Vendime Civile dhe Penale Maj 2009 - Gjykata e Lart�

Document Sample
Vendime Civile dhe Penale Maj 2009 - Gjykata e Lart� Powered By Docstoc
					                               PËRMBAJTJA
                               Çështje Civile
Nr. i vendimit      Data                                         PALËT                                            Faqe

167 (00-2009-458) 05.05.2009      Kasem Berberi në mungesë kundër Fatos Berberi
                                  në mungesë ......................................................................... 7
168 (00-2009-459) 05.05.2009      Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në mungesë
                                  kundër KSHC në mungesë, Jovan Plaku në mungesë ........ 9
169 (00-2009-480) 05.05.2009      Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në mungesë
                                  kundër KSHC në mungesë, Athina Kallojeri ................... 12
170 (00-2009-586) 05.05.2009      Shoqeria “Previsa” sh.p.k. ne mungese kundër
                                  Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, Dega e Doganes
                                  Tirane................................................................................ 14
171 (00-2009-531) 05.05.2009      Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në mungesë
                                  kundër KSHC në mungesë, Shaban Shamet Ligu ............ 20
172 (00-2009-564) 05.05.2009      L. L., ne mungese kundër E. L. (A.), ne mungese............ 23
173 (00-2009-602) 05.05.2009      Rajmonda Syzo në mungesë kundër “Albtelekom” sh.a. . 27
174 (00-2009-540) 05.05.2009      Hiro Toto ne mungese kundër Hasime Cela,
                                  Kujtim Topulli, ne mungese; Bajram Topulli,
                                  Entela Gjebero, Suzana Gjebero, Hektor Topulli,
                                  Minerva Topulli, Vilson Topulli, Irfan Lamaj,
                                  Albert Lamaj, Ilir Lamaj, Etleva Gjerasi (Lamaj),
                                  Dashnor Lamaj, Makbule Topulli, Namik Topulli,
                                  Gazmend Topulli, Agim Topulli, Gjergji Topulli,
                                  Mirela Sino (Topulli), Hiqmet Shtino, Ermira Shtino,
                                  Denisa Gurabardhi, Vilma Shtino, Robert Shtino,
                                  Leandro Noti, Krenar Stroka, ne mungese; Agjensia e
                                  Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Gjirokaster;
                                  Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme
                                  Gjirokaster ne mungese .................................................... 31
175 (00-2009-577) 05.05.2009      Adnan Jana ne mungese, Suzana Jana ne mungese,
                                  Agron Jana ne mungese kundër Eduard Curcia,
                                  Jozef Coba ne mungese, Alfons Coba .............................. 37
176 (00-2009-600) 05.05.2009      Foto Toti kundër Shoqeria "Gjallica" shpk
                                  ne administrim .................................................................. 44
177 (00-2009-716) 05.05.2009      Kërkues: Avokatura e Shtetit
                                  Bashkia Sarande kundër Muhazez Myrderizi,
                                  Teki Demi, Lumturi Demi, Kujtim Demi,
                                  K.K.K.Pronave Prefektuara Vlore ne mungese ................ 48
178 (00-2009-702) 07.05.2009      Liza Ndoci Marte Tushi, Drane Palaj kundër
                                  Leke Pemaj ....................................................................... 53
179 (00-2009-614) 07.05.2009      Këshilli i Ministrave ne mungese kundër Komisioni i
                                  Shërbimit Civil ne mungese, Enri Laku ........................... 59
180 (00-2009-642) 07.05.2009      Lefter Gjyli kundër AKKP Vlore ne mungese,
                                  Luftar Beqo, Lavdosh Beqo ne mungese, Krenar Beqo
                                  ne mungese, Selim Beqo ne mungese, Adelina Beqo
                                  ne mungese, Teuta Beqo ne mungese, Qefsere Beqo
                                  ne mungese, Ela Beqo ne mungese, Durim Sejdinaj
                                  ne mungese ....................................................................... 63


                                                                                                            1
181 (00-2009-811) 07.05.2009   Kërkues: Besnik Huqi, Nimet Sheqeri,
                               Xhemile Derhemi, Ervehe Rahmani, Bedrije Huta,
                               Fatbardha Agolli Nimet Sheqeri, Xhemile Derhemi,
                               Ervehe Rahmani, Bedrie Huta, Fatbardha Agolli,
                               Besnik Huqi kundër Besim Miolli, Xhemil Tagani,
                               Hajrie Kazazi, Fatmira Tarja, Fatjon Tagani .................... 73
182 (00-2009-625) 07.05.2009   Isuf Duhanxhiu kundër Drejtoria e Administrimit
                               dhe Shitjes se Prones prane Prefektures Elbasan
                               ne mungese, Keshilli i Qarkut Elbasan (Seksioni i
                               Finances) ne mungese, Rita Boci ne mungese ................. 79
183 (00-2009-489) 07.05.2009   Drejtoria e Pergjithshme e Doganave kundër
                               Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese ......................... 83
184 (00-2009-452) 07.05.2009   Drejtoria e Pergjithshme e Doganave kundër
                               Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese,
                               Genc Berberi ne mungese................................................. 86
185 (00-2009-557) 07.05.2009   Drita Dhimitruka ne mungese, Frederik Dhimitruka
                               ne mungese kundër Mihallaq Dhimitruka ........................ 89
186 (00-2009-645) 07.05.2009   Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ne mungese
                               kundër Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese,
                               Bujar Loshi ....................................................................... 93
187 (00-2009-487) 07.05.2009   Vasillaq Ndini kundër Agron Haxhiraj ............................ 97
188 (00-2009-597) 12.05.2009   Shoqeria "Sara" shpk kundër Luan Hoxha ne mungese . 101
189 (00-2009-793) 12.05.2009   Vladimir Sulejmani në mungesë kundër A.K.K.P.
                               pranë Prefekturës Korçë në mungesë; A.R.N.
                               Bujqësore-Dega Korçë, në mungesë;
                               Mehmet Nurçellari në mungesë; Astrit Gora
                               në mungesë; Gjergji Kinolli në mungesë;
                               Përparim Agolli në mungesë; Artan Jarazi në mungesë;
                               Veip Dakolli në mungesë ............................................... 104
190 (00-2009-755) 12.05.2009   Aida Hajnaj ne mungese kundër Ministria e Rendit
                               Publik ne mungese.......................................................... 108
191 (00-2009-813) 12.05.2009   Seit Tomçini ne mungese kundër Rasim Tomçini
                               ne mungese, Zyra Rajonale e Kthimit dhe
                               Kompensimit te Pronave Qarku Diber ne mungese ....... 112
192 (00-2009-788) 12.05.2009   Ismail Sinani, Sako Hoxha kundër Aleksandër Duro..... 115
193 (00-2009-510) 15.05.2009   Drejtoria Rajonale E Tatimeve Vlore ne mungese
                               kundër Shoqeria “ Dava” shpk, ne mungese .................. 120
194 (00-2009-509) 14.05.2009   Zioca Shpofi ne mungese kundër Zyra Vendore e
                               Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane
                               ne mungese ..................................................................... 123
195 (00-2009-738) 14.05.2009   Shoqeria “Ateani” shpk, ne mungese kundër
                               Derjtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ne mungese ......... 126
196 (00-2009-505) 14.05.2009   Hektor Kamberaj ne mungese kundër
                               Xhovana Xhabrahimi ne mungese ................................. 132
197 (00-2009-585) 26.05.2009   Mjaftime Kojani ne mungese kundër Agjencia e
                               Kthimit e Kompensimit te Pronave Tirane ne mungese. 135
198 (00-2009-772) 26.05.2009   “Hari Lena” sh.p.k. kundër Drejtoria e Pergjithshme e
                               Tatimeve Tirane ne mungese ......................................... 138
199 (00-2009-766) 26.05.2009   Aqif Koçi kundër Agjencia e Kthimit e Kompensimit
                               te Pronave Tirane............................................................ 144


2
200 (00-2009-601) 26.05.2009     Albert Pilo kundër Ministria e Rendit Publik
                                 (Ministria e Brendshme) ................................................. 149
201 (00-2009-603) 26.05.2009     Durim Toska kundër Drejtoria e Pergjithshme e
                                 Policise se Shtetit............................................................ 153
202 (00-2009-805) 26.05.2009     Bajram Mujo kundër Tefta Dhima (Kondo),
                                 Lefteri Kondo, Adrian Kondo, Ana Murra (Kondo),
                                 ne mungese; Drejtoria e Administrimit te Shitjes se
                                 Pronave Publike prane Ministrise se Financave Tirane
                                 në mungese, Zyra e Kthimit dhe Kompensimit te
                                 Pronave te Qarkut Durres në mungese ........................... 156

                                Çështje Penale

116                06.05.2009    Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se
                                 Pare Vlore
                                 I pandehur: Ermal Bajram Mehmetaj ............................. 161
117                06.05.2009    Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare
                                 Tirane
                                 I pandehur: Bexhet Shaban Vogli ................................... 165
135                27.05.2009    I pandehur: Zamir Kotri ................................................. 169
136                27.05.2009    Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare
                                 Tirane
                                 I pandehur: Sulejman Shehu........................................... 172
137                27.05.2009    Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Rrethit
                                 Gjyqesor Gjirokaster
                                 I pandehur: Drini Aliko .................................................. 174
138                27.05.2009    I pandehur: Hekuran Hoxha ........................................... 178
241                06.05.2009    Kërkues: Vasil Ndone .................................................... 181
242                06.05.2009    Kërkues: Baftjar Gjana ................................................... 183
243 (00-2009-87)   06.05.2009    I pandehur: Altin Haki Sheshi ........................................ 186
244                06.05.2009    I pandehur: Alfred Simaku ............................................. 189
245                06.05.2009    Të pandehur: Sadik Buzi i padënuar, Ferdinand Buzi,
                                 Haxhi Buzi i padënuar .................................................... 194
276                13.05.2009    E pandehur: Greta Toro .................................................. 198
277 (00-2009-55)   13.05.2009    I pandehur: Shyqyri Çaushaj .......................................... 201
278                13.05.2009    Të pandehur: Sabah Manaj i padënuar, Arben Manaj
                                 i padënuar, Sokol Markaj i padënuar.............................. 203
292 (00-2009-71)   20.05.2009    Të pandehur: Genc Hysa, Kujtim Xhaferri (Dani) ......... 206
303 (00-2009-69)   27.05.2009    I pandehur: Leandro Llesh Taci ..................................... 212
304 (00-2009-59)   27.05.2009    I pandehur: Elis Deda ..................................................... 216




                                                                                                      3
4
ÇËSHTJE CIVILE




                 5
6
Nr.11111-00338-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-458 i Vendimit (167)

                                       VENDIM
                                NË EMËR TË REPUBLIKËS

         Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                        Perikli Zaharia        Kryesues
                        Irma Bala              Anëtare
                        Arjana Fullani         Anëtare
                        Guxim Zenelaj          Anëtar
                        Aleksandёr Muskaj      Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2009 morri ne shqyrtim çështjen civile me palë:

                    PADITËS:                   KASEM BERBERI, në mungesë
                    I PADITUR:                 FATOS BERBERI, në mungesë

                                    OBJEKTI I PADISË:
                  Detyrim per shperblim nga perdorimi i sendit te perbashket.
                    Baza Ligjore: Nenet 202 e vijues të Kodit Civil (K.C.).


      Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster me vendimin nr.631, date 07.07.2006 ka
vendosur:
             Pranimin e padise se paditesit Kasem Berberi.
             Detyrimin e te paditurit Fatos Berberi t’i paguaje paditesit Kasem Berberi
             shumen prej 725.000 leke si shperblim per perdorim te sendit te perbashket
             per periudhen prill 2004-qershor 2006.

         Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.387, date 15.11.2006 ka vendosur:
                Ndryshimin e vendimit civil nr.631, date 07.07.2006 te Gjykates se shkalles se
                pare Gjirokaster dhe rrezimin e padise se paditesit Kasem Berberi, si te
                pabazuar ne prova dhe ne ligj.

         Kunder ketij vendimi ka bere rekurs paditesi, duke paraqitur keto shkaqe per prishjen
e tij:
     -   I padituri, vullnetarisht ka paguar detyrimin qe lind nga perdorimi i sendit per 3 muaj
         dhe pas kesaj ai nuk e ka bere me kete pagese. Ne interpretim te nenit 202 te K.C., i
         padituri quhet i njoftuar, sepse vullnetarisht ka shlyer nje pjese te ketij detyrimi per
         perdorimin e sendit ne bashkepronesi.
    -    Ne shqyrtimin gjyqesor, ne kundershtim me çfare thuhet ne vendimin e gjykates se
         apelit, eshte provuar plotesisht se i padituri e ka perdorur sendin ne bashkepronesi
         gjate tёrё periudhes prill 2004 e deri ne qershor 2006.

        I padituri ka paraqitur kunderrekurs (jashte afatit ligjor), duke kerkuar mospranimin e
rekursit.



                                                                                               7
                              KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pёrpara se tё fillojё relatimi i çёshtjes,

                                         VËREN
       Mё 04.05.2009 pala qё ka bёrё rekurs, paditёsi Kasem Berberi, ka paraqitur kёrkesё
me shkrim per heqje dorё nga rekursi kundёr vendimit nr.387, datё 15.11.2006 tё Gjykatёs sё
Apelit Gjirokastёr, mbёshtetur nё nenin 490 tё K.Pr.C.
       Ky Kolegj e gjen kёtё kёrkesё, tё nёnshkruar nga vetё ai, nё pajtim me dispozitёn e
mёsipёrme ligjore.
       Ligji i zbatueshem
        Neni 490 i K.Pr.C.
        Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë
gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i
pajisur me prokurë për këtë qëllim.
        Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur, ose u komunikohet avokatëve
të palëve.
        Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët ose
përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit të gjykimit.
        Nё kёto rrethana, ky Kolegj gjykon se janё kushtet pёr pushimin e gjykimit nё
Gjykatёn e Lartё.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 490 tё K.Pr.C.,

                                         VENDOSI
        Pushimin e gjykimit nё Gjykatёn e Lartё tё çёshtjes me palё: Kasem Berberi, si
paditёs dhe Fatos Berberi, si i paditur.
        Shpalljen e veçantё tё kёtij vendimi.

                                                           Tirane, me 05.05.2009




8
Nr.31001-00966-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-459 i Vendimit (168)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Perikli Zaharia         Kryesues
                      Irma Bala               Anëtare
                      Arjana Fullani          Anëtare
                      Guxim Zenelaj           Anëtar
                      Aleksander Muskaj       Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

                  PADITËS:                    DREJTORIA E PËRGJITHSHME E
                                              DOGANAVE, në mungesë
                  I PADITUR:                  KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL (KSHC),
                                              në mungesë
                  PERSON I TRETË:             JOVAN PLAKU, në mungesë

                                    OBJEKTI I PADISË:
                Kundershtim i vendimit nr.344, date 15.05.2006 te K.SH.C.
                    Baza ligjore: Neni 8 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999
                              “Për statusin e nëpunësit civil”;
             Vendimi i Keshillit te Ministrave (VKM) nr.172, datë 29.03.2006;
                               VKM nr.205, datë 13.04.1999
          dhe nenet 116 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative (K.Pr.A.).


       Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.321, datë 20.12.2006 ka vendosur:
              Rrezimin e padise.

       Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditese, e cila kërkon prishjen e tij, duke
parashtruar këto shkaqe:
    - Personi i trete eshte larguar nga detyra per shkak te shkeljeve disiplinore te bera prej
       tij.
    - Punonjesit e administrates doganore nuk e kane statusin e nepunesit civil.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

                                          VËREN
        Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me ligjin e për këtë shkak ai
duhet të prishet dhe bashkë me të edhe vendimi i KSHC.
        Ne keto kushte, çështja duhet të kalojë për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tirane.


                                                                                              9
        Nga aktet e ndodhura ne dosje, rezulton se personi i tretë Jovan Plaku ka punuar prane
Drejtorise se Pergjithshme te Doganave prej vitit 1999 dhe së fundi ka qene doganier ne
Degen e Doganes se Rinasit.
        Drejtori i Pergjithshem i Doganave ka vendosur me aktin nr.618/6 prot., date
01.02.2006 qe, personi i trete te nderprese marredheniet e punes per shkak te marrjes se dy
masave disiplinore.
        Pas ankimit te tij, KSHC me vendimin nr.344, date 15.05.2006 ka vendosur:
        Pranimin e ankeses.
        Shfuqizimin e aktit nr.618/6 prot., date 01.02.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te
Doganave, si akt i nxjerre ne kundershtim me formen dhe proceduren e kerkuar nga ligji.
        Detyrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave për të bërë pagesën që nga
momenti i nderprerjes se marredhenieve financiare, deri ne zbatimin e ketij vendimi.
        Pala e paditur ka ankimuar vendimin e KSHC pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila
me vendimin nr.321, datë 20.12.2006 ka rrëzuar padine e ngritur nga Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave.
        Mbi rekursin e Drejtorisë se Përgjithshme të Doganave, çështja shqyrtohet në
Gjykatën e Lartë, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimeve unifikues nr.3, date
24.01.2007 dhe nr.8, date 12.09.2007. Sipas këtij të fundit, Kolegjet e Bashkuara kane arritur
në përfundimin se, punonjësit e doganave nuk kanë qenë dhe nuk janë punonjës të shërbimit
civil. Për pasojë, ata nuk janë subjekt i ligjit për statusin e nëpunesit civil.
        Mbi këtë arsyetim arrihet në përfundimin se, e gjithë procedura ankimore e ndjekur si
rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjësi i larguar nga detyra dhe më tej
edhe nga subjektet e tjerë të këtij gjykimi, është në kundërshtim me ligjin. Ankimi kundër
vendimit të largimit te personit te trete nga detyra gabimisht është ushtruar brenda
juridiksionit administrativ. KSHC ka bërë verifikimin e parë, duke kryer funksione të
përafërta me ato të një trupi gjyqësor dhe më pas, kundër vendimit të këtij komisioni është
bërë padi në gjykatë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
        Duke iu referuar unifikimit të praktikës gjyqësore, Kolegji Civil, në këtë gjykim, gjen
dy shkelje të ligjit me pasojë pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të
KSHC:
        1.      Rruga e ndjekur për kundërshtimin e masës disiplinore në rrugë administrative
ka qenë e gabuar, ndërkohë që personi i tretë në këtë gjykim, Jovan Plaku, duhej të kishte
ngritur padi ne gjykatën e rrethit gjyqësor, duke iu referuar dispozitave të Kodit Doganor dhe
Kodit të Punës.
        2.      Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka paditur gabimisht KSHC në gjykatë,
ndërkohë që ligji për shërbimin civil në nenin 8/3 shprehet se, kundër këtij vendimi behet
ankim ne gjykatë. Si pasojë e këtyre shkeljeve është zhvillimuar një procedurë e
kundërligjshme, që nga fillimi.
        Juridiksioni i shqyrtimit të ankimit ndaj vendimit të largimit nga puna, si masë
disiplinore, ka qenë ai gjyqësor dhe jo ai administrativ. Për pasojë, si baza ligjore e
përcaktuar, ashtu edhe ndërgjyqesia që është krijuar në gjykimin e kësaj mosmarrëveshje,
është e gabuar.
        Kolegji Civil çmon se, padia në këtë rast është ankimi që ka bërë Jovan Plaku përpara
KSHC për kundërshtimin e aktit nr.618/6 prot., date 01.02.2006, por që gabimisht ai nuk i
është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor, por KSHC.
        Kolegji Civil, duke e konsideruar ankimin e Jovan Plakut si një padi, çmon se,
kompetente për gjykimin e mosmarrveshjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, ku
paditesi ka vendbanimin dhe marrëdheniet e punës me palën e paditur, që në këtë rast është
Dega e Doganes Rinas, Tirane.



10
        Ne keto kushte, bazuar në nenin 467/d të K.Pr.C., për shkak se ndergjyqësia në këtë
rast dhe referimi ligjor kanë qenë të gabuara, Kolegji Civil konkludon se:
        Vendimi i Gjykates se Apelit Tiranë nr.321, datë 20.12.2006 dhe vendimi i KSHC
nr.344, date 15.05.2006 duhet të prishen dhe të shfuqizohen; aktet e gjykimit të kësaj
çështjeje duhet t’i kalojnë për juridiksion e kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane,
referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.).
        Meqënëse kjo çështje ka filluar me një procedurë të ndryshme nga sa udhëzohet me
këtë vendim, gjykata duhet të orientojë palët lidhur me sa është konkluduar. Mbetet në
disponimin e paditësit (personit te trete) që të bëjë rregullimet përkatëse lidhur me shkakun e
padisë, referuar nenit 185 të K.Pr.C. Përsa i përket objektit të padisë, ai mbetet i pandryshuar,
pasi në themel kërkohet kthimi në punën e mëparshme dhe pagimi për kohën e qëndrimit
padrejtësisht pa punë. Pavarësisht nga ligji i aplikuar, objekti i kërkimit është i njëjtë.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.C.,

                                       VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.321, datë 20.12.2006 te Gjykatës së Apelit Tirane, si dhe te
vendimit nr.344, date 15.05.2006 te KSHC dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Tirane.

                                                             Tirane, me 05.05.2009




                                                                                              11
Nr.31001-01747-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-480 i Vendimit (169)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Aleksander Muskaj      Anëtar
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Irma Bala              Anëtare

në seancen gjyqesore të datës 05.05.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

                  PADITËS:                   DREJTORIA E PERGJITHSHME E
                                             DOGANAVE perfaqesuar nga juristi
                                             Erjon Papagjoni
                  I PADITUR:                 KOMISIONI SHERBIMIT CIVIL, ne mungese.
                  PERSON I TRETË:            ATHINA KALLOJERI, perfaqesuar nga
                                             Av. Xhemal Gazidede

                                        OBJEKTI:
               Kundershtim i vendimit nr.581, date 15.08.2006 te K.SH.Civil.
                   Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit 8549, date 11.11.1999
                             “Per Statusin e Nepunesit Civil”.


       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.39, date 25.01.2007, ka vendosur :
              Rrezimin e kerkese padise se ngritur nga paditesi Drejtoria e Pergjithshme e
              Doganave kunder te paditurit Komisioni i Sherbimit Civil e person i trete
              Athina Kallojeri, si te pabazuar ne prova e ne ligj dhe lenien ne fuqi te
              vendimit nr.581, date 15.08.2006 te Komisionit Sherbimit Civil.

       Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere
rekurs pala paditese Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila ka kerkuar prishjen e tij, per
keto shkaqe:
    - Vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me ligjin.
    - Komisioni i Sherbimit Civil nuk duhej te nxirrte vendim per çeshtjen objekt
       shqyrtimi, pasi ishte ne kapercim te kompetencave ligjore dhe duhej ta kalonte
       çeshtjen per gjykim ne gjykaten e shkalles se pare.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Juristin Erion Papagjoni, qe kerkoi
prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare
Tirane; Av. Xhemal Gazidede, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit
Tirane; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,


12
                                             VËREN
        Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me ligjin, e per kete shkak
duhet prishur dhe bashke me te dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil dhe çeshtja t’i
dergohet per kompetence Gjykates se shkalles se pare Tirane.
        Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se personi i trete ne gjykim ka qene punonjese
prane pales se paditur, me motivacionin per konflikt interesi eshte larguar nga detyra, referuar
dispozitave te ligjit per statusin e nepunesit civil dhe vendimit perkates te Keshillit te
Ministrave nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.
        Personi i trete Athina Kallojeri, ka bere ankim kunder ketij vendimi ne Komisionin e
Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr.581, date 15.08.2006, ka shfuqizuar aktin administrativ
te Drejtorit te Pergjithshem. Kunder vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil eshte bere padi
ne Gjykaten e Apelit Tirane nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, ku si pale e paditur
eshte thirrur Komisioni i Sherbimit Civil dhe pale e trete Athina Kallojeri. Gjykata e Apelit
Tirane me vendimin nr.39, date 25.01.2007, ka rrezuar padine e ngritur nga Drejtoria e
Pergjithshme, duke lene ne fuqi vendimin e Komisionit te Sherbimit Civil, me motivacionin
se nuk u provua nga pala paditese motivacioni, sipas te cilit eshte larguar personi i trete nga
puna.
        Ne rekurs te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, çeshtja shqyrtohet ne Gjykaten e
Larte, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimit unifikues nr.3, date 24.01.2000, si dhe
unifikimit te vendimit nr.8 date 12.09.2007. Sipas ketij te fundit, Kolegjet e Bashkuara kane
arritur ne perfundimin se punonjesit e doganave nuk kane qene dhe nuk jane punonjes te
sherbimit civil, per pasoje ata nuk jane subjekt i ligjit per statusin e nenpunesit civil.
        Bazuar ne kete, arrihet ne perfundimin se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si
rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit fillimisht nga punojesi i larguar nga detyra dhe me tej
edhe nga subjektet e tjere te ketij gjykimi, eshte ne kundershtim me ligjin. Gabimisht, ankimi
kunder vendimit te largimit nga detyra, i eshte drejtuar juridiksionit administrativ Komisionit
te Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer funksione te peraferta me nje
trup gjyqesor dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate nga
Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.
        Duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore, Kolegji Civil, ne kete gjykim, gjen
dy shkelje te ligjit me pasoje pavlefshmerine e vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te
komisionit te sherbimit civil:
        1. Rruga e ndjekur per kundershtimin e mases disiplinore ne rruge administrative ka
qene e gabuar, nderkohe qe personi i trete ne kete gjykim Athina Kallojeri, duhet te kishte
ngritur padi ne gjykaten e rrethit gjyqesor, duke ju referuar dispozitave te K.Doganor dhe
K.Punes.
        2. Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka paditur gabimisht Komisionin e Sherbimit
Civil ne gjykate, nderkohe qe ligji per sherbimin civil ne nenin 8/3 shprehet se, kunder ketij
vendimi behet ankim ne gjykate. Per pasoje rrjedhimi i ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i
nje procedimi qe nga fillimi ne zbatim te gabuar te ligjit, duke e bere te gjithe ate te
kunderligjshem.
        Juridiksioni i shqyrtimit te ankimit ndaj vendimit te largimit nga puna si mase
disiplinore ka qene ai gjyqesor dhe jo ai administrativ. Per pasoje, si baza ligjore e
percaktuar, ashtu edhe ndergjyqesia qe eshte krijuar ne gjykimin e kesaj mosmarreveshje
eshte e gabuar. Kolegji çmon se, padia ne kete rast eshte ankimi qe ka bere Athina Kallojeri
ne Komisionin e Sherbimit Civil per kundershtimin e aktit nr.581, date 15.08.2006, por qe
gabimisht ai nuk i eshte drejtuar gjykates se rrethit gjyqesor, por Komisionit.




                                                                                             13
        Kolegji Civil, duke konsideruar ankimin e Athina Kallojerit si nje kerkese padi, çmon
se kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes eshte Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, ku
paditesi ka vendbanimin dhe marredheniet e punes me palen e paditur, qe ne kete rast, eshte
Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, bazuar ne nenin 467/b te K.Pr.Civile, per shkakun se
ndergjyqesia ne kete gjykim dhe referimi ligjor kane qene te gabuara, çon Kolegjin ne
perfundimin se, vendimi i gjykates se apelit dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil,
duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te kesaj çeshtje, duhet t’i
kalojne per juridiksion e kompetence Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, referuar neneve 36,
43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile.
        Meqenese kjo çeshtje ka filluar me nje procedure te ndryshme nga sa udhezohet me
kete vendim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar lidhur me
shkakun dhe objektin e padise, referuar dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

                                       VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.39, date 25.01.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit
nr.581, date 15.08.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil dhe dergimin e çeshtjes per
kompetence ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane .

                                                            Tiranë, më 05.05.2009




14
Nr.31001-00207-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-586 i Vendimit (170)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Aleksander Muskaj      Anëtar
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Irma Bala              Anëtare

në seancen gjyqesore të datës 05.05.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

                  PADITËS:                   SHOQERIA “PREVISA”SH.P.K., ne mungese
                  TË PADITUR:                DREJTORIA E PERGJITHSHME E
                                             DOGANAVE
                                             DEGA E DOGANES TIRANE, perfaqesuar
                                             nga juristet Arjeta Cefa dhe Saimir Rabeta dhe
                                             Avokati i Shtetit Abaz Deda.

                                          OBJEKTI:
                          Konstatimin si absolutisht te pavlefshem
               te vendimit nr.46, date 07.02.2004 te Deges se Doganes Tirane
                        dhe te vendimit nr.3936/1, date 28.07.2004
                         te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave.
                           Kthimin e shumes prej 2.486.942 leke.
                       Baza Ligjore: Neni 113 i K.Pr.Administrative,
                        neni 236/3 i ligjit nr.7632, date 04.11.1999.
                                Kodi Doganor neni 15/13/b,
                               VKM nr.205, date 13.04.1999.
                               Nenet 324, 325 te K.Pr.Civile.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.3667, date 08.06.2005 ka
vendosur:
             Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.736, date 15.06.2006, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.3667, date 08.06.2005 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane ne kete menyre:
              Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te vendimit nr.46, date 07.02.2004 te
              Deges se Doganes Tirane dhe te vendimit nr.3936/1, date 28.07.2004 te
              Drejtorit te Pergjithshem te Doganave.
              Detyrimin e te paditurit t’i ktheje paditesit shumen prej 2.486.942 leke.




                                                                                          15
        Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere
rekurs pala e paditur Dega e Doganes Tirane dhe Avokatura e Shtetit, te cilet kane kerkuar
prishjen e tij per keto shkaqe:

         Avokatura e Shtetit:
     -   Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim me ligjin dhe provat.

         Dega e Doganes Tirane:
     -   Autoritetet doganore, ne baze te nenit 102 te Kodit Doganor, mund te korrigjojne
         deklaraten pasi mallrat te jene çliruar me qellim qe te sigurohen per saktesine e te
         dhenave te deklarates, mund te verifikojne dokumentat tregtare dhe te dhenat qe
         lidhen me veprimet e importit apo eksportit.
     -   Eshte vertetuar se subjekti ka bere deklarim te lire ne dogane duke paguar taksat
         doganore me nje fature te fallsifikuar, duke i shpetuar mbikqyrjes se autoritetit
         doganor.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Avokatin e Shtetit Abaz Deda, juristin
Saimir Rabeta, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne
fuqi te vendimit Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; si dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

                                            VËREN
         Vendimi nr.736, date 15.06.2006 i Gjykates se Apelit Tirane prishet per zbatim te keq
te ligjit dhe lihet ne fuqi vendimi nr.3667, date 08.06.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane.
         Nga gjykimi i çeshtjes rezulton se pala paditese, Shoqeria “Previza” sh.p.k, eshte
person juridik me veprimtari import eksport, tregtim te mallrave te ndryshme.
         Me date 05.05.2004, pala e paditur, Dega e Doganes Tirane, e ka njoftuar paditesin se
me vendimin nr.46, date 07.02.2004, paditesi detyrohet te paguaje detyrim doganor te
papaguar ne shumen 621.736 leke dhe gjoben sa 3 fishi i ketij detyrimi ne shumen 1.865.207
leke, ne total 2.486.943 leke.
         Sipas vendimit te pales se paditur, paditesi ka shkelur nenet 256/2 dhe 261/2 te Kodit
Doganor me deklaraten nr.6315, date 30.04.2001, pasi ka deklaruar kolibant, pastrues veshi,
pipa, gota, sfungjer, shkrepese. Pas kontrollit aposteriori ka rezultuar mosperputhje ne vlere,
ne monedhe, ne inkoterin dhe fatura e paraqitur ne Dogane nuk eshte autentike.
         Pala paditese eshte ankuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, e cila me
vendimin nr.3936/1, date 28.07.2004, e ka lene ne fuqi vendimin e Deges se Doganes Tirane.
         Ne keto rrethana, pala paditese, me padine objekt gjykimi, ka kerkuar konstatimin
absolutisht te pavlefshem te vendimit nr.46, date 07.02.2004 te Deges se Doganes Tirane dhe
te vendimit nr.3936/1, date 28.07.2004 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave dhe kthimin
e shumes prej 2.486.942 leke te paguara, me pretendimin se pala e paditur nuk ka respektuar
nenin 236/3 te K.Doganor, sipas te cilit njoftimi i debitorit nuk mund te behet pas kalimit te
afatit 3 vjeçar nga data ne te cilen borxhi doganor ka lindur, pasi borxhi doganor qe
pretendohet ka lindur me 30.04.2001, ndersa njoftimi eshte bere me date 05.05.2004.
         I padituri, ne prapsimet e tij, ka pretenduar se njoftimi i borxhit doganor subjektit i
eshte bere brenda afatit 3 vjeçar doganor, parashikuar ne nenin 236/3 K.Doganor, pasi borxhi
doganor nuk ka lindur me date 30.04.2001, diten e zhdoganimit te praktikes doganore, por
diten e konstatimit te shkeljes doganore pas ardhjes se konfirmimit nga autoritetet Doganore
Turke.



16
         Gjykata e shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.3667, date 08.06.2005, ka
vendosur rrezimin e padise, me arsyetimin se per te percaktuar lindjen e borxhit doganor i
referohemi nenit 229 pika 2 te K.Doganor, sipas te cilit kur nuk eshte e mundur te
percaktohet me saktesi se kur ka lindur borxhi doganor, çasti qe merret parasysh ne
percaktimin e rregullave te taksimit te pershtatshme per mallrat ne fjale eshte çasti kur
autoritetet doganore arrijne ne perfunimin se mallrat jane ne nje gjendje te tille qe i
nenshtrohen borxhit doganor.
         Me ankimin e pales paditese, gjykata e apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit te
gjykates se shkalles se pare, duke pranuar kerkese padine.
         Konstatimin absolutisht te pavlefshem te vendimit nr.46, date 07.02.2004 te Deges se
Doganes Tirane dhe te vendimit nr.3936/1, date 28.07.2004 te Drejtorit te Pergjithshem te
Doganave dhe detyrimin e te paditurit t’i ktheje paditesit shumen prej 2.486.942 leke.
         Gjykata e apelit arsyeton se, ne baze te nenit 236/3 te K.Doganor, ana e paditur nuk
mund te njoftoje debitorin, paditesin pas mbarimit te afatit 3 vjeçar nga data me te cilin ka
lindur borxhi doganor, me perjashtim te rasteve kur ana e paditur ka qene ne pamundesi per
te percaktuar shumen e detyrimit per shkak te nje procedimi penal dhe se borxhi doganor lind
ne çastin e pranimit te deklarates doganore dhe vendosjen e mallrave ne qarkullim te lire,
mbeshtetur kjo ne nenin 261 te K.Doganor, njoftimi i debitorit behet edhe pas mbarimit te
afatit trevjeçar.
         Kunder vendimit te gjykates se apelit kane ushtruar rekurs pala e paditur, Dega e
Doganes Tirane dhe Avokatura e Shtetit, te cilet kane pretenduar se gjykata e apelit ka
vendosur ne kundershtim me ligjin dhe provat, pasi nuk ka kryer nje hetim te plote, pasi
detyrimi eshte fakt qe ka ardhur si rezultat i shkeljes se neneve 256/2 dhe 261/2 te
K.Doganor.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, me te
cilin eshte vendosur pranimi i padise, eshte marre ne interpretim e zbatim te gabuar te neneve
102, 216, 230, 236, etj., te K.Doganor.
         Gjykata e apelit ka pranuar padine, duke u bazuar ne nenin 236 te K.Doganor. Sipas
interpretimit te bere kesaj norme juridike nga gjykata, njoftimi i bere paditesit per detyrimin
qe rrjedh nga borxhi doganor eshte bere pas mbarimit te afatit 3 vjeçar nga data ne te cilen
borxhi doganor ka lindur.
         Gjykata ka pranuar si date te lindjes se borxhit doganor daten 30.04.2001, kur eshte
mbajtur proçes verbali i verifikimit te mallrave te importuara nga paditesja.
         Gjykohet se, ne lidhje me percaktimin e momentit te lindjes se borxhit doganor,
brenda te cilit autoritetet doganore njoftojne subjektin perkates, gjykata ka bere interpretim te
gabuar te K.Doganor, pikerisht nenit 802, 216, 236, etj., qe e ka çuar ate ne konkluzione te
gabuara sa i perket momentit te lindjes se borxhit doganor, mbi bazen e analizes dhe fakteve
e provave te marra gjate gjykimit.
         Ne zbatim e interpretim te neneve 216, 229, 230 te K.Doganor, borxhi doganor lind
ne momentin qe autoritet doganore ne baze te informacionit qe disponojne, kane mundesi ta
percaktojne se ka ose jo nje borxh doganor.
         Ne rastin ne gjykim, momenti i mbajtjes se proçes verbalit te verifikimit te mallrave
nga autoritet doganore ne vitin 2001, nuk ka provuar njekohesisht se autoritetet doganore
kane qene te mundesuara, pra te sigurta qe borxhi doganor ka lindur ose jo. Ka rezultuar se
per te patur informacionin e duhur per te bere kete percaktim, autoritetet doganore pas
ardhjes se mallrave ne piken doganore, kane pare te arsyeshme t’i drejtohen me shkrim
autoriteteve doganore turke, nga ka ardhur malli i importuar nga paditesi, per te marre
informacion ne lidhje me ekzistencen ose jo te borxhit doganor. Ne varesi te konfirmimit ose
jo nga pala turke per saktesine e fatures se mallrave te importuara te deklaruar nga paditesi,
do te konkludohej ne lidhje me rastin konkret.


                                                                                              17
        Pergjigja nga autoritet doganore turke ka rezultuar se i ka arritur pales se paditur me
shkresen nr.234/7221, date 29.08.2002. Nga permbajtja e se ciles ka rezultuar se fatura e
dates 25.04.2001 per mallrat e importuara nga paditesi, te deklaruara, nuk eshte autentike, pra
nuk pasqyron vleren reale te mallrave te importuara mbi te cilat do te aplikoheshin tarifat
perkatese doganore me mberritjen dhe deklarimin e mallrave ne doganen shqiptare. Kjo
prove e marre nga te paditurit ka sqaruar e plotesuar informacionin e anes se paditur dhe ka
mundesuar ne arritjen e konkluzionit se tashme ka lindur borxhi doganor.
        Pas marrjes se shkreses nga autoritet turke me date 29.08.2002 dhe pasi eshte
llogaritur nga pala e paditur, shuma e detyrimit, me date 07.02.2004, kjo e fundit ka nxjerre
aktin administrativ qe permban detyrimin qe i lind paditesit, per shkak te borxhit doganor i
njoftuar pastaj po ne kete vit paditesit.
        Sa siper, ana e paditur nga momenti i pergjigjes se dhene per jo vertetesine te faturave
te mallrave nga autoritet doganore turke, moment ne te cilin ajo eshte mundesuar te kete
informacion, ne zbatim te nenit 229/2 te K.Doganor, se ka lindur nje borxh doganor brenda
afatit 3 vjeçar qe parashikon neni 236 i K.Doganor, ka nxjerre vendimin perkates per
njoftimin e paditesit per detyrimin doganor si pasoje e deklarimit te mallrave me fatura jo
autentike.
        Pra ky moment, viti 2002 qe dogana mori dijeni plotesisht pas pergjigjes se pales
turke, eshte momenti i lindjes se borxhit doganor, nga i cili fillonte dhe afati ligjor i caktuar
per njoftimin e debitorit, i cili nuk eshte i tejkaluar, pra i mbaruar, por brenda 3 vjeteve ne
vitin 2004 eshte nxjerre akti administrativ perkates qe ngarkon me pergjegjesi palen paditese
per detyrimin qe ka.
        Sa siper, gjykohet se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit, me te cilen eshte
ndryshuar vendimi i gjykates se shkalles se pare, e cila ne analize te provave te marra ne
zbatim te drejte te dispozitave te K.Doganor, ka zgjidhur mosmarreveshjen duke rrezuar
padine e ngritur nga pala paditese.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te Kodit te Proçedures Civile,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.736, date 15.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenjen ne
fuqi te vendimit nr.3667, date 08.06.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

                                                             Tiranë, më 05.05.2009




18
                                          MENDIM I PAKICËS
        Une gjyqtari Aleksander Muskaj, anetar i trupit gjykues nuk jam dakord me vendimin
e gjykates (shumices) dhe shfaq kete mendim per zgjidhjen e çeshtjes:
        Vendimi nr.736, date 15.06.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne zbatim
korrekt te ligjit e si i tille ai duhej te lihej ne fuqi.
        Ndryshe nga qendrimi i shumices, mendoj se Gjykata e Apelit Tirane ka interpretuar
drejt dispozitat perkatese te K.Doganor dhe konkluzionet e saj per momentin e lindjes se
borxhit doganor, jane ne koherence te plote me percaktimet e ligjit, duke analizuar drejt faktet
e konstatuara dhe provat e marra gjate gjykimit te çeshtjes.
        Ne veshtrim te percaktimit ligjor te bere ne nenin 216/2 te K.Doganor, borxhi doganor
lind ne daten e pranimit te deklarates doganore. Po keshtu, ne zbatim te parashikimit te bere
ne nenin 15, pika 13, shkronja “b”, te VKM nr.205, date 13.04.1999, njoftimi i deklaruesit
behet brenda periudhes 3 vjeçare nga data kur mallrat jane vendosur ne qarkullim te lire.
        Ne keto rrethana, ne interpretim edhe te nenit 236/3 te K.Doganor, pala e paditur nuk
mund ta njoftoje debitorin (palen paditese “Previsa” sh.p.k.), pas mbarimit te afatit 3 vjeçar,
nga data ne te cilen ka lindur borxhi doganor, perveçse kur autoriteti doganor, ka qene ne
pamundesi per te percaktuar shumen e detyrimit, per shkak te nje procedimi penal.
        Por, nuk ka rezultuar nga aktet qe te kete patur ndonje procedim penal, i cili te kishte
lidhje me çeshtjen ne gjykim.
        Duke qene keshtu, per te percaktuar daten e lindjes se borxhit doganor, do t’i
referohemi percaktimeve te nenit 216/2 te K.Doganor, i cili percakton qarte se, borxhi
doganor lind ne daten e pranimit te deklarates doganore.
        Ne referim te sa me siper, meqenese pala e paditur e ka njoftuar palen paditese, ne
tejkalim te afatit te parashikuar ne ligj, vendimi nr.46, date 07.02.2004, i Deges se Doganes
Tirane eshte nje akt absolutisht i pavlefshem dhe me te drejte eshte konstatuar si i tille nga
Gjykata e Apelit Tirane.
        Duke patur parasysh sa me siper, vleresoj se vendimi nr.736, date 15.06.2006 i
Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte, i bazuar ne ligj dhe si i tille ai duhej te lihej ne fuqi.

                                                                       Aleksander Muskaj




                                                                                                 19
Nr.11241-00775-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-531 i Vendimit (171)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Irma Bala              Anetare
                      Arjana Fullani         Anetare
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

                  PADITËS:                   DREJTORIA E PERGJITHSHME
                                             E DOGANAVE, ne mungese
                  I PADITUR:                 KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL,
                                             ne mungese
                  PERSON I TRETË:            SHABAN SHAMET LIGU, prezent

                                        OBJEKTI:
                     Kundershtimin e vendimit nr.105, date 24.02.2006
                             te Komisionit te Sherbimit Civil.
                   Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999
                             “Per Statusin e Nepunesit Civil”.


       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.195, date 09.11.2006, ka vendosur :
              Rrezimin e kerkese padise se ngritur nga paditesi Drejtoria e Pergjithshme e
              Doganave, ndaj te paditurit Komisioni i Sherbimit Civil e person te trete
              Shaban Ligu, me objekt kundershtim i vendimit nr.105, date 24.02.2006 te
              Komisionit te Sherbimit Civil.

       Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere
rekurs pala paditese Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila ka kerkuar prishjen e tij, per
keto shkaqe:
    - Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 18 te K.Pr.Civile, duke anashkaluar
       kontradiktorialitetin ne shqyrtimin gjyqesor dhe duke mos degjuar arsyetimin e
       K.SH.C., ne lidhje me shfuqizimin e vendimit administrativ te Drejtorise se
       Pergjithshme te Doganave.
    - Si KSHC dhe gjykata e apelit jane referuar ligjit per sherbimin civil, duke e
       konsideruar ish doganierin Shaban Ligu nepunes civil, kur punonjesit e administrates
       doganore nuk e kane statusin e nepunesit civil.
    - Gjykimi eshte zhvilluar pa pranine e Avokatit te Shtetit .




20
   -   Perderisa kemi rrjeshtim ne nje krah politik gjate fushates elektorale duke mbeshtetur
       interesat zgjedhore te kandidateve te nje partie, ku veprimi perben veprimtari politike
       partiake, nje gje e tille nuk kontestohet nga Komisioni. Gjithashtu kjo perben edhe
       shkelje te urdherave nr.3611, date 24.5.2005 dhe nr.4029, date 09.06.2005 te Ministrit
       Financave dhe Drejtorit te Pergjithshem te Doganave.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; si dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

                                              VËREN
        Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me ligjin e për këtë shkak, ai
duhet të prishet dhe bashkë me të edhe vendimi i KSHC.
        Ne keto kushte, çështja duhet të kalojë për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor
Tirane.
        Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, personi i trete ne kete gjykim, Shaban Ligu
ka punuar prane pales paditese Drejtorise se Pergjithshme te Doganave me detyren e
specialistit koordinator ne Drejtorine e Antikontrabandes.
        Drejtori i Pergjithshem i Doganave, me vendimin nr.9836, date 22.12.2005, ka
vendosur largimin nga puna te personit trete Shaban Ligu, per thyerje te rregullave te etikes
(pjesemarrje ne veprimtari politike).
        Kunder ketij vendimi eshte ankuar personi trete, Shaban Ligu, ne Komisionin e
Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr.105, date 24.02.2006 ka vendosur shfuqizimin e
vendimit per largimin e personit trete nga puna, si akt i kunderligjshem dhe ka vendosur
kthimin ne punen e meparshme, pagimin e pages per kohen e qendrimit pa pune.
        Pala paditese, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, me padine kunder Komisionit te
Sherbimit Civil, ka kundershtuar vendimin nr.105, date 24.02.2006 te KSHC, bazuar ne nenin
8/3 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per Statusin e Nepunesit Civil”.
        Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.195, date 09.11.2006 ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise se ngritur nga paditesi Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ndaj
te paditurit Komisioni i Sherbimit Civil e person te trete, Shaban Ligu, me objekt:
Kundershtim i vendimit nr.105, date 24.02.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.
        Mbi rekursin e Drejtorisë se Përgjithshme të Doganave, çështja shqyrtohet në
Gjykatën e Lartë, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimeve unifikues nr.3, date
24.01.2007 dhe nr.8, date 12.09.2007. Sipas këtij të fundit, Kolegjet e Bashkuara kane arritur
në përfundimin se punonjësit e doganave nuk kanë qenë dhe nuk janë punonjës të shërbimit
civil. Për pasojë, ata nuk janë subjekt i ligjit për statusin e nëpunesit civil.
        Mbi këtë arsyetim arrihet në përfundimin se, e gjithë procedura ankimore e ndjekur si
rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjësi i larguar nga detyra dhe më tej
edhe nga subjektet e tjerë të këtij gjykimi, është në kundërshtim me ligjin. Ankimi kundër
vendimit të largimit te personit te trete nga detyra gabimisht është ushtruar brenda
juridiksionit administrativ. KSHC ka bërë verifikimin e parë, duke kryer funksione të
përafërta me ato të një trupi gjyqësor dhe më pas, kundër vendimit të këtij komisioni është
bërë padi në gjykatë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
        Duke iu referuar unifikimit të praktikës gjyqësore, Kolegji Civil, në këtë gjykim, gjen
dy shkelje të ligjit me pasojë pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të
KSHC:




                                                                                                21
        1.      Rruga e ndjekur për kundërshtimin e masës disiplinore në rrugë administrative
ka qenë e gabuar, ndërkohë që personi i tretë në këtë gjykim, Shaban Ligu, duhej të kishte
ngritur padi ne gjykatën e rrethit gjyqësor, duke iu referuar dispozitave të Kodit Doganor dhe
Kodit të Punës.
        2.      Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka paditur gabimisht KSHC në gjykatë,
ndërkohë që ligji për shërbimin civil në nenin 8/3 shprehet se, kundër këtij vendimi behet
ankim ne gjykatë. Si pasojë e këtyre shkeljeve është zhvilluar një procedurë e
kundërligjshme, që nga fillimi.
        Juridiksioni i shqyrtimit të ankimit ndaj vendimit të largimit nga puna, si masë
disiplinore, ka qenë ai gjyqësor dhe jo ai administrativ. Për pasojë, si baza ligjore e
përcaktuar, ashtu edhe ndërgjyqesia që është krijuar në gjykimin e kësaj mosmarrëveshje,
është e gabuar.
        Kolegji Civil çmon se, padia në këtë rast është ankimi që ka bërë Shaban Ligu përpara
KSHC për kundërshtimin e aktit nr.105, date 24.02.2006, por që gabimisht ai nuk i është
drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor, por KSHC.
        Kolegji Civil, duke e konsideruar ankimin e Shaban Ligut si një padi, çmon se,
kompetente për gjykimin e mosmarreveshjes është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, ku
paditesi ka vendbanimin dhe marrëdheniet e punës me palën e paditur, që në këtë rast është
Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave Tirane.
        Ne keto kushte, bazuar në nenin 467/d të K.Pr.C., për shkak se ndergjyqësia në këtë
rast dhe referimi ligjor kanë qenë të gabuara, Kolegji Civil konkludon se:
        Vendimi i Gjykates se Apelit Tiranë nr.195, datë 09.11.2006 dhe vendimi i KSHC
nr.105, date 24.02.2006, duhet të prishen dhe të shfuqizohen; aktet e gjykimit të kësaj
çështjeje duhet t’i kalojnë për juridiksion e kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane,
referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.).
        Meqënëse kjo çështje ka filluar me një procedurë të ndryshme nga sa udhëzohet me
këtë vendim, gjykata duhet të orientojë palët lidhur me sa është konkluduar. Mbetet në
disponimin e paditësit (personit te trete) që të bëjë rregullimet përkatëse lidhur me shkakun e
padisë, referuar nenit 185 të K.Pr.C. Përsa i përket objektit të padisë, ai mbetet i pandryshuar,
pasi në themel kërkohet kthimi në punën e mëparshme dhe pagimi për kohën e qëndrimit
padrejtësisht pa punë. Pavarësisht nga ligji i aplikuar, objekti i kërkimit është i njëjtë.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.C.,

                                       VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.195, datë 09.11.2006 te Gjykatës së Apelit Tirane, si dhe te
vendimit nr.105, date 24.02.2006 te KSHC dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën e
Rrethit Gjyqësor Tirane.

                                                             Tirane, me 05.05.2009




22
Nr.23000-00028-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-564 i Vendimit (172)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Irma Bala              Anetare
                      Arjana Fullani         Anetare
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

                   PADITËS:                  L. L., ne mungese
                   E PADITUR:                E. L. (A.), ne mungese

                                        OBJEKTI:
                               Zgjidhje martese, lenie femije,
                       caktim pensioni ushqimor, ndryshim mbiemri.
                 Baza Ligjore: Nenet 132, 156, 158, 146, 161 te K.Familjes.


       Gjykata e shkalles se pare Kolonje me vendimin nr.70, date 05.05.2006, ka vendosur:
              Pranimin e pjesshem te padise.
              Zgjidhjen e marteses se lidhur mes paleve ndergjyqesa paditesit L. L. dhe te
              paditures E. F. per faj te te paditures.
              Lenien e femijes Kristina L. F. paditesit L. per rritje dhe edukim, duke pasur te
              drejten e paditura te mare ate ne takim, çdo te shtune te dyte dhe te katert prej
              ores 14.00 deri ne oren 14.00 te dites ne vazhdim, javen e Pashkes se çdo viti,
              per Vitin e Ri prej dates 25 Dhjetor deri ne 4 Janar te çdo viti te ri dhe per
              periudhen 1-30 Korrik te çdo viti, si dhe ne çdo rast marreveshje me paditesin.
              Pushimin e gjykimit te padise persa i perket caktimit te detyrimit per ushqim.
              Ndryshimin e mbiemrit te te paditures nga L. ne A.

       Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.205, date 05.09.2006 ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.70, date 05.05.2006 te Gjykates se Shkalles se
              pare Kolonje.

        Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs e paditura E. L., e cila kerkon
prishjen e vendimeve gjyqesore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se
pare, duke parashtruar keto shkaqe:
    - Gjykata e apelit nuk ka bere evidente ne vendim shkaqet e verteta te shprehura ne
        ankimin e drejtuar asaj gjykate nga ana ime.
    - Apeli ka zhvilluar gjykim formal, ne mungesen time (pasi ishte shpallur per nje kohe
        shume te shkurter data e gjykimit), me nje seance te vetme pa me dhene mundesine te
        paraqitesha ne gjykim.


                                                                                             23
     -   Gjykata nuk mori ne shqyrtim shkaqet e ankimit; ne ankim kam kerkuar perseritje te
         hetimit gjyqesor, konform nenit 465/2 te K.Pr.Civile, por kjo kerkese nuk u analizua
         nga kjo gjykate.
     -   Ne vendim permendet apeli kundershtues nderkohe qe une nuk jam vene ne dijeni
         asnjehere per sipas neneve 456, 447, 130, 131 te K.Pr.Civile.
     -   Te dy gjykatat nuk kane analizuar provat, por arsyetojne ne pergjithesi duke iu
         referuar provave te paqena.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; ne mungese te paleve dhe pasi e
bisedoi në tërësi çeshtjen,

                                            VËREN
          Vendimi nr.205, date 05.09.2006 i Gjykates se Apelit Korçe eshte i pabazuar ne ligj,
si i tille duhet te prishet.
          Nga gjykimi ka rezultuar se, palet ndergjyqese kane lidhur martese fakti ne vitin
2001, ndersa martese ligjore ne vitin 2003. Nga martesa ka lindur nje femij e seksit femer e
quajtur K. L. e datelindjes 26.09.2002.
          Palet kane jetuar ne Patra te Greqise dhe fillimisht kane pasur marredhenie te mira,
por me kalimin e kohes kane filluar mosmarreveshje dhe kontradita te vazhdueshme, te cilat
kane çuar ne tronditjen e thelle te marredhenieve bashkeshortore, sa qe martesa ka humbur
qellimin e saj.
          Pas nje viti martese marredheniet e tyre jane tronditur dhe sipas pretendimeve te
parashtruara ne padi, shkaktare eshte e paditura, e cila ka kryer veprime jo korrekte me nje
shtetas grek.
          Ne keto kushte, paditesi L. L. i eshte drejtuar gjykates me kerkese padine objekt
gjykimi, me te cilen kerkon zgjidhjen e marteses per faj te te paditures dhe lenjen e femijes
K. per rritje dhe edukim (pasi femija tjeter eshte femije jashte martese e te paditures E.) dhe
caktim pensioni ushqimor, ne baze te nenit 132, 138 te K.Familjes.
          Per pjesen e caktimit te pensionit ushqimor paditesi ka kerkuar heqje dore nga
gjykimi i padise dhe me te drejte per kete pjese gjykata e ka pushuar gjykimin.
          Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kolonje me vendimin nr.70,
date 05.05.2006 ka vendosur: Pranimin e pjesshem te padise.
          Zgjidhjen e marteses se lidhur mes paleve ndergjyqesa paditesit L. L. dhe te paditures
E. L. per faj te te paditures.
          Lenien e femijes Kristina L. F. paditesit L. per rritje dhe edukim, duke pasur te drejten
e paditura te marre ate ne takim, çdo te shtune te dyte dhe te katert prej ores 14.00 deri ne
oren 14.00 te dites ne vazhdim, javen e Pashkes se çdo viti, per vitin e Ri prej dates 25
Dhjetor deri ne 4 Janar te çdo viti te ri dhe per periudhen 1-30 Korrik te çdo viti, si dhe ne
çdo rast marreveshje me paditesin.
          Pushimin e gjykimit te padise persa i perket caktimit te detyrimit per ushqim .
Ndryshimin e mbiemrit te te paditures nga L. ne A.
          Mbi ankimin e te paditures, Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.205, date
05.09.2006, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.70, date 05.05.2006 te Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Kolonje.




24
        Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka bere rekurs e paditura E. L., e cila ka
parashtruar nder te tjera se, gjykata e apelit nuk ka marre ne konsiderate interesin e femijes,
pasi nje vendim i tille demton rende ne formimin, rritjen dhe edukimin e vajzes se mitur,
duke e veçuar ate nga nena e saj, e cila e ka rritur dhe edukuar, si dhe duke e ngarkuar me pa
te drejte ate, per veprime te pakryera duke i cenuar dinjitetin e saj si nene dhe si grua.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimet e te dy gjykatave jane marre jo
ne zbatim te kerkesave te ligjes proceduriale e materiale te nenit 126 e 224 te K.Pr.C. dhe
neneve 6, 155 e 157 te K.Familjes.
        Ndonese gjykatat kane konkluduar drejte ne zgjidhjen per kerkimin e zgjidhjes se
marteses ne mes paleve, ato nuk kane bazuar vendimin e tyre ne nje analize te hollesishme te
provave e te ligjit ne lidhje me percaktimin e fajit dhe te lenies se femijes per rritje dhe
edukim.
        Keshtu, persa i perket fajsise ne zgjidhjen e marteses si gjykata e shkalles se pare dhe
ajo e apelit kane fajsuar te padituren me arsyetimin se nuk solli ndonje prove per te provuar
pretendimet e saj, bazuar kjo ne nenin 12 te K.Pr.Civile.
        Ne nenin 12 te K.Pr.Cc kemi: “Pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrim qe, ne
perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilet bazon pretendimin e saj”.
        Gjykatat ndonese per paditesin e marrin te mireqene te provuarit e pretendimeve te tij,
thjesht me theniet e vellait te tij pa ndonje prove tjeter, per te padituren, megjithese dhe keto
thenie, por qe nuk kane vleren e proves sipas gjykates.
        Duke qene ne kushte te tilla, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, pa i hyre
analizes se provave, te dy gjykatat kane gabuar duke trajtuar me njeanshmeri prova ne kushte
te njejta, aq me teper qe ky pretendim ka qene i paditesit dhe duhej provuar sipas nenit 12 te
K.Pr.C., jo ndryshe nga e paditura.
        Persa i perket pjeses tjeter per lenien e femijes te dy gjykatat ne arsyetimin e tyre ne
vendim, nuk gjen pasqyrim zbatimi i parimeve te Konventes per te drejtat e femijes, (miratuar
nga Asambleja e Pergjithshme e Organizates se Kombeve te Bashkuara, ne nentor 1999), si
dhe “Deklarata per te drejtat e femijes”.
        Sikurse theksohet ne deklaraten e sipercituar “femija per shkak te papjekurise se tij
fizike dhe intelektuale ka nevoje per nje mbrojtje dhe kujdesje te posaçme, perfshire
mbrojtjen juridike te pershtatshme para dhe pas lindjes”.
        Ne veshtrim te sa me siper, gjykata duhet te arsyetoje dhe te argumentoje ne vendimin
e saj, se cila eshte mbrojtja me e pershtatshme per femijen ne zbatim te nenit 155 e 157 te
K.Familjes, kur i duhet te zgjidhe menyren e ushtrimit te pergjegjesise prinderore, duke mos
u mjaftuar vetem me argumentat qe ajo ne fakt ka arsyetuar, duke zgjeruar me tej hetimin
gjyqesor ne kete drejtim ne vijim te parimit te interesit me te larte te femijes, i cili eshte
parim qe ka perparesi ne vendimarrjen e gjykates per zgjedhjen e kujdestarit te femijes.
        Per kete ne rishqyrtimin e çeshtjes, gjykata ne baze te nenit 465 te K.Pr.C., duhet te
perserise hetimin gjyqesor duke thirrur per t’u degjuar ne seance gjyqesore ekspertin
(psikologe), qe ka dhene mendimin me shkrim, te cilet mund te pyeten nga gjykata dhe palet
per mendimet e dhena, bazuar ne nenin 224 te K.Pr.C., pasi te kete bere dhe nje rivleresim te
gjendjes individuale e psikologjike te femijes. Kjo edhe per faktin se mendimi i psikologes qe
”femija eshte e lidhur shume me te atin e saj, duke ndjere nje shperfillje per te emen”, duke
patur parasysh dhe moshen e femijes (rreth kater vjeç) nuk mund te jete nje konkluzion
kategorik.
        Ne keto rrethana ne perfundim te analizes se mesiperme, gjykata te konkludoje bazuar
ne nenin 126 te K.Pr.C., per zgjidhjen e mosmarreveshjes mes paleve, persa i perket fajesise
dhe lenien per rritje dhe edukim te femijes.




                                                                                              25
                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 te K.Pr.Civile,

                                         VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.205 date 05.09.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe dergimin
e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

                                                           Tirane, me 05.05.2009




26
Nr.11241-00297-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-602 i Vendimit (173)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Irma Bala              Anëtar
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Aleksandër Muskaj      Anëtar

në seancën gjyqesore të datës 05.05.2009, mori në shqyrtim, çështjen civile me palë:

                  PADITËS :                  RAJMONDA SYZO, në mungesë.
                  TË PADITUR:                “ALBTELEKOM” SH.A., përfaqësuar
                                             në gjyq nga juristja Marçela Kuqo.

                                         OBJEKTI:
                   Zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme,
                      detyrimin e palës së paditur për rikthim në punë,
                       duke anulluar vendimin nr.7, date 27.02.2006.
                            Dëmshpërblimin deri në një vit pagë
                   në bazë të nenit 146, pika 2 dhe 170 të Kodit të Punës.
                Baza Ligjore: Nenet 143, 144, 145 e 146/3 të Kodit të Punës.


      Gjykata e shkallës së parë Pogradec, me vendimin nr.412, datë 05.07.2006 ka
vendosur:
             Rrëzimin e padisë.

       Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.275, date 30.11.2006 ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.412, datë 05.07.2006, si me poshtë: Pranimin e
              pjesshëm të padisë së Rajmonda Syzo, detyrimin e palës së paditur të
              dëmshpërblejë paditësen Rajmonda Syzo me pagën e një viti, për zgjidhjen pa
              shkaqe të arsyeshme të kontratës të punës.

       Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur Rajoni “Albtelekom” sh.a., Korçë,
duke kërkuar: Prishjen e vendimit nr.257, datë 30.11.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë, si
vendim i pabazuar në prova dhe në ligj. Lënien në fuqi të vendimit nr.412, datë 05.07.2006,
të Gjykatës se Shkalles se Parë Pogradec.

       Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur:
   -   Gjykata e Apelit Korçë nuk ka bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, duke mos
       evidentuar faktin që paditësja Rajmonda Syzo ka filluar punë pranë Bashkisë
       Pogradec, dy muaj pas largimit nga puna.



                                                                                        27
     -   Gjykata e Apelit Korçë, megjithëse ka hetuar mbi shkakun e marrjes së masës
         disiplinore “Largim nga Detyra”, ka arritur në konkluzionin e gabuar se ndodhemi
         para kushteve të nenit 153 të Kodit të Punës.
     -   Vendimi është i pabazuar në fakt.
     -   Paditësja, me veprimtarinë e saj, i ka shkaktuar dëm palës së paditur.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesen e palës së paditur,
që kerkoi prishjen e vendimit te Gjykatës së Apelit Korçë dhe lënien në fuqi të vendimit të
Gjykatës së shkallës së parë Pogradec; në mungesë të paditeses dhe, si e shqyrtoi çështjen në
tërësi,

                                          VËREN
       Se vendimi nr.275, datë 30.11.2006, i Gjykatës së Apelit Korçë është i pabazuar në
fakt dhe në ligj dhe për këtë shkak duhet të prishet, duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së
Shkallës së Parë Pogradec nr.412, datë 05.07.2006.
         A.    Rrethanat e faktit.
         1.     Paditësja Rajmonda Syzo ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur,
“Albtelekom” sh.a. Pogradec, në detyrën e Përgjegjëses së Sektorit të Shërbim-shitjeve.
        2.      Në cilësinë e Përgjegjësit të Sektorit të Shitjeve, paditësja ka ndërprerë
shërbimin telefonik të pajtimtarëve të Zonës Albtelekom–Pogradec, në 26 raste. Ndërprerja e
shërbimit telefonik është bërë me arsyetimin se pajtimtarët nuk kanë shlyer faturat e muajit
Tetor të vitit 2005. Ky urdhërim nuk ka qënë në kompetencë të paditëses, por ka qenë në
kompetencë të drejtuesit të degës së “Albtelekom” sh.a. Pogradec.
        3.      Përkundër ankesave të pajtimtarëve për ndërprerjen e shërbimit telefonik, me
synim justifikimin e këtyre ndërprerjeve, paditësja, në bashkëpunim edhe me sektorin
ekonomik, teknik dhe operatorin futurist, kanë hartuar një projekt-vendim për zgjidhjen e 53
kontratave që i përkisnin vitit 2005.
        4.      Titullari i palës së paditur i ka vlerësuar ndërprerjet e shërbimit telefonik dhe
projekt-vendimin për zgjidhjen e kontratave të paligjshme.
        5.      Me shkresën nr.207, datë 21.02.2006, “Albtelekom” sh.a., Rajoni Korçë, ka
njoftuar paditësen për propozimin për marrjen e masës disiplinore “Largim nga puna”, me
motivacion për mospërmbushje të detyrave, në bazë të nenit 9, shkronja ”g”, të kontratës
kolektive të punës.
        6.      Në datën 21.02.2006, pala e paditur ka njoftuar se bisedimet në lidhje me
çështjen do të zhvillohen në datë 24.02.2006.
        7.      Në datën 27.02.2006, me vendimin nr.7, “Albtelekom” sh.a., Rajoni Korçë, ka
miratuar propozimin për marrjen e masës disiplinore “Largim nga puna” për punonjësen
(paditësen) Rajmonda Syzo.
        8.      Paditësja ka pretenduar se kontrata e punës është zgjidhur pa shkaqe të
justifikuara. Paditësja ka kërkuar shfuqizimin e vendimit nr.7, datë 27.02.2006 të palës së
paditur, rikthimin në punën e mëparshme dhe detyrimin e të paditurit “Albtelekom” sh.a.,
Rajoni Korçë, t’i paguajë pagën e një viti. Paditësja ka përdorur si bazë ligjore, nenet 146/3
dhe 170 të Kodit të Punës.




28
       B.      Procedurat gjyqësore.
         9.      Paditësja Rajmonda Syzo, i është drejtuar Gjykatës së shkallës së parë
Pogradec me kërkesë padi, me objekt: “Detyrimin e palës së paditur t’a rikthejë në punën e
mëparshme, për shkak të zgjidhjes së menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrëdhënieve të
punës”.
         10.     Gjykata e shkallës së parë Pogradec, me vendimin nr.412, datë
05.07.2006, pasi ka shqyrtuar në themel kërkimet e paditëses, ka vendosur: “Rrëzimin e
padisë si të pambështetur në prova dhe në ligj”.
         11.     Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.275, datë 30.11.2006, ka
vendosur: “Ndryshimin e vendimit, pranimin e pjesshëm të kërkesës të padisë Rajmonda
Syzo, detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen Rajmonda Syzo me pagën e një
viti, për zgjidhjen pa shkaqe të arsyeshme të kontratës të punës”.
         12.     Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur “Albtelekom” sh.a.
Korçë, duke kërkuar prishjen e vendimit nr.275, datë 30.11.2006, të Gjykatës së Apelit Korçë
dhe lënien në fuqi të vendimit të vendimit nr.412, datë 05.07.2006 të Gjykatës së Shkallës së
Parë Pogradec.
       C.      Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.
       13.      Gjykata e Apelit Korçë ka arritur në përfundimin që vendimi i Gjykatës së
Shkallës së Parë është i pabazuar në prova dhe në ligj.
         14.    Gjykata e apelit, e bazuar mbi të njëjtat prova dhe rrethana fakti të pranuara
nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, arrin në përfundimin se nuk ka rezultuar që
paditësja të ketë kryer veprime të konsideruara si faj i rëndë. Për rrjedhojë, sipas gjykatës së
apelit, nuk janë kushtet e parashikuara në nenin 153 të Kodit të Punës, nuk vërtetohen shkaqe
të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës.
         15.    Gjykata e apelit arsyeton se pala e paditur nuk ka provuar që paditësja të ketë
shkelur detyrimet kontraktuale me faj të rëndë.
         16.    Gjykata e apelit, në vendimin e rekursuar, kryesisht, ka zbatuar nenin 155 të
Kodit të Punës, në të cilin, sipas gjykatës: “parashikohet zgjidhja e menjëhershme e
pajustifikuar e kontratës së punës nga punëdhënësi”.
       D.      Në lidhje me ankimin (rekursin).
         17.     Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës
së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe, si të
tilla, do të pranohen.
         18.     Rrethanat e faktit, të rezultuara gjatë gjykimit në shkallë të parë, të vërtetuara
dhe të pranuara nga palët, shërbejnë si shkak material dhe ligjor i rekursit. Kolegji Civil i
Gjykatës së Lartë, vlerëson të bazuar në fakt dhe në ligj zgjidhjen e dhënë nga Gjykata e
shkallës së parë Pogradec.
         19.     Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, Gjykata e Apelit Korçë ka bërë
interpretim të gabuar të dispozitave të Kodit të Punës, në lidhje me përgjegjësinë e paditëses
në kryerjen e veprimeve që kanë shërbyer si shkak për zgjidhjen e kontratës së punës.
         20.     Duke e parë në tërësinë e vet gjykimin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së
Lartë, vëren se vendimi Gjykatës së Apelit Korçë është marrë në kundërshtim me nenet 153
dhe 154/3 të Kodit të Punës. Rezulton se paditësja ka kryer shkelje të rëndë, që ka sjellë si
pasojë një dëm të konsiderueshëm interesave të shtetasve, duke ndërprerë, pa shkak ligjor,
shërbimin telefonik për 26 abonentë.




                                                                                                29
       21.      Në kundërshtim me sa ka pranuar gjykata e apelit, shkelja e paditëses
konsiderohet në vetvete e rëndë. Sjelljet e mëparshme dhe të mëvonshme të paditëses, ndaj
përmbushjes së detyrimeve të kontratës së punës, kanë qenë të tilla që tregojnë konsekuencën
e saj në mospërmbushjen e detyrimeve që burojnë nga marrëdhënia e punës.
         22.    Pretendimet e palës së paditur se nga paditësja nuk janë përmbushur me faj të
rëndë detyrimet e kontratës së punës, përbëjnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e kontratës
në mënyrë të menjëhershme:
         Neni 153/3 i Kodit të Punës parashikon se: “Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të
justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara
rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale, me faj të rëndë ...”.
         23.    Në këto rrethana, pala e paditur e ka zgjidhur menjëherë kontratën e punës për
shkaqe të justifikuara.
         Sipas nenit 154/3 të Kodit të Punës “Gjykata, në rastet kur punëmarrësi shkel
detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, vendos që punëdhënësi të mos paguajë
dëmshpërblimin e parashikuar në nenin 144, pika 5”.
         24.    Kërkimet dhe parashtrimet e paditëses, të paraqitura gjatë gjykimeve, kanë
rezultuar të pabazuara në fakt dhe, të pashoqëruara me shkakun dhe bazën ligjore të
përshtatshme.
         25.    Sidoqoftë, paditësja nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar çfarëdolloj
shkaku material dhe ligjor, të parashikuar nga neni 146 i Kodit të Punës. Përderisa paditësja
ka pranuar zgjidhjen e kontratës së punës, për shkaqe të parashikuara nga neni 146 i Kodit të
Punës, barra e provës për vërtetimin e shkakut material dhe ligjor të padisë i takonte asaj. Ky
detyrim buron nga dispozita e përmendur dhe është interpretuar në mënyrë të qartë dhe në
vendimin unifikues nr.19, datë 15.11.2007 të Gjykatës së Lartë:
         “Ne të gjitha këto raste (Paragrafi i parë i nenit 146 të Kodit të Punës) i takon
punëmarrësit, i cili do të jetë në rolin e paditësit, barra e provës për të provuar që kontrata
është zgjidhur për një prej këtyre shkaqeve të paarsyeshme që i kanë cenuar atij të drejtën
për punë”.
       E.      Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
       26.    Gjykata e Apelit Korçë e ka zgjidhur çështjen në zbatim të gabuar të ligjit
material. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.275, datë 30.11.2006 i Gjykatës së Apelit
Korçë gjendet i pabazuar në fakt dhe në ligj dhe, si i tillë do të prishet, duke u lënë në fuqi
vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec nr.412, datë 05.07.2006.

                                  PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 480 të Kodit të
Procedurës Civile,

                                         VENDOSI
         Prishjen e vendimit nr.275, datë 30.11.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe lënien në
fuqi të vendimit nr.412, datë 05.07.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

                                                              Tiranë, më 05.05.2009




30
Nr.11111-00399-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-540 i Vendimit (174)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Irma Bala              Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Arjana Fullani         Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

                  PADITËS:                   HIRO TOTO, ne mungese.
                  TË PADITUR:                HASIME CELA, KUJTIM TOPULLI,
                                             ne mungese.
                                             BAJRAM TOPULLI, perfaqesuar nga
                                             Av. A.Hoxha.
                                             ENTELA GJEBERO, SUZANA GJEBERO,
                                             HEKTOR TOPULLI, MINERVA TOPULLI,
                                             VILSON TOPULLI, IRFAN LAMAJ,
                                             ALBERT LAMAJ, ILIR LAMAJ,
                                             ETLEVA GJERASI (LAMAJ), DASHNOR LAMAJ,
                                             MAKBULE TOPULLI, NAMIK TOPULLI,
                                             GAZMEND TOPULLI, AGIM TOPULLI,
                                             GJERGJI TOPULLI, MIRELA SINO (TOPULLI),
                                             HIQMET SHTINO, ERMIRA SHTINO,
                                             DENISA GURABARDHI, VILMA SHTINO,
                                             ROBERT SHTINO, LEANDRO NOTI,
                                             KRENAR STROKA, ne mungese.
                                             AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE
                                             PRONAVE GJIROKASTER, ZYRA VENDORE E
                                             REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE
                                             PALUAJTSHME GJIROKASTER, ne mungese

                                         OBJEKTI:
                    Anullim i vendimit nr.5, date 02.10.1996 i K.K.K.P.,
         i marre ne favor te trashegimtareve te Nustret Shtinos dhe Jonuz Topullit,
                             si vendim absolutisht i pavlefshem,
                      pasi eshte marre mbi dokumenta te fallsifikuara.
                 Fshirje e çdo regjistrimi te bere ne Z.V.R.P.P. Gjirokaster
                 te pasurive qe rrjedhin nga vendimi nr.5, date 02.10.1996.
     Lenien ne fuqi te vendimeve nr.321, date 16.05.1996 dhe nr.546, date 27.05.1998.




                                                                                          31
           Zgjidhjen e pasojave, nepermjet kthimit te paleve ne gjendjen e meparshme,
             nepermjet konstatimit te pavlefshmerise absolute te kontratave te shitjes
            te dates 11.07.2005, midis shitesit Namik Topulli dhe bleresit Lendro Noti
         dhe te dates 21.03.2006, midis shitesit Lendro Noti dhe bleresit Krenar Straka.
        Fshirjen e regjistrimit hipotekor qe rrejdh nga kontratat e shitjeve te mesiperme.
     Marrjen e mases se sigurimit te padise, per pezullimin e çdo veprimi nga palet e paditura
                     dhe regjistrimin e kerkese-padise ne ZVRPP Gjirokaster.
                             Baza Ligjore: Nenet 41, 42 te Kushtetutes,
                         neni 1 i protokollit nr.l "Per mbrojtjen e prones",
                     neni 6/1 i "Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut",
                                       neni 32/a i K.Pr.Civile,
          nenet 149, 163, 192, 197/b, 423 e vijues, 200, 296-303 e vijues te Kodit Civil,
                        nenet 1,4 e vijues te ligjit nr.7698, date 15.04.1993
                      "Per kthimin dhe kompensimin e prones ish-ronareve",
                         nenet 1, 2, 15/b te ligjit nr.9235, date 29.07.2004
      "Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones", i ndryshuar me ligjin nr.9388 dhe 9583,
                     nenet 2, 5, 9/2, 10, 24/a te ligjit nr.7843, date 13.07.1994
                            "Per regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme".


      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me vendim nr. s’ka, date 16.10.2008, ka
vendosur:
             Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

         Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.463, date 24.12.2008, ka vendosur:
                Moskompetencen e Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe dergimin e akteve
                Gjykates se Larte Tirane.

        Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster nr. s’ka, date
16.10.2008, ka ushtruar ankim i padituri Namik Topulli duke kerkuar nxjerrjen jashte
juridiksionit gjyqesor te çeshtjes nr.475 regj themeltar me date 21.01.2008, per keto arsye:
    - Neni 16/2 i ligjit 9235 date 29.07.2004, i ndryshuar, "Per Kthimin dhe Kompensimin
        e Prones" percakton shprehimisht: "Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te
        Pronave verifikon vendimet e Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave
        te ngritura sipas ligjit nr.7698, date 15.4.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e
        pronave ish-pronareve". Kerkesa per verifikimin e vendimeve te dhena paraqitet ne
        menyre te motivuar nga organet e qeverisjes vendore, ose subjektet e shpronesuara
        brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. Komisioni ka te drejte te shfuqizoje
        vendimin administrativ te dhene ose te kerkoje shfuqizimin e tij ne rruge gjyqesore.
    - Ne baze te parashikimit ligjor te mesiperm, rezulton se paditesja, me cilesine e
        subjektit te shpronesuar, duhej t'i drejtohej paraprakisht organeve me te larta
        administrative per te kerkuar anullimin e vendimeve sipas vendimit gjyqesor
        bashkangjitur kerkeses ankimore, te dhena ne baze te ligjit te meparshem nr.7698,
        date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve". Pra
        paditesja nuk e ka ezauruar paraprakisht rrugen e rekursit administrativ, arsye per te
        cilen kjo çeshtje duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.




32
   -   Gjithashtu neni 137/3 i K.Pr.Administrative percakton se: "Ne parim palet e
       interesuara mund t’i drejtohen gjykates vetem pasi te kene ezauruar rekursin
       administrativ”.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e te paditurit Bajram
Topulli, Av. Artan Hoxha, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Gjirokaster, nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes dhe
diskutoi çeshtjen ne teresi,

                                            VËREN
         Vendimi i dates 16.10.2008 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, me te cilin
eshte vendosur “rrezimi i kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor”,
eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit, prandaj ky vendim duhet te prishet dhe çeshtja
duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.
         Nga shqyrtimi i dosjes gjyqesore, rezulton se paditesia Hiro Toto ka trasheguar nga
babai i saj nje prone me siperfaqe 17.000 m2, e cila ndodhet ne vendin e quajtur Virua ne
Gjirokaster. Ne gusht te vitit 2006 i biri i paditeses, Agim Toto, ka konstatuar faktin se mbi
kete prone po kryheshin ndertime. Pasi eshte interesuar, ka mesuar se kjo prone ishte e
regjistruar ne emer te shtetasit Krenar Stroka.
         Ne keto kushte, ne date 26.02.2007 Agim Toto ka bere kallezim penal ne ngarkim te
shtetasve Namik e Bajo Topulli (trashegimtaret e Jonuz Topullit) e Hiqmet Shtinos per
kryerjen e vepres penale te “Fallsifikimit te dokumentave” dhe ndaj AKKP-se Gjirokaster
dhe ZVRPP-Gjirokaster per vepren penale te “Shperdorimit te detyres”.
         Nga hetimet paraprake per kete procedim penal ka rezultuar se: “Krenar Stroka e ka
blere kete prone nga shtetasi Leonard Noti dhe ky i fundit e kishte te blere nga familja
Topulli. Mbi bazen e dokumentave te ZRPP Gjirokaster, rezulton se familja Topulli me
vendimin nr.5, date 02.10.1996 te K.K.Pronave te Keshillit te Rrethit Gjirokaster ka perfituar
nje siperfaqe prej 248 dynym toke.
         Duke iu referuar aktit te verifikimit te dates 23.03.2007 perpiluar nga Ilia Burdi,
specialist prane ZVRPP Gjirokaster, rezulton se: “Nga dokumentacioni i praqitur nga Hiro
Toto per regjistrimin e nje prone kthyer me vendim te K.K.K.Pronave nr.546, date
27.05.1998 me siperfaqe 6750 m2, u be krahasimi me harten treguese te zones dhe rezulton
se kjo prone ka mbivendosje per 3750 m2 me pronen e Krenar Strokes”.
         Siperfaqja e mbivendosur prej 3750 m2 rrjedh nga vendimi nr.5, date 02.10.1996 te
K.K.K.Pronave Gjirokaster, vendim i cili u ka njohur trashegimtaret e Jonuz Topullit dhe
Nustret Shtinos siperfaqen prej 248 dynym.
         Gjate hetimit eshte provuar se dokumentat e paraqitura nga ana e familjes Topulli ne
ZRPP per regjistrimin e prones jane te fallsifikuara. Pra permes paraqitjes se perdorimit te
dokumentave te fallsifikuara (tapi) ne ZRPP, familja Topulli ka perfituar prone qe nuk eshte e
saj, por e kallezuesit Agim Toto dhe e trashegimtareve te shtetasit Murat Toto. Sipas aktit te
ekspertimit teknik me nr.5.3, date 22.05.2007, akti i pronesise nr.814, date 06.08.42, nr.akt
pronesise se vjeter 115/2, 02.09.22 (08) eshte i fallsifikuar nga shtetasi Bajo Topulli”.
         Nga prokuroria arsyetohet se meqenese Agim Toto e ka kallezuar faktin e mesiperm
te fallsifikimit te dokumentave ne date 26.02.2007 dhe qe nga dita e njohjes se pronesise per
familjen Topulli deri ne daten e fillimit te çeshtjes penale te mesiperme kane kaluar mbi 10
vjet, rezulton se kjo veper penale eshte parashkruar. Per pasoje, me date 26.06.2007 eshte
vendosur pushimi i çeshtjes penale.




