R�NIA EU SHTARIT ARBEN HALITI

Document Sample
R�NIA EU SHTARIT ARBEN HALITI Powered By Docstoc
					                  Shkruan Përndjeksi i djallit

REALITETI I HIDHUR NË MAJIN E DHIMBJEVE DHE
                TË KRENARISË

Lexues të nderuar, po ua prezantoi disa fakte dhe
argumente të nxjerra nga libri im “Udhët e mija”, ky libër
është në fazën përfundimtare, ka mbi 650 faqe, krejt
argumente dhe përshkrime të rrugëve jetësore deri të ditët
që i kalova si më së keqi nëpër burgjet e pasluftës. Ky libër
është i bazuar në ditarin tim të luftës dhe të pas luftës e deri
të lufta për “liri në liri”. Në këtë libër janë të deponuara
mbi 200 fotografi dhe ato krejt fakte të gjalla e nëse pyesni
pse është i pa botuar, atëherë do të përgjigjem me
sinqeritetin tim prej artisti-në pyetje është ...
Të gjitha këto fakte, në shikim të parë duken jo aq
interesante, por një e vërtet ekziston në mesin e tyre. Të
gjithë këta kriminel që kanë bërë krime gjatë luftës,
shumica janë serb, për fat të keq ka edhe shqiptar në mesin
e tyre që kanë bërë hiq më pak se kriminelët serb. Sot këta
“insan” jetojnë dhe shëtisin lirshëm nëpër Kosovë, nëpër
Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Slloveni e ku jo tjetër, çka do të
thotë, nuk ndiqen nga organet e “drejtësisë” së UNMIK-ut
e as nga ato të Kosovës. Në këto dokumente që po ua
                               1
prezantoi, ka edhe kallëzime penale që janë ushtruar nga
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
(KMDLNJ), por nuk është ndërmarr asnjë hap ne këtë
drejtim, të paktën jo deri me tash. Ka edhe deklarata të
dëshmitarëve të gjallë që i kanë përjetuar këto tragjedi dhe
që kanë shpëtuar nga katrahura serbe, ato dëshmi janë
drejtuar nëpër organe kinse shtetërore, por asnjë hap në
drejtim e në krah të së drejtës nuk është bërë deri me tash.
Më poshtë po ua prezantoi disa nga ato fakte, të gjitha
lidhen me muajin MAJ, atëherë kur soldateska serbe e
udhëzuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të
Beogradit fashist, e udhëhequr nga gjeneral të shfrenuar të
armatës serbe dhe me iniciativën e komshive serb-vendor,
ëndërronin Kosovën për zemër të Serbisë. Bënin gjenocid,
ushtronin dhunë dhe bënin krime mbi popullin shqiptar,
madje edhe ne sy të botës dhe sot, bota pa pikë turpi lejon
që kriminelët të shëtisin lirshëm para syve të tyre, madje
administrata e dështuar me emrin UNMIK i pajis edhe me
dokumente zyrtare...
Për më tepër, lexoni artikujt e poshtëshënuar.
___________________________________________________
                _________________________

 RËNIA E USHTARIT ARBEN HALITI VARRIMI I TIJ
           ME NDERIME USHTARAKE

***Arben Haliti, trim e sy patrembur, luftëtar lirie dhe pjesëtarë i
orëve të para në UÇK. I lindur e i rritur në fshatin Ozdrim, i edukuar
dhe i frymëzuar në rrugën e të parëve të nisur para shumë shekujve
për çlirim e bashkim kombëtar.

                                  2
I radhitur në kolonat e para të njësiteve të UÇK-së, djalë që nuk
deshi asgjë ta krahasojë me lirinë. Arbeni më 19 maj 1998, së bashku
me një grup çlirimtarësh kishin marr urdhrin që ta kalojnë Drinin
dhe të dalin atje për të kryer detyrën që ua kishin besuar shokët e
idealit.
Në të arritur në fshatin Drinisht i Madh, (ish Krushevë e Madhe),
afër hekurudhës, grupit të çlirimtarëve ju kishte akorduar prita e
zezë nga forcat serbe. Aty bien në pritë. Aty fillojnë të shtëna, me
ç’rast luftëtarët e lirisë, në mesin e tyre edhe Arbeni i ri, qëndrojnë
heroikisht deri në fishekun e fundit. Arbeni, i plagosur në këmbë,
mundohet të tërhiqet, por për fat të keq bie në dorë të çetnikëve të
cilët mirë e njihnin Arbenin dhe namin e UÇK-së. Ashtu i plagosur
dërgohet në stacionin e policisë në Klinë. Nga kjo mbrëmje e
kobshme, deri të nesërmen, në vend që t’i epet ndihma mjekësore,
Arbenin e keqtrajtojnë në metodën më çnjerëzore deri sa nga
torturimet vdes nëpër duart e çetnikëve vendor të cilët pa ndërpre
këndonin këngë çetnike...




                Ceremonia e varrimit më 21 maj 1998
                                 3
Serbet e Klinës, që sot gëzojnë privilegj, jetojnë dhe shëtisin lirshëm
nëpër Klinë, madje kanë marr edhe dokumentacionin nga
administrata e UNMIK-ut, e hedhin trupin e pa jetë të Arbenit në
periferi të Klinës, ku më pas pjesëtarët e UÇK-së e marrin dhe e
organizojnë varrimin e dëshmorit. Varrimi i dëshmorit Arben Haliti,
bëhet më 21.5.1998, me nderime ushtarake...
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>><<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<


  Në vazhdim po e përshkruaj deklaratën e dëshmitarit të
  gjallë zot. Prenk Palushi, për rastin e vdekjes së Arben
                           Halitit.

                                DEKLARATË
Ditën kritike më 21.05.1998, derisa udhëtoja me veturë, me
bashkudhëtarët birin tim Kastriotin, 14 vjeçar dhe shokun Filip
Berishën, forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare të
fshatrave për rreth, na ndalin në vendkalimin e hekurudhës të fshatit
(Krushevë e Madhe) tani Drinisht i Madh. Menjëherë pas legjitimimit
fillon maltretimi dhe rrahja brutale ndaj nesh. Na detyrojnë me forcë
ta shpalojmë kufomën e një serbi të mbuluar, me pretekst së unë isha
kreator i këtij “akti terrorist”. Të lidhur me pranga, na shtrinë
përmbys në tokë, e mua në një moment kokën ma vunë nën rrotën e
autoblindës. Pas dy orë maltretimi brutal fizik, rreth orës 09 dëgjohet
një zë nga kanali i ujitjes që gjendet aty afër i rrethuar me drunë. “Ja
ku është, e gjeta terroristin...”.
Forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare e rrethuan atë
vend duke shtënë me armë të ndryshme, e kapën personin e gjetur
dhe duke e tërhequr zvarrë dhe rrahur, e sjellën në vendin ku ishim
ne të shtrirë. Mësova së ishte i riu, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës e tani dëshmor i kombit Arben Haliti. Pasi na futen të
gjithëve të lidhur në pranga në një kombi të një serbi nga Budisalci, i
quajtur Llaco, ne të treve na zbritën prapë kurse Arbenin e dërguan
në drejtim të stacionit policor serb, pikërisht në drejtim të Klinës.

