libri-i-mesuesit-gjuha-9-ok by yanyanliu123

VIEWS: 6 PAGES: 87

									PLANI MËSIMOR GJUHA SHQIPE 9




35 javë x 5 orë në javë = 175 orë gjithsej


Linjat                                    orët
1. Të lexuarit                            65 orë
2. Të dëgjuarit dhe të folurit            13 orë
3. Të shkruarit                           22 orë
4. Gjuhë                                  50 orë
Morfologji                                14 orë
Sintaksë                                  18 orë
Drejtshkrim/drejtshqipt. pikësim          10 orë
         Kulturë gjuhe                    3 orë
         Leksikologji                     5 orë
5. Orë të lira                            25 orë
Gjithsej                                  175 orë




Ndarja e temave sipas linjave


1. Teksti rrëfimtar letrar (proza) – të folurit
2. Legjenda e qytetit të Beratit – të lexuarit
3. Përemri vetor. Trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara – morfologji
4. Ushtrime për përemrin - morfologji
5. Miti – Kozmogoni dhe Teogoni – të lexuarit
6. Miti – Arakna - të lexuarit
7. Të shkruajmë mite – të shkruarit
8. Të shkruajmë mite – të shkruarit
9. Foljet ndihmëse dhe gjysmëndihmëse - morfologji
10. Përralla – mbreti dhe gomari - të lexuarit
11. Forma veprore dhe joveprore e foljes - morfologji
12. Rrëfenja – Tat Tanushi - Mitrush Kuteli – të lexuarit
13. Proza e shkurtër – Rose Ausländer – të lexuarit
14. E ardhmja e së shkuarës e dëftores dhe kushtorja – morfologji
15. Ushtrime - morfologji
16. Tregimi filozofik –Lumnija – Ernest Koliqi – të lexuarit
17. Tregimi filozofik –Lumnija – Ernest Koliqi – të lexuarit
18. Ç’është për ty lumturia? – të folurit
19. Ushtrime për foljen - morfologji
20 - Tregimi fantastiko-filozofik - Liria - Dino Buzzati – të lexuarit
21 - Tregimi fantastiko-filozofik - Liria - Dino Buzzati – të lexuarit
22. Parafjalët. Grupimi sipas rasave – morfologji
23. Novela – Shtëpia misterioze – Honore de Balzak – të lexuarit
24. Novela – Shtëpia misterioze – Honore de Balzak – të lexuarit
25. Misteri dhe njeriu - të folurit
26. E mistershmja në tekstin rrëfimtar letrar - të shkruarit
27. E mistershmja në tekstin rrëfimtar letrar - të shkruarit
28. Novela sociale – Studenti në shtëpi – të lexuarit
29. Novela sociale – Studenti në shtëpi – të lexuarit
30. Krahasimi i parafjalëve me ndajfoljet dhe emrat - morfologji
31. Novela psikologjike - Novela e shahut - Stefan Cvajg – të lexuarit
32. Novela psikologjike - Novela e shahut - Stefan Cvajg – të lexuarit
33. Pjesëzat. Llojet sipas kuptimit - morfologji
34. Romani psikologjik - Suzana Tamaro - I thuaj zemrës po – të lexuarit
35 Romani psikologjik - Suzana Tamaro - I thuaj zemrës po – të lexuarit
36. Pasthirrmat – morfologji
37. Romani satirik - Servantesi - Don Kishoti i Mançës – të lexuarit
38. Romani satirik - Servantesi - Don Kishoti i Mançës – të lexuarit
39. Lidhëzat – morfologji
40. Dallimi i lidhëzave me përemrat, ndajfoljet e parafjalët - morfologji
41. Romani shoqëror – Shosha - të lexuarit
42. Romani shoqëror – Shosha - të lexuarit
43. Ushtrime - morfologji
44. Teksti poetik – të folurit
45. Epi i Gilgameshit – të lexuarit
46. Imagjinata më thërret – të shkruajmë
47. Imagjinata më thërret – të shkruajmë
48. Bliri - Xhevat Syla - të lexuarit
49. Drejtshkrimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe – drejtshkrim
50. Zemra e nënës - Zhan Rishpen – të lexuarit
51. Drejtshkrimi i zanores ë fundore - drejtshkrim
52. Tregimi i vajzës – Martin Camaj – të lexuarit
53. Drejtshkrimi i nyjës së përparme të mbiemrave – drejtshkrim
54. Ushtrime për drejtshkrimin e fjalëve - drejtshkrim
55. Njoftim vjeshte – Nikolla Spathari – të lexuarit
56. Njeriu dhe shoqëria – të folurit
57. Tringa - Gjergj Fishta – të lexuarit
58. Grupet e zanoreve ie, ye, ue, ua – drejtshkrim
59. Peizazhi i pyllit të zgjuar - Dritëro Agolli – të lexuarit
60. Pikëçuditja – pikësim
61. E marta – Rrahman Dedaj – të lexuarit
61. Sa i vlerësojmë paraardhësit tanë – të folurit
62. Pikëpyetja – pikësim
63. Shumëpikëshi – pikësim
64. Rubairat - Omar Khajam – të lexuarit
65. Përdorimi i thonjëzave – pikësim
66. Ushtrime – pikësim
67. Gjumi i shpirtit - Lasgush Poradeci – të lexuarit
68. Fjalia. Llojet e fjalisë sipas gjymtyrës kryesore – sintaksë
69. Nikias - Johan. V. Gëte – të lexuarit
70. Fjalia njëkryegjymtyrëshe – sintaksë
71. Ushtrime – sintaksë
72. Korbi - Edgar Allan Poe – të lexuarit
73. Gjymtyrët homogjenë – sintaksë
74. Rreshti i këpucëve të burgosura - Visar Zhiti – të lexuarit
75. Jam dhe unë poet – të shkruajmë
76. Jam dhe unë poet – të shkruajmë
77. Llojet e marrëdhënieve në fjalinë e përbërë bashkërenditëse – sintaksë
78. Proza poetike – të shkruajmë
79. Llojet e marrëdhënieve në fjalinë e përbërë me nënrenditje – sintaksë
80. Teksti dramatik – të folurit
81. Monodrama - Vdekja e një mbretëreshe – Rexhep Qosja – të lexuarit
82. Monodrama - Vdekja e një mbretëreshe – Rexhep Qosja – të lexuarit
83. Marrëdhëniet rrethanore kohore dhe vendore në fjalinë e nënrenditur – sintaksë
84. Ushtrime – sintaksë
85. William Shakespeare – Makbethi – të lexuarit
86. William Shakespeare – Makbethi – të lexuarit
87. Borgjezi fisnik – Molieri – të lexuarit
88. Borgjezi fisnik – Molieri – të lexuarit
89. Marrëdhëniet rrethanore shkakore, rrjedhimore dhe sasiore në fjalinë e nënrenditur – sintaksë
90. Ushtrime – sintaksë
91. Dramatizimi i një pjese – të shkruajmë
92. Dramatizimi i një pjese – të shkruajmë
93. Marrëdhëniet rrethanore mënyrore dhe krahasore në fjalinë e nënrenditur – sintaksë
94. Ushtrime – sintaksë
95. Teksti përshkrues – të folurit
96 Teksti përshkrues - Qyteti i çuditshëm – të lexuarit
97 Teksti përshkrues - Kërcimtarja e Dukagjinit – të lexuarit
98. Naokoja (Pylli norvegjez) – Haruki Murakami – të lexuarit
99. Marrëdhëniet rrethanore qëllimore, kushtore dhe lejore në fjalinë e nënrenditur – sintaksë
100. Ushtrime – sintaksë
101. Përshkruaj – të shkruajmë
102. Përshkruaj – të shkruajmë
103. fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë – sintaksë
104. Ushtrime – sintaksë
105.Teskti argumentues – të folurit
106. Miti i Sizifit – Albert Kamy - të lexuarit
107. Miti i Sizifit – Albert Kamy - të lexuarit
108. Teksti argumentues – të shkruajmë
109. Teksti argumentues – të shkruajmë
110. Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë – sintaksë
111. Ushtrime – sintaksë
112. Teksti rrëfimtar joletrar – të folurit
113. Teksti autobiografik - Intervistë me vetveten – Petro Marko – të lexuarit
114. Teksti autobiografik - Intervistë me vetveten – Petro Marko – të lexuarit
115. Autobiografia –Të shkruajmë
116. Teksti monografik – Skënderbeu, jeta dhe vepra – Kristo Frashëri – të lexuarit
117. Teksti monografik – Skënderbeu, jeta dhe vepra – Kristo Frashëri - të lexuarit
118. Ligjërimet në gjuhën shqipe – kulturë gjuhe
119. Stilet gjuhësore – kulturë gjuhe
120. Udhëpërshkrimi – Lura-Mirdita (Brenga e Parisit) – Edit Durham – të lexuarit
121. Udhëpërshkrimi – Lura-Mirdita (Brenga e Parisit) – Edit Durham – të lexuarit
122. Udhëtoj ... – të shkruajmë
123. Udhëtoj ... – të shkruajmë
124. Intervista – mbi romanin “Guri i Durimit” të Atiq Rahim – të lexuarit
125. Intervista – mbi romanin “Guri i Durimit” të Atiq Rahim – të lexuarit
126. Diskutojmë për televizionin – të folurit
127. Intervista - Të shkruajmë
128. Historia e gjuhës shqipe – kulturë gjuhe
129. Fjalimi – Le ta bajmë monumentin kombëtar: bashkimin e kombit – Anton Harapi – të lexuarit
130. Fjalimi – Le ta bajmë monumentin kombëtar: bashkimin e kombit – Anton Harapi – të lexuarit
131. Shkrimi motivues – Mësoni jetën - të lexuarit
132. Shkrimi motivues – Mësoni jetën - të lexuarit
133 Sa inkurajues jemi ne? – të folurit
134. Motivimi im për ty - të shkruarit
135. Fjala si njësi leksikore në gjuhën shqipe - leksikologji
136. Kuptimi leksikor i fjalës - leksikologji
137. ditari – Sytë e Tu – Niko Kazanzaqis - të lexuarit
138. ditari – Sytë e Tu – Niko Kazanzaqis - të lexuarit
139. Një ditë nga jeta ime – të shkruajmë
140. Prejardhja e kuptimeve leksikore në gjuhën shqipe - leksikologji
141. Kujtimet – Ditët e fundit të Lev Tolstoit – Vladimir Certkov - të lexuarit
142. Reportazhi – Magjia e bregdetit Jon - të lexuarit
143. Reportazhi – Magjia e bregdetit Jon - të lexuarit
144. njeriu dhe mjedisi – të folurit
145. reportazhi – të shkruajmë
146. Leksikografia dhe fjalorët e shqipes – leksikologji
147. Ushtrime me fjalorët - leksikologji
148. Letra - Letër babait – Franc Kafka – të lexuarit
149. Letër babait – Franc Kafka – të lexuarit
150. Letër... - të shkruajmë
151 - 175. Orë të lira
Tema: Teksti rrëfimtar letrar (proza) – të folurit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të flasë rreth llojeve të teksteve të ndryshme.
• Të shprehë mendimet e tij rreth llojeve letrare.
• Të ushtrohet për të klasifikuar tekstet letrare dhe joletrare.
• Të analizojë veçoritë e teksteve letrare (prozës).
Teknika dhe metoda mësimore:
bashkëbisedim, lexim i koduar, diskutim.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Ora e parë e mësimit për vitin e ri mësimor nis me një bisedë të shkurtër
rreth pushimeve verore. Mësuesi/ja shtron për bashkëbisedim pyetjet:
- Si ndiheni ditën e parë të shkollës?
- Çfarë patën të veçantë këto pushime?
- A keni lexuar libra? Përmendni disa prej tyre.
- Cili ju ka pëlqyer më tepër?


Hapi II. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë temën: “Teksti rrrëfimtar letrar”,
për t’iu përgjigjur pyetjeve që ai/ajo shënon në tabelë.
- Çfarë është teksti rrëfimtar?
- Përse shërben ai? Si ka lindur?
- Cilat ishin disa nga llojet e tekstit rrëfimtar letrar?
- Ç’kuptoni me: ka si qëllim edukimin estetik të lexuesit?
Nxënësit diskutojnë rreth pyetjeve të shtruara, plotësojnë njëri-tjetrin, pyesin.


Hapi III. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit që të sjellin shembuj rreth veçorive të tekstit rrëfimtar letrar.
Gjuha e tekstit rrëfimtar
Rrëfimtari
Tema
Vendi
Koha
Personazhet
Subjekti
Të gjitha shembujt do të merren nga tekstet e trajtuara në Gjuha shqipe 8.
Proza:
- më e çlirët se poezia
- gjuha afër komunikimit të përditshëm
- fjalia nuk fillon me rend të ri
- kuptimi shprehet me fjali, fraza, tekste, pjesë, krerë, vëllime
- rrëfim në vetën I, III
- ligjërata e zhdrejtë
- ligjërata e drejtë - dialog
- monolog




Tema: Legjenda e qytetit të Beratit – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar llojin e legjendës në letërsinë gojore.
• Të përmbledhë legjendën në pak fjali dhe t`i vendosë një titull.
• Të dallojë elementin fantastik nga ai real.
• Të gjejë shprehje e figurshme dhe të shpjegojë rolin e tyre.
Teknika dhe metoda mësimore:
Stuhi mendimi, diskutim.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I: Shkruhet tema e re në dërrasë dhe më pas nxënësit lexojnë legjendën “Legjenda e qytetit të
Beratit”. Më pas pyeten:
Ç’është legjenda? Cilat janë veçoritë e saj?
Përgjigjet: Legjenda (klaster)
                           elemente fantastike           Lloj i veçantë i rrëfimit popullor

mrekullia dhe                             legjenda                  flet për një ngjarje ose figurë historike
e jashtëzakonshmja

           përcillet gojë më gojë                Ka një qëllim, është trillim poetik: (hiperbolë,
                                                 personifikim)
Hapi II: Nxënësit punojnë pyetjet rreth tekstit.
Pyetja 1. Dallohen koha dhe personazhet.
Pyetja 2. Përcaktohet metamorfoza e personazheve:
Zana    - kodrinëzë shkëmbore
Tomori - mal me gropa
Shpiragu - mal me brinjë të copëtuara
Pyetja 3. Nxënësit përcaktojnë dashurinë si ndjenja që vendosi fatin tragjik për dy personazhet Tomorin
dhe Shpiragun?
Pyetja 5 dhe 6. Nxënësit dallojnë elementet reale duke e krahasuar me elementin fantastik që jepet
përmes shndërrimit të personazheve. Ata japin mendimin e tyre nëse ky dënim ishte i drejtë ose jo.
Pyetja 8. Tri epitet për zanën që duhet të gjejnë nxënësit janë:


             e bukur
Zana         hirëplotë
           hyjneshë


Pyetja 9. Nxënësit imagjinojnë dyluftimin dhe e përshkruajnë me fjalët e tyre.


Detyrë: nxënësit zgjedhin një nga alternativat
a) Sillni në klasë legjenda të tjera që kanë në bazë të tyre metamorfozën. Mësoni t’i rrëfeni bukur ato.
b) Shkruani për legjendën një mbyllje tjetër.


Tema: Përemri vetor. Trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara –
morfologji


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të përdorë në rasën, numrin dhe vetën e duhur përemrat vetorë.
• Të përdorë në rasën, numrin dhe vetën e duhur trajtat e shkurtra dhe trajtat e
shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë.
• Të zbërthejë trajtat e shkurtra të bashkuara në tekste të ndryshme.
Teknika dhe metoda mësimore:
Klaster, punë në çift, diskutim.
Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore tënxënësve të niveleve të
ndryshme për t’u korrigjuar dhe për t’u vlerësuar me notë brenda orës së mësimit.
Hapi II. Shkruhet në qendër të tabelës së zezë fjala përemrat dhe nxiten nxënësit të flasin për ta pa u
shqetësuar për gabimet që mund të bëjnë.


                vetorë
                                Përemrat




Hapi III. Përqendrohet vëmendja te përemrat vetorë. Rikujtohen njohuritë së bashku me nxënësit duke i
ndihmuar me pyetjet:
- Çfarë tregon përemri vetor i secilës vetë?
- Në cilat rasa dalin trajtat e shkurtra?
- Si formohen trajtat e shkurtra të bashkuara?
Duke kujtuar tabelën e lakimit të përemrave vetorë në rasën dhanore dhe kallëzore, sqarohet se të gjitha
trajtat e shkurtra të rasës dhanore bashkohen me trajtën e shkurtër e të rasës kallëzore, veta e tretë, numri
njëjës dhe me trajtën e shkurtër të rasës kallëzore i, veta e tretë, numri shumës. Në këtë mënyrë
formohen trajtat e shkurtra të bashkuara.
më + e = ma të + e = ta
më + i = m’i të + i = t’i
Mësuesi/ja sqaron se për të zbërthyer një trajtë të shkurtër të bashkuar, në fillim do të bëjmë pyetjen
kujt? të rasës dhanore dhe pastaj pyetjen kë? të rasës kallëzore.


Hapi IV. Hapet teksti “Gjuha shqipe 9”. Ndahen nxënësit në grupe dhe punojnë ushtrimet 1 dhe 2 ku
dallojnë përemrin vetor ose vendosin në fjali përemrin vetor të duhur.


Hapi V. Mësuesja mat njohuritë e nxënësve duke u bërë disa pyetje dhe ushtrime në fletoren e klasës.


Detyrë: Ushtrimi 3 në librin “Gjuha shqipe 9”
Tema: Ushtrime për përemrin - morfologji


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të përdorë në rasën, numrin dhe vetën e duhur trajtat e shkurtra dhe trajtat e
shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë.
• Të formojë fjali dhe të argumentojë me anë të pyetjeve (kujt? dhe kë?) përdorimin
e trajtave të shkurtra të bashkuara.
• Të dallojë trajtën e shkurtër të vetës së parë njëjës më nga pjesëza më.
• Të dallojë trajtën e shkurtër të vetës së tretë shumës u nga pjesëza u, që shërben
për të formuar formën joveprore të foljeve.
Metodat e teknikat e mësimdhënies:
Diskutim, punë e drejtuar, punë në grup.


Zhvillimi i mësimit
Për këtë temë mësimi mësuesja punon me ushtrime 4 – 9 në librin “Gjuha shqipe 9”.
Detyrë jepen ushtrime nga Fletorja e punës.


Tema: Miti – Kozmogoni dhe Teogoni – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar llojin e mitit.
• Të interpretojë shpjegimin mitologjik të fenomenit nga ai shkencor.
• Të dallojë ngjashmëritë e hyjnive dhe njerëzve.
• Të dallojnë epitet sinonemike
Metodat e teknikat e mësimdhënies:
Stuhi mendimesh, lexim i drejtuar, pema e mendimit.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në dërrasë titullin “Kozmogoni dhe Teogoni”.
U drejton pyetje nxënësve:
- Cilat janë informacionet që keni për prejardhjen e tokës?
- Ç’lloj fenomenesh janë faktet që sjellin si shkenca, si të dhënat folklorike për krijimin e botës?
Mitet janë rrëfime të lashta për origjinën e botës, për dukuritë natyrore.
Formë e thjeshtë tregimi me strukturë.
Lindën me kultet dhe festat
Personifikimi figura bazë.


Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë “ Kozmogoni
dhe Teogoni ”, I njeh me mitet, informacion i marrë në njohuritë e kaluara, lexojnë informacione “Mitet
për dukuritë”.
Përzgjidhen tre nxënës që të lexojnë. I nxit nxënësit që të lexojnë bukur, me intonacion, rrjedhshëm.
Gjatë kohës që nxënësit lexojnë, nxënësit e tjerë do të nënvizojnë:
fjalët që nuk i kuptojnë – shpjegimin e të cilave do ta bëjë mësuesi/ja,


Hapi III. Kalohet te rubrikat e punës me tekstin.
Pyetjet 1, 2 3. Nxënësit diskutojnë rreth krijimit të botës sipas mitit. Nëse janë fakte shkencore apo
imagjinare.
Pyetja 4. Nxënësit dallojnë ngjashmëritë midis hyjnive dhe njerëzve si p.sh. zënkat midis tyre etj.
Në mit: ……………………………………………………….
Në shkencë: …………………………………………………….
Pyetja 5, 6. Nxënësit dallojnë rreth shkaqeve të luftës dhe diskutojnë nëse këto shkaqe janë edhe sot e
kësaj dite shkaqet e luftërave.
Pyetja 7. Nxënësve u lihet kohë të gjejnë në tekst epitet sinonemike.


Detyrë: Bota e miteve sot duket e largët, por përsëri misterioze dhe tërheqëse në vorbullën e historive
të ngarkuara me elemente fantastike. Nisur nga kjo, realizoni një ese të shkurtër me temë “E magjishmja
dhe misteri në mite”.




Tema: Të shkruajmë mite – të shkruarit
Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të flasë për tematikën e miteve duke u nisur nga mitet e trajtuara.
• Të shprehë opinionin e tij rreth fenomenit të krijimeve të miteve.
• Të krijojë një ngjarje ku të shpjegojë një dukuri të caktuar me anë të një miti
Teknika e metoda e mësimdhënies:
Bisedë, komentim, shkrim i lirë
Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Lexohet rreth mitit të Narcisit dhe nxënësit gjejnë:
Temën e trajtuar
Fenomenin e Narcisit
Veçoritë e miteve


Hapi II. Shkrim i lirë
Ndahen në grupe dhe krijojnë rrëfime mitike mbi:
Lindjen dhe perëndimin e Diellit
Rrugën e Qumështit
Rënien e shiut
Shkumën e valëve te detit.


Diskutoni mbi krijimet tuaja duke veçuar elementet fantastike të përdoruara në to.


Tema: Foljet ndihmëse dhe gjysmëndihmëse - morfologji


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë kur e njëjta folje përdoret si folje ndihmëse dhe si folje me kuptim të plotë leksikor.
• Të dallojë format foljore që formohen me anë të foljeve ndihmëse.
• Të zgjedhojë format foljore, që formohen me anë të foljeve ndihmëse.
• Të formojë fjali ku foljet kam dhe jam të përdoren si folje ndihmëse dhe si folje
me kuptim të plotë.
• Të dallojë foljet gjysmëndihmëse.
• Të bëjë dallimin kur e njëjta folje përdoret si folje gjysmëndihmëse dhe kur
përdoret me kuptim të plotë leksikor.
Teknika e metoda e mësimdhënies:
Diskutim, organizues grafik, punë e drejtuar, punë e pavarur.


Zhvillimi i mësimit
Hapi I. Mësuesi/ja paraqet një tabelë, kohët e foljes si dhe shembuj fjalish ku të përdoren foljet
gjysmëndihmëse dhe pyet nxënësit për të dalluar kallëzuesët e fjalive.
Ç’funksion kryejnë foljet kam dhe jam, apo foljet ……………. (varet nga shembujt që jep mësuesi/ja.
Pastaj realizohet kjo ndarje:


                   Foljet ndihmëse
         kam                              jam


               Foljet gjysmëndihmëse
Folja këpujore    Foljet modale                            Foljet që shprehin mënyrën
Jam                     mund duhet do                                 e zhvillimit të veprimit
  fillim vazhdim mbarim

Hapi II. Nxënësit hapin tekstet dhe lexojnë shembujt.
Diskutohet rreth fjalive për të sqaruar kur foljet kam dhe jam janë ndihmëse dhe kur janë me kuptim të
plotë.
Shkruhen në dërrasë të zezë përfundimet:
- Foljet ndihmëse i paravendosen pjesores së foljes.
- Folja jam nuk është ndihmëse, kur përdoret në kuptimin ndodhem, gjendem.
- Folja kam nuk është ndihmëse kur ka kuptimin zotëroj.
E njëjta gjë edhe për foljet gjysmëndihmëse.


Hapi III. Ushtrimet 1-5. Këto ushtrime përcaktohen dhe sipas nivele bazë, mesatar dhe të lartë në bazë
të vështirësisë.
p.sh. ushtrimi 5
Plotëso vendet bosh me foljet kam, jam, nis, filloj, duhet. Emërto si janë përdorur.
Nxënësit janë nisur për në Vlorë. Ndihmëse
Njeriu i mirë duhet të respektohet. Gjysmëndihmëse
Erjona .................... të qeshte me të madhe. ....................
Bora .................... nisur herët në mëngjes.              ....................
Vetë ekzistenca e botës .................... e çuditshme. ....................
Pse njerëzit .................... shije të ndryshme? ....................


Detyrë: ushtrimi 6 në librin “Gjuha shqipe 9”
Tema: Përralla – Mbreti dhe gomari - të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar përrallën si lloj të letërsisë gojore.
• Të zbërthejë strukturën e përrallës.
• Të dallojë veçoritë gjuhësore të përrallës
Teknika e metoda e mësimdhënies:
lexim zinxhir, diagrami i Venit,
praktikë e drejtuar, praktikë e pavarur.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Në këtë orë mësimi, nxënësit do të njihen me përrallën, si lloj i letërsisë rrëfimtare letrare.
Në temat e kaluara nxënësit janë njohur me mitet. Mësuesi/ja mund të bëjë një përmbledhje të njohurive
të marra në vitet e kaluara për përrallat. I njeh me temën e re: “Mbreti dhe gomari”. Lexohet
informacioni i dhënë në libër për përrallën.
Krahasoni mitet me përrallat


Përrallat                                                  Mitet
- tregime popullore ku gërshetohen                         - rrëfime të lashta
elementet reale me ato fantastike                          a. për origjinën e botës
- trillim i gjerë poetik, fantazia e                       b. për dukuritë natyrore
guximshme, e pasur                                         - lindën bashkë me kultet dhe festat
- tema kryesore është:                                     - formë e thjeshtë tregimi me strukturë
a. e mira kundër së keqes,                                 - personifikimi
b. e bukura kundër së shëmtuarës,
c. virtyti kundër vesit
- personazhet – pozitive dhe negative
- struktura – hyrja dhe mbyllja
- mbizotëron fryma e aventurës
- ka të papritura.
- gjuha popullore e pasur
- figuracion i fuqishëm
- kthesa të papritura të ngjarjes
 Hapi II. Mësuesi/ja përzgjedh nxënësit që të lexojnë zinxhir përrallën. Zgjedhja mund të jetë e rastit ose
 dy –tri nxënës që lexojnë më bukur. Gjatë leximit nxënësit e tjerë nënvizojnë figurat letrare, shprehjet
 frazeologjike dhe shprehjet popullore.


 Hapi III. Kalohet te rubrika e punës me tekstin.
 Si e konsideronte gomarin fshatari? Si ju duket sjellja e gomarit? A vini re ndonjë gjë jo të zakontë në
 të? Po veprimet e gomarit në fund si do t’i interpretonit? – nxënësit ilustrojnë me shembuj edhe nga
 teksti
 Cilësitë e mbretit: i drejtë, ....................................................
 Nxënësit dallojnë veçoritë e përrallës që i nxorën në fillim të orës te kjo përrallë.
 Interpretimi:
Shprehja nga teksti                                                       Komenti im


Ke hak të kërcesh, or gomar, se ke bërë mik                               Sepse dihet që kush ka mik mbretin nuk ka frikë
mbretin!                                                                  nga asnjë apo asgjë .......




 Puna me gjuhën: folje që nuk përdoren në kuptimin e tyre të parë.


 Detyrë: Sillni një përrallë që të përcjellë të njëjtin mesazh me përrallën “Mbreti dhe gomari”.




 Tema: Rrëfenja – Tat Tanushi - Mitrush Kuteli – të lexuarit


 Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
 • Të lexojë për të identifikuar rrëfenjën si llojin e tregimit.
 • Të dallojë situatën fantastike ku zhvillohet rrëfimi nëpërmjet vendit dhe
 personazheve.
 • Të gjejë veçoritë e përbashkëta të rrëfenjës me përrallën.
 Metoda dhe teknika mësimore:
 Lexim në role, ditari dypjesësh, vështrim krahasues
 Zhvillimi i mësimit


 Hapi I. Mësuesi/ja paraqet temën e re mësimore, të cilën e shkruan në tabelë.
 Më pas, përmes teknikës Pema e mendimit, rikujton njohuritë e marra për autorin Mitrush Kuteli. Për
 këtë ndihmohen nxënësit edhe me anë të pyetjeve:
 - Kush është Mitrush Kuteli?
 - Ç’dini për të?
 - Ç’vepra të tij keni lexuar?


 Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit se fragmenti është shkëputur nga tregimi me të njëjtin titull.
 Lexohet teksti me role dhe punohet me fjalët e fjalorit.


 Hapi III. Punohet me rubrikat e punës me tekstin.
 Rrëfimi mbi fatin e personazhit merr notat e një legjende të hershme përmes vendeve të hershme të
 përfshira në rrëfim dhe përshkrimit mitik të personazhit.
 Vendet që renditen në tekst ..............
 Ajo që e bën të largët kohën e ngjarjeve .....................................
 Portreti fizik i Tat Tanushit ..............................
 Nxënësit dallojnë:
 Bashkëbiseduesin: ............................................
 Shkakun e rrëfimit: ............................................
 Dënimin: ..................................................
 Diskutim
 Tema e kërkimit të përjetësisë është e lashtë sa vetë ekzistenca njerëzore. Në rastin e fatit të personazhit
 tonë, si do ta quanit përjetësinë e tij:bekim apo mallkim? Argumentoni duke u mbështetur në tekst.
 A ndodh që dhe ju të lidheni ngushtë me sende, njerëz përreth? Çfarë përjetoni ndaj tyre?


 Komentim im
Shprehja nga teksti                                                 Komentim im
“Po iu kujtua fjala:urrej mëkatin, po jo
mëkatarin…”


“Sepse e madhe fort është fuqia e fjalës: ajo hap
rrugë nëpër ujra, ajo lidh erërat mos fryjnë, ajo
mban kohën më vënt.”




 Nxënësit dallojnë figurën letrare që zbulon dy anë të kundërta të jetës dhe shpjegonë funksionin artistik
 të saj.


 Detyrë: Jepini mbylljen e dëshiruar prej jush fatit të personazhit.




 Tema: E ardhmja e së shkuarës e dëftores dhe kushtorja – morfologji
 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
 • Të dallojë rastet e kohëve të foljeve që përdorin do të.
 • Të dallojë të përbashkëtat dhe ndryshimet që kanë foljet në të ardhmen e së
 shkuarës të dëftores dhe në të tashmen e kushtores.
 Metoda dhe teknika mësimore:
 Stuhi mendimi, bisedë e kombinuar me shpjegim,
 punë e pavarur, punë në dyshe.


 Zhvillimi i mësimit
 Hapi I. Kontroll dhe vlerësim i detyrave të shtëpisë të dhënë një orë më pare.
 Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë kartoni, ku janë shkruar fjalitë e tekstit:
 - Do t'i vëmë një emër kësaj gështenje, - tha Etleva. Të gjithë po mendonim ç'emër do t'i vinim, kur
 Sokoli ia priti: - Do ta quajmë gështenja e Kreshnikut.
 Po të mbante koha mirë, do të shkonim në pyll për të mbledhur bimë për kabinetin e biologjisë.
 Mësuesi/ja diskuton me nxënësit për formën e foljes do të shkonim. Duke përdorur edhe shembuj të
 tjerë, bëhet krahasimi midis foljes në të ardhmen e së shkuarës së dëftores dhe të tashmes së kushtores.
                                  dëftore
                 i vërtetë
                                  habitore

                                  lidhore
 Veprimi         i mundshëm
                                  kushtore

                                  dëshirore
                 i dëshirueshëm
                                  urdhërore
Hapi III. Punë e pavarur: Punohen Ushtrimet 1 dhe 2. Kontrollohet e vlerësohet puna e pavarur.


Hapi IV. Punë në dyshe: Punohen Ushtrimet 3 dhe 4. Bëhet lëvizje e nxënësve në mënyrë që ushtrimin
3 ta zgjidhin nxënësit e nivelit mesatar, ndërsa ushtrimin 4 ta zgjidhin nxënësit e nivelit të lartë, sepse
kthimi nga ligjërata një kohë në një kohë nuk është i lehtë për të gjithë nxënësit.
Kontrollohet dhe vlerësohet puna e nxënësve.


Hapi V. Nxirren të përbashkëtat e dallimet ndërmjet së ardhmes të së shkuarës së dëftores dhe së
tashmes së kushtores. Plotësohet së bashku me nxënësit Diagrami i Venit.
Bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve
të niveleve të ndryshme.


Detyrë: Jepet Ushtrimi 6 në librin “Gjuha shqipe 9”




Tema: Tregimi filozofik –Lumnija – Ernest Koliqi – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të nxjerrë mesazhin filozofik të dëshirës për ndryshim, për lumturi.
• Të dallojë simbolin në këtë tregim.
• Të interpretojë simbolin e këtij tregimi.
Metodat e teknikat e mësimdhënies:
Diskutim, tabela, organizues grafikë,
ditari dypjesësh, pema e mendimit.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi e fillon mësimin me një diskutim për jetën dhe veprën e Koliqit:
- Ku lindi ai?
- Ç’dini për jetën e tij?
- Në cilin vend ndërroi jetë?
- Çfarë temash trajtoi në krijimtarinë e tij?


Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin “Lumnija”.
 Çfarë sugjeron titulli i prozës:
 a) një botë që pret lumturi?
 b) një botë që pret lumturi?
 Nxënësit shprehin mendimin e tyre. Mësuesi/ja pranon të gjitha mendimet pa ndërhyrë dhe pa bërë
 vlerësime, duke i nxitur që të argumentojnë mendimin e tyre.
 Kjo veprimtari mund të zgjasë deri në 7 minuta.


 Hapi III. Mësuesi/ja lexon fragmentin duke shpjeguar fjalët në gegërishte, duke vendosur theksin
 logjik, për ta kuptuar më mirë.
 Në fund të leximit në heshtje nxënësit kanë bërë dhe vlerësimin për alternativën e zgjedhur në lidhje me
 titullin.


 Hapi IV. Punohet me rubrikat për të kuptuarit dhe të analizuari të tekstit.
 Cila është pyetja kryesore në tregim që ngacmon kujtesën e personazheve?
 Gjeni një fjali pyetëse në tekst e cila jep shpjegimin e fjalës lumturi.
 Ç’kuptim merr epiteti “e shëtitun” për Shotën në këtë tekst?
 “…përpiqet të nxjerri mësim më të madh prej një shoqeje të shëtitun…”
 Çfarë ngacmon përpjekjen e lumturisë te Shota?
 Loja
 Vallja
 Dashuria
 Po tek Gjizela?
 Admirimi i të tjerëve
 Lëvdatat
 Bukuria fizike
 Paqtimi shpirtëror
 Argumentoni zgjedhjen tuaj.


 Ditar dypjesësh – çfarë kanë të veçantë dy vajzat?
Gjizela                              Shota
Çfarë kanë të përbashkët?




Shkrim i lirë: Mendo për një çast të tillë dhe shkruaj për përjetimet e përftuara.


Detyrë: Kërkoni edhe ju prej prindërve tuaj t’ju rrëfejnë momentet më të lumtura të jetës së tyre.


Tema: Ç’është për ty lumturia? – të folurit


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të marrë pjesë në diskutim duke dhënë mendimin e vet.
• Të dallojë të përbashkëtat dhe ndryshimet midis të qenit i lumtur dhe të qenit i pasur.
• Të nxjerrë një përkufizim për lumturinë
Metoda dhe teknika mësimore:
Diskutim – argumentim, ditar dypjesësh


Hapi I. Diskutim rreth proverbave që renditen më poshtë dedikuar lumturisë.
Kënaqësinë që të jep lumturia e ëndërruar nuk ta jep kurrë ajo e arritur.
Jo pasuria, por morali sjell lumturinë ose fatkeqësinë.
Lumturia nuk gjendet në pasuri, por në zemër! Njeriu nuk bëhet i lumtur duke arritur gjërat e vlefshme,
por duke arritur çfarë i dëshiron zemra.
Në botë nuk ka njeri as fare të lumtur, as fare fatkeq; më i lumturi e ka një brengë, më fatkeqi një
shpresë.
Lumturia në botë i ngjan dritës së shkreptimës, ndriçimi i një sekonde sjell pas furtunë disaorëshe.
Nxënësit përzgjedhin cila është për ta më e preferuara.
 Hapi II. Ditari dypjesësh
 Krahasoni çastet e lumturisë me të secilit prej jush, shokut ose shoqes.


Çastet e mia të lumturisë                                     Çastet e lumturisë së shokut tim




Të përbashkëtat                                               Të veçantat




 Hapi III. Nxënësit dalin me një konkluzion se ç’është për ta lumturia.
 Për ju, Lumturia është: ..................................................................................................
 .........................................................................................................................................
 .........................................................................................................................................
 .........................................................................................................................................


 Tema: Parafjalët. Grupimi sipas rasave – morfologji


 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
 • Të dallojë parafjalët në rasa të ndryshme.
 • Të dallojë të njëjtën fjalë kur përdoret si parafjalë dhe kur si pjesë tjetër ligjërate.
 • Të dallojë ç‘tregon gjymtyra e prirë nga parafjala.
 Metoda dhe teknika mësimore:
 Bisedë e kombinuar me shpjegim e diskutim,
 pema e mendimit, punë e drejtuar, punë e pavarur, organizimi grafik
Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Formohet bashkë me nxënësit pema e mendimit për pjesët ligjëratës:


                               emri           mbiemri            folja


             përemri                                                                   numërori
                                     Pjesët e ligjëratës


               parafjala                                                            pasthirrma
                                      lidhëza ndajfolja pjesëza




Hapi II. Zhvillohet me nxënësit një bisedë duke rikujtuar njohuritë për parafjalët.
Vendoset në dërrasën e zezë një tabelë, që përmban përkufizimin e parafjalës, shembuj me parafjalë,
parafjalë të formuara nga ndajfoljet dhe emrat, si dhe parafjalë të ndryshme sipas rasave.
Shpjegohen njohuritë duke u mbështetur në shembujt e tabelës dhe diskutohet
rreth tyre duke sjellë argumente për çdo rast.


Hapi III. Punë e drejtuar. Punohet ushtrimi 1 me ndihmën e mësueses, ku dallohen parafjalët dhe rasat
e tyre.


Hapi IV. Punë e pavarur. Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur ushtrime 2 dhe 3. Kujdes kërkohet
me zhvillimin e ushtrimit 3 ku të mos ngatërrohen parafjalët me pjesë të të tjera të ligjëratës.
Ndaj: Ndaj teje ai mbajti një qëndrim kritik. (e kështu me radhë)
Nën: ........................................................................................................
Buzë: ........................................................................................................
Në sajë: ........................................................................................................
Pas: ........................................................................................................
Pa: ........................................................................................................
Tek: ........................................................................................................


