Docstoc

Gazeta Mesuesi Dt. 7.01.09

Document Sample
Gazeta Mesuesi Dt. 7.01.09 Powered By Docstoc
					DINAMIKA E PËRGJEGJSHMËRISË SË EDUKATORËVE TË BREZIT TË RI
Nga DHIMITËR BAKO FAQE 13

RISHPËRNDARJA E KUOTAVE TË PRANIMIT PËR SISTEMIN PART TIME
FAQE 6

INSPEKTIMI, FRYT I NJË PUNE TË STUDIUAR MIRË
Përvojë nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës FAQE 3

VITI I TRETË I SUKSESSHËM I MATURËS SHTETËRORE
Nga FREDERIK SHALSI FAQE 5

www.mash.gov.al “Rruga e Durrësit”

Botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Viti 48 i Botimit. Nr. 1 (2501). E mërkurë, 7 Janar 2009. Çmimi: 30 lekë EDITORIAL

Bashkëpunim arsimor me Republikën e Malit të Zi
M
e ftesë të Ministrit të Arsimit dhe Sh kencës së Malit të Zi, zotit Sreten Shkuletiq, në ditët e fundvitit që lamë pas, Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Beja, bëri një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i mendimeve për bashkëpunimin arsimor dhe shkencor midis dy vendeve dhe nënshkrimi i “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik”. Në takimin e realizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Malit të Zi, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona fqinje, të cilat i kontribuojnë qetësisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, dhe u përqendruan në reformat arsimore dhe shkencore që po zhvillohen kohët e fundit në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën vullnetin dhe gadishmërinë e të dy qeverive për thellimin dhe zgjerimin në të ardhmen të bashkëpunimit në këto fusha. Mbas zhvillimit të bisedimeve, ministrat Shkuletiq dhe Beja nënshkruan “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik”, e cila parashikon realizimin e projekteve të përbashkëta të kërkimit, zhvillimit dhe projektimit në fusha prioritare për të dy vendet, shkëmbimin e shkencëtarëve, kërkuesve dhe ekspertëve teknikë, shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit shkencor dhe teknologjik, organizimin dhe marrjen pjesë në takime, konferenca, simpoziume, kurse, seminare dhe ekspozita, si dhe ngritjen e qendrave të përbashkëta të kërkimit shkencor. Ata e vlerësuan nënshkrimin e marrëveshjes një hap të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimit bilateral dhe si shprehje e dëshirës së qeverive të të dy vendeve për të nxitur dhe inkurajuar bashkëpunimin në fushat e shkencës dhe teknologjisë. mbi bazën e barazisë, përfitimeve reciproke, si dhe në kuadrin e projekteve ndërkombëtare. Gjatë vizitës në Mal të Zi, Ministri Beja pati një takim dhe me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, si dhe me autoritete të tjera të pushtetit vendor. Gjatë këtij takimi z. Hajdinaga falenderoi z. Beja për ndihmën e madhe që Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë jep për arsimimin e studentëve të kombësisë shqiptare nga Mali i Zi në universitetet publike shqiptare. Në takimet e zhvilluara në Podgoricë dhe Ulqin, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Fatos Beja, shoqërohej nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z.Tonin Beci.

Udhëzimi për Orët e Lira, në vitin e dytë të zbatimit
Nga JULITA BIMBLI

N

100 VJET SHKOLLË SHQIPE NË BERAT

FAQE 8

dodh, që kur flasim për orët e lira dhe mënyrën se si ato mund të marrin jetë në shkollat tona, disa mësues i identifikojnë ato, me ndonjë ekskursion, të cilat, në disa raste degjenerojnë në shëtitje mediokre, pa përmbushur asnjë qëllim apo objektiv për të cilin janë ideuar. Ndonjëherë mjaftohen me realizimin e ndonjë konkursi brenda klasës, në të cilat, përsëri, "zotër" të situatës e gjejnë veten "nxënësit e mirë". Megjithatë, ka patur shkolla, të cilat megjithëse Udhëzimi për Orët e Lira nuk ishte ligjëruar, kanë zbatuar punë me projekte. Kjo ka bërë që ato e ndjenë veten "në terrenin" e tyre me daljen e Udhëzimit të Ministrit për to, dhe kjo punë ka vazhduar me sukses. Por nga ana tjetër pati mjaft shkolla, të cilat e patën dhe e kanë ende të vështirë realizimin me efektivitete të tyre në klasë. Për këtë, Sektorët e Trajnim Kualifikimeve, mbështetur dhe në trajnimet e zhvilluara nga IKT, nëpërmjet trajnerëve lokalë kanë zhvilluar në vazhdimësi trajnime për planifikimin e orëve të lira, për hartimin e projekteve kurrikulare, moduleve mësimorë etj. Ky sektor ka njohur të gjitha shkollat me modele projektesh kurrikularë, shumica e të cilave janë realizuar suksesshëm vitin e kaluar, si në rrethe të tjera ashtu edhe në Korçë. (Vijon në faqen 2)

cyan magenta yellow black

2 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

LAJME

Së bashku të gëzojmë shkollën e re “Lunxhëria”
Nga Besim DALANI
Drejtor i shkollës 9-vjeçare “Lunxhëria”

S D
Pajisja e shkollave me laboratorë informatike, pjesë e politikës arsimore
itën e hënë më datë 5 Janar 2009 në Ministrinë e Arsimit u zhvillua takimi me drejtues të DAR/Za-ve për pajisjen e shkollave të arsimit bazë me laboratorë informatike. Takimi u drejtua nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave Parauniversitare Z. Fatmir Vejsiu, i cili në fjalën e tij, përveç tematikës së takimit, u ndal në situatën e shtyrjes së procesit mësimor për shkak të kushteve atmosferike duke kërkuar nga drejtuesit e DAR/Za-ve që të raportojnë në MASH ditë pas dite situatën e gjendjes së shkollave në këto zona të vendit. Gjithashtu Z. Fatmir Vejsiu në fjalën e tij drejtuar drejtuesve të Dar/ZA- i udhëzoi ata që të kujdesen për pagesat ndaj mësuesve, numrin e nxënësve në shkolla, pajisjen e MASH-it me një dosje të veçantë për situatën e shkollave të secilës DAR/ZA deri në rang mësuesi dhe nxënësi. Diskutimi vazhdoi me fjalën e Znj Suzana Tabaku e cila u ndal në procesin e Maturës Shtetërore, në programet orientuese të lëndës së Letërsisë, Këshillimin e Karrierës etj. Z. Sotir Rrapo , specialist për arsimin profesional në MASH, në diskutimin e tij theksoi rëndësinë e shtimit të numrit të nxënësve në arsimin profesional. Për këtë DAR u del si detyrë parësore: - Njohjen e gjendjes së arsimit profesional -Futjen e degëve të reja, Studimin e tregut të punës për futjen e këtyre degëve te reja, Impenjimin maksimal të DAR/Za-ve për këtë projekt. Drejtoresha e Planifikimit të buxhetit Znj Eneida Hoxha diskutoi me përfaqësuesit e Dar/Za-ve për mbledhjen e informacionit për lëvrimin e fondeve, shlyerjen e detyrimeve të vitit 2008, përfshirë pagesat, sigurimet shoqërore etj. Për Laboratorët e Informatikës u ndal z. Arben Fagu, Këshilltar i Ministrit, i cili midis të tjerave u tha drejtuesve se çdo shkollë që aktualisht nuk ka laboratorë të informatikës të pajiset me një të tillë që do të paraprijë projektin e internetizimit të çdo shkolle. Një nga çështjet më të rëndësishme të diskutimit ishte përdorimi i laboratorëve ekzistues pas futjes së kurrikulës së lëndës së informatikës në shkollë. Ka filluar trajnimi në DAR/ZA për mësimdhënien. Në takim u diskua edhe vënia në zbatim e projektit për krijimin e laboratorëve vizuale. Vënia në eficiencë e laboratorëve është e domosdoshëm dhe e detyrueshme, përfshirë dhe trajnimin e mësuesve të arsimit bazë.

hkolla 9-vjeçare “Lunxhëria” u krijua nga bashkimi i katër shkollave nëntë vjeçare të zonës së Lunxhërisë. Më 6 dhjetor 2008, në finalizimin e veprimtarive të “Javës së Arsimit”, kjo shkollë u përurua, ku nderonin me pjesëmarrjen e tyre: zv. kryeministri, z. G. Pollo, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. F. Beja, Deputeti G. Ruli, Drejtori i DAR z. V. Muka, Kryetari i Komunës z. Ilia Kuro, banorë lunxhotë, nxënës dhe ish- mësues lunxhotë . Shkolla 9-vjeçare “Lunxhëria” është ndërtuar në Shëntodhër, në qëndër të Komunës së Lunxhërisë. Këtu marrin dije mbi 200 nxënës nga dhjetë fshatra të kësaj krahine. Ndërtimi i kësaj shkolle është një investim i qeverisë shiptare prej 340 milion lekësh. Është një shkollë bashkëkohore, me mjedise të përshtatshme për një mësimdhënie me nivel të lartë dhe cilësor. Në këtë shkollë ushtron profesionin e tij një staf pedagogjik prej 13 mësuesish dhe edukatorësh, të cilët punojnë me përkushtim për ngritjen e mësimdhënies në nivele të larta cilësore. Krahina e Lunxherisë është shquar brez pas brezi për nxjerrjen e figurave të shquara, të cilat kanë lënë gjurmë në fushën e arsimit dhe kulturës. Kjo krahinë, si djepi i arsimit kulturës dhe i traditës vazhdon edhe sot të rrezatojë arsim e dituri. Njerëzit e formuar në këtë mjedis e kanë ndjerë veten krenarë që kanë qenë lunxhotë. Ata kanë patur shpirt të madh e

të kthjellët. Të tillë kanë qënë” Bilbili me shumë gjuhë” Koto Hoxhi, Urani Rumbo nga Stegopuli etj. Edhe sot lunxhotët kanë treguar përkushtim në drejtim të arsimit, kulturës e traditës së tyre arsimdashëse. Kjo gjë u duk më së miri në përurimin e shkollës që u zhvillua në mjediset e brendshme të saj, me një pjesëmarrje masive të gjithë të pranishmit vizituan ambientet e shkollës dhe përjetuan një

emocion të veçantë. Kjo shkollë është e pajisur më së miri me laboratorë informatike, kimie, biologjie, shfrytëzimi

i të cilëve do të rritë nivelin e mësimdhënies. Shkolla është e pajisur me ambiente të brendshme dhe të jashtme, të cilat plotësojnë në mënyrë të kënaqshme interesat e nxenësve. Mjedisi i jashtëm i shkollës është i përshtatshëm me gjelbërim, me kënd sportiv e ambiente shplodhëse për fëmijët. Gjithashtu shkolla është e pajisur dhe me sistem ngrohjeje. Pjesëmarrësit u ndalën më gjatë te “Këndi i Lunxherisë”, ku ishin afishuar mësuesit lunxhotë në vite, ku shumë prej tyre ishin pjesëmarrës në ceremoni. Në fund nxënësit e shkollës përshëndetën të pranishmit me një koncert muziko- letrar. Detyra jonë, si drejtori së bashku me stafin pedagogjik të kësaj shkolle, është që me punën tonë të vazhdueshme të ecim në hapat e mësuesve veteranë lunxhotë. Brezat më të rinj do të jenë vazhdues të traditës dhe kulturës lunxhote. Ky ishte mesazhi që u përcoll në këtë ditë të re …

EDITORIAL

Udhëzimi për Orët e Lira, në vitin e dytë të zbatimit
projekte shkollore. Një ide e re, që e ka burimin në Sektorin e Trajnim Kualifikimeve, ka të bëjë me një projekt kurrikular mbështetur në orët e lira të lëndës së informatikës në shkollat e mesme të përgjithshme të qytetit. Kjo ide ka të bëjë me hedhjen e bazave të një Muzeu Dixhital në këto shkolla. Projekti për t'u realizuar kërkon një periudhë 1-vjeçare (1 vit shkollor) dhe në të mund të përfshihen nxënësit e të tre viteve të shkollës së mesme. Ku konsiston ai? Në shkollë do të funksionojë një grup fotografësh dixhitalë ( nxënës), të cilët do të fotografojnë çdo moment nga jeta e shkollës së tyre, çdo aktivitet, çdo projekt shkollor, do të fotografojnë dhe një ditë të zakonshme mësimore, mësuesit e shokët e tyre. Pra, jeta e tyre shkollore do të jetë e futur në kujtesë. Këto foto do të përpunohen nga nxënësit, të cilët do të realizojnë me ato një prezantim në programin Power Point, me diçiturat përkatëse, të titulluar "Shkolla ime gjatë 1 viti". Ky prezantim do të shfaqet, nëpërmjet projektorit në fund të vitit shkollor, në një aktivitet të përbashkët me shkollat e mesme të qytetit dhe do të komentohet nga nxënësit përkatës të secilës shkollë pjesëmarrëse. Këto foto do të futen në arkiv dhe ky do të jetë viti i parë, i cili do të pasohet në vazhdimësi dhe në vitet e tjera, duke bërë të mundur që shkollat tona të kenë Muzeun e tyre dixhital të krijuar nga vetë nxënësit, që kanë jetuar në vite shkollore të ndryshme. Për vitin tjetër, ne mendojmë që ky projekt të shtrihet edhe në shkollat e tjera të mesme të qytetit e fshatit. Kjo gjë tashmë është plotësisht e mundshme, sepse laboratorët e kompjuterave gjenden në çdo shkollë. Dikush na tha: "Ky është një projekt i thjeshtë dhe nxënësit do ta bëjnë me lehtësi. Nuk ka diçka më të vështirë?". U përgjigja pa u menduar, se një projekt i mirë nuk ka të bëjë me atë se sa të vështirë e kanë nxënësit për ta realizuar. Një projekt i mirë është ai që ndihmon në përforcimin e njohurive që marrin nxënësit në shkollë, që i mëson ata të punojnë në grup, që i bën të përgjegjshëm për detyrën që kanë marrë përsipër e për t'ia dalë mbanë, por edhe për t'i kënaqur kur të shohin produktin e punës së tyre. Këtë produkt është mirë ta bëjnë të njohur, për të marrë dhe vlerësimin e të tjerëve. Një projekt i vështirë për t'u realizuar do t'u hante shumë kohë, të cilën nxënësit tanë nuk e kanë me shumicë, por nga ana tjetër do t'i demoralizonte dhe nuk do t'u falte kënaqësinë e një pune të realizuar me sukses. Ideja që patëm u mbështet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollave dhe tashmë ka filluar puna për realizimin e tij. Shpresojmë që në fund të këtij viti të kemi një prezantim interesant të projektit "Shkolla ime gjatë 1 viti", projekt që do t'u vlejë dhe brezave të ardhshëm të shkollave tona. Produkti i këtij projekti, mund të jenë edhe fillesat e një almanaku të qytetit, rrethit apo qarkut, mund të përdoret për revista, albume apo prezantime të ndryshme që mund të bëjë shkolla në vite, por më së shumti do të jetë një risi në shkollën atraktive që duam të ndërtojmë këtu dhe në të ardhmen.

(Vijon nga faqja 1) Viti që shkoi ka qenë disi i vështirë në kuptimin dhe zbatimin drejt të Udhëzimit, por këtë vit puna ka filluar më mbarë. Mbështetur ky përfundim edhe në gjetjet e inspektimit. Kryetarët e ekipit të kurrikulës në shkolla kanë hartuar plane të detajuara të orëve të lira në rang shkolle dhe gjatë muajve të parë të këtij viti shkollor janë realizuar projekte të bukura dhe gjithëpërfshirëse si në shkollat "Isuf Gjata", "Shkolla e Re", "Raqi Qirinxhi", "Themistokli Germenji", "Maliq" etj. Nga ana tjetër, Sektori i Trajnim Kualifikimit në DAR Korcë, mbështet realizimin e aktiviteteve të ndryshme, për t'i bërë ato të suksesshme, jo vetëm brenda një shkolle, por si aktivitete ndërshkollore. Të suksesshme dolën aktivitet apo projektet për Kongresin e Manastirit, Festat e Nëntorit etj., në të cilat u përfshinë disa shkolla. Sektori nuk e ka parë veten vetëm si përçues të Udhëzimit, por është përpjekur të gjejë ide me të cilat të "ushqen" mësues të lëndëve të ndryshme për