                                   4
Pasojnë torturat fizike ndaj nesh deri në orën 12:00, në atë kohë na
hodhën në kombin e të njëjtit dhe na quan në stacionin e policisë, na
përplasën në sallë, të shtrirë përmbysë në dysheme, prapë pasuan
torturat fizike. Ndërkohë e sjellin Arbenin, dhe e lëshojnë të ulur në
tavolinë të mbështetur prapa. Kinse orvatën për t’ia dhënë ndihmën e
parë, pasi që Arbeni ishte i plagosur në këmbën e majtë nën gju.
Ndërkohë e sjellin një serb nga Ambulanca, i quajtur Vesko, gjëja për
t’ia dhënë ndihmën e parë. Pastaj të ulur dhe mbështetur me duar
prapa, me këmbën e majtë, të shtrirë e lëshojnë në dysheme, pasojnë
pyetjet e shumta për aksionin e ndërmarr dhe ku shkon në natën
kritike, rreth orës 11:00 të mbrëmjes.




     Infermieri Veselin Dabizhljeviq, pjesëmarrës në krim i cili pas
  përfundimit të luftës, edhe pse ushtrohet kallëzim penal, kthehet në
             Kosovë dhe pajiset me dokument të UNMIK-ut.
Arbeni përgjigjet së 6 (gjashtë) ushtar të UÇK-së, të udhëhequr nga
Anton Kita, ishin duke shkuar në një aksion, për t’i çarmatosur dy
polic serb të Budisalcit, por në fshatin Drinisht i Madh, kemi has në
patrullën serbe të këtij fshati, të cilin e përbënin paramilitar të
armatosur gjerë në dhëmbë.
                                    5
Me plot përgjegjësi e thamë, e kam thënë edhe më parë kur kam
dëgjuar për vdekjen e tij edhe atë në prezencën e dy policëve serb
(roje ndaj nesh), së vdekja e tij nuk është pasojë e plagës së marr, por
e ndonjë veprimi brutal të ndërmarr ndaj tij nga policia serbe. Duhet
theksuar së bartës kryesor të këtij aksioni, brutal e vandalit ishin
paramilitar të organizuar të fshatrave Drinisht i Madh, Budisalc e
Stup si Branko Biqanin, Miqo Biqanin, Tiso Gashiq, Mihajl Karaveliq,
Tomo Perunoviq, Simo Karaveliq, Gjorgje Rajqiq etj. pos forcave
ushtarake nga Dubrava dhe njësive të policisë nga Klina. Gjatë gjithë
kohës së hospitimit, maltretimit nga gjakatarët serb, edhe pse i
bindur së gjendej pa kurrfarë mbrojtje, nën mëshirën e hordhive të
egra çetnike serbe, dëshmori Arben Haliti, qëndroi stoikisht dhe i pa
trembur gjithherë pa e mohuar faktin së ishte pjesëtar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës dhe pa u penduar për rrugën dhe qëllimin e
aksionit të ndërmarr. Nuk di tjetër çka të thamë për dëshmorin e
kombit Arben Haliti, nga së shumë evakuime janë harruar, por
kujtimi për te qoftë i përjetshëm, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Lavdi.
   Drinisht i Madh                            Parashtruesi i deklaratës
  Më dt. 2.06.2000                                   Prenk Palushi nga
                                                      Drinishti i Madh.

     (Deklarata është e përshkruar pa asnjë ndërhyrje, origjinal).
___________________________________________________________

 Kallëzimi penal kundër kriminelëve që e vranë Arben
                 Halitin më 21.5.1998


                 Prokurorit publik të qarkut në Pejë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në
Prishtinë, i përfaqësuar nga prof. Pajazit Nushi, kryetar dhe Qendra
Regjionale në Pejë, e kryesuar nga Tahir Demaj,


                                   6
Kryetar, pas mbledhjes së të dhënave lidhur me krimin e vrasjes me
torturë të Arben Halitit në stacionin e policisë në Klinë më 21.5.1998,
ushtrojë këtë:
                            Kallëzim Penal.

                                 Kundër:
    1. Krsto Gjurishiq, ish komandant i policisë në Klinë,
    2. Gollub Stanishiq, ish z/komandant i policisë Klinë,
    3. Danilo Banjac, ish polic në Klinë,
    4. Veselin Dabizhljeviq, infermier në SH.SH në Klinë,
    5. Zharko Stojkoviq, më parë nga fshati Budisalc,
    6. Vojo Donqiq, më parë nga fshati Bingjë,
    7. Stojan Donqiq, më parë nga fshati Bingjë,
    8. Zoran Jaksimoviq, nga fshati Gurgjevik i Vogël, me të dhëna
       tjera personale që do të vërtetohen gjatë procedurës, si dhe
       ndaj personave tjerë që do të rezultojnë të implikuar në këtë
       krim.
                                   Sepse:
Më 21.5.1998 në stacionin policor në Klinë, me tortura fizike e kanë
privuar nga jeta Arben Halitin, ish pjesëtar i UÇK-së, i cili më parë
është plagosur në këmbë nga forcat serbe dhe ashtu i plagosur është
kapur në fshatin Krushevë e Madhe dhe është dërguar në stacionin
policor në Klinë, ku të paraqiturit e kanë privuar nga jeta me anë të
torturës fizike, me çka si bashkëkryes kanë kryer vepër penale krime
lufte kundër të plagosurve dhe të sëmuëve nga neni 143 të LPJ. Të
dhënat e kallëzimit penal vërtetohen në bazë të deklaratës së
dëshmitarit Prenk Palushi e cila i bashkëngjitet këtij kallëzimi,
provave materiale me të cilat disponon e dëmtuara Bahtie Haliti, si
fotografitë dhe materiali filmit i bërë pasi policia ia ka dorëzuar
kufomën familjes së dëmtuar.
Ka të dhëna së në këtë krim kanë qenë të implikuar edhe Branko e
Miqo Biqanin,Tiso Gashiq, Mihajl Karveliq, Tomo Perunoviq, Simo
Karaveliq, etj, gjë që do të jetë çështje e procedurës së mëtejme.
Nga sa u tha më lart, propozojmë që PPQ në Pejë të filloj hetimin
kundër të paraqiturve për veprën e kryer penale si
                                   7
dhe kundër personave tjerë që gjatë procedurës do të vërtetohet së
kanë qenë të implikuar në këtë krim.

Pejë, më 25.5.2005.                               KMDLNJ Prishtinë
                                      Kryetari, Prof. Dr. Pajazit Nushi

                                             KMDLNJ QR Pejë
                                 Kryetari, Tahir Demaj, jur.dipl.
___________________________________________________________
     EDHE CA FAKTE QË IA VLENË TË LEXOHEN

                        DEKLARATË
  E banorëve te B.L. Shtupel Komuna e Klinës lidhur me krimet e
                kryera nga serbet e këtij lokacioni.