Detyrë: Ushtrimi 4 në librin “Gjuha shqipe 9”.
Tema: Misteri dhe njeriu - të folurit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të flasë rreth misterit në jetën e përditshme.
• Të shpjegojë lidhjen e frikës me misterin, të panjohurën.
• Të flasë rreth zhvillimit të shkencës për misteret.
• Të shprehë opinionin e tij për anët pozitive dhe negative të këtyre zhvillimeve.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Bisedë, Di – Dua të di – Mësova.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesja e nis këtë temë mësimi me bisedë ku Nxënësit shprehin me fjalët e tyre se cilat janë
gjërat që kanë frikë, që i trembin më shumë.
Gjatë të folurit të nxënësve mund të ketë gjëra të përbashkëta, por duhet të bëjnë kujdes në
individualitetin e interpretimit të ndjesive, përjetimeve, duke shmangur përsëritjen.


Hapi II. Diskutohet dhe mbahet një qëndrim lidhur me konstatimet e mëposhtme:


a) Rezultatet e ADN-së janë përdorur
për të ndihmuar shkencën e kriminalistikës.
b) Shkenca sot ka prodhuar krijimin
e qenieve njerëzore nga qeliza.


c) Shumë nga ushqimet që ne përdorim janë
të prodhuara në rrugë jonatyrale.


Hapi III. Mësova – di – dua
A jeni dakord me ju me klonim artificial?
Kujtoni informacione që dini për teoritë e ndryshme që ekzistojnë për krijimin e botës, të njeriut apo
galaktikave.
Cili është zbulimi i fundit për të cilin keni dëgjuar? Diskutoni rreth tij.
Tema: Novela sociale – Studenti në shtëpi – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar llojin e novelës sociale.
• Të lexojë për të dalluar përshkrimin e personazhit.
• Të japë gjykimet e tij rreth sjelljes së personazheve.
• Të diskutojë rreth rolit të njeriut në qytetërimin e një vendi.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Bisedë, lexim zinxhir, punë me grupe,
tabela e personazheve, ditari dypjesësh


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Kjo orë mësimi do të nisë me leximin e detyrës së shtëpisë së temës së mëparshme. Dëgjohen
dy nxënës, të cilët i përzgjedh mësuesi, por mund të aktivizohen edhe ata, që kanë dëshirë të lexojnë
detyrën. Nxënësit vlerësojnë punën e shokëve. Mësuesi/ja shkruan në tabelë mesazhin e detyrës.


Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. Informon nxënësit për autorin duke
zgjedhur ndonjë detaj interesant për jetën dhe veprën e tij. Nxënësit që kanë dëshirë ose të përzgjedhur
nga mësuesi lexojnë fragmentin “Studenti në shtëpi”, ndërsa nxënësit e tjerë të ndarë në grupe do të
nënvizojnë.
Grupi I - Nënvizoni të dhënat dhe detajet që përdor autori për përshkrimin e personazhit.
Grupi II - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e Nushit.
Grupi III - Nënvizoni detajet që përshkruajnë brengën e motrës së Nushit.
Përfaqësuesit e grupeve lexojnë paragrafin.


Hapi III. Mësuesi/ja shënon në tabelë.
Tema: “Studenti në shtëpi”
Vendi ku zhvillohet ngjarja.
Personazhet dhe kë përfaqësojnë.
Nxënësit përgjigjen dhe mësuesi/ja shkruan në tabelë.


Hapi IV. Punohet rubrika Hap pas hapi
 Vini re fjalinë e takimit të studentit me babanë e tij kur kthehet në shtëpi. Çfarë atmosfere
 paralajmërohet nga ajo? “A t’u mbush mendja me ardhë”
 Në rrëfimin e tij autori thekson disa ngërçe të shoqërisë, të cilat vijnë në formën e brengave të heroit
 kryesor. Këto brenga zbulohen përmes personazheve familjare. Ilustroni nga teksti ku jepet:
 Raporti i ftohtë mes brezave
 Fati i vajzave të kushtëzuara nga vendimet e të tjerëve për to
 Mohimi i shjimit të jetës me të gjitha ngjyrat e saj
 Zinxhiri i trashëgimisë anakronike
 Nga veprimet e tij, Nushi duket i bindur ndaj të atit. A është ai duke iu bindur shpirtërisht?
 Si e justifikon Nushi karakterin dominues në familje të të atit? A pajtoheni dhe ju me të?


 Ora e dytë
 Punohen ushtrimet e rubrikës “Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin”.
 Cilësitë e babait që theksohen përmes fjalive të tij: (ditar dypjesësh)
Fjalitë e babait                                          Cilësitë e tij
“S’ke marre! Nesër do të martohesh!...”


“Edhe ti, - tue iu sjell Nushit, - s’je i vogël. Shyqyr
që paske ardhë sonte herët! – i tha i ati vranët.
“Mos të më korisin, - mendon kryetari i familjes,
tue i shikue me rend të gjith pjestarët. Mos të më
korisin, prandaj shtrëngo frenat, shtrëngo sa të
mundesh, e nse nuk mund të marrin frymë – të
pëlcasin.”
Sa vështirë asht me rritë fëmi në kohë të soçme!
Sa vështirë është me ruejtë varzat! Eh kohët e
kalueme! – Por a e dini ju, morë fëmi, se unë njaq
sa ju ishe, kur fillova me fitue bukën...”




 Diskutim
 Për çfarë ka nostalgji ai? Çfarë kontrasti krijohet mes vendlindjes së tij dhe viseve ku studion?
 Sipas jush, çfarë e pengon shoqërinë të qytetërohet? Nga duhet të fillojë ndryshimi?
Pyetja 8. Migjeni arrin të depërtojë mendim dhe përmes retiçensës së përdorur. Komentoni kur përdoret
ajo për të:
theksuar një fjalë kur ndërpritet ligjërimi
treguar vazhdimësinë e mendimit tek lexuesi
treguar vonesë përgjigjeje
Pyetja 9. Nxënësit gjejnë fjalitë e shkurtra dhe funksionin e tyre.


Detyrë:
Shkruani një ese mbi realitetin migjenian dhe atë bashkëkohor me titull “Legjendë që përsëritet”.
Përpiquni të sugjeroni rrugët për qytetërimin e vendit.




Tema: Novela psikologjike - Novela e shahut - Stefan Cvajg – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar llojin e novelës psikologjike.
• Të njihet me elementin karakteristik të prozës së Cvajgut.
• T’i përgjigjet pyetjeve për fragmentet e tregimit.
• Të komentojë lidhjen nënvetëdija - vetëdija
• Të diskutojë rreth vullnetit dhe dëshirës
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
parashikim, lexim, bisedë, punë në çift.


Zhvillimi i mësimit
Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në tabelë: “Novela e
shahut”. Shpjegohen veçoritë e novelës. Pastaj nxënësve iu tërhiqet vëmendja te imazhi në faqene
librit. Diskutohet rreth lojës së shahut: sa e dinë ta luajnë, sa e luajnë, çfarë vështirësie ka si lojë etj.


Hapi II. Mësuesi/ja zgjedh një nxënës të lexojë fragmentin. Nxënësit njihen me autorin dhe me veçoritë
e prozës së tij. Ndahet tregimi në fragmente nga mësuesi/ja dhe hartohen pyetje rreth të kuptuarit si:


Loja e shahut konsiderohet si një lojë që zhvillon aftësinë logjike tek njeriu. Po heroi ynë përpiqet të
sfidojë diçka përmes saj. Cila është ajo?
Frika
Koha
Vetmia
Vetja
Zbrazëtia shpirtërore
Argumentoni përgjigjen tuaj.
2. Cili paragraf thekson forcën e imagjinatës së personazhit. Ilustro.
3. Nisur nga kërkesat shpirtërore të personazhit në raport me lojën e shahut, fragmentin mund ta ndajmë
në dy pjesë. Gjejini ato dhe vendosini nga një titull.
Ora e dytë


Punohet me rubrikën “Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin”.
Pyetja 4. Nxënësit përshkruajnë gjendjen “jonormale” të personazhit.
Pyetja 6. Përshkruani një gjendje të tillë shpirtërore kur jeni ndier i kufizuar nga gjithçka, por ju jeni
përpjekur për të sfiduar rrethanat. Që ta keni më të thjeshtë, hartoni një paralelizëm mes jush dhe heroit.




Pyetja 7. Rrëfimi bëhet në vetën e tretë.
Pyetja 8. Nxënësit dallojnë fjalët kyç që krijojnë kontrastin mes dy gjendjeve shpirtërore: para dhe pas
lojës së shahut.
Para lojës së shahut


Pas lojës së shahut
Pyetja 9. Në fund nxënësit dallojnë antitezën me të cilën shpjegohet vetia e lojës së shahut.


Detyrë: Heroi nuk po e shijon më lojën e shahut, por po stërmundohet të dyjëzohet si individ për të
trilluar kundërshtarin.
  Mendoni veten tuaj si një psikolog që komenton paragrafin e fundit.
“…Kur luan një person i vetëm krijohet një gjendje jonormale sepse një mendje e vetme duhet diç të
dijë dhe njëkohësisht të mos dijë, sepse, duke përfaqësuar partnerin, që luan në katrorthët e bardha, ai
duhet t'i harrojë patjetër lëvizjet që ka bërë një çast më parë si partner i katrorthëve të zinj.
Një lojë e tillë, që kërkon mendim të dyfishtë, pa dyshim e lodh trurin që punon pareshtur si një aparat
mekanik; të luash shah kundër vetes është një gjë e çuditshme dhe të duket sikur kërkon të kapërcesh
hijen tënde.”




Tema: Pjesëzat. Llojet sipas kuptimit - morfologji


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë llojet e pjesëzave sipas ngjyrimit kuptimor që kanë.
• Të dallojë se kur e njëjta fjalë është pjesëz dhe kur është pjesë tjetër e ligjëratës
(lidhëz, ndajfolje, emër).
• Të vendosë pjesëzën e duhur në një tekst ku ajo mungon.
• Të përdorë pjesëza sinonimike në një tekst të dhënë.
Metoda dhe teknika mësimore:
Bisedë e kombinuar me shpjegim e
diskutim, punë në grupe, punë e drejtuar,
punë e pavarur, pema e mendimit.




Hapi I. Bisedë e kombinuar me shpjegim dhe diskutim. Hapet libri dhe lihen nxënësit të lexojnë për
disa minuta. Në fund plotësohet pema e mendimit për pjesëzat.


             Nuk kanë kuptim leksikor të pavarur


         dëftuese                             saktësuese
                               Pjesëzat


        përcaktuese                          mohuese
                             përafruese
Hapi II. Punë e drejtuar. Ushtrimi 1 ku nxënësit dallojnë pjesëzat dhe llojet e tyre.
Punë e pavarur. Ushtrimi 2. Me këtë ushtrim duhet punuar me kujdes për të dalluar fjalët me të zeza
nëse janë pjesëza apo i përkasin një tjetër klase fjale.
p.sh.
Unë eca vetëm në pjesën më të madhe të rrugës, pastaj u bashkova me shokët. ndajfolje
Vetëm unë isha pjesëmarrës nga shkolla jonë. pjesëz
Ja do ecim, ja do qëndrojmë, duhet të vendosim. .......................
Ja klasa, ja banka, ja dhe shokët e rinj. .......................
Ishte bërë më e bukur me atë fustan. .......................
Më sill librin një herë, pastaj flasim. .......................
Mend rashë nga drita e fortë. .......................
Mend kanë të gjithë, edhe unë, edhe ti. .......................
E, nesër! Ashtu thotë ai. .......................
Eja para meje e më thuaj çke. .......................
Punë e pavarur. Ushtrimi 3. Nxënësit lihen për disa minuta të ndërtojnë fjali me pjesëzat.


Detyrë: Ushtrime nga Fletorja e Punës


Tema: Romani satirik - Servantesi - Don Kishoti i Mançës – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit satirik.
• T’u përgjigjet pyetjeve rreth subjektit, duke e vendosur veprën në kontekstin e saj.
• Të ndërtojë organizuesin grafik të personazheve mbështetur në fragmentin e dhënë.
• Të flasë rreth fantazisë së personazhit
Teknika e metoda e mësimdhënies:
Diskutim, stuhi mendimesh, lexim me role,
organizues grafik.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Stuhi mendimesh.
Ç’dini për Don Kishotin? A e kishit dëgjuar më pare këtë emër?
Po për Servantesin a keni pasur informacion? Plotëso:
                               Servantes


 Hapi II. Nxënësit njihen me temën e re “Don Kishoti i Mançës”. Diskutojnë rreth pyetjeve të skedës së
 punës, duke iu referuar edhe fragmentit.


 Hapi IV. Punohet me rubrikën “Hap pas hapi”
 Dallimet midis Don Kishotit dhe Sanço Panços
Don Kishoti                        Sanço Panço




 Nxënësit ilustrojnë me shembuj nga fragmenti pyetjet 2, 3 4 dhe 5.
 Diskutim – argumentim - A mendoni se pas kësaj fatkeqësie Don Kishoti do të heqë dorë nga aventurat
 e tij?
 Pyetja 6. Ilustroni nga teksti idenë që thekson ndikimin e madh që kanë në fantazinë e Don Kishotit
 librat dhe heronjtë kalorsiakë.


 Ora e dytë
 Punohet me rubrikën “Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin”
 Pyetja 7. Si ndikon Sanço Panço te Don Kishoti?
 Pyetja 8. A mund të themi që Don Kishoti dhe Sanço Pançoja plotësojnë njëri-tjetrin? Nëse po, si?
 Ilustroni nga teksti.
 Pyetja 9. Çfarë e bën komik personazhin tonë:
 Veprimet e tij
 Qëllimet e tij
 Mendimet e tij
 Mjetet që ai përdor? = e saktë pika a
 Pyetja 10. Duke iu referuar tekstit, me ç’kuptim vijnë fjalët:
 Don Kishot
 Luftë me mullinjtë e erës
Pyetja 12. Fusha leksikore e botës së Don Kishotit
                                 mullinj ere




                         Don Kishoti dhe fantazia e tij




Detyrë: Realizoni një intervistë imagjinare me Don Kishotin, tashmë të penduar për aventurat e tij.




Tema: Dallimi i lidhëzave me përemrat, ndajfoljet e parafjalët - morfologji


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë veçoritë e përbashkëta dhe ndryshimet nga ndajfoljet, parafjalët dhe përemrat.
• Të formojë fjali ku e njëjta fjalë të përdoret si ndajfolje dhe si lidhëz.
• Të formojë fjali ku e njëjta fjalë të përdoret si parafjalë dhe si lidhëz.
• Të formojë fjali ku e njëjta fjalë të përdoret si përemër lidhor dhe si lidhëz.
Metoda dhe teknika e mësimdhënies:
bisedë e kombinuar me diskutim,
punë e drejtuar, punë dyshe, punë e pavarur.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Rikujtohen së bashku me nxënësit njohuritë për lidhëzat, ndajfoljet dhe
parafjalët duke i ndihmuar me pyetjet:
- Ç’janë lidhëzat? Përse shërbejnë ato?
- Ç’janë ndajfoljet? Përse shërbejnë ato? Sa llojesh janë? Shembuj.
- Cili është funksioni i parafjalëve?
Hapi II. Vendoset në dërrasë të zezë një tabelë e parapërgatitur që përmban fjali,
ku e njëjta fjalë të përdoret:
1. Si lidhëz dhe si ndajfolje.
2. Si lidhëz dhe si parafjalë.
3. Si lidhëz dhe si përemër.
Bëhet diskutim rreth tyre duke dhënë argumente për çdo rast.
Hapi III. Punë e drejtuar. Punohet Ushtrimi 1
Dalloni lidhëzat dhe përemrat lidhorë në fjalitë e mëposhtme.
Filmi që pashë dje më pëlqeu shumë. P.lidhor.
Nuk mbaj mend që të thashë gjë për këtë. Lidhëz
Porosia erdhi ditën që e pritëm. Lidhëz
Nuk erdhe këtu që të dembelosesh. Lidhëz
Ky është vendi që kam kaluar çastet më të gëzuara. P.lidhor
Njeriu lind që të jetojë, për aq sa natyra i ka dhënë mundësi. P.lidhor


Hapi IV. Punë e pavarur.
Ushtrimi 2. Dalloni lidhëzat dhe ndajfoljet në fjalitë e mëposhtme.
Ku shkon kështu me kaq nxitim? ndajfolje
Ajo mendonte se do ta ndiqte kudo ku të shkonte. Lidhëz (e me radhë)
Ngado të hedhësh sytë, sheh vetëm mjegull. ...........................
Se di pse nuk erdhi dhe ai me ne? ...........................
Kishim përse të flisnim. ...........................


Ushtrimi 3. Dalloni lidhëzat dhe parafjalët në fjalitë e mëposhtme.
Tek ne çdo gjë është rrëmujë. Parafjalë
Në do të dalësh, ja dera. ...........................
Tek fliste, herë pas here lëvizte dhe duart. Lidhëz (e me radhë)
Nuk prisja të kishe ndaj meje këtë mendim. ...........................
Qëndruam edhe për disa minuta në errësirë. ...........................
E di që nuk ke kuptuar asgjë, ndaj dua të ulesh e të më dëgjosh. ...........................


Punë dyshe. Ushtrimi 4 Dalloni lidhëzat, parafjalët, ndajfoljet dhe përemrin lidhor në fjalitë e
mëposhtme.
Mbaj mend që kam kënduar se një kalorës spanjoll i quajtur Diego Perez de Vargas, kur iu thye shpata
në një betejë, shkëputi një degë të rëndë a një trung prej një dushku, dhe me këtë kopaçe bëri atë ditë
gjëra aq të mëdha dhe rrahu aq shumë arabë, sa i mbeti llagapi i Kopaçes, dhe kështu ai e zbritësit e tij u
quajtën që atë ditë e këtej Varga Kopaçe. Këtë ta thashë se nga i pari dushk a lis që të më dalë përpara
kam ndër mend të shkëput një kopaçe të atillë a më të shëndoshë se ajo, besoj se do të bëj trimërira aq të
mëdha, sa ta quash veten të lumtur që u vlerësove të vish e t'i shikosh e të jesh shahiti i këtyre gjërave, të
cilat mezi do të jetë e mundur të besohen.


Detyrë: Ndërtoni fjali ku të përdorni të njëjtën ndajfolje, përemër lidhor dhe parafjalë edhe si lidhëz.




Tema: Romani shoqëror – Shosha - të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar llojin e romanit social.
• Të lexojë për të kuptuar subjektin.
• Të përshkruajë personazhet duke u nisur nga mbresat e çastit.
• Të flasë rreth situatave të ngjashme.
Teknika e metoda e mësimdhënies:
diskutim, pema e mendimit,
lexim zinxhir, organizues grafik.


Hapi I. Kontroll detyrat e dhëna një orë më parë dhe vlerësimi i dy-tre nxënësve.


Hapi II. Nxënësit njihen me temën e re “Shosha”.
Nxënësit lexojnë zinxhir për t’u njohur me fragmentin. Më pas mësuesi/ja bashkë
me nxënësit plotësojnë Pemën e mendimit.
-Ç’kuptojmë me roman social?


rrëfimi bëhet nga personazhi në                                   shkrim origjinal i
këndvështrimin e autorit                                          besueshëm

                               Romani social
temë sociale                                               autori i nënshtrohet
logjikës së personazhit
Diskutim: pyetjet e skedës së punës.


Hapi III. Kalohet te rubrika “Hap pas hapi”
- Ç’po ndodhte me Shoshën? Cili ishte shkaku? – po ndiente për herë të parë se ishte një grua e jo më
një fëmijë.
- Krahasoni dy periudhat e Shoshës duke i përcaktuar me mbiemra:
Shosha dikur                        Shosha tani
.......................             .......................
.......................             .......................
.......................             .......................
.......................             .......................