3 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

PËRVOJË

PËRVOJË NGA DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE E KORÇËS

Inspektimi, fryt i një pune të studiuar mirë
Lloji i inspektimit: i orientuar Tema: Vlerësimi i ciësisë së planit vjetor të punës të shkollës në përputhje me DN dhe Udhëzimin nr 41 të MASH-it, datë 17.10.2007 “Për formatin e planit vjetor të shkollës”. Koha e inspektimit: muaji nëntor 2008 Qëllimi i inspektimit : Të vlerësohet në se plani vjetor i shkollës është konkret, integrues, gjithëpërfshirës dhe i mbështetur në DN e formatin e Udhëzimit nr.41 t ë MASH Nga SI, gjatë muajit tetor-nëntor u inspektuan 14 shkolla në qark, 7 në Korçë ( 3 qytet e 4 në fshat), 4 në Pogradec ( 2 qytete 2 në fshat ) dhe 3 në Devoll (2 në qytet e 1 në fshat ), për të vlerësuar cilësinë e hartimit të planit vjetor të shkollës, në përputhje me DN dhe formatin e Udhëzimit nr.41 t ë MASH-it, dt 17.10.2007, sipas kapitujve të mëposhtem : Analiza e gjendjes Synimi (synimet) Objektivi (objektivat për cdo synim) Tabela e veprimtarive për secilin objektiv të një synimi Tabela e vëzhgimit, për secilën tabelë të veprimtarive Përshkrimi i procesit të hartimit të planit vjetor Të tjera. Kapituj(veprimtari) te rendesishme te tjera te shkolles te cilat nuk perfshihen ne synimin (synimet) e planit vjetor te punes. Kontributet Për mënyrën e hartimit të planit vjetor janë organizuar seminare kualifikuese nga STK dhe UNICEF, me të gjithë drejtoret e shkollave në prill 2008, të cilët ju nënshtruan edhe një testimi, ndërsa në tetor 2008 u përfshinë në seminare kualifikuese edhe nën drejtorët e shkollave, si dhe drejtuesit e rinj, të emëruar këtë vit shkollor. Gjithashtu është shpërndarë literaturë profesionale ndihmëse si dhe është dërguar pranë shkollës Udhezimi nr 41 i MASH-it, ku rekomandohet edhe struktura e hartimit të tij. Për këtë inspektimi: Kontrolloi dhe vlerësoi mënyrën dhe strukturën e planifikimit vjetor të shkollave. Diskutoi me drejtuesit e shkollave për planifikimin vjetor sipas nevojave të shkollave dhe beri intervista me drejtoret dhe mesues. Siguroi provat e nevojshme, në përputhje me aspektet e përcaktuara në platformë. U diskutuan me drejtoritë e shkollave gjetjet e inspektimit dhe u bë vlerësimi perkates. Vlerësimi për cilësine e hartimit të planit vjetor të shkollave të inspektuara është si mëposhtë: Maliq (e mesme) Korçë - shumë mirë, Demokracia (9-vjeçare) Korçë - e paperfunduar, Shkolla e Re (9-vjeçare) Korçë mjaftueshëm, Vinçan (9-vjeçare) KorçëMirë, Lavdar (9-vjeçare) Korçë- Mjaftueshëm, Gjonomadh (9-vjeçare) KorçëMire, Voskopojë (9-vjeçare) Korçë- Mirë, Fitore (e mesme) Devoll - Shumë mirë, Bilisht (9 vjeçare) Devoll - Mirë, Bilisht CF Devoll - Mirë, M.Çollaku (e mesme) Pogradec - Mirë, Vërdovë (9-vjeçare) Pogradec - Mirë, Kol Koci (9-vjeçare) Pogradec - Mirë, Memëlisht (9-vjeçare) Pogradec - Mirë. Nga inspektimi u konstatua se: 1. Planet vjetore të shkollave janë hartuar ndryshe nga vitet e kaluara, ka përmirësime të ndjeshme në studimin e analizes së gjendjes, në përcaktimin e synimeve dhe hartimin e objektivave, si dhe në respektimin e rubrikave që rekomandohen ne Udhëzimin nr 41 të MASH-it.Hartimi i planit vjetor të shkollës është fryt i mendimeve të antarve të drejtorisë, mësuesve e disa pëfaqësuesve të Qeverisë së nxënësve. 2. Në të gjitha shkollat është punuar me stafin e mësuesve Udh ëzimi nr.41 i MASH. 3. Shkollat kishin hartuar në kohe planet vjetore, përveç shkolles Demokracia, e cila deri në momentin e inspektimit, datë 28.10, nuk e kishte planin vjetor të punës. 4. Në mjaft shkolla, si në Maliq e mesme, Voskopojë, Lavdar, Memelisht, CF Bilisht, 9 vjeçare Bilisht, Fitore, planet vjetore ishin miratuar në Këshillin e mësuesve, ndërsa në shkollat e tjera të inspektuara, planet vjetore nuk ishin miratuar, megjithëse shkolla kishte rreth 1.5 muaj që kishte filluar. 5. Sipas Udhëzimit nr. 41 të MASH-it, plani vjetor duhet të firmoset edhe nga Bordi i shkollës, përveç planit vjetor të shkollës Vincan, 9 vjecare Bilisht, të gjitha planet e tjera nuk ishin firmosur nga Kryetari i Bordit të shkollës. 6. Per hartimin e planeve vjetore, drejtorët e shkollave kanë ngritur grupe pune të përbërë nga mësues dhe grupe të tjera interesi. Kjo u pa e evidentuar në Shkollen e re, Maliq e mesme, Voskopojë, Vinçan, Kol Koci, Memëlisht, Fitore, Muharrem Collaku, ndërsa në shkollën 9-vjecare Bilisht, Lavdar, drejtoria e shkollës për hartimin e planit vjetor kishte bashkëbiseduar me mësuesit pa ngritur grupe pune. Në të gjitha shkollat është bërë analiza e gjendjes dhe janë plotësuar të gjithë treguesit e këtij kapituj: 1. Arritjet e nxënësve, të zbërthyera në tregues si : Ndjekja e shkollës. Arritjet lëndore Arritjet e sjelljes së nxënësve. 2.Kushtet e të nxënit, jan ë zbërthyer në tregues si: Mësuesi Infrastruktura Familja Komuniteti Janë pasqyruar të dhënat për të gjithë treguesit standard, por mungojnë komente për zbërthime t e këtyre treguesve Në të gjitha planet nuk ka të evidentuar tregues të rinj (përvec atyre standard), që dëshmojnë për portretin e veçantë të shkollës. Kjo tregon per nje analize jo te thelluar te realizuar nga drejtorite e shkollave. P.sh. shkolla e Voskopojës, nuk ka të evidentuar, në analizën e gjendjes, se atje punohet në të dy ciklet me klasa kolektive, ose shkolla e re nuk ka shifra që dëshmojnë numrin e madh të nxënësve që vijnë nga zonat rurale, ose përqindja e nxënësve me 5-6, 7-8 , 9-10 nuk ishte evidentuar në asnjë shkollë të inspektuar. U konstatua se jo në çdo rubrikë janë nxjerrë anët e forta dhe të dobta. Shpesh ato mungojne, ose është nxjerrë një prej tyre, ose janë nxjerrë të pastudiuara. Gjetja e saktë e anëve të dobta dhe të forta do të ndihmonte drejtoritë e shkollave për përcaktimin e synimit dhe objektivave të duhura. Në shkollën Kol Koci, Vinçan, Muharrem Collaku, Lavdar, Vërdov ë CU Bilisht pikat e dobta për arritjet lëndore duhet të përcaktoheshin më mirë, mbështetur në argumente , shifra apo tregues konkretë (p.sh rënia e nxënësve nga klasa e katërt në të pestë, realizimi i objektivave ose probleme të dala nga viti i kaluar etj), ose në Shkollën e re, si pika të forta, përcaktohen probleme dytësore. Tek kapitulli “Mësuesi”, që janë veprimtaritë jashtëshkollore, ndërkohe që rendimenti i orës mësimore, apo puna e nxënësve me vështirësi në të nxënë duhet të ishin pikënisja për nxierrjen e an ëve të forta dhe të dobta. Po kështu në shkollën e mesme Maliq, tek kapitulli “Arritjet e sjelljes”, megjithëse janë bërë 11 paralajmerime për përjashtime nga shkolla, ky fakt nuk zëvend në anët e dobta të kësaj shkolle. Infrastruktura, si element i rëndësishëm që ndikon direkt në nxenie përshkruhet me probleme, si mungesa mjetesh, laboratoresh, apo amortizim të ndërtesave, ndërkohë që nuk bëhet fjalë për mungesën e ujit në shumë shkolla. Pozitive është pajisja gjatë këtij viti shkollor e shkollave e drejtorive të tyre me kompjutera. Tek rubrika “Komuniteti”, nga anketimet rezulton se prinderit janë përgjithësisht të kënaqur nga shkolla, si në Kol Koci, CF Bilisht. Kontributi i tyre në vlera materiale është i paket, pavarësisht nga dashamirësia për shkollën, si në të mesme Maliq, 9 vjecare Bilisht, Vinçan, Memëlisht etj. Ka edhe shkolla ku interesi i prindit për mbarëvajtjen e fëmijeve është shumë i pakët si në Voskopojë, shkolla e Re. Në të gjitha planet vjetore të inspektuara nuk analizohet shkalla e realizimit të objektivave të vitit te kaluar, e cila do të shërbejë, perveç të tjerave, edhe për hartimin e objektivave të reja. Nuk jane paraqitur përmbledhas, tek analiza e gjendjes, shkaqet e arritjeve apo mosarritjeve të shkollës. Synimi (synimet) Synimet i përgjigjen pyetjes “Çfarë do të arrijmë në fundtë vitit shkollor?”. Të gjitha shkollat kanë hartuar një apo dy synime, nëpërmjet të cilave identifikohen problemet më shqetësuese të shkollës. Caktimi i tre synimeve si në shkolla M. Çollaku do te mbingarkonte planin e të vështirësonte realizimin e tij. Në Shkollën e Re synimi është hartuar vetëm për ciklin e lartë duke lënë mënjane, jashtë vëmendjes ciklin fillor, i cili përbën gjysmën e nxënësve të shkollës. Synimi duhet të përfshijë si problemi kryesor i shkollës të gjitha ciklet e saj. Objektivat Objektivat përgjithësisht janë hartuar të matshme, por nuk i plotësojnë të gjashtë kriteret e duhura për një objektiv të mirëqenë. Kjo u konstatua në shkollën Memëlisht, 9 vjeçare Bilisht, Kol Koci, Lavdar, CF Bilisht, Vincan.Në Shkollën e Re dhe Voskopojë, objektivi i hartuar nuk mbështetet, apo përligjet, nga shifrat e nxjerra në analizën e gjendjes (p.sh nuk është evidentuar numuri i vogël i nxënësve me 7-8 n ëshkollën e Re, apo numri madh i nxënësve me 5-6 n ë Voskopojë). Objektivat dhe synimet janë të afishuara në disa shkolla në sallën e mësuesve, por askund nuk u panë ato në vende të dukshme të shkollës. Nxënësit dhe komuniteti pak ose aspak i njohin ato. Tabela e veprimtarive dhe e vëzhgimit Janë pjesë e domosdoshme të një plani vjetor, mbasi nëpërmjet veprimtarive të planifikuara do të bëhet realitet zbatimi i objektivave. Të gjitha shkollat kanë hartuar veprimtaritë që do të realizojnë, por jo gjithmonë ato janë në funksion të realizimit të objektivave, si p.sh në Vincan, tematikat e këshillit të mësuesve nuk kanë të bëjnë me objektivat e shkollës, ose në Kol Koci, qëllimet e punës kualifikuese nuk përkojnë me objektivin e shkollës:” braktisja e fshehtë”, apo tek 9 vjecare Bilisht, veprimtarit ë e hartuara nuk janë konkrete. Deri në momentin e inspektimit ishin realizuara veprimtarit ë e planifikuara për muajin tetor në shkollën Fitore, Lavdar, CF Bilisht, 9 vjecare Bilisht, Vinçan, Voskopojë, Kol Koci, Memëlisht. Në planet vjetore të shkollave është hartuar «plani i monitorimit » të veprimtarive, i cili do të vëzhgojë ecurinë e realizimit të veprimtarive, apo të ndërmarrë korrigjime. Ky plan do të shërbejë për t’u kujdesur, a është shkolla në rrugë të mbarë për përmbushjen e objektivave , por u konstatua se jo të gjitha veprimtarit ë e planifikuara në tabelën e vëzhgimit janë monitoruese për realizimin e objektivave.Në shkollat Lavdar, Voskopojë , Gjonomadh e M.Çollaku mungojnë planet (veprimtaritë) monitoruese. Të tjera: Në raportet e grupeve të inspektimit përshkruhet tek kjo rubrikë se shkollat kanë plane kualifikimi, tematikat e mbledhjeve të Këshillit të Mësuesve dhë të drejtorisë, plani i kontrollit të drejtuesve, por nuk bëhen analiza se sa këto tematika janë planifikuar për t’i shërbyer dhe sa janë në funksion të realizimit të objektivave të shkollës. Nuk del lidhja llogjike midis tematikave të kontrollit me ato të mbledhjeve të Këshillit të Mësuesve e të drejtorisë dhe midis këtyre të fundit me objektivat dhe synimet e shkollës (u pa kjo analizë në raportin e shkollës Fitore dhe Voskopojë). Në të gjitha shkollat e inspektuara nuk pamë të pasqyruar punën me talentet, problem për të cilin DAR ka nxjerrë një Qarkore:”Tërheqim vëmendjen”.Kjo u vu re vetëm në Vërdovë e 9-vjeçare Bilisht, por jo e plotë. Në asnjë plan vjetor të shkollave të inspektuara nuk i është lënë vendi rubrikës “Vlerësimi”, skema e së cilës do të bëjë në fund të vitit vlerësimin e brendshëm të shkollës. - Sa janë përmbushur objektivat? -Si është punuar për realizimin e objektivave? -Anët e forta dhe të dobta të shkollës. -Ide për përmirësime. Plotësimi i kësaj skeme do t’i shërbejë shkollës në vitin pasardhës për të hartuar një plan konkret, të studiuar dhe duke ruajtur vazhdimësinë e zgjidhjes së problemeve. Po aq e rëndësishme sa hartimi është edhe realizimi i tij, gjatë të cilit drejtori si menaxheri i shkollë bën përmirësimet e mëtejshme të tij. Nga inspektimi janë lënë detyra për çdo shkollë, të cilat do të riinspektohen. Disa sugjerime të përgjithshme: 1.Kërkohet riformulim i hartimit të objektivave, në mënyrë që ato të plotësojnë 6 kriteret 2.Kërkohet rishikim më i studiuar i nxjerrjes së anëve të forta dhe të dobta të shkollave, të cilat duhet të mbështeten në treguesit e shkollës. 3.Të evidentohen treguesit e veçantë që ka çdo shkollë, të cilat portretizojnë individualitetin e çdo shkolle. BUJAR VILA VALENTINA PRIFTI

4 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

ANALIZË PUNE
maturanti jo vetëm të kontestonte pasaktësitë e mundshme për të, por të kishte mundësinë të verifikonte në çdo moment të gjithë elementët që ai dëshironte. E reja në lidhje me Librin e Transparecës 1, ishte përgatitja e tij në formë elektronike, që e disponon tani çdo DAR dhe ZA. APRIAL, përgatiti këtë vit edhe një tjetër formular ndihmës, të quajtur FORMULARI i KORIGJIMIT TË PASAKTËSIVE. Ky formular bëri të mundur evidentimin e pasaktësive në plotësimin e formularit A2, si nga mësuesit kujdestarë ashtu dhe nga maturantët. Po kështu mbështetur në teknologjinë e informacionit për herë të parë në Maturën Shtetërore 2008, APRIAL, hodhi në faqen zyrtare të MASH, formulën e llogaritjes së pikëve. Kjo shërbeu për një mirëinformim të pjesës dërrmuese të maturantëve, gjë që uli pothuajse në minimun ankesat për llogaritje të pasaktë të pikëve. (Zyrtarisht APRIAL, pati vetëm një ankesë nga qyteti i Shkodrës). Është fakt, që APRIAL, i shpalli fituesit e të gjitha fazave brenda afateve kohore të përcaktuara nga MASH dhe në bashkëpunim me Universitet realizoi regjistrimin në kohë të tyre në programet e studimit, në mënyrë model, duke shmangur rradhët, paqartësitë, mungesën e informacionit etj. Kjo në saj të përgatitjes së listave jo vetëm për Universitet, por edhe për DAR e ZA, ku maturantët kishin përfunduar studimet. Formati i përdorur për shpalljen e listave të fituesve u bë në PDF, duke shmangur çdo ndërhyrje abuzive. Gjithashtu për herë të parë listat e fituesve për universitetet u përgatitën në dy forma: elektronike dhe hard copy, ku firmoste maturanti, sekretarja dhe dekani i fakultetit përkatës. Gjithashtu u përgatit lista me pikët e fituesit të fundit, për çdo program studimi, duke i dhënë mundësinë çdo maturanti për të parë pozicionimin e tij sipas pikëve të fituara në provimet e Maturës Shtetërore. Mjaft interesante ishin statistikat që Z. Shalësi paraqiti gjatë referimit në lidhje me kërkesat e maturantëve, duke u ndalur edhe në krahasimin me Maturën 2007. Këto krahsime tregonin një fakt të njohur tashmë, që ndër Universitet Publike, ai i Tiranës vazhdon të ngelet më i preferuari, me një numër të lartë këkesash. Gjithashtu degët që vazhdojnë të jenë në top listë janë pak a shumë të ngjashme me një vit më parë si Administrim Biznesi, Drejtësia, Psikologjia etj, por ka prirje që në zgjedhjet e maturantëve të hyjnë si degë tepër të këkuara edhe Finacë Kontabiliteti i UBT, apo Menaxhim Turizmi, UD. Gjithë ky krahasim do të shërbejë për realizimin e një këshillimi më të mirë të maturantëve, duke i orientuar drejt në harmonizimin e Meritës me Preferncën. Gjatë referimit u sollën shumë elementë statistikorë interesantë, si p.sh raporti mes maturantëve fitues të rrethit të Tiranës dhe rretheve të tjera. Duke evidentuar se numri i maturantëve për Tiranën ishte 1/4 e të gjithë maturantëve të Shqipërisë, fituesit nga Tirana zinin deri në 50% e në disa raste më shumë të numrit të fituesve të Republikës. Kurse krahasimi mes notave mesatare të fituesve, tregon për një nivel të përafërt mes maturantëve të Tiranës dhe rretheve të tjera. Pjesa e dytë e seminarit u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, ku shumë prej pjesmarrësve sollën eksperiencat qoftë pozitive, apo vështirësitë e ndeshura. Në formën e sugjerimit, ata kërkuan një trajnim më të kujdesshëm të maturantëve dhe mësuesve për këtë vit dhe trajnimin e një personi përgjegjës për maturën në çdo shkollë. Disa nga problemet e shtruara në seminar dhe që kërkojnë zgjidhje për Maturën 2009 janë: Rritja e peshës së notës mesatare në llogaritjen e pikëve; shkurtimi i kohës nga dalja e rezultateve në përcaktimin e fituesve; nevojshmëria e fazës së katërt; e drejta për konkurim e maturantëve para vitit 2006; njohja e provimeve me zgjedhje vetëm një herë; pritja e maturantëve nga Universitetet në kuadrin e këshillimit të karierës etj. Gjthashtu ata kërkuan rritjen e pjesëmarrjes së grupeve të interesit në vendimarrje, sidomos të vetë maturantëve. Kjo sidomos në fazën e përcaktimit të koeficientëve të shkollës dhe atyre të lëndëve me zgjedhje, që influencojnë në llogaritjen e pikëve. Paneli drejtues i seminarit, iu përgjigj shumë pyetjeve. Në veçanti Z. Edmond Lulja, drejtor i AVA sqaroi gjatë çështjet që u shtruan p[ër problemet e administrimit të provimeve të detyruara dhe me zgjedhje. Seminari arriti të nxjerrë problemet që duhen zgjidhur për Maturën 2009 dhe është detyra e APRIAL për t’i shtruar dhe zgjidhur ato.

Viti i tretë i suksesshëm i Maturës Shtetërore
Nga Frederik Shalsi Drejtori i APRIAL ë fund të Dhjetorit, bashkë me mbyll jen e vitit dhe festat që afronin, AGJENCIA KOMBËTARE E PRANIMEVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË (APRIAL), organizoi Seminarin Kombëtar me praninë e të gjithë drejtorëve të DAR dhe ZA –ve, specialistëve të DAR e ZA që ndoqën të gjithë procesin e Maturës Shtetërore 2008 dhe pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik me temë: “Teknologjia informatike në Maturën Shtetërore 2008 dhe regjistrimet në Universitet Publike”. Ky seminar përmbylli gjithë veprimtarinë e gjatë, por të sukseshme të kësaj agjencie të krijuar me VK, Nr 503, dt 16.04.2008, që synonte të institucionalizonte pranimin e maturantëve në Universitet Publike, sipas parimit tashmë të njohur dhe të pranuar për të gjithë MeritëPreferencë. Si shumë fusha të tjera në arsimin shqiptar, që kanë njohur një hop cilësor në reformimin e tyre dhe pranimet në Universitete nuk janë tashmë rastësore, por të mirëorganizuara dhe të planifikuara në detaje. Duke u mbështetur në teknologjinë e informacionit ato kanë shmangur abuzimet apo padrejtësitë, duke e kthyer maturantin në aktorin kryesor, që sipas meritës, zgjedh apo bëhet fitues në atë program studimi që preferon. Gjithashtu teknologjia e informacionit e përdorur nga APRIAL, ka siguruar një bazë të dhënash të bollshme që do t’u shërbejë të gjitha palëve të interesuara për studim. Disa nga momentet më kyçe të diskutuar në këtë seminar do t’i parashtrojmë mëposhtë. Seminari kombëtar u organizua me dy seanca. Të pranishëm në këtë seminar ishin Z.Arben FAGU, Këshilltari i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Z.Edmond LULJA, Drejtor i AVA, Z.Ndriçim Mehmeti, Përgjegjës Sektori i Arsimit të Mesëm në MASH Në seancën e parë referoi Z. Frederik Shalësi, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë. Referimi u mbështet në një historik të shkurtër të strategjisë së Maturës Shtetërore 2008 dhe pranimeve në IALP, të përcaktuar nga MASH dhe të realizuar nga AVA dhe APRIAL. I konceptuar si një seminar pune, duke synuar gjithmonë transparencën, gjatë referimit të tij Z.Shalësi bëri një ekspoze jo vetëm të shifrave, por interpretoi veçoritë e secilës fazë, duke u ndalur edhe në risitë që patën pranimet në Universitete për Maturën 2008. Kështu mund të përmendim konceptimin e formularit A2, në një formë më të thjeshtuar për maturantët, si dhe udhëzimet ndihmëse në faqen e pasme të tij si dhe të shpërndara në çdo shkollë, për një plotësim të saktë të këtij formulari. Duke pasur parasysh rastet e moskuptimit apo të mosplotësimit të saktë të formularit A2, u përgatit Libri i Trasnparencës 1, duke i dhënë mundësinë çdo

N

Zhvillimi i riciklimit edhe në shkollat tona
Nga ANGELINA KALLOGJEROVIÇ ë qytetin e bukur të Uppsala-s, Universiteti i Uppsalës, në Suedi i shquar për kërkime shkencore pasuniversitare, organizoi së bashku me Këshillin e Europës një seminar me temë: “Zhvillimi i riciklimit një kondite një bazë për të drejtat e njeriutTe mësuarit dhe mësimdhënia.” Zhvillimi i riciklimit është dhe do të jetë një subjekt shume i rëndësishëm per Shqipërinë sepse industria jonë është e bazuar shumë pak mbi praktikat e riciklimit. Dua që ky seminar të mos jetë vetëm pronë e imja por të bëhet prone e gjithë shqiptarëve e në mënyrë të veçante e mësuesve, dhe veçanërisht e gjithë fëmijëve të Shqipërisë të cilët janë e ardhmja e kombit tone. Le të shpjegoj me pak fjalë se ç’është riciklimi e përse është nevojë imediate për të tërë kombet? Dimë që rezervat botërore janë të fundme e ne duhet të mendojmë për stërnipat tanë. Pra, ne duhet t’i nikoqirisim me kujdes këto rezerva e ku ka mundësi t’i kthejmë në gjendjen fillestare, pra t’i riciklojmë ato. Kështu mund të riciklohet letra, xhamat, plastikat e ndryshme, e kanoçet e pepsit, kolës e të tjera që ne hedhim. Për këto probleme qeveria Shqiptare po ngre dy impiante ne Tiranë e në Shkodër, si dhe një privat, ka ngritur një fabrikë letre ne Elbasan. Po për të filluar riciklimin ne duhet të fillojmë edhe me edukimin e riciklimit në popull. Procese që e shoqërojnë riciklimin janë edhe kursimi (reduse) energjisë, ujit e çdo gjë konsumative si dhe ripërdorimi (reuse): rrobat që s’i vesh mund t’i çosh ne kishë a xhami e atje i marrin njerëz qe mund t’i veshin. Le të fillojmë ta bëjmë të ditur tek mësuesit dhe nxënësit tanë, problemin e riciklimit. Ky subjekt, nuk është në programet tona shkollore, prandaj instituti i kurrikulës, mësuesit duhet ta përfshijnë në orët e lira këtë tematikë. Në Shqipëri ka patur tentativa për të realizuar riciklimin. Kështu p.sh. ambasada Suedeze, ju ka kërkuar ambasadave të tjera për të sjellë mbeturinat e rriciklueshme tek ta. Por shume shpejt ata u dorëzuan sepse nuk kishin ku t’i riciklonin këto mbeturina. Po kështu Federata për Paqen Botërore për gruan, Dega e Tiranës, bashkëpunon me degën e Korçës, për edukimin e riciklimit.

N

Sistemi arsimor Suedez e kishte shtrirë procesin e edukimit të riciklimit në të tëra shkollat e vendit e në të tëra nivelet e saj, si atë të detyruar ashtu edhe në atë fakultative. Vlen të përmendet që ky sistem edukimi qe përfshirë edhe në nivelin parashkollor. Në këtë nivel fëmijët kishin madje kopshte te veçanta si brenda e jashtë ambienteve ku ata mbillnin bimë të ndryshme në parcela toke të rrethuara si rrethore, drejtkëndësha a katrorë. Këtu ata qenë pranë me ambientin natyrorë e madje në mënyrë intujtive ata kapnin elemente të gjeometrisë siç janë figurat gjeometrike. Sistemi parashkollor Suedez kishte ambiente ku fëmijët mund të kalonin edhe 17 orë në mjediset e shkollës. Sidomos ne mensa ata kishin koshat ku hidhnin mbeturinat e klasifikuara; veç letrat, kanoçet e të tjera. Fëmijët mësoheshin të mos shpërdoronin… Në procesin mësimor ata qenë në qendër të vëmendjes. I linin të lirë të vepronin e të zgjidhnin situata të vështira për ta. P.sh. fëmija eksploronte një dhomë të errët me elektrik dore ku mund të zbulonte gjëra që i pëlqenin atij. Ky eksperiment nuk është vetëm argëtues por edhe edukues se i jep, i zhvillon fëmijës elementet e para të eksploruesit. Ky proces edukimi duhet marrë shembull nga ne, dhe ku ka mundësi të zbatohet se është shumë i avancuar e tepër bashkëkohor për ekonominë e tregut. Ky proces edukimi kishte vijueshmëri edhe në nivelet më të larta të mësimdhënies si p.sh. në klasën e pare ku nxënësit i gjetëm duke bërë raketa kozmike. Ata kishin ëndrrat tona në duart e tyre. E unë dua t’i sjell këto ëndrra edhe në Shqipëri. E ne, së bashku me ta e njerëzimin e gjithë botës, të mund të fluturojmë në qiellin tonë të lire e të bëjmë realitet ëndrrat tona e të fëmijëve të mbarë botës. Në nivelin fakultativë vijonte i njëjti stil studimi. Për procesin e riciklimit ata kishin kosha ku mbeturinat hidheshin te klasifikuara sidomos ne kafeteri e mensa. Kudo ishte pastër e nuk pame gjëkund plehra; as edhe në qytet. Le të marrim më të mirat nga ky sistem arsimor i përparuar, në një vend me standarde të larta në çdo fushë të jetës. Të tregojmë që jemi qytetarë dhe të fillojmë procesin e riciklimit për plehrat tona, që po na hyjnë tek dera. Ju këshilloj që ta tregojmë veten si civilë, e të hyjmë në Evropë duke ricikluar plehrat tona e jo të bëhemi kosh plehrash nga të tjerët… Shpresoj që kjo dritare që po ju hap të jetë me perspektive për çdo shqiptar e arsimdashës.

