mesuesi 21 Janar 2009 by kela2rama

VIEWS: 4,242 PAGES: 16

									TASK FORCA NË BULQIZË
FAQE 3

PASURIMI I BIBLIOTEKAVE TË SHKOLLAVE ME LIBRA NJË PROJEKT I MADH, POR QË DO PËRKUSHTIM
Interviste me z.Ndriçim KULLA kryetar i shoqatës së botueseve shqiptarë “Aleanca për librin” dhe drejtor i shtëpisë botuese PLEJAD - Faqe 6

SHKOLLA, KULTURA DHE NXËNËSI
Nga FATOS BAJRAKTARI - FAQE 11

www.mash.gov.al “Rruga e Durrësit”

Botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Viti 48 i Botimit. Nr. 3 (2503). E mërkurë, 21 Janar 2009. Çmimi: 30 lekë EDITORIAL

Kryeministri Berisha në Universitetin e Elbasanit

Askush nuk i pengon të rinjtë të ngjisin shkallët e universiteteve
N
ë këtë fillim viti, që ësh të edhe vit i zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Berisha zgjodhi Universitetin "A Xhuvani" të Elbasanit për të celur kështu serinë e takimeve me rininë universitare të Shqipërisë. Në takimin e ngrohtë dhe në bashkëbisedimin e hapur me studentët dhe pedagogët e "A Xhuvanit", Prof.Dr. Berisha, shpalosi idetë dhe vizionet e qeverisë së tij, duke theksuar se shkollat, universitetet janë laboratorët e fuqishëm, ku projektohet e ardhmja e kombit tonë dhe se mandati i dytë i kësaj qeverie, do të jetë mandat i rinisë. Duke falenderuar qindra të pranishëm për pritjen, Kryeministri i siguroi ata, se për qeverinë, shkollimi, dija e rinisë shqiptare dhe punësimi i tyre mbetet prioritet kryesor. (Vijon në faqen 2)

Task Forca
Nga ANDON ANDONI

P

BOTIME
ROMANI JEHONA E KUJTESËS NË DUART E LEXUESIT SHQIPTAR
PETRO LUARASI Mësues i Merituar FAQE 9

TASHMË JO ËNDËRR...
ANILA FERIZAJ (AVDIA) FAQE 8

NJË JETË KUSHTUAR DIJES DHE PAJTIMIT
FRAN GJOKA FAQE 10

htoni pikët e marra në testet e fundit ndërkombëtare të matematikës dhe shkencave, botuar javën e fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Vlerësimit të Arritjeve Arsimore, dhe gjendja e arsimit në SHBA është e qartë. Edhe pse kanë ngritje në testet matematikore, nxënësit amerikanë qëndrojnë prapa nxënësve me rezultatet të larta të vendeve aziatike. Madje, në shkencë rezultatet janë akoma më shkurajuese. Presidenti i sapozgjedhur Obama ka premtuar të rikthejë ShBA në krye të klasifikimit, detyrë kjo e shefit të shkollave të Çikagos, i caktuar si sekretari i tij për arsimin. Por, Linda Darling Hammond, profesoresha e Universitetit Stanford ka qenë

S

Reforma arsimore në administratën e Obamës

truri i fushatës arsimore të Obamës. Në kontekstin e lëvizjes No child behind, ajo deklaron se prioritetet arsimore të Obamës do të jenë: teste më të mira dhe trajnim më i mirë i mësuesve. Më poshtë

është paraqitur intervista e Newsweek me znj. Darling Hammond rreth asaj se çfarë mund të mësojnë shkollat amerikane ngaFinlanda dhe Singapori. (Vijon në faqen 5)

ër të shkruar këto radhë na nxiti një shkrim i ardhur në redaksi nga bashkëpunëtori ynë, mësuesi Agim Kazazi. Midis të tjerave ai na shkruante për rolin e inspektorit në një sjellje paksa, si duhet të jetë inspektori dhe ndalej edhe tek disa aspekte të vëzhgimeve të grupit tashmë të njohur Task Forcë, që ka bërë në mjaft shkolla dhe botimeve pastaj në gazetën "Mësuesi" të këtyre rezultateve. Sigurisht që zoti Kazazi nuk mund të nxirrte dot përfundime për punën e Task Forcës së ngritur më Urdhër të ministrit, për të monitoruar zbatimin e udhëzimeve në DAR/ZA dhe shkollat në juridiksionin e tyre, sepse vetëm një rezultat i punës së këtij grupi, botuar në gazetë, nuk të mundëson të krijosh një përfytyrim për to. Në të vërtetë kjo Task Forcë ka pasur për qëllim të vëzhgojë mënyrën e realizimit, mos realizimit, apo ngërçet që mund të kenë pësuar në teren Udhëzimet e ministrit, dhe jo pak por rreth 12 udhëzime të lidhura drejtpërdrejt më ecurinë e reformës në arsim dhe që nëpër shkolla janë në syprinat e tavolinave të punës së përditshme. As që ka qenë objekt i thellësisë dhe shkallës së cilësisë së realizimit të këtyre akteve ligjore dhe nënligjore nga shkollat dhe kolektivat mësimore, por në qendër të punës së këtij grupi ka qënë dhe mbetet mënyra "burokratike" e zbatimit të tyre. (Vijon në faqen 2)

cyan magenta yellow black

2 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

LAJME

Askush nuk i pengon të rinjtë të ngjisin shkallët e universiteteve
Në këtë fillim viti, që është edhe vit i zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Berisha zgjodhi Universitetin "A Xhuvani" të Elbasanit për të celur kështu serinë e takimeve me rininë universitare të Shqipërisë. Në takimin e ngrohtë dhe në bashkëbisedimin e hapur me studentët dhe pedagogët e "A Xhuvanit", Prof.Dr. Berisha, shpalosi idetë dhe vizionet e qeverisë së tij, duke theksuar se shkollat, universitetet janë laboratorët e fuqishëm, ku projektohet e ardhmja e kombit tonë dhe se mandati i dytë i kësaj qeverie, do të jetë mandat i rinisë. Duke falenderuar qindra të pranishëm për pritjen, Kryeministri i siguroi ata, se për qeverinë, shkollimi, dija e rinisë shqiptare dhe punësimi i tyre mbetet prioritet kryesor. Midis të tjerash z.Berisha, në fjalën e tij, u shpreh: "Unë sot jam i emocionuar, sepse takoj studentë, që kanë moshën e lirisë së vendit tim. Kam ardhur këtu tek ju, për të celur një sërë takimesh me rininë universitare, me bindjen më të thellë se universitetet janë laboratorët më të fuqishëm të të ardhmes së kombit e të vendit, me bindjen më të thellë se e ardhmja nuk lind nga qe-

“Kam ardhur këtu tek ju, për të celur një sërë takimesh me rininë universitare, me bindjen më të thellë se universitetet janë laboratorët më të fuqishëm të të ardhmes së kombit e të vendit, me bindjen më të thellë se e ardhmja nuk lind nga qeveritë apo burokracia, por lind në mendjen dhe zemrën e atyre që kanë shpresë, që kanë bindje dhe besim e të tilla virtyte e vlera askund nuk janë më të shumtë sesa tek ju, tek rinia studentore e vendit tim."

veritë apo burokracia, por lind në mendjen dhe zemrën e atyre që kanë shpresë, që kanë bindje dhe besim e të tilla virtyte e vlera askund nuk janë më të shumtë sesa tek ju, tek rinia studentore e vendit tim." Kreu i qeverisë, duke kujtuar jo pa nostalgji periudhën 23-vjecare si pedagog në universitete të ndryshme, solli në kujtesë raportet e vecanta që ka pasur gjatë gjithë kohës me studentët. "Raporti im me studentët në ato vite ka qënë një përkushtim i madh në leksionin që u jepja atyre dhe një vështrim tek ata si një pranverë e përjetëshme e vendit tim. Ndërsa më vonë raporti im me studentët fitoi përjetësime, sepse u bë raporti me lirinë", u shpreh Kryeministri, duke iu referuar lëvizjes studentore të viteve -90, e cila shembi diktaturën e egër komuniste. Duke e vënë theksin në reformat e qeverisë për arsimin, kreu i ekzekutivit tha se me platformën e rinisë u liberalizuan universitetet dhe u shkëputën nga sistemi i korrupsionit, që i kishte mbërthyer. "Si qytetar e konsideroj shumë të rëndësishme këtë. Si ish pedagog i universiteteve dhe si prind më therte

në shpirt, kur shihja murin burrokratik dhe absurd, që pengonte të rinjtë të ngjitnin shkallët e universiteteve. Sot ne kemi mbi 110 mijë student, nga 52 mijë që kishte më parë. U jap fjalën se numëri i studentëve do të shkojë në 140 apo 150 mijë",-u shpreh z.Berisha. Më pas Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të shumta, në formën e një bashkëbisedimi të ngrohtë me studentët, që kishin të bënin me miratimin nga qeveria të masterave për nivelet e para dhe të dyta të cdo profili, por vecanërisht për gjuhën shqipe, pasi Universiteti i Elbasanit është i kompletuar me kapacitete njerëzore dhe intelektuale. Po kështu z.Berisha komunikoi me studentët për shqetësimin e tyre që kishte të bënte me punësimin pas përfundimit të studimeve. Rektori i Universitetit Liman Varoshi dhe studentët falenderuam Kryeministrin për këtë vizitë dhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë arsimit në tërësi dhe universitetit "A Xhuvani" në vecanti, duke u shprehur se tashmë zoti Berisha është një mik i këtij universiteti, për shkak të vizitave të shpeshta në të. Përgatiti: Ismet Llapushi

EDITORIAL

Task Forca
(Vijon nga faqja 1) Nisur nga disa formate të standardizuara dhe të përdorura për kontrollin e zbatimit të udhëzimeve, për të gjitha shkollat dhe rrethet, është bërë e mundur të rritet në mënyrë të ndjeshme përgjegjësia e realizimit të udhëzimeve në të gjithë shkollat e vendit, në qendër qarku dhe në qytet, në komunë dhe fshatrat më të thella. Realizimi në përmbajtje i udhëzimeve dhe rezultatet e përftuara prej zbatimit të tyre sigurisht që janë atributet të vetë shkollave dhe drejtorive të tyre, dhe objekte të kontrollit të brendshëm, të inspektoriateve të DAR dhe Drejtorisë së inspektimit të MASH. Por mënyra e vëzhgimeve, dhe plotësimit të formateve të detajuara për secilin udhëzim, vë në pozita pune stafet e shkollave, drejtoritë e tyre dhe DAR/ZA-t. Është e rëndësishme të theksohet se kjo masë vëzhguese ka bërë të mundur që të kalohet prej monitorimit "burokratik" të udhëzimeve, (a e kanë në tavolinën e punës drejtoritë e shkollave udhëzimin apo jo? A njihen mësuesit dhe a ka dokumente që vërtetojnë pjesëmarrjen e tyre, të komisioneve lëndore, bordeve të shkollave etj ne to?), në pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen në zbatim të këtyre udhëzimeve, në kërkesat në rritje për cilësinë e realizimit të tyre dhe përmirësimin e përmbajtjes dhe ecurinë e reformës. Deri tani shkolla është përsiatur mes mënyrës së drejtimit dhe realizimit të saj mbi motive të përmbajtjes, dhe shpesh ka anashkaluar formën burokratike të realizimit të saj. Ka ardhur koha që shumë kush që drejton shkollën në kuptimin menaxheria të saj, duhet të kujdeset në mënyrën më permanente për plotësimin e të gjithë kornizës së saj të detyrueshme të akteve ligjore dhe udhëzimeve. Më drejtpërdrejt kjo nënkupton kalimin e fazës nga ekzistencializmi i dokumenteve dhe udhëzimeve hotdog, mbi këndet e këshillave pedagogjike dhe drejtoritë e shkollave, në mënyrën e zbatimit të tyre dhe cilësinë e përftimit të reformës për hir të tyre, janë objektivat e të ardhmes për çdo grup të monitorimit të veprimtarive, edhe të Task Forcës të mbështetura mbi aktet e udhëzimet e thellimit të reformës në arsim.

Të shkulim nga
Nga Luan MYFTIU
o të ishte e padrejtë të pohohej që sh kolla sot nuk ka asnjë lloj ndikimi nga pedantizmi i djeshëm pedagogjik. Dhe kjo, jo vetëm për faktin se ka endé mësues të mësuar me metodat e vjetra, por edhe për shkakun e natyrshëm të inercisë së një mentaliteti të trashëguar, madjé, edhe në familje, në shoqëri, apo në grupe mësuesish nëpër shkolla. Ndonëse arsimimi sot ka ndryshuar rrënjësisht në të gjitha drejtimet, përsëri nuk mund të thuhet që ai është çliruar plotësisht nga gjithçka që është e tepërt, e vjetër, primitive, bilé, dhe e papranueshme. Breza të tërë mësuesish u praktikuan të jepnin mësim sipas disa “skemave” të ngurosura, të rekomanduara në formë recetash mësimdhënieje, apo forma edukimi standard e të pandryshueshme. Respektimi formal e i përpiktë i mënyrave të shpjegimit, i sasisë së kohës, që i duhej kushtuar shpjegimit prej mësuesve; ruajtja e “tabuve”, si ajo e sasísë së nxënësve që pyeteshin çdo orë mësími individualisht, si dhe përgjigjet e tyre të paramenduara saktësisht prej mësuesit, konceptimi i vjetër i detyrave të shtëpisë pa elementët e nevojshëm problematikë; riprodhimi mekanik i fjalëve të mësuesit nga fëmijët (bilé, shpesh edhe në formë kori !), “definicionet” e pafund, të detyruara për t’u mësuar përmendësh për çdo rregull gramatikor, apo ligji matematik, etj. kanë qënë disa nga format, që e kishin gozhduar

D

shkollën në një rreth vicioz, të zbrazët e pa asnjë frymë arsyetimi krijues, apo fantazie bredhëse, pa një të menduar kritik, ku mungonte thuajse çdo atmosferë gjithpërfshirëse gjatë realizimit të orëve të mësimit. Kurse sot është e vështirë të mendohet një orë mësími, ku nxënësit të mësojnë “si papagáll”, të riprodhojnë mekanikisht fjalët e thëna në klasë. Prandaj janë sporadike shfaqjet e uniformiteteve në përgjigjet e nxënësve. Prandaj tingëllon sot absurd të pyeturit standart, me kohë dhe numër të caktuar nxënësish. Prandaj autoriteti i mësuesit sot nuk është më një “skemë”, kurse disiplina e fëmijëve ka fituar dimensione të reja, kualitative dhe humane. Ato burojnë sot kryekëput nga respekti për shkollën dhe mësuesin, por edhe si nevojë, që, nga ana e tyre, krijojnë mundësi të mëdha lirie. Dhe është e kuptueshme që kush disiplinon kohën, vetiu fiton atë lloj lirie të veçantë, me të cilën i krijon vetes hapësíra për t’u marrë me punë, që japin kënaqësi të tjera, të larta, formuese, estetike dhe intelektuale. “Lumturía - thotë Platoni - qëndron në të menduarit për gjëra të mira e të larta.”. Nuk mund të përfytyrohet sot shkolla si vendi, ku të pret vetëm kërkesa e llogarisë për mësimet e spjeguara një, a dy ditë më parë, ku të trishton gojëkyçja dhe të ndrydh një autoçensurë gati e “frikshme”. Asnjë nxënës nuk ndihet sot në shkollë i braktisur, apo i përbuzur dhe askujt prej tyre nuk i pengohet mundësía të realizojë veten, duke shpalosur tërë potencialin e intelektit të tij. Askush prej tyre nuk mbetet pa marrë aty për aty shpërblimin e merituar të aftësíve, që i ka dhuruar natyra, por dhe për rezultatet që taní i krijon mundësí liria e të shpehurit pa drojë e mendimeve. Të gjithë nxënësit sot në mësim ndihen dhe trajtohen të barabartë, bilé, dhe ata që nuk i kanë të njëjta aftësitë për arritje të mira në mësime. Të gjithë fëmijët sot në shkollë u gëzohen përpjekjeve

3 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

GRUPI TASK-FORCE
“Shefqet Tançi” me drejtor z. Ilir Disha konstatohet një ngatërresë që i bëhet këtij udhëzimi në konceptim me Urdhrin e MASH Nr 76 datë 13.03.2006 “Për rekomandimin e literaturës artistike, publicistike dhe studimore në ndihmë të lëndëve gjuhë e letërsi”. Në shkollat “Asllan Keta” dhe “Shefqet Tançi” nuk u gjet asnjë listë e librave ndihmës e propozuar nga secili mësues, apo komision. Po kështu nuk u gjetën procesverbale të mbledhjeve të komisioneve lëndore, të drejtorive, si dhe për pasojë nuk ka listë përfundimtare të librave ndihmës për secilën shkollë. Në shkollat 9vjeçare “Xhevdet Doda” me drejtor znj. Albana Balla ,”Demokracia” me drejtor z. Syri Zogu dhe e mesme Bulqizë me drejtor z Altin Keta gjenden listat e propozuara nga mësuesit dhe lista përfundimtare të drejtorisë së shkollës. Gjenden dhe procesverbalet e mbledhjeve të drejtorive të shkollave, ndërkohë që nuk ka procesverbal dhe listë të propozuar nga komisionet lëndore në shkollat “Demokracia” dhe e mesme Bulqizë. Mësuesit e ndryshëm të intervistuar në këto shkolla bëjnë argumentime konkrete nëpërmjet shembujve, por nuk kanë përmbushur si duhet procedurat e parashikuara në këtë udhëzim. Gjatë verifikimeve në klasa dhe intervistave me nxënësit deklarohet që përdorin librin ndihmës të rekomanduar nga mësuesit, apo prindërit, por nuk përdoret ky libër gjatë orëve të mësimit në klasa. Vetëm në shkollën e mesme Bulqizë përdorej nga nxënësit libri ndihmës në lëndët gjografi dhe matematikë, ku u ushtrua dhe sondazhi për këtë qëllim. Grupet e Task -Forcës, pas kontaktit me shkollat, sipas agjendës së monitorimit, u mblodhën në ambientet e ZA -Bulqizë, ku diskutuan gjetjet konkrete të inspektimit për secilin udhëzim dhe secilën shkollë. Problemet u diskutuan në prezencën e drejtuesve dhe specialistëve të ZA-së. Sipas platformës së monitorimit në këtë takim u diskutua dhe përmbajtja qarkores për shkollat e tjera të këtij rrethi dhe u bënë propozime në funksion të përmirësimit të këtyre udhëzimeve. Grupet inspektuese ishin të mendimit se në udhëzimin për uniformën e mësuesve në piken 4 të tij, nuk janë të përcaktuara qartë masat administrative që duhet të marrë drejtoria e shkollës në rast moszbatimi të tij, sepse në Dispozitat Normative për shkollat e sistemit parauniversitar(në nenin 66, pika 16 )thuhet që masat disiplinore, drejtori i shkollës i merr në përputhje me Kontratën Kolektive, ndërkohë që ai nuk është punëdhënësi i drejtpërdrejtë dhe nuk është nënshkrues i kësaj kontrate, pasi ajo nënshkruhet në nivelin e dytë, në rang DAR/ZA-je Për sa i përket Udhëzimit për librin ndihmës, grupet inspektuese ishin të mendimit që ai duhet të shkrihet në një me Urdhrin Nr. 76 datë 13.03.2006 të MASH “Për ngritjen dhe funksionimin e bordit të rekomandimit të literaturës artistike, studimore e publicistike”, duke zgjeruar gamën e tij jo vetëm për lëndët gjuhë e letërsi, por dhe për lëndët e tjera. Pra libri ndihmës për lëndët e tjera t’u rekomandohet shkollave në një listë njëlloj si për librin artistik, studimor e publicistik nga ky bord duke përcaktuar dhe kufizimet për punonjësit në konflikt interesi. Gama e botimeve për librin ndihmës të lëndëve shkencore është shumë më i vogël se e botimeve në fushën letrare e publicistike. Kjo përbën një mundësi që hartimi i listës të jetë i thjeshtë nga bordi, si dhe të luftohen efektet negative të korrupsionit, apo abuzimit me detyrën nga autorët e çdo niveli. Grupet inspektuese ishin të mendimit se moszbatimi i këtij udhëzimi bëhet shkak për abuzime me nxënësit nëpërmjet kurseve private, ku punohet literaturë ndihmëse në kundërshtim me DN neni 44 pika 2/q, ku me gjithë kufizimet që vendos ky nen, aleancat midis mësuesve bëjnë të mundur sigurimin e kontigjentëve të nxënësve për kurset e njëritjetrit. Një listë e tillë për librin ndihmës do të bënte të mundur që edhe mësuesit, departamentet lëndore apo drejtoritë e shkollave të ishin më të lirë në përzgjedhjen e tij.

S

TASK FORCA NË BULQIZË

ektori i Inspektimit në DAR Dibër, në përputhje me Udhëzimin nr 32 datë 28.08.08, zhvilloi një inspektim të orientuar në 5 shkolla të rrethit të Bulqizës dhe konkretisht në shkollën e mesme Bulqizë, në shkollat 9-vjeçare “Xhevdet Doda”,”Shefqet Tançi”,”Asllan Keta” dhe “Demokracia”. Ky inspektim u ushtrua ne bashkëpunim me grupin e Task- Forcë pranë MASH, të përbërë nga Munir Sina dhe Flutura Vaqarri, në kuadër të zbatimit të Urdhrit të Ministrit të Arsimit nr 394, datë 29.07.2008. Inspektimi kishte si qëllim verifikimin e procedurave të ndjekura nga drejtoritë e shkollave në zbatim të Udhëzimeve të MASH Nr. 37 datë 09.10.07 “Për paraqitjen e personelit të shkollës në mjediset shkollore” dhe Nr 41 datë 09.11.2007 “Për zgjedhjen e literaturës ndihmëse jo-artistike në shkollat e sistemit parauniversitar”. Kontaktin e parë grupet e Task- Forcë e ndërmorën në ZA Bulqizë, ku u informuan mbi punën e bërë nga ky institucion për njohjen dhe zbatimin e këtyre udhëzimeve nga shkollat nën juridiksionin e saj. Sipas protokollit, këto udhëzime ishin shpërndarë në të gjitha shkollat dhe ishin orientuar për zbatimin e tyre. Të gjitha shkollat e monitoruara nga grupet e Task Forcës disponojnë Udhëzimet e MASH. Si drejtuesit, ashtu dhe mësuesit e intervistuar njohin këto udhëzime dhe bëjnë përshkrime të sakta të tyre. Është bërë një punë shumë e mirë në drejtim të zbatimit të udhëzimit të Ministrit për uniformat e mësuesve, pasi gjendet në shkolla procesverbali i mbledhjes së këshillit të mësuesve, ku është marrë vendimi për llojin e uniformës që do të përdoret nga personeli mësimor dhe ai shërbyes në shkollë dhe po kështu, ky vendim është përfshirë në rregulloret e shkollave përkatëse. Mbi punën e bërë për zbatimin e këtij udhëzimi shkollat e inspektuara vlerësohen shumë mirë. Por, nuk konstatohet e njëjta gjendje për sa i përket procedurave të ndjekura nga shkollat në zbatim të udhëzimit për librin ndihmës. Në shkollat 9-vjeçare “Asllan Keta” me drejtor znj. Bukurie Lami dhe

