Punim Seminarik Naime Redenica2 by P9B7Rcx6

VIEWS: 960 PAGES: 10

									                  UNIVERSITETI I PRISHTINËS
                    FAKULTETI FILOZOFIK
                         PRISHTINË




         PUNIM            SEMINARIK




            Lënda:Filozofi e Edukimit
           Tema:Filozofia Antike- Greke




Prof:Hajrulla Koliqi         Studentja:Naime Redenica
     Përmbajta




Hyrja………………………………………………………………………………….3
Fillet e filozofisë si shkencë shoqërore…..…………………………………………. 4
Filozofia Antike – Greke…………………………………………………....………. 5
Filozofia e Sokratitë………………………………………………………………….6
Filozofia e Platonit…………………………………………………………………...7
Filozofia e Aristotelit………………………………………………………………... 9
Filozofia dhe filozofët më të vonshëm………………………………………………10
Hyrje



Në kuadër të këtijë punimi do të përfshihet filozofia si shkenë, fillet e
saj, se kur u zhvillua, nga rrjedh fjala filozofi e gjitha këto do të jenë
në mbrendin e këtij punimi.
Po ashtu ky punim do të përmban edhe përfaqësuesit e filofozisë
antike grek, si dhe qëllimet e tyre, dhe mendimet e tyre filozofike.
Si e trajtojn filozofinë, për secilin në mënyrë të vetë.
Si dhe në fund të këtij punimi do të përmenden edhe shtatë filozofët
e tjerë, se cilët janë ata punimi në vazhdim.




                                    3
Fillet e Filozofisë si shkencë



Si qdo lëmi tjetër edhe filozofia e ka prejardhjen e saj, nga ajo ka
rrjedhur dhe ka arritur deri këtu.
Paraprakishtë do të ndalemi tek historiku i filozofisë ngase është një
lëmi shoqërore që e hasim shumë në jetën e sotme shkencore.

Filozofia si shkenë shoqërore rrjedh nga fjala greke:
"Philos" – shok, mik, dhe nga "Sophia" – dituri, d.m.th. dashuri për
diturinë.

Filozofia është lëmi shoqërore e cila merret me studimin e botës
totale të njeriut si: ekzistencën, diturinë, të vërtetën, ligjin.
Me fjalë tjera filozofia ka synim të shpjegoj gjithë qka ka të bëjë me
njeriun vlefshmërinë, mendjen, gjuhën,etj, por asnjëherë në mënyrë
të prer, të përfunduar, qdo herë duke u munduar të gjejë të vërtetën,
gjë që se gjen asnjëherë.

Ajo është njëheritë një shqyrtim i thellë i mendjes dhe i logjikës për
qështje të përgjithëshme të njeriut.
Filozofia që nga fillimi ka qenë e po ashtu edhe sot është një persiatje
e thellë, e sistemuar dhe racionale mbi botën, gjithësinë, vlerat,
kuptimin e jetës.
Filozofia ka edhe lidhëshmëri edhe me shkenca tjera si : fizikën,
matematikën, historinë, logjikën, etj.

Filozofia ndahet edhe në disa periudha:
1.Filozofia Antike
2.Filozofia Mesjetare
3.Filozofia e Rilindjes
4.Filozofia Moderne (e hershme dhe e vonshme)
5.Filozofia Bashkëkohore


