Kontabilitet Financiar - Leksioni 14 by 08Gsr4

VIEWS: 78 PAGES: 17

									                 Prof.ass.dr.Agim BINAJ
              Lenda: Kontabilitet -Analize


Tema V-te: Analiza financiare ne njesite ekonomike
  dhe
                      rendesia e saj



  a- Analiza e rezultatit te njesise ekonomike;
  struktura e llogarise se rezultatit (te ardhurat dhe
  shpenzimet), marzhi tregtar dhe marzhi bruto;
  raportet e marzheve te tjera.
Në vëmëndje për studentët.

Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

   Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua
  tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm
  për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam
  treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për
  pyetje të ndryshme.
    Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka
  asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se
  kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht),
  gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën
  e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në
  kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo
  është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është
  mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar
  shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni
  me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila
  është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me
  zgjuarsi.
Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme
për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet
tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë
për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës
kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni
shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa
të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar
për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë
është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga
kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri,
ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit.
Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të
mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë
mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të
kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve
shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në
ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët
dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë
një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin
informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe
në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të
kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni
se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju
do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni
nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.
Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë
lëndë.
Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat,
pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me
sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe
dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është
më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu
mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj.
Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij
për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni
pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e
mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor
Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i
duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një
zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo
mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy
minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin
tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe
pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë
kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë.
Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni
pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar”
(Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni
një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për
ju.
Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni.
Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në
rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të
pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të
treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet
e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë
pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë
pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson.
Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk
duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret
pedagogu në të vërtetë.
Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të
përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju
duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe
pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i
rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni
mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi
ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të
zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të
merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa
ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që
ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të
njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse
pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi
atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo
gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në
atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.
 Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është
një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica
e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për
ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë
mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të
kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej
jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me
pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu
është qënie njerëzore.
 Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të
pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit
me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni
vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga
synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në
klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani
mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse
mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të
mësoni, ju mund ta bëni atë.
 Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket
më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të
kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani
mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë,
megjithëse janë të vështira.
 Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë
jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e
zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e
civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë
gjatë gjithë jetës.
   ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni

 ANALIZA FINANCIARE E AKTIVITETIT TE
        NJESISE EKONOMIKE




Analiza e rezultatit të aktivitetit të
        njësisë ekonomike

Struktura e llogarisë së
rezultatit.
Rezultati i aktivitetit.
Matja e aktivitetit.
Marzhi tregtar dhe marzhi bruto.
Raporti i marzheve të tjera.
Çështja 2-të. Analiza e rezultatit të aktvitetit të njësisë
ekonomike.
  Llogaria e rezultatit (fitime dhe humbje) është sintezë e të
  ardhurave dhe shpenzimeve.Ajo spjegon formimin e
  rezultatit   dhe    mundëson       llogaritjen   e    treguesve
  karakteristike, të dobishëm si për administrimin,ashtu dhe
  për drejtimin e njësisë ekonomike. Kjo llogari është një nga
  elementët bazë për kryerjen e analizës së gjendjes financiare
  të saj. Nëpërmjet saj sigurohen të dhënat e nevojshme për
  llogaritjen e treguesve të rentabilitetit, të ecurisë së
  përgjithshme të aktivitetit gjatë vitit ushtrimor. Ajo është një
  paraqitje e dinamikës së drejtimit dhe administrimit të
  njësisë ekonomike.

