KUNDERDISKRIMINIMI

Document Sample
KUNDERDISKRIMINIMI Powered By Docstoc
					                         Workshop on
       “Building a Professional Civil Service in Kosovo”
                 Prishtinë, 26-27 Qershor 2008

KORNIZA LIGJORE AKTUALE PËR SHËRBIMIN CIVIL
         NE REPUBLIKËN E KOSOVËS
                    Besim M. KAJTAZI
               Drejtor i Departamentit Ligjor,
               Ministria e Shërbimeve Publike
               E-mail: besim.kajtazi@ks-gov.net
                   www.ks-gov.net/mshp



                      besim.kajtazi@ks-gov.net
          REPUBLIKA E KOSOVËS

   Republika e Kosovës është një shtet i vogël me një sipërfaqe prej 10.877
    km², e cila shtrihet në qendër të Gadishullit Ballkanik. Ajo kufizohet me
    Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.
   Republika e Kosovës është e populluar dendur me rreth 193 persona për
    km².
   Kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina.
   Njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e
    Kosovës janë komunat.
   Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët
    dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me
    respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta
    legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.[1]
                                        [1] Neni 3-Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
                               besim.kajtazi@ks-gov.net
                    SHPALLJA E PAVARËSISË



       Republika e Kosovës ka shpallë Pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, ndërsa
    Kuvendi i Republikës se Kosovës, më 9 prill 2008, ka miratuar Kushtetutën e
    Republikës së Kosovës, e cila ka hy në fuqi më 15 qershor 2008.

   Kushtetuta e Republikës së Kosovës ne Nenin 1 jep Përkufizimin e Shtetit:
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i
    pandashëm.
2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron
    autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet
    dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.




                                   besim.kajtazi@ks-gov.net
         KOSOVA ENTITET NËN ADMINISTRATËN E PËRKOHSHME
                         NDËRKOMBËTARE



   Që nga qershori i vitit 1999, deri me shpalljen e Pavarësisë
    më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ishte një entitet nën
    administrimin e përkohshëm ndërkombëtar të njohur si
    Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të
    Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Forcat Ndërkombëtare
    të Sigurisë në Kosovë (KFOR-i), në bazë të kompetencave që
    i janë dhënë Përfaqësuesit Special të Sekretarit të
    Përgjithshëm të OKB-së sipas Rezolutës 1244 (1999) të
    Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të 10
    qershorit 1999.[1]
    [1] Shih Rezoluta 1244 (1999), Miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen 4011 më 10
    qershor 1999.

                                     besim.kajtazi@ks-gov.net
LIGJI NË FUQI NË KOSOVË PARA HYRJES NË FUQI TË KUSHTETUTËS
                  SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS




     Ligji në fuqi në Kosovë përfshin:
      Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm
        dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to dhe
      Ligjin në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989.
     Në rast konfliktesh do të mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse
        të nxjerra në përputhje me to.
      Në qoftë se një gjykatë e juridiksionit kompetent, një organ ose një person
        që duhet të zbatojë një dispozitë të legjislacionit, konstaton se një çështje ose
        një situatë nuk mund të mbulohet nga legjislacioni i përcaktuar me larte, por
        mbulohet nga një ligj tjetër në fuqi në Kosovë pas 22 marsit 1989, i cili nuk
        është diskriminues dhe është në përputhje me standardet e njohura
        ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, atëherë gjykata, organi ose personi, si
        përjashtim, e zbaton atë ligj.

   SHIH Neni 1.1 dhe 1.2- Rregullore e UNMIK-ut nr. 2000/59 për ndryshimin e Rregullores se UNMIK-ut nr. 1999/24 mbi
    Ligjin në fuqi në Kosovë




                                              besim.kajtazi@ks-gov.net
   LIGJI NË FUQI NË KOSOVË PAS HYRJES NË FUQI TË
      KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS




               KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
                    Neni 16 [Epërsia e Kushtetutës]

1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe
   aktet e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.

