Call for NGO Co-operative Environmental Projects - DOC by k9dqAi

VIEWS: 16 PAGES: 27

									       Mbështetje për Organizatat Mjedisore të
       Shoqërisë Civile në Europën Juglindore


Komponenti i Mbështetjes së Projekteve (Grantet)




       Thirrje për grante
 Raundi i parë i Granteve Nacionale




             Publikuar në 28 Shtator 2006
                  Prishtinë, Kosovë




                          1
                                    Mbështetje për Organizatat Mjedisore të
                                     Shoqërisë Civile në Europën Juglindore


          Komponenti i Mbështetjes së Projekteve (Grantet)

    Thirrje për Grante për Raundin e Parë të Granteve Nacionale
Table of contents:
1- HYRJE ....................................................................................... 7
   1.1 Thirrje për Projekte Mjedisore të Organizatave të Shoqërisë Civile ........................................................................ 7
   1.2 Programi SECTOR ........................................................................................................................................................... 7
   1.3 Problemet mjedisore që lidhen me mjedisin dhe qëndrueshmërinë në Europën Juglindore ............................... 8
   1.3.1 Qëndrueshmëria urbane ................................................................................................................................................ 8
   1.3.2 Zhvillimi i qëndrueshëm në vendet e Europës Juglindore .................................................................................... 10
   1.4 Parimet e programit ........................................................................................................................................................ 11
   1.4.1 Barazia gjinore ............................................................................................................................................................... 11
   1.4.2 Aspekte etnike ............................................................................................................................................................... 11
   1.4.3 Korrupsioni ................................................................................................................................................................... 12
2. KËRKESAT E PROJEKTIT .............................................................13
   2.1 Fokusi i projektit .............................................................................................................................................................. 13
   2.2     Mundësitë e përfitimit dhe kushtet ....................................................................................................................... 14
   2.2.1 E drejta për t’u përzgjedhur ........................................................................................................................................ 14
   2.2.2 Kushtet administrative................................................................................................................................................. 14
   2.3 Llojet e bashkëpunimit që kërkohen ............................................................................................................................ 15
   2.3.1 Bashkëpunim shumëpalësh ......................................................................................................................................... 15
   2.4 Çështjet mjedisore ........................................................................................................................................................... 15
   2.4.1 Nisma të mundshme të Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin Urban ................................................ 15
   2.4.2 Nisma të mundshme të Organizatave të Shoqërisë Civile, lidhur me Zhvillimin e Qëndrueshëm urban .... 16
3. PROCESI I APLIKIMIT.................................................................17
   3.1 FAZA I. PROJEKT IDEJA .......................................................................................................................................... 17
   3.1.1 Zgjedhja e aktorëve ...................................................................................................................................................... 17
   3.1.2 Paraqitja e Projekt ideve (Afati i fundit: 13 Nëntor 2006) .................................................................................... 17
   3.1.3 Vlerësimi i projekt ideve (28 Nëntor 2006) ............................................................................................................. 17
   3.2 FAZA II: PROJEKT PROPOZIMI I PLOTË ......................................................................................................... 18
   3.2.1 Përgatitja e projekt propozimit të plotë .................................................................................................................... 18
   3.2.2 Paraqitja e projekt propozimeve të plota (Afati i fundit: 30 Janar 2007) ............................................................ 19
   3.2.3. Vlerësimi i projekt propozimeve të plota ( 22 Shkurt 2007) ................................................................................ 19
   3.2.4 Takimi i fituesve (Maj 2007) ....................................................................................................................................... 20
   3.2.5 Zbatimi i projekteve (Qershor 2007 – Maj 2008) ................................................................................................... 20
4. INFORMACION SHTESË ...............................................................21
SHTOJCAT: .................................................................................. 22
   Formulari për Projekt Ide për grante nacionale....................................................................................................................i
   Formulari për Projekt Ide për grante nacionale....................................................................................................................i
   Informacione mbi bashkëpunëtorët .......................................................................................................................................i




                                                                                         3
                     Mbështetje për Organizatat Mjedisore të
                     Shoqërisë Civile në Europën Juglindore


       Komponenti i Mbështetjes së Projekteve (Grantet)


Përmbledhje
Thirrje për Grantet
Grante Nacionale, Raundi i Parë

Donatori:           Qendra Rajonale e Mjedisit për Europën Qendrore e Lindore, në emër të Agjencisë
                    Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërnacional (Sida).

Çështja             Mjedisi urban dhe zhvillimi i qëndrueshëm urban.
mjedisore:

Shuma totale:       Shuma totale për këtë Thirrje është 40.000 EUR.

Shuma e             Ndërmjet 8.000 – 10.000 EUR (deri në 15.000 EUR në raste shumë speciale)
mundshme për
grant:
Grupe të            Organizata të Shoqërisë Civile (CSO) në Kosovë
synuara:
Procesi i           Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në periudhën Shtator 2006 - Maj 2007, me
përzgjedhjes:       hapat dhe afatet e mëposhtme:
                         Afati i paraqitjes së Projekt Ideve: 13 Nëntor 2006
                         Vlerësimi i Projekt Ideve: 28 Nëntor 2006
                         Afati i paraqitjes së Projekt propozimeve të plota: 30 Janar 2007
                         Vlerësimi i Projekt propozimeve: 22 Shkurt 2007
                         Vendimi përfundimtar nga Donatori: Prill 2007
                         Takimi i fituesve: Maj 2007

Shtrirja kohore e   Grantet do të zbatohen për një periudhë jo më shumë se 12 mujore
granteve:           nga Qershori 2007 deri në Maj 2008




                                                  5
                                                 Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë




                                              1- HYRJE
1.1 Thirrje për Projekte Mjedisore të Organizatave të Shoqërisë Civile
Qendra Rajonale e Mjedisit për Europën Qendrore e Lindore (REC), me mbështetjen e Agjencisë
Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërnacional (Sida), shpall raundin e parë për propozime për të
mbështetur projekte të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile, që lidhen me mjedisin urban dhe
qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shuma totale e fondit për këtë Thirrje është 40.000 EUR.

Kjo skemë grantesh do të identifikojë dhe do të mbështesë projekte në nivel nacional, të inicuara nga
Organizata të Shoqërisë Civile (CSO) për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm urban në Kosovë.
Shuma për secilin grant do të variojë ndërmjet 8.000 dhe 10.000 EUR. Në raste shumë specifike, kur
projektet kanë të bëjnë me rrjetëzim të gjerë, provojnë përfshirjen e një numri të madh të aktorëve të
rëndësishëm dhe/ose zbatohen në më shumë se një zonë, shuma për grant mund të shkojë deri në 15.000
EUR.

Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në periudhën Shtator 2006 – Maj 2007. Propozimet do të
vlerësohen nga Bordi Këshillimor i Zyrës së REC në Kosovë. Propozimet më të mira do të përzgjidhen,
në Shkurt 2007, kundrejt kritereve të përzgjedhjes, që jepen në këtë Thirrje. Përfundimet e përzgjedhjes
do të paraqiten në Zyrat Qendrore të REC në Hungari, në mes të Marsit 2007. Që këtej, këto përfundime
do të përcillen tek Sida, për vendimin përfundimtar në Prill 2007. Projektet fituese do të zbatohen për një
periudhë 12 mujore nga Qershori 2007 deri në Maj 2008.

1.2 Programi SECTOR
Në Prill 2006, Qendra Rajonale e Mjedisit për Europën Qendrore e Lindore (REC) dhe Agjencia Suedeze
për Zhillim dhe Bashkëpunim Ndërnacional (Sida), filluan një projekt ambicioz në mbështetje të
shoqërisë civile mjedisore. Projekti – i quajtur SECTOR: Supporting Environmental Civil Society Organisations
in South Eastern Europe – synon të nxisë zhvillimin e një shoqërie civile mjedisore të gjallë e demokratike
në vendet e Europës Juglindore, me qëllimin për të ndikuar pozitivisht shoqërinë në drejtim të zhvillimit
të qëndrueshëm dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në zonat urbane. Ky projekt do të zgjasë katër
vjet, me një buxhet 37 milionë korona suedeze (3,7 milionë Euro), nga të cilat 1,73 milionë janë për
mbështetje të drejtpërdrejtë të organizatave të shoqërisë civile.