shkolla çdo ndikim të pedantizmit pedagogjik
dhe aftësive të tyre, sepse të gjithë aktivizohen me entusiazëm për realizimin e çdo orë mësími. Në shkollën e sotme çdo fëmijë përgatitet të jetë vetëvetja. Asgjë nuk e detyron sot nxënësin të sillet ndryshe nga ç’mendon. Ka perënduar koha, kur nxënësi e ndiente veten të braktisur, të “tepërt”, a si një barrë për mësuesin, klasën, shkollën, apo dhe familjen. Fryma formale e barazitarízmit të shkollës së vjetër kishte krijuar edhe atë diferencimin fyes të shtresave të nxënësve me nivel të ndryshëm inteligjence, prirjeje, fantazie, apo karakteri. Madje, edhe nxënësit e mirë e ata shumë të mirë kanë qenë të “ndrydhurit pozitivë”, a të “privilegjuarit” e margjinalizuar, ngaqë mësuesit kishin më shumë “shtysa” të merreshin me atë masë nxënësish të prapambetur, e cila mund t’u rrezikonte reputacionin profesional, gradën e punës, apo dhe ndonjë sanksion administrativ (si transferim, e tj.) . E tërë kjo punë sot ka pësuar një ndryshim të thellë kualitativ, sepse është ngritur mbi baza të shëndosha shkencore. Reminishencat e ruajtura prej metodave të vjetra mund të jenë reduktuar sot në masën që, ndoshta, do të tingëllonte e tepërt të trajtoheshin posaçërisht, po të mendohet që secili nga mësuesit e “vjetër”, do të pretendonte se ka shpëtuar nga “hijet” e pavetëdijshme të asaj fryme pedante, me të cilën u detyrua të mësonte nxënësit, ndoshta, edhe me vite të tëra. Sepse, megjithë “barierat” që shkolla e re u ka vënë, qoftë edhe shfaqjeve më sporadike të reflektimit në punën e përditshme mësimdhënëse të pedantizmit të djeshëm; me gjithë specializimet sistematike dhe seminaret e ndryshme që kjo shkollë u bën sot të gjitha trupave mësimore; me gjithë shkëmbimet e përvojave pozitive të mësuesve, shkollat e përparuara, apo literaturën moderne mbi metodat e të nxënit, që shkolla ka vënë në dispozicion të çdo mësuesi, përsërí nuk mund të vihet dora në zjarr që “sindroma” të atyre formave të ngurta metodike dhe pedagogjike të jenë zhdukur plotësisht dhe që asnjë ndikim i tyre të mos manifestohet sot në formën e një rutíne të “padallueshme” edhe nga vetë mësuesi. P.sh. mund të respektosh strukturën e re të ndërtimit të orës së mësimit, sipas metodave të reja: “evokimi, realizimi i kuptimit dhe reflektimi” dhe përsëri nuk është krejt e pamundur që t’i kalosh këto faza formalisht, pa u kushtuar rëndësínë dhe peshën formuese dhe gjithpërfshirëse që ato kanë. Nuk është krejt e pamundur që kjo të të shpjerë edhe në një zbatim mekanik të rolit aktiv të formimit të nxënësve si subjekte, të cilët gjatë këtij procesi mësimnxënieje duhet edhe të vetëmësohen. Mund të zhvillosh teste të natyrave të ndryshme, me përmbajtje serioze dhe forma metodike konstruktive dhe prapë të rrezikosh të “shkasësh” saqë, për inercí, t’i trajtosh ato si punë të përcipta, të cilat kështu t’i shërbejnë vetëm ngulitjes mekanike të njohurive, që ke dhënë në klasë. Mund ta vendosësh nxënësin në qendër të mësimit dhe të mos e shfrytëzosh sa duhet këtë element modern si një mënyrë për formimin e të menduarit kritik dhe aftësímit të nxënësve për një reflektim të thelluar të tyre në klasë. Mund të kesh studjuar literaturë të re, të kesh dhe dëshira të sinqerta për krijimin e një autoriteti prej mësuesi të kohës dhe, padashur, të manifestosh forma sjelljeje të tilla, që mund të të pengojnë të krijosh ato lloj marrëdhëniesh të reja, që kërkojnë sot synimet madhore të shkollës së re, të reformuar, në kushtet e lirisë e të demokracisë. Natyrshëm lind pyetja: - Atëherë, si i bëhet hallit në këto raste? Si mund të çlirohemi plotësisht nga fryma e atij ndikimi të gabuar, apo nga kjo “stihí” penguese pedantizmi pedagogjik, për të cilën sot çdo mësues është bindur se ka qenë dje jo pa qëllim penguese? Shkolla sot i ka marrë të gjitha masat për kapërcimin me sukses të këtyre pengesave, megjithatë, kujdesi nuk duhet neglizhuar asnjëherë. Prandaj, nuk bëjmë keq që, e para: të thellohemi në thelbin e arsyeve që e detyruan shkollën e sistemit që kaloi, ta lejonte, madje, ta nxiste të zhvillohej ajo frymë në shkollë. Në atë shkollë, në të cilën, me fjalë, shpallej me tamtame se synonte të rinovohej. (!) Nga ana tjetër, “çlirimi” ynë prej çdo ndikimi kërkon edhe një zbërthim të shkaqeve të thella që e shtynin shkollën e vjetër të merrte hua metoda, të cilat e frenonin zhvillimin e lirë të personalitetit të nxënësit. Dhe duhet pranuar që kjo ka qënë një gjë e natyrshme për një sistem, ku kërkohej bindje e verbër, nënshtrim pa kushte dhe miratim apriorí i çdo absurditeti, a gënjeshtre si të vërteta abolute, apo si thelbi i një të drejte universale. Se nuk mund t’i kërkohej asokohe shkollës formimi i brezave të rinj me bindje individuale, personale, me liri mendími, me iniciativë të guximshme krijuese, e cila të mund të sfidonte me argumente çdo mendim të kundërt. Prandaj, thellimi sot i çdo mësuesi në qëllimin e kërkesave politike të shkollës së djeshme duhet të na shpjerë në bindjen e palëkundur se shkolla e re ka sot krejtësisht të tjera kërkesa e synime, të tjera objektiva e qëllime për formimin kulturor, edukativ të brezave, që përgatiten énkas të përballojnë sfidat e mëdha të integrimit në një botë, ku liría e mendimit, respekti për të kundërtën janë kultivuar me kohë si “alfa” të pluralízmit. Kur sot mësuesi, i frymëzuar madjé, e nxit vetë me shumë mënyra të menduarit kritik të nxënësve dhe kultivon me plan zhvillimin e ndjenjave më delikate për formimin e përkryer të një personaliteti të lirë, vetiu duhet kuptuar se sa e neveritshme, antihumane, antishoqërore e antidemokratíke ka qënë kërkesa e djeshme e uniformitetit të qënieve njerëzore, i cili shprehej haptas, madje me krenari në parrullat rrënuese: “Të mendojmë, të punojmë e të jetojmë si revolucionarë !”. Brezat e rinj sot as mund ta përfytyrojnë që mësuesi i djeshëm të jetë skandalizuar, kur ka dëgjuar një nxënësin e vet të këndonte nën zë në oborrin e shkollës një kancóne italiane. Këta breza sot, ndoshta, dhe nuk arrijnë ta konceptojnë, po t’u thuhet se shprehja haptas djé e një qëndrim kritik ndaj një thirrjeje, a ndaj banalizímit të një problemi shoqëror në një vepër letrare të realizmit socialist, mund të sillte pasoja, jo vetëm për nxënësin, për prindin e tij, por dhe për mësuesin, apo për vetë shkollën. Duke u thelluar, pra, në shkaqet që e detyronin shkollën e vjetër të kishte ato kërkesa të ngushta ndaj arsimimit dhe edukimit të nxënësve, çdo mësues sot i ka të gjitha mundësítë të shkulë çdo ditë gjithë ndikimet, sado sporadike, a të “pakontrolluara” që të jenë ato nga vetëdija e tij profesionale. Dhe, duke i parë format dhe metodat e reja me këtë sy kritik dhe autokritik, secili mësues s’ka dyshim që do të shkëputet çdo ditë e me shpejtësi prej reminishencave të asaj të kaluareje, e cila i solli, ndoshta, dëmin më të madh personalitetit të njeriut dhe vetë kuptimit të lirisë. Megjithatë, është e natyrshme, që ky çlirim nuk arrihet me një të rënë të lapsit. Nuk shkulet e kaluara aq lehtë. Nuk është aq e thjeshtë “riformimi” i një edukatori, që t’u përgjigjet në mënyrë të përkryer kërkesave të reja të shkollës. Por tranzicioni ynë na ka dhënë shembuj të mrekullueshëm ndryshimesh, madjé, përmbysjesh totale dhe të mahnitshme mentalitetesh dhe një përvetësim të admirueshëm metodash dhe formash mësimi dhe edukími, sepse, jo vetëm brezat e rinj janë të etur për të përqafuar të renë, por edhe sepse vetë familja shqiptare, që përjetoi zymtínë e formimit të njeriut të djeshëm, të deformuar, ndihmon sot fuqishëm shkollën e re të ecë me shpejtësi në rrugën e integrimit europian !...

4 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

ANALIZË

Vlerësimi i zbatimit të udhëzimeve të MASH dhe ligjshmërisë nga sektori i inspektimit të DAR Durrës
Dokumenti i parë orientues për fillimin e punës së një viti, për institucionet arsimore, është Udhëzimi për “Zbatimin e strukturave shkollore, planeve, programeve dhe teksteve mësimore të arsimit parauniversitar në vitin shkollor”. Është ky udhëzim që përcakton drejtimet e punës për një vit, të institucioneve administruese si, DAR dhe ZA. Për sektorin e inspektimit të DAR Durrës ky udhëzim përbën pikënisjen e hartimit të planit vjetor, në të cilin përcaktohen prioritetet dhe veprimtaritë që do të realizojë ky institucion për gjatë një viti. Kështu ky sektor ka përcaktuar si detyra parësore: · Të vlerësojë zbatueshmërinë e Udhëzimeve të MASH në arsimin publik dhe privat. · Të vlerësojë cilësisë e shërbimit arsimor që institucionet arsimore publike dhe private realizojnë në funksion të zhvillimit shpirtëror, moral, shoqëror dhe kulturor të nxënësve në shkollë, si dhe cilësinë që ofrojnë në funksion të rritjes së standardeve dhe përmirësimit të arritjeve të nxënësve. · Të vlerësojë shërbimin arsimor që ofrojnë shkollat private si dhe pajtueshmërinë e tyre me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Duke reflektuar mbi punën e bërë deri tani nga sektori i inspektimit të DAR Durrës, do të përpiqemi të prezantojmë në linja të përgjithshme rezultatet e kësaj pune duke prezantuar gjetjet, gjykimet dhe vlerësimet që ky sektor ka bërë për institucionet arsimore publike dhe jopublike në rreth. 1. Një vend parësor në inspektimet e kryera ka gjetur vlerësimi i zbatueshmërisë se udhëzimeve të MASH, duke bërë kujdes që vlerësimi të bëhet në bazë të grup shkollave, për të mos lënë jashtë fokusit të vëzhgimit asnjë nga institucionet arsimore parauniversitare në rreth. Çdo inspektim ka gjetur shprehje në raportet me shkrim të cilat jo vetëm kanë prezantuar gjetjet por dhe kanë përcaktuar të gjitha detyrat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes. Më konkretisht: - Udhëzimi nr.41, datë 17.10.2007 “Për formatin e planit vjetor”. Për mënyrën e hartimit të planit vjetor bie në sy se ka një përmirësim të dukshëm në mënyrën e konceptimit dhe hartimit të tij, kjo kryesisht në formë dhe rubrikat përbërëse. Të gjitha institucionet arsimore planifikojnë në planin e tyre të punës, synime, objektiva dhe veprimtari të cilat përgjithësisht i referohen nevojave të shkollave përkatëse. Specifikat për çdo shkollë prezantohen qartë në gjendjen bazë të shkollës edhe pse duhet thënë se nuk janë të pakta rastet kur treguesit “Te tjera” të përcaktuara në udhëzim anashkalohen duke lënë kështu të pashprehura veçantitë e shkollës. Drejtuesit e shkollave kanë tentuar, ashtu sikurse në ndonjë rast kanë bërë përpjekje reale për të përfshirë edhe stafin arsimor në hartimin e planit vjetor. Në shumë prej planeve vjetore duket qartë se objektivat i referohen synimit të përcaktuar. Rubrika e veprimtarive zë një vend të veçantë dhe tentohet që ato të jenë një rrjedhë logjike e objektivave të përcaktuar dhe të synojnë realizimin e tyre. Planet vjetore, me gjithë përmirësimin e dukshëm të tyre në formë, kanë nevojë për një konceptim më bashkëkohor, më të thelluar dhe më real në përmbajtje. Më konkretisht: · Shpesh në planet vjetore, pas gjendjes bazë të shkollës, përcaktohet synimi, i cili jo radhë herë duket se është i përgjithshëm dhe nuk merr spunto nga konstatimet e bëra në gjendjen gazë të shkollës. E thënë ndryse shpesh shkolla ka një synim që në fakt nuk është identifikim i një çështje-nyje për vitin shkollor. · Me gjithë përpjekjen e drejtuesve të shkollave për të hartuar objektiva të cilët të përmbushin 6 kushtet për tu konsideruar si të tillë, duket se ky element vazhdon të paraqesë mangësi. Shpesh objektivat nuk janë konkretë, të matshëm, të mundshëm për tu përmbushur, të mundshëm për tu planifikuar dhe nuk i shpëtojnë ngasjes për falsifikim. · Veprimtaritë shoqërojnë objektivat, por jo radhë janë citime të përgjithshme që nuk bëjnë të mendosh se krijojnë kushte reale për përmirësimin e gjendjes dhe arritjen e objektivave. · Tërheq vëmendjen rubrika të tjera e cila shpesh zë më shumë vend se i gjithë plani vjetor i shkollës. Në këtë rubrikë drejtuesit e shkollave vendosin planin e vlerësimit të brendshëm, planin e trajnimit të brendshëm, planin e veprimtarive social kulturore të shkollës etj. Nëse analizohen të gjithë këta elementë duket se ato shpesh nuk shkojnë në koherencë me njëra tjetrën dhe jo radhë nuk kanë ndonjë lidhje të dukshme me synimin dhe objektivat e shkollës. Kjo do të thotë se ende drejtuesit e shkollave e kanë të vështirë të ndërtojnë një strategji të qartë që të orientojë të gjithë të interesuarit ndaj procesit të edukimit brenda institucionit arsimor, drejt një rruge përmes së cilës të gjithë do të mund të shkojnë në të njëjtin destinacion. Ende në planet vjetore kontrolli dhe trajnimi i brendshëm shihen si veprimtari pa pika takimi duke i shndërruar ato në veprimtari rutinë dhe duke lënë pak hapësira të besosh se ato mbështesin realisht arritjen e objektivave. - Udhëzimi nr.49, datë 27.12.2006 “Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve”. Përgjithësisht drejtoritë e shkollave kanë bërë kujdes për njohjen e stafit me Udhëzimin përkatës megjithatë duhet thënë se nuk është zbatuar prej tyre pika 11 e këtij udhëzimi që parashikon hartimin e një plani të posaçëm mbi të cilin duhet të mbështetet puna për hapat që do të kryen, element ky i domosdoshëm në zbatimin e të gjitha planeve të MASH. Nga ana e tyre mësuesit njihen përgjithësisht me udhëzimin dhe kanë bërë kujdes në prezantimi e objektivave të arritjeve në planet lëndore, kjo për çdo kapitull edhe pse ndodh që nuk bëhet përcaktimi i nivelit të tyre. Megjithatë jo të gjithë mësuesit pasqyrojnë në planet e tyre ditore objektivat sipas kapitujve apo linjave lëndore. Nga ana e tyre drejtoritë e shkollave nuk e kanë fokusuar sa duhet vëmendjen, në efektshëmrinë që kanë minitestet në matjen e arritjes së objektivave. Gjatë inspektimeve është konstatuar se praktika e realizimit të minitesteve nuk ka pasur vendin që do të duhej të kishte në kontrollin e brendshëm të shkollës. - Udhëzimi nr.35, datë 09.10.2007 :Për lirinë e mësuesit për orët mësimore të parashikuara në programin lëndor”. Përgjithësisht udhëzimi njihet mirë nga drejtuesit e shkollave dhe është i arshivuar së bashku me të gjithë dokumentacionin tjetër udhëzues që disponon shkolla, por nga kontakti me mësuesit, jo në çdo rast ata janë plotësisht të qartë për atë çka ky udhëzim prezanton. Konstatohen të pakta rastet kur mësuesit kanë realizuar kalim të orëve nga një kapitull në tjetrin në ndihmë të një përvetësimi më të mirë të programit nga ana e nxënësve. Sigurisht që këtu një rol të rëndësishëm do të luante sektori i trajnim kualifikimit pranë DAR dhe ZA për një qartësim më të mirë të mësuesve për hapësirat që ata kanë në funksion të realizimit sa më të mirë të programit lëndor. - Udhëzimi nr.40, datë 17.10.2007 “Për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës”. Në të gjitha shkollat e inspektuara drejtuesit e shkollave njiheshin me udhëzimin e lartpërmendur, por duket se jo radhë ata nuk janë plotësisht të qartë mbi kërkesat e këtij udhëzimi. Kjo konstatohet jo vetëm nga përshkrimi jo i plotë që drejtuesit i bëjnë udhëzimit por edhe për faktin se ka shkolla ku plani vjetor, rregullorja e shkollës apo edhe dokumentacione të tjera nuk kanë miratimin e bordit, sikurse përcaktohet në udhëzimin nr.40. shpesh mësues anëtarë të bordit të shkollës prezantojnë një qenësi formale brenda këtij organizmi dhe kjo jo thjesht për indiferentizëm nga ana e tyre por pasi, si procedurat për përzgjedhjen e tij ashtu dhe njohja me detyrën që ai ka nuk i kanë shpëtuar formalizmit. Duhet thënë se bordi i shkollës ka filluar të marrë një tjetër vlerë në kuadrin e reformave që po pëson arsimi sat, megjithatë predispozicioni i drejtuesve të institucioneve arsimore kërkon më tepër impenjim, për ta parë këtë organizëm si një hallkë të rëndësishme në mbarëvajtjen e procesit mësimor edukativ. Gjithsesi ka edhe eksperienca pozitive si në Radë, ku si drejtuesi dhe mësuesi anëtar i bordit janë të qartë mbi rolin dhe detyrat e këtij organizmi brenda shkollës. Udhëzimi nr.29 datë 25.09.2007 “Për grumbullimin rruajtjen dhe përdorimin e të ardhurave të burimeve nga prindërit e nxënësve të shkollave të arsimit parauniversitar”. Për zbatimin e këtij udhëzimi konstatohet se drejtoritë e shkollave kanë bërë përpjekje të dukshme për të zbatuar atë, në drejtim të njohjes së stafit dhe plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm. Megjithatë vihen re mangësi në hartimin e një plani të detajuar të nevojave dhe shpenzimeve të shkollës për periudhën përkatëse. Shpesh raporti financiar është një listë shpenzimesh dhe nuk paraprihet nga një plan i cili të prezantojë prioritet e institucionit. Nga institucionet arsimore bëhet përgjithësisht kujdes për të treguar se si janë shpenzuar paratë e mbledhura nga to, por pak ose aspak bëhet kujdes që buxheti i shkollës të ndërtohet bazuar në një plan të detajuar shpenzimesh. E thënë thjeshtë, mblidhen paratë, e më pas mendohet se si do të bëhet shpenzimi i tyre. Qartësimi i prindërve për mënyrën dhe shumën që ata mund të kontribuojnë, shpesh nuk ndjek të gjitha kërkesat e udhëzimit. - Udhëzimi nr.27, datë 23.07.2003 “Për procedurat e përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit për botimin, shtypjen, dhe shpërndarjen e teksteve të arsimit parauniversitar dhe universitar”. Me qëllim vlerësimin e zbatimit të këtij udhëzimi janë inspektuar 10 shkolla dhe përgjithësisht rezulton se drejtoritë e tyre kanë proceduar mirë në drejtin të plotësimit të dokumentacionit për atë pjesë që i përket atyre. Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket plotësimit të faturave të shitjes nga ana e pikave të shitjes së librit. Jo radhë faturat pasqyrojnë vetëm vlerën totale të librave pa i specifikuar ato zë për zë si dhe nuk specifikojnë shtëpinë botuese duke bërë të vështirë verifikimin e titujve të librave të prezantuar në faturë me ato të prezantuar në katalogu e MASH. - Udhëzuesi për përzgjedhjen dhe porosinë e teksteve shkollore për vitin shkollore 2008-2009. Udhëzuesi për përzgjedhjen dhe porosinë e teksteve shkollore ndodhet si dokument në drejtoritë e shkollave dhe drejtuesit e njohin atë në vija të përgjithshme. Në përputhje me zbatimin e udhëzuesit drejtoritë shkollave disponojnë dosjet përkatëse duke përfshirë në to; urdhrin e drejtorit për emërimin e kryetarëve të komisioneve të përzgjedhjes së teksteve, procesverbalin e mbledhjes së komisioneve, si dhe porosinë për tekstet drejtuar botuesve. Dokumentacioni është i firmosur nga drejtuesit e shkollave. Edhe nga kontakti me mësuesit rezulton se ky udhëzues njihet mirë prej tyre madje ata japin shembuj se si është vepruar për përzgjedhjen e një teksti të ndryshëm nga ai i një viti më parë, pasi kanë hasur vështirësi në përdorimin e tij dhe pohojnë se kanë mbetur të kënaqur nga përzgjedhja e dytë. Mësuesit e shikojnë këtë procedurë si një mundësi për shfrytëzimin më të mirë të gamës së gjerë të teksteve shkollore që janë në qarkullim. 2. Në vëmendje të sektorit të inspektimit të DAR për periudhën shtator-dhjetor kanë qenë gjithashtu; a) vlerësimi i zbatimit të ligjshmërisë në plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor në arsimin publik 9 vjeçar, b) menaxhimi i procesit të provimeve të ekuivalencës dhe të klasës për sesionin e dytë në gjimnazet e rrethit. a. Konstatohet se shkollat përgjithësisht bëhen përpjekje të mira për një plotësim të rregullt të dokumentacionit shkollor madje ka shkolla që vlerësohen shumë mira në këtë drejtim si në rastin e shkollës “Marie Kaçulini”. Në këtë shkollë është zbatuar me korrektësi Dispozita Normative si dhe udhëzimin nr.32, datë 28.08.2008 të MASH për zbatimin e strukturave shkollore, planeve, programeve dhe teksteve mësimore të arsimit parauniversitar. Megjithatë ende vihen re shkolla ku regjistrimi i nxënësve në klasë të parë nuk përputhet plotësisht me kufijtë moshore dhe dokumentacionin përkatës që përcaktohet në DN si plotësimi dosjeve të planeve dhe programeve lëndore dhe kjo kryesisht në shkollat e rrethit Krujë. b. Sa i përket menaxhimit të procesit të provimeve të ekuivalencës dhe të klasës për sesionin e dytë në gjimnazet e rrethit, duket se nga shkollat është bërë një punë shumë e mirë në zbatim të udhëzimeve të MASH dhe realizimit të një procesi korrekt të këtyre provimeve. c. Në lidhje me planifikimin dhe realizimin e konsultimeve për provimet e Maturës Shtetërore në shkollat profesionale, janë vëzhguar 3 shkolla dhe konstatohet shkollat kanë hartuar një plan të posaçëm në përputhje me pikën 2.4 të Udhëzimit nr.32 të MASH. Realizimi i të gjitha procedurave për këtë qëllim vlerësohet shumë mirë në shkollën “Benardina Qeraxhi” ndërkohë që në shkollat e tjera profesionale duhet bërë kujdes që orët e zhvilluara të të pasqyrohen në regjistra dhe në plan ditarin e mësuesve. 3. Inspektimi i shkollave private ka qenë vazhdimisht në fokusin e vëzhgimeve të sektorit të inspektimit të DAR Durrës. Janë vëzhguar 7 institucione arsimore private nga të cilat 6 janë vlerësuar “mirë” dhe 1 është vlerësuar “mjaftueshëm”. Objekt i inspektimit ka qenë vlerësimi i zbatimit të ligjshmërisë në plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit shkollor, si dhe vlerësimin e zbatimit të udhëzimeve të MASH. Përgjithësisht nga këto institucione arsimore bëhet një punë e mirë në plotësimin me korrektësi të dokumentacionit shkollor si për vitin 20072008 ashtu edhe për këtë vit shkollor. Duket se këto shkolla janë të ndërgjegjësuara për respektimin e çdo udhëzimi të MASH sikurse të gjitha institucionet e tjera arsimore, kjo edhe për faktin që DAR Durrës ka përfshirë në trajnimet e organizuara prej saj këto institucione pa asnjë përjashtim. Gjithsesi shkolla “Ledi Diana” mbetet një nga shkollat private e cila prezanton në mënyrë të vazhdueshme mangësi në plotësimin e dokumentacionit si, kontratat e punës, hartimin e planit vjetor, dosjen e programeve lëndorë etj. Në praktikën e punës së sektorit të inspektimit nuk mungojnë qarkoret të cilat kanë për qëllim prezantimin e përfundimeve vlerësuese, në mënyrë të grupuar duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen mbi mangësitë e vërejtura dhe duke sugjeruar shkollat mbi hapat që duhet të ndërmarrin në funksion të përmirësimit të gjendjes. Kësaj i ka shërbyer qarkorja e datës 06.01.2009 e cila i është shpërndarë të gjitha shkollave, duke evidentuar gjetjet, për sa i përket zbatimit të udhëzimeve të MASH dhe duke përcaktuar detyrat që dalin për institucionet arsimore për më shumë korrektësi në respektimin e procedurave të përcaktuara në to. ANESTI SHUKA GENCIANA ÇAKO

5 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

BOTA ARSIMORE
e vlerësimeve sa më të plota, të lidhura ngushtë me kualifikimin e mësuesve. Ato kanë zbatuar programe të forta arsimimi në shkollat fillore dhe kanë aktivizuar trajnerë mësimorë. Të njëjtën gjë e shohim edhe në vendet me përmirësime të vrullshme në performancën e tyre. Pra, kemi ç’të mësojmë edhe nga brenda vendit, atje ku kemi suksese.