5 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

PEDAGOGJI

Nga Novruz AHMETI, specialist në DAR të qarkut të Tiranës

Vendi dhe realizimi i punëve me shkrim në klasat e fillores
Vështrim nga disa dukuri të ndeshura në klasat e fillores në shkollat e qarkut të Tiranës dhe përvojë për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e tyre
Punët me shkrim në zgjidhje detyrash të ndryshme për kontrollin e aftësive të nxënësve zakonisht realizohen në detyrat e shtëpisë, në detyra të ndryshme kontrolli, duke përfshirë dhe testimet e thjeshta ose të plota, në riaktivizimin e njohurive e të aftësive të nxënësve për t’i përfshirë ata në mësimin e ri etj. Detyra me shkrim është në vetvete mjaft komplekse për mësuesin, pasi nxënësit duhet t’i jepet mundësia të shprehë individualitetin, të shfaqë formimin e përgjithshëm e të veçantë lidhur me temën e dhënë. Nga format ritreguese e përshkruese me kalimin e kohës rritet vështirësia, duke kaluar shkallëshkallë në punët me shkrim me karakter tregues, deri në punë me shkrim me karakter analizues, ku përfshihet qëndrimi i nxënësit ndaj një dukurie konkrete. Ndërsa punët me shkrim me elemente të karakterit krijues kanë një shtrirje më të ngushtë. Ato përgjithësisht përfshihen në elemente të punëve të tjera si thellim në kërkesën e dhënë për të interpretuar sipas vetë subjektit, pra të nxënësit. Si të tilla, ato po shërbejnë për përdorimin e formave ndërvepruese, ku në qendër të mësimit vendoset nxënësi. Kështu, p.sh., në klasën e parë, përgjithësisht, punët me shkrim krijuese kanë zënë vend në realizimin e temave të lira në vizatim, në krijimin e thjeshtë të një tipi probleme, në krijimin e shkrimin e teksteve të thjeshta me ndihmën e pyetjeve apo të kërkesave të drejtuara etj. Ushtrimi në punë të tilla me shkrim janë pikënisje që nxënësit të mësohen të shprehin shpejt e bukur mendimet e tyre për të treguar një dukuri a ngjarje që e kanë mësuar dhe të përshkruajnë aspekte të përjetuara nga një ndodhi me ndikim, nga ndonjë ngjarje në rajon a në botë, nga mbresat pas një vizite apo ekskursioni etj. Si burim për punë të tilla shërbejnë edhe veprimtaritë e planifikuara brenda kurrikulës ose ekstrakurrikulare. Për shembull, vizitat në muze, ekspozitat, ekskursionet për qëllime të ndryshme nuk planifikohen dhe kryhen thjesht vetëm për të shuar kureshtjen e nxënësve, por ato ndikojnë, në radhë të parë, në nxitjen e mendimit e të fantazisë së tyre. Kështu, për shembull, nxënësit e klasës së pestë duke njohur historinë e vendlindjes, gjatë një vizite në kala, mund të ndalen në figurën e Skenderbeut, në bëmat e tij dhe në rolin që ka luajtur dhe luan figura e tij në idenitetin kombëtar. Në përfundim të mësimit, mësuesja u mund të japë detyrë nxënësve të shkruajnë një ese të shkurtër për bëmat dhe figurën e Skënderbeut. Pra punët krijuese me shkrim fillojnë që në klasat e ulëta të shkollës dhe vazhdojnë gjatë gjithë viteve të shkollimit, gjithë jetën. Ato përbëjnë një nga momentet më të rëndësishme për mësuesin, për vetë nxënësin, për prindërit e më gjerë për të gjykuar për nivelin e formimit të nxënësit. Nisur nga rëndësia që kanë, mësuesi i përcakton punët me shkrim në përputhje me moshën e nxënësve, nivelin e kërkesat e programit mësimor. Realizimi i tyre kërkon edhe bazën e duhur materiale, përgatitje fishash për nxënësit, grafikë, diagrame, albume për tematika të ndryshme, tabela ilustruese etj. Mangësitë në aparatin pedagogjik, lidhur me punët me shkrim, kanë nxjerrë në pah një dukuri të dëmshme, që në disa raste e kemi ndeshur edhe në ndonjë shkollë, ku në klasat e fillores gjejnë përdorim edhe të ashtuquajturat fletore pune, të futura në shkolla nën ndikimin e tregut, të cilat janë jashtë kritereve të udhëzimeve të MASh-së dhe jo rrallë pa nivelin e duhur shkencor e didaktik. Mësuesi është i lirë në përzgjedhjen e lëndës të punëve me shkrim që ai ka planifikuar, sepse secili ka kushte e rrethana specifike, ka nxënësit e tij konkretë dhe formimin e tij individual. Një kriter mjaft me rëndësi që mbahet parasysh në përcaktimin e punës me shkrim është mundësia që i duhet dhënë çdo nxënësi për t’u shprehur lirshëm e natyrshëm. Siç doli në një veprimtari trajnuese me mësues, tematika për punët me shkrim përzgjidhet e hapur dhe jo e mbyllur për nxënësit, me shkallë vështirësi të tillë që të jetë e mundshme për t’u kryer, pavarësisht nga niveli i secilit. Kjo nënkupton që tematika e përcaktuar lidhet me përvojën mësimore e jetësore të mësuesve e të nxënësve. Edhe në këtë vështrim, ndeshemi me qëndrime të ndryshme. Përgjithësisht, mësuesit me formim tradicional, planifikojnë për punët me shkrim tematika të tilla, si: “Shkruani dy fjali për festat…”, “Shkruani këto vargje… (p.sh., “Ti Shqipëri me jep nder…”)”, “Tregoni duke shkruar një përrallë ose një fabul ku del zgjuarsia e trimëria e njeriut”, “Bëni një hartim të shkurtër për ndërtimin e kalasë së Rozafës sipas gojëdhënës” etj. Pra kërkesa mbetet te riprodhimi i njohurive. Ndërsa te mjaft mësues që janë përfshirë në punën me projekte, gjen kërkesa me tematikë të tillë ku kërkohet që nxënësi të përshkruajë, p.sh.: “Lojërat apo sendet e mia që pëlqej” (klasa I), “Një ngjarje interesante” (klasa II), “Personazhi apo shoku që pëlqej” (klasa III), “Ç’mendoj unë për shkollën, mjedisin, për një ngjarje të shënuar” (klasa IV), “Si e përfytyroj qendrën time të banimit pas 10-15 vjetësh” (klasa V) etj. Për sa u përket këtyre tamave, nxënësi ka mundësi të shprehet për ato që i kanë bërë më shumë përshtypje ( për klasat I – III) dhe për gjërat që kanë rëndësi për të e për shoqërinë (klasa IV-V). Përmes tyre nxënësi bashkërendon mendimet, dëshirat dhe formën e të shprehurit, të mësuara në shkollë me ato të përftuara natyrshëm në mjedisin shoqëror, në shkollë, familje e në bashkësi. Duke pasur këto mundësi nga trajtimi i temave të tilla, nxënësit i krijohen hapësira të shprehë më gjerë formimin e tij si subjekt. Duke u mbështetur në objektivat e përgjithshëm dhe tri nivelet kryesore të realizimit të tyre nga nxënësit e mirë, mesatar e të dobët, mësuesi përcakton qartë objektivat që synon të arrijë përmes çdo pune me shkrim. Për formulimin e tyre sipas klasave të fillores, mjaft mësues me përvojë nisen nga kriteret e mëposhtme: Klasa I: organizimi i informacionit që mesazhi të jetë i qartë; realizimi i një pjese të shkurtër përmes formave të thjeshta; përdorimi, respektimi i rregullave gjuhësore të mësuara etj. Klasa II: organizimi i ideve sipas një renditjeje logjike; përdorimi i fjalive që

ga vëzhgimet e kryera dhe nga prak tika, në klasat e fillores, një vend të rëndësishëm luajnë punët me shkrim. Në tërësi ato zënë rreth 40% të kohës së plotë të procesit mësimor në klasë dhe më shumë se gjysmën e kohës së përgatitjes së tyre nga nxënësit në shtëpi. Këto përqindje, për vetë natyrën e punës, janë edhe më të larta te nxënësit e klasave kolektive, ku në orën e mësimit mund të zënë edhe mbi 60-70% të kohës në dispozicion. Punët me shkrim janë pjesë përbërëse e të gjithë punës së pavarur të nxënësve. Përgjithësisht, pjesa e tyre më e madhe është dhënë në aparatin pedagogjik të tekstit të nxënësve. Por jo rrallë, nisur nga rëndësia që kanë, nga vrojtimet në shkolla të ndryshme të qarkut të Tiranës, si: Kamëz, Petrelë, Qesarakë, Paskuqan, Vorë, Mëzes-Kodër etj., mësuesit i përcaktojnë punët me shkrim në përputhje me moshën e nxënësve, nivelin e kërkesat e programit mësimor. Si të tilla, ato po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilisisë së mësimit, në rritjen në një shkallë të lartë të pavarësisë së nxënësve, duke nxitur të menduarit e gjykimin e tyre, duke i nxitur nxënësit për të vepruar në mënyrë krijuese etj. Për vetë kushtet e klasës dhe qëllimit që është paramenduar për orën e mësimit, në shkollat që përmenda, mjaft detyra e ushtrime për punët me shkrim përgatiten nga vetë mësuesit. Kjo ndodh edhe për shkak se në disa tekste mësimore ende aparati pedagogjik nuk ka gjetur përputhje me larminë që kërkon organizimi i mësimit me forma sa më frytdhënëse të karakterit ndërveprus në përshtatje me metodat e teknikat e reja, që kërkojnë realizimin tërësor të orës së mësimit, siç është modeli ERR etj., të cilat kanë gjetur zbatim nga shumica e mësuesve të fillores. Nga ana e përmbajtjes, punët me shkrim i kemi disa llojesh, duke filluar nga punët e thjeshta të karakterit kopjues, punët me shkrim të karakterit riprodhues, punët me shkrim në zgjidhje detyrash të ndryshme për kontrollin e aftësive të nxënësve, deri në punë me shkrim me elemente të karakterit krijues etj. Punët me shkrim të karakterit riprodhues zënë një vend të rëndësishëm në klasën e parë, sidomos gjatë orëve të shkrimit në abetare, në mësimin e numrave në matematikë, në kopjime tekstesh të ndryshme sipas kërkesës së përcaktuar, si, p.sh., kur u kërkohet nxënësve të kopjojnë me shkrim dore një tekst me shkrojna shtypi, kur shkruajnë kërkesat për një detyrë të dhënë etj. Si rregull, këto lloje punësh realizohen fill pas marrjes së njohurive të reja, pasi nxënësit njihen me grafinë e një shkronje, kur punojnë një fjali të thjeshtë, kur mësojnë grafinë e numërorëve etj. Në këtë rast, qëllimi i mësimit është të ushtrohen nxënësit në shkrim sipas modelit të dhënë. Po kështu, punët me shkrim të karakterit riprodhues vijnë duke u shtuar nëpërmjet rritjes së shkallës së vështirësisë edhe në klasat në vazhdim. Ato kanë të bëjnë me rikujtimin e një koncepti, me interpretimin dhe zbatimin e tij dhe, përgjithësisht, zhvillohen për të kontrolluar aftësimin e nxënësve, për të verifikuar a për të përforcuar njohuritë e dhëna, pra gjatë procesit të reflektimit. Ato zhvillohen edhe si element për t’i parapërgatitur nxënësit për mësimin gjatë evokimit etj.

N

përmbajnë emra, mbiemra, përemra, folje, ndajfolje etj.; rishikimi e përmirësimi i variantit të shkruar duke bërë qortimin e gabimeve; përdorimi aktiv i fjalorit të mësuar; zbatimi me saktësi i rregullave gjuhësore etj. Klasa III: rritja e aftësisë në shprehjen e pikëpamjeve dhe të qëndrimeve ndaj përvojave vetjake; organizimi i informacionit në paragrafë që shtjellojnë një ide bashkë me detajet përkatëse; përdorimi i fjalive më të plota, me domethënie; përdorimi aktiv i fjalorit etj. Në klasat IV dhe V realizohet komunikimi me shkrim nëpërmjet ideve dhe informacionit për një shumëllojshmëri qëllimesh, si: organizimi e zhvillimi i ideve duke përdorur paragrafët; përdorimi i fjalive të thjeshta, të përbëra e me struktura të larmishme; realizimi i formave specifike të të shkruarit, si : shkrimi humoristik, shkencor, historik, letrar etj.; qortimi e përmirësimi, veçanërisht në anën gramatikore; përdorimi me saktësi i fjalorit të përshtatshëm për këtë moshë etj. Brenda këtyre kritereve për secilën klasë mësuesi koncepton e shpreh objektivat që synon të realizojë përmes punëve me shkrim. E rëndësishme është që objektivat të vijnë duke i rritur kërkesat në të gjitha drejtimet për formimin gjuhësor, letrar e shkencor të nxënësit. Vlerësimin është një tjetër tregues i qartë i punës së nxënësit, e qartëson atë dhe e vë para përgjegjësisë. Veçanërisht në punët me shkrim ai është lehtësisht i kontrollueshëm, prandaj kërkohet e synohet që ai të jetë sa më i saktë dhe objektiv. Shprehja a nota me të cilën mësuesi vlerëson nxënësit, ka rëndësi si për dokumentacionin, ashtu dhe për nxënësit e prindërit, pasi këta të fundit mësojnë ku qëndrojnë arritjet apo mangësitë. Të mbahet parasysh, të gjitha punët me shkrim vështrohen nga mësuesi, por vetëm një pjesë e tyre vlerësohen për dokumentim. Për të lehtësuar vlerësimin e saktë në punët me shkrim, mësuesi mbështetet në dy momente: 1. Ç’pret të mësojë nga kryerja e detyrës së dhënë nga nxënësit e tij. Në këtë rast, mësuesi parashikon përgjigjet tipike të pritshme nga nxënësit e mirë, mesatarë dhe të dobët 2. Ç’mendon ai për secilin nxënës barazuar me punën me shkrim që ka bërë. Këtu ai gjykon për arritjet dhe nevojat e veçanta të çdo nxënësi krahasuar me të tria nivelet: nxënës shumë të mirë e të mirë, nxënës mesatarë dhe nxënës të dobët. Po kështu, me vlerë është praktikimi i punës me grupe në punët me shkrim. Në këtë rast bëhet kalimi i punës nga grupet e vogla tek e gjithë klasa. Këtu rolin kryesor e luajnë nxënësit. Ndërsa mësuesi ndjek punën e bërë dhe në fund paraqet çështjen duke e shkruar atë në tabelë, dhe jep shpjegimet e rastit. Si rregull, në tabelë shkruhen idetë e një grupi, ndërsa grupet e tjera japin mendimin e tyre të lirë. Në vijim, bëhet sistemimi i materialit, duke shmangur mangësitë. Punët me shkrim mësuesi i shqyrton në lidhje me të gjitha rubrikat dhe linjat e përmendura, si: arsyetimi, komunikimi, organizimi, aspekti teorik. Pra, si u trajtua më lart, punët me shkrim jo vetëm zënë vend të rëndësishëm në punën e shkollës, por ato luajnë po kaq rol të rëndësishëm në formimin e gjithanshëm të nxënësit si qytetar i ardhshëm në përshtatje me kërkesat bashkëkohore.

6 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

KULTURË
shpenzojnë shumë pak kohë për veshjen e tyre fare të thjeshtë dhe paraqitjen e jashtme, pasi studiojnë intensivisht për t’u bërë specialistë sa më të kualifikuar. Pedagogë të fakultetit të Sociologjisë të Universitetit “Friedrich Schiller” të Jenës në biseda të shumta që kam pasur me ta, veçanërisht në periudhën qershor-korrik 1998, herë pas here theksonin: “Studentët gjermanë që trashëgojnë nga familja firma të mëdha tregtare ose të prodhimeve të ndryshme, klinika të specializuara dhe të mirënjohura në Gjermani dhe në vende të tjera, studio ligjore të famshme, laboratorë kërkimorë, studio artistike të afirmuara në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar etj., përgjithësisht studiojnë më shumë, pasi ndihen më të përgjegjshëm për të çuar më përpara traditat familjare. Këta studentë janë më të disiplinuar, më punktualë ose më të përpiktë, vishen më thjeshtë dhe qëndrojnë më larg argëtimeve të tepruara të moshës dhe të veseve si konsumi i pijeve alkoolike, i lëndëve narkotike, rendja pas lojërave të fatit etj”. Kësisoj në shumicën e rasteve, thjeshtësia në veshje e paraqitjen e jashtme, punktualiteti e objektivat vetëkualifikues ambiciozë të studentëve gjermanë të ditëve tona funksionojnë simbolikisht si vitrina, prapa të cilave qëndrojnë tradita familjare dhjetëravjeçare e qindravjeçare veprimtarish ekonomike e politike, kulturore e shkencore me rëndësi rajonale, kombëtare dhe më gjerë. Veçanërisht gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit XX në Shqipëri u bë masive veshja e xhupve të bardhë nga vajzat e gratë, sidomos ato të reja. Simbolikisht veshja e xhupave të tillë tregon se këto vajza ose gra i kushtojnë vëmendje të veçantë pastërtisë, madje jo vetëm asaj fizike, por edhe pastërtisë shpirtërore, morale. Ndërkohë, në disa qytete të Italisë xhupi i bardhë shërben si simbol i identifikimit të prostitutave, të cilat e ushtrojnë këtë “profesion” në mënyrë ilegale. Veshja e xhupit të bardhë nga prostitutat në stinën e dimrit josh meshkujt për marrëdhënie intime, veçanërisht në mjedise të tilla si sheshe, parqe publike dhe sidomos në udhëkryqe me trafik të dendur autoveturash e kalimtarësh. Në gjuhën e përditshme thuhet se xhupat e bardhë në mjaft qytete italiane identifikojnë vajzat e semaforëve, ose më saktësisht, punëtoret e seksit.

Veshjet në dritën e simboleve të kulturave të ndryshme
Nga Prof. Dr. Zyhdi DERVISHI ërvoja tregon se kuptimet simbolike të veshjeve lidhen në mënyrë të qenësishme me përbërëse të tjera të kulturës. Sidomos gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të rinjtë dhe sidomos të rejat në qytetet e Shqipërisë i kushtojnë vëmendje të veçantë veshjes, përpiqen të kenë një garderobë të pasur, me veshje të modës së fundit, sa më cilësore dhe të përshtatura për çdo stinë të vitit. Për të siguruara veshje të tilla, mjaft vajza të reja, sidomos studente nga familjet e varfra, kursejnë me regjim të rreptë edhe paratë e ushqimit, madje disa prej tyre edhe shesin gjak. Në shoqërinë shqiptare janë mjaft të përhapura mendësitë se “bukurisë së rinisë, duhet t’i përgjigjet edhe bukuria e veshjeve”, se “mosha më e mirë për t’u veshur bukur është rinia”, se “në kulmin e moshës së rinisë njeriu duhet të vishet më bukur se në çdo periudhë të jetës”, se “bukuria e veshjeve duhet të shkojë te bukuria e rinisë” etj. Përgjithësisht në kulturën shqiptare, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, përkujdesi për një veshje sa më cilësore konsiderohet si respekt për veten, për miq e shokët, për të njohurit e deri për të panjohurit. Njeriu, që nuk i kushton vëmendjen e duhur veshjes qysh në vitet e rinisë, shikohet si demode qysh pa e nisur jetën. Me kalimin e moshës shqiptarët, madje edhe gratë, i kushtojnë gjithnjë e më pak kujdes veshjes. Shumica e pleqve dhe e plakave në vendin tonë kanë garderobë fare të varfër, me veshje përgjithësisht të prera e të qepura pa kujdes, me ngjyra të errëta, ndër të cilat mbizotëron kafja e sidomos e zeza. Ndërsa në kulturën gjermane simbolika e veshjes përgjithësisht funksionon në kahje të kundërt. Të rinjtë dhe të rejat gjermane, sidomos studentët përgjithësisht vishen fare thjeshtë, me veshje praktike që nuk i pengojnë të kryejnë detyrimet e jetës dhe të veprimtarisë së përditshme. Të veshurit thjesht e të rinjve gjerman, siç më kanë thënë në korrik të 1998-ës pedagogë të Fakultetit të Sociologjisë të Universitetit “Friedrich Schiller” të qytetit Jena, arsyetohet pak a shumë kështu: “Rinia është vetë e bukur dhe nuk ka nevojë të zbukurohet me veshje luksoze. Të rinjtë janë në atë moshë që duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë zgjidhjes së problemeve jetike si shkollimi solid, kualifikimi profesionial, afirmimi si sportist, artist, studiues etj”. Sipas mendësive të tilla, i riu ose e reja që i kushton vëmendje të veçantë pamjes së jashtme, veshjes nuk konsiderohet serioz, pasi për këtë ai merr në mënyrë të pajustifikuar “fonde” nga koha e veprimtarive kryesore si studimi, kualifikimi, puna etj. Kësisoj, përkujdesi i veçnatë për veshjen simbolikisht nuk tregon se e reja ose i riu gjerman ka më shumë respekt për veten ose për të tjerët. Përkundrazi, shpreh përpjekje të pamjaftueshme për të siguruar të ardhmen vetjake, për të realizuar detyrimet ndaj komunitetit, ndaj shoqërisë në tërësi. Përgjithësisht gjermanët nuk i konsiderojnë të përshtatshëm për të bashkëpunuar në projekte të vështira, afatgjata e serioze të rinjtë ose të rejat që pozojnë më shumë se ç’duhet para pasqyrës, duke rregulluar flokët, veshjen, pamjen e tyre të jashtme. Por, pasi dalin në pension përgjithësisht gjermanët i kushtojnë shumë vëmendje veshjes, paraqitjes së tyre të jashtme. Një përkujdes i tillë rritet në përpjesëtim të drejtë me kalimin e moshës, dhe synon të shprehë respekt për veten dhe të tjerët, duke korrigjuar në masë të konsiderueshme deformimet

P

trupore dhe në fytyrë, të shkaktuara nga plakja. Në shoqërinë shqiptare gardëroba e veshjeve të të rinjve, dhe sidomos e të rejave, simbolikisht shpreh në një masë të konsiderueshme hierarkinë shoqërore, ekonomike, politike e profesionale që është formuar dhe po konsolidohet në procesin e zhvillimeve demokratike dhe të ekonomisë së tregut që nga fillimi i viteve ’90 të shekullit XX e në vazhdim. Gardëroba shumë e pasur me veshje të shumëllojshme të modës së fundit, të prodhuara kryesisht në Itali, Francë etj., dëshmon simbolikisht se ata vetë dhe, në të shumtën e rasteve, prindërit e tyre janë biznesmenë, avokatë, mjekë të suksesshëm ose politikanë e nëpunës të niveleve të larta. Të rinjtë, që vijnë nga familje biznesmenësh, politikanësh ose profesionistësh të suksesshëm, jo vetëm dallohen qartë në veshje nga të rinjtë e familjeve të varfra, që përbëjnë shumicën dërrmuese, por edhe nga mënyra se si e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në argëtime të gjithfarëllojshme, përgjithësisht larg librave, larg përpjekjeve për të studiuar dhe për t’u aftësuar si profesionistë të së ardhmes. Sidomos biznesmenët interesohen për ecurinë e fëmijëve të tyre në shkollë të mesme ose të lartë pothuajse vetëm kur ata bëhen problem për çështje disiplinore ose përfshihen në ndonjë skandal.

