25 Pyetje reth kurbanit Pse theret kurbani ne islam Allahu xh.sh. i

Document Sample
25 Pyetje reth kurbanit Pse theret kurbani ne islam Allahu xh.sh. i Powered By Docstoc
					25 Pyetje reth kurbanit

    1. Pse theret kurbani ne islam?

Allahu xh.sh. i ka obliguar besimtareve te tije lloje te ndryshme te obligimeve fetare sic jan obligime
shpirterore, fizike dhe financiare etj. Nje nga ibadetet (adhurimet) te llojit financiar eshte therja e
kurbanit. Personi gjegjesisht besimtari zbaton kete obligim fetar dhe largohet vullnetarisht nga te
mirat materiale vetem e vetem qe te arije kenaqesin e Allahut dhe meshiren e tij. Permes ketij gjesti
human perfitojn te varferit mish nga kurbani dhe pasuri materiale nga zekati.

Therja e kurbanit prezenton dhe paraqet ne form te qart nenshtrimin e plot te besimtarit ndaj
Kriuesit te tij. Kurban bajrami na rikujton shembullin e te Derguarit te Allahut Ibrahimit a.s., i cili ishte
igatshem djalin e tij Ismailin ne emer te zotit te tij te e sakrifikon (te e ben kurban). Ismaili a.s. i cili
me vone do te shendrohet ne Pejngamber, paraqitit gadishmerin e tij poashtu te behet sakrific per
zotin e tij. Ne te njejten kohe permers kurbanit ne shprehim deshiren tone ne ndegjueshmeri dhe
kerkojm prej Allahut falje te mekateve. As mishi e as gjaku i kurbanit nuk arine te Allahu por tek ai
arine devotshmeria jon.

Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj. Ai ashtu ua
nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahu për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru
          1
myzhde.

    2. Hukmi i kurbanit (Obligueshmeria e kurbanit)

Kurbani eshte bere obligim ne vitin e dyte pas hixhretit. Obligueshmeria e tij vertetohet permes
Kur’anit, sunnetit dhe ixhma’it (Konsensusi i dijetareve musliman).

Te obliguar per therjen e kurbanit jan te gjithe ata te cilet jan vendas (mukim), te shendosh
psiqikisht, te lire, burre dhe grua dhe ai i cili posedon shum te caktuar te pasuris, qe don te thot ka
aritur nisabin2 ne pasuri. Per keto persona eshte vaxhib3 therja e kurbanit sipas medhhebit Hanefi
dhe sipas Imam Shafiut dhe Imam Malikut eshte sunnet muekede4. Këte e verteton ajeti i Kur’anit
                                                            5
Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!

si dhe

Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më
përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë
                                                    6
në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde .

poashtu edhe hadithi i Pejngamberit a.s.

« Kush eshte në gjendje financiare qe te therr kurban dhe nuk e zbaton ket obligim mos ti afrohet
              7
faltoreve tona .



1
  32:37
2
  vlera prej 85gr arri qe perafersisht eshte e barabart me 960 euro
3
  Obligim
4
  Sunnet i fort
5
  108:2
6
  22:36
7
  Transmeton Hakim
                                                             3
Sipas shkolles juridike hanefite keta persona e kan vaxhib therrjen e kurbanit. Sipas shkolles shafiite
dhe malikieje, therrja e kurbanit eshte sunnet i fort (individual).

Thjesht then, principet islame na japin me kuptu se therrja e kurbanit eshte nje sunnet i fort, qe
duhet kreyer nga çdonje besimtar dhe besimtare i cili i plotson kushtet per te.



    3. Çka bohet me njerzit qe kan kaluar nisabin por nuk kan para te gatshme?

Nese dikush nuk posedon te holla te gatshme (ne dore) qe te blej nje kurban, por pasuria e tij ka
kaluar nisabin, ai duhet diçka te shes apo te merr ne huazim dikund vetem e vetem te arrije teke
shperblim te madh te Allahu xh.sh.. Ai duhet te shikoj se a ka mundesi te e kthen kete huazim. Nese
dikush pranon nje dhurat dhe deshiron me shumen e dhurates ta therr nje kurban, te Allahu xh.sh.
eshte i pranuar.



