Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo

Document Sample
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Powered By Docstoc
					                               Republika e Kosovës
                      Republika Kosova - Republic of Kosovo
                              Qeveria – Vlada - Government
                            Ministria e Energjisë dhe Minierave
                            Ministarstvo Energije i Rudarstva
                             Ministry of Energy and Mining




Ministrja e Energjisë dhe Minierave,


Në mbështetje të nenit 93(4) të kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores Nr.
2001/19, nenet 1.3, 1.6 dhe 1.7, e plotësuar me Rregulloren Nr. 2005/15 e datës 15 mars
2005;

Me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive që i janë dhënë Ministrisë për Energji
dhe Miniera (MEM) sipas legjislacionit në fuqi;

Me qëllim të organizimit dhe funksionalizimit të veprimtarisë së brendshme të MEM, dhe
me qëllim të kryerjes dhe ndarjes efektive të punëve, nxjerr këtë:


     RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE
      VEPRIMTARINË E MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


                                      Kreu I
                       Fushëveprimi dhe Organizimi i Ministrisë

                                         Neni 1
                                Dispozitat e Përgjithshme

1.1 Ministria për Energji dhe Miniera (MEM) është degë ekzekutive, e themeluar me
Rregulloren Nr. 2004/50. Përgjegjësitë e MEM janë përcaktuar me Rregulloren Nr.
2005/15 (Shtojca XIII) e datës 16 mars 2005 dhe është përgjegjëse për sektorin e energjisë
dhe minierave.

1.2 Nën autoritetin e Ministres, MEM është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e
politikave të Qeverisë në fushën e Energjisë dhe Minierave.

1.3 Organizimi dhe veprimtaria e MEM mbështetet në Kushtetutën e Republikës së
Kosovës Rregulloret, ligjet dhe aktet nënligjore ne fuqi, si dhe bazohet në këtë Rregullore.




                                                                                       Faqe 1
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


                                        Neni 2
                  Fushëveprimi i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave

2.1 Në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë zhvillon politika, propozon, përgatitë dhe
zbaton ligje për zhvillimin e sektorit të energjisë dhe minierave.

2.2 Siguron udhëheqje për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkërendon punën e
Qeverisë dhe organet tjera përkatëse me qëllim të zhvillimit dhe zbatimit të strategjisë për
sektorin e energjisë dhe minierave në Kosovë;

2.3 Në bashkërendim me strukturat vendore dhe ndërkombëtare promovon dhe vepron si
ndërlidhës në emër të Qeverisë për veprimtaritë që kanë për qëllim integrimin në tregun
rajonal të energjisë të themeluar nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për Evropën
Juglindore.

2.4 Përkrah politikën e investimeve në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe minierave dhe
bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, dhe organet tjera përkatëse
për të përcaktuar kushtet e përgjithshme për investime veçmas duke pasur parasysh
stimulimet fiskale.

2.5 Mbikëqyr dhe siguron bashkëpunimin në kuadër të Qeverisë për përgatitjen dhe zbatimin
efektiv të projekteve në sektorin e energjisë dhe të minierave të financuara nga donatorët ose
institucionet financiare ndërkombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e
Ekonomisë dhe Financave. Në këtë kontekst cakton projekte në sektorin e energjisë dhe të
minierave;

2.6 Miraton bilancet afatgjata dhe vjetore të energjisë, mbledh dhe përpunon statistikat e
energjetikës dhe të minierave dhe përditëson parashikimet e kërkesës për energji;

2.7 Promovon veprimtari që kanë për qëllim zvogëlimin e ndotjes së mjedisit si rezultat i
veprimtarive që lidhen me energjinë dhe minierat;

2.8Në bashkëpunim me organet dhe institucionet përkatëse në mënyrë sistematike bën
mbledhjen, përpunimin, dhe arkivimin e të dhënave gjeoshkencore përkitazi me resurset
gjeologjike të Kosovës si dhe me kërkesë të Qeverisë i vë në dispozicion të dhënat, i siguron
raportet dhe vlerësimet e ekspertëve lidhur me çështjet gjeoshkencore;

2.9 Promovon teknologji dhe programe efikase energjetike, përdorimin e efiçiencës së
energjisë dhe të resurseve minerare dhe promovon burimet e ripërtëritshme të energjisë;

2.10 Përkrahë inspektoratet përkatëse në sektorin e energjisë dhe të minierave në zbatimin e
funksioneve dhe përgjegjësive të tyre që u janë caktuar me ligj;

2.11 Mbikëqyr lëshimin e licencave dhe lejeve për veprimtarinë e minierave në Kosovë nga
rregullatori i pavarur për miniera. Ministria mund t’i bëjë rekomandime Kuvendit nëse ajo
mendon se ndonjë vendim i rregullatorit të pavarur për miniera nuk është në përputhje me
politikat e miratuara për sektorin e minierave apo me ligjin në fuqi;

2.12 Merr informata prej rregullatorit të pavarur për miniera lidhur me lëshimin e licencave
dhe të lejeve për veprimtarinë e minierave në Kosovë. Qeveria mund të kërkojë sqarime
plotësuese lidhur me këto licenca dhe leje;

                                                                                         Faqe 2
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


2.13 Përkrahë dhe promovon zhvillimin e resurseve njerëzore profesionale në sektorin e
energjisë dhe të minierave;

2.14 Kontribuon në zhvillimin e projekteve dhe fushatave për informim publik për të rritur
vetëdijesimin publik dhe reagimin ndaj çështjeve përkitazi me sektorin e energjisë (CO2,
eficiencën e energjisë, burimet e ripërtëritshme) dhe sektorin e minierave dhe mineraleve;

2.15 Në bashkërendim me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në përputhje me Kushtetutën
dhe ligjet në fuqi merr pjesë në mbikëqyrjen e NP-ve dhe NSH-ve në sektorin e energjisë dhe
të minierave; dhe

2.16 Propozon Qeverisë kandidatët për përfaqësues të Qeverisë në këshillat mbikëqyrëse të
NP-ve dhe NSH-ve në sektorin e energjisë dhe të minierave.


                                        Neni 3
                                 Organizimi i Ministrisë

Për të mundësuar zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të mësipërme Struktura Organizative
e përgjithshme e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave do të jetë si në organogramin në
vijim:




                                                                                      Faqe 3
RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE




                                                                                                              Faqe 4
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

                                        Kreu II
                   Organizimi dhe Përgjegjësitë e Kabinetit të Ministres

                                            Neni 4
                                      Kabineti i Ministres

4.1 Ministrja udhëheq Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM), dhe është përgjegjëse
për zbatimin e politikës së Qeverisë për sektorin e Energjisë dhe Minierave. Ministrja është
pjesë e Kabinetit të Qeverisë dhe për punën e saj i përgjigjet Kryeministrit.

4.2 Për të siguruar zbatimin e përgjegjësive sipas Nenit 2 të kësaj Rregullore, Ministrja:
      (i) Siguron hartimin dhe zbatimin e politikës dhe strategjisë së Qeverisë në fushën e
          energjisë dhe minierave;
      (ii) Monitoron respektimin e legjislacionit në fushën e energjisë dhe minierave;
     (iii) Informon Qeverinë për çështjet në sektorin         e energjisë dhe minierave, dhe
           sugjeron zgjidhjet për to;
     (iv) Raporton në Kuvendin e Republikës së Kosovës për problemet për të cilat thirret;
      (v) Bashkërendon punën me institucionet qendrore e lokale në lidhje me energjinë
          dhe minierat;
     (vi) Organizon dhe drejton veprimtarinë e Ministrisë e Energjisë dhe Minierave për
          përgatitjen e projekteve investuese në fushën e energjisë dhe minierave;
    (vii) I propozon Qeverisë marrjen e masave dhe organizimin e veprimtarive me rëndësi
          për sektorët e energjisë dhe minierave;
    (viii) Nxjerr urdhra, udhëzime administrative dhe rregullore për te siguruar zbatimin e
           ligjeve dhe të vendimeve të Qeverisë në fushën e energjisë dhe minierave;
     (ix) Në pajtim me ligjin në fuqi dhe në konsultim me Qeverinë përfaqëson Kosovën
          brenda dhe në veprimtaritë ndërkombëtare;
      (x) Përfaqëson Ministrinë në marrëdhënie me Ministritë tjera, institucionet qendrore,
          organet e pushtetit lokal, me organizatat jo-qeveritare, me personat juridik e fizik
          si dhe me çdo subjekt tjetër publik;
     (xi) Nxjerr autorizime për përfaqësimin e Ministrisë në marrëdhënie me palën e tretë
          si dhe në veprimtari të tjera;
    (xii) Organizon e drejton bashkërendimin e veprimtarisë së departamenteve dhe zyrave
          te Ministrisë;
    (xiii) Ushtron kontroll dhe kërkon llogari për zbatimin e detyrave nga departamentet
           dhe zyrat e MEM-it;
    (xiv) Siguron lidhjet e Ministrisë me publikun dhe organizatat joqeveritare, mundëson
          përfshirjen e tyre në çështje konsultative, vendim marrje, etj;
     (xv) Drejton analizat e punës se Ministrisë, kërkon llogari për zbatimin e detyrave,
          miraton masat e propozuara nga drejtorët për zgjidhjen e problemeve, urdhëron
          masa për përsosjen e punës;
    (xvi) Thërret ne raport drejtorë, zyrtarë, kërkon informim për ecurinë e punëve;
   (xvii) Përcjell detyrat e vëna nga Qeveria dhe Kuvendi dhe organizon punën për
          zgjidhjen e tyre; dhe

                                                                                             Faqe 5
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

  (xviii) Udhëheq fuqizimin institucional të Ministrisë.

4.3 Zëvendësministri është zëvendës i Ministres dhe ka këto detyra dhe përgjegjësi:
       (i)   Përgjigjet para Ministres për drejtimin sa më cilësor të Ministrisë, dhe është
             përgjegjës për udhëheqjen e Ministrisë në mungesë të Ministres;
      (ii)   Bashkërendon punën ndërmjet departamenteve dhe zyrave, zgjidh me iniciative
             dhe me përgjegjësi ato probleme që janë jashtë kompetencave të
             departamenteve, ushtron kontroll për zbatimin e detyrave dhe të programeve
             zhvillimore dhe merr masa për përmirësimin e efikasitetit të punës në MEM;
     (iii)   Në mungesë të Ministres, me porosi dhe me autorizimin e tij nënshkruan akte
             dhe materiale të tjera të rëndësishme, që u dërgohen organeve qendrore dhe
             lokale;
     (iv)    Me autorizim të ministres përfaqëson Ministrinë në aktivitete të ndryshme;
      (v)    Merr pjesë në mbledhjet e Qeverisë në mungesë të Ministres apo me autorizimin
             e saj;
     (vi)    Ndihmon Ministren në zbatimin e programit politik të Qeverisë në sektorët e
             energjisë dhe minierave; dhe
     (vii)   Në mungesë të Ministres ushtron kompetencat e tij lidhur me të gjitha
             funksionet e Ministrisë.

4.4 Shefja e Kabinetit, e mbështetur nga Këshilltarët, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
       (i)   Nxjerr detyrat që i ngarkohen ministrisë nga organet më të larta, propozon
             ndarjen e përgjegjësive për to dhe ndjek realizimin e tyre;
      (ii)   Organizon agjendën e Ministres dhe zëvendësministrit në përputhje me
             prioritetet e programit të punës së Ministrisë, përgatitë agjendën e kontakteve
             dhe shkëmbimeve vjetore me autoritete, personalitete dhe organizma të
             ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë pas miratimit nga Ministrja ose Zëvendës
             Ministri nëse ky i fundit është autorizuar nga ministrja;
     (iii)   Përgatitë takimet e Ministres me palë të treta brenda dhe jashtë vendit, duke
             organizuar edhe kryerjen e shërbimeve përkatëse të protokollit;
     (iv)    Ndjek dhe drejton përgatitjen dhe përpunimin e njoftimeve dhe të materialeve të
             tjera që i parashtrohen Ministres për në Qeveri dhe organe të tjera;
      (v)    Përgjigjet për përgatitjen e materialeve te rëndësishme për Ministren, kryesisht
             për mbledhjet e Qeverisë;
     (vi)    Vendos dhe mban lidhjet me autoritetet, personalitetet dhe organizmat
             ndërkombëtare relevante të identifikuara nga Kabineti i Ministres nën drejtimin
             e vet Ministres;
     (vii)   Koordinon punën me departamentet dhe zyrat e MEM-it për përgatitjen e
             materialeve dhe njoftimeve qe i parashtrohen Ministres;
    (viii)   Në takimet me institucionet, organizmat, dhe qytetarë të ndryshëm evidenton
             problemet dhe ndjek zbatimin e tyre; dhe
     (ix)    Kryen punë të tjera që ndërlidhen me veprimtarinë e MEM sipas kërkesës së
             Ministres, organizon dhe koordinon punën e stafit civil të Kabinetit.


