STRATEGJIA KOMB�TARE E F�MIJ�VE

W
Shared by: HC11121506318
Categories
Tags
-
Stats
views:
15
posted:
12/14/2011
language:
pages:
57
Document Sample
scope of work template
							Miratuar me VKM nr. 368, datw 31.05.2005




       STRATEGJIA KOMBËTARE PËR FËMIJËT

HYRJE
Situata e sotme e fëmijëve pas realizimit të Strategjisë Kombëtare të
Fëmijëve 2001-2005.

OBJEKTIVAT      KRYESORË       TË   STRATEGJISË       KOMBËTARE        PËR
FËMIJËT

I. MBIJETESA E FËMIJËVE
Shëndeti i fëmijëve.
Fëmijëria e hershme.
Fëmijët romë, minoritetet.
Fëmijët me aftësi të kufizuara.
Fëmijët jetimë biologjikë dhe socialë.
Fëmijët jashtë atdheut.
Fëmijët dhe mjedisi.
Ushqimi i fëmijëve.

II. MBROJTJA E FËMIJËVE
Dhuna ndaj fëmijëve në familje, në shkollë dhe në komunitet.
Mbrojtja nga abuzimi dhe neglizhimi (përjashtimi social i fëmijëve).
Fëmijët e përfshirë në punë.
Fëmijët në paraburgim dhe në vendet e vuajtjes së dënimit.
Fëmijët në zona të veçanta të prekur nga gjakmarrja dhe hakmarrja.
Mbrojtja nga të gjitha format e shfrytëzimit.
Mbrojtja e fëmijëve nga armët dhe eksplozivët.
Mbrojtja nga aksidentet rrugore.
Mbrojtja e fëmijëve vajza.

III. ZHVILLIMI I FËMIJËVE
Arsimimi i fëmijëve. Strategjitë për arsimin për të gjithë.
Sigurimi i informacionit të detajuar për arsimin.
Loja, çlodhja e fëmijëve.
Veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive të fëmijëve.
Bibliotekat, librat për fëmijë, teatri etj.
Arsimimi në gjuhën amtare.
Fëmijët e talentuar dhe me prirje të veçanta.
Arsimimi i fëmijëve të grupeve vulnerabile.
Fëmijët dhe media.


                                     1
Përjashtimi social i fëmijëve.
Shërbimi psiko-social në         sistemin   e   çerdheve   dhe   të   arsimit
parauniversitar.


IV. PJESËMARRJA E FËMIJËVE
Liria e shprehjes së fëmijëve.
Përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje.
Qeveritë e nxënësve.
Parlamenti rinor.
Qytetet miqësore për fëmijët.




                                      2
                                              HYRJE


Gjendja e fëmijëve në Shqipëri


Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën një nga drejtimet më të
rëndësishme të politikave shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Ne
themel të këtyre politikave janë parimet themelore të Kushtetutës
së Shqipërisë1, të Konventave të OKB-së dhe instrumenteve të tjera
ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar, të cilat
theksojnë se fëmijët2, për shkak të veçorive të moshës, të mungesës
së pjekurisë fizike dhe intelektuale, kanë nevojë për një mbrojtje
dhe vëmendje të veçantë nga familja dhe institucionet shtetërore.

Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT-it, numri i përgjithshëm i
fëmijëve në Shqipëri është 1.396.000 nga 3.320.000 banorë që ka
Shqipëria, duke përfaqësuar rreth mbi 1/4 e popullsisë.

Të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe ato të fëmijës në veçanti kanë
pësuar përmirësime të ndjeshme, si rezultat i reformave të gjithanshme
ligjore dhe institucionale, që kanë synuar përafrimin e tyre me
standardet evropiane. Kështu:

Në shkurt 1992 Shqipëria ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtat e
Fëmijës, si një nga aktet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare.
Ky dokument i rëndësishëm është botuar dhe është bërë i njohur për
opinionin shqiptar dhe veçanërisht për institucionet, organizmat dhe
organizatat e interesuar për këtë problem.

Në vitin 2001 u miratua Strategjia për Fëmijët dhe Plani i Veprimit
për periudhën 2001-2005, e hartuar në mbështetje të Kushtetutës së
Shqipërisë dhe të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës. Kjo Strategji
përbën një dokument të rëndësishëm, i cili përcaktoi objektivat


1
  Neni 54 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sanksionon se “Fëmijët...kanë të drejtën e një
mbrojtjeje të veçantë nga shteti”, “Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi,
shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të
dëmtojë shëndetin, moralin, ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal”.
2
  Sipas Konventës “Për të Drejtat e Fëmijës” dhe Legjislacionit Shqiptar, fëmijë konsiderohet personi që
kur lind, deri në moshën 18 vjeç, moment kur ai fiton zotësi të plotë juridike për të vepruar.



                                                   3
strategjikë të politikës së Qeverisë shqiptare për periudhën 2001-2005 në
këtë fushë të ndjeshme të zhvillimit tonë shoqëror.

Në qershor të vitit 2004, Këshilli i Ministrave analizoi shkallën e
zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe Planin e Veprimit, ku
u vlerësua puna e kryer në zbatim të Planit të Veprimit dhe u vendos që
të bëhej rishikimi i Strategjisë Kombëtare për Fëmijët, të hartohej Planit i
Veprimit për periudhën 2005-2010, si dhe të fuqizoheshin mekanizmat
institucionalë që operojnë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Në janar 2005 Shqipëria mbrojti Raportin fillestar kombëtar për
Konventën për të Drejtat e Fëmijës, në Komitetin për të drejtat e fëmijës të
OKB-së, gjatë sesionit të 38 në Gjenevë, ku u vlerësuan përparimet që ka
bërë Shqipëria në fushën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve dhe po
punohet për realizimin e rekomandimeve të këtij organizmi.

Aktualisht është miratuar në Këshillin e Ministrave dhe është dërguar
për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë edhe Konventa Evropiane mbi të
Drejtat e Fëmijëve.

Një rol të rëndësishëm në realizimin e politikave të Qeverisë për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka luajtur “Strategjia për fëmijë”
2001-2005, e cila ka në bazë katër parimet kryesore të Konventës së të
drejtave të fëmijëve si: mbijetesa, mbrojtja, zhvillimi dhe pjesëmarrja.

Për realizimin e synimeve të kësaj Strategjie është bashkëpunuar dhe
bashkërenduar puna me të gjithë aktorët përgjegjës, që nga niveli
qendror, vendor, aktorët e shoqërisë civile dhe me pjesëmarrjen aktive të
komunitetit dhe të individit, duke bërë përpjekje për ndërgjegjësimin e
popullsisë për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së saj në këtë proces.


         Mekanizmat institucionalë në nivel qendror e vendor

Në nivel ekzekutiv, institucionet kryesore qendrore që mbulojnë problemin
e fëmijëve janë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe
Çështjeve Sociale, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ministria e
Shëndetësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Rendit Publik.

Në zbatim të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë
(2001-2005) pranë disa ministrive janë ngritur e funksionojnë disa
njësi në mbrojtje të fëmijëve.

   -   Në Ministrinë e Rendit Publik është ngritur Njësia për mbrojtjen e
       të drejtave të fëmijëve. Kjo njësi përfshin forca nga të gjitha
       Departamentet e Policisë Rajonale

                                     4
   -   Në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, veç Drejtorisë së
       Shërbimeve Sociale që harton dhe zbaton politika në mbrojtje të
       fëmijëve dhe bashkëpunon dhe koordinon veprimtarinë e saj me
       OJF-të që punojnë në këtë fushë, është një njësi e veçantë që
       punon për eliminimin e punës së fëmijëve.

   -   Në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve funksionon Drejtoria
       e Koordinimit të Politikave Rinore, e cila harton politika në fushat e
       pjesëmarrjes, të kulturës dhe sporteve.

   -   Ministria e Drejtësisë në strukturat e saj ka ngritur një drejtori të
       veçantë, e cila merret me studimin dhe zhvillimin e sistemit ligjor
       në fushën e drejtësisë për të miturit, në përputhje me aktet
       ndërkombëtare.

   -   Pranë Zyrës së Avokatit të Popullit, në Prill të vitit 2004 është
       ngritur Seksioni i të Drejtave të Fëmijëve, si pjesë e Seksionit të
       Përgjithshëm të Ankesave. Misioni i këtij seksioni, i cili aktualisht
       ka dy ndihmëskomisionerë, është të shërbejë si një avokat dhe
       trup monitorues i të drejtave të fëmijëve, në përputhje me
       Konventën e të Drejtave të Fëmijës. Me një projekt të Zyrës së
       Avokatit të Popullit dhe Save the Children, financuar nga SIDA-s
       (Agjencia Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar) po realizohet
       ngritja e kapaciteteve dhe forcimi i këtij seksioni. Ky projekt do te
       shtrihet në një periudhë kohore prej tre vjetësh dhe do të kërkojë
       ndërmjet të tjerash dhe ndryshime të ligjit aktual të Avokatit të
       Popullit, krijimin e zyrave rajonale, trajnime të stafit, ngritjen e një
       librarie për të drejtat e fëmijëve, punë studimore dhe kërkimore,
       ngritje të ndërgjegjësimit të opinionit publik për të drejtat e
       fëmijëve etj.

Me gjithë përmirësimet e bëra për ngritjen e strukturave të veçanta për
fëmijë, deri në qershor te vitit të kaluar, në nivel qendror ishte vetëm një
specialist për problemet e fëmijëve pranë Komitetit për Mundësi të
Barabarta, çka ishte tërësisht e pamjaftueshme për të monitoruar dhe
bashkërenduar veprimtarinë e të gjithë strukturave qendrore, vendore
dhe të OJF-ve për këtë problem.

Me Urdhrin nr.118, datë 30.06.2004, të Kryeministrit, u ngrit një strukturë
e re për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Komiteti Ndërministror për të
Drejtat e Fëmijëve (KNDF).

Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve:
  - Është një organ këshillimor i Këshillit të Ministrave, që në
     përputhje me programin e qeverisë, bashkërendon e përcakton

                                       5
       politikat si dhe do të ndjekë zbatimin e Strategjisë kombëtare për
       të drejtat e fëmijëve, duke e sjellë këtë problem në një nga çështjet
       më prioritare të veprimtarisë së qeverisë.
   -   Kryesohet nga Zëvendëskryeministri
   -   Në përbërje të tij janë ministri i Arsimit dhe i Shkencës, ministri i
       Drejtësisë, ministri i Shëndetësisë, ministri i Kulturës Rinisë dhe
       Sporteve, ministri i Rendit Publik, ministri i Punës dhe Çështjeve
       Sociale, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, ministri i
       Financave dhe Drejtori i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit
       Ekonomik dhe Social.
   -   Shqyrton propozimet për projektligje dhe projektvendime të
       rëndësishme në zbatim të SKF.
   -   Shqyrton e miraton projekte dhe programe për mbrojtjen dhe
       zhvillimin e mëtejshëm të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
   -   Bashkërendon veprimtaritë dhe projektet e donatorëve vendas dhe
       të huaj në mbështetje të këtij procesi.

Për përgatitjen e materialeve të Komitetit Ndërministror është ngritur
edhe një grup teknik i specialistëve nga ministritë e linjës.


Ministritë e linjës po bashkëpunojnë më shumë e më mirë me OJF-të dhe
organizata dhe agjenci të tjera për të drejtat e fëmijëve.

Në Shqipëri ka mbi 100 OJF që punojnë në fushën e fëmijëve, një pjesë
e të cilave janë mjaft aktive dhe kanë ndikuar në modelimin e
standardeve të reja të mbrojtjes së fëmijës si dhe të modelimit të
shërbimeve të reja për mbijetesën, zhvillimin dhe mbrojtjen e tyre.

Në kushtet e thellimit të procesit të decentralizimit një rol përherë e më
të madh po merr pushteti vendor. Viti 2005 është viti i parë i kalimit
të investimeve themelore për shërbimin shëndetësor parësor dhe arsimin
parauniversitar nga pushteti qendror tek pushteti vendor. Viti 2005
shënon njëkohësisht edhe transferimin e shërbimeve dhe institucioneve
të shërbimeve sociale në varësi të pushtetit vendor. Me miratimin nga
Këshilli i Ministrave i tri dokumenteve të politikave të decentralizimit në
këto fusha, është krijuar hapësira e nevojshme ligjore, që OJF-të të
mund të kontraktohen nga njësitë e pushtetit vendor për të ofruar
shërbime që janë në interes të komunitetit.

   -   Në njësitë e pushtetit vendor, fillimisht në bashkitë e Tiranës,
       Durrësit, Elbasanit etj., janë ngritur departamentet e shërbimeve
       shoqërore, të cilët veç shpërndarjes së ndihmës ekonomike,
       punojnë për mbrojtjen shoqërore të grupeve në nevojë, ku
       përfshihet zbatimi i programit të ndihmës ekonomike, pagesa e
       PAK dhe ofrimi i shërbimeve të përkujdeset shoqëror.

                                     6
   -   Në bashkinë e Tiranës, ku struktura është e plotë dhe zotëron
       kapacitete profesionale, ka edhe një sektor të veçantë për
       mbrojtjen e fëmijëve. Transferimi i kompetencave në shërbimet dhe
       fuqizimi buxhetor i pushtetit vendor po ndjehet edhe në
       ndërmarrjen e hapave që sigurojnë masa sociale në favor të
       fëmijëve, si fillimi i projekteve për sistemin e ngrohjes në shkolla,
       kopshte dhe çerdhe, si dhe implementimi i politikave favorizuese
       për tërheqjen në kopshte dhe çerdhe për fëmijët me paaftësi fizike
       e mendore si dhe për rastet me më shumë se një fëmijë, duke
       aplikuar pagesa të diferencuara, ose duke afruar shërbim falas.


Janë implemetuar shumë projekte të rëndësishme në zbatim të
Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, një pjesë e konsiderueshme e të
cilave është mbuluar me financime, kryesisht nga donatorë. Ndihmesë të
veçantë ka dhënë bashkëpunimi i ngushtë me UNICEF-in dhe agjencitë e
specializuara të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të cilat kanë
mbështetur projekte për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe zhvillimin
e fëmijës dhe kanë ndihmuar në modelimin e llojeve të reja të shërbimeve
për fëmijët. Inputetet e projekteve të zbatuara nga OJF-të janë
konstruktive dhe një burim i rëndësishëm i një dialogu me mision të
përbashkët për të mbrojtur dhe vëzhguar të drejtat e fëmijëve në
Shqipëri.

Kujdes i veçantë është bërë për përcaktimin e objektivave dhe planit të
masave konkrete për mbrojtjen e kategorive të margjinalizuara, si fëmijët
jetimë (natyrorë dhe biologjikë), fëmijët e trafikuar ose të rrezikuar nga
trafikimi, fëmijët e varfër, fëmijët e ngujuar, fëmijët e pakicave,
veçanërisht atyre rome, fëmijët në migracion, fëmijët me aftësi të
kufizuara etj.

                           Kujdesi shëndetësor

Qeveria shqiptare synon përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit të
grave dhe të fëmijëve, përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, duke
ndikuar në uljen e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë së tyre, për
arritjen e standardeve bashkëkohore.

Kujdesi shëndetësor për fëmijën fillon para lindjes së fëmijës, vazhdon
me lindjen dhe më pas me mirërritjen e tij. Kjo është e lidhur me
kujdesin që tregohet për nënën. Për fëmijën deri në një vjeç shteti
siguron dhënien e barnave falas. Për mbrojtjen e fëmijës nga sëmundjet
ngjitëse vaksinimi i fëmijëve nga 0-15 vjeç është falas dhe i detyrueshëm.
Vaksinimi i fëmijës është një ndër prioritetet e Ministrisë së
Shëndetësisë. Shqipëria ka një skemë vaksinimi të detyrueshme kundër

                                     7
sëmundjeve kryesore të fëmijëve të parandalueshme nga vaksinat.
Studimet kanë treguar se mbi 95% të fëmijëve vaksinohen, që është një
tregues i standardeve evropiane.

Përmirësimi i Shëndetit Mendor të fëmijëve është një tjetër sfidë e
Ministrisë së Shëndetësisë. OBSH, vlerëson se afërsisht 10-20 % e
fëmijëve kanë një ose më shumë probleme mendore ose të sjelljes.

Në vendin tonë mungojnë studime të lidhura me prevalencën e
çrregullimeve të zhvillimit në fëmijërinë e hershme, por nga të dhënat e
një studimi të kryer në vitin 1998 në Tiranë nga Qendra Kombëtare për
Mirërritjen dhe Zhvillimin e Fëmijës dhe specialistëve të QSUT, rezultoi
se 6% e fëmijëve të moshës 4 vjeç kishin probleme te zhvillimit (përqindje
e cila konsiderohet si problematike nga OBSH) dhe vonesa në të folur.

Zhvillimi i shëndetshëm i fëmijës shtrihet përtej mbijetesës dhe rritjes
fizike duke përfshirë edhe zhvillimin e tyre psikosocial dhe shëndetin
mendor. Kjo do të arrihet duke bashkëpunuar me pediatër dhe mjekë
familjeje, me profesionistë të tjerë të shëndetit, të cilët punojnë në
shkolla dhe në struktura të tjera. ( duke u konsultuar me Politikën dhe
Strategjinë për Shëndetin Mendor), me shkollën dhe familjen.

Kujdes tregohet edhe për shërbimin shëndetësor në shkolla, ku
funksionojnë shërbimi i mjekut dhe ai stomatologjik.


                           Shërbimet sociale

Në politikat e mbrojtjes shoqërore, një vend të rëndsishëm zë mbrojta
shoqërore e fëmijëve dhe ngritja e shërbimeve të reja sa më pranë
komunitetit. Ministria e Punës dhe Çështjeve sociale në Ligjin e ri “Për
ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe në Strategjinë e Shërbimeve
Sociale, të miratuar së fundmi, ka parashikuar realizimi i një reforme e
plotë e të thellë në sistemin e mbrojtjes shoqërore, që synon rrugë për të
reduktuar varfërinë dhe për të ngritur një sistem cilësor të shërbimeve
sociale për grupet dhe individët në nevojë, veçanërisht të fëmijëve.

Një vend të rëndësishëm në zbatimin e kësaj reforme zë decentralizimi i
shërbimeve dhe rritja e kompetencave të pushtetit vendor për
administrimin e tyre, si dhe ndryshimi i roleve të strukturave qendrore,
vendore dhe organizatave të shoqërisë civile për të hartuar dhe zbatuar
politika që kanë në qendër interesin e më të lartë të fëmijës,
deinstitucionalizimin e shërbimeve shoqërore dhe ngritjen e shërbimeve
të reja alternative.



                                    8
Shërbimet për fëmijët po përjetojnë kalimin e tyre nga shërbimet në
institucione në shërbime në familje, në komunitet dhe familje sociale.
Aktualisht po realizohet procesi i transferimit të institucioneve të
shërbimit social dhe vetë këtyre shërbimeve në varësi të pushtetit
vendor. Ky moment është shumë i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit,
sasisë dhe llojeve të shërbimeve, cilësisë dhe shtrirjes së tyre më pranë
kërkesave dhe nevojave të komunitetit.