2.1. Struktura e llogarisë së rezultatit(Të ardhura dhe
shpenzime).
   Llogaria e rezultatit (fitim dhe humbje) është paraqitur në tri
   nivele:a)rezultati i shfrytëzimi,b) rezultati financiar dhe
   c)rezultati jashtzakonshëm.
   Rezultati i shfrytëzimit, i korespondon objektit të
   veprimtarisë të njësisë ekonomike .Krahasimi i shpenzimeve
   dhe i të ardhurave nga shfrytëzimi, lejon të nxirret rezultati i
   shfrytëzimit.
Rezultati financiar, i korespondon një sërë operacioneve
financiare të mirëfillta në të cilat angazhohet njësia
ekonomike , qoftë për të siguruar burimet e nevojshme të
financimit ( marrja e huave p.sh.), qoftë për të rentabilizuar
kapitalet e saj likuide të lira.
Shuma algjebrike e shpenzimeve dhe të ardhurave financiare
përcaktojnë rezultatin e njësisë nga ky aktivitet.Rezultati nga
shfrytëzimi dhe ai financiar, përbën rezultatin rrjedhës ose të
zakonshëm.

Rezultati jashtzakonshëm, përfaqëson rezultatin që vjen nga
disa operacione ose ngjarje të pa parashikuara, të cilat
ndodhin në jetën e njësisë ekonomike,por që nuk kanë një
karakter të përsëritshëm e normal dhe në përgjithësi janë
jashtë fuqive të kontrollit nga ana e saj (p.sh. përmbytje,
djegje, vjedhje nga jashtë,etj.).
Më poshtë po japim pasqyrën e fitim humbjes.
Njësia ekonomike “X”.
Llogaria”Fitim-Humbje”:200X dhe 200X+1              000/lek
                              4/M 200X+1   200X+1 200X
 Të ardhura të shfrytëzimit
    - Shitje mallrash           8.666      26.000     8.000
    - Të ardhura të tjera        605       1.815       400


            Totali I            9.271      27.815 8.400


 Shpenzime të shfrytëzimit
    - blerje mallrash           5.000      15.000     5.500
    - blerje mallrash dhe
   furniturash
    - blerje të tjera dhe        616       1.850       400
   shërbime
    - tatime, taksa dhe
   derdhje të ngjashme
 - paga dhe trajtime të   1.166   3.500   1.200
personelit
 - sigurime shoqërore      420    1.500   420
 - amortizime dhe          50      150    100
provizione
 - shpenzime interesa      80


        Totali II         7.332   22.000 7.620
   Fitimi para tatimit    1.939   5.815   780
   Shënim: Aktiviteti i njësisë ekonomike “X” ka filluar më
  30.08.200X, pra krahasimi me vitin 200X+1 i periudhës 4
  mujore të vitit 200X ishte i drejtë. Për të pasur tregues të
  krahasuar për dy periudhat, të dhënat e vitit 200X+1 janë
  pjestuar me 3 dhe janë nxjerrë të dhëna për kater muj per
  vitin 200X+1.

2.2 Rezultati i aktivitetit .

      2.2.1. Matja e aktivitetit.

  Në njësinë ekonomike           niveli i aktivitetit matet shpesh
  nëpërmjet shifrës së afarizmit.(Pra ,shitjet e ralizuara pa
  T.V.SH).
  Është ë përshtatshme që të ndiqet ndryshimi i veprimtarisë
  dhe i rezultateve më anë të krahasimit të madhësive të
  shprehura në vlerë absolute ose në vlerë relative si dhe
  nëpërmjet llogaritjes së raporteve të ndryshimeve. Kështu
  ndryshimi i nivelit të aktivitetit mund të vlerësohet me raportin
  e shifrës së afarizmit, duke krahasuar dy ose më shumë
  periudha.
Raporti i shitjeve.(R.sh) = shitjet (200X+1 - 200X )x 100
                               Shitjet 200X+1
= 9.271 - 8.400 x 100 = + 10.36 %
          8.400
ose     shitjet 200X+1 *100=9271*100=+10.36%
        shitjet 200X         8400
    Ky raport tregon se ne njësinë ekonomike “X”, shitjet në vitin
   200X+1 janë rritur mesatarisht +10.36% në krahasim me vitin
   200X, që flet për rritjen e aktivitetit të biznesit nga një vit në
   tjetrin.