- Çfarë i bën më shumë përshtypje rrëfimtarit te Shosha? – Është sinqeriteti i saj, pafajësia, çiltërsia etj.,
që te njerëzit e tjerë ai nuk e gjen.


Detyrë: Përpiquni të bëni një krahasim të vetes dikur dhe tani. Theksoni ndryshimet që kanë ndodhur te
ju.


Ora e dytë.
Hapi I. Kontroll dhe vlerësim nga vetë nxënësit për detyrat e shtëpisë.


Hapi II. Punohet me rubrikën “Vlerësojmë dhe analizojmë tekstin”
- Në cilën vetë rrëfehet në fragment? – veta e parë
- Nxënësit shpjegojnë kuptimin që marrin dy fjalët në tekst, sigurisht në lidhje dhe me personazhin
“mister” ...........................................................................................................
“mrekulli” ...........................................................................................................
- Rrëfimtari ndalet te të tria, te:
pamja fizike
ana shpirtërore
apo karakteri i Shoshës? – por karakteri është ai që e tërheq më shumë.
- Diskutim: Lexoni me kujdes pyetjet që ngre herë pa here Shosha? A kanë ato lidhje me ndryshimet që
po pëson Shosha, apo ajo përherë është kërkuese, kureshtare?




Tema:. Drejtshkrimi i fjalëve të huaja në gjuhën shqipe – drejtshkrim


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të shqiptojë si duhet fjalët e huaja që kanë bashkëtingëllore /d/, /t/, /l/ dhe /c/.
• Të formojë fjalë të prejardhura nga fjalë të huaja që kanë në përbërjen e tyre
bashkëtingëlloret e përmendura më lart.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë, shpjegim, punë dyshe,
punë e pavarur, diskutim.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Shkruhet tema në dërrasë të zezë me shkumës me ngjyrë. Bisedohet me
nxënësit për futjen e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Theksohet se drejtshqiptimi
dhe drejtshkrimi i këtyre fjalëve bëhet sipas disa rregullave. Sqarohen duke i shkruar
në dërrasë të zezë fjalët:
Drejtshkrim – sistem rregullash për t’i shkruar drejt e njëlloj fjalët në gjuhën letrare.
Drejtshqiptim – sistem rregullash për t’i shqiptuar drejt e njëlloj fjalët në gjuhën letrare.


Hapi II. Hapen librat. Shpjegohet se për shkrimin dhe shqiptimin si duhet të fjalëve, duhet të kemi
parasysh disa rregulla. Këto rregulla u përcaktuan në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, në
nëntor të vitit 1972. U tregohen nxënësve librat, që na vijnë në ndihmë për drejtshkrimin dhe
drejtshqiptimin e gjuhës shqipe:
1. Drejtshkrimi i gjuhës shqipe
2. Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe
3. Fjalori i gjuhës shqipe
4. Shqipja standarde (Rami Memushaj)


Hapi III. Paraqitet në dërrasën e zezë një tabelë me:
o fjalë të huazuara nga greqishtja e vjetër, që shkruhen dhe shqiptohen me /d/, /t/ e jo me /dh/, /th/;
o fjalë të huaja, që shkruan e shqiptohen me /l/.
o fjalë dhe emra të përveçëm me burim të huaj, që shkruhen e shqiptohen me /c/.
Diskutohet rreth tyre.
Shkruhen në dërrasë duke përdorur shkumësa me ngjyra rastet e veçanta, që paraqiten në tekst e që
bëjnë përjashtim nga kjo rregull. Në mungesë të tabelës, ecuria metodike e hapit të tretë mund të bëhet
edhe duke përdorur dërrasën e zezë.


Hapi IV. Ushtrime
Punë e drejtuar. Ushtrimi 1
Ushtrimi 2. Zëvendësoni fjalët e huaj me një fjalë gjegjëse shqip.
avancoj         përparoj
gjiton          fqinj (e me radhë)
konfuz          .........................
konkluzion      .........................
legjendë        .........................
seleksionoj     .........................
proporcion      .........................
neutral         .........................
manifestoj      .........................
legjislativ     .........................
literaturë      .........................


Për ushtrimin 3 fjalët e sakta që duhet të gjejnë nxënësit janë ato me italik:
                agjensi
Dëgjova një                   lajmesh.
                agjenci


                publicist
Është                           i njohur.
                publiçist


                            proçes
Komunikimi është                            i rëndësishëm.
                            proces


Korrigjimin
                e hartimit do ta bëjmë nesër.
Korigjimin


                protokol
E pritën me                     të rregullt.
                protokoll


                diplomë
Mori një                       të shkëlqyer.
                  dipllomë


Punë e pavarur. Në vend të pikave vini bashkëtingëlloren c ose ç:
...entral, pro...es, ...isternë, elektri...ist, pulbi...istikë, bi...ikletë, pro...edurë, re...ension, kon...iz, klasi...ist,
...ertifikatë.


Detyrë: Merrni një artikull gazete dhe gjeni në të fjalë të huaja.




Tema: Drejtshkrimi i nyjës së përparme të mbiemrave – drejtshkrim


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të përdorë ku duhet nyjën të dhe së te mbiemrat e nyjshëm.
• Të përdorë në fjali në rasën gjinore, dhanore ose rrjedhore në trajtën e shquar
dhe të pashquar emrat e nyjshëm, si: e sotme, e djeshme, e mërkurë, e ardhme, e
folme etj.
Metoda dhe teknika mësimore:
shpjegim, diskutim, punë e drejtuar,
punë dyshe, punë e pavarur.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në dërrasë të zezë. Vendoset para nxënësve një tabelë, ku është
shkruar teksti, që ndodhet në fillim të faqes 217. Diskutohet për përdorimin e nyjave me shkronja të
zeza në tekst, të cilat në tabelë janë të
nënvizuara.


Hapi II. Vendoset një tabelë tjetër, ku janë shkruar rregullat e përdorimit të nyjave të dhe së. Në tabelë
janë shkruar edhe fjalitë e tekstit. Mësuesi/ja diskuton rreth përdorimit të nyjave të dhe së në këto fjalë
dhe pastaj shkruan rregullën në dërrasë të zezë.


Hapi III. Ushtrime
Punë e drejtuar. Ushtrimi 1. Dalloni nëse në fjalitë e mëposhtme janë shkruar si duhet nyjat.
Punimet e stinës së verës, së pranverës dhe të vjeshtës janë më të rëndësishmet në bujqësi.
Muret e rrethinës së ngushtë së madhe të kalasë binin menjëherë në sy.
Veshjet e krahinës të Mirditës, të Matit, së Shkodrës etj., janë pëlqyer edhe nga turistët.
Prej fjalëve së kota ndodhi një grindje e madhe.
Vajzës të madhe i bleu një enciklopedi për kafshët, sepse e dinte që do t’i pëlqente.
Pas hyrjes së burrit të moshuar, heshtja në sallë u bë më e thellë.


Punë e pavarur. Ushtrimi 2. Vendosni nyjën që mungon në vend të pikave.
Të gjithë u habitën. Edhe miku edhe të zotët e shtëpisë. ( e me radhë)
Gratë nervoze filluan të fantazonin rreth një fanatiku ... çmendur.
Ai u akuzua për vrasje ... shkallës ... dytë.
Prej kësaj ëndrre ... madhe morën të gjithë nga një pjesë.
Qielli u vesh me një mjegull ... mugët, vagëlluese, dielli humbi matanë Adriatikut ... avulluar në
perëndimin e ndezur si furrë.
Në dritën e plotë të hënës i mbërtheheshin qiellit mijëra bebëza ... vdekura njerëzish e kuajsh.
E njëjta gjë kishte ndodhur pas kometës ... dyzetedyshit, pastaj në prag ... hyrjes ... gjermanëve e, pas
tyre, ... komunistëve, pas së cilëve dikush kishte thënë: tani s’vjen më.


Ushtrimi 3. Punë dyshe. Me shokun ose shoqet ndërtoni fjalitë dhe i shkëmbeni me njëri-tjetrin duke
vlerësuar punën tuaj.
shkollë:e folura: era: pasuri: zbehtësi:
Detyrë: Ushtrimi 4. Gjeni një artikull gazete dhe vëreni përdorimin e nyjeve të e së.


Tema: Njoftim vjeshte – Nikolla Spathari – të lexuarit


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar lirikën e mallit.
• Të zbulojë mjetet që përdor autori për të kuptuar motivin e mallit.
• Të komentojë si paraqitet artistikisht motivi i mallit.
• Të zbulojë ritmin melodioz të poezisë nëpërmjet mjeteve që përdor autori.
• Të kthejë poezinë në një prozë të shkurtër poetike.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Klaster, Lexim, Tabela e figurave letrare
Rrjeti i diskutimit, Ditari dy-tri pjesësh, Punë e pavarur
Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja rikujton njohuritë që kanë marrë nxënësit për tekstin poetik me anë të pemës së
mendimit.
Ligjërimi epik                                   Elemente të formës
                                                 Tingëllim - efekte zanore
Ligjërimi didaktik       Teksti poetik           Zgjedh leksik të veçantë
                                                 Përdor një rend jo të drejtë sintaksor
Ligjërimi lirik                                  Gjuhë poetike - figura letrare të pasura
 patriotike
 filozofike
 e dashurisë
 e peizazhit
 meditative


Hapi II. Mësuesi\ja lexon poezinë. E veçanta e kësaj poezie është se i mungojnë shenjat
e pikësimit. Gjatë leximit nxënësit do të përqendrohen për t’u dhënë përgjigje pyetjeve:
- Çfarë motivi trajton poeti në poezi?
- Cilat janë fjalët që përsëriten?
- A ka rimë apo muzikalitet poezia?


Hapi III. Kalohet te rubrikat e punës me tekstin.
5. Autori zgjedh vjeshtën në kopshtin e tij për të shpjeguar një gjendje shpirtërore të trishtë. Kujtoni
figurën e paralelizmit figurativ.
6. Shpjegoni kuptimin e strofës së fundit.
vargjet                                          komenti im
Unë u ngrita të lexoj shpalljen e vjeshtës,
Mbi batërdinë e gjetheve hodha një sy,
Dhe u çudita me kokëfortësinë e stinëve
Që rregullisht vijnë, edhe pa ty…


7. Dalloni llojin e strofës.
8. Cilat janë figura stilistike që dalloni në këtë poezi?
figura                     Vargjet ku gjendet




 8. Shpjegoni efektin e retiçensës.


 Detyrë: Bëni një përshkrim ku të përdorni figurën e paralelizmit figurativ.




 Tema: Grupet e zanoreve ie, ye, ue, ua – drejtshkrim


 Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
 • Të shkruajë si duhet fjalët, që kanë grupet e zanoreve ie, ye, ua dhe ue.
 Metoda dhe teknika mësimore:
 diskutim, shpjegim, punë e drejtuar,
 punë dyshe, punë e pavarur, thesi i fjalëve.


 Zhvillimi i mësimit
 Hapi I. Shkruhet tema në dërrasë të zezë. Hapen librat. Lihen nxënësit disa minuta
 të njihen me përmbajtjen e tekstit “Gjon Shllaku midis legjendës dhe reales”. Lexohet
 pjesa nga një nxënës që lexon bukur. Diskutohet me nxënësit se ç’gjë të përbashkët
 kanë fjalët me shkronja të zeza. Arrihet në përfundimin se këto fjalë kanë të përbashkët
 grupet e zanoreve ie, ye, ua dhe ue. Shpjegohen nga mësuesi/ja rregullat që duhet
 të kemi parasysh për fjalët që shkruhen:
 a) me grupin e zanoreve ie,
 b) me grupin e zanoreve ye,
 c) me grupin e zanoreve ua,
 d) me grupin e zanoreve ue.
 Shkruhen rregullat në dërrasë të zezë duke dhënë edhe shembuj me fjalë të
 ndryshme, grupet e zanoreve brenda fjalëve shkruhen me shkumësa me ngjyra.
Hapi II. Ushtrime
Ushtrimi 1. Përgjigjja e saktë e nxënësit duhet të jetë fjala e bërë italik.
zjeva qumështin
zieva qumështin
zieva qumshtin
zjeva qumshtin


përzij brumin e petullave
përzjej brumin e petullave
përziej brumin e petllave
përziej brumin e petullave


kam një parandienjë të këndshme
kam një parandjenjë të këndëshme
kam një parandjenjë të këndshme
kam një parandienjë të këndëshme
Ushtrimi 2. Në vend të pikave vini zanoren e duhur dhe shpjegoni arsyen.
a..., f...shek, fr...tdhënës, nat...rë, temperat...rë, ars...e, f...ell, l...ej, q...llim, gërr...ej, F...er.
Ushtrimi 3. Përgjigjja e saktë e nxënësit duhet të jetë fjala e bërë italik
bjerini                              po          jo
shpieruni                            po          jo
ndjeva                               po          jo
i rrëmbyeshëm                        po          jo
i vijushëm                           po          jo
mjel                                 po          jo
botus                                po          jo
të shtierë                           po          jo
Punë e pavarur. Ushtrimi 4. Shkruani fjali ku të përdorni foljet e mëposhtme në të kryerën e thjeshtë.
çjerr: ......................................................................................................
nxjerr: ......................................................................................................
përziej: ......................................................................................................
quaj: ......................................................................................................
Detyrë: ushtrimi 5. Vazhdoni sipas përfytyrimit tuaj tekstin e dhënë në fillin të mësimit. Vendosini atij
një titull. Përdorni fjalë që kanë në trup të tyre takime të dy zanoreve.




Tema: E marta – Rrahman Dedaj – të lexuarit


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
•Të lexojë për të identifikuar llojin e lirikës moderne.
• Të zbulojë përmes detajeve të poezisë imazhet që sjell autori.
• Të përshkruajë përmes metaforës konceptin e kohës që rrëmben gjithçka me vete.
• Të përcaktojë efektet muzikore që ndihen në poezi.
• Të zbulojë kuptimet e fshehura nëpërmjet kuptimit fillestar.
• Të analizojë metrikën e poezisë.
• Të komentojë lidhjen ndërmjet poezisë dhe muzikës.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
lexim i detajuar, punë me grupe, klaster


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën që do të punojë dhe autorin. Para se
të lexohet poezia do të kalohet te rubrika “Reflektimi kuptimor”:
1. lexohet dhe, nëse është e nevojshme, sqarohet informacioni;
2. lexohen fjalët e shpjeguara (fjalori).


Hapi II. Mësuesi\ja zgjedh një nxënës që reciton bukur për të lexuar poezinë.
Pyetje: - Ç’lidhje mund të vendosni midis titullit dhe përmbajtjes së poezisë.
- Nga ç’nota përshkohet poezia?
Përgjigjet mund edhe të shkruhen në dërrasë.


Hapi III. Punohen rubrikat për analizën e tekstit.
Pyetja 3. Nxënësit dallojnë ç’lloj marrëdhënieje sheh poeti te fshatarët.
a) marrëdhënie thjesht tregtie
b) marrëdhënie domosdoshmërie
 c) marrëdhënie e ngrohtë miqësore
 d) marrëdhënie e ftohtë
 Pyetja 4. Gjeni figurat letrare që përdor poeti në pjesët e shkëputura nga poezia:
Vargu ose shprehja                                       Figura stilistike
Sjellin në treg zemrën e vendlindjes
E marta e verdhë
E marta e blertë
Blejmë një pjesë të verës se pjekur
Qytet i bardhë
Mollët e arta
 Diskutim: nxënësit diskutojnë rreth përdorimit të fjalës “e martë”
 Pyetja 7. Ç’lloj strofash ka kjo poezi? Kujtoni llojet e stofave.


 Detyrë: Cili është mesazhi i poezisë? Ndërtoni një ese të shkurtër me tematikë mesazhin që nxorët.


 Tema: Gjumi i shpirtit - Lasgush Poradeci – të lexuarit


 Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
 • Të paraqesë grafikisht veçoritë e lirikës.
 • Të lexojë për të identifikuar poezinë filozofike, si lloj të lirikës moderne.
 • Të dallojë kuptimin fillestar të poezisë.
 • Të zbulojë idenë qendrore dhe meditimin poetik, që fshihet te poezia “Gjumi i shpirtit”.
 • Të dallojë në ç’pozicion qëndron uni poetik në këtë poezi.
 • Të analizojë strukturën poetike të kësaj poezie duke ilustruar me strofat përkatëse.
 • Të analizojë ritmin, rimën dhe muzikalitetin e poezisë “Gjumi shpirtit”.
 Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
 Diskutim, pema e mendimit,
 tabela e interpretimit, punë me grupe.


 Zhvillimi i mësimit


 Hapi I. Mësuesi/ja e nis këtë orë me një rikujtim të njohurive mbi lirikën e veçoritë e saj, me teknikën
 Pema e mendimit.
                        shoqërore        e dashurisë    atdhetare
        meditative-filozofike                                       e peizazhit
                                         lloji


poezi të shkurtra                                               nuk rrëfen ngjarje
                                         lirika
shpreh ndjenjat e mendimet                                      është në vetën I
e poetit

Mësuesi/ja shkruan në tabelë veçoritë që nxjerrin nxënësit, të cilët i shkruajnë edhe në fletoret e tyre


Hapi II. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit dhe autorin e përmbledhjet e Lasgush
Poradecit. Mësuesi/ja informon nxënësit për vlerësimet që ka për këtë poet, si poeti i parë
modern shqiptar që zhvilloi në poezinë shqipe traditën e simbolistëve francezë. Mësuesi/ja paraqit një
tabelë ku është pema e mendimit: Lirika moderne dhe veçoritë e saj.


mbështetet në lirikën tradicionale
zotërojnë përjetimet dhe mbresat e poetit
gjuha e re poetike (figuracioni)
Lirika moderne          struktura të reja stilistike
vargu i matur lidhet me vargun e lirë
përmbledhjet poetike nuk ndërtohen sipas tematikës




Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje poezinë “Gjumi i shpirtit”, duke
vendosur në sfond CD me tinguj, ndërsa në tabelë shkruan pyetjet të cilave do t’u përgjigjen nxënësit:
- Si e kuptoni titullin e poezisë?
- Ç’lloj lirike është: poezi peizazhi apo filozofike?
- Çfarë imazhesh përftuat gjatë leximit të shoqëruar me muzikë?
Nxënësit punojnë rreth 5 minuta në fletoret e tyre dhe mësuesi/ja dëgjon mendimet dhe pa
bërë ndërhyrje.


Hapi III. Kalohet te rubrikat e punës me tekstin


Detyrë: Bëni përshkrimin e mbrëmjes në një prozë poetike.
Kujtoni: Ç’është proza poetike?
 Tema: Nikias - Johan. V. Gëte – të lexuarit


 Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
 • Të lexojë për të identifikuar elegjinë si lloj të lirikës tradicionale.
 • Të komentojnë detajet me të cilat shprehen notat pikëlluese të poetit.
 • Të veçojë fjalët që mbartin një ngarkesë emocionale duke bërë komentin e tyre.
 • Të analizojë strukturën e poezisë, mjetet që përdor autori, vargëzimin për të
 shprehur unin lirik.
 Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
 Diskutim, lexim zinxhir.


 Zhvillimi i mësimit


 Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e mësimit, me autorin dhe llojin e lirikës, kujt i kushtohet.
 Elegjinë “Nikias” e lexojnë zinxhir nxënës që dalin vullnetarisht apo që i përzgjedh mësuesi/ja. Leximi
 i poezisë shoqërohet në sfond me CD me muzikë të lehtë. Gjatë leximit nxënësit do të nënvizojnë
 vargjet që përshkruajnë Gëten dhe veprën e tij.