Reforma arsimore në administratën e Obamës
S
htoni pikët e marra në testet e fundit ndërkombëtare të matematikës dhe shkencave, botuar javën e fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Vlerësimit të Arritjeve Arsimore, dhe gjendja e arsimit në SHBA është e qartë. Edhe pse kanë ngritje në testet matematikore, nxënësit amerikanë qëndrojnë prapa nxënësve me rezultatet të larta të vendeve aziatike. Madje, në shkencë rezultatet janë akoma më shkurajuese. Presidenti i sapozgjedhur Obama ka premtuar të rikthejë ShBA në krye të klasifikimit, detyrë kjo e shefit të shkollave të Çikagos, i caktuar si sekretari i tij për arsimin. Por, Linda Darling Hammond, profesoresha e Universitetit Stanford ka qenë truri i fushatës arsimore të Obamës. Në kontekstin e lëvizjes No child behind, ajo deklaron se prioritetet arsimore të Obamës do të jenë: teste më të mira dhe trajnim më i mirë i mësuesve. Më poshtë është paraqitur intervista e Newsweek me znj. Darling Hammond rreth asaj se çfarë mund të mësojnë shkollat amerikane ngaFinlanda dhe Singapori: NEWSWEEK : Në fushatë, për të sugjeruar rrugët e reformimit të lëvizjes No child behind në Amerikë, kini përdorur shembuj nga vende të tjera. Cilat vende do të klasifikonit në krye të listës nga pikpamja e arsimit? Darling Hammond: Finlanda është në krye të listës. Edhe Hollanda, Hong Kongu, Korea e Jugut, Australia, Zelanda e Re dhe Zvicra janë në vendet e para. Në një farë mase edhe Anglia është duke ecur mirë. Cili është çelësi i suksesit të këtyre vendeve në arsim? Çështë ajo që bëjnë ato dhe SHBA nuk e bëjnë? Së pari, ata kanë më pak fëmijë në varfëri dhe një rrjet më të mirë sigurie. Tek ne, 22% e fëmijëve janë të varfër dhe kjo është përqindja më e lartë në vendet e industrializuara. Pra, shkollave tona u duhet të përballen me këtë realitet, përfshi edhe përballjen me boshllëkun e madh të njohurive që kanë fëmijët e familjeve të varfëra, kur vijnë në shkollë pa kryer arsimin parashkollor. Së dyti, vendet e mësipërme kanë financime të barabarta për shkollat, madje shpesh kanë buxhete shtesë për shkollat që kanë rezultate më të larta. Kurse ne kemi shumë fëmijë, të cilët kanë mundësi fare të vogla për t’u arsimuar. Për më tepër, Propozimet e Obamës kërkojnë fonde – fonde për kopshtet, për ushtrinë e mësuesve të rinj. Si do të realizohen ato në këtë periudhë krize? Fondet për arsimin duhet t’i mendojmë si fonde për një investim. Jemi duke folur për një paketë 700 miliard dollarëshe. Ndërkaq, buxheti për arsimin në planin e Obamës është 29 miliard dollar, pra një shumë e kufizuar. Për çdo dollar që ë shpenzuar për arsimimin me cilësi të lartë të fëmijëve tanë në arsimin parashkollor, kemi për të fituar 3 deri në 10 dollarë. Dhe kjo për shkak të zvogëlimit të mbetjeve në klasë, zvogëlimit të kostove specifike të arsimit, zvogëlimit të braktisjes shkollore dhe rrogave e taksave më të larta. Investimet në arsim japin përfitime afat gjata. Tani që jeni njohur me rezultatet më të fundit të testeve në matematikë dhe shkencë, a jeni e habitur nga performanca e ShBA? Janë më të mira në matematikë, por jo në shkencë. Ndërkaq, në shumë shkolla fillore ne nuk bëjmë ose bëjmë shumë pak shkencë se vendet e tjera. Në Singapor, në secilin grup nxënësish, të secilës klasë të secilës shkollë që vizitova, fëmijët ftoheshin të tregonin eksperimentet që kishin ideuar dhe realizuar. Pra, vendet me rezultate të larta arsimore janë duke realizuar idenë që fëmijët e tyre të jenë investuesit dhe inxhinierët e të ardhmes. Kështu që, në se duhet të mësojmë prej tyre, na duhet të dyfishojmë përpjekjet tona. A do të arrini ndryshime në këto katër vjet? Shpresoj. Sepse kërkohet kohë ta ndërtosh dhe ta rindërtosh një sistem, në një kohë kur kriza financiare është problem. Por, në se do të bëhen investimet e propozuara, mendoj se do ta kemi një pikë kthese. Atëherë, në 8 vitet që vijnë do të shihni një ndryshim substancial në pozicionimin e ShBA në vlerësimet ndërkombëtare. Nga revista “Newsweek” Përgatiti: Vladimir Pasku

edhe mundësitë që ofrojnë shkollat tona që ata të mësojnë janë po aq minimale. Me përjashtim të Gjermanisë, ne kemi shpërndarjen më të pabarabartë të arritjeve arsimore se në çdo vend tjetër të industrializuar. Nga ana tjetër, në Finland ose Suedi ose Hong Kong ose Singapor, mësuesit kanë avantazhin e rrogës ose të shpërblimit gjatë kohës që trajnohen. Në Singapor, një mësues i ri paguhet më mirë se mjekët e rinj. Po kështu, norma vjetore e mësuesve tanë është 1,100 orë, në një kohë që norma mesatare e OECD është 650 orë. Si mbështeten pikëpamjet tuaja për testimin nga shembujt e këtyre vendeve? Prej kohësh jam deklaruar mbrojtëse e standardeve. Në vendet me rezultate të larta ndeshim vlerësime të cilësisë të lartë. Jam në favor të vlerësimeve me cilësi të lartë dhe përdorimin e tyre për përmirësimin e mësimdhënies/të nxënit, për hartimin e kurrikulës me cilësi të lartë dhe për kualifikimin e mësuesve. Mendoj se kjo është ajo që bëjnë vendet e tjera. Cili është roli i sindikatave të mësuesve në vendet e suksesshme në arsim? Vendet e tjera shpenzojnë shumë energji për rekrutimin e studentëve më të mirë dhe më të talentuar në degët e më-

suesisë, si dhe për t’i bërë mësues sa më profesional nëpërmjet trajnimeve shumë intensive. Pa dyshim, ata kanë rrugët e tyre për largimin e mësuesve të paaftë, por ata përpiqen shumë që në rradhë të parë mësuesit të jenë sa më kompetent. Ja pse përpiqem aq shumë për procedurat e gjetjes së mësuesve sa më kompetent. Në se na duhet të mendojmë për rrugët e konkuriomit të suksesshëm me kombet e tjerë, atëherë më mirë të mendojmë rreth formimit të një grupi mësuesish të talentuar, të cilëve t’u përmirësojmë vazhdimisht shprehitë e tyre, se sa të fokusohemi tek mësuesit e këqij, të cilët nuk i kemi ndihmuar të bëhen mësues të mirë. Atëherë, cilët vende do të shërbejnë si modele për administratën arsimore të Obamës? Sigurisht, ne kemi kontekst politik dhe organizim tjetër të sistemit arsimor. Por, në se do të shikojmë disa nga shtetet e vendit tonë me rezultate të larta në arsim, do të shihni diferenca të mëdha. Kështu, megjithë vendin e ulët në vlerësimet ndërkombëtare, këto shtete, si dhe nxënësit tanë më të mire, janë duke marrë arsimim me po ato karakteristika që shihni në vendet e tjera të përparuara. Shtetet si Vermont, Masaçusets,Konektikat, Nju Xhersi janë shtetet që kanë plotësuar standardet e reformës me fokus në zhvillimin

Universitetet italiane: 3+2. Ç’po ndodh?
S
istemi i ri nuk i lejon universitetet ital iane të ngrihen : 4 studentë në 10 janë përsëritës apo jashtë kursit. Po rriten braktisjet pas vitit të parë dhe numri i atyre që lëkunden në auditorët e universiteteve pa dhënë as edhe një provim. E gjitha kjo ndërsa rritet pamasë numri i mësuesve, profesorëve dhe për pasojë dhe i shpenzimeve universitare. Kuadri zhgënjyes i sistemit universitar italian del nga raporti vjetor i Komitetit Kombëtar të Vlerësimit të Sistemit Universitar, strukturë e Ministrisë që prej 6 vjetësh nga futja e 3+2 bën bilancin e parë të reformës. Nga të dhënat aspak inkurajuese dalin të gjitha vështirësitë e studentëve italianë në ndjekjen e leksioneve dhe provimeve. Mbi 1.8 milionë studentë që frekuentuan 58 universitetet në vitin akademik 2006-2007, vetëm 1 milionë është në rregull me studimet. 40.7 % e përsëritësve apo jashtë kurseve shënon vlerën më të lartë të regjistrimeve në të gjithë periudhën në fjalë. Në vitin 2001-2002 futja e sistemit të ri 3 vjet niveli i parë dhe 2 diploma specifike ndezi një shpresë. Të regjistruarit ishin 88 %, por pas 6 vjetësh përqindja zbriti në pikiatë në një kuotë 68.5%. Por shqetësim krijojnë braktisjet pas vitit të parë dhe numuri mesatar i krediteve të fituara në vit nga studentët. Një student në 5 pas ndjekjes së vitit të parë dorëzohet. Para reformës përqindja ishte e ulët. E njëjta histori për studentët joaktivë që gjatë vitit të mëparshëm nuk dhanë asnjë provim dhe nuk fituan kreditet formuese. Për të marrë diplomën e nivelit të parë (3 vjeçar) duhen mbledhur 180 kredite me nga 60 në një vit akademik. Për diplomën specifike janë 120 kredite të tjera. Por performancat e studentëve italianë janë larg 60 kredive në vit. Vetëm studentët e 29 universiteteve italiane i kalojnë mesatarisht kreditet në vit dhe vetëm në dy të tillë i kalojnë 45 kreditet. Studentët e Universitetit të Palermos janë me nga 22 kredite. Vetëm 3 studentë në 10 marrin diplomën e nivelit të parë në tre vjet. 30 % e studentëve arrijnë synimet me vonesë 1 vjeçare dhe 29 % me dy apo tre vjet vonesë.

Për diplomën trevjeçare kohëzgjatja e studimeve është rekord : 4.6 vjet. Përballë rezultateve të tilla shpenzimet për sistemin universitar janë rritur në mënyrë të konsiderueshme nga 9.3 miliardë euro në 12.4 në vitin 2006, gati me 1/3-ën. Në 6 vjet profesorët e rinj arrijnë shifrën 6 mijë. Kjo shoqërohet edhe me rritjen e shpenzimeve për personelin e punësuar dhe rënien e atyre për blerjen dhe vlerësimin e mjeteve ndihmëse. Nga të dhënat del se sistemi

nuk është reformuar në drejtimin e duhur me futjen e 3 +2. Kurset aktive të studimit nga 2444 arritën në 5734. Numuri i lëndëve nga 116.182 në 180.001, por një pjesë e madhe e tyre rreth 71.038 kanë nga 4 kredite. Nga 3373 diploma të nivelit të parë dhe atyre specifike me cikël unik, ka 340 kurse me 10 studentë. Përgatiti: ARJAN KALLÇO, Universiteti “F.S.Noli”, Korçë

6 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

INTERVISTË

Interviste me z.NDRIÇIM KULLA kryetar i shoqatës së botueseve shqiptarë “Aleanca për librin” dhe drejtor i shtëpisë botuese PLEJAD

Pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra, një projekt i madh, por që do përkushtim
ngrihet ky pohim? Ky projekt, pra ai i pajisjes së shkollave dhe bibliotekave të tyre me libra të vlera edhe të mendimin filozofik shqiptar, duhet të ketë një qëllim të mirëpërcaktuar: të bëjë të njohur mendimin shqiptar dhe atë të ndaluar, të bëjë të njohur botimet albanologjike dhe historike, e paskëtaj edhe filozofinë, psikologjinë apo sociologjinë: Pra detyrimisht duhet të drejtohet në këtë udhë. Si? Të funksionojë bordi i ri i ngritur me qëllim përpilimin e listës së këtyre librave, dhe në dallim nga përvoja e bordit të vjetër, puna e tij të jete me e zhdërvjellët, sa më i çliruar nga burokracia e rënduar dhe të funksionojë sa më shpejt të jete e mundur, aq me tepër që puna përgatitore është bërë. Të fillohet që në muajt e parë të vitit, planifikimi i fondeve për blerjen e i këtyre librave, qe t’i lihet kohe zbatimit dhe realizimit të këtij procesi, pasi siç u pa vjet, ka shumë zvarritje nga financat, duke arritur deri në djegie fondesh, për shkak se shumica e tenderove të tyre, paradoksialisht, nga ana e DAR bëhen në Nëntor-Dhjetor. Kjo do të hiqte gjithashtu edhe mundësinë e tjetërsimit të fondeve sepse me këto lekë të planifikuara për libra janë blerë edhe fshesa. Se treti, duhet pas këtyre elementeve, të kemi edhe një element tjetër shtrëngues që ka të bëjë me udhëzimin.: Është i nevojshëm, mendojmë, edhe një instruktazh, zbërthim apo sqarim i qëllimin dhe mënyrës së funksionimit të skemë, në mënyrë që të shkojnë nëpër biblioteka ato libra që Ministria, ose lista e Bordit mendon se janë më të rëndësishmet dhe sipas një radhe vlerash të spikatura.. Po që të funksionojë e gjitha kjo, mos vallë duhet të strukturohet e drejtohet ndryshe vëmendja përzgjedhëse e bërë nga bordet? Është pikërisht këndvështrimi i ngushtë, i vjetruar, aspak cilësor e kompetent i bordeve që kanë funksionuar deri tani, ose më mirë i qëllimit për të cilin ato kanë funksionuar, që ka shpënë shpesh në një përzgjedhje klienteliste dhe anarkiste. Mentaliteti i vjetruar mbizotëron ende dhe sot në punën pedagogjike. I jepet ende përparësi letërsisë për fëmijë, përrallave të gjithfarë llojeve, pra atyre librave që brumosin karakterin estetik, kulturor të nxënësve dhe lihet pas dore ato libra që brumosin mendimin, etikën dhe raportet themelore, me veten, me historinë, me shoqërinë tonë, me shtetin demokracinë e shoqërinë civile. Nuk është aspak e nevojshme për aq shumë “kompetencë” në zgjedhjen e librave. Përkundrazi do shumë guxim e dashakeqësi tymos pranosh për t’i patur në raftin e bibliotekës, studime (midis të tjerash të mbi Fishtën, Koliqin, De Radën, Zef Skiroin e kështu me radhë), apo vepra mbi teoritë sociologjike, apo dhe mbi mendimtarët e edukimit (kjo e fundit e botuar nga UNESCO, posaçërisht për edukimin dhe arsimin ). Ndaj nevojitet jo vetëm një selektim i “centralizuar” nga vlera dhe pohimi universal i librave të caktuar, por edhe një “ponderim” i kësaj literature. Duhet të ecet me dy shpejtësi, jo vetëm në përzgjedhje (si numër librash), por edhe në investime për të, pasi kjo lloj literature e mendimit mungon nëpër bibliotekat tona të mbushura dëng me letërsi. Kjo duhet të ketë përparësi në këto vite deri sa të arrijë nivelin e degës tjetër, e pastaj të rishikohen raportet. “Ponderimi” i mendimit dhe literaturës së tij është kryefjala e reformës së madhe pedagogjikë që duhet të tjetërsojë shkollën tonë të ardhme. Intervistoi: XH. ANDONI

Z. Kulla, me cilësinë e një intelektuali , por edhe të një botuesi ju keni qenë kritik këto kohët e fundit, në lidhje me problemet e shfaqura në zbatimin e projektit të pasurimit të bibliotekave të shkollave me librat e mendimit shqiptar për te cilët është shprehur publikisht me shqetësim edhe kryeministri Berisha? A mund të na shpjegoni shkurtimisht cilat janë disa nga këto probleme? Së pari do të doja t’iu falënderoja që po më jepni mundësinë të shpreh mendimet e mia, pasi tashmë për çështjen konkrete, kjo është si të thuash, diçka e harruar. Qëllimisht apo jo nuk di ta them, sidomos “e harruar”në ambientet e dikasterit që përgjigjet drejtpërdrejt për këtë çështje. Në një kohë që duhet të qe pikërisht kjo, pikënisja e një reforme të tërë të teksteve dhe literaturës jashtëshkollore, që brumos gjeneratën e re po kaq, e mos më shumë se sa literature shkollore. Nisur nga ky koncept pedagogjik, do të doja të kujtoja se kam qenë nismëtari dhe mbështetësi themelor i këtij projekti në periudhën kur Ministrinë e drejtonte zoti Pollo. Shpreh vlerësimin për nismën, mirëpo, degradimi i zbatimit të tij, më ka kthyer sot në palë kritike. Aq më tepër që tashmë ai është bërë shqetësim edhe i kryeministrit, përmendur në disa dalje të tij të fundit për këtë çështje, i cili ndër të tjera ka thënë se libri, mendimit shqiptar, është ekzotik nëpër bibliotekat e shkollave. Mirëpo, shteti lipset të funksionojë si një i tërë, në të gjitha hallkat e tij. E hallka tashmë e këputur, e kushedi se ku e hedhur, e këtij procesi është ndonje drejtori a komision në Ministrinë e Arsimit dhe struktura e saj drejtuese në Drejtoritë Rajonale Arsimore. Pse e them këtë gjë? Sepse projekti i librave nëpër bibliotekat e shkollave ka mbetur i pakonkretizuar qartë në qëllimin për të cilën ai u ideua përpara dy vitesh; E kemi paralajmëruar me këmbëngulje, disa herë ministrin paraardhës të arsimit Pollo, ndërmjet komunikimit shumë të rregullt shoqëror, se ai projekt po degradon në zbatim, se në vend të librave po blihen fshesa a kushedi se ç’farë, e se përzgjedhja bëhet pa kriter, se kudo mbizotëron anarkia dhe barrierat burokratike, me kleçka nga më të ndryshmet dhe të paimagjinueshme, sikur nuk po çohen libra nëpër biblioteka, por kushedi se ç’fare. Këtë shqetësim ia kemi bërë me dije edhe Ministrit të sotëm, por ende dhe tani vazhdon të mbretërojë gjendja e mëparshme. Hidhini një sy ju lutem (apo krijoni një Task Force që të kontrollojë ecurinë gjatë këtyre dy viteve) , që të bindeni se kush janë fituesit dhe se çfarë standard vlerësimi është përdorur në përzgjedhje e librave dhe mbushjen e bibliotekave me to. Është bërë një masakër me lekët e taksapaguesve shqiptar. A mund të gënjehet kush me ndonjë justifikimin të mundshëm se përzgjedhja është bërë nga shkollat apo mësuesit, kur fituesi është me një ose dy libra në listë, apo librat s’janë në listë fare dhe në kundershtim të hapur me udhëzimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë disa muaj më parë? Janë bërë edhe investigime gazetareske dhe kjo është shprehur qartësisht në disa kronika televizive, se përmes mos zbatimit të udhëzimeve, janë pastruar magazinat e disa shtëpive botuese në mënyrë klienteliste. E në këtë drejtim si shembull, mund të merret Tirana, kryeqendra e kulturës, dhe Drejtoria e drejtuar nga zonja Ariana Bekteshi. Shtëpia Botuese “Plejad” pavarësisht se kishte të përzgjedhur në listë nga bordi i Ministrisë mbi 30 libra, (sigurisht për shkak të kolanave cilësore të mendimit filozo-

fik, sociologjik psikologjik dhe historik), vlerësohet në treg me zero libra?! E njëjta situatë kë qënë për llojin e literaturës në fjalë edhe vitin e kaluar, pothuajse kudo, në Tirane, Berat, Gjirokaster, Elbasan, Durrës, Fier etj. Kjo nuk është thjesht papërgjeshmëri, dhe mungesë orientimi nga ana e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave dhe keqinterpretim i udhëzimeve “Për librin ndihmës të shkollave” por duket se ka diku edhe ndonjë dozë korrupsion, dhe plotësisht të verifikueshme me një Task Forcë. Mos ka vallë një ngjyrim personal në shtrimin e këtyre kritikave dhe problemeve? Dua t’ju sqaroj, se në fillim interesat janë gjithmonë personale dhe pastaj ato kthehen në publike. Kjo kauzë e librit në tërësi, për të cilën kam 15 vjet që po luftoj, nuk më përket vetëm mua, por tërë kulturës kombëtare, mendimit shqiptar, ideve dhe interesave publike. Ç’interes personal kam unë, kur Tirana në shkolla nuk u ofron dhe mundëson nxënësve që të njohen me mendimtarët shqiptar; Branko Merxhanin, Zef Valentinin , Mithat Frasherin, Mehdi Frasherin , Tajar Zavalanin ,Vangjel Kocën , Krist Malokin e një plejadë e tërë autorësh që kanë hedhur themelet e interpretimit tonë filozofik, kur këto nuk futen nëpër shkolla, mungojnë thuajse tërësisht, dhe vendin në raftet e bibliotekave e zënë vetëm librushka me përralla e gjëegjëza gjithfarësh!?. Ne si komb ende s’i kemi botuar klasikët e filozofisë, psikologjisë, sociologjisë. Por që t’ia arrijmë kësaj, në një treg kaq të vogël e kaq pak të interesuar, si në çdo vend demokratik, nevojitet ndihma e shtetit dhe politikat orientuese dhe financuese të tij.. Nëse drejtpërdrejt apo tërthorazi, nuk ndihmohet mbijetesa e kësaj literature nëpërmjet financimit dhe promovimit të saj, nëpërmjet projekte të krijuar posaçërisht për të, siç mendohet dhe është folur edhe nga kryeministri, shtëpive botuese (jo vetëm imja) që i prodhojnë me xhepin e tyre të varfër dhe në saj të një lloj idealizmi human, nuk u ngelet gjë tjetër veçse ta heqin dorë nga një sjellje e tillë kaq ë vyer dhe e domosdoshme për mbarë shoqërinë. Drita e botimit e promovimit dhe e tregut të tyre, nuk mund të realizohet me lajka drejtuar pushtetarëve, si para katër- pesë viteve të shkuara, por mendoj se kjo arrihet me vullnet politik të shprehur qartë dhe me

politika të tilla që kanë në themel qasjen ,evidentimin dhe mbështetjen e vlerave kombëtare të padiskutueshme të librit. Që të vazhdohet të punohet, në një fushë të tillë aspak fitimprurëse, të gjitha ato Shtëpi Botuese që e botojnë këtë lloj literature, sigurisht që duhet të ndjejnë mbështetjen dhe përkujdesjen e detyrueshme e shtetit. Pasi në të kundër, mungesa e dëshirës politikbërëse, mënyra e mbrapshtë dhe klienteliste e zbatimit të tyre në mjaft raste, i bën më tepër, një dëm shkatërrues pedagogjisë shqiptare, të ardhmes së formimit të fëmijëve tanë, kulturës shqiptare, asaj shtetërore, civile dhe demokratike, e në fund të të gjithave, botuesve në tërësi dhe sigurisht edhe mua personalisht. Nëse kemi akoma shanse për një reformë të tillë të madhe, cilat janë sipas jush rrugët drejt përmbushjes së saj? Realizimi i nismës së përkujdesjes së botimit dhe përhapjes së literaturës së mendimit shqiptar në , në radhë të parë, kërkon nevojën e detajimit të arsyeve dhe shkaqeve për të gjetur kështu rrugën më të mirë e me të volitshme. Parësor në këtë mos realizim si duhet të udhëzimeve, apo përpjekje të dështuara, është anarkia që ka mbizotëruar në mjaft Drejtori Arsimore (DAR), dhe mungesa e një udhëzuesi të detajuar sqarues, instruktues dhe mungesa si dhe sa duhet e funksionimit të inspektimeve të ndryshme për zbatimin e këtij udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, por edhe padijes së theksuar të drejtuesve të DAR për këtë problem. Të gjitha këto duhet të ishin detyra që lipset të përmbusheshin më mirë ana e Ministrisë në sensin e kontrollit, për të moslejuar personalizimin e kësaj reforme nga drejtues të DAR. Nga ana tjetër, është urgjente të ngrihet në një nivel me cilësor promovimi i kësaj literature, nëpërmjet seminareve ose mësimeve tregues, të paktën nëpër disa Drejtorite Rajonale Arsimore kryesore, në lidhje me njohjen dhe sensibilizimin e mësuesve dhe nxënësve me këtë literaturë, sepse në kontakte të gjalla me këta drejtues, kemi kuptuar se ata pak e njohin këtë literaturë. Ndërsa nga pikëpamja praktike, për të eliminuar shkakun më të madh të amullisë së këtij projekti të rëndësishëm kulturor dhe mësimor, për të cilin me rezulton të jetë angazhuar edhe Kryeministri, duhet që të mendohen masa apo kritere “centralizues” të arsyeshme të ecurisë së tij. Mbi ç’baza

7 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

MËSIMDHËNIE
Lili Gremi, më foli gjatë për jetën dhe veprën e shokut të tij të fëminisë Minait, i cili lindi më 19 shkurt 1928 në një familje patriotike dhe atdhetare. Ai mori pjesë aktive në lëvizjen Nacional - Çlirimtare deri në çlirimin e vendit. Mbas mbarimit të shkollës në fshatin e lindjes, e cila këtë vit festoi 100 – vjetorin e saj, vazhdoi shkollën unike dhe arsimin Pedagogjik në qytetin e Fierit. Zanatin e mësuesisë e filloi duke hapur shkollën e parë fillore në fshatin Metaj, të komunës Libofshë, dhe në vitet në vazhdim hapi dhe në fshatrat Ndërmënas, Vanar dhe Karavasta, kurse vitet e fundit para se të delte në pension punojë në shkollën e mesme bujqësore në Libofshë. Për shumë kohë ka qenë drejtor i shkollës 8 - vjeçare “Jovan Ndreko” Libofshë dhe shkollave fillore Rreth-Libofshë, Vanar dhe Karavasta. Mbas disa vite pune në zanatin e mësuesisë, Minai vazhdoi shkollën e lartë dega Agronomi në ILB, Kamëz, ku u dipllomua me titullin, “Agronom i lartë”. Mbas mbarimit të arsimit të lartë detyra të reja do e prisnin Minan, i cili ishte tamam demokrat me shpirt dhe me zemër, që nuk donte të përfitonte në kurriz të shoqërisë për hatër të detyrave që kryente. Aktivitetin e tij e mbylli në shkollën, ku ai mori mësimet e para, por tani si mësues i lëndëve bujqësore pranë shkollës së mesme. Dhe ja më tregon librin e shkruar nga Mina Bardhi, “Libofsha vatra e dijes, atdhedashurisë dhe e punës”, kurse Rrapi, vëllaj i tij, ka shkruar mbi 15 botime deri tani. Ndjenja e krenarisë për këta dy mësues të apasionuar pas profesionit të tyre, të cilët tërë mundin dhe djersën e tyre ja lanë trashëgim shoqërisë, do mbetet e pashlyer në mendjet e brezave. Minai do mbetet në zemrat tona një baba shëmbullor dhe mësues i dashur që edukoi breza të tërë djemësh e vajzash në shkollën e mesme bujqësore të Libofshës.

