Documents
Resources
Learning Center
Upload
Plans & pricing Sign in
Sign Out

Java e par si profet

VIEWS: 29 PAGES: 8

									Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Java e parë si profet

Mënyra më e mirë për të përfituar nga rreshtat e mëposhtëm, është që teksa lexon, të mundohesh ta imagjinosh gjendjen në të cilën ndodhej Profeti (a.s). Pasi iu shfaq Xhibrili (a.s), ai u nis i frikësuar për në shtëpi. Kur arriti atje ai dridhej dhe përsëriste të njëjtat fjalë “Më mbuloni, më mbuloni”. Deri tani, - siç e përmendëm më lart - Profeti (a.s) nuk e dinte kush ishte ajo krijesë dhe përse i ishte shfaqur ashtu. Gjithashtu ai nuk e dinte nëse kjo që i kishte ndodhur ishte diçka e mirë apo e keqe. Ajo që dinte ishte se kishte qenë një takim i frikshëm. Kjo, jo se Xhibrili (a.s) kishte pamje të frikshme, por sepse ishte hera e parë që shihte një krijesë tjetër aq të madhe, saqë mbushte horizontin. Hadixheja me ta parë të frikësuar dhe që thoshte “Më mbuloni, më mbuloni” e pyeti:”Çfarë të ka ndodhur”? Profeti (a.s) filloi t’i tregojë gjithçka që i kishte ndodhur me hollësi derisa në fund i tha:”Për Zotin pata frikë”. Disa dijetarë mendojnë, që ajo që pati frikë Profeti (a.s) ishte se mos kjo krijesë ishte prej xhindëve. Disa të tjerë mendojë që u frikësua se mos do i bënte diçka të keqe. Me të përfunduar Profeti (a.s) fjalët e tij, Hadixheja iu përgjigj me fjalët:”Jo për Zotin, nuk të lëndon Zoti ty. Ti shkon mirë me farefisin, ndihmon të dobëtin, i jep atij që nuk ka, respekton mikun dhe gjithmonë, përkrah të drejtën”. Me këto fjalë Profeti (a.s) u qetësua dhe ajo që e qetësoi ishte bashkëshortja e tij, Hadixheja. Megjithëse ajo nuk e kishte idenë, se çfarë ishte ajo që i kishte ndodhur. Ajo vetëm sa i dha zemër dhe i ngriti moralin. Sado i fortë të jetë burri, në kohë të vështira ka nevojë që gruaja e tij ti gjendet pranë dhe ta ndihmojë. Kur burri në momente të vështira, gjen gruan e tij duke i dhënë forcë dhe e nxit, nuk e imagjinoni dot forcën dhe energjinë që i lind. Në momentet e dobësisë, burri me gjithë forcën dhe energjinë që ka, ka nevojë të shkojë tek gruaja e tij dhe ti tregojë mbi hallin që ka. Thotë Zoti në Kuran: “O ju njerëz kijeni frikë Zotin tuaj, që u krijoi nga një njeri dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij…” Shumë gra, kur e shohin që burri është në një situatë të vështirë në vend që ta ndihmojnë dhe përkrahin, fillojnë të qajnë dhe ia shtojmë më shumë shqetësimin dhe hallin. Kurse Hadixheja megjithëse e kuptoi që ishte diçka e vështirë, i dha zemër dhe forcë. Prandaj o motër, mos qaj në të tilla raste, por tregohu e fortë dhe jepi zemër burrit. Gjëja e dytë që veproi Hadixheja, ishte se ajo e dëgjoi atë që i kishte ndodhur Profetit (a.s) në mal, deri në fund. Ajo nuk e ndërpreu ti thotë, që kjo është ajo që fitove nga qëndrimi yt në mal. Burri sido që të jetë, pas një dite të lodhshme ka nevojë t’ia qajë hallet gruas në shtëpi. Nëse ajo nuk e dëgjon dhe e kritikon për ato që bën, do të gjejë dikë tjetër që t’i qajë hallet. Edhe nëse nuk din si të veprosh me hallin që ka bashkëshorti, dëgjoje dhe qëndroji pranë.