DREJTUAR: QEVERISË SE KOSOVËS, KREUT
KOMUNAL TË KLINËS, ASAMBLESË KOMUNALE
TË KLINËS, Administratorit Komunal të Klinës,
KMNDLJ-së, Prokurorit Publik, Gjykatës Komunale në
Klinë dhe Mediave...
Ne mbledhjen e përbashkët me banoret e fshatit Shtupel te mbajtur
me datën 12.12.2004 u analizua gjendja ne fshatin Shtupel e
konkretisht rreth paralajmërimit të kthimit te krimineleve te po këtij
fshati te cilët kanë bërë krime qe janë tronditëse për banoret e këtij
fshati. Fshati është tepër i indinjuar me rastin e këtyre krimineleve qe
janë ofrua te gjitha dëshmitë mbi krimet e kryera e deri me tani
ZYRTARËT NDËRKOMËTAR AS VENDOR nuk kanë ndërmarr
kurrfarë veprimi, për ketë gjë fshati patë
mbajtur protestën popullore ne qendër te Shtupelit ku ishin prezent i
terë fshati burra gra e fëmijë ku i kemi denoncuar publikisht këta
kriminel por deri me tani pa sukses, andaj kemi vendosur qe kësaj
çështje ti shkojmë deri ne fund deri sa te zbardhen te gjitha krimet e
kryera ndaj kësaj popullate e cila u masakrua u vra e u dogj për lirin
e Kosovës. Ne mbledhje u diskutuan shumë çështje qe kanë te bëjnë
                                     8
me krimet e kryera nga serbet lokal te fshatit Shtupel, banoret e këtij
fshati ofruan dëshmitë e tyre qe ishin prezent gjatë pjesëmarrjes se
serbeve lokal në krime dhe këto dëshmi mbi krimet do tija
prezantojnë organeve kompetente komunale Prokurorëve Publik
mediave si       dhe Gjykatës. Kryefamiljaret kanë bërë edhe
nënshkrimet e tyre lidhur me krimet dhe kriminelet qe kanë
shkaktuar plagë te pashërueshme. Po ashtu banoret e këtij Fshati
kërkojnë nga organet komunale që të MOS FLASIN NE ËMER TË
FSHATIT lidhur me kthimin se vetëm banorët e këtij tereni e dinë
ma se miri çfarë torturash kanë bërë këta kriminel mbi popullatën e
këtij fshati dhe me gjerë. Ju prezantojmë emrat e te vrarëve, te
plagosurve, te zhdukurve.
Të VRARË janë:
Avni Zhabota (dëshmor), Bajram Arifaj, Ramë Sylaj, Rrahman
Bojaj, Fadil Z. Bojaj, Daut Bojaj, Hajzer Veselaj, Hamdi Doqi, Lumë
Doqi, Sabit Qallapeku ( i rivarrosur me datën 13.12.2004), Azem
Kuqica, Asllan Kuqica, Halit Bojaj, Elbasan Bojaj, Kreshnik Bojaj,
Jahë Bojaj, Fadil B. Bojaj, Pajazit Dashavci, Fetije Zhabota, Fadil
Zhabota, Afijete Zhabota, Rrushe Zhabota, Shere Zhabota, Mihane
Qallapeku, Mursel Bojaj, Musli Doqi, Zoje Doqi, Zelfije Doqi dhe
Miradije Doqi.
Të ZHDUKUR janë:
 Miftar Dauti, Fidan Dauti ( 16 vjeçar djali i Miftarit), Sahit
Dilaveri, Burim Dilaveri ( 16 vjeçar) ende nuk dihet fati i tyre deri me
tani.
Të PLAGOSUR janë:
Dibran Dauti, Asllan Dauti, Ramiz Zhabota, Pajazit M. Dallaveri,
Jehona M.Dallaveri, Fatime Xh. Dallaveri, Hidajete R. Dallaveri,
Abedin R. Dallaveri, Liridon Zhabota, Tahir Zhabta (6 mujsh),
Sanije H. Zhabota, Bajram R. Zhabota, Habibe Qallapeku, Mihrije
Qallapeku, Nurije Qallapeku, Liridon Sferkaj, Driton Sferkaj, Demir
Bojaj, Xhavit H. Bojaj, Rushit Bojaj, Murat Jakupi.
___________________________________________________________



                                   9
   DËSHMITË E PËRSONAVE QE RAPORTOJNË PËR
   KRIMET E SERBEVE NE B.L. TE SHTUPELIT NDAJ
               CIVILEVE SHQIPTAR

LIRIDON ZHABOTA nga fshati Shtupel Komuna e Klinës( i plagosur
rendë ne ketë masakër) dëshmon se me datën 06.05.1999 kanë ardhur
policia dhe paramilitaret serbo-çetnik te prirë nga udhëheqësi i tyre
MILKO MISERLIQ i fshatit Shtupel se bashku me JAGOSH
MISERLIQIN RADOSH MAROSHIQIN VLLAST MAROSHIQIN
ZEQË KERELLAJ ( romë) SLLOBDAN SHUTIQIN te gjithë këta nga
fshati Shtupel Komuna e Klinës E          URDHERAT        I KISHIN
MARRË NGA EPRORET E TYRE SI: VOJO DONQIQ, RANKO
DONQIQ, ACA DONQIQ , STOJAN DONQIQ TRAJKO DONQIQ(
këta kishin pushtetin dhe ishin urdhër dhënësit për krime) te gjithë
nga Bingja Komuna e Klinës kishte përplot polic e paramilitar por
këta i kam njohur mirë sepse ishim fqinjë . Kanë ardhur te ne na
kanë pyetur se ku janë meshkujt ne ishin ne shtëpinë e OSMAN
ZHABOTES TE GJITHË CIVIL GRA FËMIJË E PLEQ ishim
Familja e RAMIZ ZHABOTES ( 5 anëtarë) familja e Halil Zhabotes (
7 anëtar) dhe familja Qallapeku ( 4 anëtar). Kanë ardhur policet dhe
MILKO MISELIQI na ka urdhëruar qe te dalim te gjithë jashtë, kemi
dalë nga shtëpia e kanë urdhëruar menjëherë Fitijen 20 vjeçare dhe
Lirijen 17 vjeçare i kanë dërguar ne stallë te bagëtive Lirija ka
arritur disi ti ikë ndërsa Fetijen 20 vjeçare e kanë dhunuar ne stallë
dhe është dëgjuar britma e saj aq e madhe ku e kanë mbajtur për nja
30 minuta e mandej jam dëgjua disa te shtëna armesh dhe kanë dalë
jashtë Milku me shokët e vetë dhe menjëherë e kanë marrë Fadilin
vëllain e Halilit dhe me dorën e vetë e ka vrarë para familjes sonë dhe
menjëherë është larguar për nja 10 metra dhe Milku personalisht me
ndihmën edhe te shokëve te vetë kanë shtënë me automatik rafalë ku
ne vend kanë mbetur te vdekur Halilit Fadil Zhabota vëllai i Halilit
Shere Zhabota dhe Mihane Qallapeku pra gjithsejtë 6 persona,
ndërsa te plagosur kanë mbet këta persona: Liridon Zhabota (7 vjeç),
Sanije Zhabota (5 vjet) Tahir Zhabota (6 muajsh) Bajram Zhabota

                                  10
(13 vjeç) Habibe Qallapeku (60 vjeçare) Mihrije Qallapeku (60
vjeçare) dhe Nurije Qallapeku ( 65 vjet).
2. BAJRAM R. ZHABOTA dëshmitar i dytë pohon te njëjtat fjalë
lidhur me krimin e kryer nga Milko Miserliqi Jagosh Miserliqi
Radosh Maroshiqi Sllobodan Shutiqi Zeqir Kerellaj të cilët i kam
njohur mirë kishte edhe shume te tjerë me ta na kanë detyruar te
dalim jashtë e kanë marrë Fetijen 20 vjeçare se bashku me Lirijen i
kanë dërguar ne stallë te bagëtive Lirija kishte ikur ndërsa Fetijen e
kanë dhunuar çmendurisht duke ju dëgjuar britma e saj deri ne qiell
e ma vone kanë shtije ne ta me armë e kanë vrarë kanë ardhur e
kanë marrë Fadilin e ka vrarë vetë Milko Miserliqi para neve asht
larguar edhe nja 10 hapa e kanë shtije me automatik ku kanë mbetur
te vdekur 6 persona ndërsa te plagosur kemi mbetë 7 persona.




