Docstoc

Java e pare 25 maj deri me 30 maj 2009

Document Sample
Java e pare  25 maj deri me 30 maj 2009 Powered By Docstoc
					Java e pare: 25 maj deri me 30 maj 2009

Tema I:

Idea e Europes se Bashkuar, lindja dhe evolimi i saj. Nje veshtrim i shkurter historik dhe gjeopolitik qysh nga lindja e idese se Europes se bashkuar e deri ne hapat konkrete drejt Bashkimit europian.

Idea e Europes se Bashkuar, lindja dhe evolimi i saj.
Lindja e idese politike te Europes: Termi Europe (nga gregjishtia : Ευρώπη)1 dhe idea per nje Europe unike, nuk i takojne as shekullit te ri dhe as atij qe lame pas. Ato jane mjaf te hershme, le te themi te lashta. Per konkretizim te kesaj, duhet te pranojme se, te qenit europian, pra banor i kontinentit europian, eshte nje koncept i lashte i cili burimin e ka ne gojedhenat e lashtesise. Ne to, por edhe me pas (ne literature e ne pikture) Europa paraqitet si nje femer e bukur dhe luftarake. Ne mitologjine greke, “Europa” na paraqitet si nje grua fenikase e hijeshme, e quajtur ndryshe edhe Astarte. Por me e perhapura nder gojedhenat mbi Europen, eshte ajo e rrembimit dhe me pas te perdhunimit te saj nga Zeusi. Sipas kesaj gojedhene Europa na parqitet si nje princeshe (princesha e henes), e bija e Agenorit, mbretit fenikas te Tures dhe mbreteres Telefasa (te quajtur ndryshe edhe Argiope). Zeusi kur e pa Europen u dashurua pas bukurise se saj, keshtu ai nderroi forme edhe u shnderrua ne nje dem. Me pas ai e rrembeu ate duke e hipur ne shpine dhe e çoi ne Krete (qe simbolizonte vendin ku perendonte dielli), ku edhe e perdhunoi. Me pas eshte Homeri ai i cili permend Europen ne vepren e tij ILIADA. Ne kete veper Homeri jep karakteristikat e europianit, nepermjet heroit te pare europian, Uliksit (qe ne e njohim si Odisea), i cili udheton shume, sheh shume dhe i shpeton peripecive fale inteligjences se tij. Diversiteti ne menyren e ndryshme te te jetuarit ne ishujt qe vizitoi Uliksi, menyra se si ai u pershtat fale mençurise se tij, jane karakteristikat e europianit, te cilat permblidhen ne moton e Europes: “diversiteti dhe uniteti ose uniteti ne diversitet”. Siç e thame me siper kjo formule u be edhe moto e Bashkimit europian: te qenet te ndryshem pra, me nje identitet te
1

Etimiologjia e termit Europa, vjen nga greqishtia (ευρυ-"e gjere" ose "e larger" dhe οπ– "syte" ose "pamje", pra, larg-pamese), na tregon se Europa ishte nje princeshe qe paraqeste nje lunar cow, ne nje kuptim simbolik. Ne menyre metaforike, ne kohet e mevonshme emri i saj mund te formatohet si nje qenie inteligjente ose larg pamese, cilesi keto te cilat ne Greqine e lashte i atribueshin perendeshes Athina. Megjithate ka edhe nje kuptim tjeter per Europen, i cili eshte ai “i perendimit te diellit”.