Problemet më të mprehta në këtë fushë janë: të dhënat e pamjaftueshme
për kategoritë e ndryshme të fëmijëve, si: për fëmijët jetimë, fëmijët që
jetojnë me një prind, që jetojnë pranë gjyshërve, të afërmve apo që nuk
kanë asnjë nga këto mundësi dhe nevojat e tyre, për fëmijët me AK si dhe
ngritja e shërbimeve komunitare dhe shtrirja e tyre në të gjithë territorin.
Transferimi i këtyre shërbimeve në organet e qeverisjes vendore, në
bashkëpunim me institucionet dhe organizmat e pushtetit qendror dhe
OJF-të, do të mundësojnë ngritjen e mekanizmave të evidentimit,
studimeve dhe përcaktimit të saktë të ndërhyrjeve si dhe do t’i japë
shtysë ngritjes së shërbimeve sa më pranë nevojave.

                                      Fëmijët në migracion

Fëmijët në migracion, të shoqëruar dhe të pashoqëruar nga prindërit, po
bëhen përherë e më shumë pjesë e ndërhyrjeve dhe kujdesit të shtetit
dhe të aktorëve të tjerë që veprojnë në vend dhe jashtë tij. Nuk ka shifra
të sakta për numrin e fëmijëve në migracion, por nga një informacion i
MPJ rezulton se vetëm në Greqi ka rreth 25 000 fëmijë të moshave 6-12
vjeç, nga të cilët vetëm dhjetëra prej tyre munden të marrin mësim në
gjuhën amtare, si rrjedhojë e punës së disa mësuesve emigrantë.

Fëmijët në migracion, të pashoqëruar me prindër, janë më të rrezikuar
nga shfrytëzimi për punë dhe nga lloje të tjera të trafikimit. Numri i
fëmijëve të pashoqëruar gjatë kësaj dekade në emigracion llogariten rreth
40003, kryesisht në vendet fqinjë. Nga të dhëna të tjera sillen shifra që
numri i fëmijëve të larguar ilegalisht dhe që shfrytëzohen për lypësi, punë
fizike dhe aktivitete të tjera të paligjshme arrin deri në 6000. Për natyrën
klandestine të fenomenit, si dhe mungesën e informacionit nga vendet e
pritjes, konfirmimi i këtyre shifrave është shumë i vështirë, megjithëse
fenomeni është mjaft shqetësues edhe sikur shifrat realisht të jenë më të
ulta.

Si rezultat i zbatimit të detyrave të Strategjisë Kombëtare kundër
Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe koordinimit të punës të të gjitha
institucioneve, si qeveritare, ashtu dhe jo-qeveritare në fushën e
parandalimit, mbrojtjes, integrimit dhe ndëshkimit të trafikantëve,
3
    Sipas Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 2001


                                                     9
Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm në luftën kundër fenomenit
të trafikut jo vetëm në uljen e numrit të viktimave, por gjithashtu nga
2002 Shqipëria nuk ka më statusin e një vendi kryesor destinacioni dhe
transiti (në krahasim me origjinën).

Megjithatë, nga konstatimet e organizmave të brendshëm dhe
ndërkombëtarë, ende në Shqipëri vërehen raste të emigrimit ilegal të
fëmijëve në vendet fqinjë, kryesisht në Greqi dhe në Itali, mungesa të
strukturave të nevojshme parandaluese dhe mbrojtëse si dhe të
kapaciteteve për t’iu kundërpërgjigjur problemit në një mënyrë sa më
efektive.

Për t’iu përgjigjur këtyre mangësive, në Tetor 2003, qeveria shqiptare
miratoi Planin e Punës Anti-trafik 2003-2004, brenda kuadrit të Strategjisë
Kombëtare, një nga objektivat e të cilit ishte dhe hartimi i Strategjisë për
Luftën Kundër Trafikut të Fëmijëve. Në Planin e Punës 2003-2004
përfshihej edhe ngritja e një grupi ndërministror, brenda strukturave
qeveritare për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, për të punuar me
organizatat kombëtare, OJF-të vendase dhe ndërkombëtare, për të
hartuar, zbatuar dhe monitoruar objektivat kundër trafikut të fëmijëve.

Në fillim të vitit 2005 u miratua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Punës
për Luftën kundër Trafikut të Fëmijëve dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, Viktima
të Trafikut 2005-2007, e cila parashikon krijimin e një strukture të
veçantë, deri në nivel prefekture për të koordinuar dhe monitoruar
parandalimin e trafikut të fëmijëve, mbrojtjen dhe rehabilitimin,
arsimimin, shërbimin shëndetësor dhe social. Drejtimet themelore të
kësaj strategjie janë: Parandalimi, mbrojtja dhe riintegrimi i fëmijëve,
viktima të trafikut, kthimi vullnetar i asistuar dhe koordinimi i i punës
ndërmjet aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, qeveritarë dhe
joqeveritarë, në nivel qendror dhe vendor.

                           Fëmijët e pakicave
Në Shqipëri jetojnë pakica kombëtare dhe komunitete etnike, fëmijët e të
cilave nuk diskriminohen për shkak të kombësisë, dukuri e pranuar nga
vetë popullsia minoritare. Shifra për numrin e përgjithshëm dhe specifik
të minoritarëve nuk ka. Duhet theksuar tradita historike shqiptare për
mosdiskriminimin e minoriteteve dhe komuniteteve etnike dhe mbrojtjen
e të drejtave të fëmijëve dhe individëve nga këto grupime, duke
respektuar lirinë dhe të drejtat si të barabartë me shtetasit shqiptarë.

Popullsia më e margjinalizuar, me nivelin më të ulët ekonomik dhe
arsimor, mbetet popullsia rome. Duke marrë parasysh nevojat e
komunitetit rom, në Shtator 2003 qeveria shqiptare miratoi Strategjinë
Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës për minoritetin rom.
Strategjia fokusohet në përmirësimin e kushteve ekonomike, të

                                    10
shëndetit, të arsimimit, kulturës etj., çka do të ndikojë drejtpërdrejt në
mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Për këtë qëllim, Qeveria ka hartuar
dhe do të hartojë akte ligjore e nënligjore për të zbatuar në praktikë
detyrat e vëna nga Strategjia.

Problemi më i mprehtë është regjistrimi i këtij komuniteti, për të
përfituar nga legjislacioni në fuqi. Ministria e Pushtetit Vendor dhe
Decentralizimit po merret me problemin e regjistrimit të kësaj popullsie
duke ndjekur veç procesit, edhe sensibilizimin e këtij komunitetit
nëpërmjet njoftimeve në radio, televizion etj. Regjistrimi i fëmijëve është
një masë me rëndësi, sepse i mbron ata nga çdo abuzim dhe u krijon
mundësi për zhvillim.

Pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale funksionon Njësia e
Monitorimit të Strategjisë “Për përmirësimin e kushteve të jetesës
së komunitetit rom”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po zbaton një numër të madh
projektesh për arsimimin e fëmijëve romë.

Kategori dhe grupmosha të ndryshme të fëmijëve përballen me rreziqe
dhe dukuri si dhuna, shfrytëzimi, varfëria etj. Institucionet që vendosen
në mbrojtje të tyre mbeten ligji, policia, komuniteti, pushteti qendror e
vendor, opinioni etj.

Legjislacioni shqiptar nuk ka parashikuar dispozita të veçanta, të
përmbledhura në një akt ligjor për trajtimin e fëmijëve, që janë viktima të
shfrytëzimit, keqtrajtimit, torturës etj., por këto masa i gjejmë të
shpërndara në ligje të veçanta, sipas rastit konkret.

         Reforma juridike dhe masat në ndihmë të fëmijëve

Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve luan reforma e ndërmarrë në
aspektin legjislativ.

Është punuar mjaft mirë në përmirësimin e legjislacionit civil dhe penal,
për të siguruar mbrojtje të veçantë të fëmijëve nga fenomene që
paraqesin rrezikshmëri shoqërore të madhe dhe që ndikojnë negativisht
në të ardhmen e tyre. Vlen të përmendet miratimi i Kodit të familjes, i
cili në pjesën e dispozitave të përgjithshme përfshin parimin e interesit
më të lartë të fëmijës. Ligji “Për Gjendjen Civile” ka një akses pozitiv në
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ndryshimet e vazhdueshme në Kodin
Penal kanë parashikuar jo vetëm dispozita specifike për të mbrojtur
fëmijët nga keqtrajtimet, abuzimet seksuale, trafikimi, prostitucioni,
pornografia, veprat e turpshme, por në vazhdimësi zhvillimet ligjore kanë


                                    11
parashikuar rritje të ndjeshme të masave të dënimit ndaj autorëve të
kryerjes së këtyre veprave.

Është në proces ngritja dhe funksionimi i seksioneve të veçanta
për gjykimin e të miturve dhe, paralelisht me të, po merren masa
konkrete për përmirësimin e trajtimit të të paraburgosurve, veçanërisht
të të miturve,      me qëllim parandalimin e shkeljeve të ligjit dhe
kriminalitetit tek ata, si dhe po punohet për trajnimin e stafit që punon
në mënyrë të vazhdueshme dhe të drejtpërdrejtë me të miturit.

Për të mundësuar vënien në plan të parë të interesit të fëmijës, në
sistemin e gjykatave është futur edhe roli i psikologut, në mënyrë të
veçantë në proceset e divorceve etj.

Roli i punonjësit social është përfshirë ndjeshëm edhe në ambientet e
vuajtjes së dënimit dhe në paraburgim. Po bëhet kujdes që të miturit ta
vuajnë dënimin në ambiente të veçanta nga të rriturit, duke iu krijuar
mundësi që të ndjekin arsimin e detyruar, të frekuentojnë bibliotekën, të
zhvillojnë aktivitete kulturore e sportive si dhe të ushtrojnë të drejtën e
besimit të tyre fetar.

Nga të dhënat statistikore të viteve 2002 dhe 20034, rezulton se një ka
një numër të konsiderueshëm të dënuar me gjobë dhe heqie lirie deri në
dy vjet. Për rrjedhojë, bazuar edhe në standardet ndërkombëtare, ka
lindur nevoja e ngritjes dhe funksionimit të institutit të riedukimit për
trajtimin e kësaj kategorie, si prioritet i reformës institucionale në
Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu, duhet përmendur puna intensive për
trajnimin e punonjësve të sektorit të edukimit në institucionet aktuale të
vuajtjes së dënimit dhe atyre të paraburgimit (aktualisht pjesë e
Ministrisë së Drejtësisë) si dhe me gjyqtarët e prokurorët.

I gjithë legjislacioni është i ri, modern dhe në përputhje me standardet
evropiane. Parimet kryesore të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve kanë
një rëndësi të veçantë dhe janë vendosur në bazë të gjithë procesit të
veprimtarisë që lidhet me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

Çfarë pritet në të ardhmen?

Krijimi i një sistemi të përshtatshëm të drejtësisë për të miturit, me
qëllim identifikimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të politikave, ndërhyrjeve
dhe masave që duhet të ndërmerren në:
    mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët, në veçanti të
      atyre në konflikt me ligjin si dhe të shërbimeve edukative për ta,
4
 Gjatë vitit 2002 janë dënuar 251 të mitur për krime dhe 23 për kundërvajtje , ndërsa
për vitin 2003, janë dënuar 259 të mitur për krime dhe 49 për kundërvajtje.


                                          12
      zhvillimin e një tërësie masash ligjore, materiale dhe procedurale të
       posaçme për trajtimin e të miturve, kryesisht në fushën penale,
       civile, familjare,
      ngritjen e strukturave të specializuara dhe të pajisura në mënyrë të
       përshtatshme, në sistemin e prokurorive dhe të policisë gjyqësore
       për të miturit,
      sigurimin dhe përshtatjen e           asistencës ligjore, sociale dhe
       psikologjike me nevojat e fëmijëve në konflikt me ligjin. Në këtë
       drejtim do të ngrihen dhe funksionojnë shërbimet psiko-sociale me
       programe bashkëkohore,
      parandalimin dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin,
      rritjen e mbrojtjes së fëmijëve të privuar nga liria,
      zhvillimin e trajnimeve profesionale afatshkurtra, afatmesme dhe
       afatgjata të stafeve që punojnë me të miturit,

Mbështetja e procesit të reformës legjislative dhe institucionale në fushën
e drejtësisë për të miturit. Ne ketë aspekt do të realizohen:
    zhvillimin e të drejtave të të miturve dhe sigurimin e mbrojtjes së
       tyre nga rreziqet që mund të cënojnë jetën, shëndetin, edukimin dhe
       mirërritjen e tyre,
    parashikimin e dënueshmërisë dhe trajtimin e të miturve që
       përfshihen në rrugën e krimit,
    Miratimin        e    paketës ligjore “Mbi drejtësinë për të miturit”,
       ratifikimin e konventave dhe dokumentave të tjerë ndërkombëtarë
       në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, projektligjit “Për organizmin
       dhe veprimtarinë e Komitetit Shqiptar të Birësimeve” etj.
    Sensibilizim i komunitetit në lidhje me njohjen e të drejtave dhe
       masat mbrojtëse të drejtësisë për të miturit,
Ngritja e strukturave të drejtësisë për të miturit
    Ngritja e funksionimi i strukturave përkatëse në zbatim të paketës
       ligjore, si; Instituti i riedukimit për të miturit, si institucion kryesor
       për ekzekutimin e dënimeve alternative dhe masave të tjera
       edukuese,
    Ngritja e seksioneve të veçanta për gjykimin e të miturve në gjykatat
       e rretheve të vendit dhe në një të ardhme të mund të shihet si
       prioritet ngritja e gjykatës për të miturit.

Analiza e situatës së fëmijëve në Shqipëri evidentoi se vërsa i përket
efektivitetit të gjithë faktorëve dhe mekanizmave, që u përmendën më
sipër, mund të themi se veprimi i tyre ka qenë disi separatist, nuk ka
arritur në bashkërendimin dhe bashkëveprimin e duhur për marrjen,
përcjelljen dhe përpunimin e informacionit në funksion të realizimit të
shërbimeve dhe ndihmës konkrete. Zhvillimi i gjithanshëm i vendit dhe
hartimi i strategjive sektoriale, etapa në të cilën ka hyrë shoqëria
shqiptare kërkon fuqizimin e mekanizmave institucionale, koordinimin


                                       13
më të plotë të veprimtarisë në shërbim të fëmijëve, ritme më të shpejta në
mbrojtjen, zhvillimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre.

Në këtë konveks, rishikimi i Strategjisë dhe hartimi i Planit të Veprimit
në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, ngritja e Komitetit Ndërministror
për të Drejtat e Fëmijëve dhe e Njësisë Qendrore për Fëmijët që do të
monitorojnë zbatimin e tyre, por edhe thellimi i procesit të
decentralizimit, konsiderohen si një hop cilësor dhe shumë i
rëndësishëm që do të sjellë rezultate të ndjeshme pozitive.

Këto dokumenta të rëndësishëm mbi të cilën do të zhvillohet veprimtaria
në fushën e të drejtave të fëmijëve, janë në zbatim të Rekomandimeve të
Komitetit për të Drejtat e Fëmijës, mbajtur në Gjenevë në janar 2005.

Procesi i rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe hartimit të
Planit të Veprimit është realizuar me mbështetjen dhe asistencën e
Përfaqësisë së UNICEF-it në Shqipëri.

Hartimi i këtyre dokumentave është realizuar në bashkëpunim të gjerë
me të gjithë aktorët që operojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve. Janë
zhvilluar 6 tryeza të rrumbullakëta, në të cilat është debatuar rreth
problematikës dhe zgjidhjeve të ofruara.

Grupi i ekspertëve falënderon të gjitha institucionet vendase dhe të
huaja, shoqatat dhe individët që u bënë pjesë e këtij procesi. Mund të
veçojmë në këtë drejtim përfaqësuesit e pushtetit vendor, Zyrën e
Avokatit të Popullit, CRCA-në, Save the Children, Aleancën për Fëmijët,
Këshillin Rinor Shqiptar, Parlamentin e të Rinjve, Qeveritë e Nxënësve,
etj.




                                   14
                 OBJEKTIVAT KRYESORE
                          TË
           STRATEGJISË KOMBËTARE PËR FËMIJËT

1. Ngritja e strukturave dhe sigurimi i burimeve të mjaftueshme
   financiare e njerëzore, për të realizuar detyrimet që rrjedhin nga
   Konventa Për të Drejtat e Fëmijëve dhe nga Strategjia Kombëtare
   për Fëmijët, për krijimin e një vendi të denjë për ta.

2. Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët,
   pavarësisht nga mosha, gjinia, etnia, aftësia e kufizuar, statusi i
   lindjes etj.

3. Vazhdimësia e procesit që siguron respektimin e interesave të
   fëmijëve, të drejtën e informimit dhe të lirisë së shprehjes dhe
   pjesëmarrjen e tyre në të gjitha çështjet që lidhen me ta në familje,
   në shkollë dhe në institucione të tjera.

4. Ngritja e sistemit të institucioneve dhe marrja e masave të tjera të
   domosdoshme, për të mbrojtur fëmijët nga të gjithë format e
   dhunës, të shfrytëzimit dhe nga keqtrajtimet.

5. Sigurimi i jetesës së fëmijëve në mjedis familjar, dhe vetëm në
   pamundësi të kësaj, ofrimi i kujdesit alternativ, ku përparësi të
   ketë kujdesi në familjet sociale.

6. Përsosja e kuadrit ligjor në fushën e birësimeve, duke synuar
   birësim të sigurt dhe të përshtatshëm për fëmijët, nëpërmjet
   Komitetit Shqiptar të Birësimit.

7. Rritje e kujdesit për t’u krijuar shanse të barabarta fëmijëve me
   aftësi të kufizuara.

8. Përmirësimi i kujdesit dhe shërbimit shëndetësor për nënën dhe
   fëmijën, me synim arritjen e standardeve normale në këtë
   shërbim.

9. Ndërtimi i sistemit arsimor bashkëkohor, duke garantuar që të
   gjithë fëmijët të mësojnë në kushte të përshtatshme dhe të
   përfundojnë arsimin e detyruar.

10. Reduktimi i numrit të fëmijëve që punojnë dhe garantimi i sistemit
    të mbrojtjes së tyre.

11. Ulja e numrit të fëmijëve të rrugës dhe ngritja e shërbimeve që i
    mbrojnë dhe zhvillojnë ata.

                                 15
I.MBIJETESA E FËMIJËVE


a. Shëndeti i fëmijëve.

Për të pasur një shëndet dhe zhvillim të mirë të fëmijëve, kujdesi duhet
të fillojë që në periudhën parakonceptuale, duke vazhduar me kujdesin
para dhe gjatë lindjes.

E rëndësishme është që të gjitha gratë të fillojnë një shtatzëni të
dëshiruar, në kohën e pjekurisë sociale dhe biologjike, të ushqehen si
duhet, të sigurojnë shëndet të mirë, të mësojnë si të mbrojnë veten e tyre
dhe foshnjën gjatë shtatzënisë dhe për kujdesin fizik dhe tu garantohet
mbështetje emocionale në periudhën kritike të jetës për fëmijën e tyre.
Shërbimeve shëndetësore cilësore për kujdesin para dhe pas lindjes
duhet t’u ofrohen të gjitha nënave që kanë nevojë për të.