                                                                                          Faqe 6
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

4.5 Këshilltarët Politik, veprojnë nën mbikëqyrjen e Ministres dhe i përgjigjen direkt asaj.
Këshilltarët politikë kanë këto detyra dhe përgjegjësi:
       (i)   Analizojnë Programin e Qeverisë për sektorët e energjisë dhe minierave,
             identifikojnë prioritetet e politikave, strategjive dhe programet kryesore
             zhvillimore dhe propozojnë masat kryesore që duhet të ndërmerren për
             programimin dhe zbatimit te tyre;
      (ii)   Ndjekin ecurinë e zbatimit të Programit të Qeverisë për sektorët e energjisë dhe
             minierave dhe, sipas nevojës, propozojnë masat e nevojshme për zbatimin e tij;
     (iii)   Përgatisin materiale të karakterit politik dhe teknik siç parashikohen në programin
             e punës së Kabinetit të Ministres, apo siç kërkohet nga Ministrja/i dhe/ose
             Zëvendësministri;
     (iv)    Shqyrtojnë dhe përgatisin qëndrime dhe përgjigje për çështje të ndryshme që i
             adresohen Ministres dhe Zëvendësministrit;
      (v)    Ndjekin detyrat e lëna nga Ministrja dhe Zëvendësministri;
     (vi)    Sigurojnë dhe përgjigjen për përgatitjet e materialeve bazë për Ministrinë, për
             mbledhjet e qeverisë dhe ato të ministrisë siç këto kërkohen nga Ministrja apo
             Zëvendësministri;
    (vii)    Kontrollojnë mbështetjen në legjislacionin në fuqi të akteve normative dhe
             dokumenteve të tjera përpara se ato të nënshkruhen nga Ministrja apo
             Zëvendësministri;
    (viii)   Bashkëpunojnë me Sekretarin Permanent, departamentet dhe zyrat e Ministrisë
             për të ndihmuar kryerjen në kohë të detyrave të vëna nga Ministrja ose
             Zëvendësministri;
     (ix)    Përgatisin raporte, fjalime, prezantime që paraqiten nga Ministrja apo
             Zëvendësministri;
      (x)    Përgatisin dhe argumentojnë qëndrime që duhen mbajtur në aktiviteteve të
             rëndësishme dhe shoqërojnë Ministren dhe Zëvendësministrin gjatë pjesëmarrjes
             në këto aktivitete që mund të zhvillohen brenda apo jashtë vendit; dhe
     (xi)    Kryejnë edhe detyra tjera në kuadër të veprimtarisë së MEM sipas kërkesës së
             Ministres.


                                           Neni 5
                                        Inspektorati

5.1 Inspektorati është organ i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe bën mbikëqyrjen
inspektuese në lëmin e Energjisë dhe Pajisjeve nën Presion. Inspektorati udhëhiqet nga
Kryeinspektori i cili i përgjigjet dhe i raporton Ministres/it.

5.2 Inspektorati kryen mbikëqyrjen inspektuese për sigurinë e jetës, shëndetit të njerëzve,
pasurisë dhe mbrojtjes së mjedisit për sektorët e Energjisë dhe Pajisjeve nën Presion.

5.3 Punën inspektuese në lëmin e energjisë, inspektorët duhet ta kryejnë në përputhje me
Ligjin për Energji Nr.2004/8 (Reg. 2004/20), Ligjin për pajisjen nën presion Nr. 02/L-103
(Reg. 2007/5), Udhëzimin Administrativ për Inspektoratin e Energjisë, Nr.01/2005, dhe
legjislacionin tjetër dytësor në fuqi, në sektorët e:

                                                                                         Faqe 7
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

       (i)     Energjisë elektrike, ngrohjes dhe kaldajave;
       (ii) Enëve nën presion; dhe
       (iii) Naftës dhe gazit.

5.4 Inspektorati punët e tij në pajtim me autorizimet e dhëna sipas Nenit 5.3 e kryen detyrat si
më poshtë:
       (i)      Bën inspektimet e te parashikuara dhe te pa parashikuara;
       (ii)     Përgatit planin për aktivitetet inspektuese njëvjeçare individuale, dhe të
                sektorëve si dhe propozon buxhetit relevant;
       (iii) Bën koordinimi e aktiviteteve me autoritetet tjera në sferën e të cilëve kanë
             ndikim aktivitetet energjetike në mbrojtjen e ambienti, shëndetit publik si dhe
             bashkëpunon me zyrën e rregullatorit për energji si dhe detyra tjera të dhëna nga
             eprorët.

5.5 Inspektorati i Energjisë në bashkëpunim me Departamentin Ligjor harton rregulloret
teknike për sektorin përkatës dhe zbaton legjislacionin e Bashkimit Evropian për fushën e
energjisë dhe pajisjeve nën presion.

5.6 Inspektorati përbëhet prej:
        (i)      Shefit të Inspektoratit,
        (ii)     Inspektorit për ngrohje qendrore,
        (iii) Inspektorit për energji elektrike, dhe
        (iv)     Inspektorit për karburante dhe gaz.


                                               Neni 6
                                        Auditori i Brendshëm

6.1 Auditori i brendshëm vepron në kuadër të Ministrisë dhe është përgjegjës për auditimin e
brendshëm me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë dhe respektimit të rregullave në fuqi
nga njësitë e MEM-it.

6.2 Auditori ka këto detyra dhe përgjegjësi kryesore:
       (i)      Bën auditime të brendshme në pajtim me Ligjin mbi Auditimin dhe rregullat
                mbi auditimin;
       (ii)     Merr, shqyrtoj dhe shfrytëzoj të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare dhe të
                tjera, nga njësiti i cili i nënshtrohet auditimit;
       (iii) Kërkon nga cilido zyrtar, informata mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin
             ose mbi aktivitetet që janë nën auditim;
       (iv) Rekomandon masat që duhen ndërmarr nga subjekti përkatës sipas nenit 4.5 të
            Ligjit për Auditimin e Brendshëm dhe të përcjellë përmbushjen e
            rekomandimeve; dhe
       (v)      Menjëherë raporton të gjitha pengesat, refuzimet apo hezitimet nga cilido person
                para Komisionit të Auditimit. Komisioni përkatës i auditimit duhet të hetoj


                                                                                           Faqe 8
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

               rastin dhe nëse konstatohet, Komisioni i Auditimit ndërmerr masat e parapara
               me nenin 5.5 të Ligjit për Auditimin e Brendshëm.

6.3 Auditori i brendshëm vepron në përputhje me Ligjin Nr.02/L-74 mbi “Auditimin e
Brendshëm”. Më ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive, Audidtori i Brendshëm:
        (i)    Përgatit dhe i dorëzon Komisionit të Auditimit për shqyrtim dhe miratim një
               plan strategjik trevjeçar në bazë të rreziqeve, ndërsa deri me 31 tetor të çdo viti
               duhet të përgatis dhe dorëzojë anëtarëve të komisionit planin vjetor për auditim;
        (ii)   I siguron të gjithë anëtarëve të komisionit të auditimit raporte me shkrim në
               përputhje me nenin 4.5 të Ligjit mbi Auditimin e Brendshëm; dhe
        (iii) I dorëzon raportin e auditimit Komisionit të auditimit në përputhje me nenin 4.5
              pikat (a), (b) dhe (c) të Ligjit mbi Auditimin e Brendshëm.

6.4 Zyra e auditorit përbëhet nga:
        (i)    Drejtori, dhe
        (ii)   Asistenti.


                                          Kreu III
                     Sekretari i Përhershëm dhe strukturat organizative

                                           Neni 7
                      Sekretari i Përhershëm, detyrat dhe përgjegjësitë

7.1 Sekretari i Përhershëm, në tekstin e mëtejmë (Sekretari) është drejtuesi me i lartë i
Ministrisë me status të shërbyesit civil, i cili udhëheq punën e departamenteve, zyrave dhe
njësive institucionale të MEM-it. Sekretari i Përhershëm i përgjigjet drejtpërdrejt Ministres.
7.2 Sekretari gjatë ushtrimit të funksioneve të tij:
       (i)     Siguron udhëheqjen adekuate të Ministrisë përmes përdorimit me efektivitet të
               burimeve njerëzore profesionale dhe atyre financiare me qëllim të realizimit në
               vazhdimësi të objektivave dhe fushëveprimit të punës së Ministrisë së Energjisë
               dhe Minierave;
      (ii)     I siguron Ministres dhe Kabinetit të saj këshillim dhe mbështetje profesionale në
               zhvillimin dhe zbatimin e Programit të Qeverisë për sektorët e energjisë dhe
               minierave;
      (iii)    Siguron realizimin cilësor të programeve të punës së Ministrisë, programe të
               cilat janë në zbërthim dhe mbështetje të realizimit të politikave të Qeverisë për
               sektorët e energjisë dhe minierave;
      (iv)     Koordinon dhe bashkërendon punët e të gjitha strukturave në varësi të tij duke
               kërkuar që secila strukturë të kryejë detyrat e saj funksionale siç parashihen në
               këtë Rregullore; dhe
       (v)     Përgatit, në bashkëpunim me Departamentet përkatëse, projektet për prezantim
               dhe i mbron në dëgjim buxhetor.

7.3 Për përmbushjen e funksioneve qe i dalin nga Neni 7.2, Sekretari, i mbështetur nga
strukturat ne varësi te tij, duhet të:

                                                                                             Faqe 9
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

       (i)   Të mbështesë Ministren në realizimin e programit te Qeverisë për sektorët e
             energjisë dhe minierave;
      (ii)   Ti ofrojë Ministres dhe Kabinetit këshilla profesional lidhur me çështjet dhe
             trendët e zhvillimit të sektorëve të energjisë dhe minierave;
     (iii)   Hartojë politika dhe strategji sektoriale, si dhe te organizojë dhe bashkërendojë
             punën për zbatimin e tyre nën drejtimin e Ministres;
     (iv)    Ndjekë zbatimin e detyrimeve ligjore, praktikave planifikuese, organizative si
             dhe të kontrollit, në zbatim të politikave dhe strategjive të Ministrisë, si dhe te
             ndjekë organizimin e përditshëm të punëve;
      (v)    Ti paraqesë Ministres raporte për mbarëvajtjen e punës së Ministrisë; dhe
     (vi)    Ti këshillojë dhe ofrojë rekomandime departamenteve, zyrave dhe njësive te
             MEM, për koordinimin e punës në mes Ministrisë dhe organeve tjera qeveritare
             apo joqeveritare.

7.4 Gjatë menaxhimit të aktiviteteve të përditshëm të Ministrisë, Sekretari duhet të:
       (i)   Bëjë hartimin dhe të zbatojë politikat, rregulloret dhe procedurat adekuate për
             funksionimin e brendshëm të Ministrisë në përputhje me dispozitat e kësaj
             Rregullore dhe praktikat më të mira bashkëkohore, duke përfshirë:
              (a) Mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punës së strukturave në varësi të tij;
              (b) administrimin e informacionit dhe dokumentimin e tij;
              (c) funksionimin e arkivit; dhe
              (d) vlerësimin dhe promovimin në bazë meritore sipas punës se shërbyeseve
                  civil,
      (ii)   Organizojë dhe sigurojë funksionimin e sistemit të kontrolleve të brendshme në
             përputhje me kërkesat e Rregullores së Brendshme;
     (iii)   Kërkojë hartimin e programeve të detajuara të punës për secilën strukturë në
             varësi të tij dhe të ndjekë aktivisht zbatimin e tyre duke bërë monitorimin e tyre;
     (iv)    Mbikëqyrë përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, si dhe efikasitetin e shpenzimeve
             të kryera;
      (v)    Ndjekë procedurat e pranimit në punë dhe promovimit të stafit në përputhje me
             politikat e shërbimit civil;
     (vi)    Ndjekë komunikimin dhe bashkëpunimin me Ministritë e tjera si dhe
             institucionet e tjera qendrore dhe lokale;
     (vii)   Ndjekë zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore të nxjerra nga Ministrja/i. Bënë
             propozime për ndryshimin, korrigjimin dhe plotësimin e këtyre akteve;
    (viii)   Mbikëqyrë funksionimin e administratës duke kërkuar që ajo të jetë në funksion
             të Kabinetit, Departamenteve, dhe Zyrave të MEM-it; dhe
     (ix)    Përfaqësojë Ministrinë në marrëdhëniet me palë të treta dhe hynë në
             marrëdhënie kontraktuare bazuar në kompetencat e tij dhe autorizimet e dhëna
             nga Ministrja.

7.5 Punët teknike dhe administrative rreth përmbushjes së detyrave në Zyrën e Sekretarit i
kryhen koordinatori i zyrës dhe asistentja administrativ.

                                                                                          Faqe 10
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


                                        Neni 8
                      Departamentet, Zyrat, dhe Njësitë e Ministrisë

8.1 Departamentet, Zyrat dhe Njësitë janë hallka institucionale organizative me të cilat
Ministria realizon misionin dhe përmbush detyrat që i janë ngarkuar sipas kësaj Rregullore.
Themelimi, organizimi dhe përbërja e Departamenteve bazohen në Strukturën Organizative të
Ministrisë. Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre paraqiten në nenet në vijim të kësaj
Rregullore.

8.2 Departamentet, Zyrat dhe Njësitë janë njësi operative zbatuese. Organizimi dhe
veprimtaria e secilës prej këtyre strukturave realizohet në mënyrë individuale, por që
bashkërendohet nën drejtimin e Sekretarit.

8.3 Veprimtaria e strukturave të MEM-it organizohet dhe kryhet në përputhje me këtë
Rregullore. Ajo programohet nga drejtuesi, miratohet nga Sekretari dhe zbatohet nga
drejtuesi dhe stafi përcjellës i secilës strukturë organizative.

8.4 Në përbërje të Ministrisë janë organizuar dhe veprojnë këto departamente, zyra dhe njësi:

         1. Departamenti i Minierave
              a. Divizioni i Xehetarisë
              b. Divizioni i Gjeologjisë
              c. Divizioni i Sizmologjisë
              d. Divizioni i GIS-it

         2. Departamenti për Energji
               a. Divizioni i sistemeve energjetike dhe mjedisit
               b. Divizioni i efiçiencës dhe burimeve të ripërtëritshme

         3. Departamenti i strategjive, standardeve dhe statistikave
               a. Divizioni i strategjive
               b. Divizioni i statistikave dhe bilanceve
               c. Divizioni i standardeve dhe rregullave teknike

         4. Departamenti i Administratës Qendrore
               a. Divizioni për Buxhet dhe Financa
               b. Divizioni për Logjistikë dhe IT
               c. Divizioni për Administratë dhe Personel

         5. Departamenti Ligjor
               a. Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin
                  Evropian
               b. Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit, mbështetjes ligjore dhe të
                  bashkëpunimit ndërinstitucional

                                                                                        Faqe 11
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


             6. Zyra për Marrëdhënie me Publikun

             7. Zyra për Integrime Evropiane

             8. Zyra për Prokurime

             9. Çertifikuesi

             10. Auditori

             11. Njësia për të Drejta të Njeriut dhe Çështje Gjinore

             12. Inspektorati


                                             Neni 9
                                     Departamenti i Minierave

9.1 Departamenti i Minierave i harton politikat dhe kornizën legjislative për zhvillimin e
sektorit minerar në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet hulumtimi, shfrytëzimi, administrimi,
dhe mbrojtja e vlerave ekonomike të minierave dhe mineraleve të dobishme në shërbim të
zhvillimit të vendit duke mbrojtur mjedisin.

