Docstoc

DETYRE KURSI FIZIOLOGJIA PATOLOGJIKE

Document Sample
DETYRE   KURSI FIZIOLOGJIA PATOLOGJIKE Powered By Docstoc
					DETYRE KURSI
LENDA:FIZIOLOGJIA PATOLOGJIKE
TEMA: ETHET DHE DHJAMOSJA
PUNOI:ERVIS GIXHARI
ETHJA:

Ethe quhet rritja e temperatures se trupit mbi kufijte e normes fiziologjike, kjo eshte
shenja me karakteristike e pjeses me te madhe te semundjeve infektive. Por ethja mund
te shkaktohet edhe nga gjendje te tjera patologjike te organizmit. Temperatura e trupit
te njeriut vendoset dhe mbahet ne kontroll prej hypotalamusit. Kjo ndjek nje cikel
rrethor ne te cilen temperatura eshte me e ulet ne mengjes heret dhe me e lare rreth
ores 22 ne darke duke ndryshuar me 0.5 grade C ose me shume. Gjithashtu edhe ne
grade ovulacion, ka nje ndryshim te temperatures gjate nje muaji, e cila behet e
dukshme ne kohen e ovulacionit. Ndryshimet qe ndodhin ne hypotalam te cilat cojne ne
rritjen e temperatures fillojne me leshimin e citokinave. Vecanerisht IL-1, TNF dhe alfa-
interferonit, nga fagocitet mononukleare te aktivizuara. Citokinat veprojne ne qelizat
endoteliale te vazave te gjakut te hypotalamusit, duke shkaktuar leshimin e
prostoglandinave, te cilat veprojne ne qelizat e hypotalamusit. Rritja e temperatures
trupore mund te ndihmoje ne luftim te infeksionit. Si simptome ethja eshte konsideruar
qe duhet luftuar, por sop ekzistojne edhe mendime te tjera ne mbrojtje te ethes si nje
faktor mbrojtes i organizmit ndaj agjenteve te ndryshem patogjen. Ethja mund te jete e
dukshme ose e vetmja shfaqje e semundjes, por gjithashtu ajo mund te rezultoje ne
femije te vegjel, ne pleq, ne persona me imunitet te kompromentuar pavarsisht nga
infeksioni teper i rende. Ethet duhet te trajtohen ne varesi te rastit per te evituar
pikerisht efektet anesore ose efekte te tjera qe lidhen me moshen dhe gjendjen tuaj.
Per trajtimin e ethes perdoren metoda fizike dhe medikamentoze.
Kompresat e ndryshme me solucione, por me shpesh uji jep rezultate ne uljen e
temperaturave.
Metoda medikamentoze me te perdorshmet jane paracetamol dhe aspirina.

Dhjamosja
Dhjamosja
Djamosja vihet re tek njerezit qe kryesisht bejne nje jete sedentare, nuk merren me
aktivitet fizik si dhe konsumojne ushqime mjaft kalorike por pa vlera ushqyese.
Dhjamosja shkakton probleme te tilla si diabet, semundje zemre dhe kancer. Mbipesha
eshte shkaku me vdekjeprures pas pirjes te duhanit. Tabelat e meposhtme tregojne ne
varesi te gjatesise treguesin nese dikush eshte thjesht ne mbipeshe apo ka kaluar ne
dhjamosje. Por keto tabela nuk marrin parasysh ndryshimet e konstruktit te trupit. Sasia
e dhjamit ne trup eshte nje tregues me i mire per shendetin e dikujt sesa pesha e
pergjithshme te tij. Nje trup muskuloz mund te kete peshe te madhe ,ngaqe muskujt
peshojne.