Në fazën e parë të programit, është kryer një vlerësim për organizatat e shoqërisë civile mjedisore, për të
krijuar një përshkrim të qartë të gjendjes së organizatave të shoqërisë civile mjedisore në rajon. Mjaft nga
nevojat e identifikuara nëpërmjet këtij vlerësimi, trajtohen në aktivitetet në kuadër të këtyre tre
komponentëve:

       Mbështetje për qëndrueshmërinë organizative;

       Mbështetje e projekteve (grante); dhe

       Mbështetje për rrjetëzim dhe trajnime.

Me anë të këtij Programi, REC dhe Sida synojnë:
       Forcimin e shoqërisë civile mjedisore, duke ndërtuar institucione të pavarura dhe duke zhvilluar
        aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tyre;
       Rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit, lidhur me zgjidhjet e mundshme të problemeve në
        sektorin e mjedisit (veçanërisht të mjedisit dhe shëndetit në zonat urbane);




                                                      7
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

         Aktivizimin e aktorëve të shoqërisë civile mjedisore, për sigurimin e informacionit dhe krijimin e
          lidhjeve ndërmjet mjedisit dhe zhvillimit në sektorët e tjerë dhe ndërmjet aktorëve të ndryshëm,
          si dhe për pjesëmarrje më të madhe në vendimmarrjen mjedisore në nivel nacional e vendor; dhe
         Forcimin e shoqërisë civile mjedisore për të nxitur ndryshime pozitive nëpërmjet rrjetëzimit,
          lobimit, pjesëmarrjes publike, advokacisë dhe monitorimit të qeverisë dhe industrisë.
Më shumë informacion mund të gjeni në adresën në internet: http://www.rec.org/sector/default.html

1.3 Problemet mjedisore që lidhen me mjedisin dhe qëndrueshmërinë në Europën
Juglindore
1.3.1 Qëndrueshmëria urbane1
Pjesa më e madhe e popullsisë së botës, së shpejti, do të jetojë në qytete, duke shkaktuar ndikime lokale e
globale në mjedis, shëndet, ekonomi, kulturë dhe teknologji. Kjo tendencë për urbanizim është, gjithashtu
e pranishme edhe në vendet e Europës Juglindore. Duke plotësuar gjendjen, fusha e shkencës së
sistemeve urbane ndërthuret me shumë disiplina dhe është e rëndësishme në shkallë të ndryshme. Për të
vlerësuar qëndrueshmërinë urbane është e nevojshme një mënyrë e re e të menduarit mbi sistemet dhe
komunitetet.

Qëndrueshëmria urbane kërkon akses në shërbimet bazë – përfshirë strehimin e përshtatshëm, ujin,
ushqimin, shëndetin dhe arsimin. Gjithashtu, kërkon marrëdhënie me përfitim të dyanshëm ndërmjet
rrethinave, gjithnjë në ndryshim, dhe një mjedisi të shëndetshëm, që është i aftë për të siguruar burime
dhe për të thithur mbeturinat, meqënëse qytetet nuk mund të qëndrojnë kurrë vetëm me mundësitë e
brendshme. Një qytet mund të ketë marrëdhënie me përfitime të dyanshme me “botën përtej tij”, duke
respektuar kufizimet në burimet e mundshme për të dhe kapacitetet e botës për të thithur mbetjet e tij, si
dhe duke ndarë zhvillimet e reja për progresin ekonomik dhe social.

Një marrëdhënie e shëndetshme krijohet kur lidhjet qytet – rrethina janë të forta, kjo ndodh kur, për
shembull, fermerët dhe konsumatorët e qytetit ndërveprojnë dhe janë të ndërgjegjshëm për gjendjen dhe
nevojat e gjithsecilit. Gjithashtu, kërkohet që të zvogëlohen në maksimum varësitë e ndërsjellta në
përdorimin e burimeve, si për shembull, përdorimi efiçent i ujit, zvogëlimi i ndotjes apo ulja e përdorimit
të makinave private. Mënyra sesi janë ndërtuar qytetet, produktet që banorët e tij përdorin dhe mënyrat se
si përdoren dhe shpërndahen, të gjitha këto rrisin ose zvogëlojnë aftësitë për të përdorur burimet dhe
krijimin e mbeturinave.

Me synim për të përmirësuar mjedisin urban, në mënyrë efektive, zhvillimi duhet të fillojë në nivelin bazë.
Shoqëria civile, përfshirë komunitetin dhe organizatat joqeveritare, luan një rol të rëndësishëm duke
ndihmuar për rritjen e cilësisë së mjedisit urban. Vetë komuniteti duhet të mbrojë mjedisin e tij dhe të
shprehë opinionet e tij tek autoritetet vendore lidhur me çdo sfidë mjedisore që ndikojnë tek ai.
Komuniteti duhet të nxitet që të paraqesin opinionet e tij se si duhet të mbrohet dhe të mbahet pastër
mjedisi. Mbështetje duhet të jepet për organizatat vendore që punojnë për mjedisin. Qeverisjet vendore
duhet të mbështesin komunitetin me burime dhe të sigurojnë zbatimin e ligjeve.

Disa nga problemet kryesore që lidhen me mjediset urbane në Europën Juglindore përfshijnë:

Përdorimi i territorit dhe planifikimi urban

Pavarësisht kuadrit ligjor, relativisht të mirë, për përdorimin e tokës dhe planifikimin e territorit, qytetet
në vendet e Europës Juglindore kanë probleme me zbatimin problematik dhe të dobët të ligjit. Këto
mangësi, shpesh, lejojnë që të zhvillohen projekte që rrezikojnë zonat e gjelbra në qytete, shkatërrojnë
trashëgiminë kulturore dhe të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, (p.sh. zonat për këmbësorët). Menaxhimi



1 Për qëllimin e këtij projekti, ne do të përdorim përkufizimin e dhënë nga Hardoy, Mitlin dhe Satterthwaite (1992):
“[qëndrueshmëria urbane] duhet të përcaktohet për të përfshirë minimizimin e përdorimit të burimeve të parinovueshme,
qëndrimin brenda kufijve të kapaciteteve përthithëse për mbetjet dhe plotësimit të nevojave bazë njerëzore”


                                                                8
                                                  Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

jotransparent i aseteve publike (p.sh. privatizimi i pronave publike), lidhur me korrupsionin mund të
krijojë një mjedis për projekte problematike për mjedisin.

Komunatë, shpesh, kanë mungesë ekspertize, që nevojitet për planifikimin e mirë urban, dhe mungesa
për një vizion të përgjithshëm për problemet e zhvillimit urban. Kjo është veçanërisht e dukshme për
transportin urban, ku zonat e këmbësorëve nuk lidhen me njëra – tjetrën, rrugët për biçikleta nuk
ekzistojnë, ndërkohë që makinat private janë mjeti më i preferuar. Transporti publik (relativisht i
mirëorganizuar në të shkuarën) po vjen në rënie, pjesërisht për mungesë të burimeve, pjesërisht sepse
komunatë (dhe publiku) nuk janë në gjendje të shohin përfitimet nga kjo mënyrë transporti dhe kostot e
tjera që vijnë nga përdorimi i automobilave privatë.

Transporti dhe ndikimet e lidhura me të

Qytetet në Europën Juglindore po përballen me një rritje të vazhdueshme të numrit të automobilëve në
përdorim (për banor), së bashku me pasojat që kjo sjell për konsumin e materialeve dhe ndotjen. Cilësia e
ajrit, veçanërisht në qendrat urbane, bllokimet e trafikut dhe problemet me lëvizjen janë probleme në
rritje për qytetet. Përveç planifikimit urban dhe kolapsi i transportit publik, mosha dhe gjendja teknike e
mjeteve të transportit, si dhe cilësia e karburanteve kontribuojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit. Një
kuadër ligjor më i rreptë për standardet e shkarkimeve të automjeteve dhe bllokimi i karburanteve me
përmbajtje plumbi mund të jenë hapat e parë drejt përmirësimit. Promovimi i transportit publik është,
gjithashtu, një çështje kyçe (por duhet të trajtohet së bashku me planet e trafikut urban).

