Spirulina - Ushqimi i se ardhmes

Document Sample
Spirulina - Ushqimi i se ardhmes Powered By Docstoc
					                         SPIRULINA – USHQIMI I SË ARDHMES
Asdren Zajmi

         Spirulina është mikroalgë një qelizore në formë spirale me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër dhe
rritet në ujërat e njelmët bazik në vendet tropikale. E emëruar në bazë të formës së saj prej spiraleje,
spirulina është një ndër format e para të jetës ne tokë që daton para afro 3.6 miliard vjetësh. Spirulina
njihet si “Super ushqim” apo “Ushqimi i së ardhmes” sepse përbëhet nga një koncentrimi i llojllojshëm
ushqyesish gjë e cila është e pazakonshëm tek ushqimet e tjera.

        Nga tre llojet e algave (algat blu të gjelbra, spirulina dhe klorela), spirulina tretet dhe absorbohet
më së lehti duke pasur parasysh se muri qelizor i saj është i përbërë nga mukopolisakaridet e jo nga
celuloza.




                                        Formë mikroskopike e spirulinës

        Kjo mikroalgë për herë të parë u zbulua në vitin 1962 nga mjeku nga Franca dr. Klemente.

         Dr. Klemente arriti të kuptojë që banorët e Ganimosë, që jetonin përgjatë liqenit të Qardesë në
Afrikë edhe përkundër gjendjes së varfër të jetesës dhe ushqimit të dobët ata kishin trupe më të forta sesa
banorët e vendeve perëndimore. Nga studimeve të mëtutjeshme, ai kishte vërejtur se banorët e Ganimosë
në veçanti ushqeheshin me alga të gjelbra që lundronin mbi sipërfaqe të liqenit. Këto alga tani njihen si
spirulina.
         Spirulina është një ushqim mjaft i shëndetshëm i përbërë nga 5 lloje ushqyes të ndryshëm
(proteina, yndyra, karbohidrate, vitamina dhe minerale) dhe 4 pigmente natyrale (klorofil, beta karotin,
ksantofil dhe fikosianin). Kjo algë deti tretet shumë lehtë dhe shume lehtë asimilohet në organizmin e
njeriut. Spirulina është një ushqim suplementar ideal për arritjen e shëndetit dhe energjisë vitale.
Organizata Botërore e Shëndetit - WHO - spirulinën e quan “ushqim i së nesërmes” si pasojë e
efikasitetit, ngritjes së harmonisë dhe mirëqenies sociale.

Dobitë ushqyese

        Spirulina është një burim i pasur i klorofilit i cili është një fitoushqyes që ndihmon në
shkatërrimin e mutagjenëve, toksinëve natyralë dhe artificialë të cilat mund të shkaktojnë mutacione të
qelizave trupore.
        Me rëndësi të veçantë për vegjetarianët është fakti që me 60 % përmbajtje të proteinave spirulina
është proteina më e fuqishme dhe tretëse që njihet deri me tani, e cila përmban të gjithë tetë aminoacidet
esenciale dhe 10 nga 12 aminoacidet joesenciale.
        Anemia, mungesë e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, reagon mjaft mirë ndaj
vitaminës B12, acidit folik dhe klorofilit që gjenden në spirulina. Në fakt, spirulina është bima e vetme
dhe më e pasur me vitaminë B12 për çka një kohë mendohet që gjendet vetëm te kafshët. Studimet
tregojnë se spirulina ndihmon hematopoesis (formimin dhe zhvillimin e eritrociteve). Jo vetëm kaq, por
testet e bëra tregojnë se ulceret e lukthit mund të shërohen me vetëm 2 gr. konsumim të spirulinës në ditë.
Nga sëmundje tjera që njihet të shërojë apo ndihmojë në shërim spirulina përshinë edhe çrregullimet e
mëlçisë siç janë hepatiti kronik dhe diabeti.
         Sidoqoftë, spirulina është një qendër e fuqishme ushqyesish, e pasur me vitaminë A, E dhe B
kompleks. Po ashtu përmban edhe versionet e çaletuara të kaliumit, kalciumit, magnezit, zinkut, selenit,
fosforit dhe hekurit. Në fakt, një studim i bërë në laborator tregon se niveli i hekurit në spirulinë është
ekuivalent me nivelin e hekurit të mishit të lopës. “Çaletuar” do të thotë i lidhur mirë apo i ngjitur
zakonisht më aminoacide ose me komponentë të tjerë organikë në mënyrë që të dy këto nuk zbërthehen
në sistemin tretës, kështu që rritet absorbimi.
Po ashtu, spirulina njihet si burimi më i mirë i GLA-së apo acidit gammalinolenik, acidit yndyrorë
esencial omega 6.
         Dr. Andrew Weil, profesor i mjekësisë interne, themelues dhe drejtor i programit në Mjekësinë
Integruese (PIM) në Universitetin e Arizonës në Tukson, thotë: “GLA-ja ka efekte ushqyese specifike në
lëkurë, qime dhe thonj që nuk janë dyfishuar nga acidet yndyrore omega 3… është e vërtetë se një
proporcion i madh i acideve yndyrore omega 6 në omega 3 në ushqim ndihmon inflamimin duke
favorizuar sintetizimin e hormoneve proinflamuese prostaglandinet. Por shuma e GLA-së e nevojshme
për të shëruar ekzemën dhe gjendjet e tjera të lëkurës (500 miligram dy herë në ditë) është shume e vogël
që të efektojë dukshëm në këtë proporcion (dmth propocionin omega 6 ne omega 3)”. Përafërsisht ka 130
miligram GLA në çdo 10 gram spirulina.
         Spirulina po ashtu është e pasur me antioksidues të cilët lirojnë radikale (atome me elektrone të
paçiftëzuara). Sipas shkencëtarëve të BCSIR, 3 gr. spirulina të konsumuara çdo ditë për tri javë rresht nga
persona me shëndet shumë të dobët do ta këndellte gjendjen e tyre duke ofruar të gjithë ushqyesit esencial
për trupin e njeriut.




