Local Development STrategy of Gy ngy s alb
Document Sample


GYÖNGYÖS1
Gyöngyösi është porta e hyrjes së zonës së Mátrës dhe ka marrë
titullin e qytetit në shekullin e XIV. është i famshëm në radhë të parë
për kultivimin e rrushit, prodhimit të verërave, turizmit dhe tregëtisë. Në
gjsymën e dytë të shekullit tonë, industria u kthye në degë dominuese
të ekonomisë. Qyteti ka 34.000 banorë , ndërsa së bashku me rrethinat
arrin rreth 80.000 frymë. Shkalla e papunësisë në Gyöngyös dhe
rrethinat arrin vlerën prej 9,7%.
Gyöngyösi disponon një rrjet të avancuar të arësimit, në radhë të parë në fushën e informatikës,
industrisë së makinave, tekstile. industrinë e ndërtimit, turizëm, tregëti, fusha financiare dhe ajo e
bujqësisë.
„Zbulimi” i anës turistike të Gyöngyösit dhe Mátrës, filloi që në 1887 si rezultat i aktivitetit të Klubit të
Mátrës, i cili filloi në kapërcimin e shekullit dhe peruidha e parë e zhvillimeve arriti kulmin në 1930,
kohë në të cilën u ndërtuan edhe pjesët dërmuese të hoteleve që gjenden edhe sot e kësaj dite, u
ndërtua rruga nacionale Gyöngyös-Parád-Eger, në këtë kohë u botuan guidat e para turistike dhe në
1938 filloi ndërtimi i pistës jugore të skive të majës malore Kékes.
Periudha e dytë më e madhe e zhvillimit, filloi në fillim të viteve 1950 me krijimin e liqenit Sástó dhe
vazhdoi deri në vitet 1970-1980. Në këtë periudhë u ndërtua rrjeti i plotë i kanalizimeve dhe ujit të
pijshëm të zonës Gyöngyös-Mátra, u modernizua rruga kryesore 24 u krijuan sheshe parkimi dhe
vendpushime, u shënuan parqet e pushimit dhe ato pyjore si dhe u ndërtuan hotele të reja. Kapitali
privat që u shfaq paas vitit 1990, ndihmoi në modifikimin e hoteleve të vjetëruara dhe ndërtimin e të
rejave. Në fushën e turizmit të zonës, u shfaq një nivel i ri dhe në 1998 u formua Shoqata e Verës
Mátralja.
Parku Industrial i Gyöngyösit, fitoi titullin Park Industrial në vitin 2000. Projektin e parkut industrial e
drejton dhe e administron Gyöngyös Ipari Park Fejlesztő Kft (Shpk. e Zhvillimit të Parkut Industrial të
Gyöngyösit) e cila është në shumicë pronësie të bashkisë.
Lidhjet infrastrukturore të parkut industrial:
rrugët automobilistike: autostrada M3-as ndodhet 1,8 km nga parku industrial, Budapesti: 70 km, 1
orë.
port: porti i qarkullimit të Csepelit 90 km, porti Danubit 80 km.
hekurudha: një nga gjërat më të vlefshme të parkut industrial është dega ndihmëse hekurudhore që
kalon përmes tij, stacioni hekurudhor i qytetit ka kapacitet veprimi për 100 vagona, dhe ndodhet 13 km
prej linjës kryesore Budapest-Miskolc.
aeroport: Budapest, Ferihegy II., 80 km, 1 orë, aeroporti i malit Pipis 3 km larg, i cili është i
përshtatshëm për pranimin e avioneve sportive dhe helikopterëve.
Territori i parkut industrilal është 50 ha, por ka mundësi për përfshirjen e territoreve të mëtejshme deri
në 200 hektarë. Territori është i pajisur me të gjitha nevojat komunale, me kapacitete rezervë të
bollshme dhe ngrohjes qendrore. Ka mundësi ndërtimore në masën 40%, dhe territori nuk ka kufizime
përsa i përket kushteve të mbrojtjes së ambjentit. Parku industrial është i parapregetitur për investime
të reja, disponon projektet e nevojshme, lejet përkatëse dhe studimet.