                                                                                           33
         Ne keto kushte, me date 12.01.2008 paditesja ka paraqitur kerkesepadi ne Gjykaten e
Rrethit Gjyqesor Gjirokaster. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster me vendimin e dates
16.10.2008 ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor.” Gjykata arsyeton se: “Paditesja ka paraqitur padi ne gjykate me date 12.01.2008,
kohe gjate te ciles eshte i zbatueshem ligji nr.9583, date 17.07.2006 "Per disa shtesa dhe
ndryshime ne ligjin nr.9235, date 29.07.2004".
         Ne nenin 18 te ketij ligji eshte parashikuar rruga e ankimimit administrativ vetem per
vendimet e zyrave rajonale te agjensive te kthimit dhe te kompensimit te pronave, te krijuara
pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9235, date 29.07.2004.
         Per kundershtimin e vendimeve te dhena para hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9235, date
29.07.2004 do te zbatohet vendimi unifikues nr.4, date 24.03.2005 i Kolegjeve te Bashkuara
te Gjykates se Larte.
         Ne baze te ketij vendimi rezulton se paditesja ne kete gjykim ka cilesimin e subjekteve
te tjere qe kane fituar te drejta pronesie mbi pronat e trajtuara nga vendimi nr.5, date
02.10.1996 i dhene ne favor te paditurve.
         Pretendimi i te paditurit se paditesja duhet te perfshihet ne rrethin e subjekteve te
shpronesuar nuk qendron, pasi ne raport me vendimin konkret qe kundershtohet ne gjykate,
paditesja nuk mund te kete cilesimin e subjektit te shpronesuar.
         Vetem nese paditesja do te kishte statusin e subjektit te shpronesuar ne raport me
vendimin qe kundershtohet, do te gjente zbatim neni 16 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004, i cili
i njihte te drejten e kerkimit administrativ perpara ketij subjekti.
         Megjithate, referuar momentit te paraqitjes se padise dhe ligjit te zbatueshem ne kete
moment, rezulton qe permbajtja e nenit 16 te ketij ligji ka ndryshuar me ane te ligjit nr.9583,
date 17.07.2006 dhe ne baze te ketyre ndryshimeve nuk njihet ankimi administrativ paraprak
per vendimet e meparshme te dhene nga K.K.K.Pronave.
         Ne mbeshtetje te argumentimit qe çeshtja eshte objekt i juridiksionit gjyqesor, gjykata
permend edhe faktin se ne thelb te mosmarreveshjes qendron kerkimi per pavlefshmeri
absolute te nje akti administrativ te dhene mbi bazen e dokumentave te fallsifikuara dhe
shqyrtimi i vertetesise apo jo te nje akti te tille nuk mund te perjashtoje kurrsesi juridiksionin
gjyqesor”.
         Ne ankim, i padituri Namik Topulli pretendon se paditesja, me cilesine e subjektit te
shpronesuar, duhej t'i drejtohej paraprakisht organeve me te larta administrative per te
kerkuar anullimin e vendimit. Paditesja nuk e ka ezauruar paraprakisht rrugen e rekursit
administrativ, arsye per te cilen kjo çeshtje duhet te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, perfundimi i arritur nga Gjykata e
Rrethit Gjyqesor Gjirokaster nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj. Kolegji çmon se çshtja
duhet nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor dhe kjo duhet bere per arsyet e meposhtme:
         Se pari, si Kodi i Procedurave Administrative (neni 137), ashtu dhe Kodi i Procedures
Civile (nenet 324 e vijues), parashikojne te drejten e paleve te interesuara per t’iu drejtuar
gjykates per akte ose veprime te paligjshme te organeve te administrates shteterore vetem
pasi te kene ezauruar rrugen administrative. Perjashtim nga ky rregull ben rasti kur vete ligji
ka parashikuar ankimin e drejtperdrejte ne gjykate.
         Se dyti, ka rezultuar se paditesja ka paraqitur padi ne gjykate me date 12.01.2008,
kohe gjate te ciles eshte i zbatueshem ligji nr.9235 date 29.07.2004 “Per kthimin dhe
kompensimin e prones”, i ndryshuar. Në nenin 18 të ketij ligji parashikohet se: “1. Kundër
vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të
drejtave të tjera reale të zyrës rajonale të AKKP-së në qark, subjekti i shpronësuar ose
Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij
vendimi, në zyrën e AKKP-së në qendër.



34
         Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të
pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe
kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose
kompensimin e pronave ish-pronarëve, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit
kanë të drejtë të bëjnë ankim në zyrën e AKKP-së në qendër. Jo më vonë se 30 ditë nga
regjistrimi i ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së merr vendim për objektin e ankimit.
         Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka të drejtë të shqyrtojë kryesisht, brenda 30 ditëve
nga marrja e vendimit, vendimet e dhëna nga zyrat rajonale të AKKP-së në qark. Drejtori i
Përgjithshëm shqyrton edhe vendimet e dhëna nga ish-komisionet vendore për kthimin dhe
kompensimin e pronave, si dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive për kthimin ose
kompensimin e pronave ish-pronarëve. Pas shqyrtimit kryesisht ose shqyrtimit të ankimit,
Drejtori i Përgjithsëm i AKKP-së vendos:
         a) lënien në fuqi të vendimit;
         b) shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të tij;
         c) kthimin për rishqyrtim në zyrën rajonale të AKKP-së”.
         2. Kundër vendimit të AKKP-së në qendër për kompensim të pronës, subjekti i
shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, brenda
30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së
në qendër”.
         Siç shihet ne nenin e mesiperm, ligjvenesi e ka parashikuar qarte se subjektet qe
kane te drejte te paraqesin ankim ne AKKP ne qender, kunder vendimit të njohjes së të
drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të
ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të
rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, jane subjekti i
shpronësuar ose Avokatura e Shtetit.
         Ne rastin ne shqyrtim, Kolegji çmon se si paditesja, ashtu dhe te paditurit, anetaret e
familjes Topulli dhe Shtino paraqiten si trashegimtare te subjekteve te shpronesuar. Kolegji
çmon se paditesja nuk eshte ne poziten e “personave te tjere” qe kane fituar te drejta
pronesie mbi pronat e disponuara nga Komisioni ne veshtrim te vendimit te Kolegjeve
te Bashkuara nr.4, date 24.03.05, ku per kete kategori subjektesh eshte parashikuar se:
“Pavarsisht nga momenti i regjistrimit te çeshtjes per gjykim (para apo pas hyrjes ne fuqi te
ligjit te ri) ne te gjitha rastet kur padia per kundershtimin e vendimit te komisionit te kthimit
te pronave eshte ngritur nga persona te tjere qe kane fituar te drejta pronesie mbi pronat e
trajtuara nga ky vendim, eshte gjykata ajo qe ka juridisksionin per shqyrtimin e ketyre
çeshtjeve”.
          “Personat e tjere” ne kuptim te ketij vendimi jane persona te cilet mund te kene fituar
te drejta pronesie mbi pronat e disponuara nga Komisioni si pasoje e veprimeve te ndryshme
juridike, por jo si pasoje e disponimit te komisionit me vendim per njohje dhe kthimin e
prones ish pronarit (subjektit te shpronesuar), ashtu si ka rezultuar dhe ne rastin e paditeses
Hiro Toto.
         Se treti, ne lidhje me interpretimin e nenit 18 persa i perket çeshtjes se juridiksionit
gjyqesor apo administrativ per shqyrtimin e ankimit, Kolegjet e Bashkuara ne vendimin nr.2,
date 06.01.2009, kane vleresuar se:
         "Ankimi administrativ, parashikuar ne nenin 18 te Ligjit “Per kthimin dhe
kompensimin e prones”, duhet kuptuar dhe zbatuar njelloj si per ankimet nga subjekti
kerkues qe ndjek proceduren e plote administrative dhe nuk paraqiten subjekte te tjere
kerkuese, ashtu dhe per ankimet nga nje subjekt i ri pretendues kunder aktit administrativ te
dhene ne favor te nje subjekti tjeter, por qe prek interesat e tij per te njejten prone dhe nuk ka
qene pale ne proceduren e plote administrative te nxjerrjes dhe ankimimit te aktit.



                                                                                               35
       Ne te dyja rastet, subjektet e shpronesuar jane te detyruar te ndjekin procedurat e
ankimit administrativ dhe vetem pasi te jete ezauruar plotesisht kjo rruge ligjore, mund t’i
drejtohen gjykates”.
       Nga administrimi i materialeve te çeshtjes nuk rezulton qe paditesja te kete
konsumuar rrugen e ankimit administrativ. Kolegji Civil çmon ne rastin ne shqyrtim se pala
paditese duhet te ezauroje si fillim ankimin administrativ dhe me pas mund t’i drejtohet
gjykates.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

                                          VENDOSI
        Prishjen e vendimit date 16.10.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe
nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

                                                            Tirane, me 05.05.2009




36
       Nr.11112-01869-00-2006 i Regj. Themeltar
       Nr.00-2009-577 i Vendimit (175)

                                         VENDIM
                                  NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Irma Bala              Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Arjana Fullani         Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

                  PADITËS:                   ADNAN JANA, ne mungese.
                                             SUZANA JANA, ne mungese.
                                             AGRON JANA, ne mungese.
                  TË PADITUR:                EDUARD CURCIA, perfaqesuar
                                             nga Av. Ulusi Bici.
                                             JOZEF COBA, ne mungese.
                                             ALFONS COBA, perfaqesuar nga vete
                                             Alfons Coba si avokat.

                                         OBJEKTI:
                                 Pjestim pasurie (banese).
                              Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil,
                               neni 369 e vijues i K.Pr.Civile.


      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1700, date 05.05.1998, ka
vendosur:
             Lejimin e pjestimit ne natyre te shtepise nje kateshe e ndodhur ne
             Rr.“Barrikadave” nr.178, Tirane, e perbere nga dy dhoma, kuzhine, koridor,
             bodrum, midis paditesave Adnan Jana, Suzana Jana, Agron Jana, Jozef Coba,
             Alfons Coba, Rozita Borici e Eduart Curcia, do te gezojne ne natyre banesen,
             ndersa Adnan Jana, Agron Jana e Suzana Jana do te kompensohen ne vlere per
             pjesen ideale te tyre nga paditesat Alfons Coba ne shumen 156.236 leke per
             secilin, Jozef Coba ne shumen 156.236 leke per secilin dhe Rozeta Borici ne
             shumen 156.236 leke per secilin. Ndersa i padituri Eduart Curcia do te
             kompensoje ne vlere paditesat Adnan Jana ne shumen 78.118 leke, Agron Jana
             ne shumen 78.118 leke dhe Suzana Jana ne shumen 78.118 leke.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.502, date 31.03.1999, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.1700, date 05.05.1998 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane.



                                                                                          37
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.802, date 14.06.2000 ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.502, date 31.03.1999 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
              dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup
              gjykues.

       Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.50, date 23.01.2001 ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.1700, date 05.05.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe
              dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.4187, date 20.09.2004, ka
vendosur:
             Lirimin e prones objekt pjestimi, shtepi e ndodhur ne Rr.“Barrikadave” nr.178.
             me siperfaqe ndertimore S=83 m2, nje banje ne oborr dhe oborr S=46 m2, e
             regjistruar me nr.717, date 06.03.1992 te regjistrit hipotekor, ne pronesi te te
             paditurit Eduart Curcia.
             Detyrimin e te paditurit Eduart Curcia te kompensoje ne vlere pjeset e
             bashkepronareve te tjere:
             Paditesave: Adnan, Suzana e Agron Jana nga 231.666, 66 leke secilit.
             Te paditurve: Jozef e Alfons Coba nga 347.500 leke secilit.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.976, date, 20.09.2006 ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.4187, date 20.09.2004 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane, si vijon:
              Zhdukjen e bashkepronesise mbi nje shtepi banimi e ndodhur ne rrugen e
              “Barrikadave” nr.178 Tirane, me siperfaqe ndertimore 89 m2 dhe siperfaqe
              oborri 46 m2, e perbere nga 2 dhoma, 1 kuzhine, koridor, bodrum e banjo me
              oborr, duke marre paditesat Adnan Jana, Suzana Jana, Agron Jana dhe te
              paditurit Josef Coba e Alfons Coba ne bashkepronesi pjesen e shtepise qe ne
              skice eshte shenuar me germen B, e perbere nga 3 dhoma, koridor e oborr me
              vlere 2.809.362 leke.
              I padituri Edmond Çurçia merr ne pronesi pjesen e shtepise qe ne skice eshte
              shenuar me germen A me siperfaqe 73 m2, e perbere nga nje kuzhine, koridor,
              bodrum, banjo jashte e oborr, me vlere 2.694.631 leke.
              Per pabarazi te pjeseve takuese, paditesat e te paditurit Jozef e Alfons Cobo
              duhet te kompensojne solidarisht te paditurin Edmond Curcia ne shumen
              55.369 leke.
              Hyrjen per ne banese palet do ta kene sipas skices bashkangjitur ketij vendimi.

        Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs i padituri Eduart
Çurçia, i cili kerkon prishjen e vendimit nr.976, date 20.09.2006 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.4187, date 20.09.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
    - Gjykata e apelit, ne kundershtim me nenin 370/1 te K.Pr.Civile, ka cenuar vendimin e
        fazes se pare te pjestimit, i cili ka pas marre forme te prere e si i tille nuk mund te jete
        objekt ankimi perpara gjykates se apelit, por vetem rekursi, nderkohe qe e drejta e
        rekursit ndaj vendimit te fazes se pare te pjestimit nuk eshte ushtruar brenda afateve
        ligjore, pasi nga marrja e ketij vendimi kane kaluar disa vjet.




38
-   Rezulton se ne kerkesen ankimore paditesat nuk kane pretenduar se ne kete objekt
    ekziston dhe nje tjeter dhome, e cila nuk i eshte nenshtruar pjestimit e per pasoje te
    kene kerkuar pjestimin e saj, ç’ka do te thote se per kete objekt edhe nese do te
    ekzistonte, mungon padia e per pasoje ajo s'mund te jete objekt gjykimi as ne shkalle
    te pare e as ne shkalle te dyte edhe per faktin se nuk ka pase vendim gjykate per
    zgjerimin e objektit te padise.
-   Sikurse del nga vertetimi i pronesise te paraqitur nga te interesuarit, prona objekt
    gjykimi eshte e regjistruar vetem me dy dhoma kuzhine e anekse, ç’ka do te thote se
    kjo dhome qe shton gjykata e apelit dhe nese do te ekzistonte ne realitet, duke qene e
    pa regjistruar nuk mund te konsiderohej prone e ligjshme e si e tille nuk mund te ishte
    objekt pjestimi gjyqesor ne veshtrim te neneve 144, 200 e 207 te K.Civil dhe nenit
    389 te K.Pr.Civile.
-   Edhe nese do te pranojme se gjykata ka patur parasysh ne kete ndarje truallin (pasi
    banesa eshte e pabanueshme per shkak amortizimi), perseri ndarja ne natyre eshte
    realisht absolutisht e pamundur. Ne kete perfundim do te arrinte çdo gjykate e
    paaneshme, mjaft qe te bente nje perllogaritje te thjeshte te siperfaqes se truallit me
    koeficientin e shfrytezimit rreth 45%, te percaktuar ne menyre jo korrekte nga grupi i
    eksperteve. E themi ne menyre jo korrekte, sepse nese i referohemi Ligjit nr.8405 date
    17.09.1998, "Per Urbanistiken", si dhe V.K.M. nr.722 date 19.11.1998 "Per miratimin
    e Rregullores se Urbanistikes", ky koeficient do te rezultoje te jete shume me i vogel
    se 45%. Per kete mjafton te shohim ne skicen e paraqitur nga grupi i eksperteve, ku
    objekti ndodhet i rrethuar nga afer me pallate 4-5 kate, distanca midis te cileve ne
    baze te rregullores se urbanistikes nuk duhet te jete me e vogel se 10-12 m largesi.
    Respektimi i kesaj distance ne rastin konkret, jo vetem qe nuk jep ate koeficient
    shfrytezimi te truallit ne fjale, por nuk lejon fare ndertim mbi kete truall.
-   Ndarja ne dy pjeset e objektit te pjestimit ka dhe nje tjeter pasoje te rende, pasi hyrja e
    caktuar nga gjykata e apelit per pjesen “B” te baneses eshte e pamundur te realizohet
    pa u cenuar prona e tjeterkujt, pasi sikurse eshte pershkruar ne aktet e ekspertimit, kjo
    prone rrethohet ne te kater anet me pallate dhe ka vetem nje rrugice midis dy pallateve
    per hyrje, e cila ne ndarjen e bere nga gjykata e apelit i eshte lene si hyrje pjeses “A”.
    Hyrja ne pjesen “B” efektivisht eshte e kunderligjshme, sepse realizohet vetem duke
    kaluar neper nje prone tjeter, ç’ka do te thote se gjykata e apelit, pa qene objekt
    gjykimi dhe pa u shprehur ne vendim, ka vendosur de facto nje servitut kalimi. Ne
    kete aspekt, vendimi i gjykates se apelit vjen ne kundershtim me ligjin, sepse:
-   Kemi te bejme me nje servitut detyrues, pasi nuk ka marreveshje midis paleve. Por
    servitutet detyruese, ne veshtrim te nenit 265 te K.Civil, behen vetem duke paraqitur
    kerkese ne gjykate. Pra ne çdo rast duhet te kemi nje gjykim ne shkalle te pare.
-   Nga ana tjeter, gjykimi ne shkalle te pare nuk mund te behet pa u thirrur pronaret e
    truallit, te cilet ne rastin konkret as jane thirrur nga gjykata per nje gje te tille, as jane
    pyetur.
-   Ne baze te nenit 279 te K.Civil per servitutin e kalimit, perfituesi duhet te detyrohet te
    paguaje per pronen qe perfiton, gje qe nuk e ka patur parasysh e nuk eshte respektuar
    nga gjykata e apelit ne kete gjykim.
-   Ne ankim, ndaj vendimit nr.4187, date 02.09.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare
    Tirane, paditesat nuk kane shprehur asnje pretendim lidhur me rivleresimin ne vlere te
    kesaj prone. Ne keto kushte, gjykata e apelit nuk mund e as nuk duhej te urdheronte
    rivleresim te prones, sepse nje gje e tille eshte e lidhur me kerkimin i cili nuk i ishte
    paraqitur nga paditesat ne ankim dhe n.q.s. e kane ngritur ne gjykimet e meparshme,
    perderisa ne ankimin aktual te gjykuar ne apel nuk e kane bere nje gje te tille, kjo
    kerkese, ne kuptim te nenit 459 te K.Pr.Civile, ka rene ne dekadence.


                                                                                               39
       Ne date 23.01.2007 i padituri Eduard Curcia ka paraqitur shtese rekursi, ku parashtron
edhe keto shkaqe:
   - Sikurse del edhe nga teksti i vendimit te gjykates se apelit, ne pjesen hyrese, ne
       ankimin drejtuar kesaj gjykate, nder te tjera ka qene parashtruar edhe kundershtimi
       yne, me pretendimin se shqyrtimi i çeshtjes ne fazen e dyte te pjestimit eshte bere ne
       kundershtim me ligjin procedurial, pasi ne baze te dokumentave qe ndodhen ne dosje
       rezulton te mos kete marre forme te prere vendimi i fazes se pare te pjestimit. Gjykata
       e apelit, ndonese ne pjesen hyrese te vendimit, pranon kete pjese te ankimit tone,
       efektivisht e ka injoruar, pasi si ne pjesen arsyetuese ashtu edhe ne ate urdheruese te
       vendimit te saj, as e ka trajtuar e as i ka vendosur per t’i dhene rruge kesaj pjese
       thelbesore te ankimit. Per kete arsye, nisur nga permbajtja e pikes "c" te nenit 454 te
       K.Pr.Civile, duke lene pa shqyrtuar aspekte te veçanta te ankimit, efektivisht duhet
       pranuar se gjykata e apelit, nuk ka realizuar funksionin e saj, duke na mohuar ne fakt
       te drejten e ankimit.
   - Respektimi i kesaj distance, ne rastin konkret, jep nje koeficient te shfrytezimit te
       truallit ne fjale shume me te vogel se ai i percaktuar nga ekspertet (45%), si dhe nuk
       lejon ndertim dykatesh sikurse kane hedhur idene ekspertet. Per rrjedhoje, nuk
       plotesohen kushtet per ndarjen ne natyre te kesaj prone, pasi nuk plotesohet kushti
       kryesor per ndarjen e baneses ne natyre: "prona bijë te gezoje te njejtat veti me pronen
       mëmë”. Ne rastin konkret kemi abandonim total te ketij kushti.
   - Ne baze te rregullores urbanistike, mund te lejohet kalimi nepermjet nje pallati
       (sikurse eshte vendosur ne kete gjykim per pronen "B"), vetem nese sigurohet nje
       hapesire (tunel) me permasa 4 m gjeresi dhe 5 m lartesi, ç’ka nenkupton mundesine e
       nderhyrjes ne raste emergjente, si zjarri. Kurse ne rastin konkret eshte vendosur
       kalimi per pjesen "B" nepermjet nje dere pallati me permasa 1 m gjeresi me 2.2 m
       lartesi, qe mezi lejon futjen e nje kolltuku apo dollapi.
   - Ne pjestimin e kesaj prone, Gjykata e Apelit Tirane eshte treguar haptazi e njeanshme
       ne demin tim, pasi pjesa "A" e cila me eshte lene mua eshte efektivisht shume me e
       vogel se ajo e paraqitur ne vendim. Ne nje kohe qe deklarohet nga ekspertet se kesaj
       prone vleren ja rrit trualli, pasi ndertesa eshte e amortizuar, efektivisht mua me jepet
       nje siperfaqe trualli prej 53 m2 kundrejt 76 m2 te dhene pjeses "B". Pra nje diference
       prej 23 m2 dhe kete diference e fsheh duke deklaruar ne vendim se pjesa ime ka nje
       siperfaqe ne total 73 m2. Per te provuar kete ndarje te padrejte mjafton te mbledhesh
       dy shifrat 73 m2 (pjesa A) + 76 m2 (pjesa B) dhe totali do te rezultoje 20 m2 me
       shume edhe se siperfaqja qe kane deklaruar ekspertet ne aktin e ekspertimit (129 m2).
       Ne siperfaqen e truallit te pjeses time "A", eshte llogaritur dy here e njejta siperfaqe
       (siperfaqja e kuzhines + siperfaqen e bodrumit, i cili ndodhet poshte saj). Nje veprim i
       tille e ben kete ndarje te parregullt jo vetem ne baze te rregullave urbanistike, por
       edhe ne aspektin e nje ndarjeje te drejte te dy pjeseve duke deshmuar qarte
       njeanshmerine e gjykates.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e te paditurit Eduard
Curcia, Av. Ulusi Bici, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane; Av. Alfons Coba, i cili
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,




40
                                            VËREN
         Vendimi nr.976, date, 20.09.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte, i bazuar
ne ligj dhe ne prova, prandaj duhet te lihet ne fuqi.
         Ka rezultuar e provuar se palet ndergjyqese jane bashkepronare ne banesen objekt
gjykimi dhe meqenese nuk jane marre vesh per pjestimin e saj me mirekuptim eshte kerkuar
pjestimi me padi ne rruge gjyqesore.
         Palet ndergjyqese, nga vendimi i fazes se pare te pjestimit me nr.861 akti date
28.01.1997 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ka rezultuar te jene bashkepronare mbi nje
banese nje kateshe te ndodhur ne Rr."Barrikadave", nr.178, Tirane, te perbere nga dy dhoma,
kuzhine, korridor, bodrum, me pjeset si me poshte:
                Adnand, Agron e Suzana Jana nga 1/12 pjese secili, ose 1/4 pjese se bashku,
                Jozef e Alfons Coba 1/8 pjese secili, ose 1/4 pjese se bashku,
                Rozita Borici 1/4 pjese, dhe
                Eduart Curcia 1/4 pjese.
         Ne kete faze te pjestimit eshte lejuar pjestimi i baneses midis bashkepronareve te
sipercituar, sipas pjeseve perkatese.
         Rezulton se ky vendim ka marre forme te prere ne date 11.02.1997 per paditesat
Adnand Jana, Alfons Ceka, Jzef Coba, Suzana Jana dhe Rezita Borici, dhe per Eduard Curcia
qe ka qene ne mungese, ne date 11.08.1997.
         Gjithashtu ka rezultuar se gjate gjykimit ne faze te dyte, paditesja Rozita Borici,
aktualisht banuese ne Kanada, me kontraten nr.1145/286, date 06.03.2002 i ka dhuruar 1/4
pjese te veten te pandare te paditurit Eduart Curcia.
         Gykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.4187, date 20.09.2004 ka
vendosur: “Lirimin e prones objekt pjestimi shtepi …, ne pronesi te te paditurit Eduart
Curcia. Detyrimin e te paditurit Eduart Curcia te kompensoje ne vlere pjeset e
bashkepronareve te tjere, paditesave: Adnan, Suzana e Agron Jana nga 231.666, 66 leke
secilit; te paditurve: Jozef e Alfons Coba nga 347.500 leke secilit”.
         Gjykata arsyeton se: “Nga ekspertimi teknik i ekspertes vleresuese te pasurive te
paluajteshme, rezulton se banesa objekt gjykimi nuk eshte ne gjendje te mire teknike dhe nuk
mund te pjestohet ne natyre ne asnje raport, pasi nuk ruhet qellimi i saj per banim”.
         Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.976, date 20.09.2006, ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimit nr.4187, date 20.09.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane si
vijon: Zhdukjen e bashkepronesise mbi nje shtepi banimi ..., duke marre paditesat Adnan
Jana, Suzana Jana, Agron Jana dhe te paditurit Josef Coba e Alfons Coba ne bashkepronesi
pjesen e shtepise qe ne skice eshte shenuar me germen B, e perbere nga 3 dhoma, koridor e
oborr, me vlere 2.809.362 leke. I padituri Edmond Çurçia merr ne pronesi pjesen e shtepise
qe ne skice eshte shenuar me germen A me siperfaqe 73 m2, e perbere nga nje kuzhine,
koridor, bodrum, banjo jashte e oborr me vlere 2.694.631 leke. Per pabarazi te pjeseve
takuese paditesat e te paditurit Jozef e Alfonc Cobo, duhet te kompensojne solidarisht te
paditurin Edmond Curcia ne shumen 55.369 leke. Hyrjen per ne banese palet do ta kene sipas
skices bashkangjitur ketij vendimi”. Gjykata e apelit arsyeton se: “Gjykata e apelit ... vendosi
te riçele hetimin gjyqsor duke caktuar nje grup ekspertesh, me qellim per te sheshuar
kontradiktat ne mendimet e eksperteve gjate gjykimit ne shkalle te pare. Nga akti i ekspertimit
... ka rezultuar se shtepia objekt gjykimi mund te ndahet ne dy pjese te barabarta ... pa
prishur anen funksionale te saj ...”.
         Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs i padituri Eduart
Çurçia i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se
Shkalles se Pare Tirane nr.4187, date 20.09.2004.




                                                                                             41
         Duke e pare ne teresine e saj gjykimin e kesaj çeshtjeje, Kolegji Civil i Gjykate se
Larte çmon se perfundimi i arritur ne vendimin e gjykates se apelit eshte i drejte dhe i bazuar
ne ligj.
         Ka rezultuar e provuar nga akti i ekspertimit i realizuar nga grupi i eksperteve dhe
vleresimi teresor i provave qe ka bere gjykata e apelit, se sendi i perbashket, banese, mund
te ndahet ne natyre ne dy pjese te barabarta pa prishur anen funksionale te saj, si dhe
kompensimi per pabarazi te pjeseve takuese midis paleve eshte i vogel. Sipas variantit te
ndarjes, pjesen A me siperfaqe totale prej 73 m2, gjykata ia ka dhene te paditurit Edmond
Çurçia, duke percaktuar se do te perdore si porte hyrese porten ekzistuese te shtepise dhe te
oborrit. Ndersa pjesen B me siperfaqe totale prej 76 m2, gjykata ia ka dhene ne pronesi
paditesave Adnan Jana, Suzana Jana, Agron Jana dhe te paditurit Josef Coba e Alfons Coba,
duke percaktuar se per te hyre ne pjesen B duhet te hapet nje porte ne pjesen veriore te
koridorit, ne pozicionin ku ka qene dikur dhe per nevoje te shfrytezimit normal te kesaj pjese
duhet te ndertohet nje banje ne skajin verior te oborrit.
         Ky vendim pjestimi ka ofruar zgjidhjen me optimale, duke permbushur kerkesat e
nenit 207 te K.C., ashtu edhe te neneve 369 deri 374 te K.Pr.C. si persa i perket mos cenimit
te qellimit funksional te baneses se pjestuar, ashtu edhe ne ndarjen e sendit ne menyre te tille
ku pjeset te kene siperfaqe dhe vlera shume te peraferta, duke mbajtur parasysh interesat e te
gjithe bashkepronareve dhe te drejten e tyre legjitime per te perfituar te mira nga sendi qe
kane ne pronesi, pare ky send se pari si nje banese (pavaresisht se ka rezultuar e provuar nga
ekspertet se eshte ne kushte jo te mira banimi), ashtu edhe si nje truall i mundshem ndertimi
(nese bashkepronaret sipas pjeseve takuese do te deshirojne te ndertojne ndonjehere mbi kete
truall).
         Referuar shkaqeve te rekursit, Kolegji çmon se nga aktet e administruara ne dosje
rezulton se vendimi i fazes se pare te pjestimit ka marre forme te prere. Pretendimi i te
paditurit Eduard Curcia, se vendimi i fazes se pare te pjestimit nuk ka marre forme te prere,
nuk ka rezultuar i provuar me aktet qe ndodhen ne dosje gjyqesore. Kolegji sqaron se duke
pasur parasysh kerkesat e nenit 451 dhe ne teresi dispozitat e K.Pr.C., vendimi i fazes se pare
te pjestimit te pasurise merr forme te prere kur:
                Palet deklarojne se nuk kane bere ankim, duke u pasqyruar ky deklarim ne
formen e posaçme te parashikuar ne fjaline e pare te nenit 371 te K.Pr.C.
                Ka kaluar afati 5 ditor i ankimit.
                Ankimi eshte paraqitur, eshte shqyrtuar nga gjykata e apelit dhe vendimi eshte
lene ne fuqi, ndryshuar, ose eshte pushuar gjykimi ne shkalle te dyte.
                Kunder vendimit te gjykates se apelit eshte ushtruar rekurs ne Gjykaten e
Larte dhe vendimi eshte lene ne fuqi.
         Nga shqyrtimi i akteve ne dosjen gjyqesore nuk ka rezultuar i provuar asnjeri prej
ketyre rasteve, per me teper ne faqen e fundit te vendimit nr.861 akti, date 28.1.1997 te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, me te cilin eshte vendosur ne lidhje me fazen e pare te
pjestimit, ndodhet shenimi i K/sekretares me te cilin vertetohet se ky vendim ka marre forme
te prere per Eduart Curcia ne date 11.08.1997.
         Persa i perket pretendimit ne lidhje me vleresimin e baneses nga grupi i eksperteve ne
riekspertimin e zhvilluar gjate gjykimit ne gjykaten e apelit, Kolegji çmon se vleresimi i
baneses eshte pjese e çeshtjeve qe trajtohen ne fazen e dyte te pjestimit, ndaj gjykata e apelit,
ne kushtet kur ka rezultuar se ka pasur shume kontestim midis paleve gjate gjykimit dhe
rigjykimit te fazes se dyte te pjestimit, me te drejte e ka shtruar dhe kete si çeshtje per t’u
trajtuar nga grupi i eksperteve.




42
        Persa i perket pretendimit te ngritur ne rekurs se hyrja ne pjesen B eshte e
kunderligjshme, pasi gjykata e apelit ne fakt ka percaktuar pa qene objekt gjykimi nje servitut
kalimi, Kolegji çmon se ky pretendim nuk mund te ngrihet nga i padituri Eduard Curcia, pasi
ai s’ka interes te ligjshem ne lidhje me daljen e pjeses B, sa kohe qe gjykata i ka dhene ne
pronesi pjesen A me porte hyrese porten ekzistuese te shtepise dhe te oborrit.
        Gjithashtu percaktimi i kesaj dalje per pjesen B nuk rezulton qe te jete kundershtuar
nga vete palet qe do t’a perdorin ate si dalje.
        E njejta logjike arsyetimi vlen edhe per pretendimin ne rekurs ne lidhje me dhomat e
pjeses B, te cilat gjykata, mbeshtetur ne vleresimin e ekspertit per pjestimin e baneses, ia ka
dhene pales paditese dhe jo te paditurit. Kolegji çmon se sa kohe qe dhomat nuk i perkasin
pjeses te cilen gjykata ia ka dhene te paditurit, ai nuk ka interes te ligjshem per te ngritur ne
rekurs pretendime ne lidhje me to. Per me teper ne seance, pala pronare e pjeses B shpjegon
se jemi para nje pasaktesie te dukshme te vendimit, pasi ajo dhome nuk ekziston dhe ligji
percakton menyren se si ndiqen gabime te tilla (neni 312 i K.Pr.C.).

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

                                       VENDOSI
       Lenien ne fuqi te vendimit nr.976, date 20.09.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

                                                             Tirane, me 05.05.2009




                                                                                              43
Nr.11243-01962-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-600 i Vendimit (176)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

                      Perikli Zaharia        Kryesues
                      Irma Bala              Anëtare
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Aleksandër Muskaj      Anëtar

në seancën gjyqesore të datës 21.04.2009 dhe 05.05.2009, mori në shqyrtim çështjen civile
me palë:

                  PADITËS :                  FOTO TOTI, i përfaqësuar në gjyq nga
                                             av. Viktor Ikonomi.
                  E PADITUR:                 SHOQERIA “GJALLICA” SH.P.K.,
                                             nën administrim, përfaqësuar në gjyq
                                             nga juristja Tanusha Selimi.

                                          OBJEKTI:
                       Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv,
             pasi detyrimi në shumën 12.292.580 Lekë për paditësin Foto Toti
            dhe shumën 7.891.200 Lekë për paditësin Foto Toti, nuk ekziston.
            Baza Ligjore: Nenet 4, 5, 6 dhe 8 të Ligjit nr.8471, datë 08.04.1999
           “Për nxjerrjen e detyrimeve debitorë dhe rikthimin e vlerave pasurore
                        në llogaritë e personave juridikë jo bankare,
                          që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”.
                                   Neni 609 i Kodit Civil.


       Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.109, datë 18.09.2006, ka vendosur:
              Pranimin e kërkesë padisë. Anullimin e vendimit nr.15, datë 11.08.1999, të
              lëshuar nga pala e paditur që shpall paditësin Foto Toti debitor për shumën
              prej 7.891.200 Lekë. Anullimin e vendimit nr.15, datë 11.08.1999, të lëshuar
              nga pala e paditur që shpall paditësin Foto Toti debitor për shumën 12.292.580
              Lekë.

        Kundër këtij vendimit ka bërë rekurs pala e paditur, “Gjallica” sh.p.k., nën
administrim, duke kërkuar prishjen e vendimit nr.109, datë 18.09.2006 të Gjykatës së Apelit
Tiranë.




44
       Si shkaqe të rekursit, pala ankuese ka paraqitur:
   -   Gjykata e apelit, në zbatim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë për ekspertet, ka
       caktuar dy ekspertë ish administratorë të firmave huamarrëse, pjesë të transparencës
       së të gjithë firmave piramidale. Pjesëmarrja e tyre përbën konflikt interesi, mbështetur
       në nenin 180 të Kodit të Procedurës Civile
   -   Ky fakt është kundërshtuar nga ana jonë, pasi për caktimin e ekspertëve nuk është
       marrë pëlqimi i palës së paditur, në respektim të nenit 225 të Kodit të Procedurës
       Civile.
   -   Nga gjykata nuk na është mundësuar debati në lidhje me aktin e ekspertimit.
   -   Akti i ekspertimit është kontradiktor. Në akt thuhet se nga grupi i ekspertëve të
       prokurorisë për shoqërinë “Gjallica” është lëshuar një dokument ku thuhet se “Foto
       Toti nuk është debitor i kësaj shoqërie” dhe, përsëri në akt, thuhet se “... nga
       verifikimi i dosjes së prokurorisë Foto Toti dhe Besnik Gabazi rezulton të kenë marrë
       shumën 80.000 USD, si debitorë të firmës “Gjallica”.
   -   Duke qënë se akti i ekspertimit është kontradiktor, gjykata duhet të urdhëronte
       riekspertim.
   -   Gjykata, në shkelje të nenit 230 të Kodit të Procedurës Civile, nuk na ka lejuar t’i
       drejtojmë pyetje ekspertëve.
   -   Gjykata nuk ka administruar si provë vendimin e kësaj gjykate që ka rrëzuar kërkesë-
       padinë e paditësit Foto Toti.
   -   Gjykata ka pranuar si provë vendimin e gjykatës së apelit nr.92, datë 26.12.2003 për
       debitorin Besnik Gavazi, në të cilin padrejtësisht ky debitor shkarkohet nga detyrimi.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; paditësin, Foto Toti, i
përfaqësuar nga avokat Viktor Ikonomi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së
apelit; palën e paditur të përfaqësuar nga juristja Tanusha Selimi, e cila kërkoi prishjen e
vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë,
me tjetër trup gjykues,

                                               VËREN
       Se vendimi nr.109, datë 18.09.2006 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është rrjedhojë e
shkeljeve të ligjit dhe si i tillë do të prishet, duke u urdhëruar kthimi i çështjes për rigjykim.
       A       Rrethanat e faktit.
        1      Paditësi, Foto Toti, ka qënë i punësuar në Klinikën Stomatologjike “Gjallica”,
pjesë e shoqërisë “Gjallica” shpk, në detyrën e mjekut specialist stomatolog dhe më pas
drejtues teknik.
        2      Me vendimin nr.15, datë 11.08.1999 të administratorëve të përbashkët të
shoqërisë “Gjallica” në administrim, paditësi Foto Toti është shpallur debitor në shumën
12.292.580 Lekë. Gjithashtu, po në këtë vendim, paditësi Foto Toti, së bashku me shtetasin
Besnik Gavazi, janë shpallur debitorë në shumën 7.891.200 Lekë.
        3      Me padinë në gjykim, paditësi, ka kërkuar deklarimin e pavlefshëm të titullit
ekzekutiv, pasi detyrimi nuk ekziston.
        4      Paditësi e ka mbështetur kërkesë padinë në Ligjin nr.8471, datë 08.04.1999
“Për nxjerrjen e detyrimeve debitorë dhe rikthimin e vlerave pasurore në llogaritë e
personave juridikë jo bankare, që kanë marrë hua nga publiku i gjerë” dhe në nenin 609 të
Kodit Civil.




                                                                                               45
       B. Procedurat gjyqësore
        3.     Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.141, datë 11.02.2002, ka
vendosur: “Pranimin e pjesshëm të Kërkesë Padisë, duke anulluar vendimin e palës së
paditur, Shoqëria “Gjallica në administrim” për shumën 7.891.200 Lekë dhe rrëzimin e
padisë për pjesën tjetër”.
        4.     Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1212, datë 26.06.2003,
ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.141, datë 11.02.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe
dërgimin e çështjes për rishqyrtim asaj gjykate”.
        5.     Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.91, datë 24.12.2003, ka vendosur:
“Pranimin e Kërkesë padisë. Anullimin e vendimit nr.15, datë 11.08.1999, të lëshuar nga
pala e paditur që shpall paditësin Foto Toti debitor për shumën prej 7.891.200 Lekë.
Anullimin e vendimit nr.15, datë 11.08.1999, të lëshuar nga pala e paditur që shpall
paditësin Foto Toti debitor për shumën 12.292.580 Lekë”.
        6.     Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1577, datë 17.11.2005,
ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.91, datë 24.12.2003 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe
dërgimin e çështjes për rishqyrtim asaj gjykate”.
        7.     Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.109, datë 18.09.2006, ka
vendosur: “Pranimin e Kërkesë padisë. Anullimin e vendimit nr.15, datë 11.08.1999, të
lëshuar nga pala e paditur, që shpall paditësin Foto Toti debitor për shumën prej 7.891.200
Lekë. Anullimin e vendimit nr.15, datë 11.08.1999, të lëshuar nga pala e paditur, që shpall
paditësin Foto Toti debitor për shumën 12.292.580 Lekë”.
        8.     Kundër këtij vendimit ka bërë rekurs pala e paditur, Shoqëria “Gjallica” në
administrim, duke kërkuar prishjen e vendimit nr.109, datë 18.09.2006 të Gjykatës së Apelit
Tiranë.
       C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.
        9.      Gjykata e Apelit Tiranë ka arritur në zgjidhjen e mosmarrëveshjes civile, pas
lejimit të shkeljeve të rënda procedurale.
        10.     Në zbatim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë, gjykata ka marrë provat,
midis të cilave dhe aktin e ekspertimit të eksperteve Sanie Tafa dhe Donika Papa.
        11.     Në përfundim, gjykata ka vendosur pranimin e padisë, anullimin e vendimit
nr.15, datë 11.08.1999, të palës së paditur.
       D. Në lidhje me ankimin (rekursin).
         12.     Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës
së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të
tilla, do të pranohen.
         13.     Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, Gjykata e Apelit Tiranë ka shkelur
rende rregullat procedurale në lidhje me marrjen e një prove që ka rëndësi vendimtare për
zgjidhjen e mosmarrëveshjes civile.
         14.     Në zbatim të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë, gjatë gjykimit në apel është
urdhëruar kryerja e ekspertimit.
         15.     Ekspertet Sanie Tafa dhe Donika Papa janë kontestuar nga pala e paditur me
arsyetimin që, të dy ekspertet kanë qenë administratore të shoqërive huamarrëse.
         16.     Një pretendim i tille, i pa verifikuar nga gjykata, në rast se rezulton i vërtetë,
është shkak i mjaftueshëm për të ngjallur dyshime tek palët në lidhje me paanshmërinë e
eksperteve.
         17.     Fakti i pretenduar, duke ju referuar edhe neneve 224/c dhe 72 të Kodit të
Procedurës Civile, e bën objektivitetin e dyshimeve të të paditurve mjaftueshmërisht të
bazuar.


46
       E.      Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
        18.     Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e gjykimit me shkelje të
rënda procedurale, i hetimit të pamjaftueshëm.
        19.     Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.109, datë 18.09.2006 i Gjykatës së
Apelit Tiranë, duke qënë rrjedhoje e shkeljeve procedurale, do të prishet dhe të kthehet për
rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.
        20.     Gjatë rigjykimit, gjykata duhet të realizoje marrjen e një prove vendimtare,
duke verifikuar së pari kriterin e “paanësisë subjektive” dhe të “paanshmërisë objektive” të
eksperteve, që do të caktohen për kryerjen e ekspertimit.
        21.     Vetëm pas hetimit të plotë të rrethanave të çështjes dhe zbatimit me korrektësi
të detyrave të lëna edhe më pare nga Gjykata e Lartë, gjykata do të arrijë në një konkluzion të
drejtë në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

                                     PËR KËTO ARSYE
        Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “c”, të
Kodit të Procedurës Civile,

                                         VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.109, datë 18.09.2006, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin
e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

                                                              Tiranë, më 05.05.2009




                                                                                            47
Nr.11111-00499-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-716 i Vendimit (177)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës se Larte i përbërë nga:

                      Evjeni Sinoimeri       Kryesuese
                      Evelina Qirjako        Anetare
                      Arjana Fullani         Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar

në seancën gjyqesore të datës 05.05.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

                  KËRKUES:                   AVOKATURA E SHTETIT, e përfaqësuar
                                             në gjyq nga av. i Shtetit Abaz Deda.

                                         OBJEKTI:
                        Rishikim i vendimit nr.161, datë 09.03.2004
                          te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
                    Baza Ligjore: Neni 494/a i Kodi i Procedurës Civile
                    dhe neni 1, pika 7 e ligjit nr.9673, datë 29.12.2006
                  “Për disa ndryshime në ligjin për Avokaturën e Shtetit”.

                  PADITËS:          BASHKIA SARANDE, e perfaqesuar ne gjyq
                                    nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.
                  TË PADITUR:       MUHAZEZ MYRDERIZI, TEKI DEMI,
                                    LUMTURI DEMI, KUJTIM DEMI, te
                                    perfaqesuar ne gjyq nga av.Arqile Nini
                                    K.K.K.PRONAVE PREFEKTUARA VLORE,
                                    ne mungese
                  PERSONA TË TRETË: NAZMI DEMI, i perfaqesuar ne gjyq nga
                                    av. Dhimitraq Konini.


      Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin nr.161, datë 09.03.2004, ka
vendosur:
             Rrëzimin e kërkesë padisë me numër regjistri themeltar 1352/9, datë
             regjistrimi 31.10.2003.

       Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.339, datë. 07.10.2004, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.161, datë 09.03.2004 të Gjykatës së Shkallës së
              Parë Sarandë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Pranimin e padisë se
              paditësit Bashkia Sarande. Anullimin e vendimit nr.54, date 19.12.1994, të
              K.K.K.Pronave Sarande.



48
              Urdhërimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë të
              fshijë nga regjistrat e saj pasurinë e regjistruar mbi bazën e këtij vendimi.

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.484, date 25.04.2006, ka vendosur :
              Prishjen e vendimit nr.339, datë 07.10.2004 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër
              dhe lënien në fuqi të vendimit nr.161, datë 09.03.2004 të Gjykates së rrethit
              Gjyqësor Sarandë.

       Avokati i Shtetit, bazuar në nenin 494/a të Kodit të Procedurës Civile, me kërkesën e
datës 06.03.2007, ka kërkuar rishikimin e vendimit nr.161, datë 09.03.2004, të Gjykatës së
shkallës së parë Sarandë.

      Si shkaqe të kërkesës për rishikim, janë parashtruar:
   -  1. Janë zbuluar prova të reja shkresore nëpërmjet të cilave provohet fakti se sipërfaqja
      e truallit prej 1400 m2, që ka qene objekt material i vendimit gjyqësor që kërkojmë të
      rishikohet dhe i trajtuar me vendimin nr.54, date 19.12.1004, nga Komisioni i Kthimit
      dhe Kompensimit të Pronave Sarande në favor të trashëgimtarëve të Qazim Demit,
      nuk kane qene në pronësi të këtij të fundit, por prone shtetërore.
   - 2. Me shkresën nr.450/1prot., date 26.02.2007 të Këshillit të Qarkut Vlore, vërtetohet
      se nuk figuron qe shtetasit Qazim Mahmut Demi apo Elma Remzi Demi të kenë pasur
      para reformës agrare të vitit 1946, ndonjë toke apo truall në Sarande.
   - 3. Gjithashtu nga materialet e dërguara nga arkivi i shtetit, me shkresën përcjellëse
      nr.150/1, date 07.02.2007, ka prova të reja, të cilat nuk u janë vene në dispozicion
      palëve me pare. Këto prova hedhin drite mbi nje fakt të rëndësishëm të çështjes, atë të
      origjinës se Qazim Demit.
   - 4. Ne baze të korrespondencës të vitit 1929 midis seksionit të financave të Delvinës,
      dhe Ministrisë se Financave, konstatohet se ish-pronari Qazim Demi ka filluar
      meremetimet e nje godine dhe në përmbajtje të këtyre telegrameve, provohet se ish-
      pronari Qazim Demi nuk ka pasur asnjë sipërfaqe trualli.
   - 5. Kjo prove e re, është e rëndësishme për çështjen, e krahasuar me të gjitha provat e
      paraqitura nga trashigimtaret e Qazim Demit.
   - 6. Fakti qe Qazim Demi nuk ka pasur në pronësi truallin është në harmoni me
      artikullin 215/b të Statutit Themeltar të Mbreterise, sipas të cilit shtetasi huaj nuk
      mund të perfitoje truall në Mbreterine Shqiptare.
   Këto prova, nuk diheshin në kohen e gjykimit dhe nuk kishin mundesi të diheshin.
   - 7. Nga Kronologjia e prones se Qazim Demit rezulton se reforma agrare është e
      vetmja mundesi e fitimit të kesaj siperfaqeje.
   - 8. Edhe në lidhje me Elma Demin, nuk provohet qe ajo të kete qene pronare. Vendimi
      i K.K.K.Pronave nr.54, date 19.12.1994, bie ndesh me ligjin, sepse ai mbeshtetet mbi
      nje vendim i cili është prishur nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

                           KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relaltimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; Avokatin e Shtetit Abaz Deda, i
cili kerkoi pranimin e kerkeses per rishikim te vendimit nr.161, date 09.03.2004 te Gjykates
se shkalles se pare Sarande; perfaqesuesin e pales se paditur, av. Arqile Nini, i cila kerkoi
rrezimin e kerkeses per rishikim te vendimit nr.161, date. 09.03.2004; perfaqesuesin e
personit te trete, av. Dhimitraq Konini, i cili kerkoi paranimin e kerkeses dhe pasi diskutoi
çështjen në tërësi,




                                                                                           49
                                            VËREN
       Se kërkesa për rishikimin e vendimit nr.161, datë 09.03.2004 të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Sarandë, e bere nga pala kerkuese Avokatura e Shtetit, është e pabazuar në ligj dhe
në prova dhe si e tillë ajo duhet të rrëzohet.
       I. Rrethanat e faktit.
        1. Referuar akteve te administruara ne dosje rezulton se, Komisioni i Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave Ish-Pronareve, prane Bashkise Sarande (KKKP), bazuar ne
vertetimin hipotekor dhe vendimin gjyqesor te Gjykates se shkalles se pare Sarande nr.26,
date 09.02.1994, me vendimin nr.54, date 19.12.1994, ka vendosur:
        i. te njohe zotin Qazim Demi, trashegimtaret ligjor te tij, si ish-pronare ne nje
siperfaqe prej 1400 m2, me forme drejtkendeshi, me permasa 80 x 17.5, ne qytetin e
Sarandes, sipas kufijve perkates.
        ii. t’i ktheje trashegimtareve ligjore te ish- pronarit Qazim Demit, siperfaqet e lira si,
baçe me siperfaqe 1000 m2, me permasa 91x11, oborr me permasa 22 x 7.3 =160 m2, truall i
lire 240 m2, pra gjithsej 1400 m2.
        2. Personi i trete Nazmi Demi, rezulton se eshte bere pronar i nje godine nje kateshe,
ish kursi i partise, se bashku me truallin, pemishte, qe ze nje sip. prej 700 m2. Pronesine e
mesiperme, personi i trete Nazmi Demi, e ka fituar me kontraten e shitjes nr.908, rep., dhe
nr.902, kol., date 22.04.1992, midis personi te trete Nazmi Demi dhe Komitetit Ekzekutiv
Pluralist, bazuar ne vendimin nr.125, date 04.12.1991.
        3. Ka rezultuar e provuar se, prona e personit te trete Nazmi Demi, fituar me kontraten
e shitjes e permendur me siper dhe prona e trashegimtarave te Qazim Demit, te kthyer nga
K.K.K.Proneve ish pronareve prane Bashkise Sarande, ka mbivendosje dhe per kete shkak,
Nazmi Demi me cilesine e personi i trete ne kete proçes duke pretendur se i cenohen
interesat, ka kerkuar, anullimin vendimit nr.54, te K.K.K.P. Sarande.
       II.Procedurat gjyqësore.
        4. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin nr.161, datë 09.03.2004, ka
vendosur: Rrëzimin e kërkesë padisë me numër regjistri themeltar 1352/9, datë regjistrimi
31.10.2003.
        5. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.339, datë. 07.10.2004, ka
vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.161, datë 09.03.2004 të Gjykatës së shkallës së parë
Sarandë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Pranimin e padisë se paditësit Bashkia
Sarande. Anullimin e vendimit nr.54, date 19.12.1994, të K.K.K.Pronave Sarande.
Urdhërimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë të fshijë nga
regjistrat e saj pasurinë e regjistruar mbi bazën e këtij vendimi.
        6. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.484, date 25.04.2006, ka
vendosur:
        “Prishjen e vendimit nr.339, datë 07.10.2004, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe
lënien në fuqi të vendimit nr.161, datë 09.03.2004 të Gjykates së rrethit Gjyqësor Sarandë”.
       III. Ne lidhje me kerkesen per rishikim
       7. Avokatura e Shtetit, në mbrojtje të interesave pasurore të shtetit, më datë
06.03.2007, ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesën për rishikimin e vendimit të formës së
prerë nr.161, datë 09.03.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, bazuar në kërkesat e
nenit 494/a të K.Pr.Civile dhe nenit 1, pika 7 e ligjit nr.9673, datë 29.12.2006, “Për disa
ndryshime në ligjin për avokaturën e Shtetit”.




50
        8. Sipas percaktimeve të nenit 1, pika 7 e ligjit nr.9673, datë 29.12.2006, i cili
parashikon se “Avokatura e Shtetit ka të drejte të ngrejë padi me objekt për pavlefshmëritë e
veprimeve ... rishikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, në perputhje me kushtet
dhe kriteret e përcaktuara në ligjin procedural dhe në këte ligj”.
        9. Pala kërkuese, Avokatura e Shtetit, ka paraqitur si prova të reja materialet e
tërhequra nga Këshilli i Qarkut Vlore, me anën e të cilës kërkon të vërtetojë se vendimi nr.54,
date 19.12.1994 i Komisioni te Kthimit Pronave Sarande është i padrejte dhe se, trualli i
kthyer është prone shtetërore.
        10. Kërkesa për rishikim është depozituar brenda afatit (30 ditor) të parashikuar në
nenin 496 të Kodi i Procedurës Civile dhe brenda afatit prekluziv (1 vjeçar), të parashikuar në
nenin 445 të Kodit të Procedurës Civile.
        11. Si prova shkresore të pretenduara si te reja, janë paraqitur:
        (i). telegrami i Ministrisë Financave drejtuar financës Delvine me përmbajtje se:
“Godina që i është dhënë Z. Qazim Demit, mbasi pretendohet se ndodhet në toke private e jo
shtetërore dhe për kete qellim është ngarkuar nje inspektor për të hetuar çeshtjen, deri në
përfundimin e saj, ndaloni vazhdimin e ndreqjes se godinës nga i përmenduri”.
        (ii). shkresa e Zyrës Financave nr.740/1, datë 17.05.1929 drejtuar Ministrisë
Financave me kete përmbajtje: “mbi urdhërimin nr.3775, datë 01.05.1929. Mbas hetimeve
nga Komisariati i Policisë Sarande, Qazim Demi ka okupuar dhe ka filluar të meremetoje
godinën qe i është dhënë prej asaj Ministrie, si emigrant, dhe jo ndonjë godinë të huaj”.
        (iii). me shkresën nr.450/1, datë 26.02.2007 të Seksionit të Administrimit Mbrojtjes
Tokës Vlorë në Qarkun e Vlorës dërgohet vërtetimi nr.28, datë 21.02.2007, me të cilin
vërtetohet se “në pronësi të shtetasve Qazim Demi dhe Elma Demi nuk figurojnë prona para
reformës agrare të vitit 1946”.
        12. Me këto shkresa, pala kërkuese pretendon se Qazim Demi nuk ka pasur në pronësi
sipërfaqen prej 1400 m2. Atij i është dhuruar vetëm godina.
        13. Për këtë shkak, kërkuesi Avokatura e Shtetit, pretendon se me provat e paraqitura
bashkëlidhur kërkesës për rishikim, vendimeve të gjykatave ju goditet themeli i arsyetimit të
tyre, pra mënyra se si është fituar pronësia e truallit. Nisur nga sa sipër, është e domosdoshme
qe vendimi nr.161, datë 09.03.2004 i Gjykatës se faktit Sarande duhet të rishikohet në mënyrë
qe çështja e pronësisë se shtetit, mbi kete sipërfaqe trualli prej 1400 m2, e ndodhur në breg të
detit Sarande, t’i nënshtrohet nje hetimi të plote dhe të gjithanshëm gjyqësor.
       IV. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes.
        14. Pretendimi i kërkuesit mbështetet në origjinën e pronës dhe mënyrën e fitimit të
kesaj pronësie në përputhje me ligjin e kohës.
        15. Siç eshte permendur me siper ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi,
kerkesa e pales kerkuese, Avokatura e Shtetit, per rishikimin e vendimit te formes se prere
nr.161, datë 09.03.2004, eshte e bazuar ne shkronjen “a” te nenit 494 te K.Pr.Civile.
        16. Ne nenin 494, shkronja “a” te K.Pr.Civile, eshte percaktuar se:
        “Kerkesa per rishikim eshte akti me te cilin kerkohet rishikimi i nje vendimi te formes
se prere te gjykates. Pala e interesuar mund te kerkoje rishikimin e nje vendimi qe ka marre
forme te prere, kur:
        a)       zbulohen rrethana te reja apo prova te reja me shkrese qe kane rendesi per
çeshtjen, te cilat nuk mund te diheshin nga pala gjate shqyrtimit te saj”.
        17. Ne veshtrim te dispozites se cituar ne paragrafin e mesiperm, kerkesa per
rishikimin e vendimit te formes se prere, mund te pranohet nga Gjykata e Larte ne dy raste:
        (i)... kur zbulohen rrethana te reja qe kane rendesi per çeshtjen dhe nuk diheshin nga
pala gjate shqyrtimit te çeshtjes ne themel;




                                                                                             51
        ( ii)... kur zbulohen prova te reja me shkrese, qe gjithashtu nuk diheshin nga pala,
gjate shqyrtimit te çeshtjes.
        18. Pala kerkuese, Avokatura e Shtetit, ka pretenduar pikerisht ekzistencen e rastit te
dyte, pra “... kur zbulohen prove te reja me shkrese, qe nuk diheshin nga pala gjate
shqyrtimit te çeshtjes ...”, duke paraqitur edhe provat perkatese, te cituara hollesisht me siper.
        19. Mirepo, nga aktet në dosje rezulton se provat e paraqitura si shkak i rishikimit
janë të administruara gjatë gjykimeve të mëparshme.
        20. Konkretisht, telegrami i Ministrisë Financave drejtuar financës Delvine eshte
administruar ne faqen 59 te dosjes gjyqesore. Edhe shkresa nr.740/1, datë 17.5.1929 e Zyrës
se Financave drejtuar Ministrisë se Financave eshte administruar ne faqen 61 te dosjes
gjyqesore, mbi bazen e te cilave eshte marre vendimi nr.161, date 09.03.2004.
        21. Meqenese nuk plotesohet kushti i dyte i kerkuar nga ligjevenesi “... qe nuk
diheshin nga pala gjate shqyrtimit te çeshtjes ...”, kerkesa rezulton e pabazuar ne ligj (neni
494, shkronja “a” e K.Pr.Civile.).
        22. Në rrethana të tilla, nuk gjendet asnjë nga kushtet e parashikuara në nenin 494 të
Kodit të Procedurës Civile, i cili do të mundësonte rishikimin e vendimit gjyqësor.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar ne percaktimet e nenit 498, paragrafi i pare, i
Kodit të Procedurës Civile,

                                      VENDOSI
       Mospranimin e kërkesës për rishikimin e vendimit nr.161, datë 09.03.2004 të
Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

                                                              Tiranë, më 05.05.2009




52
Nr.11117-01974-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-702 i Vendimit (178)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Evjeni Sinoimeri       Anetare
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Evelina Qirjako        Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe u perket:

                  PADITËSE:                  LIZA NDOCI, perfaqesuar nga av. Kujtim Capo
                                             MARTE TUSHI, perfaqesuar nga
                                             av. Kujtim Capo
                                             DRANE PALAJ, perfaqesuar nga
                                             av. Kujtim Capo
                  I PADITUR:                 LEKE PEMAJ, perfaqesuar nga av.Ariola Aliko.

                                           OBJEKTI:
                        Deklarimin e pavlefshmerise se testamentit
                        date 08.05.2003 te testatorit Prenge Vlashi,
                    ne emer te perfituesit, paditesit Leke Gjergj Pemaj.
              Baza Ligjore: Nenet 361, 377, 384, 404, 406, 409, 411 te K.Civil,
                            si dhe ligji nr.7829, date 01.06.1994.


      Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhe, me vendimin nr.167, datë 19.04.2006, ka
vendosur:
             Deklarimin e pavlefshem te testamentit nr.10, date 08.05.2003 te testatorit
             Prenge Pemaj.
             Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pales se paditur.

       Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.330, datë 11.10.2006, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.167, date 19.04.2006 te Gjykates se Rrethit
              Gjyqesor Lezhe.

       Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs i padituri Leke Pemaj, i cili
kerkon prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se
pare me tjeter trup gjykues, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:
    - Nga te dyja gjykatat nuk jane respektuar nenet 379, 384 e vijues te K.Civil, 392, 397,
       403 e vijues te K.Civil.
    - Gjykatat kane mbajtur qendrim te njeanshem ne favor te pales paditese.



                                                                                          53
     -   Gjykatat kane perdorur dy standarte ne vleresimin e aktit noterial, teksa nga njera ane
         e pranojne si akt zyrtar, nga ana tjeter e deklarojne ate te pavlefshem pa degjuar
         noteren per menyren e hartimit te aktit dhe vullnetin e shprehur nga trashegimlenesi.

                        KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesen e pales se paditur,
av.Arjola Aliko, qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve e rrezimin e padise ; perfaqesuesin e
pales paditese, av.Kujtim Capo, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit
Shkoder, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                               VËREN
        Vendimi nr.330, date 11.10.2006 i Gjykates se Apelit Shkoder, i cili ka lene ne fuqi
vendimin nr.167, date 19.04.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe eshte i drejte dhe i
bazuar ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.
        Te dy gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon:
        Palet ndergjyqese jane ne marredhenie te posaçme gjinie. Paditeset jane motra, vajza
te te ndjereve Preng Pemaj (vdekur ne date 03.11.2003) dhe Prene Pemaj (vdekur ne date
04.07.1995), ndersa i padituri Lek Pemaj eshte kusheri i pare te tyre (djali i vellait te te
ndjerit Preng Pemaj).
        Shkak per konfliktin ne gjykim eshte bere testamenti nr.10, date 08.05.2003, ku i
ndjeri Preng Pemaj e ka disponuar te gjithe pasurine e tij te perbere nga 12.274 m2 toke, te
fituar nepermjet ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”, 2 dhoma shtepie dhe çdo pasuri
tjeter qe eshte ne emer te tij, ne favor te nipit te tij, te paditurit Lek Gjergj Pemaj, me te cilin
rezulton te kete bashkejetuar ne nje shtepi.
        Me vdekjen e Preng Pemaj rezulton te jene çelur dy deshmi trashegimie. Mbi
kerkesen e Liza, Marte e Drane Pemaj me vendimin gjyqesor nr.49, date 10.02.2004 te
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe eshte leshuar deshmia e trashegimise ligjore per Preng e
Prene Pemaj, me te cilin paditeset jane percaktuar si trashegimtare ligjore te rradhes se pare
duke trasheguar nga 1/3 pjese te pasurise, ndersa mbi kerkesen e Lek Pemaj me vendimin
nr.138, date 08.04.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe eshte leshuar deshmia e
trashegimise testamentare, duke u percaktuar si trashegimtar testamentar i vetem Lek Gjergj
Pemaj, i cili trashegon pasurine sipas testamentit nr.10, date 08.05.2003.
        Paditeset Liza, Marte e Drane Pemaj, nepermjet padise se paraqitur, kane kerkuar
pavlefshmerine e testamentit nr.10, date 08.05.2003, duke pretenduar se eshte hartuar ne
kundershtim me ligjin e konkretisht nenet 406, 377, 361 e vijues te K.Civil.
        Ne perfundim te gjykimit Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe e ka deklaruar te
pavlefshem testamentin nr.10, date 8.5.2003 te testatorit Preng Vlash Pemaj, duke
argumentuar se: “… testamenti nuk eshte perpiluar ne formen e kerkuar nga ligji, neni 54 i
ligjit nr.7829, date 01.06.1994 …” dhe se “… ky testament vjen ne kundershtim me
percaktimet e nenit 406 te K.Civil sipas te cilit “testamenti eshte i pavlefshem kur disponimi
me testament eshte ne kundershtim me nenet 377, 384 te ketij Kodi”.
        Mbi ankim te te paditurit, Gjykata e Apelit Shkoder e ka çmuar te drejte vendimin e
Gjykates se Shkalles se Pare Lezhe, duke argumentuar se “… jemi para rastit te
pavlefshmerise se testamentit te parashikuar nga neni 406 te K.Civil, pasi diponimi i
testatorit ne favor te nipit eshte i kunderligjshem… nese trashegimlenesi Preng Pemaj nuk do
te kishte lene trashegimtare ligjore, qe parashikohen sipas neneve 361, 362, 363, 364 te
K.Civile, atehere disponimi i tij do te kishte qene ne perputhje me nenin 377 te K.Civil”.




54
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte, si shqyrtoi shkaqet e parashtruara ne rekurs ne
pjesen hyrese te vendimit, ne vleresim te materialeve qe ndodhen ne dosjen gjyqesore e te
adminisruara gjate gjykimeve, pretendimeve e prapesimeve te paleve, si dhe te vendimeve
gjyqesore objekt rekursi, arrin ne perfundimin se konkluzioni i gjykateve lidhur me pranimin
e padise se paraqitur eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.
        Ndryshe nga sa pretendohet ne rekursin e paraqitur, ky Kolegj çmon se gjykatat kane
interpretuar dhe zbatuar drejt dispozitat e Kodit Civil qe parashikojne pavlefshmerine e
testamentit, neni 406, ne lidhje me dispozitat e tjera e konkretisht nenet 377, 384, dhe nenet
361, 363, 364, te cilat referojne vete nenet 406 dhe 384 te ketij Kodi.
        Neni 406 i K.Civil e konsideron te pavlefshem testamentin, kur disponimi ne
testament eshte ne kundershtim me nenin 377 e 384 te ketij Kodi.
        Neni 377 i po ketij Kodi “Caktimi i trashegimtarit”, parashikon shprehimisht se:
“Trashegimlenesi qe nuk le te paslindur ose te paralindur, ose vellezer apo motra, ka te
drejte te disponoje me testament pasurine e vet, ne favor te çdo personi fizik apo juridik”.
        Ne interpretim te nenit 377 dhe 384 te K.Civil, vetem nese testatori Preng Pemaj nuk
do te kishte lene trashegimtare ligjore te percaktuar ne nenet 361, 362, 363, 364 te K.Civil,
atehere disponimi i tij ne favor te te paditurit Lek Pemaj do te ishte i ligjshem, ne kete
kontekst vlen te theksojme se ashtu siç kane arsyetuar dhe gjykatat ne vendimet e tyre,
rezulton se i padituri Lek Pemaj nuk perfshihet ne rrethin e trashegimtareve ligjore te
parashikuar ne nenet 361, 363, 364 te K.Civil.
        Ndodhur ne keto rrethana, me te drejte testamenti, i cili e ka caktuar si trashegimtar te
vetem testamentar te paditurin Lek Pemaj, eshte percaktuar si i pavlefshem dhe si i tille
çmohet dhe nga ky Kolegj, pasi vjen ne kundershtim pikerisht me dispozitat urdheruese te
K.Civil te cituara me lart.
        Per sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se shkaqet e ngritura ne
rekursin e paraqitur nga pala e paditur nuk motivojne ligjerisht cenimin e vendimit te
Gjykates se Apelit Shkoder.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

                                       VENDOSI
       Lenien ne fuqi te vendimit nr.330, date 11.10.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder.

                                                               Tirane, me 07.05.2009




                                                                                              55
                                        MENDIMI I PAKICËS
         Ne, gjyqtaret e mbetur ne pakice, vleresojme se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder
nr.330, date 11.10.2006, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe
me nr.167, date 19.04.2006 eshte nje zbatim i gabuar i ligjes.
         Objekt i ketij gjykimi ka qene “deklarimi i pavlefshmerise se testamentit date
09.05.2003 te testatorit Preng Vlashi ne emer te perfituesit Leke Gjegj Pema”, ky i fundit nipi
i testatorit, i cili ka jetuar me testatorin ne nje shtepi.
         Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe, me vendimin nr.167, date 19.04.2006, e ka
deklaruar te pavlefshem testamentin e dates 09.05.2003, pasi sipas saj:
         1. Ky akt nuk eshte perpiluar ne fomen e kerkuar nga ligji dhe per kete qellim i
referohet nenit 54 te Ligjit nr.7829, date 01.06.1994. Si shkak te pavlefshmerise se formes
kjo gjykate permend faktin qe: (i) noteri nuk ka verifikuar pronen e testatorit ne momentin e
realizimit te testamentit; (ii) testatori ka disponuar dhe mbi pronen e bashkeshortes vdekur
para tij ne date 04.07.1995; (iii) nuk eshte pasqyruar ne testament kush ka qene prezent ne
momentin e perpilimit tetestamentit.
         2. Ky testament vjen ne kundershtim me percaktimet e nenit 406, 377 te K.Civil.
         Gjykata e apelit le ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe, duke u
bazuar vetem ne argumentin e dyte, ate te faktit se ky testament vjen ne kundershtim me
nenin 406 dhe 377 te K.Civil.
         Ne, gjyqtaret e pakices se Kolegjit Civil te Gjykates se Larte ne çeshtjen objekt
gjykimi, çmojme se:
         1. Bazuar ne provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore dhe qe i jane nenshtruar hetimit
gjyqesor, akti i cilesuar “Testament”, me nr.10, date 08.05.2003, nga pikepamja formale
ploteson te gjitha kushtet per vlefshmerine e tij.
         Ne legjislacionin tone eshte percaktuar qarte se testamenti me akt noterial duhet te
redaktohet nga noteri dhe nenshkruhet nga trashegimlenesi ne prani te noterit (neni 379 i
K.Civil). Po keshtu, ne nenin 52 te Ligjit nr.7829, date 01.06.1994 “Per noterine” citohet se:
”kur testamenti kerkohet te behet me akt noterial, trashegimlenesi duhet te disponoje para
noterit, i cili perpilon aktin perkates sipas rregullave te parashikuara ne kete ligj”.
         Ne analize te dispozitave ligjore, konstatojme se legjislacioni shqiptar parashikon dy
forma te testamentit me akt noterial: (i) testamenti me akt noterial i redaktuar nga vete noteri
sipas disponimeve te testatorit; dhe, (ii) testamenti me akt noterial i vertetuar nga noteri.
         Ne çeshtjen objekt gjykimi jemi para rastit te pare, testamenti me akt noterial i
redaktuar nga vete noteri sipas disponimeve te testatorit. Siç rezulton nga vete akti, i cili ka
qene objekt i shqyrtimit gjyqesor, noteri ka vepruar konform kerkesave ligjore ne perpilimin
e aktit. Ai ka marre identitetin e personit, ka konstatuar faktin qe testatori ka zotesi per te
vepruar, i ka shpjeguar testatorit kushtet ligjore te berjes se testamentit dhe ka shkruar çdo gje
qe testatori ka shprehur me vullnetin e tij.
         Ne Titullin III te K.Civil, ”Trashegimia me Testament”, nuk ka ndonje rregullim te
posaçem per personat te cilet jane te paafte fizikisht (pretendohet se testatori ka qene i
verber). Ne te gjitha keto raste zbatohen rregullat e pergjithshme ne lidhje me “Formen e
veprimeve juridike”, parashikuar ne nenin 80 e vijues te K.Civil. Ne rastin konkret, rezulton
qe testamenti te jete firmosur nga vete testatori dhe ky fakt nuk eshte kundershtuar asnjehere
nga paditesit. Nuk rezulton qe legjislacioni yne te shprehet ne lidhje me prezencen apo jo te
deshmimtareve ne momentin e redaktimit te testamentit, duke e lene ate te hapur pa ndonje
percaktim konkret.
         Perveç sa me siper, noteri publik mban pergjegjesi ligjore per te gjitha veprimet e
kryera prej tij gjate ushtrimit te detyres. Nuk rezulton qe akti i mesiperm te jete goditur per
falsitet, apo per pasqyrim te rrethanave te rreme (falsifikim ne permbajtje).



56
         Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe argumenton se testamenti eshte i pavlefshem nga
pikepamja formale dhe per faktin se eshte disponuar nga testatori mbi pjesen e bashkeshortes
se tij vdekur me pare, me date 04.07.1995.
         Pakica mendon se testatori ka te drejte te disponoje mbi pasurine e tij. Ne testament
thuhet shprehimisht se testatori i le trashegim te paditurit çdo prone qe ndodhet ne emrin e tij
ne momentin e vdekjes, duke bere pershkrim te nje siperfaqe toke dhe te nje shtepie. Ne rast
se pretendohet qe testatori ka disponuar dhe mbi pjesen e bashkeshortes se tij vdekur me pare,
ishte e domosdoshme qe gjykata te bente nje hetim te plote gjyqesor se kur ishin marre keto
prona dhe si rezultonte gjendja e tyre ne momentin e vdekjes se testatorit (pasi rezulton qe
bashkeshortja ka vdekur ne daten 04.07.1995, kurse toka ne pronesi te tij eshte fituar prej
testatorit ne daten 30.05.1997, pra pasi ka vdekur bashkeshortja. Per pronen shtepi, nuk ka
asnje dokument ne dosje).
         Nuk rezulton qe t’i jete nenshtruar hetimit gjyqesor fakti se cila eshte pjesa e
bashkeshortes ne kete pasuri, dhe mbi ç’pjese te pasurise eshte disponuar prej testatorit. Ne
rast se vertetohej nje fakt i tille, trashegimtaret e testatorit mund te kerkonin vetem
pavlefshmerine e pjeshme te ketij testamenti, per pjesen qe ishte disponuar padrejtesisht, por
jo pavlefshmeri te plote te tij.
         2. Persa i perket faktit se ky testament duhet te deklarohet i pavlefshem, pasi ai vjen
ne kundershtim me nenin 406, 377 te K.Civil, pakica shpreh mendimin e saj si me poshte:
         Testamenti, ne kuptim te nenit 372 te K.Civil, eshte “nje veprim juridik i njeanshem i
kryer nga vete trashegimlenesi, me anen e te cilit ky disponon pasurine e tij per kohen pas
vdekjes”.
         Kolegji Civil, duke rregulluar rrethin e trashegimtareve qe perfitojne me testament, ka
percaktuar dhe rrethin e trashegimtareve ligjore qe mund te trashegojne me testament, si dhe
rezerven ligjore. Ne nenin 374 te K.Civil parashikohet: “Jane te pazote per te fituar me
testament ata qe jane te pazote per te trasheguar me ligj, me perjashtim te femijeve te
pandermjetshem te nje personi te caktuar dhe te gjalle ne kohen e vdekjes se testatorit dhe
sikur ata femije te mos jene zene ende”.
         Ne analize te kesaj dispozite rezulton qe kane zotesi per te trasheguar me testament
vetem trashegimtaret ligjore. Vetem ne rast se trashegimlenesi nuk ka trashegimtare ligjore,
ai mund t’ua lere me testament pasurine e tij personave te tjere jashte rrethit te
trashegimtareve ligjore, siç eshte parashikuar ne nenin 377 te K.Civil, ku shprehimisht
thuhet: “Trashegimlenesi qe nuk le te paslindur ose te paralindur, ose vellezer dhe motra, ka
te drejte te disponoje me testament pasurine e tij ne favor te çdo personi fizik apo juridik”.
         Pakica mendon se pikerisht permbajtja e dispozites, neni 377 i K.Civil, duhet te
trajtohet e harmonizuar me nenin 374 te K.Civil dhe me permbajtjen e neneve 361, 362, 363
dhe 364 te K.Civil. Keto dispozita nuk mund te trajtohen te veçuara, pasi e kunderta do te
sillte si pasoje perjashtimin nga e drejta per te trasheguar me testament te nje sere
trashegimtaresh, te cilet jane prane testatorit dhe kane te drejte per te trasheguar.
         Zbatimi strikt i dispozites se mesiperme, nuk do te bente gje tjeter veçse do te sillte
humbjen e kuptimit te ketij akti juridik kaq te rendesishem siç eshte testamenti, i cili lidhet
direkt me shprehjen e vullnetit te testatorit per t’ia lene pasurine e tij kujtdo brenda rradhes se
trashegimtareve ligjore (atij qe eshte kujdesur per te, qe e ka ndihmuar, ne shenje mirenjohje,
etj…), si dhe jashte tyre kur nuk ekzistojne te tille.
         Pakica, duke marre ne analize dhe harmoni te gjitha dispozitat ligjore te Titullit III,te
K.Civil ”Trashegimia me Testament”, çmon se kur trashegimlenesi ka trashegimtare ligjore
nga ata qe permenden ne nenin 361, 362, 363, 364 te K.C., ka te drejte qe me testament t’ia
lere pasurine njerit ose disave prej tyre, pavaresisht nga rradha e thirrjes se tyre ne
trashegimine ligjore. Ai mund te disponoje lirisht me testament tek keta persona te gjithe
pasurine e tij, apo nje pjese te saj.


                                                                                                57
          Shumica analizon se meqe Lek Pemaj eshte nipi i testatorit (djali i vellait), ai nuk futet
ne rradhen e trashegimtareve ligjore te parashikuar nga dispozitat e permendura me siper dhe
si i tille ai nuk mund te trashegoje me testament.
          Ne nenin 364 te K.Civil eshte parashikuar ndermjet te tjereve se: “Ne rradhe te trete
thirren ne trashegim personat e paafte per pune ne ngarkim te trashegimlenesit qe
permenden ne nenin 363 te ketij Kodi, kur nuk ka trashegimtare te tjere te rradhes se dyte,
gjyshi e gjyshja, vellezerit e motrat, si dhe femijet e vellezerve e motrave te paravdekur. Te
sipermit trashegojne ne pjese te barabarta, pa u bere dallimi ndermjet vellezerve dhe
motrave te nje ati ose vetem te nje nene, ndermjet gjyshit e gjyshes nga ana e babes ose e
nenes”.
          Ne analize te kesaj dispozite shohim se nipi futet ne rrethin e trashegimtareve ligjore.
Ai eshte nje nga personat i cili ka zotesine per te trasheguar me ligj dhe si rrjedhoje edhe me
testament. Dhe ne rastin konkret, kjo ka qene dhe deshira e fundit e testatorit, i cili ne
momentin e fundit, ne shenje mirenjohje ndaj kujdesit qe ai ka treguar ndaj tij, i ka lene
pasurine.
          Pakica çmon se ne çeshtjen objekt gjykimi te dyja gjykatat kane bere nje zbatim te
gabuar te ligjit dhe per keto arsye ne mendojme se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder
nr.330, date 11.10.2006 dhe vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lezhe me nr.167, date
19.04.2006 duhet te prishen dhe padia duhet te rrezohet.