                Neni 19 [Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare]

1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës,
   bëhen pjesë e sistemit të brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën
   Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ato zbatohen në mënyrë të
   drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetëzbatueshme
   dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.
2. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të
   detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të
   Republikës së Kosovës.
                             besim.kajtazi@ks-gov.net
         LIGJI NË FUQI NË KOSOVË PAS HYRJES NË FUQI TË
            KUSHTETUTËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS




   Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së
    Kosovës (15 qershor 2008), legjislacioni i
    aplikueshëm në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj
    Kushtetute vazhdon të zbatohet për aq sa të jetë
    në pajtueshmëri me këtë Kushtetutë, derisa të
    mos shfuqizohet, zëvendësohet ose
    amendamentohet në pajtueshmëri me këtë
    Kushtetutë.[1]

    [1] Shih Neni 145-Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Shih Po ashtu Nenin 143 (3) -Kushtetuta e
    Republikës së Kosovës, ku nder te tjera përcaktohet: Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore të
    Republikës së Kosovës interpretohen në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen
    e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj
    Kushtetute, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të
    marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.



                                       besim.kajtazi@ks-gov.net
    SHËRBIMI CIVIL DHE KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË
                       KOSOVËS




            Neni 101 [Shërbimi Civil]
1. Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë
  shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës,
  duke marrë në konsideratë parimet e barazisë
  gjinore, të njohura ndërkombëtarisht.




                    besim.kajtazi@ks-gov.net
   KËSHILL I PAVARUR MBIKËQYRËS PËR SHËRBIMIN CIVIL
       DHE KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS



          Neni 101 [Shërbimi Civil]
2. Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për
  shërbimin civil siguron respektimin e
  rregullave dhe parimeve që rregullojnë
  shërbimin civil dhe i cili pasqyron
  diversitetin e popullit të Republikës së
  Kosovës.

                     besim.kajtazi@ks-gov.net
                          KUSHTETUTA
                                E
                                                     URDHËRESA
                           REPUBLIKËS
          RR2001/36                                ADMINISTRATIVE
                           SË KOSOVËS
            MBI                                       NR. 2003/02
      SHËRBIMIN CIVIL                                   MBI
        TË KOSOVËS                                   ZBATIMIN I
                                                    RREGULLORES
                                                       2001/36

    RR2001/19            LEGJISLACIONI
                                                             Ligji nr. 03/L 040
      MBI                 THEMELORE
                                                                     per
    DEGËN E                   PËR
                                                            VETËQEVERISJEN
 EKZEKUTIVIT            SHËRBIMIN CIVIL
                                                                   lokale
(E NDRYSHUAR )            TË KOSOVËS
                                                           UA
                                                        NR. 02/2005
        RREGULLORE                                   PËR TË DREJTAT
                                                      DHE DETYRAT
          NR. 1/2007
                                                    E TË EMËRUARVE
        PËR PUNËN E
                             KODI I                   POLITIKË DHE
        QEVERISË SË                                KODI I MIRËSJELLJES
                          MIRËSJELLJES
         KOSOVËS                                         SË TYRE
                              PËR
                        NËPUNËSIT CIVIL
                        (RR QK-Nr.01/2006)
                        besim.kajtazi@ks-gov.net
                               LIGJI
                             Nr. 02/L-28
                                 PËR
                           PROCEDURËN
                          ADMINISTRATIVE
         LIGJI                                             LIGJI
        Nr. 2004/3                                        Nr. 2004/2
        KUNDËR                                          PËR BARAZI
     DISKRIMINIMIT                                        GJINORE


                               LIGJET
                            THEMELORE
                            QË KANË TË
    LIGJI                    BËJNË ME
                                                               Ligji Nr. 02/L-37
  Nr. 2003/12             SHËRBIMIN CIVIL
                                                                     PËR
MBI QASJEN NË               TË KOSOVËS
                                                               PËRDORIMIN
DOKUMENTET
                                                                 E GJUHËVE
  ZYRTARE



                                              LIGJI 03/L-048
                    LIGJI
                                            PËR MENAXHIMIN
                  Nr. 2004/34
                                              E FINANCAVE
                  KUNDËR
                                              PUBLIKE DHE
                KORRUPSIONIT
                                             PËRGJEGJËSITË