        Deklarata në dorëshkrim e Bajram Zhabotës-15.3.2000

Të vrarët janë Fetije Zhabota , Fadil Zhabota, Afijete Zhabota,
Rrushe Zhabota, Mihane Qallapeku dhe Shere Zhabota, ndërsa te
plagosur ishin : Liridon Zhabota, Bajram Zhabota, Tahir Zhabota,
Sanije Zhabota, Habibe Qallapeku, Mihrije Qallapeku., Nurije
Qallapeku.
                                11
3. MIHRIJE QALLAPEKU nga Fshati Shtupel dëshmon: ishin ne
shtëpinë e Osman Zhabotës ku kanë ardhur serbet e Shtupelit duke i
prirë MILKO MISERLIQI duke na detyruar te dalim jashtë jemi
dalë e kanë marrë Fetije Zhaboten dhe Lirije Zhaboten i kanë qua ne
stallë te bagëtive i kanë dhunua edhe Lirija ka ikë te na Fetijen e kanë
vrarë pas një gjysmë ore janë ardhur prapë e kanë marrë Fadil
Zhaboten vëllain e Fetijes edhe e kanë vrarë menjëherë para neve
janë largua pakë edhe kanë shtënë ne neve ku kanë mbet te vdekur ne
vend 6 veta dhe 7 jemi plagosur rendë. Aty kanë marrë pjesë edhe
JAGOSH         MISERLIQI,       ZEQIR       KERELLAJ          RADOSH
MAROSHIQI e shumë te tjerë qe nuk kam njohur dhe te cilët e kanë
bë këtë masakër qe nuk mbahet ne mend.




   Habibe dhe Nurije Qallapeku të plagosura në masakrën e familjes
             Zhabota, më 6.5.1999 (dëshmitare të gjalla)

4. TE NJEJTEN DEKLARAT E JAPIN EDHE TE PLAGOSURAT E
TJERA NE ATË MASKER SI HABIBE QALLAPEKU DHE NURIJE
QALLAPEKU.

                                  12
6. RAMIZ ZHABOTA dhe HALIL ZHABOTA, kryefamiljarët e tyre
na pohojnë se me marrjen e lajmit për masakrën e bërë mbi familjet
tona kemi shkuar natën ti tërheqim kufomat por para se me shkua ne
kishin fillua ti marrin fshataret e Kerrnicës sidomos kontribut kanë
dhënë RAMADAN BERISHA nga Kerrnica AVDI BOJAJ nga
Kerrnica te cilët kishin pa dhe kishin varros kufomat dhe te cilët kanë
pohuar se Fetija kishte qenë ne stallë lakuriqe e dhunuar ne gjoksin e
saj kishte te vendosur kryqin serb e mandej për te gjitha kufomat
tjera te cilat kishin qenë te ekzekutuara ne afërsi nga pushkët
automatike, ajo ditë ka qenë për neve ditë qe kemi përjetua
gjenocidin ma te madh mbi njerëzimin qe ka mundur ti bëj Milko
Miserliqi me shokët e vetë, andaj do kërkojmë me ngulm ne drejtësi
qe këta kriminel te dalin para gjyqit dhe te marrin demin e merituar.
Këtë dëshmi e japin edhe Ramadan Berisha dhe Avdi Bojaj nga
Kernica Komuna e Klinës te cilët kanë parë kufomat e tyre dhe i kanë
varrosur natën.




 Vendi-stalla ku u ekzekutua Fetije Zhabota, më 6.5.1999 (kufoma e saj
                             është djegur)
7. RAMADAN DALLAVERI Fshati Shtupel Komuna e Klinës
dëshmon: se më datë 31 mars 1999 ne ora 14:00 kanë ardhur 13
                                   13
ushtar (paramilitar) VESKO RAMISHTARI nga Fshati Bingjë me
vëllain e tij pastaj me pushkë ne dorë ka qenë MARKO MISERLIQI
nga fshati Shtupel duke me thirrur te dera e shtëpisë sime dhe me
kanë pyetur a e ke familjen brenda unë ne fillim ja zgjata dorën për
ta përshëndetur VESKU me thotë se çfarë dore me jep ti mua dhe me
godet fort me pushkë(kondak) dhe me ka thanë kur te bahen 5
minuta ti lëshoni shtëpitë përndryshe do te ju djegim te gjallë te
gjithëve ne shtëpi ju drejtova se ka me shkua me than për Klinë
shkova menjëherë të vëllai Mustafa dhe u detyruam ti lëshojmë
vatrat tona morëm rrugën kur u afruam afër shkolle ne ishim afro
170 veta kryesisht fëmijë e gra dhe pleq te moshuar ne oborr te
shkollës se Shtupelit ishte e mbushur përplot ushtar e paramilitar me
thërrasin aty kishin qenë Milivoje Vasiq Vojo Donqiq ZEQË
KERELLAJ BALI KERRELLAJ te cilët i kam njohur mirë te tjerët jo,
na kanë urdhëruar qe te nisemi për Klinë e ne Klinë kishte qenë
kryekrimineli STOJAN DONQIQ dhe DANILO BANJACI dhe me tha
qe sa ma parë ta lëshojmë Klinën për të vazhduar për në Gjakovë e
pastaj e kanë marrë ne pyetje Kamer Dautin sepse ne u bashkuam
edhe me lagjen dautaj në Shtupel dhe me një kamion na kanë qua
deri ne Volljak te Klinës pastaj kemi fillua këmbë zbathur e te uritur
deri ne fund te Kramovikut Komuna e Gjakovës dhe aty rreth orës 10
te natës paramilitaret dhe ushtria kanë shtënë ne neve jemi palu të
gjithë për toke kemi dëgjua britma te fëmijëve dhe kur jemi kthye
mbrapa pamë qe na ishin plagosur 5 veta te gjithë fëmijë : Pajazit
Dallaveri, Jehona Dallaveri, Hidajete Dallaveri, Abedin Dallveri dhe
Fatime Dallveri te gjithë te moshës fëmijërore nga Fshati Shtupel.
Kemi vazhdua rrugën drejt për Shqipëri.
8. ZEQË DALLAVERI nga Fshati Shtupel Komuna e Klinës dëshmon
: se më datë 31. mars 1999 rreth orës 14:00 prej shtëpive na kanë
dëbuar Mark Miserliqi, dhe dy djemtë e Vuk Miserliqit Milku dhe
Milivoj Miserliqi si dhe Radosh Maroshiqi te gjithë nga fshati Shtupel
komuna e Klinës se bashku edhe me paramilitar te tjerë . edhe kanë
fillua me i kallë shtëpitë ZVONKO BAKAJAC qe ka qenë i pari nga
fshati Shtupel pastaj ka qenë NIQA MAROSHIQ e kam parë me sy e
mi se si e kanë marrë traktorin e Azem Dallaverit se bashku me

