Stafi i HI-SEE dëshiron t’ju urojë të gjithëve një vit të lumtur dhe të suskesshëm për
2007 dhe i përgëzon të gjithë për miratimin e Konventës së të Drejtave të Personave
me Aftësi të Kufizuara!
Në brendësi mund të gjeni:
Pikat që duhet të merren në konsideratë nga Gerta Picari, Drejtore e INSTAT-Instituti
Shtetëror i Statistikave Shqipëri
Kryerja e Studimit, Intervistë me Marija Dragoviç, Asistente Projekti, Shoqata e
Studentëve me Aftësi të Kufizuara (ADS), Beograd
Zhvillimi i Statistikës mbi Aftësinë e Kufizuar: Përvojë nga Hondurasi, nga Thierry
Gontier, ekspert ndërkombëtar i statistikave mbi Aftësinë e Kufizuar
Fondi i Pensionit të Aftësisë së Kufizuar në Serbi është burim të dhënash për aftësinë e
kufizuar
Advokuesit e aftësisë së kufizuar në punë për hartimin e Konventës mbi të Drejtat e
Personave me Aftësi të Kufizuara
Një grua me autizëm duke punuar si artiste në Shqipëri
Qendër e Kujdesit Ditor në Shqipëri
Buletini nr.3
Fokusi i këtij numri
Statistikat e aftësisë së kufizuar luftojnë padukshmërinë
Në shumë vende nëpër botë, statistikat mbi aftësinë e kufizuar janë të pamjaftueshme dhe
të zhvilluara shumë pak, ose, në shumë raste, ato nuk egzistojnë aspak. Në shumë shtete
të Evropës Juglindore, statistikat zyrtare mbi aftësinë e kufizuar pothuajse mungojnë. Kjo
është një nga arsyet pse HI-SEE inicioi një vlerësim parlamentar mbi aftësinë e kufizuar
dhe statistikat në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi. Në fakt, në Shqipëri, Bosnje -
Hercegovinë dhe Serbi nuk ka statistika zyrtare mbi numrin e personave me aftësi të
kufizuara dhe në asnjë prej vendeve nuk është përfshirë aftësia e kufizuar në regjistrimet
kombëtare të popullsisë. Mungesa e informacionit statistikor gjithëpërfshirës dhe të
përditësuar mbi aftësinë e kufizuar kontribuon në përjashtimin e saj nga axhenda politike
dhe e bën shumë të vëshirë kryerjen e reformave efektive rreth kësaj çështje.
Aktivistët e lëvizjes së aftësisë së kufizuar në rajon theksojnë vazhdimisht rëndësinë e
statistikave të aftësisë së kufizuar në mënyrë që t’i jepet fund këtij marxhinalizimi, si
edhe për të patur një pamje më të qartë të gjendjes në të cilën jetojnë personat me aftësi të
kufizuara. Në këtë mënyrë, informacioni statistikor do të ndihmojë në fokusimin e
çështjeve që ndikojnë mbi personat me aftësi të kufizuara në mënyrë të përditshme,
çështje të tilla si diskriminimi dhe varfëria që janë thelëbsore për zhvillimin e politikave
gjithë-përfshirëse dhe për monitorimin e zbatimit të tyre. Ato mund të përdoren gjithashtu
për të matur se si përmirësohet gjendja me kalimin e kohës dhe se ku ka boshllëqe në
politika.
Grumbullimi i statistikave mbi personat me aftësi të kufizuara nuk është diçka e re. Është
në përgjegjësinë e çdo shteti të mbledhë informacion mbi popullsinë dhe kjo përfshin
edhe personat me aftësi të kufizuara. Statistikat duhet të tregojnë jo vetëm numrin e
personave me aftësi të kufizuara që jetojnë në një shtet të caktuar, edhe kushtet e jetës së
tyre përfshi: nivelin e të ardhurave, llojin e strehimit, askesin tek shërbimet, arritjet në
nivelin e edukimit dhe të punësimit. Është e rëndësishme gjithashtu që të ketë statistika
ku të krahasohen personat me aftësi të kufizuara me personat pa aftësi të kufizuara,
për të qenë në gjendje të shihet indirekt niveli i diskriminimit, siç është niveli arsimor i
personave me aftësi të kufizuara kundrejt atyre personave pa aftësi të kufizuara, gjë që
tregon efektet e diskriminimit indirekt.
Mbi bazën e këtyre prioriteteve dhe nevojave të qarta për statistikat e aftësisë së kufizuar
në rajon Handikap Internacional i Evropës Juglindore (HI-SEE) inicoi një vlerësim të
gjendjes në Shqipëri, Bosnje dhe Hecegovinë dhe Serbi përmes takimeve me aktorët kyç
për të kuptuar se çfarë të dhënash egzistojnë, tendencat dhe rolet e vendimarrësve të
ndryshëm në mbledhjen e të dhënave. Dokumenti me rezultatet e vlerësimit do të
publikohet në shkurt 2007 i shoqëruar nga tryeza lokale me pjesëmarrjen e vendimarrësve
kryesorë.
Kuadri ndërkombëtar mbi aftësinë e kufizuar dhe statistikat
Si Rregullat standarte të OKB, ashtu edhe Konventa e OKB mbi të Drejtat e Personave
me Aftësi të Kufizuara nënvizojnë rëndësinë e statistikave të aftësisë së kufizuar dhe
japin udhëzime për mbledhjen e të dhënave sa më gjithëpërfshirëse në nivel kombëtar. Të
dy dokumentat theksojnë përgjegjësinë e shtetit për të mbledhur statistikat mbi
aftësinë e kufizuar dhe përfshijnë personat me aftësi të kufizuara në mbledhjen e të
dhënave dhe proçeset e shpërndarjes së tyre. Konventa e OKB mbi të drejtat e
Personave me Aftësi të Kufizuara, Neni 31- Statistikat dhe Mbledhja e të Dhënave
1. Shtetet palë kanë përgjegjësinë të mbledhin informacionin e duhur, përfshirë të dhënat
statistikore dhe të studimeve, për tu mundësuar formulimin dhe zbatimin e politikave për
ta bërë efektive këtë konventë. Proçesi i mbledhjes dhe ruajtjes së këtij informacioni:
(a) Do të jetë në përputhje me praktikat ligjore tashmë të vëna në zbatim, përfshi këtu
legjislacionin mbi mbrojtjen e të dhënave, sigurimin e konfidencialitetit dhe respektin për
privatësinë e personave me aftësi të kufizuara;
(b) Do të jetë në përputhje me normat e pranuara ndërkombëtarisht për mbrojtjen e të
drejtave të njeriut dhe lirive bazë, si edhe parimet etike të statistikës.
2. Informacioni i mbledhur në përputhje me këtë nen duhet të konsiderohet si i
përshtatshëm dhe do të përdoret për të ndihmuar në vlerësimin e zbatimit të detyrimeve të
Shteteve Palë sipas kësaj Konvente dhe për të indetifikuar dhe trajtuar pengesat që
ndeshin personat me aftësi të kufizuara në ushtrimin e të drejtave të tyre.
3. Shtetet Palë duhet të marrin përgjegjësinë për shpërndarjen e këtyre statistikave dhe
garantimin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara dhe të tjerëve.
Rregullat Standarte të OKB mbi barazimin e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara
Rregulli 13 – Informacioni dhe studimi
Shtetet marrin përgjegjësinë vendimtare për mbledhjen dhe përhapjen e informacionit mbi kushtet e
jetesës së personave me aftësi të kufizuara dhe nxisin studimin gjithëpërfshirës në të gjitha aspektet,
përfshirë pengesat që ndikojnë në jetën e personave me aftësi të kufizuara.
Shtetet duhet, në intervale të rregullta, të mbledhin statistika me specifika gender dhe
informacione të tjera në lidhje me kushtet e jetesës së personave me aftësi të kufizuara. Një
mledhje e tillë e të dhënave mund të realizohet në bashkëpunim me institucionet që kryejnë
nivelin ndërkombëtar të popullsisë dhe anketimet në shtëpi dhe mund të ndërmerren
Në regjistrimet kombëtarepo vazhdon një debat për zhvillimin e standarteve mbi matjen e në
bashkëpunim të ngushtë, mes të bazë popullsie të njohur si Grupi Uashington.
aftësisë së kufizuar në anketimet metjerave, me universitetet, institutet e kërkimeve dhe organizatat e
personave me aftësi të kufizuara. Mbledhja e një pakete duhet të përfshijë çështje për
Grupi Washington synon të drejtojë zhvillimin e të dhënave mbi masat e përgjithshme mbi programet
dhe e kufizuar për t’u përdorur tyre.
aftësinëshërbimet dhe përdorimin e në regjistrimet e popullsisë, anketime kombëtare
Shtetet duhet të marrin në konsideratëstatistikore një banke të dhënash mbi aftësinë e kufizuar, që
bazuar te kampionet, ose formate të tjera krijimin e me kërkimin kryesor të informimit
mund të mbi barazimin e mundësive.
të politikës përfshijë statistikat mbi shërbimet dhe programet egzistuese, si dhe grupet e ndryshme të
personave me aftësi të kufizuara. Ata duhet të mbajnë mirë parasysh nevojën për mbrojtjen e
privatësisë individuale dhe integritetit personal.
