1kapitulliii pasqyratfinanciare 110130173418 phpapp02 by 9V1u2q

VIEWS: 0 PAGES: 22

									         BAZAT E KONTABILITETI
           Pasqyrat Financiare


Mësimdhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa
            Pasqyrat Financiare
  Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave
                  financiare

Biznesi ka dy objektiva primare:
• Realizimin e profitit, dhe
• Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi të
  faturave për mallra dhe shërbime)

Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë
 palëve të interesuara që të vlerësojnë
 profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit
Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa
 forma:

• Bilanci – paraqet një listë të aseteve, të
  detyrimeve dhe të ekuitetit të pronarëve për
  periudhen specifike kohore,
• Pasqyra e të ardhurave – paraqet përmbledhjen
  e të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhë
  specifike kohore,
• Raporti i fitimeve të mbajtura – paraqet
  përmbledhjen e fitimeve të mbajtura të
  korporatës për periudhen specifike kohore,
• Raporti i rrjedhjes së parasë – paraqet
     Ekuacioni i kontabilitetit të dyfishtë

• Te ky sistem, dy hyrje krijohen për secilin
  transaksion, një hyrje në debi në një llogari
  dhe hyrja tjetër si kredi në llogarinë tjetër.
    Asetet    = Detyrimet Ekuiteti i pronarëve

  Mjetet                   Burimet e financimit




 Mjetet për
                   Kërkesat e                 Kërkesat e
Përdorim në                                   Pronarëve
                   Kreditorëve
  gjenerim                                      Ndaj
                      Ndaj
    të të           burimeve                  burimeve
 ardhurave
                           BILANCI
Bilanci përfaqëson tërësinë e aseteve(aktiva) dhe të
   detyrimeve (pasiva), si dhe diferencën e tyre që përfaqëson
   vlerën neto, të cilën një biznes e ka në një moment të
   caktuar.

ASETET – janë burimet ekonomike, të cilat janë të kontrolluara
  apo në pronësi nga kompania. Ato mund të jenë:
• Asete RRJEDHËSE, grup në të cilin hyjnë asetet që
  munden lehtë të shndërrohen në para të tilla si: paraja,
  llogaritë e arkëtueshme, dëftesat e arkëtueshme, inventari i
  mallit(stoqet) apo edhe asetet e parapaguara sic janë
  sigurimi i parapaguar.
• Asetet FIKSE përfshijnë tokën, ndërtesat dhe pajisjet. Në
  këtë grup hyjnë edhe asetet e paprekshme, si:patentat,
  licencat, të drejtat e autorit, emri I mirë. në bilanc, asetet
  duhet të jepën vë vlerë monetare (euro,dollar)
DETYRIMET– janë obligime për të paguar para. Mund të
  ndahen:
• Detyrimet afatshkurtra, të cilat përfshijnë llogaritë
  epagueshme, dëftesat e pagueshme (shuma borgj
  ndaj bankës apo të tjerëve), pagat e pagueshme dhe
  taksat e pagueshme
• Detyrimet afatgjata, të cilat përfshijnë borgjet
  afatgjata sic janë kreditë afatgjata

EKUITETI i PRONARËVE– kërkesat e mbetura ndaj aseteve
  të biznesit pas mbulimit të detyrimeve,paraqesin ekutetin
  e pronarëve(të biznesit individual dhe të ortakëritë apo
  ekuitetin e aksionarëve ( të shoqëritë aksionare)
Ekuiteti i pronarëve shpreh asetet neto:
      Totali i aseteve – Totali i detyrimeve = Asetet neto
Arsyja pse quhet bilanc i gjendjes është sepse të dy
  anët janë të balancuara, përkatësisht:
             Asetet = Detyrimet Ekuiteti


                Bilanci i gjendjes
       Ana e majtë              Ana e djathtë
  Asetet                   Detyrimet dheEkuiteti
  Asetet rrjedhëse         Detyrimet rrjedhëse
  Asetet Fikse             Detyrimet afatgjata
  Asetet e paprekshme      Ekuiteti
Asetet                        Detyrimet
Paraja                 40€    Llogari të pagueshme     50 €
Llogari të pranueshme 100€    Dëftesa të pagueshme     150 €
Toka                  200 €