Mësues që shpërndajnë dije dhe kulturë tek nxënësit e tyre
Nga Bashkim SALIASI

I

deja e këtij shkrimi më lindi nga biseda me vetera nin Lili Gremi, në ditën mortore të përcjelljes së mikut tim Mina Loni Bardhi. Loni ishte trim, por ama dhe fëmijët i shkolloi të gjithë, Minain, Rrapin, Angjelinë të gjithë mësues me arsim të lartë, që mësimet e para i kanë marë në bankat e shkollës Libofshë dhe kanë kontribuar në zanatin e mësuesit duke shpërndarë dije dhe kulturë, kudo që e kërkojë nevoja. Në faqet e internetit zbulova se Rrap Bardhi është shpallur “Qytetar Nderi” i rrethit të Fierit. E kam njohur Minain dhe Rrapin në vitin 1980, ku para meje u shfaqën dy burra shtatëlartë, fjalë pak dhe punë shumë, si i thonë fjalës. Nuk flisnin shumë për vete, por me shumë respekt dhe dashamirësi tregonin për arritjet që ishin bërë në drejtim të zhvillimit të arsimit në trevën e Libofshës.

LISTA E LITERATURËS SË MIRATUAR NGA BORELHIS
Historia e shqiptarëve nga ilirët deri tek pamvarësia e Kosovës Seregei Metais Shtëpia Botuese 55 Rrno për me tregue At Zef Pllumbi Shtëpia Botuese 55 Mehmet Pushtuesi I Franc Babinger Shtëpia Botuese 55 Mehmet Pushtuesi II Franc Babinger Shtëpia Botuese 55 Shqiptarët në Venedik Luçia Nadiu Shtëpia Botuese 55 Ibrahim Rrugova Sabri Hamiti Shtëpia Botuese 55 Lufta e Kosovës Eric Laurent Shtëpia Botuese 55 Fytyra e vërtetë e Haxhi Qamilit Thanas Floqi Shtëpia Botuese 55 Gjysmëhëna dhe shqiponja George Gaërych Sh.B.Bota Shqiptare Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe William Martin Leake Sh.B.Bota Shqiptare Ballkani, Historia dhe qytetërimi F.Shevil Shtëpia Botuese Uegen Bizanti J.Norwich Shtëpia Botuese Uegen Ataturku-Rilindja e një kombi P.Kinross Shtëpia Botuese Uegen Historia Botërore dhe qytetërimi 12 vëllime K.Grimberg, R.Svastrom Shtëpia Botuese Uegen Ilirët K.Patsch Shtëpia Botuese Uegen Luftërat ballkanike J.G.Schurman Shtëpia Botuese Uegen Maria Stjuart S.Cvajg Shtëpia Botuese Uegen Shqipëria përballë Konferencës së Paqes T.P.Përmeti Shtëpia Botuese Uegen Shqipëria një dhe njëmijë I.Montaneli Shtëpia Botuese Uegen Shqipëria, vendi i shqiptarëve H.Bernatzik Shtëpia Botuese Uegen Ecce Homo F.Niçe Shtëpia Botuese Uegen Aforizma O.Wilde Shtëpia Botuese Uegen Princi Makiaveli Shtëpia Botuese Uegen Raca Shqiptare J Milaj Shtëpia Botuese Uegen Hyrje në psikanalizë Z.Frojd Shtëpia Botuese F.Noli Politika si profesion M.Veber Shtëpia Botuese F.Noli Qyteti M.Veber Shtëpia Botuese F.Noli Libri i vajzave Shtëpia Botuese Botart Libri i djemve Shtëpia Botuese Botart Historia e Shqipërisë Zh.Klod Faverial Shtëpia Botuese Plejad Udhëtime nëpër Ballkan Franc Nopça Shtëpia Botuese Plejad Antologjia e mendimit shqiptar Ndriçim Kulla Shtëpia Botuese Plejad Vepra I At Zef Valentini Shtëpia Botuese Plejad Vepra II At Zef Valentini Shtëpia Botuese Plejad Vepra III At Zef Valentini Shtëpia Botuese Plejad Paris 1919 Margaret Macmillan Shtëpia Botuese Plejad Rrëfimet Shen Agostini Shtëpia Botuese Plejad Mbi njeriun Thoma D’Akuini Shtëpia Botuese Plejad Politika Aristoteli Shtëpia Botuese Plejad Dialogjet Seneka Shtëpia Botuese Plejad Mendimtarët për edukimin UNESCO Shtëpia Botuese Plejad Vepra Branko Merxhani Shtëpia Botuese Plejad Oriental apo oksidental Krit Maloki Shtëpia Botuese Plejad Revista National Geografic Explorer Shtëpia Botuese Jeta Media Company

I shërbejnë ngritjes së nivelit të procesit mësimor
Nga Ndue MARKU

P

a asnjë mëdyshje Z A Kurbin është institucioni efektiv, koherent dhe më bashkëkohorë i rrethit. Stafi i këtij institucioni, i drejtuar suksesshëm nga Z. Pashk Syziu, duke punuar në mënyrë të programuar po arrinë të përsosë figurën e drejtuesve, e në veçanti edhe të mësuesve, në aspektin e rritjes së nivelit të tyre pedagogjik, shkencor dhe metodik. Pra aty po përsoset vizioni që një drejtues i aftë, i përgatitur dhe i kompletuar ka tagrin të drejtojë dhe të jetë i suksesshëm në shkollën ku drejton. Këtij vizioni i shërben trajnimi i vazhdueshëm dhe shumë korrekt i personelit drejtues të rrethit nga specialistët e Zyrës Arsimore Ndue Preçi, Xhelal Toçi, Pashke Zefi, Fran Pepa, të cilët janë të përkushtuar dhe dallohen për aftësitë dhe nivelin e tyre të përgatitjes, për cilësinë e materialit që shpalosin përpara pjesmarrësve në auditore. Ky temp u ruajt edhe në trajnimet disaditore që u organizua para pak kohësh dy ditë me drejtues shkollash, e cila pasojë më në vazhdim me zv/drejtorët. Gjithashtu vlen të përgëzohet edhe puna me mësues të rinj, mësues që presin të kualifikohet sipas kategorive (III, II, I) dhe mësues pa arsim përkatës. Veprimtaritë me këto mësues u organizuan në ditët e shtuna e të diela, në të cilat, megjithëse ditë pushimi, kishte një pjesëmarrje befasuese. Ose siç e shprehu specialist i Z.A.-së, zoti Xhelal Toci kjo pjesëmarrje masive tregon se reforma është bërë e vetëdijshme, se ka evoluar mentaliteti për të marrë pjesë në këto seminare, pasi vetëm kështu mësuesi përballet suksesshëm me vrullin dhe ritmet e kohës. Këto seminare trajnuese i bëjnë interesante dhe masive specialistët e Z.A dhe trajnerët që nga dita në ditë po shquhen për in-

terpretim me kompetencë të informacionit të ri që shpalosin para pjesëmarrësve dhe punës konkrete dhe praktike me materiale të përgatitur nga ana e tyre. Trajnerët: Etleva Çallo, për gjuhën amtare, ka disa vite që përballon suksesshëm e me kompetencë paraqitjen e materialeve teorike dhe demonstrimeve të përgatitura nga puna e saj, përpara mësuesve të moshave e niveleve të ndryshme. Vlen shumë përvoja e saj, pasi në komunikimin që ajo bëri, qartësoi çdo problem që mësuesit parashtrojnë për diskutim apo çdo situatë që u krijohet në shkollat ku punojnë. Po ashtu me nivel e kompetencë punon trajnerja e matematikë-fizikës Gjyste Bici, e cila kordinon përvojën e pasur shumë vjecare me informacionin dhe të rejat shkencore në lëndët ekzakte. Edhe mësuesit relativisht në moshë të re, Bujar Ibro, i cili trajton për lëndët Histori-Gjeografi-Edukatë Qytetare, Shpresa Shiqeruka për lëndët bio-kimi, ka vite që po tërheqin vëmendjen për nivelin, për kompetencën dhe korrektësinë e tyre në trajnimin e kolegëve të tyre. Viti 2008 u mbyll me një bilanc arritjesh cilësore të udhëhequra me një kompetencë, të organizuara me shumë seriozitet e korrektësi, duke e shoqëruar transmetimin e tyre deri në shkolla e cikle të veçanta sipas përkatësisë. Si produkt i kësaj pune të dendur deri tani janë tashmë përfundimet e suksesshme që Z.A ka evidentuar rregullisht dhe nga monitorimi sistematik që u bën. Shpalosja e arritjeve dhe përgjithësimi i tyre në shkallë rrethi janë vlerë e veçantë që po nxit punën që numri i shkollave me përfundime të larta të shtohet çdo muaj. Tashmë shkollave me shumë përvoja si skolla Nr 1, 3 në Laç; shkolla Nr 1 Mamurras, shkolla 9 - vje-

care Zhejë, etj u janë shtuar edhe shkolla të tjera si shkolla 9 – vjeçare, Skuraj; shkolla 9 - vjeçare Adriatik, shkolla Fush-Milot. Por nuk mbetet vetëm kaq tabloja e arsimit në Kurbin. Numri i shkollave të restauruara, i shkollave të reja me investime nga shteti është në shifra shumë të kënaqshme. Kështu shkolla 9 vjeçare në Fush-Milot e ndërtuar tërësisht e re dhe mjaft komode, e pajisur me të gjitha orenditë e reja. Gjithashtu shkolla 9 vjeçare në Fush-Mamurras një shkollë moderne në juridiksionit e Bashkisë së Mamurrasit, një godinë 4 katëshe, e cila u pajis kohët e fundit me orenditë bashkëkohore dhe që është në prag përurimi. Është për të rezervuar fjalë mjaft të ngrohta dhe nderim për Komunën e Milotit dhe Kryetarin e saj Z.Vlash Gega që ka ndjekur deri në përfundim punën në Fush-Milot. Gjithashtu me preokupacion ka ndjekur që nga projekti e deri në përfundim Bashkia Mamurras dhe Kryetari i saj Ded Ndreca shkollën në Fush-Mamurras. Nën përkujdesjen e tij është bërë rikuperimi i palestrës në shkollën e mesme të qytetit me fonde tërësisht nga kjo Bashki. Pajisja e shkollave me mjete, tavolina, karrige dhe pajisje të tjera në pritje sidomos në zonën e Mamurrasit kohët e fundit, si në Fush-Mamurras në Shkollën Nr 3, 2 të qytetit në shkollën e mesme po në qytet u kanë shërbyer ngritjes së nivelit cilësor të shkollave. Këto janë produkt i angazhimit dhe kordinimit të punës dhe bashkëpunimit Z.A – pushtet Vendor. Siç na shpjegon tekniku i kësaj zyre, zoti Nard Ujka, janë përgatitur projektet dhe pritet të miratohen edhe 2 shkolla të reja në fshatin Zhejë dhe në Adriatik. Në vazhdim janë në proces edhe pajisjet e disa shkollave me laboratorë informatike, etj.

8 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

LETËRSI

Laura Bixhi, nxënëse e vitit të katërt në gjimnazin “Partizani, në Tiranë botoi librin e saj të dytë “Ëndërr që pret zgjim”

TASHMË JO ËNDËRR...
Laura Bixhi do jetë dëshmia e radhës, që do flasë shumë ndër vite... U ul në vitin e parë si nxënëse e thjeshtë dhe del nga bangat e kësaj shkolle si autore e tre librave. Përbri emrit të saj edhe sigla: Gjimnazi “Partizani”.
Është fatlum ajo shkollë kur nga bangat e shkollës së vet, nxjerr jo vetëm një nxënëse shumë të mirë me mësime por dhe një poete të ardhshme... Këtë ndjesi dhe krenari ndjen edhe gjimnazi “Partizani” me Laura Bixhin, nxënëse e vitit të katërt... Ajo sapo ka nxjerrë nga botimi librin me prozë dhe poezi “Ëndërr që pret zgjim”. Nëse do ishte vëllimi i parë me siguri që edhe këtij shkrimi, nuk do i vinim këtë titull... Por se është i dyti, ndaj nuk ndjehemi të nxituar, për të thënë se tashmë nuk është ëndërr por një realitet. Dhe jo thjesht se është i dyti botim por sepse është hera e dytë që ajo shpalos talentin e saj denjësisht, në udhën e poezisë. Ndjesitë emocionale të moshës, e detyruan që të “takohej” me poezinë kur ishte 10 vjeç. Natyrisht, shkroi vargje por por edhe vetë nuk i shijoi për poezi. Gjithsesi, në shpirtin e saj ndjehej një frymëzim dhe një dëshirë për ta perceptuar të përditshmen, pak më ndryshe se bashkëmoshatarët.... E shkathët, e rrjedhshme, entuziaste dhe e mençur në të folurën e saj preku fatin e parë. Këndshëm u shfaq prezantuese në emisionin e fëmijëve në RTSH për gati gjashtë vjet. Mbase ekrani, e rriti pak më shpejt në mendime dhe frymëzime... Mbase ekrani, e ngacmoi për të hedhur një hap tjetër më të guximshëm dhe të tundueshëm... Dhe kur ende nuk kishte mbaruar vitin e parë, doli me vëllimin poetik “Trokas e përhumbur në lumturi”. Ndoshta është shpejt të thuhet, për një vepër ku poeti me një eksperiencë të vyer e shumëvjeçare ndërton portretin e vet, me atë tendosje maksimale ndjenjash, por si do që të jetë, Laura Bixhi, brënda subjektivizmit të saj, e gjitha qëndisur me sinqeritetin e brishtë, ka mundur si zanafillë të na japë një tufë lirika të moshës ku vende-vende na shfaqet, gjithashtu me psikologjinë e moshës, por me tendenca premtimi. Laura është mjaft e re, për të mbajtur mbi shpatulla atë përmasë të rëndësishme që ka si mision poezia, për të dhënë me tone të larta lirikën e habitshme, atë ngacmuese ndjenjash dhe një epikë legjendare ku evidentohen fakte historike, as që mund të mendohet hëpërhë një nivel i tillë, por duke iu referuar gjithmonë moshës ku predominon adoleshenca, në dëshirën e saj, për të thënë edhe ajo fjalën e saj, në mënyrën më të thjeshtë, Laura Bixhi na avitet pranë emocionit, pranë këshillës dhe dëshirave të bukura, pranë të drejtave më elementare që duhet të gëzojnë njerëzit e veçanërisht fëmijtë, pranë luleve dhe të bukurave, pranë zogjve dhe fluturimit të lirë, e sëfundi, pranë të gjithave dashurive njerëzore. Në vjershat e Laura Bixhit, do të gjejmë dhe figurën e pikasur dhe fjalën e atribuuar e të lëmuar. “Me ty një zë buçimtar

Ese nga Laura Bixhi

GJITHÇKA PËR NJË JETË
Jeta është e shkurtër, por duket e gjatë. Jeta është botë ku i bie rreth e rrotull duke parë bukuritë e saj. Jeta është lumë, që zbret vrullshëm nga mali, pengohet nga gurët, por ai rrjedh, përshkon edhe fushat... Jeta është lule, le të them gonxhe e pa çelur mirë, dhe pret që t’i hapen petalet, se aty qëndron bukuria e aroma... Por, edhe trëndafili, që më parë ishte gonxhe, u vyshk e të bukurat petale e braktisën... Kështu është jeta: si një erë që fryn e s’dihet se ku të hedh... Krejt papritur vjen një çast e dëshiron të ndalosh kohën, t’u thuash: ndal, akrepave të orës e lavjrresit, që s’pushojnë së lëvizuri. Por, është e pamundur që të ndalet gjithçka, se vështrimi i ngulur në ata akrepa, që rrotullohen në të njëjtin drejtim, nuk mbarojnë së pushuari... Nuk mbarojnë, se në jetë bën një rrugë ku hapat i hedh përpara nga të drejton ajo udhë e këto hapa herë janë të mëdha e herë të vogla, mund të rrëzohesh, por ndonëse mund të mbetet ndonjë plagë, përsëri vazhdon të ecësh. Kështu ndodh me mua, me këtë ndeshesh edhe ti. Ndonëse askush s’hedh të njëtat hapa, përsëri gjithkush është lumë apo gonxhe. E kur vjen fundi i saj, dëshiron të ecësh përsëri, të hed-hësh ato hapa që i ke hedhur dikur, por tani koha të tregon se je i paralizuar e s’lëviz dot... Sado përpjekje që të bësh, mbetesh në vend dhe ndjen boshllëk brënda vetes. Ja, edhe ajo zemër që dikur rrihte si akrepat e ores, që vazhdojnë e vazhdojnë të trokasin, po ndalon dhe frymarrja e fundit fryu bashkë me erën, e dikujt i dha jetë. Një jetë për një jetë. Një jetë që u preh në gjumë të qetë. Dhe nga kjo botë u largua e nga gjumi askush dot s’e zgjoi... U largua, por emri jetoi dhe era që frynte, kurrë nuk pushoi.

më zgjon”, te poezia për “Nënën”, “Zemër çartur tej magjisë”, tek poezia: “Pika e lotit”, “E hutuar mbështillem në magji e mall”, tek poezia: “Për të mbrojtur shpresat”, e shumë e shumë të tjera në këtë vëllimth, që të bëjnë të mendosh se atje ku ndjenjat përvijohen në “UDHË FATI”, sipas autores, për të vështruar drejt së ardhmes, duhen dëgjuar edhe poetet e rinj, qofshin këta në zanafillën e tyre. Laura e shpalosi këtë vëllim poetik edhe me pretendimin që t’ja dëgjojnë zërin dhe fjalën, madje fjalës të asaj moshe që thërret për një të ardhme të lumtur, t’i vënë vesh. Është rasti ta ndjekim këtë meditim, jo me atë mendje për të rendur pas një vepre të përmbushur, as edhe për të njohur ajsbergun e një autoreje të përkushtuar, por për të parë që, edhe tek një dhimbje e brishtë ndërtohen dhimbje... Në këtë rrugë, pa asnjë dyshim, ajo duhet lexuar me tolerancë, me atë tolerancë dhe dashuri që na imponon mosha

dhe logjika e autores. Ndofta është ende herët, për të paralajmëruar ardhjen e një poeteshe, se në ndjeshmërinë e luhatjeve poetike, që një talent i shfaq, ato duan kohë... po ne le të shpresojmë se koha do të ecë në favorin e saj. Në ndjenjën e autores, vërehet një ambicie e fshehur, që me shumë zgjuarsi, këtij laku përgjegjësie, kërkon t’i shpëtojë kësaj barre përgjegjësie që koha i mvishet talenteve në jetë, por në heshtje, diku në vargjet e saja, ndjejmë dhe premtimin. Ja ç’lexojmë tek poezia “Ndjenjë”: Që pasioni të më gërryejë shpirtin,/ Mbetet ende dëshirë./ Ende jetoj me ndjenjën e LIRISË!...”.

