Docstoc

SITUATA PAS MONITORIMIT TE VITIT

Document Sample
SITUATA PAS MONITORIMIT TE VITIT Powered By Docstoc
					                                                                                       1


Permbajtja.


1. Permbledhje

2. Monitorimi fiziko-kimik dhe mikrobiologjik i mjedisit per vitin 2002 dhe detyrat
per vitin 2003

2.I    Informim lidhur me monitorimet e kryera

2.I.1 Monitorimi i cilësise se ajrit urban

2.I.2 Monitorimi i shkarkimeve të lëngëta urbane
2.I.2.1 Treguesit kimike te monitoruar
2.I.2.2. Treguesit mikrobiologjike te monitoruar

2.I. 3 Monitorimi i cilesise mikrobiologjike te ujerave te plazheve kryesore te
Shqiperise

2.I.4 Monitorimi akustik urban

2.I.5 Monitorimi e ajrit, ujerave siperfaqsore dhe ndotjes se tokes ne territorin e ish
Uzines se Shkrirjes dhe Rafinimit te Bakrit, Lac
2.I.5.A Monitorimi i ndotjes se tokes:
2.I.5.B Monitorimi i ajrit:
2.I.5.C Monitorimi i ujrave siperfaqesore:

2.I.6 Monitorimi i ndotjes se ajrit dhe ujerave siperfaqsore, ngarkeses se ndotjes se
ekstraktit, perberjes merceologjike dhe treguesve fiziko-kimike te mbeturinave
urbane ne venddepozitimin e Sharres, Tirane.
2.I.6.A      Monitorimi i ndotjes se ajrit
2.I.6.B.      Monitorimi i ujrave siperfaqesore:
2.I.6.C       Monitorimi i ekstraktit (perkolatit):
2. I.6.D.      Monitorimi i mbetjeve te ngurta:

2.I.7 Monitorimi i ndotjes se ujerave nentokesore ne pellgjet kryesore te Shqiperise

2.I.8 Monitorimi i radonit ne toke, ne ambjentet e brendshme dhe ne ujerat e
pijshem

2.I.9 Monitorimi i permbajtjes se hidrokarbureve ne ujerat siperfaqore ne rajonin
Patos-Marinez-Bubullime.

2.I.10 Monitorimi i cilesise se ujerave siperfaqsore
2.I.10.A Monitorimi i lumenjve:
2.I.10.B Monitorimi i liqeneve:
                                                                                      2


2.I.10.C Monitorimi i ujrave detare:

2.I.11 Monitorimi i ndotjeve radioaktive te ajrit urban dhe ndotjes atmosferike
nepermjet analizes elementore te aerosoleve

2.I.12 Monitorimi i ndotjes radioaktive dhe inorganike te ujerave siperfaqsore


2.II   Perfundime dhe rekomandime:

2.II.1 Sa i takon ajrit urban
2.II.2 Sa i takon Shkarkimeve te lengeta
2.II.3 Sa i takon monitorimit te plazheve
2.II.4 Sa i takon monitorimit te zhurmave
2.II.5 Monitorimi hot-spoteve
2.II.5.A Sa i takon monitorimit te vend depozitimit te Sharres:
2.II.5.B Sa i takon monitorimit te Uzines se metalurgjise se bakrit ne Lac.
2.II.5.C. Zona naftembajtese e Patos-Marinzes:
2.II.6 Sa i takon Pellgjeve nentokesore
2.II.7 Përmbajtja e Radonit
2.II.8 Ujerat siperfaqsore
2.II.8.1 Persa i perket monitorimit te ujrave te lumenjve:
2.II.8.2 Persa i perket monitorimit te ujrave te liqeneve:
2.II.8.3 Persa i perket monitorimit te ujrave detare prane bregut :
2.II.9 Monitorimi i ndotjeve radioaktive te ajrit urban dhe te ujerave siperfaqsore

III. Verejtje dhe sugjerime lidhur me ecurine e procesit te monitorimit


Pjesa e Dyte.: MONITORIMI BIOLOGJIK I NATYRES

2.I Informim lidhur me monitorimet e kryera
3.I.1. Te rejat e monitorimit dhe indikatoret e monitoruar per vitin 2002
3.II. Rezultate dhe rekomandime
3.II.1 Fauna ne lagunat bregdetare
3.II.1.1 Gjendja e faunes
3.II.1.2 Faktoret kercenues sipas lagunave
3.II.1.3 Shkaqet e gjëndjes së faunës:
3.II.1.4 Masat qe propozohen
3.II.2 Flora në bregdetin Adriatik
3.II.2.1. Dunat ranore
3.II.2.1.A Rreziqet qe i kercenohen:
3.II.2.1.B. Masat qe propozohen:
3.II.2.2. Ligatinat (zonat e lagura) bregdetare
3.II.2.2.A Rreziqet qe i kercenohen:
3.II.2.2.B Masat qe propozohen:
                                                                                      3


3.II.2.3 Lagunat
3.II.2.4. Pyjet halorë mesdhetarë
3.II.2.4.A Rreziqet që i kërcënohen:
3.II.2.4.B Masa që propozohen:
3.II.2.5 Pyjet aluvionalë bregdetarë
3.II.2.5A Rreziqet që i kërcënohen:
3.II.2.5.B Masat që propozohen:
3.II.2.6 Bimësia e shkëmbinjve bregdetarë
3.II.2.6.A Rreziqet që i kërcënohen:
3.II.2.6.B Masa që propozohen:
3.II.2. 7 Speciet e rralla dhe të rrezikuara

3.II.3 TOKAT
3.II.3.1 Monitorimi i ndotjes se tokave bujqesore, perfshire ketu tokat rreth objekteve
industriale dhe atyre te zonave naftembajtese
3.II.3.2 Monitorimit te pjellorise ne tokat bujqesore te Zones Mesdhetare Fushore dhe
Rrafshnaltat e vendit tone
3.II.3.3 Te dhenat e analizave mikrobiologjike per keto zona
3.II.3.4 Ujrat qe perdoren per ujitje ne disa burime ujore
3.III MONITORIMI PER VITIN 2003
3.IV DETYRAT PER TE ARDHMEN
                                                                                          4




1. PERMBLEDHJE

    Monitorimi i burimeve natyrore, ajrit, ujit, tokës, derdhjeve urbane etj, kryhet sipas
disa kritereve shkencore përsa i përket vrojtimeve, mbledhjes dhe analizave të mostrave.
Ai synon në mbledhjen e të dhënave per te vrojtuar dhe parashikuar rolin e faktorit njeri
dhe natyror në ndryshimet e mjedisit, ku ai është aktiv. Objektivat kryesore te
monitorimit jane:
1. per te zbuluar ndryshimet dhe per te karakterizuar saktësisht nga ana sasiore
    tendencat (prirjet) e zhvillimit të burimeve
2. per të siguruar informacione mbi lidhjen midis kushteve (gjendjeve) të burimeve dhe
    shkaqeve të tyre
3. Për të evidentuar cilësinë e mjediseve ku njeriu ushtron aktivitetin e tij jetësor, me
    synim për të marrë masat e nevojshme për përmirësimin e tyre
4. per të vlerësuar efektivitetin e politikave dhe veprimeve për menaxhimin e burimeve
    natyrore

        Monitorimi gjatë vitit 2002 u realizua në përputhje me Vendimin e Keshillit te
Ministrave Nr.541, Date 25.09.1995 « Per detyrat qe kane Ministrite, Institucionet dhe
Personat Juridike e Fizike per Monitorimin dhe Kontrollin e Mjedisit ». Në këtë kuadër,
Ministrisë së Mjedisit ju dha një fond, i cili u përdor për të kontraktuar institucione
shkencore të vendit për realizim e monitorimit.
        Në këtë përmbledhje janë paraqitur shkurtimisht të dhënat e raporteve të
institucioneve përkatës, të kontraktuar në lidhje me monitorimin për vitin 2002. U
monitorua cilësia e ajrit në disa zona urbane, cilësia e ujit të lumenjëve, pellgjeve
kryesore ujëmbledhëse, shkarkimet e lëngëta urbane, cilësia mikrobiologjike e ujrave të
plazheve kryesore, disa hot spote si dhe aspekte të ndryshme të biodiversitetit.

       Nga këto raporte rezulton se përvec hot spoteve, gjendja paraqitet dramatike në:

   1. Cilësinë e ajrit urban, vecanërisht në qytetet më popullsi të lartë si Tiranë,
      Durrës dhe Elbasan. Vlerat e treguesve të lëndëve në suspension rezultojnë
      shumfish i vlerave maksimale të lëjuara nga BE (4-5 herë). Duhet theksuar se
      ka një korrelacion mjaft të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit të
      mushkërive me këtë tregues të ajrit. Studime për këtë aspekt demostrojnë se
      vdekshmëria nga këto sëmundje në zonat e ngjashme si Tirane etj., janë mbi
      20 % në krahasim me zona të pastra (studime të OBSH). Vecanërisht
      impaktin më të madh në mortalitet e ka materiali i imët në suspension. Burim i
      këtyre pezullive të imta janë makinat dhe proceset e ndryshme të djegjes, duke
      filluar nga ato të plehrave dhe lëndëve të ndryshme djegëse. Mendojmë se mer
      mjaft rëndësi konfirmimi i këtyre të dhënave. Për këtë, kërkohet të sigurohen
      paisje bashkëkohore për vlerësimin e kësaj gjëndje. Në këtë kuadër, lind nevoja të
      kemi një politikë të qëndrueshme, në lidhje me perdorimin e mjeteve të vjetra të
      transportit, nxitjes së transportit publik dhe mjeteve si bicikleta. Të vendosen
      rregulla të forta për firmat ndërtuese, të cilat janë burim i rëndësishëm i vlerave të
                                                                                      5


   larta të lëndëve pezull (suspension) me diametër më të madh se 10 mikrometër.
   Në zona ku ka aktivitete të industrisë së rëndë si ajo e metalurgjisë dhe ajo e
   cimentos (Elbasan etj), ndërmarrjet duhet të vihen përpara kërkesave të rrepta të
   zbatimit të normave të emisionit në ajër. Lind nevoja e shtimit të zonave të
   gjelbëruara. Të ndalohet absolutisht djegja e plehrave në zonat urbane.

2. Lumenjte e Tiranës, Gjanicës, Ishmit, të cilët janë mjaft të ndotur për shkak të
   derdhjeve urbane të patrajtuara. Në pjesë të vecanta gjendja e tyre paraqitet e
   eutrofikuar. Mjaft shqetësuese është gjendja e Lumit të Gjanicës, ku përvec
   derdhjeve urbane ka një kontaminim të rëndë me produkte nafte. Këto derdhje
   arrinë deri në det, fakt i cili mund të krijojë implikime rajonale. Vetëm trajtimi i
   ujrave të zeza mund të zgjidhe këtë gjendje. Ndërsa për Gjanicen duhet vënë para
   përgjegjësisë Albpetroli.


3. Plazhet si Durrës, Kavajë dhe Vlorë, të cilët rezultojnë me shkallë të lartë të
   ndotjes mikrobiologjike. Ajo tejkalon disa herë normat e lejuara. Përvec trajtimit
   të derdhjeve urbane, puna edukative për të mos ndotur në det janë masat për
   zvoglimin e kontaminimit.

4. Vlerat e larta të Radonit në mjediset e banuara. Ai është një element radiokativ,
   i cili shkakton sëmundje të ndryshme kancerogjene, ndaj përzgjedhja e
   materialeve të ndërtimit, duke patur si kriter edhe këtë tregues merr rëndësi.
   Vecanërisht qytetet si Tirana, Kruja, Kopliku, Burreli dhe B. Curri paraqesin vlera
   të larta të përqëndrimit të tij.


5. Zonat e vlerësuara si hot spote, vecanërisht në Porto Romano dhe Vlore (PVC).
   Banorët që janë futur në territoret e fabrikave duhet të largohen me urgjencë pasi
   janë të ekspozuar në mjedise me risk të lartë.

6. Biodiversitet dhe pyje. Biodiversiteti, si tregues i rëndësishëm i shëndetit të
   natyrës është dëmtuar si përsa i përket faunës, ashtu dhe florës. Gjuetitë ilegale
   apo grumbullimet e bimeve, prerjet e pyjeve jashtë kritereve, janë faktorët
   dëmtues. Mjaft organizma endemikë janë rrezikuar në shkallën deri në zhdukje.
   Masa e vetme për të mënjanuar degradim e tyre, është ndalimi për disa vjet i
   gjuetisë së shpendëve, kafshëve të egra dhe shrytëzimit të pyjeve, praktikë e
   cila ka funksionuar jo vetëm në Europë por edhe në vënde të tjera si Brazili, që
   shquhet për një biodiversitet unikal. Jo vetëm zona bregdetare por edhe zona si
   Skrapari, Kolonja etj janë bërë vendë mjaft të frekuentuara nga gjuetarë italianë.
   Zjarret, janë një dukuri që ka patur impakt signifikant në dëmtimet e
   biodiversitetit.


7. Biodiversitetin e zonave bregdetare. Ndërhyrja këtu duhet të jetë emergjente,
   për vetë vlerat e mëdha turistike. Ndalimi i gjuetisë joligjore të peshkut dhe vënia
                                                                                           6


       para përgjegjësive të pronarëve të lokaleve pranë detit, që shkarkojnë mbeturinat e
       tyre në det, duhen vlerësuar si masa rehabilitimi të tyre. Merr rëndësi gjithashtu,
       ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe domozdoshmëria e marrjes në konsideratë të
       vlerësimeve të impaktit në mjedis, kur kryhen aktivitete ndërtuese pranë zonave të
       ndjeshme.


        Nga analiza e raporteve të dorëzuar në Ministri, duket qartë nevoja e rritjes së
cilësisë të monitorimit, paisjeve dhe bashkëpunimit me Ministritë si e Shëndetësisë,
Industrisë, Bujqësisë, të Transportit etj. dhe pushtetin lokal si në aspektin teknik, por
edhe të bashkërendimit të forcave për të zvogluar ndikimet negative në mjedis dhe
mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Realizimi i objektivave të mësipërme do të bëhet i
mundur nesë do të ketë një bashkëpunim efektiv ndërdisiplinorë dhe ndërinstitucional,
dukuri e cila deri tani është e zbehtë.

Konkretisht:
              Ministria e Energjitikës, Industrisë dhe Minierave mund të kontribojë në
               kufizim e ndotjeve që vijnë nga Albpetroli. Protestat e komunave dhe
               komunitetit të zonave ku operon kjo ndërmarrje janë të shumta dhe shpesh
               ka tendenca edhe për veprime agresive të tyre, që mund të keqpërdoren
               dhe nga partitë e opozitës. Monitorimi i industrive që mbulon ky digaster
               përbën një kontribut të rëndësishëm për mjedisin.
              Ministria e Bujqësisë mund të bashkërendojë veprimtarinë me MM për të
               realizuar fushata mbjelljesh të fidaneve pyjore për të ulur problemin e
               erozionit. Kompostimi i mbetjeve të ngurta në zonat rurale, nxitja e kësaj
               përvoje është një praktikë mjaft e rekomanduar dhe që të dy Minsitritë
               mund të kontribojnë etj.
              Pushteti lokal dhe Ministria e rendit, vecanërisht në zonat e “hot spoteve” ,
               mund të angazhohet më shumë për të penguar ardhjen e banorëve në zonat
               brënda ish fabrikave, si dhe synimit për ti shpërngulur ata që aktualisht
               ndodhen brënda tyre. Ne si Ministri po përpiqemi të negociojmë për këtë
               problem.
              Ministria e Arësimit mund të angazhohet më shumë me Ministrinë e
               Mjedisit për intensifikimin e procesit të edukimit mjedisor. Tërheqja e
               shoqërisë civile në kët proces është një element me mjaft rëndësi. Ne,
               bashkë me Ministrinë e Arësimit kemi iniciuar krijimin e një tavoline të
               rrumbullakët për të diskutuar rolin e NGO dhe ministrive tona në
               vendosjen në CV të lëndës së edukimit mjedisor.
              Një lidhje më e ngushtë dhe efektive duhet të ketë me Ministrinë e
               Transportit, për ti dhënë prioritet atij transporti që minimizon ndotjet nga
               lëndët në suspension. Ky digaster kërkohet të vlerësojë shkallën e ndotjeve
               që vijnë nga burimet e lëvizshme, i cili është dhe burimi kryesor ndotës në
               zonat urbane.
              Me Ministrinë e Jashtme mund të bashkëpunohet më ngushtë për të
               përshpejtuar ratifikimin e atyre konventave, nga të cilat mund të
               përfitohen fonde. Një e tillë është ajo Kyotos e cila, pas ratifikimit krijon
                                                                                           7


               mundësira për ardhjen e fondeve për rinovime teknologjike, përdorim të
               energjive të rinovueshme etj., të cilat do kenë një impakt signifikativ në
               uljen e nivelit të ndotjes. Nga informacionet është vënë re se vende të ish
               BS kanë përfituar ndjeshëm nga kjo konvente.
              Një punë më efektive mund të bëhet me median, partneritetin me
               shoqërinë civile dhe biznesin, për ti ndërgjegjsuar ato dhe angazhuar për të
               zvogëluar problemet e ndotjeve.
              Akademia e Shkencave dhe rrethet universitare mund të përfshihen më
               shumë në rritjen e cilësisë së monitorimit (nëpërmjet bashkëpunimit me
               institutet përkatëse) dhe hapjes së fushave të reja studimore, ku të
               trajtohen me shumë aspektet mjedisore që janë shqetësim për vendin sot.
              Me Ministrinë e Kulturës dhe Arteve për të evidentuar zonat me vlera
               turistike, arkeologjike edukative etj.
              Shprehim rezervat tona në lidhje me detyrimet që kanë patur Ministritë e
               ndryshme për të dhënë informacionet respektive në procesin e
               monitorimit. Ende tek ne skanë ardhur këto informacione me gjithë
               kërkesën zyrtare që është bërë që në muajin Shtator 2002. Gjithashtu me
               shqetësim konstatojmë se mjaft Ministri po heqin strukturat, që shqyrtojnë
               aspekte mjedisore (Të konfirmohet nga Mirela etj). Ky qëndrim bie ndesh
               me idenë që politika mjedisore duhet të behet komponente e rëndësishme
               e zhvillimeve ekonomike të vendit

Shtojmë se monitorimi i RSH eshte i pjesshem, jo përfaqësues. Ai nuk plotëson shpesh
kriteret që përdoren ne BE. Ndaj kërkohet të rriten burimet financiare. Për vitin 2003 u
akordua një buxhet dy herë më i vogël se në vitin 2002, që padyshim ndikon në cilësinë e
monitorimit. Krijimi i Institutit të Mjedisit kërkon angazhimin gradual të tij në procesin e
monitorimit, por për këtë kërkohet rritje e performancës në aspektet monitoruese.
                                                                                          8


2. MONITORIMI FIZIKO-KIMIK DHE MIKROBIOLOGJIK I MJEDISIT PER
VITIN 2002 DHE DETYRAT PER VITIN 2003

        Ne kuader te studimeve te monitorimit te ndotjes se mjedisit, në vitin 2002
Ministria e Mjedisit (Drejtoria e Kontrollit dhe Parandalimit te Ndotjes ne Mjedis),
bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.541, Date 25.09.1995 « Per detyrat qe
kane Ministrite, Institucionet dhe Personat Juridike e Fizike per Monitorimin dhe
Kontrollin e Mjedisit », ka financuar kundrejt kontratave të legalizuara një varg
institucionesh për tema si më poshtë:

1. Institutin e Shendetit Publik:
               Monitorimi i cilësise se ajrit urban 1 100 000 leke;
               Monitorimi i shkarkimeve te lengeta urbane ne ujerat siperfaqsore
              1 200 000 leke;
               Monitorimi i cilesise mikrobiologjike te ujerave te plazheve kryesore te
                 Shqiperise     800 000 leke;
               Monitorimi akustik urban        500 000 leke.

