalët: dru (i
fortë) si Ill, yll osht. Për goca bahet: Drusila.
  Ducellario. Du-cel-ari-ò. Du qiell ari. Në këte emën e në
të tjerë ma poshtë, shof se fjala “du” duhet të ketë qenë
përdorë njilloj me fjalët: dua, da, dha dhe fjala “dhu-ratë” e
duhet të jetë me origjinë nga këto fjalë.
  Duccio. Du-cci-o. Në këtë emën dhe në emna të tjerë,
shofim të na dalë kuptimi i fjalës “syu”, siç e kam thanë unë
në fillim të librit. Emnin e kuptoj me fjalët: Du si, sy o, ose:

132
Dhuratë uç siu osht. Për goca bahet: Duçia.
 Duilio. Du-ili-o. Në këtë emën shofim të përmendet emni
“Ili”, mbretit të parë legjendar të ilirëve, të zbritun nga yjet.
Emnin mund ta kuptoj me fjalinë: Dua Ilin-ò, dhuroi Ilin o.
Për goca bahet: Duilia.
 Durante. D‟ur-a-n‟te. Dur-an-t‟e. Ky emën në italisht
don të thotë: përgjatë, por, i ndamë simbas mënyrës teme,
shpreh të kundërtën sepse del: Ura asht n‟te, ke ti, ose: Me
dur (të arta) Han të esht; du, dhu, dha ur a n‟te. Në këtë
formë mund të përdoret edhe për goca.
 Druina. Dru-ina. Dru-in-a. Në botimin e dytë të librit
tem: “Thoti i pavdekshem na zbulon Atlantidën”, kam
shpjegue edhe domethanien e fjalës “Druid”, që në shqip
don të thotë: I drujtun, i matun, i mençëm. Në këtë emën, si
ma sipër unë kuptoj fjalinë: E drujtuna, e mençuna in-a, ose:
E mençuna, ni, njishi asht. Për çuna bahet: Druino.
 Dulina. Dul-ina. Dul-in-a Fjala “dul” në shqip kuptohet
me disa mënyra: 1- dul = doli, lindi. 2- dul, d‟ul, të përulun
nga pesha e mençunisë ina, jemi.Në variantin e parë e kuptoj
si: Dul,leu njishi asht. Për çuna mund të përdoret si: Dulino.
 Dylan. Dyl-an. Në dialekt kuptohet me fjalët: Dul Hana.
Për goca bahet: Dylana, Dulana.


                               E
 Ebe. E-be. Në këtë emën të parë të germës “e” na del edhe
nji herë fjala “be”, ku duket qartë shprehja: Esht be. Nëse do
e quajmë europian titullin”be”, që merrnin kontët në Turqi,
ky emën merr kuptimin: esht bej, por fjala “be” në shqip don
të thotë: esht ba, esht lind, atëherë ky emën më del i
ngjashëm me emnin Le-ka dhe të tjerë emna që kanë këtë

                                                            133
formë. Ky emën asht në listën e emnave femnorë. Për çuna
mund të përdoret njisoj. Ndofta titulli: bej mund të ketë pasë
lidhje me kuptimin e këtij emni: Beu ishte nji njeri i lindun
për të drejtue.
  Eberardo. E-ber-ar-do. Në shqip e zbërthej: Si uji i
kulluem, për ta pi në kupë, ar të dho, dha. Për goca mund të
bahet: Eberarda.
  Ecclesio. Ec-cle-si-ò. Në shqip: Eç-k‟le-si-ò, më duket
emën i ngjashëm me emnin Leka, sepse emni na tregon:
Asht le, lind ky fëmijë, shifni si ò, osht, sa i mirë. Për goca
bahet: Ecclesia, Eklesia.
  Edda. E-dda. Aht në listën e emnave femnorë. Në këtë
emën kuptoj fjalinë: (Zoti) E dha. Dhe ka kuptim për të dyja
gjinitë njisoj.
  Edelberga. E-del-berg-a. E-del-b‟er-gi-a. Në këtë emën
kuptoj fjalinë: Eshtë dele për ta pi në kupë-a. Në variantin e
dytë të mundshëm e kuptoj me fjalinë: Esht dele e bame er,
rracë(gji) asht. Asht në listën e emnave femnorë dhe s‟ke si
e ndryshon, sepse delet janë femna.
  Edgardo. E-d‟g-ar-do. Fjalët “ar-do”, ar dho kuptohen
menjiherë në shqip. Fjalët “E-d‟g” mendoj se janë shkurtim i
fjalëve: è di gia, kështuqë emni më jep fjalinë: Esht i ditun,
gji ar dhonë. Për goca bahet: Edgarda.
  Edilberto. E-dil-bert-o. I ndamë në këtë mënyrë, ky emën
i bukur më nxjerr përdorimin e fjalës “Dil”, diell, që e has
dhe në emna të tjerë. Në Shqipni kemi shumë emna të
përbamë me rranjën e fjalës “dil”, diell, që gabimisht i fusin
si emna arapë ose turq. Në zonat katolike të Shqipnisë
veriore, ku turku nuk ka shkelun asnjiherë, emnat me
kombinim të fjalës “Dil”, diell, janë të shpeshta psh., Dilla,
A-dil, Fa-dil, etj. Emnin shumë të bukur: Esht-diell-bert-


134
ò,osht, në shqip e zbërthej me fjalinë: eshtë diell, për ta pi në
kupë osht. Për goca bahet: Edilberta.
 Editta. E-dit-t‟a. Në shqip kuptoj fjalinë: esht e dita, e
dyta. Në italisht: Seconda.
  Edmondo. E-d-mondo. Kuptohet menjiherë në italisht me
fjalinë: è di mondo, dmth: asht i gjithë botës. Për goca nuk
më duket shumë i pranueshëm.
  Edoardo. E-do-ar-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Esht
dhon (nga Zoti), ar dho. Për goca bahet: Edoarda.
  Edvige. E-dvi-g-e. Do të ishte ma i plotë, nëse do
shkruhej: E-div-gi-e dhe merr kuptim të plotë si: esht div,
rracë(gji) esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja
gjinitë.
  Efor. E-f-or. Emën pellazg, që kuptohet menjiherë si: Esht
fluturak i artë. Për goca bahet: Efora.
  Efer. E-f-er. Emën pellazg., që kuptohet me fjalët: Esht
fluturak ere. Për goca bahet: Efera.
  Efisio. E-f-isi-o. Në këtë emën shof të bashkuem dy fjalë të
vjetra, të hequna nga përdorimi, por që në këtë emën na
rishfaqen mrrekullueshëm. Siç e kam thanë dhe herët e tjera,
fjala “f” në lashtësi, i jep kuptim emnave dhe fjalëve, kur ato
shprehin gjendjen e fluturimit, ndërsa fjala”isi”, që e kam
zbërthye në fillim të librit, më del me kuptimin e fjalës
shqipe: “jetë”, kështuqë ky emën më del me kuptimin shumë
të bukur në shqip: Esht flutur jete. Germa “ò” në fund, si
gjithmonë, i jep emnave nji formë dëftore: Efis-ò,osht. Për
goca bahet: Efisa. Në Shqipni përdoret si mbiemën, në këtë
formë ose në: E-f-iç-a. Në greqisht bahet: Efestion. E-f-est-
i-on, që ka po atë kuptim, por fjala “on”, jon në fund, si
gjithmonë e kthen në shumës ose me kuptimin: Hona.
  Efremo. E-f-re-m‟o. Edhe në këtë emën shofim
përdorimin e germës “f”, po me të njajtin kuptim si ma sipër,

                                                             135
kështuqë emni merr kuptimin: Esht fluturak reje më osht,
ose: Eshtë flutur reje m‟o. Për goca bahet: Efrema.
  Egeo. E-ge-ò. Asht emni i detit Egje, por, po të shofim
emnat e detnave dhe oqeaneve, me anën e gjuhës shqipe
marrin kuptim si : Atlan-ti ik, Ball-ti-ik, Ar-ti-ik etj. Në këtë
rast emni E-gje, në shqip asht kuptimplotë me fjalinë: E gjej,
dmth se në lashtësi deti Egje ka qenë shumë i populluem, e i
lulëzuem, saqë udhëtari atje gjente atë që donte, ose: asht i
gjinit (tonë). Mund të përdoret dhe për goca në formën:
Egjea.
  Egeria. E-g-eri-a. Asht emni i keckave, shtojzotvalle-ve
të Rromës. Mendoj se do ishte ma i plotë nëse do shkruhej:
E gji eri a. Në këtë formë duket emën çunash, kurse asht në
listën e femnave. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej:
Egiera. Për çuna mund të përdoret siç asht,ose: Egierio.
  Egidio. E-gi-di-o. Mund të jetë edhe fjala E-gi-dio, por
përdorimi i emnit të zotit në emna njerëzish në lashtësi nuk
ka qenë i pranuem. Në italisht fjala “Dio”, don të thotë Zot.
Simbas zbërthimit tem më del: Eshë gji, rracë e ditun-ò, ku
fjala ò asht e mavonëshme dhe i jep emnit formë dëftore. Për
goca bahet: Egidia.
  Eginardo. E-gi-n‟ar-do. E-gin-ar-do. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalinë: Asht gji, rracë, ar dho. Për goca bahet :
Eginarda.
  Egisto. E-g-is-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Eshr rracë
(gji) jetë (is) të osht. Për goca bahet: Egista.
  Egizia. E-gi-zi-a. Në shqip kuptoj fjalinë: Eshtë gji, rracë,
(shif) si a. Për çuna bahet: Egisio.
  Egle. Egla. Eg-le. Eg-la. Nëse fjalën”eg” e bajmë ” e gji”,
atëhere ky emën merr kuptimin: E, gji le, ose: esht le rraca,
esht lind rraca. Janë në listën e emnave femnorë.
  Egnatia. Shif: Iginatios.

136
  Eirene. E-ir-en-e. Grek. Ilir. Në shqip kuptohet menjiherë
me fjalët: Esht hiri, nuri en, jonë è. Asht emën i ngjashëm
me emnin Irene, Irena. Në formën e masipërme, mund të
përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet:
Eirena.
  Elaide. El-ai-i-de. Në këtë emën dhe në të tjerë ma nalt e
ma poshtë, shof kombinime emnash me fjalën ”el”, që nuk
më jep kuptimin e duhun. Në formë përkëdhelie, populli
jonë e heq germën “R” dhe e zavendëson me germën “L”
dhe, nëse asht kështu, emnat marrin kuptim, sepse fjala
shndërrohet në “ER”. Në këtë mënyrë, emni i masipërm
kuptohet si: Erë ai de, ose: erë ai isht dhenë. Në disa emna
fjala “el” me del me kuptimin: il, yl, ose ul, simbas dialektit
te emnit. Për çuna bahet: Elaido.
  Elbasan. El-ba-as-an. Me ndamjen e bame kuptohet
shumë mirë emni i Elbasanit me fjalët: Erë ban, asht Hanë.
Me të vërtetë në grykën e Elbasanit dalin ernat që
shpërndahen nëpër Myzeqe.
  Elbesida. El-bes-i-da. Shqip. Emni kuptohet me fjalët:
Era (Ylli) besë i dha. Për çuna mund të bahet: Elbesido.
  Elda. El-da. Me shpjegimin e masipërm, emni kuptohet
menjiherë si: Erë (yll) dha. Për çuna bahet: Eldo.
  Eleni. El-en-i. E-le-ni. Simbas zbërthimit të parë, emni
merr kuptimin: Er (yll) eni isht, erë (yll) joni isht. Simbas
zbërthimit të dytë ka kuptimin: E-le-ni, esht le, e lindi (zoti
për tu ba i famshëm), nishin, njishin. Për goca përdoret
njilloj ose bahet: Elena. Në greqisht bahet: Helene, Eleniki
dhe përforcon variantin e parë simas ndamjes: El-en-e,
El-en-ik-i, isht; Erë,(Yll) i joni i ikun isht.
  Eleonora. El-e-on-or-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Er e
jona, ar asht. Asht në listën e emnave femnorë dhe për çuna
mund të bahet: Eleonor-o.

                                                           137
  Elestora. El-est-ora. El-est-or-a. Grek. Në shqip kuptoj
fjalët: erë(el) esht, ar asht. Me këtë formë ka kuptim për të
dyja gjinitë,por për çuna mund të bahet:Elestor-o,Erestor-o.
  Elettra. El-et-t‟ra. Asht emën i nji personazhi të
mitologjisë greke, që shpjegohet shumë mirë me gjuhën
shqipe si: Erë e etërve(të ditun) të ra(nga qielli në tokë).
Mund të përdoret për të dy sekset, por asht përdorë ma tepër
si emën për goca. Në greqisht asht: Elektra.
  Eleuterio. E-le-ut-eri-o. E-leu-teri-ò. Në këtë emën shof
fjalë gjithë kuptim në shqip: Esht le ut, yt eri o. Në lashtësi,
tokës i kanë pas thanë “ter”, simbas shqipes: u ter, u tha,
kështuqë emni merr kuptimin: E leu terra, toka. Emën shumë
i bukur. Për goca bahet Eleuteria.
  Eleutherios. E-leu-the-ri-os. Asht varianti greqisht i emnit
të masipërm, që simbas ndamjes së bame, i ndryshon pak
kuptimin nga emni i masipërm, sepse bahet: E leu
thënësin(mësuesin) riosh. Për goca mund të bahet:
Eleutheria.
  Elia. Eli-a. Eli-o. Person biblik. Në italisht fjalët “Eli”,
“Lei” përdoren në formë respekti në vend të fjalës “Ju”, në
shqip. Në këtë mënyrë emni mer kuptimin si: I nderuemi ò.
  Në shpjegimin që kam dhanë për fjalën “el”, jam shprehë
se mund të jetë e njivlefshme me fjalën “er”, kështuqë emni i
masipërm mund të kuptohet edhe si: Eri o, Eri a. Në Shqipni
përdoret dhe si: Elia = Ylia=Ulia, njeri i shejtë, që më len të
kuptoj se fjala “El” mund të jetë e njivlefshme me
fjalën:”Yll”, kështuqë emni kuptohet si: Ylli asht dhe i hiqet
shtetësia ebreje këtij emni. Në të dy variantet asht vetëm për
çuna. Për goca mund të bahet: Ela, Era, Hera. Ylla.
  Eliano. Eli-an-o. El-ian-o. Në shqip mund ta barazoj me
fjalinë: Të rrespektuem janë, ose erë (yll) janë-o. Për goca
bahet: Eliana.

138
  Eliconis. El-ik-on-is. Emën grek, që e kuptoj si: Er (yll) ik
(i ikun, i shëtitun), Honë isht. Për goca mund të bahet:
Elikona.
  Elide. El-i-de. Në këtë emën shof fjalinë: erë (yll) i dhe.
Për çuna mund të përdoret njilloj ose: Elido.
  Elidon. El-i-don. Në këtë emën shof fjalinë: Erë(yll) i
dhon, ose: era (ylli) e don. Për goca bahet: Elidona.
  Ella. E-lla. El-la. Ell-a. Emnin e kuptoj me fjalët: E lla, e
dha (Zoti), ose: Erë la, flladt të freskët ere lanë prindët në
jetë, ose: Yll-a. Për çuna bahet: Ello.
  Ellada. Ell-a-da. Me shpjegimet e masipërme, emnin e
kuptoj si: Erë asht dhanë, por nuk përjashtoj mundësinë, që
në dialekt, fjala “ell” të jetë e njivlefshme me fjalën “yll”,
kështuqë emni merr kuptimin: Yll asht dhanë, Ylli asht le.
  Elifio. Eli-fi-o. Emni do ishte ma i plotë si: E-ili-fi-o, që e
kuptoj me fjalët: Esht Ili fluturak o. Për goca bahet: Elifia.
  Eligio. Eli-gi-o. Në shqip e barazoj me fjalinë: Yll, erë e
rrespektueme janë.
  Eliodoro. Eli-o-d‟or-o. E kuptoj me fjalët: Ylli( Eli) osht,
dhonës ari osht. Për goca bahet: Eliodora.
  Eliogabali. Eli-o-g-a-bal-i. Ma i plotë do ishte nëse do
shkruhej: E-ili-o-gi-a-bal-i, ose: Eli-o-gi-a-bali, që e kuptoj
me fjalët: Esht ylli o, rracë asht (gji), ballë, prijës që rrin në
ballë isht, ose: Era, eri (ylli) osht rracë asht, balliu, prijësi
isht. Emni asht i ndërtuem për çuna.
  Elisabetta. E-lisa-be-et-t‟a. El-is-a-b‟et-t‟a. Asht në listën
e emnave femnorë. Në Shqipni, emnat e pemëve janë
përdorë edhe si emna njerëzish, kështuqë në këtë emën unë
kuptoj fjalinë: Dru lisi e fortë, që ban ditunitë të asht. Në
variantin e dytë kuptoj fjalët: Erë jete asht, ban dituni (et) të
asht. Mendoj se kështu si asht, mund të shkojë për të dyja
gjinitë.

                                                             139
  Eliseo. E-lise-ò. El-is-eo. Ky emën përforcon emnin e
masipërm, sepse kuptojmë fjalinë: esht lis-o. Mund ta kuptoj
edhe si: Erë (yll) jete esht o. Për goca bahet: Elisea.
  Elita. Eli-it-a. Në italisht, fjala “elita” ka kuptimin”ajka”,
por në ndamjen e bame shofim fjalinë: Eli it asht, Ylli, i
nderuemi it asht dhe duket ma tepër si emën mashkullor.
Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna.
  Elmo. Elm-ò. Elmo asht fjalë e vjetër dhe i thonë
mbrojtëse së kokës, helmetës. Në këtë emën asht e qartë
vendosja e germës “ò”, në vend të foljes “osht”, sepse nga
emni kuptojmë se personi që e ka : elm-ò, elmetë osht për të
tjerët, në kuptimin që ai bahet mbrojtës i kokës tande. Për
goca bahet: Elma. Nëse në vend të fjalës El, vejmë fjalën
erë ose yll, atëhere emni kuptohet si: Erë(yll) më osht.
  Elogio. El-o-gi-o. Në këtë emën shof fjalinë: Erë (yll)osht,
rracë osht. Ky emën asht i njajtë me emnin Eligio. Për goca
bahet: Elogjia, Eligjia.
  Eloisa. El-o-is-a. Me mënyrat e shpjegueme ma sipër, në
këtë emën shof jalinë: Erë(yll) osht, jetë asht. Për çuna
bahet: Elois-o.
  Elphitephoros. El-p-hit-ep-hor-os. Emën grek, që mendoj
se do ishte ma i plotë si: El-pi-it-ep-or-os dhe kuptoj fjalinë:
Erë (yll) për ta pi (në kupë) ep, ar osht. Si era (ylli) e
përsosun që të jep ar osht. “Hor” ka qenë perëndi në
Egjyptin e lashtë. Për goca bahet: Elphitephora.
  Elsa. Els-a. Në shqip: E erës asht, erë asht. Përdoret për të
dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Elso.
  Elpidio. El-pi-di-ò. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Era pi
dituni. Për goca bahet: Elpidia.
  Elvezio. El-ve-zi-o. ?Në shqip e kuptoj me fjalinë: Erë, yll
vere, si osht. Për goca bahet: Elvezia, Elvesia.


140
  Elvia. El-vi-a. Shif Elia. Në Shqipni ky emën thirret edhe:
Ilvia, Ulvia,Ylvia, që na jep kuptimin e fjalës”el”, që asht
ndryshim i fjalës:”yll”. Kjo gja shifet dhe ke fjalët:
çetak=çitak, jam zi= jam zanë=jam zënë etj. Me këte
arsyetim, emnin e kuptoj si: Ylli vi (i ardhun) asht. Emni ka
kuptim për të dyja gjinitë. Varianti tjetër mund të jetë si: Erë
vij a, emën i ngjashëm me emnin e Er-mes, që ishte emën i
Thotit e ka mundësi të kenë lidhje mes tyne. Asht në listën e
emnave femnorë, por në Shqipni përdoret për të dyja gjinitë.
  Elvira. El-v‟ir-a. Në shqip kuptohet me fjalinë: Era (ylli)
ven hir, era ven bukurinë rreth e përqark kudo që shkon. Për
çuna bahet: Elvir-o.
  Elvino. El-vin-o. Në shqip më jep fjalinë e shkurtën: Erë
vijnë, ku shofim përdorimin e shumësit , në vendosjen e
emnit. Germa “ò” asht si gjithmonë në vend të foljes “osht”.
Për goca mund të bahet: Elvina. Asht i njajtë me emnin:
Ervin.
  Emesa. Em-es-a. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: i
emi, i imi esht-a. Për çuna duhet të bahet: Imeso.
  Emma. Em-m‟a. Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë: Em
më asht, e imja më asht. Për çuna do shkonte si: Immo.
Immi.
  Emanuele. Em-anu-e-le. Në këtë emën e në të tjerët që do
shifni ma poshtë, fjala “em” asht e njivlefshme me fjalën
shqipe:”imi”,”imja”. Emni merr kuptimin: I imi, hanë asht
le, lind. Në fjalën “anu”, shifet varianti mashkullor i emnit
femnor”Hana”, në shqip. Për goca asht: Emanuela, që do
ishte ma i saktë si: Emanaela, Emanela.
  Emidio. Em-i-di-o. Në shqip më jep kuptimin: I imi i ditun
ò, osht, ku shifet që germa “ò” asht përdorë me vend. Për
goca bahet: Emidia.


                                                            141
  Emilia. Em-ili-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: E dhanë
(em) Ili asht.Ylli em asht. Kështu siç asht mund të përdoret
për të dyja gjinitë ose: Emilio.
  Emiliano. Em-ili-an-o. Në këtë emën na transmetohet dhe
nji herë kujtimi i mbretit të parë legjendar të Ilirëve, të
quajtun “ili” ose “Ylli” në shqip. Fjalia në shqip merr
kuptimin: i emi, i Ilit janë, i imi, yll e Hanë. Për goca mund
të bahet: Emiliana.
  Emmerico. Em-mer-ic-o. Em-mer-ik-o. Asht emën i
ngjashëm me emnin: Am-mer-ik-o
  Empiri o. Em-piri-o. Em-pi-iri-a. Në shqip e zbërthej në:
I imi, për ta pi në kupë ò, osht, ose: E emja, pin hir, pin
bukuri asht. Për goca bahet: Empiria.
  Ena. En-a. Ky emën i shkurtën kuptohet menjiherë në
shqip me fjalët: i eni asht, i joni asht.
  Endrigo. E-ndri-g-o. Emnin e kuptoj me fjalët: E ndrin
gji, rracë osht. Për goca bahet: Endriga
  Enrico. E-nri-co. Ky emën asht i ngjashëm me emnin:
Endrigo, por edhe në këta dy emna, shofim përdorimin e
fjalëve “nri” dhe “ndri”, të dy dialekteve në shqip, që
tregojnë ndriçimin. Emni më del i bukur, sepse ai fëmijë: E
ndrin vendin ko, këtu. Për goca bahet: Enrika ose Endrika.
  Enea. E-nea. Zbërthimin në shqip të këtij emni e kam
dhanë në librin tem “Thoti i pavdekshem na zbulon
Atlantidën” të njivlefshëm me fjalën shqipe: I vendosun,
sepse fjala “nejta”, ndenja don të thotë: u vendosa, qëndrova.
  Enecone. Ene-co-ne. Në shqip ky emën bahet ma i
kuptueshëm në formën: Enekane, Ene-kah-ne, por meqë
emni “Kane” në italisht don të thotë “qen” dhe ia prish
kuptimin emnit, asht shkruajtë në variantin antik”Ko”, që
asht e njivlefshme me fjalën “Ka”, kah ne. Emni kuptohet si:
E vendosun kah ne. Duket ma tepër si emën gocash.

142
  En-gj-ell-. En-gj-ull. Do e analizoj kuptimin e këtij emni,
sepse kam ba debat për këte gja. Emni i parë: Engjell, siç
shifet mund ta kuptoj me fjalët: i eni, i joni, gji, rracë yllore,
ku shpesh here fjala “ell” më del e njivlefshme me fjalën
“yll”. Emni i dytë: Engjull, kuptohet me fjalën: I eni, gji,
rracë e përulun, rracë e shejte (ul). Siç e shofim në të dyja
mënyrat, fjalët shprehin pak a shumë të njajtën gja, dhe nuk
gabojmë nëse perdorim njanën ose tjerën fjalë. Duke
vazhdue me analizën e fjalës Ylli, e shof të paraqitet me
emnat: Ell, Ill, Yll, Ull, kështuqë emni: Engjëll i folun në
ditet e sotme duhet të thuhet:Engjyll,engjil,(enxhil, en-gji-il).
  Enimia. E-ni-imi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Esht
njishi imi a. Për çuna bahet: Enimio.
  Ennio. E-n-ni-o. Simbas meje, don të thotë: eshtë nishi,
njishi o. Për goca mund të përdoret si Ennia.
  Enzo. E-n‟zo. Në shqip, në dialektin geg, ky emën merr
kuptimin: E n‟zo, e nxaj, e mësoj, kështu që emni i fëmijës
merr kuptimin: I nxanë, i mësuem, i ditun. Për goca mund të
bahet: Enza.
  Epaminonda. Ep-am-in-on-da. Këtë emën të vjetër e të
gjatë grek e kuptoj si: E-pam, nji Honë dha; Të pame, të
ditun, nji Honë të dha (Zoti). Në këtë formë, mendoj se asht
ma i përshtatshëm vetëm për goca.
  Epicuri. E-pi-ik-ur-i. Simbas ndamjes së bame, kuptoj
emnin: Esht i pirë (pirsosun), i ikun, i shëtitun, urë lidhëse
me Zotin isht. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë.
  Epidauri. E-pi-da-ur-i. Simbas ndamjes së bame, emnin e
kuptoj me fjalët: Esht i pimë, dhanë urë isht. Edhe ky emën
asht i ndërtuem për të dyja gjinitë.
  Epidamn. E-pi-i-damn. Emni i vjetër i Durrësit që
kuptohet menjiherë simbas ndamjes së bame me fjalët: Esht
i pimë në kupë dhe i dhamën (nga Zoti). Emni tjetër:

                                                             143
Durazzo, du-ur-as-zo; dhuratë, dhanë, lind urë lidhëse, asht
zonë, asht fillue. Me të vërtetë, porti i Durrësit ka shërbye e
shërben si urë lidhëse.
  Epiteto. E-pi-t‟et-o. Grek. Ky emën shumë i vjetër, në
shqip kuptohet me fjalët: Esht (ai) që pin ditunitë e etënve të
ditun. Për goca mund të bahet Epiteta. Në gjuhë të
ndryshme, ky emën asht kthye në fjalën: Epitet, si shprehje
gjuhësore.
  Era. Er-a. Emën gocash, që në shqip nuk don shpjegim.
Këtë emën e ka pas mbajtë edhe nji perëndeshë në Greqinë e
lashtë. Për çuna bahet: Eri.
  Eracla. Era-ç‟la. Në shqip kuptohet menjiherë si: Era ç‟na
la (në jetë). Për çuna mund të përdoret njilloj.
  Eraclea. Era-cle-a. Në shqip kuptoj fjalinë: Era, ç‟leu a.
Për çuna bahet: Erakleo, Erakleu.
  Eraclide. Er-a-cli-de. Në shqip duhet të ketë qenë: Er-a-
ki-që i dhe(jetën). Emën shumë poetik, qe mund ta përdorin
të dyja gjinitë. Për goca bahet: Eraklida, Era-cli-da.
  Eraldo. Er-al-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Era al,
krahë dho. Për goca bahet: Eralda.
  Erardo. Er-ar-do. Në shqip bahet: Era ar dho. Për goca
bahet: Erarda.
  Erasmo. Er-as-mo. Kështu shprehemi dhe në ditët e sotme,
kur lavdërojmë fëmijën tonë e i themi: Er asht mo. Për goca
mund të bahet: Erasa, Erasma.
  Erastos. Er-ast-os. Emën grek, që në shqip kuptohet
menjiherë si: Erë jete osht. Për goca bahet: Erasta.
  Erberto. Er-bert-o. Në shqip bahet: Erë për ta pirë në kupë
ò,osht. Për goca bahet: Erberta. Mënyra e shqiptimit të
fjalës”bert” asht ma tepër mënyrë shqipe se sa italiane që e
thonë: bevuto, Kjo fjalë na tregon se në të kaluemen, në këtë
mënyrë të thani, do jetë përdorun në lashtësi, fjala “bert”, e

144
njajtë me fjalën e sotme “i pirtë”.
  Ercolano. Ercol-an-o. Në shqip: Er-k‟ul-An-o, me kuptimin
se: asht si erë e fortë që ul edhe Hanën në tokë.
  Ercole. Er-co-le. Në Shqipni: Er-k(ka)-ul. Në shqip e
shpjegoj me fjalinë: Erë ço le, erë ka le. Kur themi emnin
“Erkol”, na parafytyrohet nji njeri shtatmadh dhe muskuloz,
por kur i kuptojmë emnin, shofim se asht e kundërta e padronit
që e mban këtë emën, sepse emni: Erë ka le, lind, shpreh
delikatesë, lehtësi dhe freski. Edhe për goca del emën i bukur
në formën: Erkola, Erkolinda.
  Ercolina. Er-ç‟o-lin-a. Ky emën asht në listën e emnave
femnorë, prandaj gjatë zbërthimit të emnit na përforcon
përshtypjen që asht nji emën delikat, që e përdornin edhe për
goca, sepse don të thotë: Era ç‟o lind asht.
  Erenaios. Er-en-ai-os. Emën grek, që në shqip kuptohet
menjiherë si: Er joni ai osht. Për goca nuk kombinon.
  Erenia. E-re-ni-a. Er-eni-a. Asht emën, që në dialektin geg
zbërthehet në: Esht re, ni, njishi asht, pra e shpjegueme për të
gjithë don të thotë: Asht re e qiellit, i pari i të gjithëve. Ky asht
edhe emërtimi i mb-re-tit, që asht Re i qiellit dhe i pari i të
gjithëve. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Er eni, i joni asht.
Pa u ndryshue, mund të përdoret edhe për goca.
  Eriberto. Er-i-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Er, për
ta pirë ò, osht. Për goca bahet: Eriberta.
  Erico. Er-ri-co. E-ri-co. Në shqip bahet: Er rri, qëndro ko,
këtu. Në variantin e dytë bahet: E rinon ko, këtu, i ngjashëm
me emnin Enriko. Për goca bahet: Erica, Erika.
  Erigiu. E-ri-giu. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Esht
rinue gjiu, ku del e qartë fjala ” Gjiu”. Për goca bahet: Erigjia.
  Erigiosi. E-ri-gi-osi. Këta dy emna kanë të njajtin kuptim: e
rin gjiun usht, e rin gjiun, rracën osht. Për goca bahet: Erigjia.


                                                              145
  Erin. E-rin. Asht dhe emni i çunit tem. Në shqip nuk don
shpjegim, sepse kuptohet që ai fëmijë, po të jetë afër çdonjanit,
e rin, e rinon ate. Kështu siç asht mund të përdoret edhe për
goca ose: Erina.
  Ermanno. Er-man-o. Emën shqip, që përdoret edhe sot në
Shqipni dhe nuk don shpjegim. Për goca bahet: Ermana.
 Ermanico. Er-m‟an-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Er mi
Han, i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Ermanika. Po të
bashkohet me fjalën “gji” na del fjala: Gjermanika,
Gjiermanika.
  Ermelinda. Er-m‟e-lind-a. Në shqip kuptohet menjherë me
fjalët: Er më esht, lind asht. Asht me kuptim për të dyja gjinitë,
megjithate për çuna mund të bahet: Ermelind-o.
  Ermenegarda. Er-me-ne-g-ar-da. Do ishte ma i plotë, nëse
do shkruhej: Er-me-ne-gi-ar-da, dhe kuptohet me fjalinë: Era
që asht me ne, racë ari dha. Emni mund të përdoret për të dyja
gjinitë, ose për çuna bahet: Ermelindo.
  Ermenegilda. Er-me-ne-gi-il-da. Ky emën më plotëson
emnin e masipërm, sepse asht dhanë ma i plotë, kështuqë unë
kuptoj fjalinë: Era që asht me ne, racë Ili dha. Emni mund të
përdoret për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Ermenegildo.
Er-me-ne-gil-do.
  Ermes. Er-mes. Ermete. Er-mete. Në shqip kuptohen
menjiherë me fjalinë: Er mes dhe Erë meta. Kanë qenë emna
me të cilin asht quejtë edhe Thoti , mbreti i fundit i Atlantidës.
Për goca mund të bahet: Ermeta.
  Ermilo. Er-m‟ili-o. Në këtë emën, në fjalën “mili” shof
ndryshimin e përdorimit të fjales “miri”, i cili në formë
ledhatuese përdoret edhe sot. Emnin e zbërthej me fjalinë: Er-
miri ò,osht. Tjetërsoj kuptohet si: Erë mi, mbi Il osht. Për goca
bahet: Ermila, Ermira.
  Erminio. Er-mi-ni-o. Ky emën i bukur zbërthehet në shqip

146
si: Er mi, mbi ni, mbi njishin ò, osht, që e shpjegueme për të
gjithë don të thotë: Erë e përsosun, mbi të gjithë osht. Për goca
bahet: Erminia.
  Ernesto. Er-ne-est-o. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip
me fjalinë: Era na esht. Për goca mund të bahet: Ernesta.
  Erode. Er-o-de. Duket si e folme e përditëshme: erë osht de,
ose: Erë osht i dheut, i tokës. Emni shkon për të dyja gjinitë.
  Erodiade. Er-o-di-a-de. Edhe ky emën duket sikur asht
krijue në ditët e sotme, sepse kuptoj fjalët: Erë osht, i ditun asht
de. Shkon për të dyja gjinitë.
  Ersilio. Er-si-ili-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Erë si yllë
ò, osht. Për goca bahet: Ersilia.
  Ertemios. Ert-e-mi-os. Emën grek, që në shqip kuptohet
menjiherë. Për goca bahet: Ertemia.
  Esaù. Es-aù. Emnin e kuptoj si: Asht i fortë e jetëgjatë si
pema e ahut. Përdorimin e emnit të pemës së ahut e shof në
shumë emna shqiptarë, prandaj këtë emën unë e zbërthej me
fjalinë: Eshtë ahu, i fortë si pema e ahut: Nuk shkon për emën
gocash, sepse emni i ahut asht mashkullor.
  Eschil. Es-ki-il. Emën i vjetër grek, që në shqip kuptohet
menjiherë: Esht ki Ili. Për goca mund të bahet: Eskila.
  Eschini. Es-ki-ini. Emën i vjetër grek, që në shqip e kuptoj
me fjalët: esht ki , ky i ini, eshtë ky i yni. Për goca bahet:
Eskina.
  Eschion. Es-ki-on. Emën i vjetër grek, që e kuptoj si: Esht ki,
ky joni. Për goca bahet: Eskijona. Eskiona.
  Esculapi. Es-k-ul-a-pi. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht ki i
ulti, urti, që asht i pirsosun. Emni asht i ndërtuem për të dy
sekset.
  Esmeralda. Es-m‟er-al-da. Ky emën i bukur për goca
kuptohet me fjalinë: Esht mi er, krah fluturues dha. Për çuna
bahet: Esmeraldo.

                                                             147
  Estoni. Est-toni. Emni kuptohet menjiherë në shqip.
  Esuperio. Es-u-peri-o. Në dialektin çam ky emën zbërthehet
në: Eshtë-un, nji perri-ò, ku edhe nji herë na del emni “peri” i
përdorun në gjininë mashkullore, në kuptimin “i Bukur”,”i
shejtë”. Straboni, historian greko-rromak i para 2 000 vjetëve, i
quante popujt ilirë të Ballkanit me fjalën”Peli”,që unë e quej të
njivlefshëm me fjalën “perri”. Për goca bahet: Esuperia.
  Estella. Est-ella. Kuptohet që asht emën femnor, sepse
thuhet: esht e rrespektuemja, ose: esht Ylla. Për çuna bahet:
Estello.
  Esterina. Est-er-in-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Esht erë
ina, është era jonë ose: esht er, njishi asht. Për çuna mund të
bahet: Esterino.
  Eterie. Et-e-ri-e. Në dialektin geg, unë kuptoj fjalinë: Et e
rinuem esht, dmth : Me pleqësi të rinueme asht. Për goca mund
të bahet Eteria.
  Ettore. Et-t‟or-e. Në shqip e italisht e zbërthej me fjalinë: Me
pleqësi të arta esht, ku e kam thanë se fjala “et” asht e
njivlefshme me fjalën “pleqsi”,”matuni”,”zgjuarsi” etj. Për
goca mund të bahet Ettora.
  Etruschi. Etr-us-ki. Et-tru-us-ki.-Asht emën i diskutuem i
popullsisë etruske, që simbas ndamjes së bame më rezulton:
Me etër, me dituni usht, asht ki. Në variantin e dytë shifen
fjalët: Me etër,me dituni pleqsh, me tru usht ki. Ky variant asht
ma bindës.
  Etr-uri-a. Ky emën përdoret krahas emnit të masipërm për
Etruskët dhe simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalët: Etër, (të
ditun) ur (lidhëse) asht. Me dituni të pleqësive, uri, ndërmjetësi
me Zotin asht.
  Euclide. E-u-cli-de. Mendoj se duhet të ketë qenë fjala:
E-u-çili-de dhe emni merr kuptimin: Asht u,un(njani) cil,
i çelët, bjond de. Ka kuptim për të dyja gjinitë.

148
  Eudokia. E-u-do-ki-a. Grek. Në shqip kuptoj fjalinë: Esht
njishi( u ) i dhonë, ki asht. Në këte formë mund të përdoret për
të dy sekset, ose për çuna mund të bahet: Eudoki-o.
  Eufebio. E-u-f-e-bi-o. Në këtë emën shofim përsëri
përdorimin e germës “f”, që na jep kuptimin e emnit: Esht
nji(u, në dialektin çam) fluturak, esht biri(im) o. Emën shumë
romantik. Për goca bahet: Eufebia. Në nji variant tjetër mund
të bahet: E-u-fe-bio, por nuk më duket bindës fakti që ti
mveshin të gjithë besimin fetar birit të tyne.
  Eufemio. E-u-f-emi-o, E-u-femi-o--? Nëse ka patun
kuptimin që ka sot fjala “fëmi”, atëhere emni merr kuptimi:
Esht nji fëmi(i mirë)-ò. Në variantin e parë shof fjalët: Esht nji
fluturak emi o. Për goca bahet: Eufemia.
 Nga ky emën, shofim origjinën e fjalës shqipe:
F-emi= fluturaku em, ashtu si edhe origjina e po këtij emni
në italisht: F-ili= fluturak Ili, fluturak yjesh.
  Eudocia. E-u-do-ci-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht njin i
dhonë , çi, që asht (e mirë). Edhe pse mbaron me germën “a”,
emni shkon për të dyja gjinitë.
  Eufrate. E-u-fr-at-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht nji
fluturak (engjëll) i ditun(at)-e. Emni shkon për të dyja gjinitë.
  Eufrasia. E-u-fr-a-si-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht nji
fluturak, asht si asht. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë.
  Eufronio. E-u-fr-oni-o, E-u-froni-ò. Në këtë emën dallohet
fjala”fron”, simbol i mbretënve. Nëse asht shkruejtë me këtë
kuptim, atëherë emni na krijon fjalinë: Esht nji fron (mbretnor),
dmth se prindi dëshiron që me këtë emën t‟i realizohet dëshira,
që fëmia i tij të krijojë nji fron mbretnor, nji dinasti. Në
variantin e parë kuptoj fjalët: Esht nji (u) futurak joni o. Për
goca bahet: Eufronia.
  Eugenio. E-u-g-eni-o. Do të ishte ma i plotë, nëse do


                                                           149
shkruhej: E-u-gi-eni-o, që e kuptoj me fjalët: esht njishi (u,un)
raca (gjiu) jonë osht. Për goca bahet: Eugenia.
  Eugeneos. E-u-g-ene-os. E-u-gi-ene-os. Varianti në greqisht i
emnit të masipërm.
  Eugenios. E-u-g-eni-os. Ky emën dhe ai i masipërmi kanë të
njajtin kuptim. Do ishin ma të plotë nëse do shkruheshin: E-u-
gi-eni-os, që e kuptoj me fjalinë: Eshte njishi (u, un), rraca
(gjiu) jonë osht.
  Eugores. E-u-g-or-es. Emën grek, që do ishte ma mirë të
shkruhej: Është njishi, rracë(gji) ar esht.
  Eugraphos. E-u-g-rap-hos. E-u-gi-rap-osh. Në këtë emën që
e kam marrë ke lista e emnave të vjetër grekë, shof të më dalë
emni i pemës së rrapit, që edhe sot përdoret si emën çunash në
Shqipni, sepse prindi mendon, që duke i vu këtë emën, fëmija
do t‟i ngjajë pemës së rrapit, që asht i fortë dhe jeton shumë.
Emnin e kuptoj si: esht nji rracë (gji) rrapi -osht. Për goca nuk
shkon, sepse rrapi asht në gjininë mashkullore.
  Eulalia. E-ul-ali-a. Në shqip kuptohet fjalia: Esht ul, krahu
fluturues a. Për çuna bahet: Eulalio.
  Eulampios. E-ul-am-pi-os. Emën i listës greke, që në
dialektin çam e kuptoj me fjalinë: Esht i ulët, i urtë, jep me pi
dituni(am pi) osht. Për goca mund të bahet: Eulampia.
  Eumenios. E-u-meni-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët:
esht njin(u) i mençëm-ost. Për goca mund të bahet: Eumenia.
  Euphemia. E-u-ph-emi-a. Grek. Ma i saktë do ishte:
Eupihemia, që kuptohet kollaj në shqip me fjalët: esht njishi,
për ta pi në kupë emi asht, emja asht. Asht në listën e emnave
femnorë, prandaj për çuna mund të bahet: Euphemi-o.
  Euphrosinos. E-u-p-h-r-os-in-os. ? Grek. Mendoj se duhet
të jetë: E-u-pi-hor-os-in-os, që e kuptoj me fjalinë: esht nji ar, i
pirë osht, njishi osht. Për goca nuk shkon.


150
  Eup. E-u-pi. Shqip. Emni asht i përhapun edhe si mbiemën
ne Shqipni dhe kuptohet me fjalët: Esht nji(u) për ta pi në kupë.
Mund të përdoret edhe për goca ose si: Eupia.
  Eurico. E-ur-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht urë lidhëse
(me Zotin), i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Eurika.
  Euripido. E-ur-i-pi-do-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht urë
lidhëse me Zotin i pirsosun, dhonë osht. Për goca bahet:
Euripida.
  Eusebios. E-u-se-bi-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët:
esht nji që zen bij, fëmijë, shton rracën-osht. Për goca mund të
bahet: Eusebia. Eusebias.
  Eustathios. E-us-tathi-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me
fjalët: E usht Tati osht, asht i ditun, si Thoti, asht si Tati, i
dituni dhe i pari i fisit. Në kët emën më rizbulohet nji e
dhanë historike, që në librat e historisë nuk asht shkruejtë,
por unë dhe autorë të tjerë po e vejmë në dukje: Origjinën
shqipfolëse të Thotit, i cili në këtë emën dhe në Egjyptin e
lashtë ka qenë njoft me emnin Tati, Tata. Në familjen teme,
edhe sot i thonë Tata të parit të familjes. Meqë “tata” asht i
gjinisë mashkullore, mendoj që ky emën nuk shkon për goca.
  Eustratios. E-us-tra-ati-os. Grek. Në këtë emën kuptoj
fjalinë: E asht(usht) tra i ditunisë(ati) osht. Për goca nuk
shkon.
  Euteches. E-u-te-k-es.? Grek. Mendoj se duhet të ishte:
E-u-the-ki-es, që mendoj ta barazoj me fjalinë: Es nji thenës
ki-esht, sepse në shumë emna, fjala “th” shndrrohet në “t”,
kështu që fjala “te” bahet “the”, që e quaj të njivlefshme me
fjalën: Thotësi, mësuesi. Për goca bahet: Euteka.
  Eutechianos. E-u-te-ki-i-an-os.? Grek. Me shpjegimin e
emnit të masipërm, merr kuptim dhe ky emën që e kuptoj si:
Esht nji thenës(mësues) ki i Hanës osht. Për goca nuk shkon.


                                                          151
 Euthasia. E-u-tha-si-a. Grek. Në shqip kuptoj fjalinë: Esht nji
thanëse, nji mësuese, si a. Për çuna bahet: Euthasi-o.
  Euthimios. E-u-thimi-os. Grek. Në këtë emën dalloj fjalën
“Thimi”, të ngjashme me emnat: Timi, Thimo, Timo, Toma,
Thoma, Thoti etj . Me këtë shpjegim, emnin e kuptoj me
fjalinë: Eshtë nji mësues (Thenës, Thot)-osht. Për goca nuk më
duket shumë i përshtatshëm.
  Euthokimos. E-u-thoki-im-os. Grek. Në këtë formë e kuptoj
me fjalinë: Esht nji thotës(tho ki, tho ky) im osht. Për goca nuk
më duket i përshtatshëm.
  Eutychios. E-ut-y-ki-os. ? Grek. Emnin e kuptoj me fjalët:
Esht ut, esht yt hy, ki os. Për goca nuk më duket i
përshtatshëm.
  Euridice. E-ur-i-diç-e. Në shqip kuptoj fjalinë: Eshte urë
lidhëse i diçmi esht, i dituni është. Për goca nuk ban.
  Eusebio. E-u-se-bi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Esht nji
që ze bij, dmth se shton rracën. Për goca mund të bahet:
Eusebia.
  Euseo. E-u-us-e-o. Në shqip duket si lojë fjalësh, sepse bahet:
Asht njani,usht(asht), e osht, që, nëse vejmë fjalën “jetë” në
mes, emni kuptohet si: Esht nji jetë o. Për goca bahet: Eusea.
  Eustorgio. E-ust-or-gi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Esht
jeta, (usht) gji artë o, Për goca mund të bahet: Eustorgia.
  Eustosio. E-ust-o-si-o. Më del me kuptim me të folmen
popullore gege të ditëve të sotme: E usht, asht, o si o, me
kuptimin: Asht lin ky fëmijë, por e di unë sa i mirë që asht.
(Shpresoj që ta kem thanë tamam!). Mundet të jetë: Esht jeta
(usht), asht si o. Për goca bahet Eustasia.
  Eutalio. E-u-t‟ali-o. E-ut-ali-o. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Esht nji me krahë o, ose: asht yti (uti) krahu fluturues,
ali o. Për goca bahet: Eustalia.


152
  Eva. Eva. E-u-a. Me shpjegimin që kam ba ke emni Evaldo,
emni e Evës mund ta iterpretoj si: Esht njishi-a, asht e para,
ashtu siç i takon të jetë femnës së parë në botë.
  Evangelina. E-u-angel-in-a. Asht emën italo-shqip, që
kuptohet si: esht nji angjell in-a, asht nji engjëll i ynë-a.
  Evaldo. Ev-al-do. Nuk e dij se çfarë don të thotë fjala
“Ev”(Eva..?, por emni Ev na paraqitet në formën mashkullore),
kështuqë do kemi: Evi që krah i dho atij fëmie. Latinët shpesh
herë germën “u” e zavendësonin me germën “v”, kështuqë po
të bajmë këtë zavendësim, emnat na marrin kuptim, sepse do të
kemi: Ev = e u, që don të thotë : Esht nji (njeri), esht njishi, i
pari i dhonë (nga Zoti). Për goca bahet: Evalda.
  Evandro. Ev-an-dro. Në shqip mund të bahet: E nji hanë
dro, mundet. Për goca mund të bahet: Evandra.
  Evanthia. Ev-an-thi-a. Grek. E kuptoj si: Esht nji Hanë
thime, thenëse asht. Për çuna bahet: Evanthi-o.
  Evaristo. Ev-ar-ist-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: E unë(nji) që ar isht. Për goca bahet: Evarista.
  Evasio. Ev-a-si-o. ? Nëse them: Esht nji që à si asht, i jap nji
farë kuptimi këtij emni.
  Evelina. Ev-el-in-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Është nji
erë njishi-a. Për çuna bahet: Evelin-o.
  Everardo. Ev-er-ar-do. Eshtë nji, që erë dhe ar të dho. Për
goca bahet: Everarda.
  Everesto. Ev-er-est-o. Emën mali që kuptohet menjiherë në
shqip si: Esht nji erë jete o.
  Evidio. Ev-i-di-o. Në shqip e baj: E unë(nji) i ditun ò. Për
goca bahet: Evidia.
  Evodio. Ev-o-di-o. Në shqip e baj: E nji osht, i ditun osht.
Për goca bahet: Evodia, Evadia.
  Evremondo. E-v-re-mondo. Kuptohet në italo-shqip, me
fjalinë: Eshtë nji, mbret i botës.

                                                           153
  Ezechiele. E-ze-chi-e-le. Në shqip zbërthehet në: E zen, kush
asht lind. Asht nji emër shumë figurativ, që na flet me simbole,
por simbas meje don të thotë: E zen, e nis jetën, ai që asht le,
lind, sepse ai që nuk ekziston, nuk jeton. Mund të përdoret
kështu si asht edhe për goca.
  Ezio. E-zi-o. Me këtë emën italianët i thërrasin xhait, por
simbas arsyetimit tem don të thotë: Eshte si òsht, dmth se
prindi i thotë miqve: Shifni sa i mirë që asht fëmia im: Për goca
bahet: Ezia.
  Ezopi. E-zo-o-pi-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Esht me zo, me
famë-o, i pirsosun isht. Emni asht ndërtue për të dyja gjinitë,
ose për goca mund të bahet: Ezopa.


                              F

  Në përdorimin e germës “f”, shofim se kjo germë na
futet në shumë emna, duke i dhanë atyne formën
fluturake. (Dikur ka qenë thanë: Flur )

  Fabiano. F-a-bi-an-o. Fabi-an-ò. Asht emni Fabio në
shumës.
  Fabio. F-a-bi-o. E interpretoj në shqip me fjalinë: Fluturak
asht biri-o. Për goca bahet: Fabiana ose Fabia.
  Fabiola. F-a-bi-ol-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Fluturak
asht, bijë e krahut fluturues asht. Duket që asht emën shumë
simbolizues, që na flet për nji fëmijë fluturak si engjëjt, që
asht bir i prindërve krahëfluturues. Për çuna bahet: Fabiol-o.
  Fabrizio. F-a-bri-zi-o. Në këte emën shofim përdorimin e
fjalës “bri”. Në lashtësi, brini, briri, ka qenë rrespektue
shumë dhe deri në ditët tona ka ngelë zakoni në vende të
ndryshme të Europës, vendosja e bringave të kafshëve të
154
ndryshme ke porta e shtëpisë, për të sjellë fat e për ta
mbrojtë nga syu i keq. Në këte rast emnin unë e zbërthej me
fjalinë shqipe: Fluturak asht brini i zi, ose i zanë, i lindun.
Për goca bahet: Fabrizia.
  Famiano. F-am-i-an-o. E zbërthej me fjalinë shqipe si:
Fluturakët e mamës janë. Këtu shifet përsëri përdorimi i
emnit në shumës. Mundet të kuptohet edhe si: Fluturak i
dhanë (am) isht, Hanë osht. Për goca bahet: Famiana.
  Farnace. F-ar-na-ke, Far-na-çe. Emnin e kuptoj me
fjalët: Fluturak ari na ke, ose: Farë, rracë na ke. Emni mund
të përdoret për të dyja gjinitë.
  Farsala. F-ars-al-a. Fars-al-a. Emnin e kuptoj me fjalët:
Fluturak ars, i artë krahu fluturues (al) asht, ose: Farë, rracë
me krah fluturues, si engjujt asht. Mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
  Fatima. Fati-im-a. Në Shqipni përdoret dhe asht i
kuptueshëm. Përdoret ma tepër për goca si Fati-im-e, Për
çuna përdoret ma tepër si: Fati-im-i. Fati im isht.
  Fausto. F-a-ust-o. Në këtë emën shof futjen e fjalës latine
“ust”, shtesë pas fjalës “à”, asht, që shprehin të njajtën gja.
Simbas meje, emni don të thotë: Fluturak asht, jetë ò, osht.
Duhet të kemi parasysh se në lashtësi, shpesh here, foljet: as,
es, is, os, us zavendesonin fjalën “jetë”. Për goca bahet:
Fausta.
  Faustino. Faustino. Emnin e kuptoj me fjalët: Fausti inë
osht. Për goca bahet: Faustina.
  Fazio. F-a-zi-o. Në shqip e jap në dy variante: Fluturaku
asht zi(asht zanë), ose : Fluturaku asht i zi, nëse fëmija ka
qenë zikosh. Shpesh herë, germa “z” në italisht
zavendësohet me germën “s”, kështuqë na del shprehja e
thjeshtë popullore: Fluturak asht si asht o. Për goca mund të
bahet: Fazia.

                                                            155
  Fedele. F-ed-e-le. F-e-de-el-e. Në italo-shqip don të thotë:
Besimi ka lindun. Fjalë për fjalë më krijon fjalinë: Fluturaku
( Ose fryma e shejtë) esht le, është lind, ose: Fluturaku,
engjelli esht dhënë, erë esht. Për goca bahet: Fedela .
  Federico. F-e-de-er-ik-o. F-e-de-ri-ko. Emnin e kuptoj
me fjalët: Fluturak esht, dhënës ere i ikun, i shëtitun osht. Në
variantin e dytë kuptoj fjalët: Fluturak esht, dheun rinon ko,
këtu. Për goca bahet: Federika.
  Fenichia. F-en-iki-a. Emën vendi, që në shqip e kuptoj me
fjalët: Flurak i eni, i joni i ikun, i shëtitun, i ditun asht.
  Federa. F-e-de-er-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturakja
e dheut, erë asht. Me këte ndërtim shkon vetëm për goca.
  Fedro. F-e-d-ro. Duhet të jetë si emni i masipërm, por me
nji zanore që i mungon. Për goca bahet: Fedra.
  Fedora. Fed-or-a. F-e-do-or-a. Në shqip e kuptoj me
fjalinë: Besim ari asht, ose: Fluturakun e dhonë, arin o. Për
çuna bahet: Fedoro.
  Felice. F-eli-c‟e. Me anën e fjalisë: Fluturak i nderuemi
ç‟esht, shprehet ma së miri dhe ndjenja e lumtunisë, që të
ban të fluturosh nga gëzimi. Fjala “felice” në italisht don të
thotë “lumturi”. Tjetërsoj e kuptoj me fjalët: Fluturak yjesh
(eli) ç‟esht. Në këtë variant, mund të përdoret dhe për goca.
  Feliciano. Felici-an-o. Feliçi-janë. Këtu jepet emni Felici
në shumës. Për goca bahet: Feliçiana.
  Felicita. F-el-ic-it-a. Me zbërthimin e bamë, kuptoj fjalët:
Fluturak ere iç, iti asht. Me këte formë ka kuptim për të dyja
gjinitë. Kuptohet italisht me fjalën: Lumturi.
  Ferrara. F-er-ra-ar-a. Emën qyteti në Itali, që simbas
ndamjes së bame, kuptohet me fjalët: Flurak ere, i ramë në
ar asht.
  Ferdi. F-er-di. Në shqip duhet të jetë: Të fluturojë erën
din. Për goca bahet: Ferdia.

