Docstoc

Inspektorati Sanitar i Kosov_s _sht_ organ ekzekutiv i

Document Sample
Inspektorati Sanitar i Kosov_s _sht_ organ ekzekutiv i Powered By Docstoc
					   Inspektorati Sanitar i Kosovës është organ ekzekutiv i specializuar që
   kontrollon zbatimin e Ligjeve e të akteve nënligjore sanitare në sektorin
   shtetëror, publik e privat, veprimtaritë e ndryshme të ushtruara nga persona
   fizikë e juridik, vendas e të huaj.

   Në vitin 2003 nga ana e Kuvendit të Kosovës është miratuar Ligji “Mbi
   Inspektoratin Sanitar të Kosovës” nr. 2003/22, ku është bërë riorganizimi i
   Inspektoratit Sanitar të Kosovës në nivelin qendror dhe lokal.

    Organizimi i ISK-së:
                      1. Mr. Sc. Ilirjana Zymberaj, Kryeinspektor Sanitar i
                         Republikes se Kosovës,
                      2. Mr. Sc. Ibrahim Tershnjaku, zv/ Kryeinspektor Sanitar i
                         Republikes se Kosovës,
                      3. Mr. Sc. Ibrahim Hoxha, Shef i Departamentit për Siguri
                         Ushqimore,
                      4. Dr. Miftar Elshani, Shef i Departamentit te Shëndetit
                         Publik
                      5. Ajshe Kingji, Inspektor Sanitar i Republikës së Kosovës,
                      6. Durak Zyrapi, Inspektor Sanitar i Republikës së
                         Kosovës,
                      7. Shefik Beqiri, Inspektor Sanitar i Republikës së Kosovës,
                      8. Pellumb Resyli, Inspektor Sanitar i Republikës së
                         Kosovës
Ndërsa në nivelin lokal janë 60 (gjashtëdhjetë) Inspektorë Sanitar përgjegjës për
zbatim Ligji në nivel Komunal.

Inspektorati Sanitar i Kosovës është organ ekzekutiv i specializuar që kontrollon
zbatimin e Ligjeve me sa vijon:

       -   Ligji “Mbi Inspektoratin Sanitar të Kosovës” nr. 2003/22
       -   Ligji “ Për Ushqimin” nr.03/L-016
       -   Ligji “Për Prandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse te Cilat Rrezikojne
           Vendin” nr. 02/L-109
       -   Ligji mbi duhanin, Nr. 02/L-36
       -   Udhëzimi Administrativ për Inspektoratin Sanitar të Kosovës
           Nr.05/2006
       -   Rregullore Higjieniko-Sanitare e Pishinave
       -   Udhëzimi Administrativ për Uniformat e Punës Nr.26/2004
       -   Udhëzimi Administrativ për Detyrat dhe Kompetencat e
           Inspektorëve Nr.07/2005
       -   Udhëzimi Administrativ mbi Standardet tekniko teknologjike që
           duhet ti plotësojnë objektet prodhuese ushqimore Nr. 08/2005
    -   Udhëzimi Administrativ Mbi mënyrën e fitimit të njohurive
        themelore mbi rregullshmërinë shëndetësore të artikujve
        ushqimore,dhe higjienës personale të personave që punojnë në
        prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimor. Nr.02/2005
    -   Udhëzimi Administrativ për Etiketim të Produkteve Ushqimore
        Nr.12/2005
    -   Udhëzimi Administrativ Procedurat për Etiketimin e Produkteve
        Ushqimore Nr.13/2005
    -   Udhëzimi Administrativ, Ndalimi i pirjes së duhanit dhe vendosja e
        shenjave të ndalimit, shenjëzimi i paketimeve të prodhimeve te
        duhanit nga prodhuesit dhe importuesit e tij . Nr 05/2007

    -   Udhëzimi Administrativ, Ndalimi i shitjes se prodhimeve të duhanit
        personave me të rinj se 18 vjet Nr.06/2007
    -   Udhëzimi Administrativ, Masat per zvogëlimin dhe kufizimin e pirjes
        së duhanit, Nr.07/2007
    -   Drafti final I UA per mënyren e marrjes së mostrave për analizë dhe
        superanalizë te artikujve ushqimor dhe konsumit te gjerë
    -   Udhëzimi Administrativ për Aditivët(në procedur e sipër)
    -   Udhëzimi Administrativ për Listwn e profesioneve dhe kategorinë e
        punonjësve që pajisen me libreza sanitare të përgatitura nga IKSHP

Mbikëqyrja sanitare përfshin kontrollin e kualitetit të ushqimit, kushteve
higjieno-sanitare të objekteve industriale-ushqimore, tregtare-ushqimore,
shëndetësore, hoteliere, objekteve parashkollore, shkollore, objekteve të
kulturës, sportit dhe rekreacionit, të objekteve të mbajtjes së higjienës
personale, objekteve publike dhe vendbanimeve publike, zbatimin e masave
për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse.

Ankesat e palëve, kundër vendimit, të shkallës së parë( niveli komunal) i
parashtrohen Inspektoratit Sanitar të Kosovës si shkallë e dytë, në afat prej
8(tetë) ditësh nga dita e pranimit të vendimit.

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:478
posted:2/23/2010
language:Albanian
pages:2