Energjia dhe ndryshimet klimatike

Prodhimi i energjisë dhe efiçenca e përdorimit të saj në qytete është një problem i fshehur. Në ekonomitë
e mëparshme të centralizuara, çmimi real i energjisë ishte i ndryshuar dhe efiçenca e energjisë nuk ishte
kriter për ndërtimin e godinave publike dhe banesave. Ndërtesat nuk janë të izoluara, humbjet e ngrohjes
shkojnë deri në 30% në stinën e dimrit. Rritja e çmimit të energjisë, shtyn veçanërisht ata me të ardhura të
pakta të kërkojnë burime alternative të energjisë. Djegia, në shtëpi, e qymyrit, e drurit dhe e mbetjeve
është mjaft e përhapur në rrethinat e varfra urbane.

Menaxhimi i mbetjeve

Gjenerimi në rritje i mbetjeve, që vjen si pasojë e mënyrave të reja të prodhimit dhe konsumit, së bashku
me mungesën e kuadrit ligjor dhe programeve për ripërdorim/riciklim, është tashmë një realitet në qytetet
e Europës Juglindore. Komunatë nuk kanë ekspertizën e duhur për të hartuar plane të menaxhimit të
mbetjeve, të cilat duhet të bazohen në trajtime alternative të problemit dhe jo vetëm thjesht në
grumbullimin e mbetjeve dhe depozitimin e tyre.

Problemet Urbane në Kosovë
Trajtimi profesional i integruar i hapësirës kosovare duhej të ishte njeri nga faktorët shumë të
rëndësishëm qe do të ndikonte në mbrojtjen e mjedisit duke marr parasysh gjendjen shqetësuese
mjedisore të tanishme si pasojë e veprimeve të e pakontrolluara në hapësirën prej 10887 km 2. Sipas
legjislacionit ekzistues të planifikimit hapësinor problematika e mjedisit është e përcjellë në të gjitha fushat
e veprimit - mbetet vetëm implementimi i ligjit në të ardhmen si fazë shumë delikate për rrethanat tona.
Plani Hapësinor i Kosovës si dhe planet e nivelit komunal sipas ligjit dhe akteve nënligjore janë të
obliguar të marrin në konsideratë të gjithë problematikën mjedisore.
Hapësira e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë në mënyrë të drejtë e trajtuar, pasi ndikimi i zhvillimit industrial i
viteve 70-ta të shekullit të kaluar fare nuk ka respektuar ndikimet negative në mjedis.
Procesi i urbanizimit të pa planifikuar si dhe migrimet e popullsisë për shkaqe ekonomike, ka ndikuar në
braktisjen e bujqësisë si sektor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të vendit. Pas luftës së
vitit 1998/99, si rezultat i lëvizjes së popullsisë në relacionin fshat-qytet ballafaqohemi me ndryshime të
mëdha demografike në zonat urbane si dhe zgjerimin e pa kontrolluar të këtyre zonave, posaçërisht në
qytetet kryesore dhe kryeqendrën.




                                                       9
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

Në qytetet ku kemi koncentrimin më të madh të popullsisë, ballafaqohemi me degradimin e mjedisit
urban, si rezultat i ndërtimeve të pa kontrolluara, moskujdesi ndaj hapësirave publike, mos adoptimi i
infrastrukturave publike kushteve reja, mungesa e zonave atraktive si: kopshtet zoologjike, botanike e të
ngjashme. Të gjitha këto, aktualisht paraqesin probleme serioze mjedisore.

Sektori i transportit është mjaft specifik në raport me mjedisin ngase paraqet ndikime negative serioze
gjatë ndërtimit dhe operimit. Transporti ndikon në cilësinë e përgjithshëm të mjedisit në Kosovë
(posaçërisht në mjediset urbane) duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokave. Transporti publik nuk është i
zhvilluar dhe i përdorur sa duhet.

1.3.2 Zhvillimi i qëndrueshëm2 në vendet e Europës Juglindore
Europa Juglindore është një rajon në tranzicion dhe ende duhet punë për të plotësuar nevojat e brezit
aktual, përfshi sigurimin e ushqimit, furnizimin me ujë të sigurt, sigurinë personale, mundësinë për
shëndet dhe edukim, si dhe një furnizim të qëndrueshëm me burime natyrore. Zhvillimi në rajon, i
mbështetur nga një stabilitet relativ dhe ndihma e donatorëve, ofron mundësitë për të përmbushur këto
nevoja, por mund të ndjekë rrugë të ndryshme. Zhvillimi konvencional, ku zhvillimi joekonomik nuk
konsiderohet pothuaj fare, shpesh fokusohet në përmbushjen e nevojave të qytetarëve, pa konsideruar
pasojat afatgjata. Zhvillimi i qëndrueshëm përpiqet të plotësojë nevojat e njerëzve, duke gjetur zgjidhje të
reja që nuk paraqesin presion për mjedisin natyror dhe njerëzor, më shumë se kapaciteti i tyre, theksi
vendoset në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë, me një barazi sociale relative.

Rajoni paskonfliktual i Europës Juglindore, i pasur në burime natyrore, me nivel të lartë biodiversiteti,
është i ndarë mes vendeve me nivele shumë të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Kroacia dhe
Mali i Zi po ndërtojnë industritë e tyre të turizmit dhe e shohin mbrojtjen e mjedisit dhe turizmin e
qëndrueshëm si një pjesë të rëndësishme dhe integrale të këtij procesi. Kosovëa, Republika ishJugosllave
e Maqedonisë dhe Serbia po përpiqen të ringjallin industrinë e tyre dhe të tërheqin investime të huaja.
Forcat shtytëse për zhvillimin e qëndrueshëm mund të kategorizohen në të brendshme dhe të jashtme:

Të brendshme                                                        Të jashtme

Nevoja për të harmonizuar rritjen ekonomike me Procesi i anëtarësimit në BE dhe kërkesat e tij, që
presionet në rritje ndaj mjedisit;               lidhen me hartimin dhe zbatimin e politikave për
                                                 zhvillimin e qëndrueshëm;
Rritja e sektorit të shoqërisë civile që merret,
kryesisht, me zhvillimin e qëndrueshëm si një Industria e turizmit dhe kërkesa në rritje për natyrë
çështje kryesore;                                të ruajtur dhe mjedis të pastër;

Presion publik në rritje, si pasojë e rritjes së Mbështetja e institucioneve ndërnacionale dhe
ndërgjegjes publike, e lidhur me më shumë akses donatore.
ndaj informacionit, pjesëmarrjes publike dhe të
drejtës për t’iu drejtuar gjykatës.



Megjithatë, këto forca shtytëse po kthehen shumë ngadalë në përpjekje konkrete. Kapacitetet politike dhe
institucionale të administratës shtetërore mungojnë dhe roli i organizatave ndërnacionale është thelbësor
për zhvillimin e kapaciteteve.




2 Zhvillimi i qëndrueshëm është “zhvillimi që plotëson nevojat e së tashmes, pa kompromentuar aftësitë e brezave që vijnë, për të
plotësuar nevojat e tyre” (Our Common Future, 1987)


                                                               10
                                                 Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

Zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë
Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë është mjaft i ri dhe ende nuk gjen zbatim të plotë.
Krahas problemeve ekonomike dhe sociale, mbrojtja e mjedisit paraqet njërin ndër problemet e mëdha
më të cilat Kosova ballafaqohet. Çështja e mbrojtjes së mjedisit nuk ka qenë asnjëherë më parë e trajtuar
dhe rregulluar në mënyrë sistemore. Në vazhdën e përpjekjeve të përgjithshme për një zhvillim të
përshpejtuar dhe të qëndrueshëm të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hartuar
Strategjinë e Kosovës për Mjedisin dhe Planin e Kosovës për Veprim në Mjedis, dokumente të cilat
paraqesin një hap të rëndësishëm që për herë të parë mbrojtja e mjedisit të formësohet në një koncept të
tërësishëm dhe afatgjatë.
Futja e konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm në politikën kosovare nënkupton një integrim dhe integrim
të politikave të sektorëve të ndryshëm me ato të mjedisit. Zbatimi efikas i politikave mjedisore të bazuara
mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm nuk mund të ketë sukses pa ndryshimin e sjelljes në prodhim
dhe konsum.