Së fundi, OSBE nxit hartimin e politikave bazuar në evidenca që kërkojnë statistika
Shtetet duhet politikat. Monitorimi i këtyre politikave kërkimeve mbi çështjet sociale, ekonomike
për të formuluar të inicojnë dhe mbështesin programet e kombëtare, si dhe monitorimi i
dhe të pjesëmarrjes që ndikojnë mbi jetën e personave Aftësi të të kufizuara të
Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Personave me me aftësi Kufizuara dodhe familjet e tyre.
Studime të tilla duhet të e një pakete të re treguesish mbi aftësinë shpeshtësinë
kërkojë gjithashtu ndërtiminpërfshijnë studimin mbi shkaqet, tipet dhe e kufizuar. e aftësisë së
kufizuar, egzistencës dhe efiçencën e programeve egzistuese dhe nevojën për zhvillimin dhe
vlerësimin e shërbimeve dhe masat mbështetëse.
Shtetet duhet të zhvillojnë dhe adoptojnë terminologjinë dhe kriteret për realizimin e anketimeve
kombëtare në bashkëpunim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara.
Grupi Uashington mbi statistikat e aftësisë së kufizuar
Shtetet duhet të lehtësojnë pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në mbledhjen e të
dhënave dhe kërkimet. Për të statistikat e Aftësisë së Shtetet duhet të nxisin veçanërisht
Grupi i Uashingtonit (GU) mbi ndërmarrë studime të tilla Kufizuar u krijua si rezulat i
angazhimin e personave të kualifikuar me e Aftësisë së Kufizuar në Nju Jork, Qershor
Seminarit Ndërkombëtar të OKB mbi matjen aftësi të kufizuara.
Shtetet duhet të mbështesin shkëmbimin e tëishte pranimi se punastudimet dhe përvojat.
2001. Mes rezultateve kryesore të takimit dhënave të nxjerra nga statistikore dhe
Shtetet duhet të marrin masa për shpërndarjen e informacionit dhe njohurive dhënat në
metodologjike ishte e nevojshme në nivel ndërkombëtar për të krahasuar të mbi aftësinë e
kufizuar tek të gjitha nivelet e politikës dhe e Statistikave të OKB autorizoi krijimin e
mënyrë ndër-shtetërore, për rrjedhojë Drejtoria administratës brenda sferave kombëtare, rajonale dhe
lokale.
Grupit për të trajtuar këto çështje. Që nga Shkurti 2002, Grupi i Uashingtonit ka vepruar
nën mbikqyrjen e Komisionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara dhe mblidhet një
herë në vit, duke mbledhur bashkë përfaqësuesit e instituteve kombëtare të statistikave,
agjensitë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare.
Qëllimi kryesor i grupit të Uashingtonit është nxitja dhe koordinimi i bashkëpunimit
ndërkombëtar në fushën e statistikave të shëndetit duke u fokusuar në matjet e aftësisë së
kufizuar të përshtatshme për regjistrimin e popullsisë dhe anketimet kombëtare që do të
japë informacion bazë të nevojshëm mbi aftësinë e kufizuar në të gjithë botën. Në mënyrë
më specifike, Grupi i Uashingtonit synon të drejtojë zhvillimin e një pakete të vogël prej
paketave masash të përgjithshme mbi aftësinë e kufizuar (ose pyetjesh) me qëllim kryesor
informimin e politikës dhe politikëbërësve mbi barazimin e mundësive.
Prioriteti i dytë i Grupit të Uashingtonit është rekomandimimi i një apo më shumë
paketash me pyetje për pyetësorët për të matur aftësinë e kufizuar, ose parimeve për
hartimin e tyre për tu përdorur si komponentë të anketimit të popullsisë ose si suplement i
anketimeve të veçanta, të tilla si Anketimet e Matjes së Standarteve të Jetesës (AMSJ),
Anketimet për Buxhetin Familjar (ABF) ose Anketime të Fuqisë Punëtore (AFP).
Në Takimin e fundit të Rio de Janieros në 2005, Grupi i Uashingtonit identifikoi tre
kategori kryesore qëllimesh për mbledhjen e të dhënave statistikore për aftësinë e
kufizuar: 1) ofrimin e shërbimeve, 2) monitorimin e funksionimit në popullsi, 3)
vlerësimin e barazimit të mundësive.
Barazimi i mundësive u identifikua si i mundshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha shtetet
në procesin e hartimit të politikave. Kjo çështje u përzgjodh si shqetësim kryesor dhe
qëllimi kyç i zhvillimit të një mase të përgjithshme karahasuese ndërkombëtare të
aftësisë së kufizuar. Kjo masë e aftësisë së kufizuar bazohet në shtimin e pyetjeve që
lidhen me aftësinë e kufizuar në regjistrimet kombëtare të popullsisë dhe GU
realizoi një draft me 6 pyetje për këtë qëllim, për të indetifikuar të gjithë personat më
të rezikuar se sa popullsia në përgjithësi për shkak të kufizimeve në aktivitet ose
pjesëmarrje. ICF (Intenrational Classification of Functionalities – WHO) u përdor në
pikën fillestare të konceptimit për formulimin e këtyre pyetjeve.
Pyetjet janë vetë të përdorëshme për formatet e regjistrimeve kombëtare dhe mund të
përdoren për krahasimin ndërkombëtar të të dhënave përfundimtare. Objektivi ishte
identifikimi i personave me tipe dhe nivele të ngjashme të kufizimeve në funksionimin e
aktiviteteve bazë pavarësisht nga kultura dhe kombësia.
Synimi i përdorimit të këtyre të dhënave do të ishte krahasimi i niveleve të pjesëmarrjes
në punësim, edukim, ose jetën familjare për ata me aftësi të kufizuara kundrejt atyre pa
aftësi të kufizuara për të parë nëse personat me aftësi të kufizuara kanë arritur përfshirjen
sociale. Për më tepër, të dhënat mund të përdoren për të monitoruar tendencat aktuale për
personat me kufizime në fushën e aktiviteteve të veçanta bazë.
Mënyra se si duhet të trajtohet përcaktimi i aftësisë së kufizuar brenda statistikave lidhet
me formulimin e këtyre pyetjeve dhe është një debat i vazhdueshëm brenda GU.
________________________________________________________________________
Në nivelin evropian, Zyra e Statistikave të BE, EUROSTAT, ka zhvilluar mjete të
ndryshme me metodologjinë e standartizimit duke prodhuar informacion të krahasueshëm
për shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, me 3 zëra dhe pyetje të përgjithshme të
aftësisë së kufizuar/shëndetit. Ata kanë hartuar edhe një draft listë me 30 zëra kryesorë
specifikë për matjen e aftësisë së kufizuar në anketimet e popullsisë europiane që i
korespondon prioriteteve të përcaktuara në Grupin e Uashingtonit.
Statistikat mbi pjesëmarrjen sociale të personave me aftësi të kufizuara në BE
EUROSTAT realizoi një anketim në 2001 të quajtur Aftësia e Kufizuar dhe pjesëmarrja
sociale në Evropë e cila i përgjigjej kërkesës në rritje për statistika të krahasueshme
ndërkombëtare mbi gjendjen e personave me aftësi të kufizuara. Ky studim përkonte
gjithashtu me Rezolutën e Këshillit të Europës “Mbi mundësitë e barabarta të personave
me aftësi të kufizuara”, që kërkonte statistika më të besueshme mbi personat me aftësi të
kufizuara për të monitoruar punësimin e tyre mbi bazën e të dhënave të krahasueshme.
Në mënyrë të ngjashme, të dhënat mbi përfshirjen sociale të personave me aftësi të
kufizuara kërkoheshin për të udhëzuar Komisionin Evropian në 2003, Viti Evropian i
Personave me aftësi të kufizuara. Anketimi u realizua nga Njësia e Shëndetit dhe
Mbrojtjes së EUROSTAT me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithëshme për Punësim dhe
Çështje Sociale, Njësinë e Integrimit të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Anketimi u përpoq t’i jepte përgjigje pyetjes se cila është shkalla e pjesëmarrjes sociale të
personave me aftësi të kufizuara në Europë në fushat kryesore të jetës përfshirë martesën,
arsimin, punën, familjen dhe kontrastet sociale. Studimi u përpoq ti jepte përgjigje këtyre
pyetjeve duke përdorur të dhëna nga Paneli i Familjes së Komunitetit Evropian (PFKE)
duke mbuluar shumë apskete të jetës së përditëshme përfshirë punësimin, të ardhurat,
karakteristikat demografike, mjedisin, shëndetin, armisimin. Kampioni PFKE mbulon
rreth 60,000 familje dhe 14 shtete anëtarë të BE nga 15 të tilla (Suedia nuk u përfshi).