Në situata të tilla biznesmenët përgjithësisht priren të komunikojnë fare shkurt me pronarët ose drejtuesit e shkollës së vajzës dhe, më së shpeshti të djalit, duke u shprehur pak a shumë në këtë mënyrë: “Për të po robtohem gjithë ditën dhe gjithë natën në punë. Vajza ose djali im ka para për të jetuar shtatë breza. Mjafton që vajza ose djali im të mësojë pak anglisht dhe përdorimin e thjeshtë të kompjuterit”. Kësisoj, një pjesë e konsiderueshme e biznesmenëve në Shqipëri nuk mendojnë dhe nuk kërkojnë që fëmijët e tyre të studiojnë intensivisht, të përgatiten si specialistë të mirëkualifikuar, të aftë për të zhvilluar më tej biznesin e trashëguar nga prindërit. Në shoqërinë shqiptare të ditëve tona nuk ka vijimësi, por ndarje rolesh ndërmjet brezash: biznesmenët përgjithësisht robtohen në punë për të siguruar sa më shumë fitime, ndërsa fëmijët e tyre në moshën e shkollimit të mesëm ose të lartë, në të shumtën e rasteve, i gëzohen bollëkut të të mirave materiale të krijuara nga prindërit, jetojnë pa kurrfarë kokëçarje, pa kurrfarë vizioni për të ardhmen e tyre vetjake, për të ardhmen e biznesit të tyre familjar. Ndërkohë, në shoqërinë gjermane studentët nga familjet e biznesmenëve të fuqishëm, të pronarëve të firmave të mëdha prodhuese, të profesionistëve të shquar si avokatë, noterë, mjekë etj., përgjithësisht

RISHPËRNDARJA E KUOTAVE TË PRANIMIT PËR SISTEMIN PART TIME
AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK DHE SPOTEVE
Nr 1 Programi i studimit Fizkulturë Shuma Kuota për program të parë 2 2 Kuota për program të dytë 1 1 Totali 3 3

UNIVERSITETI I ELBASANIT
Nr 1 2 3 Kuota për program të dytë 10 10 10 Totali 30 30 30 10 10 10 10 10 140 4 5 6 Programi i studimit Cikli i Ulët Cikli i Ulët Parashkollor Matematikë -Fizikë Punë sociale Administrim-Biznes Finance-Kontabilitet shuma 57 Kuota për program të parë 30 10 10 7 10 3 20 20 53 Kuota për program të dytë Totali 30 10 20 10 20 20 110

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Nr 1 2 3 4 5 6 7 8 Programi i studimit Menaxhim Agrobiznesi Ekonomi dhe P. Agrare Financë-Kontabilitet Agromjedis dhe Ekologji Vreshtari dhe enologji Inxhinieri pujesh inxhinieri përpunim druri Tek. Agroushqimore shuma Kuota për program të parë 20 20 20 10 10 10 10 10 110

UNIVERSITETI I SHKODRËS
Nr 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Programi i studimit Matematikë Fizikë Cikli i Ulët Cikli i ulët parashkollor Biologji-kimi Ad-Biznes Financë-Kontabilitet Turizëm Drejtësi shuma Kuota për program të parë 10 10 10 10 10 Kuota për program të dytë Totali 10 10 10 10 15 10 10 10 20 105

30

UNIVERSITETI I KORCËS
Nr 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Programi i studimit Gjuhë Letërsi Cikli i Ulët Cikli i Ulët Parashkollor Administrim-Biznes Finance-Kontabilitet Turizëm Marketing Menaxhim Agrobiznesi Hortikulturë shuma Kuota për program të parë 10 10 Kuota për program të dytë 15 kuota për program të dytë të cilat UK t'i shpërndajë sipas kërkesave në 9 programet e studimit të listuara në këtë tabelë Totali

50

5 10 10 10 20 55

5 25

UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS
Nr 40 1 2 3 4 5 Programi i studimit Cikli i Ulët Cikli i Ulët Parashkollor Histori -Gjeografi Administrim Publik Finance-Kontabilitet shuma Kuota për program të parë 20 15 10 10 10 65 Kuota për program të dytë Totali 20 15 10 20 20 85

UNIVERSITETI I TIRANËS
Nr 1 2 3 Programi i studimit Drejtësi Administrim-Biznes Finance-Kontabilitet shuma Kuota për program të parë 13 15 15 43 Kuota për program të dytë 160 35 35 230 Totali 173 50 50 273

10 10 20

Totali i kuotave të rishpërndara

756

7 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

MËSIMDHËNIE

Të dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim
Nga Fran GJOKA

hkolla është vendi ku procesi i të nxënit të jep kënaqësi, ose të paktën, konsiderohet si një përvojë pozitive. Në se të mësuarit aktiv, kritik e krijues bëhet i kuptimshëm dhe i rëndësishëm, atëherë nxënësit do të jenë më entuziast dhe ora e mësimit do të jetë aspak e lodhshme. Teknika e të pyeturit zë një pjesë të rëndësishme të procesit të sotëm mësimor. Mësuesi i mirë shtron si domosdoshmëri të pajisë veten me shprehitë e përdorimit të teknikave të të pyeturit për të qenë në gjendje që t’i përdorin ato sa herë që drejton pyetjet. Arsyet që mësuesit u bëjnë pyetje nxënësve janë të ndryshme nga ato të jetës së përditshme. E thënë ndryshe, rregullat e të folurit në klasë, janë të ndryshme nga ato jashtë saj. Ndodh që mësuesit u bëjnë pyetje nxënësve jo për t’i fituar njohuri për veten e tyre, por për të parë se çfarë dinë nxënësit. Mjeshtëritë e të pyeturit të sotëm, Nxënës të shkollës së mesme, Surrel, Tiranë mbeten në fokusin e mësimdhënies së suksesshme të mijëra mësuesve në rajone të ndryshme të vendit. Themeluesi i filozofisë progresiste Diuni ( Dewey) për mjeshtërinë e teknikës së të pyeturit efektiv shprehet “ Të dish të bësh pyetje si duhet, do të thotë të dish të japësh mësim. Arti i mësimdhënies varet nga mjeshtëria e përdorimit të pyetjeve, pasi ajo shërben si drejtim për ide të gjallë e të qarta, të nxit me shpejtësi imagjinatën dhe mendimin, gjë që të shtyn për veprim”. Në mësuesinë shqiptare ka plot që realizojnë pyetje të suksesshme, ku informojnë në mënyrë aktive përgjigjet dhe me këtë mënyrë shikojmë një përfshirje në procesin e të nxënit efektiv dhe suksesi i ndërtimit të pyetjeve varen edhe në intonacionin e zërit, theksin e fjalëve, përzgjedhjen bërë modele të fuqishme. Përmes vëzhgidhe rrugën me të cilën mësuesi i ndërton meve të kujdesshme që bën inspektoriati ato. Pyetjet kanë lirshmërinë e mënyrave dhe trajnim - kualifikimi, po nxënësit po të ndryshme dhe secila prej tyre mund të mësojnë se çfarë merret si më e rëndësishpërcaktojë në se pyetjet perceptohen nga mja në orët e mësimit, çfarë pritet prej tyre nxënësit. në të ardhmen dhe çfarë tip informacioni Do ta quaja pyetje të suksesshme qoftë do të diskutohet në orët e ardhshme. Këshmë shkrim ose me gojë, kur çdo formulim tu, duke bërë shkëmbime të ndërsjella të nxit të menduarit aktiv e të qëndrueshëm ideve për një mësimdhënie ndryshe e ka dhe që kërkon nga nxënësit një përgjigje bërë të mundur të zbulohen ato metoda sa më solide. Dhe në se ajo kërkon efektive që mësuesit i vlerësojnë më përgjigje në një përfshirje të nxënësve në shumë. Pra, forcimi i kontrollit të procesin e të nxënit tregon profesional- brendshëm në shkolla, rrit në rrugë të izëm, që me plotë gojë do ta quanim py- dukshme forcimin cilësorë. Po me gjithë etje të suksesshme. Fatkeqësisht prirja e impenjimin e shumë mësuesve përsëri disa mësuesve është që të drejtojnë pyetje orët e mësimit duhet të jenë më të përqentë nivelit të ulët se sa të një nivelit të lartë. druara në drejtim të komunikimit sa më Detyrimisht edhe përgjigjet nga nxënësit, transparent me nxënësit, ku dëshmojnë jepen përgjithësisht në përputhje me nive- se përgjithësisht flasin dhe pyesin mësueslin e tyre të dijeve. Nxënësit kanë nevojë it. Shikojmë mësues, që s’po i largohen për fakte në mënyrë që të japin mendime metodave tradicionale në mësimdhënie. të një niveli më të lartë. Kjo, jo vetëm se Për mësuesit e sotëm kjo përfshinë një është domosdoshmëri për një orë mësimi strategji e teknikë të specializuar e të planefektive, por ekzistojnë edhe avantazhe të ifikuar me kujdes, duke iu nënshtruar një tjera që mësuesi hulumton dhe mëson mbi përgatitje disa javore të tij. Sado autoritet faktet, siç është mësimdhënia e drejtë për e profesionalizëm të demonstrojë mësuedrejtë. Shikojmë mësues që përdorin py- si me pyetje të nivelit të lartë, fillimisht etje të nivelit të ulët , kjo vjen nga munge- duhet të rregullojë marrëdhëniet mësues sa e një impenjimi të brendshëm sistem- - nxënës. Kjo do të thotë që mësuesi duhet atik të tyre në shkollë, në drejtim të për- të administrojë si të bëjë pyetjet e duhura,

S

dorimit të strategjive të të pyeturit. Vetëm me një kualifikim të organizuar do të rritet teknika e të mësuarit efektiv në orën e mësimit. Lodhja disa orëshe në përzgjedhjen e pyetjes nga mësuesi është një mjet i fuqishëm për të nxitur e përkrahur zhvillimin e të menduarit kritik. Lloji i pyetjeve të drejtuara nga mësuesi kërkon krijimin e një mjedisi sa më optimal në klasë. Pyetjet që kufizojnë mendimin e nxënësve vetëm në riprodhimin e thjeshtë mekanik, bëjnë që fatkeqësisht nxënësit të besojnë se të menduarit e tyre është i tepërt. Pyetjet të cilat i fitojnë nxënësit, i bën ata të reflektojnë, të mendojnë, të rindërtojnë, të përfytyrojnë, të krijojnë apo edhe të peshojnë përgjigjen me kujdes. Të gjitha këto të marra së bashku ngrenë nivelin e të menduarit të nxënësit dhe u shtojnë kurajën se idetë e shprehura në orën e mësimit janë të farkëtueshme, jemi në një stad profesionalizmi në mësimdhënie. Kemi mësues që janë

gjithnjë pasi të ketë planifikuar detyrat e ardhshme. Vlen për t’u theksuar edhe të papriturat që dalin në procesin mësimor, ku shpesh s‘ka garanci në pyetjet e nivelit të lartë, detyrimisht do të çojnë në përgjigje të lartë nga nxënësit. Që të realizojmë pyetje efektive, kërkohet që mësuesit të inkurajojnë gjithnjë nxënësit për më shumë pyetje, të mësohen si të përdorin me efektivitet tekstet shkollore e materialet e tjera burimore. Për të arritur objektivat e dëshiruara, mësuesi duhet të shtojë materiale veç atyre që ofron teksti shkollor. Mundësitë për të bërë këtë janë të mëdha. Në dispozicion të mësuesve shqiptarë është dhënë një literaturë e bollshme burimore nga vendi dhe bota. Kërkohet vullnet, pasion e përkushtim për të hulumtuar e reflektuar në procesin mësimor të rejat e sotme të sistemit kurrikular. Ka ardhur koha për një autoritet e profesionalizëm më të madh që mësimin ta japim me pyetje të përqendruara, vetëm

kështu u bëjmë mirë nxënësve të krahasojnë, dallojnë, nxisin të tjerët për të nxjerrë shkakun e pasojën. Këto procese reflektuese janë sot vendimtare për zhvillimin e shprehive mendore, diagnostikimin e përparimin e nxënësve, për të përcaktuar nivelin e tyre fillestar, për të rekomanduar plotësim dhe pasurim të njohurive dhe shprehive. Të mos prisni ndryshim, të ndodhë brenda një dite mësimore, do të duhen javë e muaj për të përfshirë këto teknika të pyeturi në programin e zakonshëm të strategjive të sotme të mësimdhënies. Mësuesi i kujdesshëm duhet t’i bëjë mirë pyetje vetes. Faktet që po u jep nxënësve për mësimin lidhen me njohuritë e tyre të mëparshme. Në se kjo pyetje bëhet gjithnjë atëherë do të shmangen pyetjet që kërkojnë njohuri të panevojshme. Pyetjet e ndërtuara me kujdes nxisin transferimin e materialit të ri të mësuar në një situatë të re dhe të ndryshme. Këtu mësuesi mund të marrë në konsideratë e të vlerësojë një numër jo të pakët të përgjigjeve të ndryshme në nivel analize. Mësuesi duhet të mendojë edhe për përgjigje të papritura, por kjo nuk duhet të frenojë, por të jetë i përgatitur profesionalisht për ekzistencën e shumë përgjigjeve përsëri në nivel analize me

nxënësit. Kështu mësuesit i duhet të dëgjojë zërin e nxënësve, të nxitë moralin e tyre dhe t’i shtyjë më tej ata të kapen pas ideve. Ka mësues që tregohen të padurueshëm me nxënësit, kur ata u bëjnë pyetje. Afati pritës i të bërit pyetje dhe përgjigjes së nxënësit duhet të shkojë disa sekonda, por, nëse mësuesit rrisin kohën e pritjes, niveli i të menduarit do të rritet dhe numri i nxënësve në përgjigje përsëri do të dyfishohet. Ajo që mbetet e rëndësishme për mësuesin është përfshirja në pyetje shumëplanëshe. Kjo është mjaft frytdhënëse se nxit të gjithë nxënësit në diskutim masiv. Që të realizohet me sukses ky proces reformues i orës së mësimit, kërkohet t’i shmangemi thirrjes tradicionale të nxënësve me emër dhe të mbikqyrjes së atyre që e ndjejnë se mund t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve. Kur nxënësit mësohen me një diskutim të tillë idesh, ata do të jenë të etur për të shprehur lirshëm mendimet e tyre dhe të dëgjojnë idetë e të tjerëve. Kur nxënësit janë në këtë nivel, udhëheqja e diskutimit në klasë bëhet më e lehtë për mësuesin dhe më frytdhënëse për nxënësin. Mësuesi që çon në mësim vetëm një numër të kufizuar nxënësit të suksesshëm s’bën asgjë tjetër vetëm paraqet një veprim nxitës negativ te pjesa e shumtë e klasës. Kjo i bën të humbasin gradualisht interesin për mësimin dhe krijojnë gërryerje serioze të klasës. Ky kontigjent nxënësish të dobët në mësime ngurrojnë, mësuesit t‘i ndihmojnë gjatë përgjigjeve të pyetjeve duke u kushtuar vëmendje dhe jo të sillen ndaj tyre me nervozizëm. Në orën e mësimit, kërkohen të nxiten të gjithë nxënësit, duke u dhënë këtyre një mundësi të barabartë për t’u përgjigjur. Këtu kujtoj një thënie të urtësisë popullore” Asgjë nuk sjell suksesin, ashtu siç e sjellë atë suksesi vetë”. Së pari: Mësuesi kërkohet të jetë sistematik në përdorimin e skemave të ndryshme të të pyeturit. Së dyti: Mësuesi duhet të mendojë, që pyetjet të jenë të niveleve të ndryshme, në fillim më të lehtat e shkallë - shkallë më të vështirat. Kjo ndihmon mësuesin e nxënësin në ruajtjen e punës më nivele të ndryshme motivuese. Së treti: Aftësia dhe mjeshtëria e mësimit qëndron në dëgjimin e dy ose më shumë përgjigjeve dhe pasi bindet se nuk ka përgjigje nga nxënësit e tjerë, atëherë jep përgjigjet e planifikuara. Së katërti: Pyeten përsëri nxënës për riformulimin e përgjigjeve. Kjo mënyrë e të pyeturit krijon një situatë gjithëpërfshirëse në klasë, duke aktivizuar nxënës të tjerë t’i përgjigjen pyetjes së shokut të klasës. Së pesti: Seancat e të pyeturit në klasë, të jenë konstruktive, ku të respektohen mendimet e nxënësve, nxiten interesat e tyre dhe befasohen mendjet e tyre. Është shkrimi i dytë në llojin e tij, megjithatë, ka shumë teknika dhe strategji të tjera për të pyeturit efektiv, ku mjeshtëritë që përdor mësuesi i sotëm në hartimin e pyetjeve dhe trajtimin e përgjigjeve të nxënësve, janë të shumta, dhe larmia e pyetjeve do të jetë përsëri të pranishme, pasi ato janë pjesë e rëndësishme dhe e pandarë e mësimit.

8 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

VEPRIMTARI

Nga YZEDIN HIMA Drejtor i DAR-Berat 100 vjet më pare, pikërisht në vitin 1908 u hap shkolla e pare në gjuhën shqipe në qytetin e Beratit. Por mësimi i shqipes në mënyrë të fshehtë kishte kohë që kishte filluar. Që në mesin e shekullit të 19 në Berat qarkullonte abetarja e Naun Veqilharxhit. Më pas, ndoshta edhe për shkak të mjedisit të krijuar në familjet intelektuale të Beratit, shfaqen në këtë qytet atdhetarët e ditur Kostandin Kristoforidhi dhe Hasan Tahsini. Pas ardhjes së këtyre rilindasve, shtohet lëvizja për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe edhe në rrethin e Beratit. Këtë lëvizje e drejton një grup atdhetarësh si: Babë Dudë Karbunara, Mehmet Ali Vrioni e tjerë. Këtij grupi i shtohen edhe shumë atdhetarë të tjerë që punojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë si: Sotir Kolea, Jani Vruho, Sulo Resuli, Islam Vrioni, Llambi Guxhumani, Baki Gjebreja, Nezhet Vrioni e tjerë. Shoqëria lidhet me shoqëritë shqiptare të Stambollit e të Bukureshtit dhe, librat që dërgohen nga ato, i shpërndanë dorë më dorë edhe fshatrave djemtë beratas. Ende sot nuk është sqaruar nga historianët dukuria që Porta e Lartë, ndonëse me vështirësi, lejonte dhe toleronte hapjen e shkollave greke e rumune në Shqipëri, përndiqte dhe ndalonte rreptësisht shkollat shqipe. Qeveria rumune e kohës, duke parë se vllehët në Shqipëri ndiqnin shkollat greke, për t’i ruajtur këto pakica nga shkombëtarizimi, i kërkoi Portës së Lartë hapjen e shkollave rumune në Berat. Ambasada rumune në Stamboll bie në kontakt me Llambi Guxhumanin. Atdhetarët beratas e shfrytëzuan këtë rast. Ata qenë të vetdijshëm se nuk paraqiste ndonjë rrezik kombëtar kjo iniciativë e qeverisë rumune, ndaj e inkurajuan Llambi Guxhumanin të hyjë në marrëveshje me ambasadën rumune. Ata do ta përdornin këtë shkollë rumune si një strehë nga mund të propagandonin idetë kombëtare dhe të përhapnin shkrim-këndimin shqip. Marrëveshja përfundoi dhe shkolla e mesme rumune me një konvikt çelet në Berat tek shtëpia e Gjeçit, në lagjen “Alet”. Kjo ndodhi në vitin shkollor 1902-1903. Në këtë shkollë u regjistruan nxënësit nga vise të ndryshme dhe me besime të ndryshme. Këtu jepnin mësim: Llambi Guxhumani, i cili qe drejtor i saj; Babë Dudë Karbunara, Aleksandër Xhuvani, Sulo Resuli, dhe një apo dy të tjerë. Babë Dudë Karbunara jepte gjuhën italiane, por, i maskuar kështu, u mësonte nxënësve edhe alfabetin shqip. Në propogandimin e ideve kombëtare në këtë shkollë nuk mbeten prapa edhe mësuesit e tjerë. Nuk mund të vazhdonte gjatë jeta e kësaj shkolle, për arsye të mësimit fshehur në të të gjuhës shqipe. Drejtori i saj Llambi Guxhumani u arrestua dhe u dënua nga Porta e Lartë për veprimtari komplotuese kundër shtetit dhe shkolla u mbyll. Me gjithë përndjekjen që i bën qeveria turke alfabetit të shqipes, propaganduesit e ideve kombëtare dhe përhapësit e shqipes sa vjen e shtohen si: Gjergj H. Mihali, Isuf Haznedari, Baba Kamberi etj. Midis tyre kish edhe shumë të rinj nga qyteti dhe fshati si: Baktash Berberi, Todi Naska, Cene Nova, Gaq Vokopola, Muharrem Pobrati e tjerë. Po kështu shtohet edhe numri i atyre që e lexojnë dhe e shkruajnë shqipen, veç qytetit edhe nëpër fshatra si në Pobrat, Vokopolë, Paftal, Sinjë, Borgullas, Kapinovë e në shumë fshatara të tjerë, sidomos ku kishte teqe e bektashinj. Qysh në vitin 1906 apo 1907, tek Hani i Xheblatit, Babë Dudë Karbunara e ndonjë tjetër, fshehurazi, në një dhomë të hanit, u mësonin fëmijëve dhe të rriturve alfabetin shqip. Që në ditët e para të shpalljes së Kushtetutës turke në vitin 1908, patriotët beratas hapën një shkollë shqipe. Kjo ish-

100 VJET SHKOLLË SHQIPE NË BERAT
te e para shkollë shqipe që vepronte sheshit. Shkolla qe hapur në katin e fundit të një dyqani tre katësh të Muharrem Libohovës (Rulit), shkollë të cilën e drejtonte me entusizëm të madh Babë Dudë Karbunara. Këtë shkollë e frekuentonin 45-55 nxënës. Pa kaluar shumë ditë, më 4 gusht 1908, kjo shkollë shpërngulet tek shkolla turke e Muharrem Bishës,, përkundrejt xhamisë që sot është bërë atelje e Institutit të Monumenteve. Po në këtë datë hapet dhe një shkollë tjetër tek “Sahati” në lagjen “Muratçelepi”. Të parën e drejton Babë Dudë Karbunara e Sulo Resuli, të dytën Islam Vrioni dhe Kahreman Vrioni. Në këto shkolla, veç shkrim-këndimit, u mësoheshin fëmijëve dhe vjersha të Naim Frashërit, pjesë nga historia e Skënderbeut dhe këngë kombëtare. Ja se çfarë shkruan në ditarin e tij Babë Dudë Karbunara : “ 4 gusht 1908, e hënë, sipas kalendarit Julian, u hapën dy shkolla shqipe në Berat. U caktuan si mësues Gjergj Karbunara, Sulo Resuli, Islam Beu i Asllan Vrionit dhe Kahreman Beu i Sali Pashë Vrionit, Gjergj Karbunara dhe Islam Beu folën shqip secili në shkollën e tij, përpara autoriteteve e kryetarëve ushtarakë, kryetarëve fetarë dhe konsullit të Greqisë Mihail Seliniadhi dhe përpara gjindjes së panumërt muhamedanë dhe të krishterë. Pas dreke kësaj dite u tundën dhe këmbanat e Kishës së Shën Mitrit të lagjes Vakëfit, pas kësaj ngjarjeje të shquar të hapjes së shkollave shqipe. Kjo ditë është e shënuar në kronikat e qytetit Berat për këtë ngjarje të rëndësishme.” Ndërsa mësuesi Shyqyri Lakra kujton: “Klubi “Bashkimi” i furnizonte falas nxënësit me libra dhe përballonte gjithë shpenzimet e tjera të nevojshme. Veç kësaj, klubi kishte çelur edhe një sallë leximi në

cyan magenta yellow black

9 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

VEPRIMTARI

ndërtesën e tij, ku shkonin të rinj dhe burra për të lexuar gazetat e revistat në gjuhën shqipe, të cilat dërgoheshin nga kolonitë shqiptare. Shpenzimet për të gjitha përballoheshin nga kuotat dhe ndihma që jepte populli. Natyrisht, këto shpenzime ka qenë e vështirë për t’u përballuar. Për ilustrim po citojmë shkrimin e një gazete të asaj kohe nga një korrespondencë që ka nga Berati titulluar: “Shkollat shqipe”. “Në një letër që po marrim nga Berati, na thonë se në atë qytet, për të mbajtur të dy shkollat shqipe të çelura pas Kushtetutës, u mejtua të marrin vajgurin dhe ta shesin vetëm në një dorë, me këtë mënyrë do të linte 15000 grosh. Në anën tjetër, deshën që nga copë lëkurë, që nxirret jashtë, të merren 10 para, që edhe këto do të bënin nja 12000 grosh. Kjo punë po mejtohesh edhe mbase ish për të mirë, kur një urdhër i Valiut të Janinës, nga e cila varej Prefektura e Beratit, te Mytesarifi e ndaloi”. Nuk ka qënë e lehtë rruga e shkollës shqipe në Berat që nga dita e çeljes së saj deri më sot. Ende është e gjallë skena e turpshme e rrahjes së mësuesit dhe atdhetarit Babë Dudë Karbunara, pikërisht këtu në Mangalem, pas shpalljes së Pavarësisë, nga disa shqiptarë të shpifur që urrenin shkronjat e shqipes dhe kërkonin ato të Lindjes. Ende ndihet jehona e fjalëve të Babë Dudë Karbunarës, teksa e goditnin: “Këto plagë janë lule për mëmëdhenë.” Historia e shkollës në Shqipëri dhe posaçërisht në Berat është historia e luftës dhe e përpjekjeve të njerëzve mendjendritur dhe atdhetarë të këtij kombi. Pa këtë vuajtje dhe përpjekje sot nuk do të kishim qytetërim shqiptar. Në të gjitha kohët mësuesi në Shqipëri nuk ka patur fatin të jetë thjesht një profesionist, por më tëpër ka qënë një misionar, një misionar i qytetërimit dhe atdhetarisë. Nëse do të përmendja emrat e atyre mësuesve që shumëfishuan vetën e tyre të iluminuar gjatë këtij 100 vjeçari në gjeneratat e nxënësve në qytetin e Beratit dhe më gjerë, do të bija pa dyshim në gabim duke lënë pa përmendur, qoftë edhe një emër nga ata qindra e mijra. Sot shkolla është përfshirë nga një sërë reformash themelore, për t’iu përgjigjur tregut global të punës, për t’iu përgjigjur rrjedhave të integrimit në Europën e qytetëruar. Këto reforma e kanë modernizuar shërbimin arsimor, e kanë ngritur cilësinë e këtij shërbimi. Sot nxënësit tanë vozisin në autostradat e informacionit në internet, njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre në Botë, falë informatizimit të shkollave. Nderimin për mësuesin qeveria e zotit Berisha nga një slogan e ka materializuar në krijimin e kushteve të mira për mësuesit që nga transporti i tyre deri te rritja e konsiderueshme e rrogës deri te dyfishimi i saj në fund të këtij mandati. Ky 100 vjetor i shkollës shqipe në Berat është një rast i mirë për të kthyer vëmëndjen e qytetarëve të Beratit drejt shkollës si mundësi e mirë për të luftuar varfërinë dhe për të projektuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë si qytetarë të Europës së nesërme. Është rasti për të tërhequr vëmëndjen e biznesit drejt shkollës, për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të saj, siç ka bërë Reiffaisen Bank këto ditë me ndërtimin e mjedisit sportiv të shkollës së Mangalemit dhe ProCredit Bank për blerjen e qendrës së zërit për këtë shkollë. Është një rast i mirë për të tërhequr vëmëndjen e qeverisjes vendore drejt shkollës, si një detyrim ndaj votës së qytetarëve dhe si detyrë kryesore e veprimtarisë së përditshme. Është rast i mirë për të tërhequr edhe vëmëndjen e qeverisjes qendrore për investime të mëtejshme në infrastrukturën shkollore në Berat.