2. Institutin e Studimeve dhe Projektimeve te Teknologjise Kimike:
              Monitorimi i ajrit, ujerave siperfaqsore dhe ndotjes se tokes ne territorin e
                 ish Uzines se Shkrirjes dhe Rafinimit te Bakrit, Lac 1 100 000 leke;
              Monitorimi i ndotjes se ajrit dhe ujerave siperfaqsore, ngarkesa e ndotjes
                 se ekstraktit, perberja merceologjike dhe treguesit fiziko-kimike te
                 mbeturinave urbane ne venddepozitimin e Sharres, Tirane 1 000 000
                 leke.

3. Sherbimin Gjeologjik Shqiptar:
           Monitorimi i ndotjes se ujerave nentokesore ne pellgjet kryesore te
              Shqiperise     1 000 000 leke;
           Monitorimi i radonit ne toke, ne ambjentet e brendshme dhe ne ujerat e
              pijshem        684 000 leke.

4. Institutin e Fizikes Berthamore :
              Monitorimi i ndotjeve radioaktive te ajrit urban dhe ndotjes atmosferike
                 nepermjet analizes elementore te aerosoleve 664 600 leke ;
              Monitorimi i ndotjes radioaktive dhe inorganike te ujerave siperfaqsore
                         535 000 leke.

5. Qendren Kombetare Shkencore te Hidrokarbureve:
           Monitorimi i permbajtjes se hidrokarbureve ne ujerat siperfaqore ne
             rajonin Patos-Marinez-Bubullime    360 000 leke.

6. Institutin e Hidrometeorologjise:
              Monitorimi i cilesise se ujerave siperfaqsore 782 000 leke.
                                                                                          9


2.I      Informim lidhur me monitorimet e kryera

      2.I.1 Monitorimi i cilësise se ajrit urban

Tema eshte ndjekur nga Instituti i Shendetit Publik.

Monitorimi i cilesise se ajrit ka synuar te grumbulloje te dhena mbi cilesine e ajrit ne
qytetet kryesore te vendit tone duke siguruar bazat e nevojshme shkencore per zhvillimin
e politikave dhe strategjive, vendosjen e objektivave, vleresimin e cilesise se ajrit ne
raport me normat nderkombetare dhe kombetare, dhe planifikimin e veprimeve te
metejshme.

Treguesit e monitoruar jane bazuar ne kriteret e Agjensise Europiane per Mjedisin dhe te
Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH-se) per monitorimin e cilesise se ajrit
urban, si edhe ne pervojen shume-vjecare te monitorimit ne vendin tone. Duke mbajtur
ne konsiderate faktin qe ne kushtet aktuale trafiku rrugor dhe volumi i madh ne sektorin e
ndertimit perbejne burimin kryesor te ndotjes se ajrit urban, eshte kryer monitorimi i
ketyre treguesve te cilesise se ajrit urban:
      Oksidet e Azotit (NOx),
      Lenda e grimcuar ne suspension, kryesisht pluhuri total LGS dhe ai i
         respirueshem PM10,
      Bloza,
      Dyoksidi i squfurit (SO2),
      Ozoni (O3),
      Plumbi

Monitorimi eshte kryer ne 7 qytete (Tirane me me shume stacione monitorimi, Elbasan,
Durres, Fier, Vlore, Korce dhe Shkoder). Frekuenca e monitorimit eshte respektuar sipas
kontrates.

Ne rezultatet e ketij monitorimi vecojme:

Tejkalohen disa here rekomandimet e fundit te OBSH (te aplikuara ne te gjitha vendet e
BE) per pluhurin total LGS dhe ate te respirueshem PM10 dhe nderkohe ka rritje te
ketyre treguesve ne raport me vitin 2001. Permbajtja e disa gazeve qe lidhen me
shkarkimet e trafikut po rritet vazhdimisht (NO 2 , O3). Permbajtja e plumbit (Pb) eshte
akoma nen rekomandimet e OBSH-se, por nje monitorim me i thelluar (ne kohezgjatje)
ne vitet qe vijne do te mund te lejoje te percaktohet tendenca e ketij treguesi.

Ne analize te fundit, te dhenat e perftuara gjate monitorimit te vitit 2002 flasin qarte se
Ajri Urban ne shtate qytetet e monitoruara ne Shqiperi eshte i ndotur ne nje mase qe
mund te konsiderohet e rrezikshme per Shendetin. Kjo ndotje ka te beje kryesisht me
shtimin e numrit te automjeteve ne qarkullim dhe vjetersine e motorreve te tyre.

Aktiviteti i ndertimit dhe pluhuri i rrugeve gjithashtu ndikon ne nivelet e larta te LGS ne
ajer, por PM10, NO2, O3, dhe Pb lidhen thuajse ekskluzivisht me shkarkimet e trafikut.
                                                                                                           10




                                Ndote s it k las ik e te ajrit urban ne Shqipe ri - 2002


            OBSH 1999

                Tirana 5

                Tirana 4

                Tirana 3

                Tirana 2

                Tirana 1
                                                                                                  Ozoni
                   Vlora                                                                          NO2
                Shkodra                                                                           SO2
                                                                                                  PM10
                  Korca
                                                                                                  LGS
                    Fieri

                Elbasani

                 Durresi

                            0    100      200      300      400      500      600      700




Figura 1: Rezultatet mesatere vjetore te monitorimit te ajrit urban ne Shqiperi, viti
2002 - µg/m3
                                          LGS    PM 10 Pb SO2 NO2 O3

Normat e Shqiperise (1974)                              500                    1.5         150   150
Normat e BE (1997)                                      150         70         1.0          80    70 120
Rekomandimet e OBSH (1999)                              120         70         0.5          50    40 120


        2.I.2   Monitorimi i shkarkimeve të lëngëta urbane


Tema eshte ndjekur nga Instituti i Shendetit Publik. Sipas programit te parashikuar ne
kontrate jane analizuar dhe raportuar treguesit kimike dhe bakteriologjike te caktuar ne
160 mostra ujore per analiza kimike dhe mikrobiologjike. Per mostrat e ujit te marra ne
32 stacionet e zonave Tirane, Durres, Elbasan, Shkoder, Lezhe, Shengjin, Fier, Vlore jane
percaktuar treguesit e meposhtem:

       Turbullira, amoniaku, nitritet, nitratet, fosfori total, alkaliniteti total, NKO, NBO,
        coliforme totale, coliforme fekale, Str. Fekal.
                                                                                         11


   2.I.2.1 Treguesit kimike te monitoruar
Metodat e aplikuara per treguesit kimike jane ato me te cilat manipulon laboratori kimik i
Departamentit te Shendetit dhe Mjedisit ne Institutin e Shendetti Publik, te cilat nga ana e
tyre jane te rekomanduara nga ISO, EPI, etj.

 Indeksi analitik kimik        Teknika e perdorur                 Njesite e perdorura
 Turbiditeti                   Spektrofotometri                   Mg/l FTU
 Alkaliniteti total            Volumetri                          Mg/l CaCo3
 Nevoja kimike per O2          Digjestion e spektofotometer       Mg/l O2
 Nevoja biologjike per O2      Inkubim ne frigotermostat per      Mg/l
                               5 dite ne temperature 20C
 Amoniaku                      Spektofotometer                    Mg/l NH4
 Nitritet                      Spektofotometer                    Mg/l No2
 Nitrate                       Spektofotometer                    No3

Gjate observimeve sanitare u vu re se ujrat siperfaqesore ne 8 rrethet ndoten kryesisht me
efluente urbane dhe rurale te zonave te populluara. Ndotje industriale ne keto lumenj
kemi vetem nga 12 punishte te rregjies se lekurave qe sot kryejne aktivitetin e tyre
prodhues.

Ujrat urbane te qyteteve Shkoder, Lezhe, Durres, Vlore dhe Sarande efluentet e tyre i
kalojne ne stacionet e pompimit (hidrovore), te cilat ne shumicen e rasteve nuk jane ne
pune (kryesisht per arsye te kursimit te energjise elektrike).

Nitratet te cilat konsiderohen si ndotes persistente jane ne nivele te normave per ujrat
urbane dhe siperfaqesore, gje qe tregon vetem per ndotje te fresket te ketyre ujrave.Ujrat
e studiuara ne baze te permbajtjes se alkalinitetit total jane brenda normave te
pranueshme.

Duke u bazuar ne klasifikimin e lumenjeve sipas UNECE, ne studim eshte dhene edhe
tabela e klasifikimit te lumenjve te monitoruar.

    2.I.2.2. Treguesit mikrobiologjike te monitoruar
        Monitorimi mikrobiologjik i ujrave urbane eshte kryer ne 8 rrethe te vendit tone
perkatesisht: rrethi Tiranes me 8 stacione kampionimi (lumi Tirane 3 stacione
kampionimi, Lana 3 stacione kampionimi, dhe Erzeni me 2 stacione); Durresi me 4
stacione kampionimi ( Hidrovori, Porto Romano, Currila dhe kanali i ujrave te larta tek
AKFOR); Elbasani me 3 stacione kampionimi (Lumi Shkumbin tek reparti ushtarak,
Shkumbini – Ura Topcias, Shkumbini – Ura Paprit); Vlora me 4 stacione kampionimi
(Hidrovori- hidrovori ne det, shkarkimet e ujrave te zeza ne Skele, plazhi I Ri); Saranda
me 2 stacione kampionimi (Kolektori Riviere, Kolektori Lagja koder); Fieri me 3
stacione kampionimi (Lumi Gjallice, Lumi Seman, Lumi Gjallice + Seman); Shkodra me
4 stacione kampionimi (Lumi Kir para ndotjes, Lumi Kir pas ndotjes, lumi Drin para
                                                                                           12


ndotjes, lumi Drin pas ndotjes) dhe Lezha me 4 stacione kampionimi (Stacioni pompimit
te ujrave te zeza, Ura Cenit, ne det keneta Kenalle ne Shengjin).
Mostrat e ujrave urbane jane marre para dhe pas shkarkimeve urbane. Po ashtu ne zonen
e qyteteve bregdetare, Durres, Lezhe, dhe Sarande ujrat jane analizuar edhe ne stacionet e
pompimit dhe hidrovoret perkates si dhe ne zonen e detit perballe hidrovorit. Per shkak se
te gjitha ujrat urbane te vendit tone shkarkohen pa asnje lloj trajtimi paraprak, rezultatet e
arritura tregojne se shkarkimet urbane te ujrave te zeza japin nje ndotje bakteriologjike
mjaft te larte te ujerave siperfaqsore sidomos ne zonat pas shkarkimeve urbane. Me e
shprehur kjo ndotje eshte ne zonen e shkarkimeve pas hidrovoreve dhe stacioneve te
pompimit ne qytetet Shkoder, Lezhe, Durres, Vlore dhe Sarande, ku E. Coli dhe Str.
Fekal dalin ne shifra shume te larta.

   2.I. 3 Monitorimi i cilesise mikrobiologjike te ujerave te plazheve kryesore te
   Shqiperise

Tema eshte ndjekur nga Instituti i Shendetit Publik. Studimi i eshte permbajtur kushteve
te vena ne kontrate dhe ka kryer monitorimin mikrobiologjk te ujrave te plazheve
kryesore te Shqiperise: Durres, Kavaje dhe Vlore. Monitorimi mikrobiologjik perfshin
monitorimin e treguesve bakterologjike (Koliforme fekale-E.Coli, Str.fecal) dhe
monitorimin e treguesve kimike (temperatura, saliniteti, pH, nitratet dhe P-total). Sa i
takon treguesit - Koliforme Totale – te parashikuar ne kontrate, eshte vleresuar si
indikator jo i pershtatshem per ndotjen fekale te rajoneve te Mesdheut dhe qe
pergjithesisht mbulohet nga Koliformet fekale Termotolerante (E-Coli), prandaj per
vleresimin e cilesise      higjieno-sanitare te plazheve jane kerkuar vetem dy
mikroorganizma indikatore, ato me sinjifikativet qe jane E-Coli dhe Str. Fecal.
Studimi eshte kryer ne perputhje me programin e monitorimit duke respektuar numrin e
stacioneve te monitorimit dhe frekuencat e matjeve per sezonet e ndryshme te vitit
perkatesisht: ne 20 stacione monitorimi ne plazhin e Durresit (kontrata percaktonte 21),
ne 8 stacione monitorimi ne plazhin e Kavajes dhe ne 8 stacione monitorimi ne Vlore.
Frekuenca e matjeve eshte bere 1 here ne cdo sezon per periudhen jo larese dhe 2 here ne
muaj per periudhen e veres (maj, qershor, korrik, gusht, shtator). Per cdo stacion
kampionimi u kryen 12 fushata monitorimi dhe sipas parametrave te percaktuar ne
kontrate (thellesia dhe distanca nga bregu).
Metodika e matjes eshte bere ne perputhje me standartet teknike te Republikes se
Shqiperise, ndersa normativat e ujrave te plazheve i referohen Direktives Nr 3, date
04/05/1989 te Ministrise se Shendetesise.
Ne informacionin e Institutit te Shendetit Publik raportohen qarte rezultatet, duke
vleresuar per cdo moster te analizuar, te gjithe parametrat e parashikuar ne kontrate si me
siper.

   2.I.4 Monitorimi akustik urban

Tema eshte ndjekur nga Instituti i Shendetit Publik. Ne monitorim jane perfshire 7 qytete
kryesore te vendit ku edhe eshte perqendruar rreth 2/3 e popullsise (Tirana, Durresi, Fieri,
                                                                                       13


Shkodra, Saranda, dhe Korca). Monitorimi eshte perqendruar ne pikat e nxehta te trafikut
te ketyre qyteteve brenda zonave te banuara dhe ku densiteti i trafikut eshte me i madh.
Gjithsej jane monitoruar sipas metodikes se percaktuar ne kontrate 36 stacione, 10 prej te
cilave ne Tirane, 6 ne Durres dhe 4 ne secilin prej qyteteve te tjere te siperpermendur.
Monitorimi eshte kryer ne periudha te ndryshme te dites dhe te nates.

Vleresimet per cdo stacion perfaqsohen nga nje numer relativisht i madh vlerash
impulsive (rreth 10 mije ne total). Frekuenca midis cdo serie matjesh eshte gjeneruar
sipas nje menyre te rastesishme cka krijon mundesine e krijimit te nje pasqyre te pa -
paragjykuar. Perfundimet dhe rekomandimet ne fund te studimit shtojne argumentat per
nevojen e nje monitorimi te vazhdueshem.

Del qarte ndryshimi i nivelit te zhurmave urbane ne zonen metropol Tirane – Durres
krahasuar me qytete te tjere te monitoruar. Ne kete zone vlerat mesatare jane rreth 70 dB
A ( dhe duke e kapercyer kete vlere) ndersa ne qytetet e tjera vlerat variojne duke shkuar
deri ne 62 – 65 dB A. Naten ne te njejtat zona ne Tirane (sipas stacioneve te percaktuara)
foni eshte rreth 40 dB A krahasuar me rreth 30 – 34 dB A ne qytetet e tjera. Referuar
monitorimit te vitit te kaluarper Tiranen viret re nje ngritje e lehte 1 – 3 dB A dhe ne
stacione te vecanta deri ne 5 dBA per diten dhe 2 – 3 dB A per naten.

Kjo rritje e zhurmave urbane ne pergjithesi pasqyron ndjeshem shqtesimin e publikut,
banore ne afersi te stacione ne shqyrtim. Studimi i dinamikes sidomos naten detyron
nevojen e nje vleresimi me te detajuar ne kohe cka do te perbeje nje argument teknik per
vendosjen e normave per zhurmat urbane edhe ne vendin tone, sipas zonave specifike
urbane duke patur parasysh rekomandimet e OBSH – BE-se.

