Docstoc

Identiteti i Çamërisë në fokusin e integrimit.pdf

Document Sample
Identiteti i Çamërisë në fokusin e integrimit.pdf Powered By Docstoc
					                      “Identiteti i Çamërisë në fokusin e integrimit” Ali Laçej 2014


Bota është ne një periudhe ndryshimi intensiv, integrimi te papare asnjëherë, ne çfarëdo epoke te
zhvillimit historik njerëzor dhe ne ethet e nevojës se ngutshme për ndryshimin e paradigmave
parësore te ndërtimit dhe funksionimit te shtetit dhe përkufizimit te sovranitetit.
Blloqe te mëdha kontinentale po krijojnë hapësira gjigante te aplikimit ekonomik dhe teknologjik,
mjedisor e strategjik.
Barrierat e qarkullimit te mallrave, ideve dhe njerëzve janë ulur dhe vazhdojnë te ulen me shpejtësi
duke krijuar parakushte për integrim kontinental dhe global. Njerëzit lëvizin, d.m.th. migrojnë ne
akse te orientuara nga interesat dhe kërkesa e tyre për një jete me te mire dhe me te lumtur. Kjo
zbulon deficencat e sistemeve menaxheriale dhe sociale te vendeve ku fillon, por edhe ku mbaron
kjo lëvizje.
Kjo është pamja e thjeshtuar, thellësisht materialiste dhe mjaft premtuese për zgjidhje te shpejta
integruese, por e vërteta nuk është kështu.
Kështu është vetëm iluzioni!

Njerëzit nuk janë thjesht qenie materiale qe manifestojnë vetëm nevoja e interesa materiale. Grupet
njerëzore formohen dhe lidhen me faktorë historike, ekonomike, psikologjike, kulturore, religjioz,
politike dhe mbi te gjitha, ne rajonin e Ballkanit, edhe me faktorë fisnore.
Ato nuk mund te ndryshojnë brenda natës, dhe siç është rasti i Shqiptareve etnike, ato nuk mundkan
te ndryshojnë as brenda shekujve!

Dr. Boglárka Koller, PhD (King Sigismund College-Institute of International and Political Studies –
koller.boglarka@zskf.hu) ne konferencën e organizuar me 22-24 Mars 2013 nga ICRP (Institute for
Cultural Relations Policy) Budapest; argumenton se megjithëqë mund te ketë disa ngjashmëri,
motivet dhe faktorët qe bëjnë mobilizimin etnik te grupeve etnike ndryshojnë nga një rast konflikti
ne tjetrin.

A ka një çështje Çame ne Greqi? Kjo është pyetja qe gjen përgjigje negative ne Shtetin Grek dhe gjen
një PO te thekur ne ketë salle, ne tere Shqiptarinë dhe sapo te kalosh kufirin Shqiptaro-Grek e deri
ne Preveze.
Kjo çështje është shume atipike! Po, sepse është po aq atipike situata e vazhduar historike qe krijoi
atë.

Sa me thelle te njohësh çështjen Çame, aq me shume te duket se parashikimi i Samuel P. Huntington
për përplasjen e qytetërimeve, nuk është një hipoteze për njerëzimin, por është një krim i
konsumuar tërësisht nga vektorë te qytetërimeve te ndryshme te përplasur ne Çamëri ne një situate
kur vetëdija Shqiptare e Çamërisë ishte e fjetur dhe e dobët, kur etniciteti manifestohej ne kufijtë e
fisit dhe kur fisi ridimensionohej sipas faktorit religjioz te porcioneve te tij qe ndaheshin për shkak te
influencave madhore te pan-ortodoksisë pro ruse dhe pan-osmanizmit mysliman. Here me pak e
here me shume ky konflikt zgjati fizikisht qe nga revolucioni Grek e deri ne fundin e luftës se dyte
botërore. Ai vazhdon i mohuar! Çështjet qe nuk thuhen; nuk është se janë zgjidhur!
Çështja Çame i ka te tre dimensionet: Dimensionin e te drejtave e lirive themelore te individit,
karakterin religjioz dhe kompaktësinë territoriale.
Çështja Çame është një çështje e pazgjidhur edhe sepse ajo shtrihet dhe përballet me dy zhvillime
kulturore te ndryshme, fale historive te ndryshme shtetërore.
Ne anën Greke kemi jehonat e homogjenizmit kulturor unireligjioz dhe nga ajo Shqiptare kemi
trashëgiminë e multikulturalizmit religjioz te kultivuar me shume përkujdesje e sakrifica; nga ana
Greke kemi nënshtrimin e dhunshëm te dimensionit etnik ndaj purizmit kulturor religjioz-etatist, nga
ana Shqiptare kemi dhunën etatiste anti-religjioze qe deformoi aq shume jetën e vendit ne një etape
te caktuar historike si dhe rilindjen religjioze te kombit ne formën moderne e plurale te tij.
Nga ana Greke kemi ngrirjen dhe ndalimin e te drejtës se nënshtetësisë e pronësisë për një grup te
caktuar etnik dhe religjioz si janë Çamet myslimane qe u dëbuan ne Shqipëri; nga ana Shqiptare kemi
te drejtën e pronësisë me te turbulluar qe njeh historia dhe standardet ndërkombëtare.
Ne te dy anët mjaft fusha janë lëne shkret, mjaft fshatra janë braktisur, mjaft vende qajnë për zot.