9.2. Departamenti i Minierave udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit.

9.3 Departamenti i Minierave, në tekstin e mëtejmë (DM) ka këto detyra dhe përgjegjësi
kryesore:
      (i)        Përgatit politikat, kornizën legjislative dhe ndihmon Departamentin e
                 Strategjive (DS) për hartimin e Strategjisë Minerare të Kosovës si dhe
                 organizon punën për zbatimin e tyre;
      (ii)       Në bashkëpunim me DS përgatit Programin për Zbatimin e Strategjisë Minerare
                 të Kosovës;
      (iii)      Dizajnon, planifikon, zhvillon dhe udhëheq zbatimin e politikës për reformën
                 dhe ristrukturimin e sektorit minierave dhe mineraleve;
      (iv)       Cakton projektet për sektorin minerar dhe punon për sigurimin e financimeve
                 për këto projekte duke bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe
                 Financave;
      (v)        Bashkëpunon në identifikimin, përgatitjen dhe mbështet zbatimin e projekteve
                 në sektorin minerar të financuara nga Buxheti i Kosovës, donatorët ose
                 institucionet financiare ndërkombëtare;
      (vi)       Përgatit projekte për zbutjen dhe eliminimin e pasojave në mjedis nga
                 aktivitetet minerare nga e kaluara si dhe përmirësimin e performancave
                 mjedisore gjatë procesit të, shfrytëzimit, transportit, përpunimit dhe riciklimit të
                 lëndëve minerale;
      (vii)      Promovon resurset gjeologjike të Kosovës për hulumtim dhe shfrytëzim;
      (viii)     Promovon veprimtari që kanë për qëllim zvogëlimin e ndotjes së mjedisit si
                 rezultat i veprimtarive që lidhen sektorin minerar;

                                                                                               Faqe 12
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

      (ix)     Ndërton dhe mirëmban bazën e te dhënave gjeologjike të Kosovës si dhe
               përgatit të dhëna hyrëse mbi resurset dhe rezervat për nevojat e planifikimit
               hapësinor.
      (x)      Publikon të dhënat gjeo-shkencore përkitazi me resurset gjeologjike të Kosovës
               dhe përgatit raporte për to.
      (xi)     Promovon pasuritë gjeologjike të Kosovës;
      (xii)    Promovon dhe mbështetë klasifikimin e resurseve dhe vlerësimin ekonomik të
               rezervave të mineraleve;
      (xiii)   Mbështetë promovimin e investimeve në modernizimin, rehabilitimin dhe
               zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese prodhuese në miniera;
      (xiv)    Përgatit planin për zhvillimin dhe participimin e komuniteteve (popullatës) të
               ndikuar nga punimet minerare;
      (xv)     Monitoron lëshimin e licencave dhe lejeve për veprimtarinë minerare të
               Kosovë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM);
      (xvi)    Merr informata prej KPMM-së lidhur me lëshimin e licencave dhe të lejeve për
               veprimtarinë minerare. DM, ne rast nevoje, i propozon Ministrit qe Qeveria
               duhet të kërkojë sqarime plotësuese lidhur me këto licenca dhe leje.
      (xvii)   Mbështet adoptimin dhe përafrimin me normat për mbrojtjen e mjedisit në
               përputhje me direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian; dhe
      (xviii) Bashkëpunon dhe mbështet krijimin e ambientit të përshtatshëm për investime
               private në sektorin minerar.

9.4 Departamenti i Minierave përbëhet nga:


a) Divizioni i Xehetarisë, i cili udhëhiqet nga Shefi i Divizionit dhe përbëhet nga:
     (i) Sektori për përcjelljen e shfrytëzimit dhe të përpunimit të resurseve minerale, i cili
         udhëhiqet nga shefi i sektorit, dhe
     (ii) Sektori për zhvillim të komuniteteve, i cili udhëhiqet nga shefi i sektorit dhe në
          përbërje ka një Zyrtar për zhvillimin e komuniteteve.

Divizioni ka këto përgjegjësi:
      (i)      Përgatitë politikat dhe plotëson bazën ligjore për sektorin e xehetarisë;
      (ii)     Përgatitë planet për implementimin e Strategjisë Minerare të Kosovës;
     (iii)     Përgatitë materialet e nevojshme për promovimin e investimeve private në
               sektorin e xehetarisë në Kosovë;
     (iv)      Përgatitë planet për zhvillimin e komuniteteve të ndikuara nga aktivitetet
               minerare;
      (v)      Në bashkëpunim me institucione relevante përgatitë planet për ristrukturimin
               dhe privatizimin e minierave në Kosovë;
     (vi)      Monitoron dhe kontrollon shfrytëzimin, përpunimin dhe shkëmbimin e
               mineraleve në Kosovë;
    (vii)      Merr pjesë në përgatitjen e metodologjisë për klasifikimin dhe vlerësimin e
               potencialit ekonomik të vendburimeve minerale;

                                                                                           Faqe 13
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

    (viii)    Merr pjesë në përgatitjen e metodologjisë dhe propozimit të nivelit të taksave
              për shfrytëzimin e mineraleve; dhe
     (ix)     Merr pjesë në hartimin e legjislacionit dhe rregulloreve teknike për sektorin
              minerar.

b) Divizioni i Gjeologjisë, i cili udhëhiqet nga Shefi i Divizionit dhe përbëhet nga:
   (i)       Sektori për politika, planifikim dhe monitorim të hulumtimeve gjeologjike, i cili
             udhëhiqet nga shefi i sektorit në përbërje te të cilit është një zyrtar i lartë për
             politika dhe planifikim të hulumtimeve dhe një zyrtar i lartë për monitorim të
             hulumtimeve gjeologjike;
   (ii)      Sektori për promovim të resurseve dhe zhvillim institucional, i cili udhëhiqet nga
             shefi i sektorit dhe përbëhet nga një zyrtar i lartë për njohje, evidentim, klasifikim
             dhe vlerësim të resurseve minerale;

Divizioni ka këto detyra dhe përgjegjësi:
   (i)       Mbështetë hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjisë për sektorin minerar
             (gjeologji);
   (ii)      Mbështetë hartimin dhe zbatimin e ligjit për Miniera dhe Minerale;
   (iii)     Në mënyrë sistematike bën mbledhjen, arkivimin, kompilimin, përpunimin si dhe
             i vë në dispozicion të dhënat gjeo-shkencore përkitazi me resurset gjeologjike të
             Kosovës;
   (iv)      Bënë promovimin e resurseve minerale të Kosovës si dhe klasifikimin e resurseve
             dhe vlerësimin ekonomik të rezervave minerale;
   (v)       Bashkëpunon me institucione vendore dhe ndërkombëtare në përparimin dhe
             bartjen e njohurive gjeo-shkencore;
   (vi)      Dizajnon, zhvillon dhe udhëheqë zbatimin e politikave të hulumtimeve
             gjeologjike në përputhje me standardet ndërkombëtare;
   (vii)     Përcjellë zbatimin e akteve ligjore me rastin e hulumtimeve regjionale dhe gjysmë
             detale gjeologjike;
   (viii) Mbikëqyrë dhe koordinon në përgatitjen e metodologjisë bashkëkohore për
          klasifikimin dhe vlerësimin e resurseve minerale;
   (ix)      Mbikëqyrë dhe koordinon punët gjatë përgatitjes së hartave gjeo-shkencore;
   (x)       Mbështetë adoptimin e standardeve relevante vendore me ato ndërkombëtare; dhe
   (xi)      Monitoron hulumtimet gjeologjike që realizohen në Kosovë.

c) Divizioni i Gjeo-databazës dhe GIS-it, i cili udhëhiqet nga shefi i Divizionit, dhe
përbëhet nga:
   (i)       Sektori për gjeo-databazë dhe GIS për miniera, i cili udhëhiqet nga udhëheqësi i
             sektorit, dhe
   (ii)      Sektori për gjeo-databazë dhe GIS për energji, i cili udhëhiqet nga udhëheqësi i
             sektorit, në kuadër të cilit është një zyrtar i lartë i GIS-it për energji.



                                                                                             Faqe 14
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

Divizioni ka këto detyra dhe përgjegjësi:
   (i)     Menaxhon, krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave gjeologjike, manuale dhe
           digjitale, përmes softuerëve të GIS-it;
   (ii)    Përpunon të dhënat gjeologjike dhe minerare ne formën e përshtatshme për
           përdorim të mëtutjeshëm në GIS;
   (iii)   Zhvillon dhe mirëmban të dhënat përmes programeve të GIS-it;
   (iv)    Përgatit harta qëllimore sipas kërkesës, për nevojat e Departamentit dhe MEM-it;
   (v)     Skanon, përpunon dhe digjitalizon harta të ndryshme gjeologjike dhe minerare;
   (vi)    Digjitalizimi i te dhënave dhe futja e tyre ne sistemin koordinativ për përpunim te
           mëtutjeshëm në GIS;
   (vii)   Bënë kthimin e të dhënave nga rasterët (të dhëna të forta) në ato digjitale;
   (viii) Përgatit materiale të ndryshme për publikime në broshura apo ne fletushka të
          MEM-it; dhe
   (ix)    Detyra të tjera në bazë te kërkesës se Drejtorit të Departamentit te Minierave.

d) Divizioni për Sizmologji i cili udhëhiqet nga Shefi i Divizionit për Sizmologji dhe
përbëhet nga:
   (i)     Udhëheqësi i rrjetit sizmologjik të Kosovës, dhe një zyrtar i lartë për mirëmbajtje
           të rrjetit, dhe
   (ii)    Udhëheqësi i laboratorit të sizmikes, dhe një zyrtar për monitorimin e tërmeteve
           dhe publikimin e buletineve dhe katalogëve.

Divizioni për Sizmologji kryen këto veprimtari dhe funksione kryesore:
     (i)   Udhëheq dhe drejton punën në rrjetin sizmologjik të Kosovës;
    (ii)   Monitoron aktivitetin sizmik të vendit si dhe mbledh, ruan, përpunon, analizon
           dhe boton të dhënat sizmologjike;
   (iii)   Njofton me urgjencë organet kompetente shtetërore, në rast se brenda territorit të
           Kosovës bien tërmete me Magnitudë ≥ 3.8;
   (iv)    Shkëmben të dhënat e rrjetit sizmologjik me institucionet e ngjashme në rajon,
           Evropë dhe Botë, si dhe me Qendrat Ndërkombëtare Sizmologjike sipas
           detyrimeve të miratuara;
    (v)    Njofton Qendrat Ndërkombëtare të Sizmologjisë për tërmetet e mëdhenj në rajon
           dhe Evropë;
   (vi)    Drejton punën në rrjetin e regjistrimit të lëkundjeve të forta, mbledh të dhënat e
           këtij rrjeti, i përpunon ato dhe i boton duke i vënë në dispozicion të komunitetit
           shkencor vendas dhe ndërkombëtar;
   (vii)   Kryen studime Sizmologjike dhe Sizmotektonikë për njohjen sa më të thellë të
           aktivitetit sizmik e sizmicitetit të Kosovës dhe vlerësimin e rrezikut sizmik të saj;
  (viii)   Kryen studime Sizmologjike Inxhinierike si në aspektin teorik ashtu edhe në atë
           praktik;
   (ix)    Kryen studime për vlerësimin e rrezikut sizmik në nivel lokal për qendrat e
           banuara, qytetet për qëllime të planifikimit fizik dhe urban në zonat sizmike;

                                                                                             Faqe 15
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

    (x)    Kryen studime të Inxhinierisë së tërmeteve lidhur me problemet e kodifikimit të
           parametrave të projektimit antisizmik në nivel të Kosovës, të vulnerabilitetit dhe
           riskut sizmik për qendrat të banuara ose vepra të veçanta, si dhe punime
           eksperimentale në këtë fushë;
   (xi)    Kryen studime të pasojave të tërmeteve të forta në teren menjëherë pas ndodhjes
           së tyre duke vënë në dispozicion të autoriteteve shtetërore, komunitetit shkencor
           dhe publikut rezultatet e tyre; dhe
   (xii)   Kryen studime të nevojshme në fushën e rreziqeve që i kanosen tokës si pasojë e
           aktiviteteve minerare e inxhnierike, si: ulja e terrenit si pasoj e shfrytëzimit të
           lëndëve të para minerale, rrëshqitjes së tokës, ndotjet e terrenit, përmbytjet,
           vetëndezja e qymyrit, matjet e radonit dhe gjeomagnetizmi.


                                        Neni 10
                Departamenti i Strategjisë, Standardeve dhe Statistikave

10.1 Departamenti i strategjisë, standardeve dhe statistikave funksionon në kuadër të MEM
dhe punon për hartimin e strategjisë së energjisë, strategjisë së minierave dhe mineraleve,
programit të implementimit të strategjisë së energjisë; programit të implementimit të
strategjisë së minierave dhe mineraleve; grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të
energjisë dhe të minierave dhe mineraleve, hartimin e dokumenteve të bilanceve vjetore dhe
afatgjatë të energjisë; përcjelljen e zhvillimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare
dhe bashkëpunimin për adoptimin e tyre në fushën e energjisë dhe të minierave si dhe
hartimin e rregullave teknike në fushën e energjisë dhe minierave.