Një veprimtari interesante në Medresenë “Haxhi Mahmut Dashi”, Tiranë
Nga Demir OSMANI Kryetar i Shoqatës Qytetare të Sigurisë Rrugore dhe Ambientit ë rrugën e “Dibrës”, pranë një kryqë zimi gjëndet Medreseja “Haxhi Mahmut Dashi”, një shkolle 12 - vjeçare, që fillon nga klasa e 6-të deri në të 12-tën. Në këtë shkollë studiojnë 392 nxënës të shpërndarë në 14 klasa mësimore, raporti djem - vajza është 53 me 47 %. Midis tyre edhe nxënës shqiptar nga Maqedonia. Mësimet merren në gjuhën shqipe dhe angleze (lëndët matematikë, fizikë, kimi zhvillohen në gjuhën angleze), mësohet edhe gjuha turke dhe arabe. Në këtë shkollë ka dy drejtorë, njëri është shqiptarë, z. Hyqmet Patozi, (mësues e drejtues shkolle me shumë përvojë, mbi 40 vjet), i cili jep edhe lëndët gjuhë dhe letërsi shqipe dhe tjetri turk, nga Ankaraja z. Fatih Baxhi, i cili që më 28 gusht të vitit 2000, ka punuar në Shqipëri, fillimisht si drejtor i Medresesë të Cërikut dhe tani i Tiranës. Që të dy drejtorët kanë harmoni midis tyre, dhe e respektojnë njëri tjetrin në mënyrë të admirueshme. Ne na rastisi, që më parë të takohemi me z. Fatih Baxhi, drejtorin turk të Medresesë, i cili flet një shqipe të rrjedhëshme. Ai na dhuroi një mirësjellje mbresëlënse, duke na e bërë shumë të lehtë bisedën për të cilën u drejtuam. “-Para disa ditësh, - i thamë atij, - pranë shkollës tuaj një nxënësi të klasës së 6 - të i ndodhi një aksident rrugor. Dëmtimi qe shumë i rëndë, por fatmirësisht, Mustafai ( kështu quhej nxënësi që u aksidentua), qe jetëgjatë. Ai, pas tri ditësh në gjendje kome, u përmirësua, i shpëtoj jeta dhe tanimë, së shpejti, do të rikthehet përsëri në klasë. Duke kapërcyer rrugën për të blerë një fletore tek dyqani përballë, një mjet që po kalonte zvogëlon shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe lejon që Mustafai të kalojë, por pas tij vjen një mjet tjeter me shpejtësi, dhe e godet me shumë forcë në kokë. Fatmirësisht ndihma që u dha qe shumë e shpejtë, kujdesi i stafit mjeksor të spitalit “Nënë Tereza” qe shumë i madh, dhe profesionalish i lartë. Mustafai shpëtoj, por ne menduam të zhvillojmë një bisedë me të gjithë nxënësit e mësuesit e shkollës, për domosdoshmërinë e njohjes dhe zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Njëkohësisht dëshirojmë që shkollës tuaj t`i dhurojmë 100 manuale “Këshilla praktike për përdoruesit e rrugës”, ku jepen mësimet e nevojshme për të gjithë këmbësorët, e sidomos nxënësit e shkollave, për mënyrën si duhet të qarkullojnë në rrugë, si të interpetojnë sinjalistikën rrugore, që gjatë lëvizjes në rrugë të kemi jetën të sigurtë..”. Fatih Baxhit, i shëndritën sytë, na ftoj menjëherë në zyrën e tij dhe na falënderoj për këtë punë shmë humane që ne bënim. I shoqëruar nga sekretari i Shoqatës Qytetare të Sigurisë Rrugore dhe Ambientit inxhinjer Xhuvanaq Gjylameti, i dhuruam Fatihut nga një kopje të librave “Këshilla praktike për përdorusit e rrugës” dhe “Ekologjisti i vogël dhe një mijë e një veprimet e tij”. - Ju lutem, sa është detyrimi financiar për këtë punë që do të bëni? - na pyeti Fatihu. - Ju nuk keni asnjë detyrim, ne çdo gjë e bëjmë falas, e ndjejmë si intelektual dhe si prindër se njerzit, e sidomos fëmijët, duhen ndihmuar, - u përgjigj Z. Xhuvanaq Gjylameti. Me mbështetjen financiare të UNICEF dhe Raifessen Bank, - vazhdoi ai, - ne kemi botuar një kontigjent librash, të cilat i dhurojmë nëpër shkolla. Nxënësit,

N

që janë edhe fëmijët tanë, të mësojnë rregullat se si duhet të qarkullojnë në rrugë, e domosdoshmërisht t’i zbatojnë ato, që të kenë jetën e sigurtë. U rekomandojmë mësuesve, që në lëndën e Edukatës Shoqërore, të punojnë tema edukative nga librat e mësipërm, pasi ato ndihmojnë për të përmirësuar sjelljen tonë në rrugë dhe në komunitetin që jetojmë. Drejtori turk, pasi përcaktoi ditën dhe orën kur do të bëhet aktiviteti, na përcolli i ngazëllyer. Ishte e premte, datë 17 Dhjetor, kur së bashku me inxhinierët Gjuvanaq Gjylametin dhe Petraq Statobërdha, anëtar të Kryesisë të Shoqatës, me 100 copë libra dhe dhjetë postera hyjmë në oborin e Medresesë. Atje na prisnin të dy drejtorët. Takuam Fatihun, por edhe drejtorin shqipar Z. Hyqmet Patozi, një njeri

i qeshur, shumë aktiv, të cilit i shkëlqenin sytë nga mirësia dhe krenaria se, ja, qytetarët e Tiranës, inxhinier me përvojë në fushën e transportit vijnë dhe ndihmojnë për edukimin e të rinjve me edukatën rrugore. Salla ishte mbush plot. Inxhinier Xhuvanaq Gjylameti nisi t‘iu shpjegoi pjesëmarrësve disa nga rregullat kryesore që duhet të njohin e zbatojnë këmbësorët kur qarkullojnë në rrugë, si duhet të veprojnë në rast të një rreziku të mundëshëm dhe cilat janë disa nga rreziqet që i kanosen jetës së njerëzve në kushtet e sotme. Si specialist i emergjencave civile, ai e shtriu problemin edhe për reziqet e tjera si zjaret, tërmetet, etj. Më pas inxhinier Petraq Statobërdha, shpjegoi si duhet ta mësojnë e zbatojnë manualin “Këshilla praktike për përdoruesit e rrugës”, rreziqet që shkaktohen nga mos njohja e rregullave të qarkullimit etj. Shpjegimet u shoqëruan me pamje filmike të cilat e bënë komunikimin me auditorin shumë interesat dhe tërheqës. Nxënësit bënë mbi 40 pyetje, interesi për të ditur rregullat e sjelljes në rrugë dhe mjedise publike qe shumë i madh. Midis nxënësve dhe inxhinierëve u krijua menjëherë një lidhje e fortë shpirtërore, që kish në bazë nevojën për të mësuar sa më mirë rregullat e qarkullimit dhe dëshirës së inxhinierëve

për të shpjeguar sinjalistikën rrugore dhe rregullat e sjelljes së këmbësorëve me fjalë të thjeshta e mjaftë të kuptueshme. Një pjesë e pyetjeve kishin brënda vërejtjet që bëjnë të rinjtë si qytetar, për sinjalistikën rrugore, për mënyrën e drejtimit të automjetit nga drejtuesit e mjeteve në qendrat e banuara, për mënyrën si e kryejnë detyrën policia rrugore, për pamjaftushmërinë e punës së shkollave për përfshirjen e edukatës rrugore në edukatën shoqërore etj. Z.Hiqmet Patozi, që ndoqi me shumë vëmendje veprimtarinë, pasi na falënderoi për nismën e marrë, na kërkoi që të kontaktojmë më shpesh me stafin pedagogjik dhe nxënësit e shkollave, mundësisht këtë përvoj ta shtrimë edhe në shkolla të tjera. Më pas Z. Fatih, me manualin tjetër në dorë “ Ekologjisti i vogël dhe një mijë e një veprimet e tij”, na propozoj që në muajin janar, të zhvillojmë një veprimtari tjetër. - Unë e lexova me një frymë atë, - tha ai, dhe mendoj se është një perlë për edukimin qytetar të nxënësve. Jeni gjithmonë të mirëpritur në shkollën tonë. Më pas, siç është zakoni i mikpritjes të dy drejtorët me stafin e mësimdhensve na ofruan kafe. Bisedat rrodhën lirshëm, ne mësuam për vlerat shumë të mëdha të kësaj shkolle që drejtohet edhe nga një staf i mrekullueshëm mësimor - edukativ. Të gjithe nxënësit që kanë marrë maturën në këtë shkollë kanë përfituar të drejtën për të studiuar në universitete me emër në Itali, Austri, Angli, Turqi, në Amerikë dhe në U SH të Tiranës. Shkolla mban lidhje me gjithë studentët që e kanë mbaruar këtë shkollë, këtë lidhje e vazhdon edhe pasi ato mbarojnë studimet e larta e fillojnë punën. Shkolla organizon “ditën e ndarjes”, e gjithë shkolla përcjellë me një ceromoni shumë mbresëlënse nxënësit që mbarojnë këtu studimet dhe nisen për studime më të larta. Nxënësit më të mirë, çdo vit regjistrohen tek “Trungu i shkollës”, kështu është emërtuar ky libër, që realisht nuk është thjeshtë e vetëm një libër. Me moton “mbush kokën me dije, mbush zemrën me besim” shkolla ndjek në vazhdimësi vijueshmërinë e nxënësve të saj dhe repekton dhe nderon ato që kapin majat. Nga kjo shkollë janë disa nxënës të saj, që kanë fituar medalje ari (kanë kapur majat) në veprimtari shumë prestigjoze botrore si në fizikë, një ish nxënësi i saj, Ilirjan Dyrmishi, ka fituar çmimin më të lartë në botë në konkursin e zhvilluar në SHBA, në letërsi, ish nxënësia Adela Selimaj në konkursin e zhvilluar në Turqi, etj, etj. Largohemi nga kjo vatër e vërtetë e dijes, me një simpati për drejtuesit dhe stafin pedagogjik, por edhe me një lehtësim në ndërgjegjen tonë qytetare se, edhe ne, sot bëm diçka në dobi të komunitetit dhe mbrojtes së jetës së fëmijëve tanë.

cyan magenta yellow black

10 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

BOTA ARSIMORE

Ecja në truallin e mbuluar me akull
Përgatiti ALEKSANDËR BOJAXHI, Mjeshtër i Edukimit (lekaboja@yahoo.com) Tashmë kemi hyrë në stinën e dimrit dhe në një pjesë të mirë të territorit të vendit tonë nuk mungojnë mëngjeset, apo edhe ditët, me truall të mbuluar nga akulli. Ky fakt më shtyn të shkruaj këto pak rrjeshta për të kujtuar njerëzit që të bëjnë kujdes për mënyrën e ecjes kur u duhet të kalojnë në një truall të veshur nga akulli. Ecja jonë e zakonëshme është e tillë që kur kalojmë shputën nëpër truall, fillimisht ne vendosim thembrën në të dhe më pas e lëvizim këmbën në mënyrë të tillë që e kalojmë peshën në majat e gishtërinjve. Pra shputa e shtyn truallin duke kaluar nëpër të nga themra në majë. Duke i lëvizur këmbët njerën mbas tjetrës në këtë mënyrë ne bëjmë hapat të cilat na mundësojmë të shkojmë nga një vend në tjetrin. Sa më sipër e bëjmë pa përqëndrim të vemendjes në veprimet e përsëritura që kryejmë mbasi ecja është shprehi e lëvizjes sonë. Mirëpo kjo shprehi nuk punon kur lëvizim në truallin e mbuluar me akull. Nëse në truallin e mbuluar me akull do të ecim sikundër në truallin e thatë, ne do të rëshqasim dhe do të rëzohemi Si të ecim në truallin e mbuluar me akull? Nëse është e pamundur të anashkalohet trualli i mbuluar me akull, ose është e pamundur që të gjendet një shteg ku të ketë dëborë e jo akull, atëherë duhet të kihet parasysh sa ma poshtë: Së pari këmba nuk duhet të lëvizë, tek vendoset në truall, nga thembra në majë të gishtave, por duhet që shputa e këmbës të vendoset e tëra njëherësh (horizontalisht) në truall. Ndoshta kjo do duket si ecje e një roboti, por ja që kështu duhet: duhet të ecim me shputa. Dhe jo vetëm kaq: tek lëvizim, trupi duhet të përkulet fare pak përpara duke mundësuar kështu që qëndra e gravitetit të tij (d.m.th kërthiza) të çvensdoset ca përpara, ndërkohë që këmbët mbahen paksa të hapura.

SHËNIM I REDAKSISË
Një burrë fisnik, me trup atleti, i quajtur Aleksandër Bojaxhi, u shfaq në redaksinë e gazetës me një ndjesi të ëmbël dhe të ngrohtë dhe shprehu dëshirën për të sjellë në faqet e saj, një eksperiencë botërore, për shkollën dhe arsimin në përgjithsi, duke menduar se do të jetë kjo ndihmesë e tij, një dritare e vyer për mësuesit dhe lexuesit tanë. Në folderin e gazetës ai na ka dërguar një seri shkrimesh të tijat si mësues në vendim më demokratik të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe përkthime dhe ide të përzgjedhura më kujdes dhe dëshirë për ta para edhe vendin e vet me një arsim të atraktiv demokratik dhe të përparuar. Duke filluar nga ky numër ne do të sjellim në faqen e gazetës shkrimet e tij nën okeljon: Bota Arsimore, duke kërkuar që të bëjnë këtë gjë edhe të tjerë dashamirës dhe bashkëpunëtorë të gazetës.

Për çfarë të studioj?
Një shkrim për nxënësit të cilët përgatiten të ulen në auditoret e Universitetit, si dhe për edukatorët dhe prindërit e tyre.
Ky shkrim ka titullin si më sipër ngaqë është përgatitur së pari për nxënësit të cilët kanë synime për të vazhduar studimet e larta, me qëllimin e mirë për t’i ndihmuar që të zgjedhin për të filluar e vazhduar fakultetin e degën që përkon me aftësitë e tyre intelektuale. Ky shkrim është i vlefshëm edhe për këdo educator; edhe për prindërit, e veçanërisht për ata prindër të cilët mendojnë se fëmija e tyre duhet të dalë gjithë dhjeta në shkollë(!). Njëherësh besoj se, mësuesit si dhe kushdo në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart do të mësojnë nga ky shkrim, ngase njohuritë që u përcjell do u vlejnë mësuesve në procesin e mësimdhënies si dhe nxënësve në rrugën e shkollimit. Në jetën tonë shpesh na nevojitet të marrim vendime dhe nuk janë të pakta rastet që në marrjen e tyre nisemi nga ndjenjat, nga bota jonë emocionale, duke lënë mënjanë llogjikën për rastin. Nuk na mungojnë shembuj personalë që ilustrojnë faktin që edhe i vuajmë rezultatet e gabuara të vendimit (emocional) të marrë. Ky shkrim ndihmon që në marrjen e vendimit për edukim universitar të mbështetemi edhe në llogjikën e aftësive që kemi ndërtuar në jetë e në bankat e shkollës. Me raste, në jetë duhet të marrim edhe vendime të një rëndësie të veçantë. I tillë është rasti kur do të aplikojmë për të vazhduar studimet universitare apo pasuniversitare. Nuk janë të pakta rastet që ky vendim merret duke u bazuar tek dega që është në “modë”, ose tek të dhënat e tregut të punës, ose tek mundësitë që kanë të afërmit ose prindërit për të ndihmuar për të siguruar vend pune pas përfundimit të studimeve, etj. Unë do i quaj sa më sipër faktorë të jashtëm në marrjen e vendimit për studime universitare ose pasuniversitare. Ndonëse këta faktorë kanë peshën e tyre, mendoj se peshën më të madhe në marrjen e vendimit duhet ta kenë aftësia dhe prirjet e individit (nxënës apo student) për të qënë arritës në një fushë të caktuar të jetës. Ky material mundëson studentin e pritshëm që të mësojë se ku i ka anët e e tij/saj të forta e ku anët e dobëta të aftësive dhe prirjeve intelektuale. Kjo njohje e mundëson studentin e ri të zgjedhë degën që i përshtatet dhe për pasojë gjatë viteve studentore të ndjejë që dega e zgjedhur është e “lehtë”, ngaqë do të studjojë atë që e tërheq natyrshëm, nga brënda qënies së tij/saj. Kjo njohje e bën studentin më frytdhënës në studim dhe jetën studimore dhe në aspektin akademik më të gëzuar. Përgatiti: Aleksandër Bojaxhi

Dhe mos haroni! Hapat i bëni më të shkurtëra se në ecjen normale. Hapi i shkurtër siguron qëndrueshmëri në të ecur në çdo lloj trualli. Duart marrin rol të veçantë në ecjen në truall të mbuluar nga akulli, andaj ato duhet t’i kemi të lira, të veshura me doreza

dhe të mos i mbajmë në xhepa. Kjo sepse nëse rëshqasim apo humbasim sado pak ekujlibrin, ato në mënyrë instiktive lëvizin në mënyrë të tillë që të risjellin trupin në ekujlibër, ose kur rëshqasim dhe biem, ato mundet (madje duhet) t’i përdorim si amortizues të goditjes së trupit me truallin.

Gjithësia në ndryshim të vazhdueshëm

Përpjekje rreth origjinës së sistemit Tokë-Hënë

N

ë një qind vitet fundit, pikëpamjet mbi ndërtimin e Gjithësisë kanë pësuar ndryshime radikale. Akoma deri në fillim të shekullit të 20-të, Gjithësia trajtohej se nuk ka pasur fillim dhe se ka qenë gjithnjë e njëjtë. Ndërsa Anshtajni në ekuacionet e tij, futi një shtesë, të cilën e quajti konstante kozmologjike. Këtë e bëri sepse ai mendonte që bota kishte përjetësisht formë të pandryshuar. Më vonë këtë e njohu si gabimin më të madh të tij. Largimi i Galaktikave: Gjithësia e pandryshuar mbeti gërmadhë, kur astronomi amerikan Edwin Hubble në vitin 1929, zbuloi se të gjitha galaktikat largohen nga njëra - tjetra në mënyrë reciproke, pra edhe nga Toka. Është llogaritur se, për çdo pesë sekonda, vëllimi i Gjithësisë zmadhohet me një hapësirë të barabartë me atë që zë e gjithë Rruga e Qumështit. Shpërthimi i Madh (Bigbangu): Gjithësia ka pasur fillim. Kjo u deklarua në vitet 20-të të shekullit 20-të nga dy matematikanë të shquar, rusi Aleksandër Friedmann dhe holandezi Willem de Sitter. Lindi nga içi në eksplozionin e madh rreth 14 miliard vjet më parë. Gjithësia vrapon: Në vitin 2004, u vërtetua se Gjithësia jo vetëm zgjerohet, por po ashtu ajo vrapon përherë e më shpejt. Për ta shpjeguar këtë u pranua se e gjithë Bota duhet të mbushet me energji me veti antigravitacionale. Kjo, me këtë, do të mund ta zgjero nte Gjithësinë për herë e më shpejt. Tani për tani mungojnë provat për ekzistencën e kësaj energjie. Deri 5 vjeç nuk foli asnjë fjalë. Papritur një ditë tha: “Supa është e nxehtë”. Ai jetoi 77 vjeç. Kur vdiq i hoqën trurin për t`ia studiuar, ndërsa hirin ia hodhën në lumë. I dobët në mësime, i hutuar, me inteligjencë të lartë por edhe harraq i madh.