 Hapi II. Nxënësit do të gjejnë figurat letrare dhe do të shpjegojnë funksionin e tyre kuptimor.


Vargjet                                Funksioni kuptimor                    Lloji i figurës




 Nxënësit lexojnë informacionin në heshtje dhe pastaj punojnë me tabelën që ka përgatitur mësuesi/ja.
Vargjet                                Kujt i drejtohet                      Funksioni kuptimor
Hapi III. Punohet rubrika “Vlerësojmë dhe analizojmë tesktin”.
- Kujtoni poezinë në kolonë. Ku ndryshon poezía e vargjeve në kolonë nga poezitë e tjera për nga
struktura?
- Ç’mund të thoni për pyetjet që përdor autori?
A mundet ta ndalosh stuhinë? A nuk vërtitet nga maja e zenitit në fund të detit?
    A s’e ushqeva vetë, dhe a s’u rrit për mua?
    A nuk janë mpleksur gjethet e kulprit me të miat, Sa nuk mundem t’i dalloj dot nga njëra-tjetra?
- Kujtoni figurën e shpirtëzimit dhe personifikimit. Gjejeni atë në vargjet e Gëtes.
- Si do t’i interpretonit ju vargjet e fundit të poezisë?
- Gjeni kuptimin e fjalës: kulpër. A është përdorur me të njëjtin kuptim edhe në poezi?


Detyrë: Bëni një përshkrim letrar artistik me vargun e fundit për temë.




Tema: Fjalia njëkryegjymtyrëshe – sintaksë


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë fjalitë njëkryegjymtyrëshe nga fjalitë dykryegjymtyrëshe.
• Të dallojë llojet e fjalive njëkryegjymtyrëshe (foljore, vetore, pavetore, me vetë
të përcaktuar, me vetë të papërcaktuar, me vetë të përgjithësuar, emërore:
përshkruese e treguese).
• Të ndërtojë një tekst të shkurtër me fjali njëkryegjymtyrëshe.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim
e diskutim, punë e drejtuar,
punë e pavarur, pema e mendjes.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Kërkohet nga nxënësit të thonë:
- dy fjali të thjeshta njëkryegjymtyrëshe,
- dy fjali të thjeshta dykryegjymtyrëshe,
- dy fjali të përbëra.
Hapi II. Vendoset në dërrasë tabela ku është shkruar teksti në fillim të faqes. Lexohen fjalitë nga një
nxënës që lexon bukur. Nxënësit e tjerë duhet të gjejnë fjalitë e thjeshta me një gjymtyrë kryesore.
Duke u nisur nga shembujt, arrihet në përfundim se gjymtyra kryesore e fjalisë njëkryegjymtyrëshe
mund të shprehet me folje ose me emër. Kur shprehen me folje quhen fjali foljore, ndërsa kur shprehen
me emër quhen fjali emërore.


Hapi III. Vazhdohet shpjegimi për fjalitë njëkryegjymtyrëshe foljore, që mund të jenë fjali vetore ose
fjali pavetore.
Fjalia vetore shpjegohet duke përdorur shembuj e duke dhënë përkufizimet për tri llojet e saj:
a) Fjali foljore me vetë të përcaktuar – folja është në vetën I e II, njëjës e shumës.
b) Fjali foljore me vetë të papërcaktuar – folja është në vetën III, shumës
c) Fjali foljore me vetë të përgjithësuar - folja është në vetën II, njëjës.
Shpjegohen edhe fjalitë njëkryegjymtyrëshe pavetore.
Në fund, shpjegohen edhe fjalitë njëkryegjymtyrëshe emërore, duke dhënë edhe shembuj për fjalitë
emërore përshkruese dhe treguese.


Hapi IV. Ushtrime
Punë e drejtuar. Ushtrimi 1. Dalloni fjalitë me dy gjymtyrë kryesore dhe fjalitë me një gjymtyrë
kryesore.
Pranverë e acartë. Ditët e marsit rrokulliseshin si copa akulli. - Na gëzuat zemrën me këto këngë të
bukura. Në shkollë flitnin shumë për atë aksident. Buzëmbrëmje. Në pjesën perëndimore të kryeqytetit
qielli ishte përskuqur. Tërë ashtën e bjeshkëve e ka mbuluar terri i natës. Heshtje. Dy çadra të mëdha
ushtarake. Një kamp i vogël në një lëndinë malore. Mbi kokë ngrihen pyjet e bredhave dhe të pishave.
S'gjen domate më të mira se këto. Blertës nuk i flihej.
• Për fjalitë me dy gjymtyrë kryesore,tregoni kryefjalën dhe foljen. Për fjalitë me një gjymtyrë kryesore,
nënvizoni gjymtyrën e vetme kryesore dhe thoni në është shprehur me emër apo me folje.
Për çdo fjali njëkryegjymtyrëshe thoni ç'lloj është:
me vetë të përcaktuar, me vetë të papërcaktuar, me vetë të përgjithësuar apo pavetore
emërore përshkruese, treguese apo emërtuese.
Punë e pavarur. Ushtrimi 4. Gjeni fjalitë me një gjymtyrë kryesore me vetë të përcaktuar dhe shpjegoni
pse quhen kështu.
Një shi i tillë bie një herë në katër vjet. Kështu thonë. Më quajnë Resul Bonjaku... Mbiemrin Bonjaku
ma vunë fshatarët e mi... Më kanë folur për qytetin tuaj. Aty mimozat çelin si mijëra topa të artë.
Makina u nis që pa gdhirë. Gazetat i shpërndajnë në mëngjes herët. Këtij fyelli i thonë fyelli i Tanës. Për
Skënderbeun tregojnë shumë legjenda.
Ushtrimi 5. Nënvizoni fjalitë me një gjymtyrë kryesore me vetë të përgjithësuar dhe shpjegoni pse
quhen kështu.
Peshkatari ishte i shkurtër, i thinjur, i thatë e muskuloz. Të binte në sy për energjinë e tij... Njeriut
shikoji shpirtin dhe punën. Kuzhinën e lyejmë më shpesh se dhomat e tjera. Gjak në vetull të merrkeni,
o djemtë e shqipes! Nga lulja e bukur pi ujë edhe qypi. Fëmijët i quajmë lulet e jetës. Ky dialog është i
zhdërvjellët. Dialog quajmë bisedën ndërmjet dy a më shumë personash.


Detyrë: Ushtrimi 6




Tema: Gjymtyrët homogjenë – sintaksë


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë gjymtyrët homogjene në fjalinë e thjeshtë e të përbërë.
• Të dallojë llojet e gjymtyrëve homogjene, sipas marrëdhënieve që vendosen
ndërmjet gjymtyrëve të tyre.
• Të përdorë drejt shenjat e pikësimit te gjymtyrët homogjene.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim,
diskutim e argumentim, punë e drejtuar.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Rikujtohen së bashku me nxënësit njohuritë për gjymtyrët homogjene.
Nxënësve u drejtohen këto pyetje:
- Ç’dini për gjymtyrët homogjene?
- Cilat gjymtyrë mund të jenë homogjene?
- Me cilat gjymtyrë lidhen: kryefjalët homogjene?
- Po gjymtyrët e tjera?
Nxënësit ndërtojnë fjali që të kenë kryefjalë, kallëzues dhe gjymtyrë të dyta
homogjene.
Hapi II. Pasi të lexohet tekstin së bashku me nxënësit nxjerrin përkufizimin dhe mësuesi bën në dërrasë
skemën.
gjymtyrë homogjene
kryejnë të njëjtin funksion                 lidhen me të njëjtën gjymtyrë


Përkufizimi i gjymtyrëve homogjene shkruhet në dërrasë të zezë.
Shpjegohet se gjymtyrët homogjene bashkohen ndërmjet tyre me lidhëza bashkërenditëse, me
intonacion ose me të dyja bashkë. Jepen shembuj për çdo rast.
Shpjegohet se kur gjymtyrët homogjene nuk lidhen me lidhëza, ndërmjet tyre vihet presja, p.sh., Liri u
ngrit, u la, u vesh dhe iku.
Shpjegohen llojet e gjymtyrëve homogjene sipas marrëdhënieve që vendosin ndërmjet tyre:
a) Gjymtyrë homogjene me marrëdhënie këpujore.
b) Gjymtyrë homogjene me marrëdhënie veçuese.
c) Gjymtyrë homogjene me marrëdhënie kundërshtore.
Ilustrohet me shembuj çdo rast. Shembujt shkruhen në dërrasë të zezë. Sqarohen edhe fjalët
përgjithësuese.


Hapi IV. Punohen ushtrimet 1 dhe 2
Detyrë: ushtrimi 3
Ora e dytë
Punohen ushtrimet dhe kontrollohet detyra e shtëpisë.




Tema: Jam dhe unë poet – të shkruajmë


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të bëjë një fjalor poetik.
• Të shkruajë poezi duke u nisur nga imazhet dhe modelet e dhëna.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Krijimi zinxhir, punë në grupe, punë me shkrim.


Zhvillimi i mësimit
Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit. Shkruan në tabelë titullin dhe fjalorthin e
udhëtimit dhe u kërkohet nxënësve ta plotësojnë me fjalë të tjera.
Hapi II. U kërkohet nxënësve që me këto fjalë, duke bërë kombinacionin e duhur, të krijojnë një poezi.
Të mos shqetësohen për rimën e vargjeve, mund të jetë dhe me vargje të lira. Nëse nxënësit kanë
vështirësi, mësuesi krijon vargun e parë dhe i kërkon secilit të ndërtojë nga një varg. Poezia krijohet nga
disa nxënës zinxhir.


Hapi III. Punë me grupe: Fjalë të panjohura. Nxënësit udhëzohen të punojnë sipas të dhënave në tekst.
Ata lexojnë çiftet e fjalëve dhe vargjet poetike që kanë krijuar.
Shkrim i lirë. Nxënësit trajtojnë një temë të përzgjedhur nga ata vetë. Kjo vazhdon edhe orën e dytë.




Tema: Llojet e marrëdhënieve në fjalinë e përbërë bashkërenditëse – sintaksë


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë llojet e marrëdhënieve që vendosen ndërmjet pjesëve në fjalinë e
përbërë me nënrenditje (shtuese, kundërshtuese, veçuese e përmbyllëse).
• Të përcaktojë mjetin që lidh pjesët në fjalinë e përbërë me bashkërenditje.
• Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra me marrëdhënie bashkërenditjeje.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim e
diskutim, punë e pavarur, punë e drejtuar.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Kujtoni.
Fjali të përbëra me bashkërenditje janë ato fjali që kanë dy e më shumë pjesë të cilat nuk janë të varura
nga njëra-tjetra, por secila prej tyre kumton diçka duke shtuar, kundërshtuar, veçuar apo sqaruar në të
dhënë.
Hapet teksti dhe lexohet duke argumentuar çdo rast.


Hapi II. Ushtrime
Punë e drejtuar
Ushtrimi 1. Nënvizoni me dy vija foljet që janë në një nga mënyrat vetore dhe me një vijë format e
pashtjellura. Thoni nëse fjalitë janë të thjeshta apo të përbëra. Pse?
Pasi lë pas qytetin e bukur muze të Beratit, rruga automobilistike vazhdon për në Skrapar. Ajo ndjek
luginën e Osumit duke gjarpëruar në shpatet e kodrave në të djathtë të lumit. Kushdo që kalon këtej për
herë të parë, nuk ngopet me peizazhin e bukur e çlodhës të kësaj lugine... Ky territor ka qenë i banuar
qysh në lashtësi. Këtë e dëshmojnë gjetjet e ndryshme arkeologjike, të cilat janë datuar të shekujve IV-II
para Krishtit.
Ushtrimi 2. Dalloni fjalitë e thjeshta dhe fjalitë e përbëra. Ndani me një vijë të pjerrët pjesët e fjalive të
përbëra.
Ariani po ngjitej shpejt në shpatin që vende-vende kishte edhe akull. Ai lëvizte me shkathtësi dhe
nganjëherë kthente kokën për të parë shokët. Zemra i rrihte me forcë edhe nga ngazëllimi dhe dëshira
për ta pushtuar sa më parë Kodrën e Veriut. Në majë të saj po kotej një mjegull gati e tejdukshme. Duke
shkuar drejt majës, Artani shëmbëllente me një shpend të panjohur, që shkon i sigurt drejt folesë se vet.
Ushtrimi 3. Dalloni fjalitë e përbëra. Nënvizoni lidhëzat dhe thoni ç'lloj fjalish të përbëra janë: me
bashkërenditje apo me nënrenditje.
Punëtorët kishin ngrënë drekën dhe po pushonin. Meqë ishte ftohtë, tani ndiznin edhe zjarr. Nuk
shtriheshin më nën rrezet e diellit për të marrë ndonjë sy gjumë. Afroheshin rreth zjarrit dhe bisedonin.
Nuk kishin shumë për të thënë ndaj biseda ishte e qetë dhe e ngadaltë.


Punë e pavarur
Ushtrimi 5. Nga dy fjalitë e thjeshta krijoni një fjali të përbërë me bashkërenditje shtuese. Shkruani
fjalitë e formuara.
Drini i Zi ishte veshur me cipë akulli. Nën cipën e akullt rridhnin ujërat.
.......................................................................................................................................
Retë përplaseshin njëra me tjetrën. Zigzaget e shndritshme të vetëtimave shtriheshin në fushën e qiellit.
.......................................................................................................................................
Kajsitë çelën. Pranvera harlisej duke u ngjitur shpejt e më shpejt kodrave.
.......................................................................................................................................
Majat e maleve ngjeshën kësulën e blertë prej gjethesh ahu. Ajri u mbush plot aroma dehëse.
.......................................................................................................................................
P. sh. Erdhën ditë të ngrohta. Kumbullat e egra çelën lule përnjëherësh.
Erdhën ditë të ngrohta dhe kumbullat e egra çelën lule përnjëherësh.
Ushtrimi 6. Nga dy fjalitë e thjeshta krijoni një fjali të përbërë me bashkërenditje kundërshtore dhe e
shkruani. Kujdes në përdorimin e presjes.
Kishte kaluar mesnata. Mua nuk më flihej.
Kishte kaluar mesnata, por mua nuk më flihej.
Kuajt e Kolshit ishin me famë. Ata nuk mund të haheshin me gjogun e Hasit.
.......................................................................................................................................
Ilirët fituan. Në betejë u vra vetë Bardhyli.
.......................................................................................................................................
Gjyshja i solli Borës gotën e qumështit. Ajo nuk e vuri në gojë.
.......................................................................................................................................
Dy herë me radhë kali hingëlliu. Djali nuk u kujtua për të.


Detyrë: ushtrimi 7. Shkruani dy fjali të përbëra me bashkërenditje përmbyllëse dhe dy veçuese.




Tema: Marrëdhëniet rrethanore kohore dhe vendore në fjalinë e nënrenditur –
sintaksë


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë marrëdhëniet kohore e vendore në një fjali të përbërë me nënrenditje.
• Të dallojë marrëdhëniet që vendosen ndërmjet pjesës kryesore dhe asaj të varur
në fjalitë e përbëra me nënrenditje (njëkohësi, parakohësi, paskohësi).
• Të përdorë pjesën në fjalinë e përbërë me marrëdhënie nënrenditëse kohore e vendore.
• Të përcaktojë mjetet (lidhëzat), që shprehin marrëdhëniet kohore e vendore në një fjali të
përbërë.
• Të shkruajë një tekst të shkurtër, ku të përdorë fjali të përbëra me marrëdhënie
nënrenditëse të llojeve të ndryshme.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me argumentim
e diskutim, punë e drejtuar,
punë e pavarur.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Rikujtojmë së bashku:
- Ç’dimë për rrethanorin e kohës?
- Po për rrethanën e vendit?
- Me se shprehen?
- Me cilat pyetje gjenden?
Jepen shembuj dhe diskutohen.
Sqarohet nga mësuesi/ja se rrethanorët e kohës shprehin rrethanat e kohës në fjalinë e thjeshtë. Në
fjalinë e përbërë rrethanat e kohës shprehen me anë të pjesës së nënrenditur kohore. Ata vendorë
shprehin ngjyrimet e marrëdhënieve vendore.
Llojet e rrethanorëve:
Kohe
Vendi
Sasie
Mënyre
Qëllimi
Shkaku


Hapi II. Puna me tekstin.


Hapi III. Ushtrimet 1 dhe 2
1. Ndani pjesët e fjalive të përbëra dhe thoni llojin e tyre. Flitni për rendin e pjesëve dhe shpjegoni
përdorimin e presjes.
Sa herë që sëpata godiste në dru, nga kurora e pemës lëshohej një shi fletësh. Besniku po ecte përpara
Galerisë së Arteve, kur takoi Dianën. Pas një ore, si kaluan lajthishtet. ranë në një pyll me pisha të rralla.
Kur u kthyen gjeologët përsëri në fshat, atje kishte rënë dëborë. Ne të vegjlit pritnim pranë vatrës, gjersa
prushi të mbulohej me atë miellin e bardhë. Tek shikoja një ditë një peizazh të mikut tim piktor,
padashur m'u kujtua një ngjarje.
2. Dalloni pjesën kryesore dhe të nënrenditurën dhe nënvizoni mjetin lidhës. Thoni nëse fjalitë tregojnë
parakohësi, njëkohësi apo paskohësi.
Ndërsa vraponim, era e detit na rrihte gjoksin. Pasi kapërcyem grykën, para nesh sikur u hapën
horizontet. Më bëhet zemra mal, kur ju shoh të lumtur. Ndërsa çobanët milnin qumështin e ngrohtë,
qielli i nxirë filloi të lëshonte një shi të rrëmbyer. Pasi i hapën gropat e themeleve, filloi vendosja e
gurëve të mëdhenj. Kur e varrosën mbretin Bardhyl në sarkofagun prej mermeri, i vunë edhe
përkrenaren. Shpesh, ndaj natave, si iknin pleqtë e burrat, të rinjtë ia thonin ndonjë kënge të moçme.
Lumi mblidhte fuqitë, përpara se të sulej.


Detyrë: ushtrimi 3
Ora e dytë
Hapi I. Kontroll detyra e shtëpisë


Hapi II. Ushtrime
4. Ndërtoni dhe shkruani tri fjali të përbëra me pjesë të nënrenditur kohore që të
shprehin marrëdhënie:
parakohësie (përpara se) .............................................................................................................
njëkohësie (sa) .............................................................................................................
paskohësie (mbasi) .............................................................................................................
5. Ndani pjesët e fjalive të përbëra dhe thoni llojin e tyre.
Ndanë xhadesë, atje ku nuk shkelnin rrotat e makinave, kishte një shtresë gjethesh të rëna. Ndreka ktheu
kokën andej nga dukej stacioni i ri i fushës. Të dilnin përpara vetëm ndërtesa të reja, ngado që të hidhje
sytë. Në qafën e malit, atje tek kalonte një shteg i parrahur e i vështirë, u dukën kuajt e dasmorëve. Tek
mbaronte pylli, binte si thikë një shkëmb i zhveshur e i lartë. Ku binte hija e pishave, rëra dukej më e
errët. Ngado që të hidhje sytë, vetëm gjelbërim shihje. Pilo Shpiragu u nis nga ta shpinin këmbët.
- Për çdo pjesë të nënrenditur thoni në saktëson një ndajfolje të pjesës kryesore apo plotëson foljen e saj.
- Shpjegoni përdorimin ose jo të presjes në çdo fjali të përbërë.
6. Ç'funksion kryejnë pjesët e nënrenditura të këtyre fjalive të përbëra?
Atje ku ngushtohej përroi, dukeshin siluetat e katër njerëzve. Në shtypshkronjën "Albania" vizitojmë
repartet e ndryshme ku shtypen librat. Ku ka zemër, ka edhe krahë. Gurët ku ishe caktuar kufiri, ishin
më poshtë, nën arën e Avdi Mazes.