10.2 Departamenti udhëhiqet nga drejtori i Departamentit dhe ka këto përgjegjësi dhe detyra:
     (i)   Koordinon aktivitetet rreth hartimit të dokumentit të Strategjisë së energjisë sipas
           kërkesave të legjislacionit primar dhe sekondar të energjisë;
    (ii)   Koordinon aktivitetet për hartimin e Programit të Implementimit të Strategjisë së
           Energjisë sipas legjislacionit primar dhe sekondar të energjisë;
   (iii)   Koordinon përgatitjen e bilanceve afatgjata dhe vjetore të energjisë, mbledh dhe
           përpunon statistikat për energjinë dhe përditëson parashikimet e kërkesës për
           energji;
   (iv)    Koordinon aktivitetet rreth hartimit të dokumentit të Strategjisë së Minierave dhe
           Mineraleve sipas kërkesave të legjislacionit primar dhe sekondar të minierave dhe
           mineraleve;
    (v)    Koordinon aktivitetet rreth hartimit të dokumentit të Programit të Implementimit
           të Strategjisë së Minierave dhe Mineraleve sipas kërkesave të legjislacionit primar
           dhe sekondar të minierave dhe mineraleve;
   (vi)    Koordinon aktivitetet për hartimin e raporteve vjetore të implementimit të
           Programit të Strategjisë së Energjisë;
   (vii)   Koordinon aktivitetet rreth hartimit të raportit vjetor të Implementimit të
           Programit të Implementimit të Strategjisë së minierave dhe mineraleve;
  (viii)   Përcjell zhvillimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në fushën e
           energjisë dhe vepron për adoptimin e këtyre standardeve;
   (ix)    Përcjell zhvillimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane në fushës e
           minierave dhe mineraleve dhe bashkëpunon për adoptimin e këtyre standardeve
                                                                                         Faqe 16
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

    (x)     Koordinon aktivitetet për adoptimin e rregulloreve dhe direktivave të Bashkimit
            Evropiane që kanë të bëjnë me sektorin e energjisë dhe sektorin e minierave dhe
            mineraleve;
    (xi)    Harton rregulla teknike për sektorin e energjisë dhe për sektorin e minierave dhe
            mineraleve;
   (xii)    Jep këshilla, vërejtje, propozime, sugjerime dhe komente për kodet në fushën e
            energjisë
  (xiii)    Grumbullon të dhëna për sektorit të energjisë për nevoja të hartimit të bilanceve
            vjetore dhe afatgjatë sipas kërkesave të legjislacionit primar dhe sekondar të
            energjisë;
  (xiv)     Harton bilancet vjetore dhe afatgjatë të energjisë sipas kërkesave të legjislacionit
            primar dhe sekondar të energjisë; dhe
   (xv)     Grumbullon të dhëna për fushën e minierave dhe mineraleve.

Departamenti i Strategjive, Standardeve dhe Statistikave përbëhet nga tre divizione:
   (a) Divizioni i Strategjisë së Energjisë dhe Minierave;
  (b) Divizioni i Standardeve dhe Rregullave Teknike; dhe
   (c) Divizioni i Statistikave dhe Bilanceve;

a) Divizioni i Strategjisë së Energjisë dhe Minierave

Divizioni i Strategjive udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit. Ky divizion përbëhet nga dy
sektor:
     (i)     Sektori i Strategjisë së Energjisë, dhe
     (ii)    Sektori i Strategjisë së Minierave.

Sektorët udhëhiqen nga Udhëheqësit e Sektorëve për Strategji të Energjisë përkatësisht për
Strategji të Minierave.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Strategjisë janë:
     (i)    Koordinimi i aktiviteteve për hartimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës në
            përputhje me kërkesat e Ligjit për Energji;
    (ii)    Hartimi i propozim-programit për implementimin e strategjisë në përputhje me
            Ligjin për Energji;
   (iii)    Mbikëqyr zbatimin e Programit të Implementimit të Strategjisë së Energjisë;
    (iv)    Të hartoj propozim raportin vjetor për implementimit të Programit;
    (v)     Koordinon aktivitetet për rishikimin e dokumentit të Strategjisë së Energjisë së
            Kosovës;
    (vi)    Bashkëpunon në identifikimin e masave për zgjidhjen e problemeve zhvillimore
            që dalin gjatë implementimit të programit të zbatimit të Strategjisë
   (vii)    Koordinon aktivitetet për hartimin e dokumentit të Strategjisë së Minierave dhe
            Mineraleve të Kosovës në përputhje me legjislacionin për miniera dhe minerale
  (viii)    Harton propozim-programin për implementimin e strategjisë së minierave dhe
            mineraleve
                                                                                          Faqe 17
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (ix)     Përcjell zbatimin e programit të implementimit të Strategjisë së Minierave dhe
            mineraleve
    (x)     Harton propozim-raportin vjetor për implementimin e programit të Strategjisë së
            Minierave dhe Mineraleve; dhe
   (xi)     Bashkëpunon në identifikimin e masave për zgjidhjen e problemeve zhvillimore
            që dalin gjatë implementimit të programit të zbatimit të strategjisë së minierave
            dhe mineraleve.

b) Divizioni i Standardeve dhe Rregullave Teknike
Divizioni i standardeve dhe Rregullave teknike përbëhet nga dy sektorë:
     (i)    Sektori i Standardeve dhe rregullave teknike të fushës së energjisë dhe
     (ii)   Sektori i Standardeve dhe Rregullave teknike të fushës së minierave dhe
            mineraleve.

Sektorët udhëhiqen nga Udhëheqësit e Sektorëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Standardeve dhe Rregullave Teknike janë:
     (i)    Ndjek zbatimin e akteve ligjore për hartimin, shqyrtimin dhe miratimin e projekt
            standardeve dhe rregullave teknike në fushën e energjisë dhe minierave;
    (ii)    Identifikon aktet ligjore dhe nënligjore për standardizim dhe procedurat e hartimit,
            shqyrtimit dhe miratimit të standardeve kosovare;
   (iii)    Bashkërendon harmonizimin, dhe inkorporimin e standardeve të Bashkimit
            Evropian dhe standardeve ndërkombëtare për energji, në legjislacionin kombëtare
            të Kosovës;
   (iv)     Mban lidhje të vazhdueshme ,e Agjencionin e Standardizimit te Kosovës (ASK)
            për mbarëvajtjen e punës në standarde;
    (v)     Bashkëpunon me Komitetet Teknike të ASK-së për koordinimin e veprimeve në
            lëmin e standardizimit;
   (vi)     Merr pjesë në hartimin e legjislacionit përkatës nga ana e departamenteve dhe
            divizioneve tjera të MEM-it dhe subjekteve tjera në lëmin e energjisë dhe
            minierave, që kanë të bëjnë me standardet dhe rregullat teknike;
   (vii)    Përgatit materialin e nevojshëm informativ për standardet dhe rregullat teknike në
            lëmin e energjisë dhe minierave;
  (viii)    Përcjellë standardet e zhvillimeve te teknologjive të avancuara në fushën e
            energjisë dhe minierave;
   (ix)     Drejton Grupet e Punës për hartimin, adoptimin, përshtatjen dhe shqyrtimin e
            projekt standardeve për fushën e energjisë dhe minierave;
    (x)     Identifikon standardet teknike evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e energjisë,
            minierave dhe mineraleve;
   (xi)     Koordinon aktivitetet për hartimin e rregullave teknike të nevojshme në fushën e
            energjisë, minierave dhe mineraleve; dhe
   (xii)    Kryen punë tjera që i kërkohen nga ai nga ana e departamentit, në fushën që ky
            mbulon.

                                                                                          Faqe 18
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


c) Divizioni i Statistikave dhe Bilanceve

Divizioni i statistikave dhe Bilanceve përbëhet nga tre sektor:
     (i)    Sektori i Bilanceve te energjisë; dhe
     (ii)   Sektori i Statistikave Energjetike dhe Minerare.

Sektorët udhëhiqen nga Udhëheqësit e Sektorëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Statistikave dhe Bilanceve janë:
     (i)    të krijojë dhe mirëmbajë bazën e të dhënave statistikore të energjisë;
    (ii)    të krijojë dhe të mirëmbajë bazën e të dhënave statistikore për miniera dhe
            minerale;
   (iii)    të përgatitë rregullat dhe pyetësorët për të dhënat për prodhimin, importin,
            eksportin dhe konsumin final të energjisë;
   (iv)     të përgatitë rregullat dhe pyetësorët për të dhënat për prodhimin, importin dhe
            eksportin e produkteve minerare;
    (v)     harton bilancet vjetore dhe afatgjatë të energjisë sipas kërkesave të Ligjit për
            Energji;
   (vi)     zhvillon dhe rifreskon metodologjinë për përgatitjen e bilanceve vjetore dhe
            afatgjatë të energjisë;
   (vii)    përcjell zhvillimin e statistikave energjetike në EUROSTAT; dhe
  (viii)    bashkëvepron me entitetet tjera për grumbullimin e të dhënave statistikore në
            fushën e energjisë dhe në fushën e minierave.


                                         Neni 11
                                  Departamenti i Energjisë

11.1 Departamenti i Energjisë zbaton politikat, strategjitë, dhe programet për zhvillimin e
qëndrueshëm të sektorit energjetik në Kosovë në mënyrë që të sigurohet furnizim i
qëndrueshëm, efikas dhe i mjaftueshëm me energji për konsumatorë dhe ekonomitë në
Kosovë duke përdorur në mënyrë sa më racionale resurset energjetike të vendit.

11.2 Departamenti i Energjisë udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit. Departamenti ka këto
detyra dhe përgjegjësi:
   (i)      Zbaton politikat dhe strategjinë për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë
            dhe organizon punën për zbatimin e tyre;
   (ii)     Organizon Programin për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë në Kosovë (SEK-
            së);
   (iii)    Punon për sigurimin e financimeve për Programin e Zbatimit të SEK-së duke
            bashkëpunuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave;
   (iv)     Mbështet zbatimin efektiv të projekteve zhvillimore në sektorin energjisë të
            financuara Buxheti i Kosovës, institucionet financiare ndërkombëtare dhe
            donatorët;

                                                                                       Faqe 19
RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
               MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

(v)     Mbështet adoptimin, përafrimin dhe harmanizimin e legjislacionit për mbrojtjen e
        mjedisit në përputhje me rregulloret dhe direktivat përkatëse të Bashkimit
        Evropian;
(vi)    Bashkëpunon në krijimin e mjedisit të favorshëm për investime private në sektorin
        e energjisë;
(vii)   Dizajnon, zhvillon dhe udhëheq zbatimin e politikës për reformën dhe
        ristrukturimin e sektorit të energjisë (duke përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen
        qendrore, dhe gazin natyror), në përputhje me rregulloret dhe direktivat përkatëse
        të Bashkimit Evropian dhe afatet e parashikuara sipas Traktatit për Themelimin e
        Komunitet të Energjisë për Evropën Juglindore;
(viii) Bashkëpunon në identifikimin, analizimin, përgatitjen dhe zbatimin efektiv të
       projekteve studimore dhe zhvillimore në sektorin energjisë të financuara nga
       Buxheti i Kosovës, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët;
(ix)    Inkurajon përdorimin efikas të energjisë dhe burimeve energjetike në Kosovë
        nëpërmjet hartimit dhe bashkërendimit të zbatimit të një programi kombëtar për
        efiçiencën e energjisë, si dhe monitoron efikasitetin e përdorimit të energjisë;
(x)     Përgatitë dhe zhvillon programe dhe fushata për informimin dhe vetëdijesimin e
        publikut dhe konsumatorëve për efiçiencën e energjisë;
(xi)    Promovon shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe bashkë-
        prodhimin nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një programi kombëtar;
(xii)   Përcakton caqet indikative vjetore për prodhimin dhe konsumin e energjisë
        elektrike dhe energjisë për ngrohje të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme dhe
        bashkë-prodhimi në Kosovë;
(xiii) Definon kushtet dhe kriteret për përcaktimin e konsumatorëve të privilegjuar të
       energjisë elektrike dhe të ngrohjes;
(xiv)   Koordinon përgatitjen e legjislacionin dytësor për fushën e energjisë;
(xv)    Përgatitë programet dhe legjislacionin e nevojshëm për zhvillimin e sektorit të
        gazit dhe lëndëve djegëse të lëngëta, duke përfshirë atë për krijimin e kushteve për
        ngritjen dhe mbajtjen e rezervave strategjike kombëtare të sigurisë së furnizimit
        me gaz dhe lëndët djegëse të lëngëta në përputhje me rregulloret dhe direktivat
        përkatëse të Bashkimit Evropian;
(xvi)   Promovon investime në modernizimin, rehabilitimin dhe zgjerimin e kapaciteteve
        ekzistuese prodhuese, si dhe të sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes së
        energjisë dhe të lëndëve energjetike;
(xvii) Punon në implementimin e rregulloreve dhe direktivave të Bashkimit Evropian
       për sektorin e energjisë elektrike, gazit, efiçiencës së energjisë, burimeve të
       ripërtërishme dhe hartimin e rregullave teknike relevante mbi sigurinë e
       produkteve energjetike si dhe mbrojtjen e mjedisit, në përputhje me rregulloret
       dhe direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian;
(xviii) Mbështetë përgatitjen e vendimeve të Qeverisë për shpronësimin dhe transferimin
        tek ndërmarrjet energjetike të tokës së nevojshme për ndërtimin dhe zgjerimin e
        objekteve energjetike, në përputhje me rregullat që dalin nga legjislacioni përkatës
        dytësor, që do të hartohen në përputhje me Ligjin për Energji dhe ligjet tjera në
        fuqi;



                                                                                      Faqe 20
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (xix)   Ndihmon në përcaktimin e kritereve dhe kushteve për kompensimin, nga ana e
           ndërmarrjeve energjetike, të pronarëve të tokës për dëmet që mund të jenë
           shkaktuar nga shpronësimi; dhe
   (xx)    Ofron ndihmën e nevojshme për hartimin e legjislacionit primar dhe dytësor nga
           sektorin e Energjisë.