                                                 Evelina Qirjako                 Ardian Dvorani




58
Nr.31001-00672-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-614 i Vendimit (179)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Evjeni Sinoimeri       Anetare
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Avelina Qirjako        Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

                  PADITËS:                   KËSHILLI I MINISTRAVE, ne mungese.
                  I PADITUR:                 KOMISIONI I SHËRBIMIT CIVIL,
                                             ne mungese.
                  PERSON I TRETË:            ENRI LAKU, perfaqesuar nga avokati
                                             Alban Mesonjesi.

                                         OBJEKTI:
                      Kundërshtim i vendimit nr.269, datë 27.04.2006
                              të Komisionit të Shërbimit Civil.
                        Baza Ligjore: Nenet 328, 442 të K.Pr.Civile.
               Neni 8, pika 3 dhe 23, pika 2 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999
                              “Për Statusin e Nëpunësit Civil”


       Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.269, datë 27.04.2006, ka vendosur:
             Pranimin e ankesës së z. Enri Laku.
             Shfuqizimin e akteve nr.455, datë 20.02.2006 dhe 455/1, datë 23.02.2006 të
             Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave për lirimin nga shërbimi
             civil të ankuesit dhe kalimin në listë pritje.
             Rikthimin e ankuesit në detyrën e tij të mëparshme dhe pagimin e pagës nga
             momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në ekzekutimin e
             vendimit.

       Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.233, datë 23.11.2006, ka vendosur:
              Rrëzimin e kërkesë padisë të ngritur nga Këshilli i Ministratve Tiranë kundër
              të paditurit K.SH.Civil dhe person të tretë Enri Laku.

       Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs Këshilli i Ministrave, që
kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po
pranë kësaj gjykate, për këto shkaqe:
   - Gjykata e apelit dhe Komisioni i Shërbimit Civil kanë zbatuar keq ligjin material
       (Nenet 23 dhe 24 të ligjit “Për Statusin e Nëpunësit Civil”).



                                                                                         59
     -   Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka qënë ngritur me vendim të K.Ministrave të
         vitit 1998, i cili është shfuqizuar me vendimin nr.94 datë 15.02.2006 të K.Ministrave.
     -   Për rastin në shqyrtimi nuk kemi të bëjmë me konceptin e ristrukturimit sipas nenit
         23/2 të ligjit “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, por me konceptin e mbylljes, sipas
         nenit 23/1 të po këtij ligji.
     -   Vendimi i K.SH.C.-së dhe i gjykatës janë të paekzekutueshëm sepse nuk ekziston më
         vendi i mëparshëm i punës.

                        KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e personit te trete,
av.Alban Mesonjesi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; ne
mungese te pales paditese dhe pales se paditur, dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                             VËREN
         Vendimi nr.233, date 23.11.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte rrezuar
kerkese padia e ngritur nga Keshilli i Ministrave Tirane kunder te paditurit K.SH.C. dhe
personit te trete Enri Laku, eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
         Nga aktet e dosjes gjyqesore dhe gjykimi i çeshtjes ne apel, rezulton se Enri Laku, si
person i trete ne kete gjykim, ne perputhje me ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Per Statusin e
Nepunesit Civil”, eshte ankuar fillimisht ne Komisionin e Sherbimit Civil per kundershtimin
e akteve administrative nr.455, date 20.02.2006 dhe nr.455/1, date 23.02.2006 te Sekretarit te
Pergjithshem te Keshillit te Ministrave per lirimin e tij nga sherbimi civil dhe kalimin ne liste
pritjeje. Qe nga viti 2001 ai ka qene nepunes civil ne pozicionin e inspektorit ne
Departamentin e Kontrollit te Brendshem Administrativ ne Keshillin e Ministrave, i cili, pas
ristrukturimit te aparatit te Kryeministrise, me urdherin nr.188, date 30.11.2005 te
Kryeministrit, eshte bashkuar me Njesine Antikorrupsion dhe me strukturen e re te miratuar
dhe eshte emertuar Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe
Antikorrupsionit. Me shkresen nr.1181/3, date 05.12.2005 te Departamentit te Administrates
Publike eshte mbajtur ne pune edhe ne departamentin e ri te krijuar dhe eshte sistemuar ne
pozicionin e inspektorit. Per kete qellim i eshte miratuar dhe pershkrimi i ri i punes se tij,
meqenese plotesonte kerkesat e pergjithshme dhe te veçanta te vendit te punes.
         Komisioni i Sherbimit Civil me vendimin nr.273, date 27.04.2006 arsyeton se eshte
bere ristrukturimi i institucionit ne pergjithesi dhe i struktures ne te cilen punon ankuesi ne
veçanti me urdherin nr.188, date 30.11.2005 te Kryeministrit dhe nuk provohet qe te kete nje
urdher tjeter qe te ligjeroje nje ristrukturim te ri. Referimi qe i behet vendimit nr.94, date
15.02.2006 te Keshillit te Ministrave per te legjitimuar aktin objekt ankimi eshte i gabuar,
sepse ristrukturimi i institucioneve behet me urdher te Kryeministrit dhe jo me vendim te
Keshillit te Ministrave. Perfundimisht K.SH.C.-ja me vendimin e siperpermendur arrin ne
konkluzionin se nuk jemi para ristrukturimit te institucionit dhe nuk kemi as dhe ndryshim te
kerkesave te pergjithshme dhe te veçanta te vendit te punes, dhe si rrjedhoje aktet
administrative nr.455, date 20.02.2006 dhe nr.455/1, date 23.02.2006 per lirimin nga
sherbimi civil te ankuesit dhe kalimin e tij ne liste pritjeje, kane dale ne kundershtim me
kerkesat e nenit 23/2 dhe 24 te ligjit “Per Statusin e Nepunesit Civil”, duke i shfuqizuar keto
akte.
         Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.233, date 23.11.2006 pranon te njejtat fakte
dhe arsyetime si ato te vendimit te kundershtuar te K.SH.C.-se te siperpermendur, duke
rrezuar kerkese padine e Keshillit te Ministrave si te pambeshtetur ne prova dhe ne ligj.




60
         Ne rekursin drejtuar Gjykates se Larte, pala paditese parashtron se: “Gjykata e apelit
dhe Komisioni i Sherbimit Civil, me vendimet e tyre, nuk kane respektuar ose kane zbatuar
keq nenin 23 te ligjit “Per Statusin e Nepunesit Civil”, i cili parashikon efektet juridike per
nepunesit civil ne rastet e mbylljes dhe ristrukturimit te institucioneve te administrates
publike. Gjithashtu parashtrohet se me nje vendim te Keshillit te Ministrave te vitit 1998
eshte krijuar Departamenti i Kontrollit te Brendshem Administrativ, duke e konsideruar kete
departament si pjese te struktures se Kryeministrise dhe, me vone me nje vendim tjeter te
shkurtit te vitit 2006, i cili permbante procedurat e kontrollit te brendshem administrativ dhe
antikorrupsion, eshte shfuqizuar vendimi i meparshem i Keshillit te Ministrave, si dhe eshte
bere mbyllja e institucionit dhe suprimimi i vendeve te punes te stafit ku bente pjese personi i
trete. Rekursuesi pretendon se ne rastin konkret nuk kemi te bejme me konceptin e
ristrukturimit sipas nenit 23/2 te ligjit, por me konceptin e mbylljes se institucionit te
administrates publike, qe trajtohet sipas nenit 23/1 te ligjit.”
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi e shqyrtoi çeshtjen ne teresi, vlereson se
pretendimet e ngritura ne rekurs nga pala paditese nuk perbejne shkaqe ligjore, qe
percaktohen ne nenin 472 te Kodit te Procedures Civile, per cenimin e vendimit te gjykates se
apelit.
         Siç provohet dhe pranohet nga Komisioni i Sherbimit Civil dhe gjykata e apelit,
personi i trete eshte mbajtur ne pune ne pozicionin e inspektorit edhe pas ristrukturimit te
aparatit te Kryeministrise dhe Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe
Antikorrupsionit, si nje department i ri i krijuar rishtas me urdher te Kryeministrit. Ai ka
vazhduar te gezoje te drejtat dhe garancite qe burojne nga statusi i nepunesit civil deri ne
daten e hyrjes ne fuqi te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.94, date 15.02.2006, qe perkon
me daten 23.02.2006 kur eshte njoftuar urdheri i lirimit te tij nga sherbimi civil dhe kalimi ne
liste pritjeje. Meqenese ne rekursin e pales paditese pretendohet se me kete urdher largimi
eshte bere mbyllja e institucionit dhe per rrjedhim suprimimi i vendit te punes se personit te
trete, lind nevoja e kuptimit juridik te mbylljes se institucionit te administrates publike, e
vleresimit dhe e kualifikimit ligjor te çeshtjes ne shqyrtim, nese ne rastin konkret kemi te
bejme me mbyllje te institucionit dhe per rrjedhoje nepunesi largohet nga sherbimi civil, apo
kemi te bejme me ristrukturim te tij dhe nepunesi duhet te vazhdoje te gezoje te drejtat e
vendit te meparshem te punes, te parashikuara perkatesisht ne nenin 23/1 dhe 23/2 te ligjit
“Per Statusin e Nepunesit Civil”. Nga aktet e dosjes del se Departamenti i Kontrollit te
Brendshem Administrativ, ku ka qene i punesuar personi i trete, eshte krijuar me vendimin e
Keshillit te Ministrave nr.731, date 11.11.1998 te ndryshuar dhe ka qene pjese e struktures
organizative te Kryeministrise. Qellimi kryesor i krijimit te ketij departamenti me vendim
qeverie nuk ka qene dhenia e statusit te nje institucioni publik qendror, as dhe miratimi i
struktures se tij, pasi kjo ka qene ne kompetence te Kryeministrit, por ushtrimi i kontrollit ne
emer te Kryeministrit ne te gjitha organet e administrates shteterore, qendrore, perfshire edhe
prefekturat. Vendimi i Keshillit te Ministrave nr.94, date 15.02.2006 qe ka shfuqizuar
vendimin e meparshem, ka miratuar nje rregullore per funksionet dhe procedurat e kontrollit
te brendshem administrativ dhe antikorrupsion te Keshillit te Ministrave dhe perseri permban
te njejtin departament, por me funksione dhe procedura me te gjera. Megjithate, edhe me kete
vendim qeverie perseri ketij departamenti nuk i jepet personaliteti juridik i nje institucioni
publik qendror, kurse struktura e tij nuk parashikohej ne vendim duke ditur se ajo mbetet ne
kompetence te Kryeministrit, dhe ky i fundit vertetohet se e kishte perfshire brenda struktures
se Kryeministrise, ose te pakten nuk e kishte ndryshuar strukturen deri ne daljen e urdherit te
largimit te personit te trete. Ne te dyja vendimet e qeverise, si ne ate te vitit 1998 ku
parashikohet shprehimisht se struktura e departamentit eshte pjese perberese e struktures se
Kryeministrise, ashtu dhe ne vendimin e vitit 2006 ku nuk behet fjale per strukturen e
departamentit duke nenkuptuar se eshte ne kompetence te Kryeministrit, pavaresisht nga


                                                                                             61
detyrat, funksionet dhe procedurat e kontrollit qe ushtron, ky departament mbetet nje njesi
strukturore administrative brenda struktures organizative te Kryeministrise dhe pa
elementet perberes te nje personi juridik te organizuar ne institucion publik. Drejtuesi
dhe organi i vetem vendimmarres i institucionit te Kryeministrise eshte vete
Kryeministri, i cili ka ne strukture dhe sherbim te tij kete departament per
permbushjen e kompetences kushtetuese te parashikuar nga neni 102/c per
bashkerendimin dhe kontrollin e punes se anetareve te Keshillit te Ministrave dhe te
institucioneve te tjera te administrates qendrore te shtetit.
         Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se ky departament
nuk perben nje person juridik publik ne kuptim te ligjit dhe se nuk jemi para rastit te mbylljes
se nje institucioni te administrates publike, qe trajtohet sipas nenit 23/1 te ligjit “Per Statusin
e Nepunesit Civil” dhe per rrjedhim, pretendimet e ngritura ne rekurs jane te pambeshtetura
ne ligj. Kolegji çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i
tille duhet te lihet ne fuqi.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

                                       VENDOSI
       Lenien ne fuqi te vendimit nr.233, date 23.11.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

                                                             Tirane, me 07.05.2009




62
Nr.11111-00865-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-642 i Vendimit (180)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Evjeni Sinoimeri       Anetare
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Evelina Qirjako        Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 23.04.2009 dhe 07.05.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me
palë:

                  PADITËS:                           LEFTER GJYLI, perfaqesuar nga
                                                     Av. Lefter Curri
                  TË PADITUR:                        AGJENCIA RAJONALE E KTHIMIT
                                                     DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE
                                                     ISH-PRONAREVE VLORE, ne mungese
                                                     LUFTAR BEQO, perfaqesuar nga
                                                     Av. Bledar Fejzo
                                                     LAVDOSH BEQO, ne mungese
                                                     KRENAR BEQO, ne mungese
                                                     SELIM BEQO, ne mungese
                                                     ADELINA BEQO, ne mungese
                                                     TEUTA BEQO, ne mungese
                                                     QEFSERE BEQO, ne mungese
                                                     ELA BEQO, ne mungese
                  NDËRHYRËS KRYESOR:                 DURIM SEJDINAJ, ne mungese

                                           OBJEKTI:
                             Kundershtim dhe anullim i vendimit
                           nr.81, date 14.06.1995 te KKKP Vlore,
                  duke vendosur kthimin ne natyre te siperfaqes se truallit
                              prej 4 vreten dhe nje banese ne te.
                  Detyrimin e paleve te tjera te paditur te me njohin pronar
                  si trashegimtar te Kristaq Gjylit mbi nje siperfaqe trualli
                                 prej 4 vreten dhe nje banese.
                           Baza ligjore: Neni 31, 32 i K.Pr.Civile,
                          neni 27/a i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993
                   "Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”.




                                                                                        63
       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin nr.1043, date 04.06.2004 ka vendosur:
              Pranimin e padise.
              Anullimin e vendimit nr.81, date 4.6.1995 te K.K.K.Pronave Vlore.
              Kthimin ne natyre te trashegimtareve te Kristaq Gjylit te nje siperfaqe trualli
              prej 4 vreten dhe te nje banese te ndodhur ne lagjen “Uji i Ftohte”, me
              kufizimet perkatese.
              Detyrimin e te paditurve Luftar Beqo, Lavdosh Beqo, Krenar Beqo, Selim
              Beqo, Adelina Beqo, Teuta Beqo, Qefsere Beqo e Ela Beqo te njohin pronare
              trashegimtaret e Kristaq Gjylit per siperfaqen e truallit prej 4 vreten dhe te nje
              banese te ndodhur mbi te ne lagjen “Uji i Ftohte”, me kufizimet perkatese.

       Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.65, date 04.02.2005 ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.1043, date 04.06.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
              Vlore dhe dergimin e çeshtjes ne po ate gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.646, date 25.05.2006 ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.65, date 04.02.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
              dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

       Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.6, date 26.01.2007 ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.1043 date 04.06.2004 te Gjykates se Rrethit
              gjyqesor Vlore pjeserisht. Rrezimin e kerkese padise te paraqitur nga paditesi
              Lefter Gjyli si te pabazuar ne prova. Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm
              persa i perket rrezimit te kerkeses se nderhyresit kryesor Durim Sejdiraj.

       Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs paditesi Lefter Gjyli, i cili
kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke
parashtruar keto shkaqe:
    - Gjykata gabon kur na konsideron jo pronare per keto shkaqe:
    - Sekuestro ekzekutive eshte vendosur mbi pronen qe i perket shtetasit Kasem Alushi
       mbi detyrimin qe ky i fundit i kishte Kristaq Gjylit, qe eshte vendosur nga zyra e
       permbarimit me shkresen e dates 02.09.1941, ku theksohet kerkohet transkriptimi i
       vendimit te kryesise se permbarimit qe permban sekuestrimin ekzekutiv. Sipas ligjit te
       kohes transkriptimi ishte ne thelb kalim pronesie.
    - Sekuestro ekzekutive eshte aktualisht ne fuqi e pasqyruar ne fleten e regjistrit dhe nuk
       ka rene per asnje arsye dhe meqenese sipas ekspertes kjo prone bie aty ku pretendon
       paditesi atehere pronesia i takon Kristaq Gjylit dhe legjitimiteti aktiv i takon paditesit
       Lefter Gjyli.
    - Fleta e regjistrit qe mungon eshte e te paditurve Beqo dhe jo e paditesit Lefter Gjyli.
    - Pala e paditur pretendon se siperfaqen e pretenduar e kane blere nga siperfaqja prej 20
       vreten qe i perkiste familjes Shehaj, nderkohe qe per kete siperfaqe ka qene vendosur
       sekuestro konservative qe ne 1933 ne favor te familjes Mustafaraj.
    - Edhe sikur te marrim te miqene faktin se siperfaqja e pretenduar eshte e familjes Beqo
       e shitur nga shitesit Shehaj ne baze te aktit te ekspertimit rezulton qe kjo siperfaqe
       nuk bie ne pjesen e pretenduar nga paditesit, pasi prona e pretenduar nga paditesit dhe
       ajo e familjes Shehu nuk mbivendosen. Pra, legjitimiteti pasiv i te paditurve nuk eshte
       i provuar me prova.
    - Gjykata e apelit eshte mbeshtetur ne nje vendim te gjykates se shkalles se pare, i cili
       eshte prishur nga Gjykata e Larte per t’u bashkuar me nje çeshtje tjeter, me pas nga
       gjykata e shkalles se pare eshte pushuar dhe vendimi ka marre forme te prere.


64
                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesin e pales paditese
Lefter Gjyli; Av. Petraq Curri, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien
ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare; perfaqesuesin e pales se paditur Luftar
Beqo, Av. Bledar Fejzo, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si
bisedoi çështjen ne teresi,

                                             VËREN
         Te dyja gjykatat kane pranuar faktet dhe rrethanat si me poshte:
         Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave prane Bashkise Vlore (KKKP) me
vendimin e saj nr.81, date 17.07.1995 ka vendosur:
         “Te mos njohe si ish pronare z. Kristaq Gjyli , Arshi Selfo Dalanin, Selim e Sihat
Beqon, Dilaver Velo per pronat e pretenduara prej tyre, me arsyetimin se: “Te gjithe kerkuesit
e mesiperm, sipas vertetimeve te tyre te pronesise, pretendojne per te njejten prone”. Ky
Komision i ka orientuar palet qe per zgjidhjen e konfliktit t’i drejtohen gjykates, e cila te
percaktoje sa me drejt vendodhjen e prones dhe pronarin e vertete te saj”.
         Paditesi Lefter Gjyli, ne cilesine e trashegimtarit te Kristaq Gjylit, i eshte drejtuar me
kerkese padi Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, me ane te se ciles ka kerkuar: Anullimin e
vendimit nr.81, date 17.07.1995 te KKKP, kthimin ne natyre te nje siperfaqe trualli prej 4
vretenesh dhe te nje banese te ndodhur ne te, si dhe detyrimin e te paditurve per ta njohur
pronar mbi pronen e mesiperme.
         Si pale te paditur ne kete gjykim, krahas KKKP Vlore, paditesi ka thirrur edhe
trashegimtaret e Selim e Sihat Beqos, te cilet kishin paraqitur kerkese prane KKKP Vlore
duke pretenduar per te njejten prone.
         Paditesi pretendimet se eshte pronar i prones objekt gjykimi i ka mbeshtetur ne aktet e
meposhtme: (i) note transkriptimi per sekuestro ekzekutive date 04.09.1941, (ii) fleten e
regjistrit hipotekor te regjistrimit te kohes ne te cilen eshte pasyruar kjo note transkriptimi,
(iii) vertetimi i pronesise i leshuar nga Zyra e Hipotekes Vlore date 13.03.1992.
         KKKP Vlore, ne kete gjykim, ka qene pothuajse gjithmone ne mungese dhe
perfundimisht konflikti eshte zhvilluar midis trashegimtareve te Kristaq Gjylit dhe
trashegimtareve te Selim e Sihat Beqos.
         Nga aktet qe ndodhen ne dosje rezulton qe te paditurit familja Beqo, ne kete gjykim,
nepermjet prapesimeve kane kundershtuar kerkimet e paditesit, duke pretenduar se paditesi
nuk eshte pronar mbi kete prone pasi nuk mund te fitohet pronesia e nje sendi te paluajtshem
nepermjet sekuestros ekzekutive. Nderkohe ne kete proçes te paditurit, po me ane te
prapesimeve, kane pretenduar se jane pronare mbi nje siperfaqe prej 5 vreten qe ndodhet ne
vendin e quajtur Skele, Vlore, sipas kufizimeve te percaktuara ne aktet e tyre te pronesise,
dhe se kjo prone ka mbivendosje me pronen e paditesit. Te paditurit Beqo e kane fituar kete
prone ne menyre te prejardhur me ane te kontrates se shitblerjes date 22.12.1941, ku ne
cilesine e shitesve kane qene Faik Shehaj, Halit Shehaj (te bijte e Sheh Seitit) dhe Remzi
Shehaj, Muhedin Shehaj, Yelldez Shehaj (femijet e Dervish Muhametit), dhe Nijazi Shehaj (i
biri i Dervish Ismailit) dhe ne cilesine e bleresve kane qene Selim dhe Sihat Beqo. Kjo
kontrate shitjeje e pasurise se paluajtshme eshte transkriptuar ne Zyren e Hipotekes Vlore me
nr.138, ne regjistrin e transkriptimeve Volumi XI, date 23.12.1941 ne favor te bleresve Beqo.
         Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se gjate gjykimit ne kete
proçes ka kerkuar te marre pjese, ne cilesine e nderhyresit kryesor, z. Besnik Velaj. Duke
qene se kerkesa e paraqitur prej tij, dhe pas kohes qe i dha gjykata per plotesimin e te metave,
nuk u paraqit ne formen e kerkuar nga nenet 189 dhe 190 te K.Pr.Civile, Gjykata e Rrethit
Gjyqesor Vlore nuk pranoi ta shqyrtonte, duke ia kthyer aktet kerkuesit pa veprime.



                                                                                                65
        Rezulton qe ne kete proçes, krahas paleve ndergjyqese, merr pjese ne cilesine e
nderhyresit kryesore dhe z. Durim Sejdiraj, i cili ka paraqitur padi kundrejt paditesit dhe te
paditurve, duke pretenduar se prona objekt konflikit midis paleve ndergjyqese i takon atij.
        Gjate gjykimit ne shkalle te pare, gjykata caktoi nje eksperte, e cila nepermjet aktit te
ekspertimit date 13.01.2004 percaktoi vendndodhjen e pronave te te tre paleve ndergjyqese
dhe dha konkluzionin e saj ne lidhje me faktin nese keto prona kane, ose jo mbivendosje.
        Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.1043, date 04.06.2004, ka
vendosur:
        “Pranimin e padise. Anullimin e vendimit nr.81, date 04.06.1995 te KKKP Vlore.
Kthimin ne natyre te trashegimtareve te Kristaq Gjylit te nje siperfaqe trualli prej 4 vreten
dhe te nje banese te ndodhur ne lagjen “Uji i ftohte”, me keto kufizime: L. - Isuf e Hamit
Luzi, P - Xhadeja, V - Perroi,dhe J - Halim Sadiku.
        Detyrimin e te paditurve Luftar Beqo, Lavdosh Beqo, Krenar Beqo, Selim Beqo,
Adelina Beqo, Teuta Beqo, Qefsere Beqo e Ela Beqo te njohin pronare trashegimtaret e
Kristaq Gjylit per siperfaqen e truallit prej 4 vreten dhe te nje banese te ndodhur mbi te, ne
lagjen “Uji i Ftohte”, me kufizimet perkatese”.
        Argumentat qe jep Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ne vendimin e saj jane: (i)
Paditesi e provon pronesine e tij mbi pasurine e mesiperme me regjistrimin hipotekor te kesaj
prone me nr.81, viti 1941. Origjina e kesaj pronesie eshte nota e transkriptimit (sekuestro
ekzekutive), e cila eshte leshuar ne baze te shkreses se Zyres se Permbarimit Vlore nr.110,
date 02.09.1941, konform kopjes se aktit te njoftunise te Gjyqit te Paqit Vlore nr.44, date
22.08.1941; (ii) bazuar ne aktin e ekspertimit midis prones se paditesit dhe te paditurit nuk
ka mbivendosje. Prona e te paditurve Beqaj nuk ndodhet ne vendin ku pretendon pronen
paditesi. Ky konkluzion i ekspertit eshte nxjerre duke marre per baze origjinen e pronave te
paleve ne proçes.
        Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.65, date 04.02.2005, ka vendosur:
        “Prishjen e vendimit nr.1043, date 04.06.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore
dhe dergimin e ceshtjes ne po ate gjykate, me nje tjeter trup gjykues”.
        Me arsyetimin se: (i) Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore ka gabuar lidhur me nxjerrjen
jashte proçesit te kerkuesit Besnik Velaj; (ii) gjykata duhet te hetoje me mire origjinen e
pronave te paleve ne proçes.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.646, date 25.05.2006, ka
vendosur:
        “Prishjen e vendimit nr.65, date 04.02.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin
e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues”.
        Me arsyetimin se: Nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore jane respektuar te
gjitha kerkesat ligjore persa i perket mospranimit te kerkeses se Besnik Velaj. Kjo kerkese
nuk eshte paraqitur konform nenit 189 dhe 190 te K.Procedures Civile ne formen e nje padie
edhe pas kohes se mjaftueshme qe i dha kerkuesit kjo gjykate, per rrjedhoje drejt ka vendosur
gjykata, qe ka refuzuar marrjen ne shqyrtim te saj.
        Gjykata e Apelit Vlore, ne rigjykim me vendimin nr.6, date 26.01.2007, ka
vendosur:
        “Ndryshimin e vendimit nr.1043 date 04.06.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Vlore pjeserisht. Rrezimin e kerkese padise te paraqitur nga paditesi Lefter Gjyli si te
pabazuar ne prova. Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm persa i perket rrezimit te kerkeses
se nderhyresit kryesor Durim Sejdiraj”.
        Me arsyetimin se: … (i) Gjykata e faktit ka bere nje vleresim te gabuar te provave.
Sekuestro ekzekutive nuk perben titull pronesie, por mase provizore qe gjykata merr per
sigurimin e objektit te padise mbi shlyerjen e detyrimeve te paleve; (ii) padia duhet te
rrezohet si e pabazuar ne prova, duke mos vleresuar keshtu edhe aktin e ekspertimit te dates


66
13.01.2004, si nje nder provat ku eshte mbeshtetur gjykata e shkalles se pare; (iii) pronar i
kesaj prone rezulton te jete familja Beqo, pronesi kjo e fituar me kontraten e shitblerjes date
22.12.1941.
         Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.6, date 26.01.2007, ka paraqitur
rekurs prane Gjykates se Larte paditesi Lefter Gjyli, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga paditesi permban
shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i K.Procedures Civile. Vendimi I Gjykates se Apelit
Vlore nr.6, date 26.01.2007 eshte nje zbatim i gabuar i ligjes dhe si i tille ky vendim duhet te
prishet.
         Ky Kolegj veren fillimisht se Gjykata e Apelit Vlore ne arsyetimin e vendimit te saj
ka dale jashte kerkimeve te paleve. Ndersa ne pjesen e pare te vendimit kjo gjykate
argumenton se nuk mund te kaloje pronesia me sekuestro konservative dhe ekzekutive, ne
pjesen e dyte te ketij vendimi gjykata arsyeton se pronar i kesaj prone eshte familja Beqo dhe
jo paditesi, duke marre ne analize dokumentat e paraqitura nga ana e paditur. Pikerisht ky
arsyetim i bere ne pjesen e dyte te vendimit, çmohet nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte si
disponim jashte kerkimeve te paleve, gje qe vjen ne kundershtim me nenin 6 te K.Pr.Civile.
Gjykata, ne baze te nenit 6, 20, 28, 29 te K.Pr.Civile, eshte e detyruar te shprehet vetem
brenda kerkimeve te paleve, duke u mbeshtetur ne analizen e provave te pranuara dhe te
debatuara ne seance gjyqesore.
         Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton qe kemi kerkime (kerkese padi)
vetem nga paditesi. Nuk rezulton qe ne kete proçes te kete ndonje kunderpadi, apo kerkim
tjeter ne formen e kerkuar nga ligji nga ana e paditur (familja Beqo), me ane te te cilit ky i
fundit te kundershtoje vendimin nr.81, date 04.06.1995 te KKKP dhe te kerkoje detyrimin e
paditesit per ta njohur ate pronar mbi pronen objekt konflikti. Gjykata e apelit ishte e
detyruar, qe ne arsyetimin e vendimit te saj, te shprehej vetem ne lidhje me kerkesat e
paditesit nese ishte apo jo pronar.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te theksoje se arsyetimi i vendimit behet dhe
eshte ne funksion te asaj ç’ka do vendose ne fund gjykata, e cila shprehet ne pjesen e
dispozitivit. Gjykata e Apelit Vlore nga njera ane arsyeton se kjo prone eshte e familjes Beqo,
nga ana tjeter ne dispozitiv nuk shprehet per sa me siper, pasi nuk ka nje kerkim te tille, duke
e lene perseri çeshtjen pa zgjidhje.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se eshte i drejte pretendimi i ngritur nga
paditesi se, duke marre parasysh provat e administruara ne dosjen gjyqesore, si dhe rrethanat
e pranuara nga gjykatat e niveleve me te ulta, ana e paditur nuk legjitimohet ne pretendimet e
saj, pasi asaj i mungon legjitimiteti pasiv ne kete proçes.
         Ky Kolegj çmon se eshte e domodoshme te evidentoje disa probleme ne lidhje me
aspektin formal procedurial te vlefshmerise se padise. Padia qe te jete e vlefshme duhet te
plotesoje dy kushte themelore: a) interesi i ligjshem per te ngritur padi, dhe b) legjitimiteti per
te vepruar. Ne rast se ekzistojne keto dy kushte mund te konsiderohet qe padia ekziston ne
kuptimin qe per gjykaten del domosdoshmeria per te marre vendim mbi themelin e saj, pra
per ta pranuar ose rrezuar ate. Ne çeshtjen objekt gjykimi paditesi ka nje interes te ligjshem
per te ngritur padi, pasi ai pretendon se eshte pronar i nje pasurie te paluajtshme dhe si i tille
ai legjitimohet, kerkesa keto te nenit 32 te K.Pr.Civile.
         E drejta e padise perfshin ne menyre te domosdoshme dy aspekte, legjitimitetin aktiv
dhe legjitimtetin pasiv. Legjitimiteti pasiv i takon pales kundershtare ose te
kunderinteresuarit, domethene atij kundrejt te cilit vendimi gjyqesor qe kerkohet te merret
duhet te prodhoje efekte. Pra, dhe pala e paditur duhet te kete interes te ligjshem ne kete
proçes. Ndergjyqesia legjitime eshte kusht per te shqyrtuar themelesine e padise.



                                                                                                67
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vertet padia fillimisht eshte ngritur ndaj
KKKP Vlore (pasi ky organ ka disponuar me nje vendim ne lidhje me kerkesen e paraqitur
para tij nga trashegimtaret e Kristaq Gjylit,) dhe familjes Beqo (pasi keta kane shfaqur
pretendime ne lidhje me pronen duke ju drejtuar dhe KKKP), por gjate gjykimit eshte
konstatuar se anes se paditur, dhe pikerisht familjes Beqo, i mungonte legjitimiteti pasiv,
pasi:
         Se pari: Siç rezulton nga akti i ekspertimit date 13.1.2004, i cili eshte administruar si
prove, ndermjet prones se paditesit dhe prones se anes se paditur nuk ka mbivendosje. Ne
perpilimin e ketij akti, ekspertja, krahas provave te tjera, eshte bazuar ne menyre te veçante
ne origjinat e pronave te paleve ne proçes, duke marre per baze harten e vendosjes se ketyre
pronave te vitit 1933, legjenden ne te cilen jane dhene ne menyre te hollesishme emrat e
pronareve te vjeter dhe numrat e parcelave te tyre nga burojne keto prona. Ne baze te ketij
akti ekspertimi ka rezultuar se prona e Sheh Seit Kanines (prone nga e cila ka blere nje pjese
ana e paditur), mban nr.16 dhe nr.22 dhe prona e Kasem Alushit (pronesi e cila pretendohet
t’i kete kaluar paditesit), mban nr.24.
         Sipas kesaj harte dhe kesaj legjende pronat e Sheh Seit Kanines nuk mbivendosen me
pronen e Kasem Allushit dhe keto prona ndodhen ne parcela te veçanta. Ne kete akt
ekspertimi, ne faqen 64 te dosjes gjyqesore, shprehimisht thuhet: “Pronat e Kasem Alushit
dhe Sheh Seitit nuk kane mbivendosje”.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykata e apelit, ashtu si dhe gjykata e
rrethit gjyqesor duhet te merrte ne shqyrtim kete prove duke ia nenshtruar ate debatit
gjyqesor, rendesia e se ciles lidhej dhe drejtpersedrejti me legjitimitetin pasiv te anes se
paditur.
         Ne rast se gjykata e apelit, bazuar ne pretendimet e paleve, do te çmonte se ky akt nuk
ishte i sakte, ose i plote, ajo kishte te drejte te perseriste aktin e ekspertimit, bazuar ne nenin
465 te K.Procedures Civile, por kurrsesi nuk mund ta injoronte ate. Ne nje rast te tille ajo
duhet te argumentonte se perse nuk e merrte parasysh aktin e ekspertimit.
         Ky Kolegj çmon se pikerisht fakti, qe ka dale gjate gjykimit nga provat qe jane
administruar ne gjykim dhe debatuar ne seance se dy pronat, ajo e paditesit (ish prona e
Kasem Alushit), dhe ajo e anes se paditur (ish prone e Selim dhe Sihat Shehaj) nuk kane
mbivendosje, ben qe ana e paditur te mos kete legjitimitet pasiv, pasi pronat e paleve kane
vendndodhje te ndryshme. Ne keto kushte, pala e paditur nuk mund te legjitimohet as ne
kerkimet dhe pretendimet e saj.
         Se dyti: Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton qe prona prej 5 vreten, ku
sot pretendojne se jane pronare Familja Beqo ne baze te Notes se Transkriptimit nr.107, date
21.09.1945, ka qene pjese perberese e nje siperfaqeje prej 20 vreten, prone kjo e familjes
Shehi.
         Ne baze te vendimit 1398, date 13.10.2005 te Gjykates se Larte (vendim i cili ndodhet
ne dosjen gjyqesore), rezulton qe sot pronare te siperfaqes prej 20 vretenesh (pra edhe i
siperfaqes prej 5 vretenesh qe pretendon se ka blere familja Beqo) jane trashegimtaret e
familjes Shehi, dhe per kete arsye ana e paditur nuk ka legjitimitet pasiv.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykata e apelit, ashtu si dhe KKKP, e ka
lene çeshtjen objekt gjykimi pa zgjidhje, pavaresisht se ne dosjen gjyqesore jane depozituar
nje sere provash mbi te cilat paditesi mbeshtet kerkimet e tij. Gjykata ishte e detyruar, qe me
provat qe ndodheshin ne dosjen gjyqesore, t’i jepte nje zgjidhje te drejte kesaj çeshtje ne baze
te neneve 6, 20, 28, 29 te K.Pr.Civile.
         Gjithe arsyetimi i vendimit te Gjykates se Apelit Vlore eshte i mbeshtur ne faktin se
nota e transkriptimit date 04.09.1941 ne favor te Kristaq Gjylit nuk mund te perbeje titull
pronesie, pasi vjen ne kundershtim me dispozitat e K.Civil dhe K.Pr.Civile te vitit 1929 dhe
konkretisht nenet 1787 dhe 1782.


68
        Ky Kolegj çmon se para se te parashtroje qendrimin dhe argumentin e saj ligjore ne
lidhje me kete çeshtje eshte e domosdoshme te evidentoje faktin se, sic rezulton nga provat qe
jane administruar dhe shqyrtuar ne kete gjykim, nuk qendron pretendimi i paraqitur nga ana e
paditur se prona e sotme objekt gjykimi, e pretenduar nga paditesi, ne origjinen e saj nuk ka
qene e Kasem Alushit, por e Familjes Shehi.
        Nga proçesverbali i Gjyqit te Paqit Vlore te vitit 1933, i cili eshte administruar ne
dosjen gjyqesore dhe eshte marre ne shqyrtim nga gjykatat, per çeshtjen gjyqesore me
paditesa Sheh Seit Ahmeti, Dervish Ismail Ahmeti dhe Dervish Muhamet Ahmeti kunder te
paditurit Kasem Allushi, me objekt anullimin e akt njoftunise nr.71, date 25.091931 te Gjyqit
te Paqit Vlore (fq 23-31 e fashikullit gjyqesor), rezulton se Kasem Alushit i eshte njohur
pronesia mbi nje barake dhe dy vreten toke. Paditesat ne kete gjykim (familja Shehi) kerkojne
anullimin e akt njoftunise nr.71, date 25.09.1931, pasi siperfaqja e tokes qe ka fituar Kasem
Alushi dhe qe pershihet ne akt njoftunine e permendur me siper eshte me e madhe se dy
vreten dhe kjo siperfaqe me teper perfshihet ne aren ne pronesi te paditesave Shehaj. Ne
faqen 3 dhe 4 te ketij proçesverbali citohet se “i padituri Kasem Allushi ka blere nga
Komisioni i Barakave nje barake dhe ne baze te Akt Njoftunise se Gjyqit te Paqit Vlore nr.71,
date 25.09.1931, duke perfituar nga neni 16 i Ligjit te Hipotekave, ka mundur me marre nga
kjo gjykate nje akt njoftunie per nje barake dhe dy vreten toke”.
        Me vendimin e dates 08.02.1933 Gjyqi i Paqit Vlore per kete çeshtje gjyqesore ka
vendosur: “Refuzimin e padise te Dervish Ismailit, Dervish Muhametit dhe Sheh Seit Ahmetit
kunder Kasem Allushit per anullimin e nje akt njoftunie qe ka marre i padituri nga kjo
gjykate……..…”.
        Pra nga ky dokument, si dhe aktet e mevonshme qe jane ne dosjen gjyqesore, ka
rezultuar qe Kasem Alushi qe nga 1931 ka qene pronar i kesaj prone.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se interpretimi juridik qe Gjykata e Apelit
Vlore i ben çeshtjes se sekuestros nuk eshte i plote dhe i sakte. Kjo gjykate ne arsyetimin e
saj flet per sekuestro ekzekutive, por ne fakt u referohet dispozitave mbi sekuestron
konservative. Kjo gjykate nuk ka bere asnje analize, apo trajtim juridik te dallimit midis
sekuestros konservative dhe sekuestros ekzekutive.
        Neni 1787 i K.Civil te kohes, nen te cilit i referohet gjykata ne arsyetimin e saj, ben
fjale per sekuestro konservative. Sekuestro konservative, ne parashikim te kesaj dispozite,
nuk eshte gje tjeter veçse nje mase provizore qe vendoset mbi pasurine e paluajtshme ose te
luajtshme objekt kontestimi per aq kohe sa vazhdon ky kontestim, ne menyre qe sendi te mos
zhduket, tjetersohet prishet, etj. Masa e sekuestros vendoset gjate proçesit te gjykimit me
vendim te gjyqtarit.
        Sa me siper parashikohet dhe ne nenin 294 te K.Pr.Civile te vitit 1929: “Mundet te
sekuestrohet dhe pasunia e palujtshme e debitorit, sekuestri e kesaj eshte ndalimi i shitjes, a i
tjetersimit te saj tjeterkujt gjer sa te paguhet deta. Letersekuestro qe do te jepet nga ana e
kreditorit per kete i komunikohet nepunesit te ngarkuem per ekzekutimin e veprimeve te
tjetersimit dhe transferimit”.
        Perveç sa me siper, nocioni i sekuestros konservative, menyra se si vendoset ajo, si
revokohet dhe efektet e saj, jane te parashikuara ne menyre te hollesishme ne Seksionin II
“Sekuestro Konservative” neni 389 - 393 te “Shtojces se dyte te K.Pr.Civile” te vitit 1929.
        Nga permbajtja e ketyre dispozitave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne
konkluzionin qe sekuestro konservative vendoset ose revokohet gjate gjykimit me vendim te
gjyqtarit sipas rrethanave te çeshtjes, pavaresisht nga vlera e prones, per sigurimin e shlyerjes
se nje kredie dhe qe ka vlere deri ne perfundimin e gjykimit. Sekuestro Konservative nuk
eshte nje nga menyrat e fitimit te pronesise, qellimi i saj eshte vetem ai i parashikuar ne
dispozitat e cituara me siper.



                                                                                              69
         Ne perfundim te gjykimit, ne rast se pranohet kerkesa e kreditorit, kjo sekuestro nga
konservative kthehet ne ekzekutive duke ju dhene e drejta kreditorit te filloje proceduren per
ekzekutimin e vendimit dhe per marrjen e borxhit.
         Nga provat qe i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor, siç eshte nota e transkriptimit e
dates 04.09.1941, del se ka patur nje konflikt gjyqesor midis Kasem Alushit (pronarit te pare
te prones objekt konflikti) dhe Kristaq Gjylit. Ky gjykim eshte zhvilluar ne Gjykaten e Paqit
Vlore. Po nga ky akt, rezulton qe Zyra e Permbarimit Vlore, me shkresen e saj te dates
02.09.1941, ka kerkuar transkriptimin e vendimit te Kryesise se Permbarimit te Vlores qe
permban sekuestro ekzekutive te pjeses perkatese te te ndjerit Kasem Alushi ne favor te
Kristaq Gjylit mbi pronat qe pershkruhen ne kete kerkese, konform kopjes se Aktit te
Njoftunise se Gjyqit te Paqit Vlore nr.44, date 22.08.1941. Midis pronave te listuara ne kete
kerkese, ne piken 8, eshte shenuar edhe prona objekt konflikti sipas kufizimeve perkatese.
         Pikerisht kjo note transkriptimi eshte pasqyruar ne Regjistrin e Hipotekes (fq.111 dhe
112 te dosjes gjyqesore), vol. 11 i vitit 1941 sipas rregullave ne fuqi te kohes.
         Ky regjistrim nga pikepamja formale eshte i rregullt. Ai eshte bere ne baze te ligjit
“Mbi zyrat e Hipotekave dhe mbi taksat e tyne”, aprovuar ne 17 Prill 1929, ku ne Tabelen A,
(pika 6) veme re se transkriptohej ne kete forme çdo lloj akti apo vendimi i cili transferonte
pronesine ose te drejtat reale mbi to, ose (pika 7) akte dhe vendime qe nuk transferonin
zotnimin e pronave ose te drejtave reale mbi to. Nuk rezulton qe te kete pasur ndonje
kontestim ne lidhje me kete regjistrim.
         Pala e paditur, gjate gjykimit ne Gjykaten e Larte, ka ngritur pretendimin se nuk mund
te kalohet pronesia e pasurise se paluajtshme me sekuestro ekzekutive, pasi prona objekt
konflikti nuk i eshte nenshtruar procedures se ankandit sipas ligjeve te kohes.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon qe ne referim te ligjeve te kohes, perveç
rregullave te pergjithshme te parashikuara ne “Shtojcen e Dyte te Kodit te Procedures Civile”
date 01.04.1929 ka pasur dhe ligje te tjera te veçanta, te cilat parashikonin ne menyra te
ndryshme se si mund te shlyhej detyrimi nga debitori dhe se si mund te kalonte prona ne
pronesi te kreditorit dhe konkretisht:
         1) Ne rast se do t’i referohemi “Shtojces se Dyte te Kodit te Procedures Civile” date
01.04.1929 (nenet 435 - 464 e vijues), konstatojme se: “Kreditori per me u pague prej
debitorit per çka i detyrohet mundet me kerkue shitjen ne ankand te çdo prone te zotenueme
prej debitorit te tij, kur kjo eshte e hipotekueme per garantimin e kredise se tij, mundet me
kerkue shitjen n’ankand dhe sikur kjo te kete kalue ne zotenimin e nje tjetri” (neni 435).
         “Nuk mund te kerkohet ekzekutimi mbi pronat veçse ne baze te nje titulli ekzekutiv per
nje dete te sakte dhe te likuidueme” (neni 440).
         “Ai qe ka bere kerkesen per ankand, deklarohet bleres per çmimin e ofruem prej tij,
ne qofte se nuk asht ba nje oferte me e madhe” ( neni 479).
         Ne kontekst dhe analize te ketyre dispozitave te permendura me siper, pasi vendimi i
gjykates ka marre forme te prere, prona kalon per shitje ne ankand nepermjet zyres se
permbarimit duke kryer kjo e fundit te gjitha veprimet proceduriale per zhvillimin e ankandit,
si njoftimin per ekzekutimin vullnetar, njoftimin e kreditoreve, detyrimin e pjesemarresve ne
ankand per te depozituar 1/10 e vleres se sendit qe shitet, organizimi i ankandit te pare dhe
ankandit te dyte, detyrimi i kryeregjistruesit brenda 30 diteve te beje regjistrimin e prones ne
favor te bleresit, ndarja e shumave ndermjet kreditoreve, etj.
         Por, ne rast se nuk rezulton qe te kete nje oferte me te madhe se ai qe ka bere kerkesen
per ankand (qe eshte kreditori), atehere ky i fundit behet pronar i sendit.
         2) Ne ligjin “Mbi disa kondita te çpronesimit te forcuem te pronave per obligim
kundrejt privative” date 6 dhjetor 1933, parashikohej qe:




70
         “Kur oferta ne ankand nuk mrrin ne ¾ e vleftes reale pa qene nevoja te perseritet
ankandi, prona i dorezohet kreditorit, ose çdo personi tjeter qe eshte ofertuesi i fundit, tue
pas te drejten personi kundrejt te cilit bahet çpronesimi te ribleje pronen brenda tre vjeteve
prej dates se transkriptimit”.
         Ne analize te kesaj dispozite, prona e debitorit mund te kalonte direkt tek kreditori ne
rast se oferta ne ankand nuk arrinte ¾ e vleres reale, duke i dhene te drejten debitorit qe ta
riblente perseri pronen brenda tre vjeteve.
         3) Po keshtu Dekret Ligji “Per rregullimin e pagimit te borxheve private qe
shkaktojne ekzekutimin e forcuem mbi pasuni te palujtshme nder qytete” date 12.09.1936,
parashikon qe: “prej dates se shpalljes se ketij dekreti pezullohen te gjitha veprimet e fillueme
prej kreditoreve ne çdo shkalle te procedures qe ndodhen, kur kane per objekt shitjen e
pasunise se palujtshme nder qytete per borxhe te kontaktuara para dates 12.3.1935 (Neni
1)”.
         Ne kete dekret ligj parashikohet qe: “debitori mund ta shlyeje detyrimin ne dhjete
keste gjashtemujore dhe kamatat vjetore ne dy keste gjashtemujore, (neni 2 dhe neni 3).
Mospagimi i kestit gjashtemujor dhe i kamates i jep te drejten kreditorit te vazhdoje ankandin
aty ku ai eshte pezulluar. Ne ankandin e dyte prona dorezohet, cilado qe te jete shuma e
ofrueme (neni 5)”.
         Ne çeshtjen objekt gjykimi, nga te gjitha provat qe i jane nenshtruar shqyrtimit
gjyqesor, rezulton qe prona e mesiperme edhe sot vazhdon te jete e transkriptuar ne favor te
Kristaq Gjylit, duke mos patur asnje lloj shenimi ne thember te ketij regjistrimi, qe kjo prone
ne nje forme apo ne nje tjeter te mund te jete tjetersuar tek nje i trete, te mund te jete riblere
nga Kasem Alushi sipas ligjeve qe u permenden me siper, apo te jete fituar ne ankand nga
ndonje person tjeter. Nuk rezulton qe gjykatat te kene vene ne diskutim dhe t’ia kene
nenshtruar shqyrtimit gjyqesor ndonje prove, e cila te vertetoje faktin qe kjo prone i ka kaluar
dikujt tjeter.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te theksoje se me vendosjen nga zyra e
permbarimit te sekuestros ekzekutive mbi bazen e nje vendimi gjyqesor, ka filluar proçesi i
humbjes se pronesise se debitorit mbi pronen e tij. Eshte e vertete qe sekuestro ekzekutive
nuk eshte nje nga format e kalimit te pronesise, por nese ka kaluar apo jo prona ne favor te
kreditorit eshte çeshtje te provuari. Fakti qe prona vazhdon te jete e regjistruar dhe sot ne
emer te paditesit, dhe nuk ka kontestime nga subjektet qe legjitimohen te ngrene keto
pretendime i krijojne bindjen gjykates qe kjo prone eshte e paditesit, duke marre parasysh dhe
te gjitha afatet e parashkrimit te parashikuara ne nenin 2037 te K.Civil te vitit 1929.
         Jane vetem trashegimtaret e Kasem Alushit, dhe jo te paditurit (pasi siç thame pronat
e tyre nuk kane mbivendosje), ata te cilet mund te legjitimohen dhe te ngrene pretendime ne
lidhje me kete prone.
         Gjate gjykimit ne Gjykaten e Larte u pretendua dhe se gjate kohes qe kjo çeshtje ka
qene ne shqyrtim gjyqesor, çeshtja eshte shqyrtuar edhe nga Agjensia Qendore e Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 36, pragrafi i
trete i K.Procedures Civile, qe shprehimisht thote se: “Asnje institucion tjeter nuk ka te drejte
te pranoje per shqyrtim nje mosmarreveshje civile qe eshte duke u gjykuar nga gjykata”,
çmon se ky Kolegj nuk ka asnje pengese ligjore per te gjykuar kete çeshtje dhe se çdo
procedure tjeter per shqyrtimin e saj ne te njejten kohe me shqyrtimin gjyqesor eshte e
pavlefshme.




                                                                                               71
                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/b te K.Pr.Civile,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.6, date 26.01.2007 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne
fuqi te vendimit nr.1043, date 04.06.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

                                                           Tirane, me 07.05.2009




72
Nr.11111-01242-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-811 i Vendimit (181)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Gani Dizdari           Anetar
                      Evjeni Sinoimeri       Anetare
                      Evelina Qirjako        Anetare
                      Aleksander Muskaj      Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

                  KËRKUES:                   BESNIK HUQI, NIMET SHEQERI,
                                             XHEMILE DERHEMI, ERVEHE RAHMANI,
                                             BEDRIJE HUTA, FATBARDHA AGOLLI,
                                             te perfaqesuar nga Av. Fatmir Tartale

                                OBJEKTI I KËRKESËS:
     Rishikim i vendimit nr.6552, datë 29.12.2004 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
                          Baza ligjore: Neni 494/a i K.Pr.Civile.

                  PADITËS:                   NIMET SHEQERI, perfaqesuar nga
                                             Av. Fatmir Tartale
                                             XHEMILE DERHEMI, perfaqesuar
                                             nga Av. Fatmir Tartale
                                             ERVEHE RAHMANI, perfaqesuar
                                             nga Av. Fatmir Tartale
                                             BEDRIE HUTA, perfaqesuar nga
                                             Av. Fatmir Tartale
                                             FATBARDHA AGOLLI, perfaqesuar
                                             nga Av. Fatmir Tartale
                                             BESNIK HUQI, perfaqesuar nga
                                             Av. Fatmir Tartale
                  TË PADITUR:                BESIM MIOLLI, i pranishem, pa avokat
                                             XHEMIL TAGANI, perfaqesuar nga
                                             Av. Genc Çifligu
                                             HAJRIE KAZAZI, perfaqesuar nga
                                             Av. Genc Çifligu
                                             FATMIRA TARJA, perfaqesuar nga
                                             Av. Genc Çifligu
                                             FATJON TAGANI, perfaqesuar nga
                                             Av. Genc Çifligu


                                                                                         73
                                       OBJEKTI I PADISË:
                      Detyrimin e te paditurve te na njohin bashkepronare
             ne 1/3 pjese te truallit (ish pemishte dhe oborr dhe truall nen shtepi)
                        dhe shtepise se trashegimlenesit Shaban Miolli
                   te ndodhur ne Rrugen “Mihal Grameno” Nr.108, Tirane.
                    Marrjen e mases per sigurimin e padise per pezullimin
                        e çdo veprimi qe synon ne tjetersimin e prones.
                             Baza ligjore: Neni 165, 199 i K.Civil.


      Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.6552, date 29.12.2004 ka
vendosur:
             Rrëzimin e kërkesë padisë të paditesave Nimet Sheqeri, Xhemile Derhemi,
             Ervehe Rahmani, Bedrije Huta, Fatbardha Agolli, Besnik Huqi, kundër të
             paditurve: Besim Miolli, Xhemil Tagani, Hajrie Kazazi, Fatmira Tarja e
             Fatjon Tagani, me objekt: Detyrim i të paditurve të njohin paditësat
             bashkëpronarë në 1/3 pjesë të truallit (ish pemishte dhe oborr e truall nën
             shtëpi) dhe shtëpisë së trashëgimlënësit Shaban Miolli, ndodhur në Rr.“Mihal
             Grameno”, Nr.108, Tiranë.

       Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1246, date 20.12.2005 ka vendosur:
              Lënien në fuqi të vendimit nr.6552, date 29.12.2004 të Gjykatës Rrethit
              Gjyqësor Tiranë.

       Kolegji Civil i Gjykatës Lartë, me vendimin nr.14, date 08.01.2007, ka vendosur:
              Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Nimet Sheqeri, Xhemile Derhemi,
              Ervehe Rahmani, Bedrije Huta, Fatbaradha Agolli, Besnik Huqi.

       Paditësit më datë 14.06.2007, bazuar në nenin 494/a të K.Pr.Civile, kanë depozituar
pranë Gjykatës së Lartë kërkesën për rishikim (N-28 Prot.) të vendimit civil të formës së
prerë nr.6552, date 29.12.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, duke paraqitur si
shkak:
    - Zbulimin e një prove të re shkresore e cila nuk është administruar në gjykimin,
       vendimin e të cilit kërkojnë të rishikohet.
    - Me shkresën nr.1455/1prot., date 15.05.2007 të Arkivit Qëndror Shtetëror, kerkuesve
       u janë vënë në dispozicion 2 (dy) fletë fotokopje dokumenti në gjuhën turke. Nga
       përmbajtja e këtyre dokumentave kerkuesit pretendojne te provojnë origjinën e vjetër
       të pronës, objekt material i gjykimit civil të zhvilluar, e blerë për 300 grosh, me akt
       blerje në turqisht sipas ligjit të Sherihatit.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e kerkuesve, Av.
Fatmir Tartale, i cili kerkoi pranimin e kerkeses; perfaqesuesin e pales se paditur, Av. Genc
Çifligu, i cili kerkoi mospranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere, dhe
si bisedoi çeshtjen ne teresi,




74
                                            VËREN
         Kerkuesit, me kerkesen datë 14.06.2007 (N-28 Prot.), paraqitur perpara Gjykatës së
Lartë, kane kerkuar rishikimin e vendimit civil të formës së prerë nr.6552, date 29.12.2004 te
Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, vendim i cili eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit
Tirane me vendimin nr.1246, date 20.12.2005 dhe per te cilin me vendimin nr.14, date
08.01.2007 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte eshte vendosur mospranimi i rekursit.
         Ne gjykimet e meparshme jane pranuar faktet dhe rrethanat si me poshte:
         Palet ne proçes jane trashegimtaret e Shaban Miollit. Te paditurit rezultojne pronare te
nje shtepie dhe nje trualli qe ndodhet ne Rr.“Mihal Grameno”, nr.108, Tirane. Kete prone te
paditurit e kane fituar si trashegimtare te Musa dhe Hysen Miollit.
         Ne baze te vertetimit te pronesise date 07.11.1995 te Hipotekes Tirane rezulton se ne
Regjistrin Hipotekor nr.58, date 12 Prill 1966 ne emer te Hysen Miollit figuron e regjistruar
nje shtepi e perbere nga dy dhoma, nje korridor, nje sanderma dhe nevojtore me oborr me
siperfaqe prej 90,50 m2 dhe oborri ne sasi te barabarte me vendin qe ze shtepia. Ne kete
vertetim thuhet se oborri qe ze shtepia prej 90 m2 dhe pemishtja prej 1448 m2 per efekt te
ligjes mbeten shteterore dhe jane ne perdorim te pronarit deri sa ta marre shteti.
         Nga aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton qe Hysen Miolli eshte pajisur me
leje ndertimi sipas ligjit te kohes, K.Civil i vitit 1929, per ndertimin e nje shtepie. Me
vendimin e Gjykates Popullore Tirane nr.505, date 04.03.1966 eshte kryer vertetimi i faktit
juridik te ndertimit te kesaj shtepie nga dy vellezerit Musa dhe Hysen Miolli. Me aktin
noterial kontrate pjestimi nr.Kol. 13553, nr.Rep. 28955, date 12.04.1966, dy vellezerit e
lartpermendur kane kryer pjestimin vullnetar te shtepise dhe jane bere regjistrimet perkatese
ne regjistrin hipotekor.
         Ne baze te lajmerimit nga Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor te Lagjes nr.1, date
09.01.1967 drejtuar Musa Miollit, rezulton se ketij te fundit i eshte marre prona (tokat) qe
disponon per shfrytezim nga ana e M.P.Brendshme.
         Me vendimet nr.456, date 23.10.1995 dhe nr.1109, date 14.06.1996 te paditurve ne
cilesine e trashegimtareve te Musa dhe Hysen Miolli (Tagani) u eshte njohur dhe kthyer
trualli i lire i shtepise qe disponojne.
         Paditesat, kerkuesit, pretendojne se trualli me siper dhe shtepia mbi te eshte pjese e
pasurise trashegimore te Shaban Mjollit dhe kane kerkuar “Detyrimin e te paditurve t’i
njohin bashkepronare ne 1/3 pjese te truallit (ish pemishte dhe oborr, dhe truall nen shtepi)
dhe shtepise se trashegimlenesit Shaban Miolli te ndodhur ne Rrugen “Mihal Grameno”,
nr.108, Tirane. Marrjen e mases per sigurimin e padise per pezullimin e çdo veprimi qe
synon ne tjetersimin e prones”.
         Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.6552, date 29.12.2004 ka
vendosur:
         “Rrëzimin e kërkesë padisë të paditesave Nimete Sheqeri, Xhemile Derhemi, Ervehe
Rahmani, Bedrije Huta, Fatbaradha Agolli, Besnik Huqi, kundër të paditurve: Besim Miolli,
Xhemil Tagani, Hajrie Kazazi, Fatmira Tarja e Fatjon Tagani, me objekt: Detyrim i të
paditurve të njohin paditësat bashkëpronarë në 1/3 pjesë të truallit (ish pemishte dhe oborr e
truall nën shtëpi) dhe shtëpisë së trashëgimlënësit Shaban Miolli, ndodhur në Rr.“Mihal
Grameno”, nr.108, Tiranë”.
         Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1246, date 20.12.2005 ka vendosur:
         “Lënien në fuqi të vendimit nr.6552, date 29.12.2004 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor
Tiranë”.
         Kolegji Civil i Gjykatës Lartë, me vendimin nr.14, date 08.01.2007, ka vendosur:
         “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Nimete Sheqeri, Xhemile Derhemi, Ervehe
Rahmani, Bedrije Huta, Fatbaradha Agolli, Besnik Huqi”.



                                                                                              75
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne shqyrtimin e kesaj çeshtje, vlereson se kerkesa e
kerkuesve Nimet Sheqeri, Xhemile Derhemi, Ervehe Rahmani, Bedrije Huta, Fatbardha
Agolli, Besnik Huqi eshte paraqitur brenda afatit te percaktuar ne nenin 496 te K.Pr.Civile,
ne te cilen parashikohet se: “Kerkesa per rishikim mund te paraqitet brenda 30 diteve nga
dita qe pala ka marre dijeni per shkakun e rishikimit, por ne çdo rast jo me vone se nje vit nga
dita qe ka lindur shkaku i rishikimit”.
        Kerkesen per rishikim kerkuesit e kane bazuar ne nenin 494/a te K.Pr.Civile, ne te
cilen thuhet shprehimisht se:“ Pala e interesuar mund te kerkoje rishikimin e nje vendimi qe
ka marre forme te prere kur:…
        a) zbulohen rrethana te reja, apo prova te reja me shkrese qe kane rendesi per
çeshtjen, te cilat nuk mund te diheshin nga pala gjate shqyrtimit te saj”.
        Ne kerkesen e paraqitur para Gjykates se Larte, kerkuesit kane pretenduar se kane
gjetur prova te reja, te cilat sipas tyre tregojne origjinen e prones objekt konflikti, dokumenta
shkresore te cilat kane rendesi esenciale per çeshtjen dhe qe nuk diheshin prej tyre gjate
gjykimit te çeshtjes. Sipas kerkuesve, keto prova jane te tilla qe plotesojne kriteret e nenit
494/a te K.Pr.Civile.
        Si prova te reja kerkuesit kane paraqitur disa dokumenta te marra nga Arkivi Qendror
Shteteror, gjithsej dy flete me nr.protokolli 1455/2, date 15.05.2007 ne gjuhen turke dhe te
perkthyera ne shqip.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte thekson se nga analiza qe i behet nenit 494/a te
K.Pr.Civile rezulton se: Qe rrethana e re te perbeje shkak per rishikimin e vendimit te formes
se prere duhet te plotesohen njekohesisht ne menyre akumulative kushtet e meposhtme:
        1) Te zbulohen rrethana te reja me shkrese; 2) Rrethanat e zbuluara te kene rendesi
per çeshtjen; 3) Keto rrethana nuk diheshin dhe as kishin mundesi qe palet t’i dinin gjate
gjykimit te çeshtjes ne fund te te cilit u mor vendimi qe kerkohet te rishikohet.
        Se pari: Me provat e reja qe kane paraqitur kerkuesit, keta te fundit pretendojne se
kane zbuluar rrethana te reja te cilat kane rendesi per çeshtjen Nepermjet ketyre provave te
reja kerkuesit kerkojne te vertetojne qe prona objekt konflikti nuk ka qene e dy vellezerve
Musa dhe Hysen Miollit por ne origjine ka qene prone e Musa Rexhep Miollit, i cili eshte
edhe gjyshi i Jeminese, nena e Besnik Huqit (njeri nga paditesit). Me vone kjo prone, sipas
tyre, ka kaluar ne emer te djalit te tij Shaban Miollit. Duke qene se ky i fundit ka vdekur ne
vitin 1915, veprimet ne ate kohe pas vdekjes i ka kryer djali i madh i tij Musa Miolli, i cili
sipas kerkuesve ka kaluar padrejtesisht kete prone ne emer te tij dhe te vellait te tij.
        Se dyti: Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon te theksoje se ne proçesin e rishikimit
eshte shume e rendesishme qe keto rrethana dhe fakte te reja, te cilat kerkojne te provojne
kerkuesit, te kene rendesi esenciale per çeshtjen objekt gjykimi. Jo çdo rrethane mund te
perbeje shkak per rishikimin e vendimit. Ky Kolegj çmon se provat e reja qe jane marre nga
Arkivi i Shtetit dhe qe jane paraqitur nga kerkuesit ne kete gjykim nuk sjellin asnje rrethane
apo fakt juridik te ri, te cilat po te ishin paraqitur para gjykatave gjate gjykimit te çeshtjes, do
te kishin pasur efekte te tjera dhe si rezultat vendimi i gjykatave do te ishte ndryshe.
        Kerkuesit nepermjet provave te reja u munduan te vertetojne se prona objekt gjykimi
ka qene ne emer te gjyshit te tyre, dhe per kete qellim i referohen dokumentave te vitit 1875-
1876. Por nje gje e tille nuk rezulton nga te gjitha aktet qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, akte
keto te cilat vertetojne te kunderten.
        Nga dokumentat e marra me cilesine e proves, te cilat i kane marre ne shqyrtim
gjykatat e te trija shkalleve, rezulton e qarte se prona objekt gjykimi (i) oborr dhe truall nen
shtepi te ndodhur ne Rrugen “Mihal Grameno”, nr.108 dhe (ii) pemishte kane qene prone e
Musa dhe Hysen Miollit.




76
        Persa i perket prones se pare shtepi, ajo prone eshte ndertuar ne vitin 1932 nga Musa
Miolli, te cilit ne baze te legjislacionit te kohes (nenit 794 dhe 923 te K.Civil te vitit 1929),
me cilesine e pronarit te truallit i eshte akorduar nje leje ndertimi nga Kryesia e Bashkise se
Kryeqytetit per ndertimin e nje shtepie. Rezulton qe me vendimin nr.505, date 04.03.1966
eshte vertetuar fakti juridik i ndertimit te kesaj shtepie nga dy vellezerit Musa dhe Hysen
Miolli, te cilet po ne kete vit kane realizuar dhe aktin e pjestimit te prones duke e regjistruar
ate ne zyren e Hipotekes. Sa me siper, te gjitha keto akte zyrtare nuk jane goditur asnjehere
dhe nuk kontestohen as sot dhe si rrjedhoje, ne baze te ligjit te kohes, kane vleren e proves
        Sipas dokumentave qe ndodhen ne dosjen gjyqesore, ne pronen e Musa Miollit
fillimisht dhe me vone ne ate te Musa dhe Hysen Miollit ne thember te Hipotekes, ne asnje
rast nuk ka shenime qe kjo prone vjen ne menyre te prejardhur (pra me kontrate shitblerje ose
dhurimi), ose ne rruge trashegimie. Nuk ka asnje prove ne dosjen gjyqesore, madje as nga
provat e reja te sjella nga kerkuesit, qe te vertetoje faktin se (i) behet fjale per te njejten
prone, ate te vitit 1875-1876; (ii) qe kjo prone ka kaluar ne rruge trashegimie tek Musa dhe
Hysen Miolli; (iii) qe prona qe pretendohet nga kerkuesit futet ne rrethin e sendeve te
pasurise trashegimore te lena nga Shaban Miolli.
        Nga provat qe ndodhen ne dosjen gjyqesore rezulton qarte qe edhe persa i perket
prones pemishte, sipas vertetimit te KEKP-Tirane 1965, rezulton qe Hysen Tagani dhe Musa
Miolli te jene pronare secili te 1,2 dynym pemishte.
        Fakti qe pronat e mesiperme kane qene te Hysen dhe Musa Miollit vertetohet dhe nga
fakti se akti i marrjes se kesaj prone nga ana e Ministrise se Puneve te Brendshme eshte bere
ne emer te Musa Miollit. Lajmerimi nga Komiteti Ekzekutiv i Keshillit Popullor te Lagjes
nr.1, date 09.01.1967 drejtuar Musa Miollit ku sqarohet se tokat qe disponon i kalojne per
shfrytezim M.P.Brendshme.
        Fakti qe shpronesimi eshte bere ne emer te ketyre subjekteve tregon qarte se pronare
te ketyre pronave kane qene pikerisht ata, pasi ne baze te ligjeve te kohes aktet e shpronesimit
apo shtetezimit ne ate kohe nxirreshin ne emer te pronareve qe u takonin pronat qe
shpronesoheshin apo shtetezoheshin. Nuk ekziston asnje dokument ne dosje qe keto prona ne
momentin e shpronesimit apo shtetezimit kane qene ne bashkepronesi me subjekte te tjera.
        Objekti dhe qellimi i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 ka qene “t’u njohe ish-pronareve
apo trashegimtareve te tyre te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, shpronesuara
apo konfiskuara sipas akteve ligjore, nenligjore e vendimeve te gjykates te dala pas dates
29.11.1944, ose te marra pa te drejte nga shteti me çdo menyre tjeter”, (neni 1).
        Pra ne analize te ligjit te mesiperm, prona u kthehej atyre subjeteve qe u ishte marre
dhe me te drejte K.K.K.Pronave u ka kthyer trashegimtareve te Musa Hysen Miollit pronat
perkatese me vendimet nr.456, date 23.10.1995 dhe nr.1109, date 14.06.1996.
        Se treti: Nje nga kerkesat ligjore per rishikimin e vendimit eshte qe prova te jete ne
formen e nje shkrese te rregullt zyrtare dhe te jete marre ne formen e caktuar proceduriale:
“Shkresat kane fuqi provuese kur jane te hartuara ne formen e caktuar, kane elementet e
nevojshme per vleren e tyre, nuk jane te coptuara, te grisura” (neni 246 i K.Pr.Civile).
        Ashtu si rrethanat dhe prova qe perben shkak per rishikim te vendimeve te formes se
prere duhet qe a) te jete e re, b) te kete forme shkresore, c) te kete rendesi per çeshtjen, d) te
mos dihej e as te kishte mundesi qe te dihej nga palet gjate gjykimit.
        Provat e paraqitura nga kerkuesit vertet mund te jene te reja, pasi ato nuk i jane
nenshtruar hetimit dhe debatit gjyqesor nga palet, por keto prova paraqesin probleme ne
aspektin formal (pasi ato jane te demtuara rende) dhe ne aspektin material, pasi nuk del qarte
permbajtja e tyre.




                                                                                               77
        Ne rast se do te lexohet perkthimi i tyre ne shqip, thuhet qarte ne disa pjese te tij, se
dokumenti eshte i demtuar rende (shiko shenimin e perkthyesit, i cili thote dokumenti eshte
shume i demtuar ne disa pjese, si tek numri, emri i pronarit, tek kolona – ku ka kaluar prona),
gje qe nuk te le te kuptosh qarte nese behet fjale per te njejten prone, nese ka qene prona ne
emer te Musa Miollit (Minjolli, Miullit ????) apo ne emer te ..... i biri i Zyber (Miollit,
Minjollit, Miullit???), kujt i ka kaluar prona, etj.
        Pikerisht keto pasaktesi jane pretenduar dhe nga pala tjeter, te cilat pretendojne se
perkthimi eshte i pasakte madje nuk eshte perkthyer nje pjese e rendesishme e aktit (pjesa e
fundit), ne te cilet thuhet se kjo prone i ka kaluar trashegimtareve te atij pronari qe flitet ne
marreveshje, pra duke mos patur asnje lidhje Musa e Hysen Miolli.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne analize te sa me siper, çmon se pavaresisht se
keto prova nuk i jane nenshtruar me pare hetimit dhe debatit gjyqesor, keto prova nuk do te
sillnin asnje lloj ndryshimi ne gjykimin e kesaj çeshtje, pasi ato nuk provojne fakte dhe
rrethana te reja, nuk jane dokumenta deçisive aq sa te ndikonin ne zgjidhjen e
mosmarreveshjes, ndryshe nga sa eshte zgjidhur me vendimin gjyqesor te formes se prere.
        Nje kusht tjeter i rendesishem qe kerkohet nga ligji per t’u aplikuar neni 494/a i
K.Pr.Civile eshte qe provat e paraqitura te ekzistonin gjate kohes qe çeshtja ishte ne gjykim,
qe kerkuesi te mos kishte dijeni per te dhe te mos kishte mundesi objektive per t’i marre.
        Ky Kolegj konstaton se keto prova kane qene prane Arkivit Qendror dhe i jane vene
ne dispozicion kerkuesve me kerkesen e tyre. Kete kerkese kerkuesit mund ta kishin realizuar
dhe me pare gjate gjykimit te çeshtjes, ose t’i kerkonin gjykates te merrte keto prova ne
AQSH ne rast se do te kishin veshtiresi per t’i siguruar. Ne dosje nuk rezulton asnje
dokument qe kerkuesit te kene kerkuar dokumenta prane AQSH dhe kjo e fundit t’u kete
kthyer pergjigje negative. Pra, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se jemi para rastit kur
kerkuesit nuk kane bere nje kerkim te hollesishem per gjetjen e proves, ne nje kohe qe i
kishin te gjitha mundesite qe ta benin kete. Nuk rezulton asnje dokument ne dosje qe te
vertetoje pamundesine objektive te pales kerkuese per t’u pajisur me keto dokumenta.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 498 te K.Pr.Civile,

                                       VENDOSI
       Mospranimin e kerkeses te paraqitur nga Nimet Sheqeri, Xhemile Derhemi, Ervehe
Rahmani, Bedrije Huta, Fatbardha Agolli dhe Besnik Huqi per rishikimin e vendimit civil të
formës së prerë nr.6552, date 29.12.2004 te Gjykates se Shkalles se Rrethit Gjyesor Tirane.

                                                             Tirane, me 07.05.2009




78
Nr.1111-02103-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-625 i Vendimit (182)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj           Kryesuese
                      Evjeni Sinoimeri        Anetare
                      Ardian Dvorani          Anetar
                      Fatos Lulo              Anetar
                      Evelina Qirjako         Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2009 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

                  KËRKUES:                    ISUF DUHANXHIU, perfaqesuar nga av.
                                              Ardian Kalia

                                         OBJEKTI:
                       Rishikimi i vendimit nr.500, date 26.10.2006
                                te Gjykates se Apelit Durres.
                       Baza ligjore: Neni 494 e vijues te K.Pr.Civile.

                  PADITËS:                    ISUF DUHANXHIU, perfaqesuar nga
                                              av.Ardian Kalia
                  I PADITUR:                  DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE
                                              SHITJES SE PRONES PRANE
                                              PREFEKTURES ELBASAN, ne mungese.
                                              KESHILLI I QARKUT ELBASAN (SEKSIONI
                                              I FINANCES), ne mungese.
                                              RITA BOCI, ne mungese.

                                            OBJEKTI:
                      Deklarimin e pavlefshmerise absolute te kontratave
                     te shitblerjes te Repartit “Kepucari” date 04.04.1992,
                 si dhe te kontrates se shitblerjes se truallit date 04.01.1996,
                             duke u rivendosur gjendja e meparshme
                           ne lirimin e dorezimin e truallit ne pronesi,
                          si dhe shperblimin e demit, fitimi i munguar.
                         Baza ligjore: Neni 92 e 649 e vijues i K.Civil.




                                                                                         79
       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendim nr.97, date 26.1.2005, ka vendosur:
              Pranimin pjeserisht te padise se paditesit Isuf Duhanxhiu.
              Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te kontrates se dates 03.09.1992, te
              lidhur midis te paditures Rita Boci dhe ish seksionit te finances Elbasan per
              shitjen e truallit prej 23.2 m2.
              Detyrimin e te paditures t’i liroje e dorezoje paditesit Isuf Duhanxhiu
              siperfaqen prej 23.2 m2.
              Rrezimin e pjeses se kerkese padise persa i perket konstatimit te shitjes se
              objektit “kepucari”.
              Pushimin e gjykimit per pjesen e kerkese padise per shperblimin e demit.

       Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.500, date 26.10.2006, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.97, date 26.01.2005 te Gjykates se Rrethit
              Gjyqesor Elbasan persa i perket rrezimit te padise per konstatimin e
              pavlefshem te shitjes se objektit “Kepucari” dhe persa i perket pushimit te
              gjykimit per pjesen e padise per shperblimin e demit.
              Ndryshimin e ketij vendimi persa i perket pranimit te padise per konstatimin si
              absolutisht te pavlefshem te kontrates se dates 03.09.1992, te lidhur midis te
              paditures Rita Boci dhe ish seksionit te finances Elbasan per shitjen e truallit
              23.2 m2, duke vendosur dhe per kete pjese rrezimin e padise.

      Kerkuesi ka paraqitur kerkese per rishikim vendimi, e cila kerkon rishikimin e
vendimit nr.500, date 26.10.2006 te gjykates se apelit, duke parashtruar keto shkaqe:
   - 1. Mbas shpalljes se vendimit te gjykates se apelit ne mundem te zbulojme rrethana te
      reja dhe prova te reja shkresore se Rita Boci nuk ka derdhur prane ish keshillit te
      rrethit leket per blerje trualli, veprim i cili edhe ky eshte nje nga kushtet kryesore ne
      nje akt shitje. Po te dihej ky fakt nga gjykata e apelit, kjo gjykate do te arrinte ne tjeter
      konkluzion.
   - 2. Provat e reja, te cilat jane shkresa nr.4481/1, date 15.10.2007, dhe 1070/1, date
      15.10.2007, vertetojne se:
      Nuk disponohet mandat arketimi nr.126730, date 03.04.1992, ne emer te Rita Bocit
      per blerje trualli.
      Ne librat e keshillit dhe ne arkiven e tij nuk ekziston kontrate qiraje apo shitje trualli
      dhe se ky keshill nuk i ka bere shitje trualli R. Bocit.
      Ne kohen e perpilimit te akt shitjes se truallit ne noteri nuk eshte paraqitur dhe as nuk
      eshte administruar mandati i mesiperm i pagimit te vleres se truallit qe ishte e detyruar
      per noterin, por vetem nje vertetim, qe per rastin konkret nuk mund te zevendesoje
      mandatin.
   - 3. Keto dy dokumenta zbulojne nje rrethane te re dhe pikerisht te verteten se shteti
      nuk nuk i ka shitur R. Bocit truallin. Ne keto kushte kontrata noteriale e bere per
      shitjen e tij duhet te konstatohet e pavlefshme, sepse mungon elementi baze i saj,
      derdhja e parave nga bleresja.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; perfaqesuesin e kerkuesit, av. Ardian
Kalia, i cili kerkoi pranimin e kerkeses per rishikim te vendimit te Gjykates se Apelit Durres,
dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,




80
                                             VËREN
         Se kerkesa e paraqitur nga kerkuesi Isuf Duhanxhiu per rishikimin e vendimit nr.500,
date 26.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres nuk ploteson kriteret e parashikuara nga neni
494/a te K.Pr.Civile, si e tille nuk duhet te pranohet.
         Nga aktet rezulton se kerkuesit Isuf Duhanxhiu, se bashku me trashegimtare te tjere te
ish-pronareve Musa, Kamer dhe Alush Duhanxhiu me vendimin e K.K.K.Pronave te Bashkise
Elbasan nr.145/4, date 07.02.1994, u eshte kthyer i lire trualli me siperfaqe 540 m2, me kufij
e vendndodhje te cituar.
         Me vendimin e Gjykates se Rrethit Elbasan nr.798, date 15.09.1997, kjo prone eshte
pjestuar, nga e cila kerkuesi Isuf Duhanxhiu ka marre ne pronesi siperfaqen prej 213.9 m2.
Brenda kesaj siperfaqeje trualli rezulton se ndodhet objekti “Kepucari” me sip. trualli 23.2
m2, i cili eshte privatizuar nga shtetesja Rita Boci.
         Mbi kerkese-padine e paditesit Isuf Duhanxhiu, me te cilen ka kerkuar pavlefshmerine
absolute te kontratave te shit-blerjes se objektit dhe truallit nga ana e te paditures Rita Boci,
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan me vendimin nr.97, date 26.10.2005 ka vendosur:
“Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te kontrates se dates 3.9.1992, te lidhur midis te
paditures Rita Boci dhe ish seksionit te finances Elbasan per shitjen e truallit prej 23.2 m2.
Detyrimin e te paditures t’i liroje e dorezoje paditesit Isuf Duhanxhiu siperfaqen prej 23.2
m2. Rrezimin e kerkese-padise persa i perket konstatimit te pavlefshmerise te shitjes se
objektit “Kepucari”.
         Pushimin e gjykimit per pjesen e kerkese padise per shperblimin e demit”.
         Ky vendim eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit Durres, e cila me vendimin nr.500,
date 26.10.2006, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Elbasan per pjesen
qe ka rrezuar kerkese-padine dhe ndryshimin e pjeses tjeter dhe rrezimin e padise, duke e
rrezuar ne kete menyre perfundimisht kerkese-padine e paraqitur.
         Kerkuesi Isuf me cilesine e personit te interesuar ka paraqitur kerkese per rishikimin
e vendimit civil te formes se prere, bazuar ne nenin 494/a e vijues te K.Pr.Civile, duke
pretenduar se ka zbuluar prova te reja me shkrese e konkretisht: shkresa nr.4481/1, date
15.10.2007 e Prefektit te Qarkut Elbasan, dhe nr.1070/1, date 15.10.2007 te Kryetarit te
Keshillit te Qarkut Elbasan nepermjet te cilave, sipas tij, vertetohet se nuk disponohet
mandat arketimi nr.126730, date 03.04.1992, ne emer te Rita Bocit per blerje trualli, se ne
librat e keshillit dhe ne arkiven e tij nuk ekziston kontrate qiraje apo shitje trualli dhe se ky
keshill nuk i ka bere shitje trualli R. Bocit, dhe se ne kohen e perpilimit te akt shitjes se
truallit ne noteri nuk eshte paraqitur dhe as nuk eshte administruar mandati i mesiperm i
pagimit te vleres se truallit qe ishte e detyruar per noterin, por vetem nje vertetim qe per
rastin konkret nuk mund te zevendesoje mandatin.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi shqyrtoi kerkesen dhe shkaqet e parashtruara,
aktet e administruara ne dosjen civile objekt rishikimi, ne referim te ligjit procedurial civil
çmon se megjithese eshte paraqitur brenda afateve ligjore te parashikuara nga neni 445 ne
lidhje me nenin 496 te K.Pr.Civile, kerkesa per rishikim vendimi nuk ploteson kriteret e
parashikuara nga neni 494/a i K.Pr.Civile.
         Provat e paraqitura si “te reja” bashkengjitur kerkeses, jane prova me shkrese te cilat
nuk jane administruar ne gjykimin e çeshtjes, por, ne perberje te tyre nuk permbajne rrethana
te reja qe te kane rendesi per çeshtjen, ne kuptim te nenit 494/a te K.Pr.Civile.
         Nje “prove e re” mund te perbeje shkak per rishikimin e nje vendimi civil te formes se
prere ne kuptim te germes “a” te nenit 494 te K.Pr.Civile, atehere kur perveçse eshte “e re”,
ajo “ka rendesi per çeshtjen” dhe qe “nuk mund te dihej nga pala gjate shqyrtimit te
çeshtjes”. Vete perberja e dispozites eshte e qarte qe te tre keto elemente duhet te vertetohen
njeherazi, ne te kundert nuk mund te perbejne shkak per rishikimin e vendimit civil te formes
se prere.