                                   4
Filozofia Antike – Greke


Nëse bazohemi në rënditjen e periudhave historike atëher shohim se
Filozofia Antike Greke qenka më e vjetra, e cila zuri fill në Greqinë e
vjetër, që njihet si djepi i tërë kulturës së Evropës Perëndimore,
gjegësishtë mendohet se Filozofia Antike – Greke të ketë zënë fill në
shek.VI para Krishtit,në qytete helene të zonës bregdetare të Azisë së
Vogël, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm, shpesh herë edhe
përcaktues në zhvillimin e filozofisë në vendet perëndimore të cilat
filluan ta shihnin veten si trashigimtar të botës dhe kulturës greko –
romake.
çka e karakterizon filozofinë është vënia në lëvizje e arsyes dhe
argumentit.
Filozofët dallohen për argumentin e qështjeve lidhur me përfundimet
e tyre vetjake por edhe të filozofëve të tjerë.
Ata janë njerëz që kërkojn nga tjetri arsye për gjithë çka që thon,
thjesht gjithë qka thuhet duhet argumentuar (arsyetuar), prirje kjo që
i karakterizon filozofët, të cilët si qëllim përfundimtar kishin dhënien
e shpjegimeve për fenomene të ndryshme që ndodhin rreth tyre.
Duke dashur të nënvizojm gjithë këtë që tham deri më tani, del fakti
se argumenti i bazuar në arsye ka pasur një rëndësi jashtëzakonisht të
madhe në shkallën e të kuptuarit në gjithë njerëzimin ngase kjo ide e
kjo logjikë do të qonin në evoluimin e mëndjes njerëzore dhe të një
zhvillimi madhështor të kulturës e integritetit intelektual.
Proces ky që kishte pikënisjen pikërishtë në këtë epokë por do të
pasohej i zhvilluar më tej në gjithë periudhat e më vonshme për të
arritur deri tek ditët e sotme.
Shumë filozofë trajtojnë dhe hulumtojnë të vërtetën mbi krijimin dhe
zhdukjen, qenien dhe ekzistencën, ku vend të posaqëm i kushtojnë
njeriut në trajtat më komplekse të kërkimit të vërtetës.

Ndërsa të parët që u morën me filozofinë janë:
-Sokrati,
-Platoni dhe
-Aristoteli, që përfaqësojnë mendimin dhe filozofinë Greke Antike.

                                  5
Filozofia e Sokratit

Filozofia e Sokratit lidhet me njohuri për të pasuruar njerëzit me die
dhe përdorim eksperimental dhe argumenteve logjike, duke mos u
bazuar në ato fetare.
Sokrati mendonte se ai ishte në kërkim të së vërtetës, por të vërtetën
ai e kërkonte në një mënyrë krejtësisht tjetër, duke mos pranuar të
prodhonte teori të mëdha të botës, duke mos pranuar të shkruaj asgjë
filozofike.
Ai e kërkonte të vërtetën në biseda me individë ku këmbëngulte tek
rëndësia e të kuptuarit se ç’farë po flitet.
Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin evropian është
mënyra e hulumtimit, e njohur si përzgjegjje, që e zbatoi në
shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale.
Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si
dhe filozofisë në përgjithësi.


Sokrati ishte ai që kaloi nga një spekulues rreth parajsës dhe
hapësirave tek trajnimi I etikës, mënyrën se si njerëzit ta organizojn
jetën, ku idea për modesti buron nga Sokrati.

,, I menqur është vetëm ai, që e din se nuk është i menqur’’1



Filozofët grek ishin materialist që nuk i besono zotit apo jetës pas
vdekjes.
Nga Platoni vijnë të gjitha idetë që shkruhen e debatohen nga koka e
mendimit, përndyshe Platoni ishte baba i filozofi




1
    Thënie e Sokratit                 6
Filozofia e Platonit

Edhe Platoni ishe kontributë dhënës në qështjet filozofike kështu ai
shkruan se te gjitha të këqijat për individin dhe qytetin ( e Athines
antike), vijne nga politika driteshkurtra me pasojë regjime te keqija.
Sipas tij, për të shpjeguar se si e keqja mund ta mbytë të mirën, e
padrejta të drejtën, duhet të analizohen jo vetëm të gjitha praktikat
njerëzore, por dhe motivet, qëlimet levizëse, sapo ato marrin për bazë
pasionet, që lidhet me interesa.

Filozofia e Platonit kërkon të përcaktohen drejtimet e duhura për ta
bërë njeriun më të mirë.

Me këtë Shqetësim Platoni ndërtoi filozofine e vet, duke e vënë
theksin te kërkimi i vlerave njerëzore.

Sipas tij, e mira ose e drejta nuk janë vlera thjesht individuale, por
matëse, etalone të pandryshushme dhe të perjetshme, ku ne duhet të
mbështetemi për të rregulluar jetën tonë.