11.3 Departamenti i Energjisë përbëhet nga dy divizione:
   (i)     Divizioni i Sistemeve Energjetike dhe Mjedisit, dhe
   (ii)    Divizioni i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtritëshme të Energjisë

a) Divizioni i Sistemeve Energjetike dhe Mjedisit

Divizioni i Sistemeve Energjetike dhe Mjedisit udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit. Ky
divizion përbëhet nga tre sektor:
   a) Sektori i energjisë elektrike;
   b) Sektori i ngrohjes, gazit natyror dhe lëndëve djegëse të lëngtë; dhe
   c) Sektori i mbrojtjes së mjedisit.

Sektorët udhëhiqen nga Udhëheqësit e Sektorëve, Zyrtarët e lartë dhe Zyrtarët e sektorit.

Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Sisteme Energjetike dhe Mjedis janë:
   (i)     Përgatit legjislacionin primar dhe sekondar nga lëmit përkatëse;
   (ii)    Drejton Programin për Zbatimin e Strategjisë për sektorin e energjisë dhe ndjek
           zbatimit e saj;
   (iii)   Mbështetë përgatitjen e legjislacionit dytësor të nevojshëm për zbatimin reformës
           dhe të ristrukturimit të sektorit elektro-energjetik;
   (iv)    Drejton zbatimin e politikës për reformën dhe ristrukturimin e sektorit elektro-
           energjetik;
   (v)     Përgatitë projektet dhe programet zhvillimore të sistemit energjetik të Kosovës;
   (vi)    Përgatitë kushtet për përcaktimin e konsumatorëve të privilegjuar të energjisë
           elektrike;
   (vii)   Mbështetë përgatitjen dhe realizimin e përshpejtuar të projekteve investuese të
           ndërmarra nga KEK-u dhe ndërmarrjet e tjera energjetike;
   (viii) Mbështetë promovimin e investimeve, përfshirë ato private, në modernizimin,
          rehabilitimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese gjeneruese, si dhe të
          sistemeve të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike;
   (ix)    Përgatitë vendime për Qeverinë për shpronësimin dhe transferimin tek ndërmarrjet
           energjetike të tokës së nevojshme për ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve elektro-
           energjetike, në përputhje me rregullat që dalin nga legjislacioni përkatës dytësor,
           që do të hartohet në përputhje me Ligjin për Energji dhe ligjet tjera në fuqi;
   (x)     Bashkëpunon në përcaktimin e kritereve dhe kushteve për kompensimin, nga ana
           e ndërmarrjeve energjetike, të pronarëve të tokës për dëmet që mund të jenë
           shkaktuar nga shpronësimi;


                                                                                            Faqe 21
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (xi)    Mbështet Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në
           përgatitjen e politikave, strategjive dhe programeve mjedisore për sektorin e
           energjisë;
   (xii)   Në bashkëpunim me MMPH monitoron ndikimin në mjedis/ambient të
           aktiviteteve nga ndërmarrjet energjetike dhe minerare;
   (xiii) Mbështetë hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjisë për sektorin e
          ngrohjes, gazit dhe lëndëve djegëse të lëngëta, duke përfshirë edhe programin për
          implementimin e tyre;
   (xiv)   Harton, zhvillon dhe udhëheq zbatimin e politikës për reformën dhe ristrukturimin
           e sektorit të ngrohjes dhe gazit në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me
           rregulloret dhe direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian, përfshirë krijimin dhe
           mbajtjen e rezervave strategjike, sigurisë së furnizimit me gaz dhe lëndë djegëse
           të lëngëta;
   (xv)    Përgatitë analiza e vlerësime mbi ecurinë e sektorit të ngrohjes dhe të ardhmen e
           zhvillimit të tij, me synim reduktimin e përdorimit të energjisë elektrike për
           ngrohje;
   (xvi)   Ndihmon në përgatitjen e legjislacionin të nevojshëm për zhvillimin e sektorit të
           ngrohjes, gazit dhe lëndëve djegëse të lëngëta, duke përfshirë atë për krijimin e
           kushteve për ngritjen dhe mbajtjen e rezervave të sigurisë së furnizimit me
           ngrohje, gaz dhe lëndë djegëse të lëngëta;
   (xvii) Definon kushtet dhe kriteret për përcaktimin e konsumatorëve të privilegjuar të
          ngrohjes, gazit dhe lëndëve djegëse të lëngëta;
   (xviii) Mbështetë promovimin e investimeve, përfshirë ato private, në sektorin e
           ngrohjes, gazit dhe lëndëve djegëse të lëngëta;
   (xix)   Ndihmon sipas nevojës divizionet tjera brenda departamentit të Energjisë apo
           edhe njësitë tjera të MEM në kryerjen e obligimeve të punës; dhe
   (xx)    Realizon detyra tjera sipas kërkesës së drejtorit të departamentit të Energjisë.

b) Divizioni i Efiçiencës së Energjisë (EE) dhe Burimeve të Ripërtëritshme të
Energjisë (BRE),

Divizioni i EE dhe BRE udhëhiqet nga shefi i Divizionit. Ky divizion përbëhet nga dy sektor:
   (i)     Sektori i Politikave dhe Programeve të Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të
           Ripërtritëshme të Energjisë, i cili udhëhiqet nga shefi i sektorit. Ky sektor është i
           përbëre nga një zyrtar për EE dhe një zyrtar për BRE, dhe
   (ii)    Sektori i zbatimit të masave EE dhe BRE, udhëhiqet nga shefi i sektorit. Ky
           sektor është i përbëre nga: një zyrtar i për EE dhe një zyrtar për BRE.

   Divizioni për EE-së dhe BRE-ve ka këto përgjegjësi:
   (i)     Përgatitë dhe mbikëqyrë zbatimin e Programit Kombëtar për Efiçiencën e
           Energjisë;
   (ii)    Mbështetë hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjisë për sektorin e
           efikasitetit të energjisë dhe atë të burimeve të ripërtërishme të energjisë, përfshirë
           programin për implementimin e tyre;



                                                                                              Faqe 22
RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
               MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

(iii)   Harton dhe zbaton programe promovuese për projekte lidhur me efiçiencën e
        energjisë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë;
(iv)    Inkurajon përdorimin efikas të energjisë, bashkë-prodhimin, dhe menaxhimin e
        kërkesës;
(v)     Përgatit propozime për fushata që do të nxisin përdorimin efikas të energjisë;
(vi)    Përgatit legjislacionin primar dhe sekondar për nxitjen e efikasitetit të energjisë
        dhe bashkë-prodhimit, dhe për nxitjen e përdorimit të burimeve të ripërtërishme;
(vii)   Përgatit për miratim direktivat e Bashkimit Evropian në fushat e efiçiencës,
        burimeve të ripërtëritshme të energjisë, aklimatizimin dhe izolimin e ndërtesave,
        bashkë-prodhimin, etj;
(viii) Promovon rritjen e shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në
       Kosovë;
(ix)    Organizon punën për vlerësimin e burimeve të ripërtërishme, ekonomikisht të
        shfrytëzueshme në Kosovë;
(x)     Promovon fushatë për informimin publik të konsumatorëve për eficiencen e
        energjisë, si dhe avantazhet e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;
(xi)    Përcakton caqet indikative vjetore për prodhimin dhe konsumin e energjisë
        elektrike dhe të ngrohjes të përfituar nga burimet e ripërtërishme në Kosovë;
(xii)   Bashkëpunon në promovimin e angazhimit të sektorit privat në zhvillimin e
        burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe teknologjive përkatëse, duke trajtuar
        me prioritet krijimin e mjedisit të favorshëm për investimet private;
(xiii) Përgatit dhe mbikëqyrë zbatimin e Programit Kombëtar për Efikasitetin e
       Energjisë;
(xiv)   Mbështet hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjisë për sektorin e
        efikasitetit të energjisë dhe atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përfshirë
        programin për implementimin e tyre;
(xv)    Ndjek zbatimin e Programit për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë;
(xvi)   Harton dhe zbaton programe e projekte promovuese për efiçiencën dhe burimet e
        ripërtëritshme te energjisë;
(xvii) Inkurajon përdorimin efikas të energjisë, bashkë-prodhimin, dhe menaxhimin e
       kërkesës;
(xviii) Përgatit propozime për fushata që nxisin përdorimin efikas të energjisë;
(xix)   Përgatit legjislacionin parësor dhe dytësor për nxitjen e efikasitetit të energjisë dhe
        bashkë-prodhimit, dhe për nxitjen e përdorimit të burimeve të ripërtërishme;
(xx)    Përgatit për miratim direktivat e Bashkimit Evropian në fushat e efiçiencës,
        burimeve të ripërtërishme të energjisë, aklimatizimin dhe izolimin e ndërtesave,
        bashkë-prodhimin, etj;
(xxi)   Promovon rritjen e shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë në
        Kosovë;
(xxii) Organizon punën për vlerësimin e burimeve të ripërtërishme, ekonomikisht të
       shfrytëzueshme në Kosovë;
(xxiii) Promovon fushatë për informimin publik të konsumatorëve për eficiencen e
        energjisë, si dhe avantazhet e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;
                                                                                         Faqe 23
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (xxiv) Përcakton caqet indikative vjetore për prodhimin dhe konsumin e energjisë
          elektrike dhe të ngrohjes të përfituar nga burimet e ripërtërishme në Kosovë;
   (xxv) Bashkëpunon në promovimin e angazhimit të sektorit privat në zhvillimin e
         burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe teknologjive përkatëse, duke trajtuar
         me prioritet krijimin e mjedisit të favorshëm për investimet private;
   (xxvi) Ndihmon sipas nevojës divizionet tjera brenda departamentit të Energjisë apo
          edhe njësitë tjera të MEM në kryerjen e obligimeve të punës; dhe
   (xxvii) Realizon detyra tjera sipas kërkesës së drejtorit të departamentit të Energjisë.


                                        Neni 12
                         Departamenti i Administratës Qendrore

12.1 Departamenti i Administratës Qendrore (DAQ) zbaton detyrat dhe përmbush që lidhen
me përdorimin me efektivitet të burimeve njerëzore, ekonomike dhe financiare sipas
legjislacionit në fuqi dhe strukturës organizative të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.

12.2 Departamenti i Administratës Qendrore udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit.
Departamenti ka këto detyra dhe përgjegjës:
   (i)     Analizon nevojat për punonjës në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave;
  (ii)     Kërkon nga departamentet, zyrat dhe sektorët përshkrimin e vendeve të punës;
 (iii)     Kryen procedurat për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar të
           nevojshëm për Ministrinë e Energjisë dhe Minierave në përputhje me ligjin në
           fuqi;
  (iv)     Harton dhe monitoron zbatimin e të gjitha politikave të personelit përfshirë
           vlerësimin dhe klasifikimin e punëve, rekrutimin, seleksionimin, plotësimin e
           vendeve bosh sipas përgatitjeve specifikimeve, eksperiencave në marrëveshje me
           departamentet dhe zyrat përkatëse;
  (v)      Drejton përgatitjen dhe zbatimin e programeve të kualifikimit për punonjësit e
           Ministrisë;
  (vi)     Përgatitë buxhetin vjetor dhe kryen aktivitetet e financave për Ministrinë;
 (vii)     Menaxhon përdorimin e fondeve buxhetore te Ministrisë lidhur me pagat,
           mëditjet, sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore, etj, duke mbajtur
           kontabilitetin dhe bashkëvepruar me Thesarin në përputhje me ligjin;
(viii)     Organizon, mirëmban dhe ofron shërbimet e teknologjisë së informacionit;
  (ix)     Organizon dhe mirëmban shërbimin e arkivit të Ministrisë në përputhje me ligjin;
  (x)      Organizon shërbimet e logjistikës dhe siguron logjistikën e nevojshme për
           organizmin e aktiviteteve brenda dhe jashtë Ministrisë;
  (xi)     Mirëmban ndërtesën e Ministrisë dhe siguron ruajtjen e saj;
 (xii)     Nxjerr rregulloret e nevojshme për administrimin e pasurisë monetare, materiale,
           arkivore, etj, të Ministrisë;
(xiii)     Përfaqëson Ministrinë në marrëdhëniet me palë të treta bazuar në kompetencat
           dhe autorizimet e Ministres apo Sekretarit; dhe
(xiv)      Kujdeset për reformimin e administratës.