                                                                                              81
        Shkresa nr.4481/1 prot., date 15.10.2007 e Prefektit te Qarkut Elbasan ne thelb te saj
ka te beje me nje pergjigje te kthyer perfaqesuesit ligjor te paditesit, sipas te ciles rezulton qe
ne arkivin e ish-Keshillit te Rrethit nuk disponohet mandat arketimi me nr.126730, date
03.04.1992,ne emer te Rita Bocit per blerje trualli. Ndersa shkresa nr.1070/1 prot., date
15.10.2007 e Keshillit te Qarkut Elbasan ne pergjigje te kerkeses personit te interesuar, i ka
kthyer pergjigje se ne arkivin e Keshillit te Qarkut nuk disponohen dokumenta dhe akte te
tjera qe kane te bejne me privatizim objekti nga ana e Rita Bocit.
        Permbajtja e ketyre shkresave me pergjigje te derguar nga Institucioni i Prefektit dhe
Keshillit te Qarkut Elbasan, nuk perben ndonje rrethane qe te kete rendesi per çeshtjen ne
gjykim, pasi ne dosjen gjyqesore objekt rishikimi, nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Elbasan eshte administruar e gjithe praktika e blerjes se objekteve “Kepucari” dhe truallit te
saj.
        Mbi kerkesen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, Agjensia Kombetare te
Privatizimit, Dega Elbasan ka vene ne dispozicion te gjykates me shkresen nr.10 prot., date
17.02.2004 te gjithe praktiken e kesaj blerje, ku veç te tjerash eshte administruar dhe
vertetimi i Seksionit te Finances K.Rrethit date 29.03.1996, me te cilin vertetohet se Znj. Rita
Boci ka likuiduar vleren e truallit 23.2 m2 me mandat arketimin nr.126730, date 03.04.1992,
si dhe fotokopje e noterizuar e ketij mandat arketimi. Te gjitha keto akte shkresore
bashkengjitur shkreses nr.10 prot., date 17.02.2004 dhe te administruara ne gjykim jane
fotokopje te noterizuara ligjerisht ne nje zyre noterie, ç’ka i ben keto akte te ligjshme dhe me
fuqi te plote provuese, ne kuptim te neneve 251, 253, 255 te K.Pr.Civile.
        Gjykatat respektive i kane administruar keto prova shkresore, i kane analizuar ne
teresine e çeshtjes dhe ne baze te bindjes se brendshme te krijuar, konform nenit 309/2 i
K.Pr.Civile, kane konkluduar me vendimet perkatese.
        Per sa me siper Kolegji Civil i Gjykates se Larte e çmon te papranueshme kerkesen e
paraqitur nga kerkuesi Isuf Duhanxhiu.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 498 te K.Pr.Civile,

                                       VENDOSI
        Mospranimin e kerkeses se kerkuesit Isuf Duhanxhi me objekt rishikimin e vendimit
nr.500, date 26.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres.

                                                             Tirane, me 07.05.2009




82
Nr.11241-00241-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-489 i Vendimit (183)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

                      Evjeni Sinoimeri       Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Evelina Qirjako        Anetare
                      Fatos Lulo             Anetar

ne daten 07.05.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me qe u perket
paleve:

                  PADITËS:                   DREJTORIA E PERGJITHSHME
                                             E DOGANAVE, perfaqesuar nga juristi
                                             E. Papagjoni.
                  I PADITUR:                 KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL,
                                             ne mungese.
                  PERSON I TRETË:            ZHAVARIN DIVINTARI, i biri i Agimit,
                                             i vtl.1974, lindur ne Memaliaj, banues ne Tirane,
                                             ne mungese.

                                  OBJEKTI I PADISË:
                 Kundershtim i vendimit nr.12, date 26.01.2006 te K.Sh.C.
                  Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999
                             “Per statusin e nepunesit civil”.


       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.80, date 27.06.2006, ka vendosur:
              Rrezimin e kerkese-padise se paditesit Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
              kunder te paditurit Komisioni i Sherbimit Civil, me person te trete Zharin
              Divintari, si te pabazuar ne ligj dhe ne prova dhe lenien ne fuqi te vendimit
              nr.12, date 26.01.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

       Kunder vendimit nr.80, date 27.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te
nenit 472 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme e
Doganave, duke kerkuar prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit, per keto shkaqe:
   - Gjykata ka tejkaluar afatet ligjore te shqyrtimit te mosmarreveshjes, te percaktuara
       nga neni 327 i K.Pr.C. Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 18 te K.Pr.C.,
       duke anashkaluar kontradiktorialitetin ne shqyrtimin gjyqesor.
   - Si KShC, ashtu dhe gjykatat i referohen ligjit per statusin e nepunesit civil, nderkohe
       qe punonjesit e administrates doganore nuk e gezojne kete status.




                                                                                           83
                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese juristin E. Papagjoni,
qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim ne Gjykaten e shkalles
se pare Tirane; ne mungese te paleve te tjera ndergjyqese; si dhe pasi shqyrtoi çeshtjen ne
teresi,

                                              VËREN
         Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se shtetasi Zhavarin Divintari
ka nisur pune prane administrates doganore ne vitin 1997. Prej vitit 2003 e ne vijim eshte
trajtuar si punonjesi i kesaj administrate ne kategorine B, duke qene i emeruar Drejtor i Deges
Detare te Antikontrabandes. Ne maj te vitit 2005, shtetasi Divintari ka kaluar ne detyren e
shefit te sektorit te antikontrabandes tokesore ne Departamentin Operativ Hetimor. Me
urdherin nr.8201 prot., 21.10.2005 te drejtorit te pergjithshem te DPD eshte vendosur lirimi i
tij nga kjo detyre dhe kalimi ne dispozicion te DPD per t’u emeruar ne nje detyre tjeter.
         Kete urdher, z. Divintari e ka ankimuar prane KShC. Ky i fundit me vendimin nr.12,
date 26.01.2006 ka vendosur shfuqizimin e aktit te drejtorit te pergjithshem te DPD, duke
urdheruar kthimin ne detyren e meparshme.
         DPD, duke ndjekur proceduren e parashikuar ne Ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Per
statusin e nepunesit civil”, e ankimoi ne Gjykaten e Apelit Tirane vendimin e KShC, duke e
thirrur kete te fundit ne cilesine e pales se paditur. Gjykata e apelit, pasi shqyrtoi padine e
ngritur, sipas ndergjyqesise se disponuar nga pala paditese, vendosi rrezimin e kerkeses.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte
marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe se bashku me ate te KShC ai duhet te prishet. Ky
Kolegj mori ne shqyrtim çeshtjen konkrete mbi rekursin e Drejtorise se Pergjithshme te
Doganave, e cila ne gjykimin e saj iu referohet vendimeve unifikuese nr.8, date 12.09.2007
dhe nr.10, date 12.09.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Sipas vendimit
nr.8, date 12.09.2007, Kolegjet e Bashkuara, kane konkluduar se punonjesit e doganave nuk
kane qene dhe nuk jane punonjes te sherbimit civil, per pasoje ata nuk jane subjekt i ligjit per
statusin e nepunesit civil nr.8549, date 11.11.1999.
         Bazuar ne kete perfundim, konstatohet se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si
rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjesi, te cilit iu ndryshuan kushtet e
kontrates se punes, dhe me tej edhe nga subjektet e tjere te ketij gjykimi, eshte ne
kundershtim me ligjin. Ne interpretim te gabuar te ligjit, ankimi kunder vendimit te
punemarresit per ndryshimin e kushteve te kontrates se punes, i eshte drejtuar juridiksionit
administrativ, Komisionit te Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer
funksione te peraferta me nje trup gjyqesor dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni,
eshte bere padi ne gjykate nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte, duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore,
ne kete gjykim konstaton dy shkelje te ligjit persa u takon vendimeve te gjykates se apelit dhe
KShC. Se pari, rruga administrative e ndjekur per kundershtimin e vendimit te punedhenesit,
sikurse u nenvizua me lart, ka qene e gabuar nderkohe qe punonjesi i administrates doganore,
Zh. Divintari, duhej te kishte ngritur padi ne gjykaten e shkalles se pare perkatese, duke ju
referuar dispozitave te K.Doganor dhe K.Punes. Se dyti, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
ka thirrur gabimisht Komisionin e Sherbimit Civil ne gjykate, nderkohe qe ligji per sherbimin
civil, ne nenin 8/3, shprehet se kunder ketij vendimi behet ankim ne gjykate.




84
        Pasoje e ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i nje procedimi qe nga fillimi ne zbatim te
gabuar te ligjit, duke e bere te gjithe ate te kunderligjshem. Juridiksioni i shqyrtimit te
ankimit ndaj vendimit per ndryshimin e kushteve te kontrates se punes ka qene ai gjyqesor
dhe jo ai administrativ. Gjithashtu, baza ligjore e percaktuar per gjykimin e kesaj
mosmarreveshje eshte e gabuar.
        Kolegji Civil çmon se ankimi qe ka bere Zh. Divintari ne Komisionin e Sherbimit
Civil per kundershtimin e aktit nr.8201 prot., date 21.10.2005, permban te gjithe elementet e
padise dhe qe gabimisht ai nuk i eshte drejtuar gjykates se shkalles se pare, por Komisionit te
Sherbimit Civil.
        Kolegji Civil, duke konsideruar ankimin e shtetasit Zh. Divintari si nje kerkese padi,
çmon se kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes eshte Gjykata e shkalles se pare Tirane.
        Ne lidhje me kompetencen per shqyrtimin e çeshtjeve, te cilat do te shqyrtoheshin pas
prishjes se vendimeve gjyqesore qe ishin marre si pasoje e ndjekjes se procedures qe i
konsideronte doganieret si nepunes civil, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne
vendimin e tyre nr.10, date 12.09.2007, konkluduan se: “Padia duhet te ngrihet ne gjykaten
kompetente te rrethit gjyqesor duke ju referuar dispozitave te K.Punes, K.Pr.Civile dhe atyre
te ligjeve te tjera te posaçme qe eventualisht permbajne rregulla specifike te lidhura me
mosmarreveshjen qe i parashtrohet shqyrtimit gjyqesor. Ndersa, nese jane dhene, vendimet e
Komisionit te Sherbimit Civil dhe te gjykatave me objekt, shkak ligjor e ndergjyqesi si me
siper, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te çeshtjes duhet t’i
kalojne per juridiksion e kompetence gjykates perkatese te shkalles se pare, referuar
neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile”.
        Bazuar ne dispozitat perkatese te K.Pr.C., vendimit unifikues te Kolegjeve te
Bashkuara te Gjykates se Larte, per shkakun se referimi ligjor, mbi te cilin u mbeshteten
kerkimet e paleve, ka qene i gabuar, ky Kolegj vjen ne perfundimin se vendimi i Gjykates se
Apelit Tirane, nr.80, date 27.06.2006 dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil nr.12, date
26.01.2006, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te kesaj
çeshtje duhet t’i kalojne per juridiksion e kompetence Gjykates se shkalles se pare Tirane,
referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile. Ky Kolegj konstaton se kompetenca
tokesore per shqyrtimin e mosmarreveshjes ne lidhje me marredhenien e punes i takon
Gjykates se shkalles se pare Tirane, pasi rezulton se shtetasi Zh. Divintari e ka vendbanimin e
tij ne kete qytet.
        Meqenese kjo çeshtje ka filluar me nje procedure te ndryshme nga sa udhezohet me
kete vendim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne
disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun e padise, referuar
dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te Kodit te Proçedures Civile,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.80, date 27.06.2006 dhe vendimit
nr.12, date 26.01.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil dhe dergimin e çeshtjes per gjykim ne
Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

                                                           Tiranë, më 07.05.2009




                                                                                             85
Nr.31001-00809-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-452 i Vendimit (184)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Evjeni Sinoimeri       Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Evelina Qirjako        Anetare
                      Aleksander Muskaj      Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2008, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket
paleve:

                  PADITËS:                   DREJTORIA E PERGJITHSHME E
                                             DOGANAVE, perfaqesuar nga juristi
                                             Erion Papagjoni.
                  I PADITUR:                 KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL,
                                             ne mungese.
                  PERSONI I TRETË:           GENC BERBERI, ne mungese

                                   OBJEKTI I PADISË:
                                  Kundershtimi i vendimit
                          nr.280, date 30.12.2005 te K.SH.Civil.
                   Baza Ligjore: Neni 8/2 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999
                                 "Statusi i nepunesit civil".


       Komisioni i Sherbimit Civil, me vendimin nr.280, date 30.12.2005, ka vendosur:
             Pranimin e pjesshem te ankeses, duke urdheruar:
             Detyrimin e anes se paditur t’i ofroje ankuesit, Genc Berberi, nje vend pune te
             te njejtit nivel ne ate institucion apo ne nje institucion tjeter te administrates,
             ose ne pamundesi t’i ofrohet nje vend i nje niveli me te ulet. Nderkohe, ai do
             te gezoje te drejtat e vendit te tij te meparshem, ku perfshihet dhe dhenia e
             pages, deri sa atij t’i afrohet nje vend tjeter, por jo me teper se nje vit.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.234, date 23.11.2006, ka vendosur:
              Rrezimin e kerkese-padise se ngritur nga paditesi, Drejtoria e Pergjithshme e
              Doganave, kunder te paditurit Komisioni i Sherbimit Civil e person i trete
              Genci Berberi, me objekt kundershtimin e vendimit nr.280, date 30.12.2005 te
              Komisionit te Sherbimit Civil.

        Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila kerkon
prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar keto shkaqe:



86
   -   Gjykata e apelit nuk duhej te rrezonte kerkese-padine si te ngritur jashte afatit, pasi
       nga ana e Drejtorise se Doganave eshte bere rekurs ne Gjykate te Larte kunder kthimit
       te akteve nga gjykata e apelit, por te pezullonte shqyrtimin e çeshtjes deri kur Gjykata
       e Larte te shprehej per rekursin kunder kthimit te padise nga kjo gjykate.
   -   Gjykata nuk eshte shprehur qysh ne fillim te shqyrtimit gjyqesor per afatin e kerkese-
       padise se ringritur nga paditesi, por ne fund te shqyrtimit gjyqesor, pasi ka zhvilluar
       seancat, ka administruar provat e paraqitura nga palet dhe pas gjykimit te çeshtjes ne
       themel.
   -   Rezulton se vendimi i dates 23.11.2006 nuk eshte nxjerre brenda 30 diteve nga dita e
       fillimit te shqyrtimit gjyqesor.
   -   Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 18 te K.Pr.Civile duke anashkaluar
       kontradiktorialitetin ne shqyrtimin gjyqesor, duke mos degjuar edhe arsyetimet e
       K.SH.C.-se ne lidhje me arsyetimet e tij per shfuqizimin e aktit administrativ te
       Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.
   -   Si KSHC dhe gjykata e apelit e ka trajtuar palen e trete si nepunes civil. Faktikisht
       administrata doganore nuk e gezon statusin e nepunesit civil.
   -   Personi i trete eshte me arsim te mesem, qe nuk perputhej me kriteret arsimore te
       vendit te punes dhe per kete arsye KSHC nuk kishte kompetence ligjore te shqyrtonte
       ankimin e tij.
   -   Gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te Avokatit te Shtetit, ku thirrja e tij ka qene e
       domosdoshme, pasi kemi te bejme me dem financiar per shtetin.
   -   Edhe duke e pare ne themel çeshtjen eshte zgjidhur gabim pasi personit te trete i jane
       nderprere marredheniet e punes per shkak te riorganizimit dhe ristrukturimit te
       D.P.Doganes, bazuar ne VKM nr.222, date 16.04.2004, qe thote se punonjesit qe dalin
       mbi numrin e vendeve te punes, mbeten ne liste pritje per nje vit.
   -   Struktura organike e D.P.Doganave parashikon Drejtorine e Antikontrabandes te kete
       ne perberje te saj gjithsej 68 vende per pozicionin “doganier antikontrabande”,
       kategoria C2, nga te cilet 56 vende jane doganiere te Antikontrabandes tokesore dhe
       12 te Antikontrabandes detare, ne ndryshim ne VKM nr.234, date 10.04.2003 qe
       percaktonte se Drejtoria e Antikontrabandes do te kishte ne perberje 96 vende, nga te
       cilet 80 doganiere antikontrabande tokesore dhe 16 te asaj detare. Pra jane shkurtuar
       28 vende pune.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit, Ardian Dvorani; perfaqesuesin e pales paditese, i cili
kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit te Komisionit te
Sherbimit Civil dhe dergimin e çeshtjes ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane; dhe pasi
bisedoi çeshtjen ne teresi,
                                            VËREN
         Vendimi i gjykates se apelit nr.234, date 23.11.2006, eshte marre ne kundershtim me
ligjin e per kete shkak ai duhet prishur dhe bashke me te dhe vendimi nr.280, date 30.12.2005
i Komisionit te Sherbimit Civil dhe çeshtja duhet te kaloje per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit
Gjyqesor Tirane.
         Me rekurs te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, çeshtja shqyrtohet ne Gjykate te
Larte, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimit unifikues nr.3, date 24.01.2007, si dhe
unifikimit te praktikes gjyqesore me vendimin nr.8, date 12.09.2007. Sipas ketij vendimi te
fundit, Kolegjet e Bashkuara kane arritur ne perfundimin se punonjesit e doganave nuk kane
qene dhe nuk jane punonjes te sherbimit civil, per pasoje ata nuk jane subjekt i ligjit per
statusin e nepunesit civil.


                                                                                              87
        Bazuar ne kete, arrihet ne perfundimin se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si
rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit, fillimisht nga punonjesi i larguar nga detyra dhe me tej
edhe nga subjektet e tjere te ketij gjykimi, eshte ne kundershtim me ligjin. Gabimisht, ankimi
kunder vendimit te largimit nga detyra i eshte drejtuar juridiksionit administrativ, Komisionit
te Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer funksione te peraferta me nje
trupe gjyqesore dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate
nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.
        Duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore, Kolegji Civil, ne kete gjykim, gjen
dy shkelje te ligjit me pasoje pavlefshmerine e vendimit te gjykates se apelit dhe te vendimit
te Komisionit te Sherbimit Civil:
        1.      Procedura e ndjekur per kundershtimin e mases disiplinore ne rruge
administrative ka qene e gabuar, nderkohe qe personi i trete ne kete gjykim, Genc Berberi,
duhej te kishte ngritur padi ne gjykaten e rrethit gjyqesor, duke ju referuar dispozitave te
K.Doganor dhe te K.Punes.
        2.      Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka thirrur gabimisht si te paditur
Komisionin e Sherbimit Civil, nderkohe qe ligji per sherbimin civil, ne nenin 8/3, shprehet se
kunder ketij vendimi behet ankim ne gjykate.
        Rrjedhim i ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i nje procedimi qe nga fillimi ne zbatim
te gabuar te ligjit, duke e bere te gjithe ate te kunderligjshem.
        Juridiksioni i shqyrtimit te ankimit ndaj vendimit te largimit nga puna si mase
disiplinore ka qene ai gjyqesor dhe jo ai administrativ. Per pasoje, si baza ligjore e
percaktuar, ashtu edhe ndergjyqesia qe eshte krijuar ne gjykimin e kesaj mosmarreveshje,
eshte e gabuar. Kolegji çmon se padia ne kete rast eshte ankimi qe ka bere Genc Berberi ne
Komisionin e Sherbimit Civil per kundershtimin e aktit nr.8122 prot., date 20.10.2005, por qe
gabimisht ai nuk i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, por Komisionit.
        Kolegji Civil, duke konsideruar ankimin e Genc Berberit si nje kerkese padi, çmon se
kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ku
paditesi ka vendbanimin dhe marredheniet e punes me palen e paditur, qe ne kete rast eshte
Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Bazuar ne nenin 467/d te K.Pr.Civile, duke qene se
ndergjyqesia ne kete gjykim dhe referimi ligjor kane qene te gabuara, Kolegji Civil arrin ne
perfundimin se, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, nr.234, date 23.11.2006 dhe vendimi i
Komisionit te Sherbimit Civil nr.280, date 30.12.2005, duhet te prishen dhe te shfuqizohen
respektivisht dhe aktet e gjykimit te kesaj çeshtjeje duhet t'i kalojne per juridiksion e
kompetence Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te
K.Pr.Civile.
        Meqenese kjo çeshtje ka filluar me nje procedure te ndryshme nga sa udhezohet me
kete vendim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne
disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun dhe objektin e
padise, referuar dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te Kodit te Proçedures Civile,

                                       VENDOSI
       Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit te Komisionit te
Sherbimit Civil dhe dergimin e çështjes per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.

                                                               Tirane, me 07.05.2009




88
Nr.11243-00116-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-557 i Vendimit (185)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                       Evjeni Sinoimeri       Kryesuese
                       Besnik Imeraj          Anëtar
                       Fatos Lulo             Anëtar
                       Evelina Qirjako        Anëtare
                       Aleksander Muskaj      Anëtar

ne seance gjyqesore date 07.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

                   PADITËS:                   DRITA DHIMITRUKA, ne mungese
                                              FREDERIK DHIMITRUKA, ne mungese
                   I PADITUR:                 MIHALLAQ DHIMITRUKA, perfaqesuar
                                              nga avokatja Flora Gjini me prokure.
                   PERSON I TRETË:            ZYRA E PERMBARIMIT ELBASAN,
                                              ne mungese

                                    OBJEKTI I PADISË:
                             Kundershtim i vendimit te refuzimit
                 nr.540-6, date 23.06.2005 te Zyres se Permbarimit Elbasan.
                            Baza Ligjore: Neni 610 i K.Pr.Civile.


      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.1574, date 12.10.2005 ka
vendosur:
             Rrezimin e kerkese padise se paditesave Drita Dhimitruka dhe Frederik
             Dhimitruka ndaj te paditurit Mihallaq Dhimitruka, me person te trete Zyren e
             Permbarimit Elbasan dhe me objekt “Kundershtim te vendimit te refuzimit
             nr.540-6, date 23.06.2005 te Zyres se Permbarimit Elbasan.
             Lenien ne fuqi te vendimit te refuzimit nr.540-6, date 23.06.2005 te Zyres se
             Permbarimit Elbasan.

       Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.464, date 04.10.2006, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1574, date 12.10.2005 te Gjykates se
              Rrethit Gjyqesor Elbasan.

       Kunder vendimit te mesiperm kane ushtruar rekurs paditesat Drita dhe Frederik
Dhimitruka, te cilet kerkojne prishjen e vendimeve dhe pranimin e kerkese padise, duke
parashtruar shkaqet e meposhtme:
    - Te dy vendimet e gjykatave jane rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit dhe si te tilla ato
       duhet te prishen.



                                                                                              89
     -   Zyra e Permbarimit ne kundershtim me ligjin e konkretisht nenin 609 te K.Pr.Civile,
         (kerkesa per pavlefshmerine e titullit ekzekutiv te vendimit nr.1147, date 14.07.2004,
         u rrezua, vendimi nr.66, date 21.01.2005 eshte lene ne fuqi me vendimin 339 date
         28.06.2005 te Gjykates se Apelit Durres) vendosi pushimin e ekzekutimit te vendimit
         nr.1147 date 14.07.2004, kur vendimet e mesiperme nuk e deklaruan e pavlefshem
         titullin ekzekutiv te ketij vendimi.
     -   Zyra e permbarimit ka pushuar ekzekutimin e vendimit nr.1147, date 14.07.2004 me
         arsyetimin se jane plotesuar kushtet ne vendimin nr.416, date 11.03.2005, ku per kete
         vendim nuk eshte nxjerre urdher ekzekutimi nga gjykata.

       Kunder rekursit ka paraqitur kunderrekurs i padituri Mihallaq Dhimitruka, i cili
kerkon mospranimin e rekursit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:
   - Ne kohen te ciles i referohet vendimi nr.1147, date 14.07.2004 cenimi ishte i
       paligjshem per shkak te mosrespektimit nga ana ime te projektit perkates per venien
       ne funksionim te furres elektrike, projekt i cili parashikonte ndertimin e nje muri tulle
       me trashesi 25 cm, ndersa ne fakt ishte ndertuar me trashesi 17 cm, si dhe
       mosplotesimin e kritereve te tjera te parashikuara ne kete projekt, duke perfshire ketu
       mospajisjen time me lejen e shfrytezimit te objektit, adoptimin e baneses ne furre
       pjekje dhe aktin e kolaudimit. Keto ishin dhe arsyet qe çuan gjykaten ne marrjen e
       vendimit nr.1147, date 14.07.2004 te gjykates se shkalles se pare.
   - Pas ketij konstatimi, menjehere nga ana ime jane ndjekur tere procedurat ligjore per
       eleminimin e shkaqeve qe çonin ne cenim, me qellimin qe ndertimi i realizuar nga ana
       jone konform lejes se ndertimit per adoptim te baneses ekzistuese 1 kat ne furre pjekje
       elektrike te plotesonte maksimalisht tere kushtet e percaktuara ne lejen e ndertimit.
   - Ne kushtet e mesiperme cenimi i konstatuar ne vendimin nr.1147, date 14.07.2004 ka
       pushuar.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesen e pales se paditur,
av.Flora Gjini, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe si
analizoi çeshtjen ne teresi,

                                              VËREN
        Rekursi i paraqitur nga paditesat Drita e Frederik Dhimitruka nuk permban asnje nga
shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile qe te beje te cenueshem vendimin nr.464,
date 04.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres. Me kete vendim eshte lene ne fuqi vendimi i
Gjykates se Rrethit Elbasan qe kishte rrezuar padine e paditesave. Per rrjedhoje ai duhet te
lihet ne fuqi si i drejte e i bazuar ne ligj.
        Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se palet ne
gjykim jane fqinj me njeri-tjetrin. Banesat e tyre kane nje mur ndares te perbashket dhe çatite
jane ngjitur me njera tjetren. Paditesat prej kohesh kane pretenduar se i padituri po nderton
nje furre elektrike, nga e cila cenohen ne pronesi dhe ky fakt eshte konfirmuar edhe me nje
vendim gjyqesor - ate me numur 1447, date 14.07.2004. Me kete vendim eshte detyruar i
padituri te ndaloje funksionimin e furres elektrike ne pronen e perbashket. Mbi bazen e ketij
vendimi eshte leshuar nga gjykata urdher ekzekutimi nr.472, date 03.09.2004. Personi i trete -
Zyra e Permbarimit ka kryer veprimet per ekzekutimin e detyrueshem duke ndaluar
funksionimin e furres dhe meqenese çeshtja eshte konsideruar e perfunduar eshte marre
vendimi date 02.11.2004 per pushimin e urdherit te ekzekutimit.




90
         Por i padituri disa dite me vone ka filluar ta vere ne funksionim perseri furren, ndaj
mbi kerkesen e paditesave jane perseritur veprimet e ekzekutimit te detyrueshem nga personi
i trete. Me proçesverbalin e dates 16.11.2004 ekzekutimi eshte konsideruar i perfunduar dhe
eshte vendosur serish pushimi i tij.
         Mbas veprimeve te mesiperme, te dyja palet kane reaguar duke iniciuar nga nje
gjykim te ri. I padituri ka kundershtuar si titull ekzekutiv vendimin e mesiperm te gjykates,
por padia e tij eshte rrezuar ndersa paditesat kane kundershtuar lejen e ndertimit nr.10, date
02.09.2003 te dhene nga K.Rr.T. prane Bashkise per ndertimin e furres. Edhe kjo padi eshte
rrezuar, duke u konsideruar leja e rregullt.
         I padituri, mbi bazen e lejes se ndertimit te konsideruar te rregullt edhe nga gjykata
(leje qe ka ekzistuar qe ne gjykimin e pare, por qe i padituri nuk e kishte respektuar), ka
filluar te beje pershtatjen e furres duke zbatuar te gjithe parametrat e miratuar ne kete leje dhe
me pas e ka vene ate ne funksionim.
         Paditesat kane kerkuar per here te trete prane personit te trete - Zyres se Permbarimit
ekzekutimin e vendimit nr.1447 te vitit 2004, por nga kjo e fundit u eshte refuzuar ekzekutimi
me shkresen e dates 23.06.2005. Pikerisht kete vendim kane kundershtuar gjyqesisht
paditesat.
         Gjykata e rrethit e ka konsideruar te drejte e te bazuar vendimin e refuzimit te dhene
nga personi i trete. Sipas saj vendimi nr.1447 i vitit 2004 eshte ekzekutuar nga permbaruesi
dy here. Por mbas ketyre veprimeve gjykata ka dhene vendimin nr.416, date 11.03.2005, i cili
objekt shqyrtimi ka patur lejen e ndertimit te dhene per furren elektrike. Ne kete gjykim eshte
pranuar se i padituri ka plotesuar te gjithe detyrimet ligjore, duke u mbeshtetur ne lejen e
ndertimit dhe projektin e miratuar nga K.R.T. lidhur me paramatrat e ndertimit. Gjithashtu
eshte plotesuar gjithe dokumentacioni i duhur dhe jane dhene te gjithe aktet ligjore qe e
shoqerojne ate nder te tjera dhe leja e shfrytezimit. Ne te tilla rrethana gjykata arsyeton se
paditesat nuk mund te pretendojne ne çdo kohe riekzekutimin, por nese edhe mbas ketyre
punimeve te reja cenohen, ta vertetojne kete fakt ne nje gjykim te ri duke ngritur padi themeli
per cenim ne pronesi. Mbi kete baze gjykata ka rrezuar padine si te pambeshtetur ne ligj.
         Edhe gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm me te njejtin arsyetim.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se vendimi i mesiperm eshte i
drejte e i bazuar ne ligj.
         Ka rezultuar se nga ana e personit te trete jane kryer per me shume se nje here
veprimet per ekzekutimin e vendimit gjyqesor nr.1447 te vitit 2004 qe urdheronte ndalimin e
funksionimit te furres. Por siç rezulton mbas kesaj, i padituri ka filluar riparimin e furres,
duke eliminuar defektet qe ishin verejtur ne kete gjykim dhe duke respektuar parametrat e
vendosura ne lejen e ndertimit. Ne fakt kjo leje nuk eshte e re, nuk i perket periudhes pas
dhenies se vendimit. Ajo ka ekzistuar edhe gjate gjykimit kur eshte marre vendimi qe
kerkohet te ekzekutohet. Por veçantia eshte se ne ate kohe i padituri nuk kishte respektuar
shume prej kerkesave te saj.
         Perkundrazi, nga vendimi nr.416, date 11.03.2005 ka rezultuar qe nga i padituri jane
kryer veprime ne permbushje te lejes dhe kete fakt ka patur parasysh permbaruesi, i cili ka
refuzuar te riekzekutoje kete vendim.
         Kolegji e konsideron te drejte arsyetimin e gjykates se ne kushtet e reja paditesat
duhet te provojne se cenohen serisht nga funksionimi i furres dhe kete duhet ta bejne ne nje
gjykim themeli dhe jo duke kundershtuar veprimet permbarimore.
         Ne rekursin e paraqitur, paditeset kane pretenduar se gabimisht gjykatat kane ligjeruar
veprimet e permbaruesit duke ju referuar vendimit nr.416, pasi per kete vendim nuk eshte
nxjerre urdher ekzekutimi nga gjykata.




                                                                                               91
        Ky pretendim eshte i pabazuar, pasi vendimi i mesiperm ka rrezuar padine e
paditesave per kundershtimin e lejes se ndertimit dhe sigurisht qe per te nuk mund te leshohej
asnje urdher ekzekutimi. Por nje nder shkaqet qe e ka çuar gjykaten ne kete perfundim veç
faktit qe ajo ka dale nga organi kompetent ne ushtrim te funksioneve te tij, ka qene edhe
kryerja e mevonshme e punimeve nga i padituri ne permbushje te lejes se ndertimit. Sigurisht
qe keto perfundime nuk kishte sesi te mos merreshin parasysh nga permbaruesi ne vendimin
qe ai ka dhene dhe nga gjykata vendimin objekt gjykimi.
        Nga sa me siper, nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin e
gjykates se apelit.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

                                       VENDOSI
       Lenien ne fuqi te vendimit nr.464, date 04.10.2006 te Gjykates se Apelit Durres.

                                                             Tirane, me 07.05.2009




92
Nr.11241-00489-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-645 i Vendimit (186)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Evjeni Sinoimeri       Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anëtar
                      Fatos Lulo             Anëtar
                      Evelina Qirjako        Anëtare
                      Arjana Fullani         Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 07.05.2009, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

                  ANKUES:                    DREJTORIA E PERGJITHSHME E
                                             TATIMEVE, ne mungese
                  PERSON I TRETË:            BUJAR LOSHI, perfaqesuar nga
                                             Av.Edlira Telharaj
                                             KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL (KSHC),
                                             ne mungese

                                        OBJEKTI:
                     Kundershtimi i vendimit nr.452, date 16.06.2006
                             te Komisionit te Sherbimit Civil.
                  Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999
                             “Per Statusin e Nepunesit Civil”.


       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.67, date 05.02.2007, ka vendosur:
              Pranimin e ankeses se ngritur nga ankuesi Drejtoria e Pergjithshme e
              Tatimeve.
              Shfuqizimin e vendimit nr.452, date 16.06.2006 te Komisionit te Sherbimit
              Civil.

        Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs personi i trete Bujar Loshi, i cili
kerkon prishjen e vendimit nr.67, date 05.02.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne
fuqi te vendimit nr.452, date 16.06.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; perfaqesuesen e personit te trete,
Av. Edlira Telharaj, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.67, date 05.02.2007 te Gjykates se
Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.452, date 16.06.2006 te Komisionit te
Sherbimit Civil dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,




                                                                                         93
                                           VËREN
        Gjykata e apelit ka pranuar faktet dhe rrethanat si me poshte:
        Personi i trete, Bujar Loshi, ka punuar prane ankuesit me detyren e inspektorit ne
Sektorin e Regjistrimit ne Degen e Tatimeve Tirane.
        Me vendimin nr.612, date 14.04.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, ndaj
personit te trete eshte marre masa disiplinore “Largim nga sherbimi civil”.
        Duke mos qene dakord me masen disiplinore te mesiperme, fillimisht, personi i trete e
ka kundershtuar urdherin e mesiperm duke ju drejtuar KSHC, i cili me vendimin nr.452, date
16.06.2006 ka vendosur:
        - “Pranimin e ankeses se Bujar Loshi, duke shfuqizuar aktin administrativ nr.612, date
14.04.2006 te Drejtorit te Pergjthshem te Tatimeve, per marrjen e mases disiplinore “Largim
nga sherbimi civil” ndaj ankuesit, per shkak moszbatimi te procedurave administrative
disiplinore.
        - Kthimin e ankuesit ne pozicionin e meparshem te punes, inspektor ne Sektorin e
Regjistrimit ne Degen e Tatimeve Tirane dhe pagimin e pages per gjithe kohen e qendrimit
padrejtesisht pa pune, duke filluar nga momenti i nderperjes se marredhenieve financiare, deri
ne ekzekutimin e ketij vendimi”.
        Me arsyetimin se: … masa disiplinore eshte marre duke mos respektuar rregullat
procedurale. Konkluzionet e kontrollit jane nxjerre duke u bazuar vetem ne sistemin
kompjuterik te institucionit, pa kontaktuar me personat e kontrolluar, si dhe pa u konsultuar
me permbajtjen e dosjeve ku ndodhen materialet perkatese per çdo subjekt.
        Konkluzionet e grupit te kontrollit, ne raport me natyren e “shkeljeve” te konstatuara
ne veprimet e ankuesit, kane qene krejt te kunderta me masen perfundimtare.
        Pas kesaj, pala ankuese,, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ka kundershtuar ne
rruge gjyqesore vendimin e mesiperm te KSHC.
        Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.67, date 05.02.2007 ka vendosur:
        “Pranimin e ankeses se ngritur nga ankuesi Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.
Shfuqizimin e vendimit nr.452, date 16.06.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil”.
        Me arsyetimin se: Nga kontrolli i brendshem jane verejtur mangesi dhe shkelje qe
lidhen me riregjistrime te subjekteve jashte afateve ligjore. Nuk jane marre masa per vjeljen
e detyrimit dhe dergimit te borxhit ne sektorin e menaxhimit, duke sjelle nje dem te
konsiderueshem ekonomik. Personi i trete eshte njoftuar per ecurine e procedimit disiplinor
nepermjet shkreses nr.3864, date 24.03.2006 te Drejtorit te Pergjithshem. Per largimin e
personit te trete nga detyra eshte respektuar procedura administrative.
        Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs personi i trete, Bujar Loshi, i cili
kerkon prishjen e vendimit nr.67, date 05.02.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne
fuqi te vendimit nr.452, date 16.06.2006 te Komisionit te Sherbimit Civil.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se rekursi i paraqitur nga Bujar Loshi permban
shkaqe nga ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, te cilat çojne ne prishjen e
vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.67, date 05.02.2007.
        Ky Kolegj çmon se Gjykata e Apelit Tirane, ne çeshtjen objet gjykimi, nuk ka kryer
“nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin” (neni 14 i
K.Pr.Civile).
        Siç u citua me siper, ka rezultuar qe personi i trete eshte ankuar kunder vendimit te
Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve me nr.612, date 14.04.2006 ne KSHC. Ne ankimin e tij
para KSHC personi i trete ka kerkuar shfuqizimin e urdherit te DPT (i), si per faktin qe eshte
larguar padrejtesisht nga puna, pa asnje shkak, (ii) ashtu dhe per mosrespektimin e
procedures se largimit nga ana e DPT.




94
         KSHC, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, e ka gjetur te bazuar ne ligj dhe ne prova ankimin e
personit te trete dhe me vendimin nr.452, date 16.06.2006 ka vendosur: “Pranimin e kerkeses
se Bujar Loshit duke shfuqizuar aktin e mesiperm te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve
dhe kthimin e tij ne pozicionin e meparshem te punes”.
         DPT ka kundershtuar vendimin nr.452, date 16.6.2006 te KSHC me ankimin e
paraqitur perpara gjykates se apelit. Ne kete akt, DPT ka pretenduar se personi i trete ka bere
nje sere shkeljesh, te cilat perbejne shkak per largimin e tij nga puna. Perveç sa me siper,
DPT, gjate ketij gjykimi me provat qe paraqiti, u mundua te vertetonte faktin qe ka respektuar
proceduren e largimit nga puna te personit te trete.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se Gjykata e Apelit Tirane, ne kundershtim me
sa kerkohet ne vete ankimin e paraqitur nga DPT, ka marre ne shqyrtim, ka analizuar dhe i ka
dhene pergjigje vetem nje pjese te kerkimeve te saj dhe konkretisht vetem ate nese eshte
respektuar apo jo procedura e largimit nga puna te personit te trete.
         Ne kushtet kur nuk ka nje analize te provave, nga gjykata e apelit eshte e paqarte se si
ka arritur kjo gjykate ne konkluzionin se: “Nga kontrolli i brendshem jane verejtur mangesi
dhe shkelje qe lidhen me riregjistrime te subjekteve jashte afateve ligjore. Nuk jane marre
masa per vjeljen e detyrimit dhe dergimit te borxhit ne sektorin e menaxhimit, duke sjelle nje
dem te konsiderueshem ekonomik”.
         Gjykata e Apelit Tirane ka marre te mireqene, apriori, ato qe jane pretenduar nga DPT
ne kundershtim me nenin 29 te K.Pr.Civile, qe shprehimisht thote: “Gjykata e mbeshtet
vendimin ne provat e paraqitura nga palet ose nga prokurori, te marra ne seance gjyqesore.
Gjykata çmon provat qe ndodhen ne aktet, ne baze te bindjes se saj te brendshme, te formuar
nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te çeshtjes”.
         Ky Kolegj çmon se shqyrtimi vetem i respektimit te procedures se largimit nga puna
nuk eshte i mjaftueshem. Kjo gjykate duhet te shqyrtonte çeshtjen objekt gjykimi ne themel.
Personi i trete ne kete gjykim gezon statusin e nepunesit civil. Ne rastin e largimit te
nepunesit civil nga sherbimi civil eshte mese e domosdoshme te vertetohet nese ekzistojne
shkaqet e parashikuara nga neni 25/1 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999. Kjo dispozite
parashikon ne menyre te qarte qe ndaj nepunesit civil merren masa disiplinore vetem kur ai
nuk ploteson detyrat e ngarkuara, thyen disiplinen ne pune, si dhe nuk respekton rregullat e
etikes. Nepunesi civil eshte i detyruar qe te permbushe te gjitha detyrat e parashikuara ne
nenin 19 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999.
         Gjykata e apelit, ne radhe te pare, duhet te hetonte nese ishim perpara rasteve te
parashikuara nga neni 19 dhe 25 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 dhe me pas te hetonte nese
ishte respektuar procedura e largimit nga sherbimi civil te personit te trete.
         Vertetimi i fakteve te mesiperme eshte më se i domosdoshem, pasi “sherbimi civil”
eshte ndertuar dhe vepron mbi bazen e parimeve te profesionalizmit, te pavaresise dhe
integritetit, te paanesise politike, transparences se sherbimit ndaj publikut, vazhdimesise se
karrieres, te pergjegjesise dhe korrektesise ne zbatimin e legjislacionit ne fuqi.
         Ne dosje ndodhen nje sere provash te paraqitura nga palet, te cilat kane lidhje me
themelin e çeshtjes. Ne te ndodhen si prova te paraqitura nga ankuesi, DPT (ekstrakte nga
materiali perfundimtar i pergatitur nga Drejtoria e Kontrollit te Brendshem te DPT, Material
nga Kontrolli i Larte i Shtetit, ekstrakt nga proçesverbali nr.33, i Komisionit te Disiplines te
DPT), ashtu dhe nje sere provash te paraqitura nga personi i trete (observacione, lista te
subjekteve te cilat tregojne se cilet jane apo jo debitore, formulare “Njoftim i ndryshimeve ne
regjistrim” per shume subjekte ku personi i trete mbeshtet pretendimet e tij, etj. …), me anen
e te cilave personi i trete eshte munduar te provoje faktin qe ka ai plotesuar detyrat e tij dhe
veprimet e tij nuk vijne ne kundershtim me kuadrin ligjor tatimor.




                                                                                              95
        Te gjitha keto prova, pavaresisht se jane administruar ne dosjen gjyqesore, nuk jane
analizuar nga Gjykata e Apelit Tirane. Ne vendimin e gjykates se apelit nuk gjendet asnje
analize e provave te mesiperme, duke qene keshtu ne shkelje te nenit 29 te K.Pr.Civile, qe
parashikon se: “Gjykata mbeshtet vendimin ne provat e paraqitura nga palet te marra ne
seance gjyqesore”.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjykata e apelit, ne rigjykim, duhet te marre
ne shqyrtim dhe te hetoje ne menyre te plote dhe te gjithanshme edhe pretendimin qe ka
ngritur ne rekurs personi i trete, ne lidhje me faktin qe per te njejtat shkelje ndaj tij jane marre
dy masa disiplinore, njera “Verejtje me paralajmerim per largim nga puna” dhe tjetra
“Largim nga sherbimi civil”. Sa me siper duhet te hetohet, pasi ne baze te nenit 25/2 te Ligjit
nr.8549, date 11.11.1999, per çdo shkelje te konstatuar jepet vetem nje mase disiplinore.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte nuk mund te marre ne analize provat, te cilat
ndodhen ne dosjen gjyqesore, pasi Gjykata e Larte eshte gjykate ligji. Kjo gjykate vetem
konstaton shkeljet ligjore te lejuara nga gjykatat e nivelit me te ulet dhe ne baze te nenit 485/c
te K.Pr.Civile prish çeshtjen dhe kthen ate per rigjykim, duke caktuar detyrat perkatese.
        Gjykata e Apelit Tirane ne rigjykim duhet te beje nje hetim te plote dhe te
gjithanshem ne perputhje me ligjin ne lidhje me: (i) respektimin e plote te procedures se
largimit nga sherbimi civil te personit te trete; (ii) ekzistencen ose jo te shkaqeve te largimit
nga sherbimi civil te personit te trete duke shqyrtuar çeshtjen ne themel; (iii) faktin nese
qendron pretendimi i personit te trete se jane dhene dy masa disiplinore per te njejten shkelje.
        Gjithashtu ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te orientoje ankuesin DPT qe te
rregulloje ndergjyqesine ne lidhje me pozicionin procedurial te KSHC qe ne kete gjykim ka
cilesine e personit te trete. Ne referim te vendimit unifikues nr.3, date 24.01.2007 te
Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, KSHC ka tiparet e nje trupe gati gjyqesore dhe
nuk duhet te thirret ne gjykim me cilesine e pales se paditur, apo personit te trete.
        Gjate rigjykimit, kjo gjykate duhet t’u beje te qarte paleve qe eshte detyre e seciles
prej tyre, qe ne perputhje me ligjin, te provojne faktet dhe kerkimet e tyre me prova. Palet,
ashtu siç kane te drejtat, kane dhe detyrimet qe rrjedhin prej ketij proçesi, ne format dhe
afatet e parashikuara. Gjykata e apelit duhet te lejoje te dyja palet qe te paraqesin prova
shkresore me anen e te cilave ato te provojne pretendimet e tyre, bazuar ne nenin 12 dhe 19 te
K.Pr.Civile dhe t’i lejoje ato qe t’ia nenshtrojne hetimit e debatit gjyqesor dhe duke kerkuar,
nese nevojitet, edhe zyrtarisht nga organet kompetente (neni 224 i K.Pr.Civile), paraqitjen e
provave dhe te dhenave te cilat ndihmoje ne zgjidhjen e drejte dhe perfundimtare te çeshtjes.
        Kryerja e veprimeve te permendura me siper, si dhe e tjerave qe eventualisht mund te
lindin gjate rigjykimit, do te lejojne gjykaten te mund te arrije ne perfundime te drejta dhe
objektive lidhur me zgjidhjen e çeshtjes.
        Per sa me siper dhe ne rrethanat kur nga gjykata e apelit nuk eshte respektuar ligji,
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet prishur dhe
çeshtja te kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate, me nje trup tjeter gjykues.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.67, date 05.02.2007 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin
e çeshtjes per rigjykim prane kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

                                                               Tirane, me 07.05.2009




96
Nr.11115-01778-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-487 i Vendimit (187)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

                       Evjeni Sinoimeri       Kryesuese
                       Ardian Dvorani         Anetar
                       Arjana Fullani         Anetare
                       Evelina Qirjako        Anetare
                       Fatos Lulo             Anetar

ne daten 07.05.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile, qe u perket
paleve:

                   PADITËS:                   VASILLAQ NDINI, i biri i Stavros,
                                              i dtl.1930, banues ne Vlore, perfaqesuar
                                              nga av. Harallamb Kule.
                   I PADITUR:                 AGRON HAXHIRAJ, i biri i Xhelos,
                                              i dtl.1955, lindur e banues ne Vlore, perfaqesuar
                                              nga av. Petraq Çuri.

                                    OBJEKTI I PADISË:
                       1. Kthim sendi siperfaqje trualli prej 3972 m2.
                  2. Shperblim demi nga te ardhurat e perdorimit te sendit.
                      3. Anullim te çdo lloj kontrate shitje, apo qiraje,
                              te kesaj siperfaqje prej 3972 m2.
                  Baza Ligjore: Neni 296, 297, 92, 204, 296 te Kodit Civil.


      Gjykata e Shkalles se Pare Vlore, me vendimin nr.1209, date 04.07.2003, ka
vendosur:
             Rrezimin e padise se paditesit Vasillaq Ndini kunder te paditurit Agron
             Haxhiraj me objekt kthim trualli prej 2950 m2, si dhe kthim te ardhurash nga
             perdorimi i kesaj siperfaqje trualli, si te pabazuar ne prova e ligj.
             Pushimin e gjykimit per kerkimin e anullimit te çdo lloj kontrate shitje, apo
             qiraje mbi kete siperfaqje trualli, si dhe per kerkimin e pjeses tjeter te truallit,
             pasi paditesi hoqi dore nga gjykimi i padise.

       Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.127, date 31.03.2004, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.1209, date 04.07.2003 te Gjykates se shkalles se
              pare Vlore.

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.1017, date 16.06.2005 ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.127, date 31.03.2004 te Gjykates se Apelit Vlore
              dhe te vendimit nr.1209, date 04.07.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
              Vlore, duke pranuar padine per kthimin e truallit prej 2950 m2.


                                                                                              97
               Prishjen e vendimit nr.127, date 31.03.2004 te Gjykates se Apelit Vlore per
               pjesen e kerkimit te te ardhurave te sendit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim
               ne gjykaten e apelit per kete pjese, me tjeter trup gjykues.

       Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.33, date 16.06.2006, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.1209, date 04.07.2003 te Gjykates se Rrethit
              Gjyqesor Vlore, ne kete menyre.
              Detyrimin e te paditurit Agron Haxhiraj te shperbleje paditesin Vasillaq Ndini
              per te ardhurat nga perdorimi i truallit prej 2950 m2 ne shumen 18.270.700
              (tetembedhjete milion e dyqind e shtatedhjete mije e shtateqind) leke.

       Kunder vendimit nr.33, date 16.06.2006 te Gjykates se Apelit Vlore, ne mbeshtetje te
nenit 472 te K.Pr.C., ka ushtruar rekurs pala e paditur Agron Haxhiraj, mbrojtesi i tij, duke
kerkuar prishjen e vendimit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, per
keto shkaqe:
    - Gjykata e apelit si eksperte caktoi dy ekonomiste. Ky caktim ekspertesh eshte i
       gabuar, pasi ne rastin konkret nuk mund te thirreshin ekonomiste por eksperte te
       vleresimit te pasurive te paluajtshme, te cilet percaktojne pikerisht vleren ne treg te
       ketij trualli.
    - Vlera qe ekspertet kane caktuar eshte shume e madhe (ne masen 450.000 leke ne
       muaj), nisur nga vendi ku ndodhet prona.
    - Siperfaqja prej 2950 m2 sherben si pjese lulishte, parkimi dhe vend kalimi te
       automjeteve te transportit.
    - Para Gjykates se shkalles se pare Vlore kemi ngritur padi me objekt kundershtimin e
       vendimit nr.84, date 27.07.1995 te Vasillaq Ndini, qe i ka kthyer ne natyre siperfaqen
       prej 2950m2 dhe ne perfundim ajo gjykate, me vendimin nr.1373, date 14.07.2006, ka
       vendosur pranimin e padise, duke anulluar vendimin nr.84 date 27.07.1995 te
       K.K.K.Pronave Vlore.
    - Ne keto rrethana, padia per kerkimin e te ardhurave mbetet pa objekt, pasi i padituri
       Vasillaq Ndini e ka humbur pronesine mbi truallin prej 2950 m2. Vendimi i gjykates
       se apelit mbetet i paekzekutueshem, per fakte qe kane ndodhur pas dhenies se
       vendimit te saj, konform nenit 609 te K.Pr.Civile, pavlefshmeria e titullit ekzekutiv.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; perfaqesuesin e pales paditese, av. H. Kule, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit; perfaqesuesin e pales se paditur, av. P. Çuri, qe kerkoi
prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit; si dhe pasi
shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

                                             VËREN
        Nga aktet e dosjes gjyqesore ka rezultuar e provuar se paditesi eshte nje nga
trashegimtaret ligjore te babait te tij te ndjere Stavro Ndini. Trashegimtareve te ketij te fundit,
me vendimin nr.84, date 27.07.1995 te K.K.K.P. Vlore u eshte njohur e drejta e pronesise,
nder te tjera dhe per nje siperfaqje prej 13.000 m2 truall.
        Ne nje siperfaqje prej 7200 m2 rezultonte se ngrihej fabrika e birres dhe pjesa
funksionale e saj. K.K.K.P. Vlore ka vendosur kompensimin e pronareve per kete siperfaqje
dhe kthimin si te lire vetem te nje siperfaqje prej 2000 m2.
        Vendimi i K.K.K.P. eshte ankimuar ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore. Ne
perfundim te gjykimit, me vendimin e formes se prere nr.1274, date 01.12.1999, eshte



98
vendosur pranimi pjeserisht i padise, anullimi pjeserisht i vendimit te K.K.K.P., duke i kthyer
si te lire paditesit nje siperfaqje prej 3972 m2. Vendimi i mesiperm i formes se prere eshte
regjistruar prane Z.R.P.P. Vlore me nr.103 regjistri, date 24.01.2000.
         Nderkohe, me kontraten e shitblerjes date 28.07.2000, shtetasi Shkelqim Memini ka
blere per 20.500.000 leke nga administratoret e firmes “Cenaj” fabriken e pijeve dhe birres.
Kurse trualli mbi te cilin ngrihej ndertesa eshte njohur si ne perdorim kundrejt qirase, sipas
deklarates noteriale date 07.09.2001.
         Ka rezultuar se pronesia e fabrikes i ka kaluar ne vijim te paditurit Agron Haxhiraj, i
cili me kontraten e shitjes se truallit date 26.12.2001 ka blere nga shitesi A.K.P. (perfaqesuar
nga drejtoresha K. Fino) dhe truallin prej 12.277,2 m2, per nje vlere prej 7.366.200 leke.
         Paditesi ka pretenduar gjyqesisht se kontrata e privatizimit te truallit, ku bleres eshte i
padituri, eshte nje veprim juridik absolutisht i pavlefshem dhe si i tille siperfaqja prej 2950
m2 (nga 3972 m2 paditesi ka zbritur kerkimin ne 2950 m2), duhej t’i kthehej e lire nga i
padituri si posedues i paligjshem.
         Gjykata e shkalles se pare Vlore ia ka rrezuar padine ne teresine e saj, vendim ky qe u
la ne fuqi nga gjykata e apelit. Nderkohe, Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin e tij
nr.1017, date 16.06.2005 ka vendosur ndryshimin e ketyre vendimeve, duke pranuar padine
per kthimin e truallit prej 2950 m2, duke prishur e çuar per rigjykim pjesen e kerkimit per
kerkimin e te ardhurave te sendit.
         Ne kete vendim, Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka arsyetuar se kontrata e
shitblerjes se truallit per pjesen qe ishte disponuar paraprakisht me vendim te K.K.K.P.,
ndryshuar me vendimin gjyqesor te formes se prere, eshte nje veprim juridik absolutisht i
pavlefshem e si i tille vetem konstatohet nga gjykata duke rregulluar pasojat juridike te tij, qe
ne rastin konkret eshte kthimi i truallit.
         Gjykata e apelit, pasi e rigjykoi çeshtjen, mbeshtetur ne akt ekspertimin e dy
eksperteve kontabel, ka arritur ne konkluzionin se vlera qe i padituri duhet te paguaje si te
ardhura nga perdorimi i sendit (truall) eshte 18.270.700 leke.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte u investua ne gjykimin e çeshtjes, bazuar ne rekursin
e paraqitur nga pala e paditur. Pala e paditur pretendon se Gjykata e Apelit Vlore ka shkelur
dispozitat e K.Pr.C. gjate caktimit te eksperteve, te cilet kane vleresuar vleren e te ardhurave
nga perdorimi i sendit. Pala e paditur pretendon se mendimi teknik ne lidhje me kete çeshtje
do te duhej te ishte dhene nga eksperte te vleresimit te pasurive te paluajtshme dhe jo nga
eksperte kontabel, sikurse ishin ata te caktuar nga gjykata. Ne rekursin e saj, pala e paditur
ngre dhe pretendime ne lidhje me titullin e pronesise se pales se paditur, titull ky i goditur
gjyqesisht prej saj. Pretendimet ne lidhje me titullin e pronesise se pales paditese nuk u
perseriten ne seance gjyqesore, per sa kohe u konstatua se shqyrtimi i kesaj çeshtje kish
perfunduar dhe me vendim te formes se prere ishte vendosur rrezimi i padise.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se gjate rigjykimit te çeshtjes nga Gjykata e
Apelit Vlore eshte zbatuar me saktesi permbajtja e dispozites se nenit 486 te K.Pr.C., ku
parashikohet se: “Udhëzimet dhe konkluzionet e Gjykatës së Lartë janë të detyrueshme për
gjykatën që rishqyrton çështjen”.
         Ne vendimin nr.1017, date 16.06.2005 Kolegji Civil i Gjykates se Larte i linte si
detyre te vetme gjykates se apelit hetimin gjyqesor mbi vleren e te ardhurave nga perdorimi i
sendit, mosmarreveshja mbi pronesine e te cilit u zgjidh me vendim perfundimtar. Rezultoi se
gjate rishqyrtimit te çeshtjes, ne perputhje me dispoziten e nenit 224/a te K.Pr.C., gjykata e
apelit caktoi grup ekspertesh, duke lene si detyre llogaritjen e vleres se lartpermendur. Pasi u
paraqit ne seance gjyqesore akti perkates i ekspertimit, Gjykata e Apelit Vlore, ne perputhje
me nenin 230 te K.Pr.C., ia nenshtroi ate shqyrtimit gjyqesor duke ftuar palet te diskutojne
mbi te, konform permbajtjes se dispozites se nenit 18 te K.Pr.C. Ne reference te drejte me



                                                                                                 99
dispoziten e nenit 6, 493/2 te K.Pr.C., konstatohet se Gjykata e Apelit Vlore perfundimisht
konkludoi mbi detyrimin e pales se paditur.
        Pretendimin e parashtruar ne rekursin e pales se paditur, persa i takon kriterit
profesional ne caktimin e eksperteve nga ana e Gjykates se Apelit Vlore, ky Kolegj nuk e
gjen te bazuar ne ligj. Konstatohet se me te drejte gjykata e apelit, per te llogaritur vleren e
ate ardhurave nga perdorimi i sendit, caktoi eksperte kontabel dhe jo eksperte te vleresimit te
pasurive te paluajtshme. Sikunder eshte pershkruar me lart ne kete vendim, objekt i
mosmarreveshjes qe shtrohej per zgjidhje nga gjykata e faktit nuk ishte vlera e sendit te
paluajtshem, por vlera qe perdorimi i tij kishte ne veprimtarine tregtare. Ne keto kushte, nuk
qendron pretendimi se kjo vlere, qe vjen si rezultat i perdorimit te sendit ne veprimtarine
tregtare, mund te percaktohet vetem nga eksperte te vleresimit te pasurive te paluajtshme.
Edhe ekspertet kontabel, ne zbatim te dispozitave normative per rregullimin e aktivitetit
financiar te subjekteve tregtare, mund te arrijne ne konkluzione per llogaritjen e vleres qe ka
perdorimi i aseteve te shoqerise, ne rastin konkret siperfaqe trualli.
        Gjate gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte, kjo e fundit çmon vetem respektimin
dhe zbatimin e ligjit (neni 472/a i K.Pr.C.), ndersa provat jane administruar dhe vleresuar nga
ana e gjykatave qe kane marre vendimet e meparshme. Persa me lart, Kolegji Civil i Gjykates
se Larte konkludon se shkaqet e parashtruara ne rekursin e pales se paditur, ne lidhje me
vleren perfundimtare te llogaritur nga ekspertet per perdorimin e truallit, nuk perbejne shkak
per cenimin e vendimit te marre nga Gjykata e Apelit Vlore.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 486/a te Kodit te Proçedures Civile,

                                       VENDOSI
       Lenien ne fuqi te vendimit nr.33, date 16.06.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

                                                           Tiranë, më 07.05.2009




100
Nr.11115-01738-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-597 i Vendimit (188)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Mirela Fana            Anëtare
                      Ardian Dvorani         Anëtar
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Aleksandër Muskaj      Anëtar

në seancën publike të datës 12.05.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

                  PADITËS:                   “SARA” SH.P.K. FIER, e përfaqësuar në gjyq
                                             nga av. Antonete Çunaj.
                  I PADITUR:                 LUAN HOXHA, në mungesë

                                         OBJEKTI:
                    Kthim shume në masën 1.000.000 lekë, ose sendin.
                           Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil
                  dhe nenet 32, 153 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.


      Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin civil nr.394, datë 23.03.2005, ka
vendosur:
             Rrëzimin e padisë si të pa mbështetur në prova dhe në ligj.

       Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.236, datë 02.05.2006, ka vendosur:
              “Lënien në fuqi të vendimit nr.394, datë 23.03.2005 të Gjykatës së Shkallës së
              Parë Fier”.

       Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditëse “Sara” sh.p.k., me anën e të cilit ka
kërkuar:
             Prishjen e vendimit nr.394, datë 23.03.2005, të Gjykatës së Shkallës së Parë,
             Fier, prishjen e vendimit nr.236, datë 02.05.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë
             dhe dërgimin e çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, ose
             pranimin e kërkesë padisë.

       Si shkaqe të rekursit, pala ankuese ka paraqitur:
   -   Të dy vendimet janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural dhe material.
   -   Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e saj, nuk ka arsyetuar përse nuk ka
       marrë parasysh aktin e ekspertimit të datës 12.09.2004, duke shkelur nenin 225 e në
       vijim të Kodit të Procedurës Civile.
   -   Në Gjykatën e Apelit Vlorë, në seancën e datës 25.01.2006, trupi gjykues ka vendosur
       përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor, si dhe është marrë vendim për caktimin e grupit të
       ekspertëve, duke ju ngarkuar detyrat përkatëse. Në seancën e datës 07.04.2006, trupi


                                                                                          101
       gjykues, i ndryshuar, ka përfunduar hetimin gjyqësor pa thërritur ekspertët, si dhe pa
       marrë vendim për revokimin e vendimit të ndërmjetëm të datës 25.01.2006 për
       caktimin e grupit të ekspertëve dhe detyrat e lëna.
   -   Detyrimi i shlyerjes së faturave i takon të paditurit, pasi për dokumentet e Hyrje-
       daljeve ishte përgjegjës i padituri dhe të ardhurat arkëtoheshin vetëm nga i padituri.
       Nga ana jonë është pretenduar se i padituri nuk i ka shitur sendet (mallin) tek të tretët,
       por e ka mbajtur për vete.
   -   Në dhënien e vendimit gjykata ka shkelur Ligjin nr.6942, Viti 1985 “Mbi qarkullimin
       e vlerave monetare”,
   -   Gjykatat duhet të kishin pranuar kërkesën për dëmshpërblim të paditësit, pasi ky i
       fundit provoi se motivacioni i aktit ishte i gabuar.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; palën paditëse, te përfaqësuar
nga avokatja Antoneta Çuni, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të
vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimin e padisë; në mungesë të të
paditurit Luan Hoxha; si dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

                                               VËREN
       Se vendimi nr.236, datë 02.05.2006 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e
shkeljeve të ligjit dhe si i tillë do të prishet, duke u urdhëruar dërgimi i çështjes për rigjykim.
       A.      Rrethanat e faktit.
        1.     Paditësi, “Sara” sh.p.k., është person juridik që ushtron veprimtari në fushën e
prodhimit me shumicë dhe pakicë të pijeve alkoolike, import-eksportin e tyre, si dhe
prodhimin dhe eksportimin e produkteve bujqësore.
        2.     I padituri Luan Hoxha, ka punuar si furnitor pranë palës paditëse, për
periudhën nga data 01.01.2003 deri në datën 30.11.2003.
        3.     I padituri furnizonte personat e tretë me prodhimet e palës paditëse dhe
depozitonte pranë paditësit shumat e lekëve të arkëtuara ose një kopje të faturave të
palikuiduara nga personat e tretë.
        4.     Në datën 30.11.2003, i padituri, për arsye shëndetësore, është larguar nga
puna.
        5.     Paditësi pretendon se i padituri nuk ka mbledhur nga personat e tretë detyrime
në vlerë 1.000.000 Lekë.
        6.     Paditësi ka kërkuar kthimin e shumës në vlerë 1.000.000 Lekë, ose kthimin e
sendit.
       B. Procedurat gjyqësore
        7.     Paditësi “Sara” sh.p.k. i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me
kërkesë padi, me objekt: “Kthim shume në masën 1.000.000 lekë, ose sendin”.
        8.     Gjykata e Shkallës së Parë Fier, pasi ka shqyrtuar në themel kërkimet e
paditësit, me vendimin nr.394, datë 23.03.2005, ka vendosur: Rrëzimin e padisë si të pa
mbështetur në prova dhe në ligj.
        9.     Mbi ankimin e paditëses “Sara” sh.p.k., Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin
nr.236, datë 02.05.2006, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.394, datë 23.03.2005”.
        10.    Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse “Sara” sh.p.k., duke
kërkuar ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe të vendimit të
Gjykatës së Apelit Vlorë.



102
       C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.
        11.    Gjykata e Apelit Vlorë ka arritur në përfundimin që, vendimi i Gjykatës së
Shkallës së Parë Fier është i bazuar në prova dhe në ligj.
        12.    Gjykata e apelit arsyeton se: “... midis palëve ka pasur një marrëdhënie pune,
por ajo ka qenë pa një akt të shkruar. Sigurimi i tregut ka qenë përgjegjësi e palës paditëse.
Në kushtet e mungesës së një kontrate ku të përcaktoheshin të shprehura detyrimet është e
vështirë të prezumohet se detyrimi për debitorët e shoqërisë janë të të paditurit si agjent
tregtar. Padia në mënyrë të gabuar i referohet nenit 296 të Kodit Civil, pasi kjo dispozitë
rregullon marrëdhëniet që lindin nga e drejta e pronësisë. Edhe referimi në nenin 608 është i
gabuar, pasi nuk kemi një detyrim të shkaktuar nga një dëm jashtëkontraktor, pasi është
provuar se kemi një marrëdhënie pune ...”.
       D. Në lidhje me ankimin (rekursin).
         13.     Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës
së Lartë kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe, si të
tilla, do të pranohen.
         14.     Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Apelit Vlorë ka lejuar
shkelje të rënda procedurale, që lidhen me gjykimin dhe marrjen e provave.
         15.     Gjykata e apelit, ka përsëritur pjesërisht shqyrtimin gjyqësor për marrjen e një
prove vendimtare, aktin e ekspertimit teknik.
         16.     Pas caktimit të grupit të ekspertëve, është bërë ndryshimi i trupit gjykues.
Gjykimi ka vazhduar pa vendim të ndërmjetëm për ecurinë e gjykimit.
         17.     Gjykata i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor pa realizuar marrjen e provës, të
çmuar prej saj, vendimtare.
         18.     Në rrethana të tilla gjenden të dhunuara dispozitat procedurale që kanë të
bëjnë me nenin 14 (Detyrimi për një hetim të plotë gjyqësor).
       E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
        19.     Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e gjykimit me shkelje të
rënda procedurale, i një hetimit të pamjaftueshëm.
        20.     Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.236, datë 02.05.2006 i Gjykatës së
Apelit Vlorë, duke qënë rrjedhojë e shkeljeve procedurale dhe do të prishet, çështja do të
kthehet për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.
        21.     Gjatë rigjykimit, gjykata duhet të realizojë një hetim të plotë dhe të
mjaftueshëm për të arritur në zgjidhje të drejtë të mosmarrëveshjes. Gjykata duhet të hetojë,
për sa është e mundur, nëse mallrat objekt i mosmarrëveshjes kanë shkuar tek personat e tretë
apo jo.

                                     PËR KËTO ARSYE
        Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “ c” të
Kodit të Procedurës Civile,

                                         VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.236, datë 02.05.2006, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e
çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

                                                                Tiranë, më 12.05.2009




                                                                                             103
Nr.11115-02015-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-793 i Vendimit (189)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Mirela Fana            Anëtare
                      Ardian Dvorani         Anëtar
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Aleksandër Muskaj      Anëtar

në seancë gjyqësore të datës 12.05.2009, mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

                  PADITËS:                   VLADIMIR SULEJMANI, në mungesë
                  TË PADITUR:                1. A.K.K.P. PRANË PREFEKTURËS KORÇË,
                                             në mungesë
                                             2. A.R.N. BUJQËSORE, DEGA KORÇË,
                                             në mungesë
                                             3. MEHMET NURÇELLARI, në mungesë
                                             4. ASTRIT GORA, në mungesë
                                             5. GJERGJI KINOLLI, në mungesë
                                             6. PËRPARIM AGOLLI, në mungesë
                                             7. ARTAN JARAZI, në mungesë.
                                             8. VEIP DAKOLLI, në mungesë
                  PERSON I TRETË:            ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE
                                             TË PALUAJTSHME, në mungesë

                                          OBJEKTI:
                         Njohje pronësie për një sipërfaqe 3150 m2
                    për trashëgimtarët e të ndjerit Izet Nebi (Sulejmani)
                            të ndodhur në fshatin Libonik Korçë.
                      Kundërshtim i vendimit nr.42, datë 30.11.1993
                        të K.K.K.P. të Rrethit Korçë për mospajtim
                     dhe mosnjohje të pronësisë së sipërfaqes 3150 m2
               dhe akordim të të drejtës së parablerjes për objektet shtetërore
                                të ndërtuar mbi këtë sipërfaqe.
                 Konstatimi i pavlefshmërisë së kontratave të Shit-blerjes
                        nr.3971 Rep., nr.2830Kol., datë 03.06.1994;
                   kontratës nr.3795 Rep., nr.1689Kol., datë 28.06.1994;
                kontratës nr.3795 2638 Rep., nr.736 Kol., datë 01.11.2002;
                  kontratës nr.3796 Rep., nr.1690 Kol., datë 29.06.1994.
                       Baza Ligjore: Ligji nr.7698, datë 15.04.1993.
                            Nenet 92/a, 296, 584/b të Kodit Civil.


104
       Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.794, datë 18.04.2006, ka vendosur:
              Kthimin e kërkesë padisë dhe të akteve të tjera Vladimir Sulejmanit, me
              arsyetimin se: Kërkesë padia është e paplotë. Paditësi nuk përcaktoi adresën e
              saktë të të paditurit Mehmet Nurçellari brenda afateve kohore të lëna nga
              gjykata”.

       Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.191, datë 05.07.2006, ka vendosur:
              Lënien në fuqi të vendimit nr.794, datë 18.04.2006 të Gjykatës së Shkallës së
              Parë Korçë.

       Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi Vladimir Sulejmani, me anën e të cilit ka
kërkur prishjen e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe Gjykatës ë Apelit
Korçë dhe kthimin e çështjes për rigjykim, me tjetër trup gjykues.

       Si shkaqe të rekursit, pala ankuese ka paraqitur:
   -   Nuk është e vërtetë se adresa e të paditurit Mehmet Nurçellari është e paplotë.
       Adresën e të paditurit e kam gjetur me ndihmën e Avokatit të Popullit. Adresa ka
       pasur të gjitha të dhënat e nevojshme.
   -   Në momentin kur kam dorëzuar kërkesë padinë adresa e të paditurit Mehmet
       Nurçellari, ka qënë adresa në të cilën i është komunikuar ankimi kundër vendimit
       nr.794, datë 18.04.2006.
   -   I kam kërkuar gjykatës që, me shpenzimet e mia, të bëja të mundur komunikimin e
       kërkesë padisë, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.

                           KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
         pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; si dhe pasi e diskutoi çështjen në
tërësi; në mungesë të palëve,

                                          VËREN
        Vendimi nr.191, datë 05.07.2006 i Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimi nr.794, datë
18.04.2006 i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, janë të pabazuar në ligj dhe për këtë shkak
do të prishen dhe çështja do të kthehet për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.
       A. Rrethanat e faktit.
        1.     Paditësi Vladimir Sulejmani, banues në Komunën Libonik – Korçë.
        2.     Me padinë objekt gjykimi ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë së
kontratave të Shit-blerjes, njohjen e pronësisë për një sipërfaqe 3150 m2, kundërshtimin e
vendimit nr.42, datë 30.11.1993 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të
Rrethit Korçë.
        3.     Pasi është gjykuar disa herë padia e tij, me vendimin e ankimuar është
vendosur kthimi i akteve pa veprim.
       B. Procedurat gjyqësore
      4.      Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.2256, datë 03.12.2003, ka
vendosur: Rrëzimin e padisë.
      5.      Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.116, datë 10.06.2004, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.2256, datë 03.12.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”.
      6.      Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.1512, datë 01.11.2005, ka
vendosur: “Prishjen e vendimit nr.116, datë 10.06.2004 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të



                                                                                            105
vendimit nr.2256, datë 03.12.2003 të Gjykatës së Rrethit Korçë dhe dërgimin e çështjes
Gjykatës së Rrethit Korçë për shqyrtim, me tjetër trup gjykues”.
       7.      Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.794, datë 18.04.2006, ka
vendosur:“Kthimin e kërkesë padisë dhe të akteve të tjera Vladimir Sulejmanit, me
arsyetimin se: Kërkesë padia është e paplotë. Paditësi nuk përcaktoi adresën e saktë të të
paditurit Mehmet Nurçellari, brenda afateve kohore të lëna nga gjykata”.
       8.      Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.191, datë 05.07.2006, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.794, datë 18.04.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”.
       C.      Arsyetimi ligjor
         9.     Gjykata e Apelit Korçë ka arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së
shkallës së parë, me të cilin është vendosur kthimi i akteve paditësit, është i bazuar në ligj.
         10.    Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se të dy vendimet janë të pabazuar në
ligj, rrjedhojë e shkeljeve të renda procedurale dhe, për këtë shkak, do të vendoset prishja e
tyre dhe kthimi i çështjes për rigjykim në gjykatën e shkalles së parë.
         11.    Kthimi i padisë pa veprim, është parashikuar si mundësi veprimi dhe
vendimmarrje procedurale, në nenin 154/a të Kodit të Procedurës Civile:
         “Kur kërkesëpadia nuk plotëson kushtet e përmendura në këtë kre, gjyqtari i vetëm ia
kthen paditësit në kohën e paraqitjes së saj, ose ai njoftohet me shkrim për plotësimin e të
metave dhe, pasi të jetë shënuar në padi data e paraqitjes, caktohet një afat për plotësimin e
të metave. Deri në këtë datë padia mbetet pa veprime”.
         Kur paditësi nuk plotëson të metat brenda afatit të caktuar, kërkesë-padia quhet se
nuk është paraqitur dhe i kthehet paditësit së bashku me aktet e tjera”.
         12.    Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë
është marrë shpërdorim të plotë të detyrimeve procedurale, që përmban neni 154/a i Kodit të
Procedurës Civile.
         13.    Ndryshe nga sa arsyetohet ne vendimin e gjykates së shkallës së parë dhe atë
të apelit, kerkese-padia eshte paraqitur nga pala paditese ne perputhje me kerkesat e nenit
154/a te K.Pr.Civile (kërkesë-padia shkruhet në gjuhën shqipe dhe duhet të përmbajë: ...
emrin, atësinë, mbiemrin, vendbanimin ose vendqëndrimin e paditësit, e të paditurit, dhe të
personave që përkatësisht i përfaqësojnë ata, kur ka të tillë...).
         14.    Përveç elementëve të tjerë të kërkuar nga neni 154 i K.Pr.Civile, kërkesë padia
është plotësuar me vendbanimin e të paditurve.
         15.    Për më tepër që, nga aktet e administruara në dosje, rezulton se padia e
ankuesit ka filluar të gjykohet në vitin 2003. Është gjykuar në dy shkallët e gjykimit dhe nga
Gjykata e Lartë dhe është kthyer për rigjykim.
         16.    Pavarësisht këtij fakti, nga aktet gjyqësore rezulton që paditësi të këtë
paraqitur adresën e palës, duke treguar dhe burimin e marrjes së kësaj të dhëne, që ishte
Avokati i Popullit. Detyra e gjykatave ishte të respektonin dhe zbatonin me korrektësi
dispozitat e parashikuara në Kreun IV “Njoftimet”, të Kodit të Procedurës Civile.
         17.    Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton shkelje të renda
procedurale që lidhen me ushtrimin e të drejtës së ankimit nëpërmjet mjeteve procedurale.
       D.      Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
       18.     Gjykata e Apelit Korçë dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e kanë zgjidhur
çështjen në zbatim të keq të ligjit. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.191, datë 05.07.2006
i Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimi nr.794, datë 18.04.2006 i Gjykatës së Shkallës së Parë
Korçë, gjenden të pabazuar në fakt dhe në ligj,




106
                                     PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 480 të Kodit të Procedurës Civile,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.191, datë 05.07.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimit
nr.794, datë 18.04.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe dërgimin e çështjes për
rigjykim në Gjykatën së Shkallës së Parë Korçë, për vazhdimin e gjykimit.

                                                            Tiranë, më 12.05.2009




                                                                                                107
Nr.31001-00360-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-755 i Vendimit (190)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket:

                  PADITËS:                   AIDA HAJNAJ, ne mungese
                  I PADITUR:                 MINISTRIA E RENDIT PUBLIK, ne mungese

                                         OBJEKTI:
                    Anullim Urdher Zhdemtimi nr.1232, date 18.11.2004.
                      Baza Ligjore: Kodi i Procedures Administrative;
          Ligji nr.7971, date 26.07.1995 “Per Prokurimet Publike”, me ndryshimet;
                            udhezimi i K.M. nr.1, date 01.01.1996
                          “Per Prokurimet Publike”, me ndryshimet.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.3396, date 31.05.2005, ka
vendosur :
             Pranimin e kerkese padise.
             Anullimin e Urdher Zhdemtimit nr.1232, date 18.11.2004, leshuar nga i
             padituri, Ministria e Rendit Publik.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.709, date 13.06.2006, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.3396, date 31.05.2005 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.

        Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka
bere rekurs pala paditese Aida Hajnaj, e cila ka kerkuar prishjen e tij per keto shkaqe:
    - Paditesja pretendon se gjate zhvillimit te procedurave te prokurimit nuk ka kryer asnje
        shkelje dhe ato te konstatuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit nuk jane pergjegjesi e
        juristes, pasi ne nje procedure prokurimi marrin pjese shume anetare dhe secili ka
        detyren e vet, si specialiste teknike te fushes per te cilen zhvillohet prokurimi.
    - Gjykata e apelit, nuk ka vene bazen ligjore mbi te cilen bazohet zgjidhja e
        mosmarreveshjes dhe nuk ka bere analize te provave.