Shkaqet e mbipeshes ose te dhjamosjes
Dikush mund te mendoj se dhjamosja eshte trashegimi apo fryt i mjedisit? Trupi i njeriut
vetvetiu depoziton kalori te teperta qe t’i shfrytezoje ne rast nevoje per te ardhmen. Nje
nder shkaqet tjera kryesore te dhjamosjes mbetet menyra e jeteses. Zakonisht
mbipesha shkaktohet nga marrja e me shume kalorive sesa harxhon. Genet mund te
krijojne terrenin per mbipeshe ose dhjamosje por ne fund te fundit pesha varet nga
ushqimi dhe nga levizjet qe kryen gjate gjithe kohes individi, kur per nje kohe te gjate
merren kalori te teperta, behet nje jete sedentare ose kombinohen te dyja bashke. Kjo
çon ne dhjamosje. Trashegimia gjenetike nuk do te thote se medoemos individi duhet te
jete i dhjamosur. Ajo qe percakton perfundimisht peshen tuaj eshte perzgjedhja e
ushqimit te pasur me vitaminat e duhura , zgjedhja e cilesise se ushqimit si dhe aktiviteti
fizik.
Cfare eshte treguesi i mases trupore BMI(Body Index Mass)
Treguesi i mases trupore eshte raporti i gjatesise me peshen dhe ndihmon te percaktoje
nese dikush eshte mbipeshe apo i dhjamosur.Nese treguesi BMI eshte nen 18 individi
eshte i dobet. Nese treguesi BMI varion nga 18.5-24.9 individi ka nje perberje trupore
normale dhe mund te themi pa frike qe ai ka nje metabolizem dhe nje trup te shkelqyer.
Nese ky tregues eshte nga 25-29.9 atehere individi eshte mbi peshe. Kur treguesi BMI
eshte mbi 30 atehere individi eshte obez dhe nese treguesi BMI eshte mbi 35 individi
shfaq shkalle te larte obeziteti. Per te llogaritur treguesin e mases trupore peshen tuaj
ne kg e pjestoni me gjatesine te shprehur ne m, rezultatin e pjestoni dhe nje here me
gjatesine. Psh nese pesha eshte 70 kg dhe gjatesia 1.60m treguesi eshte
27.3(90/1.6/1.6=27.3). Sipas kesaj llogaritje rezulton qe individi ka nje forme trupore
normale.

Treguesi i Shendetshem Mbipeshe i dhjamosur
18.5-24.9 25-29.9 30 e me shume

Gjatesia Pesha ne kg
1.47m -53 54-64 +65
1.50m -55 56-66 +67
1.52m -57 58-68 +69
1.55m -59 60-71 +72
1.57m -61 62-73 +74
1.60m -63 64-76 +77
1.63m -65 66-79 +80
1.65m -67 68-81 +82
1.68m -69 70-84 +85
1.70m -71 72-86 +87
1.73m -74 75-89 +90
1.75m -76 77-91 +92
1.78m -78 79-94 +95
1.80m -80 81-96 +97
1.83m -83 84-99 +100
1.85m -85 86-102 +103
1.88m -87 88-105 +106
1.90m -89 90-107 +108

Cfare eshte nje kalori?
Kaloria eshte nje njesi matese e energjise qe del ne formen e nxehtesise. Ne momentin
qe nje klient djersitet ai djeg kalori ose cliron nxehtesi. Ne shkencen qe merret me te
ushqyerit nje kalori eshte sasia e nxehtesise qe duhet per te rritur nje grade celcius
temperaturen e nje kg uje. Nevojat ditore per kalori ose energji ndryshojne nga njeri tek
tjetri ne varesi te faktoreve te tille si gjatesia, pesha, mosha dhe aktiviteti fizik
Nje individ ben nje jete sedentare nese:
• Nese kalon pjesen me te madhe te dites duke pare televizor ose perpara kompjuterit
• Ben jo me shume se 100 m ne kembe
• Puna qe ben nuk i jep mundesi te levize
• Nuk ben 20-30min aktivitet fizik te pakten 1 here ne jave

Rreziqet e dhjamosjes
Specialistet thone se trupat ne forme dardhe ku dhjami i tepert grumbullohet ne pjesen
e legenit mund te jene me te shendetshem se ato qe e kane trupin ne formen e molles
ku dhjami grumbullohet ne pjesen e barkut sidomos nese beli i kalon 89cm. Dhjami ne
bark shton rrezikun e tensionit te larte, semundjeve te arteries koronare, diabetit,
apopleksise dhe disa llojeve te kancerit.