Nga ana Greke kemi te njëjtin folklor qe shprehet ne Greqisht e Shqip (Arvanitce/Camerisht) dhe te
njëjtat kënge e valle, te njëjtat kostume, te njëjtat profile burrash te forte e grash te zhdërvjellta.
Gjenetistet i dallojnë menjëherë ngjashmëritë e thella! (kënga e Minushit vallëzuar ne Artë-video
http://www.youtube.com/watch?v=dKF2zY8gamo )

Askush nuk e mëson gjuhen tone ne shkolla ne Greqi?!! Shume e flasin dhe bëjnë sikur nuk e dinë....
Ne ketë aspekt Çështja Çame vjen e behet pjese e Çështjes Kulturore Shqiptare/Arvanitase ne Greqi!
(Video Manolis Glezios ne parlamentin Grek http://www.youtube.com/watch?v=BBya0TyZV0o )

Deri me sot, sa here janë bere përpjekje për dialog ndërshtetëror lidhur me ketë çështje, rezultati ka
qene vetëm zero!

A është kjo një zgjidhje e pamundur?

Duke kërkuar për ndihme ne akademiket e fushës qe kemi ne diskutim sot, dhe qe propozojnë
rrugëzgjidhje, zgjodha Roland Hsu, PhD, Associate Director of The Stanford Humanities Center
(Stanfor, CA; rohsu@stanford.edu) ; autor i “ Ethnic Europe: Mobility, Identity, and Conflict in a
Globalized World (Stanford University Press, 2010.)”

Nder te tjera ai shtron këto pyetje themelore:
Ta përdorim etnicitetin për mire apo për keq?
Etniciteti: Një kategori e dobishme për sot e nesër?
Islami-Kristianizmi-Judaizmi: Si mund te bashkëjetojnë Fundamentalistet Religjioze?

Është e kuptueshme qe nga rekomandimet akademike deri ne materializimin e tyre ne jetën e
njerëzve qe vuajnë padrejtësitë familjare, fisnore e individuale te krijuara nga paragjykimi religjioz
dhe etnik është një rruge jo aq akademike sa diplomatike popullore e shtetërore, njohjesh e
rinjohjesh reciproke te dhimbshme e tronditëse, këmbimesh kulturore artistike e materiale,
dhuratash nga zemra e shpirti për njeri tjetrin, drekash te përbashkëta e trajtesash kulturore e
historike te përbashkëta.

Reina Zenelaj Shehi (Epoka University, Albania – zenelaj@epoka.edu.al) ne po atë konference qe
përmendem me pare argumenton se anëtarësimi ne EU është instrumenti me I fuqishëm për
formatimin e politikave kombëtare. Gjithsesi ajo nënvizon se zgjidhja e konfliktit ndodh kur janë
adresuar nevojat baze dhe gjithë palët janë kënaqur. Prandaj, - thotë ajo - përpjekjet
ndërmjetësuese te EU ne kontekstin e zgjidhjes se konfliktit etnik ne Kosove nuk mund te jene te
suksesshme nëse synojnë te mbështeten vetëm ne fuqinë e EU për te imponuar zgjidhje, por
kryesisht ne aftësinë për te lehtësuar komunikimin, vendosur besueshmërinë reciproke dhe
ndihmuar orientimin e motivuar me bashkëpunues.