   2.I.5 Monitorimi e ajrit, ujerave siperfaqsore dhe ndotjes se tokes ne territorin e
   ish Uzines se Shkrirjes dhe Rafinimit te Bakrit, Lac

Kjo teme eshte ndjekur nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve te Teknologjise
Kimike dhe eshte futur per here te pare ne kuader te monitorimit te zonave te nxehta ne
Shqiperi. Monitorimi eshte kryer ne perputhje me kushtet e kontrates sipas indikatoreve
te monitoruar, numrit te stacioneve te monitorimit, vendodhjes se tyre dhe frekuencave te
matjes.

Jane kryer keto monitorime:
  2.I.5.A Monitorimi i ndotjes se tokes:
            Per parametrat: pH, Cu, Zn, Ni, Pb, Fe, SO 4, V2O5, mbetje te patretshme.
              Seleni (Se) si element nuk ka rezultuar i pranishem ne mostrat e
              Analizuara;
            Monitorimi eshte kryer ne 6 stacione monitorimi;
            Frekuenca e monitorimit: 2 monitorime per cdo stacion (ne maj dhe ne
               tetor) dhe 4 monitorime per zonen jashte territorit te uzines.
                                                                                        14


           Jane analizuar ne total 31 mostra toke nga 24 qe ishin parashikuar ne kontrate.
           Gjithashtu njera nga provat eshte marre larg ndikimit te aktivitetit te Uzines
           dhe konsiderohet si “prove e bardhe” k
           rahasuese.

           Jane analizuar pervec ndotjes se tokes edhe stoqet e katalizatorit te vanadit, i
           cili rezultoi me permbajtje te larte arseniku (As) dhe vanadi (V2O5). Duke
           patur parasysh edhe sasine e madhe te katalizatorit (rreth 1250 m 3)
           problemi behet shqetesues dhe shtrohet nevoja e asgjesimit te tij, pasi
           ndermarja eshte shkaterruar plotesisht.

  2.I.5.B Monitorimi i ajrit:
          Per parametrat: CO 2. H2 S, SO2;
          Monitorimi eshte kryer brenda territorit te uzines ne 6 stacione;
          Frekuenca e monitorimit: 2 matje per secilin parameter (nje ne maj dhe nje
            ne tetor), duke tejkaluar kushtet e kontrates e cila kerkonte vetem 1 matje
            per secilin parameter (ne muajin tetor).

         Ne ditet kur eshte bere monitorimi i ajrit uzina nuk punonte, prandaj ndikimi i
         saj ne ajer perjashtohet. Ne ditet e rralla qe punon Uzina emeton ne ajer HF,
         SO2, SO3, CO2, etj.

  2.I.5.C Monitorimi i ujrave siperfaqesore:
          Per parametrat: pH, SO4 , NH4 , Cu, Pb, Zn, As.
         Ne studim jane analizuar me teper parametra si Cu, Fe2O3, lende ne pezulli,
         mbetje e thate dhe lende organike.
          Ne nje rreze 50 m larg territorit te uzines.
          Frekuenca: 2 matje per secilin parameter (nje ne maj dhe nje ne tetor), duke
            tejkaluar kontraten, e cila kerkonte vetem nje matje per secilin parameter
            vetem ne tetor.

Verejtje:       Nje prej detyrimeve te kontrates ka qene monitorimi I ajrit, te cilin
Instituti I Teknologjise Kimike duhej ta kishte bere ne ditet kur punon uzina.

   2.I.6 Monitorimi i ndotjes se ajrit dhe ujerave siperfaqsore, ngarkeses se ndotjes
   se ekstraktit, perberjes merceologjike dhe treguesve fiziko-kimike te
   mbeturinave urbane ne venddepozitimin e Sharres, Tirane.

Tema eshte ndjekur nga Instituti i Studimeve dhe Projektimeve te Teknologjise Kimike
(sot Instituti per Mjedisin). Monitorimi eshte kryer ne perputhje me kushtet e kontrates
sipas treguesve perkates, numrit te stacioneve te monitorimit, vendndodhjes se tyre dhe
frekuencave te matjeve. Duhet theksuar se eshte tejkaluar numri i stasioneve te
monitorimit dhe jane kryer edhe analizat per disa elemente te tjere qe nuk ishin
parashikuar ne kontrate.

Jane kryer keto monitorime:
                                                                                        15




2.I.6.A          Monitorimi i ndotjes se ajrit
             per keto parametra: CO2, CO, H2S, lendet ne pezulli PM-10;
             Monitorimi eshte kryer ne 5 stacine monitorimi nga 5 qe ishin parashikuar ne
              kontrate;
             frekuenca 1 kampion per cdo 2 muaj per cdo stacion.

2.I.6.B.       Monitorimi i ujrave siperfaqesore:
            per parametrat NBO, NKO, pH, SO2, Cl, NH4, Pb ,Cu , Cd, Sn, lendet
       ne pezulli, ngarkesa mikrobiologjike (E-Coli);
            Monitorimi eshte kryer ne 3 stacione monitorimi;
            frekuenca : 1 kampion per cdo stacion ne cdo tremujor.

2.I.6.C            Monitorimi i ekstraktit (perkolatit):
                per parametrat NBO, NKO, Ph, SO4 , CL, NH4 ,Pb, Cu, Cd, Sn,NH4 , N2
          total, lende ne pezulli;
                Monitorimi eshte kryer ne 1 stacion monitorimi;
                frekuenca: 1 kampion cdo tremujor.

2. I.6.D.          Monitorimi i mbetjeve te ngurta:
                 perberja merceologjike;
                 lageshtia – pH;
                 Analiza kimike: Carbon organik NH3, NO2, NO3, N organic, Pb, Cu, Cd,
                  Sn.

Perfundimet e nxjerra jane paraqitur ne forme tabelare dhe ne grafike duke i krahasuar
ato me normat tona shteterore te vitit 1974 dhe me normat e Organizates Boterore te
Shendetesise (OBSH).

    2.I.7 Monitorimi i ndotjes se ujerave nentokesore ne pellgjet kryesore te
    Shqiperise;

Tema eshte ndjekur nga Sherbimi Gjeologjik Shqiptar (Sh.Gj.Sh).
Furnizimi i popullsise me uje te pijshem ne Shqiperine e ulet perendimore e juglindore,
ku eshte e perqendruar 2/3 e popullsise ne qytetet me te medha dhe fshatrat behet
kryesisht nga ujrat nentokesore. Keto ujra shtrihen ne 11 pellgje te medha ujembajtese me
thellesi te ndryshme dhe shfrytezohen me shpime hidrogjeollogjike. Pellgjet e monitoruar
janë i Tiranes, Pellgu i Fushe- Krujes, Pellgu i Fushe- Kuqes, Pellgu i Lezhes, Pellgu i
Elbasanit, Pellgu i Korçes, Pellgu i Lushnjes, Pellgu i Shkodres.
Grupi i ngarkuar me studimin ka filluar punen vetem per 8 pellgjet e kryesore (nga 11) te
parashikuara ne kontrate qysh ne Maj ne 39 puse (stacione) monitorimi per studimin e:
             1. perberjes kimike;
             2. analizes mikrobike;
             3. metaleve te renda;
             4. pesticideve.
                                                                                       16


Monitorimi eshte realizuar sipas projektit dhe kontrates se lidhur ndermjet Ministrise se
Mjedisit dhe Sherbimit Gjeollogjik Shqiptar dhe ka arritur ne konkluzionet e meposhtme:

1.-Analizat kimike dhe bakteriale te 39 shpimeve monitoruese, ato te pesticideve dhe
metaleve te renda, tregojne se pergjithesisht ndotje globale pellgjesh nuk ka, ne disa
shpime te vecanta shfaqja e NO2 dhe e baktereve Coli dhe Strept jane raste te izoluara,
kryesisht nga moszbatimi i zones se rrepte rreth shpimit.

2.-Analizat e pesticideve te ujrave nentoksore rezultojne me permbajtje te disa
komponenteve te pesticideve nen sasine maximale te pranueshme. Ne disa pellgje nuk
dedektohet permbajtja e tyre.

3.-Ne numrin me te madh te stacioneve te pompimit te cilet perdoren per furnizimin me
uje te pijshem te qyteteve dhe te fshatrave ne pellgjet e monitoruara nuk zbatohen zonat e
rreptesise dhe te mbrojtjes sanitare. Rekomandohet qe organet kompetente te ushtrojne
autoritetin e tyre per mbrojtjen e ujrave nentoksore nga ndotjet masive te mundshme (jo
vetem nga ato lokale qe jane takuar gjate monitorimit).

   2.I.8 Monitorimi i radonit ne toke, ne ambjentet e brendshme dhe ne ujerat e
   pijshem

Tema eshte ndjekur nga Sherbimi Gjeologjik Shqiptar. Studimi i kryer paraqet ne menyre
te plote monitorimet e bera per te tre treguesit e parapare ne kontrate.

Vleresimet e marra per situaten e Radonit ne toke dhe vecanerisht per riskun ne zonat e
ndryshme te qendrave urbane perbejne nje nga momentet me te rendesishme te studimit
dhe konkretisht jane nje konkluzion integral i monitorimit te kryer duke perfshire dhe
eksperiencen dhe investimin e rendesishem te SHGJSH ne kete fushe.

Nga indikacionet e marra del qarte se rreth 1/3 e Tiranes (qytetit) vleresohet me risk te
larte sipas bashkeinterpretimit te nivelit te perqendrimit te 222Rn dhe pershkueshmerise.
Ky perben nje informacion me vlere te madhe konkrete per evidentimin e qendrimeve te
metejshme lidhur me monitorimin ne kete fushe.

Pa dyshim nje nga momentet ku duhet te perqendrohet vemendja eshte detajimi dhe
monitorimi (nga shkalla 1:25000 ne rende me te larta) i zonave me risk te larte
vecanerisht ne vendbanimet me perqendrim te larte dhe me prirje te rritjes se dendesise se
popullates.

Moment tjeter i rendesishem eshte monitorimi ne ambjentet e brendshem. Pavaresisht nga
pamjaftueshmeria relative e informacionit te perqendrimit te 222Rn ne mjediset e
brendshme, nga te dhenat e monitorimit del se duhet te rritet numri i ambjenteve te
monitoruar dhe frekuenca e monitorimit.
                                                                                          17


   2.I.9 Monitorimi i permbajtjes se hidrokarbureve ne ujerat siperfaqore ne
   rajonin Patos-Marinez-Bubullime.

Tema eshte ndjekur nga Qendra Kombetare Shkencore e Hidrokarbureve - Fier. Ky
monitorim i nje zone te klasifikuar “zone e nxehte” megjithe financimin modest te
Ministrise se Mjedisit jep informacion qe tregon jo vetem per situaten historik e per
indekset qe merren te percaktuara ne zerat e kontrates, por me ane te tyre vleresohet
situata aktuale si rezultat i aktivitetit te nxjerrjes se naftes ne zonen e studiuar.

Monitorimi eshte realizuar per 24 stacione, per te cilet eshte percaktuar permbajtja e H2S,
e klorureve dhe e permbajtjes se naftes se tretur (hidrokarbureve) dhe cipave te saj ne
ujerat siperfaqsore te zones.

Sipas rezultateve te raportuara, permbajtja e H 2 S (gazi sulfhidrik) vihet re vetem ne
grupet e puseve te shfrytezimit me pajisje dhe teknologji te amortizuar dhe ne dekantimet
(dekantimi i Marinzes, grupet 8, 22, dhe 40). Vlerat e larta te ketij treguesi vijne edhe per
shkak te ritmeve te larta te shfrytezimit te ketij vendburimi. Ne sistemet kryesore hidrike
nuk ka permbajtje te H2S. Ne kolektorin Roskovec – Hoxhare nuk kishte prani te H2S
gjate tremujorit te fundit te vitit 2002, ndersa rezulton me prani te H 2S ne dy tremujoret e
tjere te monitoruar (tabela e meposhtme).

Sa i takon klorureve, prania e tyre eshte e ndyshueshme, gje qe lidhet me :
     Kontributin e ujerave shoqerues te naftes;
     Ndikimin e ujerave siperfaqsore me permbajtje te ulet te klorureve.

Ndikimi me i madh i ujerave shoqerues te naftes eshte ne kolektorin Roskovec –
Hoxhare, perr faktin se ne te ka shkarkime me te shumta te ujerave teknologjike te
Marinzes dhe Sheqishtes.

Sa i takon naftes se tretur ne mjediset ujore, ajo takohet ne forme cipash notuese dhe ne
forme te tretur. Vlerat me te larta te ketij treguesi jane te pranishme ne grupet e
monitoruara dhe ne stinen e veres, pasi gjate stines se dimrit si rezultat i reshjeve
atmosferike permbajtja e hidrokarbureve kishte renie te nivelit p.sh. ne grupin 40 nga
0.11 mg/liter ne 0.0196 mg/liter. Ne dekantimin e Marinzes ndodh e kunderta: kemi prani
ne rritje te naftes se tretur nga tremujori i pare ne tremujorin e trete te monitorimit si
pasoje e rritjes se ritmeve te shfrytezimit te ketij vendburimi. Gjithashtu eshte konstatuar
se kolektori Roskovecv – Hoxhare eshte me i ndotur se Perroi i Zharrezes.

Nkikimi me i madh i ujerave shtresore te naftes eshte ne sistemet hidrike te zones ku
derdhen ujerat shtresore te grupeve te naftes. Me vlere te madhe paraqitet vleresimi i
ujerave shtresore te patrajtuara (rreth 150 000 ton), si rezultat i te cilave kemi ndotje te
tokes perreth, sistemit hidrik deri ne detin Adriatik.

   2.I.10 Monitorimi i cilesise se ujerave siperfaqsore
                                                                                         18


Kjo teme eshte ndjekur nga Instituti Hidrometereologjik. Monitorimi eshte kryer ne
perputhje me kushtet e kontrates sipas treguesve te monitorimit, parametrave perkates,
numrit te stacioneve te monitorimit, dhe frekuencave te matjes.

Ne studim jene pershkruar edhe metodikat e marrjes se monstrave dhe analizat perkatese
te parametrave qe kerkon kontrata.

Jane kryer keto monitorime:
   2.I.10.A Monitorimi i lumenjve:
            Per lumenjte: Kiri, Mati, Fani i Vogel, Fani i Madh, Ishmi, Lana, Gjola,
               Tirana, Erzeni, Shkumbini, Dunaveci, Devolli, Osumi, Semani, Gjanica,
               Vjosa.
            Per paramerat: pH, oksigjeni i tretur, NKO, NBO, nitritet, nitratet, P-total,
               alkaliniteti, amoniaku.
            Ne 23 stacine monitorimi,
            Frekuenca: 4 here ne vit , sipas stineve

   2.I.10.B Monitorimi i liqeneve:
            Per liqenet: Ohri, Prespa, Shkoder;
            Per parametrat: temperatura, transparenca, oksigjeni i tretur, format e
             ndryshme te azotit, format e ndryshme te fosforit, konduktiviteti;
            Ne 5 stacione liqenore monitorimi;
            Frekuenca: 4 here ne vit sipas stineve.

   2.I.10.C Monitorimi i ujrave detare:
            Ne ujrat detare prane gjirit te Durresit dhe te Vlores
            Per parametrat: kripshmeria, oksigjeni i tretur, format e ndryshme te azotit
             dhe fosforit.
            Ne 2 stacione monitorimi, prane burimeve te shkarkimeve
            Frekuenca: 2 here ne vit

   2.I.11 Monitorimi i ndotjeve radioaktive te ajrit urban dhe ndotjes atmosferike
   nepermjet analizes elementore te aerosoleve

Tema eshte ndjekur nga Instituti i Fizikes Berthamore (IFB). Ky studim ka synuar ne
kryerjen nga ana e Institutit te Fizikes Berthamore te monitorimit te nivelit te ndotjeve
radioaktive ne precipitimet atmosferike si dhe te disa elementeve toksike ne aerosolet e
ajrit urban ne qytetin e Tiranes.
         Objektivi i percaktuar ne kontrate lidhet me:
       -     percaktimin e aktivitetit beta total ne mostrat e precipitimeve atmosferike te
             mbledhura me frekuence mujore ne kater stacione te vendosura ne Tirane
             (IFB), Shkoder (Universiteti), Vlore (Universiteti) dhe Korce (Universiteti);
       -     percaktimin e permbajtjes se disa elementeve ne mostrat e aerosoleve te
             mbledhura ne dy stacione ne qytetin e Tiranes, njeri ne qender (godina e
                                                                                              19


              Ministrise se Mjedisit) dhe tjetra ne malin e Dajtit (prane ish Kampit te
              Pionereve). Mostrat e aerosoleve do te mblidheshin ne cdo stine.

        Ne konluzionet e studimit renditen:
                   Sa i takon treguesit te radioaktivitetit beta total:
Rezultatet e marra tregojne se nivelet e ketij radioaktiviteti ndodhen brenda kufijve te
pranuar per fonin natyror.