Bashkia e qytetit Gyöngyösit i siguron veprime të shpejtuara ndërmarrjeve që synojnë të vendosen në
parkun industrial. Stafi drejtues i parkut industrial i siguron mbështetje inxhinjerike dhe koordinim
burimesh për sipërmarrësit që duan të vendosen në të, e në rast nevoje siguron investimin deri në
dorëzim të çelësave. Në parkun ndustrial deri tani është vendosur një firmë japoneze e furnizimit me
automjete dhe në vitin 2002 filuan aktivitetin edhe katër firma të mëdha.
Në qytet janë vendosur mbi 2000 firma, ndër të cilat po rrjeshtojmë disa firma të cilat punësojnë të
paktën 200 vetë: Lear Automotive, Vishay Hungary Elektronika, Egererdő, B Braun Medinorm,
Nutrícia, Vamav, Mátra Volán, Magnetec Ungarn, Falco Trade.
1
Burimi i përmbledhjes: fleta vetiake (home page) e qytetit Gyöngyös programi ekonomik local si edhe
intervistat e vendit
1
PROGRAMI EKONOMIK I VITEVE 2003-2006 TË GYÖNGYÖSIT
Në përputhje me nenet ligjore, Gyöngyösi në 2003 me një punë parapregatitore brenda një
kohe të shkurtër, për tre muaj hartoi programin ekonomik. U neglizhuan pregatitja me themel
i dokumentave mbështetëse, meqenëse mungonin kapacitetet e nevojshme për këtë. Afatin e
programeve e përcaktuan deri në përfundim të cikleve (kupto ciklet zgjedhore), ndonëse në të
janë prekur fusha të tilla, realizimi i të cilave shkon deri në 25 vjet. U përpoqën që në
përputhje me situatën aktuale, të përfshijnë në program zhvillime të realizueshme. Një pikë e
dobët e programit është që në disa inisiativa, mungon tablloja e burimeve, dhe programi nuk
vuri një renditje në prioritetet. Me gjithë ndërrimin në drejtimin e qytetit, nuk ndjehet devijim
në synimet e programit.
Bashkia shihet si motori i zhvillimit të ekonomisë. Për mbikqyrjen dhe vlerësimin në disa
fusha të zhvillimit, përgjigjen drejtori përkatëse të bashkisë. Shumë ndërhyrje janë bërë
tashmë: është i sigurtë fituesi i tenderit për mbështetje të rikonstruksionit të stacionit të
pastrimit të ujërave të zeza, në vjeshtë të vitit 2003 u arrit kontrata e ndërtimit të teleferikeve
të skive në Mátra-Kékes me investitor privat. Veç kësaj është shënuar gjurma e rrugës
devijuese perëndimore, dhënia e lejeve është përfunduar. Vlera e plotë e investimit do të jetë
800 milionë Ft., prej të cilave 200 milionë janë burimet e veta të qytetit. Po studjohet me tej
ana ekonomike dhe ligjore e vënies në funksionim të kinemasë, të cilën qyteti dëshëron ta
mbajë në godinën aktuale të vënë në funksionim si qendër argëtimi një sipërmarrës privat.
Zhvillimet ekonomike synohen të realizohen me burimet e veta, me marrjen e kredive, me
para të tenderave si dhe me kapitale të sipërmarrësve. Këto katër burime në programin në
fjalë ndahen me 20% burime të veta, 20% kredi, si dhe nga 30% burime të tenderit e të
sipërmarrësve. Në vitin 2004 nga buxheti do të disponohen 900 milionë Ft për këtë qëllim.
Me qëllim që të forcohet potenciali ekonomik i qytetit, janë të nevojshme përmirësimi i
strukturave komunale (me rreth 150-200 milionë ft. burime të veta), e kryesisht në trajtimin e
ujërave të zeza, pasi kusht për afrimin e një investitori të ri, është kapaciteti më i madh i
stacionit të pastrimit të ujërave të zeza. Një tjetër fushë e zhvillimit, me qëllim të mbajtjes së
rinisë, është strehimi, mbështetja e blerjes së banesave si dhe formimi i zonave të banimit, në
të cilën të mund të ndërtohen parqe ose blloqe banimi. Këtu qyteti mund të ndihmojë me
modifikimin e rregullave. Fusha e tretë e rëndësishme që kërkon ndërhyrjen e qytetit është
turizmi, në interes të së cilës qyteti ndodhet në prag të detyrave të lidhura me rregulloret,
organizimit territorial dhe rrjetit komunal. Këto fushë lidhen ngushtë me njëra tjetrën si dhe
ndërthuren edhe me fusha të tjera të programit ekonomik në mënyrë indirekte.