Dhe ja, vjen pas tre vjetësh me një vëllim që shënon hap të dukshëm cilësor. Me sa duket edhe vet e ka prekur këtë pjekuri poetike, ndaj me modesti vendos një titull që ndoshta duhej ta kishte botimi i parë por jo i dyti. Tashmë, ajo ja ka ndjerë ëmbëlsinë poezisë, më shumë se çdo herë tjetër. Gati i është bërë bashkëudhëtare... I është mirënjohëse dhe e ndjen si shoqen më të afërt... “Vargjet thurën atë që doja dhe nëse pasioni krijoi diçka, poezia ime jetë i dha.” ................................................ Mirënjohje, dashuri e ngrohtësi, për muzën që dhuron vargje në poezi! Oh, më dëgjoni: Jeta është poezi, e poezia jetë, Plot episode njerëzore nga një realitet. Ajo tashmë nuk rri dot pa poezinë. E shkruan për vete por edhe për shokët dhe shoqet e saj që ia lexojnë me aq ëndje dhe dëshirë... Gjithkush prej tyre në vargjet e librit të saj sheh një copëz jete të vetën. Ndaj dhe ata e frymëzojnë dhe inkurajojnë që të vazhdojë në këtë udhë të mbarë... Edhe subjekti i romanit që sapo e ka përfunduar si dorëshkrim, në të përditshmen nis dhe mbaron. Mbase do jetë fat që edhe promovimin e tij, Laura ta bëj po në këtë shkollë ku gjeti frymëzimin e krijueses. Kështu edhe gjimnazit “Partizani” do i shtohet edhe një emër tjetër në fletët e tij të arta, si shumë e shumë emra të tjerë artistësh, poetësh, shkrimtarësh, sportistësh... që janë skalitur në historikun e tij. Laura do jetë dëshmia e radhës, që do flasë shumë ndër vite... U ul në vitin e parë si nxënëse e thjeshtë dhe del nga bangat e kësaj shkolle si autore e tre librave. Përbri emrit të saj një emër i dashur dhe kuptimplotë: gjimnazi “Partizani”. Mbase edhe vetë ne mësuesit e saj, do e masim kohën me suksesin e saj. Është më shumë se kënaqësi të nxjerrësh nxënës të tillë. Një emër i njohur është krenari edhe për ata që kanë bashkëudhëtuar... ANILA FERIZAJ (AVDIA) Nëndrejtoreshë e gjimnazit “Partizani”, Tiranë

cyan magenta yellow black

9 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

BOTIME
ton. Veprimtarinë e natyrës shkrimtari Richard Powers e përmbledh në shprehjen e tij proverbiale: “Detyra e natyrës është të mbulojë gjithçka, ta shndërrojë të shkuarën në të tashme.” Natyra përpiqet të mbulojë dhe të fshijë çdo dëmtim që i bëhet. Secili nga ne ka plot mundësi ta ruajë dhe ta ndihmojë natyrën në këtë proces të veprimtarisë rigjeneruese të saj. Aq të bukura janë krahasimet e veprimtarisë së përditshme të mjekut me botën e gjallë sa të duket se këtë roman mund ta këtë shkruar një shkencëtar biolog. Lejlekët me çafkë të kuqe në kokë ngjasojnë me Markun pas operacionit në tru. Ashtu si gjallesat që i janë nënshtruar seleksionit natyror, ashtu edhe shpresa e njeriut për të mbijetuar ka ecur nëpër në të njëjtën rrugë evolucioni: atë të seleksionit. Është pikërisht rruga e gjatë e evolucionit që solli këtë grumbull qelizash që krijuan mendjen njerëzore që Powers e quan “të plotfuqishme, të vetëdishme, të madhe sa kontinentet, por të brishtë si mjegulla.” Sikur të përqasnim për një çast qëndrimet dhe përkujdesi që tregohen në roman (natyrisht edhe ne gjithë shoqërinë amerikane) për mjedisin natyror nga njëra anë, me plehrat nëpër rrugët e qyteteve tona, me zhdukjen masive të pyjeve,ndryshimet do të ishin të tilla saqë fjala do ta humbte aftësinë shprehëse. Por le ta lëmë përqasjen për një çast e të kujtojmë shqetësimin e shkrimtarit se njerëzimi po vetëshkatërrohet nga moskujdesi për mjedisin. “Miliona vjet pasi njerëzimi do të ketë shkatërruar vetveten, ato kukuvajka që do të mbesin do ta orkestrojnë natën. Askënd nuk do ta marrë malli për ne. Zogjtë e fajkojve do të rrotullohen mbi fushat të mbuluar nga bari. Pilivesat, kllinzat dhe këmbëqirithat do të ndërtojnë foletë në mijëra ishuj të krijuar nga strukturat e çelikta të godinave të rrënuara të Manhatenit.” Një imazh tepër tronditës: Manhateni i rrënuar. Ky libër është një këmbanë që bie për të gjithë e veçanërisht për tërë shoqërinë shqiptare. Natyrisht Amerika nuk ka probleme plehrash. Në radhë të parë sepse është krijuar tashmë një kulturë e përgjithshme që askush nuk hedh në tokë mbeturina. E në këtë edukatë të krijuar, krahas rregullit e ligjit, me shumë forcë e rezultat ka vepruar edukimi në familje, në shkolla dhe veçanërisht nëpërmjet botimit të librave me vlera edhe në këtë drejtim, siç është libri në fjalë. Richard Powers me përmasat e një shkrimtari modern e poliedrik vjen për herë të parë në literaturën artistike shqiptare falë punës përkushtuese 2-vjeçare të përkthyesit Dollani, botuar cilwsisht nga shtwpia botuese “Ombra GVG” Suksesi i këtij libri do jetë i sigurt dhe padyshim do të bëhet edhe objekt studimi nga studiuesit tanë. Pasi siç shkruante edhe shkrimtarja Margaret Atwood në një artikull për librin Jehona e Kujtesës, “studentët e letërsisë shumë shpejt do ta gërmojnë me kazma e lopata, pasi ky libër ka material për mijëra temash disertacionesh për doktoraturë.” PETRO LUARASI Mësues i Merituar Virginia, USA

Romani Jehona e Kujtesës në duart e lexuesit shqiptar
Gjatë një vizite në Las Vegas, plot dy vjet më parë, miku im, Pirro Dollani, më tha që kishte nisur të përkthente në shqip një roman të autorit të shquar amerikan Richard Powers, dhe, natyrisht, filloi të më flasë me pasion për autorin dhe për librin. Sapo u ktheva në Virginia, nga kërshëria për të mësuar më shumë rreth romanit, pyeta dy kolegët e mi, Mary Barnes dhe Julie Chambers. Ato jo vetëm e kishin lexuar romanin, por më thanë se merrnin pjesë aktive në diskutimet e zjarrta dhe të vazhdueshme që bëheshin në Internet rreth librit. Nëpër këto biseda elektronike trajtoheshin (dhe ende vazhdojnë të trajtohen) probleme që lidhen me formën dhe përmbajtjen e mprehtë dhe aktuale të librit. Fakti që ngjarjet zhvillohen në këto 5–6 vitet e fundit, e bën edhe më të qartë përfshirjen masive të lexuesit në këto diskutime. Dalja në dritë e këtij romani të Richard Powers ishte një ngjarje jo vetëm për rrethet letrare, por edhe për mbarë lexuesin amerikan. Ky roman përbën një arritje për letërsinë amerikane në këto vitet e para të shekullit të ri. Pikërisht, për vlerat e mëdha artistiko-filozofike romani Jehona e Kujtesës fitoi Çmimin Kombëtar në Amerikë për vitin 2006, dhe po ashtu, ishte finalist për Çmimin Pulitzer, 2007. Libri fillon me ngjarjen tragjike të rrëzimit të Dy Kullave dhe mbyllet pak kohë mbas pushtimit të Irakut. Janë pikërisht këto dy kufij kohorë që përfshijnë ato ngjarje sa aktuale aq edhe interesante të përshkruara me një mjeshtëri të rrallë artistike nga autori, që do e bëjnë këtë roman shumë popullor edhe në Shqipëri. Së pari, tani që vendi ynë ka dalë nga izolimi dhe ka hyrë në rrugën e zhvillimit kapitalist, populli ynë ndeshet për ditë me të njëjtat probleme ekonomiko-shoqërore si edhe shoqëria amerikane e vendet e tjera. Së dyti, problematika që trajton romani nuk i përket vetem një kategorie të caktuar shoqërore apo vetëm një grup moshe të veçantë. Aty do gjejnë veten fëmija dhe prindi, nxënësi e studenti, mësuesi e pedagogu, si edhe i sëmuri e personeli mjekësor, mjeku e shkencëtari. Në qendër të veprës autori ka vendosur një djalë 27-vjeçar, Mark Shluteri, që pëson një aksident me makinë, dhe kur zgjohet nga koma, nuk është në gjendje të dallojë motrën e vetme. Përballë tij vepron shkenca mjekësore amerikane me majat e saj më të larta, përfaqësuar nga Dr. Uebëri, një shkencëtar i shquar në fushën e neurologjisë si dhe personeli mjekësor. E midis këtyre dy kollonave, autori thur me një mjeshtëri të rrallë tërë veprimtarinë e motrës së përkushtuar për të shpëtuar vëllanë, të shokëve të fëmijnisë për t’ia lehtësuar Markut rrugën e shërimit, të shoqërisë së kulturuar amerikane që përbën një mjedis qetësues e të prirur gjithmonë nga paqja e jo nga konflikti. Ky roman padyshim do të bëhet pjesë e bibliotekave të nxënësve dhe të shkollave. Në një bisedë me një mësues në shtetin e Virginias mësova së ai kish organizuar një diskutim fare të thjeshtë të këtij libri me një grup nxënësish të shkollës së mesme. Cili personazh ju ka sjellë në kujtesë diçka nga jeta juaj?, kjo ish tema. Diskutime pati

Richard Powers

Romani Jehona e Kujtesës botuar nga Shtëpia Botuese Ombra GVG

plot, të thjeshta e të sinqerta, por mësuesit i tërhoqi vëmendjen një nxënës që u përlot, sepse iu kujtua që kur ishte më i vogël, ngacmonte një fëmijë me të meta mendore. “Pra unë” tha nxënësi, “nuk ndihmova për shërimin e tij, përkundrazi…” Episode të tilla mendoj së do janë të shumta në shkollat tona. Si mësues e kemi të qartë se tek rinia jonë, por edhe te të rriturit nuk ka egzistuar dhe nuk është kultivuar një kulturë e veçantë për sjelljen me njerëzit handikapatë. Jemi dëshmitarë të rasteve kur individë të tillë rrethoheshin prej nxënësve të cilët qeshnin e talleshin me “filozofitë” e tyre, por edhe ndonjë ndërhyrje e me të rriturve bëhej ose nga pozitat e një moralizimi didaskalik, ose nga pozita se “ështe gjynah nga Zoti”. Diskutime të tilla me nxënësit, duke marrë shtysën nga një vepër letrare e tillë me siguri që do ndikojnë shumë në formimin kulturor dhe në sjelljen e tyre ndaj njerëzve tillë. Ky mendim më përforcohet edhe më shumë kur sjell ndërmend qytetin tim dhe disa handikapatë të asaj kohe që s’guxonin të dilnin në rrugë së ndjeheshin tepër të ngacmuar. Kishte edhe iniciativa me karakter edukimi si “Të respektojme të moshuarit”, “Sjellja zbukuron njeriun” etj, por këtë kategori njerëzish sikur e harronin. Richard Powers e përshkruan me shumë realizëm se sjellja e kulturuar e shoqërisë është po aq frytdhënëse në kurim sa edhe vetë shërbimi mjekësor që i bëhet kësaj kategorie njerëzish. Konkluzioni më i fundit i shkencave mjekësore është se “të sëmurët që humbasin lidhjet e shëndosha me njerëzit e shtëpisë, bëhen paranojakë”. Dhe me tej Dr. Uebëri shpjegon: “Gjithnjë kështu ka qenë me idetë: sa më shumë të kthehesh në kohë aq më shumë do vëresh se lëvizja e reve ka shkaktuar erën.” Ky roman do t’u flasë shumë e do t’i bëjë për vete mjekët, studentët e mjekësisë, punonjësit e spitaleve dhe të qendrave shëndetësore jo vetëm nga mjeshtëria e ndërthurjes së subjektit dhe vizatimit të personazheve, por edhe nga njohuritë bashkëkohore në fushën e mjekësisë, sidomos asaj të neurologjisë, si edhe të etiketës profesionale që rrezaton kjo vepër. Një mjek lë New Yorkun, punën, familjen që të kujdeset për Mark Shluterin, edhe pse ai kurohet në Ne-

braskën e largët. Mjekët e punonjësit e shëndetësisë do t’i përjetojnë më me intensitet dialogët ndërmjet dr. Hejzit dhe dr. Uebërit si edhe ngjarjet që kanë të bëjnë me trajtimin mjekësor të Mark Shluterit. Për dr. Uebërin “truri është një strukturë ndryshimesh për ndryshimin pasqyrues. Përdore ose ndryshe e humbet”. Profesionalizmi i trajtimit të problemeve të neurologjise nuk qëndron vetëm te simptomat e pacientit. Ai ngjitet deri në majat më të larta të arritjeve të mjekësisë amerikane duke e trajtuar edhe trurin si objekt e subjekt i një evolucioni të ngadalshëm. “Genet u aktivizuan e prodhuan proteina të reja, të cilat shkonin përsëri tek sinapsi dhe e riformonin. Dhe kjo krijonte një kujtim të ri, luginën nëpër të cilin mendimi rrjedh. Shpirti nga materia. Çdo shpërthim drite, çdo tingull, çdo përputhje e rastit, çdo shteg i rastësishëm nëpër hapësirë ndryshonte trurin, shndërronte sinapset, madje i shtonte ato, ndërkohë që të tjerat dobësoheshin ose largoheshin nga mungesa e veprimtarisë.” Me mjeshtërinë e penës dhe me mprehtësinë që e karakterizon R. Powers e bën të tijën gjuhën e vështirë mjekësore duke ia sjellë lexuesit në formën më të thjeshtë e më të qartë. Figurat e përsosura letrare të veprimtarisë së njeriut përqasen me objekte natyrore, me bimë e kafshë duke ia bërë lexuesit aq të thjeshta e të kuptueshme gjithë ngjarjet. Edhe në fluturimin e fundit, duke u kthyer në qytetin e tij, nga dritarja e avionit Dr. Uebëri shikon me vëmendje dritat e pafund të qyteteve, rrugët e rrugicat e ndriçuara, autostradat e gjata që lidhin qytetet dhe i përcepton si sinapse të panumurta të qelizave nervore të cilat me dendronet dhe aksonet e tyre krijojnë ato lidhje funksionale të sistemit nervor për të cilat s’e zë gjumi. E po kështu do të ndodhë edhe me lexuesin që s’do e zërë gjumi duke pritur fundin e ngjarjeve të romanit. Nje kategori tjeter lexuesish që do gjejnë kënaqësinë e veçantë në këtë roman do jenë edhe ata që studiojnë Biologji, ambientalistët dhe gjithë njerëzit që janë të shqetësuar për ruajtjen e mjedisit. Ne duart e tyre ky roman do përbënte vërtet një model të veprimtarisë së njeriut në lidhje me natyrën, me botën e gjallë, me ruajtjen e ekuilibrit ekologjik në zonat ku je-

cyan magenta yellow black

10 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

PROFIL
dhe nxënësve iu shërbejnë 1700 edukatorë dhe mësues. Lushnja i ka të paktë arsimtarët pa arsim përkatës. E gjithë armata e mësuesve trajnohen dhe kualifikohen, jo vetëm nga specialistët e DAR Fier, por edhe nga inspektorët dhe drejtorët e shkollave, kualifikim ky, që quhet “i brendshëm”. Braktisjet e shkollës nga nxënësit janë shumë të pakta, tendenca më e theksuar është në klasat e gjashta. Përpjekjet e mësuesve për ngritjen e nivelit të mësimdhënies, sipas drejtorit, janë të kënaqëshme. Z.Koreshi i dallon shkollat “11 Tetori”, “Foto Ruka”, të mësmen e bashkuar, gjimnazin “Fier-Shegan” etj, të cilat janë në ballë të arsimit lushnjar. Problem në këtë rreth është mbipopullimi i klasave si në shkollat urbane, edhe në ato rurale. Punohet paradite dhe mbasdite, jo vetëm në shkollat e qytetit, por edhe në ato të disa komunave për mungesë lokalesh, ndërsa raporti mësues-nxënës është brenda normave. Sipa z. Koreshi, si objektiva të punës së tyre është dhe mbetet cilësia e mësimdhënies, vazhdimi i sigurimit të kushteve normale për punë në cdo shkollë, duke bashkëpunuar në këtë drejtim me pushtetin vendor dhe komunitetin e prindërve. Nevojë e përhershme mbetet përmirësimi i punës në reformat e kurrikulave, në ato të teksteve shkollore si dhe ruajtja e kontingjentit të nxënësve në arsimin bazë. Drejtor Koreshi vlerëson ndihmën që jep gazeta “Mësuesi” me shkrimet që kanë si përmbajtje shkëmbimin e përvojës, njohjen dhe zbatimin e standardeve për treguesit e punës mësimore-edukative, shkrimet për zhvillimin e orëve të lira, për funksionimin e Qeverisë së nxënësve dhe për probleme të përditshme nga jeta dhe puna në shkollat tona. Këto shkrime,-vazhdon z.Koreshi,janë më të pritshme dhe të lexueshme për mësuesit tanë. Ai i kërkon gazetës shkrime konkrete, me tematikë si më sipër dhe jo të kopjuara nga interneti. Kjo vërejtje na është bërë edhe nga drejtues dhe mësues të Elbasanit, të cilët nuk pajtohen me ndonjë shkrim të marrë nga interneti, duke përvetësuar edhe autorësinë e tij. “Me refaormat dhe strategjinë e Qeverisë për arsimin, me përpjekjet maksimale të armatës së mësuesve, sfida jonë mbetet përafrimi me standardet evropiane”, -përfundon bisedën me ne drejtori i ZA Lushnjë, z.Blerim Koreshi. Përgatiti: Ismet LLAPUSHI

ARSIMI NË LUSHNJE NËTHELLIMTË REFORMAVE
U
ndodhëm në qytetin e Lushnjës. Menduam ta shfrytëzojmë këtë rast për një shkrim në gazetën tonë “Mësuesi” dhe për këtë na duhej një takim me drejtorin e ZA, z.Blerim Koreshi. Për të mësuar rreth ecurisë së reformave arsimore në këtë rreth, edhe pse patëm ndjesinë se mediatikish jo sa duhet është pasqyruar realitetei i këtij rreth në hapësirat që zë shkolla dhe arsimimi i fëmijve lushnjarë Telefonatës sonë, z.Koreshi iu përgjigj nga zyra e tij. U futëm në këtë institucion me ambiente të pastra, ndërsa zyra e drejtorit të befason me ndricimin dhe komoditetin e saj. Një pasqyrë e tillë të nxit dhe ta lehtëson bisedën, pasi vërtet është një ambjent pune. Drejtor Koreshi, i ri në këtë detyrë, ka në duar disa Udhëzime të MASH dhe materiale për braktisjen dhe kurset private me nxënësit. Ndonëse Lushnja nuk është larg nga Tirana dhe që mban peshë në arsim, shkrimet për këtë sektor në gazetën “Mësuesi” janë të papërfillshme. Është kjo arsyeja që drejtori i ZA, kur ne iu prezantuam, na mirëpriti. Ai na jep disa statistika në lidhje me nr. e shkollave, të nxënësve dhe të mësimdhënësve. Mbi 30 mijë fëmijëve

NJË JETË KUSHTUAR DIJES DHE PAJTIMIT
Shenime për librin monografi të Prof. As. Dr. Qazim Dushku
Nga FRAN GJOKA, Lezhë

G

ëtja thotë se koha është e çuditshme, një tirane tekanjoze që fjalën e veprën e çdo shkrimtari e shikon ndryshe. Por Mendoj se kurdoherë, vetitë themelore të poetëve e shkrimtarëve e të veprave të tyre mbeten. Dija është forcë tërheqëse e zhvillimit. Të gjithë adhuruesit e mbrojtjes dhe të shtimit të pandërprerë të librit –do t’I quanim si kapilarët: ata çojnë dijet në të vetmen qelizë të shoqërisë e po ashtu kanë për detryrë evidentimin e produktit intelektual.. Lezha tradicionalisht është e njohur në shtimin e poetëve e shkrimtarëve. Është përsëri psikologu, studiuesi, profesori i nderuar, shoku i rinisë të hershme Qazim Dushku, që në harkun e 11 viteve ka botuar një numër librash, ky është i 18-ti. Të gjithë me karakter social pedagogjik, hulumtues e studimor. Mund te themi tashme se ky përbën një model edhe për forcat e tjera krijuese e intelektuale lezhjane e më gjërë. Si gjithnjë librat e tij vijnë me rrezatime publike e mesazhe qytetare. Po, ndoshta kësaj radhe në sjell diçka me të veçantë: ai na përcjell jetën e thjeshtë por fisnike të një njeriu, kontributi i të cilit ka lënë gjurmë ne jetën e shkollës e të banorëve të një krahine. Fjala është për mësuesin e merituar Pal Kuka, veprimtarinë e palodhur e te heshtur, i thjeshtë deri në madhështi. E lexova me vëmendje librin i bindur për vlerat që do të gjeja aty. Dhe me të vërtetë; një monografi që ndonëse i dedikohet një njeriu, po që u shërben të gjithëve; si prind gjejmë aty si të përsosim sjelljen e komunikimin me fëmijët tanë; mësuesit autoritetin e profesionalizmin e tyre në forcimin cilësorë të shkollës, nxënësit t’i trajtojmë në konfiguracionin tonë të kohës, ndërmjetësit popullorë gjejnë në libër modelin e mediatorit. Nga faqja në faqe vjen e plotëson vetveten, problematikën e figurën e protagonistit të saj. Pal Kuka ; u lind në Shebe. Pasi do të arsimohej në qytete të ndryshme, do të shërbente si mësues, së pari në fshatin e tij të lindjes e më pas inspektor e drejtues shkolle në zona të ndryshme të Mirditës. Përherë I përkushtuar me merakun e një edukatori, të një intelektuali i papërtuar e i gatshëm për t’u gjendur pranë njerëzve në nevojë. Autori i librit na ka dhënë detaje të jetës së këtij njeriu: Në një farë mënyre, autori do t’a konsideronte atë si një Anton çetës të zonës së Mirditës.

Kjo edhe për faktin se Pal Kuka punon në një prej trevave ku ashtu si gjithë veriu, mbarti plagë, trauma hakmarrjesh e hasmërishë, pasojë e kushteve sociale e psikologjike kanunore, tashmë të vjetruara e të dëmshme për të praktikuar. Pikërisht ketu Pal Kuka u muar për shumë vite me menjanimin e konflikteve për prona e arsye të tjera që koha i prodhoi si sekrecion i vjelmët i saj. Por duke qenë njohës i shkelqyer i zakoneve të vëndit, mbledhës e studiues i kanuneve i kodeve daksore, përsonazhi I këtij libri tregon aftësi të mëdha në sheshimin e shumë mosmarrëveshjeve ne Mirditë e jo vetëm aty. Libri i profesor Qazim Dushkut meriton vlerësime edhe për një fakt ; nëpërmjet përsonazhit të vet, ai na njeh me trajtesa të një zone tepër interesnate dhe me virtyte të spikatura që herët në fushën e shkollës e të dijes. Por një popullesi brilante me vlerat që mbart, për kushtet mbi të cilat u shkrua histroria e kësaj treve e njerëzit e papërsëritshëm që i dha ajo kombit. Në këtë kuptim edhe përzgjedhja e këtij njeriu e kësaj krahine është domethënëse dhe përmban një ngjarje kulturore e cila vjen si rezultat i një studimi kompetent të bërë nga autori i saj. Për Mirditën edhe të huajt kanë shkruar shumë. Atyre pikërisht u ka tërhequr vëmëndjen organizimi i kësaj krahine, vlerat e fisnikërisë e mençuria, etnokultura, atdhetarizmi i tyre. Cili diplomat, udhëtar e dijetar e shkeli tokën shqiptare e në shkrimet e veta nuk e përmëndi Mirditën ? Për

Mirditën flitet në shkrimet e A. Buesë, Nopçës e Durhanit, Majerit, Lambercit etj, pa përmëndur të mëvonshmit e ata të sotëm. Mund te themi se dhe sot Mirdita vazhdon të mbetet një trevë e begatë për studiuesit, që nga doket e veshjet, folklori e letërsia gojore, vyrtyti njerëzor e etnografia… Ndoshta edhe autori i këtij libri prof. Qazim Dushku në kërkim të lëndës për librat e vet, është ndalur pikërisht në shpirtin e kësaj zone, duke qemtuar njerin prej njerëzve të shquar të saj. Dhe më duket se ka bërë një gjest sa krijues, aq edhe qytetar. . Mësuesi i mertuar Pak Kuka si një curril i pastër uji vite e vite rrjedh monopateve ashtu pa u ndjerë, duke njomur edhe ndonjë bulëz plage që gjen udhës tek ngjitet për lart, apo tek zbret tutje , duke i shkelur me këmbe e pa u nervozuar, si një apostu i humanizmit thuajse gjitha fshatrat e Mirditës. Prozaik, pa u mburrur e pa kërkuar haraç. Pa kërkuar për kohën që shkon as për kushte e komoditete e pa u penduar për të gjithë ato gjurmë që i është dashur të shndrroj. Për njerës si ky ka etje gjithmonë një shoqëri, që aspiron ta shdrroj vehten e saj. Autori si njohës i mirë i publiçistikës, ka portretizuar një lloj modeli: Dhe modelet kanë një të veçantë: ato mbeten të tillë edhe kur mbartësit e tyre sjanë më midis nesh. Jeton tharmi, vlerat që lënë pas. Ndaj asnjë herë nuk duhet kursyer për t’ua bërë vlerësimin, para se ata të jenë larguar nga kjo botë. Me sinqeritet e pa u shtirur, janë njerëz me të cilët shoqëria shqiptare fiton dimensione tjera, merr hijeshi, lartësohet. Autori, nëpërmjet protagonistit të librit, shpalos një filozofi të tërë të jetës së sotme shqiptare, me dritë, hijet e kontrastet e saj. Ai na i thotë ato me një gjuhë të pastër e të kuptueshme, port ë pasur nga ana e leksikut. Ne këtë libër lexuesi interesuar gjen për të plotësuar diçka në dijet e veta, sidomos për ata që punojnë me moshat e reja, për të rritur e edukuar fëmijë, a për të shuar edhe ndonjë sherr familjar. Ndoshta është ndër studimet e pakta që trajton përvojat e një ndërmjetësi të këtyre përmasave, siç është Pal Kuka. “Fal të të falin” “Gjuha ka për bazë urtësinë, maja mençurinë e për flamur ndërshmerinë “ etj. të vëna në gojën e këtij njeriu te letrave, janë harmonizim perfekt i traditës së maleve, me klimën e re të zhvillimeve demokratike. Kjo në zonën e Mirditës, e konsideruar si vendi i disiplinës doksore e “themeli, i kanusë”. E pikrisht mbi këtë bazë, autori na shtjellon atë veprimtari intelektuale e cila, e zbaton me njriun, jep ato fryte që dihet.