                   Sa i takon treguesit te presences se metaleve toksike ne aerosole:

Studimi i aerosoleve paraqet ne menyre korrekte te gjithe kerkesat e parashikuara ne
kontrate si persa i perket stacioneve e periodicitetit te matjeve ashtu edhe analizes dhe
konkluzioneve per ndikimin e faktoreve antropogjene (aerosoleve nen 10 a sidomos nen
2.5 µm) qe vijne nga produktet e djegies se lendeve fosile (kryesisht karburantet e
konsumuar nga transporti). Pavaresisht nga rruget e ndryshme, vihet re konvergjenca e
konkluzioneve te Institutit te Fizikes Berthamore (IFB) me ato te Institutit te Shendetit
Publik (ISHP) per keto indekse.
Aktualisht ne stacionin e mbledhjes se aerosoleve ne qender te Tiranes (tarraca e godines
se Ministrise se Mjedisit) jane mbledhur 28 mostra te aerosolit total dhe 12 mostra te atij
te fraksionuar. Ndersa ne stacionin e ngritur ne Malin e Dajtit (prane godines se ish
Kampit te Pionereve) jane mbledhur 25 mostra te aerosolit total dhe 6 mostra te atij te
fraksionuar.
Nga rezultatet e ketij monitorimi bie ne sy se ne te dy fraksionet e grimcave, elementet
me perqendrim me te larte jane K, Ca dhe Fe te cilet ka shume mundesi te jene me
origjine natyrale (dheu). Fakti qe keta elemente kane perqendrim me te larte ne fraksionin
e grimcave me dimensione 10 – 2.5 µm tregon se ata perqendrohen kryesisht ne grimcat e
medha.
Jane analizuar per permbajtjen e radioaktivitetit beta total 30 mostra te depozitimeve
atmosferike te marra ne kater stacione ne qytete te ndryshme te vendit. Rezultatet e
marra tregojne se vlerat e radioaktivitetit jane brenda kufijve te pranuar per fonin
natyror.

Jane mbledhur 53 mostra te aerosolit total dhe 18 mostra te atij te fraksionuar ne dy
stacione rreth qytetit te Tiranes, nga te cilat njeri ne qender te qytetit dhe tjetri ne nje zone
qe konsiderohet si e paster. Nga analiza e mostrave te aerosolit total vihet re se ne qytet
perqendrimet e elementeve jane me te larte se ne stacionin e paster, megjithese nga
pikpamja e ndotjes ata cfaqin vlera te moderuara. Perqendrim me te larte cfaqin
elementet K, Ca dhe Fe qe jane te lidhur me dherat dhe jane te perqendruar ne
grimcat me te medha. Elementet me natyre antropogjene si Pb, Ni, Zn, Cu, etj.
perqendrohen ne grimcat me dimensione te vogla (<2,5µm).

    2.I.12 Monitorimi i ndotjes radioaktive dhe inorganike te ujerave siperfaqsore
                                                                                          20


Tema eshte ndjekur nga Instituti i Fizikes berthamore (IFB). Kontributi i Institutit te
Fizikes Berthamore ne kete projekt synonte kryerjen e monitorimit te ndotjeve
radioaktive dhe inorganike te ujrave siperfaqsore kryesore te vendit.

Objekt i monitorimit kane qene 7 stacione lumore, 3 stacione liqenore, 2 stacione detare
si dhe disa stacione prane burimeve te ndotjes. Ne mostrat e mbledhura ne keto stacione
me cikel stinor do te percaktoheshin radioaktiviteti beta total si dhe permbajtja e disa
metaleve gjurme.
Vleresimi i kampioneve te marra ne rrjetin e monitorimit eshte ndjekur normalisht ne te
gjitha stacionet e parashikuara ne kontrate.
       -         Per percaktimin e aktivitetit beta total jane analizuar 52 mostra qe
                 perfaqsojne 4 stacione liqenore (ne Liqenet e Shkodres, Ohrit dhe
                 Prespes) dhe 9 stacione lumore (ne lumenjte Drin, Mat, Erzen, Ishem,
                 Shkumbin, Seman dhe Vjose) te mbledhura ne te kater stinet.
       -         Per ndotjen inorganike mostrat e marra ne te gjitha stacionet e
                 mesiperme plus dy stacione detare (Durres dhe Vlore) jane analizuar per
                 permbajtjen e Fe, Ni, Cu, Zn dhe Pb. Raportimet jane konform
                 metodikave te percaktuara ne kontrate.

       2.II    Perfundime dhe rekomandime:

                   2.II.1 Sa i takon ajrit urban

Ne kushtet e ndotjes se ajrit urban kryesisht nga sektori i transportit dhe ndertimit,
mendojme se do te kete vlere rishikimi i normave egzistuese per cilesine e ajrit urban (te
vitit 1974), duke u mbeshtetur teknikisht ne te dhenat e paraqitura ne monitorimin e vitit
2002, si edhe ne plotesimin e detyrimit ligjor per perputhjen e legjislacionit shqiptar me
ate te BE-se ne fushen e mbrojtjes se mjedisit. Aktualisht eshte ngritur nje grup i
perbashket pune per hartimin e normave te reja te cilesise se ajrit ne mbeshtetje te Ligjit
“Per mbrojtjen e ajrit”. Fill pas tij Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit dhe
Telekomunikacionit do te angazhohen edhe per hartimin e normave te shkarkimeve ne
ajer nga mjetet e transportit, gje qe do te ndikoje pozitivisht per kufizimin e emisioneve
ndotes ne ajer dhe per rrjedhoje ne permiresimin e cilesise se tij. Sa i takon shkarkimeve
ne ajer nga burimet e levizshme (automjetet), Ministria e Mjedisit tentoi te ftoje Institutin
per Transportin per te kryer monitorimin per vitin 2003, i cili reagoi me vonese per shkak
te mungeses se aparaturave te nevojshme. Mendojme gjithashtu se ne bashkepunim me
Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit duhet te gjejme rruget per promovimin
e transportit publik, gje qe do te kufizoje numrin e automjeteve ne qarkullim dhe per
pasoje do te sjelle permiresim te cilesise se ajrit urban.

                   2.II.2 Sa i takon Shkarkimeve te lengeta

Ne konkluzionet e monitorimit renditen:
    Lumejte dhe deti te marra ne monitorim ndoten me ujra urbane dhe rurale te
      patrajtuara. Per pasoje, ujrat kane kerkese te larte organike per O 2, nevoje
                                                                                          21


        biologjike per O2 , Amoniak dhe Fosfate. Nitratet jane ne gjendje persistente ne
        perqendrime te vogla. Nga ana tjeter, ujerat e monitoruar paraqiten me ngarkese te
        larte te indikatoreve te ndotjes fekale te ekzaminuar;
       Kjo ndotje vjen si rezultat i shkarkimit te ujrave urbane pa asnje lloj trajtimi
        paraprak si ne ujrat e lumenjve, ashtu edhe ne ujrat e detit gje e cila ne zonen e
        bregdetit kthehet ne nje rrezik potencial per shendetin e popullates per personat qe
        mund te lahen ne keto zona si edhe ne rastin e konsumit te prodhimeve detare te
        marra ne keto zona;

Ne keto kushte rekomandohet qe:
 Ujrat e lumenjeve te mos perdoren per larje dhe vaditje;

   Ujrat e zonave bregdetare Shengjin – Kenalle, Vlore (Skela, Plazhi i Ri, Plazhi i
    Vjeter), Sarande (Lagjia Koder dhe Klubi Riviera), te mos perdoren nga banjatoret ne
    distancen 10-20m nga bregu.

   Stacionet e pompimit prane hidrovoreve te jene gjithmone ne gjendje pune. Per kete
    KESH duhet te marre masa per furnizimin e vazhdueshem te tyre me energji
    elektrike, mungesa e se ciles eshte shkak per mosfunksionimin e tyre.

   Kerkohen investime per ndertimin e impianteve te pastrimit te ujrave urbane ne 8
    qytetet e marra ne studim.
   Ne zbatim te ligjit „Per trajtimin mjedisor te ujerave te ndotur‟ Ministria e Mjedisit do
    te punoje per hartimin e normave te reja te shkarkimeve te lengeta, aplikimi i te cilave
    do te ndikoje mjaft per reduktimin e ndotjes se ujerave.
   Industria kryesore e ndotjes se ujerave eshte ajo e lekureve: ne keto kushte Ministria e
    Industrise dhe Energjitikes duhet te marre masa ne bashkepunim me Ministrine e
    Mjedisit per perqendrimin e industrise se lekureve ne nje zone te percaktuar ku te
    kerkohet me rigorozitet respektimi i kushteve mjedisore.

                    2.II.3 Sa i takon monitorimit te plazheve

Perfundimet e monitorimit te treguesve bakterologjike (E-Coli dhe Streptokoku
Fecal):
       Ne zonen e plazhit te Durresit zonat me te ndotura jane zona e Hamallajt ,
        Rrushkullit, Currilave, Ura e Dajlanit, Shkembi i Kavajes, plazhi i Teutes dhe i
        Ilirise, ne te cilat indikatoret e ndotjes fekale dalin mbi normat e lejuara per
        larjen e populates;

       Ne zonen e plazhit te Kavajes me te ndotura jane plazhi i Golemit, dhe i Malit
        te Robit, por jo per te gjithe indikatoret, pra kane nje ndotje te moderuar;

       Ne zonen e plazhit te Vlores, me te ndotura jane plazhi perballe Shkolles se
        Marines, dhe plazhi i vjeter deri tek kampi i pioniereve, ku per te gjithe
        indikatoret e ndotjes fekale dalin vlera 3-4 fish mbi normat e lejuara.
                                                                                           22




Perfundimet e monitorimit te treguesve kimike (Temperatura, Ph, saliniteti, nitratet
dhe P-total):
           Ujrat e zonave bregdetare jane me mjedis lehtesisht alkalin (pH - 8.33);
           Ujrat e zonave bregdetare nuk permbajne vajra minerale ne siperfaqen e tyre;
           Ujrat detare permbajne ngarkese te larte te lendeve ne pezulli;
           Ujrat detare jane ne nivelin eutrofik, bazuar ne vlerat e fosforit total.

Sa i takon burimit te kesaj ndotjeje, ajo vjen si pasoje e:
          Shkarkimeve te ujrave urbane (ujrat e zeza), te qyteteve Durres, Kavaje dhe
           Vlore, te te gjitha fshatrave te zones bregdetare, ujrat e larta (ujembledhesat e
           shirave dhe ujrave te perdorura), dhe te ujrave industriale te cilat derdhen
           nepermjet tubacioneve te ujrave te zeza, hidrovoreve apo kanaleve te hapura
           direkt ne det ose indirekt nepermjet lumenjve, perrenjve ose kanaleve pa as nje
           lloj trajtimi paraprak;
          Si rezultat i ndertimeve pa kriter ne gjithe zonen e bregdetit, pjesa me e madhe e
           te cilave nuk kane kanalizime te ujrave te perdorura dhe gropat septike
           infiltrojne duke ndotur zonen e bregdetit;
          Shtimi i numrit te pushuesve ne sezonin e plazhit, ndikon gjithashtu ne shtimin e
           ndotjes se ujrave te banjatore.

Ne keto kushte rekomandohet qe:
          Te forcohet kuadri ligjor dhe institucional per menaxhimin e planifikuar te zonave
           bregdetare, duke u mbeshtetur ne nje plan kombetar te zhvillimit te bregdetit;
          Te trajtohen ujrat e perdorura rurale dhe urbane perpara se ato te shkarkohen ne
           det;
          Te kryhet monitorimi i indekseve te tjere te ndotjes si klorofila, fenolet dhe
           detergjentet sintetike;
          Te behet monitorimi jo vetem ne bregdet, por edhe ne det te hapur;
          Te vendosen normat e reja kombetare per ujrat e larjes ne perputhje             me
           standartet nderkombetare te Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH).
          Te ngrihet nje rrjet me i rregullt monitorimi ne perputhje me rekomandimet
           nderkombetare per rajonin e Mesdheut.
          Te stabilizohen sa me pare ndertimet pa leje dhe ato jashte kushteve higjieno-
           sanitare.

              2.II.4 Sa i takon monitorimit te zhurmave

Rritja e zhurmave urbane ne pergjithesi pasqyron ndjeshem shqtesimin e publikut, banore
ne afersi te stacioneve ne shqyrtim. Studimi i dinamikes sidomos naten detyron nevojen e
nje vleresimi me te detajuar ne kohe cka do te perbeje nje argument teknik per vendosjen
e normave per zhurmat urbane edhe ne vendin tone, sipas zonave specifike urbane duke
patur parasysh rekomandimet e OBSH – BE-se.
                                                                                        23




           2.II.5 Monitorimi hot-spoteve

Gjate vitit 2002 Ministria e Mjedisit kreu monitorimin e tre prej hot-spoteve te
identifikuara: te venddepozitimit te mbetjeve ne Sharre-Tirane, te Uzines se metalurgjise
se bakrit ne Lac dhe te zones naftembajtese te Patos-Marinzes. Ne kokluzionet e ketyre
studimeve vecojme:

       2.II.5.A Sa i takon monitorimit te vend depozitimit te Sharres:

         -Ne fushen e Sharres grumbullohen dhe depozitohen jo vetem mbetjet shtepiake,
por edhe cdo mbeturine tjeter e qytetit duke perfshire ketu dhe mbeturinat toksike e te
demshme si p.sh.: bateri, medikamente, mbeturina spitalore, etj.
       -Sasia mesatare ditore e mbetjeve qe depozitohen ne Sharre vleresohet rreth 560
ton nga te cilat 345 ton mund te klasifikohen si plehra urbane te qytetit, 138 ton
materiale inerte, dhe 77 ton mbeturina te ndryshme te perziera.
       -Perberja mercologjike e plehrave urbane qe depozitohen ne Sharre karakterizohet
nga nga nje permbajtje mjaft e larte (mbi 50%) te fraksioneve te imta (nen 50 mm) me
natyre kryesisht inorganike. Pjesa tjeter e plehrave urbane kane natyre dhe perberje te
krahasueshme me te dhenat e vendeve te tjera. Pra ne Sharre depozitohen sasi te medha te
mbetjeve inerte si dhera, mbetje ndertimi, etj.
       -Perberja kimike e fraksioneve –20 mm e plehrave urbane qe depozitohen ne
Sharre karakterizohet nga permbajtje e ulet e lendeve organike.
       -Ujrat siperfaqesore dhe ekstraktet e kullimit qe vecohen nga fusha e Sharres
karakterizohen nga nje ngarkese inorganike, organike dhe bakteriale relativisht e larte.
-       Formacioni gjeologjik i fushes se depozitimit te mbetjeve ne Sharre sipas te
dhenave nuk favorizon depertimin ne ujrat nentokesore duke formuar keshtu nje barriere
te mire natyrore per kufizimin e shpendarrjes se ndotjes nga venddepozitimi neper ujrat
nentokesore te mjedisit rrethues.
 -      Ndikimi i ndotjes se ujrave te lumit Erzen nga derdhja ne te e ujrave te ndotura te
ekstraktit rezulton minimal dhe i pandjeshem. Kjo kryesisht per shkak te prurjes te larte
te ujrave te lumit ne raport me ujrat qe vecohen nga venddepozitimi.
        -Djegja e vazhdueshme dhe e pakontrolluar e mbeturinave qe depozitohen ne
Sharre perben fenomenin me shqetesues mjedisor, pasi ajo shoqerohet me rendimin e
treguesve cilesore te ajrit jo vetem afer fushes se depozitimit por edhe ne qendrat e
banuara afer saj si Kombinat, Tirane, Vaqarr, etj.
       -Perberja e mbeturinave dhe kushtet e djegjes se tyre favorizojne formimin e
substancave ekstremisht toksike si dioksinat dhe furanet.

Duke e vleresuar ne kompleks, konkludojme se:

       -Depozitimi dhe grumbullimi i mbetjeve urbane ne Sharre nuk i permbahet
kritereve mjedisore.
       -Nuk ekziston sistemi i organizuar i grumbullimit dhe seleksionimit te mbetjeve
urbane, mungesa e te cilit veshtireson mundesine e riperdorimit ose riciklimit te tyre.
                                                                                          24


       -Venddepozita e Sharres karakterizohet nga mungesa te theksuara te
infrastruktures, pajisjeve, makinerive dhe nuk ekziston nje process teknologjik ose
process pune i percaktuar (ose rregullore).
       -Nga ana tjeter rruga ekzistuese e Sharres, gjate gjithe gjatesise se saj eshte e
amortizuar ne nje shkalle te tille duke u transformuar ne nje hapesire me gropa dhe
pellgje uji me ere te rende dhe te pakalueshme nga automjetet.

Me keto konkluzione, situata aktuale ne Sharre paraqitet mjaft e renduar dhe duhet te
merren urgjentisht masa per te zvogeluar impaktin negativ ne mjedis, deri ne mbylljen e
ketij venddepozitimi.

       2.II.5.B Sa i takon monitorimit te Uzines se metalurgjise se bakrit ne Lac.

        - Uzina e metalurgjise se bakrit ne Lac eshte e shkaterruar dhe tani ndodhet ne
fazen e konservim –likujdimit.

        - Gjate aktivitetit te saj, Uzina ka pasur nje impakt shume negativ ne mjedis dhe
ne shendet dhe do te vazhdoje persa kohe do te mbeten burimet ndotese ne territorin e
uzines.

       - Vihen re ndotje te theksuara te tokes ne territorin e uzines nga bakri, zinku,
arseniku, duke i tejkaluar disa here standartet nderkombetare, i cili mund te jete nje burim
potencial per ndotjen e ujrave siperfaqesore dhe nentokesore. Arsyet e ketyre vlerave
shpjegohen me teknologjine e prapambetur qe eshte perdorur.

       - Permbajtja e hekurit, plumbit dhe nikelit ne toke nuk eshte shqetesuese dhe eshte
e krahasueshme me standartet nderkombetare.

        - Ne uzine ndodhen te depozituara ne kushte te papershtatshme 1250 m3
katalizator i perdorur vanadi, i cili permban deri 3.3% V2O5, 2.05% As dhe eshte i ndotur
me asbest.Rreth 850 m3 sasi te tjera katalizatori ndodhen ne objektin e filtrave dhe eshte i
perzier me materiale termoizoluese dhe asbest.

          Ne keto kushte rekomandohet:
          1. Si nje mase mbrojtese per cilesine e ujrave te behet gelqerizimi i territorit te
             uzines.

          2. Heqja dhe depozitimi i mbetjeve te behet ne nje vend te sigurte.

          3. Si nje mase afat gjate rekomandohet hartimi i nje projekti kompleks per te
             pare mundesine e asgjesimit te mbetjeve, rehabilitimit te objekteve dhe
             pajisjeve industriale.