Aktualisht ndjekja e shtatzënisë dhe e shëndetit të gruas së moshës
riprodhuese bëhet kryesisht nga qendra të specializuara, që janë
këshillimoret e nënës, të cilat janë të vendosura në të gjitha qytetet e
vendit në shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor dhe reparteve
Obstetrikë-Gjinekologjik në spitalet e rretheve.

Kujdesi para, gjatë dhe pas lindjes për gruan shtatzënë ofrohet nga
personeli i qendrave shëndetësore në fshat, (infermiere-mamia dhe mjeku
i familjes) nga këshillimoret e gruas në qytete (mamia dhe specialisti
obstetër gjinekolog) dhe nga repartet e obstetrikë-gjinekologjisë në
spitalet e rretheve.

Nga të dhënat e kryera nga disa survejime të UNICEF, OBSH, etj,
rezulton se rreth 95 % e grave kanë marrë kujdes para lindjes, pra gjatë
shtatzënisë, nga një personel i aftë mjekësor. Në zonat urbane ky kujdes
është ofruar në rreth 73% nga mjeku specialist dhe 17 % nga mami-
infermieret, ndërsa në zonat rurale ky raport është i kundërt, ku rreth
50% e kujdesit ofrohet nga mami-infermiere. Por duhet thënë se niveli
cilësisë së shërbimit paralindjes, i ofruar nga personeli mjekësor, mbetet
ende jo i mirë sidomos në drejtim të këshillimit, promocionit dhe edukimit
të gruas shtatzënë, familjes dhe të gjithë komunitetit.

Një element kyç për një lindje të sigurt dhe mbijetesën e nënës dhe
fëmijës së porsalindur është prania e një stafi të aftë teknikisht për të
asistuar në lindje, të pajisura me mjetet dhe pajisjet e nevojshme për të
menaxhuar si duhet në kohë komplikacionet e mundshme. Shumë i
rëndësishëm në këtë moment është vendi i lindjes.

                                   16
Ushqyerja e mirë e nënës është shumë e rëndësishme për shëndetin e
fëmijës. Ushqyerja dhe shëndeti jo i mirë janë pjesë e një cikli të
vazhdueshëm gjatë gjithë jetës së individit; ushqyerja jo e mirë çon në
sëmundje dhe sëmundja shkakton përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes
nutricionale. Këto pasoja ndjehen më shumë tek foshnjat dhe fëmijët e
vegjël që vuajnë pasojat e një kequshqyerje, duke pasur kështu rrezik më
të madh për vdekje dhe paaftësi të përjetshme. Por duhet thënë se
fëmijët që vdesin përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël ose majën e
ajsbergut të pasojave të rënda shëndetësore që kanë deficitet
nutricionale. Kequshqyerja e nënës, ushqyerja jo e mirë me gji dhe
ushqyerja plotësuese mbas moshës 6 muajshe, janë rreziqe të mëdha për
shëndetin e fëmijëve të mbijetuar.

Programi Kombëtar i Ushqyerjes në vitin 1990 tregoi se 53 % e grave
shtatzëna (kryesisht moshat 25-29 vjeç), ishin me anemi. Megjithëse
studimet për nutricionin këto vitet e fundit mungojnë, nga ndryshimet
social ekonomike që ka pësuar vendi, ekspertët theksojnë se për atë
pjesë të popullatës që mund ta përballojë, ka një përmirësim të
ushqyerjes duke e pasuruar me produktet e qumështit, zarzavatet dhe
frutat.

Planifikimi Familjar luan rol kyç në përmirësimin e shëndetit riprodhues,
sepse vepron në tre komponentë kyç siç janë:
   - Shëndeti i nënës, duke distancuar lindjet,
   - Shëndetin e fëmijës duke krijuar mundësi nënës për përkujdesjen,
       rritje dhe lidhjen e fortë psikoemocionale me fëmijën
   - Parandalimin, edukimin dhe ofrimin e mjeteve mbrojtëse kundër
       Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) dhe HIV/AIDS.

Planifikimi Familjar ofrohet në Këshillimoret e Gruas në qytet dhe në
repartet e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Spitalet e qyteteve, dhe nga mjeku
i përgjithshëm, ose mjeku i familjes, në Qendrën Shëndetësore në fshat.
Aktualisht në shkallë vendi shërbimi i planifikimit familjar ofrohet në
300 qendra shëndetësore të Planifikimit Familjar.

Vdekshmëria foshnjore (vdekjet e fëmijëve 0-1 vjeç për 1000 lindje te
gjalla) për dhjetëvjeçarin e kaluar është ulur afërsisht me 1/2 e nivelit të
viteve 90-të (nga 35 për 1000 lindje gjallë në 15.1 për 1000 lindje në vitin
2004), por krahasuar me vende të tjera të rajonit evropian, mbetet në
nivele të larta.
Reduktimi deri në 10 për 1000 lindje të gjalla deri ne vitin 2015 i
shkallës së vdekshmërisë foshnjore deri 5 vjeç, është një nga sfidat e
sektorit të shëndetësisë në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të
Mijëvjeçarit. Gjatë viteve në vazhdim një poçes i rëndësishëm është
zbatimi i menaxhimit të integruar ambulator të sëmundjeve të fëmijërisë

                                    17
për vlerësimin trajtimin dhe këshillimin e kombinuar për sëmundjet
kryesore të fëmijës.


Vdekshmëria foshnjore për 1000 lindje për vitet 1993-2003

1993   1994   1995   1996   1997   1998    1999   2000   2001   2000   2003
35.4   28.3   30.0   25.8   22.5   20.5    17.5   16.0   17.5   17.3   15.5


Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, sëmundjet të porsalindurve dhe
sëmundjet diarreike janë shkaqet kryesore të kësaj vdekshmërie. Këto
janë të lidhura kryesisht me kushtet jo të mira të jetesës dhe higjienës,
mungesën e akcesit ndaj shërbimeve shëndetësore, njohuri jo të mira të
personelit shëndetësor lidhur me ndjekjen dhe trajtimin e sëmundjeve
kryesore të fëmijërisë, si dhe nivelin e pamjaftueshëm të edukatës dhe
njohurive të nënës, familjes dhe komunitetit, veçanërisht në drejtim të
mirërritjes, ushqyerjes së fëmijës dhe kujdesit për shëndetin e fëmijës.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes zënë vendin e parë në vdekjet e
fëmijëve 0-5 vjeç në vendin tonë. Në vitin 1991-1993 ato përbënin rreth
42% të vdekshmërisë foshnjore. Duhet theksuar se vdekshmëria foshnjore
nga këto sëmundje është ulur në ¼ vitin 2000 në krahasim me vitin 1990.

Në shërbimet e fëmijës është realizuar futja e protokolleve të menaxhimit
të integruar ambulator për sëmundjet e fëmijërisë (MISF, strategjia e
OBSH/UNICEF) për vlerësimin, trajtimin dhe këshillimin e kombinuar të
fëmijës së sëmurë në drejtim të sëmundjeve kryesore të fëmijërisë,
sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, diarreike, ushqyerjen, vaksinimin
në shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët (mjek familje, mami,
infermiere). Futja e këtyre protokolleve për ndjekjen e fëmijës 0-5 vjeç
nga mjekët e familjes dhe mamitë në dy rrethe pilot ka përmirësuar
mjaft punën, duke ndikuar në përmirësimin e treguesve të vdekshmërisë
dhe sëmundshmërisë fëminore. Në këto dy rrethe për një periudhë tre
vjeçare pati një ulje të ndjeshme të vdekshmërisë foshnjore. Gjithashtu
ka filluar zbatimi i këtyre protokolleve në dy prefektura të tjera, në
Elbasan dhe në Dibër.

Ushqimi i nënës dhe fëmijës

Në themelet e një zhvillimi të mirë dhe të shëndetshëm qëndron
ushqyerja, ndërkohë që një ushqyerje jo e mirë çon në sëmundje e cila
përkeqëson gjendjen nutricionale. Foshnjat janë grupmosha më e
ndjeshme e këtyre pasojave, duke pasur kështu rrezikun më të madh për
vdekje dhe për paaftësi të përjetshme. Kequshqyerja e nënës, ushqyerja


                                   18
jo e mirë me gji dhe ushqyerja plotësuese mbas moshës 6 muajshe, janë
rreziqet më të mëdha për shëndetin e fëmijëve.

Ushqyerja me gji, konsiderohet si një nga treguesit kryesorë të shëndetit
dhe mirërritjes së fëmijëve. Në vitin 1998, u krye studimi për
“Monitorimin e ushqyerjes me gji” në shtatë rrethe të vendit. Rezultatet
treguan se ndonëse 94 % e nënave fillonin ushqyerjen ekskluzive me gji
në maternitet mbas muajit të parë deri në muajin e gjashtë të jetës,
incidenca e ushqyerjes me gji ulej nga 70% në 11%. Për të përmirësuar
këtë situatë, në shtator të vitit 1999, u miratua ligji mbi “Nxitjen e
Ushqyerjes me gji”, mbështetur në Kodin ndërkombëtar të Marketingut të
zëvendësuesve të qumështit të gjirit.

Qëllimi i këtij ligji është të kontribuojë për sigurimin e një ushqimi të
sigurt, të përshtatshëm dhe të mjaftueshëm për fëmijët, nëpërmjet
mbrojtjes dhe nxitjes së ushqyerjes me gji, si dhe sigurimin e një
përdorimi të drejtë të zëvendësuesve të qumështit të gjirit, kur këta janë
të nevojshëm, mbi bazën e një informacioni të përshtatshëm dhe
nëpërmjet tregtimit dhe shpërndarjes së tyre.

Ky ligj rregullon tregtimin dhe praktikat e lidhura me të, të produkteve të
zëvendësuesve të qumështit të gjirit, përfshirë këtu edhe qumështin
industrial e produkte të tjera të qumështit, kur ata tregtohen, ose
paraqiten si të përshtatshëm, me ose pa modifikime, për përdorim si
zëvendësues të pjesshëm, ose total të qumështit të gjirit.

Për të nxitur ushqyerjen me gji në institucionet tona shëndetësore po
përhapet iniciativa e “SPITAL MIK I FËMIJËS” (OBSH/UNICEF). Tashmë
që nga korriku 1998 ne kemi spitalin e parë që ka marrë çertifikatën si
“SPITAL MIK I FËMIJËS”, Materniteti i Lezhës, që ishte spitali i tillë i
parë në Ballkan, ndërsa Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik Tiranë
ka marrë një çertifikatë nxitje. Në vitin 2000 në Shqipëri edhe
materniteti i Fierit, i cili zë vendin e tretë në vend përsa i përket numrit
mesatar vjetor të lindjeve u vlerësua si “SPITAL MIK I FËMIJËS”. Gjendja
e ushqyerjes me gji në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm,
krahasuar me të dhënat e studimit të vitit 1998. Dallimet e ndjeshme në
treguesit midis qyteteve ku është kryer një ndërhyrje si trainimi i
personelit shëndetësor, dhe atyre ku nuk është bërë asnjë ndërhyrje,
shtrojnë nëvojën e marrjes së masave të organizuara..

Praktikat e papërshtatshme të ushqyerjes së fëmijëve të vegjël janë një
shkak madhor për fillimin e kequshqyerjes tek fëmijët dhe nga shkaqet
me te rëndësishme të vdekjeve të fëmijëve të vegjël.




                                    19
Fëmijët që nuk ushqehen me gji kanë rreth 6 herë më shumë shanse për
të vdekur në muajt e parë të jetës së tyre. Mbas muajit të gjashtë të jetës
foshnjat hyjnë në një periudhë shumë vulnerabël të ushqyerjes
plotësuese, periudha e tranzicionit që kalohet tek ushqyerja me ushqimet
e familjes. Incidenca e malnutricionit në moshat 6-18 muajsh është më e
rritur në këtë periudhë dhe mungesat në këtë moshë janë të vështira për
t’u kompensuar në moshën e rritur.

Mungesat në micronutrientë si vitamina A, hekur, jod, zink, që janë të
përhapura, përbëjnë një shkak për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë
veçanërisht tek fëmijët e vegjël. Si rrjedhojë e ushqyerjes jo të mirë,
infeksioneve të përsëritura dhe parazitazave të shumta, anemia tek
fëmijët është e lartë. Efektet e një ushqyerje të mirë gjithashtu vazhdojnë
më tej në jetën e fëmijës duke çuar në një performancë të ulët në shkollë
dhe dëmtime të tjera të zhvillimit intelektual dhe social.

Shqipëria në studimet e kryera para viteve 90 për malnutricionin
raportonte se rreth 30% e fëmijëve 0-2 vjeç vuanin nga forma të rënda të
malnutricionit. Fëmijët që jetonin në zonat malore treguan përqindje më
të lartë (32%) malnutricioni se ato që jetonin në zonat fushore (24%)
Diferencat më të mëdha në malnutricion u panë gjithashtu edhe midis
pjesës jugore të vendit (18%) dhe asaj të veriut (30%), që reflekton
gjëndjen social-ekonomike të vendit. Dhe së fundi zonat rurale (35,1%)
kanë rezultuar më të prekura nga malnutricioni se ato urbane (17,2%).
Mbas viteve 90, në studimet e kryera nga ISHP dhe shoqata të ndryshme
joqeveritare, rezultoi se megjithëse incidenca e malnutricionit është e
ulur, ende mbetet në shifra jo të kënaqëshme.

Në rezultatet e studimeve të kryera gjatë këtyre viteve rezulton se gjatë
periudhës 10 vjeçare të tranzicionit ka ndryshuar profili i malnutricionit.
Vërehet një përmirësim i situatës së malnutricionit të formës së rendë.
Kështu prevalenca e malnutricionit është bërë pothuajse e ngjashme si
në zonat urbane dhe rurale (kjo ndoshta e lidhur me migracionin e
brendshëm nga zonat rurale dhe mbipopullimin e zonave urbane). Mosha
më e prekur është përsëri grup mosha 1-2 vjeç (20.1%) që siç u përmend
reflekton praktikat jo të mira të fillimit të ushqyerjes solide/ushqyerjes
plotësuese, që ka lidhje me punën dhe njohuritë jo të mira të personelit
shëndetësor lidhur me këshillimin për ushqyerjen e fëmijës si dhe me
edukimin e nënave për kujdesin për mirërritjen e fëmijëve (UNICEF MICS
Survey 2000).

Nga studimet e kryera në vitin 1993 rezultoi se pamjaftueshmëria e
rëndë jodike ishte gjithashtu një problem. Mbështetur mbi këto rezultate
Ministria e Shëndetësisë së bashku me UNICEF/OBSH, filloi një strategji
kombëtare afat shkurtër dhe afat gjatë për eliminimin e çrregullimeve
jodike në vend.

                                    20
Strategjia afat-shkurtër konsistoi në shpërndarjen e ampulave dhe
tabletave me jod në Qendrat Shëndetësore të vendit për popullsinë e
atyre zonave që ishin më të prekura nga defiçenca jodike.
Strategjia afat gjatë e përgatitur nga MSH konsiston në jodizimin e kripës
së gjellës dhe kripës shtazore. Në vitin 1997 u përgatit një Vendim i
Këshillit të Ministrave ku urdhërohej që e gjithë kripa e importuar në
vend të jetë e jodizuar. U krijua Komiteti Kombëtar për Kontrollin e
Çrregullimeve      nga    Pamjaftueshmëria    Jodike      me   pjesëmarrje
ndërministeriale, OJQ, specialistë të fushës etj, i cili ka ndërmarrë disa
iniciativa në këtë drejtim.

Në Shqipëri mungojnë të dhënat në nivel kombëtar për
pamjaftueshmërinë e Vitaminave si vitamina A. Nga një studim pilot i
bërë në Qendrën Spitalore         Universitare “Nënë Tereza”, Shërbimi
Pediatrik, për të përcaktuar deficitet nga disa mikronutrientet në fëmijët
0- 6 vjeç u vu re se pamjaftueshmëria e Vitaminës A u konstatua ne
49% të fëmijëve të studjuar (1994). Fëmijët me sëmundje diarreike dhe
pulmonare ishin më të rriskuar ndaj kësaj pamjaftueshmërie. Të dhënat
e studimit treguan gjithashtu se fëmijët e ushqyer me gji janë më të
mbrojtur ndaj këtij deficiti.

Për këtë arsye në protokollet e ndjekjes së fëmijëve 0-6 vjeç nga
Këshillimoret e Fëmijëve në vendin tonë rekomandohet dhënia e
vitaminës A atyre fëmijëve që kanë probleme malnutricioni, rakiti, apo
infeksione të përsëritura ndërsa vitamina D është e detyrueshme për të
gjithë fëmijët e moshës 0-3 vjeç.

Vaksinimi i fëmijës është një tjetër prioritetet për shëndetin e fëmijës.
Shqipëria ka një skemë vaksinimi të detyrueshme kundër sëmundjeve
kryesore ndryshme që shfaqen gjatë periudhës së fëmijërisë. Studimet
kanë treguar se mbulesa vaksinale është e lartë mbi 95% të fëmijëve. Në
vitin 2002 Shqipëria u çertifikua nga OBSH si vendi pa Poliomielit.
Shqipëria ka tashmë një Plan Kombëtar Veprimi për Imunizimin 2001-
2010 dhe Qeveria është pjesë e partnershipit në Aleancën globale të
Vaksinimit dhe Imunizimit.


Organizimi i shërbimeve shëndetësore për fëmijët

a) Në Kujdesin Shëndetësor Parësor
Shërbimi për fëmijët në kujdesin parësor fillon që në zonat rurale ku janë
ambulancat me personel të mesëm mami-infermiere, por edhe nën
kontrollin mjekësor të mjekut të familjes në Qendrën Shëndetësore.
Qendrat shëndetësore janë të vendosura në nivel komune dhe në to ka
zakonisht mjek familje, ndonjëherë pediatër si dhe mami-infermiere, të

                                   21
cilët ndjekin të gjithë problematikat e mirërritjes dhe zhvillimit të
fëmijëve 0-14 vjeç.

Në qytet shërbimi parësor për fëmijët mbulohet nga këshillimoret e
fëmijëve, të cilat ndjekin mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijëve 0-6 vjeç
dhe shërbimet për sëmundjet pediatrike të vendosura pranë poliklinikave
të lagjeve të qyteteve, të cilat ndjekin fëmijën e sëmurë deri në moshën
14 vjeç.

b) Në nivelin dytësor :
Në të gjitha spitalet e rretheve ky shërbim ofrohet nga repartet e
pediatrisë së përgjithshme.

c) Në nivelin tretësor
Ky shërbim aktualisht ne vendin tonë ofrohet nga Spitali Pediatrik pranë
Qendrës Spitalore Universitare “ Nënë Tereza" Tiranë, Qendra Kombëtare
për Mirërritjen dhe Zhvillimin e Fëmijëve, krijuar në zbatim të VKM
nr.325, datë 23.06.2000. Ajo u ngrit si një qendër diagnostikuese e
trajtuese për problemet e zhvillimit, si një qendër trajnimi dhe për
realizimin e studimeve shkencore në lidhje me mirërritjen dhe zhvillimin
e fëmijëve.