Tema: Teksti dramatik – të folurit
Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të flasë për strukturën e tekstit dramatik.
• Të bëjë dallimin midis tekstit dramatik dhe atij rrëfimtar.
• Të klasifikojë veprat e njohura sipas llojeve dramatike.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Diskutim, lexim me role.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në tabelë. Më pas,
mësuesi/ja u shpërndan nxënësve nëpër banka një fragment nga komedia “Katërmbëdhjetë vjeç
dhëndër” (ose pjesë tjetër), dhe përzgjedh një çift që ta lexojë. Nxënësit vlerësojnë lexuesin me të mirë.
Ata diskutojnë rreth materialit, duke iu përgjigjur pyetjeve:
1. Çfarë lloj është teksti që sapo lexuat: - rrëfimtar,
- poetik,
- dramatik?
2. Si ju pëlqen më tepër: ta lexoni tekstin dramatik apo ta shihni të luhet në skenë?
3. A ka dallim midis tekstit dramatik dhe dramatizimit? Midis teatrit dhe dramës?
4. Nga se përbëhet struktura e tekstit dramatik?
Përbëhet nga dialogu, monologu, didaskalitë.
Nxënësit pasi lexojnë pyetjet shkruajnë në tabelë përgjigjet duke i argumentuar ato.


Hapi II. Me teknikën e Diagramit të Venit nxënësit bëjnë krahasimin ndërmjet
tekstit dramatik dhe atij rrëfimtar.


Teksti rrëfimtar
Ka përshkrim, rrëfim, veta e parë, e tretë. Ka krerë, legjenda, mite, përralla, tregim, novelë,
roman
Teksti dramatik
Dialog, monolog, didaskalitë veta e dytë konflikt me veten me individë me forca të mëdha
Natyrore akte, skena, tragjedi, dramë, komedi
Të përbashkëtat
funksioni estetik
arti i fjalës
strukturë


Hapi III. Disa prej këtyre teksteve nxënësit i kanë parë të luhen në teatër. Mësuesi/ja
do të kërkojë prej tyre një mendim të zgjeruar për lojën në skenë, qëllimin, komunikimin
me shikuesin.
A) Teatri është:
- lloj arti
- bashkëveprim i disa arteve: letërsisë, pikturës, muzikës, koreografisë.
B) Në skenë personazhet komunikojnë me njëri-tjetrin dhe përcjellin te publiku ngjarjen, konfliktin, pa
komunikuar drejtpërdrejt me të.
Publiku e merr këtë informacion dhe reagon, komunikon me aktorët. Kjo realizohet nëpërmjet:
- duartrokitjeve
- të qeshurave
- emocioneve të tjera.
C) Dialogu mban peshën kryesore të situatave dramatike të zhvillimit dhe konfliktin kryesor.
Personazhet dialogojnë me njëri-tjetrin si në skenë të mos ketë asnjë njeri.
Publiku e ndien veten të përfshirë në këtë konflikt merr pjesë me emocione, mendime.
Ai përjeton ngjarjen sepse loja e aktorëve luhet me vërtetësi, ngjarja, konflikti i zgjedhur është aktual
për shoqërinë.




Tema: William Shakespeare – Makbethi – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar tragjedinë si lloj dramatik.
• Të lexojë për t’iu përgjigjur pyetjeve të parapërgatitura.
• Të analizojë heroin tragjik si zëdhënës i ideve të autorit.
• Të zbulojë rolin e monologut në tekstin dramatik.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Lojë me role, intervistë, lexim i detajuar.


Zhvillimi i mësimit
Punë përgatitore: Mësuesi/ja ka përzgjedhur disa nxënës që do të interpretojnë
fragmentin Makbethi. Të gjithë nxënësit janë udhëzuar të lexojnë tragjedinë.
Hapi I. Nxënësit e përzgjedhur interpretojnë në lojë me role fragmentin Makbethi. U
sugjerohet nxënësve të tjerë që po t’iu lindin pyetje gjatë interpretimit, t’i shkruajnë në
fletore. Pas interpretimit, nxënësit e tjerë bëjnë pyetje, të cilave u përgjigjet nxënësi
në rolin e Shekspirit, i cili është ulur në qendër të klasës.
1. Nga e keni marrë subjektin e tragjedisë?
2. makbethi është një nga portrete më të thellë që ka dalë nga pena juaj. Çfarë
keni pasur parasysh kur e keni përshkruar atë?


Hapi II. Nxënësit lexojnë me role duke nënvizuar detaje, që do t’u nevojiten në
përshkrim dhe argumentim.
- Cilat janë personazhet pjesëmarrëse?
- Ç’lojë po luan Makbethi, po zonja Makbeth?
- Cili është kurthi që i ngre mbretit?
- Cilët njerëz përfshihen?


Ora e dytë
Punohet me rubrikën “Vlerësojmë dhe analizojmë tesktin”
- Cilët mendoni se e kanë kryer krimin e vërtetë: Makbethi dhe zonja Makbeth apo Ambicia për pushtet
Diskutim. Sipas jush, ç’vlera ka ambicia:pozitive apo negative?
- Makbethi kthehet pasi ka përfunduar krimin me një seri pyetjesh. A vënë këto pyetje në lëvizje dallgët
e dyshimit për krimin
që ka bërë?
- Pamja e duarve të tij prej xhelati, bën që Makbethi të identifikojë tashmë veten me një vrasës të
pamëshirshëm. Çfarë i sugjeron zonja Makbeth për ta kapërcyer këtë vrasje të ndërgjegjes?
A do ta ndihmojnë ato për të gjetur qetësinë shpirtërore?
- Tashmë është tepër vonë. Makbethi ka kryer një vrasje të dyfishtë: Mbretin, por dhe gjumin e tij të
pafajshëm. Ç’kuptim zbulon vargu metaforik?
“Makbethi vrau gjumin!”-gjumin e pafajshëm.
- Krimi merr përmasa hiperbolike në ndërgjegjen e Makbethit. Gjeni strofën ku shprehet kjo dhe
komentojini atë.
- Në këtë tragjedi Makbethi është: Vrasës dhe viktimë sepse kryen vrasjet por i shtyrë nga ambicia
qoftë edeh e tija.


Detyrë Shkruani një monolog të Makbethit si vazhdim të skenës.




Tema: Borgjezi fisnik – Molieri – të lexuarit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të lexojë për të identifikuar komedinë si lloj dramatik.
• Të flasë për kontekstin historik-shoqëror dhe temën që trajton Molieri.
• Të gjejë raste të përdorimit të satirës, komizmit, si dhe të dallojë funksionin e tyre
kuptimor.
• Të zbulojë rolin e satirës në karakterizimin e personazheve.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Lojë me role, diskutim, punë në grupe,
tabela e koncepteve, dramatizim.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, titullin e komedisë dhe autorin. Mësuesi/ja
në bashkëpunim me nxënësit shkruan në dërrasë veçoritë e gjinisë dramatike (komedisë), njohuri që
nxënësit i kanë nga viti i kaluar.


Hapi II. Mësuesi/ja përzgjedh disa nxënës që të lexojnë me role fragmentin e dhënë, nxënësit do të jenë
të vëmendshëm për leximin e rrjedhshëm, me intonacion, respektimin e të folurit me dialektizma
krahinore. Nxënësit vlerësojnë shokët për leximin dhe lexuesin më të mirë.
Punohet me skedën e punës dhe rubrikën Hpa pas hapi.


Ora e dytë
- Kontrasti mes 2 personazheve krijohet:
Mes dijes dhe padijes
Zhdërvjelltësisë së ligjërimit të filozofit dhe varfërisë gjuhësore të Zhurdenit.
Ilustroni këto nga teksti.
- Ku vihet re që filozofi është një njeri përfitues?
- Përveç paditurisë, Zhurdeni në dialog vizaton dhe disa cilësi të tjera të tij. Cilat jnë ato nga citimet e
mëposhtme?
“Posi, posi, po le ta zëmë sikur nuk e di: pa ma shpjegoni pak, ç'domethënë ? »
« Edhe unë jam nervoz si gjithë djajtë e tjerë dhe s'ka moral në botë që të më mbajë, kur më vjen në
majë të hundës. Dua ta vjell gjithë vrerin tim, sa herë që kam nevojë të zbrazem».
« Hiç, or, ju thashë, vetëm këto fjalë dua unë në një copë pusullë, po të shkruhen sipas modës, të
renditen ashtu si duhet. Ju lutem të më tregoni pak mënyrat e ndryshme, që të shohim si thuhen më
bukur ».
- Shkruani një monolog të shkurtër të filozofit që kërkon të përfitojë sa më shumë para nga Zhurdeni
duke shtirur sikur i mëson shkencën.
“Këtij i them fat unë….”


Detyrë: Dramatizoni në klasë pjesën.
 Tema: Teksti përshkrues – të folurit

 Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
 • Të lexojë për të identifikuar përshkrimin e vendit në tekste letrare.
 • Të dallojë fjalët kyç që krijojnë një imazh të qartë të vendit që përshkruhet.
 • Të komentojë përfytyrimin që i krijohet.
 Teknika dhe metoda e mësimdhënies:
 Kllaster, stuhi mendimesh, lexim.


 Zhvillimi i mësimit


 Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, të cilën e shkruan në tabelë. Informon
 nxënësit se ç’duhet kuptuar me tekst përshkrues, duke plotësuar klasterin së bashku me nxënësit.
 Të përshkruash cilësi e karakteristika
 vend
 objekt
 qenie të gjallë
 dukuri
 përshkrim objektiv
                               letrare                         joletrare


                        kuptimi            teksti përshkrues               qëllimi


                        Kohët e foljeve,                       mbizotërojnë mbiemrat
                        zakonisht e tashmja,           që tregojnë: formë,
                        e pakryera                     ngjyrë, aromë, tingull


 Hapi II. Nxënësit lexojnë fragmentin e dhënë nga mësuesi. Gjatë leximit nënvizojnë
 detaje dhe fjalë kyç që shërbejnë për të përshkruar vendin dhe plotësojnë tabelën.
Objekti i                 Fjalët kyç                 Çfarë mbizotëron                Përfytyrimi që ju
përshkrimit                                          në përshkrim                    krijohet
Nxënësit lihen të lirë të bëjnë komentet e tyre për përfytyrimin që krijojnë. Në vend të komentit me
shkrim, mund ta bëjnë edhe me vizatim.
Nxënësit punojnë në fletoret e tyre apo fletë formati për të prezantuar punën. Mësuesi/ja dëgjon disa
punime të nxënësve, bën dhe vlerësimin për to.


Tema: Fjalia e përbërë me më shumë se dy pjesë – sintaksë


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë fjalitë e përbëra vetëm me bashkërenditje dhe vetëm me nënrenditje.
• Të paraqesë në skemë tipat e fjalive të përbëra të përziera.
• Të ndërtojë një tekst me fjali të përbëra të përziera.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim,
me diskutim e analizë, punë dyshe,
punë e pavarur; shkrim i lirë.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Punohet me shembujt në libër


Hapi II. Ushtrime (të ndahen në dy orë)
1. Dalloni me nënvizime të ndryshme pjesët e fjalive të përbëra. Thoni llojin e tyre (e pavarur, kyesore, e
nënrenditur e shkallës...) dhe tregoni mjetin lidhës.
Vite të tëra kishte udhëhequr Shota me trimëri atë grusht burrash dhe askush nuk e dinte se i shoqi kishte
vdekur. Prapa shtëpisë u dëgjua fëshfëritja e barishteve të shkelura, u thye një bisk i thatë, trokiti një
tjegull. Mëngjesi ishte aq i ftohtë, sa dukej avulli që dilte nga goja. Çobani shikonte flakët që lëpinin
drurët dhe tymin e hollë që ikte përpjetë. Dita e nesërme do të ishte e kthjellët, se retë ishin arratisur
dhe (se) mjegullat e fundit po treteshin.
2. Secila nga fjalitë e përbëra të mësipërme është ndërtuar sipas njërës nga skemat që trajtohen më
lart në mësim.
Vini për çdo skemë numrin përkatës të fjalisë.
Skema 1 – fjalia ................
Skema 2 – fjalia ................
Skema 3 – fjalia ................
Skema 4 – fjalia ................
Skema 5 – fjalia ................
3. Dalloni pjesët, thoni llojin e tyre dhe bëni skemat e këtyre fjalive të përbëra.
Nata e thellë, që kishte marrë një ngjyrë të thellë pis, u pre vende-vende nga gjuhët e zjarreve që
kishin ndezur udhëtarët. Babai hapi lesën e ullishtës dhe mori shtegun që të shpinte në pemëtore.
Hëna u fsheh si një nuse e turpshme prapa majave, doli përsëri me rrëmbim dhe nisi udhën drej
kupës bojë plumbi të qiellit. Në Trokth ra një muzg i bukur, siç janë këtej muzgjet e thata të
vjeshtës, që vijnë menjëherë pas ditëve me shi. Mbretëronte kudo një qetësi e thellë, sepse binte
dëborë e butë me slloga të mëdha dhe në thellukat e pyjeve era sikur mbante frymën.
4. Prej fjalive të thjeshta formoni dhe shkruani fjali të përbëra tripjesëshe ku të
përdorni lidhëzat dhe fjalët lidhëse që jepen në kllapa.
Ai u hodh përpjetë nga lumturia. Pa gjithë ata peshq. Peshqit përpëliteshin në zall. (kur, që).
Rrija shtrirë. Po shikoja pikat e vesës. Ato ishin të mëdha si lot fëmije. (ndërsa, që)
...........................................................................................................................
Tërë lodhjen e asaj dite të gjatë vere ia kishte hequr uji i liqenit. Në ujin e liqenit ishte zhytur. Po
kthehej nga puna, (ku, kur)
...........................................................................................................................
Ai dilte nga shtëpia herët. Në trotuare ende kishte pak njerëz. Dielli fshihej prapa ndërtesave të
mëdha (kur, dhe, kur)
...........................................................................................................................
Shembull. Ai u hodh përpjetë nga lumturia, kur pa gjithë ata peshq që përpëliteshin në zall.
5. Ç'lloj fjalish janë? Me fjalitë e çdo grupi formoni dhe shkruani fjali të përbëra
tripjesëshe.
a. Fusha me grurin e porsakorrur ishte si e mbuluar me një gëzof të verdhë. Asgjë nuk lëvizte
përveç tufave të harabelave. Harabelat nxitonin për ushqimin e fundit të ditës. b Lugina ishte
larg. Kur gdhihej, mezi shquhej nëpër cipën e mjegullës. C. Në mëngjes, kur i ranë në fytyrë
rrezet e ngrohta e të këndshme të diellit, Petriti hapi sytë me druajtje. Nguli vështrimin në kupën
llamburitëse të qiellit. d. Ishte ngrysur. Jashtë vendi ndriste si ditën. Kishte dalë hëna.
6. Bëni skemën e fjalisë dhe përcaktoni llojin e secilës pjesë.
Ndihej shumë i gëzuar, i lumtur dhe nuk e kuptonte dot nlëse e gjithë kjo lumturi buronte nga qielli
i thellë dhe i kaltër i qershorit, nga shkëlqimi i veprave të lumit, që të merrte sytë, nga mali, nga
tokat e gjelbra me misër ku lëkundeshin si një valle shamitë e bardha të çupave, nga era e bedunicës
apo nga një kreshtë e bardhë e Tomorit, si në mjegull, prapa së cilës ishte fusha e madhe ku
lumenjtë janë të gjatë e të qetë.


Detyrë: 7. Ndërtoni dhe shkruani dy fjali të përbëra sipas skemave.




Tema:. Teksti argumentues – të folurit


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të flasë për veçoritë e tekstit argumentues.
• Të gjejë pjesët e strukturës së tekstit argumentues.
Metoda dhe teknika mësimore:
Pema e mendimit, diskutim,
lexim i detajuar, punë në grupe.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja i informon nxënësit për temën e re të mësimit dhe rubrikën që do punojnë.
Ai/ajo udhëzon nxënësit të rikujtojnë njohuritë që kanë marrë për tekstin argumentues dhe kërkon
prej tyre të plotësojnë veçoritë. Në këtë veprimtari do të punohet me teknikën “Pema e mendimit”,
ku do të vendosin këto përfundime:
përkufizimi apo mbyllja qëllimi të bindë lexuesin për tezën e shtruar
rrëzim argument analizë e çështjes përmes arsyetimit
antitezë opinion duke respektuar dhe mendimet e të tjerëve
gjuhë e gërshetuar prova, fakte në funksion të argumentit
argumentim + letrar propozim - ide
tekst joletrar


Hapi II. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje materialin libër mbi strukturën e tekstit
argumentues të dhënë [përmes fragmentit. Nxënësit do të lexojnë vetëm paragrafi n duke mbuluar të
dhënat mbi pjesët e tekstit dhe me laps shënojnë emërtimin për çdo pjesë dhe paragraf. Më pas,
krahasojnë përgjigjet e tyre me të dhënat në tekst.


Hapi III. Shënojnë në fl etore udhëzimet që duhen ndjekur për të shkruar një tekst argumentues
(kjo veprimtari përfshin një kohë të shkurtër). Mësuesi/ja ndërkohë shpërndan nëpër banka një ese
argumentuese të fotokopjuar, për të cilën nxënësit do të punojnë në çift.
E dashur nënë
Ti e di që po planifi koj të shkoj në universitet vitin që vjen. E di se do të pëlqente që unë më mirë të
rrija në shtëpi dhe të ndiqja ndonjë nga universitetet e vendit, që në të vërtetë janë shumë të mira,
por me ketë rast do të doja të provoja të jetoja larg shtëpisë.
Një nga gjërat që do të fi toja nga largimi, do të ishte përgjegjësia më e madhe, çka e di se të
pëlqen. Do të kem përgjegjësi të kujdesem për veten, të ha, të fl e sa duhet, të mësoj gjithnjë e më
shumë, si dhe të administroj paratë. Kur jam në shtëpi, këto gjëra i lë pas dore, sepse e di që ti do të
jesh gjithmonë aty për të më ndihmuar, çka më pëlqen shumë, por që s‛do të më përgatisë të
përballem me të ardhmen.
Njohja e miqve të rinj ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua dhe, nëse largohem, do të kem
mundësinë të takoj njerëz të rinj. Një nga gjërat që kam vënë re tek ata që studiojnë këtu në
universitet, është: ulesh në auditor, profesori mban leksionin, më pas të gjithë largohen pa i thënë
asnjë fjalë shokëve të kursit. Mendoja se, në një farë mënyre, largimi të detyron të bësh lidhje të
reja. Atje gjen njerëz nga vende të tjera, të cilët nuk njohin njeri. Dikush ka thënë se universiteti
është vendi ku takon miqtë e vërtetë të jetës. Edhe pse e dua shumë qytetin tim, mendoj se ka
ardhur koha të lëviz drejt një mjedisi të ri. Gjithë jetën time kam jetuar këtu, kurrë s‛kam provuar të
jetoj diku tjetër. Ajo çka më pëlqen, është se do të kthehem në shtëpi në pushimet e semestrave dhe
në verë. Në këtë mënyrë s‛do të largohem përfundimisht nga qyteti im dhe në të njëjtën kohë,
do të provoj të jetoj diku tjetër. Kjo do të më përgatisë për ditën kur do të largohem përgjithmonë. E
di se e urren idenë e largimit tim, por është koha që të largohem e të mendoj për të ardhmen. Vajtja
në universitet do të më bëjë më të përgjegjshme e më të pavarur. Përvojat e reja sot, do të
më përgatitin për të ardhmen.
Nxënësit do të përcaktojnë pjesët e tekstit argumentues:
1- Problemi: Po planifi koj të shkoj në universitet larg shtëpisë. 2- Teza: Largimi im mund të jetë i
dobishëm e i vlefshëm.
3- Argumente në favor të tezës: Përgjegjësia më e madhe, njohja e miqve të rinj, do të përgatitem
kur të largohem përgjithmonë.
4- Antiteza: Do të të pëlqente që unë më mirë të rrija në shtëpi, të ndiqja ndonjë nga universitetet e
vendit.
5- Argumente në favor të antitezës: Ti do të jesh gjithmonë aty për të më ndihmuar, çka më pëlqen
shumë. E urren idenë e largimit tim.
6- Rrëzimi i tezës: Është koha që unë të largohem e të mendoj të ardhmen. 7- Përfundimi: Vajtja në
universitet do të më bëjë me të përgjegjshme e me të pavarur. Përvojat e reja sot, do të më përgatitin
për të ardhmen.
Dallohen edhe veçoritë gjuhësore: lidhëzat, fjalitë, shprehje etj.
Në fund të orës së mësimit mësuesi/ja vlerëson nxënësit pjesëmarrës dhe përgjigjet e tyre.