              2.II.5.C. Zona naftembajtese e Patos-Marinzes:
      Treguesit e vleresuar, per zonen e Patos-Marinzes qe i eshte nenshtruar
       monitorimit, deshmojne per prani te ndotjes se mjedisit ne ajer, uje dhe toke;
                                                                                        25


      Ritmet e larta te shfrytezimit te vendburimeve te naftes me teknologji te
       amortizuar ndikojne ne rritjen e shkalles se ndotjes se mjedisit;
      Ne keto kushte, kompania ALBPETROL duhet te rinovoje teknologjine e
       shfrytezimit te vendburimeve te nfates;
      Te projektohet dhe te filloje injektimi i ujit shtresor te prodhuar ne shtresen
       naftembajtese si mase teper efektive vec te tjerash edhe per mbrojtjen e mjedisit;
      Te krijohen impiantet e rehabilitimit te ujit shtresor ne grupet dhe stacionet e
       dekantimit perpara se te shkarkohen ne sistemet hidrike te zones;
      Te krijohen prita ne kanalet e shkarkimit te ujerave per kapjen e mbledhjen e
       cipave notuese te naftes.
      Nje ndikim pozitiv per mjedisin do te kete edhe miratimi i draft-Vendimit te
       Keshillit te Ministrave per normat eperkohshme te shkarkimeve ne ajer, zbatimi i
       te cilit do ta detyroje ALBPETROL-in te paraqese planin per rinovimin e
       teknologjise deri ne nje periudhe 5 vjecare, ne fund te se ciles, ALBPETROL-i do
       te jete i detyruar te shkarkoje ne mjedis brenda normave europiane.

       2.II.6 Sa i takon Pellgjeve nentokesore

1.-Analizat kimike dhe bakteriale te 39 shpimeve monitoruese, ato te pesticideve dhe
metaleve te renda, tregojne se pergjithesisht ndotje globale pellgjesh nuk ka, ne disa
shpime te vecanta shfaqja e NO2 dhe e baktereve Coli dhe Strept jane raste te izoluara.

2.-Analizat e pesticideve te ujrave nentoksore rezultojne me permbajtje te disa
komponenteve te pesticideve nen sasine maximale te pranueshme. Ne disa pellgje nuk
dedektohet permbajtja e tyre.

3.-Ne numrin me te madh te stacioneve te pompimit te cilet perdoren per furnizimin me
uje te pijshem te qyteteve dhe te fshatrave ne pellgjet e monitoruara nuk zbatohen zonat e
rreptesise dhe te mbrojtjes sanitare. Rekomandohet qe organet kompetente te ushtrojne
autoritetin e tyre per mbrojtjen e ujrave nentoksore nga ndotjet masive te mundshme (jo
vetem nga ato lokale qe jane takuar gjate monitorimit).

   2.II.7 Përmbajtja e Radonit

Ne menyre me specifike, ne perfundimet kryesore te arrritura nga rezultatet e monitorimit
renditen:

Per monitorimet e Radonit ne toke:
1.      Nga 18 qytete te studiuar gjate vitit 2002 ne 9 prej tyre ose 50% te qyteteve te
studiuar jane fiksuar siperfaqe me rrezikshmeri te larte Radoni;

2.     Nga 9 qytetet ne te cilat jane fiksuar siperfaqe me rrezikshmeri te larte Radoni, 5
prej tyre dhe konkretisht Tirana, Kruja, Kopliku, Burreli, dhe Bajram Curri,
vleresohen si qytetet me probleme shqetesuese Radoni;
                                                                                        26


3.      Ne 83.25 km2 siperfaqe e studiuar ne 18 qytete: 20.0 km2 ose afro 25% e
siperfaqes rezulton me rrezikshmeri te larte, 20.5 km2 me rrezikshmeri te mesme dhe
42.75 km2 ose rreth 50% e siperfaqes me rrezikshmeri te ulet;

4.      Qyteti i Tiranes ne perfundim vleresohet qytet me probleme shqetesuese Radoni.
Pra Tirana, vendoset mbi nje trashesi active te kuqe qe prodhon Radon. Pikerisht pjesa qe
dominohet nga shtepite e ulta 1-2 kateshe dhe qe cdo dite po kthehen ne ndertime
shumekateshe (10 kateshe) eshte pjesa ku zhvillohet kjo trashesi aktive, e cila detyrimisht
duhet izoluar per mos ta sjelle Radonin ne ndertese.
5.      Qyteti i Krumes meqenese ka dy sektore me pershkueshmeri te larte konsiderohet
qytet i paster nga pikpamja e rrezikshmerise se Radonit. Edhe qyteti i Lezhes, me
perjashtim te pjeses malore te tij futet ne kete grup. Po ashtu ketu klasifikohen edhe
Shkodra, Elbasani, Puka dhe Librazhdi;
6.      Ne qytetet Peqin, Cerrik, Kucove, Gramsh dhe Fushe Kruje sektoret ne te cilet
fiksohet rrezikshmeri e larte kane “avRn” te nivelit te mesem 31 kBq/m3, duke u
konsideruar qytete me rrezikshmeri te mesme. Ndersa ne qytetin e Pogradecit, kater
sektore te tij jane me rrezikshmeri te larte dhe vlerat e “avRn” jane te larta deri ne 100
kBq/m3.

Monitorimi i Radonit ne ajrin e ambienteve te brendshme:

   o Qytetet me vlera mesatare te “avRn” ne ambjentet e brendshme 35-50 Bq/m3 ose
     te ulta jane Shkodra, Puka, Kruma, Librazhdi.
   o Qytetet me vlera mesatare te “avRn” 66-85 Bq/m3 ose pak me te larta jane Fushe
     Kruja, Gramsh, Lezhe, Kucova.
   o Qytetet me vlere mesatare te “avRn” ne ambjentet e brendshme 130-150 Bq/m3
     ose me te larta jane Tirana, Kruja, Burreli e Kopliku.

Nga keto te dhena te pergjithsuara arrihet ne perfundimin mbi perputhjen qe rezulton
ndermjet grupimeve te Rrezikshmerise se Radonit ne toke me grupimet sipas ma dhesive
te matura te “avRn” ne ambjentet e brendshme.
Ajrosja e mire ne mengjes dhe per kohe te gjate deri ne 1.5 ore e kthen ambjentin nga te
papershtatshem ne te pershtatshem per pune. Duke I zbritur vlerat e perqendrimeve ne
kete menyre vlerat e perqendrimit zvogelohen nga 800 ne 50-100 Bq/m3.

Per monitorimet e Radonit ne ujin e pijshem dhe ato kurative.

           o Nisur nga kufiri i normes se lejuar prej 50 Bq/l gjate dites, studimi i ka
             vleresuar te gjitha depot e monitoruara si te pastra dhe me uje te pijshem
             nga pikpamja e perqendrimit te Radonit.
           o E vetmja depo qe ka perqendrim me te ngritur eshte ajo e Fushe Krujes ne
             fshatin Arameras ku “avRn” eshte 20 Bq/l. Nga ky uje lejohet te pihet ne
             dite nga nje person deri ne 2.5 litra, sasi kjo e mjaftueshme.

   2.II.8 Ujerat siperfaqsore
                                                                                           27


   2.II.8.1 Persa i perket monitorimit te ujrave te lumenjve:

Me te ndotur paraqiten lumenjte:
-        Lumi i Tiranes fillimisht pa hyre ne Tirane, ne Uren e Brarit, ka perberje natyrore
kimike, por duke kaluar permes qytetit, perberja e tij modifikohet. Analizat tregojne nje
rritje te konsiderueshme te mineralizimit, te NKO (Nevoja Kimike per Oksigjen) dhe te
fosforit total. Kjo tregon se ujrat e Lumit te Tiranes ndoten vazhdimisht nga shkarkimet e
ndryshme ne qytet.
-         Lumi i Gjanices per shkak te shkarkimeve te ndryshme ne te perfshire ketu edhe
shkarkimet e naftes. Ujrat e lumit kane mineralizim te larte, mungese te ngopjes me
oksigjen dhe sasi te medha te amoniakut, nitriteve, fosforit total etj.
-        Edhe Lumi i Ishmit paraqet vlera te larta te ndotjes.
-         Per lumenjte e tjere si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa; situata paraqitet e
permiresuar ne krahasim me vitet e tjera.

2.II.8.2 Persa i perket monitorimit te ujrave te liqeneve:

-       Liqeni i Ohrit sipas permbajtjes se lendeve ushqyese klasifikohet si oligotrof
(perqendrimi i fosforit total - 7mg/ m3). Vecori tipike e liqenit te Ohrit eshte permbajtja e
ulet e kriperave te tretura. Ujrat e tij jane te stratifikuara dhe permasat e ketyre shtresave
ndryshojne ne varesi nga temperatura. Problematike paraqiten shkarkimet e fosforit ne
kete liqen nepermjet burimeve pikesore.Per te evituar kete eshte e domosdoshme
trajtimi I ujrave te zeza te qytetit te Pogradecit.
-       Liqeni i Prespes dallohet per perqendrime te ulta te oksigjenit te Tretur dhe ne
periudhen e veres zvogelohen ne menyre dramatike. Perqindja e fosforit ne kete liqen
paraqitet me e larte se tek liqeni i Ohrit (rreth 10 mg/m3). Ne keto kushte liqeni i Prespes
klasifikohet ne nivelin mes mezotrofise dhe eutrofise. Sistemi ekologjik i ketij liqeni
kerkon nje trajtim te vecante qe presupozon bashkepunim midis Shqiperise, Greqise dhe
Maqedonise.
-       Liqeni i Shkodres ka thellesi te vogel, deri 10 m dhe per shkak te perzjerjes se
vazhdueshme nga era transparenca e tij eshte e ulet.Ne pergjithesi ujrat e ketij liqeni nuk
jane te ngopura me oksigjen.

2.II.8.3 Persa i perket monitorimit te ujrave detare prane bregut :

Analizat tregojnë se ujrat detare prane bregut ne gjiret e Durresit dhe Vlores tregojne se
ato ndoten vazhdimisht nga shkarkimet urbane.Vetem prania e ketyre shkarkimeve
shpjegon mungesen e ngopjes se ujrave me oksigjen dhe pranine e formave te ndryshme
te elementeve ushqyese. Trajtimi paraprak i ujrave te zeza do te permiresonte se tepermi
cilesine e ujrave detare.

2.II.9 Monitorimi i ndotjeve radioaktive te ajrit urban dhe te ujerave siperfaqsore

       - Jane analizuar per permbajtjen e radioaktivitetit beta total 30 mostra te
depozitimeve atmosferike te marra ne kater stacione ne qytete te ndryshme te vendit.
                                                                                         28


Rezultatet e marra tregojne se vlerat e radioaktivitetit jane brenda kufijve te pranuar per
fonin natyror.

        - Jane analizuar per permbajtjen radioaktivitetit beta total 52 mostra te ujrave
siperfaqsore kryesore te vendit. Rezultatet e marra tregojne se vlerat e radioaktivitetit
jane brenda kufijve te pranuar per fonin natyror.



III.   Verejtje dhe sugjerime lidhur me ecurine e procesit te monitorimit

       Kontraktimi i institucioneve per kryerjen e studimeve te monitorimit per vitin
       2002, perben nje prej hapave shume te rendesishem ne rrugen e hartimit dhe
       zbatimit te Programit Kombetar te Monitorimit sipas kritereve europiane dhe
       boterore ne kete fushe. Sidoqofte, edhe per vitin 2002 monitorimi ka funksionuar
       si nje process i nderprere, rrjeti i monitorimit eshte akoma i varfer ne pajisje apo
       kapacitete njerezore dhe vlefshmeria e te dhenave qe merren nga monitorimi eshte
       e diskutueshme.

       Verejme se fondi per vitin 2002 ne dispozicion te studimeve te monitorimit te
       ajrit, ujit apo mbetjeve urbane ne teresi, ishte i konsiderueshem ne raport me vitin
       2001 dhe i domosdoshem ne rrugen e stabilizimit te sistemit te monitorimit per
       pasqyrimin gjithmone e me te mire te gjendjes se mjedisit ne vend dhe
       konkluzioneve per rruget e permiresimit te kesaj gjendjeje. Keshtu, rritja e fondit
       te monitorimit per vitin 2002 ne raport me ate te vitit 2001 u shfrytezua edhe per
       te zgjeruar skemen e monitorimit duke inkluduar nje numer me te madh
       parametrash qe u monitoruan, rritjen e frekuences se monitorimit te secilit
       parameter si edhe per te shtuar numrin e institucioneve qe marrin pjese ne kete
       proces.

       Nje vlere te vecante per ecurine e procesit te monitorimit gjate 2003 sjell miratimi
       ne mars 2002 i Vendimit te Ri te Monitorimit ne Republiken e Shqiperise. Ne te
       eshte percaktuar nje set indikatoresh te matshem te gjendjes, ndikimit dhe trysnise
       ne ajer, ujera te brendshem, toke, zone bregdetare, pyje e ne larmine biologjike;
       Eshte zgjeruar gjithashtu rrjeti i institucioneve me detyra te percaktuara ne
       zbatimin e programit te monitorimit te mjedisit; jane percaktuar me mire raportet
       e institucioneve zbatuese te Programit Kombetar te Monitorimit te Mjedisit me
       Ministrine e Mjedisit lidhur me menyren e shkembimit te informacionit; Eshte
       futur koncepti i hartimit te Programit Kombetar te Monitorimit ne te cilin
       perfshihen detyra te percaktuara per Ministrine e Mjedisit, Institucionet zbatuese,
       Ministrite e linjes, Akademine e Shkencave si edhe per personat juridike e fizike
       qe zhvillojne veprimtari ne Republiken e Shqiperise. Sipas ketij Vendimi,
       Ministrite dhe Akademia e Shkencave duhet te dorezojne ne Ministrine e Mjedisit
       raporte vjetore per gjendjen e mjedisit, politikat mjedisore sektoriale, te dhena per
       projekte mjedisore dhe komponente mjedisore ne projekte te ndryshme, brenda
       sistemeve te tyre. Theksojme qe edhe pas nje kujtese per Ministrite me ane te nje
                                                                                         29


       shkrese ne Tetor 2002, vetem Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka
       reaguar me raportin perkates. Te tilla raportime do te na ndihmojne shume per
       pasqyrimin me te sakte te gjendjes se mjedisit, i cili nuk mundesohet plotesisht
       me ane te kontratave te monitorimit per shkak te kufizimeve ne buxhet. Nga ana
       tjeter do te rritej bashkepunimi ne drejtim te rakordimit te politikave sektoriale me
       synim mbrojtjen e mjedisit.

       Ne mars 2003 u pergatiten dhe u nenshkruan pas nje periudhe te gjate
       konsultimesh studimet e monitorimit per vitin 2003 si me poshte:

1.Me Institutin e Shendetit Publik:
             Monitorimi i cilësise se ajrit urban;
             Monitorimi i zhurmave ;
             Eshte ne proces pergatitjeje monitorimi i shkarkimeve te lengeta
                urbane ne bashkepunim me Institutin per Mjedisin ;
             Eshte ne proces pergatitjeje monitorimi i plazheve.

2. Sherbimin Gjeologjik Shqiptar:
           Monitorimi i ndotjes se ujerave nentokesore ne pellgjet kryesore te
              Shqiperise;
           Monitorimi i radonit ne toke, ne ambjentet e brendshme dhe ne ujerat e
              pijshem;

3. Institutin e Fizikes Berthamore:
              Monitorimi i ndotjeve radioaktive te ajrit urban ;

4. Qendren Kombetare Shkencore te Hidrokarbureve:
           Monitorimi i permbajtjes se hidrokarbureve ne ujerat siperfaqore ne
             rajonin Kash-Ballsh-Kasnice.

5. Institutin e Hidrometeorologjise:
              Monitorimi i cilesise se ujerave siperfaqsore.

Sa kohe qe buxheti ne dispozicion ishte pak me shume se gjysma e atij te vitit 2002 u
tregua kujdes per mosduplimin e treguesve te monitorimit ne tema te ngjashme te cilat i
ndjekin institucione te ndyshme. Interes paraqet edhe monitorimi i shkarkimeve ne ajer
nga mjetet e transportit si burimi kryesor i ndotjes se ajrit urban (nga Instituti i
Transportit), monitorimi i rrezatimeve jo-jonizuese (per t‟i dhene pergjigje shqetesimeve
te publikut lidhur me antenat e telefonise celulare),monitorimi i mbetjeve te ushtrise (ka
shfaqur interes Drejtoria e Monitorimit te Mjedisit e Laboratorit Qendror te Ushtrise), etj.
                                                                                         30


   2.      MONITORIMI BIOLOGJIK I NATYRES


2.I Informim lidhur me monitorimet e kryera

Lidhur me Monitorimin e Natyres Ministria e Mjedisit realizoi kater kontrata me
institucionet e meposhtme:
    1. Muzeu i Shkencave te Natyres per Monitorimin e pasurive faunistike te
        ekosistemeve ligatinore te Velipojes, Kune Vain, Patok, Karavasta dhe Butrintit.
        Projekti synonte te monitoronte molusket, insektet, reptilet, amfibet, shpendet dhe
        gjitaret ne lagunat e mesiperme nepermjet specieve bioindikatore. Jane kane kryer
        gjithsej 349 dite ekspedita te shperndara nga prilli ne nentor ne lagunat qe
        monitorohen dhe eshte dorezuar nje raport prej 64 faqesh.