156
  Ferdinando. F-er-din-an-do. Asht emni Ferdi në shumës,
ose: Ferdi Hanën dho. Për goca bahet: Ferdinanda.
  Fermiano. F-er-mi-an-o. Në shqip duhet të jetë: Të
fluturojnë në er mi Hanë-o.
  Fermo. F-er-mo. Fjala e plotë: fermo, në italisht don të
thotë ndalesë, por zbërthimi i emnit më jep të kundërtën,
sepse do të kemi: Fluturon erën-m‟o, më osht në kuptimin: i
shpejtë e i shkathët si era. Për goca bahet: Ferma.
  Fernando. F-er-n‟an-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Fluturim erën deri në Hanë dho. Për goca bahet: Fernanda.
  Ferruccio. F-er-ruci-ç‟o. F-er-ruc-ci-o.? Mund të jetë:
fluturon era e rrushit ò, por, në dialektin geg fjala “ru”
kuptohe me fjalën “rroj”, ose: “rrugë”, kështuqë emni mund
të kuptohet me fjalët: Fluturak ere i rojtuni çi osht, ose:
Fluturak ere rugëtar që osht. Për goca bahet: Ferruccia.
  Festo. F-est-o. Në shqip bahet: Fluturak esht-o. Për goca
mund të bahet: Festa.
  Fiammetta. Fi-am-m‟et-t‟a. Në këtë emën, në fillim do
analizoj fjalën”fi-am”, që në italisht don të thotë: flakë dhe
në shqip e kuptoj me fjalët: Fije (ndërlidhese) jam. Në këtë
mënyrë emnin e kuptoj në dy variante.
 1- Flakë met-t-asht, mbete si nji flakë për të ndriçue
njerëzimin. 2- Fije ndërlidhese jam met-a, kam ngel, për të
ndërlidh njerëzit me Zotin. Ma i saktë më duket si: Fije
ndërlidhëse asht dhanë (am) mi, mbi ditunite (et) të asht. Ky
emën asht në listën e emnave femnorë, por mund të përdoret
për të dyja gjinitë, megjithatë, për çuna mund të bahet:
Fiamett-o.
  Fidenziano. Fi-den-zi-an-o. Në shqip e zbërthej në: Fije,
ndërlidhës i dhënë, zen Hanën-ò. Për goca bahet:
Fidenziana.
  Fidenzio. Fi-den-zi-o. Me arsyetimin e masipërm, këte

                                                          157
emën e zbërthej në: Ndërlidhësi i dhënë, zen (jetë)-ò. Për
goca bahet: Fidenzia.
  Filelini. F-il-e-lini. Ilir. Emni në italo-shqip kuptohet si: Fil
e lini, fëmijën e lini, por, po t‟i përmbahemi idesë se këta
emna janë ma të vjetër se gjuha italishte e përpunueme,
atëherë emnin do e kuptoj me fjalët: Fluturak ili esht lind, nji
engjëll yjesh esht lind. Për goca mund të bahet: Filelina.
  Filiberto. F-ili-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Fluturak yjesh, për ta pirë ò, osht. Për goca bahet: Filiberta.
  Filippo. F-ili-po-o, Fili-po. Në shqip dhe greqisht asht:
Filip. Me anën e këtij emni na del edhe origjina e fjalës
“fili”, që në italisht i thonë fëmijës. Kur i bajmë ledhe nji
fëmije i themi: O ylli im. E njata gja ka ndodhë dhe në
lashtësi, ku emni ledhatues”ylli”, “f-ili”, futurak yjesh, ka
ngelun edhe si emërtim i fëmijëve. Në shqip, e zbërthej në:
Fluturak si illi, si ylli, po, òsht. Për goca bahet: Filipa.
  Filini. F-il-in-i. F-ili-ni. Emën pellazg, që e kuptoj me
fjalinë: Fluturak ylli yni, ose: Fluturak ylli njishi, i pari.
  Filomeno. F-il-o-men-o. Fil-ò-men-ò. Në vazhdim të
llogjikës së masipërme, ky emën na del: Fluturak yjesh, i
mençëm ò, osht. Për goca bahet Filomena.
  Filokseni. F-il-o-ks-eni. Do kishte ma kuptim nëse do e
shkruajmë: F-il-o-ki-is-eni, që e kuptoj me fjalinë: Fluturak
ylli ki isht i joni(eni). Në këte formë shkon për të dy sekset.
  Fiordaliso. Fi-or-da-lis-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë:
Fije (lidhje) ari dha, lis osht. Për goca nuk shkon.
  Fimbria. F-im-bri-a. Emni kuptohet me fjalët: fluturaku
im, bri mbrojtës asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Fiore. Fi-or-e. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Fije ari esht,
ndërlidhës ari asht. Në italisht don të thotë: Lule.
  Fiorello. Fior-e-lla. Fi-or-e-lla. Ndarja e parë më jep
kuptimin: lule e lla, lulen e dha(Zoti). Varianti i dytë më jep

158
fjalinë: Fije ari e dha, ndërlidhësin e artë e dha (Zoti).
  Fiorenzo. Fi-o-ren-zo. Në këte emën na del ma i qartë
kuptimi i fjalës”fi”,”fije”, sepse do të kemi në shqip: Fija,
dmth ndërlidhësi jonë, ren zo, ren zen, renë ka arrit, deri ke
retë ka shkue etj. Për goca mund të bahet: Fiorenza. Ky
emën dhe dy të tjerët ma poshtë, në italisht kanë dhe
kuptimin: i lulëzuem, të lulzuem, por mendoj se emnat:
Fiore, Fi-o-re, duhet të kenë lidhje, nëse ky emën i asht vu
luleve kacavjerrëse, që me fijet e tyne, ngjiten shumë nalt,
në mënyrë figurative, deri ke retë e qiellit.
  Fiorenzano. Fi-o-ren-zan-ò. Asht emën i njillojtë me atë
të masipërmin. Për goca bahet: Fiorenzana.
  Fiorenziano. Fi-o-ren-zi-an-o. Asht me kuptimin e emnit
të masipërm, por në numrin shumës, ose: Fiorenzi Hanë
osht. Për goca bahet: Fiorenzana.
  Flaco. Flak-o. Ky emën i vjetër më zbulon nji emër të
zakonshëm në Shqipni: ate të flakës së zjarmit. Emni
kuptohet menjiherë me fjalët: Flakë që të ngrof osht. Për
goca bahet: Flaka.
  Flaminia. F-la-mi –ni-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë:
Fluturak la, mi njishin asht. Na len të kuptojmë se ai fëmijë
do jetë mbi mretin, dmth se do jetë nji p‟er-an-d‟or. Në këtë
formë shkon për të dy sekset, por për çuna mund të bahet:
Flaminio.
  Flavio. F-la-vi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturaku
la vijë, len shenjë në jetë. Për goca bahet: Flavia.
  Flaviano. F-la-vi-an-o. Asht emni Flavio në shumës.
  Fleano. F-le-an-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak
që len, e ka lind Hana. Me këte emën i bahet qejfi edhe
nanës se fëmijës. Mund të kuptohet edhe si: ke ai fëmijë
flen, asht shtri e flen Hana. Për goca bahet: Fleana.


                                                          159
  Flora. F-lo-or-a. Ky emën në italisht emërton gjelbërimin,
lulëzimin. Simbas ndarjes së bame kuptoj fjalinë: Fluturak
që la ar asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë, por në
Shqipni për çuna përdoret si: Flori. Flor-o.
  Florentia. Fl-or-en-ti-a. Asht edhe emni i vjetër i
Firences. Simbas zbërthimit, kuptoj fjalët: Flururak ari i eni,
i joni ti asht; Fluturak florini, i joni të asht. Emni shkon për
të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Florentio.
  Floriano. Flori an o. Asht emën i ngjashëm me emnin:
Arian-ò, sepse “flori” dhe “ari”, janë emnat e metalit të
çmueshëm. Për goca bahet: Floriana.
  Floridia. Flori-i-di-a. Kuptohet menjiherë fjalia: Flori (ar)
i ditun asht. Për çuna bahet: Floridio.
  Florina. Flori-in-a. Në shqip kuptohet menjiherë fjalia:
Florini ynë asht. Për çuna bahet: Florin-o.
  Foqion. F-o-qi-on. Emën shqiptaro-grek. Edhe sot, në
dialekt të jugut, në vend të fjalës”ky”, thonë: “qi”. Në
Myzeqe: qy. Nëse bajmë këte zavendësim, emni merr
kuptimin: Fluturak osht ky i joni. Emni asht ndërtue vetëm
për çuna. Për goca do bahej: F-o-kjo-jona, Foqona.
  Foca. F-o-ca. Fo-ka. Këtë emën e mbajnë fokat, por në
lashtësi, ka qene dhe emën njerëzish. Me ndamjen e bame, e
kuptoj si: Fluturaku osht kah(neve), osht ko, ose thjesht: Fo,
ngopun ka (për t‟ju ba). Simbas zbërthimit të bamë, mendoj
se mund të përdoret për të dy sekset.
  Folco. Fol-co. F-ol-co. Në variantin e parë, duket si e
folme e sotme e përditshme: Fol-ko, fol këtu, por nuk më
duket bindëse. Në variantin tjetër: F-ol-ço, e kuptoj me anën
e fjalisë: Fluturaku me krah fluturues ç‟osht. Për goca bahet:
Folca, Folka.
  Fora. F-or-a. Emni kuptohet me fjalët: Fluturak ari osht.
Për çuna mund të bahet: Foro.

160
  Formia. F-or-mi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Fluturak ari
më (mi) asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Fortunato. F-or‟t-un-at-o. Asht emën që në italisht asht
baras me fjalën shqipe: Me fat, por zbërthimi i emnit na e
jep këte gja me fjalë ma të gjata në formën: Fluturaku i artë,
nji at i ditun ò, osht. Për goca bahet: Fortunata.
  Fosco. F-os-co. Në shqip e zbërthej në: Fluturaku osht ko,
këtu. Për goca e ndryshon kuptimin.
  Francesco. F-ran-c‟es-co. F-ra-an-ç‟es-ko. Në shqip e
zbërthej me fjalinë: Fluturaku i randësishëm ç‟është ko,
këtu, ose: Fluturak i ramë nga Hana ç‟esht ko. Për goca,
Françesca, e ndryshon pak kuptimin.
  Franco. F-ran-ko. F-ra-an-ço. F-ra-an-çi-o. Në shqip
bahet: Fluturaku i randësishëm, ko, këtu. Në variantin e
dytë kuptoj fjalët: Flurak i ramë në Hanë ç‟osht. Varianti i
tretë, i cili i ka dhanë emnin shtetit të Francës, kuptohet me
fjalët: Flurak i ramë nga Hana çi osht, që osht. Në gjininë
femnore, Franca, Franka, Francia.
  Frascati. Fr-as-ka-at-i. Emën vendi, që e kuptoj me fjalët:
Flurak asht, ka dituni(at) isht.
  Frigia. Fri-gi-a. F-ri-gi-a. Këte emën e kam diskutue edhe
herë të tjera si: Frin gjijtë, vend ku bagëtia fryn gjijtë me
qumësht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Fluturaku rinon
gjinin(rracën) asht.
  Fronca. Fron-ka. F-ron-ka. F-ron-ç‟a. Në shqip e kuptoj
me fjalët: Fron mbretnor (ky fëmijë) ka. Në variantin e dytë
kuptoj fjalët: Fltuturak që rron ka. Për çuna mund të bahet:
Fronko. Fronco.
  Frido. F-ri-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak të
ri të dho(Zoti). Për goca bahet: Frida.
  Frontiniò. F-ron-ti-ni-ò. Front-ini-o. Në shqip e zbërthej
me fjalinë: fluturak rron ti, ni, njishi o. Në variantin e dytë

                                                           161
shof që përforcohet kuptimi i fjalës: front i lidhun me fjalën
fron mretnor. Ashtu siç asht mbreti në fron, i pari i të
gjithëve, ashtu asht edhe froni: vendi, posti i parë i nderuem,
i të parit drejtues. Kështu, besoj, ka ngelun emni në italisht:
front = balli. Ne i themi: Balli i luftes, balli i punës etj. Për
goca bahet: Frontinia.
  Frontiniano. F-ron-ti-ni-ano. Asht emni i masipërm në
shumës. Për goca bahet: Frontiniana.
  Frontino. F-ron-ti-in-o. Shif Frontinio. Për goca bahet:
Frontina.
  Frontone, F-ron-ton-e. Front-one. Emnin e kuptoj me
fjalët: Fluraku tonë esht, ose: front, ballë Hone esht. Mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Frosina. Fr-os-in-a. Përdoret si emën femnor, por
kuptimin e ka për të dyja gjinitë, sepse kuptoj fjalët: Flurak
osht, njishi asht, ose: Flurak asht ini, i joni asht.
  Frosinone. Fr-os-in-on-e. Emën qyteti në Itali, që e kuptoj
me fjalët: Flurak osh, njishi, i pari jonë esht.
  Fulberto. F-ul-bert-o. Në shqip shifet si fjalia: Fluturak i
përulun për t‟a pi në kupë ò, osht. Për goca bahet: Fulberta.
  Fulgenzio. F-ul-gen-zi-o. F-ul-g-en-zi-o. Në shqip e
zbërthej me fjalinë: Fluturakun e përulun gjen, (shif) si ò,
osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Fluturak, engjell të
përulun, gjiu jonë zen, nis o. Për goca bahet Fulgenzia,
Fulgjensia.
  Fulvio. F-ul-vi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturak i
përulun vij-ò. Për goca bahet: Fulvia.
  Furio. F-ur-ri-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Fluturaku
urën rin-ò(urën rinon). Për goca bahet Furia.
  Furseo. F-ur-se-o. Në shqip bahet: Fluturaku urë se ò, urë
që òsht. Për goca bahet: Fursea.
  Fuscolo. F-us-co-lo. ? Në latinisht, folja “os”, “osht”,

162
zavendësohej me fjalët”us”,”usht”. Në këtë rast, nëse do
bajmë këtë zavendësim, i japim kuptim emnit si: Fluturaku
asht ko lonë, (kah ne i lanë, i lanum)



                              G
  Në disa kombinime emnash ma poshtë, shof fjalën
“ga”dhe “ge”, “go” “gu”, të bashkueme me fjalë të tjera.
Kështu siç janë, nuk më japin ndonji kuptim, por nëse i
bajmë ”gji-a”, “gji-e” etj, emnat e maposhtëm marrin
kuptim. Edhe me fjalët shqipe: gjaja, gjëja, nji gja, nji gjë,
emnat marrin kuptim. Fjalët: g-a, gi-a, gji-a më dalin të
njivlefshme me fjalën gja e gjallë, me ekzistencën. Mund të
jetë dhe shkurtim i fjalëve gji-à, gji-è, gji-ò, gjin‟ja, me
kuptimin e rracës. Germa “j” e jona, në italisht e humb
përdorimin.

  Gabes. G-a-be-es. Gji-a-bes. Në variantin e parë shof
fjalën “be” që në shqip kuptohet si:
 1- Be, bej, i pari i katunit apo krah-inës. Me këtë arsyetim,
emni “bej” duhet të hiqet nga fjalori turk, sepse asht fjalë
vendase albane, ashtu si dhe shumë emna të tjerë që
kujtoheshin si emna turq.
. 2-Be, betim, i betuem. Me këto arsyetime, emnin e kuptoj
me fjalët: Racë asht, bej esht, ose: rracë asht me besë.
  Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Gabino. Ga-bi-ini-o. Simbas arsyetimit të masipërm, në
shqip e zbërthej me fjalinë: Gji-a, biri inë ò. Për goca bahet:
Gabina, Gjabina, por nuk del aq i bukur.
  Gabriele. Ga-bri-e-le. Me të njajtin arsyetim e zbërthej në:

                                                           163
Gji-a, bri esht le, asht lind. E kam thanë edhe në emnat e
masipërm, në të cilët ndodhen emna me kombinime të fjalës
“bri”, që bringat (brin-nga-at), brirët, në lashtësi kanë qenë
rrespektue nga popujt atlantidheas europianë dhe
vendoseshin ke hyrja e shtëpisë për të sjellë fat, ose për të
mbrojtë shtëpinë. Për goca bahet: Gabriela, Gjabriela.
 Gaeta. G-a-et-a. Emnin e kuptoj me fjalët: gji, rracë asht,
me pleqsi, i pjekun (et) asht. Për çuna mund të përdoret po
ky emën ose bahet: Gaeto, Gjaeto.
 Gaetano. Ga-et-an-o. Në shqip e zbërthej në: Gji-a, etër të
mençëm janë-ò, ose: Rracë osht, i ditun i Hanës osht. Për
goca bahet: Gaetana, Gjaetana.
 Gaglioffo. G-a-g-li-o-f-f-o. Mendoj se duhet të ketë qenë
shkruejtë:Gi-a-gi-ili-o-f-f-o, që e kuptoj me fjalët: Gji, rracë
asht, rracë yllore osht, flutur fluturake osht. Për goca bahet:
Gaglioffa.
 Gaio. Ga-ai-o. Nëse do ta ndaja vetëm me nji “a”, emni
nuk merr kuptim, por në këtë mënyrë kuptojmë fjalinë: gji-
ai òsht. Ky emën përdoret shumë edhe sot në pjesë të
territoreve me origjinë atlantidhease-iliro-albane. Për goca:
Gaia, nuk shkon, sepse fjala”ai” asht në mashkullore.
 Gaina. G-a-in-a. I plotë duhet të jetë: Gji a, in a, rracë
asht, njishi asht. Për çuna bahet: Gaino, Gjaino.
 Gala. G-al-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji al asht, rracë
me krah fluturues asht. Për çuna bahet: Galo, Gjalo. Siç
shifet, ky emën shpjegon edhe kuptimin e popullsisë galese,
gi-al-es, gji-al-esht, racë me krah fluturues esht.
 Galaktion. G-al-a-kti-on. Grek. Në italisht asht: Galasia.
Me këtë emën janë quejtë galaktikat yllore. Emni do kishte
ma kuptim nëse e shkruajmë: Gi al ast i on, që tashti
kuptohet kollaj me fjalinë: Gji, rracë fluturake(ose engjujsh)
asht i joni, fëmija jonë.

164
  Gallata. G-al-at-a. Emën shumë i vjetër i lidhun me
legjendat ilire. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj
njilloj si emnin e maposhtëm. Për çuna mund të bahet:
Galato, Gjialato.
  Galatea. G-a-al-ate-a. G-al-at-te-a. Në këtë emën femnor
kuptoj fjalinë: Gji-a, krah fluturues ditunie (atë) të asht. Për
çuna bahet: Gjialateo. Galateo.
  Galba. G-al-ba. Ma i plotë do ishte: Gi-al-a-ba, që e
kuptoj me fjalët: Rracë me krah fluturues asht ba. Në këtë
formë mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Galdino. Ga-al-din-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë:
Gji-a, me krah fluturues i ditun-ò. Për goca mund të bahet:
Galdina, Gjialdina, Gjaldina.
  Galerio. G-al-eri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji, rracë
me krah fluturues eri osht: Shofim se fjalës “era”, që në
shqip përdoret në femnore, në këtë emën, i ashtë dhanë
formë mashkullore. Për goca mund të bahet: Galera,
Gjalera.
  Galeazzo. Ga-al-e-a-zzo. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Gji-a, me krahë esht, e asht me zo, me emën, me famë, ku
fjala “za” edhe sot përdoret po me të njajtin kuptim në
krahina të ndryshme të Shqipnisë. Për goca bahet: Galeazza,
Gjaleaza.
  Galene. G-al-en-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji,
rracë fluturake(si engjëjt) jona (ena) esht. Asht në listën e
emnave femnorë, por në këtë formë ka kuptim për të dyja
gjinitë. Për çuna mund të bahet: Galen-o, Gjaleno.
  Galia. G-ali-a. Emnin e Galisë e kuptoj me fjalët: Gji,
rracë me krah flurues asht. Përdoret si emën njerëzish, me të
njajtin kuptim si: Galo, Gjalo.
  Galileo. G-al-i-le-o. Në gjuhën shqipe zbërthehet në: Gji-a
me krahë, i lindun òsht. Del emën shumë i bukur, ku prindi

                                                            165
mendon se i ka lindun nji fëmijë me flatra. Për goca bahet:
Galilea, Gjialilea, Gjalilea.
  Gallicano. Ga-al-lik-an-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Gji-a fluturak, lig, ligshton Hanën-ò, dmth se asht aq i fortë
sa ta tkurrë, ta zvoglojë Hanën, siç e ban në të vërtetë ajo
ciklin hanor, ose: rracë asht, i ikun, i bredhun, Hanë osht.
Për goca mund të bahet: Gallicana, Gjallikana.
  Galieno. G-ali-en-o. Në shqip e kuptoj me fjalët: Gji me
krah fluturues(ali) jen-o. Për goca bahet: Galiena,
Gjalijona.
  Gandolfo. Ga-an-dol-f-o. Gi-an-do-ol-f-o. Në shqip e
zbërthej me fjalinë: Gji-a (raca) e Hanës doli fluturim-ò. Për
goca mund të bahet: Gandolfa, Gjiandolfa.
  Ganimete. G-an-im-et-e. Grek.Ilir. Emën shumë i vjetër,
që simbas ndamjes së bame e kuptoj me fjalët: Gji(rracë)
Hana ime i-e ditun (et) esht. Në këtë formë mund të përdoret
për të dyja gjinitë.
  Garda. G-ar-da. Emën liqeni në Itali, që e kuptoj me
fjalët: Race (gji) ari dha.
  Garimberto. Ga-ar-im-bert-o. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Gji-a, ari im, i pirë òsht.
  Garingio. G-ar-in-gi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji,
rrace ari njishi, gji osht. Për goca bahet: Garingia. Kur
ishim të vegjël, këte fjalë na e thonin si fjalë përkëdhelie
prindët dhe të vjetrit tanë. (Je garinxh)
  Gaspare. Ga-as-par-e. Në shqip e zbërthej në: Gji-a,
(rraca) asht i-e parë-è. Kështu siç asht, shkon edhe për goca.
  Gastone. Gi-as-ton-e, Gas-ton-è. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Gjini(rraca) asht toni, yni-è, ose Gazi, gëzimi tonë
esht, ku germa “è” siç e kam përsërit shpesh, vihet në vend
të foljes është.
  Gaudenzio. Gau-den-zi-o. Në këtë emën shifet qartë

166
kuptimi i fjalës “ga”, gji-a, që në të folmen dialektore
shndërrohet në “gau”, gjau (gjaja e gjallë). Mund të kuptohet
edhe si: Gji-a, nishi, i pari. Emnin e zbërthej në: Gjau dhen,
(globin e tokës) zen, kap-ò. Për goca bahet: Gaudenzia,
Gjaudenze, Gjaudenza.
 Gaudino. Gau-din-o. Në shqip e zbërthej thjesht në: Gjau
din-ò. Për goca bahet: Gaudina, Gjaudina.
 Gautiero. Ga-uti-er-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Gjau yti, erë òsht. Për goca bahet: Gautiera, Gjaortiera.
 Gavino. Gav-in-o. Në këtë emën ndodh shndërrimi i
germës “U”, në “V”, që ka qenë normale në gjuhën latine,
kështuqë emni “Gav” asht i njajtë me emnin”Gau”, gjau në
dialektin geg në shqip. Emni mer kuptimin e thjeshtë e të
bukur: Gjau inë, yni òsht, ose: rracë njishi, ini osht. Për goca
bahet: Gavina, Gjiavina.
 Gedeone. G-de-on-e. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Gji i
dheut, joni është. Për goca mund të mos ndryshohet ose të
bahet: Gedeona, Gjedhejona.
 Gelsomina. G-els-o-mi-in-a. Me arsyetimet e masipërme,
këtë emën e zbërthej në: gjiu i erës-o, mbi njishin asht. Për
çuna bahet: Gelsomino, Gjelsomin-o.
 Geltrude. Gel-tru-de. Me arsyetimet e masipërme, fjalën
”gel” mund ta zbërthej në; Gji er dhe emni më krijon fjalinë:
Gji er tru dhe, (e na i bane njerëzit e mençëm). Kështu siç
asht, mund të përdoret për të dy sekset.
 Gemail, G-em-a-il. Ital. Shqip. Emni kuptohet menjiherë
me fjalët: Gjiu jem asht Il, rraca ime asht rracë yllorësh. Për
goca mund të bahet: Gemaila, Gjemaila.
 Ky emën dhe emni i maposhtëm, në shqip shkruhen dhe
lexohen: Xhemail, ose Xhemal dhe mendoj se duhet të
korrigjohen në Shqipni. Janë emna që janë përdorë qysh në
lashtësi.

                                                            167
  Gemal. G-em-a-al. Shqip. Emnin e kuptoj me fjalët: Gjiu
jem asht al, me krah fluturues si engjujt. Për goca mund të
bahet: Gemala, Gjemala.
  Gemma. Gem-ma. G-em-m-a. Në këtë emën kuptoj
fjalinë: Gjem më asht, ku me fjalën gjem (gjiu em) edhe sot
kuptohen filizat e njomë, që sapo fillojnë e çelin nga bimët
dhe duken si gjemba të vegjël,ose: Gjiu em më asht. Për
çuna bahet: Gemmo, Gjemmo.
  Geminiano. Gem-ini-ano. Gjembi ini, yni Hanë-o,me
kuptimin: filizi ynë Hanë-osht. Për goca bahet: Geminiana,
Gjeminiana.
  Generoso. G-en-er-os-o. Emnin e kuptoj me fjalet: gjiu,
rraca en, jona erë osht. Në fjalet” gen”, “gjen”gjien, shof dhe
zanafillën e fjalës gjeja, gjaja, gjindja etj. Për goca bahet:
Generosa, Gjenerosta.
  Genesio. G-en-es-i-o. Në shqip bahet: gjiu en jetë isht o,
ku shofim se fjala es, mund të marrë kuptimin e fjalës: jetë.
Për goca bahet: Genesia, Gjenesia.
  Gennaro. Gen-ar-o, G-e-n‟ar-ò. Në shqip e zbërthej në dy
mënyra: Gji-en-ar-òsht, Gji-esht, n‟ar òsht, racë esht, në
familje të artë osht. Që të dy variantet janë me kuptim të
bukur. Për goca bahet: Gennara, Gjennara. Në lashtësi ka
qenë quejtë mueji i janarit.
  Genovefa. Gen-o-ve-fi-e. Në Shqipni i thërritet
Gjenavefija, gji-na-ve-fi-ja, gjina-ve-fi-e dhe emni merr
kuptim si: gjina, na ve fije, rraca na krijon lidhje (hedh
rranjë). Në këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Gentile. Gen-ti-le. Gjien-ti-le. Në italisht dhe, së fundi në
shqip, fjala “gentile” kupton njeriun e sjellshëm dhe të
gjindshëm. Simbas ndamjes së bame, këtë emën e kuptoj si:
Gjien(rracën) ti len. Për goca mund të mos ndryshohet, por,
edhe nëse bahet: Gentila, Gjentila, nuk i ndryshon kuptimi.

168
 Genziano. Gen-zi-an-o. Në Shqipni ka pasun disa mbretën
me emnin: Genti, G-en-ti, Gji-en-ti. Raca jonë (je) ti.
Emnin Genziano e zbërthej me fjalinë: Genti si Hanë òsht,
ose Genti zen Hanën. Në të dy variantet asht emën i bukur.
Për goca bahet: Genziana, Gjensihana. Emni Genti, për
goca Genta, Gjenta.
 Georgos. G-e-or-g-os. Grek. Me këtë emën vërtetohet
thania ime ke parathania, se emni Giorgio, në greqisht
thjeshtohet e mezi kuptohet. Këtij emni, po t‟i shtojmë
germat që i mungojnë, na jep po atë kuptim që ka emni:
Gjiogjio, Gieorgio. Për goca bahet: Georgia, Gjeorgjia.
 Gerachina. Ge-er-a-kina. Në shqip Gjeraqina. Zbërthimi i
emnit të shkruejtun në italisht, i jep kuptim këtij emni si:
Gje, (gji, rracë) erë kina, kemi. Kështu na del nji emën që
vjen nga e folmja e përditshme, e zonës teme të Kavajës dhe
Shqipnisë së mesme. Me këtë emën kanë qenë thërrit
shqiponjat e skifterët në lashtësi dhe emni asht kuptimplotë
për ata shpendë të rracës fluturake, që shumicën e kohës e
kalojnë në erë, në fluturim. Në këtë formë asht me kuptim, si
për çuna ashtu edhe për goca, por, meqë mbaron me germën
“a”, ma tepër përdoret për goca.
 Geraldino. Gji-er-al-din-o. Emnin e kuptoj me fjalet: Gji
me krah fluturues, i ditun osht: për goca bahet: Geraldina,
Gjeraldina, Gjieraldina.
 Gerardo. Ge-er-ar-do. Në shqip e zbërthej në: Gji, erë e
ar dho. Për goca mund të bahet: Gerarda, Gjerarda.
 Gerardino. Ge-er-ar-din-o. Emën shumë i bukur, që
shkon si për çuna ashtu edhe për goca. Na krijohet fjalia e
bukur: Gjiu si erë e prej ari, i ditun-òsht. Për goca bahet
Gerardina, Gjerardina, Gjierardina.
 Gerasimo. G-er-as-im-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Gji, racë e erës asht i imi-ò. Për goca mund të bahet:

                                                         169
Gerasima, Gjerasima.
  Geremia. Ge-er-emi-a. Në shqip më del emën i njillojtë
me emnin: Gerasima. Në këtë formë shkon ma tepër për
goca. Për çuna do dilte ma bukur si: Geremio.
  Gerino. Ge-er-in-o. Në shqip asht emni Geremio, por në
shumës. Për goca bahet: Gerina.
  Germano. Ge-er-man-ò. Gji-er-m‟an-ò, ku në shqip
transformohet në: Gjerman-ò. Me ndamjen që i baj, më del
emën i bukur, ku: Gjini i familjes erë mban, mban aromë të
mirë, ose me kuptimin tjetër figurativ, ku jeta dhe era
simbolizojnë të njajtën gja. Në këtë variant na del fjalia e
bukur: Gjini i familjes erën e jetës mban. Variantin e dytë e
kuptoj me fjalët: Rracë ere, mbi Hanë osht. Për goca bahet:
Germana, Gjermana.
  Gerolamo. Ge-er-o-lam-o. Në të folmen e përditshme,
thuhet: Gjë gjësend, gjo ere-o (ore), lamë o, që e shpjegueme
për të gjithë don të thotë: Gji, gje, nji fëmijë, të lehtë si era
po lajmë, po ju lajmë në jetë, po lindim-ò. Për goca mund të
bahet: Gerolama, Gjerolama.
  Gerone. G-er-on-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Gjiu, rracë
ere i joni esht. Me këte formë mund të përdoret për të dyja
gjinitë, por për goca mund të bahet edhe: Gerona.
  Geronimo. Ge-er-on-im-o. Në shqip e zavendësoj me: Gji
er-jon, imi òsht. Për goca bahet: Geronima, Gjeronima.
  Geronzio. Ge-er-on-zi-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Gjiu jonë er si òsht. Për goca bahet: Geronzia, Gjeronsia.
  Gerove, G-er-o-ve. Në të folmen e përditshme dikush të
thotë:-Shko ke Geroveni, në gegënisht. Toskët të thonë:
Shko tek Geroveri. Gji-er-o-veni, Gji-er-o-ver-i. Në këto dy
fjalët e fundit, del lidhja e vetvetishme midis fjalës shqipe
ver-iu dhe fjalës italiane: Ven-to, ven të o, veriu të osht. Në
këtë emën dhe në shumë emna të tjerë, shofim se ndryshimet

170
e fjalëve në dialekt kanë sjellë edhe krijimin e gjuhëve të
tjera, por që megjithatë shpjegohen mjaft mirë me gjuhën
shqipe. Emni asht i ndërtuem për të dyja gjinitë.
  Gertrude. G‟er-tru-de. Merr kuptim ma mirë nëse do
ishte: Gi er tru de, gji erë i mençëm de, racë e shkathët si
era, me tru janë nëpër dhe. Në këtë formë mund të përdoret
edhe për çuna ky emën i bukur, që përdoret ma tepër për
goca.
  Gervasio. G-er-va-si-o. Në të folmen e përditshme mund
të bahet: Gjiu si era, ua si òsht, ku germën “v” e zavendësoj
me germën “u”. Për goca bahet: Gervasia, Gjervasia.
  Gesualdo. Gesu-al-do. G-es-u-al-do. Emni kuptohet
menjiherë në italisht me fjalinë: Gesu, krahë të dho, por,
duke mendue që lista me këta emna ka qenë përdorë para se
të lindte Krishti, unë mendoj se emni merr kuptimin: na
gëzoi e na bani me krahë. Variantin e dytë e kuptoj me
fjalët: Gji esht, nji(u) al dho. Për goca bahet: Gesualda,
Gezualdha.
  Geto, Gjeto, Gji-et-o.Ilir. Emni kuptohet me fjalët: Gji,
rracë e etërve(të ditun) osht. Për goca mund të bahet: Gjeta.
  Ghita. Ghit-a. Në Shqipni ky emën shkruhet: Gita, Gji-t‟a,
dhe emni del i thjeshtë dhe i kuptueshëm me fjalët: Rracë
asht. Për çuna mund të përdoret po kështu ose: Gito.
  Giabinio. Gi-a-bi-ini-o. Gi-a-bi-ni-o. Simbas ndamjes së
bame, emnin e kuptoj si: Rracë asht, biri inë osht, ose:
Rracë(gji) asht, bi, fëmijë njish, fëmijë i pari në jetë osht.
Për goca bahet: Giabina.
  Giacinto. Gi-aç-in-t‟o. Këtë emën unë e shkruej: Gji-aç,
asht, in të ò, me kuptimin: Racë asht, ini, yni të òsht. Fjala
“aç” më jep kuptim e fjalës: asht. Për goca bahet: Giacinta.
  Giacobbe. Gi-a-co-bbe. Gi-a-ç‟o-bbe. Në shqip mund të
shkonte mirë edhe në formën: Gia ko bre dhe merr kuptim

                                                          171
në shqip me fjalinë: Racë asht ko, bre, nji mënyrë
karakteristike e të folmes shqipe gege. Në variantin e dytë
shof fjalët: Racë asht, ç‟osht (nji) bej. Mund të përdoret për
të dy sekset kështu siç asht.
  Giacomo. Gi-a-co-mo. Edhe ky emën më del me kuptim
në të folmen e përditëshme si: Gji-àsht-ko-mo, dmth: nji i
rracës asht (lind) këtu more. Për goca mund të bahet:
Giacoma, Gjiakoma.
  Giada. Gi-a-da. Me ndamjen e bame, kuptoj fjalinë: Rraca
asht dhanë. Për çuna mund të bahet: Giado, Gjado.
  Giadri, Gj-a-dri. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: rraca
asht ndri. Për goca mund të bahet: Gjadria.
  Giadero. Gi-a-der-o. Në këtë emën shof lidhjen e fjalës
“gji” me fjalën “derë”, dmth rracë. Në Shqipni ne themi për
ndonjanin: Asht derë e madhe ai, që don të thotë se asht prej
nji rrace të fuqishme. Në këtë rast këtë emën e zbërthej në:
Gji (rracë) àsht, derë òsht. Për goca bahet: Gjiadera.
  Giambattista. Gi-am-ba-at-t-ist-a. Në shqip e zbërthej në:
Gji jam, ba at, te ist a. Kështu siç asht, mund të përdoret për
të dyja gjinitë.
  Gianbattista. Gi-an-ba-at-ti-sta. Në dukje, duken emna të
njajtë, por fjalët”am”, jam dhe “an”, janë, ndryshojnë kohën
e foljeve. Në emnin e parë flitet për veten e vet, në të dytin
flitet në shumës, gja që asht e shpeshtë në emnat e vjetër.
Kështu siç asht, mund të përdoret si për goca ashtu edhe për
çuna.
  Giano. Gi-an-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip me
fjalët: Gji Hane osht. Për goca bahet: Giana, Gjiana.
  Gian-carlo. Gi-an-c‟ar-lo. Në këtë emën dhe në 11 emnat
e tjerë ma poshtë, shofim bashkimin e dy emnave, për të na
dhanë nji emën. Kjo nuk asht rastësi, sepse emnit të fëmijës
kur i vejnë përpara fjalën “gian”; gji-janë, gji-Hanë; rracë

172
janë, rracë Hane, asht njisoj sikur i vejnë nji titull ma të naltë
emnit të fëmijës, sepse këtu do të kemi: Gji(rracë) asht
Karlo, ose: rracë Hane asht Karlo. Po ashtu edhe për emnat:
Gji Hane asht Domeniko, Gji Hane asht Franko etj, deri ke
emni Gji Hane asht Anuario. Në këtë mënyrë bahet si për
emnat e çunave, ashtu edhe për gocat.
  Emna dysh janë karakteristikë në Itali dhe kanë nji
zanafillë të lashtë, sepse i bajnë dy emnat ma kuptimplotë.
  Giandomenico. Gi-an-domenico.
  Gianfranco. Gi-an -franco.
  Gianluca. Gi-an-luca.
  Gianluigi. Gi-an-luigi.
  Gianmarco. Gi-an-marco.
  Gianmaria. Gi-an-maria.
  Gianmario. Gi-an-mario.
  Gianpaolo. Gi-an-paolo.
  Gianpiero. Gi-an-piero.
  Gianpietro. Gi-an-pietro.
  Gianuario. Gi-anuario.
  Giasone. Gi-as-on-e. Në shqip e shpjegoj me fjalinë:
Gji(racë) asht i joni esht. Kështu mund të përdoret edhe për
goca ose mund të bahet: Giasona, Gjiasona.
  Gibraltare. Gi-bri-alt-ar-e. Gi-bri-al-ta-ar-e. Emni i
ngushticës së Gjibraltarit në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: Gji (deti), bri i nalt, ar esht, Ose: Gji- bri, me krah të
asht, ar esht. Emni na shpjegon ma së miri formën e
ngushticës së Gjibraltarit, që asht në formën e gjinit, por ka
dhe dy bringa të nalta, dy male që e ngushtojnë ate.
  Gibrili. Gi-bri-ili-i. Me këte emën në Kuran quhen engjujt,
por, siç e shofim nga analiza e emnit, edhe këtij emni i hiqet
shtetësia arape, sepse shpjegohet ne shqip me fjalët: Gji,
rracë me bri (mbrojtëse) Ili, Ylli isht. Në këte emën shifet

                                                             173
origjina yllore e engjujve, njikohësisht dhe funksioni
mbrojtës i tyne. Ndofta asht kjo arsyeja, që djalli, shejtani
paraqitet me bringa, sepse mendohet që në fillim të ketë
qenë engjull, gi-bri-yll e ma vonë u dënue e u kthye në
shejtan, djall.
  Gida. Gi-da. Gi-de. Emni kuptohet menjiherë me fjalët:
Gji dha, rracë të dha (Zoti). Gji dhe, rracë e dhënë. Për çuna
bahet: Gido, Gjidho.
  Gigliola. Gi-i-gi-ili-ol-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Gji,
rracë isht, rracë yllore fluturak asht. Emni ka kuptim për të
dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet edhe: Giglialo,
Gjiliolo.
  Gilberto. Gil-bert-o. Gi-il-be-er-t‟o. Në këtë emën shof
fjalinë italo-shqipe: Gji, rracë për ta pirë (në kupë) òsht, ose:
Rracë ili,bej ere të osht. Për goca bahet:Gilberta, Gjilberta.
  Gildo. Gil-do. Gi-il-do. Edhe ky emën i shkurtën asht plot
kuptim në shqip, sepse na thotë se prindët e fëmijës: Nji
gji(rracë) dhon, Ose: Racë yjesh dho. Për goca bahet: Gilda,
Gjilda.
  Giliola. Gi-ili-o-la. Gi-ili-ol-a Në këtë emën femnor kuptoj
fjalinë: Racën ili o (jua) la, ose: Racë e Ilit, krah fluturues
asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset, ose
për çuna bahet: Giliola.
  Gillo. Gi-llo. Gi-il-lo. Ky emën asht i njajtë me emnin
Gildo, sepse në të folmen e popullit, fjala “llo”, shpesh herë
transformohet në “dho”. Për goca mund të bahet: Gilla,
Gjilla.
  Gineto. Gin-et-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Gji, rracë
etënish òsht, dmth se asht rracë drejtuesish vendi. Për goca
bahet: Gineta, Gjineta.



174
  Ginevra. Gin-e-vra. Do kishte kuptim nëse do ishte: Gjin
e vëra, e vuna, që ka kuptimin: se me lindjen e atij fëmije,
familja ka fillue ta shtojë rracën. Për çuna nuk shkon.
  Ginzio. Gin-zi-o. Në shqip kuptohet: Familje zaj-o, ose:
Gjini (i familjes) shif si o. Në Shqipni kjo fjalë thuhet:
Xhinsi (gjinsi), dhe tregon pikërisht kuptimin e fjalës së
fundit, dmth rracë. Për goca bahet: Ginzia, Gjinsi-a.
  Gioacchino. Gi-o-a-cchi-in-o. Më del nji fjali që mund ta
shpjegoj kështu: I gjinit tonë osht, pastaj në formë pyetjeje:
A ki, ky i ini osht. Për goca mund të bahet: Giacchina.
  Giobbe. Gi-o-bbe. Në këtë emën shof të përsëritun fjalën
“bbe”, të cilën e kam hasun edhe në emna të tjerë ma sipër,
që unë e kam quejtë të njivlefshme me fjalën shqipe
popullore gjithëshqiptare”bre”, “m‟re”, “mo-re”, ose
shkurtim i fjalës “bert”, por, nga ana tjetër, asht edhe
fjala”be”, titull i kontave në perandorinë turke. Duke
mendue që turqit primitivë, që përveçse të vrisnin e të
plaçkisnin, nuk dinin gja tjetër, mendoj se kanë marrë shumë
gjana nga kultura vendase mijëvjeçare atlantidease-albane,
që nuk asht asimilue, por ka infuencue ke gjuha dhe kultura
turke, kështuqë edhe fjalën “be”, e mendoj me origjinë
shumë ma të vjetër se ajo turke, nëse shpreh pikërisht
titullin”kont”. Edhe sot fjala “be” përdoret nga populli ynë,
për t‟i ba qejfin miqve gjatë bisedave. Emnin Giobe e shof të
përshtatshëm për t‟u përdorun për të dyja gjinitë. Në shqip:
Gjiobbe.
  Gioberto. Gi-o-bert-o. Në shqip asht emën i ngjashëm me
emnin: Gilberto. Për goca bahet: Gilberta, Gjilberta.
  Giocondo. Gi-o-co-n‟do. Në gjuhën e përditshme ky emën
thuhet: Gjiu osht ko, n‟do, nëse dëshiron. Duket emën që ka
edhe ngjyra humori mbrena. Për goca bahet Gioconda,
Gjiakonda.

                                                          175
  Gioele. Gi-o-ele. Në shqip asht emën i shkurtën dhe i
bukur, sepse na jep kuptimin: Gji (rracë) òsht le, lind.
Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca.
  Gioia. Gi-oi-a. Në italisht don të thotë: Kënaqësi, gëzim.
Me ndamjen e bame kuptoj fjalinë: Gji oj (ti) asht, ose: rracë
ai asht. Për çuna nuk shkon.
  Giola. Gi-ol-a. Gi-al-a. Emni kuptohet menjiherë në shqip
me fjalët: Rracë me krah fluturues asht. Për çuna mund të
bahet: Gial-o.
  Giona. Gi-on-a. Në shqip: Gji-jon-a, nuk don shpjegim.
Në italisht e anglisht shqiptohet: Xhin-a, Xhon-a.
  Gionata. Gi-on-at-a. Gi-on-ata. Në shqip merr kuptim në
të dy format: Në të parin kemi: Gjiu(rraca) jonë at( i ditun e i
parë si Ati, i pari i vendit) asht, ose, Gjiu(rraca) jonë janë
ata, në shumës, që përdorej shpesh në lashtësi.
  Giordano. Gi-or-d‟an-o. Në shqip e kuptoj me të folmen
popullore si: gji(racë)ore dhanë, ose në formën si: Racë ari
dha. Në të dy variantet asht emën i bukur. Për goca bahet:
Giordana, Gjiordana.
  Giorgio. Gi-or-gi-o. Në shqip asht edhe: Gjiorgjiu.
Zbërthimin e këtij emni e kam ba ke parathania e këtij libri.
Për goca bahet: Giorgia, Gjiorgjia.
  Giosuè. Gi-o-su-è. Gi-os-u-e. Këtë emën e shof si emën
italo-shqiptar, që zbërthehet: Gji òsht, i naltë eshtë, ose në
shqip si: Racë osht, njishi esht. Në këtë formë mund të
përdoret edhe për goca.
  Giosuele. Gi-os-u-e-le. Edhe ky emën italo-shqip
zbërthehet në: Gji, rracë njishi eshtë le, lind. Kështu siç
asht, mund të përdoret edhe për goca.
  Giotto. Gi-ot-t‟o. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu jot të
osht. Këtë emën mund ta kenë vu të afërmit, për t‟i ba qejfin
prindëve të fëmijës. Për goca bahet: Giotta, Gjijota.

176
  Giovanni. Gi-o-van-i. Ky emën në italisht përdoret për të
përcaktue moshën e rinisë, por simbas ndamjes së bame na
krijon fjalinë: Gji ore vanë e shkuan. Në lashtësi disa popuj i
organizonin vetë emigrimet e të rinjve, kur shihnin se ishte
rritun shumë popullsia e vendit, ose kur vendi nuk jepte
prodhime të mjaftueshme për jetesë. Ka mundësi që nga kjo
arësye të ketë ngelun edhe emni Gji o vanë (e shkuen).
Germa “i”, mendoj se asht në vend të foljes “isht”, për t‟i
dhanë formë dëftore këtij emni. Për goca bahet: Giovana.
  Giove. Gi-o-ve. Asht edhe emni i yllit Afërdita në Itali dhe
i nji perëndie të lashtë të popullit italik. Simbas ndamjes së
bame më jep fjalinë: Gji o ve, vendos, krijoj, filloj etj. Siç
duket duhet të jetë emën që u vihej fëmijës së parë. Mund të
përdoret njilloj edhe për goca.
  Gioventino. Gi-o-ven-tin-o. Ky emën duhet t‟i përkasë
fëmijës së parë, sepse i thuhet prindërve: Gji ore, vune tinë,
dmth se rracën shtove ti. Ky besoj duhet të ketë qenë shkaku
që ky emën dhe emni Giove të kenë ngelun si emna që
simbolizonin rininë, në gjuhën italiane. Për goca mund të
bahet: Gioventina. Gjioventina.
  Giovenzio. Gi-o-ven-zi-o. Edhe këtë emën, në shqip e
zbërthej me fjalinë: Gji, rraca ven, zen, dmth se rraca fillon
të forcohet e të hedhë rranjë duke zanë vend, në vend të vet.
Për goca bahet: Giovenzia, Gjiovenza.
  Girardo. Gi-ir-ar-do. Në këtë emën shof jalinë: Gji-ir,
raca me nur, ar dho. Për goca bahet: Girarda, Gjirardha.
  Girolamo. Gi-ir-o-lam-o. Në shqip e zbërthej në: Gji-ir o
lamë, rracën me hir, ore lamë në jetë, që mund të jetë emën
i krijuem nga emigrantë që sapo janë largue nga vendi i
tyne, ose me kuptimin tjetër: Rraca e bukur osht lam, lanë,
me kuptimin se ka lind nji fëmijë i nji rracë të pastër. Për
goca bahet: Girolama, Gjirolama.

                                                           177
  Gisella. Gi-is-ella. Në këtë emën femnor kuptoj fjalinë:
Rracë asht Ylla (ella). Për çuna bahet: Gisello.
  Githoes. Gi-tho-es. Emën pellazg. Edhe në këtë emën më
del edhe nji herë emni i Thotit, i shkurtuem. Emnin e
kuptoj si: Gji (rracë) e Thotit esht. Besoj se edhe ky
emën na ban lidhjen e historisë së popullit tonë me
historinë e lashtë të Thotit e të Atlantidës.
  Giuba. Gi-u-ba. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Gji,
rracë u ba, rracë ariane asht ba. Emni shkon për të dyja
gjinitë, por për çuna mund të bahet: Giubo.
  Giuda. Giu-da. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip me
fjalinë: Gjiu dha, raca dha (nji fëmijë), rraca u shtue me nji
fëmijë. Kohët e fundit asht ba emën që nuk preferohet,
sepse këtë emën e ka pasë mbajtë edhe Giuda, Xhuda, që
tradhtoi Krishtin, por nuk ka qenë emni që tradhtoi Krishtin,
por nji person që mund të kish pasun çfardo emni. Sidoqoftë,
ky emën i shkurtës asht i bukur dhe shprehës. Kështu siç
asht, mund të përdoret edhe për femna.
  Giudita. Giu-dit-a. Gi-u-dit-a. Këtë emën e kuptoj me
fjalinë: Gjiu dytë asht. Mundet që fëmija të jetë i dyti, ose:
Rracë e ditun, rracë e ndritun asht. Për çuna mund të bahet:
Giudito.
  Giugarta. Gi-u-g-ar-t‟a. Në emnin kuptoj fjalët: Gji usht,
gji ar të asht. Për çuna bahet: Giugarto. Gjiugjarta.
  Giuliano. Gi-uli-an-o. Edhe ky emën në shqip më
tingullon i bukur, sepse kuptoj fjalinë: Gjiu uli Hanën, nji
shprehje e bukur që shpreh nji dëshirë të madhe, që fëmija i
vogël të realizojë edhe të pa arritshmen, të fluturojë deri ke
Hana e ta ulë në tokë ate. Mundet të jetë edhe emni Giulio
në shumës. Për goca bahet: Giuliana, Gjiuliana.
  Giulio. Gi-uli-o. Mund ta interpretoj me fjalinë shqipe: gji
ulli, sepse ullini simbolizonte forcë dhe jetëgjatësi. Mund të

178
ketë kuptimin edhe si: Rracë ulti, të urtësh osht. Për goca
bahet: Giulia.
 Giulita. Gi-ul-it-a. Fjala”ul” asht përdorë në kuptimin: i
mençëm, i përulun. Emni zbërtheht në: rracë e përulun yti
asht. Për çuna bahet: Giulito, Gjulito.
 Giunone. Gi-un-on-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Rracë
njishi, i joni esht, ose: Honë esht. Në këte formë mund të
përdoret për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet edhe:
Giunona, Gjunona.
 Giuseppe. Gi-u-se-ppe. Zbërthimin e këtij emni të bukur
dhe mjaft të përdorun në Itali dhe në Europë e kam ba edhe
ke botimi i dytë i librit tem “Thoti i pavdekshëm na zbulon
Atlantidën”, edhe ke parathania e këtij libri me fjalinë
shqipe: Gjiu ze penjë, gjiu fillon të krijojë lidhjet etj. Emën
shumë i bukur dhe shprehës. Në këtë formë mund të
përdoret edhe për goca, ose: Giusefia. Gjuzepia, Giu-se-pi-
a, që ia ndryshon pak kuptimin me fjalët: Gjiu, rraca ze(të
jetojë), lind, për ta pi në kupë asht.
 Giustina, Gi-ust-in-a. Mbas leximit të emnit të
maposhtëm, kuptohet edhe ky emën. Për çuna bahet:
Giustino, Gjustino.
 Giustiniano. Gi-ust-ini-an-o. Në shqip më del nji emën
me shumë folje, të cilat duhet të jenë shtue në këtë emën në
kohë të ndryshme, sepse më del: Gjiu, rracë usht, i ini Hanë
osht. Për goca bahet: Giustiniana, Gjiustiniana.
 Giusto. Gi-ust-o. Ky emën shpreh nji pjesë të emnit të
masipërm, dmth: Gjiu usht, rraca asht(shtue)-ò. Për goca
bahet: Giusta, Gjiusta.
 Gjelosh. Gj-el-osh. Emën i vjetër i përdorun në malsitë e
Shqipnisë, që, simbas ndamjes së bame kuptoj fjalët: Gji,
rracë ere (yjesh) osht. Për goca bahet: Gjela, Ngjela.


                                                           179
  Glaphyra. Gl-ap-hyr-a. Grek. Në dialekt të jugut e kuptoj
me fjalët: Gil ap, rracë jap, hyri asht. Ka kuptim për të dyja
gjinitë. Për çuna mund të bahet: Glaphyro.
  Glauco. G‟la-uc-o. Në këtë emën, fjala “gla” besoj se ka
qenë fjala”gi-la”, por, ku germa “i” asht hequn e na del emni
i masipërm. Nëse e shkruejmë Gji-la-uk-ò, na del emën i
bukur dhe i lashtë në gjuhën shqipe, ku shpesh herë emni i
ukut, ujkut asht përdor ke njerëzit, sepse ujku simbolizonte
forcë dhe bashkim, meqë jeton në grupe. Për goca nuk
shkon.
  Glenda. Gl-en-da. Do ishte i plotë nëse shkruhej: Gi-il-en-
dha. Në këtë formë kuptohet në shqip si: gji, rracë yllore jen
dhanë, e shkon për të dyja gjinitë.
  Glicerio. Gi-ili-ç‟eri-o. Gli-iç-eri-o. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Rracë yllore çfarë eri osht, Ose: Racë
(gji,gli) iç, isht, eri osht. Për goca mund të bahet: Gilicera,
Gjiliçera, Gjiçera.
  Gloria. Gl-ori-a. Në italisht ky emën asht i njajtë me fjalën
shqipe: lavdi. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Gi-lë-ori-a
dhe merr kuptim të bukur ky emën, që kutohet: racë po lë,
po len mbrapa ari a. Me këtë formë e me këtë kuptim, mund
të përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet:
Glorio.
  Glykerios. G-l-yk-eri-os. Grek. Mendoj se do ishte ma i
plotë nëse do shkruhej: gi-l‟uk eri os, gji le uk eri osht. E
kam përsëritë dhe në emna të tjerë, që zanorja “u” dhe “y”,
shpesh herë në gjuhën shqipe zavendësojnë njana-tjetrën.
Fjala “yk” bahet “uk”. Në shkrime të vjetra emnin e ukut e
kam hasë dhe si: Luk, le uk, që në Shqipni përdoret si emën
çunash. Mendoj se ky emën nuk shkon për goca, që asht
shkruejtë: Glykeria.