Qyteti, si portret të së ardhmes, caktoi rrtijen e efikasitetit ekonomik dhe administrativ. Si
detyrën më të rëndësishme, konsideron përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve, dhe si
kusht për këtë, krijimin e kushteve të zhvillimit të ekuilibruar, në baza të qëndrueshme të
ekonomisë.
Synojnë të mbajnë aftësinë e frenimit të largimit të banorëve me përmirësimin e kushteve të
jetesës, dhe zhvillimet dëshërojnë ti realizojnë me marrjen e masave për konservimin e
ambjetit natyror dhe me mbrojtjen e saj. Ndër pikëpamjet e programit ekonomik zënë vend
edhe përmirësimi i gjendjes shëndetësore të banorëve, sigurimi i kulturës vendore dhe
arësimit si dhe i mundësive të marrjes me sport si dhe mbajtja parasysh e karakteristikës së
qytetit, si qendër e rajonit.
Qyteti synon të rrisë të ardhurat në buxhet si dhe të shfrytëzojë burimet qendrore dhe të
konkurimit.
2
Pikat kryesore dhe nënpikat e programit ekonomik janë si më poshtë:
1. Krijimi i vendeve të punës, punësimi
Objektivi: Krijimi i disa qindra vende pune në fund të vitit 2006 në qytet, okupimi në shkallë
sa më të lartë i të papunëve.
DETYRAT: MJETET
Vendosja në Parkun Industrial i sa më shumë zgjerimi i territorit, zhvillimi komunal
investitorëve me burime tenderi, ulje e taksave, prej
vitit 2004 taksa e aktivitetit në
përqindje të caktuar mund të përdoret
për qëllime të përbashkëta
Rritja e aftësisë konkuruese të territoreve industriale përmirësimi i kushteve komunale,
ekzistuese politika e taksave
Mbajtja e ndërmarrjeve ekzistuese për kohë të gjatë politika e taksave, plane të vendosjes
se rregullave, rritja e kapaciteteve të
objekteve komunale
Përmirësimi i mundësive të marrjes së të ardhurave programe punësh publike
të banorëve, përmirësimi i aftësisë mbajtëse të
qytetit
Harmonizimi i kërkesave të tregut të fuqisë punëtore koordinim ndërmjet institucioneve
me strukturën e profesionalizimit arësimore dhe ndërmarrjeve
2. Krijim i vatrës së banimit,mbajtja, riparimi
Objektivi: ndihma e marrje të banesës, me ndërtimin e apartamenteve me qera, formimi i
brezave me shtëpi private me ndihmën e mbështetjeve për banesa, si edhe mbështetja e
funksionimit të banesave ekzistuese dhe riparimit.
DETYRAT: MJETET
Krijimi i apartamenteve me qera në Hotelin Energia burime të veta dhe konkursi
Përfshirja e kapitalit të sipërmarrësve në formimin e miratimi i planeve të rregullimit,
brezave të shtëpive private, ndërtim i banesave rishikimi, zbulimi i pronave brenda
qytetit të përshtatëshme për tu
ndërtuar, koordinimi i punëve
parapregatiore
Ndërtimi i apartamenteve të banimit me qera në burime me konkurs
truallin e ish kazermës
Mbështetja e ndërtimit të hapësirës së çative modifikim të rregullores, krijimi i një
situate të qartë juridike
Sigurimi i qëndrueshmërisë së vlerës të mbështetjes ecja me hapat e rritjes së çmimeve të
për blerje banese banesave
Krijimi i një fondi të riparimit kërkimi i burimeve, sigurimi i pjesës
së burimit vetiak në konkurim
Rehabilitimi i të pastrehëve të rrugicës Aleksandër themelimi i kushteve ligjore,
Petőfi dhe i pjesës veriperëndimore të qytetit tjetërsime, bashkëpunimi në
komunalizimin e investimeve private
me pronarë të tjerë, etapat e realizimit,
pregatitja e tabllosë së burimeve
3
3. Modernizimi i administratës lokale
Objektivi: zhvillimi i Zyrës së Bashkisë në një drejtim të tillë, ku parfaqësuesit e popullit
kryejnë punën administrative në rrethana të kulturuara, me mjetet teknike në nivel të
përshtatshëm.