108
   -   Vendimi i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me nenet 8, 11, 14, 90/1, 126 te
       K.Pr.Civile, si dhe ligjin nr.7971, date 26.07.1995 “Per prokurimin publik”; ligjin
       nr.7726, date 29.06.1993 “Per fondin arkivor”; ligjin nr.8510, date 15.07.1999 “Per
       pergjegjesine jashte kontraktore te organeve te administrates shteterore”; nenin 7 te
       VKM nr.335, date 23.6.2000” Per prokurimet publike”; Udhezimin e K.M. nr.1, date
       01.01.1996 “Per prokurimet publike” i ndryshuar.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtares Irma Bala dhe si e bisedoi çeshtjen,

                                              VËREN
        Vendimi nr.709, date 13.06.2006 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i mbeshtetur
ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe te mbetet ne fuqi vendimi nr.3396, date 31.05.2005 i
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
        Rezulton nga gjykimi se paditesja Aida Hajnaj ushtron detyren e specialistes (juriste)
ne Drejtorine Juridike te pales se paditur.
        Mbi bazen e urdherave te leshuar nga titullari i te paditurit, pala paditese eshte caktuar
dhe ka marre pjese ne cilesine e juristes se komisionit per hartimin e dokumentave te
tenderave per procedurat e prokurimeve te zhvilluara nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise
se Shtetit (ne varesi te te paditurit) per vitet 2002-2004.
        Ne perfundim te kontrollit te ushtruar nga ana e Kontrollit te Larte te Shtetit (KLSH)
eshte çmuar se ne procedurat e prokurimit te lartpermendura jane lejuar parregullesi dhe se,
ndermjet te tjereve, pergjegjesi ka edhe pala paditese. Sipas detyrave dhe kerkesave te lena
nga KLSH, sekretari i pergjithshem prane te paditurit, Ministria e Brendshme, ka nxjerre nje
“urdher” qe mban nr.1232 dhe date 18.11.2004, te titulluar “urdher zhdemtim”, me te cilen
paditesja “detyrohet te zhdemtoje arken e shtetit per shumen 50.000 leke”.
        Me ane te padise, paditesja Aida Hajnaj kerkon anullimin e ketij akti te nxjerre nga
sekretari i pergjithshem i pales se paditur. Sipas paditeses, duke bere kerkimin “anullim” i
aktit, pretendohet se ai akt eshte i pavlefshem, sepse nuk eshte nxjerre nga titullari por nga
nje vartes i tij, sekretari i pergjithshem. Ne vijim te padise parashtrohen edhe motive te tjera,
me te cilat paditesja pretendon se ne veprimet e kryera prej saj ne cilesine e juristes ne
komisionet e prokurimeve nuk ka pasur asnje parregullesi.
        Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e padise, duke e anulluar urdherin
(aktin) e leshuar nga pala e paditur. Kjo gjykate arsyeton se mbi bazen e provave te debatuara
dhe administruara ne gjykim, çmohet se nga ana e paditeses nuk eshte kryer ndonje
parregullesi ne permbushjen e detyres. Parregullesite e verejtura ne teresi nuk lidhen me
detyren e saj konkrete, ate te juristes se komisionit te tenderimeve.
        E investuar mbi ankimin e pales se paditur, Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur te
ndryshoje vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te rrezoje padine. Gjykata e apelit,
ndryshe nga ajo e shkalles se pare, arsyeton se mbi bazen e provave ne gjykim dhe ligjit te
zbatueshem, paditesja, ne ushtrimin e detyres se saj si juriste e komisionit te tenderimeve, ka
patur parregullesi, te cilat, me te drejte, jane konstatuar si te tilla nga ana e KLSH.
        Ne rekursin e ushtruar kunder vendimit te gjykates se apelit, paditesja pretendon se
ndryshe nga gjykata e shkalles se pare, gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin, sepse ne
gjykim eshte vertetuar qe ne veprimtarine e saj ne cilesine e juristes se komisionit te
tenderave ajo nuk ka kryer ndonje shkelje te dispozitave ligjore e nenligjore mbi prokurimet.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte dhene ne
zbatim te gabuar te ligjit dhe duhet te prishet. Vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te
lihet ne fuqi, por me nje arsyetim tjeter.



                                                                                              109
         Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare me arsyetimin se,
me te drejte, nga KLSH dhe i padituri, eshte çmuar qe ne veprimtarine e paditeses ka patur
parregullesi qe e ngarkojne me pergjegjesi ate. Ndersa gjykata e shkalles se pare kishte
argumentuar te kunderten, qe paditesja nuk kishte kryer veprime te parregullta ne ushtrimin e
detyres ne cilesine e juristes se komisioneve te tenderimit.
         Por Kolegji Civil çmon se, duke zbatuar gabim ligjin, si gjykata e shkalles se pare,
ashtu edhe gjykata e apelit, nuk i kane dhene pergjigje motivit te pare te parashtruar ne padi,
sipas te cilit akti (urdheri) me te cilin i ngarkohet te zhdemtoje shumen 50.000 leke, duhet te
ishte nxjerre nga titullari i institucionit dhe jo nga sekretari i pergjithshem. Te dy gjykatat
jane marre me hetimin gjyqesor lidhur me vertetimin ose jo te parregullesive ne ushtrimin e
detyres nga ana e paditeses.
         Sikurse kane pranuar dhe çmuar mbi provat gjykatat e faktit, akti (urdheri) objekt
gjykimi eshte nxjerre nga sekretari i pergjithshem i pales se paditur. Ne kete akt, te
nenshkruar prej tij, nuk permbahet ndonje reference ligjore a nenligjore e posaçme, sipas se
ciles ligji ose titullari ia ngarkon apo delegon ketij sekretari te pergjithshem te drejten per te
perpiluar a nenshkruar “urdhera” per te dhene denime administrative, apo per te detyruar
vartes te tij te demshperblejne institucionin per parregullesi ne ushtrimin e detyres.
         Ne paragrafin e trete te nenit 16 te ligjit nr.8270 date 23.12.1997 “Per Kontrollin e
Larte te Shtetit” (i ndryshuar), parashikohet se Kontrolli i Larte i Shtetit ka te drejte: “të
kërkojë nga subjektet e kontrolluara ose nga autoritetet më të larta shtetërore marrjen e
masave të zhdëmtimit dhe disiplinore në përputhje me ligjet përkatëse ndaj personave që
kanë shkaktuar dëme direkte ose indirekte”.
         Ne zbatim dhe ne harmoni me kete ligj, duke qene se parregullsite e parashtruara nga
KLSH lidheshin me fushen e prokurimeve, per zgjidhjen e çeshtjes, nga gjykatat duhet te
interpretoheshin e zbatohej dispozita e shkronjes “a” te pikes 2 te nenit 46 te ligjit nr.7971,
date 26.07.1995 “Per prokurimin publik” (i ndryshuar) ku parashikohej se: “......... titullari i
entit prokurues, kur vëren shkelje të këtij ligji dhe të rregullave të prokurimit, ka të drejtë: a)
të dënojë personat përgjegjës të entit prokurues për kundërvajtjet administrative me gjobë
nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë .........”.
         Nga ana tjeter, jo vetem dispozitat ligjore te posacme te fushes se prokurimeve, por
edhe dispozitat e ligjit nr.8549 date 11.11.1999 “Per statusin e nepunesit civil” dhe aktet
nenligjore te nxjerra ne baze e per zbatim te tij, nuk i japin sekretarit te pergjithshem te
institucionit kompetencen e nxjerrjes se aktit administrativ per te ngarkuar nepunesit e
institucionit me denime administrative, apo pergjegjesi materiale.
         Nderkohe qe, ne çeshtjen objekt gjykimi, persa i perket fushes se prokurimeve, kete
kompetence e ushtron vetem “titullari i entit prokurues” (institucionit).
         Prandaj, ne interpretim te drejte te dispozitave te lartpermendura dhe ne kushtet kur
nuk ka rezultuar ndonje delegim per sekretarin e pergjithshem nga ana e titullarit te
institucionit (te paditurit), Kolegji Civil çmon se jemi perpara nje akti administrativ (urdheri)
absolutisht te pavlefshem, sepse eshte nxjerre nga nje organ i cili nuk njihej nga ligji si organi
qe mbart pushtetin dhe vullnetin juridik per te nxjerre aktin e kontestuar. Ky rast parashikohet
qarte ne shkronjen “a” te nenit 116 te Kodit te Procedurave Administrative. Keshtu qe ishte
rasti qe gjykatat te pranonin padine duke anulluar aktin administrativ te kontestuar per
pavlefshmeri vetem per motivin e siperpermendur, pa qene nevoja per te hetuar e çmuar
provat mbi ushtrimin e parregullt ose jo te detyres nga ana e paditeses.
         Ne rrethana te tilla, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi
vendimi i gjykates se shkalles se pare, qe ka vendosur pranimin e padise.




110
                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “b” te nenit 485 te Kodit
te Procedures Civile,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.709, date 13.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne
fuqi te vendimit nr.3396, date 31.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

                                                            Tirane me 12.05.2009




                                                                                          111
Nr.31003-00644-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-813 i Vendimit (191)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

                  PADITËS:                   SEIT TOMÇINI, ne mungese
                  TË PADITUR:                RASIM TOMÇINI, ne mungese
                                             ZYRA RAJONALE E KTHIMIT DHE E
                                             KOMPENSIMIT TE PRONAVE QARKU
                                             DIBER, ne mungese

                                           OBJEKTI:
                   Anullimin pjeserisht te vendimit nr.21, date 24.02.1997
             te ish-Komisionit te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave Diber
                      per siperfaqen prej 1400 m2, qe ka mbivendosje
                      me siperfaqen e trashegimlenesit Hasan Tomçini.
                   Baza Ligjore: Neni 16 i Ligjit nr.9235, date 29.07.2004
                          “Per kthimin dhe kompensimin e prones”
                        ne lidhje me ligjin nr.7698, date 15.04.1993,
                               ligjin nr.7699, date 15.04.1993,
                                ligjin nr.7981 date 27.07.1995;
                   VKM nr.566, date 23.03.2006, nr.528, date 13.05.1996;
                              Nenet 324 e vijues te K.Pr.Civile,
                       nenet 4, 9, 11, 117, 118 te K.Pr.Administrative.


       Gjykata e Rrethit Gjyqësor Diber, me vendimin nr.132, datë 01.04.2009, ka vendosur:
              Te nxjerre jashte juridiksionit çeshtjen civile nr.139, date 16.02.2009
              regjistrimi, me pale ndergjyqese padites Seit Tomçini; te paditur Zyra
              Rajonale e Kthimit e Kompensimit te Pronave Diber; objekti anullim vendimi
              i K.K.K.Pronave dhe njohje te se drejtes se prones.

       Kundër vendimit të mesiperm ka ushtruar ankim te veçante Zyra Rajonale e Kthimit
dhe e Kompensimit te Pronave Qarku Diber, e cila kerkon shfuqizimin e vendimit te Gjykates
se Rrethit Gjyqesor Diber dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne po kete gjykate,
duke parashtruar shkaqet:
    - Gjykata ka gabuar ne dhenien e vendimit ne zbatim te ligjit procedurial.



112
   -   Çeshtja, qe paditesi Seit Tomcini duhet t’i drejtohet me pare ZRKKP Diber, nuk eshte
       e njejte me çeshtjen gjyqesore e cila ka per objekt anullimin e vendimit nr.21, date
       24.02.1997 te ish-KKKP Diber.
   -   Gjykata duhet te kishte vendosur pushimin e gjykimit per shkak se paditesi nuk
       disponon titull pronesie mbi kete prone dhe si pasoje nuk ka legjitimitet aktiv ne
       ngritjen e padise, ne kuptim te nenit 176 te K.Pr.Civile.
   -   Gjykata mund te kishte vendosur ne rastin tjeter pezullimin e gjykimit ne kuptim te
       nenit 297/a derisa te zgjidhet çeshtja administrativisht.

   Eshte ushtruar ankim i veçante edhe nga pala paditese Seit Tomçini, i cili kerkon prishjen
      e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber dhe kthimin e çeshtjes per
      vazhdimin e gjykimit ne po kete gjykate, duke parashtruar:
   - Une kam ndjekur rrugen administrative per kundershtimin e aktit administrativ dhe
      me pas i jam drejtuar gjykates, ne baze te nenit 328 te K.Pr.C.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; ne mungese te paleve; si dhe bisedoi
çeshtjen ne teresi,

                                             VËREN
        Se vendimi nr.132, date 01.04.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber eshte i drejte
e i bazuar ne ligj, e per pasoje duhet te lihet ne fuqi.
        Rezulton se, me vendimin nr.21, date 24.02.1997 te KKKP prane Keshillit te Rrethit
Diber eshte vendosur njohja e pronesise se trashegimlenesit te te paditurve, mbi nje siperfaqe
trualli ne qytetin e Peshkopise, duke ju njohur e drejta e parablerjes se objekteve mbi kete
truall.
        Paditesi Seit Tomcini i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Diber me padi,
duke kerkuar anullimin pjeserisht te vendimit te mesiperm per nje siperfaqe 1400 m2, per te
cilen pretendon se ka qene prone e trashegimlenesit te tij.
        Gjykata e Rrethit Gjyqësor Diber, me vendimin nr.132, datë 01.04.2009, ka vendosur
nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, pasi paditesi nuk i eshte drejtuar Zyres
Rajonale te Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave Diber, per njohjen e se drejtes se
pronesise per siperfaqen qe pretendon.
        Ky Kolegj e gjen te drejte vendimin e mesiperm dhe te pabazuara pretendimet e
paraqitura ne ankimet e veçanta.
        Sipas nenit 2 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 ”Per kthimin dhe kompensimin e
prones”, te ndryshuar me ligjet nr.9388, date 04.05.2005, nr.9583, date 17.07.2006, nr.9898,
date 10.04.2008, si dhe akteve te dala per zbatimin e tyre VKM nr.747, date 09.11.2006,
nr.566, date 23.03.2006, paditesi, duke pretenduar se eshte subjekt i shpronesuar, ka patur te
drejten per t`iu drejtuar Zyres Rajonale te Kthimit e Kompensimit te Prones ne Qark. Kjo
zyre, pasi te pranonte per shqyrtim kerkesen e paditesit, ka atributin ligjor per t`u shprehur ne
lidhje me pranueshmerine ne ligj kerkeses se tij. Pas ezaurimit te kesaj rruge administrative
paditesi mund t`i drejtohet gjykates, me padine objekt gjykimi.
        Per keto arsye, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Diber, sipas nenit 59 te K.Pr.Civile, ka
çmuar se kjo çeshtje duhet nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor.




                                                                                             113
                                      PËR KËTO ARSYE
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

                                      VENDOSI
         Lenien ne fuqi te vendimit 132, date 01.04.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Diber.

                                                             Tirane, me 12.05.2009




114
Nr.11111-01830-00-2006 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-788 i Vendimit (192)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Mirela Fana            Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.05.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

                  PADITËS:                   ISMAIL SINANI
                                             SAKO HOXHA
                  I PADITUR:                 ALEKSANDËR DURO

                                   OBJEKTI I PADISË:
                                Pushim cënimi në pronësi.
                           Baza Ligjore: Neni 302 i Kodit Civil
                         dhe nenet 153, 154 e vijues të K.Pr.Civile.

                  PADITËS:                   ALEKSANDËR DURO
                  TË PADITUR:                ISMAIL SINANI
                                             SAKO HOXHA

                                  OBJEKTI I PADISË:
                        Njohje e pavërtetësisë, goditje për falsitet,
                     duke pretenduar se dokumenti është i falsifikuar,
                           përjashtimin si provë dhe dërgimin e
                  dokumentit të falsifikuar prokurorit për ndjekje penale.
                Baza Ligjore: Nenet 32/c, 270, 277/c dhe 280 të K.Pr.Civile.


      Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.216, datë 13.03.2006, ka
vendosur:
             Pranimin e kërkesë padisë së paditësave Ismail Sinani dhe Sako Hoxha.
             Detyrimin e palës së paditur Aleksandër Duro të pushojë cënimin në pronësi të
             pronës së paditësave, duke respektuar distancat e miratuara në rregulloren e
             urbanistikës.
             Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Aleksandër Duro kundër të paditurëve
             Ismail Sinani dhe Sako Hoxha për shkak të mungesës së legjitimitetit aktiv.




                                                                                         115
       Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.214, datë 20.06.2006 ka vendosur:
              Ndryshimin e pjesshëm të vendimit civil nr.216, datë 13.03.2006 të Gjykatës
              së Shkallës së Parë Sarandë, si më poshtë:
              Rrëzimin e padisë së paditësit Ismail Sinani dhe Sako Hoxha.
              Lënien në fuqi të vendimit për pjesën tjetër.

        Kundër vendimit të gjykatës apelit dhe të gjykatës së shkallës parë pala paditëse,
Ismail Sinani dhe Sako Hoxha, kane ushtruar rekurs ne datë 03.07.2006, duke kërkuar
prishjen pjesërisht të vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër datë 20.06.2006 dhe lënien
në fuqi të vendimit nr.216, datë 13.03.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për këto
shkaqe:
    - Nga ana e gjykatës së apelit nuk është respektuar, por është zbatuar shumë keq ligji.
        Gjykata keqinterpreton kondicionet urbane të përcaktuara në Rregulloren e
        Urbanistikës (N.120).
    - I padituri, siç e kanë pranuar vetë gjykatat, çdo ndërtim e kryen në mënyrë të
        jashtëligjshme dhe të legjitimosh ndërtimin e tij do të thotë që të shkelësh ligjin hapur.
        Nga provat e paraqitura nga Bashkia Sarandë duket qartë se aplikimi për legalizimin
        është bërë për banesë tjetër dhe jo për ndërtesën objekt konflikti, sepse ligji për
        legalizimet ka të përcaktuar qartë se i nënshtrohen legalizimit objektet e përfunduara
        dhe jo ato të sapofilluara, poshtë xoklës.
    - Gjykata e apelit është në dijeni se pala e paditur ka filluar të ndërtojë mbi truallin e
        palës paditëse. Ne nuk kemi pretenduar se jemi pronarë mbi 600 m2 truall, fakt ky i
        provuar nga dokumenti hipotekor datë 23.12.2004. Në këtë truall është ndërtuar një
        objekt shumë katësh, i cili është tjetërsuar në persona të tretë.
    - Paditësat janë pronarë secili në pronat e veta dhe bashkëpronarë për sa iu përket
        bashkëpronësisë së detyrueshme. Për zonën ku është ndërtuar objekti ynë ka studim
        pjesor urbanistik.

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; ne mungese te paleve dhe pasi
diskutoi çeshtjen ne teresi,

                                               VËREN
       Vendimi nr.214, date 20.06.2006 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte marre ne
zbatim te keq te ligjit e si i tille duhet prishur.
       Nga gjykimi ka rezultuar se paditesi Ismail Sinani, nepermjet vendimit te Keshillit
Bashkiak Sarande nr.1, date 11.08.2000, eshte trajtuar me nje siperfaqe trualli prej 600 m2 te
ndodhur ne qytetin e Sarandes. Me pas, me kontratat e shitblerjes date 20.10.2000 dhe date
12.01.2001, ka blere perkatesisht siperfaqet e truallit prej 400 m2 dhe 200 m2. Paditesi Ismail
Sinani ka marre leje ndertimi me vendim te KRRT-se Nr.4, date 20.02.1999 dhe ka realizuar
nje ndertim 4 katesh, duke u pajisur me Akt Kolaudimin date 15.11.2004.
       Kete prone paditesi Ismail Sinani e ka regjistruar ne Z.R.P.P. Sarande, si siperfaqen
prej 600 m2 truall dhe objektin 4 KT te ndertuar mbi te (vertetimi nga dokumetet hipotekore
date 23.12.2004).
       Paditesi tjeter Sako Hoxha ka te rregjistruar ne Z.R.P.P. Sarande nje apartament te
ndodhur ne katin e pare te objektit te ndertuar nga paditesi Ismail Sinani (Vertetim nga
dokumenti hipotekor date 05.09.2005).




116
         Nga ana tjeter, i padituri Aleksander Duro, ka filluar te kryeje nje ndertim ne afersi te
siperfaqes se paditesave pa ndonje titull pronesie te siperfaqes se truallit dhe pa leje ndertimi
nga organet kompetente. Per kete, i padituri ka paraqitur kerkese per legalizimin e ndertimit
te kryer prej tij sipas ligjit nr.9304, date 28.10.2004 “Per Legalizimin dhe Urbanizimin e
Zonave Informale”.
         Ne keto rrethana, ne Gjykaten e shkalles se pare Sarande jane paraqitur dy padi nga
palet ndergjyqese, te cilat jane bashkuar per t’u gjykuar ne nje proçes te vetem.
         Keshtu, paditesat Ismail Sinani dhe Sako Hoxha kane kerkuar me padi ne gjykate,
duke pretenduar se i padituri Aleksander Duro i ka cenuar ne pronesine e tyre dhe per kete
arsye kane kerkuar pushimin e cenimit te pronesise dhe mosperseritjen ne te ardhmen,
konform nenit 302 te Kodit Civil.
         Nga ana tjeter paditesi Aleksander Duro edhe ky ka kerkuar me padi ne gjykate, duke
pretenduar njohjen e pavertetesise se dokumentit si te fallsifikuar dhe dergimin ne prokurori
per ndjekje penale, sipas neneve 32/c, 270, 277/c, 280 te K.Pr.Civile, duke thirrur si te paditur
Ismail Sinanin dhe Sako Hoxhen.
         Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e shkalles se pare Sarande ka vendosur pranimin e
kerkese padise se paditesave Ismail Sinani dhe Sako Hoxha, duke detyruar te paditurin
Aleksander Duro te pushoje cenimin ne pronen e paditesave, duke respektuar distancat e
miratuara ne rregulloren e urbanistikes dhe ka rrezuar kerkese padine e paditesit Aleksander
Duro kunder te paditurve Ismail Sinani dhe Sako Hoxha, per shkak te mungeses se
legjitimitetit aktiv.
         Gjykata e Apelit Gjirokaster ka vendosur ndryshimin e pjesshem te vendimit te
Gjykates se Shkalles se Pare Sarande, duke rrezuar padine e paditesit Ismail Sinani dhe Sako
Hoxha dhe lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter.
         Ne vendimin e gjykates se apelit arsyetohet se: “me shkresen nr.1298, date
15.12.2005, Bashkia Sarande ka konfirmuar se nuk e ka trajtuar paditesin Ismail Sinani me
truall per ndertim me vendimin nr.1, date 11.08.2000. Mungesa e pajisjes nga paditesi me nje
akt te tille, siç eshte vendimi i Keshillit te Bashkise per pajisje me shesh ndertimi, i ben nul
gjithe veprimet e mevonshme per privatizimin e truallit dhe per pasoje nuk konsiderohet
paditesi pronar i ligjshem. Kurse per te paditurin Aleksander Duro nuk eshte provuar
legjitimiteti aktiv, pasi po kryen ndertim te paligjshem”.
         Kundër vendimit të Gjykatës Apelit Gjirokaster ka ushtruar rekurs pala paditese,
Ismail Sinani dhe Sako Hoxha, te cilet pretendojne se eshte zbatuar keq ligji.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se vendimi i gjykates se apelit eshte jo ne
zbatim te ligjit dhe duhet te prishet e çeshtja te dergohet per rishqyrtim.
         Keshtu, nga ana e gjykates se apelit nuk jane zbatuar kerkesat e nenit 14 e 16 te Kodit
te Procedures Civile per nje hetim te plote e te gjithanshem te çeshtjes, vendimi nuk ploteson
ne permbajtje kerkesat e nenit 126 te te K.Pr.Civile, ne lidhje me bazen ligjore mbi te cilen
bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes analizen e provave dhe menyren e zgjidhjes se saj.
         Kolegji Civil vlereson te gabuar vendimin e marre nga Gjykata e Apelit Gjirokaster
dhe arsyetimin e bere prej saj, edhe per faktin se kjo gjykate ka dhene nje vendim ndryshe
nga Gjykata e shkalles se pare Sarande, pa bere nje analize te kundert te te dhenave qe
ndodhen ne aktet e dosjes dhe duke mos marre ne bisedim shkaqet e parashtruara nga palet.
         Ne rastin objekt gjykimi, paditesat Ismail Sinani dhe Sako Hoxha kane paraqitur
padine mohuese, te parashikuar nga neni 302 i K.Civil per mbrojtjen e pasurise se tyre, pasuri
e cila disponohet dhe gezohet mbi bazen e akteve te pronesise te regjistruar ne Z.R.P.P.
Sarande.
         Ne zgjidhjen e kesaj çeshtje gjykata duhej t’i referohej marredhenies juridike, ne baze
te ciles ka lindur konflikti midis paleve, duke kuptuar drejt shkakun dhe objektin e padise dhe
percaktuar sakte gjendjen e faktit.


                                                                                              117
         Shkaku i padise eshte e drejta subjektive e paditesave per te poseduar, gezuar e
disponuar lirisht pronen e tyre truallin dhe ndertimin mbi te dhe gjendjen e faktit qe, sipas
pretendimeve te paditesave, i kundervihet kesaj te drejte. Gjendja e faktit jane veprimet e te
paditurit per ndertimin e objektit brenda truallit te paditesave dhe ne afersi te objektit te
ndertuar prej tyre.
         Sipas nenit 302 te K.Civil, ne te cilin bazohet padia e paditesave Ismail Sinani dhe
Sako Hoxha, “Pronari ka te drejte te kerkoje nga cilido qe e cenon ne pronesin e tij, por pa u
zhveshur nga posedimi, te pushoje cenimin dhe te mos e perserise kete ne te ardhmen dhe
kur eshte rasti te shperbleje demet qe mund te kete shkaktuar”.
         Nga permbajtja e dispozites se siperme, del se padia mohuese i jepet pronarit, kur nga
nderhyrja e personave te trete pengohet ne ushtrimin e tagrave te tij si pronar, por pa u
zhveshur nga posedimi mbi sendin, d.m.th. ne rast cenimi te pjesshem te se drejtes se tij te
pronesise. Prandaj edhe qellimi i padise mohuese eshte nga njera ane, njohja e se drejtes se
pronesise se paditesit dhe, nga ana tjeter njohja se i padituri nuk ka ndonje te drejte per
nderhyrje, d.m.th. mohim i qenies te se drejtes se pretenduar nga i padituri.
         Nga permbajtja e siperme e padise mohuese del se qe te ngrihet kjo padi duhet nga nje
ane paditesi te jete pronar i sendit dhe nga ana tjeter, i padituri te beje nderhyrjen, e cila te
formoje nje cenim te se drejtes se pronesise se tij, por gjithnje pa u zhveshur nga posedimi.
Keto jane dy kushtet te domosdoshme per legjitimitetin aktiv dhe pasiv te paleve ne padine
mohuese.
         Keshtu nga dosja ka rezultuar se mbi truallin objekt gjykimi, me leje të organeve
kompetente është ndërtuar banesa 5 katëshe, me sipërfaqe ndërtimore 220 m2 dhe pjesa tjetër
e truallit në funksion të saj.
         Të dy paditësat kanë të regjistruar në pronësi apartamente të veçuara në ndërtesën e
ndërtuar mbi kete truall.
         Sipas Akt Ekspertimit date 18.01.2006 te ekspertit Topograf Ruhan Balani, rezulton
se ndertimi qe ka filluar te behej nga i padituri Aleksander Duro eshte brenda prones qe ka te
regjistruar paditesi Ismail Sinani.
         Nga ana tjeter, sipas shkreses nr.135/1, date 13.02.2006 te Bashkise Sarande,
vetedeklarimi per legalizim i Aleksander Duros eshte jashte prones se shtetasit Ismail Sinani
(paditesit).
         Pra nga provat e paraqitura nga palet dhe te administruara ne seance gjyqesore,
gjendja e faktit (ndertimi i filluar nga Aleksander Duro), paraqitet e papercaktuar nga akti i
ekspertimit brenda prones se pales paditese dhe sipas shkreses, jashte kesaj prone.
         Pikerisht ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te sheshoje keto kontradikta duke
percaktuar qarte gjendjen e faktit, duke marre nje pergjigje te sakte nga organet kompetente
dhe te specializuara, moment kyç per te arritur ne konkluzione te sakta dhe per t’i dhene
pergjigje ligjore pretendimeve te paleve te parashtruara ne padite e tyre.
         Zgjidhja e gjendjes se faktit, nese ndertimi i filluar nga A. Duro eshte brenda
siperfaqes se truallit te pales paditese apo jashte saj, ka te beje me aspektin ligjor te
legjitimitetit nese pala paditese mund te mbrohet me kete lloj padie objekt gjykimi, apo
ndonje padi tjeter. Keshtu, neqoftese ky ndertim eshte brenda prones se pales paditese, kjo e
fundit nuk mund te mbrohet me padine mohuese (neni 302 i K.C.) objekt gjykimi. Ne kete
rast nuk jemi me para nje cenimi te prones ne kuptim te padise mohuese, ku cenimi i prones
merret i mireqene nga veprimet e te treteve deri ne zhveshjen nga posedimi, por ne veprime
te drejteperdrejta mbi pronen duke e zaptuar ate, mbrojtja e se ciles kerkon lloj padie tjeter.
Ne kete rast, gjykata e apelit duhet te kete parasysh kerkesat e nenit 468 te K.Pr.C., gjithnje
ne lidhje me faktin nese jemi apo jo para zhveshjes nga posedimi.




118
        Edhe persa i perket arsyetimit per pjesen e rrezimit te padise se paditesave Ismail
Sinani, etj., pretendimit te pales paditese se jane pronare te truallit dhe objektit mbi te dhe nga
ana tjeter pretendimeve te te paditurit Aleksander Duro te parashtruara keto ne padi sipas
objektit se dokumenti eshte i fallsifikuar dhe perjashtimi si prove, gjykata e apelit edhe ketu
nuk ka arritur ne konkluzione te qarta qe te çojne ne perfundime te sakta. Keshtu kjo gjykate
quan te mireqene shkresen e Bashkise Sarande me nr.1298, date 15.12.20005, ku rezulton se
“ne baze te vendimit nr.1, date 11.08.2000 te Keshillit Bashkiak Sarande nuk ka miratim per
shtetasin Ismail Sinani”, duke arritur ne perfundimin se nuk provohet pronesia e paditesit.
        Ne arritjen e ketij perfundimi, gjykata e apelit nuk mund dhe duhej te mjaftohej vetem
me kete prove, duke e marre apriori si te tille, pa analizuar gjithe provat e tjera qe nga
vendimi i K.R.T.-se e deri te regjistrimi i prones ne Z.R.P.P., si dhe ne lidhje me ligjin
nr.7980, date 27.07.1995 “Per Shitblerjen e Trojeve”, nenin 3 e vijues te tij.
        Ne keto rrethana, gjykata apelit, bazuar ne nenin 465 te K.Pr.Civile, kryesisht duhej te
perseriste teresisht apo pjeserisht hetimin gjyqesor, duke administruar praktikat e privatizimit
te lejeve te sheshit dhe lejes ndertimit qe disponon Bashkia e Sarandes per çeshtjen objekt
gjykimi, duke marre edhe mendimin e specialisteve perkates, si dhe detyra te tjera ne pjesen
arsyetuese sa me siper.
        Per keto arsye çeshtja duhet te kthehet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit
Gjirokaster, ku te kihet parasysh zbatimi i kerkesave te nenit 465 te K.Pr.Civile, ne varesi te
zgjidhjes se drejte te mosmarreveshjes, duke arritur ne konkluzione te qarta dhe perfundime
te sakta e me pas ne dhenien e nje vendimi te drejte e te paanshem.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

                                       VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.214, date 20.06.2006 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

                                                               Tirane, me 12.05.2009




                                                                                               119
Nr.11243-00637-00-2009 i Regj.Themeltar
Nr.00-2009-510 i Vendimit (193)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

                  KËRKUESE:                  DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE
                                             VLORE, ne mungese
                  PALË E TRETË:              SHOQERIA “DAVA” SHPK, ne mungese

                                      OBJEKTI I PADISË:
                              Çelje e procedures se falimentimit.
        Baza Ligjore: Nenet 13 pika 2, 14 e vijues te ligjit nr.8901, date 23.05.2002
             “Per falimentimin”, ndryshuar me ligjin nr.9919, date 19.05.2008;
       neni 104, pika 1/c i ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat Tatimore”.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1096, date 16.02.2009, ka
vendosur:
             Shpalljen e moskompetences se Gjykates se Shkalles se Pare Tirane per
             çështjen civile me nr.4138 akti.
             Kalimin e çeshtjes civile me nr.4138 akti per kompetence gjykimi Gjykates se
             Shkalles se Pare Vlore.

       Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit
te Procedures Civile, ka ushtruar ankim te veçante Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, e cila
kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vazhdimin e gjykimit nga kjo gjykate, duke parashtruar
shkaqet e meposhtme:
    - Bazuar ne nenin 13, pika 2, nenin 14 e vijues te ligjit nr.8901, date 23.05.2002 “Per
       falimentimin” i ndryshuar, eshte paraqitur perpara Gjykates se Shkalles se Pare Tirane
       kerkesa per çeljen e procedurave te falimentimit “Per shoqerine tatimpaguese”, me
       seli ushtrimi aktiviteti ne qytetin e Vlores.
    - Kerkesa si me lart-shpjeguar, eshte bere konform ligjit te sipercituar “Per
       falimentimin”, si dhe te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne
       Republiken e Shqiperise” dhe pikerisht te nenit 104, pika 1/c.
    - Ne mbeshtetje te ligjeve te sipercituara, shoqeria ploteson kushtet e kerkeses sone,
       pasi rezulton te kete dorezuar ne Drejtorine Rajonale Tatimore Vlore, tre vjet radhazi
       bilancet materiale me rezultate humbje, si dhe te kete detyrime tatimore te papaguara
       ne organin tatimor.


120
                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi

                                             VËREN
        Vendimi nr.1096, date 16.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i
mbeshtetur ne ligj dhe duhet te mbetet ne fuqi.
        Me kerkesen objekt gjykimi, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Vlore ka kerkuar ne
Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane fillimin e procedures se falimentimit per personin e trete,
Shoqerine “Dava” shpk.
        Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne seance pergatitore, ka marre kryesisht ne
shqyrtim çeshtjen e kompetences tokesore per gjykimin e kerkeses per fillimin e procedurave
te falimentimit ndaj personit te trete. Ne mbeshtetje te neneve 3 dhe 4 te ligjit nr.8901, date
23.05.2002 “Per falimentimin”, si dhe ne provat shkresore bashkelidhur kerkeses, ku rezulton
se personi i trete “Dava” shpk ka seline e tij tregtare ne qytetin e Vlores, kjo gjykate ka
vendosur te shpalle moskompetencen per gjykimin e çeshtjes dhe dergimin e akteve Gjykates
se Rrethit Gjyqesor Vlore, si gjykate kompetente.
        Kunder vendimit te gjykates, kerkuesi ka ushtruar ankim te veçante. Sipas tij,
mbeshtetur ne dispoziten e nenit 13, pika 2 dhe 14 te ligjit nr.8901, date 23.05.2002 dhe ne
nenin 104, pika 1/c te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”, legjitimohen
te kerkojne fillimin e procedures se falimentimit, sepse personi i trete per tre vjet rradhazi
dorezon bilance me humbje. Çeshtjen duhet ta shqyrtoje Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.
        Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pretendimet e kerkuesit ne lidhje me
komptencen tokesore nuk jane te mbeshtetura ne ligj dhe vendimi i Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Tirane duhet te mbetet ne fuqi.
        Neni 13 dhe, posaçerisht, neni 14 i ligjit nr.8901, date 23.05.2002 “Per falimentimin”
parashikojne te drejten e organeve tatimore per te kerkuar ne gjykate fillimin e procedurave te
falimentimit, nese personi juridik rezulton me nje bilanc me humbje per nje periudhe tre
vjeçare. Kete te drejte te administrates tatimore e parashikon edhe shkronja “c” e pikes 1 te
nenit 104 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”.
        Persa i perket kompetences lendore, asaj tokesore dhe per formimin e gjykates se
falimentimit, krahas parimeve te pergjithshme te parashikuara ne nenet 35, 42, 43 e vijues te
Kodit te Procedures Civile, rregullat e posaçme jane caktuar ne dispozitat e ligjit nr.8901,
date 23.05.2002 “Per falimentimin”.
        Ne nenin 3, pika 1 percakton kompetencen lendore, duke parashikuar se: “Realizimi i
procedurave te falimentimit eshte detyre e seksioneve tregtare te gjykates se rrethit (gjykata e
falimentimit)”. Ndersa ne piken 2 parashikohet perberja e gjykates se falimentimit. Sipas
kesaj pike, shqyrtimi i çeshtjes “behet nga nje gjyqtar i vetem”.
        Neni 4 i ketij ligji, ne harmoni me parimet e pergjithshme proceduriale civile te
lartpermendura, percakton kompetencen territoriale per shqyrtimin e kerkeses per fillimin e
procedurave te falimentimit. Ne piken 1 parashikohet se kjo procedure “shqyrtohet dhe
gjykohet ne seksionin tregtar te gjykates se rrethit ku debitori, i cili eshte person juridik, ka
vendbanimin ose seline”. Pikat e tjera te ketij neni, si dhe nenet 5 deri 8 te ketij ligji,
rikonfirmojne kompetencen territoriale te lartpermendur dhe zgjidhjen e situatave te posaçme
te transferimit te selise se personit juridik, procedures se ankimimit, etj.
        Ligjvenesi, me ane te nje amendamenti te kryer me ligjin nr.9919, date 19.05.2008, ka
vendosur te shtoje piken 3, pas pikes 2 te nenit 3 te ligjit nr.8901, date 23.05.2002 “Per
falimentimin”, me kete permbajtje: “Shqyrtimi i çeshtjeve duhet te kryhet brenda 30 diteve
nga dorezimi i kerkeses ne sekretarine e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, seksioni
tregtar”.



                                                                                             121
        Duke shqyrtuar permbajtjen e ketij amendamenti, qe duket te tregoje Gjykaten e
Rrethit Gjyqesor Tirane, seksioni tregtar, si gjykate kompentente, perveç pasaktesive e
paqartesive teknike, Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton edhe nje kundershtim te
hapur te permbajtjes se saj, jo vetem me dispozitat e pergjithshme proceduriale mbi
kompetencen tokesore te Kodit te Procedures Civile, por edhe me vete rregullimet ezauruese
te dispozitave te posaçme per kete qellim te neneve 4 deri 8 te te njejtit ligj, Ligjit nr.8901,
date 23.05.2002 “Per falimentimin”.
        Nisur nga sa me siper, Kolegji Civil çmon se eshte ne misionin e gjykates qe te
shqyrtoje dhe te zgjidhe çeshtjen ne gjykim edhe nese gjate shqyrtimit te saj konstaton se
“ligji mungon, nuk eshte i plote, ka kunderthenie, ose eshte i paqarte” (neni 1 i Kodit te
Procedures Civile).
        Edhe ne çeshtjen objekt gjykimi kundertheniet ne ligj jane te dukshme. Ndonese ka
edhe paqartesi, amendamenti i vitit 2008 tregon si gjykate kompetente tokesore ate te Rrethit
Gjyqesor Tirane, ne kundershtim me te gjitha dispozitat e tjera te ligjit nr.8901, date
23.05.2002, pa permendur ketu rregullat e pergjithshme te Kodit te Procedures Civile mbi
kompetencen tokesore, kur subjekt eshte personi juridik (neni 43). Te gjitha keto dispozita ne
harmoni me njera-tjetren i permbahen parimit te mirenjohur te caktimit te gjykates
kompetente ne vendbanimin e te paditurit dhe, nese eshte person juridik, ne vendin ku
ndodhet selia e tij. Per raste te veçanta, perjashtimore, ne varesi te natyres e llojit te padise
apo kerkeses objekt shqyrtimi, ligjvenesi, si ne Kodin e Procedures Civile ashtu edhe ne ligje
te posaçme, parashikon edhe zgjidhje te posaçme per caktimin e kompetences tokesore.
        Prandaj, nese ne ligje te ndryshme, apo brenda te njejtit ligj, permbahen dispozita qe,
ne kundershti me njera tjetren, parashikojne zgjidhje te ndryshme lidhur me kompetencen
lendore a tokesore te zgjidhjes se mosmarreveshjeve te se njejtes natyre, ne parim, gjykata qe
shqyrton çeshtjen, kur nuk konstaton ndonje qellim a vullnet te qarte perjashtimor ne vetvehte
te normes kundrejt normave te tjera te posaçme, i permbahet atij rregullimi, i cili eshte ne
harmoni me vete frymen e qellimin e ligjit te posaçem, si dhe me parimet e pergjithshme
proceduriale per caktimin e gjykates kompetente ne rendin juridik shqiptar, gjithnje ne
funksion te parashikimit te mjeteve efektive dhe sa me eficente per t’iu drejtuar gjykatave dhe
per dhenien e drejtesise.
        Per keto arsye, me te drejte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka çmuar se per
shqyrtimin e kerkesave per falimentim duhet te zbatoje parimet e pergjithshme dhe rregullat e
posaçme e te hollesishme mbi kompetencen tokesore te seksioneve tregtare te gjykatave te
rretheve gjyqesore, ku ndodhet selia e personave juridike debitore. Meqenese selia tregtare e
personit te trete “Dava” shpk ndodhet ne qytetin e Vlores, kompetente per shqyrtimin e
çeshtjes eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, e cila ka seksion tregtar prane saj.

                                PËR KËTO ARSYE
      Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 62 e 63 te Kodit te
Procedures Civile,

                                         VENDOSI
          Lenien ne fuqi te vendimit nr.1096, date 16.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane.

                                                             Tirane, me 14.05.2009




122
Nr.11243-00634-00-2009 i Regj.Themeltar
Nr.00-2009-509 i Vendimit (194)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

                  PADITËSE:                  ZIOCA SHPOFI, ne mungese
                  E PADITUR:                 ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE
                                             PASURIVE TE PALUAJTSHME TIRANE,
                                             ne mungese

                                           OBJEKTI:
                         Anullimi i Akt-Verifikimit date 30.06.2008
                   i Zv/Regjistruesit te Z.V.R.P.P. Tirane, Fetah Hasanaj
                       dhe saktesimi i siperfaqes se pasurise Nr-3/279
                       Zona Kadastrale nr.8260 nga 51 m2 ne 73 m2;
              detyrimi i pales se paditur Z.V.R.P.P. Tirane te beje ndryshimin
             dhe regjistrimin e siperfaqes se kesaj pasurie nga 51 m2 ne 73 m2.
                Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 324, 325, 328 te K.Pr.Civile,
             nenet 27 dhe 48/a d te ligjit nr.7843, date 13.07.1994, i ndryshuar.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2097, date 18.02.2009, ka
vendosur:
             Moskompetencen e shqyrtimit te kesaj çështje.
             Dergimin e akteve Seksionit Administrativ prane Gjykates se Shkalles se Pare
             Tirane.

       Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne baze te nenit 64/2 te Kodit
te Procedures Civile, ka parashtruar qendrimin e saj Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, e cila
kerkon rregullimin e kompetences, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:
    - Arsyetimi i vendimit per shpalljen e moskompetences eshte i gabuar, cenon te drejtat
       e paleve ndergjyqese per nje proçes te rregullt ligjor dhe bie ndesh me frymen e ligjit
       procedural civil dhe sherben per krijimin e nje praktike anti ligjore.
    - Gjyqtari ka detyrim qe te pranoje per gjykim çeshtjen qe i vjen nepermjet nje shorti te
       ndershem e korrekt. Ndersa ne nenin 322 te K.Pr.Civile eshte parashikuar qe Kryetari
       i gjykates, ne periudha te caktuara, mund te caktoje gjyqtaret e caktuar ne seksione
       edhe ne gjykimin e çeshtjeve te nje natyre tjeter, qe nuk jane te kompetences se
       seksioneve te ngritura ne kete gjykate.


                                                                                          123
   -   Neni 61 i K.Pr.Civile ka parashikuar mundesine e shpalljes se moskompetences dhe
       dergimin e akteve per kompetence nje gjykate tjeter dhe jo brenda te njejtes gjykate, e
       aq me pak brenda te njejtes dhome civile.
   -   Nga ana tjeter, edhe sikur te pranohet per nje moment logjika e perdorur nga gjyqtarja
       e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, perseri ajo gabon kur e cileson
       mosmarreveshjen si administrative, pasi ne themel ajo lidhet me te drejtat e pronesise
       se paditeses e nuk ka ndalim qe kjo çeshtje te shqyrtohet ne dhomen civile te gjykates.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi

                                            VËREN
         Vendimi nr.2097 akti, date 18.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nuk
eshte i mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet po te njejtes
gjykate per vazhdimin e gjykimit, si gjykate komptente.
         Me kerkese padine objekt gjykimi, Zoica Shpofi kerkon nga Gjykata e Rrethit
Gjyqesor Tirane te anulloje akte administrative te nxjerra nga i padituri, Zyra Vendore e
Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, duke u detyruar njekohesisht te beje
saktesimin e regjistrimin e prones sipas pretendimeve te paditesit.
         Padia e mesiperme eshte regjistruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ne daten
17.09.2008. Sipas rregullave ligjore mbi caktimin e shortit dhe rregullave te brendshme te
asaj gjykate per ndarjen e punes ne seksione e tek gjyqtaret e veçante, çeshtja i eshte caktuar
gjyqtares Manjola Berberi.
         Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, e formuar me gjyqtar te vetem si me siper, ne
seance gjyqesore, pas marrjes ne shqyrtim kryesisht te kompetences lendore per gjykimin e
çeshtjes, ka vendosur shpalljen e moskompetences se asaj gjykate dhe dergimin e akteve
bashkelidhur seksionit te shqyrtimit te mosmarreveshjeve administrative te po se njejtes
gjykate.
         Gjyqtari i seksionit administrativ qe ka marre ne shqyrtim çeshtjen e derguar per
kompetence ne menyren e sipertreguar, duke çmuar se ndodhej perpara ndalimit te konfliktit
per kompetencen, sipas nenit 64 te Kodit te Porcedures Civile, i ka parashtruar qendrimin e tij
Gjykates se Larte per te vendosur per rregullimin e kompetences. Ne kete qendrim
parashtrohet se ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane ekziston ndarja e dhomes civile ne disa
seksione, si seksioni i pergjithshem, ai administrativ, familjar, etj. Ndersa per shkak te
ngarkeses se çeshtjeve dhe dinamikes se tyre, mbeshtetur ne Kodin e Procedures Civile, ne
short dhe gjykime marrin pjese edhe gjyqtare te seksioneve te ndryshme, pavaresisht nga
natyra e mosmarreveshjes. Neni 61 i Kodit parashikon mundesine e dergimit te çeshtjes per
kompetence ndermjet gjykatave te ndryshme dhe jo brenda se njejtes gjykate.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se qendrimi i lartpermendur eshte i mbeshtetur
ne ligj, prandaj vendimi objekt gjykimi duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet te njejtit trup
gjykues te asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit te saj.
         Sipas shkakut dhe objektit te padise, çeshtja objekt shqyrtimi eshte mosmarreveshje e
natyres administrative. Prandaj, duke qene se pala e paditur ka seline ne Tirane, si
kompetenca lendore, ashtu edhe ajo tokesore i perket Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, e
cila, sipas dispozitave ne fuqi, ka te ngritur brenda saj seksion per gjykimin e çeshtjeve
administrative. Sipas nenit 320 ne lidhje me nenet 324 e 327 te Kodit te Procedures Civile,
çeshtja me objekt mosmarreveshje administrative shqyrtohet nga seksioni administrativ i
gjykates.




124
        Por njekohesisht, neni 322 i ketij Kodi lejon perjashtimin qe, “kur eshte ne interesin e
nje ndarje te drejte te punes”, kryetari i gjykates te ngarkoje gjyqtaret me shqyrtimin e
çeshtjeve qe nuk kane objekt mosmarreveshje te njejte ne lende me ate te seksionit ku bejne
pjese. Nje parashikim te njejte ne parim dhe te ngjashem ne disiplinim ben edhe neni 18, pika
1 e ligjit nr.9877, date 18.02.2008 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e
Shqiperise”.
        Ne interpretim te drejte te dispozitave te lartpermendura, gjyqtari i caktuar rregullisht
me short per te shqyrtuar nje çeshtje, edhe pse natyra e mosmarreveshjes eshte e ndryshme
nga lenda qe mbulon dhoma a seksioni i gjykates ku ai ben pjese, ka kompetencen tokesore e
lendore dhe eshte i detyruar ta shqyrtoje ate. Eshte e drejte dhe ne çmimin e kryetarit te
gjykates per te caktuar, nepermjet shortit, nje gjyqtar te nje seksioni tjeter qe te shqyrtoje
perjashtimisht, apo sipas situates se ngarkeses se punes, edhe çeshtje qe nga lenda e natyra e
tyre jane per gjykim ne nje seksion te ndryshem nga ai ku ben pjese. Ne kete kuptim,
perveçse kur caktimi i gjyqtarit sikurse me siper, nisur nga natyra e mosmarreveshjes, eshte e
ndaluar shprehimisht nga ligji, nuk mund te kete “dergim per kompetence” dhe as “konflikt
kompetencash” per shqyrtimin e se njejtes çeshtje ndermjet gjyqtareve te se njejtes gjykate.
Nisur nga dispozita e nenit 322, nje ndalim i tille nuk ekziston lidhur me mosmarreveshjet e
parashikuara ne nenin 320 te Kodit te Procedures Civile.

                                      PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 64 te Kodit te Procedures
Civile,

                                      VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.2097 akti, date 18.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim te njejtit trup gjykues te po asaj gjykate per
vazhdimin e gjykimit, si gjykate kompetente.

                                                             Tirane, me 14.05.2009




                                                                                             125
Nr.31001-00639-00-2009 i Regj.Themeltar
Nr.00-2009-738 i Vendimit (195)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.05.2009 mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

                  PADITËS:                   SHOQERIA “ATEANI” SHPK, ne mungese
                  E PADITUR:                 DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE,
                                             ne mungese

                                    OBJEKTI PADISË:
                       Shfuqizimin e proçesverbaleve te konfiskimit
        me nr.0058863, 0058864, 0058994, date 06.09.2008 per bllokimin e kromit
               ne sasine prej 140 ton e 820 kg. te Policise Tatimore Tirane.
                                Kthimin e mallit te bllokuar.
          Baza Ligjore: Neni 31, 32/a, 153 dhe nenet 324 e vijues te K.Pr.Civile;
                    Nenet 4, 9, 11, 18, 115, 116/c, 117, 118, 119, 121,
                      135, 137, 138, 139, 141 te K.Pr.Administrative;
        Nenet 55, 56 ne lidhje me nenet 57 dhe 58 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999,
                     ndryshuar me ligjin nr.8710, date 15.12.2000, etj.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2537 akti, date 06.03.2009, ka
vendosur:
             Mospranimin e kerkeses se pales se paditur, Drejtoria e Pergjithshme e
             Tatimeve per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile nr.2537
             Akti te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

       Kunder vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ne baze te nenit 59/2 te Kodit
te Procedures Civile, ka ushtruar ankim te veçante Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, e cila
kerkon prishjen e ketij vendimi dhe nxjerrjen e çështjes jashte juridiksionit gjyqesor, duke
parashtruar shkaqet e meposhtme:
    - Ligji nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore” ka percaktuar kompetencat e
       Sektorit te Zbatimit (Task-Force) prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe
       njesive te zbatimit prane Drejtorive Rajonale ne lidhje me konstatimet e
       kundervajtjeve administrative, si dhe ndjekjen e procedurave te metejshme dhe
       marrjen e masave administrative parandaluese, te parashikuara me ligj. Ky grup
       kontrolli, bazuar ne nenin 121 te ligjit “Per Procedurat Tatimore”, ka nxjerre aktin e
       konfiskimit te mallrave.


126
   -   Pala paditese, perpara se t’i drejtohej gjykates me padi, ne kuptim te neneve 18/a e
       137, pika 1 dhe 2 te K.Pr.Administrative, nenit 328/1 te K.Pr.Civile dhe nenit 107,
       pika 4 te ligjit per procedurat tatimore, duhet te shteronte mjetet e ankimit
       administrativ. Ai kishte te drejten e ankimit tek Drejtoria Rajonale ose Drejtoria e
       Investigimit (Task-Force), nenet 139, pika 1/a dhe 124, pika 1 te K.Pr.Administrative
       ose ne organin epror, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve.
   -   Duke qene se objekt padie eshte shfuqizimi i aktit administrativ, kjo eshte prerogative
       vetem e organit epror (neni 124/1 i K.Pr. Administrative), ne rastin konkret Drejtori i
       Pergjithshem i Tatimeve (neni 14, pika 2 e ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per
       procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”).
   -   Drejtoria e Apelimit Tatimor prane DPT-se, sipas nenit 18 dhe 106 te ligjit nr.9920,
       date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” shqyrton
       vetem rastet qe ankimojne njoftim vleresimin apo detyrimet tatimore te tatimpaguesit,
       pra nuk mund te shqyrtoje vlefshmerine e nje akti administrativ te nxjerre si rezultat i
       nje kundervajtje administrative.
   -   Rezulton se pala paditese nuk ka ushtruar ankimin administrativ kunder aktit qe
       kundershton me padi. Per rrjedhoje, bazuar ne nenin 137, pika 3 te
       K.Pr.Administrative dhe perderisa ligji nuk ka parashikuar ankimin e drejteperdrejte
       ne gjykate, sikunder ka vepruar pala paditese, kjo çeshtje nuk i perket juridiksionit
       gjyqesor, por atij administrativ.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                          VËREN
        Vendimi nr.2537 akti, date 06.03.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i
mbeshtetur ne ligj dhe duhet te mbetet ne fuqi, por me nje arsyetim ligjor tjeter.
        Gjykata e shkalles se pare Tirane ka pranuar se grupi i kontrollit te Sektorit te
Zbatimit (Task-Force), strukture prane pales se paditur Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve,
ne perfundim te ushtrimit te kontrollit ne vend ne daten 06.09.2008, ka çmuar se gjendet
perpara shkeljeve administrative te kryera nga pala paditese “Ateani” shpk, nepermjet
transportimit te mineralit te kromit ne kundershtim me ligjin, si mallra ne transportim te
pashoqeruar me dokumente tatimore. Njekohesisht, krahas konstatimit te ketyre shkeljejve ne
formen e kundervajtjes administrative, nepermjet tre proçesverbaleve perkatese, grupi i
kontrollit ka vendosur edhe dhenien e denimit administrativ perkates qe parashikon ligji per
kete rast, duke konfiskuar te gjithe sasine e mineralit te kromit qe transportohej ne
kundershtim me ligjin. Per dhenien e ketij denimi administrativ, grupi i kontrollit te Sektorit
te Zbatimit prane te paditurit eshte mbeshtetur ne kompetencen dhe sanksionin qe parashikon
neni 121 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e
Shqiperise”.
        Paditesi, “Ateani” shpk, ka vleresuar se ligji i lartpermendur i njeh te drejten e
paraqitjes se ankimit administrativ ne Drejtorine e Apelimit Tatimor prane te paditurit.
Prandaj me daten 08.09.2008 ka depozituar ankimin perkates. Nga ana tjeter, Drejtoria e
Apelimit Tatimor, me pergjigjen e dates 22.09.2008, njofton paditesin se nuk e merr ne
shqyrtim ankimin e tij si te papranueshem, sepse aktet administrative objekt ankimi jane akte
te krahasueshme me nje mase te mbledhjes me force. Keto lloj masash nuk jane nga ato te
parashikuara ne nenin 106 te ligjit nr.9920 date 19.05.2008, pra nuk jane objekt apelimi
administrativ ne Drejtorine e Apelimit Tatimor. Ne fund, i njeh ankuesit te drejten qe, ndaj
vendimit te saj, te paraqese ankim ne gjykate brenda 30 diteve.



                                                                                            127
         Ne rrethana te tilla, duke pretenduar se nuk ka kryer ndonje kundervajtje
administrative dhe se ka ezauruar rrugen administrative te ankimit, me daten 05.10.2008,
paditesi, “Ateani” shpk, ka paraqitur ne gjykate padine objekt gjykimi, me te cilen kerkon
shfuqizimin e tre proçesverbaleve me te cilat eshte konstatuar dhe vendosur, perkatesisht,
shkelja dhe denimi administrativ i paditesit me konfiskim te mallit.
         Ne seancen gjyqesore te dates 06.03.2009, i padituri i ka parashtruar gjykates
kerkesen per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, sepse paditesi nuk ka ezauruar
rrugen administrative te ankimimit. Perpara se t’i drejtohej gjykates, paditesi duhet te bente
ankim perpara drejtorise rajonale perkatese ose Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve.
         Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur mospranimin e kerkeses per nxjerrjen
e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor. Gjykata arsyeton se brenda afatit ligjor 30 ditor,
paditesi ka paraqitur ankim ne Drejtorine e Apelimit Tatimor kunder akteve te konstatimit te
kundervajtjes administrative dhe dhenies se mases se konfiskimit te mallit, e cila, nga ana e
saj, ka vendosur te refuzoje ankimin, per shkak se e ka konsideruar te papranueshem. Ne kete
menyre, paditesi ka permbushur detyrimet qe rrjedhin nga neni 328 i K.Pr.Civile, neni 137 i
K.Pr.Administrative dhe nenet 106 e vijues te Kreut XIII te ligjit nr.9920 date 19.05.2008
“Per procedurat tatimore”. Keshtu qe, sipas nenit 108 dhe pikes 2 te nenit 109 te ketij ligji,
paditesit i ka lindur e drejta te paraqese ankim ne gjykate kunder vendimit te Drejtorise se
Apelimit Tatimor. Por, nga ana tjeter, ne arsyetimin e saj, gjykata pranon edhe se qendrimi i
Drejtorise se Apelimit Tatimor per refuzimin e shqyrtimit te ankimit eshte i mbeshtetur ne
ligj dhe i justifikuar. Ne kete menyre, gjykata ka arritur ne perfundimin se paditesi ka
ezauruar rrugen administrative te ankimimit dhe çeshtja eshte ne juridiksionin gjyqesor.
         Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka parashtruar ankim te veçante i
padituri, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Ankuesi pretendon se nga paditesi nuk eshte
ezauruar rruga administrative e ankimit, sepse, sipas neneve 124/1 dhe 139/4 te
K.Pr.Administrative, kishte te drejten e ankimit perpara organit qe ka nxjerre aktet e
kundershtuar, qe eshte drejtoria rajonale tatimore ose ne Drejtorine e Investigimit (Task
Force), ose ne organin epror, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve. Edhe i padituri, ne ankimin
e tij, pretendon se Drejtoria e Apelimit Tatimor, ne zbatim te neneve 18 dhe 106 te ligjit
nr.9920 date 19.05.2008, shqyrton vetem rastet e ankimeve kunder njoftim-vleresimit tatimor
apo detyrimeve tatimore, pra nuk shqyrtojne vlefshmerine e nje akti administrativ te nxjerre
si rezultat i kryerjes se nje kundervajtjeje administrative dhe denimin perkates.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se nuk jane te mbeshtetura ne ligj pretendimet
e parashtruara ne ankimin e veçante te te paditurit per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor dhe nevojen qe paditesi te ndjeke e ezauroje me pare rrugen administrative per
kundershtimin, ne menyre alternative, ne tre organe tatimore, te proçeverbaleve te
konfiskimit te mallit, ne baze te nenit 121 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008. Por, ky Kolegj
çmon se ne ankim, me te drejte parashtrohet se Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk ka ne
kompetence te shqyrtoje ankime kunder akteve te nxjerra per konstatimin dhe caktimin e
denimit per veprime a mosveprime, qe perbejne kundervajtje administrative sipas kreut XVI
te ketij ligji.
         Nga ana tjeter, Kolegji Civil çmon se disponimi i vendimit te gjykates se shkalles se
pare per mospranimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor eshte i
mbeshtetur ne ligj. Por, ky Kolegj vlereson se gjykata e shkalles se pare e ka mbeshtetur
vendimin e saj edhe ne disa arsyetime e perfundime, qe jane rrjedhoje e interpretimit te
gabuar te dispozitave proceduriale civile, si dhe te atyre te ligjit material e procedurial
administrativ. Prandaj vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te mbetet ne fuqi, por me
nje arsyetim tjeter.




128
        Keshtu, gjykata interpreton ne menyre te gabuar ligjin, kur shprehet se paditesi ka
permbushur detyrimin ligjor per te paraqitur ankim administrativ dhe se ka ezauruar rrugen
administrative te ankimit. Ne kete menyre, gabimisht, gjykata ka pranuar se kunder akteve te
konstatimit te kundervajtjes administrative dhe caktimit te mases se konfiskimit, sipas nenit
121 te ligjit nr.9920, date 15.09.2008, paditesi kishte detyrimin qe t’i drejtohej me ankim nje
organi administrativ, pas pergjigjes te se cilit, duhet te konsiderohet se ankimuesi e ka
ezauruar kete rruge ankimimi.
        Kolegji Civil çmon se per zgjidhjen e çeshtjes objekt gjykimi, perfshire edhe
juridiksionin e zbatueshem, gjykata duhet te mbeshtetet ne dispozitat me karakter te
pergjithshem per zgjidhjen e mosmarreveshjeve administrative te K.Pr.Civile (nenet 324-
333), ato te K.Pr.Administrative, ne dispozitat e ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per
kundervajtjet administrative”, si dhe dispozitat me natyre te posaçme per objektin e gjykimit,
te parashikuara ne ligjin nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”.
        Ne nenin 328 te K.Pr.Administrative parashikohet se padia kunder nje akti
administrativ mund te paraqitet ne gjykate pas dhenies se vendimit te organit administrativ
kompetent per shqyrtimin e ankeses, perveç kur ligji parashikon ankimin e drejtperdrejte ne
gjykate.
        Po keshtu, K.Pr.Administrative, ne nenin 137, parashikon se parimisht palet e
interesuara mund t’i drejtohen gjykates vetem pasi te kene ezauruar rekursin administrativ.
        Ne interpretim te drejte te dispozitave te lartpermendura vjen perfundimi se pala e
interesuar mund t’i drejtohet gjykates per te kundershtuar nje akt administrativ vetem nese
ligji parashikon te drejten e ankimit ndaj aktit direkt ne gjykate, ose ne rastet kur ligji nuk
parashikon nje procedure dhe modalitete konkrete qe i perkasin juridiksionit administrativ, si
rruge te detyrueshme administrative per paraqitjen e ankimit kunder aktit administrativ.
        Ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi shqyrtohet padia e ngritur nga paditesi per
kundershtimin (shfuqizimin) e tre akteve administrative: proçesverbaleve te konstatimit te
kundervajtjes administrative dhe caktimit te denimit perkates, mases se konfiskimit mbi
mallin e transportuar ne menyre te paligjshme nga paditesi. Keto akte jane nxjerre ne
mbeshtetje te nenit 121 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008, ku parashikohet se: “1.
Tatimpaguesi, që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me
dokumente tatimore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, dënohet me konfiskim të të gjithë
sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me
dokumente tatimore”. Kjo dispozite gjendet ne kreun XVI “Sanksionet”, ku parashikohen
llojet e kundervajtjeve administrative ne fushen tatimore, llojet dhe masat e denimeve per
secilen prej tyre dhe, vetem per disa prej kundervajtjeve konkrete edhe organe kompetente
per konstatimin apo per caktimin e denimit a rishqyrtimin e ankimit kunder llojit dhe mases
se denimit te dhene per ate shkelje konkrete (p.sh. neni 111, 112/5, 125/2, 127/2, etj.). Ne
asnje dispozite tjeter te ketij ligji nuk parashikohet ndjekja e nje rruge administrative per
ankimimin e akteve qe konstatojne kundervajtje administrative dhe caktojne denimet
perkatese.
        Nga ana tjeter, ndryshe nga kundervajtjet administrative dhe denimet perkatese te
parashikuara ne kreun XVI (nenet 111-132), ligji nr.9920, date 19.05.2008 ne kreun XIII
“Ankimi administrativ tatimor”, parashikon ne menyre te detajuar rastet dhe detyrueshmerine
e ankimimit administrativ tatimor lidhur me njoftimet e vleresimit tatimor, aktet qe ndikojne
ne detyrimin tatimor te tatimpaguesve, etj., afatet dhe organet perpara te cilave paraqiten dhe
shqyrtohen ankimet administrative. Ne nenin 106 parashikohet edhe objekti i mundshem i
ankimit administrativ tatimor: “1. Tatimpaguesi mund të ankimojë kundër çdo njoftim
vlerësimi, çdo vendimi që ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkese për rimbursim ose
lehtësim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv të posaçëm tatimor, në lidhje me tatimpaguesin”.
Ndersa neni 108 parashikon Drejtorine e Apelimit Tatimor ne Drejtorine e Pergjithshme te


                                                                                           129
Tatimeve si organi kompetent qe shqyrton keto lloj ankimesh administrative. Sipas nenit 109,
vetem pas dhenies se vendimit te kesaj strukture, tatimpaguesi mund te ngreje padi ne
gjykate.
         Nisur nga interpretimi i drejte i dispozitave te lartpermendura dhe nga rrethanat e
çeshtjes objekt gjykimi, Kolegji Civil vjen ne perfundimin se te tre aktet administrative,
proçesverbale te konstatimit te kundervajtjes administrative e te caktimit te mases se denimit
administrativ ndaj paditesit me konfiskim malli, nuk bejne pjese ne ato akte qe displinohen
nga kreu XIII (neni 106 e vijues) i ligjit nr.9920, date 19.05.2008, sepse nuk kane te bejne me
vleresime tatimore a detyrime tatimore, por kane te bejne me konsumim te nje lloji te
posaçem te kundervajtjes administrative. Per rrjedhoje, per kundershtimin e ketyre akteve
nuk gjejne zbatim dispozitat e kreut XIII te ketij ligji, por ato te kreut XVI te tij. Nga ana
tjeter, ne kreun e XVI, aq me teper ne lidhje me kundervajtjen administrative konkrete te
parashikuar ne nenin 121 te tij, ligjvenesi nuk ka parashikuar asnje detyrim, afat e procedure
per palen e denuar per t’iu drejtuar me ankim administrativ ndonje organi administrativ
tatimor.
         Ne rrethana te tilla, Kolegji Civil çmon se paditesi nuk kishte asnje detyrim t’iu
drejtohej organeve tatimore per t’u ankuar ne rruge administrative kunder akteve
(proçesverbaleve) te konstatimit te kundervajtjes administrative dhe denimit te tij me
konfiskim te mallit si i pashoqeruar me dokumenta tatimore. Ne kete kontekst, me te drejte
Drejtoria e Apelimit Tatimor ka vendosur te refuzoje shqyrtimin e ankimit si i papranueshem,
me arsyetimin se nuk eshte ne kompetencen dhe objektin e veprimtarise se saj. Ndersa eshte i
gabuar ligjerisht arsyetimi i gjykates qe e konsideron vendimin e Drejtorise se Apelimit
Tatimor si shkalle, ezaurim te rruges administrative te ankimit administrativ, ne nje kohe qe,
ne menyre kontradiktore, vete kjo gjykate arsyeton se refuzimi i Drejtorise se Apelimit per te
shqyrtuar ankimin si i papranueshem eshte i “mbeshtetur ne ligj dhe i justifikuar”.
         Nisur nga sa me siper, ne mungese te rregullimeve te posaçme nga legjislacioni
tatimor, duke qene se kemi te bejme me nje kundervajtje administrative dhe me konstatimin e
caktimin e denimit per nje kundervajtje te tille, Kolegji Civil çmon se per formimin e
ndergjyqesise, parashtrimin e kerkimeve e prapesimeve te paleve ndergjyqese dhe per
zgjidhjen e çeshtjes, duhet te gjejne zbatim edhe dispozitat me karakter te pergjithshem te
ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative” (i ndryshuar).
         Ne ligjin nr.7697, date 07.04.1993 jepet kuptimi i kundervajtjes administrative, llojet
e denimeve dhe masave perkatese administrative, afatet e procedurat e zbatueshme per
konstatimin e kundervajtjeve dhe caktimin e denimeve, etj. Ndermjet te tjerave, ne nenin 11
parashikohet se: “Kundervajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit nga organi perkates i
administrates shteterore, ose nga gjykata ne territorin e te cileve eshte kryer kundervajtja”.
Sipas dispozitave te ketij ligji (neni 3, 11, 13 e vijues), rregulla te hollesishme per shkeljet qe
perbejne kundervajte adminstrative, apo procedurat e organet qe merren me konstatimin e
tyre dhe denimet perkatese mund te caktohen nga ligje te veçanta. Ndersa ne nenin 18
parashikohet se: “Kunder vendimit te denimit nga organi administrativ mund te behet ankim
ose proteste …… ne gjykaten ku eshte kryer kundervajtja, vendimi i se ciles eshte i formes se
prere”.
         Ne çeshtjen objekt gjykimi aktet qe kundershtohen (proçeverbalet per konstatimin e
kundervajtjes administrative dhe caktimin e denimit me konfiskim te mallit), jane mbeshtetur
ne nenin 121 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”. Sikurse u arsyetua
me siper, ky ligj nuk ben parashikime te posaçme dhe as dallime mbi organin kompetent per
konstatimin e kundervajtjes administrative dhe organin qe shqyrton shkeljen e konstatuar me
qellim dhenien, ose jo te denimit administrativ perkates. As edhe per mundesine apo
detyrimin per t’u ankuar administrativisht kunder konstatimit apo caktimit te denimit per
kryerjen e kundervajtjes administrative. Prandaj Sektori i Zbatimit (Task Force) prane pales


130
se paditur ka kryer njekohesisht veprimet per konstatimin e kundervajtjes administrative dhe
caktimin e sanksionit perkates, konfiskimit te mallit si i pashoqeruar me dokumenta tatimore
(neni 121).
        Ne kete menyre, vjen perfundimi se paditesi nuk kishte asnje detyrim te bente ankim
administrativ. Ai, duke zbatuar nenin 328 te K.Pr.Civile, si dhe nenin 18 te ligjit nr.7697, date
07.04.1993, kishte te drejten qe te parashtronte ankim te drejtperdrejte ne gjykate.
        Prandaj, Kolegji Civil çmon se çeshtja objekt gjykimi ben pjese ne juridiksionin
gjyqesor dhe vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te mbetet ne fuqi.
        Gjykata e shkalles se pare, duke vazhduar gjykimin, te mbaje parasysh se per
zgjidhjen e mosmarreveshjes ne gjykim nuk gjejne zbatim dispozitat mbi ankimin kunder
akteve qe kane te bejne me vleresimet tatimore dhe detyrimet tatimore (kreu XIII), por ato
mbi kundervajtjet administrative tatimore te parashikuara nga kreu XVI i ligjit nr.7697, date
07.04.1993. Prandaj, duke u nisur nga natyra e ketij lloji te gjykimit te posaçem, ku si objekt
shqyrtimi eshte ankimi kunder vendimit te denimit te paditesit per kryerjen e kundervajtjes
administrative, duhet te çmohen edhe ndergjyqesia, afatet dhe modalitetet e tjera qe lidhen
me kete çeshtje. Ne perfundim te shqyrtimit te saj, sikurse parashikon paragrafi i dyte i nenit
18 te ligjit nr.7697, date 07.04.1993: “Gjykata qe shqyrton ankimin …….. vendos lenien ne
fuqi te vendimit, ndryshimin e tij, pushimin e çeshtjes, ose e prish dhe e gjykon vete çeshtjen”.
Vendimi i gjykates eshte i formes se prere dhe i paankimueshem.
        Sa me siper vjen si perfundim edhe ne kuptim e interpetim te harmonizuar te
permbajtjes se nenit 43 te Kushtetutes me ate te nenit 2 te protokollit 7 te Konventes per
Mbrojtjen e Njeriut dhe Lirive Themelore dhe jurisiprudencen perkatese te konsoliduar te
Gjykates per te Drejtat e Njeriut. Sipas kesaj dispozite, nga e drejta e ankimit ne nje gjykate
me te larte mund te behet perjashtim nga ligji vendas: “Kjo e drejte mund te kete perjashtime
per shkelje te lehta, siç jane percaktuar nga ligji ….”. Sipas praktikes gjyqesore te Gjykates
se Strasburgut, keto perjashtime lidhen me shkelje te natyres se lehte, kryesisht te llojit
adminstrativ e disiplinor, per te cilat nuk eshte parashikuar si denim heqja e lirise, apo nuk
eshte dhene denim me heqje lirie (Engel dhe te tjere kunder Holandes, 1976) (Ozturk kunder
Gjermanise, 1982) (Gurepka kunder Ukraines, 2005).

                                      PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 59 te Kodit te Procedures
Civile,

                                   VENDOSI
      Lenien ne fuqi te vendimit nr.2537 akti, date 06.03.2009 te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Tirane.

                                                             Tirane, me 14.05.2009




                                                                                             131
Nr.21002-02410-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-505 i Vendimit (196)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Shpresa Beçaj          Kryesuese
                      Ardian Dvorani         Anetar
                      Mirela Fana            Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Fatos Lulo             Anetar

ne daten 14.05.2009, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.02410-00-
2007 akti, qe u perket paleve:

                  PADITËS:                   HEKTOR KAMBERAJ, i biri i Fejziut,
                                             i dtl.1960, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane,
                                             ne mungese.
                  I PADITUR:                 XHOVANA XHABRAHIMI, e bija e Mustafait,
                                             e dtl.1961, lindur dhe banuese ne Tirane,
                                             ne mungese.

                                  OBJEKTI I PADISË:
                             Ndryshimi i detyrimit ushqimor.
             Baza Ligjore: Neni 192, 197, 198, 207 e vijues i Kodit te Familjes.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.1150, date 28.02.2006, ka
vendosur:
             Rrezimin e kerkese-padise si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.307, date 13.03.2007, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.1150, date 28.02.2006 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane.
              Pranimin e padise.
              Detyrimin e paditesit Hektor Kamberaj te paguaje ne favor te femijes Bora
              Kamberaj, detyrimin ushqimor ne shumen 10.000 leke ne muaj.

       Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.307, date 13.03.2007, ne baze te
nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs e paditura
Xhovana Xhabrahimi, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
   - Gjykimi eshte zhvilluar ne mungesen time, megjithe interesimin tim per te pare listat
       e gjykimeve.
   - Kredia Bankare nuk perben ndryshim te ri te situates financiare dhe aftesise paguese
       te paditesit Hektor Kamberaj, pasi kredia perben nje pretendim te ngritur me kohe prej
       tij edhe ne gjykimet e meparshme.


132
   -   Çregjistrimi si person fizik, ne baze te ligjit nr.7512, date 10.09.1991, vjen per shume
       arsye dhe nje nder to eshte dhe deshira per t’u çregjistruar e personit dhe jo
       falimentimi i tij ne biznes, ose kalimi i tij ne biznes te madh. Paditesi aktualisht ka ne
       funksion lokalin e tij 2 katesh bar-kafe ne Institutin Bujqesor Kamez.
   -   Faturat tatimore te paguara nga paditesi per vitin 2005 kane qene me te larta se viti
       2004.
   -   Paditesi eshte çregjistruar si person fizik me date 18.10.2005, ne nje kohe qe vendimi
       i gjykates nr.1596 per shtimin e pensionit ushqimor ishte shpallur me date 06.10.2005.
       Kjo nenkupton qarte shmangien e paditesit nga detyrimi ushqimor per femijen.
   -   Paraqitem si prova dhe tre vertetime, ku del se paditesi ka tre makina ne pronesi, gje
       qe tregon se paditesi ka mundesi shume te medha financiare per te paguar detyrimin
       ushqimor per vajzen e tij.
   -   Nga ana e gjykates nuk jane marre parasysh nevojat reale dhe te ndryshuara nga koha
       e dhenies se vendimit te pare, ku vajza eshte e rritur dhe studion ne shkolle private me
       pagese (kolegji turk), ku eshte ne vitin e IV-te dhe ne jetojme ne nje baneses me qira.
       Ne kete menyre, gjykata nuk ka marre parasysh kerkesat e nenit 201/2 te K.Familjes.

     Ne mbeshtetje te nenit 477 te K.Pr.C. ka ushtruar kunderrekurs pala paditese Hektor
Kamberaj, duke kerkuar mospranimin e rekursit.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi gjyqtarin Fatos Lulo; ne mungese te paleve ndergjyqese; si dhe pasi
shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

                                            VËREN
        Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se palet ndergjyqese kane
qene te lidhur ne martese ligjore. Nga bashkejetesa e tyre ka lindur vajza Bora, e vtl.1990. Ne
vitin 1992, palet i kane dhene fund gjyqesisht marteses se tyre, duke i mbetur femija per rritje
dhe edukim pales se paditur. Ne vendimin perkates eshte caktuar dhe pensioni ushqimor ne
shumen prej 6000 leke. Me vendimin gjyqesor nr.1596, date 24.03.2005 eshte vendosur rritja
e shumes se ketij pensioni ushqimor ne vleren 20.000 leke ne muaj. Pasi vendimi ka marre
forme te prere, pala paditese ka kerkuar gjyqesisht ndryshimin e kesaj vlere, me pretendimin
se ka ndryshuar situata e tij financiare, duke mos perballuar dot vleren e pensionit te caktuar
nga gjykata.
        Konstatohet se Gjykata e Shkalles se Pare Tirane e rrezoi padine, duke e gjetur te
pabazuar ne prova dhe ne ligj. Nderkohe, Gjykata e Apelit Tirane, arriti ne nje konkluzion te
ndryshem, duke vendosur pranimin e padise dhe caktimin e nje pensioni ushqimor prej
10.000 leke ne muaj.
        Gjykata e Larte u investua ne shqyrtimin e kesaj çeshtje, mbeshtetur ne rekursin e
paraqitur nga pala e paditur. Para fillimit te seances gjyqesore, u administrua nga sekretaria e
Gjykates se Larte kerkesa per heqje dore nga rekursi, e paraqitur nga pala e paditur Xh.
Xhabrahimi (shkrese nr.X-3 prot., date 17.02.2009). Nga permbajtja e ketij akti te nenshkruar
nga palet ndergjyqese, rezulton se palet ndergjyqese dhe vajza e tyre kane arritur ne gjetjen e
mirekuptimit ne lidhje me mosmarreveshjen konkrete, duke kerkuar heqjen dore nga rekursi.
Nenshkrimet ne kete kerkese jane vertetuar sipas ligjit, nga ana e noterit.
        Per sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se kerkesa e mesiperme
ploteson kushtet e parashikuara nga dispozita e nenit 490 te K.Pr.Civile.




                                                                                             133
                                   PËR KËTO ARSYE
      Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 490 te Kodit te Proçedures Civile,

                                      VENDOSI
      Pushimin e gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

                                                             Tirane, me 14.05.2009




134
Nr.31003-00636-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-585 i Vendimit (197)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Arjana Fullani         Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

                  PADITËS:                   MJAFTIME KOJANI, ne mungese.
                  E PADITUR:                 AGJENCIA E KTHIMIT E KOMPENSIMIT
                                             TE PRONAVE TIRANE, ne mungese.

                                        OBJEKTI:
                      Kundershtim i vendimit nr.923. date 26.08.2008
                                 te A.K.K.Pronave Tirane.
                   Baza Ligjore: Neni 18 i ligjit nr.9583, date 17.07.2006.


       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore me vendimin nr.329, date 10.02.2009 ka vendosur:
              Te shpalle moskompetencen e Gjykates se Shkalles se Pare Vlore per
              gjykimin e çeshtjes civile me nr.906 akti date 19.01.2001 Regjistrimi, me pale:
              Padites - Mjaftime Kojani; e Paditur - Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te
              Pronave Tirane; me objekt kundershtim i vendimit nr.923, date 26.08.2008 te
              AKK Pronave Tirane.
              Dergimin e akteve Gjykates se Shkalles se Pare Tirane si gjykate kompetente
              per gjykimin e kesaj çeshtjeje.

        Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore nr.329, date 10.02.2009 ka
ushtruar ankim te veçante ne Gjykaten e Larte paditesja Mjaftime Kojani, duke kerkuar
prishjen e vendimit nr.329, date 10.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore, per keto
arsye:
    - Edhe pse ne vendim formalisht A.K.K. Pronave Tirane eshte shprehur per shfuqizimin
        e vendimit nr.2, date 21.01.2008 te Z.R.K.K. Pronave te Qarkut Vlore, ne fakt A.K.K.
        Pronave Tirane ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit te Z.R.K.K. Pronave te
        Qarkut Vlore, sepse ky i fundit me vendimin nr.2, date 21.01.2008, ka vendosur per
        mosnjohjen e se drejtes se pronesise se Qamil Kojanit. Ne kete vendim, Z.R.K.K.
        Pronave te Qarkut Vlore ka shqyrtuar dhe vendosur vetem mbi kerkesat e
        trashegimtareve te Qamil Kojanit dhe perfundimisht ka vendosur te mos i njohe dhe
        ktheje Qamil Kojanit pronen. Keshtu qe perdorimi i emrit te Ahmet Kojanit ne vend
        te Qamil Kojanit eshte vetem nje lapsus i A.K.K. Pronave Tirane.



