Docstoc

Java_8_

Document Sample
Java_8_ Powered By Docstoc
					   PROGRAMI MËSIMOR


I FAKULTETIT TE EDUKIMIT

   DEGA "GJUHË - LETËRSI"




      UNIVERSITETI


 "ISMAIL QEMALI", VLORE




  VITI AKADEMIK 2008-2009
Universiteti “Ismail Qemali”
Fakulteti i Edukimit
Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë




            Titulli i lëndës : Metodika e gjuhës shqipe
                     Viti akademik 2008-2009
                       Sistemi : Kohë e plotë




Shefi i departamentit                      Pedagogu i lëndës
Prof.as.dr.Nexhip MËRKURI                 Ma. Artan XHAFERAJ
I. Të dhëna të përgjithshme për lëndën

Niveli :       -Universitar
Struktura :    -Me cikël të plotë leksionesh

Kohëzgjatja e lëndës: 30 seanca leksionesh, 30 seanca seminaresh

Vlerësimi i studentit :
Me pjesëmarrjen-deri në 10 %
Kontroll i pjesshëm I – 20 %
Kontroll i pjesshëm II – 20%
Provimi përfundimtar – 50%
Provimi përfundimtar do të shlyhet me gojë.

Notat
30%-39% → 4
40%-49% → 5
50%-59% → 6
60%-69% → 7
70%-79% → 8
80%-89% → 9
90%-100%→10
Rregulla të lëndës
Pjesëmarrja në leksione dhe seminare është e detyrueshme.
Studenti me 4 mungesa në seminare nuk hyn në provim.
Ndalohet përdorimi i celularit në leksione dhe seminare.
Studenti që kapet duke kopjuar vlerësohet me notën 4.

2 Synime dhe objektiva të lëndës
        Metodika e gjuhës shqipe si lëndë në nivelin universitar synon të aftësojë
profesionalisht studentët e profilit të mësuesisë duke i përgatitur ata për profesionin e
tyre të ardhshëm. Shkolla shqiptare në të gjitha nivelet e saj vuan nga një një traditë e
tejzgjatur lidhur me tradicionalizmin në mësimdhënie dhe të nxënë. Ndryshimet në
këtë fushë kanë qenë shumë të vogla dhe nuk janë ndjerë në procesin e mësimdhënies
dhe mësimxxënies. Metodika e gjuhës shqipe synon t’u japë studentëve mësues të
ardhshëm celsat e përdorimit të profresionit në kuadër të njohjes dhe përdorimit të
parimeve, ritereve , metodave teknikave dhe strategjive që lidhen me mësimdhnien të
nxënit dhe vlerësimin e nxënësve
        Njëkohësisht metodika e gjuhës shqipe synon t’u qartësojnë studentëve ,
mesues të ardhshëm disa specifika të gjuhës shqipe që lidhen me njohjen dhe
përdorimin e saj si lëndë mësimore në arsimin e detyruar nëntëvjeçar dhe të mesëm.
3.Objektivat

Lënda Metodikë e gjuhës shqipe ka si objektiva :

-Të aftësojë studentët/mësues në profesionin e pritshëm.

-Të argumentojë ndryshimet mes shumë drejtimeve të të mësuarit duke nxjerrë në
pah epërsitë e njerës karshi tjetrës

-Të aftësojë mësuesit si mësimdhëns dhe si zotërues të teknikave dhe strategjive të
progresive në mësimdhënies

-Të thellojë studentët /mësues në disa procese mendore që lidhen me gjuhën dhe me
nxitjen për përvetësimin e saj më të mirë .