DETYRAT: MJETET:
Forcimi i karakterit shërbyes të administratës rivendosja e zyrës së pritjeve, futja e
një sistemi të prenotimit, mbajtja e një
numri telefonik të gjelbër, marrja
elektronike e informacionit dhe
krijimi i kushteve për rregullimin e
çështjeve
Zyrë Bashkiake racionale, përshtatja e saj me formimi njësive organizative
detyrën që duhet të kryejë
Zhvillimi i kushteve periferike të punimit dhe i përmirësimi vendvendosjes së
sistemit informatik Bashkisë, zhvillimi i sfondit
informatik
Vlerësimi material i nëpunësve përfaqësues, krijimi i një sistemi emërimi me bazë
respektim i tyre konkursi, rritja e aftësive profesionale,
sigurimi i burimeve
4. Shërbimet komunale
Objektivi: krijimi i një baze të tillë ekonomike, e cila siguron qendrës së banuar shërbim
komunal në nivelin përkatës, me zhvillimin e nivelit të kryerjes së detyrave.
DETYRAT: MJETET:
Vlerësimi i kapaciteteve komunale dhe zhvillimi i përcaktimi i nevojave, planifikim
koordinuar
Zgjerimi i rrjetit të ujrave të zeza dhe e stacionit të vazhdimi i programit të nisur, arritja e
pastrimit maksimumit teknik, zgjerimi i
kapacitetit të stacionit të pastrimit të
ujërave të zeza, modernizimi i
shkallës biologjike me burime të
tenderit, neutralizimi i ujërave të zeza
të rajonit
Trajtimi modern i pleherave, realizimi i uzinës përfshirja e kapitalit privat,
konvertuese të pleherave shfrytëzimi i mundësive të Shoqatës
së Trajtimit të Pleherave të Komunës
Heves, modernizimi i parkut të
automjeteve, sigurimi i enëve të
grumbullimit selektiv të pleherave,
krijimi i një baze të re kompostimi dhe
të inerteve për këtë qëllim, rritja e
informimit të banorëve, përhapja e
grumbullimit falas të plehërave të
gjelbëra në të gjithë territorin e qytetit
4
5. Zhvillimi i shërbimeve humane
Objektivi: formimi i një institucioni të qytetit dhe i strukurës të detyrave, që të marrë parasysh
situatën demografike të qytetit, i përshtatet aftësive të kapacitetit të Bashkisë, por që jep
mundësi përmbushjen në nivelin e duhur të detyrave edukative, mësimore, sociale,
shëndetësore, sportive, kulturore dhe arësimore.
5.1. Arësimi
DETYRAT: MJETET:
Zhvillimi i nivelit të arësimit në institucionet që rishikimi i programeve pedagogjike
janë në nomenklaturën e bashkisë
Përparimi i nxënësve me origjinë minoritare dhe me futja e arësimit të integruar
kushte të prapambetura
Meremetim i programuar i institucioneve shfrytëzimi i mundësive të konkursit
Zbatimi i detyrimeve të lidhura me zhvillimin e vënia në dispozicion i burimeve të
mjeteve bashkisë dhe përdorimi i burimeve të
shtetit
Dhënia e ndihmës institucioneve arësimore që nuk nga pikëpamja e rajonit është e
janë nomenklaturë e bashkisë nevojshme ndihma e formimit
profesional, rishikim i detyrave jo të
detyrueshme në interes të
racionalizimit të tyre
5.2. Siguria sociale
DETYRAT: MJETET:
Përdorimi me efikasitet i shërbimeve sociale në para rishikimi i rregullave
dhe në natyrë
Mbajtja e sistemit të funksioneve të detyruara mbështetje nga ana e bashkisë, burime
konkursi
5.3. Shërbime shëndetësore
DETYRAT: MJETET:
Rritja e numrit të mjekëve të shtëpisë krijimi i qarqeve të reja
Formimi i një qendre të re shërbimi të vazhdueshëm bashkëpunim me Shoqatën e Zonës së
Vogël
Zhvillimi i mjeteve të spitalit Bugát Pál krijimi i burimeve, futja e kapitalit
privat
5.4. Kultura, edukimi, trashëgimia kulturore
DETYRAT: MJETET:
Krijimi i objekteve të përshtateshme për aktivitete përdorimi i godinave, meremetimi me
kulturore përfshirjen e kapitalit privat
Mbështetja në shumë drejtime e vetorganizimeve ruajtja e marrëveshjeve në fushën
edukative , informimi i banorëve dhe
5
organizatave , këshillimi
Riparimi dhe përdorimi i objekteve muzeale të zbrazja e banesave të nxjerra me qera,
mbrojtura ripërdorimi
5.5. Sporti dhe rinia
DETYRAT: MJETET:
Funksionimi i shkollës sportive të qytetit përdorimi i burimeve të tjera jashtë
buxhetit, fitimi i parave me konkurs
Realizimi i një këndi aktivitetesh dhe sportive të burime të veta, mbështetje qendrore,
qytetit mbështetja e shkollës së Lartë Károly
R.
