Origjina e Matematikes

Document Sample
Origjina e Matematikes Powered By Docstoc
					Origjina e Matematikes . Si lindi matematika.?

Perpara koheve moderne dhe perhapjes se gjere ne te gjithe boten e njohurive, kemi
vetem disa zhvillime qe kane dale ne drite. Tekstet me te lashta ne matematike jane
dokumenti i njohur si Plimpton 322 (tabele qeramike babilonasa qe daton ne 1900 pk..
prej 4 kolonash dhe 15 rrjeshta numrash me shkrim kuneiform.) , Papirusi i Rhindit (
material matematik i shkruar nga Egjiptianet 2000-1800 Pk.) dhe Papirusi i
Moskes/Goleniscevit ( aktualisht ndodhet museum e arteve Pushkin , Moske. Edhe kjo
tekst egjiptian qe daton 1890 pk. Interesan eshte fakti qe te tria keto dokumente
permbajne te ashtuquajturen sot “teorema e Pitagores” qe rezulton zbatimi matematik me
i perhapur dhe me i lashte , pas bazave te aritmetikes dhe gjeometrise. Studimi i
Matematikes si fushe fillon ne Greqi ne shekullin e 6 p.k , dhe vete termi matematike
rrjedh nga fjala greke (mathema) qe do te thote lende e instruksionit . Kontributi me i
madh ka qene grek dhe helenistik, qe i dha forme si dege matematikes, por gjithashtu
edhe kina , sistemi numerik hindu-arabik , nga India , islami, te cilat u mblodhen dhe u
perkthyen ne Latinisht duke e cuar ate ne periudhen e Europes Mesjetare.

Ndersa objekti mundesisht me i lashte matematik mendohet te jete kocka Lebombo ,
gjetur ne malet Lebombo ne Suazilend (Afrike) qe daton 35.000 vjet p.k . Konsiston ne
29 gervishje te bera ne kocken e kercirit te nje majmuni. Pervec kesaj , jane gjetur edhe
kocka te tjera qe datojne aty rreth 20.000 pk apo 10.000 pk , me po te njejten
karakteristike , ato permbajne gervishje , te cilat mendohet te perfaqesojne periudha
kohore, ose forme e lashte e kalendarit . Gje qe e ben kete perdorimin e numerimit per te
paren here ne historine e njerezimit.

Papirusi I Rhindit eshte I ndare ne 3 pjese , ku pjesa e pare permban nje tabele reference
, 20 problema aritmetike dhe 20 algjebrike. Problemat fillojne me shprehje te thjeshta
thyesore, vazhdojne me problema me plotesim , dhe me pas me ekuacione lineare. Pjesa e
dyte permban problema gjeometrie ndersa pjesa e trete vazhdon me probleme te tjera
paksa komplekse , ketu perfshihen edhe progresionet gjeometrike

Papirusi I Moskes permban problema te cilat nuk kane nje rregull te caktuar , dhe jane te
zgjidhura me me pak detaje se ne papirusin e Rhindit . Ky document eshte I njohur per
problemat e gjeometrise, ka problema ne lidhje me pjeset e anijeve , gjetjen e vlerave te
panjohura, .Shume interesante jane problemat gjeometrike me prizem, ku tregohet se
Egjiptianet dinin formulen e llogaritjes se vellimit te prizmit. Nuk dihet se si ata arriten
tek kjo formule.

Papirusi I Berlinit 6619 (egjiptiane) – na tregon se egjiptianet dinin se si te zgjidhnin
ekuacionet e grades se dyte.

Plimpton 322 – permban reference ne lidhje me teoremen e pitagores, ekuacione , apo
formula trigonometrike , por nuk eshte e sigurt pasi ka disa spekulime ne lidhje me
deshifrimin e ketij dokumenti.
Matematika Greke ka qene shume here me e sofistikuar se ajo e kulturave me te
hershme. Te gjitha provat e matematikes Pre-Greke tregojne perdorimin e arsyetimit
induktiv. Matematicienet Greke , me vone perdoren asryetimin deduktiv. Ata perdornin
logjiken per te nxjerre konkluzionet dhe perdornin rigorozitetin ne matematike per ti
vertetuar. Matematika Greke mendohet te kete filluar me Talesin dhe Pitagoren dhe ka
shume mundesi qe keta te jene influencuar matematika Egjiptiane dhe Babilonase.
Talesi perdorte gjeometrine per te zgjidhur probleme si vellimi i piramidave apo distance
e anijve nga bregu. Ai ka perdorur arsyetimin deduktiv te aplikuar ne gjeometri , dhe
formuloi teoremen e Talesit. Ne fakt ai konsiderohet si matematiceni i pare i vertete dhe
individi i pare i cili vleresohet per nje zbulim matematikor. Pitagora themeloi Shkollen
Pitagoriane doktrina e te cileve ishte se Matematika sundonte mbi univers dhe motua e
tyre ishte “Cdo gje eshte numer”. Pitagorianet ishin ata qe filluan studimin e matematikes
, u themelua teorema e Pitagores dhe se bashku me te u vertetua egzistenca e numrave
irracional. Platoni eshte I rendesishem ne matematike sepse nxiste dhe frymezonte te
tjeret.Akademia Platonike , ne Athine u be qendra matematike e botes ne shek 4 p.k , dhe
nga ajo shkolle dolen matematicienet me te medhenj te asaj kohe. Aristoteli dha kontribut
te domethenes ne matematike duke vendosur bazat e logjikes. Arkimedi ndihmoi
gjithashtu pasi dha rrumbullakosje te sakta te pi-se , studioi spiralen qe mban emrin e tij,
ekuacionet e vellimit etj.Ne shek e 3 p.k Muzeu I Aleksandrise u be qendra e studimeve
dhe kerkimeve matematike. Aty Euklidi shkruajti librin “Elementet” qe konsiderohet
teksti me I suksesshem dhe me influence. Ky tekst kishte nje permbajtje koherente te
lidhur ne menyre logjike., duke organizuar te gjitha arritjet e matematikes ne ate kohe.

Matemaika u perdor qe ne ato kohra . KU me saktesi???
-Ne ndertim. Per te ndertuar Hambare, furra , Piramidat…
-Mbjellje. Per te ndare token e punueshme perdoreshin formulat
-Astronomi. Per te studiuar levizjen e yjeve nevojitet njehsimi i kendeve dhe kohes.
-Taksa dhe Tregetia. Per te ndare dhe llogaritur taksat, duhet njehsuar perqindja.

Egjiptianet e benin cdo gje duke perdorur njohurite e tyre ne matematike. Nehsonin
kohen, vijat e drejta, nivelin e permbytjeve nga Nili, llogarisnin ngastrat e tokes,
numeronin parate, llogarisnin taksat dhe gatuanin. Matematika perdorej edhe ne
mitologji- egjiptianet gjeten numrin e diteve ne nje vit me kalendarin e tyre. Ata ishin
populli i lashte qe iu afrua me shume vitit te vertete,(actual) nepermjet aftesive
matematikore




                              .

				
DOCUMENT INFO
Description: like this