-Të thellojë njohuritë rreth procesit të të shkruarit dhe disa dukurive individuale që ka
në të bejnë me përvetësimin dhe perfeksionimin e tij .
-Të zhvillojë disa aftësi profesionale që kanë lidhje me komunikimin si proces i
vazhdueshëm dhe raportet midis të folurit , leximit dhe shkrimit
-Të orientojë studentë /mësues në drejt një mësimdhënie të mbështetur në kritere
strategji bashkëkohore
-Të përgatisë studentët /mësues për të modeluar mësimdhënien mbështetur në
teknikat e strategjitë të reja.
-Të rekomandojë për studentët /mësues forma pune të larmishme që mundësojnë
sukses në mësimdhënie dhe mësimnxënie


4.Kërkesa lidhur me formimin e studenteve

 Në përfundim të kursit “Metodika e gjuhës shqipe” studentët duhet të jenë në
gjendje të :

-të njohin teoritë e sotme të të mësuarit;

-të krahasojnë teorirtë e të mësuarit ,duke argumentuar përparësitë e njerës kundrejt
tjetrës;

-të shprehin bindjet e tyre lidhur me teorinë më të përshtatshme për msimdhënien dhe
të mësuarit në shkollën tonë ;

-të dallojë metoda strategji dhe teknika që nxisin një mësimdhënie dhe mësimnxënie
të suksesshme,ndërvepruese;

-të hartojnë modele mësimdhënieje, ku të përdorin metodat që nxisin mendimin
kritik, duke provuar se dinë t'i përdorin;



5.Realizimi i ngarkesës:
      Semestri       Ngarkesa     Leksione        Seminare       Totali        Kredite
           I           2*2           30 orë         30 ore         270 ore          6


      6. Struktura dhe përmbajtja analitike e programit

Java Orët                                  Temat që do të zhvillohen

              METODIKA E GJUHËS SHQIPE.
              -Objekti dhe detyrat e metodikës së gjuhës shqipe.
              -Lidhja e metodikës me shkencat e tjera.
 I      2 orë BRENDIA E TË MËSUARIT.
              -Plani mësimor, programi, tekstet mësimore.
              -Koncepti për programin dhe tekstin mësimor.
              -Pak fjalë për autorët.
              -Njohuritë bashkohore kanë vëndin parësor në tekstet mësimore.

              -Kriteret shkencore pedagogjike dhe didaktike të hartimit të teksteve.
              -Rreth zbatimit rigoroz dhe krijues të teksteve.
              -Tekstet alternative dhe përzgjedhja e tyre.
 II     2 orë -Integrimi si kriter bazë për ndërtimin e teksteve të programit të gjuhës shqipe.
              -Planifikimi vjetor i lëndës dhe përbërësit e planit ditor.




                 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE
                 NË SHKOLLËN SHQIPTARE.
                 -Shkolla shqiptare u krijua dhe zhvillua duke pasur bazë të saj gjuhën shqipe.
                 -Mësimi I gjuhës shqipe në shkolle deri në vitet 40 të shek. XX.
III       2      -Mësimi I gjuhës shqipe në shkollë deri ne vitet 70 të shek. XX.
         orë     -Kriteret e modernizimit shkencor e pedagogjik të mësimit të gjuhës shqipe në
                 shkollë.
                 -Probleme në mësimin e gjuhës shqipe në shkollë.
              PARIMET E SOTME PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE.
              -Përcaktimi i objektit për mësimine gjuhës amtare.
              -Kërkesa specifike që lidhen me realizimin e objektivave të mësimit të gjuhës
IV      2     amtare në shkollë.
       orë    -Probleme të përmbajtjes së kurrikulit të mësimit të gjuhës shqipe.
              -Mësimi kontekstual apo tematik i gjuhës.
              -Funksionet e gjuhës gjatë aktit të komunikimit.
              -Njohuritë rreth gjuhës: shqiptimi, drejtshkrimi, fjalori dhe gramatika
              -Krakteristika të një kurrikuli të sotëm për mësimin e gjuhës shqipe.


              INTEGRIMI I MËSIMIT TË GJUHËS ME LEXIMIN.
              -Koncepti i integrimit.
 V      2     -Gjuha dhe leximi, procese integruese.
       orë    -Integrimi në planin e synimeve dhe obektivave lëndore.
              -Këndvështrime të reja shkencore dhe didaktike për mësimin e gjuhës shqipe.
              -Standardi lëndor dhe standardet e përmbajtjes në lëndën e gjuhës shqipe.