    4. Nese dikush nuk e kalon shumen e nisabit, por deshiron te therr kurban?

Nese pasuria nuk e arrin nisabin, por deshiron te therr kurban, pa mos hy ne borxh, ai do te
shperblehet shume. Kush ka borxhe, separi duhet te paguaj borxhet e tij. Nese dikush eshte i varfer
dhe posedon nje kafshe, te cillin deshiron ta e shendron ne kurban, kjo eshte ne rregull. Por me
kushte qe te mos behet i varur nga te tjeret.



    5. Çfar rrendesie ka therrja e kurbanit ne Islam?

Nese dikush nuk ka arsye por mos therrjen e kurbanit, dhe nuk therr, ateher sipas shkolles juridike
hanefite eshte mekatar. Pejgamberi as ne hadith qe trasmeton Hakimi ka thene: „ Kush eshte në
                                                                                                   8
gjendje financiare qe te therr kurban dhe nuk e zbaton ket obligim mos ti afrohet faltoreve tona “.

Rrendesia e kurbanit permendet edhe ne hadithet siçvijojne:

        Per ju ka shperblime per çdo kime te lekures te kurbanit, per çdo pike te gjakut te tij ka
                                                                 9                                        10
         shperblim. Diten e kjametit do te vendohen ne mizan. Te lumt ata qe e kryen kete obligim.
        Kushe therr nje kafsh me qellim te arrij shperblimin e Allahu xh.sh., do te lirohet nga zjarri i
                      11
         xhehenemit.
        Te Allahu i lart madheruar nuk ka tregeti ma te mire diten e kurban bajramit, se therrja e
         kurbanit. Para se te arri gjaku ne toke, Allahu xh.sh. e shpeton besimtarin. Pra pastoni shpirtin
                                       12
         tuaj dhe therrni me kenaqsi.
        Kafsha ma e mire per kurban eshte dashi me brina.
                                                              10

    
         Njeri u nuk munde te beje pune me te lavdruar diten e kurban bajramit, porse therrjen e
         kurbanit, ne perjashtim viziten e te afermeve.11



8
  Transmeton Hakim
9
  Peshorja e veprave te njeriut ne jeten pas vdekjes
10
   Ibni Maxhe
11
   Tabarani
12
   Tirmidhi
          Oj Fatime shko te kafsha yte, qe do te behet kurban, qendro aty kur te therret. Me piken e
           par te gjakut qe do te bije ne toke, do te falen gabimet e kaluara.13



       6. Çka nese dikush nuk therr kurban?

Nese dikush kete vit nuk ka therr kurban, nuk ka mundesi kete lloj adhurimi te perseris ma von. Nese
dikush ka ble kafsh per therrje, por nuk ka qen ne gjendje qe ta kry therrjen deri ne mbremje te dites
se tret te kurban bajramit (sipas shafiut, deri te dites se kater), ai duhet diten e ardhshme ta therr
dhe mishin te e ndan tek nevojtaret. Nese ky ende nuk e ka bler kafshen, i shperndan te hollat.
Shperblimi i tij nuk llogaritet si kur ai i kurbanit, por shpresojm qe Allahu xh.sh. ta shperblen ata per
punen e mire.



       7. Cilet kafshe munde te therren per kurban?

Kurban munde te behen dhenet, cjapet, viçet, devet dhe ngjajshem, dmth kafshet e buta. Allahu
xh.sh. ne Kuran thot: “Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin
emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij
dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit”.14

Kafshet munde te therren nga te dy gjinit. Po ashtu eshte e lejuar te therren kafshet te cillet kan
brina te thyera, apo qe nuk ka brina fare, te cillat jan te lenduara, apo te dredhura. Dejla dhe cjapi
duhet te jen me te vjeter se nje vite. Viçi me i vjetur se dy vite, kurse devja duhet te kete me teper se
5 vite. Nese nje qingje eshte me i vjeter se 6 muajsh, dhe fizikishte esthe ne form te mire, ateher
mund te shendrohet ne kurban. Kafshet te verbura, çalojn qe ju mungojn gjyset e thembeve, apo qe
ju mungon pjesa me e madhe e veshit, apo bishtit, apo qe e kan kemben e keputur, qe jan shum te
dobeta, apo te semura, nuk therren per kurban. Nuk e esthe e pelqyer, qe kafshet shtatzene per para
lindjes te therren. Perparsi si kurban ka devja ndaj viçit si dhe delja ndaj cjapit.




13
     Ibni Hibbani
14
     22-34

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:57
posted:2/25/2012
language:
pages:3