1

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Gjëja e tretë që bëri Hadixheja, ishte se ajo i bënte shoqëri më parë në qëndrimin në shpellë. Ajo e dinte gjendjen e tij dhe ndryshimet që kishte pësuar kohët e fundit. Kur kishte për ti çuar ushqimin në shpellën Hira, ajo nuk dërgonte ndonjë skllav, por shkonte vetë dhe qëndronte me të dy tre ditë. Nëse dëshiron o motër të kesh një burrë siç ishte Profeti (a.s) për Hadixhen, duhet të sillesh siç sillej Hadixheja me Profetin (a.s). Për këto tre cilësi të Hadixhes, Profeti (a.s) nuk deshte grua tjetër pas vdekjes së saj, siç kishte dashur Hadixhen Fjalët me të cilat i dha zemër Profetit (a.s) ishin:” Ti shkon mirë me farefisin, ndihmon të dobëtin, i jep atij që nuk ka, respekton mikun dhe gjithmonë përkrah të drejtën” pra ishin moralet e tij. Ajo nuk përmendi adhurim dhe diçka që ka të bëjë me rregulla fetare, por përmendi moralin. Nuk i tha që ti qëndron në Hira duke adhuruar Zotin për dhjetë ditë me radhë, prandaj mos u mërzit. Një nga problemet tona sot është se kemi dy lloje muslimanësh: Njëri është fetar shumë i mirë, por që me moralin është shumë larg dhe lloji i dytë është me moral të mirë, por nga feja nuk merr vesh. Të dy llojet i largojnë njerëzit nga feja. Lloji i pare, i largon pasi njerëzit duke e parë që falet dhe adhuron Zotin, e mendojnë të mirë. Por kur hyjnë në kontakt me të, do të zhgënjehen nga edukata e tij. Kurse lloji i dytë, i largon nga feja pasi mendojnë që mund të jesh njeri i mirë pa qenë fetar. Thotë Profeti Muhamed (a.s) rreth moralit të mirë:”Gjëja që do të rëndojë më shumë në peshoren e punëve të mira ditën e Kiametit, do të jetë morali i mirë”. “Muslimanët më të mirë janë ata me moral më të mirë”. “Gjëja që do i fusë njerëzit më shumë në xhenet, do të jetë devotshmëria ndaj Zotit dhe morali i mirë”. “Njeriu më pranë meje ditën e Kiametit, do të jetë ai që ka moral më të mirë”. “Njeriu më i dashur tek unë ditën e Kiametit, do të jetë ai me moral më të mirë”. Hadixheja i dha forcë Profetit (a.s) duke i thënë se Zoti nuk të humb përderisa ke moral të mirë. Ajo i fliste Profetit (a.s) me bindje të madhe në Zotin, kjo jo se ishte besimtare që atëherë, por ishte e sigurtë që e mira nuk humbet kurrë. Nëse u bën mirë të tjerëve, kurrë mos mendo se do të shkojë dëm dhe për këtë kujto fjalët e Hadixhes. Nëse kërkon të ruhesh nga të këqiat, thjesht bëju mirë të tjerëve. Thotë Profeti (a.s):”Bamirësia, të mbron nga fatkeqësitë” ‫”صنائغ انًؼروف تقي يصارع انسوء‬ Pasi dridhjet dhe frika u larguan nga Profeti (a.s), Hadixheja i tha:”Eja të pyesim dikë rreth kësaj çështjeje”. Ajo e morri për tek djali i xhaxhait të saj Vereka ibnu Neufel, që në atë kohë ishte 90 vjeç. Ai ishte i krishter në fe dhe e njihte mirë Ungjillin. Ai ishte i krishteri i vetëm në Meke dhe i vetmi që kishte lexuar mbi librat qiellorë. Ngaqë lexonte shumë Teuratin dhe Ungjillin, ai kishte humbur dhe shikimin. Ishte i vetmi që kishte përqafuar fenë e vërtetë deri atëherë. Zoti e kishte lënë të jetonte aq gjatë, pasi do të luante një rol të rëndësishëm. Njeriu i parë që do e përgëzonte Profetin (a.s) për mesazhin hyjnor do të ishte një i krishter. Kjo me qëllim që dy mesazhet, ai i krishter dhe ai Islam të vazhdonin të lidhur.