   2.2.2. Marzhi tregtar dhe marzhi bruto.

  Marzhi është diferenca midis çmimit të shitjes dhe kostos. Në
  tregti diferenca midis çmimit të shitjes së mallrave (shfira e
  afarizmit) dhe kostos së blerjes së mallrave të shitura, quhet
  marzh tregtar.
  Marzh tregtar = Shifra e afarizmit - Kosto e blerjes mallrave të
  shitura.
  Kosto e blerjes e mallrave tëshitura(KBMSH) = çmimi i blerjes
  + shpenzimet e tjera të lidhura me blerjen(taksa
  doganore,transport e tjerë).
Ne aktivitetin tregtar, marzhi tregtar është një madhësi më
 kuptimplote se sa shifra e afarizmit(të ardhura nga shitja).Ai
 perbën nje tregues te rendesishem te aktivitetit te njësisë.

Përqindja e marzhit tregtar llogaritet:
  Marzhi tregtar    x 100
 Shifra e afarizmit

Për një aktivitet biznesi , kjo përqindje mbetet pak a shumë
konstante në rastin e një ndryshimi të thjeshtë të vëllimit të
aktivitetit (Shitjeve te realizuara).Pra, marzhi tregtar është
ndjeshmërisht proporcional me shifrën e afarizmit. Në shumë
raste marzhi llogaritet duke iu referuar vetëm çmimit të
blerjes të mallrave të shitura,duke lënë jashtë shpenzimet e
tjera për blerjen (transport, ngarkim-shkarkim, etj.) Në këtë
rast ai quhet marzhi bruto dhe përqindja e tij quhet
përqindja e marzhit mbi çmimet e blerjes. Kështu sipas të
dhënave të treguara për njësinë ekonomike “X” në pasqyrën
e mëposhtme, do të kishim:
                                          200X+1         200X
  -   shitje e mallrave     (shifra   e    9.271         8.400
      afarizmit)
  - Kosto e blerjes       mallrave të      5.000         5.500
    shitur
  - marzhi bruto                           4.271         2.900


  Përqindja e marzhit mbi çmimin e        85.4%          52.7%
     blerjes


Ndryshimi i këtij raporti nga 52.7% në vitin 200X në 85.4% në
vitin 200X+1 shpreh një përmirësim të ndjeshëm të aktivitetit të
njësisë ekonomike.

Duhet pasur parasysh që kur një sipërmarrje krahas aktivitetit
tregëtar,ka dhe një aktiviteti industrial(prodhimi), marzhi tregtar
ose marzhi bruto për aktivitetin tregëtar do të llogaritet më
vehte.
2.2.3. Raporte të marzheve të tjera.
   Nga bilanci dhe pasqyrat financiare mund të nxirren dhe
   raporte të tjera që lidhen me marrzhin. Më të zakonshëm janë
   raporti i marzhit të shfrytëzimit dhe raporti i marzhit Neto.

          Raportet               200X+1             200X

 Marzhi i shfrytëzimit
 (Fitim-të ardhurat            (1.939 - 605)    (780-400)x100
     etjera)x100=                   8.666           8.000
 Shitja e mallrave(Ardhura)      = 15.4%           =4.75%

                               1.939 x 100        780 x 100
 Marzhi Neto
                                   9.271            8.000
 Fitimi para tatimit x 100 =
                                = 20.9%            = 9.3%
  Të ardhurat gjithsej
E rëndësishme është që këto raporte të llogariten për
çdo aktivitet më vete (kur njësia ekonomike ka disa
aktivitete - tregtar dhe prodhimi). Në rastin tonë,
rezultatet e përqindjeve tregojnë se si treguesi i marzhit
të shfrytëzimit dhe ai i marzhit Neto, në vitin 200X+1 në
krahasim më vitin 200X janë rritur, gjë që tregon që
aktiviteti i njësisë ekonomike është në rritje dhe i
qëndrushëm.

								
To top