                          besim.kajtazi@ks-gov.net
    KRIJIMI I SHËRBIMIT CIVIL NË KOSOVË


           Me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të
    Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë janë vënë parimet e
    përgjithshme të Shërbimit Civil. Në nenin 4 të kësaj rregulloreje është përcaktuar:
4.1 Do të ekzistojë një Shërbim i Përkohshëm Civil i Kosovës, që do të drejtohet sipas
    legjislacionit për rregullimin e Shërbimit civil.
4.2 Anëtarët e Shërbimit civil do të rekrutohen nga të gjitha komunitetet e Kosovës në bazë
    të kualifikimit të tyre profesional, kompetencave dhe meritës pas konkurrimit të drejtë
    dhe të hapur. Përfaqësimi i komunitetit pakicë në përbërjen e Shërbimit civil në të gjitha
    nivelet do të jetë proporcional me komunitetin pakicë në Kuvend.
4.3 Anëtarët e Shërbimit Civil kanë të drejtë t’u përkasin partive politike, sindikatave dhe
    organizatave të tjera, por duhet të përmbahen nga implikimi aktiv në aktivitetet politike.
4.4 Të gjithë anëtarët e Shërbimit Civil duhet t’i përmbahen Kodit të Shërbimit Civil.




                                     besim.kajtazi@ks-gov.net
                  KOMISIONI I
                   KUVENDIT
                 TE REPUBLIKES
                SE KOSOVES PËR
               SHËRBIME PUBLIKE,
              ADMINISTRATË LOKALE
                   DHE MEDIA




MSHP                                             KELP
               MEKANIZMAT
                 KRYESOR
                QË KANË TË
                 BËJNË ME
              SHËRBIMIN CIVIL




       KPMK                               IKAP



               besim.kajtazi@ks-gov.net
        KOMISIONI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE KOSOVES PËR
        SHËRBIME PUBLIKE, ADMINISTRATË LOKALE DHE MEDIA



   Shqyrton përcaktimin dhe koordinimin e politikës së punës dhe të një
    shërbimi objektiv civil për të gjithë qytetarët pa dallime etnike, mbi
    bazën e objektivitetit,të profesionalizmit dhe të përgjegjësisë;
   projektet e aftësimit kadrovik dhe profesional të kuadrove për shërbimin
    civil;
   Propozon masa për ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë dhe të
    menaxhimit të ndërtesave për Institucionet e Republikës se Kosovës;
   propozon masat për administrimin e sistemit të pagesave dhe listën e
    pagave të Shërbimit civil;
   shqyrton standardet dhe shërbimet e teknologjisë informative që duhet
    përdorur në Institucionet e Republikës se Kosovës; etj;
   http://www.kuvendikosoves.org/




                               besim.kajtazi@ks-gov.net
             MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE
                          -MSHP
                   www.ks-gov.net/mshp


          Sa i përket zhvillimit të Shërbimit Civil të Kosovës,
    Ministria e Shërbimeve Publike ka përgjegjësi që të:
(i) Zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave për një shërbim
    civil shumetnik, të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm;
(ii) Zhvillon dhe bashkërendon zbatimin e politikave për aftësimin
    dhe zhvillimin e kapaciteteve të shërbimit civil;
(iii) Administron listën e pagave dhe sistemin e pagesave të
    shërbimit civil;

       RREGULLORE NR. 2005/53 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-ut NR. 2001/19 MBI
  DEGËN E EKZEKUTIVIT TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË


                                  besim.kajtazi@ks-gov.net
      KOMISIONI PËR EMËRIME TË LARTA PUBLIKE
                      -KELP




(i) Organizohet dhe funksionon në pajtim me rregullat dhe procedurat e
    punës që do të përcaktohen në një rregullore të mëvonshme;
(ii) Kryesohet nga Kryeministri dhe për anëtarë të vet do të ketë:
(a) Ministrin e Shërbimeve Publike;
(b) Ministrin të cilit kanditati i emëruar do t’i shërbejë;
(c) Dy ministra nga komunitetet joshqiptare të Kosovës;
(d) Tre qytetarë eminentë të Kosovës që do t’i emërojë Përfaqësuesi
    Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe
(iii) Shërbimet e sekretarisë për Komisionin për Emërime të Larta Publike
    të sigurohen nga zyra e Kryeministrit;
      RREGULLORE NR. UNMIK-UT NR. 2001/19 (E NDRYSHUAR) MBI
  DEGËN E EKZEKUTIVIT TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË
  VETËQEVERISJES NË KOSOVË SHIH RREGULLOREN NR. 2001/36 MBI
  SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS

                             besim.kajtazi@ks-gov.net
      KOMISIONI PËR EMËRIME TË LARTA PUBLIKE




(iv) Cakton:
(a) Sekretarët e përhershëm të ministrive;
(b) Nëpunësit kryesorë ekzekutiv të agjencive ekzekutive dhe
(c) Poste të tjera për të cilat mund të vendosë Përfaqësuesi Special i
    Sekretarit të Përgjithshëm dhe
(v) Në konsultim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm i
    shkarkon zyrtarët e mësipërm vetëm për shkak të paaftësisë së tyre
    profesionale, sjelljes së keqe apo pasi të jenë shpallur fajtorë për
    ndonjë vepër penale dhe të jenë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej
    gjashtë apo më shumë muajve.
       RREGULLORE NR. UNMIK-UT NR. 2001/19 (E NDRYSHUAR) MBI DEGËN E
  EKZEKUTIVIT TË INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË




                              besim.kajtazi@ks-gov.net
                 KELP

       UDHËZIM ADMINISTRATIV
                 NR. 11 /2008
  MBI ZBATIMIN E PROCEDURAVE PËR
   FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT PËR
       EMËRIME TË LARTA PUBLIKE
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është
përcaktimi i rregullave praktike për
funksionimin efektiv të Komisionit për
Emërime të Larta Publike.

                besim.kajtazi@ks-gov.net
      KËSHILLI I PAVARUR MBIKËQYRËS I KOSOVËS
                       -KPMK
                        http://www.ks-gov.net/kpmk


FUNKSIONET KPMK-se:
(a) shqyrton dhe merr vend im për ankesat kundër vendimeve të organit të
    punësimit në pajtim me nenin 11 të kësaj Rregulloreje;
(b) vendos në pajtim me nenin 12 të kësaj Rregulloreje nëse emërimet e
    nëpunësve civilë në nivel të udhëheqësve të departamentit janë bërë në
    përputhje me parimet e parashtruara në nenin 2.1 të kësaj Rregulloreje;
(c) bën vlerësimin në pajtim me nenin 13 të kësaj Rregulloreje lidhur me
    respektimin e organeve të punësimit përkitazi me parimet e parashtruara në
    nenin 2.1. të kësaj Rregulloreje dhe
(d) i paraqet raport vjetor K uvendit të Kosovës në përputhje me nenin 14 të
    kësaj Rregulloreje. Kuvendi ia përcjellë Kryeministrit raportin vjetor të
    Këshillit.
10.2 Nëpunësit e shërbimit civil të emëruar nga KELP-i dhe ato kategori të
    nëpunësve civil të përjashtuar nga kompetenca e Këshillit me ndonjë
    dispozitë legjislative të mëvonshme janë jashtë juridiksionit të Këshillit.
Neni 10-RREGULLORE E UNMIK-ut nr. 2008/12 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË UNMIK-
                    ut nr. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS

                                 besim.kajtazi@ks-gov.net
                 KËSHILLI I PAVARUR MBIKËQYRËS I KOSOVËS




   Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës është njësi e mëvetësishme që i raporton në
    mënyrë të drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Kosovës ia përcjell
    Kryeministrit të gjitha raportet e Këshillit. Të gjitha raportet e Këshillit janë dokumente
    publike.
   Këshilli financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Do të ketë vijën e vet
    buxhetore në kuadër të buxhetit të Kuvendit dhe merr përkrahjen e nevojshme
    administrative dhe përkrahjen tjetër nga Kuvendi i Kosovës. Financimi i Këshillit i
    përfshin kërkesat financiare të Sekretarisë së tij. Këshilli e informon Kuvendin për
    propozimet buxhetore që mund të rrezikojnë aftësinë e Këshillit për zbatimin e
    funksioneve të tij.
   Këshilli mund të merr kontribute nga donatorët. Për kontributet e donatorëve që janë në
    dispozicion dhe që pranohen njoftohet Kuvendi, dhe ato nuk ndikojnë në pavarësinë e
    Këshillit apo në të drejtën e tij në mjete financiare nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.
   Niveli i pagës së kryesuesit është i barabartë me atë të kryetarit të Gjykatës Supreme të
    Kosovës. Niveli i pagës së anëtarëve të Këshillit është i barabartë me atë të gjykatësit në
    Gjykatën Supreme të Kosovës.
              Neni 7-RREGULLORE E UNMIK-ut nr. 2008/12 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË
                                   UNMIK-ut nr. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS




                                      besim.kajtazi@ks-gov.net
INSTITUTI I KOSOVËS PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE -
                      IKAP



   Nëpërmjet Urdhëresës Administrative nr. 2003/25 zbatimi i Rregullores
    së UNMIK- ut nr. 2001/19 mbi degën e ekzekutivit të institucioneve të
    përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë themelohet Instituti i Kosovës
    për Administratën Publike si një agjenci ekzekutive në kuadër të
    Ministrisë së Shërbimeve Publike (MSHP).
   IKAP është institucioni kryesor i aftësimit, përgjegjës për aftësimin e
    përgjithshëm të nëpunësve civilë të Kosovës. Funksionet e tij do t’i
    kryejë në bazë të ligjshmërisë, efikasitetit, përgjegjësisë dhe paanësisë.
   Buxheti i IKAP-së do të sigurohet nga Ministria dhe sipas rastit mund të
    plotësohet me mjete të tjera financiare.
   UDHЁZIM ADMINISTRATIV NR. MSHP 2004/09 PËR PAGESËN E
    TRAJNERËVE TË ANGAZHUAR NË INSTITUTIN E KOSOVËS PËR
    ADMINISTRATËN PUBLIKE (24.09.2004)



                               besim.kajtazi@ks-gov.net
              KOMISIONI
            I REKRUTIMIT




              KOMISIONET
                BRENDA
KOMISIONI                              KOMISIONI
            INSTITUCIONEVE
    I              TE                  DISIPLINOR
ANKESAVE         SH.C.K




             KOMISIONI
                I
            AVANCIMEVE

            besim.kajtazi@ks-gov.net
   “Komisioni i ankesave” - organi i emëruar nga organi i punësimit
    me qëllim të dëgjimit të ankesave kundër dënimeve disiplinore ose
    ankesave që dalin nga vendimet e drejtorëve;
   “Komisioni disiplinor” - organ i caktuar nga organi i punësimit për
    të dëgjuar dhe vendosur mbi shkeljet disiplinore për të zhvilluar
    procedurat disiplinore në rastet e shkeljeve të rënda.
   “Komisioni i rekrutimit”
   “Komisioni i avancimit” Të gjitha avancimet bazohen mbi një
    vendim objektiv dhe vendim të shqyrtuar sa i përket përshtatshmërisë
    së nëpunësit civil, bazuar në merita dhe kriteret e tjera përkatëse për
    marrjen e detyrave të një posti të nivelit më të lartë.




                                besim.kajtazi@ks-gov.net
        UNMIK-ut NR. NR. 2001/36
   MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS
           (22 dhjetor 2001)
[ndryshuar me Rregulloret nr. 2006/20 dhe nr.
                  2008/12]



                 besim.kajtazi@ks-gov.net
         URDHËRESË ADMINISTRATIVE
               UNMIK- ut NR. 2003/2
 ZBATIM I RREGULLORES SË UNMIK-UT NR.
         2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË
                      KOSOVËS
 Dispozita të hollësishme mbi procedurat e
  punësimit dhe kushtet e punësimit për nëpunësit
  civilë janë parashtruar në urdhëresën 2003/02.

                   besim.kajtazi@ks-gov.net
    KUSH JANË NËPUNËSIT CIVILË?

    “Nëpunës civil” [1] do të thotë çdo person i
    punësuar i një organi të punësimit, rroga e të
    cilit paguhet nga Buxheti i Konsoliduar i
    Kosovës, përveç anëtarët e Këshillit të Pavarur
    Mbikëqyrës të Kosovës, duke përjashtuar këtu
    edhe personat e emëruar dhe anëtarët e Trupave
    të Mbrojtjes të Kosovës.

