Feta me krem qumështi by dinriri

VIEWS: 40 PAGES: 4

									Feta me krem qumështi (Kinder fetta al latte
Cilit prej nesh nuk i ka ndodhur te gjendet perpara nje banaku frigoriferi ne supermarket dhe te mos ti kete vajtur
syri tek te gjithaproduktet e markes Kinder te cilat jane njera me e mire se tjetra? Epo, harrojini! Provoni te
pregatisni receten e meposhtme dhe do ti thoni lamtumire njehere e pergjithmone ketyre produkteve te gatshme
.


Per 10 feta me krem qumeshti


…per pjesen e jashtme (pandispanjen)


         60gr gjalp ne temperature ambjenti
         60gr sheqer pluhur
         60gr miell
         60gr te bardha vezesh
         3 luge te vogla kakao


…per kremin


         170gr qumesht te kondesuar (te tipit panda)
         110gr gjalp te nje cilesie shume te mire ne temperature ambjenti


ose


         250gr pana per embelsira
         2 luge mjalte


Pregatisim si fillim kremin duke rrahur me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin ne temperature ambjenti per rreth
5 minutaderisa te perftojme nje perberje shume kremoze. Shtojme qumeshtin e kondesuar dhe vazhdojme
rrahjen edhe per pak minuta derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E vendosim kremin ne
frigorifer per rreth gjysme ore dhe vazhdojme me pregatitjen e pjeses se jashtme. Nese duam te pregatisim
kremin e dyte me pana dhe mjalte, kete do ta bejme pasi te jete pjekur pjesa e jashtme (pandipanja). Per kete,
thjesht rrahim ne nje tas te cilin e kemi vendosur ne akull panen nga frigoriferiderisa te perftojme nje krem
kompakt dhe qe nuk bie nga ena, i shtojme mjaltin dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta te tjera.


Ne nje ene te madhe, perziejme shume mire me ndihmen e nje luge gjalpin me sheqerin. Shtojme te bardhen e
vezes dhe e perziejme derisa perberja ta kete thithur plotesisht. Shtojme pak nga pak miellin dhe kakaon te situra
dhe e perziejme me ndihmen e nje teli vezesh derisa masa te rezultoje homogjene dhe pa kokerriza.
Ne nje tave drejtkendore shtrojme nje leter furre mbi te cilen vizatojme nje drejtkendesh me permasa rreth 15 me
25cm. Kjo do te na ndihmoje qe te dyja pjeset e pandispanjes te jene te barabarta. Hedhim ne qendren e
drejtkendeshit gjysmen e brumit te perftuar me siper, dhe e shperndajme ne menyre sa me uniforme me ndihmen
e nje spatule kuzhine ose luge. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 4-5 minuta, e heqim nga furra dhe
e kthejme menjehere mbi nje leter tjeter kuzhine te paster. Ne te njejten menyre veprojme edhe me pjesen tjeter
te brumit.


Nxjerrim kremin nga frigoriferi dhe e hapim mbi njeren pjese te pandispanjes duke lene disa cm nga anet e saj.
Siper vendosim pandispanjen tjeter dhe ushtrojme pak presion me gishta derisa kremi te dale nga anet e
pandispanjes (kete procedure mund ta bejme edhe me ndihmen e nje okllaie me shume delikatese). Pastrojme
anet, dhe e vendosim embelsiren ne frigorifer per te pakten 1 ore. Me pas, e nxjerrim nga frigoriferi dhe presim
me ndihmen e nje thike shume te mprehte anet e embelsires duke formuar nje drejtkendesh perfekt. E ndajme ne
10 pjese te barabarta te cilat i ruajme ne frigorifer deri ne momentin e konsumit./tryeza.org




Akullore me Nutella

Akullorja me Nutellaeshte absolutisht nje nga me te mirat per te gjithe ata qe adhurojne shijen e çokollates
bashkuar me ate te lajthise. Provoni ta servirni ne nje kaush ku fundin e keni mbushur me pak Nutella te shkrire,
ose ti shtoni copeza lajthie siper!




                                                        Perberesit per rreth 700gr akullore


        450ml qumesht te plote (me 3.5% yndyre)
        200ml pana per embelsira
        350gr Nutella
        70gr sheqer
        50gr mjalte
        1 luge plot niseshte misri ose patatesh
Vendosim nje tenxhere ne zjarr ne te cilen shtojme qumeshtin, niseshten, sheqerin dhe Nutellen duke i perziere
mire. Sapo te arrije piken e vlimit dhe perberja te trashet paksa, fikim zjarrin dhe e leme ne temperature ambjenti.
Shtojme ne fund edhe mjaltin duke e perziere mire dhe e leme te gjithe masen te ftohet perpara se ta fusim ne
akull.


Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikser elektrik panen per embelsira, dhe kur kjo te jete plotesisht e
qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme tashme te ftohur duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne
menyre qe perberja te mos humbi volumin. E vendosim akulloren ne akull derisa te ngrije plotesisht per 6-8 ore.




Akullore me cokollate
Per gjysme kg akullore me cokollate


        250ml qumesht
        250ml pana per embelsira
        100gr cokollate te zeze
        100gr sheqer
        2 te verdha vezesh
        1 luge miell


Parapregatitje: Vendosim nje tenxhere celiku (jo alumini!) ne akull.


Si fillim, veme cokollaten e zeze per tu shkrire ne banjomari.


Nderkohe ziejme qumeshtin bashke me miellin per disa minuta duke i perziere vazhdimisht derisa te formohet nje
perberje kremoze jo shume e trashe. E heqim nga zjarri, shtojme dalengadale cokollaten e shkrire duke vazhduar
perzierjen me kujdes, mbulojme siperfaqen me leter celofoni ne menyre qe te mos zere nje shtrese te holla dhe e
leme perberjen te ftohet ne temperature ambjenti.


Rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin per disa minuta derisa te perftojme nje
mase me ngjyre te hapur.


Kur perberja me cokollate te jete ftohur, shtojme ne tenxhere edhe vezet me sheqerin duke i perziere mire dhe i
vendosim te gjitha ne zjarr shume te avashem (ose ne banjomari).


Ne kete faze duhet te perftojme nje krem te cilin e leme te ftohet perseri dhe vetem kur te jete ftohur plotesisht,
shtojme panen per embelsira duke e rrahur edhe per pak minuta me mikser.
E hedhim kremin ne tenxheren e celikut qe kemi vene paraprakisht ne akull dhe ky eshte momenti kyc i te gjithe
procedures.Akullorja duhet te perzihet te pakten 6 here ne 3 ore, pra cdo 30 minuta per 3 oret e para, ne menyre
qe te thyhen kristalet e akullit qe formohen ne fillim, te ngrije uniforme dhe te qendroje kremoze. E leme ne
frigorifer edhe per 5 ore te tjera, apo akoma me mire gjithe naten.

								
To top