1.4 Parimet e programit
Ky program grantesh bazohet në një numër parimesh të rëndësishme, të cilat do të promovohen ose do
të vihen në praktikë gjatë zbatimit të tij:

1.4.1 Barazia gjinore
Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është i mundur pa fuqizimin e femrës dhe barazinë gjinore. Pjesëmarrja
aktive e femrave dhe integrimi i çështjeve gjinore në politikat dhe veprimet mjedisore janë faktorë
përcaktues për zbatimin e Takimit Botëror për Zhvillimin e Qëndrueshëm (2002) dhe të Objektivave të
Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Megjithëse, roli i rëndësishëm i gruas për mjedisin dhe zhvillimin e
qëndrueshëm, është pranuar gjerësisht, ende struktura dhe qëndrimet diskriminuese kontribuojnë për të
ruajtur pabarazinë gjinore, të ngulitur thellë në këtë rajon.

Tendencat globale, si globalizimi, privatizimi dhe rritja e shkatërrimit të mjedisit, fatkeqësitë natyrore dhe
ndryshimet klimatike, por dhe faktorët e përhershëm si dhuna ndaj femrës dhe të drejtave të saj, numri
gjithnjë në rritje i konflikteve dhe luftrave, nevoja për vëmendje specifike ndaj një perspektive mjedis –
çështje gjinore në programet që trajtojnë zhvillimin e qëndrueshëm në Europën Juglindore. Në bazë të
kësaj, të gjithë projektet kërkohet që të tregojnë barazinë gjinore dhe mundësi të barabarta gjatë zbatimit
të tyre.

1.4.2 Aspekte etnike
Të gjitha vendet e Europës Juglindore kanë pakica nacionale në popullsinë e tyre dhe ata marrin pjesë
aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit. Ka përvoja të ndryshme lidhur me pakicat, shpesh, të
lidhura me praninë e strukturave ose të sistemeve që kanë efekt përsëritjen e marxhinalizimit të
minoriteteve nga vendimmarrja. Një vlerësim i këtyre problemeve në vendet e Europës Juglindore ka
nxjerrë rekomandime për mbrojtjen e identitetit të pakicave dhe respektimin e të drejtave të tyre në
zhvillimin e rajonit, si thelbësore për një të ardhme të sigurt. Respekti për pakicat, shpesh, kërkon kuptim
më të mirë të kulturave, zakoneve, gjuhës dhe historisë së tyre. Pabarazia ekonomike, sociale dhe politike,
ndërmjet komuniteteve dhe grupeve, janë përkufizuar si shkaqet rrënjësore të konflikteve. Respekti për
barazinë, drejtësinë sociale dhe përfaqësimin e drejtë të pakicave janë pjesë shumë e rëndësishme e
zhvillimit të qëndrueshëm në Europën Juglindore, duke u perceptuar, gjithnjë e më shumë, si masë për
parandalimin e konflikteve. Për këtë arsye, kërkohet që respektimi i përfaqësimit të drejtë dhe pranimi i
grupeve të pakicave dhe grupeve etnike të ndryshme, të tregohet në kuadër të projekteve që do të
zbatohen.




                                                      11
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

1.4.3 Korrupsioni
REC, në kuadër të këtij programi, do të përpiqet të eleminojë mundësitë për korrupsion, duke zbatuar një
program grantesh, sipas procedurave strikte të grantimit, të cilat parandalojnë çdo lloj forme të
korrupsionit ose keqpërdorim të fondeve. Përfituesve të granteve do t’u kërkohet që të pranojnë parimet
e transparencës dhe të llogaridhënies, si dhe të zbatojnë praktika jokorruptive.




                                                   12
                                                Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë


                             2. KËRKESAT E PROJEKTIT
2.1 Fokusi i projektit
Fokusi i përgjithshëm i programit të granteve është aftësimi i aktorëve të shoqërisë civile për të
trajtuar çështje të mjedisit urban dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në vendet e Europës
Juglindore. Për më tepër, mbështetja duhet të rezultojë në forcimin e shoqërisë civile për të:

       Rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve lidhur me kushtet dhe zgjidhjet e mundshme të
        problemeve në sektorin e mjedisit (veçanërisht për problemet e mjedisit dhe të shëndetit).

       Nxitur ndryshime, nëpërmjet lobimit mjedisor dhe advokacisë, si dhe monitorimit të qeverisjes
        dhe biznesit.
Grantet do të mbështesin projekte në nivel komuniteti. Ato duhet të fokusohen në vendosjen dhe
mbështetjen e partneriteteve me aktorët vendorë; në krijimin e koalicioneve ndër-sektoriale (sociale,
mjedisore, të zhillimit) dhe të forcojnë bashkëpunimin për qëndrueshmërinë në nivel vendor e nacional.
Projektet e granteve nacionale duhet të realizohen në komunitete lokale të zonave urbane dhe komunave.

Organizatat e shoqërisë civile këshillohen që të përdorin trajtime gjithëpërfshirëse dhe integrale në
projektet e tyre. Një trajtim gjithëpërfshirës kërkon procese të hapura që përfshijnë aktorë dhe
angazhojnë autoritete publike në debate publike. Kjo çon në procese të hartimit të politikave dhe
vendimmarrjeve të hapura, transparente dhe që i përgjigjen interesit të publikut. Një trajtim integral do
të thotë që projektet duhet të bazohen në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë të
gjithë sektorët e shoqërisë në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të identifikuara. Veprimet e
planifikuara duhet të bazohen në përfshirjen aktive të të gjithë aktorëve. Këto trajtime do të ndihmojnë
forcimin e proceseve demokratike në vend, duke identifikuar dhe analizuar mundësitë e zhvillimit, duke u
konsultuar me qeverinë për rekomandimet përkatëse, përfshirjen e aktorëve jashtë qarqeve të qeverisjes
në debate politike, duke forcuar zhvillimin e qëndrueshëm në Europën Juglindore.

Në vijim të fokusit të përmendur më sipër, programi do të marrë parasysh parimet e rëndësishme
demokratike, që lidhen me të drejtat për ato organizata që do të përfshihen në të. Barazia gjinore dhe
aspektet etnike do të vlerësohen, së bashku me kritere të tjera mjedisore, gjatë procesit të vlerësimit të
grantit. Kjo do të thotë zbatimin e kritereve të tilla gjatë zbatimit të aktiviteteve të projektit, ndarjes
proporcionale të mbështetjes dhe mbështetje e projektit, si dhe mbështetje e drejtpërdrejtë për aktivitete
ndëretnike.

Për të siguruar se barazia gjinore dhe drejtësia sociale janë pjesë përbërëse e programit të granteve,
grantet, përveç përmirësimeve mjedisore që duhet të sjellin, duhet të provojnë, ku është e mundur, barazi
gjinore, përfaqësim shumëkulturor dhe shumëetnik, pjesëmarrje e pakicave në jetën pulike dhe të ndjekin
një trajtim gjithëpërfshirës dhe integrues të zhvillimit.




                                                     13
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

2.2 Mundësitë e përfitimit dhe kushtet
2.2.1 E drejta për t’u përzgjedhur
Kanë të drejtë të përfitojnë nga ky program grantesh, Organizatat e Shoqërisë Civile (CSO) (shih
përkufizimin e CSO më poshtë), të regjistruara sipas ligjit dhe që punojnë për nxitjen e zhvillimit të
qëndrueshëm në Kosovë.


Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore (CSO) përkufizohen si grupe qytetarësh ose shoqata të
regjistruara zyrtarisht ose grupe qytetarësh lehtësisht të identifikueshëm që:
      Nuk veprojnë si organizma qeveritare zyrtare;
      Janë organizata jopërfituese (jo biznese);
      Funksionojnë në nivel vendor, rajonal, nacional dhe ndërnacional;
      Kanë qëllime kryesore që lidhen me promovimin e një ose më shumë nga sa më poshtë:
              o Mbrojtje dhe ruajtje e mjedisit,
              o Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe energjive të ripërtëritshme,
              o Vlerat kulturore tradicionale dhe njohuritë që çojnë në uljen e ndikimeve mjedisore të shoqërisë,
              o Zhvillimin, politikat dhe projektet miqësore me mjedisin;
              o Parimet e qeverisjes që sjellin krijimin e një mjedisi të favorshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe
                    zhvillimin e qëndrueshëm (ose ndryshe: masa antikorrupsion, transparencë, llogaridhënie dhe
                    pjesëmarrje publike);
      Janë të njohur në jetën publike, jashtë strukturave familjare, duke shprehur vlerat dhe interesat e anëtarëve
         të tyre, bazuar në konsideratat etike, kulturore, politike, shkencore, ose filantropike; dhe
      veprojnë në Kosovë.
Për më tepër, Organizatat e Shoqërisë Civile (CSO), që aplikojnë për këto grante, duhet të përmbushin
edhe këto kritere:
        gatishmërinë për të hartuar projekte me kohëzgjatje deri në 12 muaj;
        një histori e provuar për menaxhimin e projekteve;
        përvojë në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ato urbane (e preferuar);
        mundësi për të shfrytëzuar pajisjet dhe lehtësirat e nevojshme për zbatimin e projektit.

2.2.2 Kushtet administrative

        Projekti nuk mund të jetë më i gjatë se 12 muaj në kohëzgjatje (qershor 2007 – maj 2008).
        Grantet nuk mund të mbështesin projekte që përqendrohen në hulumtime shkencore (përveçse
         në rastet kur ato lidhen me aspekte të tjera të projektit); shpenzime thjesht operacionale (si, rroga
         ose qera për zyre); blerjen e tokës, të ndërtesave, investime apo blerje automjetesh, që nuk janë të
         justifikuara në bazë të qëllimeve të programit.
        Grantet do të mbështesin vetëm kostot e rrogave për pozicionet koordinuese në organizatat
         pjesëmarrëse, dhe vetëm në rastet kur mungesa e tyre do të mund të pengonte zbatimin e
         aktiviteteve të projektit. Kostot, që përfshijnë rrogat dhe konsulencën, nuk duhet të kalojnë më
         shumë se 40% të buxhetit të përgjithshëm të projektit (përveçse në rastet kur natyra e projektit e
         ka absolutisht të nevojshme këtë dhe është mjaft mirë e justifikuar në propozim).

        Aktorët e tillë, si grupet për zhvillimin e komunitetit, grupet sociale, grupet gjinore, sindikatat,
         orgnizatat me baza fetare dhe grupe mësuesish, mund të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga projekti,
         përsa kohë projekti ka në thelb mjedisin.

        Mbështetja nga grantet nuk mund të përdoret për të paguar administratën publike, autoritetet dhe
         zyrtarë të nivelit vendor e nacional.




                                                         14
                                                 Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

       Organizatat e Shoqërisë Civile (CSO) që kanë në zbatim një tjetër grant, të mbështetur nga REC,
        nuk mund të përfitojnë një grant tjetër, më parë se të jetë miratuar raporti përfundimtar i
        projektit të mëparshëm;

       Në kuadër të këtyre granteve, një Organizatë e Shoqërisë Civile mund të marrë vetëm një grant
        nga REC, në fazën e projekt-propozimit të plotë.

2.3 Llojet e bashkëpunimit që kërkohen
2.3.1 Bashkëpunim shumëpalësh
Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të bashkëpunojnë me aktorë të tjerë që kanë lidhje me mjedisin apo
me shtylla të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm. Disa nga aktorët mund të përfitojnë drejtpërsëdrejti, përsa
kohë projekti ka një bazë mjedisore.
Aktorët mund të jenë:
        o Organizata të Shoqërisë Civile nga fusha të tjera, të tilla si grupe të zhvillimit të komunitetit,
             grupe sociale, grupe gjinore, sindikata, organizata me bazë fetare, grupe mësuesish, të cilët
             mund të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga projekti dhe mund të përfshihen në grant, për sa
             kohë që projekti ka fokus qëndrueshmërinë mjedisore dhe urbane;
        o Organizata të Shoqërisë Civile nga vende të tjera, duke siguruar ekspertizë dhe njohuri të
             veçanta;
        o Përfituesit, si komunitetet e synuara dhe grupet sociale, të cilët mund të përfitojnë nga
             aktivitetet e projektit;
        o Adminstratat publike, autoritetet e qeverisjes vendore e qendrore, stafet e tyre ose zyrtarët,
             që nuk përfitojnë financiarisht nga granti.

Grantet nxisin bashkëpunime ndërmjet grupeve të ndryshme etnike brenda komunitetit. Projektet duhet
të tregojnë vlerat e shtuara që këto bashkëpunime i sjellin projekteve.

2.4 Çështjet mjedisore
Çështjet që projektet mund të mbulojnë, janë:

       Mjedisi urban duke adresuar prioritetet nacionale dhe vendore në përdorimin e tokës dhe
        planifikimin e territorit, transportit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike, menaxhimit të mjeteve
        dhe ujit.

       Zhvillimi i qëndrueshëm në zonat urbane, duke hartuar politika dhe zbatuar projekte praktike
        demonstrimi.

2.4.1 Nisma të mundshme të Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin Urban
Nisma të mundshme të Organizatave të Shoqërisë Civile për të përmirësuar mjedisin urban në Europën
Juglindore mund të jenë (por jo të kufizuara me kaq):

Përdorimi i tokës dhe planifikimi i territorit
       Projekte të menaxhimit mjedisor për qytetet, duke u bazuar në kuadrin ndërnacional të punës.
       Programe të ngritjes së kapaciteteve të komunave, të drejtuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile,
        për planifikim më të mirë të territorit.
       Projekte të monitorimit të qytetit, të fokusuara në monitorimin më të mirë të proceseve
        vendimmarrëse dhe shpërndarjen e informacionit për përdorimin e tokës dhe planifikimin e
        territorit.
       Projekte “të gjelbërojmë qytetin”.




                                                      15
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

Transporti dhe ndikimet e tij
       Programe të ndërgjegjësimit të publikut për mënyrat alternative të transportit.
       Lobimi/fushata për plane më të mira të transportit.
       Bashkëpunimi ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile dhe komunave në projekte të
        transportit urban.
Çështje të energjisë
       Fushata informative për publikun në lidhje me kursimin e energjisë në shtëpi.
       Përfshirja e kritereve të efiçencës së energjisë në tenderat dhe planet për ndërtimin e godinave të
        reja publike.
       Qendra të efiçencës së energjisë për publikun.
Menaxhimi i mbetjeve
       Lobimi i politikave për kuadrin ligjor dhe standardet mbi menaxhimin e mbetjeve (paketimi,
        legjislacioni, nivelet e riciklimit).
       Hartimi i programeve dhe ngritja e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve (qytete me mbetje zero,
        sistemi i ndarjes së mbeturinave në qytet).
       Programe për ndërgjegjësimin e publikut për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve.
Furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të përdorura
       Ndikimi në hartimin e planeve për çështje të ujit.
       Nxitja e nismave komunitare për të ulur ndotjet me lëndë kimike dhe ushqyese, që shkarkohen
        në ujë nga pika problematike mjedisore.
       Promovimi i mundësisë për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e tij në vendimmarrje për
        programet, planet dhe projektet specifike që lidhen me ujin.