Anketimi tregoi një ndryshim sistematik mes popullsisë me aftësi të kufizuara dhe asaj pa
aftësi të kufizuara në pothuajse të gjitha fushat e jetës. Magnituda e këtyre ndryshimeve
varionte nga shteti në shtet dhe ndryshimet në sistemin arsimor, social, shëndetësor dhe të
pensioneve i bën shpesh të dhënat të vëshira për krahasim. Në drejtim të satusit martesor,
personat pa aftësi të kufizuara kanë më shumë mundësi të martohen (78%) në krahasim
me ata që raportojnë një aftësi të kufizuar më të lehtë (73%) ose aftësi të kufizuar të
rëndë (67%).
Në fushën e edukimit, personat me aftësi të kufizuara janë më të prirur për të mos
përfunduar nivelin e tretë arsimor në krahasim me ata pa aftësi të kufizuar.
Përqindja e personave me aftësi të kufizuara në moshë pune inactive është shumë më e
lartë se e personave pa aftësi të kufizuara, veçanërisht e atyre me aftësi të rënda të
kufizuara (67% kundrejt 36%). Vetëm 25% e personave me aftësi të rënda të kufizuara
janë të punësuar në krahasim me 57% të popullsisë pa aftësi të kufizuara.
Ka vetëm pak shembuj të informacionit që mund të merret nga ky anketim por është i
rëndësishëm hapi i parë në marrjen e të dhënave me treguesit mbi pjesëmarrjen sociale të
personave me aftësi të kufizuara. Këto lloj të dhënash mund të përdoren për të udhëzuar
përgatitjen e politikave në nivelin Evropian dhe si model për vendet e tjera në përpjekjet
e tyre për të zbatuar politikat mbi mundësitë e barabarta dhe pjesëmarrjen e plotë.
Mënyrat e ndryshme të mbledhjes së të dhënave
Përcaktimi i aftësisë së kufizuar
Statistikat bazohen në një numër treguesish që janë hartuar për të matur një çështje të
caktuar. Kritike në përgatitjen e treguesve statistikorë është përcaktimi i aftësisë së
kufizuar. Në rajon, përcaktimi i aftësisë së kufizuar bazohet kryesisht mbi modelin
mjeksor shumë të ngushtë, që është kufizues dhe përjashtues. Megjithatë, përcaktimi
është shpesh kontradiktor në varësi të ligjeve të ndryshme në të cilat është përcaktuar. Për
shembull, në Shqipëri, Strategjia Kombëtare e Aftësisë së Kufizuar jep një përcaktim të
gjerë të aftësisë së kufizuar, por ligjet specifike mbi statusin e personave me aftësi të
kufizuara janë shumë të zbehta dhe nuk përfshijnë personat me aftësi të kufizuara
intelektuale dhe psiko-sociale.
Në varësi të zgjedhjes së përcaktimit, statistikat do të mbulojnë një grup të gjerë ose të
ngushtë të personave dhe kjo ndikon shumë në të dhënat e caktuara dhe analizën e
informacionit. Për shembull, sipas Përmbledhjes së Statistikave të Aftësisë së Kufizuar të
OKB (DISTAT) realizuar në 1992, përqindja e personave që janë me aftësi të kufizuara
lëvizte nga 0.2 deri në 20.9% të totalit të popullsisë në vendet e ndryshme që u morën në
studim. Një pjesë e madhe e këtij variacioni vjen për shkak të përcaktimit të aftësisë së
kufizuar.
Metodat e mbledhjes së të dhënave
Një shtet mund të mbledhë të dhëna mbi aftësinë e kufizuar duke përdorur tre sisteme
kombëtare të mbledhjes së të dhënave: anketimet, regjistrimin e popullsisë dhe
rregjistrat (ose shënimet administrative)
1. Anketimet
Anketimet me kampione nuk vleresojnë çdo shtëpi ose individ në vend. Ato hartohen për
të përfaqësuar popullsinë që studiohet prandaj mund të jenë më i vogli, 500 shtëpi deri në
3000 më i madhi. Anketimet duhet të kryhen në mënyrë rastësore dhe të jenë
përfaqësuese për popullsinë.
Anketimet mund të përdoren për të mbledhur të dhëna mbi aftësinë e kufizuar ose duke
realizuar një anketim të veçantë për aftësinë e kufizuar ose duke përfshirë pyetje ose
module për aftësinë e kufizuar në anketime të tjera të tilla si, Anketime për Fuqinë
Punëtore, Anketime për të Ardhurat Familjare ose Aketime për Matjen e Standarteve të
Jetesës.
Anketimet mbulojnë çështje shumë të ndryshme dhe shpesh të specializuara, të tilla si
shëndeti, mirëqënia, fuqia punëtore, bujqësia dhe çështje të tjera socio-ekonomike shpesh
me një seri pyetjesh të detajuara. Shumica e anketimeve janë me bazë familje.
Megjithatë, në studimin e popullsisë me aftësi të kufizuara është gjithashtu e rëndësishme
përfshirja e popullsisë së përgjithshme për qëllime krahasimore.
2. Regjistrimi i popullsisë
Në shumë sisteme të statistikave kombëtare, regjistrimet e popullsisë janë burimet
kryesore të statistikave mbi popullsinë dhe karakteristikat e saj. Regjistrimi i popullsisë
është një studim mbarëkombëtar me çdo person të numëruar në mënyrë të veçantë dhe
karakteristikat e tyre rregjistrohen në mënyrë të veçantë.
Numërimi universal, një tipar thelbësor, lejon që regjistrimi i popullsisë të japë të dhëna
të vlefshme demografike, ekonomike dhe sociale për zona të vogla gjeografike, të cilat
nuk do të jenë të mundshme me një anketim të thjeshtë. Regjistrimi i popullsisë është
ndërmarrje komplekse dhe e kushtueshme që shumica e e shteteve janë në gjendje ta
kryejnë vetëm në periudha dhjetëvjeçare.
Duke përdorur regjistrimin e popullsisë mund të mblidhet informacion edhe mbi një
segment të caktuar të popullsisë, edhe pse organizuesit e regjistrimit përpiqen të
shmangin përdorimin e tij për të mbledhur gjithshka tjetër përveç informacionit bazë
demografik. Megjithatë, me koston e lartë të mbledhjes së të dhënave dhe nevojën në
rritje për informacion socio-ekonomik dhe demografik, shumë shtete po analizojnë
regjistrimin e popullsisë si mënyrë për të fituar tipe të tjera të dhënash. Edhe pse një
gamë e gjerë temash mund të përfshihen në një regjistrim popullsie, shumë mund të
mbulohen vetëm shkurtimisht për shkak të vështirësive financiare, personelit dhe kohës.
Aftësia e kufizuar po studiohet gjithnjë e në shumë në regjistrimet e popullsisë. Për herë
të parë, Parimet dhe Rekomandimet e Kombeve të Bashkuara për Regjistrimin e
Popullsisë dhe Strehimit, Rishikimi 1, përfshin aftësinë e kufizuar si çështje që
mund të mbulohet nga regjistrimi i popullsisë.
3. Rregjistrat dhe të dhënat administrative
Informacioni mbi aftësinë e kufizuar mund të mblidhet gjithashtu në sistemin e të
dhënave dhe regjistrave administrative. Këto përfshijnë rregjistrat e popullsisë, sistemin e
rregjistrimit të pensioneve të aftësisë së kufizuar, sistemin e sigurisë sociale, rregjistrat e
dëmtimeve në punë, rregjistrat e punësimit, porgramet reabilituese dhe shërbimet e tjera
për personat me aftësi të kufizuara. Zakonisht informacioni në këto sisteme ka qenë
mbledhur për arsye të tjera nga statistika dhe zakonisht ka lidhje me administrimin e një
programi të veçantë ose shërbimi për personat me aftësi të kufizuara që përmbushin
kriteret e tij specifike.
Rregjistrat mund të jenë burime strikte të dhënash së pari për shkak se mund të ketë
probleme ligjore në përdorimin e shërbimit të të dhënave administrative ose rregjistrave
për qëllime statistikore veë atyre në mbështetje të programit ose shërbimit. Së dyti, ato
vetëm tregojnë personat me aftësi të kufizuara që kanë akses tek një program ose shërbim
specifik. Së treti, në shumë raste, të dhënat në rregjistra paralelizojnë ose dublikojnë
informacionin i cili nuk mund të shërndahet. Megjithatë, në disa raste, këto pengesa
mund të kapërcehen dhe, veçanërisht në lidhje me burime të tjera të dhënash, regjistrat
administrativë mund të zgjerojnë njohuritë tona mbi tendencat në lidhje me personat me
aftësi të kufizuara.
Situata në Evropën Jug-Lindore: tendencat, aktorët dhe kultura statistikore
Vlerësimi paraprak tregon se statistikat egzistuese të aftësisë së kufizuar janë shpesh
kontradiktore dhe konfliktuale, në varësi të burimeve të ndryshme, duke e bërë të vështirë
marrjen e pamjes së qartë të situatës. Gjitashtu ato kufizohen zakonisht në modelin
mjeksor, kështu që ato shpërndahen sipas tipit të dëmtimit. Informacioni bazohet
kryesisht në treguesit mjeksor, të tillë si numri i personave në institucione ose numri i
personave me aftësi të kufizuara me paraplegji për shembull. Informacion më i vlefshëm
për politikat përfshirëse, të tilla si numri i personave me aftësi të kufizuara që ndjekin
shkolla të rrymëzuara ose përqindja e atyre të punësuar në tregun e punës, është pothuajse
e pamundur të gjendet dhe kur egziston nuk është i përditësuar rregullisht.