Totali i aseteve      340 €   Ekuiteti i pronarëve
                              Rezervat e kapitalit   100 €
                              Fitimi i mbetur        40 €
                                                     140 €

                              Totali i detyrimeve
                              dhe ekuitetit të
                              pronarëve              340 €

     Duhet të
    barazohen
Kompania “Standard Benz” në fillim të vitit ka
 pasur këtë gjendje:

• Paraja 10.000, llogarëi të arkëtueshme
  30.000, malli 35.000, toka 125.000, ndërtesat
  220.000, pajisjet 100.000, llogari të
  pagueshme 22.000, pagat e pagueshme
  5000, Huaja bankare 38.000, rezervat e
  kapitalit 410.000, fitimet e mbajtura 45.000.

• Në bazë të këtyre zerave perpiloni bilancin e
  gjendjes së kësaj kompanie?
                             Bilanci i gjendjes

Nr              Përshkrimi      Shuma      Nr               Përshkrimi              Shuma

1    Paraja                       10,000   1    Llogari të pagueshme                 22,000

2    Lllogari të arkëtueshme      30,000   2    Pagat e pagueshme                     5000

3    Malli                        35,000   3    Huaja Bankare                        38,000

4    Toka                        125,000   4    Rezervat e kapitalit                410,000

5    Ndërtesat                   220,000   5    Fitimet e mbajtura                   45,000

6    Pajisjet                    100,000




     Totali i Aseteve            520000         Totali i detyrimeve dhe ekuitetit   520,000
1. Grumbullimi i një llogarie të arkëtueshme.
  Nëse “Standard Benzi” mbledh 20.000 nga
  konsumatorët në formë të llogarive të
  arkëtueshme (d.m.th. jo një shitje e re, por
  vetëm grumbullim nga një transaksion i
  mëparshëm). Gjeni ndryshimin e bilancit?
1. Kjo tregon që paraja (si aset) rritet nga 10.000 në 30.000, ndërsa
llogaria e arkëtueshme zvogëlohet nga 30.000 në 10.000. Si rezultat i
kësaj, asetet totale nuk ndryshojnë, ndërsa detyrimet dhe ekuiteti i
pronarëve mbeten të paprekura. Edhe me tutje asetet mbesin të
barabarta me detyrimet plus ekuiteti I pronarëve.


Nr   Përshkrimi         Shuma      Nr   Përshkrimi                Shuma

 1 Paraja                 30,000    1 Llogari të pagueshme          22,000
   Lllogari të
 2     arkëtueshme        10,000    2 Pagat e pagueshme              5000
 3 Malli                  35,000    3 Huaja Bankare                 38,000
 4 Toka                  125,000    4 Rezervat e kapitalit         410,000

 5 Ndërtesat             220,000    5 Fitimet e mbajtura            45,000
 6 Pajisjet              100,000


                                        Totali i detyrimeve dhe
     Totali i Aseteve    520000            ekuitetit               520,000
2. Blerja e pajisjeve me kredi. “Standard
  Benzi” ka blerë 40.000 pajisje, të cilat do t’i
  paguajë më vonë (duke marrë hua). Perpiloni
  bilancin e gjendjes së kësaj kompanie me
  këtë ndryshim?
2. Ky ilustrim tregon se pajisjet (si aset) rriten nga 100.000 në
140.000, ndërsa huaja bankare po ashtu rritet nga 38.000 në
78.000. si rezultat I kësa, si asetet totale, ashtu edhe detyrimet
totale rriten për 40.000, kështu që asetet edhe me tutje mbesin
të barabarta me detyrimet plus ekuiteti.