2

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Nga Hadixheja, në këtë rast mësojmë diçka shumë të rëndësishme. Nëse ke diçka të paqartë, pyet një të ditur dhe me përvojë, tek i cili ke besim. Shumë të rinj që kanë marrë rrugën e terrorit dhe dhunës, kanë rënë pre e njerëzve të paditur dhe pa përvojë. Kjo ndodh më së shumti me ata të rinj që sapo kanë hyrë në fe. Mësoje këtë nga Hadixheja o vëlla, mos pyet veçse një të ditur dhe me përvojë në atë fushë. Pasi hyn Hadixheja me Profetin (a.s) në shtëpinë e Vereka ibnu Neufel, i thotë:”O djali i xhaxhait, dëgjo se çfarë thotë Muhamedi! Profeti (a.s) filloi ti tregojë gjithçka. Teksa Profeti (a.s) i fliste, Vereka ibnu Neufel herë mahnitej dhe herë buzëqeshte, pasi e dinte që ishte koha kur do të shfaqej një profet. Pasi përfundoi Profeti (a.s) Vereka ibnu Neufel i tha:”Për Zotin i cili ka në dorë jetën time, Ti je Profeti i këtij umeti dhe ti je Profeti i fundit. Ty të ka ardhur shpallja që i ka ardhur Musait. Populli yt do të të përgënjeshtrojnë, lëndojnë, luftojnë dhe do të të nxjerrin nga qyteti. Do të doja të isha djalë i ri kur të të përzërë populli yt. Profeti (a.s) e ndërpret për herë të parë dhe i thotë:”Do më përzërë populli im?” “Po” – i tha – nuk i është shpallur kujt ajo që të është shpallur ty, pa pasur armiq. Ah sikur të isha i ri të të ndihmoja kur të vijë ajo ditë.” Deri tani Profeti (a.s) nuk e dinte se ishte zgjedhur të jetë i dërguari i Zotit. Xhibrili (a.s) e kishte lënë që këtë t’ia tregojë një njeri, me qëllim që të jetë i qetë dhe i përqendruar. Kështu Profeti (a.s) do të ishte trashëgues i Ibrahimit (a.s) dhe do të përçonte të njëjtin mesazh. Sigurisht që ai mund ta ketë pyetur veten se përse vallë Zoti zgjodhi atë për diçka të tillë. Përgjigjen e kësaj pyetje Zoti do ia japë më vonë në Kuran, ku thotë:”Zoti e di vetë kujt ia shpall mesazhin e Tij…” Nëse Zoti i jep një post ose një të mirë dikujt, kurrë mos e kij zili dhe smirë për këtë, pasi vetë Zoti e di më mirë se kujt ia jep të mirat. Vereka ibnu Neufel ia tregoi të gjitha problemet që do të haste gjatë transmetimit të mesazhit. Këto probleme janë të pashmangshme, pasi e drejta dhe e vërteta gjithmonë përballen me interesat e batakçinjve dhe njerëzve të ligë.