Shqipëria, Bosnja dhe Serbia kanë disa tipare të përbashkëta:
• Përcaktimet e aftësisë së kufizuar janë të ngushta dhe përjashtuese dhe shpesh
herë kontardiktore në varësi të ligjeve të ndryshme
• Orientimi i mbledhjes së të dhënave është përdorimi i rregjistrimit për të
përcaktuar përfituesit e sistemit të mbrojtjes sociale – për rrjedhojë, fëmijët me
aftësi të kufizuara mungojnë në proçesin e mbledhjes së të dhënave.
• informacioni i mbledhur nuk mbulon kushtet e jetesës së personave me aftësi të
kufizuara
• popullata e personave me aftësi të kufizuara mbuluar nga rregjistrat nuk është e
plotë; nuk ka informacion mbi personat me aftësi të kufizuara që nuk kanë akses
tek shërbimet ose që nuk janë përfitues të mbrojtjes sociale ose pensionit të
aftësisë së kufizuar
• Dublikimi është i zakonshëm (për shembull pagesat e aftësisë së kufizuar dhe
aksesi në institucione) dhe për rrjedhojë të dhënat nuk mund të bashkohen.
• Përdorim i pakët ose aspak i anketimit mbi aftësinë e kufizuar në rajon
• Kulturë statistikore e pazhvilluar në Serbi dhe Bosnje veçanërisht mbi treguesit
socio-ekonomikë
• Ministritë e Punës dhe Çëshjteve Sociale janë të ngarkuara për koordinimin e
çështjeve të aftësisë së kufizuar
• Shërbime të tjera si shëndeti dhe arsimi nuk kanë zakonisht të dhëna mbi aksesin
në shërbimet e rrymëzuara
• Informacioni mbi aksesin e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet e
rrymëzuara nuk egziston (me perjashtim të Zyrave Kombëtare të Punësimit në të
gjitha vendet dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Shqipëri)
• Asnjë nga të tre këto shtete nuk ka informacion mbi mbulimin e shërbimeve pasi
kanë vetëm informacion mbi përdoruesit e shërbimeve.
• Zyrat Qendrore të Statistikave (ZQS) nuk mbledhin informacion mbi aftësinë e
kufizuar por janë të gatshme ta ndërmarrin këtë detyrë.
Miti i bazës së të dhënave mbi individët me aftësi të kufizuara
Në të gjitha shtetet, shumë vendimarrës diskutuan nevojën për të krijuar një bazë të
dhënash unike mbi individët me aftësi të kufizuara brenda ministrive përgjegjëse për
çështjet e aftësisë së kufizuar si një mënyrë për të zhvilluar statistikat. Kjo nuk është
zgjidhje praktike pasi baza e të dhënave të individëve nuk mund të përdoret si burim i
informacionit statistikor për shkak të legjislacionit që mbron privatësinë individuale.
Në nivelin e BE ka legjislacion strikt që mbron privatësinë (RREGULLI EC NR
45/2001 mbi mbrojtjen e privatësisë të individit në lidhje me përpunimin e të dhënave
nga institucionet e komunitetit dhe strukturat dhe mbi lëvijen e lirë e të dhënave të
tilla) e individit që ndalon qarkullimin e të dhënave mbi një individ; standarte që
ndoshta do të miratohen në rajon gjatë proçesit të pranimit.
Ministritë nuk kanë kapacitete të njëjta dhe e dinë mënyrën se si mblidhen të dhënat
nga Zyra Qendrore e Statistikave. Prandaj, është më mirë të përdorësh njohuritë e
CSO (Zyra Qendrore e Statitistikave) për të marrë të dhënat.
Siç citohet në Regullat Standarte të Kombeve të Bashkuara, banka e të dhënave për
aftësinë e kufizuar (jo e personave me aftësi të kufizuara) duhet të ngrihet me qëllim
që të identifikojë shërbimet egzistuese, si edhe të përfshijë statistikat mbi shërbimet
dhe programet e disponueshme. Baza e të dhënave duhet të përfshijë gjithashtu
informacion mbi grupe të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara si për
shembull OPAK (Organiztata e Personave me Aftësi të Kufizuar). Siç thuhet në
Regullat Standarte të OKB: shtetet duhet të kenë parasysh nevojën për të mbrojtur
privatësinë individuale dhe integritetin personal.
Iniciativa të ndryshme në çdo shtet
Bosnja dhe Hecegovina realizuan që nga 2001-2005 një Anketim të Matjes së
Standarteve të Jetesës (LSMS) që përfshiu një pyetje mbi aftësinë e kufizuar, iniciativë e
drejtuar nga Banka Botërore. Megjithatë sipas Zyrës Qendrore të Statistikave pothuajse
asnjë autoritet zyrtar nuk i kërkoi rezultatet e anketimit ose ti përdorte të dhënat në
politikëbërje. Për më tepër, asnjë OPAK nuk u përfshi në process, prandaj kishte
mungesë të përgjithshme pronësie të projektit, që solli mungesën e interesimit të OPAK
ndaj anketimit (me përjashtim të Qendrës për Informim Lotos nga Tuzla që u përfshi në
fund të projektit). Për rrjedhojë të dhënat nuk po përdoren për analiza dhe lobim nga
komuniteti i aftësisë së kufizuar. LSMS nuk do të vazhdojë në 2007, megjithatë, janë
planifikuar Anketimi për Fuqinë Punëtore dhe Anketimi për të ardhurat familjare dhe ka
mundësi që të përfshihet aftësia e kufizuar në anketimet e 2008.
Shqipëria ka kulturë statistikore më të zhvilluar dhe metodologjia e statistikave e
përdorur nga ZQS është pranë standarteve të EUROSTAT. Kjo do të thotë që Shqipëria
ka nja kapacitet të fortë për të mbledhur të dhëna për aftësinë e kufizuar në nivel
kombëtar që duhet të influencohet nga shteti. Në Shqipëri po zbatohet gjithashtu
Strategjia Kombëtare e Aftësisë së Kufizuar që u miratua në 2005. Zbatimi dhe
monitorimi i strategjisë nuk ka filluar plotësisht dhe nuk ka ende tregues monitorues të
zhvilluar. Të paturit e një strategjie kombëtare mbi aftësinë e kufizuar kërkon të dhëna
statistikore për monitorimin e zbatimit dhe kjo mund të kryhet nga ZQS që e ka
kapacitetin për një gjë të tillë.
Në Serbi, një LSMS do të realizohet si iniciativë e Bankës Botërore dhe është planifikuar
të përfshijë pyetjet mbi aftësinë e kufizuar në sajë të lobimit të OPAK dhe Handicap
Internacional. Do të jetë e rëndësishme që OPAK dhe autoritetet kombëtare të përfshihen
në proçes. Po hartohet aktualisht një Strategji Kombëtare e Aftësisë së Kufizuar dhe
Dokumenti i Strategjisë së Uljes së Varfërisë (PRSP) për Serbinë përfshin një seksion për
aftësinë e kufizuar. Të dyja dokumentat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për krijimin e
treguesve statistikorë për të monitoruar proçesin e zbatimit. Ministria e Punës, Punësimit
dhe Çështjeve Sociale po realizon aktualisht një vlerësim të kapaciteteve institucionale
për të mbledhur të dhëna për aftësinë e kufizuar. Kjo është një tjetër mundësi interesante
për avancimin e debatit mbi statistikat e aftësisë së kufizuar dhe është e rëndësishme që
OPAK të përfshihen në këtë proçes.
Megjithatë për të llogaritur këto politika ta reja sociale të tre shtetet duhet të konsiderojnë
një kuadër të ri duke kombinuar rrugë të ndryshme të mbledhjes së informacionit mbi
aftësinë e kufizuar dhe duhet të zbatohen anketimet për të mbledhur informacionin e
munguar.
Aktorët në rajon
Zyrat Qendrore të Statistikave
Në të tre shtetet, Zyrat Qendrore të Statistikave janë përgjegjëse të sistemit zyrtar
kombëtar të statistikave. Megjithatë në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë mbledhja e disa
informacioneve statistikore i është deleguar institucioneve të tjera kombëtare, siç thuhet
në ligjin mbi statistikat në Serbi neni 3: “Anketimet statistikore brenda qëllimit të tyre
egzekutohen dhe organizohen nga autoritete të tjera qeveritare” dhe fondi republikan për
pensionet dhe siguracionet për aftësinë e kufizuar ishte një nga organizimet e
përmendura.
Në të gjitha vendet, ZQS janë të hapua dhe të disponueshme të punojnë me statistikat e
aftësisë së kufizuar dhe kanë interesa të mëdha në këtë fushë. Megjithatë, për momentin
ato kanë përvojë shumë të kufizuar në këtë fushë. Ato nuk kanë kryer kurrë rregjistrime
të popullsisë ku të përfshihen pyetje që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe as kanë kryer
ndonjëherë studime me module të aftësisë së kufizuar ose pyetje mbi aftësinë e kufizuar
me përjashtim të Anketimit për Matjen e Standarteve të Jetesës (LSMS) në Bosnje-
Hercegovinë.
