Rrushi i zi lufton sulmet nё zemër

Document Sample
Rrushi i zi lufton sulmet nё zemër Powered By Docstoc
					Nga rrushi i zi nuk bёhen vetëm verërat, por ky fryt edhe nёse konsumohet edhe i
freskёt ёshtё njё bar i çuditshёm kundër sulmeve nё zemër, ka treguar njё studim i
fundit shkencor.

 Shkencёtarёt nga Unitersiteti i Madridit, kanё bёrё njё analizё tё atyre pjesëve tё rrushit
  tё cilat janë mё tё pasur me proteina. Ështё nxjerrë njё ekstrakt i cili përmban proteina
  dhe antioksidues, pёr ndryshim prej pemëve tjera tё cilat kanё pak proteina dhe vetëm
                                        antioksidues.

 Shkencёtarёt me ekstraktin e rrushit kanё bёrё njё varg hulumtimesh, nga tё cilat kanё
nxjerrё përfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut pёr 5% , kolesterolin
               pёr 14%, veçanërisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

  Shkencёtarёt kёshillojnё se nёse rrushi përfshihet nё ushqimin e pёrditshёm, mund ta
zvogëlojё rrezikun pёr sulme nё zemër deri nё 50%. Ekstrakti i rrushit mund tё ndihmojё
   veçanërisht njerёzit tё cilёt vuajnë nga presioni i lartё i gjakut si dhe niveli i rritur i
                                         kolesterolit.

				
DOCUMENT INFO
Shared By:
Categories:
Tags:
Stats:
views:10
posted:10/27/2011
language:Albanian
pages:1