Çfarë pritet në të ardhmen:

      Përmirësimi dhe integrimi i strukturave shëndetësore të fëmijës dhe
       të gruas në të tre nivelet e kujdesit shëndetësor.
      Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të nënës dhe fëmijës në tre
       nivelet e kujdesjes, nëpërmjet unifikimit të protokolleve standard për
       ndjekjen e shëndetit të nënës dhe të fëmijës,
      Përmirësimi i nivelit shkencor dhe teknik i njohurive të personelit
       shëndetësor, nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm të gjithë personelit
       shëndetësor që punon në këto shërbime.
      Plotësimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për mbrojtjen e shëndetit të
       nënës dhe fëmijës
      Sensibilizimi dhe mobilizimi i gjithë shoqërisë, për të kuptuar se
       kujdesi për gruan dhe fëmijën nuk është detyrë vetëm e
       shëndetësisë, por përbën një prioritet kryesor për vendin.


   Fëmijëria e hershme


   Zhvillimi dhe kujdesi për fëmijërinë e hershme (ZHKFH).




                                      22
  Fëmijëria e hershme përcaktohet si periudha e jetës së fëmijës, nga
  formimi deri në moshën tetëvjeçare dhe përfshin ndërthurjen e
  shëndetit, ushqyerjes dhe stimulimit intelektual, krijimin e mundësive
  për studimin dhe të mësuarin aktiv, si dhe sigurimin e kujdesit emotive
  dhe shoqëror për të cilat ka nevojë fëmija me qëllim që të realizojë
  potencialin e vet njerëzor dhe të luajë një rol aktiv në familje dhe në
  shoqëri.

  Në Shqipëri ndërhyrjet komplekse për fëmijërinë e hershme janë ende
  në një faze embrionale. Në vitin 2003 u krijua për herë të parë një
  Task Forcë Ndërsektoriale për Fëmijërinë e hershme dhe u
  përcaktuan objektiva konkrete për këtë grupmoshë.

  Ministria e Arsimit, e cila zë një peshë kryesore në ZHKFH për
  moshën 3-6 vjeç, parashikon si objektiv të sajin përfshirjen 100% të
  fëmijëve të moshës 5-6 vjeç dhe 50-70% të atyre 3-5 vjeç në
  institucionet parashkollore deri në vitin 2015. Ajo ka si objektiv edhe
  shtrirjen e metodologjive     bashkëkohore që vënë në qendër të
  veprimtarisë edukative fëmijën, reformimin e kurikulës universitare të
  degës së mësuesisë për sistemin parashkollor, krijimin e sistemit të
  kualifikimit për mësuesit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor që do të
  mbështesë decentralizimin e sistemit parashkollor.

  Ky sektor ka pasur si objektiv funksionimin normal të institucioneve
  parashkollore për moshën nga 0-3 vjeç, përmirësimin e
  infrastrukturës nëpërmjet rritjes së investimeve në infrastrukturën
  parashkollore (çerdhet). Në kuadrin e decentralizimit janë në fokus
  zonat e varfra dhe të margjinalizuara, ku ndihet nevoja e ngritjes së
  shërbimeve për këtë grup moshë dhe          trajnimi dhe aftësimi i
  punonjësve të pushtetit lokal në zbatimi të politikave të shërbimeve
  sociale.

  Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale si objektiv për fëmijërinë e
  hershme ka plotësimin e nevojave dhe sigurimin e shërbimeve për
  fëmijët me nevoja të veçanta të moshës 0-6 vjeç, si fëmijë jetimë a me
  një prind, me aftësi të kufizuara, nga familje me probleme ekonomike
  dhe sociale etj. Kjo po realizohet duke ndihmuar familjen biologjike
  dhe rikthimin e fëmijës në të, duke siguruar familje birësuese, brenda
  dhe jashtë vendit, duke ngritur shtëpitë familje, shërbimin e
  kujdestarisë dhe familjet kujdestare etj.

Për realizimin e këtij objektivi është punuar në këto drejtime:

  -   Për fëmijët jetimë (pa prindër, të braktisur) ose të familjeve me
      probleme ekonomike e sociale nga 0-6 vjeç po punohet t’u krijohen
      kushtet për mirërritjen e tyre në institucionet e shërbimeve

                                  23
       rezidenciale publike, si në Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë, si
       dhe në institucionet e shërbimeve jopublike si në Elbasan,
       Gjirokastër, Tiranë.

   -   Për këtë grup moshe po punohet në kuadër të decentralizimit të
       shërbimeve sociale, për të ulur në mënyrë të ndjeshme shërbimet e
       tipit rezidencial dhe për t’i zëvendësuar me lloje alternative
       shërbimesh, që kanë si synim rritjen e fëmijës në mjedis familjar.
       Për këtë në bashkëpunim me OJF-të po punohet për kthimin e
       fëmijës në familjen biologjike duke krijuar kushtet e nevojshme, në
       pamundësi të kësaj, vendosjen e fëmijës në familjen kujdestare
       (Evry child), birësimin e hershëm të fëmijës etj.

   -   Shteti ka shtuar investimet, për të përmirësuar infrastrukturën e
       institucioneve rezidenciale, është shtuar fondi për pajisje, janë
       përmirësuar programet e trajtimit të fëmijëve, është rritur niveli i
       stafeve nëpërmjet trajnimeve periodike etj.

Për fëmijët nga 0-6 vjeç me aftësi të kufizuar

   -   Po punohet për sigurimin e sa më shumë shërbimeve për këtë
       kategori, duke u orientuar nga shërbimet ditore dhe në familje.
       Deri tani ofrohen:
           shërbime rezidenciale në 5 qendra zhvillimi publike si dhe
             funksionojnë rreth 7 qendra ditore për fëmijë me AK, të
             ngritura nga OJF-të, në të cilat aplikohen modele të reja
             shërbimesh, që synojnë integrimin e fëmijëve nëpërmjet
             shoqërizimit dhe veprimtarisë.
           Trajtohen me pagesë paaftësie sipas vlerësimit të Komisionit
             Mjekësor dhe sipas përcaktimit të grupit mund të përfitojnë
             edhe kujdestar.
           Po punohet për ndërgjegjësimin e prindërve për të pranuar
             sa më herët paaftësinë e fëmijës dhe në këtë proces rol ka
             luajtur depistimi i hershëm i aftësisë së kufizuar, i cili në
             mjaft raste është realizuar nga shërbimet në familje të
             ofruara nga OJF-të.

Çfarë pritet në të ardhmen?
    Përpunimi i një plani kombëtar për fëmijërinë e hershme, ku të
     planifikohet një punë e integruar për këtë grupmoshë me ministritë e
     linjës.
    Mbështetja për krijimin e një strukture të veçantë për fëmijët,
     brenda së cilës të ketë një departament për fëmijërinë e hershme.
    Sigurimi i rritjes së financimeve që shkojnë për këtë grupmoshë
     brenda buxheteve të ministrive përkatëse.


                                     24
      Përpunimi i politikave dhe strategjive për të krijuar mundësi për
       arsim parashkollor për të gjithë fëmijët 0-6 vjeç, veçanërisht atyre 5-
       6 vjeç, në një afat më të shkurtër kohor, duke gërshetuar përpjekjet
       me modele të suksesshme komunitare të zbatuara nga organizata
       joqeveritare.
      Sigurimi i një sistemi statistikor specifik të dhënash sipas rajoneve,
       gjinisë, grupmoshave, etj.
      Sigurimi i legjislacionit të nevojshëm që do të lejojë funksionimin
       normal dhe ndarjen e detyrave për procesin e decentralizimit
      Rishikimi i ligjeve që trajtojnë problemet shëndetësore të nënës dhe
       të fëmijës
      Përmirësimi i legjislacionit penal, duke patur parasysh mbrojtjen e
       veçantë të fëmijës nga të gjitha fenomenet që paraqesin rrezikshmëri
       për jetën e tyre.
      Lidhja e Akt-Marrëveshjes me shtete të tjera për ekzekutimin e
       vendimeve gjyqësore në lidhje me zbatimin e detyrimit të njërit prej
       prindërve për të dhënë pensionin ushqimor për fëmijën.


        Fëmijët jetimë, me një prind dhe me probleme sociale


Politika për mirërritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve bazohet në parimin
themelor që ata duhet të rriten në një mjedis të sigurt dhe familjar,
mundësisht në familjet e tyre natyrore. Në rastet kur nuk realizohet kjo,
ata duhet të rriten në siguri dhe të mbrojtur nga abuzimet kudo qe
ndodhen si në përkujdesjen e familjeve te tyre, ashtu edhe në atë
zëvendësuese.

Në përputhje me statistikat administrative dhe vlerësimet nga studimet e
ndryshme në nivel kombëtar, rezulton se 402 fëmijët jetimë e me
probleme sociale jetojnë në institucione rezidenciale publike, rreth 200
fëmijë jetojnë në qendrat rezidenciale jopublike dhe rreth 16 000
vlerësohet të jetë numri i fëmijëve jetimë pa prindër ose me një prind, që
jetojnë në familje ose në komunitet.

Shërbimet për fëmijët jetimë ofrohen:
  - Nga pjesëtarë të familjes ose të afërm të jetimit, duke u mbështetur
     në traditën shqiptare të kujdesit për fëmijët jetimë.
  - Nga 9 shtëpi fëmijësh publike dhe 6 qendrat rezidenciale jopublike,
  - Nga familjet sociale që kanë birësuar fëmijë, si brenda vendit,
     ashtu dhe jashtë tij.
  - Nga shërbimi i kujdestarisë.




                                      25
1. Fëmijët jetimë, të braktisur dhe me probleme sociale që jetojnë
në institucione

Në institucionet rezidenciale, veç fëmijëve jetimë, vendosen edhe fëmijë të
tjerë, që për arsye ekonomike ose shoqërore nuk mund të jetojnë pranë
familjeve biologjike.

Për fëmijët që jetojnë në institucione janë bërë përpjekje që t’u ofrohen
shërbime të një cilësie të kënaqshme, të cilat kanë ardhur duke u
përmirësuar, si rezultat i asistencës së eksperteve apo donatorëve dhe
modeleve të shërbimeve të OJF-ve që synojnë kthimin e fëmijës në
familjen biologjike, sigurimin e një familjeje sociale si dhe përmirësimin e
kushteve në këto institucione. Janë modeluar shtëpitë-familje, ku fëmijët
jetojnë në kushtet e mjedisit familjar.

Megjithatë, ende vihen re problemet e mëposhtme:
  - Nuk ka të dhëna të sakta të fëmijëve jetimë, me një prind apo me
      probleme sociale dhe nevojat e tyre për shërbime,
  - Në institucione shërbimet nuk arrijnë ende standardet e cilësisë,
      janë larg jetës së fëmijës në familje dhe fëmijët nuk përgatiten për
      jetën e pavarur,
  - Mungojnë programet e trajtimit për fëmijët jetimë që nuk
      vazhdojnë shkollat e mesme dhe kanë rezultate të ulta në mësime,
  - Janë më të rrezikuar nga abuzimi seksual, shtatzënia e hershme
      dhe përfshirja në rrjetet e trafikut dhe të prostitucionit,
  - Nuk janë të siguruar me strehim dhe punë pas mbarimit të
      shkollës,
  - Nuk mbahen parasysh të drejtat e fëmijëve për zgjedhjen e
      shkollës, profesionit, për institucionin ku dëshiron të rrijë,
  - Janë të pamjaftueshme shërbimet alternative.

2 Fëmijët jetimë pa prindër ose me një prind që nuk jetojnë në
institucione
Fëmijët jetimë pa prindër ose me një prind që nuk marrin shërbime
sociale në institucione ndeshen me probleme të tjera:
   - Një pjesë e fëmijëve përfitojnë pension familjar dhe jetojnë me
      prindin ose me të afërmit, por ka edhe mjaft raste që fëmijët nuk
      përfitojnë pension, sepse prindi/prindërit, nuk kanë qenë të
      siguruar dhe në këto kushte fëmija nuk ka mbështetje ekonomike.
   - Ka pak të dhëna nga pushteti vendor për fëmijët jetimë që nuk
      jetojnë në institucione dhe sidomos për gjendjen e tyre ekonomike
      dhe sociale.
   - Mungojnë struktura të shërbimeve social në njësitë vendore dhe
      nuk janë identifikuar të dhëna për fëmijët jetimë, me probleme
      ekonomike e sociale dhe nevojat për mbrojtjen e tyre.



                                    26
  -   Nuk ka programe të mjaftueshme për mbështetjen e nënave
      kryefamiljare, familjeve me shumë fëmijë ose me probleme të
      mprehta sociale dhe me AK, siç janë ato për punësimin, trajnimin
      profesional, etj.
  -   Nuk ushtrohet asnjë autoritet mbi familjen kur vërehen raste
      neglizhence, abuzimi, dhune ndaj fëmijës brenda familjes për
      mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësinë e prindërve.
  -   Nuk ka qëndrim shtrëngues ndaj prindërve që braktisin fëmijët ose
      nuk i dërgojnë ata në shkollë.
  -   Nuk ka një ligj për shërbimin e kujdestarisë, i cili do të siguronte
      rregullat për familjet kujdestare dhe mbështetje ekonomike për të
      afërmit që marrin në kujdestari fëmijët jetimë.

Çfarë pritet në të ardhmen?

     Të nxiten dhe zhvillohen shërbime alternative të përkujdesjes, si
      shërbimet ditore, sigurimi i familjeve kujdestare dhe birësuese, në
      mënyrë që fëmijët te qëndrojnë ne qendra rezidenciale për një kohe
      sa me te shkurtër dhe t’u sigurohet mjedis familjar.
     Të mbështetet familja për të siguruar që fëmija të rritet në mjedisin
      familjar.
     Rishikimi i legjislacionit që trajton problemet e fëmijëve jetimë,
      hartimi i një ligjeve “Për kujdestarinë”, “Për organizimin dhe
      veprimtarinë e Komitetit Shqiptar të Birësimit” si dhe përmirësimi i
      ligjit “Për statusin e jetimit”.
     Të synohet që fëmijët nën 8 vjeç të mos vendosen në përkujdesje
      rezidenciale, përveç se në raste emergjencash dhe për një kohë
      shumë të shkurtër.
     Të nxitet dhe të mbështetet ngritja, zhvillimi dhe shpërndarja në të
      gjithë territorin e shërbimeve komunitare për fëmijët.
     Të punohet për reduktimin e kërkesës për vende në qendrat
      rezidenciale duke i dhënë prioritet edukimit publik, si në aspektin e
      planifikimit familjar, punës me vajzat nëna në maternitetet për të
      parandaluar braktisjen e fëmijës, njohjen dhe mbështetjen me
      shërbime alternative familjet në vështirësi për të mos i çuar fëmijët
      në institucione.
     Të hartohen dhe miratohen brenda qershorit 2005 standardet e
      shërbimeve për institucionet rezidenciale dhe brenda vitit 2005 të
      fillojnë nga zbatimi.
     Brenda vitit 2005 do të hartohen standardet e shërbimeve për
      fëmijët (për të gjitha llojet e shërbimeve) dhe brenda vitit 2006 do të
      vihen në zbatim.
     Të rritet kërkesa për cilësinë e shërbimeve nga të gjithë ofruesit,
      duke siguruar licencimin e shërbimit nga çdo ofrues, publik, privat
      ose i OJF-ve.


                                     27
      Të ngrihet një sistem informacioni nga njësitë e qeverisjes vendore
       deri në nivel qendror për fëmijët jetimë, me një prind dhe me
       probleme sociale dhe nevojat e tyre, i cili do të shërbejë si për
       planifikimin e shërbimeve në nivel vendor, ashtu dhe për përpunimin
       e politikave në nivel qendror.

                      Fëmijë me aftësi të kufizuar

Në janar të 2005 Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare për
personat me aftësi të kufizuar”, ku në thelbin e saj, qëndronte parimi i
barazimit të mundësive për PAK. Ndonëse në këtë strategji problemi i
aftësisë së kufizuar është parë në shumanshmërinë dhe joveçmas për
fëmijët, aty vihet theksi në punën parandaluese për aftësinë e kufizuar,
që në fëmijërinë e hershme dhe parashikohen masa për rehabilitimin dhe
integrimin e fëmijëve duke iu dhënë shansin që të ndjekin shkollën, të
marrin pjesë në jetën shoqërore dhe të aftësohen për jetën.

Deri tani në përpërputhje me legjislacionin në fuqi dhe programet që
zbatohet aktualisht për PAK, fëmijët e lindur me aftësi të kufizuar ose të
bërë të tillë deri në moshën 21 vjeç përfitojnë:
   - Mbështetjen nëpërmjet një pagese për aftësinë e kufizuar në kesh,
      me qëllim që familja të përmbushë nevojat e veçanta të fëmijës me
      AK.
   - Fëmijët me aftësi të kufizuar me statusin e të verbërit dhe para dhe
      tetraplegjikut marrin 200% te pagesës së aftësisë së kufizuar ne
      rastet, kur vazhdojnë shkollën e mesme dhe 300% te pagesës, kur
      vazhdojnë shkollën e lartë.
   - Pagesë kujdestarie për fëmijën me AK që nuk mund të kujdeset për
      veten sipas vendimit të KMCAP.
   - Fëmijëve me aftësi të kufizuara u ofrohen shërbime në qendrat
      rezidenciale të zhvillimit, të cilat kanë ngritur pranë tyre edhe
      shërbime ditore për të përfshirë sa më shumë fëmijë me aftësi të
      kufizuar si dhe funksionojnë disa qendra ditore jopublike të
      ngritura nga OJF-të, që kanë ofruar modele të suksesshme
      rehabilitimi për fëmijët etj. dhe i kanë përgatitur për shkollimin e
      tyre ose në klasa të zakonshme ose në ato të integruarat.

Problemet që evidentohen:
   - Shërbimet ditore dhe komunitare për fëmijët me AK janë ende të
     pamjaftueshme;
   - Nuk ka mbështetje të mjaftueshme psiko-sociale për familjen;
   - Nuk ka programe të mjaftueshme për trajnimin e tyre profesional,
     integrimin në jetën komunitare dhe sensibilizimin e publikut;
   - Ka pengesa në mjedis për lëvizje dhe komunikim;




                                    28
   -   Mungon vlerësimi për AK në të gjitha fazat e zhvillimit të fëmijës
       dhe nuk ka programe për trajnimit të fëmijëve me AK sipas grup
       moshave;
   -   Ka mungesa në mbështetjen e fëmijëve për të hyrë në klasat e
       integruara. Stimulimi i pajisjes me mjete të përshtatshme për
       fëmijët sipas aftësisë së kufizuar;
   -   Mbeten jashtë trajtimit fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian.