Çdo ZQS ka një departament ose sektor që merret me treguesit demografikë dhe socialë,
me fokus popullsitë në vështirësi, por ato në këtë fazë nuk e përfshijnë aftësinë e
kufizuar. Megjithatë ato që të gjitha kanë kapacitetet e mjaftueshme që të zhvillojnë
treguesit mbi aftësinë e kufizuar dhe të kryejnë anketime në thellësi mbi këtë pjesë të
popullsisë.
Çështje për t’u marrë në konsideratë nga Gerta Picari, Drejtore e INSTAT, Shqipëri
Kur e pyetëm nëse INSTAT jep statistika mbi aftësinë e kufizuar, Gerta Picari, Drejtore e
INSTAT shpjegoi se ata i marrin të dhënat mbi aftësinë e kufizuar nga Ministria e
Çështjeve Sociale, por si institucion, ata nuk përgatitin statistika mbi këtë pjesë të
popullsisë. Megjithatë ajo shpjegoi se janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj çështje
dhe se kanë dëshirën dhe vullnetin të zhvillojnë masa për aftësinë e kufizuar. Në fakt ajo
tha se i është kërkuar të diskutojë mbi këto çështje nga një organizate lokale, Fondacioni
mbi të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar (FSHDAK) në Shqipëri.
Ajo ishte në dijeni të faktit se mbledhja e informacionit mbi popullsinë që përfshin edhe
personat me aftësi të kufizuara është përgjegjësi e shtetit. Siç shpjegoi ajo, neni 6 i ligjit
mbi statistikat në Shqipëri, shprehet qartë se sistemi i statistikës: “mbulon situatën
ekonomike, sociale dhe mjedisore të vendit dhe duhet të fokusohet në dukuri të cilat janë
thelbësore për vendimarrësit dhe respektimin e të drejtës së qytetarëve për informim”.
Megjithatë ajo theksoi se nuk mund të punojnë mbi këtë çështje derisa qeveria të kërkojë
zhvillimin e treguesve. Ajo shpjegoi gjithashtu se në përgjithësi egziston një kulturë e ulët
statistikore për përdoruesit e të dhënave në Shqipëri dhe se ky është një problem që duhet
të adresohet.
Znj. Picari shpjegoi gjithashtu se një anketim mbi Fuqinë Punëtore do të kryhet në vitin
2007 dhe ata do të jenë të hapur të përfshijnë në të një pyetje mbi aftësinë e kufizuar. Ajo
tha gjithashtu se ndërkohë po zhvillojnë një strategji pesë vjeçare dhe se u kanë kërkuar të
gjitha ministrive të linjës që ti përgjigjen kërkesave të tyre për të dhëna.
Ndërkohë në Shqipëri HI diskutoi me aktorët e ndryshëm në Ministrinë e Punës dhe
Shanseve të Barabarta për shfrytëzimin e kësaj mundësie për të kërkuar të dhëna mbi
aftësinë e kufizuar lidhur me Monitorimin e Strategjisë Kombëtare të Aftësisë së
Kufizuar. Megjithatë ishte e qartë se egziston mungesë ndërgjegjësimi mbi nevojën e
treguesve për monitorimin dhe vënien në zbatim të strategjisë.
Në të tre vendet potenciali i Zyrave Kombëtare të Statistikave nënvleftësohet ose
injorohet shumë nga vendimarrësit e sektorit të aftësisë së kufizuar. Zyrat Qendrore të
Statistikave perceptohen nga teknicienët në ministri të ndryshme si vende për të dërguar
statistikat e tyre dhe kur u kërkohet tu japin të dhënat.
Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara (OPAK)
OPAK në të tre vendet dallohen nga njëra-tjetra lidhur me ndërgjegjësimin mbi rëndësinë
e statistikave të aftësisë së kufizuar. OPAK me anëtarësi të madhe kanë zakonisht
rregjistra anëtarësh. Në këto rregjistra ata mund të gjejnë informacionin bazë që u
nevojitet për lobim (nivelin shkollor, punësimin, tipin e aftësisë së kufizuar, moshën dhe
gjininë) dhe në përgjithësi nuk u vënë shumë rëndësi grupeve të tjera.
OPAK më të vogla përgjithësisht përfaqësojnë grupet më pak të mbrojtura ose
organizatat e aftësive të kufizuara të llojeve të ndryshme kanë treguar më shumë interes
në këto debate, ose pasi ato luftojnë për më shumë dukje dhe njohje nga autoritetet, ose
pasi janë më të familjarizuara me bërjen e krahasimeve jo vetëm mes grupeve të
ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, por gjithashtu edhe mes personave me
aftësi të kufizuara dhe pjesës tjetër të popullsisë.
Në drejtim të statistikës, OPAK zakonisht interesohen për statistikat bazë. Mbizotërimi i
aftësisë së kufizuar ose një dëmtimi specifik dhe përshkrimi i popullsisë me aftësi të
kufizuara, por edhe aksesi i shërbimeve të tilla si arsimimi, punësimi dhe shërbimet
shëndetësore përmendeshin më pak.
Për OPAK në rajon përcaktimi i aftësisë së kufizuar është çështje e ndjeshme. Ai shihet si
një çështje kyç pasi nënvizon popullsinë që përfiton nga mbrojtja sociale. Organizatat e
aftësisë së kufizuar shumëfishe shfaqen përgjithësisht më të hapura se të tjerat ndaj
përdorimit të përkufizimeve të gjera të aftësisë së kufizuar. Duket qartë se egziston një
mungesë konsensusi midis OPAK në të tre vendet, mbi përkufizimin e aftësisë së
kufizuar.
Egzistojnë disa shembuj të mirë të OPAK në rajon që po fillojnë të kryejnë anketime dhe
po zgjerojnë perspektivën mbi mbledhjen e të dhënave mbi aftësinë e kufizuar.
Kryerja e studimit
Intervistë me Marija Dragovic, Asistente Projekti, Shoqata e Studentëve me Aftësi
të Kufizuara (ADS), Beograd
Shoqata e Studentëve me Aftësi të Kufizuaza e Serbisë ka përvojë mjaft të mirë në
kryerjen e anketimeve, pasi ata ose kanë ofruar partneritet ose kanë punuar në partneritet
në tre vëzhgime mbi aftësinë e kufizuar. I pari u krye në vitin 2001 mbi promovimin e
shkollimit të mesëm përfshirës në Evropën Jug-Lindore. I dyti u krye nga dhjetori 2003
deri më janar 2004, të titulluar “Promovimi i Shkollimit të Mesëm Përfshirës” në Serbi
dhe në Malin e Zi. Vëzhgimi i fundit me titull “Aftësia e Kufizuar si Çështje e të Drejtave
të Njeriut”, merrej me përvojat vetjake që lidheshin me diskriminimin e personave me
aftësi të kufizuara, i kryer nga nëntori 2005 deri në shkurt 2006. Në vëzhgimet e saj ADSi
përdori një përkufizim të gjerë të aftësisë së kufizuar që përfshin gjithashtu personat me
probleme shëndetësore kronike.
“Vëzhgimi” i fundit u krye mes popullsisë me aftësi të kufizuara dhe mori në shqyrtim
545 persona në 15 Bashki të Serbisë dhe 12 të Malit të Zi. Pyetësori përmbante si pyetje
me zgjedhje, ashtu dhe nga ato që personat do tu përgjigjeshin vetë dhe konsistonte në 5
pjesë të ndryshme, ku secila mbulonte një fushë të caktuar interesi.
Përse u krye studimi mbi diskriminimin?
Ky studim u krye përpara se të miratohej ligji kundër-diskriminimit të aftësisë së
kufizuar. ADS ishte pjesë e ekipit që hartoi ligjin, kështu që ne ishim në dijeni të tij, por
popullsia nuk ishte në dijeni dhe kjo u reflektua edhe në studimin tonë. Atëhere qëllimi
ynë specifik për kryerjen e këtij vëzhgimi ishte të shikonim mundësitë dhe mënyrat se si
t’ua ofronim shërbimet e asistencës ligjore personave me aftësi të kufizuara dhe të
shihnim nëse ata ishin të gatshëm ta përdornin atë. Kështu një nga qëllimet e vëzhgimit
ishte që të shihte mënyrën e hartimit të shërbimeve të asistencës ligjore. Jemi ende duke
përpunuar rezultatet e mbledhura me qëllim zhvillimin e këtij lloj shërbimi.
Si shkoi proçesi i zbatimit?
“Vëzhgimi” u administrua nga 14 persona në të gjitha Bashkitë e Serbisë dhe Malit të Zi.
Ne donim ti përfshinim të gjithë aktorët që kishin lidhje me problemin e diskriminimit;
ministritë e linjës, institucionet dhe shërbimet e qytetit, por në fund ne e kryem atë në
bashkëpunim me Qendrat për Mirëqënien Sociale, Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe
të Minoriteteve dhe Zyrën e Popullit. Përgjigja e zakonshme nga vendimarësit e tjerë
ishte se personat me aftësi të kufizuara nuk ishin nën juridiksionin e tyre.