180
  Godeberta. Go-de-bert-a. Do ishte ma i plotë nëse
shkruhej: Gi-o-de-bert-a dhe në shqip kuptohet si: Racë osht
de, për ta pi në kupë asht. Me këtë kuptim mund të përdoret
për të dy sekset, por për çuna ka të njajtin kuptim edhe nëse
shkruhet: Godeberto, Gjiodeberto.
  Godiva. Go-diva. Ma i plotë do ishte: Gi-o-div-a dhe ky
emën femnor bahet i kuptueshëm si: gji o,(rracë osht) div
asht. Për çuna bahet: Godivo.
  Goffredo. G-o-f-f-re-do. Këtë emën e kuptoj me fjalët:
Gji, rracë osht, fluturak, fluturak re, mbret dho. Për goca
bahet Goffreda.
  Golia. G-oli-a. Ma i plotë do ishte: Gi-oli-a dhe e kuptoj si:
Rracë me krah fluturues asht. Ka qenë emën i nji personi
mitologjik mashkullor dhe përforcon thanien teme që në
fillim të librit, se të parët tanë ma randësi i vinin kuptimit të
emnave se sa zanoreve në fund të emnit, që shërbenin për të
shprehun përmbajtjen e emnave, që të ishin sa ma të
kuptueshëm. Mendoj se ky emën mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
  Gomberto. Gom-bert-o. Mendoj se do ishte ma i plotë,
nëse do shkruhej: Gi-om-bë-er-t‟o, Gi-o-mbi-ert-o dhe ky
emën i bukur kuptohet si: Rracë osht, mbi erë, të osht. Për
goca bahet: Gomberta.
  Gondulfo. Gon-dul-fo. G-on-dul-f-o. Mendoj që ky emën
duhet të ketë qenë: Gi-on-dul-f-o dhe kuptohet menjiherë në
gjuhën shqipe si: Gjiu, rraca jonë dul fo, e ngopme, ose: raca
jonë dul, doli futurim–o. Për goca mund të bahet: Gondulfa.
  Gonerio. Gon-e-ri-o. Në shqip merr kuptim nëse e
shkruajmë: Gi-on-e-ri-o dhe kuptohet me fjalinë: Gjiu, rraca
jonë e rin o. Për goca mund të bahet: Goneria. Gjoneria.
  Gonzaga. Gon-z-aga. Nëse e shkruejmë: Gi-on-za-aga, na
krijon fjalinë: Gjiu, rraca jonë za, zen aganë, dmth se me

                                                             181
lindjen e atij fëmije, familja mendon se ka lindun nji AGA,
njeri i rrespektuem nga të tjerët. Për goca nuk shkon, sepse
fjala “aga”, edhe pse mbaron me germën “a”, asht nji emën
mashkullor.
  Gordiano. G-or-di-an-o. Në greqisht: G-or-di-as. Nëse e
shkruaj: Gi-or-di-an-o, në shqip merr kuptimin: Gji, rracë ari
e ditun Hana ò. Në greqisht bahet: Gji ari i ditun asht. Për
goca bahet: Gordana, Giordana, Gjordana.
  Gorgias. G-or-gi-as. Nëse i shtohen germat që i mungojnë,
ky emën bahet: Gji-or-gji-asht, i ngjashëm me emnin:
Gjiorgjia, Gjiorgjio, të shpjeguem disa herë.
  Gostivar. G-ost-i-v-ar. Emën qyteti ilir në Maqedoni, që e
kuptoj me fjalët: Racë osht, i ven ar.
  Gosto. G-ost-o. Nëse e shkruejmë: Gi-osht-o, na del emën
i njillojtë me emnin: Giusto. Për goca bahet: Gosta.
  Gottardo. G-ot-t-ar-do. Nëse e shkruaj: Giu-jot-ta,-ar dho
ky emën nuk don shpjegim në gjuhën shqipe. Për goca
bahet: Gottarda.
    Në emnat e maposhtëm, fjala e parë,”gra”, ashtu siç asht
e shkruejtë, nuk më jep kuptimin e fjalisë. Mund të jenë
shkurtim i emnave me fjalët përbamëse:“Gir”, Gji, të cilave
mund t‟ia kenë heq zanoren “i” për të mos tingëllue keq fjala
me dy zanore, atëhere të gjithë emnat marrin kuptim si ma
poshtë. Në Shqipni janë fjalët: Grua, Gra, që të riformueme
si ma sipër më dalin: Grua, Gir-u-a, Gir-un-a, gjiu i familjes,
njishi asht dhe: Gra, Gir-a, kuptohet menjiherë si: Gji i
familjes asht, ashtu siç asht në të vërtetë dhe figura e grave.
  Graciliano. Gr-a-cili-an-o. Gr-a-ç‟ili-an-o. Në këtë emën
unë shof fjalinë: Gjir a, çil Hanë osht, me kuptimin: Rracë
asht, i zoti, sa të lëvizë edhe hanën e ta bajë të ndriçojë, ose:
Rracë asht,çfarë Il e Hanë osht. Për goca bahet: Graciliana.


182
  Graco, Gir-a-ko. Gi-ra-ko.Emnin e kuptoj si: Rraca asht
ko ose: Rraca ra ko, lindi këtu. Për goca bahet: Graca,
Graka. Gjiraka.
  Granio. Gr-ani-o. Emnin e kuptoj me fjalët: gji, rracë
Hani, Hanë osht. Për goca mund të bahet: Grana, Gjirana.
  Grato. Gir-a-at-o. Gi-ra-at-o. Në këtë emën unë shof
fjalinë: Gji asht, i parë e i ditun vendi òsht,ose: raca ra, leu i
ditun me pleqsi osht. Për goca bahet: Grata.
  Graziano. Gira-zi-an-o. Gir-a-zi-an-o. Në këtë emën unë
shof fjalinë: Gji(gjir), rracë asht, si Han osht, sepse shpesh
herë fjala “zi” në italisht zavendëson fjalën shqipe “si”. Për
goca bahet: Graziana, Grasihana.
  Grazia. Gr-a-zi-a. Në italisht don të thotë: Faleminderit,
por, me ndamjen e bame, ka kuptimin: Rraca, gjiu i familjes
asht; zane,e nxanme asht. Ka kuptimin e emnit të masipërm,
por në njajës.
  Graziella. Gra-zi-e-lla. Në këtë emën femnor më del i
qartë kuptimi i fjalës”gra” në shqip, sepse emni asht sikur të
thuash sot: Gra, gru si e lla, grua si e dha. Për çuna nuk
shkon.
  Greta. Gr-et-a. Më me kuptim do ishte: Gira, gjira e
etënve asht, goca e prindëve asht, goca e pleqësive asht.
Emën me shumë kuptime dhe i bukur që shkon vetëm për
goca.
  Greco. Gir-e-ko. Gi-re-e-ko. Në italisht asht: Grecia,
Gir-e-ci-a. Gi-re-ci-a. Ky asht edhe emni i Greqisë, që me
anën e gjuhës Shqipe kuptohet me fjalinë: gjiri esht ko, rraca
është ko, këtu. Në variantin e dytë, që më duket ma i saktë,
kuptoj fjalët: Gji re esht ko. Në variantet e lashta emni i
Greqisë ka qenë: Greeko, Greako, që e plotësojnë
shpjegimin e dytë në: Gji(rracë) reje(mretnish) esht ko, asht


                                                              183
ko, asht këtu. Emën i përshtatshëm për nji popull krenar. Për
goca mund të bahet: Greke, Greka.
  Studiues të ndryshëm e ndajnë emnin në: Gre-a-ko, Gre-ko,
dhe e kombinojnë me fjalën shqipe”grè”, grenxa, grethi etj ,
por, po të ndjekin ecuninë e krijimit të emnave, siç po baj
unë në këtë libër, do të shofin se mendimi im asht ma i saktë
se i tyne.
 Në variantin italisht bahet: gjiri, rracë reje çi(që) asht, ose:
Gji, rracë reje çi, qi, që asht. Fjalët: rracë reje, i kuptoj si:
rracë qiellorësh, rracë e shenjtë, ose rracë mbretnish, siç
ishte e gjithë rraca ariane. Simbas kompozimit të emnit dhe
vjetërsisë së tij, aq sa nuk i mbahet mend përmbajtja, mendoj
se emni i Greqisë asht i vjetër sa ai i Atlantidës. Mbas
shpjegimit në shqip të këtij emni, që shumë studiues po
mundohen t‟i japin përgjigje, mendoj se do hiqet hendeku
fetar, që ishte vendosë midis arvanitëve, shqiptarëve dhe
grekëve, që e kanë origjinën e rracës të njajtë.
  Lufta e egër fetare që ndërmori kisha ortodokse greke
kundër të gjithë shqiptarëve të tjerë jo ortodoksë, bani që
midis popujve të nji gjaku të krijoheshin urrejtje fetare, që
kanë shkaktue edhe gjakderdhje.
  Gregentios. Gr-e-g-en-ti-os. Grek. Nëse i shtohen fjalët që
i mungojnë, do të kemi: gir-est-gi-en-ti-os, Gjiri esht, gjiu
jon ti, të osht. Për goca bahet: Gregentia, Gjiregjentia.
  Gregorio. Gr-e-g-ori-o. Në greqisht: Gregorios. Në shqip:
Grigor. Nëse e ndajmë në: Gir è gi ori ò, emni bahet
kuptimplotë në shqip me fjalinë: Rracë esht, rracë ari òsht.
Për goca bahet: Gregoria.
  Grigoria. Gr-i-gori-a. Shqip. Grek. Asht i njajtë me emnin
e masipërm. Për çuna bahet Grigorio.
  Grimaldo. Gr-im-al-do. Në këtë emën shifet qartë heqja e
zanores “i” nga fjala “Gr”. Nëse i shtoj zanoren “i” kësaj

184
fjale, atëherë emni merr kuptimin e plotë si: Giri im al, krahë
dho. Për goca bahet: Grimalda.
  Griselda. Gir-is-el-da. Emnin e kuptoj me fjalët: Racë
isht, erë dha. Për çuna mund të bahet: Griseldo.
  Gualberto. Gu-al-bert-o. Ky emën dhe të tjerë ma poshtë,
fjalën “gu” duhet ta kenë në vend të fjalës “gjiu” dhe emnat
marrin kuptim. Në këtë emën unë shof fjalinë: Gjiu me
krahë, i pirë osht. Për goca bahet:Gualberta, Gjialberta.
  Gualtiero. Gu-al‟ti-er-o. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu
me krahë larti, erë osht. Në këtë emën besoj se shifet dhe
origjina e fjalës italiane të sotme: “al‟ti”(n‟al‟ti në shqip), si
kombinim i fjalëve “al” dhe “t‟i”, të ish. Për goca bahet:
Gualtiera, Gjialtiera.
  Guelfo. Gu-el-fo. Gu-el-f-o. Nëse fjalën”el” e baj “eli”, ky
emën më merr kuptimin: Rracë e ngopun,-rracë e pasun.
Nëse fjalën el e zavendësojmë me fjalën”erë”, atëherë emni
merr kuptimin: Gjiu, rraca, e erës, fluturake osht. Për goca
nuk tingullon bukur, megjithate mund të bahet: Guelfa.
  Guenda. Gu-en-da. Në shqip kuptoj fjalinë: Gjiu, rraca
jen, jonë dha. Për çuna mund të bahet: Guendo.
  Guendalina. Gu-en-da-alin-a. Në këtë emën kuptoj
fjalinë: Gjiu jonë dha alin, krahun fluturues-a. Për çuna
bahet: Guandalino.
  Gundelinda. Gun-de-linda. Duket si e folme e
përditshme, sepse prindi i thotë të afërmëve: Gjiun, rracën
de, linda, ose: racën e dheut linda. Kështu siç asht, mund të
përdoret edhe për çuna, megjithëse asht futë në listën e
emnave femnorë.
  Guerrino. Gu-er-rin-o. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu
erën rinon, ose: gjiu në erë rrin-o. Për goca bahet: Guerrina,
Gjierrina.
  Guglielmo. Gi-u-gi-ili-el-m‟o. Këte emën e kuptoj me

                                                              185
fjalët: Racë usht, rracë ili, yllore, erë më osht. Për goca
bahet: Guglielma.
  Guiberto. Gu-i-bert-o. Gi-u-be-er-t‟o. Në këtë emën shof
fjalinë: gjiu i bertë òsht, rraca për ta pirë në kupë osht. Në
variantin e dytë kuptoj fjalët: Rracë usht, bej erë të osht. Për
goca bahet: Guiberta.
  Guido. Gu-i-do. Në italisht fjala “guido” don të thotë:
drejtoj (Makinën, popullin etj), dmth se prindi me këtë emën
don që fëmija i tij të jetë drejtues vendi. E ndame në rrokje,
më krijon fjalinë në shumës: Gjiu i dhonë, rracë i dhonë
(nga zoti për të drejtue). Për goca mund të bahet: Guida.
  Guiscardo. Gu-is c‟ar-do. Në këtë emën shof fjalinë: Gjiu
ish, ç‟ar dho, rracë asht, ar dho. Për goca bahet: Guiscarda,
Gjisçarda.
  Gumesindo. Giu-m‟es-in-do. Në këtë emën unë shof
fjalinë në shqip: Gjiu më es in, njishi (asht) dhonë. Për goca
bahet: Gumesinda, Gjimesinda.
  Gustavo. G-ust-av-o. Gu-sta-vo. Në variantin e parë,
emni merr ma kuptim në shqip, nëse fjala “av” do ishte “au”,
që don të thotë pema e ahut. Në këtë mënyrë emni merr
kuptimin: Rraca asht ah o. Në variantin e dytë më del: Gjiu
qëndron vo, vu, i vendosun. Edhe në këtë formë nuk del i
keq. Për goca bahet: Gustava.


                              H

Në italisht ka pak emna që fillojnë me bashkëtingëlloren
”H”. Në shqip dhe greqisht, kjo bashkëtingëllore, para
zanoreve, asht normale. Edhe po të mos vihet, emni ose fjala
nuk e humb kuptimin.


186
  Hadasht. Ha-dasht. Ka qenë mbiemni i nji mbreti të
Kartagjenës së lashtë, që siç shifet kuptohet menjiherë në
shqip me fjalët: Han dasht, asht ma i fortë se deshët, saqë
hahet me ta në ndeshjet kokë më kokë. Duket sikur asht
krijue sot ky mbiemën i mbretit kartagjenas.
  Haralambos. Haralambros. Aralambos. H-ar-al-am-br-
os. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Ar-al-am-
bir-os, që në shqip e kuptoj me fjalët: ari, krah fluturues(al)
jep, dhanë (am) biri osht. Në dialektin çam, fjala”am” ka
kuptimin: më jep. Emnin e kuptoj si: Më jep ar dhe më ban
me krah të fluturoj nga gëzimi-biri osht. Për goca bahet:
Haralamba, Haralambra.Aralamba.
  Hagire. Agjire. H-a-gi-re. Shqip. Në shqip lexohet:
Haxhire, por në zanafillë ka qenë siç asht shkruejtë në fillim
dhe kuptohet menjiherë me fjalët: Asht gji(rracë) reje, me
kuptimin: Asht rracë hyjnish që rrijnë mbi re, ose asht rracë
mbretnish. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dyja
gjinitë, por në Shqipni përdoret për goca. Për çuna mund të
bahet: Hagjireu, Agjireu. (Nuk duhet ba: Haxhire).
  Hajredin. Ajredin. H-aj-re-din. Shqip. Do ishte ma i
saktë nëse shkruhej: Ai-re-din, që kuptohet menjiherë me
fjalët: Ai reu (m‟reti) din. Për goca nuk shkon, sepse
fjala”ai” asht për çuna.
  Hajri. Ajri. Haj-ri. Shqip. Varianti femnor i këtij emni i
jep ma kuptim, sepse do bahej: H-aj-ri-a, Ai-ri-a, ai i ri
asht. Në këtë variant mund të përdoret për të dyja gjinitë,
por, meqë jemi mësue ta ndigjojmë si emën femnor, për
çuna mund të bahet: Hairi, Ajrii, që kuptohet: ai-i ri isht. Në
fakt, meqë në këtë emën asht dhe fjala”ai”, ky emën nuk
asht shumë i përshtatshëm për goca, por në shqip fjala
“hajër” asht me kuptimin: fat dhe emni mund të përdoret pa
ba ndonji gabim edhe për goca si: Hajrie, Hajria, Airie,

                                                           187
Airia. Variantet e fundit, nëse i ndajmë në: A-iri-e, asht me
hir,me nur,del emën dhe ma i bukur,që për çuna bahet: Airo.
  Hajdar. Ajdar. Haj-d-ar. Shqip. Do ishte ma i saktë nëse
do shkruhej: Ai dha ar, që kuptohet menjiherë. Për goca nuk
shkon, sepse fjala”ai” asht për çuna.
  Halil. Alil. H-al-il. Shqip. Duhet të jetë emën shumë i
vjetër, sepse kombinimi: Al-il, krah fluturues i yllit, asht
shumë i vjetër, aq sa Atlantida. Për goca mund të bahet:
Halila, Alila.
  Hana. H-ana. Shqip. Emnin e Hanës e kemi hasë në
shumë bashkime fjalësh që na krijojnë emna të bukur. E
hasim në formën femnore si: Ana, Anna, Hana, Haana,
Hanna etj, si dhe në formën mashkullore si: An, Ani, Han,
Hans etj.
  Hakan. Akan. H-a-k-an. Shqip. Ky emën do ishte ma i
plotë nëse do shkruhej: A ka An, ose: asht ki An. Asht emën
i bukur, që për goca mund të bahet: Akana.
  Hakile. Shif: Akile. Shqip.
  Hamali. Amali. H-am-al-i. Shqip. Emën i vjetër shqip, që
në dialektin çam kuptohet si: Am al, më jep krahë fluturues
isht. Për goca mund të bahet: Hamala, Amala, Hamalia,
Amalia, të cilin e hasim dhe në vende të tjera të Europës
edhe në formën: Emalia.
  Hamet. Amet. H-am-et. Shqip: Amet. Në dialektin çam
kuptohet menjiherë si: Am-et, më jep ditunitë(et), ose: Më
jep etër të ditun. Në këtë formë mund të bahet edhe për goca,
por edhe në formën: Ameta. Hameta.
  Hamza. Amza. H-am-za. Shqip. Në dialekt kuptohet
menjiherë si: Am za, më ban me nam, të famshëm. Në këtë
formë mund të përdoret edhe për goca.



188
  Hamide. Amide. Hamide. Shif Amide e mund të përdoret
për të dyja gjinitë. Për meshkuj do kishte ma kuptim në
formën: Amideu.
  Hasan. Asan. H-as-an. Shqip. Asht dhe emni i gjyshit
tem, që kuptohet menjiherë si : Asht Han. Për goca mund të
bahet: Hasana, Asana.
  Hasim. Asim. H-as-im. Shqip. Në këtë emën të vjetër shof
kombinimin me fjalën “as”, asht, që, siç e kam shpjegue ke
parathania të njivlefshme me fjalën “is” dhe “jetë”. Me këtë
shpjegim, emnin e kuptoj si: Jeta ime, ose thjesht: asht imi.
Për goca bahet: Hasime, Asime.
  Hatishe. Atishe. H-at-ish-e. Shqip. Me zbërthimin e bamë
dhe me shpjegimin e masipërm, mund ta kuptoj si: I ditun
(at) isht-e, ose: E ditun, jeta esht. Mund të përdoret për të
dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Hatishi.
  Hatixhe. Atixhe. Atige. H-at-i-gi-e. Shqip. Asht emni i
motrës teme, që ma i saktë do ishte nëse shkruhej siç mund
ta shkruejnë italianët: H-ati-gi-e, që kuptohet menjiherë me
fjalët: Asht i-e ditun(at), rracë (gji) esht. Në Shqipni
përdoret vetëm për goca, por, me kuptimin që ka, mund të
përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Atigji.
Hatigi. Mendoj se e shkruejtun: Hatixhe asht gabim.
  Hektor. Shif Ettore. Shqip.
  Hekyra. H-e-ky-yr-a. Emni kuptohet menjihere me fjalët:
Esht ky Hyria. Mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Heliodoros. Eliodoros. H-eli-o-dor-os. Grek. Kuptimin e
fjalës “eli” e kam shpjegue disa herë. Emni duhet të
kuptohet si: Ai i rrespektuemi osht dor, në kuptimin:1- nga
fisi “dor”, ose: 2- d‟or, dmth prej ari. Në variantin tjetër e
kuptoj me fjalinë: Erë (yll) osht, dor (populli dor) osht, që ka
ma rrjedhshmëni si kompozim fjalie. Për goca mund të
bahet: Heliodor, Eliodora.

                                                            189
  Heliadios. Eliadios. H-eli-a-di-os. Grek. Simbas
arsyetimeve të masipërme, ky emën merr kuptimin: I
rrespektuem asht, i ditun osht, ose: Erë asht, i ditun asht. Për
goca bahet: Heliadia, ose: Eliadia.
  Herakleides. Erakleides. H-er-a-kle-i-de-es. Grek. Këtë
emën e kuptoj me fjalët: Erë ashtë, që i dheut esht, ku grupi
”kl”, mund të kuptohet si germa”q”. Në këtë variant mendoj
se shkon për të dyja gjinitë.
  Hermas. Ermas. H-er-m‟as. Grek. Me ndamjen që i baj
këtij emni, përforcohet bindja që emni: Ermes kuptohet
simbas shpjegimit të bamë nga unë. Këtë emën e kuptoj si:
Erë më asht. Me këtë kuptim mund të përdoret për të dyja
gjinitë ose për goca mund të bahet: Erma.
  Hermeias. Ermeias. H-er-m‟e-i-as. Grek. Simbas
ndamjes së bame, e kuptoj me fjalët: Erë më esht, isht asht,
ku, njana nga foljet isht,ose asht mund të zavendësohen me
fjalën: “jeta” dhe emni merr kuptimin: Erë më esht, jetë më
asht. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca mund
të bahet: Ermeia.
  Hermogenes. Ermogenes. H-er-m‟o-g-en-es. Grek.
Emnin e kuptoj me fjalinë: Erë më osht, gjiu(rraca) jen(jonë)
esht. Kështu si asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose
për goca mund të bahet: Hermogena. Ermogjena.
  Hermos. Ermos. H-er-m‟os. Grek. I njillojtë me emnin:
Hermas.
  Herodion. Erodion. H-er-o-di-on. Grek. Emni kuptohet
menjiherë në shqip me fjalinë: Erë osht, i dituni jonë. Për
goca bahet: Heroda, Eroda.
  Heto. Eto. H-et-o. Shqip. Emni kuptohet menjiherë si: I
pjekun, i ditun (et) osht. Për goca nuk më duket i
përshtatshëm.


190
  Hider. Ider. H-i-de-er. Shqip. Emni kuptohet me fjalinë: I
dhe erë. Kështu siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë,
ose për goca mund të bahet: Idera.
  Hierotheos. Ieroteos. H-i-er-o-the-os. Grek. Ky emën do
ishte ma i saktë si: i erës të osht, ose: i erës osht, thenës,
mësues osht. Për goca bahet: Erothea.
  Hila. Ila. H-il-a. Il-a. Shqip. Në këtë emën të vjetër
shqiptar kuptohet menjiherë emni i Ilit, udheheqësit yllor
legjendar të ilirëve të lashtë. Ky emën mund të përdoret për
të dyja gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Hill, Hilo, Ilo.
  Hilarion. Shif Ilarion. Grek.
  Hiperidio. Hip-er-i-di-o. Hi-ip-er-i-di-o Grek. Në shqip
kuptohet menjiherë me fjalinë: Hipun mbi erë, i dituni osht.
Variantin e dytë e kuptoj si: Hi, hyjni i hpun në erë, i ditun
osht. Për goca mund të bahet: Hiperedia.
  Hippolotus. Hipp-ol-ot-us. Ip-pi-ol-ot-us. Grek. Në shqip
kuptohet me fjalinë: I hipun, i kalëruem, pinë nga krahët
fluturues, i joti usht, asht. Për goca bahet: Hipolota.
  Hikmet. Hik-m‟et. Shqip. Këtë emën e kuptoj me fjalinë:
Ik me et, ikën (nëpër jetë) i paisun me dituni. Për goca bahet:
Ikmeta. Hikmeta.
  Hindia. Hin-dia. Ky emën i Indisë kuptohet menjiherë në
shqip me fjalët: Hin dija, hynë ditunia. Në variantet e vjetra
asht: Hin-di, Hin-ti, hyn ti.
  Hiqmet. Hiq-m‟et. Hik-m‟et. Shqip. Do ishte ma i saktë
nëse shkruhej: Iç me et, isht me dituni dhe pleqësi. Variantin
e dytë e kuptoj si: I ikun, i shëtitun, nërë pleqësi. Për goca
mund të bahet: Iqmete, Içmete, Ikmete.
  Hitler. H-it-le-er. Emën shumë i madh, për nji njeri shumë
të madh dhe shkatërrues. Në këte emën kuptoj fjalët: Iti,
fëmija yt, len, lind erën, krijon erën (dhe fortunat që krijoi
Hitleri nëpër botë). Ka qenë mbiemën, por mund të përdoret

                                                           191
si emën për të dyja gjinitë. Nuk ka faj emni se e ka pas nji
njeri, që nuk i pëlqen të tjerëve.
  Hosios. Osios. H-o-si-os. Grek. Në gegënisht kuptohet
menjiherë ky emën me fjalët: Osht si osht. Për goca mund të
bahet: Osia, Asia.
  Hydajet. Hy-da-jet. Shqip. Emën i vjetër dhe i bukur, që
kuptohet menjiherë si: Hyjnitë dhanë jetë. Për goca përdoret:
Hydajete.
  Hidajet. Hidajet. I-da-jet. Shqip. Ky emën në dukje duket
i njillojtë me emnin e masipërm, por i ndryshon kuptimi në:
(Zoti) I dha jetë. Për goca bahet: Idajete.
  Hydar. Hy-da-ar. Shqip. Emni i vjetër dhe i bukur që
kuptohet menjiherë si: Hyjnitë dhanë nji fëmijë të vlefshën
si ari. Kështu si asht mund të përdoret për të dyja gjinitë ose
për goca si: Hydara.
  Hyrije. Hyri-je. Shqip. Ky emën përdoret ma tepër për
femna në Shqipni.
  Hyzeir. Hy-ze-ir. Shqip. Emën çunash, që kuptohet
menjiherë në: Hyu zen ir, ka kap bukurinë e madhe dhe ia ka
dhanë atij fëmije që mban këtë emën. Për goca bahet:
Hyzeire.
  Hysen. Hys-en. Shqip. Emni kuptohet menjiherë si: Të hys
jen, të hyjnisë jen, i hyjnisë eni, i joni. Emni asht i përdorun
ma tepër për çuna, por mendoj se mund të përdoret për të
dyja gjinitë. Për goca mund të bahet dhe Hysena.
  Hyzen. Hy-zen. Shqip. Emën i vjetër dhe i bukur, që
kuptohet menjiherë me fjalinë: Hyjnitë zen(miq). Ky emën
përdoret ma tepër për çuna, megjithëse kuptimin e ka për të
dyja gjinitë. Për goca mund të bahet: Hyzena.
  Hyka. Hy-ka. Shqip. Në shqip nuk don shpjegim. Mund të
përdoret për të dyja gjinitë.


192
  Hypatios. Hy-p-ati-os. Grek. Do ishte ma i saktë, nëse do
ishte shkruajtë: Hy-pa-ati-os, ose: Hy-pi-ati-os. Ma i
pëlqyeshëm më duket varianti i dytë, që e kuptoj me fjalinë:
Hyjni që pin ditunitë (ati) osht. Për goca bahet: Hypatia.
  Hysechios. Hys-e-ki-os. Grek. këtë emën e kuptoj me
fjalinë: I hys, i hyjnisë ki osht. Për goca bahet: Hysekia.

                               I
  Iacopo. Ia-co-po. Në shumë raste germa “J” e shqipes në
italisht zavendësohet me germën “i” dhe për t‟i kuptue fjalët
e vjetra duhet mbajtë parasysh kjo gja. Në shqip thuhet Ja-
ko-po, në këtë formë në gjuhë të tjera shqiptohet Xhakopo,
që rishkruhet në italisht: Gi-a-ko-po dhe merr kuptimin:
Raca asht ko, po. Edhe në rastin kur shkruhet Ja-ko-po, mer
kuptimin Ja (shifni) ko, po (që ka lindun nji i rracës) e në
këtë variant del i ngjashëm e me të njajtin kuptim me emnin:
Leka, Le-ka. Ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Iacopone. Ia-co-po-n‟e. Në shqip ka të njajtin kuptim me
emnin Iakopo, por fjala “ne” mendoj se don të thotë: na
esht. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca si:
Jacopona, Jakopona.
  Ianira. Ian-ir-a. Këtë emën e kuptoj si: i-an hir-a, i Hanës
e bukura. Duket emën krejtësisht femnor.
  Icaro. Ik-ar-ò. Kuptimin e këtij emni shumë të vjetër e
kam tregue disa herë dhe tashti nuk don shpjegim, se duket
menjiherë kuptimi. Këtë emën e ka mbajtun edhe nji hero i
mitologjisë së lashtë greke. Për goca mund të bahet: Ikara.
  Icbale. Ik-bal-e. Ik-ba-al-e. Shqip. Me ndamjet e bame,
emnin e kuptoj me fjalët: Ik në ballë, ose: I ikun, i shëtitun,
asht ba me krah fluturues e. Me këte formë mund të përdoret
për të dyja gjinitë, por në Shqipni për çuna bahet: Ikbal.

                                                           193
  Icilio. Ik-ili-o. Iç-ili-o. Në këtë emën na del kombinimi me
emnin e të lashtit, të shenjtit, yllorit, udhëheqësit dhe
themeluesit të kombit ilir, mbretit të parë të ilirëve: ILLI.
Emni nuk don shpjegim në shqip. Në variantin e dytë shifet
e folmja e përditshme e Çamërisë: Iç, isht ylli o. Për goca
mund të bahet: Içilla.
  Idea. I-de-a. Fjala “idea” ka marrë kuptimin e: mendimeve
të reja, por simbas ndamjes unë kuptoj fjalinë: I dheut asht, i
dhënë asht. Simbas mënyrës që asht shkruejtë, emni asht
mashkullor dhe jo femnor, siç asht paraqitë në listën e
emnave femnorë. Për goca duhet të ishte: E-de-a.
  Ido. I-do. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët: I dhonë, i
lindun (për t‟u ba i vlefshëm). Për goca mund të bahet: Ida,
Idha, por do ishte ma i saktë si: Eda, Edha.
  Idri. I-dri. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: I dritun.
Shkon vetëm për çuna.
  Idris. I-dri-is. Në Kuran asht quejtë Thoti, që unë kam
dhanë mendimin se mund të ishte transformim i emnit të
shpendit të shenjtë Ibis, me kokën e të cilit asht vizatue
Thoti. Simbas ndamjes së bame, besoj se ky emën merr
kuptimin që i takon, nëpërmjet gjuhës shqipe, që na thotë se
ai njeri i shenjtë: I dritës isht.
  Iginio. I-gi-ni-ò. Ky emën në shqip merr kuptimin: I gjinit,
i rracës, nishi, njishi òsht. Për goca bahet: Eginia, Egjinia
  Igino. I-gin-ò. Në shqip zbërthehet në: I gjinit, rracës osht.
Për goca bahet: Egina, Egjina.
  Ignazio. Ignazio. I-gin-a-zi-o. Në shqip mund të jetë: I
rracës asht i nxanë ò. Për goca bahet: Egnazia, Egjinasia.
  Ignatios. I-g-n-ati-os. Grek. Duket si emni i masipërm, por
simbas ndamjes së bame merr kuptim tjetër, sepse do të
kemi: I gjinit, i rracës së ditun(n‟at) osht. Për goca bahet:
Egnatia. Egjinatia. (Kuptohet emni i vijës Egnatia, që

194
kalonte nëpërmjet Durrësit deri në Kinë)
 Igoro. Ig-or-o. I-gi-or-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: I
gjinit të artë òsht. Germa “i”, mbas germës “gi”, mendoj se
bie vetvetiu, sepse dy zanoret nuk tingëllojnë bukur, siç
shifet kur e kam shkruejtë në shqip: Igjiarta. Për goca bahet:
Egiora, Gjiarta.
 Ilario. Il-ari-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Ili,(yllë) i artë
òsht. Për goca bahet: Ilaria. Ma i saktë do ishte: Ilara.
 Ilarion. Il-ar-i-on. Kuptohet menjiherë me fjalët: Yll, ari
jonë. Për goca bahet: Ilariona.
 Ilda. Il-da. Kuptohet menjiherë si: Yll-dha. Ka kuptim për
të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Illdo, Ylldo,
Ylldho.
 Ildegarda. Il-de-gar-da. Do ishte ma i saktë nëse do
shkruhej: Yl de, gi ar dha, ose: yllin e dheut, rracë ari dha.
Emën shumë i bukur dhe ambicioz. Kështu mund të përdoret
edhe për çuna ose: Ildegardo.
 Ildegonda. Il-de-gon-da. Edhe ky emën do ishte ma i
saktë nëse do shkruhej: Il de, gi jon dha; yllin e dheut, rraca
jonë dha. Ashtu si emni i masipërm, edhe ky emën i bukur
asht shumë domethanës për fëmijën. Për çuna mund të
bahet: Ildegondo, Ildegiodho.
 Ileana. Il-e-an-a. Ky emën i shkurtën me pak rrokje krijon
nji emër shumë të bukur që e kuptoj si: Yll e Hanë asht.
Kështu siç asht mund të përdoret për të dy sekset ose për
çuna bahet: Illean-o.
 Ilenia. Il-eni-a. Ill-e-ni-a. Këtë emën e kuptoj me dy
mënyra: 1- yll jeni a, ylli joni asht, ose 2-Ill esht ni asht, ylli
eshtë, njishi asht. Në të dy rastet, duket emën i bukur që
mund të përdoret për të dy sekset, ose për çuna: Illenio.
 Ilia. Ili-a. Ili- asht. Asht në listën e emnave femnorë, por
në Shqipni përdoret vetëm për çuna, sepse Ili, Ylli,

                                                              195
paraardhësi i Ilirëve, ishte çun. Për goca mund të shkojë si:
Illa, Illka, Ylla,Yllka.
  Iliç. Ili-iç. Asht emën i ngjashëm me emnin Ilia, por në
dialekt tjetër. Për goca ngelet njilloj.
  Ilva. Il-v-a. Il-va. Nëse fjalën “V” do e marrim të
njivlefshme me fjalën “U”, atëherë emni kuptohet si: Illi,
njishi asht ose në variantin e dytë del: Ylli shkon, ylli që
udhëton. Në të dy variantet asht emën i bukur. Ka kuptim
për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet: Ilvo.
  Ilvi. Il-vi.Yl-vi. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: Si
ylli vij (nga qielli). Ka kuptim për të dyja gjinitë, megjithate
për goca bahet: Ilvie, Ylvie.
  Ildebrando. Il-de-bran-do. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Il,Yll dhè (linde) bran (nji kope) të dho (me fëmijë). Për
goca bahet: Ilbebranda.
  Ildefonso. Il-de-f-ons-o. Në shqip kuptohet me fjalinë:
Il,Yll dhè(linde), fluturaku jonë òsht.
  Illidio. Ill-i-di-o. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip.
Për goca nuk shkon, sepse emni i Yllit, Illit asht mashkullor,
  Illuminato. I-lum-in-at-o. Edhe ky emën nënkuptohet
menjiherë në shqip me fjalinë: I lumturi ynë, at, (i parë dhe i
ditun) osht. Me këtë kuptim ky emën, që në italisht
përfaqëson të mençmit e të ndritunit nga shpirti, në këtë
formë që asht shkruejtë e shpreh ma së miri domethanien në
italisht. Për goca bahet: Iluminata.
  Imelda. Im-el-da. Nëse do të pranonim që fjalën “el”
mund ta quejmë të njivlefshme me fjalën “er”, “yll”, emni
do të marrë kuptimin: (Fëmija) Im er (yll) dha. Emni
kuptohet për të dyja gjinitë, por për çuna mund të bahet:
Imeldo.
  Immacolato. Im-m‟a-ç‟ol-at-o. Në shqip e zbërthej me


196
fjalinë: Imi më asht, çfarë krah fluturues i ditun(at) osht. Për
goca bahet: Emmacolata, Emakolata.
  Incoronata. In-c‟or-o-n‟at-a. Ky emën i gjatë me shumë
rrokje na krijon fjalinë: Yni ç‟ar òsht, në pleqsi asht. Emni të
krijon përshtypjen se flitet për çuna,megjithëse asht për
femna dhe mund të përdoret për të dyja gjinitë. Për çuna
mund të bahet: Incoronato.
  Ines. In-es. Në këtë emën kuptoj shprehjet: I yni esht ose:
Njishi esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset.
  Indro. In-dro-ò. Ky emën duket sikur asht thanë sot, sepse
kështu shprehet populli ynë në dialekt, dmth: I yni dro, druj
se osht. Për goca nuk kombinon mirë.
  Innocente. In-no-ce-n‟te. Fjalia në shqip asht: ni jo(no)
ç‟esht n‟te, nji jo që esht n‟te, ke ai, që shpreh ma së miri
kuptimin e pafajësisë. Nji njeri që akuzohet kot, ka nji “jo”
të fortë mohuese të asaj gjaje për të cilën akuzohet. Ka
kuptim për të dyja gjinitë.
  Innocenzo. In-no-ce-n‟zo. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
In(nji) jo, ç‟esht n‟zonin (e tij). Edhe në këtë fjalë shifet
kuptimi i kësaj fjale, që shpreh pafajësinë në italisht, sepse
ndigjuesi, qysh nga e folmja e kupton se asht i pafajshëm ai
që flet, sepse ndien “nji JO”, në zanin e atij fëmije. Për goca
bahet: Innocenza.
  Iolanda. Iol-an-da. Mund të jetë: I al, ose Nji al, an dha;
nji krah fluturues Hanën dha. Për çuna mund të bahet:
Iolando. Jolando.
  Iole. I-o-le. Ky emën më jep kuptimin si: I osht le(nji
fëmijë me nam, me emën). Me këtë kuptim mund të përdoret
për të dy sekset. Në fakt, asht në listën e emnave femnorë.
Asht i ngjashëm me emnin: Leka.
  Iona. Iona. Në shqip: Jona nuk don shpjegim. Për çuna
bahet: Jon, Joni.

                                                            197
  Ipalo. Ip-al-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Hipën në krahët
fluturues-o. Për goca bahet: Ipala.
  Iphigenis. I-phi-g-en-is. Grek. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: i pirë, i pirsosun, i përsosun, gji(rraca)
jonë(en) isht. Asht në listën e emnave femnorë, por mendoj
se asht emën çunash, përderisa fillon me germën”i”, që
tingëllon ma tepër si mashkullor. Për goca mund të bahet
edhe: Epigenia.
  Ippocrate. Ip-po-o-crat-e. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Ip
po(i hipun po oshtë, i naltësuem), krat, kret, kokë esht. Këtë
emën të lashtë e kanë mbajtë edhe mjekë fillozofë të Greqisë
së lashtë dhe ky emën asht plotësisht i përshtatshëm për ata.
Për goca mund të përdoret po kështu ose: Ippocrata,
Ipokrata.
  Ippolito. Ip-po-o-ol‟it-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Ip
po osht( i hipun osht, i naltësuem asht) oli it, oli yt osht. Për
goca bahet: Ippolita.
  Ipona. Ip-ona. Emni kuptohet menjiherë në shqip si: E
hipun, e naltësueme, e shenjtënueme, jona asht. Në shqip,
për çuna mund të bahet: Ipon-i.
  Ireneo. I-rene-o. Në shqip thuhet pa u ndryshue: I rënë
(nga qielli) òsht. Për goca bahet: Erena. Këtë emën jemi
mësue ta shofim në formën: Irena, që zbërthehet në: I ren-a,
që përsëri del me ma shumë kuptim për çuna, por, nëse do ta
përdorim për nji fëmijë në barkun e nanës, që nuk ia dijmë
seksin, emni Irena, Irene, Irana shkon si për çuna ashtu
edhe për goca.
  Iris. Ir-is. It. Grek. Shqip. Këtë emën e kuptoj si: Ir isht,
hir, nur, bukuri isht. Asht në listën e emnave femnorë, por
mund të përdoret edhe për çuna.



198
 Irma. Ir-m‟a. Këtë emën e kuptoj si: Hir, nur më asht.
Asht në listën e emnave femnorë, por mund të përdoret edhe
për çuna.
 Irmina. Ir-mi-na. E kuptoj si: Hir, nur mi na, mbi na, mbi
ne. Për çuna mund të përdoret po ky emën, por asht në listën
e emnave femnorë.
 Isacco. Is-ac-co. Is-aç-ko. Për shpjegimin e emnave që
kombinohen me fjalën “is”, kam dhanë shpjegim në
parathanien e këtij libri, ku fjala “is” futet në vend të fjalës
“jetë”. Ky emën, megjithëse e ka pasë nji i shenjtë mashkull,
ka kuptim për të dyja gjinitë.
 Isa. Is-a. Kuptimin e këtij emni e kam dhanë ke parathania
e këtij libri. Mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Isabella. Is-a-be-el-la. Is-a-bella. Simbas ndamjes së
bame, më jep kuptimin: Jetë asht, bej të eres la, dha. Pa
kuptue këtë ndarje emni të jep përshtypjen sikur asht : Isai i
bukur asht, por, meqë asht në listën e emnave femnorë, asht
ma i plotë kuptimi simbas ndamjes së parë dhe ka kuptim
për të dyja gjinitë. Për çuna mund të bahet: Isabelo.
 Isaia. Is-ai-a. E kam shpjegue ke parathania. Për goca nuk
kombinon, sepse duhet të ishte me fjalët: Is-ajo-a.
 Isavros. Isa-vr-os. Asht emën grek. Në disa shkrime të
vjetra shkruhet: Is-a-ur-o, që kuptohet menjiherë në shqip
si: Jetë asht, urë osht, ose: jetë-urë osht. Për goca bahet:
Isaura.
 Isernio. Is-er-ni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: isht erë,
njishi osht. Për goca bahet: Isernia.
 Ischirione. Is-ki-rion-e. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Isht ki, ky, që të rion, të rinon-ò. Për goca nuk kombinon
bukur, sepse duhet të filloje me fjalët: Is-kjo.
 Iside. Is-i-de. Në këtë formë, me kuptimin: jetë i dhe,
mund të përdoret si për çuna ashtu edhe për goca. Meqë,

                                                            199
femnat janë dhanëse, lindëse, ky emën do ishte ma i bukur
për goca, por që të lindin fëmijë femnat, duhet që të marrë
pjesë edhe mashkulli, për t‟i dhanë jetë embrionit, kështuqë
këtë emën mund ta përdorim edhe për çuna si: Isido, Isidho.
  Isidoro. Isi-d‟or-o. Is-i-do-or-o. Në greqisht asht:
Isidoros. Me anën e kësaj ndamjeje, këtë emën e zbërthej
me anën e gjuhës shqipe si: Isht i-e dhonë ar o. Për goca
bahet: Isidora, ma mirë bahet: Isedora.
  Isokrat. Is-o-kr‟at. Emën grek, që e kuptoj me fjalinë: jetë
osht, koka e ditun. Në këtë formë mendoj se mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Isotta. Is-otta. Is-ot-t‟a. Në ndamjen e dytë, kuptohen
qartë fjalët: jeta jote të asht dhe ka kuptim për të dyja gjinitë.
Për çuna mund të bahet: Isoti.
  Israele. Is-ra-el-e. Ke emni kuptoj fjalët: Jeta ra (në tokë),
erë esht. Ka qene emën mashkullor, por mund të përdoret
për të dyja gjinitë dhe I hiqet shtetësia ebreje ktij emni.
  Italo. It-al-o. Asht emni që mban edhe gadishulli i Italisë,
Italis, It-al-is, që me anën e gjuhës shqipe merr kuptim
edhe emni i këtij shteti, që zbërthehet me fjalinë: I yti,
krah fluturues isht. Greqisht asht: Italos. Me ndamjen që i
kam ba emnit të masipërm, shifet qartë kuptimi i tij në: It al
òsht, dmth se ai fëmijë me krahë, si engjëll asht i yti. Edhe
emni It-al-is shpreh të njajtën gja, por të shpjegueme në
dialektin tosk të Shqipnisë. Emni It-al-janë shpreh ma së
miri vazhdimin e kuptimit të emnit Italo, që asht në njajës,
ndërsa fjala Italjanë asht nji fjali në shumës në gjuhën
shqipe. Në gjininë femnore shkruhet: It-ali-a.
  Ivano. Iv-an-o. Në shqip: I vë Anën, i vendos Hanën-ò.
Në këto katër emna ma poshtë, rrokjet e fundit kuptohen si
fjalë dhe shprehje të kuptueshme në gjuhën shqipe, ndërsa
emni “iv” nuk më jep ndonji të dhanë: Nëse asht shkurtim i

200
ndonji fjale, si psh: I vë, i vendos, atëherë të katër këta emna
marrin kuptim të plotë në shqip. Ky emën për goca bahet:
Ivana.
  Ivanoe. Iv-an-o-e. Asht emën i ngjashëm me emnin Ivano.
Për goca mund të përdoret po kështu ose: Ivanoa.
  Iveta. I-v-et-a. Në këtë emën të listës femnore kuptoj
fjalët: I vë ditunitë(në jetë) asht. Emni asht i ndërtuem pëèr
të dyja gjinitë. Për goca duhet të ishte: Eveta dhe për çuna
mund të bahej edhe: Iveto.
  Ivo. Iv-o. E kuptoj si fjalën: I vendosun. Për goca bahet:
Iva.
  Ivone. Iv-on-e. E kuptoj me fjalinë: I vendosuni jonë esht.
Për goca mund të përdoret po kështu, ose: Ivona.
  Izzeto, I-zze-et-o. Is-ze et-o. Asht emën që përdoret shumë
në Shqipni. Në shqip kuptohet si: I zen, i kap, i mëson
pleqësitë, ose: asht me za, asht me nam, asht famoz.
Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Jeta nxen ditunitë o. Për
goca bahet: Izzeta.
                              J

Japigi. Ja-pi-gi. Emni i popullsisë së lashtë të Barit, i cili,
qysh me anën e këtij emni, e ftonte udhëtarin: ja pi gji, ja, ec
këtu, ushqehu dhe qetësohu ke ne.


                               L
 Labieno. Labi-en-o. La-bi-en-o. Në këtë emën shof të
zbulohet edhe nji herë emni i labit, që ka pasë jetue në trojet
e veta qysh në lashtësi. Emni kuptohet menjiherë me fjalët:
Labi enë osht, labi jonë osht. Në variantin e dytë, emnin e
kuptoj me fjalët: La, leu biri enë, leu biri ynë o. Për goca nuk

                                                            201
kombinon, sepse fjala” Labi” asht për çuna. Nëse do merret
parasysh varianti i dytë, atëhere do kemi: Labiena.
  Lachedemonas. L‟ake-dem-on-as. Grek. Këtë emën e
kuptoj me fjalinë: Ake(fis ilir) dem( dem lope) i joni asht,
ose: Ake, i dhem, i dhanë, i lindun, i joni asht. Për goca
bahet: Lakedemona.
  Ladislao. Ladi-slavo. Në shqip bahet: Vlladi-slav-ò, që
don të thotë: Vllai sllav osht. Në variantin sllav asht: brati-
sllav. Nuk asht emën autokton, por i përshtatun për
popullsinë ardhacake sllave të dyndun në territoret e
Europës.
  Lah. L-ah. Shqip. Kuptohet menjiherë si: lë ah, le ah, i
lindun i fortë si pema e ahut. Për goca nuk shkon.
  Lamberto. Lam-bert-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Lamë (nji) të bertë ò, lamë nji të kulluem, për ta pirë në
kupë-ò. Lindëm nji të pirë në kupë. Për goca bahet:
Lamberta.
  Lancilotto. La-an-cil-ot-t‟o. Në shqip e zbërthej me
emnin: La Anën, Hanën, çili jot të o, len Hanën dhe të zbriti
në tokë çili, i çelti, i qeshuni, bjondi jot të o. Për goca bahet:
Lancilota, Laançilota.
  Landi. L-an-di. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: Ka
le Hani i ditun.
  Landolfo. La-an-dol-fo. Në shqip e zbërthej në: La Anën e
dol fluturak o. Mund të përdoret për të dyja gjinitë, por për
goca mund te bahet: Landolfa.
  Lanfranco. La-an-f-ran-co. Këtë emën e zbërthej në
shqip: La Anën, Hanën e fluturim ranë ko. Për goca bahet:
Lanfranca, Lanfranka.
  Lanuvio. La-an-u-vi-o. Me këte emën kuptoj fjalët: I lamë
me dritën e Hanës, un vij o, laj, e lej vetëm Hanën un e vij
ke ju o. Për goca mund të përdorët po kështu ose: Lanuvia.

202
  Lapo. Lap-ò. Në këtë emën na del emni i Laponisë së
vjetër, që ekziston edhe sot në territoret e Shqipnisë së Jugut,
ku edhe sot popullsia e kësaj zone quhen “LAP”. Emni nuk
don shpjegim në shqip. Për goca mund të bahet: Lape.
  Lara. Lara. Ma i plotë do ishte si: La ar-a, i lamë me ar
asht. Asht në listën e emnve femnorë, por në këtë formë
mund të përdoret edhe për çuna ose thjesht: Lar, Lari.
 Larento. La-ar-en-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: I lamë në
ar eni, joni të osht. Për goca bahet: Larenta.
  Laura. La-ur-a. Le-a-ur-a. Ky emën kuptohet si: la urën
lidhëse, ose: le asht, urë asht. Asht përdorë si emën gocash
dhe për çuna mund të bahet: Laur-o.
  Laris. Lar-is. L‟ar-is. La-ar-is. Në këto nëndarje, ky
emën kuptohet menjiherë në shqip. Për goca bahet: Larisa.
  Latino. Le-ati-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: leu ati in o.
Leu i dituni ynë o. Për goca bahet: Latina.
  Laurentino. L‟au-rent-in-o. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Ahu i rentë, i rëndë ini osht, ku prindët e të afërmit e
krahasojnë fëmijën me pemën e ahut, që asht e fortë dhe
jetëgjatë. Për goca bahet: Laurentina.
  Lavinio. L‟av-ini-o. Fjala “Lav”, mendoj të ketë qenë fjala
“lau”, sepse shpesh herë, në italishten e vjetër germa “u”
zavendësohej me germën “v” e, nëse asht veprue kështu, ky
emën merr kuptimin: Leu-ahu ini, yni osht. Për goca bahet:
Lavinia.
  Lazer. L-a-ze-er-o. Shqip. E kuptoj me fjalët: le asht, ze,
zen, zan erën osht. Për goca bahet: Lazera, Lazaera.
  Lazzaro. L‟a-zza-ar-o. l‟az-za-ar-o. Në të folmen e
përditshme, shpesh herë, populli kur thotë fjalën “ah”, e
thotë pa bashkëtingëlloren “h” mbrapa, kështuqë këtë emën
e zbërthej në: Ahu, za ar osht, dmth se ai fëmijë, kur të rritet,
do të bahet i fortë si pema e ahut, do të ketë nji zà tingëllues

                                                            203
si ari, por edhe do zajë ar, do kapë ar, dmth virtyte të arta.
Ndryshe mund të kuptohet edhe si: Le asht za, i nxanë, ar
osht. Për goca bahet: Lazzara.
  Leandro. Le-an-dro. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Le,
lind Anën dro, mundet; dmth se ai fëmijë mundet të ketë
lindun si Hana, që na jepet në gjininë mashkullore: An, pa
zanoren “a” mbrapa, që e kthen në gjininë femnore. Për goca
nuk kombinon bukur.
  Lecina. Le-eç-in-a. Shqip. Kuptohet si: Le esht (eç), ina
asht. Për çuna bahet: Leçin-o.
  Leptis. Le-pi-t‟is. Emnin e kuptoj me fjalët: I lemë për ta
pi në kupë të isht. Për goca bahet: Lepta, Lepita.
  Leda. Le-da, që e kuptoj si emni: Leka. Në një formë
tjetër femnore: Le-di, që përdoret në territorin anglez, si
fjalë rrespekti për zonjushat kuptohet si: leu i-e ditun. Mund
të përdoret edhe për çuna si: Ledo.
  Leila. Lei-il-a. Le-il-a. Shqip. Sot kuptohet si emni i lules
Lejla, vjollca, por në origjinë kjo lule e ka marrë emnin
simbas ndamjes së bame: Le illi asht, i lindun yllë asht. Për
çuna në Shqipni bahet: Leili, në Itali shkon edhe si: Leilio.
  Lelia. Le-eli-a. Ke ky emën kuptoj fjalët: Leu e nderuemja
ose i nderuemi, ose: leu erën(yllin) asht. Kështu mund të
përdoret edhe për çuna ose: Leli, Lelio. Ka mundësi që ky
emën të ketë qenë i ngjashëm me emnin Leila, por gjatë
përdorimit germa “i” pas zanores ”e” bie, kështu që ngelet
fjala: Lelio.
  Lena. Len-a. Ky emën femnor kuptohet menjiherë si
emën i ngjashëm me emnin: Linda.
  Leo. Le-ò. I ndamë kështu, asht emën i ngjashëm me
emnat e masipërm dhe me emnin Leka, sepse kemi: Le-òsht,
lind ash. Për goca mund të bahet: Lea.
  Leonardo. Le-o-n‟ar-do. Me mënyrën e masipërme, ky

204
emën më jep fjalinë: I lindun osht, në ar i dhonë. Për goca
mund të bahet: Leonarda.
  Le-on-e. Me këtë emën thërriten luanët. Nëse vazhdojmë
me arsyetimin e masipërm, ky emën na jep fjalinë: I lemi
jonë esht, ose: Leu Hona e. Për goca bahet: Leona.
  Leonio. Le-oni-o. Ka kuptimin e emnit të masipërm. Për
goca bahet: Leonia.
  Leonida. Le-on-i-da. Le-Hon-i-dhanë. Në shqip nuk don
shpjegim. Shkon për të dy sekset.
  Leonilda. Le-on-il-da. Asht në listën e emnave femnorë,
por simbas kuptimit kemi: I linduni jonë ilin dha, duket ma
tepër për çuna: le Honë e Il, Yll dhanë asht. Sidoqë asht,
mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Leontina. Le-ont-in-a. Në variantin e parë e kuptoj si:
Leu Honë, njishi asht. Në variantin e dytë e kuptoj si: I
linduni jonë, njishi asht. Me këto dy shpjegime mendoj se
mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Leonzio. Leon-zi-o. Në shqip bahet: Le Hon si osht, ose
Leon i nxanë o, ku për ndryshimet e fjalës “zi”, me fjalët
“si” ose “zaj” kemi folun edhe ma sipër. Për goca mund të
bahet: Leonzia.
  Leopardo. Le-o-p-ar-do.--? Emni i nji kafshe ma të vogël
se tigri. Simbas ndamjes, kuptoj fjalët: I lemë osht, ar dho.
Për goca bahet: Leoparda.
  Leopoldo. Le-o-pol-do--? Nëse fjala “pol” asht shumë e
vjetër, atëherë fjalia e ka kuptimin: I linduni, pol dho, dmth
se i sapolinduni na dha nji pol, nji qendër për t‟u rrotullue,
për t‟i ardhë përqark punëve të përditshme dhe botës. Për
goca bahet: Leopolda.
  Lesbio. Le-es-bi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: le esht bir-o.
Për goca bahet: Lesbia.


                                                          205
  Letizia. L‟et-i-zi-a. Në të folmen e Kavajës mund të them:
Leu me dituni(et) i nxanë asht. Për çuna bahet: Letizio.
  Letterio. L‟et-te-ri-ò. Në shqip më jep fjalinë: le, lind et,
leu me pleqësi, i ditun, të rinon o. Për goca bahet: Leteria.
  Letton. Le-et-ton. Len, lindi ditunitë (et) tona.
  Lia. Li-a. Li-ia. Në Shqipni asht shumë i përdorun në
formën: Lija, Lije. “IJA” ka qenë thërrit e thërritet me
rrespekt motra e madhe ose nana. Në këtë emën dhe në disa
të tjerë, rrokja “Li” nuk më jep kuptimin e emnave, por nëse
do e baj: Lin, atëherë emni fillon e merr kuptim si: Lind-ija
dhe mbetet vetëm emën për goca,që e kuptoj si: Lind asht.
  Liana. Li-ana. Me arsyetimin e masipërm, ky emën krijon
kuptim të bukur si: Lind Hana. Me lindjen e atij fëmije, asht
sikur ka lind Hana, që e ndriçon dhe e zbukuron tokën në nji
natë të errët. Për çuna bahet: Lian-o.
  Liberato. Li-ber-at-o. Li-be-er-at-o. Simbas zbërthimeve
të masipërme, emni merr kuptimin: Lindi (nji fëmijë) për ta
pi në kupë, si erë e fresket dhe i ditun-o. Për goca bahet:
Liberata.
  Liberatore. Li-b‟er-at-or-e. Me arsyetimin e emnave që
fillojnë me fjalën “Li”, ky emën më jep kuptimin. Lindi
(fëmija) për ta pi në kupë, i shpejtë e i lehte si era, i ditun
dhe me virtyte të arta, ose: Lindi fluturaku i erës, i mençëm
dhe me virtyte të arta. Në këtë formë mund të përdoret për të
dy sekset.
  Liberio. Li-b‟eri-o. Ky emën dhe dy të tjerët ma poshtë,
kanë të njajtin kuptim si: Lindi për ta pi në kupë -o, ose:
Lindi fëmija si era o. Për goca bahet: Liberia.
  Libero. Li-ber-o. Shif emnin: Liberio. Për goca bahet:
Libera.
  Liberto. Li-bert-o. Shif emnin: Liberio. Për goca bahet:


206
Liberta. Në formën femnore në italisht kuptohet si fjala
shqipe Liria.
  Libia. Li-bi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Lind bij osht. Për
çuna bahet: Libio.
  Liborio. Li-bori-o. Në shqip edhe sot borës ne i themi borë
dhe emni ka kuptimin: Ka lind i bardhë si bora o. Për goca
bahet: Liboria.
  Lico. Li-iç-o. Në Shqipni thuhet: Liç. Simbas arsyetimeve
të bamë në këtë libër, ky emën mund të krijojë fjalinë: I
lindun iç, i lindun isht. Lindi jeta. Për goca bahet: Liça, ose
si ma poshtë: Liçia.
  Licia. Li-ci-a. Në të folmen e përditshme mund të bajë
fjalinë: Lin çi asht, lind na asht dhe emni merr kuptim. Për
çuna bahet: Licio, Liçio.
  Liciniano. Li-iç-ini-an-o. Simbas ndamjes se bame, kuptoj
fjalët: I lindun iç, isht, i ini Hanë osht. Për goca bahet:
Liçiniana.
  Licinio. Li-iç-i-ni-o. Emni kuptohet me fjalët: I lindun iç, i
ini osht. Për goca bahet: Liçinia.
  Lidania. Lid-ani-a. Li-da-ni-a. Do më pëlqente varianti i
parë i këtij emni, ku shof fjalinë: Lida (populli Lidë) e Hanës
asht. Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Lindi i dhani numër
nji-a. Për çuna mund të bahet: Lidanio.
  Lidio. Li-di-ò. Lidët kanë qenë nji popull shqipfolës në
Azi të Vogël. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi ditunia. Për
goca bahet: Lidia, Lida.
  Lieto. Li-et-ò. Emni ka të njajtin kuptim me emnin Lidio,
por në nji shkallë ma të naltë, sepse etërit, të parët e vendit,
ishin të ditun, por edhe drejtues vendi. Për goca bahet:
Lieta.