                                                                                          135
   -   Do te ishim para zgjidhjes ne themel prej A.K.K. Pronave vetem nese Z.R.K.K.
       Pronave te Qarkut Vlore, me vendim do te kishte pranuar kerkesen e trashegimtareve
       te Qamil Kojanit per njohjen e se drejtes se pronesise dhe A.K.K. Pronave Tirane do
       te kishte vendosur prishjen e ketij vendimi dhe, duke e zgjidhur çeshtjen ne themel, do
       te kishte vendosur: Mosnjohjen e se drejtes se pronesise se trashegimlenesit te
       kerkuesit. Ne kushtet kur, si Z.R.K.K. Pronave te Qarkut Vlore, ashtu dhe A.K.K.
       Pronave Tirane, ka vendosur: “Mosnjohjen e te drejtes se pronesise se
       trashegimlenesit te kerkuesit”, ky vendim nuk perfaqeson zgjidhjen ne themel prej
       A.K.K. Pronave Tirane, per rrjedhoje, ne baze te nenit l8/b te paragrafit te II te ligjit
       nr.9583, date 17.07.2006, kompetente per shqyrtimin e kesaj çeshtje eshte Gjykata e
       Rrethit Vlore. Ne kete rast, A.K.K. Pronave Tirane perfaqesohet ne gjykim prej
       Z.R.K.K. Pronave Vlore.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

                                          VËREN
       Vendimi nr.329, date 10.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore eshte i drejte
dhe duhet te lihet ne fuqi.
       Nga shqyrtimi i dosjes gjyqesore, rezulton se paditesja i eshte drejtuar fillimisht Zyres
Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Qarku Vlore, per njohjen dhe kthimin e
prones se trashegimlenesit te saj Qamil Kojani, te ndodhur ne fshatin Radhime te Rrethit te
Vlores. Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Vlore, me vendimin
nr.2, date 21.01.2008, ka vendosur te mos njohe te drejten e pronesise te subjektit te
shpronesuar Qamil Kojani (trashegimtareve te tij) per siperfaqen toke bujqesore prej 9000 m2
te ndodhur ne zonen kadastrale 3140 Radhime, Vlore. Kunder ketij vendimi, paditesja
Mjaftime Kojani, ka bere ankim ne Agjencine e Kthimit e Kompensimit te Pronave Tirane.
Kjo e fundit, me vendimin nr.923, date 26.08.2008, ka vendosur: shfuqizimin e vendimit nr.2,
date 21.01.2008 te Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Qarkut Vlore.
       Ne keto kushte, paditesja ka paraqitur padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Vlore dhe
kerkon prej saj: Shfuqizimin e vendimit nr.923, date 26.08.2008 te Agjencise te Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave Tirane.
       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.329, date 10.02.2009, ka vendosur
te shpalle moskompetencen e Gjykates se Shkalles se Pare Vlore dhe t’i dergoje aktet
Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, si gjykate kompetente per gjykimin e kesaj çeshtjeje.
       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, si shqyrtoi aktet e ndodhura në dosje gjyqesore,
çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë e ka zgjidhur drejt çështjen.
       Neni 18 i ligjit nr.9235, date 29.07.2004, “Per kthimin dhe Kompensimin e Prones”,
ndryshuar me ligjin nr.9388, date 04.05.2005 dhe ligjin nr.9583, date 17.07.2006, parashikon
se: “Kunder vendimit per lenie ne fuqi te vendimit te A.K.K.P.-se se Zyres Rajonale, ankimi
kryhet prane Gjykates se Rrethit ne Territorin e Qarkut ku ka vendndodhjen Zyra Rajonale e
A.K.K.P.-se se Qarkut dhe mbrojtja e interesave te A.K.K.P.-se kryhet nga Zyra Rajonale e
A.K.K.P.-se se Qarkut. Kur vendimi zgjidh çeshtjen ne themel, ankimi kryhet prane
Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe A.K.K.P.-ja perfaqesohet ne gjykim nga Zyra e
A.K.K.P.-se ne qender".
       Kolegji Civil çmon se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Tirane, me
vendimin nr.923, date 26.08.2008, eshte shprehur dhe ka zgjidhur themelin e çeshtjes objekt
shqyrtimi dhe ne veshtrim te nenit 18/2, te cituar me siper, kompetente per shqyrtimin e
ankimit ndaj ketij vendimi te A.K.K.P. Tirane eshte Gjykata e Shkalles se Pare Tirane.



136
                                      PËR KËTO ARSYE
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

                                        VENDOSI
         Lenien ne fuqi te vendimit nr.329, date 10.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Vlore.

                                                            Tirane, me 26.05.2009




                                                                                             137
Nr.31001-00640-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-772 i Vendimit (198)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Arjana Fullani         Anetare
                      Mirela Fana            Anetare
                      Aleksander Muskaj      Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen me pale:

                  PADITËS:                   “HARI LENA” SH.P.K., perfaqesuar ne gjyq
                                             nga avokate Alma Çami
                  E PADITUR:                 DREJTORIA E PERGJITHSHME E
                                             TATIMEVE TIRANE, ne mungese

                                          OBJEKTI:
                              Kundershtim i aktit administrativ
                 “Proçes-Verbal Konfiskimi” nr.0058714, date 07.08.2008,
                 per sekuestrimin e artikujve ushqimore te pales se paditur.
              Baza Ligjore: Nenet 324, 325, 328, te Kodit te Procedures Civile;
                   neni 106, i ligjit “Per Procedurat Tatimore ne R.SH”;
                 Udhezimi nr.24, date 02.09.2008 i Ministrit te Finanacave.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.2428, date 25.02.2009, ka
vendosur:
             Rrezimin e kerkeses se pales paditese per nxjerrjen e çeshtjes jashte
             juridiksionit.

       Kunder ketij vendimi, ka bere ankim te veçante Avokatura e Shtetit, me anen e te cilit
ka kerkuar prishjen e vendimit nr.2428, date 25.02.2009 te Gjykates se shkalles se pare
Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes me pale: padites Shoqeria “Hari Lena” sh.p.k., e paditur
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, me objekt kundershtimin e aktit administrativ-njoftim
konfiskimi, jashte juridiksionit gjyqesor.

       Si shkaqe te rekursit Avokatura e Shtetit parashtron.
   -   1. Ne vleresimin tone, ky vendim i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte marre ne
       kundershtim me dispozitat ligjore, ne te cilat jane percaktuar rregullimet ne lidhje me
       juridiksionin administrativ dhe ate gjyqesor.
   -   2. Ne zbatim te detyrave funksionale, grupi i kontrollit te Sektorit te Zbatimit (Taks-
       Force) ka konstatuar shkelje te legjislacionit tatimor nga subjekti “Hari Lena” sh.p.k.,
       pasi ky subjekt transportonte mallra te pa shoqeruara me dokumentacionin tatimor,



138
       dhe per kete shkak eshte nxjerre akti i konfiskimit te mallrave, si sanksion
       administrativ (mase policore), ne kuptim te nenit 138, pika 2 te K.Pr. Administrative.
   -   3. Pala paditese, “Hari Lena” sh.p.k., perpara se t’i drejtohej gjykates me padi, ne
       zbatim te neneve 18/a e 137, pika 1 dhe 2 te K.Pr.Administrative, nenit 328/1 te
       K.Pr.Civile, nenit 107, pika 4 te ligjit per procedurat tatimore, duhet te shteronte me
       pare mjetet e ankimit administrativ.
   -   4. Subjekti padites kishte te drejten e ankimit administrativ perpara organit qe ka
       nxjerre aktin, ne rastin konkret Drejtoria Rajonale ose Drejtoria e Investigimit, ose
       perpara organit epror, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.
   -   5. Drejtoria e Apelimit Tatimor prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve (DPT),
       sipas nenit 18 dhe 106 e vijues te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per Procedurat
       Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, shqyrton vetem rastet qe ankimojne njoftim
       vleresimin, apo detyrimet tatimore te tatimpaguesit, pra nuk mund te shqyrtoje
       vlefshmerine e nje akti administrativ te nxjerre si rezultat i nje kundervajtje
       administrative. Drejtoria e Apelimit Tatimor prane DPT eshte organ i pavarur ne
       vendimmarrje. Gjithashtu, akti qe revokon apo shfuqizon aktin administrativ, duhet te
       kete te njejten forme me aktin qe ankimohet, ndaj Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk
       mund te nxjerre nje akt te tille, sepse eshte organ vendimmarres dhe i pergjigjet me
       vendim çdo ankimi te depozituar.
   -   6. Nga permbajtja e akteve, te paraqitura nga pala paditese ne gjykim “prima facies”,
       rezulton se pala paditese nuk ka ushtruar ankimin administrativ kunder aktit qe
       kundershton me padi.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e pales paditese,
av.Alma Çami, e cila kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.2428, date 25.02.2009 te Gjykates
se shkalles se pare Tirane; ne mungese te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve; dhe si
shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

                                             VËREN
        Se vendimi nr.2428, date 25.02.2009 i Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte
rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit, e si i tille ai duhet te prishet e çeshtja duhet te nxirret
jashte juridiksionit gjyqesor.
       I. Rrethanat e faktit.
       1. Pala paditese sh.p.k “Hari Lena” eshte person juridik shqiptar dhe ushtron
veprimtari tregtare, sipas objektit te percaktuar ne Statutin e kesaj shoqerie.
       2. Pala e paditur ka konfiskuar mallrat ushqimore te pales paditese ne automjetin e saj
me targe TR 5623 K, me te cilen po transportonte mallra te pashoqeruara me dokumente
tatimore.
       3. Pala paditese, “Hari Lena” sh.p.k., ka bere ankim perpara Komisionit te Apelimit
Tatimor, duke parashtruar edhe shkaqet per kundershtimet e tij.
       4. Drejtoria e Apelimit Tatimor, mbi ankimin e pales paditese sh.p.k “Hari Lena”, me
vendimin nr.1135, date 03.09.2008, ka vendosur refuzimin e kerkeses, per shkak se akti
administrativ, proçes-verbal konfiskimi qe kundershtohet, nuk eshte objekt i shqyrtimit te
Drejtorise Apelimit Tatimor, duke e konsideruar te papranueshem kete ankim.
       5. Ky vendim i eshte komunikuar pales paditese me shkresen nr.10199/1, date
03.09.2008.




                                                                                               139
       6. Pala paditese, pa ezauruar rekursin administrativ, i eshte drejtuar Gjykates se
shkalles se pare Tirane me padi dhe objekt te pershkruar ne pjesen hyrese arsyetuese te ketij
vendimi.
       II. Arsyetimi Juridik.
         7. Nga aktet e administruara rezulton se pala paditese “Hari Lena” sh.p.k. i eshte
drejtuar Gjykates se shkalles se pare Tirane me kerkese padi, me objekt“Kundershtimin e
aktit administrativ“ Proçes–verbal konfiskimi” nr.0058714, date 07.08.2008, per
sekuestrimin e artikujve ushqimore te pales se paditur”.
         8. Gjykata e shkalles se pare Tirane, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te K.Pr.Civile
(Gjykata ne çdo faze dhe shkalle te gjykimit, qofte dhe kryesisht, merr ne shqyrtim nese
çeshtja qe shqyrton ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo administrativ...), mbi kerkesen e
pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, ka marre ne shqyrtim
çeshtjen nese mosmarreveshja qe ka per shqyrtim ben pjese ne juridiksionin gjyqesor, apo ate
administrativ.
         9. Ne perfundim te shqyrtimit, gjykata ka arritur ne konkluzionin se pala paditese
rezulton te kete shteruar juridiksionin administrativ prane Komisionit te Apelimit Tatimor.
Kjo e fundit, arsyeton gjykata, kishte detyrimin qe ne perputhje me nenin 26 te Kodit
Procedurave Administrative, nese e çmonte se nuk ishte kompetente per shqyrtimin e
ankimit, duhej t’ia kalonte shqyrtimin e ankimit administrativ organit kompetent.
         10. Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te gabuar perfundimin e arritur nga
Gjykata e shkalles se pare Tirane.
         11. Ne rastin konkret, nga ana e pales paditese“Hari Lena” sh.p.k., kundershtimi i
aktit administrativ nuk i eshte drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, si organi me i
larte administrativ, por Komisionit te Apelimit Tatimor, i cili, bazuar ne ligjit nr.9920, date
19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise”, nuk mund te shqyrtoje
vlefshmerine e nje akti administrativ te nxjerre si rezultat i nje kundervajtje administrative.
         12. Eshte per kete shkak qe Komisioni i Apelimit Tatimor e ka refuzuar ankimin si te
papranueshem, sepse akti i kundershtuar nuk eshte objekt i shqyrtimit te ketij organi.
         13. Neni 124, pika 1 e K.Pr.Administrative parashikon se: “Me perjashtim te rasteve
kur me ligj parashikohet ndryshe, e drejta per te revokuar nje akt i takon organit qe e ka
nxjerre ate, ndersa shfuqizimi i tij eshte prerogative e organit epror”.
         14. Po keshtu, ne nenin 137, pika 3 te K.Pr.Administrative, ligjevenesi ka percaktuar
se: “... Ne parim, palet e interesuara mund t’i drejtohen gjykates vetem pasi te kene ezauruar
rekursin administrativ”.
         15. Ne interpretim te ketij percaktimi ligjor, meqenese ligji nuk ka parashikuar ankim
te drejteperdrejte ne gjykate, pala paditese, sh.p.k. “Hari Lena”, nuk mund t’i drejtohet
gjykates, pa ezauruar me pare rrugen administrative.
         16. Siç eshte permendur me siper, ne pjesen pershkruese-arsyetuese te ketij vendimi,
pala paditese me ankim i eshte drejtuar Drejtorise se Apelimit Tatimor duke kundershtuar
aktin administrativ.
         17. Nuk eshte shqyrtuar ankimi i paditesit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor, duke
arsyetuar se “... nuk eshte objekt i shqyrtimit te Drejtorise Apelimit Tatimor ...”, per keto
shkaqe eshte vendosur refuzimi i shqyrtimit te kerkeses si ankim i papranueshem.
         18. Per sa siper del e provuar se nga paditesi nuk eshte ezauruar rekursi administrativ
dhe mosmarreveshja objekt i ketij gjykimi eshte mosmarreveshje administrative, e per kete
shkak nuk mund te shqyrtohet nga gjykata.




140
       III. Ne lidhje me ankimin.
       19. Shkaqet e parashtruara ne ankim jane te bazuar ne prova e ne ligj. Gjykimi i
kerkese padise eshte ne juridiksionin e organit administrativ dhe jo ate te gjykates.
       IV. Ne lidhje me zgjidhjen e çeshtjes.
       20. Gjykata e shkalles se pare Tirane, nuk ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo
(gjykata), duhet te vendoste nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes objekt gjykimi.
       21. Ne kushtet e parashtruara, vendimi nr.2484 regjistri, date 25.02.2009 i Gjykates se
shkalles se pare Tirane duhet te prishet dhe çeshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne percaktimet e nenit 59 te K.Pr.Civile,

                                         VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.2484 regjistri, date 25.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

                                                             Tirane, me 26.05.2009




                                                                                             141
                                      MENDIMI I PAKICËS
         Jam kundër vendimit të shumicës që ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.2484 date
25.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor”.
         Qëndrimin tim në lidhje me këtë çështje e parashtroj më poshtë:
         Për zgjidhjen e çështjes objekt gjykimi, perfshirë edhe juridiksionin e zbatueshem,
gjykata duhet te mbeshtetet ne dispozitat me karakter te pergjithshem per zgjidhjen e
mosmarreveshjeve administrative te K.Pr.Civile (nenet 324-333), ato te K.Pr.Administrative,
ne dispozitat e ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative”, si dhe
dispozitat me natyre te posaçme per objektin e gjykimit, te parashikuara ne ligjin nr.9920,
date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore”.
         Ne nenin 328 te K.Pr.C. parashikohet se padia kunder nje akti administrativ mund te
paraqitet ne gjykate pas dhenies se vendimit te organit administrativ kompetent per
shqyrtimin e ankeses, perveç kur ligji parashikon ankimin e drejtperdrejte ne gjykate. Po
keshtu, K.Pr.Administrative ne nenin 137 parashikon se parimisht palet e interesuara mund t’i
drejtohen gjykates vetem pasi te kene ezauruar rekursin administrativ.
         Ne interpretim te drejte te dispozitave te lartpermendura vjen perfundimi se pala e
interesuar mund t’i drejtohet gjykates per te kundershtuar nje akt administrativ vetem
nese ligji parashikon te drejten e ankimit ndaj aktit direkt ne gjykate, ose ne rastet kur
ligji nuk parashikon nje procedure dhe modalitete konkrete qe i perkasin juridiksionit
administrativ si rruge te detyrueshme administrative per paraqitjen e ankimit kunder
aktit administrativ.
         Aktet qe goditen ne çeshtjen objekt gjykimi jane nxjerre ne mbeshtetje te nenit 121 te
ligjit nr.9920, date 19.05.2008, ku parashikohet se: “1. Tatimpaguesi, që mban në ruajtje,
përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, në përputhje me
dispozitat e këtij ligji, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje,
përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore”.
         Ne udhezimin e dale ne baze dhe per zbatim te ketij ligji sqarohet ne piken 106.1.9 se:
“Akti administrativ, i marrë sipas nenit 121 të Ligjit, që lejon konfiskimin e mallrave në
rrethana të caktuara (Mallrat e pashoqëruara me Dokumente Tatimore), është një akt
administrativ i krahasueshëm me një masë të mbledhjes me forcë, kështu që nuk mund të
ankimohet”.
         Po ky udhezim, ne piken 106.1.8, ne lidhje me masat e mbledhjes me force, sqaron se:
“Masat administrative të parashikuara në Kreun XI (dhe në kapituj të tjerë të këtij ligji), që
kanë të bëjnë me masat e mbledhjes me forcë, nuk janë objekt apelimi administrativ pranë
Drejtorisë së Apelimit Tatimor. Të tilla raste, por pa u kufizuar vetëm në to, janë:
         a) Urdher-bllokimi i llogarive bankare dhe kerkesa për shlyerjen e detyrimeve
tatimore te papaguara (neni 90);
         b) njoftimi për një palë të tretë sipas nenit 97 të Ligjit (Transferimi i Detyrimit
Tatimor Palës së Tretë), ose
         c) njoftimi për një palë të tretë sipas nenit 98 të Ligjit (E Drejta për të Kërkuar
Detyrimet nga Pala e Tretë), etj.
         Në raste të tilla, akti apo vendimi nuk mund të bëhet objekt ankimi administrativ,
sepse këto vendime kanë të bëjnë me menyren me te mire të mbledhjes se detyrimeve
tatimore, siç parashikohet në Kreun XI (nenet nga 88 deri në 104).
         Ne veshtrim te sa me siper, fraza: “është një akt administrativ i krahasueshëm me
një masë të mbledhjes me forcë, kështu që nuk mund të ankimohet”, duhet kuptuar qe
legjislatori per kete lloj akti administrativ ka perjashtuar çdo mundesi ankimi ne rruge
administrative. Ne rrethana te tilla, paditesi nuk kishte detyrim t’iu drejtohej organeve
tatimore per t’u ankuar ne rruge administrative kunder aktit te konstatimit te


142
kundervajtjes administrative dhe denimit te tij me konfiskim te mallit si i pashoqeruar
me dokumenta tatimore.
         Nisur nga sa me siper, duke qene se kemi te bejme me nje kundervajtje administrative
dhe me konstatimin e caktimin e denimit per nje kundervajtje te tille, çmoj se per formimin e
ndergjyqesise, parashtrimin e kerkimeve e prapesimeve te paleve ndergjyqese dhe per
zgjidhjen e çeshtjes, duhet te gjejne zbatim edhe dispozitat me karakter te pergjithshem te
ligjit nr.7697, date 07.04.1993 “Per kundervajtjet administrative” (i ndryshuar).
         Ne ligjin nr.7697, date 07.04.1993 jepet kuptimi i kundervajtjes administrative, llojet
e denimeve dhe masave perkatese administrative, afatet e procedurat e zbatueshme per
konstatimin e kundervajtjeve dhe caktimin e denimeve, etj. Ndermjet te tjerave, ne nenin 11
parashikohet se: “Kundervajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit nga organi perkates i
administrates shteterore, ose nga gjykata ne territorin e te cileve eshte kryer kundervajtja”.
Sipas dispozitave te ketij ligji (nenet 3, 11, 13 e vijues), rregulla te hollesishme per shkeljet
qe perbejne kundervajte adminstrative, apo procedurat e organet qe merren me konstatimin e
tyre dhe denimet perkatese, mund te caktohen nga ligje te veçanta. Ndersa ne nenin 18
parashikohet se: “Kunder vendimit te denimit nga organi administrativ mund te behet ankim
ose proteste…… ne gjykaten ku eshte kryer kundervajtja, vendimi i se ciles eshte i formes se
prere”.
         Ne çeshtjen objekt gjykimi, akti qe kundershtohet (proçes-verbali i konfiskimit: akti i
konstatimit te kundervajtjes administrative dhe akti per caktimin e denimit me konfiskim te
mallit) jane mbeshtetur ne nenin 121 te ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Per procedurat
tatimore”. Ky ligj nuk ben parashikime te posaçme dhe as dallime mbi organin kompetent per
konstatimin e kesaj kundervajtje administrative dhe organin qe shqyrton shkeljen e konstatuar
me qellim dhenien, ose jo te denimit administrativ perkates. As edhe per mundesine apo
detyrimin per t’u ankuar administrativisht kunder konstatimit, apo caktimit te denimit per
kryerjen e kundervajtjes administrative. Prandaj Sektori i Zbatimit (Task Force) prane pales
se paditur ka kryer njekohesisht veprimet per konstatimin e kundervajtjes administrative dhe
caktimin e sanksionit perkates, konfiskimit te mallit si i pashoqeruar me dokumenta tatimore
(neni 121).
         Ne veshtrim te gjithe sa me siper vjen perfundimi se paditesi nuk kishte detyrim te
bente ankim administrativ. Çeshtja objekt gjykimi ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.

                                                                          Arjana Fullani




                                                                                             143
Nr.31001-00642-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-766 i Vendimit (199)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Arjana Fullani         Anetare
                      Guxim Zenelaj          Anetar
                      Aleksander Muskaj      Anetar
                      Mirela Fana            Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

                  PADITËS:          AQIF KOÇI, perfaqesuar nga Av. Arben Hakani.
                  TË PADITUR:       AGJENCIA E KTHIMIT E KOMPENSIMIT TE
                                    PRONAVE TIRANE, perfaqesuar nga Avokati i
                                    Shtetit Abaz Deda.
                  PERSONA TË TRETË: ZYRA RAJONALE E KOMISIONIT TE
                                    KTHIMIT TE PRONAVE DURRES,
                                     ZRKKP QARKU DURRES, perfaqesuar nga
                                    Avokati i Shtetit Abaz Deda.
                                    ZYRA VENDORE E RREGJISTRIMIT TE
                                    PASURIVE TE PALUAJTESHME DURRES,
                                    perfaqesuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

                                           OBJEKTI:
                               Shfuqizimin e aktit administrativ,
                              shfuqizimin e vendimit te A.K.K.P.
                nr.267, date 21.03.2008 te AKKP me te cilin eshte shfuqizuar
          vendimi nr.883, date 06.05.1995 te K.K.K.P. ish pronareve Qarku Durres.
                               Detyrimin e te paditurit A.K.K.P.
                    te nxjerre nje akt administrativ ne perputhje me ligjin
             dhe marrjen e masave per te vendosur ne vend te drejten e cenuar,
                         duke urdheruar personin e trete te Z.V.R.P.P.
                               te bllokoje çregjistrimin e prones.
                    Saktesimin e te drejtave dhe detyrimeve mes paditesit
            dhe te paditurit A.K.K.P. ne maredhenien ne konflikt ne baze te ligjit.
                          Pezullimin e zbatimit te aktit administrativ
                       te vendimit te A.K.K.P, nr.267, date 21.03.2008.
                           Baza Ligjore: Neni 202 e vijues e 206 /b,
                   32/a, 324/a e vijues e 331 te Kodit te Procedures Civile,
          Ligji nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e prones”,
                Kodi i Proçedures Administrative te Republikes se Shqiperise.




144
      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1376, date 24.02.2009 ka
vendosur:
             Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor civil te çeshtjes me nr.967 akti, qe i
             perket paditesit Aqif Koçi.

       Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nr.1376, date 24.02.2009 ka
ushtruar ankim te veçante ne Gjykaten e Larte paditesi Aqif Koci, duke kerkuar prishjen e
vendimit nr.1376, date 24.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, per keto arsye:
   - Vendimi i gjykates per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor eshte
       rrjedhoje e interpretimit te gabuar te ligjit.
   - Vendimi i AKKP ne kuptim te ligjit nr.9235, date 29.07.2004, ndryshe nga ligji
       nr.7698, konsiderohet si akt i mirefillte administrativ.
   - Ne kete kuptim akti administrativ absolutisht i pavlefshem qe ka prodhuar pasoja,
       kundershtohet ne çdo kohe ne rruge gjyqesore, edhe pa pritur procedurat e tjera
       administrative, norme e cila shkelet nga gjykata.
   - Duke mos verifikuar padine dhe pretendimet me shkrim parashtruar dhe provuar me
       fakte ne lidhje me pavlefshmerine absolute, gjykata anashkaloi me qellim natyren e
       aktit, veset, por mbi te gjitha pasojat, megjithese kishte nje vit kohe.
   - Keshtu akti (Vendimi i AKKP) eshte nxjerre nga nje organ jashte kompetences tij
       neni 116/b K.Pr.A. Ne kushte te zakonshme shfuqizimi i aktit te ish KKKP, sot zyre
       rajonale, eshte ne kompetence te organit te hierarkise administrative AKKP, ndersa
       marrja ne shqyrtim e ketij akti kur eshte ushtruar me pare kontrolli gjyqesor (neni 36 i
       K.Pr.C.), si mjet i vetem mbrojtes per kohen, e ben jo kompetent kete organ. Kur flet
       gjykata organet e çdo lloj niveli heshtin. Gjykates iu paraqiten vendimi gjyqesor i
       formes prere nr.181, date 12.02.2001 i iniciuar nga Aqif Koci kunder ish KKKP, si
       dhe vendimi i formes prere nr.41, date 05.02.2007 te Gjykates Apelit Durres, ne te
       cilin eshte vendosur qe shtetasja Kadrije Zhuri te njihet trashegimtare e vetme per 1/2
       e prones, duke rrezuar padine per kthimin e prones fituar nga Aqifi nga vendimi i
       KKKP i vitit 1995. Kete fryme te ligjit ne lidhje edhe me inkompetencen e gjejme te
       parashikuar nga neni 451/a i K.Pr.C., i cili parashikon detyrimin e çdo organi
       institucioni apo individi te njohe e respektoje nje vendim gjyqesor te formes prere.
   - Gjithashtu akti (Vendimi i AKKP) eshte absolutisht i pavlefshem dhe ne aspektin
       kushtetues, siç eshte mbrojtja e prones si e drejte themelore, duke cenuar parimin e
       stabilitetit dhe sigurise juridike ne nje shtet ligjor, parashikuar nga nenet 15, 17, 18 te
       Kushtetutes. AKKP, duke shfuqizuar ipso iure vendimin e organit te tij mbas 13
       vjetesh, nxorri nje akt me pasoja te renda per pronarin dhe te tretet qe kane fituar tagra
       te plota ne mirebesim dhe qe çuditerisht gjykata nuk i mori parasysh, pasi e legjitimoi
       pasojen duke shpallur inkompetencen juridiksionale.
   - Gjykata gabon dhe interpreton keq nenin 18 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 ne
       lidhje me formen perfundimtare ose jo te vendimit te AKKP te zyres qendrore, pra
       dhe me juridiksionin gjyqesor.
   - Vendimi i AKKP, me permbajtje shfuqizim dhe kthim per rishqyrtim, mund te
       konsiderohej jo perfundimtar vetem ne kushte normale te procesit te njohjes kthimit te
       pronave ish pronareve, pra kur ish pronari nuk ka fituar asnjehere te drejten e
       pronesise, duke qene ne proces per ta fituar ate nepermjet kesaj rruge. Nderkohe qe
       situata juridike ne diskutim nuk eshte aspak e njejte me sa me siper. Mbas 13 vjetesh
       goditet administrativisht ne menyre te njeanshme, te dhunshme, nje akt perfundimtar
       pronesie, duke rishpronesuar perseri pronarin e origjines.




                                                                                              145
   -   Ne veshtrim te nenit 18 te ligjit ne lidhje me prerogativen e Drejtorit te AKKP per te
       vene dore mbi akte te perfunduara, mendojme se kurrsesi nuk mund te zbatohen
       kushtet e zakonshme te kundershtimit te aktit te AKKP, pasi de jure e de fakto
       vendimi i AKPP shfuqizoi nje akt qe ne kuptim te ligjit administrativ eshte
       perfundimtar, per me teper qe ka prodhuar pasoja konkrete.
   -   Edhe po te ishte ne kushte te zakonshme, duke qene se akti i AKKP qender eshte nje
       akt i nxjerre nga organi me i larte administrativ, perseri rruga gjyqesore eshte e
       lejueshme, perderisa ligji nuk e ndalon, mbeshtetur edhe nga neni 122 i K.Pr.A.
   -   Duhet thene se ne vetvete neni 18 rregullon kryesisht mjetet e ankimit dhe
       kompetencen territoriale te gjykimit sipas rastit, ndersa ne permbatje nuk verehet
       kufizim ndaj mjeteve te ankimit, siç eshte rruga gjyqesore, ushtruar nga paditesi. Kjo
       logjike arsyetimi rezulton edhe nga fakti se ligji mëmë, para ndryshimit me ligjin
       nr.9583, nuk percaktonte shprehimisht ankim ne gjykate te vendimeve Komisionit
       Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, por kjo nuk do te thote se ato ishin
       te paankimueshem. (Parimi i analogjise).
   -   Vendimi i gjykates per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor permban
       elemente te mjaftueshem te nje procesi te parregullt, ne kuptim te nenit 42 te
       Kushtetutes.
   -   Vendimi i gjykates per nxjerrjen e çeshtjes nga juridiksioni gjyqesor per te vijuar
       shqyrtimin administrativ ne AKKP Qarku Durres, praktikisht e konsideron te
       paankimueshem vendimin e AKKP. Ne kete menyre paditesit iu hoq e drejta per te
       mbrojtur prane instancave gjyqesore, cenimin e prones shkaktuar nga nje akt i
       administrates shteterore (neni 15/2 dhe 44 i Kushtetutes).
   -   Neni 42 i Kushtetutes sanksionon se liria, prona dhe te drejtat e njohura me
       Kushtetute dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proces te rregullt ligjor. Ndersa
       neni 13 i Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut parashikon se:
       "Çdo person, te cilit i kane shkelur te drejtat dhe lirite e njohura ne kete Konvente, ka
       te drejte te paraqese nje ankim efektiv perpara nje instance kombetare, edhe kur kjo
       shkelje ka qene kryer nga persona qe veprojne brenda ushtrimit te funksioneve te tyre
       zyrtare".

                          KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; perfaqesuesin e paditesit Aqif Koci,
Av. Arben Hakani, i cili kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe
dergimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit po ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, me
nje tjeter trup gjykues; perfaqesuesin e pales se paditur dhe personave te trete, Avokatin e
Shtetit Abaz Deda, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare
Tirane dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

                                          VËREN
        Vendimi nr.1376, date 24.02.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte i drejte
dhe duhet te lihet ne fuqi.
        Nga shqyrtimi i dosjes gjyqesore rezulton se Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te
Pronave Durres, me vendimin nr.883, date 03.06.1995, ka vendosur: “T’i riktheje pronesine
trashegimtareve te mesiperm (Aqif Koçi) - Nje siperfaqe toke truall prej 79,25 dynym (79.250
m2 sipas planshetes,) me kufizime: Veri - Ymer Llani e Ali Xhema, Perendim - rruga e
Plazhit, Kozma Lipja e Llazar Ndreja, Jug e Lindje - Rruga e Katundit Arapaj. Si
trashegimtar i vetem i te dyve, i Muharrem dhe Mexhit Koçit, i rikthehet nje siperfaqe prej
20.000 m2 (10.000 m2 si trashegimtar i Muharremit dhe 10.000 m2 si trashegimtar i



146
Mexhitit), ne natyre. Kjo siperfaqe eshte ndare ne dy pjese A dhe B, pjesa A prej 15.000 m2,
me kufizime: Veri - rruga e unazes Shkozet Plepa, Perendim - kanali kullues i plazhit, Jug e
Lindje- toka e vet. Pjesa B prej 5000 m2 kufizohet: Lindje - rruge fshati, Veri e Jug - toka e
vet, pjesa tjeter prej 59,25 dynym i kompensohet sipas nenit 16/a te ligjit nr.7698, date
15.04.199”.
        Me tej, me vendimin nr.267, date 21.03.2008 te Agjensise se Kthimit dhe
Kompensimit te Pronave eshte vendosur: “1. Shfuqizimi i vendimit nr.883, date 06.05.1995 te
KKP Qarku Durres dhe kthimi i çeshtjes per rishqyrtim ne ZRKKP Qarku Durres, e cila
duhet te permbushe keto detyra ...(...)..” Arsyet e kthimit te çeshtjes per rishqyrtim prane
ZRKKP Qarku Durres lidhen kryesisht me vleresimin qe Drejtori i Pergjithshem i AKKP
Qendrore ka bere ne lidhje me hetimin administrativ dhe provat e paraqitura nga kerkuesi,
duke i lene detyra konkrete ZRKKP te Qarkut Durres ne lidhje me hetimin administrativ te
çeshtjes.
        I pakenaqur nga ky vendim, paditesi ka paraqitur padi ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor
Tirane. Gjate shqyrtimit gjyqesor, perfaqesuesi i AKKP-se dhe Avokatura e Shtetit kerkuan
nga gjykata nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, pasi sipas tyre rezulton qarte
nga vendimi i AKKP se çeshtja eshte kthyer ne ZRKKP Durres, gje qe do te thote se eshte
ende ne juridiksionin administrativ.
        Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.1376, date 24.02.2009 ka vendosur
te nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.
        Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, si shqyrtoi aktet e ndodhura në dosje, çmon se
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë e ka zgjidhur drejt çështjen.
        Se pari, ne baze te nenit 16 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe
kompensimin e pronave” (i ndryshuar), Zyra e AKKP qender mund te shqyrtoje me nismen e
vet vendimet e dhena nga ish komisionet vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave
ish pronareve. Per keto raste drejtori shprehet me vendim.
        Po keshtu, ne baze te nenit 18 te po ketij ligji, Drejtori i Pergjithshem shqyrton
kryesisht vendimet e dhena nga ish komisionet vendore per kthimin dhe kompensimin e
pronave ish pronareve dhe pas shqyrtimit mund te vendose:
               Lenien ne fuqi te vendimit;
               Shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen ne themel;
               Kthimin per rishqyrtim ne Zyren Rajonale te AKKP-se.
        Mbeshtetur ne dispozitat e mesiperme, Drejtori i Pergjithshem ka kompetence te plote
ligjore per te shqyrtuar me nismen e vet rastin, ashtu si ka ndodhur edhe ne çeshtjen objekt
gjykimi.
        Se dyti, Kolegji çmon se per sa i perket mundesise per te ankimuar vendimin e
drejtorit te AKKP qender, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me te drejte arsyeton se ndaj
vendimit te drejtorit te AKKP qender, qe vendos kthimin per rishqyrtim ne zyren rajonale te
AKKP-se, nuk parashikohet ankim, pasi ky vendim nuk e zgjidh çeshtjen ne themel, por e
mban ate ne juridiksionin administrativ, i cili ka detyrimin qe te shprehet per te dhe per çdo
vendim te marre, duhet te njoftoje palet e interesuara. Kjo do te thote se çeshtja objekt
gjykimi i perket juridiksionit administrativ, pasi ende nuk rezulton te jete shteruar rruga
administrative e shqyrtimit te kerkeses per kthim dhe kompensim te prones, sa kohe qe nuk
kemi nje vendim perfundimtar ne lidhje me kete çeshtje.
        Pala paditese duhet qe provat qe disponon t’i depozitoje prane ZRKKP te Qarkut
Durres, ne menyre qe t’i mundesoje kesaj te fundit qe te marre nje vendim te bazuar. Nese
nuk do te jete e kenaqur me kete vendim, mund te ndjeke rrugen e ankimit administrativ dhe
me pas, brenda afateve ligjore, edhe paraqitjen e padise ne gjykate.




                                                                                          147
        Se treti, Kolegji sqaron se me vendimin e nxjerrjes se çeshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor, paditesit nuk i mohohet rruga e shqyrtimit gjyqesor, ashtu si ai pretendon ne
ankimin e veçante, per sa kohe qe me t’u shteruar shqyrtimi administrativ ai mund te kerkoje
gjyqesisht mbrojtjen e te gjitha te drejtave te tij te pretenduara.
        Se katerti, ne lidhje me pretendimin e ngritur ne rekurs, se AKKP qender ka marre ne
shqyrtim kryesisht nje vendim te ish KKKP ish-pronareve, i cili eshte shqyrtuar ne rruge
gjyqesore me vendime te gjykates te cilat kane marre forme te prere, nga aktet e ndodhura ne
dosje rezulton se ne asnjerin prej tyre nuk eshte shqyrtuar themeli i bazueshmerise te se
drejtes se pronesise se paditesit mbi pronen e kthyer nga ish KKKP.

                                       PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 te Kodit te Proçedures Civile,

                                         VENDOSI
          Lenien ne fuqi te vendimit nr.1376, date 24.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane.

                                                             Tirane, me 26.05.2009




148
Nr.11241-01877-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-601 i Vendimit (200)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Mirela Fana            Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Aleksandër Muskaj      Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 26.05.2009, mori në shqyrtim, çështjen civile me palë:

                  PADITËS:                   ALBERT PILO, i përfaqësuar në gjyq nga
                                             av. Bledar Fejzo.
                  I PADITUR:                 MINISTRIA E RENDIT PUBLIK (MINISTRIA
                                             E BRENDSHME), përfaqësuar në gjyq nga
                                             juristi Ergys Gashi.
                  PERSON I TRETË:            DREJTORIA E PËRGJITHSHME E
                                             POLICISË, përfaqësuar në gjyq nga juristi
                                             Esatjon Minarolli.

                                         OBJEKTI:
                      Deklarimin e pavlefshëm të aktit administrativ,
                           Urdherit nr.1380/1, datë 10.12.2003.
                                Rikthim në vendin e punës.
                      Pagimin e pagës për kohën e qëndrimit pa punë.
           Baza Ligjore: Nenet 20/3, 32/5 të Ligjit nr.8553 “Për Policinë e Shtetit”
                 dhe nenet 115-119 të Kodit të Procedurës Administrative.

      Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.1393, datë 13.03.2006, ka
vendosur:
             Rrëzimin e padisë.

       Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin nr.205, date 22.02.2007, ka vendosur:
              Lënien në fuqi të vendimit nr.1393, datë 13.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së
              Parë Tiranë.

       Kundër këtij vendimi, ka bërë rekurs pala paditëse Albert Pilo, me anën e të cilit ka
kërkuar: Prishjen e vendimit nr.1393, datë 13.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
duke vendosur pranimin e pjesshëm të padisë “Deklarimin e pavlefshëm të aktit
administrativ, Urdhërit nr.1380/1, datë 10.12.2003, të Zëvendësministrit të Rendit Publik dhe
shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga pushimi i padrejtë nga puna”.




                                                                                         149
       Si shkaqe të ankimit, pala ankuese ka paraqitur:
   -   Gjykata gabojnë kur konstatojnë se akti administrativ i kundërshtuar është nxjerrë nga
       organi kompetent dhe në formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji. Sipas Ligjit “Për
       Policinë e shtetit”, neni 19/3: “Emërimi dhe lirimi në funksion brenda rolit të lartë
       bëhet nga Ministri, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë”. Në rastin
       konkret akti është nxjerrë nga organ më i ulët Zëvendësministri.
   -   Akti administrativ i kundërshtuar duhet të konstatohej i pavlefshëm dhe për shkak të
       përmbajtjes, pasi vjen në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit nr.8553,
       datë 25.11.1999 “Për Policinë e shtetit”, neni 31.4 “Masa disiplinore nuk mund të
       jepet nga eprori, nëse ajo nuk i komunikohet punonjësit të policisë, brenda 1 muaji
       nga vënia re e shkeljes”.
   -   Nuk mund të përgjigjet paditësi për veprime apo mosveprime që nuk vareshin nga ai.
   -   Gjykatat duhet të kishin pranuar kërkesën për dëmshpërblim të paditësit, pasi ky i
       fundit provoi se motivacioni i aktit ishte i gabuar.

                           KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
         pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; palën paditëse e përfaqësuar nga
avokat Bledar Fejzo, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimin e padisë; palën e paditur të përfaqësuar
juristi Ergys Gashi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; personin e
tretë të përfaqësuar nga juristi Esatjon Minarolli, i cili lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës
së Apelit Tiranë; si dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

                                               VËREN
       Se vendimi nr.205, datë 22.02.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e
shkeljeve të ligjit dhe si i tillë do të prishet, duke u urdhëruar dërgimi i çështjes për rigjykim.
       A. Rrethanat e faktit.
        1.       Paditësi Albert Pilo, është titulluar oficer në vitin 1989. Duke filluar nga kjo
datë paditësi ka kryer detyra në sektorë të caktuar, që janë në varësinë e Ministrisë së Rendit
Publik (Ministria e Brendshme).
        2.       Paditësi ka ndërprerë marrëdhënien juridike të punës me palën e paditur, për
shkak të kandidimit të tij si deputet, në datën 29.05.2001.
        3.       Në datën 16.07.2002, paditësi është riaktivizuar në Policinë e Shtetit, fillimisht
me detyrën e specialistit, në Zyrën e Luftës kundër Krimeve të Personit.
        4.       Në datën 09.12.2003, nga ana e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore pranë palës
së paditur, është përcjellë relacioni që mban këtë datë, i shoqëruar me ekstratin e
informacionit të Drejtorisë së Inspektimit të Përgjithshëm, të datës 03.03.2001.
        5.       Në datën 09.12.2003, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me Urdhërin
nr.1945, datë 09.12.2003, në bazë të nenit 19/3 të Ligjit 8553, datë 25.11.1999, ka propozuar
përjashtimin e paditësit nga Policia e Shtetit.
        6.       Me Urdhërin nr.1380/1, datë 10.12.2003, pala e paditur ka vendosur
përjashtimin e paditësit nga Policia e Shtetit, me motivacionin “Për shkelje me dashje të
normave të detyrës dhe me pasojë shkaktimin e një dëmi shumë të madh ndaj shtetit,
institucionit të policisë dhe publikut”.
        7.       Pala e paditur e ka konsideruar motivacionin e përjashtimit të paditësit nga
Policia e Shtetit, të përfaqësuar nga propozime për pezullime, titullime, rimarrje në punë të
personelit policor dhe të punonjësve civilë, të pabazuar në akte normative.
        8.       Sipas relacionit, propozimit dhe urdhërit të përjashtimit nga Policia e Shtetit
shkeljet e pretenduara, të kryera nga paditësi, kanë ndodhur gjatë vitit 2000.


150
        9.      Sipas ekstratit dhe Urdhërit 0945, datë 04.12.2003 të Ministrit të Brendshëm,
shkeljet e pretenduara konsiderohen të konstatuara në datën 03.03.2001.
        10.     Paditësi ka kërkuar: Deklarimin e pavlefshëm të aktit administrativ, Urdhërit
nr.1380/1, datë 10.12.2003. Rikthim në vendin e punës. Pagimin e pagës për kohën e
qëndrimit pa punë.
       B. Procedurat gjyqësore
        11.    Paditësi Albert Pilo i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me
kërkesë padi, me objekt: “Deklarimin e pavlefshëm të aktit administrativ, Urdhërit nr.1380/1,
datë 10.12.2003. Rikthim në vendin e punës. Pagimin e pagës për kohën e qëndrimit pa
punë”.
        12.    Gjykata e shkallës së parë Tiranë, pasi ka shqyrtuar në themel kërkimet e
paditësit, me vendimin nr.1393, datë 13.03.2006, ka vendosur: Rrëzimin e padisë.
        13.    Mbi ankimin e paditësit Albert Pilo, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin
nr.205, date 22.02.2007, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.1393, datë 13.03.2006,
të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
        14.    Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse, Albert Pilo, duke
kërkuar ndryshimin e vendimit nr.205, date 22.02.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të
vendimit nr.1393, datë 13.03.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe duke e
shqyrtuar çështjen në themel, pranimin e kërkesë padisë.
       C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.
        15.     Gjykata e Apelit Tiranë ka arritur në përfundimin që, vendimi i gjykatës së
shkallës së parë është i bazuar në prova dhe në ligj.
        16.     Gjykata e apelit, e bazuar mbi të njëjtat prova dhe rrethana fakti, të pranuara
nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, arrin në përfundimin se Akti administrativ nr.1380/1,
datë 10.12.2003 për përjashtimin e Albert Pilos nga radhët e policisë është tërësisht i
ligjshëm, pasi është vërtetuar se ai është nxjerrë në pajtim të plotë me nenin 20/3 të Ligjit
“Për Policinë e Shtetit”. Është vërtetuar se ky akt është i bazuar në ligj dhe i mbështetur në
prova, si në aspektin formal, procedural, ashtu dhe në aspektin substancial, material.
        17.     Janë vërtetuar plotësisht rrethanat dhe faktet që paditësi ka vepruar në
kundërshtim me ligjin dhe me detyrat e tij funksionale. Paditësi ka cenuar rëndë dhe në
mënyrë të pariparueshme ligjin, si dhe ka abuzuar me atributet e policisë dhe me mirëbesimin
e publikut.
       D.      Në lidhje me ankimin (rekursin).
         18.     Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Civil i Gjykatës
së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 472 i Kodit të Procedurës Civile) dhe si të
tilla, do të pranohen.
         19.     Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, Gjykata e Apelit Tiranë nuk i ka
shqyrtuar dhe nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve të parashtruara në rekurs në lidhje me
rrëzimin e kërkesës së paditësit, jo vetëm për zgjidhjen e konfliktit dhe vërtetimin e rrethanës
së faktit, por dhe për marrjen dhe administrimin e provave të kërkuara prej tij.
         20.     Duke e parë në tërësinë e vet gjykimin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së
Lartë vëren se vendimi Gjykatës së Apelit Tiranë, është rrjedhojë e një hetimi të
pamjaftueshëm. Gjykata kishte detyrimin të verifikonte rrethanat e faktit në të cilat është
dhënë masa disiplinore. Gjykata e apelit, në gjykimin dhe vendimin saj është mjaftuar vetëm
me përsëritjen e rrethanave të faktit të pasqyruara në vendimin e gjykatës së shkallës së parë,
duke ometuar fakte dhe rrethana të tjera të domosdoshme për t’u verifikuar, të cilat do ta
orientonin drejt një zgjidhje ligjore të konfliktit.



                                                                                            151
          21.     Gjykata nuk ka hetuar në lidhje me marrëdhëniet midis palëve, kur janë
krijuar, ecurinë e tyre, nëse janë zgjidhur ndonjëherë apo jo, nëse po, për çfarë shkaku.
Hetimi i rrethanave të tilla, do t’i mundësonte gjykatës të arrinte në dijeni të fakteve nëse
shkeljet e pretenduara kanë ndodhur dhe janë verifikuar gjatë kohës që paditësi ka qënë në
marrëdhënie pune, apo pasi ai kishte zgjidhur marrëdhëniet e punës me palën e paditur, nëse
masa disiplinore, përjashtimi nga policia e shtetit, i përgjigjet rëndësisë së shkeljeve, nëse
procedurat për dhënien e saj kanë qënë në pajtim me ligjin apo jo.
          22.     Nga faktet e pranuara nga gjykata e apelit, arrihet në përfundimin e qartë se,
nga pala e paditur nuk është respektuar afati 30 ditë, i parashikuar në rregullin 13, të nenit 1
të ligjit nr.8553, datë 25.11.1999:
          “Afati i dhënies së masës disiplinore është sa më shpejt të jetë e mundur por jo më
tepër se 30 ditë”.
          23.     Gjykata e apelit, në asnjë rast, nuk i ka shoqëruar përfundimet e saj me bazën
ligjore të posaçme rrjedhojë e Kodit të Procedurave Administrative apo ligjeve të tjera të
posaçme, që rregullojnë marrëdhëniet administrative në fushën e veprimtarisë së paditësit.
       E.      Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.
        24.      Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e gjykimit me shkelje të
rënda procedurale, i hetimit të pamjaftueshëm dhe kjo ka sjellë zbatimin e gabuar të ligjit
material.
        25.      Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.205, datë 22.02.2007 i Gjykatës së
Apelit Tiranë, duke qënë i pabazuar në fakt dhe në ligj do të prishet dhe të dërgohet për
rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.
        26.      Gjatë rigjykimit, gjykata duhet të hetojë në lidhje me, kohën e kryerjes së
shkeljeve të pretenduara, kohën se kur ka ardhur në dijeni pala e paditur për këto shkelje
(duke u bazuar në akte dhe relacione të realizuara nga strukturat e palës së paditur), si dhe
kohën e dhënies së masës disiplinore dhe respektimin e procedurave për dhënien e saj.
        27.      Në respektim të urdhërimit të parashikuar në rregullin 13 të nenit 1 të ligjit
nr.8553, datë 25.11.1999, se: “Afati i dhënies së masës disiplinore është sa më shpejt të jetë e
mundur, por jo më tepër se 30 ditë”, gjykata e apelit duhet të ketë në konsideratë edhe
parashikimin e bërë në ne rregullin 19/6, sipas të cilit: “E drejta e dhënies së masës
disiplinore humbet nëse ajo nuk i komunikohet punonjësit te ndëshkuar brenda 1 muaji
nga momenti i konstatimit të shkeljes disiplinore”.
        28.      Vetëm pas hetimit të këtyre rrethanave, gjykata do të arrijë në një konkluzion
të drejtë në lidhje me mundësinë e dhënies së masës disiplinore.

                                     PËR KËTO ARSYE
        Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkronja “c”, të
Kodit të Procedurës Civile,

                                         VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.205, datë 22.02.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin
e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

                                                               Tiranë, më 26.05.2009




152
Nr.31001-00198-00-2007 i Regj. Themeltar
Nr.00-2008-603 i Vendimit (201)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Aleksander Muskaj      Anëtar
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Mirela Fana            Anëtare

në seancen gjyqesore të datës 26.05.2009 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

                  PADITËS:                   DURIM TOSKA, perfaqesuar nga
                                             Avokat Skender Demiraj
                  E PADITUR:                 DREJTORIA E PERGJITHSHME E
                                             POLICISE SE SHTETIT, perfaqesuar nga juristi
                                             Esatjan Minarolli

                                          OBJEKTI:
                         Anullimi i urdherit nr.214, date 15.01.2004
                     te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.
                  Baza Ligjore: Neni 32/a dhe 324 e vijues i K.Pr.Civile,
                                neni 30 i Kushtetutes se R.SH.
                 dhe ligji nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.4432, date 30.09.2004, ka
vendosur:
             Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.453, date 06.04.2005, ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.4432, date 30.09.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare
              Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim po asaj gjykate.

      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.5260, date 22.09.2005, ka
vendosur:
             Pranimin e kerkese padise.
             Anullimin e Urdherit nr.214, date 15.01.2004 te Drejtorit te Pergjithshem te
             Policise se Shtetit, rikthimin e paditesit Durim Toska ne punen e meparshme.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.681, date 08.06.2006, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.5260, date 22.09.2005 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane dhe rrezimin e kerkese padise.




                                                                                         153
        Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere
rekurs paditesi Durim Toska, i cili kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:
   - Gjykata ka vepruar ne kundershtim me ligjin, nenin 20 te K.Pr.Civile, pasi vendimi
        nuk mbeshtetet ne fakte dhe prova te administruara nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor
        Tirane. Gjykata e apelit ka marre te mireqena faktet vetem se i jane pretenduar nga
        pala e paditur dhe jo se jane vertetuar gjate gjykimit.
   - Gjykata e apelit ka patur detyrim ligjor te riçelte hetimin gjyqesor dhe te
        administronte provat e nevojshme, per te provuar shkeljen e paditesit.

                           KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; Avokatin Skender Demiri, i cili kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles
se pare Tirane, me ndryshimin duke hequr dore nga rikthimi ne pune; degjoi perfaqesuesin e
pales se paditur, juristin Esatjon Minarolli, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates
se Apelit Tirane; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

                                           VËREN
         Vendimi nr.681, date 08.06.2006, i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe si i
tille lihet ne fuqi.
         Paditesi, Durim Toska, i eshte drejtuar gjykates me padi me te cilen kerkon anullimin
e urdherit nr.214, date 15.01.2004 te Drejtorit te Pergjithshem te Policise, me te cilin eshte
vendosur perjashtimi i tij nga radhet e policise, duke e konsideruar urdherin si jo te bazuar ne
ligj.
         Ka rezultuar nga gjykimi se paditesi Durim Toska ka qene ne marredhenie pune prane
pales se paditur, ku ka punuar si oficer policie nga data 25.11.2002 deri me date 16.12.2003,
ne detyren e komandantit te vendkalimit kufitar ne piken e Kapshtices dhe me pas nga data
16.12.2003 deri me date 16.01.2004, ne piken e bllokimit te makinave ne repartin Gose -
Pogradec.
         Me urdherin nr.214, date 15.01.2004 te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit,
paditesi eshte perjashtuar nga Policia e Shtetit me motivacionin “per shkelje te betimit” (per
abuzime te renda me atributet e policise, pasi ne menyre te perseritur ka lejuar futjen e
mjeteve me mallra kontrabande ne Piken e Kalim Kontrollit Kapshtice).
         Pasi ka konsumuar rrugen administrative, paditesi, me padine ne gjykim, ka
kundershtuar aktin e largimit nga detyra, duke e konsideruar ate te padrejte dhe kerkon
shfuqizimin e tij si akt i kunderligjshem dhe rikthimin ne detyren e meparshme.
         Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.4432,
date 30.09.2004, ka vendosur:
         “Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova”.
         Me ankimin e paditesit, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.453, date
06.04.2005, ka vendosur:
         “Prishjen e vendimit nr.432, date 30.09.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane
dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate”.
         Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.5260, date 22.09.2005 ka
vendosur:
         “Pranimin e kerkese padise. Anullimin e Urdherit nr.214, date 15.01.2004 te Drejtorit
te Pergjithshem te Policise se Shtetit, rikthimin e paditesit Durim Toska ne punen e
meparshme”.




154
         Me ankimin e pales se paditur, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.681, date
08.06.2006, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.5260, date 22.09.2005 te Gjykates se
Shkalles se Pare Tirane dhe rrezimin e kerkese-padise”.
         Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesi Durim Toska, i cili kerkon prishjen e
tij per keto shkaqe:
         Nga gjykata e apelit nuk eshte zbatuar ligji.
         Vendimi gjykates nuk mbeshtetet ne faktet e provat e administruara nga gjykata.
         Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se vendimi i marre nga Gjykata e Apelit
Tirane eshte marre ne zbatim te ligjit “Per Policine e Shtetit”, nr.8553, date 25.11.1999 dhe
aktet nenligjore ne zbatim te tij.
         Gjykata e apelit ka zbatuar dhe interpretuar drejt ligjin “Per Policine e Shtetit”, duke
argumentuar se paditesi gjate kryerjes se detyres, me veprimet dhe mosveprimet e tij, nuk ka
kryer detyren me korrektesi dhe nuk ka zbatuar dispozitat ligjore te policise per rregullat e
kalimit te kufirit, ç’ka perben shkelje te rregullores se detyrave funksionale te tij si
komandant i vendkalimit kufitar dhe shkelje te betimit, neni 20, pika 3, germa “c” te ligjit
nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit” dhe rregullit 12, pika 7 te “Rregullores se
Disiplines”.
         Keshtu, sipas relacionit date 10.12.2003 mbajtur nga Sektori i Personel Formimit, ka
rezultuar se ndaj paditesit me date 07.05.2003 eshte marre mase disiplinore “verejtje me
paralajmerim”, me motivacionin “Per mungese korrektesie ne kryerjen e detyres”, pasi me
date 15.04.2003 ne V.K.K. Kapshtice kane kaluar 2 mjete me mallra kontrabande dhe nuk i
jane nenshtruar kontrollit nga vartesit e tij, si dhe me date 17.04.2003 eshte kapur ne shtetin
fqinje te Greqise, me lende narkotike, ish punojesi i tij Anesti Enver Sarxha, pa ju nenshtruar
kontrollit nga ana e punonjesve te policise qe ai ka ne vartesi.
         Po sipas raportit te sherbimit te dates 29.07.2003, te analizuar nga gjykata, te
Kontrollit te V.K.K. Kapshtice, kontrollori Roland Xhelili ka konstatuar se mjeti i firmes
“Lauren 1” me pronar Luan Lartin nuk ishin te regjistruara ne kompjuter dhe pas konfliktit
me pronarin e mjeteve ai ka njoftuar paditesin Durim Toska, si komandant i V.K.K., i cili ka
dhene urdher qe makinat te kalojne, duke lejuar shoferet te vazhdojne rrugen pa u kryer
procedurat e kontrollit fizik te mjeteve dhe pa u vulosur dokumentacioni perkates.
         Po keshtu, siç ka rezultuar e provuar e analizuar nga gjykata, paditesi me date
28.07.2003 ka lejuar te kalonin dy kamjone me dokumenta te parregullta dhe qe nuk ishin te
regjistruar ne kompjuter. Gjithashtu me date 15.10.2003, me urdher te paditesit Durim Toska,
kane kaluar pa ushtruar kontroll fizik per mjetin tip trajler te ngarkuar me kanaçe birre me
targe EL-0556B (targa e mjetit) dhe 2720 (targa e trajlerit) dhe EL 8754A (targa e mjetit) dhe
0758 (targa e trajlerit), mjete qe i perkisnin nje firme private nga Durresi, si dhe pa u vulosur
dokumentacioni nga Kontrolli i V.K.K.-se.
         Sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se perjashtimi nga policia si
mase disiplinore ka qene per shkaqe te arsyeshme, te bazuar ne ligj dhe me te drejte gjykata
apelit ka vendosur rrezimin e padise.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

                                       VENDOSI
       Lenien ne fuqi te vendimit nr.681, date 08.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

                                                             Tiranë, më 26.05.2009




                                                                                             155
Nr.31001-00643-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-805 i Vendimit (202)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Irma Bala              Kryesuese
                      Arjana Fullani         Anëtare
                      Guxim Zenelaj          Anëtar
                      Aleksander Muskaj      Anëtar
                      Mirela Fana            Anëtare

në seancën gjyqësore te datës 26.05.2009 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

                  PADITËS:                   BAJRAM MUJO, përfaqësuar nga avokati
                                             Rigels Ikonomi
                  TË PADITUR:                TEFTA DHIMA (KONDO), LEFTERI
                                             KONDO, ADRIAN KONDO, ANA MURRA
                                             (KONDO), ne mungese
                                             DREJTORIA E ADMINISTRIMIT E SHITJES
                                             SE PRONAVE PUBLIKE PRANE
                                             MINISTRISE SE FINANCAVE TIRANE,
                                             në mungese
                                             ZYRA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE
                                             PRONAVE TE QARKU DURRES, në mungese

                                    OBJEKTI I PADISË:
             Shfuqizimi i vendimit nr.379, date 18.03.1994 te K.K.K.P. Tirane
            dhe pezullimi i zbatimit te vendimit, duke urdheruar A.K.K.P. Tirane
             te bllokoje procedurat e privatizimit deri ne perfundim te gjykimit
                          Baza Ligjore: Nenet 324 e 329 te K.Pr.C.
                              dhe ligji nr.9235, date 29.07.2004
                         “Per Kthimin dhe Kompensimin e Prones”.


       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin date 10.03.2009 ka vendosur:
              Te mos pranoje kerkesen e pales se paditur Tefta Dhima (Kondo) e te tjere,
              perfaqesuar nga avokati Spiro Kasa dhe avokati Delo Isufi per nxjerrjen jashte
              juridiksioni gjyqesor te çeshtjes civile me nr.1109 Regj., date 26.01.2009, me
              padites: Trashegimtaret e familjes “Mujo” dhe te paditur trashegimtaret e
              familjes “Kondo”; me objekt: Shfuqizim i vendimit te K.K.K.P. nr.379, date
              18.03.1994 dhe pezullimin e procedurave te privatizimit te magazines nr.3 deri
              ne perfundim te gjykimit te çeshtjes, si kerkese e pabazuar ne ligj.




156
       Kunder ketij vendimi ka bere ankim te veçante e paditura, Ana Kondo (Murra), e cila
parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:
    - Paditesat duhet te kishin konsumuar rrugen e ankimit administrativ dhe me pas mund
       t’i drejtoheshin gjykates.
    - Organi administrativ shteteror nuk eshte shprehur ne njeren nga format e parashikuara
       nga ligji nr.9235, date 29.07.2004. Nje shkrese e thjeshte per kthim pergjigjeje nuk
       provon se eshte konsumuar rruga administrative e ankimit.

                         KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; perfaqesuesin e paditesit, avokat
Rigels Ikonomi, i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Durres dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

                                            VËREN
        Se vendimi date 10.03.2009 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, qe nuk ka pranuar
kerkesen e pales se paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i
gabuar ne zbatim te keq te ligjit e per pasoje duhet te prishet, duke nxjerre çeshtjen jashte
juridiksionit gjyqesor, pasi nuk eshte ezauruar rruga administrative.
        Rezulton se me vendimin nr.379, date 18.03.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres
eshte njohur pronesia e ish-pronares Sofije Kondo, trashegimleneses se te paditurve, mbi nje
siperfaqe prej 1000 m2, duke u vendosur kompensimi per kete siperfaqe dhe duke ju njohur e
drejta e parablerejes se magazinave qe ndodhen mbi te.
        Po keshtu, me vendimin nr.1082, date 31.01.10.1995 te K.K.K.P. prane Bashkise
Durres eshte vendosur njohja e pronesise se ish-pronarit Mustafa Mujo, trashegimlenesit te
paditesit, mbi nje siperfaqe prej 23231 m2, duke u kthyer nje pjese siperfaqe e lire dhe duke u
njohur e drejta e parablerjes per objektet e ndodhura ne pjesen tjeter te siperfaqes.
        Paditesi i eshte drejtuar A.K.K.P. per shfuqizimin e vendimit nr.379, date 18.03.1994
te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, pasi objektet per te cilat u eshte njohur e drejta e
parablerjes trashegimtareve te ish-pronares Sofije Kondo, bejne pjese ne objektet per te cilat
u eshte njohur e drejta e parablerjes trashegimtareve te ish-pronarit Mustafa Mujo.
        Me date 17.12.2008 A.K.K.P. i ka kthyer pergjigje ku, pas verifikimeve, rezulton se
familja Kondo ka blere nga familja Mujo siperfaqen e njohur me vendimin nr.379, date
18.03.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, por skicat perkatese te planvendosjes se ketij
vendimi nuk jane te rregullta dhe per kete arsye palet duhet te bejne saktesimin e tyre prane
organeve gjyqesore.
        Gjate gjykimit te padise se paraqitur per shfuqizimin e vendimit nr.379, date
18.03.1994 te K.K.K.P. prane Bashkise Durres, te paditurit kane kerkuar nxjerrjen e çeshtjes
jashte juridiksionit gjyqesor, me pretendimin se paditesi nuk ka konsumuar rrugen
administrative te ankimit, pasi nuk ka nje vendim te organit administrativ me te larte per t’u
kundershtuar ne gjykate.
        Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me vendimin e ndermjetem date 10.03.2009 ka
rrezuar kerkesen e paraqitur, pasi ka arsyetuar se pergjigja e dhene nga A.K.K.P. me date
17.12.2008 provon zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes ne rruge administrative.
        Ky Kolegj e gjen te pambeshtetur ne ligj vendimin e mesiperm te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Durres. Nga aktet e administruara rezulton se paditesi nuk ka konsumuar rrugen
administrative per kundershtimin e vendimit nr.379, date 18.03.1994 te K.K.K.P. prane
Bashkise Durres.




                                                                                           157
         Keshtu, ne baze te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”, te ndryshuar, nder te tjera kemi: “Kunder vendimit të njohjes së të drejtës së
pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-
komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të
rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, subjektet
kerkues kane të drejtë të bëjnë ankim në zyrën e A.K.K.P.-së në qendër... .
         Pas shqyrtimit te ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i A.K.K.P.-së merr vendim për
objektin e ankimit, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit, shfuqizimin e vendimit e
zgjidhjen në themel të tij, apo kthimin për rishqyrtim në zyrën rajonale të A.K.K.P.-së”.
         Pra, ligji i siperpermendur ka disa dispozita procedurale qe e bejne te mundur
zhvillimin e nje procedure te plote administrative per njohjen, kthimin dhe kompensimin e
pronave. Ai percakton dhe ngarkon me detyra organet perkatese administrative qe shqyrtojne
kerkesat e njohjes se pronesise dhe ankimet administrative, si dhe parashikon proceduren e
ankimit administrativ dhe ate gjyqesor.
         Shkresa nr.2439/1, date 17.12.2008 e A.K.K.P. nuk eshte nje akt administrativ, si nga
ana formale, ashtu edhe nga permbajtja e saj, referuar ligjit te mesiperm, qe te mund te
kundershtohet ne baze te neneve 328 e vijues te K.Pr.C. ne gjykate.
         Drejtori i Pergjithshem i A.K.K.P. i ka kthyer pergjigje subjektit kerkues, duke e
sqaruar se skicat perkatese te vendimit te K.K.K.P. te kundershtuar nuk jane te sakta dhe
eshte ky fakt qe duhet te saktesohet ne rruge gjyqesore. Ai nuk eshte shprehur per vendimin e
K.K.K.P. ne menyren e parashikuar ne ligjin e mesiperm, qe më pas paditesi te mund t’i
drejtohej gjykates. Siç del qarte dhe nga permbajtja e kesaj shkrese, eshte vete organi
administrativ si organ i specializuar qe duhet te kryeje ato detyra dhe vetem pas ezaurimit dhe
arritjes se konkluzionit nga ky organ, sipas ligjit, vetem atehere hapet rruga per ankimin ne
gjykate.
         Keto konkluzione te krijojne bindjen se fryma e ligjit eshte ndjekja fillimisht e rruges
administrative per ankimin e akteve administrative per pronesine dhe vetem pasi te jete
ezauruar kjo rruge, pala paditese ka te drejte te ushtroje ankimin ndaj ketyre akteve
administrative ne gjykate.
         Ne keto kushte, vendimi i ndermjetem date 10.03.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor
Durres duhet te prishet, pasi çeshtja i perket juridiksionit administrativ.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 60 te K.Pr.C.,

                                          VENDOSI
        Prishjen e vendimit date 10.03.2009 te Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durres dhe
nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

                                                             Tirane, me 26.05.2009




158
ÇËSHTJE PENALE




                 159
160
Nr.112 i Regj.Themeltar
Nr.116 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Spiro Spiro            Anetar
                      Besnik Imeraj          Anetar
                      Majlinda Andrea        Anetare
                      Andi Çeliku            Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

                  KËRKUES:                   PROKURORIA PRANE GJYKATES SE
                                             SHKALLES SE PARE VLORE

                                         OBJEKTI:
               Kërkesë për vleftësimin si te ligjshem te “arrestit ne flagrance”
                 dhe për caktim si mase sigurimi personal “arrest ne burg”.
                Baza ligjore: Nenet 244 e 245 të Kodit të Procedurës Penale.

                  KUNDËR:                    PERSONIT NEN HETIM - ERMAL BAJRAM
                                             MEHMETAJ

                                      A K U Z U A R:
                Dyshohet se ka kryer vepren penale te moskallzimit te krimit,
                          parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.


       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.26, date 04.02.2009, ka vendosur:
              Vleftesimin e ligjshem te arrestimit ne flagrance te personit nen hetim Ermal
              Mehmetaj.
              Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim Ermal Mehmetaj
              ate te detyrimit per t’u paraqitur ne policine gjyqesore çdo te hene dhe te
              premte te çdo jave, ne ora 12.00, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

       Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.46, datë 26.02.2009, ka vendosur:
              Miratimin e vendimit nr.26, date 04.02.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare
              Vlore, lidhur me arrestimin ne flagrance te personit nen hetim Ermal
              Mehmetaj.
              Ndryshimin e ketij vendimi persa i perket mases se sigurimit personal, duke i
              caktuar atij masen e sigurimit “arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i
              K.Pr.Penale.




                                                                                          161
       Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka paraqitur rekurs personi nen hetim,
nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
   - Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne shkelje te ligjit ,sepse ka vepruar ne
       kundershtim me kerkesat ligjore te nenit 228 te K.Pr.Penale, per me teper qe ne
       veprimet apo mosveprimet e te dyshuarit Ermal Mehmetaj nuk kemi ekzistencen e
       dyshimeve te arsyeshme, te bazuar ne prova, qe te kete kryer elementet e vepres
       penale te moskallzimit te krimit, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
   - Edhe pse nga gjykatat jane pranuar rrethanat e kryerjes se vepres duke arritur ne
       konkluzionin se vepra penale e kryer nga personi nen hetim eshte ajo e moskallzimit
       te krimit, nga gjykata me tej nuk eshte vleresuar ne raport me rrezikshmerine e
       autoreve te saj, menyren e kryerjes se vepres penale, duke mos zbatuar kriteret ligjore
       qe parashikon neni 229 i K.Pr.Penale.
   - Masa e sigurimit arrest ne burg nuk eshte ne perputhje me provat dhe kriteret ligjore
       te parashikuara nga neni 228, 229 dhe 230/1 te K.Pr.Penale, duke bere keshtu qe
       gjykata e apelit te marre nje vendim ne kundershtim me kerkesat e nenit 383.1, pika c
       e K.Pr.Penale.

                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi
prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se
Rrethit Gjyqesor Vlore; e pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                              VËREN
        Se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.46, date 26.02.2009, per pjesen qe ka
ndryshuar vendimin nr.26, date 04.02.2009 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore, duke i
caktuar si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne burg”, eshte rezultat i zbatimit jo te drejte
te kritereve ligjore e si i tille duhet prishur, duke lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Vlore.
        Nga aktet e administruara ne gjykim ka rezultuar se ne daten 01.02.2009, rreth ores
01.30, ne ambientet e disko “Kastelo”, shtetasi Klodian Haderaj ka qene i ulur me shoket e tij
Perparim Koxha e Ervin Memi, aty eshte konfliktuar me personin nen hetim Ermal
Mehmetaj, ku edhe ky ka qene i shoqeruar. Megjithese konflikti ne mes tyre ka qene i ashper,
si rezultat i nderhyrjes se shokeve dhe i punonjesve te diskos, ky konflikt eshte qetesuar per
momentin, por kur perseri ata jane acaruar me njeri tjetrin, punonjesit e diskos u kane kerkuar
ose te qetesoheshin, ose te largoheshin nga disko.
        Ne kete moment Ermal Mehmetaj eshte larguar per disa minuta dhe eshte kthyer
perseri, po ashtu ka vepruar edhe shtetasi Klodian Haderaj, i cili kur eshte kthyer ne disko
eshte konfliktuar prap me Ermalin, duke u grindur edhe ne ambientet e jashtme te diskos.
        Shtetasi me pseudonimin “Qorri” ka qelluar nga jashte brenda diskos, ku si pasoje
jane plagosur shtetasit Kreshnik Mehmeti, Eduard Bushi e Lorenc Hudhra.
        Mbi bazen e kesaj ngjarje, veç te tjereve, eshte arrestuar edhe Ermal Mehmeti, i
akuzuar per vepren penale te “Moskallzimit te krimit”.
        Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.26, date 04.02.2009, ka vleftesuar te
ligjshem “arrestin ne flagrance” per te dyshuarin Ermal Mehmetaj dhe i ka caktuar si mase
sigurimi personal “Detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore”.




162
         Vetem ne lidhje me caktimin e mases se sigurimit personal, si me siper, mbi apelin e
organit te prokurorise, Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin objekt shqyrtimi ka ndryshuar
vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore, duke i caktuar si mase sigurimi personal ate te
“arrestit ne burg”.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se pretendimet e ngritura ne rekursin e
personit nen hetim Ermal Mehmeti jane te bazuara. Eshte e vertete se masa e sigurimit
personal “arrest ne burg”, ne kushtet si me siper, nuk i pershtatet rendesise se faktit kriminal
qe i atribuohet atij, dhe as rreziksmerise shoqerore te vepres penale per te cilin eshte akuzuar .
         Po ashtu, nga aktet e administruara ne gjykim, nuk rezulton se kemi te bejme me nje
person qe eshte perserites, apo qe i eshte shmangur organeve te drejtesise. Edhe ne rrethanat
ne te cilat ka ndodhur ngjarja kriminale, per te cilen eshte akuzuar Ermali se nuk e ka
kallzuar, nuk rezulton se kemi te bejme me nje veper penale per te cilen organet kompetente
te ndjekjes penale nuk ishin ne dijeni ose nuk mund te ishin ne dijeni, veçse nga kallzimi i
personit nen hetim E.Mehmeti. Siç del edhe nga dosja nje person ende i paidentifikuar ka
shtene me arme zjarri ne drejtim te diskos “Castelo”, ku ne vendngjarje eshte ndodhur
personi nen hetim E.Mehmeti, ne shoqerine e shtetasit Arber Xhaferri dhe dy shoqeve te tyre.
Nga te shtenat e armes jane plagosur shtetasit Kreshnik Mehmeti, Eduard Bushi dhe Lorenc
Hudhra. Menjehere pas ngjarjes policia ka shkuar ne vendngjarje, ku ende ndodhej Ermali
dhe shtetasi A.Xhaferri, te cilet ashtu si personat e tjere te pranishem ne ngjarje, jane marre
ne pyetje nga organi i policise. Meqenese eshte dyshuar se ato kishin dijeni per personin qe
kishte kryer vepren dhe nuk e deklaronin emrin e tij, jane marre te pandehur per vepren
penale te “moskallzimit te krimit”.
         Nisur nga fakti se para ndodhjes se ngjarjes, plagosjes me arme zjarri ne disko, nje
nga protagonistet e nje grindjeje ne mes djemsh qe kishte ndodhur ne kete disko, para
ngjarjes se permendur, ka qene edhe E.Mehmetaj, ekziston dyshimi i arsyeshem se edhe ky
mund te kete ndikuar me veprimet e tij ne ndodhjen e ngjarjes kriminale.
         Ne keto kushte, sipas rrethanave te ngjarjes, detyrimi per te kallzuar nuk mund te
shtrihet edhe mbi personat qe kane arsye te mendojne se nga ky kallzim mund te rezultoje
edhe pergjegjesi penale per vehte si shkaktare te ngjarjes ne rolin e nxitesit apo ndihmesit.
         Duke mos hyre ne vleresimin e provave, Kolegji Penal çmon se ashtu siç parashtrohet
ne rekurs, ne ndryshim me sa pranon gjykata e apelit, me te drejte gjykata e shkalles se pare
pasi ka vleresuar me objektivitet kushtet dhe kriteret per ekzistencen e masave te sigurimit
personal, ndaj personit nen hetim Ermal Mehmetaj ka caktuar si mase sigurimi personal ate te
“paraqitjes ne policine gjyqesore”.
         Duke patur parasysh sa me siper edhe prokurori prane Gjykates se Larte, ne kerkimin
e tij me shkrim ne seance gjyqesore, kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore
dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Vlore.
         Ne keto kushte, pavaresisht nga sa parashtruam me siper, edhe per faktin qe prokurori
kerkoi te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Vlore, qe i ka caktuar personit
nen hetim Ermal Mehmetaj, si mase sigurimi personal, ate te “paraqitjes ne policine
gjyqesore”, duhet kuptuar si rast ne zbatim te urdherimit qe permban dispozita e nenit 244,
pika “3” te K.Pr.Penale, qe gjykata nuk mund te caktoje mase sigurimi me te rende se ajo
e kerkuar nga prokurori.
         Bazuar ne sa me lart, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se duhet te prishet
vendimi i gjykates se apelit dhe duhet lene ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare
Vlore.




                                                                                              163
                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1, germa “d” te K.Pr.Penale,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.46, date 26.02.2009 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne
fuqi te vendimit nr.26, date 04.02.2009 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.
        Per ekzekutimin e ketij vendimi te njoftohet Prokuroria e Pergjithshme.

                                                           Tirane, me 06.05.2009




164
Nr.122 i Regj. Themeltar
Nr.117 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Spiro Spiro            Anetar
                      Besnik Imeraj          Anetar
                      Majlinda Andrea        Anetare
                      Andi Çeliku            Anetar

në seancen gjyqesore të datës 06.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  KËRKUES:                   PROKURORIA PRANE GJYKATES SE
                                             SHKALLES SE PARE TIRANE

                                        OBJEKTI:
                     Kerkese per vlefshmerine e “arrestit ne flagrance”
                    dhe caktim mase sigurimi personal “arrest ne burg”.
                Baza Ligjore: Nenet 244 e 245 te Kodit te Procedures Penale.

                  KUNDËR:                    PERSONIT NËN HETIM - BEXHET SHABAN
                                             VOGLI

                                      A K U Z U A R:
                        Per vepren penale te “vrasjes nga pakujdesia”
                             dhe “plagosjes se lehte me dashje”,
                          parashikuar nga neni 85 e 89 te K.Penal.


      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.240 akti, date 11.03.2009, ka
vendosur:
             Vleftesimin e ligjshem te ndalimit te personit nen hetim Bexhet Vogli.
             Caktimin si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim Bexhet Vogli ate
             te “arrestit ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.99, date 27.03.2009, ka vendosur:
                     Miratimin e vendimit nr.240 akti, date 11.03.2009 te Gjykates se
              Shkalles se Pare Tirane.

       Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs personi nen hetim
Bexhet Vogli, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar ndryshimin e tij dhe caktimin e nje
mase sigurimi me te bute, duke parashtruar keto shkaqe:




                                                                                          165
   -   Te dy vendimet i konsiderojme te pabazuara ne ligj, pasi masa e sigurimit “arrest ne
       burg” eshte e padrejte, e pabazuar ne ligj dhe si e tille vjen ne kundershtim me
       rrethanat e çeshtjes dhe kerkesat e neneve 251, 252 dhe 259/4 te K.Pr.Penale, pasi
       klienti im nuk eshte kapur ne kryerje e siper te vepres penale dhe as ne ndjekje,
       menjehere pas kryerjes se saj, pra nuk kemi gjendje te flagrances, por eshte paraqitur
       vullnetarisht, pasi eshte thirrur per te sqaruar rrethanat e ngjarjes.
   -   Masa e sigurimit “arrest ne burg” eshte vene ne kundershtim me kerkesat e nenit 228
       te K.Pr.Penale, pasi nuk ekziston dyshimi i arsyeshem, i bazuar ne prova, qe klienti
       im Bexhet Vogli te kete kryer vepren penale te parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal,
       pasi nuk ekziston ndonje akt ekspertimi qe te percaktonte shkakun e vdekjes se
       viktimes, nese ka lidhje me veprimet e te pandehurit, per me teper qe viktima nuk ka
       shenja dhune ne fytyre.
   -   Gjykatat duhet te kishin parasysh dhe faktin se ky i pandehur nuk ka asnje lloj
       mundesie t’i shmanget hetimit te kesaj çeshtje, meqenese ekziston shkaku i
       padenueshmerise se tij per vepren per te cilen akuzohet, nuk ekziston rreziku i ikjes
       apo i venies ne rrezik te ndonje prove, pra gjykata nuk ka patur parasysh kerkesat e
       nenit 229 e 230 te K.Pr.Penale.
   -   Gjykata duhet te mbante parasysh faktin se klienti im jeton ne nje shtepi vetem me
       babain e tij, meqenese nena i ka vdekur dhe eshte i vetmi krah pune per te mbajtur
       kete familje, prandaj nisur nga ekzistenca e rrethanave lehtesuese te parashikuara nga
       neni 48 e 49 i Kodit Penal, si dhe fakti se masa e denimit per veprat penale te
       akuzuara permban dhe denimin me gjobe, duhet te caktonte si mase sigurimi detyrim
       per t’u paraqitur ne policine gjyqesore, te parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.