Në drejtim të kohës, na u desh një kohë e gjatë për të formuluar pyetësorin, më shumë se
një muaj. Koha që na u desh për të mbledhur përgjigjet nga pjesëmarrësit ishte e
ndryshme, por tema e diskriminimit është tepër personale dhe njerëzit nuk i shprehin
hapur mendimet e tyre, kështu që u nevojitet të flasin më gjatë për këtë.
Me marrjen e përgjigjeve nga të gjithë të anketuarit, na u desh të fillonim me proçesin e
analizës së të dhënave. Një student i psikologjisë ndihmoi në analizimin e të dhënave pasi
kishte eksperiencë në realizimin e anketimeve. Ai na ndihmoi gjithashtu të mësonim si të
përdornim programin kompjuterik SPSS për analizimin e të dhënave.
Cilat rezultate do të theksonit?
Të kuptuarit e diskriminimit ndryshon shumë nga njëri tek tjetri. Disa persona me aftësi
të kufizuara mendonin madje se diskriminim do të thoshte mosmarrja e përfitimeve që u
takonin; të tjerët e kuptonin atë si ofendim lidhur me aftësinë e kufizuar i bërë nga një
person që nuk ka aftësi të kufizuar.
Të bën përshtypje gjithashtu se si përvojat vetjake të diskriminimit janë të ndryshme edhe
pse situata dhe eksperiencat personale janë praktikisht të njëjta; disa persona thjesht nuk e
njohin atë si të tillë. Megjithatë u habitëm që ndjesia e diskriminimit ishte më e lartë në
zona ku nuk e prisnim të ishte e tillë; në spitale dhe në qendrat e reabilitimit fizik. Në të
njëjtën kohë prisnim të gjenim një numër më të madh personash që e kishin ndjerë
diskriminimin, përkundrazi patëm rreth 60% që pranuan se nuk e kanë përjetuar
diskriminimin ndonjëherë.
Një tjetër gjetje e rëndësishme: gadishmëria për t’ju drejtuar Gjykatës me një çështje
individuale diskriminimi ishte dukshëm më e lartë midis atyre që e ndjenin se nuk kishin
përjetuar ndonjëherë diskriminim. Kjo flet shumë.
Çfarë do të bëni me rezultatet e anketimit? Do t’ia prezantoni ato publikut të gjerë
nëpërmjet medias? Apo do t’ia paraqisni rezultatet drejtpërdrejt institucioneve dhe
njësive qeveritare?
Për këtë anketim ne do të publikojmë një broshurë në të cilën do të prezantojmë rezultatet
e tij. Po planifikojmë gjithashtu tryeza të rrumbullakëta në të gjithë vendin me
pjesëmarrjen e një numri Bashkish, OJQ dhe përfaqësuesish të autoriteteve lokale.
Cilat ishin problemet specifike?
Gjatësia e pyetësorit duhet marrë seriozisht në konsideratë. Duke e parë tani kuptoj se në
disa vende ne kemi rënë në përsëritje ose i kemi bërë pyetjet në mënyrë të tillë që
përgjigjet janë të papërdorëshme. Për këtë qëllim është i rëndësishëm roli i ekspertit: Ai
vepron si udhëzues, duke i vënë kufij pyetësorit. Përveç kësaj ata bëjnë të mundur që
pyetësori ti përputhet qëllimit të përgjithshëm që po përpiqesh të arrish nëpërmjet
anketimit.
Megjithatë, problemi më thelbësor është se si të marësh një kampion nga popullsia e
gjerë. Nuk ka bazë të dhënash të cilën mund ta përdorësh, me emra personash dhe
kontaktesh të personave me aftësi të kufizuara të të gjitha moshave, niveleve arsimore
dhe shpërndarje gjeografike. Prandaj, marrja e kampionit ta rastësishëm nuk ishte realisht
e mundëshme, edhe pse ne bëmë maksimumin tonë duke përdorur edhe metodën e topit
të dëborës1.
Duke mos patur një burim të madh të dhënash na u desh ta merrnim kampionin tonë nga
anëtarët e organizatave të tjera të personve me aftësi të kufizuara që ishin të gatshëm të
bashkëpunonin, por duke patur kryesisht anëtarë nga OPAK si kampion kjo prodhoi
gjithashtu rezultate jo përgjithësuese. Anëtarët e lëvizjes së aftësisë së kufizuar janë
shumë më të informuar lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut dhe diskriminimit në
krahasim me personat e tjerë me aftësi të kufizuara, gjë që u duk edhe në rezultate. Për
shembull 26% e të anketuarve ishin me shkollë të arsimit të lartë, ndërkohë që sipas të
dhënave nga Dokumenti i Strategjisë për Reduktimin e Varfërisë së Serbisë (PRSP),
vetëm 7% e personave me aftësi të kufizuara kanë përfunduar Universitetin, një
mospërputhje e dukshme. Rezultatet e anketimit treguan gjithashtu se gjatë dhënies së
përgjigjeve që kishin të bënin me të ardhurat familjare, 42% e të anketuarve ishin nën
nivelin zyrtar të varfërisë, ndërkohë që sipas DSVR kjo shifër është mbi 70%.
Cilat do të ishin rekomandimet tuaja specifike nga fazat e ndryshme të realizimit të
anketimit; konceptimi, zbatimi, analiza e rezultateve dhe përhapja dhe përdorimi i
të dhënave?
Pa diskutim që vetëm ata persona me eksperienca dhe trainim specifik kanë mundësi të
administrojnë anketimin. Gjithashtu në anketime të tilla, në të ardhmen ne do të
përfshijmë përkufizimin e konceptit kyç, në këtë rast, diskriminimin. Nëse pjesëmarrësit
do ta kishin dëgjuar përkufizimin e diskriminimit, pozicioni i tyre mund të kishte qenë
më i qartë dhe për rrjedhojë edhe më i dobishëm për ne.
Gjithashtu ekipi i perosnave që administron anketimin duhet të jetë mjaft mirë i
informuar mbi filozofinë dhe idetë që fshihen pas çështjeve të aftësisë së kufizuar. Për
shembull ata duhet të jenë në gjendje të shpjegojnë tërësisht dhe në gjuhë të kuptueshme
1
Metoda e kampionimit top dëbore është një metodë e veçantë që përdoret kur karakteristikat e
dëshirueshme të kampionit janë të rralla. Mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë ose e kushtueshme të
lokalizosh të intervistuarit në këto situata. Metoda e topit të dëborës mbështetet në referencën e të
intervistuarit fillestar për të gjetur persona të tjerë për ti intervistuar. Ndërsa kjo teknikë mund të ulë
ndjeshëm koston e kërkimit të personave ai nuk krijon premisa që rezultatet të përgjithëson për popullsinë.
Më shumë informacion gjeni në:http://www.statpac.com/surveys/sampling.htm
modelin social. Gjithashtu, kushdo që planifikon të kryej një anketim duhet patjetër të
punoj me një person ekspert në hartimin e pyetësorit. Me ekspert nënkuptoj psikologë
dhe sociologë me eskperiencë në kryerjen e këtyre lloj anketimeve.
Intervista nxjerr në pah nevojën që në anketime të përfshihen ekspertë në përpunimin e të
dhënave, veçanërisht kur kryhen anketime me pyetësorë dhe gjatë analizës së rezultateve.
OPAK duhet tu drejtohen Universiteteve dhe Instituteve kërkimore për ekspertizë mbi
këto anketime që të japin kontributin e tyre në realizimin e studimeve sasiore.
Autoritetet Kombëtare
Në të tre vendet, Ministritë e Çështjeve Sociale kanë përgjegjësinë mbi aftësinë e kufizua,
ndërkohë që Ministritë e Arsimit kanë përgjegjësi për çështjet që lidhen me aftësinë e
kufizuar dhe arsimin. Në të gjitha vendet duhet të nënvizohet se aftësia e kufizuar nuk
është pjesë e Ministrive të Shëndetësisë edhe në drejtim të parandalimit ose strategjive të
evidentimit të hershëm.
Politikat e aftësisë së kufizuar që zhvillohen bazuar mbi evidencat statistikore ashtu siç
promovohet nga OSBE nuk janë të përhapura në të gjithë botën dhe këto tre vende nuk
bëjnë përjashtim. Shumica e aktorëve të intervistuar nga ministri të ndryshme të linjës
paraqisnin informacion të fragmentarizuar që kishin mbi aftësinë e kufizuar, por nuk
shprehnin nevojën për zhvillimin e treguesve të mëtejshëm. Për shembull në lidhje me
arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në të tre vendet i vetmi tregues egzistues
është numri i fëmijëve në shkollat speciale (metoda e rregjistrimit). Ky tregues nuk është
shumë i përshtatshëm për monitorimin e nxitjes së arsimimit përfshirës.
Vëzhgime të ngjashme mund të kryhen lidhur me punësimin ku treguesi kryesor është
rregjistri mbi numrin e personave që kryejnë punësim të mbrojtur ose lista e personave të
rregjistruar në Shërbimet Kombëtare të Punësimit. Megjithatë këta tregues nuk lejojnë
përllogaritjen e treguesve të tjerë si shkallën e pjesëmarrjes së personave me aftësi të
kufizuara në fuqinë punëtore të rrymëzuar ose në nivelin e papunësisë.