                                                            207
  Liguria. Li-g-uri-a. Emën vendi, që e kuptoj me fjalët:
Lind gji, rracë uri o. Lindi nji fëmijë i rracës, që do jetë urë
lidhëse midis njerëzve dhe Zotit.
  Liliana. Li-ili-an-a. Me formën e dhanë nga unë, kuptohet
fjalia: I lindun nga Ylli e Hana asht. Për çuna mund të bahet:
Liliano.
  Lilibeo. Li-ili-be-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi Ili bej
osht. Për goca bahet: Lilabea.
  Lilo. Li-il-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi ylli-o. Për
goca bahet: Lila.
  Linda. Lin-da. Lind-a. Në të dy mënyrat jepet i njajti
kuptim në shqip siç asht. Për çuna bahet: Lindi.
  Liliniano. Li-ili-ni-an-o. Emni kuptohet me fjalët: Lindi
Ili, nji Hanë osht. Për goca bahet: Liliniana.
  Lilinio. Li-ili-ni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lindi Ilin,
nishi osht. Për goca bahet: Lilinia.
  Liniano. Lini-an-o. Emni kuptohet menjiherë në
gegënisht. Për goca bahet: Liniana.
  Linibeo. Lini-be-o. Emni na e jep të saktë fjalën “bej”.
Emni nuk don shpjegim në gegënisht. Për goca nuk shkon.
  Lino. Lin-o Asht emni i nji perëndie Ilire në antikitet. Në
gegenisht kuptohet menjiherë fjala Lind osht. Për goca
bahet: Lina, Linda.
  Lion. Li-on. Asht emën i qytetit të Lionit, që në shqip e
kuptoj me fjalët: Lindi i joni, lindi qyteti jonë, lindi Hona.
  Lipido. Li-pi-do. Emni kuptohet me fjalët: Lindi i
pirsosun, ky që të dho (Zoti). Për goca bahet: Lipida.
  Likurgu. Lik-ur-g-u. Grek. Fjala “lik” asht shumë e
përdorun edhe në emnat e Shqinisë, si psh: Lik-m‟et-a, që un
e kuptoj me fjalët: le ik, lin i shëtitun. Me këtë shpjegim,
emnin e kuptoj me fjalinë: I lindun e i shëtitun, urë e
rracë(gji) usht, rracë asht. Për goca mund të bahet: Likurga.

208
  Lisikliu. Lisi-kli-u. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalinë:
Lisi ki usht, lisi ky asht. Për goca mund të bahet: Lisikloa.
  Lisa. Lis-a. Li-is-a. Asht varianti femnor i emnit të pemës
së lisit, të përhapun në forma të ndryshme në të gjithë
Europën. Variantin e dytë e kuptoj si:Lind jetën a.Për çuna
bahet: Lis.
  Lisandro. Lis-an-dro. Në shqip shof emnin: Lis an (asht)
dro, si pema e lisit, Hanë dro (mundet që asht). Për goca
nuk tingëllon bukur.
  Lisimaco. Lisi-im-a-ko. Emnin kuptohet menjiherë në
gegënisht. Emni asht ndërtue për çuna.
  Lisus. Lis-us. Emni i vjetër i Lezhës. Siç shifet nga
ndamja, kuptohet menjiherë kuptimi si: Lis usht, lis asht, i
fortë si lisi asht.
  Literno. Li-it-er-n‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: I linduni
it, er na osht. Për goca bahet: Literna.
  Lituani. Li-it-u-ani-. Me arsyetimet e masipërme, emni
kupotet: Lindi i iti, nji (u) Han isht.
  Livio. Li-vi-o. Emni bahet: Lin njishi o, aty vij o, i vij në
jetë o. Emën i shkurtën dhe i bukur. Për goca bahet: Livia.
  Liviano. Li-vi-an-o. Me arsyetimin e emnit të masipërm,
ky emën kuptohet si: Aty vjen Hana-o. Për goca bahet:
Liviana.
  Livino. Li-vin-o. Asht emni i masipërm në shumës. Për
goca bahet: Livina.
  Livorno. Li-v-or-n‟o. Li-u-or-n‟o. Emën qyteti, që e
kuptoj me fjalët: Lind nji ar na osht.
  Lodovico. Lo-do-vi-co. Në shqip asht emën me katër
rrokje, ku secila nga rrokjet asht nji fjalë që na krijon fjalinë
me kuptim në gjuhën shqipe: Lo (le, lind), dho,vi ko. Për
goca mund të bahet: Lodovica, Lodovika.


                                                              209
  Ludovico. Lu-do-vi-ko. Mendoj se duhet të jetë: Leu-do-
vi-ko, por, meqë dy zanoret bashkë ke fjala “leu” ia humbin
pak bukurinë emnit, ngelet vetëm fjala “lu” dhe emni bahet:
Ludoviko, që e kuptoj me fjalët: Leu, u dho nga zoti, vjen
ko, vjen këtu ke ne. Po kështu asht edhe emni i masipërm.
Për goca bahet: Ludovica, Ludovika.
  Lombardia. L‟om-ba-ar-di-a. Me të folmen dialektale të
vjetër, ky emën duhet të thuhet: le jom, lind jam,
të baj ar di a.
  Londra. Londra. Këte emën e kam krahasue edhe herë
tjetër me fjalën: lundra. Emni i vjetër i këtij qyteti ka qenë:
Londin, të luesh din, që në shqip asht i njivlefshëm me
emnin: Lendinë.
  Longino. Lon-gi-in-o. Nëse e plotësojmë me germat që
mungojnë: Le-on-gi-in-o, emni bahet i kuptueshëm me
fjalët: Leu i joni, rracë njishi osht, ose siç asht shkruejtë në
fillim, kuptohet me fjalët: Lon, dëfrehet raca jonë o. Për
goca mund të bahet: Longina, Leongjina.
  Loredana. L‟or-e-d‟an-a. Këtë emën e kuptoj si: la në ar
esht dhanë-a ose: La në ar esht Hana. Për çuna mund të
bahet: Loredano.
  Lorella. L‟or-e-lla. Në këtë emën kuptoj fjalinë: La në ar
e dha. Për çuna bahet: Lorelo.
  Loreno. Lo-ren-o. L‟or-en-o Në këtë emën kuptoj fjalinë:
Lo, le o, leu, renë o. Në variantin e dytë e kuptoj si: La në ar
jen-o. Për goca bahet: Lorena, Lerena.
  Lorenzo. Lo-ren-zo. L‟or-e-nzo. Në këtë emën kuptoj
fjalinë: Leu, ren zo, renë kap. Në variantin e dytë asht: Ari
esht i nzonë. Ari esht i ditun. Për goca bahet: Lorenza.
   Loris. L‟or-is. Në shqip kuptohet me fjalinë e shkurtën:
Le or, ar isht. Për goca bahet: Lorisa.


210
  Lorio. L-ori-o. L-o-ri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Le ari
osht, ose: Le osht, rinues osht. Për goca bahet: Loria.
  Loriana. L‟or-i-an-a. Me ndamjen e bame kuptoj fjalinë:
Leu ar i Hanës asht, ose: La në ar janë. Për çuna bahet:
Loriano.
  Lorgino. Lo-or-gi-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Lo, leu
ar rraca (gjiu) jonë osht. Për goca bahet: Lorgina.
  Luana. Lu-an-a. Ky asht emni i luaneshës, por i ndamë si
ma sipër më krijon fjalinë: Lun, luan Hanën-asht, dmth asht e
fuqishme, siç asht luanesha, që edhe hanën e luan nga vendi.
Në shqip dihet që për çuna bahet: Luan (lun Hanën).
  Luca. L‟uc-a. L‟uk-a. Në këtë emën shofim që të ketë qenë
përdorë emni i ujkut në Itali, si në Shqipni, sepse emni na
thotë se ai fëmijë: le uk asht. Për goca nuk shkon, sepse ujku
asht në gjininë mashkullore.
  Luce. L-uç-e. Në italisht don të thotë: Drita, por kuptohet
si emni: le uç e, le usht, ashtu siç asht drita e diellit: e lindun.
  Lucio. Luçi-o. L-u-çi-o. Në shqip zbërthehet në: Dritë
osht për çuna. Luçia: dritë asht për goca. Në shqip: Drita.
Kuptimin duhet ta ketë: Leu nji çi osht.
  Lucilla. Luç-ill-a. Këtë emën e shpjegoj si: Dritë e yllit
asht. Për çuna mund të bahet: Lucilli, Lucillio.
  Lucrezio. Luc-re-zi-o. Luk-kre-zi-o. Në shqip e kuptoj
me fjalinë: Le uk, kre, kokë drejtuese shif si osht dhe nuk
shkon për goca.
  Ludano. Lud-an-o. Të vjetrit “ud” u thonin njerëzve të
fuqishëm. Nëse asht kështu, ky emën merr kuptimin: Të
fuqishmit janë, leu ud i Hanës. Për goca bahet: Ludana.
  Luciano. Luci-an-o. L‟uk-i-an-o. Emën italo-shqip, që
kuptohet me fjalët: Dritë janë, ose Dritë Hane. Edhe varianti
i dytë që shpjegohet plotësisht me shqipen, asht i
pranueshëm, sepse aty kuptoj fjalët: Leu uk i Hanës o.

                                                               211
Varianti i dytë, nuk shkon për goca. Varianti i parë për goca
bahet: Luciana.
 L‟uccullo. L‟uk-çu-llo. Në këte emën kuptoj fjalët: Le uk
çu llo (ai fëmijë). Për goca nuk shkon.
 Luigi. Lui-gi-i. L‟u-i-gi-i. Në shqip e zbërthej si: Leu, i
gjinit, i rraës isht. Për goca na asht mësue veshi ta
ndigjojmë: Luigina, por, simbas mendimit tem, mund të
bahet edhe: Leigina.
 Luisa. Lu- is-a. Lu-is-a. Me arsyetimet e masipërme,
mendoj se fjala”Lu” asht e njivlefshme me fjalën “Leu”, e
kështu emni më jep kuptimin: Leu jeta(isa), ose: le isht. Për
goca e çuna mund të shkojë si: Luis.
 Lucano. L-uk-an-o. Emnin e kuptoj me fjalet: Len uk
Hane o. Për goca nuk shkon.
 Luminosa. Lum-in-os-a. Ky emën në italisht don të thotë:
Ndriçues, por me ndamjen e bame më jep emnin: Lumi inë osht-
a, Lumi jonë osht. Për çuna bahet: Luminos-o.
 Luna. Luna. Asht emni i Hanës në italisht. Mendoj se në
dialektin latin, ku germa “a” zavendësohej shpesh herë me
germën “u”, ka ba që emni “Ana”, të transformohet në “una”.
Germa “L” vihet për trajtën e shqueme ke emnat italianë e kështu
bahet: L‟una, L‟ana. Në shumë emna italianë, kombinimet janë
ba me fjalën: An, Ana, Ans e gati asnji nuk asht kombinue me
emnin “una”, që mund të ketë ngelë nga dialekti latin. Kjo tregon
se dialekti latin ka qenë dialekt ma i vonshëm e asht përdorë nga
nji pakicë e popullit italian, gja që solli shkrimjen e saj në
shumicën e popullsisë italiane, që fliste gjuhën e njajtë me
gjuhën shqipe, por, edhe gjuha latine la shumë gjurmë të saja në
gjuhën italiane.
 Lunigiana. Lu-ni-gi-an-a. Besoj se do ishte ma i plotë, po të
shkruhej: Leu-ni-gi-an-a, që në shqip kuptohet menjiherë. Për
çuna bahet: Lunigiano, Leunigjiano.

212
  Lusalo. L-us-al-o. Emnin e kuptoj me fjalët: le us, krah
fluturimi osht. Për goca bahet: Lusala.
  Lutaçio. L-ut-a-çi-o. Emni do ishte ma i plotë nëse do ishte
shkruejtë: Leu uti, yti asht çi osht, asht që osht.
  Lutfi. L-yt-f-i. Në këte emën që përdoret në Shqipni, shifet
qartë zavendësimi i zanores “u” me zanoren “y”. Emnin e kuptoj
me fjalët: Leu i yti, fluturak isht. Për goca bahet: Lutfie. Lytfie.
  Lutalio. L-ut-ali-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Leu uti, yti ali-o.
Për goca bahet: Lutalia. Leutalia.

                              M
  Macario. Mac-ari-o. Ma-ç‟ari-o. Në shqip fjala: Mac, maç,
majç, ka kuptimin e fjalës: ”majtës”, mbajtës. Në këtë mënyrë
emni merr kuptimin si: Majtës ari osht. Në variantin e dytë
kuptoj fjalët: Ma, ama, çfarë ari osht. Për goca bahet: Macaria,
Makaria, Maçaria.
  Maccabeo. Ma-ç-ça-be-o. Këtë emën e zbërthej me fjalinë:
Ma, çfarë bej osht. Për goca bahet: Macabea, Maçabea.
  Maddalena, Ma-dda-le-na. Në këtë emën femnor kuptoj
fjalinë: Ma dha (zoti këtë fëmijë), le na asht. Për çuna mund
të bahet: Maddaleno.
  Macarios. M‟a-ç‟a-ari-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët:
Më asht, ç‟a ari osht, ose: Më asht ç‟farë, ç‟rracë ari osht.
Për goca bahet: Macaria: Maçaria. Makaria.
  Macedonia. M‟a-ce-do-oni-a. Ilir. Në shqip asht: Ma-qe-
do-oni-a dhe emni bahet ma i kuptueshëm. Në këtë emën
shof fjalinë: Më asht (ai) që dho (zoti) joni asht. Siç shofim
në këtë libër, çdo emër njeriu, emër vendi, deti, lumi, mali,
pemësh, lulesh etj, në lashtësi kanë qenë shqip dhe nuk ka
arësye shteti i Greqisë së re, të pretendojë për Maqedoninë e
vjetër, si territor grek. Nga historia dihet se pjesë të qytete-

                                                           213
shteteve të Greqisë së vjetër, kanë qenë të pushtueme nga
shteti Maqedon dhe jo e kundërta..
 Mafalda. M‟a-f-al-da. Në këtë emën kuptoj fjalinë si: Me
asht flutura, krah fluturues të dha (Zoti). Për çuna mund të
bahet: Mafaldo.
 Magda. M‟a-g-da. Mendoj se don të thotë: Më asht (në
jetë), rraca (gjiu) e dhanë ( nga zoti). Mendoj se me këtë
kuptim shkon për të dy sekset.
 Maida. M‟a-ai-da. I ndamë në këtë mënyrë, emni më jep
kuptimin: Më asht ai (që Zoti) dha. Me këte formë mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
 Maffeo. M‟a-ffe-o. Ma-ff-e-o. Ndarja e parë në jep emnin:
Me a fe osht, por, duke pa se në vendosjen e emnave,
popullsia atlantidhease-albane ka qëndrue larg feve të
ndryshme (dhe kjo gja duhet të heqë dyshimin se kjo listë
emnash nuk asht e nji feje të caktueme, por e të gjithë
popullit autokton atlantidheas-alban), mund të them se asht
varianti i dytë me kuptimin: Me asht, flutur fluturake osht,
ku na del nji emën shumë i bukur. Për goca mund të bahet:
Maffea.
 Maggiorino. Ma-gi-or-in-o. M‟a-ag-gi-or-in-o. Ky emën
pak i gjatë na krijon nji fjali të bukur dhe shprehëse, ku
fëmija: man gjininë, rracën, ari ynë-o, ose: Me asht aga, racë
ari njishi,ose i ini osht. Për goca mund të bahet:Maggiorina.
 Magno. M‟a-ag-n‟o. Me këtë emën ka qenë mbiquejtë
Alesandri i Maqedonisë dhe thuhet se në latinisht kuptohet
si: i madh, por simbas ndamjes së bame e kuptoj si: Më asht
aga, na osht. Me të folmen e përditshme në Shqipni edhe sot
nji njeriu të nderuem, të rijtë dhe nuset e reja i thonë: Aga. (I
nderuem).
 Maiorico. M‟ai-or-ic-o. Mai-ori-co. Në këtë emën unë
kuptoj se ai fëmijë: M‟ai ar i shëtitun (ik) osht. Varianti i

214
dytë zbërthehet në: Maj arin (un) ko. Për goca mund të
bahet: Maiorica.
  Malco. Ma-al-co. Mal-co. Shqip: Emnin e kuptoj me
fjalët: Man, mban krah fluturues (ky) ko. Varianti i dytë më
jep fjalinë: mali (asht) ko, ose mal ka. Në shqip, fjala “mal”
mund të kuptohet si mal i naltë ose si mall e mund të marrë
pjesë në ndërtimin e këtij emni. Për goca mund të bahet:
Malca, Malka, Mallka.
  Maliq. M-a-al-ik. Emën shumë i vjetër qyteti, që kuptohet
menjiherë në shqip si: Më asht krah i ikun, i shëtitun.
  Malta. M-al-t‟a. Emni i ishullit-shtet të Maltës. Kuptohet
menjiherë në shqip si: Ma al të asht, ose: me al të asht.
  Mamante. Mam-a-n‟te. Sido që ta zbërthesh, ky emën më
del femnor, sepse don të thotë: Mama asht në te, mama asht
brenda në ate.
  Mamea. Mam-me-a. Emën femnor, që kuptohet
menjiherë në shqip.
  Manerniti. Man-ern-iti. M‟an-er-ni-it-i. Emnin e kuptoj
me fjalët: Man erën, man freskinë e jetës, i yti isht. Varianti i
dytë më jep fjalët: Man Hanën, ose mi Hanë, erë njishi i yti
isht. Emni ka kuptim për të dy sekset, por për goca mund të
bahet: Manernita.
  Mancio. M‟an-ci-o. Fjala“man” në shtetet nordike(veriore)
don të thotë “burrë”, por në shqip don të thotë: man, mban
An, man Hanën. Emni e zbërthej në: Man Anë, çi(që) osht,
dmth se asht i fuqishëm, saqë mban Hanën, ose asht i bukur
si Hana, sepse kemi thanë se shumë emna janë me shumë
kuptime. Për goca bahet: Mancia, Manqea.
  Manenio. Ma-an-eni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Man
Hanë i eni o, mban Hanën(në paraqitjen e tij), i joni osht. Për
goca bahet: Manaena, Manena.
  Manetto. Man-ett-o. M‟an-et-t‟o. Në shqip kuptoj fjalinë:

                                                             215
Mban etërit –o. Varianti i dytë më duket ma i plotë sepse
aty kuptoj fjalët: Man Hanën, i ditun (et) të osht. Për goca
mund të bahet: Manetta, por, meqë në italisht fjala manete
don të thotë pranga, ky emën përdoret me rezerva.
  Manfredo. Man-fre-do. Ma-an-f‟re-do. Ke ky emën
kuptoj fjalinë: Të mbajë fre don, dmth se ai fëmijë, kur të
rritet do të mbajë frenat e drejtimit të vendit. Varianti i dytë
më del: Man Anën, të mbajë Hanën - fluturaku i reve don.
Për goca bahet: Manfreda.
  Manica. M‟an-ik-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi, mbi
Hanë ika. Ka kuptim për të dyja gjinitë, por për çuna mund
të bahet: Maniko.
  Manilio. Man-ili-o. Ma-an-ili-o. Në këtë emën shof
fjalinë: Manë ilin, yllin-ò, ose: Man Hanën, Ylli osht. Për
goca mund të bahet: Manila, sepse Ili-a, shkon për çuna,
ndërsa për goca bahet: Ila, Illa, Ylla, Yllka.
  Manlio. M‟an-li-o. Në shqip e zbërthej në: Man An aty
(li), dmth se ai fëmijë do të jetë i bukur si hana që do ta
mbajë me vete. Mund të jetë edhe emni: Manilio. Për goca
mund të bahet: Manalia. Manlia.
  Mansue. Ma-an-su-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Man
Hanën, syu esht. Këte e përforcon fakti se emni i vjetër i saj
ka qene quejtë: Mansio, M‟an-si-o.
  Mansueto. M‟an-suet-o. M‟an-su(sy)-et-o. Emnin e
kuptoj me fjalinë: Man suet (të tijët). Në variantin e dytë
kuptoj fjalët: Man Hanën syu i ditunisë (et) osht. Për goca
bahet: Mansueta.
  Manto. M‟an-t‟o. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: Ma
Hanë të osht, mbi Hanë të osht. Për goca mund të bahet:
Manta.
  Manuele. M‟anu-e-le. Ma Han-u-e-le. Këte emën e
kuptoj me fjalinë: Ama Anu esht le, lind. Variantin e dytë e

216
kuptoj me fjalët: Ma Hanën, njishi (u) esht le. Për goca e
përdorin si: Manuela.
  Mantova. M‟ant-o-va. Ma-an-t‟o-u-a. Emën qyteti
italian, që e kuptoj me fjalët: Më ant o va; ke Hana shkova.
Varianti i dytë më duket ma i plotë, ku kuptoj fjalët: Ma
Hanën të osht, njishi (u) asht.
  Marano. Marana. Ky emën asht i ngjashëm me emnin:
Mariano e Mariana.
  Marcella. Mar-ce-lla. M‟ar ce lla. Këtë emën e kuptoj si:
Të mbarë çe lla, çe dha (Zoti), ose: m‟ar çe lla, mbulu me ar
çe lla. Për çuna bahet: Marcello, Marçello.
  Marchellos. Mar ke llos. Grek. Asht emni i masipërm në
variantin greqisht, që e kuptoj me fjalët: Të marë që e dhosh.
Për goca mund të bahet si në italisht, ose: Markela.
  Marcio. Mar-çi-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalët:
I mar çi osht, i marë që osht. Për goca bahet: Marçia.
  Mardonio. M‟ar-doni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më ar i
dhoni osht. Për goca bahet: Mardona.
  Margarita. M‟ar-g-ar-it-a. Grek. Ilir. Nëse e shkruajmë:
me ar, gji ar it të asht, në shqip kuptohet menjiherë. Për çuna
mund të bahet: Margarit-i, Margarit-o.
  Margerita. M‟ar-g-er-it-a. It. Në variantin italisht, i
ndryshon pak kuptimi në: Me ar. Rracë ere i yti asht, ose: e
marë rracë ere ytja isht. Shkon për të dyja gjinitë ose për
çuna bahet: Margerit-i. Margerit-o.
  Margio. M‟ar-gi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më ar (asht),
gji, rracë osht. Për goca bahet: Margia, Margjia.
  Margjela. M‟ar-gji-e-la. M‟ar-gji-el-a. Shqip. Asht
varianti shqip i dy emnave të masipërm që kuptohet si: E
mbarë, rraca(gjiu) e la, e lindi,ose: Më ar gjini e la (pas),
ose: Me ar rracë ere( el) asht. Për çuna bahet: Margjelo.


                                                           217
  Mareta. Mar-et-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: E maria
dhe e pjekuna (et) asht. Për çuna bahet: Maret-o.
  Marcurios. Mark-uri-os. Grek. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: I mari, urë osht. Për goca bahet:
Markuria.
  Mariella. Marie-lla. Emni kuptohet menjiherë si: Marien
lla. Për çuna nuk shkon.
  Marileno-. Mar-i-len-o. M‟ar-ili-en-o. Kuptohet
menjiherë kuptimi si: i mari len-o, lind osht, ose: Ma ar Ili
en, yni osht. Për goca bahet: Marilena.
 Marika. M‟ar-ik-a. Emën njerëzish dhe vendi në Shqipni,
që e kuptoj me fjalët: Man ar (me virtyte dhe sjellje të arta), i
ikun, i shëtitun dhe i ditun asht.
  Marinella. Marin-e-lla. Ma-ar-in-ell-a. Në këtë formë
kuptohet si emën femnor sepse kuptohet si: Marinë e lla, e
dha, por edhe për çuna shkon, sepse kuptohet: Të marin,
mbarin e llo, Marinello. Varianti i dytë më duket ma bindës
ku kuptoj fjalët: Man ar, njishi, yll (ell) asht.
  Marineta. M‟ar-in-et-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Man ar
nji i ditun (et) të asht. Ka kuptim për të dyja gjinitë, por për
çuna bahet: Marineto.
  Marisa. Mar-is-a. Ma-ar-is-a. Ky emën femnor, në këtë
formë, kuptohet si: i-e mar isht. Simbas shpjegimit që i
kam dhanë fjalës “is”, të njivlefshëm me fjalën “jetë”,
atëherë ky emën i bukur mund të kuptohet edhe si: Ma ar-
jet-a. Për çuna bahet: Maris-o.
  Marita. Mar-it-a. Kuptohet menjiherë si: i-e mari it asht.
Për çuna bahet: Maritt-o.
  Martina. Ma-art-in-a. Emni kuptohet menjiherë si: Ma art
ina asht. Për çuna bahet: Martin-o.
  Maruta. Mar-ut-a. Në të folmen e përditshme, në Shqipni,
shpesh herë germa “u” zavendësohet me germën “y”,

218
kështuqë emni kuptohet si: I mari yt asht dhe duket emën që
mund ta përdorin të dyja gjinitë. Për çuna bahet: Marut-o.
  Marzia. Mar-zi-a. Emni kuptohet menjiherë me fjalët:
Mar si asht, Marsi asht. Emni ka kuptim për të dyja gjinitë,
por për çuna mund të bahet: Marzi-o, Marsio.
  Matilde. M‟at-il-de. Mat-il-de. Ky emën më jep kuptimin:
(nji femijë) të ditunin e të matunin, Ili, Ylli më dhe. Mund të
përdoret për të dy sekset, por jemi mësue ta ndigjojmë vetëm
si emën gocash. Për çuna mund të bahet: Matildo.
   Marcello. Mar-c‟e-llo. Në këtë emën e në të tjerë që do
shofim ma poshtë, do të kemi kombinime emnash me fjalën
“mari”, që në shqip nuk dun shpjegim, sepse asht fjalë
shqipe, që e kam shpjegue dhe në librin tem “Thoti i
pavdekshëm na zbulon atlantidën”. Në këtë emën shof
fjalinë: Marë çe llo, të mbarë çe dho. Për goca bahet:
Marcela.
  Marcio. Mar-ci-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I mar çi osht,
i marë që osht. Për goca bahet: Marcia.
  Marciale. Mar-ci-a-le. Emnin e kuptoj me fjalët: I mar që
asht le. Ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Marciano. Mar-ci-ano. Kuptohet menjiherë në dialektin
gegë me fjalinë: Të marë që janë. Për goca bahet: Marciana.
  Marco. Mark-o. Mar-co. Mari-co, Mari-ò, në shqip
shprehin të njajtën gja: çuna të marë, të mbarë. Për goca
bahen: Marca, Marka, Marica, Maria, Marika, Marta.
Shpjegimin e këtij emni puro atlantideas-alban e kam ba dhe
në librat e tjerë që kam shkruejtë. Ka pasun qytete e katunde
të Europës, që mbi 30 përqind e popullsisë mbanin këto
emna edhe para lindjes së Krishtit.
  Mareno. Mar-ren-ò. Ma-ar-en-o. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalinë: Ma renë, Mar renë, kap renë. Ne në
Kavajë edhe sot themi: Ik marenë, do iki marenë (me të

                                                           219
shpejtë). Varianti i dytë duhet të jetë ma i vjetri dhe e kuptoj
me fjalët: Man ar eni, i joni osht. Për goca bahet: Marena.
  Margarita. M‟ar-g-ar-it-a. Në shqip e kuptoj me fjalinë:
Ma-ar gi ari it à, man ar, rracë ari i iti asht. Në këtë formë
mund të përdoret si për femna ashtu edhe për meshkuj. Në
Shqipni, për çuna bahet: Margarit-o.
  Mariano. Mari-an-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: Të marët janë, në shumës. Për goca bahet:
Marianna, Marjana.
  Marinero. M‟ar-in-er-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Man ar
ini erë osht, i mbuluem me virtyte të arta, i yni flad i freskisë
së jetës (er) osht. Për goca bahet: Marinera.
  Marino. M‟ari-in-o. Këtë herë fjalia shprehet në numrin
njejës si: I mari inë, yni òsht, ose: me arë i ini osht. Për goca
bahet: Marina.
  Mario. Mari-ò. Shif Marco.
  Marolo. Mar-o-lo. M‟ar-ol-o. Në shqip e kuptoj me
fjalinë: I marë osht lonë mbi tokë, asht lind, ose: Me ar krah
fluturues osht. Për goca mund të bahet: Marela.
  Martino. Marti-in-o. Këtë emën e kuptoj me fjalinë:
I marti inë, yni osht. Për goca bahet: Martina.
  Martona. Mart-ona. Ky emën dhe emni i maposhtëm
kuptohen njilloj si: Marta jonë asht. Për çuna shkon ma tepër
si: Martioni.
  Martiona. Mart-iona. Shif emnin: Martona.
  Martiola. Marti-ol-a. M‟ar-t‟i-ol-a. Emnin e kuptoj me
fjalët: I marti me al fluturues asht. Variantin e dytë e kuptoj
me fjalët: Me ar të ish, krah fluturues asht. Për çuna mund të
bahet edhe: Martioli, Martiol-o.
  Marzio. Mar-zi-o. Në shqip bahet: Marsi osht, ose mar ze,
nis, zaj, kap etj. Për goca bahet: Marzia, Marsia. Këtë emën
ka edhe Marsia, Marsea e Francës. E ka edhe ylli i Marsit.

220
 Massimiliano. Ma-ass-im-ili-an-o. Me këtë emën të gjatë
na krijohet fjalia e bukur: Më asht imi illi, An, -ò, ose: Ama
asht i imi Ylli e Hana-o. Për goca mund të bahet:
Massimilana.
 Massimo. M‟ass-im-o. Në shqip e zbërthej në: Më asht imi
o. Për goca bahet: Massima, Mashima, Massa, Masha.
 Masiniso. M‟as-in‟is-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Më asht
nji jetë o. Për goca bahet: Masinisa.
 Matroio. Mat-ro. Ky emën na jep nji mësim, sepse na
thotë: I matun rro. Mund të përdoret edhe për goca, kështu
siç asht. Në Egjyptin e lashtë, perëndesha e drejtësisë ka
qenë quejtë Matt, M‟at, (me at), sepse ishte e matun, e
drejtë dhe që i peshonte mirë ngjarjet, para se të merte
ndonji vendim. Simbolet e saj ishin shumë domethanëse: Nji
kandar (ka-nda-ar) dhe nji pupël. Gjajnat duhet të
peshoheshin aq drejtë saqë as pesha e puplës së lehtë fare të
mos peshonte në njanën anë ma tepër. Fjala Mat ka vazhdue
të përdoret me po të njajtin kuptim edhe ke sekti Mas-on, që
kanë si simbol: Nji kompas dhe nji vizore për të matun. Në
Shqipni ekziston krahina e Mat-it, (i matuni yt).
 Matroniano. Mat-roni-an-o. Mat-ro-ni-an-o. Emnin e
kuptoj me fjalët: Me at (me dituni) rron ni, nji Hanë o. Emni
ka kuptim për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet:
Matroniana.
 Matteo. Mat-te-o. Mat-ti-a. Në shqip kuptoj fjalën: I
matun të osht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose
për goca bahet: Mattea.
 Mattia.Mat-ti-a.Shif Mateo.Ka kuptim për të dyja gjinitë.
 Mato. M‟at-o. Në italishten e sotme don të thotë: budalla,
por si emën ka kuptim të kundërt. Siç shifet, kuptohet
menjiherë fjala: Mat, fjalë shumë e vjetër, që tregon se nji
njeri asht i matun, i pjekun. Këtë emën e ka patun grueja e

                                                          221
Thotit, mbretit të fundit të Atlantidës, perëndeshë e
drejtësisë, që mendohet të ketë rrojtun 12 000 vjet ma parë.
Ky emën asht shumë i përhapun në Shqipni. Për goca bahet:
Mat-a. Asht emën i njajtë me emnat: Mattea, Mattia.
  Matone. Mat-one. Emnin e kuptoj me fjalët: I matuni jonë.
Për goca mund të bahet: Matona.
  Maurilio. Ma-ur-ili-o. Në shqip shof fjalinë: Mban urën
ili-o, Mbanë urën lidhëse ylli (jonë)-o. Emën shumë i bukur,
që për goca bahet: Maurila.
  Maurizio. Ma-ur-i-zi-o. Në shqip bahet: Man urën lidhëse,
i zëshmi osht, ose: Majtës ure,si, (që) osht, ku, siç e kam
përsëritë shpesh, fjala ”zi” zavendësohet me fjalët “si” dhe
“ze”, “zaj” në shqip. Për goca mund të bahet: Maurizia,
Maurisia.
  Mauro. Ma-ur-o. Simbas shpjegimeve të masipërme, në
shqip kuptohet menjiherë si: Mban urën lidhëse osht. Për
goca bahet: Maura.
  Medar. Me-da-ar-o. Shqip. Shpjegohet menjiherë me
fjalinë: Më dha ar. Për goca bahet: Medara.
  Medardo. Me-da-ar-do. Edhe ky emën kuptohet
menjiherë në shqip si: Me dhanë ar don. Për goca bahet:
Medarda.
  Medoro. Me-do-or-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Më
dho ar-o. Për goca bahet: Medora.
  Melanio. Mel-ani-o. Emni do ishte ma i plotë nëse do
shkruhej: M‟erë ani o. Në shpjegimin e disa emnave të
masipërm, kam zavendësue fjalën “el” me fjalën “erë” dhe
emnat kanë marrë kuptim. Me këtë ndryshim emni merr
kuptimin: M‟erë ani o, nëpër erë Hani osht, sepse shifet që
emni i Hanës asht në gjininë mashkullore. Për goca ma i
kuptueshëm bahet: Melana e jo Melania, që në shqip ndjek


222
rrugën mashkullore, sepse “Ani” asht emni i Hanës në
gjininë mashkullore.
  Melcart. Me-el-ka-art. Emnin e kuptoj me fjalët: më erë
ky që ka art, që ka arin. Emni në italisht për çuna mund të
bahet: Melcarto, Melkarto, për goca: Melcarta, Melkarta.
  Melchiade. M‟el-cki-a-de. Në shqip duket si e folmja e
përditshme, sepse i thuhet fëmijës: Me erë ki asht dè. Kështu
siç asht, mund të përdoret për goca.
  Melchiorre. M‟el-ki-or-re. Në shqip e zbërthej me fjalinë:
Me erë ky, or re i qiellit. Në këtë emën, prindi i ban qejfin
edhe të afërmve, kur u tregon se i biri asht nji erë, por atyne i
thotë me rrespekt: or re të qielli, ose o mretën (re). Për goca,
në shqip mund të vihet siç asht, nëse me fjalën “re” do të
quajmë renë e qiellit, për goca bahet: Melkiorra. Nëse do
t‟a përdornim në italisht si fjalën “re”, (m‟ret), për goca do
të dilte ma mirë si: Melchiorregina, Melkiorregina.
  Meleki. M‟el-e-ki. Me-el-e-ki. Me ndamjen e bame, edhe
këtij emni i hiqet shtetësia turke dhe arape, sepse kuptohet
plotësisht në shqip me fjalët: Mi ere esht ki, me erën esht ki.
  Ne lashtësi ka qenë quejte: Maaliki, Ma-al-ik-i, që e
përforcon thanien teme dhe kuptohet: Man, mban al (krah
fluturues si engjujt), i ikun, i shëtitun dhe i ditun isht.
  Meletios. Me-el-eti-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë
me fjalët: Me erë, i dituni dhe i pjekun(eti) osht. Për goca
bahet: Meletia.
  Melpomeni. M‟el-pom-en-i. Me-el-p-om-en-i. Grek. Do
ishte ma i saktë nëse do shkruhej: Melpameni, M‟el-pam-en-
i, që në shqip e kuptoj me fjalët: mi erë, i pam, eni isht, i yni
isht. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Me ere, e i pimë, i
dhoni (om, am) eni, i joni isht. Përdoret ma tepër si emën
gocash, por ka kuptim për të dyja gjinitë. Për goca do
shkonte edhe si: Melpomena.

                                                             223
  Menandro. Men-an-dro-o. Emni kuptohet në shqip me
fjalët: I mençëm, si Hana dro osht. Për goca mund të bahet:
Menana.
  Menas. Men-as. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: I-e mençun asht. Në këtë variant mund të përdoret për
të dyja gjinitë.
  Menodora. Men-o-dor-a. Men-o-do-or-a. Grek. Simbas
ndamjes së bame e kuptoj si: I mençëm osht, dor osht, ku na
del emni i vjetër i dorëve të Greqisës së lashtë. Në variantin
e dytë kuptoj fjalinë: I mençëm osht, dho or asht, dhanës ari
asht, ku ari gjithmonë simbolizonte virtytet. Për çuna mund
të bahet: Menodoro.
  Melezio. Me-le-zi-o. M‟el-e-zi-o. Në variantin e parë: me
le, me lind zaj-o, mendoj se shkon bukur për çiftet që kanë
vite që presin t‟u lindë nji fëmijë. Në variantin e dytë kuptoj
fjalinë: M‟er e si o. Për goca bahet: Melezia, Melesia.
  Melissa. M‟el-iss-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Më erë
jeta asht. Mund të përdoret për të dy sekset.
  Melitina. M‟el-it-in-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Më
erë, i yti njishi asht. Për çuna mund të bahet: Melitino.
  Mercede. M‟er-ce-de. Në shqip kuptohet menjiherë ky
emën si: Me erë çe dhe, me erë që e dhe, i ngjashëm me
emnin Erlind. Kështu si asht, mund të përdoret për të dyja
gjinitë.
  Messalina. M‟ess-al-in-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Më
esht krahu fluturues ina, jona. Për çuna bahet: Messalino.
  Messia. Me-es-si-a. Emni i njeriut të shejtë që shumë fé
mendojnë se do rikthehet në tokë (unë e quej Thoti). Emnin
e kuptoj me fjalët: Më esht, syu asht, siç i themi edhe sot:
Më asht drita e syut.
  Mesino. Me-es-in-o. Mesi-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
Më esht ini o, ose: mesi ynë osht. Për goca bahet: Mesina.

224
 Menardo. Men-ar-do. Emën preçis, që në shqip e kuptoj
si: Mend ari të dho. Për goca bahet: Mendarda.
 Menelao. Men-e-la-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Të
mençunin la pas-o, të mençunin ka lind-o. Për goca bahet:
Menela.
 Meneo. Me-ne-o. Men-e-o. Në shqip duket si e folme e
përditshme, ku prindi i gëzuem u thotë të afërmve: Me ne
osht ky fëmijë, ose: mendje(e madhe) esht, osht ky fëmijë.
Për goca bahet: Menea.
 Meneandro. Men-e-an-dro-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I
mençëm esht, Hana dro osht. Për goca mund të bahet:
Meneandra.
 Menenio. Men-e-ni-o. Emnin e kuptoj me fjalët: i mençëm
esht, njishi, i pari osht. Për goca bahet: Menenia.
 Mennone. Mennon-e. Menn-on-e Në shqip: Mendon-e,
mendimtar esht. Ka qenë edhe emni i Aga-menonit, që e ka
pasë si pjesë të emnit të tij këtë emën. Në shqip nuk don
shpjegim. Për goca mund të përdoret kështu siç asht ose:
Mennona..
 Mercurio. Mer-kuri-o. Mer-k‟uri-o. M‟er-ky-uri-o. Këtë
emën e ka pasun nji perëndi në lashtësi, asht emni i yllit të
Mërkurit, asht emërtue edhe metali i langët, merkuri. Me
zbërthimin që i kam ba emnave: Korbini dhe Kurbini, edhe
në këte emën, po të ndjek po atë mënyrë, ky emën do të më
zbërthehet në: Mer kuore, merr zemrën. Në fakt perëndia
Merkuri ka qenë perëndi e luftës, që merrte zemra
luftëtarësh që vriteshin në luftë. Metali i langët: mërkuri asht
vdekje-prurës, po ta fusësh në organizëm dhe të merr jetën,
zemrën, kështuqë emni: Merkuri, merr zemra, asht gjet
shumë i përshtashëm. Varianti i dytë na tregon për nji fëmije
qe asht m‟er, në qiell dhe asht i shejtë, sepse asht urë lidhëse


                                                            225
mes njerëzve dhe zotit. Për goca bahet Mercuria,
Merkuria, edhe pse e ka pas nji perëndi mashkull.
  Meriem. M‟eri-em. Emni kuptohet menjiherë me fjalinë:
më esht eri em, engjëlli që futuron nëpër erë, në qiell, i emi
asht. Kështu siç asht, ka kuptim për të dy gjinitë.
  Mesalino. Me-es-al-in-o. Simbas ndamjes së bame, kuptoj
emnin: Më esht ali inë o. Për goca bahet: Mesalina.
  Mesilio. Me-es-ili-o. Emni kuptohet me fjalët: Më esht Ili
o. Për goca bahet: Mesilia.
  Mesina. Me-es-ina. Emën qyteti në Itali që e kuptoj me
fjalët: Më esht ina, jona, Ose: Më esht njishi, e para.
  Metaponto. Me-et-a-pi-on-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët:
Me dituni(et) asht pi, pirsos, i joni (Hon) të osht.
  Metauro. Me-et-a-ur-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Me
pleqsitë e etënve asht, urë ndërlidhëse osht. Për goca bahet:
Metaura.
  Metello. Met-e-llo. M‟et-el-o. Emni Met ka qenë dhe asht
i përhapun në Shqipni, por ky emën ka kuptimin: Meti,
mbeti në jetë, të lindunin dho (llo, lo Zoti). Në variantin e
dytë kuptoj fjalët: Me dituni, ere osht, i ditun si era osht. Për
goca mund të bahet: Metella.
  Meteo. Me-et-te-o. Emnin e kuptoj me fjalët: me ditunitë
(et) të osht. Për goca bahet: Metea.
  Metrodora. M‟et-ro-dor-a. M‟et-ro-do-or-a. Grek. Në
variantin e parë kuptoj fjalinë: Me dituni (et) rron, dor asht.
Në variantin e dytë kuptoj fjalinë: Me dituni rron, dhonës
ori, ari asht. Në këtë formë mund të përdoret për të dyja
gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Metrodor-o.
  Metrofane. M‟et-ro-f-an-e. Në shqip e zbërthej në: Me
dituni (et) rro, fluturak Hane-e. Kështu siç asht, mund të
përdoret edhe për goca, ose: Metrofana.


226
  Mëhill. Mëhill. Emën shqip, që ma i saktë do ishte: M‟ill,
Mi ill, mbi ill, mbi yllin. Emën shumë ambicioz. Për goca
bahet: Mhilla. Milla. Mila.
  Mia. Mi-a. Në italisht kjo fjalë don të thotë: imja. Në shqip
fjala “mi” don të thotë: mbi, sipër dhe kjo ndajfolje e
shkurtën kuptohet si: I sipërm, qiellor asht. Për çuna bahet:
Mio.
  Mihan. M‟i-han. Shqip. Emni kuptohet menjihere me
fjalet: I naltë , mi, mbi Hanën. Përdoret si emën dhe si
mbiemën në Shqipni. Për goca mund të bahet: Mihana.
  Milena. M‟il-en-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Mi il, mbi
yll i eni asht. Për çuna bahet: Milen-o.
 Mihal. Mi-hal. Mi-al. Shqip. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: Mi, mbi krahët fluturues (al). Emni ka kuptim për të
dyja gjinitë, por përdoret ma tepër për çuna.
 Mihail. Mihail. Mi-a-il. Shqip. Emni kuptohet menjiherë
në shqip me fjalët: Mi, mbi, kalur asht Ili, Ylli. Për goca
mund të bahet: Mihaila.
 Milano. Mi-il-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi, mbi yjet,
Hanë osht.
 Milone. Mi-il-one. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi Ilin i joni
esht. Për goca bahet: Milona.
  Milos. M‟i-il-os. Shqip. Emni kuptohet me fjalët: Mi il
osht, mbi yjet osht. Emni shkon për të dyja gjinitë.
  Milosao. M‟i-il-os-ao. Emni kuptohet me fjalët: Mi il osht.
Mbrapashtesat janë për zbukurim dhe e bajnë që të përdoret
për të dyja gjinitë.
  Mimma. Mimma. Ma i plotë ky emën duhet të shkruhej:
Mi-im-m‟a, që e kuptoj si: I sipërmi, qiellori im, më asht.
Për çuna mund të bahet: Mimmo, Mimmi.
  Mina. Mi-na. Mi-ne. Në këtë emën kuptohet ma mirë
kuptimi i fjalës”mi”, sepse emni kuptohet si: Mi,mbi na të

                                                           227
gjithë asht ky fëmijë. Në Shqipni përdoret dhe si: Emine, E-
mi-ne. Për çuna mund të bahet: Mina, Mino.
  Michelangelo. Mik-e-l‟angelo. Në shqip e kuptoj me
fjalinë: Mik esht angjëlli, mik asht engjulli. Për goca mund
të bahet: Michelangela, Mikelangjela
  Michele. Mik-ke-le. Mik-e-le. Në variantin e dytë asht nji
emën domethanës, që e përdorim edhe sot kur themi: Mik,
miq jemi le në këtë botë. Për goca bahet: Michela, Mikela.
  Miles. Mi-il-es. Ke emni kuptoj fjalët: Mi il esht. Për goca
bahet: Mila.
  Milo. Mi-lo. Mi-il-o. Në shqip merr kuptimin: M‟i dho(m‟i
llo Zoti), ose më Dho, llo, lo Zoti nji fëmijë, ose: Mi, mbi ill
osht. Për goca mund të bahet: Mila.
  Min-ar-e. Min-ar-et-t‟o. Emni i vjetër që enciklopeditë e
quajne “arap” asht: Man-ar, emën që verteton dy emnat e
masipërm dhe marrin kuptim në gjuhën shqipe me fjalët:
Min ar, mbin nga toka si ar. Minareto, kuptohet si: Min,
mbin ar i ditunive (et) të o. Emni i tretë kuptohet menjiherë
në shqip me fjalët: man,mban arin mbrenda.
  Mincio. Mi-in-çi-o. Në këte emën kuptoj fjalët: Mi in, mbi
njishin, mbi mbretin çi osht, ç‟osht. Për goca bahet: Mincia.
Minçia.
  Minervo. Mi-in-er-vo. Shif emnin Minervino.
  Minervino. Mi-in-er-vi-n-o, Min-er-vin-o. Në shqip do të
kemi: Mi in,(nji),erë vi. Fjala “n” e kthen në shumës emnin.
E shpjegueme për të gjithë, don të thotë: Asht ma i parë se i
pari, erë e mirë i vjen. Për goca bahet: Minervina,
Minerva.
  Miranda. Mir-an-da. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Të
mirin Hana dha. Për çuna mund të bahet: Mirando.
  Mirella. Mir-e-lla. Mi-ir-el-la. Kuptohet menjiherë
domethania e këtij emni si: Të mir e lla, mirë e la, mirë e

228
dha, mirë e lindi. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Mbi hir
yllin la. Për çuna mund të bahet: Mirello.
  Mirco. Mir-ç‟o. M‟ir-ç‟o. Mirko. Emnin e kuptoj me
fjalët: I mirë ç‟osht ose: mi ir, hir ç‟osht, ko osht. Për goca
bahet: Mirka, Mirça.
  Miriam. Miri-am-unë. Ka qenë emni i fëminisë i
Alesanderit të Maqedonisë, gja që tregon origjinën e
padiskutueshme të tij albanofone. Njkohësisht mendoj se
emni: Ale-sa-nder, duhet të ketë qenë emën nderimi për ate
çun të guximshëm, që në moshën 20-vjeçare nisi pushtimin e
botës, pa qenë i zoti asnjani që ta frenojë dhe vuni ligje të
drejta në vendet e pushtueme. Emni në shqip nuk don
shpjegim. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca.
  Mirta. Mir-t‟a. Mi‟ir-t‟a. E mira të asht. Në variantin e
dytë kuptohen fjalët: Mi, mbi hir të asht. Për çuna bahet:
Mirto, Miri, Myrto.
  Mirtidal. M‟ir-ti-dal. Mi-irt-i-da-al. Kuptohet menjiherë
fjalia: Mir të dal, i mirë kam lind, ose: me ir, me bukuri kam
dalë në dritë, kam lind e jam ba me krahë. Në këtë formë
mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Mirocleto. Mir-o-cl‟et-o. Ma i plotë do ishte sikur të
shkruhej: I miri ç‟na leu pleqësitë-o. Shifet dialekti çam. Për
goca bahet: Mirocleta.
  Misaele. Mi-isa-e-le. Nëse marrim parasysh
njillojshmëninë e emnit Isa me emnin “jetë”, ky emën merr
kuptimin: Mi, mbi, jetë më esht le, dmth se ai fëmijë ia ka
mbushë shtëpinë me jetë. Me këte shpjegim i hiqet shtetësia
ebraike këtij emni biblik. Për goca mund të përdoret siç asht
ose: Misaela.
  Mitileno. Mi-it-il-en-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Mbi (të
tjerët) iti, i yti il i jem osht. Për goca bahet: Mitilena.


                                                           229
  Mitridati. Mi-it-ri-da-at-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi,
mbi (të tjerët) i yti rri, dhanës ditunish isht. Emni asht i
përshtatshëm për të dyja gjinitë.
  Mitro. Mi-it-ro. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi (të tjerët) i
iti rron. Me këte formë ka kuptim për të dyja gjinitë. Po të
ndryshohet, i ndryshon kuptimi.
  Mitrovica. Mi-it-ro-v-ic-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Mi
të tjerët, rron njishi iç-a.
  Modesto. Mo-de-est-o. Në italisht dhe në shqip, me këtë
fjalë përshkruhet ai person që nuk mburret për veprat e mira
që ban. Simbas ndamjes së bame, e shpjegoj me të folmen
dialektore: Mo, dhe (i butë) esht o. Për goca bahet:
Modesta.
  Monaldo. Mon-al-do. Në zbërthimin e disa emnave të
maparshëm, kam dhanë mendimin se fjala “mon” asht
shkurtim i emnit të Zotit të madh, që quhej “Amon” nga
popullsia albanofone në lashtësi. Në këtë mënyrë emni merr
kuptimin: Mon (Zoti) krahë dho. Emën shumë i bukur dhe
figurativ. Për goca mund të bahet: Monalda.
  Monike. Mon-ik-e. M‟on-ik-e. Grek. Në shqip dhe italisht
asht: Monika. Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me
fjalët: Mon i ikun, i shëtitun, i ditun esht, ku e kam sqarue
disa herë se fjala”mon” në lashtësi ka qenë shkurtim i emnit:
Amon, zotit të madh të pellazgëve, ose: mbi Honë. Nëse
asht kështu, emni ka kuptim vetëm për çuna, por ky emën
asht përdor dhe përdoret kryesisht për goca. Variantin e dytë
e kuptoj me fjalët: Mbi Honë, i ikun, i shëtitun asht. Për
çuna mund të bahet: Moniko. Moniço.
  Mondo, Mon-do. Ky emën në italisht don të thotë: Globi i
tokës. Simbas mendimit tem, fjala Mon-do, duhet të jetë e
vjetër, qysh nga koha e Atlantidës, sepse në shkrimet e
Thotit jepet koncepti i botës dhe i universi dhe simbas

230
urtësisë dhe mençunisë së atlantidheasve, asht vendos emni
Mon-do, Mon-dho, Zoti të dha, Jetë të dha. Në fillim të
këtij libri kam sqarue se emni “Zot” dhe “Jetë” janë të
njillojtë, kështuqë kjo tokë na ka dhanë jetën, na ka
dhanë edhe zotin, sepse po të mos ishte kjo tokë, nuk do
të jetonim, nuk do të shijonim këtë jetë në këtë botë dhe
nuk do njiheshim me fuqinë e Zotit. Për goca bahet:
Monda.
 Monitore. Mon-it-o-re. Në shqip kuptohet menjiherë sikur
po e flasim sot këtë emën kur të afërmit të thonë: Moni it
osht re, mret. Nji emën shumë ambicioz . Në italisht ky
emën ka kuptimin: Monitorare, në shqip asht pak a shumë:
vëzhgim, studim i kujdesshëm etj. Për goca bahet:
Monitora.
 Moreno. Mor-ren-o. Në shqip kuptohet menjiherë si: Mori
renë-o, dmth se fluturon dhe arrin deri ke retë dhe i merr ato.
Për goca bahet: Morena.
 Moira. Mo-ir-a. Emni duket si e folmja e përditshme e
popullit: Mo ir-a; mo, nur asht, e bukur shumë asht, më osht
hir a. Për çuna bahet: Moiro.
 Morena. Mo-re-n‟a. Si ma sipër, e kuptoj si: Mo, re na
asht, More miq, re i qiellit na asht ky fëmijë. Për çuna bahet:
Moreno.
 Morgana. M‟or-g-an-a. Ma i saktë do ishte nëse do
shkruhej: Mi or, mbi ar-gi-Hana asht. Për çuna mund të
përdoret njilloj ose: Morgano.
 Muji, Mujo. Ilir. Emnin e kuptoj si: Mundës, mujtës, ose
me fjalën: M‟uj-o, mbi ujë osht, që e lidh me kujtimin e
Thotit, që mbijetoi nga përmbytja e madhe. Për goca mund
të bahet: Muja.
 Musa. M‟us-ai-a. Në këte emën, nëse fjalën “us” e
barazojmë me fjalën “ish=isa=jeta”, atëhere emni do marrë

                                                           231
kuptimin: Më jetë asht, ose: me jetë ai asht, në jetë ai asht.
Për goca mund të bahet: Musa.
  Musolini. M‟us-ol-in-i. Ka qenë mbiemni i kryeministrit
italian në kohën e luftës II botnore, që e kuptoj me fjalët:
Më usht, më asht krahu fluturues i ini, i yni, ose: më asht
krahu fluturues, njishi isht, i pari isht. Emën i përshtatshëm
për nji njeri të madh, që, për fat të keq, iu thye krahu dhe e
humbi luftën.
  Muziano. Mu-zi-an-o. Muzi-an-o. Del emën me dy
kuptime, por kuptimi i dytë na kujton Myzët, muzët, të
zdukun fizikisht e historikisht nga serbët. Emnin e kuptoj me
fjalët: Mu si Hanë osht, ose: Muzi janë o. Për goca bahet:
Muziana.
  Myzafer. Myz-a-f-er-ò. Shqip. Ky emën (MYZ) na ruan
kujtimin e emnit të popullsisë së zhdukun komplet
fizikisht dhe historikisht nga sllavët serbë. Ka qenë
popullsi ilire shqipfolëse, që ka pas banue në territoret e
Sërbisë së sotme. Emni: myz-a-f-er-ò në shqip zbërthehet
në: Myz à, asht, fluturak si era òsht. Për goca bahet:
Myzafere.
  Myzegene. Myze-gen-è. Shqip. Myze-gj-en kuptohet
menjihere si: Myzë, rracë jen. Përdoret ma tepër për goca.
  Myzejenè. Myze-jen-è. Shqip. Në shqip nuk don
shpjegim. Përdoret ma tepër për goca.