Tema: Teksti argumentues – të shkruajmë


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të dallojë në tekstin argumentues përbërësit e strukturës: hyrjen, zhvillimin,
mbylljen (teza, antiteza, argumentet, rrëzimi, përfundimi)
• Të evidentojë hapat që duhen ndjekur për shkrimin e tekstit argumentues.
• Të shkruajë tekste të ndryshme argumentuese.
Metoda dhe teknika mësimore:
Stuhi mendimesh, diskutim, punë
me shkrim, shkrimi me vetveten.


Zhvillimi mësimit


Hapi I. Mësuesi/ja informon nxënësit për rubrikën që do të punojnë dhe shkruan në tabelë titullin e
mësimit: Teksti argumentues.
Mësuesi/ja zhvillon një stuhi mendimesh mbi strukturën e tekstit argumentues:
- problemi
- teza
- argumentet
- antiteza
- argumente
- rrëzimi
- mbyllja, përfundimi
U kërkon nxënësve të punojnë me tekstin argumentues për të nënvizuar idetë, argumentet, faktet,
provat, shembujt dhe pjesët e tjera të strukturës. Pasi nxënësit diskutojnë për strukturën e tekstit
argumentues, duhet të përqendrojnë vëmendjen te:
- organizmi i ideve (cili është qëllimi?)
- zgjedhja e fjalëve (argumentet e forta)
- drejtshkrimi i fjalëve dhe uniteti gramatikor
Më pas, mësuesi/ja diskuton me nxënësit.


Hapi II. Mësuesi/ja bën përmbledhje të asaj që u diskutua duke drejtuar pyetjen:
- Cilat janë hapat që ndjekim për të shkruar një tekst argumentues?
1) Njohja me problemin dhe tërheqja e vëmendjes së lexuesit me shprehjet e gatshme.
2) Prezantimi i tezës dhe dhënia e argumenteve duke u mbështetur në fakte dhe shembuj.
3) Njohja e antitezës dhe argumentet që mbrojnë antitezën.
4) Përdorimi i një toni bindës duke përdorur shprehje që ulin rolin e autorit.
5) Në mbyllje të tekstit jep përfundimin si ide.
Hapat e shkrimit shënohen në tabelë.


Ora e dytë
Nxënësit ushtrohen për të shkruar tekstin argumentues.
Mund të përdoren temat që janë në tekst apo të zgjidhet një temë që është e prekshme në realitetin
ku jetojnë e punojnë nxënësit. Ata punojnë në fletoret e tyre, në fund udhëzohen të kontrollojnë
punën me hapat që janë shkruar në tabelë.
Nxënësit vlerësojnë punën e njëri-tjetrit.




Tema: Ligjërata e drejtë dhe e zhdrejtë – sintaksë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të formulojë përkufizimin e ligjëratës së zhdrejtë.
• Të argumentojë ndryshimet që ndodhin kur një ligjëratë e drejtë kthehet në të zhdrejtë.
• Të dallojë ligjëratat e drejta dhe të zhdrejta në një tekst.
• Të ndërtojë tekste me ligjërata të drejta e të zhdrejta. Të përdorë drejt shenjat e
pikësimit.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim,
diskutim e argumentim, punë e drejtuar,
punë dyshe, shkrim i lirë.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në tabelë. Shkruhen në tabelë edhe këto dy fjali:
- Nëna tha e gëzuar: “Më pëlqen shumë sjellja jote, o bir”.
- Nëna i tha e gëzuar të birit se i pëlqente shumë sjellja e tij.
Nxiten nxënësit e niveleve të ndryshme të vërejnë ndryshimet midis këtyre dy
fjalive. Nga diskutimet dhe argumentimet e nxënësve arrihet në këtë përfundim:
Në fjalinë e parë kemi të bëjmë me një ligjëratë të drejtë, ndërsa në fjalinë e dytë
kemi të bëjmë më një ligjëratë të zhdrejtë.
Shkruhet në tabelë përkufizimi:


Ligjërata e zhdrejtë është riprodhimi i fjalëve të një tjetri ose i fjalëve
tona me ndryshime në formë.


Shpjegohen të gjitha ndryshimet që ndodhin kur ligjërata e drejtë kthehet në ligjëratë
të zhdrejtë. Çdo ndryshim ilustrohet më shembuj. Shembujt shkruhen në tabelë.


Hapi II. Punë e drejtuar. Ndahet klasa në dy grupe.
Grupi I - i jepet ushtrimi 1
Grupi II - i jepet ushtrimi 2.
Vlerësohen nxënësit që u përfshinë më shumë në diskutim dhe dhanë përgjigje të sakta.


Hapi III. Punë dyshe. Ndahet klasa në dy grupe.
Grupi I - i jepet ushtrimi 3,
Grupi II - i jepet ushtrimi 4.
Kontrollohet puna e nxënësve. Vlerësohen dy nxënës për çdo grup.
Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit.


Detyrë: Shkrim i lirë.
Tema: Ligjërimet në gjuhën shqipe – kulturë gjuhe


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të krijojë një përfytyrim të drejtë për sistemin stilistik të shqipes.
• Të dallojë ligjërimet në gjuhën shqipe.
• Të dallojë karakteristikat më të qenësishme të çdo ligjërimi në gjuhën shqipe.
• Të ndërtojë tekste, që u përkasin ligjërimit të shkujdesur, bisedor dhe libror.
• Të paraqesë në diagramin e Venit të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet ligjërimit
të shkujdesur dhe atij bisedor.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim dhe
diskutim, punë në grupe, punë e drejtuar,
Diagrami i Venit, shkrim i lirë


Zhvillimi i mësimit
Hapi I. Njihen nxënësit me temën. Shkruhet tema në tabelë. Rikujtohen bashkë me
nxënësit njohuritë për llojet e ligjërimeve, që kanë mësuar në klasën e tetë. Plotësohet
skema e mëposhtme:


                                        Ligjërimi
                         i shkujdesur   bisedor        libror
Së bashku me nxënësit nxirren karakteristikat e këtyre ligjërimeve dhe shkruhen disa prej tyre në
dërrasë, si dhe fjalë e shprehje, që përdoren për çdo ligjërim.


Ligjërimi i shkujdesur                  Ligjërimi bisedor
E përdorin grupe të:                    - Përdoret në biseda të lira.
- krahinave të ndryshme                 - Është më afër gjuhës
- profesioneve të                       standarde.
ndryshme.


Hapi III. Punë e drejtuar. ushtrimet 1, 2, 3
Vlerësohen nxënës të niveleve të ndryshme që u aktivizuan më shumë dhe dhanë
përgjigje më të sakta.
Hapi IV. Punë në grupe Shkrim i lirë. I jepet çdo grupi nga dy fleta të bardha A . Njërit grup i jepet
detyrë të shkruajë një tekst, që i përshtatet ligjërimit të
shkujdesur, ndërsa grupit tjetër i jepet detyrë për ligjërimin bisedor. Grupeve të tjera u jepet detyrë
të shkruajnë një tekst, që të ketë karakteristikat e ligjërimit libror. Diskutohen e vlerësohen tekstet e
hartuara nga nxënësit.
Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi me notë.


Detyrë: Ushtrimet 4




Tema: Stilet gjuhësore – kulturë gjuhe


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë tekstet që u përkasin stileve të ndryshme.
• Të dallojë mjetet gjuhësore me vlerë stilistike të pranishme në të gjitha stilet e gjuhës.
• Të ndërtojë tekste sipas stileve të gjuhës.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim,
diskutim dhe argumentim,
punë në grupe, punë e drejtuar,
diagrami i Venit, shkrim i lirë.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Shkruhet tema e mësimit në tabelë. Rikujtohen së bashku me nxënësit:
- Cilat janë stilet e gjuhës standarde shqipe?
- Kush do të na thotë disa karakteristika të tyre?
Hapen librat në faqen 286. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje tekstet e dhëna. Kërkohet
të gjejnë ndryshimet që kanë ndërmjet tyre. Përcaktohen stilet sipas karakteristikave.
Shkruhen në tabelë ndryshimet themelore të këtyre teksteve, që u përkasin stileve të ndryshme:
a) Kanë përmbajtje të ndryshme.
b) Kanë shprehi gjuhësore të veçanta.
c) Lidhen me fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore.
Shpjegohen, duke tërhequr edhe mendimet e nxënësve, veçoritë e stilit shkencor-teknik,
juridiko-administrativ, politiko-shoqëror dhe letrar-artistik.


Hapi II. Punë në grupe. Ndahen nxënësit në katër grupe. Çdo grupi i jepet detyrë
të gjejë ose të hartojë një tekst, që t’i përkasë njërit prej stileve. Lexohen e diskutohen
tekstet e secilit grup.


Hapi III. Punë e drejtuar. Paraqiten në diagramin e Venit të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet:
a. stilit tekniko-shkencor dhe stilit politiko-shoqëror




a) Stilit letrar-artistik dhe stilit juridiko-administrativ




Hapi IV. Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit, duke u drejtuar
nxënësve edhe këto pyetje:
- Cilat janë stile të shqipes standarde?
- Cilat janë karakteristikat e tyre?




Tema: Intervista - Të shkruajmë

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të hartojë pyetjet për dy personalitete nga fusha të ndryshme.
• Të shkruajë intervistën për personalitetin e zgjedhur.
Teknika dhe metoda të mësimdhënies:
Klaster, kërkim – hulumtimi i materialeve,


Zhvillimi i mësimit
Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën dhe rubrikën që do të punojnë. Shkruan në tabelë
fjalën INTERVISTA. Tërheq vëmendjen e nxënësve për strukturën e esesë, përmbajtjen, tematikën,
ndërtimin e pyetjeve dhe për veçoritë gjuhësore. Mësuesi/ja i plotëson këto të dhëna në tabelë.


Hapi II. Mësuesi/ja i ka informuar nxënësit se duhet të përzgjedhin dy personalitete të shquara dhe
të marrin informacione rreth tyre. Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa rregulla që duhet të mbahen
mend gjatë intervistimit të personalitetit.
1. Duhet të ruani interesin e personit që po intervistoni.
2. Bëni pyetje në atë mënyrë që ju mundëson të merrni përgjigjen që doni.
3. I regjistroni përgjigjet në mënyrë besnike (mund të përdorni regjistrues, shënime).
4. Njerëzit meritojnë të trajtohen me dinjitet.
5. I falënderoni për intervistën që po japin dhe po ju ndihmojnë.
6. Përdorni gjatë intervistimit titujt e tyre.
7. Mos bëni shumë pyetje dhe dëgjojini deri në fund, pa i ndërprerë.


Hapi III. Punë e pavarur:
Nxënësit hulumtojnë me materialet që janë sjellë në klasë:
a) Duke nxjerrë ato të dhëna që janë të nevojshme për zhvillimin e intervistës.
Mësuesi/ja udhëzon nxënësit.
b) Shkruani pyetjet dhe përcaktoni se ku do të përqendroheni: në jetën personale
apo në aktivitetin e tyre.
c) Përdorni foto të personaliteteve nga jeta apo veprimtaria e tyre.


Hapi IV. Nxënësit do të punojnë në fletoret e tyre ose në fletë formati A . Mund të vendosin në të
foto të personalitetit.


Hapi V. Nxënësit lexojnë punimet e tyre dhe shokët vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Në fund të orës
së mësimit, mësuesi mbledh punët e tyre dhe i vlerëson.




Tema: Historia e gjuhës shqipe – kulturë gjuhe


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të krijojë një përfytyrim historik për shqipen e shkruar.
• Të njohë dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe.
• Të dallojë disa karakteristika themelore të “Mesharit”, të Gjon Buzukut.
• Të argumentojë pse shqipja është dokumentuar vonë.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim e
argumentim, punë e drejtuar, shkrim i lirë.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Njihen nxënësit me temën. Shkruhet tema në tabelë. U shpjegohen
nxënësve njohuritë për gjuhën shqipe si një ndër gjuhët më të vjetra të Ballkanit.
Shkruhen në dërrasë dokumentet e para të shqipes së shkruar:
1. Formula e pagëzimit (1462).
2. Fjalorthi i Arnold von Harfit (1497).
3. Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja e Ungjillit (shek. XV).




Tema: Kuptimi leksikor i fjalës - leksikologji


Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë rrafshet e kuptimit leksikor.
• Të dallojë kuptimin leksikor nga ai gramatikor.
• Të përkufizojë kuptimin e një fjale.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me diskutim,
punë e drejtuar.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Kontrollohen detyrat e shtëpisë. Vlerësohen dy nxënës për detyrat duke u nisur nga saktësia
e zgjidhjes, cilësia e shkrimit, drejtshkrimit dhe pikësimit.
Hapi II. Rikujtohen njohuritë e mësuara orën e parë për kuptimin leksikor të fjalës.
Nxënësve u drejtohen këto pyetje:
- Ç’është kuptimi leksikor i fjalës?
- Sa rrafshe ka ai?
- Ç’është kuptimi leksikor i përgjithshëm?
- Po ai kategorial?
- Ç’është kuptimi leksikor i veçantë?
- Nga dallohet kuptimi leksikor nga ai gramatikor?
- Si përkufizohet kuptimi i një fjale?
Hapi III. Shkruhet në tabelë përkufizimi i kuptimit leksikor:
Kuptimi leksikor i fjalës është aftësia që ka ajo për të shënuar një realie.
Shpjegohen tri rrafshet e kuptimit leksikor:
a) Kuptimi leksikor i përgjithshëm.
b) Kuptimi leksikor kategorial.
c) Kuptimi leksikor i veçantë.
Bëhet dallimi midis kuptimit leksikor dhe atij gramatikor.
Me ndihmën e “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, sqarohet me shembuj si
përkufizohet kuptimi i një fjale.


Hapi IV. Punë e drejtuar. Ushtrimet Vlerësohen
nxënësit që u aktivizuan më shumë dhe dhanë përgjigje të sakta. Po të teprojë koha
bëhen ushtrime nga Fletorja e punës.
Bëhet përmbledhja e orës së mësimit dhe vlerësimi.


Detyrë: Jepen ushtrime nga Fletorja e punës.




Tema: Prejardhja e kuptimeve leksikore në gjuhën shqipe - leksikologji

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të dallojë kuptimin e parmë nga kuptimet e prejardhura të fjalëve.
• Të zbulojë figurën gjuhësore në procesin e prejardhjes semantike (metaforë,
sinekdokë, metonimi).
• Të bëjë skemat themelore të prejardhjes kuptimore të fjalëve në gjuhën shqipe.
• Të dallojë kuptimin konkret dhe të figurshëm të fjalëve.
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim,
punë e pavarur, punë e drejtuar.
Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Rikujtojmë së bashku. Gjejmë te “Fjalori i gjuhës shqipe” fjalën lagje. Për
këtë fjalë do të gjejmë tri kuptime:
1. Ndarje administrative e një qyteti ose e një fshati; njerëzit që banojnë në këtë
ndarje. Lagja e sipërme (e poshtme).
2. Grup, grumbull, tufë. Një lagje njerëz.
3. Anë, palë. Ishte me lagjen tonë.
- Shpjegohet se çdo fjalë ka një kuptim të parmë me të cilin ka hyrë e jeton në
gjuhë. Ky është kuptimi historik fillestar i saj. Kështu, kuptimi i parë i fjalës lagje është
ndarje, pjesë; i fjalës tryezë është orendi; i fjalës flori është metal etj.
- Prej kuptimit fillestar, me kohë, kanë dalë kuptime të tjera. Jepen shembuj
duke përmendur fjalët grykë, këmbë, faqe.
- Shpjegohen kuptimet e reja leksikore (të prejardhura), që lindin nga përdorimi
i figurshëm i fjalëve duke u mbështetur:
a) Në ngjashmërinë e sendeve sipas një tipari të jashtëm të tyre (flokë të artë,
veshi i kazanit).
b) Në afrinë në kohë dhe fqinjësinë në vend të sendeve të dukurive, p.sh., fjala
drekë ka kuptimin e mesditës, si kohë; dhe kuptimin e të ngrënit në këtë kohë (ha
drekë).
Sqarohet nëpërmjet shembujve kuptimi për figurën gjuhësore të metaforës,
metonimisë dhe sinekdokës.
Paraqiten në dërrasë të zezë në një tabelë kartoni tri skemat themelore të lidhjeve
ndërmjet kuptimit të një fjale: skema tufë, skema varg, skema e përzier


Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimi 1 në faqen 300. Kontrollohet e vlerësohet puna
e nxënësve.
Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet 2 dhe 3 në faqen 300. Njërit grup i jepet
ushtrimi 2, kurse tjetrit ushtrimi 3.
Vlerësohen nxënës te të dy grupet, ata që ishin të aftë të përdornin “Fjalori i gjuhës
shqipe” dhe për saktësinë e plotësimit të kërkesave të ushtrimeve.
Bëhet vlerësimi e përmbledhja e orës së mësimit.
Detyrë shtëpie: Jepet një ushtrim nga Fletorja e punës.




Tema: Reportazhi – të shkruajmë


Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të shkruajë një reportazh sipas modelit të dhënë.
• Të vlerësojë punimin e tij dhe të shokut duke shkëmbyer materiale me njëri-tjetrin.
Teknika dhe metoda e mësimdhënies:
bisedë, shkrim i lirë.


Zhvillimi i mësimit


Hapi I. Nxënësit kanë sjellë pamje dhe materiale të ndryshme, të cilat transmetojnë shqetësimet e
tyre, mendimet për problemet, sjelljet e reja të shoqërisë shqiptare. Mësuesi/ja zhvillon një bisedë
me nxënësit për mendimet që kanë, të cilat do t’i ndihmojnë për të shkruar reportazhin.


Hapi II. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të rilexojnë materialin për reportazhin:
- përmbajtja/tema
- problemi që shtrohet
- mendimet që sugjeron
- përshkrimin e problemit
- argumentimi
- mesazhi
- gjuha me veçoritë e saj.