Pal Kuka me këtë metodikë e përkushtim ndermjetësoj e pajtoj 97 raste konfliktesh, duke bërë të mundur që femijët të dalin prej ngujimit e të shkojnë në shkolla, të medhenjët të vijojnë punët për të mbajtur e ushqyer femijët. Për këtë, shumë familje këtyre njerëzve u janë mirënjohës, që përmes faljes i shpëtuan nga ndjenja e frikës, hija e vrasjes e nga makthi i kobshëm i vdekjes. Autori i librit duke qenë një specialist me përvojë i fushës së dijes, me merak ka analizuar, rrethanat, shkaqet shoqërore e mënyrat e komunikimit me palët e konfliktuara, duke ndalur në vlerat që marrin këto raste tolerance, mirëkuptimi ne mes palëve, zgjidja e fjalëve deri dhe personave që mund të angazhohen në këso pajtimesh. Të vëna këto në gojën e personazhit të tij, …japin shkas për të besuar se shoqëria shqiptare ka shpresa për t’u ridimensionuar e emncipuar. Gjithmonë ka një drite që të terheqë e ti përpiqesh të shkosh drejt saj. Sado që libri na paraqitet si një studim i specializuar mbi një fushë të caktuar, ai na shpërfaqë profilin e një dijetari, ku bie në sy thjeshtësia, eleganca e frazës dhe stili zhdërvjedhës e erodit. Prandaj do të doja ta pagëzoja studiuesin tone të nderuar Qazim Dushkun, për mirësinë e vullnetin e mirë për të ndërmarrë një studim si ky. Ai në këtë mjedis qëmtoj, mblodhi e sistemoj jetën aktive të këtij misionari të paqes, tek i cili njerëzit vazhdojnë të besojnë dhe e dëgjojnë. E dëgjojnë se është i sinqertë, është me zemër të pastër, i flet balli. Një njeri i cili megjithë peripecitë e stresit që të jep një mission si ky, realizoj pajtime deri të pabesueshme e bashkoj njerëz, duke gjetur në to kuptimin e jetës dhe ato energji të një idealisti klasik, të cilat e bëjnë atë të jetë sot me kaq dinjitet. Filozofi të cilën e gjejmë të shpërndarë faqe pas faqe në hapësirat e këtij libri. Dua t’i mbyll këto shënime për librin me një letër që Albërfi nga Montreali I Kanadasë, studiues i të drejtës dokesore e skenarist për një film me këtë tematikë, i cili pas kthimit nder tjera, do t’i shkruante Palit, tashmë mikut të vet;…”Nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë, a nëse do të arrij të jenë në lartësinë e privilegjit të madh që shqiptarët e Mirditës më bënë mua, por ajo që di mirë është se gjithë këtë ia dedikoj atij që u bë udhërrëfyesi dhe menaxheri im. Nuk mund të ëndërroja më shumë se kaq. Dhe më beso se ti je një nga njerëzit e mëdhenj, që unë pata nderin dhe fatin të takoj”. Një pasazh të cilit më duket se s’ke nevojë t’i shtosh më asgjë.

11 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

DEBAT
gjuhë afektive dhe emotive dhe të jetë në gjendje të promovojë ato vlera që i bën pjesëtarë të shoqërisë të jenë pjesë e një komuniteti të vërtetë. Shkolla përveç detyrës për të përcjell dije ka dhe detyrën të “mësojë çdo të thotë të JESH”. Objektivi është vlerësimi i veçantisë së identitetit kulturor të çdo nxënësi. Prezenca e fëmijëve dhe e adoleshentëve me rrënjë kulturore të ndryshme është një fenomen tashmë strukturor dhe nuk mund të konsiderohet më episodik. Nuk mjafton njohja dhe ruajtja e ndryshimeve para ekzistuese në autonominë e tyre të thjeshtë dhe të pastër, por duhet mbështetur në mënyrë aktive integrimi i tyre nëpërmjet njohjes së kulturës tonë dhe kulturave te tjera, duke krahasuar aspektet krahinore, rolet familjare e ndryshimet në përgjithësi. Promovimi dhe zhvillimi i çdo individi duhet të stimulojë në mënyrë bindëse promovimin dhe zhvillimin e individëve të tjerë: gjithsecili mëson më mirë në raport me të tjerët. Nuk mjafton të bashkëjetosh në shoqëri, por duhet që këtë shoqëri ta krijojmë së bashku në mënyrë të vazhdueshme. Sistemi edukativ duhet të formojë qytetarë që të jenë në gjendje të marrin pjesë në mënyrë të vetëdijshme në ndërtimin e kolektivave të përbëra, qofshin ato lokale, kombëtare, apo evropiane. Nuk duhet të harrojmë se para pak kohësh shkolla ka patur si detyrë formimin e qytetarëve nëpërmjet një kulture homogjene, kurse sot mund ti vendosë vetes si detyrë edukimin e një bashkëjetese me identitete e kultura të ndryshme. Qëllimi është formimi i një qytetarie më tradicionale kombëtare por që mund të pasurohet me një larmi shprehjesh dhe eksperiencash personale më shumë sesa në të shkuarën. Por mundësitë e së tashmes nuk mund të realizohen plotësisht pa një njohje të thellë të rrënjëve historike, prandaj do të jetë e nevojshme vlerësimi i plotë i vlerave kulturore të pranishme në territorin kombëtar, pikërisht për të pasuruar eksperiencën e përditshme të nxënësit me shprehje artistike, me ide, me vlera që janë trashëgimi jetësore e kohërave nga vendet,apo krahinat që vijnë. Për më tepër shkolla jonë duhet të formojë qytetarë shqiptarë, por që të jenë në të njëjtën kohë edhe qytetarë të Evropës dhe të botës. Problemet më të rëndësishme që sot prekin kontinentin tonë dhe të gjithë njerëzimin nuk mund të përballohen dhe të zgjidhen brenda kufijve kombëtarë tradicional, por vetëm nëpërmjet të kuptuarit se jemi pjesë e traditave të përbashkëta të një komuniteti të përbashkët me fat evropian. Që nxënësit të mund të kuptojnë këtë fakt, është e nevojshme që shkolla t’i ndihmojë të ndërthurin eksperiencat e shumta kulturore të përftuara jo vetëm në vendin e tyre por edhe të historisë evropiane e të historisë së njerëzimit. Shkolla është një vend ku e tashmja është e përpunuar nga një gërshetim midis së shkuarës dhe të ardhmes, dhe midis kujtimit dhe projektit.

SHKOLLA, KULTURA DHE NXËNËSI
Nga FATOS BAJRAKTARI Drejtor i shkollës gjuhëve te huaja, Elbasan

N

ë një kohë shumë të shkurtër kemi përjetuar kalimin nga një shoqëri “relativisht” të qëndrueshme në një shoqëri të karakterizuar nga ndryshime të shumta e të paqëndrueshme. Ky skenar i ri është ambivalent: për çdo person, për çdo komunitet, për çdo shoqëri shtohen rreziqet dhe mundësitë. Sot të mësuarit është një nga shumë eksperiencat e formimit që fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë dhe shpesh nuk janë të nevojshme kontekstet shkollore që ata të mund të përftojnë kompetenca specifike. Prandaj shkolla nuk mund dhe nuk duhet të heqë dorë nga detyra për të zbuluar aftësitë e nxënësve, për t’i dhënë kuptim llojeve të eksperiencave të tyre dhe në fund të minimizojë karakterin episodik që rrezikon të karakterizojë jetën e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Horizonti territorial i shkollës po zgjerohet. Çdo territor zotëron lidhje me zona të ndryshme të saj dhe bashkë me të përbën një mikrokozmos që ofron mundësi, bashkëveprim, tension, bashkëjetesë etj. Çdo person, në eksperiencën e tij të përditshme, duhet të marrë parasysh informacionet që janë gjithmonë të shumta dhe heterogjene e duhet të përballet me kultura të ndryshme. Përgjatë itinerarit formues dhe ekzistencial nxënësi duhet të ndërveprojë me kultura të ndryshme, edhe pse ai nuk ka mjetet e duhura për t’i kuptuar dhe për t’i relacionuar me kulturën e tij. Është detyrë e shkollës të pajisë nxënësit me mjetet e nevojshme me qëllim që çdo person të zhvillojë një identitet të vetëdijshëm e të hapur. Por nuk duhet të harrojmë që në këtë situatë të një formimi potencial, mbeten forma të vjetra të “analfabetizmit” dhe të mënjanimit kulturor që rrezikojnë të pengojnë tek shumë persona ushtrimin e një qytetarie të plotë. Për më tepër, përhapja e teknologjive të informimit dhe të komunikimit rrezikon të penalizojë në mënyrë serioze mundësitë e të shprehurit të atyre që akoma nuk kanë përdorur teknologji të tilla,duke i keqpërdorur. Në shkollë kjo situatë është akoma edhe më evidente dhe në ndryshim pozitiv, ato gjithmonë e më shumë po hyjnë në rrugën e informatizimit.. Në fakt, me gjendjen aktuale të gjërave, raportet me subjekt informues nuk janë të njëllojta midis nxënësve ashtu si edhe midis mësuesve. Edhe raportet midis sistemit formues dhe botës së punës po ndryshojnë me hap të shpejtë. Çdo individ gjendet në mënyrë të vazhdueshme në një situatë nevoje për të riorganizuar dijet personale, kompetencat madje dhe vetë punën. Teknikat dhe kompetencat bëhen të vjetruara me kalimin e viteve. Për këtë arsye, objektivi i shkollës nuk mund të jetë ai që synon zhvillimin e teknikave dhe kompetencave të veçanta, por është formimi i çdo individi në aspektin konjitiv e kulturor që të mund të përballojë pozitivisht dyshimet dhe ndryshimet e skenarëve socialë e profesionalë të së tashmes dhe të së ardhmes. Përçimet e standardizuara dhe normative të njohurive, të cilat komunikojnë përmbajtje të pandryshueshme, të menduara për individët e mesëm, nuk janë më të përshtatshme. Shkolla, në të kundërt, mundet dhe duhet të realizojë mënyra formuese gjithmonë edhe më të përshtatshme për prirjet personale të nxënësve ku të mund të vlerësohen aspektet e veçanta të personalitetit të gjithsecilit. Në këtë skenar, shkollës i përkasin disa qëllime specifike. Shkolla duhet t’u ofrojë nxënësve mundësinë për të përvetësuar njohuritë bazë; duhet të bëjë të mun-

Në foto: Nxënës të gjimnazit “Qemail Stafa” gjatë një veprimtarie kulturore dur që nxënësit të përftojnë mjetet e nevojshme për të seleksionuar informacionet; duhet të promovojë tek nxënësit aftësinë për të përpunuar metoda dhe kategori që të jenë në gjendje të shërbejnë si busulla në itineraret personale; duhet të favorizojë autonominë e të menduarit tek nxënësit. Shkolla realizon plotësisht funksionin e saj publik duke u impenjuar për suksesin shkollor të të gjithë nxënësve. Kjo çon në pranimin e sfidave që sjell ndryshimi, mbi të gjitha në klasë, ku duhet të njihen dhe vlerësuar situatat e ndryshme individuale, duke evituar që diferenca të kthehet në pabarazi. alitetit të secilit. Shkolla duhet të vendosë bazat formuese të fëmijëve dhe të adoleshentëve duke ditur që ato do të vazhdojnë të jenë edhe në fazat e mëtejshme të jetës. Në këtë mënyrë shkolla duhet t’i pajisë me çelësin për të mësuar mësimin, për të ndërtuar dhe për të transformuar hartat e dijeve duke i bërë në mënyrë të vazhdueshme koherente me të njëjtën shpejtësi të evoluimit të njohurive dhe të objekteve të tyre. Bëhet fjalë për përpunimin e mjeteve të nevojshme për të kuptuar kontekste natyrore, sociale, kulturore, në të cilat nxënësit duhet të jetojnë dhe të operojnë.

POZICIONI QËNDROR I INDIVIDIT
Finalitetet e shkollës duhet të përcaktohen duke filluar nga personi që mëson, me origjinalitetin e vijueshmërisë individuale dhe me raportet unike që e lidhin me familjen dhe ambientet sociale. Përcaktimi dhe realizimi i strategjive edukative dhe didaktike duhet gjithmonë të kenë parasysh veçantinë e çdo personi, identitetin tij, aftësitë dhe dobësitë e tij përgjatë fazave të ndryshme të zhvillimit e të formimit. Nxënësi vihet në qendër të veprimit edukativ në të gjitha aspektet: konjitive, afektive,elastike, etike e shpirtërore. Në këtë prospektivë, mësuesit duhet të mendojnë dhe të realizojnë projektet e tyre edukative dhe didaktike jo për individë abstraktë, por për individë që jetojnë këtu dhe tani, që ngrenë pyetje të sakta ekzistenciale. Që në vitet e para të shkollimit, është e rëndësishme që mësuesit të përcaktojnë propozimet e tyre në raport me nevojat dhe dëshirat e fëmijëve dhe të adoleshentëve. Gjithashtu është e rëndësishme vlerësimi në mënyrë simbolike të momenteve që shënojnë etapat kryesore të nxënies dhe të rritjes së çdo nxënësi. Një kujdes i veçantë duhet ti kushtohet edhe formimit të klasës si grup, lidhjeve bashkëpunuese midis pjesëtarëve dhe menaxhimit të konflikteve të cilat janë të pashmangshme. Shkolla duhet të ndërtohet si një ambient mikpritës, duke përfshirë në këtë detyrë edhe vetë nxënësit e klasës. Duhet sqaruar rëndësia e kushteve që favorizojnë të ndjerit mirë në shkollë, duke patur kështu pjesëmarrje të gjerë të fëmijëve dhe të adoleshentëve në një projekt edukativ të përbashkët. Formimi i lidhjeve në grup nuk kundërshton zgjedhjen për të vendosur personin në qendër të edukimit, por është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e person-

PER NJË QYTETARI TË RE
Shkolla në përgjithësi ndjek një linjë formuese në dy drejtime: vertikale dhe horizontale. Linja vertikale shpreh nevojën për të impostuar një formim që të mund të vazhdojë përgjatë gjithë jetës; ajo horizontale tregon nevojën për një bashkëpunim të kujdesshëm midis shkollës dhe aktorëve jashtëshkollorë me funksione të ndryshme edukative: familja në radhë të parë. Mësimi i rregullave të jetesës dhe të bashkëjetesës është sot për shkollën një rol edhe më i rëndësishëm sesa në të shkuarën, sepse janë të shumta rastet kur familjet hasin vështirësi pak a shumë të mëdha në rolin e tyre edukues. Shkolla nuk mund të interpretojë këtë detyrë si një përgjigje të thjeshtë ndaj një emergjence. Objektivi nuk është ai i shoqërimit hap pas hapi të nxënësit në të gjithë eksperiencat e tij, por është ai i propozimit të një edukimi që ta shtyjë të bëjë zgjedhje autonome dhe frytdhënëse. Shkolla do të ndjekë në mënyrë konstante objektivin për të ndërtuar një aleancë edukuese me prindërit. Nuk bëhet fjalë për raporte të lindura vetëm në momente kritike, por për raporte konstante ku secila palë njeh mirë rolin e saj dhe qëllimet edukative. Shkolla mbështet familjet dhe territorin rrethues, mbi bazën e mjeteve të pajisura në programet e saj, që para se të jetë një bashkësi normash është një mënyrë për të konceptuar raportin e shkollave me komunitetet përkatëse, lokale dhe kombëtare. Përftimi i një autonomie relative përfaqëson një moment vendimtar për institucionet shkollore. Falë saj ka filluar një proces me shumë përgjegjësi i mbështetur nga mësuesit dhe drejtuesit, që favorizon lidhjen e ngushtë të çdo shkolle me territorin e saj. Si një komunitet edukues, shkolla duhet të krijojë një bashkëjetesë të ndërthurur me një

PER NJË HUMANIZËM TË RI
Sot raportet midis mikrokozmosit personal dhe mikrokozmosit të njerëzimit dhe planetit kanë një kuptim të dyfishtë. Nga një anë gjithçka që ndodh në botë influencon jetën e çdo individi; nga ana tjetër çdo individ ka në dorë një përgjegjësi të veçantë kundrejt së ardhmes së njerëzimit. Shkolla mund dhe duhet të edukojë tek fëmijët dhe tek adoleshentët këtë përgjegjësi në të gjitha fazat e formimit të tyre. (Vojon në faqen 14)

12 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

DIDAKTIKË
varur”. Rreth 60 për qind e të intervistuarve adoleshentë shprehen se nuk ua hapin zemrën prindërve, por shokëve dhe miqve të tyre, me moshë të njëjtë ose të përafërt. Pra, komunikimet prindër-fëmijë janë të kufizuara. Dhe, sa më pak komunikime, aq më shumë probleme, incidente. Përpjekjet e fëmijëve, për të qenë të pavarur në këtë moshë si dhe mentaliteti e qëndrimet e prindërve për “t’i bërë zap” ata, për t’i mbajtur nën tutelë, është shkaku i konflikteve midis tyre. Ka dy zgjidhje, që nuk janë të mira: nga njëra anë familje tepër tradicionale, ku prindërit dinë gjithçka dhe nuk kanë asgjë për të mësuar nga të rinjtë dhe nga ana tjetër, familje ku prindërit ndrydhen dhe mendojnë se të rinjtë dinë gjithçka. Adoleshenti ka nevojë të dëgjohet si një bashkëbisedues i dobishëm. Të pritet me interes fjala dhe mendimi i tij. Të jemi të predispozuar maksimalisht për të mësuar diçka prej tij. Vetëm kështu ai është i gatshëm të pranojë diçka nga ne. Ka prindër që nuk i lejojnë fëmijët të luajnë, të shëtisin me shokët, të shkojnë në kinema apo teatër, të ndjekin emisionet televizive sepse, sipas tyre, e humbin kohën e studimit. Kjo pengon zhvillimin e përgjithshëm të personalitetit të fëmijëve. një sjellje e tillë bëhet shkak edhe për acarimin e komunikimeve prindër-fëmijë. Ka edhe prindër që bredhin bibliotekave për të gjetur literaturën që u duhet fëmijëve të tyre për letërsinë, historinë, gjeografinë, fizikën etj. që kërkojnë nga shokët, miqtë e tyre t’ua bëjnë hartimet, vizatimet apo të zgjidhin probleme e ushtrime me yll, që nga mësues të veçantë vlerësohen me notën 10 (kjo prirje është në qytet). Veprime të tilla janë të dëmshme në aspektin psikologjik, pedagogjik dhe social, i dembelosin nxënësit, i mësojnë të gjejnë rrugë të lehta në jetë, kultivojnë egoizmin, karrierizmin, i shmangin nga komunikimet me njerëzit. Ambicia e prindit lypset të jetë fisnike, e matur mirë dhe në pajtim me mundësitë e aftësitë e fëmijëve, sepse vetëm në këtë mënyrë ata gjejnë rrugët dhe mundësitë për të punuar bashkërisht, për të realizuar detyrat dhe, kur ato realizohen me sukses, ka paqe, harmoni e mirëkuptim midis tyre. Prindi, i cili identifikon fëmijën me veten, bie në konflikt me të pasi i parashtron fëmijës kërkesa dhe detyra psikike dhe fizike, të cilat nuk ka mundësi t’i realizojë, ose i mungojnë aftësitë dhe talenti.

PROBLEME PSIKO-PEDAGOGJIKE E SOCIALE

MOSMARRËVESHJET PRINDËR - FËMIJË TË MOSHËS 14-18 VJEÇ
Dr.Skënder DEMALIAJ

A

doleshenti ka nevojë të jetë i mbrojtur prej depresionit të tij, të jetë i mbështetur në “luftën kundër ideve të zeza”, në luftën e vet kundër mërzisë, siç thotë Winnicott. Në heshtje, depresioni çon në mërzi, në atë që ne e quajmë “zymtësi”, trishtim, në një mungesë masive interesi ndaj shkollës. Një adoleshent 17 vjeçar thotë: “Përpëlitem ndër ethe mbërthyer këtu në heshtjen time. Jam brenda vetes sime e s’dal dot prej saj. Kam mbetur kështu, oh, prej sa kohësh. Fjalët vetmi, brengë, trishtim i përshtaten gjendjes sime shpirtërore”. Midis prindërve e fëmijëve të tyre, veçanërisht të moshës 14-18 vjeç, ka mosmarrëveshje e konflikte të shumëllojshme. Në anketimet e zhvilluara, me 100 prindër në rrethet Tiranë, Korçë evidentohen pakënaqësi e konfliktime ndërmjet tyre. Më poshtë do të japim se në ç’shkallë janë ato dhe cilat janë shkaqet e tyre: Rreth 24.5% e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit. Është moshë që i duket se i di gjërat vetë dhe nuk ka nevojë për këshilla e moral nga të tjerët. Më shumë kundërshtojnë djemtë (78.6% e rasteve). Vajzat kritikohen, qortohen jo vetëm prej prindërve, por edhe prej vëllezërve, madje edhe kur këta të fundit janë më të vegjël në moshë. Kundërshtimi i tyre shihet me sy të keq. Në Korçë 61.5% e atyre që i kundërshtojnë vajzat, janë me rezultate të larta në mësime, kurse prindërit e tyre me nivel arsimor të pamjaftueshëm. “Porosia e heshtjes” nga prindërit dhe mospajtimi i tyre me intelektin e prindërve i konfliktojnë të dyja palët. Rreth 68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre në ndonjë rast. Po të kemi parasysh edhe ata që kundërshtojnë shpesh, rezulton se në 10 nxënës 9 prej tyre kundërshtojnë. Diçka nuk shkon në funksionimin e familjes. Padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë janë shkaqet kryesore. Kundërshtimi sjell zënien, konfliktin. Kjo do të thotë se midis dy palëve ka interesa dhe koncepte të ndryshme, deri logjika të kundërta. Ky konflikt, sipas psikologëve, lind sepse prindi tenton të ushtrojë presion mbi fëmijën adoleshent, për t’i imponuar atij ato gjëra që ai mendon, tashmë, se i kanë munguar për të arritur atë çfarë ai ka dashur në jetë. Kjo bie në kundërshtim me prirjen e adoleshentit për t’u afirmuar. Adoleshentët tani po adaptojnë një mënyrë jetese të ndryshme nga e prindërve, me shumë elemente hedoniste: vetja është qendra, lëshime ndaj vetes, ndërgjegje sipas vetes, plotësimi i vetes, interesat e vetes. Vlera të këtilla si vetëkontrolli, vetëmohimi, puna e rëndë, kursimet, respekti për autoritet, dashuria dhe nderimi për prindërit po bëhen gjithnjë e më të huaja për ta. Në një situatë të tillë konflikti është i pashmangshëm. Sipas amerikanit Mek Dagel, fenomenet shoqërore lindin në kombinimin e instinkteve të ndryshme si p.sh. të instinktit të kureshtjes, të fitimit, të bashkimit në grup, të luftës, të refuzimit, të afirmimit, të urrejtjes etj. Motivet kryesore të konflikteve prindër-adoleshentë 1.Për programet televizive: (14%). Prindërit kanë dëshirë të ndjekin muzikë popullore, lajmet, sport, kurse fëmijët filma serialë, koncerte me këngëtarë që janë idhulli i tyre. Këto programe jepen në të njëjtën orë dhe midis dy palëve plas sher-

ri. Në disa familje me mundësi ekonomike është zgjidhur kjo me blerjen e dy ose më shumë televizorëve, kurse në shumicën e familjeve ky problem mbetet i pazgjidhur. Në të tilla raste lypset gjetur mirëkuptim. Nuk është e thënë që në të gjitha rastet t’u hapet rrugë të rinjve. 2.Prindërit i pengojnë fëmijët të shkojnë në ekskursione dhe disko, veçanërisht vajzat. Prindërit u thonë: “Mos shko, se ke mësime”; “Ke qenë dhe herë tjetër”; “Do të të jepet mundësia të shkosh në disko” etj. Ndërsa për ekskursionet jashtë rrethit kundërshtimin përpiqen ta justifikojnë me shprehjet: “S’ke pse shkon, është kohë rrëmujë”; “Nuk ka siguri me mjetet e transportit”; “Kushedi çfarë mund të të ndodhë, më mirë të jesh në shtëpinë tënde”; “Ka shpenzime të mëdha e s’ia kemi terezinë kësaj pune” etj. Një nxënëse thotë: “Më shumë debate në familje bëjmë për lirinë e vajzës. Në shumë raste prindërit më trajtojnë si djalë. Unë mund të ngjitem në tarracë të rregulloj antenën, ndjek sportin. Meqë jemi me banim edhe në Fier, mund të shkoj vetëm me motrën në Lushnjë. Por ata më kufizojnë në vajtjen në ekskursione dhe disko”. Çfarë shpreh ky rast? Prindërit e ndiejnë se u duhet besuar më shumë fëmijëve të kësaj moshe, por e kanë të vështirë ta bëjnë këtë. Nuk e kuptojnë dhe nuk e ndiejnë rritjen e vrullshme të

fëmijës së tyre, veçanërisht kapërcimin nga paraadoleshenca në adoleshencë. Një 15 vjeçare shkruan: “Edhe mua jo gjithmonë më pëlqen ta quaj veten të rritur. Shpeshherë prindërit sillen në një mënyrë sikur jemi akoma në klasën e parë. Më bëjnë pyetje absurde, sidomos kur sëmurem. Dua t’u bëj një thirrje prindërve: “Ju lutem, mos më trajtoni si një fëmijë të vogël, sepse do të më merrni në qafë!” E kuptoj pozicionin e tyre. Ata duan që fëmija i tyre të mbetet ai që ka qenë. Të zbatoj urdhrat e tyre si një trevjeçar”. 3.Përpjekjet e prindërve për t’iu imponuar fëmijëve në jetën e tyre private i mërzit ata, i bëjnë të vetmuar, të mbyllen në vetvete e, për rrjedhojë, të hyjnë në konflikt me prindërit. Mirela (14 vjeçe) nga Shkodra, thotë: “Nganjëherë ndihem e vetmuar. Është një ankth që më vjen së brendshmi. Por nuk flas me njeri. ulem para televizorit dhe rri e mendoj gjatë, pa komunikuar me asnjërin nga prindërit. Elvira (18 vjeçe) nga Elbasani, tregon: “Problemi im është nëna. Më imponon gjithnjë atë që do ajo. Vitin e kaluar shkova në plazh bashkë me motrën, më të rritur, dhe zura disa miq. Kur e mori vesh këtë, sepse unë e merrnja në telefon, nëna më tha: “Ç’do të mendojë burri yt i ardhshëm për këta njerëz?” Ajo don të më martojë sa më shpejt, por unë dua të mbaroj studimet e larta dhe të jem një femër e pa-