2.4.2 Nisma të mundshme të Organizatave të Shoqërisë Civile, lidhur me Zhvillimin e
Qëndrueshëm urban
Ka dy nivele, në të cilat Organizatat e Shoqërisë Civile janë duke punuar aktualisht dhe që mund të kenë
nevojë për mbështetje të mëtejshme. Këto janë: (i) niveli i politikave; dhe (ii) projekte praktike
demonstrimi në nivel vendor/rajonal. Aktivitete të mundshme të Organizatave të Shoqërisë Civile, për të
mbështetur Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban mund të përfshijnë (por nuk kufizohen) në:

(i). Niveli i politikave

Organizatat e Shoqërisë Civile, ndërkohë, janë aktorë kryesorë në hartimin e planeve për zhvillim në nivel
qeveritar, rajonal apo vendor, por ka ende nevojë që ky rol të forcohet më shumë. Kjo do të thotë punë
të specializuar dhe kontribute për hartimin, vlerësimin kritik dhe propozime alternative në proceset e
hartimit të politikave, programeve dhe planeve. Kjo përfshin rritjen e ndërgjegjësimit dhe arritjen e
publikut, si dhe zbatim më të mirë të këtyre politikave.

(ii). Projekte praktike demonstrim në nivel rajonal

Projektet pilot dhe demonstrimi janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për mbështetjen e hartimit të
politikave të zhvillimit të qëndrueshëm, por dhe për ndërgjegjësimin e publikut dhe sigurimin e
mbështetjes për planet alternative të zhvillimit. Ka mjaft aktivitete në fushën e menaxhimit të mbetjeve,
në sektorin e energjisë dhe të transportit, që mund të përsëriten dhe/ose të zhvillohen më tej. REC, së
fundmi, ka nxjerrë një botim me titull “Sustainability in Action”, ku paraqiten rezultatet dhe përfundimet
e programit të granteve të REC, në vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2004 - 2006. Ky botim
mund të përdoret si një material burimor nga Organizatat e Shoqërisë Civile, për të marrë disa ide mbi
prioritetet që kanë nevojë të trajtohen për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Më shumë
informacion për këtë publikim mund të gjeni në adresën e mëposhtme në internet:

http://www.rec.org/REC/Programs/NGO_support/PDF/sustainability_in_action.pdf

                                                    16
                                                  Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë


                                  3. PROCESI I APLIKIMIT


Procesi i aplikimit zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë, Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të
paraqesin një projekt-ide të shkurtër, e cila përshkruan shkurtimisht, aktivitetet e projektit të propozuar
dhe shpreh interesin për zgjidhjen e problemit mjedisor të përcaktuar. Vetëm Organizatat e Shoqërisë
Civile, të suksesshme në këtë fazë, do të hyjnë në fazën e dytë të aplikimit, ku do të kenë dhe asistencë të
drejtpërdrejtë nga trajnerë të pavarur për të përgatitur projekt-propozimet e tyre të plota. Projekt-
propozimet më të mira, të përzgjedhura nga Bordi Këshillimor i REC (në 22 Shkurt 2007), do t’i
paraqiten donatorit (Sida) për miratimin përfundimtar në Prill 2007. Projektet e miratuara parashikohet të
fillojnë zbatimin në Qershor 2007. Kohëzgjatja e zbatimit të tyre do të jetë jo më shumë se 12 muaj.

Më poshtë vijojnë fazat e procesit të aplikimit për grante, në kuadër të programit SECTOR:

3.1 FAZA I. PROJEKT IDEJA
3.1.1 Zgjedhja e aktorëve
Në vijim të Thirrjes për Grante, Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të identifikojnë aktorë të tjerë në
fushën apo rajonin e tyre (p.sh. Organizata të Shoqërisë Civile të tjera, institucione qeveritare, universitete
dhe biznese), që punojnë për çështje të ngjashme. Për disa Organizata të Shoqërisë Civile kjo mund të jetë
një sfidë e vërtetë, për të tjera mund të jetë një proces majft i njohur. Mund të rekomandohen burimet e
mëposhtme të informacionit për të identifikuar aktorë të tjerë: kontakte personale, Organizata të
Shoqërisë Civile të tjera, universitete, Adresarët e REC 3 dhe agjencitë e ndryshme mjedisore. Stafi i
Zyrave të REC mund të mbështesë dhe të këshillojë aplikuesit në këtë proces.

3.1.2 Paraqitja e Projekt ideve (Afati i fundit: 13 Nëntor 2006)
Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të përdorin formularin e projekt-idesë bashkëngjitur, për të paraqitur
konceptin e projektit të tyre. Kjo projekt ide është më e shkurtër dhe më e thjeshtë se sa formati i projekt
porpozimit të plotë. Ajo duhet të përfshijë informacion bazë, të nxjerrë në dukje aktorët e përfshirë dhe të
përshkruajë shkurtimisht projektin. Siç është paraqitur dhe në formën e aplikimit, Organizata e Shoqërisë Civile
duhet të vlerësojë sasinë e fondeve të kërkuara nga programi i granteve.
Në momentin e pranimit të projekt ideve, stafi i Zyrës së REC, do të shqyrtojë të drejtën për të përfituar grant,
bazuar në kriteret e mëposhtme:

           Aplikuesi duhet të ketë të drejtën për të përfituar një grant.
           Projekt ideja adreson çështje të mjedisit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban
           Aplikimi përmbush standardet e REC (forma e aplikimit është plotësuar në rregull, buxheti dhe
            kohëzgjatja e projektit është brenda afateve të përcaktuara, aktorët e tjerë janë identifikuar dhe
            kanë paraqitur deklaratën e bashkëpunimit).

Projekt ideja duhet të paraqitet në origjinal, në zyrën e REC në Kosovë (aplikimet me faks, e-mail nuk do
të merren parasysh), brenda datës së përcaktuar si afati i fundit i pranimit, më 13 Nëntor 2006, ose nuk
do të konsiderohen për vlerësim.

3.1.3 Vlerësimi i projekt ideve (28 Nëntor 2006)
Projekt idetë që përmbushin kriteret e mësipërme do të hyjnë në fazën e parë të procesit të vlerësimit.
Bordi Këshillimor i REC do të vlerësojë projekt idetë, bazur në standardet e mëposhtme:




3
    http://www.rec.org/REC/Databases/NGODirectory/

                                                       17
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

    o   Rëndësia për çështjen: si përputhet problemi, që trajtohet në projekt ide, me fokusin e
        programit të granteve, që është paraqitur në këtë Thirrje?
    o   Ndikimi i mundshëm i aktiviteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile: Çfarë synon të
        përmirësojë/ndryshojë projekti në nivel vendor? A kontribuojnë qëllimet dhe objektivat e
        projektit në synimet dhe fokusin e programit të granteve?
    o   Mënyra e trajtimit:
                      o A është mënyra e trajtimit gjithëpërfshirëse dhe integruese? A përfshihen në
                         mënyrën e duhur aktorët e rëndësishëm dhe autoritetet publike? A bazohet ideja
                         mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë të gjithë sektorët e
                         rëndësishëm të shoqërisë në gjetjen e zgjidhjeve për problemin e identifikuar?
                      o A janë përcaktuar qartë të gjithë aktorët e rëndësishëm dhe a janë angazhuar ata
                         për projektin?
                      o A paraqet projekti aspekte të bazuara mbi të drejtat për barazi gjinore dhe
                         etnike?
    o   Aftësia e Organizatës së Shoqërisë Civile: A është Organizata e Shoqërisë Civile e aftë për të
        realizuar këtë projekt, në bazë të përvojave të saj të mëparshme, për menaxhimin e projekteve
        dhe të buxhetit të viteve të fundit?

REC thekson rekomandimin që aplikuesi të marrë parasysh kriteret e mësipërme të vlerësimit, gjatë
përgatitjes së projekt ideve. Projekt idetë do të vlerësohen kundrejt këtyre kritereve. Ato që renditen të
parat, në bazë të sistemit të vlerësimit, do të zgjidhen për fazën tjetër.
Organizatat e Shoqërisë Civile do të njoftohen nëse projektet e tyre janë përzgjedhur.