                        KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Artur Selmani, i cili kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; av.Saimir Vishaj, qe kerkoi
ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe caktimin si mase sigurimi personal
“detyrim per paraqitje ne policine gjyqesore”; e si analizoi çeshtjen ne teresi,

                                             VËREN
         Se vendimi nr.240 akti, date 11.03.2009 i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, me te
cilin personit nen hetim Bexhet Vogli, i eshte vleftesuar i ligjshem “ndalimi” dhe i eshte
caktuar si mase sigurimi personal “arrest ne burg” dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane
nr.99, date 27.03.2009, me te cilin eshte miratuar vendimi i mesiperm, duhet ndryshuar, duke
i caktuar atij nje mase sigurimi me te lehte.
         Nga aktet e administruara ne gjykim, ka rezultuar se personi nen hetim Bexhet Vogli,
banon ne Rr.“Sh. Haka”, Lagja Shkoze, Tirane. Me daten 08.03.2009, rreth ores 18.00, ai ka
qene duke levizur ne kete rruge me mjetin e tij tip “Toyota”, me targa TR 2454 R. Dyshohet
se ky person ka qarkulluar me shpejtesi relativisht te madhe, fakt qe i ka terhequr vemendjen
shtetasit Ilir Faslliu, banor i te njejtes rruge, dhe ky i fundit pasi e ka ndaluar personin nen
hetim i ka kerkuar atij qe te levize me ngadale, mbasi mund te rrezikoje femijet qe luajne ne
rruge.
         Kjo kerkese dhe terheqje e vemendjes rezulton se e ka acaruar te dyshuarin Bexhet
dhe ne vazhdim te sharjeve lidhur me qenien “Tiranas” apo “Jabanxhi”, Bexheti ka goditur
me grushta fqinjin Ilir Faslliu. Bashke me te dyshuarin Bexhet edhe vellai i tij Sali Vogli, i
cili ishte i pranishem, e ka goditur Ilirin.




166
         Ngjarja si me siper eshte verejtur nga shtetasi Kastriot Caca, gjithashtu fqinje me te
paret, i cili eshte afruar per te mundesuar shuarjen e ketij sherri. Vajtja e Kastriot Caces nuk
eshte pritur mire nga te dyshuarit, te cilet kane filluar tashme te godasin kete te fundit. Ne
keto rrethana, shtetasi Ilir Faslliu eshte larguar drejte baneses se tij, nderkohe qe edhe
Kastriot Caca, duke mos perballuar dot goditjet e te te dyshuarve, ka tentuar te largohet per
ne banesen e tij.
         Pavaresisht kushteve si me siper, dyshohet se vellezerit Vogli nuk kane pushuar
sulmin, duke e ndjekur dhe duke e qelluar shtetasin Kastriot Caca deri ne oborrin e baneses se
tij. Pikerisht ne oborrin e shtepise se tij, si rezultat i goditjeve te marra eshte rrezuar per toke
Kastriot Caca, e ne kete moment shtetasi Ilir Faslliu eshte ofruar per ta ndihmuar Kastriotin,
duke kapur njerin nga vellezerit nen hetim, por nuk ka mundur t’i ndaloje ata.
         Ngjarja si me siper ka vazhduar deri ne veranden e shtepise Caca, ku me ne fund
Kastrioti dhe Iliri, kane mundur te futen ne banese, te mbyllin deren me çeles e per rrjedhoje
t’i shpetojne sulmit. Nderkohe jashte ne oborrin e shtepise ka mbetur bashkeshortja e Kastriot
Caces dhe djali i tij Andrea i moshes 3 vjeçare. Pasi te dyshuarit Bexhet e Sali Vogli kane
goditur me shqelma deren e mbylluar dhe jane larguar, pikerisht ne kete moment eshte vene
re se ne oborr qendronte i shtrire djali 3 vjeçar, Andrea Caca. Megjithe perpjekjen e
familjareve dhe te personave prezent per ta ndihmuar femijen, ai ka vdekur.
         Ne rrethanat si me siper eshte bere arrestimi ne flagrance i personit nen hetim, Bexhet
Vogli, si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “vrasjes nga pakujdesia” dhe “plagosjes se
lehte me dashje”, parashikuar nga nenet 85 e 89 te K.Penal.
         Duke arsyetuar se ekzistojne dyshime te bazuara ne prova se ky shtetas ka kryer
vepren penale te “vrasjes nga pakujdesia” dhe te “plagosjes se lehte me dashje”, organi i
akuzes ka kerkuar ne gjykate se ndaj personit nen hetim Bexhet Vogli te vleftesohet i
ligjshem “arresti ne flagrance” dhe t’i caktohet si mase sigurimi personal “arrest ne burg”.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, qe ka
lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane ne lidhje me vleftesimin si te
ligjshem te “arrestit ne flagrance” per te dyshuarin Bexhet Vogli, eshte marre ne perputhje te
plote me kerkesat ligjore te sanksionuara ne nenet 251/1 dhe 252 te K.Pr.Penale, ndaj per kete
pjese ky vendim duhet lene ne fuqi.
         Por ne lidhje me disponimin e dyte te gjykatave, qe i kane caktuar te dyshuarit Bexhet
si mase sigurimi personal ate te “arrestit ne burg”, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se
gjykatat nuk kane zbatuar drejt kerkesat ligjore per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne
burg”.
         Nisur nga natyra e shkalla e rrezikshmerise shoqerore te veprave penale per te cilen
akuzohet dhe pasojat e ardhura, si dhe qendrimi i te dyshuarit ndaj veprave, aq me teper qe
per te njejtat vepra penale eshte akuzuar edhe vellai i tij Sali Vogli, te cilit i eshte caktuar me
vendimin te formes se prere te gjykates si mase sigurimi personal “arrest ne burg”, nxirret
konkluzioni se nga ana e dy shkalleve te gjykimit nuk jane patur si duhet per baze kriteret e
nenit 229 te K.Pr.Penale, sipas te cilit, ne caktimin e masave te sigurimit, gjykata nban
parasysh pershtatshmerine e seciles prej tyre me shkallen e nevojave te sigurimit.
         Nga te dhenat e administruara, aq me teper ato familjare, rezulton se nuk ka prova, te
dhena, apo dyshime, se ky person mund te ike, te vere ne rrezik marrjen ose vertetesine e
proves, perkundrazi ai ka dhene shpjegime per veprimet e tij, duke ndihmuar organin e
akuzes. I dyshuari Bexhet Vogli, jo vetem nuk ka tentuar, por as nuk kishte mundesi te vinte
ne rrezik marrjen e proves, mbasi ato jane fiksuar dhe marre (sekuestruar) nga organi i
hetimit menjerehe ne vend-ngjarje.




                                                                                                167
        Ne nenin 230 te K.Pr.Penale percaktohet qarte se “arresti ne burg” mund te vendoset
vetem kur çdo mase tjeter eshte e papershtatshme, per shkak te rrezikshmerise se veçante te
vepres penale dhe te te pandehurit. Gjithashtu, sipas nenit 228 te K.Pr.Penale, si kushte per
caktimin e mases se sigurimit personal jane kur ekzistojne shkaqe te rendesishme qe vene ne
rrezik marrjen ose vertetesine e proves, kur ekziston rreziku qe ai te largohet e t’i fshihet
procedimit, apo kur ka te dhena se ai ka rrezik te kryeje krime te tjera, kushte te cilat, siç
parashtruam me siper, tek personi konkret nuk ekzistojne.
        Persa siper, duke mos ekzistuar kushtet dhe kriteret ligjore te parashikuara nga nenet
228, 229 e 230 te K.Pr.Penale, per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, Kolegji
Penal çmon se ndaj te dyshuarit Bexhet Vogli duhet te caktohet si mase sigurimi personal
“arrest ne shtepi”.

                                     PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/1, germa “d” te K.Pr.Penale,

                                        VENDOSI
        Ndryshimin e vendimit nr.99, date 27.03.2009 te Gjykates se Apelit Tirane dhe caktimin
si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim Bexhet Shaban Vogli, ate te “arrestit ne
shtepi”.
        Urdherohet lirimi i menjehershem i personit nen hetim Bexhet Shaban Vogli nga dhomat
e paraburgimit, neqoftese nuk mbahet per shkak tjeter ligjor.
        Per ekzekutimin e ketij vendimi njoftohet Prokuroria e Pergjithshme.

                                                            Tirane, me 06.05.2009




168
Nr.128 i Regj.Themeltar
Nr.135 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Guzim Zeneli           Anëtar
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Andi Çeliku            Anetar

në seancën gjyqësore të datës 27.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  TË PANDEHURIT:             ZAMIR KOTRI

                                          OBJEKTI:
                      Konstatimi i humbjes së fuqisë së paraburgimit,
           për shkak të tejkalimit të afateve maksimale per shqyrtimin e ankimit.
                                       A K U Z U A R:
                                Per kryerjen e vepres penale
           te “trafikimit te armeve dhe municioneve”, te kryer ne bashkepunim,
                           parashikuar nga neni 278/a-2 i K.Penal.


       Gjykata e shkalles se pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.261, date
08.12.2007, ka vendosur:
              Cakimin e mases se sigurimit personal “arrest ne burg” ndaj shtetasit nen
              hetim Zamir Kotri, dyshuar per kryerjen e vepres penale te trafikimit te
              armeve dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/a-2 te K.Penal.

      Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.17, date 11.03.2009, ka
vendosur:
             Prishjen e vendimit te gjyqtarit te vetem te dates 18.02.2009 me nr.29 akti dhe
             kthimin e çeshtjes “per verifikimin e kushteve te zbatimit te mases se sigurimit
             peronal” ndaj shtetasit Zamir Kotri nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime
             te Renda Tirane.

         Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Zamir Kotri, nepermjet avokatit
te tij, duke kerkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses, me arsyetimin se masa e
sigurimit e ka humbur fuqine.




                                                                                          169
                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi
prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe humbjen e fuqise se mases
se sigurimit “arrest ne burg”, duke i caktuar te pandehurit si mase sigurimi “arrest ne shtepi”,
av. A.Kraja, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lirimin e te pandehurit nga
paraburgimi dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

                                            VËREN
        Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane ka
regjistruar procedimin penal nr.42, date 14.06.2007 ne ngarkim te te pandehurit Zamir Kotri,
i akuzuar per vepren penale te trafikimit te armeve dhe municioneve.
        Duke pranuar kerkesen e prokurorise, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda,
me vendimin nr.261, date 08.12.2007, i ka caktuar ketij te pandehuri si mase te sigurimit
personal ate te “arrestit ne burg”.
        Kunder ketij vendimi ka paraqitur ankim ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda
Tirane i pandehuri dhe kjo gjykate, me vendimin e saj nr.17, date 11.03.2009, ka vendosur
prishjen e vendimit te gjyqtarit te vetem te dates 18.02.2009.
        Siç shihet qarte edhe nga vete dispositivi i vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te
Renda Tirane, edhe pse nga mbrojtesi i te pandehurit eshte ankimuar vendimi nr.261 i
gjykates se shkalles se pare, gjykata e apelit ka marre ne shqyrtim nje tjeter akt, duke lene pa
shqyrtuar vete vendimin e ankimuar. I pandehuri ka kerkuar nga gjykata e apelit qe, ne
detyrim te dispozites se nenit 249 te K.Pr.Penale, te shqyrtoje brenda afatit te caktuar prej
kesaj dispozite vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke pretenduar se nuk kane
ekzistuar kushtet dhe kriteret ligjore qe ndaj tij te caktohej masa e sigurimit “arrest ne burg”.
        Gjykata e Apelit per Krime te Renda, gjate shqyrtimit te kerkeses ankimore, jashte
objektit te kesaj kerkese dhe ne kundershtim me detyrimet procedurale, ka bere objekt
shqyrtimi proçes verbalin e mbajtur nga gjyqtari i vetem ne daten 18.02.2009, me te cilen
eshte bere verifikimi i kushteve te zbatimit te mases se sigurimit personal ndaj te pandehurit.
Duke marre ne shqyrtim nje akt, i cili nuk ka qene objekt ankimi ne gjykaten e apelit dhe
duke mos marre ne shqyrtim brenda afatit vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare per Krime
te Renda Tirane, me te cilin i eshte caktuar te pandehurit masa e sigurimit arrest ne burg,
sipas detyrimit qe rrjedh nga dispozita e nenit 249/7 te K.Pr.Penale, ka bere qe masa e
sigurimit “arrest ne burg” te humbase fuqine. Per kete shkak, Kolegji çmon se arresti ne burg
per te pandehurin Zamir Kotri e ka humbur fuqine ç’ka detyron gjykaten te urdheroje lirimin
e menjehershem te tij nga paraburgimi, detyrim ky qe buron nga permbajtja e dispozites se
nenit 262/1 te K.Pr.Penale.
        Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur ne kundershtim me ligjin
arsyetimin e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, edhe pse ky arsyetim
nuk ka lidhje me zgjidhjen e çeshtjes objekt shqyrtimi, çmon se, duke qene nje çeshtje ligjore,
ka nevoje te shihet kryesisht.
        Nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda, me arsytimin se e njejta gjyqtare qe ka
marre pjese ne caktimin e mases se sigurimit personal nuk mund te bente verifikimin e
kushteve te zbatimit te kesaj mase, meqe çeshtja ndodhej per gjykim ne themel, eshte prishur
vendimi i gjyqtarit te vetem duke u kthyer çeshtja per rishqyrtim gjykates, e cila eshte duke
gjykuar çeshtjen.




170
        Ky perfundim jo vetem nuk eshte i bazuar ne ligj, por mund te sjelle zvarritje te
theksuara ne gjykimin e ketyre lloj çeshtjeve. Siç dihet, verifikimi i kushteve te caktimit te
masave te sigurimit behet brenda tri diteve nga ekzekutimi i vendimit te arrestit ne burg. Nese
çeshtja e themelit do te ndodhet per gjykim ne nje gjykate dhe qe akoma nuk ka filluar
shyqyrtimi i saj per shkaqe organizative, sipas qendrimit qe mban Gjykata e Apelit per Krime
te Renda Tirane, duhet te priteshin te gjitha procedurat per caktimin dhe formimin e trupit
gjykues pas legjitimit te paleve qe t’i vinte radha per shqyrtim verifikimit te kushteve te
zbatimit te mases, pra do te kalonte afati tre ditor dhe masa e sigurimit do te humbte fuqine.
Veç kesaj, verifikimi i kushteve te zbatimit te mases se sigurimit personal eshte pjese e
hetimit paraprak, pavaresisht ne çfare faze te procedimit realizohet. Shqyrtimi i kesaj kerkese
nga i njejti trup gjykues qe eshte duke gjykuar çeshtjen e themelit, do te behej shkak per
perjashtimin e gjyqtareve nga vazhdimi i gjykimit te themelit, pasi do te ndodheshim perpara
rasteve te parashikuara nga neni 15/2 i K.Pr.Penale.

                                PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/c dhe 262/1 te
K.Pr.Penale,

                                           VENDOSI
          Prishjen e vendimit nr.17, date 11.03.2009 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda
Tirane.
      Humbjen e fuqise se “arrestit ne burg” dhe lirimin e menjehershem te te pandehurit
Zamir Hivzi Kotri nga dhomat e paraburgimit, nese nuk mbahet per shkak tjeter.
      Ky vendim t’i komunikohet per ekzekutim Prokurorise se Pergjithshme Tirane.

                                                             Tiranë, më 27.05.2009




                                                                                           171
Nr.125 i Regj. Themeltar
Nr.136 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Gani Dizdari          Kryesues
                      Besnik Imeraj         Anetar
                      Majlinda Andrea       Anetare
                      Guxim Zenelaj         Anetar
                      Andi Çeliku           Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.125, qe i
perket:

                  KËRKUES:                  PROKURORIA PRANE GJYKATES SE
                                            SHKALLES SE PARE TIRANE
                  KUNDËR:                   PERSONIT NEN HETIM - SULEJMAN SHEHU

                                      A K U Z U A R:
                              Per vepren penale te parashikuar
                             nga nenet 114 dhe 115 te K.Penal.
                                         OBJEKTI:
              Vleftesim i ndalimit dhe vendosjen e mase se sigurimit personal
                       me karakter shtengues te “Arrestit ne burg”,
                          parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale
                            ndaj te arrestuarit Sulejman Shehu.
                    Baza Ligjore: Nenet 244/1, 258, 259 te K.Pr.Penale.


      Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.124 akti, date 06.02.2009 ka
vendosur:
             Pranimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit gjyqesor Tirane.
             Vleftesimin e ligjshme te arrestimit ne flagance per te pandehurin Sulejman
             Shehu.
             Caktimin si mase sigurimi personal per te pandehurit Sulejman Shehu, ate te
             “arrestit ne burg”, te parashikuar nga neni 238 te K.Pr.Penale.
             Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet policia gjyqesore.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.58, date 26.02.2009, ka vendosur:
              Ndryshimin e vendimit nr.124 akti, date 06.02.2009 te Gjykates se Shkalles se
              Pare Tirane.
              Caktimin e mases se sigurimit per personin nen hetim, ate te “arrestit ne
              shtepi”.
              Ngarkohet prokuroria, gjykates se apelit per ekzekutimin e ketij vendimi.



172
       Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs, prokurori prane
Gjykates se Apelit Tirane, i cili kerkon ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe
caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, duke parashtruar keto shkaqe.
   - Masa e sigurimit “arrest ne shtepi” e caktuar nga gjykata e apelit nuk eshte ne
       perputhje me kriteret e nenit 228,229,230,238 te K.Pr.Penale.
   - Masa e sigurimit “arrest ne shtepi” nuk eshte ne pershtatje me rendesine e faktit dhe
       nevojen e sigurimit, duke patur parasysh se i pandehuri dyshohet se ka kryer vepren
       penale te parashikuar nga nenet 114 e 115 te K.Penal.
   - Asnje mase sigurimi perveç “arrestit ne burg” nuk eshte e pershtatshme, duke patur
       rrezikshmerine e vepres dhe te pandehurit.

                           KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
          pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                            VËREN
        Me vendimin nr.124, date 06.02.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur
si mase sigurimi personal ndaj personit nen hetim Sulejman Shehu ate te “arrestit ne burg”.
Ndaj ketij personi eshte nisur me daten 03.02.2009 nje procedim penal, nga Prokuroria e
Rrethit Gjyqesor Tirane, per veprat penale te shfrytezimit te prostitucionit dhe mbajtjes se
lokalit per prostitucion, te parashikuara respektivisht nga nenet 114 dhe 115 te Kodit Penal.
        Mbi ankimin e te pandehurit, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin e saj nr.58, date
26.02.2009, ka ndryshuar vendimin nr.124, date 06.02.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane, duke caktuar si mase sigurimi personal per personin nen hetim Sulejman Shehu ate te
“arrestit ne shtepi”, te parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
        Ndaj ketij vendimi te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs Prokurori i Apelit
Tirane per shkaqet e pershkruara ne pjesen hyrese te ketij vendimi, por me shkresen date
22.05.2009 te Drejtorise Gjyqesore prane Prokurorise se Pergjithshme, te paraqitur ne seance
gjyqesore, deklarohet se ky organ heq dore nga rekursi i paraqitur ne Gjykaten e Larte kunder
vendimit nr.58, date 26.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane.
        Ne keto rrethana, Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se duhet vendosur
mospranimi i rekursit te prokurorise, per shkak te heqjes dore nga ky rekurs.

                                       PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 420/“ç” te Kodit te Proçedures
Penale,

                                       VENDOSI
      Mospranimin e rekursit, te prokurorit, per shkak te heqjes dore nga rekursi, ndaj
vendimit nr.58, date 26.02.2009 te Gjykates se Apelit Tirane.

                                                                Tiranë, më 27.05.2009




                                                                                               173
Nr.135 i Regj. Themeltar
Nr.137 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

                      Gani Dizdari          Kryesues
                      Besnik Imeraj         Anetar
                      Majlinda Andrea       Anetare
                      Andi Çeliku           Anetar
                      Guxim Zenelaj         Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

                  KËRKUES:                  PROKURORIA PRANE GJYKATES SE
                                            RRETHIT GJYQESOR GJIROKASTER

                                         OBJEKTI:
                       Kërkesë për vleftësimin e ligjshem te ndalimit
                               dhe për caktim mase sigurimi.
                Baza Ligjore: Nenet 245 e 259 të Kodit të Procedurës Penale.

                  PERSON NËN HETIM: DRINI ALIKO

                                     A K U Z U A R:
                   Për vepren penale te vrasjes se kryer me paramendim,
                         parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal.


       Gjykata e Shkallës së Parë, me vendimin nr.95, datë 30.03.2009, ka vendosur:
              Pranimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.
              Caktimin si mase sigurimi personal ndaj te ndaluarit Drini Aliko ate te arrestit
              ne burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

       Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.26, date 15.04.2009, ka vendosur:
              Miratimin e vendimit nr.95, date 30.03.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
              Gjirokaster.

       Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs i ndaluari Drini Aliko, nepermjet
mbrojtesit te tij, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:
   - Ndalimi i urdheruar eshte i paligjshem, pasi eshte marre ne kundershtim te hapur me
       ligjin, nenin 253 te K.Pr.Penale.
   - Personi i ndaluar ka 10 (dhjete) vjet qe leviz lirisht, i pa thirrur dhe i pa shqetesuar
       ndonjehere si brenda, ashtu edhe jashte vendit.
   - Nga ana e gjykates se apelit jane shkelur kerkesat ligjore qe burojne nga nenet 228,
       229, 230 te K.Pr.Penal.


174
   -   Nuk ekziston dyshimi i arsyeshem dhe per me teper qe ky dyshim te jete i bazuar ne
       prova.
   -   Nga aktet ne dosje, ka rezultuar e provuar se i ndaluari Drini Aliko i eshte nenshtruar
       hetimit dhe gjykimit ne vitin 2002 po per kete veper penale dhe me vendimin nr.69,
       date 07.10.2002, prokurori ka terhequr akuzen dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor
       Gjirokaster ka vendosur kthimin e akteve prokurorise, e cila pasi ka kryer edhe hetime
       te tjera, ka vendosur pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Drini Aliko.
   -   Prova ku mbeshtet dyshimet organi i Prokurorise vjen ne kundershtim me te gjitha
       provat e dosjes.

                        KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster; mbrojtesit Bernard Aliko dhe
Arjan Sotiri, qe kerkuan prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e kerkeses se prokurorit per
vleftesimin e ligjshem te ndalimit te Drini Alikos dhe rrezimin e kerkeses per caktimin e
mases se sigurimit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

                                            VËREN
         Ne daten 04.11.2009, ne nje kryqezim te lagjes “Punetore” ne qytetin e Gjirokastres,
disa persona kane qelluar me arme zjarri ndaj viktimes Besnik Ibrahimi dhe pasi e kane vrare
jane larguar me nje mjet te tipit Wolsfagen me targe SR 2854 A. Mjeti eshte gjendur i
braktisur dhe nga kqyrja jane perftuar disa gjurme gishti te vlefshme per identifikim.
         Per kete ngjarje, organi i akuzes ka marre ne pergjegjesi penale nder te tjere edhe
personin nen hetim Drini Aliko, hetuar nen masen e sigurimit personal “arrest ne burg”. Ne
perfundim te hetimeve, ai ne daten 29.03.2002 eshte derguar per gjykim nen akuzen e vrasjes,
parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal.
         Gjate gjykimit, organi i akuzes ka kerkuar terheqjen e akteve dhe Gjykata e Rrethit
Gjirokaster, me vendimin nr.39, date 07.10.2002, ka vendosur t’i ktheje aktet Prokurorise se
rrethit per te kryer veprime te metejshme, e cila pasi ka kryer edhe disa veprime hetimore, ne
daten 11.11.2002 ka vendosur te pushoje akuzen ne ngarkim te te pandehurit Drini Aliko dhe
te pezulloje hetimet per mos zbulim te autorit.
         Ne daten 27.03.2009, me kerkesen e organit te akuzes eshte realizuar akti i
ekspertimit daktiloskopik, konkluzioni i te cilit tregonte se gjurmet e gishtave te gjetur ne
vitin 1999 ne automjetin tip Wolsvagen kane qene te Drini Alikos. Mbi kete baze, Prokuroria
e Pergjithshme ka shfuqizuar vendimin te pushimit te akuzes ne ngarkim te te pandehurit
Drini Aliko dhe pas rifillimit te hetimeve ka urdheruar ndalimin e ketij te pandehuri, i cili
eshte ekzekutuar po ne daten 27.03.2009 ne oren 22.30. Ne daten 29.03.2009 nga prokuroria
eshte paraqitur ne gjykate kerkesa per vleftesimin te ligjshem te ndalimit dhe caktimin e
mases se sigurimit “arrest ne burg” per te pandehurin Drini Aliko.
         Gjykata e Rrethit Gjirokaster, pasi ka vleftesuar te ligjshem ndalimin e te pandehurit, i
ka caktuar atij masen e sigurimit personal arrest ne burg. Ky vendim eshte miratuar edhe nga
Gjykata e Apelit Gjirokaster.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuara ne ligj vendimet e
gjykatave te faktit, çmon se ato duhet te prishen.
         Siç rezulton nga kronologjia e hetimeve dhe gjykimit te kesaj çeshtje, ndalimi i te
pandehurit Drini Aliko eshte kryer ne kundershtim me rregullimet e percaktuara nga dispozita
e nenit 253 te K.Pr.Penale. Nga kerkesa e organit te akuzes, por edhe nga arsyetimi i vendimit
te gjykatave te faktit, nuk rezulton qe ne momentin e ndalimit i pandehuri te kete patur rrezik
ikje.



                                                                                              175
         Ngjarja ka qene e vitit 1999 dhe gjurmet e gjetura ne vendin e ngjarjes datojne rreth
10 vjet perpara se te vendosej ndalimi i te pandehurit, kohe kjo e mjaftueshme qe ai te kishte
ikur. Perkundrazi, rezulton se çeshtja ne ngarkim te tij eshte pushuar nga vete organi i
prokurorise qysh ne daten 11.11.2002. Ne keto rrethana, ndalimi i te pandehurit ka qene i
paligjshem.
         Po keshtu, Kolegji Penal çmon se edhe ne caktimin e mases se sigurimit personal
“arrest ne burg” per te pandehurin Drini Aliko nga ana e gjykatave te faktit nuk jane zbatuar
detyrimet qe rrjedhin nga dispozita e nenit 228 dhe 230 te K.Pr.Penale.
         Siç rezulton e provuar, gjate gjykimit te çeshtjes ne themel, organi i akuzes ka kerkuar
terheqjen e akteve dhe pas kthimit te çeshtjes, per mungese te provave ka pushuar akuzen ne
ngarkim te tij edhe pse gjurmet e gishtave ky organ i ka patur te administruara prej vitit 1999,
nderkohe qe ekspertimin e tyre e ka realizuar pas 10 vjetesh. Kolegji Penal gjen te pranishme
disa rrethana qe e bejne te pa pranueshme caktimin e mases se sigurimit personal “arrest ne
burg” ndaj te pandehurit Drini Aliko e konkretisht:
         Se pari, vendimi i prokurorit per caktimin e ekspertit, akti i ekspertimit daktiloskopik,
vendimi per shfuqizimin e vendimit te pushimit te akuzes, vendimi per rifillimin e hetimeve,
akti i ekspertimit daktiloskopik (i bere ne Tirane), si dhe ndalimi i te pandehurit Drini Aliko,
jane kryer te gjitha ne daten 27.03.2009, ne nje hapesire kohore prej disa oresh, ç’ka tregon se
ajo qe ka ndodhur ne fakt ka qene realizuar kohe me pare.
         Se dyti, Kolegji çmon se ne kete procedim ka nje konfondim mes gjykimit te çeshtjes
ne themel dhe kushteve dhe kritereve per caktimin e masave te sigurimit. Sipas dispozites se
nenit 228 te K.Pr.Penale, masat e sigurimit personal vendosen kur ekzistojne tre kritere qe
jane rreziku i marrjes ose vertetesise se proves, kur ekziston rreziku i ikjes ose i largimit te
personit, dhe per shkak te personalitetit te te pandehurit dhe rrethanave qe ai mund te kryeje
nje krim te njejte, apo me te rende se ai per te cilin akuzohet. Ne rastin ne shqyrtim, asgje e re
qe nga viti 2002 nuk rezulton ne proçesin e te provuarit, veç faktit se gjurma e gjetur ne vend
ngjarje, edhe pse i pandehuri ka qene nen masen e sigurimit personal “arrest ne burg”, qysh
ne vitin 2002, eshte krahasuar pas shume vjetesh dhe pretendohet se eshte lene prej te
pandehurit. Nese i pandehuri eshte ose jo autor i vepres penale per te cilen organi i akuzes ka
filluar, pushuar, rifilluar hetimet, kjo eshte nje çeshtje qe lidhet me gjykimin ne themel dhe
me proçesin e te provuarit, por nese ndaj te pandehurit duhet caktuar nje mase sigurimi
personal, kjo eshte nje çeshtje qe lidhet me kushtet dhe kriteret e parashikuara ne ligj dhe qe
jane te ndryshme nga ato te gjykimit te çeshtjes ne themel. Sikurse konstatohet, asnje nga
kriteret e percaktuara nga neni 228.3 te K.Pr.Penale, nuk ekziston ne rastin ne shqyrtim. Nuk
ka rrezik per marrje te proves e cila eshte marre 10 vjet me pare, nuk eshte konstatuar ndonje
rrezik per largimin e personit per te cilin mbrojtja ka pretenduar se ne asnje rast nuk i eshte
shmangur hetimit dhe nuk ka qene i larguar, ç’ka e tregon edhe fakti qe nderkohe qe behej
akti i ekspertimit eshte bere edhe ndalimi i tij, dhe nuk rezulton nga aktet dhe vendimet
gjyqesore qe ky person te kryeje nje veper tjeter penale. Vepra penale per te cilin ai akuzohet
ka ndodhur ne vitin 1999 dhe megjithese kane kaluar rreth 10 vjet, nuk rezulton e pranishme
asnje prej prej kritereve ligjore per te legjitimuar organin e akuzes dhe me pas gjykatat e
faktit per te caktuar masen e sigurimit “arrest ne burg”, veçanerisht ne kushtet kur per te
njejtin fakt kriminal, mbi bazen e te njejtit dyshim ndaj te njejtit person ishte caktuar edhe me
pare kjo lloj mase sigurimi personal.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka nje praktike te gjate dhe te konsoliduar, me te
cilin i terheq vemendjen gjykatave se masat e sigurimit nuk jane denime penale, por jane
masa qe lidhen me nevojat e sigurimit dhe jepen mbi disa kushte dhe kritere te percaktuara
saktesisht ne titullin e V te K.Pr.Penale. Menyra si eshte vepruar ne çeshtjen ne gjykim tregon
mungesen e garacise procedurale per personin e dyshuar per kryerjen e nje vepre penale,
duke shkelur keshtu garancite procedurale, te drejtat e individit ne proçesin penal dhe parimin


176
kushtetues e ligjor te konsiderimit te personit te pafajshem derisa per kete te kete nje vendim
gjyqesor te formes se prere.
        Kolegji çmon se nuk eshte kjo menyra dhe vullneti i ligjit per caktimin e masave te
sigurimit dhe se ne rastin konkret jane shkelur dispozitat procedurale penale per garantimin e
te drejtes kushtetuese per nje proçes te rregullt ligjor dhe lirise se personit.
        Per shkaqet e mesiperme, te dy vendimet e gjykatave te faktit duhet te prishen, duke u
rrezuar kerkesa e organit te prokurorise per caktimin ndaj te pandehurit te mases se sigurimit
personal “arrest ne burg”.
        Kolegji, duke marre ne konsiderate rrethanat e faktit dhe per te mos penguar organin e
prokurorise ne zhillimin e hetimeve per kete çeshtje, çmon se masa me e pershtateshme per
t’i caktuar personit nen hetim eshte ajo e ndalimit per te dale jashte shtetit.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/c te K.Pr.Penale,

                                       VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.26, date 15.04.2009 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe
vendimit nr.95, date 30.03.2009 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster.
       Vleftesimin si te paligjshem te ndalimit te personit nen hetim Drini Aliko te dates
27.03.2009.
       Caktimin si mase te sigurimit personal per personin nen hetim Drini Shaban Aliko ate
te ndalimit te daljes jashte shtetit pa autorizimin perkates, duke i ndaluar perdorimin e
pasaportes apo dokumentave te tjera indetifikuese per daljen jashte shtetit.
       Urdherohet lirimi i menjehershem i personit nen hetim Drini Aliko nga dhomat e
paraburgimit, nese nuk mbahet per shkak tjeter.
       Per ekzekutimin e ketij vendimi njoftohet Prokuroria e Pergjithshme.

                                                            Tirane, më 27.05.2009




                                                                                             177
Nr.149 i Regj.Themeltar
Nr.138 i Vendimit

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Guzim Zeneli           Anëtar
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Andi Çeliku            Anetar

në seancën gjyqësore të datës 27.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  TË PANDEHURIT:             HEKURAN HOXHA

                                        OBJEKTI:
                Zevendesimin e mases se sigurimit personal “arrest ne burg”.
                                     A K U Z U A R:
                 Per kryerjen e vepres penale te “trafikimit te narkotikeve”
                  dhe “Organizimit e drejtimit te organizatave kriminale”,
                     parashikuar nga nenet 283/a-1 e 284/a te K.Penal.


      Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.6, date 15.04.2009, ka
vendosur:
             Miratimin e vendimit nr.176, date 10.09.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare
             per Krime te Renda Tirane.

       Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Hekuran Hoxha, nepermjet
avokatit te tij, duke kerkuar ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkeses, duke
zevendesuar masen e sigurimit personal te caktuar ndaj tij.

                       KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; av. Damjan
Gjiknuri, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkeses per
zevendesim te mases se sigurmit personal dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

                                         VËREN
       Ndaj te pandehurit Hekuran Hoxha, organi i akuzes ka filluar procedimin penal nr.21,
duke e akuzuar sipas neneve 283/a-1 dhe 284/a te K.Penal dhe hetimi ne ngarkim te tij eshte
zhvilluar nen masen e sigurimit personal “arrest ne burg”, caktuar me vendimin nr.176, date
10.09.2008 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane.
       I pandehuri, nepermjet mbrojtesit te tij, duke gjetur si baze ligjore dispoziten e nenit
249/9 te K.Pr.Penale, ka bere ankim ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda Tirane, gjykate


178
e cila ka çmuar te bazuar ne ligj vendimin e gjykates se shkalles se pare lidhur me llojin e
mases se sigurimit personal te caktuar ndaj ketij te pandehuri.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte konstaton se ne gjykimin e kesaj çeshtje nga
Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane jane kryer shkelje proceduriale, te cilat e bejne
vendimin te cenueshem.
         Siç rezulton e provuar nga fashikulli i gjykimit, i pandehuri Hekuran akuzohet se, si
pjesetar i nje organizate kriminale me veprimtari ne shtetin italian, ka trafikuar lende
narkotike. Procedimi penal ndaj tij dhe pjesetareve te tjere te kesaj organizate ka filluar ne
shtetin italian, por duke u vene ne dijeni Prokuroria shqiptare rreth ketij procedimi, ka filluar
nje procedim tjeter ne ngarkim te te pandehurit Hekuran mbi bazen e materialeve te derguara
nga organi procedues i shtetit italian. Po mbi bazen e ketyre materialeve, pasi nga prokuroria
eshte kerkuar caktimi i mases se sigurimit personal, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te
Renda Tirane i ka caktuar te pandehurit Hekuran Hoxha si mase te sigurimit personal ate te
“arrestit ne burg”. Ky vendim, mbi ankimin e mbrojtesit, eshte bere nje here objekt i
shqyrtimit nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, e cila duke vleresuar se
ekzistonin kushtet dhe kriteret ligjore qe ndaj te pandehurit duhet te caktohej masa e sigurimit
“arrest ne burg”, ka miratuar vendimin nr.176, date 10.09.2008 te gjykates se shkalles se pare
me vendimin e saj te dates 06.10.2008.
         Pasi vendimet e mesiperme jane bere objekt shqyrtimi edhe nga Kolegji Penal i
Gjykates se Larte, i cili ne daten 21.11.2008 ka vendosur mospranimin e rekursit te paraqitur
nga mbrojtesi i te pandehurit Hekuran, ky i fundit, ne daten 02.04.2009 i eshte drejtuar
gjykates me kerkese per ndryshimin e mases se sigurimit personal. Ne kete kerkese, nder te
tjera, ai ka pretenduar se perpara se ky procedim te regjistrohej nga Prokuroria shqiptare, ne
ngarkim te te pandehurit Hekuran Hoxha eshte filluar procedimi ne shtetin italian dhe mbi
bazen e te njejtave materiale (te gjitha te Prokurorise italiane), gjyqtari per hetimet paraprake
i Gjykates se Milanos ka rrezuar kerkesen e organit te akuzes per t’i caktuar te pandehurit
Hekuran Hoxha mase sigurimi personal “arrest ne burg”, pasi ka çmuar se provat e paraqitura
nuk jane te mjaftueshme.
         Edhe pse objekti i kerkeses se te pandehurit Hekuran Hoxha ka qene ndryshimi i
mases se sigurimit personal per shkak te kesaj rrethane te re, qe sipas te pandehurit tregon se
ndodhemi perpara gjësë se gjykuar, Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, arsyetimin e
vendimit te saj e ka mbeshtetur ne dispozitat qe percaktojne kushtet dhe kriteret per caktimin
e mases se sigrimit dhe qe kane qene bere objekt shqyrtimi ne te gjitha shkallet e gjykimit.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se gjykimi i kerkeses se te pandehurit
Hekuran Hoxha nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane eshte bere ne shkelje te
parimit te barazise se armeve ne procesin penal.
         I pandehuri ka paraqitur si prove te pretendimeve te tij nje ekstrakt vendimi te
Gjykates se Milanos. Sipas ketij ekstrakti, gjyqtarja e hetimeve paraprake prane kesaj gjykate
ka vendosur te refuzoje kerkesen per te caktuar ndaj te pandehurit Hekuran Hoxha masen e
sigurimit “arrest ne burg”, per shkak te mungeses se indicjeve. Duke qene se ekstrakti i
paraqitur nga mbrojtesi i te pandehurit nuk eshte marre konform dispozitave procedurale
penale dhe si i tille nuk mund te perdoret si prove, mbrojtesi i ka kerkuar gjykates qe vendimi
i mesiperm te merret prej saj, sepse organi i akuzes nuk ka interes ta paraqese kete prove.
         Ne kundershtim me parimet baze te procesit penal, Gjykata e Apelit per Krime te
Renda ka refuzuar marrjen e kesaj prove, me arsyetimin se ne fazen e hetimeve paraprake i
vetmi organ qe ka te drejte te marre prova eshte Prokuroria dhe çdo kerkese e te pandehurit
duhet t’i drejtohet ketij organi. Ky arsyetim nuk gjen asnje baze ligjore, por perkundrazi shkel
rende parimin e barazise se armeve ne procesin penal. Eshte e vertete qe hetimet paraprake
jane ekskluzivisht e drejte dhe detyrim i organit te Prokurorise, por jane nje sere dispozitash
procedurale penale qe vendosin gjykaten ne kontroll te hetimit paraprak, edhe pse formalisht


                                                                                             179
nuk gjendet figura e gjyqtarit te hetimeve paraprake. Kjo kompetence i eshte lene gjykates
penale me pengese qe i njejti gjyqtar qe shqyrton kerkesat gjate hetimi paraprak nuk merr
pjese ne gjykimin e çeshtjes ne themel. Nje pjese e ketyre dispozitave lidhen pikerisht me
shqyrtimin e kerkesave per caktimin, zevendesimin, revokimin, apo shuarjen e masave te
sigurimit personal. Ne keto raste, palet kane te drejte t’i drejtohen gjykates, e cila ne seance,
pasi merr provat dhe degjon pretendimet e paleve, vendos lidhur me kerkesat. Ky vendim
merret konform rregullave procedurale penale, rregulla te cilat, ndryshe nga sa ka arsyetuar
Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, i krijojne te gjitha mundesite mbrojtjes qe
nepermjet kerkesave te bera para gjykates te realizoje te drejtat e tyre. Gjykata, nese çmon te
nevojshme marrjen e nje prove me ane te leter porosise, konform dispozites se nenit 509 te
K.Pr.Penale, ka te gjitha mundesite per marrjen e saj.
        Kolegji Penal çmon se ne çeshtjen objekt gjykimi, kerkesa e mbrojtesit te te
pandehurit per administrimin si prove te vendimit te gjyqtarit te hetimeve paraprake ne
Gjykaten e Milanos duhet te ishte pranuar dhe gjykata duhet ta kishte kerkuar kete prove
sipas rregullave procedurale. Pasi ajo te administrohej sipas rregullave procedurale dhe te
ishte e perdorshme, gjykata, ne marrjen e vendimit, i kishte te gjitha mundesite qe te bente
vleresimin dhe çmuarjen e saj sipas dispozites se nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale. Ndryshe
nga arsyetimi i bere nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, Kolegji Penal çmon se
e vetmja rruge per te pandehurin gjate hetimeve paraprake per tu ankuar ndaj vendimeve te
prokurorit, nder te cilet edhe ato qe lidhen me marrjen e provave, eshte t’i drejtohet gjykates
kompetente, nese ankimi nuk eshte pranuar nga Prokurori me i larte. Aq me e detyruar ka
qene gjykata e apelit ne rastin ne gjykim kur kerkesa per marrjen e proves eshte bere nga
mbrojtja gjate seances gjyqesore, pra kur çeshtja ishte ne gjykim dhe qe palet, para gjykates,
jane te barabarte.
        Ne rigjykim, gjykata duhet te kerkoje marrjen si prove te vendimit te Gjykates se
Milanos, vendim i cili nese do te jete i njejte me permbajtjen e ekstraktit, edhe nese nuk do te
behet fjale per parimin “ne bis in idem”, tregon se ndaj te pandehurit Hekuran Hoxha, ne te
njejten kohe jane nen hetim dy çeshtje per te njejtat fakte kriminale dhe dy vleresime te
ndryshme nga dy gjykata te ndryshme lidhur me kushtet dhe kriteret per caktimin e mases se
sigurimit personal dhe aq me shume qe gjykata e italiane, qe kontrollon hetimet paraprake, i
ka çmuar indicjet jo te plota.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

                                       VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.6, date 15.04.2009 të Gjykatës së Apelit per Krime te Renda
Tirane dhe dergimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

                                                             Tiranë, më 27.05.2009




180
Nr.1655/847 i Regj. Themeltar
Nr.241 i Vendimit

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Spiro Spiro            Anetar
                      Besnik Imeraj          Anetar
                      Andi Çeliku            Anetar
                      Majlinda Andrea        Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 06.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1655/847, qe i
perket:

                  KËRKUES:                   VASIL NDONE

                                            OBJEKTI:
                                        Shuarje e denimit.
                    Baza Ligjore: Neni 480 i Kodit te Procedures Penale
              dhe neni 5 i ligjit nr.9678, date 13.01.2007 “Per dhenie amnistie”.


       Gjykata e rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.121, date 16.04.2007, ka vendosur:
              Rrezimin e kerkeses se kerkuesit Vasil Ndone me objekt shuarjen e denimit si
              te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

       Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.167, date 05.10.2007, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.121, date 16.04.2007 te Gjykates se rrethit
              gjyqesor Fier.

       Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs kerkuesi Vasil Ndone, duke
parashtruar keto shkaqe:
    - Vepra penale eshte konsumuar prej meje para dates 05.06.2006.
    - Per nje te denuar tjeter per te njejten veper, eshte amnistuar ndersa e kunderta ka
       ndodhur per mua.

                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Artur Selmani, i cili
kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e kerkeses; mbrojtesin ne mungese; pasi e
bisedoi çeshtjen ne teresi,
                                          VËREN
       Se shkaqet e parashtruara në rekursin e të dënuarit Vasil Ndone janë të bazuara në ligj
dhe vendimet nr.167, date 05.10.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.121, date
16.04.2007 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Fier, duhet të prishen dhe duhet të pranohet
kërkesa e kërkuesit për shuarje të dënimit.


                                                                                          181
         Nga shqyrtimi i akteve të çështjes nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka rezultuar
se kërkuesi Vasil Ndone është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 50.000 lekë gjobë, me
vendim nr.30, date 30.01.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për kryerjen e kundërvajtjes
penale të “Dëshmisë së rreme”, e parashikuar nga neni 306/1 i K.Penal.
         Kërkuesi, bazuar në ligjin nr.9678, date 13.01.2007 “Për dhënie amnistie”, ka
paraqitur kërkesë për shuarjen e dënimit perpara Gjykatës së rrethit gjyqësor Fier, e cila me
vendimin nr.121, date 16.04.2007 ka rrëzuar kërkesën e kërkuesit, me arsyetimin se nuk
përmbushen kërkesat e ligjit nr.9678, date 13.01.2007. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin
nr.167, date 05.10.2007, ka lënë në fuqi vendimin nr.121, date 16.04.2007 të Gjykatës së
rrethit gjyqësor Fier, duke arsyetuar se shkaqet për të cilat ishte rrëzuar kërkesa, të
parashtruara në vendimin e Gjykatës së rrethit gjyqësor Fier, ishin të drejta.
         Kolegji Penal çmon se vendimet që kanë rrëzuar kërkesën e kërkuesit Vasil Ndone
janë të pabazuara në ligj dhe duhet të prishen.
         Ligji nr.9678, date 13.01.2007 “Për dhënie amnistie”, ka hyrë në fuqi më datë
02.02.2007, pra në një kohë kur kishte përfuduar gjykimi i të gjykuarit Vasil Ndone për
çështjen e fajësisë, me vendimin e formës së prerë nr.30, date 30.01.2007 të Gjykatës së
Apelit Vlorë. Pra në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit të lartpërmendur, kërkuesi ishte person i
dënuar me vendim të formës së prerë, e për pasojë ai quhej i dënuar për efekt të ligjit, sipas
përcaktimit të nenit 4/b.
         Në këto kushte, në bazë të nenit 1, pika 1 e ligjit, ku thuhet se: “Amnistohen personat
e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar sipas kreut VII “PJESA E
PËRGJITHSHME” të Kodit Penal (alternativat e dënimit me burgim), personat e dënuar me
gjobë, si dhe personat e dënuar me burgim ose dënime më të lehta, të cilëve në datën 31
dhjetor 2006 u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të
parashikimeve të nenit 3 të këtij ligji”, kërkuesi përmbushte kërkesat e nenit 1 dhe nenit 4 të
ligjit “Për dhënie amnistie”, pra ishte i dënuar me gjobë, kishte statusin e personit të dënuar,
gjendje e pranuar në seancën dëgjimore përpara Kolegjit Penal edhe nga përfaqësuesi i
organit të prokurorisë, e për pasojë përfitonte nga përcaktimet e ligjit, duke u shuar dënimi i
tij.
         Gabimisht gjykatat i janë referuar nenit 5 të ligjit nr.9678, date 13.01.2007, pasi
kërkuesi përfshihej në personat e dënuar nga gjykata e apelit dhe çështja e tij nuk ishte e
pashqyrtuar nga gjykatat në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit.
         Si përfundim, ky Kolegj, duke gjetur të pambështetur në ligj vendimet e gjykatave,
konkludon se ato duhet të prishen dhe duhet pranuar kërkesa e kërkuesit.

                                     PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/c të Kodit të Procedurës
Penale,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.167, date 05.10.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit
nr.121, date 16.04.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
        Pranimin e kërkesës së kërkuesit Vasil Ndone.
        Shuarjen e dënimit me gjobë në masën 50000 lekë, dhënë me vendimin nr.30, date
30.01.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për shkak të ligjit nr.9678, date 13.01.2007 “Për
dhënie amnistie”.

                                                           Tirane, me 06.05.2009




182
Nr.1078/324 i Regj. Themeltar
Nr.242 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Gani Dizdari          Kryesues
                      Spiro Spiro           Anetar
                      Besnik Imeraj         Anetar
                      Majlinda Andrea       Anetare
                      Andi Çeliku           Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.1078/324, qe i
perket:

                  KËRKUESIT:                BAFTJAR GJANA

                                          OBJEKTI:
                        Kundershtim i vendimit nr.3, date 16.01.2007
                      te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane
                    per “sekuestrimin e nje autoveture te tipit “Peugeot”,
                                lloji 206, me targe TR 3466 J
                  dhe nje sasie parash ne monedhe te huaj prej 1000 euro”.

                  PERSON I TRETË:           SHKELQIM GJANA


      Gjykata per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.50/50, date 03.07.2006, ka
vendosur:
             Vendosjen e sekuestros mbi pasurite e te denuarit Baftjar Gjana si:
             Nje autoveture te tipit “Peugeot”, lloji 206 CC, viti i prodhimit 2003, me
             numer VF 32DNFUR42750290 shasie, me targe TR 3466J
             Nje sasie parash ne monedhe te huaj prej 1000 eurosh.
             Masa e kesaj sekuestroje eshte e vlefshme per nje periudhe 6 mujore, duke
             filluar ky afat nga data e neserme e shpalljes se ketij vendimi

      Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.3, date 16.01.2007, ka
vendosur:
             Pranimin e kerkeses se Prokurorise per Krime te Renda, duke vendosur
             sekuestron mbi keto pasuri te shtetasit Baftjar Gjana.
             1. Nje autoveture te tipit “Peugeot, lloji 206 CC, viti i prodhimit 2003, me
             numer VF 32DNFUR42750290 shasie, me targe TR 3466J
             2. Nje sasie parash ne monedhe te huaj prej 1000 eurosh.
             Masa e kesaj sekuestroje eshte e vlefshme per nje periudhe 6 mujore




                                                                                        183
      Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs kerkuesi Baftjar Gjana,
nepermjet mbrojtesit te tij, duke parashtruar keto shkaqe:
   - Ne vendimet e themelit te gjykatave shprehet qarte qe sendet objekt gjykimi nuk jane
      perfitime nga vepra penale.
   - Nuk ka dale ndonje prove e re pas dhenies se vendimeve.
   - Theniet e deshmitarit Sovelian Kosova vertetojne katercipersisht te ardhurat e te
      gjykuarit.
   - Ne kete gjykim eshte shkelur parimi i “gjësë se gjykuar”.

                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Artur Selmani, i cili
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda; mbrojtesin,
av. Maksim Ostreni, i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e kerkeses; pasi e
bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                             VËREN
        I dënuari Baftjar Gjana ka paraqitur rekurs për prishjen e vendimeve nr.50/50, date
03.07.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe nr.3, date 16.01.2007 të
Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të
këtij vendimi.
        Nga ana e përfaqësuesit të akuzës është kundërshtuar rekursi, duke pretenduar se vetë
fakti që kërkuesi Baftjar Gjana është person i dënuar për veprën penale të parashikuar nga
neni 114/b të K.Penal, në momentin e vënies së sekuestros nga gjykata, provon se ai ka qenë
person i dyshuar për kryerjen e veprës penale, madje dyshimi ka qenë i arsyeshëm.
Gjithashtu, po sipas përfaqësuesit të akuzës, nuk qëndron arsyeja e prekjes së parimit të gjësë
së gjykuar, pasi sekuestro konservative e më pas konfiskimi i pasurisë, në kuadër të një
procedimi penal, është i ndryshëm nga baza mbi të cilën vendoset sekuestro në kuadër të ligjit
nr.9284, date 30.09.2004, se ky është një procedim i pavarur.
        Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi ka shqyrtuar aktet e çështjes dhe ka dëgjuar
pretendimet e palëve në seancë dëgjimore, ka arritur në konkluzionin se vendimet e
rekursuara janë të pabazuara në ligj dhe si të tilla duhet të prishen e duhet rrëzuar kërkesa e
organit të akuzës për vendosjen e sekuestros mbi sendet e objekt të kërkesës.
        Ka rezultuar gjatë shqyrtimit të materialeve të çështjes, se me vendimin penal nr.37,
date 06.06.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, i cili është lënë në fuqi
me vendim nr.41, date 16.09.2005 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, është
vendosur deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurit Baftjar Gjana për kryerjen e veprës
penale të parashikuar nga neni 114/b, 2 dhe 191/1 i K.Penal. Gjithashtu me këtë vendim është
vendosur edhe heqja e sekuestros mbi makinën “Peugeot” 206 CC, me targa TR3466 J dhe
kthimin e këtij mjeti dhe sasisë prej 1000 Euro e 10 $, të pandehurit. Mbi bazën e kërkesës së
organit të prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr.50/50,
date 03.07.2006, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë e të gjykuarit Baftjar Gjana, pikërisht
për të njëjtat pasuri për të cilat gjykata kishte disponuar me vendimin e deklarimit fajtor dhe
të dënimit, pra autoveturë tip “Peugeot” dhe sasisë prej 1000 Euro. Gjithashtu, Gjykata e
Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.3, date 16.01.2007, ka pranuar kërkesën e
organit të prokurorisë për vendosjen e sekuestros mbi sendet e lartpërmendura.




184
          Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka arsyetuar se në kushtet kur i dënuari Baftjar
Gjana është gjykuar dhe dënuar për një vepër penale, siç është ajo e parashikuar nga neni
114/b, 2 të K.Penal, atëherë mbi këtë person (të gjykuarin), vepron a fortiori ligji nr.9284,
date 30.09.2004, sepse ai (i gjykuari), është provuar se e ka kryer veprën penale dhe në bazë
të ligjit të lartpërmendur, procedimi sipas ligjit zbatohet pavarësisht procedimit penal.
          Kolegji Penal e gjen jo në mbështetje të ligjit arsyetimin dhe përfundimet e nxjerra
nga gjykatat. I gjykuari Baftjar Gjana, në momentin që është vendosur sekuestro mbi
pasurinë e tij të sipërcituar, ishte person që kishte marrë statusin e personit të dënuar, për të
cilin gjykatat që e kishin deklaruar fajtor kanë arsyetuar se sendet e sekuestruara, në bazë të
ligjit procedural penal, nuk kanë qenë as sende të kryerjes së krimit (corpus delicti) dhe as të
prejardhura nga vepra penale dhe i janë kthyer të pandehurit. Për këtë shkak, nuk mund të
fillohej një procedim në mbështetje të ligjit nr.9284, date 30.09.2004, në lidhje me të njëjtat
pasuri për të cilat gjykata kishte disponuar për arsyet e mësipërme, me një vendim të formës
së prerë. Do të ishte plotësisht e justifikuar ligjërisht fillimi i një procedimi në bazë të ligjit te
mesiperm nëse do të ishte zbuluar ekzistenca e pasurive të tjera të të dënuarit, që dyshoheshin
si pasojë e veprës penale për të cilat ai ishte dënuar, por që nuk diheshin se ekzistonin në
momentin e hetimit dhe gjykimit në lidhje me fajësinë. Ligji i mësipërm, vërtet është miratuar
për të ndikuar në parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, por në asnjë mënyrë ai
nuk mund të përdoret si mjet abuziv.

                                      PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Penal i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 441/c te Kodit te Proçedures
Penale,

                                       VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.3, date 16.01.2007 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda
Tirane dhe vendimit nr.50/50, date 03.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e
Renda Tirane.
       Rrezimin e kerkeses se prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e
Renda Tirane per vendosje sekuestro te pasurise se te denuarit Baftjar Gjana.
       Urdherohet kthimi i sendeve te sekuestruara, makine “Peugeot” 206 CC, me targa TR
3466 J dhe sasise prej 1000 Euro e 10 $ te denuarit Baftjar Gjana.

                                                               Tirane, me 06.05.2009




                                                                                                 185
Nr.71005-00260-00-2009 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-87 i Vendimit (243)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Spiro Spiro            Kryesues
                      Arjana Fullani         Anëtar
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Andi Çeliku            Anetar

në seancën gjyqësore të datës 06.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  TË PANDEHURIT:             ALTIN HAKI SHESHI

                                          OBJEKTI:
                        Zgjatjen per tre muaj te afateve te paraburgimit
                      dhe konstatimi i humbjes së fuqisë së paraburgimit,
                         për shkak të tejkalimit të afateve maksimale
                    pas dhenies se vendimit nga gjykata e shkalles se pare.
                                        A K U Z U A R:
                                 Per kryerjen e vepres penale
                  te parashikuar nga nenet 274, 84, 134, 278/2-3 te K.Penal.


      Gjykata e rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.470, date 20.01.2009, ka
vendosur:
             Pranimin e kerkeses se Prokuorise per zgjatjen e afatit te paraburgimit per te
             pandehurin Altin Sheshi per tre muaj, duke filluar nga data 12.08.2008.

       Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.37, date 19.02.2009, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.470, date 20.01.2009 te Gjykates se rrethit
              gjyqesor Elbasan.

       Kunder te dy vendimeve, ka paraqitur rekurs i pandehuri Altin Sheshi, nepermjet
avokatit te tij, duke kerkuar ndryshimin e vendimit, rrezimin e kerkeses se organit te akuzes
dhe humbjen e fuqise se paraburgimit per shkak te kalimit te afatit 1 vjeçar, me arsyetimin se:
   - Gjykata nuk mund te zgjaste afatin e paraburgimit 5 muaj, pasi kishte kaluar ky afat.
   - Gjykata duhet te urdheronte lirimin e te pandehurit, mbasi ai nuk mbahej ne gjendje
       paraburgimi pa vendim gjyqesor.




186
                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; av. Ardian Visha, qe kerkoi prishjen e
te dy vendimeve dhe humbjen e fuqise se paraburgimit per te pandehurin Altin Sheshi dhe si
shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

                                            VËREN
         Ndaj te pandehurit Altin Sheshi organi i akuzes ka filluar ndjekjen penale, duke e
akuzuar sipas neneve 79/c-dh e 22 e 25 dhe 278/2 te K.Penal. Hetimi ne ngarkim te tij eshte
zhvilluar nen masen e sigurimit personal “arrest ne burg”, caktuar me vendimin nr.281, date
17.08.2007 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan.
         Duke konstatuar se ne daten 16.08.2008, te pandehurit i humbte fuqia e paraburgimit
pasi kalonin 12 muaj dhe çeshtja nuk ishte derguar ne gjykate, organi i akuzes i kerkoi
gjykates se shkalles se pare nje zgjatje tre mujore te ketij afati. Gjykata e shkalles se pare, me
vendimin nr.364, date 08.08.2008, duke pranuar kerkesen e organit te akuzes, vendosi te
zgjase afatin e paraburgimit per te pandehurin Altin Sheshi deri ne daten 12.11.2008, por ky
vendim, duke qene se ishte marre me shkelje procedurale, u prish nga Gjykata e Apelit
Durres dhe aktet ju derguan per rishqyrtim Gjykates se shkalles se pare Elbasan. Kjo e fundit,
ne daten 20.01.2009, pasi shqyrton kerkesen e prokurorit, me vendimin nr.470 vendos ta
pranoje ate dhe e zgjat afatin e paraburgimit prej tre muaj duke filluar nga data 12.08.2008
deri ne date 12.11.2008. Ky vendim i Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe ai me nr.37,
date 19.02.2009 i Gjykates se Apelit Durres, i cili ka lene ne fuqi ate, jane marre ne shkelje te
detyrimeve qe burojne nga neni 27 i Kushtetutes se Shqiperise dhe dispozitave procedurale
penale me te cilat garantohen lirite dhe te drejtat vetjake te te pandehurit Altin Sheshi.
         Siç del qarte nga kronologjia e vendimmarrjes se gjykatave, ne daten 30.10.2008, kur
Prokuroria e Rrethit Elbasan ka derguar çeshtjen per gjykim, afati i paraburgimit per te
pandehurin Altin Sheshi kishte perfunduar qysh ne daten 16.08.2008, pasi nuk kishte asnje
vendim me te cilin te ishte zgjatur ky afat. Eshte pikerisht ky momenti nga i cili fillon
paligjshmeria e veprimeve te Prokurorise dhe gjykatave ne dem te interesave ligjore te te
pandehurit Altin Sheshi, i cili ne daten 16.08.2008 duhet te lirohej nga paraburgimi, per
shkak se kishin kaluar 12 muaj dhe çeshtja nuk ishte derguar nga prokuroria ne gjykate.
         Dispozita e nenit 263/1-c, ne menyre urdheruese ndalon qendrimin e çdo te pandehuri
ne paraburgim nese tejkalohen afatet e parashikuara prej saj, pavaresisht prej shkaqeve qe
kane çuar ne kete tejkalim. Kjo dispozite dhe asnje prej dispozitave procedurale penale nuk
lejojne gjykaten qe me vendimmarrjen e saj te ligjeroje, apo te zgjasi afatet prekluzive qe
lidhen me paraburgimin pasi ato kane perfunduar, por kjo zgjatje mund te behet vetem nje
here dhe per tre muaj perpara se ky afat te kete perfunduar. Ne kundershtim me keto detyrime
kane vepruar te dyja gjykatat e faktit, kur ne daten 20.01.2009 kane dhene tre muaj zgjatje te
paraburgimit per te pandehurin Altin Sheshi me efekt prapaveprues, pra kane legjitimuar
qendrimin e paligjshem te ketij te pandehuri ne paraburgim. Veç kesaj, edhe pse gjate
seancave gjyqesore nga ana e mbrojtjes dhe vete te pandehurit eshte kerkuar urdherimi i
lirimit te tij pasi qendrimi ne paraburgim ishte krejtesisht i paligjshem, gjykatat kane heshtur
duke e konsideruar te ligjshem qendrimin e te pandehurit ne paraburgim edhe pse jashte
kritereve qartesisht te percaktuara nga neni 263/1-c i K.Pr.Penale, sipas te ciles: “Paraburgimi
e humbet fuqine ne qofte se nga fillimi i zbatimit te tij kane kaluar … 12 muaj pa u dorezuar
aktet ne gjykate”. Nga permbajtja e kesaj dispozite, gjykatat, ne shqyrtimin e kerkeses per
shuarje te afateve te paraburgimit per kete shkak ligjor, kane detyrimin procedurial te
verifikojne nese nga dita e ekzekutimit te mases se sigurimit kane kaluar ose jo 12 muaj dhe
nese aktet jane derguar ose jo ne gjykate. Nese ky afat eshte plotesuar dhe aktet nuk jane



                                                                                              187
derguar ne gjykate, çdo vendimmarrje e kundert me humbjen e fuqise se paraburgimit eshte e
kunderligjeshme dhe shkel rende te drejtat dhe lirite themelore te individit te mbrojtura nga
KEDNJ dhe Kushtetuta e Shqiperise.
       Gjykata e shkalles se pare Elbasan dhe ajo e Apelit Durres, kur kane shqyrtuar
kerkesen e prokurorise pas prishjes se vendimit nga ana e Gjykates se Apelit Durres, nuk
mund te kishin lejuar zgjatjen e afateve te paraburgimit per nje periudhe e cila kishte kaluar
me se 5 muaj. Fakti qe keto afateve ishin tejkaluar duhet t’i çonin gjykatat ne perfundimin se
kerkesa e prokurorit per zgjatjen e tyre nuk mund te pranohej dhe duhet te ishte rrezuar.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/b te K.Pr.Penale,

                                          VENDOSI
         Prishjen e vendimit nr.37, date 19.02.2009 të Gjykatës së Apelit Durres dhe vendimit
nr.470, date 20.01.2009 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.
         Rrezimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit Elbasan per zgjatjen e afatit te
paraburgimit per te pandehurin Altin Sheshi.
         Humbjen e fuqise se paraburgimit per te pandehurin Altin Sheshi, per shkak te kalimit
te afatit 1 vjeçar pa u dorezuar aktet ne gjykate.
         Caktimin si mase te sigurimit personal ndaj te pandehurit Altin Sheshi ate te “arrestit
ne shtepi”.
         Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Altin Haki Sheshi nga dhomat e
paraburgimit, nese nuk mbahet per shkak tjeter.
         Nje kopje e ketij vendimi te dergohet per ekzekutim ne Prokurorine e Pergjithshme.

                                                             Tiranë, më 06.05.2009




188
Nr.52101-00225-00-2008 i Regj.Themeltar
Nr.00-2009-54 i Vendimit (244)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Gani Dizdari          Kryesues
                      Spiro Spiro           Anetar
                      Besnik Imeraj         Anetar
                      Majlinda Andrea       Anetare
                      Andi Çeliku           Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

                  TË PANDEHURIT:            ALFRED SIMAKU

                                      A K U Z U A R:
                      Për kryerjen e veprës penale të “vrasjes” dy here,
                          të parashikuar nga neni 76, 76 i K.Penal.


       Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.257, date 13.10.2003, ka vendosur:
              Pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Alfred Simaku per
              vepren penale te vrasjes nga pakujdesia”.

       Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.135, date 10.12.2003, ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.257, date 13.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare
              Korçe dhe kthimin per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

       Gjykata e Larte, me vendimin nr.660, date 12.11.2004, ka vendosur:
              Mospranimin e rekursit te paraqitur nga i gjykuari Alfred Simaku kunder
              vendimit nr.135, date 10.12.2003 te Gykates se Apelit Korçe.

       Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.285, date 07.11.2005, ka vendosur:
              Deklarimin fajtor te te pandehurit Alfred Simaku per kryerjen e vepres penale
              te parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe e denon me 10 vjet burg.
              Deklarimin fajtor te te pandehurit Alfred Simaku per kryerjen e vepres penale
              te parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe e denon me 10 vjet burg.
              Ne veshtrim te nenit 55 te K.Penal, perfundimisht te pandehurin Alfred
              Simaku e denon me 11 vjet burg.
              Vuajtja e denimit t’i llogaritet nga data 15.01.2003 (nga 15.01.2003 -
              18.01.2003 ka qene arrest ne burg, e pas dates 18.01.2003 ka qene arrest ne
              shtepi).

       Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.62, date 12.05.2006, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.285, date 07.11.2005 te Gykates se shkalles se
              pare Korçe.


                                                                                          189
       Gjykata e Larte, me vendimin nr.205, date 07.03.2007 ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.62, date 12.05.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe
              kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

       Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.140, date 10.12.2007, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.285, date 07.11.2005 te Gjykates se shkalles se
              pare Korçe.

       Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korçe ka paraqitur rekurs mbrojtesi i te
gjykuarit Alfred Simaku, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar shkaqet:
   - Ne rastin konkret mungon ana subjektive, pasi vepra penale eshte kryer ne rrethana te
       ndryshme.
   - Ne kushtet e trazirave ne vend te vitit 1997, i pandehuri dhe persona te tjere, duke
       menduar se viktimat ishin autoret e mundshem per te kryer vjedhje ne biznesin e tij,
       ka qelluar ne drejtim te tyre bashke me persona te tjere.
   - I pandehuri Alfred Simaku dhe persona te tjere kane qene ne kushtet e mbrojtjes se
       nevojshme, sepse kane qelluar ne drejtim te makines ne momentin qe dy viktimat
       kane qelluar ne drejtim te tyre.
   - Gjykatat nuk kane analizuar jo vetem mbrojtjen e nevojshme, por as mbrojtjen fiktive
       apo te kujtuar.
   - Veprimet qe kane kryer personat e tjere se bashku me te pandehurin, gjate mbrojtjes
       fiktive apo te kujtuar, per efekt te ligjit penal barazohen me veprimet qe kryhen per
       mbrojtjen e nevojshme dhe i pandehuri do te pergjigjej vetem per vrasje nga
       pakujdesia, e cila eshte amnistuar ne vitin 1997.

                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Korçe; mbrojtesin av.Harallamb Kule, qe
kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korçe dhe vendimit te Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Korçe dhe pushimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Alfred Simaku dhe
pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                          VËREN
       Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.140, date 10.12.2007, qe ka lene ne fuqi
vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, me te cilin eshte deklaruar fajtor dhe denuar
i Gjykuari Alfred Simaku dy here per vepren penale te vrasjes me dashje, parashikuar nga
neni 76 i Kodit Penal, duhet prishur per shkak te zbatimit te gabuar te ligjit material.
       Si Gjykata e Shkalles se Pare Korçe dhe ajo e Apelit kane pranuar ne te njejten
menyre rrethanat e vepres penale per te cilen eshte akuzuar i gjykuari Alfred Simaku dhe
kane arritur ne perfundimin se ai eshte fajtor per vrasjen e dy viktimave Dritan Myrtezai e
Ardian Mero.
       Nga shqyrtimi gjyqesor i çeshtjes ka rezultuar se i gjykuari Alfred Simaku ka qene
bashkepronar i nje rrobaqepesie te ndodhur ne hyrje te qytetit te Maliqit. Ne kohen e trazirave
te ndodhura ne te gjithe Shqiperine, me daten 15.03.1997, objekti i mesiperm, ne pronesi te te
gjykuarit, u sulmua nga persona te pa identifikuar, per t’u grabitur. Nisur nga gjendja tejet e
rende e krijuar nga frika e perseritjes se sulmeve per grabitje, bashkepronaret (pra dhe i
gjykuari Alfred Simaku) per te mbrojtur pronen e tyre u armatosen, duke organizuar ruajtjen
me turne. Rreth ores 03 te dates 17.03.1997, viktimat Dritan Myrtezai e Ardian Mero me nje
makine tip “BMW”, kane shkuar e qendruar papritmas para deres se jashtme te



190
rrobaqepesise. Gjate kesaj kohe degjoheshin te shtena armesh ne drejtime te ndryshme. I
ndodhur para kesaj situate, i gjykuari Alfred Simaku qe kishte rradhen per te bere roje ne
objekt, duke menduar se erdhen persona per te grabitur, pa njohur se kush ishte per shkak te
erresirres, ka qelluar me armen qe kishte ne drejtim te makines qe ndodhej para deres se
rrobaqepesise. Makina mori zjarr dhe kur i gjykuari dhe personat e tjere te pranishem dolen
per te pare se çfare ndodhi, kane pare te goditur me plumba viktimat. Ne kete moment i
gjykuari, ne nje tension te madh ka thene “o bo-bo çfare kemi bere, kemi vrare shoket tane”
dhe bashkarisht moren masa per dhenien e ndihmes duke i çuar te demtuarit ne spital, por ata
nuk kane mundur te mbijetojne per shkak te shokut hemoragjik, shkaktuar nga plaget e marra.
         Nga analiza teresore e vendimeve te gjykatave, Kolegji Penal i Gjykates se Larte
konstaton se, ne to mungon nje arsyetim i plote i rrethanave te ndodhjes se ngjarjes, i gjendjes
se krijuar para ngjarjes dhe i rrezimit te pretendimeve te ngritura nga i gjykuari dhe mbrojtesi
i tij gjate gjithe procedimit penal. Ne vendimin e gjykates se rrethit ndodhemi para rreshtimit
te provave te administruara gjate shqyrtimit gjyqesor, permbledhjes se deshmive apo
deklarimeve te personave e akteve te tjera shkresore, pa i analizuar ato ne sensin e
ekzistences se vepres penale e te fajesise te te gjykuarit. Duke rrezuar pretendimin e
mbrojtesit se i gjykuari nuk duhej te deklarohej fajtor per vepren penale te vrasjes me dashje
per shkak se ndodhemi ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme, gjykata e rrethit nuk analizon se
perse eshte i pabazuar pretendimi, ndonese arsyeton se shprehet me bindje persa i perket
motivit se nga i pandehuri ka patur nje keqkuptim duke i pandehur viktimat si hajdute.
         Ndonese vendimi i gjykates se apelit ka nje gjeresi pozitive arsyetimi si te rrethanave
te faktit dhe per rrezimin e pretendimeve te ngritura, perseri ai nuk i shmanget rreshtimit
provave te marra nga gjykata e shkalles se pare dhe nuk ka mundur te krijoje bindjen e plote
per mospranimin e pretendimeve te mbrojtesit. Kjo gje verehet sidomos ne pjesen arsyetuese
te vendimit, ku pasi nuk pranon pretendimin, arsyeton se: “gjykata konstaton se ka dispozita
ne Kodin Penal qe nuk shprehin qarte permbajtjen e tyre, faktin se mbi cilat kritere duhet
bere vleresimi i pergjegjesive penale, mbi ato subjektive, pra te mundesise subjektive te
parashikimit te pasojes apo mbi ato objektive, pra te rrethanave te faktit”. Duke cituar para
ketij arsyetimi nenin 19 te Kodit Penal per mbrojtjen e nevojshme, del se ajo gjykate nuk ka
krijuar bindjen per vendimin e marre prej saj per fajesine e te gjykuarit dhe i eshte shmangur
analizes se rrethanave objektive e subjektive te ngjarjes dhe pasojave te ardhura, duke mos
interpretuar drejt nese fakti perben apo jo veper penale, gje qe ka ndikuar teresisht ne marrjen
e nje vendimi te pabazuar ne ligj e ne prova.
         Pavaresisht nga ngjarja e rende e ndodhur, gjykata ka per detyre analizen e plote, te
gjithanshme e objektive te provave per te marre nje vendim te drejte. Ne rastin ne shqyrtim, i
binte per detyre gjykatave qe te benin nje analize teresore se perse nuk ndodhemi para
kushteve te mbrojtjes se nevojshme, cilat jane kushtet dhe rrethanat qe bejne te papranueshme
zbatimin e nenit 19 te K.Penal dhe pranimin se ndodhemi para vepres penale te vrasjes me
dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal.
         Ne keto kushte, gjykata e apelit duhej qe, larg dyshimeve te krijuara, te analizonte
rrethanat e ndodhjes se ngjarjes, gjendjen objektive dhe subjektive qe çuan ne ardhjen e
pasojes.
         Sipas nenit 19 te K.Penal “nuk ka pergjegjesi penale personi qe ka kryer vepren duke
qene i detyruar te mbroje jeten, shendetin, te drejtat dhe interesat e tij ose te tjetrit, nga nje
sulm i padrejte, i vertete dhe i çastit”. Kete nen e citon edhe gjykata e apelit ne vendimin e
saj, por shprehet se eshte i pabazuar pretendimi i mbrojtesit se i gjykuari ka vepruar ne
kushtet e mbrojtjes se nevojshme, duke arsyetuar se me sulm te çastit do te kuptohet kur me
verpimet e kuderligjshme ndaj objektit ka filluar, ose nga rrethanat e faktit krijohet bindja e
plote se ky sulm do te nise ne moment. Por edhe se e trajton teorikisht kete problem, gjykata



                                                                                              191
nuk ka mundur te analizoje se perse ne rrethanat konkrete te ngjarjes i gjykuari ka krijuar apo
jo bindjen se ky sulm do te niste ne moment.
         Duke pranuar ne sa pranojne gjykatat ne vendimet e tyre, rrethanat e ngjarjes duhen
vendosur ne kohen e kryerjes se saj dhe sa e si ndikuar ato tek i gjykuari Alfred Simaku. Ne
vitin 1997, ne Shqiperi u krijua nje situate e veçante, e jashtezakonshme, e pa pare
ndonjehere, situate e cila ndikoi ne rritjen e sensibilitetit te njerezve per mbrojtjen e jetes e te
interesave te tyre nga sulmet kriminale, ne rritjen e frikes e papergjegjshmerise ne marrjen e
masave qe ne te shumten e rasteve ishin te pa matura plotesisht apo ekstreme, por ne
shumicen e rasteve me bindjen tek personat se po vepronin drejt ne mbrojtjen e interesave te
tyre te ligjshme.
         Gjendja e pasigurise ne permasa te pa para, mungesa e mbrojtjes nga shteti e benin me
iminente mbrojtjen nga vete shtetasit ndaj rreziqeve qe mund te paraqiteshin e qe nuk dihej
nga kush e si mund te paraqiteshin.
         Ne nje situate te tille u ndodh dhe i gjykuari dhe bashkepronaret e rrobaqepsise,
objekt ky qe, siç pranojne gjykatat, u sulmua disa here per t’u grabitur, gje qe i beri ata te
armatoseshin per te mbrojtur jeten e interesat e tyre te ligjshme.
         Naten e ngjarjes (rreth ores 03.00), te shtenat me arme degjoheshin nga shume
drejtime (qe nuk pushonin as kur ne vendngjarje erdhen policet). Para deres se magazines
qendroi nje makine ku ishin dy viktimat dhe i gjykuari i bindur (sikurse pranon gjykata e
faktit) se u sulmua nga grabitesit, qelloi ne drejtim te tyre duke sjelle pasojen e rende. Nese
ishte kjo zgjidhje dhe e vetmja menyre per te shmangur sulmin duhet te analizohet ne teresine
e rrethanave qe u permenden, nga momenti, gjendja psikike e te gjykuarit. Shqetesimet e
pergjithshme, ardhja e te demtuarve ne oren 03.00 (pas mesnate) me nje makine te panjohur
qe me shpejtesi ndaloi para objektit, gjendja e pasigurise krijuar nga sulmet meparshme per
grabitje, e vene te gjykuarin Alfred Simaku ne kushtet e mbrotjes se nevojshme dhe per
pasoje ai nuk mund te pergjigjet penalisht.
         Legjislacioni jone penal lejon qe nje nga menyrat per mbrojtjen e interesave te shtetit
e te qytetareve nga veprat penale eshte mbrojtje e nevojshme, qe nenkupton kryerjen e
veprimeve per sprasjen e nje sulmi kriminal brenda kufijve te lejuar nga ligji, duke demtuar
sulmin dhe megjithese demi i shkaktuar ka elementet e nje vepre penale, autori nuk ka
pergjegjesi penale. Per te nxjerre konkluzione nese ndodhemi para mbrojtjes se nevojshme,
duhen patur parasysh elementet qe percakton neni 19 i K.Penal, pra, sulmi te jete i padrejte,
real e i çastit, ku te gjitha keto elemente zgjidhen ne mbeshtetje te rrethanave te ngjarjes.
         Ne ngjarjen e ndodhur me 17 mars 1997, i gjykuari Alfred Simaku (si dhe personat e
tjere bashkepronare) u ndodh para faktit te bindjes se filloi nje sulm i padrejte dhe me kete
bindje ka qelluar kunder personave qe erdhen e qe ai mendoi se do sulmonin ne menyre
kriminale. Nje nga kushtet per te ekzistuar mbrojtja e nevojshme eshte ekzistenca e nje sulmi
te vertete. Por nese personi, per shkak te kushteve te pergjithshme te krijuara, kujton se
ndodhet para nje sulmi aktual e te padrejte qe ve ne rrezik jeten e interesat e tij e per kete
arsye kundervepron, veprimet qe kryhen, nga teoria dhe praktika e se drejtes penale, duhen
pranuar te kryera ne mbrojtje te nevojshme. Sikurse u permend, i gjykuari per shkak te
rrethanave, nuk ka mundur dhe nuk ka patur asnje mundesi qe te kuptonte se nuk ndodhej
para nje sulmi te padrejte. Rendesi te veçante per te nxjerre konkluzione paraqet dhe ana
subjektive e personit qe vepron.
         Nga pikepamja e qendrimit psikik, sulmet duhen pare si te kunderligjshem, si akt i
padrejte, prandaj edhe ne rastet kur personi vepron ne lajthitje, mbrojtja konsiderohet e
ligjshme, gje qe duhet pranuar dhe ne rastin konkret.
         Pra neqoftese personi per shkak lajthimi, kujton se ndodhet para nje sulmi aktual dhe
te padrejte qe ve ne rrezik interesat e tij ose te te treteve dhe, per kete arsye kundervepron,
kemi mbrojtje fiktive ose te kujtuar.