P

ërreth Tokës, si planet relativisht i vogël, qarkullon një nga satelitët më të mëdhenj të Sistemit Diellor. Kjo marrëdhënie e këtyre dy trupave lidhur me largësinë që kanë ndërmjet tyre bën që sistemi Tokë-Hënë të jetë një përjashtim në kuadrin e gjithë sistemit. Aktualisht, Hëna pas Tokës është trupi qiellor më i njohur. Ky objekt kozmik është studiuar intensivisht, veçanërisht këto dhjetëvjeçarët e fundit. Disa dhjetëra shkencëtarë amerikanë dhe sovjetikë, në misionet e tyre drejt Hënës, kanë grumbulluar një arsenal materialesh të gjerë e të pasur shkencor, ndaj të cilët më frytdhënës kanë qënë seria e misioneve “Apollo” që lidhen me zbritjen e njeriut në truallin e saj. Së andejmi, janë marrë thuajse 400 kg material shkencor, ndaj të cilit janë zhvilluar shumë eksperimente që lidhen me sizmikën e sipërfaqes, përhapjen dhe transmetimin e energjisë në sipërfaqe, dinamikën e lëvizjes orbitale të këtij trupi, të fushës gravitacionale, me ndërveprimet e sipërfaqes me erën diellore dhe shumë dukuri të tjera. Por, edhe pse ka kaq shumë njohuri, Hëna ka mundur të ruaj një të fshehtë më të madhe deri tani dhe kjo, nga që bashkëpunimi i përbashkët që lidhet me historinë e krijimit të saj ka munguar. Në Bazë të të dhënave të sjella nga misionet “Apollo” është përpunuar teoria e radhës së krijimit të Hënës e njohur : teoria e ndeshjes. Sipas kësaj, Hëna mundi të krijohet për shkak të ndeshjes së një trupi të madh me Tokën. Në se supozohet, se ndeshje nuk ka qenë qendrore, atëhere në sajë të ndeshjes një sasi e madhe materie të të dy trupave është hedhur në hapësirë. Më e rëndësishme ka qënë problemi në se Hëna ka mundur të formohet e palidhur me materien që qarkullon rreth Tokës. Ndaj një pyetje të tillë është dhënë përgjigja, më shumë se dhjetë vjet më pare në artikujt e botuar në revistën “Nature” të 25 shtatorit të vitit 1997, nga astronomët japonezë dhe amerikanë. Përgatiti: Xh.Manka

11 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

LISTË REKOMANDUESE

LISTË E PËRDITËSUAR REKOMANDUESE E LIBRAVE ARTISTIKË, STUDIMORË E PUBLICISTIKË, NË NDIHMË TË PROCESIT MËSIMOR PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE, SI DHE TË VEPRIMTARIVE EKSTRAKURRIKULARE NË SHKOLLAT E ARSIMIT BAZË DHE TË MESËM PËR VITIN SHKOLLOR 2008-2009
PËR ARSIMIN E MESËM Letërsi Shqiptare
Nr. 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 Titulli i librit Pjalmimi i luleve Palca e verdhë Pasqyra e lëndës Dueli Pas erës së re Vera pa kthim Dyer të paputhitura Poezi e zgjedhur Strabizëm Murgu i muzgut Meqënëse sytë Poezi Plakja e Santa Marijes Udhëzim për kapërcimin e detit Bilbila dhe thëllëza çame Nektari i shpirtit shqiptar Gjuha e zjarrtë Sheshi i unazës Libri i burgut Poezi të zgjedhura Poezi të zgjedhura Prekje lirike Dashuria e zezë Bregu i pikëllimit Franc Kafka i shkruan të birit Dritë që vjen nga errësira Atdheu është lakuriq Vilsoni dhe Genci Lirika Ridënimi Antologji e poezisë së re arbëreshe Hijet e natës Krastakraus ose Ra Berati Ekuinoks Autori Shtëpia botuese Mimoza Ahmeti Ora Luljeta Lleshanaku Onufri Ervin Hatibi Ora Agron Tufa Ora Preç Zogaj Ora Besnik Mustafaj Ora Halit Shamata Vëllezërit Tafa Koçi Petriti Naim Frashëri Arjan Leka Ideart Ilir Belliu Toena Parid Teferiçi Alef Skënder Sherifi Faik Konica Lazër Stani Eurorilindja Mehmet Kraja Toena Ibrahim Hoxha AIITC Antologji nga Ahmet Mehmeti Çamëria Kujtim Dashi Gjergj Fishta Zenullah Rahmani Eurorilindja Arshi Pipa Feniks Natasha Lako Toena Sabri Hamiti Onufri Ibrahim Rugova Konica Beqir Mysliu Faik Konica Teki Dervishi Rilindja Ridvan Dibra Toena Drita Çomo Onufri Trifon Xhagjika Naim Frashëri Sadik Bejko 55 Jorgo Bllaci Bllaci Fatos Lubonja Përpjekja Anton Nikë Berisha Mësonjëtorja Vedat Kokona Kokona Bilal Xhaferri Shoqata kulturore "Bilal Xhaferri" Moikom Zeqo Toena 45 46 47 48 49 50 51 52 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 87 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 Panairi i kotësive Uilliam Thekeri Naim Frashëri Tregimet e misterit Edgar Alen Poe OMSCA Poezi Edgar Poe Edgar Alen Poe Klubi i shkrimtarëve “Bota e re” Korçë Kur dashuronte Suani Marsel Prust Fan Noli Shtëpi kukulle Ibsen Argeta Dhe zotat vdesin një ditë Gijom Apoliner Ora Ballkoni i hapur Frederiko Garcia Lorka Toena Lirika Ivan Bunin Klubi i shkrimtarëve “Bota e re” Korçë Fjalët Zhan-Pol Sartër Fan Noli Duar të ndyra Zhan-Pol Sartër Fan Noli Një grua e dorëzuar Simonë dë Bovuar Naim Frashëri Dashnori Margaritë Dyra Dituria Mirëmëngjes Trishtim Fransuazë Sagan Afërdita Kujtimet e Adrianit Margaritë Jursënar Çabej Ylli endacak Le Klezio Albin Doktor Zhivago Boris Pasternak UEGEN Vjersha dhe poema Sergei Esenin Bllaci Poezi të zgjedhura Ana Ahmatova Mësonjëtorja e Parë Stacioni i vetmisë Brodski Arbëria Fati i Njeriut Mihail Shollohov Fan Noli Komedianët Graham Green Toena Saga e Forsajtëve Xhon Gollsuorth Omsca Tokë e shkretë Tomas Eliot, Ezra Paund, Uiston Oden Lidhja e Shkrimtarëve Portreti i Dorian Greit Oskar Uajld Toena Dublinasit Xhejms Xhojs Zenit Martin Iden Xhek London Ombra GVG Për kë bie kambana Ernest Heminguej Ombra GVG Dëborat e Kilimanxharos Ernest Heminguej Albas Një trëndafil për Emilinë William Faulkner Dudaj Fije bari Uollt Uitman Argeta-LMG Sula Toni Morrison Dritan Letër babait Franc Kafka Feniks Udhëtim në fund të natës Celine Zenit Shkëndija e jetës Remark Faik Konica Njeriu i Parë Albert Kamy Ombra GVG Mërgimi dhe mbretëria Albert Kamy OMBRA GVG Një tragjedi amerikane Teodor Drajzer OMBRA GVG Ujku i stepës Herman Hesse Dudaj Kështu foli Zarathustra Fridrih Niçe Plejad Tre shokë Erih Maria Remark Dituria Harku i triumfit Erih Maria Remark Dituria Tonio Krëgeri Tomas Man Naim Frashëri Novela Stefan Cvajg Dituria Ushqimet tokësore Andre Gide Botimet Erik Nderi i humbur i Katerina Blumit Hajnrih Bël ABC Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s Përg., përkth. E red. A. Klosi K&B Hija e erës C. R. Zafon Dituria Antologji e tregimit hispano amerikan të shek XX Dudaj Shakaja Milan Kundera Dituria Zoti President Miguel Asturias Naim Frashëri Zjarri i përditshëm Oktavio Paz Dituria Gjethurinat ... Gabriel Garcia Markes Naim Frashëri Alkimisti Paulo Coelho Toena Verbëri Jose Saramago Dudaj Vdekja dhe busulla Jorge Luis Borges Onufri Krenari dhe paragjykim Xhein Ostin UEGEN Një shëtitje e paharruar Nikola Sparks Bota shqiptare E bekuar qoftë mbrëmja jote Nagip Mahfuz Perla Viktoria Knut Hamsun Apollonia Tregime dhe novela Luixhi Pirandelo Dituria Eshtrat e sepies Eugenio Montale Indiferentët Alberto Moravia Argeta Ditar i Ana Frankut Anne Frank Dituria Varreza Danilo Kish Çabej Qielli pikon yje (Antologji e poezisë lirike botërore) Toena Në kështjellë Marjan Gryber Botimet 55 Hëna dhe gjashtë pens Samerset Argeta Antologji e poezisë bullgare Dudaj Antologji e poezisë ballkanike Revista “Anti” – Athinë Antologji e poezisë franceze Naim Frashëri Antologji e poezisë greke Naim Frashëri Antologji e poezisë italiane të shek. XIX-XX Plejad Antologji e poezisë italiane të shek. XX Elena Gjika Antologji e poezisë spanjolle Naim Frashëri Antologji e poezisë ruse Naim Frashëri Antologji e poezisë japoneze Naim Frashëri Bora Orhan Pamuk Skanderbeg book Ivo Andriç Tregime nga Sarajeva ABC Tri ginetë V. Woolf Dora D’Istria Dy novela Rruga për ne qytet Zërat e natës Natalia GinzburgDudaj Një ëndërr amerikane Norman Mailer Bota shqiptare Pasqyra e bojës Jorge Luis Borges Bota shqiptare Për ty nënë K. Burati, K. Bonamici Bota shqiptare (Vijon në faqen 12)

PËR ARSIMIN E MESËM Letërsi Botërore
Nr. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 9 10 11 13 14 15 16 17 18 20 21 22 23 24 25 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 Titulli i librit Epi i Gilgameshit Iliada Odisea Prometeu i lidhur Bretkosat Tragjeditë Gjylystani dhe Bostani Shahnameja Masnavi Manavi Libri i këngëve Rubairat Hamleti Otello Sonete Sidi Gargantua Mizantropi Kopraci Borgjezi fisnik Kandidi Oda dhe Balada Vuajtjet e djaloshit Verter Robinson Kruzo Lirika Viti 93 E kuqja dhe e zeza Xha Gorjoi Zonjusha Perlë Tregime të zgjedhura Poezi Poema Ana Karenina 14 novela Kujtimet e një gjahtari Net të bardha Shënime nga shtëpia e të vdekurve Shpirtra të vdekura Tregime dhe novela Lirika Vjersha dhe poema të zgjedhura Kënga e Hajavathës David Koperfild Shtëpia botuese Naim Frashëri Homeri Dituria Homeri Dituria Eskili Logoreci Aristofani Logoreci Sofokliu Naim Frashëri Saadi UEGEN Firdusiu Perla Rumiu Saadi Shirazi Françesko Petrarka Lidhja e Shkrimtarëve Omar Khajam Argeta Shekspiri Argeta Uiliam Shekspir Argeta Uliam Shekspir Plejad Kornej Argeta Rabelais Sokol Molieri Argeta Molieri Argeta Molieri Argeta Volteri Naim Frashëri Johan V. Gëte Naim Frashëri Johan V. Gëte Argeta LMG Daniel Defoe Ideart Leopardi Argeta Viktor Hygo Dituria Stendal Dituria Honore de Balzak Argeta Gi de Mopasan Dituria Klasikë francezë Naim Frashëri Stefan Malarme Ombra GVG Lermontov Argeta Lev Tolstoi OMSCA Anton Çehov Neraida Ivan Turgeniev Naim Frashëri Fjodor Dostojevki Feniks Fjodor Dostojevski UEGEN Nikollai Gogol Onufri Nikollai Gogol Naim Frashëri Hajne Argeta Mihai Eminesku Naim Frashëri LongfellouPërkth. S. Luarasi Migjeni Çarls Dikens Kokona Autori

12 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

MËSIMDHËNIE

Nga LUAN MYFTIU shkolla ka sot për Megjithëseharmoniziminbërëreformës paríme të mëdha, thellimi i së saj kërkon edhe më të

mirë të vullneteve mësimdhënëse e mësimnxënëse të procesit arsimor. Këtu doemos hyn edhe përpjekja për ta lehtësuar atë nga verbalizmi. Shkolla moderne nuk është dhe nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Nxënësit e saj nuk përgatiten për të qenë “robotë”, as mësohen dhe edukohen vetëm për të kënaqur kërkesat e intelektit të tyre, a vetëm për ta shijuar më bukur jetën e vet. Duke qenë institucion shtetëror, në radhë të parë, shkolla ka synime madhore sociale. Mjafton fakti që ajo shërben edhe për të plotësuar kërkesat në rritje të tregut të punës, për të kuptuar se sa e gjerë është gama e misionit të saj. Lehtësimi i mësimdhënies nga verbalizmi ( këtu fjala është kryesisht për arsimin e mesëm, të lartë !) nuk do të thotë që mësuesi të rrijë gojëkyçur, por as edhe që niveli i njohurive, apo edukimi i tyre me shije të larta estetíke, të bien në një nivel më të ulët. Jo! Përkundrazi! Duke u lehtësuar nga verbalizmi, shkolla synon të arrijë të bëhet një lloj “trampolíne”, nga e cila nxënësit të dalin në jetë me një etje edhe më të madhe për të nxënë vazhdimisht. Po si mund të nxitet kjo dëshirë më e madhe për dije, kur që në shkollë ne bëjmë që nxënësi të mos e gëzojë lumturínë e moshës së vet ? Si mund të bëhen nxënësit kërkues gjatë gjithë jetës, nëse ai qysh në shkollë nuk e ka ndierë gëzimin e realizimit të intelektit të tij ? A ka gjë më frymëzuese, se sa kur shkolla bëhet vend haréje intelektuale për çdo fëmijë? Nuk duhet lejuar kurrë që shkolla jonë e re të jetë një “kafaz”, ku nxënësit të mbyllen për t’u bërë të aftë ta kuptojnë më mirë botën që i rrethon. Nuk duhet të jetë ajo një vend, ku nxënësi të mërzitet. Jo! Shkolla e epokës së internetit, e kohës kur njeriu mëson ngado që të hedhë sytë, kërkon doemos që ajo të jetë edhe ambienti më i këndshëm, më gazmor, i tillë që ta shtojë lumturínë e brezave që rriten në të. Prandaj është e nevojshme që mësuesit të jenë vazhdimisht në kërkim të formave e metodave,

që e lehtësojnë të nxënit, pa prekur aspak bagázhin e nevojshëm të njohurive shkencore, apo normat e nevojshme morale, që duhet të fitohen nga nxënësit prej saj. Nuk ka pse të mos bëhet tërheqëse shkolla për të gjithë nxënësit. Sidomos kur kjo varet kryekëput prej mësuesve, prej marrëdhënieve të tyre me nxënësit, prej mënyrave të mësimdhënies, prej lehtësimit të ngarkesave të tepërta. Dhe sidomos, kur kjo atmosferë lidhet me lehtësimin e mësimdhënies nga verbalizmi e memorizími, nga shmangia e akademizmit të tepruar dhe nga futja e shkollës në sferën e formimit të nxënësve me aftësí të tilla, që t’ia bëjnë atij të mësuarit një nevojë, si gjithë nevojat që ka truri dhe shpirti i çdo njeriu normal. Se është një lloj “vrasje” që i bëhet natyrës së nxënësit, nëse asaj nuk i jepet në mënyrë të këndshme “ushqimi” i nevojshëm. Nuk janë aq të pakët ata që kanë kaluar më vonë një lloj “krize”, kur energjitë e dhuruara nga natyra i kanë harxhuar kot, a duke iu kushtuar ca pasioneve të “varfëra”, të cilat i kanë penguar të realizonin veten. Kjo ka ndodhur, edhe kur shkolla nuk ka mundur të zgjojë te nxënësi ato gëzime të larta, që jep ndriçimi i intelektit. Se natyra ka kufijtë e saj, ambiciet dhe realizimet e saj të nevojshme. Veçse ajo nuk pranon as teprímet. Nuk pranon natyra njerëzore të tallesh me vlerat, aftësítë dhe kapacitetin e saj. Nuk lejon ajo që ta konsumosh, duke i dhënë pa pushim “ushqime intelektuale” të tepërta e të panevojshme, të cilat ajo ia siguron vetes pa shumë përpjekje. Kjo do të krijonte atë “obezitetin” e dëmshëm për shëndetin mendor të një njeriu normal. Sepse “natyra” mërzitet, nëse nuk ia ndriçon me sa më pak fjalë errësirat e pavetëdijes së saj. Kur ia mohon asaj atë dritë, që i jep entusiazmin e një zbulimi të beftë prej vetë energjive të saj. Dihet që gëzimet e larta intelektuale e nxisin etjen për dije, e cila, nga ana e vet, nuk duhet ta mbyllë ciklin e saj kurrsesi deri në fund të shkollës. Verbalizmi prodhon monotoní, cektësí dhe indiferentizëm. Dhe merret me mend që këto nuk premtojnë dashurí për dije, përkundrazi, e mbyllin mësimdhënien si

PËRSE DUHET LEHTËSUAR NGA VERBALIZMI MËSIMDHËNIA
në një rreth vicioz. Nëse e ngarkojmë mësimin me shpjegime të tepërta, të panevojshme, padashur, rrezikojmë që nxënësit tanë të mos kuptojnë thelbin e fenomenit; të mos rrokin intuitivisht atë mekanizmin e depërtimit në të “fshehtat” e ligjeve të natyrës. Atëherë vjen apatía, mosinteresími dhe ai trishtim sistematik, që e bën shkollën vendin e një lloj “torture” intelektuale. Ç’duhet të bëjë në këto raste një mësues i formuar ? T’i braktisë nxënësit në fatalitetin e trishtimit fatal, që ka prodhuar vetë ? Apo t’i ndihmojë që ata t’i kushtohen dijes, aq sa nxënësve ua kërkon kapaciteti i energjive të intelektit të tyre ? Prandaj, nuk duhet kurrsesí ta mbingarkojmë me gjëra të panevojshme trurin e fëmijës. Nuk duhet t’ia bëjmë atij të lodhshëm, të painteres, apo të papërballueshëm shkollimin. Nuk duhet t’i krijojmë atij vështirësí suplementare, që e pengojnë atë për t’i fituar njohuritë në mënyrë sa më tërheqëse. Prandaj, pa ulur kërkesat rigoroze të shkollës për arsimímin dhe edukimin e nxënësve, është e nevojshme të mbahet parasysh edhe ngarkesa e tyre e arsyeshme, lehtësimi i mësimdhënies; bërja e saj në mënyrë sa më të këndshme. Madjé, aq sa atyre t’u krijohen ato shtysat e thella të dashurisë së përjetshme për dije. A nuk kemi ne mundësi t’i bëjmë kështu nxënësit tanë të kenë etje dhe dashuri për t’u vetëmësuar gjithë jetën? Sot po krijohen mjete të tilla të pakufizuara për t’u vetarsimuar, sa do të ishte një “krim” sikur ne të mos i shfrytëzonim në masën që duhet ! Nëse nxënësve u japim njohuritë e domosdoshme, bashkë me mekanizmin për të ecur ata vetë në fushën e dijes ku kanë prirje; nëse u “ndezim” atyre pasionin për të nxënë vetë vazhdimisht e nga gjithçka, atëherë ne i kemi dhënë shoqërisë një kapital të paçmuar intelektual, sepse kemi përgatitur breza që në të ardhmen do të investojnë në shoqërí energji të pashtershme intelektuale. A nuk është truri i njeriut një nga ato pasurítë e paçmueshme, pa të cilat e ardhmja inteligjente e shoqërísë nuk mund të përfytyrohet ? Prandaj, mënyrën e kujdesshme të kultivimit të trurit të fëmijëve tanë e kërkon koha, e lyp zhvillimi i

vrullshëm i teknologjive të përparuara. Epoka e internetit po na bind qysh sot për këtë. Por kjo është bërë dhe një nevojë e vetë njeriut, që jeton në këtë kohë. A duhet të qëndrojë në vend shkolla jonë ? Jo! Ajo, së pari, duhet t’u ngulitë nxënësve bindjen se dituria është pasuria më e çmuar për njeriun. Të gjithë mësuesit kanë nisur të binden qysh sot se sa i nevojshëm është lehtësími i mësimdhënies prej verbalizmit dhe memorizimit të lëndëve mësimore, të cilat rrezikojnë kështu të mërzitin edhe nxënësin më të mirë. Sikur gjysmën e energjive që harxhojnë sot ata që mbarojnë shkollën, p.sh. për llotot dhe lojrat e fatit, bilardo, domino e tj., t’i shpenzojnë për të lëçitur në faqet e internetit, për t’u thelluar në fushat e shkencave, ku kanë prirje, shumë shpejt secili ( mësuesit dhe nxënësit ) do të bindeshin se sa mirë do të kishte qenë sikur edhe më héret të ishin lehtësuar orët e mësímit nga verbalizmi, a memorizimi i tyre. Nuk duhet patur frikë se kështu ulet interesi i nxënësve shumë të mirë në mësíme, të cilët janë një tjetër pasurí e çmuar e shoqërisë. Jo! Metodat e reja, që po futen me shpejtësí në shkollat tona, nuk krijojnë asnjë “ngërç” për “ekselantët”, të cilët sot, kur nxënësi është vënë në qendër të procesit mësimor, janë të shpenguar të bëjnë argumentime të thelluara, të cilat mund t’ia kalojnë edhe atyre të një mësuesi të zakonshëm. Pra, duke hequr dorë përfundimisht nga bindja e gabuar se nxënësi është dhe do të mbetet gjithë jetën ai që formohet vetëm nga fjala jonë, secili mësues duke u trajnuar për metodat e përparuara, vetiu do ta organizojë punën e vet, në mënyrë që nxënësin ta shohë edhe si subjek, i cili do të vetëmësohet, madjé me dëshirë edhe gjithë jetën. Kjo nuk e thjeshton, por e bën edhe më të vështirë (gjithsesí më të bukur!) punën e çdo mësuesi në shkollë. Nuk është e lehtë të realizosh sot në praktikë një qëllim kaq të lartë e fisnik, të cilin e kërkon zhvillimi shoqëror, intelekti i njeriut, sfidat e reja të jetës në një shoqëri të lirë, e cila po vrapon për t’u integruar sa më heret e me sa më shumë dinjitet në Europën e Bashkuar !...