dallueshem por, te vepruarit bashkarisht mbeshtetur ne parime te perbashketa si demokracia, shteti i se drejtes, lirite individuale, mireqenia, etj. Europianet, pervec se te jetuarit se bashku ne nje kontinent, manifestojne edhe karakteristika te perbashketa, duke krijuar keshtu nje identitet krejt te dallueshem nga pjesa tjeter e banoreve te botes, identitet ky i cili shkurtimisht permblidhet ne disa karakteristika, te cilat, sipas optikes sime, permblidhen si me poshte: -Europiani i mendimit ndryshe: Kjo lidhet me karakteristikat e te qenit kundershtues dhe jo i nenshtruar (karakteristike kjo e fundit e verejtur ne vendet aziatike ku edhe diktaturat kane qene dhe aktualisht jane te shumta). -Europiani i punes: Kjo lidhet me karakteristiken e te qenit punetor, kerkues ne permisimin e kushteve te jetese dhe te mireqenies, ne dallim kjo me vendet e lindjes se aferme te cilet jane pershkruar ne historiografine dhe filozofine boterore si te ndikuar nga nje ndjenje “dembelizmi”. -Europiani i etur per dije, arsim dhe kulture: Kjo lidhet me zhvillimin e shkencen dhe ndertimin e institucioneve shkollore e universitare, ndertimin e qyteteve dhe urbanizimine tyre, proçes ky qe filloi gjate periudhes se kristianizmit. -Europiani i shpirtit te bukur: Kjo karakteristike konceptohet ne nje Europe artistike, e cila shprehet ne art dhe u perqendrua sidomos ne periudhen e humanizmit/rilindja. Jane keto karakteristika te perbashketa te cilat te influencuara nga menyrat e dy luftarave boterore, nxiten tek europianet idene e bashkimit dhe te bashkejetese ne paqe, idene e bashkepunimit dhe te stabilitetit politik e mireqenies ekonomike. Mbi bazen e ketyre ideve lindi Bashkimi europian, si nje “supra-organizem nderkombetar” me qellime kryesisht ekonomike e politike, garant per ruajtien e paqes ne Europe nepermjet rritjes se mireqenies ekonomike dhe garantimit te parimeve te demokracise ne shtetet anetare. Konkretizimi i idese politike te Europes: Ne periudhat ne vazhdim (kristianizem/mesjete, humanizem/rilindje, romanticizem) idea e Europes e lindur kjo ne Lashtesi, nuk u shuajt (me ndonje zbehje gjate periudhes se Kristianizmit), perkundrazi pati edhe perpjekje reale per konkretizim te kesaj ideje, konkretisht te idese se unitetit politik europian. Qe ne Mesjete e deri ne fillim te shekullit XVIII, pati perpjekje konkrete per konkretizimin e idese se unitetit politik te Europes, por e ndikuar nga nje linje fetare. Ne kete sipermarrje roli i Papatit ishte thelbesor. Ne vitin 800 kur Charlemagne u kurorezua perandor, nga Papa Leoni i III, Perandoria e Perendimit e cila lindi nga ndarja e Perandorise Romake, perkon pak a shume me kufijte e Europes Perendimore te koheve te sotme 2.
2

Robert SOIN « Europa politike » Papirus, 2008, f 34.

Ne shekullin e 15-16, Ministri i Mbretit Henry i IV, Sully, sygjeron ne “Vizatimin e madh”, nje Europe te modeluar dhe te drejtuar nga nje keshill nen autoritetin e Papes. Ai propozon ngritjen e nje ushtrie per te siguruar mbrojtien e perbashket 3. Me pas, kemi mendim filozofik mbi idene e Europes politike. Nder filozofet qe kane prekur kete trajtim mund te permendim, Saint Simon (shoqeria industriale), Viktor Hygo (Shtetet e Bashkuara te Europes), Ernes Renan, etj Megjithate, ne qofte se do te flasim per veprime konkrete per nje Europe te Bashkuar, ato i takojne viteve te para pas mbarimit te Luftes se dyte Boterore. Perpara se te bejme nje kuader historik dhe politik te formimit te Bashkimit europian, do te deshiroja te permend personalitetet vullneti i te cileve beri te mundur kete realitet. Ato me te drejte jane konsideruar edhe “baballaret” e Europes se Bashkuar. Robert SCHUMAN (1886-1963), i lindur ne Luksemburg, diplomuar ne drejtesi, me profesion avokat. Ne vitet 1948-1953 ai eshte Minister i Jashtem i Frances. Ne kete cilesi, ai mbeshtet inisiativen e Jean Monnet per krijimin e Komunitetit Europian te Celikut dhe Qymyrit (KECQ) me 18 prill 1951. Jean Monnet (1888-1979), lindur ne Cognac (France), intelektual francez, themelues i KECQ-se dhe i presidenti pare i Autoritetit te Larte, organ ky i KECQ-se. Konrad Adenauer (1876-1967), lindur ne Köln (Gjermani). Ne vitin 1949 ai zgjidhet Kancelar i pare i Republikes Federale te Gjermanise, duke qene nje nga themeluesit e KECQ-se. Alcile de Gaspari (1881-1954), i lindur ne rajonin e Trentos (Itali). Ai eshste themelues i Partise Popullore Italiane Katolike (1922) dhe pas Luftes se dyte Boterore, ai eshte drejtues i Demokracise Kristiane Italiane. Ne periudhen e Pas Luftes se Dyte Boterore ai do te jete disa here Kryeminister dhe me pas Minister i Jashtem, duke luajtur keshtu edhe nje rol themelor si ne krijimin e KECQ-se ashtu edhe ne integrimin e Italise ne kete komunitet. Ai zgjidhet Presidenti i pare i Asamblese Palamentare te KECQ-se. Paul-Henri Spaak (1899-1972), i lindur ne Belgjike. Me perfundimin e Luftes se dyte Boterore, ai do te jete nder ideuesit dhe themeluesit te nje bashkimi doganor ndermjet Belgjikes, Holandes dhe Luksemburgur, te quajtur BENELUX. Ne cilesine e kryetarit te qeverise belge, ai kontribuon ne integrimin e Belgjkes si ne NATO ashtu edhe ne KECQ.

3

Idem, f 35.

