Epiri dhe Epiriotet . Kush ishin dhe s jetonin by lekuf

VIEWS: 155 PAGES: 3

Shteti i Epirit, Kush ishin Epirotasit , SI jetonin ne Epir, Cfare duhet te dime per Epirin?

More Info
									Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që
jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët
e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë
dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e
Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10)
dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).

Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më
vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur
mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me
dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme
gjuhësore dhe arkeologjike(12).

Herodoti thotë se: "në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të
dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare". Kurse Straboni,
duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: "vendbanimi i hershëm i
pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali,
Kretë, Lesbos dhe Triadë"(13).

Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me
prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.(14)

Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë
dhe me të dhëna gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku
nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen
etnike të popullsisë.

Teopompi,- thotë Straboni(15) - , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne
njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: "në Epir ka pasur
rreth 60 fise(16), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të
zënë një vend në histori".

Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin:
Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se
shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë".
Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh.

Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për
t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve
luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve
ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i
kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë.

] Bashkë me Kaonët merrnin pjesë nëekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët,
Pervejt dhe Orestët"(18). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe
Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.

Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe
maqedonët(19). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni(21),
Polibi(22), Livi(23), Plini(24),etj.
Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët
kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje
ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve.

Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në
Anfiloki:"Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e
ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë"(25). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë,
nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit,
pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre.

Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e
tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur,
Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të
popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë,
nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe
egjiptianët, të cilët ata i quanin "barbarë".

Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga
burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan atamanët
ilirë.

Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në
Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në
luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë
asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike
të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27).

Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se:
"populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me
popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë"(28).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek.

Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë
dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe
Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.

Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve
epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut
pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm,
në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës
dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.

Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studiuar
mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në
përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga
materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë.

Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të
ngjashme me ato të Vajzës(30) dhe të Matit(31). Te këto enë duket se ndërtuesit e
tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe
të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të
dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.

Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në
vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre
ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit
të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe
emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë

								
To top