                                 14
romet Xhemë Qakolli, Rexhë Qakolli nga Shtupeli,dhe Miftar e Daut
Bajra nga Bingja.
9. DRITUSHE DALLAVERI nga fshati Shtupel deklaron: se më të
njëjtën datë 31. mars 1999 ka ardhur MADA BAKAJAC dhe me ka
pyetur se ku i keni meshkujt dhe na kanë dëbuar nga shtëpitë përpos
këtij kanë qenë edhe ZVONKO BAKAJAC, RADOSH MAROSHIQI,
SLLOBODAN SHUTIQI MILKO MISERLIQI te gjithë nga Shtupeli
dhe jemi nisur ne qendër te fshatit jemi bashku edhe me lagjen e
Dautajve dhe rrugës për në Klinë na kanë keqtrajtuar shumë policia
dhe ushtria e në Kramovik kanë fillua rreth orës 10 te natës me
shtënë në neve ku na u kanë plagosur 5 fëmijët e tonë si : Jehone
Dallaveri, Pajazit Dallveri, Fatime Dallaveri Hidajete Dallaveri dhe
Abedin Dallaveri, ishte nata ma e frikshme në jetën tonë që kemi
përjetua.
10. MUSTAFË DALLAVERI nga Fshati Shtupel dëshmon:
se më 31 mars 1999 na kanë dëbuar nga shtëpitë duke na rrahur dhe
duke na sharë serbet e Shtupelit Marko Miserliqi, Vesko Ramishtari(
Bingjë) kemi vazhdua rrugën kah shkolla e Shtupelit aty e kemi parë
Zeqë Kerellen si dhe Bali Kerellen romë nga Shtupeli se bashku me
ushtrinë serbe. Pastaj kemi vazhdua për Klinë zbathur e desh na
kanë keqtrajtuar shumë ne Kramovik na ka gju me automatik dhe
lloj lloj armësh dhe nau kanë plagos fëmijët tanë qe janë te cekur ma
lartë 5 fëmijët tanë
11. JASHAR DAUTI nga Fshati Shtupel dëshmon : se që nga data 12
shkurt 1999 isha ne shtëpinë time ku paramilitaret serb lokal na
provokonin shumë duke shtënë mbi ne nga te gjitha drejtimet si nga
lagja e Miseliqeve, Maroshiqeve dhe Shutiqeve i kamë parë fort mirë
ZLLATKO RAMESHTARIN nga Bingja RAMIZ SADIK KERRELLAJ
( SYLAJ ) i Shtupelit si dhe BELLO KARAKAGJIQ nga Bingja duke
shtënë në ne ku me ç’rast e kanë dëmtuar shtëpinë time dhe te
Kamerit me plumba ku ne te gjithë ishim te shtrirë për toke plot 5 orë
kjo ka vazhdua edhe ditëve tjera deri sa jemi detyrua te ikim ne
lagjen e Dallavereve me datën 24.03.1999 ku qëndruam deri ne datën
27.03.1999 ku prapë u kthyem ne shtëpitë tona natën u kthyem
ndërsa gjuajtjet vinin pandërprerë me datën 31,03.1999 lagjja e
Dallavereve i njihnin se si serbet e Shtupelit i qitnin prej shtëpive me
                                   15
dhunë edhe ne menjëherë duke e parë rrezikun e masakrave jemi
detyruar te lëshojmë shtëpitë tona dhe i jemi bashkua turmës ne
qendër te Shtupelit. Aty pamë në oborr të shkollës mbi 100 tanke
ushtri e paramilitar pamë edhe ZEQË KERELLEN BALI
KERRELEN , MILIVOJE VASIQ,
SI DHE NON STOP GJENDJEN E KONTROLLONTE VOJO
DONQIQ I BINGJËS. Kështu qe na detyruan ta vazhdojmë rrugën
për ne Klinë e mandej STOJAN DONQIQ na detyron te lëshojmë
Klinën sa ma shpejt dhe jemi nis ne drejtim te Gjakovës ne Kramovik
rreth orës 10 te natës kanë shtënë në ne dhe janë plagosur 5 fëmijët e
lagjes Dallaveri të Shtupelit.
Ketë deklaratë e epë te njëjtën edhe SEVDIJE DAUTI .
12. JASHAR DAUTI dëshmon: se më datë 12.03.1999 dëgjova zhurmë
te madhe ne shtëpinë e XHAVIT DAUTIT kushëri i imi dhe shkova
zvarrë deri ne afërsi te shtëpisë se Xhavitit dhe pashë me sytë e mi se
si RAMIZ SADIK KERELLAJ nga Shtupeli SLLOBODAN SHUTIQI
nga Shtupeli DUSHKO KONIQI nga Grapci se si e merrnin mallin e
shtëpisë se Xhavitit ne te dy shtëpitë, njëra e Ismetit rimorkion e
traktorit, dhe krejt gjësendet e tjera qe i kishte pasuri qe ishte tejet e
madhe ne anën tjetër pashë shumë paramilitar ne maska qe ruanin
me automatik ne dorë deri sa ata plaçkitnin shtëpitë e vëllezërve ,
Xhavitit, Ismetit, Feratit, Izverit Skenderit dhe Naserit Ketë pohim e
kanë parë mirë fort edhe nga bregu i kundërt AVDI BOJAJ nga
Kerrnica i cili ndodhej afër shtëpive te vëllezërve Dauti, si dhe
dëshmitar është BRAHIM DILAVERI dhe MUHAMET DAUTI te
cilët deklarojë se e kanë pa me sytë e tyre Dushkun dhe Ramiz
Kerellen duke plaçkit me çka kishin si dhe duke i kallur shtëpitë deri
ne themel.
13. DIBRAN DAUTI nga Shtupeli dëshmon: se me datë 12 03.1999 i
kam pa me syt e mi se si RAMIZ S: KERELLAJ se bashku me
SLLOBODAN SHUTIQIN dhe DUSHKO KONIQIN po edhe shume
te tjerë paramilitar me maska kanë hy ne shtëpinë e Xhavit Dautit
dhe e kanë marrë mallin krejt çka kanë gjet edhe te Xahvitit edhe te
vëllezërve te tije ne 6 shtëpia edhe i kanë djeg.
14. VLLAZNIM DAUTI nga Shtupeli dëshmon: se më datën
12.03.1999 i kamë pa mirë RAMIZ S: KERRELAJ nga Shtupeli me
                                    16
serbet SLLOBODAN SHUTIQIN dhe DUSHKO KONIQIN sesi e
merrnin mallin e shtëpive te Xhavit Dautit dhe shtëpive te vëllezërve
të tij duke i kallur deri ne themel.
15. KAMER DAUTI nga fshati Shtupel dëshmon: se më datë 31. mars
1999 kur dolëm ne oborr pamë se kishin fillua serbet e Shtupelit te
armatosur deri ne dhembë duke i dëbuar lagjen Dilaveri dhe duke e
parë e rrezikun se ushtria serbe na afrohej shumë shpejt i thash
familjes sime dhe të Jasharit qe të dalim edhe ne ti bashkohemi
turmës se lagjeve te tjera, kështu qe dolëm dhe u nisem për në Klinë
kur mbërritëm në Klinë me erdhën dy ushtar dhe thanë se kush asht
këtu Kamber Dauti unë i thash se Kamer Dauti jam unë e me tha
bash ty po te kërkon STOJAN DONQIQI i Bingjes u detyrova te shkoj
ne zyre te tina edhe pse familja ime u trishtua se e dinin qe kanë më
me vra shkova atje Stojani kishte qenë i uniformuar , i armatosur dhe
me tha për ku jeni nisur i thash se na kanë than me shkua për
Gjakovë drejt asfaltit pastaj ai me pyeti shumë për gjera sidomos për
prestaret e UÇK-së , mandej me tha shpejt me e lëshua Klinën se
përndryshe do te jeni te gjithë te vrarë, e lëshuam Klinën vazhduam
për ne Gjakovë e ne Kramovik na ka gjuajti ushtria serbe nga
pozicionet e tyre kanë shtënë dhe jemi shtrirë për toke kur pamë ishin
plagosur 5 fëmijët e lagjes Dallaveri të cilët britma e tyre ishte tepër
shqetësuese. Shpesh na ndanin nga kolona për të na pushkatuar
kërkonin para nga ne krejt çka kishim unë nuk e dijë as vete se si
arritëm te shkojmë deri ne Shqipëri.