LISTË E PËRDITËSUAR REKOMANDUESE E LIBRAVE ARTISTIKË, STUDIMORË E PUBLICISTIKË, NË NDIHMË TË PROCESIT MËSIMOR PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE, SI DHE TË VEPRIMTARIVE EKSTRAKURRIKULARE NË SHKOLLAT E ARSIMIT BAZË DHE TË MESËM PËR VITIN SHKOLLOR 2008-2009
(Vijon nga faqja 11) 128 Atentati 129 Një jetë e qetë 130 Mos e vrit bilbilin 131 Poezi origjinale dhe përkthime 132 Gjurmë karmike 133 Zorba 134 Shtëpia e Shpirtrave 135 Gjuetari i Balonave 136 Kolombreja 137 Thuaj zemrës po 138 Shtëpia e gjelbër 139 Gjëmimi i malit 140 Romani i një të pafati 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 Jetë paralele Jetë njerëzish të shquar të lashtësisë Bethoveni dhe Revolucioni francez Historia e Skënderbeut Mendimi kritik letrar shqiptar Vepra Vepra Publicistikë 1,2 Gjuha e perëndive Rindërtimi i fuqisë shpirtërore Sa kam shpirt kam shpresë Ese Edit Durham Kritika Herry Mulisch K. Oe Përkth. N. Lera Harper Lee Nonda Bulka Eliot Weinberger N. Kazanzaqis Isabel Allende Kholeid Hossein D. Buzzati Susana Tamaro Mario Vargas Llosa Jasunari Kawabata Imre Kertész Plutarku Plutarku Fan Noli Fan Noli Ndriçim Kulla Branko Merxhani Krist Maloki Zef Valentini Aristidh Kola Isuf Luzaj Jovan Basho Zef Pëllumbi Brenga e Ballkanit Arshi Pipa Dituria Dudaj Edu ALBA Argeta Ideart Albin Dituria Omsca Naim Frashëri Çabej Dudaj Dudaj Dudaj Logoreci Naim Frashëri Naim Frashëri Naim Frashëri Plejad Plejad Plejad Plejad Plejad Ombra GVG Ombra GVG Botimet 55 Miqtë e Shqipërisë Princi 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 41 42 Për Migjenin Arshi Pipa Rrno vetëm për me tregue At Zef Pllumi Publicistikë 1,2 At Zef Valentini Ligji i maleve shqiptare At Zef Valentini Autobiografia e popullit në vargje Ismail Kadare Eskili, ky humbës i madh Ismail Kadare Udhëtim në kështjellat ilire Neritan Ceka Një miqësi evropiane Luan Starova Nata para apokalipsit Kasëm Trebeshina Mitologjia greke M. A. Kun Mbi edukimin estetik Fridrih Shiler Dashuri të dëmshme M.R. Parsi Gjuha e harruar Erik Fromm Tre mjeshtrat Balzak, Dikens, Dostojevski Stefan Cvaig Seksi i dytë Simonë de Bovuar Bota e Sofisë Gardner Udhëtime letrare Nasho Jorgaqi Mbi letërsinë dhe artet Frojd Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit E.Çabej Pesë leksione për psikanalizën Frojdi Bota e një djali kryengritës Ismet Toto Shqipëria dhe shqiptarët Jacques Bourcart Lindja e tragjedisë Niçe Studim për poezinë arbëreshe Anton Nik Berisha Shënime letrare Mitrush Kuteli Leksione xhepi për gjuhën Kristina Jorgaqi Eqerem Çabej dhe kultura shqiptare Si dhe përse të lexojmë Harold Bloom Revista "Mehr Licht" Revista "Aleph" Princi Botimet 55 Plejad Plejad Onufri Onufri Migjeni Onufri Feniks Toena Plejad Plejad Dituria Argeta Logos Çabej Onufri Albas Fan Noli Çabej Dritan Arbri Dituria Uegen Mësonjëtorja Grand Print Dudaj Universiteti i Gjirokastrës Dudaj

STUDIME, PUBLICISTIKE

13 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

OPINION
tueshme që jo të gjithë aktorët e PME kanë interes për të njëjtët lloje të dhënash/informacioni. P. sh. mësuesit duan ato të dhëna që çojnë në rritjen e frekuentimit të shkollës, me qëllim rritjen e performancës së punës së tyre. Prindërit duan të dinë më shumë për progresin e shkollës, si menaxhohen burimet, si përgatit ajo për të ardhmen, kualifikimin e mësuesve, kushtet e shkollës, rezultatet e vlerësimit, siguria e nxënësve, braktisja e etj Pra, bëhet fjalë për këndvështrime të ndryshme në përputhje me interesat. Sistemet e përgjegjshmërisë duhet të japin atë informacion me qëllim që prindërit dhe komuniteti të kryejë sa më mirë detyrën e tyre: inkurajimin, motivimin e fëmijve të tyre dhe ndërveprimin me personelin e shkollës. Në të tre llojet e përgjegjshmërisë nëpërmjet dhënies llogari kërkohet të gjendet mbështetje për veprimet e objektivat e secilit. Madje do të shtonim se përgjegjshmëria, nga ana e saj i motivon më tej mësueësit për arritjene tyre. Në një vlerësim të përgjithshëm thuhet se këto tre lloje përgjegjshmërie nuk janë të “ndara me thikë”. Në raport me njëra tjetrën ato paraqiten të ndërthurura dhe kushtëzuese, por edhe dallohen, nga pesha specifike dhe vendi që zenë në një moment dhe për një veprimtari të caktuar. Për më tepër ato nuk zëvëndësojnë dhe nuk të eklipsojnë njëra tjetrën. Në rastin e sistemit arsimor vërehet se mësuesit dhe drejtuesit e arsimit e gjejnë veten të përfshirë në të tre llojet e përgjegjshmërisë në përpjekje për balancimin e kërkesave të secilës prej tyre (duhet pranuar që shpesh elementë të veçantë të tyre edhe konfliktohen – siç mund të jetë ndërmjet përputhjes me rregullat dhe arritjeve të nxënësve) porn ë përgjithësi ato plotësojnë njëra tjetrën (siç mund të jenë normat profesionale me përputheshmërinë me rregullat dhe rezultatet e nxënësve, etj) Në ilustrim të kësaj ideje mund të përmendim se një nga dimensionet e punës në kuadrin e decentralizimit është mobilizimi i burimeve vendore dhe vënia në shërbim të shkollës dhe mësimdhënies. Një nga kushtet e suksesit është dhënia llogari për efektivitetin dhe mënyrën e shpenzimit të tij. Dikur mendohej se nga shkolla do të përfitojë më shumë ai që ka mundësi ekonomike, talente, etj ndërsa tani kjo mendësi është e kapërcyer. Eksperienca ka treguar që kombinimi i aspiratave e politikave kombëtare, mbështetja kulturore, sistem efektiv arsimor dhe përpjekjet individuale janë në gjendje të kapërcejnë barrierat reale dhe ato të përceptuara. Nisur nga kjo krijohet një kuptim tjetër mbi mjedisin mësimnxënës dhe se si mësuesit shohin veten dhe profesionin e tyre. Duhet të harrojmë mësuesit heronj që bënin të mësonin nxënësit e vështirë, kjo duhet bërë diçka e zakonshme dhe rutinore (edhe tek ne strategjia synon të rrisë frekuentimin e pjesëmarrjen me çdo kusht). Sipas pedagogjisë moderne dhe teorive mbështetëse në sistemin sipas rezultateve dështimet i dedikohen gabimeve të edukatorëve dhe metodave të përdorura në vënd të nxënësve, karakteristikave e kontekstit social ekonomik të tyre. Ndryshimet në pritshmëritë e nxënësve duhet të çojë në ndryshimet në procesin mësimor edukativ. Mësuesit prezupozohet se duhet të përshtasin metodat e tij me të gjithë nxënësit që vijnë nga kontekste të ndryshëm social e ekonomik. Në vend të metodologjisë së qëndrueshme që prodhon rezultate të ndryshëm nga mësuesit priten metoda të ndryshme për prodhimin e rezultatetve të qëndrueshme nga të gjithë nxënësit në klasë pavarësisht nga ç’shtresa vijnë. Duhet të kihet parasysh nqs kërkojmë të arrijmë objektivat e një arsimi cilësor e masiv.

Dinamika e përgjegjshmërisë së edukatorëve të brezit të ri
Nga DHIMITËR BAKO MASH

S

istemi ynë arsimor, ashtu si gjithë sho qëria jonë, po i nënshtrohet ndryshimeve reformuese shumëdimensionale. Pyetjet i shoqërojnë në mënyrë të natyrshme (karakteristikë e shoqërive demokratike) këto ndryshime. Një nga këto pyetje të mundshme është dhe ajo e ndryshimeve që pëson përgjegjshmëria në kushtet e ndërmarrjes së reformave decentralizuese dhe strukturore të lidhura këto me ndryshimet substanciale të arsimit si një shërbim i orientuar nga kërkesa dhe klienti (kupto komuniteti e shoqëria dhe kërkesat e tyre zhvillimore e integruese). Përgjigja e parë do të ishte se përgjegjëshmëria ka ndjekur e është formatuar në përputhje me strukturën funksionale e thelbin e marrëdhënieve e aspiratave të reja të krijuara në shoqërinë e sistemin tonë arsimor. Është me vënd të sqarojmë shkurtimisht thelbin dhe përmbajtjen e këtij koncepti në përgjithësi e në vijim të konkretizuar në arsim. Me përgjegjëshmëri kuptohet detyrimi moral dhe ligjor (që lidhet me zënien e një pozicioni dhe ushtrimin e kompetencave e veprimtarive të caktuara), për të dhënë llogari për veprimet e vendimet e shkuara dhe të ardhmes, veprime për të cilët mbahen qëndrime inkurajuese apo ndëshkuese, në varësi të synimeve e pasojave që kanë ato. Në këtë kontekst ky koncept dallohet nga përgjegjësia, raportimi, besueshmëria, përgjigje ndaj çdo kërkese, etj. Kuptimi i drejtë në çdo rast konkret të përgjegjshmërisë arrihet duke iu përgjigjur pyetjes “dhënie llogari për çfarë dhe kujt”. Sistemi i përgjegjëshmërisë vepron bazuar në një tërësi parimesh dhe përdorimit të strategjive të ndryshme. Përgjegjshmëria është një koncept dinamik, i cili nga ana e tij reflekton gjithë zhvillimet në shoqëri. Ajo ndryshon në përputhje me kontekstin social - politik, nivelin e decentralizimit, arritjet, tendencat, synimet, objektivat dhe kërkesat e shoqërisë në çdo fazë të zhvillimit të saj. Si e tillë, përgjegjëshmëria është e pranishme kudo dhe kurdoherë në gjithë nivelet e administrimit publik përfshi dhe arsimin. Përgjegjshmëria në Sistemin Arsimor merr përmbajtje të re në kushtet e ndryshimit rrënjësor të menaxhimit që lidhet me reformat decentralizuese dhe demokratizuese që po ndërmerren që prekin marrëdhëniet në shkollë si dhe ndërmjet kësaj të fundit e shoqërisë. Me ndryshimin e sistemeve ndryshoi dhe përmbajtja, objektivat e vizioni i sistemit arsimor. Ai tanimë konsiderohet si një shërbim i ofruar për përgatitjen e brezave të ardhshëm të aftë të përballojnë sfidat e kohës. E thënë ndryshe kaloi nga sistem arsimor i orientuar nga oferta në atë të orientuar për nga kërkesa. Ajo tanimë ka në fokusin e vet “klientët” (nxënësit, komunitetin, shoqërinë), për plotësimin e aspiratave, kërkesave e objektivave të tyre në përputhje me tendencat zhvillimore të kohës. Thelbi i saj kuptohet duke iu përgjigjur pyetjes së vjetër “çfarë ia vlen të mësohet” që do të thotë se çfarë pritet nga nxënësit të fitojnë nga arsimimi formal që ata marrin? Përgjigja e kësaj pyetje varet e bazohet mbi vlerat e shoqërisë, mbi atë se çfarë pret ajo nga qytetarët e vet. Në përgjithësi shënohet kalimi nga procedurat e dhënies llogari të kushtëzuar me shkallën e përputhjes me orientimet e urdhërat politike e rregulloret administrative, e madje të servilizimit ndaj eprorëve apo funksionarëve të tjerë më të lartë, në atë relevancës së përmbajtjes së procesit mësimor me kërkesat e kohës e përgatitjes e aftësimit të nxënësve për sfidat e të

ardhmes e të shkallës së arritjes së rezultateve të nxënësve,. Kjo e dyta e vë theksin në dhënie llogari kryesisht para komunitetit e shoqërisë në të gjitha format që parashikohet të realizohet. Duke kaluar në terrenin konkret të arsimit, studjuesit dallojnë tre lloje përgjegjshmërie: Së pari, dhënie llogari eprorëve, instancave superiore, autoriteteve arsimore, administrative, etj. për përputhshmërinë me politikat, programet, normat ligjore, rregulloret, etj që janë në bazë e rregullojnë veprimtaritë në kuadrin e kryerjes së misionit e detyrave të përditshme. Në Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar shprehet qartë se mësuesi duhet: “. . . të zbatojë me korrektësi legjislacionin shkollor”. Në plotësimin nga ana e drejtuesve të shkollave e mësuesve të këtij detyrimi administrativ e moral, krahas detyrimit individual të secilit, ushtrojnë veprimtaritë e tyre një sërë institucione e organizma që kërkimin e saj iu njihet me ligj dhe e kanë për detyrë funksionale. Procedurat e ndjekura janë të rregulluara me akte të ndryshme normative e rregulloreve të ndryshme me anë të të cilave edukatorët kontrollohen apo japin llogari për punën e tyre. Të tilla janë inspektimet e ndryshme nga qëndra apo autoritetet vendore, kontrolli i zbatimit të planeve e programeve mësimore e i objektivave të PME në shkollë e në orën e mësimit, kontrolli mbi hartimin dhe zbatimin e ditarit të mësuesit, testimet e tipit të PISA, Matura Shtetërore, notat e nxënësve, etj; Lloji i dytë lidhet me institucionin e meritës dhe profesionalizimit tek mësuesit e stafi pedagogjik. Mësuesi në ushtrimin e profesionin e tij bazohet në disa standarte etiko – profesionale që duhen respektuar dhe për këtë i jepet llogari (përveç eprorëve dhe instancave eprore) edhe kolegëve brenda ose jashtë shkollë. Kjo ka të bëjë me veprimtarinë e tij në përputhje ose jo me standartet profesionale, qëndrimet etiko – profesionale, motivimin dhe nxitjen për përsosjen e figurës profesionale dhe shpirtit krijues në punë. Dikur ishte teksti që ofronte strukturën e përmbajtjes dhe që kushtëzonte objektivat e metodat që duheshin ndjekur si dhe sasinë e dijeve që duheshin transmetuar. E thënë ndryshe, si ishte teksti bëhej dhe mësimi. Tani me futjen në mjedisin social – pedagogjik të mentalitetit të ri të nxënies dhe për më tepër në kushtet e burimeve alternative e globalizimit të dijeve e mjeteve të absorbimit të tyre, bagazhi i dijeve të mësuesit e përditësimi i vazhdueshëm i tyre si dhe momenti krijues i

veprimtarisë së tij e përdorimi efektiv në formimin e tij dhe në PME të mjeteve e teknologjive të ndryshme të komunikimit e didaktike (standardet e përmbajtjes kërkojnë që në hartimin e saj të shihet përdorimin e strategjive të ndryshme), marin një rëndësi vendimtare. Ndryshimet që sjell koha zhvleftësojnë shpejt dijet e mësuesit dhe metodat që ndiqen në procesin mësimor. Ato mund të mos kenë qenë të parashikuara në mësimet që ka marrë vetë mësuesi në kohën e studimeve ose në trajnime, prandaj vetëmotivimi e përpjekjet e tij për ngritjen etiko – profesionale për bëjnë kusht esencial për zhvillimin e PME. Takimet në Këshillin e Mësuesit, Këshillin e Disiplinës, Kommisionet Lëndore, grup – lëndëve, analizat e ndryshme mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor e rezultatet e nxënësve, etj shërbejnë si forume të diskutimeve për gjetjen e rrugëve efektive por edhe për të dhënë llogari nga secili. Në të njëjtën mënyrë, interaktiviteti me kolegët e të njëtës shkollë ose jashtë saj, komunitetin etj zgjerohen në mënyrë më aktive, të plota dhe efektive, gjatë cilit kalohet dhe në filtrin e përgjëgjshmërisë, jepet llogari për vendimet e veprimet e ndërmarra. Lloji i tretë (jo nga rëndësia që ka) përbëhet nga përgjëgjshmëri të bazuar në rezultate dhe ka të bëjë me dhënie llogari prindërve, komunitetit, publikut të gjerë etj për rezultatet e nxënësve dhe shkallën e përgatitjes së tyre për përballimin e sfidave të kohës dhe kërkesave në dinamikën e tyre. Shkolla tanimë njeh “pronësinë” mbi rezultatet e nxënësve. Në dy llojet e para (rregullat dhe normat profesionale) informimi mbi arritjet e nxënësve janë pjesë e detyrimeve që lidhen me profesionin dhe pozicionit si edukator dhe që nga ana e tyre janë parashikuar në aktet e ndryshme normative. Ndërsa në këtë rast duhet gjetur mënyra e forma të përshtatshme për informimin e publikut dhe jo vetëm për arritjet e studentëve por edhe burimet e menaxhimin e tyre, programet, frekuentimin e nxënësve, etj. Duke qenë dhe informacion diagnostikues, ato bëhen objekt diskutimi mbi dobësitë dhe pikat e forta të tyre, arritjet e mangësitë, spjegohen të dhënat statistikore dhe lehtësohet marrja e vendimeve për ndryshim e përmirësim. Siç shihet, bashkëverimi me komunitetin nuk është qëllim në vetvete por në funksion të përmirësimit të gjëndjes e realizimit sa më efektiv të misionit të shkollës. Forcimi i rolit të Bordit të Shkollës dhe rritja e efektivitetit të tij do të ishte një nga rrugët më rezultative në këtë drejtim. Po kështu, Këshilli i prindëve të klasës e të shkollës, shoqatat e prindërve, etj. Është e kup-

14 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

VEPRIMTARI
entet, që kanë edukuar cilësi të karakterit si këmbëngulja dhe vullneti, kanë nxitur interesat e dëshirat e nxënësve për punë shkencore e për zgjedhje të profesionit të ardhshëm. Modernizimit të procesit mësimor dhe zhvillimit të qëndrimit estetik të nxënësve ndaj shkencës i kanë shërbyer edhe orët e lira në lëndët e historisë, gjeografisë, biologjisë, gjuhës etj. në formën e aktiviteteve praktike. Pjesëmarrja e nxënësve në këto veprimtari është shoqëruar me emocione njerëzore. Një nxënës tregon: “Një ditë, në orën e biologjisë, shkuam te vila e Zogut. Vëzhguam pemët e ndryshme dhe folëm për dobitë e tyre. Pastaj shëtitëm nëpër pyll ku imagjinata jonë punonte për mrekulli e askush nuk na pengonte të shijonim kënaqësinë e çlodhjes në ajrin e pastër”. E paharruar do të mbetet Dita Mësimore për 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe Alfabetit të gjuhës shqipe ku spikati merita profesionale e mësuesve dhe aktivizimi i nxënësve në sigurimin e bazës matriale, si në “vjelje” të informacionit nga interneti, në përgatitjen e stendave dhe diskutimin krijues. Kjo veprimtari u trajtuan në planin gjeografik, historik, gjuhësor e letrar. Në këtë aktivitet, pati një përgatitje serioze, një organizim të kujdesshëm, për pasojë, pati edhe një vlerë të madhe edukative dhe formuese. Nxënësit flasin me një frymë entuziase edhe për aktivitetet sportive duke i parë ato si një pjesë përbërëse të zhvillimit të gjithanshëm të personalitetit. Një nxënës që ushtron sportin e notit, na përcjell nëpërmjet një ankete mesazhin se fizkultura e sporti janë shëndet e bukuri për rininë. Midis të tjerash ai tregon: Unë merem me sportin e notit që prej dy vjetësh. Në verë frekuentoj pishinën e Durrësit, ndërsa në dimër pishinën dimërore në Golem. Pishina janë për mua vende ku ndihem mirë nga ana morale e psikologjike. Noti më bën të gjej vetveten, ta kem trupin në formë gjithmon”. S. P. Pavolli thotë se veprimtaria e muskujve luan një rol të madh në zhvillimin e trupit. Shpesh, hapat e vegjël sjellin rezultate pozitive. Në kushtet e lëvizjes demokratike, mësues e nxënës janë protagonistë te tyre. Shkolla 9-vjecare “Bedrie BebeziqiI” në Durrës, ofron potenciale për të siguruar aftësimin e nxënësve për të perballuar me sukses sfidat e jetës së përditshme.

Aktivitetet shkollore dhe edukimi qytetar i nxënësve
Nga Vladimir ZHUSTI ë dispozitat normative për arsimin parauniversitar për vepimtaritë, olimpiadat, konkurset, në kreun VI, neni 34, pika 1 theksohet: “Shkolla, në përputhje me kushtet, mundësitë e objektivat, e saj, zhvillon veprimtari jashtëshkollore me nxënësit. Ato synojnë në zhvillimin e intelektit të nxënësit, demokratizimin e tërë veprimtarisë shkollore, edukimin e nxënësve, kulturimin dhe argëtimin e tyre”. Për këtë qëllim drejtoria e shkollës 9vjecare “Bedrie Bebeziqi” ka marrë në kohë masat e nevojshme dhe ka zbatuar me korrektësi orjentimet e kriteret e përcakëtuara nga udhëzimet DA dhe MASH. Që në fillim të vitit shkollor drejtoria hartoi planin vjetor të punës në shkollë për çështje që e ndjejnë të nevojshme të punohet si p.sh. në atë të barazisë gjinore, mjedisit, edukimit për paqe, zgjidhjen e konfliktit, parandalimin e drogës, komunikimin etj. pa cënuar planin mësimor dhe pa mbingarkuar nxënësit. Mesuesit e ciklit të ulët dhe mësuesit kujdestarë të ciklit të lartë, pasqyruan në planet edukative veprimtaritë jashtë klase në përputhje me interesat e nxënësve. Objektivat në këto plane janë të matshme dhe të realizueshme. Kështu p.sh. objektivi: “Të ndryshojë jeta sociale në shkollë për të rritur satisfaksionin e nxënësve për shkollën “ krijon hapësira të gjëra për veprimtari të larmishme që prek masën e nxënësve në momentin kur ata kanë nevojë. Në kushtet e sotme kur shkolla ka hyrë në rrugën e reformave për ngritjen e cilësisë së tërë punës mësimoreedukative, aktivitetet jashtëshkollore janë një ushqim që i shërbejnë këtij qëllimi. Nxënësit janë të etur për dije e kulturë, por edhe për argëtime frymëzuese. Ata kanë në dispozicion mjete të shumta informacioni që nga tekstet, fjala e mësuesit, interneti etj. të cilat duhet të vlersohen drejt nga familja. Fëmijët vijnë në shkollë nga mjedise të ndryshme familjare me kode zakonore e kultura të ndryshme ku kanë thithur jo vetëm virtyte, por edhe vese. Vërejmë se disa prej nxënësve shfaqin deviacione nga normaliteti, nga rregullat sociale dhe vlerat qytetare të shoqërisë. Tendencat për braktisje të shkollës, mungesat në orët e mësimit apo të aktiv-

N

iteteve, grindjet, fjalori banal, gënjeshtrat, dëmtimi i pronës shkollore, rënia e interesit për, librin etj. janë pasqyrë e një keqformimi të personalitetit të tyre që buron nga familja e gjenë hapësirë në “shoqërinë e rrugës”apo dhe në grupet shoqërore në shkollë ku ndihen më të lirë. Ja pse integrimi i kësaj kategorie nxënësish në pjesën më të shëndoshë të kolektivit ku jetojnë e mësojnë përbën detyrë të posaçme për mësuesin. Dhe aktivitetet jashtëshkollore janë mjet mjet i fuqishëm për zgjimin e interesave të tyre për shkollën e jetën. Që ato të ngjallin satisfaksion, duhet të veprojnë mbi ndjenjat e tyre që ato ëndërrojnë e të kenë vizione të qarta për të ardhmen. Prandaj mësuesit duhet të shmangin globalizmin e formalizmin në punët edukative, t`i japin një rëndësi përmbajtjes dhe formës së veprimtarive që zhvillojnë me nxënësit e klasës. Efektin edukativ të aktiviteteve e japin vlerësimet e nxënësve. Ja si shkruan një nxënës në anketën që u zhvillua në klasat e nënta:”Çdo vit shkollat organizojnë ekskursione në vende të ndryshme. Këtë vit ne shkuam në Vlorë dhe patëm mundësi të njihemi me bukurinë me historinë e këtij qyteti-hero. Ky aktivitet ndikoi pozitivisht dhe e gjallëroi më tej jetën tonë shkollore”.Një nxënës tjeter thotë: “Ek-

skursionet na ndihmojnë të bëjmë krahasimin me qytetin tonë dhe na pastrojnë njohuritë për atdheun tonë të dashur”. Një i ri në klasën e nëntë kërkon më tepër, “Mua, - shprehet ai, - do të më pëlqente një ekskursion jashtë shtetit për të njohur viset e botës. Diçka të tillë as që guxonim ta ëndërronim brezat tanë paraardhës, ndërsa sot ai është një realitet i gjallë”. Gama e veprimtarive në shkollën “Bedrie Bebeziqi” ka qenë e larmishme.Ato kanë formuar virtyte qytetare tek nxënësit. Duke marrë pjesë në aktivitetet kulturore-artistike, ata bëjnë një jetë të kulturuar, përjetojnë emocione të fuqishme të thella që mbartin vlera estetike. Kështu, me rastin e Ditës së Poezisë, u zhvillua konkursi i fjalës artistike që evidentoi talentet e tyre kanë qenë edhe mëngjesi letrar për Qeverinë e Nxënësve, montazhi muziko-letrar për festat e Nëntorit, frekuentimet masive të organizuara në kinema, ekspozita me me kijime të nxënësve. Këto aktivitete synojnë dhe zhvillimin e prirjeve të nxënësve, thellimin e dijeve e të aftësive. Disa prej tyre janë zhvilluar me pjesëmarrje të nxënësve, mësuesve, prindërve, përfaqësues të komunitetit e të DAR-it. Shumë frytdhënëse janë dhe olimpiadat e matematikës, kimisë, fizikës etj. që kanë evidentuar tal-