Dhjamosja.Cila eshte zgjidhja?
Dietat qe kane si baze eleminimin e karbohidrateve dhe marrjen e me shume proteinave
(mishrave) mund te cojne ne renien ne peshe. Por kur kjo vazhdon per nje kohe te gjate
klienti mund te kete efekte anesore. Dietat me pak karbohidrate, nese behen pa
mbikqyrjen e mjekut mund te jene te rrezikshme. Ato kane si qellim qe renia ne peshe
te jete e shpejte duke nxitur rritjen e perqendrimit te trupave ketonike (nenprodukte te
metabolizmit te yndyrnave) gje qe nuk eshte e mire per organizmin
Piramida e nje ushqimi te shendetshem
• Fruta e perime- 3 racione fruta dhe 3 racione perime ne dite
• Karbohidrate-dritherat, makaronat, buka, orizi
• Proteinat- Fasulet, bishtaja, peshku, mishi, veze, bulmet pak i yndyrshem, djathi
• Yndyrna-Vaj ulliri, fruta te thata si kikiriku, arrat etj qe permbajne vaj, vaj kolze,
avocado (3-5 racione ne dite 1 racion eshte 1 luge gjelle vaj ose 2 luge gjelle fruta te
thata
• Embelsirat
Per te rene ne peshe
• Lengjet e embla kane shume kalori. Po keshtu pijet alkolike.
• Shmangni patatinat, cokollatat. Zevendesojeni me molle, karota ose vafer
• Hani dicka te lehte para vaktit. Kjo ju prêt oreksin.
• Mos hani cdo gje qe ju vene perpara. Zgjidhni ato me pak kalori.
• Hani ngadale. Shijojeni ushqimin. Kushtojuni kujdes ngjyrave, aromave.
• Ngrihuni nga tryeza pa u ngopur.
• Ne restorante ndajeni racionin tuaj me dike tjeter.
• Embelsira nuk eshte e domosdoshme per te mbyllur vaktin.

Cfare eshte celuliti ?
Eshte nje lloj dhjami ne nje nenshtrese te lekures qe permban grupe te kontraktura te
indeve lidhese. Ky ind lidhes qe varion ne trashesi dhe eshte i lidhur me qelizat
dhjamore qendron aty fale nje rrjeti fibrash, qe mbron trupin tone, duke rrethuar
muskujt dhe organet tona. Ai rrethohet nga nje leng qe e ushqen dhe i jep nje system
konsumi efektiv. Kur gjithcka shkon mire me sistemin produktet e paperdorura dalin nga
organizmi dhe si rezultat kemi linja te buta. Kur lyrnat, lengjet dhe helmet ngecen thelle
ne organizem poshte epidermis indet lidhese trashen dhe forcohen duke dhene nje
efekt gropezimi. Ndersa ne maturohemi lekura hollohet dhe pasohet nga nje shfaqje e
madhe celuliti.