                   Fëmijë të braktisur dhe të rrugës

Për këtë kategori, ku përfshihen veçanërisht fëmijë nga komunitetet
etike, si romë apo jevgj ose të familjeve të varfëra dhe me probleme
sociale, ofrohen disa shërbime ditore nga OJF-të, ku u ofrohet ndihmë
materiale, asistencë shkollore dhe përgatitje për klasa të integruara,
kurse kundër analfabetizmit dhe formim profesional. Por këto shërbime
nuk janë të mjaftueshme dhe kërkohet mbështetje më e madhe për
familjen.


                          Fëmijët dhe mjedisi

Shqetësimi për efektet në shëndetin e fëmijëve, të shkaktuara nga
mjedisi jo i shëndetshëm, ka ardhur vazhdimisht në rritje. Fëmijët janë
të ekspozuar ndaj faktorëve të tillë mjedisorë, si ndotja e ujit, ajrit,
mbeturinat, toka dhe ushqimet e kontaminuar, vendbanime jo të
shëndetshme, transport jo i sigurt etj. Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse
aktive në procesin e ndërmarrë nga vendet e Rajonit Evropian në
përgatitjen dhe zbatimin e strategjive dhe te planeve të përbashkëta për
Mjedisin dhe Shëndetin.

Ministria Shëndetësisë nëpërmjet ISHP ka kryer të gjitha vlerësimet e
nevojshme lidhur me aspektet e higjienës mjedisore dhe industriale në
Shqipëri, ka përgatitur raportet përkatëse dhe ka sensibilizuar Ministrinë
e Mjedisit dhe ministritë e tjera të interesuara, në marrjen e masave
përkatëse.

Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të Planit Kombëtar të Veprimit për
Mjedisin dhe Shëndetin, duke bashkëpunuar edhe me vendet e tjera të
rajonit, janë trajtuar mjaft probleme që lidhen ne mënyrë të
drejtpërdrejtë apo të tërthorta që lidhen me shëndetin e njeriut si :
   - Probleme të cilësisë së ajrit
   - Administrimi i mbeturinave spitalore , urbane etj.
   - Përmirësimi cilësisë së ujit të pijshëm

                                    29
   -   Përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve

Të gjitha këto, duke bashkëpunuar edhe me të gjithë aktorët, do të çojnë
në sigurimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm për fëmijët, dhe
nëpërmjet edukimit e promocionit si dhe kujdesjeve shëndetësore do të
kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme në uljen e sëmundshmërisë së
fëmijëve të shkaktuara nga ky mjedis.




II.MBROJTJA E FËMIJËVE

Mbrojtja nga përjashtimi social i fëmijëve.

Në politikat e qeverisë shqiptare një nga prioritetet e saj është mbrojtja
shoqërore e individit. Për këtë qëllim në 10 vjetët e fundit funksionon
sistemi i mbrojtjes shoqërore, i cili synon zbutjen e varfërisë dhe
mbështetjen për njerëzit në nevojë pranë familjeve të tyre, dhe kur nuk
arrihet kjo, edhe në institucionet e përkujdesit shoqëror. Ky sistem është
gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues dhe zbatohet për individët dhe
familjet në nevojë nëpërmjet:
    - Programit të Ndihmës Ekonomike, nga i cili përfitojnë rreth 120
      mijë familje të varfra në qytet dhe në zonat rurale.
    - Programit të mbështetjes me të ardhura të personave me aftësi të
      kufizuara (PAK). Nga ky program përfitojnë pagesë rreth 57 000
      mijë persona me aftësi të kufizuara mendore, fizike, sensore dhe
      32 mijë invalidë pune, për të cilët janë vënë në dispozicion 5.2
      miliardë lekë për vitin 2005, nga rreth 3.8 miliardë lekë në vitin
      2003.
    - Shërbimeve të përkujdesjes shoqërore publike dhe jopublike, që
      ofrohet në qendrat rezidencial si dhe ato ditore që ofrojnë shërbime
      publike dhe jopublike për individë në nevojë.

Për këtë sistem të mbrojtjes shoqërore çdo vit nga buxheti i shtetit vihen
në dispozicion rreth 10 miliardë lekë.

Gjithë ky sistem kërkon të mbrojë familjen dhe individin nga përjashtimi
social dhe veçanërisht kërkon që fëmijët e familjeve të varfra të kenë
mundësi për t’u rritur në kushte optimale.

Po kështu zbatohen edhe programe të tjera siç janë ato të nxitjes së
punësimit dhe formimit profesional veçanërisht për familjet që janë në
skemën e ndihmës ekonomike ose gra kryefamiljare, nga komuniteti rom
etj.



                                    30
Dhuna ndaj fëmijëve në familje, në shkollë dhe në komunitet.

Fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve është sa i përhapur, aq edhe i fshehtë.
Ndaj këtij fenomeni ka sensibilitet në opinion, punojnë edhe disa OJF të
fushës së mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve. Kjo lidhet me mentalitetin e
familjes shqiptare që një nga format e edukimit të fëmijës është edhe
ndëshkimi. Ky mentalitet , ndonëse po tronditet ende ekziston.

Dhuna në familje është ende e ndjeshme, por nuk ka të dhëna për
shtrirjen, format dhe ndikimet e saj tek fëmijët, edhe për shkak të
mentalitetit për të mos nxjerrë problemet jashtë shtëpisë. Ende është
zotërues koncepti se dhunimi fizik për fëmijët është e drejtë e prindit.
Nuk ka mekanizma që e përballin këtë dukuri.

Në komunitet dhe në shkollë dhuna është e pranishme në forma dhe
shtrirje të ndryshme. E rëndësishme është që të ketë kujdes më të madh
për përmasat, format e dhunimit, konceptet dhe sidosmos
ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe prindërve, edukatorëve etj që një fëmijë i
dhunuar është dhunues potencial për të ardhmen.

Për të frenuar këtë fenomen duhet të ngrihen sisteme mbrojtjeje dhe
referimi për rastet e dhunimit të fëmijës, në familje, në shkollë ose në
komunitet.

                      Fëmijët e përfshirë në punë

Puna e fëmijëve nën moshën e parashikuar me ligj është një dukuri që po
haset dendur. Aktualisht nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e fëmijëve
që punojnë dhe llojet e punës që ata bëjnë. Ka dy lloj kategorish të
fëmijëve që punojnë:
   1. Fëmijë që punojnë në sektorin formal të ekonomisë, si në
      rrobaqepësi, fabrikat e prodhimit të këpucëve, në ndërtim etj. që
      janë kryesisht të moshës 15-18 vjeç.
   2. fëmijët që punojnë në sektorin joformal të ekonomisë, kryesisht
      në rrugë, si: shitës ambulantë, lypsa, pastrues të makinave në
      semaforë etj. si dhe në një nga format më të këqija të punës së
      fëmijëve që është edhe trafikimi i fëmijëve për qëllim shfrytëzimi, si
      për shfrytëzim seksual, për vjedhje, përfshirje në aktivitete të
      paligjshme etj.

Problemi i punësimit të fëmijëve ka qenë në qendër të vëmendjes së
qeverisë shqiptare. Ajo ka ratifikuar Konventat e ILOs Nr. 138 “Mbi
moshën minimale” dhe nr.182 “Mbi format më të këqija të punës së
fëmijëve” dhe në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare
të Punës (ILO), është hartuar një kuadër ligjor që parandalon punën e

                                    31
fëmijëve ose vendos kufizime në punësimin e tyre. Në Kodin e ri të Punës
rikonfirmohet mosha 16 vjeç si moshë punësimi për fëmijët dhe
parashikohet një mbrojtje të veçantë për fëmijët që punojnë. Edhe
ndryshimet e fundit të Kodit të Punës rikonfirmuan mbrojtjen e veçantë
për fëmijët e punësuar, si dhe harmonizimin e legjislacionit tonë me
Konventat e ratifikuara. Megjithatë sipas treguesve te shumëfishtë të një
studimi te realizuar nga INSTAT dhe UNICEF në vitin 2000 numri i
fëmijët që punojnë ka shënuar rritje. Vlerësohet se rreth 30 % e fëmijëve
të grupmoshës 16-18 vjeç janë të zënë në punë, veçanërisht ky numër
është më i madh në fshat, ku shumë fëmijë të kësaj moshe nuk
vazhdojnë shkollën, por punojnë në bujqësi.

Çfarë është bërë deri tani?

   -   Që në vitin 1999 MPÇS ka bashkëpunuar me Programi
       Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve ILO/IPEC për
       forcimin e kapaciteteve institucionale publike për të adresuar
       punën e fëmijëve.
   -   U krijua Komiteti Drejtues Kombëtar për Punën e Fëmijëve për
       hartimin e politikave kombëtare mbi punën e fëmijëve dhe
       ndërmarrjen e veprimeve që do të kontribuonin në mënjanimin
       progresiv të punës së fëmijëve,
   -   Është ngritur Njësia e Punës së Fëmijëve në MPÇS, për organizimin
       dhe koordinimin e aktiviteteve lidhur me këtë çështje.
   -   Po implementohen programet kombëtare për parandalimin e
       fenomenit të punës së fëmijëve dhe rehabilitimin e fëmijëve viktima
       të këtij fenomeni si dhe institucionalizimin e monitorimit të punës
       së fëmijëve nëpërmjet pilotimit në disa rajone të vendit.
   -   Me mbështetjen e IPEC dhe UNICEF-i, në vitin 2004 Ministria e
       Punës dhe Çështjeve Sociale realizoi një studim për rishikimin e
       legjislacionit kombëtar për punën e fëmijëve dhe harmonizimin e tij
       me standardet ndërkombëtare, për të nxitur modifikimet e
       mundëshme të legjislacionit tonë.
   -   Për herë të parë është hartuar një Raport Kombëtar dhe Plan-
       Strategjik për politikat kombëtare të lidhura me punën e fëmijëve,
       ku konkretizohen arritjen dhe parashikohen masat për të
       ardhmen.
   -   Rritja e kapacitetit të Inspektoratit të punës dhe partnerëve socialë
       në nivel lokal për monitorimin e formave më të këqija të saj punës
       së fëmijëve sipas standardeve të ILOs ka qenë një nga prioritetet e
       MPÇS.

Problemet që evidentohen:
   - Impakti i programeve dhe politikat për mënjanimin e punësimit të
     fëmijëve është ende i pamjaftueshëm.



                                     32
   -   Puna e fëmijëve mbetet veprimtari që mbahet e fshehtë nga
       subjektet private, kryesisht nga ato të palicensuarat.
   -   Bashkëpunimi me shkollën, familjen e komunitetin për rritjen e
       ndërgjegjësimit të publikut për parandalimin dhe eliminimin e
       punës së fëmijëve është ende i pamjaftueshëm.
   -   Duhet të rritet dhe konkretizohet bashkëpunimi ndërmjet
       Inspektoratit të Punës – Organizatave të Punëdhënësve dhe
       Punëmarrëse.
   -   Ka tregues të pamjaftueshëm për evidentimin e punësimit të
       fëmijëve, veçanërisht në sektorin informal.

Çfarë pritet ne të ardhmen?
    Përfshirja e eliminimit të punës së fëmijëve në politikat dhe
     programet e përgjithshme kombëtare;
    Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve dhe
     partnerëve për reduktimin e punës së fëmijëve.
    Zbatimi i ligjit për arsimimin e detyrueshëm, kthimi në shkollë i
     fëmijëve që nuk e kanë përfunduar dhe ofrimi i alternativave të
     formimit profesional për të rinjtë në moshë punë.
    Krijimi i alternativave të formimit profesional, punësimit apo
     ndihmës për familjarët e këtyre fëmijëve.
    Institucionalizimi i sistemit të monitorimit të punës së fëmijëve për
     evidentimin, vlerësimin dhe adresimin e problemit kundër
     praktikave shfrytëzuese të punës dhe trafikimit të fëmijëve.
    Forcimi i kapaciteteve institucionale si dhe aftësimi i inspektorëve të
     punës dhe partnerëve socialë.

           Roli i strukturave të Ministrisë së Rendit Publik
                        për mbrojtjen e fëmijëve

Ministria e Rendit Publik nëpërmjet strukturave të Policisë së Shtetit do
të intensifikojë punën për mbrojtjen e fëmijëve. Për këtë në Drejtorinë
Kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve të Hapura të Drejtorisë së
Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Rendit Publik është
krijuar e funksionon Sektori për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ka për mision
realizimin e mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi, abuzimi, veprimtaritë
kriminale në drejtim të tyre dhe krimet që kryejnë fëmijët.

Duke synuar mbrojtjen e fëmijëve në situata të dyshimta për të
shmangur trafikimin e tyre, mbrojtjen e fëmijëve të thirrur në gjyqe,
mbrojtjen e fëmijëve të vendosur nëpër institucione, mbrojtjen e fëmijëve
viktima të riatdhesuar, mbrojtjen e fëmijëve dëshmitarë, ndjekje serioze
të birësimit ndërkombëtar të fëmijëve, mbrojtje fëmijëve të huaj të pa
shoqëruar dhe fëmijëve viktima të shitjeve, mbrojtën nga shfrytëzimi për



                                    33
prostitucion, mbrojtjen nga pornografia, nga përdorimi dhe shpërndarja e
drogës, pijeve alkolike duhanit etj.

Organizimin e veprimit në shkallë kombëtare dhe koordinimin e veprimit
në kuadrin ndërkombëtar policor nëpërmjet INTERPOL Tirana në këtë
drejtim.

Në funksion të këtij Sektori në të gjithë qarqet në Drejtoritë e Policisë në
Seksionin e Analizës dhe Koordinimit për Krimet e Hapura ka specialistë
që mbulon mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa Seksionet e Policisë Kriminale
në Komisariatet e Policisë kanë detyrë prioritare parandalimin, zbulimin
e dokumentimin e veprimtarisë kriminale kundër fëmijëve dhe nga
fëmijët, po kështu edhe strukturat e Policisë së Rendit dhe asaj në
komunitet.

Veprimtaria e këtij Sektori (shërbimi) është e mbështetur në aktet
ndërkombëtare, ligjet dhe aktet nënligjore për këtë qëllim në vendin tonë.

Kurse në Drejtorinë e Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Mbrojtjes
së Dëshmitarëve, Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë dhe Personave të
Veçantë, nga viti 2001 funksionon Sektori i Luftës Kundër Trafiqeve të
Paligjëshme. Në përbërje të këtij Sektori ka nga një specialist, që ndjek
problemet e trafikimit të fëmijëve e të qenieve njerëzore.

Në të gjitha Drejtoritë e Policisë së Qarqeve në Seksionet e Luftës Kundër
Trafiqeve të Paligjshme ka specialistë që mbulon luftën kundër trafikimit
të fëmijëve e të qënieve njerëzore.

Është përpunuar drafti për strategjinë kombëtare kundër trafikimit të
fëmijëve, është përgatitur një marrëveshje me palën greke për problemin
e identifikimit të fëmijëve të pashoqëruar dhe kryerjes së procedurave të
rikthimit e riintegrimit të tyre në shoqëri.

Në programet mësimore të Akademisë të Policisë “Arben Zylyftari” të
Ministrisë Rendit Publik dhe në Institutin një vjeçar të Policisë së Shtetit
është përfshirë për studim, Konventa e të Drejtave të Fëmijës. Është
planizuar që ky dokument të punohet dhe njihet nga gjithë efektivat e
Policisë së Shtetit së bashku me Strategjinë Kombëtare për Fëmijët dhe
paketën ligjore përkatëse me qëllim njohjen e të drejtave të fëmijëve dhe
trajtimin specifik të fëmijëve, konformë standardeve ndërkombëtare e
kombëtare të tyre, kur ata bëhen objekt i punës së policisë.

Fëmijët në paraburgim dhe në vendet e vuajtjes së dënimit.

Janë përmirësuar e po punohet në vazhdimësi përmirësimi i akteve
nënligjore që normojnë punën e policisë në këtë drejtim. Është patur në

                                    34
qendër të vëmendjes përmirësimi i mëtejshëm i ambienteve të pritjes,
shoqërimit dhe pyetjes së fëmijëve në vendkalimet kufitare, në
komisariatet e policisë, si dhe ato të paraburgimit të tyre deri në marrjen
në dorëzim nga Ministria e Drejtësisë. Ligjërisht kalimi i ambienteve të
paraburgimit në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë duhej të kishte hyrë
në zbatim brenda vitit 2002. Nga viti 2003 dhe deri më sot, në
kundërshtim me ligjin, ato vazhdojnë të jenë në vartësi të Ministrisë së
Rendit Publik.

Fëmijët në zona të veçanta të prekur nga
gjakmarrja dhe hakmarrja

Në zona të veçanta të prekura nga gjakmarrja dhe hakmarrja, Ministria e
Rendit Publik nëpërmjet strukturave vendore të policisë në Seksionet e
Analizës dhe Koordinimit për Krimet e Hapura dhe Policimit ne
Komunitet në drejtoritë e policisë së qarqeve ka emëruar specialistë për
luftën ndaj krimit të gjakmarrjes dhe hakmarrjes me prioritet daljen nga
ngujimi të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre në bashkëpunim dhe me aktorë
të tjerë të shtetit dhe shoqërisë civile.


             Mbrojtja nga të gjithë format e shfrytëzimit

Fëmijët e trafikuar

Trafikimi i fëmijëve është një fenomen shqetësues, që sjell pasoja të
rënda fizike, emocionale dhe psikologjike me rrezik për të ardhmen e
fëmijëve.
   - Fëmijët e rekrutuar për trafikim kryesisht janë nga familje me
      probleme ekonomike e sociale:
   - Të karakterizuara nga dhuna në familje, abuzimi, shfrytëzimi dhe
      /ose neglizhenca, ku prindërit nuk kane dashamirësinë apo
      aftësinë për të ofruar mbrojtje të përshtatshme apo përkujdesje
      dhe ku fëmija kërkon një alternative me të mirë jetese.
   - Familje që përballen me varfërinë, përjashtimin social dhe që
      përfshijnë fëmijët në punë për të siguruar të ardhura për mbajtjen
      e familjes, në dëm të shkollimit dhe aktiviteteve të moshës.
   - Familje ku kujdesi për fëmijët është i pakët, ku përfshihen familjet
      me një prind, familjet ku njëri nga prindërit ose të dy punojnë
      jashtë vendit, familjet e mëdha, familjet ku prindërit janë abuzues
      të alkoolit, drogës apo janë me probleme të shëndetit mendor apo
      me aftësi të kufizuara mendore, me prindër shumë të rinj që nuk
      mund të kenë aftësitë dhe mundësitë për të ofruar përkujdesin e
      përshtatshëm për fëmijët e tyre.
   - Fëmijë që jetojnë në kushte të papërshtatshme jashtë përkujdesit
      familjar (jetimë, apo jetimë sociale).

                                    35
   -   Familje nga të cilat janë trafikuar edhe fëmijë të tjerë më parë.
   -   Fëmijët që kanë braktisur shkollën dhe janë shndërruar në lypsa
   -   Fëmijë të parregjistruar që në lindje.