                                                                                              Faqe 24
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


12.3 Departamenti i Administratës Qendrore përbëhet nga:

a) Divizioni për Buxhet dhe financa, udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit dhe përbëhet
nga: Zyrtari i lartë financiar për të hyra; Zyrtari i lartë financiar për të dala; Zyrtari i pasurisë;
Zyrtari i zotimeve dhe Arkëtari.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    (i)     Përgatit dhe monitoron kërkesat financiare të ministrisë, së bashku me Ministrinë
            e Financave dhe Ekonomisë dhe AQF-në;
    (ii)    Ushtron kontrollin financiar në Ministri;Raporton për të gjitha çështjet
            administrative financiare;
    (iii)   Në kooperim me Drejtorët e departamenteve, Agjencive dhe shefave të sektorëve,
            planifikon dhe parashikon personelin, mallrat, shërbimet dhe kërkesat financiare
            të Ministrisë;
    (iv)    Komenton dhe parashikon implikimet financiare sipas nevojës;
    (v) Monitoron dhe mbikëqyrë zyrtarët financiarë dhe personelin e sektorit të buxhetit dhe
          financave;
    (vi)    Harton e zbaton procedurat dhe rregullat për administrimin e financave në
            përputhje me ligjin dhe rregullat ne fuqi;
    (vii)   Zbaton procedurat përkatëse për veprimet me financat sipas rregullave ne fuqi;
    (viii) Është përgjegjës për kontrollin e inventarizimit të përgjithshëm të mjeteve
           kryesore, inventarin e imët dhe pasuritë tjera financiare të ministrisë;
    (ix)    Mbikëqyrë ditarin e shpenzimeve në bazë të zërave ekonomike dhe akordon me
            thesarin;
    (x) Mban kontabilitetin e veprimeve të bankës në ditarin e bankës dhe akordimi mujor i
          veprimeve të bankës me nxjerrjen e llogarisë bankare nga Dega e thesarit;
    (xi)    Aprovon urdhër–xhirimet, urdhër blerjet dhe urdhër pagesat për te gjitha blerjet
            dhe detyrimet ndaj palëve të treta;
    (xii)   Aprovon pagat, ndalesat dhe veprimet tjera të nevojshme për pagat;
    (xiii) Mbikëqyrë regjistrimin në ditarin e magazinës fletë –hyrjet dhe fletë – daljet dhe
           aprovon barazimin vjetor të magazinës;
    (xiv)   Komenton, vlerëson dhe aprovon, në aspektin financiar, projektet kapitale të
            ministrisë;
    (xv)    Krijon marrëdhënie me Departamentin e Thesarit, në përputhje me Ligjin e
            Financave Publike, për të gjitha llojet e Xhirimeve dhe transfereve në banka;
    (xvi)   Harton raporte periodike për ecurinë e buxhetit;
    (xvii) Ne koordinim me Thesarin bën përgatitjen e gjendjes mujore të shpenzimeve;
    (xviii) Plotëson dhe mban dokumentacionin financiar në përputhje me ligjin;
    (xix)   Mbanë kontabilitetin për Ministrinë dhe mbyll bilancin vjetor;
    (xx)    Zbaton rregullat e procedurat përkatëse për veprimet me financat dhe kryen
            pagesat duke zbatuar rregullat ne fuqi;

                                                                                                Faqe 25
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (xxi)   E mban dhe plotëson ditarin e shpenzimeve në bazë të të dhënave buxhetore në
           bashkëpunim me thesarin;
   (xxii) Mban kontabilitetin në ditarin e shpenzimeve;
   (xxiii) Përpilon urdhër – xhirimet dhe urdhër pagesat për te gjitha detyrimet ndaj palëve
           të treta;
   (xxiv) Përpilon çeqet për pagat, blerjet e vogla, dhe plotëson urdhër prokurimin dhe
          autorizimin përkatës;
   (xxv) Kryen punë të tjera të nevojshme, që përputhen me pozitën e tij, të ngarkuara nga
         mbikëqyrësi;
   (xxvi) Kryen veprimet bankare për çeqet, pagat, blerjet e vogla;
   (xxvii) Kryen arkëtimet dhe pagesat për pagat, dhe shpenzimet e tjera sipas mandat–
           pagesës;
   (xxviii)Regjistron ne librin e magazinës fletë–hyrjet dhe fletë–daljet mujore dhe
           barazohet me magazinën për çdo muaj;
   (xxix) Regjistron për çdo muaj në librin e pagave, pagat bazë me shtesat përkatëse;
   (xxx) Regjistron ne librin e arkës të gjitha mandat–arkëtimet dhe mandat-pagesat dhe i
         barazon çdo muaj;
   (xxxi) Tërheqë paranë kesh/të gatshme dhe operon sipas mandat–pagesave, si dhe bën
          regjistrimin në librin e arkës; dhe
   (xxxii) Kalon çeqet në thesar dhe në bankë çdo ditë.


b) Divizioni për Logjistikë udhëhiqet nga shefi i Divizionit dhe përbëhet nga:
   (i)     sektori i Transportit, i cili udhëhiqet nga zyrtari për transport dhe pesë vozitës,
   (ii)    sektori i mbështetjes Logjistike, i cili përbëhet nga një zyrtar i pranimit, një
           recepsionist dhe një asistente,
   (iii)   Sektori i IT, udhëhiqet nga shefi i sektorit dhe në përbërje të tij është redaktorja e
           ueb faqes dhe një administrator i sistemit informativ, dhe
   (iv)    arkiva dhe biblioteka, nën mbikëqyrjen e shefit të divizionit përbëhet nga një
           zyrtarë për pranim, një zyrtar për shpërndarje të postës dhe një zyrtar për
           bibliotekë.

Divizioni ka këto detyra dhe përgjegjësi:
     (i)   Administron magazinën e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe kryen detyrat
           sipas rregullave në fuqi për hyrjet dhe daljet, ruajtjen e materialeve, pajisjeve,
           duke dokumentuar çdo veprim sipas rregullave të administruara nga Divizioni i
           Buxhetit dhe Financës;
     (ii) Mbanë dhe administron inventarin e pajisjeve, mobilieve, mjeteve, e automjeteve
          të Ministrisë në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse;
     (iii) Përgatitë rregulloren për përdorimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e mirë të
           pajisjeve të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe e miraton atë tek Sekretari i
           Përhershëm;


                                                                                            Faqe 26
RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
               MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

  (iv) Organizon dhe drejton shërbimet e logjistikes dhe transportit për Ministrinë e
       Energjisë dhe Minierave;
  (v)     Kujdeset për mirëmbajtjen dhe sigurinë e objektit të Ministrisë;
  (vi) Kujdeset për sigurimin e shërbimeve (furnizimit me energji elektrike,
       mirëmbajtje, pastrim, reprezentacion, gjenerator, dhe të tjera);
  (vii) Përgatitë rregulla e procedura për mbajtjen e mirëmbajtjen e dokumentacionit dhe
        ja praqet atë për miratim Sekretarit të Përhershëm;
  (viii) Organizon logjistikën për konferenca, prezantimeve, pritje dhe përcjellje e
         delegacioneve;
  (ix) Shqyrton, miraton dhe përcjell të gjitha shpenzimet e kryera, dhe mbanë
       dokumentacionin e nevojshëm dhe lidhjet me sektorin e financës sipas rregullave
       të caktuara;
  (x)     Realizon hyrjet dhe daljet e materialeve dhe të pajisjeve të punës së Ministrisë së
          Energjisë dhe Minierave;
  (xi) Administron sistemin informativ, softuerik dhe harduerik të Ministrisë së
       Energjisë dhe Minierave;
  (xii) Instalon dhe konfiguron kompjuterët, instalon dhe konfiguron pajisjet shtesë të TI-
        së, si dhe instalon dhe konfiguron rrjetin e telefonave fiks;
  (xiii) Mbështetë të gjitha njësitë e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në organizim
         të konferencave dhe prezantimeve; dhe
  (xiv) Siguron mirëmbajtjen teknike për të gjitha pajisjet elektronike në Ministrin e
        Energjisë dhe Minierave (kompjuterë, fakse, fotokopje, central telefonik, aparate
        telefonike etj.)

I. Arkiva është sektor i Divizionit për Logjistikë dhe ka këto detyra dhe përgjegjësi:
   (i)     Organizon punën dhe përgjigjet për zbatimin e ligjit për arkivat;
  (ii)     Propozon rregulloren e brendshme të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave për
           lëvizjen e korrespondencës dhe dokumentacionit, administrimin dhe arkivimin e
           tyre dhe kërkon miratimin e saj nga Sekretari i Përhershëm;
  (iii)    Administron librat arkivore të hyrjes dhe daljes të shkresave të Ministrisë së
           Energjisë dhe Minierave;
  (iv)     Pranon shkresa, parashtresa, ankesa nga institucionet dhe qytetarët, i regjistron
           ato në librin e hyrjeve dhe i paraqet ato çdo ditë në dosje të veçantë të Sekretarit
           të Përhershëm;
   (v)     Bën pranimin e shkresave, parashtresave nga Drejtorët e Departamenteve,
           Kabineti i Ministrit, Zyra e Sekretarit dhe punonjësit tjerë i regjistron ato dhe
           bënë shpërndarjen e tyre;
  (vi)     Protokollon shkresa, kërkesa, mban evidencë për to dhe kujdeset për ruajtjen e
           tyre sipas vlerësimit dhe cakton afatin e ruajtjes së tyre;
 (vii)     Cakton afatin dhe arkivon me kohë çdo shkresë dhe korrespondencë në
           origjinal;
(viii)     Ruan dhe administron vulën e institucionit;


                                                                                         Faqe 27
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

     (ix)    Vulosë çdo shkresë dhe korrespondencë që del zyrtarisht nga Ministria duke
             mbajtur kopjen origjinale të saj;
      (x)    Vulosë dhe përcjellë shkresa dhe korrespondenca dalëse nga Ministria e
             Energjisë dhe Minierave që janë të nënshkruara vetëm nga drejtorët e
             departamenteve, udhëheqësit e zyrave dhe instituteve të Ministrisë së Energjisë
             dhe Minierave, Sekretarit Përhershëm, Kabinetit të Ministrit, Zëvendësministrit
             dhe Ministres/it;
     (xi)    Përpilon raporte për veprimet e kryera në arkiv; dhe
     (xii)   Përkujdeset për ruajtjen dhe sigurinë e librave te protokolleve.

   II Biblioteka vepron si sektor në kuadër të Divizionit të Logjistikës dhe ka këto detyra
   dhe përgjegjësi:
       (i)   Koordinon punën për identifikimin e literaturës dhe periodikeve të nevojshëm
             në Ministrin e Energjisë dhe Minierave, si dhe planifikon buxhetin e nevojshëm;
      (ii)   Kryen regjistrimet për publikimet periodike, si dhe siguron blerjen e librave;
     (iii)   Hapë dhe mirëmban librat e hyrjes dhe daljes së librave dhe periodikeve nga
             biblioteka; dhe
     (iv)    Siguron mirëmbajtjen dhe ruajtjen e fondit të librave dhe literaturës tjetër të
             bibliotekës.

c) Divizioni për Administratë dhe Personel udhëhiqet nga shefi i divizionit dhe përbëhet
nga:
     (i)     Sektori për Resurse Njerëzore dhe Administratë, i cili udhëhiqet nga shefi i
             sektorit dhe një asistente e personelit, dhe
     (ii)    Sektori për Përkthim dhe Lekturim, i cili përbëhet nga një zyrtar i lartë për
             përkthim (shqip – serbisht dhe anasjelltas), një zyrtar i lartë për përkthim (shqip
             – anglisht dhe anasjelltas) dhe një lektor.

Divizioni ka këto detyra dhe përgjegjësi:
       (i)   Bashkëpunon në hartimin e strukturës dhe përcaktimin e organizimit të
             Ministrisë;
      (ii)   Vlerëson nevojat për punonjës dhe kërkon nga departamentet dhe zyrat e
             Ministrisë së Energjisë dhe Minierave përshkrimet e vendeve te punës;
     (iii)   Përgatitë dhe udhëheqë procedurat për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit
             të kualifikuar të nevojshëm për Ministrinë në përputhje me ligjin ne fuqi;
     (iv)    Harton dhe monitoron zbatimin e të gjitha politikave për personelin përfshirë
             vlerësimin dhe klasifikimin e punëve, rekrutimin, seleksionimin, plotësimin e
             vendeve bosh sipas përgatitjeve të veqanta, eksperiencave në marrëveshje me
             departamentet dhe zyrat përkatëse;
      (v)    Vlerëson nevojat dhe koordinon përgatitjen dhe zbatimin e programeve të
             kualifikimit për punonjësit e Ministrisë;
     (vi)    Kryen praktikat dhe procedurat e përditshme të personelit në Ministri;
     (vii)   Siguron përkrahjen për detyrat e rekrutimit, seleksionimit dhe gradimit;


                                                                                          Faqe 28
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

    (viii)      Koordinon përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, shpallja e konkurseve,
                mbledhja e aplikacioneve dhe caktimi i komisionit sipas Rregullores 2001/36
                dhe Urdhëresës Administrative Nr. 2003/2 për shërbyesit civil;
     (ix)       Përgatitë letrat për emërimet dhe caktimin e pagave dhe stimulimeve eventuale;
         (x)    Këshillon kryesuesit e njësive dhe anëtarëve tjerë të stafit, ndërmerr masa për
                promovimin dhe sigurimin e një ambienti multi-etnik, barazisë gjinore dhe jo-
                diskriminim të punëtorëve;
     (xi)       Hap dhe mirëmban dosjet për çdo punonjës;
     (xii)      Promovon njohjen e ligjeve në fuqi dhe kërkesave dhe privilegjeve të statusit të
                punonjësit civil;
    (xiii)      Harton dhe plotëson formularët për te vlerësuar ecurinë dhe cilësinë e punës së
                secilit shërbyes civil në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave. Analizon ato me
                drejtuesit e njësive brenda Ministrisë dhe propozon masat për gradim apo
                degradim, sipas rastit; dhe
    (xiv)       Punon për zbatimin e realizimit të kohës së punës, duke bërë kontrolle për
                zbatimin e orarit te punës nga çdo punonjës dhe kujdeset për ofrimin dhe
                mirëmbajtjet e listave për hyrje dalje të nëpunësve.