3.2 FAZA II: PROJEKT PROPOZIMI I PLOTË
3.2.1 Përgatitja e projekt propozimit të plotë
Pas vlerësimit të projekt ideve, Organizatave të Shoqërisë Civile të përzgjedhura do t’i paraqiten kushte,
rekomandime dhe sugjerime për të përmirësuar cilësinë e propozimit të tyre.

Organizatat e Shoqërisë Civile, projekt idetë e të cilave kanë kaluar në fazën e projekt propozimit të plotë,
do të asistohen nga trajnerë të pavarur gjatë përgatitjes së porjekt propozimeve të plota, sipas udhëzimeve
dhe kërkesave të REC.

Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të takohen me aktorët e identifikuar dhe, së bashku, të shkruajnë
projekt propozimin e plotë. Aktorët e identifikuar nuk mund të përfitojnë drejtpërsëdrejti grantin, por ata
mund të kontribuojnë për projektin si konsulentë. Aktorët e identifikuar mund të jenë Organizata të
Shoqërisë Civile të tjera, që punojnë në fushën e mjedisit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, si p.sh. grupe
për zhvillimin e komunitetit, grupe sociale, grupe gjinore, sindikata, grupe fetare, mësuesish, të cilët mund
të përfitojnë nga projekti, që ka një fokus mjedisor.

Përfshirja e nevojshme e grupeve etnike dhe gjinore duhet të paraqitet qartë dhe projekti duhet të jetë në
gjendje të vlerësojë dhe të masë ndikimin ose përfitimin e tyre nga partneriteti i vendosur.

Për përgatitjen e projekt propozimit të plotë, Organizatat e Shoqërisë Civile të përzgjedhura duhet të
ndjekin udhëzuesit standard, që do t’u jepet nga REC, pas fazës së projekt idesë. Një përfaqësues i
Organizatës së Shoqërisë Civile duhet të caktohet si drejtues i projektit.

Periudha e përgatitjes së projektit do të jetë dhjetor 2006 – janar 2007. Organizatat e Shoqërisë Civile
duhet të marrin në konsideratë komentet dhe rekomandimet e dhëna pas vlerësimit të projekt ideve. Për
më tepër, Organizatat e Shoqërisë Civile duhet të marrin parasysh këshillat dhe udhëzimet që do të marrin
nga trajnerët e pavarur për kuadrin logjik të punës dhe punën me median.




                                                     18
                                               Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë

3.2.2 Paraqitja e projekt propozimeve të plota (Afati i fundit: 30 Janar 2007)
Projekt propozimet e plota duhet të paraqiten në datën e përcaktuar, në zyrën e REC në Kosovë, në
muajin janar 2007. Vetëm propozimet e paraqitura në origjinal do të pranohen për vlerësim.

3.2.3. Vlerësimi i projekt propozimeve të plota (Shkurt 2007)
Projekt propozimet do të pranohen në gjuhët zyrtare të vendit dhe vendimi do të merret mbi bazën e
vlerësimit të kryer nga Bordi Këshillimor. Përzgjedhja e granteve do të bazohet në cilësinë e projekteve,
mundshmërinë e realizimit, praninë dhe numrin e aktorëve bashkëpunëtorë, si dhe mundësinë për ndikim
mjedisor të matshëm. Përzgjedhja do të kryhet mbi kritere të mirëpërcaktuara që do të vlerësojnë:



Ndikimin mjedisor:
       Objektivat dhe rezultatet e projekti janë të arritshme, të mundshme dhe mund të realizohen në
        kuadër të projektit dhe fondit në dispozicion. Plani i zbatimit është real dhe çon në rezultate të
        qëndrueshme dhe afatgjata. Është paraqitur qartë vazhdimësia e projektit.
       Ndikimi pozitiv mjedisor nëpërmjet treguesve të matshëm, që do të çojnë në rezultate të
        arritshme dhe të qëndrueshme.
       Projekti sjell progres real drejt përmirësimit të mjedisit, ose zhvillimit të qëndrueshëm në zonat
        urbane. Ndikimi tek përfituesit është paraqitur qartë dhe realisht.

Mënyra e trajtimit dhe metodologjia:
   Projekti ka një mënyrë zbatimi gjithëpërfshirëse dhe integruese. Projekti është bazuar në parimet
      e zhvillimit të qëndrueshëm.
   Komuniteti është i përfshirë në projekt dhe ka përfitime të qarta.
   Plani i zbatimit dhe metodologjia janë realiste dhe sjellin rezultate të qëndrueshme. Vazhdimësia
      e projektit është paraqitur dhe shpjeguar qartë.
   Projekti tregon se partnerët e përfshirë respektojnë të drejtat bazë, duke siguruar barazi gjinore,
      përfaqësim shumëetnik e kulturor dhe pjesëmarrjen e pakicave në jetën publike. Respektim i të
      drejtave të tjera që lidhen me moshën dhe aftësitë e kufizuara, mund të ndikojnë pozitivisht për
      vlerësimin e projektit. Projekti ka vendosur tregues për vlerësimin e ndikimit dhe të përfitimit të
      tyre nga projekti.

Bashkëpunimi (aktorët e përfshirë):
       Është provuar mundësia e bashkëpunimit me aktorë të tjerë. Aktorët e përfshirë në projekt
        ndajnë përgjegjësitë për zbatimin e projektit në mënyrë të përshtatshme.
       Projekti mbështet rrjetëzimin e aktorëve dhe përfshirjen e komunitetit. Projekti provon
        bashkëpunimin afatgjatë, të ngritur në sajë të tij. Është siguruar përfshirja dhe angazhimi i
        aktorëve të përshtatshëm dhe janë paraqitur letrat e mbështetjes/angazhimit të tyre. Gjithashtu,
        është përcaktuar qartë roli dhe pritjet nga aktorët kyç, si dhe përfitimet nga përfshirja e tyre në
        aktivitete të ndryshme mund të vlerësohet realisht.
       Projekti nxit partneritetin ndërmjet grupeve të ndryshme etnike. Projekti demonstron rëndësinë e
        tyre dhe vlerëson ndikimin në projekt dhe përfitimet prej tij.

Cilësia e propozimit:
       Plani i veprimit është realist dhe i arsyeshëm. Ai tregon një vijimësi logjike të aktiviteteve, me
        afate kohore të përcaktuara qartë dhe me përshkrim të qartë të përfshirjes së aktorëve të
        ndryshëm.
       Buxheti është efektiv. Buxheti i secilit aktivitet është shpjeguar dhe llogaritur qartë. Buxheti i
        përgjithshëm ndjek zërat e buxhetit të formës së aplikimit të REC. Kushtet e përcaktuar në
        udhëzime janë respektuar plotësisht.


                                                    19
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë


Aftësitë organizative dhe qëndrueshmëria:
       Stafi i projektit ka përvojën dhe kompetencën e duhur. CVtë e stafit të projektit provojnë aftësitë
        dhe përvojat e nevojshme.
       Është siguruar infrastruktura e përshtatshme (zyra, pajisje) për zbatimin e projektit.
       Projekti bazohet dhe mbështet vazhdimësinë e punës dhe rolit të organizatave.

Grantet e përzgjedhura do të paraqiten tek Sida për miratimin përfundimtar në Prill 2007. Organizatat e
Shoqërisë Civile do të njoftohen për vendimin e vlerësimit vetëm pasi donatori do të japë vendimin
përfundimtar për fituesit. Organizatat e Shoqërisë Civile fituese do të njoftohen për të marrë pjesë në
takimin e fituesve.

3.2.4 Takimi i fituesve (Maj 2007)
Fituesit e granteve do të njoftohen për të marrë pjesë në takimin e fituesve nga Qendra Rajonale e
Mjedisit në Kosovë.