Çfarë është bërë deri tani për këtë kategori

   -   Për të luftuar kundër trafikimit të fëmijëve është bashkëpunuar me
       OJF-të në disa drejtime
   -   Janë organizuar fushata sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi në
       shkolla, komunitet, në media për të parandaluar fenomenit
   -   Në bashkëpunim me rrjete OJF-sh që punojnë në këtë fushë janë
       zbatuar programe për identifikimin e fëmijëve të rrugës dhe në
       rrezik trafikimi, është ofruar mbështetje materiale për familjet e
       varfra dhe me probleme shoqërore që fëmijëve t’u krijohet mundësi
       të vazhdojnë shkollën dhe të parandalohet braktisja e saj.
   -   Programe për tërheqjen e fëmijëve që nuk vazhdojnë shkollën në
       kurse të formimit profesional.
   -   Programe për rikthimin e asistuar të fëmijëve duke mbajtur
       parasysh interesin më të lartë të fëmijës.
   -   Mbështetje për integrimin e tyre në familje apo në qendra pritëse
       dhe integruese publike dhe jopublike.

Në vitin 2003, u ngrit një qendër publike e pritjes dhe strehimit të
vajzave, grave dhe fëmijëve të trafikuar. Ne këto qendra është
parashikuar që të trajtohen edhe fëmijët që riatdhesohen, deri në
bashkimin me familjen ose sigurimin e alternativave të përkujdesit në
përputhje me interesin më të lartë të tyre. Në këtë qendër janë strehuar
edhe fëmijë nga vendet fqinjë. Mjaft fëmijë janë rikthyer pranë familjeve,
por në disa raste ata janë ricikluar përsëri në trafikim.

Veç fëmijëve të trafikuar ose në rrezik trafikimi, është edhe një grupim
fëmijësh, kryesisht moshat nga 14-18 vjeç që dërgohen nga familjet për
të punuar në vendet fqinje, të cilët përbëjnë kryesisht grupin e fëmijëve
të pashoqëruar në emigracion. Kjo kategori herë-herë identifikohet me
fëmijët e trafikuar, gjë që nuk i përgjigjet realitetit.

Për të dy këtë kategori, nuk ka të dhëna zyrtare. Nga OJF- të ndryshme
jepen shifra, por të pakonfirmuara. Natyra klandestine e fenomenit,
mungesa e shkëmbimit të informacionit zyrtar me vendet e destinacionit
sjell vështirësi në konfirmimin e këtyre shifrave, por gjithsesi fenomeni i
trafikimit është shqetësues.

Problemet qe evidentohen:
   - Sisteme të pamjaftueshme shërbimesh për mbrojtjen e fëmijëve,
     përgjegjës për identifikimin dhe ofrimin e ndihmës së duhur psiko-



                                    36
       sociale dhe socio-ekonomike për fëmijët në rrezik dhe familjet e
       tyre,
   -   Varfëria, përjashtimi social dhe mundësitë e kufizuara të familjeve
       për të siguruar ardhura, duke kërkuar që ato të sigurohen edhe
       me punën e fëmijëve,
   -   Mundësitë e kufizuara për punësim brenda vendit dhe rrugët e
       pakta për emigrim legal, shtyjnë fëmijët dhe familjet e tyre për të
       ndërmarrë rrugëzgjidhje të rrezikshme,
   -   Pamundësi të fëmijëve dhe familjeve në rrezik për të vlerësuar
       situatat e mundshme për shfrytëzim,
   -   Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me vendet pritëse të
       fëmijëve, viktima të trafikimit.

Çfarë pritet ne të ardhmen?
    Implementimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën Kundër
     Trafikimit të fëmijëve, i cili do të paraqesë një politikë që adresohet
     drejt parandalimit, mbrojtjes, kthimit vullnetar të asistuar,
     riatdhesimit dhe riintegrimit të fëmijëve të trafikuar.
    Krijimi i mekanizmave multisektoriale të identifikimit të viktimave të
     trafikimit dhe veçanërisht të fëmijëve të trafikuar.
    Bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet institucioneve dhe partnerëve
     që punojnë në fushën e trafikimit të fëmijëve.
    Rikthimin në shkollë të fëmijëve të trafikuar dhe në rrezik trafikimi,
     që nuk kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm dhe ofrimin e
     alternativave për formim profesional për të rinjtë në moshë pune.

Mbrojtja e fëmijëve nga vetëvrasja

Fenomeni i vetëvrasjeve në moshën e fëmijëve është një dukuri shumë e
rëndë e shoqërisë. Evidentohen faktorë dhe shkaqe të ndryshme që
shtrihen nga niveli dhe diferencimet ekonomike, niveli i notave në
shkollë, ndikimet e predikimeve të sekteve fetare, konfliktet në familje,
etj.

Cilat janë problemet:
   - Shoqëria shqiptare është e papërgatitur për një shtrirje të tillë të
      fenomenit, i cili po vjen në rritje,
   - Ka paqartësi dhe mungesë të studimeve serioze të organeve të
      specializuara mbi këtë dukuri,
   - Nuk ka propozime për ndërhyrjet e nevojshme që parandalojnë
      këtë dukuri ekstreme,
   - Media shpesh krijon një situatë të paqartë rreth shkaqeve,
   - Nuk ekzistojnë struktura sociale dhe komunitare që mund të
      ndikojnë realisht dhe me efikasitet,




                                    37
Çfarë pritet në të ardhmen:
Duke konsideruar vetëvrasjet në moshën e fëmijëve si një nga fenomenet
më të rënda, të cilat cenojnë të drejtën themelore për të jetuar,
    do të ndërmerren studime të thelluara për shkaqet dhe faktorët që
      çojnë në këtë veprim ekstrem.
    do të realizohen edhe ndërhyrjet e nevojshme në të gjithë drejtimet
      dhe indikatorët: në media, në shkolla, në veprimtarinë e
      institucioneve të ndryshme edukative, fetare, në komunitete, në
      familje,
    do të studiohet edhe nevoja e ndryshimeve në legjislacion etj,
    rritja e rolit dhe ndikimit të psikologut në arsimin parauniversitar
      dhe në familje.


Mbrojtja e fëmijëve nga armët dhe eksplozivët

Megjithë masat e marra nga strukturat e pushtetit qendror e vendor, si
dhe nga OJF-të e ndryshme për çarmatimin dhe ndërgjegjësimin e
opinionit për rrezikun e armëve, Shqipëria, sidomos për fëmijët, mbetet
ende vend me rrezikshmëri, në këtë fushë. Ekzistenca e armëve të
mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore në zona të caktuara të vendit,
armëve të mbetura nga Lufta e Kosovës, si dhe një masë ende e
konsiderueshme e armëve, të mbetura nga viti 1997, në familje apo edhe
në vende të fshehta, përbëjnë një rrezik imediat, në mënyrë të veçantë
për fëmijët.

Cilat janë problemet:
   - familjet nuk janë gjithmonë të ndërgjegjësuar për rrezikun e armëve
      në shtëpi, apo pranë saj, duke e konsideruar prezencën e armeve si
      garanci dhe siguri
   - fëmijët nuk kanë njohuri për shkallën e rrezikut të sendeve që nuk i
      njohin dhe se si duhet të veprojnë në këto raste

Çfarë pritet në të ardhmen:
    Nga ana e strukturave të policisë, por edhe ato te Ministrisë se
     Mbrojtjes dhe te Pushtetit Vendor do të vazhdojë me intensitet puna
     për grumbullimin e armëve dhe çarmatosjen e popullatës,
    sensibilizimi i opinionit, bashkëpunimi i forcave të rendit me
     drejtoritë arsimore dhe shkollat veçanërisht për mbrojtjen e fëmijëve
     nga armët dhe eksplozivat sidomos në zonat e identifikuara.
    Përfshirja e këtij rreziku në emisione për fëmijët, edhe në televizione
     lokale




                                    38
                     Mbrojtja nga aksidentet rrugore

Kohët e fundit aksidentet në rrugë janë shtuar dhe mes viktimave në
shumë raste ka pasur edhe fëmijë. Fëmijët janë viktima në udhëtim, por
edhe në rrugë, si kalimtarë.

Cilët janë problemet:
   - moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe detyrës për të
       siguruar karrige speciale për fëmijët në automjetet private
   - sinjalistika rrugore
   - edukimi i pamjaftueshëm qytetar për ecjen në rrugë dhe autostrada

Çfarë pritet në të ardhmen:
    strukturat përkatëse në policinë e shtetit, do të shtojnë masat e
     kontrollit për sigurinë në rrugë të fëmijëve
    sensibilizimi i opinionit, drejtuesve të     automjeve, prindërve,
     kujdestarëve dhe mësuesve për mënyrat e mbrojtjes nga këto
     rreziqe, nëpërmjet takimeve, seminareve dhe fushatave publicitare
     në bashkëpunim me strukturat përkatëse të Ministrisë së
     Transporteve dhe OJF-ve që punojnë me fëmijët.
    Vendosja e sinjalistikës për qarkullimin pranë shkollave, kopshteve
     dhe institucioneve ku veprojnë fëmijët


                         Mbrojtja e fëmijëve vajza

Arritja e qëllimeve më të mira për fëmijët, veçanërisht për vajzat, do të
jetë më e thjeshtë nëse gratë dhe vajzat gëzojnë të gjitha të drejtat dhe
liritë themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtën për zhvillim, si dhe
nëse gratë dhe vajzat janë të stimuluara të marrin pjesë në mënyrë
krejtësisht të barabartë në të gjitha sferat e shoqërisë dhe janë të
mbrojtura ndaj çdo lloj forme të dhunës, abuzimit dhe diskriminimit.

Informacione të sjella nga mjeke gjinekologe evidentojnë prirjen për të
abortuar në rastet kur nga vizita në ECO rezulton që fetusi është femër.
Kjo dukuri është shprehje e diskriminimit gjinor që në fetus. Dhe, duke
qenë se në bazë të legjislacionit, e drejta e fëmijës lind që në krijimin e tij,
veprime të tilla shprehin shkeljen e të drejtës së fëmijës për të jetuar.
Mbrojtja e të drejtës së jetës në këtë rast kërkon një varg masash e
veprimesh, të cilat do të parandalonin dukuri të tilla.

Çfarë pritet në të ardhmen:
    edukim të nënave për të pranuar fëmijën, pavarësisht nga gjinia. Në
     këtë aspekt një rol të rëndësishëm mund të luajë mjeku, media,
     shkolla, OJF-të,


                                      39
      edukim të djemve dhe burrave për të konsideruar të shenjtë jetën e
       fëmijës,
      edukimin juridik të shtetasve, për faktin që e drejta e jetës lind që në
       krijimin e fetusit,
      Qeveria Shqiptare duhet të luftojë çdo lloj diskriminimi ndaj vajzave
       që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës së tyre dhe tu japë vëmendje të
       veçantë nevojave të tyre, në mënyrë që të promovohen dhe të
       mbrohen të drejtat e tyre duke përfshirë të drejtën e të qenit të lira
       ndaj praktikave detyruese e të dëmshme si dhe shfrytëzimin
       seksual,
      Qeveria Shqiptare duhet të promovojë barazinë gjinore dhe mundësi
       të barabarta për përfitim nga shërbimet sociale më të rëndësishme si
       edukimi, ushqyerja, kujdesi shëndetësor, duke përfshirë kujdesin
       riprodhues e atë seksual, vaksinimin dhe mbrojtjen nga sëmundjet
       që shkaktojnë vdekjen, dhe do të përcaktojë një këndvështrim gjinor
       në të gjithë politikat dhe programet e zhvillimit,
      Trajtimi i problemeve gjinore si çështje kroskurrikulare, në
       kurrikulën shkollore.




III. ZHVILLIMI I FËMIJËVE


Sistemi ynë arsimor siguron arsimin formal në kopshte dhe shkolla
publike dhe private për fëmijët 3-18 vjeç. Në dekadën e fundit, sistemi
arsimor ka pësuar ndryshime të rëndësishme në strukturë dhe
përmbajtje për të reflektuar më mirë nevojat e ndërtimit të një ekonomie
moderne të tregut. Rezultate të këtij ndryshimi janë mundësi më të
mëdha për fëmijët për të ndjekur shkolla të ndryshme, publike dhe
private, në përputhje me nevojat e tregut dhe përzgjedhjet personale.

Pas kapërcimit të vështirësive të mëdha që u krijuan në 10 vjeçarin e
parë të tranzicionit në arsimin shqiptar, pas viteve 2000 evidentohen
tregues të konsoliduar të arsimit. Në vitin 2004, braktisja e shkollës ka
qenë 1,2%. Aktualisht në sistemin e arsimit parauniversitar 45% e
fëmijëve 3-5 vjeçare ndjekin institucionet parashkollore, në arsimin e
detyruar vijojnë shkollën 98% e fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç, në
arsimin e mesëm janë regjistruar rreth 77% e nxënësve që mbarojnë
arsimin e detyruar. Rreth 65 % e nxënësve zhvillojnë mësimin në shkolla
të rikonstrukuara

Në vitet e fundit, një rëndësi të veçantë ka marrë përfshirja e familjes
dhe komunitetit në edukimin e fëmijëve. Si rezultat i saj është


                                      40
përmirësuar bashkëpunimi midis familjes, komunitetit dhe shkollës,
bashkëpunim ky që pritet të rritet dhe forcohet në të ardhmen.

Gjithashtu janë bërë ndryshime të rëndësishme në kurrikulën e shkollës.
Kryesisht në përmirësimin e kurrikulës së lëndëve shoqërore. Në arsimin
e mesëm u eksperimentua dhe është shtrirë në të gjithë vendin gjimnazi
i orientuar duke plotësuar dhe orientuar më mirë prirjet dhe interesat e
nxënësve për të ardhmen.

Ndër problemet që shqetësojnë arsimin shqiptar dhe që janë shtruar për
zgjidhje në strategjinë afatgjatë të arsimit janë:
      - decentralizimi i sistemit arsimor
      - rritja e autonomisë së shkollës
      - përmirësimi cilësor i kurrikulit arsimor
      - rritja e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies
      - zhvillimi i profesionit të mësuesit
      - përmirësimi i teksteve shkollore
      - përmirësimi i infrastrukturës shkollore

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe në veçanti i fëmijëve
përbën parimin themelor mbi të cilin ngrihet strategjia e zhvillimit të
arsimit parauniversitar për vitet 2004-2015. Reformimi i sistemit
parauniversitar synon riorganizimin dhe modernizimin e sistemit të
shkollimit në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e
hapësirave demokratike të respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe
hapjen e rrugës për integrimin e arsimit tonë në Evropë.

Në këtë kuadër orientohet politika dhe strategjia për mbrojtjen dhe
promovimin e të drejtave të fëmijëve në arsim. Drejtimet kryesore ku do
të përqendrohet veprimi i të gjitha institucioneve arsimore, në të
ardhmen, për të siguruar një nivel të lartë të edukimit, përvetësimit dhe
zbatimit të të drejtave të fëmijëve janë:

Sistem arsimor cilësor
Përmirësimi i sistemit arsimor synon të sigurojë: një formim
bashkëkohor të nxënësve nëpërmjet rinovimit të kurrikulës shkollore;
përfshirjen e të gjithë nxënësve në arsimin e detyruar; rritjen në 80% të
nxënësve në arsimin e mesëm; rritjen e numrit të fëmijëve parashkollor
në kopshte.

Çfarë pritet për të ardhmen
    Rritja e nivelit të arsimit të detyruar falas në 9 vjet ( nga 8 vjet që ka
      qenë më parë) sipas skemës 5 + 4 + 3.




                                      41
      Përmirësimi dhe konsolidimi i sistemit arsimor publik cilësor dhe
       falas në nivelet e parashkollorit, arsimit të detyruar dhe të mesëm si
       dhe shtimi i alternativave private të arsimimit në të gjitha nivelet.
      Hartim i kurrikulës së re të arsimit të detyruar 9-vjeçar dhe të
       mesëm të orientuar në lëndë të reja dhe /ose integrimin e lëndëve.
      Hartimi i programeve mësimore dhe teksteve të reja për arsimin e
       detyruar 9-vjeçar dhe të mesëm.
      Modernizimi i procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
      Promovimi i metodologjive bashkëkohorë interaktive që venë në
       qendër fëmijën dhe e integrojnë në mënyrë aktive në rrugën e
       njohjes nëpërmjet procesit të kërkimit dhe zbulimit individual dhe
       në grup.
      Sigurimi dhe pasurimi i bazës materiale didaktike dhe laboratorike,
       në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, për të nxitur dhe rritur
       shkallën e kërkimit, efektivitetin e përvetësimit të kurrikulës së re
       arsimore.
      Konsolidimi i shërbimit psikologjik dhe shtrirja e tij në të gjitha
       kopshtet dhe shkollat e vendit në ndihmë të promovimit dhe
       zhvillimit mendor e fizik të nxënësve si dhe rritjes së cilësisë së
       procesit të mësimnxënies dhe mësimdhënies
      Përmirësimi i kurrikulit të universiteteve të mësuesisë
      Konsolidimi i shërbimit psikologjik dhe shtrirja e tij në të gjitha
       kopshtet dhe shkollat e vendit
      Përmirësimi i kurrikulit të universiteteve të mësuesisë
      Zhvillimi i profesionit të mësuesit nëpërmjet krijimit të agjencive për
       zhvillimin e profesionit të mësuesit, rishikimin e kurrikulës së
       trajnimit të mësuesve në detyrë dhe trajnimin për ngritjen
       profesionale të mësuesve.
      Sigurimi i një rrjetit funksional dhe cilësorë të institucioneve
       arsimore në të gjithë vendin, në veçanti për zonat e thella rurale,
       nëpërmjet përqendrimit të shkollave.
      Shpërndarja e teksteve falas në arsimin e detyruar 9-vjeçar, për të
       siguruar aksesin e duhur në arsim të gjitha shtresave të popullsisë
       pavarësisht gjinisë, etnisë, fesë etj.
      Shpërndarja e teksteve falas, në arsimin e mesëm, në disa komuna
       të varfra të vendit për të rritur aksesin e nxënësve në këtë nivel
       shkollimi.
      Forcimi i kapaciteteve monitoruese dhe vlerësuese, të brendshme
       dhe të jashtme të arsimit nëpërmjet rritjes së efiçencës së QKAVP.

Në arsimin parashkollor:
Ministria e Arsimit, e cila zë një peshë kryesore në Zhvillimin Kombëtar
të Fëmijërisë së Hershme për moshën 3-6 vjeç, parashikon si objektiv të
sajin përfshirjen 100% të fëmijëve të moshës 5-6 vjeç dhe 50-70% të
atyre 3-5 vjeç në institucionet parashkollore deri në vitin 2015. Ajo ka si


                                      42
objektiv edhe shtrirjen e metodologjive bashkëkohore që vënë në qendër
të veprimtarisë edukative fëmijën, reformimin e kurikulës universitare të
degës së mësuesisë për sistemin parashkollor, krijimin e sistemit të
kualifikimit për mësuesit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor që do të
mbështesë decentralizimin e sistemit parashkollor.