   2. Instituti i Kerkimeve Biologjike per Monitorimin e flores se bregdetit Adriatik.
      Projekti synonte te monitoronte ne stacione te ndryshme te bregdetit Adriatik:
      shoqerimet bimore sipas tipit te habitatit (dunat ranore, lagunat, ligatinat, pyjet
      halore mesdhetare, pyjet aluvionale, shkembinjte bregdetare), speciet indikatore
      dhe invasive dhe matjen e pigmenteve fotosintetike ne bime.
      Puna per procesin e monitorimit te flores se bregdetit Adriatik eshte kryer ne
      periudhen Maj-Tetor. Jane kryer afërsisht 25 ditë vrojtime për çdo specialist (7
      gjithsej) dhe eshte dorezuar raporti perfundimtar (prej 147 faqesh, 23 fotografi, 63
      grafike dhe 75 skeda) bashke me miratimin e Keshillit Shkencor te Institutit.

   3. Instituti i Studimit te Tokave per Monitorimin e treguesve te pjellorise se tokes,
      ndotjes se tokes, erozionit dhe cilesise se ujrave per ujitje.
      Projekti synonte te percaktonte vlerat e disa treguesve kryesore te pjellorise se
      tokes ne nje shtrirje qe te mbuloje thuajse gjithe teritorin e vendit; evidentimin e
      elementeve ndotes dhe vlerat e tyre perreth disa objekteve industriale; vleresimin
      e humbjes se tokes nga erozioni, percaktimi i cilesise se ujrave te ujitjes. Raporti
      perfundimtar perbehet nga 90 faqe ku jane te perfshira rreth 50 faqe me paraqitje
      skematike te 35 tabelave, 25 grafike dhe 5 harta.

   4. Instituti i Kerkimeve te Pyjeve dhe Kullotave per Monitorimin e biodiversitetit ne
      ekosistemet pyjore te demtuara nga zjarret, furtunat dhe shpyllezime.
      Projekti synonte percaktimin e stadeve dinamike pas katastrofave deri ne
      rihabilitimin e plote te ekosistemit, mundesia e stimulimit permes masave
      silvikulturore dhe vleresimit te ndikimeve ne biodiversitet dhe mjedis si dhe
      evidentimi i historise ekologjike te perdorimit tradicional te ekosistemeve pyjore.
      Ne total jane kryer 24 rivelime ne : Llogara (Vlore), Malin e Zi (Korçe) Majen e
      Zeze (Kukes) dhe Germenj-Shelegure (Kolonje) Grumbullimi i te dhenave per
      çdo rivelim eshte realizuar duke kryer nje inventar ekologjik (klimatik, tokesor,
      gjeomorfologjik), floristik, dendrometrik dhe silvikulturor. Jane percaktuar 6
      rilevime, nga te cilat 4 brenda siperfaqes se djegur dhe jane paraqitur grafike dhe
      pamje te fotografuara per çdo zone ne territorin e pershkuar nga zjarri dhe zonat e
      kontrollit. Raporti perfundimtar eshte paraqitur ne 30 faqe.
                                                                                        31




3.I.1. Te rejat e monitorimit dhe indikatoret e monitoruar per vitin 2002

E veçanta per monitorimin e biodiversitetit nga Muzeu i Shkencave te Natyres dhe
Instituti i Kerkimeve Biologjike ne vitin 2002 ishte se monitorimi u krye duke u
mbeshtetur ne monitorimin kryesisht te specieve bioindikatore te ekosistemeve dhe per
here te pare u mat klorofila a si tregues i ushqyesve (trofise) ne ujrat e lagunave nga
Instituti i Kerkimeve Biologjike.

Per faunen e lagunave u monitoruan:
     molusket: dendesise, frekuence dhe abodanca per secilen, llojet e kercenuar
     insektet: dendesia e seciles specie ne 10 m2, llojet demtonjese, ujore dhe te
       kercenuara
     amfibet dhe reptilet: per llojet indikatore numrat e individeve te numeruara ne
       100m gjatesi per mjediset ujore edhe ne 6 ore kerkimi ne habitatet tokesore.
       Monitorimi i dy popullatave te breshkes detit globalisht e rrezikuar (Caretta
       caretta) ne Patok dhe Karavasta si dhe nje vleresim per Godullen, habitat ku
       gjenden 80% te popullates se Patokut te breshkave te detit.
     shpendet : numri i shpendeve te ujit dimerues dhe folezues ne secilin kompleks
     gjitaret: abodanca, statusi dhe shkalla e rrezikimit per llojet biodindikatore ne
       secilen lagune, treguesi mjedisor ne Kompleksin e Karavastase.

   Per monitorimi e flores se bregdetit Adriatik jane dhene:
    Vleresime sasiore per shoqerimet bimore nepermjet specieve indikatore per cdo
       habitat te shperndara ne 10 stacione (dunat ranore, lagunat, ligatinat, pyjet halore
       mesdhetare, pyjet aluvionale, shkembinjte bregdetare),
          o skeda e species indikatore permban 11 elemente floristike
                    emri i species dhe familjes
                    forma biologjike e species (sipas sistemit Raunkier)
                    lartesia mbi nivelin e detit
                    fenologjia
                    tipi i habitatit
                    elementi floristic
                    klasifikimi fitosocioligjik
                    klasifimi sipas Corine Biotopes
                    stacioni i kryerjes se rilevime
                    siperfaqe prove per secilin stacion
                    treguesi sasi mbuleses
                    madhesia e siperfaqes prove ne m2
                    shkalla e natyralitetit te habitatit
                    rreziqet qe i kercenohen
                    propozimet per mbrojtjen e tyre
    speciet invasive per cdo habitat
    speciet e rrezikuara
    klorofila a per gjendjen e fitoplanktonit dhe trofise ne ujrat e 3 lagunave
                                                                                           32


    pigmentet fotosintetike ne bimet qe formojne livadhe nenujore ne tre laguna
      Zoostera noltii dhe Ruppia cirrhosa

Per monitorimin e biodiversitetit ne ekosistemet pyjore te demtuara nga zjarret, furtunat
dhe shpyllezime.
Eshte vleresuar shkalla e biodiversitetit ne 4 stacione nepermjet dy treguesve:
     Pasuria floristike nepermjet rilevimit ne pyjet e djegur ashtu dhe ato te kontrollit
       (ne pyjet e pa djegur).
     Indeksi Shannon


Per monitorimin e ndotjes se tokave bujqesore, pjellorise se tyre, erozionit dhe cilesise se
ujrave qe perdoren per ujitje treguesit e matur jane :
     Per ndotjen e tokes rreth objekteve industriale (5 stacione)dhe atyre te zonave
        naftembajtese (3 stacione), permbajtja ne metale te rende
      Per pjellorine e tokes bujqesore te zones mesdhetare fushore (ne 6 nenzona),
       nepermjet metaleve te renda, pH, mases organike, N, P, K, Ca, Mg, parametrat
       mikrobiologjike, teksturen dhe mikroelementet (Mn, Zn, Cu, Bo).
      Per tokat bujqesore me pjellori te kufizuar, elemente te ndryshem ne
           o ne tokat acide (2 stacione) pH, aciditetin hidrolitik, aciditetin e kembimit
             dhe KE.
           o per tokat e rimocalizuara (3 stacione) duke percaktuar shkallen e
             degradimit te tyre nepermjet vleresimit te permbajtjes se lageshtise ne
             toke, treguesve fizike, tekstures dhe treguesve te pjellorise.

      erozioni
           o humbjes se tokes nga erozioni nepermjet Ekuacionit Universal te Humbjes
              se Tokes dhe koeficienti i rrjedhjes se ujit
           o gerryerjet ne brigjet e lumenjve (7 stacione) nepermjet ndryshimit te
              relieveve ne profilin e terthorte

per monitorimin e ujrave qe perdoren per ujitje (7 stacione) nepermjet 14 tregues (ECË,
Ca++, Mg++, Na+, CO3, HCO3, Cl, SO4, NO3, NH4+, PO4, K+, pH, SAR) qe
percaktojne cilesine e ujit te ujitjes (kripezimi, permbajtjen e natriumit dhe toksicitetin e
elementeve kimike) dhe per metalet e renda.

3.II. Rezultate dhe rekomandime

3.II.1 Fauna ne lagunat bregdetare

3.II.1.1 Gjendja e faunes

Ne pergjithesi gjendja e faunes paraqitet e veshtire dhe mbetet ne nivelet e dy viteve te
meparshme pa permiresime.
                                                                                             33




Gjendja e rende paraqitet ne Kompleksin ligatinor te Kune-Vainit ku numri i shpendeve
te vrojtuar eshte shume me i ulet sesa vete kapacitetei mbajtes i zones. Shifrat e ulta
tregojne per nje gjendje katastrofike te ekosistemit ndonese flitet per dy zona te mbrojtura
me statusin e rezervatit natyror te menaxhuar. Edhe ne zonen tjeter te mbrojtur te Patokut
(rezervat natyror i menaxhuar) nuk verehet asnje lloj nderhyrje per permiresimin e
situates. Ne Karavasta ka nje ngritje te numrit te shpendeve folezuese si pasoje e pranise
se ndermarrjes se peshkimit ne periudhen 2001-2002. Nuk ka ngritje te llojit globalisht te
rrezikuar te Pelikanit kacurrel qe eshte shpend i perhershem i zones. Ne Karavasta situata
paraqitet e renduar per gjitaret e ujit (vidren, Lutra lutra) dhe objekt gjuetie (lepuri i eger,
Lepus europaeus), ndersa eshte e stabilizuar dhe me tendence te lehte ne rritje per
çakallin (Canis aureus). Rrethimi i nje pjese te mire te rezervatit te Divjakes duket se po
jep rezultatet e para positive drejt normalizimit te gjendjes se faunes se eger ne kete zone.
Ne zonen pilot te kompleksit ligatinor Divjake-Karavasta eshte vleresuar treguesit
mjedisor, i shprehur si raport midis insektivoreve dhe brejtesve. Vlerat e larta te ketij
treguesi per te gjithe kompleksin Divjake-Karavasta, i/r=2.36, flasin per kushte
ekologjike te mira ne kete kompleks; ato flasin per praktika te nje bujqesie ekologjike, jo
intensive dhe ku pothuajse mungojne ose jane ne doza fare te ulta perdorimi i kimikateve
(biocideve). Ky konkluzion i rendesishem duhet vleresuar se tepermi ne kushtet kur behet
fjale per nje pjese te mire te kompleksit, perfshire dhe zonen/brezin buferike te tij.
Njeherazi ai na lejon qe te inkurajohet popullsia lokale e ketij kompleksi per te vazhduar
te praktikoje te njejtat praktika bujqesore ne kete zone, te cilat jane te qendrueshme dhe
ne harmoni te plote me natyren dhe ekuilibrat e saj. Ne zonen e Velipojes gjendja per
gjitaret paraqitet pak a shume e stabilizuar.

3.II.1.2 Faktoret kercenues sipas lagunave
Velipoja: Erozioni bregdetar, Zjarret, Kullotja, Gjuetia
Kune-Vain: Erozioni bregdetar, Demtimi i pyllit autokton alluvial nga prerjet e
pakontrolluara, nga pakesimi dhe mungesa e ujit te embel si dhe ndertimet pa leje, dhe
problemi i pronesise, Gjuetia dhe peshkimi i pakontrolluar dhe me perdorim mjetesh
eksplozive, Kullotja, Rekreacioni i pamenaxhuar dhe shqetesimet qe ai sjell ne rezervat,
Prania e tankerave te naftes vetem pak metra ne veri te kompleksit eshte nje rrezik
potencial i jashtezakonshem, Mungesa e menaxhimit te kallamishteve dhe tendenca per
reduktim te siperfaqes ujore per migratoret, Degradimi i nje pjese te pyllit alluvial
pergjate bregdetit per shkak te erozionit bregdetar dhe pakesimit te prurjeve me uje te
embel ne ekosistem, Zjarret (djegja e kallamishteve), Keneta e Kenalles eshte e tejndotur
nga prurjet e ujrave te zeza te Shengjit
Patok-Fushe Kuqe: pak drure te vjeter qe kane mbetur vazhdojne te priten, Erozioni
bregdetar ka çuar ne zhdukjen e plazhit te Patokut ,Kullotja e kudondodhur brenda
rezervatit, Gjuetia e pakontrolluar edhe jashte sezonit te gjuetise, Peshkimi i
pakontrolluar, Zjarret, Zeniet e territoreve te rezervatit nga persona private dhe problemi i
pronesise, Ndertimet pa leje
Laguna e Karavastase: Gjuetia ilegale, Perkeqesimi i gjendjes fizike te lagunes; regjimi
ujor dhe cilesia e ujrave, Sasia e paket e prurjeve dhe shkarkimeve me uje te embel ne
lagune si rezultat i ndertimit te barrierave argjinaturave dhe rezervuareve te ujitjes ne
pellgun ujembledhes se lagunes, Shkarkimi i ujrave te zeza te fshatrave perreth
                                                                                           34


drejtperdrejte ne lagune, Pakesimi i ujekembimit me detin nga mos-mirembajtja e
kanaleve te komunikimit lagune-det, Peshkimi i pakontrolluar si brenda ashtu dhe perpara
kanaleve te komunimit te lagunes me detin, Rritja e kripezimit te tokes perreth lagunes si
pasoje e zvogelimit te prurjeve dhe shkarkimeve te ujrave te embla dhe e hapjes se
puseve artizane per ujitje nga fermeret.
Pylli i Divjakes: Hedhja e mbeturinave te ngurta dhe mbetjeve brenda pyllit te Divjakes,
Ndertimet pa leje, aktiviteteve rekreative dhe i automjeteve (parkingjet), Gjuetia e
pakontrolluar, madje edhe brenda zones se rrethuar te Oazit, Zjarret, Kullotja
Butrinti: Kullotja e cila shpesh kalon ne mbikullotje, Zjarret, Sasia e paket e furnizimit te
liqenit me uje te embel nga l. Bistrices, pas devijimit te ketij te fundit dhe derdhjes se tij
drejtperdrejte ne det (kanali i Çukes)

3.II.1.3 Shkaqet e gjëndjes së faunës:

1.   Gjuetia e paligjshme, perndjekja e kafsheve, kapja me qellime tregtimi.
2.   Shqetesimi i vazhdueshem prej njeriut
3.   Peshkimi dhe peshkimi i paligjshem
4.   Shkaterrimi e habitateve natyrore
5.   Grumbullimi pa kriter i moluskeve
6.   Niveli i ulet i edukimit mjedisor te popullates
7.   Ndotja e mjedisit

1. Gjuetia e paligjshme, perndjekja e kafsheve, kapja me qellime tregtimi.
Qe prej viteve 90 gjuetia eshte shtuar tej mase dhe ne kundershtim te plote me rregulloret
perkatese. Qellohet mbi gjithshka dhe mbi cdo gje, me sezon dhe pa sezon gjuetie.
Perdoren te gjitha mjetet e paligjshme si pushket automatike, imituesit e zerave te
shpendeve, dritat etj. Kafshet e medha po vuajne me shume. Eshte tani per tani faktori qe
shkakton demet me te medha ne ornitofaune.
Vriten qellimisht kafshe te mbrojtura te cilat me vone do te zbukurojne dyqanet apo
klubet luksoze dhe joluksoze. Ne rruget e qyteteve ato tregtohen pa kurrfare frike. Pjesa
me e madhe e shpendeve qe shiten ne Tirane e kane prejardhjen pikerisht nga disa prej
zonave ne studim.


2. Shqetesimi i vazhdueshem prej njeriut
Edhe ne rezervatet natyrore strikte prania e perhershme e njeriut sjell shqetesimin e
shpendeve dhe nderpret aktivitet e tyre jetike si te ushqyerit dhe riprodhimi. Ne
pergjithesi verehet nje renie e kontrollit te organeve kompetente gjate sezonit te folezimit.
Mungesa e llojeve te gjahut e ben kete sezon pak terheqes ne syte e ketyre organeve dhe
ul vigjilencen e tyre ne zbatimin e ligjit apo te rregulloreve te brendshme. Shqetesimi per
shpendet eshte i larte ne Velipoje, disi me i ulet ne Karavasta dhe Butrint.
                                                                                          35


3. Peshkimi dhe peshkimi i paligjshem
Jane tejperhapur format ilegale te peshkimit si ato me drita apo dinamit. Rrjetat e
peshkatareve qendrojne tere kohes ne uje duke bere te pashfrytezueshme pjesen me te
madhe te siperfaqes ujore. Anijet e peshkimit krehin bregun e detit ne zona te ndaluara
duke shkaterruar gjithshka ne fundin e tij. Ky aktivitet redukton rezervat ushqimore te
shpendeve si dhe sjell shqetesimin e vazhdueshem te tyre. Rjetat fundore te peshkimit
shkaktojne nje tjeter demtim te molusket. Shpesh sasi te medha moluskesh te ngecur ne
rrjetat e peshkimit lihen ne breg dhe ngordhin. Ky fenomen takohet kryesisht te molusket
e permasa te medha




4. Shkaterrimi e habitateve natyrore
Habitatet e zones bregdetare po paguajne me shume regresin e pakontrolluar. Ato
perballen me fenomene te erozionit detar, keqperdorimit per kullotje dhe ndertimeve te
paligjshme.
Shume prej brigjeve ranore te Karavastase vuajne dukshem nga erozioni detar duke sjelle
keshtu pakesim te habitateve te pershtatshem per folezimin e shpendeve. Ishujt
shkembore te Ksamilit (Butrint) rrezikohen nga ndertimet e paligjshme, megjithe
shpalljen e tyre si zona te mbrojtura me Statusin Rezerve Natyrore Strikte.
Kallamishtet e pjeses veriore te liqenit te Butrintit shkaterrohen ne menyre sistematike
duke sjelle demtimin e shpendeve folezues. Grumbullimi pa kriter molusqeve si i
Lithophaga lithophaga në brigjet e Ksamilit. Meqenësë ky bivalv jeton i ngulur brenda në
shkëmbinj, nxjerrja e tij shoqërohet me thyerje të shkëmbinjve nga zhytësit që e
grumbullojnë. Kjo shkakton një shkatërrim të strukturës së habitatit shkëmbor bregdetar
dhe një shkretëtirizim të tij, pasi shoqërimet bentike kërkojnë kohë që të ristabilizohen si
dhe kushte specifike.