             OBJEKTIVAT MINIMALË TË TË NXËNIT.
             -Planifikimi dhe realizimi i objektivave minimale të të nxënit.
             -Për kë janë të domosdoshëm ojektivat minimalë?
VI     2 orë -Si gjykojmë se janë arritur objektivat minimalë të domosdoshëm?
             MËSIMDHËNIA ME NË QËNDËR NXËNËSIN.
             - Mësimdhënia me në qëndër nxënësin, terma dhe koncepte.
             -Element të rinj të mësimdhënies ndërvepruese.


             -Mësimdhënia me në qëndër nxënësin, roli i mësuesit dhe i nxënësit.
             -Krakteristikat e mësimdhënies me në qëndër nxënësin.
             -Roli i mësuesit.
VII    2 orë -Krakteristika të mësuesit që organizon mësimdhënien.
             -Roli i mësuesit në nxitjen e të nxënit.
             -Marrdhëniet nxënës-nxënës.


             -Roli i nxënësve në mësimdhënien me në qëndër nxënësin.
VIII   2 orë -Treguesit e veprimtarisë së nxënësve.
             -Teknika dhe metoda të të mësuarit në mësimdhënien me në qëndër nxënësin.


             TË PYETURIT NË MËSIMDHËNIEN ME NË QËNDËR NXËNËSIN.
             -Koncepti didaktik I të pyeturit.
IX     2 orë -Reagimi I mësuesit ndaj përgjigjeve të gabuara.
             -Llojet e pyetjeve sipas nivelit.
             -Llojet e pyetjeve sipas përmasës.
             -Teknikat e hartimit të pyetjeve.
 X     2 orë -Ndërtimi dhe drejtimi i pyetjes.
             -Mësimdhënia me në qëndër nxënësin përmes zhvillimit kritik dhe krijues.


             MODEL MËSIMI PËR MËSIMDHËNIEN ME NË QËNDËR
XI     2 orë NXËNËSIN.
             MËSIMDHËNIA E INTEGRUAR.
             -Nivelet e integrimit.
             -Llojet e integrimit.



             -Mesim tregues për mësimdhënien e integruar.
XII    2 orë -Mësimdhënia tematike.
             -Përparësitë e mësimdhënies me tema.
             -Planifikimi i një njësie tematike.


             MODEL MËSIMI PËR MËSIMDHËNIEN TEMATIKE.
             MËSIMDHËNIA E BAZUAR NË PROJEKTE.
XIII   2 orë -Bazat konceptuale të mësimdhënies së bazuar në projekte.
             -Krakteristikat e mësimdhënies së bazuar në prokte.
             -Përbërësit e mësimdhënies së bazuar në projekte.


             MATJA, KONTROLLI DHE VLERËSIMI I NJOHURIVE.
XIV    2 orë -Vështrim i përgjithshëm për matjen dhe kontrollin e njohurive dhe shprehive.
             -Konrolli i njohurive në gjuhën shqipe.
             -Testet. Koncepti i përgjithshëm dhe llojet.


XV     2 orë -Modele testesh për gjuhën shqipe për shkollën nentëvjeçare dhe të mesme.
             -Korrigjimi i punëve me shkrim.



     Literatura:
     Leksione të folura.
     Gjokutaj, Mimoza;Mërkuri, Nexhip. Modele te suksesshme mësimdhënieje.
     Pepa,S.;Radovicka,L.;Dizdari, I.;Shashaj, A.; Dardha, Sh. Metodika e gjuhes shqipe.
     Gjokutaj, Mimoza; Shahini, Ladi etj.Mësimdhënia me në qëndër nxënësin,Tiranë,
     2005.
     Mërkuri, N. Probleme të mëimdhënies.
     Shashai, A. Metodikë e mësimittë gjuhës amtare.
     Kraja, M. Pedagogjia, Tiranë, 2002.
     Musai, B. Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003.
     Mërkuri, N. Teste në lëndën e gjuhës shqipe (2-5).
     Skëndaj, L. Teste: Gjuhë shqipe dhe lexim letrar(6-9) .

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Stats:
views:1250
posted:2/23/2010
language:Albanian
pages:8