                                             Neni 13
                                       Departamenti Ligjor

13.1 Departamenti Ligjor në bashkëpunim me Ministren, Zëvendës Ministrin, Sekretarin,
Këshilltarët dhe Drejtorët e Departamenteve harton planin legjislativ dhe mbështet përgatitjen
dhe harmonizimin e bazës ligjore për sektorin e energjisë dhe minierave ne harmoni.
13.2 Departamenti Ligjor udhëhiqet nga Drejtori i Departamentit dhe ka këto detyra dhe
përgjegjësi:
   (i)         Përgatit dhe propozon planin legjislativ vjetor për sektorët e energjisë dhe
               minierave;
   (ii)        Ndihmon në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar për fushat e energjisë
               dhe minierave;
   (iii)       Verifikon dhe siguron përputhshmërinë me parimet themelore të jurisprudencës së
               Republikës së Kosovës, si dhe respekton teknikat dhe parimet e hartimit të akteve
               ligjore dhe nënligjore të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave;
   (iv)        Verifikon dhe siguron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve legjislative që
               dalin nga Ministria e Energjisë dhe Minierave;
   (v)         Siguron përputhshmërinë e akteve legjislative të Ministrisë së Energjisë dhe
               Minierave me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acqius cummunitari) për
               sektorin e energjisë dhe atë te minierave;
   (vi)        Këshillon ndihmon, dhe rekomandon të gjitha strukturat e Ministrisë së Energjisë
               dhe Minierave për legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, legjislacionin e
               Bashkimit Evropian, dhe standardet ndërkombëtare për sektorin e energjisë dhe
               minierave;



                                                                                            Faqe 29
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (vii)   Me autorizimin e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, e përfaqëson Ministrinë
           në të gjitha shkallët e Gjykatave në Republikën e Kosovës, në të gjitha kontekstet
           dhe mosmarrëveshjet ligjore;
   (viii) Merr pjesë në grupet punuese në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës,
          në nivel qendror dhe komunal për krijimin e infrastrukturës ligjore në sektorin e
          energjisë dhe atë te minierave;
   (ix)    Siguron përmbushjen e detyrimeve ligjore nga Ministria e Energjisë dhe
           Minierave për sektorin e energjisë dhe minierave;
   (x)     Me kërkesë të Ministres dhe Sekretarit të Përhershëm harton vendimeve,
           propozime dhe akte të tjera legjislative; dhe
   (xi)    Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Ministres, Zëvendës Ministrit dhe
           Sekretarit të Përhershëm;

13.3 Departamenti Ligjor përbëhet nga dy divizione:
     (a)   Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian,
           dhe
     (b)   Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit, mbështetjes ligjore dhe bashkëpunim
           ndërinstitucional.

a) Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian
udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit. Detyra dhe përgjegjësitë e Divizionit për hartimin dhe
harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian, janë:
    (i)    Ndihmon Drejtorin e Departamentit Ligjor në hartimin e legjislacionit primar dhe
           sekondar për energji në përputhje ne Legjislacionin e Bashkimit Evropian
    (ii)   Ndihmon në hartimin e akteve të ndryshme që nxirren nga titullarët relevant në
           Ministrinë e Energjisë dhe Minierave;
   (iii)   Siguron përputhshmërinë dhe pajtueshmërinë e akteve primare dhe sekondare me
           parimet themelore të jurisprudencës së Republikës së Kosovës dhe parimet e së
           drejtës së Bashkimit Evropian.
   (iv)    Verifikon dhe siguron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve legjislative që
           dalin nga Ministria e Energjisë dhe Minierave dhe siguron përputhshmërinë e
           akteve legjislative të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave me legjislacionin e
           Bashkimit Evropian (acqius cummunitari) për sektorin e energjisë;
    (v)    Këshillon ndihmon, dhe rekomandon të gjitha strukturat e Ministrisë së Energjisë
           dhe Minierave për legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, legjislacionin
           e Bashkimit Evropian, dhe standardet ndërkombëtare për sektorin e energjisë; dhe
   (vi)    Merr pjesë në grupet punuese për krijimin e infrastrukturës ligjore në sektorin e
           energjisë.

b) Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit, mbështetjes ligjore dhe të bashkëpunimit
ndërinstitucional në fushën e legjislacionit udhëhiqet nga Udhëheqësi i Divizionit. Detyrat
dhe përgjegjësitë e Divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit, mbështetjes ligjore dhe të
bashkëpunimit ndërinstitucional, janë:




                                                                                       Faqe 30
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

    (i)    Ndihmon Drejtorin e Departamentit Ligjor në hartimin e legjislacionit primar dhe
           sekondar për energji në përputhje me legjislacionin n fuqi te Republikës se
           Kosovës;
    (ii)   Ndihmon në hartimin e akteve të ndryshme që nxirren nga titullarët relevant në
           Ministrinë e Energjisë dhe Minierave;
   (iii)   Siguron përputhshmërinë dhe pajtueshmërinë e akteve primare dhe sekondare me
           parimet themelore të jurisprudencës së Republikës së Kosovës;
    (iv)   Verifikon dhe siguron kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve legjislative që
           dalin nga Ministria e Energjisë dhe Minierave me aktet legjislative ne fuqi te
           Republikës se Kosovës;
    (v)    Këshillon ndihmon, dhe rekomandon të strukturat e Ministrisë së Energjisë dhe
           Minierave për legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës; dhe
    (vi)   Merr pjesë në grupet punuese për krijimin e infrastrukturës ligjore në sektorin e
           energjisë.


                                       Neni 14
                           Zyra për Marrëdhënie me publikun

14.1 Zyra për Komunikim nën mbikëqyrjen e Sekretarit Permanent udhëhiqet nga Shefi i
zyrës dhe ka këto detyra dhe përgjegjësi:
    (i)    Promovon veprimtarinë dhe aktivitetet e përditshme të Ministrisë së Energjisë dhe
           Minierave;
   (ii)    Organizon dhe koordinon realizimin e fushatave informative për Ministrinë e
           Energjisë dhe Minierave;
   (iii)   Koordinon pjesëmarrjen e mediave në aktivitetet e Ministrisë së Energjisë dhe
           Minierave;
   (iv)    Kujdeset për mirëmbajtje të ueb-faqes së Ministrisë së Energjisë dhe Minierave;
    (v)    Përcjellë dhe analizon shkrimet ditore të cilat botohen në gazeta, media
           elektronike, i përpunon ato dhe i raporton Ministres/it, Sekretarit Përhershëm,
           Departamenteve përkatëse dhe zyrave të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave;
   (vi)    Përgatitë raporte periodike për punën e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave;
  (vii)    Pasqyron aktivitet e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në faqen zyrtare të
           internetit;
 (viii)    Informon median e shtypur dhe elektronike për veprimtarinë e Ministrisë së
           Energjisë dhe Minierave; dhe
   (ix)    Kujdeset për shtypin e përditshëm dhe shpërndarjen e tij.

14.2 Zyra për Komunikim udhëhiqet prej shefit të zyrës dhe përbëhet nga:
   (i)     një zyrtar për monitorim, analiza të mediave, fushatë mediave dhe akreditim; dhe
   (ii)    një zyrtar për koordinim, planifikim dhe komunikim.




                                                                                        Faqe 31
   RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                  MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

                                         Neni 15
                              Zyra për Integrime Evropiane

15.1 Zyra për Integrime Evropiane është nën mbikëqyrjen e Sekretarit Permanent udhëhiqet
nga shefi i zyrës dhe ka këto detyra dhe përgjegjësi:
   (i)      Bashkëpunon me Agjencinë për Koordinim, Zhvillim dhe Integrim Evropian
            (AKZHIE) me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve në kuadër të procesit të
            Integrimit Evropian, detyrave dhe obligimeve që dalin nga pjesëmarrja në
            Procesin e Asocim-Stabilizimit;
   (ii)     Në bashkëpunim me AKZHIE-në, koordinon aktivitete e Ministrisë së Energjise
            dhe Minierave për përgatitjen e takimeve të Mekanizmit Përcjellës të MPSA-se
            për Kosovë (MPSA-se) dhe të punëtorive sektoriale;
   (iii)    Merr pjesë në takimet e rregullta të Sekretarit të Përhershëm me drejtorët e
            departamenteve/zyrave;
   (iv)     Koordinon përmbushjen e obligimeve te Ministrisë se Energjisë dhe Minierave që
            dalin nga: Plani i Veprimit për Partneritet Evropian, Termat e Referencës dhe
            Rregullat; dhenga Procedurat e Punës të GP të Acquis për energji;
   (v)      Monitoron dhe raporton rezultatet dhe aktivitetet e departamenteve dhe agjencive
            në kuadër të Ministrisë se Energjisë dhe Minierave që lidhen me obligimet që
            dalin nga PVPE-ja dhe dokumentet tjera strategjike të Qeverisë së Republikës se
            Kosovës;
   (vi)     Koordinon, përkrah dhe asiston në përgatitjen e materialeve dhe raporteve për GP
            tët Acquis per energji si dhe për GP për standarde;
   (vii)    Siguron përfshirjen e të dhënave të Ministrisë se Energjisë dhe Minierave në
            Sistemin e Menaxhimit të Informatave për qëllime të monitorimit dhe të
            raportimit të rezultateve dhe aktiviteteve nga PVPE-ja;
   (viii)   Komunikon dhe bashkëpunon ngushtë me homologët nga Ministritë tjera për të
            siguruar koordinimin e aktiviteteve për zbatimin efikas të veprimeve të PVPE-së
            si dhe bashkërenditjen e aktiviteteve të monitorimit dhe të raportimit;
   (ix)     Në bashkëpunim me AKZHIE-në organizon trajnime për personelin e Ministrisë
            se Energjisë dhe Minierave për çështjet e energjisë në Bashkimin Evropian, dhe
            siguron informim dhe komunikim brenda Ministrisë se Energjisë dhe Minierave
            për aktiviteteve që lidhen energjinë ne nivel të bashkimit Evropian.


                                         Neni 16
                                        Certifikuesi

Zyrtari Vërtetues (Çertifikues) nën mbikëqyrjen e Sekretarit Permanent ka këto detyra dhe
përgjegjësi kryesore:
     (i)    Sigurimin që llogaritë nuk janë paguar përpara dhe që faturat origjinale i janë
            bashkangjitur dokumentacionit përcjellës;
    (ii)    Sigurimin që procedurat prokuruese janë bërë në përputhje të rregullave të LPP-
            së;
   (iii)    Siguron që pranimet dhe vlerësimet e tenderëve janë ne përputhje me Ligjin për
            Prokurim;

                                                                                      Faqe 32
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (iv)    Kontrollon të gjitha faturat e paguara kesh, faturat me vlerë minimale, rrjedhjen e
           procedurës, origjinalitetin, nënshkrimet, fletëkërkesat si dhe vlefshmërinë e tyre;
    (v)    Vërteton që kërkesat janë korrekte me vlerën;
   (vi)    Vërteton që faturat paguhen në emër të projektit për të cilin janë zotuar mjetet;
           dhe
   (vii)   Vërteton origjinalitetin e nënshkrimit të faturave, kontratave, fletëporosive,
           raportit të pranimit, etj.


                                          Neni 17
                                     Zyra e Prokurimit

17.1 Zyra e Prokurimit (ZP) nën mbikëqyrjen e Sekretarit Permanent udhëhiqet nga drejtori i
zyrës dhe në përbërje ka: një zyrtar për kontrata dhe një zyrtar për blerje.

17.2 Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore te Zyrës së Prokurimit janë:
     (i)   Administrimi i përgjithshëm i prokurimeve të Ministrisë;
    (ii)   Planifikimi, përpunimi, mbikëqyrja dhe furnizimi efikas i Ministrisë me mallra,
           shërbime dhe punë të kërkuara nga departamentet, zyrat dhe institutet ne varësi te
           Ministrisë;
   (iii)   Përgatitja e dokumentacionit dhe procedurave te prokurimit në përputhje me ligjin
           në fuqi;
   (iv)    Azhurnimi i listës së kontraktuesve dhe të furnizuesve;
    (v)    Sigurimi që mallrat dhe shërbimet të prokurohen në mënyrë sa më ekonomike dhe
           efektive ne favor të Ministrisë;
   (vi)    Përcjellja e shpërndarjes së mallrave dhe shërbimeve në bazë të kontratave dhe
           marrëveshjeve;
   (vii)   Organizimi i grupeve këshillëdhënëse për vlerësimin e ofertave, dhe kur është
           nevoja edhe komisioneve për vlerësim;
  (viii)   Lidhja e kontratave dhe monitorimi i ekzekutimit të kontratave dhe urdhrave për
           blerje;
   (ix)    Përgatitja e raporteve për KRPP-në (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik);
           dhe
    (x)    Analiza e kompetencave, arritjeve, vështirësive dhe kufizimeve të Zyrës         në
           veçanti dhe të Ministrisë në tërësi, në aspektin e prokurimit.


                                          Neni 18
                    Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe çështje gjinore

18.1 Njësia për të Drejta të Njeriut udhëhiqet nga koordinatori i njësisë dhe është përgjegjës
për udhëheqjen me programet e ministrisë lidhur me Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK),
duke siguruar që funksionet ekzekutive të ministrisë të jenë në përputhshmëri me të drejtat e
PAK në ligjin e aplikueshëm ndërkombëtarë dhe vendor për të drejtat e njeriut, përshirë ligjin
e kundër diskriminimit

                                                                                        Faqe 33
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

18.2 Udhëheqë programet e ministrisë lidhur me drejtat e minoriteteve duke siguruar
zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave te
Diskriminimit Racial, Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si dhe të
udhëheqë programet e ministrisë lidhur me PAK, duke siguruar që funksionet ekzekutive të
ministrisë të jenë në përputhshmëri me të drejtat e PAK në ligjin e aplikueshëm
ndërkombëtarë dhe vendor për të drejtat e njeriut, përshirë ligjin kundër diskriminimit.

18.3 Njësia është përgjegjëse për:
   (i)     Koordinimin e aktiviteteve lidhur me të drejtat e minoriteteve dhe gjuhës brenda
           Njësisë për Drejta të Njeriut ne MEM, si dhe me të drejtat e PAK brenda Njësisë
           për Drejta të Njeriut, brenda kontekstit të pajtueshmërisë së gjithmbarshme me të
           drejtat e njeriut, siç kërkohet nga Zyra Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë, e
           Zyrës së Kryeministrit;
   (ii)    Sigurimin e bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në mënyrë që
           të promovojë të drejtat e minoriteteve dhe përdorimi i gjuhës në Ministri, si dhe
           të sigurojë bashkëpunim me Këshillin Kombëtar për Persona me Aftësi të
           Kufizuara, në mënyrë që të promovojë të drejtat e PAK në Ministri dhe në zyrat
           relevante komunale, dhe të punojë në përmbushjen dhe zbatimin e politikave dhe
           strategjive relevante për sigurimin e të drejtave të minoriteteve dhe përdorimin e
           gjuhës dhe të punojë në përmbushjen dhe zbatimin e politikave dhe strategjive
           relevante për avancimin e PAK;
   (iii)   Koordinimin mbi hartimin e planeve, politikave dhe strategjive për promovimin e
           të drejtave të minoriteteve dhe përdorimit të gjuhës dhe të koordinoj hartimin e
           planeve, politikave dhe strategjive për promovimin e të drejtave për PAK brenda
           Ministrisë, funksioneve të saj dhe zyrat relevante komunale, përfshirë të dhënat
           për Strategjinë për të Drejtat e Njeriut, Planin për implementimin të Ligjit Kundër
           Diskriminimit, dhe raportet ndaj mekanizmave relevante ndërkombëtare për të
           drejtat e njeriut, dhe zbatimin e rekomandimeve të këtyre mekanizmave;
   (iv)    Inicimin e programeve dhe projekteve të cilat do të përmirësojnë dhe promovojë
           përfaqësimin e minoriteteve, promovimin e të drejtave të PAK në të gjitha fushat
           relevante të funksioneve të ministrisë, si dhe të promovoj çështjet e të drejtave të
           minoriteteve, përdorimit të gjuhës, për mes rrjetit me OJQ, komuna, organizatat
           për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve e të drejtave të PAK dhe ofruesit e
           shërbimeve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së PAK;
   (v)     Përfaqësimin e ministrisë në takime në të cilat shqyrtohen çështje lidhur me të
           drejtat e minoriteteve dhe përdorimit të gjuhës si dhe çështje lidhur me PAK; dhe
   (vi)    Përgatitjen e planeve dhe raporteve, dhe kryejë detyra tjera që kërkohen nga
           Eprori.