5. Grumbullimi pa kriter i moluskeve
Në brigjet e Ksamilit bëhet grumbullim masiv i Venus verrucosa. Kjo ka çuar në rrallim
të dukshëm të këtij lloji, pasi grumbullimi i tij (ashtu si edhe i L. lithophaga) është mjaft
intensiv e sidomos në periudhën turistike.

6. Niveli i ulet i edukimit mjedisor i popullates
Shqetesuese eshte renia e breshkave te detit Caretta caretta ne rrjetat e peshkimit. Keto
kafshe globalisht te rrezikuara fatekeqesisht vriten nga peshkataret se keto kafshe atyre ju
shkaterojne rrjetat prandaj ne disa raste ata i vrasin i perdorin per te ngrene. Mosnjohja e
vlerave shkencore te breshkave detare, keqtrajtimi i tyre nga peshkataret lidhet me nivelin
arsimor te ulet qe kane peshkataret ndaj ketyre kafsheve.

3.II.1.4 Masat qe propozohen

   Ndalimin e plote te gjuetise ne zonat ligatinore bregdetare te vendit per nje afat kohor
    prej 3-5 vjetesh, me qellim qe t‟i jepet mundesi faunes se eger qe te rimarre vehten
                                                                                            36


    dhe me pas te kalohet ne nje gjueti te kontrolluar dhe racionale brenda mundesive
    reale te vjeljes se gjahut;
   Zonat e vrojtuara vazhdojne te administrohen pa nje plan menaxhimi, dmth, pa
    objektiva menaxhuese dhe pa ndonje menaxhim te mirefillte. Si te tilla, eshte e
    veshtire qe te monitorohet suksesi ose deshtimi i praktikave menaxhuese ne keto zona
    ligatinore, dhe eshte e veshtire per te dhene rekomandime sa me specifike, te
    pershtateshme dhe ne mbeshtetje te objektivave menaxhuese;
   Rritja e kontrollit mbi aktivitetet qe ushtrohen brenda ketyre zonave, me qellim
    rregullimin e tyre dhe minimizimin e ndikimit te tyre ne faune. Si te tilla permendim
    kullotjen, gjuetine, peshkimin, rekreacionin;
   Ne zonat e njohura si zona te riprodhimit ose shtimit nuk duhet lejuar asnje lloj
    shqetesimi nga prania dhe veprimtaria e njeriut. Cdo shqetesim gjate riprodhimit do te
    sillte deshtimin ose rritje te mortalitetit, e per pasoje ulje te efektivave te popullatave
    te llojeve. Kjo sidomos per gjitaret grabitqare, tek te cilet shtesa nga riprodhimi eshte
    e paket dhe mortaliteti natyror i larte;
   Duhet te ndalohet shetitja e njerezve ne Token e Vdekur (Karavasta), Rezervatin e
    Velipojes (Velipoje) dhe ishujt e Ksamilit dhe te Stillos (Butrint);
   Te vendosen tabela per mbrojtjen e shpendeve dhe parandalimin e shqetesimit;
   Te behen gardhime te lehta ne pjese te caktuara te brigjeve ranore te Karavastase;
   Te rritet shkalla e edukimit mjedisor per rendesine ekoturistike te llojeve te
    shpendeve;
   Duhen marre masa per ndalimin e peshkimit ne ujrat e ceketa bregdetare, peshkim i
    cili paraqitet me pasoja te renda edhe mbi gjitaret e ujit si, delfinet. Jane jo te pakta
    rastet e delfineve te rene ne rrjetat e peshkimit te ketyre ujrave, e qe me pas kane
    ngordhur e dale ne breg. Njeherazi, duhet te nderrmerren masa dhe fushata
    ndergjegjesuese me peshkataret per rolin dhe rendesine e gjitareve detare per vete
    ekonomine dhe jeten detare. Gjitaret dhe breshkat detare duhet te jene simbole te
    pasurise dhe bukurise detare;
   Ne pergjigje te shkaterrimit te habitateve natyrore duhet te propozohen masa qe u
    kundervihen atyre ne menyre direkte apo te krijojne habitate te reja ne zona qe sot per
    sot jane larg ndikimeve njerezore dhe natyrore;
   Duhet te ndalohen ndertimet e paligjshme ne Karavasta, Velipoje e sidomos Butrint;
   Te krijohen vende te reja per folezim ne ishujt e brendshem te Lagunes se
    Karavastase;
   Te nderpritet shkaterrimi i metejshem i habitateve folezues (kallamishtet) ne pjesen
    veriore te Liqenit te Butrintit;
   Ndalimin e peshkimit me lëndë plasëse;
   Ndalimin e grumbullimit masiv të pakontrolluar të moluskëve në të gjitha mjediset,
    sidomos në periudhën e riprodhimit, dhe Grumbullimi për qëllime tregtare i
    moluskëve të paraprihet nga VNM serioze;
   Zhvillimet e reja në akuakulturë të bëhen në bashkëpunim të ngushtë e të
    vazhdueshëm me institucionet shkencore kompetente dhe Ministrinë e Mjedisit;
   Te punohet per ndergjegjesimin e popullates per rendesine e breshkave te ujit si
    kafshe globalisht te rrezikuara nepermjet emisioneve televizive, botime etj si dhe
    puna me peshkataret per t‟i leshuar perseri ne det breshkat e rena ne rrjetat e tyre;
                                                                                        37


   Te shihet mundesia per kompesim nga Ministria e Mjedisit te peshkatareve te cileve
    breshkat e detit u prishin rrjetat ne kembim te ruajtjes se breshkave te ujit. Gjate
    periudhes Korik- Shtator specialistet kane bere biseda me shume peshkatare sidomos
    ne Patok dhe Divjake. Te gjitha breshkat e rena ne rrjeta (104 individe) jane leshuar
    perseri ne det ne prani te peshkatareve te zones se bashku me specialistin e
    herpetofaunes, peshkataret jane shperblyer me nje cmim prej 3000 Leke per cdo
    breshke te rene ne rrjete. Kete e ka bere te mundur Fondi Global i Mjedisit (GEF) me
    nje fond te akorduar enkas per shperblimin e peshkatareve per breshkat e detit qe u
    kane rene ne rrjete (ne vende te tjera shteti i demshperblen peshkataret per demtimin e
    rrjetave qe ju ndodh atyre nga renia ne to e breshkave te detit);
   Te shtrihet projekti i monitorimit dhe ne Godull (Patok) ku eshte popullata me e
    madhe e breshkes se detit (80%) prej 88 individe te kapur dhe te shihet mundesia e
    shpalljes se Godulles zone e mbrojtur.


3.II.2 Flora në bregdetin Adriatik

3.II.2.1. Dunat ranore

Në përgjithësi ky sistem krahasuar me atë te vendeve te tjera ne Mesdhe eshte i ruajtur
mire ne kushtet natyrore. Por nga ana tjeter, aktiviteti njerezor nepermjet zhvillimit te
infrastruktures, urbanizimit dhe turizmit perfaqeson nje kercenim te perhershem dhe ne
rritje per ekosistemet e plazheve dhe dunave ranore.

3.II.2.1.A Rreziqet qe i kercenohen:
 Shfrytezimi i madh i reres per qellime ndertimi gjate dekadave te fundit (Uji i Ftohte,
    Plazhi i vjeter ne Vlore, Plazhi i Golemit, Semanit, Shengjinit, etj.)
 Shtimi i numrit te turisteve, ndertimet turistike dhe çlodhese pergjate brezit ranor dhe
    zgjerimi i atyre ekzistuese, paraqet nje rrezik ne rritje per biodiversitetin e ketyre
    ekosistemeve.Pikat e nxehta me te rendesishme jane: Velipoja, Shengjini, Bregdeti
    Durres- Kavaje, Plazhi i vjeter Vlore. Nje shembull tipik eshte zona Golem-
    Grykderdhje e Perroit te Draxhit. Deri ne vitet ‟90, hapesira qe shfrytezohej per plazh
    ne jug te plazhit te Golemit ishte rreth 500 m ne jug te rruges automobilistike. Ndersa
    vjet kjo hapesire shtrihej deri ne afersi te perroit te Draxhit rreth 3 km nga rruga
    automobilistike dhe ritmet e shfrytezimit te hapesirave te lira po vijne gjithmone ne
    rritje duke i shkaktuar humbje te konsiderueshme biodiversitetit te ketyre zonave.
 Erozioni bregdetar natyror, por ne mjaft raste i pershpejtuar nga veprime negative te
    se shkuares por edhe te kohes se sotme te veprimtarise se njeriut ku nder kryesoret
    permendim:
     Krijimin e rezervuareve artificiale dhe digave
     Nxjerrja e materialeve inerte nga shtreterit e lumenjve
     Ndryshimi i rrjedhes natyrore te lumenjve per qellime bonifikimi dhe kullimi
         (Ishmi, Gjadri, Drini i Lezhes), qe zvogelojne transportin dhe derdhjen e
         sendimenteve ne det.
    Sektoret kryesore ne sistemin e dunave te prekur nga erozioni jane:
                                                                                          38


       1. Pishe – Poro, Vlore
       2. Plazhi i Semanit
       3. Bregdeti i Karpenit, Kavaje
       4. Sektori verior i grykderdhjes se Erzenit, Rrushkull me nje intensitet vjetor 4-5
          m ne vit
       5. Delta e lumit Ishëm, plazhi i Patokut (intensiteti 7-10 m ne vit)
       6. Porto-Romano, Kepi i Palles
       7. Delta e Drinit (Kune-Vain, Lezhe)

    Ndikimet kryesore te erozionit bregdetar jane humbjet ne mijra ha dhe
    degradimit te plazheve dhe dunave ranore dhe vegjetacionit te tyre shume te
    ndjeshem.


   Infrastruktura pergjate sistemit te dunave ranore.

   Punimi i pervitshem i brezit ranor per pastrimin e reres ne afersi te plazheve perkon
    ne pergjithesi me fazen e lulezimit apo ate vegjetative duke luajtur ne kete rast nje
    efekt shkaterrues per kete bimesi dhe gradualisht zhdukjen e saj.



3.II.2.1.B. Masat qe propozohen:
 Zhvendosja e rrugeve automobilistike aktuale qe shtrihen ne brezin ranor apo mbi
    dunat ranore me ne thellesi.
 Ndalimi ne menyre kategorike i hyrjes se automjeteve ne brezin ranor apo parkimi i
    tyre mbi kete brez.
 Marrja e masave te karakterit hidraulik kunder erozionit
 Moslejimi i shfrytezimit te reres se lumenjve per qellime ndertimi, me qellim shtimin
    e prurjeve te ngurta te lumenjve dhe depozimin e tyre ne brigjet detare dhe mbrojtja
    nga erozioni
 Disiplinimi apo kufizimi i hapesirave te cilat shfrytezohen si plazhe; moslejimi i
    shtrirjes ne te gjithe gjatesine e ranishteve dhe dunave ranore se zonave qe
    shfrytezohen si plazhe turistike
 Evitimi i procesit te punimit te rerave ne plazhe ne muajt e pranveres apo paksa para
    fillimit te sezonit turistik qe perkon me fazen e zhvillimit apo lulezimit te bimesise se
    ketij brezi dhe mundesisht ushtrimi i kesaj praktike ne muajt e vjeshtes qe perkon me
    fazen e frutifikimit duke mbrojtur kete bimesi nga zhdukja totale prej pejsazhit te
    brezit ranor ne zonat qe shfrytezohen si plazhe turistike.
 Pergatitja e planeve te veprimit te habitateve dhe specieve te rrezikuara per ranishtet
    dhe dunat ranore
 Duke qene nje nga tipet e bimesise me shkalle shume te larte ndjeshmerie, urgjentisht
    disa zona te ruajtura me mire deri ne ditet e sotme (Pishe Poro e Fierit, etj), te
    shpallen Zona “Rezerve shkencore”
 Mbajtja nen kontroll dhe moslejimi i perhapjes se specieve invazive ne kete rajon
                                                                                        39


   Perfshirja ne “Librin e Kuq” te Shqiperisë i specieve indikatore të këtyre ambienteve,
    si dhe i shoqërimit bimor unikal për bregdetin shqiptar me specie karakteristike
    Ephedra distachya (gjunjeza)
   Shoqerimit bimor unikal ne Shqiperi dhe i ralle ne Mesdhe me mbizoterim te
    Ephedra distachya ne zonen e Malit te Robit duhet ruajtur e sugjerohet zhvendosja e
    plazhit ne pjese te tjera.
   Praktika te gabuara te ndermarrjeve pyjore si mbjellja e species invaziveAgave
    americana e kultivuar ne Zvernec ne nje siperfaqe jo shume te madhe rreth 100 m
    gjatesi duke prishur peisazhin karakteristik te ketyre dunave ose Acacia cyanophylla-
    e kultivuar ne zonen e Pishe –Poros, shpesh here me shkalle te larte sasi-mbulese 3.3,
    duhen ndaluar rreptesisht ne te ardhmen.

3.II.2.2. Ligatinat (zonat e lagura) bregdetare

3.II.2.2.A Rreziqet qe i kercenohen:
 Ndertimet e paligjshme, veçanerisht ne zonen e Kunes qe kane çuar ne reduktimin e
    siperfaqes se perhapjes se ketyre shoqerimeve
 Permbytjet e here pas hereshme dhe qendrimi i ujrave per nje kohe te gjate, demtojne
    veçanerisht formacionet shkurrore te dominuara dhe te karakterizuara nga specia
    indikatore Tamarix hampeana (Orikum Vlore, Kune).
 Ndertimet ne infrastukure, kryesisht rruget dhe argjinaturat luajne nje rol negativ ne
    nderprerjen e ketij vegjetacioni dhe si vektore te perhapjes se specieve invazive. Keto
    te fundit jane te pranishme vetem gjate aneve te rrugeve pasi nuk mund te
    perballojne kushtet specifike te ketyre vendbanimeve.



3.II.2.2.B Masat qe propozohen:
 Zgjerimi i siperfaqeve te mbrojtura ku të perfshihen te gjitha siperfaqet ligatinore dhe
    perfshirja brenda Zonave Veçanerisht te Mbrojtura dhe shpallja e tyre si Zona Ramsar
    duhet te konsiderohet si nje veprim prioritar
 Pergatitja e planeve te menaxhimit
 Ndermarrja e pyllezimeve te reja ne ligatinat bregdetare me lloje te gjinise Tamarix
    per vete rendesine e madhe qe kane keto formacione per folenizimin e Ornitofaunes
 Perfshirja ne “Librin e Kuq” te species tashme te zhdukur ne kategorine (Ex)
    Sarcopoterium spinosum (dorevata) dikur e perhapur ne ligatinat ne afersi te
    Karpenit. Shkaku i zhdukjes mendojme se jane ndertimet e vaskave per rritjen e
    peshkut ne kete zone.


3.II.2.3 Lagunat
Nga te dhenat e deritanishme te klorofiles ne pikat e analizuara te tri lagunave ajo e
Kunes dhe Karavastase karaktetizohen nga nivele te ulta te trofise (me shpesh
oligotrofike me tendence me te ralle te mezotrofise qe jane karakteristike per ujra te
pastra. Ne te kunderten, Laguna e Nartes karakterizohet nga nje nivel eutrofik me nje
                                                                                      40


kalim ne muajin shtator ne nivel hipertrofik qe tregon nje ndikim te aktivitetit
antropogjen ne zonen e studiuar.