Rruga për të mirën është e mbushur me sakrificë dhe lodhje. Vereka ibnu Neufel e dinte se ashtu do të ndodhte pasi kjo u kishte ndodhur të gjithë profetëve më parë. Gjithashtu ai e njihte gjendjen në Meke. Kurejshët me qëllim që të siguronin tregëtinë e tyre, kishin vendosur rreth Qabes 360 idhuj të fiseve të ndryshëm. Nëse do i bindeshin Muhamedit (a.s) dhe ti hiqnin idhujt, do humbisnin tregëtinë dhe respektin që gëzonin ndër fiset e tjerë. Të gjitha këto Vereka ibnu Neufel i dinte mirë. Kur Profeti (a.s) doli prej shtëpisë së tij, Vereka ibnu Neufel e mbajti Hadixhen dhe i tha:” I thuaj që të bëhet i fortë”. Për rrugën të cilën do të ndiqte Profeti (a.s), duhej të ishte i fortë dhe i durueshëm. Të njëjtat fjalë që Vereka ibnu Neufel ia tha Profetit (a.s), është mirë që ne sot t’ia themi vetes. Gjendja në të cilën e gjeti botën Profeti (a.s) është pothuajse e njëjtë me gjendjen e botës sot. Njerëzit që morrën pjesë në luftën e parë dhe të dytë botërore, nuk e dinin se kjo luftë quhej lufta e parë apo e dytë botërore. Kështu e quajtën historianët dhe shkrimtarët që erdhëm pas lufte.

3

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Mos ndoshta ne në këto ditë jetojmë luftën e tretë botërore dhe nuk e dimë këtë?! Ndoshta pas njëzet vitesh vjen dikush dhe e quan lufta e tretë botërore. Njëmbëdhjetë shtatori, Iraku dhe ngjarje të tjera, e bëjnë gjendjen, gjendje lufte. Gjendja në të cilën jetojmë i ngjan një lufte botërore. Ashtu siç Profeti (a.s) u dërgua në një kohë kur bota ishte në krizë dhe problem të madh, po ashtu dhe ne sot jemi në një krizë dhe problem të madh. Ne duhet të zgjohemi dhe të sakrifikojmë për të ruajtur paqen dhe zhvilluar vendet tona. Përpiqu dhe sakrifiko sa të mundesh. Të paktën ditën e Kiametit do të dalësh para Zotit dhe do i thuash që bëra aq sa kisha mundësi. Fjalët e Vereka ibnu Neufel :” I thuaj që të bëhet i fortë” na drejtohen dhe ne në këtë kohë. Nga fjalët e Vereka ibnu Neufel “Ah sikur të isha i ri dhe të të ndihmoja kur të vijë ajo ditë” kuptojmë që kjo rrugë ka nevojë për të rinj që sakrifikojnë. Disa ditë pasi Profeti (a.s) u takua me Vereka ibnu Neufel, ky i fundit vdes. Sikur Zoti e kishte lënë deri atëherë, vetëm për ti thënë Profetit (a.s) këto fjalë. Në vdekjen e