16. BLERIM HAJZER TEMAJ nga Shtupeli dëshmon:
se në korrik të vitit 1998 kemi qenë bashkë me AGIM TEMEN në
shtëpinë e tij kanë ardhur te armatosur përfund shtëpisë RADOSH
MAROSHIQI SLLAGJAN MAROSHIQI, dhe kanë gjuajtur me
automatik ne neve dhe kemi fillua me ik arave për ta shpëtuar jetën
tonë duke na ndjekur Sllagjani pas neve dhe duke na gjuajtur me
automatik unë u fsheha ne misër ata thoni del se kemi me të gjet edhe
kemi me të pre si bagëtinë ne fyt jam tërhequr dhe te armatosur e i
kam lanë aty.
17. NIMAN DEMUSH TEMAJ nga Shtupeli dëshmon:

                                  17
së më 15 maj 1998 ne ora 11:15 te natës unë isha ne shtëpinë time me
familje dhe me fëmijë kanë ardhur ne oborr dhe me kanë thirr qe te
dal jashtë unë mendova qe janë te afërmit e mijë por kur dola pash
persona te armatosur gjerë ne dhembë e njoha mirë SLLAGJAN
MAROSHIQIN dhe SLLOBODAN SHUTIQIN si dhe 5 të tjerë qe nuk
i njohsha me dhunë me kanë tërhequr nja 150 metra nga shtëpia
duke me rrahur edhe me theren me thikë si dhe me kondak te
pushkëve deri sa jam alivanosur për vdekje duke me thënë se nesër
nëse te gjejmë këtu do tu vrasim te gjithëve.
18. SALI TEMAJ nga Shtupeli dëshmon: së në maj te vitit 1998
JEREMIJE LLALLIQ nga Shtupeli bashkë me te shoqen
ZORKA LLALLIQ dhe te birin RADOICA LLALLIQ ma kanë
pru policinë pa kurrfarë arsye duke me qu në stacion te policisë serbe
dhe pa kurrfarë gjykimi me kanë burgosur në Pejë dhe nuk i kisha as
5 ditë pasi u operova nga sëmundja ime dhe me mbajtën 15 ditë .
Prapë Jeremija mu kërcënonte se kot e keni se nuk do tu lemë ne
shtëpi juve për të jetuar.. Nga mesi i Majit 98 i lëshuam shtëpitë me
dhunë duke lenë krejt çka patëm duke na shkatërruar te gjitha.
19. XHEMAJ TEMAJ nga Shtupeli dëshmon: së nga JEREMIJE
LLALLIQI dhe familja e tij me kanë dënuar 3 vite burg te cilat i
mbajta ne burgun e Smerkovnicës prapë ne vitin 98 po këta njerëz
me akuzuan dhe me dënuan 1 muaj burg në Pejë te gjitha këto
marifete nga serbet qe i kishim fort afër.
20. EMINE DAUTI nga Shtupeli dëshmon së në shtëpinë e Xhafer
Elezit nga Gjurgjeviku i Vogël kemi qëndruar 3 muaj e gjysmë pas
intervenimit te NATO-së, aty ishim me burrin dhe familjen dhe më 25
mars kanë ardhur edhe familjet e SAHIT, QUN, MILAZIM, QAZIM,
SADIK, dhe BEQIR DILAVERIT nga Shtupeli për tu strehuar.
Ne orën 6 te mbrëmjes kanë ardhur forcat policore dhe paramilitare
duke e djegur fshatin dhe në orën 07 na kanë rrethuar dhe na kanë
zanë ne shtëpi te gjithëve çka ishim aty. Na kanë qitë jashtë pastaj
MIFTAR DAUTIN burrin tim si dhe djalin tim FIDAN DAUTIN,
SAHIT DILAVERIN dhe BURIM DILAVERIN i kanë ra me
shkelma i kanë përmbys plot 2 orë dhe pas dy orëve i kanë thanë
qohu i kanë qitë përpara MIFTARIN(1941) FIDANIN (1983)
SAHITIN ( 1941) dhe BURIMIN ( 1983) i kanë nda prej familjeve
                                  18
dhe nga ai moment ma kurrë nuk i kam, parë. Neve na kanë mbyll
deri ne mëngjes kur jemi zgjuar na kanë thanë me ju kall te gjithëve
ne ishim te gjithë në një dhomë ndërsa dhomat tjera i kallnin krejt na
kanë bërtit dilni për jashtë dhe shkoni për Klinë dhe nëse shkoni për
Drenicë kemi me ju vra krejt për te dy anët kishte plot polici e
paramilitar te armatosur me tanke e artileri te rendë ne te gjithë
mbetem gra e fëmijë.
21. JETISH QALLAPEKU nga Shtupeli personi qe i ka shpëtuar
masakrës se IZBICES dëshmon: prej shtëpie jam dal më 24 mars 1999
dhe kam fjet ne Burojë te nesërmen më 25 mars jemi zgjuar dhe jemi
shkua bash në Izbicë dhe kemi ndejë deri më 28 mars po me ketë datë
jemi tubua të livadhi krejt popullata përmbi 6000 veta dhe në ora
10:30 minuta kanë ardhur policia dhe paramilitaret duke na kërkuar
para na kanë detyruar te ndahen burrat nga grat te gjithë pleq, ishte
kohe me shi duke na sharë duke na therur me thika grave ju ka
urdhërua te iknin për Shqipëri ndërsa burrave na detyruan te
mblidheshim duke na sharë duke e shar Jakup Krasniqin Thaqin
NATO-në njeri e shajti edhe Ibrahim Rugoven ndërsa tjetri tha mos e
shaj se atë e kam kumar. Na kanë tubua te gjithëve me rendë dhe
kanë shtënë në neve ku kanë mbetur te gjithë te vdekur vetëm unë
dhe Milazim Thaqi mbetem përfund kufomave të vrara kemi
qëndruar ashtu terë ditën ndërsa natën kemi ik dhe i shpëtuam kësaj
masakre të paparë, mbi 150 veta te vrarë.
22. BRAHIM GASHI nga Shtupeli dëshmon: në vitin 1991 RADOSH
MAROSHIQI nga Shtupeli pa asnjë shkak mua edhe djalin tim
Mustafen na kanë qua ne burg unë kam qenë 15 ditë ndersa djali im e
kanë dënua 20 ditë . djalin Mustafen e kanë rrah deri ne alivanosje
dhe ja kanë thye 3 gishta e dorës, në atë kohe sa kemi qenë ne burg
policisë ju vishni bakshishe prej Radosh Maroshiqit vetëm për te na
rrahur gjithashtu te njëjtat keqtrajtimei ka pas edhe familja sa kemi
qëndrua në burg. Kemi pas se paku 10 here bastisje prej policisë me
urdhër te Radosh Maroshiqit me pretekst kinse me kërkuar djalin
Mustafen pas daljes nga burgu. Në atë kohe djali u detyrua të
largohet nga Kosova kanë ardhur e kanë marrë djalin tim
Ramadanin dhe e kanë rrah duke i thënë kemi me të qu në mal e me
të ther me thikë , të udhëhequr nga Radosh Maroshiqi.
                                   19
23. BESIM FEJZULLAHU nga Shtupeli dëshmon: së më 15 deri me
20 prill 99 gjatë dëbimit nga serbet lokal na nisen për Shqipëri dhe ne
gjysmë te rrugës na kthejnë te lagjja e Grabaniceve. Hymë ne oborrin
