Docstoc

Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm

Document Sample
Deri sot e paparë Supernova në shpërthim shumë të ndritshëm Powered By Docstoc
					Illustrationi i një Supernovas
Astronomët kanë përcjellur gjatë dy muajve një shpërthim gjigant të yjeve të
ashtuquajtur Supernova- deri tash më i ndritshmi që deri sot është parë.
"Kjo pamje ka qenë shumë spektakulare, me 100 herë më tepër energji, sesa te
Supernovat tipike që është parë deri më sot." - tha Nathan Smith nga Universiteti i
Kalifornisë në Berkely, i cili udhëheq timin vëzhgues të Astronomëve.
"Kjo d.m.th. se ylli i eksploduar ndoshta ka qenë aq i madh sa vetëm një yll gjigant mund
të jetë, përafërsisht 150 herë më i madh se Dielli ynë. Këtë gjë ende deri sot nuk e kemi
parë“. Vazhdon ai.
Nga të dhënat e vëzhguesve mendohet se ky yll – Supernova, përafërsisht 240 million
vjet drite larg nesh u zbulua në vjeshtë të vitit të kaluar dhe më tepër se dy muaj u
vëzhgua – një kohëzgjatje jo normale për një eksplozion të yjeve.

                        A pritet një spektakel edhe më i madh?
Shkencëtarët e Nasa-s janë në dyshim dhe pyesin se mos ndoshta në të ardhmen e afërt
edhe ndonjë Spektakël Qiellor tjetër duhet të pritet në afërsi të Tokës. Pasi ylli, që
prodhoi Supernovan me emër SN 2006gy u hetua nga ekspertët nga eksplozioni i një
mase të madhe – nga i njëjti proces, ku u vëzhgua ylli Eta Carinae në Rrugën e Qumështit
që është 7500 vjet Drite larg nesh.
Nga kjo mundësohet të themi se ndoshta edhe ky yll një ditë si një Supernovë do të
eksplodojë.
Në vazhdim thuhet: “Ne nuk dimë sigurisht se Eta Carinae së shpejti do të eksplodojë,
por ne do ta mbajmë nën vëzhgim të mëtutjeshëm“, thotë Mario Livio nga Institucioni i
Shkencave në Gjithësi në Baltimore. „Eksplozioni i Eta Carinae mund të jetë më e mira
pamje e spektaklit yjor në historinë e civilisacionit të tashëm njerëzor“.

Përkthyer nga gazeta e përditshme Gjermane:
„Tages anzeiger“ - 08 Maj 2007

Sqarim:
- Supernova është një term, i cili përdoret kur një yll shpërbëhet nga një shpërthim i
fuqishëm. Një yll gjigant, me anë të një shpërthimi të frikshëm asgjëson vetveten dhe po
me një shpejtësi tmerrësisht të madhe përhapet në hapësirë. Drita e cila rrezatohet nga ky
shpërthim është mijëra herë më e fortë se drita e tyre normale. Këta luajnë rol të
rëndësishëm në formimin e universit gjithashtu ndihmojnë në transportimin e materieve
në pika të ndryshme të universit. Pastaj nga kjo formohen edhe yje të reja ose sisteme të
reja të yjeve.
-Një vit drite është i barabartë me shpejtësinë e dritës që është 300 000 km/sek.
Për më tepër lexoni Kur’anin Kerim ku All-llahu xh.sh përshkruan shumë bukur çdo gjë
në gjithësi:
„ S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve
por shumica e njerëzve nuk e dinë“ [Gafir, 57]
Sqarimi i marrur nga libri: “Krijimi i universit“ - Harun Jahja

				
DOCUMENT INFO
Description: Illustrationi i nje Supernovas Astronomet kane percjellur gjate dy muajve nje shperthim gjigant te yjeve te ashtuquajtur Supernova- deri tash me i ndritshmi qe deri sot eshte pare. "Kjo pamje ka qene shume spektakulare, me 100 here me teper energji, sesa te Supernovat tipike qe eshte pare deri me sot." - tha Nathan Smith nga Universiteti i Kalifornise ne Berkely, i cili udheheq timin vezhgues te Astronomeve. "Kjo d.m.th. se ylli i eksploduar ndoshta ka qene aq i madh sa vetem nje yll gjigant mund te jete, perafersisht 150 here me i madh se Dielli yne. Kete gje ende deri sot nuk e kemi pare“. Vazhdon ai. Nga te dhenat e vezhguesve mendohet se ky yll – Supernova, perafersisht 240 million vjet drite larg nesh u zbulua ne vjeshte te vitit te kaluar dhe me teper se dy muaj u vezhgua – nje kohezgjatje jo normale per nje eksplozion te yjeve. A pritet nje spektakel edhe me i madh? Shkencetaret e Nasa-s jane ne dyshim dhe pyesin se mos ndoshta ne te ardhmen e afert edhe ndonje Spektakel Qiellor tjeter duhet te pritet ne afersi te Tokes. Pasi ylli, qe prodhoi Supernovan me emer SN 2006gy u hetua nga ekspertet nga eksplozioni i nje mase te madhe – nga i njejti proces, ku u vezhgua ylli Eta Carinae ne Rrugen e Qumeshtit qe eshte 7500 vjet Drite larg nesh. Nga kjo mundesohet te themi se ndoshta edhe ky yll nje dite si nje Supernove do te eksplodoje. Ne vazhdim thuhet: “Ne nuk dime sigurisht se Eta Carinae se shpejti do te eksplodoje, por ne do ta mbajme nen vezhgim te metutjeshem“, thote Mario Livio nga Institucioni i Shkencave ne Gjithesi ne Baltimore. „Eksplozioni i Eta Carinae mund te jete me e mira pamje e spektaklit yjor ne historine e civilisacionit te tashem njerezor“. Perkthyer nga gazeta e perditshme Gjermane: „Tages anzeiger“ - 08 Maj 2007 Sqarim: - Supernova eshte nje term, i cili perdoret kur nje yll shperbehet nga nje shperthim i fuqishem. Nje yll gjigant, me ane te nje shperthimi te frikshem asgjeson vetveten dhe po me nje shpejtesi tmerresisht te madhe perhapet