tij ka dhe diçka tjetër të bukur. Nëse do të kishte jetuar më shumë do të thuhej që Muhamedi (a.s) fenë e mësoi prej tij dhe jo se i shpallej nga Zoti. E habitshme është se Zoti e udhëzoi të mësonte mbi fenë kristiane gjithë jetën dhe e la të jetojë derisa tha këto fjalë. Me fjalën “Ah sikur të isha i ri dhe të të ndihmoja kur të vijë ajo ditë” Vereka ibnu Neufel, mori shpërblimin e të qenit shok i Profetit (a.s), mori shpërblimin e dëshmorëve dhe të gjithë besimtarëve. Këtë vetëm me nijetin dhe qëllimin e mirë që shprehu. Thotë Profeti Muhamed (a.s) në një hadith:”Vereka ibnu Neufel do të ringjallet ditën e Kiametit si një umet”. Në peshoren e punëve të mira do të vendosen të mirat e një umeti të tërë. Kjo për një çast në të cilin shprehu një qëllim dhe dëshirë të mirë dhe me sinqeritet të plotë. Po ti o vëlla dhe o motër, a thua dot në këto çaste që të premtoj o Zot, se unë do e ndihmoj dhe lartësoj fenë dhe vendin, duke i nxjerrë nga kjo gjendje e vështirë. A je i gatshëm të jetosh për të vërtetën dhe të pranosh çdo sakrificë? Vereka ibnu Neufel për dyzet vite u lodh saqë humbi dhe shikimin duke studjuar në kërkim të vërtetës. Zoti në fund e vlerësoi mundin e tij dhe me një fjalë që tha, fitoi shpërblimin e një umeti. Bëje nijet në këto çaste o vëlla, që do jetosh për Islamin dhe të vërtetën, por të jetë me sinqeritet. Pas takimit me Vereka ibnu Neufel, Profeti (a.s) e kuptonte tani që është i dërguar i Zotit, por akoma gjërat nuk i kishte të qarta dhe nuk ndihej i sigurtë. Ajo që priste tani, ishte që Xhibrili ti shfaqej përsëri dhe t’i tregonte rreth mesazhit me të cilin ishte obliguar. Megjithatë Xhibrili (a.s) nuk iu shfaq përsëri për një kohë. Kjo me qëllim që Profeti (a.s) t’i përvetësonte dhe të mendohej mirë rreth fjalëve dhe ngjarjeve të fundit. Nëse shpallja do të kishte vazhduar çdo ditë, nuk do të kishte kohë për tu menduar dhe planifikuar. Takimi i parë me Xhibrilin (a.s) ishte sa për ti kujtuar që po të jepet diçka shumë e rëndësishme. Kurse takimi me Vereka ibnu Neufel ishte për të njohur se çfarë kishte qenë ai takim. Sa më shumë që Profeti (a.s) mendohej, aq më shumë e merrte malli dhe kërkonte që ti shfaqej përsëri Xhibrili (a.s). Pas një jave nga takimi i parë, Profeti (a.s) e shikon përsëri