    [1] Neni 1 (a) i Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës



                                   besim.kajtazi@ks-gov.net
    ORGANET E PUNËSIMIT NE SH.C.K


   “Organ punësimi” do të thotë çfarëdo institucion i
    përkohshëm i vetëqeverisjes (IPVQ) dhe çdo organ apo
    agjenci e tyre, çdo komunë dhe çdo organ apo agjenci e saj
    dhe çfarëdo organesh të pavarura apo zyrat e cekura në
    kapitullin 11 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/9, me
    kusht që subjektet e mëparshme të jenë organe punësimi
    vetëm sa i përket punonjësve, rrogat e të cilëve paguhen nga
    Buxheti i Konsoliduar i Kosovës .
   “Organi i punësimit” nuk i përfshin ndërmarrjet publike,
    shtetërore dhe ndërmarrjet në pronësi shoqërore.
[1] Neni 1 (a) i Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës


                                   besim.kajtazi@ks-gov.net
PARIMET UDHËHEQËSE TË SHËRBIMIT CIVIL TË KOSOVËS



                              BARAZIA
                                                     NEUTRALITETI
                                                        POLITIK
            PËRFSHIRJA                                    DHE
                                                     OBJEKTIVITETI


                              PARIMET
                            UDHËHEQËSE
   JODISKRIMINIMI                TË                         SINQERITETI
                          SHËRBIMIT CIVIL
                             TË KOSOVËS



                                                     NDERSHMËRIA
             MERITA                                      DHE
                                                      PËRGJEGËSIA
                          TRANSPARENCA


                          besim.kajtazi@ks-gov.net
         PARIMET UDHËHEQËSE TË SHËRBIMIT CIVIL TË KOSOVËS



2.1 Shërbimi civil do të udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:
(a) Barazia: trajtim korrekt dhe i paanshëm i nëpunësve civilë dhe i të tjerëve në përputhje me ligjin;
(b) Neutraliteti politik dhe objektiviteti: shërbim besnik ndaj institucioneve të qeverisë pa frikë apo favorizim
      dhe pa marrë parasysh pikëpamjet politike apo anëtarësimin partiak;
(c ) Sinqeriteti: mosshfrytëzim i pozitës zyrtare apo i informatave për përfitim personal a për përfitimin e të
      tjerëve; mosshfrytëzim i informatave apo përpjekja për t’i mashtruar të tjerët dhe mosshfrytëzim i zbulimit
      të informacionit të siguruar si rezultat i pozitës zyrtare, por vetëm në pajtim me detyrat zyrtare;
(ç) Ndershmëria dhe përgjegësia: përdorimi adekuat i dëshmuar i mjeteve financiare publike dhe ushtrimi i
      dëshmuar adekuat i kompetencave;
(d) Transparenca: garanatimi se proceset qeveritare do të jenë të hapura për publikun, përveç rasteve kur
      parashihet ndryshe me ligj;
(dh) Merita: pranimi, përparimi dhe caktimi i detyrave brenda Shërbimit civil duhet të bëhet vetëm me anë të
      procedurave të ndershme, të hapura dhe konkurruese, bazuar në kriteret objektive që lidhen me punën;
(e) Jodiskriminimi: nuk lejohet kurrfarë diskrimini i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë të gjinisë, racës,
      ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik, prejardhjes kombëtare, etnike apo sociale, lidhjes me ndonjë
      komunitet nacional, pronës, lindjes, paaftësisë fizike, statusit familjar, shtatzanisë, orientimit seksual apo
      moshës dhe
(ë) Përfshirja: punësimi në të gjitha nivelet e Shërbimit civil duhet të pasqyrojë karakterin shumetnik të
      Kosovës dhe nevojën për përfaqësim të barabartë të të gjitha komuniteteve të Kosovës.
2.2 Nëpunësit civilë duhet të veprojnë në pajtim me këto parime në kontaktet e tyre me zyrtarët qeveritarë, me
      kolegët e tyre në shërbimin civil dhe me publikun.
2.3 Zyrtarët qeveritarë duhet të veprojnë në pajtim me këto parime gjatë kontakteve të tyre me të gjithë
      nëpunësit civilë.
[1] Neni 2 i Rregullores Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës
                                                     besim.kajtazi@ks-gov.net
                                                       UDHËZIM ADMINISTRATIV
                                                          NR. MSHP/DASHC
                                                               2003/09
                           UDHËZIM ADMINISTRATIV           ORËT E PUNËS             UDHËZIM ADMINISTRATIV
                              NR. MSHP/DASHC                    DHE                    NR. MSHP/DASHC
                                   2003/08                 VIJIMI NË PUNË                   2003/10
                                PROCEDURA E
                                                                                    PROCEDURA E PUSHIMEVE
                               VLERESIMIT TË
                             KRYERJES SË PUNËS