Çfarë pritet për të ardhmen
    të tërhiqen në institucionet parashkollore 70% e fëmijëve 3-5 vjeçar
     në të gjithë vendin.
    70% e fëmijëve 3-5 vjeçarë që shkojnë në kopsht do t’u sigurohet një
     cilësi e lartë e procesit proces mësimor edukativ bashkëkohor, në
     zbatim të “Standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor”.
    përmirësimi i kushteve fizike të godinave të kopshteve duke zbatuar
     standardet       bashkëkohore në ndërtimin, rikostruimin dhe
     mirëmbajtjen e tyre.
    pasurim i bazës materiale didaktike për sigurimin e një veprimtarie
     mësimore edukative cilësore
    përfshirja me prioritet i fëmijëve rom në arsimin parashkollor.
     Sigurimi i frekuentimit të kopshtit nga fëmijët rom 5-vjecarë dhe
     mësimi i gjuhës shqipe për t’i përgatitur për klasën e parë.
    ndërtimi i kopshteve të reja në zonat e banuara nga popullsia rome.
    krijimi dhe shtrirja graduale e 12 kopshteve te integruara model në
     gjashtë qytete, qendra qarku, ku ka universitete për fëmijët me
     aftësi të kufizuar
    të realizohet gradualisht krijimi i 90 kopshte të integruara në të
     gjitha qytetet dhe rrethet.
    përfshirja me prioritet i fëmijëve rom në arsimin parashkollor.
     Sigurimi i frekuentimit të kopshtit nga fëmijët rom 5-vjecarë dhe
     mësimi i gjuhës shqipe për t’i përgatitur për klasën e parë.
    ndërtimi i kopshteve të reja në zonat e banuara nga popullsia rome.
    krijimi dhe shtrirja graduale e 12 kopshteve te integruara model në
     gjashtë qytete, qendra qarku, ku ka universitete.

Në arsimin 9- vjeçar do të synohet:

      përmirësimi i kushteve fizike të godinave duke zbatuar standarde
       bashkëkohore të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së tyre.
      ulja, në nivele të papërfillshëm të braktisjes së shkollës. Aktualisht
       ky tregues është 1.2%
      sigurimi i arsimit optimal për fëmijët me aftësi të kufizuara duke i
       dhënë prioritet arsimit gjithëpërfshirës Hartimi i kurrikulës së re të
       shkollës që favorizon proceset gjithëpërfshirëse. Hartimi i një akti
       normativ që rregullon punën e individualizuar në fëmijë me nevoja të
       veçanta.



                                     43
      përmirësimi dhe modernizimi i procesit mësimor edukativ në shkollat
       speciale
      krijimi dhe shtrirja graduale e 12 shkollave te integruara model në
       gjashtë qytete, qendra qarku, ku ka universitete, për nxënësit me
       aftësi të kufizuar
      të realizohet gradualisht krijimi i 100 shkollave të integruara në të
       gjitha qytetet dhe rrethet.
      përfshirja me prioritet i nxënësve rome në arsimin e detyruar 9-
       vjeçar, nëpërmjet      sigurimit të bursa dhe programe të tjera
       mbështetëse për fëmijët romë.
      rritja e nivelit të përgatitjes së mësuesve në tërësi dhe atyre pa
       arsim përkatës deri në zëvendësimin gradual të këtyre të fundit.

Në arsimin e mesëm do të synohet në:

      rritjen e nivelit cilësor të përmbajtjes , mësimdhënies dhe
       përvetësimit nëpërmjet përmirësimit të kurrikulës, zhvillimit të
       teknologjisë mësimore.
      përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe zgjerimin e
       kapaciteteve të tyre më qëllim normalizimin e numrit të nxënësve për
       klasë.
      pasurimi i bazës materiale didaktike dhe laboratorike për rritjen e
       cilësisë së konkretizimit të mësimdhënies dhe përvetësimit të
       njohurive
      shtrirjen e arsimit të mesëm të profilizuar në të gjithë vendin për t’u
       përgjigjur më mirë nevojës për një formim të përshtatshëm të
       nxënësve me prirjet individuale si dhe për t’ju përgjigjur kërkesave
       të tregut të punës dhe arsimit të lartë.
      rritjen me një ritëm vjetor 1%, të tërheqjes në arsimin e mesëm të
       nxënësve që mbarojnë arsimin e detyruar.
      subvencionimi i teksteve për arsimin e mesëm dhe sigurimi i
       teksteve falas për nxënësit e 80 komunave në vend, me nivel të ulët
       ekonomik

Studimi i të drejtave të fëmijës në kurrikulën shkollor synon të
sigurojë njohjen dhe përvetësimin e të drejtave civile, politike,
ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve të paraqitura në Konventën
e Kombeve të Bashkuara, duke i përfshirë këto në të gjitha veprimtaritë e
shkollës dhe duke u trajtuar si çështje kroskurrikulare, në procesin
mësimor. Në vitet e fundit, në kuadrin e përmirësimit të kurrikulës së
lëndës së edukatës qytetare si dhe lëndëve të tjera, janë trajtuar elemente
të rëndësishme të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.
Zhvillimi i projekteve të ndryshme me OJF që veprojnë në këtë fushë,
kanë ndikuar në rritjen e njohurive teorike dhe praktike të nxënësve dhe
mësuesve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.


                                      44
Hartimi i kornizës së re kurrikulare për arsimin parauniversitar ka
krijuar hapësira të reja të trajtimit të të drejtave të fëmijëve si në
kurrikulën e lëndëve të veçanta ashtu edhe në trajtim kroskurrikular të
tyre.

Në kurrikulën shkollore do të jepen koncepte të asimilueshme për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve duke filluar nga institucionet
parashkollore deri në ato të arsimit të mesëm:
   - në nivelet e arsimit parashkollor dhe fillor do të trajtohen përvoja
     që lidhen me sjelljet shoqërisht të pranueshme dhe jo të dhunshme
     si dhe respektimin e tjetrit në kontekstin e klasës.
   - në ciklin e lartë të arsimit 9- vjeçar dhe në shkollën e mesme, ne
     veçanti në lëndë të tilla si histori, gjeografi, edukim qytetar,
     sociologji, gjuhë dhe letërsi, shkencat ekonomike do të trajtohen
     konceptet abstrakte të të drejtave të njeriut ku përfshihen njohja
     dhe të kuptuarit e koncepteve filozofike, politike dhe juridike.
   - njohja dhe studimi i të drejtave të njeriut në shkollë do të synojë
     në përvetësimin e koncepteve bazë të drejtësisë, barazisë, lirisë,
     paqes, dinjitetit njerëzor dhe demokracisë. Ky proces do të jetë
     njëkohësisht intelektual dhe zbatues.
   - degët e mësuesisë së Universiteteve do të përfshinë në kurrikulën e
     tyre studimin: e deklaratave dhe konventave kryesore që trajtojnë
     të drejtat e njeriut si dhe njohjen e funksionimit të organizatave
     ndërkombëtare që merren me mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave
     të njeriut.
   - kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve në shërbim që do të
     mundësojë njohjen dhe përvetësimin e praktikave bashkëkohore
     pedagogjike ne fushën e njohjes së të drejtave të njeriut dhe
     realizimit të tyre nëpërmjet metodave dhe materialeve të
     përshtatshme.

Sigurimi i informacionit të detajuar për arsimin.

Informim efektiv nëpërmjet konsolidimit të sistemit të menaxhimit të
informacionit në sektorin e arsimit (EMIS): Synon sigurimin e një sistemi
të detajuar të informacionit (sipas moshës dhe seksit), të besueshëm dhe
krahasues që do të mundësojë identifikimin e nivelit të arsimimit dhe
edukimit të fëmijëve, si dhe problemeve të ndryshme social-ekonomike
të fëmijëve.

Mbi këtë bazë të dhënash do të orientohen ndërhyrjet politike në fushën
e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve për t’u siguruar një shërbim arsimor
cilësor pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, gjendjes shoqërore,
shëndetësore etj.




                                    45
Ngritja dhe forcimi i sistemit EMIS, i mbështetur nga Banka Botërore, ka
një rol të dyfishtë: krijimin e database nëpërmjet sistemit kompjuterik;
sigurimi i kërkimit konceptual dhe investigimi analitik i të dhënave, për
qëllime studimore.

Për këtë do të synohet:
    Grumbullimi i një informacioni që do të përfaqësojë një sistem unik të
     dhënash përsa i takon nomeklaturës dhe shkallës së përpunimit.
    Vërtetësia dhe plotësimi i informacionit të konfirmuar nëpërmjet
     bashkëpunimit me INSTAT.
    Informacioni i grumbulluar do të shfrytëzohet në dobi të sistemit
     arsimor.
    Identifikimi i fëmijëve që braktisin shkollën dhe zhvillimi i
     programeve që do të kufizojnë këtë dukuri nëpërmjet projektit
     “Shansi i dytë”, që ka filluar të zbatohet këtë vit shkollor.
    Identifikimi i saktë i fëmijëve të ngujuar dhe zbatimi i programeve
     arsimore në ndihmë të këtij kontigjenti
    Sigurimi i shpërndarjes së informacionit në organizata të ndryshme
     qeveritare dhe jo qeveritare, në median elektronike dhe të shkruar
     me qëllim që të sensibilizojë opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar
     për probleme që kërkojnë zgjidhje emergjente si dhe të sigurojë
     partneritet në veprimet që duhen të ndërmerren në nivele
     ndërministrore.


                        Loja, çlodhja e fëmijëve.

Në përputhje me nenin 31 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, qeveria
duhet të njohë dhe të sigurojë për fëmijët të drejtën të pushojnë dhe të
argëtohen, të praktikojnë lojëra dhe veprimtari çlodhëse, në përshtatje
me moshën, si dhe të marrin pjesë lirisht në jetën kulturore dhe
artistike.

Për të krijuar një botë sa më të përshtatshme për fëmijët me shumë
rendësi është edhe organizimi i kohës së lirë të tyre. Kjo kohë duhet të
përpunohet në bazë të një koncepti bashkëkohor, ku të gërshetohet loja
me çlodhjen e mësimin, duke zbutur shikimin e tepërt të televizionit.

Nga ana tjetër duhet të shtohen mjediset e gjelbra dhe të ndërtohen
kënde me lojëra për fëmijë si dhe kënde sportive, sepse mungesa e këtyre
ambienteve ka bërë që fëmijët të humbasin ato mundësi për të
organizuar kohën e lirë të tyre.




                                    46
Për ta duhet të krijohen dhe të shtohen sa më shumë në sasi e në
shumëllojshmëri, mjedise publike dhe private, qendra kulturore edhe në
shkolla.


     Veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive të fëmijëve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Arsimit dhe
Shkencës në fokusin e vet do të kenë respektimin e nxitjen e të drejtave
të fëmijës për pjesëmarrje të plotë në jetën kulturore e artistike.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Arsimit dhe
Shkencës në veprimtarinë e vet do të mbështesin projekte dhe programe
të cilat i afrojnë fëmijët me botën e kulturës, sportit dhe shkencës,
nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në veprimtari sociale, kulturore,
shkencore, artistike e sportive në shkollë dhe në komunitet.

Këto i ndihmojnë fëmijët për tu integruar më mirë në jetën e shoqërisë
demokratike evropiane, nëpërmjet bashkëpunimit rajonal e më gjerë.
Organizimi dhe pjesëmarrja në festivale evropiane e kombëtare të këngës
për fëmijë e të rinj, festivale ballkanike të teatrit të kukullave ,
olimpiadave të fushave të ndryshme të shkencës, kulturës, artit dhe
sportit, ekspozita të pikturës, organizimi i maratonës së popujve, etj, janë
pjesë e këtij aktiviteti.

                Bibliotekat, librat për fëmijë, teatri etj.

Kthimi i fëmijëve tek libri përbën një nga ambiciet e veprimtarisë së të
gjithë organizmave që merren me fëmijët. Zhvillimi i burimeve mësimore
alternative që do të rrisin sasinë dhe cilësinë e informacionit të nxënësve
nëpërmjet ngritjes dhe pasurimit të bibliotekave të shkollave, zhvillimin e
politikave të teksteve alternativë, kompjuterizimin e shkollave etj.

Riorganizimi dhe pasurimi me libra të rinj në gjuhën shqipe dhe të huaj i
bibliotekave në shkolla, duhet të jetë një nga drejtimet që, në
bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe
Bibliotekën Kombëtare, duhet të shihet me prioritet.


                           Fëmijët dhe media.


Media dhe organizatat e tyre kanë një rol të vecantë në rritjen e
ndërgjegjësimit mbi situatën e fëmijëve dhe sfidat për përballimin e tyre.




                                    47
Ato kanë një rol të rëndësishëm për informimin e fëmijëve, prindërve
familjeve, si dhe mbarë publikut mbi nismat që mbrojnë dhe promovojnë
të drejtat e fëmijëve.

Ato duhet gjithashtu të kontribuojnë në programet edukative për fëmijë.
Në këtë drejtim media duhet të ketë parasysh influencën që ka mbi
fëmijët.

Një nga drejtimet e punës në media në fushën e fëmijëve është tërheqia e
tyre në hartimin, realizimin dhe ndjekjen e programeve që u adresohen
atyre. Partneriteti me fëmijët në media është një nga synimet më të
rëndësishme në efikasitetin e saj.

Një ndër ekperiencat pozitive të punës së fëmijëve me median është edhe
prodhimi i programit rinor “Troç“ që është një program javor,
mbarëkombëtar që prodhohet nga të rinjtë për të rinjtë në Shqipëri.

Një program televiziv me një ndryshim të vetëm: realizohet nga
adoleshentë! Programi Troç ka si qëllim të lidhë auditorin e gjerë me
nevojat dhe aspiratat e rinisë për të nxitur mendimin e ri edhe rreth të
drejtave të fëmijëve. Emisioni transmetohet dy here në javë të shtunën në
orën 18.00 dhe të djelën në orën 10:00 në TVSH. “Troç”, emisioni
përjavor televiziv i realizuar nga të rinjtë, tashmë është bërë me emër në
Shqipëri.

Ky program, synon t’i japë të rinjve shqiptarë mundësinë për të marrë
pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e shoqërisë ku ato jetojnë, synon të
ndërtojë besimin e të rinjve në vetvete dhe t’i tregojë publikut shqiptar
potencialin që këta të rinj kanë për të kontribuar për të ardhmen e vendit
të tyre.

Eshtë një program televiziv, i cili ka shtrirjen më të madhe gjeografike –
ky televizion shikohet nga 98% e popullsisë Shqiptarë (TVSH) . Pas
shfaqjes së tij të parë në Shkurt 2001, sipas drejtuesve të këtij te
stacioni televiziv(TVSH) shumë shpejt Troç u bë një nga tre programet më
popullorë të prodhuar në TVSH.

Nga studimet e bëra është vërejtur se deri në fillimet e vitit 2000, në
Shqipëri nuk ekzistonte pothuaje asnjë program rinor i grup moshës 13-
18 vjeç i orientuar me kahje sociale. Të gjitha programet ishin vetëm të
karakterit argëtues, muzikë, jeta e biografia e këngëtarëve të huaj, asgjë
nga kultura dhe tradita shqiptare, asnjë model pozitiv për të rinjtë për t’u
ndjekur. Gjithashtu, programet për fëmijë dhe të rinj të transmetuara më
parë ishin të gjitha të projektuara nga producentët e rritur, ku shumë
pak reflektoheshin problemet që hasin të rinjtë sot.


                                    48
Ky program është vlerësuar nga një sondazh i bërë në 2002, me të dhëna
si më poshtë:
    Reflektimin e problemeve të të rinjve.
    Për aftësitë që tregojnë të rinjtë për t’u organizuar dhe për të
      zhvilluar   idetë e tyre, duke afirmuar vlerat e tyre      si dhe
      kapacitetin që ato kanë.
    Për ndërgjegjësimin e të rriturve për problemet që kanë të rinjtë
      sot.
    Për krijimin e lidhjeve përmes të rinjve nga qytete të ndryshme të
      vendit.
    Për mënyrën sesi zhvillohet tek të rinjtë vetëbesimi dhe nxitja e
      iniciativës personale.

Edhe sot pas pothuajse pesë vitesh transmetim, programi “Troç” po luan
një rol udhëheqës për të ardhmen e të rinjve shqiptare, jo vetëm duke i
ndihmuar të rinjtë të shohin realitetin me një sy kritik e të raportojnë
për jetën e tyre, por duke i ndihmuar këto të marrin pjesë fuqishëm në
debatet e ndryshme në nivel kombëtar, ku këta të rinj të mund të
projektojnë të ardhmen e vendit të tyre.


    Përjashtimi social i fëmijëve. Arsimimi i fëmijëve të grupeve
                            vulnerabile.

Njohja e kategorive të fëmijëve, të cilët përjetojnë në masë të ndryshme,
fenomenin e përjashtimit social, mbetet një aspekt kryesor për
garantimin e të drejtave të fëmijëve. Prurjet demografike të fëmijëve në
qendrat e mëdha mbetet një nga fushat që duhet të studiohet dhe të
realizohet kategorizimi i tyre, problemet me të cilat ndeshen, diferencimet
dhe përjashtimet sociale, arsimore, ekonomike, kulturore me të cilat
përballen. Evidentimi i problemeve që vijnë nga prurjet demografike të
fëmijëve të periferive dhe zonave të thella në qendrat e mëdha urbane.
Studime dhe rekomandime për përballjen e problemeve që lindin në
procesin e integrimit të tyre, duke pasur në konsideratë mënjanimin e
procesit të përjashtimit dhe diferencimit social për këtë shkak.Mbi këtë
bazë të përcaktohen edhe ndërhyrjet e nevojshme. Objektivi kryesor për
këto kategori mbetet krijimi I kushteve për zhvillim të barabartë me të
gjithë fëmijët e tjerë.

Çfarë synohet për të ardhmen:
   - Sigurimi i arsimimit të fëmijëve në nevojë dhe me probleme sociale
     (fëmijë të ngujuar,fëmijë të braktisur, fëmijë të varfër, romë, etj).




                                    49
   -   Përfshirja e komunitetit, bordeve të prindërve dhe faktorëve të tjerë
       në lehtësimin e faktorëve që pengojnë arsimimin e këtyre kategorive
       të fëmijëve.
   -   Ulja e analfabetizmit në kontigjente që kanë braktisur shkollën
       nëpërmjet zbatimit të projektit “Shansi i dytë”.
   -   Evidentimi i problemeve që lindin në procesin e diferencimit
       ekonomik dhe sjelljen e rekomandimeve konkrete për të mos lejuar
       diskriminim dhe përjashtim për këtë shkak.
   -   Hapja e kurseve të profesioneve të përshtatshme dhe të traditës, për
       nxënësit romë pranë shkollave të mesme profesionale.
   -   Shërbimi psiko-social në sistemin e çerdheve dhe të arsimit
       parauniversitar. Shtrirja e Qendrave të Shërbimit Psikologjik, në të
       gjitha kopshtet dhe shkollat e arsimit parauniversitar, për të rritur
       cilësinë e shërbimit ndaj fëmijëve dhe rezultatet në përvetësimin e
       njohurive.
   -   Ngritja e Agjencive të Shërbimit Multiprofesional pranë njësive të
       pushtetit vendor (në shkallë qarku, bashkie) për të suportuar
       problemet e ndryshme që pengojnë integrimin, zhvillimin dhe
       barazinë e fëmijëve.