4

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Xhibrilin (a.s), të ulur mbi një fron, mes të qiellit dhe tokës. Ai mbushte horizontin dhe siç thotë Profeti (a.s) që në çdo anë që shihja gjeja atë. Në këtë takim, Xhibrili (a.s) duke ia bërë me gisht i thotë:”O Muhamed, ti je i dërguari i Zotit dhe unë jam Xhibrili nga qielli”. Më pas, zbret Xhibrili nga qielli, takohet me Profetin (a.s) dhe i jep mësimin e parë rreth fesë. Pasi u larguan në shkretëtirë larg syve të njerëzve, Xhibrili (a.s) goditi tokën me krahun e tij dhe menjëherë buroi ujë. Gjëja e parë që i mësoi ishte mënyra si të merrte abdes (pastrohej) dhe si të falej. Xhibrili (a.s) i tha:”O Muhamed, vepro siç veproj unë” dhe filloi të lajë dorën e djathtë, pastaj të majtën. Më pas fshiu kokën dhe lau këmbët. Më pas Xhibrili filloi të falej dhe Profeti (a.s) pas tij e falej dhe mësonte. Xhibrili (a.s) i tha:” O Muhamed, vepro siç veproj unë, dy rekate në mëngjes dhe dy në darkë”. Kështu namazi filloi me dy rekate në mëngjes dhe dy në mbrëmje. Vetëm në ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit, u bënë pesë namaze në ditë, me nga dy rekat secili. Kur emigroi Profeti (a.s) për në Medine, numri i rekateve u shtua, mëngjesi mbeti me dy, dreka katër, iqindia katër, akshami tre dhe jacia katër. Kështu, mësimi i parë që morri Profeti (a.s) nga Xhibrili, ishte mënyra si të falej. Thotë Profeti (a.s):”Namazi është shtylla e fesë”. “Gjëja më e rëndësishme është Islami dhe shtylla e tij është namazi”. A e din se çfarë po bën o ti vëlla dhe o motër që nuk falesh? Me këtë ti po shemb shtyllat dhe kollonat që mbajnë lidhjet mes teje dhe mes Zotit. Nëse do të vija tek shtëpia jote dhe të thyeja xhamat e shtëpisë, mund të zihemi por mund të të pajtohemi më pas. Nëse të zhgarravis muret mund të pajtohemi përsëri. Por nëse të prish shtëpinë nga themelet, është e vështirë të më falësh. Zoti është mëshirëmadh dhe Falës, por ka një rreth në të cilin po hyri njeriu, Ai zemërohet keq me të dhe e ndëshkon, veçse nëse pendohet. Ky rreth është lënia e namazit dhe keqtrajtimi i prindërve. Me mos kryerjen e namazit ti o njeri sikur i thua Zotit që nuk të adhuroj dot. Por ama mundesh të shohësh televizor për pesë orë rresht, mundesh të luash futboll, por të falesh dhjetë minuta nuk ke mundësi. Prandaj ruaje veten të mos hysh në këtë rreth o vëlla dhe o motër. Thotë Profeti (a.s):”Çelësi i xhenetit është namazi”. “Drita e besimtarit është namazi” “Namazi është shërim”. Kur u pyet se cila është vepra më e mirë për tu vepruar, ai tha:”Namazi në kohën e tij”. Që të falesh menjëherë sapo të thirret ezani. Pasi mësoi Profeti (a.s) mënyrën si të falej, Xhibrili (a.s) i shpalli tre suret e para, suren “Muzzemmil” pastaj “Muddethir” dhe sureja e tretë “Fatiha”. Këto tre sure nuk ishin të rastësishme, por ishin ata që i jepnin përbërësit kryesorë të mesazhit. Si fillim Profetit (a.s) iu shpallën ajetet “Lexo” që përmbanin domosdoshërinë e dijes dhe arsimit. Sureja e dytë përmbante energji shpirtërore me të cilën do të vendoste rregullin në tokë. “O i mbuluar, çohu natën (falu). Sureja e tretë “Muddethir” ishte që pasi të kesh marrë energjinë shpirtërore që të duhet dhe ke dije, tani lëviz dhe përhape mesazhin, “O i mbuluar, çohu dhe lajmëro.” Por për këtë Profeti (a.s) kishte nevojë për një metodë, të cilën e gjen tek sureja “Fatiha”: ”Falenderimi i takon Zotit të botrave.” Që do të thotë që mesazhi yt është global. “Mëshiruesit Mëshirëbërësit” që do të thotë se mesazhi yt, është mesazh mëshire.