Në këtë takim, secila Organizatë e Shoqërisë Civile do të paraqesë projektin e saj, do të njihet me
procedurat e REC për grantet, mënyrat dhe format e raportimit, si dhe do të nënshkruajë Marrëveshjen
për Ndihmë, që përcakton, ndërmjet të tjerash, kushtet dhe afatet e raportimit dhe planin e pagesave.
Përfituesit e granteve do të njihen dhe me stafin e REC që do të mbulojë zbatimin e granteve.

3.2.5 Zbatimi i projekteve (Qershor 2007 – Maj 2008)
Lëvrimi i këstit të parë të granteve do të kryhet brenda një muaji, nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes
për Ndihmë. Kohëzgjatja maksimale e zbatimit të projektit është 12 muaj. Organizata e Shoqërisë Civile
duhet të sigurojë zbatimin e projektit brenda afateve kohore të përcaktuara. Stafi i REC do të monitorojë
zbatimin e granteve nëpërmjet kontakteve direkte dhe vizitave në terren.




                                                    20
                                              Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë




                              4. I N F O R M A C I O N S H T E S Ë


Për më shumë informacion mbi këtë program grantesh, të interesuarit mund të:



Vizitojnë faqen e internetit: http://www.rec.org/sector/support/national-grants.html



Kontaktojnë Merita Mehmed pranë Zyrës së REC në Kosovë (e-mail: info@kos.rec.org,
mmehmed@kos.rec.org, Tel/Fax: 038 552 123.

Projekt idetë në origjinal duhet të jenë në zyrën e REC në Kosovë (adresa: Kodra e Diellit, Rruga 3
Llamela 26, Fahu Postal 160, Prishtinë) brenda datës 13 Nëntor 2006.



Në kuadër të programit SECTOR janë parashikuar më shumë grante dhe aktivitete të tjera në nivel
nacional e rajonal. Për më shumë informacion vizitoni adresën e internetit:
http://www.rec.org/sector/default.html




                                                   21
Grantet Nacionale SECTOR – Thirrja për Raundin e Parë




                                         SHTOJCAT:

   Shtojca I    - Formulari i projekt idesë
   Shtojca II   - Informacioni i bashkëpunëtorëve të projektit




                                                  22
                        Mbështetje për Organizatat Mjedisore të
                        Shoqërisë Civile në Europën Juglindore


         Komponenti i Mbështetjes së Projekteve (Grantet)


Grante Nacionale – Raundi i Parë
Thirrje për projekte mjedisore të Organizatave të Shoqërisë Civile
Formulari për Projekt Ide për grante nacionale
(Kjo është një formë e mbyllur. Ju nuk mund të ndryshoni formatin, por vetëm mund të plotësoni tekstin e duhur në vendet
përkatëse. Gjatësia maksimale e tekstit është e kufizuar dhe ju duhet të respektoni numrin e shkronjave, siç është treguar.
Ju duhet t’i përmbaheni këtij formati kur të përgatisni projekt idenë tuaj. Projekt ideja nuk duhet të jetë më shumë se 3-5
faqe A4. Aktorët bashkëpunëtorë të projektit duhet të nënshkruajnë Shtojcën A. Nëse ka më shumë se dy bashkëpunëtorë,
shumëfishoni Shtojcën A sa është e nevojshme.)




A. Informacion mbi organizatën

Emri:                                        (200 shkronja)

Numri i regjistrimit:                        (100 shkronja)

Numri i llogarisë bankare:                   (100 shkronja)

Adresa; telefon; faks dhe email              (200 shkronja)

Emri i personit që përgatiti këtë (200 shkronja)
propozim:

Adresa, telefoni, faksi dhe e-mail, (200 shkronja)
nëse janë të ndryshme nga sa më
sipër, për korrespondencë:

B. Përshkrimi i Projektit

Titulli i Projektit:                                       (50 shkronja)

1) Përcaktimi i problemit. Përshkruani (300 shkronja)
çështjen që lidhet me mjedisin urban
dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe që
projekti juaj do të trajtojë. Tregoni
rëndësinë e problemit në lidhje me
çështjet mjedisore të përcaktuara në
Thirrje.




                                                             i                   Aneks I – Formulari i Projekt Idesë
 2)    Qëllimet      dhe     Objektivat: (200 shkronja)
Përcaktoni qëllimin dhe     objektivat e
projektit dhe tregoni       se si ato
kontribuojnë në synimin e   përgjithshëm
të programit të granteve.

3) Metodologjia:                           (500 shkronja)

a) Përshkruani veprimet që do të
   ndërmerrni për të trajtuar çështjen e
   përzgjedhur.

b) Përcaktoni metodat që do të zbatojë
   projekti juaj, duke marrë parasysh
   fokusin e Thirrjes për projekt ide.
c) Tregoni mjetet dhe mekanizmat që
   do të përdorni.
 4) Ndikimi: Përshkruani ndikimin (150 shkronja)
mjedisor të projektit dhe lidhjet direkte
ose jodirekte me fokusin e programit
(mjedisi urban dhe zhvillimi i
qëndrueshëm urban).

5) Kohëzgjatja: vlerësoni planin kohor (200 shkronja)
për realizimin e projektit.



6) Lista e akterëve bashkëpunëtorë dhe (100 shkronja)
mënyra e përfshirjes së tyre:




Aneks I – Formulari i Projekt Idesë            ii
C. Buxheti: paraqisni buxhetin total të projektit.

a) Mbështetje e kërkuar nga REC:                     ____________ (EUR)

b) Mbështetja e siguruar nga burime të           ____________ (EUR)
tjera (nëse ka)




Firma                                                                                       Datë



_________________________________                                                 ______________




Personi i Kontaktit në zyrën e REC në Kosovë

Merita Mehmed pranë Zyrës së REC në Kosovë (e-mail: info@kos.rec.org, mmehmed@kos.rec.org,
Tel/Fax: 038 552 123.

Projekt idetë në origjinal duhet të jenë në zyrën e REC në Kosovë (adresa: Kodra e Diellit, Rruga 3
Llamela 26, Fahu Postal 160, Prishtinë) brenda datës 13 Nëntor 2006 deri në orën 17:00.




                                                      iii            Aneks I – Formulari i Projekt Idesë
                     Mbështetje për Organizatat Mjedisore të
                     Shoqërisë Civile në Europën Juglindore


         Komponenti i Mbështetjes së Projekteve (Grantet)

Grante Nacionale – Raundi i Parë
Thirrje për projekte mjedisore të Organizatave të Shoqërisë Civile
Formulari për Projekt Ide për grante nacionale

Informacione mbi bashkëpunëtorët
Mos e ndryshoni formën, por vetëm plotësoni të dhënat e nevojshme në vendet përkatëse. Plotësoni
informacionin për secilin aktor, bashkëpunëtor apo të përfshirë, duke shumëfishuar formën sa të jetë e
nevojshme.



Emri

Adresa e plotë:

Numri i telefonit:

Numri i faksit:

E-mail



Emri

Adresa e plotë:

Numri i telefonit:

Numri i faksit:

E-mail


    Bashkëpunëtorët mund të jenë:

        Organizatat e Shoqërisë Civile të tjera, të tilla si: grupe për zhvillimin e komunitetit, grupe
         gjinore, sociale, fetare, grupe mësuesish, për sa kohë që fokusi i punës së tyre lidhet me mjedisin
         dhe fusha të tjera të zhvillimit të qëndrueshëm.

        Autoritete vendore e qendrore, sektori i biznesit, organizata të fermerëve dhe institucione të tjera,
         që lidhen me çështjet në fjalë.

    Duke paraqitur informacionet e mësipërme, në këtë fazë të aplikimit aktorët e përfshirë në projekt
    paraqesin interesin e tyre për përgatitjen e projekt propozimit të plotë dhe në një fazë të mëvonshme,
    vullnetin për të kontribuar në zbatimin e projektit, nëse ai gjen mbështetjen e nevojshme.
                                                       i     Shtojca II –Informacion mbi bashkëpunëtorët

								
To top