18.4 Njësia nën mbikëqyrjen e Sekretarit Permanent udhëhiqet nga koordinatori/ja e njësisë
dhe në përbërje ka: një zyrtar për të drejta të minoriteteve, një zyrtar për barazi gjinore dhe
një zyrtar për persona me aftësi të kufizuara.




                                                                                         Faqe 34
   RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                  MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

                                          Neni 19
              Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Drejtorit të Departamentit,
                           Shefi i Zyrës, Koordinatori i Njësisë

19.1 Drejtori i Departamentit, Shefi i Zyrës dhe koordinatori i njësisë gjatë punës së
përditshme kryejnë punën me përgjegjësi dhe në pajtueshmëri me kodin e Mirësjelljes, dhe:
       (i)   Drejtojnë veprimtarinë e departamentit/zyrës, njësisë;
      (ii)   Janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve                    të
             departamentit/zyrës/njësisë. Përgjigjen para Ministres dhe Sekretarit;
     (iii)   Organizojnë dhe drejtojnë punën për përgatitjen e politikave, strategjive,
             programeve dhe projekteve për zhvillimin e sektorit që mbulojnë;
     (iv)    Synojnë rritjen e kompetencës, profesionalizmit brenda departamentit /zyrës /
             njësisve, dhe sigurojnë punën për aftësimin, kualifikimin dhe specializimin e
             zyrtareve të departamentit / zyrës / njësisë;
      (v)    Luajnë rolin kryesor dhe mbajnë përgjegjësi në realizimin e detyrave të
             përcaktuara;
     (vi)    Sigurojnë zbatimin e obligimeve të cilat burojnë nga ligjet dhe aktet nënligjore,
             për pjesën që mbulon departamenti/zyra/njësisë si dhe të urdhrave dhe porosive
             të Ministrit apo Sekretarit te Përhershëm;
    (vii)    Ndjekin me përparësi veprimtarinë e strukturës që drejton për përgatitjen dhe
             plotësimin e projektligjeve dhe të akteve nënligjore që kanë të bëjnë me fushën
             e veprimit të sektorit përkatës;
    (viii)   Zbatojnë koncepte, praktika dhe metoda pune racionale që përsosin gjithë
             veprimtarinë e departamentit/zyrës/institutit;
     (ix)    Nxisin iniciativën dhe aftësitë realizuese të stafit që drejtojnë;
      (x)    Monitorojnë veprimtarinë dhe performancën e stafit që drejtojnë;
     (xi)    Bashkërendojnë punën me departamentet/zyrat/institutet e tjera të MEM-it për
             zbatimin e detyrave qe kërkojnë bashkëpunim të gjithanshëm;
    (xii)    Hartojnë planet e punës së departamentit/zyrës/institutit dhe ndjekin zbatimin
             rigoroz te tyre;
    (xiii)   Evidentojnë problemet që dalin, marrin masa për zgjidhjen e tyre, sugjerojnë
             zgjidhje tek Ministri apo Sekretari;
    (xiv)    Informojnë dhe raportojnë rregullisht Ministrin dhe Sekretarin e Përhershëm
             mbi ecurinë e punëve, marrin pjesë në analizat që drejton Ministri apo Sekretari,
             si dhe kur është e nevojshme informojnë zyrtarët e departamentit/zyrës/institutit
             të cilin e udhëheq;
     (xv)    Kujdesen që gjithë veprimtaria e departamentit/zyrës/njësisë dhe zyrtarëve të
             saj, të pasqyrohet në dokumentet përkatëse, me qëllim që të jetë e dokumentuar,
             dhe e kontrollueshme;
    (xvi)    Forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin e departamentit/zyrës/institutit me
             institucione e organizma tjerë relevante;
   (xvii)    Sigurojnë zbatimin e plotë të disiplinës dhe të kërkesave të punës nga të gjithë
             zyrtarët që drejtojnë;


                                                                                        Faqe 35
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE

   (xviii)   Me autorizim të Ministrit dhe/apo të Sekretarit, përfaqësojnë Ministrinë në
             marrëdhënie me palë të treta; dhe
    (xix)    Propozojnë promovime dhe shpërblime për zyrtarët më të mirë, duke e motivuar
             nëpunësit për stimulim në punë të mëtutjeshme.

19.2 Drejtori i departamentit, Shefi i zyrës dhe Udhëheqësi i Njësisë japin përgjegjësi të
drejtpërdrejtë për punën e tyre Sekretarit dhe Ministres.


                                           Neni 20
                                       Shefi i Divizionit

Udhëheqësi i Divizionit dhe/apo sektorit për punën e tij merr udhëzime nga
Drejtori/Udhëheqësi departamentit dhe i përgjigjet drejtpërdrejt atij, dhe në mes tjerash kryen
këto punë:
       (i)   Programon dhe drejton realizimin e detyrave brenda divizionit;
      (ii)   Raporton në mënyrë periodike tek eprori direkt mbi realizimin e planit të punës
             si dhe angazhimeve apo detyrave të tjera të ngarkuara;
     (iii)   Punon me zyrtarët që drejton dhe së bashku monitorojnë ecurinë e punës së
             divizionit;
      (iv)   Përmbushë në kohë e me cilësi detyrat e planifikuara dhe ngarkuara;
      (v)    Përgatitë raportet periodike të punës së kryer nga divizioni;
      (vi)   Ndjek dhe zbaton me rigorozitet disiplinën në punë, respektimin e orarit zyrtar
             të zyrtarëve që drejton dhe informon eprorin duke bërë sugjerimet përkatëse për
             mbarëvajtjen e disiplinës në punë; dhe
     (vii)   Propozon dhe ndjek mbarëvajtjen, kualifikimit dhe trajnimit të zyrtarëve që
             drejton për avancim të mëtutjeshëm.


                                            Neni 21
                                           Zyrtari/ja

21.1. Zyrtari/ja është punonjës i shërbimit civil, dhe:
       (i)   Angazhohet mbi bazën e specialitetit, të profilit, të kualifikimit dhe të përvojës
             bazuar në detyrat e tij të shprehura qartë në përshkrimin e tij të vendit te punës;
      (ii)   Duhet te përmbush të gjitha detyrat që burojnë nga ligjet në fuqi, të zbatojë
             rregullat e punës, disiplinës dhe të etikës, ruajë karakterin konfidencial dhe
             sekret te të dhënave kur ato janë te tilla, mishërojë etikën e punonjësit të një
             institucioni të lartë qeveritar;
     (iii)   Përgjigjet për kryerjen në nivel dhe në kohë të detyrave që i ngarkohen;
      (iv)   Punon vazhdimisht për kualifikimin dhe profesionalizmin e tij;
      (v)    Punon individualisht dhe angazhohet edhe në grupe pune;
      (vi)   Përgjigjet materialisht për dëmet e shkaktuara në pajisjet, materialet dhe
             aparaturat që ka në përdorim vetjak.


                                                                                          Faqe 36
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


                                           Neni 22
                                Asistenti/ja Administrativ/e

22.1 Asistenti është në ndihmë të eprorit respektiv: Ministres, Zëvendësministrit, Sekretarit të
Përhershëm, dhe Drejtorit të Departamentit për ti lehtësuar ushtrimin e funksionit të tij, duke
kryer veprimtari operative e administrative.

22.2 Asistenti duhet të karakterizohet nga gatishmëria për të kryer detyrën me përgjegjësi,
sjellje dhe komunikim korrekt.

22.3 Asistenti përgjigjet përpara eprorit për nivelin dhe cilësinë e kryerjes së detyrës në kohë
që ka marrë përsipër dhe ka këto përgjegjësi:
       (i)   Mban evidencën e porosive që merr prej eprori dhe ndjek zbatimin e tyre deri në
             dhënien e përgjigjes;
      (ii)   Lehtëson lidhjet e eprorit me vartësit dhe me të tjerët si dhe lidhjet e tyre me
             eprorin nëpërmjet lajmërimeve, telefonatave, etj;
     (iii)   Merr në dorëzim korrespondencën që i vjen eprorit, e përgatitë dhe ia paraqet
             eprorit në dosjen e korrespondencës;
     (iv)    Korrespondenca SEKRET dhe PERSONALE, dorëzohen të pahapura;
      (v)    Plotëson porositë e eprorit për veprimet e mëtejshme me korrespondencën;
     (vi)    Administron fakset që vijnë dhe ato që duhen dërguar, sipas porosive të eprorit;
     (vii)   Cakton takimet dhe pret personat qe kërkojnë takim me eprorin;
    (viii)   Merr letrat qe i vijnë eprorit nga persona te ndryshëm, e ven në dijeni atë dhe
             vepron sipas porosive qe i jepen;
     (ix)    Kontrollon nga ana formale materialet që i paraqiten eprorit dhe kërkon
             plotësimin e mangësive qe konstaton në material; dhe
      (x)    Mban procesverbalin e mbledhjeve dhe të takimeve që eprori e gjykon të
             nevojshme.


                                          Kreu VI
                                  Dispozita përfundimtare

                                          Neni 23
                                       Mbi raportimin

23.1 Departamentet, Zyrat dhe Njësitë e Ministrisë duhet të raportojnë rregullisht tek
Sekretari i Përhershëm dhe/apo Ministrja/i për realizimin e detyrave dhe kërkojnë
mbështetjen e tij/saj për pengesat që mund të hasin.

23.2 Stafi politik i raporton vetëm Ministres dhe Zëvendës Ministrit.




                                                                                          Faqe 37
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


                                         Neni 24
                      Mbi afatet për kthimin e përgjigjeve në shkresa

24.1 Përveç rasteve kur është urgjent dhe kjo kërkohet e cilësohet si e tillë nga Ministrja,
Zëvendësministri dhe Sekretari i Përhershëm, të gjithë zyrtarët e Ministrisë duhet të
përgjigjen me shkrim brenda 5 ditëve të punës nga data e marrjes së një kërkese me shkrim
për komente apo çështje qe lidhen me pozitën e tyre të punës.

24.2 Komunikimi elektronik zyrtar me e-mail konsiderohet i vlefshëm. Ai printohet dhe
arkivohet apo futet ne dosjen përkatëse.

                                           Neni 25
                                         Komunikimi

25.1 Të gjithë punonjësit janë të obliguar që të kontaktojnë në mënyrën zyrtare, me formatin
dhe shkresat zyrtare të aprovuara nga Ministria e Administratës Publike e Republikës se
Kosovës.

25.2 Çdo shkresë e drejtuar për nivele më të larta duhet të dërgohet përmes eprorit të tij.

25.3 Në rast që shkresa duhet të dërgohet një autoriteti tjetër Qeveritar më të lartë sesa e
zyrtarit, ajo duhet të dërgohet nga zyrtari i të njëjtit nivel ose përmes tij.

25.4 Çdo komunikim me media lejohet të bëhet vetëm pas aprovimit të Ministres/it apo Zv.
Ministrit dhe atë përmes zyrës për marrëdhënie me publikun.


                                          Neni 26
                                       Konfidencialiteti

Secili zyrtar është i obliguar që informatat dhe shënimet konfidenciale të mos i publikojë
jashtë Ministrisë se Energjisë dhe Minierave, përveç nëse një gjë e tillë lejohet pas
konsultimit me Ministren.

                                         Neni 27
                              Mënyra e veshjes dhe paraqitjes

27.1 Veshja dhe paraqitja e nëpunësve civilë duhet të jetë serioze dhe t’i përshtatet vendit
    dhe natyrës së punës që kryen ne përputhje me Udhëzimin e Qeverisë për dukjen e
    nëpunësve civil.

27.2 Nëpunësit civilë, me veshjen dhe paraqitjen e tyre, gjatë kohës sa gjenden në detyrë
    zyrtare, duhet ta ruajnë dhe mbajnë autoritetin personal dhe të Ministrisë se Energjisë
    dhe Minierave.

27.3 Nuk lejohen veshje të cilat mbajnë një mesazh vulgare, nxitje seksuale, joshjeje të
turpshme.




                                                                                              Faqe 38
    RREGULLORE E BRENDSHME Nr. 05/2009 PËR ORGANIZIMIN DHE VEPRIMTARINË E
                   MINISTRISË SË ENERGJISË DHE MINIERAVE


                                         Neni 28
                                 Modifikimi dhe Plotësimi

Ky Udhëzim Administrativ mund të modifikohet apo plotësimi sipas nevojës në rast të
ndryshimit eventual të strukturës organizative të Ministrisë vetëm nga Ministrja.


                                         Neni 29
                                 Zbatimi dhe hyrja në fuqi

29.1 Çdo nëpunës është i obliguar për respektimin e Kodit të etikës së Shërbyesve civil.

29.2 Kjo Rregullore duhet të zbatohet nga të gjithë nëpunësit e Ministrisë dhe hynë në fuqi
ditën e nënshkrimit nga Ministrja.



Prishtinë, 3 Shtator 2009

                                                        Justina Shiroka - Pula
                                                    Ministre për Energji dhe Miniera




                                                                                           Faqe 39