5

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net
“Sundues i ditës së gjykimit” që do të thotë që mesazhi yt, i kushton kujdes dhe botës tjetër. Tani Profeti (a.s) dinte si të falej, kishte dijen “Lexo”, kishte energjinë shpirtërore tek namazi i natës, dhe “Fatihanë” e cila ishte një metodë punë e përmbledhur. Pas kësaj shpallja ndërpritet për dy muaj rresht. Kjo me qëllim që Profeti (a.s) të mendohej dhe të planifikonte. Roli i Xhibrilit (a.s) nuk është që të planifikonte për Profetin (a.s), roli i tij ishte vetëm ti tregojë pikat orientuese. Planifikimi ishte në dorë të Profetit (a.s). Gjatë këtyre dy muajve, Profeti (a.s) duhej të vinte në zbatim ato që kishte mësuar deri atëherë. Në këto dy muaj, Profeti (a.s) u lodh dhe u mërzit shumë. Kjo, pasi mendoi se mos ka bërë diçka gabim dhe Zoti e ka braktisur. Por pas këtyre dy muajve, atij i shpallet sureja “Duha”: “Pasha agimin. Dhe natën që mbulon me errësirën e saj. Zoti nuk të ka lënë dhe as nuk të ka braktisur. Jeta e botës tjetër është më e mirë se kjo jetë. Zoti do të të japë sa të kënaqesh. A nuk të gjeti jetim dhe të strehoi. Të gjeti të humbur dhe të udhëzoi. Të gjeti të varfër dhe të pasuroi. (Duha 1-8) Gjatë kësaj kohe, Profeti (a.s) falte namaz nate. Është rast i mirë që edhe ne, të falim namaz nate dhe të veprojmë siç vepronte Profeti (a.s). Atij i fryheshin këmbët nga qëndrimi i gjatë duke u falur. Fal namaz nate dhe ti o vëlla dhe mundohu që ta përfundosh leximin e Kuranit në namaz! Një herë Profeti (a.s) takoi Abdulla ibnu Amr ibnul Asi të cilit i thotë:”O Abdullah, mos u bëj si filani, që falej natën më pare, por që tani e ka lënë.” Kurse kur takoi Abdullah ibnu Umer ibnul Hatab, i tha:”Sa rob i mirë do të ishe ti o Abdulla, nëse do të falje namaz nate.” Thuhet se që atë ditë Abdullahu nuk e la më namazin e natës. Kur bisedonte një herë me Ebu Dher Elgafarij, i tha:” O Ebu Dher, nëse do të doje të udhëtoje a do të përgatiteshe?” Po o i dërguar i Zotit – i tha ai. Profeti (a.s) i tha përsëri:”Po për udhëtimin e botës tjetër? O Ebu Dher: .‫أحكى قال صى يويا شديد انحر نيوو اننشور‬ ‫انسفينة فإٌ انبحر ػًيق. و أكثر انزاد فإٌ انسفر طويم. قال فًاذا أفؼم يا رسول اهلل؟‬ .‫و قى نيال شديد انظهًة نظهًة انقبور‬ “Përgatite anijen pasi deti është i thellë. Merr ushqime shumë se udhëtimi është i gjatë”. Ebu Dherri e pyeti: Po çfarë duhet të bëj o i dërguar i Zotit? Profeti (a.s) i tha:”Agjëro një ditë të nxehtë për ditën e ringjalljes. Fal namaz nate në errësirë, për errësirën e varrit”. Gjëja që posedonte në këtë kohë Profeti (a.s), ishin vetëm katër elementët e mësipërm, elementë të cilët i posedojmë dhe ne sot. Namazin e natës, dijen, mundësinë për të punuar dhe metodën e punës “Kuranin”. Gjithashtu posedonte moralet më të larta. Vallë si do e fillonte Profeti (a.s) misionin e tij dhe cili ishte plani i tij? Për këtë Profeti (a.s) kishte caktuar një plan afatgjatë. Ai në këtë plan nuk do të merrej me thyerjen e idhujve dhe nuk do të përdorte dhunë. Plani i Profetit (a.s) ishte që të zgjedhë burra dhe gra të suksesshëm në shoqëri, me të cilët do të shtonte përkrahësit dhe ndjekësit e tij. Nga çdo familje dhe çdo fis, ai do të zgjidhte njerëzit më të suksesshëm dhe të veçantë. Këta do të ishin të veçantë në jetë dhe të veçantë në moralet e larta. Ai nuk pranonte këdo që të vijë, por gjatë kësaj kohe, vetëm do zgjidhte.