Në drejtim të treguesve për shërbimet sociale, situata është e ngjashme. Burimet kryesore
të informacionit janë rregjistrat e atyre që kanë akses në shërbimet sociale ose që janë
rregjistruar në qendrat për punë sociale. Megjithatë nuk mund të llogariten të dhëna mbi
pjesën më në nevojë të personave me aftësi të kufizuara dhe të atyre që nuk janë
rregjistruar ose që nuk kanë akses në shërbimet. Treguesit klasikë si mbulimi i
shërbimmeve sociale nuk mund të përllogariten me saktësi.
Politikat e orientuara në drejtim të barazimit të mundësive dhe pjesëmarrjes së plotë të
personave me aftësi të kufizuara nuk mund të monitorohen ose vlerësohen me mjetet
egzistuese. Në të tre vendet këto mjete për matjen dhe vlerësimin e zbatimit të politikave
duhet të zhvillohen, ndërkohë që duhet investime të fuqishme në zhvillimin e treguesve
që ato të bëhen prioritete për autoritetet lokale dhe kombëtare.
Institucionet kombëtare
Në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi egzistojnë institucione të ndryshme
kombëtare për mbledhjen e informacionit për aftësinë e kufizuar. Ato përfshijnë Fondin
Kombëtar të Pensioneve për Aftësinë e Kufizuar, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe
në Shqipëri, Institutin Kombëtar të Shëndetit. Në të tre vendet Shërbimi Kombëtar i
Punësimit e përfshin dimensionin e aftësisë së kufizuar në bazën e tyre të të dhënave, që
do të thotë se informacioni për aftësinë e kufizuar mund të përhapet nga rregjistrat e tyre.
Megjithatë ky informacion është i kufizuar vetëm për ata që janë të rregjistruar në Zyrën
Kombëtare të Punësimit.
Fondi i pensionit të aftësisë së kufizuar në Serbi ka përgjegjësi për mbledhjen e
informacionit statistikor për pensionistët. Megjithatë këto të dhëna japin informacion
vetëm mbi një nëngrup të popullsisë, për ata që marrin pagesën e aftësisë së kufizuar.
Qendrat për punë sociale kanë gjithashtu informacion për personat me aftësi të kufizuara
që kanë akses tek shërbimet e specializuara, por ato nuk kanë informacion për ata persona
me aftësi të kufizuara që nuk kanë akses tek shërbimet.
Është e qartë se në të tre vendet, sistemi i informimit për aftësinë e kufizuar bazohet
vetëm në rregjistrat administrative, trashëgim nga rregjimet ish-socialiste. Ato ishin
hartuar për qëllime kontrolli financiar të tilla si pensionet e aftësisë së kufizuar ose
sistemet e pagesave. Ato janë gjithashtu nënprodukt i menaxhimit të institucioneve të
specializuara për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë institucionet rezidenciale,
shkollat speciale dhe punësimin e mbrojtur.
Aktorët ndërkombëtarë
Ka agjensi të ndryshme ndërkombëtare aktive në rajon me fokus zhvillimin e
kapaciteteve statistikore. DFID dhe Banka Botërore po financojnë aktualisht anketime të
ndryshme në të tre vendet, si anketimet për matjen e standarteve të jetesës (në Serbi),
anketime për buxhetin familjar dhe anketime për fuqinë punëtore (në Bosnje-
Hercegovinë dhe Shqipëri). Këto anketime paraqesin mundësi të shkëlqyera për
mbledhjen e të dhënave për aftësinë e kufizuar. Me përfshirjen në pyetësor të pyetjeve të
ndryshme lidhur me aftësinë e kufizuar mund të fillojë të merret informacion i
rëndësishëm mbi kushtet e jetesës së personave me aftësi të kufizuara.
Zhvillimi i statistikave të aftësisë së kufizuar: Eksperiencë nga Hondurasi me
Thierry Gontier, ekspert i statistikave të aftësisë së kufizuar
Thierry Gontier, statisticien që punon në shumë shtete mbi çështjet e aftësisë së kufizuar,
ka punuar shumë vite në fushën e aftësisë së kufizuar në Hoduras. Në Hoduras ai u
përqëndrua në punën me Institutin Kombëtar të Statistikave (IKS/INE) për të analizuar
rezultatet e një anketimi të gjerë të realizuar me një modul të aftësisë së kufizuar në 2001.
Gjatë diskutimit me Z. Gontier mbi eksperiencën e tij, ai shpjegon se si u zhvillua ky
projekt dhe mbi interpretimin e të dhënave të marra mbi aftësinë e kufizuar për
Hondurasin.
Përse e inicoi Qeveria anketimin?
Shoqëria civile në Honduras identifikoi rëndësinë e të dhënave për aftësinë e kufizuar.
Kur po hartonte Dokumentin për Strategjinë e Reduktimit të Varfërisë në vitin 2000,
shoqëria civile veçoi nevojën për krijimin e sistemit kombëtar të informacionit për
personat me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e modulit për aftësinë e kufizuar në
anketimet e kryera nga Instituti Kombëtar i Statistikave për aspekte të ndryshme, me
qëllim identifikimin mes të tjerash të vendndodhjes gjeografike, karakteristikave socio-
ekonomike dhe demografike të popullsisë me aftësi të kufizuara.
Prezantimi i kësaj mase në Strategjinë për Reduktimin e Varfërisë ishte tepër i lehtë, pasi
që të gjithë po e kuptonin se personat me aftësi të kufizuara ishin një nga grupet më të
përjashtuara dhe me akses dukshëm të kufizuar në drejtim të arsimimit, punësimit, jetës
sociale dhe gjendjes shëndetësore më të vështirë.
Gjithashtu, egzistonte një konsensus i gjerë midis sektorit të aftësisë së kufizuar dhe
ekipit të ngarkuar për Strategjinë e Reduktimit të Varfërisë pasi që të dy e ndjenin se ishte
i rëndësishëm grumbullimi i të dhënave për hartimin e programeve të përshtatshme për të
luftuar diskriminimin. Prandaj, në vitin 2001, Qeveria nuk pati asnjë kundështim për
kryerjen e anketimit me modul aftësinë e kufizuar.
Si u krye projekti?
Faza e parë e projektit u inicua nga Handikap Internacional në vitin 2001 në bashkëpunim
me Departamentin për Zhvillimin Ndërkombëtar (DFID) nga Mbretëria e Bashkuar. Faza
e parë kishte të bënte me identifikimin e mënyrës së prodhimit të të dhënave për aftësinë
e kufizuar që përfshinte hartimin e një moduli të aftësisë së kufizuar me pjesëmarrjen e
OPAK dhe të ministrive të linjës. Më pas, studimi mori një kampion prej 13 000
familjesh të zgjedhura në mënyrë rastësore dhe u krye nga Instituti Kombetar i
statistikave (INE) brenda buxhetit të vet të rregullt.
Në kohën që HI u largua nga Hondurasi në fund të vitit 2001, analizat e rezultateve nuk
ishin përfunduar ende. Megjithatë, në vitin 2002, z. Gontier u kontraktua nga INE si
konsulent për të kryer analizat e rezultateve të anketimit.
Cilat janë rezultatet kryesore të anketimit?
Përgjigja e kësaj pyetje varet kryesisht nga përdoruesi përfundimtar i informacionit: për
shembull, për Ministrinë e Shëndetësisë ishte shumë e rëndësishme të zbulonte se 3 në 4
prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar kongjenitale nën moshën 2 vjeçare nuk e kishin
zbuluar ende aftësinë e kufizuar dhe nuk mund të merrnin masat e duhura kur ishte koha
për ta devijuar apo kufizuar dëmtimin. Si rezultat i këtij zbulimi, zhvillimi i programit të
zbulimit të hershëm u bë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Arsimit nuk mund ti përmbushë angazhimet ndërkombëtare për aksesin
universal tek arsimi fillor pa adresuar problemin se shumica e fëmijëve me aftësi të
kufizuara nuk e përfundonin shkollën fillore. Përveç kësaj, anketimi tregoi se ata pak
fëmijë me aftësi të kufizuara të rregjistruar në shkolla nuk gëzojnë kujdesin e duhur që u
nevojitet dhe kërkesa më të ulëta në progresin mësimor në krahasim me shokët e tyre që
nuk kanë aftësi të kufizuara.
Për Ministrinë e Punës, fakti që sektori publik ishte më diskriminues në drejtim të marrjes
në punë të personave me aftësi të kufizuara sesa sektori privat, ishte një informacion i
rëndësishëm. Përveç kësaj, shkalla e lartë e papunësisë tek personat me aftësi të kufizuara
në sektorin informal ishte një informacion i vlefshëm për këtë Ministri.
Ndoshta rezultatet më domethënëse treguan se lidhja midis varfërisë dhe aftësisë së
kufizuar në Honduras ishte shumë e fortë. Për shembull, mundësia për të fituar aftësi të
kufizuar është tre herë më e madhe në lagjet e varfra sesa në ato të pasura. Anketimi
tregoi gjithashtu marxhinalizimin që përjetojnë personat me aftësi të kufizuara për shkak
të mungesës së aksesit ndaj shërbimeve të rrymëzuara, si arsimi dhe shëndetësia,
ndërkohë që anketimi konfirmoi mbulimin e kufizuar me shërbime të specializuara.