Hapi III. Nxënësit punojnë të pavarur. Kjo punë vazhdon edhe orën e dytë.
Mësuesi/ja kontrollon për ndonjë pasaktësi. Nxënësve u lihet kohë e mjaftueshme për të përfunduar
punën e tyre.
Mësuesi/ja mbledh mbresat, përshtypjet dhe vështirësitë që patën në realizimin e detyrës. Më pas,
nxënësit shkëmbejnë fletoret dhe vlerësojnë njëri-tjetrin, duke u mbështetur në të dhënat për të
shkruar një reportazh. Nxënësit vlerësojnë punët më të mira, të cilat autori (nxënësi) i lexon para
klasës. Mësuesi/Mësuesi/ja vlerëson punën e të gjithë nxënësve,
Vlerësimin përfundimtar të punës e bën mësuesi.
Tema: Leksikografia dhe fjalorët e shqipes – leksikologji

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të përkufizojë objektin e leksikografisë si degë e gjuhësisë, që merret me hartimin
e fjalorëve.
• Të dallojë tipat e fjalorëve: nga mënyra se si jepet përmbajtja e fjalëve, nga shkalla
e pasqyrimit të shtresave të leksikut dhe nga lënda që përmban.
• Të dallojë tipat e shpjegimit të fjalëve në gjuhën shqipe
Metoda dhe teknika mësimore:
bisedë e kombinuar me shpjegim,
punë e drejtuar.


Zhvillimi i mësimit:


Hapi I. Bashkëbisedohet me nxënësit për llojet e ndryshme të fjalorëve.


Hapi II. Hapen librat në faqen 301. Diskutohen bashkë me nxënësit si janë shpjeguar fjalët.
U shpjegohet nxënësve se çfarë është leksikografia. U sqarohen nxënësve llojet e fjalorëve
gjuhësore, ndalohet te fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe. Nxënësve mund t’u tregohen disa nga
këta fjalorë, që merren në bibliotekën e shkollës.
U sqarohet nxënësve si bëhet shpjegimi i kuptimeve të fjalëve:
a) me perifrazim
b) me përshkrim
c) me përkufizim
d) me sinonimi
Çdo tip shpjegimi ilustrohet me shembuj.


Hapi III. Punë e drejtuar. Ushtrimet
Punë e drejtuar. Diskutoni për Fjalorin e gjuhës shqipe. Kur është botuar ai për herë të parë? Sa fjalë
përmban? Si jepet shpjegimi i fjalëve?
Punë e pavarur. Ushtrimi 2, 3 dhe 4
Nga shembulli i dhënë në fillim të mësimit, dalloni sa kuptime ka fjala fëmijë? Ç’do të thotë për ju
fig. kuptim i figurshëm i fjalës?
Në cilin fjalor do ta gjejmë shpjegimin e fjalës:
Planet - shkencor
Metaforë - terminologjik
Çikë .........................................................
Nënkresë ................................................
Ia ka hyrë lepuri në bark ........................................
Në bazë të njohurive që keni nga gjuhët e huaja, shkruani në gjuhën përkatëse fjalët shqip:
Shqip                 anglisht              frëngjisht           italisht
lule                  flower
nxënës                ....
fjalor                ...
mendim
shkruaj


Detyrë: Gjeni përkufizimin e fjalëve: pranoj, shi, trëndafil dhe i shkathët në fjalorin e gjuhës
shqipe.


Tema: Letra.

Objektivat: Nxënësi në fund të orës së mësimit të jetë i aftë:
• Të dallojë letrën personale nga ajo zyrtare.
• Të shkruajë letra duke respektuar veçoritë e secilës letër.
• Të flasë për mjetet e komunikimit në distancë.
Metoda dhe teknika mësimore:
Stuhi mendimesh, diagram i Venit,
bisedë.


Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me temën e re të mësimit, rubrikën, temën e shkruan në tabelë. E
fillon temën e mësimit me teknikën Stuhi mendimesh duke drejtuar pyetjen:
- Ç’është letra?
Mjet komunikimi në distancë.
Letra Kemi dhënësin dhe marrësin.
Ka një regjistër gjuhësor/ një tekst.
Llojet: letër zyrtare, personale, miqësore etj.


Hapi II. Mësuesi/ja shpërndan në çdo bankë një fletë formati A4, në të cilën janë shkruar: një letër
zyrtare dhe një personale. Me teknikën “Diagram i Venit”, nxënësit punojnë në çift për të bërë një
krahasim midis dy tyre. Pas kohës së punës të përcaktuar nga mësuesi/ja nxënësit japin përgjigjet e
tyre, të cilat mësuesi i shkruan në tabelë.


Hapi III. Nxënësit udhëzohen të lexojnë informacionin e dhënë në tekst plotësojnë në diagram
njohuritë e marra.


Letra zyrtare                                                              letra personale


Hapi IV. Nxënësit do të shkruajnë në fletoret e tyre dy letra, një personale dhe një zyrtare.
Punojnë deri në 20 minuta, më pas ata lexojnë letrat e tyre. Gjatë leximit nuk
bëhet ndërhyrje, por mund të shënojnë në fletore pyetjet që u lindin. Pas leximit këto
diskutohen me njeri –tjetrin. Nxënësit vlerësojnë punë e tyre.
Mësuesi/ja bën vlerësimin e punës së nxënësve dhe të orës së mësimit.


Sqarim:
Për çështjen telegrami, faksi dhe e-postës (e-mail), mësuesi mund të shfrytëzojë
orët në dispozicion për të parë konkretisht në postë apo internet, si shkruhen dhe
transmetohen letrat, telegramet dhe e-mail. Në këto mjedise nxënësve mund t’u jepet
mundësia për të shkruar tekste


Ora e dytë
Punohet me pjesën “Letër babait: të Franc Kafkës
                                     PROJEKTE PËR KLASËN IX




1– Publicitet dhe reklamë (për shkollën)



Qëllimi: nxënësit të aftësohen për të paraqitur idetë dhe mendimet e tyre origjinale gjatë

         një fushate publicitare.

Objektivat: nxënësit të aftësohen në punën kërkimore (shqyrtojnë modele reklamash për

              t’i përshtatur në punën e vet)

             nxënësit të ndihen të angazhuar dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të

              vlerësojnë dhe të diskutojnë mendimet e njëri-tjetrit

              nxënësi të arrijë të aplikojë në fusha pak të njohura për të

              të përshtasë aftësitë dhe dijet e tij letrare e artistike në projekt

Planifikimi i aktiviteteve

Për datat 7-8 mars nxënësit do të paraqesin punët e tyre dhe do të vlerësohen nga të pranishmit,
qoftë bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e tyre.

Fillimisht ata do të kërkojnë informacion rreth kësaj fushe. Do të zgjedhin disa modele që i
përshtaten projektit.

Do fotografojnë imazhe apo dhe incizojnë me kamer imazhe të shkollës.

Do përzgjedhin pre tyre dy ose tre për t’i përdorur në projekt.

Do bëjnë tre modele projektesh.

Do konsultohen me mësuesen për të paraqitur më të mirën.

Afati kohor

Shkurt-7/8 mars



Vlerësimi:

Do të vlerësohet reklama ose publiciteti më i mirë (stimul nota)
2 – Projekte mbi autorë shqiptarë

                  “Kadare në sytë e të rinjve”

                  “Dritëro Agolli para dhe pas viteve ’90”

                  “Krijimtaria e Migjenit i përshtatet edhe realitetit të sotëm”



Qëllimi: Nxënësit të aftësohen në hartimin e një projekti në bazë të një plani të caktuar

         pune, të thellohen në pikëvështrimin për një autor të caktuar

Objektivat: nxënësit të njihen me jetën dhe veprat e shkrimtarëve shqiptarë

              të aftësohen në punën kërkimore dhe në përzgjedhjen e materialit të

              nevojshëm

             të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të vlerësojnë dhe të diskutojnë mendimet e

              njëri-tjetrit

Planifikimi i aktiviteteve

Ngritja e grupeve të punës

Kërkime në internet, biblioteka, librari

Leximi i veprave studimorë për secilin autor

Nxjerrja e shënimeve të nevojshme

Sistemimi dhe klasifikimi i materialeve

Përgatitja e variantit të parë

Diskutimi me mësuesen i këtij varianti

Plotësimi ose rregullimi i nevojshëm

Përgatitja e variantit përfundimtar

Paraqitja në letër ose imazh, ose kompjuter

Afati kohor

Janar-maj

Vlerësimi:

Do të vlerësohen projektet më të mira për çdo shkrimtar.
                                                                                Teste


Test 1


LOGJIKA
Shumë kohë më parë, në një fshat kinez, që ishte larg Shangait, në atë kohë kryeqyteti i Kinës, një plak
pyeti një ditë një djalë të vogël: “Kush është më afër, Shangai apo dielli?”.
- Natyrisht që dielli, - i tha djali pa asnjë hezitim.
- Mirë, - tha plaku duke buzëqeshur. - Pse mendon kështu?
- Është e thjeshtë, - tha djali. - Ne mund ta shikojmë diellin, por nuk mund ta shikojmë
Shangain.
Plaku mendoi se djali ishte jashtëzakonisht i zgjuar. Ditën tjetër e mori me vete dhe
shkuan në tregun e qytetit. Turma njerëzish nga kryeqyteti kalonin përmes këtij fshati të vogël, sepse ai
ishte pranë rrugës kryesore. Plaku dhe djali qëndruan nën një pemë. Plaku i tregonte se nga vinin gjithë
këta njerëz, ndërsa djali shikonte gojëhapur rrobat e tyre të bukura dhe të çuditshme.
- Atëherë, - e pyeti plaku, kur pa se një grup njerëzish ishin grumbulluar rreth e qark
pemës kur ta ishin ulur, - na thuaj se kush është më afër, Shangai apo dielli?
- Shangai, sigurisht, - u përgjigj djali pa u menduar fare.
Goja e plakut u shtrembërua duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij.
- Por dje më the se dielli ishte më afër.
- Po, - tha djali, - por kjo ndodhi para se ne të shikonim gjithë këta njerëz që vinin
nga Shangai. A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?


1. Në fund të kësaj historie plaku është i pakënaqur. Por më pas djali i shpjegoi përgjigjen e tij. Si është
ndier plaku kur dëgjoi fjalët e djalit? Përgjigjen mbështete në ilustrime nga pjesa.
                                                                                                     2 pikë
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
2. Cila nga fjalët e mëposhtme e përmbledh më mirë kuptimin e kësaj historie?
            a) Një njeri shpesh beson vetëm atë që shikon
            b) Edhe një njeri inteligjent mund të veprojë në mënyrë jo të zgjuar.
            c) Fëmijët shpesh mendojnë si të rriturit
            d) E vërteta është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.                                                             1 pikë
3. Autori i kësaj pjese jep pak detaje rreth fshatit ku jetonin plaku dhe djali. Shkruaj dy gjëra që mund të
marrësh me mend në lidhje me fshatin, duke u bazuar në informacionin e kufizuar që jep kjo histori.
                                                                                                     2 pikë
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................


4. Cili është mesazhi i kësaj pjese?
            a) Shpesh përshtypjet e para janë më të mirat.
            b) Vëzhgimi nga afër jep informacion të saktë.
            c) Të rinjtë vëzhgojnë më mirë se të mëshuarit.
            d) Ne mund t’i ndryshojmë mendimet tona kur gjejmë informacion të ri.                                                          1 pikë
5. Në fjalor ka dy përcaktime për fjalën “logjikë”:                                                                                        2 pikë
                                     a) gjykim i arsyeshëm
                                     b) çdo lloj lidhjeje midis fakteve që duket i arsyeshëm.
Cili nga këto përcaktime mund t’i shkojë për shtat kësaj pjese? Shpjego përgjigjen.
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
6. A mendon djali në mënyrë logjike? Shpjego përgjigjen duke u mbështetur me ilustrime nga pjesa.
                                                                                                                              2 pikë
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
7. Nëse do të duhej ta klasifikoje këtë tekst në llojin e teksteve që ke mësuar, duke u mbështetur në
veçoritë e tij, do ta klasifikoje si:
            a) epike
            b) lirike
            c) dramatike
            d) asnjërën nga këto
Argumentoje përgjigjen tënde.
................................................................................................................................................
................................................................................................................................................
                                                                                                                                           2 pikë
8. Përcakto klasën e fjalëve të nënvizuara në fjalitë e mëposhtme:
Djali e vështroi një çast ngultazi dhe pastaj mbylli sytë.
A keni parë ndonjëherë ndokënd të vijë nga dielli?
çast .......................
ndonjëherë              .......................                                                                                            2 pikë


9. Shkruaj shumësin e grupeve emërore të mëposhtme:
një dokument i rëndësishëm ................................................
një talent i jashtëzakonshëm ............................................                                                                  2 pikë


10. Nënvizo mbiemrin. Trego nëse është cilësor apo marrëdhënior.
Djali shikonte gojëhapur rrobat e tyre të çuditshme.
..................................                                                                                                         2 pikë


11. Në cilën prej fjalive të mëposhtme folja është kalimtare?
a) Djali nuk foli asnjë fjalë.
b) Ne mund ta shikojmë diellin.
c) Plaku qëndroi pa folur me orë të tëra.
d) Fëmijët shpesh mendojnë si të rriturit.                                                                                                 1 pikë


12. Formoni fjali me foljen flas duke e përdor atë si folje jokalimtare.                                                                   1 pikë


................................................................................................................................................


13. Qarko fjalinë ku është përdorur folja pavetore.
a) Ç’të shihte?
b) Ishte ende dimër.
c) Duhet ndalur djali të hipë në majë të pemës.
d) Kishte frikë të rrinte vetëm.                                                                                              1 pikë


14. Gjeni rrënjën dhe prapashtesën e fjalës së prejardhur ëmbëlsi.
Rrënja .......................
 Prapashtesa .....................                                                            2 pikë


 15. Gjeni lidhëzën në fjalinë e mëposhtme dhe përcaktoni llojin e saj.
 Ne mund ta shikojmë diellin, ndërsa Shangain nuk mund ta shikojmë.
 Lloji ..................................................                           2 pikë


 16. Shkruaj me shkronja numërorin:
 1374 ......................................................                                  1 pikë


 17. Plotëso me shkronjën që mungon (e ose ë).
 z . mra
 sh . njues
 sh . një                                                                                     3 pikë


 18. Shkruaj nyjet që mungojnë në grupin e fjalëve të mëposhtme:
 I fola nxënëses .. klasës me zë .. lartë dhe .. egër.                                        3 pikë


 19. Qarko variantin e drejtë.
            a) kokërrat e ëmbla
            b) kokrrat e ëmbla
            c) kokërrat e ëmbëla
            d) kokrrat e ëmbëla                                                     1 pikë
 20. Vendos shenjat e pikësimit që mungojnë në tekstin e mëposhtëm:
 Një fshatar po mblidhte në fushë orizin. Afër tij, hipur në kalë, ndalon një nëpunës i lartë dhe e pyet:
 - Sa kallinj ke shkulur sot
 Fshatari i habitur mendoi Ja, çfarë i ra ndër mend të pyesë! Ku mund ta mbash mend?!.
 Mendohet e mendohet dhe i thotë nëpunësit të lartë:
 - Po ju, zotëri, mund të të më thoni sa hapa ka bërë kali juaj sot?                3 pikë


nota             4                 5                6          7       8       9             10
pikët            0-9               10-14            15-19      20-24   25-29   30-33         34-36
Test 2
Ese: “Gjuha”


A ka gjë më të mirë se gjuha?
Gjuha na bashkon. Pa gjuhë ne s’do të mundnim të shprehnim asgjë. Gjuha është kyç i shkencës, arma e
së vërtetës dhe arsyes. Me ndihmën e gjuhës ndërtohen qytetet, me ndihmën e gjuhës ne shprehim
dashurinë tonë. Me gjuhë japim mësim, bindim, detyrojmë, lutemi, shpjegohemi, këndojmë,
përshkruajmë, vërtetojmë, vendosim. Me gjuhë shqiptojmë “nënë”, “e dashur”, “atdhe”. Me gjuhë themi
“po”. Gjuha i urdhëron ushtarët të korrin fitore. Me gjuhë lavdërojmë poezinë e Homerit. Gjuha kujton
botën e Eskilit dhe fjalën e Demostenit. Gjithë bota o Ksant, që nga shtyllat e Panteonit deri te statujat e
Fidias, nga skllevërit e Athinës deri tek tregimet për Trojën, nga idetë e poetit deri tek mësimet e
filozofit, gjithë bota, nga njëri skaj tek tjetri është krijuar me anë të gjuhës, me gjuhën e bukur e të qartë
të njerëzve, e cila do të tingëllojë ndër shekuj...
Gjuha, o Zoti im është gjëja më e keqe që ka bota. Gjuha është burimi i gjithë intrigave, është prodhimi i
gjithë fjalëve. Gjuha është nëna e të gjitha grindjeve. Gjuhën e përdorin poetët e këqij që na lodhin në
pjacë. Tek gjuha shkojnë filozofët që s’dinë të mendojnë. Gjuha shpif, mbulon, shtrembëron, shan, fyen,
fshihet me frikë, gjuha mallkon, pështyn, shpreh urrejtje, thotë djallëzira, tradhton, shet, thotë
maskarallëqe. Me gjuhë themi “vdis”, themi “qen” dhe “skllav”. Me gjuhë themi “jo”. Me gjuhë Akili
shprehu mërinë e tij, me gjuhë Odisea përgatiti kurthet e tij.
Ja pse gjuha o Ksant, është më e keqja nga ato që njohim ne.




1. Cilat janë karakteristikat e gjuhës si mjet i marrëveshjes njerëzore?




                                                                                1 pikë


2. Cilat janë argumentet e esesë së mësipërme?
___________________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________________
_________________________________________
                                                                                2 pikë
3. Ç’përfundim nxirrni nga kjo ese?
___________________________________________________________________________________
_______________________________________________________
                                                                                   1 pikë




4. Komentoni fjalët e urta:
Gjuha e ka rrënjën në zemër.
_____________________________________________________________________


Gjuha kocka s’ka e kocka bluan.
_____________________________________________________________________
2 pikë


5 Formoni një fjali ku rrethanori i vendit të jetë i shprehur me grup emëror dhe një fjali ku rrethanori i
vendit të shprehet me pjesë e nënrenditur që tregon vendin ku drejtohet lëvizja.
___________________________________________________________________________________
_______________________________________________________
                                                                                2 pikë


6 Thoni ç’funksion kryen gjymtyra e nënvizuar në fjalinë:
Pa gdhirë, mori rrugën për në qytet.
_______________


Me se është shprehur kjo gjymtyrë?
_______________
Kthejeni këtë fjali të thjeshtë në një fjali të përbërë ku gjymtyra e nënvizuar të shndërrohet në pjesë e
nënrenditur.
____________________________________________________________________
                                                                               3 pikë


7 Nënvizoni rrethanorët dhe thoni llojin e tyre:
Po në atë çast i preku faqen e djathtë.                                         3 pikë
....................




8 Plotësoni fjalinë fillimisht me një rrethanor shkaku, pastaj në një fjali të dytë me një rrethanor qëllimi.
Ai mbështeti mjekrën mbi gjunjë...
_____________________________________________________________________
____________________________________________________________________
Rishkruajini fjalitë duke i kthyer rrethanorët në pjesë të nënrenditura shkakore e qëllimore.
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________
                                                                                 4 pikë


9 Ndërtoni fjali ku rrethanori i mënyrës dhe i sasisë të shprehen me ndajfolje.
Mënyre:_____________________________________________________________
Sasie:________________________________________________________________
                                                                                 2 pikë


10 Bëni skemën e fjalive”
Poshtë ishte mjegulla e dendur dhe avioni lëkundej aq fort sa disa herë kujtuam se ishte prekur toka.




11. Bëni analizën sintaksore të fjalisë.
Kishte diçka të padurueshme në atë shikim.
______________         ______________ _______________




_______________        _____________
                                                                                 5 pikë




SUKSESE!

								
To top