IV. PJESËMARRJA E FËMIJËVE

a.Liria e shprehjes së fëmijëve.

Krijimi i një Bote të Denjë për Fëmijët është një nga objektivat e
shoqërisë së sotme njerëzore. Një botë e përshtatshme, e denjë për
fëmijët është ajo, ku fëmijët e nisin jetën në mënyrën më të mirë të
mundshme, kanë mundësi të ndjekin arsimin nëntëvjeçar duke përfshirë
arsimin fillor, të detyrueshëm dhe të mundshëm për të gjithë, dhe ku të
gjithë fëmijët kanë mundësi të shumta për zhvillimin e aftësive të tyre
individuale në një ambjent të shëndetshëm dhe inkurajues.

Fëmijët duhet të mbështeten nga e gjithë shoqëria që të ushtrojnë të
drejtën e tyre për shprehjen e mendimit të lirë, sipas mundësisë dhe
pjekurisë së tyre, të krijojnë vetëbesimin, të fitojnë njohuri dhe aftësi
psh, në zgjidhjen e konflikteve, vendimmarrje dhe komunikim në mënyrë
që të bëhen të aftë në përballimin e sfidave të jetës.




                                     50
E drejta e fëmijëve për tu shprehur lirisht duhet respektuar dhe nxitur,
dhe pikëpamjet e tyre për të gjitha çështjet që lidhen me ta, duke i
konsideruar gjithmonë këto se janë në përputhje me moshën dhe
pjekurinë e fëmijëve.
Energjia dhe krijimtaria e fëmijëve duhet ushqyer në mënyrë që ata të
marrin pjesë aktivisht në krijimin e mjedisit dhe shoqërisë së tyre si dhe
botës që do të trashëgojnë.

Fëmijët në pozita të disfavorshme si dhe ata të lënë mënjanë e sidomos
adoleshentët, kanë nevojë për vëmendje dhe mbështetje të veçantë që të
mund të përfitojnë nga shërbimet më kryesore, të krijojnë vetëbesimin
dhe të jenë të aftë për të përballuar jetën e tyre.

Për këtë duhen hartuar dhe zbatuar programe për një pjesëmarrje sa më
domethënëse të fëmijëve në procesin e vendimarrjes si në familje dhe në
shkollë ashtu edhe në nivel lokal dhe kombëtar. E rëndësishme është që
veprimtaria në këtë fushë të ketë në qendër jo vetëm ndërgjegjësimin e
fëmijëve për lirinë e tyre të shprehjes, por veçanërisht ndërgjegjësimin
dhe krijimin e kushteve që prindërit, edukatorët, administrata shtetërore
e të gjithë niveleve, komuniteti, të respektojnë këtë të drejtë.

                 b.Përfshirja e fëmijëve në vendimarje.


Pjesëmarrja e fëmijës në jetën e familjes, shkollës, shoqërisë është një
ndër parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Për realizimin e këtij
drejtimi duhet një punë e bashkërenduar nga të gjithe aktorët e
shoqërisë shqiptare.

Përfshirja e fëmijëve në vendimarrje synon të sigurojë pjesëmarrjen
efektive dhe të përgjegjshme të fëmijëve në vendimarrje, në përputhje me
aftësitë e tyre, në familje dhe në të gjitha nivelet e arsimit në shkollë, në
nivel lokal dhe qëndror.
Por është tepër e rëndësishme të punohet në këtë drejtim për t'i patur
fëmijët pranë nesh, për të vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre të
përditshëm në familje, shkollë e shoqëri jo vetëm si objekt i punës sonë
por edhe si subjekt.

Përgjithësisht ka përpjekje në këtë drejtim, por ende mbetet problem
ndërgjegjësimi dhe përfshirja e masës së gjithë fëmijëve në vendimmarrje
dhe sidomos pjesëmarrja e fëmijëve në familje.
Veprimtaritë e ndryshme (seminare, tryeza të rrumbullakta, debate
televizive, botime) për të ndërgjegjësuar prindërit, mësuesit e mbarë
shoqërinë tonë, se pjesëmarrja e fëmijëve është një e drejtë njerëzore që
ndikon në demokratizimin e shoqërisë në tërësi, kanë një vlerë të veçantë



                                     51
pasi është tepër e vështirë të ndryshohet mentaliteti i gjithë shoqërisë për
pjesëmarrjen e fëmijës.

Forma të pjesëmarrjes së nxënësve në vendimmarrje janë:

Qeveria e nxënësve.
Qeveria e nxënësve është një strukturë përfaqësimi e nxënësve të
shkollës, brenda territorit të saj. Qeveria e nxënësve është një strukturë e
pavarur nga drejtoria e shkollës dhe vepron vetëm brenda territorit të
shkollës. Ajo përfaqëson problemet e nxënësve dhe mbron interesat e tyre
në drejtorinë e shkollës dhe në mbledhjet e stafit pedagogjik të shkollës.
Në çdo shkollë Qeveria e Nxënësve funksionon në bazë të një plani
aktivitetesh të përcaktuar nga vetë nxënësit. Grupimet e anëtarëve të
Qeverisë së Nxënësve janë krijuar sipas prioriteteve dhe çdo grup pune
ka planin e punës që kombinohet dhe konsultohet nga presidenti I
qeverisë.

Çdo president i qeverisë së nxënësve është pjesë e Parlamentit Rinor
Shqiptar. Ai diskuton në Parlamentin Rinor problemet e përbashkëta që
kanë shkollat e mesme dhe diskuton për gjetjen e zgjidhjeve të
përbashkëta.

Libri i Qeverisë së nxënësve është një botim i bukur i fëmijëve. Ai është
një udhëzues i vërtet i detyrave, përgjegjësive dhe të drejtave të çdo
pjesëtari të Qeverisë së Nxënësve, mësuesve dhe nxënësve të një shkolle
demokratike dhe të rregullt. Çdo njeri që e lexon këtë libër di të zbatojë
dhe të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e tij, por edhe të kërkojë të drejtat
që i takojnë.

- Parlamenti rinor.

Ç’është Parlamenti Rinor Shqiptar dhe ku konsiston roli i tij:
Parlamenti Rinor është struktura e vetme e përfaqësimit të të rinjve në
nivel rajonal. Parlamenti Rinor trajton probleme të të rinjve në komunitet
por edhe në nivel kombëtar. Ai është i ndarë në katër pjesë përbërëse:

   1. Qeveria e nxënësve
   Ky është një rrjet i përbërë me pjesëmarrjen e presidentëve të qeverive
   të nxënësve dhe trajton problemet e ndryshme që kanë shkollat, si
   dhe diskutohen zgjidhje të përbashkëta.

   2. Deputetët
   Deputetët e Rinj janë zgjedhur nga shokët e tyre që të shërbejnë në
   një periudhë prej dy vjetësh.
   Deputetët trajtojnë probleme të ndryshme të të rinjve në komunitet,
   përfaqesojnë të rinjtë në takime të ndryshme, janë pjesë e

                                     52
   vendimarrjes, marrin pjesë në hartimin e strategjive e programeve për
   të rinjtë, etj.

   3. Edukatorët bashkëmoshatar (peer-educator)
   Trajnohen vazhdimisht mbi fusha të ndryshme si psh: shëndeti
   riprodhues, droga, alkooli, duhani, probleme ekologjike etj. Këta të
   rinj bëjnë edukim horizontal për nxënësit e shkollave të mesme por
   edhe për të rinjtë e komunitetit të cilët nuk ndjekin shkollën. Këta
   edukues janë pika referimi për çdo të ri që do të ketë më shumë
   informacion dhe nuk ka mundësi që këtë informacion ta marrë nga të
   rriturit.

   4. Grupi i reagimit qytetar (ëatch-dog)
   Ky grup është gjatë gjithë kohës në vëzhgim, duke ruajtur interesat e
   rinisë. Në rastin që vlerësohet si e nevojshme, ky grup ushtron
   presion mediatik mbi autoritetet, nëpërmjet perfomancave në rrugë,
   protestave, etj.

Këto institucione, që po rriten gjithmonë e më shumë, po bëhen kanale
efektive për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që ata të jenë në gjendje të
dallojnë ndjeshëm në bashkësinë e tyre, ndërkohë që mësojnë parimet e
një shoqërie të hapur e demokratike.

Parlamenti Rinor Shqiptar është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare rinore që
kanë të njëjtën fushë veprimi dhe objektiva me të.

Të rinjtë mes periudhës 14-20 vjeç zgjidhen cdo vit, ata zakonisht vijnë
prej kontekstit të shkollave të mesme por gjithashtu edhe nga grupe
minoritare dhe të rinj të papunë. Fushata elektorale dhe procesi i
zgjedhjeve organizohen nga vetë të rinjtë. I gjithë procesi është disenjuar
për të edukuar të rinjtë me praktikat demokratike, dhe të theksojë
rëndësinë e pjesëmarrjes legjitime.

Parlamenti rinor ka një ligj elektoral i cili afron me ligjin e zgjedhjeve
kombëtare. Në cdo prefekturë trajnohen 150 komisionerë për organizimin
e zgjedhjeve, merren me procedurat si dhe me të gjithë procesin zgjedhor.
Parlamenti rinor në 12 prefektura të Shqipërisë mban një sesion të
zakonshëm çdo javë. Takimet organizohen në përputhje me rregullat dhe
procedurat, të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër veçse lejojnë që pjesa e parë e
takimit t’i dedikohet ngritjes së kapaciteteve rinore dhe ndarjes së
eksperiencave, ndërsa në pjesën e dytë rol më konkret dhe transparent
ka debati sipas axhendës së përcaktuar paraprakisht.

Parlamentet rinore në shkallë prefekture ndërveprojnë me autoritetet
lokale ku i adresohen dhe çështje që i takojnë edhe prefekturës. Çështjet



                                    53
kryesore që i adresohen parlamenteve rinore në disa prefektura kanë
specifika në funksion rajoni.
Një herë në vit organizohet edhe aktiviteti i quajtur “ Ditët e parlamentit
rinor” për të shkëmbyer eksperiencat, dhe dialogun me vendimmarrësit,
ashtu si dhe të prezantojnë përfaqësuesit e tyre në shoqërinë civile.
Aktivitetet finalizohen në sesionin e organizuar në godinën e parlamentit,
ku të rinjtë zyrtarisht në parlamentin kombëtar, në qeveri, sipas
rekomandimeve dhe rezolutave thërasin për veprim.

Përveç disa iniciativave lokale mbi edukimin, përdorimin e pijeve
alkolikëve, dhurimit të gjakut, trafikimit njerëzor, lehtësirave rikrijuese,
cilësisë së teksteve të librave, burimeve në lidhje me edukimin, dhe
parlamenti rinor ka shprehur një pjesëmarrje të dukshme në procesin e
hartimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, në kontributin e
konsultimeve kombëtare mbi HIV/AIDS, fushatën kundër korrupsionit si
dhe aksesin në edukimin e lartë.

Problemet që ekzistojnë:
       - mosnjohje e kompetencave dhe të drejtave të qeverisë së
           nxënësve
       - shfaqje të inaktivitetit dhe inisiativës së këtyre strukturave
       - mungesa e pavaresise se ketyre strukturave nga drejtoria e
           shkolles apo autoritet lokale.

Çfarë pritet në të ardhmen:
      Plotësimi i akteve normative të funksionimit të shkollës me nene
        te veçanta, që i njohin të drejtën fëmijëve të jenë pjesëmarrës në
        vendimarrjet që lidhen me procesin mësimor, veprimtaritë brënda
        dhe jashtë shkollës si dhe të përcaktohen instrumentat dhe
        modalitetet që do të bëjnë efektive këtë pjesëmarrje në:
        a. informimin dhe marrjen e vendimeve së bashku me trupin
            pedagogjik
        b. të marrin përgjegjësi kundrejt vetvehtes, shkollës, familjes dhe
            komunitetit
        c. të praktikojnë forma të delegimit dhe përfaqësimit
        d. të marrin pjesë në bordet drejtuese të shkollës
    monitorim të zgjedhjes dhe të funksionimit të qeverisë së nxënësve
     dhe të parlamentit rinor



                    e.Qytetet miqësore për fëmijët.

Qeveritë lokale dhe autoritetet e tyre, nëpërmjet përforcimit të
partneritetit në të gjitha nivelet, mund e duhet të garantojnë që fëmijët të



                                    54
jenë të parët në programet e tyre të zhvillimit. Nëpërmjet iniciativave të
vazhdueshme si p.sh. “komunitete miqësore” dhe “qytete pa lagje të
varfëra”, kryetarët e bashkive dhe komunave mund ta përmirësojnë
dukshëm jetën e fëmijëve.
Nga ana e pushtetarëve lokalë duhet të mbështeten OJF-të dhe
organizatat me bazë në komunitet dhe kur është e nevojshme duhen
krijuar mekanizma për të lehtësuar pjesëmarjen e shoqërisë civile në
çështje që lidhen me fëmijët.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë një rol të veçantë në promovimin
dhe mbështetjen e praktikave pozitive dhe për krijimin e një mjedisi të
dobishëm për mirëqenien e fëmijëve.

Sektori privat dhe biznesi kanë një rol të veçantë. Ky rol ka të bëjë me
adoptimin dhe devotshmërinë ndaj praktikave që demonstrojnë
përgjegjësinë sociale në sigurimin e burimeve, që përfshijnë burimet e
reja të financimit dhe skema për përmirësimin e komunitetit në mënyrë
të tillë që të përfitojnë fëmijët.

Problemet që ekzistojnë:
   - Nëpër prefektura dhe Bashki nuk ka zyra të posaçme që të
     trajtojnë problemet e fëmijëve.
   - Nuk njihet sa duhet të drejtat e fëmijëve të parashikuara edhe në
     Konventën e CRC.
   - Kur merren vendime që kanë të bejnë drejtpërdrejt me fëmijët dhe
     zhvillimin e tyre nuk merret në konsideratë vetë mendimi i
     fëmijëve.
   - Organizatat e fëmijëve jo gjithmonë kanë një mjedis miqësor dhe të
     përshtatshëm ku të zhvillojnë mbledhjet ose aktivitetet e tyre pranë
     Bashkive, me përjashtim të Tiranës.

Çfarë pritet në të ardhmen:

      Duhet bërë një punë e madhe ndërgjegjësuese për ndryshimin e
       mentalitetit të të gjithë shoqërisë për ta pranuar si një të drejtë të
       pakundërshtueshme të drejtën e fëmijëve për të marrë pjesë në të
       gjitha vendimet që merren për të në familje e komunitet.
      Përfaqësuesit e pushtetit lokal duhet të krijojnë një ambient sa më
       miqësor edhe për Parlamentet rinore dhe të marin në konsideratë
       mendimin e tyre në marrjen e vendimeve.
      Personat që punojnë nëpër zyrat e prefekturave dhe Bashkive për
       problemet e fëmijëve duhet të njohin mirë konventën për të Drejtat e
       fëmijëve dhe ta monitorojnë zbatimin e saj.
      Organizatat rinore duhet të jenë sa më pranë organizatave të
       fëmijëve për ti ndihmuar ose dhënë eksperiencë, duke patur


                                     55
      parasysh edhe lidhjen e ngushtë që ekziston mes të rinjve dhe
      fëmijëve.



                     MONITORIMI I STRATEGJISË

Strategjia Kombëtare për Fëmijët është një dokument i rëndësishëm, që
përfshin politikat e qeverisë shqiptare në fushën e mbrojtjes, zhvillimit
dhe garantimit të lirive dhe të drejtave për fëmijët. Parë në këtë konteks,
monitorimi i vazhdueshëm i zbatimit të objektivave dhe Planit të Veprimit
dhe koordinimi i të gjithë aktorëve dhe faktorëve që operojnë në këtë
fushë, përbën një domosdoshmëri.

Përvoja e deritanishme ka vërtetuar se mungesa e mekanizmave
qendrore të specializuar, krijon vështirësi dhe zhvillime jo të unifikuara.
Së këtejmi lind nevoja e përcaktimit të mekanizmave institucionalë që do
të monitorojnë dhe koordinojnë veprimtarinë për zbatimin e suksesshëm
të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe Planit të Veprimit:

Këshilli i Ministrave analizon njëherë në vit punën për zbatimin e
Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe Planit të Veprimit.

Qeveria shqiptare bën të njohur veprimtarinë e saj për zbatimin e
Strategjisë Kombëtare për Fëmijët, në Konferencën e Përvitshme
Kombëtare për Fëmijët.

Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, është organi
këshillimor pranë Këshillit të Ministrave, i cili do të ndjekë në mënyrë
permanente zbatimin e Planit të Veprimit. Ky organ do të hartojë
matricat vjetore, duke nxitur zbatimin e detyrimeve legjislative,
administrative dhe ekzekutive të ministrive dhe të institucioneve
përkatëse.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministria e Arsimit dhe
Shkencës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Rendit Publik,
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, janë përgjegjëset kryesore
për zbatimin e strategjisë. Këto ministri, por edhe ministri dhe
institucione të tjera shtetërore, të cilat ngarkohen me përgjegjësi nga kjo
strategji dhe Plani i Veprimit, duhet t’i përfshijnë këto detyrime në planet
dhe programet e tyre afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata.

Në procesin e zbatimit të Strategjisë një rol të rëndësishëm kanë organet
e qeverisjes vendore, të cilat ngrenë zyrat e specializuara për problemet
e fëmijëve. Bashkërendimi i veprimtarisë midis pushtetit qendror, vendor
dhe OJF-ve, është kyçi i suksesit të strategjisë.


                                    56
Për të monitoruar të gjithë procesin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare
për Fëmijët dhe Planit të Veprimit, si dhe për të koordinuar në vijimësi
veprimtarinë e të gjithë aktorëve që operojnë në fushën e të drejtave të
fëmijëve, ngrihet Komiteti Shtetëror për Fëmijët (KSHF). Kryetari i
KSHF emërohet nga Kryeministri. Komiteti Shtetëror për Fëmijët është
institucion në varësi të Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe ka
për detyrë të monitorojë dhe të koordinojë veprimtarinë e njësive që
operojnë në fushën e të drejtave të fëmijëve në nivel qendror dhe vendor.
Ai do të bashkëpunojë dhe me OJF-të dhe të gjithë aktorët e tjerë që
operojnë në këtë fushë brenda dhe jashtë vendit. KSHF raporton
periodikisht për realizimin e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe Planit
të Veprimit në Komitetin Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve dhe
njëherë në vit në Këshillin e Ministrave.




                                   57

						
Related docs
Other docs by HC11121506318
Raporti i Monitorimit MSA final Shqip117
Views: 67  |  Downloads: 0
segundo taller
Views: 222  |  Downloads: 0
SDTM CDISC ReadMe.doc
Views: 12  |  Downloads: 0
Modes de distribution des aliments fonctionnels
Views: 47  |  Downloads: 0
????????
Views: 45  |  Downloads: 0
Fonctionnement du genou
Views: 38  |  Downloads: 0
ROYAUME DU MAROC - DOC 10
Views: 133  |  Downloads: 0
MIT Roofnet
Views: 10  |  Downloads: 0