                              N

  Nadia. Na-di-a. Kuptohet menjiherë si: Na di asht, na asht
i ditun. Për çuna mund të bahet: Nadio.
  Namazio. Nam-a-zi-o. Në shqip përdoret fjalia: ai asht me
nam, ai asht me emën. Në këtë emën shprehet pikërisht kjo
232
gja: Nami, emni, fama, asht zanë, ka fillue. Prindi, me
lindjen e këtij fëmije mendon se ka nisë të bahet me emën,
me nam. Për goca bahet: Namazia, Namazea. Asht në listën
e emnave të vjetër italianë. Edhe ky emën i heq shtetësine
turke dhe arape fjalës namaz.
  Napoleone. Nap-o-leon-e. Në shqip asht: Nap-lon, Nap-o-
lon. Në shpjegimin që i kam ba këtij emni, në librin tem
“Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, më rezulton që
ky emën të jetë i njillojtë me emnin: Apolon, sepse fjalët
“NAP” dhe “JAP” shprehin të njajtën gja në shqip, dmth se
të japin për t‟u dëfrye. Në Shqipni asht edhe vallja e bukur
dyshe e Naplonit. Në italisht asht ba Nap-o-leon-e, dhe ka
kuptimin: Nap osht, dhanës osht leon esht; dhe nuk del me
shumë kuptim. Mendoj se ka qenë nji emën i dytë i
Apollonit, me të cilin e kanë pasë quajtë krahina të
ndryshme. Megjithëse e ka pas mbajtë nji perëndi mashkull,
ka kuptim edhe për goca, si: Napolona, Naplona.
  Napoli. Nap-oli. Në shqip kuptohet menjiherë emni i
Napolit me fjalët: Nap, ap, jap oli, nap krah fluturues.
  Narciso. N‟ar-c‟is-o. Në shqip kuptohet menjiherë: Në ar
ç‟isht, dmth se ai fëmijë ka lindë në nji familje të pasun me
pasuni, por edhe të pasun me virtyte. Për goca bahet:
Narcisa, Narçisa.
  Narchissos. N‟ar-ki-iss-os. Grek. Mendoj se do kishte ma
me kuptim nëse do shkruhej: Në ar ki sis osh, në ar, i
mbuluem me ar(me virtyte të arta) ky, shif si osht. Emni asht
i ngjashëm me variantin e emnit në italisht: Narçis. Për goca
bahet: Narkisa.
  Narseo. N‟ar-se-o. Edhe ky emën ka kuptimin e emnit të
masipërm, sepse na thotë: Në ar se osht, në ar na osht. Asht
nji mënyrë të folmeje dialektore, e ruejtun shumë mirë ke ky
emën. Për goca bahet: Narsea.

                                                         233
 Narses. N‟ar-se-es. Greqisht dhe shqip. Asht emën i
ngjashëm me emnin e masipërm.
  Narsete. N‟ar-s‟et-t‟e. Kjo mënyrë të foluni, me pak
zanore, asht karakteristike edhe sot në të folmen popullore e
duhet pasun kujdes në deshifrimin e fjalëve të vjetra, që të
kuptohen mirë këto fjalë e t‟i vihen zanoret në vendin dhe
cilësinë e duhun. Në këtë rast emni merr kuptimin: Në arin e
etënve të esht. Kështu si asht, mund të përdoret edhe për
goca ose: Narseta.
  Natale. N‟at-a-le. Ky emën në shqip merr kuptimin: Në
at(dituni) asht le. Mund të interpretohet edhe si: nata asht le,
por nuk e pranoj, sepse nata, e zeza, asht quejtë gjithmonë e
huaj dhe armiqësore për popullsinë atlantidease-albane të
Europës. Natale asht edhe emni i festës së Nataleve. Kështu
siç asht, mund të përdoret edhe për goca, ose: Natalea, që
bahet: Natalia, Natalina e që kanë të njajtin kuptim.
  Nazzario. Na-az-za-ari-o. Simbas meje, duhet të ketë
qenë: Na-as-za-ari-o dhe merr kuptimin: Na asht nji za, nji
famoz prej ari-o., ose: na asht ai që zan, kap arin o. Për goca
bahet: Nazzaaria.
  Nazzaro. Na-az-za-ar-o. Shif Nazzario. Për goca bahet:
Nazzara.
  Nazzareno. Na-zza-re-no. Zbërthimin e këtij emni e kam
ba edhe në hyrjen e këtij libri dhe asht i qartë e kuptohet
menjiherë në shqip. Fëmija i sapolindun do jetë i fortë sa të
flururojë e të zajë, të mbërthejë renë. Për goca bahet:
Nazzarena.
 Nazareto. Nazareto. Asht emën i ngjashëm me emnin e
masipërm.
 Nailos. Na-a-il-os. Shqip. Emni kuptohet menjiherë si e
folme e përditshme gegënishte: Na a ili, na asht ylli,ose:
yllor osht. Për goca bahet: Naile.

234
 Nearco. Ne-ar-ko. Ne-ar-ç‟o. Ma i kuptueshëm asht po të
shkruhet në italisht e të lexohet në shqip , që e kuptoj me
fjalët: Në ar kò osht. Për goca mund të bahet: Nearka,
Nearça.
 Neilos. Ne-il-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë si: Në
il osht, ke yjet osht. Për goca bahet: Neila.
  Neiva. Ne-iv-a. Shif Nives.
  Nepoti. Nep-o-ti. Emni kuptohet me fjalët: nep or ti, më
jep dituni or ti. Emni shkon për të dyja gjinitë. Me këte
emën dhe me emnin: Nep-tuni, provohet thania ime se emni
i Nap-lonit asht i njajtë me emnin e Ap-lonit, sepse fjalët
“ap” dhe “nap”, nep, janë e njajta gja në shqip.
  Neptuni. Nep-tuni. Emën perëndie në lashtësi. Simbas
ndamjes së bame, jepet dhe karakteristika e tij: Nep, jep
rrufe që tundin tokën. Simbas kuptimit që ka, mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Nektarios. Ne-kt-ari-os. Grek. Në shqip: Nektar. Ky
emën ka marrë e ka dhanë me emnin e nektarit të lules, që
unë e kuptoj me fjalët: Në kët ar os. Në të folmen e
përditshme gegënishte germa “ë” përdoret shumë rrallë. Në
këtë formë mund të përdoret për të dyja gjinitë, ose për goca
mund të bahet: Nektar-a.
  Neophytos. Ne-o-p-hyt-os. Grek. Këtë emën e kuptoj me
fjalët: Në esht, o, pi hyt osht. Emën i bukur, që për goca
bahet: Neophyta.
  Neopolo. Ne-o-pol-o. N‟e-o-p-ol-o. Del emën i bukur në
shqip, ku prindi i thotë miqve qysh para se të lindë fëmija:
Nëse më lind fëmija, ai do të jetë poli drejtues i juaji,ose: Në
esht, osht i pimë, në krah fluturues osht. Për goca mund të
bahet: Neopola.
  Neoterio. N‟e-o-t‟eri-o. Ky emën më del me disa kuptime


                                                            235
në shqip: Në se osht- teri, terra, toka o, ose: në se osht te era
os. Për goca mund të bahet: Neoteria.
  Nepote. Nep-ot-e. Emnin e kuptoj me fjalët: Nep, i jep (të
tjerëve) i joti esht. Emni kuptohet për të dyja gjinitë.
  Nereo. N‟er-e-o. Në shqip kuptohet menjiherë si: Në erë
esht-o, dmth si engjelli që fluturon. Për goca bahet: Nerea.
  Nerone. N‟er-ron-e. Ner-on-e. Në shqip kuptohet me
fjalinë: Në erë (si engjëll) rron, ose Neri, nderi jonë eshtë.
Në të dy variantet asht emën i bukur dhe shprehës. Në këtë
formë mund të përdoret për goca ose: Nerona.
  Nermine. Ner-mi-ne. N‟er-mi-ne. Në këtë emën shof edhe
zanafillën e emnit “ner”, të cilën na e ve në dukje ky emën,
ku unë shof fjalinë: Ner, nder, je mi ne. Në variantin e dytë
asht: Në erë, në qiell, (si engjëll je) mbi ne. Të jesh në qiell,
në er, je i nderuem, sepse je me engjujt. Kështu siç asht,
mund të përdoret dhe për çuna, dhe për goca.
  Nesios. N‟e-si-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: Në
esht- si osht, ose: në sy osht, ose: Na esht, si, sy (i bukur)
esht. Për goca bahet: Nesia.
  Nestor. Nestor. Greqisht dhe shqip. Shif emnin Nestore.
  Nestore. N‟est-ore. N‟est-or-e. Në shqipen e përditshme
kuptohet menjiherë si: Na esht-ore, ose: Na esht or, na esht
ar-è. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca.
  Nicomedo. Ni-ko-me-do. Emni kuptohet me fjalët: Njin ko
më dho(Zoti). Për goca bahet: Nikomeda.
  Ninfa. Nin-f-a. Në shqip ky emën don të thotë: Shtoj-zot-
vallen. Me ndamjen e bame kuptohet ndryshe: Njana,
fluturake asht, njana engjull asht. Kështu siç asht, ka kuptim
për të dyja gjinitë.
  Nives. N‟iv-es. Fjalën”iv” në emnat e masipërm e kam
shpjegue si: I vendosun dhe, nëse asht i saktë mendimi im,


236
ky emën merr kuptimin: në të vendosunin esht, i vendosun
esht. Për goca bahet: Nivea.
  Nino. Nin-o. Me anën e këtij emni të thjeshtë kuptohen
edhe emnat e maposhtëm. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë:
Nin osht, dmth se asht njishi, i pari. Për goca bahet: Nina.
  Nicarete. Nikarete. Ni-ca-rete. Këtë emën të shkruejtun
italisht e lexoj në shqip dhe më jep kuptimin e emnit, sepse
kemi: Ni çan retë. Sikur ta lexoj në italisht më del: N‟i ka
retë, njishi ka retë. Në variantin e dytë, prindi uron që i biri
të bahet zotnues i reve, ashtu si perënditë. Emën shumë
ambicioz. Për goca ngelet njilloj.
  Nicea. Ni-ce-a. Në shqip duket emën i thjeshtë, që
kuptohet shpejt: Nishi çe, (që) asht. Në këtë formë përdoret
edhe për goca.
  Niceforo. Ni-ce-f-or-o. Në bazë të zbërthimit të emnave të
masipërm, këtij emni i jap kuptimin: Ni çe, njin që fluturak
ari osht, njishi që fluturak ari osht. Për goca mund të bahet:
Nicefora, Niçefora.
  Niceto. Ni-cet-o. Në shqip e zbërthej në: Nin i çet, i qetë
osht. Njani i qetë asht. Për goca mund të bahet: Niceta,
Niçeta.
  Nicezio. Ni-ce-zi-o. Në ship duket si e folme e përditshme,
sepse më del: Ni çe si o, njin që shife si osht, dmth se asht
njishi dhe ma i miri. Për goca bahet: Nicezia, Niçesia.
  Nichita. Ni-chi-t‟a. Ni-ki-t‟a. Siç shifet dhe nga ndamjet,
emni kuptohet menjiherë në dialekt si: Ni, njishi ki, ky të
asht. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Nicla. Ni-c‟la. Në shqip del emni: Nin ç‟la, me kuptimin
që ka lind nji fëmijë, që do të jetë njishi, i pari. Në këtë
formë përdoret si për goca ashtu edhe për çuna.
  Nico. Ni-co. Emni i thjeshtë dhe i bukur zbërthehet në: Nin
osht ko, këtu. Për goca (dhe çuna) mund të bahet: Nika.

                                                            237
  Nicola. Ni-co-la. Në shqip zbërthehet në: Nin ko la, ose:
Nji ko, (këtu) la në jetë. Në Shqipni përdoren dhe dy
përbamëset e këtij emni: Nika dhe Kola, që edhe pse
mbarojnë me zanoren “a”, prap se prap përdoren ma shumë
për meshkuj. Në Shqipni përdoret dhe emni: Coli, Ç‟oli. Në
formën: Nicola, Nikola përdoret për të dyja gjinitë.
  Nicoletta. Ni-c‟ol-et-t‟a. Ni-ç‟ol-et-a. Simbas ndamjes së
bame, kuptoj fjalinë: Njani(ni) çfarë krah fluturues i
pjekun(et) të asht. Për çuna bahet: Nicoleto, Nikoleto.
  Nicolas. Ni-ko-las. Ni-ko-ol-as. Grek. Asht i ngjashëm me
emnat e masipërm.
  Nicolaos. Ni-ko-la-os. Grek. Shif emnat e masipërm.
  Nicomahu. Ni-ko-mahu. Ni-ko-m‟ah-u(usht). Ni-ko-me-
a-ahu. Ilir. Emni kuptohet menjiherë në shqip. Për goca nuk
më duket i përshtatshëm.
  Nikandros. Ni-ka-an-dro-os. Grek. Në dialektin gegënisht
e kuptoj me fjalët: Ni ko, ni këtu Hanë dro osht, Hana
mundet që osht. Për goca bahet: Nikandra.
  Nikephoros. Ni-ke-ep-hor-os. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: Ni ke, njin ke, ep ar osht. Për goca bahet: Nikephora.
  Niketas. Ni-ke-et-as. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët:
Njin ke, i ditun(et) asht. Në këtë formë mund të përdoret për
të dyja gjinitë, ose për goca thjesht: Niketa.
  Nikokli. Ni-kok-ili. Ilir. Edhe ky emën i bukur ilir
kuptohet menjiherë në shqip. Për goca mund të bahet:
Nikokila.
  Nilde. N‟il-de. Ni-il-de. Kuptohet menjiherë me fjalinë:
Nji yll dheu, nji yll dhe (me dhanë). Kështu siç asht mund të
përdoret për të dy sekset.
  Nicodemo. Ni-co-dem-o. Këtë emën unë e zbërthej në: Nin
ko dem o, ose njishi që asht ko, këtu, i fortë si demi i lopës
osht. Në këtë emën më del fjala “dem”, e përdorun në

238
kombinimin me emnin “Adem”, që asht Adami i Biblës. Në
këtë emën fjalën “dem” e shof me kuptimin e mashkullit të
fuqishëm të lopës, ashtu siç e kam dhanë edhe në zbërthimin
e emnit Adam. Për goca nuk shkon, sepse emni i demit asht
mashkullor.
 Nicomedia. Ni-co-me-di-a. Ni-ko-me-di-a. Emnin e
kuptoj me fjalët: Njin ç‟o, ko, me dituni asht. Emni mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
 Nili. Ni-il-i. Emni i këtij lumi kuptohet shumë mirë në
shqip si: Nji il isht, nji yll isht.
 Niniano. Ni-ini-an-o. Në këtë emën shof fjalinë: Nishi ini
an o, njishi ynë, Hanë osht. Për goca bahet: Niniana.
 Noè. Në Bibël mbahet si njeriu që shpëtoi nga përmbytja e
madhe dhe rikrijoi popujt e botës.
 Edhe kuptimin e emnit të Noes e kam trajtue në librin tem
”Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën”. Simbas meje,
emni i Noes asht transformim i emnit që përdoret edhe sot
në Shqipninë e Veriut: N‟oi, N‟ui, që kuptohet me fjalën: Në
ujë dhe asht emni i Thotit, mbretit të fundit të Atlantidës, që
shpëtoi nga uji. Në Kuran Noe quhet Nui, N‟uji, kështuqë
vërtetohet dhe thania ime. Edhe pse e ka pasun nji person
biblik mashkull, mund të përdoret edhe për goca, sepse siç
asht, përdoret për të dyja gjinitë.
 Noemi. Noe-emi. Në listën e emnave asht paraqit si emën
femnor.
Nëse pranojmë se Noe ishte nji burrë, emni merr kuptimin:
Noe-emi, Nui im. Nëse do e marrim, siç e kam shpjegue
unë, me origjinë atlantido-albane, atëherë emni na tregon se
asht krijue para Noes dhe shpjegohet me shqipen: Noj jemi,
në ujë jemi, ku siç e kam thanë ke libri:”Thoti i pavdekshem
na zbulon Atlantidën”, emni i Noes, simbas mendimit tem,
asht i njajtë me emnin e Thotit, që shpëtoi nga uji. Nëse do

                                                           239
donim të bahej për goca duhet të shkruhet: Noeme, Noemia.
  Norberto. N‟or-bert-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Në
ar(flori) i piri në kupë osht. Për goca bahet: Norberta.
  Norina. Nor-in-a. N‟or-in-a. E kuptoj si: N‟ori inë (jonë)
asht, Në ar njishi asht. Për çuna bahet: Norino.
  Nostriano. N‟ost-ri-an-o. Nostri-ano. Emni duket si italo-
shqip, por besoj se në antikitet duhet të ketë pas kuptimin: na
osht rinues Hane. Për goca mund të bahet: Nostreana.
  Nuccia. Nuc-ci-a. Nuç çi a. Ky emën përdoret me ledhe
për gocat e vogla, që zbukurohen me vello e bahen nuse,
nuçe. Nëse fjala “nuç” nuk ka kuptim tjetër, atëherë fjala
“nuccia” don të thotë pikërisht si në shqip: Nuçia e na del
emën shumë i vjetër.
  Nunziata. Nun-zi-at-a. Këtë emën e kuptoj si: Nun si at
asht. Emni ma tepër asht mashkullor, megjithëse asht në
listën e emnave femnorë.
  Nunzio. Nun-zi-o. Në shqip NUNI ishte nji mik, që
zavendësonte vëllanë e kalue vëllait. Emnin e kuptoj si: Nun
zaj o. Prindi mendon që fëminë, kur të rritet, ta ketë në vend
të vëllait e kalue vëllait. Për goca nuk shkon, sepse nuni
ishte gjithmonë nji burrë, ndërsa gruas së tij i thonin: Ndri-
kulla, nri-kulla.
  Nymphodora. Nymph-o-dor-a. Nymph-o-do-or-a. Grek.
Në Greqinë e lashtë, nymfat kanë qenë si shtojzotvallet, që
njifeshin në Shqipni. Në këtë emën kuptoj fjalët: Nymfë
osht, dor(nga rraca e dorëve) asht, ose: Nymfë osht dhonëse
ori, ari asht. Për çuna nuk shkon, sepse nymfat ishin femna.




240
                               O

  Odenati. O-den-at-i. Në këte emën dhe në të tjerë ma
poshtë, shof fjalën “od” të përsëritet disa herë. Nëse kësaj
fjalë i vejmë nji domethanie, atëhere emnat marrin kuptim.
 Me fjalën “od”, në Shqipni quhet oda e shtëpisë, dhe ndofta
kjo fjalë mund të ketë kuptimin: asht odë, asht rracë e
shtëpisë, fisit etj. Mundet të jetë edhe shkurtim i fjalës: osht i
ditun, ose thjesht formë dialektale e foljes: ardhë (në jetë),
Emnin e kuptoj me fjalët: Osht dhënë ati i ditun. Për goca
nuk më duket i përshtatshëm.
  Oddone. Od-don-e. Emni zbërthehet si: Osht dhonë. Për
goca mund të ngelet po ashtu, ose: Oddona.
  Oderico. Od-er-ic-o. O-der-ik-o. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Asht er ik, dmth se ai fëmijë asht i shpejtë si era, ose:
osht derë ( e madhe) i ikun, i shëtitun o. Për goca bahet:
Oderica, Oderika.
  Oderzo. Od-er-zo. Od-erz-o. O-de-er-zo. Asht emën
qyteti në provincën e Trevisos ku banoj unë dhe, siç shifet,
kuptohet në shqip me fjalinë: Osht er zonë, dmth asht vendi
ku fillojnë, zojnë e fryjnë ernat. Në variantin e dytë kuptohet
si: Osht erz, (nderi i vendit)-o. Varianti i tretë më jep fjalët:
Osht dheu ku erën zoj, kap. Në të tre variantet, asht emën i
bukur. Në të gjithë variantet e emnave të vjetër fjalët:” Er-
zo” ose “er-so” përsëriten.
  Odetta. Od-et-ta. Me arsyetimin e masipërm, ky emën
zbërtheht në: Osht e dituna. Për çuna bahet: Odetto.
  Odilia. Od-ili-a.O-dili-a. Këtë emën e kuptoj si: Osht Ili-a,
osht ylli-a, ose ma i saktë asht: osht dilli-a. Për çuna bahet:
Odili-o. Në Shqipni ekziston në formën: A-dil.
  Ofanto. O-f-an-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Osht
fluturak Hane të osht. Për goca mund të bahet: Ofanta.

                                                             241
  Ofelia. O-f-eli-a. Asht emën i mbajtun dhe nga e dashura e
Hamletit. Emni në shqip kuptohet si: Osht fluturake ere-a,
dmth se asht si engjëll.
  Olga. Ol-g-a. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Ol-gi-a,
që e kuptoj si: Krah fluturues e gjinit familjar asht. Me këtë
kuptim mund të përdoret edhe për çuna ose: Olgio, Olgiu.
  Olibrio. Ol-i-bri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Krah
fluturues isht, bri mbrojtës osht. Për goca bahet: Olibria.
  Odidone. Od-i-don-e. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Osht
i dhonë, asht lindun për t‟u ba diçka në jetë. Për goca bahet:
Odidona, ose ashtu siç asht.
  Odorico. Od-or-ic-o, O-d‟oric-o. Në këtë emën na jepet
përsëri emni i dorëve të lashtë, që kanë pas banue në trojet e
Ilirisë së jugut, që mendohej të ishin flokëverdhë si ari. Për
goca bahet: Odorica, Odorika.
  Oikoumenios. O-ik-o-u-me-ni-os. Oi-ko-u-meni-os.
Grek. Ma tepër më duket i pranueshëm varianti i dytë, që e
kuptoj si: Oi ko, i mençmi osht. Për goca mund të bahet:
Oikoumenia.
  Olanda. Ol-an-da. Emnin e kuptoj me fjalët: Ol, al, krah
fluturues Hana dha. Shkon për të dy sekset dhe për çuna
mund të bahet: Oland-o.
  Olimpio. Ol-im-pi-o. Ka qenë e asht emën mali në Greqi.
Fjala “ol” mund të jetë e njivlefshme edhe me fjalën
“Voj(ullini)”, që fëmija të ishte i shijshm, i butë e i
nevojshëm si voji i ullinit për të afërmit. Me këtë arsyetim
emni merr kuptimin: Oli im për ta pi në kupë osht. Në
dialekte të ndryshme, shpesh herë zanorja “o” zavendësohej
me zanoren “a”, ose anasjelltas dhe në këtë rast emni merr
kuptimin: Ali(krahu fluturues) im, për ta pi në kupë osht. Në
Shqipni e Greqi, përdoret ma tepër për goca në formën:
Olimpia, (Olimbi-a bahet: fluturaku, im bi asht)

242
  Olympas. Olympas. Grek. Asht i njajtë me emnin e
masipërm.
  Olindo. O-lind-o. Ol-in-do-o. Edhe ky emën asht i
ngjashëm me emnin Leka, sepse na thotë: Osht lind-o, ky
fëmijë që do çajë në jetë, ose: Oli, ali inë dhonë osht. Për
goca bahet: Olinda.
  Oliviero. Oli-vi-er-o. Ol-i-vi-er-o. Nëse do e marrim
fjalën “oli” të njivlefshme me fjalën “ali”, krah fluturues,
atëherë kuptimi i emnit bahet: Krah fluturues që vjen në erë-
o. Për goca bahet: Oliviera.
  Olivio. Ol-i-vi-o. Me arsyetimin e masipërm kuptohet edhe
ky emën. Për goca bahet: Olivia.
  Omar. O-m‟ar. Në këtë emën shof fjalinë e thjeshë
shqipe: Osht me ar,osht mbi ar, ose thjesht: Osht i mbarë,
ashtu si emni: Mario. Ka qenë emni i nji poeti të ndigjuem
nga Persia, gja që tregon se infuenca atlantideo-albane ka
qenë shtri deri atje. Emën i shkurtën dhe i bukur. Për goca
bahet: Omara.
  Ombretta. O-mb-ret-t‟a.O-mbret-t‟a. E kuptoj me
fjalinë: Osht mbi retë. Në këtë emën dhe në të tjerë, kam pa
se emni “etta” shoqnohet me dy “tt” dhe besoj se nuk asht e
rastësishme, sepse të ndame japin kuptimin simbas të folmes
së përditshme: et t‟a, e etërve të asht. Me këtë arsyetim emni
ka qenë kuptue: O mbret të asht, e del ma tepër emën
mashkullor, por, nëse mendojmë se në të kaluemen
mbretnesha mund të ketë qenë thërrit: Mbreta, ky emën asht
në rregull me gramatikën e vet. Emni ka kuptim për të dy
sekset, megjithate për çuna bahet: Ombret-o.
  Omero. O-m‟er-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Osht me
erë, osht mbi erë. Për goca mund të bahet: Omere, Omera.
  Ondino. On-din-o. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Osht
nishi i ditun-o. Për goca bahet: Odina.

                                                          243
  Onesto. On-est-o. Në këtë emën, fjalën “on” e quej të
njivlefshme me numrin nji, në italisht”uno”. Në shqip: o ni,
osht nishi. Ashtu si edhe emnat e tjerë, ku fjala “nji” vihej
për të tregue se fëmija do ishte njishi në jetë, edhe kjo fjalë
më jep po atë kuptim ke këto katër emna dhe në të tjerët ku
mund të gjinden. Në këtë emën shof fjalinë: Njishi esht o.
Në italisht fjala “onesto” don të thotë: “i ndershëm” dhe ky
emën i përshtatet njeriut të ndershëm. Për goca bahet:
Onesta.
  Onesimos. On-es-im-os. Grek. Me arsyetimin e masipërm,
ky emën më merr kuptimin: Osht nishi, njishi, i pari, i imi
osht. Për goca bahet: Onesima.
  Onofrio. On-o-f-ri-o. Me arsyetimin e masipërm, në këtë
emën shof fjalinë: Njishi osht, fluturak i ri o. Për goca bahet:
Onofria.
  Onorino. On-o-rin-o. O-n‟or-in-o. Këtë emën në shqip e
zbërthej me fjalinë: Njishi osht, të rin o, ose: O në ar, njishi
osht. Për goca bahet: Onorina.
  Onorio. On-o-ri-o. O-n‟ori-o. Ky emën në italishten e
sotme ka kuptimin: I nderuem, por me zbërthimin e bamë
ma sipër më del si: Njishi osht rinue o, ose: Osht në ar, njishi
osht. Për goca bahet: Onoria. (nor = ner).
  Onorato. On-or-at-o. O-n‟or-at-o. Në këtë emën kuptoj
fjalinë: Osht njishi ari i ditun o, ose: osht në ar, njishi osht.
Në italisht ka kuptimin e njeriut të nderuem dhe kuptimi i
dhanë përputhet me karkterin e njeriut të nderuem. Për goca
bahet: Onorata.
  Onouphrios. On-o-u-ph-ri-os. Grek. Kuptohet me fjalët:
Osht o, nji i pirsosun i ri osht. Në shqip njifet si: Onufri, që,
nëse i shtojmë fjalët: “o”, ose “os”, i afrohet mënyrës së
shqiptimit në italisht e greqisht dhe emni bahet i kuptimtë si:


244
On-u-f-ri-ò, njishi usht, fluturak i ri osht. Për goca mund të
bahet: Onufria.
 Opio. O-pi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Osht i pirë në
kupë-o. Për goca bahet: Opia.
 Orange. Or-an-gi-e. Ke emni kuptoj fjalët: ar, Hanë, rracë
esht. Për goca bahet: Orangia. Orangjia.
 Orate. Or-at-e. Ke emni kuptoj fjalët: Ar i ditun(at) esht.
Për goca bahet: Orata.
 Orazio. Or-a-zi-o. Or-a-çi-o. Këtë emën në shqip e
zbërthej në: Or(ar) asht si osht. Për goca bahet: Oranzia,
Oransia, Oracia.
 Orchidea. Or-chi-de-a. Asht dhe emën luleje. Në këtë
emën kuptoj fjalinë: Ar ki de asht. Duket si e folme e sotme.
Për çuna bahet: Orkide-o.
 Orcomono, Arkamono. Or-ko-m‟on-o. Emnin e kuptoj
me fjalët: Ari ko, mi Hon osht, ose: Ari ko, Mon osht, ku
“Mon” asht shkurtim i emnit të lashtë Amon. Varianti dytë
nuk shkon për goca . I pari bahet: Orcomona, Arkamana.
 Orenzio. Or-en-zi-o. O-re-en-si-o. Variantin e parë e
kuptoj si: Ari jonë, si osht. Në variantin e dytë del ma me
kuptim në shqip si: osht reja jen, jona (shif) si osht. Për goca
bahet: Orenzia, Or-en-za. Oren-za, që ma i kuptueshëm
bahet me variantin e tretë si : Orën za, orën e malit kap. Në
këtë emën na del emni i orëve, zanave të malit për
popullsinë ilire.
 Oreste. Or-est-e. Kuptohet menjiherë në shqip me fjalinë:
Orë esht-e. Orët, unë e kam ditë se kanë qenë qenie
mitologjike femnore, por simbas zbërthimit të emnave në
kollonën e germave “o”, shof që fjala: “or” më jepet edhe në
formë mashkullore, pa zanoren “a” karakteristike për gjininë
femnore. Mendoj që fjala “or” duhet të jetë e njivlefshme
edhe me fjalën “ar”. Në shqip bahet: Orest, i ngjashëm me

                                                            245
emnin: Arest. Në shqip orët janë dhe në gjininë femnore,
kështuqë emnin për goca mund ta them: Oresta. Në greqisht
asht: Orestes.
  Orestilo. Or-est-il-o. Ke ky emën kuptoj fjalët: Ar esht, yll
osht. Për goca bahet: Orestila.
  Orfeo. Or-f-e-o. Or-fe-o. Në variantin e parë bahet: Or
fluturak eh, osht. Për goca bahet: Orfea.
  Orhan. Or-han. Shqip. Emni kuptohet menjiherë në shqip
me fjalët: Arhan, Ar Hane, Ar si Hana. Për goca mund të
bahet: Orhana.
  Orio. Ori-o. Në këtë emën bahet i qartë emni “ori”, i plotë
në gjininë mashkullore. Ky emën tregon nji fëmijë të
quejtun: Ori-òsht, djalë. Nëse do ishte gocë, do shkruhej:
Ora-e, ose thjesht: Ora.
  O-ri-ana. Këtë emën kuptimplotë e kuptoj me fjalinë: Osht
rinue Hana. Për çuna mund të bahet vetëm: Orian-o.
  Orione. Or-i-on-e. Këtë emën e kuptoj si: Ari i jonë esht, i
ngjashëm me emnin, Ariona. Kështu siç asht, mund të
përdoret për të dy sekset ose për goca mund të bahet:
Oriona.
  Orieta. O-ri-et-a. Or-i-et-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë:
Ari i prindërve asht, ose: e artë në arsye dhe virtyte dhe e
ditun asht. Për çuna shkon si: Oriet-i, Oriet-o.
  Ornella. Orn-e-lla. Or-n‟e-lla. Në të dy variantet, në këtë
emën kuptoj fjalinë: arin na e lla, na e la, na e dha (Zoti).
Për çuna mund të bahet: Ornelo.
  Orlando. Or-l‟an-do. Emni na tregon se: Ari Hanën dho,
ose: Ari Hanën do. Për goca transformohet në: Orlanda.
  Oronzo. Or-on-zo. Or-o-n‟zo. Emnin e kuptoj si: Ar e
Honë i nxonë. Varianti i dytë më duket ma i përshtatshëm,
sepse krijon fjalinë: Or osht në zo, dmth se ai fëmijë do
nxjerrë nga goja vetëm fjalë ari. Për goca bahet: Oranza.

246
  Orsino. Ors-in-o. Në italisht kuptohet si: Ariu inë osht. Për
goca nuk kombinon bukur. Në analizën e disa emnave ma
përpara kemi pa se asht edhe nji fjalë e ngjashme me fjalën
ors, asht fjala ars, që në shqip kuptohet: prej ari. Me këte
arsyetim, emni merr kuptimin: Ari, florini inë osht. Siç i asht
vu emni: Ors-o=Ari-o,- ari-ut, ashtu i asht vu ky emën edhe
njerëzve, duke i krahasue me arin, e jo me ariun, kështuqë
emnat me këte rranjë fjalësh nuk duhet të kuptohen me
fjalën e ariut mbrena tyne, por të arit, florinit. Për goca emni
i masipërm bahet: Orsina.
  Orso. Ors-o. Në shqip don të thotë: Ar osht. Për goca
bahet: Orsa.
  Orsola. Ors-ol-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ar me krah
fluturues asht. Për çuna bahet: Orsolo.
  Orsolina. Ors-ol-in-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Arë me
krah fluturues ini, i yni asht. Për çuna bahet: Orsolino.
  Ortensio. Ort-en-si-o. Or-ten-si-o. Në këtë emën shof
fjalinë: Orët jen, po o, ose vetëm shqip: Ori ten, ori ton, ori
jon si osht. Për goca bahet: Ortensia.
  Orthros. Or-t-h-ros. Grek. Ma i saktë do ishte nëse
shkruhej: Or-të-rros, ar të rrosh, me virtyte të arta të jetosh
në jetë. Emën shumë i bukur dhe domethanës. Po kështu, ka
kuptim edhe për goca, por mund të bahet dhe: Orthrosa,
Ortrosa.
  Osana. Os-ana. Kuptohet menjiherë si: osht Hana. Në këtë
formë nuk bahet për çuna, ose thjesht: Osan, Oshan.
  Oscar. Os-ca-ar. Os-ka-ar. Në shqip e zbërthej në:
Osht(nji që) ka ar. Kështu siç asht mund të shkojë edhe për
goca, ose: Oskara.
  Osmondo. Os-mondo. Os-m‟on-do. Duket emën shumë
ambicioz nëse fëmijën e krahason me gjithë botën. Variantin


                                                            247
e dytë e kuptoj me fjalët: Osht mbi Honë i dhonë (nga Zoti).
Për goca bahet: Osmonda.
  Ostia. Os-t‟i-a. Nëse fjalën ish, ash e osh e quejmë të
njivlefshme me fjalën jetë, atëhere emnin e kuptoj me fjalët:
Jetë të asht dhe ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Osvaldo. Os-v-al-do, Os-val-do. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Osht (nji) që të vë krahë fluturues, i dhonë(nga Zoti).
Për goca bahet: Osvalda.
  Otto. Ot-t‟o. Asht numri tetë në italish. Ky emën asht
shumë i përhapun në shtete të ndryshme të Europës. Fjala
“ott” asht e kombinueme me shumë emna dhe nuk më jep
kuptimin e emnave, por, nëse e krahasoj me fjalën shqipe:
“ jot”, i joti, e jotja, të gjithë emnat marrin kuptim: Në këtë
rast emni Ot-t‟o në shqip më jep fjalinë e thjeshë: I joti të
osht. Për goca bahet: Otia, Otja.
  Otello. Ot-e-llo. Me arsyetimin e masipërm, edhe ky emën
merr kuptimin: I joti e llo, i joti e lo, i joti e dho. Për goca
bahet: Otella, Otela.
  Ottaviano. Ot-t‟a-vi-an-o. Në këtë emën dhe në atë ma
poshtë, fjala “vi” në shqip ka kuptimin me ardhë ose nji vijë
në fletore, nji vijë rruge, nji vijë lidhëse etj. Në këtë emën,
fjalën “vi” unë e shof me kuptimin: Vijë lidhëse, kështuqë
emni më merr kuptimin: I joti të asht, vijë Hane, ndërlidhës
me Hanën. Për goca bahet: Ottaviana.
  Ottavio. Ot-t‟a-vi-o. Me arsyetimin e masipërm, këtë
emën e zbërthej në: I joti të asht ndërlidhës-o, (midis
njerëzve, me Zotin etj). Për goca bahet: Ottavia.
  Otilia. Ot-ili-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I joti ili, ylli
asht. Për çuna bahet: Otilio.
  Ottilia. Ott-ili-a. Në këtë emën shof fjalinë: i joti Ili asht,
kështuqë germa “t” e shtueme ia ndryshon pak kuptimin
emnit të masipërm, që duket i njillojtë me këtë emën. Këtu

248
na vihet në dukje emni i Ilit si nji emën hyjnie, sepse thuhet:
I Ilit a. Për çuna bahet: Otilio.
  Ottone. Ot-ton-e. Në shqip më krijon fjalinë: I joti jonë, i
joti tonë esht. Duket si përsëritje fjalësh, por në nji familje,
çfar asht e jotja, asht edhe e jona dhe ky emën e shpjegon
saktë këtë gja. Për goca mund të shkojë kështu siç asht, ose:
Ottona.
  Ovidio. O-vi-di-o. Ov-i-di-o. Në këtë emën shof fjalitë: O
vjen ditunia, ose: ovi dia o, ku fjala “ov” në dialektin tonë
don të thotë “hyp” dhe i jep kuptim emnit: hovi, hypi dia o,
hypi ditunia,o, që dmth se me lindjen e atij fëmije, fillon të
hypë e të përhapet ditunia. Për goca bahet: Ovidia.


                               P

  Paciano. Pa-ci-an-o. Në italisht kuptohet si: Paqësorë janë.
Për goca bahet: Paciana. Me ndamjen e bame shof që
kuptimi i vjetër ka qenë pak ma ndryshe, sepse më del: Pa çi
janë-o, ku fjala “pa” në të kaluemen edhe sot në Shqipni
përdoret me kuptimin e ditunisë psh: Asht i pamë (i ditun) ai
njeri. Ka pa botë me sy ai njeri etj.
  Pacifico. Pa-ci-f-ic-o. Pa-ci-i-f-ik-o. Në këtë emën shofim
që germa “f” tregon fluturim, sepse emni kuptohet si: I pam,
i ditun, ose edhe paqësor, fluturim ik. Për goca bahet:
Pacifica, Paqefika.
  Pacomio. Pa-co-mi-o. Edhe ky emën na tregon se ai fëmijë
që ka këtë emën asht paqësor. Në shqip e kuptoj si: I pamë,
ko më osht. Për goca bahet: Pacomia, Pakomia, Paqeza.
  Pagkratios. Pa-g-kra-ati-os. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: Pa, i pamë, i shëtitun, gji(rracë), kra, kre, krytë e
ditunisë(ati) osht, ose ndofta fjala “kra” mund të jetë si fjala

                                                            249
e sotme: krah fluturues, kështuqë do kemi: I ditun, rracë me
krah ditunie osht.
  Paisios. Pa-isi-os. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: i pamë,
i ditun, jeta osht, ku fjala “Isi”= jeta. Për goca mund të
bahet: Paisa.
  Palladio. Pa-all-a-di-o. Ky emën më jep kuptim të njajtë
me ate ma poshtë, sepse kemi: I pamë, me krah fluturues
asht, i ditun osht. Për goca mund të përdoret si: Palladia.
  Palladios. Pa-all-a-di-os. Grek. Shif Palladios. Për goca
mund të bahet: Palladia.
  Palatino. Pa-al-at-in-o. Në shqip merr kuptim nëse
shkruhet: Pau, mësoi, krahu fluturues, ati(i dituni dhe i pari)
inë, yni o, që e quaj të njivlefshme me fjalinë: Pa botë me sy
krahu fluturues(ali), i dituni ynë. Për goca bahet: Palatina.
  Palestina. Pa-al-est-in-a. Me arsyetimet e masipërme
emnin e kuptoj me fjalët: i pamë, i shëtitun, krah flurues esht
njishi asht, ose i yni asht. Emni na tregon se Palestina ka
qenë albanofone dhe jo ebreje.
  Palmazio. Pa-al-ma-zi-a. Ky emën na duket sikur po flitet
sot, sepse e kuptoj si: I pami, i shëtituni al (krah fluturues),
(ama) shif si asht.
  Pal. Pa-al. Ky emën i shkurtën asht i përhapun në gjithë
Europën dhe mendoj se duhet të kuptohet: I pamë, i shëtitun
(ky) krahu fluturues. Në trajtën e shqueme në shqip bahet:
Pa ali, Pali.
  Palmira. Pa-al-m‟ir-a. Këtë emën e kuptoj si: I pami, i
shëtituni krah fluturues me hir, me nur, i bukur asht. Për
çuna bahet: Palmiro.
  Pamela. Pa-me-la. Këtë emën e kuptoj si: Pa, (të ditun) më
la. Për çuna mund të bahet: Pamelo.
  Pammachio. Pam-m‟a-chi-o. Në shqip fjalia: Pam më
asht ki o, e quej të njivlefshme me fjalinë: I pamë, i shëtitun,

250
i ditun ky osht. Për goca nuk shkon, sepse fjala”chi”, ki,
asht për çuna.
  Pamphilos. Pam-p-h-il-os. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: I pamë, (i ditun), pi ill osht; i ditun pi yll osht, me
kuptimin që asht i shëtitun dhe ka pi nga ditunitë ma të nalta,
deri ke yjet. Për goca bahet: Pampila.
  Panagiotes. Pa-an-a-gi-ot-es. Grek. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Pa Hanën, gjiu jot esht. Në këtë formë
mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për goca mund të
bahet: Panagiota, Panagjiota.
  Panajoti. Pa-an-a-joti-i. Shqip. Asht variant ma i
shkurtuem i emnit të masipërm, që kuptohet: Pa Hanën asht,
i joti isht. Për goca mund të bahet: Panajota.
  Panaretos. Pa-an-ar-et-os. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët:Pa Hanën, ar i ditun(et) osht.Për goca bahet:Panareta.
  Pancario. Pa-an-ç‟ari-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Pa
Anë, çfarë ari osht, ose: Pa Hanën, ari o, siç themi edhe sot:
Pa dritën e diellit. Për goca bahet: Pancaria, Paançaria.
  Pancrazio. Pa-an-kra-zi-o. Në këtë emën shof fjalën
“kra”, që përdoret në dialekt si fjala: Krei, kaptina, koka,
kështuqë emni merr kuptimin: Pa Hanën, koka nza, dituni
nxen, mëson. Për goca bahet: Pankrazia, Pankrasia.
  Pandeli. Pa-an-de-el-i. Shqip. Në gegënish përdoret edhe
si: Paneli. Pa-an-el-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Pa
Hanën,de, eri dhe në variantin gegënisht kuptoj fjalët: pa
Hanën eri, ose: pa Hanën, erë isht. Për goca mund të bahet:
Pandela, Panela ose: Pandelia, Panelia.
  Panfilo. Pa-an-f-il-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Pa
Hanën fili(fëmija) o, siç themi edhe sot: pa dritën e diellit.
Për goca bahet: Panfila. Në këte emën del kuptimi i fjalës
italiane: fil, fëmijë në shqip, nga bashkimi i fjalëve fluturak
ili, f-ili.

                                                           251
  Pansemne. Pa-ans-em-n‟e. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: I pami, i shëtituni i Hanës, i emi na esht. Në këtë
formë mund të përdoret edhe për goca ose: Pansemna.
  Pansophios. Pa-ans-o-phi-os. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: I pami, i dituni i Hanës o, i pimë osht. Për goca mund
të bahet: Pansopia.
  Pantaleo. Pa-an‟t-a-le-o. Ky emën na jep nji fjali shumë
domethanëse, sepse na tregon se ai fëmijë asht le i pafund, i
paanë, me kuptimin e ditunisë dhe mirësisë që e ka me
bollik, të pafund besoj, ose: ka pa, ka shëtit deri ke Hana, ky
që ka le ò. Për goca bahet: Pantalea.
  Pantaleone. Pa-ant-a-le-one. Pa-ant-a-le-on-e. Ky emën
asht si i masipërmi, por të afërmit thonë se Pantaleu asht i
joni, ose: asht Honë. Në këtë formë mund të përdoret edhe
për goca, ose: Paantaleona.
  Pantea. Pa-an-t‟e-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Pa Hanë, të
asht, e shëtitun deri ke Hana të asht. Për çuna bahet: Panteo.
  Panteleimon. Pa-ant-e-le-im-on. Grek. Do ishte ma i
saktë nëse do shkruhej: Pa-ant-el-le-im-os dhe bahet
plotësisht i kuptueshëm si: Pa Hanën, erë lindi im osht. Për
goca bahet: Panteleima.
  Paolo. Pa-ol-o. Në disa vende shkruhet: Paul, Pavl. Në
gjuhën e popullit, fjala “Pa ul” don të thotë: po e ul,
kështuqë më merr kuptim edhe ky emën si: Po e ul(Hanën në
tokë), dmth se ai fëmijë do të bajë të pamundunën në jetë,
ose: i pamë, i shëtitun e i ulët, i pajisun me urtësi. Në rastin e
emnit: Pa-ol-o, besoj se kuptohet qartë kuptimi: I pamë, i
shëtituni, krahu fluturues osht. Për goca bahet: Paola, Paula,
Pavla.
  Paolino. Paoli-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Paoli inë,
yni osht. Për goca bahet: Paolina, Pavlina, Pulina.


252
  Paphnoutios. Pa-phn-o-uti-os. Grek. Mendoj se do ishte
ma i saktë si: Pa-pin-ò-uti-òs, ose: Pa-pin-ò-yti-òs, që në
shqip kuptohet menjiherë si: I pamë, i pinë (dituni) osht, yti
osht. Për goca nuk shkon, sepse fjala”yti” asht për çuna.
  Papios. Pa-pi-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: I pamë, i pimë osht. Për goca mund të bahet: Papia.
  Papylos. Pa-py-yl-os. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë
si: I pamë, i pimë, yll osht. Për goca mund të bahet: Papyla,
Papiylla.
  Papulia. Pa-p-uli-a. Grek. Ma i saktë do ishte nëse
shkruhej: Pa-pi-uli-a, që në shqip kuptohet menjiherë si: I
pamë, i pimë, i ulti, i urti asht. Për goca mund të bahet:
Papula.
  Paramonos. Par-am-on-os. Grek. Në shqip e kuptoj: Të
parë am, të parë më jep, i joni osht. Për goca mund të bahet:
Paramona.
  Parashqevi. Pa-ar-ash-qe-evi. Shqip. Në këte emën fjala:
pa-ar-ash, kuptohet menjiherë në shqip si: ka parë dituni dhe
ka mësue edukatë (ar) asht. Simbas zbërthimit që i kam ba
fjales “ev”, mundet të jetë e njivlefshme me fjalën: Eva ose:
e u, esht un, esht njishi. Me këte arsyetim emni merr
kuptimin: I-e pamë, i-e ditun, ar asht, që esht njishi (evi).
Emni me këte ndërtim ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Paris. Par-is. Shif emnin Paro. Asht edhe emni i
kryeqytetit të Francës.
  Paro. Par-o. Këta dy emna janë të njajtë dhe kuptohen si: I
pari isht, i pari osht. Për goca bahet: Para,
  Parthagape. Parth-aga-p-e. Parth-aga-pe. Grek. Në
shqip kuptoj fjalët: I parë, aga i pirë në kupë esht, ose: Të
parë, aga pe. Për goca besoj se nuk shkon, sepse fjala”aga”
asht mashkullore.


                                                          253
  Parthenios. Parth-e-ni-os. Grek. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: I parë esht, njishi osht. Për goca mund
të bahet: Parthenia.
  Patapios. Pa-at-a-pi-os. Grek. Në shqip kuptohet me
fjalët: I pamë, i ditun(at) asht, i pimë (në kupë) osht. Për
goca mund të bahet: Patapia.
  Pausania. Pa-us-a-ni-a. Grek. Shqip. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: I pamë usht, a njishi asht. Kështu siç
asht, mund të përdoret për të dy sekset.
  Pardo. Par-do. Në shqip kuptohet me fjalinë: Të parë
dho(Zoti). Për goca bahet: Parda, Pardha.
  Paride. Par-i-de. Asht emën që e ka mbajtë nji hero i
Trojës së lashtë. Në shqip kuptohet menjiherë sikur po e
flasim sot: I pari asht dè, ose: I pari i dheut. Në këtë formë
mund të përdoret edhe për goca, ose: Parida, që i jep kuptim
dhe grues që: Të parë dha, të parin e vendit lindi.
  Parmenio. Par-meni-o. Në shqip kuptoj fjalinë: I pari i
mençëm osht. Në Shqipni, me këtë emën quhet edhe
parmenda, që punon tokën e tërhequn nga buejt dhe qetë. Për
goca bahet: Parmenia.
  Pasquale. Pas-qu-al-e. Mendoj se duhet të bahet: Pa-as-
qu-al-e, që, e shpjegueme për të gjithë, don të thotë: I
pamën asht i squti, krah drite esht. Po kështu mund të
përdoret edhe për goca ose: Pasquala.
  Paterniano. Pat-er-ni-an-o. Edhe këtë emën, të shkruejtun
në shqip: Pa-at-er-ni-an-o, unë e shpjegoj: Pa pleqësitë
(Mësoi dituninë), er nishi janë, ose : pa pleqësitë, era numër
nji, Hanë osht. Për goca bahet: Paterniana.
  Patras. Pa-atr-as. Emën vendi në Greqi. Emnin e kuptoj
me fjalët: Pa atër asht, i pamë, i shëtitun dhe i ditun asht.
  Patrizio. Pat-ri-zi-o. Në shqip Pa-at-ri zi-o më jep
kuptimin: Pa, mësoi pleqësitë, rri i nzanë-o, ku e kam

254
përsërit disa herë, që fjala”zi” shpesh herë në dialekt
zavendëson fjalën”za”, nzaj, mësoj. Për goca bahet:
Patrizia.
  Patroclo. Pa-at-ro-ç‟lo. Patroklo. Në shqip: Pa-at-ro-ç-lo,
e kuptoj me fjalinë italo-shqipe: Pa pleqësitë, rrojtun ç‟lo
(në jetë). Për goca bahet: Patrokla.
  Pauside. Pa-us-i-de. Në këtë emën shof fjalinë: Pa
ush(asht) i dheut, që, e shpjegueme për të gjithë, më bahet: I
mësuem asht ky njeri i dheut, ose thjesht: I pamë asht de.
Kështu mund të përdoret edhe për goca ose edhe Pausida.
  Paveliç. Pa-v-el-iç. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: I
pamë, i shëtitun, (v,u) nji erë iç, isht. Me këte formë mund të
përdoret për të dyja gjinitë.
  Pela. Pe-el-a. Ka qene emni i kryeqytetit të Maqedonisë së
lashtë. Mendohej se i asht vu emni, sepse maqedonasit ishin
rritës kuajsh, por mund të kuptohet edhe si: Pe, shef erën
asht, Pe, prej ere asht, ose: Pe, i pamë, i shëtitun, i ditun erë
asht.
  Pelagia. Pela-gi-a. Pe-el-a-gi-a. It. Grek. Ilir. Në këtë
emën e në të tjerë ma poshtë, më del fjala “pela”, që ban
pjesë dhe në kombinimin e emnit Pelasgji dhe që plotëson
idenë teme për opinionin e dhanë kur kam shpjegue
kuptimin e emnit: Pellasgji. Emni Pelagjia besoj se asht
emni i banorëve të Pellasgjisë, siç thërrasim sot psh: Alban,
Ilir, Italo etj. Në variantin e dytë, që besoj se asht i kohës së
Atlantidës, krijohet fjalia: Pe, i pamë i ditun, erë asht, gji,
rracë asht, ose: pe, prej ere asht, rracë asht. Për çuna duhet të
bahet: Pelagjio dhe besoj se asht i kohës së Atlantidës.
  Peleo. Pe-le-o. Në shqip e quej të njivlefshëm me : I pami
asht le, lind, dmth i shëtituni, i dituni asht lind. Për goca
mund të bahet: Pelea.
  Pellegrino. Pell-egri-in-o. Pe-el-le-g-rin-o. Në italisht don

                                                             255
të thotë: nji person që shkon për të nderue nji vend të
shenjtë, një shëtitës që kërkon shenjtëninë. Në shqip e
barazoj me fjalinë: Pjella egër ini, yni osht, ose, nëse asht
emën i rritësve të kuajve na del kuptimi: Pelë egri yni asht,
ku fëmijën e krahasojnë me nji pelë të lirë dhe të egër. Në
këtë rast merr kuptim edhe fjala: pelegrin në italisht, që asht
shëtitës i lirë e jetojnë si primitiv. Varianti i dytë më duket
ma i vjetri dhe ma i ploti, që e kuptoj me fjalët: I pamë e i
shëtitun , erën leu, rracën (gjiun) rin osht. Për goca bahet:
Pellegrina.
 Pelopones. Pe-el-o-p-on-es. Emën i gadishullit të Greqisë,
që e kuptoj me fjalët: Pe ere osht, pi Honë esht.
 Penelope. Pe-en-el-o-p-e. Emnin e kuptoj me fjalët: E
pamja (pe) e jona (en), erë osht, e pime në kupë esht, ose:
Penji lidhës i eni, erë osht, e pirsosun esht. Në këtë formë
ngelet ma i bukur vetëm për goca, megjithëse mund të ketë
kuptim edhe për çuna.
 Perendia. Perenia. Pe-ere-en-di-a. Pe-ere-e-ni-a. Shqip.
Në dy dialektet merr kuptim në shqip, emni i perëndisë, që
besoj se don të thotë: Pe ere, nëpër erë, në qiell, i eni, i joni i
dituni asht.
 Peria. Peri-a. P‟eri-a. Me këtë emën thërriten perritë,
shtojzot-vallet, që me zbërthimin që i baj emnit, më japin
domethanien e këtij emni, që e kuptoj si: Prej ere asht, sepse
mendohej që kishin pamje gati transparente, si pamja e
mjegullës, por që fluturonin në erë, në ajër, në qiell. Mbahen
si qenie femnore. Në shqip asht ma e saktë, sepse thuhet e
përdoret si: Perja, që asht ma femnore se sa fjala: Peria, që
duket ma tepër mashkullore, por, meqë në italisht germa “j”
zavendësohet me germen “i”, atëhere do e pranojmë kështu
siç asht këte emën të bukur.


256
 Perla. P‟er-la. Edhe emni i perlave të bukura na bahet i
kuptueshëm mbas zbërthimit të këtij emni si: Prej ere la, leu.
Edhe ky emën shkon vetëm për femna.
 Pericle. Peri-cle. Pe-eri-kle. Shqip: Perikleu. Në këtë
emën unë shof fjalinë: Perri ke le, ose: Pe, prej ere ke le. Në
Shipni e Greqi quhet Perikli, por ma qartë e merr kuptimin
nga italishtja. Për goca bahet: Periclea, Periklea.
 Perseo. Pe-er-se-o. Në krahinën e Devollit kështu të thonë
kur i pyet se si asht ai fëmijë: pe ere se o, pe ere de ò, prej
ere na osht. Emën i bukur. Për goca bahet: Persea.
 Perugia. Pe-er-u-gi-a. Emën qyteti në Itali, që në shqip
kuptohet menjiherë me fjalët: Pe, prej ere, nji (u) gji (rracë e
fortë) asht.
 Petro. Pietro. P-etr-o. Pi-et-ro. Grek. Shqip. Simbas
ndamjes së bame merr kuptimin: Pin dituni (et) rron, duke pi
dituni rron. Në italishten e sotme don të thotë: guri. Në
Shqipni përdoret edhe emni: Guri dhe besoj se emni Pietro
duhet të jetë i kohës së Atlantidës dhe don të thotë pikërisht
atë që kam thanë unë. Për goca bahet: Pietra.
 Petronio. Petr-oni-o. Pe-et-ro-ni-o. Në italisht dhe shqip,
në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Petri joni osht, ku fjala
“petri” në italisht i thonë gurit, por në shqip: “petri-it”, asht
nji zog i gurëve, si shqiponja, që banon në gurë e shkambinj,
që do i shkonte ma tepër emni: Petrika, sepse ikën, banon
nëpër gurë e shkambinj. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: I
pamë (pe) i ditun, rron njin o. Për goca bahet: Petronia.
 Petronilla. Petr-oni-lla. Petro-ni-lla. Pi-etr-on-ill-a. Në
këtë emën kuptoj fjalinë: Fëmijë të fortë si guri na lindi.
Varianti i tretë më duket ma i pranueshëm dhe kuptoj fjalinë:
Pin ditunitë (etër) i joni ill, yll asht. Për çuna bahet:
Petronillo.