 Nr   Përshkrimi              Shuma     Nr   Përshkrimi                Shuma

  1 Paraja                     30,000    1 Llogari të pagueshme          22,000

  2 Lllogari të arkëtueshme    10,000    2 Pagat e pagueshme              5000

  3 Malli                      35,000    3 Huaja Bankare                 78,000

  4 Toka                      125,000    4 Rezervat e kapitalit         410,000

  5 Ndërtesat                 220,000    5 Fitimet e mbajtura            45,000

  6 Pajisjet                  140,000


                                             Totali i detyrimeve dhe
      Totali i Aseteve         520000           ekuitetit               560,000
3. Ofrimi i shërbimeve konsumatorëve
  përmes llogarisë. Cfarë do të ndodhë nëse
  “Standard Benz” kryen punë për
  konsumatorët në shumën prej 15.000, kurse
  aot do t’I arkëtonte më vonë?
  3. Pra llogaritë e arkëtueshme dhe fitimet e mbajtura janë
  rritur për 15,000, kjo nënkupton se janë rritur edhe asetet
  edhe ekuiteti I pronarëve për 15,000. barazimi ende është
  ruajtur A= D plus E



Përshkrimi               Shuma      Nr   Përshkrimi                          Shuma

Paraja                     30,000    1 Llogari të pagueshme                    22,000

Llogari të arkëtueshme     25,000    2 Pagat e pagueshme                        5000

Malli                      35,000    3 Huaja Bankare                           78,000

Toka                      125,000    4 Rezervat e kapitalit                   410,000

Ndërtesat                 220,000    5 Fitimet e mbajtura                      60,000

Pajisjet                  140,000



Totali i Aseteve          575,000        Totali i detyrimeve dhe ekuitetit    575,000
4. Pagesa e shpenzimeve me para të
  gatshme.
“Standard Benz” ka paguar 4000 shpenzime të
  pagave për punonjësit?
4. Paraja zvogëlohet për 4,000, po ashtu edhe pagat e
punonjësve zvogëlohen për 4,000 si rezultat i pagesës së tyre.



 Nr   Përshkrimi              Shuma     Nr   Përshkrimi                Shuma

  1 Paraja                     26,000    1 Llogari të pagueshme          22,000

  2 Lllogari të arkëtueshme    25,000    2 Pagat e pagueshme              1,000

  3 Malli                      35,000    3 Huaja Bankare                 78,000

  4 Toka                      125,000    4 Rezervat e kapitalit         410,000

  5 Ndërtesat                 220,000    5 Fitimet e mbajtura            60,000

  6 Pajisjet                  140,000


                                             Totali i detyrimeve dhe
      Totali i Aseteve        571,000           ekuitetit               571,000
                Zberthimi i bilancit në konto
Ndërmarrja Standard në fillim të vitit 2009 ka pasur këtë gjendje
  të mjeteve dhe të burimeve të mjeteve:
• Objekte ndërtimore në vlerë prej 52.000€,
• Para 1500€,
• Xhirollogaria 22.000€,
• Llogaritë të pagueshme 3.400€,
• Kredia afatshkurtër 2.600€,
• Pagat e pagueshme 1.200€,
• Llogaritë e arkëtueshme 5.600€,
• Malli 2.800€.
Në bazë të këtyre zerave, gjeni shumën e kapitalit dhe perpiloni
  bilancin e gjendjes duke e përdorur ekuacionin e bilancit?
Zbertheni bilancin e kësaj ndërmarrje në konto “T”(llogari)?
Zgjidhje
Asetet = Detyrimet plus Kapitali
Kapitali = Totali i Asetet – Totali i Detyrimet
Kapitali = 73,900 – 7,200 = 66,700



  Përshkrimi                Shuma     Nr Përshkrimi                           Shuma

  Objekte ndërtimore         52,000    1 Llogari të pagueshme                    3,400

  Paraja                      1,500    2 Kredia afatshkurtër                     2,600

  Xhirollogaria              12,000    3 Pagat e pagueshme                       1,200

  Llogaritë e arkëtueshme     5,600

  Malli                       2,800    4 Kapitali                               66,700




  Totali i Aseteve           73,900       Totali i detyrimeve dhe ekuitetit     73,900
1. Është blerë mall në vlerë prej 1400€ me afat
   pagese;
2. I kemi paguar furnitoret në vlerë prej 730€ nga
   parat e gatshme;
3. Janë tërhequr nga xhirollogaria në të gatshme
   850€;
4. Është paguar borgji ndaj furnitorëve në vlerë prej
   2000€ nga kredia e lejuar;

Bartni në konto “T” këto transaksione?

								
To top