Përkujtohet Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Nga FRAN GJERGJI 17 janari përkoi me 541 - vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Për t’u njohur me veprimtaritë kushtuar kësaj ngjarje përkujtimore, biseduam me zëvëndësdrejtorin e shkollës së mesme “At Shtjefen Gjeçovi” të Laçit, z. Zef Gjeta. Motivimi i tyre është i plotë. Sapo hyn në katin e parë të bie në sy një stemë ku i kushtohet heroit tonë kombëtar. Në këtë shkollë u zhvillua një veprimtari mbreslënëse kushtuar heroit, në kuadrin e orëve të lira me temë: “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, - simbol i qëndresës dhe atdhetarisë”. Ky aktivitet u zhvillua nga departamenti i historisë, i organizuar nga mësuesit z.Gjergj Gega dhe Znj. Mrike Lala, etj. Nxënësit të ndihmuar dhe udhëhequr nga mësuesi i informatikës Sinan Diva, kërkuan dhe mblodhën mjaft materiale me vlerë në internet, të dhëna të reja në lidhje me etimologjinë dhe biografinë e Skënderbeut. Nxënësit vlerësuan me interes të veçant, vlerësimet që ka bërë Ludovik Holberg, përmbledhje të Z. Tajar Zavalanit shkëputur nga Historia e Shqipërisë, të cilën nxënësit s`e kishin në literaturën mësimore. Për këtë në mjediset e shkollës u ngrit një kënd, i cili gjatë muajt u vizitua me interes nga prindër, nxënës mësues të kësaj shkolle. Ditën e premte dt 16.01.2009, mësuesja e letërsisë Znj. Liza Prenga së bashku me Znj. Marie Syziu, organizuan një veprimtari me recitime kushtuar kesaj figure, ku z. Sinan Diva e shoqëroi me video Heroin tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në aktivitet morën pjesë mësues dhe

nxënës të shkollës. Veprimtari për të përkujtuar 541 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut janë zhvilluar edhe në shkolla të tjera të rrethit të Kurbinit.

13 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

OPINION

Nga: Mihal KRIMÇE

J

anë 27 fëmijë që marin edukimin në sh kollën speciale të Fierit, pranë shkollës “Liri Gero”, Fier.Kemi qënë edhe herë të tjera në këtë shkollë, por kësaj radhe ishim të ftuar si miq të shkollës, me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës së Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara. Edhe pse binte shi i dendur dhe i vazhdueshëm, edhe pse ikën dritat, festa e tyre vazhdoi. Na pritën me përqafime Matilda, Martini, Adnanti, Ira e të tjerët. Padashje më shkuan sytë përballë, në mur, ku ishte shkruar: Na falni një buzëqeshje, na keni falur një botë me shpresë. Më vezulloi muri përballë. Sikur nga buburrezet e globit ishin mbledhur e zbritur aty përflakjet, përndezjet që ledhatonin e luanin me këta fëmijë. Kishin ardhur djem e vajza nga shkolla “Liri Gero”. Së bashku, nën muzikën e magnetofonit, kërcenin shpenguar populloret tona. Ata, dhe ne mes tyre, humbëm në emocionet që të fal qytetaria, që të fal humanizmi, qëndrimi i njeriut ndaj njeriut që s’është si ai, por që mendon, jeton e përjeton si ai. Pas valles së gjatë filloi koncerti. Ishin nxënësit e shkollës “Liri Gero”, që së toku me fëmijët me aftësi të kufizuara të shkollës speciale, kishin përgatitur një spektakël edukativo-artistik më rastin e 3 Dhjetorit.Veprimtaria titullohej “Ne buzëqeshim njëlloj”. Një titull sa botëshpresës aq edhe mesazhdhënës. Një realitet që u jetëzua edhe më shumë nga njëri numër në tjetrin i pro-

RREZE DRITE
(Në shkollën speciale të Fierit)
gramit artistik. Ishte nxënësi i shkollës speciale Adnantd Çepele, që recitoi poezinë: ‘Sa të dua o Shqipëri!”. Më pas tjetri, Martin Rama, ngriti në këmbë pjesëmarrësit me recitimin “Mbi degën e mollës”. Edhe pse me vështirësi nga artikulimi i lindur i fjalëve, nxënësit rrokjozuan së toku, në ndihmë të moshatarit të tyre. Solidaritet shpirtëror që merr ngjyresa të fuqishme emocionale, që rrezaton mesazhe për ne, për njerëzit e kohën. Se ata meritojnë më shumë dritë në shkollë. Më shumë ngrohtësi si nga zjarri, që shpesh u mungon, edhe nga njerëzit tek të cilët ata ngujojnë vështrimet e tyre. Janë portrete që thyejnë çdo penel, që çngjyrosin çdo kolor, që ndjesojnë çdo intelektual apo nëpunës që harron të zbresë ndonjëherë tek ata. Mjafton pakëz vëmendje për ta, ke fituar maxhorancën e zemrave, ke hyrë në kornizën e kohës qytetare, të kohës globale. Dhe ke për t’u skalitur përjetësisht në zemrat e këtyre fëmijëve si prind, si qytetar dhe si nëpunës vizionar. Pas tyre ke ata prindër zemërcopëtuar. Dhe programi vazhdon. Këndojnë shokët e tyre nga shkolla e mirënjohur “Liri Gero”, Ina, Gridi, Greta, Iliana, Xhulia, Xhentina Keisi. Recitojnë me zemrat në duar. Vallëzojnë dorë më dorë. Kuvendojnë buzëqesshëm. Ndërsa edukatoreve bota u kish ardhur para syve. Si nëna të dhëmbshura kalonin nga njeri fëmijë tektjetri, këndonin me ta, kërcenin dhe bënë së toku fotografi. Shumë domethënëse ishte loja në role “ Meri Yll”. Një pjesë e njohur me mesazh edukativ-bashkëkohor, luajtur aq natyrshëm nga nxënësit e ‘Liri Geros”, nën kujdesin e mësueses së gjuhës amtare Majlinda Hyka, mësuese e përkushtuar, nënë dhe edukatore vizionkërkuese. Me nxënësit e saj ajo solli buqeta përgëzimesh. Aktorët e vegjël të saj merituan duartrokitjet e shokëve, të mësuesëve të tyre, por edhe të prindërve që asistonin së toku me fëmijët. U bënë një. Sa mirë e ndjen veten midis bashkëmoshatarëve! Ti je si ata. Ata janë si ti. E trëndafilta e fytyrave të tyre më shumë përskuqet nga zjarri i dashurisë dhe respektit njerëzor. Pas pjesës argëtuese u kalua në dhënien e dhuratave. Ato ishin shprehje e konsideratës dhe mbështetjes së Bashkisë së Fierit, Dar-it, të Terre des homes dhe të qeverisë së nxënësve të shkollës “Liri Gero”. U përshëndetën dhe

u falënderuan të gjithë për dhuratat, ca më shumë drejtori shkllës 9-vjeçare “Liri Gero”, z. Ferit Mehmeti, që gjithmonë ka qënë e është në mbështetje të fëmijëve të shkollës speciale. Duke biseduar me të dhe me mësueset e shkollës speciale, ata shprehin edhe preokupacionin për disa mangësira që është koha të plotësohen në dobi të fëmijëve në nevojë. Janë probleme të infrastrukturës së mjedisit të shkollës speciale dhe të disa emergjencave që duhen realizuar hap pas hapi në të mirë të këtyre fëmijëve. Mësueset Pëllumbesha Ymeraj, Afërdita Qirko dhe Margarita Ymeraj, që shërbejnë e kujdesen në mënyrë prindërore, shprehen se plotësimi i tyre është sa detyrë dhë respekt për ta. Ato vijuan: 1. Duke punuar me këta fëmijë, është nevojë urgjente një sanitare, që t’u shërbejë atyre. Ky punonjës aq i domosdoshëm sot për sot shkollës dhe mësueseve u mungon. Është kërkuar ndihma e pushtetit vendor, por problemi s’është ende zgjidhur. 2. Shkolla speciale ka mungesa në banga e karrige.Ka mungesa në mjete mësimore sidomos ato vizuale. 3. Mësueset pretendojnë që u takon pagesë si shkallë vështirësie, me këta fëmijë. Nëse u takon, s’ka arsye pse të mos e përfitojnë. Plotësimi i këtyre mangësive si dhe sigurimi i transportit të fëmijëve me furgona, ushqimi i drekës dhe nevojat e tjera që u takojnë, nëse plotësohen në kohë, është shprehje e respektit të institucioneve ndaj tyre dhe e qëndrimit kohor-global.

Dukuri në procesin e të lexuarit e të shkruarit
Nga ISA FERIZAJ Mësues gjuhe, Shkolla 9-vjeçare, Çerkezë,Tiranë

T

ë mësuarit është një proces i gjatë e i ndërlikuar. Ai fillon në formë kuptimi, shumë herët, atëherë kur fëmija “regjistron” në, vetëdijen e vet fjalët e para të gjuhës të nënës së bashku me përmbajtjen kuptimore të tyre. Në një farë kuptimi, mësimi i gjuhës është ndër mësimet e para që nis të përvetësojë njeriu. Me uljen e fëmijës në bangën e shkollës, tashmë ky mësim futet në një sistem procesesh, metodash, problemesh e dukurish. Për të realizuar të mësuarit në tërësi, duhet të përvetësohet çelësi i të mësuarit, gjuha. Mësimi i gjuhës amtare është bazë që përcakton zhvillimin intelektual, emocional e shoqëror të një nxënësi, në veçanti, por edhe të njeriut në përgjithësi. Për nxënësin ky mësim luan rolin e bashkërenduesit në tërë përmbajtjen që ka shkolla e, për njeriun passhkollor bashkërendon tërë përmbajtjen e “shkollës” së madhe të jetës. Duke parë shkollën si qendrën më të rëndësishme të mësimit të gjuhës shqipe nga nxënësit, përmes lëndës së gjuhës shqipe, por edhe nga lëndët e tjera, të paktën në anën vizuale, mendoj se mësuesit e gjuhës shqipe, më mirë se kushdo tjetër, duhet të jenë mjeshtrat e vërtetë të zotërimit të arteve të të mësuarit të gjuhës, nxënësve të tyre. Në të vërtet zotërimi i këtyre arteve kërkon, në veçanti, që të kuptohet mirë nga çdo mësues çdo të thotë ta mësosh nxënësin që të dëgjojë, ta mësosh nxënësin që të flas bukur, qartë e rrjedhshëm. Mirë po, në këto pak radhë dua të ndalem tek artet e të lexuarit dhe të shkruarit nga nxënësit. Leximi si proces mësohet nga klasa e parë deri në klasën e pestën. Mësimi i gjuhës shqipe nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë nuk ka më synimin për ta mësuar nxënësin që të lexojë, por synon që ky proces të realizohet me art, duke shprehur veten me tërë botën emocionale ndaj asaj që lexon, duke përcjellë ndjesi, emocione e qëndrime tek ata që e përcjellin atë lexim e, duke ngulmuar që të vëmë në dukje porosit, mesazhet, vlerat artistike përmes theksimeve logjiko-emocionale. Së pari: Është problem, se ka ende një masë të konsiderueshme nxënësish që nuk dinë të lexojnë. Kjo dukuri nuk

shfaqet vetëm në klasat e gjashta, por vihet re dhe në klasat e larta. Për fat të keq na rezultojnë jo pak nxënës që mbarojnë arsimin e detyruar 9 - vjeçar pa arritur të përvetësojnë në masën “mirë” të lexuarit, si proces i të nxënësit të dijeve. Të lexuarit si proces s’ka të bëjë vetëm me të nxënit, por duhet parë edhe si proces që e formon nxënësin si në anën kulturore ashtu dhe në atë estetike, duke e ndihmuar atë të shprehet bukur, në mënyrë elokuente edhe mbas mbarimit të shkollës. Së dyti: Kultura e të lexuarit nuk fitohet pa një lexim të vazhdueshëm edhe të librave jashtë shkollorë. Vrejmë se këto vite në shumë shkolla nuk ekzistojnë bibliotekat e shkollave. Tashmë, kur në vendin tonë ka ndodhur e vazhdon ende lëvizja demografike e popullsisë nga zonat fshatare drejt atyre qytetare, këto lëvizje kanë sjellë me vete edhe probleme të mëdha për shumë shkolla, si në ngarkesën tej mase me nxënës të klasave, zhvillimin me turne të mësimit, reduktimin e minutazhit të orës klasike të mësimit, e tje. Ndodhur në një realitet të atillë as nxënësi e, as mësuesi nuk arrijnë të marrin e, as të japin në masën “mirë” artin e të lexuarit. Së treti: Vihet re te shumë mësues të gjuhës shqipe dukuria e të ushtruarit të nxënësve në të lexuar në orën e mësimit, pa një proces leximi nga nxënësit sipas këtyre synimeve, te ne si mësues të gjuhës shqipe, por edhe te ata mësues të disiplinave të tjera, nuk mund të pretendojmë se e kemi realizuar procesin e të mësuarit nga

nxënësit. Tashmë dihet se para se t`u mësojmë nxënësve dije nga shkenca të ndryshme shoqërore apo natyrore, atyre u duhet mësuar se si duhet të zotërojnë mirë dhe shumë mirë të lexuarit. Vetëm duke lexuar sipas këtyre parametrave të lartpërmendur, ne mund të pretendojmë se po e përgatitim atë, nxënësin, drejtë artit të studiuarit, me tërë bukuritë dhe të fshehtat e tij. Rrjedhimisht, një nxënës që din të lexojë, dinë dhe të hap portën e artit të studiuarit e të marrë prej aty ato që i nevojiten për të ngulitur dije e për të fituar shprehi të reja. Mësuesi i gjuhës shqipe, pavarësisht, por dhe çdo mësues tjetër, duhet të reflektojë modelin më të mirë për nxënësit, si në të folur, në të lexuar e, në të shkruar. Të lexuarit si art, jo vetëm e lehtëson, por dhe shkurton rrugën e përvetësimit apo edhe të transmetimit drejt e saktë të dijeve. Është, tashmë, e njohur mënyra e të lexuarit nga nxënësit tanë në këtë hark shkollimi. Mendoj të ndalem për të vënë paraqitje e bukur që nga shkronja deri te teksti i plotë, paraqet vlera shpirtërore të të nxënit, shprehje të karakterit në një farë mase. E bukura, si kategori estetike, ka vend edhe te shkrimi, veç duhet punë për ta arritur e përvetësuar atë. Është mësuesi ai faktor që orienton, mëson e frymëzon nxënësit e tij drejt këtij objektivi. Të shkruarit nuk është vetëm anë formale, por edhe përmbajtje. Të shkruash do të thotë edhe të formulosh mendime, të organizosh fjali, të shprehsh ide e të trans-

metosh kulturë e mesazhe. Roli i mësuesit të gjuhës shqipe edhe këtu, me sugjerimet e vazhdueshme, me “vërejtjet” pozitive, me refleksionet e veta për punën me shkrim të nxënësve, të lëna në formë këshillash, në fletoret e tyre, është i pazëvendësueshëm. Kështu mësuesi i “flet” nxënësit edhe në klasë, edhe në rrugë, kur nxënësi kthehet nga shkolla për në shtëpi, por edhe në shtëpi jo vetëm me nxënësin, por edhe me prindin që i shikon fletoren fëmijës së vet. Dukurit e problemet që vihen re sot tek shkrimi i nxënësve janë për fat të keq të shumta. Së pari: Ka një masë të konsiderueshme nxënësish që nuk i formulojnë drejtë fjalitë. Në këtë hark shkollimi lënda e gjuhës shqipe, pjesa e leximit letrar, në shkollë kërkon më tepër të zhvillojë tek nxënësit të shprehurit, të ritreguarit, interpretime, zbërthime, vëzhgime dhe arritje në përfundimet e duhura. Të gjitha këto arrihen pasi nxënësi ka parë modelin e të lexuarit, prej mësuesit, dhe pasi ka punuar shumë në mënyrë të pavarur me të lexuarit. Së katërti: Ka një masë të konsiderueshme nxënësish që u mungon fantazia e aftësia për të formuar një mendim të qartë e të përfunduar. Kjo vjen si pasojë e dobësive që vihen re në procesin e të lexuarit nga nxënësit. I gjithë ky proces është një hallk në zinxhirin e proceseve të formimit të nxënësit. Po çaloi, ose po u shkëput kjo hallkë, nuk funksionojnë as hallkat e tjera e, formimi ngelet i mangët. Të lexuarit dhe të shkruarit janë dy procese fortë të lidhura me njëritjetrin. Edhe arti i të shkruarit nga nxënësit nuk është më pak i rëndësishëm nga arti i “të folurit”, i “të dëgjuarit” e i “të lexuarit”. Të shkruajnë nxënësit nuk do të thotë të dinë t’i shkruajnë shkronjat e gjuhës shqipe. Shkrimi është edhe dije edhe kulturë. Është dije sepse e pajis nxënësin me teknika të reja të të shkruarit. Është kulturë sepse i njeh nxënësit të organizojnë gjymtyrët brenda fjalisë. Së dyti: Nuk vlerësohet sa duhet nga nxënësi, por edhe nga mësuesit në përgjithësi, paraqitja estetike e një pune me shkrim, qoftë ajo edhe një detyrë shtëpie e përfunduar me shkrim, por i vihet theks më shumë rezultatit të zgjidhjes së kërkesës. Së treti mësuesi duhet të ngulmojnë të edukojnë te nxënësit idenë se shkrimi i bukur është respekt për vetveten së pari, për një punë që del nga duart e tij.

14 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

PEDAGOGJI
komunikues me nxënësit dhe nxit mendimin e tij për të arsyetuar në mënyrë të pavarur. Gjithashtu shtjellimi i materialit është bërë i natyrshëm, përkufizimet janë dhënë qartë. Çdo mësim parashtrohet me gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme me terminologji shkencore e gjuhësore të njehsuar. Po kështu vlen të permendim punën e mirë që është bërë në tekstin “Matematika 7“me autor Nikolla Perdhiku e drejtim të aparatit pedagogjik, i cili ka një specifik të veçantë ndërtimi. Aparati pedagogjik është konceptuar në tri rubrika: Puna përgatitore -Trajtimi i temës mësimore. -Mbani mend Nga të tri rubrikat do të veçonim rubrikën e dytë: Nga autori janë bërë përpjekje të suksesshme në paraqitjen e lëndës së re.Informacioni i ri paraqitet me shumë pak teori,i qartë dhe i argumentuar shkencërisht,me gjuhë të thjeshtë e të kuptuesheme në përputhje me aftësite perceptuese të nxënësve. Por vëzhgimin e tekstit mësimor e kemi kryer edhe jashtë procesit mësimor. Për këtë qëllim kemi organizuar bashkëbisedime, anketa, konsulta dhe debate me nxënës për çështje të ndryshme të tekstit për të cilat mund të japin përgjigje: Cilat njësi mësimore janë më interesante e janë shtjelluar më mirë, kuptohet me lehtë, për orët e përsëritjes në fillim të vitit, orët e njohurive të reja , cilat forma të paraqitjes së lëndës iu duken më të përshtatshme , etj., koha e harxhuar për kryerjen e detyrave ,ç’gjera iu duken të panevojshme etj. Në kohën e sotme, kur niveli i kulturuar i popullit është rritur, me interes është dhe pjesëmarrja e prindërve në vëzhgimin e tekstit shkollor: për probleme të vëllimit, të tekstit, vështirësitë e tij, kohën e harxhuar nga fëmijët për studim e kryerje detyrash, nivelin e tekstit në përshtatje me moshën e nxënësve. Konkluzionet e teksteve të reja të bëhen me vëzhgimet e kryera. Në bazë të tyre mësuesi nxjerr konkluzionet përfundimtare të vëzhgimeve, mbi bazën e të cilave bëhet përmirësimi i mëtejshëm i teksteve shkollore. Edhe për vëzhgimin mbi baza shkencore të teksteve shkollore, detyrë e përhershme mbetet ngritja e nivelit ideoshkencor e pedagogjiko-metodik e mësuesve.

Vëzhgimi i tekstit shkollor në procesin mësimor
Nga Alo SHALLARI Shkolla”Qazim Turdiu’’, Tiranë Teksti shkollor është dokumenti bazë mësimor për nxënësin, ku shtjellohen njohuritë shkencore të një lënde të caktuar në përputhje me kërkesat e programit. Në të njëjtën kohë teksti mësimor është parim kryesor nga ku nxënësi pajiset me njohuri dhe shprehi mësimore, me aftësi praktike të punës së pavarur e krijuese. Teksti shkollor ndërtohet në mënyre të tillë që të përthithë e të transmetojë te nxënësi informacionin bashkëkohor e t’i përgatitë ata sa më mirë për jetën. Një ndihmesë me vlerë japin tekstet shkollore, të cilat duke u ndërtuar mbi kriteret e shëndosha shkencore e pedagogjike, janë të thjeshta, të qarta, të pambingarkuara, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e të menduarit të pavarur, logjik të nxënësve. Niveli shkencor, pedagogjik e metodik i tekstit gjykohet më mirë e më saktë në procesin mësimor, ku spikatin vlerat konkrete të tij. Procesi i vëzhgimit shkencor të tekstit në “laboratorin krijues’’të mësimit është padyshim një proces i domosdoshëm që lidhet ngushtë me subjektet e procesit mësimoredukativ: mësuesin dhe nxënësin. Vëzhgimi në praktikë i tekstit shkollor përmban në vetvete dy probleme të rëndësishme: 1.Subjektet e vëzhgimit 2. Qëllimet dhe rrugët e realizimit të vëzhgimit. Por, në këtë shkrim, do të ndalem më tepër në drejtimet kryesore dhe rrugët e realizimit të vëzhgimit të tekstit shkollor. Në shkollën 9-vjeçare”Qazim Turdiu’’ departamenti i matematikës, që në fillim të vitit shkollor 2007-2008, vëzhgimin e tekstit shkollor, e parapriu nga një platformë studimore ku janë përfshirë qëllimet dhe drejtimet kryesore të vezhgimit. Kjo platformë, pati më tepër karakter orientues, me qëllim që të drejtonte mësuesit në dukuritë themelore pedagogjike që do të vezhgojnë në orën e mësimit. Në platformën orientuese të studimit mësuesit i tërhiqet vëmendja në këto drejtime: 1. Si është realizuar niveli shkencor pedagogjik e metodik i tekstit? 2. Si paraqiten njohuritë teorike dhe shkallëzimi i tyre? 3.Si është realizuar vijimësia e materialit mësimor të paraqitur në tekst?