Zhvillimi i pishinës së qytetit burime tenderi
Funksionimi i Shtëpise së Rinisë burime të veta dhe tenderi, përfshirja e
sferës civile në funksionim
Vazhdimi i rrugës së biçikletave të Mátres pregatitje e projekteve
Vazhdimi i programit të sheshit të lojërave standartizim, riparim
Zgjidhja e problemeve të palestrës gjimnastikore të blerja e të ashtuquajturës stallë e
qytetit kuajve, meremetimi
Mbajtja e sistemit të bursave Bursa Hungarica burime të veta, mbështetje qendrore
ás
5.6. Bashkëpunim me sferën civile, lidhje me jashtë dhe publikim
DETYRAT: MJETET:
Aangazhimi i organizimeve civile në punën dhënia e informacioneve, këshillim
pregatitore vendmmarrëse
Mbajtja e lidhjeve të vëllazërimit me qytete angazhimi i qyteteve Sanok (Poloni),
Poggio (Itali)
Zhvillimi i marrëdhënieve me median në interes të përdorimi më intensiv i medias
informimit të gjerë në interes të një kontrolli elektronike dhe të shtypur për dhënien
shoqëror e informacionit
6. Zhvillim i qytetit, detyrat për investime
Objektivi: krijimi i një ambjenti ekonomik , i cili tej zhvillimeve të bazuara në burimet
buxhetore e bën më tërheqëse dhe të mundur angazhimin e kapitalit privat në objektivat e
zhvillimit të qytetit.
6.1. Infrastruktura
DETYRAT: MJETET:
Program i riparimit të rrugëve , e lidhur me linjat e përpunimi i konceptit për qarkullimin
infrastrukturës
Ndërtimi i unazës perëndimore ngazhimi i burimeve shtetërore
Modernizimi i rrjetit rrugor të qytetit shpërngulja e stacionit të autobusave
inter-urbane, angazhimi i burimeve
shtetërore, krijimi i zonave të banimit
6
e pushuese
Program për përmirësimin e cilësise së ujit te kërkim i puseve
pijshëm
Program i kanaleve kulluese Përpunimi i programit
Vazhdimi i programeve të ndërtimit të rrugëve Sigurimi i burimeve të veta në buxhet
bujqësore
6.2. Turizmi
DETYRAT: MJETET:
Rindërtimi i kopshtit Orczy burime tenderi
Zhvillimi i pishinës së qytetit sigurimi i burime të veta, burime
tenderi në bazë të projekteve të
pregatitura
Programi për Gyöngyösin e Lulëzuar sigurimi i burimeve vetiake dhe
burimet vetiake për konkurim
Rigjallërimi i Farkasmály Zhvillimi i infrastrukurës së linjës,
rregullimi i marrëdhënieve juridike të
territoreve, punë intensive marketingu
Rindërtimi i pishinës së Mátrafüredit modifikim i rregulloreve
Përdorimi i minierës së gurit Sástói dhe rehabilitimi bashkëpunimi me pronarët në tendere
i liqenit
Modernizimi i pistës së skive Mátraháza-Kékes , modifikim i rregulloreve, sigurimi i
vendosja e teleferikeve kapaciteteve infrastrukturore
7. Shoqëritë ekonomike me pronar shumice në pjesë Bashkinë
Objektivi: formimi i strukture të tillë ekonomike, e cila siguron kryerjen e detyrave bashkiake
në mënyrë racionale, me kursim dhe efektivitet dhe ndahet nga aktiviteti publik dhe atij me
orientim përfitimin.