e Qaush Jakupit dhe pas një ore ka ardhur RADOSH MAROSHIQI
me traktor prej shkolle dhe u ndal te dyert e Qaushit dhe ju ka
kërcënuar Qaushit se nëse nuk i largon prej oborrit kemi me ju djeg
me gjithë këta brenda dhe jemi dal ne në hyrje te lagjes pas dy ore ka
ardhur ushtria serbe dhe na thotë se ende pse nuk jeni brenda dhe na
ka strehua Bardhec Grabanica dhe kemi qëndruar 4 ditë dhe pasi qe
u tërhoqën ushtria menjëherë serbet e fshatit filluan me plaçkit
shtëpitë tona te nesërmen ka ardhur RADOSH MAROSHIQI dhe me
ka than se nëse mi jep 400 marka mund te ktheheni
në shtëpitë e juaja. Na i dhamë 400 m,arka, u kthyem por vetëm një
natë pasi qe te nesërmen ne mbrëmje nen udhëheqjen e Radoshit janë
ardhur serbet e fshatit dhe na kanë gjuajt me lloj lloj armesh dhe na
dëbuan nga shtëpitë tona duke i djegur ne fund gjithashtu MILISAV
MILSERLIQI ka qenë njeri ndër ata i cili ka kërcënua familjen e
Xhemë Fejzullahut dhe gjithë lagjen dhe te gjitha sulmet qe janë bë
kanë ardhur prej shtëpisë se tij.
 24. LEKË GRABANICA nga Shtupeli dëshmon: së me përgjegjësin
materiale dhe morale dëshmoj se akoma nuk janë shëruar plagët nga
pala serbe e si te mendohet për kthimin e tyre ja disa nga skenat
rrëqethëse: prej 4 korrik 97 deri më 18.06.99 për çdo mbrëmje nga 2-
5 orë kemi përjetuar trauma nga te shtënat e armeve nga me te
ndryshmet: revole, pushkë, mitraloz, minahedhës nga fqinjët tanë
MAROSHIQET: VLLASTA , SLLAGJANI, RADOSHI, JANIQIJE
MAROSHIQ te gjithë nga lagjja jone e fshatit Shtupel ne ketë lagje
akoma janë gjurmët e plumbave nga te shtënat gjatë kësaj kohe mbi
20 herë kemi larguar familjet ne drejtim te Zllakuqanit dhe më 29
prill 99 ose ma saktë ditën e pashkëve nga shtëpitë e tyre pikërisht
nga shtëpia e VUQKO SHUTIQIT janë dalë hordhitë çetnike me mija
dhe na kanë dëbuar nga shtëpitë tona drejt Shqipërisë. Pasi jemi
kthyer ne shtëpitë tona çdo gjë e kishin plaçkitur Maroshiqet;
Miserliqet dhe Karakaqiqet nipat e Maroshiqeve nga Bingja. Ne
ballkonin e shtëpisë së VLLASTE MAROSHIQIT kanë qenë të
vendosura Golinovi mitralozi e armë te tjera te renda te drejtuar me
                                   20
tyta prej nesh. Fëmijët tanë kanë qenë te rrezikuar çdoherë nga
fëmijët e Maroshiqeve të cilët çdo herë ishin te armatosur bile edhe
bagëtinë e ruanin te armatosur. Pas nënshkrimit te marrëveshjes
unë si punëtor humanitar i Shoqatës Nena Terezë kamë qenë para
pushkatimit ne qendër të Shtupelit nga Miserliqet , Maroshiqet dhe
Karakaqiqet të gjithë te armatosur dhe me mua ishin një ekip
humanitar nga SH.B.A. unë nuk pajtohem dhe nuk e përkrah
kthimin e tyre e dinë maroshiqet se çfarë dëmi material dhe
shpirtëror na kanë bërë nga këto gjuajtje u plagos MURAT JAKUPI
prandaj lus faktorët përgjegjës se është e pamundshme bashkëjetesa
dhe fqinjësia. Ka edhe plot raste te tjera te hidhura.
25. ARIF IMERI dhe MIFTAR FEJZULLAHU nga Shtupeli
dëshmojnë: se më 04.05.1998 na kanë tubuar ne shitore RADOSH
MAROSHIQI,
BELI nipi i tyre nga Bingja VLLASTË MAROSHIQI, SLLAGJAN
MAROSHIQI dhe na kanë sulmuar fizikisht dhe ne kemi ikur me
datën 07.05.98 ne prezencë te Komandantit te policisë ne Klinë
KERSTIQIT, VOJO DONQIQIT dhe të kryeshefit te atëhershëm
STOJAN DONQIQIT ne qendër te Shtupelit na kanë rrah deri ne
alivanosje 6 policë ka kanë rrahë, gjithashtu të njëjtën ditë e kanë
rreh edhe EKREM HOTIN nga Gremniku i cili ishte mysafir ne
Shtupel me ta ishte edhe QAMIL B. NEZIRI romë i cili na ka goditur
dhe na ka rrahur Qamili ka marr pjesë ne të gjitha krimet se bashku
me serbet lokal te Shtupelit është rrahur edhe SAHIT DALLAVERI,
SHERIF DAUTI, GEZIM TEMAJ.
26. SHAQIR DOQI nga Grapci dëshmon: nja 2-4 muaj para lufte
fshati Grapc qe ishte i banuar me banor shqiptar dhe serb pasi qe
disa herë serbet na keqtrajtuan në forma te ndryshme më datën
07.01.98 po e ceku një rast ku ish kryeshefi i Ekzekutivit të dhunshëm
STOJAN DONQIQ nga Bingja natën e bozhiqeve më 07.01.98 erdhi
ne Grapc dhe me pushkë M-48 shtiu disa herë ne shtëpinë tonë qe
ishte shumë afër pra në shtëpinë e MUSLI DOQIT ku tjegullat e
shtëpisë binin mbi kokat tona te thyera dhe tani i ndjeri Musli shkoi
dhe i tha çka ju kemi bërë qe po na gjuani kështu se jemi komshi e
ata i ishin drejtua me këto fjalë : NESHIQ ZAJKO, NESHIQ
SLLAGJAN, edhe te tjerë i thotë se mbrëmë ka gjuajt STOJAN
                                   21
DONQIQI ndërsa tani nuk jemi ma fqinjë dhe kanë fillua me na
gjuajt çdo natë ku nuk kemi qenë te qetë kurrë ne shtepit tona. Me
13.03.98 ish polici me kriminel i komunës se Klinës i quajtur si
pjesëtar i CERNA TROJKES NESHIQ SLLAGJAN nga Grapci
bashkë me KONIQ SPASOJEN po ashtu nga Grapci te cilët afër
shtëpive të tyre jemi ngatërruar dhe ma kanë fut revolen ne fyt afër
shitores se NESHIQ BRANKUTku me at rast na kanë nda SHABAN
SHALA nga Grapci duke me akuzuar ku e ke UÇK-n ku i ke djemtë
e ri te familjes etje duke me thënë se kemi me të shkatërrua ty dhe
familjen tënde dhe se as fletët e dushkut nuk ka me ju mbet pa ja
kallë pastaj unë Shaqir Doqi dhe Ahmet Doqi jemi rrahë ne kryqin e
Klinës dhe në kryq të rrugës për Gjakovë nga MAGIQ VESKO i
Grapcit i njohur për kriminel dhe futës i frikës ne popullatën
shqiptare duke rrah e keqtrajtuar shumë fshatra te Klinës po atë ditë
asht rrah edhe Hamit Krasniqi i ndjerë prandaj u dashtë të
largohemi nga shtëpia dhe na u strehuam ne fshatrat Burojë,
Tushilë, Qirez ku na rrethoj ofensiva e parë