       UDHËZIM ADMINISTRATIV
                                                                                                        UDHËZIM ADMINISTRATIV
           NR. MSHP/DASHC
                                                                                                           NR. MSHP/DASHC
                2003/07
                                                                                                                2003/11
            PROCEDURAT E
                                                                                                            PROCEDURA E
             PËRSHKRIMIT
                                                                                                               DOSJEVE
        TË DETYRAVE TË PUNËS
                                                                                                            TE PERSONELIT




                                                       UDHËZIMET ADMINISTRATIVE
UDHËZIM ADMINISTRATIV                                       PËR ZBATIMIN E                                     UDHËZIM ADMINISTRATIV
   NR. MSHP/DASHC                                      URDHËRESES ADMINISTRATIVE                                  NR. MSHP/DASHC
        2003/06                                                 NR. 2003/2                                             2003/12
    PROCEDURAT E                                         ZBATIM I RREGULLORES                                      PROCEDURAT E
   NDERPRERJES SE                                             SË UNMIK-ut                                          MUNDESIVE TE
MARRËDHENJES SE PUNËS                                           Nr. 2001/36                                         BARABARTA
                                                             MBI SHËRBIMIN
                                                            CIVILTË KOSOVËS




       UDHËZIM ADMINISTRATIV                                                                            UDHËZIM ADMINISTRATIV
          NR. MSHP/DASHC                                                                                   NR. MSHP/DASHC
               2003/05                                                                                          2003/01
       PROCEDURAT E ANKESAVE                                                                           PROCEDURAT E REKRUTIMIT



                                                                                    UDHËZIM ADMINISTRATIV
                           UDHËZIM ADMINISTRATIV
                                                                                        NR. MSHP/DASHC
                               NR. MSHP/DASHC
                                                                                             2003/02
                                    2003/04            UDHËZIM ADMINISTRATIV       PROCEDURAT E KONTRATAVE
                           PROCEDURAT E DISIPLINËS         NR. MSHP/DASHC
                                                                2003/03
                                                            PROCEDURAT E
                                                         PERIUDHËS PROVUESE




                                                     besim.kajtazi@ks-gov.net
     Udhëzimet administrative për zbatimin e urdhëresës administrative
    2003/2 - zbatim i rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/36 mbi Shërbimin
                               Civil të Kosovës


   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/01 procedurat e rekrutimit;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/02 procedurat e kontratave;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/03 procedurat e periudhës
    provuese;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/04 procedurat e disiplinës;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/05 procedurat e ankesave;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/06 procedurat e ndërprerjes se
    marrëdhënies se punës;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/07 procedurat e përshkrimit të
    detyrave të punës;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/08 procedura e vlerësimit të
    kryerjes së punës;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/09 orët e punës dhe vijimi në punë;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/10 procedura e pushimeve;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/11 procedura e dosjeve te
    personelit;
   Udhëzimi Administrativ nr. MSHP/DASHC 2003/12 procedurat e mundësive të
    barabarta.


                                  besim.kajtazi@ks-gov.net
       KODI I MIRËSJELLJES PËR NËPUNËSIT CIVIL




    RREGULLORE NR. 2006/20 PËR NDRYSHIMIN E RREGULLORES SË
      UNMIK-ut NR. 2001/36 MBI SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS
                                    Neni 6
                                 Kodi i sjelljes
          Nëpunësit civilë duhet t’i përmbahen kodit të sjelljes së shërbimit
    civil, që i është bashkëngjitur si shtojcë kësaj Rregulloreje apo ndonjë
    kodi tjetër të sjelljes së shërbimit civil që mund të miratohet më vonë me
    vendim të Qeverisë.
              Kodi i Mirësjelljes për nëpunësit civil, i
    aprovuara nga Qeveria në vitin 2006 (RR-01/2006),
    është tërësia e parimeve dhe normave, mbi bazën e
    të cilave do të veprojnë të gjithë nëpunësit civilë.