                                                             257
  Pegasios. Pegasios. Grek. Do ishte ma i saktë në formën:
Pe-gi-a-si-os, që në shqip e kuptoj me fjalët: pej, prej rrace
(gjini) asht si osht, ose: I pamë, i shëtitun e prej rrace a si
osht. Për goca bahet: Pegasia.
  Peusippos. Pe-us-i-p-po-os. Grek. Do ishte ma i saktë nëse
do shkruhej: Pe-us-i-pi-po-os dhe në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: I pamë, i shëtitun, i ditun osht, i pimë
po osht. Duket si e folme e përditëshme. Për goca bahet:
Peusipipa.
  Perdika. P-er-dika. Pe-er-di-ik-a. Shqip. Në shqip e
kuptoj me fjalët: Pi erë dika, ku fjalët: Pi er i kuptoj me
fjalët: pi erën, esencën e ditunive. Varianti i dytë më duket
ma i saktë ku kuptoj fjalët: Penj ere, i ditun dhe i shëtitun(ik)
asht. Me këte shpjegim del edhe kuptimi i fjalës “pe”, si penj
lidhës esht ke disa emna. Në këtë formë mund të përdoret
për të dyja gjinitë.
  Perifati. Pe-eri-f-at-i. Peri-fati. Shqip. Në variantin e parë
e kuptoj me fjalët: penj lidhës ere, fluturaku i ditun (at) isht
dhe në variantin e dytë: perri fati, e bukura me fat. Në të dy
variantet mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Perinthosh. Pe-er-in-t-hos. Pe-er-in-tho-os. Shqip. Ky
emën kuptohet me fjalët: Pi erën njishi të osht, ose: Penj ere
ini thotësi, mësuesi osht. Për goca mund të bahet: Perintha.
  Në emnat e maposhtëm shof se germa “Ph” mund të ketë
qenë e shoqnueme me zanoren “i”, që bahen “Pi”, dmth për
ta pi në kupë, ndërsa germa “H”, para disa emnave, edhe sot
asht e zakonëshme në Shqipni, Greqi e Itali.
  Phanourios. P-han-o-uri-os. Grek. Në shqip kuptohet me
fjalët: Pi Hanën osht, u ri osht, ose: Urë osht. Për goca bahet:
Phanoura, Pihanoura.



258
  Phantinos. P-hant-in-os. Grek. Emni kuptohet pa
vështirësi si: Pi Hant, Hanën, njishi osht, ose: Pi Hanën, i yni
osht. Për goca nuk kombinon bukur.
  Philadelphos. P-hil-a-del-p-h-os. Grek. Asht dhe emni i
qytetit të Philadelphias. Në këtë emën fjalën”del” e kuptoj si
fjalët:
 1- del, dal, doli etj.
 2- del mund ta quej edhe si fjalën e vjetër: dhel, dhet,
dherat, dheu, me kuptimin e globit të tokës.
 Ma i pranueshëm më duket varianti i dytë, ku emnin e
kuptoj me fjalët: Pi yllin asht, dheut pi osht. Pi yllin asht, në
gjithë globin, ma i kulluemi, për ta pi në kupë osht. Për goca
mund të bahet: Philadelphia.
  Philagrios. P-hil-a-g-ri-os. Grek. Ma i plotë do ishte nëse
shkruhej: Pi yll asht, gji(rracë) ri, racë rinue osht. Për goca
bahet: Philagria, Pilagiria.
  Philaretos. P-hil-ar-et-os. Grek. Emni kuptohet pa
vështirësi në shqip si: Pi yll ar i ditun(et) osht. Për goca
bahet: Philareta, Pilareta.
  Philetaeros. P-hil-et-a-er-os. Grek. Në shqip kuptohet
shpejt si: Pin nga yjet, i ditun asht, er osht. Për goca bahet:
Philetaera, Piletaera.
  Philippos. P-hili-pp-os. Grek. Në kët emën kuptoj fjalët:
pi illin, po, po osht. Për goca bahet: Philippa. Pilipa.
  Philogonios. P-hil-o-g-oni-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Pi yll osht, gjiu(rraca) jonë osht. Për goca bahet:
Philogonia, Pilogonia.
  Philologos. P-hil-ol-o-g-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Pi yjet krahu fluturues osht, gji osht, rracë osht. Për
goca bahet: Philologa, Pilologa. Ky emën, në gjuhën e
sotme ka marrë kuptimin: Filolog, gjuhtar, ku fjala “logos”
asht futunn me kuptimin e fjalëve, në shqip: Lloqe.

                                                             259
  Philotheos. P-hil-o-the-o-is. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Pi yll osht, thenës, mësues o isht. Për goca bahet:
Philothea, Pilothea.
  Phocas. P-ho-ç-as. P-ho-k-as. Grek. Në shqip kuptohet me
fjalët: I pirë o, ç‟asht; i pirë o që asht, ose në variantin e dytë
asht: I pirë o ki asht. Në këtë variant mund të përdoret për të
dy sekset.
  Photine. P-hoti-in-e. Grek. Ma i saktë do ishte: Pi joti inë
e, i pirë i joti, (fëmija) inë esht. Për goca mund të bahet:
Photina.
 Poplia. P-o-p-li-a. Grek. Në shqip do e kuptoja ma mirë me
fjalët: Piopilia, pi-o-pi-ili-a, që kuptohet menjiherë me fjalët:
I pirë osht, pin Ilin asht. Nëse asht emni i Ilit në përbamjen e
këtij emni, mendoj se nuk shkon për goca, por duhet të
bahet: Piopila.Popila. Për çuna mund të bahet siç asht, ose:
Poplio, Piopilio.
  Photios. P-hoti-os. Grek. Ma i saktë do ishte si: Pi joti
osht, i pirë në kupë, joti osht. Për goca bahet: Photia, Pjotia.
  Piksodari. Pi-iks-o-da-ar-i. Ilir. Emnin e kuptoj me fjalët:
Për ta pi në kupë i shëtituni(iks, ikës) osht, dha ar isht, osht.
Për goca mund të bahet: Piksodara.
  Piacenza. Pi-a-ç‟e-nza-a. Emën qyteti në Itali, që e kuptoj
me fjalët: I pirsosun asht, ç‟esht i nzanë, i ditun asht.
  Piero. Pi-er-o. Ky emën në Itali e në vendet ku asht përhap
infuenca e Rromës, përdoret shpesh herë i njivlefshëm me
emnin: Pietro, por nëse e ndajmë në rrokje, do të kemi: Pi-
er-o, që në shqip kuptohet si: Njeri i kulluem për ta pi në
kupë dhe i shpejtë, i lehtë e freskues si era osht. Për goca
bahet: Piera.
  Piemonte. Pi-e-m‟on-t‟e. Emnin e kuptoj me fjalët: I
pirsosun esht, mi Hon të esht. Me emnin asht dhanë bukur
pamja e këtyne maleve të nalta në Itali. Nga ky emën

260
kuptojmë se fjala: monte, montanja e ka originën nga gjuha
shqipe: m‟on-t‟e, mi Hon të esht.
  Pierluigi. Pier-luigi.
  Piermarco. Pier-marco.
  Piersilvio. Pier-silvio. Ky emën dhe dy të tjerët ma sipër
janë kombinime dy emnash mashkullorë, që kuptohen me
zbërthimet e bame për secilin emën.
  Pietro. Pietr-o. Nëse e marrim kuptimin nga italishtja, ku
fjala “pietr” don të thotë gur, atëhere ky emën ka kuptimin:
Guri-osht, si në Shqipni. Nëse fjalën do e ndajmë në rrokje,
na del tjetër emën domethanës, sepse do kemi: Pi-etër-o,
dmth se ai fëmijë pin dituninë e etërve, e ma të parit dhe ma
të ditunit të vendit. Për goca bahet: Pietra.
  Pio. Pi-o. Emën që e mbajnë dhe papët. Emën i thjeshtë, i
shkurtën dhe shprehës, sepse na thotë se ai fëmijë: Pi në
kupë osht. Nji emën puro shqiptar që italianët e përdorim
edhe sot. Për goca bahet: Pia.
  Pippo. Pi-ppo. E dhe në këtë emën mendoj se fjala “ppo”
don të shprehë fjalën shqipe: po, po, që asht nji pohim i
dyfishuem. Në këtë rast emni më jep kuptimin: I-e- pirë në
kupë-po, po. Në këtë formë mund të përdoret edhe për goca,
pavarësisht se mbaron me o, ose: Pippa.
  Pilato. Pi-il-at-o. Emnin e kuptoj me fjalët: pin yjet i
dituni(at)-o. Për goca bahet: Pilata.
  Pilo. Pi-il-o. Pi-lo. Shqip. Pin yllin osht, ose: Të
përsosunin (pirsosunin) la në jetë Për goca bahet: Pila.
  Pincio, Pi-in-çi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I pimi inë çiç
osht. Për goca bahet: Pinçia.
  Pir-i. Pir-o. Pir-rro. Pi-ir-i, Pi-ir-o, Pi-ir-rro. Shqip.
Emni kuptohet menjiherë në shqip, me të gjitha format. Për
goca mund të bahet: Pia, Pira.


                                                          261
  Pisone. Pi-is-on-e. Emni kuptohet me fjalët: I-pirsosun
isht, i joni esht, ose: I pirë isht Honë esht. Me këte formë ka
kuptim për të dyja gjinitë, ose për goca bahet: Pisona.
  Pistoia. Pi-is-t‟o-ia. Emën qyteti italian, që e kuptoj me
fjalët: I pirsosun, jetë të osht, ku zanoret mbrapa janë vu për
ta zbukurue emnin, ose për të përforcue fjalën me të gjitha
foljet: Osht, isht dhe asht.
  Pjotero. P-jot-er-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: I pimi jot, er osht. Për goca bahet: Pjotera.
  Placido. Pl-a-c‟i-do. Në këta katër emna fjala” PL”, më
duket ma tepër si shkurtim i fjalës: “pi-il”, “pol”, ose: plak,
të ditun, me anën e të cilave marrin kuptim këto katër emna,
sepse më del kuptimi: Pi il a, çi dho( zoti), Pol-a-çi dho,
ose: plak ç‟i dho. Me lindjen e atij fëmije, prindit iu dha nji
pol mbështetës. Për goca bahet: Placida.
  Platone. Pl-a-at-on-e. Pla-ton-e. Në shqip e zbërthej në:
Pol asht- at(i pari i ditun) jonë esht, ose: plak i ditun Honë
esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca ose:
Platona.
  Plinio. Pli-ni-o. Emni do ishte ma i plotë nëse do e
shkruanim: pi-ili-ni-o, pin nga ylli, njishi osht. Simbas
arsyetimit të emnave të masipërm ky emën bahet: Pol ni
osht, pol njishi osht. Për goca bahet: Plinia.
  Plotino. Plot-in-o. Edhe sot në Shqipni, kur jemi të
kënaqun themi: Plot ina, plot jemi. Për goca bahet: Plotina.
  Plutarco. Pl-ut-ar-co. Edhe këtë emër do e zbërthej
simbas arsyetimeve të masipërme. Këtu shifet fjala ”ut”, që
nuk përdoret në shqip, por përdoret fjala”yt”, yti, ytja. Në të
folmen e përditshme, disa herë fjala “yt” transformohet pa
dashje në fjalën:”ut”, si psh: Lyt-lut, lys-lus, kështuqë emni
më merr kuptimin: Poli yt-ar ç‟o, ose poli yt-ar ço, (ose: ari


262
ko, këtu), ose: plaku yt, ar ç‟osht. Për goca bahet: Plutarca,
Plytarka.
  Plyeuctos. P-ly-e-uk-t‟os. Grek. Ky emën besoj se në
zanafillë duhet të ketë qenë: Pilyeuktëos, Pi-ily-e uk të osht,
i pirë nga yjet dhe si uk i fuqishëm të osht, ose: Polo, plak,
hyri e uk të osht. Për goca nuk shkon.
  Polibi. Pi-ol-i-bi-i. Emni kuptohet si: I pirsosun, krah
fluturues isht, biri im isht. Emni ka kuptim për të dyja
gjinitë.
  Porphyrios. P-or-p-hyri-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Pi ar, pi hyri osht. Për goca bahet: Porpihyria.
  Policorpe. Poli-ik-ar-pe. Emnin e kuptoj me fjalët: pjellë
e ikun, e shëtitun, ar ke pa, gjajna të arta ke mësue. Për goca
bahet: Polikarpa, Polikorpa.
  Policleti. Poli-ik-le-ti. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji pjellë
të shëtitun, leve ti. Emni shkon për të dyja gjinitë.
  Polidoro. Poli-d‟or-o. Fjalën “poli” në disa vende unë e
kam vendosun pikërisht në vend të fjalës”pol”, pol
rrotullimi, pol qëndrimi, por në këta emna më rezulton ma
tepër në kuptimin e fjalës popullore: “polli”, pjellë,
pasardhës. Simbas këtij arsyetimi, emni merr kuptimin:
Pjellë ari osht. Për goca bahet: Polidora.
  Polifemo. Poli-f-em-o. Simbas arsyetimit të masipërm, ky
emën më jep kuptimin: Pjellë, fluturak emi osht. Për goca
bahet: Polifema.
  Polinida. P-ol-in-i-da. Po-olin-i-da. Grek. Ilir. Në këtë
emën kuptoj fjalët: Pi krahun fluturues, njin i dha (zoti), ose:
krahun fluturues(engjullin) i dha(Zoti), ose: po,olin i dha. Në
këto variante mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Polissena. Pol-is-en-a. Me të dy arsyetimet e masipërme,
ky emën kuptohet si: 1- pjellë e jetës i joni (eni)-asht.
2- Pol i jetës i joni asht. Për çuna bahet: Polisseno.

                                                            263
  Pollione. Polli-on-e. Në këtë emën del e plotë fjala:”polli”
dhe emni merr kuptimin: Pjella jonë esht. Për goca mund të
bahet: Polliona.
  Në të gjithë këta emna fjala “poli” mund të mendohet edhe
si fjala”pol” rrotullimi, pa ia humb shumë kuptimin këtyne
emnave.
  Polonia. Pol-oni-a. Pi-ol-oni-a. Shifet menjiherë kuptimi i
emnit të Polonisë me fjalët: Pjellë joni asht, ose: I pirsosun,
krah flurues joni asht.
  Pompeo. Po-m‟pe-o. Në shqip, fjala “pe” ka disa kuptime:
-Pe don të thotë shikim: Ti më pe, ti më shikove.
- Pe i thonë fijes me të cilën qepen rrobat dhe ka kuptimin:
të lidh (të mbërthen) me penjë, të ndërlidh me penjë, siç
bahet sot ndërlidhja me kabllot telefonike.
-Pe përdoret në dialekt në vend të fjalës “pi”. Nga të gjithë
këto domethanie, unë quej ma të përshtatshmin variantin e
mesit, ku emni më krijon fjalinë: Po, ndërlidhës osht(me
penj). Për goca baht: Pompea.
  Pompeonio. Po-m‟pe-oni-o. Pompe-oni-o. Ky emën asht
emni i masipërm, ku kuptohet që Pompeu asht i joni. Për
goca bahet: Pompeonia.
  Pompilo. Po-m‟pi-ili-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip
me fjalët: Po më pin Ilin osht. Për goca mund të bahet:
Pompilia.
  Pomponio. Po-m‟p-oni-o. Duhet të jetë emni i masipërm,
ku i asht hequn germa “e”.
  Ponziano. Po-n‟zi-an-o. Ky emën asht me kuptimin e
emnit të maposhtëm, por në shumës (janë).
  Ponzio. Po-n‟zi-o. Këtë emën e zbërthej në fjalinë: Po, i
nzanë osht, po i ditun osht. Për goca bahet: Ponzia.



264
  Popeo. Po-pe-o. Nëse fjalën “pe” do ta mendojme si fjalën
fije, atëhere emni kuptohet me fjalët: po, penj , fije lidhëse
osht. Për goca bahet: Popea.
  Poquoli. P-o-qu-ol-i. Emnin e kuptoj me fjalët: po, i qut, i
squt, i mençëm, krah flurues isht. Emni ka kuptim për të
dyja gjinitë, por për goca mund të bahet edhe: Poquola.
  Porcia. Pi-or-çi-a. Emën qyteti italian dhe emën njerëzish,
që në shqip kuptohet me fjalët:Pin ar ç‟ish asht, po ar çi asht.
  Porfirio. Po-or-f-i-ri-o. Në shqip e kuptoj si fjalinë: Po or
fluturak i ri, ose: po, ar- fluturak i ri osht. Për goca bahet:
Porfiria.
  Porso. P-or-s-o. Emni do ishte i plotë, nëse do shkruhej:
pi-or-si-a, që e kuptoj me fjalët: pin ar me virtyte, dritë siu
osht. Për goca bahet: Porsia.
  Porseno. P-or-s-en-o. Emni do ishte ma i plotë, nëse do
ishte: Pi-or-si-ena, që e kuptoj me fjalët: pin ar syu jonë. Për
goca bahet: Porsena.
  Portogalo. Pi-or-t‟o-gi-al-o. Emni i Portugalisë kuptohet
menjiherë në shqip me fjalët: Pi ar, pin nga virtute të arta të
osht, gji, rracë me krah flurues(fluturues)osht.
  Porzio. P‟or-zi-a. P-or-zi-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë:
Pe ari, (shif) si a, prej ari shif si asht. Për goca bahet: Porzia.
  Porziano. Po-or-zi-an-o. Në të folmen e përditshme, në
Shqipni thuhet edhe sot kështu: Po, or(ti), zen Hanën-òsht.
Për goca mund të bahet: Porziana.
  Posidoni. Po-os-i-doni. Ke emni shof fjalët: Po, osht i
dhoni. Për goca mund të bahet: Posidona.
  Postumio. Po-ost-umi-o. Në këtë emën shof fjalinë: po
osht emi(umi) o, ku prindi me krenari thotë për të birin: Po,
osht i imi ky fëmijë. Për goca bahet: Postumia.
  Potino. Shif: Plotino.
  Prassede. Pr-as-se-de. Nëse shkruhet: Pri-as-e-de, duket

                                                              265
sikur po të thonë sot: Prijës asht de, prijës i dheut. Për goca
mund të mbetet kështu siç asht ose: Prasseda.
  Preçia. Pre-çi-a. Pi-re-çi-a. Emni kuptohet menjiherë me
fjalët: Pin rete çi, që asht. Emni mund të përdoret për të dyja
gjinitë, ose për çuna mund të bahet: Preçio. Në Shqipni
bahet: Preç.
  Prenga. Pi-ren-gi-a. Emën shumë i përhapun në Shqipninë
e Veriut , që e kuptoj me fjalët: Pi renë, gji, rracë asht. Emni
asht ndërtue dhe përdoret njilloj për të dyja gjinitë e provon
se të parët tanë ma tepër i vinin randësi kuptimit të emnit, se
sa zanoreve e fjalëve që mund t‟ia humbnin kuptimin.
  Preneste. Pi-ren-este. Shif : Prena.
  Prena. Pi-ren-n‟a. Këta dy emna kanë kuptim të njajte si:
Pi renë është,pi re na asht. Përdoret për të dyja gjinitë njilloj.
  Priamo. Pri-am-o. Në shqip kuptohet menjiherë si: Prijës
jam. Për goca mund të bahet: Priama.
  Primo. Prim-o. Në shqip ka kuptim kështu, por edhe nëse
thuhet: Më prij o. Në italisht ka kuptimin: i pari, sepse në
fakt prijësat kanë qenë gjithmonë të parët në luftë. Për goca
bahet: Prima.
  Prisco. Pris-ço. Në italisht lexohet: Pris ko dhe ka kuptim
në shqip, por ma mirë e marr kuptimin me gjuhën popullore
kur thonë: Pris ç‟osht. Asht dhe emën vendi në Shqipni. Për
goca bahet: Prisça, Priska.
  Priscilla. Pris-ç-ill-a. Në këtë emën duket qartë kuptimi në
shqip i shprehjes: Prijës, ç‟ill a. Asht në listën e emnave
femnorë, por mendoj se shkon për të dy sekset ose për çuna
mund të bahet: Prisçill-o.
  Probo. Pro-o-bo. Ke emni kuptoj fjalët: Pro, prua osht bo.
Për goca nuk shkon, sepse fjala “proi” asht në mashkullore.
  Procopio. Pro-co-pi-o. Në greqisht: Procopios. “Pro”
asht nji lumë i vogël malor, shumë i rrëmbyeshëm. Në këtë

266
rast emni merr kuptimin: Proi ç‟o pi o, ose: proi ç‟osht pi o,
që dmth se me lindjen e atij fëmije, përroi i rrëmbyeshëm e i
shpejtë asht brenda atij, sepse e ka pi të gjithin. Në Shqipni
kjo fjalë,”prokopi”, ka kuptimin domethanës që e përforcon
këtë fjalë, sepse na thotë se ai njeri ban përpara në jetë, si
përrroi që çan përpara. Për goca bahet: Procopia. Prokopia.
  Prodika. Pro-di-ik-a. Grek. Ilir. Në shqip e kuptoj me
fjalët: përru i ditun dhe i ikun(i shëtitun) asht. Në këtë
mënyrë mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Prospero. Pro-s-p-er-o. Mendoj se i mungojnë disa fjalë.
Simbas meje duhet të jetë: Pro-os-pe-er-o. Duket nji emën i
gjatë, që na krijon nji fjali të gjatë dhe shprehëse e që na
thotë se ai fëmijë: Proi osht,-pe, prej ere osht. Për goca,
Prospera, nuk shkon, sepse proi asht në gjininë mashkullore.
  Protagora. Pro-t‟a-g-or-a. Grek. Ilir. Në këtë emën,
kuptoj fjalinë: Pro, përru të asht, gji(rracë) ari asht. Në këtë
variant mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Protasio. Pro-t‟a-si-o. Pro-t‟a-si-o. Në këtë emën shof
fjalinë: Prot, prroi të asht si osht. Për goca nuk shkon.
  Proteo. Pro-t‟e-o. Edhe në këtë emën fëmija krahasohet
me prroin, sepse kemi: Prro, prroi të esht-o. Për goca nuk
shkon.
  Ptoleme. Pt-ol-em-e. Pt-o-lem-e. Ilir. Do ishte ma i saktë,
nëse do ishte shkruajtë: Pitoleme, që e kuptoj me fjalët: I
pirsosun, krahu fluturues em, imi esht, ose: I pitë, i kulluem
osht i lem, më esht. Në këtë formë mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
  Prudenzio. Pru-den-zi-o. Në kët emën shof fjalën”den”,
ashtu siç i themi në dialekt detitose dheut. Emni më krijon
fjalinë: Pru detin (shif) si osht, ose: pru detin za, zuni-o, ose:
Përru i dheut si a. Për goca bahet: Prudenzia, Prudensia.
  Publio. Pu-bli-o. Në Shqipni fjala “pu” përdoret dy herë:

                                                             267
pu, pu bli osht, por përdoret edhe nji herë duke e zgjatë
germën “u”: Puuu, bli o, që shpreh admirim e habi, kur shef
se ai fëmijë asht rrit si pema e blinit, që të kënaq me erë të
mirë. Për goca nuk besoj të bahet bukur, sepse fjala: “bli”
asht në mashkullore.
 Puglia. Piu-gi-ili-a. Pu-gi-ili-a. Emën krahine në Itali, që e
kuptoj me fjalët: I pirsosun, rraca e Yllit asht, ose si ke emni
Pupolo bahet: Puuu, rracë Yllore asht.
 Pupolo. Pu-po-lo. Pu-pol-o. Edhe në këtë emën shof të
njajtin përdorim të fjalës”pu” shqipe, sepse kuptoj: Pu, pu,
(çin) po loj. Prindët shprehin kënaqësinë që po lanë nji
fëmijë të vlefshëm. Në variantin e dytë shifet fjalia: Pu, pol,
pjellë osht. Për goca bahet: Pupola.
 Pusicio. Pu-si-ci-o. Njilloj si ma nalt edhe ky emën më jep
kuptimin e fjalisë: Pu, pu si, sy ki o, i bukur ki osht, Pu, pu
sif ç‟i (ç‟ish,qysh) osht. Nji e folme e përditshme popullore,
që e themi edhe sot: Pu, pu, si, shif si osht o. Për goca mund
të bahet: Pusicia, Pusiçia.

                               Q

  Quarto. Qu-art-o. Edhe në fillim të këtij libri kam theksue
se në shumë fjalë, të shkruejtuna italisht e të lexueme shqip,
do të shofim me habi, se do të marrin kuptim. Në këtë rast
fjala”qu” në italisht lexohet “ku”, ndërsa në shqip
lexohet”qu” dhe merr kuptimin nga gegënishtja: jam qu, jam
zgjut, jam i sgjut. Në të gjithë emnat e maposhtëm
kombinimi i emnave me fjalën shqipe “i squt= is qut”,
marrin kuptim. Në këtë emën unë shof fjalinë: I qut, i squt, i
arti-ò, osht. Për goca bahet: Quarta.
  Quartilla. Qu-art-ill-a. Me arsyetimin e masipërm, emnin
e kuptoj si: I squt, i arti ylli asht. Për çuna bahet: Quartilo.

268
  Quieta. Qu-i-et-a. Këtë emën e kuptoj si: I squti i etërve
asht, ose: I squti i pjekuni(et) asht. Për çuna bahet: Quieto.
  Quiteria. Qu-it-eri-a. Këtë emën e kuptoj si: I squti it, eri
asht. Asht në listën e emnave femnore, por, siç asht ndërtue,
mund të përdoret edhe për çuna, ose: Quiterio.
  Quasimodo. Qu-as-i-mondo. E zbërthej me fjalinë: I squti
i botës asht, i mençmi i botës asht, ose: I squt asht, mbi Honë
i dhonë. Kështu mund të përdoret edhe për goca ose:
Quasimonda. Shqip: Kuazimondo.
  Querano. Qu-er-an-o. Në shqip duhet të jetë: I squeti, erë
Hanë osht. Në dialektin geg, fjalët” Qu-et, qu-er” duan të
thonë pikërisht: Të zgjuet, të zgjuer. Për goca bahet:
Querana.
  Quintilio. Qu-in-t‟ili-o. E zbërthej me fjalinë: I squti inë,
ti Ili (je)-ò, ku na del shpesh përdorimi i emnit të Ilit, të parit
të Ilirëve, që mendohej me origjinë yllore.
  Quintiliano. Qu-in-t‟ili-an-o. Ky emën asht i njillojtë me
emnin e masipërm, por i përdorun në shumës.
  Quintino. Qu-in-tin-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: I
squti inë tinë (je)-ò.
 Quinto. Qu-in-t‟o. Në këtë emën kuptoj fjalët: I squti inë të
osht. Për goca bahet: Quinta.
  Quinziano. Qu-in-zi-an-o. Në këtë emën unë kuptoj
fjalinë: I squti inë ze (kap) Anën, Hanën.
  Quinzio. Qu-in-zi-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I squti
inë, yni si òsht, shifni si osht.
  Quirino. Qu-i-rin-o. Më duket emën i thjeshtë, sepse
kuptoj fjalinë: I squti (jonë) i rin, i rinon (miqtë e të
afërmit).




                                                              269
                                R

    Në gjuhën shqipe fjalët “ra”, “re” kanë kuptimin e
ramies nga nalt poshtë, nga qielli., me kuptimin që ka le, ka
lind, ka ra nga qielli.. Nga këto fjalë ka ardhë kuptimi i
fjalëve: “ra-nù” = “vranët”,“ra-gji”, raxhi = it. reze, etj. Ra
ka qenë emni i nji perëndie e Egjyptit të lashtë. Simbas
këtyne arsyetimeve, do mundohem të zbërthej edhe emnat e
maposhtëm.

  Rabihana. Ra-bi-Han-a. Shqip. Emni i mumës së mumës
teme. Nga ndamja e bame i kuptohet menjiherë kuptimi. Për
çuna mund të bahet: Rabian-o.
  Rabin. Ra-bi-in. Emni i drejtuesve fetarë ebrej, që në
shqip kuptohet me fjalët: Ra (nga qielli) biri inë.
  Radagaiso. Ra-da-aga-is-o. Emën i gjatë që jep nji
shprehje të gjatë, të cilën e kuptoj me fjalët: Ra (nga qielli),
dha aga, jetë(is) osht. Për goca nuk shkon.
  Radolfo. Ra-dol-f-o. Ra-do-ol-f-o. Në shqip e marr me dy
kuptime: Ra nga qielli, e: doli fluturak-o, ose: Ra doli, krah
fluturues osht. Për goca bahet: Radolfa.
  Rachele. Ra-ke-le. Me arsyetimet e masipërme emnin e
kuptoj si: I ramë nga qielli ke le. Mund të përdoret për të
dyja gjinitë ose për goca bahet: Rakela.
  Raffaele. Ra-f-f-a-el-e. E zbërthej në: Ra (nga qielli) e
flutur fluturke a, erë esht. Për goca bahet: Rafaela.
  Raide. Ra-ai-de. Në shqipen e përditëshme kuptohet
menjiherë si: Ra ai de, lindi ai de(që do bahet i famshëm).
Fjala”ai” e ban këtë emën vetëm mashkullor. Për goca do të
ishte: “ajo”.
  Ranelda. Ra-in-el-da. Me arsyetimet e bame ma sipër, ky
emën më jep kuptimin: Ra njin (që) er dha. Për çuna bahet:

270
Raneldo.
 Raimondo. Ra-ai-m‟on-do. Simbas ndamjes së bame,
kuptoj fjalët: ra ai, lindi ai Mon (zoti Amon) i dhonë, ose:
Zoti i lashtë RA asht ai, mi Honë asht dhonë. Për goca bahet:
Raimonda.
 Rainaldo. Ra-ai-n‟al-do. Ra-ai-n‟al-do-o. Varianti i
fundit asht ma kuptimplotë në shqip, sepse thotë se ai fëmijë
që na ra nga qielli, n‟al, sipër krahut fluturues dhonë osht.
Populli thotë: Ka lind kaluer. Për goca bahet: Rainalda.
 Ramiro. Ra-mir-o. Ra-mi-ir-o. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalinë: ra, leu i miri o, ose: ra mi,mbi hir, mbi
nur o. Për goca bahet: Ramira.
 Raniero. Ra-ni-er-o. Emni kuptohet menjiherë me të
folmen e përditshme geg si: Ra, leu nji erë o. Për goca bahet:
Raniera.
 Ranolfo. Ra-n‟ol-f-o. Në shqip bahet: ra në ol-fluturaku o,
me kuptimin: ra në krahët e jetës, fluturaku o. Për goca
bahet: Ranolfa.
 Ravena. Ra-v-ena. Nëse e shkruejmë si në lashtësi:
Rauena, Ra-u-ena, emnin e kuptoj me fjalët: ra(nga qielli)
nji ena, nji e jona, dmth., se qyteti i Ravenës ka qene si nji
dhuratë e zbritun nga qielli për popullsinë vendase.
 Rea. Re-a. Emni në shqip nuk don shpjegim. Nga fjala
“re” e qiellit ka ardhe emni “re”, m‟ret, që asht ma i nalti i të
gjithëve, deri ke retë. Për çuna mund të bahet: Reu, N‟reu.
 Rebeca. Re-be-ca. Re-bec-a. Re-bek-a. Re-beka. Në
variantin e parë dhe të dytë kuptoj fjalët: re (e qiellit) dhe
bek asht. Kombinimi i fundit më duket ma i përshtatshëm
për këtë emën, sepse kuptoj fjalinë: Re qielli bëka, Re,
mretën lind. Emën taman për mretnesha.
 Rexhep. Re-gi-ep. Shqip. Emni i tatës së mumës teme. I
shkuejtun siç do ta shkruante nji italian dhe i lexuem siç e

                                                            271
lexon shqiptari, emni merr kuptimin: Re-gji-jep, reja e
qiellit, nji fëmijë të rracës (gji) jep. Për goca mund të
përdoret po ky emën ose: Rexhepe, Rexhepa, Regjepa.
 Rexha. Rexho. Re-gi-a. Re-gi-o. Shqip. Në të dy variantet
ky emën asht përdorë dhe përdoret për çuna në Shqipni. Siç
shifet, nëse e shkruejmë italisht dhe e lexojmë në shqip, na
del kuptimi i këtij emni të vjetër si: Re dhe rracë(gji) asht,
osht. Edhe pse mbaron me zanoren “a”, ky emën përdoret
kryesisht për çuna.
 Regina. Re-gjin-a. Në italisht asht emni i mbretneshës, por
në zanafillë ka qenë kuptue siç e kam nda unë, dmth se Gji e
mbretit asht, tamam: Nanë që i jep gji mbretnave asht.
 Reginaldo. Re-gjin-al-do. Këtë emën e shpjegoj si: re (nga
qielli), gjini i familjes al të dho, të bani me krahë. Për goca
bahet: Regjinalda.
 Regolo. Re-gi-ol-o. Në shqip: Regull-ò dhe merr kuptim ky
emën: Re në qetsi, re rehat etj, nga ku ka marrë edhe
kuptimin fjala “rregull”, rregullim, etj, sepse rregullimi të
qetëson, të rehaton. Simbas ndamjes së bame kuptoj fjalinë:
Re (e qiellit), rracë fluturake (ol) osht. Për goca bahet:
Regola.
 Remigio. Re-mi-gi-o. Edhe në gjuhën e përditshme ne
themi: Re mi gjinin e familjes, ku gjen ngroftësinë e duhun.
Për goca bahet: Remigia, Remigjina.
 Remo. Rem-o. Re-m‟o. Me shpjegimet e masipërme, ky
emën më bahet: I ramë(rem=ram) prej qielli-òsht, ose: Re (e
qiellit) më osht. Mund të bahet: Rema, por me të dyja
format mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Remondo. Re-mondo. Re-mon-do. Në shqip mund ta
kuptoj në: re, linde në këtë botë, ose re; mbret i botës; re (të
qiellit) Moni(Amoni) të dho. Të tre këta kuptime janë të
bukur. Për goca mund të bahet: Remonda.

272
  Renano. Re-n‟an-o. Emni kuptohet me fjalet: Re në Hanë
o. Për goca mund të bahet: Renana.
  Renato. Re-n‟at-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Re, linde
në pleqsi. Për goca bahet: Renata.
  Reni. Re-ni. Re-eni. Emën vendi në Gjermani, që e kuptoj
me fjalët: Re (nga qielli) ti njishi, ose: Re e qiellit, i joni.
  Renzo. Ren-zo. Kuptohet menjiherë në dialekt: Renë e
qiellit zoj, mbërthej, aq i zoti asht. Për goca bahet: Renza.
  Reshat. Re-she-at. Shqip. Në shqip kuptohet me fjalët:
Reja, ai që asht deri ke retë shef ditunitë e etënve, ma të
ditunve të vendit. Për goca nuk tingullon bukur.
  Respicio. Re-es-pi-ic-i-o. Re-es-pi-ik-o. Në shqip merr
kuptimin nëse shkruhet: Re esht, i pirsosun, i ik, i shëtitun
isht-o osht, ku duket qartë që germa o asht shtue ma mbrapa.
Për goca bahet: Respika.
  Ricario. Ri-iç-ari-o. Në kët emën shof fjalinë: I ri iç, isht,
ari(jonë) o. Për goca bahet: Ricaria. Riçaria.
  Riccardo. Ri-iç-ç‟ar-do. Emnin e kuptoj me fjalët: Ri iç,
ai që të rin isht, çfarë ari dho (Zoti). Për goca bahet:
Ricarda, Riçarda.
  Richelmo. Rich-elm-o. Ri-ik-el-m‟o. Ky emën më thotë se
fëmija që e mban, asht i pasun, por edhe mburojë (elmetë)
për të afërmit. Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Rinues i
ikun e i shëtitun, erë më osht. Për goca bahet: Richaelma.
  Rieti. Ri-et-t‟i. Emën qyteti në Itali, që në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Rinon etënit të isht.
  Rifat. Ri-f-at. Shqip. Kuptohet menjiherë me fjalët: Rrin
fati, rinon fati, ose: Rinon fluturaku i ditun. Përdoret dhe si:
Re-f-at, që i ndryshohet kuptimi në: reja fluturake e
ditunive. Kështu siç asht mund të përdoret për të dyja gjinitë,
por për goca mund të bahet dhe: Rifate, Refate.


                                                            273
  Rimini. Rim-ini-i. Emën qyteti bregdetar në Itali, që e
kuptoj me fjalët: I rijmi, i rinuemi inë isht.
  Rinaldo. Rin-al-do. Në këtë emën kuptoj se fëmija me
këtë emën të jep rini dhe krahë fluturues. Për goca bahet:
Rinalda.
  Rino. Rin-o. Kuptohet menjiherë : Të rinon. Për goca
bahet: Rina.
  Rita. Rit-a. Në listën e emnave asht paraqit si emën
femnor, por simbas kuptimit Ri-t‟a, rinues të asht, më del
emën që mund ta përdorin të dy sekset.
  Robaldo. Rob-al-do. Ro-bal-do. Në shqip e shpjegoj me:
Robit (tand), krah flutures i dha, ose: Rron në ballë i dhoni.
Për goca bahet: Robalda.
  Roberto. Rob-ert-o. Ro-bert-o. Në shqip e zbërthej në dy
mënyra: Rob i erës osht, ose rron i pirë në kupë-o (rron me
virtyte): Kemi parë se shumë emna kanë shumë kuptime. Për
goca bahet: Roberta.
  Rocco. Ro-cco. Ro-oç-ko. Në shqip kuptohet menjiherë si
fjalia e shkurtën: i rrojtun osht ko, rron ko, rron këtu, ku i
bahet thirrje fëmijës që mos emigrojë. Për goca mund të
përdoret njilloj ose: Rocca, Roka.
  Rocsana. Rocs-an-a. Roks-an-a. Asht emën femnor, por
mund të përdoret edhe për çuna ose: Roksanio.
  Rodano. Ro-da-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
jeta (i rrojtuni) dha Hanë o. Për goca bahet: Rodana.
  Rodi. Ro-di. Emën vendi në lashtësi, që kuptohet
menjiherë me fjalët: rron ditunia.
  Rodiano. Ro-di-an-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë:
Rron i dituni, Hanë osht. Për goca bahet: Rodiana.
  Rodolfo. Ro-dol-f-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë:
Rroja(jeta) doli fluturim-o. Për goca bahet: Rodolfa.
  Rodrigo. Ro-dri-g o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë:

274
Rroja, jetë ndriçues, rracë osht. Për goca bahet: Rodriga.
  Rolando. Rol-an-do. Ro-ol-an-do. Në Kavajë, kur duen të
bajnë ledhe, të thonë: O rol deti. Simbas popullsisë
bregdetare kavajase,”rol” ishte nji hyjni i detit. Kjo fjalë i
jep kuptimin këtij emni si : Rol janë-dhonë, ku fjala “janë”
asht përdorë në shumës në shejë respekti. Për goca nuk
shkon, sepse fjala “rrol”, asht në mashkullore. Variantin e
dytë e kuptoj me fjalët: Rron krahu fluturues, Hanë dho. Me
këte kuptim, për goca bahet: Rolanda.
  Rolfo. Rol-f-o. Ro-ol-f-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë:
Roli fluturak osht, ose: Rrron me krahë fluturues o. Për goca
mund të bahet: Rolfa.
    Fjalën” rom”, në përbamjen e emnave italianë, e quaj të
njajtë me fjalën shqipe: I rrojtun, i lindun.
  Romano. Rom-an-o. Këtë emën e kuptoj si fjalinë: Të
rrojtun janë, të lindun për të ça në jetë janë. Për goca bahet:
Romana.
  Romeo. Ro-me-o. Në këtë emën shof fjalinë: I rrojtun,
i lindun më osht, me kuptimin se ka lind dikush që do çajë
në jetë. Si emni: Leka. Për goca bahet: Romea.
  Romero. Ro-me-er-o. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: I
rrojtun më esht, erë osht. Për goca bahet: Romera.
  Romilda. Ro-mi-il-da-a. Emnin e kuptoj me fjalët: E
rrojtun mi, mbi Ilin, Yllin, dhanë asht. Simbas meje emni
mund të përdoret njilloj pë të dy sekset, por për çuna mund
të bahet: Romildo.
  Romina. Ro-mi-in-a. Emni i gocës teme që e kuptoj me
fjalët: E rrojtun mi njishin, mbi mbretin asht. Emni ka
kuptim për të dyja gjinitë, ose për çuna bahet: Romino.
  Romoaldo. Ro-mo-al-do. Në këtë emën shof fjalinë: I
rrojtun osht, krah fluturues dho. Për goca mund të bahet:
Romaalda.

                                                           275
  Romualdo. Ro-m‟u-al-do. Asht emën i ngjashëm me
emnin e masipërm, por, meqë asht germa “u” në mes, që
asht e njivlefshme me fjalën ”Njishi”, emni mund të
kuptohet edhe si: jetë njishi krahë të dho, ose: I rrojtun më
usht, më asht, krah fluturues dho. Për goca bahet:
Romualda.
  Romolo. Ro-mo-lo. Rom-ol-o. Në këtë emën kuptoj
fjalinë: I rrojtun më osht lonë, i ngjashëm me emnin Leka,
ose: Rron në krahët fluturues (ol)-o. Për goca mund të ngelë
po kështu, ose mund të bahet: Romola, ose Romala.
  Rosa. Ros-a. Ro-os-a Në italisht kjo fjalë don të thotë:
ngjyrë e kuqe ose lule trandafili, trendafili (t‟ran, të ren-dha-
f-ili, të renë dha fluturak ylli.). Simbas ndamjes së bame në
emnat e maposhtëm, kombinimet e emnave me fjalën: lule
ose trendafile i përshtaten fjalës “ros-a”. Varianti i dytë asht:
I rrojtun osht-a, i ngjashëm me emnin Leka
 Rosalia. Ros-ali-a. Ro-os-ali-a. Me arsyetimin e masipërm,
në këtë emën kuptoj fjalinë: Trendafile, e krahëve fluturues
(ali) asht, ose: I rrojtun osht krahu fluturues a. Kështu ka
kuptim edhe për çuna, ose: Rosalio.
  Rosalinda. Ros-al-in-da-a. Ros-a-lind-a. Emnin e kuptoj
me fjalët: Trendafilja me krah fluturues ini, i joni dhanë
asht. Në të dy këta kombinime emni del i bukur. Për çuna
mund të bahet: Rosalind-o.
  Rosamunda. Ros-a-m‟un-da. Ro-os-am-un-da.? Në
emnat e maparshëm kemi pa kombinime emnash me fjalët:
“min”, që unë e kam ba: mbin, ose: m‟in, mbi njishin, mbi të
parin dhe emnat kanë marrë kuptim. Edhe në këto emna
besoj që asht e njajta gja,veçse fjala”un” kuptohet nga
çamërishtja dhe italishtja me fjalën: “in”, njin. Me këtë
arsyetim emni merr kuptimin: Lulen mbi njishin dha.


276
Variantin e dytë e kuptoj si: Rron jeta (os) e dhanë (am),
njishin (un) dha (Zoti) Për çuna mund të bahet: Rosamundo.
  Rosmunda. Ros-m‟un-da.? Asht i ngjashëm me emnin e
masipërm. Për çuna bahet: Rosmundo.
  Rosita. Ros-it-a. Në këtë emën kuptohet menjiherë:
Trendafili it asht. Kështu si asht, shkon edhe për çuna, por
bahet edhe: Rosito.
  Rossana. Ros-sa-ana. Këtë emën e kuptoj si: lule Hana,
ose: rrofsh sa Hana. Për çuna mund të bahet: Rossan-o.
  Rosella. Ross-ell-a. Në shpjegimin e emnave të
maparshëm kam shpjegue që fjala”ell” mund të jetë e
njivlefshme me fjalën”erë”, ose”yll” dhe me këtë formë
emni merr kuptim si: Lulja e yllit (erës) asht. Për çuna mund
të bahet: Rossell-o.
  Rosario. Ros-ari-o. Nëse e baj: Ro-os-ari-ò, ky emën merr
kuptim si: I lindun osht ari o. Për goca bahet: Rosaria.
  Rubiano. Ru-bi-an-o. Në shqip, kur bahet zgjedhimi i
foljes “Rojm”, ajo ndryshohet në “rrumë” në dialekt,
kështuqë këtë emën e kuptoj me fjalinë: Të rrojtunit, të
lindunit bijtë janë. Për goca bahet: Rubiana.
  Rufino. Ru-f-in-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Rron,
fluturaku im-o. Për goca bahet: Rufina.
  Rufo. Ru-f-o. Ky emën më jep fjalinë e thjeshtë: Rron
fluturku (im)-o. Për goca bahet: Rufa.
  Ruggero. Rugg-er-o. Rug-gi-er-o. Në shqip fjala “rrugë”
nuk don shpjegim dhe emni merr kuptimin: Rrugë ere ò,
osht, ose: rugë, gji ere osht. Për goca bahet: Ruggera.
  Ruperto. Ru-p-ert-o. Në këtë emën shof fjalinë: I rrut,
rron për ert, dmth se ai fëmijë rron nëpër ertë, në qiell si
engjujt. Për goca mund të bahet: Ruperta.
  Rusia. Ru-si-a. Emni kuptohet në shqip me fjalën: I rrojtun
(rru) si asht, i rrojtun asht. Kjo gja provohet edhe me faktin

                                                          277
se rusët e quajnë vendin e tyne: Rosia, që provon thanien
teme. (rrun = rron)
  Rutilo. Rut-il-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Rron (i rrut)
Ili o, Rron Ylli-o. Për goca mund të bahet: Rutila.

                              S

  Saba. Sa-ba. E kam shpjegue ke hyrja e librit, të
njivlefshëm me fjalët: Agim i ditës. Simbas kuptimit, mund
të përdoret për të dy sekset, por në Shqipni për çuna
shkruhet: Sabah.
  Sabato. Sa-ba-at-o. Sabato, në italisht asht dita e shtunë.
Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Za e baj
dituni-o. Për goca mund të bahet: Sabata.
  Sabazio. Sa-ba-a-zi-o. Me arsyetimin e masipërm, ky
emën merr kuptimin: Agimi asht zanë, ose Agimi a si osht.
Për goca mund të bahet: Sabazia, Sabasia, Sabaza.
  Sabele. Sa-be-e-le. Në këtë emën më del dhe nji herë fjala
“be”, që më jep kuptimin e fjalisë njilloj me fjalën ”bej”, që
asht mbajtë si titull turk, të barabartë me “kont”. Në shqip
fjalën:”bej”,”be”, me ba, u ba etj e shof të përdorun dhe ke
“Pllakat prej Zmeraldi të Thotit nga Atlantida”, po me të
njajtin kuptim: Me ba nji punë, me ba nji gja. Me këto
arsyetime, emnin e kuptoj: Sa nji bej esht le. Në këtë variant
nuk shkon për goca. Në variantin e dytë mund të jetë: Sabe,
saba esht le, agimi asht le. Për goca mund të ngelet njilloj.
  Sabino. Sabi-in-o. Në këtë emën fjala “sabi” më tingëllon
si fjala “sa bin” (dita), njilloj me fjalën “saba” ose “agim”,
ose sa bin, sa mbin filizi nga toka, kështuqë emni merr
kuptimin: Agimi inë osht ose: Filizi inë osht. Për goca mund
të bahet: Sabina.


278
  Sabrina. Sa-brin-a. Sa-bri-n‟a. Në këtë emën shifet
fjala”bri”, e përdorun në të dy variantet, e siç e kam thanë
edhe ke emnat e tjerë, bringat e kafshëve kanë qenë simbole,
që mbronin shtëpinë nga syu i keq. Në këtë rast ky emën më
jep fjalinë: Sa bringat na asht, që duhet të kuptohet që asht i-
e fortë sa bringat. Për çuna bahet: Sabrin-o. Sabri.
  Safet. S-a-f-et-i. Shqip. Emnin e kuptoj me fjalët: Se asht
fluturak i ditun (et). Për goca mund të bahet: Safete.
  Saffiro. Sa-f-f-ir-o. Në këtë emën shof fjalinë: Sa flutur
fluturake, me hir, me nur, i bukur osht. Për goca bahet:
Saffira.
  Saffo. Sa-f-f-o. Emni duhet të ketë kuptimin: Sa flutur
fluturake osht. Për goca bahet: Saffa.
  Sagurto. Sa-g-urt-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Sa gji i urtë
osht, sa rracë e urtë osht.
  Sahara. Sa-h-ar-a. Emni kuptohet: Sa ar asht(këtu). Duke
pa ranën e verdhë me ngjyrën e arit, nji udhëtar i ri thotë: sa
ar qenka këtu.
  Saladino. Sa-al-a-din-o. Këtë emën e zbërthej me fjalinë:
Sa (nji) krah fluturues asht, i dituni o. Për goca bahet:
Saladina.
  Salilario. Sa-al-ill-ari-o. Shqip. Ky emën i bukur, që
përdoret ma tepër si mbiemën në Shqipni, kuptohet me
fjalinë: Sa krahët fluturues, të Ill, Yll arit osht. Për goca
bahet: Salilaria.
  Salomè. Salom-e. S‟al-om-e. Në Shqipni edhe sot ne
themi: Ky asht kaluar, ky i ka hypë kalit, që asht e njajtë me
fjalën: I shaluem, i kalëruem, i ka punët në vijë, në rregull
etj. Varianti i dytë përforcon të parin, sepse na thotë: Sipër
alit,(shal) jom, jam. Për goca mund të përdoret siç asht, por
edhe Saloma.
  Salomone. Salom-on-e. Ky asht emën i njajtë me ate të

                                                            279
masipërm, por në shumës. Kështu siç asht, mund të përdoret
për goca si Salomona.
  Salustio. S‟al-us-t‟i-o. Në shqip dhe italisht fjala “s‟al” ka
kuptimin:sipër krahëve dhe emnin e kuptoj me fjalët:I hipun
në krahët fluturues(kaluar) të isht ki, ky.Për goca nuk shkon.
  Salvatore. S‟al-v‟at-ore. Në italisht ky emën ka kuptimin:
Shpëtimtari, por edhe kuptimi i këtij emni na thotë të njajtën
gja, sepse do kemi: Në shalë të kalit-vë atin o. Ma i vjetër,
kuptimi i këtij emni duhet të ketë qenë: Në krahët fluturues
ven pleqësitë-o. Për goca nuk shkon.
  Salvio. S‟al-vi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Su, sipër alit vi
o. Për goca bahet: Salva.
  Salvo. S‟al-v-o. Në këtë emën më del kuptimi i këtij emni
të shkurtën e të bukur si: Në krahë të vë-o, ashtu siç themi
edhe sot: Të mbaj në krahë, ose mund të jetë si emni i
masipërm. Për goca bahet: Salva. Në Italisht kuptohet si:
”Të shpëtoj”, dhe kuptimi i këtij emni thotë të njajtën gja.
  Samanta. Sa-m‟an-t‟a. S‟am-an-të-a Në këtë ndamje
emnin e kuptoj si: Sa mi an të a, Sa(i naltë) mbi Hanën të
asht, ose: I së amës, Han të asht: Në këtë formë mund të
përdoret për të dy sekset ose për çuna bahet: Samanto.
  Samona. S‟am-on-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: I së
amës, i-e jona asht. Mund të përdoret për të dy sekset. Për
çuna mund të bahet: Samono.
  Samuele. Sa-mu-e-le. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Sa
mu e le, sa unë ka lind, dmth se ai fëmijë asht lind i rritun
dhe i pjekun. Kështu si asht, mund të përdoret edhe për goca,
ose Samuela.
  Sandro. S‟an-dro. Në kët emën e në të tjerë ma poshtë,
shofim se germa”s” asht vu në vend të germës”z”, që asht
normale në italisht. Në këtë emën unë kuptoj fjalinë: Zë
anën dro, kap Hanën mundet. Megjithëse përdoret për goca

280
në formën: Sandra, më duket se i ndryshon pak kuptimi.
 Sansone. S‟ans-on-e. Në këtë emën shof fjalinë: Sa i
Hanës i joni esht. Për goca mund të përdoret edhe siç asht,
ose: Sansona.
 Sansovino. S‟ans-o-vin-o. Emën i përhapun në Itali, që
kuptohet si e folme e përditshme në shqip me fjalët: S‟anës,
të Hanës o vijnë o. Për goca bahet njilloj ose: Sansovina.
 Sante. S‟ant-e. Santo. S‟an-t‟us. S‟an-t‟o. Këto dy emna
në italisht duen të thonë: I shenjtë, por në origjinë e kanë
kuptimin: Së hanës-e, ose: të hanës-o, që, e thanë me
shprehjen e ditëve të sotme, mund të themi: Qiellorë, sepse
Hana ishte nalt në qiell dhe ndoshta prandaj ky emën i asht
vu njerëzve të shenjtë, që edhe nëpër piktura na paraqiten
sikur zbresin nga qielli (nga Hana). Për goca bahet: Santa.
 Santina. S‟ant-in-a. Këtë emën e kuptoj si: Santi inë, yni
asht. Për çuna bahet: Santino.
 Sara. Sa-ra. S‟ar-a. Ky emën kuptohet menjiherë si: Si ari
asht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për çuna ose:
Saro, Sari.
 Sapiente. Sa-pi-e-n‟te. Sapi-e-n‟te. Në italisht don të
thotë: dijetar. Në variantin e parë, që mendoj se asht ma i
vjetri, zbërthehet në: Sa pin(ditunitë) esht n‟te, sa shumë
dituni ka pi ai fëmijë. Varianti i dytë na krijon fjalinë: Sapi-
e-n‟te, ku tashmë, fjala “sapi” don të thotë: Dituni dhe fjalia
merr ma kuptim: Ditunia esht n‟te. Për goca mund të
përdoret siç asht ose bahet: Sapienta.
 Sapore. Sap-or-e. Ky emën i vjetër, sot në italisht kuptohet
me fjalën: shije. Mendoj se fjala “sap” duhet të kompletohet
me zanore të tjera e të bahet: Si-a-pi-or-e, Si-a-pi-o-re, që
emni të kuptohet me fjalët: Si, sy asht, pin virtyte të arta
esht, ose: Sy që shef të gjithë, i pirsosun osht mret. Emni ka
kuptim për të dyja gjinitë.