       Vendi ku ishin varrosur të masakruarit nga forcat serbe


                                 22
dhe u plagosa unë Shaqiri Agimi. Pas kësaj u kthyem ne Ibicë të
Skenderajt dhe prapë ofensiva serbe ku u vra vëllai MUSLI DOQI
motrat ZELFIJE DOQI MIRADIJE DOQI dhe LUMË DOQIN 32
vjeç ku SPASOJE KONIQI NESHIQ MILLLOSAVI NESHIQ
ZDRAVKO, TROJKA PANDUROVIQ MILKU BRUSAQ RANKO
nga Grapci i than LUMIT qe ishte ne traktor me familje me 4 fëmijët
e vetë duke shkuar për Shqipëri duke i thënë ne emër LUME SIGJI
DOLE ( lumë zbrit poshtë) dhe ja kanë hekë fëmijët prej prehri dhe e
kanë larguar nja 10 metra prej traktori rafal e kanë vra ne vend pra
ne lagjen Doqi janë 5 te vrarë.
27. REXHEP VESELI nga Jashanica me profesion                 arsimtar
dëshmon: Se më datën 21.12.1996 isha ne shitoren e Brahim Nezir
Fejzullahut aty rreth orës 16:00 RADOSH MAROSHIQI me armë
zjarri me sulmon ku falë ndërhyrjes se shpejt te njerëzve është bërë
evitimi dhe arrita ti shpëtoj me te keqes. Dëshmitar ishin Dodë
Grabanica, Brahim Fejzullahu, Daut Kerrella, dhe Tomë Grabanica.
Më datën 23:12.1996 aty rreth orës 17:00 isha ne shitoren e Arif
Imerit po ashtu në Shtupel në prezencën e Shaban Shalës nga Grapci
Smajl Kerrelles nga Shtupeli, Demë Kerelës nga Shtupeli, Arif Imeri,
Sahit Dilaveri dhe Avdullah Imeri te gjithë nga Shtupeli ne mënyrë të
organizuar me pjesëmarrjen edhe të 10 serbeve të tjerë vjen
RADOSH MAROSHIQI dhe SLLAGJAN MAROSHIQI dhe me
urdhërojnë qe të dal jashtë me revole te tipit TT duke me sulmuar ne
kokë me revole kurse Sllagjan Maroshiqi zuri derën e shitores dhe me
revole ne dorë urdhëroj qe askush te mos lëviz nga shitorja për te
dalë jashtë duke ju kërcënuar se kush del do ta vras. Jashtë shitores
filloj sulmi ndaj meje nga RADOSH MAROSHIQI, VLLASTIMIR
MAROSHIQI;, NIQA MAROSHIQ, SLLAGJAN MAROSHIQ, dhe
MILIVOJE MAROSHIQ polic i atëhershëm dhe del nga shitorja
SLLAGJANI me revole ne dorë nga këto sulme nga te gjithë te
përmendurit kamë marrë lëndime në fytyrë dhe ende kam lëndime si
p.sh. thyerja e dhëmbit dhe shenja te tjera te cilat kanë ndikuar ne
shëmtimin e fytyrës, lidhur me ketë kam paraqit dëshmitë dhe
fotografit edhe ne KMNDLJ ne Klinë e Prishtinë.
Pas kësaj ngjarje menjëherë me kanë ftuar ne polici në Klinë dhe
prapë me kanë kërcënuar se do te likuidojmë nëse nuk largohesh nga
                                 23
fshati Shtupel . Mendimi im ishte preteksti dhe largimi nga shkolla e
Shtupelit sepse i pengofsha ata ngase unë jam nga Drenica. Radosh,
Sllagjan, Vllastimir Maroshiqi kanë qenë vullnetar te Arkanit dhe
rregullisht te armatosur dhe i ashtuquajturi pushteti serb asgjë nuk
ndërmori dhe as qe ju morën armët e tyre. Këta persona janë
kriminel dhe kërkoj nga Prokuroria qe te ngrit padi dhe me rastin e
hapjes se procesit gjyqësor dëshiroj te ballafaqohem me ta ...
 ( Kjo dëshmi është e përshkruar pa ndërhyrje, prandaj edhe ka gabime
 gjuhësore, por është e shkruar ashtu si ka qenë e shkruar, në origjinal).

                                                      Klinë, më 8.5.2007
                                                          autori dfartisti




                                   24

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:20
posted:2/23/2012
language:
pages:24