DETYRAT: MJETET:
Rishikimi i kuadrit organizativ dhe detyrave të transformime organizative, spastrimi i
Patina Rt. és a Városgondozási Rt. profilit
Ndihma e punës së Parkut Industrial Kft. kryerja e punëve pushtetore me
efikasitet dhe profesionalizëm
Zhvillimi i shoqërisë Televizioni i qytetit Kht. mbështetje bashkiake
8. Aktivitet mbrojtës
Objektivi: sigurimi i konditave për kryerjene detyrave të mbrojtjes së qytetit, zhvillimi i saj,
mbajtja e lidhjeve efikase me organet jo bashkiake që bashkëpunojnë në këtë fushë.
DETYRAT: MJETET:
Detyrat e mbrojtjes civile dhe nga katastrofa rishikimi i vazhdueshëm i detyrave të
mbrojtjes, freskimi i personelit dhe
pregatitja, mbajtja e gjendjes teknike
në nivel
7
Pjesëmarrja e bashkisë në detyrat e zhvillimit të sigurimi i fondit vetiak për konkurim,
Zjarrfiksave bashkëpunim me qendrat e banuara
Rritje e rendit dhe sigurisë publike një herë në vit raportim nga Komanda
Policore, mbështetja e rojeve civile
9. Detyra rajonale
Objektivi: qyteti të jetë qeveria drejtuese-koordinuese e zonës së vogël nga çdo pikëpamje.
DETYRAT: MJETET:
Përkujdesja e detyrave administrative të rrethit në shpërngulja e zyrës së dokumentave,
mënyrë të shpejtë e profesionale sigurimi e rregullimit të çështjeve
nëpërmjet prenotimit dhe përdorimit
të internetit
Reformimi i shërbimeve shëndetësore, zhvillimi i pregatitja e projekteve
tyre
Zhvillimi i detyrave komunale të rajonit bashkëpunim me bashkitë e prekura
në këtë fushë
Detyra mbrojtëse dhe të parandalimit të katastrofave Sigurimi i sfondit organizativ dhe
teknik, bashkëpunim me bashkitë
10. Ekonomi e pronave të patundëshme
Objektivi: krijimi i një fondi ekonomik me përdorimin dhe trajtimin e tyre me parime unike, e
cile siguron në afate të gjata përmbushjen e funksioneve të qytetit dhe mundësinë për
zhvillim.
DETYRAT: MJETET:
Vënia në funksionim i pasurisë ekzistuese, ruajtja e sigurimi i burimeve vetiake, dhe
gjendjes së tyre fondit vetiak për konkurim
Sigurimi i mbështetjes organike të ekonomisë së ndërtimi i një organizmi brenda zyrës
pronës së bashkisë
Sigurimi i bazës ekonomike për realizimin e Trajtim me vazhdimësi i arkës në
objektivat e marra interes të rritjes së fondit vetiak, të
ardhurat nga shfrytëzimi i pronave të
përdoren vetëm për qëllime zhvillimi
Krijimi i sistemit të Thesarit të Qytetit dhe të të Krijimi i një njësie organike brenda
ardhurave të përbashkëta bashkisë
11. Audit mbi cilësinë e qendrës së banuar
Objektivi: ndërtimi i një sistemi reflektues, i cili të japë informacione të besueshme Bashkisë
mbi gjendjen e qendrës së banuar.
DETYRAT: MJETET:
Kryerja e auditeve për çdo qendër të banuar Kontraktimi me Institutin Hungarez
Gallup
8
Në programet ekonomike lokale, disa nga nënpikat detajohen sipas pikëpamjeve të
mëposhtëme:
qëllimi i programit
përmbajtja e programit
motivacioni i projektit
raportet e pronësisë
lidhje me programe të tjera strategjike
grupi i synuar
bashkëpunuesit e programit
numri vendeve të punës të krijuara
numri i vendeve të punës të konservuara
roli i Qeverisë lokale dhe/apo zyrës së Bashkisë
kushtet e realizimit të programit
treguesit e rezultateve
varësitë e strukturave në hapësirë
ritmet kohore
masat e rekomanduara
shpenzime investimesh
9
Get documents about "