                                                            281
  Sarbello. Sar-bell-o. Që të marrë kuptim në shqip, duhet të
bahet: Sa-ar-b‟ell-ò, Sa ar i bukur osht, ose: S ar be ell osht,
që e kuptoj me fjalët: Se ar, bej e yll (ell) osht. Për goca
bahet: Sarbella.
  Sardenia. Sa-ar-de-eni-a. Fjalë për fjalë kuptohet me
fjalët: sa ar dhe, i eni asht, por po t‟i ndryshojmë vendin
fjalëve, do të kemi: Sa dhe i artë, i yni asht, ishulli i
Sardenjës.
  Satriano. S‟at-ri-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: se at,
rinon Hanën, i dituni(at) rinon Hanën. Për goca bahet:
Satriana.
  Saturniano. S‟at-ur-ni-an-o. Në këtë emën unë kuptoj
fjalinë: S‟atit, i ditun, urë, nji Hanë-ò, ose: të atit ur i janë ke
punët e përditëshme. Asht emni i planetit Saturn dhe emën
perëndie. Për goca bahet: Saturniana.
  Saturnino. S‟at-ur-nin-o. Në shqip, duket si e folme e
përditëshme, sepse do kemi: Së atit urë (numër) ni, nji osht,
dmth se për të atin do jetë si ura, që do e mbajë në kurriz e
do e lidhi me jetën dhe punët e përditëshme. Për goca bahet:
Saturnina.
  Saul. Sa-ul. Nëse do e shkruenim: S‟a-ul, në shqip merr
kuptimin: I paulun, i papërkulun, ndërsa në variantin e parë
asht: Sa (e) uli (Hanën, dituninë etj). Kështu siç asht, mund
të përdoret edhe për goca, por, edhe po të bahet: Saula, nuk
e humb kuptimin.
  Saverio. Sa-veri-in-o. Në shqip e zbërthej me fjalinë: Sa
veri-in-o. Simbas kuptimit që ka, mendoj që duhet të jetë siç
themi ne sot: Si veriu, i ini osht, sepse e kam përsëritë, që në
italisht shpesh herë fjala”sa” mund të zavendësohet dhe me
fjalën “si”. Fjala “veri”mund të jetë: era e veriut, ose forma
mashkullore e stinës së verës. Për goca bahet: Saverina.


282
  Savino. Sa-v-in-o. Ky emën duhet të jetë shkurtim i emnit
të ma sipërm. Për goca bahet: Savina.
  Scauro. Skauro. Ma i plotë do ishte: Si, sy ka ur o, që
kuptohet në shqip si: pamje të bukur ka (sy), ur lidhëse osht.
Për goca mund të bahet: Scaura. Skaura.
 Schipione. Si-ki-pi-on-e. Emnin e kuptoj me fjalët: shif ki,
i pirsosuni jonë esht, ose: siu, syu (i bukri) ki, pin Honën
esht. Shkon për të dyja gjinitë, por për goca mund të bahet:
Schipiona, Skipiona.
  Scolastica. Si-ço(ko)-ol-ast-ik-a. Ky emën në italisht don
të thotë: shkollar, por simbas zbërthimit të bamë më del
kuptimi: I pashëm (siu) ç‟osht, krah flurues asht, i ikun, i
shëtitun asht. Ka qenë emën njeriu të ditun në lashtësi dhe
mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Scutari. Skut-ari-i. Emni i vjetër i Shkodrës, që, simbas
ndamjes së bame, kuptohet menjiherë me fjalët: skutë ari
isht, nji qoshe e artë, nji vend i artë.
  Sebastiano. Se-b‟as-t-i-an-o. Në greqisht asht:
Sebastianos. Në shqip: Sebastian. Ky emën, në këtë formë,
më jep fjalinë: Se të përulun të janë, ose: se ban jetë (as) të
isht Hanë o. Për goca bahet: Sebastiana.
  Secondiano. Sec-on-di-an-o.?? Secondi-ano. Në italisht
ky emën dhe tre ma poshtë kuptohen si: I dyti, të dytët. Në
zbërthimin e këtyne emnave, nuk më krijohet ndonji ide për
të gjetun domethanien e fjalës “sec”, që në kombinim me
fjalët e tjera të më japë nji fjali me kuptim. Nëse merret e
gjithë fjala”secondi”, sekond dhe kuptohet pikërisht siç e ka
kuptimin në italisht: I dyti, atëherë të gjithë këta emna unë i
kuptoj si: Të dytët janë (Mbas zotit). Në këtë formë e me
këtë kuptim dalin emna mjaft ambiciozë, sepse të dytët, pas
Zotit, janë vetëm perënditë. Në shqip mund të bahet. Idyti,
Edyta, Edita, që asht emën i përhapun nëpër botë.

                                                           283
  Secondina. Sec-on-din-a. Second-in-a??
  Secondo. Sec-on-do. Second-o.??
  Seconda. Sec-on-da. Second-a. Edhe për këta tre emna
ndiqet arsyetimi i masipërm.
  Sefora. Se-f-or-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Se flutura e
artë asht. Për çuna mund të bahet: Seforo.
  Selene. Se-el-en-e. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Se er
jena, jona asht. Për çuna bahet: Seleno.
  Seleuco. S‟e-le-uk-o. Si-e-le-uk-o Emni don të thotë:
Fëmija asht ma i fortë se ujku(s‟e len as uku, aq i fortë asht),
ose:i pashëm(si,syu) e i fortë si uk osht. Për goca nuk shkon.
  Selino. Se-el-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: se era inë
osht. Për goca bahet: Selina.
  Selinunte. S‟e-lin-un-t‟e. Se-el-in-un-t‟e. Në variantin e
dytë më duket ma i pëlqyeshëm kuptimi i emnit si: Se era
jonë(in) të esht. Në këtë variant shkon për të dy sekset.
  Selvaggia. S-el-v‟a-g-gi-a. Ky emën do ishte ma i plotë
nëse do shkruhej: Si era va e shkon, që gji, rracë asht. Në
këte formë të jep kuptimin e gjasë së egër, siç e ka kuptimin
në italisht. Për çuna bahet: Selvaggio.
  Selvio. Se-el-vi-o. Asht emni i pemës së selvisë në Shqipni
dhe asht emën i përhapun në Europë, por, simbas ndamjes
emni kuptohet me fjalët: Se, si erë vij në jetë o. Për goca
bahet: Selvia.
  Semiramide. Se-e-mir-a-mi-de. Në këtë emën kuptoj
fjalën shqipe: Se e mir asht mbi dhe, sa e mirë asht mbi dhe.
Emën shumë i bukur. Mund të përdoret për të dy sekset, ose
për goca shkon edhe: Samiramide.
  Semplicio. Semplici-o. Në italisht don të thotë: I thjeshtë.
  Sempronio. Sempr-oni-o. Asht emën italo-shqiptar, që
don të thotë: Përherë i joni osht. Për goca mund të bahet:
Semprona.

284
  Seneka. Sen-e-ka. Në këtë emën shof që fjala shqipe”gji”
asht zavendësue me fjalën italiane:”sen”. Me këtë arsyetim
emni merr kuptimin: Rracë e ka (këte fëmijë). Emni shkon
për të dyja gjinitë. Nga kjo fjalë duhet të jetë krijue emni
italian: s-en=si,sy jen=gji; sen-at=rracë pleqsh të ditun.
  Senesio. Sene-si-o. Në këtë emën dhe në tjetrin ma poshtë
shofim të transformuem emni “gji”, në shqip, në “sene”
italisht, që janë e njajta gja. Në kët emën unë shof fjalinë:
Racë(gji shif) si osht.
  Senigalia. Si-eni-g-ali-a. Emnin e kuptoj me fjalët: I
pashmi, (ka si, sy) i bukuri jonë, gji, rracë me krah flurues
asht.
  Senofonte. Seno-f-o-n‟te. Si-en-o-f-on-t‟e. Në këtë emën
shof fjalinë: Rracë fluturake osht n‟te, ke ai fëmijë, ose: I
bukri (siu) jonë (en) osht, fluraku jon të esht. Kështu siç
asht, mund të përdoret për të dy sekset.
  Sentino. Senti-in-o. Emnin e kuptoj me fjalën italo-shqipe
si: rraca jonë , i dëgjueshmi jonë osht.
  Serafino. Ser-a-f-in-o. Në këtë emën shof fjalën”ser,
is‟erës, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e rrangut të naltë në
shoqni. Emni ka kuptimin: Ser (i rrangut të naltë, i naltë deri
ke era ose ke retë) asht fluturaku inë-ò. Për goca bahet:
Serafina.
  Serano. Se-er-an-o. Shqip. Me ndamjen e bame, emni
kuptohet menjiherë me fjalët: Se erë Hane osht. Për goca
bahet: Serana.
  Serapione. Ser-a-pi-on-e. Në shqip e zbërthej në: Ser(e
naltë) asht i piri jonë -è.
  Serdika. Ser-di-ka. Emnin e kuptoj me fjalët: Serë e dituni
ka. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Sereno. S‟er-en-o. Ser-en-o. Në këtë emëm kuptoj fjalinë:
Si er i eni, i joni osht. Në variantin e dytë kuptoj fjalët: Ser,

                                                             285
rracë e naltë ena, jona osht. Për goca bahet: Serena.
  Sergio. Ser-gi-o. Këtë emën e kam zbërthye disa herë e
don të thotë: Ser (e naltë) rracë, familje osht. Për goca mund
të bahet: Sergia, Sergjia, Sergjina.
  Serrio, Ser-ri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Rracën e naltë
rinoj. Për goca bahet: Serria.
  Sertorio. Ser-t‟o-ori-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I serës të
osht, ar osht. Për goca bahet: Sertoria.
  Servidio. Ser-vidi-o. Në këte emën, fjalës “vidi”, në
Shqipni, i thonë pëllumbave, kështuqë emni merr kuptimin:
Serë, rracë e naltë e pëllumbave (të paqes) osht. Për goca
bahet: Servidia.
  Serviliano. Ser-v-ili-an-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë:
(Serë e naltë), nji(v,u,un) yll janë-o. Për goca bahet:
Serviliana.
  Servio. Ser-vi-o. Si-er-vio. Në italisht emni don të thotë:
Shërbëtor, por simbas ndamjes së bame asht e kundërta,
sepse aty unë kuptoj fjalët: Nji njeri i serës së naltë po vjen,
ose: Si erë vi o. Për goca bahet: Servia.
  Sesto. Se-est-o. Se-es-t‟o. Në këtë formë bahet i ngjashëm
me emnin Leka, sepse do kemi emnin: Sepse esht, sepse
ekziston, ose: se ka le ky fëmijë, që do bajë gjajna të
mëdhaja. Në variantin e dytë, kuptoj fjalët: Se jetë(es) të
osht, që shpreh të njajtën gja dhe mund të përdoret për të
dyja gjinitë, ose për goca mund të bahet: Sesta.
  Settimio. S‟ett-imi-o. Se-et-t-i-imi-o. Duke barazue fjalën
“s‟et, se et” me fjalën “Pleqësi e dituni”, ky emën merr
kuptimin: I dituni imi osht. Për goca bahet: Settimia.
  Settimo. Sett-im-o. Asht i ngjashëm me emnin e
masipërm. Për goca bahet: Settima.
  Setinio. Se-et-ini-o. Asht i ngjashëm me emnin e
masipërm, por në shumës.

286
  Severiano. Se-veri-an-o. Asht emën i njajtë me atë ma
poshtë, por në shumës. Për goca bahet: Severiana.
  Severino. Se-veri-in-o. Asht emën i ngjashëm me emnin:
Saverino. Për goca bahet: Severina.
  Severo. Se-ver-o. Në këte emën shof se fjala”ver” asht
përdorë në kuptimin e stinës së verës, për t‟i dhanë formë
mashkullore si: Se verë osht. Në Shqipni, përdoret për goca,
emni i thjeshtë: Vera. Emni i masipërm mund të përdoret
edhe për goca si: Severa.
  Sibario. Si-bari-o. Si-ba-ri-o. Këte emën e kuptoj me
fjalët: Si bar mjeksor osht, si il-aç doktorri asht. Në variantin
e dytë kuptoj fjalët: I pashmi (si, syu), të ban të ri o. Për
goca bahet: Sibaria.
  Sibilla. Si-bi-ill-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji bir të
pashëm (siu), ylli asht. Mund të përdoret për të dy sekset,
por për çuna mund tè bahet: Sibillo.
  Sicilia. Si-iç-ili-a. Emnin e Sicilisë e kuptoj me fjalët: E
bukur (si, syu) isht, Yll asht.
  Sico. Si-co. Si-ço. Ky emën më krijon fjalinë: Si ç‟o, syu
asht ky këtu, emën i ngjashëm me fjalën shqipe: Shiko
(këtu), por emni ka kuptimin: Ka sy, ka pamje ky ko.
Varianti i dytë bahet: siu ç‟osht. Për goca mund të baht:
Sika, Syka, Sykja.
  Sicuro. Si-ik-ur-o. Si-iç-ur-o. Në shqip e zbërthej me
fjalinë: Si,syu (me pamje) iç,(ose i ikun, i shëtitun) ura o, si
ura osht. Për goca bahet: Sicura, Sikura, Siçura.
  Sidonio. Si-doni-o. Do ishte ma i plotë po të shkruhet: Si-
do-oni-o dhe merr kuptimin: Sy dho i joni o. Për goca bahet:
Sidonia.
  Siena. Si-en-a. Qytet në Itali. Kuptohet menjiherë në shqip
me fjalët: Si, sy en, syu i jonë asht.
  Sigfrido. Si-g-f-ri-do. Do ishte ma i plotë nëse do ishte: Si-

                                                             287
gi-f-ri-do, që në shqip merr kuptimin: Si gji, rracë e bukur,
fluturaku i ri(asht) dhonë. Për goca bahet: Sigfrida.
  Sigismondo. Si-g-is-m‟on-do-o. Në këtë emën shof fjalinë:
Sy gji is(rracë), Moni (Zoti) i dho, me kuptimin se me
lindjen e atij fëmije, zoti na çeli sytë, sepse ndofta kishin
vite që prisnin të lindëte ndonji fëmijë. Variantin e dytë e
kuptoj me fjalët: Rracë e bukur isht, mi Honë e dhonë osht.
Për goca bahet: Sigismonda.
  Silo. Si-il-o. Për goca bahet: Sila.
  Silano. Si-il-an-o. Për goca bahet: Silana.
  Siliano. Si-ili-an-o. Si Ili janë-o. Për goca bahet: Siliana.
  Silio. Si-ili-o. Këta katër emna janë të ngjashëm dhe i
kuptoj me fjalët: Si Ili osht, si Ylli osht, ose: Syu i Yllit osht,
i bukri i Yllit osht. Për goca bahet: Silia.
  Silvio. Si-il-vi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Si ylli vij (në
jetë) o, ose: I bukur(si, siu), yll vij në jetë o. Për goca bahet:
Silvia.
  Silvano. Si-il-v-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Sy (sytë)
Ylli ven Hana o. Për goca bahet: Silvana.
  Silverio. Si-il-v-eri-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Si Yll
vjen eri o, ku edhe fjala”eri” asht dhanë në gjininë
mashkullore. Për goca merr kuptim si: Silvera.
  Silvestro. Si-il-v-est-ro. Emni do ishte ma i saktë nëse do
ishte: Silvestri, që e kuptoj me fjalët: Sytë e ilit vu esht, i
rojtun, ose i ri osht. Për goca bahet: Silvestra.
  Simeone. Si-im-e-on-e. Në këtë emën shof kuptimin: Si,
sy imi esht, Honë esht. Kështu siç asht, mund të përdoret
edhe për goca ose: Simeona.
  Simone. Si-im-on-e. Asht emën i ngjashëm me ate ma
sipër. Për goca mund të përdoret po ky emën, Simona, ose
bahet: Simiona.


288
  Simoneta. Si-im-on-et-a. Me arsyetimet e masipërme, këtë
emën e kuptoj si: Syu im, Honë e ditun asht. Për çuna bahet:
Simonet-o.
  Sinedrio. Sin-e-dri-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Syun,
dritën e syut e ndriçon o. Për goca bahet: Sinedria.
  Sinesio. Si-ine-si-o. Në këte emën shof fjalinë: Siu inë
(shif) si osht. Duket si e folme e përditëshme sot, në dialekt.
Për goca bahet: Sinesia.
  Sinfronio. Si-in-f-ro-ni-o. Këtë emën e kuptoj si: Siu in,
flutur rron, nishi osht. Për goca bahet: Sinfronia.
  Siracusa. Si-ir-a-ç‟us-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Si Hir
asht, ç‟jet(ç‟us) asht, ku fjalën”ush” e quaj të njivlefshme
me fjalën “ish”, ose: Siu i bukur asht, jetë(ç‟ush) asht.
  Sirano. Si-ir-an-o. Emni kuptohet menjiherë me fjalët: Si
hir Hane osht. Për goca bahet: Sirana.
  Sireno. Si-ir-en-o. Me këtë emën thërriten sirenat, keckat e
ujit, simbas legjendave popullore. Në shqip zbërthehet në: Si
hiri en, janë –o. Për goca bahet: Sirena.
Siriano. Si-iri-an-o. Ky emën asht edhe emni i popullit të
Sirisë, që na tregon dhe lidhjet e lashta me popullin
atlantideas. Emni kuptohet: Siu me hir Hane osht. Për goca
bahet: Siriana.
  Sirio, Si ri-o. Kuptohet menjiherë me fjalët: Syu me hir,
me nur osht. Asht emni i shtetit të Sirisë. Për goca bahet:
Siria.
  Siricio. Siri-ci-o. Si-iri-çi-o. Në këtë emën shof fjalinë: Siu
çi osht, syu që osht, i bukri që osht, Si Hiri që osht. Për goca
bahet: Siriçia.
  Siro. Sir-o. Si-ir-o. Ky emën na vërteton emnat e
masipërm, sepse na jepet vetëm fjala”siri”= syu. Emni asht
ashtu siç e themi edhe sot: si ò, Sy osht, Si hir osht, i bukur
osht.

                                                             289
  Sisto. Si-ist-o. Si-is-t‟o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: Si isht –o, ose: syu i jetës të osht. Për goca mund të
bahet: Sista. Nga kjo fjalë shofim zanafillën e fjalës:”sisa”,
gjijve, që duken si dy sy të vegjël. Në gegenisht: Ciça,
ci,(sy) ç‟a. Në italisht thuhet: seno, si-eno, sy-jen-o dhe
duhet të kenë origjinë të vjeter atlantideo-albane.
  Sisoes. Si-is-o-es. Grek. Ka kuptimin e emnit të masipërm
italian. Për goca mund të bahet: Sisoa.
  Sosiptaros. S-os-i-pt-ar-os. Grek. Mendoj se emni do ishte
ma i plotë nëse shkruhej: Si-os-i-pit-ar-os dhe e kuptoj si: Sy
osht, i pit ar osht, i pirë në arë osht. Për goca mund të bahet:
Sosipitara.
  Sosthenes. Sos-then-es. Grek. Ma i plotë do ishte: Si-os-
then-es, që e kuptoj me fjalët: siu osht, thënës, mësues esht.
Për goca mund të bahet: Sosthena.
  Soter. Soter. Grek. Duket ma tepër si emën ilir, megjithëse
e kam marrë ke lista e emnave të vjetër grekë. Në greqisht
do ishte: Soteros, si-ot-er-os, që e kuptoj me fjalët: Siu jot
erë osht. Për goca mund të bahet: Siotera.
  Soccorso. S‟oç-ç‟or-s-o. Në italisht kjo fjalë don të thotë
edhe ndihma e shpejtë. Ma i plotë do ishte: Si-oç-ç‟or-se-o
dhe kuptohet kollaj si: Syu, i bukri o, osht, çfarë ari se osht.
Për goca bahet: Soccorsa.
  Socrate. So-cr-at-e. Do ishte ma i plotë si: Zo-cra-at-e, që
në shqip e zbërthej me të folmen dialektore tonën: Zo kryt e
pleqsive-e,ose: Si, syu osht, kreu i pleqësive osht. Në këtë
formë mund të përdoret edhe për goca, ose Socrata.
  Soave. Soave. ?? Mund të them se ky emën kuptohet si: si-
o-a-u(v)-e, që e kuptoj si: I bukri (syu) osht, asht njishi(u) e.
Ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Sofia. S-o-fi-a. So-fie. Emnin e kuptoj si: Syu (i bukri) osht
fluturak asht. Në variantin e dytë kuptohet ma mirë në shqip

290
si: Zoj fije, zoj lidhjet, krijoj lidhjet, sepse në italisht germa
“S” zavendësohet shpesh me germën “Z”. Asht emën që asht
përdorë kryesisht për goca, por ka kuptim edhe nëse përdoret
për çuna.
  Sophia. S-o-phi-a. Grek. Do ishte ma i saktë nëse do
shkruhej: Si,sy osht, pi a, që në shqip kuptohet menjiherë.
Në këtë formë mund të përdoret për të dy sekset.
  Sofronia. So-froni-a. S-o-fr-oni-a.-Në shqip e kuptoj me
fjalinë: Zo fronin asht, fëmijë që do zoj fronin mbretnor asht.
Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Syu,i bukri asht, fluturak
joni asht. Me këte formë mund të përdoret për të dy sekset,
edhe pse asht në listën e emnave femnorë.
  Solange. S-ol-an-g-e. Do ishte ma i saktë nëse do shkruhej;
Si ol-an gi e, që e kuptoj me fjalinë: Sy, krah fluturues Hane,
gjiu, rraca esht. Në këtë formë mund të përdoret për të dy
sekset, edhe pse emni asht në listën e emnave femnorë.
  Sonia. So-ni-a. Si-oni-a. E kuptoj me fjalinë: Zo, njishi asht,
me nam, e para asht, ose: Siu joni asht. Ka kuptim për të dy
sekset, por meqë asht në listën e emnave femnorë, për çuna
mund të bahet: Sonio.
  Solocone. S-ol-oc-on-e. Duket si emën italo-shqip, por, nëse
shkruhet: si-ol-oç-on-e, kuptohet shpejt me fjalët shqipe: Me
sy, i paraqitshëm, krah fluturues (ol) Hone esht. Për goca mund
të mbetet pa u ndryshue, ose Solocona.
 Solone. S‟ol-one-e. Emnin e kuptoj si: I bukur (si, syu) me
krah Hone esht. Për goca bahet: Solona.
  Solferino. So-ol-f-er-in-o. Me ndamjen e bame, emnin e
kuptoj me fjalët: Zen krah fluturim eri inë o. Për goca bahet:
Solferina, Zelferina.
  Sorrento. So-or-re-en-t‟o. Emnin e kuptoj me fjalët: Zo, zu
ar, reja en, jona të osht. Për goca bahet: Sorenta. Sarenta.
Zorenta. Zarenta.

                                                           291
 Sostene. S-ost-en-e. Në këtë emën dhe në disa ma poshtë,
shof se germa”S” e vetme nuk i jep kuptim emnave, por, nëse
bahet”si”, syu, emnat marrin kuptim, kështuqë emni i
masipërm kuptohet si: Syu osht i jeni, i joni- e. Në këtë formë
mund të përdoret për goca ose Sostena, Sostana.
 Sosteneo. S-ost-ene-o. S-os-te-ne-o. Në librin tem:”Thoti i
pavdekshëm na zbulon Atlantidën”, fjalën “Ene” e kam quejtë
të njillojtë me fjalën shqipe: I vendosun, sepse në Shqipni
shpesh herë përdorim të dyja fjalët për të shprehur të njajtën
gja, kështuqë emni merr kuptimin: Siu, i bukri osht i vendosun.
Varianti i dytë më jep fjalët: Syu, i bukri osht te ne o. Për goca
mund të bahet: Sostenea.
 Sostrato. S-os-tra-at-o. Në shqip e kuptoj si: Syu osht tra i
pleqësive o. Për goca bahet: Sostrata.
 Sotir. S-ot-ir. Ilir. Grek. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Si, sy
osht (me)ir, me nur. Për goca bahet: Sotira.
 Spano. S-pa-an o. S-pan-o. Këtë emën e zbërthej në dy
variante: Syu pa Hanën, dmth, na lindi nji fëmijë i bukur, që pa
dritën e hanës, ose thjesht: Sy panë-o, dmth se familja, që mezi
e ka pritun lindjen e atij fëmije, panë dritën e syve t‟u lindë.
Për goca bahet: Spana. Sipana. Sypana.
 Sparta. Si-pa-ar-t‟a. Si-par-t‟a. Emni i Spartës kuptohet
menjiherë në shqip me fjalët: I bukri (siu), i pamë, i ditun, ar të
asht, ose: I bukur (siu), i pari të asht.
 Spartaco. S-pa-art-a-co. Këtë emën, pak të gjatë por
shprehës, e ka patun edhe nji gladiator që organizoi revoltën
kundër Rromës. Nga emni, duket që ka qenë i nji gjaku me
rromakët sepse emni Spartako, Si-pa-ar-t-a-ko, më jep fjalinë:
Si pa, Sytë i pa, i bukur dhe i pamë, i shëtitun, i art asht ko. Në
këtë formë mund të përdoret edhe për goca, ose: Spartaka.
 Speranzio. S-pe-er-an-zi-o. Në kët emën shof fjalinë: Sytë i
pe, er Hanën zajë-o. Për goca bahet: Speranzio.

292
  Spiro. S-pir-o. Do të ishte ma i plotë nëse do shkruhej: Si
pi-ir o, Sy (i bukur, ka sy, ka paraqitje) për ta pi në kupë, me
hir, nur osht. Për goca mund të bahet: Spira. Sipira. Espira.
  Spyridon. S-p-yr-i-don. Grek. Ma i plotë do ishte: sy pi
hyri i dhonë (nga Zoti). Për goca mund të bahet: Spiridona.
  Stasio. Si-t‟a-si-o. Emnin e kuptoj me fjalët: I bukur të asht
i bukur-o, (syu të asht sy o). Për goca bahet: Stasia. Në
Shqipni bahet: Stas.
  Stakys. S-t‟a-ky-ys. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: si,
sy të asht ky ys, ky isht, ose: ky hy isht.. Për goca nuk
shkon, sepse “ky” asht në mashkullore.
  Stafanas. S-t‟a-f-an-as. Grek. Do ishte ma i plotë nëse do
shkruhej: Si, sy të asht, fluturak Hane asht. Italisht asht:
Stefano. Për goca bahet: Stafana. Emni Stefania, asht ma
tepër mashkullor, sepse “ani” asht në mashkullore. Nëse
bahet: Stefan-ì, i kthehet kuptimi në femnore.
  Stephane. S-t‟e-p-han-e. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët:
Siu të esht, pi Hanën esht. Ka kuptim për të dyja gjinitë.
  Stephanos. S-t‟e-p-han-os. Grek. Do ishte ma i plotë nëse
do shkruhej: Siu të esht, pi Hanë osht. Për goca mund të
bahet: Stephana.
  Stiliano. Sti-ili-an-o. Si-t‟i-ili-an-o. Në kët emën na del e
qartë mungesa e germës”i”, të cilën, po ta shtojmë, jep
fjalinë shqipe.- Si ti Ili janë, si ti Yll e Hanë. Variantin e dytë
e kuptoj me fjalët: Syu të isht, yll e Hanë osht. Për goca
bahet: Stiliana.
  Stilicone. S-ti-ili-ço-one. Emni do ishte ma i plotë nëse e
shkruejmë: Si ti Ili ç‟o Hon-e, që në gegënisht kuptohet
menjiherë. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë ose për
goca bahet; Stilicona, Stilikona. Stiliçona.
  Stiriaco. Si-ti-iri-a-co. Ky emën , nëse bahet: Si-ti-iri-a-


                                                              293
  ko, në shqip kuptohet me fjalinë: Syu yt hir, i bukur asht ko.
  Për goca mund të bahet: Stiriaka.
    Stella. S-te-lla. Në italisht, me këtë emën femnor, quhet ylli.
Do ishte ma i plotë nëse shkruhej: Si-te-lla, Sy të lla, të
dha(Zoti). Siç duket, në lashtësi yjet kanë qenë quejtë: sy të
qiellit e në vazhdim të shekujve i ka humb ky kuptim dhe
emni: Sitella asht transformue në stella, si nji fjalë emërtuese.
Edhe për çuna ka kuptim, nëse bahet: Stello.
    Stratonikos. S-trat-on-ik-os. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: si trat, si trau që mban peshën e çatisë së shtëpisë, i joni i
ikun(i shëtitun, i ditun) osht. Për goca mund të bahet:
Stratonika.
    Sulpicia. Si-ul-pi-çi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Si ul, i
bukur dhe i përulun, i pirsosun çi asht, që asht. Për çuna bahet:
Sulpicio.
    Susanna. S-us-anna-a. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej:
  Si-us-anna, sy asht Hana. Për çuna mund të bahet: Susano,
  Suzano.
    Sveva. Sveva. Nëse marrim parasysh që në lashtësi germa
  “U” zavendesohej nga germa “V”, shkruejmë: Siu e ù a dhe
  e lexojmë: Syu (i bukri) esht, njishi asht. Në këtë formë
  mund të përdoret për të dy sekset, por për çuna mund të
  bahet edhe: Svevo.
    Surano. S-ur-an-o. Ma i plotë do ishte: si-ur-an-o, që na
  del me kuptimin si ur janë, ose: Si ur Hane osht, ose: syu,i
  bukri, urë hane osht. Për goca bahet: Surana.
    Sulemano. S‟ul-e-m‟-an-o. Do ishte ma i plotë nëse do
  shkruhej: Si ul e mi an-o, që kuptohet menjiherë në dialektin
  gegënisht me fjalët: Sy ulët esht mi Hanë-o. Për goca bahet:
  Sulemana.
    Sulpicio. S-ul-pi-çi-o. Emni do ishte ma i plotë nëse e
  shkruejmë: Si ul pi çi o, siu i përulun, i pim çi, që osht. Emni

  294
asht ndërtue për çuna. Për goca mund të bahet: Sulpikjoa,
por nuk del i bukur.
 Sultano. S-ul-t-an-o. Emni do ishte ma i plotë nëse e
shkruejmë: Si ul, ti anë o, ose: sy ulët të Hanës osht. Për
goca bahet: Sultana.
 Sultanina. S-ul-t-an-ina. Me arsyetimin e emnit të
masipërm, ky emën kuptohet si: Sultan i yni asht. Përdoret si
emën femnor, por përbajtja asht edhe për çuna, që
megjithatë mund të bahet: Sultanino.
 Superbi. Sup-er-bi. Fjala “sup” në ditët e sotme i thuhet
pikërisht supit, ku bashkohet krahu me krahanorin. Nëse
qysh nga lashtësia ka qenë quejtë kështu, atëherë emni
kuptohet si: Në sup erën bie, mbi shpatulla erën bin. Emni
nuk mund të modifikohet se i humb kuptimi, prandaj, kështu
siç asht, ka kuptim për të dyja gjinitë.
 Sydonio. Sydonio. Shif Sidonio.
 Svetonio. Sv-et-oni-o. Emni do ishte i plotë nëse shkruhej:
Siu i etënve i joni osht. Për goca bahet: Svetona. Sietona.
 Sviturno. Sv-it-ur-n‟o. Në këtë emën shof zavendësimin e
germës “u” me germën “v”, të zakonshme për latinët: Emni
merr kuptim me shqipen e sotme, nëse shkruhet: Siu it, urë
në osht, ose urnë(zjarmi) osht. Për goca bahet: Sviturna,
Suitura.

                             T

 Tabetha. T‟a-be-t‟ha. Grek. Emnin e kuptoj me fjalët: Të
asht bej të asht, dhe nuk mund të bahet për goca.
 Tabita. T‟a-bi-t‟a. Emnin e kuptoj me fjalët: Të asht bija.
Për çuna bahet: Tabito.
 Tacide. T‟a-ki-de. Në këtë formë emnin e kuptoj me fjalët:
Të asht ki (që do bahet prijës) de, ose: të asht ki prijësi i

                                                         295
dheut. Emni nuk mund të transformohet se e humb kuptimin,
kështuqë, siç asht, mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Taddeo. T‟a-d-de-o. Mendoj se duhet të shkruhet: T‟a-di-
de-o, ku kuptoj fjalinë: Të asht i dituni i dheut-o. Për goca
mund të bahet: Taddea.
 Taide. T‟a-i-de. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Të asht i
dheut, të asht nji fëmijë, që do bahet ma i ndigjuemi i dheut.
Mendoj se asht emnën që përdoret për të dyja gjinitë.
 Talamone. T‟a-al-amone. T‟a-al-a-m‟on-e. Në këte emën
na del i plotë emni i Zotit të Madh, që në lashtësi quhej:
Amone. Spesh herë asht paraqit si formë e shkurtueme:
Mon, Mone. Me këte rast emnin e kuptoj me fjalët: Të asht
krahu fluturues i Amonit, i Zotit. Në variantin e dytë
kuptohen fjalët: Të asht ala, mi, mbi Honë esht. Me këte
formë, mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Tammaro. T‟am-m‟ar-o. Në këtë emën kuptoj fjalët: Të
jam mi ar-o, të jam mbi ar o. Për goca bahet: Tammara. I
njajtë me këte emën asht dhe emni i Tomorrit.(Të-o-mi-or)
 Tanaquila. T‟a-ana-qu-il-a. T‟a-ana-ku-ila-a. Me
ndamjen e bame, emnin e kuptoj me fjalët: të asht Hana, ylla
e squtë asht. Në variantin e dytë, kuptoj fjalët: Të asht
Hana, ku Ila, Ylla asht. Për çuna bahet: Tanaquilo.
 Tancredi. T‟an-c‟re-di. Ti-an-kre-di. Këtë emën e kuptoj
me fjalët: Ti Hanë, kre, kokë i-e ditun. Mendoj se me këtë
formë, mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Tanush. Tan-ush. Than-ush. Të parët tanë këte emën e
kanë quejtë të njivlefshëm me emnin Than-as, që don të
thotë se asht emën i njajtë me emnin Thoti, Thom-m‟a. Për
goca bahet: Tanusha, por ma e saktë asht: Tana. Këtu
provohet thania ime se fjalet as, es, is, os e us janë përdorë si
folje dëftuese në ndërtimin e emnave.


296
  Taracos. T‟ar-ak-os. T‟ar-a-ko-os. Grek. Në shqip e
kuptoj me fjalët: Të a ar, ke ari asht, ko osht. Për goca mund
të bahet: Taraka.
  Taranto. T‟a-ar-an-t‟o. Emni i Tarantos, kuptohet mirë në
shqip me fjalët: Të asht ar, Hanë osht.
  Tarasios. T‟ar-a-si-os. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët:
te ari asht siu o. Për goca bahet: Tarasia.
  Tarcisio. T‟ar-ci-si-o. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Tek
ari, ki si o, ky çun si ar osht. Për goca bahet: Tarcisia.
  Taragona. T‟a-ar-a-g-ona. Emnin e kuptoj me fjalët: të
asht ar, asht gji jona, asht rraca jonë. Me këte ndërtim mund
të përdoret për të dyja gjinitë.
  Tarquinia. T‟ar-qu-ini-a. Këtë emën e kuptoj me fjalët:
Të asht ar, e squta inë asht. E art, e quta inë asht. Për çuna
bahet: Tarquinio.
  Tarso. T‟a-ars-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të asht ars-o,
të asht i artë. Asht emën qyteti italian.
  Tartari. T‟a-ar-t‟a-ari. Në shpjegimin e emnit të
tartarëve, shofim se qysh në kohën e Atlantidës ata kanë
qenë luftëtarë, sepse emni na thotë se: Të asht ar, të asht Ari,
ku Ari ishte perëndia e luftës se atlantideo-albanëve.
  Tarto. T‟ar-t-o. E kuptoj si: Të art, të o, i art të osht. Për
goca bahet: Tarta.
  Tarsilla. T‟a-ar-s-ill-a. Do ishte ma i plotë nëse e
shkruajmë: Të a ar si illi a dhe kuptohet menjiherë. Për çuna
bahet: Tarsillo.
  Tarzano ose Tarsano. T‟arz-an-o. Ky emën asht ba i
ndigjuem nga heroi i xhunglës, Tarzani. Simbas ndamjes së
bame kuptohet si: Ti ar zen Han-o. Për goca mund të bahet:
Tarzana.
  Taziano. T‟a-zi-an-o. Në këtë emën kuptohen qartë fjalët:
Të asht si Hanë-o. Për goca bahet: Taziana, Tasihana.

                                                            297
  Tazio. T‟a-zi-o. Në këtë emën kuptoj fjalitë: Të asht, si
asht ose të asht zan-o, të asht i nxanë, i ditun-o. Për goca
mund të bahet: Tazia.
  Teba. Teba. Emën vendi. Në shqipen e vjetër bahet:
The-ba dhe në shqip kuptohet si: Thenie ban, histori ban.
Teba asht në territorin grek e kanë qenë e janë shumë trima.
  Telchide. Tel-chi-de. Në italisht, germat shqipe “dh”,th”
etj nuk shqiptohen e nuk shkruhen, por, duke ditë dhe
emërtimet e këtyne emnave në greqisht e në shqip, që i kanë
ruejtë këto germa të vështira, mund t‟i jap shpjegim disa
emnave që këtu janë shkruejtë vetëm me germën “t”, por që
nënkuptojnë germën “th”. Ky emën, i shkruejtun: Thel-ki de,
më del me kuptimin: I thellë (në mendime) ki de. Kështu siç
asht shkon vetëm për çuna. Për goca mund të bahet:
Thelkjode.
  Telemaco. Tel -em -a-ko.T‟e-el-em-a-ko. Në shqip: I
thelli em asht ko, me kuptimin se ai fëmijë asht i squtë, i
thellë në mendime. Variantin e dytë e kuptoj si: Të esht
erë(ell, yll) i emi asht ko Kështu siç asht, mund të përdoret
edhe për goca.
  Teo. Te-o. Nëse vendosim germën “th”, emni merr
kuptimin: The-o, që asht i njajtë me emnin THOTi ose me
fjalën shqipe: Them( Unë them, ti the, ai thotë), që ka
kuptimin e mësuesit, nji njeriu që të thotë ditunitë. Për goca
bahet: Tea, Thea.
  Tecia. Te-ci-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Thanësja çi
asht, mësuesja që asht. Për çuna bahet: Tecio. Teçio.
  Telica. T‟el-ic-a. E kuptoj me fjalinë: Ti er ik a, Te era iç,
isht-a. Për çuna bahet: Telico, Teliko, Teliço.
  Temistocle, Tem-ist-o-k‟le. Me arsyetimin e masipërm, ky
emën merr kuptimin me fjalinë: Thenës isht, o, ky ka le.
Mësues isht, o kush na ka lind. Duket si nji thirrje gëzimi

298
nga ana e prindërve të fëmijës. Kështu siç asht mund të
përdoret edhe për goca.
  Teobaldo. Te-o-bal-do. Këtë emën e kuptoj si fjalinë:
Thanësi, i dituni që ball të dho, që në ball të udhëheq. Për
goca mund të bahet: Teobalda.
  Teodata. Te-o-d‟at-a. Te-o-da-at-a Asht në listën e
emnave femnorë. Këtë emnën e kuptoj me fjalinë: Thënësja,
mësuesja osht, dhanëse pleqësish asht. Mund të përdoret për
të dy sekset, por për çuna mund të përdoret dhe si: Teodato.
  Teodolinda. Te-o-do-lind-a. Te-o-do-ol-in-da. Asht në
listën e emnave femnorë. Mendoj se asht ma i përshtatshëm
varianti i parë, që e kuptoj si: The o, thanësi osht, dhonë,
lind asht. Mendoj se ka kuptim për të dy sekset, por për
çuna mund të bahet edhe: Teodolindo.
  Teodoro. Te-o-d‟or-o. The-o-d‟or-o. Këtë emën në shqip
e kuptoj me fjalinë: I ditun e prej ari osht. Për goca bahet:
Teodora. Në shqipen e vjetër bahet: Theodora.
  Teodorico. The-o-do-or-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
thanës, mësues, dhonës ari (virtytesh), i ikun, i shëtiun osht.
Për goca bahet: Teodorika.
  Teodosio. Te-o-do-si-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: The
o, thotës osht, dhon që(si) osht. Të ditunin të dho(zoti) (shif)
si osht. Për goca mund të bahet: Teodosia. Në greqisht
bahet: Theodosia.
  Teodoto. Te-o-d-ot-o. Do ishte ma i plotë nëse do
shkruhej: The-o-di-ot-o, që në shqip merr kuptim të plotë si:
Mësues osht, i dituni jot osht. Për goca bahet: Teodota. Në
greqisht bahet: Theodote.
  Teofilo. Te-o-f-il-o. Emnin e kuptoj me fjalët: thanës,
mësues osht, fluturaku i yjeve o. Për goca bahet: Teofila.
  Teogene. Teo-g-en-e. Edhe këtë emën, nëse do e
plotësonim në shqip: The-o-gi-en-e, merr plotësisht

                                                            299
kuptimin si fjalia: Thotësi osht, i dituni osht, rraca jonë esht.
Në këte formë mund të përdoret edhe për goca ose:
Theogiana.
 Tercio. Ter-ci-o. T-er-çi-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
Terë, tokë, sa dheu çi osht, që osht, ose: sa toka ki osht, ose:
Të erës që (çi) osht. Për goca bahet: Tercia.
 Terentios. Teren-ti-os. Grek. Asht i ngjashëm me emnin e
maposhtëm. Për goca mund të bahet: Terentia.
 Terenzio. T‟eren-zi-o. Do ishte ma i plotë nëse shkruhej:
Ti erën zin, zen o. Për goca mund të bahet: Terenzia.
 Teresa. Ter-es-a. Te-eres-a. Me shpjegimin e masipërm,
meqë asht në listën e emnave femnorë, mund të ketë
kuptimin: Tokë (pjellore) esht-a, ose: të erës asht. Mund të
bahet edhe për çuna si: Teres-o.
 Tersiti. T‟er-si-t‟i. T‟er-si-ti. Ilir. Në ndamjet e bame, më
duket ma i pranueshëm varianti i parë, ku kuptoj fjalët: Të
erës, si, syu të isht. Për goca mund të përdoret po ashtu, ose
mund të bahet: Tersista.
 Tertulla. Ter-t‟u-lla. Emnin e kuptoj me fjalët: sa dheu, sa
globi i madh t‟u lla, të leu. Kështu siç asht, mund të përdoret
për të dyja gjinitë.
 Tertullino. Ter-t-u-illi-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Sa
toka të usht Ili ynë o. Për goca bahet: Tertuilina.
 Tertulliano. Ter-t‟u-illi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët:
Ter,Toka të usht, të asht, Ill, Yll e Hanë osht. Për goca
bahet: Tertuilliana.
 Teudosia. Teu-do-si-a. Theu-do-si-a. Asht në listën e
emnave femnorë. Mendoj se ka kuptimin: The-u, thanësi
usht, asht, i dituni i dhonë siu, syu (i bukur) asht. Me këto
kuptime mund të përdoret për të dy sekset ose: Teodosio.
 Teuta. Te-ut-a. Theu-t‟a. Nëse e bajmë: The-ut-t‟a,
atëhere emni kuptohet si: mësuesi yt të asht, ashtu siç i takon

300
të jetë udhëheqësit të shtetit. Kemi dhe emnin Teu, theu-ton,
që në shqip kuptohet si: Thënësit, të ditunit tonë, atëhere
përforcohet kuptimi i përmbajtjes së emnit Teuta, të cilin e
kanë mbajtë shumë mbretnesha ilire. Mund të bahet edhe:
Teyta, Theyta.
  Terzo. Ter-zo. T-erz-o. Duket si emën marinarësh, që të
gëzuemm thërrasin: E zumë terrën, e zumë tokën, Ose: Ti
erz o, ku erz i thonë nderit, njeriut të nderuem. Kështu siç
asht mund të përdoret edhe për goca, ose: Terza. Terzoa.
  Tesauro. T‟es-a-ur-o. Në këto dy emna, fjalën “tes” e
kuptoj me fjalën shqipe”t‟es”, të është, të njivlefshme me
fjalën “jeta”, dhe më marrin kuptim këto dy emna si: Jetë
asht, urë osht. Nëse do vazhdojmë me arsyetimin e parë, do
kemi: Thenësi a, ur osht. Për goca bahet: Tesaura.
  Tesifonte. T‟esi-f-on-e. Në shqip e quej të njivlefshme me
fjalinë: Thenësi, fluturaku jonë esht, ose: i dituni, fluturak i
joni esht. Për goca bahet: Tesafona.
 Thaddaios. Thad-da-ai-os. Grek. Në këtë emën fjalën
“thad” e kuptoj si fjalën: That, Tat, Thot, por, meqë fjala
“That” në shqip kuptohet si fjala: i thatë, i dobët, besoj se e
kanë ndryshue, pikërisht që emni të mos marrë këtë kuptim,
por të kuptohet si: Thotës dha (Zoti), ai osht. Për goca nuk
shkon.
  Thallelaios. Tha-al-el-ai-os. T‟ha-all-el-ai-os. Grek. Në
këtë emën kuptoj fjalët: Thanë, krah fluturues(al), erë ai
osht. Nji emën i bukur me shumë tituj. Në variantin e dytë
kuptoj fjalët: të asht krah fluturues dhe erë ai osht. Ma
bindës më duket varianti i parë.
  Theleme. The-lem-e. Emni kuptohet kollaj në shqip me
fjalët: thenës, mësues i lemë, i lindun esht. Emni mund të
përdoret për të dyja gjinitë.


                                                            301
  Themistokles. Them-ist-o-kle-es. Grek. Emnin e kuptoj
me fjalët: thenës, mësues, i ditun isht o, ka le esht, ka lind
esht. Për goca mund të bahet: Themistoklea.
  Me anën e fjalës shqipe:”The”, them, janë krijue dhe
shume fjalë që kanë hy në fjalorin internacional, si psh:
  1-The-or-em-a, Teorema, që në shqip kuptohet me fjalët:
E thenë ari, emja asht.
  2-The-ori-a, Teoria, që në shqip kuptohet me fjalët:
Thenie ari asht.
  3-Ther-or, Teror, që në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: ther arin, vret arin.
  Theodoros. The-o-do-or-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Thenës, i ditun o, dhonës ari osht. Për goca bahet:
Theodora. Nëse shkruhet:Teodora, nuk asht i plotë.
  Theodote. The-o-do-t‟e. Grek. Në variantin grek kuptoj
fjalinë: Thenës, i dituni o, dhonë të esht. Për goca mund të
përdoret po ky variant.
 Theodokli. The-o-do-ki-ili. Ilir. Në variantin ilir, kuptohet
fjalia: Thënësin, të ditunin o, dho ki Ili. Për goca mund të
përdoret po kështu.
  Theodoulos. The-o-do-ul-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: thenës(i dituni) osht dhonë(nga Zoti), i ulët, i urtë, i
pjekun osht. Për goca mund të bahet: Theodoula.
  Theoktistos. Theo-kt-ist-os. Grek. Ma i plotë do ishte nëse
do shkruhej: The-o-ki-t‟ist-o, ku kuptoj fjalët: Thenës o, i
dituni o, ki të isht-o. Mbrapashtesa”s” mendoj se duhet të
jetë e mavonshme. Për goca bahet: Theoktista.
  Theophilos. The-o-p-hil-os. Grek. Emnin e kuptoj me
fjalët: Thenës, mësues i ditun osht, pi yll osht. Për goca
mund të bahet: Theapilla.
  Theotokos. The-o-tok-os. The-ot-o-ko-os. Grek. Në këtë
emën shof se në lashtësi tokës i kanë pas thanë: Dheu, ose

302
siç na e zbulon ky emën, asht quejtë siç e quajmë sot: tokë.
Emnin e kuptoj me fjalët: Mësues i tokës, i globit osht.
Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Thenësi jot o, ko osht.
Për goca nuk shkon, ose duhet të transformohet në:
Theatoka.
  Therapios. The-er-a-pi-os. Grek. Me këtë emën, në
mjeksi asht quejtë shërbimi, terapia, që i bahet të sëmuemit.
Simbas ndamjes së bame, emnin e kuptoj me fjalët: Thenës,
mësues i ditun er asht, për ta pirë në kupë osht. Për goca
bahet: Therapia.
  Thesalia. The-es-ali-a. Emën vendi në Greqi që e kuptoj
si: Thenës, mësues esht, krah fluturues asht.
Thessalonike. The-ess-al-on-ik-e. Grek. Në shqip e kuptoj
me fjalët: Thenës, mësues i ditun esht, krahu fluturues i joni,
i ikun esht, i shëtitun esht. Mund të përdoret për të dy sekset.
  Tevere. Te-ve-er-e. Emnin e kuptoj me fjalët: të ven erën
esht, të freskon. Emni mund të përdoret për të dyja gjinitë.
  Thyrsos. Th-yr-s-os. Grek. Ma i plotë emni do ishte sikur
të shkruhej: Theyrsios, The-yr-si-os, që e kuptoj me fjalët:
thenës, mësues i ditun, si hyri shif si osht. Për goca bahet:
Thyrsia.
  Tiano. Ti-an-ò. Në shqip kuptohet me fjalinë: Ti Han-o, ti
Hanë je o, ku hana na paraqitet në mashkullore, pa zanoren
“a”. Për goca bahet: Tiana, Tihana.
  Tibaldo. Ti-bal-do. Emnin e kuptoj me fjalët: Të isht ball
dhonë (ai që rrin në ballë të të gjithëve). Për goca bahet:
Tibalda, ose Itbalda. Në Shqipni ekziston dhe në formën:
Itbala.
  Tibala. T-i-bal-a. T-i-ba-al-a. Me arsyetimin e masipërm,
kuptoj fjalët: të isht (le), balli asht, i ballit asht, ose: të isht
ba, lind, al asht. Për çuna mund të bahet: Tibalo.


                                                                303
 Tiberio. Ti-b-eri-o. Do ishte ma i plotë nëse do shkruhej:
Ti-bi-eri-o, dhe nuk don shpjegim në shqip. Për goca bahet:
Tiberia. Tibiera.
 Tiburzio. Ti-bur-zi-o. Në shqip ka kuptimin: Ti burrë ke
zanë, ke lind. Për goca nuk shkon.
 Tibulio. Ti-bul-o. Në këte emën na zbulohet zhvillimi i
emnit “bur”. Për përkëdheli, në shqip i thuhet: buli.
Gjithashtu, fjala “b‟uli” mund të kuptohet si: I bamë i ulët, i
urtë. Sidoqofte, emni ka kuptimin: Ti burr i ulët, i urtë. Për
goca nuk më duket i përshtatshem. Në Shqipni fjalët: ”bulo”,
“buli” përdoren si mbiemna.
 Ticino. Ti-iç-in-o. Nëse fjalën “iç” e quejmë të njivlefshme
me fjalën”ish=jetë”, atëhere emni merr kuptimin: Ti jeta inë
o, ti jeta jonë. Për goca bahet: Tiçina.
 Ticone. Te-iç-one. Te-ik-on-e. Në shqip mund ta barazoj
me fjalinë: Ti iksi jonë. Të iç, të isht Honë. Për goca bahet:
Tiçona, Tikona.
 Tigelino. T‟i-g-el-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të isht gji
era njishi o. Për goca bahet: Tigelina, Tigjelina.
 Timoteo. Tim-o-te-o. Në shqip e baj: tim o the o, që në
dialekt mund të thuhet: Ti imi o, i dituni o, osht. Asht emën i
përhapun në Shqipni: Për goca bahet: Timotea.
 Timotheos. Grek. Shif shpjegimin e emnit: Timoteo.
 Tina. Tina.Ti-ina. Duket emën i gjithi femnor, sepse kemi:
Ti je ina, ti je njishi.
 Tinia. Ti-ni-a. Emnin e kuptoj me fjalët: ti njishja. Ti e
para. Për çuna bahet: Tinio.
 Tireno. Ti-ir-en-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ti hiri, nuri
en, i joni o. Për goca bahet: Tirena.
 Tiro. T‟i-ir-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të isht irë o, të
asht me nur-o. Për goca bahet: Tira.
 Tirone. Tir-on-e. Ky asht edhe emni i kryeqytetit të

304
Shqipnisë, që e zbërthej me fjalinë: Ti ir jonë je, ti hiri,
bukuria jonë je, ose: Ti hir Hone. Del nji emën i bukur, që e
meriton kryeqyteti ynë. Kështu siç asht, shkon edhe për
goca, ose mund të bahet: Tirona. Në toskënisht thërritet:
Tirana, që merr kuptimin: Ti ir Ane, ti bukuri e Hanës.
 Tisino. T‟i-si-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: të isht siu,
syu inë- o, të isht i bukri ynë o. Për goca bahet: Tisina.
 Tito. Tit-o. T-i-it-o. Në shqip, nëse në vend të fjalës “T”,
do mundohemi të vendosim fjalën e përshtatçshme, do i
japim përgjigje këtij emni. Mendoj se duhet të kuptohet si:
Të isht iti o, të asht yti o. Për goca mund të bahet: Tita.
 Tiziano. Ti-zi-an-o, Në shqip: Ti-si-an-o dhe kuptohet
menjiherë me fjalinë: Ti që je si Han-o. Për goca mund të
bahet: Tiziana, Tisiana.
 Tizio. Ti-zi-o. Në shqip e quej të njivlefshme me fjalinë: Ti
zen-o, ti jetën e re nis o etj. Për goca bahet: Tiza.
 Toto. Tot-o. Thot-o. Në këtë emën na del dhe nji herë
emni i lashtë i Thotit, mbretit të fundit të Atlantidës. Për
goca mund të bahet: Tota, Thota.
 Tobia. T-o-bi-a. Nëse ky emën do ishte: Tot-o-bi-a, do
kishte ma kuptim si Thoti, (i ditun) o, biri(ynë) asht, ose: Të
osht bia dhe del emën femnor,por asht përdorëedhe për çuna.
Për goca mund të përdoret njilloj.
 Tolomeo. Tolo-me-o. To-lem-e. Në shqip: P-t‟o-lem-e. Do
kishte ma kuptim, nëse do shkruhej: Pi-t‟o të lemit o, emën
që e ka mbajtë familja mbretnore e Ptolemejve. Kështu siç
asht, mund të përdoret edhe për goca.
 Toma. Tom-a. Shqip. Në Shqipni thuhet edhe: Thom-a,
dhe asht emni i Thotit. (Thot, mësues më asht). Në këtë
formë përdoret si për goca ashtu edhe për çuna.
 Tommaso. Tom-m‟as-o. Në Shqipni, fjala “Tom” asht
emën i veçantë dhe asht shkurtim i emnit: Thom-a, ose, siç

                                                           305
e kam shprehun edhe ma nalt, asht i njivlefshëm me emnin e
Thotit. Nëse këtë emën e bashkojmë me fjalët e tjera, më
del: Tom më asht o, ose ma saktë: Thot më asht-o.
  Torino. T‟o-rin-o. Emni i vjetër ka qenë: Turin, që i jep
pergjigje kuptimit të këtij emni, që e kuptoj me fjalët: T‟u
rinë (njerëzit). Emni i sotëm kuptohet me të njajtën mënyrë:
T‟o rin-o, të osht rinue.
  Torquato. T‟or-qu-at-o. Në shqip e zbërthej në: Ti ar,
sqon ditunitë (at) –o; ose: Ti ar i squtë, i paisun me pleqsi.
Për goca bahet: Torquata.
  Toscana. Tosk-ka-ana. Emni i Toskanës bahet i bukur
simbas ndamjes: Toskë ka Hana.
  Tosco. Tosk-o. Asht emën i nji njeriu nga Toskana e Italisë
ose e Shqipnisë. Asht njilloj si të thuesh: Ilir-o, Ital-o,
Alban-o etj. Për goca mund të bahet: Tosca, Toska.
  Tracia. Tra-çi-a. Shif emnin: Trasea.
  Trasea. Tra-se-a. Ky emën edhe në shqip kuptohet si në
italisht: traseja e rrugës, por simbas ndamjes së bame kuptoj
fjalët: Tra (i shtëpisë) se asht. Trau në shqip asht
mashkullor, por ky emën asht në listën e emnave femnorë,
kështuqë për çuna mund të bahet: Traseo.
  Tranquillo. T‟ra-an-qu-i-llo. Ky emën në italisht don të
thotë: Qetësi, por i zbërthyem si ma sipër më jep: Të ramën
janë, të squtë i llon, i dhonë, ose: të ra Hana, squarsi të llo.
  Trajano. Tra-jan-o. Emni kuptohet menjiherë në shqip si:
tra për të mbajtë peshën e shtëpisë janë. Për goca bahet:
Trajana.
  Traziano. Tra-zi-an-o. Emnin e kuptoj me fjalët: tra si
Hanë, ose Trau zen, kap hanën, meqë asht i fortë. Për goca
bahet: Trasiana.
  Trazimenti. Tra-zi-men-i. Emnin e kuptoj me fjalët: Tra
zaj, zej, i mençëm isht.