Për Platonin, të filozofosh, do të thotë ta kthesh vështrimin nga gjërat
e dukshme e të prekshme, drejt unitetit të formës në vetvete, e cila
nuk është e kapshme nga shqisat, por arrihet me ndihmën e një pjese
shumë të lartë të shpirtit tonë, me anë të intelektit.

Format ose idetë strukturojne dhe shpjegojne realitetet shqisore. Ato
nuk janë produkte të shpirtit tonë, siç janë opinionet, por janë
realitete të përjetshme, të pandryshueshme për të kuptuar larminë e
botës shqisore dhe larminë e veprimeve njerezore, pra , për të njohur
thelbin e gjërave.
Por si mund dhe a mund të arrihen këto forma dhe ide? – pyet
Platoni. Përgjigjen model ai e gjen te matematika. Numrat dhe figurat
më të cilat operon matematika, format dhe idetë me ndihmen e të
cilave njohja matematike rikrijon në mënyrë deduktive botën
shqisore, përdoren si modele për të menduarit filozofik.
                                    7
Për Platonin mbretëria filozofike përbëhet nga matematika dhe
dialektika. Për dialektikën, pikënisja është hipoteza, e cila shërben
si një pikëmbështetje për t'u ngriturat të mëdha në qytet, ku gjejmë si
korrespondues të kësaj më lart.

Në sajë të metodës dialektike filozofia kalon nga shqisorja në thelbet
që zbulohen nga arsyeja. Një rol të madh në zbulimin e ideve sipas
Platonit ka edhe reminishenca. Shpirti, para se të futet në trupin e
njeriut, ekziston në botën e ideve.

Në këtë botë shpirti njerëzor i ka parë idetë në unitetin e tyre, dhe
vetëm mbi bazën e tyre ai njeh botën shpirtërore. Kjo quhet
reminishence.

Teoria e Platonit për shpirtin është e lidhur edhe me organizimin
shoqëror. Shpirti njerëzor përbëhet nga dëshirat, oreksi, arsyeja.

Ajo që është shkruar paraprakisht me shkronja të vogla në shpirtin
tonë, shprehet me shkronja ndarjeje të shpirtit treshen :prodhuesit,
mbrojtesit e qytetit dhe filozofet, që duhet të drejtojnë.

Njeriu i ditur është ai që di dhe arrin të drejtoj shpirtin e vet, duke ia
nënshtruar arsyes dëshirat, kurse mbreti-filozof mund te harmonizoje
tërësinë shoqërore.

Ky ( mbreti-filozof) ka aritur të provojë se nuk është vetëm në gjendje
që të kapercejë dëshirat trupore, por edhe ekseset e dëshirave të
mbrojtësve të qytetit.

Sipas Platonit, në qofte se duam që ta ruajme qytetin nga dekadenca
dhe korrupsioni, duhet njohur drejtesia në vetvete.