3.II.2.4. Pyjet halorë mesdhetarë


3.II.2.4.A Rreziqet që i kërcënohen:
      Prerjet e paligjshme
      Ndërtimet për qëllime turistike

3.II.2.4.B Masa që propozohen:
      Ndërprerja e prerjeve të paligjshme dhe ndërtimeve për qëllime turistike në brezin
       pyjor me pisha mesdhetare
      Për ruajtjen dhe mbrojtjen e specieve endemike karakteristike për këto pyje (pasi
       aktualisht ndjehen të rrezikuara duke patur parasysh mjediset ku përhapen) lind si
       domosdoshmeri shpallja e një pjese të këtyre formacioneve pyjore me përhapje
       më të madhe të specieve endemike të përmendura më lart si Monumente të
       Natyrës dhe të kërkohet një mbrojtje më efikase të tyre
      Ndërhyrje me ripyllëzime në vendet më të dëmtuara
      Ndërhyrje me rrallime në zonat me filizëri shumë të dendur për ti hapur rrugë
       instalimit të një formacioni më kompleks dhe me vlera më të larta të
       biodiversitetit
      Ndërprerja e praktikave të gabuara në drejtim të pyllëzimeve me lloje ekzotike


3.II.2.5 Pyjet aluvionalë bregdetarë

3.II.2.5A Rreziqet që i kërcënohen:
     Prerjet e paligjshme
     Ndërtimet për qëllime turistike
     Zjarret aksidentale apo të qëllimshme

3.II.2.5.B Masat që propozohen:
     Ruajtja dhe mbrojtja e këtyre formacioneve nga dëmtimet e mëtejshme
     Ndërhyrja me ripyllëzime në zonat më të dëmtuara me lloje autoktone të tilla si
        Alnus glutinosa, Fraxinus angustifolia, dhe veçanërisht me Quercus robur
        (rrenja)një specie kjo e rrezikuar për bregdetin shqiptar.
     Në zonat e dëmtuara ku pylli ka marrë pamjen e një shkorrete të dendur ndërhyrja
        me rrallime përbën domosdoshmëri për ti dhënë hapesirë llojeve drunore.
     Ndërprerja e prerjeve të paligjshme dhe ndërtimeve në këtë brez pyjor për qellime
        turizmi

3.II.2.6 Bimësia e shkëmbinjve bregdetarë
                                                                                         41


.
3.II.2.6.A Rreziqet që i kërcënohen:
       Zhvillimi i turizmit, shfrytëzimi gjithmonë e më i madh i këtyre hapësirave për
        plazhe dhe ndërtime turistike

3.II.2.6.B Masa që propozohen:
Aktualisht këto shoqërime me specien indikatore Limonium anfractus paraqesin një
gjendje kritike në brezin Vlorë(Uji i Ftohtë) – Orikum. Ndërsa ruhen mirë në të gjithë
gjatësinë e Gadishullit të Karaburunit. Për ruajtjen e këtij shoqërimi të rrallë dhe unikal
për vendin tonë dhe ndoshta dhe në Mesdhe propozojmë:
       Shpalljen e një zone në Gadishullin e Karaburunit “Rezervë Shkencore”




3.II.2. 7 Speciet e rralla dhe të rrezikuara


Aster albanicus subsp.paparistoi (Asteri shqiptar) - Vihet re një ngushtim i arealit të
përhapjes së kësaj specieje nga dy zona pak a shumë të izoluara nga njera tjetra në një
zonë të vetme. (në çeltirat e pyllit të Divjakës që ndodhen në të dy anët e rrugës që të çon
në plazhin e Divjakës). Ndërmarrja e masave për përfshirjen e një pjese të
konsiderueshme të këtyre çeltirave brenda rrethimit me rrjetë duhet të përbëjë një
prioritet afat shkurtër. Masa të tjera mund të jenë:
     Përhapja në pyjet e tjerë të bregdetit shqiptar në pozicione larg rrugëve të kalimit
        apo në vende më të mbrojtura si në pyllin e Divjakës dhe në pyjet e tjerë
     Marrja e masave për ruajtjen ex-situ (pranë Kopshtit Botanik), shtimin në mënyrë
        artificiale dhe përhapjen e filizave të kësaj specie në çeltira të pyjeve halore
        mesdhetarë të bregdetit Adriatik.
Quercus ilex (Ilqja)- Nga ekspeditat në kuadrin e monitorimit eshte percaktuar saktësisht
areali e përhapjes së kësaj specieje në rajonin bregdetar(e rrallë në pyjet halore
mesdhetare të Divjakës dhe Pishë-Poros dhe në pyjet aluvionale të Velipojës,Kune-
Vainit, Rrushkullit. Ruajtja dhe shtimi i kësaj specieje në mënyrë natyrore(pasi kjo specie
ndodhet brenda hapësirës potenciale të perhapjes apo të ashtuquajturës klimaks) mund të
bëhet nëpërmjet shpalljes të disa zonave të përhapjes së saj si zona tepër të mbrojtura
Leucojum valentinum subsp. Vlorense (Bilbilbardhe e Vlores) - Në Ujë të Ftohtë
shkëmbinjtë e thepisur janë bërë strehë e mjaft specieve të rralla e sidomos të një specieje
endemike të Shqipërisë: Leucojum valentinum Pau subsp. vlorense Pap.& Qosja. Kjo
specie e zbuluar nga botanistët tanë në vende shkëmbore shumë të thepisura dhe shumë
pranë rrugës automobilistike pranë Ujit të Ftohtë vitet e fundit paraqitet me një shkallë të
lartë rreziku për zhdukje. Gjatë ekspeditave eshte vënë re vetëm ekzemplarë të rrallë.
Shkaku mund të jetë erozioni shumë i madh i kësaj zone(vende shkëmbore me shkallë
pjerrësie shumë të lartë) por edhe faktori njeri duke qenë se ndodhet në afërsi të rrugës
dhe shumë atraktive. Nga ekspeditat në zonën e Orikumit eshte zbuluar dhe një
                                                                                         42


vendpërhapje të re të kësaj specie në një vend disi më të mbrojtur në afërsi të Kishës së
vjetër të Orikumit. Në këtë vendpërhapje kjo specie përfaqësohet nga individë të shumtë
në një sipërfaqe rreth 1000 m2. Shpallja e këtyre dy zonave Monumente të Natyrës do të
përbënte mënyrën më të mirë për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj specie. Duke parë
gjendjen e kësaj specie në Ujin e Ftohtë që po shkon drejt zhdukjes nderhyrja për shtimin
në mënyrë artificiale do të përbënte një masë tjetër efikase.

3.II.3 TOKAT

   3.II.3.1 Monitorimi i ndotjes se tokave bujqesore, perfshire ketu tokat rreth
   objekteve industriale dhe atyre te zonave naftembajtese
   Perqendrime mbi kufirin e lejuar te pranuara nga BE te metaleve Ni, Cr, Co dhe Pb ne
   tokat prane Uzines se Superfosfatit ne Lac, Kombinatit Metalurgjik ne Elbasan dhe
   Uzines se Prodhimit te Plehrave Azotike ne Fier.Perqendrime mbi kufirin e lejuar te
   pranuara nga BE te elementeve Cu, Ni, Co, Cr, Pb, Zn, Mn, Fe ne tokat rreth Uzines se
   Bakrit ne Rubik.Perqendrime mbi kufirin e lejuar te pranuara nga BE te elementeve Cu,
   Ni, Co, Cr, Pb, ne tokat prane fabrikave te pasurimit te bakrit ne Kurbnesh e Fush-
   Arrez. Ne zonat nafte-mbajtese Patos-Marinez, Kucove dhe Gorisht evidentohet nje
   permbajtje mbi kufijte e lejuar e elementeve Ni dhe Pb.

3.II.3.2 Monitorimit te pjellorise ne tokat bujqesore te Zones Mesdhetare Fushore
dhe Rrafshnaltat e vendit tone

Nga analiza mbi permbajtjen e formave totale te metaleve te rende Ni, Cr, Pb dhe Co ne
keto toka verehet se perqendrimet e Ni ne te gjitha tokat e marra ne studim paraqiten
mjaft te larta. Ato luhaten nga 222-1630 ppm, pra deri ne 20 here me te larta se kufiri i
lejuar nga BE. Gjithashtu vihet re se permbajtja e kromit ne te gjitha pikat e monitorimit
eshte shume mbi kufijte e lejuar. Vlerat e matura variojne nga 167 ppm ne 3000 ppm. Po
e njejta gje konstatohet edhe per elementet Pb dhe Co. Arsyet e niveleve kaq te larta te
ketyre elementeve ende nuk jane te qarta. Kjo kerkon qe ne te ardhmen te thellohen
studimet per te percaktuar format e treteshme te ketyre metaleve dhe shkaqet e
perqendrimeve te larta te tyre ne keto toka.

3.II.3.3 Te dhenat e analizave mikrobiologjike per keto zona

Nga tokat e studjuara, me perjashtim te tokave torfike te Maliqit, qe tregojne aktivitet te
larte mikrobiologjik, te gjitha tokat e tjera sipas zonave ekologjike kane aktivitet te ulet
deri ne mesatar. Ne tokat e lehta te zones se Shkodres, Lushnjes dhe tokat gurishtore te
Gjirokastres me aktivitet te ulet mikrobiologjik dhe mungese te lendes organike eshte i
domosdoshme perdorimi i plehut organik, plehrimit te gjelbert dhe mbeturinave bimore te
pasura me lignine, per te eleminuar defektet e konstatuara dhe per te kaluar pastaj ne
plehrim ne nivele ushqyes optimal. Per tokat e lehta te zones se Matit dhe Dibres, me
tendenca acidifikimi dhe aktiviteti mikrobiologjik te kufizuar eshte e nevojshme te behet
korigjimi me gelqere dhe plehrim te gjelbert. Ne tokat e rimocalizuara te zones se
Shkodres, Lezhes dhe Maliqit, te cilat paraqiten me tregues te perkeqesuar te ekuilibrit
mikrobiologjik, eshte e nevojshme te nderhyet ne faktorin kufizues, qe ne kete rast eshte
                                                                                              43


lageshtia e tepert nga permbytjet periodike. Ne tokat e ndotura nga produktet e naftes ne
zonat Kucove, Patos-Marinez dhe Gorisht, me ngarkese te ulet mikrobiologjike dhe
diversitet te ulet te llojeve ne studim, kerkohet te eleminohen rrjedhjet e tubacioneve te
puseve nafte-mbajtese nga firmat shfrytezuese, per permiresimin kimik dhe
mikrobiologjik te ketyre tokave.

3.II.3.4 Ujrat qe perdoren per ujitje ne disa burime ujore

Cilesia e ujrave te ujitjes te lumenjeve Drin e Seman, liqenit te Shkodres dhe rezervuareve
Tapize, Gjanc e Kurjan eshte e mire dhe keto ujera duhen perdorur per ujitjen e bimeve.Ujrat
e burimeve ujore te sipercituara jane te varfera ne kripra, nuk shkaktojne probleme te
kripezimit dhe problemet e infiltrimit jane pothuajse te paperfillshme. Persa i perket
toksicitetit, permbajtja e bikarbonateve ne ujrat e ketyre burimeve ujore, mund te paraqesi
probleme te lehta gjate aplikimit te ujitjes me shihedhje. Duhet te kryhet monitorimi i
vazhdueshem i cilesise se ujrave te burimeve ujore qe perdoren per ujitje, mbasi ato jane
vazhdimish nen ndikimin e ndotjes.Ujrat e lumit Fan klasifikohen si te pa pershtateshme per
ujitjen e bimeve, meqense perqendrimi i metaleve Cu, Pb, Cr dhe Ni jane ne nivele toksike.


3.III   MONITORIMI PER VITIN 2003

E vecanta per monitorimin e 2003 eshte se ai do te kryhet mbeshtetur ne indikatoret
mjedisore te hartuar me pare. Gjithashtu, ne shume raste do te vazhdoje monitorimi per
grupet bimore e shtazore si edhe ne vendet qe kane qene subjekt i punes gjate vitit 2002. Po
keshtu kerkohet nje rritja e dukshme e aftesise interpretuese te te dhenave qe merren, duke
rritur keshtu vlerat e raportit te monitorimit ne fushen e hartimit te politikave per mbrojtjen e
mjedisit.
Gjate ketij viti ka filluar puna me kater kontratat e Institucioneve te Monitorimit te
meposhtme, qe jane pjese e vendimit te qeverise Nr. 103, date 31.3.2002 “Per monitorimin
e mjedisit ne Republiken e Shqiperise”:

1. Instituti i Kerkimeve Biologjike per Monitorimin e flores ne bregdetin Adriatik, me
    shumen 1,000,000 leke.
Monitorimi eshte vazhdim i monitorimit te nje viti me pare dhe do te mbeshtetet ne
indikatoret e meposhtem:
     Klorofila
     Diversiteti i ekosistemeve dhe habiateteve ne zonat e mbrojtura dhe ne ujra (tre zona
        : Narte, Karavasta dhe Kune-Vain)
     Speciet e kercenuara dhe te zhdukura
     Ndikimet antropogjene ne diversitetin biologjik

2. Muzeu i Shkencave te Natyres per Monitorimin e faunes se ekosistemeve ligatinore te
    Velipojes, Patokut dhe Karavastase, me shumen 844,000 leke.
Monitorimi eshte vazhdim i monitorimit te nje viti me pare dhe do te mbeshtetet ne
indikatoret e meposhtem:
     Diversiteti i ekosistemeve ne zona te mbrojtura dhe ujra;
                                                                                          44


      Speciet e kercenuar;
      Ndikimeve antropogjene ne diversitetin biologjik.

3. Instituti i Kerkimeve Pyjore dhe Kullotave per Monitorimin e fenomenit te cngjyrosjes
   dhe renies se halave dhe te gjetheve ne pyjet e vendit tone, me shumen 600,000 leke; ku
   monitorim mbeshtetet ne indikatorin e diversitetin te ekosistemeve pyjore.

4. Instituti i Studimit te Tokave per monitorimin e treguesve per token dhe ujrat qe perdoren
   per vaditje, me shumen 1,100,000 leke.

Treguesit qe do te maten jane:

    Elementet ushqyese ne tokat torfike (maliq, Terbuf, Torrovice, Orikum dhe Bushat);
    Aciditeti ne tokat acide (Pogradec, Librazhd dhe Malesine e Madhe);
    Treguesit e tokave te kripura (Fier- Hoxhare, Durres-Spitalle, Vlore-Akerni.- Pisha-
     Zvernec, Lushnje- Saver-Remas, Sarande-Vrine, Kruje-Adriatik- Fushe-Kuqe, Lezhe
     -ishull Lezhe- Tale dhe Kavaje (Greth-Spille- Qerret);
    Raporti Ca: Mg ne tokat magneziale (Perrenjas, Pogradec dhe Bulqize);
    Ndotja e tokave bujqesore rreth objekteve industriale , minerale dhe naftembajtese
     (Uzinen e Plehrave azotike ne Fier, Minierrat e hekur-Nikelit ne Perrenjas dhe Gurin
     e Kuq, Uzina e Ferrkromit ne Bulqize, zonat nafte mbajtese: Patos –Marinez, Kucove
     dhe Gorisht;
    Humbjet vjetore te tokes nga erozioni (irane, Korce, Vlore, Lezhe dhe Mallakaster);
    Vleresimi gerryerjes se tokes nga brigjetr e lumenjve (Drin, Mat, Ishem, Erzen,
     Shkumbin dhe Seman);
    Cilesia e burimeve ujore per ujitje (Osum-Ura e Gorices ne Berat, Devoll-Kozare-
     Kucove, Shushice-Llakatund-Vlore, Bistrice –Sarande dhe Drino- Gjirokaster);
    Cilesia dhe sasia e prurjeve te ngurta pezull ne ujrat e lumenjve (drin, Mat, S kumbin
     dhe Seman).


   3.IV DETYRAT PER TE ARDHMEN

Pas nje pune disa vjeçare me problemin e monitorimit mendohet se eshte arritur nje
experience pozitivve nga stafi i Ministrise se Mjedisit. Per kete arsye mendojme se
detyrat dhe nevojat qe dalin si rezultat i punes se kryer dhe nga eksperienca boterore jane
si me poshte:

1. Disa karakteristika te nje programi te suksesshem afatgjate te monitorimit jane:
 te dhenat e monitorimit kane vlere menaxheriale;
 perfundimet mund te nxirren per nje popullate ose rajon me te madh;
 indikatoret kuptohen lehte;
 protokollet e marrjes se mostres ose siperfaqes prove jane relativisht me cmim te
    arsyeshem dhe te lehte per t‟u perdorur dhe nuk ndryshohen me perjashtim te rastit
    kur ka nje mbivendosje midis metodave per disa vjet;
 kur nuk pritet lidhje shkak-pasoje;
                                                                                                      45


   programi i monitorimit ishte projekt i dikujt derisa te dhenat e mbledhura per mjaft
    vjet u eshte dhene vlera nga te tjeret;
   te dhenat e monitorimit tregojne nje tendence (prirje) ose ndryshim; kerkohen te
    pakten 10-12 vjet te dhena per te demonstruar nje tendence ne te dhenat e monitorimit
    biologjik;
   programi rishikohet peroidikisht nga eksperte brena dhe jashte programit;
   raportet nxirren ne kohe ne intervale te rregullta.

2. Zgjedhja e indikatoreve qe me se miri permbushin objektivat e monitorimit eshte nje
etap e veshtire ne skicimin e nje programi afat-gjajte monitorimi. Disa karakteristika te
indikatoreve jane:

   kane dinamike qe ecen paralel me ate te ekosistemit apo komponentit te interesit;
   jane aq te ndjeshem sa te sigurojne nje sinjalizim te hershem per ndryshimin;
   kane ndryshueshemir natyrore te ulet;
   sigurojne vleresim te vazhdueshem per nje shtrirje te gjere te stresit;
   kane dinamika qe         i atribuohen lehte si cikleve natyrore apo stresuesve
    antropogjenike;
   shperndahen ne nje siperfaqe gjeografike te gjere dhe /ose jane te shumte;
   jane specie qe perdoren, endemike, te huaja apo specie te nje interesi te vecante apo
    kane status mbrojtes;
   mund te llogariten me saktesi dhe precision;
   kane kosto matjeje qe nuk jane te medha;
   kane rezulatet monitorimi qe mund te interpretohen dhe shpjegohen;
   kane ndikim te ulet ne matje;
   kane rezultate te matshem qe jane te perseritshme me personel te ndryshem;

Cdo program monitorimi duhet te perfshije dhe te dokumentoje Garancine/ sigurine e
cilesise dhe Kontrollin e cilesise. Siguria (garancia ) e cilesise siguron qe te dhenat te
plotesojne standardet e percaktuara te cilesise me nje nivel te caktuar besueshmerie.
Siguria (garancia e) e cilesise i referohet sistemit te menaxhimit i cili perfshin
organizimin, planifikimin, mbledhjen e te dhenave, dokumentimin, meta-data1, vlersimin.
Kontrolli i cilesise i referohet procedurave teknike te perfshira ne kontrollin e gabimeve
sic eshte pergatitja e personelit, kalibrimi i pajisjeve, shumfishimi I kampioneve, matje e
perseriturper te percaktuar ndryshimet midis vezhguesve dhe perseritshemeria e matjeve
nga i njejti person dhe ushtrimet per te identifikuar nivelin e gabimit gjate ruajtjes dhe
futjes se te dhenave.




1
  Metadata ose te dhenat per te dhenat jane informacion qe pershkruan permbajtjen, cilesine dhe
karakteristikat e tjera te nje kompleti te dhenash sic eshte shkalla kohore dhe hapesinore, vendi ku jane
mbledhur te dhenat, metodat e perdorura per te mbledhur te dhenat, emri i njerezve te perfshire ne
mbledhjen e te dhenave dhe kur u mblodh etj.

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:1614
posted:5/15/2010
language:Albanian
pages:45