                               besim.kajtazi@ks-gov.net
   UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 08/2006 MASAT
    PËR SHTIMIN E EFIKASITETIT NË
    ADMINISTRATËN PUBLIKE ;
   UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 04/2008-MSHP
    PËR VESHJEN DHE PARAQITJEN E NËPUNËSVE
    CIVILË;
   UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 05/2008-MSHP
    PËR FORUMIN E MENAXHERËVE TË PERSONELIT.




                 besim.kajtazi@ks-gov.net
   UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 3/2004 PËR PAGAT E
    NËPUNËSVE TË SHËRBIMIT CIVIL TË KOSOVËS NGA BUXHETI I
    KONSOLIDUAR I KOSOVËS TË ANGAZHUAR NË MË SHUMË SE
    NJË VEND PUNE, (27.04.2004)
   UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 7/2004 PËR PAGESËN E STAFIT
    POLITIK TË KOMUNAVE, (15.05.2004)
   UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. MSHP 2004/11 PËR CAKTIMIN E
    NIVELIT TË GRADAVE NË SHËRBIMIN CIVIL (26.11.2004).
   UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 02/2008 PËR PËRCAKTIMIN PËR
    NJË PAGE TË TË EMËRUARVE POLITIKË;




                       besim.kajtazi@ks-gov.net
   UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2007/05
    MSHP PËR REGJISTRIMIN E MASAVE
    DISIPLINORE
   UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 02/2008-
    MSHP PËR REGJISTRIMIN E DHURATAVE
    NË KATALOGUN E DHURATAVE NË
    INSTITUCIONET E SHËRBIMIT CIVIL TË
    REPUBLIKËS SË KOSOVËS;

                 besim.kajtazi@ks-gov.net
   UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.01/2008 PËR
    CAKTIMIN E SHPENZIMEVE TË
    REPREZENTACIONIT PËR ZYRTARËT E
    INSTITUCIONEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS;
   UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.03/2008 PËR
    PËRDORIMIN E AUTOMJETEVE TË QEVERISË SË
    KOSOVËS;
   UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.04/2008 PËR
    PËRDORIMIN E TELEFONAVE (FIKS DHE MOBIL)
    NË QEVERINË E KOSOVËS;
   UDHЁZIM ADMINISTRATIV NR. MSHP 2004/07
    PËR UDHËTIMET ZYRTARE (24.09.2004).

                 besim.kajtazi@ks-gov.net
        KONTRATA E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE E
                     KOSOVËS




   Dispozitat e kësaj kontrate kolektive aplikohen në tërë territorin e
    Kosovës.
   Dispozitat e kësaj kontrate kolektive janë të zbatueshme për të gjithë
    punëdhënësit, të cilët në çfarëdo mënyre kryejnë veprimtari
    ekonomike, joekonomike dhe shërbime civile.
   Degët e sindikatave të veprimtarive joekonomike (shërbimet civile,
    publike dhe ndërmarrjet publike), lidhin kontratë të posaçme me
    punëdhënsit e tyre (ministritë përkatëse, atë të Shërbimeve Publike,
    Arsimit, Shëndetësisë etj…, në pajtim me specifikat e tyre.




                               besim.kajtazi@ks-gov.net
      JU FALEMINDERIT

KONTAKTI:
Mr. sc. Besim M. KAJTAZI
DREJTOR I DEPARTAMENTIT LIGJOR
MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE
Adresa: Rr. Nëna Terezë
Ndërtesa e Gërmisë, Zyra A501
Prishtinë- Republika e Kosovës
Tel: +381 (0) 38 211 846
Mob:++ 377 (0) 44 346 056
E-mail: besim.kajtazi@ks-gov.net
E-mail: kajtazi@romandie.com


                     besim.kajtazi@ks-gov.net

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:26
posted:12/15/2011
language:
pages:38