Që nxënësit, të futen më të përgatitur në provime
Nga Saba LAMA Specialist në ZA, Krujë. Padyshim për rezultatet e Maturës Shtetërore janë të interesuar jo vetëm nxënësit por edhe prindërit e tyre, mësuesit e lëndëve të lidhura me provimet e Maturës, strukturat e tjera të ngarkuara me përgjegjësinë për mbarëvajtjen e saj, e pse jo dhe e gjithë shoqëria shqiptare, pasi prej këtyre maturantëve dhe atyre që vazhdojnë shkollën e lartë dhe nesër dalin në jetë varet e ardhmja e kombit, perspektivat e shoqërisë shqiptare lidhur me dijet që ato marrin e formimin që kanë për këtë apo atë specialitet. Gjithashtu përmes rezultateve të përjetuara del në pah cilësia e mësimdhënies së mësuesve, niveli i shkollimit, arsimimit dhe formimit të nxënësve të çdo rrethi. Nisur nga ky realitet , secili nga aktorët duhet të mendojnë paraprakisht dhe në kohën e duhur për arritjen e suksesit në të tilla provime, para se Matura të trokasë. Në këtë drejtim mendoj që: 1.Nxënësit në duan të bëhen dikushi në jetë, në duan të dalin suksesshëm atje ku ata ëndërrojnë e preferojnë, të mos presin që përgatitjen e tyre për provimet ta bëjnë vetëm në vitin e Maturës apo gjatë kohës kur ofrojnë provimet, por gjatë gjithë viteve të shkollës së mesme. Pra ta shikojmë mbarëvajtjen e provimeve si një proçes në vazhdimësinë e viteve. Në këtë drejtim duhet të pohojmë se mjaft prej nxënësve po i kushtojnë më tepër kohë argëtimeve e dëfrimeve se sa kohës për të mësuar e për tu përgatitur. Ndoshta ka edhe prirje për të shkurtuar orët e mësimit, apo për të braktisur ndonjë orë mësimore për të realizuar të tilla dëshira. Me këtë rast vlen të përmendim shprehjen e njohur: Ç’ka do mbjellësh do të korrësh. Natyrisht për të tilla dukuri mban përgjegjësi edhe shkolla edhe prindërit e nxënësve. 2. Mësuesit e lëndëve të lidhura me provimet e Maturës. Natyrisht këta kanë peshën e tyre të përgjegjësisë lidhur me rezultatet që përjetohen. Ç’ do Maturë për ta reflekton cilësinë e mësimdhënies së tyre, është një test për ta për të matur efikasitetin e metodave të mësimdhënies e mësimnxënies që kanë përdorur për të kuptuarit dhe të përvetësuarit e lëndës nga ana e nxënësve. Për arritjen e suksesit me nxënësit në provimet e Maturës këta mësues gjithnjë duhet të kenë parasysh programet orjentuese lëndore të dërguara nga MASH. Të tilla programe ata duhet t‘i njohin mirë në drejtim të përmbatjes që diktojnë e më pas ti vënë ato në zbatim në punën me nxënësit. Gjithashtu është e domozdoshme të masin paraprakisht dhe në mënyrë të herëpasherëshme veten e tyre se ku janë në punën me nxënësit në drejtim të të kuptuarit e përvehtësuarit të lëndëve bazuar në të tilla programe. Sigurisht rezultatet e Maturës reflektojnë punën e mësuesve jo vetëm në vitet e Maturës, por në të tëra vitet e shkollës së mesme. 3.Prindërit e nxënësve. Kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë lidhur me mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë, pra edhe në provimet e Maturës. Mendoj se përgjegjësia e tyre në këtë drejtim nuk ndjehet sa duhet. Kemi vërtet prindër që nuk janë mësues, por janë prindër të nxënësve dhe si të tillë duhet të marrin vazhdimisht informacion lidhur me mbarë vajtjen e fëmijës në shkollë e jo të qëndrojnë indiferent, apo vetëm të kërkojnë llogari e të shprehin pakënaqësira siç ndodh në disa raste, pa ditur nivelin dhe mangësitë e fëmijëve të tyre. Madje ka edhe nga ata prindër që ndonëse e dinë se ku çalon fëmija e tij, kërkojnë atë që nuk i takon dhe nuk e meriton. Në kuadrin e detyrave që u takojnë prindërve lidhur me fëmijët e tyre mendoj që ata të ushtrojnë më tepër kontroll. Ata duhet të dinë se ku e kalojnë kohën e lirë fëmijët e tyre. Në ç‘ambiente kontaktojnë e me ç ‘persona shoqërohen… Prindi kurdoherë duhet të ketë parasyshë se mosha e adoleshencës është tepër delikate e si e tillë është e prirur për të përqafuar shpejt edhe të mirën edhe të keqen, ndaj duhet kujdes në ndërtimin e raporteve me ta.

15 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

SHKENCË

Nga Fatmir MINGULI ot në kozmos fluturojnë shumë, shumë Ssatelitë mediellorë,anësorë qëme energji krahë nuk janë veçse panele ushqyes

Panelet diellorë në Shqipëri
elli. Studimet thonë gjithashtu se sot në botë rreth 1-2 miliard njerëz janë të privuar nga energjia elektrike, dmth ata të zonave rurale, shkretëtirave, stepave etj. Po këto studime, thonë se po të mos futet në lojë energjia e fituar nga Dielli, shifra e mësipërme pothuaj do dyfishohet në vitin 2020, pra reth 3,5 miliard njerëz nuk do shijojnë kënaqësitë e energjisë elektrike. Energjia diellore është në një grup me energjinë e erës, me energjinë e baticazbaticave me energjinë e bio-masave, me energjinë e gjeotemës. Ky grupim quhet Energji e Rinovushme, që s’kërkon harxhime mbas montimit, që nuk e ndot mjedisin me tymra e mbetje, që është një lloj armiku i teknikave energjitike konvencionale.Po këto studime thonë gjithashtu se ndërtimi i këtyre stacioneve të rinj, përdorimi i tyre në kuptimin e menaxhimit do punësojë milionë njerëz në shkallë botërore. Por centralet diellorë do jenë më të përdorurit dhe më masivët kundrejt formave të tjera alternative. Energjia diellore po përdoret përherë e më shumë. Është një dukuri shkencore dhe prodhuse që zhduk pa pushim, dita ditës dyshimet e skeptikëve. Bashkimi Europian ka planifikuar detyrimisht instalimin e 100 milion metër katror sipërfaqe me pasqyra diellore deri në vitin 2010, në shtetet e veta. Shqipëria, nëpërmjet planifikimit të Agjensisë Kombëtare të Energjisë (AKE) në Tiranë, ka detyrë instalimin e 1.000.000 metër katror sipërfaqe me pasqyra diellore , deri në vitin 2015 që praktikisht do të thotë 15% e familjeve shqiptare të ngrohin ujin sanitar në shtëpitë e tyre me energji diellore. Shqipëria zë një nga vendet e para për rezatimin diellor shumë të lartë. Në se Greqia e ka intensitetin me 4,4 kwh/m2, Shqipëria e ka rreth 4.0 këh/m2. Dielli është i pranishëm në Shqipëri. Kur vizitova për herë të parë Greqinë në vitin 1991 përshtypje të jashtëzakonshme më bënë panelet diellorë që ishin montuar pothuaj në çdo shtëpi. Në Shqipëri kjo pamje filloi të shfaqej aty nga viti 1996 - 1998. Të papërtuarit, guximtarët emigrantë shqiptarë ktheheshin për pushime në shtëpi dhe sillnin me vehte edhe një panel diellor. Kjo u bë masive deri sa firma të vogla montimi filluan fazën e re të instalimeve diellore për ujë të ngrohtë (I. D. U. N.). Tirana, Durrësi, Fieri, Divjaka, u bënë qytetet kryesorë që përhapën shumë shpejtë këto lloj panelesh. Sot panelet me boiler sipër pasqyrave, Europa i quan Modeli Grek. Ato janë të madhësive të ndryshme dhe cilësive të ndryshme. Fillojmë nga 100 litra deri në 300 litra dhe në raste porosie edhe më shumë. Çmimet e sotme varjojnë nga 100.000 lek në 200.000 lek sipas madhësisë dhe cilësisë. Karakteristikë kryesore që dallon cilësinë është sistemi teknologjik i pasqyrave. Kur pllakat e pasqyrës nuk janë selektive kemi shumë humbje të rezatimit i cili kthehet mbrapsh. Kur pllakat e pasqyrës janë selektive kemi shumë pak humbje të rezatimit diellor. Në Shqipëri numurohen me qindra panelet e modelit Grek të montuara nëpër shtëpi dhe Hotele. Panelet diellorë për ngrohjen e ujit I.D.U.N. janë dhe të një forme tjetër, kur në çati ose taracë montohen vetëm pasqyrat dhe boileri vendoset në katin e poshtëm.Ky quhet modeli i Europës Qëndrore. Në Shqipëri mund të jenë montuar 3-4 grupe të tilla. Në këtë rast kemi të bëjmë me instalime për hotele, për shkolla, spitale apo qendra të tjera publike. I vetmi problem shqetësues sot është se që në projektim të një shtëpie apo të një hoteli nuk parashikohet sistemi hidraulik për instalimin e paneleve diellorë. Nuk është ndonjë vlerë e madhe vendosje e tubave, mjafton që ato të dalin mbi çati ose taracë dhe paneli diellor montohet kur të bëhet mbarë financiarisht apo për ndonjë arsye tjetër, të klientit. Një grup tjetër panelesh diellorë janë ato që prodhojnë energjinë elektrike. Pasqyrat e tyre janë krejtësisht ndryshe nga ato për ngrohjen e ujit. Këto quhen instalime fotovoltaike të paneleve diellorë (I.F.P.D.) Tani për tani kosto e tyre është e lartë dhe e papërballueshme nga masa e njerëzve. Megjithatë institucionet e specializuara po punojnë, siç është eksperimenti që ka bërë Qëndra e Eficensës së Energjisë në Karbunarë. Aty prodhohet korent nga këto instalime diellore dhe nxirret ujë nga pusi për nevojat e disa fermerëve. Një gjë është e rëndësishme : Ato tani po kuptohen edhe si teknikë edhe si leverdi. Është dielli i fortë i Shqipërisë që të fton për të kuptuar. Dielli ashtu siç realizon fotosintezën te gjethja jeshile, ashtu realizon dhe prodhimin e korentit mbi celat e moduleve fotovoltoike. Dielli, ky shpëtimtar i madh! Edhe problemi i kostos po shkon drejt zgjidhjes. Studimet që bëhen në Amerikë dhe Gjermani lidhur me teknologjinë e celave fotovoltaike po ulin koston gradualisht. Përdorimi i celave fotovoltaike në Programin Amerikan të Hapësirës është rritur shumë, dhe kostot e prodhimit të këtyre instalimeve kanë rënë 50% gjatë 10 vjetëve të fundit vetëm si shkak i përparimeve teknologjike. Kjo rënie e vazhdueshme e kostos është një ogur i mirë për njerëzimin sepse duke prodhuar korent nga energjia diellore edhe pagesat do jenë shumë më të ulta në buxhetin e njerëzve. Emigrantët i montojnë vetë panelet, qytetarët, ata më të guximshmit e porosisin panelin dhe e montojnë të qetë dhe të sigurtë për investimin që bëjnë. Skeptikët, presin, pyesin andej - këndej. Disa të tjerë jo skeptikë presin uljen e çmimit e kështu me radhë. Por montimet vazhdojnë. Ka disa vendime zyrtare për të ulur doganën e paneleve diellorë, ka disa kërkesa për favorizim financiar të qytetarëve që duan të montojnë panele diellorë. Por, qytetarët dhe veçanërisht pronarët e hoteleve vazhdojnë montimet. Një panel diellor zëvendëson një boiler elektrik i cili zakonisht ka 4 kw instalim elektrik. Një hotel me 60 dhoma eleminon 60 boilera të tillë dhe largon 240 kw energji elektrike. Edhe kursen vetë edhe kursen shtetin duke mos i marrë korent, natyrisht kur shteti ia jep. Megjithatë vitet e fundit ca gjëra po ndryshojnë kanë filluar nga reklamat televizive. Midis vajrave për sallatë tek tuk del dhe paneli diellor. Zyrat shtetërore po kërkojnë të lidhen me privatët ‘’kokëfortë’’, kjo nëpërmjet nëpërmjet konferencave që organizon Agjensa Kombëtare e energjisë, apo Shoqata Termo Teknike e Shqipërisë pranë Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike, Tiranë. Është shtuar numuri i specialistëve të montimit të paneleve diellorë për ngrohjen e ujit. Jo vetëm në mënyrë autodidaktike, por dhe nëpërmjet kurseve speciale për panele diellorë në Qendrën e Formimit Profesional Nr 1 në Tiranë dhe në kursin e fondacionit Swiss Contact në Durrës. Ka dhe një fabrikë që prodhon panele diellorë për ngrohjen e ujit. Është firmë ‘’Europa A.P’’ në Shkozet. Po kështu janë firma tashmë të specializuara të sistemeve klimatizuse si ‘’Maximum’’ etj. Pra, po të ingranohet sado pak shteti, qytetarët do të jenë më afër kursimit të buxhetit të tyre. Nuk është pak që 80 - 85% të gjithë kohës së vitit, të ngrohësh ujin pa korent! Dielli është me ne!

elektrike të barkut të satelitit. Tek i sheh në fotografitë e bukura të revistave, apo në dokumentarët e ‘’Discovery’’ këta “zogj metalikë’’ duken si pasardhës të Ikarit mitologjik, djalit të Dedalit, babait të parë të shpikjeve teknike drejt qiellit, që do të thotë drejt diellit. Më shumë se 2000 vjet më parë në Greqinë e lashtë janë njohur shembuj të përdorimit të energjisë diellore. Arkimedi përdori me sukses sistemin e rrezeve diellore të koncentruara duke i shfrytëzuar në punimet e veta prej mekaniku të shkëlqyer. Por në Erën e re ishte Qipro ajo që dinte të ngrohte ujin me energji diellore nëpër shtëpitë e banimit. Dhe shumë qipriotë u larguan prej pushtimit turk të ishullit, shkuan në Greqi dhe u mësuan grekërve teknikën e tyre çudibërëse. Për diellin shkruhet gjithmonë. Dhe do shkruhet vazhdimisht. Apolloni ka qenë Perëndia e Diellit dhe si i tillë ai kishte dhe posedimin e bujqësisë dhe bagëtisë. Mitologjia njeh festat e shumta kushtuar Diellit dhe bagëtive. Në librin ‘’Panteoni ilir’’, Moikom Zeqo shkruan: ‘’Miti i kultit të Diellit’’, i deleve kushtuar Diellit të kujton së pari Homerin dhe Odisejadën’’. Këto ai i jep për Apolloninë e Fierit. Apollonia dhe gjithë Zona e Fierit ka rezatimin më të lartë diellor kundrejt gjithë territorit shqiptar. Shifrat e Institutit të Hidrometeorollogjisë Tiranë shënojnë 2850- 2900 orë diellzim në vit. Emrin ‘’Apolloni’’ ato që e themeluan, kolonët e Dyrrahut apo Korinthasit ja vunë pikërisht prej Diellit shumë të fortë në atë vënd. Sot, shigjetat e Apollonit, shëmbëlltyrë alegorike e rrezeve përvëluese të Diellit janë kthyer në pasqyra simpatike që i ‘’ngrohin’’ njerzit e kësaj toke, pra dhe Shqipërinë tonë.

*** Një studiues modern, Karl Popper thotë: ‘’shkenca, në kuptimin e tentativës fillon me teori, me paragjykim, me superticizma, me mite....’’ Dhe me të vërtetë, shumë gjëra nisin me mitet. Po të ishin gjallë shpiksit mustaqe përpjetë dhe me syze të vogla, kërkuesit kokëkrisur të ‘’perpetum mobiles’’, duke parë sistemet e pasqyrave diellore të përhapura nëpër botë, do t’u bënin karshillëk alkimistëve fytyrë vrerosur. Ata do të besonin se u zgjidh ‘’shpikja madhështore’’. Por energjia diellore vetëm se i afrohet pak “perpetum mobiles’’, i mungojnë motorrët, i mungon nafta dhe qymyri. Prandaj këtë sistem të çuditshëm, dhuratë e Perëndisë Diell e dashurojnë jo vetëm ambientalistët por gjithë njerëzit e kësaj bote. Këto pasqyra mbasi montohen e kanë koston zero, ose siç thonë në popull ‘’s’harxhojnë fare korent’’. Dëshirat e Dedalit mitik, dëshirat e mijra mjekroshve që prodhonin bodrumeve automatët mekanikë të Shahut, si dhe mijëra mistikëve të Europës së vjetër, po plotësohen pak nga pak. Në vitin 1975 një fizikant apasionant Fatos Pecani ngulte këmbë për prodhimin e paneleve diellorë për ngrohjen e ujit. Shumë, shumë vetë talleshin, ata që e ndihmonin e bënin ‘’për sevap’’. E ndihmonin dhe qeshnin. Por sportistët e Pallatit të Sportit në Durrës dhe kovaçët e uzinës Mekanike Bujqësore po në Durrës laheshin me ujë të nxehtë të ngrohur nga Dielli, pa korent, pa kaldajë. Në vitin 1993 dy hotele ‘’Ali Baba’’ dhe ‘’Stela’’, i pari në Durrës dhe i dyti në Golem pajisen çmendurisht me pasqyra diellore. Nga të parët në Shqipëri. Këto janë pararendësit tanë dhe pa pararendje nuk ka zhvillim. Kur ishim të vegjël në ditët e nxehta të korrikut gjenim lente të vogla, fokusonim rrezet e diellit dhe digjnim fijet e verdha të barit. Ndonjëri ndizte cigaren ose digjte një copë gazetë. *** Studimet e organizmave ndërkombëtare numurojnë fakte të jashtëzakonshme. Rezervat e naftës, qymyrit dhe gazit do të shterojnë. Ndoshta për 20 vjet, ndoshta dhe 30 vjet. Bota i ka hedhur sytë nga Di-

Dy përvoja nga gjimnazi “Qemal Stafa”, Tiranë
DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR HIV/AIDS-IT Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër HIV/AIDS-it në gjimnazin “Qemal Stafa” gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor u zhvilluan një sërë veprimtarish me natyrë sensibilizuese. Punonjësja sociale e gjimnazit Edlira Luzi organizoi seminare në lidhje me luftën kundër HIV/AIDS-it. Pjesë e këtyre fushatave sensibilizuese u bënë edhe vetë nxënësit, të cilët u organizuan në grupe për të përcjellë informacionin përkatës tek bashkëmoshatarët e tyre. Në oborrin e shkollës u vendos një tavolinë, e cila përmbante fletëpalosje dhe materiale sensibilizuese rreth HIV/AIDS –it, të cilat iu shpërndanë nxënësve të interesuar për të marrë këtë informacion. U vendos një copë (beze e bardhë) në murin e shkollës, në të cilën nxënësit shkruanin mendimin e tyre përsa i përket virusit vdekjeprurës HIV/AIDS-it,duke u përfshirë në këtë mënyrë në një fushatë sensibilizuese për parandalimin e këtij fenomeni. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe u shpërndanë kartona të vegjël tek nxënësit dhe mësuesit e shkollës duke patur si qëllim kryesor shkrimin e mesazheve sensibilizuese dhe inkurajuese për personat e prekur nga virusi HIV.Këto mesazhe u lexuan nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Takimi me mjeken specialiste për çështjet e shëndetit riprodhues znj.Arta Naçi bëri që interesimi i nxnësve për sa i përket sëmundjes së shekullit të rritej duke i bërë në këtë mënyrë më të përgjegjshëm për vendimet që do të marrin në të ardhmen. Kjo veprimtari solli për të disatën herë bashkëpunimin me njësinë bashkiake Nr. 10, të cilët këtë herë në kuadër të projektit “jeto shëndetshëm” mbollën mjaftë rrënjë fidanë në oborrin e shkollës dhe realizuan takime me nxënësit me synim sensibilizimin e tyre për sëmundjen e shekulllit Sidën.Në këtë seminar referonte znj. Lajla Përnaska, deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Patricia, duke firmosur Deklaratën e Pavarësisë së SH B A

PATRICIA MYSLIMI DHE PËRVOJA E SAJ AMERIKANE… Pas një konkurrimi dinjitoz në rang kombëtar në konkursin që u organizua nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nxënësia Patricia Myslimi fiton një bursë një mujore për në SHBA, e cila ishte e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo bursë kishte si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe kulturave ndërmjet vendeve të ndryshme të botës. Ajo çka e bën këtë eksperiencë të paharruar për Patrician janë takimet që ky grup të rinjsh nga e gjithë bota zhvillonte me mediat, vizitat në monumentet historike, vizitat në institucionet më të rëndësishme të vendit, lojrat argëtuese si edhe debatet e ndryshme me karakter politik, sepse fundja këta të rinj veç të tjerash ishin edhe ambasadorë të kombit që përfaqësonin. Kjo ekperience, - thotë Patricia, - ishte sa krenari për arritjet e saj vetjake, aq edhe krenari kombëtare, duke qenë se mes shumë emrave të shteteve të ndryshme të botës thirrej edhe emri i vendit të saj, Shqipërisë.

16 / E MËRKURË, 7 JANAR 2009

INVESTIME NË SHKOLLA

Gjatë vitit 2007 – 2008, në rrethin e Durrësit u investuan nga Shteti Shqiptar 450 milionë lekë për ndërtime të reja shkollash, rikonstruksione dhe shtesa kati, duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme cilësinë dhe funksionimin sa më të plotë të tyre.
Shkolla e Mesme e Mjeshtrise Sportive “Beni Qeraxhia” dhe PALESTER. Investimi 25 milionë lekë Shkolla Profesionale “BEQIR ÇELA“ Bashkia DURRES Rikonstruksion Investimi 10 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “RRUSHKULL“ Bashkia SUKTH Investimi 47 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “ SHKAFANE “ Komuna ISHEM Rikonstruksion , shtese kati : Investimi 22 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “ MUHARREM DOLLAKU“ SHIJAK Rikostruksion,shtese kati : Investimi 21 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “NEIM BABAMETO“ dhe PALESTER Bashkia DURRES Investimi 88 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “ KUCOK “ Komuna MANEZ Rikonstruksion ,shtese anesore : Investimi 21 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “GJEPALAJ“ Komuna GJEPALAJ Investimi 25 milionë lekë

Shkolla Fillore “RROTULL“ Komuna ISHEM Investimi : 17 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “RADË“ Komuna MANEZ Investimi 30 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “PJEZË“ Komuna XHAFZOTAJ Investimi 30 milionë lekë Shkolla 9 vjeçare “SHKAFANE“ Komuna ISHEM Rikonstruksion,shtese kati : Investimi 22 milionë lekë

Shkolla e Mesme e Bashkuar “SHËNAVLASH“ me PALESTER. Komuna RRASHBULL. Investimi 86 milionë lekë

Shkolla 9 vjeçare “VADARDHE“ Bashkia SUKTH Rikonstruksion Investimi 5 milionë lekë

Shkolla e Mesme “MAMINAS“ Komuna MAMINAS Rikonstruksion : Investimi 5 milionë lekë

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Tiranë. Tel: 04 22 27 206, E-mail: mesuesi@mash.gov.al. Numri i llogarisë bankare: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori i të Ardhurave, Raiffeisen Bank, 0104030780, Tiranë, për gazetën “Mësuesi”. Kryeredaktor: Andon ANDONI, E-mail: aandoni@mash.gov.al Redaktorë përgjegjës: Vjollca SPAHO, E-mail: vspaho@mash.gov.al; Viron KONA, E-mail: vkona@mash.gov.al U shtyp në shtypshkronjën “GRAFON”, Tiranë

cyan magenta yellow black


				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:8952
posted:11/4/2009
language:Albanian
pages:16