306
  Trebia. T‟re-bi-a. Emnin e kuptoj me fjalët: Ti re (e
qiellit) bia (ime). Për çuna bahet: Trebio.
  Treviri. Tre-v-ir-i. Emnin e kuptoj me fjalët: ti re (e
qiellit) ven hirin e bukurisë. Mund të bahet: Treviro, ose
Trevira.
  Triantaphyllos. T‟ri-an-t‟a-p-hyll-os. Grek. Në shqip e
kuptoj me fjalët: Të rin Hanën të asht, pi yll osht. Për goca
mund të bahet: Triantaphylla.
  Trikinas. T‟ri-ik-in-as. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët:
Të rin, të rinon, i ikun, i shëtitun ini, yni asht, ose: Të rinon,
i dituni njishi asht. Për goca mund të përdoret po kështu,
ose: Trikina.
  Triphyllios. T‟ri-p-hylli-os. Grek. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalët: Të rinon, pi hyllin osht. Për goca bahet:
Triphyllia, Tripyllia.
  Tristano. T‟ri-stan-o. T‟ris-t‟an-o. Në variantin e dytë
zbërthehet vetëm me gjuhën shqipe si: Të rrisë dituninë(të
anë, të atin). Në variantin e dytë mund të kuptohet edhe si:
Të rrisë ty Hanë-o. Për goca mund të bahet: Tristana.
  Tulliano. T‟ulli-ano. Ky emën ka kuptimin: Të ullinit
janë, ose: Të uli Hanën o. Me kuptimin e dytë, për goca
bahet: Tulliana.
  Tullio. T‟ulli-o. Në këtë emën shof emnin e pemës së
ullinit të plotë. Për goca nuk shkon, sepse ullini, në shqip,
asht i gjinisë mashkullore. Nëse e kuptojme me fjalët: të uli-
o, të uli(zoti) nga qielli në tokë, atëhere emni merr kuptim
edhe për goca si: Tullia.
  Turi. T‟uri. Në këtë emën shof fjalinë: Ti (je) uri, ti je urë
lidhëse. Shifet edhe në këtë emën përdorimi i fjalës “urë” në
gjininë mashkullore në formën:”Uri”, që në Shqipni
përdoret si emën çunash.. Për goca bahet: Tura.
  Turibio. Turi-bi-o. T‟uri-bi-o. Në shqip kuptohet

                                                              307
menjiherë me fjalinë: Ti uri biro. Për goca bahet: Tiurabia.
 Tussio. Tus-si-o. Në këtë emën mendoj se asht fjalia: Të
usht si osht, të asht si asht, dmth se të ka lind si të ka lind,
nji fëmijë që do bajë mrrekullina.
 Tusiolo. T-us-si-olo. Emnin e kuptoj me fjalët: të usht si
ol, si krah fluturues. Për goca bahet: Tusiola.


                               U

 Ubaldo. U-bal-do. Fjala”U”,un, në italisht asht e njajtë me
numrin”nji”, por në Çamëri përdoret në dialekt njilloj dhe
besoj se nji çam e kupton menjiherë këtë emën, që na thotë:
Nji ballë na dha, nji drejtues vendi na asht lindë. Për goca
bahet: Ubalda. Përdoret dhe në formën: Unbaldo, Unbalda.
 Ubertino. U-bert-in-o. Asht emni: Uberti inë osht. Për
goca bahet: Ubertina.
 Uberto. U-bert-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: nji për ta
pirë në kupë osht. Për goca bahet: Uberta.
 Ucraina. Uk-ra-in-a. Emni i Ukrainës kuptohet menjiherë
në shqip me fjalët: Uku (njeriu i fortë) ra në atë tokë, i ini
asht.
 Ugo. U-g-o. Asht emën i shkurtën dhe preçiz, sepse na
thotë: Nji rracë, (gji) osht (këtu). Mund të përdoret për të
dyja gjinitë ose për goca mund të bahet: Uga.
 Ugolino. U-go-lin-o. Këtë emën e kuptoj si: Ugo lindi o.
Për goca mund të bahet: Ugolina, Ugolinda.
 Uguccione. U-g-uc-ci-on-e. Në këtë emën kuptoj fjalët:
Nji rracë uç, usht, çi Honë, që Honë osht-e. Mendoj se ka
kuptim për të dyja gjinitë.



308
  Uiliamo. U-ili-am-o. Këtë emën e kuptoj me fjalët: Unë
illi, ylli jam, ose: nji (u) Ili dhanë(am) osht. Në Angli e
kuptojnë si: i dëshiruemi unë jam.
  Uiliano. U-ili-an-o. Asht emën që përdoret në shumë
vende të botës me kuptime të ndryshme, por në shqip më jep
fjalinë: Unë illi, ose nji yllë Hane-o. Për goca mund të bahet:
Uiliana.
  Ulberto. Ul-bert-o. Fjala “ul” ka kuptimin e saj, pikërisht
siç asht shkruejtë në shqip dhe shkon me emnin si: i ulët dhe
për ta pirë në kupë osht. Fjala “ulët” jepet ma tepër me
kuptimin: I ulët, i butë, i matun, i mençëm etj. Për goca
bahet: Ulberta.
  Ulderico. Ul-de-er-ic-o. Emni në këtë formë më duket si e
folmja e përditshme, sepse më del: I ulti de, er ik osht. Për
goca bahet: Ulderica. Ulderika.
  Ulfo. Ul-f-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: I ulët, i matun, i
mençun etj, fluturaku osht: Për goca bahet: Ulfa.
  Uliks. Ul-iks. Shqip. Mendoj se ky emën shqip tregon ma
së miri dhe emnin e Uliksit, si nji njeri i mençëm, por edhe i
ikun, i shëtitun, ashtu siç ishte në të vërtetë Uliksi, i ulët, i
mençëm, i ikun, i shëtitun. Emni asht i ndërtuëm për të dyja
gjinitë, por për goca mund të bahet: Uliksa.
  Ulisse. U-lis-se-e. Ul-is-se-e. Në këtë emën shof fjalët: Unë
lisi; unë, i fortë si pema e lisit, ose: i urti ish. Në fakt, në
gjuhën e popullit fjalët ” i ulët” dhe “i urët”, i urtë thuhen
shpesh herë në vend të njana tjetrës, kur flasim për njerëz të
mençëm.. Ka mundësi që ky emën t‟i jetë vu nga rapsodët
Ulisit të luftës së Trojës, për të tregue që ishte i mençëm e i
shëtitun. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe për goca.
  Uliva. Uliva. Asht emni i pemës së ullinit.
  Ulysses. Ulysses. Grek. Kuptohet njilloj me emnin: Ulisse.


                                                             309
  Unna. Un-n‟a. Në këtë emën kuptoj fjalët: Njishi na asht.
Meqë asht në listën e emnave femnorë, për çuna mund të
bahet: Unao. Mundet të jetë dhe emni i Hanës, në ndonji
dialekt që nuk po përdoret.
  Ulpiano. Ul-pi-an-o. Kuptohet si fjali shqipe me kuptimin:
- Të ultit, pi janë, me kuptimin se të urtit janë për t‟u pi në
kupë,ose: i urtë që ka pi Hanën. Për goca bahet: Ulpiana.
  Ulrico. Ul-ri-co. Në shqip kuptohet si fjalia: I ulti rrin
ko(me ne). Për goca bahet: Ulrica, Ulrika.
  Ulstano. Ul-stan-o. Ul-is-t‟a-an-o. Në këtë emëm shof
fjalinë shqiptaro-italiane, që zbërthehet në: të ultit qëndrojnë
(këtu)-o. Ma i plotë asht në variantin e dytë, të plotësuem
nga unë si: I ulët, i ditun, jetë (is) të asht, Hanë osht. Për
goca bahet: Ulstana, Ulistana.
  Ultimo. Ul-ti-im-o. Në italisht, ky emën ka kuptimin: i
fundit, por, me zbërthimin e bamun, nëse do e pranojmë si
emën të lashtë, do kemi: I ulti, i urti im osht. Duket si nji
fjali që e flasim edhe sot. Për goca bahet: Ultima.
  Umberto. Um-bert-o. Nëse fjalën”um” do ta bajmë të
njvlefshme me fjalën shqipe: “emi”, “imi”, këta dy emna
marrin kuptimin: I imi për ta pi në kupë osht. Për goca
bahet: Umberta.
  Umile. Um-il-e. Me arsyetimin e masipërm, ky emën më
krijon fjalinë: I imi, il esht, fëmija im, yll është. Për goca
mund të ngelet ashtu siç asht ose mund të bahet: Umila.
Unerico. Un-er-ik-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Nji erë ik
osht, nji erë shëtitëse osht: për goca bahet: Unerika.
  Upi. U-pi. Shqip. Emni përdoret edhe si mbiemën në
Shqipni dhe e kuptoj me fjalët: usht, asht i pirë në kupë.
Emni përdoret ma tepër për çuna, por ka kuptim edhe për
goca.
  Uranio. Ur-a-ni-o. Ur-ani-o. Ky emën në shqip më jep

310
fjalinë: Urë asht njishi –o, ose: urë Ani (për t‟u lidh me
Hanën) osht. Fjala urë mund të jetë dhe në vend të fjalës:
Urti. Për goca bahet: Urania. Me këte emën janë emërtue:
Nji planet, nji metal, nji perëndi.
  Urbano. Ur-ban-o. Ky emën kuptohet në: Urë ban, urë
ndërton, sepse në lashtësi edhe sot, kush ndërtonte nji urë,
do përmendej për shumë breza, sepse ura i shërbente gjithë
vendit. Nëse fjalën “ur” do e quejmë të njajtë me fjalën
“urtësi”, dituni, matuni etj, atëherë do kemi: vepra të
mençuna ban-o. Për goca bahet: Urbana.
  Urdino. Ur-din-o. Me arsyetimet e masipërme, ky emën
zbërtheht në: I urtë dhe i ditun ò. Për goca bahet: Urdina.
  Urio. Uri-o. Ky emën në Shqipni, asht: Uri. Fjala “ur”,uri,
mund të kuptohet si emni i urës që lidh dy brigjet e lumejve,
lidh dy njerëz, lidh njerëzit me Zotin etj, njikohësisht
kuptohet dhe në vend të fjalës: I urti, i mençuni. Emni asht i
bukur dhe shprehës. Duket që asht në gjininë mashkullore:
Uri, sepse për goca bahet: Ura, Urja.
  Uriele. Uri-e-le. Në shqip kuptohet menjiherë si emën për
çuna sepse na thotë se Uri esht le, është lind. Për goca mund
të bahet: Urele, Urale e na bahet i kuptueshem emni i
maleve Urale.
  Ursicio. Ur-si-ci-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Urë lidhëse, i
pashëm që ka sy, që ka pamje, sy që (çi) osht. Për goca
mund të bahet: Ursiçia.
  Ursino. Urs-in-o. Në italishten e sotme kuptohet
menjiherë me fjalinë: Ariu inë osht, por në shqipen e lashtë
besoj se kuptohej me fjalët: I urti, i mençuni njishi osht. Për
goca bahet: Ursina.
  Ursmaro. Urs-m‟ar-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: I urti i marë, i urti, man arë osht.


                                                           311
 Utico. Ut-ik-o. Mendoj se asht: I yti i ikun, i shëtitun osht.
Për goca bahet: Utica. Utika.

                               V

  Vadimo. Vadi-im-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Vadi
(shtrat lumi, përroi, burimi etj) imi osht. Për goca bahet:
Vadima.
Valente. V-al-e-n‟te. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: vala e detit asht në ate, por në lashtësi emni duhet të
ketë pasë kuptimin si: Nji krah fluturues esht n‟te. Për goca
përdoret po kështu.
  Vala. Vala. V-al-a. Siç shifet nga ndamjet, më krijohen dy
emna: 1-Vala, që ka kuptimin e valëve të buta të detit, dhe
2- Vë al asht, që kuptohet se ai fëmijë të ven krah fluturues,
të ban të fluturosh nga gëzimi. Besoj se fjala “valë” duhet ta
ketë origjinën nga fjala” vë al”. Asht në listën e emnave
femnorë. Për çuna mund të bahet: Valo, Vali dhe na bahet i
kuptueshëm emni i “valijve”, prefektëve të Turqisë.
  Valdete. Val-det-e. Ky emën kuptohet menjiherë në shqip.
Përdoret ma tepër si emën gocash, por, mund të përdoret
edhe për çuna si: Valdet-o.
  Valentino. V-al‟en-tin-o. Asht emni i nji njeriu të shenjtë,
për të cilin festohet festa e Shën Valentinit, ditës së të
dashuruemve, që e kuptoj si: Ven krahun fluturues i eni tinë-
o, dmth se bahesh si engjëll, me krah fluturues. Për goca
bahet: Valentina.
  Valentiniano. Valentini-an-o. Emni kuptohet si: Valentini
Hanë osht, ose: Valentini janë o. Për goca bahet:
Valentiniana.
  Valeriano. V-al-eri-an-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji
krah fluturues ere janë-o, ose: Ven krah fluturues, eri i

312
Hanës o. Për goca bahet: Valeriana.
  Valerico. V-al-e-ri-co. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji
krah fluturues esht rinu ko, këtu, Ose: Ven al, krah fluturues
e rinë, ç‟osht. Për goca bahet: Valerica, Valerika.
  Valerio. V-al-e-ri-o. Në këtë emën kuptoj se, me lindjen e
atij fëmije, nji krah fluturues esht rinue-o. Për goca bahet:
Valeria.
  Valfredo. V-al-f-re-do. Ky emën më del ma i ngarkuem,
sepse më jep fjalinë: Nji krah fluturues reja të dho. Për goca
bahet: Valfreda.
  Valfrido. V-al-f-ri-do. Në shqip e barazoj me fjalinë: Nji
krah fluturak të ri dho(Zoti). Për goca mund të bahet:
Valfrida, Valfridha.
  Valona. V-al-ona. Siç e shofim, nga zbërthimi i këtij emni
lidhet emni i qytetit të Vlonës me emnin e detit Jon, sepse
emni na tregon pikërisht se atje, në Vlonë ven krahë ( al)
jona, deti Jon, ose: ven kra Hona.
  Valtena. V-al‟t-en-a. Në shqip e barazoj me fjalinë: Njishi
ynë mbi krahët fluturues asht. Për goca mund të përdoret po
kështu.
  Valter. V-al‟t-er. Në shqip kuptohet me fjalinë: Vë krahët
fluturues të erës, ose: Njish, krah fluturues ere. Kështu siç
asht, mund të përdoret për goca ose: Valtera. Asht emën i
ngjashëm me emnin Volter.
  Vanda. V-an-da. Në kët emën kuptoj fjalët: Ve Hanën(në
vendin e vet), të dha (Zoti). Kështu siç asht, kuptohet për të
dy sekset ose për çuna mund të bahet: Vando.
  Vanessa. V-an-ess-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Vë
Hanën(në vendin e vet) eshtë-a. Për çuna mund të bahet:
Vaneso.



                                                          313
  Vangelo. V-an-g-el-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Va (ke)
Hana, gji, rracë ere osht, ose: un, nji(v,u), Hanë, gji ere o.
Për goca bahet: Vangela, Vangjela.
  Vanna. V-an-n‟a. Ky emën kuptohet menjiherë me fjalët:
Vë Hanën na asht, e ven Hanën në vend, na asht ose: Van,
shkon, shtegtar na asht. Kështu si asht mund të përdoret për
të dy sekset ose për çuna mund të bahet: Vanno.
  Vario. V-ari-o. Shif: Varo.
  Varo. V-ar-o. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë: Vë
ar, vë pasuni dhe dituni, o, osht. Në këtë formë , ndër
shqipfolës përdoret me disa kuptime, por që, simbas meje të
gjitha kanë lidhje me fjalën “ar”, me të cilën kanë qenë
quejtë populli atlantidheas-alban i Europës. Kështu kemi
fjalën “Var”,v-ar, kur thuhet: Vari veten. Kjo fjalë na tregon
se në litar asht mbyt nji i “artë”, nji njeri prej ari, asht vu në
litar, asht mbytë nji ar. Me fjalën: Varr, “vë-ar-r”, “vë-or-r”
shqipfolësit i thonë gropës në tokë, ku i afërmi vë arin, vë
orin, njeriun prej ari. Meqë varrimi të shkakton nji dhimbje
të madhe, kjo fjalë i ka dhanë kuptim edhe plagës në trup, që
krahina të ndryshme shqipfolëse e quejë: Varra, plagë. Fjala
v-or, vorr, na tregon se edhe në Shqipni, arit në dialekt i
kanë pas thanë: or si italianët sot. Për goca mund të bahet:
Vara.
  Varsos. V-ars-os. Grek. Kuptohet njilloj me emnin e
masipërm.
   Varaseno. V-ar-a-zen-o. Shqip. Në Kavajë asht nji
katund me këtë emën: Në dialekt e thërrasin: V-or-o-zen, që
asht e njajta gja dhe don të thotë: Ven ar asht zenë, dmth se
me lindjen e atij fëmije, familja fillon e pasunohet
materialisht, por edhe me virtyte të arta. Për goca mund të
bahet: Varasena, Varazena.


314
  Varrone. V-ar-ron-e. Emnin e kuptoj me fjalët: ve ar
rron e; për të vu ar rron-e. Emni mund të përdoret për të dyja
gjinitë ose: Varrono, Varrona.
  Vasco. V-as-co. Në shpjegimet e bamë ke parathania, kam
thanë që fjalët “as” asht, “is”, isht kanë qenë fjalë të
njivlefshme me fjalën” esistencë”, “jetë”, kështuqë këtë
emën e kuptoj si: Vë jetën ko, nis jetën këtu, kam lind nji
fëmijë etj. Asht emën shumë i bukur e me shumë
domethanie. Për goca mund të përdoret siç asht, ose Vasca,
Vaska, që përdoret në Shqipni, për të dy sekset.
  Vasianos. V-asi-an-os. Grek. Me arsyetimin e masipërm, e
kuptoj me fjalët: Vë asin(jetën), nis jetën, Hanë osht. Për
goca bahet: Vasiana.
  Vasilio. V-as-ili-o. Me arsyetimin e masipërm, kuptohet
me fjalinë: Ve jetën Ili o, i dha jetë Ili o. Për goca bahet:
Vasilia.
  Vedasto. Ve-das‟t-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Vej
dashin-o, kam lind dashin-o. Emni ”dash”, si emën njeriu
dhe si drejtues i tufës së deleve, asht në përdorim edhe sot në
Shqipni. Për goca nuk shkon.
  Velio. V-eli-o. Duket si e folme e sotme, që merr kuptimin:
Vë el, formoj flladin e erës o. Për goca bahet: Velia. Veliu,
që në kohën e sulltanëve të Turqisë, ishin nëpunësat,
kështuqë edhe këtij emni i hiqet shtetësia turke, sepse asht
emën i vjetër arian.
  Venanzio. Ven-an-zi-o. V-en-an-zi-o. Në dialektin geg, në
vend të fjalës “verë”, thuhet “venë”. Emnin e kuptoj me
fjalinë shqipe: Vera(vena), Anë (shif) si o, ose: Njishi(v, u)
en, i joni Hanë si osht. Për goca bahet: Venanzia, Venansia.
  Venceslao. Ven-ces-la-o. Duket si e folme dialektore, që
më thotë: Venën, verën, Veriun etj ç‟esht lanë-o, me
kuptimin që ka lind nji fëmijë, i shpejtë si era e veriut dhe i

                                                           315
ngroftë si stina e verës. Emën shumë i bukur, që për goca
bahet: Vençesla
  Venerando. Ven-er-an-do. Me arsyetimin e masipërm,
emni merr kuptimin: Veriu, er Hane dhonë. Për goca bahet:
Veneranda.
  Venerio. Ven-e-ri-o. Ky emën mund të ketë kuptimin si:
Vendin e rinon-o. Për goca bahet: Veneria, Venera.
  Ventura. Ven‟t-ur-a. Nga ky emën kuptojmë lidhjen e
fjalës:”veri” me të folmen dialektore gegënishte të
sotme:”vent”, në kuptimin e erës, që ka ngelun në ditët e
sotme në italisht. Emnin e kuptoj me fjalinë shqipe: I shpejti
si era, urë lidhëse asht. Kështu siç asht, mund të përdoret për
goca dhe për çuna.
  Venustiano. Ven-ust-ti-an-o. Ven-ust-i-an-o. Ky emën ka
pasun shtesa me kalimin e shekujve, sepse shof që në fillim
ka pasë kuptimin: Ven-ust, që don të thotë: I shpejtë si era
usht, asht. Ky asht edhe emën i nji ylli dhe i nji perëndie të
lashtësisë. Ma vonë i asht shtue: Venus-ti janë. Mundet të
jetë edhe:Venus i Hanës o. Për goca bahet: Venustiana.
  Venusto. Ven-ust-o. Emnin e kuptoj si: Veriu usht. Për
goca bahet: Venusta.
  Vera. V‟er-a. Në italisht don të thotë: asht e vërtetë. Asht
emni i stinë së verës në Shqipni. Kuptimi i emnit, simbas
ndamjes, më jep fjalinë: Vë erë asht, dhe i jep kuptim stinës
së verës, sepse pikërisht në fund të kësaj stine fillojnë të
lëvizin ernat, që, çdo ditë që i largohen verës, bahen ma të
forta. Pra asht stina e verës, stina e startit, nisjes së erës,
stina që ven erë, nis ernat. Ky emën asht përdorë ma tepër
për goca, sepse mbaron me “a”, por, simbas kuptimit që ka,
mund të përdoret për të dy sekset ose për çuna mund të
bahet: Ver-o
  Verano. Ver-an-o. Në këtë emën dhe në disa emna ma

316
poshtë, shof që kombinohen me fjalën “ver”, që në shqip ka
kuptimet si: 1- verë- stina e verës, 2-Ver, veriu, erë e freskët
që fryn nga veriu, 3- Verë asht pija që bahet nga langu i
rrushit. Emni i masipërm ka kuptimin në shumës si: Verë
janë-o. Për goca bahet: Verana.
 Verceli. Ver-çeli. Emën qyteti në Itali, që kuptohet sikur
po e flasim sot: Stina e verës çel gjithmonë në ate qytet.
 Verdi. V‟er-di. Me këtë emën në italisht kuptohet ngjyra e
barit. Simbas ndamjes së bame, kuptoj fjalinë: Të vejë erën
din, të nisë erën din. Asht emën i ngjashëm me emnin: Vera.
 Verdiana. V‟er-di-ana. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Të
vejë, të nisë erën din Hana. Në këtë formë duket ma tepër
femnore, megjithate për çuna bahet: Verdiano.
 Veria. V‟eri-a. Veri -a. Kuptohet menjiherë me fjalët: ve
ere, veri asht e tingëllon ma tepër emën çunash, që,
megjithatë, mund të bahet edhe: Veri-o, Veri-u. Emën i
ngjashëm për goca asht: Vera.
 Verria. Ver-ri-a. Këtë emën e kuptoj në: Verën rinon asht.
Kështu siç asht, shkon edhe për çuna ose: Verrio. E mban si
mbiemën familja e dajës tem.
 Veriana. Veri-an-a. Kuptohet menjiherë me fjalët: Veriu i
Hanës asht. Për çuna përdoret po kështu ose: Veriano.
 Veridiana. Veri-di-ana. Duket emën i ngjashëm me
emnin: Verdiana. Për çuna bahet: Veridiano.
 Verlaino. Ver-la-in-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Verën na
la, na pruni në tokë, njishi, i pari osht. Për goca bahet:
Verlaina.
 Verona. Ver-ona. Emën qyteti në Itali, që kuptohet si: Vera
jonë asht, ose si: Ven erën Hona. Banorët e Veronës, të
kënaqun në ate qytet, ndiejnë gjithmone ngrohtësinë e stinës
së verës.


                                                            317
 Veronica. V‟er-on-ik-a. Ver-onic-a. Greqisht e shqip
bahet: Veronika. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Vë erë, i joni
iç, isht-a, ose: Verë jonik-a. Për çuna bahet: Veroniko.
 Verecondo. Ver-rec-on-do. Në dialekt thuhet: Veri reç,
joni dho, Veri resh, Joni dho. Mund të jetë emën i popullsisë
jonike. Për goca mund të bahet: Vereconda, Vereçionda.
 Verenzio. Ver-en-zi-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Veriu
jen, jon (shif) si osht, Ose i nxanë osht. Për goca bahet:
Verenzia, Verensia.
 Verre. V-er-re. Emnin e kuptoj me fjalët: Ven erë reje, er
mretnish. Mund të përdoret për të dyja gjinitë.
 Verulo. Ver-ul-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Vë er i
ulti, i urti osht. Për goca bahet: Verula.
 Vezir. Vez-ir-o. Në shqip: Ves-ir-o. Ka qenë titull që
merrnin ministrat në shtetin turk, i cili qeverisej nga
sulltanët, por asht me origjinë vendase, atlantidheo-albane,
sepse na del kuptimi: Vesë me hir, me nur, osht, ashtu siç
asht vesa me të vërtetë. Për goca bahet: Vesire, Vezire.

   Këtij libri po i vjen fundi, por, siç po shifni, shumë
fjalë, që quhen gabimisht si fjalë turke, ose arape, kanë
qenë përdorë në territoret e Europës atlantidheo-albane,
shumë mijëra vjet ma parë se të vinin turqit dhe arapët
në terriroret e Europës.

 Vespasiano. Ves-pa-si-an-o. Ky emën duket si nji e folme
e përditshme në dialekt: Vesë, pa si janë, Vesë, shifi si janë.
Për goca bahet: Vespasiana.
 Vezio. Ve-zi-o. Vez-zi-o. I shkuejtun në këtë mënyrë më
jep fjalinë: Vesa (shif) si osht. Për goca bahet: Vesa, Vesia.
 Vidiano. Vidi-an-o.Në shqip e kuptoj me fjalinë: Pullumba
janë-o, ose: Pullum Hane. Për goca mund të bahet: Vidana.

318
  Vidimo. Vidi-im-o. Këtu asht emni i masipërm në njajës.
Për goca bahet: Vidima.
  Vidone. Vid-on-e. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalinë:
Pullumbi jonë esht. Kështu siç asht, mund të përdoret edhe
për goca ose: Vidona.
  Vilanova. V-il-an-o-va. U-il-ano-va. Emnin e kuptoj me
fjalët: Nji yll Hane o va, ke Hana shkon.
  Vilhelmo. V-il-h-el-m‟o. U-ili-el-m‟o. Me ndamjen e
fundit kuptohet menjiherë emni si: Nji Il, yllë ere më osht.
Për goca mund të bahet: Vilhelma, ose: Uilielma.
  Vili. V-il-i. Uili. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji ill isht.
Për goca bahet: Vila.
  Viliana. V-ili-an-a. U-ili-an-a. Këtë emën e kuptoj si: Nji
yll Hane asht. Për çuna bahet: Viliano.
  Vilma. V-il-m‟a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Nji yll më
asht. Për çuna bahet: Vilmo.
  Vilfredo. Vil-f-re-do. Në këtë emën dhe në të tjerë ma
poshtë, fjala “vil” e shkruajtun në latinisht, asht fjala”uil”, që
në shqip don të thotë: unë Ili, unë ylli,ose nji Il, nji yll,
kështuqë emnin e kuptoj me fjalinë: Ylli fluturak re dho, ku
“re” mund të kuptohet me renë e qiellit, ose me fjalën “re”,
mbret. Për goca mund të bahet: Vilfreda.
  Viliberto. Vil-i-bert-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: Nji yll për ta pirë në kupë osht. Për goca bahet:
Vilberta.
  Vincenzo. V-in-c‟e-n‟zo. Në këtë emën dhe në disa ma
posht, germa”v”, në kombinim me fjalët e emnave të
maposhtëm, nuk më jep ndonji kuptim, por, nëse e
zavendësoj me germën “u”, të gjitha fjalët bahen të
kuptueshme, sepse zanorja”u” mund të shkojë për të
zavendësue numrin nji në italisht: U, un, uno, etj. Në këtë
rast, në emnin Vincenzo kuptoj fjalinë: Njishi inë ç‟esht

                                                             319
nzon, njishi ynë ç‟është i mësuem, i ditun. Për goca bahet:
Vincenza, Vinçenza.
  Vindonio. V-in-doni-o. Në këtë emën unë shof fjalinë:
Njishi inë i dhoni osht, i vetmi yni, ka lindun. Për goca
bahet: Vindonia.
  Vinebaldo. V-in-e-bal-do. V-in-e-bald-o. Në këtë emën
kuptoj fjalinë: Njishi inë esht ball-dho, njishi ynë asht në
ball‟të-o. Për goca bahet: Vinebalda.
  Vinfrido. V-in-f-ri-do. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Njishi
inë fluturak të ri të dho, me kuptimin se të ka lindë nji
fëmijë, si engjulli i ri, që fluturon. Për goca bahet: Vinfrida.
  Vinicio. V-ini-ci-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Njishi inë
çi osht(le). Për goca bahet: Vinicia, Uiniçia.
  Viola. Vi-ol-a. Asht emni i ngjyrës vjollcë. Zakonisht
përdoret vetëm për goca. Nëse e lexojme simas ndamjes,
kuptohen fjalët: Vi, vjen oli, krahu fluturues a, ose: nji ol a,
ka kuptim për të dy sekset.
  Violante. Viol-a-n‟te. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Lulja e
violës asht në ate, dmth se asht si Viola. Shkon ma tepër për
goca.
  Vissia. V-is-si-a. Me arsyetimet e masipërme, këtë emën e
kuptoj si: Nji jetë (shif) si, syu asht. Për çuna bahet: Vissio.
  Virbio. V-ir-bi-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ven hir, biri o.
Për goca bahet: Virbia.
  Virgilio. V-ir-gi-ili-o. Ky emën shumë i lashtë më duket
sikur po e flasim sot sepse thuhet: Ven hir gjini i Ilit o, i
shtohet bukuria rracës së Ilit o. Ka kuptim edhe për goca,
ose mund të bahet: Virgilia, Virgjilia.
  Virginio. V-ir-gi-ini-o. Këtë emën në shqip e kuptoj me
fjalinë: Ven hir gjini inë-o, ose: ven hir gji, rracë, nishi osht.
Në të dy variantet, asht emën shprehës. Ky emën, me këtë
përmbajtje, i jep kuptim edhe fjalës”Virgjini”, “virgjëri”. Për

320
goca bahet: Virgina, Virginia, Virgjinia.
  Virone. V-ir-on-e. Në kët emën unë kuptoj fjalinë: Ven hir
(fëmia) jonë e, ose ven hir, i joni esht. Për goca bahet:
Virona.
  Vispamio. V-is-pami-o. Emnin e kuptoj me fjalët: vë jetë,
nis nji jetë i pami, dituni osht. Për goca bahet: Vispamia.
  Vitale. V-it-al-e. Me arsyetimet e emnave të masipërm, ky
emën më jep kuptimin: Njishi it me krahë flutures esht.
Kështu siç asht, mund të përdoret për goca, ose: Vitala.
  Vitalico. V-it-ali-ç‟o. Në këtë emën shof fjalinë: Njishi it,
krahë fluturues ç‟osht. Për goca bahet: Vitalica, Vitaliça.
  Vitelio. Vit-eli-o. Në italisht i thuhet viçit, por, me
ndamjen e bame, kuptoj fjalët: Jetë ere osht, ose: njishi it ali,
krahu fluturues osht. Për goca bahet: Vitelia.
  Vito. V-it-o. Ky emën në italisht na jep kuptimin e fjalës
shqipe: jetë, por i ndamë më del kuptimi: Njishi it osht, i
vetmi yt osht. Në jetën e përditshme fëmija i vetëm, asht
pjesë e jetës tande, kështuqë ky emën ka përfaqësue edhe
fjalën Vita= jetë në italisht. Për goca bahet: Vita.
  Vittore. V-it-or-e. Vitt-o-re. Në italisht don të thotë:
Fitore. Të ndamë si ma sipër, në këtë emën kuptoj fjalinë:
Njishi it osht re (re e qiellit ose mret). Kështu siç asht, mund
të përdoret për goca, por edhe: Vittoria, ku emni merr
kuptimin e variantit të parë si: Njishi it ar esht. Ky shpjegim
asht ma afër kuptimit të këtij emni.
  Vittorio. Vitt-ori-o. Vit-t-o-ri-o. Vit-t‟o-ri-o. Me
kuptimin si emni i masipërm, ose me ndamjen e bame kuptoj
fjalitë: 1- Jetë ari, florini osht, 2-Jeta të osht ri-ò dhe, nëse
në vend të fjalës “vit” do vejmë emnin e pullumbit, atëherë
emni më krijon fjalinë: 3-Pullumbi të osht rinue –ò.
  Vivaldo. Viv-al-do. Vi-v-al-do. Në italisht, fjalën”viv”,
vivere, me jetue, e shof të shkruejtun në mënyrën

                                                             321
mashkullore shqipe: Viv. Për femna do ishte: Viva. Me këtë
mënyrë emni më jep kuptimin me fjalinë: Jeta(jeti) krahë të
dho. Variantin e dytë e kuptoj si: Vi, vjen nji(v, u, un) al i
dhonë. Për goca bahet Vivalda, Vivaldha.
  Viviano. Vivi-an-o. Në shqip kuptohet me fjalinë: Jetojnë,
të lindun janë (për tu ba heroj), ose: Vi, vjen nji Hanë o.
Mund të ketë qenë nji thirrje siç i thërrasim edhe sot
pullumbave. Për goca bahet: Viviana.
  Vladimiro. Vlad-i-mir-o. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalinë: Vëllai i mirë osht. Për goca nuk shkon, por mund të
bahet: Motermira.
  Vodingo. Vod-in-g-o. Në kët emën duket ndryshimi
dialektal i fjalës “Va”, vad, va uji, nga ku e kanë
transformue në “vod”=ujë. Emnin e kuptoj me fjalët: Vau,
shtrati i ujit, i lumit, njishi, rracë, gji, osht. Ma i saktë do
ishte: Vadingo. Për goca bahet: Vadinga,Vodinga.
  Volfango. V-ol-f-an-go. Në këtë emën shof fjalinë: Ven
krah fluturues, fluturaku i Hanës gji, rracë osht. Për goca
bahet: Volfanga.
  Volter. Shif Valter. Për goca bahet: Voltera.
  Vulmaro. V-ul-mar-o. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Nji i
ulun, i urtë, i marë, i mbarë osht. Për goca bahet: Vulmara.
  Vulpiano. V-ul-pi-an-o. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Nji i
ulët, i urtë, pin Hanë –o, me kuptimin figurativ që merr nga
bukuria e Hanës. Për goca bahet: Vulpiana.
  Vunibaldo. Vu-ni-bal-do. Familja, me lindjen e atij
fëmije, lindi nji balli, ose: Vuni nji balli të dhonë nga Zoti,
në krye të familjes. Për goca bahet: Vunibalda.




322
                               W

 Walter. W-alt-er. Në shqip lexohet: Vu krahët fluturues
era. Po kështu mund të përdoret edhe për goca ose: Waltera.

                                X
  Xanthipe. Xa-ant-hip-e. Grek. Në shqip e kuptoj me
fjalët: xë, nxënë asht, Hanë hip esht, dmth se ai fëmijë asht i
ditun, por ka fluturue e ka hip mbi Hanë. Për goca mund të
bahet: Xanthipa.
  Xeni. Xe-ni-i. Grek.Shqip. Ky emën në greqisht asht në
listën e emnave femnorë, por, simbas ndamjes, kuptoj fjalët:
Xenë eni isht, i-e mësuemi joni, i-e dituna jonë. Në italishten
e vjetër shkruhet: geni, (gji jeni), në shqip: gjeni dhe lexohet:
Xheni. Ndofta, ngaqë ka këtë kuptim, ky emën duhet të jetë
transformue në: Gjeni (shumë i ditun). Me këtë kuptim,
mund të përdoret për të dy sekset. Në Shqipni përdoret
shumë edhe për çuna.

                               Y
  Ypi. Y-pi. Emën dhe mbiemen i shpeshtë në Shqipni, që
kuptohet si: Yje pi. Mund të përdorët për të dyja gjinitë.
  Yperidi. Yp-er-i-di. Y-p-er-i-di. Ilir. Emni kuptohet
menjiherë me fjalinë: I ka hyp erës i dituni,ose: Yjet pe, er i
ditun(je). Variantin e dytë e kuptoj me fjalët: Hyjni, i pirë, er
i ditun osht. Për goca mund të bahet: Yperedia.

                               Z

  Zara. Za-ar-a. Kuptohet menjiherë në shqip. Mund të
përdoret për të dy sekset, por meqë asht zanorja “a” në fund
të emnit, shkon që të përdoret ma mirë për goca.

                                                             323
  Zabedeo. Za-be-de-o. Edhe në këtë emën më del fjala
“be” si titull nderimi, sepse më del: Zaj bej dheu o. Nëse
asht kështu, fjala”be” asht fjalë shqipe. Për goca bahet:
Zabea.
  Zabina. Za-bi-n‟a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Zan, i
nxan,i mësuem biri na asht. Për çuna mund të bahet:Zabino.
  Zabit. Za-bit-o. Shqip. Asht i ngjashëm me emnin:Zabina.
  Zaira. Za-ir-a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Zan, nxan,
mëson e bukra (ir) a. Për çuna bahet: Zair-o.
  Zama. Za-m‟a. Ky emën kuptohet menjiherë si: E nxanë
më asht. Për çuna bahet: Zamo.
  Zanita. Z‟-an-it-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Zen, kap
Hanën iti a, ose: E nxan, e mësueme ytja asht. Për çuna
bahet: Zanito.
  Zaneta. Z‟an-et-a. Në këtë emën kuptoj fjalinë: Zen
Hanën, e dituna, ose: zanë, nxenë, mëson ditunitë asht. Për
çuna bahet: Zaneto.
  Zarina. Z-ar-in-a. Këtë emën e kuptoj me fjalinë: Zë, zan,
nxan, mëson arin i ini, yni asht. Për çuna mund të bahet:
Zarino.
  Zaccaria. Za-aç-ça-ari-a. Asht emën që në shqip
kuptohet menjiherë si: Za ka (aç) ç‟ari-a, i famshëm asht,
çfarë ari asht. Ka qenë emni i njeriu të shenjtë ebre në
lashtësi.Edhe këtij emni i hiqet nënshtetësia ebreje. Kështu
siç asht, përdoret për të dy sekset.
  Zaccheo. Za-cche-o. Za-aç-ke-o. Në shqip kuptohet
menjiherë me fjalinë: Za ke os, i zashëm që osht, i famshëm
osht, ose: I zanë, i nxanë aç, që (ke) osht. Për goca mund të
bahet: Zacchea, Zaçea. Zakea.
  Zaim. Za-im-o. Në shqip: Za-im, asht emën shumë i
përdorun në Shqipni e nuk don shpjegim Për goca bahet:
Zaime.

324
  Zais. Za-is. Shif Zois.
  Zanobi. Z‟an-o-bi. Në shqip e kuptoj me fjalinë: Za
Hane(je) o bir. Për goca bahet: Zanobia.
  Zefiro. Ze-f-ir-o. Asht emni i nji guri të çmueshëm. Në
shqip e kuptoj me fjalinë: Zenë fluturon hiri, bukuria-o. Për
goca bahet: Zefira.
 Zefsi. Ze-f-si-o. Emnin e kuptoj me fjalët: Ze, za, me nam
fluturak siu, syu osht. Për goca bahet: Zefsia.
  Zelinda. Ze-linda. Asht emën që kuptohet menjiherë në
shqip. Mund të përdoret kështu për të dy sekset, por shkon
ma tepër për goca.
  Zelida. Ze-lid-a. Lidët kanë qenë popullsi albanofone, që
jetonin në lindje të Ilirisë (Turqi). Emni na thotë: Zani i
lidëve, i nxani, i dituni i lidëve. Për çuna bahet: Zelido.
  Zena. Zen-a. Në shqip, kur fejohen dy të rinj, thuhet: janë
të zënë. Ky emën, në gjuhët e Atlantidës Lindore, Ukraina,
Rusia etj, don të thotë: grue. Për burra do shkonte ma mirë
sikur të ishte: Zeno, që haset si emën djemsh në Shqipni.
  Zenaidi. Zen-ai-di. Në shqip: Zen-ai, mëson ai dituni, nuk
don shpjegim. Për goca bahet: Zenadia.
  Zenebio. Zen-e-bi-o. Emni kuptohet si: I nxënë esht, biri
(inë) o. Për goca bahet: Zenebia.
  Zenas. Zen-as. Grek. Në shqip kuptohet menjiherë me
fjalët: I nxënë, i ditun asht. Mund të përdoret për të dyja
gjinitë ose për goca bahet: Zenasa.
  Zenais. Zen-ai-is. Grek. Në shqip e kuptoj me fjalët: i
nxënë ai isht. Për goca nuk shkon.
  Zenobio. Zen-o-bi-o. Asht me të njajtin kuptim me emnin
Zenebio. Për goca bahet: Zenobia, Zenabia.
  Zenone. Zen-on-e. Në shqip kuptohet me fjalinë: I zëni
jonë-è, i mësuemi jonë esht, I mëusem si Hon esht. Kështu
mund të përdoret për të dy sekset ose: Zenona.

                                                          325
 Zetico. Z‟et-ic-o. Në shqipen çame bahet: Zë et iç, zen
ditunitë e etënve iç, isht; mëson ditunitë, asht. Për goca
bahet: Zetica, Zetika. Zetiça.
 Zeudi, Ze-u-di. Në shqip e kuptoj si: Të ze, të nzaj un di,
ose zej udhë, të nisë, të fillojë( e ditunisë) di. Ky emën ka të
njajtin kuptim me emnin: Zeus ose Die-nis. Për goca bahet:
Zeudia.
 Zefsio. Ze-f-si-o. Në lashtësi, Zeusi ka qenë thirrë nga
populli shqiptar edhe me këtë emën, që besoj që asht ma i
vjetri dhe ma i ploti dhe i jep kuptim emnit të Zeusit. Në
këtë emën shof fjalët: I nxanë,i nisun, i sapo filluem, i ditun,
me za, me nam, ka zanë të jetojë, fluturaku si osht. Emni na
ban të ditun për nji fluturak, nji engjëll që fluturon, asht me
za, me nam, asht edhe i ditun.
 Zeus. Ze-us. Me këtë emën njifet Zeusi gati në gjithë
botën. Shumë studiues kanë dhanë mendime të ndryshme,
por me arsyetimet e masipërme këtë emën e kuptoj si:
 1- I nxënë, i nzan, i nxanë, i dituni usht, i dituni asht, siç ka
qenë në të vërtetë Zeusi si perëndi, i fortë dhe i ditun.
 2-Fjala “ze”, në shqip don të thotë edhe: ze, za, nis, fillon
nji jetë, nji legjendë, fillon gjithësia etj.
 3- Fjala “ze” në shqip don të thotë: zë, za, zo, zani, zoni,
zëri, që në këtë emën të vjetrit i kanë thanë me kuptimin: Me
za, me nam, fam-os. Me këto forma mund të përdoret për të
dyja gjinitë.
 Zita. Z-it-a. Në dialekt të jugut thuhet: Zëi it asht, ose Zë i
yt asht, që mund të merret i njajtë me shpjegimin e emnit:
Zeus.
 Zoe. Zo-e. Ky emën i shkurtën më jep shumë kuptime e
për këtë arsye asht emën i bukur, sepse kuptoj: Zo è, za è, i
nisun, i sapolindun, i zanë, i nxanë etj,etj, kombinacione plot


326
kuptim na jep ky emën i shkurtën. Kështu siç asht, mund të
përdoret për të dyja gjinitë, por për çuna përdoret si: Zoi.
  Zosima. Zo-os-im-a. Zo-si-m‟a. Me shpjegimet e
masipërme, këtë emën e kuptoj si: Me zo, me nam si më
asht. Për çuna mund të bahet: Zosimo.
  Zoilo. Zo-il-o. Në shqip mund të kuptohet me disa mënyra.
Fjala “zo” dhe “za”, zani, në dialektin geg duann të thonë të
njajtën gja, kështuqë emni merr kuptimin: Zani i Ilit osht,
por fjalët”za” dhe “zo”, në gegënisht, duen të thonë edhe:
Nis nji gja, emni mund të kuptohet si: Nis jetën ili, ylli-o.
Për çuna ekziston në Shqipni si: Zail. Për goca mund të
bahet: Zaila.
  Zoia, Zoi-a. Në shqip kuptohet menjiherë me fjalën: Zoja,
zonja, por emni asht dhanë në gjininë mashkullore dhe del:
Zoi-asht, i zashmi asht, famosi asht. Kështu siç asht, shkon
edhe për goca. Për çuna, në Shqipni përdoret si: Zoi.
  Zois. Zo-is. Grek. Ilir. Ky emën, në dialekt tjetër asht i
njajtë me emnin: Ze-us dhe i njajtë me fjalën shqipe: Zo-t-i.
Zo të isht, që asht ruejtë që nga thellësia e shekujve në
gjuhën tonë. Nga këta tre emna dhe në shumicën e emnave
që janë ke germa “Z”, shofim kuptimin e thellë me të cilin
janë krijue këta emna, me të cilët kuptojmë përmbajtjen e
këtyne emnave që duen të thonë: Zanafilla (e çdo gjaje )
asht, esht, isht, osht, usht: Zais, Zeus, Zoi, Zoti, etj.
  Zosimo. Zos-im-o. Në shqip e barazoj me fjalinë: I zashmi
im, i famshi im etj. Për goca mund të bahet: Zosime,
Zosima, Zosimea.
  Zosimos. Zosimos. Grek. Asht i njajtë me emnin Zosimo.
  Zozefie. Zo-ze-fie. Kështu siç asht, e kuptoj me fjalët: I
zoshmi, famozi im zen fije, ose, siç asht në të folmen e
përditëshme: zoj e zej fije, nis të krijojë lidhjet, nis të hedhë
rranjët etj. Për goca mbetet kështu ose: Zozefia.

                                                             327
  Zotikos. Zoti-ko-os. Zot-ik-os. Grek. Ma në fund, në
përfundim të këtij libri, më zbulohet nji emën që përdoret
edhe sot në Shqipni me të njajtin kuptim që ka pasë në
thellësi të shekujve dhe asht emni i Zotit, për të cilin kam
folun edhe ke libri im: “Thoti i pavdekshëm na zbulon
Atlantidën” dhe ke parathania e këtij libri. Në këtë formë,
emnin e masipërm e kuptoj me fjalët: Zoti ko osht, Zoti, këtu
osht. Me lindjen e atij fëmije, që mezi e kanë pritë, prindët të
gëzuem kujtojnë se u ka zbritë Zoti nga qielli. Po të marrim
parasysh, që popullisia modeste ariane nuk pretendonte që të
ishte i njajtë me zotin, atëhere ky emën duhet të kuptohet si:
I zoti, i ikun, i shëtitun osht. Për goca bahet: Zotika.
  Zyhra. Z-yh-ra. Shqip. Emni i mumës së tatës tem. Emni
kuptohet menjiherë si Zë, zëri i hyut ra ke ai fëmijë.
Përdoret si emën gocash, por ka të njajtin kuptim dhe për
çuna.
  Zyhdi. Zë-yh-di. Shqip. Emni kuptohet si: Zani i hyut i
ditun, (asht ai fëmijë). Për goca mund të bahet: Zyhdie.




328
                         Në mbyllje
  Kanë kalue mbi 12 000 vjet nga mbytja e Atlantidës dhe
fjalë e emna të shkruejtuna ke “Pllakat Prej Zmeraldi të Thot
Atlantidheut” na tingëllojnë sikur janë shkruejtë sot në
gjuhën e përditshme të popullit shqiptar. Edhe interpretimi i
emnave të përdorun në Perandorinë Rromake, të para ma
shumë se 2 000 vjetësh e të kuptueshëm plotësisht në shqip,
na tregojnë se gjuha shqipe, qysh nga koha e Atlantidës e ma
në thellësi të historisë njerëzore asht folë siç flitet sot nga
popullsia autoktone albanofone, kudo në botë dhe asht nana
e gjithë gjuhëve të tjera, që janë përpunue, ndryshue e kanë
dalë si gjuhë më vete.
  Kjo asht nji provë e fortë për vjetërsinëe gjuhës dhe
kombit tonë, që i asht hangër e po i hahet haku.
 Në myllje të librit, dua të theksoj se nga gjithë kjo punë që
po përfundoj, shof që gjuha italiane, greke dhe e popujve të
tjerë të Europës autoktone, në lashtësi kanë qenë gjuhë të
njajta me gjuhën shqipe të folun sot, që janë asimilue nga
gjuhët letrare të tyne. Njikohësisht, gjuhët letrare të lashta të
shkruejtuna, italiane greke dhe ato të vendeve të tjera të
Europës, në librat e vjetër të tyne, na kanë magazinue
shumë të dhana të vlefshme për gjuhën shqipe, që mendohet
se nuk asht shkruejtë, ose asht shkruejtë shumë pak. Autorë
të ndryshëm mendojnë se librat e vjetër në shqip janë zhdukë
me dashje.
  Sot këto gjuhë të Europës, janë gjuhë të reja.
  Duke qenë deti Adriatik në mes, që e shkëpuste nga Italia,
duke qenë se jetonin në zona të izolueme e të varfna, ku
popullsia e përbame nga familje me shumë pjestarë ishte
konservatore, nuk pranonte ndryshime në mënyrën e jetesës,
gjuhës dhe zakoneve, gjuha shqipe u ruejt deri më sot e

                                                            329
pandryshueme siç ka qenë para mijëra e mijëra vjetësh si
gjuhë dialektore, në krahasim me gjuhën letrare të
shkruajtun, të qendrave të mëdha kulturale, që ishin Athina,
Rroma, Kostandinopoli dhe qendrat e tjera të qytetnimeve të
lashta. Këto qendra të mëdhaja rrezatonin kulturën e tyne në
të gjithë hapsinën e perandorisë rromake me anë të
literaturës së tyne të përpunueme. Merita për ruejtjen e
gjuhës së vjetër në trojet shqipfolëse u takon pleqve, që
insistonin e insistojnë, që nipat, mbesat dhe fëmijtë e tjerë të
fisit t‟i thonë fjalët e plota dhe pa gabime.
  Ndryshimet në gjuhë kanë ardhë në momente të caktueme,
kur, për arsye të ndryshme, (sot dhe në lashtësi)
organizoheshin emigrime të rijsh, që i detyronte familja për
rritjen e mirëqenies dhe për të zgjanue territoret. Këto grupe
të rijsh, që ndryshonin vend, në kontakt me popullsinë e
vendeve ku kishin shkue e duke mos patun gjykimin dhe
konservatorizmin e pleqve, banin ndryshime në fjalë,
shprehje, zakone e në mënyrën e jetesës.
  Në shkrimet Thotit e në emnat e vjetër europianë shof të
dokumentueme thesare të çmueshme gjuhësore, të
shpjegueme me anën e gjuhës shqipe, që na çojnë në thellësi
të shekujve, deri në krijimin e njerëzimit. Në këtë punim e
në studimet e tjera që do i botoj ma vonë, shof e provoj me
kënaqësi, se gjuha shqipe e vjetër nuk ka ndryshue aspak
nga gjuhët dialektale të foluna sot dhe asht gjuha ma e
vjetër e botës, që flitet edhe sot siç ka qenë folë para mijëra e
mijëra vjetësh.
Ajo asht trungu dhe çelësi i gjithë gjuhëve të
Europës.
 Me pak kombinime fjalësh dhe foljesh nji rrokëshe, në
lashtësi janë krijue me mijëra kombinime fjalësh dhe


330
emnash të kuptueshëm plotësisht edhe sot me anën e
gjuhës shqipe që flitet nga populli.
 Njerëzit janë mundue të krijojnë gjuhë artificiale, psh,
gjuhën Esperanto, por gjatë punimit me këtë libër shof se
gjuha që përmbledh dhe i jep kuptim të gjitha gjuhëve të
Europës dhe shumë gjuhëve të botës, asht gjuha shqipe me
të gjithë dialektet e saj.
  Këtë libër, edhe pse e kam krijue unë, kur e rilexoj, më jep
kënaqësi, sepse më duket vetja sikur dij diçka ma shumë se
të tjerët në lidhje me interpretimin e emnave të njerëzve.
  Besoj se të njajtën ndjesi do të ndjeni edhe ju.
       Autori.




                                                          331
Paraqitja grafike e shtrimjes së Atlantidës dhe
gjuhës së saj, dhe ndryshimet me kalimin e
mijëvjeçarëve dhe shekujve.


            Me ngjyrë blu asht paraqit popullsia e
            Atlantidës dhe vazdimi i gjuhës së saj.
            Më ngjyre të zezë asht paraqit popullsia e
            Afrikës.
            Me ngjyrë gri asht paraqit popullsia e
            Australisë.
            Me ngjyrë të kuqe asht paraqit popullia
            autoktone e vjetër e Amerikës.
            Me ngjyrë të verdhë asht paraqit popullsia e
            Azisë.
            Ngjyra jeshile, paraqet ndërhymjen e gjuhëve
            dialektale dhe letrare në popujt e Europës.
             Me këte shenjë asht paraqit ndërhymja e
            dialekteve dhe gjuhës letrare Greke.
            Kjo shenjë paraqet popujt aziatiko-sllavë, që u
            përzien me popujt arianë në Bullgari.
            Kjo shenjë, paraqet ndërhymjen e popujve
            sllavë, në Europe dhe Ballkan( Iliria).
            Kjo shenjë paraqet përzierjen sllavo-ilire e ma
            vonë italike me slavë të jugut, Kroaci,Slloveni.
            Kjo shenjë paraqet përzierjen e popujve
            aziatiko-arapë me popujt arianë në Turqi.

Siç shifet edhe nga grafikët, ndërhymjet në gjuhën ariane,
kanë fillue ma me vrull, mbas vitit zero. Në Australi dhe
Amerikë, gjuha letrare dhe dialektale e ish popujve arianë të

332
Europës, ka hy mbas shekullit të XV. Në Afrikën e Veriut, e
në pjesë të Azisë, që kanë qenë pjesë e Atlantidës shofim se
ka nji humbje graduale të fjalëve atlantidheo-albane.
 Në Europë, janë populli shqiptar, kosovar, arvanitët e
Greqisë, shqifolësit e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë,
Turqisë, Dalmacisë, Slovenisë, Baskët dhe shqipfolësit e
vendeve të tjera të Europës, që vazhdojnë ta ruejnë edhe në
ditët e sotme, gjuhën e lashtë atlantidheo-ariane.
 Nga fe të ndryshme thuhet se do të ketë rikthim profeti në
tokë, që e quajnë me emna të ndryshëm: Krishti, Mesia,
Ermeti, tri herë i kthyem e tri herë i ikun nga toka ose Thoti,
mbreti i fundit i Atlantidës, që e ka deklarue në shkrimet e tij
se mund të ringjallet sa herë do e shofë të nevojshme.
 Nëse asht kështu, ky njeri i shejtë, që asht quejtë me
gjithë këto emna të shpjeguem që të gjithë me anën e
gjuhës shqipe, nëse do të rikthehet:
- Me siguri që do të flasë shqip, gjuhën e tij, gjuhën
e vjetër ariane të ruejtun shumë mirë gjer më sot vetëm
nga ariano-albano-shqiptarët nëpër botë.




                                                            333
334
335
336
 Falenderoj lexuesit për përfundimin e leximit të këtij libri
dhe do ju lutesha të më vini në dijeni, nëse do kishit shtesa e
ndyshime për emna që unë mund t‟i kem harrue pa shkruejtë
ose pa interpretue, kështuqë në nji botim tjetër të kem
mundësi t‟i shtoj e t‟i përmirësoj kuptimet e emnave.
Në internet, ke Googel, në www.skenderhushi.com, ose në
Facebook, me emnin Skender Hushi, mund të më jepni
mendimet e juaja.

Faleminderit.

                                       Autori.




                                                           337

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:1471
posted:10/8/2010
language:English
pages:339