6

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Këtë e bënte me qëllim që të rriste influencën e tij dhe që kundërshtarët ta kishin të vështirë ta luftonin. Kështu ky plan paraprak, zgjati për tre vite dhe numri i atyre që pranuan Islamin arriti në dyqind. Le të bëjmë një pyetje: Nëse do të ishe ti o vëlla dhe ti o motër në atë shoqëri, vallë a do të të zgjidhte dhe ty Profeti? Sipas kritereve të mësipërm, dije se nëse je mbetës në fakultet, se nuk do të të zgjidhte ty, pasi ata që i zgjidhte ishin vetëm të suksesshmit. Me këtë Profeti (a.s) synonte të formonte një bërthamë të fortë me njerëz të suksesshëm. Ky ishte plani i tij si fillim. Në librat e historisë së Profetit (a.s) këtë periudhë e quajnë periudha e ftesës fshehurazi. Por në fakt nuk ishte e tillë, pasi Profeti (a.s) i ftonte të tjerët, por ajo që bënte ishte se në këtë periudhë ai zgjidhte njerëzit me të suksesshëm. Njeriu i parë i suksesshëm me të cilin do të fillonte ishte gruaja e tij, Hadixheja. Kjo, jo se ishte gruaja e tij, por sepse ishte e suksesshme në jetë. Të gjithë dijetarët bien dakort, se njeriu i parë pas Profetit (a.s), që ka rënë në sexhde për Zotin, ishte Hadixheja. Kjo e bën të ndihet krenare çdo grua dhe çdo femër. Nëse gruaja sot në botën arabe shihet me sy jo të mirë dhe keqkuptohen shumë thënie të Profetit (a.s), mjafton si përgjigje për këtë që njeriu i parë musliman pas Profetit (a.s), ishte një grua. Islami ashtu siç ka nevojë për burrat, ka nevojë dhe për grate. Madje nevoja për gratë është më e madhe, pasi ato edukojnë brezat e ardhshëm. Njeriu i dytë që do të zgjidhte Profeti (a.s) ishte Ebu Bekri. Ai ishte tregtar dhe i suksesshëm në jetë. Ishte njeri që e donin dhe respektonin të gjithë dhe njihte mirë gjendjen e gadishullit arabik në atë kohë. Për Ebu Bekrin, thotë Profeti (a.s):”Nuk i kam folur kujt për Islamin veçse ka hezituar në fillim, përveç Ebu Bekrit. Sa i kam folur për herë të parë, më tha: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe se ti je i dërguari i Tij”. Një tjetër, ishte një djalë dhjetë vjeçar, që quhej Ali ibnu Ebi Talib. Ai që në atë moshë, dukej që ka premisa të mira për të ardhmen. Që ta shohim se sa i veçantë ishte që në atë moshë, le të përmendim historinë se si e pranoi Islamin. Një herë, meqënëse ai banonte në shtëpinë e Profetit (a.s), Profeti e lë ta shohë duke u falur. Aliu i habitur e pyeti:”Çfarë ishte kjo që bëre”? Profeti (a.s) i tregoi mbi atë që i kishte obliguar Zoti. Në fund Profeti (a.s) e pyeti:”A pranon që të bëhesh musliman o Ali?” Më ler të mendohem – ia ktheu Aliu. -Megjithëse ishte vetëm dhjetë vjeç, ai kërkonte që të mendohej për diçka të tillë. Kurse ne sot kemi të rinj që nuk dinë të zgjedhin se në ç’fakultet do hyjnë, por presin se ç’tu thonë të tjerët. “Po o Ali – i tha Profeti (a.s) – mendohu”. Ditën e dytë, e pyet përsëri Profeti (a.s):”A u mendove o Ali?” Aliu ia kthen:”Ma përsërit përsëri atë që më tregove dje!” Pasi ia përsëriti Profeti (a.s), Aliu tha:”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe se ti je i dërguari i Zotit.” Dy ditë më pas, e shikon babai i tij Ebu Talibi duke u falur dhe i thotë:”Çfarë është kjo që po bën o Ali?” Ai ia kthen:”Unë kam ndjekur Muhamedin (a.s) dhe të vërtetën me të cilën është dërguar”. Babai i tij i tha:”O Ali, ndiqe Muhamedin pasi nuk të urdhëron veçse për të mire!”

7

Biblioteka familjare Kanali satelitor IKRA www.ikratv-alb.net

Një njeri tjetër që pranoi Islamin nga të parët ishte dhe Zejd ibnu Harithe, ish skllavi i Profetit (a.s). Kështu fillimi i Profetit (a.s) ishte me një fëmijë dhjetëvjeçar, një grua dhe shoku i tij Ebu Bekri.

8


								
To top