Ndryshimi midis celulitit dhe dhjamit
Edhe pse te gjthe kemi nga nje shtrese dhjamore, sasia individuale e tij varet nga pesha,
menyra e jeteses dhe faktoret gjenetike. Kjo shtrese dhjami eshte nje lloj mbrojtesi per
trupin dhe mbeshtjellese per organet, muskujt e nervat. Celuliti nuk behet pjese e
organeve sic behet dhjami. Ai gjendet vetem ne disa zona te trupit: ne kofshe, vithe,
bark dhe gjoks.
Burrat ne pergjithesi nuk kane celulit por dhe ne qofte se i shfaqet ai verehet ne bark
dhe ne qafe. Celuliti nuk eshte patjeter nje faktor peshe. Nuk eshte e thene te kesh
peshe te madhe qe te kesh celulit. Megjithese dieta dhe menyra e jeteses ndikon ne
formimin e celulitit nje pjese e madhe e celulitit krijohet nga helmet dhe dhjamerat qe
ndertojne trupin. Celuliti shfaqet tek grate pavaresisht nga pesha permasat dhe
strukturat e trupit.
Kush vuan nga celuliti dhe pse?
Grate jane viktimat e celulitit. Ai shfaqet tek vajzat ne moshen 14 vjecare dhe rritet me
maturimin tone, ndersa shtresat e lekures hollohen dhe formohen. Celuliti shpesh
formohet ne gra qe e shtyjne periudhen e shtatezanise dhe ne ato qe marrin pilula
sepse sistemi i tyre i konsumit nuk mund te clirohet nga fluksi i madh i estrogjenit ne
trup. Celuliti mund te zhvillohet pas nje plagosje traumatike nese sistemi i qarkullimit
eshte crregulluar. Nje jete sedentare con ne nje forcim te indeve lidhese duke shkaktuar
gropa nen lekure. Tek burrat celuliti duket shume rralle sepse qelizat dhjamore tek ata
ndodhen thelle nen lekure. Tek grate qelizat jane me te buta ne nje forme dhe jane afer
siperfaqes te lekures duke shkaktuar keshtu gropa, ndersa tek burrat qelizat jane me te
prera dhe jane te vendosura me ne thellesi te lekures, pra I shkaktojne rralle ato gropa
qe ne ia dedikojme celulitit.

Faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e celulitit:
• Trashegimia – Por ndryshe nga tipare te tjera te trashegueshme si forca apo thinjat e
flokeve dhe fortesia e thonjve shume gjera jane te mundura ne luften kunder celulitit.
• Konsumi i paket i ujit – Uji ndihon ne sistemin e tretjes dhe te desintoksimit. Duhet te
pini shume gota uje ne dite.
• Dieta – Te ngrenit pak (konsumi i alkolit, kafeines, ushqimeve pikante) ndikojne ne
formimin e celulitit, sepse helmi qe ato prodhojne ngelin ne qeliza. Dieta nuk e lufton
celulitin , perkundrazi e rrit mundesine ,sepse trupi eshte i etur per ushqim dhe duke
kerkuar kompensim ndikon ne formimin e celulitit.Ky lloj shendeti bllokon arteriet dhe
ngecet midis indeve,duke parandaluar eleminimin e substancace te paperdorshme dhe
helmeve.
• Duhani – Dobeson lekuren per shkak te ngushtimit te kapilarev.Ai demton shume
indet lidhese qe shkaktojne efekte gropezimi dhe celulit.
• Tensioni dhe stresi – Tensioni dhe stresi mund te shkaktojne kompresim te
muskujve,por dhe indet lidhese qe mbulojne muskujt pesojne te njejten gje.Tensioni
bllokon indet duke parandaluar purifikimin.
• Medikamentet – Mund te shqetesojne proceset natyrore te trupit,sistemin e
tretjes.Dietat,pilulat ilacet e gjumit mund te shkaktojne celulit.Kontraceptivet orale
rrisin estrogjenin ne trup dhe bejne qe te zmadhohen qelizat dhjamore.
• Mungesa e ushtrimeve dhe jeta sedentare – Ushtrimet ulin rreziqet e shendetit dhe
ndihmojne ne luften kunder celulitit.Ato permiresojne tonet e muskujve ,qarkullimin
dhe mireqenien ne teresi,duke ndihmuar ne thyerjen e blloqeve te indeve dhe
purifikimin e trupit.

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:44
posted:2/3/2013
language:Unknown
pages:6