Hapat e pare konkrete drejt Bashkimit europian. Aspekte historike dhe politike te ndertimit te Komuniteteve dhe te evolucionit te tyre.
Pavaresisht se ideja per nje Europe te bashkuar kishte lindur shekuj me pare, ajo filloj te behej realitet ne vitet e para te pas Luftes se Dyte Boterore. Ne kete pjese do te shikojme shkurtimisht, ne aspektin historik dhe politik, etapat ne te cilat ka kaluar ky cikel.

A.

Situata para krijimit te organizmave te pare (Komuniteteve) te Bashkimit europian: perpjekjet e para per organizim 4.

Lufta e ftohte: Mund te themi se ne kohe ky koncept fillon te marre jete ne vitin 1947 dhe ka vazhduar deri ne vitin 1989. Nga pikepamja institucioneve europiane kjo nenkupton disimetrine institucionale te krijuar perkatesisht ne dy fronte te europes: ne lindje dhe ne perendim. Ne lindje, krijimet e institucionet u karakterizuan nga nje linje e dhuneshme dhe e orientuar per te mos u hapur ndaj Shteteve anetare. Krijimi i tyre i nenshtrohej te njejtes llogjike: te siguronin domiminin sovietik ne europen lindore. Ne perendim krijimi i institucioneve ishte vullnetar dhe me i pasur, me qellim bashkepunimin me Shtete e Bashkuara por edhe me qellimin per te krijuar nje europe perendimore te pavarur. Organizata Europiane e Bashkepunimit Ekonomik (OEBE): Ne 5 qershor 1947, ne Havard, gjenerali Marshall, sekretar i shtetit Amerikan, shpalli planin qe sot njihet me emrin e tij, “plani Marshall”. Qellimi i ketij plani ishte te ndertonte nje program te perbashket me shtete europiane, per rindertimin e Europes me ndihmen financiare te Shteteve te Bashkuara. Per te realizuar kete plan (qellim), me 16 prill 1948, u krijua OEBE-ja, ndermjet shteteve europiano-perendimore, ku Shtete e Bashkuara kishin rolin e katalizatorit dhe te mbeshtetesit ekonomik. Nga vitet ’60 OEBE-ja e plotesoi misionin e saj (Europa e pas luftes u rimekemb). Ne keto kushte Europa, pasi kaloi rimekembien ekonomike, hyri ne nje stad me te larte, ate te zhvillimit. Per pasoje OEBE-ja u zevendesuar nga Organizata e Bashkepunimit dhe e Zhvillimit Ekonomik (OBZHE). Aleanca e Altlantikut te Veriut (NATO). Ne vitet 1947-1948, perballja ndermjet Perendimit dhe Bashkimit Sovietik ishte ne pika kritike. Ne ne kete periudhe kishin ndodhur ngjarje te tilla te cilat shprehnin kete acarim ndermjet dy linjave

4

Kjo pjese mbeshtetet ne informacionin e marre ne tekstin « Les institutions européeennes » te Philippe Moreau DEFARGES, 5-e édition, Armand COLIN, Paris, 2001, f. 5-12.

politike si psh. largimi i ministrave komuniste nga qeverite e Frances dhe Italise, lufta civile ne Greqi, grushti i shtteit ne Prage, etj. Me qellim mbrojtien e Europes perendimore nga ndonje sulm i mundshem i Bashkimit Sovietik, ndermejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe shumices se shteteve te europes perendimore u krijua ne Washington, me 4 prill 1949, Aleanca e Atlantikut te Veriut. Qellimi i NATO-s, shprehet ne nenin 5 te Statutit, sipas se cilit : “. . . nje sulm i armatosur kunder nje ose me shume anetareve ne Europe ose ne Ameriken e Veriut do te konsiderohet si nje sulm i drejtuar ndaj te githa paleve anetare. . .“. Keshilli i Europes. Ne 19 shtator 1946, ne nje fjalim te mbajtur ne Zurich, Winston Churchill, ftoi shtetet europiane, e se pari Francen dhe Gjermanine, te hidhnin syte drejt krijimit te Shteteve te Bashkuara te Europes, duke krijuar ne nje hap te pare nje “Keshill te Europes”. Ne maj te vitit 1948, ne kongresin e Hayes, u debatuan idete per promovimin e nje Europe te bashkuar. Ne maj te vitit 1949, u krijua Keshilli i Europes. Si organizem, Keshilli i Europes, u krijua ne cilesine e nje tavoline bisedimesh, bashkepunimi dhe ndertimi te normave juridike te perbashketa, ne fusha te ndryshme perjashto ato te karakterit politik, ekonomik dhe çeshtieve te mbrojties. Keshilli i Europes zhvillon misionin e tij ne fushat e politkes sociale, te shendetit, te mjedisit, kultures, dhe sidomos ne


				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Stats:
views:133
posted:11/29/2009
language:Albanian
pages:5
Jun Wang Jun Wang Dr
About Some of Those documents come from internet for research purpose,if you have the copyrights of one of them,tell me by mail vixychina@gmail.com.Thank you!