4. Si paraqiten konceptet teorike e si shtjellohen ato? Në ç’masë janë të kapshme nga nxënësit? 5. Si është realizuar lidhja ndërmjet temave, kapitujve, lëndës nga njëra klasë në tjetrën për të realizuar konceptimin tërësor të lëndës nga klasa VIX? 6. Ç’mendime kini për ngarkesën e tekstit? Nga çfarë krijohet ajo: nga vështirësia e temës a e kapitullit mësimor, nga trajtimet metodike a gjuha e tekstit , nga gjendja e përparimit të nxënësve të veçantë, e grup nxënësish a e klasës në tërësi? A është e asimilueshme kjo ngarkesë nga nxënësit e kësaj klase? 7. Ç’mendime kini për raportin teori-praktike dhe si është zgjidhur ky në tekst? 8. Si e zgjidh teksti punën e pavarur dhe krijuese të nxënësit, aktivizimin vetëveprues, formimin e shprehive praktike? 9. Ç’vend zënë ushtrimet, detyrat me gojë e me shkrim? Si paraqitet shumëllojshmëria e tyre? Ç’vend zënë ushtrimet krijuese? 10.Cila është shkalla e vështirësisë së ushtrimeve? A janë të përvetësueshme ato nga nxënësit? Si është bërë përforcimi, ngulitja, sistemimi dhe përgjithsimi i njohurive teorike me anën e ushtrimeve ?

11. Ç’mendim kini për trajtimin metodik të lëndës? Cili parashtrim metodik është më i përshtatshëm në dhënien e njohurive të reja? 12. Si e vlerësoni paraqitjen e lëndës me njësi mësimore? A është e realizueshme njësia mësimore brenda njësisë së kohës (45 minutshit)? Ç’mendime kini për strukturën e organizimit të saj? 13. Ç’mendime kini për rubrikat e reja që përdoren? 14.Si paraqiten detyrat, kërkesat dhe shkalla e vështirësisë së tyre? 15. Si paraqitet gjuha e tekstit? Si është zgjidhur fjalori specifik lëndor, ndërtimet sintaksore për të zbërthyer me një gjuhë sa më të thjeshtë e më të kuptueshme, trajtimet teoriko-praktike të temës mësimore? Për të gjitha problemet që shtron platforma orientuese për tekstin shkollor, mësuesit në fund të vitit në mbledhjet me departamentin dhanë mendime të argumentuara si dhe sygjerime konkrete për përmirësimin e mëtejshëm te tekstit. Për ilustrim po japim shembuj përvojë për tekstet e mëposhtme; Teksti “Matematika 8“me autorë Edmond Lulja; Neritan Babamusta shënon arritje të dukshme në nivelin e tij shkencor e metodik. Teksti është mjaft

SHKOLLA, KULTURA DHE NXËNËSI
(Vijon nga faqja 11) Për këtë qëllim duhet patur parasysh se nevoja e nxënësve për njohuri nuk përmbushet me grumbullimin e thjeshtë të informacioneve në fusha të ndryshme por përmbushet vetëm me zotërimin e plotë të fushave disiplinore dhe përpunimit të lidhjeve të shumta mes tyre. Prandaj është vendimtare një aleance e re midis shkencës, historisë, disiplinave humanistike, artit dhe teknologjisë, me qëllim ravijëzimin e prespektivës për një humanizëm te ri Në këtë prospektivë, shkolla mund të ndjek disa objektiva që sot janë prioritare. Duhet të mësojë vënien në rregull të objekteve të mëdha të njohjes – universi, planeti, natyra, jeta, njerëzimi, shoqëria, trupi, mendja, historia. Duhet të promovojë dijet e një humanizmi të ri: aftësinë për të kuptuar aspektet esenciale të problemeve; aftësia për kuptuar ndërlikimet, për kushtet njerëzore, të zhvillimeve të shkencës dhe të teknologjisë; aftësinë për të vlerësuar kufijtë dhe mundësitë e njohurive; aftësia për të jetuar dhe për të vepruar në një botë që ndryshon vazhdimisht. Duhet të sensibilizojë nxënësit se problemet e mëdha të gjendjes aktuale njerëzore – degradimi ambiental, kaosi klimatik, krizat energjetike, shpërndarja në mënyrë jo të barabartë të burimeve, shëndeti dhe sëmundja, takimi me kultura dhe fe të ndryshme, dilemat bioetike, kërkimi i një jetese më të mirë – mund të përballohen dhe të zgjidhen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë jo vetëm midis kombeve, por edhe midis disiplinave e kulturave. Gjithë këto objektiva mund të realizohen që në fazat e para të formimit. Eksperimenti, manipulimi, loja, tregimi, shprehjet artistike dhe muzikore janë edhe këto raste të privilegjuara për të mësuar në rrugë praktike atë që në vazhdimësi do të bëhet objekt i shumë njohurive teorike dhe eksperimentuese. Ndërkohë, studimi i konteksteve historike, sociale, kulturore në të cilat janë zhvilluar njohuritë është kusht për ti kuptuar plotësisht ato. Për më tepër, eksperiencat personale të fëmijëve dhe të adoleshentëve janë një mundësi për sensibilizimin ndaj problemeve të përgjithshme dhe për njohjen e horizonteve të shtrira në kohë dhe në hapësirë. Por kushti i nevojshëm për të arritur këtë objektiv është rindërtimi bashkë me nxënësit i koordinatave hapësinore dhe kohore të nevojshme për të kuptuar vendndodhjen e tyre në raport me hapësirat dhe kohërat shumë të gjëra të gjeografisë dhe te historisë njerëzore, ashtu si edhe në raport me hapësirat dhe kohërat akoma më të zgjeruara të natyrës dhe të kozmosit. Përcaktimi i një tabloje të tillë bashkësie është detyrë e formimit shkencor (kush jam dhe ku ndodhem në univers, në tokë, në evolucion?) dhe e formimit humanistik (kush jam e ku ndodhem unë kulturat njerëzore, në shoqëri, në histori?). në fakt, në dhjetëvjeçarët e fundit disiplinat që një kohë ishin të distancuar, bashkëpunuan për të rindërtuar një pemë gjenealogjike të popullsisë njerëzore dhe për të ndjekur kohërat dhe ecurinë e migrimeve të mëdha me të cilat Toka është populluar. Gjenetika, gjuhësia, arkeologjia, antropologjia, klimatologjia, historia e krahasuar e miteve dhe e feve kanë filluar të përvijojnë një histori globale njerëzore. Nga ana e tyre, filozofia, artet, ekonomia, historia e ideve, e shoqërisë, e shkencave dhe e teknologjive po venë në dukje sesi popullsitë kanë komunikuar gjithmonë mes tyre dhe sesi risitë materiale dhe kulturore janë prodhuar gjithmonë nga një histori e gjatë shkëmbimi, ndërveprimi dhe përkthimi. Bashkëpunimet midis gjenetikës, paleontologjisë, embriologjisë, ekologjisë, etologjisë, gjeologjisë,etj, na japin për herë të parë një tablo të etapave të mëdha të historisë së jetës mbi tokë dhe tregojnë ndërvarësinë e ngushtë midis të gjitha formave të gjalla. Përpunimi i dijeve të nevojshme për të kuptuar gjendjen aktuale të njeriut planetar, është parashtesë e domosdoshme për ushtrimin e vetëdijshëm të një qytetarie kombëtare, evropiane dhe botërore. Sot, shkolla shqiptare mund ti vendosë vetes një objektiv të tillë, duke kontribuar me këtë për krijimin e kushteve të favorshme për rigjallërimin e aspekteve më të larta dhe më frytdhënëse të traditës tonë. Kjo në fakt, është karakterizuar në mënyrë të vazhdueshme nga momente krijuese në të cilat takimi midis kulturave te ndryshme ka ditur të krijojë idenë e një qenie njerëzore integrale, e aftë të përqendrojë në mikrokozmosin personal aspektet e shumëfishtë të makrokozmosit njerëzor.

15 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

PROFIL I SHKOLLAVE SHQIPE

“NË KËTË RRUGË SHEKULLORE”
(Kumtesë me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe “Liria” në Gjirokastër nga Tonina Hido)

N

ë një stacion kaq të ndritshëm të Ar simit tonë Kombëtar, siç është 100-vjetori i shkollës shqipe “Liria” në Gjirokastër që na mblodhi për festë sot, ndjehemi të paisur me pasaportën e dy motove: njëra, e historisë plot një shekull mrekullie formuese, emancipuese, rrezatuese, që veç shkolla ka fuqinë të gjallëroje brezat dhe nuk mund të shpërbëhet kurrë… Tjetra, e pragut të ri, që arsimi sot, në gjurmët e traditës, pasuruar shkronjë pas shkronje, angazhon mësuesit, nxënësit e qytetarët e këtij vendi për ta përsosur përmbajtjen dhe frytet e shkollës sonë: në sfidat e vështira të tranzicionit, në rrugën e integrimit evropian, përballë kundërshtish e detyrave që presin zgjidhje nga mençuria jonë, vizioni largpamës dhe pasioni i përgjegjshëm i gjithsecilit aktor të skenës sonë kombëtare. Para 100-vjetësh, mësuesit e shkollës “Liria” me alfabetin shqip të Manastirit , në vatrën e Gjirokastrës, thane qetë dhe bindshëm: “Ne do ta bëjmë këtë kala shqipe” ! - dhe e bënë vërtet. Personalisht, nuk i njohëm , Koto Hoxhin e Pandeli Sotirin, Bajo Topullin e Nane Panajotin, Vangjel Meksin e Rexho Muçin, Iliaz Hoxhën e Kiço Konomin, Avni Rustemin dhe Arshi Çabein, Ilia Dilo Sheperin e Aqif Selfon, Urani Rumbon e Xhafer Poshin me shokë… të mirë, plot përkushtim me qëllimet e larta … por na duket se kemi folur me ta, duke marë prej tyre patriotizmin e fisnikërinë që fal alfabeti dhe ndjenja kombëtare, shqip. Shume prej nesh,fatlum, morëm mësime si nxënës prej Eqrem Cabejt e Thoma Papapanos, Siri Shapllos e Qibrie Ciut, Hysen Hoxhës e Nebahet Bakirit, Lefter Dilos, Sokrat Kutrës, nga mrekullia formuese në të gjitha shkollat e Shqipërisë… dhe na bënë bashkudhëtarë në rrugën e ndritur të dijes… Thjesht, se na mblodhën (para një shekulli) te ky monument rrezatues “Liria”. Dhe këtu na thanë se çdo bashkim është një fillim…Pastaj dritat u shumëzuan përmes punës madhërisht të thjeshtë të mësuesve, duke na përçuar që të vërtetat bëhen realitet, jo veç nga mendja , por edhe nga guximi , kurajoja për t’i trumbetuar ato sheshit, ku presin shpirtrat e etur të shqiptarizmës . Ne këtu mësuam se po të qëndrojmë të bashkuar, kemi përvijuar progresin… Vit pas viti, dekadë pas dekade, gjer sot një shekull, shkolla jonë, stacion pas stacioni, më bukur, më mirë, më qartë, vendosi piketa të reja detyrash angazhuese, duke mësuar se të punojmë së bashku është suksesi nga që mirësia është një tërësi gjërash të vogla pa fund, nga pllaka me plumbçe, te interneti sot Këtë rrugëtim me dashurinë dhe mirënjohjen për mësuesit tanë të shkollës shqipe e përjetojnë gjithë brezat përmes memories kombëtare, duke u ndier sëbashku në një proçesion përtëritës adhurimi për veprën e atyre, që mbetën ikona e vlerta, të pazëvendësueshme… se po hoqëm fletën e parë të librit shqip, libri i jetës për secilin nga ne, mbetet pa emër, pa titull , mbetet bosh… Me shkollën “Liria”, si motër e shkollave shqipe kudo, brenda dhe jashtë kufijve, ndjemë rilindjen e një energjie,që shërbente dhe paraprinte shtetformimin; se në vatrat e shkollës shqipe mblidheshin në një përpjekje të institucionalizuar. Se shkolla shqipe kishte një kuptim të madh, të legjitimuar, për themelet e kombit tonë. … Në këtë vështrim, çdo brez arsimtarësh, ndiejmë që përballja me kohën, me të veçantën e problemet e çdo periudhe, për zgjedhje me zgjidhje pozitive, bazohet e konsolidohet në vlerat e traditës, që në shumë arritje mbeten vërtet historike. Çdo brez shkruan emrin e vet në historinë e Arsimit Kombëtar, duke siguruar fuqinë e brendshme të detyrës… kështu që gjërat

dhe vlerat me të cilat operojmë për më të mirën, tani, pas një shekulli dhe pa limit kohe ruhen saktësisht brenda vetes, të secilit, duke gjeneruar forcën e besimit, mendimin e pjekur, rrugët e mjetet e zgjedhura mjeshtërisht për arritjen e qëllimit që ka shkolla në brezni… Me këtë vetëdije shkolla, stacion pas stacioni, plotësohet dhe pasurohet me prurje nga më të ndryshmet, të bukura dhe shkencore, me të reja teknologjike, me zërin e lirë të demokracisë së re sot…dhe bindemi që çdo shkëndijë, arritje, risi në punën e mësuesit e të shkollës, janë gjetje e grumbullimit të përvojave në breza…janë synim Foto. V.Kona për të zbuluar dhe ecur në fusha të reja, të kushteve në kohën e re; për të ecur në fusha të pashkelura dhe premtuese…se kush nuk rritet ,vdes… Mësuesit e hershëm, shëtitës, shtëpi më shtëpi dhe zemër më zemër, si Koto Hoxhi me Urani Rumbon e apostuj të shumtë të shqiptarizmës ; me shoqërinë bamirëse “Përmirësimi” të zonjave në Gjirokastër e “Lidhjen e arsimtarëve” të Avni Rustemit, rrënjosën besimin e njerëzve, me intuitën e traditës shekullore që shkolla të jetë në ballë të ndryshimeve pozitive, në ballë të përpjekjeve për një jetë të re… Se kulti i shkollës shqipe është vërtet i shenjtë. Patëm fatin të jemi punëtorë në këtë fortesë 100 – vjeçare, duke u ndier mirënjohës e të detyruar nxënësve, prindërve, mjedisit qytetar të Gjirokastrës që na zgjodhën e lejuan t’u shërbejmë e të rriteshim bashkë me ta… se mësuesia të ribën fuqishëm brenda e jashtë qënies sate Në këtë rrjedhë 100-vjecare që hapi shkolla shqipe “Liria” për arsimin dhe emancipimin shoqëror në tërësi, nuk kemi thjesht shumatore të viteve, ngjarjeve, piketave në stacionet pasardhës më të ndritshëm : Ky “libër shkollor” u shkrua me një përmbajtje dinjitoze, besimi i të cilit rrit, mençuron, fisnikëron e kthjellon me rrezatimin pozitiv, të pazëvendësueshëm ; aty janë emrat e mësuesve dhe drejtuesve të çdo shkolle në çdo brez, janë veprimtarët shoqërorë arsimdashës gjirokastritë gjer te njerëzit e thjeshtë që u bënë pjesë e çmuar në këtë rrugë; janë mijëra e mijëra mësues që bukur fluturuan nëpër auditorët e universiteteve brenda e jashtë vendit, për t’i kthyer vatrës-mëmë shpërblimin si kuadro të aftë në të gjitha fushat… Për brezin tim, si për të gjithë, ky shekull na mban gjallë, pa ndërprerje, se prodhon situatë nxitëse, angazhime për t’i njohur, ndjekur, imituar e pasuruar modeletikona në testamentin që lanë trashëgim… Është e vërtetë që brezi im jetuam e punuam në një periudhë parademokratike, tanimë të mohuar politikisht! Por kjo s’e ka devijuar misionin e shkollës, nuk zbeh as nuk shuan vlerat e saj për arsyen madhore: se shkolla shqipe në çdo kohë rrënjët i ka tepër të thella, të qarta, të paluajtshme në misionin kombëtar: për dituri, përparim, drejtësi dhe emancipim shoqëror. Prandaj indoktrinimi dhe ideologjizimi që hynë brutalisht në programe dhe tekste, në veprimtari artistike, kulturore dikur ranë si fletët e thara, merimanga epidemike që s’duhej dhe nuk mundën ta sëmurin trungun e shëndetshëm 100- vjeçar të shkollës shqipe, plot tradita, për të cilin jemi ftuar ta zbukurojmë e rritim më lart bashkërisht, brez pas brezi. Se ideali kombëtar i kësaj shkolle ngjan me diellin që shqiptarët skalitnin dhe pikturonin në bashin e anijeve të lashta Ilire. - Prandaj vrapuam nëpër lagjet e qytetit

e shtëpi më shtëpi për t’u mësuar shkrim e këndim atyre që s’dinin, përmes kurseve kundër analfalbetizmit … dhe ia arritëm kësaj. - Me dritën e shkollës “Liria “ vrapuam t’i sillnim të gjithë fëmijët në shkollë, sipas ligjit detyrues përkatës që bëhej ligj për zemrat tona, për të punuar, që në vatrën e ngrohtë të dijes nxënësit të ndjeheshin mire, të përparonin… punonim çdo ditë dhe çdo orë me përkushtim, që të mos kishte braktisje të fshehta, duke synuar që vlera e çdo mësuesi të matej pikërisht me përparimin frontal dhe cilësor të gjithë nxënësve. Stacionet e udhëtimit në vite i projektuam dhe i bëmë të besueshme qartë, duke siguruar bindshëm që nxënësit, prindërit, mjedisin shoqëror t’i kishim realisht e me rritje cilësore viteve, si bashkëpunëtorë të ngushtë, partner dhe oponencë e besueshme, qëndrueshëm. Kjo ishte traditë e hershme që e bëmë tonën, se na prinin ikona të shumta, fisnike, të përgatitura tërë pasion, si : Vangjel Nasto e Muharrem Gega, Hadër Bozgo e Koço Mosko, Tolo Fidhi e Fotaq Kekezi, Lefter Dilo me Aziz Hoxhën e Petro Papakostën, Muzafer Asllani, Kasiani Kutra me Urani Zhupën e Niqi Milon, Vasil Papajani e Siri Bozgo, Koco Sevo me te tjerë, dhe drejtoheshin prej seksionit të arsimit viteve, ku punonin, vërtet, njerëz të mençur, të ndershëm e të përgjegjshëm, si : Vaso Konomi e Sotir Bita, Kico Malo me Bashkim Karagjozin e Kristo Gushin, Eduard Gjebre etj. Të gjithë i kujtojmë plot mirënjohje dhe detyrime profesionale, shoqërore… - Ikonat e çdo brezi vendosën në trungun e arsimit me vlerat e shërbimit vetiak e kolektiv, në një lidhje solide mendjesh e zemrash që japin e marrin bujarisht, sa vështirë është të thuhet cili ndikon më tepër në formimin e të tjerëve, se përfitimi është ndërsjelltas brenda një shkolle, një brezi, një qyteti, një shekulli… Kjo lidhje, me bazë idealin e shkollës shqipe, kalon caqet e pronësisë së një shkolle, të një brezi pasuruar me prurje të reja të kohës në vazhdim, kalon si burim i nëndheshëm freskues, frymëzues e përtëritës, duke iu bashkëngjitur vlerave kombëtare. Ikonat e reja të brezit tim, mendjehapur e punëtorë të palodhur, krijues në artin e mësimdhëniës e mësimnxënies, i dhanë vlerë, ritëm, emër, përshpejtim pozitiv jetës shkollore, duke bërë që Gjirokastra të kthehet si pikë referimi e përvojës pozitive në gjithë Shqipërinë. Se çdo shkollë krijonte një profil të veçantë, brenda kornizës së bukur të arsimit në rreth. Shkolla “Koto Hoxhi” u bë ikona e aftësimit praktik të nxënësve përmes eksperimentimit në taracat e gjelbra që rriste pemë, nxënës e mësues, me të paharrueshmin Viktor Angoni në krye…dhe ftonte dendur në seminare kombëtare gjithë Shqipërinë të preknin vetë

mrekullinë çudibërëse që përfton puna mësues-nxënës-komunitet… Shkolla 8-vjeçare “Urani Rumbo” na befasonte dhe frymëzonte me kabinetet mësimore, ngritur prej vetë mësuesve, në dhomën e punim-drurit, funksionale,me talentin e mësuesve si Ilo Balloma dhe Spiro Minxha… Si mund të përsosemi në metodat aktive të mësimdhënies e nxënies për çdo lëndë sipas klasave?Kolektivi i shkollës “Çajupi” (atëherë “29 Nëntori”) e tregoi për gjithë qytetin, rrethin e rang vendi, përmes seminareve, aktiveve, mësimeve të hapura, studimit shkencor-pedagogjik në këtë fushë.. Gjithçka nis nga ABC-ja e shkollës fillore, -na tregonin shkencërisht e njerëzisht mësuesit model të shkollës ushtrimore “Drita”, që u bënë vërtet një laborator i ndritur i eksperimentit metodik e psiko-pedagogjik për rrethin gjer për Institutin e Studimeve Pedagogjike.Në këtë shkollë praktikoheshin me dashuri profesionale dhe njerëzore mësuesit e ardhëm që përgatiste shkolla pedagogjike “Pandeli Sotiri” e cila kulmonte në drejtim me të paharrueshmin e plotmërisë së vlerave Hasan Zazani me ekipin e tij. Nga bangat e shkollave të Gjirokastrës udhëtonte dija përmes mësuesve të rinj që shërbenin nga jugu në veri, me përmendoren e shkollës “Liria “- ikonë. Si mund të tregojë më qartë shkolla e mësuesit se proçesi i përgatitjes për integrim është në fakt vetë integrimi përmes provave të përditshme?? Tek është shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” sot ; dikur e vështirë dhe problematike në gjithë elementet, ku drejtues e mësues të aftë punonin vërtet me përkushtim, por siç duket mungonte diçka thelbësore…jo veç kushteve të pakrahasueshme ekonomiko-shoqërore të mjedisit sot, sigurisht…jo vetëm rritjes së kërkesave të mjedisit ndaj shkollës… Mungonte koncepti i menaxhimit në drejtim dhe organizimi i punës tërësisht…Ja, tek është tani shkolla elitë, përmes një përkushtimi vizionar, pasionant e plot sedër të drejtorit të ri Arben Rexha me gjithë stafin pedagogjik, në një dialog bashkëveprues model me Drejtorinë Arsimore, për t’u thënë shkollave, të gjithave, rrethit e gjithë vendit: Ja ç’mund të bëjmë, në kushtet e sotme të ndryshimeve të mëdha… Duke provuar se, nga njëra anë kundërshtia e tashme mes nivelit të rritur të familjes e shoqërisë në kërkesat ndaj shkollave dhe, nga ana tjetër, shërbimet që ofron arsimi në tërësi, duhet dhe po zgjidhet në favorin tonë: përmes një reforme gjithëpërfshirëse në arsim, e cila po shëron goditjet që mori shkolla pas ‘90-tës; po modernizon konceptet e praktikat e përparuara në gjithë elementët shërbyes për mbarëvajtjen reale të mësimit, edukimit. Dhe mjetet teknike në moshën e internetit janë dytësorë, se primare shikohet e kuptohet që asnjë reformë, asnjë ndryshim, nuk mund të nisë, të jetësohet e ndiqet për së mbari, pa frymëzimin, përpjekjen e bindjen vetiake për të qënë e tillë… Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” po e dëshmon këtë dhe Gjirokastra, gjithë vendi, kemi nevojë për ikona të reja, siç jetojnë idhujt e hershëm të shkollës 100-vjeçare shqipe, provat e së cilës do t’i ndjekim në këtë javë të bardhë për arsimin këtu, në të gjitha shkollat e qytetit e jashtë tij…Do të shtojmë viteve ikonat e reja në Përmendoren e këtij 100-vjetori, me porosinë e të mençurve: “O kombe, ruani njerëzit e mëdhenj, se përmes tyre do t’ju njohë e ardhmja!...”

16 / E MËRKURË, 21 JANAR 2009

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Tiranë. Tel: 04 22 27 206, E-mail: mesuesi@mash.gov.al. Numri i llogarisë bankare: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori i të Ardhurave, Raiffeisen Bank, 0104030780, Tiranë, për gazetën “Mësuesi”. Kryeredaktor: Andon ANDONI, E-mail: aandoni@mash.gov.al Redaktorë përgjegjës: Vjollca SPAHO, E-mail: vspaho@mash.gov.al; Viron KONA, E-mail: vkona@mash.gov.al U shtyp në shtypshkronjën “GRAFON”, Tiranë

cyan magenta yellow black


								
To top