                                       Spirulinat në formën konsumuese

Përmirësim i sistemit imunitar

         Spirulina rrit prodhimin e antitrupave, citokinës (proteinë për luftimin e infeksioneve) dhe
qelizave tjera që ngritin imunitetin dhe ndihmojnë në mënjanimin e infeksioneve dhe sëmundjeve kronike
siç është kanceri.

Reaksionet alergjike

        Nga dobitë e shumta të spirulinës është edhe mbrojtja nga reaksionet alergjike duke parandaluar
lirimin e histaminës (një substancë që kontribuon në simptomat alergjike si rrjedhja e hundëve, lotimi i
syve, urtikariet dhe ënjtje e indeve të buta).

Sëmundjet e antibiotikëve
        Edhe pse antibiotikët shkatërrojnë organizmat e padëshiruar në trup, ata po ashtu mbysin edhe
bakteriet e “mira” të quajtura probiotikë (siç janë Laktobacillus acidophilu) gjë e cila në shumë raste
rezulton në diarea. Studimet tregojnë se spirulina ndihmon në rritjen e L. acidophilus dhe probiotikëve të
tjerë.

Infeksionet

           Është vërtetuar se spirulina reagon edhe ndaj urdhjeve (herpesit), influencës dhe virusit të SIDA-s
(HIV).

Kanceri i gojës

        Një studim i bërë në 87 veta të cilët konsumonin duhan dhe kishin plagë pre-kancerogjene si
leukoplaki ku një pjesë e tyre u detyruan të konsumojnë spirulina. Pas një kohe te personat që
konsumonin spirulina mund të thuhet se ishin zhdukur plagët pltësisht.

       Sipas studimeve të fundit të bëra në OCCCD (Qendra për Kancer dhe Sëmundje Kardiovaskulare
Osaka) në Japoni tregon se spirulina rrit numrin e qelizave trupore vrasëse natyrale të specializuara për
mbytjen e qelizave kancerogjene.

Krahasimet ekuivalente



   Llojet e          30 Tableta të     Burimet e ushqimeve
  vitaminës         spirulinës (6 g)       ekuivalente                         Pasojat e mungesës

 Beta- Karotin          12mg           2 shishe qumësht lope    Infeksione, humbje te nuhatjes, puçrra, dermatitis,
(Pro-Vitamin A)                               55 mollë                                ekzemë
      B1               0,24 mg               16 sardele            Pagjumësi, dhembje të muskujve, dëmtim të
                                         20 speca të gjelbër   memories, puçrra, ekzemë, keqfunksionim të zemrës,
                                                                             dobësitë sistemit imunitar
      B2               0,24 mg             47 dredhëza              Katarakt, dobësim të të pamurit, pagjumësi,
                                            420 rrush          stomatitis, tharje dhe vrazhdësim të lëkurës, rritje e
                                                                               ngadalësuar, ekzemë
      B3               1,02 mg               8 limonë                    Ndjeshmëri e nervave, dermatitis

      B6            43,2 mikro gram        90 gr. bukë 4       Sëmundje të zemrës, pagjumësi, stomatitis, tharje dhe
                                          kërcej shpargu       vrazhdësim të lëkurës, ndjeshmëri e nervave, ekzemë,
                                                                                    dermatitis
     B12            7,2 mikro gram            4 ngjala          Anemi fatale, mplakje, lodhje, probleme menstruale
                                             240 g djath
      E                0,72 mg         7 shishe qumësht lope        Sëmundje të zemrës, hipertension, mplakje
                                          5 copë mish pule

Spirulinat përmbajnë:

- 1.4 herë më shumë vlera ushqyese sesa qumështi i lopës.
- 2 herë më shumë proteina sesa soja
- 6 herë më shumë proteina se vezët dhe 3.5 herë më shumë se mishi e qengjit.
- 10 herë më shumë vitaminë A se karota
- Burimi më i pasur i hekurit dhe acidit folik
- 68 herë më shumë hekur dhe acid folik se spinaqi, 29 herë më shumë se mishi i pazier i qengjit, 5 herë
më shumë se soja
- Një varg të madh ushqyesish, vitaminash dhe proteinash.

         Ja vlen të ceket se spirulina është edhe ushqimi primar të cilën astronautët e kanë në menynë e
tyre të ushqimit gjatë misionit të tyre në Gjithësi.

                    Acide yndyrore    Acidi linolenik     Acidi Gamma
                       esenciale                         linolenik (GLA)
    Spirulina           44,6 %            21,7 %              22,9 %
 Qumështi i nënës       16,7 %            15,1 %              1,6 %
 Qumështi i lopës        1,3 %            1,3 %             Shumë pak




REFERENCAT

       Alive Magazine: “Spirulina: Super Food” by Bruce Burnett, CH
       Annapurna VV, Deosthale YG, Bamji MS. Spirulina as a source of vitamin A. Plant Foods Hum
        Nutr . 1991;41:125–134.
       Chamorro G, Salazar M, Favila L, Bourges H. Pharmacology and toxicology of Spirulina alga.
        Rev Invest Clin . 1996;48:389–399
       Spirulina - http://www.umm.edu/altmed/articles/spirulina-000327.htm
       Eric Ram - Spirulina/Diet, Nutrition and the Prevention. – http://www.who.int

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Tags:
Stats:
views:216
posted:10/7/2010
language:Albanian
pages:4