                                    8




Filozofia e Aristotelit
Sikurse Sokrati edhe Aristoteli luajti një rol të pazëvendësueshëm në
kontributin e tij për qështje filozofike.
Aristoteli, një nga mendjet më të ndritura dhe më të thella të të gjitha
kohëve, shkroi mbi shumë probleme dhe nga më të ndryshmet.
Aristotele I muar kryesishtë me qështje që kanë të bëjnë me
metafizikën, të cilën e cilëson si shkencë hyjnore dhe më të lart për
arsye se për objekt studimi kishte qenien dhe të vërtetën.
Aristoteli lëroi të gjitha fushat e dijes, për veç matematikës, duke lënë
politikën, shkencat e natyrës, artin etj.
Rreth 120 veprat e tij formojnë një lloj enciklopedie, ku përfshihen
njohuri nga të gjitha fushat e diturisë.
Në të gjitha veprat e Aristotelit të bie në sy dashuria për të mirën dhe
të vërtetën.
Ndërsa në anën tjetër lidhur me materien Aristoteli mendon se është
vetëm një lëndë e pa trajtë, e pa formë, e rastësishme, ajo është vetëm
një mundësi.
Forma është ajo që vepron mbi materien dhe në këtë mënyrë ajo
shëndërrohet në një të vërtetë.
Megjithëse e adhuronte dhe e nderonte shumë mësuesin e tij,
filozofin Platon, në mjaft pikëpamje filozofike dhe estetike nuk
pajtohej me të. Në një nga veprat e tij thotë s'është e arsyeshme të
kesh respekt për miqtë e të vërtetën. Por midis miqve dhe së vërtetës
ështe gjë e shenjë të duash më shumë të vërtetën. Nga ajo ide lindi më
vonë dhe shprehja e njohur latine: Mik është Platoni, por mike më të
madhe është e verteta.
Në mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letërsinë dhe artet si mjet
me fuqi të madhe edukuese. Në veprën Poetika thotë se qytetarët
duhet të merren me punë, të ruajnë paqen dhe të kryejnë vepra të
dobishme e të bukura. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë i kushton
filozofisë së edukimit të njeriut me muzikë dhe me arte të tjera, të
cilat ushqejnë shpirtërisht dhe intelektualisht.


                                   9

    Filozofia antike greke, si embrion i tërë filozofisë së mëvonshme
të Evropës Perëndimore fillon me 7 të urtit grek: Talesi, Soloni,
Periandri, Kleobul, Hiloni, Bianti dhe Pitaku, të gjithë këta quheshin
Jonikët, ngase lulëzuan në kolonitë bregdetare të detit Jon të Azisë së
Vogël.
Talesi me plot elan iu përvesh vëzhgimit dhe shpjegimit të natyrës,
tokës e qiellit, deteve, klimës, florës etj., dhe në saje të kësaj erdhi në
përfundim se botën nuk e ka krijuar askush dhe se baza më e thellë e
saj është materia në trajtë të ujit. Megjithëse nuk ka dëshmi se si
Talesi erdhi në përfundim se uji është shkaku i të gjitha sendeve,
Aristoteli shkruan se ai mund të ket nxjerrë këtë përfundim nga
vëzhgimi i ngjarjeve të thjeshta: “ndoshta se lagështia është substanca
ushqyese e të gjitha qenieve, se lagështia prodhon nxehtësi dhe e ruan
atë…apo nga fenomene të tjera siç janë avullimi ose ngrirja etj etj.

Saktësia e analizës së Talesit mbi përbërjen e sendeve, është shumë
pak e rëndësishme në krahasim me faktin se ai ngrit çështjen që ka të
bëj me natyrën e botës. Talesi zëvendësoi bazën e të menduarit, nga
një bazë mitologjike në një hulumtim shkencor.

Anaksimeni – Filozofi i tretë dhe i fundit nga Mileti ishte Anaksimeni.
Ai ishte i mendimit Anaksimandri – Për ndryshim mga Talesi dhe të
tjerët pas tij, ai si shkak dhe fillim të parë të çdo ekzistence nuk e mori
këtë apo atë gjendje konkrete të materies, por “apejronin”. Sipas tij,
apejroni është një substancë materiale e pacaktuar sipas kualitetit
dhe e pafund sipas kuantitetit. Toka sipas Anaksimandrit pezullon në
gjithësi në saje të forcave të kundërta që veprojnë mbi të dhe se njeriu
është sajuar nga një qenie që i ngjante peshkut.
se baza më e thellë dhe shkaku i parë i çdo gjëje është ajri, nga
dendësimi dhe rrallësimi, ftohtësia dhe nxehtësia e të cilit janë krijuar
uji toka, bjeshkët, shkëmbijtë etj.
Ciladoqoftë dobia e ideve të tyre specifike rreth ujit, apejronit (të
pakufishmes) dhe ajrit si substanca primare të sendeve, rëndësia e
vërtetë e miletasve është se ata për herë të parë ngritën çështjen e
natyrës. Ata bënë hapin e parë dhe direkt të hulumtimit mbi çështjen
se nga çfarë është përbërë në të vërtetë natyra.


                                    10

								
To top