Duke krahasuar rezultatet e anketimit me buxhetin publik, mund të demonstrohej lehtë se
politikat publike dhe shpenzimet sociale egzistuese nuk e ulnin diskriminimin midis
personave me aftësi të kufizuara dhe pjesës tjetër të popullsisë. Në fakt, të dhënat
tregonin se më shumë fonde publike shpenzohen për personat pa aftësi të kufizuara sesa
për ata me aftësi të kufizuara.
Çfarë bënë vendimarrësit me informacionin sapo ai u plotësua?
OPAK kanë vënë re se pjesa e të dhënave zyrtare që tregojnë qartë diskriminimin direkt
ose indirekt midis personave me aftësi të kufizuara dhe atyre pa aftësi të kufizuara ishte
një mjet i fuqishëm për mbrojten e të drejtave të tyre.
Pasi u njoh me rezultatet e anketimit, Ministria e Arsimit filloi ta adresojë problemin e
aksesit tek arsimi për fëmijët me aftësi të kufizuara. U krijua një department i veçantë për
t’u marrë me këtë çështje, ndërsa ka filluar hartimi i politikës. Në hartimin e politikës,
Ministria përdori të dhëna të detajuara nga anketimi, si për shembull mënyrën sesi
karakteristikat e banimit dhe ato demografike ndikojnë mbi aksesin tek arsimi. Anketimi
tregoi gjithashtu se pengesat qëndrimore në familje kanë ndikim më të madh mbi aksesin
tek arsimi, sesa qëndrimi i mësuesve të aksesimit fizik. Së fundi, të dhënat e anketimit u
përdorën për përcaktuar bazamentin dhe të sigurojnë një tregues për monitorimin e
politikës.
Përvec kësaj, Agjensitë Ndërkombëtare si UNDP (PNUD) dhe UNICEF e përdorën
gjerësisht këtë informacion në raportet e tyre për hartimin e programeve në vendet e tjera.
Zhvillimi i këtyre statistikave është kritik për drejtimin e zhvillimit të politikave të
aftësisë së kufizuar dhe mund të shërbejë si tregues për monitorimin e zbatimit të tyre.
Megjithatë, është tepër e rëndësishme që OPAK lokale të përfshihen dhe ndërgjegjësohen
për kryerjen e këtyre anketimeve me qëllim që ato të kenë një nivel të caktuar të
pronësisë mbi të dhënat dhe të jenë të përkushtuar në përdorimin e rezultateve për lobim.
Rëndësia e statistikave të aftësisë së kufizuar për bërjen e politikave gjithë-
përfshirëse.
Kryerja e statistikave të aftësisë së kufizuar që tregojnë kushtet e jetesës së personave me
aftësi të kufizuara përfshirë ata që nuk kanë akses te sistemi, është kritik për zhvillimin e
politikave gjithë-përfshirëse të aftësisë së kufizuar që synojnë barazimin e mundësive.
Statistikat e aftësisë së kufizuar duhet të bëjnë gjithashtu krahasimin midis popullsisë me
dhe pa aftësi të kufizuara me qëllim të tregojë diskriminimin indirekt. Kjo ka lidhje
sidomos me vendet e rajonit ndërsa ato fillojnë të prezantojnë legjislacionin kundër
diskriminimit.
Zhvillimi i grupit të treguesve statistikorë në linjë me këto politika të reja është gjithashtu
një sfidë e qartë për këto vende. Këta tregues duhet të jenë në linjë me mënyrën e re të
trajtimit të të drejtave sociale dhe njerëzore të aftësisë së kufizuar. Ato nuk mund të
kufizohen me informacionin egzistues, por duhet ti përshkruajnë kushtet e jetesës së
personave me aftësi të kufizuara, pengesat që hasin ata, të masin barazimin e mundësive
dhe të krijojnë mundësi për monitorimin e të drejtave të tyre. Në mënyrë që të
maksimizohet ky proçes, duhet të zhillohet bashkëpunimi midis Institutive të Statistikës,
Ministrive të linjës dhe OPAK.
Për të llogaritur këta tregues të rinj të politikave sociale mbi aftësinë e kufizuar, në të
gjithë rajonin, vendimarrësit duhet të marrin në konsideratë një mënyrë të ndryshme,
duke kombinuar rrugë të ndryshme, të mbledhjes së informacionit për aftësinë e kufizuar.
Për shembull, për të monitoruar zbatimin e politikave drejt barazimit të mundësive në
punësim, duhet të ketë tregues statistikorë të zhvilluar për të matur aksesin e personave
me aftësi të kufizuara tek shërbimet e rrymëzuara të punësimit, si dhe tregues të nivelit të
punësimit në tregun e hapur të punës, mbajtjen e punës dhe nivelin e të ardhurave.
Padyshim që rregjistrat mund të japin ende informacione të pazëvendësueshme në
aspekte të ndryshme të shërbimeve të aksesueshmërisë, por anketimet janë thelbësore për
të marrë këndvështrimin e përgjithshëm të popullsisë. Ka një moment të fortë në rajon
për mbledhjen e të dhënave mbi aftësinë e kufizuar përmes një anketimi që po kryhet i
financuar nga Banka Botërore në të tre shtetet. Megjithatë autoritetet kombëtare, Zyrat
Qendrore të Statistikave dhe OPAK duhet të përfshihen në proçes në mënyrë që
informacioni të jetë i përshtatshëm dhe i vlefshëm për të gjithë vendimarrësit. Përfshirja e
të gjithë aktorëve do të jetë gjithashtu kritike që aktorët kombëtarë të marrin ndjenjën e
bashkë-autorësisë në mënyrë që ata të analizojnë dhe të përdorin të dhënat e mbledhura
për hartimin e politikave, studimeve dhe lobimeve të mëtejshme.
Lidhje të vlefshme:
UN Statistics Division Disability Webpage:
(Faqja në Internet e Adresarit të Statistikave të Aftësisë së Kufizuar të OKB):
http://www.un.org/Depts/unsd/disability
Washington Group:
(Grupi i Uashingtonit)
http://unstats.un.org/unsd/methods/citygroup/ëashington.htm
EUROSTAT:
http://epp.eurostat.ec.europa.eu/portal/page?_pageid=1090,30070682,1090_33076576&_
dad=portal&_schema=PORTAL
EUROSTAT (2001) Disability and Social participation in Europe:
(EUROSTAT (2001) Aftësia e kufizuar dhe Pjesëmarrja Sociale në Evropë)
http://epp.eurostat.cec.eu.int/cache/ITY_OFFPUB/KS-AË-01-001/EN/KS-AË-01-001-
EN.PDF
I RI ! I RI ! I RI ! I RI ! I RI ! I RI ! I RI ! I RI ! I RI !
Lëvizja e Lirë për personat me Aftësi të Kufizuar në Europën Jug-
Lindore Një e drejtë e paarritshme?
Në kuadër të Iniciativës së Monitorimit, ky raport shqyrton politikat sunduese dhe praktikat ekzistuese ne
Europën Jug-Lindore dhe impaktin që ato kanë në jetën e njerëzve me aftësi të kufizuar, duke marrë
parasysh pengesat që ata hasin ndërsa përpiqen të marrin pjesë në jetën komunitare, në vecanti pengesat
mjedisore. Raporti shqyrton edhe praktikat e mira që po ndodhin në fushën e aftësisë së kufizuar rreth e
qark rajonit. Këto iniciativa po e ndryshojnë mjedisin në mënyrë pozitive, duke hequr pengesat prej tij dhe
duke ndërtuar shërbime mbështetëse të individualizuara që shërbejnë për të krijuar pavarësi lëvizjeje.
Raporti shqyrton edhe mundësinë që bartin këto praktika për të sjellë ndryshime edhe më të gjera.
Shënim i redaktorit
Brenda Iniciativës së Monitorimit të Aftësisë së Kufizuar, Handicap International i Evropës Jug-lindore
krijoi një Buletin Rajonal me qëllim qarkullimin e informacionit më të fundit mbi çështjet e aftësisë së
kufizuar në Ballkanin Perëndimor dhe për t’ua prezantuar informacionin të gjithë aktorëve të aftësisë
së kufizuar. Buletini do të publikohet katër herë në vit dhe do të shpërndahet i shtypur dhe me e-mail
në gjuhët shqip, serbisht/boshnjake dhe anglisht . Buletini do të jetë i disponueshëm në:
www.disabilitymonitor-see.org
Për informacione ose komente ju lutem na kontaktoni në: editor@disabilitymonitor-see.org
Jepni mendimet tuaja mbi Gazetën e Iniciativës së Monitorimit të Aftësisë
së Kufi zuar. Dëshironi të shtoni diçka? A është e vlefshme për ju?
Dëshironi të gjeni diçka tjetër në faqet e saj? Mirëpresim komentet dhe
sygjerimet tuaja. Ju lutem na i dërgoni ato në: editor@disabilitymonitor-
see.org