192
        Veprimet qe kryhen gjate mbrojtjes fiktive ose te kujtuar barazohen, per efekt te
ligjit penal, me veprimet qe kryhen ne mbrojtje te nevojshme neqoftese personi, siç eshte
rasti ne shqyrtim, per arsye te rrethanave konkrete, nuk ka patur asnje mundesi te kuptonte se
sulmi nuk eshte i vertete.
        Duke patur parasysh sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arrin ne
perfundimin se i gjykuari Alfred Simaku ka qene ne kushtet e mbrojtjes se nevojshme e nuk
duhet te pergjigjet penalisht per vepren penale te vrasjes me dashje, parashikuar dy here nga
neni 76 i Kodit Penal, per rrjedhoje çeshtja ne ngarkim te tij duhet te pushohet. Meqenese
fakti nuk parashikohet si veper penale, çeshtja zgjidhet nga ky Kolegj pa e kthyer per
rishqyrtim.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/c e 442/a te K.Pr.Penale,

                                       VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.140, date 10.12.2007 te Gjykates se Apelit Korçe, prishjen e
vendimit nr.285, date 07.11.2005, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe dhe pushimin e
çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Alfred Simaku, meqenese fakti nuk parashikohet
nga ligji si veper penale.

                                                           Tirane, me 06.05.2009




                                                                                            193
Nr.1171/401 i Regj. Themeltar
Nr.245 Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Andi Çeliku            Anëtar
                      Spiro Spiro            Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 06.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  TË PANDEHURVE:             SADIK BUZI, i biri i Hasanit, i datl.1964,
                                             banues në fshatin Sulaj (Fier), i padënuar.
                                             FERDINAND BUZI, i biri i Osmanit,
                                             i datl 1966, banues në fshatin Sulaj (Fier).
                                             HAXHI BUZI, i biri i Hasanit, i datl. 1967,
                                             banues në fshatin Sulaj, (Fier), i padënuar.

                                       A K U Z U A R:
                  Për krimin e vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim,
                     parashikuar në nenin 83 të K.Penal (të vitit 1977),
                                 në lidhje me nenin 13 të tij.


       Gjykata e shkallës së parë Fier, me vendimin nr.50, date 13.02.2006, vendosi:
              1. Deklarimin fajtor të të pandehurve Ferdinand, Haxhi dhe Sadik Buzi, për
              krimin e vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim dhe, duke zbatuar nenin
              83 në lidhje me nenin 13 të K.Penal (të vitit 1977), i dënoi, përkatësisht, me
              nga: 12 (dymbëdhjetë), 11 (njëmbëdhjetë) dhe 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
              U urdhërua që të tre ta vuajnë dënimin me burgim në një burg të sigurisë së
              zakonshme.

       Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin 481, date 15.12.2006, vendosi:
              1. Prishjen e pjeshme të vendimit 50, date 13.02.2006 të Gjykatës së shkallës
              së parë Fier përsa i përket deklarimit fajtorë të të pandehurve Sadik e Haxhi
              Buzi dhe pushimin e çështjes për këtë pjesë.
              2. Ndryshimin e vendimit për të pandehurin Ferdinand Buzi, duke e deklaruar
              atë fajtor për krimin e vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë dhe, duke
              zbatuar nenin 83 në lidhje me nenin 11/II të K.Penal (të vitit 1977), e dënoi me
              10 (dhjetë) vjet burgim.
              U urdhërua lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Sadik Buzi nga dhomat e
              paraburgimit.




194
       Kundër të dy vendimeve ka paraqitur rekurs avokati Zenun Hajdarmataj, me të cilin
kërkon pushimin e çështjes, duke parashtruar:
   - Në gjykimin në shkallë të parë janë shkelur kërkesat procedurale për njoftimin e të
       pandehurit, rregulla që jane shkelur edhe gjatë gjykimit në apel. Gjykata e apelit ka
       shkelur edhe rregullat lidhur me njoftimin e akuzës së re, si dhe nuk është
       administruar dosja e pezulluar e vitit 1991. Janë shkelur kërkesat procedurale për
       fillimin e procedimit penal.

                          KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin B. Sheshi, që kërkoi lënien në
fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; mbrojtësin e të gjykuarit, av. B.Fejzo, që kërkoi
prishjen e dy vendimeve e pushimin e çështjes dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

                                             VËREN
         Se nga aktet e procedimit penal, i cili i përket të gjykuarit Ferdinand Buzi, rezulton që
me vendimin 50, date 13.02.2006 të Gjykatës së shkallës së parë Fier, ai u deklarua fajtor dhe
u dënua me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim, për krimin e vrasjes me dashje, të kryer në
bashkëpunim, parashikuar në nenin 83 të K.Penal (të vitit 1977), në lidhje me nenin 13 të tij,
kurse Gjykata e Apelit Vlorë, duke bërë ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës, e deklaroi atë
fajtor dhe e dënoi me 10 (dhjetë) vjet burgim për krimin e vrasjes me dashje, të mbetur në
tentativë, parashikuar në nenin 83 të K.Penal (të vitit 1977), në lidhje me nenin 11/II të
K.Penal.
         Të dy gjykatat kanë pranuar të provuar se, menjëherë pas një zenieje të momentit që
kishte ndodhur në rrugën e fshatit Sulaj (Fier), në mesditen e datës 14.09.1991, midis të
gjykuarit nga njëra anë dhe bashkëfshatarit të tij Thoma Gjini e djalit të tij Genci, nga ana
tjetër, gjatë së cilës i gjykuari u godit me kosore në dorë nga ky i fundit, ai (i gjykuari), duke
marrë me vete (pasi u kishte treguar për zënien si më sipër), edhe kushërinjte e tij Haxhi e
Sadik Buzi, të pajisur me hunj druri, shkuan tek shtëpia e Thomait, ku edhe e rrahën me
mjetet (hunj druri) që mbanin secili. Kanë pranuar të provuar gjithashtu, që, pas goditjes me
shkopin (hurin) e drurit nga i gjykuari Ferdinand, shtetasi Thoma Gjini ra në tokë pa ndjenja
dhe pas kësaj, ai dhe dy kushërinjtë që kishin marrë pjesë në ngjarje u larguan nga banesa e
këtij të fundit, duke e lënë atë të rrëzuar në tokë, pa ndjenja, nga ku, familjarët e transportuan
në spitalin e Fierit ku vdiq më 27.09.1991, d.m.th. trembëdhjetë ditë pas ngjarjes.
         Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, që mban datën e ditës së vdekjes së tij, viktima
Thoma Gjini ishte shtruar në spital me diagnozë trauma kafko-trunore, kontuzion të trurit dhe
koma celebrale, kurse gjatë hapjes së kokës u konstatua që indet e buta ishin me hematoma
masive në të gjithë sipërfaqen; kockat e kapakut të kokës të thyera; në regjionin fronto
parjetal u vërejtën thyerje të shumta të kockave në cipën e fortë te trurit dhe mbi të u vërejt
grumbullim i madh gjaku, në formë koagulash të madhësive të ndryshme në të gjithë
sipërfaqen, kurse materia trunore e dërrmuar dhe e përzier me gjak deri në ventrikujt laterale,
dëmtime këto të papajtueshme me jetën, të cilat ishin shkaku i vdekjes së tij.
         Duke patur parasysh sa më sipër, “... në lidhje me autorësinë e goditjes që ka
shkaktuar vdekjen ...”, gjykata e shkallës së parë shprehet se “... krijon bindjen se ka qenë i
pandehuri Ferdinand Buzi, i ndihmuar prej dy të pandehurve Haxhi e Sadik Buzi”, kurse
gjykata e apelit, mbi të njëjtat fakte e prova, konsideroi të gabuar jo vetëm përfundimin si më
sipër të gjykatës së shkallës së parë lidhur me autorësinë e veprës penale, por edhe lidhur me
cilësimin ligjor të saj.




                                                                                              195
        Përsa i përket veprës , gjykata e apelit arriti në përfundimin se autor i saj ishte vetëm i
gjykuari Ferdinand (mbi këtë arsyetim, ajo pushoi çështjen për të gjykuarit Sadik e Haxhi),
kurse lidhur me dëmtimet në kokën e viktimës, ato, për vetë faktin (e thjeshtë, sipas gjykates)
që viktima vdiq trembëdhjetë ditë pas ngjarjes (vetëm me mjekime të zakonshme, pa bërë
asnjë ndërhyrje), ishin të rënda në momentin e ngjarjes.
        Përsa i përket ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës penale të vrasjes, nga e kryer, në
vepër të mbetur në tentativë, gjykata e apelit arsyeton se “... konstatohet që i pandehuri me
veprimin e tij (goditjen me dru në kokë), ka dashur ta vrasë viktimën Thoma Gjini, e jo t’i
shkaktojë dëmtimin e shëndetit të tij”. Si argument për këtë përfundim sjell faktin e drejtimit
të goditjes në një organ jetik të njeriut, sikundër është koka; llojin e mjetit të përdorur, si dhe
intensitetin e goditjes ne të. Ndërsa pretendimin e mbrojtjes për cilësimin e veprës penale si
plagosje të rëndë që ka sjellë si pasojë vdekjen (me argumentimin se, edhe po të bëhej
ndërhyrje kirurgjikale, nuk kishte garanci absolute), e la pa përgjigje.
        Bazuar në ç’ka kanë pranuar të provuar gjykatat, si më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës
së Lartë arriti në përfundimin se vendimet e dhëna prej tyre janë të gabuara, përsa i përket
zbatimit të ligjit material penal. Për rrjedhojë, të gabuara janë edhe përsa i përket zgjidhjes
përfundimtare që është dhënë për çështjen penale prej tyre.
        Përsa i përket zgjidhjes së çështjes nga gjykata e shkallës së parë, ndryshimi i
cilësimit ligjor të veprës penale, nga gjykata e apelit, nga krim i konsumuar i vrasjes së
thjeshtë në vrasje të mbetur në tentativë, Kolegji, përderisa ky ndryshim është në favor të të
gjykuarit dhe çështja, për në Gjykatën e Lartë, është vënë në lëvizje vetëm me rekursin e
paraqitur prej tij, çmon me vend që të mos shprehet lidhur me këtë zgjidhje. Kurse, përsa i
përket zgjidhjes si më sipër që i dha çështjes gjykata e apelit, sikundër u përmend, arriti në
përfundimin se, bazuar në rrethanat e ngjarjes, sikurse i pranon të provuara vetë ajo, zgjidhja
e dhënë prej saj është e pabazuar në ligj.
        Kështu, gjykata e apelit, duke pranuar faktin që i gjykuari Ferdinand është larguar nga
vëndi i ngjarjes, duke e lënë shtetasin Th.Gjini të rënë në tokë pa ndjenja (pa kryer asnjë
veprim tjetër dhune ne drejtim të tij, për të arritur qëllimin-dëshirën për t’a vrarë atë, megjithë
mundësitë që kishte, si objektivisht vazhdonte të mbante në dorë mjetin e fortë me të cilin e
kishte goditur, ashtu edhe subjektivisht u largua vetë, pa ndërhyrjen e personave të tjerë nga
vendi i ngjarjes), nuk ka bërë vlerësim të drejtë të fakteve në raport me kuptimin që ligjvënësi
jep për tentativën në dispozitën e nenit 22 të K.Penal, dispozitë sipas së cilës, tentativë
konsiderohet ndermarrja e veprimeve të drejtuara drejtpërdrejt për kryerjen e veprës penale,
vepër e cila ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i autorit të
saj (veprës penale).
        Përpos kësaj, gjykata e apelit nuk ka marrë në konsideratë as intervalin jo të shkurtër
kohor midis momentit të goditjes me shkop në kokë të viktimës dhe kohës (mbas
trembëshjetë ditëve) kur ndodhi vdekja në spital, etj. Nuk mori në konsideratë, gjithashtu, as
mendimin e specializuar të mjekëve, sipas të cilit dëmtimet ishin të rënda në momentin e
ngjarjes dhe, pavarësisht mendimit jo kategorik të tyre, rreth mundësisë së evitimit të vdekjes
në rast ndërhyrjeje kirurgjikale (në një kohë qe mjekimi i aplikuar për të u konsiderua prej
specialistëve mjekim i zakonshëm).
        Bazuar pikërisht në argumentet si më sipër, ky Kolegj arriti në përfundimin se vepra
penale e kryer nga i gjykuari Ferdinand duhet të cilësohet si plagosje e rëndë që ka sjellë si
pasojë vdekjen, vepër kjo, nisur nga koha kur është kryer (viti 1991), parashikohej ne
paragrafin e II-të të nenit 90 të K.Penal të vitit 1977, dispozitë e cila parashikonte të njëjtin
lloj dhe masë dënimi që parashikon dispozita e nenit 88 të K.Penal në fuqi - burgim nga pesë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim.




196
        Ky Kolegj, bazuar në nenin 1 të ligjit nr.8202, date 27.03.1997 “Për amnistinë”,
konstaton se vepra penale e plagosjes së rëndë (me dashje), përfshihet në veprat penale,
autorët e të cilëve, sikundër është i gjykuari Ferdinand, perjashtohen nga ndjekja penale dhe
vuajtja e dënimit.

                                PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenet 441/“b” dhe 290/“dh” të
K.Pr.Penale,

                                          VENDOSI
        Ndryshimin e vendimit nr.481, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë, përsa i
përket cilësimit ligjor të veprës penale.
        Deklarimin fajtor të të gjykuarit Ferdinand Buzi për krimin e plagosjes së rëndë (me
dashje), që ka sjellë si pasojë vdekjen, parashikuar në nenin 90/II të K.Penal të vitit 1977 dhe
në zbatim të nenit 1 të ligjit nr.8202, date 27.03.1997 “Për amnistinë”, pushimin e çështjes
penale.

                                                             Tiranë, më 06.05.2009




                                                                                            197
Nr.1436/641 i Regj. Themeltar
Nr.276 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Spiro Spiro            Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Andi Çeliku            Anëtar

në seancen gjyqesore të datës 13.05.2009 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  TË GJYKUARËS:              GRETA TORO

                                      A K U Z U A R:
                               Për kryerjen e veprës penale të
                         “fallsifikimit te akteve te gjendjes civile”
                               dhe “shperdorimit te detyres”,
                       parashikuar nga nenet 191/2 e 248 te K.Penal.


      Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.54, date 30.03.2007, ka
vendosur:
             Deklarimin e pafajshem te te pandehures Greta Toro per vepren penale te
             “Fallsifikimit te akteve te gjendjes civile”, parashikuar nga neni 191/2 i
             K.Penal.
             Deklarimin e pafajshem te te pandehures Greta Toro per vepren penale te
             “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal

       Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.88, date 31.05.2007, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.54, date 30.03.2007 te Gjykates se
              Shkalles se Pare Gjirokaster, persa i perket deklarimit te pafajshem te te
              pandehures Greta Toro per kryerjen e vepres penale te “fallsifikimit te akteve
              te gjendjes civile”.
              Ndryshimin e ketij vendimi per pjesen tjeter si me poshte:
              Deklarimin fajtore te te pandehures Greta Toro per kryerjen e vepres penale te
              “Shperdorimit te detyres”, parashikuar nga neni 248 te K.Penal dhe denimin e
              saj me 200.000 leke gjobe, me afat shlyerje per nje vit.

        Kundër vendimit nr.88, date 31.05.2007 të Gjykatës së Apelit Gjirokaster ka bërë
rekurs e gjykuara Greta Toro, nepermjet avokatit te saj, për shkaqet:
   - Neni 248 i K.Penal kerkon domosdoshmerisht ardhjen e pasojes se rende kriminale si
        rezultat i moskryerjes me dashje te veprimeve, ose mosveprimeve te punonjesit te
        ngarkuar me funksion shteteror.



198
   -   Gjykata e apelit thekson se nga ky mosveprim i ka ardhur pasoje e rende shtetases
       Lubajna Kola, gje qe nuk eshte e vertete.
   -   Ne kete rast mund te diskutohej pergjegjesia administrative, por jo ajo penale.

                        KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; av.F.Braka, qe kerkoi prishjen e pjesshme te
vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare
Gjirokaster dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

                                            VËREN
         E gjykuara Greta Toro eshte me banim ne qytetin e Gjirokastres dhe qysh prej vitit
1997 ka qene ne marredhenie pune prane Bashkise Gjirokaster, me detyren e nenpuneses se
Zyres se Gjendjes Civile. Ne kete funksion ka qene e pandehura edhe ne vitin 1999, kohe ne
te cilen rezulton te jete lidhur martesa midis shtetasit Arjan Kane dhe Lubiana Kola, akt per
te cilin prokuroria pretendon se eshte i fallsifikuar.
         Rezulton se nga Prokuroria e Krimeve te Renda ka filluar procedimi penal per
shtetasin Arjan Kane, per veprat penale te parashikuara nga neni 114/b/2 333, etj., te K.Penal.
Gjate kryerjes se veprimeve hetimore per kete çeshtje eshte konstatuar se eshte kryer
fallsifikimi i akteve te gjendjes civile nga e pandehura Greta Toro, duke filluar me kete rast
dhe procedimi penal ndaj saj. Gjate shqyrtimit gjyqesor ka rezultuar se e pandehura nuk ka
konsumuar vepren penale te “fallsifikimit”. Kjo ka rezultuar si nga akti i ekspertimit grafik,
ashtu dhe nga theniet e deshmitareve te cilet kane qene prezent ne lidhjen e marteses
ndermjet shtetasit Arjan Kane dhe Lubjana Koles. Po keshtu, me arsyetimin se mungojne
edhe elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres, Gjykata e shkalles se pare
Gjirokaster ka deklaruar te pafajshme te gjykuaren per te dyja veprat, per te cilat ishte
derguar per gjykim nga organi i akuzes.
         Gjykata e Apelit Gjirokaster, pasi ka çmuar te drejte vendimin e gjykates se shkalles
se pare per pjesen qe lidhet me akuzen e fallsifikimit te dokumentave, ka konkluduar se e
pandehura duhet te pergjigjet per vepren penale te “shperdorimit te detyres“, pasi, sipas
gjykates, nuk ka bere njoftimet e duhura dhe procedurat perkatese per njoftimin e zyrave te
gjendjes civile dhe per kete shkak, dy shtetasit te cilet kishin lidhur martese ndermjet tyre,
figuronin te pamartuar zyrtarisht dhe ne vitin 2005.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster
eshte i pabazuar ne ligj per pjesen qe ka deklaruar fajtore dhe denuar te gjykuaren sipas nenit
248 te K.Penal. Ajo gjykate, duke zbatuar gabim ligjin material penal te kohes, sipas te cilit
vepra penale e shperdorimit kryhej vetem me dashje dhe veprime direkte, si dhe kerkonte
ardhjen e nje pasoje te rende te interesave te shtetit, ka deklaruar te gjykuaren fajtore edhe
pse ne veprimet e saj mungojne disa prej elemeteve te vepres penale te shperdorimit te
detyres. E gjykuara nuk provohet te kete bere ndonje veprim me dashje per te fshehur aktin e
lidhjes se marteses, por perkundrazi, edhe gjykatat e kane pranuar ne arsyetimin e vendimeve
se ajo, per shkak te ngarkeses se madhe ne pune mundet te kete harruar dergimin e aktit ne
gjendjen civile te vendbanimit te personave qe lidhen martese. Ne keto rrethana, kuptohet se
mungon nje prej elemeteve kryesore te vepres penale te shperdorimit te detyres, pra ana
objektive e saj.




                                                                                           199
        Veç sa siper, as organi i akuzes dhe as Gjykata e Apelit Gjirokaster nuk ka mundur te
arsyetoje lidhur me nje prej elementeve te kesaj figure krimi, qe eshte objekti. Nga permbajtja
e dispozites se nenit 248 te K.Penal (viti 1995), sipas te ciles: “Kryerja e veprimeve që
synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me një funksion shtetëror, kur
nga veprime të tilla u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre
shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet”, per te patur figuren e kesaj
vepre kerkohej domosdoshmerisht qe nga veprimet me dashje te subjektit te vinin pasoja te
renda interesave te shtetasve, ose atyre shteterore. Gjykata e apelit nuk ka mundur te
arsyetoje se cila eshte pasoja e rende qe i ka ardhur interesave te shtetit dhe qe ardhja e kesaj
pasoje, te kete lidhje shkakesore me veprimet e kunderligjshme te te gjykuares.
        Eshte e vertete qe e pandehura Greta Toro kishte detyrim ligjor te kryente veprimin
administrativ, qe te dergonte menjehere aktin e marteses, ne rastin konkret ne Zyren e
Gjendjes Civile Fier, me qellim qe ky akt te hidhej ne gjendjen civile te shtetasit Arjan Kane,
por, nga ky mosveprim nuk rezulton te kete ardhur ndonje pasoje ne dem te interesave te
ligjshme te ndonje shtetasi, apo ne dem te interesave te shtetit, ashtu siç dhe e kerkon
dispozita.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a-d te K.Pr.Penale,

                                         VENDOSI
        Lenjen ne fuqi te vendimin nr.88, date 31.05.2007 te Gjykates se Apelit Gjirokaster,
persa i perket pjeses me te cilen eshte lene ne fuqi vendimi nr.54, date 30.03.2007 i Gjykates
se Shkalles se Pare Gjirokaster.
        Prishjen e ketij vendimi dhe lenjen ne fuqi te vendimit nr.54, date 30.03.2007 te
Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster, persa i perket deklarimit fajtore dhe denimit te te
gjykuares Greta Toro, per vepren penale te shperdorimit te detyres.

                                                             Tiranë, më 13.05.2009




200
Nr 56250-00525-00-2008 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-55 i Vendimit (277)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Spiro Spiro            Anetar
                      Besnik Imeraj          Anetar
                      Majlinda Andrea        Anetare
                      Andi Çeliku            Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

                   TË GJYKUARIT:             SHYQYRI ÇAUSHAJ

                                      A K U Z U A R:
                 Se ka kryer vepren penale te mbajtjes se bimeve narkotike,
                              parashikuar nga neni 283/1 i K.P.


       Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.120, date 11.05.2005, ka vendosur:
              Deklarimin fajtor te te pandehurit Shyqyri Çaushaj per kryerjen e vepres
              penale te mbajtjes se bimeve narkotike dhe ne baze te nenit 283/1 e 49 te
              K.Penale e denon me 5 vjet burgim.
              Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, duke ju zbritur 1/3 e denimit, e denon
              perfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim.

       Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.357, date 18.10.2005, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.120, date 11.05.2005 te Gjykates se rrethit
              gjyqesor Vlore.

        Kunder vendimeve te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Shyqyri
Çaushaj, nepermjet av.Petraq Semani, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e
çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me trup gjykues tjeter, duke parashtruar keto shkaqe:
   - Kjo gjykate nuk ka zbatuar kerkesat e nenit 426 te K.Pr.Penale qe detyron thirrjen e te
        pandehurit ,si dhe te mbrojtesve te tyre ne gjykim.
   - Mospermbushja e ketij detyrimi sjell per pasoje pavlefshmerine e ketij gjykimi.
   - Nga aktet e dosjes rezulton se ndaj te gjykuarit eshte caktuar si mase sigurimi arrest
        ne shtepi dhe, nga kontrollet e ushtruara nga policia ka rezultuar se ai eshte gjetur ne
        banesen ku ai banon se bashku me te shoqen, per faktin se ai eshte ne moshe te vjeter
        dhe mjaft rende nga ana shendetesore.
   - Pra rezulton se i gjykuari nuk eshte njoftuar per gjykimin ne apel dhe per rrjedhoje
        nuk ka marre pjese ne kete gjykim. Lidhur me vendimin e marre nga gjykata, ai eshte
        vene ne dijeni ne diten kur eshte ekzekutuar vendimi, pra me date 27.02.2008,
        nderkohe qe ai ka qendruar ne gjendje arrest ne shtepi qe nga data 06.09.2004, kur
        eshte caktuar kjo mase sigurimi.


                                                                                            201
                        KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Bujar Sheshi, i cili
kërkoi pushimin e çështjes për shkak të heqjes dorë nga rekursi; si dhe pasi e bisedoi çështjen
në tërësi,

                                           VËREN
        Se gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket të gjykuarit Shyqyri
Çaushaj, rezultoi se çështja penale në ngarkim të tij ka ardhur në Gjykatën e Lartë me
rekursin e paraqitur nga mbrojtësi i tij, av. Petraq Semani. Në rekurs kërkohet prishja e
vendimit nr.357, date 18.10.2005 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimi i akteve për
rishqyrtim.
        Ditën e shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, nëpërmjet sekretarisë së kësaj
gjykate, u paraqit një kërkesë, e nënshkruar nga av. Petraq Semani, i pajisur me akt-
përfaqësimin (prokure e posaçme) datë 26.03.2008, të lëshuar konform ligjit.
        Sipas kërkesës, i dënuari kërkoi të hiqte dorë nga rekursi i paraqitur.
        Kolegji Penal i Gjykatës së Larte, pasi i gjeti të rregullta (në përputhje me kërkesat e
Kodit të Procedurës Penale) përsa i përket formës, si aktin e përfaqësimit, ashtu edhe
kërkesën për heqjen dorë nga rekursi, bazuar në nenet 50/1, 418/2 dhe 420/“ç” të
K.Pr.Penale, arriti në përfundimin se kërkesa duhet të pranohet.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 420/“ç” të K.Pr.Penale,

                                      VENDOSI
       Mospranimin e rekursit të të gjykuarit Shyqyri Xhaferr Çaushaj, për shkak të heqjes
dorë nga rekursi.

                                                           Tiranë, më 13.05.2009




202
Nr.1349/562 i Regj. Themeltar
Nr.278 i Vendimit

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Andi Çeliku            Anëtar
                      Spiro Spiro            Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 13.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

                  TË PANDEHURVE:             SABAH MANAJ, i biri i Besimit, i dtl.1982,
                                             banues në fshatin Peshtan (Fier), i padënuar.
                                             ARBEN MANAJ, i biri i Besimit, i dtl.1972,
                                             lindur në fshatin Peshtan (Fier), i padënuar.
                                             SOKOL MARKAJ, i biri i Petros, i dtl. 1963,
                                             banues në Fier, i padënuar.

                                      A K U Z U A R:
                Për krimin e trafikimit të femrave, te kryer ne bashkepunim,
                  që parashikohet në nenin 114, paragrafi i II të K.Penal.


       Gjykata e shkallës së parë Fier, me vendimin nr.165, date 07.07.2003, vendosi:
              Të deklarojë fajtorë të pandehurit Sabah Manaj, Arben Manaj e Sokol Markaj
              për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe, duke
              zbatuar nenin 114/a - pikat 4, 5 e 6 të K.Penal, i dënoi, përkatësisht, me 14
              (katërmbëdhjetë) dhe nga 7 (shtatë) vjet burgim.

       Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.6, date
02.03.2007, të saj.

       Kundër të dy vendimeve kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë të gjykuarit Sabah
e Arben Manaj, e mbrojtësi i tyre - av.Luan Xhuveli dhe mbrojtësi i të gjykuarit Sokol
Markaj - av.Mirash Martini, me të cilin kërkojnë prishjen e tyre dhe pushimin e çeshtjes,
duke parashtruar:

       Rekursi i të gjykuarit Sabah e Arben Manaj dhe av.Luan Xhuveli:
   -   Prokurori, në diskutimin përfundimtar në gjykatën e apelit, hoqi dorë nga ankimi i
       prokurorit të rrethit, kurse në lidhje me ankimin tonë, kërkoi pushimin e çështjes. Në
       këto kushte, nuk ka më akuzë dhe nuk ekziston parimi i kontradiktorialitetit. Nuk ka
       më ushtrim të ndjekjes penale nga prokurori. Gjykata nuk mund të marrë përsipër
       prerogativat e akuzës.



                                                                                          203
       Të dy vendimet janë në shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë. Nuk është
       provuar marrëveshja midis tre të gjykuarve. Veprimet e të gjykuarit Arben mbeten në
       fazën e përgatitjes, fazë kjo jo e dënueshme penalisht.

       Rekursi i avokatit Mirash Martini:
   -   Edhe sikur të pranohej ngjarja ashtu siç e kanë pranuar gjykatat, veprimet e klientit
       tim nuk përbëjnë elementët e ndonjë vepre penale.

                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Bujar Sheshi, që kërkoi
prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rigjykim; mbrojtësin e të
gjykuarit Sokol Markaj, av. Xh.Hoxha, që kërkoi prishjen e dy vendimeve e pushimin e
çështjes dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

                                          VËREN
        Se, nga aktet e procedimit penal që u përket të gjykuarve Sabah Manaj, Arben Manaj
dhe Sokol Markaj, rezulton që ata janë dërguar për t’u gjykuar për krimin e trafikimit të
femrave, të kryer në bashkëpunim, parashikuar në nenin 114/b, paragrafi i II-të i K.Penal,
kurse Gjykata e shkallës së parë Fier, me vendimin nr.165, date 07.07.2003 i deklaroi ata
fajtorë dhe i dënoi: të parin me 14 (katërmbëdhjetë), kurse dy të tjerët me nga 7 (shtatë) vjet
burgim, për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar në nenin
114/a, pikat 4, 5 dhe 6 të këtij Kodi. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë Fier u la në fuqi
edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.354, date 19.11.2004, të saj.
        Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që shqyrtoi çështjen mbi rekursin e të gjykuarve
(mbasi konstatoi që gjykata e apelit nuk ishte shprehur për shkakun e mospranimit të kërkesës
së prokurorit pranë asaj gjykate, për pushimin e çështjes penale në ngarkim të të gjykuarve
Arben Manaj e Sokol Markaj dhe që, megjithë ndryshimin e thënieve të së dëmtuarës
V.Qendro, në proçesin e sigurimit të provës, ajo nuk ishte thirrur për t’u dëgjuar), me
vendimin nr.130, date 15.03.2006, prishi vendimin nr.354, date 19.11.2004 të saj dhe aktet i
dërgoi, për rishqyrtim, në po atë gjykatë, duke vënë si detyrë ndreqjen pikërisht të të metave
si më sipër.
        Përsa i përket kërkesës së prokurorit, nga aktet rezulton që në diskutimin përfundimtar
të parashtruar gjatë gjykimit të çeshtjes në apel, herën e parë (në përfundim të të cilit u dha
vendimi nr.354, date 19.11.2004, që u prish nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë), prokurori,
me argumentin se veprimet e të gjykuarit Sokol kanë mbetur në fazën e përgatitjes, kërkoi
prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e çështjes për këtë të
gjykuar. Kurse me argumentimin se nuk provohet që i gjykuari Arben të ketë bashkëpunuar
me të gjykuarin Sabah në shfrytëzimin e prostitucionit, ushtruar nga e dëmtuara Vjollca,
kërkoi gjithashtu prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e çështjes
edhe për këtë të pandehur.
        Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që gjykoi çështjen herën e parë, konstatoi se gjykata
e apelit, jo vetëm që nuk kishte marrë në analizë këtë pretendim dhe nuk kishte arsyetuar
përse nuk e pranoi, por as nuk e kishte përmendur atë në vendimin e saj.
        Të njëjtin qëndrim ka mbajtur gjykata e apelit edhe në rigjykim, mbas prishjes së
vendimit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Madje, u konstatua që gjykata e rigjykimit,
ka konfonduar kërkesat si më sipër të prokurorit (të cilat u përsëritën edhe në rigjykim) për
pushimin e çështjes penale në ngarkim të të gjykuarve Sokol e Arben, me tërheqjen e
akuzës prej tij, koncepte proceduralo-penale këto krejtësisht të ndryshme.




204
        Ky Kolegj sjell në vëmendje se vendimi i gjykatës rreth kërkesave të palëve për
pushimin e çështjes, pavarësisht shkakut kur ato pranohen nga gjykata, ka lidhje me zgjidhjen
përfundimtare që do të jepet për çështjen penale objekt gjykimi, duke e pushuar atë. Kurse
kur prokurori kërkon tërheqjen e akteve gjatë gjykimit, në kuptimin që jepet për këtë koncept
procedural në dispozitën e nenit 377 të K.Pr.Penale, gjykata, kur vertetohet se i pandehuri
nuk ka faj ose qe ekziston një nga rastet e pushimit të çështjes, vendos pafajsinë e të
pandehurit ose pushimin e çështjes, në të kundërt, vendos kalimin e akteve prokurorit. Çdo
alternative tjeter, siç është edhe ajo e disponimit duke e deklaruar fajtor të pandehurin,
sikundër ka vepruar gjykata e apelit në çështjen objekt gjykimi, është jo ligjore, për rrjedhojë
e palejueshme.
        Në këto rrethana, para gjykatës së rigjykimit, vazhdon të qëndrojë detyra e shqyrtimit
të kërkesave të prokurorit për pushimin e çështjes penale për të gjykuarit Arben e Sokol, duke
arsyetuar, me argumente juridike dhe faktike, shkakun e pranimit ose jo të tyre.
        Kolegji sjell në vëmendje gjithashtu që, përsa i përket të gjykuarit Sokol, gjatë
rigjykimit, duhet të konkretizohen me saktësi veprimet e kryera prej tij dhe sidomos të
përcaktohet faza e veprimtarise kriminale në të cilën ato ndodhen, me qëllim arritjen në
përfundime të bazuara ligjore për dënueshmërisë apo jo penale të tyre.
        Përsa i përket detyrës për pyetjen e të dëmtuarës Vjollca, gjykatës së rigjykimit i del
për detyrë që të bëjë veprime më konkrete për njoftimin e saj, pasi u konstatua që gjykata e
apelit u mjaftua vetëm me informimin nga punonjesi i policisë së zonës, sipas të cilit ajo
ndodhet jashtë shtetit, megjithëse të dy fletë-thirrjet që u dërguan në emrin e saj nuk
përmbajnë as justifikimin për mungesën nga vendbanimi, as edhe nënshkrimin e ndonjërit
prej pjestarëve të familjes apo të fqinjëve, banorë të fshatit Hoxhare e Re, fshat në të cilin
ishin dërguar dy fletë thirrjet që u përmendën.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441, date “ç” të K.Pr.Penale,

                                        VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.6, datë 02.03.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e
akteve, në po atë gjykatë për rishqyrtim, me trup gjykues tjetër.

                                                             Tiranë, më 13.05.2009




                                                                                            205
Nr.52804-00588-00-2008 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-71 i Vendimit (292)

                                     VENDIM
                              NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

                      Gani Dizdari           Kryesues
                      Spiro Spiro            Anëtar
                      Majlinda Andrea        Anëtare
                      Besnik Imeraj          Anëtar
                      Andi Çeliku            Anëtar

në seancen gjyqesore të datës 13.05.2009 dhe 20.05.2009, mori në shqyrtim çështjen penale
që i përket:

                  TË GJYKUARVE               GENC HYSA
                                             KUJTIM XHAFERRI (DANI)

                                     A K U Z U A R:
                             Për kryerjen e veprave penale të
                         “Trafikimit te femrave për prostitucion”,
                   parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal.


       Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.57, date
01.11.2005 ka vendosur:
              Deklarimin fajtor të pandehurit Genc Hysa për vepren penale të “Trafikimit të
              femrave për prostitucion” kur ka sjellë pasojë vdekjen e të dëmtuarës Servete
              Kulla, parashikuar nga neni 114/b/4 të K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij
              me burgim të përjetshëm.
              Deklarimin fajtor të pandehurit Kujtim Xhaferri (Dani) për penale të
              “Trafikimit të femrave për prostitucion”, kur ka sjellë pasojë vdekjen e të
              dëmtuarës Servete Kulla, parashikuar nga neni 114/b/4 të K.Penal (viti 2004)
              dhe dënimin e tij me 23 vjet burgim.

      Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.56, date 14.12.2005, ka
vendosur:
             Ndryshimin e vendimit nr.57, date 01.11.2005 të Gjykatës se shkalles se pare
             për Krime të Rënda Tiranë, për çështjen penale që u përket të pandehurve
             Genc Hysa dhe Kujtim Xhaferri (Dani), të akuzuar për veprën penale te
             “trafikimit te femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi
             i dytë i K.Penal (viti 2001), si më poshtë:
             Deklarimin fajtor të pandehurit Genc Hysa për vepren penale të “Trafikimit të
             femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i
             K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij me 23 vjet burgim.




206
               Deklarimin fajtor të pandehurit Kujtim Xhaferri (Dani) për penale të
               “Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi
               i dytë i K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim.

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.518, date 06.06.2007, ka vendosur
              Prishjen e vendimit nr.56, date 14.12.2005 të Gjykatës së Apelit per Krime te
              Rënda Tiranë dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter
              trup gjykues.

      Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.30, date 20.05.2008, ka
vendosur:
             Ndryshimin e vendimit nr.57, date 01.11.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare
             per Krime te Renda ne kete menyre.
             Deklarimin fajtor të pandehurit Genc Hysa për vepren penale të “Trafikimit të
             femrave për prostitucion” ne bashkepunim, ne dem te te demtuares Servete
             Kulla, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij
             me 22 vjet burgim.
             Deklarimin fajtor të pandehurit Kujtim Xhaferri (Dani) për vepren penale të
             “Trafikimit të femrave për prostitucion”, ne bashkepunim dhe me shume se
             nje here ne dem te te demtuarave Servete Kulla, Mirjeta Lika, Teuta Lika,
             parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 20
             vjet burgim.
             Prishjen e vendimit nr.57, date 01.11.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare per
             Krime te Renda Tirane dhe pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te pandehurve
             Kujtim Xhaferri, Teuta Lika dhe Mirjeta Lika per vepren penale te trafikimit
             te femrave per prostitucion ne dem te shtetasve Ulici Marioara Rodika dhe
             Barsan Luciko Maria, veper e parashikuar nga neni 114/b, 2 te K.Penal, pasi
             nuk vertetohet fajesia e tyre.

       Kundër vendimit nr.30, date 20.05.2008 të Gjykatës së Apelit per Krime te Rënda
Tiranë kane bërë rekurs të gjykuarit Genc Hysa dhe Kujtim Xhaferri (Dani), për shkaqet:
    - Per shkuarjen e Servete Kulles ne Itali, me burrin e saj Genc Hysa, kane qene dakord
       dhe prinderit e saj.
    - E ndjera Servete Kulla nuk është kanosur, keqtrajtuar, apo mashtruar për të shkuar në
       Itali. Ajo ka shkuar vetë edhe tre herë të tjera gjatë vitit 2001, duke mos qenë e
       shoqëruar nga i pandehuri Genc Hysa.
    - Të dyja gjykatat kanë gabuar rëndë duke deklaruar fajtor të gjykuarit për të njëjtin
       fakt, për të cilin në Itali, për këto akuza, me vendimin penal me nr.273/05, datë
       24.02.05 të Gjykatës së Chiavarit janë deklaruar të pafajshëm. -Si gjykata e faktit
       ashtu dhe ajo e apelit kanë vepruar në kundërshtim me nenin 6 të K.Penal Shqiptar.
    - Në rastin konkret vendimi i Gjykatës së Chiavarit është përfundimtar dhe gjykata e
       krimeve të rënda, në rast se do të zbatonte ligjin, duhet të vendoste pushimin e
       çështjes.
    - Sipas nenit 34 të Kushtetutës së Shqipërisë askush nuk mund të dënohet me shumë se
       një herë për të njëjtën vepër penale.
    - I gjykuari Kujtim Dani nuk i ka dhënë asnjë ndihmë, këshillë, përkrahje apo sugjerim
       Genc Hysës për trafikimin apo shfrytëzimin si prostitutë të gruas së tij, Servete Kulla.
    - Siç vertetohet dhe pranojnë gjykatat ,e ndjera ka shkuar në Itali bashkë me burrin e
       saj, e nuk është shoqëruar apo ndihmuar nga Kujtim Dani.



                                                                                           207
   -   Ne kundershtim me faktet, gjykata ka pranuar si elementë të bashkëpunimit ne mes dy
       të pandehurve, vetem ndihmë për t’u sistemuar në qytetin e Xhenovës djalit të dajës
       së tij (Kujtim Dani).
   -   Në kundërshtim me sa pranon gjykata, të pandehurit Genc Hysa dhe Kujtim Dani nuk
       kanë banuar kurrë në një banesë në Itali.
   -   Gjykata nuk i referohet as edhe nje prove me të cilën ka arritur në konkluzionin për
       fajësine për trafikim të Servete Kullës për prostitucion, në bashkëpunim nga të dy të
       pandehurit.
   -   Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ashtu si ajo e faktit, kanë vepruar në
       kundërshtim me nenin 383, pika 1, gërma c e K.Pr.Penale, pasi nuk kanë arësyetuar
       shkaqet për të cilat ata nuk kanë pranuar provat e kundërta në konkluzionet
       përfundimtare të mbrojtjes dhe në kërkesën ankimore.

                        KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Hysen Keta, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; av. J.Kola, qe
kerkoi prishjen e vendimeve te te dyja gjykatave te faktit dhe zgjidhjen e çeshtjes pa e kthyer
per rishqyrtim; av. Dh.Konini, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes
ne ngarkim te te gjykuarit Kujtim Xhaferi dhe si shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

                                             VËREN
        I pandehuri Genc Hysa (arrestuar ne Shqiperi pas marrjes se kallezimit te shtetasit
Masar Kulla dhe marrjes dijeni te urdher arrestit te leshuar nga Gjykata e Chiavarit), pasi
është njohur me shtetasen Servete Kulla, ka kontaktuar me familjen e saj per të lidhur
martese. Pas disa kontradiktash me familjen e të ndjerës, perfundimisht në muajin tetor të
vitit 2000 ata janë bashkuar të dy dhe kanë bashkëjetuar për disa muaj në shtëpinë ku jetonte
i pandehuri, në fshatin Borizanë-Krujë e me pas kanë shpallur martesen. Në shkurt të vitit
2001 Genc Hysa dhe Servete Kulla, të ndihmuar ekonomikisht nga familja e kësaj të fundit,
shkuan në Itali.
        Në 20 mars të vitit 2001 Servete Kulla është kthyer në Shqipëri nga pika kufitare e
Rinasit dhe pasi është kthyer përsëri ka shkuar në Itali në mënyrë të paligjshme, tani nën
emrin e rremë Drita Lika. Ne date 27.10.2001 ajo ka hyrë përsëri në Shqipëri nga pika
kufitare e Rinasit dhe përsëri, si e rekrutuar me anë të mashtrimit nga i pandehuri Genc Hysa,
në mënyrë të paligjshme ka kaluar kufirin për në shtetin Italian.
        Në shtetin italian ajo ka banuar në qytetin e Genovës, në rrugën Opsio nr.252, hyrja 9
së bashku me të pandehurin Genc Hysa, i cili në Itali është identifikuar edhe me emrin Ilirjan
Ademi. Kjo banesë i ishte marrë me qira shtetasit italian Luciano Mazzochi nga i pandehuri
Kujtim Dani (arrestuar ne Shqiperi pas marrjes dijeni te urdher arrestit te leshuar nga Gjykata
e Chiavarit), i cili në Itali është identifikuar edhe me emrin Agron Sula dhe që e paguante
rregullisht këtë qira, edhe pse nuk banonte vetë në të.
        E ndjera Servete, në shtetin italian ushtronte prostitucion në Cavi di Lavagna
(Genova), gje të cilën ajo e ka bërë deri në orët e para të datës 25.04.2002.
        Në datën 25.04.2002 trupi i saj pa jetë është gjendur në Cavi di Lavagna brenda një
kazani plehrash ne rrugën Tigula. Sipas akteve të administruara, vdekja e saj ka ardhur si
pasojë e ndalimit të zemrës së shkaktuar nga hemorragjia e plagës së shkaktuar nga një mjet
prerës në një nga arteriet kryesore të qafës.




208
         Rezulton se deri ne momentet e fundit te vdekjes se Servetes, kjo e fundit ka
komunikuar me ane te celularit me te pandehurin Genc Hysa dhe ky i fundit nga ana e tij me
te pandehurin tjeter Kujtim Dani. Gjatë gjykimit, gjykatat kanë administruar, konform nenit
369/3 të K.Pr.Penale, deklarimet e dëshmitarëve të bera në Itali konform rregullave
proceduriale.
         Sipas thenies se deshmitareve dhe nje sere provash te tjera, te dy te pandehurit
akuzohen se kane shfrytezuar per prostitucion te ndjeren Servete Kulla, dy shtetase rumune
dhe i gjykuari Kujtim Xhaferi edhe te demtuarat Marjeta e Teuta Lika.
         Pasi vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane eshte prishur dhe çeshtja
eshte derguar per rishqyrtim ne ate gjykate, gjate rigjykimit, ne zbatim te detyres se lene nga
Gjykata e Larte, Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka pranuar të marrë me ane te
leterporosise një vendim te formes se prere të Gjykatës së Chiavarit me nr.273/05. Ne kete
vendim behet fjale per pafajesine e te pandehurve Kujtim Dani dhe Genc Hysa, lidhur me
akuzen e vepres penale te favorizimit dhe shfrytezimit te prostitucionit ne dem te ndjeres
Servete Kulla.
         Duke arsyetuar se nuk ndodhemi para rastit te gjëse se gjykuar “ne bis in idem”,
Gjykata e Apelit per Krime te Renda i kane deklaruar te dy te gjykuarit, nder te tjera, fajtore
edhe per vepren penale te trafikimit te femrave per prostitucion ne dem te shtetases Servete
Kulla.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimet e gjykatave te faktit jane marre
ne kundershtim me dispozitat procedurale e materiale penale dhe si te tilla duhet te prishen.
         Siç kane pranuar te provuar gjykatat e faktit, i gjykuari Genc Hysa, pasi eshte njohur
me te demtuaren Servete Kulla, pa vullnetin e familjes se saj, ne vitin 2000 ka lidhur martese,
lidhje e cila pas disa kohesh eshte pranuar edhe nga familjaret. Largimi i te dyve jashte vendit
eshte bere ne shkurt te vitit 2001 dhe perballimi i shpenzimeve te udhetimit eshte kryer nga
vellai i te demtuares Servete.
         Sipas arsyetimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, edhe pse i gjykuari
Genc Hysa eshte deklaruar i pafajshem nga nje gjykate e huaj, perseri ai mund te deklarohet
fajtor nga gjykata shqiptare, sepse vepren e ka kryer ne territorin shqiptar. Ky arsyetim bie
ndesh me dispoziten e nenit 7 te K.Pr.Penale. Gjykata e Chiavarit ne Itali, pasi ka shqyrtuar
çeshtjen ne ngarkim te te gjykuarit Genci Hysa, te akuzuar se para dhe pas vitit 2002 ka
shfrytezuar per prostitucion te demtuaren Servete Kulla, me vendimin nr.273/05 e ka
deklaruar ate te pafajshem, me arsyetimin se nuk eshte provuar qe i gjykuari Genci Hysa te
kete shfrytezuar per prostitucion ne shtetin Italian te demtuaren Servete Kulla. Nderkohe,
vepra penale per te cilen gjykata shqiptare e ka deklaruar fajtor dhe denuar te gjykuarin Genci
Hysa dhe qe eshte trafikimi femrave, parashikuar kjo nga neni 114/b-2 te K.Penal, ka si
qellim shfrytezimin e femres per prostitucion. Nese nga nje vendim perfundimtar te nje
gjykate te huaj konkludohet se e demtuara Servete nuk eshte shfrytezuar nga i gjykuari per
ushtrim prostitucioni, edhe konkluzioni i gjykates se ky person e ka rekrutuar te demturen me
qellim prostitucioni, nuk qendron.
         Parimi “ne bis in idem” eshte i sanksionuar shprehimisht ne nenin 34 te Kushtetutes
se Republikes se Shqiperise, sipas te cilit: “Askush nuk mund te denohet me shume se nje
here per te njejten veper penale dhe as te gjykohet serish …”. Ky parim kushtetutes gjen
misherim edhe ne dispoziten e nenit 7 te K.Pr.Penale, sipas te cilit ndalohet gjykimi dy here
per te njejten veper penale dhe nenit 6/2 te K.Pr.Penale, sipas te cilit zbatueshmeria e ligjit
penal te Republikes se Shqiperise lidhet me ate nese eshte dhene ose jo per te njejtin krim nje
vendim perfundimtar nga nje gjykate e huaj.




                                                                                            209
        Edhe pse Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka administruar si prove vendimin e
Gjykates se Chiavarit, sipas te cilit i gjykuari nuk ka kryer vepren penale te shfrytezimit per
prostitucion te shtetases Servete Kulla ne territorin Italian, ne arsyetimin e vendimit te saj ka
pranuar si te provuar faktin se gjate qendrimit ne Itali, i gjykuari e ka shfrytezuar te
demtuaren per prostitucion. Ne kete perfundim, i cili ka çuar edhe ne deklarimin fajtor dhe
denimin e te gjykuarit Genci Hysa, Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka arritur dhe duke
perdorur te njejtat prova qe jane perdorur nga Gjykata e Chiavarit per deklarimin e pafajshem
te po ketij te gjykuari.
        Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ne rastin konkret, per sa kohe per te njetin
fakt kriminal dhe per te njejtin person qe eshte i gjykuari Genci Hysa, eshte zhvilluar nje
gjykim duke u dhene edhe nje vendim penal nga Gjykata e Chiavarit, gjykimi ne ngarkim te
tij dhe vendimi i dhene per kete person nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda vjen ndesh
me dispozitat e nenit 34 te Kushtetutes, nenit 54 te KEDNJ dhe nenit 7 te K.Pr.Penale. Ky
person eshte gjykuar dy here per te njejtin fakt kriminal.
        Ndryshe nga sa ka arsyetuar Gjykata e Apelit per Krime te Renda, Kolegji Penal i
Gjykates se Larte çmon se per t’u ndodhur perpara parimit “ne bis in idem” nuk ka rendesi
nese vendimi penal i huaj nr.273/05 i Gjykates se Chiavarit eshte njohur ose jo nga gjykata
shqiptare. Ky vendim rezulton te jete administruar ne dosjen gjyqesore konform rregullave qe
percakton dispozita e nenit 509 te K.Pr.Penale dhe duke qene se eshte marre si prove, sipas
kerkesave te nenit 151 te K.Pr.Penale, tregon se i gjykuari Genci Hysa eshte gjykuar nje here
per te njejtin fakt kriminal, ç’ka nuk duhet ta çonte gjykaten e apelit ne nje gjykim te dyte.
Sipas nenit 516 te K.Pr.Penale, njohja e vendimit te huaj lidhet vetem me caktimin e denimit
qe personi duhet te vuaje ne shtetin shqiptar. Ne rastin ne gjykim, ky vendim duhet t’i
sherbente gjykates si prove e lidhur me pretendimin e te gjykuarve, sipas te cileve gjykimi i
tyre nga gjykata shqiptare ishte bere ne shkelje te parimit “ne bis in idem”.
        Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ndryshe qendron situata me te gjykuarin
Kujtim Xhaferi. Eshte e vertete se ndaj ketij personi, ne Gjykaten Italiane te Chiavarit eshte
zhvilluar nje gjykim, por del qarte se ndermjet ketij gjykimi dhe gjykimit te zhvilluar nga
Gjykata e Apelit per Krime te Renda behet fjale per fakte kriminale te ndryshme. Gjykata e
Chiavarit e ka deklaruar te gjykuarin Kujtim te pafajshem per vepren penale te shfrytezimit
per prostitucion ne dem te dy shtetaseve rumune, e konkretisht Rodica Ulici Marioara dhe
Maria Barsan Lucica. Nderkohe, rezulton se Gjykata e Apelit per Krime te Renda, te
gjykuarin Kujtim Xhaferi e ka deklaruar fajtor dhe denuar per vepren penale te trafikimit te
Servete Kulles, Teuta Likes dhe Mirjeta Likes per prostitucion ne shtetin italin, fakt ky qe
nuk ka qene objekt i gjykimit nga gjykata italiane. Per keto arsye, pretendimi i ketij te
gjykuari se ndaj tij eshte zhvilluar nje proçes i parregullt ligjor, pasi eshte shkelur parimi i
gjëse se gjykuar nuk qendron.
        Por Kolegji çmon se vepra penale per te cilen duhet te deklarohet fajtor dhe denohet i
gjykuari Kujtim Xhaferi eshte ajo e ushtrimit te prostitucionit ne rrethana renduese,
parashikuar nga neni 114/a i K.Penal. Nga veprimet e te gjykuarit del qarte se ai, ne formen e
mashtrimit apo edhe shtrengimit, ka shtyre per te ushtruar prostitucion jashte territorit te
Republikes se Shqiperise, ne shtetin italian, me shume se nje person. Jane pikerisht keto
veprime kriminale dhe qellimi i kryerjes se tyre qe formojne edhe anen subjektive dhe anen
objektive te figures se vepres penale, qe parashikonje germat 2 dhe 5 te nenit 114/a te
K.Penal, sipas te cilave: “shfrytezimi i prostitucionit i kryer ndaj disa personave dhe ndaj nje
personi qe shtyhet, ose shtrengohet per te ushtruar prostitucion jashte territorit te Republikes
se Shqiperise”. Per keto arsye, Kolegji çmon se vepra penale e kryer nga i gjykuari Kujtim
Xhaferi duhet te kualifikohet ne baze te nenit 114/a, 2 dhe 5 te K.Penal.




210
       Kolegji Penal çmon se ndryshimi i cilesimit ligjor te vepres ndryshon edhe
vendimarjen lidhur me masat e denimit qe Gjykata e Apelit per Krime te Renda i ka caktuar
te gjykuarit Kujtim Xhaferi. Ne caktimin e denimit ndaj tij, Kolegji Penal mban parasysh
dispozitat e nenit 47 e vijues te K.Penal e qe lidhen me kufijte e parashikuar ne nenin 114/a,
2-5 te K.Penal, rrezikshmerine e vepres, shkallen e fajit, si dhe rrethanat lehtesuese e
renduese.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ te K.Pr.Penale,

                                           VENDOSI
        Prishjen e vendimit nr.30, date 20.05.2008 te Gjykates e Apelit per Krime te Renda
Tirane dhe vendimit nr.57, date 01.11.2005 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te
Renda Tirane.
        Deklarimin fajtor te te gjykuarit Kujtim Xhafer (Dani) per vepren penale te
shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese ndaj disa personave, duke i shtyre per te
ushtruar prostitucion jashte territorit te R.Shqiperise dhe ne baze te nenit 114/a, pikat 2 dhe 5
te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim.
        Pushimin e çeshtjes ne ngarkim te te gjykuarit Genci Hysa, per shkak se ndejkja
penale ndaj tij nuk duhet te vazhdonte.
        Urdherohet lirimi i te gjykuarit Genci Hysa nga dhomat e paraburgimit ,nese nuk
mbahet per shkak tjeter.
        Nje kopje e vendimit t’i njoftohet per ekzekutim Prokurorise se Pergjithshme Tirane.

                                                            Tirane, me 20.05.2009




                                                                                             211
Nr.52104-00805-00-2008 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-69 i Vendimit (303)

                                      VENDIM
                               NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

                       Gani Dizdari           Kryesues
                       Besnik Imeraj          Anetar
                       Majlinda Andrea        Anetare
                       Mirela Fana            Anetare
                       Andi Çeliku            Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

                   TË PANDEHURIT:             LEANDRO LLESH TACI, perfaqesuar nga
                                              avokati Adriatik Muka

                                        A K U Z U A R:
                                        Per veprat penale
                      te vrasjes me paramendim e te armembajtjes pa leje,
                   te parashikuara nga nenet 78/1 dhe 278/2 te Kodit Penal.


       Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, me vendimin nr.7, date 05.02.2008, ka vendosur:
              Deklarimin fajtor te te pandehurit Leandro Taci per kryerjen e vepres penale te
              vrasjes me paramendim, te parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal dhe ne baze te
              ketij neni, denimin e tij me 25 (njezet e pese) vjet burgim.
              Deklarimin fajtor te te pandehurit Leandro Taci per kryerjen e vepres penale te
              armembajtjes pa leje, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe ne baze te
              ketij neni denimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
              Ne bashkim te denimeve, ne zbatim te nenit 55 te Kodit Penal, e denon
              perfundimisht me 25 (njezet e pese) vjet burgim.
              Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale e denon perfundimisht te pandehurin
              Leandro Taci me 16 (gjashtembedhjete) vjet e 8 (tete) muaj burgim.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.490, date 15.09.2008, ka vendosur:
              Lenien ne fuqi te vendimit nr.7, date 05.02.2008 te Gjykates se shkalles se
              pare Kruje.

         Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i gjykuari Leandro
Taci, nepermjet avokatit te tij, duke kerkuar prishjen e tij dhe ndryshimin e kualifikimit
ligjor, duke parashtruar keto shkaqe:
    - Gjykata nuk ka permbushur detyrimin ligjor qe buron nga permbajtja e nenit 383/c i
         K.Pr.Penale, qe ne vendimin perfudimtar te parashtronte ne menyre te permbledhur
         faktet dhe provat mbi te cilat bazon vendimin qe merr, si dhe arsyet se pse i quan te pa
         pranueshme provat e kunderta.



212
   -   Eshte fakt se gjykata ne arsyetimin e vendimit te saj citon shkurtimisht provat, si:
       aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, tekniko-balistik, si dhe procesverbalin e kqyerjes se
       vendit te ngjarjes dhe nuk permend asnje nga 22 deklarimet e shtetasve te ndryshem,
       apo permbajtjen e bisedes se pergjuar mes te pandehurit Leandro Taci dhe babit te tij,
       deshmitarit Llesh Taci.
   -   Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje disponoi me vendim te motivuar duke proceduar me
       gjykim te shkurtuar ne respektim te kerkesave te nenit 405 K.Pr.Penale, por kjo
       gjykate ne dhenien e vendimit nuk ka pershkruar e arsyetuar asnje prove e pretendim
       te paraqitur ne fazen e hetimit, duke çmuar si te tilla vetem disa prej tyre, duke mos
       respektuar kriteret ligjore te percaktuar ne nenin 152 te K.Pr.Penale.
   -   Duke analizuar te gjitha provat, si ato shkencore qe jane aktet e ekspertimit dhe
       deklarimet e deshmitareve Bledar Shndovi, Blerim Ruka, Dritan Gjinaj, Lition Zela,
       Ermal Sula, etj. dhe pergjimet e bera ndermjet te pandehurit dhe babait te tij, tregojne
       qarte se sherri ndermjet te pandehurit dhe viktimes eshte shuar nje nate me pare dhe
       nuk ka vazhduar me pas derisa kane shkuar qetesisht secili ne shtepite e tyre, prandaj
       keto prova, ne veshtrim te nenit 152 te K.Pr.Penale, jo vetem jane te harmonizuara,
       por tregojne se i pandehuri nuk duhet te pergjigjet per vepren penale te parashikuar
       nga neni 78 i Kodit Penal.
   -   Nga keto prova te siperpermendura ka rezultuar e provuar se takimi mes viktimes dhe
       te pandehurit diten e ngjarjes ka qene teresisht rastesor, i pandehuri e ka mbajtur
       armen me vete dhe nje dite para ngjarjes, gje qe tregon se ka patur mundesine per ta
       vrare qe ate nate viktimen, por vetem kur viktima e ka fyer rende te pandehurin ka
       bere te mundur qe ky i fundit te qellonte mbi viktimen, per me teper qe dhe diten e
       ngjarjes, edhe pse pistoleta ka patur dhe pese fisheke te tjere, i pandehuri nuk i ka
       shkrehur te gjitha, por ka qelluar ne gjendje te rende psikologjike vetem nje here.
   -   Vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqsor Kruje ne e kemi e kundershtuar edhe per
       qendrimin kontradiktor dhe zbatimin keq te dispozitave qe lidhen me masen e
       denimit, pasi edhe pse ekzistojne nje sere rrethanash lehtesuese, si: vetedorezimi
       vullnetarisht i tij dhe tregimi i armes me te cilen eshte kryer krimi, pendimi i thelle i
       tij, mosha e re dhe personaliteti i mire i tij dhe familjes se tij, duhet te çonin gjykaten
       ne dhenien e nje mase denimi me te bute dhe jo denim maksimal.

                        KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
       pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; mbrojtesin e te pandehurit av.
Adriatik Muka; qe kerkoi ndryshimin e vendimeve ne lidhje me cilesimin ligjor dhe masen e
denimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                              VËREN
        Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje nr.7, date 05.02.2008, me te cilin eshte
deklaruar fajtor dhe denuar i gjykuari Leandro Taci per vepren penale te vrasjes me
paramendim, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal e armembajtjes pa leje, parashikuar nga
neni 278/2 i Kodit Penal dhe vendimi nr.490, date 15.09.2008, qe ka lene ne fuqi ate vendim,
duhet te ndryshohen persa i perket cilesimit ligjor te vepres per akuzen e vrasjes, per shkak te
zbatimit te gabuar te ligjit material e te lihen ne fuqi per pjesen tjeter.
        Ne vendimet e tyre, gjykatat kane pranuar ne te njejten menyre mekanizmin e
ndodhjes se ngjarjes, duke arritur ne perfundimin se i gjykuari Leandro Taci ka kryer vepren
penale te vrasjes me paramendim te viktimes Redion Maloku dhe mbajtjes pa leje te armeve
luftarake. Nga arsyetimi i vendimeve rezulton se me daten 09.03.2007, rreth ores 17.30, i



                                                                                              213
gjykuari dhe viktima kane qene krahas shume personave te tjere ne lokalin “Deutchland” ne
Fushe Kruje, ne festimin e ditelindjes se shokut te tyre Bledar Shandani. Ne nje moment, i
gjykuari Leandro ka dale jashte lokalit per te kryer nje bisede telefonike. Me pas ka dale
jashte dhe viktima Redion Maloku dhe kane filluar debatin duke fyer njeri-tjetrin per shkak te
nje kercimi me nje shoqe te tyre. Kane nderhyre personat e tjere qe i kane ndare e, ne mbarim
te mbremjes jane larguar secili ne shtepine e vet.
         Diten e neserme, arsyetohet ne vendimet e te dy gjykatave, rreth ores 11.30, i
pandehuri Leandro eshte takuar me viktimen dhe me nje arme zjarri, pistolete qe mbante pa
leje, e ka qelluar viktimen ne gjoks, ku si pasoje e demtimeve te renda ai gjeti vdekjen. Kete
veper penale gjykatat e kane trajtuar si vrasje me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 i
Kodit Penal.
         Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne analizen teresore te vendimeve te gjykates se
rrethit dhe asaj te apelit konstaton se, gjykatat, si pasoje e nje vleresimi jo te drejte te provave
dhe mos zbatimit te kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale, kane zbatuar gabim ligjjin material
lidhur me cilesimin ligjor te vepres.
         Vendimet e gjykatave nuk kane nje analize objektive e te gjithanshme te provave, ne
kundershtim me kerkesat e nenit 383/ç te K.Pr.Penale, nuk parashtrojne arsyet se perse jane
te papranueshme provat e kunderta te paraqitura nga i gjykuari dhe mbrojtesi i tij.
         Edhe pse ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ne dosjen gjyqesore ekzistojne te gjitha
provat dhe aktet e tjera, vleresimi i drejte i te cilave te çon ne perfundimin se nuk ndodhemi
para vrasjes me paramendim te parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal, por para vrasjes me
dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
         Ne çdo rast, ne çeshtjet ne shqyrtim, gjykatat ne dhenien e vendimeve, duhet te
percaktojne qarte shkaqet dhe motivet qe e kane çuar personin ne kryerjen e nje vepre penale.
Kjo eshte domosdoshmeri, por sidomos behet më detyruese kur percaktimi i motivit lidhet me
cilesimin ligjor te vepres, siç eshte ne rastin konkret vrasja me paramendim. Gjykatat
arsyetojne se vepra e kryer prej te gjykuarit permban elementet e vrasjes me paramendim,
sepse, nisur nga rrethanat e ngjarjes, i gjykuari ka kryer vrasjen per faktin se nje nate me pare
ai eshte zene me viktimen dhe te nesermen, pasi eshte armatosur me nje pistolete TT i ka dale
para viktimes dhe me gjakftohtesi ka qelluar mbi te.
         Sikurse u shprehem, Kolegji Penal konstaton mungesen e çmuarjes se drejte te
provave. Keshtu, rezulton se deshmitare te pyetur gjate hetimeve paraprake, kane deklaruar
se i gjykuari Lenadro Taçi pistoleten e ka patur me vete edhe nje dite me pare kur u grind me
viktimen Redion Maloku.
         Nga akti i pergjimit ambiental date 10 mars 2007, realizuar ne mes te gjykuarit dhe
babait te tij, deshmitarit Llesh Taci, del qarte se i gjykuari Leandro nuk ka patur qellim per te
vrare viktimen.
         Edhe deshmitaret e pyetur gjate hetimit paraprak, deklarimet e te cileve jane
administruar gjate shqyrtimit gjyqesor por qe nuk jane vleresuar, perkundrazi jane
anashkaluar nga gjykata, tregojne se takimi diten e ngjarjes i te gjykuarit dhe viktimes ka
qene i rastit dhe se i gjykuari ka qelluar me pistolete mbi viktimen pas nje seri fyerjesh,
sharjesh e goditjesh reciproke qe kane acaruar ne vazhdimesi grindjen midis tyre.
         Ky fakt pasqyrohet qarte jo vetem nga theniet e deshmitareve te pyetur gjate fazes se
hetimit paraprak, por edhe nga proçes-verbali i kqyrjes se kufomes (viktimes) date
10.03.2007, nga tabela fotografike e kqyrjes se kufomes date 10.03.2007 dhe nga akt-
ekspertimi mjeko-ligjor nr.49, date 10.03.2007, ne te cilin pershkruhet me saktesi se ne trupin
e kufomes (viktimes), perveç plages tejshpuese me arme zjarri, verehen edhe plage e
dermishje ne fytyre (pese te tilla), ku me e madhja eshte me permasa 4,5 cm x 2 cm, etj.




214
        Demtimet e fytyres, sipas ketij akti ekspertimi jane shkaktuar me mjet te forte
mbretes, gje qe tregon qarte se para goditjes me arme, i gjykuari dhe viktima jane grindur e
goditur me njeri-tjetrin.
        Keto prova e analiza bejne te papranueshme paramendimin e te gjykuarit per te vrare
viktimen dhe per pasoje duhet te ndryshohet cilesimi ligjor i vepres ne ngarkim te te gjykuarit
Leandro Taçi nga vrasje me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal, ne vrasje
me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe denimi duhet dhene ne baze te kesaj
dispozite.
        Ne caktimin e mases se denimit, krahas rrethanave qe pranojne gjykatat, ky Kolegj ka
parasysh se ekzistojne si rrethana favorizuese per te gjykuarin pendimi i thelle i tij, dorezimi
vullnetar ne organet e policise dhe dorezimi i armes me te cilen u krye krimi, rrethana keto te
parashikuara nga neni 48, germa “ç” dhe “dh” te K.Pr.Penale.

                                    PËR KËTO ARSYE
       Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neneve 441/c te K.Pr.Penale

                                         VENDOSI
         Lenien ne fuqi te vendimit nr.490, date 15.09.2008 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te
vendimit nr.7, date 05.02.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje, ne pjesen qe ben fjale
per deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit Leandro Taçi per vepren penale te mbajtjes
pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
         Ndryshimin e vendimit nr.490, date 15.09.2008 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te
vendimit nr.7, date 05.02.2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kruje, lidhur me cilesimin
ligjor te vepres penale te vrasjes dhe deklarimin fajtor te te gjykuarit Leandro Llesh Taçi, per
vepren penale te vrasjes me dashje te viktimes Redion Maloku dhe ne baze te nenit 76 te
Kodit Penal, denimin e tij me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.
         Ne bashkim te denimeve, ne baze te nenit 55 te Kodit Penal, i gjykuari Leandro Llesh
Taçi te denohet me 15 (pesembedhjete) vjet burgim.
         Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimi perfundimisht i te gjykuarit Leandro
Llesh Taci me 10 (dhjete) vjet burgim.

                                                             Tirane, më 27.05.2009




                                                                                            215
Nr.53108-00644-00-2008 i Regj. Themeltar
Nr.00-2009-59 i Vendimit (304)

                                       VENDIM
                                NË EMËR TË REPUBLIKËS

       Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

                       Gani Dizdari           Kryesues
                       Besnik Imeraj          Anetar
                       Andi Çeliku            Anetar
                       Mirela Fana            Anetare
                       Majlinda Andrea        Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 27.05.2009, mori ne shqyrtim çeshtjen penale, qe i perket:

                   TË GJYKUARIT:              ELIS DEDA

                                       A K U Z U A R:
                                     Për veprën penale te
                          “Vjedhjes me arme kryer ne bashkepunim”,
                          parashikuar nga neni 140-25 te Kodit Penal.


      Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1538, date 26.12.2006, ka
vendosur:
             Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Elis Deda per kryerjen e vepres
             penale vjedhjes me dhune, parashikuar nga neni 139 i K.Penal.

       Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.423, date 02.07.2008, ka vendosur:
              Prishjen e vendimit nr.1538, date 26.12.2007 te Gjykates se shkalles se pare
              Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup
              gjykues.

       Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Elis
Deda, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe kthimin e çeshtjes per
rigjykim ne po ate gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
    - 1 Vendimi i gjykates se apelit eshte i padrejte dhe ne kundershtim te hapur me ligjin
       procedurial penal dhe konkretisht vjen dukshem ne kundershtim me piken "ç" te nenit
       428 te K.Pr.Penale, pasi eshte hetuar me shkelje te renda te ligjit proçedurial penal,
       me prova te sajuara dhe te marra jo vetem ne kundershtim me dispozitat e procedures
       penale, siç eshte rasti i ushtrimit te dhunes fizike dhe psiqike ndaj shtetaseve te thirrur
       per te deklaruar ne prokurori eshte derguar per gjykim ne gjykaten e shkalles se pare.
    - 2. Gjykimi ne gjykaten e shkalles se pare eshte zhvilluar ne respekt te plote te ligjit
       procedurial dhe asnje pale ne ate proçes, as prokuroria, as i pandehuri apo mbrojtesit e
       tij nuk kane parashtruar shkaqe qe e cenojne ate apo e bejne ate te pavlefshem, madje
       duhet te theksoj qe ne fillim te kesaj parashtrese qe vete gjykata e apelit e ka te
       veshtire te gjeje arsye perse e ka prishur ate vendim dhe perse e ka kthyer ate per
       rigjykim.


216
-   3. Ne ate gjykim asnje deshmitar i pyetur gjate shqyrtimit te kesaj çeshtje nuk tha dhe
    as nuk la te kuptohej se Elis Deda ka qofte edhe nje lidhje te larget apo indirekte me
    ngjarjen e dates 28 Gusht te vitit 2006. Nga provat nuk rezultoi qe i mbrojturi prej
    meje te kete lidhje me firmen “Klodi” sh.a., apo me ndonjerin prej punonjeseve te
    kesaj shoqerie.
-   4. Deshmitari kryesor i kesaj ngjarje Ilir Bushati, drejtuesi i autovetures se firmes
    “Klodi” sh.a., qe transportonte leket e kesaj firme, i konsideruar edhe si personi me i
    demtuar nga kjo veper penale, pershkroi karakteristikat e personit qe e ka sulmuar ate,
    menyren e levizjes se tij, etj., por nuk tha ne asnje rast se Elis Deda eshte ndonjeri nga
    personat qe ka qene ne vendin e ngjarjes madje dhe pyetjes se drejteperdrejte te
    prokurores lidhur me te mbrojturin prej nesh Elis Deda, ai pohoi se Elis Deda i
    ngjante ne konstrukt trupor njerit prej personave qe kishte qene i perfshire ne ate
    ngjarje, por nuk ishte i sigurte, pasi Elisi nuk i ngjante ne fytyre personit qe e kishte
    sulmuar.
-   5. Karakteristikat e personit qe ka sulmuar deshmitarin Ilir Bushati, sipas shpjegimeve
    te tij te dhena ne hetim dhe ne gjykimin e kesaj çeshtje jane prove tjeter qe
    perjashtojne mundesine qe ne vendin e ngjarjes te kete qene i mbrojturi prej nesh Elis
    Deda, pasi ai nuk ka patur asnjehere as mustaqe, as mjeker dhe ai nuk eshte zeshkan
    dhe deshmia e dhene ne seance gjyqesore eshte e njejte me qendrimin e tij deklarimin
    e dhene diten e ngjarjes me 28 gusht 2006 dhe plotesisht e njejte me proçesverbalin e
    paraqitjes per njohje te kryer ne Drejtorine e Policise Tirane me daten 02 shtator
    2006, vetem pese dite pas ngjarjes, ku as diten qe eshte ndaluar Elis Deda dhe eshte
    kryer paraqitja per njohje, as ne sallen e gjyqit, ne asnjerin rast nuk tha se e kishte
    harruar fytyren e personit qe e ka sulmuar, por tha saktesisht se ne fytyre Elis Deda
    nuk i ngjante personit qe e kishte sulmuar.
-   6. Ndaj Elis Dedes eshte vendosur masa e sigurimit “Arrest ne burg” dhe menjehere
    ne te gjitha mediat vizive dhe te shkruara eshte publikuar fakti qe policia kishte gjetur
    sipas saj, autorin e vjedhjes se parave te firmes “Brraka” dhe u ekspozuan pamje dhe
    fotografi te Elis Dedes ne te gjitha gazetat, gje qe eshte provuar me fotokopje te disa
    gazetave, si “Shekulli”, “Panorama” te datave 04, 05, 06, 07 shtator 2006, prandaj dhe
    paraqitja per njohje e deshmitarit Sali Demiri, per me teper qe ka dhe vellane
    punonjes ne gazeten “Shekulli”, eshte e pavlefshme, prandaj dhe qe ne fillim iu
    kerkua nga ana jone prokurorit te mos bente nje veprim hetimor te tille.
-   7. Ne fund te hetimeve ne jemi njohur nga ana e prokurorit me nje deklarate noteriale
    te Sali Demirit, ne te cilen ai pohonte menjehere pas ketij veprimi heimor, se nga ana
    e oficerit te policise gjyqesore Ermal Milori i eshte treguar fotografi e Elis Dedes
    perpara se te behej paraqitja per njohje dhe me nje kerkese te tij drejtuar Prokurorit te
    Rrethit, ne te cilen ai kerkonte qe te thirrej ne Prokurori dhe te sqaronte kete moment.
    Deshmia e tij ne seance gjyqesore nuk eshte kundershtuar nga ana e Prokurorise dhe
    nuk eshte konsideruar prej saj si e rreme, perndryshe do te fillonin hetimin ne ngarkim
    te Sali Demirit.
-   8. Qendrimi i Prokurorise ne kete rast ishte disi oportun edhe per faktin se pranoi
    kerkesen e te pandehurit per zevendesimin e prokurorit te çeshtjes Erion Pano, por
    nuk filloi hetimet ne ngarkim te oficerit te Policise Gjyqesore Ermal Milori, edhe pse
    ndaj tij beri kallzim i mbrojturi prej nesh Elis Deda. Njekohesisht Prokuroria ne
    seance gjyqesore hoqi dore nga pyetja ne cilesine e deshmitarit te oficerit te Policise
    Gjyqesore Ermal Milori, te cilin e kishte kerkuar ne fillim te gjykimit. Eshte shume e
    rendesishme te theksoj edhe nje here qe deshmitari Sali Demiri pohoi ne seance
    gjyqesore disa here dhe me shume bindje se ishte shume i sigurte se te mbrojturin prej
    nesh Elis Deden nuk e ka pare ne vendin e ngjarjes me daten 28 Gusht te vitit 2006.


                                                                                          217
                         KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
        pasi degjoi relacionin e gjyqtares Majlinda Andrea; prokurorin Hysen Keta, i cili
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate
gjykate, me tjeter trup gjykues; mbrojtesin, av. Mirash Martini, i cili kerkoi prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter
trup gjykues; pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

                                          VËREN
        Se vendimi nr.423, date 02.07.2008 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe
çështja duhet të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, pasi në të konstatohet zbatim i
gabuar i ligjit procedural penal.
        Me vendimin nr.423, date 02.07.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë është vendosur
prishja dhe kthimi për rigjykim i vendimit nr.1538, date 26.12.2007 të Gjykatës së Shkallës
së Parë Tiranë, me të cilin i gjykuari Elis Deda është deklaruar i pafajshëm për kryerjen e
veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”.
        Nga shqyrtimi i akteve të çështjes, ka rezultuar se çështja penale në ngarkim të të
gjykuarit Elis Deda ka filluar mbi bazën e ngjarjes së ndodhur më datë 28.08.2006, ku prane
firmës “Klodi” sh.a. në afërsi të “21 Dhjetorit” në qytetin e Tiranës, i janë vjedhur me dhunë
një sasi parash, në autoveturën që i përkiste kësaj firme, nga disa persona, ndër të cilët është
akuzuar i gjykuari Elis Deda, ndërsa kanë mbetur të pa zbuluar autorët e tjerë.
        Gjykata e Apelit Tiranë, në vendimin e saj ka arsyetuar se shkaqet për prishjen e
vendimit janë: 1. pavlefshmëria e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, pasi
seancat gjyqësore të datave 19.12.2007 dhe 26.12.2007 janë zhvilluar në mungesë të të
pandehurit, në shkelje të rregullave të përcaktuara në nenin 351 të K.P.Penale; 2. marrjen e
provave të tjera për të sqaruar pretendimin në lidhje me pavlefshmërinë e aktit të paraqitjes
për njohje, si dhe ballafaqimin e dëshmitarëve Sali Demiri e Ermal Milori.
        Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se shkaku i parë i prishjes së vendimit, në
lidhje me gjykimin në mungesë të të pandehurit, është i pambështetur në ligj dhe në aktet e
ndodhura në dosjen gjyqësore. Trupi gjykues, gjatë gjykimit të çështjes në shkallën e parë, ka
vendosur në seancat gjyqësore gjykimin në mungesë të të pandehurit dhe rezulton se i
pandehuri është njoftuar për seancat gjyqësore me shkresat për shoqërimin e tij të datave
18.12.2007 dhe 25.12.2007 dhe ky i fundit me deklaratat e tij të datave 19.12.2007 dhe
26.12.2007, të lëshuara nga dhomat e paraburgimit dhe të vërtetuara nga drejtori i
Institucionit te Paraburgimit ka dhene pelqimin që gjykimi te vazhdoje ne mungese te tij.
Kështu trupi gjykues, në kushtet kur i pandehuri ka dhënë miratimin për vazhdimin e
shqyrtimit gjyqësor në mungesë të tij, ka vendosur në bazë të nenit 352/1 të K.Pr.Penale,
zhvillimin e gjykimit në mungesë të të pandehurit e në prani të mbrojtësve. Nëse gjykata e
apelit do të kishte konstatuar pavlefshmëri te vendimit për shkak te thirrjes së të pandehurit,
ajo menjëherë do të kishte prishur vendimin në bazë të nenit 128 e 428/ç të K.P.Penale, pa i
hyrë analizës së vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lidhje me marrjen dhe shqyrtimin
e provave, siç ka vepruar në fakt në pjesën më te madhe të pjesës fillestare arsyetuese të
vendimit të saj.




218
        Në lidhje me arsyen e dytë të prishjes së vendimit, Kolegji Penal, çmon se gjykata e
apelit ka vepruar në kundërshtim me nenin 428 të K.P.Penale, pasi në të parashikohen
mënyrat e vendimarrjes të kësaj gjykate pas shqyrtimit të çështjes. Nëse gjykata e apelit
çmonte të nevojshme marrjen e provave të reja, atëherë ajo mund të ripërsëriste shqyrtimin
gjyqësor, bazuar në nenin 427 të K.Pr.Penale, për marrë në shqyrtim ato prova që i ka
përmendur në vendimin e saj. Kështu pas marrjes së provave që i çmonte te nevojshme për
çështjen, gjykata e apelit mund të vendoste në një nga mënyrat e parashikuara në nenin 428 të
K.Pr.Penale.
        Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se prishja e vendimit për shkaqe jo të
mbështetura në ligj, sjell për pasojë zvarritjen e gjykimit të çështjes dhe vonesa në dhënien e
vendimit brenda afateve ligjore.
        Përsa më sipër Kolegji Penal, arrin në konkluzionin se vendimi duhet të prishet dhe
çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

                                     PËR KËTO ARSYE
          Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të Kodit te Proçedures
Penale,

                                        VENDOSI
       Prishjen e vendimit nr.423, date 02.07.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin
e akteve për rishqyrtim po në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

                                                              Tiranë, më 27.05.2009




                                                                                           219

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:1111
posted:12/15/2011
language:
pages:219