Një fjale urte thotë: Ne nuk e ndalim dot zemrën, zemra na ndalon ne! Këtë bënë gjithë ata burra te
ditur e te urte ortodokse Shqiptare qe e do kishin me lehte po te pranonin Homogjenizmin Grek, por
e vunë identitetin Shqiptar te parin; gjithë ata myslimane Shqiptarë që e vunë identitetin Shqiptar
mbi atë Osman dhe zgjodhën te qëndrojnë e te sakrifikojnë; te gjithë ata te ndritur e martire katolike
qe u zunë me Evropën për hir te identitetit Shqiptar. Mbi këto themele te vuajtura qëndron ajo qe
shpresojmë dhe jemi investuar të arrijmë për hir te Paqes ndërmjet Etërve dhe Shqiptarëve te
sotëm, për hir te Paqes mes Shqiptarëve te lire dhe gjithë bashkësive te tjera etnike ne barazi, liri e
bashkëpunim, për hir te njerëzimit qe duhet te integrohet për te realizuar Projektin Hyjnor te Një
Bote Ne Paqe!
KONFERENCA EUROPIANE MBI LIDERSHIPIN TIRANE (UPF 28-29 prill 2012) theksoi se “standardet
për integrimin në BE janë modeli i vetëm për tu marrë në konsideratë për zgjidhjen e situatës së
bllokuar në Ballkan. Ajo vuri në dukje nevojën urgjente të aksioneve të qeverisjes së mirë në të gjithë
Ballkanin. Familja, si shkollë e dashurisë dhe tolerancës, u konsiderua shtylla kryesore dhe baza për
trashëgimi të mirë kombëtare, e cila sjell individë me kuptim universal të konfliktit të shkaktuar nga
paragjykimet, disbalanca gjinore, konfliktet me bazë fetare, keq edukimi dhe keq perceptimi i
realitetit shoqëror dhe shkencor, që sjellin tragjedi të dhimbshme si ato që ndodhën në rajonin e
Ballkanit. Konferenca ftoi ApP të kapërcejnë ndasitë etnike duke filluar nga individët me përgjegjësitë
më të larta. Duke e konsideruar bekim nga Zoti faktin që shqiptarët ndërtuan përgjatë shekujve një
themel për bashkëpunim dhe harmoni ndër fetare, konferenca bëri thirrje për studimin dhe
promovimin e kësaj praktike dhe përhapjen e saj përtej kufijve kombëtarë, racialë, fetarë dhe kufijve
të tjerë. (29 prill 2012 Salla e Konferencave, Pallati i Kongreseve, Tiranë)”

Qartë! Çështja Çame është e tille, zgjidhja e saj parashikon me patjetër angazhimin e politikave
integruese te EU dhe ajo mund te zgjidhet vetëm duke e kthyer urrejtjen e ndërsjelle, përbuzjen e
ndërsjelle për “gjakprishurit” ne mirëkuptim dhe dashuri, ne praktike te diversitetit qe i pasuron ata
qe e këmbejnë. Zgjidhja e saj nuk do te ndodhe asnjëherë nëse do mallkojmë njeri-tjetrin; as duke
menduar se njëra pale do e zhduke tjetrën. Dashtë zoti te mos ndodhe kurrë kështu!
Çështja Çame e vërteton se sa te gabuar ishin ideologët e tezës false te Kombit te Ri Shqiptar si
Branko Merxhani qe nuk e dinin thellësinë e shpirtit tone. Ajo është me shume se rifitimi i te drejtës
se nënshtetësisë dhe pronësisë, është me shume se rindërtimi i shtëpive dhe xhamive te rrënuara,
është një çështje gjuhe, motivimi shpirtëror e mendor, është një çështje zemre, është një çështje e
zemrës se ndare me dysh! Është një test i te vërtetës integruese Evropiane, njëkohësisht!

Prof. Donald Sadoway, (Professor of Materials Chemistry at the Massachusetts Institute of
Technology) thotë se ka ardhur koha qe titulli PhD te kthehet ne PSD ( Problem Solving Doctor ) dhe
te kapërceje impasin qe krijon karriera akademike si qellim me vete duke sjelle akademikun qe rrit
kapacitete për jetën.
Te diturit qe besojnë te DIA/Krijuesi i Gjithësisë mund ta çojnë Çështjen Çame ne zgjidhje
mbështetur në këtë platforme te UPF!
DIA e LA! DIA E LA! DIA E LA! (Te urtët na e kane lënë amanet!) Dikur Hyu/Krijuesi i Gjithësisë nder
ne thirrej DIA/DIO por gjithmonë DI, dite e drite. DRITA brenda nesh e bën VETEDIJEN! Te lumtur
janë popujt te cilëve Ju prin DIA!

Dua te ndiqni ketë insert te shkurtër nga kompozimi MYTHOIDEA i Kompozitorit Vangjelis
http://www.youtube.com/watch?v=3dgMAbWWIzA qe flet Gjuhen e Perëndive te profetit Aristidh
Kolias! Paste DRITEN E DIAs shpirti i tij!

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Stats:
views:12
posted:6/13/2014
language:Unknown
pages:4
Description: Nje veshtrim mbi Ceshtjen Came ne fokusin e Integrimit Europian te Shqiptareve si Komb!